Betejë e pa njohur për presidentin

Bahri M.Gashi 11.02.2011
Asnjëherë në historinë e përzgjedhjës së presidentëve të Kosovës duket se nuk ka patur çmim më të lartë ky post. Ndonëse në të kaluarën rrethanat ishin tjera dhe në kualicionet e më parshme ky post vetkuptohej se i takonte partnerit të kualicionit dhe gradualisht u shëndrruan në një traditë politike institucionale, megjithate negociatat për presidentin kanë qenë fare lehtë të zgjidhshme. Kostelacioni i ri politik dhe elektoral në prag të një kualicioni në mes PDK –së dhe AKR-së si duket figura shumë dimensionale e liderit të kësaj të fundit, e z. Pacolli e ka ngritur çmimin presidencial. Tani beteja për presidentin si duket po shëndrrohet nga “komunikimi normal” për formimin e kualicionit për qeverinë e Thaçit II në një nga betejat më të padëshiruara ndërpartiake të deklarimit të parapolitikës zyrtare brenda PDK –së ndonëse ndjenja e të qenurit president si duket iu është mishëruar ushtruesit të detyrës së presidentit z.Jakup Krasniqi. PDK –ja si tërësi dhe grupi i deputetëve përkrahës të z. Krasniqi duhet të kuptojnë rëndësinë konstitucionale dhe jo barikadimet kundrejt z. Thaçi e aq më pak grupi i deputetëve të cilët janë mbështetës të idesë që ta nxierrin edhe presidentin nga PDK –ja sikurse që një pjesë e tyre mund të kenë edhe probleme të natyrave juridike. PDK –ja me këto veprime mund të humbë kuptimin e koherencës politike dhe të ruajtjës së ekuilibrit politik në sendertimin e institucioneve të reja. Ajo si e tillë nëse e humbë kredibilitetitn e brendshmëm partiak të fillimit të ndryshimit të konceptit pragmatik të të vepruarit ndryshe nga logjika e nevojave reale për ndërtimin e institucioneve, ajo mund të cilësohet se ka filluar të humbë edhe ekuilibrin e brendshëm si rezultat e interesave grupore apo klanore që për dekada me rradhë shoqëria jonë nuk po mundet të tejkalojë vetveten nga ky fenomen i shëndrruar në sistem brenda kolektivitetit politik ndërshqiptarë. Z. Jakup Krasniqi dhe përkrahësit e tij duhet të jenë shumë më parimor dhe të tejkalojnë veten e tyre sepse shumë më në dobi të kredibilitetit të Kosovës dhe pamjes së re të saj do të ishte që z. Pacolli të ishte president i vendit se sa tani më figura e rrespektuar e z. Krasniqi i cili më në fund do të duhej të tejkaloj nga vetvetja drejt

“pragmatizmit politik” dhe jo “patetizmit partiak” të shkaktimit të konvergjencave prenda subjektit politik të cilit i takon. Kosovës sot më tepër se kurr i duhet një president i përmasave të z. Pacollit i cili në aspektin e ndikimit politik ndërkombëtar, të lobimit, të fuqisë gjeo-ekonomike, të diplomacisë multilaterale dhe të dominimit të pushtetit në drejtim të rikthimit të reputacionit shumë të dëmtuar të Kosovës në botë, z. Pacolli i ka të gjitha dimensionet e një burrëshetatsi që në shumë kuptime të afirmitetit dhe të kompleksitetit politikoekonomik i duhet Kosovës si president me mandat të plotë kushtetues. Tendencat e sotshme të ngritjës së çmimit të këtij posti brenda subjektit të PDK – së nuk më duket “moral politik” e aq më pak “vizion politik” nga një grupi deputetësh dhe anëtarë të PDK –së kur dihet koncentrimi i pushtetit shtetrorë se si është i rregulluar me kushtetutë. Kostoja politike e këtij modeli të tentimit të dominit edhe të pushtetit të presidentit nga PDK –ja më së shumti do ti kundërvihet vet PDK –së, ngase po tentohet të thyet një “rregull parimor” thuajse tradicional që megjithate ka funksionuar përvq rastit të fundit. Eshtë shumë mire e kuptueshme nga e kaluar se beteja për presidentin nuk ka qenë e njohur në këto përmasa që me çdo kusht PDK –ja ta kishte edhe presidentitn, por tani me qenëse në kombinim krysor dhe një ka kushtet kryesore për kualizon nga AKR – ja mbetet pikërisht ky post, duket se për tu bërë president i Kosovës qenka shumë e vështirë për figura të përmacave të z. Pacolli. Megithate ky psot ka një tregim ndryshe të cilin ndoshta as unë dhe a kush në Kosovë nuk do ta dëshironim. Pasi që z. Pacolli është një nga multi-milionerët, ndoshta edhe pse nuk dua ta besoj mund të “ekzistoj” edhe tendenca “paraloja” politike që ndoshta edhe të detyrohet pavarësisht kategorisë së kualicionit ta paguaj postin për president. Po të ndodhte ky tregim ndryshe, “tregëtim postesh” apo “shpërlarje institucionesh” nuk ka dyshim se do të ishte fundi i demokracisë.

(Autori ka diplomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet magjistraturës në UEJL – së në Shkencat Politike.)

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful