Lekë Sokoli

1

LEKË SOKOLI

Analiza sociologjike

Instituti i Sociologjisë

Përgatiti për botim: Instituti i Sociologjisë, Tiranë Redaktor: Sejdin Cekani Arti grafik: Orest Muça ISBN 99927-819-9-8
© Autori, 2006 Botues: IS & Rinia

Instituti i Sociologjisë Rr. “Abdyl Frashëri”, p. 3/3, Tiranë Tel & Fax.: ++355 4 268 819 E-mail: lsokoli@instituti-sociologjise.org www: instituti-sociologjise.org

.... Një studim “klandestin” për një veprimtari klandestine ................................................................................ Prostitucioni......................................... Terminologjia dhe llojshmëria e prostitucionit ...................... 81 Rreth metodologjisë dhe “kampioni” i studimit .................... një mikrobotë pa të drejta? ...... Prostitucioni profesionist në Shqipëri............................................. rasti i Shqipërisë ......................... Prostitucioni dhe regjimi komunist (1945-90) .............................................. A duhet (ri)legalizuar prostitucioni në Shqipëri? ...................................... A është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? ................................................. 22 Prostitucioni....................................................................................................................................................................... 83 Përmasat e trafikimit të grave dhe adoleshentëve ....... Prostitucioni në Shqipërinë e pas viteve ’90-të dhe disa përfundime ...... Udhëtim i sociologut në botën e prostitucionit .. Vështrim sociologjik mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri Shtrimi i problemit ... Prostitucioni si praktikë kulturore universale dhe rasti i Shqipërisë ...................................... 8 Përbërja e “kampionit” të studimit .............. Përfundime e rekomandime .................................................... 9 Analizë mbi shndërrimet pozitive e negative të martesës e familjes .........................................................................................................................................4 Analiza sociologjike PËRMBAJTJA Familja tradicionale shqiptare dhe alternativat “jotradicionale” të saj Familja shqiptare para dhe pas shndërrimeve demokratike .......... Fillimet e prostitucionit në Shqipëri. para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ................................................... 85 51 52 53 63 66 70 73 75 25 29 28 31 33 34 38 44 ................................. një studim “klandestin” për një biznes klandestin Prostitucioni............................................. Prostitucioni profesionist në Shqipëri gjatë shekullit XX e në vijim dhe debati për (ri)legalizimin e tij Një dukuri më e përfolur se e studiuar ...... 10 Rreth dilemës: martesë apo bashkëjetesë? ............................... Ligjet e para për legalizimin e tij .................................................................................................. 18 Disa përfundime ................ 14 Ekskluziviteti seksual dhe seksi jashtëmartesor ................................................ 6 Familja tradicionale dhe alternativat “jotradicionale” të saj .......... Prostitucioni dhe të drejtat universale të njeriut ....................................................... Prostitucioni............................ profesioni më i vjetër? .................................

... 165 139 141 143 148 148 123 125 128 135 105 108 110 115 116 119 121 ...................................................libri i jetës i një profesori të vërtetë ............... Fishta................................. Zigmund Frojdi.......................................................................................................... familja dhe komuniteti..................................................... 100 Përfundime e rekomandime .................................... Psikanaliza si terapi: e para është fjala ........ Kush është Zigmund Frojdi? ................................... 154 Debatet e sotme dhe politika jonë “e jashtme” ...................... Psikanaliza si teori mbi personalitetin ...................................................................... dijetar dhe erudit i gjithanshëm .............. E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias ............... Kush është Gjergj Fishta? ............ proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi i Kosovës .................................................................................. teoritë dhe metoda e tij e studimit dhe e kurimit Frojdi ose filozofi “imoral” ................ Mafia dhe “Mafia shqiptare” ................... Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve ....................................................Lekë Sokoli 5 Debat rreth çështjes “pse trafikohen shqiptarët?” ..... 159 “Filozofia e Kavaliotit”........................... Pro dhe kundër Frojdit ........................................................................................ 100 “Mafia shqiptare”......................................................... “Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj “Privatizim” i dhunës? ............................ “Mafia shqiptare”................................................................................................ 99 “Nota” e vlerësimit të institucioneve të shoqërisë përkundrejt trafikimit .......... 97 Faktorët që ndikojnë më negativisht në trafikim ............ 91 Trafikimi: shkalla e njohjes së tij dhe nevoja për informim ................................................................................................................ 89 Kush trafikohet? .... urrejtja dhe racizmi antishqiptar Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit ...................................................................................................................... 95 Perceptimi i trafikimit në raport me problemet e sotme të Shqipërisë ........................................ Ku qëndron forca e “mafias shqiptare”? ........................................................................ Universi krijues i Gjergj Fishtës dhe jeta akademike shqiptare Pse shkruaj për Fishtën? ........................................................ Integrim apo riciklim në trafik? ............. 98 Pastrafikimi............................... 155 “Gjurmë jete” ..... vepër e shquar e mendimit shqiptar ......................................... Figurë kontradiktore apo me vlerësime kontradiktore? ....... Kush mund ta mposhtë “mafian shqiptare”? ........

2 (14). 15-27. Nr. tiparet e familjes tradicionale shqiptare. relativisht e qetë ose e rrezikuar nga faktorë ‘natyrorë’. fq. alternativat jo-tradicionale. Në 1 Botuar në revistën shkencore Politika & Shoqëria. por jo drejt shpërbërjes. bazuar në një anketim të rreth dy mijë individëve. Sidomos në vitet e tranzicionit. me ekskluzivitet seksual midis një burri e një gruaje. Vëll. Tiparet e familjes tradicionale i krahasojmë me elementët e sotëm “jotradicionalë”. më mënyrë të shpejtë.6 Analiza sociologjike Familja tradicionale shqiptare dhe alternativat “jotradicionale” të saj1 Përmbledhje Pas vitit 1990. . Nëse rëndisim. pozitive e negative. ligjore. ka ndryshuar thuajse gjithçka. Shqiptarët nuk e kanë braktisur familjen. Të merresh me dukuritë e reja në zhvillimin e shoqërisë e familjes shqiptare pas vitit 1990. nga ato që do të përfaqësonin tipare relativisht të qëndrueshme të familjes “jotradicionale” shqiptare. në mos e pamundur.. e qëndrueshme. 2004.. arrijmë në përfundimin se është e vështirë. të dy prindër. ajo është në ndryshim. në fushën e marrëdhënieve familjare. të krijohet përshtypja se duhet të flasësh apo të shkruash për gjithçka. të diferencojmë dukuritë kalimtare të tranzicionit të vështirë shqiptar. të martesës e familjes. Kjo familje shquhej për aftësinë vetërregulluese dhe kriteri moral kishte epërsi kundrejt çdo kriteri tjetër gjykimi e vlerësimi. Sot familja e ka humbur “qetësinë olimpike”. në njëfarë përkufizimi. mbi ¾ e të cilëve janë të mendimit se familja tradicionale është kapërcyer. në të cilën burri është burimi kryesor i të ardhurave dhe autoriteti kryesor”. ngaqë ndryshimi është i njëmendtë. Nga analiza mbi shndërrimet. familja tradicionale filloi të njohë “rivalët” e vet. e krijuar për mbijetesë e vazhdimësi (trashëgimi). 7. spontane e mjaft kontradiktore. del se ajo është “…një jetesë e përbashkët.

ka pësuar shndërrime të thella. stimujt moralë kishin përparësi kundrejt atyre materialë. të lexueshëm. të bazuar mbi një marrëveshje sociale. mirëqenien etj. Nga ana tjetër. 1997: 223-4). ky ekuilibër social apo. tjetra e nivelit mikro. aftësisë për të realizuar funksionet e saj ekonomiko-edukative etj. vetë shoqëria shqiptare.Lekë Sokoli 7 mënyrë të shpejtë. Mirëpo ky proces shndërrimi nuk është përfunduar. në gjuhën e Kadaresë (2000: 60). sikurse në ekonomi. sikurse janë shënuar ndryshime në botëkuptim. kjo harmoni negative u prish. heterogjen. ekziston një prapambetje relative . e zuri një realitet i ri. Familja shqiptare para dhe pas shndërrimeve demokratike Midis dy shoqërive që ndanë vitet ’90-’91 ekzistojnë dallime thelbësore në të gjitha aspektet e jetës ekonomiko-sociale. kuadri në të cilin punuan dhe jetuan njerëzit ishte relativisht i qëndrueshëm: zonat fshatare zotëronin kundrejt atyre qytetare. Gjatë kësaj periudhe krijimi i koncepteve unike për mënyrën e jetesës. një realitet social të thjeshtë. realitet që u ndesh që në fillim me probleme të mëdha sociale. Shkurt. kryesisht rural. Kjo sepse. Mendoj se. homogjen. pak a shumë homogjen (Sokoli. kryente një punë të caktuar. të qëllimit të jetës. ishin shndërruar në politikë zyrtare. ende nuk ka tipare të qarta. në kriteret e vlerësimit të njeriut. Vendin e një realiteti social të thjeshtë. më i ndërlikuar. lumturinë. në këtë fazë të tranzicionit paskomunist. për të nxjerrë në pah disa tipare kryesore të familjes dhe shkaqet nga të cilat është kushtëzuar ndryshimi i saj. që ka të bëjë më shumë me treguesit cilësorë të jetës familjare. rural. më shumë spontane dhe mjaft kontradiktore. i bindej pa kushte autoritetit. Pas vitit 1990 kjo status quo. sipas së cilës rezulton se në Shqipëri familja. si institucion i lidhur ngushtësisht me jetën shoqërore. çdo individ zinte një pozicion të dhënë. edhe në sociologjinë e familjes mund të bëhen dy lloj analizash: njëra e nivelit makro. Në këtë artikull do t’i referohemi më shumë analizës sipas nivelit makro. Në të parën. sillej sipas normave të pranuara. kishim një status quo. gjithnjë e më shumë urban. duke përfshirë edhe ato mbi martesën e familjen. nga njëra anë. Te grupet sociale raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre kontraktuale të bazuara në interesat. ka ndryshuar thuajse gjithçka. në kuptimin mbi martesën.

nga vrojtimi i riteve. nga fetë. Ky proces mund të cilësohet si pozitiv. Familja përbën qelizën bazë shoqërisë. Në periudhën për të cilën po flasim. Kjo vërtetohet. te komunizmi). ose lëvizja migratore (tanimë një e drejtë kushtetuese). mori përmasa marramendëse dhe u shoqërua me njëfarë kaosi demografik. ndikuar edhe nga emigracioni. duke cënuar rëndë gjithë elementët e ekosistemit urban (Vejsiu. është rritur disi numri i familjeve të formara nga bashkëshortë me përkatësi etnike dhe kulturore të ndryshme. më shumë se kushdo. Familja është mjaft e ndikuar sidomos nga emigracioni. por ajo gëzon një farë autonomie. 2000: 66-7). për shembull. përgjithësisht. Zhvillimet e këtyre viteve. Qyteti “xhaketëngushtë” shqiptar nuk ishte gati për të pritur një masë kaq të madh të ardhurish. 2003: 18). Kjo nënkupton. mund të konstatohet se ky proces urbanizimi i familjeve fshatare është thuajse po aq edhe një proces “ruralizimi i qyteteve”.8 Analiza sociologjike e marrëdhënieve martesore e familjare. Ajo ridimensionoi edhe raportet midis dy tipeve kryesore të familjes shqiptare. duke vrojtuar këtë dukuri. nëse gjykojmë në perspektivën e gjërave. Kjo lidhet me karakterin tepër të ndërlikuar të marrëdhënieve familjare. Pas vitit 1990 lindën elementë pluralistë edhe në jetën familjare. sikurse pesha specifike e familjeve qytetare. në raport me zhvillimin e përgjithshëm shoqëror (Uçi. sidomos lëvizja e pakontrolluar migratore. një mundësi më shumë për plotësimin e nevojave ekonomike. më shumë se shndërrimet e imponuara nga shteti e ligji. Por. por edhe një rritje të numrit të . derisa brenda familjes qytetare ekzistojnë normalisht marrëdhëniet më të përparuara se ato të familjes fshatare. zakoneve. nga njëra anë. në raport me familjet fshatare. politikat shtetërore (nga pushtuesit. Lëvizja e lirë e familjeve. Në veçanti është rritur numri i familjeve me një prind. Pra është shtuar shumë numri i familjeve qytetare prej atyre që kanë ardhur në qytete apo rrethinat e tyre. Është rritur gjithashtu hapësira e realizimit të atyre që quhen funksione të familjes. sikurse me ndikimin e traditave. Familja është çliruar nga shumë tabu të së djeshmes. e ka tronditur familjen tradicionale shqiptare ndoshta më shumë se evolucioni shekullor. i mënyrës së jetesës së të ardhurve në rrethinat e qyteteve. ceremonive mortore apo. ai i familjeve të përziera të krijuara nga rimartesat pas divorcit etj. vështirësive të përshtatjes me ndryshimin etj.

është vështirë të bëhen përkufizime të sakta. Burri si burimi i parë i të ardhurave (11) Prirja për barazi e ndihmesa të përbashkëta (të paktën si një prirje apo realitet i pjesshëm) Burri si autoriteti kryesor (12) Prirja për martesë dhe familje “të hapur”. fëmijë nga dy bërthama. Aftësia për vetërregullimin. por pa lidhje martese ose individë të pamartuar. e qëndrueshme. vetëgjykimin. relativisht e qetë ose e rrezikuar nga faktorë ‘natyrorë’. lezbizmi) Prania e dy prindërve në familje (7) Familje me një prind. Lidhje relativisht e qëndrueshme (3) Paqendrueshmëria. konfliktet.Lekë Sokoli Tabela 1: Familja tradicionale dhe alternativat Forma “tradicionale” Alternativat “jotradicionale” Jetesë e përbashkët (1) Partnerë që jetojnë larg njeri-tjetrit. me ekskluzivitet seksual midis një burri e një gruaje. martesa lidhur në martesë (5) seksualisht të hapur etj. me prindër të divorcuar apo të ve. Familja e martesa. . gjithashtu. Mungesa e forcës reaguese të familjes ndaj vetëdënimin në rast “lajthitjesh” etj (13) sfidave të saj. e rrezikuar edhe nga faktorë “jo nga faktorë “natyrorë”(4) tradicionalë” Ekskluziviteti seksual i individëve të Seksi jashtëmartesor (më tej-SJM). divorci. detyrime e përgjegjësi të barabarta. gjithsesi. nga martesat e mëparshme etj. rimartesa… Familje relativisht e qetë ose e rrezikuar Jo e qetë. Lidhje e një burri me një grua. familje me njerk/njerkë etj. Martesë ligjore (2) Bashkëjetesë (qoftë edhe ligjore). nuk përkufizohen aq lehtë. Familje e lidhur kryesisht për mbijetesë Sot kërkohet më shumë se më parë nga martesa. Në vetvete kjo është një premisë shpërbërjeje. Familja tradicionale dhe alternativat “jotradicionale” të saj Ne jemi përpjekur të grupojmë karakteristikat e familjes tradicionale shqiptare dhe ta krahasojmë atë me alternativat “jotradicionale” Në shkencat sociale. ndryshe nga shkencat ekzakte. kriminaliteti… Kriteri moral dhe forca e opinionit (14) Prirja për largimin e jetës personale nga kriteri moral… 9 familjeve me partnerë që jetojnë gjatë larg njëri-tjetrit. dhuna. e cila është: “…një jetesë e përbashkët. (8) kriteri afektiv… Vazhdimësia/trashëgimia (9) Nuk kanë atë rol që kanë pasur Lindje dhe rritje fëmijësh (10) Parapëlqimi për të mos lindur fëmijë. Marrëdhëniet seksuale brenda të njëjtit seks marrëdhënie heteroseksuale (6) (homoseksualiteti. Por. ligjore. të dy prindër. për të birësuar e marrë në kujdestari. me të drejta. po rendisim në njëfarë përkufizimi tiparet e martesës (familjes) tradicionale.

2 77. informacioni bazë i të cilit është marrë përmes një anketimi të rreth dy mijë individëve nga rrethe të ndryshme të vendit.4 20. Le t’i vendosim këto tipare të familjes tradicionale në një tabelë dhe t’i krahasojmë me elementët e sotëm “jotradicionalë” (tabela 1).3 4. nivelit arsimor.4 16. Analizën do ta bazojmë në një studim të ISPS-së.10 Analiza sociologjike e krijuar për mbijetesë e vazhdimësi (trashëgimi) përmes fëmijëve. sidomos nga qytetet kryesore.9 26.4 22.9 33.8 Sipas statusit civil .4 29. Të dhënat e këtij ‘kampioni’ studimi janë si më poshtë (tabela 2).4 2. grupimet Femra Meshkuj Me arsim tetëvjeçar Me arsim të mesëm Me arsim të lartë Në zona me mbi 10 mijë banorë Në zona me më pak se 10 mijë banorë Mysliman Katolik Ortodoks Deri 20 vjeç Nga 21 deri në 30 vjeç 31 deri në 40 vjeç 41 deri në 60 vjeç Mbi 60 vjeç I(e) martuar I(e) fejuar Bashkëjeton në çift.4 49. në të cilën burri është burimi kryesor i të ardhurave dhe autoriteti kryesor”. pa lidhje martesore I (e) divorcuar ose ndarë.7 54. I pamartuar ndonjëherë ose beqar Frekuenca në përqindje 47. Kjo martesë/familje shquhej për aftësinë vetërregulluese dhe kriteri moral kishte epërsi kundrejt çdo kriteri tjetër gjykimi e vlerësimi.7 23. i (e) ve. Përbërja e “kampionit” të studimit “Kampioni” i studimit tonë. i përbërë nga 1998 individë të anketuar sipas gjinisë apo seksit.4 19.7 16. Diferencimet Sipas gjinisë/seksit Sipas nivelit arsimor Sipas vendbanimit Sipas përkatësisë fetare Sipas grupmoshës Kategoritë.6 62. Më poshtë do të analizojmë disa nga këto prirje apo edhe realitete të reja në fushën e familjes e të martesës. arsimit që kanë kryer ose vazhdojnë.1 26. etj.6 9. gjendjes Tabela 1: Të anketuarit sipas gjinisë.6 52.1 24.

Lekë Sokoli 11 së tyre civile në çastin e dhënë. është kapërcyer? Vlerësimet janë dhënë në tabelën 3. Ajo është. në ç’masë janë dakord shqiptarët me opinionin se martesa apo familja tradicionale. se në ato rurale.5 Aspak 22. Pjesa tjetër prej 22 për qind nuk pajtohen me këtë mendim. Në ç’masë është kapërcyer familja tradicionale? Ose. Vrojtimi sipas moshës nxjerr në pah faktin se të rinjtë janë në skalonin e parë të kërkesës për ndryshim. ka të dhënat e tabelës 2. Por provohet se edhe fshati shqiptar është prekur mjaft nga valët e përgjithshme të liberalizimit të jetës shoqërore e familjare. Tabela 3: A është kapërcyer martesa tradicionale? (në përqindje) Plotësisht 50.1 77. Kjo lidhet. Edhe në zonat rurale vetëm një në çdo tre individë mbetet partizan i martesës dhe familjes tradicionale. më e theksuar tek individët me nivel më të lartë arsimor. përkatësisë fetare të tyre e grupmoshës.4 Mbi ¾ e të anketuarve pohojnë se ata janë plotësisht apo pjesërisht dakord me mendimin se martesa dhe familja tradicionale është kapërcyer. Bashkëshortët po jetojnë për një kohë relativisht të gjatë larg njëri-tjetrit. gjithashtu. Analizë mbi shndërrimet pozitive e negative të martesës e familjes Tipari themelor i familjes tradicionale është jetesa e përbashkët (1). sipas përcaktimit të mësipërm. Sot ky tipar është cënuar aq sa të qëndruarit larg mund të vlerësohet si një alternativë “jotradicionale” e familjes dhe martesës. së pari.4 22. në njëfarë mase. Analiza sipas vendbanimeve tregon se prirjet liberalizuese janë 2-3 herë më të theksuara në vendbanimet urbane (me mbi 10 mijë banorë).6 Pjesërisht 27. edhe me punësimet jashtë qendrave të banimit brenda vendit. me emigracionin por. Një tjetër formë e shfaqjes . sipas vendbanimit.

Një tjetër tipar i familjes tradicionale. paaftësia fizike. Martesa e sotme e ka humbur qendrueshmërinë karakteristike kryesisht për shkak të divorceve. Ka arritur puna deri atje sa të mos guxojmë më t’u flasim për martesën dhe të ardhmen e tyre. dhuna. alkoolizmi. fq. Të shqetësuar jemi vetëm ne. 2000: 51). 1 Familja tradicionale ishte relativisht e qetë ose e rrezikuar më shumë nga faktorë “natyrorë” (4). por edhe ata “jotradicionalë”. Por duhet theksuar se forma ligjore e martesës po konkurrohet edhe nga “të pamartuarit e përjetshëm”. varfëria etj. Të dhënat tregojnë se numri i familjeve me këtë “status” është 3-4 herë më i madh se numri i martesave të zgjidhura (Beqja & Sokoli. 1 . Këtë përfundim kanë arritur autorët e “Divorci (Vrojtime e refleksione)”. katastrofat e ndryshme.” Një tjetër tipar i familjes tradicionale është lidhja relativisht e qëndrueshme (3) e saj. konfliktet gjithfarëshe. është martesa ligjore (2). të cilat kanë prirje të rriten. i cili tha: “Kam dy vajza. kanë kryer një seri kualifikimesh pasuniversitare brenda e jashtë vendit. sëmundjet. Janë të shkolluara e të talentuara. apo martesa e vdekur brenda lidhjes martesore.12 Analiza sociologjike së “të qenit larg” është divorci emocional. kanë punë të vlerësuara në institucione qendrore dhe karrierë të mbarë profesionale. si vdekja. Pa hyrë në shifra. Shkallën e konkurrimit të saj nga bashkëjetesa do ta trajtojmë veçmas (shih më poshtë). respektivisht 26 dhe 32 vjeçe.. autorët kanë renditur 11 faktorë me të cilët ata argumentojnë rritjen e divorceve në Shqipëri në të ardhmen (Shih: Beqja & Sokoli. përdorimi abuziv Në “Divorci në sfondin e zhvillimeve të periudhës 1991-2000”. 68-92). si sjelljet devijante. të cilët e kanë filluar këtë libër me konstatimin se: “Në kohën tonë familja e ka humbur disi “qetësinë olimpike”. Ajo është e kërcënuar jo vetëm nga faktorë tradicionalë. siç e kuptojmë dhe siç e kemi jetuar vetë. po japim vetëm shqetësimin e një kolegut tonë nga Tirana. Por tek ato nuk ndihet kurrëfarë shqetësimi për martesë. 2000b. madje kudo në botë. unë dhe ime shoqe.

me prindër të divorcuar Beqja. për të cilat do të flasim veçmas (shih më poshtë). lëvizjet për rivlerësimin e saj etj. Sidoqoftë duhet mbajtur parasysh fakti se pavarësisht “rrënjëve gjenetike” të homoseksualizmit. para dhe gjatë regjimit komunist madje dhe. ndonëse mjaft më të pakta kundrejt atyre me orientim heteroseksual. sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ky tipar është cënuar dukshëm nga seksi jashtëmartesor (SJM). pabesia bashkëshortore. edhe shumë kohë pas rënies së tij3. homoseksualizmi (mashkullor e femëror). fq. më 19 prill 2004. del se seksi midis individve të së njëjtës gjini ose homoseksualiteti. Prania e dy prindërve në familjen tradicionale (7). në Shqipëri nuk kanë histori. bashkëjetesave). japin përgjigjen se: “… modelet e familjes.”2 13 Familja tradicionale është karakterizuar më tej edhe nga ekskluziviteti seksual i individëve të lidhur në martesë. prostitucioni. 1990: 210). sot janë të parapëlqyera nga shumë të rritur” (Dickinson & Leming. Dhe modeli i familjeve me orientim homoseksual. Madje tema e homoseksualitetit ka qenë tabu. janë të shumëllojshme. Ndaj nuk shohim ndonjë rrezik të konkurrimit prej tij të marrëdhënieve heteroseksuale. si për inerci. përfaqësonte një ndër tiparet e saj. sjellja homoseksuale është më shumë një sjellje e mësuar. heteroseksuale? Në Shqipëri ende jo. 3 Debati i parë publik televiziv në Shqipëri mbi homoseksualizmin është zhvilluar në Top Chanal (emisioni Top-show). Por a mund të përbëjë lidhja homoseksuale një alternativë të martesave (lidhjeve. të paktën tani për tani ose në një të ardhme relativisht të largët. Nga sa kemi konstatuar. 5-6. (5). & Sokoli. Sot familjet me një prind. Familja (martesa) tradicionale shqiptare përfaqësonte një marrëdhënie vetëm heteroseksuale (6). Lekë. Tiranë: Dudaj & Rinia. në SHBA e kudo në botë. 200.. për shqiptarët është një nga fenomenet më të papëlqyera.vrojtime e refleksione”. ndërsa studiuesit amerikanë. Marrëdhëniet seksuale brenda të njejtit seks (homoseksualizmi e lesbizmi). Hamit. 2 .Lekë Sokoli i drogës. martesat seksualisht të hapur etj. Parathënie e “Divorci . braktisja.

Sidoqoftë prirja për martesë dhe familje “të hapur” me të drejta. Gratë përbëjnë vetëm 10-15 për qind të sipërmarrseve (gati kaq edhe të politikanëve). apo rastet e divorceve ndër familjet tanimë të pasura. Dukuritë e mësipërme nuk kanë arritur ta cënojnë dukshëm tiparin e familjes tradicionale për lindje dhe rritje fëmijësh (10).. mbetet vetëm një prirje. në ditët tona vërejmë motive të reja në krijimin e familjes. dhuna. edhe rastet e divorceve ndër individët që nuk shprehin ndonjë pakënaqësi të theksuar nga martesa. etj. ka karakterizuar familjen tradicionale.14 Analiza sociologjike apo të ve. Më shumë se parapëlqimi për të mos lindur fëmijë. marrje në kujdestari etj. qoftë edhe nga pikëpamja e autoritetit. Rrjedhimisht prirja për barazi e ndihmesë të përbashkët në buxhetin familjar. detyrime e përgjegjësi të barabarta është një prirje edhe në terrenin e ashpër shqiptar. Studiuesit argumentojnë se kriteri afektiv është më i vështiri për t’u realizuar. lidhja e martesës dhe krijimi i familjes priret të motivohet gjithnjë e më shumë nga kriteri afektiv. 9). bizneset tona vazhdojnë të jenë të painstitucionalizuara. Më e zakonshme është familja me fëmijë nga dy bërthama. janë bërë aq të zakonshme. Në familjen tradicionale burri ka qenë edhe autoriteti kryesor (12). Papunësia ka prekur më shumë gratë. Familja “jotradicionale” . vetëgjykimin. Aftësia për vetërregullimin. por kërkojnë më shumë prej saj (Beqja & Sokoli. Krahas mbijetesës dhe vazhdimësisë (8. nga martesat e mëparshme etj. Sikurse në familjen tradicionale. Vihet re prirja për ta parë martesën si një lidhje që të jep maksimalisht kënaqësi e lumturi. vazhdon të jetë mjaft mashkullore. Ede në kushtet e sotme shoqëria shqiptare. mungesa e forcës reaguese të familjes. vetëdënimin në rast “lajthitjesh” (13). janë dukuri shqetësuese. Kjo duket se do të përfaqësojë një sfidë të familjes shqiptare në të ardhmen. vihet re kërkesa për birësime. saqë këtë dukuri mund ta rendisim midis alternativave “jotradicionale”. Të paktën tani për tani. ndërsa në bizneset familjare burrat vazhdojnë të kanë peshën më të madhe. 2000: 50). ndër të tjera. ndërsa emigracioni është gjithashtu një dukuri më shumë mashkullore. sikurse familje me njerk/njerkë etj. krimi në familje etj. Nga ana tjetër. burri vazhdon të jetë ende si burimi i parë i të ardhurave (11).. të paktën sot për sot. konfliktet. Këtë e tregojnë.

por duhet të besojmë më shumë në shkaqe të karakterit moral.bashkëjetesën pa lidhje martese. Ndaj. nuk duhet “fajësuar” vetëm varfëria. trajnimi apo formimi. bij e bija shqiptarë e shohin shpesh paranë si të vetmin qëllim të jetës dhe. . me mungesën e një qëllimi kolektiv. 2000: 75-78). Nuk ka si të shpjegohet ndryshe fakti që prindër. një “hero pozitiv”. deri përcjelljen “vullnetare” për në botën e prostitucionit etj. kemi nevojë për një program të rilindjes morale. sidomos kur është fjala për një martesë shqiptare. kërcëllijnë dhëmbët ndaj një gjendje thuajse të pashpresë. Mungon një frymëzim pozitiv. kriteri moral dhe forca e opinionit shoqëror (14). pasi kanë arritur në këtë shkallë. më shumë se çdo program zhvillimi. Jam për bashkëjetesën. shpesh të çoroditur.Lekë Sokoli 15 shqiptare çuditërisht sot përfaqëson institucionin më të dhunshëm të shoqërisë (shih: Beqja & Sokoli. por me kusht që edhe ajo të mos jetë një kopje e keqe e martesës”2 Duket se edhe në realitetin shqiptar martesa tradicionale ka tani edhe një konkurrent “jotradicional” . Rreth dilemës: martesë apo bashkëjetesë? “Unë jam kategorikisht kundër martesës. me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten. vlerësimit të të qenit shqiptar. tek e cila të gjithë mund të besonin. Në familjen “jotradicionale” vërehet prirja për largimin e jetës personale vetjake nga kriteri moral. Universiteti i Tiranës. ndërkohë që më të moshuarit. Eliminimi i saj përfaqëson kështu sfidën më të madhe të saj e të të gjithë shoqërisë. Ato lidhen me njëfarë lack of pride (humbje të krenarisë).. për të kërkuar zgjidhje të dhunshme etj. kanë karakterizuar familjen tradicionale. një nxitje për të çliruar energji rinore pozitive. Duket sikur të rinjtë e sotëm nuk besojnë thuajse në asgjë. të rivlerësimit të vetvetes. 2 Nga intervista me një pedagoge të Fakultetit të Shkencave Sociale. Ndoshta duhet shkuar më tej: nëse shqiptarët janë sot kaq të gatshëm për t’u marrë me drogën. nuk e kanë për gjë të pranojnë përfshirjen në ingranazhet e drogës. me prostitucionin. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare). një model pozitiv. Së fund.

2003: 56). nuk mban parasysh llojshmërinë e bashkëjetesave që vërtetohen në jetë. Por cila është pranueshmëria e bashkëjetesës? . Bashkëjetesa. Kjo përqindje nuk është e madhe. Por ato mund të jenë edhe bashkëjetesa homoseksuale. Ajo ka prirje të rritet. Meriton të theksohet fakti se ata. sado korrekt. “familje fakti”. midis të divorcuarve. “partner/e” etj. Bashkëjetesa është më e përhapur ndër studentët. midis të droguarve etj. e karakterizuar nga një jetë e përbashkët. e deklaruar dhe relativisht afatgjatë. nuk shpreh “kuptimin sociologjik” të saj. për të shprehur bashkëjetesat. Por ky përkufizim. pra. deri te bashkëjetesa si një alternativë përfundimtare e martesës etj. të cilin po e citojmë: “Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift. që të mundësohet bashkëjetesa midis djemve e vajzave. pikërisht ajo që përfaqëson më realisht një alternativë “jotradicionale” të martesës. me miratimin e Kodit të ri të Familjes (maj 2003). Kuptimin e saj e ka përcaktuar Kodi i Familjes. Siç duket përqindja e studentëve që bashkëjetojnë në çift duhet të jetë më e madhe. midis studentëve). Zakonisht. Bashkëjetesa mund të jetë. Cilat janë përmasat e kësaj dukurie në realitetin shqiptar? Për këtë do t’i drejtohemi anketimit.3 për qind e rreth dy mijë përgjigjedhënësve pohojnë se “statusi” i sotëm i tyre është ai i bashkëjetesës (tabela 2). Ato janë lidhje midis individëve të pamartuar ndonjëherë. kalimtare (për shembull. midis atyre që kanë mbetur të ve. edhe e përkohëshme apo rastësore. atyre që janë zhgënjyer nga martesa. përdoren termat “bashkim fakti”. neni 163.). Vetëm 2.16 Analiza sociologjike Bashkëjetesa është njëfarë “martese pa martesë”. që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie” (KF. siç nuk është as e papërfillshme. përmes strukturave të tyre.. është ligjëruar vetëm një tip bashkëjetese. në analizën e mëposhtëme është një marrëdhënie intensive heteroseksuale. u kanë kërkuar zyrtarisht drejtuesve të Qytetit Studenti (Tiranë). Pra. të rrëmbyera. kriminale (me prostituta.

0 17 Pra shkalla e pranueshmërisë së bashkëjetesës (1+2). Gratë/vajzat janë më të prirura të quajnë bashkëjetesën si të domosdoshme. përqindja e vajzave beqare që e quajnë bashkëjetesën si më të përshtatshme kundrejt martesës.8 100. madje në masën 20 për qind më shumë se djemtë/meshkujt. dhe realizimit të saj në fakt. si dhe barriera ekomomike që lidhet me pamundësinë e plotësimi të kushteve për bashkëjetesë. Kjo lidhet me ekzistencën e barrierave.4 11.5 7.87 Nënat për vajzat e tyre 77. vërehet një kontradiktë midis shkallës së lartë të pranueshmërisë së bashkëjetesës dhe dëshirës për ta praktikuar atë. i frikës nga mospëlqimi prej bashkëshortit të ardhshëm etj. të cilat burojnë nga mentaliteti (mospëlqimi i prindërve.64 13. nga opinioni shqiptar është relativisht e madhe (65. veç Tiranës. në raport me vlerësimin që kanë nënat për vajzat e tyre. 2000: 174). nga njera anë. .8 për qind).).1 51. i opinionit tradicionalist.Lekë Sokoli Tabela 4: Vlerësme mbi bashkëjetesën Përgjigjjet e dhëna Në numër E domosdoshme E pranueshme Jo normale Nuk mund ta vlerësoj Gjithsej 282 1032 447 237 1998 Të anketuar Në përqindje 14. Ky ndryshim shkon në 2. Në studime të mëparshme janë dhënë opinionet mbi bashkëjetesën nga vajzat beqare. nga ana tjetër. Ndërsa nënat e shohin dukurinë e bashkëjetesës së vajzave të tyre me syze më të errëta se ato vetë (Dervishi.29 Siç shihet. shkalla e praktikimit të bashkëjetesës është shumë e vogël. Në qytete të tjera. Tabela 5: Çfarë parapëlqejnë më shumë vajzat beqare dhe nënat për vajzat e tyre? Parapëlqimet Martesën Bashkëjetesën Pa përgjigje Vajzat beqare 60. Në përgjithësi. është e lartë (31.7 22.4 herë.33 31.08 9.5 për qind).

numri dhe pesha specifike e çifteve që bashkëjetojnë. si një “fazë e paramartesës”. Në SHBA. madje herë pas here ua turbullon marrëdhëniet bashkëshortore Në vendin tonë bashkëjetesa vazhdon të jetë e ndrydhur për shkak të . 1980: 907). si një “stazh” përgatitjeje për martesë. bashkëjetesën e pakurorëzuar me martesë. Me daljen në skenë të shoqërisë liberale (Lakër. numri i personave të lidhur në çifte bashkëjetese u dyfishua. Bashkëjetesa është një dukuri e re për shumicën e shoqërive të kohës sonë. si një “periudhë prove” lidhur me aftësitë e partnerit. 1987: 377). Motivet që i orientojnë partnerët drejt bashkëjetesës janë të shumta. bashkëjetesa ka më shumë një status “ilegal” apo “gjysmilegal”. veçanërisht në dy dhjetëvjeçarët e fundit. “Hija” e historive të bashkëjetesës i ndjek edhe pas martesës. sidomos vajzat. Por mjaft studiues mendojnë se martesa e paraprirë nga bashkëjetesa. Të paktën për të vërtetuar që kjo “provë” është më e (pa)suksesshme se martesa. po të llogariten fëmijët. gjendjen shëndetësore. përgjithësisht ajo vlerësohet si periudhë njohjeje. dhe përfaqësonin mbi 4 për qind të të gjithë çifteve (Macionis. edhe në vendet më të qytetëruara ajo vlerësohej si sjellje devijante. sjelljen e tij etj. mund të duhen vite. Në Suedi bashkëjetesa është një praktikë normale dhe shumica dërmuese e martesave kanë njohur më parë përvojën e bashkëjetesës. 2000: 171). shpresojnë të martohen pikërisht me partnerin me të cilin bashkëjetojnë. Edhe në vendet ku është më e përhapur. është diskutuar shumë. e përparësive dhe kufizimeve të tyre. në mjaft vende të industrializuara është rritur ndjeshëm. pavarësisht nga ligjet. Rreth ½ e atyre që bashkëjetojnë. ua fshehin bashkëshortëve të ardhshëm. nuk është gjithnjë më e suksesshmja (Dervishi. Përgjithësisht. Pra. Studiuesit prej kohësh kanë vërejtur prirjen e SHBA-ve e të vendeve të tjera perëndimore për të arritur përvojën suedeze (Macklin. Disa dhjetëvjeçarë më parë. si në opinionin shoqëror e në media. Nga ana tjetër. si “kohë e domosdoshme” për të kaluar në lidhjen martesore. sidomos pas viteve ’70-të. ashtu edhe ndër studiuesit socialë. prova e plotë bëhet kur edhe “ngarkesa” është e plotë. për shembull. numri i çifteve që bashkëjetonin u rrit katër herë (nga ½ në mbi dy milionë). Në vitet ‘80-të. partnerët. midis viteve 1970-84. 1996).18 Analiza sociologjike Edhe në botë çështja e raporteve ndërmjet bashkëjetesave dhe martesave. pasuria etj.

Po ashtu. të shumicës së vëllezërve për motrat e tyre ose deri edhe të kushërinjëve për kushërirat. atëherë kemi të drejtë të themi se shkelja e këtij rregulli përfaqëson një alternativë të saj. ende jo shumë e përhapur. Kjo shpreh. lindja e fëmijëve në kushtet e bashkëjetesës është mjaft e paragjykuar. jo më bashkëjetesës. jep këtë përgjigje: “Në këtë kohë tranzicioni. Por ç’përmasa ka kjo dukuri? Në librin Divorci – vrojtime e refleksione. në kushtet e sotme? Sociologu Z. gjithsesi. Por a i besojnë ata bashkëjetesës. mund t’i përballojë më mirë dallgët e jetës” Gjithsesi. sikurse qendrimet e dyzuara. disi problematike dhe jo aq e besueshme. “Divorci” nën statusin e bashkëjetesës i krijon femrës jo vetëm vështirësi financiare. ndër të tjera. që nuk shkon as drejt Italisë dhe as kthehet më në Shqipëri. e cila i ngjan një gomoneje të pasigurtë në mes të Otrantos së egërsuar. por edhe se partnerët arrijnë t’i fshehin njeri-tjetrit dobësitë e karakterit të vet. Në opinionin e shoqërisë shqiptare justifikohet më tepër dështimi i një martse se ai i një bashkëjetese. sidomos për motive ekonomike. por as e papërfillshme. Ekskluziviteti seksual dhe seksi jashtëmartesor4 Derisa ekskluziviteti seksual është një ndër karakteristikat kryesore të martesës tradicionale monogame. bashkëjetesa mbetet një alternativë “jotradicionale” e martesës tradicionale. Dervishi (2000: 180). apo më saktë. edhe përpjekjet e burrave për të diktuar në këtë dilemë mjaft problematike: të baballarëve për t’iu imponuar vajzave modelet tradicionale të marrëdhënieve bashkëshortore. Më së shumti. Të rinjtë në moshë fejese e martese. ende e paragjykuar. bashkëjetesa u imponohet vajzave. por shpesh edhe probleme të mprehta sociale. nga njera anë.Lekë Sokoli 19 opinionit. nuk i zihet besë fejesës e martesës që bëhet me dy palë burra. hipokrite. e quajnë bashkëjetesën si një të drejtë të padiskutueshme të tyren. ka 4 Më pas: SJM . Në këtë vështrim bashkëjetesa është disi më e parapëlqyer nga femrat që kanë njëfarë sigurie ekonomike. Të paktën martesa duket më e sigurtë: ngjan me anijen që.

Angli e Shqipëri.0 47. Njëri nga partnerët nuk lindte fëmijë Ndryshime nga diferenca e madhe e moshës midis burrit e gruas Nga diferenca të mëdha në jetën intime e seksuale Shkaqe të tjera Divorce të vrojtuara gjithsej Frekuenca në përqindje 29.1 53. shkaqet e divorceve për 810 individë të vrojtuar.7 11.2 0.2 38.9 14.2 për qind). Pra ky ndikim duhet të jetë më i madh.2 13. të divorcuar në dhjetë vjet. 2000: 6062).9 100 Pra ¼ e martesave është zgjidhur nga e ashtuquajtura “tradhti” bashkëshortore e gruas (14.5 5.7 për qind) ose e burrit (11. Si e vlerëson këtë dukuri opinioni shqiptar dhe ai joshqiptar (tabela 7)? Tabela 7: Vlerësimi mbi seksin jashtëmartesor në SHBA.2 48. u dha pas bixhozit ose prostitucionit etj. Sipas autorëve. i droguar.7 . Edhe në shkakun “ndryshime në karakter” (tabela) nënkuptohet shpesh edhe SJM.7 12.0 3.2 1.8 = = = = = 8. janë (tabela 6): Tabela 6: Seksi jashtëmartesor si shkak i divorceve Shkaqet e divorceve për 405 çifte (810 individë) Për shkak të ndryshimeve në karakter e në temperament Gruaja “tradhtoi” burrin ose braktisi familjen Burri “tradhtoi” gruan ose braktisi familjen Nga konfliktet e shkaktuara nga prindërit e burrit apo gruas Për shkaqe të ndikuara nga vështirësitë ekonomike Njëri nga partnerët ishte i alkoolizuar.20 Analiza sociologjike një kapitull mbi shkaqet e divorceve (shih: Beqja & Sokoli.: Vlerësimi për pabesinë bashkëshortore Është gjithmonë e gabuar Është nganjëherë e gabuar Nuk është gjithmonë e gabuar Është mëkat 100 % i pafalshëm Nuk është mëkat 100 % i pafalshëm Mund të falet Nuk mund të falet Varet nga rrethanat dhe bashkëshorti Në ShBA 74 14 12 = = = = = Në Angli Burrat Gratë = = = 80 20 = = = = = = 85 15 = = = Në Shqipëri Për gratë Për burrat = = = = = 4.7 7.

Macklin. pohojnë se SJM është “gjithmonë i gabuar” dhe vetëm 14 për qind pohojnë se SJM mund të jetë gabim “nganjëherë” ose “nuk është gabim”. edhe pse besnikëria seksuale nuk ka më të njëjtin kuptim shoqëror si më parë. gjithashtu. nr. 1980 etj. sidomos sjellja seksuale. 16-22 tetor . kanë vënë në dukje faktin se ¾ e të anketuarve në SHBA. Ata pohojnë gjithashtu se kjo dukuri nuk është nxitur domosdoshmërisht nga marrëdhënie të varfra e të pakënaqëshme bashkëshortore. ka ndikuar kurioziteti. nga mosha e rritur. Shoqëria e sotme ende vazhdon ta shohë “tradhtinë” me një sy të keq. veçoritë e personalitetit. Por një pjesë e “SJM-istëve” pohojnë njëherësh se martesa e tyre është e lumtur dhe se me bashkëshortin e tyre kanë marrëdhënie seksuale të kënaqëshme (Macklin. 1976). 2000. “Tradhtia”. Gati ½ e tyre pranojnë se pakënaqësia ndaj martesave është pjesë e motivimit të tyre për SJM.1980: 911). Studiuesit e kanë analizuar SJM në varësi deri të 25 faktorëve. pyet studiuesi francez Zhak Pier Martin5. Studiuesit (Singh et al. Pier Zhak. Gazeta Intervista. dëshira për të njohur përvoja të reja dhe faktorë të tjerë.). më në veçanti. Në Angli. por ato pohojnë se përtej këtij motivimi. cilësia e marrëdhënieve bashkëshortore. qëndrimi më lejues ndaj sjelljes seksuale paramartesore. 80 për qind e burrave dhe 85 për qind e grave e quajnë SJM “një mëkat të pafalshëm”. Pranohet se ata që kanë provuar SJM janë përgjithësisht më të prirur për ta cilësuar martesën e tyre më pak të lumtur. duket sikur shqiptarët janë më liberalë (tabela). Studiuesit socialë kanë analizuar veçmas dukurinë e pjesmarrjes së grave në SJM.Lekë Sokoli 21 Studiues të ndryshëm (Singh et al. kanë arritur në përfundimin se nxitësi kryesor drejt SJM është shkalla e liberalizmit të përgjithshëm dhe. Megjithatë autori nuk “harron” të sqarojë se pjesa prej 14 për qind përbëhej kryesisht nga të rinj. Pse tradhtojnë gratë?. Nëse u referohemi shifrave.. zezakë. meshkuj dhe të pamartuar. megjithse pakënaqësia në martesë rrit prirjen për SJM. 1976. 356. niveli i lartë i nevojës për intimitet dhe niveli i ulët i varësisë në çift etj. Sidoqoftë lidhja midis SJM-së dhe nivelit të kënaqësisë martesore ndyshon në varësi të stadeve të martesës. Nga se ndikohet SJM-ja? Studiuesit pohojnë se ai ndikohet mjaft nga formimi e sjellja e individit. 5 Martin. “Por a ka ndryshuar natyra e SJM-së (“tradhtisë”) te gratë e sotme?”.

aq më e vështirë bëhet jeta e një çifti. Problemi shtrohet: si të jesh besnik ndaj vetes. të jemi shumë të rezervuar në pyetjet që drejtojmë. i cili. dëshira për të zhbiruar personalitete të tjerë. si te studiuesit. mendojmë se duhet veçuar individualizmi. tabutë ndikojnë edhe tek të intervestuarit. siç thotë Martin. Por ndjenja dhe “kopmleksi i fajit”. kudo në botë.22 Analiza sociologjike e përjetuar prej shumë kohësh midis vuajtjesh e dramash. nuk mund të flitet me siguri për përmasat që ka te ne incesti apo abuzimi seksual. Këto tabu bëjnë që ne. Ndër tiparet e shndërrimeve të ndodhura në Shqipëri në vitet ‘90të e në vijim. Duket se gratë e kohës sonë janë më të guximshme dhe më të bindura për atë që ndiejnë brenda vetes. sikurse një analizë logjike e problemit. për të qenë besnik edhe ndaj dikujt tjetër? Përgjithësisht mund të thuhet se “shkaqet” për të cilat fillohet një lidhje jashtëmartesore janë nga më të ndryshmet: pakënaqësia midis çiftit. ndonëse në masë të ndryshme. martesat monogame po bëhen gjithnjë e më të vështira. Dhe. por kanë përmasat e një problemi social. vijojnë të shndërrohen në thika të helmuara. Sot. vijon ai. Ajo sot ka fituar në krijimtari dhe ka humbur në legjitimitet. Pra. mungesa e dashurisë apo e tërheqjes seksuale. Në të vërtetë. i parë si një dukuri sociale. të cilët japin përgjigje të rezervuara apo të pasinqerta. sot interpretohet edhe si një dëshirë për të afirmuar veten. Rastet e publikuara nga OJF-të apo organet e rendit publik . SJM-ja është shndërruar në një alternativë të martesës monogame. siç duket. Po ashtu. shpesh. është po aq ekstrem sa kolektivizmi që karakterizonte shoqërinë paraardhëse. Kjo duket se është e lidhur me tabutë që veprojnë njëherësh. sociologët apo psikologët. sa më shumë që një partner mendon për vete. Raste ekstreme të SJM-së janë abuzimi seksual dhe incesti. ashtu edhe tek individët që janë objekt i vrojtimit sociologjik. tërbimi që e shoqërojnë. Ai. na çojnë në përfundimin se: ato edhe në Shqipëri ekzistojnë jo thjesht si raste. të paktën po të gjykojmë për nga konfliktualiteti dhe niveli i krimeve në familjen e sotme shqiptare. Por. Ato janë dy dukuri të vështira për t’u vrojtuar sociologjikisht. për ta jetuar jetën si në një roman etj. ndikon edhe në marrëdhënien martesore. Kjo është më e theksuar në Shqipëri. xhelozia dhe. disa fakte të publikuara.

42. vetëm majën e ajsbergut të këtyre dukurive tepër shqetësuese. Tiranë. vetëm dy-tre dhjetëvjeçarë më parë. Disa përfundime Gati gjysmëshekulli më parë. ky sensibilizim ka nisur vonë. më 1986. fushatat e fundit elektorale janë kapur fort pas familjes e rritjes së prestigjit social të 6 Citimi është marrë nga Lantz. ashtu do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet e tyre me fëmijët. për të synuar që të ndryshojnë sjelljen (edhe seksuale) mashkullore nga brenda. Shultz & O’Hara. Nga ana tjetër. Thetcher. pati jehonë të gjerë në vendet e industrializuara. një studiues shkruante në një revistë të Bostonit: “Familja. . Po ashtu. 398. po zhduket nga faqja e dheut. American Sociological Review. 7 Citimi është marrë nga Giddens. Partia Konservatore e bëri problemin e familjes e të martesës çështje bazë të politikës. Ishte lëvizja feministe ajo që reagoi e para.”6 Ky deklarim. Është provuar se burrat që mbeten të kënaqur nga marrëdhëniet seksuale me gra të të njëjtit nivel pjekurie e aftësie. te ne nuk ekzistojnë as lëvizje apo organizime meshkujsh. 1977. Po kërcënohen jo vetëm institucionet tona të lira.”7 Në SHBA. Kjo lëvizje te ne thuajse nuk ekziston.Lekë Sokoli 23 përfaqësojnë. Nr. Edhe në shoqëritë e hapura. incestet dhe abuzimi seksual ende nuk janë vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik shqiptar. fq. liria dhe mirëqenia e saj. në kuptimin e vjetër të saj. Anthony. Dhe siç do të ndryshojnë marrëdhëniet e burrave me gratë. Çabej. Në Britani. M. 1998. në gjykimin tonë. por po rrezikohet vetë ekzistenca e shoqërisë sonë. do të deklaronte: “Politika jonë nis nga familja. The changing American family from the pre-industrial to the industrial period: a final report. i përcjellë ndër vite me shqetësim. Shoqëria shqiptare duhet të bëhet më e vetëdijshmë për këtë. gjatë viteve ‘80-të. nuk janë të prirur për të qenë abuzues me fëmijët. Sociologjia.

më 1976). mbi bazën e një vëzhgimi të kryer në një numër të madh individësh në zona urbane/rurale. të familjes. komunikimi i hapur dhe i sinqertë. por jo drejt rënies apo shpërbërjes së saj. është “martesa e hapur”… 8 . Që kjo vonesë të jetë sa më e shkurtër. në bestsellerin e tyre: Martesa e hapur. Megjithëse kritikët e familjes pohojnë e ripohojnë se institucioni i familjes po shkon drejt zhdukjes. Por mund të pohojmë. duhet që familja te ne të vihet në qendër të vëmendjes së institucioneve të shoqërisë: Çifti O’Neil. Zgjidhja. ndonëse me vonesë faze. në shtresat e mesme e të larta.24 Analiza sociologjike saj. Një stil i ri jetese për çiftet (1972). Madje sociologët argumentojnë se në të ardhmen. nuk mund të mohohen. përsëri funksionet kryesore shoqërore. Ajo është në ndryshim. Ata pohojnë se. të diferencojmë dukuritë kalimtare të tranzicionit të gjatë e të vështirë shqiptar. siç analizuam edhe më lart. dhe jo vetëm ata. model i karakterizuar nga roli fleksibël i partnerëve në çift. nga ato që do të përfaqësonin tipare relativisht të qëndrueshme të familjes “jotradicionale” shqiptare. modelin e “familjes së hapur” (përpunuar nga çifti O’Neil 8 . megjithse anët e errëta të jetës familjare po shtohen. se shqiptarët nuk e kanë braktisur familjen. Po në Shqipëri? Ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur e po ndodhin në natyrën e familjes shqiptare e të martesës me prirje pozitive e negative. barazia e të drejtave dhe përgjegjësive. sipas tij. ekonomike etj. shprehja e emocioneve. 1996: 398). 1972) dhe të “martesës së hapur” (përpunuar nga McGinnis & Finnegan. Shndërrimet në fushën e familjes e martesës shqiptare janë të prirura drejt modelit perëndimor. madje me siguri. nuk janë zbehur Ato “po përshtaten” në kushtet e zhvillimeve të reja. kulturore. në mos e pamundur. roli i familjes në shoqëri do të rritet. edhe në shoqërinë e sotme. Por është e vështirë. respektimi i identiteteve. arriti në përfundimin se problemi më i madh me të cilin ballafaqohet martesa moderne është paaftësia e shumicës për të gjetur në martesat e tyre njëherësh intimitetin dhe mundësinë për zhvillimin e personalitetit. Ato do të ndjekin. besimi dhe respekti i ndërsjellë. mbeten skeptikë ndaj gjykimeve absolute (Giddens. vendimet me bashkëpëlqim. studiuesit. komunikimi i hapur.

Lekë Sokoli

25

shtetit, partive politike, shoqërisë civile, mediave apo lëvizjeve sociale, që mund të jenë mikse, femërore apo mashkullore. Ajo meriton të vihet në qendër të debatit publik.

REFERENCAT
Alia, Zana. 1988. Familja socialiste dhe struktura e saj, Tiranë: 8 Nëntori. Beqja, Hamit & Sokoli,.Lekë. 2000a. Divorci (Vrojtime e refleksione). Tiranë: Dudaj & Rinia. Beqja, Hamit & Sokoli, Lekë. 2000b. Divorci në sfondin e zhvillimeve të periudhës 1991-2000. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 1, Nr. 2 (7), fq. 68-92. Dervishi, Zyhdi. 2000. Gratë në syrin e ciklonit të sfidave dhe perspektiva. Tiranë: Dora d’Istria. Dickinson, E. George and Michael, L. Leming. 1990. Understamding FamiliesDiversity, Continuity and Change. Boston: Allyn and Bacon, pp. 328-329. Giddens, Anthony. 1996 Sociologjia. Tiranë: Çabej Kadare, Ismail. 2000. Kohë barbare. Tiranë: Onufri Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë (KF). 2003. Tiranë: Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare Lakër, Uolltër. 1996. Europa në kohën tonë. Tiranë: Dituria Macionis, John. 1987. Sociology. New Jersey: Prentice-Hall Inc., Engewood Cliffs. Macklin, D. Eleanor. 1980. Nontraditional Family Forms: A Decade of Research. Journal of Marridge and the Family. 42: 905-922 Martin, Pier Zhak. Pse tradhtojnë gratë?. Intervista, Nr. 356, 16-22 tetor 2000. Singh, B. K., B. L. Walton and J. S. Williams. 1976. Extramerital sexual permissiveness: Conditions and contingencies. Journal of Marridge and the Family. 38: 701-712. Sokoli, Lekë. 1997. Sociologjia. Tiranë: Elio. Uçi, Alfred. 2003. Mbi disa aspekte të marrëdhënieve familjare e martesore në Sqipëri. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 6, Nr. 1 (11), fq. 17-30 Vejsiu, Ylli. 2000. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe kaosi demografik. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 1, Nr. 1 (1), fq. 63-70

26

Analiza sociologjike

Prostitucioni, një studim “klandestin” për një biznes klandestin1
Në vend të hyrjes: Prostitucioni, një mikrobotë pa të drejta? Një nënë me tre fëmijë, me emrin Marta, e kanë masakruar pranë lumit Fan, në rrethin e Pukës, sepse kishte denoncuar tutorët e prostitucionit. Ky është vetëm një rast. Por çdonjëri nga ne mund të rendisë një apo shumë histori jetësh njerëzore që humbën në humnerën e prostitucionit. Kam lexuar diku se rreth 20 për qind e vajzave të një shkolle të mesme të Beratit kanë ikur me dëshirë, me mashtrime apo me dhunë, për të bërë prostitutën jashtë vendit (shih: Sokoli, 2003). Është pohuar se në Europën Perëndimore ka 30-36 mijë prostituta shqiptare (Çupi, 2001; Zhoi, 2002). Është pohuar gjithashtu se përmes trekëndëshit Mal i Zi - Kosovë - Serbi, në këta dhjetë vjet kanë kaluar rreth 700 mijë femra të paracaktuara për në tregun europian të prostitucionit (Kallaba, 2002). Në shifrat që jepen nga mediat, burimet zyrtare apo edhe në artikuj studimorë mbi prostitucionin, ka shumë diferenca e pasaktësi. Marrim, për shembull, numrin e femrave shqiptare që ushtrojnë prostitucionin në vendet e Perëndimit. Sipas burimeve
Botuar fillimisht në anglisht, me titullin “Prostitucion and Human Rights” në Balkan Yearbook of Human Rights: Ballkan Human Rights Network (BHRN), 2003, 152-195. Botuar, gjithashtu, në revistën shkencore Politika & Shoqëria, Vëll. 7, Nr. 1(13), 2004, fq. 21-37 dhe në anglisht, me titullin “Prostitucion and Human Rights” në Balkan Yearbook of Human Rights: Ballkan Human Rights Network (BHRN), 2003, 152-195.
1

Lekë Sokoli

27

zyrtare numri i tyre është rreth 5 mijë 2. Të tjerë, përkundrazi, pohojnë për 6-7-fishin e shifrës zyrtare (Raufer & Quere, 2003; Çupi, 2001; Zhoi, 2002). Këto pasaktësi në statistika për prostitucionin, por edhe për dukuri të tjera sociale, lidhen me mungesën e një institucioni zyrtar informimi. Megjithatë nuk vihet në dyshim fakti se në Shqipërinë paskomuniste, sikurse në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, prostitucioni është shndërruar në një problem social, në kuptimin më të plotë të fjalës. Ai ka qenë e vazhdon të jetë një ndër temat më të nxehta dhe, njëherësh, ndër më të trajtuarat, të paktën nëse bazohemi në vëllimin e informacionit për të. Për prostitucionin flitet e shkruhet shumë. Shtypi e mediat punojnë me kapacitet të plotë, studiuesit, madje edhe shkrimtarët, bëjnë të tyren. Dy studiuese italiane për shembull, Morali dhe Sibona (2000), në librin e tyre Skllavet e Perëndimit na kanë dhënë plot histori të jetuara, dëshmi rrëqethëse të viktimave të prostitucionit, dëshmi të një bote barbare, pa dinjiteti njerëzor e pa të drejta qytetare, dëshmi të një jete nga e cila, nganjëherë, siç thotë botuesi i librit në fjalë, vdekja përbën të vetmen rrugëdalje (Arlecchi, 2000)3. Prostitucioni është, pra, një ndër dukuritë më të dhimbshme e më tragjike të tranzicionit po ashtu të dhimbshëm shqiptar, madje jo vetëm shqiptar. Por ai është më i përfolur se i studiuar. Studimet empirike për prostitucionin mungojnë. Për më tepër, në Shqipëri prostitucioni është parë njëanshmërisht. Ai është identifikuar me dhunën dhe, nga ky këndvështrim, duket sikur shkaku i parë dhe i fundit i prostitucionit janë rrëmbyesit, trafikantët, dhunuesit, deri vrasësit e femrave, të cilat gjithnjë janë vënë në rolin e viktimës. Dhuna, ana më e prekshme dhe më e dënueshme e problemit, ka errësuar anën tjetër të tij, prostitucionin si profesion.
Shefi i zyrës së Antitrafikut në Ministrinë e Rendit Publik, A. Jaupllari, ka pohuar se në Europën Perëndimore ushtrojnë prostitucionin 5192 femra shqiptare (Shekulli, 25 mars 2003). 3 Për fat të keq, ky pohim është i vërtetë. Juliana G., 23 vjeçe, u detyrua nga bashkëshorti i saj të vetësakrifikohej për të mos u shfrytëzuar seksualisht. Ajo i dha fund jetës vetëm një vit pas martesës, për të mos u bërë prostitutë në Itali (Zgjedh vdekjen në vend të prostitutës, Gazeta Korrieri, 24 dhjetor 2000: 18).
2

e quajtur si një tipar unik i pjesës ende të pazhvilluar të botës (Shqipëria është pikërisht pjesë e kësaj bote). Në atë kohë banoja 4 Kjo renditje e Shqipërisë ndër vendet me nivel më të lartë prostitucioni është bërë nga vetë studiuesja kanadeze. Udhëtim i sociologut në botën e prostitucionit Ky artikull mbi prostitucionin ka “historinë” e vet. të qytetëruar dhe shumë të ndjeshme ndaj të drejtave qytetare. Kolumbia. Korea e Jugut. për shfrytëzim seksual e pornografi. në kuptimin më të plotë të fjalës. Kam vendosur të shkruaj për këtë dukuri që rreth dhjetë vjet më parë. reflektohet edhe në trajtimin e tij. sociologia Onnie Wilson thekson se më shumë se katër milionë gra janë shitur si skllave të seksit. . lejohet nga shoqëritë e vendeve të zhvilluara e të qytetëruara? Nëse marrim si pikënisje prostitucionin dhe shohim tej fasadës. Por si është e mundur që kjo “tregti mishi”. do të zbulojmë. prostitucioni si profesion i zgjedhur lulëzon edhe atje ku ka rend publik. madje pa shumë vështirësi. Kjo është (mikro)bota e prostitucionit.28 Analiza sociologjike Kjo njëanshmëri që vihet re në konceptimin e problemit. Ajo mbështetet në vlerësimet e OKB-së. sipas të cilave vetëm në SHBA hyjnë çdo vit mbi 50 mijë gra të shitura. Përkundrazi. Gra nga Kina. Filipinet. me vendosjen e të cilit prostitucioni duhej të zhdukej. që vijnë kryesisht nga Ukraina. të metat apo papërsosmërinë e të ashtuquajturit sistemi i vlerave të përbashkëta të njerëzimit. Pra prostitucioni është një dukuri globale dhe jo rajonale. Malajzia.. është shndërruar në një biznes mbarëbotëror. atëherë ai do të trajtohej thjesht si një problem i rendit publik (jo si një problem social). Tailanda. tregu i seksit dhe i vetë grave “makina të seksit”. me të drejtat e njeriut. Hollandës dhe Perëndimit të sotëm. i nxitur më shumë nga rrethanat se sa nga interesat shkencore. Në Globalized Female Slavery. Meksika dhe Nigeria. Onnie Wilson. Vietnami etj. Në kohën tonë ushtrimi i prostitucioni. Në botën e sotme të madhe. siç është për shembull rasti i SHBA-ve. Ajo që del nga studimi i prostitucionit lidhet. ekziston një mikrobotë pa të drejta. Shqipëria4. para së gjithash. shiten në Australi e gjetkë. Indonezia. Nëse prostitucioni do të identifikohej me dhunën.

sikurse edhe nga vende të tjera të Perëndimit apo të Lindjes. nga Amerika e Jugut dhe e Veriut (Peru. Silva ekonomiste etj. Demin. Tunizia). E kam të vështirë që të . aktorë (deri diku edhe autorë) të “dramës” së tyre: Stefaninë. Por edhe të rrisë ndjeshmërinë e të rinjve e në veçanti vajzave. përkundrazi. te Anxhela 70 vjeçe (!) Ato. nga Azia (Filipine etj. Valentinën (Xhuzepen). gjithashtu. Ato ishin nga Italia. tutorët. gjithsesi. personazhe realë. në të cilën unë udhëtova për rreth një vit. deri SHBA apo Kanada). njoha po ashtu personalisht dhjetëra e dhjetëra prostituta e homoprostituta. Suelën. pra thuajse nga e gjithë bota. gjykatësit. në disa kushte të çuditshme e ndoshta të papërsëritshme më. Pikërisht dhimbja për ta më bëri të shkruaj. pa harruar edhe familjarët. Ato ishin të racave të ndryshme: të bardha. nga Afrika (sidomos nga Maroku. Simonën (Stefanon). policët. politikanët. Ollgën e shumë e shumë të tjera. Stelën. Kam përpara syve një numër të madh personash të vërtetë. kuptohet: për arsye ekonomike dhe jo shkencore. Ato ishin të moshave të ndryshme: nga Stela 13 vjeçe. nga Stefano në Simona etj. Argjentinë.Lekë Sokoli 29 në Romë dhe. zyrtarët. klientë që formonin me to çiftet e rastit. Për më tepër ato “ishin” edhe të sekseve të ndryshme: shumica kishin lindur femra e të tilla kishin mbetur. Ishte. ofertën e kërkesën. njoha nga afër mekanizmin e funksionimit të tij. diferencoheshin intelektualisht: Paola kishte qenë mësuese. Naçerën. vrojtova dukurinë e prostitucionit “në terren”. Të tjerat. të verdha. Paolën. edhe ky artikull do të ndihmojë paksa për njohjen e kësaj dukurie dhe dramën që ajo mbart në vetvete. Anxhelën. Një studim “klandestin” për një veprimtari klandestine Si u njoha me botën e prostitucionit? Në vitin 1992 shkova për të punuar në Romë. gjithë opinionin. mulate. Eleonorën. Algjeria. Robertën.). Të gjithë njerëz që kishin hedhur në “tregun e lirë” një mall specifik: trupin dhe shpirtin e tyre. prokurorët. ishin meshkuj të konvertuar në “femra”: nga Xhuzepe në Valentina. me shpresën se. të paktën. sikurse edhe shumë meshkuj. Zamirën. Nxitja për të shkruar më lindi pikërisht nga kjo përvojë. Feti Dumin. Ishte i vendosur në një godinë shumëkatëshe në Via Giobertti 30. Stefin. një “botë” e mistershme por e vërtetë. Brazil. zezake. Fillova punë në një hotel me emrin “Stadler”.

Madje kam edhe një kujtim disi të veçantë. nën një regjim pune të pandërprerë. sikurse edhe të droguarit. pra non stop. Më shihnin që punoja në regjim të pandërprerë. por edhe që i shfrytëzonin. Ndonjë institut sociologjie ç’nuk do të jepte që një sociolog i tij të vendosej pranë një hoteli të tillë për qëllime studimi. historitë e problemet e pambarimta të tyre. Veçse në asnjë rast nuk u deklarova si studiues.30 Analiza sociologjike përshkruaj përmasat e llahtarshme të përhapjes së prostitucionit në atë pellg. Në këtë kuptim studimi im është një studim “klandestin” për 5 “Kjo është skllavëri” (it). Dua të pohoj që në fillim se prostitutat. drogën (për të cilën kam shkruar. fëmijët. në mënyrë të vetvetishme. njoha jetën që bënin. pjesë e qendrës historike të Romës. Njoha tutorët e tyre. Në këtë klimë komunikimi arrita të vëzhgoj problemet e tyre. një dëshmi e gjallë për prostitucionin. Pra. bëra objekt vrojtimi ata njerëz që. por ama edhe një klimë ideale për të studiuar disa nga problemet e sotme: prostitucionin. shpesh deri të afërmit. vinin për të ushtruar prostitucionin në atë hotel. Por si arrita ta shndërroj hotelin “Stadler” në një “laborator sociologjie”? Duke zbatuar metodikat bazë të çdo studimi empirik: vëzhgimi. pra. saqë ishte më e vështirë t’u shmengeshe se sa t’i gjeje. intervistimi. Në trotuaret e rrugës kishte aq shumë prostituta. ishin njerëz si gjithë të tjerët. Ndërkaq njoha personalisht shumë prostituta. ishin njerëz si të gjithë ne. Ishte një stërmundim i vërtetë. të dashurit apo prindërit e tyre. t’i anketoj e t’i intervistoj. Unë bëra të pamundurën për t’i ndihmuar ata. bashkëshortët. Dukej sikur atje ishte epiqendra e prostitucionit. sjelljen seksuale të njerëzve (sidomos shformimet që ekzistojnë në këtë fushë). Në “Stadler” punova rreth një vit. 1999 & 2001). policët që i ndiqnin. homoseksualizmin. anketimi. Pra. Studimi im është. . Me ta arrita të komunikoja krejt normalisht. shih: Sokoli. për “shfrytëzimin barbar që po i bënin një shqiptari” dhe bërtisnin nëpër korridoret e hotelit: “Questa è schiavitù5”. me të gjitha ingranazhet e tij. sjelljet devijante (vjedhjet. dhe njëherë ata protestuan në grup përpara çiftit të pronarëve (Enzo dhe Rita). inkriminimin) etj. Ato kurrë nuk arritën të kuptonin se kishin hyrë në fokus të interesave shkencore të ndokujt.

Prostitutat. të ndërtuar në mënyrë të tillë që çdo përgjigje të merrej vetëm me një shifër. Pra ato i përgjigjeshin interesimit të një të njohuri. vendlindja e vendbanimi (adresa). duke i këshilluar. Studiuesi. një për vete (për studimin). por edhe nën krizën e mungesës së tyre. pra. derisa në çdo anketë sociologjike janë disa pyetje prej të cilave studiuesi merr disa të dhëna të përgjithshme. Pra në rrethana rastësore nga më të ndryshmet. . gjatë ditës e mbrëmjeve. disa herë nën veprimin e drogave. Ky besim nuk ishte fituar në një ditë. Ç’bëra konkretisht? Për çdo individ që vinte si klient në hotel. që një herë në njëzet e katër orë dorëzoheshin në rajonin përkatës të policisë. por në kohë të ndryshme. Përgjigjedhënëset i kanë bërë pohimet e tyre në kushte normale. dokumenti i identifikimit (pasaporta ose patenta) etj. përgjithësisht. përgjithësisht. Në të vërtetë unë u bëra një njeri i afërt i tyre. mbi bazën e përgjigjeve të marra drejtpërdrejt prej tyre. por edhe në të gdhirë. Në këtë rast pyetësorët nuk janë plotësuar nga individët përgjigjedhënës. siç quhen në sociologji anketat kur për çdo pyetje numri i alternativave është i paracaktuar. datëlindja. të paktën të një personi që nuk abuzoi kurrë me to. Më tej hartova një anketë të mbyllur. i janë përgjigjur një njeriu që ato e njihnin. por nga vetë studiuesi. herë në nxitim e sipër. kur kishin nevojë për të mbaruar ndonjë punë apo për t’iu bërë ndonjë favor etj. të cilat i plotësoja në dy kopje. Ato. por gradualisht e duke i ndihmuar në rast nevoje. pa e ditur se janë duke iu përgjigjur një ankete sociologjike (po ta dinin mund edhe të merrnin vrapin). tjetrën për pronarët e hotelit (policinë). tek i cili kishin besim. Këto skedina.Lekë Sokoli 31 një veprimtari klandestine. Madje anketat. siç ishte ushtrimi i prostitucionit në Itali. janë plotësuar jo njëherësh. kombësia e shtetësia. plotësohej një skedinë në të cilën shënoheshin emri (kupto: gjinia). pavarësisht nga koha e qëndrimit të tij. i ka “vjedhur” përgjigjet herë në biseda të lira. Këto të dhëna duhej të hidheshin edhe në regjistrin zyrtar të hotelit. niveli arsimor. Ajo që ka rendësi të theksohet është fakti se përgjigjet e “anketës” në fjalë janë dhënë në një klimë mirëbesimi. edhe në disa skedina. ishin të braktisura e të shfrytëzuara dhe kishin nevojë për njerëz. gjendja civile. më kanë shërbyer si të dhëna bazë të anketimit. qortuar etj. por edhe në gjendje stresi e ankthi. profesioni.

1968: 257). aq sa metodologët e sociologjisë kanë qenë e janë të shqetësuar pikërisht ngaqë shumë individë janë rezervuar të tregohen të çiltër. Çdonjera u bë përgjigjedhënëse e një ankete me 27 pyetje. të përbërë prej 204 prostitutash (37 prej tyre ishin meshkuj homoseksualë). Ky informacion sasior duket i mjaftueshëm krahasuar edhe me studimet e kryera për prostitucionin në vende të tjera. Prostitucioni. 7 Krijuesi i kësaj metode studimi është njëri ndër themeluesit e sociologjisë. Madje. dashje pa dashje. Studiuesi amerikan Bryan. nga pozitat e drejtuesit të një instituti studimesh. James. gjithashtu. Pra mbetet një koeficent i panjohur (X) që lidhet pikërisht me (mos)sinqeritetin e përgjigjeve. ndërsa Greenwald vetëm me 25 prostituta (Shih: Bryan. nga “klima” që krijohet midis studiuesit dhe atyre që përbëjnë objektin e studimit. Por këtë problem e ka çdo studim konkret sociologjik. emocionale (Shih: Sokoli. 6 . Pohimet e tyre përfaqësojnë një informacion të mjaftueshëm sasior për një studim konkret sociologjik6. që lidhet me të kuptuarit në mënyrë emocionale. e kanë cilësuar prostitucionin si “profesioni më i vjetër në botë” (Bryan. me një deri në dhjetë alternativa përgjigjesh. 1968). Metoda ime e studimit të prostitucionit u bë. sidomos. për shembull. një metodë veberiane7. Studimi në fjalë ka një shkallë të caktuar vërtetësie. që lidhet me sinqeritetin e përgjigjeve të marra. Max Weber. Martinelli me 100 gra të rrugës (street women). 1997: 146).32 Analiza sociologjike Gjithsesi arrita të siguroja një “kampion” studimi. për të nxjerrë në pah dallimet midis gjendjes së prostitutave shqiptare (atëherë të pakta) dhe atyre të vendeve të tjera. profesioni më i vjetër? Studiuesit. Megjithatë studiuesit kanë argumentuar. se shkalla e çiltërsisë varet nga mënyra e komunikimit. i cili përdori për të fjalën “verstahen”. thuajse në mënyrë të njëzëshme. më shumë të një realiteti social se sa të një institucioni. prostitucionin e kam studiuar e vëzhguar në mënyrë të pandërprerë. Unë bëra të pamundurën për të krijuar këtë “klimë”. Më tej. Kjo është bërë për studime krahasuese dhe. e studioi dukurinë e prostitucionit në Los Anxhelos vetëm mbi bazën e anketimit të 33 prostitutave (call girls). që do të thotë: të kuptosh në mënyrë shprehëse. anketimi bazë i vitit 1994 është “përsëritur” pjesërisht po atje. falë bashkëpunimit me kolegët tanë në Itali. në vitin 2002. J.

1998 etj. 1990 e 1993). raportet e prostitucionit me martesën e familje. Anne Summers (1975). skenaristët e filmave. Houser. për shembull. deri për teologjinë e prostitucionit.). me gjithë mosmiratimin e fesë myslimane apo të krishterë.Lekë Sokoli 33 Rrjedhimisht edhe literatura për këtë dukuri “të vjetër sa vetë njerëzimi” (Horton. Por studiuesit socialë kanë argumentuar se. për të mos shkuar më tej. Prostitucioni ka zënë vend në shkencat sociale. duke përfshirë rregullimin ligjor të prostitucionit në qytetërimin antik mesdhetar (Ford. 1996 etj. Flamming. madje edhe parahelenike (Beard & Henderson. etikën e moralin. reflektimet e tij në komeditë greke (Brown. në Perandorinë Bizantine. sikurse për sociologjinë e psikologjinë e tij. apo veçmas. të emisioneve e spektakleve etj. shkrimtarët e letrarët. Madje vetë Krishti është kritikuar për zemërgjerësinë ndaj prostitucionit (Horton. 1962. 1993). duke filluar me Biblën e fjalorët e mitologjisë. Leslie & Larson 1991). prostitucioni ka lulëzuar thuajse në të gjitha kulturat e në të gjitha kohërat. Edwards. deri debatesh e kritikash të mëdha. 1999. por edhe larmia e studimeve rreth tij. 1997. Shumë studiues kanë analizuar prostitucionin në vende të veçanta apo. në Romën e lashtë apo përgjithësisht në botën latine (Bagnall. në Mesapotaminë e vjetër etj. ka argumenuar se prostitucioni . homoseksualizmin etj. madje në disa prej tyre. madje edhe filozofinë politike të tij. Një numër i madh autorësh kanë studiuar përhapjen që kishte prostitucioni në Athinë e në mbarë Greqinë antike. Leslie & Larson. është e mjaftë. Tregues i interesit shkencor për dukurinë e prostitucionit është jo vetëm vëllim i madh informacinit. deri rolin e tij në vetë historinë e këtyre vendeve. Friedl. Është folur e shkruhet për seksologjinë e prostitucionit. Reforma e protestantëve sërish do ta dënonte “pa kushte” prostitucionin. 1997. pra thuajse të gjithë krijuesit. 1991: 132). Për të kanë shkruar shkencëtarët socialë.). 1975. etj. Përgjatë historisë prostitucioni ka qenë objekt qëndrimesh të ndryshme. Fantham. filozofinë. por Kisha do të pranonte paevitueshmërinë e mëkatit dhe prostitucioni do të “pranohej” pikërisht si mëkat. 1980). helenike. Të dhëna për prostitucionin gjen në një numër të madh librash. gazetarët. Të tjerë autorë janë marrë me qëndrimin e butë ndaj prostirucionit përgjatë historisë (Boswell. Bibla e dënon prostitucionin si të pamoralshëm. në disa raste..

që dalin në tregun e mallrave për të shitur një mall specifik: aftësinë për seks. 1970: 1360). për të shitur diçka që është paracaktuar për të mos u shitur (Zingarelli. Kjo lidhet deri diku me faktin se vetë prostitutat. 1986: 257). Flitet për çmim e skonto (ulje çmimi). Në prostitucion “ngjarjet” nuk zhvillohen si në teatër. Në botën antike. Terminologjia dhe llojshmëria e prostitucionit Termi prostitucion vjen nga latinishtja dhe fjalorët që e shpjegojnë këtë fjalë i kanë dhënë kuptimin e ofertës për të kënaqur dikë me interes. si rregull. shumë pak studime janë bërë për të shpjeguar arsyet e vërteta që i çojnë disa femra të “përvetësojnë” pikërisht këtë profesion dhe jo një tjetër (Bryan. madje përdoret i njëjti fjalor si në një treg të zakonshëm mallrash. Prostitucioni mund të përcaktohet si dhënia e favoreve seksuale për para ose kundrejt parave. ndaj më shumë zotëron prapaskena. Për aq sa unë vrojtova në mënyrë të drejtpërdrejtë në Romë.1867. . shumica e ofrueseve të seksit kanë qenë kurtizane. madje edhe më pas. Kjo sepse shumica e të ashtuquajturave “nëna themeluese” të dërguara atje nga kolonët. Studiuesit kanë cilësuar dallimin midis dashnores me pagesë dhe prostitutës. Në këtë treg vendosin të njëjtat rregulla. Fjala prostitutë fitoi përdorim të zakonshëm në fundin e shekullit XIX. Por me gjithë literaturën e pafundme për këtë dukuri të cilësuar si “profesioni më i vjetër në botë”.34 Analiza sociologjike ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Australisë. sikurse janë bërë fare pak hetime të drejtpërdrejta për këtë dukuri. ndërmjet viteve 1788 . Ai ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë. Vetë prostitutat përfaqësojnë kështu një bashkësi femrash (apo edhe meshkujsh . Pra nuk është e lehtë të bëhet vëzhgim i drejtpërdrejtë sociologjik me qëllim studimi. sidomos kur prostitucioni është i painstitucionalizuar. 1997: 201). nuk pranojnë të anketohen e të japin intervista. ishin prostituta britanike. Pra prostitucioni është një dukuri e shtrirë në kohë e hapësirë. arrita në përfundimin se prostitucioni është shndërrimi i aktit seksual në një akt të zakonshëm shitblerjeje. sikurse në të këtër anët e globit. ose skllave (Giddens. konkubina (dashnore që mbaheshin rregullisht). për sasi (“kohë pune”. Kjo e fundit ofertën seksuale ua bën shumë blerësve. herë).homoprostitutat). cilësi (moshë. frekuencë.

nga një çift (në disa raste ai ushtrohet edhe në grup). Një prostitutë rruge e kërkon biznesin në rrugë. Madje ky treg mund të jetë më fitimprurës dhe më pak i rrezikshëm po të krahasohet me tregun e drogës apo të armëve.Lekë Sokoli 35 paraqitje. pra si trafik i seksit dhe i vetë grave të paracaktuara për këtë treg të mistershëm.) i kërkon klientët ose kërkohet prej tyre. qoftë edhe për faktin se ai ushtrohet kryesisht si një treg ilegjitim. në mënyrë të parregullt. duke plotësuar të ardhurat nga burime të tjera. Parabërësit përmes këtij trafiku formojnë rrjetin ndërkombëtar të trafikantëve e tutorëve që. i cili i bindet një “kontrate” shkëmbimi para-seks. profesionalizëm). politik dhe ekonomik . por edhe mirëqenien e stabilitetin social. si rregull. Në kushtet e legalizimit prostitucioni ushtrohet në qendra legale. Të tjerat merren vazhdimisht me prostitucion duke nxjerrë prej tij pjesën më të madhe apo të gjitha të ardhurat. Pjesëmarrja në punë lidhet me shpeshtësinë e përfshirjes së një gruaje në prostitucion. Ky trafik realizohet në mënyra që përfaqësojnë forma të skllavërisë. Një prostitutë shtëpie punon në një shtëpi apo klub privat. para se ta braktisnin atë për një kohë të gjatë apo përgjithnjë.. prej apo përmes çdo vendi e rajoni të botës. Shumë gra janë përfshirë në prostitucion vetëm përkohësisht. Rrethanat e punës nënkuptojnë llojin e mjedisit të punës. rasti i Shqipërisë Përmasat e prostitucionit është vështirë të llogariten me shifra. Vlera e “mallit-seks” llogaritet të jetë e rendit dhjetëra miliardë dollarë në vit. pranojnë para për seks. Pra prostitucioni ushtrohet. Veprimtaria e këtij rrjeti jo vetëm kërcënon mirëqenien dhe statusin e grave. abuzojnë me ëndrrën e femrave për punë e për të ardhme më të mirë. në shtëpi publike. Prostitucioni. i ka klasifikuar llojet e prostitucionit nga pikëpamja e pjesëmarrjes në punë dhe e rrethanave të punës. përgjithësisht. përmes telefonit. si rregull bipolar (por ekziston edhe homoprostitucioni). “Prostitutat e rastit” janë ato që. për konkurrencë (të butë e të egër) etj. për klientë të rastit e të abonuar. Studiuesit pohojnë se trafikimi i grave për t’i shfrytëzuar seksualisht përfaqëson sot një treg “hije” prej miliarda dollarësh. Një vajzë me telefon (call girl. Paul Golbstein (1979). Edhe këtu “rregullatori” është ligji bazë i çdo tregu: oferta e kërkesa. Gratë trafikohen për në. etj.

homoseksualizmi etj. pra të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë. të ardhurat që vijnë nga tregtia e seksit vlerësohen si përbërës i rëndësishëm i të ardhurave kombëtare të shumë vendeve të varfra. Kjo përfaqëson një veprimtari kriminale gjithnjë në rritje. me zanafillë njëmijëvjeçare. Sipas ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës). së pari. Ndryshe nga shumica e vendeve të tjera. se eksodi shqiptar është një kolonizim mafioz (po aty. të paracaktuar për tregjet e prostitucionit të vendeve kryesore perëndimore. mafioze. Edhe prania e KFOR-it dhe UNMIK-ut në Kosovë. janë përfshirë në tregjet e seksit të Europës Perëndimore (Arlacchi. një mandat i paqartë dhe kontradiktor. Në Europë. të studiuesve francezë Raufer & Quere (2003).një libër urrejtjeje dhe racizmi antishqiptar”. Sipas tyre “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare. sikurse droga. me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi përhapjen e 8 Megjatë rreth kësaj kësaj çështjeje vazhdojnë të bëhen edhe spekulime. deri në vitet ‘90-të prostitucioni. fq. së dyti. vetëm e fuqizon mafian. 2000: 10). në Politika & Shoqëria. fq. këta autorë të paskrupullt i thonë botës se prostitucioni dhe droga (dy gjymtyrët e mafias shqiptare). 2(12). nderi. në Shqipëri. duhet të jenë kriteret bazë për të vendosur për integrimin e Shqipërisë apo statusin e Kosovës (!) Këtij libri i kam kushtuar artikullin polemizues “Mafia shqiptare” . Madje sipas Raufer & Quere misioni i tyre në Kosovë është i paracaktuar të dështojë jo vetëm se në të ka përzierje kombësish. fq. por ushtarakët e KFOR-it u thonë (pikërisht në shtrat). . 73). 72-89). më shumë se në çdo kontinent tjetër. nr.36 Analiza sociologjike të vendeve ku ata veprojnë. Autorët shkojnë deri atje sa dukuri zakonore shqiptare. rreth gjysmë milioni femra prej vendeve të Europës Qendrore e Lindore. prostitucioni ka marrë trajtën e një trafiku ndërkombëtar. vëll. të cilat kanë një sektor (zë). 6. besa. madje që nga koha parahomerike (po aty.“sektori i seksit”. të veçantë .. në librin “Mafia shqiptare . fq. shpesh konfliktualë (po aty. drejtpërdrejt apo tërthorazi. nuk njihej si fenomen. 2003. Ky “përjashtim” lidhet. fq. familja biologjike (për ta. burime të ndryshme autoriteti. se mafia shqiptare përfaqëson rrezikun më të madh të Europës (po aty. Vijmë te rasti i Shqipërisë. fq. theksohet se shqiptarët e kanë në gen mafian. Për shembull. prostitutave (pra mafiozeve). pikërisht për shkak të cilësive morale. 108). 22). 93). sipas tyre. pikërisht se kjo prani ka ndikuar në ngritjen e shkallës së prostitucionit. në radhë të parë nga prostitucioni etj. pasi ajo është e gjithëfuqishme pikërisht për shkak të kapitalit që rrjedh nga krimi (po aty. të fshehta të rrezikshme. Sipas një vlerësimi të kryer nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimet (IOM). si fjala e dhënë. 116). Pra.një rrezik për Europën”. me jetën tradicionale shqiptare dhe të drejtën dokesore8 dhe. jepen si pararendëse të mafias.

e të gjymtuarve. Në strukturat patriarkale dhe. Kreu i politikës shqiptare të asaj kohe. nuk kishte prostitucion e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. siç shihet. shkruante më 1986: “Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës. ku bën pjesë bota e krimit. kryente një punë të caktuar. Nuk kishte të pastrehë që flinin në rrugë e parqe”. Madje propaganda zyrtare e quante prostitucionin si si “një plagë të kapitalizmit dhe shprehje të kalbëzimit të tij”. pikërisht për shkak të politizimit të marrëdhënieve shoqërore (sot vërehet komercializimi i tyre). ndikon në degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi i sotëm provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”. më pas. është cilësuar si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë (Krasniqi. e prostitucionit etj. Shqipëria është karakterizuar nga një realitet social i lexueshëm. pak a shumë homogjen. Ky trajtim vijoj edhe në periudhën pasenveriane. e të droguarve. Këtë e kanë pohuar edhe studiues apo raporterë të huaj. përgjithësisht rural. Alia (1986: 153). Nga Bostoni. nga studiues të tij. deklaronte: “Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit „të hedhurit tej të shoqërisë”. Eshtë kjo një pjellë e sistemit kapitalist që. lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët.Lekë Sokoli 37 tij. me peshën e saj në rritje. Raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre të bazuar në interesat. . Ky sistem. sillej sipas normave të pranuara. i bindej pa kushte autoritetit. edhe lufta kundër prostitucionit . në të cilën edhe sjellja seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar. gjatë regjimit komunist. Pra. R. në strukturat e reja pas Luftës së Dytë Botërore. si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi. Peter Lukas. madje me shumë rreptësi. në First impressions of Life in Albania. thuajse çdo individ zinte një pozicion të dhënë. nga një “status quo”.“plagë e kapitalizmit” – vlerësohej si pjesë e luftës së klasave të zbatuar. 2003). Por mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve ‘90-të. në kohën para fillimit të proceseve demokratike.

Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të mjaftueshme. Këta faktorë jo vetëm e favorizuan.38 Analiza sociologjike Dymbëdhjetë vjet më vonë. përkundrazi. në raport me zgjedhjet individuale. Midis më kryesorëve do të përmendim ndikimin e “efektit të paparashikuar” (ndr yshimi ishte i papritur. tregon se ai përcaktohet nga faktori social. ishte e vërtetë.). Fakti që prostitucioni. ndryshe nga shumë parashikime. dalja e individit nga izolimi i hekurt dhe kontakti me plagët e qytetërimit të sotëm. por edhe vazhdojnë ta favorizojnë përhapjen e një epidemie të tillë. përbërja moshore (numri i individëve potencialisht të rrezikuar nga prostitucioni është më i madh se në vendet e tjera). rrjedhimisht i pastudiuar. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist shqiptar (mafia e kriminaliteti. si dukursi sociale. Ky përfundim mund të jetë një pikënisje për t’iu përgjigjur pyetjes: pse kaq shumë femra shqiptare kanë hyrë në rrugën e prostitucionit? Pra “vërshimi” i prostitucionit në Shqipërinë paskomuniste shpjegohet me një varg faktorësh. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas. me shembjen e këtyre komuniteteve dhe komercializimin e marrëdhënieve shoqërore. fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve. i pakomanduar dhe i paudhëhequr në mënyrë shkencore). pozita gjeografike e Shqipërisë. 1998). se nuk kishte prostituta. Ky vërshim nuk lidhet me ndonjë prirje të posaçme që kanë shqiptarët ndaj tij. . as me psikologjinë sociale dhe vetjake të shqiptarëve apo me karakterin e temperamentin e tyre. por lindi pikërisht në valën e shndërrimeve të këtyre viteve. rënia e nivelit të shkollës etj. shndërrimet urbane dhe emigracioni. kryesisht të karakterit socialpolitik dhe ekonomik. prostitucioni në Shqipëri “erdhi” bashkë me ndryshimet demokratike dhe “ngjiti” shumë shpejt. ai pohon sërish: “Po. se nuk kishte homoseksualë. as me faktorë historikë e të traditës. nuk ka ekzistuar në Shqipëri para viteve ‘90-të. si dukuri të lidhura jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por. Por është e vërtetë se.

po krahasojmë disa nga nenet e tekstit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut9. me rezolutën e saj nr. por me gjithë situatat shoqërore që përjetojnë të rinjtë. mungesës së mundësive e mjeteve të institucioneve dhe strukturave të shoqërisë shqiptare për plotësimin e tyre. me daljen në skenë të “shoqërisë liberale”. jo vetëm me mungesën e rendit publik. nga njëra anë. me faktin që çdo lloj autoriteti u vu në pikëpyetje. që marrëdhëniet seksuale paramartesore u pranuan gjerësisht dhe që njerëzit u vunë jo në kërkim të më të mirës. por në kërkim të asaj që “u ishte mohuar”. nga ana tjetër. me nivelin e “të drejtave” që rezultojnë në botën e prostitucionit (tabela 1): Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. siç është prirja ndaj prostitucionit. 217A/III. nga gjendja e vështirë ekonomike. Tiranë 1998. sikurse është pohuar në fillim të këtij artikulli? Për të dhënë një përgjigje sa më të argumentuar. si dhe nga etja e shfrenuar për para e fitim. dhe. botim i Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut. Lulëzimi i prostitucionit në Shqipëri duhet parë në kontekstin e dinamizmit të ri të jetës shoqërore të pas vitit 1990. me kontradiktën midis interesave shoqërore dhe kulturore të saj. kanë çuar në “zgjidhje” të tjera. Shih: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. që kodi moral i mëparshëm u përmbys. Prostitucioni dhe të drejtat universale të njeriut A është bota e prostitucionit një botë pa të drejta. 9 . sidomos institucionin e familjes. Pamundësia e familjes për të kryer funksionet e saj ekonomiko-edukativ dhe konfliktet që rrjedhin prej saj.Lekë Sokoli 39 Prostitucioni është favorizuar nga papunësia dhe. datë 10 dhjetor 1948. Përhapja e prostitucionit është e lidhur. pra. Ai është i lidhur me jetën përgjithësisht konfliktuale dhe stresante që ka karakterizuar shoqërinë shqiptare të këtyre viteve. që familja tradicionale shqiptare u godit dhe divorcet u shtuan. përgjithësisht. që tabutë e së djeshmes u shembën.

40

Analiza sociologjike

Tabela 1: Disa nga të drejta universale të njeriut dhe “të drejtat” gjatë ushtrimit të prostitucionit
Të drejta universale të njeriut: 1. Çdo individ ka të drejtën e jetës dhe të sigurisë së personit të vet (neni 3). 2. Çdo individ ka të drejtën e lirisë (neni 3), askush nuk mund të mbahet në skllavëri (neni 4). 3. Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve mizore, çnjerëzore, denigruese (neni 5). 4. Çdo njeri ka të drejtë t’i njihet personaliteti juridik në çdo vend e në çdo rast (neni 6). 5. Të gjithë janë të barabartë para ligjit… (neni 8). 6. Askush nuk mund të arrestohet, të burgoset, të dënohet në mënyrë arbitrare (neni 9). 7. Askush nuk mund të jetë objekt ndërhyrjesh në jetën e tij private… (neni 12). 8. Çdo person ka të drejtë të zgjedhë, të qarkullojë lirisht… (neni 13). 9. … burri/gruaja kanë të drejtë të martohen dhe të krijojnë familje… (neni16). 10. Çdo person ka të drejtën e pronës (neni 17), të punës … (neni 23), të sigurimit shoqëror (neni 22), të pushimit (neni 24), të organizimit (nenet 19, 20, 21, 23/4, 27…) etj. Gjatë ushtrimit të prostitucionit: Në prostitcion gratë janë të pasigurta, të kërcënuara, të pambrojtura (1). Jo më kot prostitucioni është quajtur “skllavëria e bardhë” (2). Gratë në prostitucion janë të pambrojtura nga dhuna, torturat, keqtrajtimi etj. (3). Në prostitucion gratë, si rregull, shpersonalizohen (4). Në prostitucion nuk ka as barazi ligjore (5). Në prostitucion gratë janë të ekspozuara ndaj arbitraritetit (6). Thuhet se prostitutat nuk kanë jetë private (7). Shumica e prostitutave nuk mund të dalin nga gjendja e të shkëputen (8). Këto të drejta për prostitutat përfaqësojnë luks (9). Prostitutat shndërrohen në “pronë” të meshkujve që i blejnë, i shesin, i japin me qira etj., duke i transferuar të drejtat e tyre te vetja … (10).

Lidhur me dhjetë nivelet e mësipërme të krahasimit është e nevojshme të bëjmë disa sqarime, duke shfrytëzuar edhe të dhënat e sondazhit tonë: 1. Çdo individ ka të drejtën e jetës dhe të sigurisë, por në prostitucion gratë janë të pasigurta, të kërcënuara, të pambrojtura. Kam regjistruar debatet “e nxehta” (deri britmat), të një numri të madh prostitutash me klientët e tyre në hotelin “Stadler” në Romë. Dy-tre vjet më parë, së bashku me gruan time, kemi vrojtuar për një natë të tërë një prostitutë rruge pranë një ure në Lion të Francës, e cila punonte me një frekuencë të habitshme. Këto, për të mos shkuar më tej, më provojnë faktin që në prostitucion gratë “punojnë” me njerëz të panjohur, një pjesë e të cilëve janë edhe maniakë seksualë, njërëz të dhunshëm, me sjellje (edhe seksuale) devijante, me prirje kriminale deri edhe sadiste etj. Ato udhëtojnë në makinat e tyre, sikurse kalojnë nëpër parqe, lugina, poshtë urave e në vende të tjera të rrezikshme, sikurse nëpër shtëpi, dhoma hotelesh etj., duke qenë të pambrojtura

Lekë Sokoli

41

e të rrezikuara. Vetë prostitutat, duke mos patur mbrojtje ligjore, përpiqen t’i dalin zot sigurisë së tyre por, në pamundësi për të arritur këtë, detyrohen të “thërrasin” kujdestarët tutorë. 2. Çdo individ ka të drejtën e lirisë, askush nuk mund të mbahet në skllavëri etj., por prostitucioni është quajtur “skllavëria e bardhë”. Në prostitcion gratë janë të keqtrajtuara, për shkak të përdhunimit, rrëmbimit të vazhdueshëm, shitblerjes për seks etj. Derisa ato nuk mund të ikin, atëherë ato janë skllave të seksit. Të jesh skllav (i seksit etj.), do të thotë të jesh i privuar nga liria. Prostitutat kanë humbur, përgjithësisht, të drejtën dhe aftësinë për t’i thënë “ndal” gjendjes së tyre. Në më të shumtën e rasteve privimi nga liria vihet re që në fazën e rekrutimit të tyre. Ndër femrat e anketuara në Romë (vitet 1994 dhe 2002), del se në më shumë se ½ e rasteve (për shqiptaret) dhe në rreth ¼ e rasteve (prostitutat nga vendet e Perëndimit), rekrutimi është bërë me forcë ose me mashtrim nga një mashkull. Në mjaft raste për të realizuar këtë rekrutim ka ndërmjetësuar një prostitutë tjetër (tabela 2): Tabela 2: Hyrja juaj në prostitucion ishte vetërekrutim, rekrutim nga një tjetër prostitutë, rekrutim me forcë nga një mashkull, apo rekrutim në rrethana të tjera? Në përqindje
Përgjigjet mbi mënyrën e rekrutimit të prostitutave Ishte një vetërekrutim Ishte rekrutim nga një tjetër prostitutë Ishte joshje ose rekrutim me forcë/mashtrim nga një mashkull Ishte rekrutim në rrethana të tjera Gjithsej Shqiptare 14.2 22.6 57.8 6.2 100.0 Perëndimore 22.6 48.1 24.0 5.4 100.0

Tabela 3: Hyrja në rrugën e prostitucionit ishte zgjedhja juaj e lirë, ishit e detyruar vetëm nga rrethanat apo e detyruar me dhunë nga dikush? Në përqindje
Përgjigjet mbi zgjedhjen e profesionit të prostitutës Ishte zgjedhja ime e lirë U detyrova nga rrethanat Dikush më detyroi të bëhem prostitutë Gjithsej Shqiptare 21.5 54.2 24.3 100.0 Perëndimore 39.2 49.5 11.3 100.0

42

Analiza sociologjike

Thuajse i njëjti përfundim arrihet edhe nga të dhënat e tabelës 3. Vetëm një ndër pesë prostituta shqiptare pohon se profesioni i prostitutës ishte për të një “zgjedhje e lirë”. Të tjerat pohojnë se kanë qenë të detyruara nga dikush apo nga rrethanat. 3. Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve mizore, çnjerëzore, denigruese (OKB 1948/1998: neni 5), por gratë në prostitucion janë të pambrojtura nga dhuna, torturat, keqtrajtimi etj. Prostitucioni përfaqëson në mënyrë tipike një marrëdhënie të karakterizuar nga domonimi, degradimi, vartësia. Për prostitutat që u përfshinë në sondazhin tonë, të pangrënët, pagjumësia, rraskapitja, rrahjet, torturat, abuzimet fizike, seksuale apo dhuna fizike e psikologjike ishin të zakonshme. Nga studimi ynë, sikurse edhe nga studime të mëparshme, provohet se gratë në prostitucion janë subjekte të një dominimi e dhunimi total. 4. Çdo njeri ka të drejtë t’i njihet personaliteti juridik, në çdo vend e në çdo rast (OKB 1948/1998: neni 6). Kjo lidhet me dinjitetin dhe cilësinë e jetës. Por sa cilësore është jeta e prostitutave? Si një pyetje e sondazhit tonë, ajo mori prej 204 prostitutave nga Evropa (edhe shqiptare), Afrika, Amerika dhe Azia, përgjigjet e mëposhtme: Tabela 4: Aspekte social-psikologjike të jetës së prostitutave (Në përqindje)
Pyetjet e bëra për 204 prostituta A e doni jetën? A ndiheni fajtore? A e quani normale punën që bëni? A keni menduar ndonjëherë të vrisni veten? A duhet të lejohet prostitucioni? A keni frikë nga vdekja? A keni një të dashur? A ndiheni e kërcënuar? A ka ndryshuar sjellja seksuale nën kërcënimin e SIDA-s? A do të vazhdoje të punoje si prostitutë edhe po ta dije se je infektuar me virusin HIV? A vuani nga ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme? A është e vërtetë që një mashkull ka një rol të rëndësishëm menaxhues në karrierën tuaj si profesioniste? A keni punuar fillimisht nën vëzhgimin e një personi tjetër? A keni midis klientëve tuaj një apo disa të parapëlqyer? A do ta ndërronit punën e sotme me një që të jep të ardhura minimale, vetëm sa për të jetuar? Po 97,5 13.2 64.2 59.3 90.1 68.6 42.6 88.2 76.0 23.5 30.4 88.7 77.9 93.6 31.4 Jo 2.5 86.8 35.8 40.7 9.9 31.4 57.4 11.8 24.0 76.5 69.6 11.3 22.1 6.4 68.6

domethënë janë shitur.2 për qind). Rreth 90 për qind e tyre pohojnë. etj. Në të vërtetë edhe kjo nuk e zgjidh plotësisht problemin e (pa)barazisë. se janë përshtatur. madje pa shumë vështirësi.9 për qind). seksual). Ligjet që ndalojnë prostitucionin i quajnë prostitutat si të inkriminuara edhe kur ato janë të viktimizuara. tutorët dhe klientët (sidomo klientët e dhunshëm). derisa ato kryejnë një veprimtari të kundërligjshme. 7. prostitutat kanë ndërruar tutor. se në shumicën e rasteve (77. 5. 6. Por në prostitucion kjo barazi nuk mund të realizohet qoftë edhe për faktin se ligjet dënjnë vetëm gratë që e ushtrojnë atë. por jo klientët e tyre. Liria për të qenë i mbrojtur nga arrestimet abuzive/arbitrare është e drejtë qytetare (OKB 1948/1998: neni 9). vetëm sa për të jetuar etj. Mund të vërehet. Policia shpesh dërgon njerëzit e saj te prostitutat. gjithsesi. Madje edhe liria humbet vetëm për gratë. se kanë një mashkull tutor (kjo shumë më e theksuar për emigrantet). jo për burrat. se rreth ¼ e tyre pohojnë se ato do të vazhdonin të punonin si prostitutë edhe po ta dinin se janë të infektuara me virusin HIV (!). ndër të arrestuarit janë shumë më tepër gra se burra. 8 për qind e tyre). Barazia gjinore para ligjit është gjithashtu një e drejtë qytetare (OKB 1948/1998: neni 8).. me punën që bëjnë derisa (68. se 6 ndër 10 prostituta kanë menduar të vrasin veten. Gratë në prostitucion nuk kanë as mbrojtjen e policisë. sikur ajo të jepte të ardhura minimale. nisur nga ideja se kjo pabarazi zgjidhet duke u njohur prostitutave të drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre. Rrjedhimisht ato janë në mes të tre zjarreve: policia. gjithashtu. Ky përfaqëson një diskriminim ligjor (gjinor. se në vend të viktimizimit ilegal të prostitutave do të kishim viktimizimin legal të tyre. Studiuesit kanë debatuar lidhur me legalizimin e prostitucionit. për t’i identifikuar dhe arrestuar ato. E drejta e fshehtësisë së jetës private është përfshirë gjithashtu në . se në vlerësimin e prostitucionit ekziston një standard i dyfishtë.Lekë Sokoli 43 Meritojnë vëmendje përgjigjet që provojnë se shumica e prostitutave (64. ushtrimin e prostitucionit e quajnë si një punë normale. Për shkak të ushtrimit të prostitucionit. nuk dëshirojnë ta ndërrojnë atë me një tjetër. ndonëse pohojnë se rreziku i SIDA-s e ka ndryshuar sjelljen seksuale të tyre (3/4 e tyre pohojnë se bëjnë seks të sigurtë).

sepse ka qenë klient prostitutash ose tutor i tyre”. për shembull. por me shumë vështirësi Mund të braktiset pa shumë vështirësi Jo. E drejta e pronësisë gjithashtu është vlerësuar si e drejtë qytetare 10 Privimi nga kjo e drejtë civile nuk është vetëm për prostitutat shqiptare. Martesa. Thuhet. . përgjithësisht prostitutat kanë “zgjedhur” këtë të fundit. www.prostitutionresearch. Madje. .4 40.. të gjitha janë të drejta të kufizuara. lidhet me mundësinë e braktisjes së prostitucionit.4 30. nëse ato bëhen prostituta. 10.7 100. gratë janë të rrezikuara për humbjen e fëmijës së tyre. “Unë. Midis familjes dhe rrugës. Shih. kundrejt atyre shqiptare10 (tabela 4). Edhe në këtë rast prostitutat janë objekt diskriminimi. Ato nuk arrijnë të krijojnë e të kenë një familje normale.9 16. madje jo pa të drejtë. Në vendet demokratike ndërhyrja në jetën private të tjetrit ndëshkohet penalisht. 9. Por në prostitucion bëhet publike pikërisht ana më e qenësishme e jetës private: jeta intime.44 Analiza sociologjike listën e të drejtave të njeriut (OKB 1948/1998: neni 12).kurrë nuk kam dëgjuar që një burrë të ketë humbur fëmijën e vet. për të cilën kemi këto të dhëna: Tabela 5: Sipas jush. derisa nuk bëjnë jetë normale.4 71.com . e drejta e pasjes fëmijë etj. Prostitution in Canada.thotë një studiues. se prostitutat nuk kanë jetë private 8.0 Perëndimore 29. Sipas një studimi të Kathleen Barry mbi skllavërinë e seksit ndër prostitutat e rrugës në Toronto. Kanada. sipas ligjeve të shumë vendeve.0 Në të dhënat e këtij sondazhi tërheq vëmendjen diferencimi midis prostitutave me shtetësi nga vendet e Perëndimit.2 100. del se mbi 90 për qind e prostitutave dëshironin të shkëputeshin. të paktën pa u amortizuar fizikisht e moralisht Gjithsej Shqiptare 11. E drejta për të qarkulluar lirisht (OKB 1948/1998: neni 13). por nuk mundnin. një prostititutë profesioniste a mund ta braktisë këtë profesion? (Në përqindje) Përgjigjet mbi mundësinë e braktisjes së prostitucionit: Mund të braktiset.

si institucion. në prostitucion është e cënuar dhe e kufizuar. duke e trensferuar këtë të drejtë civile te vetja. Kanada.Lekë Sokoli 45 (OKB 1948/1998: neni 17). me fillimin më të hershëm të marrëdhënieve seksuale. me migrimin drejt zonave të mëdha urbane. E drejta e lirisë së opinionit e të shprehjes është gjithashtu një e drejtë qytetare (madje e shenjtë) e njeriut (OKB 1948/1998: neni 19). i njohur para ligjit. në të cilat u vendosën edhe marrëdhënie sociale anonime.). me jetën më të hapur seksuale. Gjithashtu ai është i lidhur me shkallën e liberalizimit të shoqërisë së sotme shqiptare. Derisa prostitucioni lulëzon edhe në vendet me standardin më të lartë të jetesës (Suedi. i shesin apo i japin me qira. por mjaft i përhapur. Të jesh prostitutë do të thotë. Studimi ynë tregon se prostitutat vijnë kryesisht nga shtresat sociale më të varfra të Shqipërisë. Ai është i lidhur drejtpërdrejt e para së gjithash me prishjen e komuniteteve tradicionale. Prostitucioni. USA. me multipartneritetin seksual më të përhapur etj. Australi etj. të burrave/tutorëve që u marrin të ardhurat etj. i detyron gratë të heshtin qoftë edhe para torturave më çnjerëzore. me marrëdhëniet seksuale paramartesore dhe zhvlerësimin relativisht masiv të virgjërisë. por quhen si pronë e meshkujve që i blejnë. një “jopersonalitet legal”. është një dukuri relativisht e re (rreth dhjetëvjeçare). me emigracionin e jashtëm dhe sidomos me komercializimin e marrëdhënieve sociale. të jesh një “joperson fizik” real. nga pikëpamja e të drejtave. Politikat e reduktimit të varfërisë përfaqësojnë njëherësh edhe krijimin e kushteve social-ekonomike për pakësimin e pasojave sociale të prostitucionit (nëse jo të eliminimit të tij). Ato përgjithësisht jo vetëm janë të zhveshura nga prona. por ato mbeten të tilla për shkak të jetës që bëjnë. si profesion dhe si trafik. Përfundime e rekomandime Në Shqipëri prostitucioni. Gratë jo vetëm hyjnë të varfra në prostitucion. Pra edhe e drejta qytetare e të qenit një person fizik real. do të thotë se faktori ekonomik nuk duhet absolutizuar. në të cilat edhe jeta seksuale ishte pak a shumë e kontrolluar. .

disa stereotipe që kanë shërbyer për “disiplinimin” e sjelljes seksuale të grave. nuk marrin parasysh faktin se gra “të mira” janë quajtur gratë joseksi. OJQ-të etj. me faktorë të rastësishëm. Jackson and Otto 1984). Sipas përfaqësueseve të feminizmit. Prostitucioni është gjithashtu një problem i opinionit publik dhe i shoqërisë civile shqiptare. i cili përfaqëson një njollë të zezë në historinë e tranzicionit paskomunist shqiptar. 1983. të cilat quhen (sidomos nga disa përfaqësues të lëvizjes feministe). më pas. pa përmendur lezbiket.46 Analiza sociologjike Mekanizmi që mban gjellë prostitucionin është “uria seksuale” e burrave dhe “paftësia” e grave për ta shuar këtë uri me seks jashtëprostitucional. Por fakti që vetëm në më pak se një për qind të rasteve të rekrutimit të prostitutave shqiptare janë bërë denoncime në organet shtetërore shqiptare tregon.. familjet. Kjo ideologji përmban dy bindje të rëndësishme që lidhen me vlerësimin nga vetë prostitutat të vetvetes dhe të punës që bëjnë: (1) se prostitutat (pra ato vetë) janë të domosdoshme. Studimi ynë nxjerr në pah disa koncepte interesante në vlerësimin e prostitucionit nga vetë prostitutat. ca më pak. pra para se të fillojnë ta ushtrojnë këtë profesion. Ndaj shoqëria dhe shteti shqiptar duhet të investojnë më shumë për eliminimin përfundimisht të trafikut të dhunshëm të grave. gratë “e mësojnë” teorinë (më saktë ideologjinë). Në këndvështrimin e të drejtave të njeriut. Përzgjedhjen e profesionit ato e bëjnë më parë në trurin e tyre e. për shembull. 1991: 134). prostitucioni është një problem i rendit publik. ky stereotip duhet zhdukur. se ato kryejnë një detyrë të rëndësishme për shoqërinë dhe (2) se prostitutat (ato vetë). ose “gratë e mira”. mungesa e besimit te shteti . nuk është i lidhur vetëm me faktorë jashtë vetes dhe. e prostitucionit para se ato të fillojnë ta zbatojnë atë në praktikë. Nëse shprehem me gjuhën e studiuesit amerikan Thio. janë moralisht më superiore se joprostitutat (Thio. Studiuesit socialë sugjerojnë se të qenit seksi (në kuptimin me njerëzor të fjalës). sipas tyre.. prostitutat etj). reagojnë dobët. po aq sa vetë prostitutat (Aitkin 1978. ndaj të cilit opinioni. nga njëra anë. për t’i difenencuar nga “të këqijat” (edhe gratë e dhëna pas seksit legjitim. Ndaj. si shkaktare të prostitucionit. Horton et al. është një kërkesë e domosdoshme edhe për “grate e mira”. Hyrja në rrugën e prostitucionit. me trupin e tyre.

Po shoqërive shqiptare dhe ballkanike. nga ana tjetër. nuk kanë munduar ta mposhtin. bërtasin ata. prostitucioni do të dominohet nga krimi i organizuar. legalizimi i prostitucionit nuk funksionon. 6 gusht 2002). midis të miturve e të rriturve etj. Mund të thuhet “një realitet vështirësisht i pranuar”. argumentojnë se shteti dhe shoqëria janë të detyruar të mbrojnë familjen dhe fëmijët. Në këtë këndvështrim duket se ka ardhur koha e fillimit të një debati për legalizimin12 në kushte të përcaktuara me ligj të prostitucionit edhe në Shqipëri. për shembull. në ekzekutorë të kriminelëve. fakti se prostitucioni përfaqëson tani një realitet vështirësisht11 të pranuar se “profesioni më i vjetër në botë” është bërë një ndër “profesionet më të rinj” në Shqipëri. që s’janë të afta apo nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për të zënë vend në tregun e punës etj. ç’u mbetet të bëjnë? Para së gjithash një kuadër ligjor më rigoroz që do të shkurajonte kriminelët. Prostitucioni.” (Kadare. afër Tiranës. duke mos gjetur mjet tjetër për shfarosjen e kësaj murtaje. të kërcënuar prej tij. vetëgjyqësitë etj. me kriza të rënda ekonomike. me të cilët ai ka bashkekzistuar në mënyrë të vazhdueshme. megjithëse kanë krijuar institucione të qendrueshme. edhe për prostitucionin polemikat midis dy kampeve të kundërta janë të mëdha. Prostitucioni meriton të trajtohet edhe si një problem juridik. midis profesionit “të zgjedhur” dhe atij “të imponuar”. Së dyti. një djalë 16-vjeçar ka vrarë nënën prostitutë (Koha Jonë. për fat të keq. Në këtë vështrim studimi vë në dukje nevojën e thellimit të diferencimit (në trajtim. Korrupsioni do të bëjë që. Së treti. kërcënon sidomos gratë e varfra.Lekë Sokoli 47 dhe institucionet e tij dhe. nisur nga reagimet shpesh ekstreme ndaj prostitucionit. Prostitucioni përfaqëson një problem të cilin as shtetet perëndimore. Për më tepër. gjykim e ndëshkim). djemtë shqiptarë. vazhdojnë ata. Ose. mbështetur në normat ndërkombëtare. ata argumentojnë se prostitucioni degradon femrën që e ushtron atë. edhe në kushtet e legalizimit. Shumica e prostitutave nuk do të regjistrohen dhe nuk do të bëhen ekzaminime të rregullta 11 . siç vëren Ismail Kadareja. Së fundi. Në FushëPrezë. me institucione të pakonsoliduara. siç janë krimet në familje. një bashkërendim institucional i këtyre vendeve dhe i vendeve të tjera të rajonit në luftën kundër prostitucionit. duket se është i domosdoshëm një proces i shpejtë dhe shumëplanësh i ringritjes morale të njerëzve (Krasniqi. 2003). Partizanët e ndalimit “pa kushte” të prostitucionit (Grupi I). “të revoltuar kundër atyre që shpesh rrëmbejnë motrat e tyre për t’i çuar si prostituta në Europë. 2000) 12 Sikurse në rastin e legalizimit ose jo të të drogës. midis viktimave e trafikantëve. në shumë raste. është i lidhur me dhunën dhe krimin. kthehen vetë.

me detyrime ligjore për të gjitha subjektet e shoqërisë shqiptare (strukturat shtetërore. Prostitucioni nuk mund të trajtohet i shkëputur nga dhuna ndaj grave. ngacmimi seksual apo njëfarë “ankthi femëror” i përgjithshëm. sipas tyre. madje e miratuar në vitin 1951. Pra. prostitucioni i rrugës dhe prostitucioni i detyruar.. Legjislacioni ndaj prostitucionit është zbutur edhe në shtetet e tjera të SHBA-ve (në San Francisko.). Kosta Rika etj. Sidoqoftë. argumentojnë se ndalimi i tij kurrë nuk ka funksionuar. por nuk ndalon prostitucionin si të tillë. i dënon ata që organizojnë prostitucion ose përfitojnë nga puna e prostitutave. Ata që propozojnë dhe mbrojnë legalizimin e prostitucionit (Grupi II). për shembull. Të ndalosh prostitucionin është moralisht e padrejtë. thonë ata. për realizimin në praktikë të barazisë gjinore. Nga ana tjetër. Mëkati. thonë liberalët. Singapor. Gjurmimi i prostitutave vetëm sa e rraskapit policinë. ku termi “burg për prostitutat” thuajse nuk dëgjohet më në shumë shtete. Në disa shtete të SHBA-ve (Nevada etj. Për të tjerat duhet debatuar. derisa gruaja dhunohet e mjekësore për SIDA-n dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. derisa ai përfaqëson një krim “pa viktima” dhe shteti nuk mund e nuk duhet të përpiqet të rregullojë sjelljen seksuale të individëve të rritur. Këtë rezolutë e kanë pranuar zyrtarisht vetëm 53 shtete. si në planin moral edhe në atë praktik. prostitucioni është legalizuar plotësisht. e rëndësishme është që të evitohet prostitucioni me të miturit. . ndalimi i prostitucionit. fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. cilësimi i prostitucionit si krim duket i pastudiuar dhe pa vend. Ndaj ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të nxiten jo vetëm debate. është praktikisht i pamundur. nuk mund të përjashtohet nga jeta e njeriut. ndoshta në favor të rregullimit ligjor të tyre. por edhe lëvizje sociale (madje edhe politike). punëdhënësit. e Perëndimit (duke përfshirë edhe Italinë). që me sa duket buron nga vetë statusi i të qenit grua. korruptimi i së cilës është gjithnjë i pranishëm. 13 Megjithëse asnjë shtet nuk “krenohet” për standardin e lirisë për të ushtruar prostitucionin. bazuar edhe në përvojën botërore13.48 Analiza sociologjike Një rezolutë e Kombeve të Bashkuara. Nga ana tjetër.). Madje edhe ato shtete që e kanë nënshkruar këtë rezolutë për prostitucionin. shoqërinë civile etj. për hartimin e një “akti të mundësive e shanseve të barabarta”. sot në botën e qytetëruar qendrimi ndaj prostitucionit ka ardhur përgjithësisht duke u zbutur. nuk ka më përndjekje të prostitutave (Horton et al. kanë çuditërisht një legjislacion shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. 1991: 132). në Holandë. Gjermani.

të diferencuar (me prirje rëndimi). diskriminimi e pabarazie gjinore (duke përfshirë prostitucionin). The Prostitution Tax in Roman Egypt. 1980. Gay People in Western Europe from the beginning of the Christian Era to the the Fourteenth Century. rrëmbim. of Leeds Int’l Semminar 6.). 1951. mund dhe duhet të ndërmerren iniciativa ligjore për trajtimin e krimeve ndaj grave (dhunim. Social Tolerance. John. 1978. Mary and Henderson. 1990. Ramiz. Madje mund të thuhet se nuk mund të zvogëlohet dhuna mashkullore ndaj grave. Christianity. Ka ardhur koha që për të ndihmuar ndryshimin e sjelljes mashkullore “nga brenda”. Papyr 28. in International Journal of Sexology. Pap. Tiranë: 8 Nëntori Arlecchi.Lekë Sokoli 49 rrihet për shkak të “statusit të vaçantë” (të të qenit grua). rrahje. 1991. 2000. Parathënie e Skllavet e Perëndimit. siç ndodh në vendet e qytetëruara. Pino. Bull. pp. 154-160 Boswell. fyerje. and Homosexuality. nuk mund të eliminohet pa ndryshuar sjelljen mashkullore. 1993. S. 5-12 Beard. Deri sot në Shqipëri janë krijuar e funksionojnë organizata të grave. Sacret Prostitution in Antiquity. si “cënim të integritetit të grave” apo si “cënim të barazisë gjinore” etj. 241-266 _____. pa u shtuar dhuna shoqërore ndaj burrave. përdhunim. XXVI: pp. pp. Raport to the 9-th congress fo the Party of Labour of Albania. Alia. të nxitet edhe krijimi i organizatave e lëvizjeve sociale të meshkujve. Am. The Prostitute as Worker in Women and Labour Conference Papers. pp. R. John. 1986. Por asnjë formë dhune. 1997. CQ 43. 480-503 Benjamin. Love and Marriage in Greek New Comedy. P. Gender and History. J. si krime “për shkak të një statusi të vaçantë”. Soc. Plots and Prostitution in Greek New Comedy. USA: Chicago Press Brown. pp. ndaj krimit kundër personit. H. 240-248. 93. 184-205 . kryesisht me statusin e OJQ-ve. pp. cënim të dinjitetit etj. REFERENCAT Aitkin.. Prostitution Reassessed. Tiranë: Korbi Bagnall.

Prostitution and Drugs. Princeton: P. Tiranë: 8 Nëntori Edwards. Todi. al. 1993. 1998. Between Courtesan and Wife: Menander’s Perikeiromene. Milazim. Rebeca. Apprenticeships in Prostitution. J. edited by Hallett et. Heath Housel. 1997. . pp. Catharine. Harold. 1996. Kadare. Phoenix 41. Kexington.. Mass. 1975. Eros and Aphrodisia in the Works of Dio Chysostom. 1. Status. Peter. Sociological Analysis. 1. J. Tiranë: Çabej. Paul J. R. Paul. 1968. Classical Antiquity 29. 2001. Gerald. Larson F. Horton B. 2003. 1987. USA: Copytron Academic Publishers. Vëll. The Sociology of Social Problems. Hodgson. epidemia pa fund. 66-95 Fantham. Samuel. Nr. 2000.: D. Vol. Greenwald. 1979. pp. Massyngberd. 5-8 Kallaba. pp. Stuttgart: Franz Steiner Vel. Në Politika & Shoqëria. 257-268 Çupi. 2. David. Press. _____. The Boston Globe. Quae corpore quaestum facit: the Sexual Economy of Fimale prostitution in the Roman Empire. 2 (dhjetor). 2 February. New Jersey: Prentice Hall INC. Ismail. Inc. Der Konkubiant im kaiserzeitlichen Rom: von Augustus bis Septimus Severus. pp. 1999. 2000. Moda antishqiptare dhe ndërgjegjja europiane. Canada: University of Toronto Golbstain. 1959. in Roman Sexuality. I. Journal of Roman Studies 89. p. Sociology and everyday life. Prostitucioni. Anthony. Fjalor i mitologjisë. 38-61 Ford. Gazeta Albania: 18 prill Dhima. 6 prill Lukas. 1995. Sociologjia. A history of the legalization process of prostitution in the Netherlands. ‘An Unusual Optimism in Albania’. 1988. New Jersey: Printice-Hall. 1991. The Call Girl. Shoqëria dhe prostitucioni. trafikantë prostitutash. Prostitution in the Ancient Mediterranean World. No. Unspeakable Professions: Public Performance and Prostitution in Ancienr Rome. Alma. Albania: No Instant Demokracy. 1998. Gazeta Shekulli. 44-74 Flemming. Larson. Alex. E. 128-184 Friedl. New York: Ballantine Giddens. pp. James. USA. and Survival in Hellenistic Athens: A Study of Women in New Comedy. 122 Krasniqi. Phoenix 29. Zyrtarë të lartë malazezë. Historia Einzelschriften 98. North Carolina. Gazeta Panorama: 16 dhjetor Konstan. Sex. fq. Leslie R. Biblical Theology Bulletin 23. 1998.50 Analiza sociologjike Bryan. J. C. U.

Aleks. Raufer. 2001. tregu ilegal i prostitutave shqiptare. Mafia shqiptare – një rrezik për Europën. Lekë. terapia. në Politika & Shoqëria. 1970. London: Allen Lane Sokoli. Bologna: Zanichedi SPA Zholi. Vocabolario della lingua italiana. _____. Boston: Houghton-Mifflin. 1983. përkufizime. Xavier & Quere. Nicola. 2(12). 2000. 2003. Vëll. efektet. 2003. Sociologjia. “Mafia shqiptare” . 1996. Zingarelli. 26 gusht _____. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Thio. Droga. përhapja. Tiranë: ISPS & Rinia _____. Tiranë: Botim i Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut. 2002. Nr.Lekë Sokoli 51 Morali. Stefane. Gazeta Ballkan: 15 dhjetor . Damned Whores and God’s Police: The Colonization of Women in Australia. Greqia. Albert. Anne. Emanuela & Sibona. Tiranë: Korbi OKB. Pas gjurmëve të tregtarëve të mishit të bardhë. 1948/1998. klasifikimi. Deviant Behavior. ribotim i përshtatur për nivelin shkollor. Skllavet e Perëndimit. Tiranë: Onufri-Soros. Tiranë: Kumti Summers. 2002. Gazeta Bashkimi. 1975. Tiranë: Elio _____.një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar”. Tiranë: ISPS & Rinia _____. 1999. Droga–historia. Prostitucioni ose tregu i mistershëm. Demokracia dhe problemet sociale. Roberta. 6.

Kam shkruar e botuar disa artikuj shkencorë mbi prostitucionin. anketimit. çka do të thotë se njohja e së tashmes së tyre nuk mund të jetë e plotë pa njohur edhe zhvillimin e tyre historik. Durkheimi e sociologë të tjerë). Nr. Në këtë punim është përdorur kryesisht metoda historike dhe metoda krahasuese e studimit sociologjik. por edhe nga opinionin publik shqiptar është pranuar fakti se prostitucioni është një ndër dukuritë sociale më të dhimbshme e më tragjike të tranzicionit paskomunist shqiptar. “Profesionist”/”Si profesion”. 2004). 8. themeluesi i sociologjisë. janë më të nënvleftësuarat në studimet e sotme. 2005. 2 1 . Megjithatë ai është më i përfolur se i studiuar duke u mbështetur në metodikat e studimeve sociologjike. domethënë si veprimtari kryesore e ushtruesve të tij (në këtë fushë “shërbimesh”). atë të vrojtimit. Por fenomenet sociale janë. Vëll. Në këtë artikull janë bërë përpjekje për të analizuar prostitucionin profesionist2 në zhvillimin e tij historik edhe në terrenin shqiptar apo ndër shqiptarët përgjithësisht. sikurse vetë njeriu apo njerëzimi. 2003a dhe Sokoli. sidomos nga fillimi i shekullit XX.52 Analiza sociologjike Prostitucioni profesionist në Shqipëri gjatë shekullit XX e në vijim dhe debati për (ri)legalizimin e tij1 Një dukuri më e përfolur se e studiuar Tanimë jo vetëm nga studiuesit socialë. 51-69. bazuar kryesisht në metodat e të testuarit të problemit. 1(15). intervistave etj. fq. për shembull: Sokoli. E. (shih. në njëfarë mënyre. Në gjykimin tim këto metoda (ndonëse të përdorura edhe nga Konti. si punë me të cilën prostitutat merren në mënyrë të përditshme për të siguruar jetesën. kohë Botuar në revistën shkencore Politika & Shoqëria.

Lekë Sokoli

53

në të cilën vërtetohet fillimi i prostitucionit profesionist, madje edhe trajtimi zyrtar i tij. Kjo, sipas mendimit tim, ka jo vetëm vlera njohëse, por edhe vlera të rendit praktik, ndaj meriton të njihet e të mbahet parasysh sidomos nga studiuesit e sotëm socialë, ligjëvënësit, shoqëria civile etj. Njëherësh në këtë punim janë bërë krahasime e paralelizma edhe me vende të tjera, sikurse është polemizuar për një këndvështrim që lidhet me keqkuptime apo keqinterpretime, trajtime të pasakta apo të nxitura nga dashakeqësia, deri nga antishqiptarizmi. Sipas këtij këndvështrimi, fenomenet dhe problemet sociale të shoqërisë së sotme shqiptare (ndër to edhe prostitucioni), janë të lidhura me jetën tradicionale, me veset e shqiptarëve, madje deri me virtytet e tyre (!) A është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? Autorja shqiptare e parathënies së librit Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore të Don Benzit, klerikut të famshëm e ndoshta njeriut më të përkushtuar për zhdukjen e prostitucionit e shpëtimin e prostitutave (për mua ndër librat më njerëzorë dhe më i vlefshmi prej librave me këtë tematikë), shkruan kështu (Bregu, 2003):
... Asnjëherë nuk do ta harroj frikën dhe habinë time, kur për herë të parë më 1998, u përballa me një realitet tipik shqiptar, të zhvendosur gjeografikisht jashtë Shqipërisë. Vajza shqiptare në trotuaret e Europës, të keqtrajtuara fizikisht e psikologjikisht nga bashkatdhetarët e tyre, të shitura e blera si dikur në një pazar të ndyrë shifrash që varionin në sajë të bukurisë e moshës... (nënvizimi im, LS).

Në këtë citim gjejmë, madje në mënyrë të troçtë, pohimin se prostitucioni është një realitet tipik shqiptar, se gratë dhe vajzat e sotme shqiptare shiten e blihen në një pazar të ndyrë shifrash si dikur, pra siç është vepruar tradicionalisht në shoqërinë shqiptare etj. Mendoj se pohime të tilla duhen marrë si pohime më shumë emocionale të një gruaje të ndjeshme, që i është përkushtuar shpirtërisht dhe intelektualisht luftës kundër prostitucionit, por kurrsesi si pohime shkencore. Kjo sepse prostitucioni nuk rezulton të jetë një fenomen tipik shqiptar. Nëse kjo dukuri ka marrë përmasa

54

Analiza sociologjike

pas viteve ’90-të, kjo lidhet më shumë me të sotmen se me historinë. Nga ana tjetër, në Shqipëri nuk është praktikuar as shitblerja për qëllime prostitucioni, por vetëm për martesën. Por martesa tradicionale shqiptare (qoftë edhe kur është realizuar përmes parasë), nuk ka asgjë të përbashkët me prostitucionin profesionist dhe djemtë e sotëm tregtarë prostitutash nuk janë frymëzuar nga morali ynë tradicional, por nga e kundërta e tij. Me realitetin shqiptar, të lidhur edhe me ushtrimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit, merren studiuesit francezë të librit Mafia shqiptare, një rrezik për Europën (Raufer & Quere, 2003). Ata përpiqen të argumentojnë se shqiptarët e kanë në gjen klanin dhe mafian, madje që nga koha parahomerike (fq. 93), se hapësira shqipfolëse e Ballkanit është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias, se eksodi shqiptar i këtyre viteve (duke përfshirë edhe eksodin kosovar të vitit 1999), është një kolonizim mafioz (fq. 73), se Kanuni i Lekë Dukagjinit është, sipas tyre, “Bibla e mafias” (madja autorët “çuditen” pse ai shitet lirshëm në kioskat dhe libraritë e qyteteve shqiptare, shih: fq. 34, 117), se suksesi i mafias shqiptare lidhet me cilësi të përgjithshme morale, si fjala e dhënë, besa, familja biologjike (për ta, mafioze, fq. 116), apo lidhjet e gjakut. Pra, sipas autorëve të këtij libri, “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare, ndërsa forca e “mafias shqiptare” qëndron, në radhë të parë, te “kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. 22), nga prostitucioni (për të cilin shqiptarët paskan një traditë të hershme) dhe nga droga. Pra autorët e këtij libri të zi e kërkojnë origjinën e mafias shqiptare jo në cenet e shqiptarëve, por në virtytet e tyre: nderi, familja, besa, fjala e dhënë, mikpritja etj. (shih: Sokoli, 2003b). Por, a është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet hulumtuar së pari në traditën tonë historike dhe krahas kësaj, në traditën e të tjerëve, sidomos të fqinjëve tanë. Prostitucioni si praktikë kulturore universale dhe rasti i Shqipërisë Studimet mbi prostitucionin provojnë se në kushtet e sotme ai është shndërruar në një biznes global. Por, duke u mbështetur në përvojën historike, autorë të ndryshëm (për shëmbull, O’Neil, 1996), kanë pohuar se prostitucioni, tej të qenit një biznes global, përfaqëson

Lekë Sokoli

55

një praktikë kulturore universale. Le të shikojmë shkurtimisht disa aspekte të saj. Po fillojmë me kulturën biblike. Në Bibël prostitucioni ka vërtet “përmasa biblike”. Për të ka histori të jashtëzakonshme, siç është ajo e Rahab, një prostitutë që shpëtoi Izraelin nga shkatërrimi; e Ozeas3, profetit të “urdhëruar” për t’u martuar me një prostitutë; të një prostitute që “ulet në tryezë” me Jezusin4, deri te pohimi se prostitutat mund të zenë vend në Mbretërinë e Zotit edhe përpara udhëheqësve fetarë hipokritë (Mat. 21:31). Ja një ndër historitë e Biblës, me domethënien përkatëse: Ozea u martua me Gomerën, një lavire (prostitutë), dhe lindi një djalë me të. Djali u quajt Jezrahel, domethënë frut i martesës dhe jo i kurorëshkeljes. Por Gomera e braktisi Ozean, u bë përsëri prostitutë e, më pas, edhe skllave. Nga lavirësia (tanimë jo nga martesa), lindi edhe dy fëmijë të tjerë. Ozea mori vesh se ish-gruaja e tij, Gomera, ishte në shitje në një ankand skllevërish Ai shkoi në tregun e skllevërve dhe e bleu gruan e tij për 15 shekels5 dhe e çoi në shtëpi, jo për ta patur si skllave, por si gruan e tij, si të zonjën e shtëpisë. Kaq e madhe, e pabesueshme, ishte dashuria për të!… Madje ai ndryshoi edhe emrat e fëmijëve të gruas, pjellë e lavirësisë së saj, nga “Lo-ruhamah” (Jo i dashur) në “Ruahmah” (I dashur) dhe nga “Lo Ammi” (Jo i imi), në “Ammi” (Imi). Pas kësaj historie, Ozea iu drejtua njerëzve (simbolika): “Sa herë që ju (sikurse edhe unë), rendni në mënyrë të shfrenuar pas parasë (lakmia e pasurisë), pushtetit apo edhe kënaqësive, ne prostituojmë kundër Zotit… ose, thënë ndryshe, mëkatojmë e biem në krahët e djallit. Por Zoti na “blen” sërish, jo me 15 shekels, por me Dashurinë
Libri i Ozesë ose, siç quhet, Profecia e Ozesë, është i pari ndër librat e 12 Profetëve. Madje, në Testamentin e Vjetër, ai është vlerësuar si më i bukuri. 4 Shih, për shembull, Mëkatarja e falur, Bibla: 1471, Luka 7: 36–50). Por, sipas autorit të Kodi i Da Vinçit (2005), Maria Magdalena nuk ishte një putanë dosido, por e dashura e Jezu Krishtit dhe që mbeti shtatzënë me me të. Ajo ishte edhe apostullja e parë e Krishtit. Pavarësisht pohimeve të këtij lloji, studiuesit kanë pohuar se edhe Jezu Krishti është kritikuar për zemërgjerësinë ndaj prostitucionit (Horton, Leslie & Larson, 1991). 5 Në variantin shqip të Biblës (fq. 1234, pj. 3-2), thuhet: “Unë e bleva për pesëmbëdhjetë pare argjendi e për një masë e gjysmë elbi”.
3

38:24) dhe. Edhe në trajtimin e prostitucionit (prishjes së gjithëmbarëshme). e reja e tij. Madje është vërtetuar se ai është zhvilluar jo vetëm në mënyrë spontane.).56 Analiza sociologjike e Tij. Edhe Juda. Bibla (fq. na jep Mikea e quan këtë si kulm të prishjes së njeriut mbi tokë. një “mësim” personal. madje mjaft të çuditshëm. por si bijtë e tij të denjë. 1963. Jezu Krishtit. Madje ajo mbeti shtetzënë me të (Gen. Tamarën. Por Mikea beson se prej Betlehemit do të dalë “Ai që do të sundojë Izraelin” (Mik. thuhet se priftërinjtë e Izraelit financonin shtëpitë e prostitucionit. Ata që janë marrë me historinë e Romës. e cila ishte maskuar si prostitutë. 1994: 475). sikurse kthimi i Gomerës tek Ozea. Kështu Tamara. që lidhet me prostitucionin. dhe na kthen në rrugën e mbarë për të jetuar jo si skllevër. ajo i tragoi vjehrrit të saj se prostituta kishte qenë pikërisht ajo. të cilën e dinte prostitutë. por edhe në Jeruzalem e gjetkë6. kur Juda e mori vesh këtë. kanë theksuar edhe aspekte të trajtimit e të skllavërimit të grave. 1241) jep mësimin apo rrugëzgjidhjen: “Dashuria do të ngadhënjejë”. sidomos në Samari (qytet i Izraelit). por edhe si një veprimtari e rregulluar ligjërisht. një ndër dymbëdhjetë “bijtë e Izraelit”. sidomos në Greqinë antike dhe në Romën e lashtë.38:24). prostitucioni ka qenë mjaft i zhvilluar në antikitet. sikurse të dukurisë së hershme të prostitucionit. 38). Në Librin e Mikesë (Bibla. nga vitet 200 para Krishtit deri në 250 pas Tij. 1994: 1268-1276). Kur vendimi po zbatohej. i lindi dy fëmijë: Faresin dhe Zarën (Bibla. 6 . të gjithë njerëzit e mirë ishin edhe mëkatarë.” Simbolika e kësaj historie lidhet me Izraelin. me shkëlqimin dhe rënien e Republikës e të Perandorisë Romake (për shembull. Vetë Juda u bë ndjekës i Mesisë. 2004 etj. ka në Bibël (Gen. Të dhëna interesante për rregullimin ligjor të prostitucionit femëror në Romë. me “prishjen fetare e politike të tij” (Bibla: 1242). Por në të vërtetë ai kishte fjetur me të renë (nusen e djalit). Por Zoti fal. 5:1). Kaq i rëndë ishte mëkati i Judës! Në Testamentin e Vjetër (para Krishtit). Megjithatë mesazhi i tij i fortë nuk u dëgjua nga udhëheqësit e fesë. urdhëroi djegien e saj së gjalli (Gen. Sipas studiuesve. njësoj si lavirësimi i Gomerës dhe “Kthimin e tij te Hyji” (Bibla: 1244). Monteskjè. Ai shkoi në shtrat me një femër. Robinson.

pikërisht me kalimin nga e drejta amëtare (matriarkati). Familja (ende jo e shenjtë). Ky parashtrim historik i problemit tregon se prostitcioni është zhvilluar në përpjestim të drejtë me shkallën e skllavërisë. Beard & Henderson (1997). i McGinn-it eksploron ‘përkimin’ ndërmjet sistemit ligjor dhe realitetit social .Lekë Sokoli 57 studiuesi Thomas McGinn (2002). seksin dhe ligjin. gjithsesi thellësisht patriarkale. lindi edhe prostitucioni si institucion. por vetëm me skllevërit. 1973: 640). për shembull. Benzi (2001) etj. që shënoi edhe disfatën e madhe historike të seksit femëror (Engels. Edhe më i zhvilluar. Licht (1949/2001). në skllave të epsheve të burrit. Engels (1980). u kthye në shërbëtore. Sipas tyre kjo lidhet. Në të pasqyrohet formimi dhe përmbajtja e saktë e normave ligjore mbi prostitucionin. në të drejtën atërore (patriarkati). Houser (1998). kryetari i të cilit ishte zot i gruas. ishte një kombinim i sentimentalizmit dhe grindjeve shtëpiake8. Famulus do të thotë skllav shtëpiak dhe familje quhej tërësia e skllevërve që i përkisnin një njeriu (Zingarelli. të panjohura në historinë e mëparshme. së pari. statusin qytetar. Monogamia u shfaq si skllavërim i një seksi nga një seks tjetër. madje edhe më i studiuar. Brown (1990 e 1993). familjen.ekonomik dhe hedh dritë mbi një varg çështjesh të rëndësishme lidhur me shtresëzimin social. Martin (1996). sidomos të 7 Të tillë janë. është ushtrimi dhe shfrytëzimi i prostitucionit në antikitetin grek. fëmijëve dhe skllevërve. Gruaja humbi pozitën e vet të respektuar. bashkë me të. Ajo “u shpik” pikërisht për të karakterizuar një organizim të ri shoqëror. ndoshta unikal. . skllavërinë. veçanërisht statusin e gruas etj. Studimi. 1974: 226). edhe në fushën e historisë së shkruar mbi prostitucionin. Me familjen monogame. me përmbysjen e raporteve midis burrave e grave. parë në një kontekst social. martesën. Në kapërcyell të këtij shndërrimi të madh. të cilët kanë nxjerrë përfundime të rëndësishme për shkaqet e lindjes së prostitucionit. Porter (1999). Ai ka qenë objekt hulumtimi për një numër relativisht të madh autorësh7. në një libër mbi prostitucionin. pra si shprehje e kontradiktës midis sekseve. Fantham (1975). 8 Te romakët famija në fillim nuk kishte të bënte as me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre. ne hyjmë në fushën e historisë së shkruar mbi familjen dhe. grupet sociale. sjelljen seksuale.

shkruar nga Vatsyayana (shih: Vatsyayana. sipas të cilave gratë e reja që kapeshin në luftë bëheshin viktima të epsheve të fitimtarëve. Studiuesit kanë vërtetuar faktin se në periudhën e lulëzimit të Athinës. Por sidoqoftë ai ishte i mbrojtur nga shteti. 2003: 139). . rreth shekullit të tretë para erës sonë. Studiuesit e prostitucionit japonez kanë pohuar se kjo dukuri lidhet kryesisht me faktorë historikë e të traditës. Duke folur për prostitucionin e periudhës së lulëzimit të Athinës dhe figurën e prostitutës. Madje indianët. të përfitojë pasuri nga burri me të cilin është lidhur dhe të largohet prej tij pasi ia ka marrë të gjitha (nënvizimi im. në shkencë.58 Analiza sociologjike skllavërië së gruas. siç bëri Agamemnoni me Kasandrën (tek Eskili). sikurse 9 Nga hetere. për shembull. u përpoqën ta ngrinin prostitucionin. Edhe në Azi. LS). Madje në Athinë. sa edhe spartanet me karakterin e tyre… Gratë spartane dhe një pjesë e zgjedhur e hetereve9 të Athinës kanë qenë të vetmet gra në Greqi. Sipas kësaj “shkence” ‘detyra e një kurtizaneje është të njihet me burra të përshtatshëm. Në Japoni seksi dhe marrëdhëniet seksuale nuk janë trajtuar si çështje të moralit. sikurse dashurinë. sikurse në Europë. mund ta çonte në shtëpinë bashkëshortore. Engelsi (1980: 232-33). që në shekullin VI para erës së re. 1999: 116). prostutucioni lidhet me një traditë të lashtë. pas luftës. Bashkë me çdo hero pak a shumë të shënuar të Homerit përmendet edhe robinja e luftës me të cilën ai rron në tendën e vet dhe që. që shoqërohej me burra në Greqinë e Vjetër. prostitucioni ishte shumë i përhapur. të cilat me mendjet dhe me shijet e tyre artistike u ngritën aq lart mbi nivelin e përgjithshëm të grave të kohës së vjetër. Pjesa e gjashtë e Kamasutra-s (Shkenca e dashurisë). “mike”. Soloni kishte ngritur shtëpi publike (Benzi. titullohet Kurtizanet. Me qartësi të veçantë kjo është shfaqur edhe në veprat e Homerit. grua me sjellje të lira. shkruan: Pikërisht në bazë të këtij prostitucioni u zhvilluan në Greqi të vetmet figura të gruas greke. Gjithë “Iliada” është thurur mbi një grindje midis Akilit dhe Agamemnonit për një skllave të tillë. për të cilët të vjetrit të flasin me respekt.

5 herë më të përkeqësuara se në SHBA. quhet edhe “kryeqyteti i qejfit”. por edhe perëndeshë. sidomos shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe vajzave të reja është mjaft i zhvilluar. prostituta ka një status e autoritet të caktuar. prostitucioni nuk ka qenë ndonjëherë i ndaluar. Tel Avivi. madje edhe si një domosdoshmëri sociale. në vendet arabo-afrikane parashikohen dënime të rrepta për rastet e ushtrimit të tutor-biznesit të prostitucionit10 . në Izrael. Me lindjen e protestantizmit u bë Në Jordani. sidomos nëse vajzat e shfrytëzuara janë myslimane. i përhapur në Afrikën e zezë. (Morrison. 1998). madje lavire. në Egjipt parashikohen dënime me burg. format e tjera të dëfrimit” etj. theksohet se përmasat e prostitucionit në Izrael janë 2. Prostitucioni është pranuar gjerësisht si një komponent ‘i natyrshëm’ i shoqërisë. 11 Një organizatë izraelite. “sikurse të ngrënët. 10 . Këta e të tjerë shembuj tregojnë se historia e prostitucionit është ndër më kontradiktoret. në mungesë të një ligji antitutor. Megjithatë prostitucioni edhe në këto vende ka qenë dhe është mjaft i zhvilluar. siç pohon R. Në shoqërinë antike greke. Në Egjipt. Kjo pranueshmëri është reflektuar edhe nga ligjet shumë tolerante ndaj tij. Nigeria është cilësuar si vend ku ka mbizotëruar njëfarë morali puritan. për tutorët apo dhunuesit e prostitutave parashikohet burg deri në 30 vjet. Ndërsa në Liban. Në një libër të botuar nga instituti izraelit “Toda’ah”11. të paktën nëse vajzat janë myslimane. për shembull. Ajo është lavire sikurse edhe priftëreshë. Përgjithësisht. E tillë shfaqet edhe vetë prostituta si figurë. për shembull. Në Etiopi. të Perëndimit apo në SHBA. Tunizi etj. Prostitucioni është gjithashtu. Ransom (2000). e përfshirë në World Coalition Against Trafficking in Women. Në krishterimin e mëvonshëm ajo quhej një vajzë e pamoralshme. Tradicionalisht japonezët e kanë parë seksin si një fenomen natyror. prostitucioni. Megjithatë nigerianet janë kaq “të gatshmet” për t’u bërë prostituta. saqë janë në krye të listës së prostitutave afrikane në Europë. parashikohen dënime të rënda me burg ose edhe dënim me vdekje.Lekë Sokoli 59 në shumë vende të tjera të Lindjes. ata mund të vriten nga aktivistët islamikë. për shembull.

1960. Epoka viktoriane12 u karakterizua nga lufta midis idealit shoqëror puritan. Ai ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë. Ja si e ka përshkruar një reporter (cituar nga Tenot. p. por edhe sundimtare (Kleopatra. Në prostitucion të çonte edhe detyrimi religjoz (në Korint. 1982. që të mos mund të lëviznin gjatë aktit seksual. sikurse në të katër anët e globit. me përmasat e llahtarshme të tij.. engjëll e djall (meleqe apo dreqe). dyfytyrësisë. Shtëpia publike e Mary Jeffries. litarë për t’i lidhur ato në çdo qoshe. Kishtainy. është edhe shenjte edhe profane. snobizmit. Dhomat e znj. nga njëra anë.54). rrypat. perverse dhe e dashur. Ka zotëruar apo jo mendimi negativ për prostitucionin? Kjo është një çështje tjetër. “prostituta e Qezarit”. Megjithatë prostitucioni është një dukuri e shtrirë në kohë e hapësirë. nga ana tjetër. 1962. në tempujt e Babilonisë. Gjatë kësaj periudhe ndikimi i rreptësisë morale të Oborrit Mbretëror mbi zakonet angleze qe mjaft i thellë. nëse i referohemi prostitucionit. shthurjes etj. në Mesapotami etj. e cila sundoi plot 63 vjet (1837. Në tavane kishte unaza për të varur nga kyçet e duarve gratë dhe vajzat. Henriques. deri prangat prej hekuri për të lidhur femrat…” 13 Shih. është shprehje e kontradiktave të mëdha morale të Anglisë viktoriane. apo edhe që ngrihet në piedestal. edhe kjo epokë nuk i shpëtoi hipokrizisë. Por. kamxhikët. 1982.13 Prostituta. Prostitucioni i epokës viktoriane ishte i institucionalizuar. nga gratë e mira dhe nënat.1901). që dënohet me djegie së gjalli (Bibla). por edhe më të palavdishme. Prostitucioni. për shembull: Roberts. për shembull). Walkowitz..60 Analiza sociologjike ndarja e grave të këqija e mëkatareve. edhe nevojat seksuale mashkullore. pra. 1992. epoka viktoriane është quajtur si një ndër periudhat historike më përfaqësuese. sidomos në Londër. Jeffrles kishin pajisjet e dhomave të torturave.). Zola. Kjo epokë lidhet me emrin e Mbretëreshës Viktoria.. vende të ngushta ku i fusnin viktimat. dhe përmasave të jashtëzakonshme të seksit për treg dhe egërsisë së paparë të shfrytëzimit të prostitutave. 12 . Në mënyrë të veçantë u këmbëngul sidomos në vlerësimin e virtyteve familjare puritane. nga viti 1875 ishte më përfaqësuesja e kësaj periudhe. gjendjen e kësaj shtëpie publike: “Rrahjet dhe fshikullimet në to ishin në një shkallë të paimagjinueshme. Madje. Por të paktën asnjë shoqëri nuk është krenuar me të. 1972. robinë/skllave. Ndër pajisjet e “qefit” bënin pjesë thuprat.

kanë theksuar se edhe ilirët. nga sa u tha më sipër. për liri seksuale paramartesore apo elementë ekzogamikë. Ndër analizat e tërthorta mund të shihet për shembull vartësia e tij me shkallën e zhvillimit të skllavërisë. ose disa prej tyre. siç shprehet Athenaus (cit. Zakonisht. Pa marrë në mbrojtje këtë Kanun (ai nuk ka nevojë për mbrojtjen time). për të karakterizuar ata njerëz që. duke njohur shkallën e zhvillimit shoqëror në të cilën arritën fiset ilire. mendja e shqiptarit të sotëm shkon te “diskriminimi barbar” që i bëhet gruas në të drejtën tonë zakonore. dua të theksoj se të paktën i gjithë kodi moral (apo edhe penal) shqiptar. është vështirë të supozohet nëse kemi të bëjmë me robërit në kuptimin e plotë të kësaj fjale. por thjesht robëri. apo tek izraelitët etj. siç analizon Stipçeviq (2002: 192). Në ndonjë libër. se lindja e tij lidhet me qytetërimin (si etapë e zhvillimit shoqëror). gjegjësisht për skllavëri. 2002). Por. se ai është zhvilluar në përpjestim të drejtë me shkallën e skllavërisë. nga Stipçeviq. kanë folur për pozitën e posaçme të gruas në disa fise ilire. nga përvoja e tyre. në mungesë të burimeve të drejtpërdrejta. Por asgjë nuk thuhet për shfrytëzimin seksual të grave të robërve. duhet të rikujtojmë. pra jo larg nesh. Disa autorë antikë (Varoni. ndërsa në kohë lufte luftonin nën urdhërat e të zotit. e dinin ç’ishte skllavëria dhe prostitucioni. është vendosur në kllapa fjala greke dhuli. kur preket kjo temë. romakët (sikurse venedikasit. për shembull).). se ai është shfaqur me më shumë qartësi sidomos te grekët. si në Greqi e në Romë. nuk lë kurrëfarë shtegu për prostituimin e grave. posaçërisht në Kanunin e Lekë Dukagjinit. se lindja e prostitucionit lidhet me përmbysjen e raporteve midis burrave e grave. si institucion. është një dukuri e . e kanë njohur institucionin e robërisë.. Disa madje flasin për mbeturina të matriarkatit të vonshëm. Autorët antikë (Theopompi. në kohën e lulëzimit të republikës së tyre). në kohë paqje punonin tokën. megjithëse autorët që kanë shkruar për ilirët janë më shumë grekë që. i sanksionuar në kanunet tona. Por le të shkojmë më tej në kohë. Prostitucioni lidhet gjithashtu me pozitën e gruas në shoqëri. Agatarhidi etj. krahas kësaj fjale (robëri). Por prostitucioni.Lekë Sokoli 61 Po ndër shqiptarët e paraardhësit e tyre? Për të analizuar mundësinë e zhvillimit të prostitucionit te paraardhësit tanë. Madje për ilirët nuk është përdorur termi skllavëri.

një grua.. etj. malësori apo ushtari shqiptar... me të cilët unë jetova e hëngra bukë. LS) e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Zhak Burkari. E. London: Methuen & Co LTD). respektin për nderin (nënvizimi im. Sidoqoftë. po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë. duket si një zotëri madh. trimërinë.. në shtëpinë e të cilëve banova.. Fshatari. 14 . normat e bashkëjetesës. 1963. zhvillimi i prostitucionit shkon në unitet me jetën e një populli. moralin tradicional etj.. 2002: 192). Në këtë vështrim. duken diferencime të mëdha. shkruan kështu (shih: Papa. Teuta. Në burimin origjinal thuhet: “… under the energetic leadership of their ambitious queen Teuta…” (Robinson. krahasuar me vendet e tjera me prostitucion të zhvilluar. Në asnjë nga popujt e Gadishullit Ballkanik ne nuk ndeshemi me virtyte të tilla aq burrërore. 2004: 136-138): Për historianin. zinte pozicionin e mbretëreshës (Stipçeviq. Për më tepër. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin. mospërfilljen për paranë. qysh në shekullin e dytë para erës së re. politikoushtarake. etnografin ose sociologun Shqipëria është një vend i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës. autorë grekë e romakë kanë theksuar se tek ilirët gruaja kishte një pozitë më të privilegjuar kundrejt të tjerëve. Si tregues të kësaj pozite autorë të ndryshëm përmendin faktin se në shtetin ilir. Cyril.. të cilat janë të njëkohshme me lashtësinë greke.. Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lavdoj këtë popull të shquar. A history of Rome. si ato që vërejmë te shqiptarët. i cili për mrekulli ka rajtur gjuhën dhe doket e tij. sociale e familjare.. janë të denja për bukurinë e tyre fizike. duke gjykuar në kompleks: me jetën ekonomike. veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur. me të drejtën zakonore. anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave në kohën e tij. Madje në literaturën mbi Romën përdoret cilësimi “nën udhëheqjen energjike të mbretëreshës së tyre ambicioze Teuta”14 etj. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan. Shqiptarët i përkasin një race ndër më të bukurat në Europë dhe virtytet e tyre morale. Në librin Shqipëria dhe shqiptarët. ndër më të rrallat në Lindje.62 Analiza sociologjike pasmatriarkatit.

Falë imunitetit kulturor të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre. jo larg nesh. . Pohimi se prostitucioni te ne “nuk ka histori” duhet kuptuar si një fakt: Shqipëria. siç është për shembull Greqia apo Italia fqinje. që prostitucioni të ketë patur te ne ndonjë përhapje të krahasueshme me shumë vende të tjera. ‘në mbrojtje’ (edhe në kuptimin ushtarak të fjalës). nuk ka lënë gjurmë të qenësishme ndër shqiptarët. sllavobullgarë apo sllavo-serbomalazezë. pra. të cilat e bënin këtë shërbim veç punës së tyre (Spektër. për shembull. Historikisht prostitucioni ka bashkëshoqëruar luftërat dhe pushtimet. ishte rreptësisht e koduar dhe e kontrolluar. albanologësh. sikurse vende të tjera mesdhetare. mund të pohojmë se prostitucioni në Shqipëri “nuk ka histori”. Nuk rezulton. Përgjatë saj ka patur motele e hane në të cilat edhe seksi është ofruar si shërbim. në të drejtën tonë zakonore. me jetën tradicionale të shqiptarëve. Nëse për përhapjen apo edhe rregullimin ligjor të prostitucionit në këto vende ka një literaturë të bollshme. në të cilat prostitucioni ka lulëzuar në çdo fazë të qytëtërimit të tyre. gjermanë etj. në libra kronikanësh. për të mos shkuar më tej. në folklorin tonë etj. përgjithësish.Lekë Sokoli 63 Pra. Shqipëria ka qenë në më të shumtën e kohës arenë luftërash të të tjerëve apo një vend i pushtuar. nga familja e mbylluar. pushtimi romak. Rruga “Egnatia”. Megjithatë shqiptarët kanë ruajtur identitetin e tyre: gjuhën. grekë. patriarkale. austro-hungarezë. të paktën ai nuk është kurrsesi një fenomen tipik shqiptar. 2003: 21-22). përgjithësisht. italianë. të dominuar nga jeta e mbyllur. zakonet. gjeografësh. nuk ka prodhuar prostitucion “së brendshmi”. Përkundrazi ajo ka qenë në udhëkryqe historike e gjeografike apo në udhëkryq të interesave të fuqive ushtarake të kohëve të ndryshme dhe është “populluar” nga pushtues të kulturave të ndryshme: kristiano-romakë. Pohohet se në hanet e udhëtarëve këtë prostitucion e kanë ushtruar kryesisht vajza jetime. kodin e tyre etiko-moral etj. në të cilën gjithçka. Megjithatë edhe Shqipëria historikisht nuk ka qenë një vend i izoluar. turko-islamë. mbart një histori mbi 23 shekullore. Ky “përjashtim” lidhet me puritanizmin tonë karakteristik dhe. përfshirë edhe jetën seksuale të pjesëtarëve të saj. të paktën unë nuk kam gjetur ndonjë gjë të shkruar për prostitucionin në librat mbi historinë e Shqipërisë.

15 Subjekti i tregimit ka në qendër një bej shqiptar të degjeneruar. nuk ka kaluar pa lënë gjurmë. Mitrush. Sidoqoftë tregime të tilla janë si një prelud i luftës së klasave që do të niste pak më vonë. objekt i së cilës do të ishte jo vetëm klasa e bejlerëve. në Kuteli. të cilat i rrëmbente nga familjet e fshatarëve dhe i zhvirgjëronte). për beun. pa patur në vetvete asnjë frenim moral e njerëzor. në funksion të kënaqjes së dëshirave dhe epsheve të tij. nuk kanë shumë dijeni për praninë e prostitucionit në Shqipërinë e para Luftës së Dytë Botërore apo edhe gjatë saj. harbonte në lidhje të panumërta jashtë kurore. midis tyre edhe studiues socialë. Ky është beu shqiptar që nuk kursen vajzat e reja shqiptare për t’i bërë dhuratë për haremet e Stambollit. 1989). Ai jepet si një njeri mizor dhe gjenetikisht i degjeneruar. 2000: 129). sikurse nuk kursen vajzat e djemtë e rinj të “haremt të vet” për të fjetur me ta. i vitit 1937: Vjeshta e Xheladin Beut. se në 15 Shih: “Vjeshta e Xheladin Beut”. Ky trillim letrar (gjithsesi i dhënë në funksion të nxjerrjes në pah të një realiteti të caktuar). Fillimet e prostitucionit në Shqipëri. Vëll. Xhixhi hanëmi. Tiranë: SHB Kuteli. apo si alegori e fundit të pashmangshëm dhe të merituar të një tirani (Plasari. por edhe prostitucioni si fenomen (shih më poshtë). i lidhur në martesë vetëm për formë. 1987. Kutelit. fshatarët vdisnin sepse e “kishin zakon”. Ligjet e para për legalizimin e tij Të moshuarit që kam pyetur. gjithsesi. edhe përsa i përket prostitucionit. i cili. shfrytëzon dhe nxit dhunshëm prostitucionin. Por kjo periudhë. Një “dëshmi” të ndikimit të haremeve osmane në jetën shqiptare na e jep një tregim i M. Pohojnë. . 2001. sikurse gruaja e tij. i cili gjithë botën përreth vetes e sheh si mall të tijin. sepse shkonte në shtrat me gra e dylberë (meraku i tij ishin vajzat e njoma. 1. Hamiti. Por. që fshikullon fuqishëm artistikisht pushtetin dhe normat morale të klasës së bejlerëve shqiptarë (Jorgaqi.64 Analiza sociologjike Madje të njëjtën gjë mund të themi edhe për pushtimin pesëshekullor osman. Prozë dhe vargje të zgjedhura. 1995: 45. është interpretuar si një krijim realist me frymë kundërfeudale. ndonëse sëmundja e tij ishte veneriane dhe e dinte se mund ta përhapte atë. ndër të tjera.

Ai u shfaq duke filluar nga viti 1910. “Zogu i Zi” (Spektër. Të tjerë pohojnë se edhe e famshmja “A doni qymyr zotëri?” e Migjenit. fq. sidomos pas vitit 1920. shteti vendosi pa ndonjë hezitim të madh legalizimin. për shembull. të bazuara mbi raporte komisionesh të posaçme mbi prostitucionin. Edhe reagimi i parë zyrtar rreth këtij fenomeni përkon thuajse me fillimin e vetë shtetit shqiptar. Dokumentet e Arkivit të Shtetit dëshmojnë se në Shqipëri. 2003: 21). Më pas vijuan një varg analizash. Këto trajtesa lokale u pasuan nga rregullorja e re e prostitucionit. fq. ekziston një periudhë në të cilën prostitucioni ka qenë i institucionalizuar. nga njëra anë. nuk është bërë objekt trajtimi nga studiuesit dhe. Elbasanit etj. homoseksualizmi etj. nuk është pa interes analiza e prostitucionit profesionist shqiptar. fondi i studimeve për këtë temë është thuajse i zbrazët. Sokoli. si burim informimi mbeten dokumentet zyrtare. 160. Për disiplinimin e prostitucionit. fq. 30. Por. 1999. nuk njihej si dukuri16 dhe se kjo lidhet. është ende një ndërtesë në të cilën dikur është ushtruar prostitucion publik. me vendim nr. 17 Fletorja zyrtare. datë 10 shkurt 1922. para dhe pas formimit të shtetit kombëtar.Lekë Sokoli 65 Tiranë për shëmbull. paksa i veçantë. 134-35. si pasojë. gjithsesi. Me të duket se lidhet edhe emërtimi popullor.. Sokoli. në organet vendore të Korçës. sikurse droga. miratuar nga Këshilli i Ministrave. mund të merret edhe si ofertë prostituimi. u shfaq në fund të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX. 196. 27 etj. 2003. Prej tyre u arrit në vendimet për të parat shtëpi publike në Shqipëri. në të gjitha qytetet e mëdha të vendit (shih: Musaj. nr. 4. Ndaj. ndërsa propaganda zyrtare e quante atë si shprehje të kalbëzimit të kapitalizmit. Durrësit. Sokoli. Pas miratimit në Parlament. prostitucioni i mirëfilltë. 16 . 2004. Në studime të mëparshme kam pohuar se në Shqipëri prostitucioni. sidomos në gjysmën e parë të shekullit XX. në historinë e Shqipërisë. Ai fillimisht huazoi rregulloren e prostitucionit të Sarajevës. kjo rregullore u shndërrua në ligj. Fenomeni i prostitucionit në shoqërinë shqiptare. 2002: 260-61). me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi “depërtimin” e tij.17 Mund të shihen. gusht 1922. në qytetin e Shkodrës dhe. fq. Në mungesë të studimeve të mirëfillta. te “Zogu i Zi”. por ilegal.

Në të tilla raste parashikohej detyrimi ligjor për t’i dërguar prostitutat “e lira” në shtëpitë publike të licencuara. regjistrimi dhe organizimi i vizitave mjekësore ndiqej nga komisariatet e policisë së prefekturave. ari e deri në dy vjet burg. Një pjesë e këtij fondi do t’u jepej grave që hiqnin vullnetarisht dorë nga prostitucioni. Më pas. Sipas tij. Për t’u përmendur është gjithashtu ndihma që parashikohej për prostitutat. shtëpitë e përgjithshme. për t’u ardhur në ndihmë grave prostitua. Edhe gjobat që do të vileshin nga prostitutat që shkelnin rregulloren. siç shihet. Por pagesa bëhej në komisariatet e policisë dhe ½ u takonte mjekëve. shtëpitë publike ose. Në rregullore përcaktoheshin detyrat e drejtuesit të shtëpisë publike. në thelb. shteti shqiptar nuk e nxiste prostitucionin. përgjithësisht. Kjo masë antikorrupsion merrej me qëllim që mjeku të mos komprometohej e t’u jepte leje për ushtrimin e prostitucionit grave të sëmura apo të pashëruara plotësisht. Evidentimi i prostitutave. Atij i ndalohej keqtrajtimi i tyre për të rritur të ardhurat personale. i cili detyrohej t’u plotësonte grave publike kushtet e paracaktuara me ligj dhe të respektonte të drejtat e tyre. Prostitutat duhej të regjistroheshin në këto institucione dhe t’i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë mjekësor. në mënyrë që t’i pritej rruga përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. . për prostitutat parashikoheshin masa mjaft të rrepta në rastet e shkeljes së tij. Pra. iu ndalua që prostituta t’i jepte mjekut para në dorë për vizitën mjekësore. Me rregulloren në fjalë ndalohej prostitucioni i rrugës dhe. Për këto raste. u bënë disa ndryshime në rregulloren e prostitucionit. ky ligj i parë mbi prostitucionin? Përfaqësonte bazën juridike të legalizimit të tij. Neni 21 e detyronte drejtuesin e shtëpisë publike t’i jepte prostitutës ¼ e fitimit nga ushtrimi i profesionit të saj. do të hapeshin atje ku kishte gra që ushtronin prostitucionin. ndjekja. prostitucioni i fshehtë. të cilave do t’u paguheshin shpenzimet e udhëtimit etj. i kalonin pikërisht këtij fondi.66 Analiza sociologjike Ç’përfaqësonte. siç thuhej atëherë. përmes krijimit të një “fondi ndihme”. Për shembull. duke përfshirë edhe gratë joshqiptare. neni 25 parashikonte dënim me gjobë nga 10-100 fr. Por krahas ndihmës së parashikuar me ligj.

Në një letër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë drejtuar Mëkëmbësisë Mbretërore të Përgjithshmë (9 janar 1942). Prostitucioni profesionist në Shqipëri. 2002: 260-274). ndërsa viti 1919 është viti i së parës shtëpi publike të hapur në Shqipëri. ka botuar dokumente që provojnë ekzistencën e një rrjeti shtëpish publike në periudhën 1920-45. organizatorët. Vlorë. . Pra. Prej tyre dokumentohet fakti se prostitucioni si profesion njihet të ketë lindur thuajse bashkë me shtetin shqiptar. mund të themi se viti 1910 (shteti në Shqipëri nuk ishte ende shqiptar). para e gjatë Luftës së Dytë Botërore Përmes dokumenteve të marra në Arkivin e Shtetit. megjithëse shteti është bërë një instrument gjithnjë e më i sofistikuar. Është tjetër çështje nëse ky trajtim e zgjidhi apo nuk e zgjidhi plotësisht problemin. siç ishte prostitucioni i atëhershëm. por edhe për moralin tradicional shqiptar. Sidoqoftë. 19 Ky emërtim i rrugës në fjalë është bërë në vitin 1939. duke filluar nga data 10 qershor 2004. 40. “rezulton e hapur ç’prej vitit 1919". në rrugën “Viktorio Emanuel”19. trajton e synon të zgjidhë në rrugë institucionale një problem konkret social. nr. madje ka marrë çuditërisht përmasa. Por ushtrimi i prostitucionit është vërtetuar në një hotel në Shkodër. Elbasan. në disa numra të saj.Lekë Sokoli 67 Përkundrazi. një pjesë e të cilave janë publikuar edhe në gazeta e revista18. Në 18 Në mënyrë të veçantë gazeta Republika. Ai vazhdon të jetë i tillë. në këtë shembull kemi një ndër rastet më domethënëse kur shteti shqiptar (atëherë thuajse i sapolindur). Gjirokastër dhe thuajse në të gjithë Shqipërinë. ndjek. Madje mund të themi se deri më sot (jo më në Shqipërinë e viteve ‘20-të). zyrtarisht. Durrës. është hedhur dritë mbi zhvillimin e prostitucionit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. është datëlindja e prostitucionit profesionist shqiptar. klientët e tyre etj. Korçë. Më pas shtëpitë publike u hapën në Tiranë. nuk njihet ndonjë makinë me emrin shtet që ta ketë zgjidhur plotësisht çështjen e prostitucionit si problem. madje të rrezikshëm për shëndetin. siç do të shohim edhe më poshtë. qëllimin dhe mënyrën e funksionimit të tyre. ai e quante atë të dëmshëm. qysh në vitin 1910 (Musaj. thuhet se shtëpia publike e vendosur në Vlorë. të punësuarat (prostitutat). Berat.

fq. Përmet. Ai shumë shpejt mori përmasa kombëtare. të marra nga i njëjti burim: Sipas raportit të hartuar në fund të vitit 1922 nga dr. Ndërkohë Jergucati (Gjirokastër). Kuestura mbretërore e Korçës njoftonte në janar 1943. viti 1923. qysh në maj të vitit 1921. Ndër të parat bashki që analizuan prostitucionin ishin ato të Elbasanit e Durrësit. madje para se rregullorja e prostitucionit të diskutohej në Qeveri e Parlament. Arkivi i Shtetit. Tepelenë. ishin hapur disa shtëpi publike. Madje u hartua edhe një rregullore lokale legalizimi. se në këtë qytet kishte pesë shtëpi publike. gra publike apo gra të përgjithshme. 249. siç kishte edhe në Delvinë. Por çfarë vihet re nga analiza e këtij zhvillimi? Nga dokumentet zyrtare të asaj kohe kuptohet se prostitucioni është konsideruar i huaj për moralin tradicional shqiptar. 1921). pas kontrollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë. Korça figuron të jetë ndër qytetet e para me prostitucion të zhvilluar. gra të përdala. madje dhe në Jergucat (viti 1942). Orsini) dhe dy shqiptare (Meriga e Mariano). dosja VI-125. Ruzhdi Bobrati. profesioni i kurvërisë. prostitucioni njohu një zhvillim thuajse të njëkohshëm në mbarë Shqipërinë. si dhe për kombësinë e tyre. kurvëri. por në vitin 1942 ishin të regjistruara (të licencuara). rezulton si i pari fshat shqiptar me shtëpi publike. Castiello. kurva. imorale. të parën rregullore vendore për legalizimin e prostitucionit (Korçë. Raportohet gjithashtu për numrin e prostitutave për çdonjërën prej tyre.20 Numri i tyre nuk dihet si ka ndryshuar. qysh në vitin 1922. të parën shtëpi publike të njohur. Mjafton të kujtojmë terminologjinë që përdoret për të provuar këtë konstatim: përdaltore. Këshilli administrativ i prefekturës i kushtoi këtij fenomeni një analizë të posaçme. 1910).68 Analiza sociologjike Tiranë. Fondi. 1919). qendra të kurvërisë etj. për shembull. Reagimi i shtetit është në vetvete një provë e këtyre përmasave. Ja disa fakte. Pra kemi të parin konstatim për ushtrim prostitucioni në një hotel (Shkodër. Shkurt. dhjetë shtëpi publike. por ende të palegalizuar (Vlorë. Ky mosaprovim moral dokumentohet edhe nga reagimi qytetar e zyrtar ndaj prostitucionit profesionist. 11 20 . tri italiane (Liberativ. Në prefekturën e Gjirokastrës kishte gjashtë shtëpi publike.

Interesante është edhe përgjigjja e letrës: “Në përgjigje të shkresës tuaj. “nderin dhe namuzin e familjeve tona në Shqipëri”. shëndetësore dhe ekonomike. drejtori i Shkollës Ekonomike të Vlorës kërkonte që të mbyllej shtëpia publike në rrugën “Benito Musolini”. Më në fund u arrit në një zgjidhje: u vendos që komuniteti të paguante vetë për ngritjen e saj. siç shkruhej shprehimisht. Në të kundërt do të dërgohet menjëherë në ndonjë shtëpi publike”. pranë kazermave. 2. Madje respektohej edhe hierarkia ushtarake. u bë legalizimi. ai vlerësohej si i dëmshëm nga pikëpamja morale.Lekë Sokoli 69 1. jashtë qytetit. pikërisht për minimizimin e pasojave social-ekonomike të tij. turizmit etj. Por banorët e të gjitha lagjeve të qytetit protestuan për ta patur atë “sa më larg vetes”. i shkruajnë një letër ministrit të shtetit shqiptar në Athinë. Në janar 1942. nga ana tjetër. ishgruaja e një bashkëfshatarit të tyre. Gjirokastër. Në të vërtetë një pjesë e shtëpive publike të hapura në Shqipëri ishin si filiale të shtëpive publike të huaja. sipas këshillave që i kanë dhënë autoritetet. Politika zyrtare e quante institucionalizimin e prostitucionit si të keqen më të vogël. “për nënoficerë” e “për oficerë”. në Shkodër ishte vendosur që të ngrihej një shtëpi publike. 29 burra nga fshati Kashovicë. duke rrezikuar. Prostitucioni profesionist i viteve 1920-45 lidhet mjaft me praninë e ushtrive e huaja dhe luftën. Në shkurt 1922. sikurse me hapjen e Shqipërisë ndaj investimeve të huaja. kryesisht atyre italiane. duke u gjendur në situata të pahijshme”. me lutjen që të dëbohej nga fshati i tyre një grua e ve me origjinë izraelite. Por. Kishte shtëpi publike të veçanta “për trupa (ushtarë)”. Ministria e Brendshme njofton se gruaja e ve nga Kashovica. Në mjaft raste shtëpitë publike ishin të veçanta për ushtarakët. që prostituonte në shtëpinë e saj. do të heqë dorë nga imoraliteti. 3. . Por prostitucioni profesionist i periudhës para vendosjes së komunizmit nuk lidhet vetëm me ndikimin e huaj e të të huajve. sepse “vajzat që mësonin në atë shkollë duhej të kalonin çdo ditë përpara shtëpisë publike. Në dhjetor 1928. Nga njëra anë.

thuhet: “Kam nderin t’ju parashtroj se në Shqipëri nuk ekziston tregtia e të bardhëve. siç ndodh sot. Për shembull.70 Analiza sociologjike Ngritja e shtëpive publike nxitej e ndihmohej nga institucionet shtetërore. Shqipëria ka aderuar edhe në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e tregtisë së grave e të fëmijëve. Ai. Korçë. mund të themi se kahu i lëvzjes së prostitutave të asaj kohe ishte “nga jashtë-brenda” dhe jo e kundërta. afërsisht. të datës 11 shtator 1935. sipas regjistrimeve të bëra për këtë qëllim…” Për më tepër. mund të themi se prostituimi i grave mund të quhej. në një urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme. kjo është në një sasi të kufizuar dhe. arrin në 5060 gra publike. Në një korespondencë qortuese të Policisë së Shtetit ndaj Prefekturës së Shkodrës. më 20 korrik 1936. Thuajse nuk njihej dhuna e trafikimi i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni. Elbasan e Vlorë. Gratë prostituta kishin mbrojtjen e shtetit. Mbi të gjitha. të paktën më shumë se sot. që daton më 18 shkurt 1922. Ja një shembull: në një letërkëmbim të ministrit të Punëve të Brendshme. ndër të tjera thuhet se gratë e përgjithshme (prostitutat) janë të nevojshme për një qytet të tillë dhe se përmes tyre ruhet shëndeti publik dhe morali i popullsisë së qytetit (nënvizimi im. mund të konstatohet gjithashtu se në Shqipërinë e viteve 1920-45 prostitucioni ka bashkëjetuar pa konflikte me realitetin konservator shqiptar. LS). në atë kohë nuk kemi hasur konceptin tutor. në tetor 1937. në krahasim me fenomenet me të cilat ballafaqohet Shqipëria e sotme lidhur me prostitucionin. Nga dokumentacioni i arkivuar që i referohet prostitucionit. si Tiranë. ndryshe nga ç’ndodh sot në Shqipëri e thuajse në mbarë botën. Sa për profesionin e prostitucionit të grave (kurvëria). Më tej. një zgjedhje e lirë. siç ka ndodhur kaq barbarisht pas rënies së komunizmit. Pra. Mbi këto gra administratat tona adaptojnë masat e vizitave të regullta mjekësore. thuhet: . Shkodër. qoftë për gra ose për djem. të vendosura nëpër qendrat e pefekturave më me rëndësi. kujdestar apo diçka të ngjashme me to. ndaj s’kishin nevojë për tutorë e mbrojtës të tjerë. për shembull. nga ana tjetër. nuk nuk kishte dramacitetin e sotëm.

përsëri ai lulëzoi edhe në forma të tjera.. Statusi i prostitutave ishte i përcaktuar. ishin të pajisura me kartelë shëndetësore. Një mënyrë për të shpëtuar nga taksat ishin edhe martesat fiktive. Me gjithë përpjekjet e shtetit shqiptar për të mbajtur nën kontroll prostitucionin. për të kufizuar këtë fluks të hyrjes së prostitutave të huaja në Shqipëri. Ndër vendimet e para të marra ishte mbyllja e shtëpive publike dhe hartimi i një legjislacioni të rreptë kundër çdo forme të ushtrimit e shfrytëzimit të prostitucionit. Prostitucion i ligjshëm u konkurrua dukshëm nga prostitucioni “i lirë” (jashtë shtëpive publike). Këto gra. edhe nëse e krahasojmë atë me përvojën e vendeve të tjera. me viza të përfaqësive tona diplomatike. një dukuri mjaft e përhapur (por që ende nuk ka tërhequr vëmendje). . Ka një sërë korrespondencash prefektura . vlerësohej si e dëmshme nga ana shëndëtësore dhe ekonomike. Licencimi i shtëpive publike bëhej në kushte të përcaktuara me ligj. Gratë publike (prostitutat). në të kundërt.Lekë Sokoli “Kemi konstatuar se kohët e fundit një numër grash të huaja kanë ardhur në vendin tonë me pasaporta të rregullta. Prostitucioni dhe regjimi komunist (1945-90) Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri i dha fund epokës së prostitucionit profesionist të krijuar deri në atë kohë. Sidoqoftë përvoja e prostitucionit profesionist shqiptar të viteve 1920-45 është mjaft interesante. por prostituta dhe vinë në Shqipëri për të ushtruar profesionin e kurvërisë”. mbylleshin në shtëpitë publike të ligjshme. edhe në ditët tona. sikurse parapëlqimet për t’u bërë mantenuta të të pasurve. dhe që “bën përshtypje të keqe”.Ministri e Brendshme Ministri e Jashtme . të cilësueme si turiste. më shumë greke e hungareze. mund të themi se institucionet e shtetit shqiptar të periudhës referuese duket se ishin të angazhuara në trajtimin me objektivitet të prostitucionit. 71 Kjo nga institucionet e shtetit shqiptar. në realitet nuk janë turiste. Pra. Gratë që konstatoheshin se prostituonin jashtë shtëpive publike detyroheshin të hiqnin dorë nga ky profesion ose.përfaqësi diplomatike etj.

me zhdukjen e marrëdhënieve kapitaliste do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet seksuale të njerëzve dhe “. shtypja dhe shfrytëzimi. duke përfshirë shtypjen shekullore të grave nga burrat dhe shfrytëzmin seksual prej tyre. më të sigurta e më të shpejta. edhe Lenini ka shkruar për prostitucionin. lidhur me një kongres ndërkombëtar kundër prostitucionit: “Në Londër është mbajtur kongresi i pestë ndërkombëtar kundër trafikut të skllevërve të bardhë. Dukesha e kontesha. priftërinj e peshkopë. përputhet me ideologjinë komuniste. Prej tyre mund të gjykojmë se çfarë hipokrizie mbretëroi në atë kongres aristokrato-borgjez. e cila tentoi të shndërrohej dhunshëm në të vetmen ideologji. histori të shumta.” Sikuse Engelsi. edhe regjimi i hekurt komunist shqiptar nuk lejoi përhapjen e prostitucionit në Shqipëri. si dhe një brez grash që nuk do të kenë kurrë rast t’i jepen një burri për arsye të tjera. komunizmi do të çonte në zhdukjen e të gjitha shkaqeve ekonomike nga të cilat burojnë padrejtësitë sociale. Banketet luksoze. ‘solemne e instruktive’ u rrëfyen atje. Sipas saj. siç nuk kishin fund fjalimet pompoze për prostitucionin ‘e dëmshëm e të turpshëm’. Në vitin 1913 ai shkruante për Raboçnaja Pravda. Propaganda . dy mënyrat kryesore.. ishin: besimi fetar dhe dhuna policore… Nga ana tjetër. Sharlatanët e bamirësisë dhe mbrojtësit qesharakë të rendit do të luftojnë kundër prostitucionit.. përveçse nga dashuria e vërtetë. një moral i ri (morali komunist). megjithëse atë e mbajnë gjallë pikërisht aristokratët e borgjezët….do të rritet një brez i ri: një brez burrash që nuk do të kenë kurrë rast në jetën e vet të blejnë një grua me para ose me mjete të tjera të pushtetit shoqëror. Pas zhdukjes së prodhimit kapitalist do të krijohej një shoqëri e re socialiste e komuniste.. zyrtarë policie e filantropë borgjezë të çdo ngjyre. Por cilat ishin mjetet e luftës që delegatët e kollarisur borgjezë sugjeruan kundër prostitucionit? Sipas tyre. Sipas Engelsit (1980: 251). reklamuan veten në këtë kongres.72 Analiza sociologjike Qëndrimi që u mbajt në Shqipëri ndaj prostitucionit në periudhën 1945-90. ceremonitë e pritjet mondane s’kishin të sosur.” Në zbatim të kësaj ideologjie. sikurse njeriu i ri i kësaj shoqërie etj..

Për disa ai përfaqësonte një harmoni pozitive. i bindej pa kushte autoritetit. për të tjerë. sikurse droga e të tjera dukuri shqetësuese të kohës sonë. Mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve ‘90-të duket se lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët. si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi. 2003). për të tjerë një harmoni negative (Kadare. kryente një punë të caktuar. . madje edhe në periudhën pasenveriane. Për disa studiues komunizmi (edhe ai shqiptar) ishte një sistem i moralit shoqëror. ku bën pjesë bota e krimit. Është kjo një pjellë e sistemit kapitalist që. Alia (1986: 153). sepse u krijuan edhe vlera. e të gjymtuarve. Kreu i politikës shqiptare të asaj kohe. të pas Luftës së Dytë Botërore. R. Ndër analistët e sistemit komunist vërehen qëndrime të ndryshme lidhur me arritjet e tij në fushën e marrëdhënieve shoqërore. sillej sipas normave të pranuara. pak kohë para fillimit të proceseve demokratike. e të droguarve. në të cilën edhe sjellja seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar. me peshën e saj në rritje ndikon në degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi i sotëm provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”. Shqipëria është karakterizuar nga një realitet social ië lexueshëm. siç shihet. të zbatuar madje me shumë rreptësi gjatë regjimit komunist. Raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre të bazuara në interesat. Pra. ai përkundrazi është cilësuar si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë (Krasniqi. thuajse çdo individ zinte një pozicion të dhënë. edhe lufta kundër prostitucionit . Pa hyrë në hollësi. deklaronte: “Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit ‘të hedhurit tej të shoqërisë’. për shkak të dhunës e mungesës së lirive. pikërisht për shkak të politizimit të marrëdhënieve shoqërore (sot vërehet komercializimi i tyre) etj.Lekë Sokoli 73 zyrtare vijoi ta quante prostitucionin si “një plagë të kapitalizmit dhe shprehje të kalbëzimit të tij”. në Shqipërinë komuniste nuk ka ekzistuar. 2000: 60). e prostitucionit etj.vlerësohej si pjesë e luftës së klasave. Në strukturat patriarkale dhe më pas në strukturat e reja shoqërore (jo aq partriarkale). të paktën nuk përfaqësonte një problem social. përgjithësisht rural. nga një “status quo”. pak a shumë homogjen. të paktën mund të pohojmë se prostitucioni.“plagë e kapitalizmit” .

Dymbëdhjetë vjet më vonë. partiake apo administrative. fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve. ato që ndërronin partnerë seksualë. nënkuptonte një karrierë profesionale. gjatë regjimit komunist. ato që dalin në “treg”. Edhe në komunizëm kishte gjithashtu femra që jepeshin për karrierë (në mos për para). por gjithësesi jo prostitutat. jo në një marrëdhënie qejfi apo kënaqësie. nuk kishte prostitucion e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. Kur po ngjiste . Mund të thuhet se edhe atëherë kishte “kurva”. shkruante më 1986: “Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës. nuk përfaqësonte një problem. se nuk kishte prostituta. por në një marrëdhënie shkëmbimi seks-para. të paqendrueshmet në marrëdhëniet me meshkujt. në First impressions of Life in Albania. një maqedonas me emrin Tomislav Dungov (Tomçja). Pra. Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të mjaftueshme. ato që edhe në martesë nuk respektonin ekskluzivitetin seksual (nuk donin apo nuk mundnin. Nuk kishte të pastrehë që flinin në rrugë e parqe”. Aq më shumë që termi “për karrierë”. Prostitucioni në Shqipërinë e pas viteve ’90-të dhe disa përfundime Në vitin 1994. një ndër bashkëpunëtorët e mi të parë në fushën e biznesit dhe njëherësh ndër miqtë e mi më të mirë. 1998).74 Analiza sociologjike Për këtë realitet kanë shkruar edhe studiues apo raporterë të huaj. ai ripohon: “Po. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas. kapitulli (i deriathershëm) prostitucion ishte një kapitull i mbyllur. Por me këtë term cilësoheshin femrat qejflesha. Peter Lukas. erdhi në Tirënë dhe u vendos në hotel “Dajti”. se nuk kishte homoseksualë. kjo është tjetër çështje). pra një tjetër punë e profesion. në kushtet e shpërndarjes së barabartë të varfërisë (siç e ka cilësuar Çurçilli). Por kjo nuk përbënte një dukuri masive. ishte e vërtetë. pak pas vendosjes së demokracisë. bukëdhënëse. Nga Bostoni.

i mungojnë nuancat e familjes patriarkale me rregulla të forta dhe norma të . përkundrazi. si dukuri të lidhura jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por.“Më prit vetëm dy minuta”. “Doni një femër. Pra “vërshimi” i prostitucionit në Shqipërinë postkomuniste shpjegohet me një varg faktorësh.Lekë Sokoli 75 shkallët e hotelit. Sidomos trafiku i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni ka patur përmasa aq të mëdha. me psikologjinë sociale dhe vetjake të shqiptarëve apo me karakterin e temperamentin e tyre. Procesi i kalimit nga një familje e gjerë në familje nukleare ndikon që lidhjet midis anëtarëve të saj të jenë të brishta dhe të humbasin pikat e takimit. kryesisht të karakterit social-politik dhe ekonomik. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist shqiptar (mafia e kriminaliteti. krahas atyre që kanë hyrë në tregun e mistershëm të prostitucionit të vendeve të tjera. Prostitucioni i brendshëm. . njëra më e bukur se tjetra dhe i tha: “Zgjidh njërën prej tyre”. sikurse trefikimi dhe ushtrimi i tij jashtë vendit. Shumë shpejt ai u kthye me katër-pesë vajza.se ndërrova mendje. e ndaloi një person rreth të tridhjetave. . sa në ndonjë rast prostitucioni është quajtur “hulokausti shqiptar” (Spektër. krejt i çuditur. Familja nukleare nuk është e përgatitur të përballojë problemet e mëdha. Por ky vërshim nuk lidhet aq me faktorë historikë e të traditës. si karakteristikë e familjes së sotme shqiptare. 2004: 31-32): “Nga studimi i intervistave të realizara konfirmohet tronditja e lidhjeve familjare.ia ktheu ai. por ti e bëre ‘punën’ tënde dhe unë do të të paguaj”. 20-22 vjeçe. Tomçja.i tha maqedonasi. Fakte si këto provojnë ekzistencën edhe në Shqipëri të ushtrimit të prostitucionit nga gra e vajza profesioniste apo të tjera që e ushtrojnë atë “part time”. . mbi trafikun e grave e vajzave (shih: Leskaj. iu përgjigj. Karaj e Thodri. Ja ç’thuhet në një studim të vitit 2004. është favorizuar sidomos nga shndërrimet e ndodhura në fushën e marrëdhënieve familjare. ku janë?” . 2003: 19).“Më fal. vetëm sa për të provuar: “Po.). Dragoti. . për të kaluar natën”. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj. Prostitucioni në Shqipëri erdhi bashkë me lirinë e munguar dhe “ngjiti” shumë shpejt. . dobësimi i tyre.pyeti ai. me shembjen e këtyre komuniteteve dhe komercializimin e marrëdhënieve shoqërore.

del se pjesë e trafikimit të tyre kanë qenë vetë prindërit ose të afërm të tjerë të familjes.. Ajo është e thyeshme dhe e ndjeshme ndaj fenomeneve e problemeve të mëdha sociale. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare). Ndërsa një drejtuese e një grupi për të drejtat e njeriut. thotë: “Ky ligj (i ndalimit. nuk do të kenë më krenari për të konservuar etj..76 Analiza sociologjike caktuara. nuk do të kenë vlera më të mëdha për të mbrojtur apo afirmuar. A duhet (ri)legalizuar prostitucioni në Shqipëri? Ja disa opinione: një shkrimtare. ka këtë mendim: “Pëvoja botërore tregon se legalizimi ka ndihmuar shoqërinë dhe vetë femrat e përfshira në prostitucion.. Por përdorimi (prodhimi. me mungesën e një qëllimi kolektiv. do të minimizonte mundësinë e trafikimit dhe do të ishte e mundshme që të gjitha gratë e vajzat t’i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë . ata nuk do të reshtin së shfrytëzuari drogën apo së ushtruari apo shfrytëzuari prostitucionin dhe trafikimin e grave e vajzave të tyre. Për më tepër ai është burim i një pjese të madhe të problemeve me të cilat përballen sot viktimat e prostitucionit”.). sikurse prostitucioni i brendshëm apo ndërkombëtar i shqiptareve(ëve). i vlerësimit të të qenit shqiptar. përgjithësisht.” Prostitucioni është favorizuar nga papunësia dhe. Në pjesën më të madhe të intervistave që janë bërë me gratë e trafkuara. është tërësish jashtë kohe. nga gjendja e vështirë ekonomike.S. nëse nuk do të kenë ku të besojnë tjetër veç saj. pra me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten. Ndaj asnjë program nuk mund ta minimizojë prostitucionin më shumë se një program i rilindjes morale. më shumë se me varfërinë lidhet me njëfarë lack of pride (humbje e krenarisë). Legalizimi. si dhe nga etja e shfrenuar për para e fitim. ku të gjithë janë të bashkuar për një qëllim: të mbrojnë dhe mbështesin familjen.. Nëse shqiptarët do të vazhdojnë të jenë “të droguar pas parasë”. Nga anketimet e kryera del se opinioni publik shqiptar është në masën 67. i rivlerësimit të vetvetes.7 për qind dakord me mendimin se varfëria është një ndër shkaqet e trafikimit të femrave dhe ushtrimit të prostitucionit. në radhë të parë. L. njëherësh drejtuese e një OJF-je për të drejtat e grave. trafikimi) i drogës.. tek e cila mund të besonin shqiptarët.

Regjimet ndaj prostitucionit janë këto: ndalimi e dhuna pa kompromis (I). një politikan dhe jurist i njohur thotë: “Legalizim i prostitucionit në Shqipëri? Jo. të legalizosh prostitucionin do të thotë të komercializosh dhe të shfrytëzosh qenie të gjalla. ndërronin vendndodhjen e tyre thuajse çdo muaj.Lekë Sokoli 77 mjekësor”. lejimi i plotë i tij (II) dhe rregullimi ligjor. Në adresën: “http:// www. Shih: RAWA report. jo vetëm tregtia e seksit. Sipas një raporti.htm”. Një juriste e intervistuar shprehet: “Unë jam kundër legalizimit të ushtrimit të prostitucionit në Shqipëri. Një përfaqësues i këtij komuniteti. Kjo çështje (legalizimi) as që duhet çuar nëpër mend”. Bibla flet qartë: kurvëria është mëkati më i madh”.org/fa-kab. por edhe tradhëtia bashkëshortore dënohej me vdekje. shteti shqiptar dhe administrata nuk do të ishin në gjendje të kontrollonin këtë treg të ri.22 Pra Referencat janë marrë nga një raport i vitit 1999. Së dyti. Nga të anojmë? A mund të zhduket prostitucioni vetëm me dhunë e përmes dhunës? Përgjigjen mund ta gjejmë në rastin e regjimit taleban të Afganistanit. legalizimi. Kundër legalizimit të prostitucionit rreshtohen edhe komunitetet fetare. njëherësh edhe drejtues i një organi të tij. të paktën tani për tani. për arsye sigurie. prostitucioni nuk u zhduk. August 1999. kur Talebanët ishin ende në pushtet. pra trajtimi në ndonjë rrugë të mesme (III). thotë: “Islami është kundër prostitucionit dhe sistemit të vlerave që e ligjëron. vetëm në Kabul kishte rreth 30 shtëpi publike të cilat. ai u shtua në përmasa të habitshme. 22 . Ndryshe nga pohimet qesharake të Talebanëve e Xhihadit afgan dhe egërsisë së “shtetit puritan islamik”. ashtu siç nuk është në gjendje të të kontrollojë edhe mjaft veprimtari të tjera. Përkundrazi. Kjo sepse. Për më tepër shoqëria shqiptare nuk ka emancipimin e duhur kulturor për të kuptuar se një shtëpi publike është një përjashtim e jo një rregull”. mendon pak a shumë njësoj: “Unë nuk e di konkretisht se ç’qëndrim do të mbajë hierarkia e Kishës nëse shteti do të legalizonte prostitucionin.rawa. shoqëria shqiptare nuk e pranon dot një fenomen të tillë”. së pari. Edhe një klerik në Katedralen ortodokse të Ungjillëzimit në Tiranë. por jam i bindur se ajo nuk do ta përkrahte një vendim të tillë. Së fundi.

Roterdami ka qenë për shekuj me radhë një nga portet më të mëdha të Europës dhe nëpër qytetet holandeze vërshonin me mijëra marinarë. në Iran. Alex Hodgson ka trajtuar gjerësisht këtë specifikë të zhvillimit historik të prostitucionit në këtë vend. Sipas një raporti të Mitra Sistani. Në kërkim të “rrugës së tretë”. Kjo nënkupton një legjitimim nga pikëpamja fetare. në adresën: http:// www. midis atyre që kërkonin respektivisht ndalimin dhe lejimin ligjor të ushtrimit të prostitucionit. Duhen edhe politika të caktuara sociale. mund t’i referohemi për shembull një studimi të bërë për hapjen e të ashtuquajturave “shtëpi të dëlirësisë”24 (Chastity Hoses). është vlerësuar si një alternativë tjetër. në hapësirën holandeze. por ai është tanimë pjesë e realitetit social”. Ndryshe nga ç’ka ndodhur në shtete të tjera. u zhvillua “pa pengesa” zyrtare. ligjore dhe sociale të kontakteve seksuale midis meshkujve dhe femrave që nuk dëshirojnë të martohen Mosaprovim nga ana e fesë. A duhet të legalizohet prostitucioni? Një shembull e jep Holanda. qeveria holandeze zgjodhi qëndrimin larg jetës seksuale të qytetarëve dhe prostitucioni. për të vijuar me rregullimin ligjor të këtij tregu më vonë.78 Analiza sociologjike vetëm me dhunë prostitucioni nuk zhduket. Në librin Historia e legalizimit të prostitucionit në Hollandë. ku rritja e prostitucionit ka nxitur reagimin e institucioneve të vendit. . kundrejt ndalimit pa kushte dhe lejimit për të gjithë ata që duan të jenë “aktorë” të prostitucionit.com/articles_2002/Aug_2002/efaf_house_4802.thotë zëvendësministri i Çështjeve Sociale të Iranit.htm. me gjithë njëfarë religious upheaval23 të fillimit të shekullit XX. duke filluar nga debatet e fillimit të shekullit XX. “Njerëzit besojnë se tema e prostitucionit është tabu. të pasuar nga debate të mëdha. Madje vetë historia e Holandës është konsideruar si faktori më i rëndësishëm i legalizimit të prostitucionit në këtë vend. A mund të gjendet ndonjë rrugë e mesme? Rregullimi ligjor i prostitucionit për kategori të caktuara sociale. të quajtura “shtëpi të dëlirësisë”. marrë nga interneti. i cili ka propozuar edhe krijimin e institucioneve të specializuara.iran-press-service. Por ajo nuk mund të pranohet apriori si model. 24 23 . të cilat u konkretizuan me dy akte (Dutch Morality Act dhe Dutch Brothel Act) të vitit 1911. Të paktën pa një analizë historike.

Mary and Henderson. Shkrimi i Shenjtë (Beslidhja e Vjetër dhe Beslidhja e Re). Don Oreste. në të cilat ndalohen vetëm disa forma të ushtrimit të prostirtucionit (me të mitur. Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore. Ai mund të zhbëhet (shuhet). kjo quhet si një zgjedhje e lirë e që nuk dënohet. për nga statusi i tij. aplikantët regjistrohen në këto institucione (qendra). Sipas kësaj skeme. Përkthyer dhe shtjelluar nga Dom Simon Filipaj: Arqipeshkvia e Tivarit dhe Drita (Ferizaj). Skema të ngjashme kanë përshtatur edhe vende të tjera (madje në shumë vende europiane). Këto “shtëpi dëlirësie” nuk janë për çdo mashkull. Beard. 1994. Ramiz. Por autorët e këtij plani kanë argumentuar se ai është imponuar nga fakti se në shoqërinë e re iraniane (60 për qind e saj është nën moshën 25 vjeç). Kjo praktikë është kundërshtuar nga grupet e grave. Pas kësaj ata pajisen me një lejë “martese të lirë”. të ve ose të martuar me gra të paafta fizikish e mendërisht. 2003. prostitucioni ka marrë përmasa jo të zakonshme. prostitucioni i rrugës etj. për shkak të rënies së kërkesës. Tiranë: Marin Barleti BIBLA. në Iran ka të paktën 300 mijë prostituta. por vetëm për ata që janë të pamartuar. është legal dhe të bëhesh apo jo prostitutë. Sacret Prostitution in Antiquity. 1997.). Një skemë të rrugës së tretë e gjejmë edhe në Izrael. Raport to the 9-th congress fo the Party of Labour of Albania. pa u përndjekur nga policia. Sipas të dhënave zyrtare. 1986. aborti etj. Të paktën në kërkim të së keqes më të vogël. REFERENCAT Alia. Por deri atëherë do të duhet shumë kohë.Lekë Sokoli 79 ose që nuk janë apo nuk ndihen të aftë që të martohen. Tiranë: 8 nëntori Benzi. Gender . Edhe në Shqipëri debati duhet nxitur. John. Por të ndaluara janë të gjitha format e organizuara të prostitucionit. Sepse prostitucioni nuk mund të zhduket. u bëhen analiza mjekësore dhe u ofrohen shërbime kontraceptive. Atje prostitucioni. me arsyetimin se ajo është vetëm një hap nga prostitucioni i legalizuar dhe se është “kundër moralit dhe vlerave të familjes”. e cila mund të konsumohet në hotele apo motele të posaçme.

Gerald. Ismail. ‘Rrëfimet e Mitrush Kutelit’. Sharl. Samuel. Classical Antiquity 29. Vëllimi II. 1980. _____. Sociological Analysis. A. 2000. (1989). 2004. Semminar 6. Dan. S. në Poetika e dokumentit. Madhështia dhe rënia e romakëve. pp. Status. Majlinda. Larson F. 2005. Andrew D. Pap. M. 1991. 2000. Iliada dhe Odisea. Sex. 2003. USA: Copytron Academic Publishers. Musaj. 44-74 Hamiti. Leslie R. 1995. 31 n. Fantham. Kodi i Da Vinçit. ‘Parathënie’. Gruaja në Shqipëri (1912-1939).. E. Larson. Canada: University of Toronto. Thomas. Homeri. No. e pronës private dhe e shtetit. Kohë barbare. Tiranë: Naim Frashëri. Housel. Tiranë: 8 Nëntori. Tiranë: Alb-Ass. Phoenix 29. Fatmira. Tiranë: Akademia e Shkencave O’Neill. XX). The Boston Globe. of Leeds Int’l . Sexuality. 1975. 1996. pp. 2002. 1998. Prostitution.J. Inc. Vol. Vepra letrare. 1998. Tiranë: Onufri Krasniqi. 2 March: 457-497. Tiranë: Albas Horton B. Jorgaqi. 2002. Feminism and Critical Praxis:profession prosti- . 480-503 Bregu. N. The Sociology of Social Problems. Friedrih. 93. 6 prill Lukas. Prostitution. Albania: No Instant Demokracy. Milazim. 1998. A history of the legalization process of prostitution in the Netherlands. 2003. pp. 2 February. 2003. Plots and Prostitution in Greek New Comedy. Tiranë: Naim Frashëri. ‘An Unusual Optimism in Albania’. Paul. P 1990. Vepra të zgjedhura. Kadare. North Carolina. në Kuteli. Hodgson. McGinn. and Survival in Hellenistic Athens: A Study of Women in New Comedy. 1. Eros and Aphrodisia in the Works of Dio Chysostom. 241-266 Engels. Vanderbilt Journal of Transnational Law. Teen Prostitution in Japan: Regulation of Telephone Clubs. Gazeta Shekulli. Tiranë: Fan Noli Morrison. (2000). Peter.80 Analiza sociologjike and History. vëll 1. Parathënie e “Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore” të Don Oreste Benzi. Në MarksEngels. New Jersey: Printice-Hall. N. 2. Jorgaqi. Letërsia moderne shqiptare (gjysma e parë e shek. Tiranë: Botimet “Dudaj” Brown. Alex. (1987). and the Law in Ancient Rome: Vanderbilt University Monteskjè. v. Tiranë: Marin Barleti Brown. Origjina e familjes. Maggie. Shoqëria dhe prostitucioni. J.

2(14). Nr. Bologna: Zanichedi SPA . Nr. E. in The Austrian Journal of Sociology. London: Methuen & Co LTD Sokoli. fq. jeta.Historia. (Spektër. 174-195 ____. kultura. 2000. Tiranë: Toena Zingarelli.një libër urrejtjeje dhe racizmi antishqiptar”. Vëll. Mafia shqiptare . Nicola. Tiranë: Apolonia. Papa. 1999. Porter. Shqipëria dhe shqiptarët. Prostitution and the Human Rights. (1995). Vocabolario della lingua italiana. In Ballkan Yearbook of Human Rights. 7. Raufer. Asti. Cyril. 2004. 19 prill. Aleksandër. A. Michigan: University of Michigan Press. Xavier & Quere. Panafrican News Agency. Zhak Burkari. Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve. 2002. Prostitucioni. 2003a. fq. J. 1970. Nr. holokausti shqiptar. Stipçeviq. 2000. Nr.Lekë Sokoli 81 tute?. 136-138 Ransom. Revista Politika & Shoqëria. Ilirët . 171. 7. orum Discusses Child Prostitution In Ethiopia. simbolet e kultet. Vëll.një rrezik për Europën. James. në Politika & Shoqëria. 2003b. winter 1996. pp. ____. 19-21 Robinson. Politika & Shoqëria. Tiranë: Kumti Revista Spektër. March 30. 2(12). 2003). Robert. 21-37 Plasari. A history of Rome. 2004. Constructions of the Classical Body. Lekë. “Mafia shqiptare” . Vëll. 6. 2003. Stefane. një studim “klandestin” për një biznes klandestin. 1963. fq. Prostitucioni. 1 (13).

Objekt i këtij studimi është pikërisht ajo pjesë e grave dhe 1 Ky studim është pjesë e një sondazhi të realizuar në vitin 2005. 87 prej tyre (pra 35. duke përfshirë vetë Shqipërinë. 1999). Sipias të dhënave zyrtare. Sokoli. 2002. të lidhur me trafikimin. mbi 600 femra shqiptare ende quhen të zhdukura4. 2 Nga intervista me kryetarin e Shoqatës së Jetimëve të Korçës. pas trafikimit në vendet fqinje. Disa janë bërë nëna dhe ende vazhdojnë të (ri)trafikohen2. 2001. 15 prej tyre janë trafikuar. janë adoleshente të grupmoshës 13-18 vjeç. Ndër 245 vajza të trafikuara. 4 Hoxha. 21 korrik. janë tronditëse. 2003. qershor 2005. Është pohuar se vetëm në Europën Perëndimore ka 30-36 mijë prostituta shqiptare (shih: Çupi. 2002)3. 2003). Në perceptimin e shqiptarëve të anketuar.82 Analiza sociologjike Vështrim sociologjik mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri1 Hyrje . 3 Sipas një studimi të Qendrës së Rehabilitimit të Femrave të Riatdhesuara në Shqipëri. sado kontradiktore. 2005. në kuadrin e Qendrës së Studimeve Politike e Sociale dhe është bashkautorësi me drejtuesin e saj. Ilir Gëdeshin. Mbi femrat e zhdukura në Shqipëri. . dr. që u referohen denoncimeve të familjarëve. Edmond.parashtrimi i problemit Nga 23 vajza të Jetimores së Korçës. rreth ½ e tyre e quajnë prostitucionin si “një veprimtari të detyruar” (Katro & Shimani. Të dhënat për trafikimin e grave shqiptare. “Vatra”-Vlorë. por të riatdhesuara. Edhe pjesa tjetër është trafikuar për herë të parë kur ka qenë brenda kësaj grupmoshe dhe. Vatra. kanë përsëritur ciklin e trafikimit disa herë (CRCA. pa folur për vendet e tjera. Zholi. Gazeta Metropol. përgjithësisht.5 për qind).

juridikë. nga studiuesit socialë dhe opinioni i gjerë është pranuar se trafikimi i grave dhe adoleshentëve është një ndër dukuritë më të dhimbshme dhe më tragjike të tranzicionit paskomunist shqiptar. 6 5 . etiko-moralë etj. Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore. 2000. (Raufer & Quere. por ka ndër ata që mendojnë se trafikimi i femrave zhvillon ekonominë dhe mirëqenien. Roberta. shpesh variojnë midis ekstremeve: shumica e shqiptarëve të sotëm e percepton trafikimin si një “hulokaust shqiptar” (Spektër. Nga njëra anë. 2000)7. 7 Ky pohim është. Disa mendojnë se trafikimi është një fenomen tipik shqiptar (Benzi. Për të flitet e shkruhet çdo ditë. u detyrua nga bashkëshorti i saj të vetësakrifikohej. më të bukur. Gazeta Korrieri. për të mos bërë prostitutën në Itali (shih: “Zgjedh vdekjen në vend të prostitutës”. socialë. domethënë që detyrohen nga trafikantët me forcë. Don Oreste. Studimet empirike për këtë dukuri janë të pakta. Të ndara janë edhe opinionet e studiuesve. 24 dhjetor 2000: 18). Skllavet e Perëndimit. për të mos u shfrytëzuar seksualisht.Lekë Sokoli 83 adoleshentëve shqiptarë që trafikohen. gjithsesi. Ajo i dha fund jetës vetëm një vit pas martesës. familjen biologjike etj. shpesh të njëanshme. në dëshmi të viktimave të trafikimit 6. 2003. Emanuela & Sibona. Por trafikimi mbetet. për fat të keq. nëpërmjet shitblerjes së tyre apo të aftësisë së tyre për shërbime fitimprurëse. më luksoze”5. 23 vjeçe. e bën jetën më të mirë. Shih për shembull: Moroli. politikë. Por analizat dhe komentet janë mbështetur më shumë në histori të izoluara individësh të trafikuar. Disa e lidhin me veset e shqiptarëve. fjalën e dhënë. i vërtetë. 2003).. Intervistë me një të ri nga Vlora (qershor 2005). Tiranë: Korbi. me premtime për martesë apo forma të tjera mashtrimi për të hyrë në rrjetin e shfrytëzimit për qëllime fitimi. ana më e prekshme dhe më e dënueshme e problemit. trafikimi është identifikuar me dhunën. kryesisht seksuale. Pas gjurmëve të tregtarëve të mishit të bardhë. Tiranë: Marin Barleti. Juliana G. ka eklipsuar ndikimin e faktorëve ekonomikë. 2003: Parathënie). Dhuna. Të tjerë madje e lidhin edhe me virtytet e cilësitë e tyre morale: besën. Nga ky studim del se në perceptimin e shqiptarëve trafikimi vazhdon të jetë shqetësim. ose Benzi. dëshmi të një bote barbare nga e cila nganjëherë vdekja përbën të vetmen rrugëdalje (Arlecchi.. Sidoqoftë. më i përfolur se i studiuar. Një libër me dëshmi të tilla është ai i disa studiuesve italianë. Megjithatë vlerësimet e tyre për trafikimin janë të ndryshme dhe. 2003).

rrjet i qarkullimit. Ka pra edhe faktorë të tjerë. sidomos vajzat. aq sa vetë fjala trafikim nuk ka figuruar në fjalorin e shqipes8. Por edhe në vitet më të varfra trafikimi nuk është njohur si fenomen. niveli i punësimit dhe gjendja familjare e të trafikuarve. komunist (deri më 1990) dhe. ajrore. deri në 20 kuptime (Webster’s. varfëria thuajse është cilësuar si shkaku i parë dhe i fundit i trafikimit. shkolla. Nga ana tjetër. cilat janë format më të zakonshme të trafikimit. Nga vëzhgimet tona del gjithashtu se shumica e të trafikuarve nuk vinë nga rajonet më të varfra të Shqipërisë. Neve nuk na rezulton kështu. fjalës trafikim i është dhënë ky shpjegim i vetëm: lëvizje e njerëzve dhe mjeteve në rrugë tokësore. detare. nuk figurojnë në të. Në njëqind vjetët e fundit. cila është mosha. cilët janë faktorët që ndikojnë më negativisht në procesin e trafikimit dhe si vlerësohet në perceptimet qytetare puna e institucioneve të shoqërisë (familja. Por cila është panorama e trafikimit të grave dhe adoleshentëve në Shqipëri. sa të informuar janë të rinjtë.84 Analiza sociologjike që ndikojnë mbi të. Është shfrytëzuar. demokratik. si pikënisje. më pas. feja. nga e marrin ata këtë informacion. në thelb. nga ç’zona (rajone) vijnë të trafikuarit. botim i Akademisësë Shkencave (1985: 2011). Në të tjerë fjalorë. 1970:1849). si perceptohet ai për nga përmasat dhe shkaqet. 8 . por praktikisht i vërtetë. një bibliografi relativisht e gjerë me libra. për rreziqet e tij. kjo fjalë ka 12 (Zingarelli. Në “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”. Në këtë studim janë evidentuar edhe dy faktorë me ndikim jo të vogël në trafikimin e grave dhe adoleshentëve shqiptarë: rënia morale dhe rënia e krenarisë tradicionale. Madje fjalët trafikant. 1989: 1502).. i trafikuar etj. artikuj shkencorë apo edhe të Ky nuk është një pohim i figurshëm. objektin e këtij hulumtimi mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri. studime. niveli arsimor. masmediat dhe institucionet e shtetit) lidhur me trafikimin? Këto përfaqësojnë. Metodologjia dhe “kampioni” i studimit Për realizimin e këtij studimi janë zbatuar metodikat bazë të studimeve empirike. Shqipëria ka kaluar në tri forma regjimi politik: monarkik (deri më 1939). për shembull.

Lekë Sokoli

85

shtypit të përditshëm të autorëve shqiptarë apo edhe të huaj, që kanë shkruar më parë për trafikimin. Por metoda bazë e përdorur për grumbullimin e të dhënave është anketimi. Anketa e këtij sondazhi përmbante 53 pyetje (ose nënpyetje), çdonjëra prej tyre kishte nga 2-10 alternativa përgjigjesh, gjithsej me rreth 330 alternativa të mundshme. Intervista dhe bashkëbisedimi në grup ishte një tjetër metodë paralele ndihmëse, e zbatuar në kërkim të fakteve dhe opinioneve mbi trafikimin. Ato janë zhvilluar në grupe me nga 8-10 persona, të krijuara në çdonjërën nga të gjashtë prefekturat që u përfshinë në studim (Shkodër, Kukës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë). Grupet ishin të veçanta për gratë (pavarësisht moshës), adoleshentët (të rinj e të reja të grupmoshës 16-19 vjeç), sikurse ato me djem e vajza të grupmoshës deri në 16 vjeç, që nuk është përfshirë në anketimin e studimit Një informacion interesant është siguruar përmes intervistave individuale me ekspertë dhe studiues, përfaqësues të OJQ-ve që merren drejtpërdrejt me trafikimin, sikurse me drejtues të organizatave të grave në Tiranë dhe në rrethet respektive. Përmes intervistave të drejtpërdrejta janë marrë mbi 400 prononcime, opinione apo sugjerime individësh. Veç metodave të testimit të problemit, në këtë punim janë përdorur, sado pak, edhe metoda historike si dhe metoda krahasuese, gjithnjë si metoda të hulumtimit sociologjik, duke mbetur gjithnjë brenda përvojës shqiptare. Kjo ka bërë që, nga njëra anë, problemi i trafikimit të shihet në dinamikën e tij dhe jo vetëm me përmasat dhe problematikën e tij në një çast të dhënë (qershor-korrik 2005). Nga ana tjetër është bërë e mundur që perceptimi i trafikimit të vlerësohet jo vetëm në bllok, por në vartësi të një numri relativisht të madh variablesh apo faktorësh që u korrespondojnë karakteristikave të ndryshme demografike apo sociale të atyre që janë përfshirë në këtë studim, pra të vetë perceptuesve të problemit. Me këto metoda është mundësuar (aq sa lejon një studim afatshkurtër), vlerësimi i kompleksit të faktorëve politikë, ekonomikë, juridikë, socialë, moralo-psikologjikë, historikë e të traditës etj., që kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në shkallën e trafikimit të grave dhe adoleshentëve shqiptarë. Kampioni i këtij studimi përbëhet nga 1030 përgjigjedhënës të anketës, afërsisht 170 të anketuar për çdonjërën nga të gjashtë

86

Analiza sociologjike

prefekturat ku u shtri ky studim. Rreth ½ e të anketuarve ishte nga qytete me mbi njëzet mijë banorë (qytete të mëdha), 22.7 për qind nga qytezat dhe 27.5 për qind nga fshatrat. Mosha mesatare e të anketuarve ishte afërsisht 21 vjeç, duke patur parasysh që objekt trafikimi janë pikërisht moshat e reja. Me të njëjtën logjikë synuam më shumë të hulumtonim perceptimin e grave dhe vajzave për trafikimin, ndaj 67.8 për qind e të anketuarve ishin femra. Sipas arsimimit, përbërja e përgjigjedhënësve është: pa kurrfarë arsimi – 1.2 për qind; deri fillor 1.7 për qind; deri në tetëvjeçar - 14.0; të mesëm (qoftë edhe të pambaruar) - 37.7; ndërsa 45.4 për qind e tyre ishin studentë apo me arsim të lartë. Të anketuarit diferencoheshin sipas gjendjes civile (beqarë, të martuar, të divorcuar, të ve), llojit të familjes (një apo shumë kurorë), përkatësisë etnike dhe asaj fetare etj. Veç këtyre, për të anketuarit janë shtruar edhe disa pyetje të tjera që kanë të bëjnë me shndërrimet e ndodhura në Shqipëri pas vitit 1990 dhe synimit për të hulumtuar ndikimin e tyre mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve. Të tilla janë ato që lidhen me migrimin e brendshëm (në kushtet e lirisë së lëvizjes), me nivelin e besimit fetar (shoqëria shqiptare para viteve ‘90-të ishte zyrtarisht ateiste) dhe me integrimin si kohë fizike të individit në familje (të qëndruarit larg familjes është një ndër dukuritë e sotme) etj. Përmasat e trafikimit të grave dhe adoleshentëve “Në ç’masë trafikimi i grave dhe adoleshentëve është shqetësim për komunitetin tuaj?”. Si një pyetje e anketës sonë, ajo mori këto përgjigje: Tabela 1: Përmasat e trafikimit, sipas perceptimit të të anketuarve (Në numër e përqindje)
Shumë shqetësim Pak shqetësim Aspak shqetësim Nuk mund ta vlerësoj Gjithsej 47.6 34.8 8.3 9.2 100.0

Por trafikimi i grave dhe adoleshentëve nuk rezulton të jetë i njëjtë në të gjithë vendin. Nëse rreshtojmë prefekturat e përfshira në këtë

Lekë Sokoli

87

studim, sipas pohimeve se trafikimi i grave dhe adoleshentëve përbën shumë shqetësim, do të kishim këtë renditje: Tabela 2: Prefekturat sipas shkallës së trafikimit (Në përqindje)
Prefekturat, sipas përmasave të trafikimit Elbasani Vlora Shkodra Mesatarja kombëtare Korça Kukësi Gjirokastra
Vlerësimi “shumë trafikimit shqetësues” i

68.1 59.8 53.0 47.6 43.5 38.2 23.4

Për të analizuar më në detaje përmasat e trafikimit, vendosëm në një vartësi funksionale shkallën e trafikimit sipas perceptimit të individëve të anketuar, me disa ndryshore që përfaqësojnë vendbanimin, moshën, gjininë, përkatësisë etnike dhe fetare etj., etj. Tabela 3: Perceptimi i përmasave të trafikimit në vartësi të vendbanimit, moshës, përkatësisë gjinore, nivelit të arsimimit dhe statusit civil (Në përqindje)
Të dhënat social- demografike Qytete të mëdha Qyteza Fshatra 16-18 vjeç 19-21 vjeç Mbi 21 vjeç Femra Meshkuj Kurrfarë arsimi, fillor, tetëvjeçar I mesëm ose i lartë Beqar I (e) martuar I (e) divorcuar Shumë 40.2 45.5 57.1 38.3 53.0 49.5 50.4 41.7 45.4 48.1 47.4 46.2 66.7 Përmasat e trafikimit Pak Aspak Pa vlerësim 36.6 36.4 31.4 39.7 31.0 35.5 33.1 38.3 27.6 36.2 35.3 34.4 26.7 13.9 10.8 0.2 9.6 8.0 7.6 7.3 10.4 13.8 7.2 7.3 12.7 3.3 9.3 7.3 11.3 12.4 8.0 7.6 9.2 9.5 13.2 8.4 10.0 6.6 3.3 Gjithsej 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0

Siç shihet, trafikimi perceptohet me “shumë shqetësim” më shumë në fshatra (57.1 për qind), se në qytetet e vogla (45.5 për qind) dhe

lidhur me trafikimin. por edhe për shkallën më të lartë të humanizmit që i karakterizon ato. Kjo ende nuk do të thotë se trafikimi ka përmasa më të mëdha në fshatra se në qytete. ndërsa pasmartesa (divorci) vlerësohet si një “tranzicion” i vështirë në planin ekonomik. Përqindja e atyre që e konsiderojnë trafikimin “shumë shqetësues” është më e madhe tek individët që kanë migruar pas vitit 1990.4). qoftë se ato janë drejtpërdrejt më tepër objekt trafikimi se meshkujt. Martesa konsiderohet një “mburojë” edhe ndaj trafikimit.2 për qind). madje me një diferencë që shkon deri në 20 për qind (66. Tani për tani mund të pohojmë se. shkallës së integrimit në familje. Në mënyrë të përmbledhur rezulton se: 1. kundrejt atyre me vendbanim të qëndrueshëm. për shkak të sigurisë më të madhe që fitojnë ata me kalimin e moshës së adoleshencës. sipas tipit të familjes. ndonëse janë më të rrezikuara nga trafikimi. vërehet një rezultat i pritshëm: femrat e perceptojnë trafikimin si më shqetësues se meshkujt. nuk kanë ndjeshmërinë apo nivelin e perceptimit të të rinjve të grupmoshave më të rritura. Objekt hulumtimi ishte edhe perceptimi i përmasave të trafikimit sipas migrimit të brendshëm. Por grupmosha më e rrezikuar është ajo deri në 18 vjeç. Por grupmoshat e vogla. Më pas vërtetohet njëfarë uljeje e përqindjes së individëve që e konsiderojnë trafikimin “shumë shqetësues”. Konstatohet se kategoria që e percepton me më shqetësim trafikimin janë të divorcuarit. 2003). kundrejt individëve të martuar dhe beqarë. social dhe atë të sigurisë (shih: Beqja & Sokoli. Të dhëna për t’u vlerësuar janë ato që morëm nga hulumtimi i perceptimit të përmasave të trafikimit në vartësi të statusit social.2 dhe 47. Për këtë duhet të kemi edhe referenca të tjera. Grupmosha që e percepton më me shqetësim trafikimin është ajo 19-21 vjeç (53 për qind). Të kësaj grupmoshe janë 64 për qind e të trafikuarve (shih më poshtë). fshati shqiptar është më i ndjeshëm se qyteti. nivelit të besimit fetar. Kjo .7 me 46. Në vlerësimin e masës së perceptimit të përmasave të trafikimit sipas përkatësisë gjinore.88 Analiza sociologjike qytetet e mëdha (40. prandaj ai e percepton trafikimin si më problematik. të nivelit e mënyrës së informimit për rreziqet e trafikimit etj. faktit nëse përgjigjedhënësit kanë apo jo ndër familjarët apo të njohurit ndonjë të trafikuar.

5 për qind) se trafikimi përbën “shumë shqetësim”.5 për qind).8 dhe 39. Ato që pohojnë se trafikimi përbën “shumë shqetësim” besojnë në një marrëdhënie të sinqertë me djemtë në një masë shumë më të vogël se ato që mendojnë se trafikimi nuk përbën shqetësim. Ata që njohin dhe.1 për qind. Ndërkaq nuk ka ndonjë diferencim të madh në perceptimin e trafikimit sipas nivelit të besimit fetar. pohojnë në masë më të madhe (55. 4. Sa më i plotë të jetë integrimi. sipas mënyrës së të jetuari (pranë apo larg familjes). del se kur kalon nga familjet me një prind në atë me një kurorë dhe në familjet me shumë kurorë. Nga perceptimi i përmasave të trafikimit. 1 për qind) 6. kanë njëfarë përjetimi emocional më të madh ndaj trafikimit. 5. brenda tyre. në dilemat e vajzave kundrejt djemve. respektivisht në masën 25. 3. Perceptimi i trafikimit ndikon në një masë jo të vogël edhe në marrëdhëniet djem-vajza. Më të integruarit në familje e quajnë trafikimin “shumë shqetësues”.6 për qind. shumë më pak se individët që banojnë larg familjes dhe janë më pak të integruar në të. kundrejt atyre që janë indiferentë në çështjen e besimit (35. Nga analiza e perceptimit të përmasave të trafikimit sipas përbërjes familjare (numrit të kurorave). perceptimi i rrezikut të trafikimit bie nga 57 në 48. ku në 8/ 10 e rasteve prindi (kryefamiljari) është nëna.Lekë Sokoli 89 mund të vlerësohet si një tregues i vartësisë së perceptimit (rrezikut) të trafikimit me shkallën e integrimit në komunitet. familjet me një prind. për këtë arsye. Të dhënat tregojnë se perceptimi i përmasave të trafikimit ndikohet jo pak nga njohja personalisht e të paktën një të trafikuari. kjo lidhet me ndjeshmërinë morale më të madhe të besimtarëve ndaj trafikimit se me ndonjë lidhje në të qenit më i (pa)rrezikuar në vartësi të shkallës së besimit fetar.8 me 42. Të dhënat tregojnë se informimi ka një ndikim jo të vogël në . kundrejt atyre që nuk njohin ndonjë të trafikuar (37. Siç duket. 2. del sërish lidhja trafikim-integrim në familje. aq më i mundur është evitimi i rrezikut të trafikimit dhe anasjelltas. 7. megjithëse ata që besojnë shumë e perceptojnë trafikimin si shumë shqetësues (50 përqind). Konfirmohet fakti se më të cenuara nga trafikimi janë familjet bërthamë (nukleare) dhe.

informimi). drejtësinë. Ndryshe ndodh me zonat e tjera.. me ligjet (cilësinë dhe shkallën e zbatimit të tyre). njohja. Durrësi. me shkaqet e trafikimit dhe nxitet nga ballafaqimi i të dhënave të studimit tonë me përfundime studimesh apo me pohime të mëparshme të studiuesve socialë. 360 nga 600 (pra 3/5 e tyre) janë nga Tirana. Sipas të dhënave zyrtare mbi femrat e zhdukura gjatë këtyre viteve (bazuar në denoncimet e familjarëve të tyre). etj. deri me të mësuarit (dijet. Elbasani dhe Shkodra (Hoxha. i rrezikuar për të qenë i trafikuar. Përmenden Berati. por të riatdhesuara (Vatra. sikurse me shndërrimet morale. 2002). sipas të cilëve trafikimi lidhet para së gjithash me varfërinë dhe papunësinë. Le t’u referohemi të dhënave sasiore e cilësore të sondazhit tonë. . analistëve etj. Nga informacioni për individët që kanë përjetuar ngjarje personale të lidhura me trafikimin. por edhe me shndërrimet sociale. për shembull. me jetën tradicionale dhe format e shfaqjes së saj. Picar (Gjirokastër) etj. demografike. si Bushtricë. familjen etj. me mbeturinat e të drejtës zakonore (dora e zgjatur e kanunit). Nga administrimi dhe interpretimi i të dhënave tona rezulton se trafikimi lidhet jo vetëm me shndërrimet ekonomike e politike. del se të parat në renditje për nga trafikimi i vajzave janë Tirana. Vlora etj... del se në disa qyte si Kukësi apo Kruma. sikurse në mjaft fshatra të largët që janë përfshirë në studimin tonë. me grupet sociale. Edhe të dhënat mbi trafikimin e fëmijëve dëshmojnë se gjatë një periudhe mbi dhjetëvjeçare disa zona janë kthyer në qendra të trafikimit të tyre (CRCA.. për shembull. Voskop e Drenovë (Korçë). Gjithsesi jo zonat më të varfra të Shqipërisë.6 herë më i vogël kundrejt perceptimit të atyre që janë të informuar mbi rreziqet dhe mënyrat e trafikimit. praktikisht qytetet me nivelin më të lartë të mirëqenies. Shijaku. Shëmri e Zapod (Kukës). 2005). Fieri. psikologjike e të mentalitetit. Vlora dhe Durrësi. me rendin publik. perceptimi i trafikimit është 2. nuk ka asnjë përgjigjedhënës që të ketë pohuar se është ndjerë. Ndër të painformuarit. 2003: 13).90 Analiza sociologjike perceptimin e trafikimit. qoftë edhe një herë të vetme. Të dhënat që u referohen vajzave të trafikuara. Debat rreth çështjes “pse trafikohen shqiptarët?” Ky “debat” lidhet me vetë burimin e së keqes.

në raport me vlera të tjera të shoqërisë (tabela 4): Tabela 4: Cila është dëshira apo ëndrra juaj më e madhe?9 Nr. Këtej rezulton pesha e faktorëve të tjerë. u vunë në kërkim të asaj që u ishte mohuar (pasuria). por varfëria përfaqësonte një realitet “të pranuar”. në mënyrë spontane dhe kaotike. Kjo. Shqiptarët. Një vend magjepsës në tranzicion”. 1999. ndaj së cilës thuajse nuk mund të reagohej.4 3. Të dhënat sasiore dhe dëshmitë e individëve të intervistuar gjatë këtij sondazhi tregojnë se në 10-15 vjetët e fundit ka ndryshuar sidomos qëndrimi i shqiptarëve ndaj parasë. Udha e Shqipërisë drejt demokracisë.Lekë Sokoli 91 Të dhënat e studimit tregojnë gjithashtu se trafikimi e tremb rininë e qytezave dhe të qyteteve të mëdha 6-7 herë më shumë se atë të fshatrave.5 0. është konsideruar si vlerë morale e të shqiptarëve (shih për shembull: Burkari. nga të cilët. thuajse duke flakur shumë nga vlerat morale. mars. Pra mund të pohojmë se shumica e të trafikuarave nuk vijnë nga zonat më të varfra të Shqipërisë. krahas respektit për nderin.. thotë një e intervistuar nga Elbasani.4 10.7 8.0 9 Burimi: ORT. të karakterizuar nga njëfarë mospërfillje për paranë. tani për tani. vlerësimit për mikun etj. fq. “Jemi bërë një shoqëri materialiste. Nën regjimin komunist u vendos një “shpërndarje e barabartë e varfërisë”. Të dhënat e një anketimi kombëtar shprehin ëndrrën shqiptare për t’u pasuruar shpejt. Trafikimi i grave dhe adoleshentëve (gjë e ndyrë) u vlerësua si një ndër rrugët e pasurimit të shpejtë. Tiranë. 2004)). që jetojmë vetëm për para”. Më pas shumëçka (thuajse gjithçka). Gjithsesi mospërfillja ndaj parasë “mbeti në fuqi” deri në vitet ‘90-të.2 7. Kjo gjendje nuk përkon me traditën tonë. . mirëqenia Emigrimi Të udhëtoj jashtë Shqipërisë Të kem një jetë normale Miqësia Gjithsej Në numër 277 162 124 111 53 11 1509 Në përqindje 18.7 100. u përmbys. po theksojmë vetëm grupin e faktorëve që kanë të bëjnë me rënien morale të shqiptarëve dhe rënien e krenarisë (lack of the pride) tradicionale të tyre. 1 2 3 4 13 24 1-24 Përgjigjet e dhëna E ardhmja e fëmijëve Luksi. 61.

me mungesën e një qëllimi kolektiv.2 11. Kush trafikohet? Lidhur me grupmoshat dhe nivelin e arsimimit të të trafikuarve morëm të dhënat si në tabelat 5 e 6.5 13.8 Për kampionin kombëtar 13. e vlerësuar si e rëndësishme vetëm nga 0. Ndërsa miqësia (një vlerë tradicionale e shqiptarëve10) zë vendin e fundit. krahasuar me “jetën normale” (e 13-ta në renditje). Tabela 5: Grupmoshat e personave të trafikuar. në shtëpinë e të cilëve banova. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare). janë në vendet 2-4 në renditjen me 24 shkallë.. me të cilët unë jetova e hëngra bukë.5 8. pas synimit për të siguruar të ardhmen e fëmijëve (familja vazhdon të konsiderohet vlera kryesore).1 8. tek e cila të gjithë mund të besonin.2 14. E lidhur me këtë dukuri është edhe rënia e krenarisë tradicionale.2 26.7 për qind e të anketuarve.2 48. kjo lidhet me njëfarë lack of pride (humbje të krenarisë). po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë. është shprehur kështu: “Fshatari. por shumë shkallë më lart.8 50. emigrimi dhe ëndrra për të parë botën (të gjitha të lidhura me trafikimin).” Pse shqiptarët/et janë sot kaq “të gatshëm” për t’u përfshirë në trafikim. malësori apo ushtari shqiptar. me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten.1 9. sipas së cilës është “më mirë një mik se një çiflik”.2 14.9 10 Shqiptarët kanë pasur një shprehje popullore tradicionale lidhur me raportin miqësi-para. për të cilën akademiku francez Zhak Burkari (2004).5 57. në kushtet kur Shqipëria nuk është bërë më e varfër se ç’ka qenë? Duket se ka edhe shkaqe të karakterit moral dhe ndoshta më shumë se me varfërinë.6 30.5 32.7 46. sipas vendbanimeve (Në përqindje) Grupmosha e të trafikuarve 12-15 vjeç 16-18 vjeç 19-21 vjeç Mbi 21 vjeç Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 14. duket si një zotëri i madh.92 Analiza sociologjike Luksi (mirëqenia). ..

por edhe me faktin se të rinjtë që trafikohen nuk mund të kenë nivel më të lartë arsimor.3 .1 2.9 37.7 38.7 62. Sidomos për këtë kategori sociale përgjegjësia e institucioneve të shoqërisë është më e madhe.3 për qind).9 55.7 32.9 për qind).5 5.8 1.7 për qind).0 2.6 Për kampionin kombëtar 4.7 43.1 9.5 55.6 Për kampionin kombëtar 5.7 7.3 24.3 4. 64 për qind të totalit prej 587 individësh të trafikuar të marrë në shqyrtim.6 6.8 2. sipas vendbanimit Niveli i punësimit të të trafikuarve I (e) punësuar I papunësuar ndonjëherë Nxënës ose student Minoren (nën 16 vjeç) që kishte braktisur shkollën Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 6. Tabela 6: Niveli arsimor i të trafikuarve.Lekë Sokoli 93 Siç shihet 12-18-vjeçarët janë individët që përbëjnë shumicën e të trafikuarve. Megjithatë në ndonjë rast janë trafikuar edhe individë me arsim të lartë ose studentë (2.8 51.3 2.3 46.7 6.8 6.9 40. gjithnjë në vartësi të vendbanimit (Në përqindje) Arsimimi i të trafikuarve I(e) pashkolluar Fillor (deri katër vjet) Tetëvjeçar I mesëm I lartë Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 5. Në kërkuam të informohemi edhe mbi nivelin e punësimit dhe gjendjen familjare të të trafikuarve (tabelat 7 e 8). Dominimi i nivelit të ulët arsimor lidhet jo vetëm me problemet e arsimimit të popullsisë shqiptare në këto 10-15 vjet të tranzicionit.7 Shumica e individëve të trafikuar.8 47.3 1.5 6.3 44. ose të mesëm (40.4 34.3 4.7 24.5 63.9 2. në çastin e trafikimit vazhdonin ose kishin kryer arsimin deri në 8-vjeçar (47. Tabela 7: Niveli i punësimit të të trafikuarve. derisa shumica e tyre është e grupmoshës 12-18 vjeç (tabela 5).

7 Për kampionin kombëtar 64. me të afërm. mund të arrihet në përfundimin se trafikimi shkon në përpjesëtim të zhdrejtë me shkallën e integrimit në kolektivat e punës. midis adoleshentëve që nuk janë punësuar ndonjëherë. nxënës apo studentë.7 me 24. . Nga shifrat e tabelave. Trafikimi midis të papunësuarve ndonjëherë është gati dyfish më i theksuar në qytete (të mëdha apo të vogla). Një pjesë e të trafikuarve. jetimore etj Nga të dhënat del se të trafikuarit janë. shkolla si institucion ende nuk mund të konsiderohet një barrierë me peshë në trafikimin e të rinjve.2 19.7 0.7 1.94 Analiza sociologjike Tabela 8: Gjendja familjare e të trafikuarve.9 7.5 1.0 8.0 7.0 8. në çastin e trafikimit ka qenë nxënës apo studentë. rezulton të jetë dukshëm më i theksuar se në qytete (51. Ndër to. në çastin e trafikimit kanë qenë minorenë që e kishin braktisur shkollën ose që nuk e kishin filluar atë ndonjëherë. se një në çdo tre të trafikuar (32.4 Me të dy prindërit Vetëm me nënën Vetëm me babain Bashkëjetonte me një partner Me bashkëshortin Më vete. Disa diferencime lidhur me këtë kategori vërtetohen midis kontingjenteve të mundshme për t’u trafikuar sipas përkatësisë etnike. Të qarta janë diferencimet qytet-fshat. Ky është një rezultat i pritshëm derisa shumica e të trafikuarve (respektivisht 64 për qind) janë të moshës deri në 18 vjeç.8 2.9 22.9 1.5 1.1 1.5 1. e bën gati të pamundur hulumtimin e ndikimit të grupeve (kolektivave) të punës e të vetë punës mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve.5).7 56.9 73. Në fshatra trafikimi midis atyre që në çastin e realizimit vijonin shkollën. Ky diferencim lidhet në një masë të madhe me faktin se fshati e ka gjithnjë gati një front për (vetë)punësimin e të rinjve të vet: ekonominë fshatare. romët janë komuniteti më i palidhur me shkollën dhe. në konvikte.7 2. në shumicën dërmuese. se në fshatra. sipas vendbanimit Para trafikimit jetonte: Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të Qytete të Fshatra mëdha vogla 61.7 29. nga ana tjetër.7 5.5 për qind e të trafikuarve kanë qenë të punësuar në çastin e trafikimit.7 5.4 5. Meriton të theksohet. sikurse nga logjika e trajtimit të problemit. Fakti që vetëm 5. Siç duket.5 për qind).5 8.

0 0.0 1.2 13. në mungesë të informacionit të saktë apo të rëndimit të problemit. U trafikua për t’u bërë lypës. 3.mënyra më e zakonshme e trafikimit Si bëhet trafikimi? Për 587 raste të shqyrtuara individësh të trafikuar. Me mashtrime. Ai është identifikuar me rrëmbimin.9 Kampioni kombëtar 50.9 4.5 6.8 8.5 12. Por përqindja më e madhe e trafikimeve është realizuar me mashtrime.5 3. Tabala 9: Mënyrat e realizimit të trafikimit për rastet e shqyrtuara në total dhe sipas prefekturave (Në përqindje) Mënyrat e trafikimit * 1 2 3 4 5 6 7 8 Shkodër 61. Gëdeshi. U mashtrua me premtime për punësim jashtë shtetit.1 4. kryesisht për sensacion nga mediat etj. Në mungesë të studimeve empirike. Mashtrimet përmes premtimeve për martesë . sipas prefekturave Kukës Elbasan Vlorë Gjirokastër 43. U josh nga premtimet për të pare botën.3 7. ndërsa në prefektura të ndryshme varion nga 43.5 37.3 3.5 2. kjo kategori të trafikuarish përbën më shumë se ½ e rasteve.2 3.2 3.5 për qind .2 3. në rrugë të ndryshme. U mashtrua me premtime për të fituar shpejt para.8 56.0 1.2 8.6 9. të përhapur gjerësisht në Shqipëri.4 9.7 11.4 Korçë 49.8 6.2 4. U mashtrua me premtime për vazhdimin e shkollës jashtë shtetit.5 4.Lekë Sokoli 95 njëherësh.7 7.5 2.2 16. U trafikua me joshje. Për kampionin e studimit tonë.8 0. 8.9 45. 5.8 7.7 2. 6. përmes premtimeve për martesë. Rrëmbyer me forcë nga dikush.0 7.7 10.2 1.6 6.7 0. Beddies.0 5.2 0.1 24.5 11. 4. më i disponueshmi për të nxjerrë kontingjente trafikimi (shih: De Soto.0 Përgjigjet e marra.3 11.8 3. përmes premtimeve për martesë. 2004: 87-97). 7.0 * Mënyrat e hulumtuara të trafikimit: 1.7 5.7 8. Të dhënat e mësipërme përmbysin një perceptim të gabuar të trafikimit. del se trafikimi është realizuar si në tabelën 9.2 10.3 15.0 8..5 7.1 0. mashtrime apo në rrugë të tjera. 2. trafikimi është parë njëanshmërisht.3 46.4 1.

4 3.0 1. nga familjarët dhe të afërmit: nëna.6 45.5 8. në 61.9 Kampioni kombëtar 11.7 5.2 11.5 0.7 9.9 8.2 për qind (Shkodër).96 Analiza sociologjike (Kukësi).1 1. Fakti që trafikimi dominohet nga mashtrimi (në rreth 85 për qind të rasteve) sugjeron forma më të gjithanshme të informimit. morëm këtë përgjigje (tabela 22). Në përgjigje të pyetjes lidhur ma shkallën e informimit (anketa. edukimit apo të të mësuarit.1 1. Trafikimi: shkalla e njohjes së tij dhe nevoja për informim Të dhënat tregojnë se suksesi lidhur me parandalimin e fenomenit të trafikimit të grave dhe adoleshentëve varet shumë nga shkalla e njohjes dhe informimit të të rinjve për këtë fenomen dhe format konkrete të realizimit të tij.4 10. mësuesit Media (gazeta.9 5.0 3.6 Rezulton se në mënyrë të grupuar.5 2. trajnimit. sipas vendbanimeve Informuesit Nëna Babai Të afërm Shkolla.5 0.0 Siç shihet. raporti i të painformuarve me të informuarit është 1:9.6 4.6 2.2 5.5 3.0 3. shoqëria civile Të tjera burime Nga askush Përgjigjet e marra sipas vendbanimeve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 10.5 73. Tabela 12: Niveli dhe mënyrat e informimit për trafikimin.6 Gjithsej 100.2 5.6 38. Tabela 11: Të (pa)informuar për trafikimin Të informuar në forma të ndryshme 90. radio) Shokët/shoqet Nga një i trafikuar Shoqatat. informimi mbi rreziqet e trafikimit merret.7 9. pyetja 14).7 0.8 3.4 Të painformuar nga askush 9. duke filluar nga familja. së pari.6 4.6 14.5 51.7 10. qytezat dhe fshatrat. TV.3 3.8 7.9 1.4 3. sidomos me të rinjtë nga institucionet e shoqërisë.0 4. babai apo të tjerë .8 3.4 3. Ndërsa në tabelën 12 jepen përgjigjet e marra nga të anketuarit në qytetet e mëdha.

Lekë Sokoli 97 pjesëtarë të fisit (1+2+3). se media është instrumenti kryesor i informimit mbi trafikimin. I papritur. Por në fshat ky “zë” informimi është vetëm 0. Jo i papërfillshëm është vlerësimi i masës së informimit nga shoqatat. përmes përfshirjes në projekte.5 për qind (në fshat vetëm 1. sidomos për vajzat. nëna është informuesja më kryesore. shoqatat (5+6+8) dha nga shoqëria: shokët/ shoqet ose të njohurit duke përfshirë edhe individë të trafikuar (5+6+9). Të painformuarit e paarsimuar apo me nivel të ulët arsimimi rezulton të jenë edhe kontingjentet potencialë të trafikimit. Duket paradoksale. por sidomos në fshat. Krejt i pamjaftueshëm rezulton të jetë roli i shkollës në informimin e të rinjve mbi trafikimin. dhe rritje thuajse në të njëjtën masë e rolit të institucioneve të shoqërisë. . me kalimin në rritje nga një grupmoshë në tjetrën (nga 19. janë të painformuar 2.6 herë më tepër se ata që pohojnë se ai “është shqetësim”.4) dhe më shumë se në qytetet e vogla (38. ishte rezultati sipas të cilit media është një instrument më informues në fshat (73. shkolla. Informacioni merret. Të dhënat tregojnë se institucione e shoqërisë zënë vendin kryesor në informimin e opinionit publik mbi trafikimin. Në analizën sipas grupmoshave duket rënia e nivelit të informimit nga familjarët apo të afërmit.2 për qind). ndoshta. rreth 50 për qind e te anketuarve. përkundrazi. Babai. Në analizën sipas përkatësisë gjinore duket ndikimi më i madh i familjes mbi vajzat dhe i shoqërisë mbi djemtë.7 për qind.9 për qind) se në qytetet e mëdha (45. Ndër familjarët dhe të afërmit.4 në 12. duket qartë diferencimi i shkallës së informimit midis individëve me nivel të ulët dhe të lartë. nga institucione të shoqërisë: media.5 për qind). Nga shkala e informimit është ndikuar edhe perceptimi i përmasave të trafikimit. me vetëm 3. pakkush ka pohuar që të ketë folur ndonjëherë me babanë e vet për trafikimin. Të painformuarit nga grupi i parë janë mbi katër herë më shumë se të painformuarit nga grupi i dytë (26. nëse kjo gjykohet në raport me mundësitë.5 për qind). së dyti. Ata që pohojnë se trafikimi “nuk është shqetësim”. Të rinjtë pohojnë. del se komunikon pak apo aspak me fëmijën e vet për çështjet e trafikimit. Për nga shkalla e arsimimit.6 me 6 për qind).

3 3.1 2. Korrupsioni..2 12..0 26. varfëria dhe papunësia.. Vështirësia shtohet nga fakti se fenomenet për të cilat kërkuam të informohemi nuk janë të izoluara.2 0. Kriminaliteti Përdorimi i drogës Niveli i ulët i shkollës Varfëria/papunësia Mënyra e të bërit politikë Shoqëria civile e dobët Konfliktet në familje Përgjigjet e marra.3 2.0 Tabela 14: Renditja e problemeve sipas shkallës së shqetësimit në qytete të mëdha.0 1.9 25.1 4.7 28. Mënyra të bërit politikë Niveli i ulët i shkollës Konfliktet në familje Shoqëria civile e dobët Përdorimi i drogës . sipas vendbanimeve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 24.8 6. midis problemeve të mëdha të Shqipërisë së sotme... qyteza e fshatra Qytete të mëdha I II III IV V VI VII VIII IX X Varfëria/papunësia Korrupsioni Moszbatimi i ligjeve Kriminaliteti Trafikimi i femrave.3 2.2 5.8 7.6 2.8 5.2 6.9 15.5 4.0 5. Tabela 13: Problemi më shqetësues. Megjithatë kërkesës sonë për të hulumtuar rreth kësaj çështjeje.9 19. ndikohen dhe ndikojnë mbi njëra-tjetrën. Kriminaliteti Mënyra e të bërit politikë Niveli i ulët i shkollës Shoqëria civile e dobët Konfliktet në familje Fshatra Korrupsioni Varfëria/papunësia Moszbatimi i ligjeve Kriminaliteti Trafikimi i femrave.0 25..8 23. niveli i kriminalitetit dhe konfliktualiteti në familje.9 Kampioni kombëtar 25.7 3.. niveli i shkollës dhe shoqërisë civile.4 25.8 5. deri përdorimi i drogës etj. sipas vendbanimeve Problemi kryesor Korrupsioni Moszbatimi i ligjeve Trafikimi i femrave.1 6.9 6.6 7...98 Analiza sociologjike Perceptimi i trafikimit në raport me problemet e sotme të Shqipërisë Për të anketuarit ishte e vështirë të “zgjidhnin” problemin më të rëndësishëm. Niveli i ulët i shkollës Mënyra e të bërit politikë Përdorimi i drogës Shoqëria civile e dobët Konfliktet në familje Qytete të vogla Korrupsioni Varfëria/papunësia Moszbatimi i ligjeve Përdorimi i drogës Trafikimi i femrave.2 5.1 2.1 13.8 4.0 4.0 0. të anketuarit i janë përgjigjur si në tabelat 13 dhe 14.2 16.5 3.3 9.

Ndërsa në grafiku vijues.5 22. gjithnjë sipas perceptimit të përgjigjedhënësve (IXIII). Për çdonjërin nga faktorët.5 40.7 55.4 71.deri në ndikimin negativ më të vogël të mundshëm (ndikim të papërfillshëm) . në tabelë janë pasqyruar vetëm vlerësimet me “notat” 1-3.1 62.3 49. i zbatimit të ligjeve dhe perceptohet si më problematik në raport me nivelin e shkollës.“nota” 1 .8 25. përdorimin e drogës apo konfliktet familjare. të anketuarit kanë vendosur “notë” nga 1-10.2 38. duke filluar me ndikimin negativ më të madh të mundshëm . janë dhënë vlerësimet 1-3 (ndikimet negative më të mëdha) dhe 8-10 (ndikimet më të vogla). Faktorët që ndikojnë më negativisht në trafikim Në tabelën 15 janë renditur përgjigjet e pyetjes së anketës. mënyrën e të bërit politikë. niveli i varfërisë.5 57. nivelin e shoqërisë civile. Për efekt analize. Ai vjen fill pas problemeve të tilla madhore.2 34. trafikimi i grave dhe i adoleshentëve perceptohet si një ndër pesë problemet themelore të shoqërisë së sotme shqiptare.Lekë Sokoli 99 Siç shihet. si korrupsioni. Tabela 15: Faktorët që ndikojnë më negativisht mbi trafikimin Renditja I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII XIII Faktori ndikues Papunësia Varfëria Mungesa e stabilitetit politik Degradimi moral i meshkujve trafikantë Dëshira e papërmbajtur për para te djemtë Mungesa e shpresës Dobësimi i familjes Degradimi moral i femrave që trafikohen Statusi i ulët i femrës në shoqërinë shqiptare Dhuna mashkullore ndaj grave Dëshira e papërmbajtur për para te vajzat Synimi për t’u martuar me çdo kusht Ndikimi i shtetasve të huaj Përqindja në vlerësimet më negative (1-3) 71.7 .0 46.“nota” 10.4 42. përmes së cilës ne kërkuam të informohemi lidhur me faktorët që në perceptimin e të anketuarve kanë ndikimin negativ më të madh në procesin e trafikimit të grave dhe të adoleshentëve. Renditja në tabelë e faktorëve që ndikojnë në trafikimin e grave dhe të adoleshentëve është bërë sipas peshës specifike që ata kanë në trafikim.

në 50.9 13. Nga të dhënat e siguruara rezulton se marrëdhëniet familje . E mirëpritën së bashku 4.6 10.8 për qind (Korça). riciklimin e tyre në trafikim. por jo komuniteti” luhatet. Përqindja e rasteve në të cilat “familja e mirëpriti.komunitet janë relativisht problematike. sipas vendbanimeve (Në përqindje) Qëndrimi i mbajtur 1.6 18.9 20. ka një ngarkesë të madhe. sipas vendbanimeve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 37.4 5. familja dhe komuniteti. sidomos moralo-psikologjike.6 33. Tabela 16: Qëndrimi ndaj të trafikuarve të rikthyer.7 6.9 Kampioni kombëtar 42.100 Analiza sociologjike Pastrafikimi. nga 27. Nuk e mirëpriti as familja.i rikthyer nga trafikimi .2 16.8 23.7 7.7 19. por jo komuniteti 2.2 3. lidhet me shkëputjen e individëve të trafikuar dhe integrimin në shoqëri e familje ose.2 6. Por më shumë se diferencimet “gjeografike” (midis zonave apo vendbanimeve).7 54.5 për qind (Kukësi). për t’u vlerësuar janë diferencimet që konstatohen midis familjeve dhe komuniteteve (opinionit shoqëror).2 .1 17. Integrim apo riciklim në trafik? Por ç’ndodh me të trafikuarit e rikthyer? Nga ky studim del se kjo është një ndër çështjet më të rëndësishme. Nuk di ta vlerësoj Përgjigjet e marra.2 për qind).8 13.7 për qind) e sidomos në krahasim me qytetet e vogla (33. Përqindja e rasteve “familja e mirëpriti. por jo komuniteti” është më e madhe në fshatra (54.4 25.7 për qind). Kjo pasqyrohet në shkallën e ndryshme të pranueshmërisë së të kthyerve nga trafikimi në rajone e zona të ndryshme të Shqipërisë. se në qytetet e mëdha (37. për shembull. Komuniteti e mirëpriti. Rastet e vlerësimeve e qëndrimeve të ndryshme familje-komunitet (1+2) përfaqësojnë shumicën e rasteve që po u referohemi. por jo familja 3. as komuniteti 5.4 22. në të kundërt. Familja e mirëpriti. Diferencime në shkallën e (pa)pranueshmërisë së të trafikuarve nga familja e komuniteti konstatohen edhe sipas vendbanimeve: qytetfshat (tabela 16).

gjykatat dhe prokuroria. komunitetet qytetare dhe. ata që nuk kanë dhënë vlerësim për këtë çështje (pyetja 24/5) dhe formojmë një tabelë (24/p4) me përgjigjen 4 të kësaj pyetje. për efekt analize.0 5.7 për qind e të anketuarve është vlerësuar me notat e larta 8-10.1 7.8 (Korça). në 10 .vlerësim i shkëlqyer). pas tyre. OJQ-të Komunitetet fetare Komunitetet qytetare dhe opinioni publik Policia Gjykatat dhe prokuroria Qeveria shqiptare Vlerësimet me “notat” 8-10 43. pasqyrohet në tabelat 35 dhe 36.1 7. e cila ka vetëm nga 5. E fundit në vlerësimin e bërë është qeveria shqiptare.5 (Kukësi).7 Në perceptimet qytetare. në 42. në këndvështrimin e ndikimit mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve? Në perceptimin e përgjigjedhënësve të anketës sonë.6 37. “nota” e vlerësimit për punën e institucioneve kundrejt trafikimit (nga 1 -vlerësim shumë i keq. Përfundime e rekomandime Trafikimi i grave dhe i adoleshentëve është një dukuri e re e periudhës së tranzicionit paskomunist shqiptar. Përqindja e të braktisurve nga familja dhe komuniteti shkon nga 18.Lekë Sokoli 101 Jo pak shqetësim përbën niveli mjaft i lartë i braktisjes së të trafikuarve njëherësh nga familja dhe komuniteti.4 17. Ai nuk lidhet me . “Nota” e vlerësimit të institucioneve të shoqërisë përkundrejt trafikimit Cili është vlerësimi i institucioneve të shoqërisë shqiptare. komunitetet fetare. institucioni më i vlerësuar kundrejt trafikimit është media. Tabela 17: Renditja e institucioneve për nga shkalla e vlerësimit pozitiv përkundrejt trafikimit Institucionet Mediat Shoqatat. në rendin e fundit institucionet e shtetit: policia. Më pas vjen shoqëria civile. Shifrat duken tronditëse.6 37. Po lemë mënjanë.

brenda tyre. Sidomos nga të dhënat cilësore të këtij studimi del se të miturit. për shkak të mungesës së informimit. Konstatohet se familjet më të rrezikuara nga trafikimi janë ato bërthamë (nukleare) dhe. Kjo lidhet më shumë me ndjeshmërinë ende më të madhe të fshatit shqiptar ndaj qytetit kundrejt trafikimit. Trafikimi perceptohet si një ndër pesë problemet themelore të shoqërisë së sotme shqiptare.5 për qind) apo qytetet e mëdha (40. Parandalimi i trafikimit varet nga shkalla e informimit të të rinjve rreth tij. Ai ndikohet nga një varg faktorësh. institucionet e shtetit. familjare. prishja e komuniteteve tradicionale dhe komercializimi i marrëdhënieve shoqërore. Grupmosha që e percepton me më shqetësim trafikimin është ajo 19-21 vjeç (53 për qind). nuk kanë ndjeshmërinë apo nivelin e perceptimit të të rinjve të grupmoshave më të rritura. Por grupmosha më e rrezikuar është ajo 1218 vjeç. Por në rreth ½ e rasteve nuk merret informim tjetër veç atij që merret nga media. Femrat e konsiderojnë trafikimin më problematik se meshkujt. shkolla. Fakti që trafikimi është bërë më i kamufluar dhe dominohet nga mashtrimi. familjet me një prind. trajnimit. E qartë është gjithashtu vartësia e perceptimit të trafikimit nga shkalla e integrimit në familje.2 për qind). Përqindja më e madhe e trafikimeve (rreth 85 për qind).1 për qind) se në qytetet e vogla (45. edukimit apo të të mësuarit. Ai perceptohet si më shqetësues në fshatra (57. sidomos me të rinjtë nga institucionet e shoqërisë: nga familja. si varfëria dhe qëndrimi ndaj saj. afërsisht në raportin dy me një. ndonëse janë më të rrezikuara nga trafikimi. por me shndërrimet e gjithanshme politike. moralopsikologjike etj. ku në 8/10 e rasteve prindi (kryefamiljari) është nëna.. I konsiderueshëm është vlerësimi i masës së . kundrejt atyre që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në familje.102 Analiza sociologjike faktorë historikë e të traditës. ekonomike. më e zakonshmja ndër të cilat është mashtrimi me premtimin për martesë. sociale. e perceptojnë trafikimin si një problem rreth dy herë më shqetësues. shoqëria civile. të ndodhura në 15 vjetët e fundit. demografike. është realizuar me mashtrime. niveli i lartë i informalitetit të ekonomisë dhe mënyra e pasurimit të shqiptarëve. sikurse nga rënia morale dhe e krenarisë. Individët që pohojnë se shumicën e kohës e kalojnë larg familjes. sugjeron forma më të gjithanshme të informimit.

4 në 12. Ne biseduam.2 për qind) dhe rritja. Për më tepër ata nuk figuronin në regjistrat e shtetit shqiptar dhe as që mund të bëhej fjalë për vijimin e ndonjë shkolle. Shqetësim përfaqëson sidomos niveli mjaft i lartë i braktisjes së të trafikuarve njëherësh nga familja dhe komuniteti.). Shkolla vlerësohet si një institucionet që ndikon pak ose aspak në minimizimin e trafikimit. Por braktisja e shkollës apo mosvijimi i saj rezulton të jetë një dukuri që po përhapet me shpejtësi. Romët janë komuniteti më i palidhur me shkollën dhe. Kjo përfaqëson. duket se është forma më e mirë për institucionalizimin e një informimi të kualifikuar për rininë shkollore.8 për qind (Korça). Ndaj marrja e informacionit për trafikimin e qenieve njerëzore përmes përfshirjes në programet shkollore apo formave të tjera që aplikon shkolla. Një pjesë e të trafikuarve kanë qenë minoren në çastin e trafikimit. përmes përfshirjes në projekte. në 42. sikurse ndikimi më i madh i familjes mbi vajzat dhe i shoqërisë mbi djemtë. . Marrëdhëniet “familje-i rikthyer nga trafikimi-komunitet” rezulton të jenë relativisht problematike. me një grup prej 13 fëmijësh romë të moshës deri në 12 vjeç në fshatin Novoselë të Vlorës. Ne na rezultoi se 1. thuajse në të njëjtën masë e rolit të institucioneve të shoqërisë.7 për qind. më i disponueshmi për të nxjerrë kontingjente trafikimi. por në fshat ky “zë” informimi është vetëm 0. e cila është në skalionin e parë të përfshirjes në trafikim. për shembull. Rikthimi i analfabetizmit. Vihet re rënia e nivelit të informimit nga familjarët apo të afërmit. që mbetet alternativa më e mundshme. njëherësh. edhe përqindjet e rasteve të riciklimit në trafik. që shkon nga 18.Lekë Sokoli 103 informimit nga shoqatat. krime etj. Të paarsimuarit janë kontingjentet më të predispozuara për t’u përdorur nga trafikantët për prostitucion. dhe sidomos lidhja me shkollën duhet të përbëjë njëfarë përparësie më vete. duket se është një tjetër problem me të cilin ballafaqohet shoqëria shqiptare.2 për qind e të anketuarve të ishin “pa kurrfarë arsimi”. afërsisht.5 (Kukësi). “Disiplinimi” i këtij komuniteti me mjete ligjore (të paktën për arsimin e detyruar) dhe jo ligjore (shoqëria civile etj. që kishin braktisur shkollën ose nuk e kishin filluar atë ndonjëherë. pas zhdukjes së tij për disa dhjetëvjeçarë. Ata nuk kishin asnjë dijeni për rreziqet e trafikimit të mundshëm të tyre. me kalimin nga një grupmoshë në tjetrën (nga 19.

Fjalori i gjuhës së sotme shqipe. Don Oreste. Siç duket trafikantët e seksit janë mirorganizuar. Warld Bank. 19-21 . gjyqtarë. kanë krijuar rrjete të mirëfillta të tipit mafioz. janë të aftë për të korruptuar prokurorë. Tiranë. fq. Pas gjurmëve të tregtarëve të mishit të bardhë. Nr. politikanë etj. Roberta. Pino. Beddies. Roma and Egyptians in Albania. Skllavet e Perëndimit. Sabine. Liri. Ilir. Shimani. qershor Moroli. policë. 2000. Lidhja që këto rrjete kanë krijuar me segmente të pushtetit. Tiranë. Parathënie e Skllavet e Perëndimit. por nuk zbatohet. De Sotto. 1999. 2005. Jeta. 2000. REFERENCAT Arlecchi. Shoqëria shqiptare përballë sfidave të trafikut të grave dhe vajzave. Gëdeshi.104 Analiza sociologjike Ndër më problematiket midis institucioneve të shtetit. Harmine. Washington DC. përfaqëson një problem themelor. Prostitucioni dhe trafiku i gruas në Shqipëri. 2005. 2003. Prostitucioni. Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore. 24 dhjetor 2000 Hoxha. Gazeta Korrieri. 171. qershor 2003. 21 korrik Katro. epidemi pa fund. 1985: Tirënë: Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Tiranë: Korbi Revista Spektër. Shqiptarët besojnë. Gazeta Metropol. Për ta shpresa vdes e fundit. 19 prill. Tiranë: Korbi Benzi. From Social Exclusion to Social Inclusion. (Spektër. Gazeta Albania: 18 prill Children’s Human Rights Center of Albania (CRCA. Emanuela & Sibona. Tiranë: Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare Leskaj ed al. në minimizimin dhe zhdukjen e trafikimit të grave dhe adoleshentëve. Legjislacioni antitrafik duket i plotë. 2003). Alma. Mbi femrat e zhdukura në Shqipëri. rezulton të jenë gjykatat dhe prokuroritë. 2003). Çupi. Tiranë: Lilo Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë (KPP). 2004. holokausti shqiptar. Tiranë: Marin Barleti. Prostitucioni. Trafikimi i fëmijëve në Shqipëri. Edmond. 2001. lidhur me trafikimin. gjithsesi.

Nicola. Gratë dhe fëmijët në mileniumin e ri-Shqipëria. Bologna: Zanichedi SPA Webster’s Encyclopedic Unabridged Dictionary of English Language (New Revised Edition). pp. Tiranë. Vatra. 1989 . Vajzat dhe trafikimi. _____. Xavier & Quere. një studim “klandestin” për një biznes klandestin. In Ballkan Yearbook of Human Rights. Vlorë UNICEF. Tiranë: Kumti. 2005b. 2002. tregu ilegal i prostitutave shqiptare. 2003. Prostitucioni profesionist në Shqipëri dhe debatet rreth (keq)vlerësimit “prostitucioni është një fenomen tipik shqiptar!”. Nr. 55-72. 7. Nr. 2003.një rrezik për Europën. 2(42). 1 (13): pp.Lekë Sokoli 105 Raufer. 2004a. 21-37. 2000. 174-195 _____. Gazeta Ballkan: 15 dhjetor Zingarelli. Mafia shqiptare . Zholi. dhjetor. Revista Politika & Shoqëria. Revista Të drejtat e njeriut. Lekë. Prostitucioni. Sokoli. Vëll. Qendra Psiko-Sociale. Albert. 2002. pp. Greqia. 1970. Vocabolario della lingua italiana. Prostitution and the Human Rights. Stefane.

kudo ku jetojnë shqiptarët. Ç’është ky libër? Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit Një libër i ri është i mirëpritur në rrethet intelektuale dhe shkencore. Nr. Ai duhej të ishte mirëpritur prej vetë shqiptarëve. Në Shqipëri është bërë zakon që botimi i një libri të vërtetë të konsiderohet ngjarje. 6. si një libër kundër mafias. një fatkeqësi që u shtohet fatkeqësive të tjera. etj. Bujar Ramaj. një pengesë për përcaktimin e statusit final të Kosovës etj. 2 Megjithatë të çudit fakti që disa fondacione që veprojnë në Shqipëri sponsorizojnë tani vetëm ose kryesisht libra me problematikë shqiptare. 1 .106 Analiza sociologjike “Mafia shqiptare”. për “të huajt” e veprat e tyre2. në vitin 1680 (!). dr. i autorëve francezë Xavier Raufer dhe Stefane Quere. edhe kur ata shkruajnë. Kjo mbart në vetvete edhe mikpritjen tonë tradicionale (sikurse edhe servilizmin jotradicional). për shembull. siç ka theksuar në pasthënien e tij redaktori. konsiderohet si një mallkim. urrejtja dhe racizmi antishqiptar1 Pak kohë më parë u vu në qarkullim libri “Mafia shqiptare . por të shkruar vetëm nga autorë të huaj. Vëll. Botuar fillimisht në revistën shkencore Politika & Shoqëria. 2003. fq. se Skenderbeu lindi në Vithkuq. Madje sikur është bërë e modës që librat më të mirëpritur të jenë librat e autoëve huaj.një rrezik për Europën”. me nëntitullin “Si lindi kjo superfuqi e Ballkanit?”. e cila. Libri në fjalë është pikërisht “një zë nga Franca”. 2 (12). 129-144. historike apo të jetës së përditshme. një barrierë reale për integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane. sikurse edhe nga lexuesi i gjerë.

e bazuar në të dhëna e fakte kryesisht zyrtare e nga masmedia shqiptare. citime pa lidhje logjike e jashtë kontekstit. rekomandime shkencore dhe praktika bindëse…” (Pasthënia. Po marrim vetëm një element. Ksavie Rofe (Xavier Raufer): drejtor i studimeve të një qendre universitare të Parisit dhe pedagog në Institutin e Kriminologjisë së Parisit. “Mafia shqiptare” i ngjan një broshure propagandistike. rigoroziteti shkencor. para së gjithash. Ai është shkruar nga dy studiues profesionistë. thuajse të palexueshëm. Një libër i vërtetë kundër mafias do t’i bashkëngjitej revoltës së shqiptarëve kundër trafikantëve të drogës. “sipas zëdhënësit të…”etj. Libri paraqitet si një botim sipas origjinalit. autor i dhjetë librave etj. një libër sipas standardeve të shkencave shoqërore bashkëkohore. dhunimit të të drejtave civile etj. … me konkluzione. “Mafia shqiptare” ka një inflacion aq të madh të dhënash e citimesh (këto përbëjnë lëndën kryesore të librit). kondrabandës. Në këtë libër zotërojnë pohime të tipit “sipas Interpolit”. fq. “sipas AFPsë”. të çfardo fushe të shkencave shoqërore.. sikurse kundër korrupsionit. me logjikën analitike të një studiuesi me nivel. ndonëse në të jepen të dhëna vetëm për njerin prej tyre (!). karakteristike për spekulantët. Atij i mungon. të përpunuara nga këndvështrimi i një kriminologu investigues. pra. inkriminimit. saqë e bëjnë atë të lodhshëm. “shërbimet speciale bëjnëtë ditur se…”. në të cilën janë bashkuar rrëmujshëm fakte e të dhëna. informacioni duhet të jetë i verifikueshëm nga oponentët. Në çdo libër. pa të cilat një libër nuk mund të quhet shkencor. Duket sikur gjithçka është stisur me qëllim që lexuesi. amatoreske e spekulative. prognoza. të grave. recensentët apo të interesuar të tjerë. Pritej. “kemi të dhëna se…”. të makinave etj. me një shtojcë të ripunuar nga autorët nën kujdestarinë e “Qendrës Shqiptare për Studimin e Krimit të Organizuar dhe Mafias”.Lekë Sokoli 107 Në këtë kuptim shqiptarët urrejnë çdo lloj mafie e çdo lloj organizimi sipas modelit mafioz. “nga konfirmimi i policëve të besueshëm”. Libri paraqitet si “Një tablo kriminale. sidomos ai që bën politikën e . referencat. të klandestinëve. Por libri në fjalë nuk ka të bëjë aspak me këto shkenca. 165).

derisa kriminelët dhe mafiozët janë ata vetë. 72-89). e librit: “Një rrezik për Europën”. Ky realitet i mafias shqiptare është jo vetëm i padurueshëm.. “Mafia shqiptare në Europë”. Këtej burojnë diletantizmi.108 Analiza sociologjike madhe (në Europë e më tej). etj. për të krijuar mafian italiane (fq. Pra mos u gaboni të dënoni masakrat ndaj shqiptarëve. “Mafia shqiptare”. Është e kotë të përpiqesh të zgjidhësh mllefet e shqiptarëve të Kosovës me anë të forcës ndërkombëtare (fq. në Kolumbi të Europës (fq. 117). ndërsa OKB-ja po gabon (fq. 3 . 109). 97). 104). Eksodi shqiptar është një kolonizim mafioz (fq. “Një Sicili e Ballkanit”. 109). për të vazhduar me ata të kapitujve apo paragrafëve të tij: “Kosovë-Shqipëri: [’po ndodh…”. Hapësira shqipfolëse (“trekëndëshi i artë”jepen edhe hartat). të mjaftohet vetëm me titujt “mbresëlënës” 3. 108). më ekzaktësisht. “Kronologji . 98). që të arrijë shpejt e shpejt në përfundimin: “Shqipëria (më saktë trekëndëshi shqipfolës i Ballkanit). Ai provon se qëndrimi i fuqive të mëdha perëndimore ndaj Kosovës gabimisht ndërroi udhë. “Kanuni (kod) i Lekë Dukagjinit” etj. Shqiptarët e kanë në gen klanin dhe mafian. mungesa e rigorozitetit dhe e cilësisë akademike Duke filluar me titullin (madje tre titujt). ajo po shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë (fq. është vetëm një ëndërr e keqe (fq. sikurse pesë shekuj më parë drejt Italisë së Jugut. Kosova. bashkë me kanunin e tyre (kodin e mafias). Pa mëshirë! Lërini serbët të mbarojnë punë me ta. 97). në fillim të 1999-ës (fq. por një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar.fakte të rëndësishme”. 108). por një vend ku zotëron kultura kriminale islamike (fq. tani për tani. Shqiptarët (mafiozët) po shpërngulen drejt Europës. 73) dhe mafia shqiptare përfaqëson rrezikun më të madh të Europës (fq. është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias. 105). Ai nuk është një libër kundër mafias. Madje Kosova (sikurse gjithë trekëndëshi shqipfolës) nuk është Europë. po shndërrohet (në mos është shndërruar). 93). Të paktën mos nxitoni për statusin final të Kosovës ose. mos guxoni të nxitoni… Ky është mesazhi i librit “Mafia shqiptare”. por edhe i pandreqshëm (fq. madje që nga koha parahomerike (fq. Vetë SHBA-të u nxituan (fq. “Si lindi kjo superfuqi e krimit në Ballkan?”. që jeton vetëm me ndihma të huaja dhe me industrinë e krimit (fq. 98-99).

pra. me shpresën se ai. Autorët bëjnë një lojë sofistike me të dhëna që s’mund të quhen të tilla. Por. 29). madje pa shumë vështirësi. Autorët janë përpjekur të përpunojnë një mendim politik (kriminal). duke theksuar: “Ja në version origjinal. me thënie e stërthënie pa adresë. të lidhura nga gjaku ose martesa….Lekë Sokoli 109 të tij. apo edhe do të jetë pararendës i një veprimi të ri kriminal kundër saj. Edhe botuesi. 104. për të shmangur akuzën për përkthim të rremë” (fq. Madje autorët e ndiejnë se do të akuzohen për manipulim të qëllimshëm të të dhënave. Mafia dhe “Mafia shqiptare” Në libër vërehen shtrembërime në përcaktimin e historisë e mafias. me “argumentin” se qeliza e parë e mafias është familja. por një lojë amatoreske. sikurse vetë autorët. Këto shtrembërime nisin që me përkufizimin e mafias si “një bashkim (koalicion) sekret “familjesh”. Le të argumentojmë. do të justifikojë aksionet kriminale kundër botës “mafioze” shqipfolëse. për përkthime të rreme etj. Nëse lidhjet e gjakut do të ishin i vetmi kriter rekrutimi. Në të vërtetë autorët kanë abuzuar. se libri është shkruar me një qëllim politik të përcaktuar qartë. që rekruton njerëz vetëm në bazë të seksit ose të racës…” (fq. si kriminolog shkruaj pa qëllim të keq” (fq. jo pa qëllim. një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit. kulturën. e dua Shqipërinë…” (fq.. Terasini. kanë nxituar “t’i dalin të keqes përpara”. “Mafia shqiptare” është. sikurse ato që lidhen me jetën tradicionale të shqiptarëve. nxitojnë t’i dalin të keqes përpara edhe për racizmin antishqiptar që vlon në çdo faqe të librit. duke e ndierë racizmin antishqiptar të këtij botimi. pra as më shumë e as më pak. 107). atëherë Tano Karidi. Raufer. Autorët. lojë diletantësh të shkencës. 5). në parathënien e librit thotë: “Dëgjoj që këtu vetëdijet morale: të flasësh për mafian shqiptare? Do të thotë të bësh lojën e Millosheviçit dhe të biesh në racizëm antishqiptar. të paktën. të drejtën e tyre zakonore etj. Spinoza. kontesha Olga . që vendos ligjin e pamëshirshëm të heshtjes (omeritá). gjithashtu. 17). rend të bëjë një deklaratë dashurie për Shqipërinë: “Përsa më përket mua. Por nga përmbajtja mund të konstatohet. ndaj si hileqarë të vërtetë.

këmbëngulje për të bindur botën se “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare. që thuajse paraqiten nga autorët si shtylla ku mbështetet mafia shqiptare (!).110 Analiza sociologjike etj. Autorët shkojnë deri atje sa dukuri zakonore me zanafillë njëmijëvjeçare. mungesa e rigorozitetit shkencor etj.... Lidhjet e gjakut. si besa (fjala e dhënë) etj. na qenka “Bibla e mafias”. 117). siç është për shembull gjyqi “kokaina” në Tiranë. të veprojë për interesa ekonomike private (qëllimi). 34. sipas logjikës së tyre. Kanuni etj. besa. madje në botime Shih për shembull: Zingarelli. 117). 116). Këtë e tregojnë edhe gjyqet e zhvilluara ndaj rrjeteve të tipit mafioz. fq. fq. me përpjekjen për të identifikuar popullin shqiptar me mafian. (nga filmi “Oktapodi”. ndryshe nga ç’pretendojnë autorët e librit (fq. fqinjësia etj. jepen si pararendëse të mafias. Këmbëngulja e autorëve për të nënvizuar si kyç të suksesit të mafias shqiptare cilësi të përgjithshme morale si fjala e dhënë. të gjithë duhej të kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin (!). shitet lirshëm në kioskat dhe libraritë e qyteteve shqiptare (fq. Madja autorët “çuditen” pse Kanuni i Lekë Dukagjinit i cili.. Amatorizmi. familjen biologjike (për ta. fisi. Vocabolario della lingua italiana (Decima edizione). 989. mafiozët po tentojnë gjithnjë e më shumë që t’i mbajnë familjarët larg implikimit në veprimtaritë mafioze në të cilat ata janë përfshirë. permes vendosjes së një rendi primitiv ose drejtësie primitive4 (mjeti). në fakt. “një zë nga Perëndimi” na kujton kohën e librave të ndaluar. çuditërisht. për të cilin flitet në shtojcën e botimit shqip të librit (fq. Pra. lidhen pikërisht me tërbimin antishqiptar të autorëve. veçanërisht nga familjet mafioze” (fq. Në të vërtetë mafia përfaqëson një rrjet i cili. Nicola. se ky Kanun shitet lirshëm edhe në libraritë e vendeve të Perëndimit. 138-140). Këto shtrembërime në interpretimin e përcaktimit të mafias bëhen për ta “afruar” atë teorikisht me fenomenet shekullore të jetës shqiptare. në mafian moderne nuk kanë ndonjë peshë me rëndësi. 28). duhet të plotësoje tre kushte: të qenit rrjet sekret bashkëpunimi (organizimi). 1970. Do t’u kujtoja këtyre autorëve “të çuditur” (apo të çoroditur). mafioze. që “zbatohej pa të meta në malet e veriut të vendit. si besa. etj. Përkundrazi. për të mos shkuar më tej).. 4 . apo lidhjet e gjakut është. për të qenë mafie.

E. 39-53. Ato krijohen e pasurohen përgjatë shekujve nga populli. fq. siç thoshte Fishta. pra kjo vepër unikale me frymën humaniste të periudhës së Rilindjes Europiane. Durham. por mbi të gjitha e drejta dokesore. Lamouche. nuk mund të identifikohen me një njeri të vetëm. pra për të hedhur baltë mbi kulturën tonë kombëtare (sipas autorëve. . sikurse mitet. L. Gjakmarrja midis realitetit dhe retorikës.G. Bourcart. Fox etj. pikërisht për shkak të të qenit “palcë etnike e kombit shqiptar dhe e kulturës së tij”. e mbi vetë shqipfolësit “mafiozë”. R. Ata e kanë quajtur këtë të drejtë zakonore si shprehje të mirëfilltë të karakterit shqiptar: një karakter i mbrujtur me një moral të veçantë dhe që funksionon me standarde etike të vetat. M. varianti anglishtshqip që shitet në libraritë (jo kioska) të Nju-Jorkut. shumë kohë para autorëve të “Mafia shqiptare”. Godart. 2. M. nr 2. as tradita e saj fetare. E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë që të polemizoja me dy (pseudo)shkencëtarë të huaj (aq më tepër francezë). Hecquard. Bernatzik. këngët epike. H. C. Autorët kanë vënë në shënjestër Kanunin (sikurse vetë Lekë Dukagjinin).) 5. me kontribut në thesarin e kulturës botërore (siç ka theksuar 5 Shih.A. Nopça. Siebertz. E. Por asnjeri prej tyre nuk ka arritur të “zbulojë” pikëtakime midis ligjeve të së drejtës zakonore shqiptare dhe ligjeve të mafias. duke u bërë kështu një krenari e mendësisë dhe mençurisë së tij. J. Vëll. për shembull: Plasari. M. Lane. L. Becker. siç bëjnë në këtë libër Xavier Raufer dhe Stefane Quere. siç është. H. shumë shkencëtarë europianë (J. si te çdo popull i qytetëruar i botës. Në Politika & shoqëria. Aurel. F. J. sidomos me Kanunin e Lekë Dukagjinit. E. Duke u nisur nga parimi se një bashkësi njerëzore nuk e përcakton fati i përbashkët historik. kulturë e krimit).Lekë Sokoli 111 shumë serioze dygjuhëshe. Kanuni. janë marrë me kanunet shqiptare. dhjetor 2000. rreth çështjeve që përbëjnë abc-në e shkencave shoqërore. Kahn. von Hahn. Cozzi. Hasluck. Jackh. madje edhe kultura materiale në përgjithësi. E. sipas të cilave e drejta dokesore e një populli. përrallat. për shembull. G.

pak para pushtimit turk. Princi (jo fisniku) shqiptar Lekë Dukagjini (1410-1481). është abuziv. për shembull. shtrembërimet mund të dallohen pa shumë mundim: 1. dredhitë. duke qenë i pashkruar. Durham etj. në Iliri dhe në Epir). Studiues të familjeve mafioze mendojnë se Kanuni ka ndikuar shumë në mënyrën e sjelljes së mafiave italiane dhe në sjelljen e “burrave të fjalës”… Ai parashikon edhe rastin e aksidenteve vdekjeprurëse me veturë”. deri sa u mblodh dhe u kodifikua nga Shtjefën Gjeçovi.112 Analiza sociologjike Schwerin). siç është bërë zakon të kuptohet përdorimi i kësaj fjale.). derisa ky Kanun është shkruar shekuj pas eksodit të shqiptarëve drejt Italisë. Është absurde të përpiqesh të argumentosh se të jetuarit në një shoqëri ku zbatohet Kanuni shqiptar është njëlloj me rekrutimin në një shoqëri apo organizatë mafioze. siç lenë të kuptohet apo siç pohojnë autorët e librit. Pra deklarimi “duke sjellë me vete Kanunin e tyre”. duke sjellë me vete Kanunin e tyre. si sentenca juridike. nuk është njohur me emrat Aleksandër. jo e shkruar.shihet ndikimi bizantin . ose Zhani (Jan) . veprimet. apo Zhani (Jan). të tjerë në Kalabri. dhe i dha emrin e tij. i quajtur si “Kushtetuta e vërtetë e shqiptarëve” (nga E. por vetëm si krijimtari gojore. Këtu. 117-118): “Në shekullin XV. Le të citojmë (fq. 3. Dukagjini luftoi kundër pushtuesve turq deri në vitin 1472. sjelljen. veproi në shekuj si “Common low” anglez. Lekë Dukagjinit i njihet autorësia e njerit prej kanuneve tona.fisniku gegë nga Dagmo dhe Zadrima. Me sa duket edhe kjo “ndërhyrje” është bërë me qëllim përkeqësues. pra nuk kemi të bëjmë me ndonjë ndikim bizantin. i mundur. kapërceu me anije kanalin e Otrantos. Lekë Dukagjini (Aleksandri. nga e cila mund të shmangesh . me klane të tjera shqiptare. Por libri “Mafia shqiptare” përmban një mal të pavërtetash për Kanunin shqiptar. hartoi me shkrim këtë bashkësi rregullash (në fuqi për shumicën që nga parahistoria. Ai u trashëgua si praktikë gjykimi. dinakërinë apo harbutërinë bizantine. hartuesit dhe zbatuesit e tij. sikurse në të gjithë librin. 2. për ta lidhur të drejtën tone zakonore me konceptet. nuk mund të jetë kurrsesi “kushtetua e mafias”. Ai u vendos në Pulja. pastaj. qëndrimet. në kapërcyell të shekujve XIX-XX. dukë lani). siç pohojnë autorët e “Mafia shqiptare”.

Kjo është. jo vetëm se mafia. nuk mund të bëhet paralelizëm midis ligjeve të Kanunit dhe atyre të mafias. 4. Tiranë: Onufri. Autorët thuajse e kanë njëjtësuar Kanunin me gjakmarrjen. pra. të gjykohej vetëm nga kodi i vet penal. (shih. Ismail. Si e tillë ajo artificializohej. të cilën e institucionalizoi me organizimin e pleqësisë mbi bazë fshati e krahine etj. gjatë regjimit komunist. zbrazej nga verbëria. si gjithë të tjerëve. njeh lirinë brenda organizimit fisnor. Për më tepër ai ishte i detyruar të merrte pjesë në drekën e mortit të viktimës. sikurse nëna dhe motrat e tij ishin të detyruara t’i shërbenin atij. Në të vërtetë vrasja kanunore nuk pasohet nga heshtja. Nuk është e rastit që Kanuni. përkundrazi. shkëputej nga pasionet. ishte ndaluar të botohej. Do të ishte njëlloj sikur një shtet (Franca. 6. 77. 53. qoftë edhe për faktin se në Kanun parimi bazë është “barazia e gjakut”. mënyrën e jetesës e të 6 Kadare. 29). por. . siç vëren Kadareja6 edhe nga e ashtuquajtura “drejtësi e frymëzuar nga lufta e klasave”. Autorët e quajnë si tipar të së drejtës zakonore shqiptare të ashtuquajturin omeritá. Kanuni i vjetër shqiptar kishte shumë më tepër hapësira lirie. për shembull. 51. fq. 90-93. nuk njeh kurrëfarë barazie. të cilin autorët e përmendin dhe e analizojnë thuajse në çdo paragraf të librit. ndryshe nga ç’ndodh me vrasjet mafioze. Përkundrazi ajo ishte si një pjesë teatri. Kanuni.Lekë Sokoli 113 “vetëm me rrezik jete” (fq. 8. përkundrazi. para së cilës ai ngjante çuditërisht demokratik dhe kujtohej me mall prej shqiptarëve. në epokën e lirisë. Rregullat tragjiko-groteske të gjakmarrjes përjashtonin dy gjera: masakrën dhe çnderimin. Edhe sikur t’i referohemi vetëm gjakmarrjes (pjesa më e verbër e Kanunit). në përpjekjen për të “argumentuar” tezat e tyre antishqiptare mbi gjenezën e mafias. për shembull). Autorët e librit rekomandojnë të (ri)ndalohet edhe tani. Bisedë me Alain Bosquet. e cila nuk është veçse një pjesë e neneve të tij ndëshkuese. vrasje etj. 1996. Vrasësi ishte i detyrar të njoftonte familjen e viktimës për gjakun e marrë dhe autorësinë e vrasjes. 7. si një pjesë e luajtur në sytë e të gjithëve. 5. 158). pra ligjin e pamëshirshëm të heshtjes në krim. pra e njerëzve. fq. Me psikologjinë sociale të shqiptarëve. krejt e kundërta e ligjit mafioz të heshtjes. Mafia. 29.

fq. Tiranë. me të cilin lidhet realisht origjina e mafias. provojnë të kundërtën. Mikele. shumica kriminelë të vjetër. që ndodhej në mëshirën e tyre e për të vendosur njëfarë rendi primitiv e brutal. Xhemeli. Mikele Pantaleone. Por studimet mbi mafian italiane. kur forcat publike u zevëndësuan nga pushteti personal.. “kompani të armatosura”. kur baroni dhe pronari. nuk përkojnë me historinë e shqipfolësve ballkanas. qenë të detyruar të pajtonin me rrogë banda njerëzish të shthurur. kështjellën dhe çifligun. shpjegon historinë dhe organizimin e mafias. me të drejtën e tyre dokesore.”7 Pra kërkimi nga italianët i rrënjëve të mafias së tyre nuk i çon ata në Shqipëri. 12-19.” Një sfond i tillë historik dhe ekonomiko-social. për shembull: Pantaleone. Administrimi i çifligjeve. për të mbrojtur pasuritë e tyre.114 Analiza sociologjike organizimit shoqëror. Ai në asnjë faqe të librit nuk ka dhënë ndonjë shenjë të ndikimit shqiptar në historinë e mafias italiane. nuk ka ekzistuar në Shqipëri. autori i tij. grek. madje edhe në epokën para Lekë Dukagjinit. Në librin “Mafia dhe politika”. autorët kanë synuar të shpjegojnë edhe “origjinën” e mafias italiane. në të cilat pronarët me pushtet absolut. Madje edhe rrethanat historike të lindjes së saj. . në librin “Historia e revolucionit sicilian”. por në epokën feudale (madje edhe parafeudale). 1989. sikurse përcakton me shumë saktësi vendosjen gjeografike të saj. Edhe një tjetër autor italian. të bëra nga vetë studiuesit italianë. përgjithësisht nuk banonin. romak e arab. Citojmë: “Në kohën e pushtimit fenikas. që më 1848. zakonisht u besohej njerëzve të shthurur. Mafia dhe politika. Sicilia Qendrore ishte objekt ndarjesh në latifonde. domethënë në toka të mëdha. pohon për të njëjtën dukuri: “Origjina e këtij organizimi të famshëm na çon në epokën feudale. për të shfrytëzuar popullsinë skllave. italiane (pikërisht siciliane). që organizoheshin në grupe. 7 Për më tepër shih. siç pretendojnë autorët e “Mafia shqiptare”. Një situatë e tillë nuk ndryshoi as gjatë epokës së mesjetës dhe mbretërimit të Burbonëve. drejtimi i skllevërve që banonin në to..

i kanë madje me tepri. jo me marrëdhëniet shoqërore të virtytshme. por me komercializimin e marrëdhënieve shoqërore.). si dukuri të lidhura jo me traditën. sikurse te ballkanasit e tjerë. Kuptoje në je i zoti! 11. duke përfshirë edhe atdheun e autorëve të librit. Të çudit dallimi që bëjnë autorët midis Ballkanit shqipfolës dhe atij joshqipfolës. me shembjen e këtyre komuniteteve. të cilët. Edhe kur ai lidhet me virtytet. Sipas autorëve të librit. përsëri interpretimet e autorëve janë gjithnjë në kurriz të shqiptarëve. merr veçse ndonjë përgjigje të rrëmujshme: “Rrethanat shoqërore dhe historike. në Korsikë. në mënyrë darviniane.Lekë Sokoli 115 9. 69-70). për shembull? Ja “zgjidhja”: “Në Korsikë. së shumti edhe me të shkuarën e afërt. na qenkan mafiozë. dhe që mjafton një rrebesh për t’i lulëzuar natën” (fq. prodhuan – në mungesë të një modeli të përshtatshëm organizimi apo vullneti për ta zbatuar atë – veçse një mjedis kriminal. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj.). mikpritja etj. edhe me cenet. Pyetja se ç’përfaqëson ky “model” (fq. E gjithë (a)logjika e librit është e kundërt me këto shpjegime. 13. 12. besa. ndjekur nga një dyndje e dukurive përparuese kriminale. Një shembëlltyrë botanike jep mundësinë të sqarohet kjo përpjekje e befasishme: ajo e farave të qeskëzuara. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist (mafia e kriminaliteti. jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por.). për të cilat autorët sjellin një lumë të dhënash (fq. por vetëm në shtrembërimet e tij. fjala e dhënë. por me të tashmen. . 39-40). Por si i bëhet që shoqëri klanore. duke e parë atë jo në përdorimet korrekte. por jo mafia” (fq. 10. virtyte të cilat po gjenden përherë e më rrallë në shumë pjesë të botës. një shoqëri klanore dhe një arenë shumë aktive krimi.. Autorët e “Mafia shqiptare” kanë synuar të depërtojnë në Kanunin shqiptar dhe institucionet e tij. lidhen edhe rastet e “gjakmarrjes” në Shqipëri apo Kosovë. Të çudit gjithashtu fakti që autorët e këtij libri të zi e kërkojnë origjinën e mafias shqiptare jo në cenet dhe marrëzitë e shqiptarëve që. 34). madje gjakmarrje etj. Me këto shtrembërime dhe me vështirësitë gjithfarëshe të tranzicionit paskomunist. shkaktojnë një ndryshim të vrazhdë në fillim. 23 etj. shoqëritë klanore pjellin mafie. të groposura në shkretëtirë nganjëherë për disa dekada. përkundrazi. ka patur edhe në Francë. por në virtytet e tyre (nderi. të vetëm në Ballkan.

91). të shohim vetëm majën e ajsbergut. Libri. amerikane. është një botim “në kohën e duhur”. e keqja ka përmasa shumë më të mëdha nga sa mund të konstatohet. Jungun. nëse ajo e “bën zap”(!). A nuk krenohen ata me UÇK-në. Por kjo e keqe është ngjtëse e fiton terren. autorët një dukuri të dhënë sociale. Sipas tyre. nga UÇK-ja te CIA. rrëmben. Karl Marksin. 8 . “një organizatë kriminale që sekuestron. kosovare apo të huaja). Frojdin. në Austri e në Vendet Nordike Në gojën e një emigranti shqiptar. thonë ata. Darvinin. autorët kanë thirrur në ndihmë këdo e gjithçka: libra e gazeta (shqiptare. 53). me fjalë të tjera vepron si mafie” (fq. për t’i thënë Europës dhe botës se Shqipëria është e paintegrueshme. 56). ne evropianët duhet t’i jemi mirënjohës Serbisë. 82). autorët e “Mafia shqiptare” kanë vënë këtë pohim: “I gjithë vendi kontrollohet nga mafia. Autorët japin alarmin: kjo mafie po pushton Europën. deri Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes (!). plaçkit. Ligji i heshtjes (omeritá). Ajo ka depërtuar në Britani e Gjermani (fq. e përgjithësojnë. politikanë e ushtarakë. ndërsa Kosova është në kërkim të statusit përfundimtar të saj. përvojën europiane. inxhinierinë sociale. nga shqiptari më i zakonshëm tek Toni Bleri apo Bill Klintoni. deri përvojën e Revolucionit Kulturor Kinez. pra.8 Shqiptarët krenohen me mafian e tyre. ushtron shantazh. Enverin. u bën presion dëshmitarëve …. vjedh. ndërsa lidhur me Kosovën. Gëten etj. proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi i Kosovës Shqipëria sapo ka nisur proceset integruese. Inkriminimin e një pjese të kufizuar të shoqërisë shqiptare e kosovare e shfrytëzojnë për të “argumentuar” inkriminimin e gjithë shoqërisë. Si në tekstet bazë të racizmit. Qendra e gravitetit të mafias ndërkombëtare është zhvendosur në zonat shqipfolëse të Ballkanit. gjithashtu nuk kanë kursyer askënd: nga Lekë Dukagjini te Sokol Koçiu. siç është mafia. Tirana është kthyer në njëfarë OKB-je mafiozësh (fq. Për të “argumentuar” tezat mbi “origjinën shqiptare” të mafias. “të intervistuar”.116 Analiza sociologjike “Mafia shqiptare”. Më vjen turp që jam shqiptar” (fq. si dhe përfundimet raciste që burojnë prej tyre. Në zonën shqipfolëse gjithçka dominohet nga mafia. bën që ne (europianët). Ata.

Forca e mafias qëndron në lidhjen gjenetike me familjen. Duhej theksuar domosdo “analfabetë” (megjithse në Shqipërinë e asaj kohe të paktën analfabetë nuk kishte). . Këto para riciklohen për t’u shtuar (teoria e akumulimit të kapitalit. për sheembull. shumica e tyre avulluan në ajër. 88-89). sipas autorëve. emigracioni. 88). në shumicën më të madhe ata ishin djem të rinj. 60). dhe përdoren për të blerë ndërmarrje. si “një kolonizim mafioz” (fq.Lekë Sokoli 117 (fq. më pas. e Karl Marksit). por një operacion i planifikuar dhe i organizuar bukur nga mafia shqiptare. apo dy fortifikatat e mafias shqiptare. 72-79). është shumë më e fuqishme nga sa mendohet dhe “askush nuk e njeh me të vërtetë rëndësinë e fenomenit” (fq. gjatë luftës së 78 ditëve. 22). 83). në Poloni. Ata e cilësojnë eksodin shqiptar. pa profesion dhe shpesh analfabetë” (fq. 74). . në Danimarkë. 2. pa folur për Greqinë. Po ku qëndron forca e “mafias shqiptare”? Kjo mafie. u përzgjodhën me kujdes nga mafia shqiptare » (fq. pra nuk u kthye më në Kosovë. madje edhe atë kosovar të vitit 19999. “shumica e refugjatëve që u nisën drejt një vendi pritës. Belgjikë e Spanjë (fq.qindra mijëra shqiptarë hynë befas në Greqi. pa mëdyshje: “Është e qartë se kjo dyndje refugjatësh nuk është një eksod njerëzish të varfër. në bashkëpunim me elementët më të korruptuar që kanë mbetur në shtetin shqiptar” (fq. Hungari (fq. në mënyrë klandestine në Evropë (fq. Çeki. Sipas autorëve të librit forca e saj qëndron në radhë të parë te “kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. sipas autorëve. . 64). 83-86).thonë ata. por edhe për të financuar operacione më të vështira e më të sofistikuara (fq. kjo në zbatim të një plani strategjik të mafias. mushkëri e jashtme e saj (fq. Mënyra për “dominimin mafioz” të Europës është. Po ku qëndron forca e mafias shqiptare? 1. Italinë e Zvicrën (fq. Sllovaki. skafe etj. Dhe. autorët pohojnë: “Më shumë se dhjetë mijë kosovarë derdhen me furi çdo muaj. është njëherësh 9 Duke iu referuar disa të dhënave të muajit maj 1999. Autorët theksojnë se. 72. 22). sipas “moralistëve” Raufer dhe Quere. për të kuptuar se ishin kontingjente lehtësisht të rekrutueshme nga mafia. 73) dhe pohojnë. pas luftës. 86-88). 58). Celula bazë e shoqërisë. “Në vitet 90-92.

103). Brindizi. për shembull. 13). Ajo ka edhe mbështetje të huaj politike. mafian italiane (siciliane. Raufer dhe Quere kanë “emëruar” edhe “kumbarin” (padrinon) amerikan të mafias shqiptare: kongresmenin nga Ohajo. Millosheviçit” (fq. në lidhjen me ekstremistët islamikë. 95). kalabreze). “përkrahësi më i tërbuar i UÇKsë në Kongresin amerikan” (fq. në marrëveshjet Joint-Venture me kartelet kolumbiane (fq. turke10 etj. Autorët shkruajnë. 16) etj. Forca e mafias shqiptare qëndron. 114). 102). Por. por familja mafioze vazhdon (fq. sherifin James Traficant. gjithashtu. Të dy popujt u afruan me njëri-tjetrin nga feja dhe një armiqësi e përbashkët kundrejt Jugosllavisë së S. 3. mafia shqiptare nuk ka vetëm mbështetjen politike të vetë shqiptarëve. sipas autorëve. por edhe ndër shqiptarët e Maqedonisë.”Magazinat e grosistëve: Bullgari. 4. 10 . “është shprehje e detyrimeve. Otranto . përveç të dhënave.pikat e kontaktit midis mafias pulieze (Sacra Corona Unita) dhe mafias shqiptare » (fq. pohimeve e citimeve. etj. 22). Për të bindur “lexuesin e shastisur” se “i gjithë aktiviteti i këtij politikani të llojit Pitbull” (fq. në lidhjet e saj me politikën. Shihni UÇK-në (këtë organizatë kriminalo-mafioze. 102). Autorët japin. Republika Çeke”. 5. Hungari. edhe disa harta me shënime të tilla: “Zonat e kontaktit midis mafias shqiptare e mafias kalabreze » (fq. 14). më tej. Autorët madje kanë arritur të sajojnë lidhje të mafias shqiptare me terroristët islamikë dhe Osama Bin Ladenin (fq. 29). Madje ato etiketohen si “bashkim kompakt kriminelësh” etj (po aty). “i vetmi që u dërgua në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të ’99-ës. janë sponsorizuar edhe nga CIA (fq. Poloni. Familja mafioze nuk shuhet kurrë. 103). (fq. mafiozët vdesin. 6. madje pa iu dridhur kalemi: “Partitë shqiptare të Maqedonisë janë thjesht shprehje e mafias vendase” (fq. puljeze. sikurse grupet kriminale të shqiptarëve të Maqedonisë. thonë autorët). për të armatosur UÇK-në” (fq. “mbështetja më e siguruar e së cilës erdhi që në fillim nga boshnjakët. UÇK-ja (organizatë mafioze). pra nga vetë SHBA-të. 123). Forca e saj qëndron.. sipas autorëve.118 Analiza sociologjike edhe celula bazë e mafias. “Bari. në lidhjet e mafias shqiptare me atë ndërkombëtare. Forca e mafias shqiptare qëndron. jo vetëm në Shqipëri e Kosovë. ku mafia është ngritur në sistem.

deri fakte të tilla si “urdhëroi vrasjen e .Lekë Sokoli 119 besnikërisë dhe e bindjeve ndaj krimit” (fq. 12 Sikurse në pjesë të tjera të librit. OKB-në. Autorët e cilësojnë praninë ndërkombëtare në Kosovë si një sipërmarrje pa precedent.shënimi im.. përgjigjen autorët 13. për shkak të dështimit të SHBA-ve (këtij të ashtuquajturi shtet). “Kolumbinë e Europës”. “për të vendosur nëpërmjet NATO-s një Kolumbi në zemër të Europës12” (fq. “SHBA-të. që nuk ndihmon në restaurimin e një vendi. në luftën kundër mafias dhe në përuljen ndaj saj14. fq. që ai të 11 Për më tepër shih në libër. . për t’i paraqitur si “pohime me gojën e tyre”. drejtuesit e KFOR-it dhe të UNMIK-ut.si kudo në libër). duke filluar me organizmin kryesor të tij. 97). autorët nuk hezitojnë të gërmojnë në biografinë e tij dhe të nxjerrin prej andej origjinën italiane.. 7. u bë në të përditshmen kryesore shqiptare të Prishtinës “Koha ditore”. fq. 97). 97-100). 100-103. LS). Në libër ka mjaft deklarime të tipit: “historia e vonshme e Kombeve të Bashkuara jep shumë shembuj qëndrimesh të çuditshme.. fq. lufta”. .. “Perëndimorët.Dejtoni) etj.” (fq.. 97). por të ndershme” (siç janë familjet “mafioze” shqiptare.. qëndron në qëndrimet e çuditshme të komunitetit ndërkombëtar. etj. autorët nuk “harrojnë” të sqarojnë: “Të kujtojmë që ky krahasim ndërmjet Kolumbisë dhe Kosovës. 14 Citojmë: “Që prej viteve ’’40.. në veçanti : “UÇK-ja dhe “kumbari amerikan”. 13 Për më tepër. shohin që Kosova të shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë” etj. i ashtuquajturi shtet përpiqet me zemër të hapur të shkatërrojë mafian.11 Por si është e mundur që SHBA-të të mbështesin e të financojnë një forcë terroristo-mafioze si UÇK-ja? Për shkak të një politike të dyshimtë e të koklavitur (fq. por gjatë Luftës së Dytë Botërore i besoi Cosa Nostrës mbikëqyrjen e magazinave të portit të Nju-Jorkut…” (fq. pë shkak të naivitetit të tyre (si në Bosnje . fq. 104-105. 101). sidomos lidhur me Kosovën. “në makthet e tyre më të këqia.” etj. për shkak të nxitimit të tyre (dhe shtojnë se çdo nxitim vjen nga djalli. Forca e mafias shqiptare. etj. të cilën ata shpesh e veçojnë nga Shqipëria. 97). Kosova. Kosova. lidhjet e tij me “familjen” (celula bazë e mafias . shih : “Një qeveri e dyshimtë dhe e koklavitur”. 103-104. sipas autorëve. prejardhjen prej “një familje të varfër. Ballkani”. fq. 103).

Po KFOR-i. drejtësia e vendosur nga gjykatat “e pavarura”. 3. me gjendjen e ushtrisë izraelite në jug të Libanit. Pallavra! Le të pranojmë. i përkasin dhe i binden urdhërit të një kombi etj.. Edhe SHBA-të janë përpjekur të shkatërrojë mafian. 63).fq. a mund ta bëjnë zap mafian shqiptare. për shembull. Le të analizojmë më tej: 1. Le ta krahasojmë. për shembull. Në Kosovë ka. 108). Koza Nostra nuk u zhduk në njëzet vjet fashizëm. burime të ndryshme autoriteti (shpesh konfliktualë . Ku? Pikërisht në shtrat. Shqipërinë dhe sidomos Kosovën. sidomos atë kosovare? Përsëri pallavra! Prania e tyre në Kosovë. ka ndikuar në ngritjen e shkallës së prostitucionit. Triadat kineze. u bënë ballë pesëdhjetë viteve komunizëm.. Më tej. ose janë të kërcënuar. përkundrazi. gjithashtu. 97). përkundrazi. sikurse familjet e tyre në fshat (fq. . pra të mafias. pra (1) të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë. Mafia shqiptare nuk shuhet kurrë.120 Analiza sociologjike mund të jetojë në shoqërinë e kombeve (fq. thonë autorët. Më tej akoma (3). është e kotë. 98). Edhe atje ushtarët janë gjithnjë e më shumë të njollosur në tafik droge etj. se ndodh një mrekulli dhe një kumbar shqiptar është arrestuar në Kosovë. megjithse ushtarakët izaelitë janë “në një gjendje morale një mijë herë më të mirë se ajo e trupave të KFOR-it në Kosovë. Gjyqtarët do ta lirojnë menjëherë sepse ata ose janë simpatizantë të UÇK-së. të fshehta të rezikshme. sepse ata luftojnë për një objektiv të qartë. për shembull. 2. ndaj. ushtarakët e KFOR-it u thonë prostitutave. nga të cilat tridhjetë vite “Revolucion kulturor” që shkaktoi tridhjetë milionë viktima (fq. thonë autorët. por më kot (fq. një mandat i paqartë dhe kontradiktor. pra mafiozëve. Mafian mund ta mposhtë. Këtu autorët e hadhin maskën dhe deklarohen hapur kundër pavarësisë së Kosovës. në pamundësi për ta mposhtur atë. Pra. Kush mund ta mposhtë “mafian shqiptare”? Sipas autorëve përgjigjja është e thjeshtë: askush nuk mund ta mposhtë mafian shqipare si të tillë. fuqizon mafian. ne kemi në dorë të “mposhtim” atdheun e mafias. thonë ata. përzierje kombësish. (2) ushtarët e KFOR-it janë janë rekrutuar nga mafia. UNMIK-u etj. 29-30).

111). sikurse ëndrrat (Frojdi).Lekë Sokoli 121 4. fq. jo më ta dënojnë. përfaqësojnë realitete të pandërgjegjshme. 59)15. Jo. ato nuk janë pasuri individuale. Por a mund të zgjidhet problemi me programe zhvillimi ekonomik? Edhe kjo është e pamundur. autorët shpallin triumfin: “A mund ta fshijmë vërtet këtë të pandërgjegjshme duke marrë pjesë në një konferencë. Ato para se të përfaqësojnë realitete sociale. organizimi apo eksodi të shqiptarëve. këto arketipe nuk janë fituar në mënyrë individuale. “Që nga Dejtoni Bosnje-Hercegovina mori nga një milliard dollarë për çdo vit.” (fq. Këtë e provon antimodeli Bosnje. 100). Dhe pas këtyre referencave nga Jungu e Frojdi. nuk mund të trajnohet me të mësuarit. e lindur bashkë me shqiptarin dhe si reagime ndaj realitetit shiptar. biologjike. 15 . thonë autorët. Po me programe të zhvillimi të shoqërisë civile shqipfolëse? Ja përgjigja (fq. 98). nuk mund të ndryshojë. nganjëherë mijëravjeçarë urrejtjeje. duke lexuar një libër?” (fq. detyrime besnikërie dhe bindje ndaj klaneve kanë hyrë në thellësi të psikikës njerëzore?” Autorët përpiqen të argmentojnë se në rastin e zonave shqipfolëse të Ballkanit. ajo nuk mund të maturohet. “Kosova është vetëm Autorët nuk e pranojnë.. gjenetike. Mafia shqiptare nuk mund të bëhet zap se ajo është e pamëshirshme.. instinktive. kriminale). Ndaj ata nuk justifikojnë e legjitimojnë asnjë lloj reagimi. gjenocidin serb në Kosovë. 100): “Shumë naivitet i padurueshëm: kush mund ta besojë se vetëm për një sekondë apo gjatë fundjavëve me trajnime psikologjike. njëlloj sikur të nisemi dy ditë me stazh tenisi ose mësime poçerie? Si të mos e dimë se në shekuj. Ndaj kjo sjellje (kriminalo-mafioze). Rezultati? Asgjë ose shumë pak. para apo gjatë Luftës së Kosovës. nuk kemi të bëjmë më një sjellje (devijante. A nuk ishte mafia shqiptare që e shndërroi Kosovën më 1999 në një thertore (siç jepte alarmin Toni Bler. terrori. Këto instinkte. të lidhur me vetëdijen njerëzore. Është e kotë të përpiqesh të zgjidhësh mllefet e vendit me anë të forcës ndërkombëtare (fq. Ato përbëjnë të pandërgjegjshmen kolektive (referencë nga Jungu). të mësuar.

ekskluzivitet i një shtëpie botuese. sulmi i dytë i madh.122 Analiza sociologjike një ëndërr e keqe” (fq. në vend që të denoncoet. kur antishqiptarizmi po kërkon të fitojë terren. sipas një formule jo të zakontë: ai që blen librin. të kujt? Vetë të Xavier Raufer e kompani? Si është e mundur që një libër i mbushur fund e krye me egërsi dhe urrejtje raciste antishqiptare. gjoja redaktuar e faqosur shumë keq. 2003: Vatra) dhe “Kalvari i gjysëhanës . por SHBA ngarkuan NATOn për të “instaluar një Kolumbi në zemër të Europës”. gjithashtu. sikurse nuk ka çmim etj. nuk janë vetëm librat. përgatitet nga propaganda antishqiptare. a kemi të bëjmë me një modë antishqiptare? Nëse po. madje duke na u shitur si “një zë nga Franca”? Të bën përshtypje. gjithashtu. shkruar nga Kastriot Myftaraj (botim klandestin). Në botimin në fjalë është shënuar “Kumti”. dhe tetor 1998. fq. një libër autorësh pa skrupuj. që në shqip do të thotë “lajm”.polemikë me mendimin politik islamik”. Por libri. të paktën ne shqiptarët duhet të mendojmë e të Ndër ta po përmend “Shqipëria: mision i pamundur” shkruar nga Gerard De Villiers (Tiranë. Veç kësaj. Derisa e keqja është biologjike. që tallen me verfërinë dhe fatkeqësitë e shqiptarëve të sotëm. Edhe këta janë libra me problematikë shqiptare. Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve Ky libër racistësh antishqiptarë nuk është i vetmi i botuar kohët e fundit në Shqipëri16. nuk është katalogizuar në Bibliotekën Kombëtare. Ky është libri “Mafia shqiptare” dhe autorët e tij. Pra krimi. ajo duhet çrrënjosur biologjikisht. sulmi i parë i madh. Pra. 123). Raufer dhe Quere! I vetmi që mund të bënte zap mafian shqiptare ishte Millosheviçi. por me tendenciozitet të theksuar antishqiptar. pikërisht prej intelektualëve kriminelë. nuk ka ISBN. i cili organizoi sulme kundër saj (mars 1998. merr falas edhe gazetën (!). 109). Botimi i një libri është. përkthehet në shqip dhe botohet në Shqipëri. Ai gjithashtu është përkthyer. 16 . si një botim klandestin. Në këtë çast të vështirë. përpara se të kryhet. fakti se ky botim u shpërnda bashkë me gazetën “Tema”.

Është koha që ta fitojmë vendin në Europë. një një libër në favor të mafias dhe kundër shqiptarëve. . në kuptimin më të mirë të fjalës. duke filluar nga intelektualët. Avokati i Popullit etj. deri te çdonjëri nga ne.. në fakt.Lekë Sokoli 123 veprojmë edhe shqiptarisht. të bëhemi avokatë të vërtetë të vetvetes. institucionet shtetërore e civile. por edhe duke kthyer mbrapsht çdo mesazh e thirrje urrejtjeje e izolimi që vjen qoftë edhe prej saj. siç janë ato të autorëve francezë të “Mafia shqiptare” i cili është.

1 (11). fq. 6. Disa prej tyre janë të lidhura me prejardhjen dhe fëmijërinë time. kanë të bëjnë me interesa shkencore. Kur nëna ime më lidhi për herë të parë në djep. Në rrugicën që lidhte këto mjedise Ky artikull është botuar i plotë në revistën shkencore Politika & Shoqëria. 1 . Fishta ishte një emër legjendë e atyre anëve. në zemër të Leknies (Fishta përdorte edhe këtë emër për trevat ku zbatohej Kanuni i Lekë Dukagjinit). Vëll. më vuri poshtë kokës një libër dhe më uruoi: “U bëfsh i ditur si Gjergj Fishta”. I lindur në Dukagjin. përpara meje. Krijimtaria e tij qarkullonte gojë më gojë. si vetë folklori. që fëmijë. date 1 qershor 2003. gjithashtu. për Gjergj Fishtën. përkundrazi. nuk mund të mos dëgjoja. rastisi të kishte qenë pikërisht ish-shkolla e jezuitëve. në qytetin e Shkodrës. në gazetën shekulli.124 Analiza sociologjike Universi krijues i Gjergj Fishtës dhe jeta akademike shqiptare1 Pse shkruaj për Fishtën? Janë një varg arsyesh që më kanë motivuar për të shkruar për Gjergj Fishtën. kush s’e ka. shumë herë më të njohur se unë. ai është botuar me shkurtime në gazetën Dita. si me shaka: “Gjergj Fishta është një i ditur që heq e vë bishta. Ai m’u përgjigj. date 4 dhe 5 prill 2003. 93-102 dhe në dy numra të gazetës “55”. i rritur pjesërisht atje e pjesërisht në një mjedis shkodran. ia heq. sikurse edhe para studiuesve socialë të ditëve tona. në atë kohë shkolla “11 Janari”. ia ngjet”. date 6 prill 2003 si dhe me titullin Grergj Fishta sociolog?. pa qenë mirëfilltazi studiues i veprës së tij. Por Gjergj Fishta ishte aq i ditur sa. Me titullin Gjergj Fishta-shkencëtar social. ai duket një përbindësh i vërtetë. Nuk harroj. Shkolla ime. të tjerë. Nr. se e kam pyetur njëherë babanë tim: “Kush është Gjergj Fishta?”. Por kush e ka.

Na flisnin për librat. në latinisht apo në gjuhë të tjera. Më ka motivuar për të shkruar këtë artikull edhe fakti që përvjetori i 62-të i vdekjes së Fishtës shënoi edhe rehabilitimin zyrtar të tij prej shtetit shqiptar: Presidenti i Republikës i akordoi atij titullin më të lartë: “Nderi i Kombit”. për një Atë të madh të kulturës shqiptare. ai përfaqëson një akt dinjitoz të institucionit më të lartë të shtetit.Lekë Sokoli 125 me Kafen e Madhe. të paktën nga Ministria e Kulturës. nga Akademia e Shkencave. sikur flisnin në të gjitha gjuhët e saj. për kohën. Për t’u afruar me ta ndikonte. nga ajo e Arsimit dhe Shkencës. nga ana tjetër. e cila mund të “fliste” e fundit. Ata ishin shumë të dashur. të cilët i takonim rregullisht në shëtitjet apo pushimet që bënin lulishteve. Të gjitha këto janë institucione shtetërore e mund të viheshin në lëvizje nga Presidenca. ishin më të diturit e botës. Universiteti i Tiranës. Por. ndodhej Azili i Pleqve të qytetit. për gjuhët e huaja e për të tjera gjëra që. ky rivlerësim më duket i njëanshëm. vetë shtetin e shoqërinë shqiptare. një akt që nderon. thuajse të gjithë rreth të shtatëdhjetave. Konicës dhe emrave të tjerë që kanë hyrë përjetësisht në piedestalin e nderit të kombit”. më shumë se Fishtën. Kam ndjekur. më shumë se për një klerik. Me përjashtim të ndonjë gazete të veçantë. ndoshta. Në gjykimin tim. për kulturën botërore e personalitetet e saj. Mbanin në duar libra të trashë. kur nuk isha as dhjetë vjeç). me këtë rast. sidomos me ne. që ka . Biblioteka Kombëtare apo Muzeu Historik Kombëtar. ishin “të huaja”. Ai duhej paraprirë nga rivlerësimi i veprës së tij prej disa institucioneve. ai theksoi: “…shpreh indinjatën time të thellë ndaj të gjithë atyre që tentuan. na flisnin sidomos për Atë Gjergj Fishtën. Me këtë rast. jehonën e rivlerësimit të Fishtës në mediat shqiptare. urdhëruan e realizuan përkohësisht censurimin dhe denigrimin zyrtar të Fishtës. edhe pse ky rivlerësim duhej të ishte bërë më parë (Alfred Moisiu është presidenti i katërt i periudhës paskomuniste dhe jo i pari). për të mos shkuar më tej. ku ishin vendosur disa ish-priftërinj. Na dukej sikur këta nxënës apo edhe kolegë të Fishtës. nxënësit çapkënë të Shtëpisë së Fëmijës (nëna dhe babai im vdiqën njëri pas tjetrit. edhe fakti që të dy palët ishim pa familje.

Itali. kur ai ishte vetëm gjashtëvjeçar. Ai ishte nxënës i poetit italo-arbëresh Leonardo de Martiono. pra përfaqësuesit e kulturës. në fillim për filozofi e më pas edhe për teologji. Më 1894 ai u shugurua meshtar dhe dha mësimin e gjuhës shqipe në Seminarin e Troshanit. nën drejtimin e At Marianit (shih: Lleshi. Ai ua kërkoi prindërve për ta shkolluar dhe. nga Palmonova e Udines. e dërgoi në Kolegjin Françeskan të Troshanit (Paloka. me ndonjë njoftim rutinë. Mbasi kreu shkollën e mesme më 1886. emri i të cilit ishte Zef. Këtë version e përforcon etnologu Mark Tirta (2001/b). në mos (larg qoftë!). pjesa tjetër e medias ose nuk e ka pasqyruar këtë ngjarje. i ndodhur në Troshan. me shkollim. më 23 tetor 1871.. u hap Kolegji Françeskan shqiptar. Kjo harresë. kryesisht për të takuar . Që këtu filloi mbikëqyrja e Fishtës nga ky misionar. i cili. Për këtë çështje. Duket se vajtja e Fishtës në Gomsiqe nuk ishte rastësi dhe as një emërim rutinë i hierarkisë kishtare. në kufi me viset e Shkodrës (jo në Gomsiqe të Pukës. estetët apo kritikët etj. Më 1899 ai u dërgua si meshtar në Gomsiqe. Nikollë Lleshi. duket se shpreh njëfarë kompleksi nga i cili studiuesit e sotëm socialë. i cili nga Shkodra e çoi në Troshan. ose e ka kaluar atë krejt përciptas. botuar në Gazeta 55). të djathtët apo katolikët. të kenë njëfarë mendësie. i cili gjithashtu thekson se “At Palmonova zbuloi gjeniun Fishtë dhe e ndihmoi. Kush është Gjergj Fishta? Gjergj Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës. ku kreu studimet e larta. duke parë zgjuarsinë e jashtëzakonshme të tij. gjysmëharresë apo anashkalim. në veriperëndim të saj. fshati më i largët i Mirditës. Fishta shkoi në Bosnje. ai që dalloi mbi fëmijët e tjerë Gergj Fishtën. Në Gomsiqe Fishta kishte qenë shpesh herë edhe më parë. me lejen e tyre. një tjetër autor. Ai shkruan se ishte At Mariano Palmonova. duket se nuk janë çliruar plotësisht. për t’u bërë ai që u bë”. pasi këtu më 1880.126 Analiza sociologjike botuar shkrime e studime për veprën e Fishtës (ndër to do të përmendja një artikull shkencor të studiuesit të mirënjohur Aurel Plasari. sikurse publicistët. sipas së cilës me Fishtën le të merren veriorët. e dërgoi në Shkodër. siç është përmendur nga disa autorë). jep një version tjetër. 2002: 101-102). 2002).

normash juridike. shkencore. Ai e dinte se po shkonte në një vendbanim të lashtë. gojëdhënash.në kohën e sundimit puritan . Çabej. Në kohën kur ishte në Gomsiqe. më 1898. i cili do të vendosej në Gomsiqe më 1907. disa herë të . në Shkodër u themelua shoqëria letrare Bashkimi. për të njohur pra “shpirtin e racës”. e miratoi si alfabet të vetëm të shqipes. kishte shkruar vjershën lirike “Baraba”. Lidhur me këtë zgjedhje dhe me debatet. mendësish e natyrash arbërore e për t’i gërshetuar mjeshtërisht në kryeveprat e tij.për të njohur mënyrën tradicionalisht shqiptare të jetesës dhe për të nxjerrë prej saj ato visare të çmueshme frazologjike. Gjergj Fishtës i njihet merita kryesore e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe.Lekë Sokoli 127 At Polmonovën. ishte i vendosur që si gjuhë bazë të zgjidhej dialekti i Elbasanit. Cipo etj. nga një kishë e zakonshme fshati të shndërrohej në një institut të vërtetë hulumtimi shkencor e krijimi të vlerave kombëtare. më 1908. të cilin Kongresi i Manastirit. për të njohur me rrënjë ata njerëz që i bindeshin në mënyrë të habitshme “kushtetutës së tyre të pashkruar” . sidomos për krijimin e një alabeti funksional e me kritere shkencore. Logjikisht mund të pranojmë se Fishta shkoi në Gomsiqe i nxitur edhe nga interesa krijuese. Në Gomsiqe Fishta kreu një punë hulumtuese shkencore. Ai dhe At Shtjefën Gjeçovi. në një fshat me histori njerëzore interesante. sikurse Xhuvani. zakonesh. Madje atje. të vendosur në kishën e Gomsiqes qysh më 1883. në një pjesë të Shqipërisë që ende ruante reflekse homerike. regjistroi visarin folklorik të kësaj krahine. nga pikëpamja historike dhe etnokulturore. në një zonë shumë karakteristike. hulumtuese. po aq sa anglezët e shekullit XVII ligjeve të Zotit . me kryetar Prend Doçin. qoftë edhe për faktin se ai kryesoi Komisionin për Hartimin e Alfabetit. Ai. madje përfaqësuese. bënë që Kisha e Gomsiqes. Ai shkoi për të depërtuar në shpirtin fisnik të popullit të kësaj zone. dokesh. më 1899.kanunit. autori i “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.. Fishta do të bëhej lideri i vërtetë i saj. të cilin do ta shfrytëzonte sidomos për veprën Lahuta e Malcisë. që u përhap në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare kudo në botë. Fishta dha një kontribut të çmuar për krijimin e gjuhës shqipe të njësuar.

që vazhdojnë për gjuhën e njësuar shqipe. Pragë. ekspozita të arteve figurative etj. Fishta. Fishta mori pjesë në Parlamentin e parë Shqiptar dhe. Nju-Jork. Si deputet i Shkodrës. dhe e shndërroi atë në shkollë të mesme. Lahuta e Malcis. Si personalitet brilant edhe në fushën e politikës së jashtme (Nikolin Paloka). Ismail Kadareja thotë: “Gjuha shqipe nuk mund të zhvillohej në kundërshtim me një parim të përbotshëm sipas të cilit gjuhët nuk krijohen nga bashkimi apo shkrirja e dialekteve. bazuar në argumente shkencore. gati një shekull pas Kongresit të Manastirit dhe më se 30 vjet pas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. organizoi përgatitjen shkencore të nxënësve. në disa konferenca ballkanike si dhe në shumë veprimtari të tjera ndërkombëtare të zhvilluara në Londër. ngriti një bibliotekë dhe një muzeum (të parin në Shqipëri). qëndroi gjithmonë në radhët e para të ngjarjeve të rëndësishme të kombit tonë (Ernest Koliqi). në italisht nga dr. Fishta themeloi revistën prestigjoze Hylli i Dritës dhe gazetën Posta e Shqypnis. është përkthyer në gjermanisht nga albanologu i shquar M. duke qenë drejtor i saj. . se kryetari i komisionit të Manastirit të alfabetit shqip ka qenë Gjergj Fishta. sikurse organizoi shfaqje teatrore. Ai u vu me të gjithë qenien e tij në shërbim të çështjes sonë kombëtare. u zgjodh nënkryetar i tij. ai përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris. del se alfabeti shqiptar i asaj kohe është gati i përkryer… dhe po ju kujtoj. Lambertz. pas saj. Po të studiohet nga analistët në mënyrë gjakftohtë. gjithashtu. u aktivizua në jetën politike të vendit. me këtë rast. Pra nuk ka qenë një njeri nga Jugu. Ai e mbrojti çështjen shqiptare me dinjitet.128 Analiza sociologjike çuditshme. Vatikan etj. duke “u ndeshur” edhe me figura të shquara të shkencës e të diplomacisë botërore. futi për të parën herë në Shqipëri mësimin e gjuhës shqipe në Shkollën Fratnore të Shkodrës. po ka qenë një nga shkrimtarët më të shquar nga Veriu”. Vepra kryesore e Fishtës. por krijohen nga zgjedhja e një dialekti… Shikoni Kongresin e Manastirit më 1908. mori pjesë aktive në luftën për shpalljen e Pavarësisë dhe. udhëhoqi botimet në një shtypshkronjë që e kishte sjellë vetë në Shqipëri. duke qenë përfaqësues i opozitës.

sikurse ndaj dinjitetit e personalitetit njerëzor. Për të edhe krijimi. edhe psikolog i saj. Ai është. kthjelltësia.Lekë Sokoli 129 P.). preludin e genocidit kulturoro-religjoz që do të ushtrohej deri në vitin 1990. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse fuqi të tilla ngjallin adversion. përfaqëson një atentat ndaj shkencës e kulturës kombëtare. madje edhe origjinaliteti i metodave të tij të punës. por edhe filolog i saj. dëshmojnë pa dyshim për një fuqi krijuese që del jashtë së zakonshmes. vjen e ngarkohet me peshë filozofike. jo vetëm si shkrimtar (poet.. të pasqyruar në mbi pesëmbëdhjetë organe shtypi. Koliqi. dramatike. Dhjetëra të tjera i mbetën në dorëshkrim. një personalitet profetik i kulturës shqiptare. duke u përfshirë në fondin e artë të literaturës e kulturës evropiane e botërore. dramaturg. Fishta krijues e kritik bëhet edhe filozof i veprës. Ky akt. madje jo vetëm filozof. madje. por. por edhe si kritik.). siç duket ende e panjohur nga vetë filozofët shqiptarë. sikurse përpjekja për të varrosur veprën e tij. Parino dhe E. pavarësisht formës së saj. edhe historian. Fishta. siç e kanë cilësuar të huajt. Ai është vlerësuar si Homeri i shqiptarëve (për Lahuta e Malcis) apo Gëtja i Shqipërisë (për Mrizi i zanave e Vallja e Parrisit). por se krijimtaria e tij. si dhe në përgjithësi larmia e problemeve që ai diskuton dhe vë në diskutim. I. deri si “letrari më i madh që ka dhënë deri sot raca shqiptare (Karl Gurakuqi). prozator etj. Fishta është cilësuar si një intelektual universal.. gjithashtu. edhe kritika është filozofi. nganjëherë edhe ndër personalitete në zë të një kulture. Nuk zmadhoj nëse them se nuk kam takuar veçse një ose dy . historian i letërsisë dhe si estet. u çvarros dhe eshtrat e tij u hodhën në lumin Drin. filozof. në prozë e poezi (epike. dijetar dhe erudit i gjithanshëm Veprimtaria dyzetvjeçare e Fishtës është e gjerë dhe e gjithanshme. Fishta vdiq më 28 dhjetor 1940. Ai u denigrua gjatë regjimit komunist. themelues i një shkolle filozofike shqiptare (Plasari. Ai botoi mbi njëzet vepra origjinale. Një kontribut të çmuar ai ka dhënë edhe në publicistikë. sikurse edhe në anglisht. 2003). niveli i përparuar. lirike. “Guximi. satirike etj. Kjo jo vetëm se ai ka studiuar për filozofi.

në mos si sociolog. Elemente të reflektimeve. jam i prirur të pohoj se Fishta ka arsye të cilësohet edhe si një ndër pararendësit e sociologjisë shqiptare. Fishta ishte njëkohësisht edhe njeri me vullnet politik. papërgjegjshmërinë e politikanëve.130 Analiza sociologjike intelektualë mbi të 40 at që të shfaqin njëfarë interesi për mendimin filozofik të Fishtës” (Plasari. ka shtjelluar tezat e filozofisë kristiane. Fishta ka trajtuar një problematikë e cila është. sikurse nga idealizmi gjerman i Hegelit etj. Fishta filozof është quajtur më së shumti si një përfaqësues i filozofisë kristiane dhe që i është përmbajtur këtij mesazhi filozofik: ngadhënjimi i lirisë. bashkëkohore. 2003). në fokus të sociologjisë moderne. politik. siç dinte ai. të gjykimeve apo konceptimeve mbi shoqërinë njerëzore janë vërtetuar edhe në Antikitet. 2003). politikat e mbrapshta etj. Si studiues i sociologjisë. por ishte . për shembull. vëllazërimit dhe unifikimi sipas vështrimit të kthjelltë të doktrinës kristiane. estetik etj. madje të orientuara. nuk mund të përjashtohet edhe sociologjia shqiptare. për shembull. Dihet se. 1997: 5). siç ka arritur të realizojë zhvillime origjinale edhe të teorisë së Hegelit. e pranuar jo vetëm për sociologjinë. por edhe për shkenca të tjera. mediokritetin e qeverive të kohës. juridik. siç është filozofia. deri te Hegeli e kompani. mbi evoluimin dialektik të artit në historinë e kulturës njerëzore. si pararendës në përpjekjet për përpunimin e një teorie të përgjithshme të kulturës njerëzore (antropologji kulturore). e cila do të realizohej në vitet ‘20 ’30 nga E. por në mënyrë origjinale. gjithsesi. (Sokoli. Cassirer ja si teori neokantiane e “formave të mëdha simbolike” (Plasari. tek autorë grekë e romakë. në stilin e Makiavelit të disa shekujve para tij. madje për pak kohë edhe politikan. pra në rrafshin e traditës shekullore të mendimit filozofik. edhe sociologjia nuk lindi në një “boshllëk historik”. vrojtoi sjelljen e klasës politike të fillimit të shekullit XX dhe fshikulloi. gjithashtu. Mbi të gjitha ai. Por studiues të tjerë kanë vënë në dukje faktin se ai është ndikuar po aq nga Platoni e filozofë të tjerë të lashtë. Nga kjo formë latente zhvillimi. si çdo shkencë shoqërore. Lukreci e Sant Agostini e në rrjedhën e shekujve te Thoma D’Akuino e Makiaveli. Fishta shfaqet. Ata argumentojnë se Fishta. historik. Për disa studiues. te Platoni e Aristoteli. Ai ishte mendimtar.

siç pohon etnologu Modyit. të artit e të komunikimit. ishte jo vetëm një shkrimtar i madh. familja. por edhe një eksplorator i madh. i cili shkruante: ‘…sistemi më i përsosur dhe më ideal i martesës është martesa kristiane.. Në to ka një sociologji aq të bollshme e aq cilësore. Në atë kohë divorci nuk ishte pranuar në shumicën e vendeve më të qytetëruara. Citojmë (faqe 23-24): “… Lidhur me këtë çështje është prononcuar edhe At Gjergj Fishta. më ka dhënë këtë përcaktim: “Për të gjithë ata që nuk besojnë se Fishta është edhe një studiues social. ai mund të quhet si një ndër etnologët e parë. në këtë vështrim. ndaj është e kuptueshme që ai të lëvronte më shumë tematika që përfshihen në sociologjinë religjoze. Por Homeri. të sociologjisë së familjes (kompleksi i marrëdhënieve familjare. sikurse ka edhe sot të tilla që nuk e kanë ligjëruar atë. Fishta është quajtur “Homeri i shqiptarëve”. Në Divorcivrojtime e refleksione (Beqja & Sokoli. Por. që ka bërë të njohur jetën e popujve që ka takuar dhe. saqë studimi i tyre mund të ekuivalentohet me një fakultet sociologjie. Megjithatë thjesht po flasim për një sociologji të Fishtës. Kam në dorë një studim me titull Fishta dhe Konica për shqiptarët. të moralit e të edukimit. le të shohin koleksionin e “Hylli i Dritës” të Gjergj Fishtës. 2002) ku evidentohet njohja prej tyre e psikologjisë së shqiptarëve. sikurse ndihmesa e këtyre dy kolosëve të . në kuptimin që kanë marrë në kohën tonë këto fjalë. një kolegu im. autorët i janë referuar edhe Fishtës. për të argumentuar nëse kemi arsye të pohojmë se ai ka vendosur një gur themeli në godinën sociologjike shqiptare. Vështrim psikologjik (Balla.Lekë Sokoli 131 edhe klerik. deri të sociologjisë politike etj. e bazuar ndërmjet të tjerash në parimin e pazgjidhshmërisë së martesës (moslejimit të shkurorëzimit) dhe në parimin që kreu i shtëpisë të jetë burri”’ Këtu nuk gjykojmë nëse qëndrimi i tij ishte i përparuar apo i prapambetur. në një mënyrë apo një tjetër.). ai ka trajtuar edhe probleme që i takojnë sociologjisë së kulturës. Me të njëjtën logjikë kemi të drejtë të pohojmë se Fishta ishte një ndër etnologët e parë shqiptarë. Ai ishte edhe psikolog apo etnopsikolog. etj. divorci etj.’’ Me “Lahuta e Malcis”. studiues i Fishtës. Lidhur me këtë çështje. martesa. 2001).

sikurse historian. Por ai nuk është marrë me filozofi të mirëfilltë.132 Analiza sociologjike kulturës shqiptare në lëvrimin e kësaj dege të shkencave sociale. i vlerësuar si . . Të tjerë mendimtarë kanë hyrë në gjeneratën e sociologëve apo themeluesve të kësaj shkence sociale. mendësitë e traditat e tij. do të përmendej për herë të parë gati një shekull pasi ai shkroi veprën e tij Mbi frymën e ligjeve.ndër prirje. psikolog. etnolog. estet etj. por që më parë nuk ishin renditur aq mjeshtërisht. për shembull. Pohimet e mësipërme. virtyte etj. siç është pranuar nga të gjithë. Mbi të gjitha ai u interesua për ato që ishin (në popull). doke. politologjinë apo degë e nëndegë të tjera të shkencave sociale. në Francë quhet si një ndër themeluesit e sociologjisë.. që e cilësojnë Fishtën filozof. Megjithatë duhet të mbajmë parasysh faktin se këto degë të shkencave sociale nuk kanë qenë gjithmonë qartësisht të diferencuara nga njëra-tjetra. etnopsikolog. siç shkruajnë studiuesit e këtyre fushave në kohën tonë. Fishta ka theksuar rëndësinë e njohjes së psikologjisë. Në “Lahuta…” vështirë të gjesh ndonjë rresht pa ndonjë frazë popullore. sociologjinë. shqiptari si amerikani. sikurse të moralit të një kombi. madje i shquar midis filozofëve. që tregoheshin. virtytet dhe veset e tij. vese. madje nuk ka lënë asgjë të shkruar. por nuk ishin shkruar. si në citimin e mëposhtëm: “Duhet njoft kombi moralisht. Monteskje. ato që e diferencojnë me të tjerët apo edhe që e afrojnë me ta. edhe mund të kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka shkruar vepra të mirëfillta mbi filozofinë. që të mos bëhen gabime tui mendue se francezi mund të drejtohet si gjermani. besimtari si jobesimtari e të mos zbatohen ligje e kode të huaja që s’i përshtaten shpirtit të kombit” Fishta zbuloi tiparet e popullit të tij. është filozof. para se të dilnin punime kushtuar drejtpërdrejt fondit të saj konceptual e metodologjik e që do të shënonin diferencimin e saj si shkencë më vete. Kur gjykojmë për filozofinë e Fishtës apo për Fishtën filozof. Edhe Sokrati. sociologji. . megjithse hibridi latino-grek. sociolog. antropolog. që diheshin por nuk njiheshin botërisht. antropologjinë. politilog. një filozof francez i shekullit XX. megjithëse kanë jetuar kohë para se të shkruhet dhe të flitet nën emrin sociologji. mund të përmendim faktin se edhe Aleni. të afërta me sociologjinë.theksonte Fishta..

Rueb. shkrimtar dhe politikan. Herder. të formuar kësi mënyre. Edhe metoda e tij e studimit është një metodë sociologjike që përfshin vëzhgimin dhe hulumtimin e dukurisë sociale. Jokl. rigjallohen mendimtarë të të gjitha kohëve. si Skot. Ciceron. lavronin traditën e moçme që fëmijë. Makiaveli (Machiaveli). si Demosten. të nxënët. Fornari. si dhe e shumë mendimtarëve të tjerë. të studiuarit bëhej natyrë e dytë. dhe përgjithësimin sociologjik. nuk mund të veçohet nga fondi i trashëgimisë sociologjike në përgjithësi. Fakti që ai është cilësuar si një “univers” dijesh për kohën e tij. Megjithatë “filozofia e Alenit” është quajtur tërësia e ideve të tij. enciklopedistë francezë e racionalistë gjermanë. Pittard etj. nuk ishte diçka e jashtëzakonshme. Mayer. “Po qe se në “universin” e një mendimtari si Fishta. tek ata të Kohës së Re. Cantu. Schirò. G. Nuk ka asgjë për t’u habitur. Shën Toma i Akvinit dhe Shën Bonaventura. teoricien.. si G. në të vërtetë është vetëm autor esesh. duke filluar nga ata të Antikitetit.. A. Plasari. Për sistemin formues të atyre shkollave. madje i cilësuar si “babai” i politikës dhe i diplomacisë. ide të shprehura në vepra jo të mirëfillta filozofike e të vendosura në një sistem. Nuk kishte gjë për t’u habitur që një çunak si Zefi i Ndokës (Gjergj Fishta). Ne kemi të drejtë të përdorim të njëjtën logjikë për Fishtën. Por “sociologjia” e Makiavelit lidhet me faktin se ai trajtoi dhe vuri themele mbi një varg çeshtjesh që janë në fokusin e sociologjisë bashkëkohore. shndërrohej në mënyrë të ekzistuari. Platon dhe Aristotel.Lekë Sokoli 133 një nga filozofët më të lexueshëm. në rastin e tij të sjelljes së politikanëve. tipizimin. Ai është një burrë shteti. gjithashtu. Bossuet. në moshën trembëdhjetëvjeçare. tek ata të Kohës së Mesme. . Lowth etj. sidomos të sociologjisë politike. Shkollat klasike. si Wirkov. Vepra e tij. vëren A. të dinte përmendësh Lahutën e tij. Benjamin. njësoj si seminaristi. Taine. vazhdon Plasari (2003). N. pa harruar antropologë. albanologë. nxënës i Fishtës. Schmaus. nuk është një studiues “i pastër” i shkencave sociale. Müller. të cilat sot i quajmë “klerikale”. Shën Augustin dhe Albert i Madh. Rousseau. të dinte përmendësh Eneidën e Virgjilit. si Averroes.

Dodaj. Deri edhe letërkëmbimi i një mendimitari të tillë. . prej të cilit kemi trashëguar (deri sot) vetëm atë tufëz ruajtur xhelozisht në arkivin e fshehtë të mikut të tij intim At P. se botimi (dhe ribotimi) i mendimit fishtjan bëhet sot kusht i domosdoshëm për rishtënien në dorë të vlerave të fshehura ose të huajsuara prej kulturës sonë. vërejtje e vlerësime. Kolegët nuk diskutojnë me njëri-tjetrin. motivet e organizimit të tij nuk janë plotësisht akademike. se në mjedisin kulturor shqiptar. Askush nuk diskuton programe apo teknika mësimdhënieje. një model të ngulët për t’u ndjekur me bindje e rreptësi.. madje me një shpiritë që të vizllon parasysh befasisht. me komente e gjykime.134 Analiza sociologjike Një yjësi e tërë veprash dhe autorësh vërtitet marramendthi në një “univers” të tillë. sidomos nga shkollat tona të larta.. botimi i këtij mendimi do ta përbëjë. paraqitet i endur në tituj veprash e emra autorësh.) dhe vendin e tij e zënë.. siç pohojnë edhe profesorët e njohur të tij (Tamo. Debati shkencor i kohës së Fishtës është për t’u patur zili. Edhe pse kualifikimi pasuniversitar e pasdoktoral duket se është vënë në vijë. nuk ka synuar t’u imponojë lexuesve.” Unë. bashkohem me mendimin e autorit në fjalë e të disa studiuesve të tjerë që e quajnë si të papranueshëm faktin që në strukturat e kurseve të një fakulteti të letrave (a të filozofisë). ku për çdo botim a ribotim librushke flitet si për “ngjarje të rëndësishme”. 2003): “Pakkush e çan kokën se ç’u thuhet studentëve. se një kurs i studimeve fishtjane do të funksiononte si shtyllë kurrizore në një sistem shkollor me drejtim humanist. nga Shah Nameja e Firdusiut te poezia e egjiptianëve dhe ajo e hebrenjve. më së paku. nga poezia e asiro babilonasve te Mahabharata dhe Ramayana. Madje edhe mund të merret si model e të shfrytëzohet për t’i hapur rrugë debtit shkencor-akademik. S. në të cilin.. personalisht. madje as librat e njëri-tjetrit mund të mos i lexojnë. një ngjarje. të mungojnë studimet fishtjane.. pas disa vitesh bllokazhi. Studiuesit e Fishtës kanë pohuar se ai.. Debati akademik është inekzistent (nënvizimi im: L. thuajse në asnjë rast. posaçërisht nga Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit të Tiranës. nxënësve apo pasuesve të tij një “kanun”.

që debati shkencor për problemet politike ekonomike e sociale të shndërrohet në faktor me ndikim real te politikëbërësit. servoshkenca. nuk po e thotë si duhet fjalën në procesin e vështirë e kompleks të transformimeve të sotme. përfoljet. po aq. ligjvënësit etj. që ka në strukturën e saj. t’u paraprijnë realiteteve e zhvillimeve shoqërore. nuk ndikon realisht. administron apo ka detyrë të zgjidhë.. S.Lekë Sokoli 135 sigurisht. si në të gjitha vendet e qytetëruara. të gjejë rrugën e të ecë me programe e strategji shkencërisht të bazuara zhvillimi. Mua më duket se. “shkenca” e politizuar apo “shkenca” e korruptuar). ose kur përdoret ai kthehet në një mjet të luftës kundër njeri-tjetrit.). Ajo. më në fund. që elita shkencore-intelektuale. Ka një mungesë të theksuar të komunitetit akademik (nënvizimi im: L. Të më falin kolegët e miqtë e mi që punojnë në këto institucione. mendimi e veprimi shkencor. që shkenca (shkenca e vërtetë apo shkenca e së vërtetës dhe jo pseudoshkenca. të vihet në vendin që meriton. që Shqipëria. cinizmi e xhelozia. si qytetar e si taksapagues. “shkenca” e klaneve. nga arbitrariteti.. Oponenca shkencore vetëm oponencë nuk është. nëse ajo me autoritetin e potencialet e saj. që shoqëria shqiptare të shkojë drejt një shoqërie më të shkencëzuar. të ngrihet të paktën disa shkallë më lart në hierarkinë e sotme sociale. nuk meriton ndonjë vlerësim më të lartë as Akademia e Shkencave me morinë e instituteve (mbi njëzet). apo ndikon shumë pak që. që të ndëshkohemi më pak nga veprimet jologjike. . shkenca. apo që i ka lidhur puna me to.. Mua më pëlqen liria akademike por jo anarkia akademike”. Asistentët janë pa udhëheqje dhe pa perspektivë. por si studiues e. që logjika të zotërojë mbi jologjiken. Mekanizmi i vlerësimit të brendshëm e të jashtëm të proceseve në universitete nuk përdoret ose se ka rrezik të nxjerrë të palarat në shesh.. nuk mund të mos pyes. të kolegëve me të cilët jam konsultuar e të opinionit më të gjerë. në raport me fakultetet e Universitetit tonë (publik apo shtetëror). në vlerësimin tim. që veprimit politiko-administrativ t’i paraprijë njohja shkencore e problemeve që trajton. edhe te ne. me këtë rast: cili është roli i vërtetë i Akademisë së Shkencave dhe dobia shoqërore e saj.. që e dobishmja sociale të zotërojnë mbi të dëmshmen sociale.

nga institucioni që e hartoi atë. të formuluar në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. pra proceseve rivlerësuese. miopia. nga klube. me një varg çmimesh. të paktën me sa di unë. Në këtë botim të Akademisë së Shkencave. Por le të kthehemi te Fishta. Hajredin Çelikun etj. ndonëse kanë kaluar 12 vjet nga fillimi i proceseve demokratike. madje ende në fuqi për Fishtën. Që në fund të shek. Në vitin 1939 Fishta u bë anëtar i Akademisë Italiane. por edhe Muho Asllanin. sa ishte gjallë. Them “ende në fuqi”. meskiniteti. përfaqësues kryesor i letërsisë klerikale-katolike. Kam thënë më lart se ç’ndodhi më pas.. gjithashtu. për të ardhur tek titulli “Nderi i Kombit” (dhjetor 2002). nga Papa Piu IX etj. Në vitin 1913 e deri më 1938. Luigj Gurakuqin apo Frashërllinjtë e famshëm. abuzimi. sa 1/20 e asaj që është shkruar për Enver Hoxhën. sikurse nga shteti i Austro-Hungarisë. si vëllim. Greqisë. shqiptari i parë i propozuar për çmimin Nobel. Figurë kontradiktore apo me vlerësime kontradiktore? Gjergj Fishta u nderua. të vitit 1985. Ai është. sikurse shpreha opinionin tim se përse duhet të flisnin më parë të tjera institucione të shtetit e shoqërisë shqiptare. ndër më të lartat e kohës së tij. faqe 270-71): “FISHTA Gjergj (1871-19400). amoraliteti. nga efekti i paparashikuar. Megjithatë ajo që ka më tepër rëndësi është cilësia e (mos)vlerësimit të Fishtës (sipas të njëjtës vepër. titujsh e urdhrash. nuk është i pa amenduar (pjesërisht). dhe po kaq krahasuar jo vetëm me Dritëro Agollin. Shkrimtar dhe publicist reaksionar. Lenka Çukon. 2-5 herë më pak se për Bajram Currin. duke filluar nga Akademia e Shkencave. etj. me ndonjë ndërprerje . Gjithashtu ai.136 Analiza sociologjike paragjykimet. XIX mori pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore për të forcuar në të ndikimin e klerit katolik. edhe vëllimi i informacionit që jepej për një person varej nga hierarkia e vlerave të veprës së tij. për Gjergj Fishtën është shkruar. mediokriteti. e cila ka dhënë “vlerësimin zyrtar”. Ismet Sali Bruçajn. shoqata e qytete të Shqipërisë. etj. Sipas kritereve të vendosura në kohën e hartimit të “Enciklopedisë Shqiptare”. sepse deri më sot ai nuk është zëvendësuar nga një i ri.

të emërtuara redaksitë e fushave të shkencave. Vepra e tij kryesore është poema Lahuta e Malëcisë (botuar e plotë më 1937). Ai. Më 1923 shkroi pamfletin me vargje Gomari i Babatasit. por jo vetëm politik. e drejtuar nga kryetari i Akademisë së Shkencave. sigurisht më të shquarit. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij letrare përshkohet nga fryma e besimtarisë fetare” Ky mund të merret si vlerësimi zyrtar politik. drejtoi revistën “Hylli i Dritës”. i drejtuar nga shtatë persona. Ajo është vepra më kolektive e botuar ndonjëherë në Shqipëri. ndër të cilët shumica dërrmuese përfaqësojnë ato fusha që ka lëvruar edhe Gjergj Fishta.Lekë Sokoli 137 të shkurtër. Por ai përfaqëson edhe një vlerësim kulturor-shkencor të personalitetit e veprës së Gjergj Fishtës. Kur analizon këto shifra. Për “Fjalorin Enciklopedik” ka funksionuar një sektor i vaçantë. padijen. si për nga vëllimi (mbi 1250 faqe) dhe për nga numri dhe cilësitë akademike të njerëzve të angazhuar në hartimin e tij. siç ndodh në një regjim totalitar. Në shkrimet e tij publicistike luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare. e përbërë nga 34 akademikë e shkencëtarë. për të justifikuar qendrimet e vendimet e veta politike. që drejtohej kundër laicizmit të shkollës dhe. të pasqyruara nga pozitat e klerit katolik. në përgjithësi. Hartimi i tij u drejtua nga një redaksi e përgjithshme. Sektori i Encilopedisë Shqiptare. Krijimtaria letrare e tij është shumë e gjerë dhe e larmishme: shkroi vjersha. Iu referova këtij fjalori. për të . poema. patriarkalizmin. për Shqipërinë e Kosovën. drama etj. shpreh shkallën e vartësisë së shkencës dhe institucioneve të saj nga politika. nuk mund të mos bëjë përshtypje zelli i jashtëzakonshëm i një regjimi politik totalitar (siç ishte ai para viteve ’90-të). sipas logjikës së atij sistemi. lartësoi mercenarizmin etj. në përbërjen e çdonjërës prej të cilave kishte nga 4-19 studiues (gjithsej 151 shkencëtarë të fushave të ndyshme të shkencës) dhe mbi 800 studiues. Më 7 prill 1939 përshëndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane. një nga tribunat më aktive të reaksionit klerikal. pa përmendur rreth 30 grupe të mëdha të punës për qendrat e banuara sipas rretheve. sikurse njëzet redaksi. sigurisht. në të Gjergj Fishta himnizoi prapambetjen e jetës së Malësisë. një panoramë poetike e ngjajeve kryesore historike të viteve 1878-1912. autorë të zërave të Enciklopedisë. kundër përparimit shoqëror dhe kulturor të vendit. sepse ai përfaqëson veprën më të madhe e më voluminozë të hartuar te ne.

138 Analiza sociologjike lustruar apo për t’u dhënë një veshje shkencore vendimeve e vlerësimeve të paravendosura politikisht. në Gomsiqe. . por që e detyruan të largohej për në strehën e tij. në një libër. 90-99): “Një personalitet i shquar kulturor e shkencor. që shprehin kulmin e zemërimit të tij ndaj bashkatdhetarëve. i cili ditën kryente një detyrë shtetërore dhe. gjithnjë të sigurtë. Për fat të keq. një libër-studim me vlera të shumëfishta teorike e praktike (Nushi. shpesh. A nuk i qorton keqas shqiptarët edhe Pashko Vasa etj? Kur ishte fjala për Shqipërinë. Vehbi Bala (autori që “pati fatin” të hartonte zërin “Gjergj Fishta” në “Fjalorin Enciklopedik”). Këto. saqë. Deputet e politikan dhe i ngarkuar. dramaturg e përkthyes. por as Evropën (“Moj Evropë. Por a nuk ka thënë edhe Noli: “Skllevër. Fishta nuk kurseu jo më shqiptarët (si në citimin e mësipërm). edhe me misione diplomatike…” Mirëpo Fishta ka shkruar edhe këto vargje: “Dhe ta dijë bota mbar / se un mbas sodit s’jam ma shqiptar”. erudit i gjithanshëm. pas një shkrimi denoncues në “Hylli i Dritës”. si për inerci apo jo vetëm për inerci. se liri s’doni”. “Edhe engjëlli. 2001). Beqja. Ndoshta një reagim më realist mund të bëhej edhe nga akademikët e profesorët ish-anëtarë të Redaksisë së Përgjithshme të “Fjalorit Enciklopedik”. për të na dhënë monografinë për Fishtën. na ka dhënë edhe prof. e të botuar tetë vjet më vonë. duke kapërcyer logjikën “bardhë e zi”. ai u dënua me 20 muaj internim në Maltë nga komandanti anglez (Filips) i ushtrisë ndërkombëtare. Hamit Beqja. dijetar. vijon prof. Ndërsa natën i bindej zërit të ndërgjegjes. të shkruar para vitit 1990 (në këtë vit ai vdiq). publicist. shkruante ato që cituam. edhe kundër vullnetit të vet. edhe djalli janë brenda tek i gjalli”. gjurmë të një vlerësimi të tillë për Fishtën vazhduan edhe pas viteve ’90-të. shkruante si studiues-individ e si qytetar. sikurse bëri i ndjeri prof. si një shkencëtar “i rreshtit”. janë vargje të Fishtës. një sovran i shquar i letrave shqipe. Për të Fishta është (fq. Madje aq rëndë e ka fshikulluar Evropën për vendimet e saj për copëtimin e Shqipërisë më 1913. polemist. tanimë të mirënjohur për dyzimin e personalitetit njerëzor. tashmë në një regjim të lirisë. bij skllevërish/s’e meritoni. Një vlerësim më realist për Gjergj Fishtë. moj kurv’ e motit…”).

2001. Themeluesit e sociologjisë. Gjergj. në fund të fundit. 1983. 2002. 2003. Tiranë: Geer _____. 2001. _____ & Sokoli. Estetikë dhe kritikë. “O Perendi a ndjeve / tradhtarët na lanë pa atdhe / e ti rrin e gjun me rrfe / lisat nëpër male kot”. Gazeta 55. Gazeta 55. ishte prift). Sociologjia. Alfred. Tiranë: Mokra Çobani. në Lahuta e Malcis. Tiranë: ISPS & Rinia _____. 2001. Tiranë: Elio Tamo. Aurel. Gomsiqja-histori dhe etnokulturë. Mark. 2001. 1997. 1995. Nikollë. Tiranë: Geer. Ky ishte “reaksionari dhe antishqiptari” Gjergj Fishta. Lekë. Atë Gjergj Fishta. Rreth lirisë akademike dhe autonomisë. 2000. Fishta meditans. Moisiu. janë brend tek i gjalli. Fishta e Konica për shqiptarët (Vështrim psikologjik). Pajazit. 12 janar Sokoli. Parathënie. Universiteti i Prishtinës. Një radiografi e sistemit universitar në të gjitha hallkat e tij. 26 janar Tirta. Lekë. 24 dhjetor Nushi. 2001. 2001a. për atdheun. Gazeta 55. 24 dhjetor Plasari. simbol i shqiptarit të vërtetë (Fjala e mbajtur në Lezhë me rastin e dorëzimit të titullit “Nderi i Kombit”. Etnologjia e përgjithshme. Gjergj Fishta. E drejta zakonore penale e shqiptarëve. 2002. akorduar At Gjergj Fishtës. 189-206 Paloka. Ismet. Tiranë: Geer. Adem. nuk ka kursyer as vetë Perëndinë.Lekë Sokoli 139 Por. REFERENCAT Beqja. Hamit. Tiranë. edhe djalli. poeti patriot i shquar: “Nderi i Kombit”. 2003. Tiranë: Albinform. Parathënie e Lleshi. 2001. 1999. ff. Dudaj & Rinia Balla. Edhe engjëlli. Tiranë: shtëpia botuese “Çabej” _____. Buletini i Fakultetit Filozofik. Hekuran. . 2001b. 2002. Tirënë: Hylli I Dritës & Shtëpia e Librit Lleshi. Gomsiqja-histori dhe etnokulturë. Tiranë: 8 Nëntori Fishta. Divorci-Vrojtime e refleksione. Tiranë: shtëpia botuese Alb-Ass Elezi. Nikolin. Nikollë. Tonin. Lahuta e Malcis. Integriteti e identiteti i personalitetit dhe dyzimi i tij. Gazeta Korrieri. Fishta (edhe pse ai.

Në Angli. Nr. Neofroidizmi-një nga bazat teorike të liberalizmit borgjez. Vëll. logjika. nga muzeu “Frojd” në Londër dhe institucione të tjera akademike. Kur vendosa të shkruaja për Frojdin. të cilin. 100-109. Ai është filozofi i tyre”. Kjo ishte. . Kleanthi. themeluesi i psikanalizës. “Frojdi. janë zhvilluar veprimtari të shumta për nder të tij. përgjigjja që dha profesori ynë i mirë i një filozofie të keqe (të paktën të njëanshme). sipas të cilit njeriu udhëhiqet në jetë nga instinktet dhe jo nga arsyeja. teoritë dhe metoda e tij e studimit dhe e kurimit1 (Në 150-vjetorin e lindjes) Në vend të hyrjes: Frojdi ose filozofi “imoral” Kaluan 150 vjet nga koha kur lindi Zigmund Frojdi (Freud Sigmund). Në Austri viti 2006 është shpallur viti i Frojdit dhe i Moxartit.ishte një pseudoshkencëtar liberal. e pyetëm për Frojdin. në këtë përvjetor të lindjes së tij. Profesori ynë ishte njëherësh bashkautor i të vetmit libër mbi frojdizmin e neofrojdizmin të botuar deri atëherë2 në Shqipëri. pak vite para se perandoria e tabuve të binte edhe në Shqipëri. Tiranë: “8 Nëntori”. 1974. .tha ai në thelb. . Viktor & Zoto. Botuar në Revistën shkencore Politika & Shoqëria. fq. 1 Në 150 vjetorin e lindjes së Frojdit. rreth 20 vjet më parë. pak a shumë. më erdhi në mendje një ndër profesorët e mi të filozofisë. në një kurs pasuniversitar të filozofisë. 9. 2 Riska. Prandaj të gjithë imoralët e kanë atë idhull. Kështu edhe në vende të tjera të Europës e më gjerë. 2006. 1(16).140 Analiza sociologjike Zigmund Frojdi.

fq. Hegelit. shpjegohej: “Teori idealiste në psikologjinë borgjeze. fenomenologjia etj. Paretos. Durkheimit. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.Lekë Sokoli 141 Ai. si strukturalizmi. që e shkëput psikikën nga kushtet e shkaqet materiale dhe gjendjen psikike e veprimet e njerëzve i sheh si shfaqje të pasioneve e të instinkteve të pandërgjegjshme. 147. Simelit. Emri dhe vepra e Frojdit lidhet me psikanalizën. derisa për të thuhej se: “edhe luftën e shikonte si një fenomen të natyrshëm e të domosdoshëm për njerëzimin. që njihet me emrin psikanalizë. siç u ndalua botimi i thuajse të gjitha veprave të etërve të mëdhenj të filozofisë e sociologjisë: Platonit. Tiranë: SHB “8 Nëntori”. duke dhënë një shembull gati unikal në botë (Sokoli. 1980. fq. Millit. Frojdit nuk iu dha kurrë vizë hyrëse për në Shqipëri.” Gjatë regjimit komunist. Botim i Akademisë të Shkencave. Veprat e Frojdit nuk u përkthyen në shqip. Fojerbahut. madje edhe “luftënxitës”. për shëmbull: Neofrojdizmi…. sigurisht. Psikanaliza frojdiane u ndalua sikurse edhe shkollat e tjera të mendimit. e cila.. nuk mund të dilte jashtë vlerësimit “shkencor” zyrtar. etj. fq. 43). 2002: 10). botimi vitit 19804. Parsonsit etj. thelbi i së cilës qëndron në shkëputjen e psikikës së njerëzve nga shkaqet dhe kushtet e jetës materiale…”3 Ky ishte Frojdi që na ishte prezantuar para 1990-ës: një teoricien “reaksionar”. si dhe gjithë zhvillimin e shoqërisë njerëzore. që e shpjegon në mënyrë idealiste e irracionale ndërgjegjen e njeriut. sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme. Aristotelit. Maks Veberit. 3 4 Fjalori i flozofisë. 1564.. siç mund të kuptohet nga citimet e mësipërme. 1982.” (shih. etj. një nga rrymat e filozofisë së sotme borgjeze. Sartrit. Ato u ndaluan. K. . Poperit. sepse instinkti agresiv ose shkatërrues vepron në çdo qenie të gjallë…. sipas të cilit Frojdi “hoqi dorë krejtësisht nga metoda shkencore në studimin e dukurive psikike dhe krijoi një teori artificiale e krejt subjektiviste.

sidomos një dege të saj. marksizmin. etj. Dhe për çdo profesor që shpjegonte filozofi në katedrat e asaj kohe. Kjo gjetje origjinale u dha shkencave sociale një dimension të ri. psikologjisë. ajo ishte shkollë. në të gjitha proceset e zhvillimit shoqëror etj. Frojdi është një ndër figurat më prestigjoze të disa shkencave njëherësh: filozofisë. pra në një “marksizëm shqiptar-enverist” (Sokoli. në marrëdhënie me “simotrat” e saj. sociologjisë dhe mjekësisë. në shkëlqimin dhe perversitetet e saj. Kuptohet se sa të “mirëpritura” mund të ishin ato në një vend ku ideologjia ishte e gjithëpushtetshme. Frojdi vendosi në qendër të teorive të tij “të pandërgjegjshmen” dhe e analizoi atë në dinamikën e saj. se psikika dhe vetëdija nuk janë e njëjta gjë. Ky etiketim ishte brenda “logjikës së kohës”. në një vend ku fjala “seks” thuajse nuk kishte përdorim publik. por në pjesë të veçanta të tij. siç është psikiatria. çastet më të rëndësishme të jetës së tij. nga konteksti i përdorur nga formuluesit e tij. Por le të shohim tani se kush është Zigmund Frojdi i vërtetë. në “lojë”. shpesh të shkëputura nga e tëra. një shkollë e vërtetë e mendimit. Frojdi nuk mund të ishte veçse një filozof “imoral”. Kush është Zigmund Frojdi? Edhe kur shkolla e psikanalizës kishte vetëm një njeri. gjithashtu.. ku logjika apo arsyeja mund të kishin vetëm një koordinatë referimi. veprat dhe teoritë kryesore të tij. Madje as në marksizmin si i tërë. në “luftë” e në “paqe” me to. një koordinatë të re në rrugën e njohjes dhe interpretimi shkencor të realitetit . Nuk mund të cilësohej ndryshe. ai që solli në botën shkencore pohimin tjetër tronditës. Nuk mund të cilësohej ndryshe autori i teorive të çuditshme mbi jetën seksuale të njeriut (2004e: 68-94). Asnjëra nga këto shkenca nuk mund të mendohet më e të kuptohet pa Frojdin. përgjithësisht. ne shqiptarët i hodhën tej veprat e Frojdit ende pa i patur. themeluesin e saj. se e pandërgjegjshmja luan rol të rëndësishëm në personalitetin e njeriut dhe.142 Analiza sociologjike Pra. 2006b). vijën apo direktivën e bazuar në një sistem.

Ajo është cilësuar si një vepër vendimtare dhe që (ndoshta) përfaqëson shprehjen më të lartë të teorive të tij (Bompiani. Charcot (Sharko). Babai. Frojdi organizoi Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Psikanalizës. 20 vjet më e re se ai. E ëma. Vitet 1911-1913 shënojnë kohën kur Frojdi u “nda” nga Adleri (1870- . ajo ishte një shkollë e vërtetë. i cili mendonte se neurozat dhe veçanërisht histeria janë sëmundje psikike pa dëmtime organike. Në vitin 1900 botohet Interpretimi i ëndrrave. Ajo ishte 21 vjeç kur lindi djalin e saj të parë. Në vitin 1908. Frojdi u ndikua mjaft nga Sharko. Zigmundin. Në vitet 1895-1897. në të cilën Frojdi shpalosi teorinë e seksualitetit gjatë fëmijërisë. më 6 maj të vitit 1856. kohë në të cilën ai kishte hyrë në kontakt me realitetin e vuajtjeve psikike. Frojdi. Po në atë vit. Frojdi. ndërsa në vitin 1910 themeloi Shoqatën Ndërkombëtare të Psikanalizës. 1990: 128). Frojdi u bë Privadtdozent. më 1860. vepra e parë e Frojdit. Në vitin 1901 u publikua Psikopatologjia e jetës së përditshme. Zigmund Frojdi lindi në Freiburg (sot Pribor) të Moravisë (ishPerandoria e Austro-Hungarisë). familja Frojd u vendos në Vjenë.Lekë Sokoli 143 social. Pas një stazhi katërvjeçar pune në spital. ishte gruaja e dytë e babait. një ndër shkollat e mendimit mbi shoqërinë. Po në atë vit u botua Pesë leksione mbi psikanalizën. një grua e këndshme. Frojdi pasuroi vetë fjalorin e shkencave sociale. ishte një burrë i zgjuar dhe i shquar për sens humori. Edhe kur shkolla e psikanalizës kishte vetëm një njeri. tregtar leshi. gjithnjë i pari i klasës. Pas katër vjetësh. ndërsa në vitin 1905 u botua Tri ese mbi teorinë e seksualitetit. i specializuar për sëmundjet nervore. Po atë vit filloi punë si mjek në Vjenë. themeluesin e saj. Kjo përfaqëson njëherësh një përvojë pune hulumtuese jashtë kufijve laboratorikë. një fëmijë i jashtëzakonshëm. degë në të cilën u diplomua në vitin 1881. Familja herreje Frojd ishte një familje e mesme borgjeze. arriti shërimin e një histerie nëpërmjet zbulimit të së kaluarës së pacientit me anë të gjumit hipnotik dhe ndërgjegjësimit të tij për shkakun e lindjes së shokut emocional. duka punuar në Vjenë me Brauerin (Joseph Breuer). studioi për mjekësi.M. shkoi në Paris për leksione në klinikën e famshme të J. të shkaktuar nga një ngjarje e jetës seksuale. tashmë i pranuar si pikë referimi e një shkolle të vërtetë.

botuar në vitin 1923. Psikanaliza si teori mbi personalitetin Frojdi është themeluesi i psikanalizës. vit në të cilin Frojdi mori çmimin “Gëte”. Koncepti i tij mbi dinamikat e personalitetit. Në vitet 1940-52 u botua në Londër Gesammelte Werke. u botua vepra e tij Qytetërimi dhe pakënaqësia ndaj tij. psikologjisë së jetës së përditshme (2004a) apo në përgjithësi të qytetërimit. në 18 vëllime. që përfshin ndikimet e pandërgjegjshme. por dhe si metodë psikoterapie. që përcaktoi origjinat e neurozave në lindje. ëndrrat. Më 1929 Frojdi u “nda” edhe nga Sandor Ferenczi (1873-1933). artit. në moshën 83-vjeçare. nënvizohet në veprën “Uni” dhe “Id-i”. si dhe nga Jungu (1875-1961). Në vitin 1927 botohet E ardhmja e një iluzioni. Frojdi nuk i shpëtoi persekutimit për shkak të origjinës së tij hebreje. i cili zëvendësoi komplekset strukturore të fëmijërisë me konstitucionin organik. Qysh në vitin 1933 nazistët dogjën veprat e tij. Më 1924 Frojdi u “nda” nga Oto Rank (1884-1939). ai u vendos në Londër. psikologjisë së masave. . Në vitin 1920 Frojdi kundërshtoi Vilhelm Rajhun (1897-1957). kur trupat naziste pushtuan Vjenën. Pas disa javësh. Zigmund Frojdi vdiq në Londër në vitin 1939. madje edhe para lindjes. i cili i vishte agresivitetit kolektiv një origjinë seksuale. Kjo periudhë përkoi me afrimin e Luftës së Parë Botërore. Frojdi u arrestua dhe u mbajt në burg derisa të gjithë librat e tij të pabotuar u dogjën. në të cilën thekson të ashtuquajturën “teori të mendjes”. Në vitin 1922 botohet vepra e Frojdit Përtej parimit të kënaqësisë. për të njëjtat motive si me Oto Rankun. Ai shkruan vepra të antropologjisë. Në këto rrethana Frojdi zgjeroi sferën e veprimtarisë kërkimore dhe filloi të merrej me dukuri disi larg psikologjisë individuale të lëvruar deri atëherë. si Totem e tabu. të besimit fetar. Në vitin 1930.144 Analiza sociologjike 1937). që zëvendësoi nocionin e impulseve me nocionin fetar të mitit. Ndërsa më 1938. në dykuptimësinë e saj: si teori ose si sistem intelektual. Psikanaliza është e para teori sistematike dhe e përgjithësuar mbi personalitetin. për të vijuar me botime e ribotime të tjera të pafundme të veprave të tij. të letërsisë.

si metodë e analizës së personalitetit. të cilit vetëm maja i del mbi ujë. sikurse në Francë. Ndryshe nga paraardhësit. përfaqëson mendjen e ndërgjegjshme. shqetësimet nervore me origjinë psikologjike (Zhylia. Sipas Frojdit personaliteti është si një ajsberg. përbëjnë bazën e gjendjes emocionale në moshë të rritur. Në mënyrë të qartë kjo teori është prezantuar nga autori i saj në një cikël prej 35 leksionesh të mbajtura në klinikën psikiatrike të Vjenës. ndikojnë mbi personalitetin dhe. Ai u larguar nga mjedisi tradicional akademik dhe studioi çrregullimet mendore me anë të vëzhgimit klinik të drejtpërdrejtë. nga kërkimi shkencor. dukej sikur formonin disa struktura të rregullta të lidhura me gjendjen e tyre emocionale. komplekset dhe. pas vitit 1900. Holandë etj. në jetën e përditshme. Kjo. shpesh. sidomos në vitet 1913-15. Frojdi konstatoi se mendimet e pacientëve.. sidomos ato që lidhen me formimin seksual të individit. Ndryshe nga shumica e teorive të tjera mbi sjelljen njerëzore. Ato janë përmbledhur në tri vëllime të Hyrje në psikanalizë (2004d. dëshmitë e tyre mbi ngjarje të ndryshme të përjetuara. psikanaliza e Frojdit ka kaluar nëpër filtra akademikë. jemi të vetëdijshëm (pjesa “mbi ujë” ose maja e ajsbergut). në vitet akademike 1915-16 dhe 1916-17. Frojdi nuk e zhvilloi kërkimin shkencor në laboratorë të psikologjisë. nga ana e saj. Ai nuk e ndau punën si mjek psikiatër (madje edhe kirurg). 2004e. në përgjithësi. të botuara në vendin e tij. Dalëngadalë ai arriti në përfundimin se përvojat e fëmijërisë së hershme. 1994: 351). nxitjet instinktive etj. për t’u bërë pjesë e fjalorit jo vetëm shkencor.Lekë Sokoli 145 seksualitetin. Frojdi punoi sidomos për të zbuluar ndikimin e mendjes së pandërgjegjshme në mendjen njerëzore. përfaqësohet nga mendja e parandërgjegjshme dhe ajo e pandërgjegjshme. shpjegonte. 2005a) në të cilat Frojdi shpjegon e zhvillon më tej idetë themelore të psikanalizës.. Por “nën ujë” është shumica (sipas Frojdit deri 6/7 e masës së tij). . synon të trajtojë neurozat. 1996: 392). por edhe të njeriut të zakonshëm (Pettijohn. shpjegimi prej tyre i ëndrrave etj. shkencorë e profesionalë. Psikanaliza. Ajo pjesë e personalitetit për të cilën ne. Ai kuronte. përgjithësonte. të formuluar në traktate shkencore të mëparshme.

. Në të “flenë” ose “shtypen” frika dhe kujtimet e hershme. e cila sidoqoftë është vazhdimisht në evolucion. fq. . kryesisht përmes përqendrimit. e parandërgjegjshmja. Përmes sistemit nervor. 2005a. kanë barriera (tabu). Sipas tij. sipas Frojdit. Aparati psikik përbëhet nga tre instanca apo elementë që përbëjnë tre koncepte të teorisë së tij: Id-i. pra vendos për plotësim ose frenim. Por ky proces nuk zhvillohet në mënyrë lineare. më të largët ose më në thellësi. Me fjalë të tjera ajo përmban ndjenjat. kujtimet. Id-i (dëshirat. Veç tyre. “dëgjon palët” (njëra thotë “dua”. 68-95). Por në rrethana të caktuara ai mund të aktivizohet. Siç vëren Boeree (2006) e pandërgjegjshmja përbën te Frojdi burimin e motivacionit të njeriut. që ne kemi. Kalimin nga nevoja në dëshira Frojdi e ka cilësuar si proces primar. tërësinë e të cilave Frojdi e ka pagëzuar me emrin Mbiuni. sipas Frojdit Uni. plus mendja e parandërgjegjshme plus mendja e pandërgjegjshme. Elementi i dytë. Këtë marrëdhënie. të cilën Frojdi e quan ndryshe “kujtesë e mundshme” (available memory). përbën gjithçka për të cilën ne jemi të vetëdijshëm në një çast të dhënë. Vëll. pa pengesa. E para. 3. etjen. “Gjykatësi” realist. kryesisht të pakëndshme të lidhura me trauma etj. për të mposhtur dhimbjet. Uni dhe Mbiuni. dhe vendos “këtej ose andej”. perceptimet etj. Organizmi për mbijetesë dhe riprodhim kërkon plotësimin e disa nevojave biologjike: për të shuar urinë. Ky material nuk mund të tërhiqet. Kjo është e pandërgjegjshmja. ka edhe një përbërës të tretë. që është një marrëdhënie problem-zgjidhje. por gjithsesi një material që mund të tërhiqet e “të dalë në sipërfaqe” relativisht lehtë.146 Analiza sociologjike Ai argumentoi se psikikja dhe vetëdija nuk janë identike. Id-i (një përemër 5 Ndarja e personalitetit psikik është titulli i leksionit të 31-të të Frojdit mbi psiknalizën (shih: Hyrje në psikanalizë. Frojdi e cilësoi me emrin proces sekondar. si dhe për seks. ndërsa tjetra “duhet”). nevojat organike “përkthehen” në motivime të veprimtarisë së individit. parimet e së cilës mund t’i parashtrojmë kështu: 1. mendimet. Frojdi ka përpunuar kështu një teori. Realiteti psikologjik frojdian nis pikërisht me këtë element. përmban një material apo informacion latent (të fshehur). e ndërgjegjshmja. personaliteti psikik5 është mendja e ndërgjegjshme (vetëdija). shih më poshtë). pra “të dalë mbi ujë” me lehtësi.

Ai mund të shprehet me fjalën “mund”. Ndërsa uni mund të mos përshtatë në . Sipas Frojdit. Uni ka detyrë të zgjidhë konfliktin midis “palëve”. 2. kërkon kënaqësi të menjëhershme. Përbërësi i tretë i trekëndëshit frojdian është Uni. për shembull. Ndërveprimi i tyre mund të çojë edhe në konflikt. personaliteti i njeriut është rezultat i ndërveprimit të këtyre tri forcave. Mbiuni mund të shprehet me “duhet”. Pra ai përfaqëson aspektet morale të tij dhe është më shumë idealist se realist. por edhe në studimin e psikologjisë së turmave (2004b). midis id-it dhe mbiunit . përmban nxitje kafshërore instinktive dhe të pandërgjegjshme. Raportin midis unit dhe mbiunit Frojdi e ka përdorur jo vetëm në studimin e sjelljes individuale. që vepron në bazë të parimeve të realitetit. Sipas Frojdit. Me një fjalë të vetme idi mund të shprehej me “dua”. Mbiuni kërkon të frenojë dhe mund të frenojë. Pra ai ka funksion vetëvrojtimi. id-i vepron sipas parimit të kënaqësisë dhe është i pranishëm që në lindjen e njeriut. Ndërsa Mbiuni përbëhet nga tërësia e parimeve (ndalesave. Por ai është në një masë të madhe e pandërgjegjshmja dhe frenon dëshirat e id-it. nga vlerat shoqërore e familjare që i janë ushqyer personit. tabuve) morale. Idi.Lekë Sokoli 147 asnjanës i latinishtes). si pjesë e veprimtarisë gjyqësore të ndërgjegjes (Frojdi. midis impulseve dhe realiteteve. 2005a: 72).

sipas Frojdit. Gjumi lidhet me ëndrrat.. thotë Frojdi. individi do të ketë vështirësi në moshë të rritur. por edhe të parandalojmë. impulse agresive. të cilat janë mënyra të reagimit (sigurisht të pandërgjegjshëm). ndërsa një e treta ende nuk ka lindur”. Çdo sjellje. 1998: 184). Duket sikur ne të rriturve na kanë mbetur në këtë botë vetëm dy të tretat. Jo vetëm të shpjegojmë. 2004a). psikanalizës: si teori dhe si terapi. Idetë e tij përbëjnë edhe sot themelin e psikanalizës. Frojdi analizoi jo vetëm aspekte të ndryshme të jetës së përditshme (shih: Psikopatologjia e jetës së përditshme. Ai thotë (2004d: 80-81): “Gjumi është gjendja në të cilën unë nuk dua të di asgjë për botën e jashtme e ku interesi im për të shuhet… Në gjumë ne kthehemi në një gjendje në të cilën ndodheshim para se të vinim në jetë. sidomos në marrëdhëniet me seksin e kundërt. i drejtpërdrejtë apo qoftë edhe i tërthortë. Ndonjëherë këto konflikte midis këtyre “forcave ndërluftuese” janë të mëdha. të shpirtit ndaj ngacmimeve që veprojnë në gjumë. ankthe. Edhe termi “ëndrra me sy hapur” (fantazitë). komplekse. Nëse këto komplekse nuk zgjidhen. Ky është parimi frojdian i dy anëve të së njëjtës medalje. Psikologjia fëmijërore. madje edhe të kurojmë. neuroza. Ndikimi i tij. në të gjitha variacionet e veta (Tarifa & Sokoli. e kanë marrë këtë emër nga lidhja me realitetin. të ripërsëriten.148 Analiza sociologjike mënyrë të kënaqshme subjektin (id-in) me mjedisin (mbiunin). krime etj. Përvojat gjurmëlënëse kanë prirje të riprodhohen. synon të shtypë atë që vjen nga parimi i kënaqësisë. 2005b). në psikologjinë dhe sociologjinë moderne ka qenë mjaft i madh. etj. . Fazat e rritjes Frojdi i konsideron me rëndësi të jashtëzakonshme për personalitetin e njeriut. 3. Por bota e jashtme imponon kushte që duhen pasur parasysh (parimi i realitetit). domethënë kur ishim në barkun e nënës. por edhe gjumin e sidomos ëndrrat etj. Atëherë mund të shkaktohen çrregullime të sjelljes: regrese. Në këtë proces fëmijët duhet të zgjidhin kompleksin e Edipit (djemtë) dhe të Elektrës (vajzat). Frojdi e studioi këtë ndërveprim në fazat e ndryshme të procesit të rritjes (shih. ndaj duhen përdorur mekanizma mbrojtëse ose terapi. Për zhvillimin e teorive të tij.

Në fillim ato skandalizuan botën konservatore akademike vjeneze e më gjerë. sidomos për atë që ata mbajnë mend nga përvojat shumë të hershme të jetës së tyre. Për fat të keq. nuk do të lënë asnjëherë rast pa hedhur thumbin se si mund të mjekohet një i sëmurë vetëm me biseda. Fjalët ngjallin efekte dhe janë një mjet universal i ndikimit të njerëzve mbi njëri-tjetrin”. Pedagogu i mjekësisë është si një guidë që shpjegon në një muze. në shumicën e rasteve. ndërkohë që njerëzit hyjnë vetë në kontakt me objektet. në Shqipëri psikanaliza si terapi është ende e pazhvilluar. Të afërmit e të sëmurëve. me fjalë oratori tërheq dëgjuesit dhe ndikon në formimin e tyre. ende te ne një shoqatë e tillë nuk ekziston. përkundrazi. njëherësh. Por Frojdi argumentonte (2004d: 9-10): “Dikur fjalët ishin si magji. Si e tillë ajo nënkupton nxitjen e pacientëve për të folur lirshëm për jetën e tyre. ankohet. e ka ruajtur forcën e vet çudibërëse. Frojdi ka shpjeguar me shumë durim dhe thjeshtësi ndryshimin midis psikanalizës si teknikë shërimi të sëmundjesh dhe mjekësisë klasike. Në mjekësi gjërat shihen me sy. Pacienti flet. Sipas tij.Lekë Sokoli Psikanaliza si terapi: e para është fjala 149 Frojdi nuk ishte vetëm një studiues akademik i sjelljes njerëzore. Në psikanalizë. Bashkë me psikanalizën si shkencë u hodh tej ose nuk u pranua as psikanaliza si terapi. në psikanalizë gjithçka është krejt ndryshe nga mjekësia. Psikanaliza frojdiane është edhe terapi. me fjalë mësuesi u përcjell njohuritë e veta nxënësve. ai është edhe ndër më të kritikuarit. nuk bëhet asgjë veç këmbimit të fjalëve midis pacientit dhe mjekut. Me fjalë një njeri mund ta bëjë të lumtur tjetrin ose ta trishtojë atë. Gati një shekull pas themelimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Psikanalistëve. tregon përjetimet e vjetra dhe mbresat e reja. Madje teoritë e tij kanë ndeshur shpesh në përgjigje shumë armiqësore. Pro dhe kundër Frojdit Frojdi është një ndër autorët më të vlerësuar. Por. Por ai vazhdoi kërkimin . shpreh dëshirat dhe ndjenjat e veta. theksonte ai. Ai është marrë edhe vetë me kurimin e pacientëve neurotikë. Edhe tani fjala. Ndaj në Shqipëri ka gjithë-gjithë vetëm një apo dy psikanalistë të mirëfilltë.

Por. Nga vetë natyra e saj. sipas Frojdit. “pikërisht këto dëshira seksuale marrin pjesë në krijimin e vlerave të larta kulturore. Gjatë prezantimit të psikanalizës së tij. të mendimit e të dëshirës dhe ky përcaktim pranon ekzistencën e mendimit të pavetëdijshëm e të dëshirës së pavetëdijshme. Ai fitoi fillimisht përkrahjen e një grupi të vogël studiuesish. Ky pohim. artistike e shoqërore. lidheshin me përmbajtjen e dy tezave të psikanalizës. kjo nuk mund të mos konsiderohej një absurditet flagrant nga të gjithë ushtarët e mendimit të deriatëhershëm. të shpirtit njerëzor… Por në procesin e shoqërizimit dëshirat seksuale shtypen. çon në një orientim krejt të ri në botë e në shkencë. Të quhej paragjykim pohimi se “psikikja është e vetëdijshme”. Frojdi i kishte parashikuar dhe. sado me vështirësi. Por edhe ata u ndanë nga Frojdi dhe pas vitit 1911 do të formulonin teoritë e tyre psikologjike (jo psikanalitike) mbi personalitetin (i pari është autor i psikologjisë analitike. në kuptimin e ngushtë e të gjerë të fjalës. Veç kësaj (2004d: 14-15). psikanaliza nuk mund të mos kundërshtojë. ose me dy pohimet tronditëse të saj. i dyti i psikologjisë individuale). të dy të destinuar për të kontribuar në fushën e psikanalizës. luajnë një rol jashtëzakonisht të madh dhe deri më sot të panjohur në lindjen e sëmundjeve nervore e psikike. Pohimi i parë tronditës lidhet me faktin se deri atëherë psikikja identifikohej me vetëdijen. Frojdi i drejtohej auditorit kështu (2004d: 10-11): “I gjithë drejtimi i formimit tuaj të mëparshëm. Por kritikat ndaj psikanalizës nuk e befasuan autorin e saj. thotë Frojdi. si të thuash në mënyrë instinktive. shoqëria nuk njeh kërcënim më të tmerrshëm për kulturën e saj se çlirimi i dëshirave seksuale dhe kthimin e tyre në qëllimet fillestare”. . Dhe. Por pohimin e parë të guximshëm të psikanalizës ai e konsideronte të lidhur ngushtë me pohimin e dytë edhe më tronditës të saj: dëshirat që mund të quhen seksuale.150 Analiza sociologjike shkencor me një pasion dhe vullnet të hekurt. Ndaj psikologjia quhej shkencë e vetëdijes. në njëfarë mënyre. të cilat ndryshojnë nga ajo e Frojdit në shumë drejtime themelore (Sokoli. si Jung dhe Adler. Për të psikikja përfaqëson proceset e ndjesisë. i justifikonte ato. siç vërente ai vetë. Kritikat. Dhe do t’ju duhet shumë për ta mposhtur këtë qëndresë instinktive”. e gjithë mënyra juaj e zakonshme e të menduarit do t’ju bëjë kundërshtarë të psikanalizës. 2006c). psikanaliza ishte e destinuar të “prodhonte” kundërshtarë.

Frojdi i ka kushtuar pak vëmendje psikologjisë femërore. monstër i shpallur fajtor nga gjykata (nuk u çua në ndonjë spital psikiatrik) dhe më i intervistuari. siç është për shembull interpretimi psikologjik i krimit6. Edhe ata që nuk i pranojnë në tërësi. për shembull. siç është bërë zakon të quhen mo(n)stra të shtuar shumë edhe në Shqipëri gjatë 7-8 vjetëve të fundit. pohojnë se disa prej tyre janë të vlefshme. kundërshtitë apo edhe armiqësitë. të gjithë njerëz të afërt dhe që e kishin ndihmuar më shumë. ai do të vijonte të ishte një nënoficer i ndershëm ushtrie. Gjatë vitit 2006. Sipas tyre. Por me gjithë kritikat. madje të rrezikshëm. vërente ai. gjatë vuajtjes së dënimit. Në të vërtetë shumë autorë pohojnë se përshkrimi i Frojdit për zhvillimin e femrës është më pak i përpunuar dhe i paqartë. lidhur me këtë njeri jam shprehur kështu (Sokoli. Disa i kam hulumtuar më nga afër. për shembull. Psikologu Jashar Demiraj. sikurse tezën se ajo që ndodh në foshnjëri dhe në fëmijërinë e hershme krijon mënyra të pandërgjegjshme të përballimit të ankthit. njëherësh. Me siguri në sjelljen e njeriut ka aspekte të pavetëdijshme që bazohen në mënyrat e përballimit të ankthit që në fëmijëri (Giddens. Më përfaqësuesi prej tyre duket të jetë Sadik Kuniqi. idetë e Frojdit kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në shkencë. 1997: 79). njëherësh magazinier. Ai nuk ndjeu kurrë ndonjë fajësi apo pendim. të tilla që mund të zgjasin për gjithë jetën. nëse nuk do ndodhnin ndryshimet e këtyre viteve. Prandaj ajo ishte aq intolerante ndaj këtij rezultati të psikanalizës dhe synon ta paraqesë si të neveritshëm nga ana estetike dhe të pahijshëm. nga pikëpamja morale. Ai është autori i një vrasjeje të katërfishtë. Disa kohë më parë. siç vëren Giddens (1997: 79) e kanë mohuar idenë që fëmijët kanë dëshira erotike. Mjaft autorë. 2006a): “Besoj se. për të tjerë jam konsultuar me kolegët e mi. e kanë parë teorinë e Frojdit si të drejtuar si tepër nga përvojat mashkullore. kam patur rastin të merrem me interpretimin e disa vrasjeve seriale të kryera nga vrasës “gjakftohtë”. Të tjerë e kanë kritikuar Frojdin nisur nga pozita e tyre “sektoriale”. Ai është. Idetë e Frojdit kanë ndihmuar thuajse në të gjitha interpretimet psikologjike. Kritikë nga radhët e lëvizjes feministe.Lekë Sokoli 151 Ndaj shoqëria nuk dëshiron të përmendet kjo frikë e dobët në krijimin e saj. nuk është e interesuar të pranojë forcën e impulseve seksuale dhe për arsye edukative përpiqet ta shmangë vëmendjen nga kjo sferë. gjithnjë me komunikim normal me efektivin 6 . i ka intervistuar të gjithë këta individë mo(n)stra.

Dhe se konfliktet e brendshme të tyre mund të nxisin veprime agresive e të rrezikshme (Giddens. . të shpjeguara thjesht dhe të kapshme nga të gjithë. sikurse me shokët. nuk u integrua në shoqërinë e re. filozofi. Zigmund Frojdi jo vetëm ndikoi në formimin e psikologjisë moderne. më pas..152 Analiza sociologjike megjithëse Frojdi shkroi pak ose aspak në fushën e kriminalistikës. por ai ishte një ndër figurat e mëdha intelektuale të shekullit XX. si ish-ushtarakët e djeshëm. për ta shndërruar në monstër”. teoria kritike me përfaqësues kryesor Markuzen (1898-1979). si dhe në shkencat sociale humanitare (Giddens. Por Frojdi ndikoi gjithashtu mbi një numër të madh filozofësh apo shkollash filozofike. Logjikisht duhet të pohojmë se ai ka pasur një mendje të parandërgjegjshme. Teoritë e tij përbëjnë bazën teorike të neofrojdizmit. të fshehur. apo të pandërgjegjshme (Frojdi). 2006: 272). sikurse kolegët e mi. siç është për shembul. 1997: 78). i cili e qortonte Erih Fromin pikërisht pse kishte rishikuar bazat teorike të psikanalizës së Frojdit dhe Horkhaimerin (1895-1973). themeluesin e teorisë kritike. Rreth 150 vjet pas lindjes. Por autorë të mëvonshëm kanë shfrytëzuar teoritë e tij për të sugjeruar se në individë të ndryshëm zhvillohet një personalitet “amoral” dhe psikopatik. letërsi. 1977: 129). të kishte marrë ndonjë dekoratë e të gëzonte një pension normal. familjarët etj. një agresivitet të fshehur. Mundet që ai. por njëkohësisht edhe në studimin e Marksit mbi ligjet e mënyrës së riprodhimit. Duket se shndërrimi tronditës i Kuniqit nga një njeri “normal” në monstër filloi me pushimin e tij nga puna më 1992. Madje Markuzja. ose u integrua në mënyrë krejt defektoze. një gjen “defektoz” etj. krahas ndryshimit të kushteve materiale unë. jo veprues). duke bashkuar marksizmin me psikanalizën. siç shihet edhe nga referencat e këtij punimi. por ato mund të mbeteshit të tilla (latentë. në të cilat këto “defekte” të dominonin sjelljen e tij. Veprat e Frojdit. Ai nuk arriti të orientohej në rrethanat e reja. kam thirrur në ndihmë pikërisht Frojdin. krejt ndryshe nga perceptimi ynë i derisotëm. Edhe Louis Althusser mbështetet në studimin e bërë nga Frojdi mbi të pandërgjegjshmen. Një pjesë e tyre. Ndikimi i ideve të tij është ndjerë në art. po të mos krijoheshin rrethana të tilla shoqërore. duket se shoqëria shqiptare e repartit. janë përkthyer dhe botuar në Shqipëri nga shtëpitë botuese “Fan Noli” dhe “Dituria”. në shpjegimin e këtij rasti e të tjerëve si ky. huazoi shumë nga Frojdi (Jacoby. janë shumë konkrete. Pra.

Dizionario dei filosofi contemporanei. Zigmund Frojdi dhe ndikimi i tij në shkencë. Neofroidizmi-një nga bazat teorike të liberalizmit borgjez. 1997. Hyrje në psikoanalizë. 1998. 1974. 2004e. Jacoby. Tirana Observer: 15 shkurt _____. 2004c. përsëri më mirë vonë se kurrë. Monstrat dhe fryma (keq) qeverisëse. Tiranë: Fan Noli _____. Lekë. Tirana Observer: 24 maj _____. Hyrje në psikoanalizë. Tiranë: Fan Noli _____. Hyrje në psikoanalizë.Lekë Sokoli 153 e ka pranuar Frojdin. Vol. Tiranë: Fan Noli _____. Tiranë: Shtëpia botuese Enciklopedike . Sigmund Freud. REFERENCAT Biompiani. Tiranë: Çabej. 2005b. Psikopatologjia e jetës së përditshme. Vëllimi II. Anthony. Fatos & Sokoli. Tiranë: Fan Noli _____. Tiranë: Fan Noli _____. 2004d. F. 2006b. 2001. Tiranë: Botmet “Max” Pettijohn. Vëllimi III. Sociological Analysis. Tiranë: Lilo & Fondacioni Soros. Psikologjia e turmave. Vëllimi I. 1996. North Caroline/USA. 2006c. 2003. Terri. 1994. http://www. 2006. 181-193 Zhylia. 2005a. 1982. Zigmund. Totem dhe Tabu. Kleanthi. Politika & Shoqëria.edu/ ~egboeree/freud. vëll. George. Tiranë: Fan Noli _____. Tiranë: “8 nëntori” Frojd. Tiranë: Dituria _____. Psikanaliza fëminore. Sociologjia. nr. 105-114 _____.html Fjalori i flozofisë. Who is Who in Sociology. Edmond. Tiranë: Fan Noli Giddens. Tiranë: “8 nëntori” _____. pp.ship. Sociologjia si shkencë dhe mendimi sociologjik shqiptar. Riska. 4. Zoto. Viktor. 2004a.Psikologjia. 2004b. 1. Milani 1990 Boeree. 2006a. Personality Theoryes. një hyrje koncize. Frika. Number 2. Fjalor i filozofisë. 2006. fq. Didie. Filozofët më të mëdhenj të kohërave. Megjithëse të fundit. Psikanaliza e Frojdit si teori dhe terapi. 1(8). Tirana Observer: 25 maj Tarifa. teoritë dhe metodat e tij të studimit e kurimit. E rëndësishme është që të dimë të përfitojmë nga shembulli.

me nëntitullin “Përtej qëndrimit pro apo kundër luftës ndaj Irakut”. politologët. aq më shumë do të bindemi se ky ndryshim është i vërtetë.154 Analiza sociologjike “Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj1 Sot studiuesit socialë. të solidarizohemi. edhe një artikull i Kryeministrit Nano në Boston Globe dhe prononcimet e kryeparlamentarit Pëllumbi. me ndonjë përjashtim. të diplomacisë etj. në këtë debat. se sa më shumë kohë kalon prej tij. sikurse analistët apo njerëzit e mediave. Nga ana tjetër. Por. As më shumë as më pak ! Por a kemi arsye. për fat të keq. siç është e natyrshme. ka mbetur i painstitucionalizuar. apo subjekte të tjera të shoqërisë civile. pas kthimit nga Amerika. duket sikur ky debat është i paragjykuar. pa kushte e thuajse në këmbim të asgjëje. strategjike. ende nuk janë përfshirë. gjeopolitike. Objekt i këtyre debateve janë bërë. të publicistikës të cilët. tanimë të njohur. Akademia e Shkencave. janë përfshirë në një debat të madh lidhur me një luftë të mundëshme kundër Irakur dhe. debati për këtë çështje. si individë apo si shtet. me SHBA-të dhe luftën e 1 “Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj”. pra i mbyllur pa u hapur ende. sikurse edhe institutet studimore të pavarura që merren me studime ndërkombëtare. sikurse për problematika të tjera. në mënyrë të organizuar. nisur nga logjika: Ne jemi tradicionalisht proamerikanë. sociologët. por ka ndryshuar thuajse gjithçka. është botuar në gazetën Albania. kudo qoftë. Tek ne ky debat është kufizuar në vlerësimet e izoluara të një numri ekspertësh. Universitetet. pra apriori pro çdo ndërhyrje të saj. filozofët. sikur ky të ishte një problem individësh apo dhomash private. Klima e sotme tregon se në botën e pas 11 shtatorit nuk ka ndryshuar diçka. kanë sjellë argumente pro luftës kundër Irakut.. . lidhur me njëfarë (ri)diagnostikimi të shoqërinë së sotme. më tepër se kaq. 1 mars 2003.

nuk mund të ndodhte as para 500 vjetësh. nga një njeri i vetëm. në mbarë botën madje. Pavarësisht se në emër e për interes të kujt është ushtruar dhuna. në emër të ligjeve apo të vullnetit të një mbreti apo despoti etj. falë internetit. madje as para 50 vjetësh. duket se bota moderne është përpara sfidave të një rendi krejt tjetër nga ai tradicional. ushtri. më bëjnë që të shtroj një pyetje: “Si është e mundur që disa individë. madje edhe një i vetëm. Por nuk është 11 shtatori shembulli i vetëm. përkundrazi. prokurori etj. madje përtej qëndrimit pro apo kundër luftës ndaj Irakut. siç duam të integrohemi njëherë e mirë në strukturat e saj? Apo të heshtim apo të bëjmë rolin e një shteti neutral? Pra çfarë? Unë them se për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve duhet arsyetuar. për të patur “legjitimitetin” e ushtrimit të dhunës duhet të kishe pushtet: aparat shtetëror. i përbashkët ishte fakti se.. organe gjyqësore. të mund t’i shkaktojnë njerëzimit kaq dëm? Kjo. Pra a vazhdon shteti ta ketë ekskluzivitetin e përdorimit të dhunës? Të paktën 11 shtatori na zbuloi prirjen e re të privatizimit të saj. “Privatizim” i dhunës? Disa ngjarje. në metronë e një qyteti të Koresë së largët. si me komendë e në një ditë të vetme? Apo duhet t’i referohemi Evropës e të “integrojmë” qëndrimin tonë me të. sigurisht. Ç’do të thotë? Tradicionalisht monopolin e ushtrimit të dhunës e ka patur një aparat i posaçëm. një makinë. nga 11 shtatori 2001 e deri në aksidentin e shkaktuar këto ditë. Kamikazet janë në modë. Ai tregoi se sa i rrezikshëm është përdorimi privat (pa mandat politik) i dhunës. Me këtë gatishmëri njerëzish të verbër për t’u vetsakrifikuar në akte “altruistike”. A shkon termi “privatizim i dhunës” për rastin e Irakut? Oponentët e mi (në këtë rast do të ishin pacifistët) mund ta mprehin shpejt kalemin e të shkruajnë: Arsyetimi nuk qëndron se Iraku është shtet . madje ende e papërgatitur për t’iu përgjigjur këtyre sfidave. një sistem institucionesh me emrin e përbashkët shtet. Atëherë më duket se rezulton një dukuri e re shoqërore: dhuna po privatizohet.Lekë Sokoli 155 shpallur prej tyre? Apo. kemi arsye të reshtohemi përkrah njëqind milion njerëzve që protestuan kundër saj. polici.

apo privatisht të organizuar për akte të dhunshme (nga Bin Ladeni. për një botë më të sigurtë. por që nuk ka më (nuk e ka patur apo e ka humbur). para se të “privatizojnë” dhunën vetë. Kush tjetër mund ta udhëheqë këtë process. se marrëdhëniet midis shteteve. Po gabon Amerika thuhet. ku “pushteti edhe frenon pushtetin”. kanë privatizuar – njësoj uzurpuar – pushtetin. legjitimitetin e ushtrimit të tij. qoftë edhe për faktin e thjeshtë se asnjë luftë nuk është bërë në Polin e Veriut. Kjo është e vërtetë. siç besoj se nuk do të kishte aq angazhim amerikan për Kosovën. veç SHBA-ve. për shembull. A disponon Sadami armë të shfarosjes në masë dhe a përbën rrezik për paqën në botë? Edhe sikur të mos i katë sot. në mos qoftë e gabuar. Ndoshta është një shpërdorim i epërsisë: Në supërfuqinë e vetme ka rrezik të haset edhe mendësia e . në momentin e dhënë. Por unë them se në parim është i njejti kuptim: “privatizimi i dhunës” qëndron. Por besoj. siç është në mënyrë tipike rasti i Sadam Hyseinit. me siguri Sadami (Sadamët) do t’i ketë nesër. siç është nafta dhe Iraku është prodhuesi i dyti i madh i saj. gjithashtu. të paktën është e nxituar. Këtë e besoj. më shumë se marrëdhëniet midis individëve të vaçantë. madje nga analistë seriozë. Pra kjo vlen edhe për atë që ka një mandat politik. pra për njerëzit pa mandat politik.156 Analiza sociologjike dhe Sadam Hyseini ka një mandat politik. po qe se ajo nuk do të ndodhej. Përvoja ka treguar se parandalimi i së keqes është më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm se mënjanimi i pasojave. Prandaj lufta e mundëshme është pjesë e luftës për një rend të ri botëror. Dhe në gjykimin tim sidomos kjo “Amerika e Bushit”. autoritetin). madje të gjitha pushtetet. për shembull. thuhet. ashtu edhe për ata që. Ato. më demokratike. të paktën. njësoj si për individët e vacantë. rrjedhimisht. deri te ushtari i fundit i tij). ku ekziston minimui i mundësive për të abuzuar me fuqinë (pushtetin. edhe unë jam i lirë të gjykoj. gjithashtu. përbëjnë edhe modelin e një shteti të lirive qytetare. Ato kanë fuqinë. Debatet e sotme dhe politika jonë “e jashtme” SHBA-të kanë interesa të tjera. në udhëkryqin e interesave amerikane. Nuk mbeta unë ta vlerësoj këtë por. shprehen në radhë të parë në interesa. në vendin e tij.

mirëqenia e të cilëve është qëllimi i tij më i lartë. me interesat e shqiptarit të sotëm. Më duket gjithashtu i pashpjegueshëm fakti apo prirja që vihet re sipas së cilës popullariteti i një lideri (në Afrikë. i siguroi asaj kufirin e 1913-ës (i pari) dhe ushëhoqi çlirimin e Kosovës (i dyti). si qytetar i këtij shteti. psikologjikisht për atë që kërkon. Unë nuk mund të bëj as llogaritë e Amerikës. se kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonin dy presidentë të lavdishëm. edhe kundër Gjermanisë e Francës. administrate e Bushit. se të abstenojmë apo. më tepër se Klintonin apo edhe Bushin (babain).Lekë Sokoli 157 “sherifit” të vetëm. Por. pa përmendur ndikimin e SHBA-ve në zhvillimin e gjithanshëm të Shqipërisë për rreth një shekull. Mua. Vetë SHBA-të kanë dhënë shëmbullin e një shteti në shërbim të shtetasve të vet. Duket se kemi më shumë arsye që të jemi përkrah Amerikës. të renditemi kundër saj. gjithashtu. duke egzagjeruar pak. Vimë në Shqipëri. Unë. Do të dëshiroja shumë që solidariteti ynë të lidhej jo thjesht me “historinë”. kur ato janë të pamotivuara pikërisht nga mirëqenia (në kuptimin konkret të fjalës). më duket nxitim. Duket se bota nuk është e përgatitur.ku qeveria e pasluftës kontrollon vetëm një të njëzetën e territorit dhe objektivat e shpallura paraprakisht ende nuk janë përbmushur. qoftë edhe me të drejtë. por me “sociologjinë”. Personalisht. them se edhe fëmija nuk e ndjek nënën e vet thjesht për faktin se ajo e ka lindur. Amerika e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi. e shtetasve shqiptarë. madje duke iu referuar Evropës së vjetër. Në këtë kuptim. pa pretenduar se marr shumë vesh nga politika. pa mbyllur një të vjetër (Afganistani . Kore e gjetkë) vjen në përpjestim të drejtë me shkallën e kundërvënies ndaj SHBA-ve. gjithashtu. të paktën në mendim. edhe në një luftë të mundshme kundër Irakut (jo vetëm kundër terrorizmit në përgjithësi). por një front i ri lufte (Iraku). Wilson (1913-1921) dhe Klinton (1993-2001). i nënkuptuar) i Sharonit për të veshur edhe ai këmishën e forcës. Bushi (Junior). më duket i pashpjegueshëm “rrethi vicioz” i çështjes palestineze dhe lejimi (në mos i hapur. nuk mund të jem i kënaqur kur kryeministri ynë pozicionohet (si në Boston Globe). më duken jonormale të gjitha qëndrimet pro apo edhe kundër. nisur . Dihet. më keq akoma. thënë më shqip. më kujton Reganin.

Ndaj solidariteti më i mirë me Amerikën është t’i tregojë asaj se kemi vullnetin për të përballuar dhe zgjidhur problemet tona të brendëshme. ka si alternativë integrimin në strukturat evropiane. me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së shqiptarëve.. Kuptohet sa i kënaqur mund të jam unë kur shikoj politikanët e shtetit tim te rendin për të “ndërtuar”. për çështjen në fjalë (deri te qendrimi i ndryshëm president-kryeministër). Më e mira “politikë e jashtme”. për të qenë protagonist. kur Shqipëria. që mund të kemi. pa u lodhur shumë me referime të tipit “strategjikisht aleatë” apo “miq të përjetshëm” dhe. për të siguruar lëvizje të lehtësuar të qytetarëve e kushte për zhvillimin e bizneseve. thuajse e shndërruar në shtet të emigrantëve. që flasin për partneritet me Amerikën sikur të ishim të barabartë me të.158 Analiza sociologjike jo nga kriteri “mirëqenie e shqiptarëve” por. që mund të shfrytëzohen edhe nga ekstremistët e terroristët. Amerika nuk na e ka shumë nevojën. sidomos. siç tregon edhe qëndrimi i tyre i paunifikuar. nga një “politikë të jashtme shqiptare”. them se është sigurimi i marrëdhënieve krejt normale me të gjithë fqnjët. jo aq se jemi vend i vogël. sepse jemi një vend i dobët. pa krijuar armiqësi me ndokënd (as me vendet islamike dhe ca më pak me Gjermaninë e Francën). Mua më duket e papranueshme politika servile e tipit “Miku ynë i vetëm janë SHBA-të” etj. secili për hesap të vet. si gjithnjë. por mbi të gjitha. siç nuk më vjen mirë kur konstatoj mungesën e modestisë së politikanëve tanë. qoftë edhe i sforcuar. sikurse me të gjitha vendet e tjera. .

Lekë Sokoli 159 .

si recensent i disa prej libave të tij dhe. ndryshe nga ç’ndodh në më të shumtën e rasteve me “autobiografitë”.160 Analiza sociologjike “Gjurmë jete” . Uroj të ketë shëndet dhe jetë të gjatë! Së dyti. prof. ai është shkruar në çdo kohë. nuk është thjesht një libër më shumë në bibliotekat vetjake të familjarëve. . ky libër është “shkruar” në rrjedhën e viteve. Tani libri vetëm është hedhur si lëndë. pa dyshim. 2004. Së pari. si e zeza mbi të bardhë. libri “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike) është një libër më shumë i njërit prej autorëve më prodhimtarë të kohës sonë. si bashkëpunëtor (madje në ndonjë libër apo artikull shkencor edhe bashkautor me të). Hamit Beqja ka botuar së fundi librin e tij “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike). fq. 7. Si një ndër lexuesit e zellshëm të gjithçkaje që ka shkruar e botuar akademiku Hamit Beqja. Nr. do të dëshiroja të jepja një opinion rreth tij. për të mbetur si dokument.libri i jetës i një profesori të vërtetë1 Në vijim të krijimtarisë së tij të pandërprerë shkencore e publicistike. siç po ndpdh sot me libra gjithfarësh. nuk ka ndërmend të heshtë. si një ndër studiuesit e afërt me krijimtarinë e tij. pra jo në një kohë. edhe pse profesori. 133-138. libri “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike). sidomos gjatë këtij dhjetëvjeçari. pas këtaj. 2(14). Libri ka vlera shoqërore dhe. Thenë ndryshe. Por nëse çdonjëri nga më se dyzet librat e tjerë të tij është shkruar në një periudhë të dhënë kohe. të themi një apo trevjeçare. i drejtohet një publiku të 1 Botuar fillimisht në revistën Politika & Shoqëria. si libri i jetës së tij. si i tillë. si një ndër lexuesit e parë të këtij libri. të të afërmve të autorit apo të një rrethi të kufizuar bashkëpunëtorësh të tij. Vëll.

as me mosdëshirën dhe kokëfortësinë e pashpjegueshme për të mos bërë kurrëfarë katarsisi apo autokritike nga një pjesë (shumica) e protagonistëve të djeshëm. Hamit Beqja nuk është shkruar nga një kronikan apo nga një vëzhgues pasiv ngjarjesh. për objektivitet. niveli kulturor. Këtë dyzim ai e shpreh në shënimet përmbyllëse të librit: “Siç mund ta keni kuptuar. Aq më keq. mund të kem patur e kam patur faje më shumë se mjaft të tjerë. përkatësia fetare. Madje e kam thënë edhe . Këtë analizë ai e zhvillon në linjën e shtjellimeve të librit të tij mbi dyzimin e personalitetit njerëzor të titulluar: Edhe engjelli. Por edhe e një mëkatari që shpesh mund të ketë bërë edhe çka s’duhej të bënte. Autori flet për ngjarje në të cilat ai vetë ka qenë edhe protagonist e ndaj të cilave ka reaguar e ka mbajtur një qëndrim të dhënë. Ai vlerëson e rivlerëson me sinqeritet të spikatur pikërisht këtë protagonizëm të tij. për ndershmëri. Dhe më tej vazhdon: “Ç’është gjithë ky katarsis. pavarësisht nga mosha. përsëri kundërshti. Së treti. si njeri në shërbim të regjimit. përsëri dyzim. Unë e di se. Keni të drejtë të thoni: përsëri edhe bardhë edhe zi. libri i prof. gjithë ky rrëfim e vetëpastrim? A është ai i nevojshëm? Unë kam menduar se po. për progres. Kam thënë se nuk jemi të gjithë bashkëfajtorë. libri ka një pikënisje interesante që lidhet me analizën e raportit: një njeri në shërbim të regjimit dhe një profesor demokrat me prirje liberale. jeta ime mendoj se është ajo e një luftëtari modest dhe e një mëkatari.Lekë Sokoli 161 gjerë. Pra lexuesi i këtij libri mund të jetë kushdo. Së katërti. përmes të cilit çdonjëri nga ne mund të mendojë një katarsis shoqëror. E një luftëtari për dije. për qëndrime realiste. për liri e demokraci. nga njëra anë. Po! Nuk u iket dot”. edhe atë çka mund të mendohej se nuk ishte mirë ta bënte. në gjykimin tim një ndër kryelibrat e shkruar nga një autor shqiptar në dhjetëvjeçarët e fundit. katarsis që nuk ka asgjë të përbashkët as me mohimin tërësor të vlerave të krijuara (qoftë edhe në kohën e komunizmit). Këtij raporti autori i ka kushtuar një pjesë të vacantë të librit (kreu IV). politike etj. edhe djalli janë brenda tek i gjalli. arrin në njëfarë katarsisi vetjak.

nisur nga njohja që kam unë.gjurmë të sistemit paraardhës. Së pesti. Sepse (1) shoqëria e sotme tranzitive (ndoshta sa pasdiktatoriale aq edhe parademokratike). . njohje tanimë rreth 20-vjeçare. një periudhë gjysmëshekullore të mbushur me ngjarje. me ecje e ngecje. Rëndësinë e njohjes së kësaj periudhe unë e quaj me rëndësi për shumë arsye. njerëzit që i udhëhoqën këto ngjarje. Megjithatë. Ai gjykohet e vlerësohet në raport me kohën dhe hapësirën që ka patur në dispozicion për të vepruar. libri ka vlera njohëse. me evolucion e (kundër)revolucion. Besoj se njeriu nuk mund të vlerësohet apo gjykohet për atë që nuk ka bërë në raport me atë që është bërë “më vonë”. të drejtimit e administrimit etj. nëse nuk do të paguante koston e regjimit. tej shikimeve bardhë e zi. me faqe të lavdishme e të palavdishme. me luftë (luftë çlirimtare apo luftë klasash). Unë nuk besoj se Hamit Beqja mund të kishte bërë më shumë. personalisht për autorin e librit. Nëse do të guxonte më shumë ose. vendoset në raport të dhënë me këto ngjarje. Në mënyrë të veçantë do të theksoja njohjen e periudhës së para viteve ’90-të. pseudodemokratike apo antidemokratike etj.. si në një film. sikurse për të vlerësuar. Nuk jam dakord me ata njerëz të regjimit që thonë se për jetën e tyre në të kaluarën e kanë ndërgjegjen të pastër. ndoshta nuk do të kishim një profesor. të metodës e stilit të punës. ruan nga çdo pikëpamje . nga brezat pas tij apo në kohët e ardhshme. Hamit Beqja. me zhvillime demokratike. Unë nuk e them këtë”. një shkencëtar të psikologjisë e sociologjisë etj. thënë ndryshe.162 Analiza sociologjike si studiues. ekonomike. Lexuesi mund të kalojë. me progres e regres. shoqërore.“personazhi kryesor” i librit). moralo-qytetare. por një njeri të persekutuar intelektualisht (për të mos shkuar më tej). Sepse (2) ende mungojnë analizat serioze të kësaj periudhe. Autori (nëse shprehem letrarisht . për të kuptuar e vlërësuar objektivisht atë që është bërë mirë ose keq. i analizon ato dhe protagonistët e tyre. protagonistët e asaj . kulturore..politike. etj. mund të them se libri ka doza të një zelli të tepruar autokritik. sikurse nga vlerësimet e kolegëve të mi apo të njerëzve që më kanë folur në kohë të ndryshme për prof.

pra midis atyre që janë formuar si lexues para viteve ’90-të. Ky interesim mund të ndikohet nga fakti se shumica e atyre që lexojnë sot janë të grupmoshës 40-60 vjeç. Sepse (4) shoqëria e sotme shqiptare vazhdon të jetë e interesuar për t’u informuar për periudhën e diktaturës komuniste. Ç’thotë njëri djalë i Enverit. nga mllefet. për shembull. të rejash apo dhëndurësh të këtij apo atij udhëheqësi komunist. Ajo do denoncuar. nuk thotë tjetri. Në këtë libër bëhet përjashtim. sidomos për personalitete me të cilat ai ka komunikuar drejtpërdrejt. Në të kundërtën. nga urrejtja hakmarrëse. ndonjë komunikim. Së gjashti. Për t’u theksuar është fakti se edhe për ata që janë prekur nga kritika që i kanë rezultuar autorit..Lekë Sokoli 163 periudhe. Edhe për bartësit e qëndrimeve negative. Sepse (3).. Por ç’thotë njeri. Por më duket se ky interesim për t’u informuar për kohën e komunizmit nuk buron aq nga nostalgjia për atë regjim derisa numri i nostalgjikëve është shumë më i vogël se numri i të interesuarve për informim. asgjë nuk ka qenë nga inati. Sidoqoftë.. e përgënjeshtron Liljana Hoxha etj. atë që thotë Nexhmije Hoxha.. në mungesë të analizave serioze të asaj periudhe. Për mua ka qenë dhe mbetet e huaj ajo që quhet fryma e mëshirës kristiane”. të një qëndrimi.. tërësor. inatçore. . ai nxiton të kërkojë falje duke shtuar: “. mendoj se gjithçka ka qenë nga dashamirësia. vazhdojnë të mbizotërojnë analizat joserioze. Por edhe qëndrimi më dashamirës nuk do pajtuar me të keqen. etj. spekulative. abuzive. nuk thotë tjetri. në përgjigje të këtij interesimi gazetat e revistat e sotme mbushin pa pushim faqet e tyre me deklarime vejushash. Fatmirësisht më duket se unë nuk i njoh ato. Ai është një libër i plotë. Megjithatë autori (pa harruar në asnjë rast se është studiues). qoftë edhe hapur të këqija. bijash apo bijësh. u është referuar “personazheve” të librit të tij më shumë si bartës të një dukurie. si njerëz me të cilët e ka lidhur ndonjë ngjarje. të një opinioni. në librat e tjerë të tij autori nuk ka përdorur emra individësh konkretë. Hamit Beqja është një përgjigje e argumentuar dhe objektive e këtij interesimi të publikut. aspak objektive. sipas meje më mirinformuesi midis të gjithë librave të së njëjtës natyrë të botuar deri më sot në Shqipëri. Libri i prof. do luftuar.

transparent. Së teti. më i shkrifët. nga të gjithëpushtetshmit deri te nxënësit e studentët. Një fakt i jetës së tij shndërrohet natyrshëm në një fakt shkencor. madje deri te pijetarët (asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua!). Hamit Beqja. “Shënime autobiografike” nuk është mbështetur në dokumente autentike. por të vërtetë. tranzicionit demokratik. një debatues e polemist.. një “engjëll dhe djall” (i referohem librit të tij “Edhe engjëlli. ka bërë që pikërisht një libër i bazuar në kujtesën dhe refleksionet vetjake të autorit . e kam lexuar fund e krye (në shumë raste i jam rikthyer atij). edhe djalli janë brenda tek i gjalli”). më i ngrohtë. një mësues e hartues tekstesh shkollore që kur ishte “adoleshent” (ende 17-18 vjeçar). siç kanë shumica e librave shkencorë. edukatës (edhe seksuale). Edhe “Gjurmë jete” është i tillë. në përgjithësi. shkencës. një njeri që gjithë jetën kërkoi dhe gjeti (sa mundi) hapësira lirie. mbi të cilin ai analizon. sociologjik apo psikologjik. Por në këto paranteza bëhen edhe përgjithësime interesante e me vlera të mirëfillta shkenore. libri ka vlera shkencore. në ndonjë ditar etj. siç pohon autori (kujtesa edhe mund të të tradhëtojë). Por kjo “aventurë”. medias. luftës së klasave. një të ditur që shpalos qëndrimin ndaj së kaluarës. libri do të ketë më shumë lexues se një libër rigorozisht shkencor. të vendosur në raporte e komunikime me njerëz (shqiptarë e të huaj). kulturës. një njeri me vullnet të hekurt. Së nënti. pra një model për t’u marrë si shembull. Besoj se edhe për këtë arsye. dhe nuk ka referenca. Kam arritur në përfundimin se . librin e prof. Librat e prof.bëhet më i këndëshëm. një mik të mirë (sidomos të grave). përgjithëson. Edhe për këtë arsye libri meriton të lexohet. komunikimit. tipizon.164 Analiza sociologjike Së shtati. janë me mjaft paranteza. komunikues. Megjithatë mendoj se të paktën ky libër mund të cilësohet si një libër shkencor popullarizues. libri ka një “personazh kryesor” interesant. Sot rinia nuk ka shumë modele për të qenë. një bashkëshort e prind. një profesor të madh që merr “leksione” edhe nga një fëmijë shtatëvjeçar. Hamit Beqja.sikurse Stefan Cvajgu (libri “Bota e djeshme”) apo edhe Eqrem Bej Vlora (libri “Kujtime”) . më dëpërtues për te lexuesi. të kategorive të ndryshme. fesë. gjithsesi një njeri të hapur.

.Lekë Sokoli 165 çdonjëri nga lexuesit e librit në fjalë. Ai të nxit për reflektim e vetëkorrigjim. Autori ka shkruar një libër për ne (për çdonjërin nga ne). por edhe do të nxitet të kërkojë përgjigjen e saj. Madje jo vetëm do ta shtrojë këtë pyetje. shumë më tepër se për veten e tij. tej përgjigjes së pyetjes “Kush është Hamit Beqja”. do të nxitet të shtrojë pyetjen: “Kush jam unë?”.

15-94). groteskun kadarean. Duket vërtet e habitshme që vetëm 20 kilometra larg Korçës e në 1200 m lartësi. pas njëzet librave të botuar mbi estetikën e mitologjinë. kulturën e letërsinë. Pra. 2005. Nr. Por mënyra e shikimit dhe interpretimit prej tij. Zhvillimi ekonomik e shoqëror. 2 Kësaj i kushtohet sidomos pjesa e pare e librit. . antikitetin e modernizmin. logjika. edhe në këtë libër2. prof. fq. sidomos atij të profilizuar. Dostojevskin. Voskopoja-Akademia e Re. sikurse te përgatitja e specialistëve 1 Botuar fillimisht në revistën Politika & Shoqëria. emri dhe vepra e “fenomenit” Kavalioti lidhen me shkëlqimin e “fenomenit” Voskopojë. Shekspirin. tregon se çfarë kishte arritur Voskopoja e shekullit XVIII. Voskopoja të ngrihej aq lart (dhe binte si me rënie të lirë). kulturës e të mendimit shqiptar e më gjërë. Alfred Uçi del para lexuesit. Voskopoja. Zhvillimi kulturor dhe Akademia e Re. një akademi që e vuri theksin te filozofia. sipas Uçit. pas asaj të Kostadinopojës (viti 1720). madje në mënyrë mjaft të plotë.166 Analiza sociologjike Filozofia e Teodor A. Vël. Jeta dhe Vepra e Teodor Kavaliotit. Një rivlerësim i këtij qyteti-çudi bëhet. 142-147. mbetet një figurë e shquar e kulturës iluministe shqiptare. sidomos të problemeve filozofike. Vepra e tij përfaqëson në vetvete një trashëgimi të vyer të mendimit filozofik (fq. mbi De Radën e të tjerë të mëdhenj të letërsisë. folklorin. matematika. 8. me një tjetër vepër shkencore: Filozofia e Teodor Kavaliotit. Qyteti kishte të parën shtypshkronjë të Ballkanit. e cila përbëhet nga këta nëntituj: Rivlerësimi i “fenomenit Voskopojë”. Pse pikërisht për Teodor Kavaliotin dhe filozofinë e tij? Sepse Kavalioti. 8). 1(15). kishte Akademinë e saj të shquar (1744). Epoka historike (fq. Kavaliotit. vepër e shquar e mendimit shqiptar1 Në vijim të punës së tij kërkimore-shkencore. fizika. Danten.

Në të shkruhet për filozofi. kategori e këndvështrime filozofike. që nxiti një xhelozi të pashëmbullt. shtypshkronja. qyteti më i pasur i botës për disa shekuj.. shprehimisht për veprat filozofike të Kavaliotit. sikurse kishat e vlera të tjera unikale të saj. Austria. që ndryshonte në shumë drejtime me realitetin e pjesëve të tjera të Shqiperisë së asaj kohe. Alfred Uçit nuk është një libër gjysmëshkencor apo ndër ata që jemi mësuar t’i klasifikojmë si libra “shkencorë popullarizues”. Alfred Uçit. eruditët e tregtarët e Voskopojës. por edhe linguistë e letrare nga vendeve të ndryshme. kulturën dhe artin kartagjenas studiuesi A. që kishte një bibliotekë publike me vepra klasike e një koleksion të gjerë të veprave shkencore edhe nga Europa Perëndimore. sado në kontrast me pjesën tjetër të Shqipërisë së 2-3 shekujve më parë. Kartagjena3 jonë. në fund të fundit. në kuptimin e pastër të fjalës. Në një libër për historinë. kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve historianë. Franca.Lekë Sokoli 167 ekonomistë etj. për ligje. thotë se Kartagjena ishte jo vetëm në krye të World Patrimony. nuk është e nuk mund të jetë një fenomen i izoluar. pati ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe të ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Ata kanë dashur ta studiojnë këtë fenomen. në të cilin “shiheshin vetëm njerëz të edukuar. një pjesë të pandarë të historisë e të kulturës së popullit tonë. Daoulatli. kam patur rastin të shikoj atë ç’ka mbetur nga Kartagjena. Sipas prof. që të diplomuarit e atyshëm hynin në Universitetet e kryeqyteteve evropiane më lehtësisht se sot. të rinj që stoliseshin e argëtoheshin dhe të rritur që mësonin brezin e fëmijëve të tyre” Ndaj Kartagjena ishte edhe qyteti më i lakmuar. me shkëlqimin e jashtëzakonshëm që njohu. vetëm nxënës që mësonin/mësoheshin. të mësuar në të gjitha shkencat. për nga organizimi politik. është një nga personalitetet më të kulturuar të Shqipërisë së të gjitha kohërave. qyteti kishte një akademi që. shoqëror dhe ekonomik. Pra. Gjermania etj. . për problematika filozofike. Filozofia e Teodor Kavaliotit është një libër i mirëfilltë shkencor. si Greqia. 3 Si për koincidencë. këtij filozofi iluminist shqiptar dhe që. në vlerësimin e autorit. Përmasat e shkatërrimit të Kartagjenës ishin në përpjestim të drejtë me shkallët e lavdisë. Ajo përfaqëson një “ngastër” të së tërës. pak pas promovimit të librit Filozofia e Kavaliotit. kulturës. rrënimi i së cilës shënoi fundin e një shembulli unikal. Libri i prof. Akademia. Voskopoja. por edhe një qytet i dijes. Por. Italia. Rumania. arsimit. koncepte.

Kjo ia lehtëson dhe e ndihmon të mbyllë punime. prof. siç është argumentuar në këtë botim. Pse? Kjo lidhet. shtypshkronjën e saj. Por. të cilave u ka kushtuar gati gjithë jetën. Ato kanë sjellë për Voskopojën informacion shkencor. Akademinë e Re. asnjë prej autorëve të tyre nuk e ka njohur dhe nuk e ka trajtuar përmbajtjen filozofike të tri veprave kryesore të akademikut voskopojar. ndonëse edhe ky do të njihet (më në fund). madje edhe për Kavaliotin janë shkruar e shkruhen shumë libra brenda e jashtë vendit. filologun athinas Spiros Pargjinos. Pra ç’faktorë kanë ndikuar për të bërë të mundur këtë vepër? Së pari. sidomos të mendimit filozofik. me fenomenin Voskopojë dhe njerëzit e sa të shquar. jetë me një vitalitet gati unikal. autori i këtij libri ka ditur të zgjedhë bashkëpunëtorët dhe ka ditur si të punojë me ta: Koço Bozhorin. shpesh kontradiktore. por edhe deformime e shmangie nga vërtetësia shkencore. Alfred Uçi. me tematikën e librit. shkrimtarin dhe përkthyesin Spiro Xhai. së pari. Mund të merret me mend se sa i vështirë ka qenë krijimi i kësaj vepre. dashamirëse ose jo. Pra. me fakte e opinione të sakta e të pasakta. Në gjykimin tim. faktin që ai për këtë vepër ka punuar (krahas dhe paralel me te tjera vepra të tij). për herë të parë ka bërë zbërthimin shkencor të filozofisë së Kavaliotit. prof. të “Fizikës”. fakti që profesori ynë i filozofisë dhe estetikës ka punuar “si në shtëpinë e tij”. Për Voskopojën. njohësin e shkëlqyer të greqishtes (të re apo të vjetër. Qysh në vitin 1965 kam nisur të merrem me studimin e temës “Voskopoja dhe Kavalioti”…. . të ruajtura në dy kopje në dorëshkrim. për një kohë të gjatë. “Metafizikës” dhe “Logjikës”.168 Analiza sociologjike Si i tillë ai është i vështirë për t’u “përtypur” nga lexuesi masiv shqiptar. Së dyti. sikurse të studiuesve të shumtë që morën pjesë dhe diskutuan në promovimin e librit. Por libri nuk është fort i lehtë edhe për lexuesin e specializuar. greqishtes antike apo arkaike. Aristotel Panon etj. ka operuar në një fushë së cilës ai i ka kushtuar jetën krijuese. Së treti. Siç pohon vetë ai: Vjen një kohë kur autori ka në dispozicion një përvojë të gjatë profesionale. Filozofia e Teodor Kavaliotit përfaqëson një vepër të shquar të mendimit shqiptar. bizantine apo neobizantine kishtare).

mbi të gjitha. autori thekson se në qëndrimin ndaj filozofisë moderne të Dekartit duket edhe origjinaliteteti i pikëpamjeve filozofike të Kavaliotit. duket sikur në “përzgjedhjen” e tij Kavalioti nisej edhe nga qëllimi (i një rendi më praktik). 6 Cituar në Filozofia e Kavaliotit. në Filozofia e Kavaliotit. Në promovimin e librit në fjalë pati ndonjë ngacmim të natyrës “Dekarti është filozof i kapërcyer”. se Kavalioti kishte zbërthyer në ingranazhet e filozofisë së tij Rëne Dekartin. Madje. Bizantit dhe të kohëve të reja. Por ai zbulon. filozofin më misterioz të historisë së filozofisë 5. në vitin 1743. që japin e marrin nga njëra-tjetra. fq. Ai u lind në Voskopoje dhe mësimet e para i mori po aty. Filozofi Dekart është njëherësh themeluesi i gjeometrisë analitike si shkencë. 5 Mamardeshvili. pas studimeve. la mënjanë sidomos gjithë traditën e mëparshme që kishte si pikënisje autoritetin e kishës 6. ndoshta pjesa më e bukur e këtij libri. siç ndodhi në fakt.Lekë Sokoli 169 Nga ky zbërthim dalin në pah përmasat e vërteta të Kavaliotit4 dhe filozofisë së tij. madhësia variabël e Dekartit Teodor Kavaljoti (1718-1797). Në “Rëne Dekarti dhe filozofia e Kavaliotit”. 1770). 120). Kavalioti e shndërroi shkollën e qytetit në “Akademia e Re” (viti 1744) dhe futi në të lëndë shkencore. në lidhje e bashkëveprim të ndërsjellë. njeriu që hodhi bazën e funksioneve në matematikë etj. fizikanin dhe fiziologun. Para së gjithash ai. U rikthye në Voskopojë. Madje ai i shikonte këto shkenca të ndërthurura. Merab. sipas Kavaliotit “më i madhi filozof midis gjithë filozofëve të rinj” (fq. plane mësimore. Përsiatje karteziane. si Logjika. Fizika dhe Metafizika. sidomos fizikën dhe matematikën. Dhe te Dekarti. më mirë se te kushdo tjetër është shkrirë shkencëtari social (filozofi) me matematikanin. por analizat bëhen në raport me kohën. për të zhilluar në “Akademinë e Re” shkencat ekzakte. cit. Kjo kishte vlerën e një abetareje në të cilën përfshihej dhe një fjalor tre gjuhësh (një prej të cilave ishte shqipja). Akademiku ynë i sotëm zbulon tek akademiku voskopojar njohësin e mirë të filozofise së Antikitetit. 121. sikurse hartoi tekste si “Mesimet e para” (Protopiria-Venedik. ishte një pedagog i shquar dhe drejtor i “Akadema e Re” të Voskopojës. Nga ana tjetër. Me Dekartin filloi epoka e re e filozofisë. 4 . Mesjetes. fq. 120. Kavalioti shkroi dhe tekste te tjera shkollore. siç thotë Hegeli.

1981. Me librin Filozofia e Kavaliotit.. Sepse në të autori prek. qytetërimi voskopojar dhe filozofia e Kavaliotit shndërrohen (siç duket për herë të parë). nuk kanë dashur ta dëgjojnë njëra-tjetrën. në një plan më të gjerë. ai mban qëndrim kritik. Në vlerësimin e Filozofia e Kavaliotit studiuesit japin edhe argumente të tjera. por nuk ledhaton asnjë. struktura e lëndës që përmban etj. gjermane e të tjera. pra dialektika… E rëndësishme është që Kavalioti përqafoi filozofinë më përparimtare të kohës së tij. Por këto kanë qenë të veçuara dhe. Friedrich. 306-307. autori i këtij libri i dëgjon të gjithë. të dëgjuarit e tij. analizat e sintezat. Pra midis tyre nuk ka patur debat shkencor. edhe me tematikën specifike të tij. 21 Nëntor. por Filozofia e Teodor Kavaliotit. Gazeta Drita. sepse gjithë kodikët e tjerë kanë përmbajtje teologjiko-fetare”9. 2004. Sinani. për nga mënyra e hulumtimit. 28 nëntor. Uçit është shkruar. Pra ky libër. 9 Sinani. Shaban. Gjergj. Vepra e prof. Studiuesit pohojnë se para saj. përfaqëson një vepër të rëndësishme të mendimit filozofik shqiptar. Krejt përkundrazi. se ka patur disa shkolla studimore që janë marrë me Voskopojën: shkolla greke. fq. Frashëri. Gazeta Drita. . për të njëjtën tematikë.170 Analiza sociologjike ka qenë një pikë kthese në matematikë. në një mënyrë apo një tjetër. Ata theksojnë. Tiranë: N. siç thamë. Pra. Vlerat shtohen po të kemi parasysh faktin se veprat e Kavaliotit janë “veprat e para laike. sipas kritereve të shkencave shoqërore bashkëkohore. duke gjykuar gjithanshmërisht. ose përtej përmbajtjes së tij. referencat e krahasimet. në matematikë u fut lëvizja. Dhe në qoftë se Dekarti ishte në Europë përpunuesi i një mendimi filozofik modern. austriake. kur duhet. Dialektika e natyrës. në dije shkencore. për të ka patur një interes shkencor ndërkombëtar. për shembull. trajton dhe interpreton një sërë problemesh thelbësore të historisë së Shqipërisë 7 8 Engels. si të thuash. është edhe një libër që del jashtë tematikës bazë. siç vëren Engelsi7. Kjo lidhet. rumune. përpunuesi i këtij mendimi në Ballkan ishte Kavalioti8. 2004. pikënisje e të cilit është njohja e tjetrit. Dhe me madhësinë variabël të Dekartit. është shkruar në mënyrë pak a shumë romantike ose në stilin e folklorizmit.

2004. një model: në muzg të Mesjetës. na bën mirë. Ato mbështetën ndërtimin e objekteve të kultit dhe atyre social-kulturore. Duke gjykuar në përgjithësi. Duke marrë shkas nga libri i prof. etj. Ndaj pak filozofi (në kuptimin e mirëfilltë të fjalës). Autori. 12): Duke pranuar rëndësinë e mendimit filozofik kavaliotas. mund të theksojmë gjithashtu se Voskopojën (të marrë në zenitin e saj). nuk e bënë shkencëtarët por. korporatistët (tregtarët e industrialistët). të kulturës e trashëgimisë kulturore. shoqëria e sotme shqiptare zhvillohet pa ide të tilla filozofike. problemin e gjuhës shqipe e të raportit të saj me gjuhët e tjera (Voskopoja ishte një shembull i kësaj ndërthurjeje). pikë së pari. Piro. të marrëdhënieve ndëretnike. duke mbetur një dokument i historisë së filozofisë. thuajse përherë shtrohet pyetja: veç vlerave njohëse. jemi ndeshur edhe me mjaft aspekte të mendimit të tij me rëndësi për filozofinë e shkencat bashkëkohore. Misha. shkollave e institucioneve 10 Misha.Lekë Sokoli 171 në kompleksitetin e tyre. Po sot? Për fat të keq. 28 nëntor 2004. kombit/kombëtares etj. qoftë edhe me tematikë historike. e cila nuk reflekton10. Kur del në dritë një libër i ri. Por sa do të shfrytëzohet ky libër nga shkollat? Sot për sot. . a ka ai edhe vlera aktuale? Kjo pyetje u shtrua edhe në takimin e studiuesve të mbledhur për promovimin e librit në fjalë. Mua më duket se libri. kishte një çerdhe kulturore ku studiohej filozofi. të besimeve fetare (sidomos të Kishës dhe të rolit të saj). Studiuesit kanë përmendur sidomos veprën sociale e kulturore të korporatave voskopojare. thotë (fq. Uçit. thotë publicisti P. pra parellinjtë. Libri jep gjithashtu një shembull. institucionalizimi i të cilit në shoqërinë e sotme shqiptare është me rëndësi jetike. mund të them se Filozofia e Kavaliotit është një libër që të fton për debat. si për t’i paraprirë shqetësimit mbi aktualitetin e veprës së vet.. është ngritur një mur midis studimeve e botimeve të reja dhe shkollës. Gazeta Drita. ose thënë në gjuhën e problematikës që po shqyrtojmë. ka vlera edhe në kuptimin praktik të fjalës. Edhe bibliotekat tona janë mjaft të varfra për nga librat e filozofisë. të letërsisë e historisë. pa patur një sistem kordinatash (karteziane) të filozofisë bashkëkohore.

Së treti. se pa Kavaliotin. i cili futi në qarkullim intelektual Kavaliotin dhe filozofinë e tij. sikurse arkën e të varfërve. Filozofia e Kavaliotit është një thirrje për t’u shkëputur nga mediokriteti dhe përditshmëria. Sinani). fq. Filozofia e Kavaliotit është libër me një strukturë 11 Shih: Plasari. postin shtetëror. Ata që po çimentojnë sot kultin e parasë e të pasurisë. siç është rasti i Kavaliotit dhe filozofisë së tij. që hap një problematikë të pasur. për të mos thënë edhe njeriun). Së dyti. Në këtë libër ai na ka dhënë gjithçka ka mundur të japë.172 Analiza sociologjike publike. gjithsesi shumë më i moralshëm se “kapitalizmi plaçkitës” (përgjithësisht). mblodhën fonde për ndërtimin e shtypshkronjës dhe të vetë Akademisë. dërgonin me shpenzimet e tyre bursistë edhe në universitetet e Europës (vetë Kavalioti i kreu studime me një bursë të tillë). duke synuar ta shndërrojnë gjithçka në mall apo duke privatizuar gjithçka (deri funksionet e mjetet administrative e publike. Korporatat themeluan jetimore. për të cilën ishte e pamundur të fletej më parë (L. Ky është njëfarë “kapitalizmi social” i tre shekujve më parë (në një shoqëri ende jokapitaliste). i ditëve e anëve tona. 2000. Uçit? Së pari. gjithsesi diçka që (ndoshta) nuk do të na e kishte dhënë askush tjetër. lavdia e tregtarëve dhe pasanikëve do të kishte vdekur bashkë me pasurinë e tyre të patundshme. njëfarë krenarie të legjshme për vlerat që kemi trashëguar edhe në fushën e mendimit filozofik. Çfarë kam ndier gjatë leximit të librit të prof. një “vepër me të cilën autori na fton për t’u kthyer te mendimi” (Gj. . 12 Debati i studiuesve me rastin e promovimit të librit Filozofia e Kavaliotit. Xholi). për ato vlera që kemi (vetë)mohuar. organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit. Fenomeni Voskopojë. është përmbledhur në Gazeta Drita. Ja disa nga vlerësimet e studiuesve. Tiranë: Phoenix & Shtëpia e Librit. duhet të dinë (nëse duan). siguronin funksionimin e spitalit. Malltezi). për studiuesin tonë të madh të shkencave sociale. Akademinë dhe kulturën voskopojare. 42-43. datë 21 dhe 28 nëntor 2004. të asistencës sociale në qytet etj11. një mirënjohje të madhe për profesorin e mikun tim. dhënë në ditën e promovimit të tij12: “Një vepër e një niveli europian” (Z. Aurel. partitë e politikën. një keqardhje (po aq të ligjshme).

Ai është marrë me shkencë të vërtetë. jo me pseudoshkencë apo servoshkencë. Dhe Zoti i dha plot 13 vjet. madje sa më shumë i kanë shërbyer atdheut dhe kulturës europiane. Madje ai iu lut Zotit që t’i jepte edhe tre vjet jetë sa të përfundonte Komedinë Hyjnore. Uçi jep shembullin e koncepteve krejtësisht moderne. Edhe kur mendon për vitet e jetës së tij. sikurse veprat e mëparshme të prof. mendon për të nxjerrë nga duart e mendja e tij vlera shoqërore. Është një vepër që korrigjon e vë në vend. Ai. Pra ai të ndihmon kur ke për të bërë diçka që ia vlen”. Misha). Pak kohë pas daljes në dritë të Fiozofia e Kaveliotit. një libër i rëndësishëm i një njeriu të rëndësishëm. i cili në hierarkinë e vlerave (vlerave të vërteta. Nuk di nëse do të kem kohë për t’i përfunduar ato. përfaqëson njëherësh një kontribut linguistik të jashtëzakonshëm (A. të shoqërisë shqiptare të gjysmëshekullit të fundit ka arritur majat. prof. jo të pseudovlerave). Spahiu). Alfredi më tha: “U shkëputa nga disa punë të tjera që kisha në dorë për t’u marrë me Kavaliotin. A. e natyrshme kjo për të gjithë vdekatarët (fjalë e përdorur prej tij. modern. që i kushtohen kësaj figure (P. Fuga). studime si Filozofia e Kavaliotit. rreshti i katërt i librit). një studim i shkëlqyer. për shembull. besnik ndaj një klasicizmi të shëndoshë në filozofi. Prof. Më mbetet ta uroj profesorin tonë të mirë: jetë të gjatë e krijimtari të mbarë! . Pra. jo thjesh i një vargu analizash të filozofisë së Kavaliotit. Por kështu ndodh ngaherë. interesant dhe tërheqës (sikurse leksionet e tij të filozofisë). Kështu ka ndodhur edhe me Danten. Alfred Uçi mbetet për mua njëri nga ata studiues që ka bërë gjëra për të cilat ia kanë vlejtur. Me këtë libër A. por edhe i disa ideve nga literatura e gjerë e shkruar në rumanisht apo greqisht. aq më shumë janë shtrembëruar e goditur nga ithtarë të një mode provinciale” (N.Lekë Sokoli 173 tepër koherente. të çliruara nga dogmatizmi (Xh. Filozofia e Kavaliotit është një libër shkencor. Uçit dhe studiuesve socialë të brezit të tij. Vlera kryesore e librit është origjinaliteti i tij. sepse “është një fakt i hidhur se të gjitha figurat historike shqiptare të përmasave europiane kanë qenë objekt goditjesh. Lako).

174 Analiza sociologjike .

. 176 f.2(496. Sejdin Cekani. red.(Inst.5) .5 x 20. 2006. i Sociologjisë) ISBN 99927-819-9-8 316.346.356. Tiranë : Rinia. .2(496.Lekë Sokoli 175 CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Sokoli.5 cm.2 -055. Lekë Analiza sociologjike / Lekë Sokoli . 14.5) 316.

176 Analiza sociologjike .

Lekë Sokoli 177 .

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful