P. 1
RRitja e femijes liber

RRitja e femijes liber

|Views: 4,251|Likes:
Published by jonilardi

More info:

Published by: jonilardi on Apr 06, 2011
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

07/30/2013

pdf

text

original

Sections

  • Figura 1. Pozicioni që mund të mbani gjatë paralindjes
  • Figura 2. Fazat e lindjes
  • Figura 3. Sigurohuni që të mos bllokoni hundën e vockël të bebit tuaj
  • Figura 4. Bebi ndihet shumë mirë në gjirin e nënës
  • Figura 5. Mbani me kujdes kokën dhe qafën
  • Figura 6. Si ta ndërrojmë panolinën
  • Figura 18. Njeh veten në pasqyrë
  • Figura 19. Luan vetëm zakonisht
  • Figura 20. Ka interes të shikojë të tjerët kur shkojnë në tualet
  • Figura 21. Eksploron gjithçka
  • Figura 24. Mund t’u lexojë të tjerëve për të shpjeguar figurat
  • Figura 25. Mësojini ngjyrat
  • Figura 26. Uluni për të ngrënë së bash- ku vaktet e bukës
  • Figura 27. Përfshijeni fëmijën në gatimin e ushqimeve
  • Figura 29 . Lodra që nxisin kri- jimtarinë dhe imagjinatën
  • Figura 31. Lërini djemtë dhe vajzat të provojnë të gjitha aktivitetet
  • Figura 32. Muzika ndihmon zhvi- llimin e shëndetshëm
  • Figura 33. Shpërthimet e zemëri- mit dhe fëmija
  • Figura 34. Karrige sigurie me fy- tyrë përpara
  • VIZITA TEK PEDIATRI
  • ZHVILLIMI SOCIAL
  • Si të dalloni një ankth nate nga një terror nate
  • Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit
  • ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT
  • Këshilla për prindërit dhe kujdestarët
  • Karakteristikat e të lindurit të parë
  • Ndryshimet në jetën e fëmijës
  • Figura 35. Frymëmarrja artificiale për foshnjat
  • Figura 36. Hapini rrugët e frymë- marrjes (njëlloj si te foshnjat)
  • Figura 37. Masazhi i zemrës tek foshnja
  • Figura 38. Goditje në shpinë Goditje në kraharor
  • Figura 39. Goditje në shpinë Goditje nga përpara
  • Figura 40. Shoku elektrik

Këto dhe qindra pyetje të tjera që i lindin

* Çfarë duhet të dimë që para lindjes?

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

natyrshëm çdo prindi derisa çon fëmijën në * Si të përballojmë të qarat? shkollë, gjejnë për herë të parë përgjigje në këtë * Si t'ia bëjmë zgjimit natën? manual, që është shkruar pikërisht për ju, nga një grup autorësh të mirënjohur në fushën e fëmijërisë *Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë? së hershme. *Ç'mund të bëj kur fëmija sëmuret?

ARTI I RRITJES

Ky libër nuk e zëvendëson mjekun apo

*Cilat janë ushqimet e shëndetshme?

specialistin, por me të në shtëpi, nuk do të jeni më *Ç'të bëjmë kur fëmija ka frikë? vetëm në detyrën e vështirë dhe të bukur të prindit. * Vajza ime nuk më dëgjon. Si të sillem?
* A duhet të shohë djali im trevjeçar televizor? * Kur duhet çuar fëmija në kopsht? * Kur është ai gati për të shkuar në shkollë?

FËMIJËVE
Çdo gjë që duhet të dini nga shtatëzania deri në moshën 6-vjeçare

ISBN 99943-729-3-9

Ministria e Shëndetësisë

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE
Çdo gjë që duhet të dini nga shtatzania deri në moshën gjashtëvjeçare

Autorët:
Rubena Moisiu – Pjesa I, 1. Kujdesi para lindjes Eduard Tushe – Pjesa I, 2 -5 Donika Naqi – Pjesa II, Viti i parë Nedime Ceka – Pjesa III – IV, Viti i dytë dhe i tretë Linda Spahiu – Pjesa V-VII, Viti i katërt, i pestë dhe i gjashtë Nedime Ceka – Anekse Ndihmoi: Jonida Sinani Konsulente në përgatitjen e manualit Izela Tahsini Realizimi kompjuterik Vjollca Ruvina Ilustrimet Jozita Shkreli Irgin Sena © UNICEF DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË ISBN 99943-729-3-9 Botimi i këtij libri është mundësuar nga UNICEF me mbështetjen financiare të AGFUND - Programi i Vendeve Arabe për Organizatat e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara Tiranë, 2005 SHTËPIA BOTUESE & SHTYPSHKRONJA
PEGI

Rr.Elbasanit, Pallatet Fratari, Filipeu 2 Tel&Fax:374947.Mobil: 069 20 26 773 Email: pegi@icc-al.org Tiranë, ALBANIA

HYRJE
Sot Fëmijëria e hershme - ashtu siç përdoret aktualisht në shkallë ndërkombëtare - përcaktohet si periudha e jetës së fëmijës nga konceptimi deri në moshën 6-8 vjeçare. Kujdesi dhe zhvillimi në fëmijërinë e hershme përfshin të gjitha llojet e mbështetjes për të cilat ka nevojë një fëmijë i vogël për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar në jetë, pra shëndetin, ushqyerjen, zhvillimin psiko-emocional, krijimin e mundësive për arsimim dhe të mësuarin aktiv. Vitet e hershme të jetës janë kritike për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës dhe vendosin themelet për fitimin e aftësive që ndikojnë mbi sjelljen, të mësuarin dhe shëndetin e tyre. Ndërhyrjet e hershme për promovimin e zhvillimit të fëmijës gjatë kësaj periudhe kritike kanë përfitime afatgjata në gjithë jetën e fëmijëve tanë. Zhvillimi i hershëm i fëmijës nuk është sinonim vetëm i shëndetit të fëmijës. Ndërkohë që fëmijët luftojnë për mbijetesë, ata luftojnë që të zhvillohen nga pikëpamja mendore, shoqërore dhe emocionale. Pasi fëmija ka mbijetuar, shtrohet pyetja: cila është cilësia e jetës së tij dhe si mund të realizojë potencialin e vet? Shkenca sot në botë ka treguar se truri i foshnjës që në barkun e nënës dhe në 5 vitet e para të jetës ka një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe vendimtar. Edhe përpara se të flasin, foshnjet kuptojnë shumë. Prandaj eksperienca e hershme mund të ketë një ndikim të fuqishëm mbi mirëqenien, shëndetin, aftësitë dhe ndihmon që fëmijët të rriten të fortë fizikisht dhe emocionalisht. Të dashur prindër, edukatorë, kujdestarë të fëmijëve: ky manual ka për qëllim t`ju ndihmojë sadopak që t’u mësoni fëmijëve tuaj aftësitë e nevojshme për të pasur shëndet dhe sukses në të ardhmen. Duke shfletuar kapitujt e tij, ju do të kuptoni se duhet të ndryshojmë disa qëndrime, sjellje dhe veprimet tona për mirrëritjen e fëmijëve, për t’u dhënë atyre mundësinë për një shëndet dhe jetë më të mirë në të ardhmen. Mirëqenia dhe shëndeti i fëmijëve tanë është një nga detyrat dhe prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, por kjo çështje na prek të gjithëve dhe të gjithë duhet të jemi pjesë e zgjidhjeve.

Qëllimi ynë final do të jetë të sigurohemi se çdo fëmijë që po rritet në këtë vend ka mundësinë më të mirë për t’u bërë ai që dëshiron të bëhet. Çdo fëmijë duhet të ndihet i vlerësuar dhe duhet të ketë mundësi të zhvillojë potencialin e tij unik, fizik, emocional, intelektual, shpirtëror dhe krijues. Ja përse ne ftojmë prindërit, mësuesit, personelin shëndetësor, fëmijët, dhe gjithë shoqërinë shqiptare, të përfshihemi së bashku në mbrojtjen e shëndetit dhe zhvillimit të fëmijëve! Le të përpiqemi t’u ofrojmë fëmijëve tanë një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë, të investojmë në shëndetin dhe edukimin e tyre dhe të promovojmë familje të sigurta, sepse të gjithë këta komponentë janë të nevojshëm për zhvillimin e fëmijëve dhe mund të arrihen duke punuar bashkërisht. Qeveria Shqiptare dhe partnerët e saj si UNICEF, kanë dhënë ndihmesën e tyre me programe dhe shërbime për të mbështetur efektivisht zhvillimin e fëmijërisë së hershme. Sfida jonë e ardhshme është t’i bëjmë këto shërbime me të prekshme e më të përdorshme nga fëmijët tanë. Dhe së fundi duam t’u rikujtojmë se: TE SIGUROJME zhvillimin e fëmijërisë së hershme është një angazhim afatgjatë për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse nëse ata do të rriten të shëndetshëm e do të jetojnë të lumtur, shoqëria jonë do të pasurohet edhe më shumë.

Leonard Solis Ministër i Shëndetësisë

Carrie Auer Përfaqësuese e UNICEF

PËRMBAJTJA
Pjesa I: Shtatzania dhe lindja, muaji i parë 1
1. Kujdesi para lindjes 2 Këshillimi para mbetjes shtatzënë 2 Qëllimet dhe parimet e një kontrolli dhe kujdesi para lindjes 3 Vizita e parë 3 Vlerat e historisë 4 Vizita fizike 7 Përcaktimi i moshës së shtatzanisë 9 Pse është e nevojshme vizita vaginale gjatë shtatzanisë? 11 Vizitat e zakonshme 11 Vizita e dytë para lindjes 12 Vizitat e radhës 14 Si duhet vlerësuar gjendja e bebit? 14 Vaksinimi 15 Problemet e vogla të shtatzanisë 16 Problemet e mëdha të shtatzanisë 19 Kujdesi i përgjithshëm për veten tuaj 20 Lehtësimi i depresionit gjatë shtatzanisë 24 Ushqyerja gjatë shtatzanisë 25 2. Çfarë duhet të dimë që para lindjes 28 Çfarë duhet të blejmë, ose të bëjmë gati 28 Përgatitja për lindje 32 Faza e dytë e lindjes 36 Depresioni pas lindjes – si ta përballojmë? 38 3. Lindja 40 Bebi lindi - po tani? 40 Pamja e të porsalindurit 44 4. Kthimi në shtëpi 49 Çfarë duhet të dish sapo ke shkelur në shtëpi 49 Pjesët e trupit të fëmijës dhe kujdesi për to 54 5. Muaji i parë 58 Rritja dhe zhvillimi 58

vi

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

Rritja dhe pamja fizike 58 Të dalat jashtë 60 Reflekset 62 Vetëdija 63 Zhvillimi i hershëm i trurit 65 Të qarat dhe kolikat e barkut 68 E qeshura e parë 70 Lëvizjet 70 Shqisat 71 Temperamenti 72 Ushqyerja me gji 74 Të mirat e ushqyerjes me gji për fëmijën dhe nënën 74 Të mirat e qumështit të gjirit 76 Kur duhet të fillohet ushqyerja me gji 79 Si bëhet ushqyerja me gji? 80 Sa duhet të mbahet fëmija në gji? 83 Sa shpesh duhet ta vëmë fëmijën në gji? 84 Si të kuptojmë se qumështi i nënës është i mjaftueshëm 86 Ushqyerja me gji dhe ilaçet 89 Ushqyerja me gji dhe helmet e mjedisit 93 Ushqyerja me gji e binjakëve 94 Ushqyerja me gji e të lindurit para kohe 94 A është e domosdoshme të plotësohet qumështi i nënës? 96 Probleme dhe vështirësi në ushqyerjen me gji – arsye të nënës 99 Probleme dhe vështirësi në ushqyerjen me gji – arsye të fëmijës 113 Kur qumështi i nënës është vërtet i pamjaftueshëm 116 Kujdesi i nënës për veten në lidhje me ushqyerjen me gji 118 Disa këshilla për prindërit 120 Biberonat 120 Gjetja e një dadoje 121 Shëtitja 121 Të udhëtosh me bebin 122 Si të përgatitemi për pushimet e para me bebin 123 Familja me një anëtar të ri 125

PËRMBAJTJA

vii

Pjesa II: Viti i parë 129
0-4 muaj 130 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 130 Rritja dhe karakteristikat e rritjes 131 Zhvillimi lëvizor 131 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 133 Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit 134 Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 134 Rutina e përditshme 135 Ushqyerja 135 • Dy pyetje të nënave në lidhje me ushqyerjen me gji 135 Tualeti, banja, veshja 137 Gjumi 137 • Si t’ia bëjmë zgjimit të përhershëm netëve? 137 Loja dhe aktiviteti social 139 • A janë të dëmshme lojrat e forta? 140 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 140 Aktivitete që ndihmojnë bebin të mësojë 140 Metoda praktike per lojën 141 Si bëhet masazhi i bebit 144 Stimulimi i bebit gjatë muajve të parë të jetës 145 Kini parasysh! 147 4-8 muaj 148 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 148 Rritja dhe karakteristikat e rritjes 148 • Si mund ta kuptoj që fëmijës po i dalin dhëmbët? 149 • Zakoni i gishtit në gojë 151 Zhvillimi lëvizor 152 • A duhet përdorur rrethorja për të nxitur lëvizjet? 153 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 153 Të folurit dhe zhvillimi gjuhësor 154 • Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë 155 Zhvillimi i personalitetit dhe ai social. 156 Rutina e përditshme 157

viii

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

Ushqyerja 157 • Fillimi i ushqimeve të forta 157 • Si të fillohen ushqimet e forta 159 • Rëndësia e shqisave gjatë ushqyerjes 160 • Si të jepen ushqimet e para? 164 • Ushqimet e para që duhen filluar 165 • Disa këshilla të përgjithshme për përgatitjen e ushqimeve 167 • Shkaqet e mospranimit të ushqimeve të para 168 • Si të nxitet bebi që të hajë më shumë 168 • Pyetjet që bëjnë prindërit lidhur me ushqyerjen 169 • Ushqimet e gatshme 171 Tualeti, banja, veshja 172 Gjumi 173 Loja dhe aktiviteti social 173 • Fëmija im përplas kokën pas dërrasës së krevatit. Si t’ia bëj? 173 • Cilat lodra janë të sigurta? 175 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 175 • Aktivitete që ndihmojnë bebin të mësojë 175 Kini parasysh! 176 8-12 muaj 178 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 178 Rritja dhe karakteristikat e rritjes 178 Zhvillimi lëvizor 179 • Përdorimi i dorës së majtë apo të djathë 180 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 180 Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 181 Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 181 • Frikërat e para 181 Rutina e përditshme 183 Ushqyerja 183 • Çfarë duhet bërë tani gjatë ushqyerjes 184 • Cilat ushqime të japim 185 • Çfarë nuk duhet bërë gjatë ushqyerjes 185 • Largimi nga gjiri (zvjerdhja) 185 • Pirja e lëngjeve me gotë 187 • Si të mësohet të ushqehet bebi me lugë 188

PËRMBAJTJA

ix

Tualeti, banja, veshja 188 Gjumi 189 Loja dhe aktivitetet sociale 189 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 190 Aktivitete që ndihmojnë bebin të mësojë 190 Mbrojtja 191 Si të sillemi nëse fëmija ynë është “i vështirë”? 191 Fillimi i disiplinës 194 Viti i parë kalon shpejt dhe vjen Ditëlindja e parë 199 Kini parasysh! 200

Pjesa III: Viti i dytë 201
12-24 muaj 202 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 202 Rritja dhe karakteristikat e rritjes 203 Zhvillimi lëvizor 203 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 205 Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit 206 Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 207 Rutina e përditshme 209 Ushqyerja 209 • Planifikimi i ushqimit të fëmijës 210 Tualeti, banja, veshja 212 Gjumi 212 Aktiviteti dhe loja sociale 213 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët (shih dhe vitin e tretë) 214 Aktivitetet që ndihmojnë fëmijën të mësojë 214 Përkëdheljet e tepërta që duhen mënjanuar 216 Kur fëmija është i turpshëm/i ndrojtur 217 “Jo”-të janë normale 219 Kontrolli mjekësor i fëmijës 24 muajsh 221 Kini parasysh! 222

banja.x ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE Pjesa IV: Viti i Tretë 225 Mosha 24-36 muaj 226 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 226 Rritja dhe karakteristikat e rritjes 227 Zhvillimi lëvizor 228 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 229 Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit 230 • Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë 231 • Librat që pëlqejnë fëmijët 234 Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 235 Rutina e përditshme 236 Ushqyerja 236 • Çfarë është ushqyerja e shëndetshme për një fëmijë të rritur 237 • Nxitja e zakoneve të shëndetshme për ushqyerjen 239 • Disa probleme të zakonshme gjatë ushqyerjes 244 • Ushqyerja zemër e shëndetshme 245 • Aktivitete që mund të kryhen së bashku me fëmijët e vegjël për të nxitur ushqyerjen e shëndetshme 247 Tualeti. veshja 248 • Të mësuarit e kontrollit të jashtëqitjes dhe urinimit 248 Gjumi 250 • Çfarë mund të bëni nëse fëmija zgjohet natën? 251 Loja dhe aktiviteti social 251 • Fëmijët dhe lodrat 251 • Aktivitete loje për të mësuar 252 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 254 Fëmijët dhe përkatësia gjinore 254 • Si i kuptojnë fëmijët dallimet gjinore 255 • Kush ndikon mbi zhvillimin e dallimeve gjinore tek fëmijët 255 • Mos u shqetësoni aspak 257 • Këshilla për një zhvillim sa më të shëndetshëm të përkatësisë gjinore tek vajzat dhe djemtë 258 • Disa shembuj aktivitetesh që mund të kryeni për t’i ndihmuar fëmijët të jenë vetvetja 260 Fëmijët dhe muzika 261 • Muzika dhe fëmijët 18-36 muajsh 263 • Çfarë mund të bëni ju si prindër? 264 .

nervozizmit. kafshimi dhe goditjet 281 Si t’i mësojmë fëmijës zakone të mira në lidhje me shikimin e televizorit 283 Siguria e fëmijës në shtëpi dhe jashtë saj 286 • Siguria e shtëpisë 286 Siguria e fëmijëve jashtë shtëpisë 292 Çerdhja dhe përshtatja e fëmijës me të 295 • Karakteristikat që duhet të ketë një kujdestar i mirë 295 • Disa këshilla për të zgjedhur vendin ku do të lini fëmijën tuaj në kujdestari 296 • Si të kërkoni një kujdestare të përshtatshme 299 • Pyetje të shpeshta të prinderve lidhur me përshtatjen në çerdhe 299 Kontrolli mjekësor i fëmijës 3 vjeç 303 Kini parasysh! 305 Mosha parashkollore – Çfarë ndodh në këta tre vjet? 306 Pjesa V: Viti i katërt – Mosha e fjalës 311 3-4 vjeç 312 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 312 Zhvillimi lëvizor 312 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 315 Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 317 • Belbëzimi 319 Zhvillimi social 321 • Rolet gjinore 323 • Seksualiteti 324 . inatit dhe fëmijëria 277 Rrahjet.PËRMBAJTJA xi Fëmijët dhe ngjyrat 265 • Aktivitete me fëmijët për të mësuar ngjyrat 265 Temperamenti i fëmijës 266 Disiplina e fëmijës 268 • Udhëzime për vetëkontrollin 268 • Udhëzime për komunikimin dhe marrëdhëniet prind-fëmijë 271 • Si duhet të jetë disiplina? 272 • Ç’është ndalimi i përkohshëm i fëmijës? 275 Krizat apo shpërthimet e zemërimit.

ankthi dhe dhimbja 354 • Seksualiteti 354 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 356 Ushqyerja 356 • Nëse mendoni se fëmija juaj ha pak…357 Gjumi 358 • Si të dalloni një ankth nate nga një terror nate 361 Rekomandime të përgjithshme për fëmijën e moshës 4-5 vjeç 362 Përgatitja për kopësht 363 Disiplina për katërvjeçarët 364 • Si t’ua bëjmë gënjeshtrave? 366 Për sigurinë e fëmijës tuaj 367 .xii ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE Zhvillimi emocional 324 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 328 Fëmijët në tavolinën e ngrënies 328 Edukimi i pastërtisë 329 Fëmijët dhe gjyshërit 332 Për prindërit dhe edukatorët 334 Vizita tek pediatri 336 Kini parasysh! 336 Pjesa VI: Viti i pestë Mosha e frikës 339 4-5 vjeç 340 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 342 Zhvillimi lëvizor 342 Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 344 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 346 Zhvillimi social 348 • Etika e fëmijës 4-5 vjeç 349 • Puna dhe loja 350 • Loja si mjet që të rrit 351 • Lodrat 353 Zhvillimi emocional 353 • Keqardhja.

6 vjeç që shkon në kopsht 390 ANEKSE 393 I. Hap pas hapi 395 Regjistrimi i lindjes së fëmijës 395 Radha e lindjes dhe karakteristikat e fëmijëve 396 • Karakteristikat e fëmijëve të vetëm 396 • Karakteristikat e të lindurit të parë 396 • Karakteristikat e fëmijëve të lindur pas të parit 397 • Efektet e radhës së lindjes 397 Pasojat që shkakton divorci i prindërve te fëmijët 399 • Ndryshimet në jetën e fëmijës 399 • Mosha e fëmijës 400 • Gjinia e fëmijës 400 • Zbutja e efekteve negative të divorcit 400 • Reagime të mundshme të fëmijëve ndaj divorcit 402 Humbja e një prindi 404 .PËRMBAJTJA xiii Kini parasysh! 369 Pjesa VII: Viti i gjashtë Mosha e mendimit 371 5-6 vjeç 372 Të veçantat e një pesëvjeçari 373 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 375 Zhvillimi lëvizor 375 Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 376 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 377 • Për të nxitur zhvillimin e intelektit tek fëmija 377 • Aftësitë e mendimit abstrakt 378 • Gara dhe konkurrenca 379 Zhvillimi social dhe emocional 380 • Fëmijët dhe familja 381 • Loja 383 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 386 Për prindërit që vihen në siklet para të tjerëve kur fëmija “bën një gabim” 386 Rekomandime për fëmijën e moshës 5 .

disa këshilla 413 Televizori dhe prindërit 415 Spitali. prindërit dhe fëmijët 418 II. Duke u rritur 422 Kurbat e rritjes 422 Vaksinat dhe kalendari i vaksinimit të fëmijëve 423 III.xiv ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE Nënat e punësuara 405 • Qendrat ditore dhe marrëdhëniet nënë-fëmijë 406 • Qendrat ditore dhe mosha e fëmijëve 406 Dhuna dhe fëmijët 406 • Prindër të dhunshëm 406 • Fëmijët e abuzuar 407 • Faktorë të dhunës ndaj fëmijës 408 • Çfarë të bëjmë kur të arrijmë kulmin e nervave 408 • Si të mbrojmë fëmijet nga të gjitha llojet e abuzimeve 409 Loja si terapi 412 Fëmijët me nevoja të veçanta . Një përmbledhje e sëmundjeve të fëmijëve 430 Hyrje – Kujdesi për fëmijën e sëmurë 430 Sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë 437 Diarreja 438 Të vjellat e fëmijës 341 Kapsllëku 441 Infeksioni i zorrëve dhe stomakut 443 Dhimbjet e barkut 443 Përdredhja e zorrëve 445 Apendisiti 445 Si të dallojmë lloje të ndryshme dhimbjesh? 446 Sëmundjet ngjitëse të fëmijërisë 447 Fruthi 447 Shytat 449 Lija e dhenve 449 Rubeola 451 Kolla e mirë/kolla e keqe 451 Skarlatina 453 Hepatiti 453 Gripi 454 Të ftohtit e zakonshëm 455 .

PËRMBAJTJA xv Tabela e sëmundjeve 455 Sëmundjet e veshit 460 Veshët me dyllë 460 Infeksioni i veshit të jashtëm 461 Infeksioni i veshit të mesëm 461 Veshi ngjitës 462 Infeksionet e fytit 463 Dhimbja e fytit 463 Bajamet 463 Kolla dhe infeksionet e kraharorit 465 Kolla 465 Laringiti 465 Bronkitet dhe bronkiolitet 466 Pneumonia 467 Azma 468 Pickimet 469 Pickimet e gjarprit. merimangës 470 Parazitët e zorrëve 471 Oksiuret 471 Askaridet 471 Anemia 472 Konvulsionet 473 Sëmundjet e hundës 474 Hundët e bllokuara apo që rrjedhin 474 Rrjedhja e gjakut nga hundët 474 Sinoziti 475 Sëmundjet e syve 475 Infeksioni i qerpikëve 475 Infeksioni i membranës që mbulon kokërdhokët e syrit (konjuktivit) 476 Byci 476 Sytë e vëngër/strabizmi 476 Sëmundjet e gojës 477 Dhimbjet e dhëmbëve 477 Plagët e hapura të gojës (ulçerat) 477 Gjëndrat 478 Gjëndrat limfatike 479 Gjëndrat e fryra 479 Lëkura 479 . akrepit.

Ndihma e shpejtë 491 Urgjencat 492 Sjellja e fëmijës në vete 493 Gjendja e shokut 495 Bllokimi i frymëmarrjes 496 Shoku elektrik 498 Helmimi 498 Mbytja në ujë 499 Gjakrrjedhja 499 Djegiet 500 Dëmtimet në kokë 500 Tronditja e trurit 501 Dëmtimet e syrit 501 Fraktura dhe ndrydhja 502 Goditja nga dielli 502 Hipotermia 503 .xvi ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE Lëkura e plasaritur 479 Enjtjet 480 Puçrrat/çibanët/forunkulat 480 Herpes simpleksi 481 Puçrrat e vapës (vaporet) 482 Ekzema foshnjore 482 Dermatitet 483 Irritimi i lëkurës nga nxehtësia 483 Alergjitë 484 Urtikaria 484 Alergjitë hundore akute 484 Alergjitë hundore kronike 484 Alergjia ndaj dritës (fotosensiteti) 485 Pickimi nga pleshti 485 Parazitët 486 Morrat 486 Zgjebja 486 Djegiet e lëkurës nga dielli 487 Infeksionet e rrugëve urinare 497 Sëmundjet e sistemit nervor 488 Meningjiti dhe encefaliti 488 Epilepsia (sëmundja e tokës) 489 IV.

PËRMBAJTJA xvii Ndihma e shpejtë e përditshme 503 Kafshimet nga kafshët 504 Pickimet nga insektet 504 Flluskat 504 Të prerat dhe gërvishtjet 504 Trupat e huaj në vesh 505 Trupi i huaj në hundë 505 Ilaçet që duhet të mbani në shtëpi 505 V. Indeks 507 .

Figura 5 Figura 6 Figura 7 Figura 8 Pozicioni që mund të mbani gjatë paralindjes Fazat e lindjes Bebi ndihet shumë mirë në gjirin e nënës Mbani me kujdes kokën dhe qafën Si ta ndërrojmë panolinën Mbajeni bebin përmbys në krahun tuaj për të lehtësuar dhimbjet e barkut (kolikat) Përdorni gishtërinjtë për t’i krijuar bebit mundësi për frymëmarrje. madje edhe qajnë herët e para kur futen në banjë. për të shpëlarë shampon. Ndërpriteni thithjen ngadalë. duke vendosur gishtin tuaj tregues si në figurë Pozicioni si topi i regbisë është pozicioni më i përshtatshëm Ngrihet mbi parakrahë Shpesh herë. Figura 3 Figura 4. mund të fërkoni kokën me një leckë të lagur Shumica e bebeve janë shumë hezitues. ndaj tregohuni të vëmendshëm Një gromësitje kur fëmija mbështetet tek shpatulla jep rezultat për shumë fëmijë.xviii ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE PASQYRA E ILUSTRIMEVE Figura 1. Përpiquni ta qetësoni me fjalë të ngrohta dhe mbajeni mirë Disa bebe mund të kapin objekte të vogla dhe ndoshta të rrezikshme. por sigurohuni që koka e tij të ketë mbështetjen e duhur 35 37 41 49 51 69 Sigurohuni të mos bllokoni hundën e vockël të bebit tuaj 40 81 82 82 137 Figura 9 Figura 10 Figura 11 Figura 12 137 153 Figura 13 Figura 14 164 Figura 15 164 Figura 16 164 . Figura 2. por mos harroni të mbroni rrobat tuaja Pozicioni i bebit mbështetur në prehër është i mirë për gromësitje dhe njëkohësisht shumë qetësues për fëmijë me dhimbje barku të vazhdueshme (kolika) Edhe një i posalindur mund të vendoset në pozicion për të gromësitur.

PASQYRA E ILUSTRIMEVE xix Figura 17 Figura 18 Figura 19 Figura 20 Figura 21 Figura 22 Figura 23 Figura 24 Figura 25 Figura 26 Figura 27 Figura 28 Figura 29 Figura 30 Figura 31 Figura 32 Figura 33 Figura 34 Figura 35 Figura 36 Figura 37 Figura 38 Figura 39 Figura 40 Përpiqet të qëndrojë drejt me një këmbë Njeh veten në pasqyrë Luan vetëm zakonisht Ka interes të shikojë të tjerët kur shkojnë në tualet Eksploron gjithçka I pëlqen lundrimi Mban lapsin me tre gishta Mund t’u lexojë të tjerëve për t’u shpjeguar figurat Mësojini ngjyrat Uluni për të ngrënë së bashku vaktet e bukës Përfshijeni fëmijën në gatimin e ushqimeve Refuzon të përdorë uturakun Lodra që nxisin krijimtarinë dhe imagjinatën Djemtë. Goditjet në kraharor Goditje në shpinë. vajzat dhe identiteti gjinor Lërini djemtë dhe vajzat të provojnë të gjitha aktivitetet Muzika ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm Shpërthimet e zemërimit dhe fëmija Karrige sigurie me fytyrë përpara Frymëmarrja artificiale për foshnjat Hapini rrugët e frymëmarrjes (njëlloj si tek foshnjat) Masazhi i zemrës tek foshnjat Goditje në shpinë. Goditje nga përpara Shoku elektrik 204 207 208 212 214 228 228 229 232 241 248 249 252 256 260 261 277 294 493 494 495 497 497 499 .

MUAJI I PARË .1 Pjesa I SHTATZANIA DHE LINDJA.

prandaj këshillimi para se të mbeteni shtatzënë. Kujdesi për një jetë të re fillon që tani. në rast se keni probleme. është pjesë e rëndësishme e kujdesit para lindjes. hipertension. Që ky fëmijë të jetë sa më i shëndetshëm.2 1 Kujdesi para lindjes U rime! Ju keni vendosur të bëni një fëmijë. të cilat rrezikojnë shëndetin tuaj apo të fëmijës. zbulon në kohë dhe bën të mundur trajtimin e patologjive dhe krijon kushtet për lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe në kohën e duhur. Kjo bën të mundur gjithashtu dërgimin tuaj në qendra më të specializuara. Kontrolli i kujdesshëm para lindjes ju ndihmon të ruani shëndetin gjatë shtatzanisë. Shtatzania është një ngjarje fiziologjike. Kujdesi para lindjes nënkupton këshillimin. . Ky lloj këshillimi i jep përparësi gjithashtu shtatzanive të planifi- M kuara. ndjekjen dhe trajtimin tuaj gjatë shtatzanisë. nëpërmjet historisë riprodhuese dhe mjekësore familjare. sepse zbulon në kohë rastet të cilat duhen trajtuar që herët. sikurse janë ato me diabet mellitus. KËSHILLIMI PARA MBETJES SHTATZËNË barëvajtja e shtatzanisë varet nga shëndeti para saj. Objekti i kujdesit para lindjes është që të sigurojë ju dhe çdo grua shtatzënë se shtatzania do të përfundojë me lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe pa dëmtuar shëndetin e nënës. Ai merr rëndësi të veçantë. ju duhet të filloni të kujdeseni menjëherë për të dhe për veten tuaj. deri në fillimin e aktivitetit të lindjes. e natyrshme në jetën tuaj. por në 5-20% të rasteve mund të ndërlikohet me procese patologjike. Në mënyrë të përmbledhur këshillimi para konceptimit përbëhet nga: • Identifikimi i rreziqeve të mundshme. apo sëmundje të tjera metabolike apo të trashëguara.

4. Kontrolli para lindjes duhet t’i nënshtrohet rregullave të cak- . Gjatë kësaj periudhe duhet të sigurohet edhe një edukim i vazhdueshëm shëndetësor për ju si nënë e ardhshme. 3. VIZITA E PARË izita e parë duhet të kryhet sapo të dyshoni se jeni shtatzënë. të cilat mund të jenë të nevojshme për gjendjen tuaj tani.KUJDESI PARA LINDJES 3 • • • • • • • gjendjes së ushqyerjes. Gjatë këtyre vizitave duhet të diagnostikohen problemet e mundshme dhe faktorët e rrezikut për ju dhe bebin. sapo të mungojnë periodat (që ndryshe ju i quani: zakonet. Mos harroni se vizitat para lindjes janë shumë të rëndësishme dhe se kontrolli juaj dhe i bebit. sado i rrallë. Kryerja e analizave të ndryshme. Kjo mund të arrihet nëpërmjet hapave të mëposhtëm: 1. helmeve dhe problemeve sociale. Identifikimi i sëmundjeve ekzistuese dhe gjetja e rrugëve për të parandaluar problemet qe rrjedhin prej tyre. lindjes dhe periudhës së lehonisë. mbipeshën apo nënpeshën. Vizita e parë para lindjes nënkupton takimin tuaj të parë me shërbimet dhe personelin shëndetësor. cikli menstrual ose menstruacio- QËLLIMET DHE PARIMET E NJË KONTROLLI DHE KUJDESI PARA LINDJES V Q ëllimi i kontrollit të mirë gjatë shtatzanisë është të sigurojë shëndetin tuaj dhe të ruajë bebin të shëndoshë deri në lindje. 5. Vlerësimi i kujdesit para lindjes dhe përparësitë që ai ofron përgjatë shtatzanisë. eshtë gjithmonë më mirë se sa të mos vizitoheni fare. Gjatë shtatzanisë duhet të bëhen disa vizita dhe këto të realizohen nga një personel i kualifikuar. Këshillimi mbi ushqyerjen. për çdo grua që mendon të mbetet shtatzënë. ekspozimit ndaj ilaçeve. Përcaktimi i gjendjes gjenetike të çiftit. Diskutimi mbi gjendjen sociale dhe financiare. Duhet të vlerësohet me kujdes mirëqenia e bebit. Diskutimi i gjendjes së imunizimit (vaksinimet që keni bërë deri tani). të cilët duhet t’ju shërbejnë gjatë shtatzanisë. Në çfarë moshe të shtatzanisë duhet të kryhet vizita e parë? Sa më herët që të jetë e mundur. 2. tuara dhe planit individual për çdo nënë të ardhshme.

si për shembull: • Nëse keni lindur më shumë se pesë fëmijë. apo për alergjitë që mund të keni. Historinë shëndetësore familjare. grupi i gjakut dhe Rhezusi. Çdo të dhënë në lidhje me shtatzanitë e mëparshme. sidomos kur i keni pasur të rregullta. Historinë e shtatzanisë së tani- . 4. 5. 2. Duhet të keni parasysh se llogaritja e moshës së shtatzanisë bëhet duke u nisur nga dita e parë e periodave të fundit. Abortet e bëra gjatë tremujorit të dytë flasin për pamundësi të mbajtjes së shtatzanisë nga dëmtime të lindura apo të fituara të qafës së mitrës. Të përcaktohet saktë mosha e shtatzanisë dhe dita e parashikuar për lindje. 4. për të siguruar kujdesin dhe kontrollin për veten tuaj gjatë gjithë shtatzanisë. 2. Të bëhen analizat bazë laboratorike (gjendja e tanishme e numrit të rruazave të kuqe të gjakut. 3. kjo flet për mundësinë e anomalive të trashëguara të çiftit. Historinë e plotë shëndetësore individuale. Të dhëna për ilaçet e mundshme që merrni. duhet të dërgoheni në spital për të lindur sepse në momentin e lindjes mund të paraqiten rreziqe. aborte apo shtatzani jashtë mitrës). Të raportohen në maternitet gratë. nëpërmjet analizës së urinës. • Nëse keni bërë më shumë se tre aborte gjate tremujorit të parë të shtatzanisë. 5. pastërtia vaginale etj. Pesha e bebeve të lindura më parë. si hemorragjia. shtatzania e të cilave paraqet rrezik të lartë. 2. Ky informacion mund të japë të dhëna të rëndësishme. shme. Ju duhet të regjistroheni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore (konsultore).4 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. duhet të siguroheni që shtatzania e tanishme është brenda mitrës. Përcaktimi i numrit total të shtatzanive (lindje. Gjendjen social-ekonomike të familjes ku jetoni. 3. • Nëse ka pasur më parë një shtatzani jashtë mitrës.). Cilat janë qëllimet e vizitës së parë para lindjes? 1. Çfarë është e rëndësishme të dihet për shtatzanitë e mëparshme? 1. mosha e shtatzanisë në lind- VLERAT E HISTORISË Një histori e plotë do të përmbajë: 1. 6. Të bëhet një vizitë e hollësishme fizike e të gjitha sistemeve të organizmit. MUAJI I PARË net). gjendja e veshkave. Të nxirret në pah një histori e hollësishme familjare dhe personale.

Problemet e mëparshme gjatë aktivitetit të lindjes si dhe tensioni i lartë në shtatzanitë e mëparshme. të gjenden faktorët të cilët mund të ndikojnë edhe në shtatzaninë e tanishme. • Nëse keni lindur fëmijë të tjerë para kohe. si dhe për mbarëvajtjen e periudhës placentare. • Mënyrën e lindjeve të mëparshme: nëse keni lindur me forceps apo me vacuum (lindje me aparat ku kërkohet ndërhyrja e mjekut) duhet të dërgoheni në një qendër të specializuar. 3. Duhen bërë përpjekjet për të gjetur shkaqet e vdekjeve të shkuara. hemoragjitë e mundshme. • Duhet të sigurohemi për mbarëvajtjen e fazës së parë të aktivitetit të lindjes dhe të fazës së fundit të tij. • Nëse keni lindur bebe me peshë mbi 4 kg. në mënyrë që të saktësohet mosha e shtatzanisë dhe të përcaktohet data e përafërt . gjë e cila mund të sugjerojë një diabet tuajin dhe vështirësi në lindje. mënyra e lindjeve të mëparshme sipas radhës si dhe të gjitha vdekjet e bebeve para apo pas lindjes. (sado të vogël në dukje) të dërgoheni në një qendër të specializuar. është se kur ka qenë dita e parë e periodave të fundit. për të marrë masat në kohën e duhur. • Nëse ka pasur një apo më shumë vdekje të bebeve gjatë lindjes. jeni në rrezik të lartë për ta bërë përsëri. Personeli shëndetësor duhet të dijë: • Nëse keni pasur lindje fëmijësh me peshë të vogël (hipotrofe). apo kyretazh (pastrim i hapësirës së mitrës me kyretë) mbas lindjes. Për çfarë do të pyeteni në marrjen e anamnezës së shtatzanisë? • Pyetja e parë që do t’ju bëhet kur dyshoni se jeni shtatzënë dhe shkoni të kontrolloheni. Pra e thënë më qartë. duhet të gjendet shkaku përse është bërë dhe të vendoset për mënyrën e lindjes në fund të shtatzanisë së tanishme. rreziku i përsëritjes është i lartë. Të gjitha këto duhet të dihen. • Nëse keni pasur tension të lartë gjatë shtatzanive të mëparshme. ju duhet të kontrolloheni më shpesh se numri i rekomanduar i vizitave dhe sapo te shfaqni një problem. sepse problemet në shtatzanitë e mëparshme kanë shumë mundësi të ripërsëriten edhe në shtatzaninë e tanishme. I njëjti qëndrim mbahet edhe në rastet kur keni pasur hemoragji vaginale para se të lindnit. Nëse nuk gjenden shkaqe. kur keni bërë një ose më shumë herë lindje para kohe. keto ju vendosin në një shkallë të lartë rreziku për lindjen e tanishme.KUJDESI PARA LINDJES 5 jet e mëparshme. që të kërkohet shkaku. që këtë herë të mos ndodhë. nëse keni lindur më parë me operacion.

• Astmë. të cilat duhet t’i tregohen patjetër mjekut? Operacionet e kryera në aparatin gjenital si: lindje të mëparshme me operacion. nëse nuk kanë dalë në pah deri në atë moment. dhimbje stomaku apo kapsllëk. por nuk keni arritur). të cilat kërkojnë medoemos edhe asistencën e mjekut specialist të zemrës në çdo hap të shtatzanisë. mjeku duhet të jetë i sigurt që ato nuk shkaktojnë alergji. MUAJI I PARË e lindjes. prej sa vjetësh jeni e martuar dhe sa kohë ka që dëshironi një fëmijë. Prandaj ju do të pyeteni nëse keni pasur ndonjëherë ndonjë nga problemet e mëposhtme: • Tension të lartë. mund të rëndoheni gjatë shtatzanisë. Edhe alergjitë janë të rëndësishme sepse në rast se do të jepen ilaçe. Cilat janë operacionet e kryera më parë. • Kujdes i duhet kushtuar shenjave të vogla që mund të keni gjatë kësaj shtatzanie si: të përziera apo të vjella. për shembull nëse keni sëmundje të zemrës. riparimet e rrugëve të komunikimit urogjenital. të cilat rrezikojnë jetën tuaj. gjithashtu. disa ilaçe janë mjaft të dëmshme për bebin dhe mund të rrezikojnë edhe jetën e tij. • Diabet. Përse është e rëndësishme historia e kaluar mjekësore? Disa gjendje shëndetësore mund të përkeqësohen gjatë shtatzanisë.6 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. • Sëmundje reumatizmale apo sëmundje të tjera të zemrës. . • Do të pyeteni nëse shtatzania është e planifikuar dhe e dëshiruar apo jo dhe nëse keni pasur ndonjë periudhë infertiliteti (pra jeni përpjekur të mbeteni shtatzënë. • Sëmundje psikike. deri mbas lindjes. Përse është e rëndësishme pyetja për ilaçet e marra apo alergjitë? Sepse nëpërmjet marrjes së ilaçeve të përdorura nga ju kuptohen sëmundjet që keni kaluar. fryrje të kyçeve të këmbëve ose duarve. apo një tension i lartë mund të çojë deri në atë që në gjuhën mjekësore quhet preeklampsi apo eklampsi. ndërhyrje të kryera në qafën e mitrës. • Kërkohen probleme të ndryshme mjekësore që mund të keni pasur në fillim të shtatzanisë si: sëmundje me temperaturë të lartë. heqja e mishit të huaj në mitër. gjë që do të thotë gjendje shumë e rrezikshme për jetën tuaj. ndërhyrjet kirurgjikale në zemër. • Epilepsi (sëmundje toke). shenja të infeksionit urinar apo çfarëdolloj hemorragjie vaginale. • Tuberkuloz. • Sëmundje të tjera të përgjithshme.

si shkëputja para kohe e placentës. kur keni në familje lindje me dy ose më shumë fëmijë njëherësh (binjakë ose trinjakë). të cilat kërkojnë pastaj kontrolle të mëtejshme. të cilat nëqoftëse janë të futur nga brenda duhet të përpunohen gjatë shtatzanisë për t’u përgatitur për ushqyerjen me gji të bebit. rritet mjaft rreziku i shtatzanisë për ju dhe fëmijën. Çfarë shihet në gjendrën tiroide? Nëse është e zmadhuar. kequshqyerja rrit rrezikun për lindjen e një fëmijë të vogël në peshë dhe keqtrajtimi fizik shkakton lindje para kohe apo trauma të tjera obstetrikale. • Shihet nëse ka masa të forta në gji apo rrjedhje të tij. kur keni raste që kanë kaluar hemorragji të rëndë mbas lindjes. • Sepse nëse ju kanë braktisur.KUJDESI PARA LINDJES 7 Përse është e rëndësishme historia familjare? Në rastet kur keni familjarë me sëmundje si diabeti apo hipertensioni. ju do të nxiteni të ushqeni me gji fëmijën tuaj. apo persona me prapambetje mendore. bebi mund të lindë i vogël për moshën e shtatzanisë dhe me keqformime. Përse informacioni për gjendjen tuaj social-ekonomike është i rëndësishëm? • Sepse nëse pini duhan apo alkool. • Gjatë takimeve me personelin mjekësor. Çfarë është e rëndësishme në vizitën e gjinjve? • Thumbat e gjinjve. rëndësi të madhe. në krahasim me çfarëdolloj ushqimi tjetër artificial. si tregues i gjendjes së saj shëndetësore Vizitohen me kujdes sistemet dhe organet e mëposhtme: • Gjëndra tiroide • Gjoksi • Aparati i frymëmarrjes • Aparati i qarkullimit të gjakut dhe zemra • Organet që gjenden në bark • Organet e jashtme dhe të brendshme seksuale. i përbërë nga gjinekologu dhe endokrinologu. VIZITA FIZIKE Ku përqendrohet vëmendja gjatë vizitës fizike? Pamja juaj e përgjithshme ka një . duhet të referoheni tek mjeku specialist për ekzaminime të mëtejshme dhe e gjithë ndjekja e shtatzanisë duhet të bëhet nga ekipi. do t’ju bëhen të ditura avantazhet e tij. • Sepse gjendja e keqe ekonomike rrit rrezikun për tuberkuloz. keni nevojë për ndihmë të veçantë të organizmave përkatëse për veten dhe për bebin.

sepse mund të fillojë aktiviteti i lindjes para kohe. të cilat pengojnë më vonë ushqyerjen e bebit. 3. vështirësi në frymëmarrje. sepse ai nuk e kap dot gjirin. të jeni e shtrirë në kurriz dhe me jastëk nën kokë. 2. Duhet të matet tensioni arterial dhe pulsi.8 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. duke e mbajtur gjithmonë thithin midis dy gishtave. Masazhi i gjirit realizohet duke e kapur gjirin me të dy duart. gishtat e mëdhenj qëndrojnë në pjesën e sipërme të gjirit. Nëse këto zhurma janë të pranishme. Shenjat që kërkohen janë: • Shtresa të tepruara dhjami. anomali të shtyllës kurrizore. me qëllim diagnostikimin e zhurmave në zemër dhe në mushkëri. Zakonisht gjatë kësaj vizite ju zhvisheni nga mesi e sipër dhe personeli shëndetësor vrojton shenjat e mëposhtme: deformime të kafazit të kraharorit. Në të njëjtën kohë ndreqen disa anomali të thumbit të gjirit. • Prania e shenjave. kurse pjesa tjetër e dorës (pëllëmba) mban pjesën e poshtme të tij. cikatrierve (ndërhyrje kirurgjikale të mëparshme). Si vizitohet barku në vizitën e parë? Para kësaj vizite ju duhet të keni boshatisur fshikëzën e urinës. ju do të referoheni në qendra më të specializuara për këto probleme. Çfarë është e rëndësishme për t’u vizituar në aparatin e frymëmarrjes dhe në zemër? 1. (kur ai është i futur brenda). . Kjo procedurë kryhet 10 deri në 15 herë për secilin gji. Një procedurë e tillë bëhet 30 sekonda për secilin thith të gjirit. si dhe të mbrohet thithi nga dëmtimet apo çarjet që mund të ndodhin më pas. gjatë ushqyerjes me gji. Dëgjohen me stetoskop rrahjet e zemrës dhe mushkëritë. MUAJI I PARË Si përgatitet gjiri për ushqyerjen me gji? Përgatitja e gjirit për ushqyerjen me gji të fëmijës duhet të fillojë gjatë muajit të fundit të shtatzanisë dhe jo më parë. Ndërsa rrotullimi i thithit bëhet duke e kapur me delikatesë atë me gishtin e madh dhe tregues dhe duke e rrotulluar (një herë në drejtim të akrepave të orës dhe një herë në drejtim të kundërt me to). Kjo ndihmon që thithi të zmadhohet dhe të forcohet dhe të përgatitet kështu për ushqyerjen e ardhshme me gji. Në vazhdim të dy duart rrëshqasin ngadalë drejt thumbit të gjirit. gjë e cila shton qarkullimin e gjakut në gji dhe ndihmon lëvizjen e qumështit në kanalet e tij. • Forma dhe përmasat e mitrës. Kjo përgatitje bëhet me anë të masazhimit të thumbave të gjirit dhe pastaj të gjithë gjirit.

2. • Matja e gjatësisë nga fundi i mitrës deri në mes të kockës pubike. veshkave. si dhe nëse ka masa të tjera të papërcaktuara mirë në hapësirën e barkut. Mosha e shtatzanisë vlerësohet duke u nisur nga dita e parë e periodave të fundit. madhësinë dhe fortësinë e saj. PËRCAKTIMI I MOSHËS SË SHTATZANISË ër të përcaktuar sa më saktë moshën e shtatzanisë dhe datën e parashikuar të lindjes. lindje para kohe. • Kontrollohet barku me dorë për përmasat dhe ndjeshmërinë e mëlçisë. Për të përjashtuar këtë të fundit është mirë të merret një Pap-test që në vizitën e parë. Duhet pasur parasysh se ky veprim mund të bëhet vetëm kur paraqiteni për kontroll mbas javës së 13-të të shtatzanisë. • Rezultatet e vizitave ekografike. Si vizitohet mitra gjatë vizitës së parë? Mitra preket nëpërmjet murit të barkut dhe kjo gje bëhet për të përcaktuar formën. duhet të përdoren të gjitha informacionet në dispozicion: • Dita e parë e periodave të fundit • Përmasat e mitrës gjatë vizitës nga barku dhe asaj vaginale. apo nga fillimi i një procesi tumoral. Gjatë vizitës vaginale me dy duar (bimanuale). nga prania e “plagëve” apo rrjedhjeve karakteristike. Çfarë duhet parë në organet e jashtme dhe të brendshme seksuale? 1. të cilat kanë tendencë të rriten gjatë shtatzanisë dhe mund të shkaktojnë abort. që do të thotë mbas muajit të tretë. si miomat. 3. të cilat shpesh duken me sy të lirë. Shenja të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. shihet qartë madhësia e mitrës në raport me moshën e shtatzanisë si dhe përjashtohen masat e mundshme në vezore. 40 javë janë dhjetë muaj hënorë ose nëntë muaj kalendarike. nga dita e parë e periodave të fundit. atëhere kur kemi të bëjmë me cikle të rregullta menstruale dhe kjo ditë është e sigurt. • Matja e përmasave të bebit me anë të ekografisë (që në gjuhën popullore quhet “eko”). Gjithashtu në këto momente shihet nëse mitra mund të ketë masa jo normale. apo dhimbje të forta të barkut. Shihet nëse qafa e mitrës është e hapur apo jo. Nëqoftëse e mbani mend mirë P . Dëmtime të qafës së mitrës nga ndërhyrje të mëparshme. Kur do të lindë fëmija? Një shtatzani normale zgjat 40 javë. 4.KUJDESI PARA LINDJES 9 • Keqformime të tjera të dukshme. shpretkës.

Si mundet që madhësia e mitrës të ndihmojë në përcaktimin e moshës së shtatzanisë? 1. apo plasje para kohe të membranave. mberrin në 7 shkurt. Nga java 13-të deri në javën e 24-t të shtatzanisë. sidomos në rast paqartësie. • Fëmijë me peshë të madhe (mbi 4 kg. i cili është muaji i dytë. Ajo që ndihmon më shumë. mitra preket mirë nga barku dhe përcaktohet me lehtësi madhësia e saj. gjë e cila shoqërohet me dëmtime të mundshme të bebit. • Diabet të nënës. Në këto raste dyshohet për: • Shtatzani me shumë fëmijë (dy ose më shumë). dyshohet për prapambetje të rritjes së bebit. zbrit tre muaj. • Sasi të shtuar të lëngut amniotik (ujrat që rrethojnë bebin). Përse është i rëndësishëm vlerësimi i madhësisë së mitrës? Nëqoftëse rritja e mitrës nuk përputhet me rritjen e moshës së shtatzanisë. sepse vihet në rrezik jeta ose e ardhmja e bebit. në raport me moshën e shtatzanisë. Përveç kësaj dyshohet edhe për sasi të pakët të lëngut amniotik (ujrat që rrethojnë bebin). Për shembull nëse periodat e fundit kanë qenë më 7 maj. Nëse dyshoni për diçka të tillë. që do të thotë muaji i gjashtë. është ekografia. 3. duke matur distancën nga kocka pubike deri në fundin e mitrës. duhet të drejtoheni menjëherë tek mjeku specialist. përmasat e mitrës janë të tilla që nuk dallohen nga barku. vetëm me vizitën gjinekologjike te mjekut ose personelit shendetësor. . Sa u tha më sipër ka vlerë për rastet kur madhësia e mitrës është më e vogël se sa duhet të ishte. kështu që si për ju. muaji i pestë. MUAJI I PARË ditën e parë të periodave të fundit dhe keni pasur një cikël të rregullt. që do të thotë tre muajshe. Deri në javën e 12-të. Një mënyrë e shkurtër për ta llogaritur është: nga dita e parë e periodave të fundit zbriten tre muaj dhe shtohen mbi të 7 ditë. Por ka raste kur kjo madhësi është më e madhe se duhet të ishte për moshën e dhënë. ashtu edhe për personelin mjekësor është më i lehtë përcaktimi i madhësinë së saj në raport me moshën e shtatzanisë. 2. shtohen 7 ditë dhe data e mundshme e lindjes rezulton 14 shkurt. vdekje të bebit brenda në mitër.10 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA.). bebi do të lindë normalisht pas 9 muajve e 7 ditëve nga dita e parë e periodave. Pas javës së 24-t të shtatzanisë mitra bëhet e dukshme edhe me sy të lirë.

Në kontrollet e tjera para lindjes vizita vaginale kryhet për të: • përcaktuar gjendjen e rrezikut të abortit. • përcaktuar rrezikun e lindjes para kohe. • Zbulimin e keqformimeve të aparatit gjenital të gruas. Vizita vaginale nuk këshillohet vetëm në rastet kur keni pasur hemorragji para lindjes në shtatzanitë e mëparshme dhe kur kanë plasur membranat dhe ka rrjedhje ujrash. pasi ju është marrë leje dhe ju është thënë një arsye bindëse për të bërë vizitën. VIZITAT E ZAKONSHME Kontrollet e zakonshme gjatë shtatzanisë janë: 1. • Vizitën e saktë të qafës së mitrës. • Vlerësimin e sekrecioneve vaginale. para se të fillojë aktiviteti i lindjes. Për këtë arsye një vizitë vaginale mund të kryhet vetëm pasi ju jeni informuar me hollësi nga mjeku për llojin e vizitës. • vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës. • vlerësuar pjesën paraqitëse të bebit. Grupi i gjakut dhe faktori Rh . para se të fillojë aktiviteti i lindjes. glukozë dhe infeksion (mundësisht mbjellje e urinës) 3. para se të stimulohet artificialisht aktiviteti i lindjes në fund të shtatzanisë. • Vlerësimin e moshës së shtatzanisë. • konfirmuar pamjaftueshmërinë e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzaninë deri në fund. Vlerësimi i shkallës së pastërtisë vaginale 4. ka një arsye të mjaftueshme dhe se ai i di mirë rastet kur kjo vizitë dëmton shtatzaninë. është vizita më intime që bëhet gjatë shtatzanisë. e cila mund të sjellë probleme me rritjen e shtatzanisë. Jo të gjitha gratë shtatzëna e lejojnë me dëshirë këtë ekzaminim.KUJDESI PARA LINDJES 11 PSE ËSHTË E NEVOJSHME VIZITA VAGINALE GJATË SHTATZANISË? V izita vaginale e kryer me dorë nga mjeku gjinekolog. • vlerësuar rrugët e lindjes. Testet urinare për albuminë. • Mundësisht për marrjen e Paptestit. Ju duhet ta dini që kur mjeku e kërkon këtë lloj vizite. Në kontrollin e parë vizita vaginale bëhet për: • Përcaktimin e diagnozës: shtatzani. sidomos në fillim të saj. Përcaktimi i nivelit të hemoglobinës 2.

Vizita e parë duhet të bëhet gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë për të: • përcaktuar moshën e shtatzanisë • vërtetuar që shtatzania është brenda në mitër • vërtetuar praninë e një fëmije. Tre vizita ekografike janë të domosdoshme dhe të mjaftueshme për nëntë muaj. Shpeshtësia e këtyre vizitave do të varet nga gjendja juaj dhe e fëmijës. Kur një shtatzani zhvillohet normalisht. Një vizitë ekografike. ndërsa në muajin e nëntë çdo javë. Vlerësimi i vizitave të zakon- Q . Kur çdo gjë ecën normalisht. në varësi të situatave të cilat mund të krijohen. Natyrisht në rastin e shfaqjes së problemeve nuk do të ruhet kjo shpeshtësi. për vizita të tjera dhe duhet të mbani mend që kjo është shumë e rëndësishme. Testet serologjike për sifiliz 6. Vizita të tjera ekografike janë të nevojshme vetëm nëse mjeku specialist i sheh të domosdoshme. Në çdo vizitë do të maten presioni i gjakut dhe pesha juaj. këto tre vizita janë të mjaftueshme. apo më shumë • vërtetuar zhvillimin normal të shtatzanisë Vizita e dytë duhet bërë gjatë tremujorit të dytë dhe sidomos në javën e 23-24-t të shtatzanisë për të: • vërtetuar ecjen normale të shtatzanisë • përjashtuar keqformimet e mundshme të fëmijës. por nuk duhet tepruar. sepse në këtë moshë janë formuar krejtësisht organet e tij. nëse ekziston mundësia. edhe kur qafa e mitrës duket normale me sy të lirë 7.12 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. MUAJI I PARË 5. Cilat janë qëllimet e vizitës së dytë para lindjes? 1. • përcaktuar vendosjen e placentës. VIZITA E DYTË PARA LINDJES ë në vizitën e parë ju do të ftoheni nga personeli mjekësor për t’u kthyer sërish në shërbimet e kujdesit të nënës dhe fëmijës. Në këtë pikë është me interes të sqarojmë që vizita ekografike është me rëndësi gjatë shtatzanisë. Pap-testi. dhe në varësi të gjendjes tuaj dhe të bebit. vizitat duhet të bëhen çdo muaj deri në muajin e 7-të. Vizita e tretë duhet bërë gjatë tremujorit të tretë për të: • përcaktuar mënyrën e vendosjes së bebit (me kokë ose jo) • përcaktuar një peshë të përafërt të bebit • përcaktuar me saktësi vendosjen e placentës. më tej çdo dy javë.

në shtatzanitë e mëparshme • Lindje të shumta (mbi katër lindje) • Dy ose me shumë aborte të mëparshme spontane • Lindje të mëparshme para kohe • Lindje të mëparshme të fëmijëve të vegjël për moshën e shtatzanisë • Interval i shkurtër ndërmjet lindjeve (më pak se një vit) • Lindje të mëparshme të fëmijëve me peshë mbi 4000 gram • Lindje të mëparshme të fëmijëve me keqformime të lindura • Lindje të vështira të mëparshme (asfiksi e bebit në lindje) • Tension i lartë gjatë shtatzanive të mëparshme • Lindje të mëparshme me operacion apo forceps • Ngushtim i kockave të legenit. Nëse niveli i hemoglobinës rezulton i ulur. • Pamjaftueshmëri e qafës së mitrës.KUJDESI PARA LINDJES 13 2. sidomos në sferën gjenitale. e vërtetuar gjatë shtatzanive të mëparshme • Fëmijë të lindur të vdekur apo që kanë vdekur menjëherë mbas lindjes. Nëse Faktori Rh rezulton negativ. jepet ilaçi përkatës si dhe mjekohet infeksioni vaginal. Këshillimi për ushqyerjen. shme të bëra mbas vizitës së parë. Cilat janë situatat për të cilat ju duhet të vizitoheni patjetër nga mjeku specialist? • Mosha juaj më e vogël se 17 vjeç apo më e madhe se 35 vjeç • Histori familjare për keqformime gjenetike apo të trashëguara • Shtesë në peshë mbi 13 kg gjatë shtatzanisë • Dobësia (në peshë) • Gjatësia nën 145 cm • Ekspozim ndaj lëndëve dëmtuese: radiacioni. infeksionet virale apo lëndë kimike. 5. Hartimi dhe zbatimi i protokolleve që do ndiqen për gratë me shtatzani me rrezik të lartë. i lindur apo i fituar • Paraqitje jo normale të fëmijës në lindjet e mëparshme • Shtatzani të mëparshme me shumë fëmijë . 3. • Përdorimi i duhanit • Prania e vazhdueshme e faktorëve stresues dhe të problemeve psikologjike • Vështirësi për të mbetur shtatzënë • Keqformime të vërtetuara të mi- trës apo të qafës së mitrës • Prania e fibromiomave të ditura më parë. kur vërtetohet prania e tij me mbjellje. 4. apo të diagnostikuara gjatë vizitës së parë para lindjes • Nëse janë bërë ndërhyrje të mëparshme kirurgjikale. Vlerësimi i ecurisë së shtatzanisë. bëhet testi i imunizimit për të vendosur pastaj protokollin e ndjekjes së mëtejshme. duke marre masa për trajtimin e problemeve që mund të dalin. veshjen dhe mënyrën e jetesës.

pavarësisht nëse ndjeni .14 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. përdorim droge apo alkooli. diabet. MUAJI I PARË • Gjendje depresive mbas lindjeve të mëparshme • Kur ka pasur sëmundje të diagnostikuara më parë të zemrës. Gjatë vizitave të radhës. epilepsi. Deri në javën e 12-të vërehet vetëm rritja e mitrës deri mbi kockën pubike. shqetësime apo jo. sëmundje të gjakut. e cila arrin deri në nivelin e kërthizës. të mushkërive. të tiroides. sëmundje të veshkave. tension të lartë. Asnjë ilaç nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë pa rekomandimin e mjekut specialist gjinekolog. të cilat duhet të respektohen nga ju. sëmundje malinje të mëlçisë. e cila flet për funksionimin e veshkave. • Probleme të abuzimit fizik në familje. në varësi të numrit të lindjeve. pavarësisht nga ngjyra e errët apo e hapur (dyshohet për ndërprerje të shtatzanisë) • Të vjella të shpeshta. Gjithashtu vlerësohet pesha juaj për shtesa të tepërta. aq sa mund të preket edhe nga ju vetë. Nga java e 18-të deri në javën e 22-të. SI DUHET VLERËSUAR GJENDJA E BEBIT? ritja e bebit vlerësohet në çdo vizitë para lindjes. nëse vërtetohet prania e një keqformimi të fëmijës. të cilat vështirësojnë gjendjen e përgjithshme • Ankesa gjate urinimit • Dhimbje barku të çfarëdo lloj natyre • Rrjedhje ujrash para se të fillojë aktiviteti i lindjes • Tejkalimi i dates se parashikuar për lindje (më shumë se një javë) • Pakësimi i lëvizjeve të bebit (më pak se 12 lëvizje në 24 orë). Këto të dhëna të thjeshta ju tregojnë se fëmija po zhvillohet normalisht. Vetëm mjeku mund të thotë me siguri se gjithçka po ecën normalisht. ju dhe pjesëtarët e tjerë të familjes duhet të informoheni menjëherë dhe t’ju jepen mundësitë e zgjidhjes. Në vizitat e tremujorit të tretë matet rregullisht (në çdo vizitë) presioni arterial. sepse kjo është periudha kur mund të shfaqen ndryshime të rrezikshme të tij dhe përcaktohet albumina në urinë. Gjithmonë ju mbetet ju të vendosni se çfarë duhet bërë më tej. Më lart kemi folur për shpeshtësinë e këtyre vizitave. Në muajin R VIZITAT E RADHËS V izitat e radhës shpesh mund të jenë pa probleme. ju filloni të ndjeni lëvizjet e fëmijës (në shtatzaninë e parë ndihen më vonë. • Hemorragji vaginale gjatë shtatzanisë. kurse në të tjerat më herët) dhe të prekni madhësinë e mitrës.

nëse nga dita e parashikuar për lindje ka kaluar më tepër se një javë (maksimumi i tolerancës është dy javë). Imunoglobulinat këshillohen si parandalim pas ekspozimit ndaj rrezikut të hepatitit B. për shkak të zhvillimeve të reja dhe të shpejta në këtë fushë. Lëvizjet e fëmijës vërtetohen nga pyetjet që ju bëhen. Ato mund të dëgjohen nëpërmjet një stetoskopi apo fetosoni. kërkohet ndërhyrje e mjekut specialist gjinekolog. VAKSINIMI ekomandimet për vaksinimet e gruas shtatzënë janë të pjesshme dhe të paplota. ju do të këshilloheni të shënoni në një bllok çdo lëvizje të fëmijës. vaksina u bëhet grave të cilat udhëtojnë në zonat e rrezikut. mundësisht çdo ditë në tre muajt e fundit të shtatzanisë.KUJDESI PARA LINDJES 15 e shtatë mund edhe të preken pjesë të vogla të bebit. edhe gjatë shtatzanisë. do të thotë që fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore. tetanozit. nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka problem për bebin. Normalisht ato janë 120-160 rrahje/minutë. ose nëpërmjet një ekografie të zgjatur deri në 20-30 minuta. i cili u bëhet vetëm grave të ekspozuara ndaj rrezikut. tërbimit. Në praktikën e deritanishme mund të thuhet se vaksinimi me vaksina virale të gjalla nuk rekomandohet në disa raste gjatë shtatzanisë (si fruthi dhe shytat) dhe i kufizuar në raste të tjera si poliomieliti. R . si këmba apo dora nëpërmjet barkut. Kur këto lëvizje janë mbi 12 për gjithë orët që jeni zgjuar dhe ato ndihen të forta e shoqërohen ndonjëhere edhe me deformime të barkut. Rrahjet e zemrës së fëmijës janë një parametër i rëndësishëm për vlerësimin e mirëqenies së tij. nga mjeku kërkohen vlerësime të tjera më të veçanta të gjendjes së bebit. duhet të jetë në vëmendje të veçantë të mjekut. Në rastet kur në të kaluarën tuaj ka pasur probleme obstetrikale. rreth javes së 20-të të shtatzanisë e deri në fund të saj. Ju duhet të keni parasysh që. Mjaft rëndësi në këtë periudhë e deri në fund ka edhe numri i lëvizjeve të bebit dhe tonusi i tyre. Në rast se janë më shumë. po kështu edhe për ethet e verdha. Sidoqoftë. sepse është një periudhë kur rrezikohet jeta e bebit. Në rastet me komplikacione të rënda. kryesisht përreth kërthizës. sepse varet edhe nga gjendja juaj emocionale. variçelës. të drejtoheni urgjentisht tek mjeku specialist gjinekolog. Kur numri i rrahjeve është më pak se 120/ minutë. Vaksinat virale inaktive dhe ato bakteriale mund të përdoren njëlloj si nga pjesa tjetër e popullsisë.

por me këmbët në nivelin e gjoksit për 15-20 minuta. Ju duhet të shtoni ecjet në këmbë. vjen si pasojë e shtypjes së stomakut nga mitra shtatzënë. Është detyrë e personelit mjekësor që merret me kujdesin para lindjes. Kjo shkakton fryrje sidomos tek këmbët. apo kur qëndroni për një kohë të gjatë në këmbë. Edemat (fryrjet) e gjymtyrëve. Me rritjen e moshës së shtatzanisë. gjë e cila favorizon kapsllëkun gjatë shtatzanisë. të cilat janë të lidhura me të. muskulturën e zorrëve. Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Ai mund të rritet edhe nga disa trajtime gjatë shtatzanisë. Për këtë arsye këshillohet që 3-4 herë gjatë ditës të qëndroni shtrirë ose ulur. që t’ju sqarojë për këto ndryshime të pritshme të organizmit tuaj. si edhe në vendin tonë. nga shtypja që ushtron mitra gjatë ditës.16 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Urthi. Konstipacioni (kapsllëku). të kufizoni qendrimet për një kohë të gjatë në këmbë. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra. kur edhe volumi i mitrës rritet. ul lëvizshmërinë e zorrëve. dhe të mos përdorni veshje të shtrënguara. nuk rekomandohet kufizim i marrjes së lëngjeve dhe kripërave. Gjithashtu këshillohet që gjatë shtatzanisë të flini në krahun e majtë. Dhimbjet PROBLEMET E VOGLA TË SHTATZANISË G jatë shtatzanisë ndodhin shumë ndryshime. të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut. ato duhen marrë në sasinë e duhur. Është pasojë e kthimit të ushqimit nga stomaku në ezofag. duke filluar nga tremujori i dytë i saj. pasi ecja vë në lëvizje . rritet edhe mitra dhe kësisoj shtyp enët e mëdha të gjakut të cilat kalojnë nëpërmjet barkut. Ai shfaqet në rreth 50% të grave shtatzëna dhe shtohet me rritjen e moshës së shtatzanisë. Me avancimin e shtatzanisë rritet mitra dhe kjo pastaj shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. për të liruar mëlçinë dhe enët e mëdha të gjakut. i cili është hormoni kryesor i shtatzanisë. Nuk rekomandohen ilaçet e farmacisë. Zakonisht bëhen dy doza imunizimi kundër tetanozit gjatë shtatzanisë. Tanimë organizmi juaj vihet edhe në dispozicion të fëmijës. Rritja e nivelit të progesteronit. duke vështirësuar qarkullimin e tij. MUAJI I PARË Vaksinimi ndaj tetanozit është i detyruar në mjaft vende të botës. Në kundërshtim me atë që është thënë deri tani. si për shembull nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë. Urthi që shumë gra e perceptojnë si djegje ose dhimbje stomaku. e pasur me lëngje dhe komposto me kumbulla. të cilat shfaqen kryesisht në fund të ditës.

Ngërçet muskulare të këmbëve. Për ju nuk këshillohen ushqime të thata dhe pikante dhe duhet të pakësoni lëngjet e agrumeve (portokalle/limona). Duhet të theksojmë se shtatzania favorizon shfaqjen e kolpiteve (infeksion i qafës së mitrës) mykotike. favorizon ndryshimin në aciditetin vaginal dhe shtimin e sekrecioneve vaginale. mund të merrni pa frikë një kokërr paracetamol. trajtohet shkaku sipas rastit. pa ngjyrë. por të bardha. Hemorroidet (majasëlli). mbasi kjo mund të jetë shenja e parë e tensionit të lartë të shtatzanisë. Sekrecionet vaginale. salcat e ndryshme. Nëse dhimbja e kokës ka origjinë tjetër si sinusiti (infeksion i një hapësirë të kockat e kokës. Kur nuk ka shkak tjetër për dhimbjen e kokës. Gjatë shtatzanisë niveli i lartë i hormoneve. Këshillohet gjithashtu të përdorni jastëk pak të lartë për të fjetur. Ju duhet të përdorni pomada antihemorroidale. dhe në këto raste rekomandohet mbjellja e sekrecioneve dhe bëhet mjekimi sipas shkaktarit dhe antibiotikut që e lufton atë. të kufizoni qëndrimet e zgjatura në këmbë dhe ecjet e gjata. Në rast se kjo përjashtohet. Janë të shpeshta gjatë shtatzanisë. kur jeni shtri-rë dhe gjatë ditës kur përkuleni përpara. në rastin kur keni dhimbje koke. Vijnë si pasojë e mungesës së kalciumit dhe fosforit dhe si pasojë e shtypjes së nervave të fundit të kurrizit. të shtoni në dietë qumështin dhe të pini ujë gjatë ngrënies. këshillohet qëndrimi shtrirë.KUJDESI PARA LINDJES 17 janë më të shpeshta gjate natës. Sido që të jetë. që është tamam mbi kockën e hundës) etj. dhe të mos përdorni ushqime pikante. sepse ky lloj ushqimi i favorizon hemorroidet. Këshilla më e mirë në këtë rast është që të hani shpesh dhe sasi të vogla ushqimi. Shtatzania shoqërohet me ndryshime në qarkullimin e gjakut. Marrja e tabletave të kalciumit parandalon edhe prishjen e dhëmbëve gjatë shtatzanisë. Ju duhet të shtoni përdorimin e ushqimeve që përmbajnë më shumë kalcium dhe fosfor dhe në pamundësi të merrni tableta kalciumi. sepse uji ul aciditetin e stomakut. Por ka raste të tjera kur të gjitha shenjat që përmendëm më sipër janë të pranishme. gjë e cila kërkon trajtim specifik. . nuk kanë erë të keqe dhe nuk shkaktojnë kruarje. që i plotësojnë nevojat tuaja ditore për kalcium. veçanërisht në krah të majtë. Ndodhin si pasojë e vështirësisë së kthi-mit të gjakut. Në disa raste sekrecionet vaginale mund të jenë të shtuara. gjë e cila ndonjëherë shkakton dhimbje koke. lëngun e domates dhe të mos pini duhan. Dhimbjet e kokës. nga një në ditë. duhet të matet menjëherë presioni i gjakut.

kur stomaku është bosh. kufizimi i ushqimeve me shumë yndyrë. që t’i çkontraktoni ato si dhe të kufizoni qëndrimet e gjata në këmbë. në gjysmën e parë të shtatzanisë. ushqyerje e shpeshtë dhe në sasi të pakta. Zakonisht zhduken mbas muajit të tretë të shtatzanisë. gjë e cila ju detyron të kontraktoni muskujt e shpinës për të përballuar peshën e shtuar. apo fillimin e pre-eklampsisë (sëmundja e tensionit të lartë të shtatzanisë).18 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. dhe pasojë e shtypjes që bën mitra shtatzënë mbi fshikëzën urinare. Vjen si pasojë e dobësimit të muskulaturës së rrugëve urinare. Fillojnë herët në mëngjes. Këshillohet ndryshim i dietës. por mund të shfaqen edhe në orë të tjera të ditës. Ndonjëherë të vjellat janë aq të shpeshta saqë mund të dobësoheni tej mase dhe të humbni lëngje. Kur vërtetohet infeksioni urinar. Qëndrimet normale. pa shenja të tjera. Të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzanisë nuk dihet mirë përse shkaktohen. duhet kërkuar për një sëmundje tjetër. Ndodhin më shpesh në shtatzaninë e parë (kjo nuk do të thotë që nuk shfaqen në shtatzanitë e tjera) dhe në tremujorin e parë të saj. vijnë si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në mëlçi dhe tëmth. Nëqoftëse të vjellat do të vazhdojnë mbas muajit të tretë të shtatzanisë. Megjithatë duhet pasur parasysh që urinimi i shpeshtë mund të jetë edhe shenjë e infeksionit urinar. Urinimi i shpeshtë gjatë shtatzanisë mund të shfaqet që në fillim të saj dhe është një ankesë jo e rrallë e grave shtatzëna. Kruarjet e lëkurës gjatë shtatzanisë. duhet t’i drejtoheni mjekut specialist gjinekolog. . si për shembull në stomak. gjatë gjysmës së dytë të saj. dhe në këtë rast duhet të drejtoheni tek mjeku specialist gjinekolog. Duhet të kujtojmë që ndonjëherë dhimbjet e shpinës fshehin një infeksion urinar apo një rrezik për abort. të shtoni në dietën ditore kalcium dhe vitamina dhe të pakësoni marrjen e yndyrnave dhe dhjamrave. pa sforcime. por mendohet se janë pasojë e mungesës së vitaminës B në gjak. Ato zhduken menjëherë mbas lindjes. ndryshimeve hormonale apo ndryshimit të presionit të gjakut. Kur ato vazhdojnë. Ju duhet të përdorni kremra neutrale për të qetësuar kruarjen. i pakësojnë dhimbjet e shpinës. Me zmadhimin e mitrës ndryshon qendra e rëndesës se trupit. i cili ndodh shpesh gjatë shtatzanisë. Shtimi në peshë shkakton një tërheqje shtesë mbi kurrizin tuaj. Ju duhet të bëni ushtrime për muskujt e shpinës. përdorimi i bukës së thekur. prandaj nuk duhen nënvlerësuar. MUAJI I PARË Dhimbjet e mesit janë të zakonshme gjatë shtatzanisë.

që haset më shpesh te gratë shtatzëna. rekomandohet të mos përdoren lëngje me shumicë para gjumit. Lëvizjet e shpeshta të fëmijës gjatë natës mund t’ju zgjojnë nga gjumi. mbasi pesha është një ndër faktorët që ndikon në shfaqjen e variceve. Ju duhet ta dini që këto probleme janë normale gjatë shtatzanisë dhe nuk kanë nevojë për trajtim. apo trajtohen pa u shtruar në maternitet. Lodhja është pasojë e zmadhimit të mitrës me zhvillimin e shtatzanisë. Vështirësia në frymëmarrje gjatë shtatzanisë fillon në tremujorin e parë. krahas problemeve të vogla. sepse është një ndër shkaqet kryesore të fillimit para kohe të aktivitetit të lindjes dhe plasjes para kohe të membranave. që nuk ju lejon të bëni gjumë të rehatshëm. por një gotë çaj ose qumësht i nxehtë para gjumit bëjnë mjaft mirë. Tensioni i ulët gjatë shtatzanisë është më i shpeshtë gjatë tremujorit të tretë të saj. të cilat nuk kanë nevojë për trajtim. Për të shmangur urinimin e shpeshtë gjatë natës. dhe të qëndroni me këmbët në nivelin e kokës.KUJDESI PARA LINDJES 19 nëpërmjet analizave të urinës. nga shtyrja lart e diafragmës prej mitrës shtatzënë. Variçet prekin më shpesh këmbët dhe vulvën (pjesën e jashtme të organeve genitale). si pasojë e vështirësisë së kthimit të gjakut në zemër. Lodhja dhe pagjumësia gjatë shtatzanisë janë të zakonshme për tremujorin e tretë të saj. Ju nuk duhet të qëndroni gjatë në këmbë dhe duhet të ruani peshën gjatë shtatzanisë. të cilët ndihmojnë për të gjetur një pozicion më të rehatshëm. si pasojë e shtypjes që mitra i bën enëve të mëdha të gjakut në bark. po kështu edhe urinimet e shpeshta dhe ankthi për lindjen janë faktorë të tjerë që ju prishin gjumin dhe ju shtojnë lodhjen. PROBLEMET E MËDHA TË SHTATZANISË jatë shtatzanisë. si pasojë e veprimit të progesteronit në qendrën e frymëmarrjes dhe në fund të shtatzanisë vjen si pasojë e zvogëlimit të hapësirës së kafazit të kraharorit. Ju duhet të qëndroni shtrirë në krahun e majtë për të shmangur shtypjen dhe si pasojë uljen e tensionit. Venat varikoze (varicet) janë zgjerim i venave. Ju duhet të vazhdoni aktivitetin tuaj normal ditor dhe të përdorni disa jastëkë për të fjetur. Nuk rekomandohet përdorimi i ilaçeve për gjumë. ai duhet mjekuar menjëherë. Variçet mund të pakësohen nga përdorimi i “çorapeve” speciale (të rekomanduara nga mjeku specialist i enëve të gjakut) dhe nga gjimnastika. G .

MUAJI I PARË ndodhin edhe probleme të mëdha. Mund të themi pa ngurrim se shumë probleme për ju dhe fëmijën gjatë shtatzanisë mund të vijnë si pasojë e një jete të ndenjur e pa lëvizje si. Komplikacionet madhore të shtatzanisë janë: • Hemorragjitë e hershme të shtatzanisë • Abortet me ndërlikimet e tyre • Shtatzanitë jashtë mitrës • Hemorragjitë e vonshme të shtatzanisë • Placenta previa (vendosja e placentës para qafës së mitrës) • Shkolitja para kohe e placentës • Dhimbjet e forta të barkut • Ethet me karakter të ndryshëm • Rreziku i lindjes para kohe • Anemitë e rënda • Pre-eklampsia dhe eklampsia (sëmundjet e tensionit të lartë të shtatzanisë) • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme. mund t’i vazhdoni ato edhe gjatë saj. Për çdo shqetësim apo pyetje që të keni. ju tashmë e dini që duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj. duke ulur në të njëjtën kohë prurjen e oksigjenit në placentë.20 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. ushtrimet fizike të moderuara janë të pranueshme gjatë shtatzanisë. tensioni i lartë gjatë shtatzanisë. të cilat mund të rrezikojnë jetën tuaj dhe të fëmijës. mund të vazhdoni të punoni normalisht gjatë shtatzanisë. Punësimi që kërkon aktivitet të shprehur fizik dhe lodhje trupore. Nëse jeni mësuar me ushtrimet aerobike para shtatzanisë. me pak lëvizje. Pikërisht për këto arsye ato trajtohen në maternitet. për të vendosur vazhdimin e mëtejshëm. sa për t’u njohur me to. Duhet pasur parasysh që çdo grua ka gjendje shtatzanie të ndryshme dhe tolerancë të ndryshme ndaj aktivitetit fizik. kërkon vlerësim të kujdesshëm nga mjeku i familjes dhe ai gjinekolog. por ju duhet të pushoni të paktën për 1-2 orë pas tyre. për pasojë ulet oksigjeni për bebin. për shembull. Ushtrimet në klasa me punonjës të specializuar dhe ushtrimet aerobike janë gjerësisht të përdorshme dhe mjaft të dobishme gjatë shtatzanisë. KUJDESI I PËRGJITHSHËM PËR VETEN TUAJ Ushtrimet Përgjithësisht duhet të themi se . Këtu po përmendim vetëm disa nga problemet e mëdha të shtatzanisë. Aktiviteti fizik rrit nevojën për oksigjen të nënës dhe rrit punën e zemrës. Punësimi Nëse keni një punë jo të lodhshme. Sportet e rrezikshme dhe ushtrimet fizike të sforcuara duhet të shmangen.

apo nuk kanë punuar fare. kur rrugët nuk janë në gjendje të mirë. avion apo me makinë. Vetëm në tremujorin e tretë nuk rekomandohen banjat në vaskë me ujë shumë të ngrohtë. duhet të shmangni punët fizike.KUJDESI PARA LINDJES 21 Aktualisht në Shqipëri. gjë e cila mund të sjellë në përfundim tragjik të shtatzanisë. Probleme të tretjes dhe të jashtëqitjes Gjatë shtatzanisë jashtëqitja fillon të çrregullohet. Udhëtimet Udhëtimi me tren. Nuk duhen të përdoren veshje të shtrënguara. praktike dhe të rehatshme. është deri në 400 gram më e vogël se ajo e bebeve. nuk kemi të dhëna apo studime të sakta për punësimin e grave shtatzëna. jeni në rrezik më të madh për lindje para kohe. Kjo shpeshtësi është 20 herë më e lartë tek nënat që punojnë në fushë. Në këto raste rekomandohet një shpejtesi mesatare dhe shmangia e sipërfaqeve të thyera (gropa etj). gjithashtu. nuk ka efekte të dëmshme gjatë shtatzanisë. Veshjet këshillohen të jenë prej pambuku. Është mirë që t’i shmangni punët e rënda. se sa gratë me punë të tjera. shtypjes së mitrës mbi zorrën e trashë në fillim të shtatzanisë dhe nga pjesa e paraqitur në fund të saj. i cili ndjek shtatzaninë. si pasojë e lëshimit të muskulaturës së lëmuar. Nëse keni pasur probleme dhe komplikacione gjatë shtatzanive të mëparshme. Kujdes duhet në rastet e udhëtimeve me makinë. Nuk këshillohen këpucë me taka të larta apo të ngushta. sepse mund të sjellin marrje mendsh dhe gjendje të fikëti. Përveç . për të mos e bërë ecjen të lodhshme. dhe rritja e masës së gjoksit. dhe t’ju sigurohen periudha të përshtatshme pushimi gjatë ditës. kërkon përdorimin e të brendshmeve të lirshme. nëse keni punë me qendrim të gjatë në këmbë. Veshja Gjatë shtatzanisë rekomandohen veshje të lehta. por dihet që gratë në vendin tonë edhe gjatë shtatzanisë bëjnë punë të rënda fizike. me numër më të madh se më parë dhe prej pambuku. sepse pengohet qarkullimi i mirë i gjakut. më i dëmshëm mund të jetë largimi nga mjeku. nënat e të cilave bëjnë punë normale. Nga ana tjetër. Ato duhet të jenë sa më të rehatshme. Çdo gjë do varet edhe nga mosha e shtatzanisë në momentin e udhëtimit. studimet kanë treguar se pesha e bebeve të lindura nga nëna që bëjnë punë të rënda. Gjithashtu. Banjat Gjatë shtatzanisë banjat janë më se të rekomandueshme. por sa më të lirshme. Natyrisht udhëtimet e gjata duhet të bëhen me leje të mjekut dhe mbasi të jenë marrë masat e duhura për çdo lloj problemi që mund të rezultojë gjatë udhëtimit.

sidomos në muajt e fundit të shtatzanisë. I vetmi problem mbetet gjetja e pozicionit të duhur. Pranohet gjerësisht nga të gjithë specialistët se për gra të shëndetshme dhe shtatzani pa rrezik. duhet të zhduket një herë e përgjithmonë. Kontaktet janë të ndaluara vetëm në rastet kur rreziku për abort apo lindje para kohe është i vërtetuar nga mjeku specialist gjinekolog. mungesa e të cilit mund të sjellë dëmtime të dhëmbëve. Natyrisht nëse mbas një kontakti të tillë vërehen hemorragji vaginale apo dhimbje të forta të barkut. marrëdhëniet seksuale nuk janë të ndaluara. Procedurat normale me anestezi lokale mund të kryhen gjatë shtatzanisë pa problem. dhe kur është e nevojshme me laksativë (ilaç kundër kapsllëkut) të lehtë. Nëse nuk keni pasur probleme të tilla gjatë shtatzanisë. mendimi se kontaktet seksuale gjatë shtatzanisë janë të dëmshme për ju apo fëmijën. dhe nuk duhet të futet kanjula (maja e kësaj pompe) më thellë se 6-7 cm brenda në vaginë. Koncepti se shtatzania e rëndon prishjen e dhëmbëve. Megjithë studimet e shumta. marrëdhëniet seksuale nuk janë të dëmshme. kalimi i materialeve të forta fekale nëpër zorrën e trashë mund të shkaktojë çarje të dhimbshme të saj dhe të japë hemorragji nga zorra e trashë. Shpëlarjet vaginale Shpëlarjet vaginale mendohet të përdoren vetëm kur janë të domosdoshme. ushtrimeve jo të rënda fizike. ky rrezik bëhet i dukshem. Kujdesi për dhëmbët Mjaft protokolle të ndjekjes para lindjes përfshijnë edhe kontrollin rutinë të dhëmbëve. MUAJI I PARË bezdisjes së shkaktuar nga kapsllëku. ende nuk është i vërtetuar. ndërsa ndërhyrjet më të vështira të cilat kërkojnë . Në fakt. nuk është gjetur lidhje midis lindjes para kohe dhe shpeshtësisë së kontakteve seksuale. ndonjëherë edhe nga keqpërdorimi nga vetë gratë. sepse shpesh mund të jenë të dëmshme. Sidoqoftë nuk duhet përdorur “poire” (pompë. e cila çon material të lëngët me presion) llastiku. mund ta shmangni këtë gjendje me shtimin e lëngjeve. Ato përdoren kur ka sekrecione të shtuara vaginale.22 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Marrëdhëniet seksuale Ka gjithmonë një dyshim në opinionet e popullit se marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë aborte apo lindje para kohe. të cilat tregojnë për një infeksion vaginal dhe të rekomanduara nga mjeku. Edhe në muajt e fundit të shtatzanisë. E vetmja gjë që dihet me siguri është që gjatë shatzanisë ju keni më shumë nevojë për kalcium.

nënpesha. Kujdesi për gjoksin dhe barkun Kujdesi për thithat e gjirit është trajtuar edhe më sipër. edhe rëndësia e tij gjithashtu. por ky i fundit duhet të zgjidhet në bashkëpunim me gjinekologun. sidoqoftë. të quajtura absese. Efektet që alkooli mund të japë tek bebi janë: • Prapambetje e zhvillimit të bebit në bark • Keqformime të fytyrës • Çrregullime të sistemit nervor qendror Për fat të mirë këto efekte pushojnë së vepruari. Alkooli Është e provuar që përdorimi i alkoolit gjatë shtatzanisë është mjaft i dëmshëm dhe këshillimi para lindjes konsiston në ndalimin e plotë të tij gjatë kësaj kohe. Tani po diskutohet gjithnjë e më shumë se rritja e konsumit të lëngjeve nga gruaja shtatzënë. sidomos në tremujorin e parë të shtatzanisë. si dhe prapa-mbetje të zhvillimit fizik të bebit. hemorragji gjatë tremujorit të dytë apo të tretë të shtatzanisë. Këtu duhen parë edhe mundësitë e parandalimit të tyre. luan një rol shumë të madh në parandalimin e strieve. menjëherë sapo të ndaloni marrjen e alkoolit.KUJDESI PARA LINDJES 23 anestezi më të thellë. por janë të kushtueshme për ekonominë e familjes. Në rastet e infeksioneve të rënda të dhëmbëve. janë shkak për efektet negative tek bebi. Në përgjithësi përhapja e këtyre strieve përputhet me rritjen e mitrës dhe shtesën në peshë të nënës. ju jeni më të rrezikuara të bëjnë aborte spontane. vdekjet . sidomos për bebin dhe mirërritjen e tij. Krahasuar me gratë të cilat nuk pijnë duhan. trajtimi me antibiotikë është i domosdoshëm. lindin fëmijë me peshë më të vogël se sa pjesa tjetër e popullatës. Monoksidi i karbonit dhe nikotina. Vuajtja kronike brenda barkut të nënës. Përbërësit e pijeve alkolike e kalojnë barrierën e placentës dhe shkojnë direkt në gjakun e e bebit. Droga Përdorimi kronik i drogave është mjaft i rrezikshëm gjatë shtatzanisë. madje shumë më tepër se kremrat apo vajrat nga më të kushtueshmet. Ato nuk bëjnë dëm. të cilët janë përbërësit kryesorë në përmbajtje të duhanit. është mirë të shtyhen për tremujorin e dytë të saj. Ndërsa përdorimi i kremrave të ndryshëm për lyerjen e gjirit apo barkut për të parandaluar striet (të çarat e lëkurës). nuk është i provuar nga asnjë studim shkencor. plasje para kohe të membranave. Etanoli ka rezultuar shumë i rrezikshëm. nëse pini. Duhani Nënat të cilat pijnë duhan gjatë shtatzanisë.

apo si grua. e cila përfshin arsye të forta për të përballur depresionin gjatë shtatzanisë. trajtimi i depresionit pas lindjes i referohet dhimbjes së lindjes. i cili i paraprin ndryshimeve të rëndësishme që do të vijnë. që duhen pasur parasysh nga vetë ju. si dhe nga të tjerët. e kalon placentën dhe për pasojë arrin tek bebi.24 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Ndonjëherë. Rikujtoni e reflektoni për marrëdhënien tuaj me nënën. Na duhet të theksojmë gjithashtu se midis grave që përdorin narkotike. kur ajo e lidh atë ngushtësisht me marrëdhënien që do të krijojë ajo më vonë me fëmijën. por që mund të kapërcehet nga nëna. Për arritjen e këtij qëllimi kërkohet përdorimi i një metode. Qëllimi kryesor është përgatitja psikologjike për identitetin . si nënë. Ilaçet Me përjashtime të rralla. Depresioni pas lindjes. çfarëdolloj ilaçi që përdoret tek ju. shoqërohet me ndryshime fizike dhe ngarkesa psikologjike. Shtatzania. do të bëheni nënë. Prandaj ju nuk duhet të merrni asnjë lloj ilaçi. çojnë në 50% mundësinë e infektimit të bebit nga virusi HIV (SIDA) apo hepatiti B. për marrëdhëniet tuaja me të afërmit dhe për marrëdhëniet tuaja në çift (martesore). Bëjini vetes këto pyetje: • Si ka qenë apo si është marrëdhënia juaj me nënën tuaj? • Si do të dëshironit të ishte nëna LEHTËSIMI I DEPRESIONIT GJATË SHTATZANISË S hihni më thellë brenda vetes. dhe një mënyrë shumë e mirë është që të mendoni se çfarë do të fitoni pas lindjes. Të gjitha këto do të jenë pjesë e rëndësishme e përgatitjes suaj psikologjike për t’u bërë nënë. sidomos për herë të parë te femra. shkëmbimet e shpeshta të shiringave. megjithëse deri tani nuk është vënë re ndonjë veprim i dëmshëm i saj ndaj bebit. MUAJI I PARË para lindjes. pa marrë mendimin e specialistit (gjinekologut). Bëjini vetes këto pyetje: • Sa e përgatitur jeni ju për t’u bërë nënë? • Si mendoni se do të jeni si nënë? • Si e mendoni një “nënë të mirë”? Mundohuni të kërkoni e të zbuloni në historinë tuaj familjare. shpesh vjen pas depresionit të shtatzanisë. janë disa nga komplikacionet serioze që shkakton përdorimi i drogave dhe janë të dokumentuara mirë. Kafeina Nga të gjithë specialistët rekomandohet kufizimi i përdorimit të kafeinës gjatë shtatzanisë.

duhet thënë se jo të gjithë e kanë mundësinë të sigurojnë një ushqim të pasur dhe të shumëllojshëm. Kujdesuni për veten tuaj. sipas zakoneve të familjes shqiptare një gruaje shtatzënë në shtëpi i krijohen kushte të marrë kaloritë apo llojet e nevojshme. duhet të këshilloheni me gjinekologun për ndryshimet e duhura. kur tragjedia bëhet e dukshme. Kjo nuk do të thotë që të “ushqeheni për dy”. sepse krijesa në rritje harxhon një pjesë të konsiderueshme për nevojat e veta dhe për pasojë është i domosdoshëm plotësimi i rezervave të harxhuara. Kjo mund t’ju ndihmojë t’i paraprini nevojave tuaja si nënë. të shumëllojshëm dhe që përmban të . Si rregull. gjatë shtatzanisë ju nuk keni nevojë për ndonjë dietë të veçantë (me përjashtim të rasteve kur vuani nga ndonjë sëmundje). Një ushqyerje e rregullt nënkupton një ushqim të ekuilibruar. do arrihet të kuptohen gabimet që janë bërë gjatë kohës së shtatzanisë. Megjithatë. Shtatzania nuk duhet të shkaktojë ndryshime të mëdha në sjelljen e të ushqyerit dhe nuk duhet të detyrojë askënd të hajë diçka që nuk i pëlqen. të zhvillohet me perde të mbyllura dhe vetëm në aktin e fundit. Megjithatë duhet thënë se disa ushqime përdoren më shumë se të tjerat. Bëjini vetes këto pyetje: • Për çfarë keni nevojë që të mund të jeni një prind i mirë për fëmijën tuaj? • Çfarë do të ishit të gatshëm të sakrifikonit për të pasur një fëmijë? gjitha lëndët ushqimore të domosdoshme për ruajtjen në mënyrë të përkryer të nevojave tuaja dhe të bebit brenda jush. tabelat dhe kaloritë. apo t’i ktheni momentet e vakteve në fiksime me dietat. duke kërkuar nga të tjerët mbështetje apo ndihmë për kryerjen e punëve të shtëpisë apo për zgjidhjen e problemeve të tjera (që kanë të bëjnë me marrëdhëniet familjare) që dalin gjatë shtatzanisë. Ndalohet rreptësisht marrja e tabletave dobësuese gjatë shtatzanisë. Për arsye financiare.KUJDESI PARA LINDJES 25 juaj? • A jeni trajtuar ju nga nëna juaj ashtu sic do të kishit dëshiruar? • Cilat janë frikërat tuaja? Merrini seriozisht nevojat tuaja. Nëse para shtatzanisë ju keni qenë nën dieta të veçanta apo vegjetariane. USHQYERJA GJATË SHTATZANISË P adija bën që “drama” e shëndetit gjatë shtatzanisë. sepse sjellin keqformim të bebit. aktor i së cilës është edhe ushqimi.

mundësisht pa sheqer (200 kal) • Vaj për gatim dhe për sallatë (200 kal). MUAJI I PARË Nëse ju gjatë jetës normale keni nevojë të merrni 2150 kalori për një ditë. kripërat minerale dhe uji. gjatë shtatzanisë kjo rritet në + 150 kalori në tremujorin e parë dhe në + 300 për pjesën e mbetur të shtatzanisë. Secili nga këto produkte është i domosdoshëm për jetën dhe shëndetin e çdo njeriu. yndyrnat. Përbërësit bazë të një diete ushqimore të mirë janë proteinat. në tremujorin e parë ju duhen 2300 kalori. E thënë më thjeshtë. (Shihni tabelën në faqen tjetër) . Në tre muajt e parë ju duhet të përdorni në ditë: • 100 gr mish (300 kal) • 100 gr bukë (270 kal) • 100 gr makarona (340 kal) • 200 gr perime (160 kal) • 200 gr fruta të freskëta (180 kal) • 50 gr djathë (200 kal) • • • • Një gotë kos (100 kal) Një gotë qumësht (130 kal) 50 gr sheqer (180 kal) 30 gr marmalatë ose reçel. vitaminat. dhe në muajt e tjerë rreth 2450 kalori. në çfarëdo faze të zhvillimit që të ndodhet. fibrat ushqimore.26 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. sheqernat.

stafidhe etj. Grupi i dytë (qumështi dhe bulmetrat) Këto janë ushqime të gatuara nga vetë nëna natyrë. të ngrira ose të konservuara. sallatë jeshile.KUJDESI PARA LINDJES 27 Grupet e prodhimeve ushqimore Grupi i parë (mishi. kajsi. portokalle. dhe vitaminat e kompleksit B. Grupi i tretë (buka. • Të gjitha llojet e frutave të freskëta ose të ngrira si mollë. . mish pule dhe peshk. Për shembull: • Të gjitha llojet e perimeve të freskëta. drithërat për mëngjesin (për shembull Cornflakes). dardhë.orizi. peshku dhe të tjera) • Të gjitha llojet e mishit për shembull lope. • Të gjitha llojet e lëngjeve pa sheqer. të frutave (lëng frutash 100% i pastër). • Të gjitha llojet e perimeve që përdoren për sallatë si domate. janë produkte që përmbajne yndyrna. pjepër etj. banane. Grupi i katërt Vaji. presh. janë produkte ushqimore që përmbajnë calcium. I tille është qumështi. jane produkte ushqimore që përmbajnë sheqerna. gjalpi. dhjami dhe margarina. janë prodhime që përmbajnë disa lloje vitaminash (veçanërisht vitaminë C) dhe kripëra minerale. speca. për shembull karrota. Kujdes: Konventa Europiane e Ushqimit ka ndaluar përdorimin e organeve të brendshme të kafshëve për arsye sigurie. vitaminë D. bizele. kosi. si dhe të gjitha llojet e grurit ose thekrës. Këto janë prodhime që përmbajnë proteina të cilësisë së lartë. • Të gjitha llojet e bathëve të thara si për shembull fasule. disa lloje vitaminash (veçanërisht A dhe D) Grupi i pestë (frutat dhe perimet) Agrumet dhe të gjitha llojet e frutave dhe të perimeve të freskëta. patatet. i cili është i vetmi prodhim i destinuar nga natyra për të qenë ushqimi i kafshëve (gjitarëve) dhe njeriut. gjiza. spinaq. drithërat dhe patatet) Orizi dhe grupi i produkteve ushqimore me origjinë nga drithërat. proteina të cilësisë së mesme. Këtu hyjnë: Buka. duke përfshirë edhe peshkun në konservë. thjerëza. sheqerna. lakër etj. qengj. hekur. • Të gjitha llojet e frutave të thara si fiq. mish i grirë qoftesh. mëlçi. kastravec. veçanërisht acide yndyrore. makaronat. vitamina të grupit B. Qumështi dhe të gjitha llojet e bulmetrave si djathi. proteina të cilësisë së lartë dhe vitamina të grupit B.

duhet që gradualisht të grumbulloni sendet e dobishme dhe të shmangni mbledhjen e sendeve të padobishme dhe të panevojshme. por bashkëvepron dhe e “ndjen” se çfarë ndodh përreth (dëgjon zërat.28 2 Çfarë duhet të dimë që para lindjes? F ëmija mund të dëgjojë duke filluar nga java e 28-të e shtatzanisë (ose muaji i 7-të). OSE TË BËJMË GATI Tryeza e ndërrimit të fëmijës (mundet dhe ta merrni hua tek ndo- një shoqe që ka lindur më parë) Karroca me të cilën do të filloni shëtitjet me bebin tuaj. zhurmat. Atëherë flitini fëmijës. Së fundi. ndjen dhimbje dhe ka ndjenjën e ekuilibrit).) Para së gjithash. Pastaj bëni gati vendin ku do të rrijë dhe jetojë fëmija. (Një kuriozitet: shija e ushqimit që nëna ha gjatë kësaj periudhe do të jetë dhe shija e preferuar e fëmijës më vonë. lexoni dhe mësoni përmendësh faqet e librit që flasin për ushqyerjen me gji. ÇFARË DUHET TË BLEJMË. gjërat që vërtet ju nevojiten janë shumë pak. tingujt. në këtë mënyrë e nxisni inteligjencën e bebit tuaj. Mund të përdoret sapo ka lindur fëmija dhe . thirreni në emër (nëse se i keni vënë një emër): mos t’ju duket e çuditshme. korja e trurit është zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme për të njohur zërin e nënës së vet: ai nuk është më pasiv. Pikërisht në këtë periudhë të jetës. Mos u ndikoni nga ato që lexoni dhe shihni në çdo lloj reviste dhe reklame. Xhepi i kangurit.

5 cm është i dobishëm. Për shembull fëmija që do të lindë është mashkull. kur fëmija mbahet para.ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES 29 A doni ta dini sa i gjatë do të bëhet? Atëherë.5 cm. Anët e krevatit duhet të respektojnë një distancë jo më të madhe se 11 cm (kaq është diametri i kokës tek i porsalinduri). gjatësia e tij mund të lëkundet dhe djali në këtë rast mund të jetë më i shkurtër ose më i gjatë nga ky parashikim: Gjatësia maksimale e djalit = gjatësia e përafërt e tij + 5. kurse gjatësia maksimale apo minimale do të jetë: Gjatësia maksimale e vajzës = gjatësia e përafërt e saj + 5. Megjithatë. atëherë: Gjatësia e përafërt e saj = gjatësia mesatare e prindërve – 6. femër apo mashkull. sepse përndryshe rrezikohet që koka e fëmijës të ngecë midis ndarjeve të anëve të krevatit. Gjatësisë mesatare të prindërve i shtohen ose i hiqen disa cm. Kjo karrike mund të shërbejë edhe për të shëtitur fëmijën ose për ta lënë të flejë aty. Ka disa modele që mund të shërbejnë për mbajtjen e fëmijëve të lindur parakohe.5 cm Nëse fëmija që do të lindë është femër. Ajo është e përshtatshme sepse zakonisht fëmija ndihet më i . por mbi të gjitha përforcon lidhjen fizike të fëmijës me prindin. kur fëmija rri mbrapa në makinë dhe deri në moshën 10 vjeçare. Mund të përdoret qysh në shëtitjen e parë që bën bebi.5 cm. Krevati i fëmijës duhet të jetë të paktën 110 cm.5 cm Gjatësia minimale e djalit = gjatësia e përafërt e tij – 5. Jo vetëm është i rehatshëm dhe thjeshton lëvizjet e të rriturit. sepse do të shërbejë derisa fëmija të vejë 4-5 vjeç. Më e sigurt është të mbahet fëmija mbrapa. në varësi të seksit të fëmijës.5 cm Gjatësia minimale e vajzës = gjatësia e përafërt e saj – 5. Ndenjësja (kolltuku) e fëmijës kur shëtitet me makinë: mund të përdoret deri në moshën 4 vjeçare. bëni llogaritjet e mëposhtme: Mblidhni gjatësinë e të 2 prindërve në cm dhe pastaj pjesëtojeni me 2: (gjatësia e babait + gjatësia e nënës) : 2 = gjatësia mesatare e prindërve. përsa kohë ia lejojnë përmasat. E vetmja gjë duhet mbajtur parasysh është se duhet të zgjidhet në përpjesëtim me peshën e fëmijës. atëherë: Gjatësia e përafërt e tij = gjatësia mesatare e prindërve + 6.

i duhet përgjigjur sipas nevojave dhe nuk duhet të lihet që të qajë. sepse nëqoftëse fëmija e përdor. mund të fillojë vetëm pas muajit të gjashtë. por edhe në të cilin harxhimi i energjive dhe i oksigjenit është më i ulëti. Rrobat e fëmijës është mirë të jenë prej pambuku dhe jo prej leshi. fëmija duhet të kuptojë se nëqoftëse ai do. në fillim të jetës së bebit. Themi për interfonin që nuk është një mjet i domosdoshëm. Në fakt. Rrobat. sepse fëmijët e vegjël nuk djersijnë dhe nuk e kontrollojnë dot vetvetiu temperaturën trupore (nxehen kollaj nga veshja e trashë). Panolinat (pampersat .pelenat me një përdorim) duhet të blihen në njëfarë sasie për t`i pasur gjithmonë gati. kini parasysh se pesha mesatare e një fëmije është rreth 3. Çfarë nuk duhet të blejmë? Rrethorja. domethënë përkulet me bark për- . Interfoni. nëna duhet të shkojë së bashku me fëmijën e vet). si do të shohim edhe më tej. Kur ka mundësi. Është mirë që të merren trup (bluzë dhe tuta bashkë) dhe që mbërthehen e zbërthehen kollaj (fëmijës nuk i pëlqen veshja dhe zhveshja – atij i pëlqen më shumë të rrijë lakuriq). domethënë kur qan merret vesh se çfarë kërkon. Për këtë arsye sa herë që fëmija qan.3 kg. mëson të drejtojë rrethoren. Ky është një pozicion në të cilin ai jo vetëm qetësohet. në vend që të mësojë të ecë. Por përveçse fëmija sigurohet. Të mësuarit e fëmijës të flejë vetë dhe në dhomën e vet. që nëna dhe fëmija të mos ndahen nga njeri-tjetri. Nuk është e këshi llueshme. Ai nuk e di që kur qan dhe dera është e mbyllur. në këtë rast ai ndihmohet në zhvillimin psikologjik. gjatësia mesatare në lindje është rreth 50 cm dhe rrethi i kokës afërsisht 35 cm. Ato nuk duhet të jenë tepër të trasha. sepse supozohet dhe në fakt kështu duhet. pra lejon një kontroll me anë të zërit. pse duhet të lihet fëmija vetëm në dhomë? Fëmija i porsalindur e ndjen shumë mungesën e kontaktit të ngushtë fizik dhe do të rrijë gjithmonë ngjitur me trupin e nënës (edhe në banjë. Është një mjet i dobishëm por jo i domosdoshëm. të fëmijës që rri në dhomën e vet.30 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. nëna e vet nuk vjen se nuk e dëgjoi: kështu tek ai mund të krijohet bindja se nuk arrin të kuptohet. Lidhur me madhësinë e rrobave. mund të kushtëzojë mjedisin. MUAJI I PARË qetë kur mbahet në pozicionin me duar dhe këmbë të mbledhura (si ka ndenjur në bark të nënës). Ai lejon që të dëgjohen të qarat e fëmijës kur ai është në dhomë vetëm. kur fëmija ndihet i sigurt dhe ka fituar besim tek bota që e rrethon.

prandaj ju vjen për mbarë ta keni afër. . sepse fëmijën duhet ta peshoni të zhveshur. Normalisht do t`ju duhen 2-3 çarçafë për vete dhe të paktën 2 çarçafë të vegjël për fëmijën tuaj. përsëri nuk është e nevojshme që të bleni sterilizuesin. Kini parasysh që afër kësaj tavoline ose në sirtarët që vetë tryeza e gatshme mund të ketë. Gjithsesi.ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES 31 para dhe ecën me majat e gishtave. Së pari qëllimi juaj kryesor dhe i vetëm duhet të jetë ushqyerja me gji. Biberonat. Me kohë fëmija nuk e harron këtë mënyrë lëvizjeje dhe kur rritet. Sidoqoftë në treg ka të gatshme. Ndonjëherë mund të merren në spital edhe çarçafë të vjetër. zgjidhni një kënd të shtëpisë që ju pëlqen më shumë. Përgatitni një cep të shtëpisë për të vendosur tryezën e ndërrimit të fëmijës. Ka maternitete që nuk lejojnë veshjet personale. të formave dhe përmasave të ndryshme. interesohuni qysh më parë. dhe çdo gjë që mund t`ju duhet për ushqyerjen artificiale. bluzat. ose poltronë të rehatshme. që në radhë të parë ju të rehatoheni (pra zgjidhni një kolltuk. veçanërisht kur keni merak për pastërtinë. Çfarë të marrim me vete në maternitet? Duhet përgatitur një çantë me gjëra që duhet për të veshur fëmijën që sapo ka lindur: panolina. që të mos ju shqetësojnë. qoftë dhe për fëmijën. Biberon i rremë. vazhdon të ecë me majat e gishtave. gjejini një vend aty afër. këpuckat etj. Zakonisht në të gjitha maternitetet lejohen tashmë rrobat personale. mjetet e tualetit dhe të pastrimit të fëmijës. Është shumë e rëndësishme kur ushqeni me gji. ju duhet të mbani teshat që ju nevojiten për ndërrimin e fëmijës. Gjithashtu do t’ju nevojitet një veshje. Sterilizuesin e biberonave dhe kompletin për ushqyerjen artificiale. kapuçi prej pambuku. çorapet. për çastin kur do të dilni nga materniteti. shishet. Ky vend duhet të jetë larg telefonit dhe televizorit. Fëmijën mund ta vini në gji ku të doni. Vendi ku do t`i jepni gji fëmijës. Nuk është e thënë që patjetër ta bleni. nëse vërtet keni arsye të forta për të ushqyer artificialisht fëmijën dhe e keni biseduar gjithçka me mjekun tuaj pediatër. Çfarë të bëjmë gati në shtëpi? Këndi i ndërrimit të fëmijës. Nuk është i domosdoshëm. Nëse keni gjetur ose blerë një peshore për peshimin e fëmijës. për ta rregulluar në pjesën e shtëpisë që e keni përzgjedhur për të ushqyer fëmijën). sepse mund edhe ta sajoni. mund t’i sterilizoni në çfarëdo lloj kusie. qoftë për nënën. Por për të krijuar një atmosferë më të këndshme. Sidoqoftë.

ose cope të trashë (duhet të lahen shpesh) çfarëdolloj materiali. apo pendë JO Mobiljet PO JO Krevati Jastëku PO JO PO JO Çarçafët dhe kuvertat Batanijet Dysheku PO JO PO JO PO JO PËRGATITJA PËR LINDJE L indja përbën kulmin e periudhës së shtatzanisë. të cilën e keni pritur me padurim. ose me kashtë apo xunkth 110 cm i gjatë. por me sipërfaqe të lëmuara dhe lart nga toka. mermeri. në mënyrë që dyshemeja të mund të lahet pa vështirësi modelet që mbështeten në tokë. duhet të lahen shpesh) më mirë pa to.32 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. vendosni grila plastike. me lesh pambuku. sepse krijon lagështirë dhe myk pllaka qeramike. anësoret jo më shumë se 11 cm i përkundshëm jo më shumë se 2 cm i lartë dhe me material sintetik hipoalergjik (kundër alergjive) i lartë. po qe se nuk bëni dot pa to. MUAJI I PARË Si duhet të jetë dhoma e fëmijës? Muret PO JO Dyshemeja PO JO Perdet PO vendosni postera. linoleumi dhe dërrasë moket dhe tapet (po të vendosen. Ky moment nuk matet me sekonda. ose perde najloni ose pambuku (duhet të lahen shpesh) jo perde damasku. nga 6 deri . ose lino me pendë (të patës) me material sintetik me lesh Të gomuara me lesh. por me orë. fotografi të gëzueshme dhe shumëngjyrëshe letër muresh. është kurorëzimi i gjithë kujdesit të treguar për nëntë muaj me radhë dhe është momenti kur ju do të shihni fëmijën tuaj.

por gjithmonë kur ka mundësi të kontaktoni me një personel shendetësor. pa pasur nevojë të shtroheni ne spital. por ato që presin të bëhen nëna për herë të parë janë të shqetësuara nëse do të dinë t’i njohin shenjat e para të aktivitetit të lindjes në kohën e duhur. I vetmi rrezik është mundësia e infeksionit nga poshtë-lart. për t`ju dhënë idenë e mirë që këto nuk përjetohen vetëm me dhimbje. në ditët e fundit para lindjes kanë një ndjenjë rëndimi në fund të barkut. Plasja e ujrave Fëmija juaj rrethohet nga një cipë brenda mitrës. Si ta kuptoni se akti i lindjes po afron? Përvoja e çdo gruaje është e ndryshme. Nëse ju jeni të përgatitura. urinojnë shpesh dhe në sasi të pakët. Kontraksionet mund të fillojnë si një forcim i barkut. Përveç kësaj tape. kjo përbën shenjë alarmi dhe ju duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut apo mamisë që keni më pranë. Shenjat që tregojnë se lindja është pranë Gratë shtatzëna shpesh herë tremben kur dallojnë një si “tapë” të trashë. Nëse kalojnë këto 24 orë dhe nuk fillojne kontraksionet. gjë që mund të ndodhë në rastet kur mungon higjena vetjake. duhet të drejtoheni menjëherë në spital dhe të kërkoni ndihmë të kualifikuar. gratë shtatzëna. dhe ndodh të bëjnë gjumë të çrregullt. Ky nuk është moment për t’u alarmuar. këto orë nuk do t’i përjetoni me shumë ankth. pa bërë ndonjë sforcim dhe mund të jetë ditën ose natën. Një grua mund të qëndrojë edhe 24 orë. Në momentin që afrohet aktiviteti i lindjes. i shoqëruar me ndjenjë rëndimi në . e cila përmban ujë. por sidoqoftë duhet të vihet në dijeni mjeku (kjo shprehje ka vend kur bëhet fjalë për fundin e shtatzanisë). ndiejnë shpesh nevojën të shkojnë në tualet. madje mund të jetë në gjumë. të perzier edhe me copëza gjaku t’u dalë nga vagina. Kontraksionet Do t’i quajmë kontraksione dhe jo dhimbje. dhe pa ndonjë rrezik. i domosdoshëm për rritjen normale të bebit.ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES 33 në 12 orë. Nëse këto lëvizje numërohen më pak se 12 për kohën që u përmend më sipër. pa pasur kontraksione. ky xhep ujrash çahet dhe gruaja ka rrjedhje uji nga organet seksuale. Kjo nuk ka përse t’ju trembë. Është shumë e rëndësishme që nëna në këtë fazë të numërojë lëvizjet e bebit të saj gjatë kohës që ajo është zgjuar. me ujra të plasura. Pra mund të pritet deri në 24 orë. nëse përdor peceta sterile. por tregon se për 24 ose 48 orë do fillojë aktiviteti i vërtetë i lindjes dhe quhet “tapa mukoide”. pa ndjerë kurrfarë dhimbje.

Në këto momente partneri apo një njeri i afërt i familjes mund t‘ju japë një ndihmë të mrekullueshme duke ju fërkuar mesin. Pra çdo pozicion që ju bën të ndiheni mirë. Me kalimin e kohës kontraksionet afrohen me njëra tjetrën. kjo bën mirë për të shtyrë poshtë kokën e bebit. dhe në të njëjtën kohë i jep më shumë oksigjen bebit. Sado mirë të jeni përgatitur për lindjen. Në fillim të kontraksioneve mund të qëndroni ulur “në bisht”. i cili në momentin e kontraksionit ka më shumë nevojë për të se në çdo moment tjeter. Ndërkohë nëse lëvizni në këmbë gjatë intervalit. Në fillim të kontraksionit filloni të merrni frymë thellë. Ju mund ta matni vetë kohëzgjatjen e tyre dhe sa është intervali ndërmjet tyre. apo edhe me shtrëngime të mesit. ka të njëjtin efekt. Ato perceptohen mjaft të durueshme nga gruaja dhe kanë karakteristikë që mbarojnë për disa sekonda dhe ripërsëriten çdo 20 apo 30 minuta. ulur në karrike. sepse e kalon dominancën e trurit në tjetër qendër. Kjo lloj frymëmarrjeje ndihmon në kalimin më të lehtë të kontraksionit. është i favorshëm. Mundeni edhe të vendosni gjunjët në krevat dhe kokën në një pirg jastëqesh. muskujt e barkut forcohen më shumë. se boshatisja e fshikëzës së urinës ndihmon daljen e bebit (ose nuk e pengon atë). mund t`ju bëjë të ndjeni frikë dhe pasiguri. nëse kjo gjë ju lehtëson. duke marrë frymë me gojë dhe duke e nxjerrë po me gojë. Ky është momenti kur prania e partnerit ju ndihmon mjaft dhe ju bën të ndiheni më mirë. Këto kontraksione bëjnë të mundur hapjen e qafës së mitrës. Gjatë kësaj faze gratë mund të jenë më të shqetësuara. MUAJI I PARË fund të tij. ju ndihmon në kalimin më lehtë të kontraksionit dhe sidomos nëse edhe partneri bën të njëjtën frymëmarrje me ju. në këmbë. Edhe frymëmarrja e bërë në mënyrën si u përshkrua me sipër. rrallë. dhe perceptohen më të dhimbshme nga gruaja. të kenë ndjenjën e të vjellit dhe humor të . Mënyra e frymëmarrjes gjithashtu mund t‘ju ndihmojë mjaft. Pozicioni që mund të mbani Jeni të lira të zgjidhni pozicionin në të cilin e ndjeni veten më komode dhe ndjeni më pak dhimbje. ose të njëjtën gjë mund ta bëni me hundë. zgjasin më shumë deri në 60 sekonda (maksimumi). Mund të qëndroni të mbështetur te partneri dhe ai t`ju fërkojë mesin apo shpatu llat.34 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. ndjenja se trupi juaj është përfshirë në një proces që ju nuk e kontrolloni dot vetë. apo shtrirë anash. Në fazën kur kontraksionet bëhen më të afërta (deri çdo një minutë). gjë që ndodh shumë gradualisht (norma është 1cm hapje në orë) dhe janë të pavullnetshme. nëse ndjeni nevojën për të urinuar është mirë të shkoni në tualet.

Në qoftë se ndiheni mirë në pozicionin shtrirë. duke krijuar mundësi për ndonjë rrjedhje gjaku në fetus. ecur. por mund të ushtrojë shtypje në enët kryesore të gjakut. kthehuni majtas e djathtas. duke bërë anime të legenit herë pas here.megjthëse kjo varion nga njëra grua në tjetrën. Përpiquni të uleni pothuaj tërësisht në pozicion vertikal. Figura 1. duke u mbështetur me kurriz në krahët e ndihmësit tuaj.ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES 35 Qëndrimi në këmbë këshillohet në procesin e fillimit të dhimbjeve të lindjes. Pozicioni që mund të mbani gjatë paralindjes. ose ulur (në një karrige lëkundëse ose në krahët e burrit tuaj) Studimet tregojnë se pozicionet vertikale mund të zvogëlojnë periudhën e dhimbjeve të lindjes nëpërmjet zgjerimit dhe zbritjes së fëmijës . . Flisni me mjekun paraprakisht mbi mundësinë e qëndrimit të paktën pjesërisht në pozicionin vertikal gjatë lindjes: në këmbë. Pozicioni i shtrirë me kurrizin poshtë jo vetëm ngadalëson procesin e dhimbjeve të lindjes.

sepse ajo ka një ndjenjë të fortë të të shtyrit poshtë. Koka. Gruaja këtë fazë e ka më të lehtë edhe pse kontraksionet janë çdo 1 minutë dhe zgjasin 60 sekonda. këtë herë pa dhimbje. e cila del disa minuta (deri në 30) mbas lindjes. Po u bë më parë se duhet. c. lindja mund të konsiderohet e kryer dhe ju mund t’i gëzoheni tërësisht fëmjës suaj. ku gëzimi përzihet edhe me lotët. duke përdorur muskulaturën e barkut. ose ajo që quhet hapje e plotë. Duket maja e kokës. Më pas. E përsëris që prania e partnerit e lehtëson gjendjen dhe duhet të dini që kjo fazë zgjat 30 minuta ose pak më shumë. e cila vlerësohet nga personeli mjekësor deri kur do të quhet normale. në mënyrë që ai të ndiejë afërsinë e nënës deri në lëkurë. Në këtë moment provoni një ndjenjë çlirimi fizik dhe psikologjik të veçantë. i cili mund të jetë në kurriz. b. ka dalë jashtë.36 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Është ai që do të vendosë kur është momenti që duhet shtyrë. Gjatë kësaj kohe ju humbisni një sasi gjaku. qafa e mitrës është hapur plotësisht dhe koka e bebit ka filluar të shtyjë në kanalin e lindjes (vaginën). MUAJI I PARË keq. Po të gjeni pozicionin e duhur dhe me ndihmën e partnerit. Nga ana tjetër kjo është një fazë kur gruaja e ndjen veten të nevojshme sepse duhet edhe ndihma e saj e vullnetshme gjatë çdo kontraksioni për të shtyrë poshtë. Nëse në këtë moment ndjeni nevojën për të shtyrë poshtë. aktiviteti i lindjes mund të zgjasë më shumë. mbasi mjeku sigurohet që placenta ka dalë e plotë. qafa e mitrës është holluar. mos e bëni pa marrë mendimin e mjekut. Pjesa tjetër e lindjes do të vazhdojë qetësisht. t´ju duket më e lehtë. anash apo ndenjur. çdo gjë do . Por lindja nuk quhet e përfunduar derisa nuk ka dalë ende placenta. d. Pozicioni që mund të merrni është ai që ju krijon mundësinë të shtyni më mirë. FAZA E DYTË E LINDJES K jo fazë fillon kur hapja e qafës të mitrës ka arritur 10 cm. a. gjë e cila shumë gra i lehtëson. pjesa më e gjerë e bebit. duke e vënë menjëherë në gji. vetëm për të ndihmuar daljen e saj. por ende nuk është hapur. Momenti i shumëpritur tani është shumë pranë dhe ju shpejt do të keni mundësinë të shihni fëmijën tuaj dhe ta mbani në gji. E gjithë periudha është 30 minuta deri në një orë (tek gratë të cilat lindin për herë të parë). Për të realizuar daljen e placentës do t´ju duhet të shtyni përsëri.

Qafa e mitrës është hapur plotësisht dhe koka e fëmijës ka filluar të shtypë kanalin e lindjes (vaginën). Koka. 3.Qafa e mitrës është holluar deri diku por nuk ka filluar të hapet.ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES 37 1. . Fazat e lindjes. Pjesa tjetër e trupit del shpejt dhe pa shumë dhimbje. pjesa më e gjerë e bebit ka dalë jashtë. Figura 2. bebi zakonisht kthehet dhe ndërron pozicion gjatë dhimbjeve të lindjes. 4. 2. Për të lejuar diametrin më të ngushtë të kokës së fëmijës të kalojë përmes legenit të nënës.

ndjenjat e ankthit. por duket se gratë janë më të ndjeshme psikologjikisht ndaj problemeve për gjatë javës dhe muajit të parë pas lindjes. ataket e panikut (gjendje ankthi shumë e fuqishme) dhe aktiviteti i tepërt ose i pakët janë shumë të zakonshme. janë më të rrezikuara. MUAJI I PARË DEPRESIONI PAS LINDJES SI TA PËRBALLOJMË? D epresioni pas lindjes prek rreth 10% të grave për pothuajse një jave pas lindjes. ndërsa shtatzania dhe lindja veprojnë si faktorë stresues shtesë. Çrregullimi shoqërohet me gjendje jo të mira humori dhe shpesh shoqërohet me lëvizje të tij (humorit). Meqenëse është një çrregullim i zakonshëm. nëna mund të jetë e çorganizuar dhe ajo nuk mund të kujdeset për veten dhe për fëmijën. që nuk krijojnë varësi për një periu-dhë prej një jave deri në një muaj. por pagjumësia. Gratë të cilat kanë pasur probleme të mëparshme psikologjike. Më fort këtë goditje psikologjike e përjetojnë më tepër gratë të cilat kanë një shtatzani të paplanifikuar. mos u druani t’i tregoni familjes dhe miqve. ato me mbështetje të ulët sociale. Për shqetësime më të zgjatura kërkohet këshillim psikologjik.38 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Çfarë e shkakton depresionin pas lindjes? Shkaqet e depresionit pas lindjes nuk janë fort të qarta. Përfundimisht. mjekut tuaj apo infermieres që keni nevojë për ndihmë. Mbështetje praktike: • Nëse ndjeni që nuk mund ta përballoni “problemin”. vetëm gjysma e grave ndiejnë nevojën e ndihmës mjekësore. Edhe vetë këta faktorë mund të shkaktojnë depresion. përmes një trajtimi mjekësor. Një numër shumë i vogël nënash kanë nevojë për një trajtim më intensiv në spital. Mjekimi zakonisht jepet me tableta kundër depresionit. Cilat janë mënyrat e mundshme të trajtimit për depresionin pas lindjes? Shenjat e lehta mund të mund të zhduken brenda një periudhe një javore. Cilat janë shenjat e depresionit pas lindjes? Shenjat janë të ndryshme. humbja e oreksit. Nëna mund të ndihet e shqetësuar apo fajtore dhe mund të shprehë shqetësime të pazakonta për veten dhe për fëmijën. apo që vijnë nga familje me një prind etj. Këto ndryshime të shpeshta dhe të zgjatura të humorit nuk duhet të ngatërrohen me eksperiencën e mrekullueshme të nxjerrjes në jetë të një foshnjeje. . psikoterapi dhe mjekim.

ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES

39

• Të merrni një kujdestare apo një të afërm për pak orë në ditë, që të mund t’ju ndihmojë. • Përpiquni të mos shqetësoheni për punët e shtëpisë dhe të mos shpenzoni shumë kohë për to. • Kërkojini bashkëshortit/partnerit tuaj, familjes apo miqve që t’ju japin ndihmë. Shëndeti dhe mirëqenia juaj janë shume të rëndësishme. • Duhet të përpiqeni të hani në mënyrë të balancuar, pak dhe shpesh, të pini shumë lëngje, sidomos nëse keni probleme me frymëmarrjen. Nëse është përjetuar depresion pas lindjes së parë, a mund të ndodhë që të përsëritet? Nëse keni kaluar një depresion pas lindjes së parë, mundësia për ta përjetuar atë përsëri është 1 në 5

raste (sipas disa studimeve). Duke qenë e informuar dhe kur e di se çfarë mund të ndihmojë për një trajtim të mirë, është më e thjeshtë të identifikosh dhe ta zgjidhësh problemin. Shtatzania, lindja e fëmijës dhe paslindja përbëjnë një periudhë ndryshimesh të mëdha psikologjike dhe fizike te gratë. Gjatë gjithë kësaj kohe ato e kanë të nevojshme të bëjnë kujdes për veten por edhe të mbështeten nga të tjerët për të përballuar ndryshimet fizike, si dhe ato emocionale që shkaktohen nga shtatzania, lindja dhe paslindja, të cilat përbëjnë një ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre. Suksesi i mbështetjes së të tjerëve gjatë gjithë këtyre fazave varet nga kujdesi fizik dhe emocional i vazhdueshëm i gruas për veten.

40

3 Lindja

BEBI LINDI - PO TANI?

S

apo fëmija lind, ai duhet të fshihet me një pelenë të ngrohtë, derisa të pihen krejtësisht ujrat dhe gjaku. Ndërkaq është prerë kordoni i kërthizës, pastaj fëmija

mbulohet me një pelenë tjetër të ngrohtë dhe vendoset mbi bark të nënës. Sipas rastit, mundet që fëmija të vendoset mbi një tavolinë ngrohëse të posaçme dhe pasi janë kry-

Çdo pozicion është i rehatshëm

Figura 3. Sigurohuni që të mos bllokoni hundën e vockël të bebit tuaj.

LINDJA

41

Bebi dhe gjiri - një dyshe perfekte për ushqyerje
Gjendra e qumështit

Areola

Gjuha

Sigurohuni që gjatë ushqyerjes bebi të ketë në gojë të gjithë aureolën (pjesa rrotull thithit) dhe jo vetëm thithin e gjirit. Vetëm në këtë mënyrë qumështi mund të thithet mirë dhe pa dhimbje.

Figura 4. Bebi ndihet shumë mirë në gjirin e nënës. er veprimet e mësipërme, i jepet nënës. Ndonjëherë mundet që të pastrohen me anë të thithjes lëngjet e gojës dhe të hundës të fëmijës. Fëmija kërkon menjëherë nënën. Pak minuta pas lindjes, fëmija fillon të hapë gojën, sikur kërkon diçka dhe hap sytë. Njëkohësisht fillon të drejtohet për nga nëna dhe vepron kështu sepse instiktivisht kërkon nënën e vet. Kjo do të thotë që fëmija ndihet më mirë kur është afër nënës. Për këtë arsye, kërkojini personelit që t`jua sjellë fëmijën pranë, sapo ka lindur. Kjo është një mënyrë për ta filluar jetën ashtu si duhet! Fëmija duhet të mbrohet nga të ftohtit. Që nga momenti që ka lindur dhe në vazhdim, fëmija duhet të mbrohet nga të ftohtit. Në fakt, duke qenë ende i paformuar, i porsalinduri mund të humbasë shpejt temperaturën trupore. Temperatura e ulët trupore, në se nuk trajtohet, bëhet shkak jo vetëm për sëmundjeje, por edhe për dëmtimin e fëmijës. Për këtë arsye është

42

PJESA I

SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

thelbësore ruajtja e një temperature normale trupore. Temperatura trupore mund të ruhet: (1) duke e mbajtur ngrohtë fëmijën (kontakt të drejtëpërdrejtë lëkurë me lëkurë të nënës me fëmijën, temperaturë të përshtatshme të mjedisit, veshje të ngrohta, inkubator, ngrohës etj.). (2) duke e ushqyer, domethënë duke e vënë sa më herët që të jetë e mundur në gji, (3) duke shmangur rrymat e ajrit (hapjet dhe mbylljet e shpeshta të dyerve dhe dritareve). Kujdesuni që bebi të mos të fusë në gojë vetëm thithin, por dhe një pjesë të të zezës së gjirit (aureolës). Kërthiza. Një nga veprimet që bëhen në sallë të lindjes, është prerja e kordonit dhe kujdesi për të. Kërthiza pritet rreth 3 cm larg nga lëkura dhe pastrohet me alkol 70°. Kërthiza duhet të mbahet e thatë. Pikat në sy. Pasi ka kaluar rreth 1 orë nga lindja, fëmijës i hidhen në sy pika të eritromicinës (kolir 1-2%), ose të tretësirës ujore të betadinës (2.5%). Mund të përdoret edhe pomada e teranit ose koliri i nitratit të argjentit. Pikat në sy janë një veprim që duhet të kryhet domosdoshmërisht pas lindjes së një fëmije, për të parandaluar infeksionin e syve. Temperatura e përshtatshme e mjedisit. Menjëherë pas lindjes,

duhet të ruhet një temperaturë e mjedisit rreth 24° C, kurse në shtëpi është e mjaftueshme një temperaturë rreth 20° C. Fëmija me nënën nuk duhet të ndahet. Kur nuk ka ndonjë arsye të fortë, gjithmonë kërkoni ta keni fëmijën pranë. Ja se cilat janë përparësitë kryesore të këtij veprimi: • Nëna shijon (sheh dhe prek) frutet e mundit të saj. • Krijohet menjëherë një lidhje midis nënës dhe fëmijës. • Nëna ngroh me trupin e vet edhe atë të fëmijës. • Duke e vendosur në gji, nxit prodhimin e qumështit të vet. • Fëmija ndihet mirë sepse dëgjon një zë që e njeh (fëmija dëgjon zërin e nënës qysh nga java e 28-të e shtatzanisë), paçka se pak më ndryshe. Në orët e para pas lindjes, megjithëse fëmija duket pak si i përgjumur, në fakt është mjaft i vëmendshëm ndaj asaj që ndodh përreth tij. Ky raport me mjedisin është shumë i rëndësishëm, sepse krijon dhe bazat e para të marrëdhënieve në vijim me nënën dhe babain e vet. Fëmija i porsalindur i kushton shumë më tepër vëmendje fytyrës njerëzore, ajo e tërheq më shumë. Mos mendoni se fëmija i vogël nuk sheh, nuk dëgjon, ose nuk ndjen. Ai është në gjendje të shijojë dhe të ndiejë dhimbje, aq sa pakujdesia jonë në këtë drejtim mund të ndikojë jo mirë në rritjen

LINDJA

43

e tij dhe mënyrën sesi do ta përballojë stresin në të ardhmen. Por mos u fusni në siklet nga kjo: nuk është nevoja të sforcoheni apo të bëni ndonjë gjë të veçantë: shumë thjesht merreni fëmijën në krahë, përkëdheleni dhe mos lejoni të tjerët të kujdesen për të, kur keni mundësi. Edhe kur nuk mundeni, asnjëherë larg syve tuaj (jo për dyshim, por sepse me siguri, fëmija juaj, ndihet më mirë vetëm pranë jush). A ka nevojë i porsalinduri për të atin? Kur një fëmijë lind, vëmendja e të gjithëve është e përqëndruar tek ai dhe nëna. Zakonisht babai ndihet i lënë pas dore ose i përjashtuar. Aq sa është e rëndësishme lidhja nënë-fëmijë, po aq është edhe lidhja me babain. Shumë shpejt pas lindjes edhe babai duhet të sigurojë kontaktin fizik me fëmijën, domethënë kontaktin lëkurë me lëkurë. Në këtë mënyrë fëmija do të njohë erën e trupit të të atit

dhe pas disa javësh kjo erë do t’i ndjellë një gjendje qetësie dhe sigurie. Babai gjithashtu duhet t’i flasë fëmijës, në mënyrë që ai të njohë dhe të dallojë zërin e tij. Në fakt, kur ai i ka folur fëmijës që në bark të nënës, fëmija është në gjendje t’ia njohë zërin menjëherë pas lindjes. Babai duhet të përfshihet edhe në kujdesin e përditshëm të fëmijës; ai duhet ta mbajë atë në krahë, ta ndërrojë dhe të marrë pjesë në bërjen e banjës. Nëse fëmija ushqehet me gji, ai mund ta ushqejë me qumësht gjiri të shtrydhur, të futur në një shishe të pastruar me kujdes. Vlerësimi me pikë sipas Apgar-it. Apgar-i, është një tregues, në bazë të disa “pikëve” që i jepen fëmijës tuaj në lindje. Kjo u përcaktohet të gjithë fëmijëve në minutën e parë dhe të pestë pas lindjes. Pikësohen disa shenja të rëndësishme si frymëmarrjet, rrahjet e zemrës etj. (shih tabelën).

44

PJESA I

SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Pikët që merr fëmija janë nga 0 deri në 10; pak a shumë si puna e notave të shkollës. Sa më e lartë nota, aq më e mirë është gjendja e fëmijës në lindje.

kokës mund të bëhet me një metër të thjeshtë rrobaqepësi. Përmasat normale të rrethit të kokës lëkunden midis 32 – 38 cm për fëmijën e lindur në kohë të vet, por kjo varet nga pesha trupore dhe përmasat e tjera trupore, si rrethi i barkut etj. Fontanela. Në majë të kokës fëmija ka një të zonë të pambuluar nga kockat e kafkës, që quhet fontanela e përparshme. Fontanela e përparshme ka formën e një rombi dhe është me një madhësi rreth 2x2 cm. Në pjesën e pasme të kokës mund të gjendet edhe fontanela e pasme, por madhësia e saj zakonisht është tepër e vogël. Cefalhematoma. Disa orë pas lindjes, në disa raste, në pjesën paraqitëse të kokës formohet një gungë (fryrje), ndonjëherë me përmasa të konsiderueshme, shkaktuar nga dalja e gjakut jashtë enëve, që mund të jenë çarë gjatë procesit të lindjes. Gjaku i derdhur në këtë rast, nuk derdhet jashtë, siç ndodh rëndom kur për shembull presim gishtin, por grumbullohet midis kockës së kafkës dhe indeve që veshin kafkën. Duke qenë se gjaku derdhet gradualisht, për disa orë, edhe masa fillon e bëhet e dukshme pas disa orësh. Më pas gjaku pushon së rrjedhuri, por masa përthithet shumë më ngadalë. Për t`u përthithur duhet të kalojnë nga disa ditë, në disa javë. Kjo gjë ndodh vetvetiu, prandaj dhe nuk ka arsye të frikësohemi dhe të

PAMJA E TË PORSALINDURIT

T

huhet se të porsalindurit janë të gjithë njëlloj. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo bindje krijohet për faktin sepse ata kanë disa tipare të përbashkëta dhe krejt të ndryshme nga një fëmijë më i madh. Pesha mesatare e fëmijëve është rreth 3300 g, por meshkujt peshojnë diçka më shumë se femrat. Normalisht, një fëmijë që lind në kohë të vet dhe mbi 2500 g dhe afërsisht nën 4000 g, konsiderohet i lindur me një peshë normale. Gjatësia mesatare e një fëmije të lindur në kohë të vet, është mesatarisht rreth 50 cm. Kjo gjatësi lëkundet nga 46 – 55 cm, qoftë për femrat dhe qoftë për meshkujt. Koka është e madhe. Nëse e vështrojmë me vëmendje të porsalindurin, bie në sy që koka duket më e madhe në raport me trupin. Në lindje, gjatësia e kokës është sa ¼ e trupit, kurse tek i rrituri ajo është sa 1/8. Rrethi i kokës. Matja e rrethit të

LINDJA

45

alarmohemi, edhe pse përmasat e cefalhematomës janë ndonjëherë të konsiderueshme. Nuk këshillohet kurrsesi që të ndërhyhet për ta zbrazur cefalhematomën, sepse kështu rrezikohet jeta e bebit nga infeksionet dhe ndërlikime të tjera, ndonjëherë vdekjeprurëse. Faqet përmbajnë shumë ind dhjamor që i jep rrumbullakësi fytyrës së të porsalindurit. Goja • Gjuha: mbush pothuaj të gjithë gojën dhe duket më e madhe; mos u shqetësoni, sepse është normale të jetë kështu. • Frenulumi i gjuhës: kjo është një ”lidhëse” që lidh gjuhën me qiellzën. Shpesh herë duket më e shkurtër. Shumë mjekë këshillojnë prerjen e kësaj “lidhëseje”. Nuk duhet prerë, sepse mund të shkaktojë probleme me të folurin. • Pështyma: ende nuk prodhohet. Fytyra është e rrumbullakët dhe nofulla e poshtme është e vogël. Qafa është e shkurtër, si në raport me kokën, ashtu edhe me trungun. Gjoksi është më i rrumbullakët se tek të rriturit. Perimetri i gjoksit lëviz midis 31 -35 cm. Meqenëse nga fundi i shtatzanisë, në gjakun e frutit mbërrijnë të njëjtat hormone, përgjegjëse për prodhimin e qumështit tek nëna, ndodh që

gjinjtë e të porsalindurit të jenë të fryra. Kjo dukuri është më e shpeshtë tek femrat, por ndodh edhe tek meshkujt. Qëllon që nga gjinjtë edhe të rrjedhë një lëng që të kujton qumështin. Sidoqoftë, gjinjtë nuk duhet të shtrydhen dhe as të ndërhyhet, sepse mund të infektohen. Janë të panevojshme dhe kompresat e ndryshme, aq më tepër ato me alkol, sepse mund “ta dehin” bebin. Barku del mbi gjoksin dhe është i madh. Organet seksuale (vagina) tek femra janë zakonisht mishtore dhe mund të paraqesin një lloj lëngu të bardhë, ndonjëherë të ngjyrosur në rozë, që të kujtojnë menstruacionet (quhen menstruacionet e rreme). Janë një dukuri krejt normale dhe ashtu si dhe fryrja e gjinjve shkaktohet prej kalimit të hormoneve të nënës edhe tek fëmija. Tek meshkujt, lafsha është e madhe dhe nuk lejon që gjatë tërheqjes të duket koka e organit seksual të mashkullit. Mund të vërehen ereksione (forcim i penisit) herë pas here dhe kjo është diçka normale. • Madhësia e penisit (organit seksual mashkullor) në lindje është rreth 2 – 4 cm. • Testikujt (kokrrat) duhet të kenë zbritur dhe duken në qesen skrotale. Në ndonjë rast ato nuk duken. Për këtë rast është

46

PJESA I

SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

mirë të komunikoni me mjekun tuaj. Duhet thënë se madhësia e penisit ose e testikujve në lindje, nuk ka lidhje me të ardhmen si mashkull të fëmijës. Krahët dhe këmbët fëmija i mban të mbledhura. Pozicioni që mban fëmija, të kujton atë që mban në bark të nënës, ose atë që të rriturit mbajnë kur kanë dhimbje. Lëkura • Verniksi është një lëndë e bardhë që vesh fëmijën kur lind. Në bark të nënës fëmija rri në një mjedis ujor (noton në lëngun amnial). Qëndrimi për një kohë të gjatë në një mjedis ujor shoqërohet me rrudhjen dhe rrjepjen e fëmijës. Pikërisht verniksi, shërben si mburojë dhe nuk lejon që fëmija të rrudhet dhe të ripet gjatë kohës që është në bark të nënës. Pas lindjes, nuk këshillohet që të largohet verniksi, të paktën për 24 orët e para pas lindjes, sepse ai mbron ndaj mikrobeve dhe shërben si mbrojtës i lëkurës dhe organizmit të bebit ndaj infeksioneve. Verniksi duhet të pastrohet vetëm kur lëngu amnial ka qenë i ndotur me mekonium (jashtëqitjet e fëmijës), ose me shumë gjak. • Rreth ditës së dytë të jetës, në lëkurën e të porsalindurit mund •

të shfaqen disa puçrra të vogla të kuqe, që e skuqin të gjithë lëkurën. Kjo është eritema toksike. Nuk ka ndonjë rëndësi dhe është diçka normale. Nuk ka pse të frikësohemi, sepse nuk është vërtet një infeksion i lëkurës. Një rrjepje e lehtë e lëkurës është normale tek i porsalinduri në ditët e para të jetës. Ndryshimet e ngjyrës ndodhin shpesh tek i porsalinduri. Lëkura normalisht është rozë, por mundet edhe të duket e zbehtë. Në duart dhe këmbët jo rrallë ngjyra është si vjollcë. Njolla me ngjyrë blu të zbehtë, ose gri. Quhen edhe “njollat mongoloide”, pasi gjenden shumë më shpesh në racën aziatike. (Nuk kanë të bëjnë fare me Sindromën Down.) Mund të jenë pak a shumë të shtrira dhe të mëdha. Normalisht i gjejmë në kërbishte dhe në të pasmet e bebit. Në shumicën e rasteve ato zhduken vetvetiu, deri në moshën 2 vjeçare. Shpesh në lëkurën e të porsalindurit shfaqen disa pika të bardha sa një majë gjilpëre, që duken si perla të vogla. Zhduken vetvetiu. Në hundë, në ballë, në faqe dhe në buzën e sipërme shfaqen disa pika me ngjyrë të bardhë-të verdhë, që ikin e vijnë. Këto quhen ndryshe dhe “njollat e qumështit”. Nuk ka pse

LINDJA

47

të shqetësohemi. Janë vetëm gjendra dhjamore më të fryra. Zhduken vetvetiu brenda disa javëve. • Njolla me ngjyrë të kuqe, rozë apo portokalli: janë disa njolla që shfaqen në fytyrë (ballë, qepalla), ose në qafë. Për shkak të ngjyrës quhen edhe “njollat e salmonit”, pasi ngjajnë me lëkurën e peshkut me të njëjtin emër. Nuk përbëjnë problem, sepse me kohë zhduken. Sidoqoftë, këshillohuni me mjekun tuaj. Të dalat jashtë: • Mekoniumi. Të dalat jashtë për herë të parë të fëmijës, quhen me emrin mekonium: janë me ngjyrë jeshile të errët, viskoze, pa erë. Normalisht zorra e fëmijës duhet të zbrazet në 24 orët e para pas lindjes. • Feçet kalimtare. Me fillimin e ushqyerjes, ngjyra jeshile e errët e të dalave jashtë fillon të bëhet jeshile e çelët. Këto janë të dalat jashtë të periudhës kalimtare. Fillojnë që nga dita e 3-të e jetës dhe ndonjëherë deri në ditën e 7-të. Më tej, të dalat jashtë ndryshojnë dhe do të shoqërojnë fëmijën përsa kohë ushqehet me qumësht. Verdhëza ndodh shumë shpesh tek i porsalinduri (në 50% të të porsalindurve). Përndryshe quhet edhe ikteri fiziologjik, domethënë

normal i fëmijës. Arsyet e saj janë krejt të ndryshme nga ato të të rriturit. Tek fëmija më i madh dhe tek i rrituri, shfaqja e verdhëzës do të thotë sëmundje, kurse tek i porsalinduri nuk është gjithmonë kështu. Tek i porsalinduri, organet ende nuk kanë arritur pjekurinë e tyre të plotë, prandaj dhe nuk funksionojnë me maksimumin e tyre. Në lindje, për shkak të disa cilësive të rruazave të kuqe, ato shkatërrohen me shumicë. Nga shkatërrimi i tyre, prodhohet një lëndë që quhet bilirubinë. Bilirubina e prodhuar në këtë mënyrë nuk arrin të përpunohet tërësisht nga mëlçia e bebit. Grumbullimi i bilirubinës shoqërohet me shfaqjen e verdhëzës tek i porsalinduri. • Ikteri fiziologjik shfaqet nga dita e 2 – 3-të e jetës dhe asnjëherë para orës së 36-të të jetës; për-ndryshe shkaku është një sëmundje. • Verdhëza fiziologjike zhduket nga dita e 3 – 8-të e jetës, ndryshe shkaku është një sëmundje. • Bilirubina që gjejmë me shumicë në këtë rast, është ajo indirekte. Nëse bilirubina kalon disa kufij të caktuar, ajo mund të bëhet e dëmshme për organizmin. Ikteri trajtohet me sukses me anë të një mjekimi që quhet fototerapi (është një llambë speciale që lëshon një dritë vjollcë dhe që e kthen bilirubinën në një produkt të padëmshëm). Në rast se fototerapia është e pasuk-

48

PJESA I

SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

sesshme, atëherë mund të kryhet një procedurë që quhet (eksanguino-transfuzion) shkëmbim i gjakut. Kini parasysh: • një verdhëz shumë e fortë • ndryshimi i sjelljes tek një fëmi-

jë që ka verdhëz si përgjumësi, apo ngacmueshmëri e theksuar, humbja e oreksit, dobësimi i të qarit, të dalat jashtë pa ngjyrë etj • një verdhëz që zgjat mbi 2 javë edhe kur nuk është shumë e theksuar, janë arsye të forta për ta drejtuar fëmijën tek mjeku.

J ÇFARË DUHET TË DISH SAPO KE SHKELUR NË SHTËPI Si ta mbajmë në krahë Sa herë që e merrni në krahë një fëmijë. apo nëna të tjera dhe duke u kujdesur për më të vegj-lit). Shpesh herë janë këta persona që i ndërrojnë panolinën fëmijës. që e pastrojnë apo i rrijnë afër kur ajo e ushqen. Është mirë që të gjitha këto veprime ju të mësoni t’i bëni vetë dhe ende pa dalë nga materniteti. në maternitet por edhe në shtëpi lehona është e rrethuar ose nga personeli mjekësor ose nga njerëzit e afërt të vet. me pretekstin e përvojës. gjyshet e gjyshërit. sepse këshillat do t’i merrni nga mjeku. është shumë e rëndësishme që t’i mbahet koka e fiksuar. Atëherë kur do t`ju duhet të merrni një vendim. Udhëhiquni gjithmonë nga mirëkuptimi. Mbani me kujdes kokën dhe qafën . mbani gjithmonë në mend se jeni ju prindërit që merrni përgjegjësitë për rritjen e fëmijës suaj. Lëvizjet e menjëhershme dhe të vrullshme të kokës mund të shoqërohen me dëmtimin e fëmi- Figura 5. sidomos. por ka frikë se mos nuk i bën ashtu si duhet. të vendosen midis jush dhe fëmijës suaj. hallat dhe tezet. Zakonisht.4 Kthimi në shtëpi 49 anë disa veprime që një nënë mund t’i dijë vetvetiu (i ka mësuar që e vogël. Fëmija nuk ka një kontroll të mirë të kokës. por mos lejoni asnjë. duke parë nënën e vet.

MUAJI I PARË .50 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA.

duke u siguruar që ngjitëset të jenë puthitur mirë. kjo mund të realizohet edhe me mjete më të thjeshta. Nuk këshillohet të mbahen në shtëpi lule për zbukurim. Gjatë dimrit. Fëmija vërtet nuk duhet të mbahet i veçuar nga bota. Figura 6. Prandaj sa herë që e merrni në krahë fëmijën. akuariume dhe në mënyrë të veçantë nuk duhet të pihet duhan në dhomat e bebit. Si ta pastrojmë fëmijën • Fëmija duhet të ndërrohet krejtësisht të paktën një herë në ditë dhe duhet t’i ndërrohet panolina shpesh (i porsalinduri urinon gati çdo ½ ore pas ditës së 2-3-të të jetës). si për shembull peshqirë të lagur që vendosen mbi kalorifer. Sapo bebi të jetë në sipërfaqen e duhur të pampersit. Për këtë mund të përdoren disa avullues të posaçëm elektrikë. për sa kohë ju nuk i vendosni të ndenjurat e bebit mbi sipërfaqet ngjitëse. thjesht kaloni pjesën e përparme të pampersit mes këmbëve të bebit dhe lidheni. . Ajri Ajri i dhomës duhet të pastrohet 3-4 herë në ditë.KTHIMI NË SHTËPI 51 jës. mjedisi i dhomës duhet të lëngështohet. • Panolina duhet të kontrollohet para dhe pas ushqyerjes. por edhe nuk mund të rrijë në një mjedis që ka shumë zhurmë e rrëmujë të madhe. në mënyrë që ta mbani të mbështetur mirë kokën në duart tuaja. prandaj dritaret duhet të hapen të paktën 1 orë në ditë. Si ta ndërrojmë panolinën. duhet t’i kaloni njërën dorë nën qafë. nëse është pis apo jo (i porsalinduri del jashtë zakonisht pas çdo ushqyerjeje) • Fëmija duhet të ndërrohet sa herë që del jashtë. • Fëmija duhet të lahet me ujë Pampersat janë të shpejta dhe të rehatshme për ndërrimin e fëmijëve.

sepse mund të infektohen më lehtë. Fëmija duhet të ndërrohet dhe lahet shpesh. Mos harroni të lyeni edhe kokën me vaj dhe t’i krihni me furçë flokët e kokën (përmirësohet qarkullimi i gjakut në kafkën e kokës). Skuqjet në zonën e panolinës Panolina përvec pjesëve të pambukta ka dhe përmbajtje plastike. Duhet të pastrohen me kujdes palat e trupit (rrëza e sqetullës. Pas larjes është e këshillueshme të lyhet fëmija me vaj bebesh ose krem të lëngët. në fillim duhet të lahen organet seksuale.52 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Kjo bëhet për të shmangur ndotjen me mikrobe dhe infeksionet e rrugëve urinare dhe vaginës. • Nëse për 3 ditë skuqjet nuk shërohen. Në këtë rast mundet që fëmija të mbahet me panolinën e gatshme. Fëmija mund të lahet edhe pa rënë kërthiza. MUAJI I PARË • • • • të rrjedhshëm dhe të bollshëm. fëmija duhet të ndërrohet me pelena të pambukta. pa qenë nevoja ta tërhiqni atë. Këto lëndë dobësojnë cilësitë mbrojtëse të lëkurës duke shkaktuar skuqje. por në këtë rast duhet të tregohet kujdes që ajo të thahet dhe të bëhet gjithmonë me alkol. Te djemtë vetëm pastrojeni penisin e fëmijës. kur edhe mundësitë për ta ndërruar fëmijën janë më të pakta. pastaj anusi (vendi nga del jashtëqitja). • Edhe teshat e fëmijës duhet të lahen me sapun neutral dhe shpëlarja duhet të bëhet duke shtuar pak uthull. Banjat e fëmijës këshillohen të bëhen me një sapun neutral (me ph neutral. si dhe sa herë që fëmija skuqet. edhe atëherë kur zona e skuqur është e pakët. atëherë duhet të drejtoheni tek mjeku i fëmijës suaj. . ose gjatë shëtitjeve të fëmijës. Nuk janë të këshillueshme letrat pastruese të lagura deri në fund të muajit të parë. për shembull me sapun të Marseilles ose Johnson) dhe shpëlarja e fundit e fëmijës këshillohet të bëhet me ujë në të cilin kemi hedhur pak uthull (një lugë gjelle për 1 litër ujë). sepse nuk thithen nga lëkura. Çfarë të bëjmë? • Në fillim përdorim pomadën me vitaminë A dhe E. Mos përdorni pudër ose krem të fortë. Sidoqoftë. Tek femrat kini kujdes gjatë pastrimit të fëmijës: gjithmonë lajeni fëmijën nga përparaprapa. Ato pengojnë ajrosjen normale të lëkurës dhe bëhen shkak për infeksione të lëkurës. Problem është se si të sillemi gjatë natës. palat e kofshëve).

KTHIMI NË SHTËPI 53 Çfarë nuk duhet të bëjmë? • Të përdorim panolinat plastike për sa kohë fëmija është i skuqur • Të përdorim ilaçe vetëm sipas mendimit tonë ose sipas këshillave të farmacistit • Të përdorim një pomadë që përmban kortizon • Të përdorim niseshte mbi plagë • Të përdorim vaj ulliri ose çfarëdolloj pomade tjetër të pakëshilluar nga mjeku Mund të qëllojë që pas një shërimi të përkohshëm. visheni me dy të lehta. Si duhet të jetë bluza që prek trupin (në lëkurë) e bebit? Teshat që bien në kontakt me lëkurën e bebit duhet të jenë prej pambuku ose përzierje me fije sintetike kundër alergjive. Sidoqoftë duhet të kalojnë disa ditë nga lindja. ashtu edhe për fëmijën. Ndërkaq përsërisni nga e para përkujdesjet e përshkruara më sipër. të ndenjurat e fëmijës të skuqen përsëri. Kur dilni shëtitje. nuk janë të këshillueshme. • Kujdes! Duhet që të ndiqni këtë rregull në mënyrë shumë të rreptë. Edhe teshat që janë nga brenda pambuk dhe nga jashtë lesh. Nga ana tjetër leshi ka vetinë të shkaktojë alergji. Kur mund të fillohen shëtitjet? Me fëmijën mund të dilet menjëherë. sepse prirja është gjithmonë që fëmija të vishet më shumë se sa duhet. sepse fëmijës i duhet njëfarë kohe për t`u përshtatur me kushtet dhe ndryshimet e mjedisit jashtë barkut të nënës. • Në vend që ta vishni me një rrobë të trashë. duhet të shmangen pjesët e qytetit që kanë shumë . sepse po ashtu mund të shkaktojnë skuqje të lëkurës në vendin e kontaktit. sepse shkakton skuqje të lëkurës së fëmijës të vogël. Shëtitjet janë të dobishme si për nënën. Leshi nuk duhet të jetë asnjëherë në kontakt me mishin. Kjo do të thotë që fëmijët nuk duhet të vishen trashë. kështu do të keni mundësi ta hiqni njerën kur ndjeni se bëhet vapë. Nuk ka ndonjë gjë për t`u çuditur dhe as për t’u shqetësuar. Mbani në mendje që fëmija nuk djersin si i rrituri. Edhe në këtë rast duhet të luftohet me shumë paragjykime. Si ta veshim? Fëmija ndihet keq po qe se vishet më shumë apo më pak se sa duhet. Pra kini parasysh se në dimër nuk duhet të vishen shumë trashë dhe në verë është e mjaftueshme panolina dhe një paliçetë pambuku. për këtë arsye ai nuk është në gjendje të rregullojë temperaturën e tij trupore me anë të djersës. • Kini parasysh: fëmijët duhet të vishen aq trashë sa jeni veshur ju vetë.

Ilaçet dhe vitaminat Fëmijët e lindur në kohë të vet dhe që ushqehen me gji. PJESËT E TRUPIT TË FËMIJËS DHE KUJDESI PËR TO Flokët. ju ndihmon xhepi i kangurit (marsupi). duhet të lyejmë vetëm pjesët e skuqura dhe jo të gjithë trupin. Çfarë ilaçesh të mbajmë në shtëpi? • Tretësirë fiziologjike për hundët • Pomada A+E • Paracetamol Asnjëherë mos përdorni ilaçe pa pyetur më parë mjekun tuaj. edhe kur rrugët nuk janë shumë të mira. duke filluar nga pjesa e pasme e kokës. Për të lëvizur lehtësisht së bashku. Në ndryshim me fëmijën pas vitit të parë të jetës ose me të rriturin. ku ditët me diell janë të shumta gjatë vitit. normalisht nuk kanë nevojë për shtesa vitaminash. MUAJI I PARË lëvizje. të pranishëm apo jo në lindje.) Kur përdoren pomadat (për shembull pomada me Vitaminë A + E). E vetmja gjë që duhet mbajtur parasysh është se duhet të përkojë me peshën e fëmijës. në mënyrë të veçantë ato me lëvizje makinash ose me ndotje të lartë të atmosferës. tek të cilët flokët kanë “moshë” të ndryshme dhe prandaj dhe rënia e tyre ndodh në kohë të ndryshme. të rrallë apo të dendur. por mbi të gjitha forcon lidhjen e nënës me fëmijën. Përdorimi i tij është i dobishëm. duhet të kihet parasysh që të mbahet gjithmonë koka e fëmijës. ose me .54 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. (Një vitaminë që mungon është vitamina K. Sytë. tek i porsalinduri flokët kanë të njëjtën moshë. kini parasysh se duhet të pastrohen me pak pambuk që e kemi zier për rreth 5 minuta në ujë (duhet të pritet derisa të ftohet). Mund të përdoret qysh nga dita e parë e jetës. do të bien në të njëjtën kohë. sepse pengojnë “frymëmarrjen” dhe funksione të tjera të lëkurës. Jo vetëm është i rehatshëm dhe lehtëson lëvizjet e të rriturit. Sa herë që fëmija shëtitet me marsup. por në këtë rast gjithmonë duhet të këshilloheni me mjekun tuaj. Nëse sytë e bebit janë të zëna me sklepa me ngjyrë të verdhë. prandaj dhe bien në të njëjtën ditë. veçanërisht në vendin tonë. që përgjithësisht janë zakone popullore. Këta flokë fillojnë të bien nga muaji i 2 – 3-të i jetës. Ndryshe duhet të sillemi kur fëmija ka lindur para kohe. Edhe marrja e vitaminës D është shumë e diskutueshme për këta fëmijë. Janë të padobishme kufizimet në orare.

• Mjekimi i mykut është shumë thjeshtë: një pikë të shurupit të Daktarinës. Gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj. përkundrazi duhet të nxiten sepse në këtë mënyrë “hapen mushkëritë”. Duhet të flisni me mjekun tuaj atëherë kur hunda është shumë e zënë me sekrecione. Hunda. Në këtë mënyrë zbrazet kanali që lidh syrin me hundën. Mos përdorni kurrë pomada ose lëngje që jua ka këshilluar farmacisti. ose pak pluhur nystatine. . masazhoni butësisht me mollëzat e dorës. është e lidhur me vogëlsinë e gojës dhe të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes së bebit. • Teshtin. ose të Nystatinës 4 herë në ditë nën gjuhë. kurse në rast të mykut duhet të këshilloheni me mjekun tuaj. • Pikat e mpiksura të qumështit nuk kanë nevojë për mjekim. sepse mund të krijojnë probleme jo vetëm me syrin. por edhe me të gjithë organizmin. • Pikat e qumështit shqiten kollaj nga goja. Gjithësesi mos u përpiqni t`i lironi hundët duke përdorur shkopinj apo ndonjë gjë tjetër për t`i pastruar. Kjo zhurmë që dëgjohet kur fëmija merr frymë. Teshtimat janë pa rëndësi dhe nuk do të thonë se fëmija është ftohur. sekrecionet e të cilit shpjegojnë bllokimin me sklepa të syrit (ky kanal është më i ngushtë tek i porsalinduri dhe fëmija gjatë 6 muajve të parë të jetës). I porsalinduri mund të paraqesë këto probleme në hundë: • Bën zhurmë kur merr frymë. të cilat veshin mukozën e gojës mishin e dhëmbëve dhe gjuhën. ”zhurma” gjatë frymëmarrjes theksohet edhe më shumë. • Mukoza përreth pikave të mpiksura të qumështit është normale. Këto rrethana nuk duhet t`ju shqetësojnë. Myku i gojës.KTHIMI NË SHTËPI 55 ujë të zier (rreth 35 minuta) dhe të vakët. këndin e syrit. kurse në myk ajo është e skuqur. kurse myku i gojës jo. Është gabim që në këtë rast të përpiqemi të lirojmë hundët ose ta veshim më shumë fëmijën. • Duhet të bëjmë një dallim midis mykut të gojës dhe pikave të mpiksura të qumështit. Hunda duhet të lirohet. veçanërisht para se fëmija të ushqehet. apo të nxehim mjedisin ku rri fëmija. po ashtu në gjuhë (një tabletë e shtypur e nystatinës ndahet në 4 pjesë). Nëse në birat e hundës ka edhe pak sekrecione. Gjatë kohës që pastroni syrin. Bari hidhet nën gjuhë me qëllim që veprimin ta ushtrojë në gojë dhe jo të gëlltitet. • I bllokohet hunda dhe ka sekrecione (qurre). Shpesh në gojë formohen disa pika të bardha.

por hundët janë të zëna nga sekrecionet. • Përpara se të fillojmë pastrimin. duke i thithur sekrecionet me anë të një pompe të posaçme (tregtohet e gatshme). do të thotë se ato janë të shpeshta dhe fëmija duhet të dërgohet shpejt tek mjeku. Kështu shtyhen në gojë qurret. Nëse fëmija është më pak se 1 muajsh dhe frymëmarrjet e matura në këtë mënyrë janë mbi 50 në minutë. nëpërmjet kapjes me gishta të hundës. • Merr frymë keq. Kërthiza • Pastrimi i kërthizës duhet të bëhet disa herë në ditë. Në përgjithësi fëmijët ruajnë humorin dhe gjallërinë e zakonshme në pjesën më të madhe të ditës. të cilën e kemi zhytur në alkool 70º. hiqet garza e mëparshme dhe përdorim një garzë tjetër të pastër. Pikërisht këto janë frymëmarrjet e fëmijës. Sapo hundët pastrohen. fëmija vendoset në shpinë. Asnjë shqetësim. Një mënyrë tjetër për të pastruar hundën e bebit. Ndërkaq fëmija që nuk di të marrë frymë me gojë. me anë të një shiringe të mbushur me tretësirë fiziologjike. E rëndësishme është që hundët e fëmijës të jenë gjithmonë të lira para ushqyerjes së fëmijës. Lavazhi i hundës: mund të pastrohen hundët duke bërë një lavazh të hundës. të cilat pastaj gëlltiten nga fëmija. Ndërkaq vërehet se sa të shpeshta i ka frymëmarrjet fëmija ose nëse tërheq brinjët apo jo. maja e hundës mund të mbahet me gisht pak e ngritur. Është shumë e rëndësishme të mos shtrydhen. Për këtë qëllim. Mund të mos jetë problem: fëmija merr frymë keq. është mbyllja ritmike e birave të hundës. frymëmarrja lirohet. MUAJI I PARË Hunda mund të pastrohet pa futur gjë në birat e hundës. duhet të drejtoheni urgjentisht tek mjeku. për shkak të rrezikut të infeksionit të gjirit. bën një frymëmarrje të thellë dhe i kalon sekrecionet më poshtë (i gëlltit). . Mund të jetë vërtet problem: Nëse frymëmarrjet e fëmijës janë më të shpeshta se zakonisht dhe vërehen tërheqje të brinjëve kur merr frymë. Shpeshtësia e frymëmarrjeve matet duke vendosur dorën mbi gjoks të fëmijës dhe numërohen për një minutë uljet dhe ngritjet e kafazit të kraharorit. ashtu siç veprojmë zakonisht ne të rriturit.5 ml të tretësirës. shtyhen në hundë 0. me kokën të përkulur nga prapa. Gjinjtë mund të vazhdojnë të jenë të fryrë për arsyet e përshkruara edhe më lart. kur merr frymë.56 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Hunda mund të pastrohet mekanikisht.

Po ashtu. Nëse nuk bie deri nga dita e 14-të e jetës. por të lëvizë lart e poshtë. Shumë e rëndësishme! • Nëse lëkura përreth kërthizës bëhet e kuqe. me garzën me alkol 70º • Me një garzë tjetër të thatë e të pastër mbulojmë cungun e kërthizës. merrni kontakt menjëherë me mjekun tuaj. normalisht.KTHIMI NË SHTËPI 57 • Pastrojmë cungun e kërthizës dhe lëkurën përreth. • Cungu i kërthizës duhet të bjerë nga dita e 6 – 7-të e jetës. . • Nuk duhet të përdoret pambuk në asnjë mënyrë. Tek djemtë mundet që njëri prej testikujve të mos jetë në qesen skrotale. Nuk përbën problem. Përgjithësisht shkurtohet rreth vitit të 3-të të jetës. ose garza që mbulon kërthizën njolloset me ngjyrë të kuqe ose të verdhë. Organet seksuale. këshillohuni me mjekun tuaj. që të kujtojnë menstruacionet (menstruacionet e rreme). lafsha është e madhe dhe e ngushtë. Vajzat mund të vazhdojnë të kenë sekrecione të bardha ose dhe të ngjyrosura rozë.

25 cm. rreth 400 g dhe janë pak më të gjatë rreth 1. Pediatri juaj do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë rritjes së kokës. qan dhe mbush panolinat. RRITJA DHE PAMJA FIZIKE K ur fëmija juaj lindi. sidomos kur fut duart në gojë. Gradualisht do fillojë të lëvizë trupin e tij më lehtësisht.58 5 Muaji i parë Rritja dhe zhvillimi N ë fillim duket sikur fëmija nuk bën gjë tjetër. I porsalinduri në kohë shton afërsisht 20-30 gram në ditë dhe për një muaj peshon afërsisht 4 kilogram. sepse ajo tregon rritjen e trurit. le të shohim ndryshimet që do të ndodhin në paraqitjen e tij fizike gjatë muajit të parë. fle.5 deri 4 cm gjatë muajit të parë. Ai rritet 2. sidomos gjatë shpërthimeve të rritjes që ndodhin rreth ditës së 7-10-të dhe përsëri midis tre dhe gjashtë javëve. veçse ha. Ju tashmë e kuptoni që ju dëgjon kur i flisni. Shumë bebe rriten shumë shpejt mbasi rimarrin peshën e lindjes. Në fund të muajit të parë ai do të jetë shumë më i gjallë dhe komunikues. Por përpara se të eksplorojmë aftësitë e tij. kështu afërsisht mbas dhjetë ditësh do të kenë peshën e lindjes. Shumë bebe humbin një të dhjetën e peshës. pesha përfshinte dhe tepricat e lëngjeve. të cilat humbin në ditët e para. . Djemtë peshojnë pak më shumë se vajzat. ju shikon kur i flisni dhe lëviz trupin për t’u përgjigjur ose për të tërhequr vëmendjen. pastaj e rimarrin në pesë ditë.

tingulli i ziles. Perimetri i kafkës së një të porsalinduri është afërsisht 35 cm dhe pas një muaji arrin në 37. i mësuar gjatë nëntë muajve të rrijë mbledhur në barkun e nënës. Njollat e kuqe rreth syve do të ikin mbas tri javëve. Ende është i paaftë të kërkojë ose të ndjekë aktivisht me sy dhe për një kohë të gjatë objektet. Këmbët dhe duart mund të vazhdojnë të rrotullohen. Gjatë javëve të para trupi i të porsalindurit. kafka duket e deformuar mbas lindjes por shpejt do të marrë formën normale. Çdo deformim i kokës do të ikë mbas një ose dy javëve.75 cm. arrin ta fiksojë me sy dhe ta ndjekë me sy deri diku. Ai fillon të shtrijë këmbët dhe duart dhe shpesh harkon kurrizin. I dëgjon tingujt që zgjasin mbi 4 – 5 sekonda. e cila bie në njërën ose tjetrën anë kur mbahet në krahë (në pozicion vertikal. Po t’i preken buzët ose t’i futet gishti në gojë. në këmbë). Është ende i paaftë për të pasur një kontroll të mirë të qafës dhe kokës. koka dhe goja kthehen nga ana që e prekim. por këto janë raste shumë të rralla. koka e djemve është më e madhe: diferenca është më pak se 1 cm. kjo është arsyeja që fëmijëve u këndohen ninullat (tinguj ritmikë e monotonë). do të fillojë të drejtohet.MUAJI I PARË 59 Kafka do të rritet shumë gjatë katër muajve të parë. Këto janë normale deri në muajin e 5-6-të dhe zakonisht korrigjohen gradualisht. Një problem tjetër janë “aknet e bebit’’ Këto janë si puçrra të vogla që dalin në fytyrë. Po të preket në këndin e buzëve me gishtin e dorës (ose çfarëdolloj mjeti tjetër). Mendohet se ato shkaktohen nga stimulimi i gjëndrrave yndyrore nga hormonet Raporti me mjedisin • • • • Të ushqyerit është mjeti kryesor i komunikimit me mjedisin. Parapëlqen fytyrën e njerëzve. më shumë se kurrë gjatë jetës. • • • • • . këmbët nga brenda. Nëqoftëse bebi juaj ka lindur me rrugë vaginale. fillon të thithë. Djemtë janë pak më të mëdhenj se vajzat. zakonisht në javën e 4-5 të jetës. zhurma e çelësave etj. Dëgjon kryesisht tingujt ritmikë që përsëriten dhe jo ata të veçuarit. Nëqoftëse do të vazhdojnë më gjatë duhen konsultuar me pediatrin. por nëse para syve shfaqet një send i ndritshëm. Reagon ndaj zhurmave si për shembull përplasja e derës.

të dalat jashtë do të jenë: • Më të forta. • Gjatë banjës. duke bërë që të duken më të zbehta apo blu. Pra tek duart dhe këmbët që janë të zbuluara kalon më pak gjak. qoftë lidhur me ngjyrën e qoftë me erën. Nëse fëmija ushqehet me gji.60 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. ose tjetër gjë. • Mund të jenë me mukus • Vijnë era thartirë. Nga ana tjetër të dalat jashtë ndryshojnë dhe në varësi të llojit të ushqyerjes së fëmijës: me gji apo artificiale. Ndonjëherë mund të dalë jashtë 1 herë në ditë. përdorni një picetë të pastër të butë nën kokë dhe pastrojani një herë në ditë fytyrën butësisht me sapun të butë. të thata dhe më të formuara (nuk ngjisin në panolinë) • Ngjyra është e verdhë e çelët. Nëse bebi juaj ka akne. termometër. Nëse ushqehet me qumësht artificial. por nëse ne do të lëviznim duart dhe këmbët. për të hequr mbetjet e qumështit ose të ilaçit.B. Kjo ndodh se enët e gjakut në këto zona janë më të ndjeshme nga ndryshimet e temperaturës të ftohtit. fëmija lihet më gjatë i zhveshur (gjithmonë i mbështjellë me një peshqir të ngrohtë) dhe masazhohet butësisht barku. Duart dhe këmbët mund të kenë një ngjyrë më blu se pjesët e tjera të trupit. Lëkura e fëmijës tuaj ndryshon ngjyrën nga rozë në blu. çfarë të bëjmë? • Të mos japim ilaçe “pastrues” (laksativë) me kokën tonë. ose 1 herë në 2 – 3 ditë. • Nëse fëmija nuk del jashtë. i quante “floriri i babit”). do të shihnim se ato shpejt bëhen rozë përsëri. të . gati si gri ose ngjyrë kafe. • Janë me erë të keqe që ndihet menjëherë. • Fëmija vendoset disa herë gjatë ditës në bark. MUAJI I PARË e nënës që kalojnë nga placenta gjatë shtatzanisë. Sa herë duhet të dalë jashtë? Normalisht gjatë kësaj periudhe del jashtë pas çdo të pirë. fortësinë etj. mbi një cilindër sfungjeri me diametër rreth 10 – 15 cm. domethënë edhe 6 – 7 herë në ditë. TË DALAT JASHTË T ë dalat jashtë të të porsalindurit në javën e dytë të jetës kanë karakteristika të ndryshme nga ato të fëmijës më të madh. dalat jashtë do të jenë: • Më të ujshme si krem (ngjisin në panolinë) • Me ngjyrë të verdhë si ngjyrë floriri (shoku dhe kolegu im T. Në këto kushte duhet patur kujdes nga ilaçet e përdorura për larjen e rrobave dhe të mbeturinave të qumështit në fytyrë. • Nuk duhet të ngacmohet anusi i fëmijës me majdanoz.

• Fëmija që ushqehet me qumësht artificial: kapsllëku është i rrallë. sa që pushon së qeni një dukuri normale. Pra të dalat jashtë nuk kushtëzohen nga ushqime të caktuara që merr nëna. mos jepni laksativë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast. që e kthejnë të dalët jashtë të fëmijës në diçka aq të rëndësishme. mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin. karakteristikat e të dalave jashtë dhe lloj-lloj hollësirash të kota. nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj. Mund të ndodhë kur prishen JO PO Në rast kapsllëku. Po kur feçet janë të forta (kapsllëku)? Në përgjithësi. • Fëmija që ushqehet me gji: nuk e njeh kapsllëkun. edhe fëmija e vuan një gjë të tillë. një lloj proteine që gjendet relativisht me shumicë në qumësht. në kontakt me oksigjenin e ajrit (për shembull në panolina. në mjedis oksidohet dhe kthehet në biliverdinë (një lëndë që ka ngjyrë jeshile). nëse një nga prindërit ka vuajtur nga kapsllëku. Janë pika të kazeinës. sepse nuk i ngjyrosin në jeshile të dalat jashtë. . veçanërisht kur fëmija është me ver dhëz. Ekziston rreziku që fëmija të mësohet aq shumë me mjekimin. por edhe përshtatshmëri absolute. se sa një dukuri e mirëfilltë e trashëguar. Nëse të dalat jashtë janë jeshile Edhe në këtë rast nuk duhet të shqetësohemi. Pra të dalat jashtë tregojnë se ato kanë qëndruar pak më gjatë se sa duhet në mjedis. prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë. Është teprimi lidhur me shpeshtësinë. Kjo ndodhi është shumë e shpeshtë. edhe pse nuk jeni këshilluar me mjekun tuaj. Mund të përdorni mikroklizmat. sepse është një dukuri krejt normale. saqë mund të dalë jashtë vetëm pasi merr laksativin. apo në fundin e zorrës). Të dalat jashtë bëhen jeshile. Nëna mund të hajë sa të dojë perime. sep-se bilirubina e pranishme në të. sepse karakteristikat e kësaj ushqyerjeje sigurojnë jo vetëm një funksionim të përkryer të zorrëve. Më shumë është një problem psikologjik i prindëve.MUAJI I PARË 61 Në të dalat jashtë vërehen pika të bardha Kjo nuk përbën aspak problem. të paktën nëse nuk jua ka këshilluar mjeku.

disa prej të cilave do t’i ngelen për muaj të tërë. Me kohë kjo aftësi përsoset. thithja dhe futja e gishtit në gojë bëhen më pak reflektive dhe më shumë të qëllimshme. nëse një thith (ose diçka e ngjashme) takon gojën e bebit. Në fillim ai kthen kokën nga një anë në anën tjetër. I gjithë ky proces ndihmohet nga thithja që siguron gjiri në gojën e bebit. deri sa takon thithin dhe e kap. ose kur përdoret si tretës lëngu i orizit. që i lejon të kthejë kokën në drejtim të dorës. Përveç tre reflekseve të mësipërme. Gjatë një ekografie të bërë gjatë shtatzanisë mund të shihni bebin tuaj të thithë gishtin. Në disa raste reflekset kthehen në sjellje të vullnetshme. REFLEKSET S humica e aktivitetit të bebit tuaj në javët e para është refleksive. duhet ta ndihmoni në këto përpjekje për tu qetësuar. ose qumështi i përdorur nuk është i përshtatur për moshën dhe peshën e fëmijës. duke i futur gishtin në gojë ose duke i dhënë biberonin e rremë. Për shëmbull bebi juaj ka lindur me refleksin e ‘’rrotullimit’’. Kur ju fusni gishtin tuaj në gojën e bebit. Kjo ndodh në dy faza: në fillim ai vendos buzët rreth areolës dhe thithin ndërmjet gjuhës dhe qiellzës. Të porsalindurit marrin frymë për herë të parë. në të cilën gjuha lëviz nga areola te thithi. Fëmija fillon të përdorë këto lëvizje për të qetësuar veten. Mbas lindjes. Ai ka lindur me shumë përgjigje të tilla fizike jo të qëllimshme ndaj një ngacmimi të caktuar. ndërsa të tjera largohen mbas disa javësh. Kur ju qëllon të shihni se si përpiqet fëmija të thithë çarçafin apo grushtin e vet. sepse reflekset i thonë të bëjë kështu. ekzistojnë dhe pesë të tjera zako- . Mbas tre javësh ai vetëm kthen kokën dhe lëviz gojën në pozicionin e thithjes. Kur i bie drita mbyll sytë. jo të gjitha bebet thithin mirë në fillim. Kështu megjithëse ky është një veprim refleksor. Kjo e ndihmon të gjejë thithin për të pirë. që ofron oksigjen. Pastaj fillon faza e dytë. Thithja është një refleks që para lindjes. edhe pa u prerë ende kordoni i kërthizës. Koordinimi i këtyre lëvizjeve ritmike thithëse me frymëmarrjen dhe gëlltitjen është disi i vështirë për një të porsalindur. Refleksi më i dukshëm është ai i frymëmarrjes. nëse i prekni faqen apo buzën. MUAJI I PARË raportet e masës së qumështit artificial me ujin. Ndërkaq rrotullimi i kokës. ai automatikisht fillon të thithë.62 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. ai e thith pa u menduar (refleksi i thithjes).

por janë të dobishme si shenja të funksionimit normal të trurit dhe trupit. Refleksi i kapjes provokohet sa herë që ju prekni pëllëmbën e fëmijës. ose i lodhur dhe i irrituar. por rishfaqet si një sjellje e qëllimshme nga fundi i vitit të parë të jetës. Këto pesë reflekse nuk luajnë ndonjë rol tek bebi. Por gjithmonë duhet të keni parasysh se gjendjet e vetëdijes së fëmijës ndryshojnë shumë papritur dhe pothuajse në mënyrë dramatike. krahët dhe këmbët e tij hapen anash. Natyrisht ai nuk mund ta mbajë peshën e trupit të vet si ne të rriturit. ai hap gishtat e këmbëve. Për shembull. gishtat e tij mblidhen sikur të donte të kapej fort. kur këmbët vendosen në një sipërfaqe të sheshtë. Tani përcaktohen gjashtë gjendje të vetëdijes. Kur ju ngacmoni shputën e këmbës së fëmijës. Në këtë rast sapo e prekni pëllëmbën. sikur po mbahet diku. Refleksi i të notuarit kuptohet kur e mbani beben horizontalisht barkas. por i mbajtur nga krahët ai këmben këmbët sikur do të ecë. Një talent tjetër që shfaq fëmija në ditët e para të jetës së vet është ecja ‘’automatike’’. zako nisht foshnja ngre të dy krahët mbi gjoks. i vogli nuk përgjigjet dhe vetëm mund të bëjë ndonjë lëvizje të vogël. Kur dikush e tremb. Dy prej këtyre gjendjeve të vetëdijes përcaktohen si gjendje gjumi. duke parë se në cilën pjesë të ditës fëmija shpreh humorin e vet pozitiv. Në gjendjen e dytë ose S . Ky refleks zhduket nga muaji i dytë i jetës. të cilat alternohen me njëra-tjetrën disa herë gjatë ditës. ose negativ. nëse përplasni një rrake-take pranë veshit të tij. aq më shumë do të kuptoni se ai ka momente që është shumë i gjallë dhe i lëvizur. Një tjetjër refleks është ai Babinski. Nje prej tyre është refleksi i Moros. Ky refleks arrin kulmin e shprehjes së vet në fund të muajit të parë të jetës dhe fillon të dobësohet në fund të muajit të dytë të jetës. VETËDIJA a më shumë që ju e njihni fëmijën tuaj. ose tepër i vëmendshëm dhe kureshtar. kurse katër të tjerat si gjendje zgjuar. Gjendja e parë është gjumi i thellë: fëmija qëndron i shtrirë dhe nuk përgjigjet ndaj ngacmimeve të ndryshme. saqë ju mund të organizoni ditën së bashku me fëmijën tuaj. dhe mund të qajë duke hapur sytë fort. Aq shumë qartësohen këto momente të fëmijës.MUAJI I PARË 63 nisht në bebet normale të lindura në kohë.

Ky është gjumi që quhet me lëvizje të shpejta të syve dhe mund të vëreni se si sytë hapen e mbyllen me shpejtësi. themi se fëmija është në gjendjen e gjashtë të vetëdijes. Nëse kësaj gjendjeje i shtohet edhe lëvizshmëria. hap gojën. E njëjta gjë që e ngazëllente atë pak momente më parë kur ishte në gjendjen e katërt-pestë të Gjendjet e vetëdijes të fëmijës tuaj Gjendja Stadi 1 Stadi 2 Emërtimi Gjumë i thellë Gjumë i lehtë Çfarë bën i vogli Qëndron shtrirë dhe palëvizur Lëviz gjatë gjumit dhe është i ndjeshëm. veçanërisht ndaj zhur mave Përgjumja Sytë kapsalliten dhe fëmija nuk është as në gjumë dhe as zgjuar Të qenit zgjuar. nëse tentojmë të njëjtën zhurmë. Kur fëmija është duke qarë. Në këtë rast atij nuk i interesojnë ngacmimet e reja që i ofrohen. Ai zgjohet i lumtur me sy të hapur dhe kureshtarë.64 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. por pa lëvizshmëri të theksuar (stadi i katërt). fëmija mund të zgjohet. Ai perëndon sytë. MUAJI I PARË të gjumit aktiv. Në momentin që zgjohet ai shfaq një nga tre stadet e mbetura. ndonjëherë klith dhe lëvizjet janë të shumta dhe të çrregullta Stadi 3 Stadi 4 Stadi 5 Stadi 6 . aktiv Fëmija lëviz aktivisht Nervozizmi. ta ngushëlloni. Ky është momenti që fëmija është shumë i vëmendshëm dhe interesuar ndaj jush dhe mjedisit përreth. fëmija ndihet i lumtur dhe nuk karakterizohet nga lëvizjet Të qenit zgjuar. Nëse do të tundim një rrake-take kur fëmija është në gjendjen e katërt ose të pestë të vetëdijes. por qan vazhdimisht dhe është i trazuar. ai kalon në gjendjen e tretë të vetëdijes. shtriqet. Këto dy faza të gjumit këmbehen me njëratjetrën dhe brenda rreth një ore. Kur fëmija nuk është i qetë. themi se fëmija është në stadin e pestë të vetëdijes. ai më së shumti qetësohet. fëmija kalon nga njëra fazë e gjumit në tjetrën. Kur fëmija fillon të zgjohet ose fillon t`i vijë gjumë. të qarët Qan. nuk duhet insistuar që të komunikohet me të. Ajo që ai kërkon në këtë rast është ta qetësoni. është i vëmendshëm dhe kthen kokën andej nga vjen tingulli i rrake-takes. i qetë Sytë janë të hapur.

Kur fëmija bëhet më i madh. Duhet të dijë se ZHVILLIMI I HERSHËM I TRURIT S i prind. të siguroni mirërritjen shoqërore. fizike e të nxisni aftësitë njohëse të tij. Për shembull. atë kur është në stadin e gjashtë të vetëdijes.MUAJI I PARË 65 vetëdijes. Kur fëmija është në gjendjen e gjashtë të vetëdijes. ju jeni të vetëdijshëm se veprimet tuaja ndikojnë mbi fëmijën. Kjo ju ndihmon që të rregulloni edhe ju oraret tuaja në varësi të këtij ritmi gjithmonë e më të qartë të të voglit. Pikërisht . Ju jeni qendra e botës së fëmijës tuaj. për t`u zhvilluar dhe për të shprehur tërë aftësitë që ka trashëguar. Për vite me radhë besohej se truri i fëmijës është një përsëritje e asaj çfarë ka trashëguar nga prindërit. syçelët dhe më i interesuar ndaj gjërave të reja që do t`i ofroni. ai mund të qetësohet. në këtë periudhë krijohen modelet e para të të menduarit dhe të përgjigjeve të vetëdijshme. të hutohet dhe të pushojë së qari edhe duke i folur. Së fundi. kënduar apo duke luajtur me një rrake-take. për ta qetësuar fillimisht nevojitet që ta përkundësh dhe ta mbash në krahë. Ndërkaq që fëmija rritet. ju e qortoni. truri i fëmijës rritet dhe zhvillohet më shumë se në çdo moment tjetër të jetës. Sidoqoftë ai përsëri do të kërkojë të ushqehet me të njëjtën shpeshtësi. e nervozon dhe e mërzit. ai gëzon. ai trishtohet. fëmija ka nevojë për disa elementë thelbësorë: • Të ndihet se është i veçantë. Vitet e para lenë gjurmë të përjetshme. nëqoftëse mamaja është një artiste. shkencëtarët kanë provuar se përvojat e fëmijës në ditët. si atë të ushqyerjes. Por studimet e tashme kanë treguar se edhe mjedisi ka një ndikim po aq të rëndësishëm sa edhe trashëgimia gjenetike. muajt dhe vitet e para kanë ndikim shumë të madh në zhvillimin e trurit. që e duan dhe e vlerësojnë • Të ndihet i sigurtë • Të njohë mjedisin ku jeton • Ka nevojë për dikë që ta drejtojë. por nga fundi i muajit do të rrijë më gjatë zgjuar. lojës. Sipas këtyre studimeve. Çfarë do të thotë kjo për prindin? Kjo do të thotë se ju mund të ndikoni në zhvillimin e përshtatshëm të fëmijës tuaj. Gradualisht ai vendos oraret e tij ditore. që t`i tregojë udhën • Të njohë dhe provojë në ekuilibër të plotë liritë dhe kufizimet e tij. ju e lavdëroni. Ju qeshni dhe ai jua kthen. pushimit. Studimet tregojnë se në 3 vitet e para të jetës. edhe sitemi i tij nervor përsoset. atëhere edhe fëmija ka të njëjtat prirje si dhe nëna e kështu ka mundësi më të madhe për t`u bërë edhe ai ar tist.

që shumë prindër dëshirojnë të sigurojnë për fëmijët e tyre: ushqim të përshtatshëm. luhet etj. Çfarë kuptimi ka kjo për ju si prind? Kjo do të thotë se ju vetë dhe mjedisi që do të krijoni përreth fëmijës tuaj do të ndikojë në mënyrën se si ai do të mendojë. Shpesh ne mendojmë se fëmija nuk kupton dhe se gjithçka zhvillohet shumë thjesht. Pikërisht në këtë periudhë vendosen bazat e të menduarit. MUAJI I PARË çfarë i lejohet dhe çfarë jo. muzikë për të nxitur veprimtarinë e trurit. Fatmirësisht përbërësit e një mjedisi të mirë përfshijnë disa gjëra kryesore. për të mësuar. kohë të mjaftueshme për gaz dhe hare. Gjatë kësaj periudhe truri i fëmijës ka aftësi maksimale për të nxënë. por në fakt truri i të voglit është dy herë më shumë aktiv se sa truri i një të rrituri. Për shembull. kuptohet se ju krijoni mundësi për një zhvillim normal të trurit të tij. Për shembull. këmbëngulje në vlerat pozitive të jetës. Komunikimi me fytyrën e prindit ose të afërmve të tjerë që kujdesen për të. po ashtu edhe të lexuarit e librave fëmijës. edhe ata . • Identifikimi i hershëm i çrregullimeve të zhvillimit. mjedis familjar të ngrohtë dhe të përgjegjshëm. • Duhet të qëndrojë në mjedise të larmishme ku bisedohet. çiltërsinë dhe përfshirje në bisedat familjare. libra të bukur për t`u treguar e lexuar. si do të bashkëveprojë me të tjerët. ndihmon shumë në zhvillimin e të folurit.66 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Kjo periudhë përcaktohet nga ata si periudhë kritike. Shumë sëmundje dhe probleme të zhvillimit mund të trajtohen me sukses nëqoftëse zbulohen herët. Le të shohim shkurt disa prej elementëve që ndikojnë mbi shëndetin e fëmijës dhe se si kontribuon secili prej tyre në zhvillimin e trurit të fëmijës: • Të folurit. keni vënë re se sa e lehtë është për një fëmijë që të kapë fjalë nga një gjuhë e huaj dhe sa e vështirë është e njëjta gjë për një të rritur. që i krijon atij mundësinë për të mësuar dhe që zhvillon interesat dhe personalitetin e fëmijës. dhe lirinë e mjaftueshme për të eksploruar dhe mësuar nga gjërat që e rrethojnë. dhe si do të rritet fizikisht. Por jo vetëm kaq. e të përgjigjurit dhe e të zgjidhurit të problemeve. Studiuesit mendojnë se gjithçka duhet të përqëndrohet në 3 vitet e para të jetës. lexohet. si do të kontrollojë emocionet e tij. dëgjohet muzikë. Duke krijuar një mjedis të përshtatshëm. Pyetja e natyrshme që lind në këtë rast është: si është ky mjedis i përshtatshëm? Mjedis i përshtatshëm është ai që në qendër të vet ka fëmijën.

Kjo e bën fëmijën të ndjehet mirë. Të jetuarit në një mjedis të sigurt dhe që gjen zgjidhje për probleme të ndryshme. dëgjoni muzikën që ju pëlqen. Flitini. vizatoni. Mos ngurroni të shprehni dhe shkëmbeni përvojat dhe brengat me ta. Bashkëveproni sa të jetë e mundur më shumë. tregojini. Mos e izoloni fëmijën tuaj. Gjithmonë e më tepër po zbulohen fakte se sa shumë ndikon mjedisi në zhvillimin e fëmijës. Zhvillimi i trurit fillon që në bark të nënës. Shpesh nevojitet mbështetja e të afërmve. përkrahin dhe respektojnë njëri tjetrin. zhvillon të mësuarin.sh Qendra Kombëtare e Zhvillimit Mendor). Dhurojini fëmijës shumë dashuri dhe vëmendje. Bëni vizita të rregullta gjatë shtatzanisë dhe ndiqni këshillat e mjekut.MUAJI I PARË 67 fëmijë që kanë një cen ose dëmtim të trurit. • Mjedis rrethues nxitës. Kujdesuni për ushqyerjen dhe shmangni pijet alkoolike. Kjo na bën të kuptojmë rolin e rëndësishëm që ka prindi dhe mjedisi shoqëror dhe familjar në zhvillimin e trurit të fëmijës. Kështu sjelljet dhe përgjigjet tuaja si prind kundrejt fëmijës kanë ndikim kritik në formimin e ardhshëm të fëmijës. duhanin etj. e miqve të familjes dhe pediatrit tuaj. Të zhvillojë ndjenjën e sigurisë dhe të respektit për veten dhe të tjerët. Kështu ju keni hedhur disa hapa në kontributin për shëndetin e ardhshëm të fëmijës tuaj. që i bën të paaftë nga ana mendore ose fizike. Filloni të kujdeseni për shtatzaninë sa më herët. • Harmonia familjare. prandaj dhe kuj- desi për shtatzaninë ndihmon për zhvillimin e shëndetshëm të trurit të fëmijës. kjo e bën fëmijën të ndihet i rëndësishëm dhe i veçantë. nxit respektin dhe besimin ndaj vetes. Kjo është një mënyrë për të formuar thesarin e fjalëve të fëmijës në të ardhmen. Rritja e fëmijës në një mjedis familjar ku njerëzit duhen. Bazohuni në synime dhe rregu- . Njëkohësisht. Këto ju lejojnë t`i kushtoni më shumë kohë fëmijës tuaj dhe të njihni më mirë mendimet dhe interesat e të voglit. mund të përfitojnë jashtë mase nëse referohen dhe ndiqen ashtu si duhet nga struktura të specializuara për këtë qëllim (p. Si mund të ndërtojmë një mjedis pozitiv apo të përshtatshëm në shtëpi dhe në komunitet? Kujdes të përshtatshëm para lindjes. gjëra që kanë një ndikim shumë të madh në jetën e fëmijës. Të rritësh një fëmijë është e vështirë. luani së bashku. lexojini.

Kini kujdes që dhe pjesëtarët e tjerë të familjes apo kujdestarët e mundshëm të fëmijës të zbatojnë të njëjtat rregulla që ju keni menduar për edukimin e fëmijës tuaj. por përpiquni të veproni si më poshtë : • Kur fëmija qan. dhe pastaj pakësohen në 1-2 orë në ditë për tre muaj. A ka fëmija juaj një orar të caktuar çdo ditë që nuk arrini ta qetësoni? Kjo është e zakonshme. Një gjë e tillë e ndihmon të voglin të mësohet me këto rregulla dhe të mos të ndihet keq nga zbatimi i tyre. MUAJI I PARË lla të qëndrueshme. bëjini një shëtitje me makinë. Nëse fëmija qetësohet mbas disa orësh dhe pjesën tjetër të ditës është i qetë. përpiquni të jeni sa më e qetë dhe e kontrolluar kur luani dhe përkëdhelni fëmijën tuaj. vazhdoni ta përkëdhelni. Këto do të pakësohen ndërsa fëmija rritet dhe zakonisht pushojnë . • • • • TË QARAT DHE KOLIKAT E BARKUT ai ka nevojë për ju.00 mbasdite dhe mesnatës . Mos u shpejtoni të thoni që nuk i mjafton qumështi. nuk ka arsye të alarmoheni. shkakton turbullim tek i vogli.pikërisht atëhere kur ju ndiheni të lodhur nga problemet e ditës. Stomaku i tyre mund të jetë i zmadhuar nga gazrat. Nëse nuk arrini ta pushoni edhe kështu. Rreth 1\5 e fëmijëve bëjnë kolika. ta përkëdhelni. përpiquni t`i jepni ujë mine-ral pa gaz dhe nëse e refuzon. Përpiquni ta merrni në krahë (mos e lini kurrë të qajë). Këto periudha mund të duken si tortura të vërteta sidomos nëse keni dhe fëmijë tjetër problematik apo punë për të bërë. Ai jo gjithmonë qan sepse është i uritur. Nëse përsëri nuk arrini ta pushoni. Ato zgjasin 3 orë në ditë për 6 javë.68 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Krizat e të qarit zgjasin rreth një orë dhe kryesisht natën. Shpesh kjo do të thotë se fëmija është shumë i ndjeshëm ndaj ngacmimeve. zakonisht ndërmjet javës së dytë dhe të katërt. t`i këndoni. por fatmirësisht nuk zgjasin shumë. kjo mund të shkaktohet nga kolika (dhimbje barku). Fatkeqësisht nuk ka ndonjë shpjegim pse ndodhin kolikat. sidomos ndërmjet orës 18. t`i flisni. Ata qajnë pa pushim. Moszbatimi i njëzëshëm i rregullave dhe mosrespektimi i pikësynimeve prindërore nga pjesëtarët e tjerë të familjes. ta përkundni. shpesh klithin duke shtrirë dhe lëvizur këmbët e tyre dhe duke lëshuar gazra. do të thotë se Nëse qarja nuk pushon. Asnjëherë mos tregoni ankth kur fëmija qan. por forcohet dhe vazhdon ditën ose natën.

zakonisht ndodh si përgjigje e qarjes pa pushim të bebit . do t’i japë më shumë siguri. provoni një formulë pa qumësht lope. . Mund të jetë më keq po të provoni të ndërhyni. Kon- Figura 7.mund të shkaktojë dëmtime fizike dhe mendore.MUAJI I PARË 69 mbas muajit të tretë. apo dhe vdekjen. Nëse ushqehet me qumësht artificial. në bebet e ushqyera me gji kolika tregon ndjeshmëri ndaj ushqimeve qe ha nëna. • Mbajeni bebin përmbys mbi gjurin ose krahun tuaj dhe fërko- Duhet të kemi kujdes! Shkundja e bebit është një formë serioze e abuzimit ndaj fëmijëve. • Tundeni në mënyrë ritmike dhe ndizni ndonjë gjë që shkakton zhurmë ritmike. mos përdorni produkte të qumështit. si hernia ose sëmundje të tjera. Ndoshta ju mund të mendoni se duhet bërë ndonjë gjë për t’i pushuar. hudhra. Nëse sikletin e sjell ndjeshmëria nga qumështi. Kolika mund të jetë sinjal i një problemi mjekësor. por fëmijët e tjerë qetësohen me të. Mbajeni bebin përmbys mbi krahun tuaj për të lehtësuar dhimbjet e barkut (kolikat) takti me trupin do ta qetësojë. edhe nëse vazhdon të ketë siklet. Mjafton që zhurma të jetë ritmike dhe ta vërë në gjumë. Rrallë ajo shkaktohet nga ndjeshmëria ndaj proteinës së qumështit artificial. Shpesh. Akti i shkundjes së fortë të bebit . • Lëvizni me beben në krah. Përpara pa dyshim duhet të këshilloheni me pediatrin tuaj. Pastaj pyeteni atë se cila nga gjërat e mëposhtme është më e vlefshme: • Nëse ushqehet me gji. lakra apo produkte te tjera që mund të irritojnë. kafeinë. kolika duhet të largohet mbas një dy ditësh nga ndryshimi i dietës. për të përjashtuar ndonjë problem mjekësor për të qarat. • Mund të përdorni një biberon. por në të vërtetë s’mund të bëni gjë vetëm të prisni. Fëmijët e ushqyer me gji shpesh nuk e pranojnë.

madje mund të shtyjë me duar. Nga fundi i muajit të parë. Gradualisht ju do të njihni zakonet e njëri-tjetrit. ju duhet ta shtrëngoni në krahë ose ta mbështillni. pasi do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Është shumë bukur të shohësh të porsalindurin të buzëqeshë në gjumë. Çdo zhurmë e fortë shkakton dridhje dhe mund të bëhet shkak për të qara. mos e shkundni bebin tuaj. sistemi nervor i bebit zhvillohet dhe kontrolli i muskujve përmirësohet. madje dhe vdekje. qoftë dhe për një apo dy orë. t’ju shohë. Ky mund të jetë një sinjal që fëmija ndihet i përgjumur ose po i përgjigjet një impulsi të brendshëm. do të bëjë lëvizje zvarritëse me këmbë. Kjo mund të jetë e rrezikshme të shkaktojë verbim. Presioni mbi barkun e tij mund të ndihmojë për të qetësuar dhimbjen. të lëshojë zëra. ju i thoni atij se mendimet dhe ndjenjat e tij janë të rëndësishme dhe ai mund të ndikojë në botën që e rrethon. lini dikë tjetër të merret me bebin dhe dilni nga shtëpia. MUAJI I PARË jini butësisht kurrizin. Në se këto lëvizje janë shumë të theksuara dhe shqetësuese. kur ai fillon të përgjigjet me buzëqeshje në momentet që është aktiv. por kënaqësia më e madhe vjen nga fundi i muajit.70 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. të paqëllimshme. duke i dhënë mundësi të kontrollojë më mirë lëvizjet nga fundi i muajit. Kjo fillon gjatë gjumit për arsye që nuk janë të njohura. Atij mund t’i dridhen mjekra dhe duart. Lëvizjet e duarve dhe këmbëve do te bëhen më të buta dhe do të duket sikur është duke i dhënë biçikletës. dëmtime të trurit. Duke i njohur dhe duke iu përgjigjur sinjaleve të fëmijës tuaj edhe në këtë moshë. Kur e vendosni barkas. . I shtrirë bar- E QESHURA E PARË N N jë nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij muaji është e qeshura e parë dhe gugatja. Këto buzëqeshje të para dashurie do t’ju lidhin akoma më tepër me njëri-tjetrin dhe ju shpejt do të zbuloni se vetëm duke e parë. Muskujt e qafës do të zhvillohen me shpejtësi. Këto mesazhe janë shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe vetëvlerësimin e tij. LËVIZJET ë një dy javët e para lëvizjet e bebit janë të çrregullta. e dini tashmë se kur do të qeshë. • Mbështilleni me pelena që të ndjehet ngrohtë dhe i sigurt • Kur ju ndjeheni të tensionuar apo të nevrikosur. Pavarësisht sa të nevrikosur jeni. kështu loja juaj do të kthehet në një vallëzim në të cilin ju këmbeni rolet e drejtimit.

secili nga sytë shikon për hesap të vet. ndërsa nga fundi i muajit të parë do të fillojë të fokusojë gjërat deri në 90 cm. Mbas dy javëve të para bebet e tij fillojnë të zmadhohen. prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm kur e mbani në krahë. Kur lindi ai kishte pamje periferike (shikonte anash). Në fakt. Me zhvillimin e retinës ai përmirëson aftësinë të njohë dhe të shohë objektet. ndryshe nga i rrituri. Nëse ju do t’i tregoni tre lodra të njëjta . Fëmija nuk ka strabizëm (nuk është me sy të shtrembër) dhe kjo dukuri e përkohshme do të zhduket me kohë me zhvilli- . që nuk do të jetë ngjyra përfundimtare dhe që do të ndryshojë me kohë. Është ngjyra e kuqe apo shkëlqimi i ngjyrës që tërheq fëmijët e porsalindur? Ne dimë se shikimi i ngjyrave nuk formohet para katër muajve. Bebja e syrit paraqet një ngjyrë gri. një të verdhë dhe një të kuqe. t’i afrojë te goja dhe t’i afrojë në fushën e tij të shikimit. dhe bebet e syrit ishin të zvogëluara. Në lindje fëmija juaj ishte shumë i ndjeshëm ndaj dritës. por shpejt do të ndjekë edhe objekte të vogla dhe lëvizje të shpejta. gjatë kësaj periudhe do t’i vështrojë gjatë duart. për të pa- kësuar sasinë e dritës që hyn në sytë e tij. Por nuk do të jetë në gjëndje të mbajë kokën mirë deri në fund të muajit të tretë. Fëmija. Kjo ngjyrosje përcaktohet prej tejdukshmërisë së indeve që përbëjnë syrin. Gradualisht shikimi i tij fiton aftësinë të fokusohet në një pikë në qendër të fushës së tij të shikimit. duke e bërë ta pranojë më mirë lojën me dritën dhe me hijen. Ngjyra e syve nuk është ende ajo që fëmija do të ketë përfundimisht.një blu. sa herë që do t’ia kapë syri. Po kur sytë i shkojnë ”shtrembër”? Në këtë moment të jetës. SHQISAT Shikimi Në muajin e parë shikimi i bebit tuaj do të pësojë ndryshime të mëdha. Gjatë javëve të para lëvizjet e gishtave janë të kufizuara. Në fillim ai ndjek lëvizjet e ngadalta të objekteve të mëdha brenda fushës së vet të shikimit. nuk është në gjendje t’i bashkërendojë lëvizjet e syve. Atij i pëlqen të shikojë objekte deri në 20-38 cm larg. ai me siguri do të vështrojë më gjatë të kuqen. por bebi mund t’i përkulë. si e gjelbër dhe bojëqielli. Në këtë moshë ai nuk mund të bëjë dallimin midis ngjyrave të ngjashme. të kaltër ose blu. bebi mund të ngrejë dhe të kthejë kokën në anën tjetër. E bardha e syve. Në të njëjtën kohë ai fillon të ndjekë objektet në lëvizje. ka një nuancë blu. që zhduket gradualisht.MUAJI I PARË 71 kas. por asnjeri nuk e di pse.

Nëse ju do ta kapni atë butësisht dhe do ta përkundni e shtrëngoni në krahët tuaj. ai do të fillojë të qajë. Fërkojeni butësisht me dorën tuaj dhe ai do të relaksohet dhe qetësohet. ai ose nuk do t’i përgjigjet më ngacmimeve dhe do të rrijë urtë. Nëqoftëse ju e vendosni në një mjedis me zhurmë. Ky sistem radari e ndihmon atë të orientohet drejt. Ai ndihet mirë në rroba të buta pambuku apo mëndafshi. ai do të fillojë të kthejë kokën dhe të kërkojë burimin e muzikës. po edhe njeh disa melodi. Lexoni me zë të lartë një histori që fëmijët e pëlqejnë për disa ditë rresht. kur duhet të ushqehet dhe e mbron nga substancat që mund ta dëmtojnë. Nëqoftëse ju do të ndryshoni një muzikë të qetë. vështron çdo P ërfytyroni dy bebe. Bebi juaj është i ndjeshëm ndaj prekjes dhe mënyrës se si e mbani. A qan me lot? Fëmija mund të qajë pa lotuar. bebi juaj është shumë i veçantë në shije dhe nuhatje. bananes dhe sheqerit. pastaj prisni disa ditë dhe pastaj lexojeni atë përsëri. ai do të qetësohet dhe do të bëhet më i gjallë. TEMPERAMENTI za: Vajza e parë është e qetë. kanë vënë re se kur i tregojnë këto përralla mbasi fëmija është rritur. duket sikur bebet i njohin. Dëgjimi Gjatë muajit të parë bebit juaj do t’i tërheqin vëmendjen zërat njerëzorë. ai kupton humorin dhe ndjenjat tuaja nga mënyra se si e prekni. Disa nëna që i lexojnë përralla bebit të tyre në fund të shtatzanisë. por nuk e përfill gjirin e nënave të tjera. si zëri i femrave. vaniljes. Ai do të bëjë një frymëmarrje të thellë për të nuhatur aromën e qumështit. Kjo tregon qartë se shumë përpara se të kuptojë fjalët që i thoni.72 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. (Bebet shumë të ndjeshme qajnë. por do të shtyjë rrobat e ashpra. ato fillojnë të shikojnë më me vëmendje. ose do të fillojë të qajë dhe të grindet. kur ekspozohen ndaj dritave të forta ). duke ju vështruar me vëmendje. Kur ju i flisni. Fëmija juaj do të jetë i ndjeshëm ndaj nivelit të zhurmave. Nëse ju do ta ngrini me ashpërsi. ai kthen kokën në drejtimin e zërit dhe shpesh lëviz duart dhe këmbët. por do të rrudhë hundët me erën e alkoolit apo të uthullës. sidomos zërat e lartë. e kënaqur. Nga fundi i javës së parë ai njeh erën e nënës së tij dhe kthen kokën nga gjiri i saj. të dyja nga e njëjta familje dhe të dyja vaj- . luan me veten e vet. Fëmija juaj jo vetëm dëgjon mirë. A ju duket se ai e njeh? Nuhatja dhe palpimi Ashtu siç ka preferenca për disa figura dhe tinguj. MUAJI I PARË min e aftësisë së të parit.

Bebet që janë nën peshë në lindje. aq qartë sa fëmijët e tjerë. mund të jenë po ashtu më pak reagues se të porsalindurit e tjerë. Kur kjo ndodh. Ata mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj dritës. Po e njëjta gjë ndodh me këshillat e librave. irritojë apo hutojë. kështu që ka nevojë të bëjë më shumë gromësima. por temperamentet e tyre janë të ndryshme dhe të dyja duhet të trajtohen ndryshe që nga lindja. ajo fle për periudha të gjata dhe ha jo shpesh. Shumë nga këto sjellje janë të lindura. Mbas disa javësh ata duken sikur zgjohen. aq më shumë mësoni t’i përgjigjeni në mënyrë të përshtatshme personalitetit të saj dhe aq më e qetë dhe më e parashikueshme do të jetë jeta juaj në muajt e ardhshëm. rreth mirërritjes së fëmijës. lodhja etj. shokëve. Ajo duket sikur do të bëjë çdo gjë me nxitim. Të dyja këto bebe janë normale dhe të shëndetshme. Ndërsa të porsalindurit flenë rreth 14 orë në ditë. Që nga fillimi temperamenti i bebes tuaj do të ndikojë në sjelljen tuaj ndaj tij. edhe fëmija juaj shfaq një temperament të vetin që në javët e para të jetës. prindi duhet të ndalojë dhe të presë. E vërteta është se kjo nuk është rruga e drejtë dhe . Sa më shumë të mbrohen nga nxitja e tepërt dhe sa më tepër rehati t’u sigurohet gjatë kësaj periudhe. E lënë me vetveten. Zbulimi i këtyre sjelljeve është një nga gjërat më të bukura. mbas lindjes duhet t’i rivlerësoni duke parë në se përshtaten apo jo me fëmijën tuaj. ndërmjet dy të pirave të gjirit. ha me nxitim duke gëlltitur ajër me shumicë. zhurmave dhe prekjes për disa muaj dhe loja me to mund të jetë shumë e fortë dhe t’i ngacmojë. Shfaqja e tyre mund të jetë e vonuar. por ngelen të irritueshëm dhe të ndjeshëm ndaj ngacmimeve. Në fillim ata janë të përgjumur dhe nuk duken shumë aktivë. kushërinjve. si për shembull. Nëse ju kishit disa ide rreth reagimit të tij. Vajza e dytë është gjithmonë në lëvizje. artikujve.MUAJI I PARË 73 gjë që ndodh rreth saj. edhe nëse kanë lindur në kohë. Sa më të vëmendshëm të jeni ndaj këtyre shenjave. Ashtu si këto bebe. Ky irritim mund të zgjasë deri sa ai të rritet dhe të piqet. Asnjëra s’është më e mirë se tjetra.. hanë me ngut. derisa bebi të jetë aktiv dhe pastaj të vazhdojë. kur kemi një bebe të re në shtëpi. por rrallë kërkon vëmendje. aq më shpejt do të kalojë kjo situatë. Ajo lëviz duart dhe këmbët vazhdimisht kur është zgjuar dhe në gjumë. të lindurit para kohe nuk i shfaqin nevojat si uria. Me kalimin e kohës reagimet e fillimit do të largohen dhe tiparet e lindura të fëmijës do të bëhen më të dukshme. ajo fle 10 orë dhe zgjohet sa herë ka ndonjë aktivitet afër saj.

Kjo do ta bëjë atë ta ndjejë veten të dashur dhe të vlerësuar dhe do ta ndihmojë të krijojë raporte të drejta me të tjerët në të ardhmen. që . Ju duhet të krijoni rregullat tuaja sipas fëmijës tuaj qe ka një personalitet të caktuar. MUAJI I PARË nuk funksionon për çdo fëmijë. Dhe me të vërtetë. i bën M ato të zgjedhin rrugë “të gabuara” dhe jo të dobishme për fëmijën e tyre. besimeve tuaja dhe kushteve specifike të familjes suaj. Pikërisht. nënat bëjnë më shumë pyetje lidhur me ushqyerjen e fëmijës. Natyra e ka krijuar atë në një mënyrë të tillë që në çdo moment e bën përshtatjen e fëmijës me mjedisin e ri tepër të butë e të padëmshme. Ushqyerja është ndoshta momenti më kryesor i kësaj përshtatjeje. se sa për anë të tjera të kujdesit për të porsalindurin. Dhe kjo jo vetëm kur fëmija është i sapolindur. ujë me sheqer etj. Ato mund të ndihen keq. Për një moment. Ushqyerja me gji enjëherë sapo del nga barku i nënës. të porsalindurit i duhet të përshtatet. Gjëja kryesore është se ju duhet t’i përshtateni individualitetit të tij. ky ankth i nënës. në qoftë se fëmija nuk ushqehet me lehtësi qysh në fillim. por gjatë gjithë kohës që ushqehet me të. gjiri prodhon një lloj qumështi. TË MIRAT E USHQYERJES ME GJI PËR FËMIJËN DHE NËNËN Të mirat e kulloshtrës Në ditët e para pas lindjes.74 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Nënat shpesh e vlerësojnë suksesin e tyre me zotësinë e tyre në ushqyerjen e fëmijës. qoftë me mjedisin e ri ku ai do të jetojë. aq sa shpesh herë bëjnë përpjekje nga më “të çmendurat” për t`i siguruar me çdo kusht ushqyerjen fëmijës së tyre: i japin qumësht artificial. vetëm që fëmija të ndihet i ngopur dhe i ushqyer. qoftë me mënyrën e re të jetesës. ato harrojnë se natyra i ka pajisur me aftësinë për të ushqyer një fëmijë me mënyrën më të mrekullueshme që mund të ekzistojë në botë: me Qumështin e Gjirit.

i cili ka një pamje si krem. Shpesh kulloshtra është e papëlqyeshme për nënën. Por ndihmesa e vërtetë i vjen nga qumështi. rënia në peshë e të porsalindurit në ditët e para të jetës është e butë dhe rimarrja e peshës së lindjes më e shpejtë. të cilat i ka marrë që para lindjes nga nëna. Në këtë mënyrë. Në sajë të përmbajtjes së vet. qumështi përsëri ndryshon dhe merr vetitë që i ruan pastaj gjatë gjithë kohës që qumështi prodhohet nga gjiri i nënës. nga ky ballafaqim me këtë “botë të egër”. me anë të placentës. . Kulloshtra zëvendësohet nga një qumësht tjetër. në qoftë se fëmija është i lindur parakohe. kulloshtra është ushqimi ideal i ditëve të para. fëmijës i duhet të përballet me shumë armiq (viruset. Dhe dihet nga të gjithë se sa rrezikon i linduri parakohe. Rreth ditës së 4 . Funksioni ushqyes Njëkohësisht. sepse rreth ditës së 12-të të jetës. Por derdhja e kulloshtrës dhe mosdhënia e saj fëmijës. është tepër e përshtatshme për të porsalindurin. Në sajë të këtyre vetive. kulloshtra në sajë të përmbajtjes së veçantë me shumë proteina dhe kripëra minerale dhe pak sheqerna dhe yndyrna. ai ka të pranishme në gjakun e vet një sasi trupëzash mbrojtëse. Kulloshtra është një qumësht tepër i veçantë që prodhohet vetëm në 5 ditët e para të jetës. Ky veprim mbrojtës i kulloshtrës shumëfishohet. sepse në përmbajtjen e tij gjendet me shumicë një lëndë që quhet betakaroten. ndoshta se ajo e përfytyron qumështin me ngjyrë të bardhë. Ky është një antioksidues i fuqishëm dhe që i jepet fëmijës në një fazë tepër të brishtë të jetës së tij. bakteret). Ky është qumështi i përkohshëm. ajo shërben si një “çadër” që e mbron fëmijën nga “breshëri” i egër i mjedisit të jashtëm. Pas lindjes.5-të të jetës ndodh “ardhja” e qumështit. Quhet i përkohshëm. Kulloshtra është një lëng i trashë me ngjyrë të verdhë. Funksioni mbrojtës Kulloshtra ka veti të shkëlqyera për të mbrojtur ndaj mikrobeve të ndryshme (viruset dhe bakteret) dhe shumë më të theksuara se qumështi i prodhuar më vonë nga gjiri i nënës. Me lindjen. është një nga gabimet e trashëguara të kulturës sonë popullore. Funksionet e saj të mëdha janë dy: të ushqejë në mënyrë të përshtatshme fëmijën dhe ta mbrojë atë si duhet nga mikrobet. ndërkaq që fuqitë mbrojtëse të tij janë ende të pazhvilluara. Vetitë e tij janë ndërmjet kulloshtrës dhe qumështit të nënës.MUAJI I PARË 75 quhet kulloshtër.

domethënë një rritje harmonike dhe një zhvillim psikik e intelektual më të mirin të mundshëm. Asnjë fëmijë nuk bëhet alergjik. Studimet e Lucas kanë vërtetuar se në qumështin e nënës gjenden disa yndyrna të çmueshme (LC PUFA). të cilat kalojnë në qumësht dhe kështu bëhen përgjegjëse për alergjitë. Secili nga këto lloje qumështi ka karakteristika të veçanta dhe pra të ndryshme (specifike).76 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Realizon një zhvillim cilësor. edhe pse fëmija është QUMËSHTI i NËNËS: Siguri për fëmijën • • • • • • • • • Kënaq nevojat ushqimore dhe psikike Realizon një zhvillim cilësor Mbron nga sëmundjet alergjike dhe degjenerative Mbron nga infeksionet… edhe pas ndërprerjes së gjirit Parandalon dhjamosjen Nxit rritjen në zorrë të mikrobeve jo të dëmshëm për organizmin Siguron një sasi të mjaftueshme të hekurit Ndihmon lidhjen nënë-fëmijë E ke të gatshëm sa herë që ke nevojë për të . sepse është specifik për njeriun. duke vonuar shfaqjen e tyre tek fëmijët e prirur për arsye të trashëgimisë. gjë që nuk ndodh. Mbron nga sëmundjet alergjike dhe degjenerative. Megjithatë. nëqoftëse fëmija ushqehet me qumësht artificial. Domethënë për çdo këlysh nevojitet qumështi i nënës së vet. Qumështi i nënës: Eshtë i përshtatshëm nga pikëpamja ushqyese. MUAJI I PARË Pas ditës së 12 -të jetës. prej qumështit të nënës së vet. Në të gjithë botën njihen rreth 4000 lloje gjitarësh. për shkak të përmbajtjes më të lartë në sheqerna dhe yndyrna. të cilat i jepen fëmijës gjatë muajit të parë të jetës dhe që i sigurojnë atij një koefiçent inteligjence më të lartë se fëmijët e ushqyer me qumësht artificial në moshën 7-8 vjeç. qumështi i gjirit merr tashmë karakteristikat përfundimtare dhe është mjaft i pasur në lëndë energjitike. nëna duhet të tregohet e kujdesshme ndaj disa ushqimeve. TË MIRAT E QUMËSHTIT TË GJIRIT Një fëmijë që ushqehet me gji ecën me “hapa gjigande”. në varësi të llojit të gjitarit. të cilët kanë si veti të prodhojnë qumësht për të ushqyer të vegjlit e tyre.

trupëzave mbrojtës (IgA sekretore) lizosimat dhe laktoferrina. Cilësitë imunomoduluese të qumështit të nënës janë përgjegjëse për shpeshtësinë më të pakët në moshë të rritur të sëmundjeve të rënda imunitare. Një studim i kohëve të fundit (1998) i kryer nga Wilson. Të tilla ushqime janë veza. arrat etj. Kjo është një ndihmë e çmuar po të llogarisim se sa i shpeshtë është ky infeksion. Disa faktorë të pranishëm në qumështin e nënës (laktoferrina. nëse janë ushqyer për 15 javë rresht pa ndërprerje vetëm me gji. nukleotidet. por agresiviteti i mikrobeve të përmbajtura në të. • Cilësive të rritjes së imunitetit. Parandalon dhjamosjen në moshë të rritur. ndërkaq që diskutohet e diskutohet në botën shkencore mbi dobinë apo jo të vaksinës kundër këtij mikrobi. por kjo është vërtetuar tashmë nga studime shkencore shumë serioze. e zbut atë. i cili po qe se është i theksuar. por edhe atyre të brendshëm. • Cilësive kundër infeksionit. Mund të duket shumë e çu- ditshme çfarë po themi. peshku. Duhet të kujtojmë se qumështi i nënës nuk është steril. organizmi i njeriut i përgjigjet me një inflamacion. Qumështi i nënës. inflamatore dhe tumorale.MUAJI I PARË 77 me gji. Normalisht. Për shembull qumështi i nënës e mbron fëmijën nga infeksionet e veshit përreth 3 vjet pas ndërprerjes së gjirit. mund të bëhet edhe i rrezikshëm. Të mbron nga infeksionet. pasi është ndërprerë ushqyerja me gji. Në këtë mënyrë qumështi i nënës është në gjendje të mbrojë jo vetëm prej “armiqve” të jashtëm. . citokinat) ushtrojnë një veprim nxitës mbi sistemin imunitar. sa herë që kemi një infeksion. Qumështi i nënës është i pajisur me një sistem mbrojtës. Por ky fakt i fundit është ende më i bukur! Mund të të mbrojë për 10 vjet ndaj infeksioneve të shkaktuara prej Hemophilus influenzae. është “nën kontroll të rreptë”. të cilat sigurohen nga prania në qumështin e nënës të rruazave të bardha. Në qumështin e nënës gjendet në sasi të konsiderueshme kolesteroli. që i lejon fëmijës të mbrohet nga infeksione të ndryshme. Mendohet se kolesteroli është i nevojshëm për të kënaqur kërkesat e larta të trurit të fëmijës për këtë lëndë (truri përbëhet kryesisht prej yndyrnave). të cilët nuk janë të pakët. qumështi. falë disa lëndëve që përmban. në sajë të: • Cilësive kundër inflamacionit. ka treguar se të vegjlit mund të mbrohen nga infeksionet e mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes përreth 7 vjet.

78 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Eshtë ushqim i gatshëm në çdo kohë. ose artificial në masën 10-20%. Ushqyerja me gji. Përmbajtja në qumështin e nënës të disa lëndëve . Një lidhje e tillë është mjaft e rëndësishme për zhvillimin e përshtatshëm nga pikëpamja psikike. kurse ai i qumështit të lopës. Ndihmon për rritjen në zorrë të mikrobeve të padëmshme për organizmin. në temperaturë të përshtatshme dhe falas.5 mg hekur në 1 litër qumësht. studimet e kohëve të fundit tregojnë se marrja me “shumicë” e kolesterolit nxit organizmin e njeriut që të mos rrezikohet në vitet vijuese nga marrja me tepricë e kësaj lënde. por edhe përforcon zhvillimin e shqisave të tij si shijen. nuhatjen etj. Dhënia e gjirit fëmijës dhe mbajtja e një regjimi ushqimor të përshtatshëm e ndihmon lehonën që gradualisht të arrijë në peshën që ka pasur para se të mbetej shtatzanë. jo vetëm që shton sasinë e qumështit që prodhon nëna. Sipas besimit popullor. ushqyerja me gji është përgjegjëse për shtimin në peshë të gruas pas lindjes. Hekuri është një nga mineralet më të nevojshëm për fëmijën në muajt e parë të jetës. E shprehur me shifra. i qetë dhe i lumtur. do të thotë: gjatë 3-mujorit të parë në qumështin e nënës përmbahet 0. Parandalon aneminë nga mungesa e hekurit në 6 muajt e parë të jetës. Të mirat e ushqyerjes me gji për nënën. jo vetëm që plotëson nevojat ushqimore që ka fëmija. e përgatit organizmin e të rriturit që të mos dëmtohet nga ushqimi me shumë yndyrna. ky dhjamë fillon të shkrihet. emocionale dhe e ndjenjave në të ardhmen. por duke i dhënë gji bebit. të prekurit. masa dhjamore shtohet 4 – 5kg. Megjithëse në qumështin e nënës gjendet pak hekur. ai është i mjaftueshëm për të mbrojtur bebin nga rreziku i anemisë. Prania në zorrë e një mikrobi të quajtur bacterium bifidum është me vlerë shumë të madhe për organizmin e fëmijës. pra. E vërteta është se gjatë shtatzanisë. Fëmija duke thithur gjirin. Njëkohësisht është në gjendje të krijojë atë lidhje gati hyjnore që ekziston midis fëmijës dhe nënës. MUAJI I PARË Nga ana tjetër. por edhe përmirëson cilësinë e qumështit. Fëmija “e njeh me erë nënën e vet” dhe në prani të saj ndihet i mbrojtur. kurse në 3-mujorin e dytë kjo sasi përgjysmohet. Kjo nuk është e vërtetë. Eshtë njëlloj sikur të kishim ruajtur pak “monedha floriri” në një qyp. Ndryshimi me qumështin e lopës është se hekuri i përmbajtur në qumështin e nënës thithet më mirë. dmth hekuri i përmbajtur në qumështin e nënës thithet nga organizmi i bebit në masën 30-50%.

sepse shumë sjellje të mëvonshme të fëmijës në drejtim të zakoneve të të ushqyerit përcaktohen pikërisht nga kjo vendosje për herë të parë e fëmijës në gji. të shmangë shumë probleme të mundshme të shëndetit etj. Dhe kur vendoset pas 24 orëve. nëqoftëse zogun që ndërton fole (dallëndyshen) sapo lind e vendosim 2 minu- . por është ose i plogësht ose grindet shumë dhe vuan që të mësojë këtë zakon të lindur dhe shumë të rëndësishëm. nxit tkurrjet e mitrës. ai nuk afrohet vetë tek gjiri i nënës. Dhe nga ana tjetër.MUAJI I PARË 79 të caktuara. pikërisht nga përmbajtja në gji e lëndëve që përmendëm më sipër. duke ndihmuar në këtë mënyrë në zvogëlimin e mitrës dhe uljen e barkut. ose ujë me sheqer dhe nuk duhet të përdorë kurrë biberonin. Jo vetëm kaq. ai ngjitet vetë drejt gjirit të nënës dhe e kap spontanisht atë. Shpesh herë. sepse janë tkurrje të dobishme të mitrës. Ato nuk duhet të brengosen për këto dhimbje. çdo nënë është shumë e rëndësishme ta dijë. por edhe ndihmohet fëmija të fillojë jashtëqitjen. fëmija çmësohet njëherë e përgjithmonë të kapë gjirin. ai jo vetëm që e ka shumë të vështirë kapjen e gjirit. Ne një gjë të tillë e kemi mësuar nga bota e kafshëve. Nga ana tjetër. se deri në ardhjen e qumështit nuk duhet t’i japë fëmijës së vet qumësht artificial. Kjo do të thotë se i porsalinduri duhet të vendoset në gji qysh në sallë të lindjes. nënat ankohen për dhimbje barku gjatë vendosjes në gji të fëmijës. Në këtë mënyrë. Ka me qindra studime në këtë drejtim. jo vetëm nxitet ardhja e qumështit tek nëna. Nga njëra anë. dhënia e qumështit artificial mund të nxisë sëmundjet alergjike tek fëmija edhe pse dhënia e këtij qumështi është e përkohshme. Nëqoftëse fëmija vendoset rreth 6 orë pas lindjes mbi barkun e nënës. të marrë energjitë e nevojshme. por duhet të ndihmohet që të kapë gjirin e nënës. Një përvojë shumë interesante nga Anglia tregon se kur fëmija ven- doset menjëherë pas lindjes mbi barkun e nënës. Për shembull. ose të paktën brenda 6 orëve të para pas lindjes. KUR DUHET TË FILLOHET USHQYERJA ME GJI U shqyerja me gji duhet të fillohet sa më herët që të jetë e mundur: sapo që kushtet e fëmijës dhe të nënës e lejojnë një gjë të tillë. Një gjë e tillë mund të bëhet e rrezikshme për disa arsye. Sot shkencëtarët mendojnë se një sjellje e caktuar bëhet e përjetshme në varësi të asaj që përvoja e parë ka qenë e drejtë apo e gabuar.

• Gjinjtë duhet të mbahen të thatë. që përpiqet të njohë nënën e vet edhe me anë të erës. Duhet vepruar kështu. Parapëlqehet të lahen gjinjtë pas të pirit. • Gjinjtë duhet të lahen të paktën një herë në ditë. Në vazhdim. të bëhet një masazh i shkurtër i gjirit : kapet njeri prej gjinjve me të dy duart dhe me lëvizje të lehta rrethore bëhet masazhi i tij. prandaj duhet të mbulohen shpesh me garza të thata. Prandaj kujdes. Eshtë mirë që thithat të zhyten në ujë të vakët. në mënyrë që qumështi të rrjedhë pa vështirësi. A ka ndonjë rregull në dhënien e gjirit? Nuk këshillohet vendosja e fëmijës në të dy gjinjtë gjatë një vakti. qumështi i thithur nga fëmija me thithjet e para ka përmbajtje të ndryshme me atë të SI BËHET USHQYERJA ME GJI? Kujdesi për gjirin Para se fëmija të vihet në gji. siç kemi përmendur edhe më parë. në varësi të thithjeve të fëmijës. por ndodh edhe me nënën. Kjo lloj përvoje nuk ndodh vetëm me bebin. Domethënë. Masazhi i gjirit Eshtë mirë që përpara se fëmija të vendoset në gji. • Mirë është që gjinjtë të mbahen zbuluar (kur është e mundur). Eshtë mirë që ai të vendoset një vakt në njërin gji dhe vaktin tjetër në gjirin tjetër. Do të mjaftonte të rrinte gjysmë minute me dallëndyshet pas lindjes dhe pastaj ta lije gjithë jetën me korbin. • Larja e gjinjve nuk duhet të bëhet me sapun. duhet të lahen duart me shumë kujdes me ujë dhe sapun. sepse krijohet mundësia që të zbrazet plotësisht gjiri dhe në të njëjtën kohë. qoftë për aromë të mirë. me qëllim që të mos çorientohet bebi. në mënyrë që të shmangen fërkimet me teshat dhe dëmtimet e mundshme. qoftë për parandalim të çarjeve të gjirit. ky zogth kurrë nuk mëson të ndërtojë fole si simotrat e veta. sepse është helmues për fëmijën. sepse mund të thajë lëkurën. . gjinjtë thahen ngadalë e me kujdes me një pecetë të thatë. Gjinjtë nuk duhet të thahen duke i fërkuar me pecetë ose me peshqir. që të mos ta harronte kurrë se si ndërtohet foleja. Pastaj pastrohen gjinjtë vetëm me ujë të vakët. Nuk duhet të përdoren pomada ose lëndë të tjera. • Nuk duhet të përdoret acidi borik si dezinfektant. MUAJI I PARË ta me një zog që nuk di të ndërtojë fole (korbin) dhe pastaj e lemë të rrijë për të gjithë jetën me dallëndyshet e tjera.80 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. qumështi i gjirit ndryshon përmbajtjen e tij. sepse kështu mund të ndodhë edhe me njeriun. Qëllimi është që të zbuten gjinjtë.

Fëmija mund të ushqehet duke qëndruar shtrirë ose ulur. rehatojeni fëmijën tuaj (duke e përkundur. Kini parasysh: gjithmonë keni “kohë”. pozicioni i papërshtatshëm krijon probleme në ushqyerjen e fëmijës tuaj. marrë me thithjet e fundit. që të lëshohen muskujt e barkut dhe që nëna të mos përkulet gjatë ushqyerjes së fëmijës. mos mendoni se i ka kaluar koha e ushqyerjes. ne rrezikojmë që fëmija të mos marrë të gjitha lëndët për të cilat ai ka nevojë. Fëmija nuk duhet vendosur asnjëherë në gji. duke e ledhatuar). atëherë duhet që shpina juaj të jetë e mbështetur mirë. Përdorni gishtërinjtë për t’i krijuar bebit mundësi për frymëmarrje. Pozicioni Nuk mund të themi se ka një pozicion ideal për të vendosur fëmijën në gji. Rregulli kryesor është që vetë ju të zini një pozicion sa më të rehatshëm.MUAJI I PARË 81 Figura 8. Në këtë rast fëmija ushqehet në një pozicion gjysmë shtrirë. Duke e vënë në mënyrë të çrregullt fëmijën në të dy gjinjtë. Njëra . me qëllim që të shmangen tkurrjet e muskujve të kurrizit. rehatohuni vetë. Nëqoftëse juve ju pëlqen më mirë të rrini ulur. Sidoqoftë. Ky ankth shtohet edhe më shumë sepse fëmija qëllon që s`e kap me lehtësi gjirin në momentin që ky i jepet. kurse këmbët vendosen në një stol. Kjo gjë e bën shpesh nënën të ankthshme dhe ngutet që ta verë menjëherë në gji. Ndërpriteni thithjen ngadalë duke vendosur gishtin tuaj tregues si në figurë. nëqoftëse nëna nuk ndihet e qetë. Edhe pse fëmija qan. e pastaj vendoseni në gji. duke i kënduar.

kurse dora tjetër trupin. fëmija mbahet shtrirë. atëherë kur kemi fryrje e forcim të gjinjve. Pozicioni si “topi i regbisë” është i pëlqyeshëm për ushqyerjen e binjakëve. Një mënyrë tjetër e ushqyerjes së fëmijës ulur realizohet duke e mbajtur fëmijën ashtu siç mbahet “topi i regbisë”. Në fakt. Një pozicion i tillë është i rehatshëm dhe gjatë natës. atëherë mund të . Më sipër ne përmendëm se nuk ka një pozicion ideal për ushqyerjen me gji. duke qëndruar shtrirë. ose kanë dhimbje për shkak të plagës nga lindja (epiziotomia) ose operacionit. Disa grave u pëlqen t`i ushqejnë fëmijët e tyre. Nëqoftëse nëna e bën zakon të ushqejë fëmijën vetëm në një pozicion. Pozicioni “si topi i regbisë” është pozicioni më i përshtatshëm dorë e nënës mban kokën. Kështu. i mbështetur në shpinë me një jastëk. MUAJI I PARË Figura 9. sidomos në javët e para pas lindjes. sidomos kur ndihen të lodhura.82 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Në këtë rast. kur nëna ka gjinj shumë të mëdhenj. Fëmija vendoset mbi një jastëk. kurse njëra dorë e nënës i mban kokën. i tillë që të favorizojë rrjedhjen më të mirë të qumështit. pozicionet për dhënien gji të fëmijës duhet të ndryshohen edhe nga një vakt në tjetrin. kur fëmija ka vështirësi në kapjen e gjirit (siç ndodh me fëmijtë e lindur parakohe. ose me peshë të vogël në lindje) dhe kur nëna ka dhimbje barku (në rast lindjeje me operacion). Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se edhe fëmija ka preferencat e veta. qumështi në gjendrën e gjirit shpërndahet pak a shumë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë gjirin.

dora e lirë mban gjirin. atëherë është e rëndësishme që me njërën dorë të mbajë kokën e fëmijës. të zbrazë vetëm një pjesë të gjirit dhe jo të gjithë atë. Nuk duhet të shqetësoheni. është vështirë që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Gjatë vendosjes së fëmijës në gji. Duke ndryshuar pozicionin e fëmijës nga një vakt në tjetrin. nga F . SA DUHET TË MBAHET FËMIJA NË GJI? ëmija kap gjirin dhe fillon të thithë. Nuk këshillohet kapja e thithit ndërmjet gishtit tregues dhe të mesit. Edhe pse thithja e gjirit tek fëmija është një refleks i lindur. në fillim nëna dhe fëmija nuk “njihen” ashtu si duhet dhe kjo gjë mund të krijojë “vështirësi” edhe për veprimet më të thjeshta. nëqoftëse nëna e ushqen fëmijën në pozicionin ulur. Ajo varet nga disa faktorë si fuqia thithëse e fëmijës. Gishti i madh lëviz lirshëm mbi gji dhe ndihmon fëmijën që të luajë me thithin. Por përsa kohë duhet ta mbajë gjirin fëmija? A ka ndonjë rregull për një gjë të tillë? Të themi të vërtetën. kurse gishti i madh i dorës vendoset mbi thith. të dhembë. por si një “teknikë” që krijon kushte për një ushqyerje të suksesshme me gji. për t`i dhënë gji fëmijës. Kjo e ndihmon atë që të nxjerrë gazrat. Një gjë e tillë nuk duhet të kuptohet si “një rregull i ri për çdo ditë të re”. por edhe të zezën e gjirit (Shih edhe 3. Kjo do të thotë se stomaku i tij është mbushur. ushtrohet shtypje mbi pjesë të ndryshme të thithit. Për shembull. …dhe së fundi lemza e gogësimat… Pas çdo vakti fëmija duhet të mbahet në pozicion vertikal. nëqoftëse fëmija vjell pak (një gojë pas pirjes). ajo ndihmon fëmijën që të kapë gjirin. në vend që ta nxisë atë. Në këtë mënyrë.MUAJI I PARË 83 ndodhë që fëmija duke thithur. Pasi nëna ka zgjedhur pozicionin e vet. nga shpejtësia e zbrazjes së gjirit. duke i ofruar fëmijës jo vetëm thithin. të hapë gojën dhe pastaj ta kapë atë. Koha nga fillimi i thithjes së një fëmije dhe asaj që qumështi rrjedh mjaftueshëm. Kjo ndihmon zbrazjen e gjirit dhe parandalon problemet që mund të ndodhin me gjirin në ditët e para pas lindjes. ose e zë lemza. është e nevojshme që dhe fëmija të vendoset në një pozicion të përshtatshëm. sepse një gjë e tillë mund të pengojë rrjedhjen e qumështit. Veprime të tilla të thjeshta ndihmojnë fëmijën që të kapë gjirin edhe atëherë kur gjiri i nënës është shumë i madh. është mjaft e ndryshme. në pjesën e pazbrazur të gjirit qumështi grumbullohet dhe kështu gjiri fillon të fryhet. të çahet dhe më tej të pezmatohet. Me dorën tjetër. për disa minuta. Bebi erdhipo tani?).

në minutat e para rrjedh më shumë qumësht dhe pastaj rrjedhja e tij ngadalësohet. Por. Vërtet që e qara në shumicën e rasteve do të thotë që fëmija është i uritur. nëna mësohet të dallojë të qarën nga uria ose për shkaqe të tjera. Dhe sigurisht.84 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Mos u merakosni nëse vërtet është përgjumur pa mbushur barkun. Nuk duhet të harrojmë se thithja për fëmijën nuk është vetëm një moment ngopjeje. ose më shumë. Sidoqoftë. por është edhe një moment i rëndësishëm psikologjik. jo gjithmonë do të thotë se ai ka uri. fillon dalëngadalë dhe sa më shumë kohë shkon pa iu plotësuar kërkesa. por një fëmijë i uritur nuk është e thënë që gjithmonë të qajë. prandaj vështirë se mund të themi se sa duhet të zgjasë një vakt ideal. e qara e fëmijës bëhet më me inat. Eshtë e vetmja gjë për të cilën “fëmija nuk të fal”. në vaktin tjetër. ato gjithmonë e vënë në gji fëmijën (nuk bëjnë ndonjë gabim). të qarët nga uria. në 2 minutat e para. nuk ia vlen të zgjohet fëmija që përgjumet në krahë të nënës duke thithur gjirin. Kur fëmija qan. tek një fëmijë që ka qenë në gjumë ose krejtësisht në qetësi. duhet të jetë e qartë se marrja e sasive të nevojshme ushqimore nuk varet nga minutat që fëmija mban gjirin (Mos harroni! Në 4 –5 min. Me kohë. gati-gati i papërcaktuar. do të zgjohet më parë se sa zakonisht. Atëherë. Për këtë arsye. shumicës së nënave. tashmë ne jemi në gjendje ta kuptojmë se pse disa fëmijë kënaqen duke e mbajtur gjirin vetëm 10 minuta e disa të tjerë duke e mbajtur gjirin 20 minuta. Thithja për fëmijën përfaqëson një kontakt njerëzor me ngrohtësinë e nënës. e qara ju duket si shenjë urie. Në fund të fundit. sepse “nuk është realizuar koha e domosdoshme” për t’u ushqyer. zbrazet 80 – 90% e gjirit). në ditët e para pas lindjes është më e gjatë dhe bëhet më e shkurtër me ardhjen e qumështit. Ndryshimi i kësaj nevoje psikologjike të fëmijës është tepër i madh. SA SHPESH DUHET TA VEMË FËMIJËN NË GJI? jo është një nga pyetjet kryesore në listën e pyetjeve që nëna i bën mjekut për fëmijën që qan. Ndërsa e qara nga dhimbjet. K . fëmija është në gjendje të thithë rreth 50% të qumështit dhe brenda 4 minutave të zbrazë pothuaj të gjithë gjirin (80 – 90%). Në këtë mënyrë. pra është një moment kënaqësie. Kjo nuk do të thotë “ta mbarojmë shpejt e shpejt këtë punë”. për shembull nga dhimbjet e barkut fillon krejt papritur. Zakonisht. MUAJI I PARË probleme të mundshme të gjirit (për shembull fryrja dhe fortësia e gjirit) etj. sidomos në fillim.

Çdo nënë duhet ta mësojë se një gjumë i zgjatur dhe vakte të shpeshta mund të jenë të zakonshme tek fëmija: fëmija mund të dojë të pijë 3 herë brenda 3 orëve dhe pastaj të flejë për 6 orë rresht. Pastaj ka fëmijë të cilët pijnë njëherë dhe pastaj flenë për 5 – 6 orë rresht. Mund të zbatohet për të vegjlit që ushqehen me qumësht artificial. Kjo nuk do të thotë gjë dhe nuk ka pse që nëna të shqetësohet. Kështu. nuk duhet pritur që ai të qajë. duke respektuar dëshirën e tij. e merr shumë mirë në vaktin tjetër. ata as që kujtohen për të pirë.MUAJI I PARË 85 Sa shpesh duhet të pijë fëmija im? Sipas dëshirës: Fëmija vendoset në gji sa herë që ai e kërkon gjirin. shtrëngon duart grusht. Sidoqoftë ka mjaft fëmijë të cilët vazhdojnë të pinë me orare të afërta (çdo 2 – 3 orë) dhe të tjerë me orare më të largëta (çdo 3 – 4 orë). sidomos në ditët e para të . Disa fëmijë të tjerë janë gjumashë dhe po nuk i zgjove. ai fillon të jetë më i shqetësuar. por pa sukses dhe e lëshojnë në mënyrë të përsëritur gjirin. Ka fëmijë të cilët janë nervozë. Pastaj. përkundrazi i vogëlthi i saj vetëm se ndihet i kënaqur dhe ka arritur ekuilibrin e vet. Kjo është mënyra më e mirë për të ushqyer një fëmijë me gji. Këto janë disa sinjale që fëmija ia jep çdo nëne. disa kohë më parë se të fillojë të qajë. Kujdes! Jo çdo e qarë. Në ditët e para pas lindjes fëmija priret ta kërkojë më shpesh gjirin. është mirë që të nxiten nga pak dhe duke i zgjuar ëmbëlsisht. Të tillë fëmijë. duke qarë dhe u shqetësuar. si për t’i thënë se ka ardhur koha e ushqimit. Shpesh herë kur fëmijën e merr uria. Ka fëmijë të tjerë të cilët nuk tregojnë ndonjë interes të veçantë në të pirë. Atëherë çdo nënë duhet t`i mësojë ato (dhe në fakt ajo i mëson ato në përvojën e vet). këta fëmijë duhet të qetësohen më parë se të vihen në gji e me kalimin e kohës ata mësohen të jenë më të qetë kur fillojnë të thithin. të vendosen me njëfarë rregulli në gji. ai i rrallon këto kërkesa dhe pak nga pak vendos një ritëm që vërtitet midis 2 – 4 orëve. Atë ushqim që fëmija nuk e merr në një vakt. drejton duart nga goja. fëmija nuk ka lindur me një orë në qafë që të kujtohet se duhet të pijë çdo 3 orë. Më tej. do të thotë uri. thithin. Me orar: Parashikon ushqyerjen e fëmijës me orare të ngurta (çdo 3 orë). për ta vendosur në gji një fëmijë. Në shumicën e rasteve.

gjatë të pirit. Por përfytyroni një të rritur : mund ta hajë gjellën e vet për 5 minuta. është nëse ka gji aq sa duhet. që “ të siguron”. meqenëse përgjigja për një ushqyerje të përshtatshme dhe në sasinë e duhur është pesha e fëmijës. I shkon shumë për shtat atyre punonjësve të shënde- SI TË KUPTOJMË SE QUMËSHTI I NËNËS ËSHTË I MJAFTUESHËM N jë nga shqetësimet që brengos shumë nëna. prandaj edhe duhet të respektohet. mund të ndodhë që fëmija të plotësojë dhe nevoja të tjera përveç ushqyerjes. duke e peshuar atë para dhe pas pirjes. Në të kundërtën nga çfarë besohet për të. janë ata që dinë “të shijojnë”. ajo është një mënyrë vlerësimi tepër e pasaktë. nuk ka se si të sillet ndryshe. por në të vërtetë është thjesht një shpërdorim. Atëherë. ata “ e harrojnë sjelljen e keqe” që pothuaj e çmend nënën. menjëherë pas lindjes. do të ishte shumë e gabuar. Shpesh.Ata mund ta mbajnë gjirin edhe 1 orë rresht. i besohet më tepër “kapriçove” të një peshoreje.86 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. nuk nguten fare dhe nëse i ngacmon për të pirë më shpejt. thith gjatë dhe e kërkon gjirin shpesh. veçanërisht në ditët e para pas lindjes. zemërohen shumë. Një vlerësim i tillë përdoret gjerësisht nga shumë punonjës të shëndetësisë. tra përçmohet dhe vonesa në ardhjen e qumështit përjetohet si një pritje e kotë. Pijnë me qetësi. krijohen disa rrethana që krijojnë njëfarë mosbesimi tek nëna dhe prandaj është e drejtë që asaj t`i shpjegohen disa gjëra për të kuptuar se gjithçka shkon ashtu si duhet. nëqoftëse nëna pëson “krizë”. Nga ana tjetër. të dalë jashtë dhe natyrisht nuk mund t`i bëjë të gjitha gjërat njëherësh. sepse “qumështi nuk më vjen “. Këta fëmijë po t`i lesh në qejfin e vet. Por edhe kur qumështi vjen. ose të rrijë 1 orë në tavolinë. Edhe fëmija. ankthi dhe frika nuk largohen tek disa nëna: “re të zeza duken përsëri në horizont”. ose vlerësimin e “sasisë së qumështit që merr fëmija”. Për më tepër. Dhe së fundi të ashtuquajturit “përtacë” : këta fëmijë nuk thithin pa ndërprerje. Dhe nuk ka asgjë për t`u çuditur. MUAJI I PARË jetës. Mund të dojë të çlodhet. Gëzon një famë të madhe tek nënat. ta nxitësh për të pirë në këto momente. por kur qumështi bëhet më i bollshëm. pijnë shumë mirë. Nënës mund t`i duket se fëmija nuk ngopet. sepse duket si një mënyrë logjike dhe e besueshme. Dhe pastaj. sepse ai qan. kullosh- . Në fakt. pushojnë pak e pastaj rifillojnë. t`i bëjmë fëmijës “Peshën e dyfishtë!”.

të cilët nuk janë për ushqyerjen me gji. por kënaqësia që shpreh bebi pas çdo ushqyerjeje. Me pak fjalë. Thelbi i problemit. si e pazonja që të ushqejë me gji fëmijën e vet. As shtrydhja e qumështit nuk përfaqëson një mënyrë të mirë për të zgjidhur çështjen nëse mjafton apo jo qumështi: • për arsye fiziologjike: qumështi që fëmija thith nga gjiri. sepse nënkupton ushqyerjen artificiale. përkundrazi e kundërshton atë.. nuk mundet të jenë vendimtare për të përcaktuar mirëqenien e një fëmije. nga një peshim i thjeshtë? Peshorja e pasaktë. • për arsye psikologjike: shtrydhja. ngaqë siguron sasi qumështi të përcaktuara në mënyrë rigoroze. fëmija juaj pi vetëm 30g. nuk është kurrë i njëllojtë me qumështin e shtrydhur (qoftë me dorë. por se si shton në peshë ky fëmijë për një periudhë të caktuar kohe. si mund ta marrim vesh që fëmija ushqehet sa duhet? Në të vërtetë. Nëpërmjet peshimeve të rregullta mujore në këshillimoren e fëmijës. edhe pse e keni mbajtur 1 orë në gji!”. Peshimi i dyfishtë mund të përdoret (keqpërdoret) shumë kollaj.. Sa shton në peshë një fëmijë? Në tremujorin 1 25 – 30g/në ditë Me qumësht artificial të vegjlit janë më ”buçko”: Në tremujorin 2 25 – 30g/në ditë . ndërtohet kurba e rritjes. pesha e dyfishtë nuk i shërben në asnjë mënyrë ushqyerjes me gji. nuk ka rëndësi të përcaktojmë se sa merr fëmija në çdo vakt. ashtu si dhe pesha e dyfishtë. për të shkatërruar përfundimisht shpresën e një nëne që dëshëron të ushqejë me gji fëmijën e vet: “Zonjë. nuk është sasia e qumështit të marrë gjatë një vakti. siç e kemi thënë shpesh gjatë librit. fëmija që lëviz gjatë peshimit etj. shtojnë ankthin e nënës. Më në fund. qoftë me pompë).MUAJI I PARË 87 tësisë. Vlerësimi është më i thjeshtë. Ka mjaft mënyra të tjera për të zgjidhur këtë problem. në bazë të së cilës mjeku është në gjendje të vlerësojë rritjen e përshtatshme apo jo të fëmijës. Mjafton që nëna të mësojë të përdorë “Grafikët e rritjes». Por si mund të pretendohet se fëmija nuk ka marrë sasitë e duhura të qumështit.

/në ditë Shembull: Një fëmijë është 1 muajsh dhe peshon 4 kg.88 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Nuk është asgjë. në ditë. besojmë se është e qartë se kufizimet e peshores nga njëra anë dhe burimet e pashtershme që jep Racioni ditor me qumësht nëne Pesha e fëmijës (në kg) X 150 = sasia ditore e qumështit (në ml) për gjithë ditën Nevoja ditore për kalori llogaritet 110/kcal/kg. kurse në tremujorin e dytë ai shton rreth 20 – 25g. Kjo është rënia fiziologjike e peshës. i bie të marrë: 600 : 6 = 100ml/në vakt Nëqoftëse pi 8 herë në ditë. Atëherë. 300 g. Shembull: I porsalinduri është në ditën e katërt të jetës.p. Por njëkohësisht edhe ndonjë mërzi të vogël. Fëmija bie në pe- shë në 7 ditët e para pas lindjes dhe nga dita e dhjetë fillon të shtojë normalisht në peshë. Në të gjithë tremujorin e parë të jetës. i bie të marrë: 600 : 8 = 75ml/në vakt Në 10 ditët e para të jetës. dhe lotët ndonjëherë mezi pushojnë. poqese arrihet të shpjegohet dhe interpretohet drejt: Fëmija më ka rënë 200. atëherë: 4 . MUAJI I PARË Por sa duhet të shtojë? Ditët e para pas lindjes i sjellin nënës dhe familjarëve të tjerë një gëzim të papërshkrueshëm. ndodh me të gjithë fëmijët.1 = 3 X 10 = 30ml/në vakt . Racioni ditor: një gllënjkë. ai duhet të marrë në ditë: 150 X 4 = 600 ml qumësht Nëqoftëse pi 6 herë në ditë. apo një fuçi Nga çfarë kemi thënë deri tani. që mund të shmanget. fëmija shton mesatarisht rreth 25 – 30g në ditë. sasia për çdo vakt llogaritet në bazë të ditës së jetës: heqim 1 dhe shumëzojmë me 10.

Këta të fundit shtojnë në peshë më tepër se sa fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri. bostani Një defekt pothuajse instinktiv i të gjitha nënave është krahasimi i peshës së fëmijës së tyre me atë të fëmijëve të tjerë. por jo shëndet. Sidoqoftë.mund të thonë disa nëna. USHQYERJA ME GJI DHE ILAÇET shtë e mundur që ilaçet që nëna merr gjatë kohës që ushqen me gji fëmijën.MUAJI I PARË 89 Mamakat dhe . të kalojnë në qumësht dhe kështu pastaj tek vetë fëmija. Është mjaft e rëndësishme të saktësojmë se fëmijët që ushqehen me gji. Krahasim i pashprehur. Paskëtaj. vetëtimthi dhe jo shkencor! Sapo merr vesh se çfarë moshe ka “tjetri”. shumë nëna “e mërzisin” pediatrin me sikur-et e tyre (sikur t’i japim ca vitamina. E . Prej kohësh. sepse është shtim i masës së trupit.. për prindërit më të pangushëllueshëm masa do të ishte si në skemën e mësipërme. dhjamrave dhe insulinës. nëse “tjetri” i duket më “bullafiq”. • të kalojnë në qumësht dhe të japin veprime të dëmshme ose helmuese për bebin. para mjekut shtrohet një pyetje që. duhet të na bindin se sasitë e qumështit që merr një fëmijë duhet të interpretohen me pak zhdërvjelltësi (pa ankthe). Pra. Jo. Kjo është një gjë e mrekullueshme! . Atëherë. Kjo sepse ilaçet mund: • të pengojnë ose të nxisin prodhimin e qumështit. rreth 150 – 200g/në javë. duket se peshon më pak. nëna qetësohet nëse “rivali” i peshuar “me sy” sikur të ishte “shalqi”. Kjo mosbarazi priret të sheshohet nga fundi i vitit të parë të jetës. të themi të vërtetën shpesh herë na vë në një pozitë të vështirë. studiuesit kanë treguar se rritja më e mirë në peshë për fëmijën që ushqehet artificialisht është vetëm shtim në peshë. e dashur nënë! Ky është thjesht një iluzion. sikur t’i japim një ilaç…) gjiri i nënës nga ana tjetër. kanë një shtim në peshë të ndryshëm nga ai i fëmijëve që ushqehen me qumësht artificial. Por qëndrimi i saj kthehet në ankth.. • Antitiroidienët • Disa antihistaminikë (Benadryl). aq shumë të dëmshme për shëndetin e fëmijës tuaj. • të ndryshojnë përbërjen e qumështit.

urina. • Të merret ilaçi në atë pjesë të ditës që është më pak i kalueshëm tek fëmija: për shembull nëna e merr ilaçin pasi i ka dhënë për të pirë fëmijës. prandaj duhen dhënë me shumë kujdes (më mirë të shmangen). • Ilaçe që mund të jepen pa frikë. sa herë që i këshillohet dhënia e një ilaçi nënës që ushqen me gji fëmijën e vet. ose/dhe në kohën që fëmija flen më gjatë. Në përputhje me dijet tona dhe në varësi të dëmit që ato mund të shkaktojnë në organizmin e fëmijës. ose të kontrollohet sasia e ilaçit në gjakun e fëmijës (kur është e mundur). amfetaminat. ose supozohet se mund të dëmtojnë fëmijën që ushqehet me gji. • Nëqoftëse dhënia e ilaçit është e domosdoshme për nënën. pra sa më larg kohës së vaktit tjetër. ose dihet që nuk e dëmtojnë fëmijën. Kështu ilaçi jashtëqitet me rrugë të tjera (djersa. ilaçet ndahen në 3 kategori : • Ilaçe për të cilat është vërtetuar. sepse nuk kalojnë në qumësht.90 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. atëherë duhet të parashikohet edhe ndërprerja e ushqyerjes me gji përkohësisht dhe/ose përfundimisht. MUAJI I PARË Ilaçe të cilat nuk duhet të merren gjatë ushqyerjes me gji • • • • • • • • • • Amiodaroni cordarone Indometacina Ergotamina Litiumi Antidepresivët frenues të MAO Drogat: heroina. • Ilaçe për të cilat nuk jemi të sigurt për dëmin që mund të shkaktojnë. duhet të merren parasysh këto gjëra: • A është vërtet e domosdoshme dhënia e ilaçit? Do të ishte i dobishëm këshillimi i mjekut të gruas me atë të fëmijës. ilaçet që ulin oreksin Lëndët që përdoren në Radiologji Ilaçet kundër tumoreve Bromocriptina (Parlodel) Ciprofloxacina Atëherë. tëmthi) dhe jo me anë të qumështit. kokaina. • Të jepet ai ilaç për të cilin jemi të sigurt: për shembull të parapëlqehet Paracetamoli para Aspirinës. morfina. .

ose të përdorni laksativët natyralë. Eritromicina. Betametazoni Disa antihistaminikë (Ataraks. Ranitidinaetj) Desferali Vermoksi Deksametazoni. ose 2 – 4 kokrra në ditë). si dhe çrregullime të qarkullimit të gjakut tek fëmija. Hekuri: dhënia në venë e hekurit Ilaçe që duhet të përdoren me kujdes gjatë ushqyerjes me gji • • • • • • • • • • • • • • • • • • Pilulat Aspirina në doza të larta Laksativët me bazë cascara sagrada. Laksativët: janë disa ilaçe që përdoren mjaft shpesh nga lehonat për të luftuar kapsllëkun. Kloramfenikoli. Augmentina Antikoagulantët (Sintrom) Diuretikët (Lasiks) Antiulcerozët (Tagamet. Por. është mirë të këshilloheni me një mjek. ose temperaturës së lartë (1 – 2 g. Ergotamina: bën pjesë në shumë ilaçe që përdoren për dhimbjen e kokës. Nitrofurantoina. Prometazinë etj) Cinarizina . Depakina etj Eufilina. e përdorur kundër dhimbjeve. Sulfamidët (Baktrina). Teofilina Vitamina D Ateneloli Flagyli.MUAJI I PARË 91 Një koment i shkurtër mbi disa ilaçe me përdorim të zakonshëm tek lehonat Aspirina: zakonisht. Negrami. Antituberkularët. Meqenëse mund të shkaktojë bark e të vjella. është helmuese për të voglin. prania e këtij bari në gjakun e fëmijës konsiderohet me rrezik. vaj recini etj Qetësuesit e SNQ: qetësuesit e mëdhenj dhe të vegjël (Valiumi). ilaçet kundër psikozave. Sa herë që lind nevoja e përdorimit të një ilaçi të tillë. Një pjesë e këtyre ilaçeve mund të thithen nga fëmija dhe të shkaktojnë tek ai dhimbje barku dhe bark. nëqoftëse merret në doza më të larta. nuk ndikon mbi fëmijën. sene. si kumbullat dhe bukën e zezë. etj Antiepileptikët: barbituratet (Luminali).

etj). Ciprofloksacina. Atëherë. Anestetikët: qëllon rrallë. por mund të ndodhë që nëna t`i nënshtrohet një operacioni. Kalciparina Digoksina Betabllokuesit (Propranolol) Captoprili. Adalati. Paracetamoli Fenilbutazoni Klorokina Kripërat e arit Prednizoni Laksativët me laktulozë. Antitrombotikët: ndodh shpesh që pas lindjes. vaji i parafinës. Tetraciklinat Zovirax-i Hekuri Acidi folik Karbamazepina (Tegretoli) . prandaj edhe duhet të merret parasysh. Pavarësisht këtij fakti. një grua të bëjë Flebit. Ampicilina. një antibiotik që po përdoret shumë këto kohët e fundit. Cefalosporinat. ndoshta duhet të vihet në gjumë me Ilaçe të sigurta gjatë ushqyerjes me gji • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • Aspirina me dozë të ulët. Dihidralazinat. Cefalosporinat.92 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. MUAJI I PARË është pothuaj e rëndomtë në gratë pas lindjes. Aminoglukozidët etj. vazelina Heparina. Kanamicina. përdorimi i hekurit është shumë i rëndësishëm. Hekuri mund të jetë përgjegjës për dhimbjet e barkut tek fëmija që ushqehet me gji. Amoksicilina. sidomos Penicilina. Aminoglukozidet (Gentamicina. Aldometi Kodeina Adrenalina Atropina Insulina Hormonet e tiroides (në doza të vogla) Propiltiouracili (antitiroidien) Mini-pilulat kontraceptive Sulfati i Bariumit Penicilina. Marrja në këtë rast e Heparinës është krejtësisht pa problem për të voglin. duhet të shmanget gjatë kohës që nëna ushqen me gji fëmijën e vet. Antibiotikët: shumica e antibiotikëve janë të pajtueshëm me ushqyerjen me gji. Enalaprili.

Koha. DDT Insekticidët. po ashtu edhe në atë të lehonës. . Në një rast të tillë duhet të shtyhet vënia në gji e fëmijës. gazi që shkarkojnë makinat • Metilmërkuri Zinxhirët ushqimorë (peshku). vajrat lubrifikuese etj. nuk janë dokumentuar deri më sot veprime që lidhen me përmbajtjen në natyrë të këtyre lëndëve. të cilat shpërbëhen shumë ngadalë ose aspak. edhe deti. Arsyet për këtë mbështeten në faktin se në mjedis janë të pranishme disa lëndë të prodhuara nga njeriu. industria e ilaçeve • Halotani Mjekësia • Hekzaklorbenzenet. tashmë ka ndryshuar. e cila i nxjerr pastaj edhe me qumështin e gjirit. a ka ndonjë vend. kur çdo ilaç duhej të ndalohej. edhe ushqimi që hamë çdo ditë mendohet se janë të ndotura nga këto helme. USHQYERJA ME GJI DHE HELMET E MJEDISIT P rej disa vitesh po diskutohet në opinionin publik se edhe qumështi i nënës është i ndotqur. edhe njëherë do të kishim një arsye më shumë për të mos i besuar analizave të qumështit të gjirit. bateritë. Qumështi i nënës nuk i humbet cilësitë e veta. Por. ku të tilla lëndë mund të mos i gjejmë? Edhe toka. Po të mendojmë se qumështi i lopës. bojrat e mureve (kundër mykut) • Bromuri Prodhimet e benzinës. bojrat e anijeve. edhe ajri. Në fund të këtij komenti do të dëshironim që të mbetej një mesazh: Ushqyerja me gji. pesticidet. Janë të njohura përparësitë e qumështit të nënës. Për këtë arsye na duket e tepruar bërja e analizës së qumështit për të vërtetuar cilësitë e këtij qumështi. Helmi • Plumbi Burimi i mundshëm Fonderitë. Nga ana tjetër. Më e njohura ndër këto lëndë është DDT. derisa bari të jetë eleminuar nga organizmi i gruas. Këto lëndë helmuese arrijnë të depozitohen në dhjamin e njeriut.MUAJI I PARË 93 narkozë. gjatë kohës që duhet të merren edhe ilaçet. • Ngjyruesit Bojërat e shkrimit. antiparazitarët. edhe pse këto lëndë janë të pranishme. nuk duhet të ndërpritet automatikisht (dhe pa sy kritik). qeramikat. nga i cili edhe prodhohet qumështi artificial është disa herë më i ndotur.

Në fakt shumica e nënave e konsiderojnë një ndërmarrje akrobatike të ushqyerin e njëkohshëm të të dy binjakëve. në fund të fundit. ose e përkund në pritje për ta vënë në gji. USHQYERJA ME GJI E TË LINDURIT PARA KOHE “Nëna kangur” Qumështi që prodhon një nënë Problemi kryesor në këtë rast. nëna të shumtën e herëve mendon se nuk është e zonja që të ketë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer njëkohësisht të dy fëmijët. Nuk ka arsye që të brengosemi. do të ishte masa më e mirë parandaluese për të mos dëmtuar fëmijën. Në fillim nëna përpiqet t`i ushqejë ata veç e veç. MUAJI I PARË Më konkrete dhe më alarmante se çfarë thamë më sipër është ekspozimi i fëmijës ndaj helmeve të pranishme në mjedisin e punës së nënës. Një nënë që ushqen me gji binjakët mund të prodhojë edhe 2 litra qumësht në ditë: sasi kjo më se e mjaftueshme! qyerjes së fëmijëve. Lënia e punës në këto raste. është koha që i kushton nëna ush- . ose sepse dëshiron që të ketë një kontakt të veçantë me secilin prej tyre. nuk është e pamundur që binjakët të ushqehen njëkohësisht. Por nëqoftëse nëna arrin që t`i ushqejë njëkohësisht binjakët. shpesh asaj i duhet të merret me ushqyerjen e fëmijëve edhe 10-12 orë në ditë. sidomos tek një nënë e re dhe pa përvojë. Ushqyerja e një fëmije vetëm dhe krijon kaq vështirësi. varet edhe nga dëshira e momenti i secilit nga binjakët : oraret e binjakëve mund të jenë të ndryshme. ose ngaqë shpesh herë nuk di se çfarë të bëjë (është e hutuar). atëherë është e kuptueshme që problemi i ushqyerjes me gji merr përmasa të mëdha. Nëna parapëlqen të ushqejë njërin. lëndë kimike etj (shih tabelën e mëposhtme). Por kjo nuk përcaktohet vetëm nga vullneti i nënës. sidomos kur ajo punon në ndërmarrje që prodhojnë bojra. secili prej tyre është individ i veçantë. ose sepse i duket e vështirë që t`i ushqejë ata së bashku. kështu që stimulimi që i bëhet gjirit është dyfish. USHQYERJA ME GJI E BINJAKËVE P o të mendojmë se rreth 1/100 shtatzani janë binjake. Sidoqoftë. atë-herë problemi kohë bëhet më pak i rëndësishëm. por thithin dyfish. ndërkaq që tjetrin e qetëson me biberon. diluentë. atëherë dhe prodhimi i qumështit është dyfish. Atëherë kur fëmijët janë dy. sepse siç kemi thënë edhe më parë. Vërtet fëmijët janë dy.94 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. por edhe në këtë rast merr rol të veçantë pozicioni i vendosjes në gji të fëmijëve.

në ditët e para pas lindjes së një fëmije të parakohshëm. duke zvogëluar ndjenjën e pafuqisë dhe të përjashtimit në kujdesin e fëmijës. Nga ana tjetër. Nga ana tjetër. është ende i sapolindur (në ditët e para të jetës) etj. fëmija i lindur para kohe ka shumë më tepër nevojë për qumështin e nënës. ky qumësht është më i pasur me proteina dhe kripëra minerale (i linduri para kohe ka më shumë nevojë për këto lëndë). ushqyerja e fëmijës realizohet ose me një tub që vendoset në stomakun e bebit. dhënia e qumështit të vet fëmijës është një motiv i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë. Të gjitha këto vështirësi shumohen. derisa fëmija të jetë në gjendje të thithë vetë nga gjiri i nënës. nëqoftëse fëmija pastaj ka ndonjë problem. • Fëmijët e lindur parakohe. • Fëmijët e lindur parakohe. Dhe në fakt. ka përbërje të ndryshme nga qumështi i nënës që e ka lindur fëmijën në kohë të vet. sepse mund të shfrytëzohet qumështi i nënës i shtrydhur. Por shumë nga këta punonjës nuk janë të bindur se është vërtet e mundur ushqyerja me gji tek fëmijët tetanikë. por edhe fëmijët e lindur në një moshë barre më të vogël janë në gjendje të thithin dhe të ushqehen prej gjirit të nënës. nuk e asimilojnë mirë qumështin artificial. janë shpesh të aftë të marrin gjirin dhe të ushqehen nëpërmjet tij. kur i linduri para kohe duhet të ushqehet me këto mënyra. Nuk është e thënë që të përdorim qumësht artificial. është vërtet e çorientuar. Për këto arsye shpesh herë. Jo vetëm tetanikët. Vëzhgimet e bëra nga disa . mbështetja dhe nxitja nga ana e punonjësve të maternitetit të kësaj gjëje do të ishte thelbësore për suksesin e ushqyerjes me gji. megjithëse u nevojitet mjaft qumështi i nënës. por është vërtet po aq e rëndësishme që ajo të fillojë të shtrydhë gjirin. për të nxitur prodhimin e qumështit më tej. ose me biberon. Të lindurit pas javës së 34-t të shtatzanisë. Ky qumësht i përgjigjet kërkesave ushqimore që ka vetë fëmija i lindur para kohe. që pa frikë do ta quanim gëzim të jetës.MUAJI I PARË 95 e cila e ka lindur fëmijën para kohe. mund të mos kenë të zhvilluar aq sa duhet thithjen e gëlltitjen (sidomos kur kanë lindur më parë se sa java e 34-t e shtatzanisë) dhe kanë vështirësi në kapjen e gjirit. Nëna. ndërkaq që e tresin dhe e thithin mirë qumështin e nënës. se sa fëmija i lindur në kohë të vet: • Fëmijët e lindur parakohe janë shumë më të prekshëm prej infeksioneve dhe qumështi i nënës i pasur me trupa mbrojtëse i ndihmon ata të mbrohen më mirë prej mikrobeve të mjedisit.

Njëkohësisht është zbuluar këto kohët e fundit dhe ndikimi që ka kjo vitaminë në mineralizimin e kockës. • Vitamina K luan rol thelbësor në prodhimin e disa faktorëve shumë të rëndësishëm të mpiksjes së gjakut. nuk arrin të japë veprimin e dëshiruar. Por kjo vitaminë. ai është në gjendje të furnizojë me lëndë ushqyese të shumëllojshme edhe lëndë të tjera biologjikisht aktive. Ndërkaq është shumë e dobishme dhënia e kësaj vitamine në tremujorin e 2-të të jetës. Shtimi i vitaminës B12 bëhet i nevojshëm atëherë kur gruaja është vegjetariane (ha vetëm ushqime bimore). A ËSHTË E DOMOSDOSHME TË PLOTËSOHET QUMËSHTI I NËNËS? më i përshtatshëm për fëmijën. Lëndët përbërëse të këtij qumështi. sasia e kësaj vitamine është shumë e pakët. MUAJI I PARË studiues. jo vetëm të ushqehen mirë. dhe ia kalon fëmijës së vet me anë të gjirit.96 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. por edhe të mbahen më ngrohtë e të kenë më pak probleme me frymëmarrjen e tyre. Vitaminës K gjendet me shumicë vetëm në perimet me gjethe jeshile dhe në mëlçinë e kafshëve. si. • Vitamina B12 përmbahet me shumicë në ushqimet me origjinë shtazore. kanë treguar se mbajtja e fëmijës me peshë të vogël në gjinjtë e nënës (të ashtuquajturat “Nëna kangur”). Në fakt. Në qumështin e lopës dhe gjithashtu në qumështin e gjirit. kur. kohë kjo në të cilën qumështi i nënës jep shumë më pak vitamina. e bëjnë atë një sistem biologjik ideal. imunologjik dhe metabolik të fëmijës në rritje. Një grua e cila respekton një dietë të ekuilibruar e ka në sasi të mjaftueshme këtë vit. sa dhe në cilat raste. të programuar nga natyra për ruajtjen e gjinisë njerëzore dhe jo vetëm për të kënaqur nevojat ushqimore të fëmijës. Atëherë problemi shtrohet nëse është e nevojshme t`i shtojmë ndonjë lëndë të veçantë qumështit të nënës dhe nëqoftëse po. të cilët ushqehen vetëm me gji. edhe pse shtohet në dietë. qumështi i nënës është ushqimi Kur gjiri nuk ia del dot… • Dhënia e vitaminës B6 është e domosdoshme për të gjithë fëmijët. Mund të japim N ë muajt e parë të jetës. ndihmon edhe fëmijë shumë të vegjël (me peshë 1000g). të cilat janë në gjendje të përshtasin zhvillimin mendor. . në disa vende të botës. Sasia e vitaminës B6 varet nga mënyra e ushqyerjes së nënës.

• Mikrobet që popullojnë zorrën e të porsalindurit në ditët e para të jetës. por pengojnë mikrobet e tjerë që e bëjnë një gjë të tillë. • Qumështi i nënës prodhohet në sasi të pakta në javën e parë të jetës. veçanërisht për fëmijët e lindur para kohe. ka shumë diskutime e polemika ndërmjet shkencëtarëve.MUAJI I PARË 97 një përgjigje paraprake e të shpejtë. Kurse. Për këtë arsye është e domosdoshme që të gjithë fëmijëve të porsalindur t`u jepet vitaminë K sipas kësaj skeme: . K dhe aftësi të pamjaftueshme për të mpiksur gjakun (arsyet janë ende të paqarta). Shtesat ushqimore për fëmijët e lindur në kohë Që nga lindja e deri 4-6 muajsh Plotësimi i qumështit të nënës për fëmijët e lindur në kohë mbetet ende sot një problem i pazgjidhur dhe shumë i diskutueshëm. Pothuajse që të gjithë studjuesit pranojnë njëzëri se vitamina B6. Edhe qumështi i nënës ka thembrën e vet të Akilit. Kjo vitaminë sigurohet nga mikrobet e pranishme në zorrët e gjitarëve dhe veçanërisht prej mikrobit të quajtur E. I porsalinduri. që është në gjendje ta prodhojë këtë vitaminë. nuk janë në gjendje të prodhojnë sa duhet vitaminë K. Ka disa arsye që SHP prek kryesisht fëmijët e ushqyer me gji: • Qumështi i nënës përmban pak vitaminë K. se disa lëndë ushqimore duhet të shtohen në qumështin e nënës qysh në ditët e para të jetës. I porsalinduri. edhe në mungesë të ushqyerjes. coli. i cili ushqehet vetëm me gji. duke pasur mungesë të vit. Prania e sasive të mjaftueshme të vitaminës K është thelbësore në javën e parë të jetës së fëmijës. Tek të gjithë gjitarët. problemi nuk është zgjidhur ende për vitaminën D dhe Fluorin. B12 dhe vitamina K i duhet dhënë të gjithë fëmijëve pa përjashtim. në zorrën e vet ka mikrobe (bifidobakteret) të cilët janë të ndryshëm nga ato të të rriturit dhe që jo vetëm nuk janë në gjendje të prodhojnë vitaminë K. priren të bëjnë gjakderdhje në ditët e para mbas lindjes dhe rreth javës së 3-të të jetës. sasia e vitaminës K është në sasi të mjaftueshme për të siguruar një mpiksje normale të gjakut. Fëmijët që preken nga kjo sëmundje. priret të zhvillojë një sëmundje shumë të rrezikshme që quhet Sëmundja Hemorragjike e të Porsalindurit (SHP). kurse për fëmijët e lindur në kohë të vet.

Dhe si mundet një fëmijë të mësohet të mbajë në gojë pikat e Fluorit?! Pasi dhëmbët dalin. Ajo D grumbullohet në organizëm dhe në vënd që të bëjë mirë. Fluori në varësi të ushqyerjes së nënës. Më saktë. Fëmijëve që ushqehen me gji: U përsëritet e njëjta dozë e vitaminës K në ditën e 10-të të jetës. që vitamina D e depozituar në organizëm të kryejë rolin e vet. veçanërisht kur nëna ka krijuar një rezervë të mjaftueshme të kësaj vitamine gjatë shtatzanisë. Mundet që të vazhdohet dhënia e së njëjtës dozë vitaminë K çdo javë. Dihet botërisht se Fluori është një mineral. ose nëna e jep lirisht dhe pa kontroll vitaminën D. gjendet në sasi të pakta në qumështin e gjirit. ose 1mg në muskul. përsa kohë fëmija ushqehet me gji. Duhet treguar shumë kujdes për ato raste kur mjeku. kthehet në helmuese për fëmijën. veçanërisht të fëmijëve dhe shtatzënave (gjë kjo e padobishme). Mjafton që fëmija të ekspozohet drejpërdrejt nën rrezet e diellit (kofshët dhe llërët) për 2 orë në javë dhe Rakitizmi (dobësia e kockave) shmanget. plotësimi me vitaminën D . por dhënia e tij nga goja nuk duket se është me dobi. duhet të rezervohet për ata fëmijë. Fluori Prishja e dhëmbëve = 1 – 0 Edhe problemi i shtesave të Fluorit për fëmijët e ushqyer me gji diskutohet mjaft nga studjuesit e ndryshëm. ose për fëmijët e atyre nënave që janë kequshqyer gjatë shtatzanisë. të cilët nuk ekspozohen në diell për arsye të ndryshme. por e kryen funksionin e vet (bëhet efektive) vetëm kur njeriu ekspozohet në rrezet e diellit. Për këtë arsye vite me radhë janë planifikuar fushata të fluorizimit masiv. MUAJI I PARË Të gjithë të porsalindurve: U jepet vitaminë K 2mg. Fluori mund të ushtrojë veprimin e vet kur mbahet në gojë dhe jo kur gëlltitet. i cili mbron dhëmbët nga prishja (Kariesi).98 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. nga goja. Kjo vitaminë merret nga njeriu me anë të ushqimit. Vitamina D përmbahet në sasi të mjaftueshme në qumështin e nënës. mund të jepet Vitamina D : “o sole mio!” Një vëmendje të veçantë kërkon edhe problemi i dhënies së vitaminës D. është i domosdoshëm rrezatimi ultravjollcë i spektrit të dritës. Për më tepër. Në të vërtetë. Kështu. Studimet kanë treguar se Fluori me siguri parandalon Kariesin e dhëmbëve. menjëherë pas lindjes.

Dhënia me tepri e fluorit shkakton demineralizim të sipërfaqes që ndodhet nën smaltin e dhëmbëve dhe kjo sëmundje prek si dhëmbët e përkohshëm. Dhe fjala më e përshtatshme në vënd të fjalës “pengesë” është “vështirësi në ushqyerjen me gji”. ashtu dhe të përhershëm. rezultatet e peshimit të dyfishtë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm për shtesat me fluor në vendet ku uji i pijshëm është i pasuruar me fluor. është që të arrihet një mbrojtje e dhëmbëve. PROBLEME DHE VËSHTIRËSI NË USHQYERJEN ME GJI – ARSYE TË NËNËS S humë rrethana të nënës ose të të porsalindurit që më parë konsideroheshin si pengesë për të ushqyer me gji një fëmijë. fluor në formën e ujit mineral të pasuruar me fluor (ujë mineral me mbi 1 mg/litër fluor për fëmijët që ushqehen me gji. interpretohen nga nëna si provë që qumështi i saj nuk është në gjendje të kënaqë kërkesat e fëmijës së vet. mund të zgjidhen dhe të mënjanohen. sasia e pakët e kulloshtrës dhe e qumështit të periudhës së tranzicionit. pothuaj nuk njihen në kohën e sotme. por duke shmangur veprimet e dëmshme. Në këtë periudhë. Duhet të themi se kufiri i sigurisë midis veprimit bamirës dhe atij të dëmshëm është shumë i vogël. sidomos sepse shumica e nënave mendojnë se nuk kanë gji aq sa duhet. të qarat e fëmijës ose nervozizmi i tij. ose me qumësht lope dhe më pak se 0.MUAJI I PARË 99 Kur Fluori të bën dëm Qëllimi i dhënies së Fluorit. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për përshtypje të gabuara. shumë rrethana e paragjykime të kota e mashtrojnë nënën dhe e shtyjnë të kërkojë qumështin artificial si zgjidhje për fëmijën e vet. të mbështetur nga një informacion i saktë. sepse mund të shkaktohet një marrje me tepri e tij.3 mg/litër për fëmijët që ushqehen me qumësht artificial). sepse qumështi i nënës është i një cilësie shumë të përshtatshme për këtë periudhë të të porsalindurit. të tilla rrethana . Ankthi i nënës Ditët e para janë më të vështirat për një nënë. Rënia në peshë e ditëve të para. Shpesh herë. Në sajë të një pune më të mirë parandaluese. gëzimi i lindjes kthehet në shqetësim.

nëna gjithmonë i interpreton si defekt të gjirit të vet. pavarësisht se fëmija nuk është vendosur në gji. ankth dhe është e lodhur. mbetet në “çisterna” dhe gjiri fillon e fryhet më shumë se sa mbajnë këto “çisterna”.100 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Një grua e cila provon stres. Që qumështi të rrjedhë prej gjirit. Atëherë nëna fillon të ndiejë dhimbje gjiri. gjëndra e gjirit përgatitet pak nga pak për të hyrë në veprim pas lindjes. Dhe fillimi i ushqyerjes artificiale “është rrugdalja” që propozojnë shumë prej nënave dhe mjekëve. por pa rezultat. Prodhimi dhe nxjerrja e qumështit janë dy dukuri të ndryshme. Në shumicën e rasteve. janë ndoshta shkaqet kryesore që shumë nëna vrapojnë drejt qumështit artificial. e përjetojnë një provë të tillë si dështim apo sukses. mos shuarja e urisë dhe ankthi i nënës shtohet më . duhet të tkurren muskujt e gjirit. kurse fëmija nervozohet sepse nuk arrin të qetësojë urinë. Kjo mungesë besimi në vete dhe ankthi që vijon. Kjo lëndë nxit prodhimin e qumështit. Fëmija që merr ushqim të përzier. që një nënë t`ia dalë mbanë me ushqyerjen e një fëmije. qumështi mund të gjendet brenda gjirit. por mund të mos dalë (të mos rrjedhë) sepse nëna është e tensionuar. që shumë gra. thith gjithmonë e më pak nga gjiri. Kështu. pamundësia për të ofruar qumësht nuk përputhet me pamundësinë për të prodhuar qumësht. mjafton që nëna të përfytyrojë sikur po i jep gji fëmijës dhe qumështi të rrjedhë. i cili nuk derdhet. sipas rrethanave të mjedisit ose të vetë asaj. Pra prodhimi i qumësh- tit është një proces i ndryshëm nga nxjerrja e tij. Por nuk mjafton vetëm dëshira. T`i japësh gji fëmijës tënd do të thotë të jesh e aftë t`i përgjigjesh një kërkese të drejpërdrejtë dhe thelbësore : ushqimit. Kështu ndodh. duhet ndërhyrja e nënës. Gjatë shtatzanisë. MUAJI I PARË Dhe sa herë që dalin probleme me fëmijën. Me lindjen. mungesa e këtij stimuli (thithja e fëmijës) shoqërohet me prodhim gjithmonë e më të pakët të qumështit. të paktën në fillim. Ushqyerja me gji vë si të thuash në provë të qenit nënë. mund të përpiqet gjatë. nëna tkurr muskujt e gjirit dhe qumështi rrjedh prej gjirit. Në përgjigje të thithjeve që bën fëmija. Të gjitha këto janë të kuptueshme. Kjo është e vërtetë. Qumështi. edhe pse fare të palidhura me ushqyerjen. Në përgjigje të stimulit të fëmijës (thithja) nëna reagon në mënyra të ndryshme. në organizmin e gruas rritet prodhimi i një lënde që quhet Prolaktinë. por në dëm të shëndetit të fëmijës. Ky qumësht është i depozituar në “çisternat” e gjirit dhe që të dalë prej tyre dhe ta marrë fëmija.

etj. Kështu. Ajo e merr menjëherë pas lindjes në krah vogëlushin e vet. është vjehrra që ka rritur “3 fëmijë”. është një sjell- . është nëna që “krenohej gjithë lagjja për kujdesin e saj ndaj fëmijëve” etj. të cilave u visheshin cilësi që shtonin prodhimin e qumështit. Edhe sot. sepse shpesh herë është i pamotivuar emocionalisht dhe ndonjëherë i duket se gjëra të tilla janë jashtë rolit të tyre si “kompetentë”. përbën një faktor sigurie. provon emocione shumë më të këndshme se sa një nënë që lind në spital. Disa zbulime arkeologjike kanë gjetur disa nuska. Në këtë rast nëna nuk ka më gji të mjaftueshëm. i flet ëmbëlsisht. ia pastron fytyrën. Lindja në spital Një nënë që lind në shtëpi. të cilët është e pamundur të mos gëzohen. ndërsa të tjerët rreth e qark janë si të dehur prej gëzimit. Atëherë del në skenë kunata që ka përvojën e fëmijve të vet. Sot njeriu jeton në një familje. por edhe me të tjerë si vjehrra. por kujdes: mundet që ata me “superkompetencën” e tyre të shqetësojnë. sidomos në ditët e para pas lindjes nuk duhet të shprehet i përçarë. e siguron dhe e rehaton fëmijën. e cila përbëhet ose nga një numër i vogël personash: çifti dhe fëmijët e mundshëm të këtij çifti. të afërmit. lindja është një ndodhi natyrale dhe e çuditshme. ku secili ndihet një protagonist kryesor dhe më i rëndësishmi. nga ana tjetër. Përgjithësisht besohet se marrja e lëngjeve shton qumështin dhe që edhe sikur të mos jetë krejtësisht kështu. Vendosja në gji e fëmijës sa herë që ai ndodhet pranë. të gjithë së bashku. Në fakt të gjithë këta persona të dashur janë shumë të rëndësishëm dhe lehona e re ka shumë nevojë për ta. Personeli shëndetësor është e pamundur të japë krejtësisht atë siguri dhe rehati që nëna kërkon në momente të tilla. në shoqëritë e qytetëruara ekziston besimi se “birra është e mirë” për qumështin. jo njëri të thotë se duhet të bëhet kështu dhe tjetri ashtu. të mos marrin pjesë dhe të mos pretendojnë rol në ngjarje të tilla të familjes. që për ne do të thotë se edhe atëherë gratë kanë pasur të njëjtat vështirësi. Por edhe atëherë kur janë të ndjeshëm ndaj problemit. prindët. e përkëdhel.MUAJI I PARË 101 shumë dhe përfundimi është dështimi i ushqyerjes me gji. duke bllokuar çdo lloj ndikimi negativ dhe duke ndihmuar prindërit e rinj të fitojnë besim në rolin e tyre. që me siguri e ul ankthin dhe si e tillë shton qumështin. mjedisi që rrethon lehonën. birra është një pije alkolike. duhet të krijojnë një mjedis që nxit. në vënd që të qetësojnë e sigurojnë.

gruaja kalon orë të pafundme me dhimbjet e lindjes dhe vetë lindjen. . siç ndodh rëndom në spital. pothuajse në mënyrë të pashmangshme e prish këtë raport spontan ndërmjet nënës dhe fëmijës dhe përgjithësisht e pengon nxitjen e ushqyerjes me gji. Dhënia e glukozës ose qumështit artificial deri në ardhjen e qumështit. larg të dashurve të vet dhe me njerëz fare të pa njohur ose të saponjohur. • Personel mjekësor jo gjithmonë i sjellshëm. b) Praktika të spitalit që shtojnë ankthin tek nëna • Nënë e papërgatitur dhe e painformuar. Spitali. në një moment që duhej të ishte protagoniste. • Shumë persona që marrin pjesë në kujdes. sepse i është ndaluar të ushqehet gjatë aktivitetit të lindjes. MUAJI I PARË je spontane e çdo nëne. Përdorimi i anestezisë së përgjithshme në lindjen me operacion. Vendosja e orareve fikse për ushqyerjen e fëmijës. • Nënë e lodhur. Kështu gjatë kohës që ajo është e shtruar në spital. shpesh japin informacion të kundërt me njëri-tjetrin. krijohen shumë faktorë e rrethana të cilat shtojnë ankthin e nënës dhe kufizojnë mundësitë e fëmijës për të pirë (shih tabelën). Në fakt.102 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. mjafton të ndodhet në një mjedis të ngrohtë dhe intim dhe nuk është e domosdoshme që dikush tjetër t`ia japë këtë mundësi. në një mjedis që shpesh e huton. Ndarja e fëmijës nga nëna për rehati të personelit. pajisjesh që punojnë vazhdimisht dhe që e bëjnë pasive. Një pafundësi kontrollesh mjekësore. ose e kundërta ecejake të shumta të personelit. • Mungesa e intimitetit dhe e mbështetjes psikologjike. ose të familjarëve. Rregulla të spitalit që vonojnë/pengojnë ushqyerjen me gji a) Praktika të spitalit që ndikojnë mbi prodhimin/nxjerrjen e qumështit • • • • • Vënie me vonesë në gji e të porsalindurit. • Mbajtja e shtatzënës në pozicion të palëvizshëm gjatë gjithë kohës që zgjat aktiviteti i lindjes. hyrje daljesh të personelit. • Ndalim i rreptë i vizitave në mjediset e lindjes për familjarët. • Lëvizje të panevojshme të shtatzënës nga një mjedis i spitalit në një tjetër.

Fatkeqësisht. Nëna duhet të rrijë gjatë gjithë kohës me fëmijën e vet. Duke e pasur afër fëmijën. Rregullat e ngurta e çrregullojnë prodhimin dhe nxjerrjen e qumështit dhe nuk përputhen me nevojën për ushqim të fëmijës. unë kisha në këtë vakt?”. Mjedisi në të cilin duhet të rrijë nëna duhet të mos jetë i bezdisshëm për të. kanë përvijuar 10 hapa ose rregulla që duhet të zbatohen në një spital që “i do fëmijët” (shihni tabelën e mëposhtme). do t`i pëlqente më shumë të pushonte dhe të kishte nge që t`i përkushtohej më shumë vogëlushit të vet. “A është ngopur?” etj. nëna fillon të kujdeset. por bashkëbisedimi me të dhe shpjegimet që i bëhen asaj. ta njohë. që është ushqyerja me gji. Qetësia ndihmon në ardhjen e qumështit. ndikojnë së tepërmi në vendimet që ajo merr. që shpesh të duket sikur je para hetuesit : “E ke vënë në gji?”. ta vërë spontanisht në gji. me qëllim që të ndryshohen disa rregulla në spitale dhe të tejkalohen disa pengesa kulturore dhe organizative që vonojnë dhe/ose pengojnë ushqyerjen me gji. Por nuk mjafton që në një spital të shpallen këto rregulla. Fëmija e ka në dispozicion gjirin sa herë që e kërkon dhe nuk i duhet të përshtatet me rregullat e ngurta. “Përse nuk ke ende qumësht. etj. “Si. që i shkojnë për shtat vetëm mamive dhe infermiereve. lidhur me këtë fazë të fiziologjisë së saj dhe asaj të të porsalindurit. pa mbarim. nuk ke qumësht?”.. Të gjithë duan të jenë të parët që të urojnë nënën dhe familjen për lajmin e gëzuar. të gjithë duan ta prekin fëmijën. Por të themi . fillojnë edhe japin këshilla ose bëjnë një lumë pyetjesh. në të njëjtën dhomë dhe sa të dëshirojë. vërtet “pa teprime”. të gjejnë se me cilin ngjan. i cili në vetvete zotëron aftësi për të rregulluar ritmin e të ushqyerit. spitali nuk është në gjendje t`i përgjigjet kësaj nevoje që ka nëna dhe fëmija për të qëndruar bashkë dhe për të nxitur ushqyerjen e natyrshme. Disa prej tyre. OBSH dhe UNICEF. duhet vetë nënat dhe familjarët e tyre të kërkojnë një ndryshim të tillë në spital. Ndoshta do të ishte mirë ta linin pak të qetë të shkretën nënë : shpesh e lodhur nga lindja. të cilin duhet të mësohet ta njohë. Vizitorët në spital Para dhe pas lindjes përjetohet një procesion vërtet i këndshëm të afërmish dhe miqsh në maternitet. Vërtet që nëna mund të jetë e papërgatitur për një gjë të tillë (qëndrimi i nënës me fëmijën në një dhomë quhet Rooming-in) dhe të shprehet kundër mbajtjes së fëmijës afër. të ndihet më e sigurt në përkujdesje.MUAJI I PARË 103 Shtrimi në spital i një shtatzëne duhet të jetë sa më pak traumatik.

Shumë “detyrime” dhe pak kohë për veten e vet. E përmendim lindjen me ope- racion. por mezi ecën për shkak të plagës. ose të paktën brenda 2 orëve pas lindjes. por mungesa e ndihmës dhe nënvlerësimi për një veprim të tillë nga ana e personelit. e kështu me radhë. për të shpëtuar jetën e gruas dhe/ose të fëmijës (në gjuhën mjekësore quhet Sekcio cezarea). kohë tjetër duhet të shpenzojë për të rehatuar fëmijën e vet. në mënyrë që në vaktin tjetër sasia e mjekimit . nëse ndihmohet nga personeli mjekësor. nuk kanë qenë të nevojshme. Qysh në mëngjes duhet të bëjë tualetin. Por. Pastaj vijnë vizitat nga mamia dhe mjeku gjinekolog (shko atje. në maternitet mundësia që gruaja të shplodhet është fare e pakët. vizita e pediatrit. hajde këtu). por e shkreta ende është pa përvojë. prandaj ata duhet të zgjidhen të tillë që të kenë një kohë të shkurtër eleminimi dhe i duhen dhënë nënës pasi është vendosur në gji fëmija. nga njëra anë dhe vizitat e familjarëve nga ana tjetër nuk lejojnë mundësi për shplodhje. është shumë e lodhur ose e përgjumur (nga narkoza) që të vërë në gji fëmijën menjëherë pas lindjes. nëqoftëse nuk ka qenë e përgatitur për një lindje të tillë. ajo e përjeton operacionin si një traumë psikologjike (ndjenja e fajit që nuk qe e zonja ta lindte natyrshëm fëmijën). sepse mënyra e lindjes ndikon shumë në ushqyerjen e fëmijës. Të tilla ilaçe mund të ushtrojnë njëfarë veprimi në lindje. të cilët kalojnë në qumësht. Sidoqoftë duke qenë se është një ndërhyrje kirurgjikale. qetësi dhe përkushtim ndaj të porsalindurit dhe ushqyerjen me gji të tij. MUAJI I PARË të vërtetën. Mos harroni se zakoni i popullit tonë është që lehonës nuk i jepet dora dhe nuk takohet me vizitorët për 40 ditë! Diçka e tepruar. Lindja me operacion Është lindja që përfundon me anë të operacionit.104 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Për këtë arsye duhet të shmanget kur mundet. por jo më tej. duhet të kemi të qartë se nuk është operacioni në vetvete që bëhet pengesë për të vendosur fëmijën në gji. por na duket e drejtë. ajo nuk është krejtësisht pa rreziqe. Për më tepër. Në shumicën e rasteve ajo është në gjendje ta vendosë fëmijën në gji rreth 6 –12 orë pas lindjes. Studimet e bëra kanë treguar se shumë nga operacionet që bëhen për lindjen. Mënyra e punës në spital. Nëna që e lind fëmijën me operacion. Nga ana tjetër shpesh duhet të ballafaqohemi me problemin e pranisë së ilaçeve të përdorura për narkozë në qumështin e nënës. Kujdes i duhet kushtuar dhënies së qetësuesve. si për nënën ashtu dhe për fëmijën.

Eshtë e vërtetë që sasia e qumështit mund të mos jetë ende ajo që duhet. Në fakt është mirë të përdoret sa herë që është e mundur. Shpesh në popull e lidhin me madhësinë e gjinjve. Në rastet kur vërtetë qumështi i nënës është i pamjaftueshëm. por për disa prej tyre ky ndryshim i dytë shoqërohet me të qarë të shpeshtë. moskujdesi i duhur dhe trajtimi i parregullt i fryrjes ose të çarave të gjirit etj. Por kthimi në shtëpi mund të shoqërohet edhe me një sërë rrethanash psikologjike. por është po aq e vërtetë se vendosja e shpeshtë në gji e fëmijës e ndreq këtë rrethanë. kthimi në shtëpi kërkon nga fëmija një përshtatje të re dhe një ritëm të ndryshëm jete nga ai i spitalit. rënia e prodhimit të qumështit është e lidhur me vendime të shpejtuara. madhësia e gjinjve nuk ka asnjë rëndësi. kthimi në shtëpi përfaqëson një ndryshim të dytë të rëndësishëm në pak ditë. Shpesh një formë e tillë nuk pranohet prej popullatës. Dalja nga spitali Kthimi në shtëpi. Në shumicën e rasteve. telefoni i mjekut nuk pushon së tingëlluari nga pyetjet e shumta që nëna bën. që shprehen me disa vështirësi. përdorimi i hershëm i biberonit. kur është fjala për llojin e anestezisë në lindje. Mendimi se nuk të mjafton gjiri dhe fillimi i ushqyerjes artificiale në këto momente është diçkae e gabuar dhe e shpejtuar. Dhe me të vërtetë. atëherë duhet të këshilloheni me mjekun e . Të qarët e fëmijës nuk duhet të interpretohet nga nëna detyrimisht si e qarë urie. si të nënës dhe të fëmijës. Jo për të gjithë fëmijët. por kjo nuk është e saktë. Qumështi me pakicë . Pas stresit të lindjes. Një rrethanë e tillë është shumë e rrallë tek njeriu dhe në fakt e gjejmë vetëm në 1% të grave. ndonjëherë edhe gjatë natës dhe në përgjithësi fëmija është i grindur. merr fund të qenit nën trysninë e rregullave të spitalit dhe për nënën fillon një jetë e re së bashku me fëmijën. por edhe mjekëve jo gjithmonë u përshtatet kjo lloj anestezie. është për gruan fundi i “medikalizimit”. kujdesi i pakët për thithin e gjirit.Hypogalaktia Fjalë për fjalë do të thotë prodhim i mangët i qumështit. Pasi del nga spitali. dhënia para kohe e qumështit artificial. është kryerja e operacionit me anestezi spinale (me mpirje). sidomos në javët e para të jetës. Për fëmijën. të papërshtatshme dhe arbitrare: dhënia e ujit me sheqer. Një problem tjetër me të cilin ballafaqohemi. se nëna mund ta vendosë në gji fëmijën e vet sapo del nga barku.MUAJI I PARË 105 në qumësht të jetë sa më e pakët.

të mësojë teknikën më të përshtatshme për të vendosur në gji fëmijën. pra edhe nuk duhet të alarmohemi para kohe për “defektin e thithit” pa lindur gruaja. defektet e thithit si për shembull gjiri i sheshtë ose i futur nga brenda. i cili mund dhe duhet të vendosë nëse është e nevojshme apo jo ushqyerja plotësuese. duhet që thithi të ketë një madhësi dhe formë të përshtatshme. Nuk duhet ngutur dhe bërë një vlerësim. Nëna që ka një thith të futur brenda ose të sheshtë duhet të rrijë e qetë. duhet që fëmija të ketë mundësi ta kapë mirë thithin. sepse nëna ka një thith defektoz. Defektet e thithit Sa më mirë që të thithë gjirin një fëmijë. Por njëkohësisht duhet thënë se ky problem nuk është i pakapërcyeshëm dhe mund të tejkalohet pa vështirësi. pasi fëmija e provon dhe nuk mund të thithë dot. Pastaj. Atëherë. shumë nëna anko- . Thithi i dhimbshëm Rreth ditës së 2-3-të pas lindjes dhe ndonjëherë gjatë gjithë 2 javëve të para. Një ngacmim i tillë mund të reali-zohet me anë të kapjes së të zezës së gjirit ndërmjet gishtit të madh dhe atij tregues dhe në shumicën e rasteve thithi kërcen. domethënë. prodhimin e qumështit dhe nxjerrjen e tij. Thithjet e fëmijës nxisin prodhimin dhe daljen e qumështit. Është themelore që nëna të ndihmohet qysh sapo lind. a është në gjendje ai të thithë apo jo. sepse edhe një gji i vogël është në gjendje të të prodhojë aq qumësht sa ka nevojë fëmija. që nxit thithin për të kërcyer. sepse me afrimin e lindjes thithi e ndryshon formën e vet. Në këtë rast duhet të theksojmë se nuk ka rëndësi forma dhe madhësia e gjirit. Këto janë gjërat që nxisin gjirin. nëqoftëse e vendosim fëmijën në gji. nuk është e thënë që fëmija nuk është në gjendje të thithë. Në fund të fundit. ne mund të themi që një thith është defektoz. MUAJI I PARË fëmijës. Por që thithja të jetë e efektshme.106 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. duhet të provojmë a është funksionues një thith. përpara se të mendojmë se kemi një defekt të thithit. mund të krijojnë ndonjë problem në fillim. është loja e fëmijës me të zezën e gjirit. Atëherë. sepse kjo gjë nuk përbën pengesë për ushqyerjen me gji. Ndonjëherë tjetër është thjesht “loja” që bën fëmija me thithin në përpjekjet e tij për t`u ushqyer. Mjafton një ngacmim i thithit pas lindjes dhe problemi në shumicën e rasteve zgjidhet. aq më e suksesshme është një nënë në ushqyerjen me gji. që i lejon të porsalindurit ta kapë mirë atë. Përkundrazi. Nëna duhet të mësohet se më e rëndësishme se sa kapja e gjirit. pozicioni i rehatshëm i saj dhe i të porsalindurit kur ai vendoset në gji.

nëna mbështjell gjirin me të dy duart dhe duke ushtruar një shtypje të lehtë. Masazhi i gjirit. nuk duhet pasur frikë për të bërë dush. mos kini frikë! Nëqoftëse vënia e shpeshtë në gji e fëmijës nuk arrin të çfryjë gjirin e enjtur dhe të dhimbshëm. në formën e fërkimeve në shpinën e gruas. Thithjet e shpeshta të fëmijës edhe gjatë natës. Në ato raste kur edhe kjo gjë rezulton jo e mjaftueshme. duhet të konsiderohet një dukuri normale që zhduket me ardhjen e qumështit. • • • • . që lehtëson zhbllokimin e kanaleve të rrjedhjes së qumështit Nxitja e refleksit të rrjedhjes së qumështit në gjirin e fryrë: Vendoset fëmija në gjirin e shëndoshë. Eshtë e kuptueshme se “dhimbja” nuk është e mirëseardhur tek një grua që sapo ka lindur dhe që jo rrallë duhet të marrë veten prej lodhjes që i ka shkaktuar lindja. Fryrja e gjinjve Shfaqet zakonisht rreth ditës së 3 – 4-t të jetës. sepse nuk është e vërtetë që pengon mbylljen e plagëve. Prandaj. Dushi me ujë të vakët. Kjo dhimbje zgjat pak minuta. është e bezdisshme dhe e pranishme pothuaj tek të gjitha gratë që e marrin në gji fëmijën dhe nëna thotë se “më shpon gjiri”. me anë të të cilit zhbllokohen kanalet e rrjedhjes së qumështit: Me anë të duarve realizohet një shtrydhje e gjinjve. në mënyrë reflektore fillon të kullojë dhe gjiri i fryrë. Kur nuk ka arsye të tjera (për shembull çarje të thithit). Ndërhyrjet e këshillueshme për fryrjen e gjirit • Përdorimi i kompresave të ngrohta. padyshim që një nënë të cilës i dhëmb gjiri e ka të tmerrshme të vendosë fëmijën në gji. sepse vërtetë mund të japin një ndjenjë lehtësimi në fillim. Vënia më e shpeshtë në gji e fëmijës. Një person i dytë kryen një masazh. Kur zgjidhet kjo mënyrë e zbrazjes së gjirit. por kjo është mënyra më e mirë për të kapërcyer problemin. atëherë duhet të zbrazet gjiri me anë të pompës së gjirit. kjo ndihmon në zhbllokimin e gjirit të fryrë. janë në gjendje të zbrazin gjirin dhe ta shfryjnë atë. i afron pëllëmbët në drejtim të thithit. por krijojnë vështirësi në zbrazjen më vonë të gjirit. Për më tepër e ngarkon emocionalisht nënën. kompresat e ftohta nuk duhet të përdoren. atëherë është mirë që nëna ta zbrazë vetë atë. kurajo. shtohet pak presioni me duar dhe në këtë mënyrë qumështi del prej thithit. Kur gishtat janë afër thithit.MUAJI I PARË 107 hen për dhimbje të gjirit sa herë që përgatiten të marrin fëmijën në gji. atëherë kur qumështi vjen papritur dhe me shumicë. sepse mund të shoqërohet me një pakësim të qumështit.

Për këtë arsye është mjaft e rëndësishme të tregohet kujdesi i duhur (shihni tabelën e mëposhtme). Kur gjinjtë janë me të çara. MUAJI I PARË Gjiri i gruas është i fortë në prekje dhe tepër i dhimbshëm. Fryrja e gjinjve është një problem jo vetëm sepse shkakton mjaft dhimbje. Në pritje që fëmija të mësojë të thithë kur gjinjtë e nënës janë të sheshtë ose të futur nga brenda. fryrja e gjinjve shfaqet atëherë kur: • nëna prodhon shumë qumësht (më tepër se sa mund të pijë fëmija dhe siç është rasti në ditët e para të jetës). Kur duhet të shtrydhim gjirin: • • • • • • • • Kur shfaqet fryrja e gjinjve. Në mjaft raste.108 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Sidoqoftë. • fëmija mbahet pak në gji për shkak të dhimbjeve të gjirit. Por siç kemi thënë edhe për rrethana të tjera. një rrethanë e tillë kushtëzon ndonjëherë ndërprerjen e ushqyerjes me gji. ose për shkaqe të sëmundjes së fëmijës (lindje para kohe etj) i porsalinduri vendoset në një repart të veçantë. Një dukuri e tillë është e lidhur me zbrazjen e papërshtatshme të gjirit dhe vështirë të ndodhë kur fëmija thith mirë dhe vihet shpesh në gji. Kur fëmija nuk pozicionohet si duhet në gji Kur fëmija nuk kordinon mirë thithjet me gëlltitjet Kur fëmija është i sëmurë ose me peshë të vogël dhe jo në gjëndje të thithë. kur nëna është në punë dhe detyrohet të tejkalojë vaktet e fëmijës. Për të parandaluar fryrjen e gjinjve dhe mpiksjen e qumështit.Veçimi i nënës me fëmijën mund të ndodhë thjesht sepse nëna dhe fëmija në maternitet nuk rrijnë bashkë. ose • nëna i vendos orare të rrepta ushqyerjes së bebit. mund të përfundojë në çarjen e thithave dhe infeksionin e gjëndrës së qumështit (mastit). një vendim i tillë është i përshpejtuar. . sepse është në gjumë ose sepse ndihet i ngopur. • fëmija nuk vendoset mirë në gji (pra nuk e zbraz mirë gjirin). Siç përmendëm edhe më lart. të dhimbshëm ose kanë ndonjë problem tjetër. • vonohet vënia në gji e fëmijës. fryrja e gjinjve ndodh në të gjitha ato raste kur nëna dhe fëmija veçohen nga njëri tjetri. por nëqoftëse gjiri nuk zbrazet shpesh e mirë. ose shpesh. Kur fëmija tejkalon ndonjë vakt. nëse i porsalinduri nuk thith shumë fort.

ose duke përdorur një “xhel” që përmban një ilaç kundër mykut. Kurse nëna duhet të mjekojë gjirin me një pomadë që përmban një mjekim kundër mykut. atëherë ai mund të përdoret brenda 24 orëve. por ta thajë!). Mjekimi është shumë i thjeshtë. Si duhet të ruhet qumështi i shtrydhur i nënës * Qumështi i shtrydhur mblidhet në një enë qelqi të sterilizuar që më përpara. me qëllim që: (a) të mund të përdoret ky qumësht për fëmijën e vet.4 gradë C. nënës duhet t`i shtrydhet gjiri. Për fëmijën bëhet pastrimi i gojës me anë të një garze. atëherë ai pas 6 orësh ngarkohet me mikrobe dhe nuk mund të përdoret. Në këtë rast mund të kemi një infeksion prej mykut. Prania në thith e disa pikave të bardha që shfaqen gjithashtu edhe në gojën e fëmijës.MUAJI I PARË 109 ose kur nëna ka një problem dhe është ende e pafuqishme për të marrë në gji fëmijën. të cilën e kemi zhytur në ujë me sodë buke me një përqëndrim 5 %. nëqoftëse ai ruhet ashtu siç duhet. e vërteton këtë sëmundje. Nga ana tjetër ky qumësht i shtrydhur mund të përdoret për nevojat e fëmijës. • Ruhet në frigorifer në 2 . jo ta fshijë dhe ta fërkojë gjirin. Në të gjitha këto raste. (b) të shmanget rënia e prodhimit të qumështit dhe (c) të parandalohet fryrja e gjinjve. mpiksjen e tij në këto kanale dhe frenim të prodhimit të mëtejshëm të qumështit. të cilin e hedhim në gojën e fëmijës pak para se ta ushqejmë.4 gradë C. Nëqoftëse qumështin e shtrydhur e mbajmë në temperaturën e mjedisit. por duhet të trajtohen njëkohësisht si nëna dhe fëmija. me disa dhimbje djegëse që shpërndahen në të gjithë gjirin. të paktën çdo 3 orë. Zbrazja e rregullt e gjinjve shoqërohet me prodhimin ritmik të qumështit edhe atëherë kur fëmija nuk pi në mënyrë të rregullt. Mund të përdorim dhe pluhur Nystatine. . Por më e rëndësishme është që nëna të mos ta mbajë të lagësht gjirin. Myku i thithit Duhet t`i kushtohet vëmendje edhe një dëmtimi tjetër të thithit. nëqoftëse e ruajmë në frigorifer në 2 . Të gjitha nënat duhet ta kenë të qartë se moszbrazja e gjinjve shoqërohet me mbetjen e qumështit në kanalet e qumështit të gjirit. gjatë të cilit gjiri merr një ngjyrë si të peshkut koran dhe dhëmb fort. nëqoftëse mendoni se duhet ta përdorni brenda 24 orëve. • Duhet të shmanget ruajtja në temperaturën e mjedisit (rritet ngarkesa me mikrobe). por ta thajë atë (siç kemi thënë më sipër.

por vetëm duke “e pirë ujin. gjiri duhet të lahet me ujë të vakët të bollshëm dhe pa përdorur sapun. me anë të të cilave mund të shmanget formimi i çarjeve të gjirit : Pastërtia e kujdesshme: përpara se fëmija të vendoset në gji. Formimi i çarjeve të gjirit kushtëzohet nga shumë faktorë: • vendosja jo e përshtatshme e fëmijës në gji. jepini në fillim gjirin e shëndoshë dhe pastaj atë të dhimbshëm. veçanërisht kur gjinjtë janë të fryrë. për më tepër është mirë që ta lemë thithin për pak kohë të zhveshur. Zotërimi i një teknike të mirë në vendosjen në gji të fëmijës: • Përpara se vogëlushi të fillojë të pijë. (Sutjenat duhet të zgjidhen të paktën 2 numra më të mëdha). • Kur doni që të ndërprisni thithjen e gjirit nga fëmija. • sforcimi i fëmijës për të zbrazur gjirin. • Kur gjiri është i dhimbshëm dhe i fryrë. Midis shkaqeve të përmendura më sipër. Janë plagë shumë të dhimbshme që krijohen në gji dhe shfaqen që nga dita e 2 – 3-të pas lindjes. Sapuni mund ta thajë lëkurën dhe të shkaktojë mikrotrauma të thithit. por vendosja e gabuar në gji e fëmijës. • kapja keq e thithit nga ana e fëmijës. pa ankthe dhe në pozicionin më të rehatshëm për ju vetë. në mënyrë që të thahet në ajër. Tharja e kujdesshme e gjinjve: tharja e gjinjve nuk duhet të bëhet duke i fërkuar ata me peshqir apo ndonjë cohë tjetër të fortë.110 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. kur sutjenat me të cilat mbahen gjinjtë janë të vogla dhe më tepër i shtrëngojnë gjinjtë se sa i mbajnë etj. vendosja jo e rregullt e fëmijës në gji është më kryesorja. mbajeni thithin midis pëllëmbës dhe gishtit të madh dhe jo midis gishtit tregues dhe atij të unazës. • Sa herë që i jepni gji fëmijës duhet të jeni e qetë. por ngacmojini këndin e . MUAJI I PARË Çarjet e gjirit Quhen ndryshe dhe ragadet e gjirit. sigurohuni që ai e ka kapur mirë thithin (jo vetëm thithin. Fëmija kur thith gjirin (e kemi përmendur dhe më parë) nuk duhet të pushtojë vetëm thithin. mos ia largoni thithin me forcë nga goja. Duke qenë se janë shumë të dhimbshme. edhe carjet e gjirit mund të bëhen pengesë për të vazhduar ushqyerjen me gji. nuk është siç thuhet mbajtja gjatë në gji e fëmijës. siç thithim bojën me letër thithëse”. por edhe të zezën e gjirit. Vlen të përsërisim edhe një herë disa përkujdesje. Arsyeja e shfaqjes së të çarave të gjirit. • Kur ushqeni me gji fëmijën. por edhe të zezën e gjirit.

3-të pas lindjes. Mastiti Me këtë emër njihet infeksioni (pezmatimi) i gjëndrës së gjirit. fustani. është një vaj mineral me origjinë nga vajguri. të jep siguri të madhe. kur është në përqëndrim 100%. Nga ana tjetër.). nuk duhet të bëhet me një cohë të fortë dhe më mirë është që të bëhet me mollëzat e gishtave. mund të përdoret edhe në rast të çarjeve të gjirit. ose rrobat e veshura (këmisha. por gjithmonë kini parasysh që coha nuk duhet të jetë e fortë. i cili mund të ndotet më lehtë nga mikrobet. pizhamat etj. Përjashtim bëjnë vetëm ato raste kur kemi myk të gjirit. Në rastet vërtet të rënda mund të këshillohet ndërprerja për pak kohë e gjirit dhe zbrazja e tij me anë të shtrydhjes. në këtë mënyrë do të arrihet që të forcohet thithi. i dhëmb dhe është Vitamina E meriton të dekorohet Pomadat në përgjithësi nuk përmbajnë ujë. fërkimi që shkak-tojnë sutjenat. për më tepër dihet se ato mund ta irritojnë gjirin. atëherë kur qumështi ka ardhur mirë. e quajtur ndryshe dhe “dhjami i deles” është vërtetë kështu. Kjo ndihmon në forcimin para lindjes të thithit. më të përdorshmet janë: • Vazelina. që ushqejnë me gji fëmijën e tyre.). ose dhe përdorimi i thithit artificial (për përdorimin e thithit artificial asnjëherë mos merrni një vendim të shpejtuar. Nuk është vërtetuar se përdorimi i pomadave dhe ndonjë lënde tjetër mund të ndikojë në shërimin e çarjeve të gjirit. lërjani këtë vendim mjekut të fëmijës tuaj. Kjo sëmundje prek rreth 5% të grave. . Midis pomadave. që para përfundimit të shtatzanisë dhe në radhë të parë i ndonjë lënde vajore që përmban vitaminën E. i fryhet. Masazhi i thithit: • Ky masazh duhet të jetë shumë i butë. sepse përndryshe e gërvisht gjirin. • Vitamina E. kështu ai liron thithin dhe kap gishtin. • Lanolina. • Mund të jetë i favorshëm përdorimi i ndonjë lënde zbutëse. papritur si “rrebeshi në kohë të mirë” shfaqet temperatura e lartë. Rreth javës së 2 . gjiri i skuqet.MUAJI I PARË 111 buzës me gishtin tuaj të vogël Fëmija bën përpjekje të kapë gishtin tuaj. prandaj dhe mbart me vete një rrezik të madh për alergji. gruaja ndihet keq. mund të jetë i dobishëm në këtë drejtim.

shumohen mikrobet (kryesisht stafilokoku i artë). Në këtë rast të fundit do të duhej të ndërpritej ushqyerja me gji dhe zgjidhja e problemit do të përfundonte me një ndërhyrje kirurgjikale. mbetet shtatzënë. Zakonisht ndodh tek ato lehona të cilat kanë pasur fryrje të gjinjve dhe arsyet janë të shumta: vendosje jo e mirë e fëmijës në gji. edhe pse shoqërohet ndonjëherë me rënie të sasisë dhe ndryshim të shijes së qumështit të gjirit. Është e vërtetë që rrallojnë të vjellat. Dhënia e ilaçeve të caktuara. • . Mbi këtë bazë. nuk është e papajtueshme me ushqyerjen me gji të fëmijës. përgjithësisht mendësia popullore. për më tepër nuk duhet të bëhet një ndërprerje e vrullshme e mënyrës me të cilën po ushqehet fëmija. Për më tepër përdorimi i gjirit të prekur (vendosja e rregullt dhe e shpeshtë e fëmijës në gjirin e sëmurë) do të shkurtonte kohë- zgjatjen e sëmundjes dhe do të shmangte formimin e qeseve të qelbit në gji. sidomos në popullatën fshatare. Në të vërtetë. Një shtatzani e re Kjo është një rrethanë që e gjejmë shpesh në vendin tonë. Jepen ushqime kundër të vjellave: trashet relativisht ushqimi. thithjet jo të shpeshta dhe jo të fuqishme të fëmijës. nuk ka ndonjë arsye që të ndërmerret një hap i tillë. veshja e rrobave të ngushta që shtrëngojnë gjirin etj. ose duke shtrydhur gjirin) • Dhënia e ilaçeve: kundër dhimbjeve (Paracetamol) dhe antibiotikë Trajtimi i duhur e shëron në mënyrë të shkëlqyer dhe shpejt mastitin dhe atëherë nuk kemi asnjë pengesë në vazhdimin e ushqyerjes me gji. në raport me këmbët. por edhe ajo e shumë mjekëve ndalon vazhdimin e ushqyerjes me gji.112 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. që edhe infektojnë gjirin. MUAJI I PARË i nxehtë. Rishfaqja e zakoneve Rishfaqja e zakoneve. Trajtimi përfshin: • Regjim shtrati • Kompresa të ngrohta dhe të njoma • Zbrazja e rregullt e gjirit (duke vënë shpesh fëmijën në gji. Kur ndodh që një grua e cila ushqen me gji fëmijën e vet. por bartin rrezikun që ato të jenë më të zgjatura. Trajtimi i të vjellave • • Fëmija vendoset shtrirë në një anë me kokën të ngritur në një kënd 30 gradë.

sidomos kur ushqehen. Shpesh herë. kur të vjellat janë larg ushqimit (midis vakteve) dhe me sasi të konsiderueshme. gabuara (“e kam qumështin të trashë”). ngjall alarm të padobishëm dhe interpretime të Trajtimi i të vjellave fill pas ushqimit Asgjë. Tkurrjet e mitrës prej këtij hormoni nuk i bëjnë gjë fëmijës së sapongjizur. u vështirësohet frymëmarrja. Ky hormon ka veçorinë që të ulë barkun tek gruaja lehonë dhe të rikthejë mitrën e gruas në përmasat që kishte para shtatzanisë. Kur ndodh një gjë e tillë. Eshtë një dukuri që mund të konsiderohet normale deri në muajin e 8-të të jetës. Eshtë një dukuri e zakonshme që e gjejmë pothuajse në 40% të fëmijëve që ushqehen me gji. në përgjithësi bëhet fjalë për sasi të pakta ushqimore (një gojë). prandaj kur u bllokohet hunda. është mirë që përpara çdo ushqyerje të pastrohen tapat e qurreve. përderisa fëmija ushqehet dhe rritet mirë. Duhet të shqetësohemi vërtet për këto të vjella kur ato janë të konsiderueshme dhe shoqërohen me një rritje të pamjaftueshme në peshë. nuk duhet të nënvlerësohet. madje dhe ndërprerje të zgjatura dhe të rrezikshme të frymëmarrjes.MUAJI I PARË 113 Ndër të tjera ju kujtojmë se gjatë ushqyerjes me gji. kur shoqërohet me lemzën ose gromësimat. mitra tkurret. Qurret Të porsalindurit e kanë të vështirë që të marrin frymë me gojë. qan dhe bile refuzon ushqyerjen. PROBLEME DHE VËSHTIRËSI NË USHQYERJEN ME GJI – ARSYE TË FËMIJËS egjithëse nënat ankohen se fëmija vjell të gjithë ushqimin. bronkospazëm. Fëmija vjell zakonisht tepricat. Në këtë rast kemi të bëjmë me një sëmundje që quhet Refluksi gastro-ezofageal. prandaj dhe nuk ka nevojë që të trajtohet me ilaçe. Ndodh sepse ende nuk kanë arritur pjekurinë disa mekanizma që rregullojnë lëvizshmërinë e zorrëve dhe pikërisht në nivel të stomakut me ezofagun. Eshtë një dukuri normale dhe që nis të qetësohet rreth muajit të 8-të të jetës. Sidoqoftë. Eshtë një gjë për të cilën nuk ka nevojë të shqetësohemi. duhet të bëhet gjithmonë pas një këshillimi me gjinekologun. vendimi për ndërprerjen e mundshme të ushqyerjes me gji në një rast të tillë. sepse prodhohet një hormon që quhet oksitocinë. e cila shoqërohet edhe me shenja të tjera si të qarë të papajtueshme. Sidoqoftë. Atëherë. fëmija nervozohet. Kjo mund të bëhet shumë M .

Kjo është një mënyrë e mirë. të paqetësueshme dhe pa ndonjë shkak të dukshëm. të cilat ka shumë mundësi të jenë të lidhura me atë që në popull quhen dhimbjet e barkut. • Krizat janë më të shpeshta në orët e mbrëmjes.68. MUAJI I PARË mirë me anë të pastrimit mekanik të hundës me anë të një pambuku. të paqetësueshme. tek një fëmijë që ushqehet mirë. por edhe një gjendje shqetësi- Dhimbjet e barkut Rregulli i 3-shit (Wessel) • Shfaqet: pas ditës së 3-të të jetës dhe gjatë 3 javëve të para të jetës. lëngu i kripur i than qurret. . “Të qarat dhe kolikat”). • Zgjat: të paktën 3 orë në ditë dhe 3 ditë në javë. duhet që të bëhet një vlerësim i hollësishëm nga ana e mjekut. Dhimbjet e barkut nuk janë vetëm të qara të pakuptimta dhe të forta. ose një rrezeje dielli). për të liruar hundët. Dhimbjet e barkut Sa herë që një fëmijë më pak se 3 muajsh qan. • Zhduket: pas muajit të 3-të të jetës. • Fëmija është shumë nervoz (ai nuk bën rehat). mund të pengojnë edhe më tej frymëmarrjen prej hundës. në formë krizash. mbledh këmbët dhe lëshon gazra (shih dhe tek f. por kërkon një teknikë të veçantë. • Fëmija mbledh këmbët • Çrregullohet gjumi. ato kthehen në kore dhe përveç që e bëjnë frymëmarrjen e fëmijës si me fërshëllimë (gjë që i alarmon mjaft nënat). dhe me të drejtë. (Edhe ndonjë përjashtim e vërteton sidoqoftë rregullin !) Shenjat • Të qara në formë krizash. Së pari duhet të bëhet një dallim midis të qarave normale të fëmijës dhe atyre që janë të tepruara. ose duke e nxitur fëmijën që të teshtijë (për shembull duke e drejtuar fëmijën në drejtim të një burimi drite. që vështirë se mund ta realizojë një nënë. Hedhja thjesht e pikave të tretësirës fiziologjike në hundë mund të krijojë bezdi tek fëmija. sepse fëmija gjatë këtyre të qarave të forta.114 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. ose ndryshe uji i kripur. Shpesh këshillohet dhe po aq shpesh përdoret tretësira fiziologjike. • Barku është i fryrë dhe i tendosur • Fëmija ka shumë gazra.

• Intoleranca ndaj Laktozës (shumë e rrallë). Shkaqe psikologjike • Karakteri i fëmijës : temperamenti. mi me fryrje të barkut. ose të ndryshohet marka e qumështit. qoftë me qumësht artificial. dhe pastaj duhet menduar për ndonjë çrregullim tjetër: marrëdhënie jo e drejtë nënë . grindje etj. ndjeshmëri e lartë ndaj dhimbjes etj. • Refluksi gastro – ezofageal (5%). zakonisht në 3 javët e para pas lindjes. gazra të shumta dhe çrregullim të gjumit. Dhimbjet janë më të shpeshta në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Çuditërisht këto “kriza”. • Karakteri i nënës: e ankthshme. fëmijë më i ndjeshëm se zakonisht ndaj ngacmimeve të mjedisit.fëmijë.fëmijë dhe/ose familje . alergjitë etj. me anë të të cilave njerëzit përpiqen të pushoj- . Një vizitë e kujdesshme e mje- kut duhet të përjashtojë sëmundje të stomakut dhe zorrëve. Problemi i mësipërm duhet të përballohet në dy drejtime: shmangia e ankthit të nënës si dhe gjetja edhe shërimi i një shkaku të mundshëm të dhimbjeve të barkut. • Mjedisi familjar i papërshtatshëm: stres. qoftë kur ushqehen me gji. që ka të bëjë me numrin 3: shfaqen pas ditës së 3-të të jetës. (65%). Duhet të tregojmë kujdes në një gjë: E qara e vazhdueshme e fëmijës nuk shkaktohet nga ushqyerja e papërshtatshme me gji dhe nëna duhet të vazhdojë ta ushqejë fëmijën e vet me gji. nuk duhet që të shtohet sasia e qumështit që i jepet fëmijës. edhe atëherë kur ai ushqehet me qumësht artificial. duket sikur i nënshtrohen një rregulli. 3 ditë në javë dhe zhduken pas 3 muajsh (rregulli i 3-shit i Wessel). Këtë rrethanë e gjejmë në gati 10 -30% të fëmijëve të vegjël. • Prania me tepri i një hormoni që shton lëvizshmërinë e zorrëve. syrit të keq dhe nuskave – si t’i qetësojmë dhimbjet e barkut? Mjetet “popullore”. Përtej hudhrës. që e tepron në kujdesin për fëmijën. • Lëvizshmëri e rritur e zorrëve. zgjasin të paktën 3 orë në ditë. Shkaqet pse ndodhin këto dhimbje të barkut janë të ndryshme dhe të shumta.MUAJI I PARË 115 Shkaqet e dhimbjeve të barkut tek fëmija i vogël Shkaqe fizike • Alergjia nga qumështi i lopës (10%).

janë nga më të ndryshmet : fërkimi i barkut. Por nëqoftëse dhimbjet e barkut nuk qetësohen brenda 3 . • Do të ishte e këshillueshme që të provohet një ninullë. Në fakt është vërtetuar se fëmijët të cilët shprehin dhimbje të barkut. Në raste të tilla rritja e fëmijës nuk është në përputhje me normën. sepse më së fundi edhe shpjegon pse-në e dhimbjeve të barkut. Ndërprerja e dhimbjeve të barkut pas një ushqimi të tillë vërteton alergjinë nga qumështi i lopës. Pikërisht ky është momenti që mjeku i fëmijës (asnjëherë vetë nëna) të vendosë për plotësimin e qumështit të nënës edhe me një qumësht tjetër (qumësht artificial).. atëherë duhet që të këshillohet qumësht me përmbajtje jo alergjinizuese. do të ishte me vend që nëna të shmangte nga dieta ushqi- me me veçori alergjinizuese si qumështi. • Nëqoftëse bebi ushqehet me gji. vendosja në bark e të voglit e deri tek zakone popullore që kanë të bëjnë pak me shkencën si yshtja kundër syrit të keq. KUR QUMËSHTI I NËNËS ËSHTË VËRTET I PAMJAFTUESHËM hamë më sipër se janë të rralla rastet. por asnjëra nuk garanton shërimin prej dhimbjeve të barkut. Kjo lloj ushqyerje quhet ushqyerje e përzier (qumësht nëne + qumësht artificial). xhirot e pafundme në mes të natës në të gjithë shtëpinë. veza dhe peshku. nuskat etj. të kënduarit nga njeriu “i mirë”.4 ditëve. ose me makinë përjashta (“është një ilaç që nuk të gabon”). nxitja e gromësimave tek fëmija dhe sidomos një shëtitje me karrocë. MUAJI I PARË në dhimbjet e barkut. në të cilat rezulton se qumështi i nënës është i pamjaftueshëm (Hypogalaktia).116 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. etj. lesh deleje i ngrohtë ose përherë në bark. vuajnë më vonë nga çrregullime që në bazë të tyre kanë alergjinë. qoftë gjërat e tjera që i sugjerohen për këtë qëllim. Duhet të themi se ndoshta ia vlen që nëna t`i provojë të gjitha gjërat që i thotë mendja. në rastet kur dhimbjet e barkut nuk janë të lidhura me faktorët e përmendur më lart. T . • Nëqoftëse fëmija ushqehet me qumësht artificial. përkundja e parreshtur e fëmijës. është e kotë që të vazhdohet me këtë regjim të kufizuar. • Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet rregullimit të dietës. qoftë mjekimet e ndryshme popullore. Por rregullimi i dietës duhet të bëhet me shumë kujdes.

Sidoqoftë . që ndodhin jo rrallë. nuk na jep maksimumin e vet!” Nga ana tjetër ka rëndësi edhe më të madhe shmangia e “takimeve” të shpeshta me biberonin. por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ushqehet me qumësht nëne.MUAJI I PARË 117 Ushqyerja e përzier mund të realizohet: • ose duke i dhënë qumështin artificial fëmijës. Sëmundje të lehta të nënës. nëse nuk i jepet qumësht gjiri. sepse dihet që sëmundja përcillet nëpërmjet frymëmarrjes dhe jo me qumështin e nënës. si për shembull një bronkit. Në këtë mënyrë shmangen vendimet e padobishme dhe të shpejtuara. Përveç kësaj. Para së gjithash shmanget përzierja e të dy llojeve të ndryshme të qumështit (qumështit artificial me qumështin e nënës). fëmija merr dhe trupëzat mbrojtës. një grip i lehtë. së pari duhet të bëhet një dallim i qartë midis pengesave të përkohshme dhe të përhershme për ushqyerjen me gji. të cilët kanë veçori të ndryshme si në shije. Kujtojmë gjithashtu se thithja e gjirit bëhet ndryshe nga thithja e biberonit. Ilaçet kundër tuberkulozit kalojnë në sasi të kufizuar në qumësht. pasi e kemi vendosur njëherë në gji. • ose duke e vendosur fëmijën një vakt në gji dhe vaktin tjetër i japim qumështin artificial. Midis shkaqeve të ndryshme të ndërprerjes së ushqyerjes me gji dhe këshillimit për të filluar ushqyerjen artificiale. nuk përbëjnë motiv për të ndërprerë ushqyerjen me gji. diarreja etj. Ushqyerja e përzier mund të jetë: Plotësuese: Qumështi artificial jepet pasi është vendosur fëmija më parë në gji. “Një motorr edhe me naftë edhe me benzinë. Edhe tuberkulozi në vetvete nuk përbën pengesë për ushqyerjen me gji. prandaj edhe në këtë drejtim nuk përbëjnë një problem. sepse mund ta çorientojnë fëmijën. ashtu edhe në tretshmëri. studimet kanë treguar se përdorimi i hershëm i biberonit (veçanërisht para se fëmija të vihet për herë të parë në gji) është përgjegjës për dështimin e ushqyerjes me gji. qoftë për arsye të nënës. në të tilla raste duhet të shtrydhet gjiri dhe fëmijës t`i jepet qumësht i shtrydhur. Mos harroni se ka raste në të cilat vërtet fëmija e ka të pamundur të kapë gjirin. fëmijës mund t’i ngjitet më lehtë sëmundja në fjalë të nënës. sepse dihet që me qumështin e gjirit. Përkundrazi. Veprimi në këtë mënyrë është i parapëlqyeshëm për disa arsye. Alternuese: Një vakt gji dhe një vakt qumësht artificial. qoftë për arsye të fëmijës.

Edhe pse jeni të lodhura. të dërrmuara nga pagjumësia. Kjo pilulë mundet të japë një fluks të rremë gjaku (menstruacionesh) tek nëna. e ul prodhimin e tij.duhet të tregohet kujdes dhe problemi duhet parë nga mjeku në shumë anë. Kur një grua dëshëron me ngulm të mbrohet nga një shtatzani e re. qoftë dhe një herë në javë dhe këtë kohë kushtojani vetëm vetes suaj. Ushqyerja e nënës Nëna që e ushqen fëmijën e vet jo vetëm mund të hajë çfarë i pëlqen. Ushqyerja me gji dhe kontracepsioni Ushqyerja natyrale ndihmon nënën që të mos mbetet shtatzënë gjatë kohës që vë në gji bebin e vet. Sigurisht që çdo lloj kontracepsioni duhet filluar vetëm dhe vetëm me rekomandimin e mjekut specialist. Për një kohë të shkurtër gjithçka do të kthehet si më parë. për të cilën nuk duhet shqetësuar. mund të përdorë mënyra të ndryshme kontraceptive. Sidoqoftë. MUAJI I PARË . një shoqe. Natyra e ka “programuar” një gjë të tillë në mënyrë të përkryer. Sa më e larmishme dieta. përpiquni të gjeni kohë për t’u kujdesur për paraqitjen tuaj. prandaj dhe nuk i duhet besuar në mënyrë të verbër. Kujdes duhet të tregohet kur përdoret pilula me përmbajtje estroprogestative dhe si nëna. KUJDESI I NËNËS PËR VETEN NË LIDHJE ME USHQYERJEN ME GJI M os u shqetësoni nëse barku juaj është i madh dhe këmbët të fryra. asnjëherë vetë. Kjo do t’ju ndihmojë t’ju ngrihet humori. por edhe duhet të hajë pak më shumë gjatë gjithë kohës që ushqen me gji fëmijën e vet.118 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Janë të gabuara zakonet popullore që i ndalojnë nënës ushqime të caktuara. Kërkoni ndihmë nga bashkëshorti ose familjarë të tjerë. Më e mirë nga gjithçka. aq më mirë është! Ajo mund të hajë djathë dhe të pijë qumësht sipas . Edhe kur ushqen me gji fëmijën e vet nëna mundet: • të hajë pothuaj gjithçka që i pëlqen • mund të bëjë plazh dhe të marrë rreze me llambë ultravjollcë (të nxihet në solar) • të lyejë dhe të trajtojë flokët. siguria nuk është absolute. ashtu dhe fëmija duhet të vëzhgohen për shenja të mundshme. që fëmija i vogël të sigurojë nevojat e veta. apo merrni një kujdestare. do të ishte përdorimi i asaj që quhet minipilulë. që ka në përmbajtjen e vet progestativë. Kjo pilulë më tepër se sa ndryshon përmbajtjen e qumështit.

MUAJI I PARË 119 dëshirës. sepse mund të kalojnë në qumësht dhe të japin diarre tek fëmija Nëna që ushqen me gji. Për më tepër qumështi i nënës e ndryshon përmbajtjen e vet edhe nga një vakt në tjetrin. probleme dhe turbullim. Nëse mungon diçka.. për t`iu përgjigjur kërkesave të fëmijës Miopia e …okulistit Rënia e shikimit gjatë shtatzanisë nuk është thjesht një bestytni popullore. veza. duhet të çlodhet sa më shumë që të jetë e mundur Edhe pse “rrëmuja” që shkakton bebi është e madhe. Po kur nëna është kaps? I duhet të hajë fruta dhe perime të ziera ose të gjalla. . por në fakt edhe po të mos merren. arrat e lajthitë etj. thuhet se duhet të shmangen. duhet të marrë bukë të zezë dhe duhet të pijë shumë lëngje. por një ndodhi reale. nuk është e vërtetë se marrja e perimeve nga nëna shoqërohet me të dala jashtë me ngjyrë jeshile tek fëmija. kjo i takon nënës (prandaj dieta e saj duhet të jetë e bollshme dhe e shumëllojshme). se ka një problem me sytë. Nga të gjithë pranohet se në qumështin e gjirit nuk mungon asgjë dhe nuk ka asgjë që të mund të bëjë dëm. nuk shkakton gjë tjetër vecse ankth. prandaj edhe duhet të hajë kur i hahet. me qëllim që të luftohet kapsllëku. Por nga ana tjetër nuk është aspak e vërtetë se ushqyerja me gji e keqëson shikimin. Nuk ka pse t’i bëhen analizat qumështit të gjirit Është tashmë një gjë e harruar dhe e padobishme. nuk arrijnë të parandalojnë alergjinë tek bebi. Nuk duhet të marrë ilaçe nxitës të zorrëve (laksativë). nëna nuk duhet të bëjë dieta dobësuese: qumështi i nënës prodhohet duke konsumuar energjitë ushqimore të saj. Ndërkaq. Ky është thjesht një besim jo i vërtetë: a keni parë ndonjëherë që qumështi të ketë ngjyrë jeshile?! Përkundrazi. ajo duhet të gjejë momentet për t’u çlodhur vetë. prandaj është e padrejtë këshilla e shumë okulistëve për të mos lejuar nënën t`i japë gji fëmijës së vet. gruaja që sapo ka lindur duhet të hajë me shumicë fruta dhe perime. Disa prej ushqimeve që mund të shkaktojnë alergji si peshku. përndryshe mund të krijohen mungesa në ndonjë lëndë ushqimore të rëndësishme tek fëmija. Gjatë periudhës që ushqen me gji.

Kur rritet dhe arrin të koordinojë lëvizjet. pasi shpesh ato bien në tokë apo P rindërit kanë mendime të ndryshme mbi biberonat për nga forma.120 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Kur të bleni biberonin. sepse duart e tyre janë gjithmonë aty dhe të gatshme. duhet të kini parasysh që të jetë i pandashëm (disa modele ndahen në dy pjesë). Paqëtuesi është menduar për të kënaqur nevojën e bebit tuaj për të thithur. por jo për të zëvendësuar vaktet. Problemi në këtë rast është se ai shpesh mund të bjerë . se paqëtuesi mund ta dëmtojë. Nëse bebi juaj do që të thithë edhe mbasi është ngopur. MUAJI I PARË Disa këshilla për prindërit BIBERONAT (PAQËTUESIT) dhe bebi të zgjohet. Mbasi të gjeni cilin preferon bebi juaj. Deri sa të bëhet 6 muajsh duhet të vlohet disa herë në në ditë. ai do të nevrikoset. sepse sistemi i tij imunitar është akoma duke u pjekur. Ju mund të gjeni forma të ndryshme të tyre në treg. Ka dy masa biberonash. prandaj lëreni bebin të vendosë vetë nëse e do apo kur e do atë. Disa bebe e duan biberonin kur duan të flenë. të durojë temperatura të larta. bleni më shumë se një. Nëqoftëse ju i ofroni biberonin kur është i uritur. të lahet në lavastovilje (makinën larëse të enëve). të mund të zjehet. Paqëtuesit nuk shkaktojnë ndonjë problem mjekësor apo psikologjik. ai e gjen dhe e fut prapë në gojë. por kur është i vogël. që bebi të mos rrezikohet nga infeksionet. Bebet që thithin gishtat e tyre janë më rehat. njëri për gjashtë muajt e parë dhe tjetri për fëmijët mbi këtë moshë. disa nuk pranojnë idenë të qetësojnë bebin me një objekt dhe të tjerë mendojnë në mënyrë të gabuar. atëherë paqëtuesi do ta zgjidhë këtë problem. Kini parasysh se paqëtuesi përdoret për të ndihmuar bebin jo për rehatin tuaj. Pra ofrojini bebit tuaj biberonin ndërmjet vakteve ose mbas vaktit. Mbas kësaj moshe rreziku që ai të marrë një infeksion në këtë mënyrë është shumë i vogbiberoninatë me sapun dhe ta shplani me ujë të pastër. atëhere kur jeni të sigurt se bebi është i ngopur. ai mund të qajë që ju t’ia fusni në gojë.

sepse deri në fund të vitit të parë ai akoma nuk është pjekur për të kontrolluar temperaturën e brendshme dhe për ta rregulluar atë. Nëse babai mund të marrë pushim nga puna për rreth dy javë. asnjëherë mos e zgjidhni këtë problem duke ia varur bebit në qafë.) sa më shumë të jetë e mundur. sepse mund ta mbysë. Është e këshillueshme që këto probleme të zgjidhen që përpara dhe mos të lihen për mbas lindjes. vendosni se për çfarë lloj ndihme keni nevojë duke i bërë vetes këto pyetje: • Doni dikë që t’ju mbajë bebin apo të bëjë punët e shtëpisë. kur është vapë. për të mbroj- S humë nëna kanë nevojë për ndihmë kur vijnë me bebin në shtëpi mbas lindjes. rëra etj. kjo gjë është e zgjidhur. të pranojë dhe të kuptojë kërkesat tuaja. Lëkura e bebit tuaj është shumë e ndjeshme ndaj diellit. jo ta shtoni atë. Mos harroni se qëllimi juaj është të ulni stresin në shtëpi. me rroba me ngjyra të çelëta dhe me kapele.MUAJI I PARË 121 nuk i gjeni atëherë kur ju duhen më shumë. të bëjë pazarin etj? Kur të vendosni se çfarë doni. visheni lehtë. që në muajin e parë. bebi duhet të veshë një rrobë më shumë se ju. Para se të thërrisni dikë. Këtë rol duhet ta luajnë rrobat. të gatuajë apo të gjitha së bashku? • Në çfarë orësh e doni këtë ndihmë? A . Ju duhet ta përzgjidhni me kujdes ndihmën që kërkoni. Kërkoni ndihmë nga ato që me të vërtetë ju ndihmojnë. Në e duhet ta nxirrni në diell. Zakonisht. kur është ftohtë dhe duke e ndihmuar te ajroset. zgjidhni personin dhe sigurohuni që personi që zgjodhët. sepse mund ta copëtojë dhe ta gëlltisë. Megjithatë. Gjithashtu mos përdorni biberonë të prodhuar vetë. Nëse jo dhe nëse financat e familjes nuk ju lejojnë të punësoni dikë. t’i marrë e t’i çojë në shkollë. GJETJA E NJË DADOJE SHËTITJA jri i freskët dhe ndryshimi i mjedisit janë të dobishme jo vetëm për bebin tuaj. duke e mbajtur ngrohtë. zgjidhja më e mirë është ndonjë i afërm ose shoqe. kur ekspozohet në të ngrohtë apo në të ftohtë. por dhe për ju. Kini kujdes ta vishni sipas kohës. shami apo çadër. • Doni dikë që të shëtisë fëmijët e tjerë. ju duhet ta mbroni nga ekspozimi direkt apo i reflektuar i djellit (nga uji. Sidomos gjatë gjashtë muajve të para. prandaj nxirreni bebin për shetitje kur koha është e mirë.

Duart dhe këmbët janë pak më të ftohta se temperatura e gjoksit. Kontrolloni temperaturën e sipërfaqes së këtyre objekteve. Nëse ju do të plotësoni këto nevoja bazë. MUAJI I PARË tur kokën dhe fytyrën nga dielli. peshqirin. E vetmja gjë për të cilën duhet të kujdeseni është rehati i bebit. duart dhe gjoksi janë të ftohta. Nëse këmbët. Suksesi qëndron në ruajtjen e zakoneve dhe orareve sa më shumë që të jetë e mundur. vetëm sa pengon ndryshimin e temperaturës se trupit (e burgos atë). para se te shtoni rrobat apo mbulesat. mbajtëse të ndryshme ) për një kohë të gjatë në diell. Gjatë peridhës së nxehtë duhet të kini kujdes: Mos i lini sendet e bebit (karrigja e makinës. bebi do të fillojë të rregullojë oraret e veta sipas orës së vendit. Për të kuptuar në se është ngrohtë. TË UDHËTOSH ME BEBIN dhëtimi me beben tuaj në mu-ajt e parë është gjëja më e kollajshme që ju do të bëni ndonjëherë. sapunin me të cilin lahet zakonisht. Shtimi i rrobave apo shtresave para se të ngrihet temperatura. panolina të pastra dhe një vend të butë për t’u shtrirë dhe për t’u ulur. Pjesët e tyre metalike apo plastike mund të nxehen shumë dhe ta djegin bebin. futeni në një mjedis të ngrohtë. zhvisheni. Bebi do të përshtatet më kollaj nëse merrni me vete disa gjëra të njohura për të: një batanije me të cilën i pëlqen të flejë. Në kohë të ftohtë dhe të keqe mbajeni bebin sa të jetë e mundur brenda. U . para se të vendosni bebin. në mënyrë që të ngrohet nga trupi juaj deri sa t’i normalizohet temperatura e trupit. që nënkupton stomakun plot. prandaj do t’i duhen disa ditë të mësohet me orarin e ri. Udhëtimet e gjata që shoqërohen me ndryshime të zonave kohore. këmbët dhe gjoksi. Për të rriturit është më e kollajshme të ndryshojnë oraret. mund të çregullojnë oraret me të cilat është mësuar bebi juaj. por nëse duhet të dilni duhet ta vishni mirë me xhakoventë/xhup dhe kapuç të ngrohtë për të mbuluar kokën dhe veshët. por i vogli nuk të fal nëse i vjen për të ngrënë apo fjetur. pra përdorni metodat e tjera. Ju duhet të rregulloni oraret sipas kërkesave të tij. Vazhdoni të ruani oraret e vjetra. jepini diçka të ngrohtë dhe shtrëngojeni në gjoks. bebi juaj do të udhëtojë pa u ankuar. Kremrat mbrojtës ndaj diellit nuk rekomandohen në këtë moshë. Nëse ju do të rrini më shumë se tre ditë. kontrollohen duart.122 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA.

Mbajeni këtë çantë gjithmonë me vete. edhe pse i vogël.MUAJI I PARË 123 lojrat që pëlqen gjatë banjës. Kujdesuni ta mbani qumështin në mjedis të përshtatshëm. Ato mund të jenë veprime afatshkurtra dhe afatgjata. Kur udhëtoni me makinë. psoriaza.) • Pigmentim i vonë që fillon rreth dy ditë pas ekspozimit në diell • Plakje e lëkurës • Favorizim i disa tumoreve të lëkurës prej qëndrimit të zgja- SI TË PËRGATITEMI PËR PUSHIMET E PARA ME BEBIN und t’i programoni pushimet tuaja sipas qejfit. pasi kjo nuk është koha për të provuar formula të reja. Vendi më i përshtatshëm është sedilja e mbrapme. por të gjithë të vegjlit janë delikatë dhe nevojitet të mbrohen nga dielli. shishet.. Kjo e bën më të lehtë të gjeni diçka që kërkoni. vitiligobythë pule. merrni me vete më tepër qumësht nga sa ju nevojitet. fëmija nuk përbën pengesë për pushimet. Nëse fëmija juaj ushqehet me qumësht artificial. të merrni një çantë të veçantë më gjërat e bebit. pecetat fshirëse. dhe pakëson mundësinë që të harroni ndonjë gjë. Për pushimet në bregdet Nuk është e vërtetë që fëmija nuk duhet të çohet në plazh për pushime. Cilat janë veprimet e diellit në lëkurën e njeriut? Dihet që në rrezet e diellit përmbahen rrezet e quajtura ultravjollcë dhe infra të kuqe. kremrat. sepse mund të ndodhë që të zgjatet udhëtimi. Është mirë që kur të përgatisni valixhen. Ai mund të udhëtojë me makinë. janë të lidhura me këto rreze. Jepini ushqimin e zakonshëm. pozitive dhe negative: Veprimet pozitive: • Ngrohja e lëkurës në sajë të rrezatimit infra të kuq • Veprimi kundër rakitizmit për shkak të prodhimit të vitaminës D nga rrezet ultravjollcë • Veprim antidepresiv Veprimet negative • Eritema diellore Veprimet afatgjata • Përmirësim i disa sëmundjeve të lëkurës (dermatiti atopik – rrjebulla. sigurohuni që e keni lidhur mirë bebin në karrigen e makinës (për bebe). Veprimet që ka dielli mbi lëkurën e njeriut. Gjithashtu ju duhet një çantë e madhe për lojrat.. shumë më pak probleme se sa kur rritet. panolinat. mund të shkojë në bregdet ose malësi. bile krijon M .

• Mbajeni përjashta me një kapele me strehë dhe gjithmonë të veshur me një bluzë të hollë pambuku dhe të bollshme.00 – 16. kur edhe përqëndrimi i rrezatimit ultravjollcë është më i larti. ose shtator. Studimet epidemiologjike kanë treguar se ekspozimi i zgjatur në fëmijëri (<15 vjeç) ndaj rrezatimit diellor. edhe prodhimi i saj rritet. në qershor. por të shëtitet me karrocë me strehën mbrojtëse dhe duke alternuar herë hije dhe herë diell. • Nxiteni fëmijën të pijë shumë ujë për të zëvendësuar lëngjet e organizmit që avullojnë nga vapa. ndërsa kujdesi ndaj rrezatimit ultravjollcë në vitet e mëvonshme duket se ndikon më pak në shfaqjen e tumoreve të lëkurës. MUAJI I PARË tur nën rrezet ultravjollcë A dhe B. është mirë që të mos përdoret xhepi (kanguri).124 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. ose të shkosh në bregdet kur klima është ende e ftohtë. • Shmangini qëndrimet e zgjatura të drejtëpërdrejta në diell – asnjëherë mos lejoni që fëmija të flejë nën diell • Sa herë që e nxirrni për shëtitje fëmijën. por gradualisht me rritjen e fëmijës. • Shmangeni përdorimin e produkteve të lëkurës që nxisin nxirjen e lëkurës • Mos e konsideroni çadrën e diellit ose futjen në det si një . shoqërohet me rrezik më të madh për tumore të lëkurës. • Është pa kuptim që të rrish në qytet kur vapa është në kulm. janë po ashtu të përshtatshëm edhe korriku e gushti. Disa rregulla që duhet të kemi parasysh: • Nuk është e domosdoshme të shkoni në bregdet. Kush veçanërisht duhet të mbrohet nga dielli? • Të gjithë fëmijët e vegjël me aftësi të pakët për mbrojtje natyrale nga dielli (fëmijët me albinizëm ose kserodermë pigmentoze) • Të gjithë fëmijët me një sëmundje të lëkurës të shkaktuar nga ekspozimi në diell (fotodermatit) • Fëmijët që marrin disa ilaçe (fotosensibilizuese) që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj ekspozimit në diell • Fëmijët me sëmundje që e rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezatimit diellor Përse duhet të mbrohen fëmijët nga rrezatimi diellor? Sasia e melaninës së prodhuar në fillimet e jetës është shumë e pakët. rreziku për tumor të lëkurës në pjesën më të madhe përcaktohet nga mënyra se si një individ është mbrojtur nga rrezet ultravjollcë në vitet e para të jetës. • Duhet të shmanget ekspozimi në diell nga ora 10. Në fakt.00.

apo bëhen më të rënda. Kujtohuni që kjo është normale mbas lindjes. si rregull. Gjithashtu mund të keni dhe ndryshime të humorit. Në se këto shqetësime vazhdojnë më tepër se disa javë. Mund të duhen javë para se trupi juaj të normalizohet (sidomos mbas epiziotomisë – prerjes dhe qepjes vaginale. disa prodhime kozmetike etj. • Mbrojtja e fëmijës nga rrezatimi diellor është thelbësore për parandalimin e tumoreve të lëkurës në moshë të rritur • Këshillohuni me mjekun tuaj për çdo shfaqje të papritur. Mund të keni shpërthime të qari pa ndonjë arsye të veçantë. ose në rast se fëmija juaj ka një problem që shoqërohet me ndjeshmëri të lëkurës ndaj rrezatimit diellor. Edhe baballarët nganjëherë ndjehen të mërzitur dhe të çuditshëm mbas ardhjes së një bebi të ri në shtëpi. pa krijuar ndonjë problem të veçantë. është se ju akoma nuk e keni marrë veten nga stresi i shtatzanisë e i lindjes. Nëse ju provoni të ashtuquajturën ‘’paslindjen blu’’ ose depresionin e paslindjes. • Kujdes me kremrat kur fëmija është më pak se 6 muajsh. Për të ruajtur veten nga dominimi i simptomave blu në jetën tuaj dhe mbi gëzimin e bebit.) • Përdorni një produkt me mbrojtje maksimale • Përdoreni lëndën mbrojtëse disa herë gjatë ditës (afërsisht çdo 2 orë dhe pas çdo larjeje në det) • Zgjidhni një produkt të pranueshëm nga fëmija edhe nga ana kozmetike. si rezultat i ndryshimeve hormonale që ndodhin në trupin tuaj.) • Koha e ekspozimit në diell shtohet gradualisht (deri në 1015 min. ose depresion të lehtë në javët e para. kërkoni ndih- . Ata mund të fërkojnë sytë. mund të ndjeheni jo normale. Edhe ekskursionet janë po ashtu të parrezikshme për fëmijën.. FAMILJA ME NJË ANËTAR TË RI Një mesazh i veçantë për nënat Një nga arsyet që muaji i parë është shumë i vështirë. edhe nga aroma etj. kështu nuk do të mbilodheni. ose mund ta fusin në gojë kremin. apo operacionit). Pushimet në mal Fëmija mund të çohet për pushime edhe në mal. shmangni vetizolimin në javët e para. Mundohuni të pushoni kur bebi pushon. Këto emocione mund të shtohen nga lodhja që vjen nga pagjumësia.sh prometazina. këshillohet që të shmangen pikat turistike mbi 2000 m. Në përgjithësi. të turpëroheni apo të mendoni se jeni nënë e keqe.MUAJI I PARË 125 mbrojtës të mirë • Mos përdorni ilaçe ose kremra që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezatimit (p.

Prandaj pakësoni numrin e vizitorëve gjatë javëve të para. Ndërkohë. Është pothuaj e pa mundur të gjejnë kohë dhe aq më pak energji për njëri tjetrin. Nëse shqetësoheni nga telefonatat. Me nënën loja është më e qetë dhe më e butë. Për këto arsye. Një mesazh i veçantë për baballarët Kjo periudhë është shumë stresuese për çiftin. Dhe mos harroni se të puthurat dhe përkëdheljet janë të nevojshme edhe për njëri-tjetrin. dhe nëse bebi juaj shqetësohet nga njerëzit. Kjo do ta lidhë më shumë emocionalisht me bebin.126 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Shpejt jeta do të hyjë në rutinën e vet të zakonshme. Tani përqëndrohuni vetëm tek bebi. por edhe po të ishin të lejuara. Ndërmjet kërkesave pa fund të bebit. është e përkohshme. është shumë e rëndësishme që babai të harxhojë ca kohë duke luajtur dhe mbajtur bebin. Kërkoni ndihmë nëse keni mundësi. Me ardhjen e bebit është e vështirë të merresh njëkohësisht dhe me punët e shtëpisë. Bebet me baballarët qeshin dhe lëvizin këmbët dhe duart edhe më shumë se me nënën. nëse bashkëshortët nuk ndihmojnë njëri tjetrin. shumica e grave nuk janë të interesuara në aktivitetin seksual për njëfarë kohe mbas lindjes. prandaj në kujdesin për të duhet të . sidomos kur fëmija është me gji. punëve të shtëpisë dhe punës. hiqni zilen e telefonit dhe vendosni sekretarinë telefonike. bëni përpjekje të kaloni pak kohë vetëm ju të dy. Problemi vështirësohet akoma më shumë. nevojave të fëmijëve të tjerë. Kërkojini vizitorëve të lajmërojnë përpara se të vijnë dhe të bëjnë vizita të shkurtra. si pasojë e lodhjes fizike dhe stresit emocional. duke gëzuar së bashku me ju për ardhjen e bebit. psikoterapisti apo psikologu. Ky konflikt si dhe ndjenja e xhelozisë që mund të nisë në këtë kohë. Në këtë kohë disa baballarë e ndjejnë veten të mënjanuar nga vëmendja dhe afeksioni i nënës për fëmijën. Për bebin të dyja këto janë të rëndësishme. mos lejoni njeri jo të familjes ta mbajë apo t’i afrohet. që do t’ju japë dhe një herë pak kohë për vete. duke e ekspozuar ndaj infeksioneve. Vizitorët mund të ndihmojnë për të kaluar momentet blu. sepse marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara për disa javë nga mjeku. do të fillojë një përleshje midis tyre. Por ata mund të jenë edhe të lodhshëm për ju dhe të dëmshëm për bebin. për të rindërtuar jetën tuaj seksuale dhe sociale. MUAJI I PARË mën e një specialisti. jo vetëm për bebin. nëse jo bëni më të domosdoshmet.

fëmija nuk arrin të kuptojë se ajo është e lodhur dhe s’ka fuqi të luajë me të. Kërkojini gjyshërve dhe të afërmve t’i marrin në shëtitje në kopshtin zoologjik. Gjatë kësaj kohe mund të krijohet mundësia të flisni dhe për problemin e xhelozisë. duke lexuar libra dhe duke bërë biseda. Sidomos në muajt e parë. Caktoni një kohë për ta kaluar vetëm. . Kur të bëni fotografi bëni disa vetëm me fëmijët e rritur si dhe nxirrni fëmijët bashkë me bebin. Vëllezërit dhe motrat Me ardhjen e bebit. • Kur të ktheheni në shtëpi me be• • • • bin. Është në dorë të prindërve të sigurojnë fëmijën se e duan dhe vlerësojnë shumë dhe ta ndihmojnë të kuptojë situatën e re të krijuar në familje. ose thjesht për drekë. Ai mund të jetë mërzitur që në momentin që nëna shkon në spital. histori. Kjo mund t’i ndihmojë në çastet kur ndihen të braktisur. ata mund të bëhen xhelozë nga intimiteti që ju keni me bebin gjatë ushqyerjes. fëmija tjetër e ndjen veten të braktisur. me secilin nga fëmijët. Këtu janë disa sugjerime si të ndihmojmë fëmijët më të mëdhenj dhe t’i përfshijmë në jetën e bebit në javët e para: • Nëse është e mundur merrini fëmijët të vizitojnë nënën dhe bebin në maternitet. sillini një dhuratë fëmijës tjetër për të festuar së bashku. sepse është hera e parë që ndahet për kohë të gjatë prej saj. në një film. por edhe kur nëna kthehet në shtëpi. Tregojini se ju mund ta ndani këtë intimitet duke treguar përralla. Për më tepër tani të gjithë merren me bebin dhe i kushtojnë gjithë vëmendjen që dikur i kushtohej atij.MUAJI I PARË 127 përfshihen të dy prindërit. kur ushqyerja me gji është e shpeshtë. Kjo do t’i ndihmojë ta pranojnë më lehtë situatën.

128 .

4 MUAJ Pjesa II VITI I PARË .0 .

130 1 0 . Bebi fillon të gjejë një kënaqësi të madhe në imitimin e tingujve të të folurit dhe gjesteve të të tjerëve. Rritja ecën me hapa të shpejtë. . Duke kuptuar se rreth tij ndodhen dhe njerëz të tjerë.tjetrin dhe është e pamundur t’i ndash gjatë këtyre muajve. Ai mëson vazhdimisht gjatë gjithë orëve që rri zgjuar. përpunimit dhe dhënies kuptim të informacionit që merret nga bota e jashtme) janë të lidhur ngushtë me njëri. analizimit. bebi gradualisht krijon një ndjenjë besimi dhe lidhet emocionalisht me prindërit dhe kujdestarët. Reagimi ndaj njerëzve të tjerë fillon të shfaqet në momentin që bebi praktikon dhe kënaqet duke përdorur sytë e tij për të eksploruar mjedisin. Gjithsesi është e rëndësishme të theksojmë edhe një herë se zhvillimi mendor. Sistemet e trupit jane të stabilizuara më mirë. format e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës fillojnë të bëhen më të rregullta. Ndërkohë që e qara mbetet rruga kryesore e komunikimit dhe e tërheqjes së vëmendjes së të rriturit. temperatura.4 muaj Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit G jatë këtyre muajve të hershëm çuditë e foshnjërisë vazhdojnë të shpalosen. Periudhat e gjata të qëendrimit zgjuar ndikojnë në zhvillimin personal dhe social të fëmijës. ku përdor aftësi të reja për të njohur botën. zhvillimi i lëvizjeve dhe zhvillimi i perceptimit (perceptim = procesi i marrjes. për të marrë informacion për një mjedis ende të ri dhe të panjohur. fillojnë të shfaqen gradualisht aftësi komunikimi më komplekse.

pa hark.0 . Rritjet janë një tregues i rëndësishëm i vazhdimësisë së rritjes së trurit • Vazhdon të marrë frymë duke përdorur muskujt e barkut. • Ritmi i frymëmarrjes është afërsisht 30-40 frymëmarrje në minutë: ritmi rritet dukshëm kur bebi qan.6-7. madhësi dhe formë: të mbledhura lehtë dhe të shtrira. Perimetri i kokës rritet afërsisht 1. gjunjët shtrirë drejt dhe shputa në kënd 900. sjelljet lëvizore refleksive fillojne të ndryshojnë: • Reflekset e kërkimit dhe thithjes janë të zhvilluara më mirë • Muskujt e qafës fillojnë të aktivizohen në mënyrë të vullnetshme për të mbajtur gradualisht kokën. më pas rritet 1. Sytë fillojnë të lëvizin të dy njëkohësisht. Qan me lot. Bebi fillon të shohë ngjyrat.6 cm: rritet afërsisht 2. Këmbët mund të duken shumë pak të harkuara. Duart dhe këmbët janë të së njëjtës gjatësi. • Perimetri i kokës dhe i gjoksit janë afërsisht të njëjtë. nga maja e kokës deri në fund të thembrës. apo është duke bërë diçka.6 cm për muaj deri në 4 muaj.50 C. • Shtimi në peshë është afërsisht 110-220 gram në javë. Shputa duket e sheshtë. • Pesha mesatare është 3. gjatë procesit të kalcifikimit të plotë të tyre) mbyllet afërsisht në 2 vjeç Fytyra mbetet e ndjeshme dhe irritohet lehtë. Në këtë periudhë të zhvillimit. • Fontanela posteriore (hapje e kockave të kafkës në pjesën e pasme të kokës tek bebet. • Temperatura normale e trupit lëviz nga 35.4 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 131 RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES • Gjatësia mesatare është 50. • Fontanela anteriore (hapje e • • • • • • • kockave të kafkës në pjesën e sipërme të kokës tek bebet dhe fëmijët deri 2 vjeç.9 cm në muaj deri në dy muaj.70-37. • Refleksi i përtypjes dhe lëvizjet e gjuhës ende nuk janë formuar mirë: bebi ende nuk është në gjendje të kalojë ushqimin në pjesën e pasme të gojës • Refleksi i kapjes fillon të integrohet gradualisht • Refleksi Landau shfaqet afërsisht në mes të kësaj periudhe: .3 kg: pesha e femrave është disi më e vogël se e meshkujve.868. ZHVILLIMI LËVIZOR Reflekset jane aktivitete automatike të pavullnetshme. gjatë procesit të kalcifikimit të plotë të tyre) mbyllet në muajin e dytë.54 cm në muaj (matja bëhet me fëmijën shtrirë në shpinë.

lëkund krahët. Zhvillimi i aftësive lëvizore varet nga ushqyerja e bebit. Në fillim bebi kthehet nga përmbys në shpinë. Rreth muajit të katërt shumë bebe mund të ulen me mbështetje. Pjesët e sipërme të trupit janë më aktive: sjell duart përpara fytyrës. duke mbajtur kokën drejt e po ashtu edhe me shpinën pothuaj drejt. por nuk ka forcë për t’i mbajtur ato. Më vonë. Afër fundit të kësaj periudhe. Ngre kokën dhe gjithë trupin mbështetur mbi parakrahë. Fuqia e muskujve dhe kontrolli përmirësohen: lëvizjet gradualisht fillojnë të bëhen më të buta dhe më të qëllimshme. kërkon të kapë lodra dhe sende të ndryshme. kur është në pozicionin barkas. Toni dhe zhvillimi i muskujve janë të njëjtë. Bebet e lidhur në pelena. Në fund të kësaj periudhe bebi kthen kokën nga njëra anë te tjetra. bebi rrotullohet në mënyrë të vullnetshme nga përmbys në shpinë dhe pastaj anash. ai përgjigjet duke ngritur kokën drejt lart dhe duke shtrirë plotësisht këmbët. i pëlqen të rrijë ulur në një ndenjëse fëmijësh ose ta mbajnë në prehër. duke kthyer fillimisht kokën nga njëra anë dhe trupi ndjek këtë lëvizje duke u rrotulluar. rrok duart. nga mirëqenia e tij. por një pjesë e mirë e fëmijëve tre muajsh mund të ngrenë kokën lart në një kënd 900. shëndeti i mirë dhe mundësitë që i jepen për të lëvizur vetë. kur është shtrirë në shpinë mund të ngrejë pak kokën nga dysheku në vijë të drejtë me trupin. duke i mbështetur pak kokën. Ngrihet mbi parakrahë • Në fillim të kësaj periudhe. si për femrat dhe për meshkujt. Figura 10.132 PJESA II VITI I PARË • • • • • • • • nëse fëmijën e mbajmë në pozicionin barkas mbi dorën tonë. Duart janë thuajse gjatë gjithë kohës të hapura ose gjysmë të hapura. kanë mundësi të pakta të mësojnë se si punon trupi i tyre. Jo të gjithë. në krevat ose në ndenjëse. mund të ulet. nëse vendoset ulur. Për ta ndihmuar bebin tuaj. ndryshoni pozicionin e tij shpesh herë gjatë . koka varet mbrapa dhe trungu është shumë i harkuar. Kap lodrat duke përdorur të gjithë dorën. në djep.

Udhëtoni me makinë. Ndihmojeni të rrotullohet duke vendosur një lodër anash dhe kur shikoni se ai kthehet pak. ulur. Flisni me bebin që në fillim. • Imiton gjeste. në kurriz. me njëfarë saktësie. përpiqet të arrijë e të kapë objektet • Vazhdon të shikojë në drejtim të sendeve që lëvizin.5 cm larg: ndjek pak objektet që lëvizin vertikalisht dhe horizontalisht në një kënd 180 gradë. përmbys. muzeumin. Nxitja. pastaj sheh prapë sendin. • Nuk kërkon një send që bie. Lexoni vjersha dhe përralla. ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT • Fikson një objekt që lëviz në një distancë 30.0 . • Fillon të afrojë sende në buzë. • Shikon duart me vëmendje. herë duart e veta. • Fokusohet në sende të vogla dhe i kërkon ato: zakonisht ndjek lëvizjet e duarve të veta. • Shikon në drejtim të burimit të tingullit (e gjen se nga vjen zhurma. kishën. • Sheh me radhë herë një send. është jashtë mendjes”. shpjegoni çdo gjë që shikoni. emërtoni pjesët e trupit. • Tregon se njeh deri diku madhësinë. si: mirupafshim. stimulimi i shqisave dhe i lëvizjeve të imëta dhe të qëllimshme do të ndihmojnë bebin në zhvillimin intelektual. në të majtë ose në të djathtë. prekjen apo erën e prindit. pra nuk e njeh. por kur shishja është e përmbysur. tren etj. biberoni i duket si diçka tjetër. këngës ose bisedës. Prezantojeni bebin me shumë objekte. Për të tani diçka që “është jashtë vështrimit. tingulli. njeh biberonin e vet.për shembull. Mund . në qoftë se ndien edhe zërin. ose një lodër që fshihet nën një mbulesë. • Mund të dallojë figurën e prindit nga të huajt. Vërini emra lodrave. • U gjuan sendeve që janë afër tij. për të nxitur sa më shumë aktivitetet fizike. ngjyrën dhe formën e sendeve në një mjedis të njohur . por që janë zhdukur nga shikimi. autobus. • Lëviz sytë nga një send tek tjetri. Nxisni aktivitetet fizike duke e ulur bebin. duke i treguar ilustrimet.4 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 133 ditës. dyqanin. duke bërë sikur po fluturon me krahët hapur. • Ndjek një objekt horizontalisht dhe vertikalisht. duke kalëruar mbi këmbët tuaja. • Lidh tingujt dhe ritmin me lëvizjet duke lëvizur gjatë kohës së muzikës. Edhe në shtëpi vendoseni bebin pranë dritares. ose mbajeni afër kur lani rrobat apo gatuani. duartroket. zëri). Gjatë udhëtimit qëndroni afër dritares. sendeve dhe njerëzve që ai shikon. ndihmojeni për t’u rrotulluar dhe arritur lodrën.

• Belbëzon ose gugat kur dikush i flet apo i buzëqesh. mund të ketë frikë nëqoftëse zërat janë të lartë. Shpenzon më pak kohë duke qarë.134 PJESA II VITI I PARË ta vendosni gjithashtu përballë një pasqyre ose në mes të tapetit. uh: gjithashtu imiton tingujt e vet dhe pasthirrmat e prodhuara nga të tjerët. si babain ose biberonin: reagon duke përplasur duart dhe duke lëshuar tinguj. eh. duart dhe këmbët. ndaj zërit. lëshon klithma kur zgjohet. Reagon ndryshe ndaj ndryshimeve të zërave të të rriturve: për shembull. Pushon së qari kur i afrohen prindërit ose kujdestarja. Gugat. . ose të panjohur. dhe të shmangë • ndërveprimet. Buzëqesh në përgjigje të një fytyre ose zëri të njohur: të qeshurat gjatë gjumit mendohet se janë mekanike. një shpërblim i rëndësishëm. Çfarëdo që të bëni. shumë i gëzuar. Kënaqet kur e mbajnë hopa dhe kur e përkëdhelin. mund të ndjekë dhe të përpiqet të mbajë vazhdimësinë e komunikimit. zbavituni. si kur bën banjë dhe kur i ndërrojnë panolinat. • • • • • • • ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL • Mund të imitojë. Kënaqet me zakonet familjare. Njeh dhe kërkon fytyra dhe sende të njohur. kur ne i buzëqeshim. frikërat) ndaj tingujve. • Qesh me zë të lartë. Entuziazmohet në lojë. • Kordinon zërin me shikimin dhe me lëvizjet e trupit në komunikimin ballë për ballë me prindërit dhe kujdestarët. të mësuarit vjen si shpërblim. • • ZHVILLIMI I GJUHËS DHE I TË FOLURIT • Fillimisht bebi reagon (ndalon qarjet. e gudulisim ose kërcejmë. të përfundojë. të zemëruar. Ju luani lojën. më shumë sesa kur e ushqejnë dhe kur e vënë në gjumë. për shembull: bebi kthehet ose largohet nga një person ose situatë. duke kthyer kokën dhe lëvizur sytë. mos e sforconi bebin ose veten për të arritur diçka. zhurmës së ziles e më vonë do të kërkojë për burimin e tingullit. Mund të përqendrohet te vetja duke luajtur me gishtat. • Gugat duke përdorur tinguj si ah. të mbajë.

Mos i përdorni ato ushqime që shkaktojnë këtë sjellje të fëmijës. Mospranimi i përkohshëm i gjirit nuk është i pazakontë dhe pothuajse gjithmonë ka një shkak të veçantë. Fëmijët të cilët mezi marrin frymë për shkak të hundëve të zëna. por jo patjetër kjo ka të bëjë me qumështin. lakër. menjëherë sapo kalon dhimbja. nëqoftëse vazhdojmë t’i japim akoma ushqim kur ai është i ngopur. Ftohja. Fëmijët fillojnë të pijnë prapë me oreks. thithës për hundën. Përdorni avullin. hudhra. nuk mund të pinë dhe të marrin frymë në të njëjtën kohë me anë të gojës. • Shfaq nervozizëm. Pirja e qumështit ushtron presion në mishrat e fryra të dhëmbëve. Dy pyetje të nënave në lidhje me ushqyerjen me gji Bebi po pinte shumë mirë gji dhe papritur ai nuk pranon të pijë për rreth 8 orë. Zakonisht ky shkak është: Dieta e nënës. duke e bërë thithjen të dhimbshme. • Nuk është akoma gati për të ngrënë ushqim të fortë. Dalja e dhëmbëve. • Fillon të shqetësohet përpara kohës së ushqimit: nuk qan gjithmonë për të sinjalizuar nevojën për të ngrënë.4 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 135 Rutina e përditshme USHQYERJA • Merr 5 deri në 8 vakte në ditë. Megjithëse fëmijët fillojnë të luftojnë me daljen e dhëmbëve rreth moshës 5-6 muaj. Është e kuptueshme që ata do të zgjedhin të marrin frymë. mund të “mbytet”. salca shumë pikante. ka të tjerë që e fillojnë shumë më herët dhe rrallë që në moshën 2 muajsh. Ka ndonjë gjë që nuk shkon me qumështin tim? Patjetër që ka diçka që nuk shkon. ngaqë thith me shumë dëshirë dhe ngut. • I nevojitet vetëm një ndihmë e vogël për të kapur gjoksin me gojë: fillon të ndihmojë veten . • Thith me shumë vrull. lagështimin e ajrit. Mbase bebi po proteston ndaj shijes pikante apo shumë të fortë të qumështit. Keni ngrënë ushqim të pasur me qepë. .duke përdorur duart e tij për të gjetur thithin e gjirit.0 . ose pyetni mjekun për pika në hundë.

apo edhe prej vendit ku ndodhet televizori në dhomë. Megjithëse ju mund të përpiqeni të rrisni prodhimin e qumështit në gjirin tjetër me anë të pompave. Nëqoftëse ai vazhdon dhe shoqë-rohet me probleme të tjera sëmundjesh. shtrydhni pak qumësht para se të merrni bebin në gji. që ai të gjejë diçka në përgjigje të përpjekjeve të tij. Bebi thjesht mund të jetë i ngopur për 1 ose 2 vakte. dhe bebi mund ta lërë gjirin para se të dalë qumështi. kontaktoni mjekun. Bebi im nuk do të ushqehet në gjirin e majtë dhe ai më është zvogëluar shumë në krahasim me tjetrin. Dalja e ngadalshme e qumështit të gjirit. Fatmirësisht. Ndonjëherë nuk gjendet ndonjë shpjegim për mospranimin e fëmijës. Myku i gojës. Nëqoftëse nëna është e shqetësuar dhe e stresuar. ose ka nëna që preferojnë të mbajnë bebin në anën e majtë. si të flasin në telefon. Dhimbja e veshit përhapet në nofulla dhe rëndohet kur bebi thith gjirin. nëse nëna e vendos bebin më shpesh në atë gji për shkak të ndonjë dhimbjeje pas operacionit. Tek disa nëna duhet rreth 5 minuta thithje deri sa të fillojë të rrjedhë qumështi. Nëse bebi ka myk në gojë. të lexojnë ndonjë libër etj. Gjinjtë fillojnë të barazohen kur bebi shkëputet nga gjiri dhe kjo mund të korrigjohet me anë të reçipetave. Për ta kapërcyer këtë problem. Qetësohuni. ushqyerja është e dhimbshme. duke e irrituar. ose të filloni ushqyerjen gjithmonë te ky gji. tensioni i nënës. Ndryshim hormonal te nëna.136 PJESA II VITI I PARË Dhimbja e veshit. ndonjëherë edhe kjo mund të mos japë rezultat. . ndaj nëna duhet të kujdeset për veten dhe të bëjë kontrolle mjekësore të herëpashershme. në shumicën e rasteve mospranimi është i përkohshëm. Një shtatzani e re ose ardhja e menstruacioneve (periodave) mund të shkaktojë ndryshimin e shijes së qumështit dhe bebi mund të mos ta pranojë atë. Disa fëmijë preferojnë një gji në krahasim me tjetrin. ose në ndonjë vend tjetër të trupit. Sigurohu që infeksioni nuk ka kaluar në thithat e gjirit. Njëri gji mund të prodhojë më shumë qumësht. Rrallëherë bebi e kundërshton njërin gji për shkak të ndonjë sëmundjeje që po zhvillohet në atë gji. Stresi. që dorën e djathtë ta kenë të lirë për të bërë diçka tjetër. Kjo vjen ngaqë ai ndihet më rehat dhe më i sigurt në krahun më të fortë të nënës. ajo ia komunikon këtë edhe fëmijës.

Mesatarja e gjumit në ditë është 14 deri në 17 orë: zakonisht zgjohen 2 deri në 3 herë gjatë periudhës së ditës. kjo e ndihmon të flejë. Përpiquni ta qetësoni me fjalë të ngrohta dhe mbaje mirë. ”Kur do të pushojë më në fund së qari ky fëmijë!” Dhe së fundi Figura 11. VESHJA • Zakonisht bebi gëzon kur lahet: përplas këmbët. qesh. Figura 12. BANJA. Si t’ia bëjmë zgjimit të përsëritur netëve? Zgjimet natën mund të kthehen në një barrë të rëndë për prindërit. Prishja e gjumit të bën agresiv. • Fillon të vendosë një kohë të rregullt për jashtëqitjen.0 . • Në këtë periudhë mund të fillojë thithja e gishtit ose gishtave. madje edhe qajnë herët e para kur futen në banjë. Shumica e bebeve janë shumë hezitues.4 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 137 TUALETI. një deri disa herë dhe qan për javë dhe muaj të tërë. Ai po përpiqet të merret me veten përpara se të flejë: “flet”. gjuan dhe duhet mbajtur me kujdes. për të shpëlarë shampon mund të fërkoni kokën me një leckë të lagur. Shpesh herë. edhe kur ato zgjasin vetëm disa javë. luan me duar. . Mos e pengoni bebin ta thithë gishtin. GJUMI • Bebi shpesh bie të flejë herët në darkë pas ushqimit të mbrëmjes. • Ka një ose dy jashtëqitje në ditë: ndonjëherë ndodh që del 1 herë në dy ditë. prindërit mund të rropaten keq nga nervat. Kur një fëmijë zgjohet natën. Tani mund të fillojë të flejë gjatë gjithë natës: shumë bebe nuk flenë më shumë se 6 orë rresht edhe për disa muaj.

Bebi i tyre fle përsëri i qetë. por që nuk i shprehin pothuajse kurrë ndonjëherë dhe aq më pak as nuk i vënë në jetë. sesi do t’u duhet të punojnë të lodhur gjatë gjithë ditës dhe kjo gjë ua prish edhe më shumë humorin. . Paraprakisht duhet thënë më e rëndësishmja: Prindërit duhet të bien në ujdi midis tyre. Më keq se zgjimi natën është për disa prindër fakti që po u zgjuan një herë. Ata mundohen të numërojnë sa të lodhen. për të mos shkuar në punë tepër i rraskapitur. Kur bebi ka pirë. Në disa familje (kur nëna ende s’ka dalë në punë) babai merr përsipër çdo natë të tretë ose netët në fund të javës. psikolog) është me të vërtetë e shtrenjtë. që i habisin dhe ata vetë dhe i trembin thellësisht. Edhe kur babai zgjohet natën. punonjës social. dëgjimi i muzikes ose dalja shëtitje për disa minuta. nuk mund të flenë më. me shpresë se partneri do ta pranojë kërkesën dhe do ta lërë atë të flejë më tej. Për ta kthyer gjumin më shpejt përsëri ndihmojnë ushtrime shlodhjeje. që të arrijnë të flenë sa më gjatë që të dy. Një pjesë e nënave e zëvendësojnë qetësinë e prishur natën gjatë ditës. por ata vetë janë sy hapur dhe mundohen duke u sforcuar që ta gjejnë gjumin përsëri. që njëri prej të dyve një herë në dy netë të flejë pa e prishur gjumin. Ka raste kur një këshillë e mirë nga një mik. Pra ia vlen që ta vrasësh mendjen se si ta kalosh më mirë këtë provim të vështirë. të mos mendojnë asgjë. pirja e një gote qumësht. apo nga një specialist (mjek. psikoterapist. mund të ndodhë fare lehtë që të dy të zgjo-hen çdo natë nga të qaret e fëmijës.138 PJESA II VITI I PARË thonë: ”Po nuk më la tani të fle. çdonjëri prej tyre bën sikur po fle më tej dhe shpreson që të zgjohet tjetri. Prindërit duhet të mendojnë me detaje se si mund ta organizojnë “shërbimin e natës”. Kjo sjellje“sakrifikuese” është e padurueshme për një kohë të gjatë dhe para së gjithash është e lodhshme dhe çon në ndjenja të pakëndshme. Si rrjedhim zhvillohet shpesh një sjellje “zemërbardhësie apo fisnikërie”: kur prindërit zgjohen nga të qarët. Ata mendojnë ditën e nesërme. tjetri bën sikur sapo u zgjua dhe i lutet partnerit që të çohet ai këtë herë. por gjumi nuk vjen. Nëse së fundi njëri prej tyre dorëzohet dhe çohet prej krevatit. të lexuarit derisa të kapiten sytë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë. lavdi Zotit për këtë ! Ka raste kur “shërbimet e natës” i bezdisin në atë masë saqë në këtë periudhë janë të bindur se nuk do të bëjnë fëmijë të tjerë. në shumicën e rasteve barra kryesore i bie nënës. Disa prej prindërve i ndajnë netët në mënyrë të tillë. do ta vdes fare!” Jo pak prindër të stërlodhur mbushen natën me ndjenja inati. po aq e shtrenjtë sa gjumi i vrarë.

duke pasur parasysh përvojën e tyre. Nuk ekziston asnjë e dhënë që thotë se fëmijët nisin të flenë më shpejt pa u zgjuar. vetëm fëmijët e prindërve të pazotë zgjohen natën dhe prishin qetësinë e njerëzve të tjerë. fëmijët e të cilëve zgjohen natën. përkundrazi ato pengojnë gjumin dhe dëmtojnë vëmendjen e fëmijës kur është zgjuar. gjë që shpesh nuk është aspak e vertetë. por të shpejtë. T’u japim fëmijëve ilaçe? Ilaçet e gjumit dhe të qetësimit nuk e përkrahin në asnjë mënyrë zhvillimin e gjumit. Por në shumicën e rasteve nuk është kaq keq puna.0 . Në këtë mënyrë nëna e gjen gjumin përsëri më shpejt. sesa tek izolimi i pamjaftueshëm në ndërtimet e banesave. Për shumë prindër. Shumë fqinjë. zgjohen më shpesh natën sesa fëmijët që ushqehen me biberon. por jo për fëmijët e tyre. por që nuk këshillohet të zbatohen: T’i lemë fëmijët të qajnë? Bebet zgjohen në muajt e parë të jetës dhe ata janë të varur nga dhënia e ushqimit: prandaj është torturuese dhe e pakuptimtë t’i lësh bebet të qajnë.4 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 139 nëna mund ta vendosë atë për të fjetur në largësi të tillë që mund ta arrijë. Ata nuk e shohin aq problemin tek prindërit. Është e vërtetë se fëmijët që ushqehen me gji. Së fundi disa vërejtje për këshilla që bëhen shpesh nga miqtë dhe farefisi. Kur bebi qan. zakonisht marrin më pak qumësht dhe gjatë ditës pinë më pak. kur prindërit i lënë ata të qajnë. Në përfytyrimet e prindërve komshinjtë bëhen dëshmitarë të dështimit të tyre: sepse sipas tyre. Ndjenjat e fajit dhe të pazotësisë mund të bëjnë që prindërit t’ju shmangen takimeve me komshinj në shkallë. LOJA DHE AKTIVITETI SOCIAL • Kohën kur është zgjuar e kalon . kanë mirëkuptim për mundimin e prindërve. i jep për të pirë dhe e vë përsëri në krevatin e tij. T’u japim fëmijëve para gjumit qumësht formule ose muhalebi? Studime të ndryshme kanë treguar se ushqimi me biberon i pasuruar nuk çon drejt një gjumi të plotë. Ilaçet mund të jenë në ndonjë rast me dobi për prindërit. Si pasojë ata janë të varur gjithnjë e më tepër dhe për një kohë më të gjatë nga marrja e ushqimit gjatë natës. është një siklet më shumë. Kjo ndodh pasi fëmijët që ushqehen me gji për çdo vakt ushqimi. fëmijët e të cilëve zgjohen natën. prishja e qetësisë së komshinjve. Ato bllokojnë aktivitetin e trurit të tij. nëna e merr atë në gji pa u çuar vetë.

Është toni i zërit tuaj dhe fjalët që gëzojnë bebin. • Duket i kënaqur kur zgjohet dhe është vetëm në dhomë. • Pëlqen që t’i këndojnë dhe t’i flasin. mund të qajë kur “biseda” përfundon. Këto dëmtime ndodhin më shumë kur bebi tundet në inat e sipër. Këshilla për prindërit dhe kujdestarët AKTIVITETE QË NDIHMOJNË BEBIN TË MËSOJË • Imitoni zërat që nxjerr bebi dhe mimikën. • Fillon të bëhet “llafazan”. i shoqëruar nga duart tuaja dhe atij i pëlqen shumë kjo.140 PJESA II VITI I PARË me aktivitete fizike: gjuan. Qeshni edhe ju nëse foshnja fillon të buzëqeshë. Duke parë shkëlqimin e gëzuar të syve të fëmijës. . Megjithatë bebi mund të fluturojë në ajër. gazeta. • Këndojini këngë dhe lexojini bebit revista apo libra. të trurit. Prandaj mos luani lojra të tilla. • Dëmtim të qafës ende të pastabilizuar të fëmijës. puthje. A janë të dëmshme lojërat e forta? Shpesh prindërve dhe më shumë babait i pëlqejnë lojrat e forta. por mund të ndodhin edhe gjatë lojës. pasthirrma. hapje të gojës. Por mund të ndodhin dy lloj dëmtimesh: • Shkëputje e retinës që mund të çojë në verbëri. duke i thënë “ti po qesh shumë bukur”. nxjerr tinguj me entuziazëm. deri edhe në vdekje. të cilat shkaktojnë lëvizje të forta e të shpejta të kokës së fëmijës. kthen kokën nga njëra anë te tjetra. është e vështirë të mendosh se e gjithë kjo mund të përfundojë në tragjedi. të ashpra . receta apo e-mail. bashkon duart bashkë.prindi e hedh bebin dhe e pret në lartësi. (murmuritje. Derisa bebet nuk i kuptojnë fjalët. ata nuk kuptojnë nëse i lexoni revista. shikim i pakënaqur). por kjo për një kohë të shkurtër. kap sende. ndërkohë që ai rrotullohet në ajër.

buzët e babit. Mblidhjani dhe këmbët. duke prekur dhe emërtuar tiparet e fytyrës: “buzët e bebit. përsëriteni nëse bebi tregon interes. • Ngjitini bebit në krevatin e vet një pasqyrë (me kusht që të jetë e sigurt. përveç rasteve kur ajo është e dëmshme. për shembull “biçikleta”. • Prekni duart e bebit me një lodër të vogël (lodra pellushi): nxiteni bebin të kapë lodrën. Fushat për të cilat duhet të përkujdesemi dhe t’i nxisim. disa fëmijë duket sikur janë shumë të përgjegjshëm dhe të etur për të mësuar. Shqisa e nuhatjes. Më parë mendonim se i porsalinduri nuk shikonte. Shumë shpejt bebi do të fillojë të futë gjithçka në gojë. ndërkohë që jeni duke kënduar një këngë: pastaj filloni një aktivitet. helmuese ose shumë e vogël dhe ai mund ta kapërdijë. por sot ne e dimë se bebi fillon të mësojë me anë të shikimit.KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 141 • Luani lojëra të thjeshta si “gjeje një lodër” (mbulo fytyrën me një rrobë dhe thuaji “gjeje kush është”). lëvizjani këmbët sikur bebi po i jep biçikletës. • Ecni nëpër dhomë me bebin. jepini mundësi atij të nuhatë aroma të ndryshme. fillon të njohë gjuhën trupore. aparati i hollë i nuhatjes së fëmijës ka shumë punë për të bërë. bëjeni këtë jo sipas qejfit tuaj. Ai nuhat erën e qumështit. • Ngadalë shtrëngoni duart e fëmijës dhe mblidhini ato. • Bjerini një zileje afër bebit: kjo do ta ndihmojë të gjejë se ku është vendosur burimi i tingullit. Në mjediset e shtëpisë. kurs apo pa lexuar shumë libra për rritjen e fëmijëve. dhe të kuptojë çdo ditë e më shumë botën që e rrethon. Ai duke parë dallon sendet nga njerëzit. por çdo skuadër prind-fëmijë mund të jetë e suksesshme. sytë e bebit”. parfumin e mamit. Qëndroni me bebin përballë pasqyrës. në mënyrë që të mund të shikojë dhe t’i flasë vetes së vet . por duke zgjedhur lodra që stimulojnë shikimin METODA PRAKTIKE PËR LOJËN D isa prindër duket sikur janë të lindur për të luajtur me fëmijët e tyre edhe pa bërë ndonjë . sendet e ndryshme dhe njerëzit e ndryshëm. Nëse bebi nuk është tepër i ndjeshëm ndaj aromave. Përmbahuni dhe mos ia ndaloni këtë fëmijës. duke prekur sendet dhe duke i vënë një emër. Shikimi. janë: Shqisa e shijes. jo qelqi). Kur përgatisni dhomën apo vendin ku do të rrijë dhe flejë bebi. pulën që po piqet. që të fillojë të njohë mjedisin. sytë e mamit.

zhurmën e ujit që rrjedh. Librat. Sendet e palëvizshme.. sidomos ato të cilat bebi i dëgjon shpesh. Bota. Ngjyrat e ndezura dhe me kontraste preferohen më shumë se ato të zbehtat. Tingujt e shtëpisë. Shpesh fëmijët preferojnë të djathtën. Dëgjimi. fishkëllimën e erës. Njerëzit. pra duke e imituar. duke i thënë se kush është secili nga ata. rrezikun. Sendet që stimulojnë shikimin janë: Rrotullueset.142 PJESA II VITI I PARË e fëmijës. zhurmën e fshesës me korent. ngjyra të forta dhe që shkëlqejnë. Kur dilni jashtë. imitoni kafshë. Shumë bebe ndjejnë një melodi të lehtë. këndoni ninulla.. Stimulimi dëgjimor mund të vijë prej çdo burimi: Zëri njerëzor. kafshëve ose lodrave. Pasqyrat. ritmin. se ai mund të ngatërrohet dhe hutohet kur shikon shumë gjëra në të njëjtën kohë. Tregojini fëmijës piktura të thjeshta të njerëzve. të cilat kalojnë në fushën e shikimit të fëmijës dhe e nxisin atë të ndjekë sendin me sy. megjithëse disa prej tyre mund të jenë të frikshme më vonë për të. Vizatimet duhet të jenë të qarta dhe të përcaktuara mirë. që varen 25 cm mbi krevatin e fëmijës. por mos flisni pa pushim. Më të pëlqyeshmet janë format gjeometrike ose fytyra të thjeshta. Gjithashtu mund t’i tregoni fotografitë e njerëzve të afërm. pemët njerëzit. Luani duke iu përgjigjur fëmijës me tingujt e tij. fishkëllimën e ibrikut. Shumë shpejt bebi fillon të shikojë përtej hundës së vet dhe fillon të interesohet për botën. tregojini gjthçka. Me anë të dëgjimit bebi mëson gjuhën. Sende të lëvizshme. pa shumë detaje. fëshfërimën e letrës etj. Ky është lloji i zhurmës më ngacmuese për bebin prandaj flisni. shtëpitë etj. Fëmijët kalojnë shumë kohë duke vështruar sendet. tregojini përralla. duke i vënë emra atyre. Fëmijët i duan pasqyrat. duke u vendosur në një anë të krevatit. Prandaj ju dhe të afërmit e tjerë duhet të shpenzoni kohë duke qëndruar shumë afër bebit. Fëmijët janë të lumtur kur shikojnë fytyrat e njerëzve. por mos e mbingarkoni vendin kur rri bebi. emocionet dhe ndjenjat dhe për gjithçka tjetër në botë. se do ta mërzisni dhe ai do të humbasë përqëndrimin. Zgjidhni kontraste të forta si bardhë e zi. . bardhë e zi. Zgjidhni pasqyra metalike dhe jo prej xhami dhe vendosini pranë krevatit të fëmijës.

Prekja është një nga mjetet më të rëndësishme të fëmijës për të njohur dhe kuptuar botën. Materialet. të butë apo të vendosur. duket se shtojnë më shumë në peshë dhe zhvillohen më mirë se ata që nuk bëjnë. Kaseta me këngë për fëmijë. si rraket etj. kadife. mbi trikon e mamit etj. Me anë të prekjes bebi njeh butësinë e mamit. Këto lodra stimulojnë si shikimin. Koordinimi mes të parit dhe të dëgjuarit zhvillohet kur bebi kthen kokën në drejtim të zhurmës. Zbuloni se çfarë përkëdheljesh pëlqen bebi dhe çfarë jo. tapet. por më shpesh fëmijët preferojnë këngët ritmike dhe popullore. Nuk është e qartë nëse këtu ndikon masazhi apo përkujdesja më e madhe. tavolinë. ashtu dhe lëvizjet e imëta (për shembull të gishtave të dorës). Kutitë muzikore. e përqafojnë. dysheme. për shembull një lepur që lëviz dhe këndon kur bebi tërheq një fije spangoje. që furça është e ashpër dhe se ata që përkujdesen për të e duan dhe këtë ia shprehin kur e ndërrojne. Lëreni bebin përmbys mbi çarçaf. Vendosini ato afër fëmijës. e ushqejnë. t’ia vini në dorë dhe t’i tundni dorën. të cilave u bëhet masazh. por mund ta tundni ju. Fëmijët i pëlqejnë shumë kutitë muzikore. për shembull pellush. Masazhi. Ju nuk duhet të prisni derisa bebi ta tundë vetë rraken. Prekja. Bebet të cilat nuk preken e nuk ledhatohen nuk zhvillohen normalisht. t’i frysh lehtë te gishtat e duarve dhe të këmbëve. Lodrat muzikore. Fërkoni lëkurën e fëmijës me materiale të ndryshme. por sigurohuni që të mos jenë nga ato që thyhen ose ndahen në pjesë të vogla. Ju mund t’i siguroni eksperienca të ndryshme fëmijës: Një dorë e dashur.0 . (mundësitë janë të panumërta) dhe vëzhgojeni që të kuptoni se çfarë provon dhe çfarë i pëlqen . ose t’ia lidhni rraken në dorë. ashpërsinë e faqes së babit.4 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 143 Lodrat që bëjnë zhurma. Bebet. Shumica e fëmijëve duan të përkëdhelen dhe të puthen. kupton që arushi është i butë. batanije. Ata e duan ndryshimin mes përkëdheljeve të mamit dhe të babit. e lajnë. që ai të mësojë se si janë ato dhe më vonë nxiteni t’i provojë vetë. Foshnjëria është periudhe ideale për të dëgjuar muzikë klasike. Mësoni se si e pëlqen bebi përkujdesjen. të shpejtë apo të ngadaltë.

në drejtim të kraharorit të tij. sa për të kaluar radhën. kokë. • Vendosni lehtësisht të dyja duart mbi shpatullat e tij. Fërkoni ngadalë nga koka deri tek gishtat e këmbës. shikojeni me dashuri. Gjatë kohës që masazhoni bebin. ndërsa në zona më të mëdha përdorni pëllëmbën e dorës. Nofullat: • Qafa nga përpara (kujtoni se kjo bëhet me butësi): godisni lehtë dhe masazhoni pjesën e përparme të qafës me lëvizje të ngadalta. mbuloni zonat e trupit të bebit që nuk do t’i masazhoni. pjesën e tëmthave dhe bazën e kokës • Qepallat. Fillimisht lyeni duart me pak krem ose me vaj ulliri. Kjo ngacmon të gjitha shqisat e bebit dhe vendos një komunikim më të thellë shikimi dhe prekjeje. Me lëvizje të ngadalta dhe të buta ju do të punoni në fytyrë. që te ndihet rehat dhe i sigurt. deri poshtë në shpatulla. Bebi duhet të vendoset në një sipërfaqe të butë. Nëse foshnja dëshiron të ndërrojë pozicion. gjoks. Përkëdheleni bebin nga qafa në shpatulla. Shpatullat dhe krahët: • Formoni një unazë me gishtat tuaj dhe gishtin e madh përreth krahut të bebit. Filloni ta përkëdhelni përreth pjesës së Z gjidhni një moment kur ju dhe bebi juaj jeni të çlodhur dhe të qetë. shpatulla. Nëse koha është e ftohtë ose me lagështirë. stomak dhe gjymtyrë. Flisni me bebin tuaj lirisht. Në zona të vogla përdorni majat e gishtave. Kjo është forca që ju duhet të ushtroni edhe kur fërkoni bebin tuaj. pa asnjë shqetësim. Rekomandohet të bëhet gjysmë ore pasi bebi është zgjuar. që ato të jenë të buta dhe të ngrohta. Mos e detyroni bebin të mbajë një pozicion që . vetullat dhe qerpikët • Hundën • Faqet • Zonën përreth gojës • Veshët dhe zonën përreth. Për këtë. Kujtoni gjithmonë se prekja juaj duhet të jetë e butë dhe me dashuri dhe mos bëni lëvizje mekanike. Sigurohuni që dhoma të jetë e ngrohtë (temperatura deri 22 gradë) dhe zhvisheni plotësisht bebin.144 PJESA II VITI I PARË SI BËHET MASAZHI I BEBIT doni ju. lëreni ta bëjë këtë. Përshkrimi hap pas hapi Koka: • Prekni ballin. krahë. mund të mbani pranë disa jastëkë. pa e frenuar veten. më vonë mund ta ktheni përsëri në këtë zonë. Teknika Sa forcë do të ushtroni? Mbyllini sytë dhe shtypni kapakët e syve.

4 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 145 parakrahut dhe më tej zbrisni poshtë. Aplikoni lëvizje rrethore tek thembrat. ato duhen bërë me emocion. Në fakt ata nuk duhet të shqetësohen. • Përkëdhelini në qetësi të gjithë gishtat. më vonë e përshpejtojnë ritmin e zhvillimit. nga këmbët lart. Barku: • Masazhoni stomakun në një mënyrë rrethore (zona e organeve seksuale nuk duhet prekur). Kur të arrini tek gishtat. Thembrat dhe gishtat e këmbëve: • Masazhi i këmbëve është shumë qetësues. qafën dhe këmbët. por vendosni pëllëmbët e duarve mbi të. • Përkulni lehtë kofshët dhe gjunjët. gjithnjë në të njëjtin drejtim. vendosni duart në fillim të këmbëve dhe filloni të përkëdhelni me butësi. Mos masazhoni shtyllën kurrizore. • Përkëdheleni barkun duke lëvizur duart në drejtim të akrepave të orës. më tej në të gjithë këmbën dhe përsëri kthehuni tek gishtat. duke filluar që poshtë kafazit të kraharorit. filloni përsëri. sepse fëmijët zhvillohen me ritme të ndryshme. Kurrizi: • Ktheni bebin përmbys. duke filluar edhe një herë nga koka deri tek gishtat e këmbëve. • Në kyçin e dores ju mund të bëni lëvizje të lehta rrotulluese të tij. jo mekanike. N . Filloni me lëvizje të mëdha dhe të ngadalta që përfshijnë kokën. Filloni duke ushtruar një presion të lehtë në secilin gisht të këmbës. Për të mbyllur masazhin. Kujdes kur i bëni të gjitha këto lëvizje. sepse ai është shumë i ndjeshëm. duke e masazhuar me majat e gishtave me lëvizje rrethore. Kujdes kur arrini tek bërryli. duke e shtypur lehtësisht në pjesën e sipërme të ijeve. Kofshët: • Përkëdhelni çdo kofshë me të gjithë pëllëmbën e dorës. që foshnja të ndjejë ngrohtësinë e tyre. STIMULIMI I BEBIT GJATË MUAJVE TË PARË TË JETËS ë shoqërinë tonë prindërit shumë herët fillojnë të shqetësohen nëse fëmijët e tyre mund të konkurojnë me moshatarët. duke i shtyrë me butësi në drejtim të trupit. • Kaloni duart tuaja në shpatulla dhe shpinë. Me lëvizje të buta dhe të ngadalta përfundoni masazhin. ata që fillimisht kanë zhvillim të ngadalshëm. drejt në krah.0 . Ndonjëherë masazhi i këmbëve mund të ndihmojë të pakësohen dhimbjet në stomak. ndërsa zbrisni poshtë në drejtim të gishtave të këmbës.

Këto këmbime stimuluese të rastësishme e ndihmojnë bebin të shkëlqejë. por vëmendja e tepruar mund të jetë mbytëse. Gjithashtu lëreni bebin të vendosë për përfundimin e lojës. Lidhuni dhe komunikoni me bebin. Lëreni të marrë herë pas here komandën dhe në këtë mënyrë të forcojë vlerësimin për veten. duhet të mësojnë si ta kërkojnë këtë ndihmë. Nëqoftëse injoroni shenjat e tij për të përfunduar lojën dhe e detyroni të vazhdojë. rrugës në makinë etj. Megjthëse fëmijët e kanë të nevojshme ta dinë se ata do të ndihmohen kur të kenë nevojë. Asgjë nuk e ndihmon më shumë bebin për t’u rritur dhe lulëzuar sesa dashuria. Lidhja e ngushtë me prindërit ose kujdestarët është shumë e rëndësishme për një zhvillim normal. Njihni bebin. Mësoni se çfarë e bën bebin tuaj të lumtur apo të hidhëruar. belbëzuar. Vëmendja juaj e vazhdueshme mund të dëmtojë aftësinë e fëmijës për të luajtur dhe mësuar në mënyrë të pavarur dhe më vonë një fëmijë jo i pavarur do ta bëjë shumë të vështirë kthimin e vëmendjes tuaj te diçka tjetër. Luani me bebin tuaj. Edhe lodrat më të mira e më të shtrenjta në botë nuk kanë asnjë vlerë. për të kënduar. Bëjini të qartë fëmijës se ju nuk jeni udhëheqësja. . të gjallëruar e të interesuar. Për të parë nëse kjo punë e bërë është në rrugën e duhur. nëse ju nuk përfshiheni në lojë me bebin. Në vend që të mendoni sesa i aftë është bebi.146 PJESA II VITI I PARË Gjithashtu të gjithë prindërit edhe me intuitë. lexoni këshillat e mëposhtme: Krijimi i një mjedisi të mirë Dashuri për bebin. Lërini fëmijës hapësirë. Shfrytëzoni çdo mundësi për të folur me të. Udhëheqja. Lëreni mënjanë stresin dhe kënaquni. por lëreni për ca kohë atë vetëm me lodrat dhe shkëputuni prej tij. bëjnë një punë të gjithanshme për stimulimin e fëmijës së tyre. Të mësuarit dhe zhvillimi nuk nxiten me forcë. mos e detyroni të luajë me makinën. kur jeni duke e ndërruar. duke e larë. Kushtojini vëmendje fëmijës tuaj dhe do të mësoni më shumë se çdo të lexonit në ndonjë libër. Vëmendja ndaj fëmijës është jetësore. As ju dhe as bebi nuk do të fitoni ndonjë gjë me shqetësimin tuaj për rezultatet e fëmijës. apo të mërzitur e të fjetur. kjo gjë e mërzit shumë bebin dhe ai e humbet interesin. Nëse ju jeni i pakënaqur me punën e tij. kjo e dëmton shumë vetëvlerësimin e fëmijës. Nëqoftëse ai do të luajë me telefonin. qetësohuni dhe kënaquni.

Kini parasysh!! Takoni një mjek ose një specialist të fushës së zhvillimit të fëmijës. • Ndjek një send në lëvizje me sytë e fokusuar bashkë. • Nuk fillon të ngrejë kokën dhe pjesën e sipërme të trupit kur e shtrijmë përmbys. Kur bebi arrin rezultate. • Nuk qesh në përgjigje të buzëqeshjes së të tjerëve (qeshja sociale është një nga guret themeltarë të zhvillimit). Periudha më e mirë për të stimuluar zhvillimin e fëmijës. Bebi mund të ndodhet në 6 gjendje gjatë ditës: gjumë të thellë. i zgjuar aktiv.0 . • Nuk kërkon të kapë sende ose nuk reagon gëzueshëm ndaj personave të njohur. duartrokitur etj. duke qarë. Kjo gjë ju qetëson ju dhe i jep bebit mesazhin: Ti je i mrekullueshëm! nëqoftëse në moshën 4 muajshe bebi: • Nuk vazhdon të tregojë një rritje në peshë. tregojini vlerësimin tuaj duke e përqafuar. gjumë të lehtë. . është kur bebi është në gjendjen e zgjimit aktiv. përgjumje.4 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 147 Koha e duhur. gjatësi. i zgjuar i qetë. Lavdërojeni bebin. Gjthashtu kini parasysh se bebet kanë një periudhë të shkurtër vëmendjeje. • Nuk sjell të dyja duart bashkë në afërsi të mesit të gjoksit. • Nuk kthen kokën për të parë se nga vijnë tingujt. dhe perimetrin e kokës.

2 kg peshë në muaj.47 cm në muaj. Perimetri i kokës duhet të vazhdojë të rritet dhe kjo tregon një ecuri të shëndetshme të rritjes së trurit.8 muaj Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit G jatë moshës 4-8 muaj fëmijët zhvillojnë një sërë aftësish për të përdorur trupin e tyre. “flasin” duke lëshuar bashkëtingëllore dhe tinguj të ndryshëm. fillojnë të shfaqen dhe janë të mprehtë. në aktivitete sociale të propozuara nga të tjerët.3 cm në muaj. si të sipërmit ashtu edhe të poshtmit. Ata gjithë kohës përpiqen të përdorin sende të ndryshme. Ata kalojnë lehtë nga aktivitetet e filluara prej atyre vetë. • Dhëmbët. • Perimetri i kokës rritet afërsisht 0. t’i fusin në gojë.7 cm. Mishi i dhëmbëve mund të bëhet . në varësi të aktivitetit. RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES • Zgjatet afërsisht 1. • Frymëmarrja me bark lëviz 2550 frymëmarrje në minutë. • Dyfishon peshën e lindjes.95 cm në muaj deri në 6-7 muaj. Ritmi dhe shpeshtësia ndryshon nga fëmija në fëmijë. me shprehje fytyre a gjeste.148 2 4 . pastaj 0. • Shton 2. mesatarja e gjatësisë është 69. • Perimetri i kokës dhe i gjoksit janë pothuajse të barabartë.8-73. Ata hyjnë në marrëdhënie sociale dhe u përgjigjen të gjithë atyre që u drejtohen me fjalë.

i shoqëruar nga rritja e sasisë së pështymës. gjirin që e ushqen. Për disa ky është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm. Dhimbja. Shumë rrallë mund të fillojë më herët ose më vonë. përtypjes. Ka bebe që kanë mjaft dhimbje dhe të tjerë që nuk paraqesin asnjë lloj dhimbjeje. fshijeni shpesh bebin që lëkura të mbetet e thatë dhe vini një peshqir ose napë në gjoks gjatë gjumit. sepse i duket si një lojë me zërin. Por nëse bebi del hollë për më shumë se dy herë. Mos u shqetësoni nëse bebi nuk ka ndonjë shenjë tjetër ftohjeje apo alergjie. Irritimi. çdo fëmijë e përjeton në mënyrën e vet. . Bebi kafshon çdo gjë që i zë dora. por shpesh dalja e dhëmbëve shoqërohet me teperaturë. Bebi vazhdon të kollitet me qëllim edhe më vonë. sepse kjo lehtëson dhimbjen dhe presionin që ushtron dhëmbi në mishrat e dhëmbëve. Nëse në ndonjë vend shfaqet lëkurë e tharë. Konsultohuni me pediatrin nëse temperatura vazhdon për më shumë se 3 ditë. Pak kollë. Pështyma e tepërt shkakton kollë.KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 149 i kuq dhe i bymyer. Dhimbja e vazhdueshme bën që bebi të ndryshojë dhe të irritohet. Daljet jashtë më të holla mund të shkaktohen nga sasia më e madhe e pështymës që prodhohet dhe gëlltitet. Kjo gjë përsëritet gjithë kohën dhe bebi gjithë kohën do të ushqehet. kafshimit dhe futjes në gojë të sendeve. por sa fillon të thithë dhimbja dhe sikleti shtohet. Si mund ta kuptoj që fëmijës po i dalin dhëmbët? Kur fillon dalja e dhëmbëve. të cilat i donte aq shumë më parë. por më pas nuk pranon. duhet të konsultoheni me mjekun pediatër. për disa në moshën 2-3 muajsh. Kjo e streson shumë atë. gishtin e ndonjë të panjohuri. dhe për disa të tjerë në moshën 12 muajsh. lyejeni me krem lëkure. Shenjat më të zakonshme të daljes së dhëmbëve janë: Skuqja e fytyrës dhe e mjekrës ngaqë lëkura laget nga jargët. Për të parandaluar këtë. Dalja e dhëmbëve zakonisht fillon rreth moshës 7 muaj. ai shkëputet nga gjiri apo shishja. Bebi duket i uritur. Jashtëqitja e ujshme. Temperatura (370-380 C) Mjekët s’e pranojnë. ashtu si një i sëmurë me dhimbje të vazhdueshme. që nga dora e vet. për të tjerë është një histori që zgjat vetëm për një natë. Mospranimi i ushqimit. si rezultat i përskuqjes në vendin e daljes të dhëmbit. Kafshimi.

i cili është përgjegjës për fillimin . Higjena e gojës duhet të fillojë tek bebet që me daljen e dhëmbit të parë. Dhëmbët e foshnjërisë janë shumë të rëndësishëm për dhëmbët e përhershëm të fëmijës. nëse e vëmë mbi zonën e acaruar për pak minuta. Këshillohen kompresa të ftohta për të ulur sikletin dhe thithjen e hematomës. Zakonisht dalja e dhëmballëve çan një enë gjaku në mish. Shpesh dhimbja e dhëmbëve shpërndahet në veshë dhe mollëza dhe bebi tërheq veshët ose fërkon mollëzat herë pas here. Dhëmbi i parë i del bebit rreth muajve 5-7-të dhe e ndihmon atë të përtypë dhe të flasë. Që në shekullin e 14-të. Me plasjen e dhëmbit mund të shkaktohet pak gjakrrjedhje në gojë. Tërheqin veshët ose fërkojnë mollëzat. kur bebi ka rreth 8 dhëmbë në gojë. Për daljen e dhëmbëve të bebit është folur nëpër shekuj. dijetari i madh Hipokrat shprehej se dalja e dhëmbëve tek fëmijët shoqërohet me temperaturë. akull të futur në një napë. Gjithashtu edhe një fetë molle e ftohtë e mbështjellë me një napë mund të ketë efekt qetësues. duke përfshirë edhe streptokokun. pastaj dhëmbët anash tyre. Tylenol. kruarje të mishrave e diarre. por kjo është krejt normale. Shpesh nga dhimbja e dhëmbëve fëmijës i trazohet edhe gjumi. kur dhëmbi dhe mishrat e dhëmbëve duhet të pastrohen me një garzë të pastër e të lagur. Feverall). Mjekimi i vetëm që qetëson dhimbjet e daljes së dhëmbëve është Paracetamoli (Tempra. sidomos kur del dhëmbi i syrit. Goja e fëmijës përmban miliona baktere. që i merakos prindërit për shkak të ngjyrës së saj të mavijosur në gojë. lodra plastike etj. se janë një helm i rrezikshëm për bebin. Mos përdorni pije alkoolike. Dhëmbët e parë që dalin janë dy dhëmbët e mesit poshtë. Duan të përtypen gjithë kohën për të pakësuar dhimbjen duke ushtruar presion mbi mishrat e dhëmbëve. Duan të hanë gjëra të ftohta. Mund të jepen banane të ngrira. mund të përdorni Paracetamol.150 PJESA II VITI I PARË Çrregullimet e gjumit. Duan të pijnë lëngje të ftohta. fillimisht poshtë dhe pastaj prapë lart. ai duhet të fillojë larjen e dhëmbëve me furçë dhe me pak ujë. Fryrja e mishrave të dhëmbëve. Edhe një provë e vetme mund të bëjë që bebit t’i pëlqejë dhe të mësohet me to. Edhe thjesht një fërkim i mishrave me to e lehtëson dhimbjen. pastaj ata të mesit lart. Kur asgjë nuk e ul dhimbjen. Nga fundi i vitit të parë të jetës.

Fëmijët nuk duhet të lejohen që të përdorin për një kohë të gjatë filxhanë me thithje. por dhe kequshqyerja dhe shtati i shkurtër janë të lidhura me përdorimin e tepërt të lëngjeve të frutave.8 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 151 e krimbjes së dhëmbëve. Nëse Lloji i dhëmbit Periudha e daljes së dhëmbit Të poshtmit Të sipërmit 5-7 muaj 7-10 muaj 16-20 muaj 10-16 muaj 20-30 muaj Prerësit e mesit Prerësit anësorë Të qenit Dhëmballët e para Dhëmballët e dyta 6-8 muaj 8-11 muaj 16-20 muaj 10-16 muaj 20-30 muaj . jo në biberon dhe që lëngu i frutave të pihet gjatë ditës dhe jo para se bebi të vihet në gjumë. Në studimet e fundit rekomandohet që qumështi i gjirit të jetë ushqimi i vetëm për fëmijët deri në 6 muaj. Jo vetëm prishja e dhëmbëve. Kur një prind fut në gojën e vet lugën me të cilën ai ushqen bebin. por me anë të gojës bebi njeh botën e jashtme. Për këtë arsye vizita e parë e fëmijës tek dentisti duhet të bëhet në moshën 12 muajsh. kur bebi për të qetësuar veten (kur është i lodhur apo i mërzitur). Zakoni i gishtit në gojë Mbijetesa e fëmijës varet nga aftësitë e tij për të thithur dhe jo vetëm kaq. fut gishtin në gojë. Në këtë fazë mund të fillohet me miell orizi dhe më vonë me fruta e perime të shtrydhura. Që në barkun e nënës foshnjet thithin gishtin e madh të dorës dhe ky zakon vazhdon edhe më pas. Ushqimet e forta mund t’i fillohen fëmijës rreth moshës 6-8 muajsh. Rekomandohet që fëmijëve t’u jepet lëngu i frutave në filxhan. Mbipërdorimi mund të shkaktojë gjithashtu diarre dhe dhimbje barku. Pirja e lëngjeve të frutave për një kohë të gjatë ka të ngjarë të shkaktoje krimbje. zakonisht mbasi fëmijët të kenë fituar një kontroll të mirë të kokës dhe qafës. Dieta e ushqyerjes ka gjithashtu një rëndësi shumë të madhe për dhëmbët e fëmijës.4 . sidomos kur edhe vetë prindi ka dhëmbë të prishur. rreziku shtohet. Në përgjithësi fëmijët heqin dorë vetë nga ky zakon rreth moshës 4 vjeç.

Shkalla e dëmtimit varet nga frekuenca. si pasojë ai pulit sytë). shpërblejeni atë me diçka që i pëlqen. Frenimi me dhunë i këtij zakoni mund të shoqërohet me probleme në të mësuar.152 PJESA II VITI I PARË zakoni i thithjes së gishtit vazhdon përtej kësaj moshe. Nëse fëmija juaj mban gishtin në gojë pas moshës 4 vjeç. Një fasho rreth gishtit mund ta ndihmojë. a t’i tregoni një përrallë më tepër etj. me qëllim që të gëlltitet. në periudha të mëvonshme. për shembull një film me video. ZHVILLIMI LËVIZOR • S • • • • • jelljet refleksive janë duke ndryshuar: Refleksi Glabelar është pjekur mirë (kur fëmija goditet në mes të dy vetullave. deri në kohën kur fillojnë të dalin dhëmbët e përhershëm. Refleksi i thithjes bëhet i vullnetshëm. • Ndonjëherë. • Për ditët që fëmija nuk e fut gishtin në gojë. t’i bleni një libër. ekziston rreziku që të shkaktohen deformime të qiellzës dhe deformime të dhëmbëve. . • Nxisni fëmijën që të përdorë të dyja duart për të ngjyrosur. • Nëse fëmija e ka zakon që të mbajë gishtin në gojë natën. për të plotësuar lojëra formuese. ndiqni këshillat e mëposhtme: • Në vend që t’i bërtisni fëmijës kur fut gishtin në gojë. urinim në shtrat. probleme të gjumit. Ky zakon mund të ndikojë gjithashtu edhe në marrëdhënien midis nofullës së sipërme dhe asaj të poshtme si dhe në defekte të shqiptimit. i cili i lejon fëmijës të lëvizë ushqime të forta nga fillimi i gojës për mbrapa. ai hap krahët si masë mbrojtëse). që përfshin lëvizjet e gjuhës kundër pjesës së sipërme të gojës). apo fillim të zakoneve të reja. I arrin sendet me të dyja krahët. Refleksi i parashutës shfaqet në fund të kësaj periudhe (kur e kap për mesi bebin e shtrirë përmbys dhe bën sikur e lëshon në tokë. Shfaqet refleksi i gëlltitjes (një formë më e zhvilluar e gëlltitjes. fëmija ka nevojë për diçka që ta kujtojë se nuk është mirë të fusë gishtin në gojë. apo për të bërë gjithçka që mund të mbajë duart e tij në aktivitet. atëhere jepini një lodër në dorë që të heqë meqenëse meqezakonin. lavdërojeni atë kur nuk e mban gishtin në gojë. intensiteti. kohëzgjatja e mbajtjes në gojë të gishtit si dhe pozicioni në të cilin gishti mbahet në gojë. Përdor gishtat dhe gishtin tregues për të kapur sendet. të shkojë tek lodrat.

. shumë shpejt do të fillojë të zvarritet edhe përpara. Mban. atëhere ato është mirë të mos përdoren. Mban vetë shishen. Kjo sjellje mund të përdoret për të provuar dëgjimin e fëmijës. I pëlqen ta mbajnë më këmbë e veçanërisht në prehërin e dikujt. ata duan të përdorin rrethoret. në kapjen e sendeve përdor gjithë dorën.8 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 153 • • • • • • • • • më vonë i arrin me një dorë ose me tjetrën. Por meqenëse nga një stu- ZHVILLIMI NJOHËS DHE AI I PERCEPTIMIT • Gjen se nga vijnë zërat e njohur dhe kthen kokën në drejtim të tyre.4 . Ngre kokën kur e vë në shpinë Rrotullohet nga përpara-prapa dhe nga prapa-përpara. fut gjithçka në gojë. Rrethorja nuk e ndihmon bebin të ecë më shpejt. Figura 13. por ende nuk mund të zvarritet apo të ecë këmbadoras. shpinën të drejtuar dhe krahët përpara për mbështetje. ndaj tregohuni të vëmendshëm dim amerikan është vënë re se rreth 24000 aksidente në vit ndodhin si pasojë e përdorimit të rrethoreve. tund dhe peshon sende. Disa bebe mund të kapin objekte të vogla dhe ndoshta të rrezikshme. sepse ecja me rrethore kërkon aftësi të ndryshme lëvizore nga ecja vetë. Mund të fillojë të tërhiqet prapa në mënyrë të rastësishme kur e shtrin përmbys. lëkundet para dhe prapa. Transferon sendet nga një dorë në tjetrën. Vë vetveten në një pozicion rrëshqitës duke u ngritur mbi krahë dhe mbledh gjunjët poshtë trupit. prandaj në periudhën kur bebi fillon të qëndrojë ulur lirisht. Ulet vetë pa mbështetje. aftësi këto shumë të nevojshme për të ecur i pavarur. Rrethorja nuk e mëson se si të mbajë ekuilibrin ose se si rrëzohet. por në përgjithësi nuk lëviz përpara. kërcen në vend. A duhet përdorur rrethorja për të nxitur lëvizjet? Prindërit dhe fëmijët janë shumë të stresuar në situata të tilla. e mban kokën të ngritur.

zilja e telefonit ose lehja e qenit. ose bëj paçim me dorë. kënaqësia dhe inati duke nxjerrë tinguj të ndryshëm. • ”I flet” lodrave. si rrake dhe kuba. • Shpreh emocione të tilla si gëzimi. • Përdor duart. duke i rrotulluar ato nga të gjitha anët. përplasja e gjuhës etj. z. ba-ba-ba. kolla. • Belbëzon duke përsëritur disa rrokje me radhë. • Përplas sendet me njëri-tjetrin në mënyrë të kuptimtë. mund të qajë ose të shikojë nga prindërit për t’u siguruar. i përplas dhe i tund. edhe kur ajo është pozicionuar në një mënyrë të ndryshme). • I përgjigjet emrit të vet. th. Pra mami kur ikën në mëngjes. • Bën aktivitete me lodra të vogla. si inatit dhe mërzisë. • Merr sende të përmbysura (me fjalë të tjera ai e njeh një gotë. në mënyrë që të merret me lodrën e re. • Imiton disa tinguj jo të folur. duke prekur të gjithë sipërfaqen. • Mban dhe eksploron sendet në shumë mënyra: duke i parë. për shembull.154 PJESA II VITI I PARË • I fokuson sytë në sende të vogla dhe i kërkon ato. • I përgjigjet variacioneve të toneve të zërit të të tjerëve. si për shembull: përplasja e buzëve. fillon të kuptojë që sendet vazhdojnë të ekzistojnë. • Reagon në mënyrë të ndryshme ndaj zhurmave të tilla si fshesa me korent. ndoshta mund ta injorojë lodrën e dytë ose e kalon atë në një dorë. • Vazhdon të fusë gjithçka në gojë. • Imiton. s. edhe kur ato nuk shihen. • Vendos një lidhje të plotë me mamanë ose me kujdestaren. • Është i paaftë për t’u marrë më tepër sesa një lodër në të njëjtën kohë. TË FOLURIT DHE ZHVILLIMI GJUHËSOR • I përgjigjet në mënyrë të duhur emrit të tij ose kërkesave të thjeshta si: ha. bën mirupafshim me dorë etj. • I prodhon të gjitha zanoret dhe disa bashkëtingëllore si: r. gojën dhe sytë në koordinim për të eksploruar trupin e tij dhe mjedisin që e rrethon. • Kërkon lodra ose ushqime që janë tërësisht të fshehura nën rroba. përshëndet me kokë. por kthehet prapë. nuk ikën përgjithmonë. . edhe kur ato nuk shihen. • Shfaq frikë nga të rrëzuarit nga vende të larta si shkallët etj. përplas lugën mbi tavolinë. ndërkohë që kupton se objektet vazhdojnë të ekzistojnë. pra tashmë bebi kupton lartësinë.

thjesht dhe të shqiptoni mirë fjalët. ju duhet të thoni: “Unë po hedh lëngun në filxhan” dhe shtoni duke treguar filxhanin “Lëngu. Ndoshta ju mund t’ju duket budallallëk që të përsërisni çdo ditë. po kështu rritet edhe kënaqësia që provoni ju të dy.4 . ai mund të ketë gati një përgjigje ndaj asaj që ju i keni thënë apo kërkuar. nëse filloni të imitoni njëri-tjetrin. Përemrat janë akoma një kategori fjalësh që e ngatërrojnë bebin. Për shembull “tani do të ndërrojmë panolinën” . vendosni theksin tek fjalët që janë më kuptimplota në fjali. . Kur e ushqeni. ndaj kushtojini rëndësi atyre. Është koha kur ai mund të dëgjojë edhe këngë për fëmijë nga kasetat e magnetofonit. atëhere ju pasojeni atë me një ba-ba–ba të thellë. apo disa herë në ditë të njëjtën këngë. Ndërtoni një repertor me këngë dhe rimë. duke thënë ” Ky është libri i mamit” dhe ” kjo është kukulla e Anës”. Që t’i jepni fëmijës mundësinë që të kuptojë sa më shumë. Përdorni librat. Kur bebi përpiqet që të kuptojë një gjuhë të ngatërruar. fjalët për të marrin një tjetër rëndësi. por rima e thjeshtë e librave me vjersha apo figurat e bukura mund të tërheqin vëmendjen e tij. Përkundrazi për bebin kjo është shumë e bukur dhe diçka prej së cilës ai mëson shumë. Tani që numri i tingujve që lëshon bebi është rritur. Prisni për një përgjigje. Bëni shumë pyetje të tilla si: “ Ku është qeni?” dhe shumë shpejt bebi do t’ju habisë duke vënë gishtin mbi figurën e duhur. Ju mund ta ndihmoni bebin t’i zhvillojë të dyja duke vepruar si më poshtë: Flisni ngadalë. Përqendrohuni tek fjala. Bebi nuk është akoma gati për të dëgjuar historira. apo da-da-da. Ndërsa bisedoni me bebin. Nëse bebi bisedon me ju duke thënë ba-baba. Kujdesuni që të komentoni përemrat. fjala “panolinë” është ajo që duhet theksuar më shumë. Kjo do të përbëjë bazën e të mësuarit të gjuhës: të kuptuarin (i cili zhvillohet më parë) dhe të folurin (më i vonshëm në zhvillim). Me kohë ju mund të shtoni edhe tinguj të tjerë si ga-ga-ga . këtu është lëngu” etj. të folurit e shpejtë do ta vështirësojë punën e tij.8 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 155 Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë Tani që bebi është në fazën e zhvillimit të tij gjuhësor. përpiquni që të flisni ngadalë. Megjithëse bebi ende nuk flet. Theksoni imitimin. Mos harroni të bëni një pushim. që t’i lini kohë fëmijës të kuptojë atë që i thatë.

Qesh me zë të lartë. • Bëhet më i lirshëm dhe miqësor. Imiton shprehjet e fytyrës. I përgjigjet saktë shprehjeve të fytyrës.m. Tërheq vëmendjen duke përdorur lëvizjet e trupit. . • Fillon ta shohë veten si person. pakënaqësisë. buzëqesh. Nga 6 muaj e lart fillon të tregojë preferenca për kujdestarin kryesor. shfaq frikë ndaj të huajve (d. “bëj pacim”. buzëqeshjeve. • • • • ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL • Kënaqet duke vëzhguar mjedisin. Mërzitet nëse i marrin lodrën apo një send tjetër.156 PJESA II VITI I PARË edhe pse kjo mund të jetë vetëm një britmë gëzimi. I pëlqen ta mbajnë në krahë dhe ta përkëdhelin. i ndarë nga të tjerët. edhe aktivitetet. në mënyrë të vazhdueshme ndjek edhe njerëzit. por mos e mërzisni bebin dhe veten tuaj. tregon shenja frike kur afrohet një person jo i familjes). kur ju i thoni që do të ulet tek karroca e tij për të luajtur. dadon ose gjyshen etj. fjalët ose të dyja bashkë. • Mund të tregojë ndryshimet ndërmjet të njohurve dhe të • • panjohurve dhe i përgjigjet ndryshe secilit prej tyre. Është e rëndësishme për bebin që të fillojë të mësojë komanda të thjeshta si: “puthe gjyshen”. Përkundrazi ndihmojeni atë të kuptojë atë që i keni thënë dhe që ta kryejë veprimin që i keni kërkuar. mamin. Vendos një marrëdhënie besimi me prindërit dhe kujdestarët. gugat. Jini “urdhërues”. nëse i plotësohen nevojat fizike dhe emocionale. “jepja mamit kukullën”. e tregon dëshirën për ta marrë hopa duke ngritur duart lart. veprimet dhe tingujt. Është ende miqësor në drejtim të të huajve në fillim të kësaj periudhe.th. më vonë s’ka dëshirë të afrohet ose të rrijë me të huajt. Mbase jo që herën e parë do të japë një përgjigje të saktë.

mikeshën? Jo. dhe perime. zakonisht ushqehet 3-4 herë në ditë dhe merr 170 – 230 gram në çdo vakt.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 157 Rutina e përditshme USHQYERJA • I rregullon oraret e të ngrënit sipas orarit të familjes. Por mbas kësaj moshe. dhe ju tregojnë se çfarë thonë shkenca e sotme për këtë. vetëm bebin tuaj. veçanë-risht nëna rreth kohës se kur duhet të fillojë ushqimin shtesë. infermierja e këshi-llimores ju thotë se duhet të prisni deri kur bebi juaj të mbushë 6 muaj. shpesh më shumë ngatërrojnë se sa sqarojnë. • Është i aftë të presë gjysmë ore ose më shumë pasi është zgjuar. Kë duhet të dëgjoni? Nënën. Kështu nëna apo vjehrra ju thonë “Unë ty ta kam filluar ushqimin shtesë me lëng karrote që 1 muajshe dhe shiko sa e shëndetshme je!”. ajo është më e qetë dhe fle më mirë natën. bebi juaj duhet të fillojë të marrë edhe ushqime të tjera shtesë. doktorin. Rreth fundit të muajit të 6-të foshnja juaj është gati për të provuar ushqime të ndryshme nga qumështi i gjirit apo ai artificial. që i ha të vendosura në pjesën e fundit të gjuhës (nëse ju i vendosni në majë të gjuhës. ndërsa është duke u ushqyer. Deri në moshën gjashtë muaj nevojat e tij për t’u ushqyer mund të plotësohen me anë të qumështit të gjirit ose atij artificial. “Djalit tim i kam filluar muhalebinë dhe paluzen me niseshte që tre muajsh” etj. Fillimi i ushqimeve të forta Në kohët e sotme mesazhet të cilat marrin prindërit. Një mikeshë që vjen për vizitë thotë se që kur i ka filluar ushqim vajzës së saj tre muajshe.4 . Ai do t`ju tregojë më mirë se të gjithë të tjerët se kur të filloni ushqimet e ngurta. bebi do t’i nxjerrë jashtë). për të plotësuar nevojat e tij gjithnjë e në rritje për lëndë ushqyese. kërkon të kapë gotën ose lugën. Kjo periudhë quhet . • Tregon interes në aktivitetin e të ushqyerit. • Fillon të pranojë sasi të vogla ushqimesh të forta të tilla si miell orizi/gruri etj. për të ngrënë vaktin e parë. Pediatri.

kur është mësuar shumë gjatë me ushqyerje me gji ose me qumësht artificial. si dhe vëllimi i sto- makut është shumë i vogël dhe stomaku është më i ndjeshëm ndaj lëndëve të huaja ushqimore që futen në trup me ushqimet e reja. nuk plotësohen dot vetëm nga qumështi i gjirit. Rreth moshës 6 muajshe ju do të filloni të vëreni tek foshnja juaj disa shenja që tregojnë se është gati për fillimin e shtesave ushqi- . mund të dëmtojë sjelljen dhe zakonet e të ushqyerit të bebit kur të rritet. mërzitja dhe lodhja nga të dyja palët mund të ndikojnë mbi neverinë dhe mungesën e dëshirës për t’u ushqyer. Ai nuk mban dot një pozicion të përshtatshëm për të gëlltitur ushqimet e ngurta. edhe nëse do të prisni shumë gjatë (deri mbas muajit të apo më vonë) për t’i filluar bebit ushqimet e forta. megjithëse nuk është fizikisht i dëmshëm. Kjo mund të shkaktojë atë që quhet kequshqyerje e fëmijës.158 PJESA II VITI I PARË periudha e fillimit të ushqimeve të forta. mund të mos përshtatet me mënyrën e copëtimit dhe bluarjes së ushqimit në gojën e vet. stomaku nuk do të arrijë të përballojë punën e tepërt dhe shtohet mundësia për alergji ndaj ushqimeve të huaja. Nevojat e tij ushqimore tashmë të rritura. edhe në moshën 1 vjeç bebi mund të mos pëlqejë asgjë tjetër përveç qumështit të gjirit apo të formulave. Përshtatja e bebit me shijen e ushqimeve të reja nuk është shumë e lehtë dhe nëse ne nuk e fillojmë këtë punë në kohën e duhur dhe me ngadalë. Gjithashtu fillimi i parakohshëm i ushqyerjes së fortë. por studimet mjekësore tregojnë se sistemi i tretjes së fëmijës deri në njëfarë moshe është i pazhvilluar dhe jo i gatshëm për të filluar këtë ushqyerje të re. dhe mund të jetë e vështirë t’i ndryshohet shija. Po kështu. • Para moshës 6 muajshe bebet nuk kanë nevojë për të eksperimentuar ushqime me shije të ndryshme nga ajo e qumështit • Sistemi i tretjes së ushqimit tek foshnja ende nuk është arritur plotësisht. Gjithashtu bebi do të fillojë të bjerë në peshë. mund të keni vështirësi. nuk i pranon ato. Disa arsye të tjera janë: • Zhvillimi i muskujve dhe nervave të bebit ende nuk është i përshtatshëm. Nëse një foshnjë e cila nuk është gati për t’i filluar këto ushqime të reja. apo për t’i kapërdirë ato nga fillimi i gojës deri në fund të saj. Pra me shtimin e ushqimeve të tjera përveç qumështit. Fillimi shumë i hershëm i ushqimeve të forta përpara kësaj moshe nuk besohet se shkakton ndonjë dëm të madh fizik tek bebi. në një moshë më të vonë të fëmijërisë. Bebi.

Kur bebi juaj është gati. t’i ndjejë dhe t’i shijojë ato. veshur me rroba të bukura që qëndron ulur në karriken e vet të re. buzëqesh e lëshon tinguj për të tërhequr vëmendjen. Si të fillohen ushqimet e forta Që nga dita e parë e lindjes. • Është i interesuar dhe dëshiron të provojë shije të reja. mund të filloni ushqimet e forta ngadalë dhe gradualisht.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 159 more. më shumë se një çështje e lidhur me një ushqyerje të mirë është e rëndësishme për hedhjen e themeleve për sjellje dhe zakone të shëndetshme lidhur me ushqimin. kur bebi e derdh të gjithë ushqimin në rrobat e reja!! Sfida që po filloni ju tani me bebin tuaj. Ja edhe një moment tjetër i bukur në jetën tuaj si familje erdhi. Babai qëndron gati me aparatin fotografik. Po kështu është edhe me ushqyerjen e bebit tuaj. Kjo është me shumë rëndësi. përballë është bebi. Nëse bebi e nxjerr jashtë ushqimin me gjuhë dhe vazhdon ta bëjë këtë pasi jeni përpjekur disa herë. • Refleksi i flakjes me gjuhë është zhdukur.4 . • Edhe pse ju i jepni rregullisht gji sipas dëshirës. goja e bebit hapet dhe ja ky është momenti për të shkrepur aparatin. që ushqimi të hahet me shije dhe pa luftë. çdo ditë që kaloni me bebin është sa e bukur. • Ka qejf të fusë gjëra në gojë. • Bebi arrin të nxjerrë buzën e poshtme përpara dhe kështu mund të marrë ushqimin me lugë. bebi duket përsëri i uritur. po kaq rëndësi ka dhe krijimi i një atmosfere të qetë e të këndshme. Prindërit në këtë periudhë shpesh janë shumë të shqetësuar për fi- . sepse fillimi i hershëm i ushqimeve të huaja mund të shoqërohet me një rrezik për alergjitë ushqimore. ia kap copën e bukës ose pirunin nga dora. Sa rëndësi ka që bebi juaj të marrë gjithë sasinë e ushqimit që ka nevojë. të përzier me qumështin e gjirit ose atë artificial. ashtu edhe lodhshme. Nëna merr një lugë nga tasi me pure molle dhe e afron në gojën e bebit. Këtë refleks mund ta provoni kështu: vendosni në gojën e bebit një majë luge (apo lyeni gishtin tuaj) me muhalebi me miell orizi të përgatitur shumë hollë. ky refleks ende është i pranishëm dhe bebi nuk është gati për t’u ushqyer me lugë. • I kanë dalë një apo dy dhëmbë dhe ka dëshirë të kafshojë gjëra të forta. ngrihet dhe zgjatet drejt ushqimit. Më të shpeshtat që mund të ndeshen janë: • Kur shikon se nëna dhe babai po hanë diçka.

Ai përsëri po rritet dhe zhvillohet me një shpejtësi të pabesueshme. mundësisht plastike. pra të jenë të përshtatshme për traktin e tretjes së bebit dhe të kenë shije të pëlqyeshme për to.160 PJESA II VITI I PARË llimin e ushqimeve të forta. Ushqimet që këshillohet të përdoren në këtë periudhe duhet të: • plotësojnë nevojat e ushqimore të fëmijës • mënjanojnë reaksionet alergjike • tolerohen mirë nga bebi. ta shtypë me gishta. Nëse do ta lejoni bebin që ta drejtojë lojën e të ushqyerit. por sistemi i tij mbrojtës ende nuk është i pjekur. kështu mos nxitoni t’i filloni sa më shpejt të gjitha ushqimet e ngurta. . do të ishte një betejë e vështirë për ju dhe për të. Karrigia duhet të ketë patjetër rrip për ta lidhur. ose në një vend të përshtatshëm për të. Rëndësia e shqisave gjatë ushqyerjes Zhvillimi i shijes Shija e fëmijës pëson një zhvillim të thellë gjatë fillimit të ushqimeve të forta dhe deri kur mësohet të hajë dhe të pëlqejë apo të mos pëlqejë shijet e të rriturve. Mbajtja e bebit në krah ose në prehër gjatë kohës që ju po mundoheni t’i fusni në gojë një lugë me një ushqim të ri. duke e siguruar mirë. Gjithashtu sigurohuni që keni lugën e përshtatshme për të. për një sërë arsyesh. Përpara se të filloni të fusni lugën me ushqimin e ri në gojën e bebit. Ushqimet më të mira që rekomandohen në këtë stad janë ato të freskëta dhe të përgatitura nga ju në shtëpi. por edhe për disa muaj ushqimi më i rëndësishëm për bebin tuaj ende vjen nga qumështi i gjirit ose ai artificial. me bisht jo shumë të gjatë sepse është më e përshtatshme për mishrat e dhëmbëve të bebit. Sot pediatrët këshillojnë që foshnja të ushqehet në një karrike të lartë të përshtatshme për të. ky nuk do të jetë i panjohur për të. Në këtë mënyrë kur ju do t’i afroni lugën me ushqimin që doni t’i jepni. ta përziejë. Lëreni bebin të qendrojë ulur pranë tavolinës me këtë karrike. keni më shumë mundësi që të arrini sukses me ushqyerjen. Fillimisht ju mund ta ushqeni duke e mbajtur në krah dhe më tej ta ulni në karrike. ose në vendin ku është ulur dhe lëreni ta marrë. mund t’i hidhni pak nga ky ushqim në tavolinen e tij. kur familja juaj është duke u ushqyer. Të shikosh bebin tënd që po merr lugën e parë të paluzes me fruta është një çast shumë i këndshëm për prindin. ta shikojë atë. Kini kujdes që gjatë kohës që bebi qendron në karrike të lidhet dhe të sigurohet mirë.

pastaj filloni ushqimet e forta. Pranoni se koha e ushqyerjes është e lodhshme dhe e rrëmujshme. Jepini bebit tuaj sasi shumë të pakta ushqimi në fillim (rreth gjysëm luge çaji). 2. Është normale që feçet ndryshojnë ngjyrë. mund të kapë gjëra të vogla dhe është shumë e interesuar kur ju keni një pjatë përpara dhe po hani diçka. Sigurohuni që bebi juaj është gati për të filluar ushqime të reja përveç qumështit të gjirit apo të formulave. duhet t’ia tregoni mjekut që ndjek bebin. Pediatrët rekomandojnë që të pritet deri kur bebi juaj është 6 muajsh. rriteni sasinë deri në një çerek filxhani nga ky ushqim në një vakt. Kjo e bën më të lehtë vëzhgimin e ndonjë shenje që mund të japë bebi juaj për ndonjë reaksion alergjik. Në fillim ushqejeni me qumësht gjiri ose artificial. . Gradualisht. Veproni me ngadalë. grindje. do të shikoni një ndryshim në ngjyrë. Gjatë kohës që ju i shtoni ushqyerjes së bebit ushqimet e ngurta. përpara se t’i jepni ushqimet e ngurta. në se ju po ushqeni me gji dhe për t’i dhënë bebit ushqimin më të rëndësishëm për të gjatë vitit të parë të jetës.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 161 Dhjetë rregulla që duhet t’i dini 1. (ose në raste të veçanta të paktën deri në fund të muajit të katërt) përpara se të fillohen ushqimet e tjera.4 . Prisni një ndryshim në feçet e bebit. Ajo që bebi juaj pëlqen dhe nuk pëlqen dhe historia e familjes për shenja alergjie/azme. hundë që kullojnë. ushqejeni bebin me qumësht gjiri ose artificial. prandaj vishuni si duhet. 7. Për të mbajtur një prodhim të përshtatshëm qumështi. Çdo foshnje është e ndryshme. Shumë prej ushqimeve që ju do t’i jepni bebit tuaj do të përfundojnë në dysheme dhe në rrobat e tij e tuajat. si skuqje e lëkurës me puçrra të vogla. 5. Ka shumë rëndësi të shikoni bebin tuaj për shenja gatishmërie dhe pastaj të vendosni një kohë për të filluar ushqimet e ngurta. 6. Nuk ka asnjë metodë përparimi të ushqimeve më të mirë se ta lësh bebin ta provojë vetë. Koha më e mirë për t’i dhënë ushqimet e reja është paraditja. pa mbështetje. 4. Në këtë moshë ajo fillon të qëndrojë ulur mirë. Shikoni për reaksione të rënda dhe nëse këto ndodhin. Ju dhe bebi juaj keni shumë kohë për të eksploruar gjithë botën e re të kënaqësisë së kuzhinës. luajnë një rol të madh në ushqimet që do të zgjidhni për t’i dhënë dhe kohën kur duhet t`ia filloni. 3. përmbajtje dhe shpeshtësi në jashtëqitjen e bebit tuaj. Kjo është pjesë e mësimit. Filloni vetëm një ushqim të ri në çdo javë.

Ndiqni reagimin e bebit tuaj. Edhe këtu natyra i ka pajisur bebet me “antena” të veçanta për t’u mbrojtur nga ushqime që mund të jenë të dëmshme për to dhe që shpesh kane këtë shije. Shija për të kripurën formohet gradualisht Shija për të kripurën formohet gjatë kohës së mësimit të fëmijës me ushqimet e forta. se sa një sasi të madhe në tre vakte. Nxitja e bebeve që të luajnë me ushqimin gjatë kohës së ngrënies.162 PJESA II VITI I PARË në varësi nga ushqimi që ha bebi. Duhet të mësojë shije të reja? Po. është një mënyrë shumë e mirë për ta bërë më zbavitëse zbulimin e shijeve të reja. Jepini atij shumë përkëdheli. Lejojeni bebin të ulet me familjen në kohën e ngrënies. Ka shumë rëndësi që koha e ngrënies të jetë e këndshme dhe e gëzueshme. Po kështu ka të ngjarë që ju të shihni edhe copëza të patretura ushqimi në feçet e bebit tuaj. Edhe shqisat e tjera marrin pjesë aktivisht në formimin e shijes. mos e detyroni me forcë ta hajë (nuk dëmtohet po të kthehet prapë tek gjiri dhe mos të marrë asnjë ushqim të fortë për pak ditë). që është e ngjashme me atë të qumështit të nënës. prandaj jepini më mirë sasi të pakta dhe më shpesh gjatë ditës. 8. Kjo është një “lojë” e natyrës për ta çuar bebin drejt ushqimit të tij të vetëm dhe më të shëndetshëm. Nëse bebi juaj nuk pëlqen një ushqim ose nuk ka uri. por pa e sforcuar! Të mësuarit e fëmijës me shijet e reja është rezultat i një procesi shumë të vështirë njohjeje. Mbani mend se bebet kanë stomak të vogël. Kurrë mos e përdorni ushqimin si një mjet për ta lavdëruar apo dënuar bebin. Sforcimet apo detyrimet janë të kota dhe në disa raste ndikojnë keq. 10.Veçanërisht të vegjlit duket se tërhiqen më shumë . Kështu ai mund të fillojë të pëlqejë anën sociale për të ndarë ushqyerjen me familjen. Mospëlqimi i të hidhurës dhe të thartës Po kështu i lindur është edhe mospëlqimi i fëmijëve të vegjël ndaj ushqimeve shumë të tharta apo të hidhura. 9. Të shikuarit Ngjyrat kanë rëndësi në pëlqimin e ushqimeve nga bebi. Shija për të ëmblën është e vetmja shije e lindur Në lindje të porsalindurit pëlqejnë vetëm shijen e ëmbël. qumështit të gjirit. që duhet të zhvillohet në mënyrë shumë graduale. Bebet zakonisht e duan këtë ndërveprim. Bëjeni ngrënien një ngjarje sociale. përqafime dhe vëmendje.

është më mirë të mos bëni shenja. Për këtë i duhet kushtuar vëmendje disa faktorëve: Qetësia Një shije e re nuk duhet ngarkuar me ankth. Këshillohet ta lini të eksperimentojë në liri. Mund ta lejojmë të luajë me lëkurën e një mandarine. menjëherë do të kapet nga bebi si ushqim i keq. perime me ngjyra. duke e bërë atë me shumë ngjyra.4 .8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 163 nga ngjyrat e gjalla dhe nga kontrastet e forta. Llojshmëria Edhe nëse keni gjetur një lloj ushqimi që i pëlqen fëmijës. por nga ana tjetër prindi shtrembëron fytyrën. Kështu mund të luani me menynë që përgatisni. . (për shembull supë me domate. t’i marrë erë tortës. sepse ka më shumë mundësi të pëlqehet. buka e thekur e copëtuar. Më mirë të propozohet me qetësi. Të prekurit “Prekja” e ushqimeve është një nga lojërat më entuziasmuese për bebin. Disa gjëra që duhen pasur kujdes Një shije e re që mund të pasurojë dietën e bebit duhet dhënë me kujdes. sepse kështu bebit do t’i mbetet një kujtim i keq. sepse kjo është baza për një dietë të shëndetshme. ose mishit të saponxjerrë nga furra. Kështu bebi do të zbulojë ndoshta se lëkura e pjeshkës është me push dhe ta krahasojë me lëkurën e mandarinës. karrota etj). duhet të jepet një ushqim i shumëllojshëm. as shumë i ftohtë. Të dëgjuarit Mund të luani me zhurmën që bën ushqimi. sepse vetëm kështu mund të lerë një kujtim të mirë tek ai. Shembulli Një ushqim që fëmijës i thuhet se është i mirë. ose një mollë apo banane e përtypur etj. Zakonisht ushqimi duhet të jetë i vakët. Edhe nëse i jepni një ushqim që vetë nuk e pëlqeni. Nuhatja Mbas 12 muajve bebi është plotësisht në gjendje të nuhasë ushqimet. Temperatura Duhet të kontrollohet që ushqimi mos të jetë as shumë i nxehtë.

164 PJESA II VITI I PARË Si të jepen ushqimet e para? Vaktet e para që do të jepni me ushqimet e forta nuk janë vakte të plota. Qumështi i gjirit apo ai i formulave vazhdon t’i japë pjesën më të madhe të ushqyerjes për të cilën ka nevojë. Në mëngjes bebi mund të jetë shumë e uritur. ose e përgjumur dhe nuk do t’i pëlqejë ta fillojë me një ushqim të huaj. Fillimisht duhet të mbani mend se në javët e para që filloni ushqimet e reja. por mos harroni të mbroni rrobat tuaja. Koha më e mirë kur fillohet ushqimi i ri është vakti i mesditës. me tretjen e bebit dhe të krijohet kështu një natë e shqetësuar për të gjithë familjen. Edhe një i porsalindur mund të vendoset në pozicion ulur për të gromësitur. ju vetëm po i tregoni bebit tuaj se ka edhe ushqime të tjera përveç qumështit. Figura 14. Pozicioni i bebit mbështetur në prehër është i mirë për gromësitje dhe njëkohësisht është shumë qetësues për fëmijë me dhimbje barku të vazhdueshme (kolika). Po ashtu në vaktin e mbrëmjes. Figura 16. duke i dhënë një ushqim të ndryshëm nga ai i gjirit. Një gromësitje kur fëmija mbështetet tek shpatulla jep rezultat për shumë fëmijë. por sigurohuni që koka e tij të ketë mbështetjen e duhur. . mund të shkaktohen probleme Figura 15. por vetëm njohja me to.

kini durim.4 . Ushqimet e para që duhen filluar Nëse të gjithë pediatrët pranojnë se qumështi i gjirit është ushqimi i parë i përsosur për bebin tuaj. apo ai është i ngopur. Më mirë prisni një javë ose dy sa të vazhdoni të humbni kohë. ndihmojeni të gromësijë dhe më tej vazhdoni me ushqimin e përgatitur nga ju. nuk ka një mendim të përbashkët se cili është ushqimi i fortë që duhet të fillohet i pari. atëherë provoni me një ushqim tjetër dhe një herë tjeter. Arsyeja është se nuk . ushqyerjet e para siç thamë. Futeni lugën midis buzëve të bebit. mos ia jepni me zor ushqimin. mundet që ushqimi nuk i pëlqen për momentin. merrni pak ushqim me një lugë plastike. ndoshta ende nuk është zhvilluar dhe përgatitur për këtë. pastroni gojën dhe mjekrën dhe vazhdoni t’i jepni qumështin e gjirit apo të formulës. prandaj jini të duruar dhe nxiteni duke i folur. kur është i mbuluar me ushqimin në fytyrë dhe në trup. Gjeni një zgjidhje tjetër dhe qetësohuni. Mos e shtyni lugën me forcë në gojë. janë vetëm njohja me ushqimin. Në rast se ushqimi vazhdon të rrëshqasë jashtë gojës së bebit. Mbas përsëritjes se disa herëve. Nëse luga e bezdis. Ka raste që bebi mund të mos ta pranojë një ushqim të cilin më parë e ka pëlqyer. Vërini grykashkën dhe filloni t’i jepni gjysmën e qumështit të gjirit (jepini vetëm njërin gji) apo të qumështit artificial.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 165 Uluni në një vend që ta ndjeni veten rehat. Në fillim shija e re dhe përbërja e ushqimit që ndryshon nga ajo e qumështit mund ta habisin. ndoshta shijet e bebit kanë ndryshuar. Disa herë bebi mund ta mbajë ushqimin vetëm në gojë dhe ta nxjerrë atë të gjithë jashtë. fusni majën e gishtit tek ushqimi i përgatitur dhe lëreni që bebi ta thithë. Duke e mbajtur gjithnjë bebin në gjunjët tuaj. forca dhe të grindeni me bebin. bebi do të hajë më shumë se ç’do të nxjerrë nga ky ushqim. duke pasur pranë tasin me ushqimin e ri. Kur të ketë ngrënë rreth një lugë me ushqimin e ri. Arsyet mund të jenë disa: provoni ushqimin se mos nuk është gatuar si duhet dhe ka me të vërtetë shije të keqe. mund të vjellë. në mënyrë që ta thithë. Nëse përsëri vazhdon të protestojë. Cilado qoftë arsyeja. sepse nëse bebi ndien ushqim që prek pjesën e mbrapme të gjuhës. Mund të ndodhë që bebi shumë shpejt të zbulojë se kjo gjë e re i pëlqen. Ju si prindër mund të përfitoni nga ky çast i bukur dhe ta fotografoni bebin tuaj.

Bebet rriten mirë edhe kur fillojnë me frutat. që t’i ngjajë qumështit që pi bebi. • Kujdes! Filloni ushqimet e reja një nga një dhe jepni vetëm një lloj të ri ushqimi për 3-4 ditë ose për një javë të tërë. Kur bebi e pranon këtë ushqim. që mund të shtojë më shumë reaksionet alergjike tek bebi. Mbasi janë filluar perimet e verdha.166 PJESA II VITI I PARË ka ndonjë fakt bindës shkencor që tregon se ka një ushqim të fortë që është i përsosur për të qenë i pari. karrotat. Por pikërisht kjo shije bën që ato të jenë më pak të pëlqyeshme për bebin. këshillohen ato me ngjyrë të verdhë. janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe me një shije që nuk është e ëmbël. Më poshtë keni disa rekomandime. krahasuar me muhalebinë. Spinaqi. Kini kujdes mos t’i jepni fëmijës ushqime të nxehta. Si fillim për perimet. • Perimet janë teorikisht një ushqim i mirë i parë. Sigurohuni që ky ushqim të jetë i lëngshëm. ose muhalebinë me miellra. • Frutat kanë një shije të ëmbël dhe e nxisin bebin të hajë më shumë. • Kur bebi juaj të jetë mësuar me drithërat (miellin e orizit). mund të fillohen ushqime të tjera. Këshillohuni me mjekun e bebit tuaj se çfarë do t’i jepni fëmijës në fillim. Gjatë ushqyerjeve të para ai duhet të gatuhet shumë i hollë. pra të hajë të paktën një herë në ditë një vakt nga kjo muhalebi. i lehtë për t’u gëlltitur. Vonesa në fillimin e ushqimeve të reja është një mënyrë për të shmangur alergjitë ndaj ushqimeve. sepse përmban gluten. mund të parandalojnë që ajo të bëhet e varur nga shija e ëmbël. pasi ta gatuani ushqimin. karrotat janë zakonisht më të pëlqyeshmet (si dhe më të ushqyeshmet) se për shembull bizelet jeshile. Gjithashtu është një burim i mirë hekuri dhe ka më pak mundësi që të japë alergji. Patatet. pa kokrriza në të. kur bebi i pranon më kollaj shijet e reja. dardhat. Fruta dhe perimet që mund të përdoren si fillim janë: mollët. që mund t’i përdorni vetë: • Rekomandohet që ushqimi i parë të jetë një muhalebi e hollë me miell orizi. patatet. Do të ishte një zgjedhje më e zgjuar për ju që t’i fillonit ato para frutave. Perimet e futura herët në ushqimin e bebit tuaj. perimet. lëreni të vaket. e përzier me qumështin e gjirit ose të formulave. bananet. më tej mund shtohen ato jeshile. Ky është një ushqim i lehtë për t’u tretur nga bebi. të cilat mund të shtypen dhe . Mielli i grurit këshillohet që mos të fillohet deri në moshën 6-7 muajsh. mund të filloni ta trashni pak nga pak. lakrat rekomandohet të fillohen nga muaji i 11-12-të.

të vjella. Bebi ka shijet e veta. për shembull pure me patate dhe karrota. prisni tre-katër ditë deri sa të filloni purenë me perime. • Lëreni oreksin e fëmijës që të përcaktojë sa do të hajë. Disa këshilla të përgjithshme për përgatitjen e ushqimeve • Qumështi i gjirit duhet vazhduar rregullisht deri në moshën një vjeç. Mbas moshës 7 muajshe. • Lëngjeve të frutave të përgatitura në shtëpi nuk ka nevojë t’u shtohet sheqer dhe mund të jepen ndërmjet vakteve të ushqyerjes. sepse kjo është me rëndësi për zhvillimin e tij. bebi pëlqen të hajë vetë me dorë. diarre. me gjithë mundimin tuaj për ta mësuar me to. Sheqeri dhe lëngjet e ëmbla duhet të përdoren me kujdes . nëse nëna dhe bebi e dëshirojnë këtë. ato mund të përzihen ato me njëra-tjetrën. prandaj zgjidhni një kohë kur ju nuk jeni shumë e zënë dhe nuk keni nxitim për të filluar ushqyerjen me lugë. Lerini kohë fëmijës të mësohet me shijen e re. Sot rekomandimet nga mjaft pediatër janë që ushqyerja me gji mund të vazhdojë deri në moshën dy vjeç. Në moshën 6-8 muaj mund të fillohet pak lëng frutash. ashtu si gjithë familja juaj. sepse ekziston rreziku i mbytjes.4 . muhalebi me miell orizi dhe mollë të shtypur. do të ketë disa lloj ushqimesh që nuk do t’i pëlqejnë. Asnjëherë mos e lini vetëm bebin kur provon ushqimet me dorë dhe kur ushqehet. • Ndërmjet vakteve lëngu më i mirë që mund t’i jepni është uji i zier dhe i ftohur. asnjë• • • • • • herë mos e detyroni të mbarojë me forcë racionin. • Lëngjet e frutave nuk duhen dhënë me shishe. Fëmijës do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me këtë mënyrë të re ushqyerje. skuqje të lëkurës dhe fytyrës. Lëngu i tepërt çon në rritje jo të mirë tek fëmijët (dhe ne fëmijët më të rritur rrezikon të sjellë dhjamosje) • Gjatë kohës që ushqeni bebin tuaj duhet të jeni sa më e qetë. Psh nëse keni filluar muhalebinë me miell orizi e qumësht gjiri. Çdo ushqim i ri duhet filluar gradualisht dhe vetëm një nga një. Mbani mend se megjithëse ju do të kërkoni që bebi juaj të mësohet me të gjitha llojet e ushqimeve. Bebet nuk duhet të marrin më shumë se 80-120 gram lëng frutash në ditë. Gjatë kësaj kohe vëzhgoni bebin për shenja alergjie. Mbasi bebi të jetë mësuar dhe të pranojë mirë dy ose më shumë lloje ushqimesh të reja. i holluar me ujë dhe i dhënë me filxhan.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 167 bëhen si pure. Lëreni ta bëjë këtë.

në frigorifer. aq më pak ushqehet. deri në fund të vitit të parë mos i shtoni kripë. Mbani mend se vështirësitë e ushqyerjes në këtë stad lidhen me mospranimin e ushqimit në vitet që do të pasojnë. • Nuk e lejojmë të “ushqehet vetë”. është i lagur. sepse ato mund të kapërdihen dhe të shkaktojnë mbytjen e fëmijës. Si të nxitet bebi që të hajë më shumë Nëse bebi është i shëndetshëm: • Kushtojini më shumë vëmendje kur bebi kërkon të ushqehet dhe më pak kur ai nuk pranon ushqimin. Ushqimet që ngjisin. të mbuluara. • Mos e nxitoni bebin. në vende të freskëta.168 PJESA II VITI I PARË • • • • • dhe nuk duhet të jepen ndërmjet vakteve të ushqyerjes. Kini parasysh se një ushqyerje e shëndetshme që në këtë moshë është mënyra më e mirë për të parandaluar disa sëmundje të zemrës. • Ka etje dhe do të pijë diçka para se të hajë. që i ka djegur. të forta. kur bebi është duke dremitur. lugët e pirunjtë që do të përdorni. i ndotur. frutat.sa më shumë stres. Ushqimit të fëmijës. apo është koha kur po i del një dhëmb. • Ushqimi është shumë i nxehtë apo i kujton një ushqim të mëparshëm të nxehtë. të vogla. dhjamosjen që mund të shfaqen kur bebi juaj të ketë arritur moshën e rritur. të luajë për njëfarë kohe dhe pastaj të dojë përsëri të hajë. pamjen e ushqimit të ri. të rrumbullakta dhe të buta nuk rekomandohen në këtë moshë. • Fëmijës ushqimi i jepet me detyrim. veçanërisht nëse është i pasigurt apo i mërzitur. kanceret. Ai mund të hajë pak në fillim. • Nuk është rehat. asnjëherë mos i fusni përsëri në frigorifer. perimet dhe enët. Kohën e ushqyerjes bëjeni të qetë dhe të lumtur . Shkaqet e mospranimit të ushqimeve të para • Bebi nuk pëlqen shijen dhe . Asnjë-herë mos hidhni përsëri një ushqim që keni përdorur tek ena që ka ushqimin e freskët. si dhe në kohën e gjumit. Asnjëherë mos hidhni ushqim të fortë në shishen me biberon. Ushqimet që i keni nxjerrë nga frigoriferi dhe i keni ngrohur. gjithnjë lani duart. Një fëmijë mund të përpiqet të tërheqë vëmendjen duke mos pranuar ushqimin. Ushqimet ruhen në enë të pastra. • Ushqimi i jepet në një pjatë apo filxhan që nuk i pëlqen. Kur përgatisini ushqimet.

• Jepini llojshmëri ushqimesh dhe përzjejini. Një fëmijë ndonjëherë mund të mos pëlqejë një lloj ushqimi. ndoshta çdo 2 orë. veçanërisht nëse bebi ka diarre ose temperaturë. që të siguroheni për sasinë që po ha. . filloni me 1-2 lugë kafeje. ose hundën) përpara. • Jepini lëngje më shumë. • Mos i jepni ushqim që është me shumë erëza. apo shumë i kripur. shtojini përsëri. ndoshta mund t’i pëlqejë të gjalla. përpara një vakti. duket se nuk i pëlqejnë? Jo. largojeni. Një këshillë mund të jetë kjo: Nga mosha 6 muajshe filloni duke i hedhur jo më shumë se 4 lugë në një tas dhe nëse i ha të gjitha. Nëse shton normalisht në peshë dhe gjatësi. A duhet t’i jap vajzës sime edhe ato ushqime që. Ushqejeni më shpesh. megjithëse unë mundohem. sepse pastaj nuk do t’i pëlqejnë të dy. duke përdorur ushqime që mund të gëlltiten lehtë dhe bebi i pëlqen.4 . • Mos e detyroni bebin të ushqehet me zor. • Ushqejeni bebin në një pozicion të favorshëm dhe në vendin që ai pëlqen. Nëse bebi është i sëmurë: • Pastrojeni dhe rehatojeni (për shembull pastrojini gojën. Kështu bebi nuk ka mundësi të marrë vetëm atë që pëlqen. • Sigurohuni që bebi nuk ka etje (një fëmijë që ka etje. nëse një ushqim nuk i pëlqen. Nëse perimet e ziera nuk i pëlqen. por mos e mbushni stomakun e fëmijës me lëngje. mos u preokuponi se nuk ha si duhet. • Jepini ushqime që bebi mund t’i kapë vetë. mos e përzieni me një tjetër që i pëlqen. Përsa i përket ushqimit të ëmbël (frutave). • Ushqejeni në kohën që ha edhe pjesa tjetër e familjes.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 169 • Vendoseni ushqimin e fëmijës në një pjatë të veçantë. Pyetjet që bëjnë prindërit lidhur me ushqyerjen Sa ushqim duhet t’i jap për të ngrënë? Lëreni që vetë bebi të vendosë se sa do të hajë në çdo vakt. • Ushqejeni bebin kur është i uritur dhe jo i lodhur. • Jepini vakte me sasi të pakët. mbulojeni dhe jepjani më vonë. Respektoni shijet e saj. Mbani mend se bebi juaj ka ditë që do të hajë me rrëmbim dhe ka ditë që nuk do të fusë ushqim në gojë. Nëse bebi nuk e pranon ushqimin. Jepini llojshmëri ushqimi dhe mos e detyroni të hajë atë që nuk do. ha më pak). Mundohuni të ndryshoni dhe të përgatisni lloje të ndryshme ushqimesh.

Kjo është e vërtetë sido- mos për një fëmijë më të rritur. si dhe fruta e perime. që t’i plotësojë nevojat e tij ushqimore. sepse mund të mbytet. Tani bebi juaj është në procesin e përshtatjes ndaj një mënyre të re për jashtëqitjen. A ka nevojë t’i shtoj apo pakësoj një vakt ushqimi në ditë djalit. apo qumështi i gjirit? Nëse ju i filloni bebit tuaj drithërat dhe nuk jeni e sigurt se ai do t’i pranojë. ai do të sforcohet më shumë për të dalë jashtë. që ju doni ta mësoni me ushqimet e tavolinës. Vëreni në majën e lugës së bebit dhe vendoseni lugën midis buzëve duke e lejuar që “ta thithë” ushqimin nga luga. Detyra më e rëndësishme është të mësohet me ushqimet e ngurta dhe më vonë do të marrë lëndët ushqyese që ato kanë. ka pushuar mirë dhe mund të jetë gati për të provuar diçka të re. meqë fillova muhalebinë? Jo. gruri) në kohën e mesit të mëngjesit. Djali juaj nuk ka nevojë të hajë shumë. Filloni duke i shtuar një ushqim me bazë drithi (miell orizi. Për të ndihmuar që dalja jashtë të jetë sa më e lehtë dhe e shpeshtë. Në javët e para mos e fusni të gjithë lugën e mbushur në gojën e tij. në dietën e tij nuk ka vetëm qumësht. Bëjeni shumë të hollë.170 PJESA II VITI I PARË Kapsllëku: A është normal kur fillohen ushqimet e ngurta? Ndërkohë që bebi rritet. mund t’i jepni në fillim drithërat e më tej gjirin. Kur ta keni kuptuar se është gati. Është shumë normale që bebet të dalin jashtë një herë në çdo dy-tre ditë.00-11. Përgatiteni muhalebinë me të njëjtën temperaturë që ka qumështi i gjirit. Në fillim dhënia e muhalebisë është vetëm për praktikë. Kjo do të vazhdojë të ndryshojë me rritjen e tij dhe me rritjen e llojshmërisë së ushqimeve që ha. i holluar me pak ujë mund të ndihmojë në raste të vështira. Kur bebi fillon të marrë ushqimet e ngurta. kur po e ushqeni me gji. kështu që jashtëqitjet e tij nuk do të jenë më të verdha e nuk do të dalin më aq lehtë sa kur e ushqenit me qumësht gjiri. Një foshnje e gatshme dhe që ka nevojë për ushqimet e ngurta. Prandaj nuk duhet të shqetësoheni kur vëreni se jashtëqitjet janë të forta dhe të thata. sigurohuni që bebi juaj të marrë shumë lëngje. Lëngu i kumbullave të zeza. Si të fillohen drithërat? A duhet dhënë në fillim muhalebia. i pranon ato më mirë nëse është e uritur dhe stomaku i saj nuk është i mbushur me qumështin e gjirit. Në këtë kohë të ditës bebi nuk ka shanse që të jetë i uritur.00). (për shembull ora 10. Ju duhet të përparoni ngadalë. Më mirë t`ju tregojë ai se kur është gati. do të ishte më e mira ta ushqenit në fillim me gji e pastaj t’i jepnit muhalebinë. duke e lejuar bebin ta përcaktojë .

Mbas lindjes me peshë të ulët. Nëse shikoni se përpjekjet tuaja kundërshtohen. bebet do të arrijnë peshën që duhet të kishin pasur në lindje. një ushqim të ri në javë. Çfarë plani duhet të ndjek për t’i shtuar ushqime të reja fëmijës tim? Deri në moshën 6 muajshe bebi varet krejtësisht nga qumështi i gjirit për të plotësuar nevojat e veta ushqimore dhe nuk ka nevojë për asnjë ushqim shtesë.në fillim miell orizi në formë muhalebie. Ushqimet me proteina (për shem- bull mishi. Megjithatë një fëmijë që ushqehet më pak. Ai mund të mos jetë gati. Ushqimet e gatshme Sot në tregun për fëmijë mund të gjesh mjaft prodhime të gatshme. me një ambalazh shumë të bukur.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 171 vetë se sa do të hajë. Do të ketë ditë që bebi juaj mund të mos t’i pranojë ushqimet e ngurta dhe të dojë vetëm qumështin e gjirit apo të formulave dhe ditë të tjera kur do t’i pëlqejnë shumë këto ushqime dhe nuk do të dojë qumështin. peshku. (që duhet të themi se nuk janë shumë . Zakonisht rekomandohet që t’i filloni bebit dy vakte në ditë me një lloj drithi. kur ai merr sasinë e duhur të qumështit. Ndoshta nga mosha 7 muajshe ju mund t’i jepni në drekë vetëm fruta dhe perime. Kam filluar në moshën 5 muajshe ushqimet e ngurta. Këto produkte janë produktet e homogjenizuara. prisni 2-3 ditë dhe përpiquni përsëri.4 . Ato duhet të marrin qumësht në sasinë normale për moshën. zakonisht do të jetë më i vogël në peshë se një fëmijë që ha më shumë. tani pure patatesh. së bashku me qumështin. si një burim i mirë vitaminash A dhe C. përpara se t’i filloni ushqime të tjera të reja dhe të vazhdoni duke i dhënë fruta dhe perime në të dy vaktet. me figura tërheqëse të foshnjeve të lumtura dhe që thonë se ky produkt i ka të gjitha ato që i nevojiten bebit. Nuk ka lidhje midis ngrënies së sasisë më të madhe dhe më të pakët dhe zhvillimit në përgjithësi. fasulet etj ). janë ushqimet e fundit që duhen shtuar. Çdo lloj ushqimi që mund t’i fillohet përpara kësaj moshe është vetëm për praktikë e për t’u mësuar me të. Industria e ushqimeve për fëmijë sot është mjaft e zhvilluar. Si ndikon pesha e lindjes mbi modelet e ushqyerjes së bebit? A ndikon pesha e fëmijës mbi sasinë e ushqimit që mund të pranojë në një vakt? A ka kjo pasoja për zhvillimin e mëvonshëm të fëmijës? Pesha e lindjes së një foshnje nuk do të prekë sasinë e ushqimit që merr. Kalimi drejt ushqimeve të ngurta është një punë shumë graduale.

në krahasim me bebet meshkuj. Po kështu ato janë të pasura me vitamina. dhe përmbajtja e vetëm një lloj ushqimi i bën më pak alergjike. Kini parasysh se asnjera prej këtyre mrekullive nuk është më e mirë se ato që keni përgatitur në shtëpi. që nuk janë të nevojshme dhe dëmtojnë organizmin e fëmijës tuaj. ndiqni me kujdes udhëzimet e përgatitjes dhe kontrolloni shishet apo paketat që mos të jenë të dëmtuara. • Lëviz duart vazhdimisht. perimet dhe frutat e gatshme. Kanë përmbajtjen e përsosur për bebin. të hapura etj. TUALETI. Ato lehtësojnë muajt e parë. luan me lidhëset. të mos ta pëlqejë shijen e këtyre të fundit. asgjë nga ato që ai mund të arrijë me duart e tij nuk është e sigurt që nuk do të derdhet. • Zakonisht ka një jashtëqitje në ditë.172 PJESA II VITI I PARË të lira) me përmbajtje të ndryshme. Mos u trembni. sepse janë të gatshme për t’u përdorur. për të cilat bebi ka nevojë. apo vazo të vogla qelqi. duhet që të gjitha etiketat e këtyre ushqimeve të jenë të shkruara në gjuhën shqipe. të përshtatura për dhëmbët e fëmijës. kopsat dhe tantellat e rrobave. minerale dhe proteina. • I heq vetë çorapet. Sot me ligjin për Ushqimin. janë të pëlqyeshme për prindërit. Lexoni me kujdes etiketën dhe përmbajtjen. si dhe për të mësuar nëse përmban sheqerna. nuk do të futet në gojë. për të zgjedhur ushqimin e përshtatshëm për moshën e fëmijës tuaj dhe për fazën e ushqyerjes në të cilën ai ndodhet. të ndara në racione. . është vërtet i mirë për të. të miratuar nga Parlamenti Shqiptar. Bebet femra zakonisht rrinë më gjatë të thata. djathi. Lexoni disa nga këto rekomandime dhe më tej vendosni ju vetë: Këto lloj ushqimesh të cilat zakonisht shiten në pako. • Llokoçit fuqishëm të dyja duart dhe disa herë dhe këmbët. Kur të bleni në treg ushqime të tilla. Sigurisht jo gjithçka që shitet si ushqim i mirë për bebin. BANJA. kur ju filloni ushqyerjen e ngurtë. gjatë kohës së banjës. Tashmë gjenden mjaft lloje ushqimesh për çdo grupmoshë. si dhe janë të pastra higjienikisht. veçanërisht kur ju ndodheni jashtë shtëpisë dhe nxitoni. si mishi. • Urinon shpesh dhe shumë si sasi. ose nuk do të hidhet në dysheme. VESHJA • I pëlqen të jetë i çlirët nga rrobat. Ka mundësi që nëse bebi është mësuar me ushqimet e përgatitura nga ju në shtëpi (të cilat gjithmonë janë më të mira se ato të homogjenizuara). sipas sasisë që kërkon të hajë bebi.

Përplasja e kokës (si lëkundja e kokës. janë tepër tërheqëse për ta. rrotullimi. Shumë fëmijë rrotullojnë dhe lëkundin kokën kur dëgjojnë muzikë gjatë orëve që janë zgjuar dhe kjo duket më tepër një aktivitet. Mendohet se këta fëmijë përpiqen më tepër të riprodhojnë ndjesinë e të lëkundurit nga mami dhe babi. dhe lëvizjet ritmike. i fut gjërat në gojë.4 . i kafshon ose përtypet me to. • I pëlqejnë aktivitetet ritmike. të përkundet ose ta kolovisin me delikatesë. i përplas lodrat dhe lëshon tinguj në një interval kohe të shkurtër njëri pas tjetrit. gugit. • Nuk zgjohet natën për të ngrënë. • Fle 11-13 orë gjatë natës. belbëzon dhe nxjerr tinguj njeri pas tjetrit. • Bën 2 ose 3 dremitje gjatë ditës (gjithsesi kjo ndryshon shumë nga bebja në bebe). Si t’ja bëj? Ndonjëherë bebi fillon të përplasë kokën në mur ose në anën e krevatit të tij. ndërsa ai duket se nuk ndjen dhimbje fare në fakt duket i lumtur. të gjitha këto janë të zakonshme gjatë kësaj moshe) është një lëvizje ritmike. . dhe ndoshta janë një mënyrë për të LOJA DHE AKTIVITETI SOCIAL • I pëlqen të rrijë shtrirë në shpinë. shqelmon. • Bën dallime midis njerëzve: gjallërohet me ata që janë të njohur. përveçse kur kjo gjë bebit i bëhet zakon. kryesisht ato që i krijojnë vetë fëmijët. frikësohet ose nuk i përfill të tjerët që nuk i njeh. Është shumë e dhimbshme që prindi ta shikojë këtë. mund të përpiqen në këtë mënyrë të përballojnë dhimbjen . • Shikon duart e veta me interes dhe kënaqësi. Për ata që përplasin kokën gjatë kohës së gjumit ose kur zgjohen në mes të natës.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 173 GJUMI • Zgjohet rreth orës 6-8 të mëngjesit. këto aktivitete duket se ndihmojnë në fjetje. Fëmija im përplas kokën pas dërrasës së krevatit. shtrin këmbët e drejtuara për lart. kap këmbët dhe i fut ato në gojë. • I flet i lumtur vetëvetes. kthehet nga barkas në shpinë. • I pëlqen të luajë me gjëra të buta. sesa një zbavitje e thjeshte. zakonisht fle herët mbas vaktit të darkës.në secilin rast përplasja do të vazhdojë për aq kohë sa do të vazhdojë kjo situatë (për shembull deri sa të kalojë dhimbja dhe të dalë dhëmbi). Ose fëmijët që u dalin dhëmbët.

jepini atij një instrument lodër. Si djemtë dhe vajzat shfaqin sjellje si lëkundja ose rrotullimi. Nëqoftëse bebi juaj nuk e përplas kokën në raste zemërimi dhe nuk dëmton veten në mënyrë të vazhdueshme (një shenjë e rastësishme e bërë në trup nuk është për t’u shqetësuar). mbushini anët e krevatit. • Nëqoftëse fëmija juaj e përplas kokën në krevat. nga e cila të mund të lëshojë tinguj. Ju nuk mund ta detyroni bebin të lerë një nga këto zakone përpara se të jetë gati. por këshillat e mëposhtme mund ta bëjnë më të lehtë për ju dhe fëmijën tuaj të jetoni me këto zakone dhe gradualisht t’i lini ato: • Jepini më tepër dashuri fëmijës suaj. mos e vini në krevat derisa ta ketë zënë gjumi. si: lëkunduni në një karrige bashkë me bebin ose në një karrige vetëm. nuk bëjnë gjë tjetër veçse e keqësojnë më tepër problemin. dhe lëkundeni atë gjatë ditës dhe gjatë kohës së gjumit. nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. përkëdhelje dhe ndoshta një lëkundje të lehtë. Ky zakon mund të zgjasë pak javë ose muaj. Sjellja ndonjëherë bëhet me acaruese nga stresi që mund të krijohet në jetën e fëmijës. ose një lugë dhe një pjatë. ose një vit apo më shumë. Lëkundja zakonisht fillon andej nga mosha 6 muaj. për ta . ndërsa përplasja e kokës është më tepër e shfaqur tek djemtë. përkedhelje. shtyjeni atë në ujë. Megjithëse mund të jetë e vështirë për t’u besuar. është duke u zhvilluar ngadalë. ulni rrezikun e përplasjes me mobiljet dhe muret (të cilat mund të dëmtojnë vërtet bebin). që krevati të mos lëvizë përgjatë dyshemesë. luani me lodra që luhen me duar dhe që lëshojnë muzikë. • Shtojini aktivitetet ritmike për bebin tuaj gjatë ditës. vëmendje. lojra të qeta. duke e vendosur krevatin në mes të një qilimi dhe duke hequr rrotat. nëqoftëse ai duket se shfaq edhe sjellje të tjera të pazakonta. • Nëqoftëse bebi juaj e përplas kokën shumicën e herëve në krevat. • Gjithmonë krijoni çaste të qeta përpara gjumit. duhet të drejtoheni tek pediatri për problemin e tij. përplasja zakonisht nuk fillon përpara moshës 9 muaj. nuk mund të themi se këto sjellje janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës. Vendoseni krevatin sa më larg nga muret apo mobiljet dhe nëqoftëse është e mundur.174 PJESA II VITI I PARË relaksuar tensionet e krijuara gjatë ditës. por shumë fëmijë e braktisin atë në moshën 3 vjeç pa ndërhyrjen e prindërve. • Lejojeni fëmijën tuaj të kryejë më tepër lojra aktive gjatë ditës. Qortimet apo ngacmimet. ose duket jo i lumtur shumicën e kohës. Por nëqoftëse këto aktivitete zënë një pjesë të mirë të kohës së fëmijës suaj.

4 . • Ju mund të përpiqeni ta mbroni kokën e fëmijës suaj duke vendosur mburoja në krevat dhe duke shtruar një qilim në dysheme . mund ta dëmtojnë bebin. imitoni tingujt e bebit. se fëmijët i fusin gjithmonë në gojë. • Varni lodra tek koka e krevatit të bebit. Asnjë spango të lidhur. Lodrat që nuk mund të lahen bëhen fole mikrobesh dhe përbëjnë një problem. shprehjen e fytyrës dhe lëvizjet e trupit. prandaj kërkoni lodra që kanë tinguj të butë. Këshilla për prindërit dhe kujdestarët AKTIVITETE QË NDIHMOJNË BEBIN TË MËSOJË • Gradualisht përpunoni një aktivitet të hershëm. Lodrat e vogla që mund të futen në gojë dhe të kapërdihen. Madhësia. • Përdorni emrin e bebes gjatë gjithë llojeve të aktiviteteve. Lodrat që thyhen ose ndahen në pjesë lehtësisht. Kur zgjidhni lodrat e bebit. • Jepini lodra dhe sende të tjera të shtëpisë që bëjnë zhurmë. Sigurohuni që • • • • • bojrat e ngjyrat janë të padëmshme dhe jo helmuese. që bebi t’i tundë duke lëvizur duart. Cilat lodra janë të sigurta? Kjo është pyetja më e nevojshme. për shkak të rrezikut të mbytjes. “Sytë e Anës janë të hapura”. Pastrimi. Tingujt e lartë si zhurma e pushkëve. vërini emra pjesëve të trupit dhe këndojini bebes gjatë ditës. janë lodrat ato që shkaktojnë rreth 100 000 dëmtime në vit. meqenëse. • Ngjyra të sigurta. Lodrat ndërtuese të vogla me buzë të mprehta janë të dëmshme. Lodrat me rripa të gjatë nuk duhet të lihen pranë fëmijës. duhet marrë parasysh: • Qëndrueshmëria.por ka shumë mundësi që ai të mos kënaqet me goditjet në jastëk dhe të kalojë në një sipërfaqe më të fortë. Fillimisht ato tërheqin . janë të rrezikshme. Tingujt. sipas një studimi amerikan. në mënyrë që të njohë emrin e vet: ” Ana po buzëqesh”. makinave mund ta dëmtojnë dëgjimin e fëmijës.8 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 175 bërë më të butë përplasjen.

Mbajeni bebin përpara pasqyrës për të vështruar fytyrën e tij dhe veprimet. që e ndihmojnë bebin të mësojë të ruajë radhën e bisedës apo të veprimit. fletë të holla alumini për t’i zhubravitur) që bebi të ketë diçka për të zbuluar. • Nuk buzëqesh. të ashpra. I vini gishtin sendeve në çdo faqe dhe thoni emrin e tyre. të forta. Mësojini bebit lojra të thjeshta dhe gjeste. pasi ky është një aktivitet që e ndihmon bebin të mësojë shumë gjëra në të gjitha fushat e zhvillimit. . Kushtojini shumë kohë larjes së fëmijës. t’i rrotullojë. sytë. gjatësi dhe masën e kokës (rritja shumë e ngadaltë dhe shumë e shpejtë janë të dyja shkaqe për t’u shqetësuar) • Nuk eksploron duart dhe sendet që i vihen në dorë. dora) ose lojra të tjera të thjeshta. kuti qumështi). • Nuk mban rraken në dorë dhe nuk e tund atë. Kërceni duke e mbajtur atë në krahë dhe ndyshoni ritmin e lëvizjeve tuaja sipas muzikës. Tregojini bebit si të përshëndesë “paçim” dhe si të puthë me dorë. kështu që bebi do të fillojë të dallojë veten nga tjerët. Bebes i pëlqen t’i sodisë. Lodrat që janë të mbyllura me kapak gjithashtu e tërheqin bebin në këtë moshë. • Jepini bebes lodra të thjeshta që janë me ngjyra të theksuara dhe që kanë butona që bebi mund t’i shtypë si telefon lodër. Lëreni bebin të dëgjojë muzikë në radio apo kaseta manjetofoni. Jepini fëmijës gjithmonë sende të reja që ai t’i prekë e manipulojë. shishe bosh shampoje. lodra me muzikë etj. • Jepini bebes një varietet kupash të vogla plastike dhe kuti (kuti bosh margarine. Kini parasysh!! Konsultohuni me një punonjës shëndeti ose me një specialist për fëmijërinë e hershme nëse kur bebi është 8 muajsh: • Nuk vazhdon të tregojë rritje në peshë. bebeve ju pëlqen të dëgjojnë të njëjtën histori gjithmonë e gjithmonë. Luani lojën “Ku është bebi” (ku është hunda. Lexojini vazhdimisht bebit. i vini gishtin vetes dhe thoni “mama” ose “baba”.176 PJESA II VITI I PARË • • • • • • • vetëm vështrimin e tij dhe më vonë nxisin koordinimin sydorë të fëmijës. Përdorni shumë copa (të buta. nuk gugat dhe nuk qesh me zë të lartë. po kështu edhe materiale të ndryshme (letër për ta grisur. t’i mbajë në dorë dhe t’i mbushë ato me kuba. Thoni emrin e bebit. me push). • Lugët e drunjta mund të përdoren për të trazuar dhe përzier.

• Nuk rri ulur vetë. • Nuk kërkon dhe nuk shfaq interes për të kapur lodra. • Nuk kap sendet e vogla me gishtin e madh dhe atë tregues • Nuk duket i interesuar në tinguj të rinj dhe të pazakontë. • Nuk fillon të hajë ushqime të forta. .4 .8 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 177 • Nuk kërkon për sendet e fshehura.

Ata e gjejnë mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes si dhe për të fituar miratim dhe duartrokitje nga familjarët dhe miqtë. Fëmija arrin afërsisht 1 herë e gjysëm gjatësinë e tij të lindjes deri në ditëlindjen e tij të parë. ose gjithçka që ka në dorë. Pesha e lindjes afërsisht trefishohet kur ai bëhet 1 vjeç. Fëmijës i është rritur aftësia për të manipuluar sende të vogla dhe harxhon mjaft kohë duke marrë ose duke lëshuar lodrat. Në këtë moshë fëmijët janë shumë të shoqërueshëm.3 cm.5 kg në muaj. Aftësia për të imituar përmirësohet dhe i shërben dy qëllimeve: zgjeron marrëdhëniet sociale dhe ndihmon fëmijët të mësojnë shumë aftësi e sjellje të reja. • Pesha rritet afërsisht 0. Pesha mesatare e fëmijës është 9. • Ritmi i frymëmarrjes ndryshon sipas aktivitetit që kryen fëmija nga 20-45 frymëmarrje për minutë.12 muaj Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit idis moshës 8 muaj dhe 1 vjeç fëmija po organizohet për dy ngjarje madhore të zhvillimit: ecjen dhe të folurit.178 3 8 . M RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES • Rritja në gjatësi është më e vogël sesa gjatë muajve të mëparshëm. Këta gurë themelore zakonisht fillojnë të vendosen rreth kohës së ditëlindjes së parë. • Temperatura e trupit ngrihet . mesatarisht 1.6 kg.

Rekomandohet se çorapet ose papuçet janë më të mirat për bebin tuaj. as në periudhën kur ai fillon të ecë. • Të dy sytë bashkëveprojnë më mirë me njëri tjetrin.8 . • Mund të shohë dhe të tregojë sendet deri në një distancë 3060 cm larg. sesa ato larg saj). Këmbët mund të vazhdojnë të jenë të dhjamosura (me rrathë) dhe shputat duken sikur janë dystaban. Perimetri i kokës dhe i gjoksit mbeten të barabarta. Krahët dhe duart janë më të zhvilluara sesa këmbët dhe shputat e këmbëve (sepse tek fëmija më parë zhvillohen gjymtyrët pranë kokës. • Manipulon sendet. Për të parë nëse gjatësia e këpucës është në rregull. pickoni copën në pjesën e sipërme dhe nëse mund ta bëni këtë.5 C. shualli duhet të jetë i butë dhe nëpërmjet tij të mund të prekësh shputën e këmbës së fëmijës. ZHVILLIMI LËVIZOR • Zgjat një dorë për të kapur apo për të afruar një send ose një lodër. por nuk ka asgjë të keqe që t’i vishni këpucë. Meqë këmbët e tij nuk janë gati për të ecur. sepse harku i këmbës nuk është zhvilluar akoma. • Përdor me paramendim kapjen pincetë për të kapur sende apo lodra të vogla. atëherë madhësia e këpucës është në rregull dhe ka edhe hapësirë që lejon rritjen e këmbës. 4 të sipërm dhe 2 dhëmballë të poshtme. Ato duhet të jenë të lehta. gjerësia është e mjaftueshme. Mos i vishni fëmijës këpucë me thembër të fortë. shikoni largësinë e gishtit të madh të fëmijës nga skaji i këpucës. Kur kjo largësi është sa gishti juaj. Fontanela fillon të mbyllet. Shpërthejnë afërsisht 4 dhëmbë të poshtëm. edhe këpucët që përdoren tani nuk duhet të jenë për këtë qëllim. • Eksploron sende të reja duke i shtyrë ato me një gisht. i çon ato nga një dorë në tjetrën. në krahasim me çdo pjesë tjetër të trupit. duart paraqiten më të mëdha.7-37.12 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 179 • • • • • • 35. aktiviteti dhe veshja ende ndikojnë në ndryshimin e temperaturës. • Fut lodrat brenda njëra tjetrës (për shembull kuti me madhësi . Vazhdon të përdorë muskujt e barkut për frymëmarrje. Shpesh prindërit nuk dinë nëse duhet të përdorin këpucë gjatë muajve të parë të jetës. prej lëkure ose cope dhe jo plastike. kushtet e mjedisit/dhomës ku po rri fëmija. Për të kontrolluar gjerësinë e këpucës. Moti.

të tjerë jo më përpara se të festojnë ditëlindjen e tyre të parë. • Lëshon një lodër nga dora kur . Është e rëndësishme ta lejosh fëmijën të përdorë dorën që është më e rehatshme për të. do të çojë në shfaqjen e belbëzimit apo dhe të disa çrregullimeve të tjera në të mësuar. por që ai i sheh me sy. • Zgjat duart edhe për të arritur lodra të cilat janë larg. • Ecën duke e mbajtur pas dore një i rritur. Shumë fëmijë përdorin të dyja duart njëlloj në fillim: disa tregojnë preferencë për njërën dorë ose tjetrën brenda pak muajsh. • Ka një ekuilibër të mirë kur ulet. nuk mundet që ta vendosë një send në një vend të caktuar pa vështirësi dhe me vetëdije. ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT • Vëzhgon njerëzit. • Dallon dhe tregon sendet në distancë deri 3-4. dhe jo atë që juve ju pëlqen të përdorë. por duke qenë se e humb shpejt interesin. • I lëshon sendet ose lodrat duke i hedhur. • Fillon t’i japë vetë trupit për t’u ngritur në pozicion drejtqëndrimi në këmbë • Fillon të qëndrojë vetë në këmbë. të mbështetet tek mobiljet për t’u mbajtur. • Vazhdon ende të fusë çdo gjë në gojë. nuk bëjnë përjashtim. thika dhe mbulesa e tavolinës janë të përcaktuara për dorën e djathtë dhe dora e majtë është dora “e gabuar”. Përdorimi i dorës së majtë apo të djathtë Ne jetojmë në një botë që i trajton minoritetet në mënyrë jo të barabartë: mëngjarashët. gërshërët. • Ndjek udhëzime të thjeshta.180 PJESA II VITI I PARË të ndryshme). Specialistët mendojnë se ky presion prindëror për të ndryshuar atë që është e lindur tek fëmija. mund të jetë e vështirë ta testosh. Dyert. • Zvarritet me duar dhe gjunjë. Tashmë nuk rekomandohet aspak përpjekja për të ndryshuar këtë aftësi natyrore të përdorimit të duarve. Disa duket se preferojnë njërën dorë në fillim dhe më pas e braktisin. • I përgjigjet testit të të dëgjuarit. sendet dhe aktivitetet në mjedisin rrethues. hipën dhe zbret kështu nëpër shkallë. një minoritet prej 10%. Shumë prindër mezi presin ta largojnë fëmijën nga ky status minoriteti. duke u përpjekur me zor ta bëjnë të përdorë dorën e djathtë. madje dikush mund të fillojë edhe të ecë vetë. lëviz rreth pengesave me hapa anësore.5 m larg. mund të mbajë një pozicion pa u rrëzuar.

kthen faqen e librit.12 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 181 dikush i jep diçka tjetër. për shembull përpiqet të pijë nga gota. nxjerr tinguj. • I zgjat lodrën apo një send një të rrituri.8 . vë një varëse në qafë. . për shembull zhurmën e makinës. përdor furçën për të krehur flokët. kthen kokën në drejtim të zërit. ai mbetet përsëri i njëjti. • Tregon që ka kuptuar funksionin e sendeve. • Thotë da-da dhe ma-ma. kollën. Për shembull një filxhan i kthyer përmbys. dëgjon dhe bërtet përsëri. • Imiton aktivitete. • I pëlqen rima dhe muzika. gugat. • Do që prindërit të jenë gjithmonë para syve të tij . • Tregon që di të përdorë mirë sendet e përdorimit të përditshëm. fut kuba në gotë dhe i nxjerr kur dikush ia kërkon këtë. mund edhe të bërtasë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. i përplas ato me tryezën etj. trokëllimën e patkonjve të kalit. • Nëse dikush e thërret me emër. kur i kërkohet kjo gjë. shpesh shfaq rezistencë për t’u ndarë nga të afërmit e vet (frika e ndarjes). fëmija fillon ta kërkojë. duke përdorur tonalitete të ndryshme të zërit. • Tund kokën për të thënë ”po” ose ”jo”. mbetet përsëri një filxhan. nëse ai ia kërkon këtë me fjalë dhe e shoqëron kërkesën e tij edhe me gjeste. fut lugën në gojë. përqafon kukullën • Tregon që ka kuptuar diçka në lidhje me konceptin e hapësirës. i pëlqen ta mbajnë afër dhe që familjarët ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT • Belbëzon për t’u futur në marrëdhënie sociale me të tjerët. • Tund dorën për të thënë “mirupafshim” apo edhe duartroket. • Kupton që nëse një send kthehet përmbys. • Belbëzon duke u përpjekur të ndjekë ritmin e fjalëve në një fjali. • I lëshon lodrat qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur dhe shikon në drejtim të sendit të rënë. përplasjet e buzëve. nëse fëmija është duke luajtur me një lodër dhe dikush ia merr dhe ia fsheh pjesërisht poshtë një cope. ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL • Shfaq frikë ndaj të panjohurve dhe fshihet pas prindërve kur një i panjohur i flet (frika nga të huajt). • Është shumë social. • Nga fundi i kësaj periudhe. dhe kërcen me muzikë. për shembull përplas dy kuba bashkë. • Imiton tingujt që ka mësuar deri tani.

si: fshesa me korent. duke bërtitur apo duke u shtrirë në dysheme. dhe pse prindërit mund të mos t’i vënë re ato. Herët a vonë këta fëmijë do t’i lënë këto frikëra mbrapa. kthen kokën dhe i buzëqesh personit që i flet. Kur ishte më i vogël fëmija nuk kishte frikë nga zhurmat e forta (derisa papritur filloi të ketë frikë). sepse ai nuk e kishte menduar mundësinë që mund të jenë të rrezikshme. Sapo dëgjon emrin e vet. Të gjithë fëmijët shfaqin frikëra në njëfarë mënyre. Mos u tallni me fëmijën.ai ka nevojë. zhurma e ujit nëpër tuba. Merrini frikërat e tij seriozisht . një bluzë mbi kokë. Ai ka nevojë për kohë që t’i dalë përpara zhurmës. Fëmijët të cilët jetojnë në një mjedis aktiv. Iu zgjat lodrat të tjerëve. Përsërit disa herë veprimet që tërheqin vëmendjen e të tjerëve Zbaton udhëzime e kërkesa të thjeshta. Duke i pranuar frikërat Frikërat e para Në këtë periudhë fillojnë të shfaqen frikërat. Ka një numër . Tani. kryesisht kur ka fëmijë të rritur. tingulli i një sirene. vetëm do të dëmtojë besimin e tij në vete dhe aftësinë e tij për ta përballuar atë. lehja e një qeni. që ai e kupton më shumë botën. ajo ka shumë kuptim për fëmijën. Pranojini. duke qarë apo duke u kapur pas këmbëve të të rriturve. atëherë kur ai mendon se është i sigurt. Vendosja e fëmijës shumë afër me fshesën me korent. Megjithëse frika e tij mund t’ju duket pa kuptim. Shpesh krijon lidhje të ngushtë me një lodër ose me batanijen e vet. duke e quajtur atë budalla ose duke qeshur me të. rritet mundësia (kryesisht nëqoftëse ju keni bërë herë pas here “obobo”). që të fillojë të kuptojë rreziqet që ndodhen përreth tij. të madh gjërash në jetën e përditshme të fëmijës. Fillon të kundërshtojë kërkesat e të rriturve duke gjuajtur me shqelm. mund t’i shfaqin këto frikëra më herët. nuk do t’ju ndihmojë. (ndonëse ju mund të mos e keni vënë re) që mund të shkaktojnë frikëra tek ai. kupton fjalën ”JO”.182 PJESA II VITI I PARË • • • • • • • • ta përfshijnë në të gjitha aktivitetet ditore. Deri atëherë. vetëm do të shtojë frikën e tij. I pëlqejnë eksperiencat e reja dhe kërkon që të zbulojë sende të reja. Të tallesh me frikën e fëmijës. ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj që të mësohet me to në këto mënyra: Mos e detyroni. ngritja në ajër. Tregon dëshirën që të rriturit ta marrin në krahë duke zgjatur krahët në drejtim të tyre.

ta shohë dhe ta fusë prapë në gojë • Zhvillon disa pëlqime dhe mospëlqime për ushqimet • Është vazhdimisht aktiv. tenxherja me presion. kështu do të ndërtoni besimin dhe aftësitë e tij. duart e fëmijës duan të futen kudo. Ai mund ta bëjë këtë gjë vetëm duke u njohur me gjërat që ka frikë.ai do të jetë aq i gëzuar nga loja me fshesën. si: lëng frutash e biskota etj • Fillon të mos pranojë biberonin (nëse kjo gjë nuk ka ndodhur që më parë) • Ka oreks të mirë • I pëlqen të pijë me gotë. Duke pranuar frikërat e tij. ju e ndihmoni të mos të ketë më frikë. madje përkul kokën mbrapa për të pirë dhe pikën e fundit • Fillon të hajë me gishta. që të parandalojnë përmbysjen e gotës apo pjatës. të ngrohtë dhe të sigurt.8 . gurgullima e ujit në banjë). Ndërkohë që ai rehatohet duke luajtur me të kur ajo është e fikur. Ju mund të shtoni mishin apo ush- . i lëvizshëm. prandaj shpesh prindërit i japin nga një lodër në secilën dorë. mund të nxjerrë ushqimin nga goja. plus mesditën dhe zemrën (mbasditen). Lëreni atë ta prekë ose dhe të luajë me fshesën me korent (kur ajo është e fikur dhe jo në prizë) . duke mësuar çfarë bëjnë dhe si përdoren ato dhe duke fituar njëfarë kontrolli mbi to. ju do ta ndihmoni të qetësohet dhe t’i përballojë ato. Atëhere tregojini se si ndizet makina.12 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 183 e fëmijës suaj si të vërteta. merreni shpejt në krahë dhe jepini një përqafim të fortë. ndërkohë që mbani fshesën me tjetrën. e mban vete gotën. dhe duke e e shprehur këtë kur frikërat e tij janë përpara jush (për shembull fshesa me korent. aq sa mund të mos të kete frikë. Por mos e teproni. sepse mund t’i ngulisni mendimin se fshesa është vërtet diçka për t’u pasur frikë. Sigurojeni dhe jepini mbështetje. Rutina e përditshme USHQYERJA • Ha tre vakte në ditë. përpiquni që ta mbani fëmijën me njërën dorë. nëqoftëse ai nuk mërzitet. Nëqoftëse ai ulërin kur ndizni fshesën me korent.

biskote të butë. shumë të forta (për shembull karrota të gjalla). apo e një copë molle. • Mos i jepni kokrra rrushi. si për shembull mandarinë. Në moshën njëvjeçare. saqë mund të mos t’i interesojë më që ju vazhdoni t’i jepni ushqim me lugë.184 PJESA II VITI I PARË qime të tjera me bazë proteinash diku nga muaji i 8-10-të. Por çdo fëmijë vepron sipas mënyrës së vet. ose nuk arrin t’i fusë të gjitha copat në gojë. ulur në tryezë dhe ju të vazhdoni ta ushqeni me gji apo me qumësht artificial. që ta mbajë vetë në dorë. lëreni të mësojë të ushqehet vetë. Nga mosha 8-10 muajsh bebi juaj mund të hajë 2-3 vakte ushqim në ditë. Edhe dalja e dhëmbëve në këtë moshë e ndihmon. Të ndiejë se po ia del vetë është shumë e rëndësishme për të. makarone. sepse mund të mbytet. Është mirë t’i jepni edhe ushqime të ngurta a ndonjë biskotë. kjo që po kaloni së bashku me bebin tuaj është një fazë e rëndësishme e rritjes. ushqime me bërthamë. Nga mosha 8-9 muaj. apo me përmasa të rrezikshme. disa ecin përpara. prandaj jepini përsëri edhe disa lugë ushqim. Jepini pra ujë. mund të qajë dhe të sikletoset. me një gotë të vogël plastike. Ai e di se kur është i ngopur. ndihmon që ajo të njihet me ushqimin me anën e gishtave. Nëse ai po kënaqet. ndërsa disa të tjerë duan gjirin apo shishen për një kohë më të gjatë. një fëmijë zakonisht është në gjendje të “kontrollojë” një copëz ushqimi. Së fundmi mbani mend se ushqimet e ngurta mund ta bëjnë bebin që të ketë etje. Dhënia e ndonjë tuli buke. në mjekër e kudo. • Mos i jepni ushqime shumë të “rrëshqitshme”. duke e çuar në gojë dhe thithur. shumë fëmijë janë shumë të kënaqur me ushqimet e njëjta me ato që ha familja në tryezë. Nëse është përsëri i uritur. feta të mëdha molle që mund të copëtohen. Çfarë duhet bërë tani gjatë ushqyerjes? Ai është shumë i hutuar dhe i kënaqur që ka futur duart në tas dhe mund të fusë ushqimin që an- dej në gojë. Ju duhet të respektoni zhvillimin natyral të bebit tuaj. sa më shumë të jetë e mundur. duhet të keni kujdes: • Mos e lini kurrë vetëm kur ai ha. Kur fëmija është duke ngrënë vetë. qoftë edhe për një kohë të shkurtër. . sepse nuk arrin ta kapë ushqimin aq shpejt sa do. pasi mund të mbytet. • Mos u mërzisni nëse shtëpia bëhet pis me thërrime apo lëngje.

që për të është një burim sigurie dhe mirëqenieje. ai do ta thithë sa ta bëjë si qull • Një copë djath kaçkavall • Një karrotë të zier • Një biskotë që shitet në treg për fëmijë • Patate të zier. Në këto raste. Tashmë shkenca ka vërtetuar se ushqyerja edhe vetëm për pak javë me gji e bebit është shumë e mirë. Fëmija nuk duhet të detyrohet me zor. fëmijët dinë të rregullohen vetë shumë mirë. rekomandimet për shkëputjen nga gjiri duhen përdorur me kujdes. thuajini një “jo” të fortë • Mos i vendosni një rradhë për ushqimet që do të hajë. sepse çdo fëmijë reagon ndryshe. Fëmija mund ta shohë ushqimin e ri si diçka që e çon në shkëputjen nga nëna e tij. .8 . Kur vendosni për të hequr bebin nga gjiri. Por edhe përtej kësaj kohe deri në moshën 1-2 vjeç qumështi i gjirit. Prandaj. sepse shkëputja nga zakonet e mëparshme mund të jetë më e vështirë. por edhe një moment me rëndësi të zhvillimit psiqik dhe shqisor. Por bebet rriten më mirë me më pak sëmundje dhe alergji kur ushqehen deri në 6 muaj me gji. Kjo ndjehet veçanërisht kur fëmija është ushqyer në gji. durimi dhe dashuria e nënës mund ta ndihmojnë fëmijën të kalojë këtë fazë tranzicioni. mbetet një ushqim me vlerë për të. së bashku me ushqimet e tjera që merr fëmija. më mirë pak të vjetëruar. Ajo që për disa fëmijë mund të jetë e lehtë dhe e natyrshme (ushqyerja me ushqime të forta me lugë). Largimi nga gjiri (zvjerdhja) Ndërprerja e qumështit nuk përbën vetëm një moment kyç në zhvillimin ushqimor të fëmijës. si dhe këshillat mjekësore që mund të keni dëgjuar: Faktet. lëreni ta bëjë • Mos e detyroni të zbrazë pjatën. Çfarë nuk duhet bërë gjatë ushqyerjes • Mos e humbisni durimin • Mos e pengoni të fusë duart tek ushqimi që po i jepni • Mos i lejoni të bëjë çdo gjë: nëse hedh qëllimisht ushqimin tek karrikja që është ulur. vështirësitë që kalohen në përdorimin e lugës mund të lidhen me mospranimin e bebit për t’u shkëputur nga nëna. duhet të keni parasysh shumë faktorë personalë. Vetëm mirëkuptimi. takti. pjeshkë të butë të qëruar. për disa të tjerë mund të jetë një problem i pakalueshem.12 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 185 Cilat ushqime të japim • Një copë buke. nëse do të të përziejë frutat me mishin. sepse bebi përfiton në këtë kohë mbrojtjen kundër sëmundjeve.

Ndjenjat e bebit tuaj. në nëntë muajsh e më shumë kjo shpesh kupton rritje të pjekurisë dhe pavarësisë. shpesh e shikojnë ushqyerjen me gji si një pengesë për shumë gjëra që ato mund të bëjnë (puna. dalja e dhëmbëve. për shembull të ushqeheni më mirë dhe të pushoni më gjatë vetë. Në moshën 5 muajsh mosinteresi për të pirë gjirin mund të jetë vetëm një shenjë se bebi ka rritur interesin e saj për mjedisin. Sëmundja. pushimet verore. Ndonjëherë prodhimi i qumështit pakësohet kur rritet bebi. Nëse ndjenjat tuaja lidhur me ushqyerjen me gji kanë ndryshuar. Kur kjo ndodh. e mbajnë vetëm pak kohë në gojë) ato tregojnë se janë gati për të kaluar në një mënyrë tjetër ushqimi. nuk janë momente të përshtatshme për ta ndërprerë gjirin. Në përgjithësi. Juve ose vazhdon t’ju pëlqejë ta ushqeni me gji bebin tuaj. qumështi juaj mund të mos jetë më i nevojshëm dhe duhet filluar ushqimi tjetër. pa fuqi. Shëndeti juaj. është i përgjumur. bebi fillon të largohet vetë nga gjiri mbas moshës 1218 muajsh. Disa bebe e lënë vetë gjirin. apo gjithçka që në jetën e bebit mund të shkaktojë stres. Situata juaj. që e kapërcen interesin për t’u ushqyer. ndjenjat e tyre negative transmetohen lehtësisht tek bebet e tyre. Koha më e mirë për t’ia hequr gjirin bebit është kur në shtëpi gjithçka është e qetë. nuk ju intereson gjiri. i grindur. Nëpërmjet reagimeve të tyre (grinden. Edhe ato nëna që pëlqejnë të ushqejnë me gji. Por kujdes se mos i keqkuptoni sinjalet e bebit. Nëse bebi juaj po shton pak në peshë. Ushqimet e tjera që merr bebi juaj. Situata e bebit tuaj.186 PJESA II VITI I PARË Ndjenjat tuaja. Shëndeti i bebit tuaj. udhëtimet. antenat e bebit tuaj do ta kapin dhe ai do ta largojë vetë. Në çdo moshë kjo mund të lidhet me sëmundjen apo daljen e dhëmbëve. gotën etj ai mund të mos pëlqejë më të pijë nga gjiri i nënës. Dëshironi të keni më shumë liri. Nëse bebi juaj ka mësuar të përdorë lugën. Ju jeni shumë e lodhur. në shtatë muajsh kjo mund të tregojë një shtim të interesit për aktivitet fizik. sigurohuni se mos ky problem mund të zgjidhet më thjesht. Në këto raste heqja e gjirit mund të jetë një zgjidhje. ose u mërzitët duke nxjerrë dhe futur gjinjtë tuaj ditë dhe natë. Por përpara se të hiqni bebin nga gjiri. Mosha e bebit tuaj: në përgjithësi . shkolla etj) në jetën e tyre. duke e bërë ushqyerjen me gji problem për të dy.

12 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 187 bebet mbas moshës 12-18 muaj janë më pak të interesuara për ushqyerjen me gji dhe kanë më pak nevojë për të thithur. pa e detyruar bebin duke ia paraqitur gotën ose filxhanin si lodra apo si një lojë të re për bebin. Kjo duhet të mësohet përpara se ju të ndërprisni gjirin. se fëmijëve do t’u mungojë gjiri vetëm për një kohë të shkurtër dhe nënat mund të ruajnë kujtimet e bukura apo t’i përdorin kur të rrisin fëmijën tjetër. Po kjo kalon shpejt. be- bet e të cilëve deri në muajin e gjashtë janë ushqyer vetëm me gji. Ato preferojnë të jenë më të pavarura dhe kapin më pak gjirin. duke e bërë të lehtë largimin nga gjiri. rrjedhin. Këtu mund të ndihmojnë edhe baballarët. Kini parasysh se kurdoherë që të ndodhë koha e largimit nga gjiri është një kohë e përzier me emocione të ndryshme për shumë gra. duke zgjatur rreth 3-4 javë deri në ndërprerjen e plotë të gjirit. Prandaj duhet të veprohet gradualisht. • Më tej bëhet largimi nga gjiri. se kanë humbur lidhjet aq të forta me bebet e tyre dhe bebi nuk varet më aq shumë nga ato. si dhe të mësohet të ushqehet me filxhan apo gotë. fizikisht dhe emocionalisht. Nuk është e mirë për nënën dhe bebin që një ditë papritur ajo mos t’i japë me gji bebit të saj. lope etj. tani fillon një kohë e rëndësishme për të marrë pjesë në ushqyerjen e bebit. Por njëkohësisht ato janë të hidhëruara. Po kështu edhe për nënën: gjinjtë fryhen. apo po ndryshoni banesë. Kjo është traumatike për bebin. Ato janë të lehtësuara se nuk do të jenë kaq të lidhura me nevojat e bebit të tyre dhe krenare se kanë arritur një hap me rëndësi në rrugën e rritjes së bebit. siç kemi thënë më sipër.. Pirja e lëngjeve me gotë Bebi edhe pirjen me gotë do ta mësojë pak nga pak. për shembull ju filloni të shkoni në punë dhe e lini atë me një kujdestare të re.8 . bllokohen. Për këtë arsye largimi nga gjiri bëhet gradualisht. rreth muajit të gjashtë. sepse këto ushqime mund t’i jepen edhe nga babai. skuqen etj. Në rast se në jetën e bebit ka ndryshime. Nga muaji i 9-të bebi shpesh është në gjendje të mësojë të pijë nga gota apo filxhani. Për ta ndihmuar të . Për baballarët. Hapat kryesore për largimin nga gjiri mund të jenë si më poshtë: • Të mësohet bebi që të marrë një lloj tjetër qumështi formulë. duhet të prisni disa ditë deri një javë që bebi të përshtatet me këtë ndryshim dhe më tej të filloni largimin nga gjiri. por shkëputja nga thithi i nënës apo ushqyerja me biberon nuk pëlqehet shumë.

ujë) në një filxhan. • Veproni shumë ngadalë.VESHJA • I pëlqen banja. mundet të jenë: • Përdorni një lugë plastike me anë të buta. • Mos e detyroni fëmijën. sapunin dhe lodrat e ujit. Ai do të mundohet të mësohet me to. Si të miqësohemi me sendin e ri Të porsalindurve nuk i pëlqen luga. TUALETI. • I pëlqen të heqë vetë kapelen. • Lejoni që vogëlushi ta përdorë lugën (duke e kontrolluar) edhe si një lodër. • Mundohuni që bebi të ketë filxhanin e tij dhe të mësohet ta njohë. • I pëlqen ta lësh ujin t’i rrjedhë nga sfungjeri. luan me sfungjerin. të paktën në fillim. Për këtë “thithja” fillon të zëvendësohet me “të pirët” dhe të “ngrënët”. • Lëreni ta përdorë gotën si lodër. duke i dhënë bebit të provojë pak ushqime të reja të lëngshme. Disa këshilla për të bërë që bebi të pranojë këtë mjet të ri “ushqimi” sa më mirë. pasi ju do të vazhdoni ta ushqeni edhe për disa kohë. • Mos i jepni ushqime fëmijës me biberon. • Mos u tërhiqni kur keni kundërshtime në fillim. Si të mësohet të ushqehet bebi me lugë Luga Faza delikate e fillimit të ushqimeve të huaja përputhet me një shkëputje psikologjike nga figura e nënës dhe me hapat e para të fëmijës drejt pavarësisë. Por kjo është edhe koha kur bebi bën eksperimente të reja dhe mundohet të imitojë nënën dhe babain. • Përdorni gjithnjë të njëjtën lugë. . ose gotë plastike dhe kini shumë durim sepse shtëpia juaj mund të përmbytet nga lëngjet që do të derdhë bebi. veprime që marrin një vlerë shumë më rëndësi në zhvillimin e emocional të fëmijës.188 PJESA II VITI I PARË mësohet mund të veproni kështu: • Provoni t’i hidhni qumështin apo lëngje të tjera që bebi i pëlqen (lëngje frutash. por përpara 12 muajve kjo gjë do të jetë e vështirë. • Kufizoni përdorimin e biberonit. BANJA. veçanërisht herët e para. këpucët dhe çorapet. kjo mund të jetë një metodë e lehtë dhe e shpejtë për ju. Kalimi nga gjiri i nënës apo nga thithi që e qetësonte drejt një mjeti të huaj ka ndikime psikologjike që nuk duhen nënvlerësuar. Mos u gënjeni edhe nëse mëson të mbajë lugën. që të mund të mësohet me të. por jo edukuese dhe e shëndetshme për bebin.

8 - 12 MUAJ

RUTINA E PËRDITSHME

189

• Bëhet nervoz kur panolina është i lagur, saqë ndonjëherë e heq vetë. • Bashkëpunon paksa kur e veshin; ndihmon prindërit duke futur krahun në mëngë apo shtrin këmbët për të veshur pantallo-nat. • Ka një ose dy jashtëqitje në ditë. • Zakonisht nuk laget kur dremit për një kohë të shkurtër.

gurta. • Bën një sy gjumë mbasditeve.

LOJA DHE AKTIVITETET SOCIALE
• I pëlqejnë aktivitetet e mëdha lëvizore, përpiqet të rrijë në këmbë, kacavirret, disa bebe edhe mund të ecin. • I pëlqen të verë gjëra në kokë, koshin, vazon e luleve, gotën; kjo i duket tepër gazmore dhe pret që njerëzit ta vënë re dhe të qeshin me të. • I pëlqen të fshihet pas karrikes dhe të luajë “ku është bebi?” • I hedh gjërat në dysheme dhe pret që t’ia japin prapë. • Tregon interes në hapjen e mbylljen e dyerve dhe të dollapeve. • I jep një send një të rrituri kur ai ja kërkon dhe pret që i rrituri t’ia rikthejë menjëherë. • Përgjigjet “jo-jo” duke ndaluar e pritur reagimin e të rriturit. Nga ana tjetër fëmija tregon aftësi sociale, duke qeshur e buzëqeshur.

GJUMI
• Nuk kundërshton për të shkuar në shtrat, mund të mos e zerë gjumi menjëherë, por luan ose vjen vërdallë krevatit, pastaj e zë gjumi mbi mbulesat e krevatit. • Fle deri në orën 6-8 në mëngjes. • Luan vetëm dhe i qetë, 15-30 minuta mbasi është zgjuar dhe më pas fillon të bëjë zhurmë për të lajmëruar që është zgjuar. • Luan me gjallëri në krevat kur është zgjuar; anët e krevatit duhet të jenë të larta dhe të si-

190

PJESA II

VITI I PARË

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët
AKTIVITETE QË NDIHMOJNË BEBIN TË MËSOJË
• Përpunoni lojërat dhe aktivitetet e përmendura në fazat e mëparshme (0-4, dhe 4-8 muaj); gjithmonë përkrahni fëmijën kur ai jep një përgjigje të re ose shpik një mënyrë të re për të luajtur një lojë të vjetër (nxisni krijimtarinë). • Siguroni një mjedis të sigurt për fëmijën pranë prindërve apo kujdestareve, ku ai të ketë mundësi të mësojë të ulet, të zvarritet dhe të eksplorojë. • Lexojini dhe tregojini histori rreth gjithçkaje që ndodh në jetën e tij, gjithashtu lexojini revista me figura, duke e lejuar bebin që të kthejë faqet e librit • Nxiteni që të çojë një aktivitet deri në fund, duke theksuar gjithnjë fjalët kryesore, për shembull “ja ku është sapuni”, “merre gotën” etj. • Jepini bebit udhëzime të thjeshta si “kapi flokët e mamit”, ”kapi flokët e bebit”. Lini një kohë të përshtatshme për përgjigjen; nëse bebi duket i interesuar, por nuk përgjigjet, tregojani ju përgjigjen. Pranoni lojrat e reja që fëmija shpik, si për shembull kur hedh gjërat nga një karrige e lartë ose kur përpiqet të dalë nga krevati; është mënyra e bebit për të mësuar më shumë rreth gjërave; shkakun dhe pasojën, rëndësinë dhe durimin e të rriturve. Jepini atij kuti që ta mbushë apo ta zbrazë me lodra, duke e ndihmuar kështu të mësojë konceptin e përmbajtjes së enës dhe njëkohësisht edhe koncepte në lidhje me hapësirën. Jepini bebit lodra me rrota, që t’i shtyjë dhe t’i tërheqë. Luani me sende të thjeshta plastike në govatën ku lani fëmijën dhe mësojini atij që disa sende lundrojnë mbi ujë, apo mbushni dhe zbrazni bashkë një enë me ujë ndërsa laheni. Bëni flluska sapuni, që bebi t’i shohë dhe t’i prekë. Përdorni solucione pa lëndë helmuese. Lëreni fëmijën të dëgjojë lloje të ndryshme muzike (klasike, të lehtë, popullore etj). Mbajeni bebin në krahë dhe kërceni me

• •

8 - 12 MUAJ

KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

191

të. Jepini një rrake, që bebi ta tundë sipas ritmit të muzikës. • Qëndroni së bashku me bebin përpara pasqyrës dhe bëni fytyra të ndryshme.Thoni “buzëqesh” dhe buzëqeshni, ”i mërzitur” dhe bëni një fytyrë të mërzitur dhe nxiteni bebin që të imitojë shprehjen e fytyrës tuaj. • Siguroni letra dhe lapsa pa lëndë helmuese dhe nxiteni bebin të bëjë shkarravina, të grisë ose të zhubravisë letrën. • Jepini shumë lodra dhe sende që nxisin zvarritjen dhe ecjen, si makina dhe kamionë me rrota, shishe plastike etj.

jashtë do të konsumojnë një sasi pluhuri apo rëre- nuk është i dëmshëm: megjithëse ju mund të sëmureni duke parë fëmijën tuaj duke ngrënë pluhur, ai jo. Prandaj mos u bëni kaq të ndjeshëm dhe duke u siguruar në fillim që nuk ka xhama të thyer apo gjëra të tjera, lejojeni sportistin tuaj të vogël të bëjë një zvarritje të kujdesshme përreth dyshemesë. Nëqoftëse rrugës prek diçka shumë të pisët, pastrojani duart me letër dhe lëreni përsëri në rrugën e tij. Jo të gjithë fëmijët kanë dëshirë të bëhen pis: disa preferojnë më tepër të jenë spektatorë se sa lojtarë. Këpucët e buta janë më të përshtatshmet, sepse do t’i mbrojnë këmbët e tij, gjatë kohës që ajo është duke u zvarritur. Në bar në kohë të nxehtë, është mirë me këmbët zbathur. Nëqoftëse ju ndiheni mirë kur fëmija juaj është i pastër dhe i freskët kur del jashtë, merrni me vete në një çantë veshje për të luajtur, visheni fëmijën me rroba loje dhe më pas ndërrojeni përsëri dhe pastrojeni.

MBROJTJA

Ç

lirohuni shqetësimet dhe lëreni fëmijën tuaj në tokë, le të bëhet pis. Fëmijët të cilët detyrohen të qëndrojnë të tërhequr dhe të shikojnë nga larg, kur në të vërtetë duan të përleshen, kanë shumë mundësi të qëndrojnë të pastër, por jo të kënaqur. Fëmijët mund të pastrohen dhe aty ku po luajnë. Pisllëqet më të dukshme mund të largohen duke përdorur letrat e lagura të fëmijëve, ndërkohë që ai vazhdon të jetë duke luajtur në dysheme ose në kopësht, dhe pjesën tjetër do të mund t’ia hiqni më vonë, duke i bërë banjën. Edhe pluhuri që përfundon në gojën e tij – fëmijët që kalojnë një sasi kohe

SI TË SILLEMI NËSE FËMIJA YNË ËSHTË “I VËSHTIRË”?
Hiperaktiviteti Duke vëzhguar ritmin me të cilin ecin disa fëmijë, është e lehtë të kuptosh pse disa nëna që kanë

192

PJESA II

VITI I PARË

fëmijë njëvjeçar, shqetësohen që fëmija i tyre është hiperaktiv. Tani mund të themi se shumica prej tyre nuk kanë pse të shqetësohen. Ajo që duket si një nivel jonormal aktiviteti për një nënë, në fakt është normale. Pas muajsh të tërë përpjekjesh, lëvizshmëria për të cilën fëmija juaj ka luftuar aq shumë, tani është arritur. Nuk është për t’u shqetësuar nëqoftëse fëmija juaj vrapon, zvarritet apo ngjitet dhe zbret, sa herë që i krijohet mundësia. Hiperaktiviteti i vërtetë (që njihet si “çrregullim i përqendrimit të vëmendjes me hiperaktivitet-ADHD”) është 10 herë më i shfaqur tek djemtë sesa tek vajzat dhe karakterizohet nga një aktivitet i tepruar që është i papërshtatshëm dhe joproduktiv, nga një vëmendje e shkurtër, dhe nga impulsiviteti. Ashtu si çdo prind është në dijeni, këto cilësi janë të zakonshme tek fëmijët: vetëm kur ato janë të ekzagjeruara në pikën që mund të ndërhyjnë në funksionimin e tij, mund të jenë shenja të hiperaktivitetit. Nëqoftëse sjelljet hiperaktive shqetësuese vazhdojnë dhe koha e përqëndrimit të fëmijës nuk rritet, duhet të flisni me mjekun: ekzistojnë disa mënyra për të kontrolluar kur kemi të bëjmë me hiperaktivitet, që mund të na ndihmojnë. Duke ditur që ADHD është e lidhur me vonesën mendore, ose çrre-

gullimet emocionale, këto probleme duhet të përcaktohen përpara se të fillojë trajtimi. Ndërkohë ju duhet të siguroheni që fëmija juaj merr sasinë e nevojshme të gjumit – një fëmijë i lodhur vjen vërdallë nëpër shtëpi gjithë kohën. Përfshijeni atë në aktivitete të qeta (si të lexuarit e një libri, lojrat formuese etj), por kini parasysh kohën e shkurtër të vëmendjes dhe kujtohuni se në këtë moshë, lojra të tilla zakonisht kërkojnë pjesëmarrjen e të rriturve. Përpiquni ta qetësoni me një banjë me ujë të ngrohtë, kur ju duket se po del jashtë kontrollit. Gjithashtu sigurohuni që ka ngrënë mirë dhe që nuk ka marrë një sasi të madhe sheqeri - studimet kanë treguar se një përqindje e vogël fëmijësh mund të reagojnë me sjellje hiperaktive ndaj sheqerit dhe ushqimeve të tjera. Fëmijët aktivë. Fëmija sapo del nga barku i nënës fillon të shtojë aktivitetin e vet, shqelmon batanijet, fillon të rrotullohet, sa edhe mund të rrëzohet. Fëmijët aktivë janë një betejë e përditshme, ata flenë më pak, nuk gjejnë pushim edhe kur hanë dhe rrezikojnë veten, por ata sjellin edhe gëzim, janë të zgjuar, të interesuar dhe të shpejtë në përmbushjen e detyrave. Meqë ju nuk doni të shtypni entuziazmin e këtyre fëmijëve, duhet të merrni disa masa mbrojtëse si dhe duhet të mësoni disa mënyra për t’i qetësuar, kur hanë ose flenë: • Përdorni mbulesa të lehta për

8 - 12 MUAJ

KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

193

fëmijët që i shqelmojnë ato. • Mos i lini asnjëherë bebet vetëm në krevat ose tavolinë - ata mësojnë si të kthehen shumë shpejt, dhe shpesh herë atëherë kur ju nuk e prisni • Kur e vini fëmijën në ndenjësen e tij, vendoseni në mes të krevatit ose në dysheme, sepse shpesh herë ai përmbyset bashkë me të. Fëmija duhet të jetë gjithmonë i lidhur. • Mësoni se çfarë e qetëson fëmijën tuaj: muzika e qetë, banja e ngrohtë, një libër me figura. Bëjini këto aktivitete qetësuese para se fëmija të hajë dhe të flejë. Fëmijët e çrregullt. Në moshën 6-12 muajsh fëmijët fillojnë të vendosin një orar dhe bëhen më të parashikueshëm. Por ka fëmijë që as nuk krijojnë ndonjë orar të vetin, as nuk respektojnë orarin e nënës. Në këto raste, do të jetë mirë që të vendoset një lloj rregulli për të mirën e nënës dhe të fëmijës. Duhet të përpiqemi të bëjmë të njëjtat gjëra në të njëjtin orar. Të përpiqemi të bëjmë banjë në të njëjtën orë, të japim vaktin në të njëjtën orë edhe nëse fëmija nuk është i uritur dhe të respektojmë orarin edhe kur fëmija është i uritur. Në këtë mënyrë mund të ndërtohet një ditë më e organizuar dhe me më pak kaos. Netët me këta fëmijë janë një çmenduri për nënën dhe babain, të cilët mund të

zgjohen me turne derisa gjendja të përmirësohet disi. Në situata ekstreme mjeku mund të përdorë qetësues, për t’i lënë kohë nënës të shplodhet dhe të bëhet gati për të vendosur një regjim të gjumit. Fëmijët që përshtaten me vështirësi. Këta fëmijë nuk pranojnë vazhdimisht sendet, njerëzit,ushqimet e panjohura. Çdo lloj ndryshimi, qoftë edhe i njohur për ta, i shqetëson psh. lëvizja nga shtëpia në makinë. Lodrat apo njerëzit e rinj prezantojini me ngadalë. Lodrën lëreni për 1-2 minuta dhe hiqeni, e më pas rishfaqeni pas pak kohe duke e lënë më gjatë, deri sa fëmija ta pranojë dhe ta pëlqejë. Po kështu edhe njerëzit fillimisht të qëndrojnë në një dhomë me fëmijën, t’i flasin nga larg, pastaj të komunikojnë më afër, derisa të përpiqen për një kontakt fizik. Përpiquni të mos bëni ndryshime të kota, kur shishja e biberonit thyhet, zëvendësojeni me një të ngjashme. Fëmija qan me shumë intensitet. Ndoshta ju keni vënë re se fëmija juaj qante me zërin më të lartë se fëmijët e tjerë, që në maternitet. E qara e tij çmend edhe njeriun me nerva më të qeta. Asgjë nuk e ndalon të qarën e tij, por ne mund të largojmë zhurmat që e shqetësojnë, duke izoluar sa më shumë dhomën ku rri fëmija, duke vënë tapete, perde etj. E qara pakësohet

194

PJESA II

VITI I PARË

me kalimin e kohës, por gjithmonë intensiteti i saj do jetë më i lartë, krahasuar me fëmijët e tjerë. Fëmija negativ ose jo i lumtur. Në vend që fëmija të buzëqeshë dhe të gugasë, ai duket gjithë kohën i mërzitur. Kjo ka një ndikim shumë të madh te prindërit, të cilët fillojnë t’i largojnë këta fëmijë. Nëqoftëse duket sikur asnjë gjë nuk e kënaq fëmijën tuaj dhe ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje, atëhere jepini dashuri dhe përkujdesje. Do të vijë koha kur ai të mësojë mënyra të tjera të shprehuri, e qara dhe hidhërimi do të pakësohen, megjithëse ai do të jetë gjithë kohën fëmijë serioz.

FILLIMI I DISIPLINËS

P

se e disiplinojmë një fëmijë? Së pari, për të vendosur tek ai konceptet “e drejtë” dhe “e gabuar”. Ndonëse duhet një kohë e gjatë përpara se fëmija juaj të mund t’i kapë këto koncepte plotësisht, që tani ju duhet të filloni t’i mësoni atij të drejtën nga e gabuara, duke ia shpjeguar, por dhe me shembuj. Së dyti, duhet t’i mësoni kontrollin mbi veten e vet. Atij nuk do t’i rrënjosen këto menjëherë, por po të mos t’ia mësoni, fëmija juaj nuk do të jetë i aftë të funksionojë mirë. Së treti, të mësuarit e respektit për

atë që është e drejtë dhe e gabuar dhe për ndjenjat e të tjerëve, kështu që nga një fëmijë i përqëndruar vetëm tek vetja, ai do të bëhet një fëmijë dhe një i rritur i dashur dhe i ndjeshëm. Dhe së fundi, të mbroni fëmijën tuaj, familjen dhe rregullin - tani dhe në muajt e ardhshëm. Ndërkohë që ju filloni programin për disiplinën e fëmijës suaj, mbani këto gjëra në mendje: • Ndonëse fjala disiplinë është e lidhur me strukturën, rregullat dhe ndëshkimin për shumë nga ne, ajo vjen nga fjala latine “të mësosh”. • Çdo fëmijë është i ndryshëm, çdo familje është e ndryshme. Por ekzistojnë rregulla të sjelljes, që i përdor çdo njeri, në të gjitha kohërat. • Derisa fëmija të kuptojë çfarë është e sigurt dhe çfarë jo, ose çfarë veprimesh janë të pranueshme dhe çfarë jo, prindërit e tij kanë përgjegjësi të plotë për të mbajtur mjedisin e sigurt, si dhe për të ruajtur gjërat e tyre dhe ato të të tjerëve. Mungesa e dashurisë prindërore kërcënon vlerësimin e fëmijës për veten. Është e rëndësishme ta lejoni fëmijën që të ndiejë se ju e doni, edhe kur ai bën gjëra të këqija. Disiplina më efektive nuk është as ajo e rrepta, as ajo tepër tolerante. Disiplina e fortë bën që fëmija të varet nga prindi, dhe jo të mësojë

8 - 12 MUAJ

KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

195

të kontrollojë veten. Por gjithashtu dhe toleranca e tepërt te prindërit nuk pëlqehet, sepse largon nga fëmija sjelljet e mira, që janë të domosdoshme në botë. Ata fëmijë bëhen shpesh tepër egoistë, të ashpër, dhe të papëlqyer, hyjnë shumë shpesh në konflikte me njerëzit. Të dy ekstremet e disiplinës e bëjnë fëmijën të ndihet i vetmuar, jo i dëshiruar nga prindërit. Prindërit e rreptë mund të duken të ashpër, sikur nuk i duan, ndërsa ata tolerantë mund të duken si të pakujdesshëm. Megjithatë nuk ka dy prindër njësoj: disa janë vetë mjaft të qetë, disa janë pak më të rreptë. Kjo është diçka normale, derisa nuk kalon në ekstrem. Disiplina e mirë është individuale. Nëqoftëse ju keni më shumë se një fëmijë, ju me siguri vini re ndryshime mes tyre që nga lindja. Këto diferenca do të ndikojnë mënyrën sesi secili fëmijë do të disiplinohet. Njëri për shembull, do të shmanget nga prekja e një prize, pasi ju ta keni kundërshtuar. Tjetri nuk do t’ua vërë veshin, megjithëse do të vërejë një frikë në zërin tuaj. Një tjetër do t’ju duhet ta hiqni që andej, se përndryshe nuk ikën vetë. Rrethanat mund ta ndryshojnë përgjigjen e fëmijës ndaj disiplinës. Një fëmijë që zakonisht kërkon një paralajmërim më të fortë, mund të ndihet i dërrmuar

nëqoftëse i flitet fort kur ai është i lodhur apo kur po i dalin dhëmbët. Ndryshoni llojin e disiplinimit sipas situatës. Fëmijët kanë nevojë për kufij. Ata shpesh nuk mund të kontrollojnë impulset e tyre ose veten dhe frikësohen kur humbin kontrollin. Kufijtë e vendosura nga prindërit sigurojnë një mbështetje për t’i mbajtur fëmijët të sigurt dhe të qëndrueshëm, ndërkohë që ata eksplorojnë dhe rriten. Vënia e kufijve të fortë vetëm sepse ai është fëmijë, nuk është e drejtë ndaj fëmijës. Çdo kufi që ju vendosni, varet nga ajo që është më e rëndësishme për ju. Në disa shtëpi, heqja e këpucëve tek dera dhe mosngrënia në dhomën e gjumit janë rregullat kryesore. Në të tjera shtëpi, të qëndruarit larg komodinës së mamit dhe babit është shumë i rëndësishëm. Në shumë familje, rregullat kryesore të mirësjelljes dhe përdorimi i etiketave të thjeshta - përdorimi i të lutem dhe faleminderit, ndarja e gjërave, respektimi i ndjenjave të të tjerëve - janë kërkesat kryesore. Të mësosh të jetosh me kufij që në moshë të vogël, do të ndihmojë në qetësimin e disa shqetësimeve. Do të jetë gjithashtu e nevojshme për të mbijetuar në shoqërinë e mbushur me kufij - në shkollë, punë, dhe në lojë. Sigurisht është më e lehtë të flasësh për kufijtë,

196

PJESA II

VITI I PARË

sesa t’i vendosësh. Një fëmijë që futet në telashe nuk mund të quhet “i keq”. Bebet dhe fëmijët nuk dinë çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë, kështu që çmenduria e tyre nuk mund të quhet e keqe. Ata mësojnë për botën e tyre nëpërmjet eksperimentit, vëzhgimit të shkaqeve dhe efekteve, dhe duke bërë prova me të rriturit. Çfarë ndodh kur unë derdh një gotë me lëng frutash? Do të ndodhë kjo gjë përsëri? Përsëri? Çfarë ka brenda dollapit në kuzhinë, dhe çfarë do të ndodhë nëqoftëse une i nxjerr të gjitha jashtë? Cili do të jetë reagimi i mamit? Duke i përsëritur vazhdimisht fëmijës suaj që ai është i keq, mund të ndikoni në uljen e besimit të tij tek vetja dhe në arritjet e tij gjatë jetës. Dhe fëmija që dëgjon “Ti je i keq” vazhdimisht, përpiqet të bëhet i keq (“nëqoftëse ata thonë që jam i keq, duhet të jem i keq”). Kritikojeni veprimin e fëmijës suaj, por jo fëmijën tuaj (“të godasësh është keq”, por jo “ti je i keq”). Qëndrueshmëria është e rëndësishme. Nëqoftëse këpucët mbi divan i gjykon sot dhe i lejon të nesërmen, ose nëqoftëse larja e duarve përpara bukës ishte një veprim i domosdoshëm dje, por sot harrohet, fëmija mendon se bota është e pakuptueshme dhe

rregullat nuk kanë një rëndësi të madhe. Nëqoftëse ju nuk i qëndroni rregullave që keni vënë vetë, atëherë nuk ju beson më njeri. Vazhdimi logjik është vendimtar. Nëqoftëse thoni vetëm një “jo”, kur fëmija juaj është afruar shumë pranë televizorit dhe pastaj vazhdoni punën tuaj, kjo nuk mjafton. Nëqoftëse fëmija nuk largohet, veproni menjëherë, kryesisht në situata të rrezikshme. Lëreni punën, merreni fëmijën dhe largojeni nga televizori - mundësisht larg, në dhomën tjetër. Pastaj mundohuni të shkëpusni mendjen e fëmijës nga televizori, me një lojë që atij i pëlqen. Për shumë fëmijë, çfarë është larg syrit është dhe larg mendjes -ndonëse disa përpiqen që të kthehen mbrapsht dhe në të tilla raste ju duhet të veproni menjëherë për t’i ndaluar. Bebet dhe fëmijët kanë një kujtesë të kufizuar. Ju nuk mund të prisni që ata ta mësojnë mësimin që me herën e parë, dhe nuk mund të prisni që ata të mos përsërisin një veprim të padëshirueshëm përsëri. Jini të duruar dhe përsërisni të njëjtat fjalë “Mos e prek televizorin” ose “Mos ha ushqimin e qenit” çdo ditë, për javë të tëra, derisa ai të ndalojë. Bebet e kanë qejf lojën “jo”. Shumë bebe kënaqen nga kundërshtimet e prindërve “Jo”, duke i

8 - 12 MUAJ

KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

197

kthyer ato në lojra, prandaj mos lejoni që një “jo” e juaj të kthehet në një lojë ose në një të qeshur. Shumë “Jo” e humbin vlerën e tyre dhe e mërzisin fëmijën. Ju nuk dëshironi të jetoni në një botë ku tre fjalët më të përdorura janë “jo, jo, jo”. Dhe gjithashtu nuk dëshironi që fëmija juaj të jetojë në një tillë. Thoni “jo” vetëm kur preket mirëqenia e fëmijës suaj dhe personave të tjerë në familje. Nëqoftëse ju do të krijoni një mjedis të pranueshëm për fëmijën në shtëpi, të mbushur me mundësira për eksplorim brenda kushteve të sigurta, atëherë nuk do të keni nevojë të thoni shumë “jo”. Për çdo “jo”, thoni dhe një “po”: “Jo, ti nuk mund të luash me librin e babit, por mund të shikosh këtë tjetrin”, ose “Ti nuk mund të boshatisësh dollapin e bukës, por mund të boshatisësh kutinë e lodrave”. Në vend të “Jo, mos i prek letrat në tavolinën e mamit” pasi fëmija i ka hedhur disa letra në dysheme, thoni “ Të shikojmë nëse mund t’i vendosesh tani letrat brenda dollapit të mamit dhe pastaj të mbyllim dollapin”. Ky lloj mesazhi nuk e bën fëmijën tuaj të ndihet keq. Fëmijët duhet të lejohen që të bëjnë dhe gabime, dhe të mësojnë prej tyre. Nëqoftëse ju e bëni të pamundur për fëmijën tuaj të

bëjë gabime, nuk do t’i jepni atij mundësi për të mësuar nga gabimet e veta. Korrigjoni dhe shpërbleni punën e mirë, më mirë sesa të ndëshkoni. Ndëshkimi është zakonisht i pavlefshëm për fëmijet e vegjël, sepse ata nuk e kuptojnë për çfarë ndëshkohen. Në vend të ndëshkoni sjelljet e këqija, më mirë vlerësoni sjelljet e mira. Kjo gjë ndihmon në vetëbesimin dhe shton sjelljet e mira. Një mënyrë që mëson që veprimi ka dhe pasoja, është që vetë fëmija të korrigjojë gabimin e vet. Për shembull kur djali juaj prek gotën e qumështit me një libër dhe e derdh, ju mund ta këshilloni sesi ta korrigjojë gabimin e vet – Andi, fshije qumështin që është derdhur, ngrije gotën, ngrije më pas librin dhe vendose në raftin e vet. Zemërimi sjell zemërim. Mos kaloni në shpërthim zemërimi kur fëmija thyen një send të dëshiruar tuajin, duke e rrotulluar atë nëpër dhomë si të ishte një top. Nëqoftëse është e nevojshme, qetësohuni për disa minuta përpara se t’i flisni – nëse jeni shumë të nxehur, largohuni nga dhoma. Kur të jeni qetësuar, shpjegojini bebit se ajo që bëri ishte gabuar, dhe pse. (“Kjo nuk ishte një lodër, ishte njëgjë e mamit. Ti e theve dhe mami tani është e mërzitur.) Kjo është e rëndësishme për t’u bërë, edhe pse shpjegimi duket se

198

PJESA II

VITI I PARË

fluturon nga koka e fëmijës. Përpiqu të kujtoni në ato momente zemërimi të madh se qëllimi juaj është t’i mësoni fëmijës sjelljet e mira, dhe se të bërtiturit do t’i mësojë atij një sjellje të gabuar, duke dhënë një shembull të keq të mënyrës sesi sillet njeriu, kur është i mërzitur. Por mos u shqetësoni nëse në disa momente nuk arrini të kontrolloni veten, sepse fëmija duhet ta dijë dhe këtë. Kur kjo gjë ndodh, kini parasysh të kërkoni falje: “ Më fal që bërtita aq shumë, por isha tepër e mërzitur”. Duke shtuar dhe “të dua shumë”, jo vetëm që do ta qetësoni fëmijën, por do ta bëni të kuptojë se disa herë ne zemërohemi me njerëzit që duam, por ndjenja të tilla janë normale, dhe pastaj dimë të kërkojmë dhe të falur. Disiplina mund të kthehet edhe në shaka. Humori është pjesë e jetës sonë, dhe nje mënyrë mjaft e mirë për të mësuar disiplinën. Humori mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Jepini urdhra fëmijës duke bërë si luan apo si qen, si zog apo si diçka tjetër që i pëlqen shumë atij. Aksidentet kërkojnë një trajtim të ndryshëm në krahasim me gjërat që bëhen me qëllim. Mbani mend që çdo njeri lejohet të bëjë gabime, por bebet, meqenëse janë bebe, do të bëjnë shumë nga këto. Kur fëmija juaj derdh pa dashje

gotën e qumështit, ndërkohë që është duke kërkuar bukën, thoni “opa, u derdh qumështi. Përpiqu të jesh më e kujdesshme, zemër”, kjo është një përgjigje e mirë. Por kur gota derdhet me qëllim, thoni “Qumështi është për t’u pirë, jo për t’u derdhur. Kur e derdh bëhet rrëmujë - shiko”, kjo është përgjigje më e mirë në këtë rast. Prindërit duhet të jenë të rriturit në familje. Nëqoftëse ju prisni që fëmija juaj të veprojë në mënyrë të përgjegjshme, edhe ju duhet të veproni kështu. Nëqoftëse ju i premtoni që do të bëni një shëtitje bashkë dhe mbasdite i thoni se keni punë, atëherë ju nuk po e mbani premtimin. Fëmijët janë të mbushur me respekt. Në vend që ta trajtoni fëmijën tuaj si një pronë tuajën, ose thjesht si një fëmijë, trajtojeni atë me respektin që trajtoni çdo njeri tjetër. Jini të sjellshëm (i thoni: të lutem, faleminderit, dhe më fal), jepini atij shpjegime kur harroni të bëni diçka që i keni premtuar, kuptoni dëshirat e fëmijës dhe ndjenjat e tij, mos e ofendoni, sidomos në sy të të tjerëve dhe dëgjojeni kur ju flet. Duhet të bëhet një ndarje e drejtë e të drejtave midis prindërve dhe fëmijës. Është e lehtë kur një fëmijë është i vogël, që prindërit e rinj të bëjnë gabime në këtë fushë. Disa prej tyre fshijnë të drejtat e

Një dhomë e zbukuruar mund të jetë një ëndërr për fëmijën tuaj. nuk i bëjnë banjë se ju ikën ndeshja e futbollit. Ata kanë nevojë gjithashtu të dinë se ju nuk prisni që të jenë të përsosur. Jepini fëmijës një mundësi për të bërë një zgjedhje – një biskotë apo një copë kek. Nëqoftëse ajo kalon kohë me moshataret e vet. Fëmijët duhet të dinë që ata kanë kontroll në jetën e tyre. Duam që festa të jetë e veçantë.ata ia kushtojnë jetën e tyre fëmijës. kukullën e preferuar (Pinokun ose Teletabin). mos e ndaloni. ftoni edhe 2 ose 3 prej tyre. saqë harrojnë faktin që ajo është ende një bebe. Krenohuni me atë që bëri sot “ ti ishe shumë i sjellshëm sot” sesa me “ti je fëmija më i mirë në botë”. Një dhomë e mbushur plot me njerëz ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të festuar ditëlindjen. ndërkohë që asnjeri nuk mund të jetë i mirë gjithë kohës. harrojnë miqtë dhe të njohurit e tyre. çdo njeri .12 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 199 tyre për hatër të fëmijës.edhe një fëmijë . Nuk do të jetë gjithmonë e mundur që fëmijës suaj t’i dalë e vetja. Shumë tullumbace. derisa ata të mund të sillen si të rritur. Asnjëri nuk është i përsosur Fëmijët kanë nevojë që të zhvillohen. se bëjnë diçka tjetër. Shtoni zbukurimet. maska. kapele etj. por nuk dimë se si ta organizojmë”. Shumë familje janë tepër të gëzuara për ditëlindjen e parë të fëmijës së tyre. por kur kjo ndodh. . ju do të bëni mirë të ndiqni këtë strategji: Mos organizoni një festë të madhe. dhe mungojnë në vizitën tek pediatri. Për të planifikuar ditëlindjen e parë të fëmijës suaj. Bëni një drekë të kufizuar me njerëzit e familjes dhe me ndonjë mik tuajin. të ecë vetë apo me karrocë. asnjëherë nuk dalin.nevojitet të ndjejë se mund t’i shkojë diçkaje deri në fund. VITI I PARË KALON SHPEJT DHE VJEN DITËLINDJA E PARË “Të gjithë në shtëpi janë shumë të lumtur për ditëlindjen e parë të fëmijës. një zbukurim me drita. Të tjerë e jetojnë jetën njësoj sikur të ishin pa fëmijë.8 . Por për një shëndet mendor të mirë. nuk kujdesen për nevojat e fëmijës – ata e marrin me vete beben në një festë plot zhurmë dhe tym duhani.

Mos i jepni urdhra. Mos e planifikoni festën paradite. Përpiquni të organizoni gjithçka mirë. të tilla si: hajde dhe paçim • Nuk ngrihet vetë në pozicion drejtqëndrimi në këmbë • Nuk i çon sendet nga një dorë në tjetrën • Nuk shfaq frikë ndaj të huajve • Nuk ndërvepron për të luajtur me prindërit dhe kujdestarët • Nuk ushqen veten. Nesër vazhdoni ushqyerjen e shëndetshme dhe pa sheqerna. Incizoni një kasetë me ditën e festës për ta patur si dokument për brezat e ardhshëm. . nëse në moshën 12 muaj fëmija: • Nuk pulit sytë kur sende që lëvizin me shpejtësi i afrohen syve të tij • Nuk imiton tinguj të thjeshtë • Nuk ndjek kërkerkesa të thjeshta me gojë. por mos prisni një bashkëpunim të plotë nga fëmija. Mund të jetë bukur kur fëmija qesh para aparatit fotografik. nëqoftëse atëhere është orari i gjumit për të. Regjistrimi i saj do të jetë me shumë vlerë. dhe mos ushtroni presion. Festa do të mbarojë shumë shpejt. që fëmija juaj mos të ndihet e lodhur apo e paushqyer. po ashtu dhe fëmijëria e fëmijës suaj.12 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT Lëre fëmijën të hajë kekun. Ajo mund të mësojë të shuajë qirinjtë. të gjithë njerëzit dhe të gjitha ëmbëlsirat janë bërë për nder të saj. Llogariteni kohën mirë. kur hap dhuratat etj. Prandaj lejojeni t’i provojë ato.200 8 . E sotmja është një ditë e veçantë. Kini parasysh!! Takoni një specialist të fëmijërisë së hershme. është vetëm një ditë. nëqoftëse ju e mësoni atë disa muaj përpara. (e shumta deri në një orë) ose mund ta shkëputni fëmijën për ta vënë në gjumë. Mos e zgjasni shumë kohën e festës. nuk mban vetë shishen ose gotën • Nuk zvarritet me duar dhe gjunjë. Lëreni të jetë vetvetja.

201 Pjesa III VITI I DYTË .

veç nga të tjerët) dhe njëfarë kontrolli mbi prindërit dhe kujdestarët. Aftësia e fëmijës për të qëndruar në këmbë dhe për të lëvizur nga njëri vend në tjetrin. Fëmija e fillon këtë periudhë me aftësitë e një foshnjeje dhe përfundon me aftësitë e një fëmije të vogël. Gradualisht. Gjatë vitit të dytë të jetës ai rritet më ngadalë. Zhvillimi i shpejtë i të folurit dhe gjuhës ndihmon të menduarin më kompleks dhe të mësuarin. fëmija fillon të kërkojë më shumë liri. Megjithatë. plot me energji. bën të mundur që njëvjeçari të fitojë njohuri më të mëdha për mjedisin rreth tij. Kurioziteti dhe aftësitë e tyre rriten dhe nivelet e energjisë duken të pafundme. por në zhvillim ndodhin ndryshime të rëndësishme. ose vetë-qendërzim. Ky egocentrizëm. më tepër sesa të bashkohet me ta. dhe të provojnë botën rreth tyre. njëvjeçari kënaqet që të konsiderojë çdo gjë si “të tijën” dhe të imitojë lojën dhe veprimet e fëmijëve të tjerë. të eksplorojnë. avash-avash kalon në një respekt më të madh për të tjerët. për momentin. Përmirësimet në lëvizje i lejojnë fëmijët të lëvizin rreth vetes së tyre.24 muaj Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit F ëmija tani është një motor. Mosbindja dhe përgjigjet negative vijnë afër fundit të kësaj faze.202 1 12 . . duke ndaluar vetëm gjatë vakteve të ushqimit dhe në kohën e gjumit. Njëvjeçarët besojnë se çdo gjë ekziston vetëm ta. si një mënyrë për të fituar autonominë (ta shohë veten si një njeri. entuziazem dhe kuriozitet. Ata bëhen fjalëshumë dhe aktivë.

rrëzohet mbi të ndenjura në pozicion të ulur ose shtrihet para në duar dhe më . ndërsa kockat e kafkës rrafshohen. rrezohen shpesh. • Frekuenca e zemrës është afërsisht 80 deri në 110 rrahje në minutë. shfaqen dhëmballët e dyta dhe ka gjithsejt 20 dhëmbë të fëmijërisë.3 . • Përdor mobiljet për t’u ulur në dysheme. jo gjithnjë arrijnë që të kalojnë përreth pengesave.13 .25 kg çdo muaj. barku i dalë dhe kurrizi është i harkuar. afërsisht 1. gjatë procesit të kalcifikimit të plotë te tyre) mbyllet thuajse fare gjatë muajit të tetë. • Masa e trupit ndryshon.6 cm çdo vit.3 kg. fontanela e përparme (boshllëk. • Truri arrin rreth 80% të madhësisë që ka i rrituri. • Ngrihet në këmbë pa ndihmë • Shumë fëmijë ecin pa ndihmë gjatë fundit të kësaj periudhe. shtojnë 0. • Perimetri i kraharorit është më i madh sesa ai i kokës • Dalje e shpejtë e dhëmbëve.88. • Mënyra e të ecurit është modeli thembër-gishti madh (çka nënkupton që fëmija kur ecën në fillim mbështet në tokë thembrën dhe me tej gishtin e madh). • Perimetri i kokës rritet ngadalë.9 cm. dhe tani është afërsisht tre herë sa pesha e lindjes së fëmijës. • Gjatësia rritet afërsisht 5. si mobiljet ose kukullat. femijet arrijnë një gjatësi mesatarisht 81.3 cm gjatë çdo muaji. merr më tepër pamjen e një të rrituri.24 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 203 RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES • Fëmija rritet mjaft ngadalë gjatë kësaj periudhe. ende shfaqet koka më e rëndë. • Pesha është mesatarisht 9. ZHVILLIMI LËVIZOR • Përkulet shpejt dhe lehtë • Qëndron vetëm me shputat e këmbëve të larguara.0-7.12 .6 12. gjendjes emocionale dhe mjedisit. hapje e kockave të kafkës në pjesën e sipërme tek bebet dhe fëmijët deri 2 vjeç. këmbët e hapura dhe krahët e shtrira për mbështetje. • Këmbët mund të jenë ende të harkuara. dalin gjashtë deri në dhjetë dhëmbë të rinj. • Temperatura e trupit vazhdon të lëvizë sipas aktivitetit që bën fëmija. • Ritmi i frymëmarrjes është 22 30 frymëmarrje për minutë dhe ndryshon sipas gjendjes emocionale dhe aktivitetit të fëmijës.0.

• Ngrihet sipër me katër gjymtyrët (duar dhe këmbë).204 PJESA III VITI I DYTË pas ulet. Fig. ulet poshtë në të njëjtin pozicion. Megjithatë duhet të presim se do të ketë prapë raste që fëmija do të laget apo ndotet. kënaqet duke mbajtur lugën (shpesh nga poshtë) dhe duke pirë nga një filxhan ose gotë me një dorë (është me e sigurt për ju që filxhani të mos jetë i thyeshëm). . jo gjithnjë fut si duhet ushqimin në gojë. rrotullohet dhe ulet. ka vështirësi të ndalojë dhe zakonisht bie në dysheme. • I pëlqen të zbrazë dhe të mbushë . ujë etj. • Ngre sende disa herë me radhë dhe i hedh ato. • Tregon dëshirë për të shkarravitur. • Çon lodrat nga njëri vend tek tjetri. drejtimi bëhet gjithnjë e më i saktë. • Lëshon vullnetarisht nga dora një send. pa humbur ekuilibrin. Përpiqet të qëndrojë drejt me një këmbë por mund të bjerë). • Ndihmon duke kthyer faqet e librit. • Shpesh fiton kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit gjatë këtyre viteve (por kjo varet nga zhvillimi fizik dhe neurologjik i fëmijës). Përpiqet të vrapojë. fëmija do ta tregojë vetë se kur është gati që të ulet në uturak. • Hedh topa të mëdhenj nga poshtë dorës. • Pëlqen të shtyjë ose të tërheqë kukullat ndërsa ecën. • I ndihmon ata që e ushqejnë. hap zinxhirë të mëdhenj • Hap dyert duke ulur dorezën e derës. • Ngjit shkallët pa kërkuar ndihmë (por nuk arrin t’i përdorë të dyja këmbët njëra pas tjetrës në ngjitje).rërë. • Grumbullon rreth katër sende. shpesh duke u bërë pis. kap lapsin me gjithë pëllëmbën e dorës dhe lëviz gjithë krahun për të vizatuar (shkarravitur). hidhet përpjetë. • Shkopsit kopsa të mëdha. 17. • Ngjitet mbi karrike. • Ulet për të luajtur për periudha më të gjata • Qëndron drejt mbi një këmbë (për pak çaste.

Ka shprehje të qarta të mimikës. një rreth dhe një katror). • I tregon ose i afron lodrën një personi tjetër që ai ta shohë. vendos 3 forma gjeometrike në një tabelë (për shembull. Përpiqet t’i bëjë sendet mekanike të punojnë. përfytyron një situatë. • Përpiqet ta bëjë kukullën të qëndrojë në këmbë. duket i magjepsur nga diçka. Zbulon që çdo veprim ka dhe pasoja. . Koordinon më mirë lëvizjet sydorë. pse vrapoi qeni. • E vendos lodrën në gojë jo aq shpesh si më parë. Bën klasifikime të thjeshta (ndan për shembull një kafshë lodër nga një makinë lodër). një trekëndësh. • E kalon lodrën në dorën tjetër kur i ofrohet një send i dytë. Fut sende të ndryshme të vogla (blloqe. apo e zmadhon atë. Më vonë. mund të bashkojë sende. fëmija do të kërkojë në vende të ndryshme. • Tregon që kupton marrëdhëniet funksionale (sende që i përkasin njëri-tjetrit): . • Ia del mbanë të mbajë tre ose katër sende.12 .24 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 205 ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT • Pëlqen aktivitetet që lidhen me fshehjen e sendeve apo lodrave në vende të ndryshme. pasi ka parë dikë tjetër të bëjë kështu. copa ushqimi) në një shishe a gotë dhe më pas i nxjerr jashtë. në fillimet e kësaj periudhe. t’i ndajë. për shem- • • • • • • • • • bull: vendos të gjitha kubat në një kuti. sesa për funksionin që ato kanë (p. • Tregon që di të orientohet më mirë në hapësirë. po e ngacmove macen. kush e ka bërë këtë zhurmë? Ndjek aktivitete që i zgjedh vetë. për periudha të gjata kohe. por ende nuk mund të bëjë një imitim të shprehjeve të fytyrës.vendos lugën në tas dhe më pas e përdor atë sikur të jetë duke ngrënë. të përshkojë gogla të mëdha në një tel. Habitet për momente të gjata. ajo të gërvisht. fëmija gjithnjë kërkon në të njëjtin vend për një send të fshehur (nëse ai e ka parë fshehjen e sendit). • Pëlqen të shohë figurat e librave. Fillon t’i përdorë sendet më shumë për qëllimet e veta.vendos filxhanin në pjatë dhe bën sikur do të pijë prej tij. . për shembull: ku ka shkuar topi. kopsa. sh mund të shtyjë një kub si një varkë). • Emërton shumë sende të përditshme. pra lidhjen shkak-pasojë. duke vendosur një send mënjanë (në dysheme a mbi divan) kur prezantohet me një lodër të re.

kërkesa me gojë është shpesh e shoqëruar nga gjeste (për shembull tregon biskotën me gisht). si të treguarit ose tërheqjen. për shembull duke bërë apo imituar zhurma. fjalori është vazhdimisht në rritje. duke nxjerrë zhurma. • Përdor gjestet. shumë pjesë nga biseda e një dyvjeçari kanë kuptim vetëm për të. • Gjuha e kuptuar është më e zhvilluar se ajo e shprehur. ose një kuptim tjeter. • Gjen se ku janë sendet e njohura (nëse fëmija e di vendndodhjen e sendeve). • Kur i kërkohet. shumë fëmijë dyvjeçarë kuptojnë më shumë se sa mund të flasin. • Ka një të folur të vetën si kod. • Tregon disa veprime si dhe sende të dëshiruara me emra: “Paçim-paçim”. • Përdor 50 deri 300 fjalë të ndryshme. paçim”. • Më vonë. tregon persona. mund të dojë të kapë një figurë dhe ta shijojë apo t’i marrë erë. • Kupton se të folurit vlen për t’i bërë të tjerët që t`iu përgjigjen nevojave dhe dëshirave të tij. • I referohet vetes më shumë si “mua’. • I pëlqen t’i lexojnë dhe do të marrë pjesë në lexim duke treguar me gisht. • Njeh dhe shpreh dhimbjen dhe tregon vendin e saj. apo ndonjëherë “unë” se sa me emër. pafshim”.206 PJESA III VITI I DYTË • I vë emër sendeve në librin e figurave. kthyer faqet etj. • Fjalët që thotë kuptohen 25 .50 për qind. • Shpreh fjali mohuese duke u kapur pas një fjale mohuese si . • Zbaton kërkesat e thjeshta. për të drejtuar vëmendjen e të rriturit. “Mua po iki. përpiqet të këndojë dhe recitojë. formon fjali me dy fjalë për të shprehur një mendim të plotë: “Shumë ëmbëlsira”. • Përdor një fjalë për të përmbledhur një mendim të tërë (“unë” mund të ketë kuptimin: “Dua dhe unë kek”. gishtin)”. “Babi. për shembull: “Jepi babit filxhanin”. • I përgjigjet pyetjeve të thjeshta me “po” ose “jo” dhe me lëvizje të duhura të kokës. kafshë dhe lodra që i njeh. • Gjen tri pjesë të trupit nëse dikush e pyet : “Më trego hundën tënde (veshin. • Tregon interes per bisedat e të tjerëve dhe mund të përgjigjet duke lëshuar zëra. për shembull: “Unë ha vetë”). “biskota”. • Pëlqen vjershat dhe këngët. me fjalë të tjera. nuk ka probleme për të shprehur “e imja”. ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT • Përdor më shumë fjalë: vendos fjalët dhe tingujt së bashku në formë bisede.

të fortë. shfaq më pak habi dhe frikë ndaj të panjohurve. tregon për sende. që të mund t’i mbajnë në krahë e t’i marrin kudo me vete. “nuk gjumë” etj • Vazhdimisht pyet. për një kohë të shkurtër. Libra që kanë vetëm pak fjalë në çdo faqe. ushqehen etj. Figura 18. Libra me vjersha të thjeshta me rimë. për shembull luajnë. “Çfarë është kjo?” • Përdor disa fjalë në numrin shumës. • Fillon të kërkojë pavarësinë. Libra me figura fëmijësh që po bëjnë gjëra që ata i dinë. • Luan vetëm. pa të tjerë. që më parë i kanë pëlqyer. flenë. Njeh veten në pasqyrë . • Do që të ndjejë vëmendjen e të rriturve apo praninë e tyre dhe kënaqet kur ata e nxisin.12 . “nuk”. nuk ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL • Ndihmon në ngritjen dhe largimin e lodrave. • I pëlqen ta mbajnë në prehër dhe t’i lexojnë diçka. • Shpesh imiton veprimet e të rriturve gjatë lojës. mirëdita. “jo”. Libra që thonë mirupafshim. • Zakonisht është miqësor ndaj të tjerëve. e puthin dhe e përqafojnë. shpesh nuk pranon të bashkëpunojë në veprimet e përditshme. “jo me qumësht”. apo ngjarje që nuk kanë ndodhur tani (ky është një përparim në njohje dhe gjuhë). për shembull. • Njeh veten në pasqyrë.24 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 207 Librat që pëlqejnë fëmijët e vegjël 1-2 vjeç (shih dhe vitin e tretë të jetës) • • • • • Libra me kapakë të trashë.

i dëshiron të gjitha. Tregon shenja afrimi dhe kujdesi. për t`i mbrojtur ata nga situatat jo të sigurta. kërkon gjithçka njësoj si më parë. i pëlqen të luajë vetëm. Shpërthimet e inatit/zemërimit duken se arrijnë kulmin në këtë vit. fëmija ende nuk mund të arsyetojë dhe këto kriza inati janë të shpeshta në këtë periudhë moshe. qetëson fëmijët e tjerë që janë dëmtuar. dëshiron që t`i bëjë gjërat vetë pa ndihmë Është gjithnjë e më shumë kurioz për njerëzit dhe mjedisin/ vendin përreth. ndonjëherë është tepër i dashur. Është i paduruar. nuk do të bashkëpunojë me të tjerët. apo t’i vijë radha. i zhgënjyer apo i lodhur (për disa fëmijë. përpiqet ta bëjë kukullën të urinojë. të lahet. imiton aktivitetet e përditshme. Figura 19. E ka të vështirë të bëjë zgjedhje. Dëshiron gjithçka sipas një rregulli të tij “pikërisht kështu”. apo të ushqejë një lodër pellushi etj Është si “pronar” me prindërit dhe kujdestarët. por rrallë bashkohet me to. Shpesh është “i pabesë” ndaj të tjerëve (për shembull i puth dhe më pas i godet). Vazhdon të jetë agresiv fizikisht (të godet me shpullë. papritmas bërtet “jo” dhe bëhet i prerë. pret që të rriturit t’i përgjigjen menjëherë. i urdhëron ato. e ka të vështirë të presë.208 PJESA III VITI I DYTË • • • • • • • do të vishet. duke i dhënë përkëdhelje dhe puthje pa mbarim fëmijëve të vegjël. ende provon të dëmtojë e të shkatërrojë lodrat. por është zakonisht pronar i sendeve. të hajë. kjo ndodh shumë më tepër se tek disa të tjerë). apo janë të frikësuar. të shkul flokët etj) nëse është i zemëruar. Luan vetëm zakonisht • • • • • ju kërkon gjëra. gjithçka duhet të jetë “aty ku ishte”. fëmijët kanë nevojë të vëzhgohen me kujdes. Ky agresivitet fizik zakonisht pakësohet me përmirësimin e të folurit. Iu jep lodra fëmijëve të tjerë. t’i veshin këpucët. I pëlqen “të ndihmojë” në punët e shtëpisë. . Vëzhgon dhe imiton lojën e fëmijëve të tjerë.

do një sasi të madhe ushqimi. lutjes. disa të tjerë ende duan ndihmë. • Zakonisht e mban ushqimin në gojë pa e gëlltitur. Mos bëni “hatanë” nëse fëmija refuzon të hajë. Asnjëherë. Tani ritmi i rritjes po ngadalësohet pak dhe oreksi po ulet. mund të bëjë naze për disa lloje ushqimesh dhe të pëlqejë disa të tjera. Duhet ta dini se në betejën për ushqimin midis jush dhe fëmijës. pi me të.12 . • Ndonjëherë e përshkruajnë si nazeli. apo dhënies së një çmimi si shpërblim. • Përdor lugën pak më mirë (sidomos nëse është i uritur dhe i intereson ushqimi). Mbani një qëndrim të prerë dhe të njëjtë “haje. duke dyfishuar peshën e tij në moshën 5-6 muajshe dhe duke e trefishuar atë në fund të vitit të parë. atëherë përse të luftoni? Vetë fëmija juaj do ta përcaktojë sasinë e ushqimit për të cilën ka nevojë. ose lëre dhe ik” dhe mos e mësoni fëmijën me zakonin e zëvendësimit të ushqimit. dreka shpesh është vakti i tij i preferuar. • Ka kontroll të mirë të filxhanit: e ngre. e mban me një dorë. e ul poshtë. • I ndihmon ata që e ushqejnë.24 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 209 Rutina e përditshme USHQYERJA Në këtë periudhë oreksi i fëmijës fillon të luhatet. kur ka shtëpinë të mbushur plot me ushqim. në çfarëdo rrethane mos e detyroni një fëmijë të hajë me zor. disa fëmijë të kësaj moshe mund të hanë edhe vetë. • Shpesh quhet nazeli. shpesh ka gjëra që i pëlqejnë shumë apo nuk i pëlqejnë aspak (të cilat duhen respektuar). shpesh kjo gjë tregon që fëmija nuk dëshiron të hajë më. Fëmija juaj ka kaluar një rritje shumë të shpejtë gjatë vitit të parë. Mos e keqinterpretoni këtë pakësim normal të ngrënies si shenjë sëmundjeje. Asnjë fëmijë nuk vdes nga uria. • Ha disa vakte të vogla. mund të pëlqejë . në pjesën më të madhe të kohës do të jeni të humbur.

si për shembull fasule. qengj. por ndonjëherë mund të jetë “shumë i lodhur” për ta bërë këtë. sheqerna. dëshiron ushqimet që i shërbehen në një mënyrë të njohur për të. Mund të ketë nevojë që midis vakteve të hajë diçka Vazhdimisht është i aftë për t’u ushqyer vetë. mish i grirë qoftesh. apo gotën. I tillë është qumështi. duke imituar të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj. dhe vitaminat e kompleksit B. nuk i pëlqejnë përzierjet. janë produkte ushqimore që përmbajnë kalcium.210 PJESA III VITI I DYTË • • • • • vetëm disa ushqime si reçeli. duke përfshirë edhe peshkun në konservë. • Oreksi i fëmijëve mund të ndryshojë nga dita në ditë dhe nga . peshku dhe të tjera) • Të gjitha llojet e mishit për shembull lopë. pra është shumë e rëndësishme që fëmija të marrë edhe vakte të vogla. gjiza. proteina të cilësisë së lartë dhe vitamina të Planifikimi i ushqimit të fëmijës Kur prindi planifikon vaktet e ngrënies për fëmijën. Këto janë prodhime që përmbajnë proteina të cilësisë së lartë. Qumështi dhe të gjitha llojet e bulmetrave si djathi. Kontrollon mirë filxhanin. Grupet e prodhimeve ushqimore Grupi i parë (mishi. dreka dhe darka). hekur. I pëlqejnë ushqime të thjeshta që i “njeh”. një vakt në tjetrin. Mëson të ulet në tavolinë. • Fëmijët janë shumë të lëvizshëm. Grupi i dytë (qumështi dhe bulmetrat) Këto janë ushqime të gatuara nga vetë nëna natyrë. në mes të vakteve të mëdha (mëngjesi. prandaj ata kanë nevojë për shumë kalori dhe lëndë ushqimore. • Të gjitha llojet e bathëve të thara. thjerëza. është e rëndësishme të marrë parasysh disa çështje të rëndësishme: • Fëmijët kanë stomak të vogël dhe mund të mos jenë në gjendje të hanë shumë ushqim gjatë vaktit. mëlçi. Kujdes: Konventa Europiane e Ushqimit ka ndaluar përdorimin e organeve te brendshme të kafshëve (për shembull mëlçitë) për arsye sigurie. kosi. i cili është i vetmi prodhim i destinuar nga natyra për të qenë ushqimi i kafshëve (gjitarëve) dhe njeriut. mish pule dhe peshk.vitaminë D. sanduiçet. ato mund të ndahen në disa grupe të mëdha. Mbi bazën e lëndëve ushqimore që përmbajnë ushqimet. megjithëse ndonjëherë e derdh. makaronat. djathi.

Për shembull: • Të gjitha llojet e perimeve të freskëta. proteina të cilësisë së mesme. bizele. dhjami dhe margarina. Grupi i tretë (buka. kastravec. drithërat dhe patatet) Orizi dhe grupi i produkteve ushqimore me origjinë nga drithërat. presh. janë produkte ushqimore që përmbajnë sheqerna. makaronat. orizi. pjepër etj. veçanërisht acide yndyrore.12 . Këtu hyjnë: • Buka. spinaq. Grupi i katërt Vaji. • Të gjitha llojet e frutave të freskëta ose të ngrira si mollë. të ngrira ose të konservuara. vitamina të grupit B. • Të gjitha llojet e frutave të thara Tabelë orientuese për menynë e ushqyerjes së fëmijës pas vitit të parë të jetës USHQIMET Qumësht dhe kos Biskota Supra me makarona Djath kaçkavall i grirë Mish i vogël (viçi) Peshk Vaj ulliri 10ml Perime Djathë E verdha e vezës Frutat SASIA DITORE 400-500 ml 15gr 40gr 10gr 30-40gr 50-60 gr (1 luge gjelle) 100gr 20gr 1-2 ne jave 150-200gr . drithërat për mëngjesin (për shembull Cornflakes apo Kornfleks në shqip). portokalle. banane. patatet. si dhe të gjitha llojet e grurit ose thekrës. dardhë. sallatë jeshile.24 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 211 grupit B. • Të gjitha llojet e perimeve që përdoren për sallatë si domate. disa lloje vitaminash (veçanërisht A dhe D) Grupi i pestë (frutat dhe perimet) Agrumet dhe të gjitha llojet e frutave dhe të perimeve të freskëta. lakër etj. janë produkte që përmbajnë yndyrna. speca. gjalpi. janë prodhime që përmbajnë disa lloje vitaminash (veçanërisht vitaminë C) dhe kripëra minerale. për shembull karrota.

zgjat këmbët gati për të veshur çorapet. fut krahët në mëngë. fut këmbët në pantallona. Ka interes të shikojë të tjerët kur shkojnë në tualet uturakun/tualetin). BANJA. apo të urinojë vetë. pra pa e lagur panolinën apo pelenën për periudha më të gjata (një shenjë kjo se fëmija se është gati të përdorë Figura 20. • • • • GJUMI • Bie në gjumë rreth orës 8 ose 9 të darkës. të frutave (lëng frute 100% i pastër). • Qëndron i thatë. • Tregon shenja se është gati për t’u mësuar të kontrollojë jashtëqitjen. • Iu tregon prindërve apo kujdestareve kur pantallonat janë të lagura. stafidhe etj. është t’i jepni një larmi ushqimesh nga secili prej grupeve kryesore. sepse i pëlqen të lahet vetë. pëlqen të vishet dhe të zhvishet vetë: heq këpucët dhe çorapet. TUALETI. . energjia e tepërt duket tek rrotullimet e përpëlitjet. • I pëlqen të lahet. Gjatë natës fle dhjetë deri në dymbëdhjetë orë. • Zakonisht nuk i pëlqen dhe kundërshton të lajë flokët. (disa fëmijë tashmë mund ta kenë fituar kontrollin e jashtëqitjes). nëse i lejohet të luajë me ujin (asnjëherë nuk duhet lënë vetëm!). apo ndotur. • Të gjitha llojet e lëngjeve pa sheqer. • Ndonjëherë mezi e zë gjumi.212 PJESA III VITI I DYTË si fiq. heq bluzën. shenja të tjera mund të jenë: ka interes të shikojë të tjerët kur shkojnë në tualet mban një kukull apo kafshë pellushi sikur po urinon shpreh dëshirën për t’u ulur në uturak për pak momente shpreh pakënaqësi nëse është lagur. kajsi. sidomos kur nuk ka fjetur në drekë. megjithatë mund ta zërë gjumi edhe mbi tavolinë duke ngrënë darkën. VESHJA • Ndihmon të tjerët kur e veshin. Rruga më e lehtë për t’i siguruar fëmijës suaj dietë të ekuilibruar. mund të mos pranojë që ta lajmë ne.

sesa me ndonjë interesim të vërtetë. një lodër të veçantë. • Nëse fëmija zgjohet natën i frikësuar. të gjitha këto janë naze për të mos fjetur. duke i treguar një histori të këndshme që do ta qetësojë. që kur të zgjohet në mëngjes. libra. provon të kuqin e buzëve. Ëndrrat e frikshme dhe makthet mund të fillojnë të shfaqen tek fëmijët e kësaj moshe. apo kërkon një mbulesë të veçantë). ulet në bisht dhe i merr ato në dorë.24 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 213 • Thërret nënën. . kini kujdes që para kohës për të shkuar për të fjetur të mos të shohë libra apo filma. boshatis dollapët ose sirtarët. Por kujdes. Edhe banja përpara gjumit ndihmon qetësimin e fëmijës. ndalon zakonisht për të parë gjëra si: gurë. pëlqen të përsërisë atë që kanë bërë të tjerët. por futet në “telashe” kur lihet vetëm: gëlltit pastën e dhëmbëve. këndon vetë. të jetë i zënë me “punët” e tij në shtrat.12 . AKTIVITETI DHE LOJA SOCIALE • Zhvillon një ndjenjë të fortë të së drejtës mbi pronën. kërkon kohë për t’u zgjuar në mëngjes. • Pëlqen të ndihmojë. letra. • Duke qënë se ka interes për të njohur gjithçka në botën që e rrethon. kërkon ujë ose te shkojë në banjë. • I pëlqen të ecë. të cilët kanë vështirësi t’i dallojnë nga realiteti • Nëse fëmija juaj zgjohet shpesh natën nga ëndrrat e frikshme. Gjithashtu në këto rastë mundohuni të shoqëroni fëmijën në shtrat. që mund të ndikojnë në shfaqjen e këtyre maktheve. • Nëse keni një fëmijë që zgjohet herët në mëngjes. mundohuni që dhomën ku fle ta mbani sa më të errësuar. më shumë pa qëllim. ju duhet ta qetësoni dhe ta siguroni se gjithçka shkon mirë dhe ju ndodheni pranë. • I pëlqen të flasë për pikturat. kërkon t`i bësh gati shtratin. zakonisht ankohet nëse i kushtojmë shumë vëmendje dhe mund të mësohet me kryerjen e një rutine para se të flejë (kërkon për natë t’i tregojmë përralla. se një lidhje shumë e zgjatur mund të bëjë që fëmija ta kërkojë përnatë këtë gjë. Vini pranë krevatit disa nga lodrat që i pëlqejnë më shumë. prandaj mundohuni që t’i mbani të shkurtra këto “vizita” natën tek fëmija juaj. ngacmimet e shumta dhe imagjinata e tij në rritje mund të bëjnë që natën t’i dalë gjumi. insekte. fjala “e imja” dëgjohet shpesh. që mos ta zgjojë drita e mëngjesit. • Ende kërkon të flejë pas dreke. Ndarja e lodrave a sendeve të tjera me njerëzit e tjerë është e vështirë.

më shumë do që t’i shohë. apo në çerdhe). që të jetë si ai. Eksploron gjithçka Këshilla për prindërit dhe kujdestarët (shih edhe vitin e tretë) AKTIVITETE QË NDIHMOJNË FËMIJËN TË MËSOJË • Duhet t`u përgjigjemi me mirësi dhe me fjalë të thjeshta ankesave të fëmijës dhe reagimeve me zë. • Zgjohet ngadalë pas gjumit të drekës dhe nuk pranon të përfshihet në çdo lloj aktiviteti. • Mund të ketë një mik imagjinar. si shok të vazhdueshëm me të cilin është i lidhur ditë e natë. • Kur fle gjumë. mund të largojë apo shtyjë fëmijët e tjerë për të parë reagimin e tyre. përfshirë dhe fëmijët e tjerë. Figura 21. • Vazhdojnë dremitjet. për shembull. do që dyert të lihen pak të hapura dhe të ketë ndonjë dritë ndezur në ndonjë nga dhomat e tjera të shtëpisë. • Ta nxisim fëmijën të tregojë sende të njohura në libra me piktura dhe revista. megjithëse tregon interes për fëmijët e tjerë. • I pëlqen të vishet dhe imiton aktivitetet familjare: vë kape- len e babait. • Eksploron gjithçka ka përreth. Kjo e bën të ndihet më i sigurt dhe e qetëson më kollaj. kur sapo është zgjuar. sesa të përfshihet në lojë me ta. me shumë fëmijë. të cilat kur janë shumë të gjata ose të vona. • Luan afër fëmijëve të tjerë.një hap përpara drejt vendosjes së pavarësisë. t’i vëmë . prishin orarin e gjumit të darkës. duke u përpjekur të bisedojmë me të. • Tregon një kundërshtim ekstrem drejt prindërve dhe kujdestarëve .214 PJESA III VITI I DYTË • Ende luan vetëm në shumicën e kohës. por jo bashkë me ta (përjashtim mund të bëjnë fëmijët që kanë kaluar shumë kohë në grup.

filxhanë plastike. një kukull plastike apo druri. dhe kuti të tjera plastike ndihmojnë lojën krijuese. Duhet ta përgëzojmë fëmijën për përpjekjet e veta. kutitë e akullores. Ta lejojmë që të luajë vazhdimisht me ujë. gojën dhe hundën e tij. T’ia vendosim lodrat në pjesë të ndryshme të dhomës. dajat dhe persona të tjerë të rëndësishëm.24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 215 • • • • • • • emër sendeve dhe t’i kërkojmë (jo me zor) fëmijës që të imitojë. të pikturojë në mure dhe pellgje. . Duhet të flasim mbi gjëra të veçanta për çdo person dhe ta ndihmojmë fëmijën të fillojë të kuptojë se ç’është familja dhe çfarë vendi zë ai brenda saj. Kjo e ndihmon fëmijën të zhvillojë një bashkëveprim të mirë dorë-sy. unaza. enët e kuzhinës. për të provuar eksperienca të reja ndjesore. nënën. gjyshërit. I japim atij kuba. Blejmë kukulla dhe kafshë që fëmija të mund t’i veshë. të presë dhe të hedhë topin. hundësh nga ndonjë revistë dhe ta ndihmojmë fëmijën t’i vendosë këto fotografi në një copë letre. T’i japim fëmijës lodra muzikore dhe kërcejmë me të sipas muzikës. lëvizore dhe mendore. për të ndërtuar një fytyrë. Por kujdes!!! Duhet ta ruajmë fëmijën që të mos t’i gëlltisë . T`i blejmë atij lodra që mund të tërhiqen zvarrë apo shtyhen. Përfshijmë aty fëmijën. Krijojmë një album me fotografi të pjesëtarëve të familjes. tezet. Të tregojmë shumë dashuri për fëmijën e vogël. E lëmë atë të gjuajë. Të këndojmë këngë bashkë me të. I japim fëmijës një kuti këpucësh dhe kopsa. që nuk përbën rrezik kur fëmija i kësaj moshe luan me të. Ta vëzhgojmë fëmijën gjatë lojës. duke u përkulur. Mund të presim nga disa fotografi pjesë sysh. hallat. kuti formuese. ushqejë e shëtisë. gojësh. në mënyrë që fëmija të kërkojë t’i kapë ato duke ecur. Mbushim një pjatë plastike me copëza bukëpeshku. zvarritur (që të stërvisë lëvizjet). që fëmija të mund t’i fusë nëpër pjata apo enë të përmasave të ndryshme.12 . Luajmë me top me fëmijën. Pjatat plastike. si lodra që nxisin zgjidhjen e problemeve dhe bashkëveprimin sy-dorë. babain. Fshehim një lodër ose një send tjetër të njohur në një vend të dukshëm dhe i themi fëmijës ta gjejë atë. duke i tre- • • • • • • • • guar si t’i rregullojë ato rreth fundit të kutisë. ta lëmë të vizatojë me shkumës. T’i kërkojmë fëmijës të tregojë syrin.

dhimbje etj). Ka rëndësi të gjejmë rregulla komunikimi në përshtatje me moshën që ka fëmija. “Flemë gjithnjë në një orë të caktuar”. mos ia varni më (injorojeni). Mësojeni të presë. Kjo ka një rrezik: ju mund të ndiheni fajtorë dhe të doni të zëvendësoni këto mungesa të gjata. Në rast se sjellje të tilla janë të shpeshta dhe të përsëritura. Nëse ai nuk bindet. Shpesh fëmijët bëjnë naze.216 PJESA III VITI I DYTË PËRKËDHELJET E TEPËRTA QË DUHEN MËNJANUAR N dodh që ju të dorëzoheni shpejt përpara përkëdheljeve të tepërta të fëmijëve tuaj. Nëse fëmija juaj është në moshën 1-5 vjeç. po të mos t’ia plotësoni të gjitha kërkesat. nuk pranon fjalën “jo”. Mundohuni ta përkëdhelni pak më shumë. se duan të tërheqin vëmendjen e prindit. Duhet të mundoheni gjithnjë që të jepni rregulla të prera për gjërat e rëndësishme. nuk bashkëpunon. por shpesh mjafton të ndiqni disa rregulla të thjeshta edukimi për t’iu larguar këtij rreziku: Vendosni rregullat e duhura për moshën e tij. duke i plotësuar fëmijës gjithçka. Mos u dorëzoni. drejtohuni tek mjeku pediatër. Kjo e ndihmon fëmijën të pranojë . do të ketë gjithçka. Nëse nuk ka asnjë arsye dhe jeni të sigurt se fëmija vetëm po llastohet. Kjo ndodh për shumë arsye. e keni vështirë të vendosni rregulla të qarta disipline. Rreziku është që rrisni një fëmijë të përkëdhelur. frikë. nuk duhet në asnjë mënyrë ta ndëshkoni. Përballojeni me qetësi të qarën e fëmijës tuaj. ju duhet të dialogoni me të dhe të vendosni rregulla për të shmangur sjelljet kapricioze të tij. kur e kuptoni se i keni ndaluar shumë gjëra. për çdo gjë llastohet. Jini të qartë dhe këmbëngulës për rregullat e rëndësishme. Rreziku është shumë afër. por të përpiqeni ta bindni. të padisiplinuar. Jeta që bëni sot. si për shembull: “Në makinë duhet të rrish ulur në karrigen tënde”. Për këto rregulla duhet të jeni të prerë dhe këmbëngulës dhe të mundoheni t’i shpjegoni fëmijës se ka situata kur rregullat nuk diskutohen. Mundohuni të kuptoni nëse fëmija qan për një arsye (uri. duke i kapërcyer nevojat dhe kërkesat që ata kanë të domosdoshme. nuk ju dëgjon. që nuk ndjek rregullat. shpesh nuk ju lejon të kaloni shumë kohë me fëmijën. keni frikë se mos qan. që ai të dorëzohet dhe të ndryshojë mendim. doni ta mbroni fëmijën nga çdo zhgënjim dhe ndiheni në faj. por mos e lini që t’i dalë e vetja kur llastohet kot. “Nuk i qëllojmë fëmijët e tjerë” etj.

nuk duhet të ha- N . Në të vërtetë. Shumë shpejt ne e quajmë ndrojtjen e fëmijës si çështje karakteri. Ju duhet ta keni të qartë se nuk mund t’i lejoni çdo gjë dhe të mos t’i vini asnjë kufi. shkollës është një shembull për këtë. KUR FËMIJA ËSHTË I TURPSHËM /I NDROJTUR drojtja. Kjo do t`ju ndihmojë të “mos i bëni keq” fëmijës. në mënyrë që të mos jemi më tolerantë se ç’duhet karshi fëmijës. Ka rëndësi të analizojmë nevojat. qëndron mënjanë. Le të përpiqemi të gjejmë rrugë dhe mënyra për të qetësuar gjendjen e tij shpirtërore duke kuptuar emocionet e tij. Prindërit nuk duhet të zemërohen a inatosen nga të qarat e fëmijës. Mësojeni të respektojë edhe nevojat tuaja. Fillimi i çerdhes. për veten dhe për njëri-tjetrin. fëmijët kanë nevojë për pak minuta që të qetësohen. por ka rëndësi që mos të humbasim dëshirat dhe kërkesat tona të tjera për jetën. sepse vetëm pasi ai të jetë qetësuar.12 . Një nga gjërat më të rëndësishme është që të mësoni fëmijën tuaj të ndajë me të tjerët. Fëmija duhet të mësojë se jo gjithnjë do të ketë sukses. ne do të mund ta udhëheqim drejt një gjendje shpirtërore pozitive dhe produktive. nuk do të marrë fjalën dhe nuk e shpreh atë që ndien. Mos e mbroni gjithnjë përballë vështirësive. Ashtu si edhe ne. Fëmija i turpshëm nuk do të lidhet me grupe. ku ai mund të ndalojë mbasi të ketë ecur për pak kohë i vetëm. shpesh turpi mësohet në mjedisin ku fëmija rritet. mbi të gjitha nevojat tona. Duhet të mundoheni të jeni për fëmijën si një bazë e sigurt. për ta parë situatën nga një këndvështrim tjetër. Është e vërtetë se për ne fëmijët vijnë mbi gjithçka. Kur edukoni fëmijën. kjo kuptohet nga përpjekja për të mënjanuar situata që e lidhin me të tjerët apo e vënë para gjykimit të tyre. ka frikë se mos gjykohet për ato që bën. Fëmija duhet të mësojë se nuk mund të jemi gjithnjë me të dhe duhet të kuptojë se mund të ketë besim tek nëna dhe babai. si diçka të lindur dhe që nuk ndryshon. por përkundrazi e forcon. nga ju vetë. edhe kur nuk i ka pranë. kopshtit. të mësojë të jetë i duruar. turpi është një mënyrë sjelljeje që fëmija tregon kur krijon lidhje me persona të tjerë. Këto janë momente kritike në jetën e fëmijës. Në fakt fëmijët duhet të kuptojnë se edhe nëna dhe babai janë njerëz dhe si të tillë kanë nevojë për kohë.24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 217 më mirë zhgënjimin. Pritja nuk e dëmton rritjen psikologjike të fëmijës. në shtëpi.

pjesa më e madhe e fëmijëve gradualisht i lënë këto qëndrime. dhe të mos mendojë se rezultati i provës varet vetëm nga ai. por me ngadalë. por nuk di se si. por edhe në këtë rast mos e zgjasni shumë. pa frikë të tepruar. kërkesat e tepruara sjellin frikën nga dështimi. për të luajtur dhe për të ngrënë zemër. Kjo mund të bënte që fëmija të mbyllej më shumë. Duhet nxitur gjithnjë. do të fillojë të mendojë se ky është karakteri i tij dhe se prindërit kanë këtë mendim për të. nëse e shihni në vështirësi. Përpiquni që ai të kuptojë se duke u përballur me një detyrë. në çerdhe. Ky qëndrim do të forcojë besimin që fëmija ka tek ju dhe do t’i hapë rrugën bisedës me ju. Prisni pra që të jetë gati të hyjnë në marrëdhënie me të tjerët. pa e detyruar të bëjë diçka për të cilën nuk ndihet gati. ju mund të provoni të organizoni momente takimi midis tij dhe fëmijëve të tjerë. nuk duhet të ketë frikë se mos humbet diçka që e do shumë. Gjatë kohës nga 16 muajsh deri në dy vjeç. fëmija fillon të kërkojë marrëdhëniet me të tjerët. se vend që t’ia pakësoni sikletin. Përgatiteni për situatat Eshtë e nevojshme të flisni me të për situata që mund t’i shkaktojnë siklet (vajtja në kopësht. kritikat sulmojnë vlerësimin e fëmijës për veten. Kuptoni vështirësitë e tij Fëmijës nuk i duhet nënvlerësuar frika që ka dhe shqetësimet e tij. pra është normale që mos të tregojë një dëshirë të veçantë për shoqëri. që e ndihmon atë të kapërcejë . Për shembull. por ende është shumë i përqendruar tek vetja dhe nevojat e tij. Jepini çdo siguri dhe ndihmë që i duhet. mund t’ia shtoni. Sa më shumë t’i themi se është i turpshëm. Sigurojeni për vlerat e tij. Nga 6 vjet e sipër. të ndihmuar nga fillimi i shkollës dhe nga marrëdhëniet e vazhdueshme me moshatarët. shoqëria në grup etj). Mos e quani asnjëherë “të turpshëm” Nëse fëmija e dëgjon të thuhet për të kështu në familje. situatë të re. sepse do të futet në grupin e shokëve. Jepini ndonjë këshillë. Ndihmojeni fëmijën. Si ta ndihmojmë një fëmijë të turpshëm? Pranojeni ashtu si është Asnjëherë mos e krahasoni fëmijën tuaj me fëmijë të tjerë. dhe më vonë mund të ftohet për drekë. aq më i turpshëm mund të bëhet. Ka rëndësi që gjithnjë të respektoni natyrën e fëmijës dhe ritmin e tij. Mund të fillohet duke ftuar një shok të tij mbasdite në shtëpi disa herë me radhë. apo edhe më keq përpara personave të tjerë.218 PJESA III VITI I DYTË rroni asnjëherë se grindjet sjellin pasigurinë.

kur fëmija zbulon se ekziston si person i pavarur nga nëna. Pra është e drejtë të toleroni pak. Pra. E vetmja fjalë që thotë është “JO”. në çdo rast. Fëmija vazhdon të thotë gjithnjë e më shumë “JO”. që pranon të gjitha ato që i thotë mami dhe babi. edhe pa ndonjë arsye të dukshme. sepse janë normale për çdo fëmijë në këtë moshë. se është ndryshe nga nëna. por për gjëra që ne të rriturit i quajmë me rëndësi. por merr një rëndësi të veçantë. Mundohuni ta bindni fëmijën me mënyra të buta. përplas këmbët për t`i blerë një lodër. fillon të tregojë se ka dëshira dhe shije që e dallojnë nga gjithë të tjerët. Prapa një këmbënguljeje ndonjëherë shumë të fortë. sigurisht pozitive për rritjen e tij. Pra “JO” është një sinjal pozitiv: duke mohuar. Është një fazë e rritjes. “JO”. për të tërhequr vëmendjen tek vetja. duke filluar nga 18-24 muajsh. deri kur prindërit fillojnë ta shikojnë ndryshe. ai nuk do më të jetë “vogëlushi shpirt i mamit”. mjafton ta lejoni të thotë “JO-të.të Për ta kapërcyer këtë fazë. do të dalë jashtë shtëpisë. qoftë djalë apo vajzë. Përpiqet që të na tregojë se do që ta trajtojmë ndryshe. Pra fëmija rreth moshës dy vjeç fillon të ndërtojë identitetin e tij. por në të njëjtën kohë të vendosni rregullat tuaja. duhet t’i kundërshtoni llastimet e tyre. por edhe nëse mbas kësaj përpjekjeje paqësore ai nuk arsyeton. Me “jo”-të dhe kapriçot. vajza na është bërë kokëfortë dhe nuk dëgjon fare. tani që po bëhet 2 vjeç. Kjo shfaqet edhe në gjërat më të zakonshme: nuk do të veshë diçka. Për shembull. .24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 219 situatat. Mjafton të thotë këtë. fëmija po mat kufijtë e tij. atëhere nuk është vetëm një fjalë. ju sigurisht që nuk mund ta toleroni këtë. nuk bënte naze dhe bindej gjithnjë. nëse fëmija do të marrë patjetër thikën. Si t’i kapërcejmë “JO”. fëmija kupton se ka një fuqi të madhe. “JO”-të nuk duhet të na shqetësojnë.12 . qëndron vetëm dëshira për të treguar se dhe ai është një njeri për t’u dëgjuar. Mospranimet dhe llastimet ai i bën që t’i tregojë të tjerëve. nuk do të ndahet nga nëna etj. Nëse më përpara nuk kishim probleme. por të lodhshme për ju. Me një fjalë të thjeshtë dhe të menjëhershme “JO”. i përgjigjet çdo pyetjeje me fjalën “JO”. fëmija tregon veten si një njeri që është gati të lidhet me botën që e rrethon. “JO”-TË JANË NORMALE K a pak kohë që engjëlli ynë i vogël ka ndryshuar.

me anë të trupit tuaj. nuk duhet ta detyroni që t’i dhurojë lodrat e veta. sepse nganjëherë të rriturit ndërhyjnë shumë në jetën e fëmijës. E para. këshillojnë teknikën e “përqafimit”. Fëmija e di me të vërtetë se çfarë është sinqeriteti. Ndoshta duke iu afruar së bashku me lodrën e tij të preferuar dhe duke ia treguar personave të dashur. Pra. por në fakt është i frikësuar që të bëjë gjëra. ose duke bërë sikur i ka mbetur hatri. në vend që të thotë si një papagall i mësuar çdo mëngjes “mirëmëngjesi”. për të qenë në qendër të vëmendjes. por edhe ta kuptoni. pa folur asnjë fjalë. se kushedi se çfarë do t’i thonë të rriturit. derisa ai të pushojë së kundërshtuari. Më mirë është që nëse doni t’i bëni dikujt një dhuratë. që ai t’ju shohë ju. mund ta bëjë fëmijën shumë të tërhequr. duke i dhënë urdhëra. Kështu ai do të ndihet edhe i mbrojtur fizikisht. sepse ata janë ende fëmijë. vetëm pas shumë kohësh duke u rritur dhe duke ndryshuar mënyrën e dashurisë. Teknika e përqafimit Shumë shpesh specialistët. kështu që ai për t’u mbrojtur. duhet të mos harroni se është e zakonshme që të gjithë fëmijët e moshës 2-3 tre vjeç nuk duan të sillen si të rriturit. kur të rritet. E dyta. Një qëndrim shumë i rreptë në fakt. ai mund ta tregojë ndryshe dashurinë e tij. . kur fëmija nuk pranon të pushojë së llastuari. Megjithatë. ta përqafojmë fort vogëlushin që po bërtet apo përplas këmbët. por megjithatë mos i thoni kurrë të sillet si i rritur. për mos ta hidhëruar vogëlushin. Sigurisht puna që duhet të bëni është shumë delikate. Kjo është një mënyrë për t’i mësuar fëmijës që të shprehë dëshirat e tij ndryshe dhe të mos të thotë gjithmonë “JO”. apo ta bëjë edhe më kokëfortë dhe të vështirë për t`u edukuar. Gjithashtu për të edukuar fëmijën që të bëhet bujar dhe i dashur. megjithë të qarat dhe ulërimat e fëmijës. të shkoni ta bleni bashkë me fëmijën. do të bëjë atë që bëjnë të rriturit. dhe të mësojë të bëjë dhe vetë kështu. Deri në tre vjeç fëmija do të mbajë një qëndrim që ndonjëherë të rriturit e quajnë “i paedukatë”. thotë “JO”. Sepse përndryshe ju mund të keni një fëmijë të urtë dhe që duket i edukuar. Është më mirë të keni guxim t’i shpjegoni familjes dhe miqve se fëmija nuk e ka arritur ende moshën që të sillet vetë i si i rritur. apo është i pabindur. sepse ju duhet që dhe t’i flisni.220 PJESA III VITI I DYTË ju sigurisht që do ta merrni thikën dhe do ta vendosni në një sirtar.

ftohje. Si po ecën vetëkontrolli i jashtëqitjes dhe urinimit tek fëmija juaj? A ka arritur fëmija të kontrollojë jashtëqitjen dhe urinimin? Në këtë moshë shumë fëmijë kanë filluar ta mësojnë. të mos pëlqejnë të flenë në mesditë. për disiplinimin e fëmijës.24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 221 KONTROLLI MJEKËSOR I FËMIJËS 24 MUAJSH • M • • • • • jeku pediatër gjatë kësaj moshe do të: peshojë dhe masë fëmijën tuaj për t’u siguruar se po rritet i shëndetshëm. por të flenë më shumë gjatë natës dhe të zgjohen më vonë në mëngjes. përgjigjet ndaj pyetjeve që mund të keni.. kontrollojë për probleme që shqetësojnë shëndetin në këtë moshë dhe që ai mund të vërejë.12 . sepse këmbët e tyre ende janë duke u zhvilluar. tregojani mjekut. grip. Nëse fëmija juaj zgjohet natën i trembur nga ëndrra të këqija apo makthe. si infeksionë të veshit. kontrollojë shikimin dhe dëgjimin e fëmijës suaj. në çerdhe ose bashkë me shumë fëmijë të tjerë. që janë të shpeshta. Disa fëmijë mund . poliomielitit. shikojë zhvillimin e sjelljes dhe temperamentin e fëmijës suaj. për ta mësuar fëmijën të arrijë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit. veçanërisht për ato fëmijë që rrinë në grupe. por ka edhe shumë të tjerë që ende nuk e bëjnë këtë gjë. kontrollojë kalendarin e vaksinimit. vaksina e fruthit/rubeolës. Ëndrrat e këqija dhe ankthet e natës janë të shpeshta në këtë moshë. A është fëmija juaj i gjallë fizikisht? Fëmijët në këtë moshë kontrollo- Pyetjet që mund t`ju bëjë mjeku: Si është gjumi i fëmijës tuaj? Në këtë moshë shumë fëmijë flenë afërsisht 11 orë natën dhe rreth dy orë në mesditë. Cilat janë zakonet e tij të ushqyerit? Çfarë i pëlqen të hajë më shumë. por mjeku mund t`ju tregojë se si ta ngushëlloni fëmijën. Mjeku mund t`ju këshillojë si ta lehtësoni kalimin nga pelenat (panolina) tek uturaku. por ky problem zgjidhet vetë rreth moshës 7 vjeç. për xhelozinë ndaj motrave apo vëllezërve të tjerë më të vegjël në shtëpi etj. sasinë e lëngjeve që pi në ditë etj. nëse është bërë vaksina e difterisë /tetanozit / kollës së mirë (DTP). A keni vënë re diçka të pazakontë në mënyrën se si ecën fëmija juaj? Mjaft fëmijë në këtë moshë mund të ecin me gjunjë të përkulur.

të ndërtojë me kuba ose blloqe. Mjeku mund të provojë aftësitë e të folurit të fëmijës tuaj. në raste të tjera ato thjesht duan që të vazhdojnë të bisedojnë me ju. për shembull “shko tek babi dhe puthe e hajde prapë tek unë “. pyet për gjithçka. • Nuk tregon dhe emëron objekte të njohura. gëzim. duke i bërë pyetje direkte. përdor fjali me 2-3 fjalë • Nuk ecën vetë (ose me pak ndihmë) • Nuk ecën mirë. apo duket se nuk ju dëgjon. Fjalori po rritet dhe po mësojnë përditë fjalë të reja. Në këtë moshë fëmija duhet të jetë në gjendje të kapë një top. Çfarë fjalësh të reja ka mësuar? Shumë fëmijë kanë zbuluar në këtë moshë fjalën magjike “PSE?”. • Nuk shpreh dëshira. edhe kur sasitë janë të pakta. A i përgjigjet fëmija urdhërave. tregojani këtë mjekut. bashkimin e sendeve me njëri-tjetrin. nuk ngjit shkallët pa ndihmë • Nuk ecën dot pa u mbajtur nëpër objekte të ndryshme • Nuk shfaq shumë emocione: zemërim. Nëse fëmija juaj nuk ndjek urdhërat tuaja. . merr arushin dhe sille këtu”. kërkesa të thjeshta me dy hapa: “hajde tek babi dhe më sill librin tënd”. Me çfarë lodrash i pëlqen të luajë? Nga lodrat që fëmija pëlqen. “shko tek dhoma jote.222 PJESA III VITI I DYTË jnë më mirë krahët. të ngjisë e të zbresë shkallët. Kini parasysh!! Duhet të kontaktoni me një specialist të shëndetit nëse në moshën 24 muaj fëmija: • nuk përsërit fjalët që i thonë të tjerët • Nuk kupton disa fjalë të reja • Nuk përgjigjet ndaj pyetjeve të thjeshta me “po” ose “jo” • Nuk zbaton urdhëra. mjeku kupton se si ai po zhvillohet. frikë • Nuk tregon interes tek pikturat • Nuk njeh veten në pasqyrë • Nuk përpiqet të ushqehet vetë. të shkarravisin. në disa raste duan shpjegime për diçka. të ndajnë sendet sipas ngjyrave dhe të mbushin e të derdhin kuti. kërkesave me dy kohë? Fëmija dy vjeçar zakonisht ka arritur pjekurinë për të kuptuar dhe zbatuar urdhërat me dy kohë. Kur e përdorin këtë fjalë. me pak lëkundje apo rrëzime. Mjaft fëmijë në këtë moshë pëlqejnë të luajnë me bashkimin e pjesëve të mozaikëve (gjëegjëza) të thjeshtë. apo nuk ngre filxhanin drejt gojës për të pirë • Nuk ha relativisht mirë ushqimin e familjes. këmbët e tyre dhe të gjithë trupin.

madhësia etj. . lloji. nuk vëzhgon. si ngjyra. as imiton. • Nuk ndan objektet e njohura sipas karakteristikave të thjeshta. • Nuk tregon interes në lojën me fëmijë të tjerë. • Nuk tregon se po fillon të interesohet për t’u mësuar që të kontrollojë urinimin dhe defekimin.24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 223 • Nuk i pëlqen t’i lexoni.12 .

224 .

225 Pjesa IV VITI I TRETË .

Gjatë gjithë ditës ata bëhen llafazanë dhe ngacamanë. A është ndonjë çudi që i shikojmë dyvjeçarët të dërrmuar. që kanë vështirësi të zgjedhin dhe që thonë jo edhe për gjërat që i duan në të vërtetë? Por gjatë këtij viti që ato përpiqen për të bërë gjithçka. ose “i pa arsyeshëm” etj. të qeshurës. Prindërit shpesh e përshkruajnë fëmijën e tyre dy vjeçar si “i pamundur”. Fëmijët në këtë moshë dallohen për shpërthime të gëzimit. dyvjeçari fillon të jetë më i butë dhe më i dashur. i bën fëmijët e vegjël të kësaj moshe të mësojnë gjëra të reja mbi mjedisin që i rrethon. Gjithashtu ndërsa fitohen aftësi të reja dhe përforcohet ajo që është mësuar më parë. apo të dashurisë. Në këtë moshë fëmija përballet me kërkesa që mund të jenë të mëdha: duhet të fitojë aftësi dhe sjellje të reja për të mësuar dhe mbajtur mend. Ky vit mund të jetë një ndryshim i madh. janë pjesë e zhvillimit normal dhe shpesh në këto beteja fitojnë fëmijët. të hidhëruar. “i tmerrshëm”. kuriozitet dhe energji të pakufishme. Aftësia për të qëndruar në këmbë dhe për të lëvizur nga një vend tek tjetri. .226 1 24 . duke pushuar vetëm për t’u ushqyer dhe për të fjetur. Megjithatë vendosmëria.36 muaj Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit F ëmija i vogël në këtë periudhë vazhdon të jetë një dinamit plot me entuziazëm. si për fëmijën ashtu edhe për prindin. ndodhin edhe gjëra të mira. inatet dhe paaftësia e dy vjeçarit për të pranuar kufij dhe për t’u bindur në çdo çast. për të përsëritur gjërat e mësuara dhe të plotësojë kërkesat e të rriturve.

Fëmijët e kësaj moshe besojnë shumë në mendimin e tyre. shumë aktivë dhe kuriozë. më i hollë. sipas nivelit të aktivitetit. Gjatë këtij viti ata mësojnë shumë lëvizje.4o C. Njëkohësisht ato fillojnë të zhvillojnë ndjenjën e nevojës për marrëdhënie me njerëz të tjerë dhe njëfarë kontrolli mbi sjelljen e tyre. por ende kanë nevojë për t’u siguruar se kanë pranë një të rritur që t’i ndihmojë. fëmija vazhdon të marrë frymë me bark. vizatimet etj. • Shton në gjatësi 5-7. ndërsa femrat rreth 57%. apo edhe t’i shpëtojë. Zhvillimi i trurit të tyre duket kudo. • Mesatarja e temperaturës është 35.6-17. duke e lejuar fëmijën të shprehë mendime dhe të zgjidhë problemet. i ngjashëm me pamjen e të rriturit. koka në madhësi është në raport normal me trupin. • Ritmi i frymëmarrjes është 20 -30 frymëmarrje në minutë. • Shtimi në peshë është afërsisht 1.6 cm. Ato kërkojnë me forcë pavarësinë. pesha mesatare është 13. • Shikimi është afërsisht 20/40 në largësi. .36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 227 Fëmijët dyvjeçarë zakonisht janë plot energji.5-101.24 . meshkujt e kësaj moshe kanë afërsisht 53% të gjatësisë që do të kenë në moshën e rritur. • Rritja e këmbëve është më e shpejtë se rritja e krahëve. në lojën teatrale. • Qafa duket sikur zgjatet se zhduket “dhjami i foshnjës”. • Gjatësia që do të ketë fëmija kur të jetë i rritur. duke e bërë një trevjeçar të duket me i gjatë. RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES • Rritja vazhdon e qëndrueshme. • Perimetri i kokës dhe kraharorit janë të barabarta.5 cm në vit. megjithëse më e ngadaltë se dy vitet e para.3 kg në vit. mund të parashikohet duke matur gjatësinë e tre viteve të para. mesatarja e gjatësisë është 96.5-37.4-2. Fjalët e reja shtohen shpejt. • Ka përfunduar dalja e dhëmbëve të fëmijërisë.2 kg. • Ritmi i zemrës (pulsi) është mesatarisht 90-110 në minutë. qetësojë. në gjithçka që i tërheq. sëmundjet dhe stresi. kur e kërkon rasti. afërsisht dyfishi i gjatësisë së lindjes. Ata duket se janë vazhdimisht në lëvizje dhe përfshihen plotësisht me gjithë shpirt. • Ka nevojë për 1500 kalori në ditë. tregimin e historive. ajo ndikohet nga ushtrimet.

si p. Ndërton një kullë me tetë. mund të hidhet nga shkallët e të bjerë me të dyja këmbët. Mbërdhen dhe zbërthen kopsa të mëdha dhe zinxhirët e pantallonave. por jo duke e Figura 22. • Mund të qëndrojë për një moment në ekuilibër me një këmbë. I pëlqen lundrimi. distanca dhe qëllimi janë të kufizuara. e rrotullon dhe e shtrydh atë. • Hidhet nga vendi. • Kap një top të madh kur ja hedhim. I pëlqen të ndërtojë me blloqe. apo të majtë. Figura 23. lan vetë dhëmbët e tij.228 PJESA IV VITI I TRETË ZHVILLIMI LËVIZOR • Ngjitet lart e poshtë shkallëve pa ndihmë. Mund të kthejë faqet e librit një nga një. filxhan me qumësht. ose me shumë blloqe. Mban një enë të mbushur me lëng. • Tregon përmirësim në kontrollin dhe mbajtjen e lapsave. I pëlqen të luajë me plastelinë. • Kap një top të madh me të dy krahët e shtrirë. kërkon shumë pak ndihmë. Mund të fillojë të tregojë preferenca për përdorimin e dorës (të djathtë. e hedh lëngun nga një enë në një tjetër.sh. • I pëlqen të lundrojë me barkë (jo shumë e lartë apo shumë e shpejtë). Mban lapsin me tre gishta . • Hedh një top larg. • Ecën me një biçikletë me tre rrota. xhupave etj. e shtyp. pa e derdhur shumë. mëngjërash). apo tas me ujë. duke shkëmbyer këmbët. • • • • • • • • majën e lapsit e përdor vertikalisht. horizontalisht dhe në mënyrë rrethore. • Ushqehet vetë. Lan dhe fshin duart.

Luan duke imituar realitetin: Ushqen kukullën.24 . Përpiqet të vizatojë. e vë për të fjetur. Ngarkon makinat. kopjon • • • • ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT • Dëgjon me vëmendje histori të përshtatshme për moshën. • I pëlqen të shikojë librat dhe • • . • Bën komente me rëndësi mbi tregime të ndryshme. I pëlqejnë historitë me pyetje. • Zakonisht gjatë kësaj kohe arrin kontrollin e plotë të fshikëzës së urinës mund të pretendojë t`ua “lexojë” të tjerëve. e mbulon atë.36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 229 Figura 24. Përshkon 8-10 rruaza në një tel. kuriozitete. i bën të ecin duke i shoqëruar edhe me zë e zhurma. veçanërisht mbi ato që lidhen me shtëpinë dhe ngjarjet në familje. për të shpjeguar figurat. Mund t’u lexojë të tjerëve për të shpjeguar figurat rrotulluar furçën. dhe të papritura. apo rendit 6 blloqe të rrumbullakët dhe 6 katrorë në një dërrasë.

blu. p. por ende ka pak konfuzion: “unë nuk fjeta nesër”. Tregon pikturën që ka më shumë objekte: mace. apo madhësi si bazë për klasifikimin. • Reciton vjersha me rimë. • Bën një numër pyetjesh në rritje. veçanërisht rreth vendit dhe identitetit të objekteve dhe njerëzve. • Shprehet me fjali më të gjata: “qeni i madh më kafshon”. “Të lutem” etj. gjithashtu i vendos kubat për të formuar një urë. këndon këngë. • Bashkohet në përshëndetje të zakonshme: “Hej”. katrorin. kur i tregojmë një top tenisi dhe një top futbolli. mund të tregojë formën për të cilën e pyet. • Flet rreth veprimeve të të tjerëve “ Babi po nis makinën”. Ndan objektet në mënyrë logjike mbi një bazë. “Traktori po shtyn një pemë”. gjithashtu kupton se cili nga të dy është më i vogli. • Komenton rreth objekteve dhe ngjarjeve që ndodhin: “Aty është një shtëpi”. madhësia. “gjithë ditën”. • Përdor një numër në rritje të formave të bisedës që tregon ngjarje në vazhdimësi: “Çfarë bëri ai më tej”? “ Si e bëri ajo pastaj?” • I tërheq vëmendjen vetes.sh. objekteve dhe ngjarjeve në mjedis: “Shiko. • Rritet fjalori. • Nxit sjelljen e të tjerëve: “Le të hidhemi në ujë. e verdhë. areoplani po fluturon”. Kupton trekëndëshin. rrethin. “për dy ditë”. ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT • Flet rreth objekteve. katrorin dhe disa gërma. • U përgjigjet pyetjeve të thjeshta në mënyrë të përshtatshme.230 PJESA IV VITI I TRETË • • • • • • • rrethin por jo perfekt. zakonisht zgjedh një ngjyrë. Rregullon kubat në vijë horizontale. Numëron dhe dallon ngjyrat kryesore: e kuqe. • Flet folje kalimtare si: “duke . • Shton informacione për atë që sapo është thënë: “Po dhe pastaj ia dhashë prapë librin”. tani përdor 3001000 fjalë. apo forma. Tregon se kupton krahasimet kryesore si madhësia dhe forma. makina. kukulla Tregon njëfarë kuptimi për zgjatjen e kohës duke përdorur fraza të tilla si “gjithë kohën”. tregon se cili është më i madh. ngjarjeve dhe njerëzve jo të pranishëm “Toni ka një qen në oborr”. Ti hidhu i pari”. • Të folurit është i kuptueshëm në pjesën më të madhe të kohës. si ngjyra.

me sendet që ato mund të përfaqësojnë.” • Përgjigjet kur e pyesim “Çfarë po bën?” “Çfarë është kjo?” dhe “Ku?”. kukulla poshtë”. Kur e keni të vështirë të kuptoni atë që po ju thotë. llamba. Edhe pse mund të mos ta kuptoni fjalën që thotë. prisni për një përgjigje. Dëgjojeni. gjetheve. por duke vazhduar të veproni kështu. makinave. ngrijeni lart dhe uleni përseri në dysheme. Thoni emrat e të gjitha sendeve në mjedisin ku jeton fëmija (banja. “nuk erdhi…. . luleve. Gjithçka në botën që rrethon fëmijën ka një emër – thuajani atë. ose ”Vërtet kështu është?”. Ngrini lehtë fëmijën lart dhe me pas uleni në dysheme. • Tregon mohim duke vënë “jo’ dhe “nuk” përpara një emri apo fraze të thjeshtë: “jo bebi …”.24 . kjo është shumë interesante!”. dëgjojeni dhe përgjigjuni: “Oh. më pas ujë të ngrohtë. thoni: ”Kukulla lart. Lëreni fëmijën të prekë pjesën e jashtme të filxhanit të ngrohtë të kafesë dhe më pas një copë akulli: një herë ujë të ftohtë. dëgjojeni. duke i dhënë atij mundësinë t`ju tregojë nëse e keni gjetur. karrigia etj): luani “syri-hunda-goja” (merrni dorën e fëmijës dhe prekini sytë. një lëvizje trupi. Në këto raste do të lodheni të dy. Përqëndrohuni në mësimin e koncepteve. është po kaq e rëndësishme sa edhe ajo jo që i thoni ju. krevati. kuzhina. Kur i bëni një pyetje. dhe gojën. Poshtë dhe lart. soba. ose dhe një belbëzim. dëgjojeni. pyetje që lidhen me objekte dhe ngjarje të njohura. pastaj merrni një lodër. Ajo që fëmija ka për t’ju thënë. Thirreni fëmijën shpesh në emër. pemës. “duke ecur”. që të kuptojë se është një njeri i veçantë. Kur e bëni këtë. për shembull ”unë dada” që do të thotë “unë dua të dal shëtitje”. avionit etj.36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 231 shkuar”. macet”. tregoni se kush mund të jenë kuptimet e mundshme (Do topin? Do biberonin?). hundën. përdor shumësin: “macja. Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë Vërini emër çdo gjëje. qenit. për shembull një kukull. Përpiquni t’i lidhni fjalët e pakuptueshme që ai thotë. edhe nëqoftëse ajo është një buzëqeshje. derisa kërkesat e fëmijës të bëhen me të qarta. duke i puthur duart në fund) dhe më pas tregojini pjesët e trupit të diçkaje tjetër: zogut. Përpiquni të kuptoni fjalët që thotë fëmija. do ta ndihmoni shumë zhvillimin e të folurit tek fëmija juaj. Ja disa koncepte në mësimin e të cilave duhet ta ndihmoni fëmijën: Nxehtë dhe ftohtë. edhe pse ato mund t`ju duken shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Mbushni një kovë me ujë dhe pastaj zbrazeni: mbushni një kovë me rërë dhe më pas boshatiseni. Filloni t’i tregoni ngjyrat . Fusni disa libra në kuti dhe më pas nxirrini ato jashtë: bëni të njëjtën gjë me sende të tjera. Mbajeni fëmijën prej krahu. “Mami përdor një furçë të vogël për të larë dhëmbët e tua. Mësojini ngjyrat . “Frigoriferi e mban ushqimin të ftohtë.” ose “Ajo pema është jeshile: edhe karroca jote është jeshile”. Përdorni të folurën e dyfishtë. “Shiko. Të përsëriturit dy herë do ta ndihmojë fëmijën të kuptojë më mirë. Ulur dhe në këmbë.232 PJESA IV VITI I TRETË Brenda dhe jashtë. Figura 25. “Dielli është i ndritshëm. mami është e madhe. rrini të dy në këmbë dhe me pas uluni të dy. prandaj ne kemi dritë”. Shpjegojini mjedisin dhe shka- qet e pasojat. sesa përsëritja si papagall e fjalëve pa lidhje. “Olsi e mbaroi të gjithë”. ose “Shiko ato lulet e bukura të verdha”. Vendosni një top të vogël pranë një të madhi: tregojini fëmijës në pasqyrë: djali është i vogël. E më tej përsërisni: “Mami dhe Emi do të ikin. ashtu si dhe bluza jote. dhe një furçë të madhe për të larë dyshemenë”. E lagur dhe e thatë. mirupafshim” “Oh. për nevojat e ndjenjat. Krahasojeni një rrobë të lagur me një peshqir të thatë: flokët e njoma të fëmijës suaj me flokët tuaj të thatë. Bosh dhe plot. Një herë thuajeni fjalinë të plotë. Mësojini ngjyrat. kështu që ai ka shije të mirë dhe është i freskët”. Të kuptuarit e botës që e rrethon. pastaj thuajeni më thjesht. është një hap shumë më i rëndësishëm gjatë mësimit të gjuhës dhe leximit. “Nëqoftëse ti do ta grisësh librin. ne pastaj nuk mund ta lexojmë prapë”. E vogël dhe e madhe. e kështu me radhë. në gjuhën e fëmijës. si të rriturit. e mbarove të gjithë kekun. një furçë mesatare për të krehur flokët e tu. që ta kuptojë: “Tani ti dhe unë do të shkojmë të bëjmë bashkë një shëtitje”. ashtu si dhe formimi i ndjeshmërisë për njerëzit. topi është i kuq.

kur ai ose ajo i tregon nevojat ose dëshirat me veprime. Në vend që të thoni “Të lutem merre lugën dhe ma sill mua këtu. fëmija tuaj do të flasë më shpejt dhe më mirë: “Erinda. Mësojeni të përdorë përemrat aty ku duhet. Një fëmijë i vogël asnjëherë nuk mund t’i thotë fjalët aq mirë sa një i rritur. Mos e detyroni me zor. Jepini urdhra të thjeshta.unë po shkoj të të marr ty diçka për të ngrënë.36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 233 Mundohuni të flisni si një i rritur. pra e kujt është një lodër apo një libër etj. qoftë dhe me gisht. Këto teknika do të ndihmojnë zhvillimin e të kuptuarit. dashke pizhamat me arush!» Pyeteni: “Je i lodhur?”. Shumë fëmijë në këtë moshë ndjekin vetëm urdhra të thjeshta. i cili do të vazhdojë më pas me të folurin. jepini një mundësi: për shembull.” përpiquni të thoni “Të lutem merre lugën” dhe kur ky veprim të jetë bërë. do mam?”. apo me sy. duke i përdorur bashkë me emrat. “Oh. Po të përdorni fjalët e të rriturve dhe jo ato të fëmijëve të vegjël. ti dashke topin” dhe me pas jepjani. ose “Do të veshësh pizhamat me arush apo ato me lule?” dhe më pas lëreni të tregojë atë që dëshiron. edhe pse me fjalë apo me gjeste. “Mami po shkon t’i japë Anilës mëngjes .” Kjo i mëson gjithashtu edhe konceptin e pronës. Nxiteni fëmijën tuaj të flasë duke i thënë: “Tregoji mamit çfarë do”. Nxiteni fëmijën që të flasë pas jush. Nëqoftëse fëmija tregon përsëri. Nëqoftëse përsëri merrni një përgjigje jo me fjalë (me gjeste). Asnjëherë mos ia ndaloni diçka fëmijës. Përdorni çdo lloj marifeti që të përpiqeni ta bëni t’ju përgjigjet. Vëre fëmijën të tregojë se ku janë gjërat (edhe pse ato kanë humbur): “Ku është topi?”. Fëmija fillon të përdorë përemrat pa mbushur dy vjeç dhe është mirë që të mësohet me to. “Ky libër është i mamit-është i imi-dhe ai libri atje është i Jonit-është i yti. Jepini kohë që ta gjejë topin dhe vlerësojeni me puthje dhe përqafime. Tregohuni shumë të duruar.“Do të të pëlqente një kek?”. kështu që jepini udhrat një një e nga një. Shumë bashkëtingëllore mund të jenë të pamundura për t’u përdorur nga fëmija (si për shembull K: fëmija në vend që të thotë „kali“ . Lëreni të zgjedhë: “Do bukë. do ti të hash tani?” është më mirë sesa të thoni: “Erinda. apo karrocën?”. Një lëkundje koke nënkupton një “jo” apo “po”. Korrigjoni me kujdes. “do topin. thuajeni vetë emrin e sendit.24 . Pastaj ju i thoni : « Ah. vetëm sepse nuk mund ta thotë emrin e asaj që kërkon ose e thotë gabim. shtoni “Tani sillja lugën mamit”. apo kek?”.

do t’ju ndihmojnë t’i bëni fëmijës pak aritmetikë. që t’ju pëlqejnë. tregojnë forma. Gjatë kohës që lexoni. • Libra që kanë personazhet e tyre të pëlqyer të televizionit. alfabet. që ato të mund t’i mësojnë përmendësh. Komente të tilla si “Shiko. lodrat. Në këtë moshë librat nuk ka nevojë të kenë shumë fjalë. kjo macja ka vënë kapele”). vishni . Ju mund ta ndihmoni fëmijën të mendojë mbi historinë e librit dhe ta lidhi atë me ngjarjet e jetës reale që e rrethon.kritikat mund ta pengojnë. nxisin fëmijët e vegjël të krijojnë histori ose ide rreth pikturave dhe fotografive të librave. Librat që pëlqejnë fëmijët Fëmijët e vegjël të moshave 23 vjeç pëlqejnë ngjyrat e gjalla. sepse vëmendja e tyre është ende e shkurtër. • Bëni ato që tregon libri. libra me makina. Gjithashtu librat pa fjalë. Kur fëmija juaj nuk shqipton mirë një fjalë. Fëmijët e pëlqejnë leximin më shumë kur marrin pjesë dhe vetë. kafshët etj. ose “Këtu ka dy mace”. bëhuni aktorë dhe luani disa personazhe të ngjarjes që lexuat. Bëjeni numërimin pjesë të jetës së fëmijës tuaj. apo vite. ai fillon t’i pëlqejë shumë librat me piktura. vetëm me figura. Lexoni së bashku me fëmijën. sa zogj janë në atë pemë”. libra rreth lojrave. Në këtë periudhë fëmijët pëlqejnë ta lexojnë të njëjtën histori shumë herë me rradhë dhe pëlqejnë libra me vjersha që bëjnë rimë. madhësi të sendeve. kërkojini fëmijës që të tregojë sendet që njeh dhe tregojini emrat e atyre që ai ose nuk i di. Librat janë shumë të nevojshëm për të zhvilluar krijimtarinë e fëmijës. • Libra me kafshë. tekstet që përsëriten dhe histori të cilat tregojnë për gjëra të njohura. mos e korrigjoni si një mësuese e ashpër . në vend të thotë „thika“ do të thotë „fika“) dhe shumë fjalë mund të thuhen përgjysmë për disa muaj me radhë. Më poshtë po japim të gjitha llojet e librave që ata pëlqejnë: •· Libra që tregojnë histori të thjeshta. • Libra me vjersha të thjeshta me rimë. Në këtë moshë fëmijet janë gati për të dëgjuar histori të thjeshta. ose nuk i mban mend. Me poshtë keni disa ide si mund ta bëni ketë: • Mbasi të lexoni historinë. ndaluni dhe diskutoni mbi pikturat që ka libri (“Shiko.234 PJESA IV VITI I TRETË thotë „tali“. Kur fëmija është paksa më i rritur. • Libra që kanë numërim. filmave me kartona etj. njerëzve etj. por do të duhet të kalojë mjaft kohë që ata të qëndrojnë ulur dhe të dëgjojnë historinë të qetë për më shumë se 3-4 minuta.

• Tregon dashuri për fëmijët të cilët janë më të vegjël. kërkon me çdo kusht të pëlqe- het.36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 235 • • • • • • -zhvishni rrobat. vjershash me fëmijën. • Mbron lodrat dhe gjithshka që është e tija. për të recituar apo lexuar vjershat që i pëlqejnë më shumë. zhurmat etj. apo për fëmijët të cilët dëmtohen. (të bëjë si ariu i vogël. një kamion etj. • Mund të vazhdojë të ketë lidhje të ngushtë me një batanije të veçantë. • Bashkohet në lojra të thjeshta dhe aktivitete grupi. më rrallë nga zjarri. pasi të lexoni ngjarjen. qesh shpesh. • Ulet dhe dëgjon histori deri në 10 minuta rresht. Lëreni fëmijën ta tregojë ngjarjen sipas figurave të librit. mund të bëhet ndonjëherë agresiv duke e rrëmbyer lodrën. nga përbindëshat etj. kafshë pellushi. • Vëzhgon fëmijët duke luajtur. një kub druri mund të jetë një varkë. duke goditur një fëmijë tjetër. Lëreni fëmijën ta vizatojë ngjarjen. • Merr pjesë vetëm apo së bashku me fëmijë të tjerë në lojën “provo që ta besosh”. por jo gjithnjë do ta respektojë atë. • Ka ankthe dhe frikë nga errësira. për shembull “macja që vrapoi pas topit dhe u përplas me murin këtu pranë” etj. . imitoni tingujt. dilni shëtitje me fëmijën dhe zgjeroni përmbajtjen e librit duke i treguar në natyrë se çfarë tregon përralla. • Flet shpesh me veten.24 . • Eshtë miqësor. • Përdor në lojë objektet në mënyre simbolike. mund të bashkohet me to për një kohë të shkurtër. shpesh luan paralel me fëmijët e tjerë. që të qetësohet. apo duke e fshehur lodrën. përdoreni fëmijën si personazh të saj. Organizoni një festival poezish. Tregoni ngjarjet pa e pasur librin përpara. apo lodër. të kërcejë si rosaku etj.) Ndonjëherë. ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL • Duket se kupton se ka një radhë. ose së bashku edhe me disa shokë e shoqe të tij/saj. ndonjëherë duke ngurruar. nuk shqetësohet nëse edhe fëmijë të tjerë po e dëgjojnë historinë dhe mërzitet kur e shqetësojnë. Mbasi të lexoni ngjarjen.

nxjerrin ushqimin etj.236 PJESA IV VITI I TRETË Rutina e përditshme USHQYERJA Si viti i dytë i jetës. si për ushqimin ashtu edhe për situata të tjera. edhe në të njëjtën familje. Ai po shijon “fitoret” e tij dhe kjo i shton besimin në vetvete duke thënë: “tani eci vetë. ashtu dhe i treti. duan vetëm disa ushqime. • Në këtë periudhë është përmirësuar shumë kontrolli i muskujve. megjithëse ndonjëherë e derdhin. apo gotën. Në fakt në këtë mënyrë fëmija arrin të formojë personalitetin e tij. Fëmija mund të ndryshojë sjellje në mënyrën e të ushqyerit. pa e detyruar të hajë gjithmonë atë që i japim ne. Po kështu ai kënaqet duke thënë “tani ha sa dua vetë dhe ha atë që dua”. kontrollojnë mirë filxhanin. në krahasim me kohën kur varej nga prindërit. Sigurisht nuk ka dy fëmijë njësoj dhe ka dallime midis fëmijëve. • Perimet me ngjyrë jeshile i pëlqejnë më shumë të gatuara. Fëmijët bëhen nazeli. • Shpesh kërkojnë dhe pëlqejnë të ëmblat. pra duhet të keni durim. dreka është shpesh vakti i preferuar. modelet e rritjes ndryshojnë shumë. Duhet të kuptoni se kjo është normale dhe “do të kalojë”. shkoj ku të dua unë”. çdo 6 muaj. fëmijët mund të përdorin me lehtësi një lugë dhe pirun. vrapon vetë. Mendoni se si ndihet një fëmijë në këtë moshë që ecën. • Mund të bëjnë zgjedhje të thjeshta të llojeve të ushqimeve. • Në përgjithësi pëlqejnë perimet e gjalla. për shembull “do një pjeshkë apo një dardhë?” Kanë pak oreks. por mund të mos pranojnë të hanë sallatat. shpesh quhen nga prindërit edhe vitet e tmerrshme-nazet dhe kundërshtimet janë të përditshme. Po kështu. mund të mos t’i përshtaten plotësisht fëmijës suaj. kjo luhatet midis periudhave të rritjes. Shumë prindër janë të shqetësuar rreth ushqyerjes së fëmijës së tyre në këtë moshë. Prandaj në këtë kohë duhet të përpiqemi ta mësojmë të ushqehet i lirë. Një fëmijë mund të rritet emocionalisht dhe fizikisht më shpejt se një tjetër. Prandaj kini parasysh se këshillat që do të gjeni më poshtë për ushqyerjen. .

nuk i pëlqejnë përzierjet. Shprehja “Fëmija im nuk ha fare” është një ankesë e zakonshme kur fëmija shkon për vizitë kontrolli tek mjeku. etj. ulçera. • Mund të kenë nevojë që midis vakteve të hanë diçka. perimet e forta të gjalla. ekzemë) • Sëmundje të aparatit tretës • Sëmundje ngjitëse • Kequshqyerje • Mbipeshë Tek adoleshenti • alergji të përhershme • sëmundje të sistemit tretës (kolit. djathi. sanduiçet. Çfarë është ushqyerja e shëndetshme për një fëmijë të rritur (shih dhe “Grupet e prodhimeve ushqimore”.24 . hemorragji në tru) • sëmundje të mëlçisë • ulçera • probleme të kockave • tumore • plakje të parakohshme . dhe jetojë. tek viti i dytë i jetës) Organizmi i fëmijës ka nevojë të marrë nëpërmjet ushqimeve të gjitha lëndët ushqyese që e lejojnë të rritet. kokrrat e rrushit. Kontrolloni ëmbëlsirat dhe mënjanoni ushqimet që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 237 • Oreksi ndoshta është pak më i mirë se disa muaj më parë. të lëvizë. janë të ndara në 5 Në tabelën e mëposhtme janë dhënë disa nga pasojat e një ushqyerje jo të mirë në disa periudha të jetës: Pasojat që sjell ushqyerja jo e mirë gjatë fëmijërisë Tek fëmija • Alergji të përkohshme (azma.) • dhjamosje • tension të lartë të gjakut Tek i rrituri • diabet • arteriosklerozë (infarkt i zemrës. • I pëlqejnë ushqime të thjeshta që i “njeh”. dëshiron ushqimet që i shërbehen në një mënyrë të njohur për të. • Gjatë kohës që ushqehet. makarona. shpesh ka gjëra që i pëlqejnë shumë apo nuk i pëlqejnë aspak (të cilat duhen respektuar). karamelet e forta. mund të pëlqejnë vetëm disa ushqime si reçeli. Lëndët ushqyese të nevojshme për çdo njeri. • Ndonjëherë i përshkruajnë si nazeli. por ende nuk është ajo që shumë prindër (ose gjyshet) mendojnë se duhet të jetë. fëmija ndonjëherë kërkon më shumë vëmendjen e prindërve dhe ende në mjaft raste sorrollatet e luan me ushqimin! • Kujdes! Mënjanoni arrat.

kalciumi. 5-kripërat minerale si hekuri. 3. të pasura në karbohidrate Qumështi dhe prodhimet e tij (të pasura në proteina. sepse është vendi në trup ku ndodhin të gjitha reaksionet kimike. skleroza e arterieve të zemrës dhe të trurit. Me ushqyerje të shëndetshme për fëmijën. gjalpi. por më e rëndësishmja është se një ushqyerje e mirë siguron që organizmi i fëmijës kur të rritet të ketë shëndet të mirë. dhjamosja. diabeti.. makaronat etj. buka. Ne e dimë tashmë se nëpërmjet ushqyerjes mund të parandalohen disa sëmundje të aparatit tretës (për shembull sëmundje të lidhura me gjendjet alergjike). Ato sigurojnë që të kryhen si duhet të gjitha reaksionet kimike që ndodhin në organizëm. thjer- . në disa minerale si kalciumi. 4-vitaminat. Këtyre lëndëve u duhet shtuar edhe uji. bizelet. të cilat quhen bishtajore (përmbajnë proteina) Frutat dhe perimet (të pasura në vitamina dhe kripëra minerale) Vaji. Organizmi i fëmijës ka nevoja jetike për energji dhe materialet e rritjes të cilat merren nga proteinat. ndahen në pesë grupe kryesore: • Drithrat. duke shtuar për shembull sasinë e bishtajave (fasule. duke qenë se ai përbën rreth 80% të peshës tek i porsalinduri. janë mjaft të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. jodi etj. miellrat. në krahasim me periudhën midis vitit të parë dhe të dytë. i cili ka rëndësi shumë të madhe për njeriun. prodhimet e detit. Gjithashtu duhet pakësuar marrja e proteinave me origjinë shtazore dhe duhet shtuar ajo e proteinave me origjinë bimore. zinku. Por një ushqyerje e mirë nuk ndikon vetëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. yndyrnat dhe sheqernat. si dhe në vitamina) Mishi. mbi bazën e lëndëve ushqimore që përmbajnë.yndyrnat. edhe pse nuk japin energji. Uji ka rëndësi më të madhe tek fëmija i vogël se tek i rrituri. Ushqimet.238 PJESA IV VITI I TRETË grupe të mëdha sipas përmbajtjes së lëndëve që ato kanë: 1-proteinat. 2-karbohidratet (sheqernat). ndërsa tek i rrituri zë afërsisht 50 % të peshës. të cilat japin pjesën më të madhe të energjisë së nevojshme për fëmijën. • • • • Marrja e proteinave duhet të pakësohet lehtësisht gjatë vitit të dytë dhe të tretë të jetës. fasulet dhe thjerrëzat. duke parandaluar në të ardhmen shfaqjen e disa sëmundjeve të rrezikshme si tensioni i lartë. kuptojmë ato ushqime të cilat i japin atij të gjitha lëndët ushqimore të përmendura më lart. Kripërat dhe vitaminat. vezët. që përmbajnë yndyrnat.

Sheqernat e thjeshta duhen përdorur në doza të pakta dhe pjesën më të madhe të tyre duhet ta përbëjnë sheqernat që gjenden tek frutat. pra vajrat si ai i ullirit. lulediellit etj. me rritjen e fëmijës kërkesat për lëndë ushqimore bëhen më të afërta me ato të rriturve. të cilat do të zgjatin gjatë gjithë jetës së tyre. bizele. mashurka) dhe pakësuar sasinë e mishit. Megjithatë. Ndërsa fëmijët janë të vegjël. si për foshnjën. si tek të rriturit.24 . Përsa i përket burimit të yndyrnave. duhet të mësohen të zhvillojnë zakone të mira të të ngrënit. Për karbohidratet preferohet orizi. misrit. është mirë të përdoren më shumë yndyrnat me origjinë bimore se sa gjalpi (yndyrë me origjinë shtazore). Nxitja e zakoneve të shëndetshme për ushqyerjen Momenti i ngrënies kupton gjëra të ndryshme për mosha të ndryshme fëmijësh. Për këtë duhet . Sasia e yndyrnave duhet gjithashtu të pakësohet nga 40% të kalorive totale në 30%. motakun dhe parashkollorët.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 239 Tabelë orientuese për menynë e ushqyerjes së fëmijës USHQIMET Qumësht dhe kos Qullëra me drithëra Pilaf ose makarona Djathë kaçkavall i grirë Mish pa dhjamë Peshk Bukë e zezë Perime 1 vezë e plotë (e bardha + të verdhën) Fruta Lëngje frutash Vaj ulliri Sheqer Reçelna Mjalti SASIA DITORE 300-400ml 15gr 150gr 15gr 40gr 60gr 30gr 150-200 1-2 vezë në javë 200gr 50-100ml 15gr (rreth 2 lugë gjelle) 20gr (rreth 2 lugë gjelle) 20gr (rreth 2 lugë gjelle) 15gr rëza. makaronat në supë dhe më vonë makaronat të gatuara si për të rriturit. djathit etj.

kjo • • • • • • mund t’i shtojë interesin për ushqimin. Kjo do të ndikonte në dhjamosjen e fëmijëve në të ardhmen. nëse ata janë të mërzitur. apo ushqime të përgatitura me pak yndyrë. Nëse nuk do. Roli i prindit është të vendosë se çfarë ushqimesh do të hajë fëmija gjatë vakteve të rregullta të ngrënies. Fëmijët duhet të vendosin për sasinë që duhet të hanë. Edhe ushqimet e dhëna në vaktet zemër duhet të jenë të shëndetshme dhe jo t’i japim fëmijës disa ushqime me vlerë të pakët ushqyese sa për t’i shuar urinë. • Të zgjidhen prodhime me yndyrë të pakët. Fëmijëve duhet t’u jepen në një . Lërini fëmijët t’i prekin ushqimet. përmes lëvizjeve fizike dhe ushqyerjes së shëndetshme. Lëngjet e frutave me sheqer duhet të jepen të kufizuara. lëreni dhe përpiquni përsëri pas disa javësh. Filloni ushqimet e reja “për të rritur”. • Ka rëndësi të nxiten fëmijët të marrin rregullisht qumështin dhe prodhimet e tij si kosi. torta me krem etj. Nxiteni fëmijën të shijojë një ushqim të ri. Fëmijët nuk duhet të detyrohen të “përpiqen ta hanë” ushqimin. si çokollata. djathi etj. sipas moshës së fëmijës tuaj • Fëmijën mund ta merrni me vete ndërsa bëni pazarin. së bashku me ato që fëmija ende pëlqen. Nëse e nxisim fëmijën të hajë “edhe një kafshatë tjetër” mund të nxisim ngrënien e tepërt dhe humbjen e aftësisë për të rregulluar vetë marrjen e ushqimit. Sa më shumë ato dinë rreth ushqimit si për shembull ku rritet. aq më shumë do ta pëlqejnë atë. si përgatitet. por mos e detyroni ta hajë me zor. Shërbejini ushqimet e reja së bashku me ato të familjes. • Të kufizohen kripa. • Të arrihet dhe të mbahet një peshë e shëndetshme trupore. • Kontrolloni ëmbëlsirat dhe mënjanoni ushqimet që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese. perime dhe fruta. pranojeni këtë. Tani është koha për të filluar zëvendësimin e qumështit të paskremuar me qumësht me pak yndyrë 2-3% apo produkte të qumështit pa yndyrë. • Mbas moshës dy-tre vjeç fëmija nuk ka nevojë për yndyrna të tepërta. • Merrni informacion tek mjeku lidhur me ushqyerjen. Por si mund të arrihet kjo? • Jepini fëmijës tuaj ushqime të pasura me të gjitha llojet e lëndëve ushqyese. sheqeri.240 PJESA IV VITI I TRETË pasur parasysh: • Të jepet shumëllojshmëri ushqimesh • Të plotësohen të gjitha nevojat për drithëra.

). që e ndihmojnë të ushqehet vetë. kokrrat e rrushit. pyesni fëmijën “Nesër për drekë do karrota apo lulelakra?” dhe jo “Çfarë do të të gatuajë mami nesër për drekë?”. duke ngrënë ushqime të shëndetshme. duhet të mënjanohen. Për shembull. arrat. sepse jodi parandalon çrregullimet në rritje dhe zhvillim Figura 26. të rrumbullakta dhe të buta. • Gjatë kohës së ngrënies mbylleni televizorin • Sigurohuni që në rast se fëmija juaj është nën kujdestarinë e ndonjë personi tjetër (në çerdhe. Fëmijët në këtë moshë janë në në rrezik më të madh për pamjaftueshmëri jodike. mbarëvajtjen e e tyre në të ardhmen në shkollë etj.24 . sa herë që keni mundësi. sepse fëmijët në këtë moshë kanë mësuar të kapin dhe të gëlltisin mjaft lloje ushqimesh. karamelet e vogla. • Bëhuni ju vetë shembull për fëmijën tuaj. në copa shumë të vogla dhe duhet zier mirë. por jo të zgjedhin pa kufi. në shtëpi. si dhe filxhanët dhe gotat për fëmijë. manaferrat. Në qoftë se. me gjyshet. bisedën gjatë vakteve të ushqyerjes së familjes. Përdorni në tavolinë kripën e jodizuar. Kujdes! Mbytja është një problem serioz që mund të ndodhë në këtë periudhë kohe. edhe ai të ndjekë rregullat e ushqyerjes së shëndetshme të fëmijës tuaj. karrotat në copa të gjalla. Mishi gjithashtu mund të përbëjë një rrezik për mbytje. ai nuk do t’i hajë ato. çamçakizi. kujdestaret etj. prandaj duhet ndarë mirë. për shembull. Uluni për të ngrënë së bashku vaktet e bukës. e cila ndikon në inteligjencën. bizelet etj. janë të forta. kokoshkat. • Në këtë kohë fëmija duhet të mësohet të përdorë pjatën (jo shumë të madhe).36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 241 vakt disa mundësi për të zgjedhur. Ushqimet që ngjisin. ju vetë hani patate të skuqura dhe fëmijës ia jepni të ziera. • Uluni për të ngrënë drekën ose darkën si një familje së bashku. • Filloni t’i mësoni rregullat e sjelljes në tavolinë dhe nxisni . të vogla.

ose ushqimet që i keni nxjerrë nga frigoriferi dhe i keni ngrohur asnjëherë mos i fusni përsëri në frigorifer.242 PJESA IV VITI I TRETË të fëmijës që mund të vijnë nga marrja e pamjaftueshme e tij. si karamelet. peshk etj. të jetë me të vërtetë e mirë për ta. Gjashtë rregulla të sjelljes për të krijuar zakonet e shëndetshme të ushqyerjes Bëni që çdo kafshatë të ketë vlerë Gjithçka që ha fëmija duhet të jetë e ushqyeshme. Fshijeni fjalën “ëmbëlsirë” nga fjalori i ushqimeve dhe përdorni me kujdes fjalën “gostitje” Jepini fëmijës ëmbëlsira të shëndetshme. pastat. kështu gjëra të vogla të ëmbla. të mbuluara. Gjithashtu ka rëndësi që të mbani mend! • Kurrë mos e përdorni ushqimin si një mjet për ta lavdëruar apo dënuar fëmijën! • Gjatë kohës së ushqyerjeve i kushtoni shumë përkëdheli. Ky rregull fillon që kur fëmija është në barkun e nënës dhe më tej kur e ushqeni me gji. kur ai ha ushqimet e familjes dhe kur ushqehet vetë. “Po dëshira dhe kënaqësia e fëmijës?” do të pyesni ju. frutat. Lërini mënjanë ushqimet pa vlera. çokollatat. Fëmijët mund të jenë nazeli dhe me oreks të lëkundshëm. që gjendet në frutat dhe perimet. Shpesh më shumë kënaqen prindërit që shikojnë fëmijët të hidhen përpjetë nga gëzimi për një çokollatë. fruta. gjithnjë lani duart. kështu sigurohuni që gjithçka që ata hanë. Po kështu fëmijët në këtë moshë rrezikohen nga anemia nga mungesa e hekurit. prandaj mendoni me kujdes kur e mbushni atë. se sa vetë fëmijët. patatinat etj. Sigurohuni që marrja ditore e qumështit të lopës nuk është e tepruar (sepse qumështi i lopës përmban një lëndë që pengon thithjen e hekurit nga organizmi i fëmijës.dhe jo duke i dhënë ushqime të kota. pulë. Fëmija juaj duhet ushqehet me mish. e cila shton thithjen e hekurit nga zorrët. si frutat dhe kosi mund të bëhen pjesë e një vakti ushqimi . Sigurohuni që dieta e fëmijës tuaj të jetë e pasur në vitaminë C. Fëmija juaj mund të gëzohet dhe kënaqet me shumë mënyra dhe vende të tjera . Në stomakun e vogëlushit ka shumë pak vend për të mbajtur ushqime. në vende të freskëta dhe në frigorifer! • Asnjëherë mos hidhni përsëri një ushqim që e keni përdorur tek ena që ka ushqimin e freskët. perimet dhe enët. përqafime dhe vëmendje! • Kur përgatisni ushqimet. lugët apo pirunjtë që do të përdorni! • Ushqimet ruhen në enë të pastra. pra thellon aneminë).

lëreni fëmijën të zgjedhë ushqimet e tij dhe mos krijoni problemet që na krijonin prindërit tanë. e mësonim të hanim pa bërë as më të voglin kundërshtim. nuk do të na linin të luanim më vonë. apo do të shkonim për të fjetur herët në shtrat. sepse shpejt ne kuptonim se nëse nuk do të hanim atë që po na servirej. mund t’i mbajnë mend këto çaste në tavolinën e ngrënies.24 . deri në lugën e fundit. Koha e ngrënies nuk duhet të jetë kohë lufte. do të thotë të mësohesh të thyesh rregullat e rrepta dhe tradicionale të “ushqyerjes së familjes”. kur ishin fëmijë. të burrit. Jini këmbëngulës. Kjo do të forcojë më shumë respektin për ushqyerjen e shëndetshme. Ata do të hanë në se kanë nevojë për të ngrënë. . Thyeni rregullat që na kanë mësuar prindërit tanë Shumë nga ne mbajnë mend kohën e vegjëlisë. ndërsa pjesa tjetër e familjes tuaj po ha mishin me qepë (që sigurisht ju e keni gatuar shumë mirë) Për aq kohë sa ushqimi që ai pëlqen është i shëndetshëm. rrezikoni të ardhmen e fëmijës. Kështu. të kushëririt etj. Çështja është ta mësojmë të ushqehet në mënyrë të shëndetshme. Tani ne e dimë sa shkatërrimtare mund të jetë kjo. Prandaj zhvillimi i zakoneve të shëndetshme të ngrënies është kaq i rëndësishëm. Mos kërkoni me çdo kusht që ata të provojnë diçka që nuk duan dhe asnjëherë mos i detyroni ta mbarojnë deri në fund pjatën e tyre. por jo me luftë Një fëmije mund t’i duhet pak kohë sa të pëlqejë një ushqim të ri. Filloni ushqimin e ri me qetësi dhe ëmbëlsi dhe prisni deri sa fëmija ta provojë vetë. Lëreni fëmijën tuaj të hajë një ushqim të shëndetshëm që i pëlqen. Përsëri është prindi që kënaqet kur i jep një “tortë”. kur nëna na hidhte ushqimin në pjatën e mbushur plot dhe priste që ta hanim me çdo kusht. Shumë çrregullime të ngrënies tek të rriturit fillojnë që në fëmijëri dhe shumë persona që vuajnë nga këto probleme. se sa fëmija dy-tre vjeç. ose “e gostit fëmijën me akullore”. Të respektosh faktin që humori dhe shijet e fëmijës tuaj mund të jenë të ndryshme nga ato tuajat. Nëse gjatë ngrënies ju do të filloni një betejë me fëmijën tuaj. të cilën nuk do ta fitoni asnjëherë.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 243 dhe jo si shpërblim në fund të ngrënies për fëmijën që e mbaroi të gjithë pjatën. që nuk do të shqetësohet aq shumë në se nuk do të hajë një akullore. do të mbeteshim të uritur dhe do të dënoheshim. Dhe nuk mund të kundërshtonim. ne fëmijët në darkë rrinim të ulur vetëm në tavolinë deri sa të mbaronim pjatën me bizele.

e kështu më tej. së bashku me orarin e dhënies së ushqimeve zemër. Pra ngrënia me duar dhe rrëmuja është e shëndetshme. Disa fëmijë janë shumë të mirë. Disa probleme të zakonshme gjatë ushqyerjes Nuk është i uritur në kohën e vakteve të ngrënies Nëse fëmijët kanë ngrënë ushqime të shëndetshme gjatë kohës së vakteve zemër (ndërmjet tre vakteve kryesore të ushqyerjes. A do të donit ju të kishit një fëmijë të uritur dhe të lodhur në krahët tuaj? Shumë studime dhe vetë prindërit kanë vënë re faktin se një mëngjes i ushqyeshëm e ndihmon më mirë funksionimin e trurit tek një fëmijë. pra edhe për fëmijët. duke refuzuar disa ushqime. që parandalon këputjen e fëmijës në mesditë. drekë .244 PJESA IV VITI I TRETË Çdo njeri ka nevojë të hajë mëngjes Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për të gjithë. drekë. Ushqehet njësoj përditë Fëmijët në këtë moshë mund të dëshirojnë të eksplorojnë aftësitë e tyre për të zgjedhur. përveç rastit kur fillojnë të tallen me ushqimin dhe nuk anë fare. Parandalimi është kyç. Ne duhet ta mbështesim mbështesim eksplorimin e ushqimit nga fëmija. darkë) dhe nuk kanë uri gjatë vakteve të rregullta të ngrënies. Mësoni nga fëmija juaj Fëmijët tanë dinë më shumë se sa besojmë ne. kjo jo gjithnjë është një problem. edhe ato të cilat kanë qenë të pëlqyera me parë. sepse i tregojnë prindërve të tyre se çfarë duan të hanë. sepse një fëmijë i stërlodhur nuk do të hajë dhe ju nuk do ta arrini ta ushqeni. Shumë shenja që flasin për dyvjeçarin “e tmerrshëm”. ashtu siç kanë të rriturit. duhet të shikohen oraret e dhënies së këtyre vakteve. kështu që mund të jenë rrëmujaxhinj kur ushqehen. Lërini fëmijët të mësohen si të dëgjojnë shenjat e trupit të tyre. dhe sa shumë duan të hanë. mëngjes. Fëmijët asnjëherë nuk duan të përshtaten me rregullat e një personi tjetër. fëmija është shumë i lodhur që të hajë. Mëngjesi duhet të përmbajë proteinat e duhura për energjinë. Mësohuni herë pas here të ndiqni rregullat e fëmijëve tuaj … dhe ata mund t`ju habisin më tej me sjelljen e tyre. Pra fëmija dëshiron të hajë të njëjtat ushqime në mëngjes. Është rrëmujaxhi kur ushqehet Në këtë moshë fëmijët po përpiqen të mësojnë vetë mjeshtërinë e ushqyerjes. Kur fëmija në vazhdimësi nuk ushqehet gjatë vakteve të ngrënies. shumë i uritur që të pushojë në drekë. Fëmijët nuk kanë gjithnjë uri. lidhen edhe me urinë. Mosngrënia e mëngjesit mund të ndikojë në gjallërinë e tyre për gjatë gjithë ditës dhe krijon një spirale pa fund.

Kujdes me salcat e gatshme që përdorni. për vaktet zemër. që fëmija i pëlqen shumë. të cilat i pëlqen më pak. gjalpë etj. Frutat mund të jepen të prera në copa. kanë një sasi të madhe sheqeri dhe mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Ju duhet harxhoni pak kohë për të menduar se çfarë t’i jepni fëmijës . Në përgjithësi. vezë të zier. Buka e thekur. Gjatë kohës që përgatisni sanduiçët. për shembull me djathë. Zarzavatet gjithashtu mund të jepen të gjalla ose të ziera. biskotat. ushqimi duhet dhënë me një përqëndrim të lartë të energjisë dhe 5. domate. Këto vakte të ndërmjetme janë të rëndësishme për fëmijët. Prandaj ka rëndësi dhënia e vakteve të ndërmjetme. Kështu. për të pakësuar pasojat tek dhëmbët. afrojini fëmijët pranë jush. Në darkë mund t’i jepet një pjatë me supë dhe perime. Mbani mend! Një fëmijë i moshës 1-3 vjeç mund të hajë afërsisht vetëm 200-300 ml (1-1. Frutat e thata. Përgatisni në shtëpi sanduiçë të ndryshëm. duhet të jepen ushqime nga të gjitha grupet ushqimore: Buka/ drithërat Sanduiçët. kajsitë. që t`ju ndihmojnë e më tej mund t’i lejoni t’i përgatisin vetë. Në rast se fëmija juaj i dëshiron shumë. Makaronat. gjithashtu pëlqehen.6 herë në ditë. keku i bërë në shtëpi. që quhen vakte zemër.24 . fëmijët në këtë moshë i pëlqejnë makaronat. ose të përziera me kos. Përgatitini bashkë me ta. Kështu për të marrë energjinë dhe lëndët e duhura. si kumbullat. duke i mbushur me ushqime të ndryshme. Ushqyerja zemër e shëndetshme Fëmija i vogël ka stomak të vogëel dhe mbushja e tij tri herë në ditë nuk mund t’i japë energjinë e duhur për rritjen dhe lëvizjet e tij. si për shembull sanduiçët.5 filxhani çaji) në një vakt. mund t`ia jepni herë pas here së bashku me ushqime të tjera. Edhe në këto vakte të ndërmjetme ushqyerjeje. Një zgjedhje e mirë për të kapërcyer këtë pengesë do të ishte: të fusnit në dietën e tij 3-4 herë në javë vetëm një pjatë që ai pëlqen. në drekë një pjatë e tillë mund të ishte makarona me mish të grirë. por ne nuk duhet të harrojmë që edhe ushqimet që jepen në kohën e vakteve të plota. janë gjithashtu me rëndësi. Frutat dhe perimet Frutat dhe perimet janë shumë të mira për ushqyerjen zemër.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 245 dhe darkë. se mund të jenë shumë të kripura.

Jepeni në vaktet zemër. banketesh. zbavitjen. të reklamuara nëpër dyqane. Këto ushqime nuk kanë asnjë vlerë ushqyese. Ju përsëri duhet të jeni një prind model dhe të ushqeheni me ushqime të shëndetshme në vaktet e ndërmjetme. të cilat sot tregtohen në shumë dyqane ushqimore. Shumë prindër kanë vënë re se fëmijët e tyre ndikohen shumë nga ajo që dëgjojnë apo shikojnë në televizor. Ato nuk e kuptojnë reklamën. Kosi dhe bulmetrat. hamburger. Gjithnjë e më shumë fëmijët në këtë moshë lihen në duart e kujdestarëve të çerdhes. Shikoni me kujdes marrjen e qumështit dhe lëngjeve të frutave për fëmijët nazeli. radio etj. Fëmijët duhet të mësojnë të pijnë ujin që në moshë të vogël. Qumështi është ushqim shumë i mirë. Nëse fëmija do t’i shikojë dhe nuk do t’i hajë. me fruta ose sanduiç. Uji është pija më e mirë. janë gjithashtu ushqime të mira për vaktet e ndërmjetme. por marrja e tepërt e tij mund të presë oreksin për ushqime të tjera. Për të mos pasur probleme me fëmijët tuaj. me yndyrë. me përqindje më të pakët yndyre. Lëngjet e frutave duhet të jenë të holluara dhe mos të kenë përmbajtje të lartë sheqeri. prandaj mund të jepen vetëm në raste të rralla festash. biskotat apo patatinat? Fëmijët e moshave 1-3 vjeç i shikojnë këto ushqime që mund të jenë shumë të kripura apo të ëmbla. mund të jetë me të vërtetë një problem për ju dhe atë. Ju si prindër duhet të jeni model për këtë. për vlerat që ka është ushqim shumë i mirë për fëmijën. Tregojuni fëmijëve se si pini ujë. Shumë prej tyre nuk e bëjnë detyrën e tyre për t’i dhënë fëmijës një ushqyerje të shëndetshme sepse nuk arrijnë . kujdestarëve në shtëpi etj.246 PJESA IV VITI I TRETË Qumështi dhe prodhimet e tij Qumështi. ose në televizor. së bashku me kënaqësinë që ai ndjen nga ngrënia e tyre. Deri në moshën 2 vjeçare qumështi mund të jepet i paskremuar. Lëngjet Gjatë kohës se ngrënies. Një tjetër shqetësim në rritje i prindërve është shtimi i ushqimeve që quhen “ushqime të shpejta” si sufllaqe. A duhen dhënë çokollatat. Fëmijët e vegjël besojnë gjithçka që shikojnë në televizor. tregtinë etj. mos i mbani këto ushqime në shtëpi. si dhe të bleni vetëm me raste ushqime që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese. gjithnjë jepini fëmijës një lëng që të shoqërojë ushqimin. më tej duhet të jepet i skremuar. dhe prindërit shpesh e kanë të vështirë të kundërshtojnë ngrënien e këtyre prodhimeve të reklamuara dhe dëshirën natyrale të fëmijës për të ëmbla. si djathi. gjyshërve. Po kështu edhe qumështi është një pije e mirë.

ju do të siguroheni që ushqimi i fëmijës është i përshtatshëm dhe po nxiten zakonet e ushqyerjes se shëndetshme. si mollët. duke përshtatur ushqimet që i përkasin të njëjtit grup ushqimor. Diskutoni me ta për zgjedhjet që bëjnë. Më tej diskutojnë rreth ushqimit në figurë.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 247 ta bëjnë. Merrni një lloj ushqimi që keni gatuar. Për shembull: molla. Kujtoni se ajo ishte mjaft e duruar! Fëmijët e vegjël shpesh duan të bëjnë atë që po bëni ju. vendosen bashkë. Ndarja: Mblidhni pako boshe të prodhimeve ushqimore. figura nga ushqimet e përditshme dhe kërkojini fëmijëve që t’i ndajnë në: ushqime që u pëlqen t’i hanë tani dhe ushqime që u pëlqen t’i shtyjnë për më vonë. Duke punuar së bashku.24 . fëmijët e vegjël mësojnë duke u mbështetur mbi njohuritë dhe eksperiencat e kaluara. është ndoshta një nga kujtimet më të bukura që mbani mend gjatë viteve parashkollore. duke formuar kështu një album me figura. perimet etj. buka. Përshtatja: kërkojini fëmijëve të presin figura ushqimesh dhe t’i ngjisin në një fletë. Gatimi me fëmijët Të ndihmonit nënën tuaj të gatuante. bëjeni këtë zbavitëse dhe ju do të forconi zhvillimin e fëmijës . Studimet kanë treguar se fëmijët nën pesë vjeç mund të kuptojnë mirë një informacion shumë të detajuar rreth ushqimeve të shëndetshme. nëqoftëse bazohet mbi atë që kanë mesuar deri tani. Kujtesa: vendosni në një tabaka disa ushqime dhe kërkojini fëmijëve të mbajnë mend emrat e tyre. Tematika ditore Është një ide shumë e mirë që një herë në javë të organizoni në shtëpi ditë tematike. dardhët. Mbani mend se kur planifikoni aktivitete për ushqyerjen e shëndetshme. ose zgjidhni një ngjyrë dhe organizoni si temën e ditës aktivitete për të mësuar rreth ushqimit e ushqyerjes. qumështi. Përfshijeni fëmijën në përgatitjen e ushqimeve. dyqani. apo nuk u intereson. ashtu siç vëzhgoni rritjen dhe zhvillimin e tij. Mbas dy minutave mbuloni tabakanë dhe u thoni fëmijëve të kujtojnë ushqimet që panë me parë. Ju duhet të vëzhgoni së bashku me kujdestarët e fëmijës se me çfarë ushqehet fëmija. ngjyrat e ylberit. për shembull të gjitha frutat. Aktivitete që mund të kryhen së bashku me fëmijët e vegjël për të nxitur ushqyerjen e shëndetshme Lojra Albumi: fëmijët presin figura të ushqimeve të shëndetshme nga revista dhe i ngjisin në një fletë.

Por duhet Figura 27. megjithëse është i aftë të veshë disa rroba. shpesh nuk pranon të dalë jashtë vaskës. si për shembull një sallatë frutash. fitores. • Aftësitë fizike sipas moshës: në moshën 2 vjeç . Gatimi së bashku me fëmijët nuk është diçka që bëhet në moment. . Përfshijeni fëmijën në gatimin e ushqimeve duke i: • dhënë mundësinë të fillojë të pranojë përgjegjësinë për zakonet e veta të ngrënit • mësuar ndjenjën e mrekullueshme të arritjes së diçkaje. VESHJA • Lahet mirë vetë në banjë. BANJA. shkëmbimi. zinxhirëve. • Zhvishet më mirë se sa vishet. apo diçka që nuk ka nevojë të gatuhet. derdhja. duke qëndruar i pastër gjatë ditës (veçanërisht djemtë mund të vazhdojnë të lagen gjatë ditës). të skuqur. të suksesit. ndarja. midis moshës 2-4 vjeç. Të mësuarit e kontrollit të jashtëqitjes dhe urinimit Shumë fëmijë janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit. TUALETI. më tej për një periudhe kohe përsëri mund të ndoten natën. por çdo fëmijë është i ndryshëm dhe kjo kohë mund të luhatet. Ai kërkon një planifikim të vogël. • Eshtë më i saktë në përdorimin e kopsave të mëdha.ato mund të jenë të thatë natën për disa ditë të javës. filloni thjesht me një vezë të rrahur. Përgatitja dhe gatimi i ushqimit përfshin dhe zhvillon të gjitha llojet e aftësive të fëmijës: • Aftësitë sociale: dëgjimi. respektimi i radhës.kruarja. të tjerë janë në tranzicion . ushqyerja dhe në moshën 3 vjeç -përzierja. përgjegjësia për veten. Ju duhet të filloni të ndiqni shenjat që jep fëmija gjatë çdo faze të këtij procesi. • Disa flenë natën pa u ndotur në shtrat. pavarësia.248 PJESA IV VITI I TRETË Mendoni me parë rreth recetave. dushit etj. fërkimi. • Kujdeset për nevojat personale.

për pjesët e trupit dhe përdorimin e tyre. Është e rëndësishme që kujdestarët të jenë të qëndrueshëm dhe të veprojnë njësoj si ju. përpara se fëmija juaj të heqë pelenat. Mësimi i kontrollit të jashtëqitjes dhe urinimit nuk ndodh në një natë. • Fëmija juaj do të jetë më i sigurt në një uturak. Mos u shqetësoni për aksidentet që ndodhin në këtë periudhe (fëmija përsëri lag panolinat apo nuk kontrollon dot jashtëqitjen) – ato duhet të ndodhin. Figura 28. kështu që jini të kujdesshëm kur fëmija ju sinjalizon se është gati për të kaluar nga një hap tek tjetri.24 . të bëjmë urinën). bisedoni me ta se si keni menduar t’i mësoni fëmijës të urinojë dhe të dalë jashtë.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 249 të jeni të duruar. • Nëqoftëse ka edhe persona të tjerë që kujdesen për fëmijën tuaj (çerdhja). Si duhet ta kuptoni kur fëmija është gati? Fëmija juaj është gati për të filluar mësimin e tualetit kur: • Mund të ecë vetë deri tek uturaku (ose në WC-në e tualetit). pasi zakonisht mund të duhet një periudhë prej 3 deri 6 muaj. • Vendosni se çfarë fjalësh do të përdorni për urinimin dhe jashtëqitjen. Ju mund ta lejoni fëmijën gjithashtu që të t’ju shikojë dhe ju se si përdorni WC-në. • Ju tregon kur do të përdorë uturakun • Kërkon t’ju kënaqë duke treguar se nuk është ndotur • Dëshiron të jetë i pavarur. Është një proces i gjatë. Është më mirë që të përdorni fjalët e sakta (për shembull: hajde shkojmë tek uturaku. • Mund të ndjekë një deri në dy udhëzime të thjeshta. • Qëndron drejt dhe pa u shtrembëruar kur ulet në uturak • Mund të qëndrojë i thatë me pelena të palagura për disa orë rresht. sesa në një WC normale. Refuzon të përdorë uturakun Si mund ta ndihmoni fëmijën që të mësojë të përdorë uturakun? • Sigurohuni që të keni kohë të mjaftueshme. • Vendoseni uturakun në një . durim dhe vëmendje për ta ndihmuar fëmijën tuaj çdo ditë.

Më tej. Ndihmoni fëmijën që ta përdorë uturakun. Lavdëroni fëmijën shpesh dhe jini të duruar. ku fëmija mund ta gjejë dhe ta marrë me lehtësi. Kur fëmija juaj është gati. dhe mos e dënoni asnjëherë kur kjo gjë ndodh. Zhvilloni një rutinë. t’i lexojnë një histori për ta zënë gjumi. pasi i keni hequr panolinën. vazhdon të përfitojë nga koha e qetë e drekës dhe do të luajë. i pavetëdijshëm. GJUMI • Zakonisht fle 10-12 orë natën. pra i pëlqen t’i tregojnë përralla. Çfarë të bëjmë nëqoftëse të mësuarit dështon? Nëqoftëse përpjekja e parë e të mësuarit të uturakut nuk ecën. kjo ndodh pasi fëmija nuk është gati. Shikoni me kujdes fëmijën. mund t’i kërkoni që të fillojë të veshë mbathjet e pambukut. Fëmija juaj nuk dëshiron. ditën dhe natën. pas një ose tre muajsh. • Mund të bëhet gati vetë për të shkuar në shtrat. që ky të jetë një moment i veçantë për të gjithë familjen tuaj. Bëhuni gati për aksidente. për të treguar se për çfarë përdoret uturaku. apo t’i këndojnë një këngë. Ju mund të hidhni panolinën e ndotur në uturak. Kur ai është gati. zgjohet në orën 7 ose 8 në mëngjes. I ka ende zakonet e mëparshme për të shkuar në shtrat. lëreni të shkojë vetë tek ai kur është plotësisht i veshur. • Mund të ketë ëndrra që e zgjojnë papritur. Kur fëmija juaj e ka përdorur uturakun siç duhet gjatë javëve të fundit. çdo ditë dhe nxiteni që të ulet në të për disa minuta. për të kapur për ndonjë shenjë që tregon se ka nevojë të përdorë uturakun. në këto raste duhet qetësi dhe këmbëngulje . • Mund të ecë natën në gjumë. lëreni të ulet në të. pasi ende nuk e ka arritur moshën e duhur. pas vakteve të ngrënies. festojeni. çojeni shpesh tek uturaku. ndërpriteni mësimin për 1 deri në 3 muaj. Nxisni fëmijën që të tregojë kur do të urinojë apo të dalë jashtë. Mos harroni ta lavdëroni edhe kur ju tregon pasi e ka bërë në panolinë. Lëreni të vazhdojë përsëri me panolinë dhe përpiquni prapë. pa i veshur panolinën. pa panolinë.250 PJESA IV VITI I TRETË • • • • • • • vend të përshtatshëm. Nëse fëmija nuk pranon të përdorë uturakun. si pasi është zgjuar në mëngjes. duke e vendosur fëmijën në uturak në momente të veçanta gjatë ditës. • Mund të mos dojë të pushojë mbasdreke. përpara orës së gjumit.

Sa herë t`ju thërrasë më pas. dëshiron të përfshihet në gjithçka. • Mund të grindet apo diskutojë me fëmijët e tjerë. Nuk do t’i krijoni asnjë tronditje fëmijës. zgjasni kohën kur shkoni për ta qetësuar në 1 minutë. pastaj shkoni në dhomë. qetësojeni. pak nga pak ju shkoni ta mësoni fëmijën të flejë vetë dhe ta zërë gjumi prapë vetë. Nëse do të jeni këmbëngules. Mos e ndjeni veten fajtor se fëmija qan dhe ju nuk po ndërhyni për ta qetësuar. do të arrini rezultatin e pritur. më tej në 2 minuta e kështu me radhë. të rriturit duhet të lejojnë fëmijët t’i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet e tyre. • Ka preferenca të forta gjinore dhe për role të ndara gjinore “djemtë nuk mund të luajnë rolin e infermieres”. LOJA DHE AKTIVITETI SOCIAL • Është mosha e fjalës së shpeshtë “edhe unë”. • I pëlqen të vishet si aktor e të luajë në lojra teatrale që flasin për aktivitetet e përditshme. deri kur fëmijën ta zërë vetë gjumi. lini gjithnjë një dritë të vogël që ai të mund të kontrollojë mjedisin përreth. apo pasi të ketë mbaruar përralla?” • Të ndajë diçka me të tjerët është ende e vështirë. domethënë kur të zgjohet natën. bëhet shumë i shoqërueshëm. në momentin e shkuarjes për të fjetur dhe zgjimit natën kanë mënyra të ndryshme sjelljeje. në grupe. Çfarë mund të bëni nëse fëmija zgjohet natën? Duhet të mbani mend se çdo fëmijë dhe prind. Në dhomën ku fle fëmija.24 . “vajzat nuk duhet të vishen si shofere” etj • I përgjigjet më mirë zgjedhjeve se sa urdhërave “do të veshësh pizhamat përpara. fillon të luajë në bashkëpunim me fëmijë të tjerë. por pa e përkëdhelur apo lozur shumë me të dhe dilni nga dhoma kur fëmija është ende zgjuar. pra çdo ndërhyrje apo teknikë duhet përshtatur sipas prindit dhe fëmijës.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 251 që ta kthejmë fëmijën përsëri në shtrat. • Luan spontanisht. prisni 30 sekonda. gjërat duhet të përmirësohen. mbasi ka rënë në shtrat fillon të qajë ose ju thërret. Fëmijët dhe lodrat Fëmijët në moshën dy-tre vjeç pëlqejnë lodrat të cilat përfshijnë . Megjithatë një teknikë që këshillohet sot është ajo e “largimit gradual”. por duket se e kupton si koncept. Mbas një jave. kur nuk kërcënohen nga dëmtimi fizik. Nëse fëmija. për periudha të shkurtra.

lisharëse. të vendosë një batanije mbi tavolinë për të bërë një fole zogu. Si prind. kontrollojeni fëmijën në këtë kohë). letra. pjesë mozaiku. sepse përsëri fëmija në këtë moshë pëlqen të bëjë mjaft rrëmujë dhe të shkarravisë kudo. lojën krijuese (kulla me kuba) etj. sigurohuni mirë që ato të mos jenë të dëmshme. Lodra që nxisin krijimtarinë dhe imagjinatën . Gjithashtu edhe veglat e artit. konstruksione me madhësi mesatare. Aktivitete loje për të mësuar • Lejoni fëmijën të luajë me sendet e përditshme të familjes sipas imagjinatës që ka.. gërshërë me majë të rrumbullakët. lapsa. Figura 29 . si për shembull penelat e pikturës. dërrasa me disa rruaza të ndryshme me ngjyra.?). atyre u pëlqen të shkarravisin. si lapsa me ngjyra. fyelli. ndoshta ju do të jeni me të kënaqur në se do të bleni penela që mund të lahen me ujë. disqe. pastrimi i shtëpisë etj • Lodra për jashtë. sende të ndryshme për të numëruar. vagona • Lodra me manjetofon ose muzikë. ndarë. • Ofroni materiale për pikturë. Kërkoni lodra që nxisin krijimtarinë dhe imagjinatën e fëmijës si: • Lodra ndërtuese.252 PJESA IV VITI I TRETË lojën eksploruese (ku është shtëpia. Megjithëse fëmijët dyvjeçarë mundet të mos jenë në gjendje të bëjnë piktura të kuptueshme. të lozë me kanoçen e vajit që e përdor për të vendosur automjetet. duke e zhytur në një kavanoz me ujë etj. Lodrat e kuzhinës dhe sendet e gatimit janë mjaft të pëlqyera midis djemve dhe vajzave në këtë moshë. si lapsa me ngjyra. piano. gota etj…. tambur etj • Rroba që vishen e zhvishen • Lodra për punët e shtëpisë . Kur bleni sende për pikturë. pianoja etj. rrëshqitëse • Lodra transporti si biçikletë. makina.kuzhinë. që ndërtojnë sende të ndryshme. tulla etj. kaseta • Mozaikë (gjgjëza) të thjeshta me copa të mëdha. penela. të bëjë lavazhin e makinës. bojra uji. • Ofroni materiale më komplekse. shkumësa. ngjitëse dhe furça të mëdha për piktura uji (kujdes. plastelinë për modelim. • Vegla arti jo të dëmshme. kuba. të cilat nxisin eksperimentimin.

Jepini rroba të ndryshme. mbajtësja e vezëve) vendosni topa të vegjël me ngjyra. ndërsa ju kapni dy cepat e tjerë. Shikoni bashkë me fëmijën një përrallë në video. Jepini fëmijës të ndajë një grumbull kubash simbas ngjyrës. apo lodra të tilla të ngjashme që ecin. ndërsa i flisni rreth personazheve dhe veprimeve që ato po kryejnë. . • • • • apo një rrobë të madhe mbi dysheme dhe vendosni në mes një top.). Jepini fëmijës një çekiç lodër dhe disa kuti plastike me thumba të vegjël për të praktikuar. Në një kuti me disa ndarje (p. Përgatisni një seri letrash për lojë. familjeve. Tregoni dhe flisni për gjithshka gjatë rrugës. dhe ngjitini në një karton. Ky është një aktivitet i mirë për të ndërtuar koordinimin sydorë. alfabetit dhe numërimit. Ndihmoni fëmijën të kapë dy cepat e rrobës. Përkundeni. përkëdheleni. Vazhdoni t’i lexoni përditë. kapele. kopsa. për ta ndihmuar të qetësohet dhe çlodhet pas një dite me aktivitete të lodhshme. kafshë. vëzhgojë dhe mbledhë gurë. peshqir. apo formës. njerëz. duke i lejuar kohë të eksplorojë. pyeteni fëmijën nëse i mban mend ngjyrat që janë brenda. Ofroni lodra të thjeshta me veprime. ngjarjeve të përditshme. apo lojra jashtë në kopsht. Ngrini me shpejtësi batanijen. nëpërmjet manovrimit dhe ecjes.sh. Prisni secilin karton për gjysmë dhe kërkojini fëmijës të bashkojë pjesët sipas një kuptimi. madhësisë. poema dhe vjersha me rimë. si hedhja e birilave apo shisheve plastike me top. këpucë. që t’i veshë për të luajtur.24 . Shëtisni me fëmijën në parqe. duke e hedhur topin lart dhe përpiquni që fëmija ta kapë. Flisni për ndjenjat dhe emocionet që janë në këtë tregim. gjethe. apo letra me ngjyra dhe mbasi ta keni mbyllur. Ofroni një biçkletë tre rrotëshe. Shtroni një batanije. Shikimi në një pasqyrë e bën këtë aktivitet edhe më të këndshëm. në formë mozaiku (pjata me lugën dhe pirunin. të cilat ndërtojnë zhvillimin e koordinimit sy-dorëkëmbë e djathtë. lërini kohë fëmijës që të zgjedhë vetë librat. nëna me fëmijën etj. fara. Bëni shëtitje rregullisht në librari.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 253 · • • • • • • • Vërini përpara libra rreth kafshëve. Prisni figura të vogla që kanë ushqime.

të këndshëm. Mirëpo. mirëpo këto ndryshime përdoren edhe keq. për të trajtuar ndryshe femrat nga meshkujt. shoqëri dhe mjedisin ku fëmija po rritet. të bazuara tek seksi i tyre. të aftë. Pavarësisht nga dallimet fizike midis djemve dhe vajzave. të pavarur. Këtu fillimisht ndikon mënyra se si janë rritur prindërit e tyre. Ndërsa përkatësia gjinore është diçka tjetër. mund të arrini ta mësoni fëmijën tuaj ta trajtojë veten si të barabartë me të tjerët. Duke u rritur. Djemtë. të përgjegjshëm. që bën që ato të kenë ide të gabuara se djemtë dhe vajzat kanë sjellje dhe ndjenja të ndryshme. Po kështu një ndikim të fortë ka e gjithë shoqëria. janë njësoj të zgjuar. dhe po ashtu dhe të tjerët të barabartë me veten. si televizori. Fëmijët fillojnë të vërejnë dallimet gjinore në moshën 2 vjeç. fëmijët fillojnë të tregojnë çfarë do të thotë të jesh vajzë dhe djalë. Ne të gjithë lindim njësoj. dhe të besueshëm. ne mësojmë të jemi djem dhe vajza. të gjithë fëmijët kanë sjellje të njëjta dhe duhet t’ju jepen mundësi të njëjta për t’u zhvilluar. meshkuj dhe femra. Ata mund të pëlqejnë një të rritur për një periudhë kohe.254 PJESA IV VITI I TRETË Këshilla për prindërit dhe kujdestarët FËMIJËT DHE PËRKATËSIA GJINORE familje. librat. asnjëri nuk mund të parashikojë si mund të sillen fëmijët ose të rriten vetëm në bazë të përkatësisë gjinore. për fat të keq. vajzat dhe identiteti gjinor Fëmijët dallohen nga njëri-tjetri që në lindje nga organet seksuale (vagina për femrat dhe penisi për meshkujt) dhe quhen femra dhe meshkuj. Në fakt. burra dhe gra. mashkull apo femër qoftë. mjedisi rrethues i fëmijëve. radioja. shpesh në shoqërinë tonë djemtë dhe vajzat nuk trajtohen njësoj edhe pse ata zhvillohen njësoj. që nënkupton një trajtim jo të barabartë të djemve dhe vajzave. Kjo zhvillohet që herët në fëmijëri nga ndikimet e ndryshme në . revistat etj. që ndryshojmë fizikisht vetëm nga organet seksuale. (dhe burrave dhe grave) nga familja dhe shoqëria. pra formojmë përkatësinë gjinore. Rreth moshës 3 vjeç. të injorojnë një tjetër dhe më pas mundohen të kuptojnë se ku ata janë të ndryshëm dhe të S i mësojnë fëmijët për rolet gjinore? Si i mësojnë ata dallimet gjinore? Nëqoftëse ju si prindër e kuptoni këtë.

enët e kuzhinës. duke kaluar kohën me ta. Më poshtë keni të ndara sipas moshës fazat më të rëndësishme të kuptimit të përkatësisë gjinore. si makinat. Ata e bëjnë këtë dhe me miqtë dhe familjen. 3-4 vjeç Fëmijët në këtë moshë fillojnë të përdorin “kategorizimin gjinor”. Shumë prindër vajzat e vogla i veshin me rroba “të bukura” dhe i trajtojnë me delikatesë. Kjo nënkupton se ato fillojnë të quajnë veten e tyre dhe të tjerët si djem dhe vajza. 2 vjeç Që para moshës 2 vjeç. sepse ka parë që djemtë luajnë zakonisht me makina (sepse ato i blejnë dhe i japin prindërit apo të afërmit). Për shembull nëna mund të lavdërojë vajzën e saj kur ajo mbledh lule për të. Atyre i pëlqen t’i ndajnë gjërat në kategori. Djemtë nxiten shpesh të jenë të gjallë.24 .36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 255 njëjtë me të rriturit e seksit tjetër. por ata kalojnë faza të rëndësishme deri sa arrijnë në këtë moshë. madje që sapo marrin vesh seksin e fëmijës. Prindërit fillojnë që t’i japin vajzave “lodra femërore” si kukullat. Për shembull një fëmijë tre vjeçar mund të mendojë se makinat janë lodra mashkullore. Kjo është një mënyrë per të krijuar dallime gjinore. Fëmijët arrijnë përfundimisht të kuptojnë mirë përkatësinë gjinore rreth moshës 6-7 vjeç. Fëmijët shikojnë se çfarë bëjnë prindërit e tyre. 2-3 vjeç Në këtë moshë. prindërit fillojnë të blejnë lodrat e para. të ndryshme nëse fëmija është vajzë apo djalë. topi etj. aktivë dhe të fuqishëm. sipas veçorive të ndryshme dhe gjinia është një mënyrë për ta bërë këtë. Gjithashtu prindërit mund t’i trajtojnë ndryshe fëmijët e tyre. ata përpiqen të imitojnë prindët e . • Prindërit i mësojnë fëmijët e tyre. duke i qortuar dhe me disiplinë të fortë. që para lindjes. por mund të qortojë djalin për të njëjtën gjë. Më tej. Kush ndikon mbi zhvillimin e dallimeve gjinore tek fëmijët Ndikimi i prindërve • Prindërit i mësojnë fëmijët. Ata për të njëjtën gjë mund të lavdërojnë vajzat dhe të qortojnë ose të dënojnë djemtë. fëmijët e vegjël po zhvillojnë “identitetin gjinor”. dhe djemve “lodra mashkullore”. Si i kuptojnë fëmijët dallimet gjinore Studiuesit kanë vënë re se fëmijët fillojnë ta kuptojnë gjininë në një moshë shumë të vogël. Djemtë e vegjël shpesh vishen me rroba “burrërore” me të cilat mund të lëvizin e të luajnë lehtësisht.

Kjo është detyrë e babit”. Për shembull: fëmijët që shikojnë babanë e tyre që lan shpesh pjatat. vëllai i madh i tregon vëllait të vogël punët që bën mami dhe babi. Figura 30. shikojnë nënën apo babain e tyre që bëjnë të gjitha punët e shtëpisë dhe mësojnë se meshkujt dhe femrat mund të kryejnë të njëjtat punë. miqtë kanë një efekt . Prindërit mund t’u japin detyra të ndryshme djemve dhe vajzave. mund të mësojnë se larja e pjatave është edhe një aktivitet mashkullor. Edhe vëllezërit dhe motrat më të rritura shpesh i tregojnë njëri tjetrit se çfarë duhet të thonë apo të bëjnë. • Vëllezërit e motrat mësojnë njëri-tjetrin si të veprojnë dhe si të sillen në rrethana të ndryshme. Fëmijët shpesh kopjojnë veprimet dhe fjalët nga vëllezërit e motrat që kanë në familje . duke u treguar se çfarë kërkojnë prej tyre. Për shembull: djemtë të derdhin plehrat dhe vajzat të lajnë pjatat. Për shembull: prindërit mund të presin nga djali i tyre që të jetë i dalluar në matematikë dhe nga vajza të jetë e dalluar në art e lexim. • Prindërit i mësojnë fëmijët. • Miqtë dhe fëmijët e së njëjtës moshë janë modele. Ashtu si vëllezërit. Prindërit mund t’u thonë djemve dhe vajzave të tyre se vetëm djali apo vajza e bën një punë të caktuar. Për shembull.veçanërisht kur këta janë më të rritur. vajzat dhe identiteti gjinor tyre. Kjo mbështet dallimin gjinor. Për shembull: kur fëmijët po luajnë në shtëpi. • Prindërit i mësojnë fëmijët nëpërmjet komenteve të tyre.256 PJESA IV VITI I TRETË • Prindërit i mësojnë fëmijët duke u ndarë detyrat. Prindërit mund të presin gjëra të ndryshme nga djemtë dhe vajzat e tyre. Djemtë. Ndikimi i moshatarëve • Vëllezërit e motrat në familje janë modele. Për shembull: nëna i thotë vajzës “Unë nuk e rregulloj dot makinën. Ose fëmijët që jetojnë vetëm me një prind. motra i thotë vëllait: “kjo është xhaketë vajzash” dhe vëllai nuk do ta veshë më atë xhaketë.

këndet. një ditë të ardhshme. Publiku të cilit ato i drejtohen. nëse pjesa më e madhe e vajzave në shkollë duan të veshin xhinse. Mos u shqetësoni aspak: Kur një fëmijë luan me lodra për “vajza” ose me lodra për “djem”. Një ditë asaj do t’i duhet t’i japë makinës. Po kështu nëse shumë djem në shkollë luajnë futboll. apo biçikletës. edhe pse ato nuk janë të lidhura me mallin që reklamohet. Por kjo i bën shumë mirë zhvillimit të tyre. radio. Fëmijët e vegjël luajnë me shpesh me fëmijë të të njëjtit seks. vajza juaj po mëson për shpejtësinë. Kujdes! Ky ndikim mund të sjellë probleme dhe të kufizojë zhvillimin e fëmijës suaj. Shokë të tjerë mund të tregojnë barazinë gjinore. Për shembull: djemtë ftojnë për festa në shtëpitë e tyre vetëm djem. Për shembull. Reklamat bëhen për të tërhequr interesin e burrave apo të grave. Gra të bukura vendosen në shumë reklama. . personazhet femra të filmave me kartona janë të bukura dhe delikate dhe duhet të shpëtohen nga burrat. Televizioni. Disa shokë mund t’u mësojnë dallimet gjinore. edhe djemtë e tjerë duan ta bëjnë këtë. Kjo zgjat deri në vitet e hershme të adoleshencës. edhe vajzat e tjera duan ta bëjnë këtë gjë. Ndikimi i medias Media përdor dallimet gjinore. lëvizjen. Për shembull: nëse vajzat veshin ”rroba djemsh” miqtë e tyre mund të tallen dhe t’u thonë: “dukesh si djalë”.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 257 mbi sjelljet dhe pikëpamjet e fëmijëve. Duke luajtur me kukulla. Vajzat mblidhen në grupe vajzash për të luajtur. është i ndryshëm për prodhime të ndryshme. Fëmijët lavdërojnë ose dënojnë veprimet apo fjalët e njëri-tjetrit. Ato i kushtojnë vëmendje bukurisë së gruas dhe fuqisë muskulare të burrit. se është e drejtë apo e gabuar. Ju si prind mund të mërziteni. Ai po përgatitet që të bëhet një baba i kujdesshëm për fëmijën e tij. revistat shpesh tregojnë burra dhe gra në role të ndara. sepse kështu fëmijët provojnë shumë aktivitete të ndryshme. djali juaj po mëson të kujdeset për një person tjetër. për shembull pajisjet e sportit reklamohen më shumë nga aktorë meshkuj. Një shok tjetër mund t’i thotë se djemtë dhe vajzat duhet të kenë mundësinë të provojnë. Media nxit dallimet gjinore nëpërmjet reklamave. sepse djali juaj po luan me kukulla ose vajza juaj po luan me karrocë.24 . Për shembull. Duke luajtur me karrocë. • Fëmijët shpesh luajnë me fëmijët e të njëjtit seks. • Shokët tregojnë atë që mendojnë.

Por në këtë rast fëmija po përdor imagjinatën dhe krijmtarinë e tij. Po kini parasysh se duke luajtur kështu. të kuqe apo me lule. fizikën. pasi dikush ju ka thënë diçka të tillë. Disa nga ju mund të mos ndihen rehat me disa nga këto ide. Për shembull mund t’iu përgjigjeni “Po asaj i pëlqen shumë t’i japë biçikletës dhe të luajë futboll”. të cilat do ta ndihmojnë atë për matematikën. Por duhet të jeni të sigurt se lojrat e ndryshme i ndihmojnë fëmijët të mësojnë shumë . Ata mund të mendojnë se ka diçka që nuk shkon tek vetja e tyre. Jam shumë e kënaqur”. Ju mund të doni që të bëni gjëra të tjera për djalin. duke treguar qartë se ju e pëlqeni dhe e nxisni këtë gjë. në shkollë. kiminë etj. Kur një i njohur bën një koment që s’ju pëlqen Ju mund të shqetësoheni nëse dikush i thotë vajzës suaj të vogël se është veshur si djalë. Ajo po përdor shumë aftësi të të menduarit. pasi djalit të tyre i pëlqen të veshë rroba të stolisura si femrat. makina. ose aktivitete shkencore që ju i quani për “djem” Ju mund të mërziteni pasi vajzës suaj i pëlqen të ndërtojë me kuba. mund të thoni fjalën tuaj. që po lexoni në këto faqe. Nëse fëmijët pëlqejnë të bëjnë diçka që është ndryshe nga e zakonshmja. mund të ndihen jo rehat dhe të turpëruar. ose “ A e di? Djali im sot më ka ndihmuar të gatuaj drekën. Për fëmijët tuaj ka shumë më tepër rëndësi ajo që i thoni ju. që ju i quani veshje vajzash. ose nëse njerëzit i thonë shpesh djalit tuaj të vogël se është i urtë si gocë.258 PJESA IV VITI I TRETË Kur djali juaj do që të veshë rroba të bukura. Kur një vajzë dëshiron të luajë me kuba. qofshin djem apo vajza. Këshilla për një zhvillim sa më të shëndetshëm tek vajzat dhe djemtë Fëmijët e vegjël mendojnë se mund të jenë gjithçka dhe mund të bëjnë gjithçka. për të zbuluar ngjyrat dhe koordinuar veshjen. Kjo është një pjesë e shëndetshme e procesit të të mësuarit. ajo po mëson njohuri që do t’i duhen për matematikën dhe shkencat. Ai gjithashtu po imiton atë që shikon tek të tjerët. sesa ajo që i thonë të tjerët. të zbërthejë makinat për të parë sesi janë ndërtuar. Por stereotipet gjinore (rritja sipas roleve tradicionale gjinore) janë disa korniza të ngushta dhe të ngurta që kufizojnë ëndrrat dhe eksperiencat e tyre. Ndërkohë që ju mësoni dhe kujdeseni për fëmijët. Në këto ras- te ju si prindër. Prindët shqetësohen. mund t’i ndihmoni ata të bëjnë shumë gjëra. dhe gjëra të tjera për vajzën.

Të gjithë fëmijët duhet të jenë aktivë dhe krijues. të vishen si vajza. Për t’i rritur fëmijët në radhë të parë si njerëz. kur bëjnë të njëjtën detyrë. apo me skuadra të përziera. apo “për goca”. dhe pa i kufizuar sipas seksit të tyre. Lërini fëmijët të krijojnë lodrat e tyre me kuti. kuptime të këqija. negative për të. pavarësisht nëse janë vajza apo djem. si persona të veçantë. djalë apo vajzë. flisni për atë që jeni duke parë. Lejoni fëmijët që të bëjnë shumë gjëra që iu pëlqejnë. Shpjegoni mesazhet në program. një ndeshje midis djemve dhe vajzave. makina. brenda kornizave të vjetra. Për shembull mundohuni të mos thoni “ti je vajzë. nuk e bën dot. të vizatojnë dhe pikturojnë. Kështu. duke përfshirë së bashku djemtë dhe vajzat. Përdorni shprehjet korrekte për pjesët e trupit. si djemve ashtu dhe vajzave. kini parasysh: • Jini të kujdesshëm kur flisni për përkatësinë gjinore. Mos u thoni se vajzat pëlqejnë vetëm “gjëra për vajzat” dhe djemtë duan vetëm “gjëra për djemtë” • Lërini djemtë dhe vajzat të provojnë të gjitha aktivitetet. Kur shikoni televizor ose filma me fëmijët që kanë në ngjarje vajza dhe djem. letra. Nëqoftëse fëmija juaj thotë “vajzat nuk luajnë me kamiona” (që mund ta ketë dëgjuar nga dikush). Ndihmojeni fëmijën të respektojë si djemtë. Për shembull. Përpiquni të bëni të njëjtat aktivitete. Nxisni djemtë dhe vajzat të luajnë së bashku me to. aftësi dhe interesa të ndryshme. ju i jepni një dhuratë të çmuar fëmijës suaj.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 259 gjëra dhe të kënaqen në shumë aktivitete. Djemtë të luajnë me kukulla. Nisuni nga ajo që i pëlqen dhe që e tërheq. të merren me sport etj. Nxitini të luajnë nga të gjitha • • • • • • • lojrat.24 . Lavdëroni si djemtë dhe vajzat. shpjegojini atij se djemtë dhe vajzat mund të bëjnë shumë gjëra njësoj. Ndihmoni që fëmija juaj. ashtu dhe vajzat. jo vetëm ato që janë “për çuna”. Mos e trajtoni fëmijën ngushtë. Lërini vajzat të luajnë me kamiona. Mos përdorni fjalë. Jini të sinqertë kur fëmija pyet për ngjashmëritë dhe ndryshimet midis djemve dhe vajzave. kuba etj. Bisedoni për besimet dhe vlerat e tyre. të ketë sukses në shumë fusha. Siguroni mundësi për djemtë dhe vajzat që të shikojnë . si djalë apo si vajzë. • Jepini nga të gjitha llojet e lodrave. ma lër ta bëj unë këtë për ty” ose “çunat nuk qajnë” • Lërini fëmijët të zhvillojnë shumë aktivitete. Kështu do të keni një fëmijë të kënaqur dhe do të formoni një njeri me shumë vlera.

bëhuni vetë një shembull i mirë për fëmijën tuaj. për burrat dhe gratë. Mendoni për zgjedhjet. si me djemtë ashtu si dhe me vajzat. Lërini djemtë dhe vajzat të provojnë të gjitha aktivitetet meshkujt dhe femrat në role të ndryshme. Për shembull. apo shofere dhe një mashkull infermier. si dhe të kujdesshëm me të tjerët: Bëni një ekskursion me fëmijët në një vend pune për të parë meshkujt dhe femrat në disa lloj punësh. jo ata që duhet të jenë sipas të tjerëve. • • • • • . Mos prisni që të gjitha vajzat dhe djemtë të pëlqejnë të njëjtat gjëra. të fortë. jepini djalit një mundësi që të shikojë një grua që punon në ndërtim. Kjo do t`ju ndihmojë si prindër të nxisni si djemtë dhe vajzat të jenë krijues. Në radhë të parë. Mund të shikoni edhe nëqoftëse keni nevojë të ndryshoni diçka. Thoni fjalë të mira dhe të ngrohta për vajzat dhe djemtë.260 PJESA IV VITI I TRETË Figura 31. Nxisni fëmijët të luajnë si me vajzat dhe me djemtë. Disa shembuj aktivitetesh për t’i ndihmuar fëmijët të bëhen vetvetja: Aktivitetet e mëposhtme do t’i nxisin fëmijët që të jenë ata që duan të jenë. kuzhinier. Përpiquni të bashkëpunoni njësoj. të dobishëm. Nëse jeni të shqetësuar. Është e rëndësishme që djali juaj të shohë babain që bën punë në shtëpi dhe nënën që pushon. mund të bëni një grafik të aktiviteteve që do të kryeni me secilin fëmijë. apo i jep makinës etj. Pyesni një fëmijë se çfarë nuk pëlqen.

copa. Organizoni një shfaqje në shtëpi ku djali vishet dhe vepron si një infermiere.24 . shënues. ngjitës. Shkoni në një mbrëmje kërcimi. letra. Shikoni nëpër revista që tregojnë veshje. Gëzimi që provojnë prindërit dhe fëmijët kur ato dëgjojnë së bashku për disa çaste muzikë. Lërini fëmijët të zgjedhin veshjet e tyre ndërmjet atyre veshjeve që ju i keni caktuar. Lëreni që fëmija të vendosë vetë se çfarë do të veshë. Gjithnjë ne dëgjojmë zërin e ëmbël dhe ritmik të nënës. Nxiteni fëmijën që të krijojë vetë lodrat e veta. lan dhe ndërron kukullën. ku kërcejnë si djemtë dhe vajzat. Muzika ndihmon zhvillimin e shëndetshëm . forcon lidhjet ndërmjet tyre. Jepini fëmijës disa kuti të vjetra. gërshërë. Lërini djemtë të luajnë me vajzat dhe vajzat të luajnë rolet e djemve. ku punojnë djem dhe vajza. Kjo do ta ndihmojë fëmijën që të vendosë lidhje të forta me prindërit. kopsa. Lërini fëmijët të tregojnë nëqoftëse reklamat janë për djem apo për vajza. Pyetini fëmijët: • Pse mendon se kjo reklamë i përket djemve apo vajzave? • A është mundur që si djemtë dhe vajzat të përdorin sendet në reklamë? • Shiko reklamat e veshjeve për djemtë dhe vajzat. gjatë gjithë jetës së tij. V Figura 32. Nxirrini fëmijës disa lloje veshjesh. Shkoni në një restorant. Si janë ato të njëjta apo të ndryshme? Cilat rroba do të pëlqente të vishje? Pse? FËMIJËT DHE MUZIKA itet e para të jetës janë një kohë e veçantë gjatë së cilës prindërit dhe fëmijët mund të luajnë së bashku me muzikën dhe mund ta përdorin për të krijuar mes tyre lidhje të fuqishme. Luani teatër dhe shfaqje.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 261 Vizitoni një spital me doktorë dhe doktoresha. pra lëreni fëmijën të luajë si personazhe vajza dhe djem. Nxiteni që të krijojë lodrat e veta.

E gjithë kjo ndihmon të zhvillohet mendja e vogëlushit. siç janë këngët që shoqërojnë rutinën e përditshme për ju (për shembull banjën e foshnjës). ose duke bërë lëvizje të duarve në pjesë të veçanta të këngës (si rosaku që ul kokën poshtë dhe ngre bishtin liri). Këngë të tjera u tregojnë atyre si funksionojnë gjërat. Kur foshnja i përgjigjet. Muzika ndihmon trupin dhe mendjen për punë. kërcimit dhe lojës ju i ndihmoni fëmijët tuaj të rriten siç duhet. Muzika është gjithashtu një mënyrë e mirë për fëmijët dhe prindërit që të shprehen për veten. duke përplasur duart në fund të këngës. Muzika u jep fëmijëve një mundësi të bashkëveprojnë me fëmijë të tjerë në mënyrë të gëzueshme dhe me dashuri. Fëmijët mund të zemërohen. Ato e shfaqin këtë në disa mënyra. Dhe lidhja me rrënjët është një tjetër mënyrë për t’i bërë fëmijët më të sigurt.. Duke qenë se muzika është një eksperiencë e pasur për të mësuarit. një ninullë. emocional dhe intelektual.262 PJESA IV VITI I TRETË që i këndon fëmijës së saj. Një këngë popullore. Studimet kanë treguar se muzika ndikon gjithashtu në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve të vegjël. sa më shumë fëmijë të jenë. Shumë prindër mund të shikojnë se duke kënduar . dëgjimit. Gjithashtu muzika i njeh fëmijët me tingujt dhe kuptimin e fjalëve dhe ndihmon në forcimin e kujtesës. Fëmijët 1-2 vjeç pëlqejnë të krijojnë fjalë pa kuptim dhe tinguj të rinj për t`ju përshtatur melodive të njohura dhe shpesh ato këndojnë gjatë kohës që kryejnë aktivitetet e tyre. Muzika është gjithashtu një mënyrë e fuqishme që fëmijët të lidhen me origjinën. si për shembull. Krijimi i këngëve të reja për foshnjet është një mënyrë perfekte për të nxitur krijimtarinë. Përdorni mendjen tuaj për t’i bërë më zbavitëse këto. së bashku me gjuhën. e njeh fëmijën me trashëgiminë kulturore të familjes. Këngët me alfabet dhe numra e ndihmojnë fëmijën të mbajë mend radhën e gërmave dhe numrave. Ajo krijon një mjedis të pasur që fuqizon vlerësimin e fëmijës për veten dhe nxit zhvillimin social. që forcon dashurinë dhe besimin reciprok. Fëmijët e vegjël janë të tërhequr nga struktura dhe lloji i muzikës. me rrënjët e tyre. Fëmijët e vegjël njihen me muzikën nëpërmjet marrëdhënieve që ato krijojnë me ju. aq më shumë mësojnë. Shkëmbimi muzikor midis foshnjave dhe prindërve të tyre është një nxitje për krijimtarinë dhe imagjinatën. Nëpërmjet këngës. të kërcejnë nga gëzimi etj. atëherë midis të dyve fillon një duet.

të kërcejnë vetë dhe së bashku me të tjerët. . Nëpërmjet muzikës. • Fëmijët do t`ju kërkojnë t’ia • • • • • • • • këndoni përsëri këngën që pëlqejnë. të lumtur dhe plot dashuri. të jenë të ëmbël dhe të butë. Këto janë sinjale të rëndësishme zhvillimi për aftësitë sociale të fëmijës. apo që nuk do të dalë nga makina. si një rrugë për të kaluar këtë tranzicion. Kjo është mënyra e tyre për t`ju mbajtur pranë vetes. Ata veprojnë kështu që nga komunikimi më i hershëm me prindërit e tyre. për shembull mbasi i keni puthur duke i uruar natën e mirë. mund të themi se muzika luan një rol të mrekullueshëm në jetën e fëmijëve të vegjël dhe të prindërve. Ata kuptojnë tani më mirë se si janë të lidhura gjërat dhe mund ta përdorin muzikën vetë. ashtu sikurse duan që librin e tyre më të pëlqyer t’ia lexoni me qindra herë. të luajnë dhe të zbaviten. • Fëmijët shpesh i këndojnë vetes për t’u ndier më rehat. jeta është një film muzikor. Për shumë fëmijë në këtë moshë. Ata do ta kthejnë gjithshka në këngë.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 263 me fëmijët qetësohen edhe vetë. Për shembull. gjë që forcon lëvizjen dhe shoqërimin. deri tek loja muzikore me shokët. Muzika ndërton aftësitë e kujtesës.24 . pavarësisht nga mosha. Fëmijët janë të shpejtë për të lidhur këngën me pamje apo aktivitete të caktuara. duke imituar lëvizjet që kanë mësuar me kujdestarët e tyre. Kjo tregon se fëmijët po bëjnë një hap përpara në të mësuar. Muzika dhe fëmijët 18-36 muajsh Në këtë periudhë moshe: • Fëmijët në këtë moshë pëlqejnë të këndojnë. që luan me shokët dhe krijon miqësi. Ju mund t’i dëgjoni ata të këndojnë një nina-nana. Si përfundim. Fëmijët pëlqejnë të kërcejnë me njëri-tjetrin. Fëmijët kërcejnë gjithashtu me kukullat apo kafshët prej pellushi. kur fëmija mëson të përsërisë fjalët e këngës. ju mund të këndoni një këngë humoristike për ta larguar fëmijën që nuk do të futet në shtëpi mbas një shëtitjeje. Fëmijët shpesh shoqërojnë aktivitetet e tyre me këngë. Kënga dhe muzika në përgjithësi është një mënyrë për fëmijët dhe familjen. Muzika është dhe një zbavitje e mirë. apo edhe duke formuar një kompleks muzikor. Fëmijët do të eksperimentojnë. Fëmijët 2-3 vjeç shpesh luajnë së bashku me njëri-tjetrin duke përdorur dhe instrumentat muzikore. fëmijët lidhin ndjenjat e tyre dhe kuptojnë botën që i rrethon.

për shembull kuti boshe si daulle. se do të shkoni në punë. shikoni se si mëson. Luani me vegla muzikore kur dëgjoni një kasetë muzikore në manjetofon dhe lëvizni së bashku me muzikën. do ta lini atë me gjyshen. fëmija juaj do të jetë një spektator që do t`ju adhurojë. shqelma etj. edhe kur thonë disa vargje. Është edhe më zbavitëse kur ju ftoni edhe një apo dy miq të fëmijës të luajnë me të. Çfarë mund të bëni ju si prindër? • Mbi të gjitha. • Kur fëmija juaj të jetë më i rritur. . “këndoni” fjalët. këndojini fëmijës tuaj. si roza-rozina. Kur lexoni libra me vjersha. kërceni kur ecni. S`ka gjë se ju mendoni se nuk keni zë të bukur. Këndoni rreth larjes së dhëmbëve. Për shembull. • Kërceni me fëmijën tuaj. Bëjeni më interesante duke • • • • • • • • ndryshuar lëvizjet tuaja kur ndryshon muzika. Jepini materiale për të krijuar vegla muzikore . shishe plastike të mbushura me oriz etj. Këndoni edhe kur doni të flisni. Nxiteni fëmijën të kërcejë këngët që i pëlqejnë Muzika mund të jetë një mënyrë e mirë për të kuptuar atë që ndien fëmija. Fëmijët 2-3 vjeç pëlqejnë lojrat në rreth. Përrallat mund të bëhen më muzikore kur trregohen me tinguj dhe muzikë. zërat e prindërve të tyre. Merrni një rrake apo dajre dhe kërceni me ritmin. thuajini fëmijës se mbasi kënga e rosakut do të mbarojë. Studimet kanë treguar se fëmijët preferojnë mbi këdo tjetër. Ju mund ta përdorni këtë kohë për të bërë disa sqarime. Krijoni muzikë në mënyra të ndryshme. Kërceni me fëmijën tuaj një këngë që ju pëlqen. shikoni video me muzikë dhe bashkohuni me të duke kënduar dhe kërcyer.264 PJESA IV VITI I TRETË duke krijuar këngët e tyre dhe duke i lidhur ato me këngë që kanë mësuar më parë. A ju imiton dhe mezi pret gjestet dhe tingujt tuaj? Dëgjoni si fëmijët mbi 1 vjeç kopjojnë ngritjet dhe zbritjet e melodisë. bjerini ndonjë vegle muzikore. Muzika është një mënyrë e mirë për t’i bërë aktivitetet e përditshme më shumë zbavitëse dhe të lehta. • Kur ju i këndoni fëmijës. • Muzika dhe kërcimi ecin dorë për dorë. Nëse ai është i zemëruar mund të thotë “më lër të të tregoj se sa i inatosur jam” dhe të kërcejë me britma. veshjes. shkuarjes në tualet etj.

Shoferët duhet të ndalojnë kur shikojnë tabelën ose dritën e kuqe. ose duke shëtitur jashtë. një doktor mund të pyesë për ngjyrën e lëkurës së fëmijës: “është blu? është e verdhë e hapur? është e kuqe?”. • Zgjidhni një ngjyrë për çdo ditë të javës. Për shembull. për të ndihmuar fëmijët të mësojnë të emërojnë ngjyrat e ndryshme. Bëni projekte dhe lexoni libra për atë ngjyrë. si për shembull e gjelbra. Ngjyrat mund të na thonë se aty ka një problem. Më pas pyesni nëse libri është i gjelbër.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 265 FËMIJËT DHE NGJYRAT N johja e ngjyrave është një aftësi e rëndësishme. Kjo do t’i ndihmojë të vishen me llojet e rrobave që shkojnë së bashku. e verdha dhe portokallia në vjeshtë. bojaxhi)? Kërkojini . na ndihmon të zgjidhim probleme. Aktivitete për fëmijët për të mësuar ngjyrat • Përdorni stinët për të mësuar më lehtë ngjyrat – e bardha në dimër. Ngjyrat janë të bukura. ndërkohë që jeni duke udhëtuar me makinë. pas shtëpisë së verdhë”. dizenjator. Ngjyrat na tregojnë edhe kur ushqimet janë të prishura. tabelat që mbajnë emrat e rrugëve janë me ngjyra etj. Kërkoni fëmijës t’jua tregojë këtë ngjyrë kur dilni shëtitje. jeshilja në pranverë etj. Për shembull. Si është qielli? Do të bjerë shi? Përgjigjet për këto pyetje do t’ju tregojnë sesi duhet të visheni dhe të përgatiteni për ditën. kuba dhe ngjyra. • Përdorni kuti. ose nëse lapsi është i gjelbër. por ato gjithashtu na japin edhe informacione të ndryshme.24 . Shenjat e kuqe në trup u tregojnë prindërve dhe kujdestarëve që fëmija është i sëmurë. Shenjat e trafikut janë me ngjyra. letra. • Kërkojini fëmijës t`ju tregojë me gisht sende të ndryshëm që përfaqësojnë ngjyra të veçanta. Fëmijët gjithashtu duhet të kuptojnë edhe mënyrën se si kombinohen më bukur dhe më me shije ngjyrat. si dhe për të vizatuar dhe zbukuruar. mikun tuaj që merret me ngjyrat në një mënyrë të veçantë (piktor. Të flasësh për ngjyrat. një person që jep udhëzime mund të thotë: “kthehu në të majtë. Shikoni për ngjyrat. Njerëzit i përdorin shpesh ngjyrat për të përshkruar sende. • A keni ndonjë të afërm. apo jeni në një dyqan etj. kuptojmë që nuk duhet ta hamë atë. Përgjigja ndaj kë- tyre pyetjeve na sqaron për problemin. Kur shikojmë një copë buke me ngjyrë kafe.

kanë një rutinë që prindërit e kuptojnë (për shembull kur duan të hanë. Kanë rutinë të rregullt për fjetjen dhe përshtaten me ndryshimet. apo kur nisin kopshtin). TEMPERAMENTI I FËMIJËS Çfarë është temperamenti dhe përse është i rëndësishëm ? Temperamenti mund të përshkruhet si lentet me të cilat çdo njeri shikon botën. Çdo fëmijë vjen në botë me një personalitet dhe mënyrë të mësuari rreth botës. por sidomos nga personat që kujdesen për të. Pra temperamenti mund të kuptohet si stili personal i fëmijës. përballet lehtë me situatat e reja apo është i ndrojtur. Të gjithë fëmijët kanë fusha të fuqishme dhe fusha të tjera që kanë nevojë për mbështetje në sjelljen e tyre. Janë të ngadaltë për t`iu përshtatur situatave të reja. Nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar. të kënaqur. reagojnë ngadalë dhe kanë njëfarë parregullsie në rutinën e tyre të për- . si dhe nga mjedisi në të cilin ai lind. të veçantë për të. Ai nënkupton një sërë tiparesh të personalitetit të çdo njeriu. janë dy rrugët që ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë e bën të veçantë fëmijën tuaj dhe si ta ndihmoni ju në zhvillimin e tij të shëndetshëm. i gjallë. Njohja e temperamentit të fëmijës tuaj dhe ecurisë së shqisave të tij (mënyra si i përgjigjet dhe si përdor fëmija informacionin që merr me shqisat e tij). Rruga që një fëmijë mund të marrë në jetë. këmbëngulës etj. por vendos disa zgjedhje për fëmijën dhe mjedisin që e rrethon.i qetë. Temperamenti nuk vendos sjelljen. vendoset pjesërisht nga temperamenti i tij. Fëmijët kanë mënyrën e tyre të preferuar për t’iu përgjigjur botës që e rrethon dhe këto ndryshime mund të duken që në ditët e para të jetës. Temperamenti mund të ndahet në tre lloje kryesore: Temperament i lehtë/ i qetë/i përshtatshëm Këta janë fëmijë të qetë. ka vetëm mënyra të ndryshme. Temperament i ngadaltë për t’u ngrohur/(i ndrojtur) Këta fëmijë. në përgjigje të eksperiencave të reja largohen apo stresohen (për shembull kur ndryshojnë kujdestare.266 PJESA IV VITI I TRETË këtij personi që të flasë për punën e vet me fëmijën tuaj. apo kur duan të flenë) dhe kanë një përgjigje të butë ndaj problemeve që i mundojnë (përshtaten lehtë). si për shembull kur ju ndryshoni shtëpi. apo kujdeseni për njerëz të tjerë.

Ju mund t’i pakësoni këto. Cili është roli i temperamentit? Siç u tha më lart njohja e temperamentit të fëmijës është me rëndësi. nuk duan të shkojnë në shtrat për të fjetur dhe kërkojnë të përkunden apo mbahen në dorë gjatë gjithë kohës etj. ka të ngjarë të kenë probleme me sjelljen e tyre. Pjesa më e madhe e fëmijëve me temperament të vështirë i kapërcejnë këto karakteristika rreth moshës 4 vjeç. ose si një shenjë se mushkëritë e tij punojnë mirë dhe fëmija është plot entuziazëm dhe forcë për jetën. Mundohuni të ruani sa më shumë rutinën e zakonshme të fëmijës tuaj. janë të vështirë për t’u qetësuar dhe nuk i përshtaten mirë situatave dhe/ose njerëzve. Për shembull kur fëmija juaj ulëret. pra si diçka të mirë. Duke kuptuar temperamentin e fëmijës. reagojnë fuqishëm kur janë me njerëz të tjerë. grinden shpesh. të mirë apo të keqe. Temperamenti i vështirë/rebel Çdo nënë që ka patur të tillë fëmijë. Një fëmijë tre vjeç që këmbëngul të veshë vetë këpucët dhe çorapet edhe pse i duhet . zhurmat e forta. Ju mund t’i paralajmëroni fëmijët për këto ndryshime dhe t’i bëni ato sa më shumë të pranueshme. situatave në jetën e tyre me shumë vështirësi.24 . Pjesa më e madhe e fëmijëve mund të jenë diçka në mes të temperamentit të qetë dhe atij të vështirë! Por duke parë këto lloje të temperamentit. Këta fëmijë duke u rebeluar dhe inatosur shpesh mund të kenë vështirësi edhe në marrëdhëniet me prindët e kujdestarët e tyre. Kini parasysh se jeni i rritur dhe çështjet e të rriturve mundohuni t’i mbani larg fëmijës.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 267 ditshme (për shembull në mënyrën e fjetjes). Duhet të keni parasysh se këto karakteristika të temperamentit të fëmijës nuk janë të ndara me thikë si më lart. ju mund ta quani këtë diçka të keqe. Ata mund të preken nga drita e fortë. Disa fëmijë i kapërcejnë apo pranojnë ndryshimet e njerëzve. Qajnë shumë. kanë regjim të çrregullt. ju mund të kuptoni më mirë sjelljen e fëmijës tuaj dhe ta përshtasni atë ndaj situatave të ndryshme ku mund të ndodheni ju dhe fëmija. sepse këta të fundit do të lodhen me ta dhe do të jenë më pak të gatshëm për t`ju përgjigjur e përshtatur karakterit të fëmijës. ju mund ta ndihmoni atë të zhvillohet i shëndetshëm. Fëmijët me temperament të vështirë. e di se si janë. Mundohuni të mos bëni disa ndryshime në të njëjtën kohë (për shembull ndryshimi i shtëpisë ku banoni dhe lindja e një fëmije tjetër). Jeni ju që e quani sjelljen e fëmijës tuaj me temperament të vështirë.

Me një fëmijë të tillë (ashtu si me fëmijët me temperament të ngadaltëpër t’u ngrohur) ju duhet të jeni më të kujdesshëm kur bëni lojra që kërkojnë shumë gjallëri dhe forcë. Qëllimi i disiplinës prindërore është që të zhvillojë vetëdisiplinën tek fëmija. ose këmbëngulës. duke i nxitur me kujdes. e më tej duke e nxitur që të kërcejë vetë. të kenë besim tek vetja. respektoni dëshirat e tij. në fillim duke e mbajtur në krahë. Disiplinimi i vetes është i nevojshëm për të arritur këto qëllime. jës tuaj? Shumë prindër kërkojnë që fëmijët e tyre kur të rriten të jenë të pavarur. Duke parë që fëmija juaj është plot energji. Mundohuni që t’i bëni sa më të thjeshta dhe të pakta dhe të mos i ndryshoni brenda ditës. për shembull nëse fëmija pëlqen të dëgjojë muzikë. por kohë pas kohe ata kanë dëshirë të qëndrojnë të qetë dhe të shikojnë një libër me figura. ju mund ta ndihmoni duke i krijuar shumë mundësi për të eksploruar botën. kjo do të varet nga zhvillimi emocional i fëmijës dhe kënaqësia e juaj e të qenit prind. Një person me vetëdisiplinë ka kontrollin e nevojshëm që duhet për të vepruar ndaj dështimeve dhe vështirësive të jetës së përditshme.268 PJESA IV VITI I TRETË gjysmë ore. kërceni bashkë. Udhëzime për vetëkontrollin Përcaktoni saktë se çfarë kuptoni me sjellje të mirë Sigurohuni që fëmija e kupton atë që kërkoni prej tij. Nëse nuk i pëlqen. Nëse sot fëmijës i flitet kur hyn me këpucë në shtëpi dhe nesër i thuhet “hajde. të bëjnë zgjedhje të zgjuara dhe të kenë respekt për njerëzit. Vendosni që më përpara kufijtë dhe rregullat. Këta fëmijë pëlqejnë të këndojnë dhe kërcejnë. pra ju mësoni fëmijën sesi të disiplinojë veten. Sesi do ta bëni ju këtë. Megjithatë ju mund t’i ndihmoni këta fëmijë. futu brenda”. edhe temperamenti i qetë ka gjithashtu anët e veta negative dhe pozitive. Duke qenë se çdo njeri është i ndryshëm nuk ka rregulla për të mësuar një sjellje të mirë. mund ta quani kokëfortë. Mënyra më e mirë për t’i këshilluar fëmijët tuaj. Më poshtë mund të gjeni disa udhëzime që mund t`ju ndihmojnë të ndërtoni vetëkontrollin tek fëmija juaj. ai e ka shumë të vështirë DISIPLINA E FËMIJËS C ilat janë qëllimet afatgjata që keni lidhur me sjelljen e fëmi- . është të zbuloni se çfarë duan dhe më tej t’i ndihmoni që ta arrijnë këtë me mënyrën e tyre. Ju ndihmoni fëmijën të mësojë të mendojë për veten. duke nisur pak nga pak dhe duke parë reagimin e tij. Po kështu.

jepini një zgjedhje pozitive. që të çlirojë pak energji. në vend që të bërtisni nga një dhomë në tjetrën. mbani mend që është më mirë: • t’i drejtoheni sjelljes. Nxiteni fëmijën të flasë rreth këtyre ndjenjave. Kur fëmija është më i rritur. më shumë sesa po t’i thoni gjithnjë “mos”. Nëse ju thoni “A je gati të vish për të ngrënë drekë tani”? ju i jepni fëmijës mundësinë për të thënë jo. në mënyrë pozitive.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 269 të kuptojë se cili është rregulli. Fëmijët përpara se të mësojnë të respektojnë vetveten. aq më shumë gabime mund të bëjë. uji. Kur i drejtoni apo korrigjoni ata. do të thotë të lejosh fëmijën të bëjë gjithçka. fëmija do të bashkëpunojë me ju. më tej drejtojani vëmendjen ndaj një aktiviteti si loja me qenin. Jini të ndjeshëm ndaj nevojave emocionale të fëmijës tuaj. për shembull t`ju ndihmojë në kuzhinë të grini sallatën. për shembull “nuk është mirë të hysh në shtëpi me këpucë” dhe jo t’i thoni “Ti nuk je i mirë”. piktura etj. • të shkoni direkt tek fëmija. duhet të qëndrosh ulur”. ashtu si do të donit që edhe ai të ishte me ju. Bëni sugjerime pozitive Jepni komanda dhe sugjerime në mënyrë pozitive: Në vend që të thoni “mos u hidh mbi divan”. jepini detyra të veçanta për të bërë. Në vend të thoni “A do të vishesh tani?”. Disa mendojnë se të vendosësh disiplinën në mënyrë pozitive. Përpiquni të përdorni sa më pak fjalën “mos” dhe “jo”. apo është i lënduar. Nëse fëmija është i lodhur apo shumë i lëvizshëm dhe grindet në shtëpi. duhet të marrin respektin prej të tjerëve. cila të pëlqen?” Ridrejtoni sjelljen Nëse fëmija sillet në një mënyrë të papranueshme. zemërimi. Respektoni fëmijën Jini të njerëzishëm dhe përfillës për fëmijën tuaj. • të pranoni se edhe ju mund të . ose nga brenda shtëpisë jashtë saj. jo personalitetit apo aftësive të fëmijës. Nëse ju jepni udhëzimet si shembulli më lart. Sa më shumë ta quani fëmijën të keq. jepini si zgjedhje të dalë jashtë shtëpisë apo të luajë. “Erdhi koha tani për ty të vish për të ngrënë drekë. Një sjellje jo e mirë mund të tregojë se fëmija është duke kaluar një çast frike. provoni të thoni “nëse do të rrish tek divani.24 . • të uleni në një karrike apo diku dhe të flisni ballë për ballë me fëmijën. mundohuni të thoni “Tani duhet të vishesh. por nuk është ashtu. Do që të pish ujë apo lëng portokalli?”. Mund të veshësh bluzën e kuqe ose blu. Jepni mundësi për zgjedhje Zgjedhja e mëson fëmijën të marrë vendime. pra në diçka ku fëmija mund t’i shprehë këto ndjenja në një mënyrë të pranueshme.

mos godit! Hedh gurë ose rërë Flet me zë të lartë. mos bëni si bëj unë”.270 keni bërë gabim. Tregojini fëmijëve dashuri dhe respekt. edhe kur ju nuk e quani sjelljen e tyre të pranueshme. që të rritet. sidomos sjelljet e njerëzve të dashur dhe të afërt. Bëhuni shembull. saqë shpesh ndihen të mbingarkuar. Njerëzit me një mendim të mirë për veten. Pyete shokun se çfarë duhet të bësh që ai të ndihet më mirë . Ne kujdesemi për miqtë tanë. modeli i fëmijës tuaj për sjelljen. apo një vend në kuzhinë ku të jetë i lirë të bëjë ç`të dojë. pusho! . ndihmoni fëmijët që të ndihen mirë me veten. mos i hidh! Rri urtë. Nëse është e mundur fëmijës rregullojini një dhomë të vetën. shpesh do të përpiqen të veprojnë ashtu si ata mendojnë se duhet vepruar. pra do të gabojnë. më mirë filloni t’i mbani gjërat delikate jashtë vendeve që mund të arrihen nga fëmija. dhe për vetë bërtisni gjithë kohës. shtyn Ndal. zakonisht duan të veprojnë drejt dhe do të përpiqen të mësojnë se çfarë pritet prej tyre. Njerëzit që nuk ndihen mirë me veten. PJESA IV VITI I TRETË Ndryshoni situatën Kur ju shikoni se fëmija po dëmton shumë gjëra që keni në shtëpi. mos vrapo! në rrugë Godet. në vend që të bërtisni çdo ditë. Në tabelën më poshtë janë disa sheDUHET T’I THUASH: Këmbët përdori për të ecur. Sa i bukur dukesh kur këndon me zë të ulët! SJELLJA E FEMIJES MOS THUAJ ! Vrapon me shpejtësi Ndal. Fëmijët kanë shumë për të mësuar. atëherë mos prisni që fëmija të sillet ndryshe. Fëmijët e vegjël imitojnë shumë. Ai do të bërtasë njësoj si ju. model Si prind ju jeni shembulli. Nëse ju i thoni fëmijës të flasë me kujdes. Nuk ka nevojë që të kyçni gjithë shtëpinë. por një kompromis midis prindit dhe fëmijës shpesh largon situatat e vështira. Nxisni mendimin e mirë për veten Në gjithçka që ju thoni apo bëni. Fëmija ka nevojë të luajë dhe të lëvizë. Mos u sillni si ajo shprehja: “Bëni si them unë. Gurët (rëra) qëndrojnë në tokë. bërtet kur është në rrugë Ndal.

• Kur ju keni vendosur qëndrimin tuaj dhe fëmija e sulmon këtë qëndrim. • Kujtoni se sjellja juaj është model për sjelljen e fëmijës suaj. përkëdhelje apo diçka të vogël si një lodër jo të kushtueshme etj. Nuk është mirë që fëmijët t’i disiplinojë vetëm njëri prind dhe tjetri të thotë: “Prit se ta rregullon babi/ mami qejfin. librat janë të shpërndarë etj”.24 . • Të dy prindërit duhet të kenë një ndarje të barabartë të përgjegjësisë së disiplinës. • Nëse njëri nga ju si prind po i mëson fëmijës disiplinën dhe tjetri hyn në dhomë. • Bini dakord si do t’i përgjigjeni një sjelljeje të papëlqyeshme • Bëni sa më shumë të qartë se çfarë e pret fëmijën. sa më shumë të jetë e mundur. .36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 271 mbuj se si mund t’i mbani fëmijët nën kontroll. Këto janë vetëm pak shembuj. • Prisni ndryshime të ngadalta të sjelljes. sa më shumë të jetë e mundur. nuk ke rregulluar krevatin. • Edhe kur jeni shumë të lodhur. pa qenë të aftë t’i zbatoni ato në kohë. • Jini dakord të dy palët lidhur me sjelljet e dëshirueshme dhe të padëshirueshme. i vëmendshëm është një punë e vështirë dhe është shumë më e vështirë kur trupi dhe mendja juaj janë të lodhur. kur të vijë”. Rivendosni qëndrimin edhe një herë dhe më tej mos iu përgjigjni sulmeve. pa u thënë gjithnjë fjalën “JO”. • Jini këmbëngulës. por ideja është që ju t’i tregoni fëmijëve se çfarë mund të bëjnë dhe jo çfarë nuk mund të bëjnë: Udhëzime për komunikimin dhe marrëdhëniet prind-fëmijë • Përpiquni të gjeni rregullisht kohë për të bërë diçka zbavitëse me fëmijën tuaj. • Kurrë mos debatoni me njëritjetrin përpara fëmijës. kërkesa. nuk mjafton të thoni “dhoma jote është rrëmujë” por duhet të sqaroni më saktë “ke lënë shumë rroba përdhe. Dëgjimi aktiv. nëse ai ose ajo kryen një sjellje të papëlqyeshme. • Lavdëroni sjelljen e pëlqyeshme me sa më shumë me lavdërime me fjalë. për shembull. komanda. Mos prisni shumë. ky i fundit nuk duhet të ndërhyje në argumentimin që po bëhet. • Kurrë mos jepni urdhra. lidhur me disiplinën. bëni shumë përpjekje të dëgjoni përsëri me kujdes fëmijën që po ju flet. pra dënoni apo lavdëroni të njëjtën sjellje në të njëjtën mënyrë. mos e mbroni veten. • Sqarojeni sa më mirë se kush është sjellja e papëlqyeshme. Lavdëroni sjelljen që po përmirësohet dhe po i afrohet qëllimit që dëshironi.

• Mos përdorni fjalë fyese si për shembull.272 PJESA IV VITI I TRETË • Dëgjoni me kujdes dhe me mirësjellje. apo fjali ofenduese “budalla. ti je fëmijë”. sepse kjo nuk ndihmon në mbajtjen e komunikimit të hapur me fëmijën tuaj. duke krijuar fëmijë të përkëdhelur. • Përforconi mbajtjen e komunikimit hapur me fëmijën. por duke shpjeguar përse janë të nevojshme dhe duke kërkuar edhe mendimin e fëmijëve të tyre kur vendosin rregullat. • Mos u bëni kritik apo kërcënues kur fëmija po tregon një ngjarje. tregojini fëmijës informacionin që dini apo që ju kanë treguar. i trashë. Më poshtë . pa respekt dhe të paaftë të bëjnë vetë zgjedhje. kanë më shumë mundësi për sukses në betejën për të edukuar sjelljen e fëmijës. Ka më shumë mundësi të kenë probleme me sjelljen e fëmijëve të tyre. Këta prindër vendosin rregulla. pavarësisht nga çfarë ka bërë. Ata komunikojnë rregullisht me fëmijët e tyre dhe i nxisin të jenë të pavarur. besojnë në autoritetin dhe bindjen absolute. • Mos pyesni “Përse?”. kjo s`ka kuptim. Fëmijët e formuar në këtë mënyrë kanë frikë prej tyre dhe ndihen të frikësuar ndaj sfidave dhe eksperiencave që bëjnë. • Mos këshilloni dhe mos bëni moral (mos thoni “Ti do të flasësh pasi unë të kem pushuar” ose “ bëj si të them unë dhe kjo do ta zgjidhë problemin”). njësoj si me një shok. Jini i sjellshëm me fëmijën. nga studimet janë vënë re tre grupe kryesore prindërish (sigurisht. duke lavdëruar dhe pranuar përpjekjet e tij për të komunikuar. Hapi i parë për një disiplinë të mirë është të mësoni si të nxisni sjelljen e mirë tek fëmija juaj. Është më e lehtë që të përforconi një sjellje të mirë se sa të përpiqeni të ndryshoni sjelljet e këqija. Prindërit me autoritet. se mund të dënohen. këto nuk janë të ndara me thikë): Prindërit autoritarë janë shumë të rreptë dhe urdhërues. pa vendosur kufij. dembel. budalla. • Tregoni që e pranoni fëmijën ashtu siç është. për të zgjidhur një çështje ngadalë. Mos e ndërprisni fëmijën kur po përpiqet të tregojë historinë e tij/saj. ku di ti. Si duhet të jetë disiplina? Megjithëse nuk ka asnjë rregull fiks për të disiplinuar dhe rritur fëmijën tuaj. por pyesni “Çfarë ndodhi?” • Nëse ju keni njohuri mbi situatën. Prindërit liberalë janë mjaft të butë. • Ndihmojeni fëmijën të planifikojë disa hapa. kufij. por jo shumë të rreptë.

• Jepini atij zgjedhje. në rast se ripërsëritet sjellja. Prindi duhet të jetë mësues dhe trajner për fëmijën Shikojeni rolin tuaj si mësues. kështu fëmija e di atë që e pret. përkundrazi. i dënueshëm. kur fëmija nuk ka bërë më asnjë thyerje të disiplinës. pasojat duhen sqaruar përpara. Dënimi nuk është i nevojshëm. • Vendosni një sistem shpërblimi për të nxitur një sjellje të mirë Disiplina duhet të jetë: Këmbëngulëse Pasojat duhen sqaruar mirë dhe duhen zbatuar ndaj sjelljes së papëlqyeshme që kryhet. . apo sipas asaj që ju dëshironi. kur fëmija e bën mirë diçka dhe mësoni t’i kushtoni vëmendje fëmijës tuaj. Lëreni ta praktikojë sjelljen. Kjo e lejon fëmijën të ketë pavarësi. Miqësore Përdorni komunikimin miqësor.274). Nxitini të përpiqen të mbajnë mend se çfarë duhet të bëjnë që të mos e përsërisin këtë gabim në të ardhmen. Nxiteni të mbajë mend se çfarë pasoje është kjo. Përkëdheleni. si për shembull “Shumë bukur. Fëmija juaj ka më shumë të ngjarë ta zbatojë nëse e pëlqen diçka. ose gjithë ditën.24 . Për shembull thoni “ta shikojmë se kush mund të marrë më shumë lodra nga dyshemeja”. Përpiquni të vendosni një kohë të rregullt për të bërë diçka zbavitëse me fëmijën. apo trajner të fëmijës suaj. Më pëlqen shumë si ti…. Fëmijët kanë nevojë për miratim. po zbaton një detyrë që i keni dhënë. Për shembull jepini një zgjedhje të shtrojë tavolinën apo të vendosë pjatat. putheni nëse ai po qëndron i qetë. Lëreni fëmijën të kuptojë se ai po vepron drejt.”. por këmbëngulës. Tregojini në detaje si do t`ju pëlqente që ai të sillej. Gjithashtu përdorni lavdërimet në një pjesë të ditës. Përdorimi i ndalimeve të përkohshme dhe të shkurtra është një mënyrë e mirë që mund të japë rezultat. apo po luan duke bashkëpunuar me të tjerë. Gjithashtu. kur doni t’i thoni fëmijës se është sjellë jo mirë dhe lërini të kuptojë se do të marrë “pasojën” e merituar. për diçka që ata e kanë bërë mirë. • Bëjeni zbavitëse dhe me humor një sjellje të mirë. veçanërisht nga prindërit e tyre. E qartë Pasoja duhet t’i përshtatet fajit. ka bërë diçka sipas rregullave. jepini shenja të miratimit tuaj me fjalë. Gjithashtu. nëse bëhet sa herë që ndodh sjellja (shih më ej në fq.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 273 janë disa këshilla për të nxitur një sjellje të mirë të fëmijës: • Përforcojeni dhe lavdërojeni një sjellje të mirë.

.274 PJESA IV VITI I TRETË • Mësojini dhe tregojini atë që duhet të bëjë. Kjo është e mirë. U zbavita shumë ________ me ty.” • Përpiquni të shikoni si fëmija vepron në një situatë të caktuar. kokën. madje më i mirë sesa unë prisja. ju do të shikoni se ata do të fillojnë t`ju kushtojnë më shumë vëmendje dhe do të mundohen t`ju pëlqejnë më shumë.. Ato duan të jenë të sigurt se ju i doni dhe i vlerësoni. Vura re që ti_____. . Jam krenar për ty. gjunjtë Shenja apo gjeste që tregojnë aprovim. • Ndihmoni fëmijën të mësojë të shprehë se çfarë ndjen. e saktë! Më pëlqen mënyra si e bën këtë. shumë e bukur. Unë e vlerësoj mënyrën si ti_____ . shkëlqyeshëm! Shumë e drejtë. • Përdorni lavdërime me fjalë. kur ai bën diçka mirë. Më pëlqen mënyra si ti _____ këtë pa kërkuar ndihmë apo pa pyetur (e mbajte mend) Jam shumë e kënaqur që ti je djali/vajza ime. “si ndihesh? “a je i mërzitur?”.. në vend që t`i thoni se çfarë nuk duhet të bëjë. kur ti_ ______. Dëgjojeni me kujdes dhe Disa fjalë që mund të përdorni për të lavdëruar fëmijën Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj vëmendjes tuaj. Duke përdorur disa nga fjalitë më poshtë përditë me fëmijën tuaj. dukesh se e ke marrë seriozisht. • • • • • • • • • • • • • • Po shumë mirë. Shumë e mirë. më pëlqen________. (apo ndjen) kështu. “e ke mirë që mendon. Kjo është e bukur. Çfarë ideje e zgjuar! Kjo është punë e mirë. kështu bëhet. Po përmirësohesh në _________ gjithnjë e më shumë. Unë të dua shumë! Disa gjeste që mund të përdorni për t’i treguar fëmijës se si ndiheni kur i lavdëroni : • • • Buzëqeshni. Punë shumë e mirë. Më pëlqen si ti e bëre ________. Vazhdo kështu. Thoni: “dukesh shumë i menduar”. përkulni supin. Thoni: “Më pëlqen si ti ______. qafën. “ Jini sa më të qartë. Kur ti bën_____. prekini qafën Përkëdhelini kurrizin. punë e shkëlqyer që ti po e kontrollon veten. Ishe shumë i mirë. shumë më mirë! Ti po ecën më mirë. faqen etj. “dukesh se je i zemëruar për këtë”.

mundohuni ta ndaloni atë përkohësisht. që fëmijët tuaj do ta pranojnë si sinjal që tregon se ata nuk po sillen si duhet dhe duhet të ndryshojnë sjelljen. Bëhuni dëgjues i mirë. ti nuk do të marrësh dënime. Përdorimi i lavdërimit Kurdoherë që është e mundur. Sigurohuni që i kuptoi udhëzimet. kur është i mërzitur. Uluni në lartësinë e një fëmije të vogël. ndalimi i përkohshëm ndihmon që ai ta ndalojë këtë gjë dhe të ndryshojë situatën. Mos prisni shumë. cep të qetë.24 . Përsërisni atë që dëgjuat. Kombinoni lavdërimin me kohën . Lavdëroni sjelljen që është afër atij qëllimi që dëshironi ju. mund të thoni: “kur t’i kesh mbledhur të gjitha rrobat në dhomën tënde. Kjo formë ndalimi është mirë të përdoret mbasi fëmijët mbushin 2 vjeç dhe gjatë viteve të para të shkollës. Përdorni një ton të butë zëri për ta qetësuar. karrike. kur ju e ndaloni fëmijën për një sjellje jo të mirë. Kështu mund të thoni: “Sa herë që ti sot bën një gabim. mund të dalësh të luash”. Mos thoni “nëse”. krevat. Kur fëmija juaj është duke bërë diçka të papranueshme. si ndalim”. mbasditen etj. Ç’është ndalimi/ndëshkimi i përkohshëm i fëmijës? Në këshillat e mësipërme për displinën e fëmijës përmendëm: kur e shikoni se fëmija po paraqet një sjellje të padëshiruar. Kërkojini që t’i përsërisë. Kur është e mundur krijojini mundësi se kur dhe si të veprojë për të kërkuar diçka. Nëse gjithë ditën.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 275 • • • • • mendoni si do të donit ju të vepronit në këtë situatë. Si mund ta bëjnë prindërit këtë lloj ndalimi? • Jepini fëmijës vetëm një paralajmërim dhe shmangni kërcënimet boshe. Ky ndalim mund të jepet duke e larguar atë nga vendi ku bëri gabimin dhe duke e vendosur të qëndrojë në një zonë të veçuar. në vend të pyetjeve që mund t`ju përgjigjet me fjalën po ose jo. por “kur” . Mos e ndërprisni atë kur flet. mëngjesin. shpjegojini shkurt çfarë ka bërë. Përdorni një kontakt të mirë me sy. përpiquni të përdorni lavdërimin dhe shpërblimin për të motivuar fëmijën që të përmirësojë sjelljen e tij. do të luash një orë më pak në obor. pa u mërzitur. për shembull. si në një dhomë. Bëni pyetje të hapura. Kjo ndonjëherë i ndihmon ata që t`ju përgjigjen menjëherë. • Mos e qëlloni!! • Kur e vendosni fëmijën në ndalim të përkohshëm. atëherë do të fitosh në darkë një shëtitje me makinë”. Krijoni një shenjë me gjeste.

dhe jo me të si individ. Nëqoftëse fëmija largohet para kohe nga vendi ku po kryen ndalimin e përkohshëm. Shkoni tek cepi ku është fëmija dhe i thoni “Përfundoi ndalimi i përkohshëm. humbje të besimit. Lëreni fëmijën në një karrike kur është në dënim të përkohshëm ose në një dhomë. fëmija juaj duhet të dijë se ndalimi i përkohshëm është i lidhur direkt me sjelljen negative që shfaqi. të luajë me lodra. por pa ushtruar forcë mbi të! Ndalimi i përkohshëm duhet të kryhet në një vend jo interesant. pra nuk duhet zënë më në gojë. Sigurohuni që kjo të vendoset në një vend ku fëmija ta shikojë dhe ta dëgjojë. Pra ndalimi i përkohshëm është një moment veçimi dhe qetësie. • Jeni ju që duhet të masni kohën. . • Ju mund të përdorni një matës kohe (ore) për ndalimin e përkohshëm. Pasi ndalimi ka përfunduar. Fëmija nuk duhet të lejohet të shikojë televizor. Por nëqoftëse fëmija juaj përsërit sjelljen. • Bëjeni të qartë momentin kur ka mbaruar ndalimi i përkohshëm. Mbani mend. • Rekomandohet që ndalimi i përkohshëm duhet të zgjasë një minutë për çdo vit të moshës së fëmijës dhe jo më shumë se pesë minuta për fëmijën 6 vjeç. nga e para. por të sigurt.276 PJESA IV VITI I TRETË • Shmangni leksionet e gjata dhe qortimet. Ja se çfarë mund të keni parasysh: • Ndihmojeni fëmijën që ta lidhë sjelljen e tij me kohën që i është caktuar për ndalim. Natyrisht për gabime më të rënda dhe të përsëritura. • Mbani qetësi gjatë ndalimit të përkohshëm. Nëqoftëse nuk shkon atje menjëherë. merreni prej dore ose në krahë. Jini të qëndrueshëm dhe këmbëngulës deri në fund. nuk ka më rikujtime apo leksione. çojeni përsëri tek vendi dhe rifilloni kohën nga e para. ose ndenjën e braktisjes. Ndalimi i përkohshëm do t’i japë fëmijës kohën për të qenë i qetë për të menduar për sjelljen negative dhe për të ndier atë që ka bërë. atëherë rikthehuni tek i njëjti proces. koha do të jetë më e gjatë. pasi këto mund të shpien në një rishfaqje të së njëjtës sjellje. Është mirë ta qetësoni fëmijën. mund të largohesh tani”. Si përfundon ndalimi i përkohshëm? Qartësojani fëmijës se kur përfundon ndalimi i përkohshëm. të veçuar. ose të bisedojë me njerëz të tjerë. Është e rëndësishme që mos ta lëndoni vetëvlerësimin e fëmijës duke shkaktuar tek ai turp.

Ai është i etur të kontrollojë gjithçka.24 . • Fëmija mund të mos i thotë dot fjalët që përshkruajnë ndjenjat dhe nevojat e tij. ose përplasur gjithçka. Ai është veçanërisht më i vështirë për të bashkëpunuar me ju kur është i lodhur. Më poshtë janë disa nga arsyet përse fëmija juaj mund të ketë kriza shpërthimi: • Fëmija mund të mos kuptojë atë që ju po i thoni. të mërzitur. zakonisht këto kriza ndalojnë.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 277 KRIZAT APO SHPËRTHIMET E ZEMËRIMIT/ NERVOZIZMIT/ INATIT DHE FËMIJËRIA quajnë “dyvjeçarët e tmerrshëm”. Si prind ju mund të zemëroheni. apo është i turbullt. të zemëruar. i mërzitur apo i frikësuar. Kontrollimi i këtyre shpërthimeve dhe krizave të fëmijës mund të jetë ndoshta gjëja më e vështirë për t’u mësuar nga prindërit. Fëmija i vogël është i zënë shumë në këtë periudhë duke mësuar mjaft gjëra të reja rreth botës. Krizat dhe shpërthimet e zemërimit janë pjesë normale e zhvillimit të fëmijës gjatë kohës që ai mëson vetëkontrollin. pjesa më e madhe e fëmijëve kanë kriza zemërimi/ nervozizmi midis moshës 1 dhe 3 vjeç. Fëmija do të zgjedhë vetë për gjithçka dhe shpesh nuk do që ta ndalojmë apo largojmë nga çdo gjë. të shfryhet. Ju keni dëgjuar shpesh që t’i Figura 33. bërtitur. Krizat e nervozizmit janë një mënyrë që fëmija juaj që të nxjerrë ato që ka brenda. të vetmuar dhe pa ndihmë. Kur fëmijët ndihen të tejlodhur. Do të jetë i pavarur dhe përpiqet të bëjë më shumë se sa e lejojnë aftësitë e tij. të ndodheni në pozicion të vështirë. të zhgënjyer. Shpërthimet e zemërimit dhe fëmija . kur është i zemëruar. Lajmi i mirë është se rreth moshave 3-4 vjeç. Në fakt. zakonisht fëmijët mund t’i shprehin me fjalë ndjenjat e P ër një fëmijë të vogël është e vështirë të mbahen përbrenda emocionet e forta. lart e poshtë. Mbas moshës 3 vjeç. • Fëmija mërzitet kur shikon se të tjerët nuk e kuptojnë atë që po thotë. ato i shprehin këto duke qarë.

Fëmija juaj ende nuk ka mësuar të zgjidhë vetë problemet dhe dekurajohet lehtë.278 PJESA IV VITI I TRETË • • • • • • • • tyre. Fëmija juaj mund të jetë i stresuar ose nuk ndihet rehat. po tërbohem nga inati etj”. që e mbajnë larg të shprehurit të asaj që ndien. Fëmija juaj mund të jetë sëmurë apo të ketë probleme të tjera fizike. Fëmijët ndihen më të sigurt kur i tregojnë ndjenjat e tyre para njerëzve tek të cilët kanë besim. Fëmija juaj mund të jetë i uritur. ka më shumë të ngjarë që këto kriza të vazhdojnë. apo duan për vete gjithë dashurinë e prindërve dhe janë xhelozë kur ata përkëdhelin fëmijët e tjerë. Parandalimi i krizave të nervozizmit Ju nuk duhet të jeni të habitur nëse fëmija shfaq krizat e zemërimit vetëm kur ndodhet përballë jush si prindër. por nuk e kupton. Nëse në këtë moshë fëmijët ende nuk janë në gjendje të shprehin ndjenjat e tyre shumë mirë me fjalë. apo nuk ka fjetur sa duhet. Fëmija juaj mund të jetë i lodhur. të vizatojë. kështu krizat e zemërimit rrallohen apo zhduken. Vendosni kufij të arsyeshëm dhe mos prisni që fëmija juaj të jetë i përsosur. Duke ditur këtë. të ngjisë shkallët. Jepni sqarime të thjeshta për rregullat që keni vendosur dhe mos i ndryshoni rregullat.). si të vrapojë. Mbani një rutinë të rregullt ditore sa më shumë të jetë e mundur. Fëmija juaj ende mund të mos jetë i aftë të bëjë gjërat që imagjinon. Në këtë moshë fëmijët shpesh kërkojnë atë që kanë fëmijët e tjerë. kështu fëmija juaj e di se çfarë e . apo t’i vërë lodrat e tij në punë. Pjesa më e madhe e fëmijëve nuk duan të shpërthejnë përpara njerëzve të tjerë dhe janë më të kujdesshëm me njerëzit e huaj. Fëmija juaj mund të jetë xheloz ndaj një miku të tij apo vëllezërve të tjerë. si për shembull “jam vërtet i çmendur. lindja e një fëmije tjetër etj. Përpiquni të kuptoni si ndihet dhe i mësoni fjalë që mund t’i përdorë kur do të përshkruajë ndjenjat e tij. por sugjerimet më poshtë mund t`ju ndihmojnë të pakësoni mundësinë e shfaqjes së një krize të tillë: Nxiteni fëmijën të përdorë fjalët për t`ju treguar ju se si ndihet. ju ende nuk jeni të aftë të parandaloni të gjitha krizat e inatit. Fëmija juaj po reagon ndaj një stresi apo ndryshimeve që mund të kenë ndodhur në jetën e tij (ndërrimi i shtëpisë. Kjo është një mënyrë që ai gjen për të provuar rregullat dhe kufijtë që i keni vënë.

24 . apo çfarë do të ndodhë. veçanërisht përpara një dite të zënë me aktivitete stresuese. si loja me fëmijët apo lodrat që janë shumë të vështira për moshën e fëmijës tuaj. Nëse rrezikohet siguria e fëmijës tuaj. sqarojeni se do të shkojë për të bërë banjë. Për shembull. Zgjidhni se kur duhet të thoni “jo”. Manaxhimi i krizave të nervozizmit Si prind. pa ndonjë arsye të dukshme. nëse fëmija juaj nuk pranon të lahet. në vend që t’i thoni “Erdhi koha për të bërë banjë” mund të thoni “Është koha për banjën tënde. Pakësoni situatat të cilat e stërmundojnë fëmijën. Largoni vëmendjen e fëmijës nga aktivitete që ka të ngjarë të përfundojnë me një krizë nervozizmi. Lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë kurdoherë që është e mundur. Pakësoni vizitat apo qëndrimet e gjata në një vend ku fëmija juaj duhet të qëndrojë ulur. Ndonjëherë një krizë nervozizmi ndodh papritmas. apo të mbaj unë në krah?” Bëhuni një shembull i mirë. A do të ecësh vetë deri aty. Për shembull. Nëse duhet bëni një udhëtim të gjatë. të ulërijë. nëse ju jeni brenda në shtëpi. ose nuk mund të luajë për periudha të gjata kohe. apo mos u grindni përpara fëmijës tuaj. librat e pëlqyera të fëmijës për ta zbavitur. Sigurohuni që fëmija ka pushuar mirë. mos e ndryshoni vendimin nga frika e krizave të nervozizmit. Në fund ai mund të fillojë të qajë. apo dëshire të fëmijës. ju ndonjëherë mund ta kuptoni kur po afrohet një krizë nervozizmi. mund të ndihmohet të kapërcejë një situatë të vështirë. Kur fëmija juaj ka shpërthyer në .36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 279 pret. merrni me vete lodrat. kjo do ta zhgënjejë. apo të mbajë frymën. Sugjeroni aktivitete të ndryshme. Për shembull. të godasë me grushta. Kini gati ndonjë ushqim të shëndetshëm për t`ia dhënë menjëherë kur është i uritur. i vështirë apo i zemeruar. por jepini një mundësi që të marrë edhe vetë ndonjë vendim. mund t’i thoni edhe po. përpiquni ta nxirrni fëmijën jashtë për t’i larguar vëmendjen. Ai mund të qarravitet dhe të grindet. Nëse është e mundur. Mos bërtisni. duke bërë pak humor. Kur ju i thoni “jo” çdo kërkese. të shtrihet përdhe. apo e papërshtatshme. duke luajtur. Duket sikur asgjë nuk e kënaq. Kur një kërkesë nuk është shumë e arsyeshme. Fëmija juaj mund të duket jo në humor.

është normale që fëmija provon durimin.Ulërima apo bërtitja e zgjatur. • Mundohuni të qëndroni të qetë. ulërima. deri kur e qara e tij të ndalojë.Flakja e sendeve në vende të rrezikshme. Kjo i tregon mbështetjen tuaj.Rrahja ose goditja e prin- dërve apo njerëzve të tjerë. ose “Më duket se ra zilja e derës?” Një shaka e juaja apo thjesht një fytyrë qesharake mund të ndihmojë këtë situatë. mos e shpërbleni fëmijën tuaj për të ndaluar një krizë nervozizmi. . . sepse mund të fillojë të mbajë përbrenda shumë ankth e mërzi. Kujtoni se sa më shumë vëmendje do t’i kushtoni kësaj sjelljeje.. Nëse ju nuk mund të qëndroni të qetë. lodër. Ndaloni sjelljen e tij me një koment të lehtë. Sjelljet më poshtë nuk janë të pranueshme dhe nuk duhet bërë sikur s’i vini re: . largohuni nga dhoma. libër të ri. si për shembull “A e sheh se çfarë po bën qeni?. Megjithëse mund t`ju duket e mirë. Kur fëmija të rritet do të mësojë si t’i zotërojë emocionet e forta. Nëse ju nuk mund të qëndroni të qetë tek dhoma që e keni çuar fëmijën për ndalim. Nëse ju bërtisni. flisni me të për atë që ndodhi dhe diskutoni mënyra të tjera për ta kapërcyer këtë një herë tjetër. • Disa kriza nervozizmi nuk mund të injorohen. Ju nuk duhet asnjëherë ta ndëshkoni fëmijën tuaj për krizat e nervozimit. aq më shumë do të ketë mundësi që ajo të përsëritet në të ardhmen. këshillat e mëposhtme mund t`ju ndihmojnë ta kapërceni atë me sukses: • Hutojeni fëmijën duke larguar vëmendjen e tij diku tjetër. Qëndroni pranë. largohuni nga dhoma. si për shembull në një aktivitet. Shpërblimi me diçka mund ta më- . deri kur ky të qetësohet. Prisni një-dy minuta. Më tej ndihmojeni fëmijën që të interesohet për diçka tjetër. Nëse fëmija juaj mund të kuptojë. Përgjigjja juaj ndaj këtyre shpërthimeve duhet të jetë qetësia dhe mirëkuptimi. apo zemëroheni. ka të ngjarë që t’i përkeqësoni gjërat. përpara se të riktheheni. Ndonjëherë vetëm prekja ose përkëdhelja e fëmijës do ta qetësojë. e cila nuk është e shëndetshme për të. zakonisht edhe mund të bëni sikur s’i vini re. • Shfaqje të vogla zemërimi si e qara. Në këto raste përdorni një ndalim të përkohshëm për ta larguar fëmijën tuaj nga burimi i zemërimit të tij. apo mbani në krahë fëmijën pa i folur.280 PJESA IV VITI I TRETË një krizë nervozizmi. Mbani mend. rregullat dhe kufijtë e prindërve të tij.

apo nëse krizat e nervozizmit përkeqësohen mbas moshës 4 vjeç. por duhet kujdes sepse agresioni i shpeshtë dhe/ose i rëndë fizik mund të tregojë se një . mund të jenë një shenjë e hershme e problemeve emocionale. Fëmija juaj do të vazhdojë të ketë kriza nervozizmi deri në mes të moshës katërvjeçare.24 . RRAHJET. Flisni me pediatrin tuaj nëse fëmija dëmtohet shumë gjatë këtyre krizave. Gjatë kohës së këtyre krizave. por kafshimi i vazhdueshëm mund të jetë një shenjë që fëmija ka probleme emocionale. Përgjigjuni në të njëjtën mënyrë. mban frymën. Si të rritur. i bie të fikët. Ka rëndësi të kuptoni që krizat e nervozimit janë një pjesë normale e rritjes. Duke përdorur një sjellje të dashur. Jini këmbëngulës dhe mënjanoni dhënien e sinjaleve të përziera. ne kemi mësuar t’i kontrollojmë këto ndjenja. që pas ditëlindjes së parë të fëmijës. gërvishtin. sjellja e tyre është normale. mirëkuptim dhe këmbëngulje. Ju mund të ndiheni fajtor kur i thoni “jo” fëmijës. ka më pak të ngjarë që ai t’i vazhdojë. kur fëmija juaj thyen rregullat. Duhet kohë për të. KAFSHIMI DHE GODITJET Rrahjet dhe kafshimi Është e natyrshme që të gjithë njerëzit të kenë në disa raste ndjenja agresive.ata kafshojnë.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 281 sojë fëmijën se me këto shpërthime ai fiton gjithnjë. Kur prindërit nuk vendosin qartë disa rregulla. do ta ndihmoni fëmijën tuaj të kapërcejë këtë pjese të zhvillimit të tij. godasin të tjerët. Këto sjellje. Nëse këto shpërthime janë të rënda dhe ndodhin shumë shpesh. Sigurohuni që çdo ditë mund të zbaviteni së bashku me fëmijën tuaj. Ju e mbani mend luftën që keni bërë për të kontrolluar sjelljen agresive apo shkatërruese të fëmijës tuaj gjatë këtyre viteve! Gjatë zhvillimit të fëmijës në këtë periudhë. ose të sjelljes. është normale që ata të kafshojnë ndonjëherë. ka më shumë vështirësi për fëmijët të kuptojnë cilat rregulla janë të palëvizshme dhe cilat janë më të lehta për t’u ndryshuar. Gjatë kësaj periudhe fëmijët mund të zihen ose të godasin shokët e tyre të lojës. Mendoni me kujdes për rregullat dhe kufijtë që keni vendosur dhe mos vini shumë të tillë. ju si prindër mund t’i ndeshni shpesh dhe ato shfaqen ndoshta më të shpeshta. Fëmijët shpesh janë fizikisht agresivë . Këto kriza nuk janë të lehta për t’u kaluar dhe mund të jenë pak frikësuese për ju dhe fëmijën tuaj. Kur krizat e nervozizmit nuk nxjerrin asgjë për fëmijën tuaj. që të mësojë të kontrollojë inatet e tij.

• Nëse kafshimi vazhdon. për t’i treguar se si dhemb kafshimi. në ankth. Çfarë duhet bërë: • Thoni menjëherë “JO”. tregojini fëmijës se kur sillet kështu. që kërkojnë vlerësimin dhe ndërhyrjen e profesionistëve. Për shembull mos e mbani në krah. • Një fëmijë deri 2 vjeç. të rreptë. ose pasojë e një dhune fizike. sepse kjo u dhemb njerëzve” • Asnjëherë MOS e kafshoni fëmijën. me një ton zëri të qetë. duke parë sa i fortë është fëmija i tyre. do të ketë pasoja. fëmija agresiv ndihet i suksesshëm. Rrahja e vazhdueshme ose kafshimi kur një fëmijë është në çerdhe. e për këtë duhet kontrolluar nga mjeku pediatër. sepse për momentin u pëlqen ajo që bëjnë. Disa fëmijë kafshojnë sepse janë të pakënaqur. Në këtë periudhë ju si prind duhet të mbani mend se fëmijët që janë në kohën e daljes së dhëmbëve. Ndonjëherë fëmijët pa qëllim nuk qortohen për sjelljen agresive nga prindërit. Për shembull. Rrahjet dhe goditjet Fëmijët e moshës 1-3 vjeç dhe ata të moshës parashkollore shpesh luftojnë dhe rrihen me moshatarët e tyre. Nëse këto teknika të thjeshta apo ndërhyrje nuk japin rezultat dhe kafshimi është shumë i shpeshtë. Kjo i mëson një sjellje jo të mirë. kapeni me butësi dhe mbajeni fort (teknika e përqafimit). por këmbëngulës dhe mospranues. se është trim. Kafshimi mund të jetë një mënyrë për të provuar fuqinë që ata kanë për të tërhequr vëmendjen. sepse ai ka fituar lodrën dhe ne qeshim me këtë situatë apo krenohemi me fëmijën. Në këtë moshë fëmijët rrinë më shumë me moshatarët e tyre dhe pritet që ata të jenë të aftë të zënë miqësi dhe të shoqërohen me ta. gjatë kohës së lojrave. prindërit duhet të flasin me mjekun specialist pediatër për t’i orientuar më tej se ku duhet të drejtohen. Kafshimi Mjaft fëmijë fillojnë kafshimin agresiv ndërmjet moshës 1-3 vjeç. ose uluni diku dhe qëndroni me të • Një fëmije më të rritur (2-3 vjeç) mund t’i thoni fjalë të tilla “nuk është mirë të kafshosh. Ndonjëherë kafshimi mund të jetë pasojë e një disipline të shtrënguar. apo mos luani me fëmijën për një periudhë të shkurtër kohe pasi ai/ ajo ka kafshuar dikë. një fëmijë mundet të shtyjë një fëmijë tjetër. mund të kafshojnë.282 PJESA IV VITI I TRETË fëmijë ka probleme serioze emocionale. Nëse fëmija qan dhe largohet. Çfarë duhet bërë: • Është më mirë të ndërhyjmë tek . ta rrëzojë atë dhe t’i marrë lodrën. mund të jetë një problem serioz i sjelljes. xhelozë. kopsht.

Por studimet kanë treguar se kalimi i një kohe të gjatë përpara televizorit mund ta dëmtojë fëmijën. Kur fëmija i vogël lufton shumë gjatë lojës me moshatarët e tjerë. shiheni më nga afër. Kjo fillon t’i mësojë fëmijës tuaj butësinë. Për shembull mund të jetë i pikëlluar. përpiquni ta qetësoni fëmijën tuaj dhe mbani pranë edhe fëmijën tjetër. ndërhyni sapo shikoni se fëmija juaj është i mërzitur apo po fillon të mërzitet. që ka lëvizur shumë gjatë gjithë ditës. Rekomandimet e specialistëve janë që fëmijët e moshave 2-3 vjeç duhet të shikojnë jo më shumë se 1-2 orë në ditë televizor. por mos godit. ose është trajtuar keq në çerdhe. Fëmijëve deri 2 vjeç mund t’u thoni “Jo ta godasësh shokun. sillen më egër dhe më agresivisht.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 283 • • • • • • fëmija përpara se ai të fillojë të godasë. Kjo u mëson fëmijëve të përdorin sjelljen agresive. Studimet gjithashtu kanë treguar se fëmijët të cilët kanë parë shpesh skena dhune në televizor. ose në shtëpi. Goditja dhemb”. i dhemb” Për fëmijët 2-3 vjeç mund të thoni “E di që je i zemëruar. Nëse fëmija godet një fëmijë tjetër. Për shembull. video dhe filma. se goditja e dëmton. . apo aty ku ka qendruar për përkujdesje gjatë ditës. Përse shikimi i televizorit mund t’i dëmtojë fëmijët? Shikimi i televizorit pakëson ko- S Kur rrahja ose goditja është e shpeshtë. kjo mund të jetë një shenjë se fëmija ka një problem tjetër. Mos e godisni një fëmijë nëse ai/ajo po godet të tjerët.24 . emocional dhe mendor të fëmijës. por kur ai shikohet në masën e duhur nga fëmija. Studimet kanë treguar se fëmijët të cilët janë fizikisht agresivë në moshë të vogël ka më shumë mundësi ta vazhdojnë këtë sjellje kur të rriten. SI T’I MËSOJMË FËMIJËS ZAKONE TË MIRA NË LIDHJE ME SHIKIMIN E TELEVIZORIT hpesh herë prindërit e konsiderojnë televizorin si mjetin për të qetësuar dhe pushuar për vete dhe fëmijën. ka problem të kontrollojë zemërimin. shkollë. Televizori mund të ketë edhe efekte pozitive në zhvillimin social. Më tej. lodhet etj. ka shenja dhune. ndajini menjëherë. Prindërit nuk duhet të injorojnë apo të lejojnë lojën me rrahje dhe luftë midis fëmijëve moshatarë.

kërkon punë e mundim. e cila i mban ata zakonisht të hollë dhe të shëndetshëm. Gjithashtu fëmijët e vegjël kanë nevojë për kohë të lirë. që të fitojnë aftësitë e përshtatshme të zhvillimit për kohën. Shikimi i televizorit pakëson ko- hën për lidhje sociale. këndojë etj. Fëmijët kanë nevojë për aktivitete fizike. Fëmija ka nevojë të ecë. Nuk ka rëndësi sa “edukativ” është programi. edhe kur fëmija shikon programe për fëmijë. për të zbuluar botën përreth tij. Duke parë televizor. Televizori mëson fëmijët të arrijnë gjithçka në moment dhe pa u lodhur. Nëse çdo moment i lirë do të kalohet përpara televizorit. njohës social. të vizatojë. Sigurohuni që fëmija juaj të mos shikojë programe që shfaqin dhunë. fëmija mund të ketë tre efekte negative. lëvizjet janë me shumë rëndësi për rritjen dhe zhvillimin e tij . nuk është mirë që ai ta kalojë një pjesë të rëndësishme të jetës së tij ulur. që mund t`ju ndihmojnë të përfitoni nga mënyra e drejtë e shikimit të televizorit. Sugjerimet e mëposhtme gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijës tuaj nga ndikimet negative të televizionit: • Jepini mundësi fëmijës të shikojë programet që janë për të gjithë familjen. Të shikosh televizor është e lehtë. Pra fëmija do të marrë në çast atë që pëlqen. Pra pasojat negative të televizorit nuk pakësohen. Fëmijët e vegjël janë gjithnjë në lëvizje. Shikimi i televizorit mund të pakësojë aktivitetin fizik të fëmijës. i largon fëmijët nga lidhjet dhe loja me njëri tjetrin. fëmija nuk do të luajë më dhe nuk do të përparojë në zhvillimin e tij emocional. mendimi dhe sjellja e fëmijës mund të ndikohen nga dhuna. Gjatë shikimit të televizorit fëmija kalon shumë kohë ulur.284 PJESA IV VITI I TRETË hën për të mësuar dhe zbuluar gjëra të reja. duke parë ekranin. Ai mund: • të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve të tjerëve • të ketë më shumë frikë ndaj botës përreth • të sillet në mënyrë më agresive ndaj të tjerëve. . Duke parë shumë dhunë në televizor. Edhe nëse fëmija juaj nuk është mbi peshë. seks dhe gjuhë ofenduese. që të mësojnë nëpërmjet lojës. të vrapojë nëpër shtëpi. Koha që kalojnë duke parë televizor. Më poshtë janë disa ide. duke zhvilluar imagjinatën e tyre. Ju nuk keni nevojë të lodheni për ta arritur këtë gjë. por jeta e vërtetë nuk është ashtu dhe që diçka të japë rezultate.

por në fund është mjaft i vlefshëm. kopshtin • • • • zoologjik. Lavdërojeni fëmijën kur ai bën zgjedhje pozitive. Përdorni aktivitete shtesë. Fëmijët shumë prej vlerave dhe ideve të tyre i mësojnë prej prindërve. gjyshërve. që të mos ndryshojë sipas programeve televizive që do të shikojë fëmija. pasi ai të zgjohet. dhe nxiteni atë që të bëjë kritika apo të analizojë atë që sheh në televizor. Gjithashtu. Nëse fëmija juaj është i interesuar për një program. një muze historik. përallës. përdorni një video-regjistrues për ta regjistruar dhe për ta shfaqur atë. Ndihmojeni fëmijën që të kuptojë . Mos lejoni që fëmija juaj të shikojë televizor në dhomën e gjumit. Kërkoni së bashku me fëmijën se çfarë mesazhi ka dhënë programi. Fëmijëve më të mëdhenj duhet t’iu krijohet mundësia që të planifikojnë vetë se çfarë duhet të shikojnë që më parë në televizor.2 vjeç. Të mësuarit kërkon kohë. Përdoreni kohën tjetër që mbetet për t’i mësuar atij aftësi të tjera. Diskutoni dhe shpjegoni arsyet pse nuk mund të shikojë programe të veçanta. i cili shfaqet në kohën që duhet të shkojë në shtrat. dhe kujdestarëve që mund të ketë fëmija juaj. • Kufizoni kohën e të parit të televizorit nga një orë ose më pak tek mosha 1. mos e lini atë vetëm para një bote të madhe e që shpesh ka nevojë për shpjegime. si të lexuarit dhe të shkruarit.24 . të cilat do të përforcojnë më tepër zhvillimin e materialit të paraqitur në program. Televizioni është një mjet tepër i fuqishëm në reklamimin e lodrave apo të produkteve të ndryshme për fëmijë. ose vizitoni një vend në natyrë. dhe deri në 2 orë ose më pak. • Diskutoni vlerën që jep programi i televizorit së bashku me fëmijën tuaj. Mos e përdorni televizorin si një kujdestar për fëmijën që të keni mundësi të bëni ndonjë punë tjetër. duke e ndërgjegjësuar për vlerat që ju mendoni se janë të rëndësishme. Përdoreni këtë si një mundësi për t’i ngritur vlerat fëmijës.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 285 • Shikojini programet e televizorit së bashku me fëmijën tuaj. përpiquni që t’i shpjegoni rregullat kryesore të shikimit të televizorit në shtëpi edhe edukatorëve. për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. Përcaktoni një orar për kohën e gjumit të fëmijës. Diskutoni reklamat me fëmijën. Ndihmojeni fëmijën që të bëjë ndryshimin midis realitetit dhe fantazisë. • Jini të kujdesshëm në ato shembuj që ju jepni si prindër. por kjo duhet të bëhet nën kujdesin e prindërve.

Gjithashtu mbulesën e tavolinës duhet ta vendosni në atë mënyrë. i cili nuk ka ndonjë vlerë të veçantë. rende etj.286 PJESA IV VITI I TRETË teknikat dhe deklaratat e tepruara që përdorin reklamat. Prandaj përpiquni që t’i mbani sa më larg fëmijët tuaj nga zona e pjekjes (për shembull furra). Për të mos i penguar fëmijët në zbulimet e tyre. duhet të mbarojnë përpara se fëmija juaj të mund të shikojë televizorin. prerëse. • Mbylleni televizorin gjatë vakteve të ngrënies. tenxheret që ziejnë dhe hekurat e hekurosjes. pa rreziqe. është më e madhe sesa aftësia e tyre për të parandaluar rreziqet. për shembull. të cilat shtohen nëse ju jeni shumë të zënë me punët e shtëpisë: • Shumica e rreziqeve për fëmijët (rreth 2/3) ndodhin midis tenxhereve dhe sobave. Mbylleni televizorin kur vijnë vizitorë në shtëpi dhe gjatë kohës së studimit. • Vendosni një rregull që detyrat dhe aktivitetet e tjera që ju mendoni si të arsyeshme. Mos harroni se soba. mbajini ushqimet dhe lëngjet e nxehta në qendër të tavolinës. që fëmija të mos ta tërheqë dhe t’i bien përsipër të gjitha ushqimet e nxehta. edhe pasi kemi mbaruar punë me to. në mënyrë që fëmija të mos ketë mundësi t’i kapë. hapëset e tapave dhe aparatet e ndryshme grirëse. sepse dëshira e tyre e vazhdueshme për të zbuluar dhe studiuar mjedisin që i rrethon. të gjitha dhomat e shtëpisë. • Mbani të gjitha thikat. kur jeni duke gatuar. për t’i nxitur ata ta blejnë produktin. por thjesht të siguroheni që ai të mund të luajë dhe të mund të . ndërsa të gjithë SIGURIA E FËMIJËS NË SHTËPI DHE JASHTË SAJ Siguria e shtëpisë Që të gjithë fëmijët mund të bëhen lehtësisht viktima të aksidenteve. Mos e përdorni televizorin për shoqëri. • Në momentin që bëhet gjella. një ose dy sirtare mund t’ja lini atyre dhe t’i mbushni me sende që mund t’i marrin pa problem. pirunët. mbesin shumë të nxehtë për shumë kohë. larg vendeve që mund t’i arrijë fëmija. kryejë eksplorimet në botën e përreth. Shumë rreziqe mund të parandalohen dhe është detyra juaj që të gjeni mënyrën sesi fëmija të mos dëmtohet. Kuzhina Kuzhina është plot me mundësi rreziqesh për fëmijën. Megjithatë kjo gjë nuk do të thotë që t’ia kufizoni aktivitetet fëmijës tuaj.

duhet të jenë të bllokuar me çelësa. sepse fëmija mund t’i përdorë si shkallë apo varëse për t’u kacavjerrë dhe për t’u rrokullisur poshtë krevatit. • Mbani lodrat me përmasa të mëdha dhe jastëqet e mëdha jashtë krevatit. • Mos varni lodra nga një krah i krevatit në tjetrin. ku fëmija shumë lehtë mund të hapë derën e të pijë lëngje apo pije. kur ajo është e ngrohtë. • Mbani të gjitha lëndët larëse të shtëpisë dhe koshin e plehrave në një dollap të sigurt. Dhoma e gjumit Fëmija juaj do të kalojë shumë kohë në dhomën e gjumit. • Frigoriferi është një pajisje në kuzhinë. larg buzës së banakut të kuzhinës. larg vendeve që mund t’i kapë fëmija. • Vendosini lëngjet e nxehta.24 . që mos të hapen. në një vend të sigurt. sepse akulli shkakton djegie njësoj si zjarri.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 287 sirtaret që kanë sende të rrezikshme për fëmijën. sepse ai do të përkulet që t’i kapë dhe mund të rrëzohet. kështu që bëni të mundur që ta eksplorojë atë pa rreziqe: • Mos vini jastëk tek krevati i vogël. • Bëni të mundur që fëmija të mos e prekë koshin e plehrave. në vend të atyre të përparme. Përdorni vatrat e pasme të sobës së gatimit. që fëmija të mos ta hapë dot. që të rrinë sa më larg buzës. • Mos përdorni kurrë lidhëse për të varur lodra në krevatin e fëmijës së vogël. nëse fëmija juaj nuk ka mbushur ende dy vjeç dhe mos vendosni mbrojtëse plastike të pafiksuara tek dysheku. • Blini kabllo në formë spirale për pajisjet elektrike ose sigurohuni që kabllot me të cilat ato janë të pajisura të jenë të shkurtra. • Vendosni mbrojtëse përreth furnellave të gatimit dhe rrotullojini dorezat e tiganëve. • Lodrat duhet të jenë prej materiali johelmues dhe të padjegshëm dhe nuk duhet të kenë . • Mos e lejoni fëmijën të prekë xhamin e furrës. Kini kujdes: • Vini ilaçin e enëve dhe të gjithë pastruesit e tjerë. • Mbuloni dyshemenë me material jorrëshqitës dhe pastroni menjëherë lëngjet apo yndyrnat që mund t’ju derdhen në dysheme. • Ruajini qeskat. Edhe pjesa e ngrirjes e frigoriferit është mjaft e rrezikshme. jo të përshtatshme për moshën e tij. sepse ato mund t’i përdridhen rreth qafës. kur fëmija është në gjendje të qëndrojë në këmbë.

Dyshemeja duhet të jetë pa pengesa. Ruani lodrat në një dollap apo sirtar të ulët. që të mos thahet ajri. parfum etj. lëngjet dhe furçën e pastrimit të WC-së në një do- . Mos e vendosni krevatin e fëmijës poshtë dritareve. mund të parandalohen lehtësisht. para se fëmija të ketë mësuar që të qëndrojë në këmbë. • Të luajë me ujin. • Kur i bëni banjë fëmijës tuaj. jo me kënde të mprehta. Banja • Mos e lini kurrë fëmijën tuaj vetëm në banjë. Vendosni ganxha tek dritaret. Për t’i dalë para kësaj. Aksidentet e tjera që mund të ndodhin në banjë. • Mbuloni me peshqir ngrohësit. • Mbyllni kapakët e WC. Tapetet dhe moketet nuk janë të këshillueshme. visheni. rrugica. Ndërrojeni. Më e mira do të ishte që dritarja të hapej nga lart (sopraluçe). sepse fëmijët kanë qejf të ngjiten kudo. Kështu mund të grumbullohet pluhuri i shtëpisë. • Mbajini lëndët larëse. por ka rrezik që duke hapur rubinetin e ujit të nxehtë. rregulloni bolierin. skaldabanjën. kundër rrëshqitjes. kontrolloni temperaturën e ujit. sepse mund të varet nga krevati dhe të bjerë poshtë. të paktën 60 cm. duke marrë disa masa paraprake: • Vendosini veglat e rrojës apo mjetet kozmetike (buzëkuq. jashtë krevatit. që fëmija juaj t’i arrijë pa u kacavjerrë. Sigurohuni që mobiljet të jenë të forta (të mos lëvizen kollaj) dhe me qoshe të rrumbullakosura. Anët e krevatit të fëmijës duhet të jenë të ngritura. Krevati i fëmijës duhet të qëndrojë larg ngrohësve. detergjentët. në një temperaturë më të ulët se 50 gradë celcius. apo pa hipur diku që mund të rrëzohet. mbulojini ato me peshqir të lagur. të ngritura të tjera. buzë që presin. • Përdorni një tapet të vogël banje. që të mos hapen plotësisht. apo pjesëza të vogla që mund të gëlltiten. zhvisheni fëmijën në një vend tjetër. është një nga zbavitjet më të pëlqyera të fëmijës. qoftë edhe për pak sekonda. reflektorët) janë të ngrohtë. që ndikon tek fëmijët që kanë alergji.) aty ku fëmija nuk i kap dot. Kur radiatorët (kaloriferët. mund të digjet.288 PJESA IV VITI I TRETË • • • • • • • • • qoshe. se është e vështirë të pastrohen përditë. Sistemoni fundin e krevatit të fëmijës në pozicionin më të ulët (kur mund të lëvizet). para se ta fusni në vaskë apo në dush. derisa të mos ketë mbushur të paktën 2 vjeç e gjysmë.

• Të gjitha sendet e vendosura mbi mobilje. në mënyrë që të mos ta kapë me dorë pjesën e pasme të tij. lartësinë e parmakut dhe ta ngrini deri në një lartësi që fëmija të mos të përkulet dot. mbulesat mbi mobilje. që mund të jenë të thyeshme si abazhurë. sa fëmija të mos i marrë dot. Dhoma e ndenjies Në rast se keni fëmijë të vegjël. zëvendësojeni atë me një perde. na takon ne ta kthejmë shtëpinë tonë në një shtëpi për fëmijë: • Kur blini mobilje me tapiceri. • Vendosni televizorin jashtë mundësive që ka fëmija për ta arritur. • Hiqni çentrot. Mos mbani tavolina me suprinë prej xhami. duhet të shikoni mirë hapësirat midis kangjellave. zëvendësojini me xhama të përforcuar sigurie. sepse disa prej tyre janë helmuese. ose vendosni një xham të pathyeshëm. . • Mbani larg fëmijës bimët/lulet e apartamentit. gërshërë të vogla dhe sende të tjera qepjeje . Duke qenë se fëmija duhet të ketë mundësi të lëvizë lirisht. Ballkoni Nëse dhoma e ndenjes apo kuzhina ka derë që të nxjerr në ballkon. që nuk hapet dot nga fëmija. sepse fëmija mund të kapet tek ato. duhet të jenë aq larg. pa u rritur me frikën e rrezikut dhe pa u ndaluar. • Nëqoftëse dyert dhe dritaret kanë pjesë xhami. apo të hedhë sende nga ballkoni. Më e mira do të ishte të vinit sa më pak nga këto sende zbukurimi.24 . Korridori dhe shkallët • Siguroni dyert me çelës. para se fëmija juaj të mësojë të ecë si mace (këmbadorazi). vazo. gishtëza. kopsa. nëse shikohet me sytë e një fëmije që fillon të ecë dhe vrapojë. • Nëqoftëse dushi ka një portë prej xhami. do të ishte më mirë që dhomën e ndenjes mos ta ngarkonit shumë me mobilje të rënda. tavlla. alkool. apo të ngjisë shkallët.apo monedha. gjilpëra. ato nuk do të prodhojnë avuj helmues. mbulojini me një cipë plastike transparente ose ngjisni mbi to disa ngjitëse me ngjyra. • Mos lini cigare rreth e rrotull. për shembull mund të tërheqë kordonin elektrik të abazhurit dhe të dëmtohet. që fëmija t’i shohë dhe të mos të përplaset me xhamin. Hiqni vazot e luleve nga parvazi. sepse edhe kur ato janë larg fëmija prapë mund të vritet. sepse fëmija mund të kapet tek to dhe të rrëzohet.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 289 llapth të mbyllur. sigurohuni që në dyqan se në rast se bie zjarr. fije shkrepëse. Duhet të keni parasysh se një shtëpi nuk duket njësoj.

si dhe që fëmija të mos mundë të fusë kokën. për shembull të provokoni të vjella. Mund të ndodhë që ai. nëqoftëse këto janë të llustruara (luçiduara). sepse provokimi i të vjellave dhe pirja e qumështit mund të shtojë edhe më shumë thithjen e tyre. grumbuj rrobash apo sende të tjera në shkallë. benzina. Mos përdorni mjete që mendoni se janë të përshtatshme për situatën e krijuar. nëqoftëse keni shkallë brenda shtëpisë. sidomos për disa lëndë që janë avulluese si diluenti. Elektriciteti • Goditjet elektrike nga impiantet e ndryshme mund të jenë shumë të rënda. si dhe fiksoni nga ana e pasme e tapetit një bazë që pengon rrëshqitjen. Kjo është e gabuar. Si rregull i parë: asnjëherë mos u bllokoni nga paniku. Rregullat e parandalimit Duhet të kini parasysh disa rregulla parandalimi në lidhje me këto aksidente: . Në dyshemetë e llustruara. • Riparoni pjesët e tapeteve që mund të jenë shkëputur pjesërisht. Rreziku i helmeve që keni në shtëpi Kur një fëmijë sillet nëpër shtëpi gjithnjë duhet mbikqyrur. apo (siç keni dëgjuar nga njerëz të tjerë) t’i jepni për të pirë qumësht. mos e lejoni fëmijën që të ecë me çorape që rrëshqasin. • Mbuloni prizat që nuk i përdorni me një kapak prize. • Sigurohuni që dryni i portës kryesore (në rast se keni shtëpi me oborr) nuk mund të arrihet nga fëmija. në rast se nuk ju ka këshilluar më parë ndonjë personel mjekësor. apo të kalojë midis shufrave të kangjellave. shqepjet apo grisjet e tapeteve apo veshjeve të dyshemeve. prandaj reduktojeni në minimum mundësinë që fëmija juaj të bëhet viktimë e këtij incidenti me ndihmën e këtyre porosive: • Fikni pajisjet elektrike kur nuk i përdorni. të gëlltisë lëndë helmuese që ju i keni lënë në vende të pasigurta. • Mos lini kurrë kordona zgja- tues të përhapur nëpër shtëpi. Nëqoftëse e lini të ecë këmbëzbathur. sigurohuni që të mos ketë ashkla që gërvishin këmbët. i shtyrë nga kureshtja. sepse çdo minutë mund të jetë vendimtare për fëmijën. • Kontrolloni rregullisht të gjitha kavot elektrike dhe zëvendësojini ato që janë me fije elektrike të zhveshura. të jenë të ndriçuara mirë.290 PJESA IV VITI I TRETË • Sigurohuni që korridori. • Mos lini lodra. shkallët dhe sheshpushimet e tyre. ose me nastro izolant. vajguri.

24 . • boja e stilolapsit. • shkumësi. • pastruesit e xhamave. • kremra kozmetikë me oksid zinku. shtëpisë (veç atyre • produktet kundër për larjen e rrobave). mushkonja. tet pas rrojes që • qirinjtë. • plehrat për bimët. të mbyllura me çelësa. • insekticidet për miza. • boja e shkrimit (pa anilinë). • letrat e aluminit që përdoren në kuzhinë. etj. • kremrat depiluese (që heqin qimet). apo lëndë të tjera gërryese të sobës. djersës. • balta. • xheli. • diluentët për manikyrin. • lapsat.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 291 Lëndë jo të rrezikshme Lëndë pak helmuese Nëse gëlltiten në sasi të vogla. • zamku. • lapsat me ngjyra. • stuko. • goma. • tretës solventë me anilinë. etj. • pastruesit me klor. kacabunjtë. • zhbllokuesit e tubave. • ushqime për kafshë shtëpiake. nuk shkaktojnë ndonjë dëm të rëndë: • Bojrat e ujit. • Shampot dhe produk• plastelina. fshirësja e gomës. • Enët që i mbajnë këto lëndë duhet të mbyllen fort dhe të . • shamitë e letrës. • Detergjentët e • niseshteja. • filtri i cigares së pandezur. Lëndë shumë helmuese: • Pesticidet. • pastruesit e metaleve. • plastika. përdorin burrat (nëse • qymyri. • gazeta. • deodoranti. • helmet për minjtë. • pastruesit kundër ndryshkut. lulet. • ndryshku. · fotografitë. nuk kanë alkol) • hiri i duhanit. • Të gjithë lëndët helmuese duhet të mbahen larg vendeve ku mund të arrihen nga fëmija.

292 PJESA IV VITI I TRETË kenë të shkruar emrin e lëndës. mund të kemi tri lista: Në lidhje me bimët. farat e oleandrit. Pajisje të tjera janë: një çantë për ndërresat e fëmijës. qese plastike. përpara se të vendosni në të fëmijën. Siguria për fëmijën jashtë shtëpisë Çfarë duhet të merrni me vete kur dilni shëtitje Një karrocë e vogël dhe një karrige e vogël sigurie për në makinë. ose një gotë të vogël dhe lodrën që i pëlqen më shumë. bllokimet e trafikut. përgjigjuni pyetjeve të tij dhe dëgjojeni me vëmendje kur ju tregon diçka i gëzuar. janë gjërat më të rëndësishme kur dilni shëtitje. rrushku. Çdo gjë e mrekullon fëmijën. • Asnjëherë mos i lini shkrepset në vende që mund t’i gjejë fëmija. kanë të njëjtën shkallë helmimi. Mënyrat e transportimit Në moshën 2-3 vjeç fëmija mund të shëtitet me një karrocë të fortë me një shpinore të shtangët. • Kontrolloni nëse karroca është e fiksuar mirë. më të rrezikshme janë antidiabetikët dhe ato kundër azmës (e në këtë rast ato që kanë teofilinë). sesa po ta mbani për dore. Kur dilni për shëtitje nëpër qytet për të blerë në pazar. jo vetëm për rrezikun e zjarrit. kur fëmija ka filluar të qëndrojë vetë ulur. • Mos ia lejoni kurrë fëmijës të . • Çdo herë që ju duhet të ndaloni. por edhe sepse lënda që ndodhet në kokën e shkrepseve është helmuese. veçanërisht plehrat kimike. për të vënë fëmijën kur është i lodhur. dëllinja. por ndiqni këto këshilla me poshtë: • Lidhëset (frerët) e karrocës janë shumë të mira për të penguar fëmijën që të largohet dhe i japin atij një liri më të madhe. Është e nevojshme të merrni dhe një mbajtëse për lëngje frutash. pra provoni ta shikoni botën me sytë e tij. në park apo shkoni në shtëpinë e një mikeshe. vini në veprim frenin. që ka kokrra shumë helmuese që mund të shkaktojnë probleme të zemrës. punimet në rrugë. ndë- rresa të brendshme. që kanë lëndë të tilla që mund të dëmtojnë rrugët e frymëmarrjes. njerëzit e panjohur. që t’i dalloni. ujë etj. Merrni me vete karrocën. • Në karrocë vendosni gjithmonë një rrip sigurimi dhe përdoreni. Duke folur për ilaçet që janë helmuese. • Jo të gjitha produktet helmuese që fëmija mund të prekë. si dhe të gjithë ngacmuesit e sistemit nervor. gjithmonë do t’ju duhet të bëni kujdes. më të rrezikshme janë kërpudhat. Duke i ndarë këta produkte sipas shkallës së rrezikshmërisë së tyre.

24 . • Nëse keni patur ndonjë aksident të mëparshëm. • Kontrolloni ku ndodhet fëmija juaj para se të mbyllni një derë. fiksuar në sediljen . edhe kur është në prehrin e prindit. • Mos e lini kurrë fëmijën të luajë me një karrocë të palosur. mbajini me vete çelësat e makinës dhe lëreni marshin e makinës të siguruar. duke e fiksuar atë gjithmonë siç është përshkruar më poshtë: Mjeti më i sigurt per ta ulur fëmijën në makinë deri në moshën 4 vjeç është: një karrige sigurie me fytyrë përpara. kontrolloni dhe flisni nëpërmjet pasqyrës së mjetit me fëmijën tuaj. ose ingranoni marshin indietro. • Përdorini bravat e sigurisë për dyert e makinës. • Kur jeni në timon. të udhëtojë i palidhur. • Mos lidhni kurrë dy fëmijë me të njëjtin rrip sigurimi: nuk do të ishte masë e përshtatshme dhe rripi nuk do ta bënte punën e vet. • Mos lejoni kurrë që fëmija juaj ose çdo fëmijë tjetër në automobil me ju. Nëqoftëse jeni vërtet të detyruar (në një rast urgjence). nuk do të ishit në gjendje ta shikonit atë nga pasqyra e pasme. sigurohuni që të jenë vënë frenat e dorës. Asnjëherë nuk duhet të lejohet fëmija i vogël të qëndrojë në sediljen përpara të pasagjerit. Mos lejoni që të përkulet nga dritarja dhe as të nxjerrë jashtë duart. • Mos varni kurrë çanta në dorezat e karrocës. ose të një cilësie të dytë. • Gjatë udhëtimeve me makinë mund të kërkoni të mbroni fëmijën tuaj nga aksidentet. • Fiksojeni gjithnjë fëmijën në karriken e tij me rripin e sigurisë.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 293 hidhet lart. ose të qëndrojë në këmbë. kur është në karrocë. rripa sigurie ose mekanizma kapjeje të përdorura. nga ato që shiten në dyqanet e fëmijëve dhe janë ndërtuar posaçërisht për makinë. kur makina është në lëvizje. sepse në rast aksidenti nuk do të jeni në gjendje ta mbani. në rast aksidenti. Udhëtimet në makinë • Fëmija juaj duhet të udhëtojë gjithmonë në një karrike. • Mos udhëtoni kurrë me fëmijën midis gjunjëve ose në krahë. Mbani parasysh që nëse fëmija është mbrapa makinës. • Për të njëjtën arsye mos blini kurrë mbajtëse. gjithmonë mbrapa. që fëmija të mos mund t’i hapë. • Mos e lini fëmijën vetëm në makinë. Karrigia e fëmijës dhe mekanizmi i kapjes do të pësonin dëmtime dhe nuk do të ishin më të sigurta. sepse mund të përmbyset. ndërroni rripat tuaj të sigurimit. pa u rrotulluar mbrapa.

Karrigia duhet t’i përshtatet normave që tregohen në Kodin Rrugor Shqiptar. Kopshti/Oborri i shtëpisë • Mbani në vrojtim fëmijën kur luan në kopsht. • Vendosni pajisjet e lojës së fëmijës mbi bar ose rërë. Si t’i argëtojmë fëmijët gjatë shëtitjes me makinë • Merrni me vete kasetat me përralla ose me muzikë. me të cilat punoni dhe të gjitha pesticidet (spërkatësit. rreze (shul) që nuk i arrin dot. mizave etj. pyllin. • Tregojini kafshët. dhe jo mbi një sipërfaqe të ashpër. që fëmija të mos mund ta përmbysë apo të futet në të. Lidheni fëmijën me rripin e sigurisë. si kokrra rrushi. • Këndoni këngë së bashku me të. Karrige sigurie me fytyrë përpara. • Jepini lodra të lëvizshme.294 PJESA IV VITI I TRETË Figura 34. sepse mund të mbytet. • Sigurohuni që bimët e kopshtit tuaj nuk janë helmuese dhe shkulni kërpudhat. apo lëndë të tjera helmuese. me një mekanizëm ngjitës. • Mbani me vete ushqime dhe lëngje. . mbulojini ose i vini rrotull një rrethim të sigurt. • Mbyllni me çelës të gjitha pajisjet e kopshtit. • Mbani rrugicat e kalimit në kushte të mira: prisni rregullisht barërat e këqija dhe myshqet. • Ndaloni shpesh. gjethe apo lule. • Mësojeni fëmijën të mos fusë asnjë gjë në gojë. në të cilën pak më përpara keni hedhur pesticide. • Mos lejoni fëmijët të luajnë në një zonë. vendosni në karrocë një rrjetë kundra maceve. shtëpitë. kova e fuçi me ujë në oborr. apo një pellg uji. e pasme. • Kur e lini të flejë në ajër të pastër. lëndët helmuese) që përdorni. detin etj. që të mos jenë të rrëshqitshme. • Nëqoftëse keni bidona për të mbledhur ujë shiu. që i pëlqejnë fëmijës suaj. që është mirë ta fiksoni në qendrën e sediljes së pasme. Disa karrige mund të fiksohen në makinë me rripat e pasmë të sigurisë. • Vendosni në të gjitha kangjellat apo dyert. sapo të kenë mbirë.

bebisiteri (kujdestarja. që i përgjigjet buzëqeshjes dhe interesave të saj. • Një person që përqafon. private. Sigurohuni që fëmija juaj është i lumtur aty. gjumit. kufijtë dhe fuqitë e tij dhe përshtatet me to kur do të planifikojë për kohën e ngrënies. Kushtojini kohë zgjedhjes së vendit se ku do ta lini fëmijën. duan dashuri dhe vëmendje. kanë nevojë të flasim.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 295 ÇERDHJA DHE PËRSHTATJA E FËMIJËS ME TË N ë kohën e sotme kur të dy prindërit janë në punë. a është e pastër. A shkon i kënaqur? A tregon me gëzim se çfarë ka bërë gjatë ditës? Karakteristikat që duhet të ketë një kujdestar i mirë Një kujdestar i mirë është: I dashur dhe i përgjegjshëm. shikon në sy dhe kënaq fëmijën. si çerdhet. Fëmijët e vegjël kanë nevojë për shumë kujdes dhe mundësi për të luajtur dhe mësuar. bëni një vizitë në vendin ku qëndron fëmija juaj. Herë pas here. • Një person që i flet fëmijës rreth asaj që shikojnë.mbas moshës 18-24 muajsh. sende. përkund. Zgjidhni me kujdes vendin ku do të dërgoni fëmijën tuaj për të qëndruar. a ka vende të rrezikshme për fëmijën etj.veçanërisht ata të vegjlit . si dhe llojin e kujdestarëve. gjithnjë e më shumë foshnjet dhe fëmijët e vegjël po kalojnë kohë në vende ku kujdesen të tjerë për to.24 . dadoja) etj. Por edhe fëmijët . por jo shumë shpesh. qoftë ky çerdhe shtetërore. fillojnë të zhvillojnë ndjenjën e shoqërizimit dhe pëlqejnë kontaktet me fëmijët e njerëz të tjerë. apo bëjnë. një kujdestare në shtëpinë e saj apo tuajën etj. pra njeh nevojat e veçanta të fëmijës. të luajmë me to. lojës. A po sillet personeli me butësi dhe përkujdesje me fëmijën tuaj? A luan mirë fëmija juaj së bashku me fëmijët e tjerë? Shikoni përreth çerdhes dhe kontrolloni për sigurinë që ajo ka. që mbështet fëmijët në kontaktet e tyre sociale me fëmijë dhe të rritur të tjerë Respekton individualitetin e fëmijës • Një person që kupton dhe mirëpret zhvillimin e foshnjës • Njeh ritmet personale të foshnjes. . lojra. • Një shoqe loje që fut ide të reja. Pra ata kanë nevojë për kujdestarë që të nxisin rritjen dhe zhvillimin e tyre. stilin e tij.

shëndetin e fëmijës etj. ulëret sapo e lini në çerdhe. që kanë nevojë për ushqime apo kushte higjienike të veçanta. gjatë së cilës ju mund të kuptoni nevojat e tij. Përparësitë e çerdhes • Fëmija mësohet që i vogël në kontakt me të tjerët. duke mos pranuar të flejë. • Ka lodra të ndryshme dhe mjete të tjera për të mësuar. duke u bërë i hapur dhe i shoqërueshëm. • Në krahasim me bebisiterin. apo po fle. • Njoftoni personelin e çerdhes për zakonet e të ushqyerit. Si të bëhet përshtatja e fëmijës në çerdhe • Mundet të vendosni të filloni me lënien e fëmijës me orar të plotë. çertifikatë ka nga Bashkia? • Çfarë trajnimi ka personeli për zhvillimin e fëmijërisë ? Vizitoni dhe shikoni nëse: • Marrëdhëniet midis stafit dhe fëmijëve ju pëlqejnë. përpiquni ta mësoni fëmijën me mungesën tuaj në mënyrë shumë graduale. të gjallë. • Qendra është e pastër. • Kur vuan nga sëmundje të veçanta alergjike. • Nëse fëmija ende nuk arrin të mësohet me ndryshimin dhe mbas disa muajve ende qan. e sigurt brenda dhe jashtë saj. . • Gjatë kohës së përshtatjes.296 PJESA IV VITI I TRETË Disa këshilla për të zgjedhur vendin ku do të lini fëmijën tuaj në kujdestari Hapi 1: Intervista me kujdestarët e çerdhes Pyetje që mund të bëni: • Sa është kostoja e çerdhes? • Sa fëmijë ka? • Sa është numri i personelit? • Sa vakte dhe çfarë ushqimesh ajo jep? • Çfarë license. pa bërë përpjekje të kota që të ikni fshehurazi kur fëmija nuk e ka mendjen. sipas nevojave tuaja dhe të fëmijës tuaj. apo vetëm gjysmë dite. personeli i çerdhes ka më shumë garanci për eksperiencë në rritjen dhe kujdesin për të vegjëlit. Kur çerdhja mund të mos jetë zgjedhja më e mirë • Kur shëndeti i fëmijës është jo shumë i mirë dhe kontakti me fëmijë të tjerë mund ta bëjë të ketë shpesh rrufë. kollë. grip etj. apo një kujdestare të vetme. aq sa ka nevojë fëmija. të hajë etj. • Fëmijët janë të lumtur. • Gjithnjë lini një periudhë kohe për përshtatjen.

I kujdesshëm Fëmija juaj mendohet shumë dhe përshtatet ngadalë ndaj situatave të reja dhe njerëzve të rinj (ndonjëherë edhe me frikë). Kërkoni për vendosjen e fëmijës: Çerdhe me grupe të mëdha fëmijësh që japin shumë mundësi për bashkëveprime dhe eksperienca të reja. që të ndihet i sigurt dhe i qetë. por gjithnjë do t`ju tregojë ju se çfarë ndjen. Ai zakonisht nuk shqetësohet nga ndryshimi i situatës dhe “ecën mirë”.24 . që të gjejë dikë që kupton emocionet e thella të fëmijës. Ajo shpesh ka vështirësi të kontrollojë ndenjat. • Si i disiplinojnë fëmijët e vegjël në këtë çerdhe. I ndjeshëm Fëmija juaj është shumë e apasionuar dhe i ndjen gjërat shumë thellë. dëshirat. Flit me prindër të fëmijëve të tjerë në çerdhe: • A është e besueshme kjo qen- dër? • A duken fëmijët e tyre të lumtur aty? • A duket se kujdestarët respektojnë kulturën dhe vlerat e familjeve të fëmijëve? • A do t`ju rekomandonin ata që edhe ju ta dërgoni fëmijën në këtë vend? Hapi 3: Merrni vendimin Pyesni veten: • A do të jetë fëmija im i lumtur Përcaktoni cili është stili personal i fëmijës tuaj Fëmija juaj në pjesën më të madhe të kohës është: I përshtatshëm Fëmija juaj është fleksibël dhe përshtatet me lehtësi ndaj situatave dhe njerëzve të rinj. Çerdhe ku ka pak fëmijë dhe kujdestarja të jetë më shumë pranë tij. Hapi 2: Kërkoni mendimin e të tjerëve që e kanë njohur çerdhen. . • Si veprojnë ata kur kanë urgjenca mjekësore dhe sëmundje. Prandaj mund të përshtatet ose mund të mos përshtatet mirë ndaj ndryshimeve dhe periudhave kalimtare. Ai ka shpesh vështirësi në periudhat kalimtare dhe ka nevojë për shumë mbështetje. Çerdhe që kanë pak fëmijë. nevojat e saj.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 297 Pyesni kujdestarët: • A lejohen prindërit të vizitojnë fëmijët e tyre gjatë ditës.

se është e madhe!) dhe atyre emocionale (sot më lanë në fund të rreshtit. apo aktivitet tjetër). • pyesni për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj. . kujdestari me grupe të vogla fëmijës. që të kërceja me litar!) Pak reagues Këta fëmijë kërkojnë më pak se fëmijët e tjerë. duke i kufizuar edhe disa zgjedhje. Kërkoni për: Kujdestare që respektojnë ndjenjat e fëmijës tuaj. Më poshtë janë dhënë disa këshilla se si mund të zgjidhni llojin e çerdhes. çerdhe private. Ata ankohen shumë pak. Ju mund t`ju duhet të punoni shumë për të tërhequr vëmendjen e tyre gjatë lojës apo aktiviteteve të tjera. si dhe çfarë mund t’u kërkoni në veçanti. duke u përshtatur me stilin e fëmijës tuaj. kujdestarëve për fëmijën. janë të qetë dhe flenë shumë.298 PJESA IV VITI I TRETË dhe i sigurt në këtë vend? • A i plotësojnë kujdestaret nevojat e fëmijës tim? • A është i përshtatshëm dhe i përballueshëm vendi ku do ta dërgoj fëmijën? • A do të ndihem mirë me zgjedhjen që bëra? Hapi 4: Ndiqeni fëmijën si po shkon Sigurohuni që të: • gjeni kohë të flisni me kujdestarët e çerdhes përditë. stilit/temperamenti i fëmijës tuaj përshtatet me llojin e kujdestarisë (çerdhe në grupe të mëdha. Kujdestare të cilat të përshtasin me butësi aktivitetet e reja dhe u lejojnë këtyre fëmijëve të zgjedhin lodrat e tyre dhe të përfshihen në aktivitete të qeta. Mund të kërkoni për shembull çerdhe që kanë teknika të tilla disiplinimi si “ridrejtimi i fëmijës (hutimi i fëmijës me një lodër. • flisni me to për shqetësimet tuaja. bebisiter etj). e ndihmojnë të shprehet në një mënyrë më të përmbajtur. Këta fëmijë zakonisht i përgjigjen me të njëjtin vrull ngacmimeve fizike (luga që kam më vret gojën. Si të kërkoni një kujdestare të përshtatshme Pyesni veten: Si reagon fëmija juaj ndaj gjithçkaje që e rrethon? Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është : Shumë Reagues Fëmija juaj i tregon gjithë botës nëse ndihet i lumtur apo i hidhëruar. që ata vetë pëlqejnë dhe zgjedhin.

por nuk di si ta mësoj për largimin tim. kështu fëmija juaj nuk duhet detyrimisht të qëndrojë shtrirë ose ulur. Gjithashtu kërkoni kujdestare të cilat lejojnë edhe përjashtime individuale. kur ikën nëna. ajo bërtet dhe vazhdon të bërtasë. A ka ndonjë teknikë të veçantë? Frika e braktisjes është një frikë e zakonshme që ka fëmija. Kjo ndodh më shumë në ato raste kur ka ndryshime të forta. por di se koha është një diçka pa mbarim. Kërkoni për: Vende që japin shumë mundësi për të zbuluar dhe për lojra fizike. vizatim etj. Interesi i fëmijës për botën është po aq i thellë sa ai i fëmijëve shumë aktivë. Për ta ndihmuar të kalojë këtë mo- . por nevoja e tyre për të lëvizur. këngë. Pyetje të shpeshta të prindërve lidhur me përshtatjen në çerdhe Kam një fëmijë rreth 18 muajshe që po mësohet të shkojë në një çerdhe të vogël (çerdhe në një shtëpi private. Ata duan të arrijnë gjithçka dhe të shijojnë gjithçka e çfarëdo. në përshtatje me stilin dhe aftësinë e fëmijës tuaj për t’u shoqëruar me fëmijë të tjerë? Mendoni: Sa aktiv është fëmija juaj? Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është : Shumë aktiv Këta fëmijë janë gjithnjë duke vrapuar. që e drejton një grua që kujdeset për fëmijën e vet dhe tre të tjerë) dhe kam disa probleme: kur unë dal nga dera e çerdhes. vrapuar është shumë më e pakët.36 MUAJ . Kujdestare që përfshijnë fëmijët në aktivitete të pasura shqisore. që duket se nuk ka as të kaluar as të ardhme. lexim. Kam qëndruar disa mbasdite edhe bashkë me vajzën në këtë çerdhe.24 . Në këtë periudhë të jetës fëmija gjithashtu ende nuk ka kuptimin e saktë të kohës. Pak aktiv Këta fëmijë kanë dëshirë të ulen në qetësi dhe të zbulojnë botën me sytë dhe veshët e tyre. kjo frikë zhduket ose transformohet. për një kohë të gjatë. pasi ka frikë se nuk do të kthehet më. KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 299 Çfarë duhet të kërkoni në një çerdhe. Dora-dorës që fëmija rritet dhe fiton siguri e pavarësi. ngjitur e zbritur shkallët deri kur rrëzohen. duke filluar nga mosha 8 muajsh.

mund të jetë në këtë rast një zgjedhje e mirë. Kërkoni për: Vende që nxisin lojën në grup. Kujdestarja e çerdhes duhet të ndihmohet që të përballojë këtë vështirësi. edhe pse ai është i vogël. të cilët pëlqejnë ta “marrin shtruar”. ka edhe fëmijë të tjetër për t’u kujdesur etj. mund të jenë më të ndrojtur dhe të tërhequr me të huajt dhe kanë nevojë për kohë. një çerdhe që ka pak fëmijë. nuk di si do të reagonte nëna. të provojmë dalëngadalë ta lëmë në mjedisin e ri. nuk Përcaktoni: Sa social është fëmija juaj? Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është : Shumë i shoqërueshëm A përballet fëmija juaj ndaj njerëzve të rritur të rinj dhe fëmijëve. nuk është fëmija e saj. por vetëm për shumë durim dhe mirëkuptim. (20 muajsh). Erioni do të fillonte çerdhen. . nuk ka nevojë për teknika të veçanta. që jeton shumë larg shtëpisë tonë. Më tej vajzës tuaj do t’i pëlqejë të qën- drojë në këtë çerdhe. Deri tani për të kujdesej gjyshja. lodër. pra lërini kohë kohës. Tani dua që të fitojë njëfarë qëndrueshmërie. ose me një apo dy fëmijë apo të rritur të tjerë. pa u nxituar. të fillojë të njohë miqtë e parë dhe të rritet.. Këtë vit. ai përditë ka shkuar e ardhur me makinë dy herë në ditë. Mendoj se kjo është me rëndësi. Ato mund të jenë të lumtur të luajnë vetëm. duke e futur në çerdhen pranë shtëpisë tonë. Shpesh ajo do të ndihet e pafuqishme. I ngadalshëm në shoqërimin me të tjerët Fëmijët. që të ngrohen dhe të ndjehen të qetë e të sigurt e që të bashkohen me të tjerë. me buzëqeshje dhe krahë hapur? Fëmijët shumë të shoqërueshëm janë shumë të kënaqur kur ata rrethohen dhe bashkëveprojnë me fëmijë dhe të rritur të tjerë. Vende dhe kujdestare që të lejojnë fëmijët të zgjedhin atë që pëlqejnë të takojnë. Dhe të them të drejtën. Duhet të flasim duke e qetësuar. apo programe me grupe të mëdha që mund të jenë të përshtatshme për të. që i kujton nënën dhe shtëpinë e saj. Gjithë këtë kohë.300 PJESA IV VITI I TRETË ment. të luajnë me të tjerë. ndoshta me një send. nga shtëpia jonë tek shtëpia e gjyshes. pa u frikësuar se nuk mund ta zgjidhë dot. që pak nga pak do t’i bëhet si shtëpia e saj.

Unë largohem shumë e hidhëruar dhe e ndiej veten fajtore. varet nga temperamenti i tij dhe nga marrëdhëniet e tij me prindërit. për t’u bërë gati për të shkuar tek shtëpia e mamasë.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 301 duroj të ngrihem që në orën 5 të mëngjesit. Tani nuk di ç’të bëj. nëse ka ndonjë ushqim të ri. por kjo u kthye në ulërima dhe shqelma çdo mëngjes.24 . Pra Erioni filloi të shkonte në çerdhe. por asgjë nuk ndryshoi. Ata përshtaten dhe përballen mirë me zhgënjimin. Pak tolerant Fëmijët pak tolerantë jane të ndjeshëm ndaj ndryshimeve dhe shpesh mërziten shumë kur ndryshohet rutina e tyre. së bashku me mamanë time filluan ta mbanin përsëri në shtëpi fëmijën dhe ai prapë u shkëput nga çerdhja. Ata janë këmbëngulës dhe të duruar dhe nuk tërhiqen edhe kur përballen me një detyrë të vështirë. të cilën ai e do shumë dhe ngulte këmbë se donte të shkonte me të në çerdhe. apo ta filloj për së mbari vitin që vjen? Mënyra si fëmija arrin ta kapërcejë “traumën” e ndarjes nga nëna me hyrjen në çerdhe. ishte vetëm një preteks. Kërkoni për: Vende që kanë përzierje moshash dhe japin sfida e ngacmime mbi moshën dhe zhvillimin e fëmijës. Më vonë provuam ta çojmë përsëri me një kushërirën e tij. Ata zhgënjehen shpejt dhe humbasin durimin kur përballen me pengesa (si për shembull një pjesë mozaiku që nuk po e gjejnë). Më duket sikur bëj diçka të gabuar! Por kjo zgjati pak. Nëse personi që e Shikoni: A është fëmija juaj tolerant ndaj ndryshimeve dhe sfidave? Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është : Mjaft tolerant Këta fëmijë nuk duket se shqetësohen ndaj ndryshimeve. . sepse m’u desh të shkoja një muaj me shërbim. Burri. këpucë të reja. Grupe të së njëjtës moshë ku lodrat. apo njerëzit që do më shumë. lojrat dhe aktivitetet janë zgjedhur sipas nivelit të zhvillimit që ka fëmija tani. një javë. kujdestare të re. ta çoj prapë në çerdhe (megjithëse ai nuk do as t’i afrohet rrugës së saj).

që duhet të dë-gjohet. Pra mospranimi i çerdhes është një shqetësim personal i djalit tuaj. ose çerdhe. Ka filluar të shkojë në çerdhe që në moshën 16 muajshe. Unë bashkë me babain e saj u përpoqëm vazhdimisht t’i flasim për të kuptuar . veçanërisht me fëmijë që shfaqin kundërshtime. Përshtatja e saj ka qenë shumë e ngadaltë dhe e lodhshme. fundjavën në shtëpi etj) që të rrini më shumë me fëmijën dhe përpiquni e ripërpiquni (çdo moment është i ndryshëm nga ai i mëparshmi dhe nga ai që vjen pas). të cilët do të fillojnë të hetojnë njëmijë shkaqe të lidhura me këtë refuzim të prerë. si dhe do të takojë moshatarë. me të cilët do të luajë dhe do të shoqërohet. jo thjesht një mungesë dëshire për të shkuar në çerdhe. pra nuk vajti për afro tre muaj. do të ndjehet i lidhur me persona të rritur. fëmija pak nga pak do ta pranojë situatën. përshtatuni me ritmet e fëmijës. Por u sëmur shpesh në këtë kohë. qan gjithë kohën dhe duket se nuk i intereson asgjë. kur fëmija po jeton një moment të vështirë në shtëpi.302 PJESA IV VITI I TRETË fut në këtë realitet të ri. qante jo vetëm kur ndahej. megjithëse ka të njëjtat edukatore. Por frika e shkëputjes mund të rishfaqet edhe më vonë. Prandaj futja duhet të bëhet gradualisht. pra nuk shkonte rregullisht në çerdhe. ta ketë pranë për njëfarë kohe dhe kështu të mësohet me mjedisin dhe personat. është më mirë që nëna të largohet. megjithëse ishte mësuar të qëndronte me persona të tjerë përveç nënës (më shpesh gjyshja. klase. Koha dhe mënyrat e përshtatjes ndryshojnë sipas çdo fëmije dhe përballja me jetën në grup fillimisht mund t’i duket e fortë. duke e lejuar nënën të qëndrojë për disa kohë me fëmijën. Vajza ime mbush tre vjeç për pak muaj. sidomos nëse më parë nuk kishte marrëdhënie me fëmijë të tjerë. që janë të dashur dhe të sigurtë për të dhe të pranuar nga nëna dhe babai. kur ta kërkojë. Edhe në këtë rast lërini kohë kohës. është i qetë dhe jo shumë në ankth. Kjo është normale. (ndoshta në një dhomë tjetër) që fëmija. dhe ndonjëherë bebisiter). mos e quani veten fajtorë (veçanërisht nëna) për punë që kryeni jashtë familjes. shoqe. 1. vajza ime dëshpërohet. Përdorni mjetet që keni (lejen e zakonshme. por vazhdonte deri kur shkonim ta merrnim. Tani që rifilloi. Ky shqetësim nuk duhet të bëhet një shqetësim shumë i madh për prindërit.2 ditë. Në rastin kur fëmija grindet më keq kur e ka nënën aty. sepse mënyra e jetesës në familje është e ndryshme nga ajo në çerdhe. pastaj prapë sëmurë. Në pak muaj pushoi dhe qëndronte atje për të fjetur.

që i lejojnë të kapërcejë vështirësitë emocionale. Lëreni që t`ju ndihmojë koha dhe me komunikimin tuaj ta përballoni së bashku me vajzën jetën e përditshme. I treguam se edhe ne. këputja.24 . Mos u mërzisni. Pra ajo do të gjejë mënyrat. kohën e qëndrueshme dhe personat e qëndrueshëm. por edhe më tej. shkonim në çerdhe.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 303 këtë ndryshim. që mund t’i kenë shkaktuar ndjenja pasigurie dhe shqetësimi. bebisiteri etj. të fiksohen në një temë). vajza juaj është me të njëjtën edukatore. duke qenë se ju dëshironi të filloni një punë me orar me të zgjatur. “sepse doja mamin”. kur ishim të vegjël. me të njëjtët shokë. mosha tre vjeç është kyçe për disa elemente. si përcaktimi i identitetit të vetvetes.). Kjo kërkon përsëri një tjetër periudhë përshtatjeje për fëmijën.). thotë vetëm që qau dhe kaq. sepse ajo është larguar për një periudhë kohe të gjatë. për t’u siguruar se po rritet i . që fëmija të njohë ritmet e reja dhe të ndjehet e qetë. më shumë se sa të qëndrojë në shtëpi me gjyshen). Tani. por edhe kohën që duhet të kaloni me të në shtëpi. Si prindër duam ta ndihmojmë …ndoshta pa u dorëzuar (që të mos mësohet se kur qan fiton atë që do. Ajo që vajza juaj dëshiron dhe e shfaq me të qarën e saj është një lloj vijueshmërie (dihet që fëmijët e kësaj moshe kanë qejf shpesh t’i përsërisin gjërat. por pa pasur mundësi të ecë njësoj me to. Por megjithatë në këtë kohë. Mundohuni që të krijoni një lloj vazhdimësie. sepse ndërkohë ka kaluar situata të ndryshme kujdestarie (gjyshja. që gjithnjë kërkojnë edhe për të rriturin një ridrejtim të ritmeve dhe të rutinës së përditshme. KONTROLLI MJEKËSOR I FËMIJËS 3 VJEÇ M jeku pediatër në këshillimore do të: • peshojë dhe masë fëmijën tuaj. që shpesh janë të vështira (lodhja. Në shtëpi duket e qetë. babai. Në kohët e fundit ka jetuar shumë situata të ndryshme. por edhe sepse besojmë që qëndrimi me fëmijët e tjerë është një eksperiencë që e pasuron. momente shqetësuese për të (sëmundjet). duhet të organizoni me burrin tuaj jo vetëm kohën për për ta marrë fëmijën tuaj nga çerdhja. veçimi etj. Kur i flasim dhe e pyesim përse qau në çerdhe. forcimi i njëfarë pavarësie. Përveç frikës natyrale të braktisjes që shoqëron fëmijërinë. shoqërizimi më i ndërgjegjshëm.

mund të zgjohen nga ëndrra të këqija. • japë disa këshilla për zhvilli- min. Çfarë pëlqen për të ngrënë? Fëmija në këtë moshë përsëri ka nevojë të hajë një ushqim të shumëllojshëm dhe të shëndetshëm. tregojani mjekut. • japë fëmijës tuaj urdhëra. • kontrollojë shikimin dhe dëgjimin e fëmijës. Mjeku mund t’i kërkojë fëmijës të vizatojë në një fletë dhe vëzhgon dorën që përdor fëmija. Gërvishtjet. kërkesa të thjeshta për t’i zbatuar. Fëmija 3 vjeç. zhurmat e çuditshme. apo është mëngjërash? Në moshën 3 vjeç. Kur janë në gjumë. • pyesë për ndryshime në rutinën e jetesës së fëmijës tuaj (për shembull nëse tani ka shkuar në kopsht). mund të kenë probleme koordinimi. gripi. të cilët mund të duket se kanë problem të zgjedhin se cilën dorë përdorin më shumë. Gjithashtu. gjithashtu janë të shpeshta në këtë moshë. simbas kalendarit të vaksinimit të fëmijës. sepse fëmijët tre vjeçarë janë shumë të gjallë. rrufa. .304 PJESA IV VITI I TRETË shëndetshëm. Pyetjet që mund t`ju bëjë mjeku: A ka çrregullime me gjumin? Fëmijët e kësaj moshe kanë një imagjinatë shumë të fortë. apo të majtën. A përdor dorën e djathtë. nëse fëmija zakonisht nuk i zbaton urdhërat tuaja. sjelljen dhe temperamentin e fëmijës tuaj. që janë të shpeshta. sepse kështu ka energji për të përballuar ditën e tij të lodhshme e plot aktivitete. Fëmijët. shumë fëmijë përdorin një dorë më shumë se tjetrën. xhelozinë ndaj vëllezërve të tjerë më të vegjël në shtëpi etj. • përgjigjet pyetjeve që ju mund të keni për ta mësuar fëmijën të arrijë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit. të cilat ende vazhdojnë në këtë moshë. bajamet. çfarë librash shikon dhe cilët janë miqtë e tij. ose me shumë fëmijë të tjerë. • kontrollojë për probleme që shqetësojnë shëndetin në këtë moshë dhe që ai mund të vërejë si.. pra të djathtën. apo duket se nuk dëgjon. • kontrollojë vaksinimin. disiplinën e fëmijës. flen mesatarisht 10-12 orë në ditë dhe ende ka nevojë për gjumin e pasdrekes. kanë frikë nga errësira. apo të qëndrojnë vetëm. veçanërisht për ato fëmijë që qëndrojnë në kolektiva. djegiet. mjeku duhet të vlerësojë edhe aftësitë e të dëgjuarit dhe të folurit të fëmijës tuaj. makthe. Të gjitha këto bëjnë që t’i zërë gjumi me vështirësi. në çerdhe. • flasë me fëmijën tuaj se çfarë lojrash pëlqen.

Mjeku do t`ju japë këshilla si të veproni me sjelljet agresive të fëmijës. nëse në moshën 36 muaj fëmija: • Nuk ka të folur inteligjent (nuk flet fjalë me kuptim). nuk luan vetëm disa minuta rresht • nuk hidhet në vend pa u rrëzuar • nuk ndihmon për t’u veshur. në kopsht. ngjyrosjen e figurave dhe vizatimin Kini parasysh!! Duhet të kontaktoni me një specialist të shëndetit. në pjesën më të madhe të kohës • Nuk kupton dhe zbaton urdhëra dhe kërkesa të thjeshta • Nuk thotë emrin dhe moshën e tij • Nuk i pëlqen të luajë pranë fëmijëve të tjerë • Nuk përdor fjali me 3-4 fjalë. Disa fëmijë nuk janë gati të mësojnë vetëkontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit deri në moshën 4 vjeç. mërzitjen e tij. . i japin mjekut informacion se si po zhvillohet. tani duhet ta ketë më të lehtë të ndahet nga ju.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT. megjithëse ende mund të kenë të papritura dhe kështu mund të kenë nevojë të përdorin natën panolinat. Si reagon fëmija juaj kur e lini në çerdhe. A luan fëmija juaj mirë me fëmijë të tjerë? Fëmijët tre vjeçarë ende e kanë të vështirë të shkëmbejnë lodrat me të tjeret. apo me dikë tjetër? Megjithëse fëmija në këtë moshë ende pëlqen të qëndrojë më shumë me ju se me të tjerët. sesa kur ishte dy vjeç. Përshtatja ndaj largimit tuaj është një shenjë që ai/ajo është pjekur nga ana emocionale dhe është fëmijë i sigurt në vetvete. Fëmijët në këtë moshë pëlqejnë lojrat e fantazisë – për shembull.24 . 305 Si është me fitimin e pastërtisë? Tani mjaft fëmijë kanë mësuar mirë të përdorin uturakun. për shembull duke parë një libër me figura. Mjeku do t`ju pyesë nëse fëmija juaj është bërë shumë agresiv me të tjerët. apo kukullat që kanë. rrahja dhe kafshimi janë mënyrat më të zakonshme të fëmijës për të shprehur zhgënjimin. organizojnë një ftesë për çaj e ëmbëlsira për kafshët pellushi. • Nuk bën pyetje • Nuk qëndron vetëm për 3-4 minuta në një aktivitet. Ato pëlqejnë gjithashtu leximin e librave.. Çfarë lojrash pëlqen të luajë? Aktivitetet që pëlqen fëmija juaj. që ju shqetësojnë dhe si të nxisni qetësimin e tij.

por një fëmijë më të pavarur që lëviz. në zbulimin e interesave të tjera. grupin social të fëmijëve dhe lojrat e përbashkëta. flet e luan dhe që fillon të bëhet më i përgjegjshëm në lidhje me fëmijët e tjerë. aq të bukura por edhe “të lodhshme”. kanë mbaruar. sendet.. Tani prindërit nuk kanë më një fëmijë që zvarritet.306 2 Mosha parashkollore Çfarë ndodh në këta 3 vjet? K anë filluar “vitet magjike’. Fëmija do të zhvillohet në marrëdhëniet emocionale me njerëzit. tani ai është një fëmijë kurioz. kur fëmija bëhet i zoti dhe mund të përdorë aftësitë e tij. i kontro llojnë shumë mirë lëvizjet e duarve dhe të këmbëve. Më shumë se çdo gjë. Për këtë.. Fëmija e jeton atë midis realitetit dhe ëndërrimeve/fantazisë. Është mosha ku ai mëson diçka të rëndësishme: të shoqërohet me të tjerët. por mbi të gjitha. Vitet e mëparshme. duke krijuar raporte të reja dhe . Shtëpia nuk i mjafton më. Imagjinata e fëmijës e bën të përditshmen magjike dhe përrallore dhe prindërit janë pjesëtarë të kësaj. duke ruajtur një fantazi të zhvilluar. Ai mëson të lahet dhe të kujdeset vetë për trupin e tij. Kjo është mosha ideale. zbulimet e vërteta i bën në marrëdhëniet emocionale me të tjerët. por edhe një periudhë e lumtur. ekuilibrin e trupit. Ata tani janë të shkathët dhe të aftë të luajnë lojra dhe sporte më të organizuara. Gjatë tre viteve të ardhshme ai do të rritet në shumë kuptime dhe në shumë drejtime. fëmija tre vjeçar ka nevojë për kopshtin. E lodhshme për prindërit. Kurioziteti për të zbuluar gjëra të reja e ndihmon atë të zbulojë botën. Por kjo është dhe mosha në të cilën fëmija fillon të kuptojë dallimin midis përrallës dhe realitetit. Fëmijët e kësaj moshe.

hedhja. përmbysja. goditja. ata nuk përpiqen prapë. Mund të thonë fjalë të reja por jo të sakta. Nga lindja deri në tre vjeç. Do të mësojë se nuk është i vetmi për prindërit dhe familjen. Kanë mësuar të njohin veten e tyre dhe kanë ndërtuar emocionet. Për shembull: mund të urinojnë përsëri një natë në krevat. vëlla ose motër më e vogël që vjen në familje. Gjithashtu ata kanë pasuruar mjaft fjalorin. dhe kuptojnë që vlerësimi për ta mund të humbasë. Emocionalisht. shikimeve etj. si prekja.6 VJEÇ 307 më serioze. kapja. e rrisin atë çdo ditë dhe provojnë fjalët e reja që i dinin që më parë. mund të jetë një fëmijë tjetër më i vogël që tërheq vëmendjen dhe dashurinë e të tjerëve. dëshirat dhe ndenjat. herën e dytë emocionohen më shumë. fëmijët. por nuk i kishin shqiptuar. që do të thotë frenim ose kthim pas. kanë ndërtuar botën që i rrethon dhe marrëdhëniet me njerëzit. gjuha e fëmijëve i ndihmon ata t’i shprehin këto ndjenja dhe dëshira. si një bebe. Pas moshës dy-tre vjeç dhe deri në moshën 5-vjeçare. Kjo ndodh kur fëmijët kanë bërë përpjekjen e parë drejt një zbulimi dhe zhvillimi dhe gjatë kësaj përpjekjeje nuk janë ndierë të sigurt. Tani ata kanë një fjalor që të habit. Më parë fëmijët i shprehnin emocionet edhe me anë të veprimeve fizike. Por tani. duke marrë përgëzimet e prindërve dhe duke rritur vetëvlerësimin. Sa më shumë prindërit t’i ndihmojnë fëmijët të shprehen me anë të gjuhës dhe lojës. Fëmijët e kësaj moshe kanë mësuar rregullat kryesore të gjuhës nga nëna e tyre. Kështu gjuha merr rëndësi të dorës së parë për të edukuar sjelljen e fëmijëve. por edhe mund të pësojnë “arrest”.MOSHA PARASHKOLLORE 4 . nëpërmjet gjuhës me të cilën u ka folur nëna dhe nëpërmjet gjuhës së tyre. Nëse e humbasin sigurinë. aq më shumë fëmijët i mbledhin aftësitë për diçka shumë të rëndësishme: të fillojnë vetëdisiplinimin e veprimeve. tingujve. Atëherë fëmijët e kësaj moshe bëjnë shpërthime zemërimi ose kalojnë nga sjelljet më të pjekura në sjellje të një moshe më të vogël. tani ai arrin t’ju shi- . Kujdes! Mund të ndodhë që këto zhvillime të shkojnë përpara. ose nëpërmjet të qarës. sepse e kuptojnë rrezikun. përveç veprimeve fizike. Marrëdhënia juaj me fëmijën do të ndryshojë shumë gjatë kësaj kohe. Kjo është mosha kur ai zbulon se mund të frenojë dhe kontrollojë urinimin. Mund të humbin sigurinë nga një fëmijë. aktiviteteve dhe aftësive në mënyrë krijuese dhe të përgjegjshme. dëshirat dhe ndjenjat shprehen nëpërmjet gjuhës.

Në moshën pesë vjeç e më pas fëmijët bëhen gati për të filluar punën më të madhe. ti do të bësh këtë për mua?”. ndërkohë që muskujt e tyre zhvillohen. zgjatja bëhet shumë më shpejt se shtimi në peshë dhe në muskuj. ai do edhe të kënaqë veten e tij. në lagje dhe shoqëri. Këmbët dhe krahët e tij do të bëhen më të holla dhe pjesa e sipërme e trupit më e ngushtë dhe në formë koni. Masni fëmijën .308 PJESA IV VITI I TRETË kojë si një person të veçantë. në 2 kg dhe 6. aq sa ata mund të fillojnë të duken të dobët dhe të brishtë. kështu që shpesh do të përpiqet të “bëjë pazar me ju”: “Nëse unë e bëj këtë për ty. Ruajtja e pavarësisë dhe e personalitetit të fëmijës e ndihmon atë të ruajë aftësitë për të menduar në mënyrë të drejtë. ai mund të shprehë keqardhje ose të përpiqet të zgjidhë problemet tuaja. por është një shenjë e shëndoshë pavarësie. Fëmijët tani kanë detyrë të ndërmarrin sfida komplekse të mësimit të këtyre rregullave. por edhe të vështirë: aftësimin për shkollën e vërtetë të jetës jashtë familjes. Ata tani janë të aftë.4 cm gjatë vitit të pestë. Por kjo nuk do të thotë që nuk janë të shëndetshëm. duke i dhënë atij një paraqitje më të fortë dhe më të pjekur. Ata janë të aftë të shkëputen nga prindërit dhe të ecin vetë. për t’ia arritur kësaj. Ai dëshiron shumë t’ju kënaqë në këtë moshë dhe e di se duhet të bëjë disa gjëra të caktuara dhe të sillet në një mënyrë të caktuar. kjo sjellje e tij mund t’ju duket irrituese. Kur ju jeni i trishtuar. sipas rregullave të grupit të kopshtit dhe moshatarëve të tjerë. që ai po fillon t’i kuptojë. si dhe për të gjykuar vetë se ç’është e drejtë. Ata janë aktivë për të ndikuar në jetën e përbashkët shoqërore. vlerësimin dhe komentet për fëmijët e tjerë më të rritur. Rritja e fëmijës suaj do të ngadalësohet nga 2. që e ndihmon fëmijën të bëhet i aftë të sillet sipas kufijve të përcaktuar nga shoqëria në mjedisin në të cilin jeton. Ky është një hap i madh. të bukur. që duhet ruajtur dhe respektuar. vlerësimin për shokët. me nevoja dhe ndjenja. ai mund të thotë se “edhe ai e urren” atë person. kur thjesht doni që ai të sillet si doni ju dhe nuk ju pëlqen “pazari”. Rritja dhe zhvillimi nga 3-6 vjeç Trupi i fëmijës suaj do të vazhdojë të humbasë dhjamin e foshnjes dhe të fitojë muskuj gjatë kësaj kohe. jashtë familjes.9 cm gjatë vitit të tretë.3 kg dhe 8. Prindërit dhe familja mbeten gjithmonë grupi më i rëndësishëm. Nëse ju nevrikoseni me persona të tjerë. ose që diçka nuk po shkon mirë: këta fëmijë “mbushen” ngadalë. Ndonjëherë. ku fëmijët flasin për interesimin e tyre për të tjerët. Në të njëjtën kohë. Tek disa fëmijë.

Për ta matur. ai mund të jetë duke u shëndoshur shumë. Nuk është më ajo “topçja e rrumbullakët”. Nëse pesha e tij rritet shumë më shpejt sesa gjatësia. Pra. fytyra e tij do të bëhet më e gjerë në pjesët e saj më të theksuara si mollëzat. . Por ju mund ta bëni këtë edhe në shtëpinë tuaj. Për shembull. Gjatësia e kafkës së tij do të rritet pak. mund të bëni vetë një shirit letre për këto matje dhe vendoseni në mur ose pas derës. mbështeteni në mur. Do të jetë kënaqësi për ju dhe fëmijën tuaj të shikoni këtë shkallë dhe të dalloni se sa është rritur ai. ai mund të ketë probleme rritjeje.MOSHA PARASHKOLLORE 4 . Pastaj përdorni një vizore apo një libër. Bëjeni këtë një ngjarje të veçantë. Koka e tij duhet të jetë drejt. të paktën një herë në vit. me këmbët zbathur. të vendosura drejt në dysheme. Masni zhvillimin fizik të fëmijës tuaj! Mirë është që të shkoni në këshi- llimoret e Nënës dhe Fëmijës për të parë zhvillimin fizik të tyre. 309 tuaj dy herë në vit dhe regjistroni këto matje. Edhe fytyra e fëmijës tuaj do të ndryshojë gjatë këtyre viteve. për të caktuar pikën në majë të kokës dhe për ta shënuar atë në mur. Në këtë rast flisni për këtë me pediatrin tuaj. hunda. balli dhe mjekra. nëse gjatësia e tij nuk rritet fare gjatë gjashtë muajve. Filloni duke caktuar një vend të veçantë në shtëpi për matjen. dhe nofulla e poshtme do të jetë më e theksuar.6 VJEÇ.. Nofulla e sipërme do të zgjerohet për t’i bërë vend dhëmbëve... çdo gjashtë muaj. duke kërkuar edhe bashkëpunimin e fëmijës. në mënyrë që ai të shikojë përpara vetes..

310 .

311 Pjesa V VITI I KATËRT MOSHA E FJALËS .

312

1 3 - 4 vjeç

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit

T

hamë se viti i katërt është mosha e fjalës. Zhvillimi i fëmijëve në këtë moshë është shumë i lidhur me emocionin, gjuhën, marrëdhëniet me të tjerët, zotërimin e urinimit dhe jashtëqitjes, imagjinatën dhe fantazinë, aftësitë e reja për veprime dhe aktivitete. Është një moshë kur fëmijët sëmuren shpesh, por pa rrezik. Janë shumë të zgjuar, por ende janë egoistë dhe kundërshtojnë. Ata kundërshtojnë urdhërat e të rriturve dhe zemërohen kur prindërit i pengojnë. Mund të mbyllen në vetvete, të bëhen të heshtur, të vecuar dhe të frikësuar. Nëse nuk gjejnë mbështetje dhe siguri në familje, i kërkojnë këto gjëra në njerëzit e tjerë jashtë shtëpisë. Kanë besim në veten e tyre dhe mendojnë se mund t’i bëjnë të gjitha. Është mosha e daljes nëpër “botë” dhe e shkëputjes pak nga pak nga prindërit. Marrëdhëniet jashtë shtëpisë vendosen në dy mënyra, përmes fantazisë dhe lojës. E duan grupin, por ende nuk kanë durim të marrin e japin me grupin. Pëlqejnë të krijojnë një vend të fshehtë dhe emocionet e mëdha përpiqen t’i zbrazin duke folur dhe duke ëndërruar. Marrëdhëniet emocionale janë shumë të forta. Nëse nuk krijohen mundësitë për t’i shprehur këto marrëdhënie në lojë dhe duke folur, atëherë mbyllen në heshtje duke fantazuar ose duke shfaqur sëmundje të vogla.

ZHVILLIMI LËVIZOR

N

ë moshën tre vjeç fëmija juaj nuk ka më nevojë të ecë, të

vrapojë, apo të kërcejë me kujdes. Lëvizjet e tij tani janë të shkathta, pavarësisht nëse ai po lëviz përpara, pas, apo poshtë e lart shka-

3 - 4 VJEÇ

KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

313

llëve. Ndërsa ecën ai qëndron drejt, shpatullat vendosen pas dhe barku brenda është i fortë nga muskujt e barkut. Ai hedh hapa të rregullt me të njëjtën gjatësi, gjerësi dhe shpejtësi. Gjithashtu mund të ngasë lehtësisht një biçikletë. Megjithatë jo gjithçka është e lehtë. Fëmija juaj mund të ketë ende nevojë të bëjë një përpjekje kur rri në majë të gishtave ose mbi një këmbë, ndërsa ngrihet në këmbë nga ulur galiç (në bisht), apo kur kap një top. Fëmija juaj trevjeçar mund të jetë aktiv po aq sa ka qenë kur ishte dy vjec, por ai do të jetë më shumë i interesuar në lojra të strukturuara për moshën e tij. Kështu, në vend që të vrapojë apo hidhet nga një aktivitet në një tjetër, ai mund të ngasë biçikletën e tij. Ai gjithashtu mund të pëlqejë lojëra aktive si ndjekje, gjah ose të luajë me top me fëmijë të tjerë. Fëmija juaj mund të duket sikur është në lëvizje të vazhdueshme në shumicën e kohës, sepse ai përdor trupin e tij për të shprehur mendimet dhe ndjenjat. Fëmijët nuk mund t’i shprehin të gjitha emocionet e tyre me anë të të folurit. Prandaj ata kanë nevojë për lëvizjen. Kjo lëvizje e trupit gjithashtu e ndihmon fëmijën të kuptojë më mirë fjalët dhe konceptet e reja për të. Për shembull,

nëse ju filloni të flisni për një aeroplan, ai mund të hapë krahët dhe të “fluturojë” nëpër dhomë. Nëse kjo ndonjëherë mund të jetë e mërzitshme për ju, mos harroni se është shumë i nevojshëm për procesin e tij të mësimit dhe argëtimin e tij. Në këtë moshë, vetëkontrolli, gjykimi dhe koordinimi i fëmijës suaj është ende në zhvillim e sipër. Mbikqyrja e të rriturve është e rëndësishme për të parandaluar aksidentet, por është gabim ta teprosh me këtë mbikqyrje. Disa goditje dhe xhunga të vogla do të bëhen patjetër dhe ndonjëherë janë “të nevojshme”, për fëmijën, që të zbulojë se deri ku mund të shkojë gjatë veprimeve fizike. Si një rregull i përgjithshëm, ju zakonisht mund ta lini atë vetëm, kur luan vetë në dhomën e tij. Ai do të luajë në vendin e tij, duke u përpjekur të bëjë gjëra brenda mundësive. Ju duhet të keni më shumë kujdes kur ai është me fëmijë të tjerë, me mjete dhe makineri të rrezikshme, dhe veçanërisht kur është në rrugë. Fëmijët e tjerë mund ta shtyjnë atë të bëjë gjëra të rrezikshme, ndërsa makineritë, mjetet dhe rruga jane ende shumë të rrezikshme për të. Dhe ai ende nuk mund të parashikojë pasojat e veprimeve, si ndjekja e një topi në rrugën me makina, apo futja e dorës në rrotat e biçikletës së tij. Kështu që ju duhet ende të kujdeseni për mbrojtjen e tij në këto rrethana.

314

PJESA V

VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

Aftësitë e lëvizjes së fëmijës • Hidhet dhe rri me një këmbë • Ngjit dhe zbret shkallët, pa nevojë për mbështetje. • Godet topin përpara. • Hedh topin me dorë. • Kap topin që i hidhet në shumicën e rasteve. • Lëviz para dhe pas, me shkathtësi. • Fëmija në këtë moshë arrin të kërcejë së prapthi. • Ecën mirë, duke mbajtur ekuilibrin. • Hedh topin në dysheme dhe e kap me të dyja duart. • Ecën përpara duke u hedhur me të dyja këmbët. • Është në gjendje të ngasë biçikletën (me tri rrota). • Fëmija në këtë moshë përdor mirë lapsin. Ai vizaton mirë rrathë e katrorë. • Ndërton kulla me 10 ose më shumë blloqe. • Vizaton dorën e vet duke i rënë rrotull me laps mbi një copë letër. • Prek gishtin tregues me secilin gisht të së njëjtës dorë. • Hedh sende të vogla (top) dhe e merr atë me të njëjtën dorë. • Mund të ngrejë secilin gisht të dorës lart, duke fshehur të tjerët. • Ha vetë me lugë. Aftësitë e duarve dhe të gishtave Në moshën trevjeçare fëmija po zhvillon kontrollin e muskujve dhe përqëndrimin që i duhet për

të zotëruar lëvizjen e saktë të gishtave dhe duarve. Ju mund të vini re se ai tani mund të lëvizë secilin gisht në veçanti apo të gjithë bashkë, gjë që do të thotë që në vend që të kapë shkumësat në grusht, i mban ato si një i madh, me gishtin e madh të dorës në një anë dhe gishtat e tjera në anën tjetër. Ai tani mund të vizatojë një katror, të kopjojë një rreth apo të shkarravisë në mënyrë të lirë. Mban shkumësat si i madh Fëmijët në këtë moshë nuk e kanë shumë të zhvilluar njohurinë e tyre për hapësirën, por ata janë më të ndjeshëm në marrëdhëniet me sendet. Në moshën tre vjeç e më pas, një fëmijë do t’i vendosë lodrat e tij me kujdesin më të madh gjatë lojës, dhe do të kontrollojë veten sesi i mban mjetet, për shembull lapsin, për të kryer detyra të veçanta. Kjo rritje e ndjeshmërisë dhe kontrollit do ta lejojë atë tani të jetë i aftë të bëjë disa veprime që nuk i bënte më parë, si për shembull: të ndërtojë një kullë me nëntë ose më shumë kuba, të ushqejë veten pa derdhur gjë, të hedhë ujin nga një kanë në një gotë duke përdorur të dyja duart, të heqë rrobat dhe mundësisht edhe të mbërthejë kopsat e mëdha. Ai është shumë i interesuar të zbulojë çfarë mund të bëjë me mjete si gërshërë letre, dhe materiale si baltë, bojë dhe shkumësa. Ai tani ka aftësi të manipulojë këto sende

3 - 4 VJEÇ

KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

315

dhe po fillon të eksperimentojë përdorimin e tyre për të bërë gjëra të tjera. Në fillim ai do të luajë me materiale që përdoren në profesione të cakuara dhe do të formojë një send, që njihet vetëm kur është i përfunduar. Për shembull, duke parë shkarravinat e tij, ai mund të vendosë që ato duken si një qen. Por shpejt ai do të ndryshojë, dhe do të vendosë se ç’do të bëjë përpara se të fillojë të punojë. Ky ndryshim do ta nxisë atë nëpërmjet fantazisë, imagjinatës, të zhvillojë edhe më shumë përdorimin dhe lëvizjen e duarve. Për këto veprime fëmijët e kësaj moshe shpenzojnë shumë kohë dhe interes. Për këtë është e rëndësishme që prindërit dhe edukatoret t’i sigurojnë dhe t’i sugjerojnë të gjitha mjetet e thjeshta, për të cilat ai ka nevojë. Aktivitetet që mund të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive të duarve të fëmijës suaj përfshijnë: • Ndërtimin me kuba. • Mozaikë (gjëegjëza) të thjeshtë (katër ose pesë pjesë të mëdha). • Dërrasa me kunja. • Ngjyrosje me shkumësa. • Ndërtimin e kështjellave të rërës. • Hedhjen e ujit në enë me përmasa të ndryshme. • Veshjen dhe zhveshjen e kukullave me rroba me zinxhir, kopsa dhe lidhëse.

Ju gjithashtu mund ta nxisni fëmijën të përdorë duart, duke e mësuar të përdorë disa mjete pune të rriturve. Atij do t’i pëlqejë shumë të përdorë një kaçavidë, një çekiç të lehtë, një rrahëse vezësh apo mjete për të punuar në kopsht. Ju duhet ta mbikqyrni, kuptohet, por nëse ju e lejoni t’ju ndihmojë ndërsa punoni, do të habiteni se sa punë mund të bëjë ai vetë. Aftësitë kryesore të duarve dhe të gishtave në fund të kësaj periudhe • Kopjon forma katrore • Vizaton një person me dy ose katër pjesë trupi • Përdor gërshërë • Vizaton rrathë dhe katrorë • Fillon të kopjojë disa gërma të mëdha (kapitale, për shembull A, B.)

ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT
ëmija juaj tre vjeçar do të kalojë shumicën e kohës duke pyetur për çdo gjë që ndodh përreth tij. Ai ka shumë dëshirë të pyesë “Pse duhet të...?” dhe do t’i dëgjojë me shumë vëmendje përgjigjet tuaja, kur ato janë të thjeshta dhe kanë të bëjnë tamam me pyetjen e tij. Mos mendoni se duhet të shpjegoni gjithçka; ai ende nuk mund të kuptojë gjëra si arsyetimi dhe nuk është i interesuar. Nëse do

F

316

PJESA V

VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

të provoni të bëni këtë lloj bisedimi “serioz”, shpejt do ta shikoni të fiksojë shikimin diku, ose do të merret me gjëra më interesante për të, si një lodër nëpër dhomë ose një makinë që kalon jashtë. Më mirë t’i thoni që të bëjë diçka “Sepse është e mirë për ty” ose “kështu nuk do të vritesh”, sesa t’i jepni një shpjegim të detajuar. Pyetjet “Pse?” të fëmijës tuaj mund të jenë më të vështira, sepse mund të ketë qindra çdo ditë dhe sepse disa nga to nuk kanë përgjigje, ose ju nuk e dini. Nëse pyetja është: “Pse ndriçon dielli?” ju mund të përgjigjeni që nuk e dini, ose ta ftoni atë ta mendojë edhe një herë pyetjen, duke gjetur një libër mbi diellin. Kujdesuni që t’i merrni këto pyetje seriozisht. Kështu ju ndihmoni fëmijën tuaj të rrisë njohuritë e tij, shuani kuriozitetin e tij dhe e mësoni atë të mendojë më qartë. Kur fëmija juaj trevjeçar përballet me sfida të veçanta mësimi, ju do të shikoni që ai arsyeton ende në mënyrë të njëanshme. Ai ende nuk mund të shohë një çështje nga të dy anët e saj, as mund të zgjidhë problemet që kërkojnë që ai të shikojë më shumë se një faktor në një moment. Për shembull, nëse ju merrni dy gota të njëjta uji dhe hidhni njërën në një gotë tjetër të shkurtër dhe tjetrën në një të gjatë por më të hollë, ai do të thotë që

gota më e gjatë ka më shumë ujë se ajo e shkurtra. Edhe nëse ai sheh dy gotat e njëjta në fillim dhe ju ndjek duke e hedhur ujin, ai do t’ju japë të njëjtën përgjigje. Sipas mendjes së tij gota më e gjatë është “më e madhe” dhe prandaj duhet të mbajë më shumë. Rreth moshës shtatë vjeç, fëmijët do të kuptojnë më në fund që duhet t’i shikojnë të gjitha anët e një problemi, përpara se të japin një përgjigje. Në moshën tre vjeç fëmijës i rritet sensi i kohës. Ai do të dijë rutinën e ditës së tij dhe do të përpiqet të kuptojë rutinën e të tjerëve. Për shembull, ai do të presë me padurim tetën që sjell qumështin çdo ditë. Ai do të kuptojë që disa ngjarje të veçanta si festat apo ditëlindjet, ndodhin në ditë të caktuara, por edhe nëse mund t’ju thotë se sa vjeç është, ende nuk e kupton dot sa i gjatë është një vit. Megjithëse për çdo prind është normale të përpiqet të masë zhvillimin mendor të fëmijës, kini kujdes, mos nënvlerësoni apo mbivlerësoni zgjuarsinë e tij, pa një testim të rregullt nga specialistët. Është e lehtë të bindni veten tuaj që një fëmijë miqësor, i lumtur, që flet shumë është “madhështor”, ndërsa një më i qetë, më i tërhequr, që luan vetë, nuk është shumë i “shkëlqyer”. Kjo mund të jetë dhe mund të mos jetë e vërtetë, por mënyra e vetme për ta ditur me

3 - 4 VJEÇ

KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

317

siguri është t’i bëhet një testim i rregullt nga specialisti. Të gjithë pediatrët i njohin mirë këto vlerësime zhvillimi dhe disa prej tyre i bëjnë vetë këto teste. Shumë pediatër të tjerë preferojnë t’i testojnë fëmijët pranë specialistëve. Pra, nëse ju besoni se fëmija juaj është shumë i aftë apo ka probleme, pyesni mjekun tuaj për këtë lloj testi. Nëse dyshimet tuaja vërtetohen, ju mund ta fusni atë në një program special sipas gjendjes, nevojave dhe aftësive të tij personale.
Aftësitë kryesore njohëse në fund të kësaj periudhe • • Emërton saktësisht disa ngjyra. Kupton konceptin e numërimit dhe mund të njohë disa numra. I shikon problemet në mënyrë të njëanshme. Fillon të ketë një sens kohe më të qartë. Ndjek komandat me tre pjesë. Kujton pjesë të një historie Kupton konceptin e “e njëjtë/ e ndryshme”. Angazhohet në lojra fantazie. Fëmija ndërton një figurë/mozaik me pesë pjesë të ndara. Dallon shprehjet: “sipër”, “poshtë”, “para”, “prapa”. Numëron saktë gishtat e duarve.

ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT
ë këtë moshë fëmijët flasin shumë, bëjnë shumë pyetje, shprehin komente, zgjasin me detaje pa fund tregime dhe histori për gjithçka shohin. Për shembull, mund ta dëgjoni duke treguar një përrallë ose një film televiziv, që sapo e ka dëgjuar ose parë. Do të vini re se për çudi në tregimin e kësaj historie ai shton shumë nga vetja, duke shpikur në mënyrë krijuese histori të tjera imagjinare. Zhvillimi i aftësive gjuhësore është një ndër punët më të mëdha të fëmijëve të kësaj moshe. Në disa raste fëmijët pësojnë një frenim (ndalim) të plotë të të folurit. Ka fëmijë që flasin vetëm në shtëpi, por asnjë fjalë në mjediset e jashtme ose në kopsht. Kjo ndodh kur ata janë të stresuar dhe të pasigurt, si për shembull kur familja ka ndërruar vendbanimin dhe mjedisi i ri nuk është miqësor. Problemet gjuhësore kur nuk shkarkohen, kthehen në probleme të vërteta psikologjike dhe në ulje të aftësive sociale. Duhet dhënë kurajo dhe duhet ushqyer biseda me fëmijën, për ta bërë të folurin argëtues dhe të gëzueshëm. Në moshën trevjeçare, fëmija juaj duhet të ketë një fjalor aktiv prej afërsisht treqind deri në një mijë

N

• • • • • •

• •

318

PJESA V

VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

fjalë. Ai do të jetë i aftë të flasë me fjali prej pesë ose gjashtë fjalësh dhe të imitojë tonin e fjalëve të më të rriturve. Ndonjëherë ai duket sikur dërdëllit pa pushim – një gjë që ndonjëherë mund t’ju shqetësojë, por që është shumë e rëndësishme për mësimin e fjalëve të reja dhe për të fituar eksperiencë, duke përdorur dhe menduar me këto fjalë. Gjuha e lejon atë të shprehë mendimet e tij, dhe sa më shumë ecën përpara në të folur dhe në kuptimin e fjalëve, aq më shumë mjete do të ketë ai për të menduar, krijuar dhe për t’ju treguar. Shumë shpesh, përdorimi i gjuhës është mënyra më e mirë për të shprehur me fjalë humorin e keq, ëndërrat e këqija ose ngjarjet e hidhura. Shumë përvoja të kësaj moshe, siç janë aksidentet, zemërimet, ulërimat, vecimi (të ndenjurit e tepërt vetëm), ndryshimet e shprehjes, ndryshimet e sjelljes duhen shprehur me fjalë. Jo për gjithçka një fëmijë është në gjendje të ndajë fantazinë nga realiteti. Fëmijët e kësaj moshe kanë nevojë t’iu thuhet me fjalë të thjeshta fantazia e tyre lidhur me vdekjen, sëmundjen etj. pasi ata e kanë të vështirë të kuptojnë ndryshimin e situatave. Për shembull: në mendjen e tyre gjumi, vdekja dhe fluturimi në qiell, ose narkoza e një të sëmuri të sapooperuar, janë e njëjta gjë.

Përpiquni të kini mendjen dhe të shihni se si e përdor gjuhën fëmija juaj, për ta ndihmuar të kuptojë dhe të marrë pjesë në gjërat që ndodhin përreth tij. Për shembull, ai mund të përmendë sendet më të njohura dhe do të pyesë se si quhen, kur nuk mund t’i vërë emrin diçkaje. Ju mund ta ndihmoni të zgjerojë fjalorin, duke i thënë dhe fjalë të reja, që ai nuk i kërkon. Për shembull, nëse ai thotë “Makinë e madhe”, ju mund t’i përgjigjeni “Po, ajo është një makinë e madhe gri. Shiko se sa shkëlqen sipërfaqja!”. Nëse ai po ju ndihmon të zgjidhni lule, përshkruani secilën lule që ai zgjedh: “Ajo është një margaritë e bardhë dhe e verdhë shumë e bukur dhe kjo është një barbarozë e kuqe”. Ju gjithashtu mund ta ndihmoni të përdorë fjalët, për të përshkruar gjërat dhe idetë që ai s’mund t’i shikojë. Kur ai ju përshkruan “gogolin” që ka parë në ëndërr, mund ta pyesni nëse ishtë i nevrikosur apo miqësor. Pyeteni atë për ngjyrën e gogolit, ku jeton ai dhe a ka shokë. Kjo jo vetëm që do ta ndihmojë fëmijën të shprehë mendimet e tij, por do ta ndihmojë gjithashtu të kalojë frikën e tij nga këto imagjinime (përfytyrime) të çuditshme dhe të frikshme. Fëmija juaj është ende duke mësuar të shqiptojë fjalë si “unë”, “mua”, “e imja” dhe “ti”. Megjithëse këto fjalë duken shumë të thjeshta, ato janë ide të vështira, sepse tregojnë

3 - 4 VJEÇ

KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

319

se ku mbaron trupi i tij, prona apo autoriteti i tij dhe ku fillojnë ato të një tjetri. Për më tepër, fjalët ndryshojnë në varësi të personit për të cilin po flet. Shpesh ai mund të përdorë emrin e tij në vend të “unë” apo “mua”. Ose kur flet për ju, ai mund të thotë “Ma/Ba” në vend të “ti”. Nëse përpiqeni ta korrigjoni, (për shembull “thuaj kështu: do të më pëlqente një biskotë”), ju vetëm do ta ngatërroni atë më shumë, sepse ai do të mendojë se ju po flisni për veten tuaj. Megjithatë, kur flisni vetë, përdorini saktë këto fjalë. Kështu për shembull, thoni: “Mua do të më pëlqente që ti të vije” në vend që të thoni “Mamit do t’i pëlqente që ti të vije”. Kjo jo vetëm do ta ndihmojë fëmijën që të mësojë përdorimin e saktë të këtyre fjalëve, por gjithashtu do ta ndihmojë të kuptojë se ju jeni një person më vete, përveç rolit tuaj si “mami”. Në këtë moshë, e folura e fëmijës tuaj duhet të jetë e qartë, aq sa të tjerët të kuptojnë shumicën e atyre që thotë. Megjithatë, ai mund të shqiptojë keq pothuajse gjysmën e fjalëve që thotë. Fëmijët në këtë moshë shqiptojnë vazhdimisht gabim fjalë të caktuara, si për shembull: “pishku” në vend të “peshku”, apo “abanije” në vend të “batanije”. Shpesh problemet gjuhësore lidhen me stresin ose aftësinë e fëmijës për të zotëruar jashtëqitjen.

Ata nuk duhen qortuar dhe duhen ndihmuar në bisedat me të rriturit, për të kapërcyer vështirësitë. Belbëzimi Jo të gjithë fëmijët kanë siguri në të folur. Kjo ndodh pasi fëmija gjendet në situata ku i ulet besimi se ai është pronar i gjuhës dhe i aftë të shprehë lirisht çdo gjë. Besimi në aftësinë për të folur është shumë i rëndësishëm për zhvillimin psikik, shpirtëror dhe social për fëmijën. Gjuha e çliruar është një energji e re dhe shpërthimi i saj është njëkohësisht shpërthim i zhvillimit harmonik të rritjes së fëmijës. Shumë prindër e përjetojnë me shumë ankth belbëzimin e fëmijëve të tyre, edhe pse nuk kanë arsye të jenë të shqetësuar. Rreth moshës dy-tre vjeç, është e zakonshme që fëmijët të ngecin kur thonë fjalë të caktuara. Ndodh që fjalitë të përmbajnë fjalë jo të plota. Fëmijët vetë, zakonisht nuk e ndiejnë se po flasin në mënyrë jo të saktë dhe e kalojnë këtë gjë pa ndonjë ndihmë të veçantë. Nëse prindërit nuk i ndihmojnë dhe kjo dukuri vazhdon për një kohë të gjatë (më shumë se dy – tre muaj), shfaqet belbëzimi si një shenjë e pengesës në komunikim, gjë që e streson fëmijën. Në këtë rrethanë, fëmijët fillojnë të belbëzojnë sepse kanë humbur sigurinë e komunikimit. Ky është belbëzim i menjëhershëm

320

PJESA V

VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

i moshës, i cili tejkalohet. Mesatarisht në çdo njëzet fëmijë të moshës parashkollore, njëri belbëzon në një periudhë të caktuar, dhe kjo ndodh më shumë tek djemtë. Disa fëmijë mund të kenë probleme të mësojnë ritmin e duhur të të folurës, por shumica nuk kanë probleme mjekësore apo zhvillimi. Belbëzimi mund të shtohet kur një fëmijë është në ankth, i lodhur, i sëmurë ose kur është i emocionuar dhe përpiqet të flasë shpejt. Disa fëmijë belbëzojnë kur mësojnë shumë fjalë të reja njëkohësisht. Në raste të tjera mendimet e fëmijës ecin më shpejt se e folura dhe ai humbet fillin e asaj që po thotë. Përsëritja e një toni të caktuar apo të një fjale, e ndihmon atë të rifi-llojë. Çfarë duhet bërë • Sa më shumë i irrituar të bëhet një fëmijë për belbëzimin e tij, aq më shumë probleme do të ketë. Dëgjoni kur ai flet, por mos e korrigjoni. • Disa fëmijë kanë vështirësi në shqiptimin e bashkëtingëlloreve ose në shqiptimin e plotë të fjalëve dhe i flasin ato përgjysmë. • Është shumë e vlefshme që këta fëmijë të kenë mundësi të flasin për një kohë të gjatë me njerëz të rritur dhe të besueshëm për fëmijën, duke i dhënë atij mundësi të marrë pjesë në bisedë.

• Në të njëjtën kohë ju mund të jepni shembullin e mirë duke folur qetësisht, saktë dhe me një fjalor të thjeshtë kur i drejtoheni fëmijës tuaj. Nëse fëmija juaj belbëzon, ndihmojeni duke folur më ngadalë se zakonisht. Ju duhet të caktoni një orar të qetë çdo ditë, për të luajtur dhe folur qetësisht me të. • Ju mund ta rrisni vlerësimin e tij për veten, duke e lavdëruar për të gjitha gjërat që bën mirë dhe duke mos i dhënë rëndësi vështirësive të tij në të folur. Nëse bëni kështu, fëmijët që kanë një belbëzim të vërtetë mund t’i kapërcejnë këto probleme para fillimit të shkollës. • Kur belbëzimi i fëmijës është i rëndë, një trajtim mjekësor (terapi të foluri) mund të ndihmojë për të ndrequr këtë problem. Nëse fëmija juaj përsërit shpesh tinguj apo pjesë të fjalëve, është gjysmë i ndërgjegjshëm dhe tregon shenja të dallueshme tensioni (tik nervoz në fytyrë ose ngërdheshje), njoftoni pediatrin. • Mund të ndodhë që fëmija të ketë vështirësi psikologjike për shkak të rrethanave ku rritet, ose probleme të ndërtimit të aparatit gjuhësor. Gjithashtu njoftoni pediatrin nëse ka pasur ndonjë histori të ngjashme belbëzimi në familje. Ai mund t’ju rekomandojë një specialist.

3 - 4 VJEÇ

KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

321

Aftësitë kryesore të të folurit në fund të kësaj periudhe: • Përdor formën “unë” në të folur. • Përdor shumësin e fjalëve. Fëmija bisedon në mënyrë spontane, të qartë dhe kuptueshme. • Krijon përralla e personazhe. • Përdor në fjalitë e tij së paku dy përemra pronorë (imja, jotja). • Fëmija bën pyetje, shpreh komente, tregon me hollësi atë që ka parë, bërë apo imagjinuar • Kupton konceptet e “e njëjtë” edhe “e ndryshme”. • Ka kuptuar disa nga rregullat bazë të gjuhës. • Flet me fjali pesë ose gjashtë- fjalëshe. • Flet qartë mjaftueshëm, aq sa mund ta kuptojë edhe një i huaj. • Tregon histori.

Çfarë nuk duhet bërë: • Mos bini në sy para fëmijës, sa më shumë të jetë e mundur. Nëse ju nuk i jepni rëndësi, as fëmija juaj nuk do t’i japë rëndësi dhe do ta kalojë shpejt këtë pengesë. • Nëse fëmija juaj nuk shqipton mirë një fjalë, korrigjojeni, por gjithmonë ëmbël. Ashpërsia e shqetëson fëmijën dhe shton belbëzimin. • Mos e shtrëngoni asnjëherë me zor “të shfaqë” përballë të tjerëve përparimet e tij: fëmija vihet në siklet kur duhet të recitojë një vjershë ose t’i tregojë të ftuarve si i thotë mirë disa fjalë, gjë që me të vërtetë mund ta shtojë belbëzimin. • Në çdo rast, mos qeshni kurrë me të, mos e tallni nëse i shqipton fjalët në mënyrë qesharake: do të ndihej keq dhe i frikësuar përpara se të mund të fliste.

ZHVILLIMI SOCIAL
ani fëmija juaj do të jetë shumë më pak egoist sesa ishte një vit më parë. Ai gjithashtu do të jetë më pak i varur nga ju, një shenjë që sensi i tij i identitetit është më i fortë dhe më i sigurt (pra fillon ta shohë më shumë veten si njeri më vete). Ai tani do të japë e do të marrë, do të ndërveprojë me fëmijët e tjerë, në vend që thjesht të luajë me ta. Kështu, ai do të kuptojë se jo çdo njeri mendon njësoj si ai, dhe që secili nga shokët e tij të lojës ka shumë cilësi të vecanta, disa tërheqëse dhe disa jo. Ju gjithashtu do ta shikoni të tërhiqet nga disa fëmijë dhe të fillojë të zhvillojë miqësinë me ta. Kur t’i krijojë këto miqësi, do të kuptojë që edhe ai ka cilësi të veçanta që e bëjnë atë të pëlqyeshëm, një zbulim që do ta rrisë shumë vetëvlerësimin e tij.

T

Mbi të gjitha. pasi ta kuptojë se ku po gabon – por jo më parë – kërkojini që t’i kërkojë falje fëmijës tjetër. Ai do të fillojë të bëjë tamam si ju kur të jetë i inatosur. duke luajtur me radhë apo duke “bërë pazar” për lodrat. gjithsesi do të ketë momenteë kur zemërimi i fëmijës do të cojë në goditje dhe gjeste. Gjithashtu. . ju duhet ta nxisni këtë bashkëpunim. por bëjini të qartë që të sulmosh fizikisht një fëmijë tjetër nuk është një mënyrë e mirë për të shprehur këto ndjenja. Kjo nuk funksionon gjithmonë. Për shembull. Ndihmojeni të shohë situatën me sytë e një fëmije tjetër duke i kujtuar një rast kur dikush e ka goditur apo i ka bërtitur. Ai mund të mos e kuptojë menjëherë. largojeni nga fëmijët e tjerë. edhe pse jo gjithmonë. Nëse ju vetë merrni zjarr shpejt. përmbajeni që të mos vrasë të tjerët. ndihmojeni me fjalët e duhura që të përshkruajë ndjenjat dhe dëshirat e tij. në shumicën e rasteve do ta kërkojë me mirësjellje. Flisni me të për ndjenjat e tij dhe përpiquni të kuptoni pse është kaq i mërzitur. dhe nëse nuk qetësohet shpejt. fëmijët tre vjeçarë janë të aftë të gjejnë vetë zgjidhjet e diskutimeve. Sugjeroni një zgjidhje të thjeshtë kur ai dhe një fëmijë tjetër duan të njëjtën lodër. Gjithashtu. në mënyrë që të mos ndihet i irrituar. dhe pastaj sugjeroni mënyra të tjera për të zgjidhur grindjet. rënkojë apo ulërasë për diçka. kujtojeni që kur dy fëmijë po luajnë me një lodër.MOSHA E FJALËS Ka ende lajme të tjera të mira për zhvillimin e fëmijës tuaj në këtë moshë: kur fillon të kuptojë ndjenjat dhe veprimet e të tjerëve. mos e tregoni këtë në sy të tij. ju do të shikoni që ai ka një sjellje më pak agresive dhe luan në mënyrë më të qetë. Në fund. ai duhet të dijë se pse po kërkon falje. por në moshën katërvjeçare këto shpjegime do të fillojnë të kenë kuptim për të. Si rezultat. ai nuk do të jetë më në garë me të tjerët dhe do të mësojë të bashkëpunojë. apo duke gjetur një lodër apo aktivitet tjetër. për shembull të vizatojnë në fillim. ju mund t’i thoni që ai “të përdorë fjalët” për të zgjidhur një problem. Gjithsesi. Gjithsesi. secili ka radhën e vet. Pavarësisht se çfarë bëni. Në vend që të rrëmbejë. por ia vlen ta provosh. Bëjini të ditur që i kuptoni dhe i pranoni ndjenjat e tij.322 PJESA V VITI I KATËRT . bëhuni shembull për fëmijën. kur luan me miqtë e tij. një “Më fal” e thjeshtë mbase nuk mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të korrigjojë sjelljen e tij. Kur kjo të ndodhë. veçanërisht në fillim të vitit të katërt. Shpesh. Në grupe të vogla ai do të arrijë të dallojë dhe të presë radhën dhe të ndajë lodrat me të tjerët. në vend që të përdorë veprimet e dhunshme (të godasë).

vëllezërit më të mëdhenj ose djemtë e tjerë në lagje. motrat më të mëdha dhe vajza të tjera.3 . fëmija gjithsesi do të gjejë modelet e roleve mashkull dhe femër në televizor. – gjithashtu i ndihmon ata të eksplorojnë ide sociale komplekse si fuqia. egërsia dhe seksualiteti. që janë më shumë bashkëpunuese se loja e përqëndruar mbi një lodër. Kështu. vëmendja. Kjo lloj loje i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi të rëndësishme sociale si radha. Studimet tregojnë që shumë pak nga ndryshimet e zhvillimit dhe të sjelljes që dallojnë djemtë nga vajzat janë të lindura. duke luajtur “shtëpirash” djemtë do të luajnë rolin e babait dhe vajzat atë të nënës. Për shembull. Rolet gjinore (shih dhe vitin e tretë) Duke parë luajtjen e roleve që bëhet gjatë lojrave imagjinare. duke luajtur lojra dhe sporte më “të forta”. Por edhe këto janë më shumë të ndikuara nga familja dhe kultura. Ndërsa djemtë zakonisht nuk i afrohen kukullave (megjithëse shumica e tyre i pëlqen). revista ose në familjet e shokëve dhe fqinjëve. Siç mund ta keni parë. Një vajzë të cilës i pëlqen të luajë në mënyrë të zhurmshme. fëmija juaj dhe shokët e tij kënaqen duke caktuar role të ndryshme për njëri tjetrin dhe pastaj të futen në një lojë imagjinare duke përdorur sende imagjinare apo ato që kanë në shtëpi (për shembull luajnë “teatër”. Vajza juaj për shembull. ju gjithashtu do të shihni që ai po fillon të marrë role që i sheh përditë.4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 323 Në fakt. Ata kalojnë shumë kohë duke luajtur dhe në aktivitete fantazie. Teletabis. shumë djem të moshës parashkollore janë të prirur të jenë më shumë agresivë. Supermeni. pasuria. ndërsa vajzat janë më shumë të prirura në përdorimin e të folurit. “dyqanesh”. duke shprehur kështu atë që kanë parë në familjen e tyre dhe në botën rreth tyre. për një fëmijë trevjecar. komunikimi (nëpërmjet veprimeve dhe shprehjeve dhe fjalëve) dhe përgjigja ndaj veprimeve të të tjerëve. dhuratat nga të afërmit dhe komentet aprovuese të të rriturve dhe fëmijëve të tjerë. por një djalë që luan ashtu quhet i fortë dhe i sigurt. Ka ende një përfitim tjetër: duke qenë se loja imagjinare i lejon fëmijët të futen në rolin që ata duan – si Pokemon. mëshira. Edhe nëse përpiqeni të përdorni një sistem jo tradicional të drejtimit të shtëpisë. Në këtë moshë. djali juaj mund të imitojë babain. Fëmijët i kuptojnë aprovimet dhe mos- . mund të nxitet të luajë me kukulla nga reklamat. quhet “si djalë”. këto grindje janë të pakta. “shtëpirash” etj). kurse vajza juaj do të imitojë të ëmën.

ai është i prirur të eksperimentojë zakonet dhe sjelljet e të dyja gjinive. Aftësitë kryesore sociale në fund të kësaj periudhe • Interesohet në eksperienca të reja. por gjithashtu do t’i caktojë cilësi jete dhe emocione sendeve pa jetë. Ai jo vetëm që do të marrë identitete të ndryshme. • Luan rolin e “mamit” ose të “babit”. ndërsa të tjerë nuk F . prisni që fëmija juaj t’ju prezantojë me ndonjë nga miqtë e tij imagjinarë. një ore. por këto janë në mendjen tuaj dhe jo të atij.MOSHA E FJALËS aprovimet në këtë fushë dhe sillen në mënyrë të përshtatshme. Me kalimin e kohës. • Është më i pavarur. për shembull flirtimi. Vajzat do të insistojnë të veshin fustane. Gjithsesi. kur ata shkojnë në kopësht.sh. Për këtë arsye.324 PJESA V VITI I KATËRT . protesta dhe loja. nëse imitimi i tij i sjelljes seksuale është shumë shprehës. që të rriturit i konsiderojnë si seksuale. Pyeteni p. sepse mund të jetë shenjë abuzimi seksual. Djemtë duan të krekosen. • Gjen zgjidhje për konfliktet. ju mund të trembeni nga këto pamje dhe lëvizje. • Vishet dhe zhvishet. ZHVILLIMI EMOCIONAL antazia e fëmijës suaj tre vjeçar do ta ndihmojë atë të provojë dhe përdorë mjete dhe situata në një fushë të gjerë emocionesh. të jenë të sigurt dhe të mbajnë revole lodër kudo që të shkojnë. • Bashkëpunon me fëmijë të tjerë. të lyejnë thonjtë dhe të bëjnë tualet kur shkojnë në kopsht apo tek lodrat. Në këtë moshë ai nuk ka qëllime seksuale. shpesh e kanë këtë proces identifikimi në ekstrem. pse del hëna natën dhe ai mund të përgjigjet “Për të më përshëndetur mua”. ju duhet ta diskutoni këtë me pediatrin tuaj. identiteti i tyre gjinor është saktësuar tashmë. disa i ndryshojnë këta miq imagjinarë çdo ditë. nga dashuria dhe varësia tek inati. si pemëve. Kjo sjellje përforcon sensin e tyre të të qenit djalë apo vajzë. Me zhvillimin e identitetit të fëmijës suaj gjatë këtyre viteve. Seksualiteti Fëmija juaj gjithashtu mund të imitojë disa tipe sjelljesh. • Rritet “shpikja” në lojrat e fantazisë. Fëmijët në këtë moshë. një kamioni apo hënës. ose tregon që ai personalisht mund të jetë ekspozuar në akte seksuale. Disa fëmijë kanë një shok imagjinar për një periudhë gjashtë mujore. Nëse ai është shumë dramatik dhe ekspresiv.

lëreni atë të vazhdojë. mos kërkoni me zor që të merrni pjesë në këtë lojra. pasi ka dëgjuar një histori fantazmash që beson se është e vërtetë. pra jini të kujdesshëm të mos e përqeshni atë për këtë gjë. sjellje dhe emocione. këshu që nëse keni hedhur një ide imagjinare. Flisni me të. Mos mendoni se këta miq fantazma tregojnë se fëmija është i vetmuar apo i mërzitur. lojrat që luani së bashku. Mbi të gjitha. po nuk e hëngre darkën” ose që “do të të lë vetëm.ushqimet që ha. dëgjoni çfarë ju thotë dhe tregojini që mendimi i tij ka rëndësi. Është e rëndësishme ta qetësoni fëmijën tuaj kur ai është i frikësuar apo i mërzitur në një rast të tillë. po nuk nxitove”. Për shembull. Ndonjëherë mund të jetë kaq i përfshirë në situatën e tij imagjinare. Gjithsesi. biseda. Ai ju beson dhe do të ndihet i tmerruar gjatë gjithë ditës ose më gjatë! Herë pas here. kur hani drekë. fëmija juaj mund të lëvizë lirisht midis fantazisë dhe realitetit. Lëreni fëmijën të jetë drejtuesi juaj. mund t’i lejoni fëmijës tuaj të shprehë dëshirën e tij për ushqimin. Në këtë mënyrë ju mund ta ndihmoni atë të gjejë mënyra të reja për të shprehur emocionet e tij dhe madje edhe të zgjidhë ndonjë problem. ai mund ta ketë shumë të vështirë. Nëse ai ju kërkon të merrni pjesë me një rol. përpiquni të bashkoheni me fëmijën në lojrat e tij të fantazisë. Një pjesë e kënaqësisë së së tij është aftësia për të kontrolluar këto imagjinata. Përndryshe ai mund të hutohet dhe nuk arrin të vendosë (në një dyqan që shet akullore me njëzet shije. prandaj nuk duhet marrë me të tallur. Ju gjithashtu do të vini re se gjatë ditës. kurrë mos bëni shaka me të duke i thënë: “do të të mbyll në dollap. Një natë ai mund të vijë në tavolinë i bindur se është një Princ. Për shembull. rrobat që vesh.3 . ju mund të sugjeroni që ai “ta çojë kukullën e tij në kopsht”. . tregojini fëmijës që jeni krenarë për pavarësinë dhe krijimtarinë e tij. Në jetën e vërtetë. nëse nuk e ndihmoni. një ditë tjetër mund të vijë tek ju duke qarë. sa nuk mund t’ju thotë ku mbaron ajo dhe ku fillon realiteti. Ky është një stad normal dhe i nevojshëm në zhvillimin emocional. Por gjithsesi. Kjo e bën atë t’i duket vetja i rëndësishëm dhe e ndihmon të mësojë të marrë vendime. për t’i treguar se ai ka të drejtë të zgjedhë. për të parë se si ai vetë ndihet në kopsht. nëpërmjet tyre ai arrin të provojë aktivitete të ndryshme. mos bini shumë në sy. Jepini atij mundësi të zgjedhë sa më shpesh .4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 325 kanë kurrë ose preferojnë kafshët imagjinare. këto zgjedhje duhet të jenë të thjeshta.

pasi fëmija (me gjithë kundërshtimin). baltë. . • Mund të rrijë pa praninë e nënës. Por prindi duhet të ketë pak durim. Fëmijët gjatë lojës duhet të ndihen të lirshëm për të luajtur me dhe. pa ndihmën e prindërve. mund të jenë “përbindësha”. “pista e garës” për të zhvilluar lojërat e tyre. • Shpesh nuk dallon fantazinë nga realiteti. një nga rrugët më të mira për të edukuar pavarësinë e tij është që të mbahet një kontroll i drejtë në të gjitha pjesët e jetës së tij. mendjen dhe ndjenjat. Nëse e dëgjon me vëmendje. • Shpesh sjellja e fëmijës në këtë moshë imiton të rriturit.MOSHA E FJALËS për shembull duke i thënë: do të marrësh akullore me luleshtrydhe apo me kakao?).”. • Vishet dhe zhvishet vetë. dhe në të njëjtën kohë t’i jepet liri. mos i thoni: “Unë mezi t’i lava!”. këndojë dhe lëvizë me ritmin e një melodie të thjeshtë. për shembull “shtëpia e kukullës”. rërë dhe ujë.. “Po bëj si babi. Pëlqejnë të krijojnë një vend imagjinar. • I zgjedh vetë shokët e tij.326 PJESA V VITI I KATËRT . mos e qortoni fëmijën vazhdimisht se i bëri rrobat pis. me makina “garash”. Jepini të kuptojë që jeni ende ju në fuqi dhe që nuk prisni që ai të marrë vendime të mëdha. Ndonjëherë qetësimi i tij është i vështirë dhe bëhet agresiv. • Krijon lidhje emocionale me të rritur dhe fëmijë jashtë rrethit familjar. duke përfshirë trupin. Cila është rruga më e mirë? Përveç këtyre që thamë. • Fëmijët e kësaj moshe pëlqejnë të luajnë me rërë dhe ujë. • E shikon veten si një person i tërë. zbavitet duke luajtur me shokët. • Flet lirshëm me të huajt. • Fëmija në këtë moshë mëson lehtësisht gjëra të reja. • Fëmija nis të shikojë ëndrra të frikshme. • Arrin të lajë mirë. ëndrrat e tij tregojnë për shqetësimet që ka gjatë ditës në marrëdhëniet me prindërit dhe familjen. nëse mjedisi është dashamirës dhe me fëmijë të tjerë. Në këtë moshë fëmija luan në grup. Nëse prindërit janë të dhunshëm me të. ai luan në mënyrë të dhunshme me lodrat. rreh kukullat dhe moshatarët: “Po bëj si mami… “. në mënyrë të pavarur. në të vërtetë kërkon ngushëllimin dhe praninë e prindit. të cilat arrin edhe t’i tregojë. • Ka aftësinë të dëgjojë. • Bëni kujdes. me kukulla. Kur një shoku i tij e nxit të ngjitet në një Aftësitë kryesore emocionale në fund të kësaj periudhe • Imagjinon që shumë imazhe jo të njohura për të. duart dhe fytyrën.

Njëkohësisht. Fëmijët dëshirojnë t’i prekin gjitha sendet me gishta. të pranojnë dhe të përballojnë goditjen dhe të mësojnë reflekset mbrojtëse. Ndërtojnë shtëpinë e tyre të kukullave. por shumë të rëndësishme. pëlqejnë muzikën dhe vallen. sende. Një trevjeçar që kërcen. Duke mësuar biçikletën. Nëse ju e ndaloni duke i thënë “pusho!”. Vizatimi Për trevjeçarët vizatimi është argëtim i madh. mëson njëkohësisht harmoninë e lëvizjes dhe të ekuilibrit midis këmbëve. Lojrat e ujit iu heqin stresin psikologjik dhe i zhdërvjelltësojnë. emocionit dhe aftësisë së tij. Të zbulosh çdo ditë nga një send..4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 327 pemë dhe ai ka frikë. Kur ai të fillojë të mposhtë frikërat e tij dhe të bëhet më i përgjegjshëm në marrjen e vendimeve. ujë. Tre vjeçarët pëlqejnë të luajnë veç e veç. shokët dhe grupin e kopshtit. biçikletë (por jo në mënyrë të organizuar). zhvillimi fizik ndikon drejtpërdrejt në zhvi- llimin e personalitetit. me rërë.. Dëgjojeni! . ju natyrisht do t’i jepni më shumë kontroll. ai po na flet për veten e tij. por afër. për të ndier format. Ndërkohë. duarve. është e rëndësishme që ai të ndihet i sigurt. Me çdo vizatim ata na flasin. Vizatimet e tyre janë shkarravina. mësohen të njohin rreziqet e vogla. është emocion shumë i madh dhe fëmijët pastaj duan t’i vizatojnë këto emocione. Me shtëpinë e vizatuar si shkarravinë. kështu që ai nuk duhet të pranojë para shokut që ka frikë. Të rriturit duhet të ndalen. Me tre vija të shtrembra ai na ka treguar: “shtëpia ime. mësojnë lojra të reja. pasi ndiejnë se janë zotër të lëvizjes dhe fuqisë me duart dhe këmbët e tyre. trupit e kokës. nëpërmjet të cilës zhvillohen fizikisht. Për një kohë të shkurtër mund të punojnë bashkë për të bërë një kështjellë apo një garë makinash. ta shohin dhe “ta dëgjojnë” këtë tregim. “mos lëviz!”. Loja Është mosha kur fëmijët më shumë se kurrë kanë nevojë për lojën.3 . do ta pengoni në eksperimentimin e trupit.” imagjinare. ju do ta qetësoni nëse do t’i thoni jo.

Kurrë nuk i duhet bërtitur: “Çfarë bën. Prej moshës 2-3 vjeç. që të hajë me të rriturit. unë sapo e lava!” Ë shtë mirë që shumë herët fëmijës t’i caktohet vendi në tryezë. nëna nuk duhet të kujdeset dhe t’i rrijë gati për çdo gjë. ushqen edhe kukullën. të presë me thikë. Nëse nuk ka mbaruar së ngrëni. Nëse fëmija nuk arrin të zbatojë rregullat e tavolinës. duhet ngushëlluar për trishtimin (se do të hajë më vete. duhet të arrijë të zbatojë rregullat e tavolinës: duhet të mësohet të mbushë vetë gotën. sepse është i vogël). një fëmijë duhet të lahet vetë. Tavolina është një vend harmonie dhe bisedimi. Ai duhet të mësojë se. Shqetësimi i prindërve. por ama nuk duhet të shqetësojë të tjerët. në larjen e perimeve dhe frutave dhe shtrimin e tavolinës. Të hash me të rriturit në tavolinë është një vlerësim. nuk i bërtitet dhe ftohet të marrë pjesë në bërjen e pazarit. kur fëmija nuk është i sëmurë. Më pas nuk duhet ndaluar të vijë në tavolinë. fëmijët duhen mësuar të hanë vetë dhe duhen lejuar të bëhen pis. nëse dëshiron të ketë vendin e tij në tryezë me të rriturit. nëse nuk i kërkohet kjo me dhunë. në përgatitjen e ushqimit. do të vini re se po ky fëmijë së shpejti do të hajë me oreks. të vishet vetë dhe të ushqehet krejt i pavarur. Ai ushqehet vetë.328 PJESA V VITI I KATËRT . para të tjerëve. Po të zbatohet ky ritëm me kënaqësi. Një fëmijë pa oreks do të hajë shumë mirë. ku të gjithë bien dakord dhe secili bën pjesën e tij. duhet të lidhet . atëherë kërkojini të ngrejë nga tavolina pjatën e tij dhe i thoni: “Tani ne do të çohemi”. Që para moshës tre vjeç e më pas. Fëmijët që rrinë gjatë në tavolinë dhe mbajnë ushqimin në gojë. Nëse merr pjesë me qetësi në të gjitha këto. nuk duhen ushqyer me çdo kusht. Gjatë ngrënies.MOSHA E FJALËS Këshilla për prindërit dhe kujdestarët FËMIJA NË TAVOLINËN E NGRËNIES vetëm me edukimin e ngrënies. Nëna duhet të ketë durim. po t’i prishet pastërtia. Një fëmijë mund ta fusë një lugë në gojë dhe një ta hedhë në kokë. dhe jo me sasinë që ha. ose në vesh. nuk është më problem se nuk ulet të hajë. të vërë pjatat dhe t’i ndërrojë ato.

Në këtë shoqëri fëmijët janë të gëzuar. Çfarë telashi! Pasi fëmija ka arritur të flasë. Duke qenë të lirë ta bëjnë këtë garë ndërkohë që lu- .Kjo për fëmijën do të thotë “nëse ti rron sipas dëshirës tënde. duhet të vendosen në “miqësira” shoqërie me tre-katër fëmijë të tjerë moshatarë. Ndihet krenar kur ia arrin dhe ngushëllohet nëse EDUKIMI I PASTËRTISË Gjithmonë duhet kërkuar pastërti në jashtëqitje vetëm te fëmijët që kanë arritur të ecin lirisht. Përfytyroni një fëmijë mashkull. me besim dhe të dashur nga prindërit. Vjen momenti kur fëmija fillon të interesohet për jashtëqitjet e të rriturve. Para periudhës së kopshtit. Gjithashtu. të zotërojë trupin. sepse iu ngjajnë më shumë me veten.3 . ajnë (të pastresuar nga konkurimi). ngjyrën e syve dhe të flokëve. Nënat duhet të kenë kujdes. Mos e kini mendjen të dukeni pastër. të ngrejë pesha “të rënda”. Inteligjenca e tyre spontane në lojë i bën të hyjnë në garë me fëmijët e tjerë më të shkathët se ata. të vrapojnë e të kacavirren. gjë që prindërit e bëjnë gjysma-gjysma. Kur fëmija të ketë mbërritur 3 vjeç. të përpunojë sende me duar të shkathta. emrin e organit seksual të tyre. unë duhet të punoj dhe të vuaj”. të jetë pronar i lëvizjeve “hip dhe zbrit” për të paktën pesë shkallë. tani është koha për të rritur fëmijën. Pastaj vijnë zogjtë në pemë dhe në dritare dhe lulet në vazo dhe në lulishte. edhe kur janë të ndotur. jo për t’u dukur. këngët dhe vjershat. të luajë me trupin e tij. apo një vajze që i është thënë se vagina (organi i saj seksual) e ka emrin “lulja”. të luajë për kënaqësi. Ndodh që fëmijë 5-vjeçarë nuk njohin emrin e veçantë të gishtit dhe të thoit. Fëmija ka kënaqësinë ta zotërojë sjelljen e tij për jashtëqitjen. prindërit duhet t’i kenë treguar atij emrat e të gjitha pjesëve të trupit sipas fjalorit. ngatërrojnë qepallën me qerpikun. përrallat dhe përkëdhelitë u pasurojnë të folurën dhe fjalorin. të cilit i është thënë se penisi (organi i tij seksual) e ka emrin “zogu”.4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 329 . gojën me buzët. sytë me vetullën. të mësojë të përdorë thikën dhe gërshërën. Atëherë i shpjegohet gjithçka. në mjedisin e të cilit fëmijët që nuk tregojnë nevojat mund të ndihen keq. sepse u bërtasin vajzave edhe më shumë se sa djemve. Por është shumë e rëndësishme të mos detyrohet edhe ai ta bëjë. vetëm pasi fëmija të ketë mësuar veprimet agresive: të gjuajë topin fort. të bëjë sforcime. ai do që t’i ngjajë sjelljeve të të rriturve. pa u bërë me faj për sjelljet e tij. thjesht sepse “do edhe ai të jetë i madh”.

Këtë mjet ai do ta përdorë edhe për të vendosur këmbët. Kur ai të jetë mësuar me uturakun në banjë. mësojeni fëmijën tuaj të njohë banjat dhe nxiteni të përdorë banjat publike. sa herë është e mundur një i rritur apo një fëmijë më i madh duhet ta shoqërojë atë. e lënë “punën” e parë. Zakonisht femrat e arrijnë këtë më shpejt se meshkujt. por ai duhet të arrijë të veprojë vetë gjatë vitit të pestë. megjithëse më parë fëmija juaj mund të ketë përdorur një uturak në vend të banjës. sa herë të ketë nevojë. Por tani. gjeni një pajisje për ta vënë pranë banjës. se ndonjëherë ai nuk ka “nishan” të mirë. Përgatituni që të pastroni më shumë rreth banjës për disa kohë. Gjithashtu fëmijëve meshkuj duhet t’i kërkohet ta bëjnë jashtëqitjen ulur. Hapi i parë në këtë proces është të vendoset uturaku ngjitur me WC-në (banjën) – që fëmija juaj të mësohet të shkojë në banjë. merren me të dytën. Jashtë shtëpisë. për shembull një stol ku fëmija juaj të mund të hipë dhe të zbresë vetë.MOSHA E FJALËS dështon. ai duhet t’i kryejë ne- . Kjo mund të rregullohet. gabimisht. fëmijët nuk dinë të bëjnë dy gjëra njëkohësisht. E njëjta gjë ndodh edhe nëqoftëse fillon të urinojë natën. Nuk duhen qortuar kurrë. Nëse gjatë jashtëqitjes vërejnë një lodër që u intereson. por pak më vonë ata do të fillojnë të imitojnë baballarët ose vëllezërit e mëdhenj dhe do të urinojnë në këmbë. Do të keni nevojë ta shoqëroni dhe ndihmoni në fillim. Pas kësaj faze.330 PJESA V VITI I KATËRT . mund ta hiqni uturakun. ai duhet të mësohet të përdorë banjën në shtëpi dhe jashtë. në fillim të kopshtit ose në klasën e parë t’u shpëtojë pa dashur në klasë. Edukimi për nevojat personale Në moshën trevjeçare fëmijët i kanë mësuar plotësisht rregullat e tualetit. lumturohet kur hiqet panolina. Gjithashtu duhet t’i mësoni që ndonjëherë. duke u përgatitur për kopsht. Ndodh me fëmijët që janë edukuar shpejt për jashtëqitjet. duke e qetësuar dhe duke i shpjeguar. Megjithatë. Deri në moshën dy – tre vjeç. ndërkohë që është në banjë. sigurohuni që ai të ngrejë më parë kapakun e banjës. Kjo ndodh sepse fillimisht është edukuar për t’i bërë qejfin prindërve. ose të paktën të presë jashtë derës. nëse e tallin në këtë rast. Fëmija turpërohet shumë. se urina dhe nevoja janë të ndryshme. Është e rëndësishme t’i shpjegohet me fjalë fëmijëve. Kur djali juaj të mësojë ta bëjë këtë. Nuk ka asnjë nevojë për t’u mjekuar. por urinimin në këmbë. Djemtë e vegjël zakonisht ulen për të urinuar.

Për ta bërë këtë sa më të thjeshtë të jetë e mundur. sepse kontakti midis jashtëqitjeve (nevojës) dhe uretrës (daljes së urinës) ose vaginës (organit seksual të vajzave) mund të çojë në infeksione vaginale. Është mirë që ju të mos kërkoni ta shpejtoni vetë kontrollin e ujit të hollë përmes qortimeve. ju duhet ta mësoni të dijë të kujdeset për veten. ky problem mund të zhduket me kalimin e kohës. Fëmija juaj do të arrijë të kontrollojë urinimin midis moshës 2-4 vjeç. lojrat me shokët ose udhëtimet. mund t’ju duhet ta mësoni të urinojë jashtë. mund ta ndihmoni që të mos ndihet në turp. Një djalë duhet të mësojë të ulë pan- tallonat. që më vonë t’i kryejë veprimet vetë dhe shumë shpejt ta lini vetëm. veçanërisht pas jashtëqitjes. Mjekimi nuk është i këshillueshëm gjatë këtyre viteve.3 . Edhe një fustan me mbathje me llastik. Ju mund ta ndihmoni vajzën tuaj. do të bëjë punë për vajzat. vishini fëmijës suaj rroba të cilat mund t’i heqë pa nevojë për ndihmë. edhe përpara se të ndiejë një nevojë të fortë për t’i kryer. Për shembull. Përpara se të shkojë në kopsht. dhe fëmija nuk duhet ndëshkuar apo tallur. që këmbët dhe rrobat e tyre të mos bëhen pis. një vajzë e vogël duhet mësuar të pastrohet mirë e me kujdes. Kështu. por po ta siguroni atë se urinimi në shtrat nuk është problem i madh. Kalimi nga panolina tek uturaku duhet të vijë natyrshëm. Ndihmojeni të pastrohet. Kjo do t’i bëjë shëtitjet. Ju duhet t’i krijoni atij besim. Ai nuk urinon në shtrat me qëllim. por vajzat duhet të mësohen të ulen. kërkesave ose veprimeve të mësuara për fëmijën para kohës kur ai mund të . duke i treguar pozicionin e duhur dhe duke e ndihmuar kur ulet. pantallonat me rrip llastiku ose pantallonat e shkurtra janë rrobat më të rehatshme në këtë moshë. Për fëmijët e të dyja sekseve.4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 331 vojat e tij kur ka mundësi. para se të dalë nga shtëpia. ndonjëherë mund të mos gjendet një banjë afër. duke respektuar intimitetin dhe personalitetin e tij. por edhe gjatë veshjes e zhveshjes. Gjithashtu sqarojini që urinimi në shtrat nuk është faj i tij dhe që nuk do të ndodhë kur të rritet. në fillim do të jetë e nevojshme ta ndihmoni fëmijën në banjë – brenda apo jashtë shtëpisë. për shembull. Pakësimi i lëngjeve apo zgjimi për të shkuar në banjë nuk do të të sjellë ndonjë ndryshim të madh. Megjithatë. Urinimi në shtrat Nëse fëmija juaj urinon në shtrat në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë gjithë kësaj. Ky nuk është problem për djemtë. më të këndshme. kur fëmija juaj ka nevojë.

Por nganjëherë urinimi në dyshek mund të fillojë prapë. problemi mund të jetë fizik apo emocional. Për të mos ta dëmtuar fëmijën. • Në mëngjes ndërrojeni. urinon gjatë gjithë ditës apo ankohet se ka djegie apo dhimbje kur urinon.do të ndihej në faj dhe mund të keqësonit problemin e tij (do të shkojë në shtrat i shqetësuar dhe nuk do të zgjohet në kohë). por edhe nga sikleti i situatave të reja (për shembull. Në raste të tjera. flisni me pediatrin. • Përpiquni të mbani në familje një atmosferë të qetë dhe pa tension. Ai dëmton gjumin dhe shëndetin e fëmijës.332 PJESA V VITI I KATËRT . sidomos po e patë që ndihet keq. fillimi i kopshtit. Çfarë NUK duhet të bëni: • Mos i bërtisni . pa i kushtuar shumë vëmendje asaj çka ka ndodhur.MOSHA E FJALËS ecë. Disa mund të kenë fshikëz të vogël urine dhe si rrjedhojë nuk mund të rrinë një natë të tërë pa urinuar. Pas moshës 3 vjeçare për vajzat. Mund të ndodhë që fëmija të mësohet ta mbajë dhe të tregojë urinën gjatë ditës. • Mos e tallni për këtë problem dhe mos ia tregoni të tjerëve. ai mund të ketë një infeksion në kanalin e urinës ose ndonjë problem tjetër. Kujdes nga përdorimi i plastmasit në dyshek. Nëse ky shqetësim nuk zhduket. Në secilin nga këto raste. kontrolli i fshikëzës së urinës fitohet më ngadalë. Për një fëmijë që nuk i ka pasur këto probleme për një periudhë prej gjashtë muajsh apo më shumë dhe që fillon papritur të urinojë përsëri në shtrat. Megjithatë. ju duhet të vazhdoni edhe për disa muaj të tjerë t’i vishni panolinë. FËMIJËT DHE GJYSHËRIT N ëse fëmija është mbi 3 vjeç dhe nuk i pëlqen të rrijë me . edhe shumë kohë pasi fëmija ka mësuar të tregojë nevojat e tij. për të do të ishte një turp i madh. dhe pas moshës 4 –5 vjeçare për djemtë. mund të vijë nga emocionet apo një ndjeshmëri e veçantë e fëmijës. nuk kanë qenë asnjëherë plotësisht të thatë natën. emocionet dhe streset e fillimit të klasës së parë etj). Shumica e fëmijëve që vazhdimisht urinojnë në shtrat. të vrapojë lirisht e të ngjisë e të zbresë së paku 5 shkallë. kontaktoni menjëherë me pediatrin tuaj. Mund të jetë për shkak të xhelozisë për lindjen e një fëmije tjetër nga prindërit. vazhdimi i urinimit natën apo fillimi i tij prapë. natën ai mund të mos zgjohet dhe urinon në shtrat. Nëse këto gjëra ndodhin dhe gjatë ditës. vetëm për natën.

dhe jo si mësim të mërzitshëm. Në këtë rast edhe fëmija ka një përfitim. Pse gjyshërit janë të çmuar për fëmijët? Është dicka shumë e mirë për çdo fëmijë që në këtë moshë të mësojë historinë e familjes së tij. si kanë udhëtuar dhe çfarë ka ndodhur. i mëson lojëra të zgjuara.3 . Tek ata përrallat shndërrohen në realitet. ndaj i dua dhe dua t’iu bëj qejfin”. Kjo këshillë nuk lidhet me mësimin nacionalist. ngjarjet që kanë ndodhur në jetën e shtëpisë. ngjarjet. Sigurisht që fëmija nuk duhet detyruar asnjëherë. shumë kohë më parë sesa të lindte vetë fëmija. Gjyshërit u tregojnë fëmijëve emrat. Jeta dhe vdekja bëhen më natyrale dhe të pranueshme. historitë dhe pronësinë e sendeve të vjetra të familjes. edhe pse nuk i pëlqen shumë. Gjyshërit janë transmetuesit më të mirë të këtij informacioni. por me formimin e personalitetit të shëndoshë tek fëmija. Ata ia tregojnë të kaluarën fëmijës kur flasin dhe lozin bashkë. Gjyshërit u mësojnë historitë: si janë martuar. por për një kohë të shkurtër. Gjyshërit lidhin në imagjinatën e fëmijës dhe fantazinë e “jo të vërtetës” me botën e vërtetë. Fëmijët kanë nevojë për kontakt me njerëzit që i përkasin së kaluarës së prindërve. fëmija kupton ndryshimin e brezave. të . Gjyshet i mësojnë fëmijët të gatuajnë. proverbat dhe mitet. zakonet e të parëve. U mbushin plot shpirtin fëmijëve me kohët. fotot e kujtimet. veshjet. atij mund t’i kërkohet të rrijë me gjyshen. Ata janë njerëz që pranojnë të tallen prej fëmijëve. Njohja nga afër me të kaluarën tënde është një energji jetike. pa u gjykuar ashpërsisht. të qepin rrobat e kukullës. duke u kujdesur edhe ajo për të sajin. Ai duhet të dëgjojë për vendlindjen dhe historinë e popullit të tij. të origjinës. Kjo mbush boshllëkun që ka fëmija për të kaluarën nga vijnë. gjyshja këndon dhe i mëson të këndojë edhe fëmijës. Nëna mund t’i shpjegojë fëmijës se “ata janë prindët e mi dhe më kanë rritur mua.4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 333 gjyshen. Ai kupton më mirë se njerëzit janë të ndryshëm. ndryshimin e familjeve dhe të zakoneve. me të cilët njihet dhe luan. kupton më mirë miqësitë dhe tolerancën sociale. Gjyshërit janë idealë për t’i mësuar fëmijës “hilet” e pafajshme dhe çapkënllëqet. të fisit. u pasurojnë gjuhën me shprehjet dhe dialektet. Nga një stil i ndryshëm jetese i gjyshes së tij. i mëson si të ruajë trupin. Që në moshë të vogël. Në këtë mënyrë fëmijët mësojnë se duhen pranuar defektet dhe veset te vetja. E ka më të lehtë të pranojë sjelljet e ndryshme të shokëve të tjerë. që forcon karakterin dhe personalitetin. duke u lexuar librat dhe përrallat.

334 PJESA V VITI I KATËRT . duhet menduar për ata si njerëz. aftësitë e tyre në punë. në domosdoshmërinë për të qenë të lirë dhe jo siç ndodh. të cilët kalojnë disa orë të ditës në kopsht. në veshje dhe tualet.MOSHA E FJALËS bëjnë ëmbëlsira. në gjirin e grupit. për ndjenjat e tyre. te porta me hekura. Për këtë nuk ka kuptim rregullorja e shumë kopshteve. të dashur dhe të sigurtë. Është mirë nëse nëna shoqërohet me të. janë të gatshme “të bëjnë një lojë”. Kjo ndodh sepse shumë prej tyre bëjnë jetë më të varfër. në fillim nuk e kanë të lehtë. njihen bashkë me fëmijët e tjerë dhe me nëna të tjera. Ata kanë një rol në shoqëri dhe një nevojë të madhe për ta ushtruar këtë rol. Gjyshërit nuk duhen nënvlerësuar në nevojën për intimitet dhe për pavarësi ekonomike. • Fëmijët e moshës tre-gjashtë vjeç. si çdo moshë tjetër. qoftë edhe të shkurtra. emocione dhe ndjenja. Gjyshërit japin durim dhe kohë. Nënat dhe baballarët duhet të ndihmojnë gjyshërit në mënyrë serioze. Duhet të ndihmohen të jetojnë me dashuri. të respektohen në hapësirën private. nëse nuk ka pleq”. kanë dalë në pension dhe askush nuk ka më nevojë për talentin e tyre. Ato janë një vesh i sigurt për sekrete dhe iu mësojnë fëmijëve si të ruajnë një bisedë që iu është thënë në mirëbesim. hapin bashkë çezmën. shëtit bashkë me fëmijën kopshtin. edhe pse ndodh që ata të duken ndryshe nga më parë. Si mund të ndihmohen gjyshërit? Dikush ka thënë se “një popull nuk ka fëmijë. që kanë jetë intime. • Çdo fëmije i duhet thënë se kopshti është një vend për të cilin mami dhe babi ka punuar dhe E . PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORET dukatoret e çerdheve dhe kopshteve duhet të njohin mirë psikologjinë e fëmijës në këtë moshë. Gjyshërit janë prindërit që mund të luajnë rol të madh në lumturinë e fëmijëve të fëmijëve të tyre. duhet të nxiten për udhëtime. Gjyshërit nuk duhen parë si “mjete të tejkaluara”. dijet e tyre profesionale. e cila e lë prindin jashtë. • Prindi duhet të jetë lidhësi që transferon fëmijën nga gjiri i vet. banjën. për shoqëri me moshatarët e tyre. drejt e në jetën shoqërore të grupit. si “gur rezervë”. Së pari. hapin dollapët e lodrave. Në fillimin e vajtjes në kopsht nuk duhet të lejohen shkëputje të fëmijës nga jeta familjare. Të gjitha këto e bëjnë kopshtin dhe shoqërinë një vend miqësor.

Lojrat e fëmijëve duhet të jenë krijuese.? Çfarë mendoni për. përkundrazi janë antiedukative. Edukatoret duhet t’i organizojnë programet dhe lojrat për fëmijët gjithmonë në grup. Detyra e edukatorëve është të ndihmojë respektimin e rregullave të tyre dhe disiplinën e kohës. dhe jo për t’iu bindur edukatores..? Po . Çdo fëmija ka një talent. në mënyrë që ai dhe shokët e tij të kënaqen sa më shumë.. Edukatori nuk duhet të flasë duke dhënë urdhëra: “Dëgjoni këtu! Më shikoni në sy!” etj. muzikë ose koncert. dhe është detyra e edukatorit përballë fëmijës ta zbulojë. por duhet t’i ftojë fëmijët në bisedim duke ui thënë : “A e dini se. duhet pasur gjithmonë kujdes që nëna të mbetet kryesore në sytë e fëmijës.. formimin e personalitetit dhe mësimeve për jetën. veçanërisht për zhvillimin e mendjes. Ndryshe nga ç’mendohet.4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 335 • • • • ka dhënë kontribut të madh. Takimi dhe pranimi i fëmijës në kopsht duhet të bëhet nga grupi i fëmijëve të tjerë. Edhe rregullat e lojës dhe elementet e disiplinës duhet t’i shpjegojnë dhe diskutojnë me grupin e fëmijëve. Tabelat e fëmijëve shembullorë nuk janë aspak të dobishme. por duhet të nxiten.. Fëmija ka nevojë edhe për imagjinatën në aktivitetet e organizuara në grup. duke lavdëruar talentet që kanë. Edukatorja duhet gjithmonë ta respektojë nënën në sytë e fëmijës. aftësi. Fëmija mund të vrapojë në këtë argëtim me dëshirë. duke u argëtuar si ata. Te dera e kopshtit fëmija duhet të ftohet nga grupi i fëmijëve në një aktivitet mëngjesor..3 . të lira dhe të udhëhiqen nga vetë fëmijët sipas dëshirës së tyre. Të gjitha mësimet e programit duhen dhënë nëpërmjet lojës. mirëmbajtjes së mjedisit dhe vëndeve të caktuara për lojra të ndryshme. përshëndetje në kor.. Nëse një fëmijë është i lidhur me mësuesen dhe ajo e lejon të shprehet dhe e vlerëson. Edukatoret kurrë nuk duhet të përpiqen të zëvendësojnë nënën. Rregullat e lojës duhet t’i vendosin vetë fëmijët. Fëmijët nuk duhet të ndihen nën provë aftësish. ta rrisë dhe ta vlerësojë. Lavdërimet për sukseset e arritura duhet t’i jepen grupit të fëmijëve. që do të thotë të mbetet po kaq e respektuar dhe e zonja dhe me vlera. lojrat janë shumë serioze. Fëmijët marrin pjesë • • • • me shumë gëzim në vendimet e rëndësishme dhe në zbukurimin e mjedisit. Do të ishte mirë që dhe të rriturit të bënin si fëmijët: të mësojnë dhe punojnë.

Kini parasysh! araqituni patjetër tek mjeku pediater i këshillimores. Shikimi Në moshën tre ose katër vjeç fëmija juaj arrin të kuptojë drejtimet dhe të bashkëpunojë për të bërë një test shikimi. Është e rëndësishme që prindërit e fëmijëve ta trajtojnë edukatorin si një mik dhe një partner të denjë në edukimin e fëmijës. mprehtësia e shikimit të tij duhet të jetë 20/40 ose më shumë. fle dhe shkon në banjë. kur është i inatosur apo i mërzitur. tani mund të bëhet testi i dëgjimit dhe shikimit. • I ngjitet ende prindërve dhe qan kur ata e lënë vetëm.. fëmijët e dëgjojnë vetë. Tani që ai komunikon më shumë. ai do të ketë nevojë të vizitohet nga një pediatër okulist. disa vizita që më parë nuk mund të bëheshin. • Nuk merr pjesë në lojrat e fantazisë.. • Ka vështirësi të shkarravisë në një letër. • Nuk mund të kërcejë në vend • Nuk mund të ngasë një biçikletë. • Nuk përfill fëmijët e tjerë • Nuk i përgjigjet personave që nuk janë të familjes. Ky test duhet përsëritur çdo vit ose një herë në dy vjet.. Veçanërisht. Dëgjimi Rreth moshës katër vjeç fëmija juaj mund të flasë aq sa të përshkruajë tinguj të ndryshëm. tani janë të mundura. • Nuk mund të kopjojë një rreth P VIZITA TEK PEDIATRI F ëmija juaj parashkollor duhet të vizitohet nga pediatri një herë në vit.. • Kundërshton kur e veshin.MOSHA E FJALËS sikur. Në këtë moshë . • Nuk mund të grumbullojë katër blloqe. • Nuk mund të mbajë një shkumës me gishtin e madh dhetë tjerët. • Shqelmon pa kontrolluar veten. Një kontroll i përgjithshëm për dëgjimin mund të bëhet duke përdorur tinguj me frekuenca të ndryshme.” Nëse edukatori gjen mënyrën e duhur të komunikimit dhe të edukimit.336 PJESA V VITI I KATËRT . duke u përmirësuar në 20/30 në moshën pesë vjeç.? A do t’ju pëlqente ?. nëse fëmija deri në moshën 4 vjeç: • Nuk mund të hedhë një top me dorë. dhe kopshtet si vende për të cilat edhe ata kanë përgjegjësi. • Nuk tregon interes në lojrat ku ndërveprohet me fëmijët e tjerë. Nëse nuk është në këtë nivel.

Mos i thërrisni fëmijët me nofka. Dëgjoni zërin e fëmijës.4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 337 • Nuk përdor fjali më të gjata se me tre fjalë. që të jeni përballë tij dhe shikojeni në sy kur i flisni. Mos tregoni keqardhje ndaj fëmijës apo shprehje të tilla. Mos bëni pyetje duke përdorur “pse”-në. Ndëshkimet nuk ndihmojnë në zhvillimin e drejtë të fëmijës. Ato çojnë në një vlerësim të ulët dhe negativ ndaj të tjerëve. kur ai bën diçka të papërshtatshme. Ndoshta fëmija kërkon më shumë vëmendje nga ju. Fëmijët dinë gjithçka. Edhe pse luan. Lëreni fëmijën të prekë gjithçka. Kjo do të thotë që ai ka një imagjinatë të mirë dhe është normale për moshën. edhe • • • • • • • • • • • • • • • • • . si: korenti. Mos iu impononi fëmijës. apo ndonjë pjesëtari tjetër të familjes. Mos flisni keq për fëmijën. Nëse s’dëshiron të luajë. ka nënën të sëmurë”. “I shkreti. Rrahjet dhe ndëshkimi i bëjnë shumë keq fëmijës suaj. “veshët” janë gjithmonë tek ju. Respektoni ritmet e fëmijës në lojë. si: “I shkreti. Mos i thoni fëmijës “ti s’di”. Uluni në lartësinë e fëmijës. bufi. Disa këshilla të përgjithshme për prindërit dhe edukatorët • • • Thirreni fëmijën në emër. Nëse duhet ta qortoni. Respektoni egoizmin e fëmijës. vendosni grupin e fëmijëve në rreth që të thonë emrat e njëri-tjetrit. • Nuk përdor “unë” dhe “ti” në mënyrën e duhur. Ai kërkon të ketë gjithçka për vete. por “kjo që bëre nuk ishte gjë e mirë”. si: flokëkuqi. mos thoni ”ti nuk je i mirë”. Vëruni veshin fjalëve që thotë. Nëse jo. Jemi ne të rriturit që s’i kuptojmë. ndaloni pranë tij dhe kthejini përgjigje. Përjashto mjetet e rrezikshme për të. pusi etj. s’ka të hajë”. Mos lejoni që ndonjë fëmijë të qëndrojë i vetmuar. Mos u tallni nëse fëmija ju tregon gënjeshtra. Mos përdorni fjalën “gabim” ose “keq” për veprimet që bën fëmija. Mos lejoni që fëmija të thirret në grup me nofka. Mos shani apo përflisni prindërit e fëmijës në prani të tij. fëmija mund të ndihet i padëshiruar. Ai kërkon të shuajë kuriozitetin e tij. bisedoni me fëmijën. Nëse ndodh.3 . Përpiquni ta përfshini në lojë. biseda etj. quksja etj. Mos e përfill sjelljen e fëmijës. Respektoni fëmijën dhe bëni të ndihet i barabartë me të tjerët. Kur fëmija ju drejtohet me pyetje apo për t’ju thënë diçka. është jetim”. kur ai është pranë jush. “I shkreti.

Mos përdorni fjalët: “Mos prek”. duke i thënë: “Do të vijë teta të bëjë gjilpërën” ose “Do të vijë gogoli” etj. e shikoj” etj. Gjeni një mënyrë që t’i tregoni fëmijës suaj se jeni duke e dëgjuar: për shembull: “Po. Mos ndërhyni në grindjet ndërmjet fëmijëve. përdorni fjalë të tjera. Ai do të hajë kur të ketë uri.MOSHA E FJALËS • • • • • • • • • juve gjithashtu. Luani me fëmijën tuaj. Mos e frikësoni fëmijën për veprimet që bën. Lëreni fëmijën t’ju mbajë inat. Mos i mbani mëri për këtë. Nëse doni që fëmijës t’i thoni “jo”.338 PJESA V VITI I KATËRT . . Vlerësoni përpjekjet e fëmijës. “Turp” etj. Mos urdhëroni fëmijën të hajë diçka. pervecse kur fillojnë të godasin.

339 Pjesa VI VITI I PESTË MOSHA E FRIKËS .

fëmija që dukej disi i qetë vitin e kaluar. • Marrëdhëniet e mira mes nënës dhe babait janë burim gëzimi për të. por pa ia ditur gjithmonë kuptimin. Fillon të flasë fjalë të mëdha. trimërie dhe sjelljeje. e ndihmojnë fëmijën ta kapërcejë xhelozinë. ai po mëson nga të gjitha këto.5 vjeç P ërpara se ju ta vini re. Ai ka kuptuar përfundimisht se është një person më vete dhe i ndryshëm nga prindërit e tij. por nga ana tjetër ndien xhelozi dhe zili. kjo është një moshë e vështirë për t’u trajtuar. por tani fëmija juaj po merr një drejtim të ndryshëm. Ndërkohë. as edhe një ditë të vetme) dhe rreth moshës pesë vjeç do të jetë një fëmijë më i sigurt në vetvete dhe më i qetë. si të rriturit. Nga njëra anë kjo e bën të jetë zemërgjerë. pasi mendon që prindërit e tij jetojnë edhe pa të. Ju mund t’ju kujtohen të gjithë provat dhe vështirësitë që keni kaluar kur ai ishte dy vjeç. Kjo i duket edhe si përjashtim dhe shkëputje nga prindërit dhe e shqetëson.fëmijë. • Rritet rëndësia e grupit të moshatarëve. Është në gjendje të bëjë lidhjen logjike midis sendeve. Por kjo do të qetësohet (pikërisht atëhere kur ju mendoni se nuk mund të vazhdoni kështu. • Interesi i tij kryesor mbetet trekëndëshi baba . vendit të banimit dhe shoqërisë ku ai jeton. lëvizjeje.nënë . Megjithëse mund të duket se po merret me njëqind gjëra të ndryshme.340 4 . Çdo ditë . dashuri dhe kanë marrëdhënie të mira me gjyshërit. N • • • • jë fëmijë 4-vjeçar karakterizohet nga: Ndjenja e pavarësisë dhe e ndërgjegjësimit për individualitetin e tij. përgjithësisht jashtë kufijve. ngjarjeve dhe personave. pronësie. • Nëse prindërit e kuptojnë situatën dhe sillen me kujdes. do të bëhet një shpërthim energjie.

familje dhe njerëz të njohur dhe të sigurt. Nëse ai nuk ndihet mirë dhe ka pasiguri. Vizitojnë më shpesh të afërmit dhe kushërinjtë. Fëmijët tani janë shumë egoistë. Kjo është normale për moshën dhe nuk duhet penguar. ose “dragonjtë” që rrinë poshtë krevatit. Në këtë moshë fëmija është thellësisht i interesuar për marrë dhëniet mes tij dhe prindërve (djalë/ vajzë . Gjatë këtij viti bie në sy shtimi i ideve imagjinare (fantazive). Të hapur ndaj shoqërisë Tani. nëse prindërit kërkojnë të lindin fëmijë të tjerë. ata arrijnë të bëhen pjesëtarë të grupeve. ku hyjnë “përbindëshat” me të cilët ata flasin në kopsht. tani fëmijët përpiqen ta dallojnë të vërtetën nga fantazia. bëjnë që ai të duket i sigurt dhe mburravec në një moment dhe i pasigurt dhe ankues në momentin tjetër. por është shumë e rëndësishme që të bëhet ngadalë. mund të rrëmbejnë gjëra të të tjerëve apo të thonë të pavërteta. Ata tani pëlqejnë të përdorin edhe fjalë jo të hijshme dhe i përdorin më tepër për të gjetur një përgjigje nga ju dhe jo për ndonjë arsye tjetër. mendojnë se çdo gjë që marrin në dorë i takon atyre. mund të fi-llojë të sillet ashtu siç sillej në një moshë më të vogël (2-3 vjeç). Fëmija në këtë moshë nuk e thotë çdo gjë që mendon. tregon pasigurinë që ndiejnë gjatë këtyre muajve. shumë më mirë se më parë. por nga ana tjetër vazhdon t’i quajë prindërit pronë të vetes (“Mami është vetëm imja”). Në këtë periudhë të jetës fëmija ka një kujtesë më të mirë.baba/nënë). të kër- . fillimisht me pak shokë. Ata vetëm po rriten. Kujdes! • Zgjerimi i marrëdhënieve duhet të bëhet. Duke filluar shkëputjen nga familja. përralla. fëmijët e kësaj moshe janë më të zotë për miqësira. pra mos u tregoni të ashpër. katërvjeçarët nuk janë as hajdutë. shoqërira dhe për ndjenja të reja. • Mund të ndodhë që fëmija po u la jashtë vëmendjes. Tani ndihet edhe më shumë një person i ndarë nga prindërit e tij. Bëhet shumë xheloz. se nuk do të dinë ç’të bëjnë.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 341 sjell sfida të reja. Kjo tani për ta nuk është më bezdi. Fëmijët katërvjeçarë nuk duan ta ndryshojnë rregullin e ditës dhe lojrat.4 . ose të mbushura me xhelozi). Gjatë gjithë kohës fëmijët duhet të jenë nën syrin e vëmendshëm të prindërve. Emocionet e ndryshme që provon gjatë ditës. as gënjeshtarë. por kënaqësi. Ky fiksim me rregullin dhe rutinën. Në fakt. Sidoqoftë. marrëdhëniet midis dy të rriturve dhe midis nënës dhe babait (këto marrëdhënie për fëmijën mund të jenë të këndshme. Tani ngjarjet regjistrohen në kujtesë për t’u mbajtur mend.

Mosha e tij nuk e lejon ta gëlltisë këtë. Tani që fëmija është më i hapur ndaj botës dhe njerëzve. festat familjare. kjo e dëmton dhe e mbyll në vetvete fëmijën 4. vizitat. argëtimet e zakonshme të fundjavës. Shiheni atë duke ecur dhe duke vrapuar.342 PJESA VI VITI I PESTË . Prindi që ka në shtëpi nuk duhet ta harrojë këtë gjë. Ndaj bëhen më të rëndësishme se kurrë zakonet e të rriturve si: sebepet. Fillojnë ta shohin botën si një zinxhir rregullash. pushimet e verës etj. .5 vjeç. Koncepti i vdekjes. Ai pëlqen çdo njeri që i njeh cilësitë. dobësitë. i fatkeqësisë. duke ecur në majë të gishtave. • Është shumë e vështirë për një fëmijë 4-5 vjeçar të përballojë horizontin e ri të jetës. nuk merr kënaqësinë e zbulimit të marrëdhënies nënë-baba. pasiguritë janë të padurueshme. duke notuar. duke ecur poshtë e lart shkallëve pa u mbajtur te parmaku. Përgatitjet për vitin e ri në kopsht fillojnë që më parë. • Kur fëmija rritet vetëm nga një prind. Një fëmijë pyet “Mami. shëtitjet. Ai gjithashtu ka forcën e muskujve F ëmija juaj tashmë ka bashkërendimin dhe ekuilibrin e një të rrituri. dyshimet. duke u rrotulluar dhe duke u hedhur. a mund të shkoj në ballkon?”. Nëse ai është i paqartë në ndjenjat e tij për prindin që mungon. nëse do t’i duhet të pranojë idenë se ai është fëmijë i një personi të keq apo kriminel. të papriturat. përgatitja për stinët e reja. i burgut është i vështirë për t’u kuptuar në këtë moshë. Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit ZHVILLIMI LËVIZOR duke ecur i sigurt me hap të madh. ka më shumë nevojë për zakonet të rregullta jetese. Ata duan të zbulojnë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë. Në këtë moshë fëmijët mund të bëhen shumë të ashpër me veten dhe me zbatimin e rregullave. Ai do të njohë “atë që mungon”. ditëlindjet. paqartësitë. dëshirat dhe nevojat. i sëmundjes. duke ruajtur në shtëpi orarin e kopshtit. Kjo nuk duhet të ndodhë pa pjesëmarrjen e prindërve dhe me njerëz të panjohur. Kjo ndihmon fëmijën të kontrollojë sikletin e ndryshimit dhe ta presë kopshtin me kënaqësi. Për këtë moshë.MOSHA E FRIKËS kojë vëmendjen e të huajve.

4 . me duar të shtrira përpara. për fëmijën tuaj ata janë njerëz. të mbajë letrën në një dorë dhe lapsin apo shkumësin në dorën tjetër. asnjëherë mos e lini vetëm në pishinë ose në plazh. • Lojrat me letra. dhe këmbët mund të dalin nga koka. janë të zhvilluara pothuajse plotësisht në . Aftësitë kryesore të lëvizjes në fund të kësaj periudhe • Rri mbi një këmbë për dhjetë sekonda ose më shumë • Kërcen. dhe më e rëndësishmja. Nuk merret vesh se kush është më i gëzuar për përparimin e tij – ju apo ai. me shumë blloqe Këto lojra jo vetëm që do ta ndihmojnë të përmirësojë shumë nga aftësitë e tij. ai po bëhet i zoti të kujdeset për veten. Si rezultat. pa iu penguar këmbët • Mban mirë ekuilibrin. Për më tepër. një hundë dhe një gojë. Ju duhet të vazhdoni ta kujtoni rregullisht se duhet të presë dhe të kapë dorën tuaj për të kaluar rrugën. plastelinë. Në padurimin e fëmijës për të provuar sa i pavarur dhe i aftë është. Ju do të vini re se ai i përdor duart me më shumë kujdes kur vizaton. • Lojën me argjilë. • Të vizatojë dhe të kopjojë forma gjeometrike. Aktivitetet më të pëlqyera për të mund të përfshijnë: • Të shkruajë dhe të vizatojë. • Vizatimin me furçë apo me anë të gishtave. duke qëndruar në një këmbë. këtë moshë. por gjithashtu që të zbulojë kënaqësinë e të krijuarit të gjërave vetë. të frikësohet dhe të harrojë si dilet në sipërfaqe. Ai mund të shkojë në fund. Ai do të vendosë që në fillim se çfarë do të vizatojë e më pas do ta vazhdojë punën. Ai tani mund të lajë dhëmbët vetë dhe të vishet me pak ndihmë. Figurat e tij mund të kenë trup ose jo. ai shpesh do të vrapojë drejt jush kur të dalë jashtë rruge. hidhet • Lëkundet. madje edhe mund të lidhë këpucët vetë. Por tani ato do të kenë sy.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 343 për të bërë aktivitete si kapërdimje (kollotumba) dhe kërcime të gjata. arti në përgjithësi po bëhet më emocionues për të. ngjitet • Kërcen mbi një këmbë • Ecën mirë. duke Aftësitë e duarve dhe të gishtave Koordinimi dhe aftësia e fëmijës për të përdorur duart e tij. • Prerjen dhe ngjitjen. Për shkak të rritjes së kontrollit të duarve të tij. Kujdesi është po kaq i rëndësishëm edhe kur ai është pranë ujit. • Ndërtimet e vështira. Pra. mbase nuk mund të notojë mirë. si një yll apo një romb. Edhe nëse ai mund të notojë.

Tani ai ka mësuar sesa të fuqishme mund të jenë fjalët.344 PJESA VI VITI I PESTË . flisni me të dhe me njëri-tjetrin. që mbase do të jenë të vështira për të deri në mes të moshës pesëvjeçare. por edhe ëndrrat dhe fantazitë. • Zakonisht kujdeset për nevojat e tij personale. gjatë këtyre viteve. duke i bërë mirë këto aktivitete. por kjo moshë nuk është e këshillueshme për ta nxitur atë në një drejtim apo në një tjetër. Ai tashmë do të thotë histori të ngatërruara. mbase duke ju urdhëruar “të mos flisni më” ose duke thirrur shokët e lojës “hajdeni këtu menjëherë”. s. do t’i rritet vlerësimi për vetveten. Gjithsesi mos u çudisni nëse disa nga fjalët që do të thotë. të rriturit në familje.MOSHA E FRIKËS pasur sukses. Aftësitë kryesore të duarve dhe gishtërinjve në fund të kësaj periudhe • Bën vrima në një copë letër. mësojeni fëmijën tuaj si të përdorë “të lutem” dhe “faleminderit”. Ai tashmë mund . Tani nuk do t’ju tregojë vetëm gjërat që i ndodhin dhe nevojat e tij.v. ai në disa raste do të jetë shumë urdhërues. që të mund t’i ushtrojë këto aftësi. lugën dhe (ndonjëherë) thikë buke. • Vishet dhe zhvishet pa ndihmë. • Kopjon trekëndësha dhe forma të tjera gjeometrike. dhe ai mund të mos të arrijë ta thotë mirë sh. dhe do ta që ta përdorë këtë fuqi. Ai do të marrë drejtimin që i pëlqen më shumë. për të formuar një figurë të plotë. ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT R reth moshës katërvjeçare. • Bashkon pikat e vizatuara më parë. Ka shumë mundësi që ai të përsërisë urdhërat që dëgjon më shumë. me përjashtim të: f. duke përdorur gishtërinjtë. aftësitë gjuhësore të fëmijës do të lulëzojnë. Ju mund edhe të dalloni “talente” të caktuara që do të shfaqen gjatë punës së tij. të shqiptojë shumë nga tingujt në gjuhë. th dhe r deri në moshën gjashtë vjeç ose më vonë. Kështu që nëse fëmija juaj katërvjeçar është si të tjerët. Por gjithashtu vini re me vëmendje se si ju. nuk janë ato që doni të dëgjoni. dhe ai do të rritet me 1000 fjalë të tjera ose më shumë. • Vizaton një person me trup • Riprodhon/shkruan disa gërma. • Përdor pirunin. për të mirë dhe për të keq. Vetëm sigurohuni që t’i jepni atij shumë mundësi. l. Për ta larguar nga kjo mënyrë të foluri. duke përdorur fjali më të vështira. me tetë fjalë. Fjalori i fëmijës tuaj tashmë do të shtrihet deri në rreth 1500 fjalë.

edhe në momentet që jeni të stresuar. një kali dhe pulës etj. Veç kësaj. di të përgjigjet: “i vogël” etj.). • Thotë emra dhe adresa. lodhje. Sigurisht që kjo është më e preferuar sesa dhuna fizike. përpiquni të kufizoni përdorimin e këtyre fjalëve. ju do të vini re që ai do t’i përdorë këto fjalë si sharje. Më pas. dëshpërim.4 .) • Është në gjendje t’i përgjigjet pyetjeve: “Çfarë ke bërë dje?”. Përpiquni t’i mësoni atij fjalë që e ndihmojnë t’ju tregojë se si ndihet. “Çfarë do të bësh nesër?”. buzëqeshje.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 345 Fëmija juaj gjithashtu mund të përdorë shumë sharje në këtë moshë. • Fëmija është në gjendje të bëjë dallimin midis kafshëve shtëpiake (një qeni dhe një maceje. ju vetëm do ta bëni të ndihet konfuz (i paqartë) dhe do ta lëndoni më tepër. ata e qortojnë.) • Kupton gjendjen emocionale të personave të tjerë. • Flet fjali me më shumë se pesë fjalë. Kur fëmija juaj është i mërzitur. Do të hash darkë tani me mua?” Ky lloj humori është një rrugë e shkëlqyer për të larguar zemërimin e tij sipas mënyrës tuaj. Megjithatë. Nëse ai thotë “të urrej”. Ai dëgjon të rriturit t’i thonë ato kur janë shumë të nevrikosur ose të emocionuar dhe nuk e kupton se pse kur i përdor ai. lërini të kuptojë që është e drejtë të ndihet i zemëruar. dhe flisni me të rreth asaj që e bëri të shpërthe- jë. Ai ndoshta nuk e di kuptimin e tyre. përgjigja më e mirë mund të jetë një lojë. Cila është mënyra më e mirë për ta ndaluar këtë sjellje? Bëhuni një shembull i mirë dhe përpiquni të mos i përdorni këto fjalë. ajo çfarë do të thotë me të vërtetë është “jam shumë i mërzitur dhe dua të më ndihmoni të vë në rregull në ndjenjat e mia”. . • Tregon histori të gjata. mbani mend se kur fëmija juaj përdor këto fjalë. Për shembull. Aftësitë kryesore në fund të kësaj periudhe • Kujton pjesë të një historie. le ta zëmë se ai ju quan një “shtrigë të keqe”: ju mund të qeshni dhe t’i përgjigjeni: “jam duke zier një tenxhere me krahë lakuriqi dhe sy bretkose. ai gjithashtu është i shqetësuar. këto janë fjalët më të fuqishme nga të gjitha. është thjesht energjia e tyre që e gëzon. po pa i rënë shumë në sy. (Nëse e pyet cila është e kundërta e “i madh”. megjithëse mund të jetë shumë shqetësuese për ju. Nga pikëpamja e tij. • Përdor kohën e ardhme. (Tregon kur personi shpreh frikë. • Njeh dhe gjen të kundërtën e fjalëve. Nëse sharjet që përdor janë të lehta. Pra më mirë rrini të qetë dhe i thoni se ju e dini që nuk ju urren me të vërtetë. Duke u mërzitur dhe duke i bërtitur atij.

në mënyrë që ta presë fillimin e shkollës me gëzim. Cilidoqoftë interesi i tij. Nëse ai është më shumë i interesuar për makinat dhe dinosaurët. ai tani kupton që dita ndahet në mëngjes. ose harxhoni pak kohë duke i lexuar disa poema. alfabetin. çojeni për një vizitë. nëse nuk e keni çuar deri tani. Në të njëtën kohë. rombi etj).MOSHA E FRIKËS Sigurisht. ekspozita dhe kopshte zoologjike. kjo është mosha e duhur për ta çuar atë në muze. Ka shumë libra të mirë për fëmijë që i shpjegojnë këto koncepte. që në vend ta lejoni të përsërisë vjersha pa kuptim. Ai gjithashtu mund të kuptojë numërimin. mësojini disa vjersha humoristike ose këngë. Ju gjithashtu do të zbuloni se veç eksplorimit të ideve praktike. ai mund të dijë disa ditë të javës dhe që çdo ditë matet në orë dhe minuta. ose lëreni të marrë pjesë në aktivitetet parashkollore artistike. Për shembull. Një zgjidhje për këtë është për shembull. por mos u ndieni të detyruar t’i nxitoni gjërat. nga kjo. që të shohë sesi është një studio ose sallë koncerti. fëmija juaj katërvjeçar me sa duket do t’ju bëjë shumë pyetje si: si ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT N ga mosha katërvjeçare fëmija juaj do të fillojë të zbulojë shumë koncepte bazë. çojeni atë në muzetë e artit dhe galeritë. Gjithashtu nëse njihni një artist. Rruga më e mirë është t’i krijoni fëmijës tuaj mundësi të shumta mësimi.346 PJESA VI VITI I PESTË . Në këtë moshë fëmija juaj duhet të zbulojë kënaqësinë e të mësuarit. Nga koha që hyn në kopsht. ndihmojeni të mësojë të ndërtoje modele dhe pajiseni me vegla dhe lojra ndërtuese. rrethi. mbasdite dhe darkë dhe që viti ka katër stinë të ndryshme. disa herë fëmija juaj nuk ka nevojë të thotë diçka ofenduese që t’ju lodhë – mjafton që të flasë pa pushim. që do ta lejojnë të krijojë makinën e tij. Për shembull. dhe nëse ju e detyroni me zor të mësojë që tani dhe e fusni në siklet. që do t’i mësojë më me hollësi kur të shkojë në shkollë. çojeni në muzeun e historisë së natyrës. marrëdhëniet e madhësive (e madhja përballë të voglës) dhe emrat e figurave gjeometrike (katrori. mund të mos t’i pëlqejë të mësojë kur të shkojë në shkollë. Kjo do ta ndihmojë që t’i kushtojë më shumë rëndësi fjalëve që thotë. Nëse fëmija juaj duket shumë artist. ju duhet të respektoni interesat dhe talentet e tij. dhe do t’i rrisë më shumë vlerësimin për gjuhën e shkruar. ju mund të përdorni libra për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe të hapni horizontin e tij për më tej. Ai nuk ka asnjë përfitim .

Nëse ju ziheni ngushtë. Kujdes! Nëse një nxënës do të jetë i mirë apo i dobët në shkollë. Madje disa nga ata fëmijë që lexojnë shpejt. Bëhuni të vëmendshëm… • A është fëmija juaj i interesuar për të mësuar shkronjat? • A shikon ai libra ose revista vetëm? • A do ai “të shkruajë” me një laps ose stilolaps? • A dëgjon me vëmendje gjatë tregimit të një historie? Nëse përgjigja është po. mos sajoni përgjigje. ai dhe mund të mësojë. Fëmija mëson të përdorë. ç’është vdekja. si është krijuar dielli dhe qielli. festat e ndryshme (ditëlindjen. bëhen baraz me të tjerët gjatë klasës së dyte ose së tretë.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 347 është krijuar bota. nga më i vogli te më i madhi. ju mund të keni probleme për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve. ashtu si prindërit: ditët e javës. stinët. shikimin dhe kujtesën e nevojshme. Thotë saktë emrin e të paktën katër ngjyrave. Tani. atëherë ai mund të jetë gati për të marrë disa nga bazat e leximit (të fillojë të mësojë të lexojë. fundjavën. Nëse ju do të punoni me fëmijën që të mësojë të lexojë gërma dhe fjalë. Kupton më mirë konceptin e kohës. Jo të gjithë katërvjeçarët shprehin dëshirën të lexojnë dhe të dallojnë disa fjalë në libra. atëherë ai është si shumica e fëmijëve të tjerë. të prindërve. Vitin e Ri) etj. për shembull. sidomos me një gjuhë të thjeshtë që fëmija juaj ta kuptojë. Nëse jo.4 . vëllezërve etj. por kjo nuk do t’i vlejë në moshën shkollore. Si shumë prindër të tjerë. Rendit sendet sipas madhësisë. Disa nga aftësitë e kësaj moshe • • • • Mund të numërojë 10 ose më shumë sende. motrave. por shumë ngadalë). Edukatoret mund t’ju rekomandojnë libra të përshtatshëm për moshën. dhe do t’i duhen një ose dy vjet më shumë për të zhvilluar gjuhën. që t’ju ndihmojnë. Fëmija vizaton portretin e tij. Nuk ka arsye që t’ia kërkoni fëmijës këtë. Njeh gjërat që përdoren çdo ditë në shtëpi (para. ushqime). por më mirë mbështetuni në librat e fëmijëve. Fëmija dallon shkakun dhe pasojën e një veprimi. nuk varet nga ajo se sa shumë ju e keni detyruar atë të mësojë në moshë • • • • . është koha kur do të dëgjoni pyetjen e zakonshme “përse qielli është blu?”. për të filluar të lexojë.

Por mos prisni që ata ta bëjnë punën vetëm. Ju duhet të bëni disa gjëra për të afruar marrëdhënien e tyre. Aftësia për të mësuar mirë është shumë e lidhur me entuziazmin. fjalët dhe çdo gjë të re është i lidhur me mënyrën se si ai ka luajtur dhe gëzimin që ka për të mësuar gjëra të reja. Kur fëmija juaj të jetë gati për të mësuar të lexojë. Është e rëndësishme për fëmijën t’i tregojë anën e mirë të shtëpisë. figura gjeometrike dhe fjalë. Cila është rruga më e suksesshme për mësimin e hershëm? • Gjatë lojës. por mos e shtyni të lexojë fjalët. Ai do ketë shokë në lagje ose në kopsht. • Lexojini libra që i pëlqej-në.348 PJESA VI VITI I PESTË . Po nëse fëmija juaj nuk është regjistruar në kopsht dhe nuk jeton pranë familjeve të tjera? Dhe nëse fqinjët e tij janë më të mëdhenj ose më të vegjël për të? Në këto raste. Kjo do ta ndih- N . por jo gjithmonë të të njëjtit seks). programe televizive edukuese. me gëzimin e tij për të mësuar. • Mos e vini të ushtrohet me gërma. duke i mësuar fëmijës të lexojë në moshën katërvjeçare. Ky pasion nuk vendoset me detyrim. ngjyra. Kjo nuk arrihet duke e detyruar atë të kalojë nga argëtimi i lojës në përqëndrimin tek detyra të vështira. familjes. sheshet e lojrave dhe programet me aktivitete parashkollore do t’ju japin mundësi për të takuar fëmijë të tjerë. uluni me të dhe flisni rreth tyre. ZHVILLIMI SOCIAL ga mosha katërvjeçare fëmija juaj do të ketë një jetë të mbushur me shokë. dhe ai mund të ketë dhe një shok “të ngushtë” (zakonisht. do të ishte mirë të siguronit aktivitete me fëmijë të tjerë. Parqet. • Kujdesuni që të mësojë gjëra të reja. nxiteni t’i ftojë këta shokë në shtëpinë tuaj. lojra. Në vënd të këtyre. këngë etj. ka mjaft mjete të vlefshme për ta ndihmuar – libra dhe revista. Më shumë se çdo gjë. Me të gjetur shokun e tij të lojës. Pasioni i fëmijëve për të mësuar gërmat. Nëse ai po sheh filma me kukulla ose programe të tjera edukative. për të cilat nuk është gati. nxisni kuriozitetin e tij dhe prirjen për të zbuluar aftësitë sipas mënyrës së tij. numra. lëreni fëmijën të qetë që të kënaqet me ato që bën. fëmija juaj në moshë parashkollore do të duket i kënaqur. të cilët i sheh shpesh.MOSHA E FRIKËS më të vogël. por sigurohuni gjithashtu që ato të jenë argëtuese. Ju duhet të merrni pjesë. Mësimi në një mjedis të ngrohtë dhe mbështetës është çelësi drejt suksesit. dhe gjërat e tij fëmijëve të tjerë.

Ai ju bindet për t’iu shmangur ndëshkimeve. Kur i kërkoni të bëjë diçka që ai e kundërshton. jo qëllimi. Ai tashmë kupton se ka vlera dhe opinione të tjera përveç tuajave. Nëse veprimet e tij nuk ju pëlqejnë. Është mirë që fëmijët të mos marrin leksione për etikën. përpiquni ta bëni shtëpinë tuaj mikpritëse dhe të dashur për shokët dhe miqtë e tij të vegjël. Lëreni për pak ta kryejë veprimin e tij. Ju duhet të kuptoni se shokët dhe miqtë e fëmijës suaj katërvjeçar nuk janë thjesht shokë loje. ose leje për të parë programe televizive për të rritur. Sado e vështirë të jetë për t’u pranuar. Urdhërat dhe frenimi në këtë moshë nuk dalin me sukses. Ata ndikojnë fuqishëm në të menduarin dhe në sjelljen e fëmijës. Ata kanë nevojë për vlerësime të qarta dhe të thjeshta. Në mendjen e tij është vlerësuar pasoja. Nëse e marrin këtë komunikim. duke humbur durimin. Nëse ju do të reagoni me emocion.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 349 mojë atë të krijojë një ndjenjë krenarie. në botën e tyre. Gjithashtu. është mirë që të flisni me të dhe t’i tregoni se nuk ju pëlqen ky veprim. Në këtë moshë. duke ju pyetur për gjëra që nuk ja keni lejuar. nuk e bën këtë sepse është dakort apo se e kupton se çfarë është mirë dhe keq sipas jush. do ta nxisni fëmijën tuaj të sillet edhe më keq. për herë të parë në jetën e tij. që ai po mëson të kundërshtojë autoritetin dhe të provojë se deri ku mund të shkojë. Pra ai është bindur. por nuk është edukuar. Kur ai i bindet rregullave me urdhër. rroba. Mos u dëshpëroni nëse marrëdhënia juaj me fëmijën ndryshon. madje dhe t’ju shajë. Polici i mirë është qetësues për fëmijën. fëmijët kanë një kuptim shumë të thjeshtë për moralin. Etika e fëmijës 4-5 vjeç Kujtohuni se fëmija juaj e ka të nevojshme të krijojë vetë konceptet e të mirës dhe të keqes në moshën 4 – 5 vjeçare. Vetëm prindërit dhe të rriturit kanë . dhe ai mund t’i provojë këto veprime të tjera. por nuk është e lehtë që ata të kuptojnë ndryshimin midis forcës së egër dhe fuqisë së vendosmërisë pa egërsi. mund t’ju thotë të pushoni. kjo mund të jetë një shenjë e mirë. ushqime. Pas pak muajsh. ata më vonë janë në gjendje ta përshtasin vetë në mendjen e tyre. Për shembull. me të cilat ju e keni mësuar që nga lindja. Ai do të dojë shumë të jetë si shokët e tij. kur fillojnë këto miqësi të reja.4 . Sigurisht bëhet fjalë për lodra. edhe nëse gjatë lojës veprimet e tyre do të thyejnë disa rregulla. ai mund të tregohet i pasjellshëm me ju. bisedat me të do të kenë më shumë sukses.

Nëse ju zemëroheni shumë. Për shembull. shumë më tepër nga ç’mendojnë prindërit. Puna si lojë dhe loja si punë. fëmija juaj do të mendojë se jeni inatosur me të dhe jo për dëmin që sollën veprimet e tij. pasi ende jemi larg moshës së shkollës. bëjini të qartë se sjellja nuk ishte e mirë. shpjegojini që prisni që të sillet mirë. mos e kritikoni fëmijën. njerëzit. Kur dilni shëtitje me familjen. Për ta ndihmuar të mësojë këtë ndryshim.nga sjellja e tij. dhe tregojini sesa krenarë ndiheni kur me lodrat e tij luan me më të vegjlit dhe i ndihmon ata. si për shembull të ndihmojë nënën për të shtruar tavolinën ose për pastrimin e dhomës së tij. ai e ka akuzuar veten pa të drejtë. idetë. konceptin e përgjegjësisë. Pyetjet e vështira përmbajnë edhe . qetësojeni duke i thënë se e kuptoni që nuk e bëri me qëllim. Ai tani është i zoti për të marrë përgjegjësi dhe punë të vogla. Në rastin e mësipërm. por vetëm sjelljen. Në vend që t’i thoni se është i keq. Dëshira për të bërë pyetje për çdo gjë është shumë e dukshme. Është e rëndësishme që fëmijëve t’u mësohet ndryshimi midis aksidentit (të bërë pa dashje) dhe veprimeve që s’duhen bërë. të së drejtës dhe vendosmërisë. duke i ndihmuar fëmijët të ndërtojnë një sistem etik të vërtetë. Puna dhe loja Puna dhe loja janë të lidhura në këtë moshë. Kur ai pa dashje bën diçka të gabuar. Fëmijët e kësaj moshe e bëjnë veten fajtorë. kini kujdes: kur ai bën diçka që s’ju pëlqen. sesa thjesht t’i thoni “ti je i keq”.350 PJESA VI VITI I PESTË . ata kuptojnë më mirë edhe botën e brendshme të mendimeve dhe emocioneve. Për më tepër. përshkruani me hollësi se ku ka gabuar. ju duhet ta ndani atë – si person . Kur ai thyen diçka me vlerë dhe e qortoni. jo fals. Nëpërmjet tyre fëmijët zbulojnë botën e jashtme. personalitetit. Kur ai bën ose thotë diçka që duhet kritikuar. pavarësisht nëse thyerjen e bëri me qëllim apo pa dashje. nëse ai ngacmon një motër ose vëlla më të vogël. Përpiquni që të mos inatoseni. janë aktivitete shumë serioze dhe plot kuptim për të vegjlit.MOSHA E FRIKËS mundësi t’ua bëjnë të qartë fëmijëve me sjelljen e tyre. jepini mundësi të luajë me fëmijët e tjerë. më mirë shpjegojini që është e gabuar ta bësh motrën të ndihet keq. jo ai vetë. të mirësjelljes. Gjithashtu është e rëndësishme t’i jepni fëmijës tuaj detyra që e dini se mund t’i bëjë dhe më pas lavdërojeni kur i bën ato mirë. Gjithashtu. sendet. Në të njëjtën kohë. dhe përgëzojeni kur sillet ashtu. ai mendon se ju e qortoni sepse është fëmijë i keq.

Përgjigjet shpesh i bëjnë fëmijët të ndihen të pafuqishëm. Loja si mjet që rrit Kemi thënë se kjo është mosha e fantazisë dhe imagjinatës. për të ngjitur atë që është thyer. duke fituar më shumë siguri. për të arritur të bëjnë dicka vetë.. Një fëmijë 4-5 vjeçar thotë “Punët i bëj unë. por dhe e vështirë. të gjitha këto i ndihmojnë fëmijët të ndihen të zotët dhe të kuptojnë ndryshimin mes të vërtetës dhe përrallës. Ai merr përgjegjësi për një moshë më të madhe. veçanërisht grupin e kopshtit. edhe pse i vë fëmijët para detyrave. prapëseprapë të pëlqejnë. ata marrin edhe role të kundërta gjatë lojës. në të cilin ata njohin moshatarët. Këto janë arsyet që puna dhe loja i ndihmojnë fëmijët të kërkojnë një rrugë tjetër njohjeje.. Pjesëmarrja në grupin e kopshtit. herë i pambrojturi e herë shpëtimtari. “Shkoj unë në dyqan. me duart e tyre dhe me mendjen e tyre. nëse del nevoja. duke fituar siguri. veten dhe luajnë së bashku me ta. Për të kuptuar gjithçka. të braktisur dhe të mashtruar. se çfarë do të thotë të jesh secili prej tyre. nga ana tjetër ju sjell qetësi. të sajojnë sende me lëvozhgën e vezës ose me thesin e vjetër të shtëpisë.4 . Shpeshherë ata kanë frikë të pyesin dhe të mësojnë më shumë nga ç’mësuan. Nëpërmjet punës-lojë dhe lojëspunë. konfuzë. . Të jetosh botën mbushur me fantazi është e bukur. të luajnë duke ndihmuar edukatoren. pikërisht sepse zbulojnë një mësim të madh: ata fitojnë besim për të bërë gjëra të reja.. Nëpërmjet lojës fëmija bëhet personazhi kryesor i botës së tij dhe bëhet shok me fantazmat e kukullave dhe sendeve. të shohin punëtorët sesi ndërtojnë një shtëpi. Ata bëhen herë i miri e herë i keqi. “Nuk kam frikë”. fëmijët mësojnë se nganjëherë edhe mund të mos të arrijnë të bëjnë dicka dhe kjo është normale. Zhvillimi intelektual sigurohet në sajë të situatës “Bëjmë sikur. Lojrat me fëmijët e kopshtit i lejojnë atij të jetë prapë fëmijë katërvjecar.” . Ka fëmijë që në familjet e tyre sillen si më të rritur.”.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 351 përgjigje të vështira. Fëmija merr rolin sikur është person tjetër dhe me anë të kësaj loje ai kupton njerëzit e tjerë në familje dhe në shoqëri. Të vegjlit e kësaj moshe e kanë shumë për zemër të rregullojnë gjërat përreth tyre. Për këtë arsye fëmijët kanë nevojë për shoqërinë.”.. Gjithashtu ata mësojnë se edhe gjërat e vështira për t’u bërë. Të luajnë duke e ndihmuar nënën.

pse jam vajzë? pse jam djalë?. me top etj. Shpesh ka nevojë për një kthim prapa.MOSHA E FRIKËS Nëpërmjet lojës djemtë përpiqen të kuptojnë se çfarë është një mama dhe vajza përpiqet të kuptojë se si është babai. • • • • • . për të kuptuar se cilët janë kufijtë që nuk i lejohet t’i shkelë. Është më i aftë të zbatojë rregullat e vëna. Vallëzon dhe këndon me ritëm. Ai fillon të interesohet e të dëgjojë për besimin fetar. nëpërmjet lojës. dreka. Pëlqen të këndojë. duke qenë edhe puna më e madhe. Ndërkohë. i edukuar apo i keq. si në kohën kur kishte edhe më shumë vëmendje dhe përkëdhelje nga prindërit. Fëmija njeh dhe shfaq rregullat dhe zakonet e familjes. Tregon më shumë pavarësi dhe madje shkon te fqinjët vetëm. Krijon lojëra me shokët e tjerë (symbyllazi. Kërkon që. kërcejë. a mund ta bëj këtë gjë?… Ai ka nevojë t’i njohë rregullat e vendosuara nga të rriturit në mënyrë të qartë. vdekja?. Në këtë moshë fëmija është në gjendje t’i bindet çdo urdhri. Fillon të interesohet për rregullat: a mund të dal jashtë?. por fakti që ai kupton dhe bindet nuk do të thotë se është i rritur. mëngjesi. Ai fillon të shijojë vlerësimet: i mirë. Fëmija mendon në mënyrë më të pavarur. për t’u ndier më i vogël. është shumë rebel. të bëhet i vlefshëm në sytë e prindërve. Në këtë mënyrë loja është më shumë se një lojë. si mamaja. nëse ky ushtrohet në familje. të edukatorëve të kopshtit.). gjë që nuk arrihet menjëherë. duke dëgjuar një këngë. E ndien shumë shpejt poshtërimin. loja ose shëtitja pasdite etj. roza-rozina. dhëniet e punëve janë të mërzitshme dhe të pakëndshme. Është faza kur fëmijët zhvillojnë kontrollin e vetes dhe përqëndrimin. ajo është punë Aftësitë dhe cilësitë kryesore në fund të kësaj periudhe • • • • • • • • • • • Dëshiron të kënaqë dhe të pëlqehet nga shokët e tij. Por jo të gjithë fëmijët mund ta pranojnë këtë si një punë. sepse kjo nuk i lejon të hiqet si “njeri me vlera”. Fëmija për herë të parë në këtë moshë drejton pyetjet e ekzistencës njerëzore.352 PJESA VI VITI I PESTË . vajtja në kopsht. Përshkruan aktivitetet që kryen secili prej tyre. si babai. Bisedon për anëtarët e familjes. Fillon të pëlqejë ritualet e përditshme (zgjimi. dhe të vrapojë. Për disa fëmijë.). për shembull: nga vijmë? ku shkojmë? si funksionojnë gjërat? çfarë është jeta. Dëshiron të jetë si shokët e tij. Tani për të loja është mësimi më i madh.

Nëse janë shumë. armët prej lodre janë një mënyrë e pafajshme argëtimi për të qenë konkurues dhe e dobishme për respektin për veten. Për fëmijën çdo lodër është një send dhe personazh. Shumë kufij që i kanë të ndaluar në jetën e vërtetë. Këto lloj rolesh u mësojnë se ç’është e mira dhe e keqja. Për ta. ata arrijnë t’i shkelin në jetën imagjinare të lojës. dëgjoni mirë mënyrën sesi flet me F të si të të Lodrat Fëmijës nuk i duhen dhe aq shumë lodra. për ta futur në lojë. kërkoni arsyen e vërtetë. për të cilin ai duhet të harxhojë kohë dhe punë. fëmija ngatërrohet dhe bezdiset. Disa prindër i ndalojnë fëmijët e tyre të luajnë me lodra armësh të blera në dyqan. madje lodrat e shumta mund të përbëjnë një problem. Ndërsa përpiqet më shumë të luajë. vrasja e dragonjve. madje dhe lojrat me ndjekje. pa i ngatërruar shumë. me luftëtarë dhe kauboj. Ajo duket se është e veçantë dhe e domosdoshme për të. prerë dhe duke përdorur armë prej kartoni. Ai mund të ketë një problem tjetër. Por ju nuk duhet të trembeni nga këto aktivitete. ZHVILLIMI EMOCIONAL antazia e fëmijës tuaj katërvjeçar do të jetë po aq e fortë sa në moshën trevjeçare. mos ia . Nëse fëmija një lodër të vjetër e mban vazhdimisht me vete. Fëmijët nuk e kanë idenë se ç’është të vrasësh apo vdekja. Nëse fëmija bëhet kokëfortë duke përsëritur “Dua lodër tjetër”. ai tani po mëson të dallojë të vërtetën nga përralla. kusht për të luajtur. vetëm duke ngjitur. Ndihmojeni fëmijën të ketë mjetet e duhura për të luajtur edhe me sende të rastit. ose thjesht duke drejtuar gishtin dhe duke qëlluar “pau pau”. Përpiquni kuptoni arsyet dhe ta ndihmoni dalë nga shqetësimi që ka. Keni vënë re kur fëmijët e kësaj moshe luajnë me njëritjetrin duke u bërë si bebja dhe prindi? Ata po përpiqen të mësojnë ato që bëjnë të rriturit. Gjithsesi.4 . si për shembull të bëjnë një vjedhje apo vrasje. mos u habisni nëse ai përdor lojrat e imagjinatës. gjithmonë brenda lojës. prekni. Kujdes! Vini re nëse fëmija nuk arrin luajë vetëm dhe kërkon nënën. Nëse doni të kuptoni zhvillimin dhe vetëbesimin e fëmijës suaj. Nuk është e thënë që këta fëmijë janë “të dhunshëm”. Fëmijët kanë edhe një përfitim tjetër të madh nga puna-lojë. të gjitha hyjnë këtu.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 353 ndërtuese. duke futur në to disa forma të dhunës. Lojrat me luftë. imagjinata dhe do të jetë në gjendje të lëvizë midis të dyjave.

llafazan. Zemërimi Shpesh zemërimi tek fëmija e kësaj moshe vjen ngaqë ai e ka të vështirë të kontrollojë frikën.MOSHA E FRIKËS një të rritur. Ai gjithashtu ka mundësi të jetë shumë i ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve . vdekja dhe seksualiteti janë disa çështje që fillojnë t’u interesojnë fëmijëve në këtë moshë. fëmija sajon vetë përgjigje të gabuara. .E qara është e thellë dhe e rëndë. për të fshehur shqetësimin. Katër-pesë vjeç quhet koha e frikës dhe ju duhet ta merrni seriozisht. Në vënd që të mbetet pas. të paqetë ose bëjnë gjoja si të gëzuar. erdhi vëllai i vogël në shtëpi nga materniteti.dhe kënaqet duke i bërë të tjerët të lumtur. ankthi dhe dhimbja Nësë një fëmijë i kësaj moshe trishtohet kur sheh një të rritur të trishtuar në familje. Kur sheh se të tjerët janë të lënduar ose të trishtuar. Jo gjithmonë është e lehtë të gjenden përgjigjet për të gjitha rastet. dhe kurioz. Një fëmijë qan sepse është prishur lavatriçja. ai shpreh edhe dhimbjet e tij ose mungesën e lumturisë. ka rrezik që fëmija të humbasë besimin tek ju. Nëse ju përgjigjeni me shumë hollësi. Keqardhja. Nëse ju nuk thoni të vërtetën. Fëmija bën pyetje direkte. Shpeshherë frikërat e kësaj moshe në të vërtetë janë frikërat dhe ankthi i të rriturve. Arsyeja e vërtetë mund të gjendet në problemet e jetës së familjes. Ju duhet të bëheni të vëmendshëm dhe të përpiqeni të kuptoni shkakun. Krizat e zemërimit e ndihmojnë të shkarkojë sikletin..354 PJESA VI VITI I PESTË . Në këto raste fëmijët bëhen shpesh shumë të lëvizshëm. Nëse nuk jepni përgjigje fare. por mjafton që ju të bëni dy gjëra: të keni durim dhe të jeni gjithmonë gati për të folur me të. ai do të tregojë për ta simpati/keqardhje dhe interes. apo ka frikë për humbjen e tyre. siç mund të ketë bërë kur ishte dy apo tre vjeç. kemi ndërruar shtëpinë. kjo i bie rëndë fëmijës. ai tashmë mund të jetë miqësor. ose nga larg. Seksualiteti Zoti.si të rritur dhe fëmijë . por ju duhet të zbuloni se nga vjen ky siklet. fatkeqësitë ose sëmundjet e prindërve dhe fëmija mendon se është ai fajtor. Në fakt arsyeja mund të jetë një tjetër më serioze: gjyshi i sëmurë. pasigurinë dhe ankthin. Përgjigjet jo gjithmonë janë të thjeshta dhe të lehta për ju.. ngjarje në kopsht. ndryshime në familje. kjo mund të ndodhë se ai është edhe vetë i trishtuar në mënyrë të fshehtë. Nëpërmjet kësaj keqardhjeje dhe interesimi.

Ata madje mund të tregojnë interes për organet e fëmijëve të tjerë. por është shumë i dëmshëm. ju mund të vendosni t’i thoni fëmijës tuaj: “Trupi yt është i shëndetshëm ashtu siç është krijuar dhe t’i duhet të kujdesesh vetë për higjienën e tij. fëmijët gjithashtu mund të luajnë me organet e tyre të trupit. nëse bëhen të përmbajtura dhe nuk rrezikojnë fëmijën. Tani ti po rritesh dhe do të kujdesesh dhe ta mbrosh vetë trupin tënd. Rreth po kësaj kohe. Ata kanë një punë të madhe për të bërë dhe ju duhet t’i ndihmoni. fëmija juaj mund mund të fillojë të tregojë një interes për seksualitetin.4 . Asnjë person tjetër. por janë normale dhe tregojnë një kuriozitet normal për moshën. ose dhe më keq. Ai mund të bëjë pyetje për lindjen e fëmijëve. Mos u shqetësoni! Këto nuk janë marrëdhënie seksuale. Ai është kurioz të shohë se si ndryshojnë trupat e vajzave nga të djemve. duke përfshirë kushërinjtë dhe shokët e ngushtë. Sjelljet e kuriozitetit të moshës janë normale. Kryesorja është që ai të ndihet i lirë për të bërë pyetje dhe të marrë përgjigje direkte dhe të sakta. Një vajzë katërvjeçare mund të konkurojë me nënën e saj për vëmendjen . pa i bërë bisht pyetjes dhe pa thënë gënjeshtra. Kur ai ju bën këto lloj pyetjesh. Përpiquni të mos dukeni tepër të sikletosur ose seriozë rreth çështjes dhe bëni shpjegime të thjeshta dhe të shkurtra. Nga ana tjetër fëmijët kanë nevojë të mësojnë se çfarë është e lejuar dhe çfarë jo në marrëdhëniet shoqërore. Me rritjen e interesit për seksualitetin. nuk mund të prekë “pjesët e tua intime”. për të ngjashmit me të apo për seksin tjetër. ndëshkimi. por me fjalët e duhura. përgjigjuni thjesht. jo vetëm nuk është i nevojshëm. Qor- timi. Kështu për shembull. Sjellja në këto raste është me të vërtetë një çështje e kulturës familjare. prindërit duhet t’i shpjegojnë dhe duhet t’i marrin leje. për organet seksuale. Duhet të dini se fëmija juaj katërvjeçar nuk ka nevojë për hollësira rreth marrëdhënieve seksuale. në prani të prindit. Ata duhet të mësojnë se bota është pak e ndryshme nga dëshirat dhe ëndrrat e tyre. Më mirë të mos teprohet me ndërhyrjet në këto mosha.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 355 Mosha 4 vjeç e më pas ka një detyrë të vështirë për fëmijën. Rreth kësaj moshe. Zhveshja lakuriq dhe lojrat me pjesë të trupit nuk bëhen në sy të njerëzve. fëmija juaj mund të tërhiqet shumë nga prindi me seks të kundërt. Nëse fëmija sëmuret. për t’i prekur trupin në vendin e dhimbshëm ose gjatë vizitës së mjekëve dhe infermierëve.

MOSHA E FRIKËS e babait. Këshilla për prindërit dhe kujdestarët USHQYERJA pse tani ai mund t’i përdorë ato si një i rritur. Fëmija juaj duhet të mësohet me sjelljet kryesore të familjes gjatë ngrënies dhe të bëhet shoqëri e këndshme për anëtarët e tjerë. prandaj ju duhet t’i kushtoni vëmendje. dhe jo në grusht. mund të mësojë të mbajë lugën apo pirunin në mënyrën e duhur. Për shembull. (Shihni menunë në faqen 359. por mund të ndryshojnë kërkesat nga dita në ditë. ose lëreni t’ju ndihmojë në përgatitjen e ushqimit.) Në këtë moshë. dhe kapërcehet nëse ju jeni të kujdesshëm dhe njihni fëmijën tuaj. Me ndihmën tuaj. Ata tani do të hanë vaktet me oreks dhe njëkohësisht do të përjetojnë marrëdhënien e tyre me njerëzit e familjes. ai mund të mësojë edhe përdorimin e një thike buke. ashtu sikurse djali me babain për vëmendjen e nënës. Kështu. Ka rëndësi që të jepni shembullin e mirë vetë. nëse familja e ka zakon të hajë së bashku. Kjo është një pjesë normale e zhvi- llimit të personalitetit në këtë moshë. është mirë që të mos ta V aktet e ngrënies për fëmijët nuk janë thjesht ushqyerje. si për shembull të mos flasë me gojën plot dhe të mos marrë ushqim nga pjata e të tjerëve. Nuk është e çuditshme që fëmijët e kësaj moshe të kenë pëlqimet e tyre për ushqimet. se- . Ato janë edhe aktivitete familjare që e edukojnë atë. fëmijët nuk e përdorin ngrënien (ose mosngrënien) për të treguar kundërshtimin për diçka dhe as nuk ngatërrojnë ushqimin me dashurinë ose inatin. Ju mund t’i mësoni rregulla të tjera tavoline. Nëse ai kundërshton të hajë një lloj ushqimi të cilin dje e ka “përpirë”.356 PJESA VI VITI I PESTË . sepse ai do të sillet si ju. Ai do ta ketë më të lehtë t’i mësojë këto sjellje në tavolinë. caktoni të paktën një vakt në ditë për të krijuar një moment të këndshëm për familjen dhe uleni fëmijën tuaj në tavolinë.

pasta ose ushqime shumë të kripura dhe të yndyrshme. si: fruta dhe lëngje sanduiçe të frutash . deri në dy herë në ditë. djathë dhe perime • Mos përdorni ushqimin si shpërblim për sjellje të mirë. jepini atij sasi të vogla. supë perimesh. nëse i kërkon. Këtu janë disa udhëzime për t’ju ndihmuar të jeni të sigurt se fëmija juaj ka ngrënë mjaftueshëm. ëmbëlsira. televizorin dhe lojrat e tjera përpiquni t’i bëni jashtë ngrënies. biskota me ose fara kungulli. Përpiquni që gjatë ngrënies të mos luajë. me drithëra. bukë ose biskota. historitë.. Flisni ose luani me të. •. edhe pasi është ngopur. Kjo do të shkaktonte humbjen e vëmendjes për të ngrënë mirë dhe për të ndaluar. Kuptoni nëse ai kërkon të hajë për të tërhequr vëmendjen tuaj ose për t’u pajtuar me ju. selino. Fëmijët pëlqejnë të zgjedhin ushqime që nuk janë shumë të sheqerosura.4 . miell tërshëre. shumë të kripura apo shumë të yndyrshme. ose të zgjedhë diçka tjetër. nxisni fëmijën për ushqime të tilla. në rast se e keni qortuar. nxiteni të provojë ushqime të reja duke i dhënë pak sa për t’i provuar dhe jo duke ngulur këmbë që ai të hajë një pjatë të tërë. gjysmë filxhani gjysëm filxhani gjizë ose kos. Për të ulur rrezikun ndaj kalorive të tepërta dhe prishjes së dhëmbëve. Përdorni ushqime me proteina dhe perime. kur kërkon për të ngrënë ose për të pirë. Gjithsesi. Nëse mendoni se fëmija juaj ha pak. . kos simite me krunde. Shumë prindër shqetësohen për këtë. por mos përdorni ushqimin si pajtues. me një ushqim që nuk e ka ngrënë më parë. thë e domate . 1 fetë buke të 1 lugë çaji thekur me djavaj. Këto mund të jenë: 1 gotë qumësht 1 pjatë a lëng mishi.. Përrallat. karrota. Lëreni të hajë ushqime të tjera në pjatën e tij. vogla. edhe pse jo shumë: • Nëse fëmija juaj nuk ha një vakt të plotë me ju në tavolinë. gjalpë e reçel. 1 fetë bukë me 50 gr pulë.5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 357 bëni problem. në vend të ushqimeve të tilla si pije të ëmbla. • Gjatë ditës kufizoni bukën në dorë. • Sigurohuni nëse fëmija është vërtet i uritur ose i etur.

mos e detyroni të hajë. • Qumështi është një ushqim i rëndësishëm. • Gjithashtu. • Mos u shqetësoni nëse sasia e ushqimit të fëmijës tuaj nuk është njësoj çdo ditë. Për shumë prindër. kujtoni se fëmijët ndonjëherë e përdorin ushqimin si një mjet për të për të ushtruar kontroll mbi ju. ndërsa dy prindërit flenë bashkë. . Të jeni të sigurt se dhe në kulmin e këtij kundërshtimi. ai i reziston përpjekjes tuaj për ta ushqyer. • Nëse një rënie e dukshme e oreksit vazhdon për më shumë se një javë. Një ditë do të duket sikur ai ha çdo gjë që i bie në dorë. të vjella. qumështi i tepërt mund të ulë oreksin e tij për ushqime të tjera të rëndësishme për shëndetin. Kur ai nuk pranon të hajë. gjumi i fëmijës është pjesa më e sikletshme e ditës dhe shpesh me arsye: nëse një fëmijë nuk është shumë i lodhur. Këto ndjenja janë të kuptueshme dhe nuk ka ndonjë dëm nëse i lejohet atij ta kapërcejë pak orarin e gjumit. Fëmija juaj ka nevojë të pijë përafërsisht 450 gr qumësht në ditë. për të marrë kalciumin që i nevojitet.358 PJESA VI VITI I PESTË . vëllezërit dhe fantazmat e tyre. fëmija kupton se është vetëm. ndoshta nuk është i uritur. nëse familja e tij rri zgjuar pasi ai ka vajtur të flejë. GJUMI N atën. kryesisht për sasinë e kalciumit që përmban. Kur kjo ndodh. babain.MOSHA E FRIKËS • Mësoni të llogarisni kaloritë për ushqimet që ai ha më shumë dhe vëzhgoni sa kalori konsumon në një mesatare ditore. Veçanërisht gjatë periudhës kur kundërshton çdo gjë. dhe të nesërmen do të përqeshë çdo gjë që do të shohë. sepse ka luajtur më pak sesa një ditë më parë. diarre ose humbje peshe. flisni me pediatrin. Fëmija më i vogël mund të ndihet si i përjashtuar dhe ka frikë se mund “të humbë ndonjë gjë”. ai nuk do të rrijë pa ngrënë. Gjithsesi. Ky është një problem më i madh nëse ai ka vëllezër apo motra më të mëdhenj. Totali për një fëmijë katërvjeçar duhet të jetë 900-1800 kalori në ditë. që rrinë zgjuar më vonë. Katërvjeçarët përjetojnë në mënyrë të njëjtë lidhjen “dashuri – urrejtje” për nënën. Por kini parasysh që ai ka nevojë për të paktën dhjetë deri dymbëdhjetë orë gjumë natën. ose ka shenja të tjera sëmundjesh si temperaturë. gjatë gjumit. ai nuk do të shkojë të flejë.

5 kg Masa të thjeshta: 1lugëgjelle=15 gr 1 lugë çaji=1/3 lugëgjelle(5gr) 1 filxhan= 50 gr 1 gotë ujë=150-200 gr MËNGJESI ½ filxhan qumësht 2% yndyrë (qumësht tregu i skremuar).5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 359 Menuja ditore për një fëmijë të kësaj moshe Kjo menu është planifikuar për një fëmijë katërvjeçar. 1 fetë bukë ose biskotë (për fëmijë) ½ filxhan agrume (portokall)ose lëng domateje 1 vezë ZEMRA ½ filxhan qumësht 1 banane 1 fetë të tërë buke 1 lugë çaji vaj ulliri DREKA ¾ filxhan qumësht 2% 1 sanduiç –2 feta të tëra bukë të bardhë. 1 lugë çaji vaj dhe 1 thelë mish ose djathë (60 gr) perime jeshile ose të verdha ZEMRA 1 lugë çaji gjalpë 1 fetë të tërë buke ose 5 biskota ½ filxhan lëng frutash DARKA Darka ndërtohet duke zgjedhur disa nga ushqimet e mësipërme dhe është mirë të mos të jetë e rëndë. . i cili peshon afërsisht 16.4 .

e zakonshme për këtë moshë. . Këto ëndrra shpesh shprehin se si i ka parë ai disa ngjarje të ditës. Për ta ndihmuar më tej fëmijën që t’i kalojë këto frikëra. Në këtë rast jeni dëshmitarë të një “terrori nate” – një lloj sjelljeje gjumi e pakuptueshme dhe e dhimbshme për prindërit. ju mund t’i lexoni histori mbi ëndrrat dhe gjumin. Kështu. Në moshën pesëvjeçare e më tej. Shumica e fëmijëve flenë natën.MOSHA E FRIKËS Fëmija nuk fle për të ndenjur më gjatë me prindërit. por në këtë moshë ai ka ende nevojë që dikush ta sigurojë për këtë. aq më lehtë do të shkojë ai në shtrat. Përpiquni të mos trazohet dhe emocionohet në një lojë të zgjatur. Në këtë rast ai nuk është zgjuar dhe as nuk është duke parë ndonjë ëndërr të keqe. godet dhe ulëret. ai do të shtrihet dhe do të flejë. Mëngjesin e ardhshëm ai nuk do të mbajë mend asgjë. Mënyra më e mirë për të përgatitur fëmijën tuaj për në shtrat. që shfaqen vetëm nëpërmjet imazheve të frikshme në ëndrra. Ndonjëherë mund t’ju qëllojë që fëmija juaj është në shtrat. Pasi historia mbaron dhe ju i keni thënë natën e mirë. mos e lini të ngrihet dhe mos e lejoni të flasë. Kjo ndodh edhe kur fëmijët kanë fjetur të qetë dhe pa vështirësi dhe ju nuk e kuptoni përse ai zgjohet kaq i trembur. Gjëja e vetme që mund të bëni në këto raste është ta mbani fëmijën për ta mbrojtur. Sa më e qetë të jetë sjellja para gjumit. përse i mban sytë hapur dhe ju tregon sende imagjinare. duket sikur është zgjuar dhe duket shumë i dëshpëruar. Mami dhe babi janë këtu”. duke plotësuar mungesën e tyre gjatë ditës. por nuk u përgjigjet pyetjeve tuaja. Ai duhet të mësohet ta bëjë vetë këtë gjë. ndërsa ju rrini me të gjersa ta zërë gjumi. Por sigurohuni gjithmonë që këto libra të mos jenë të frikshëm për të. i frikësuar dhe duke qarë. por shpesh zgjohen disa herë për të kontrolluar rrotull. kur ai ngrihet në mes të natës. ai do të kuptojë më mirë se çdo njeri ëndërron dhe që nuk ka pse të ketë frikë. Kini gjithmonë parasysh që këto janë vetëm ëndrra të këqija dhe jo një problem serioz. përpara se të flenë përsëri. Nëse flisni për këto histori së bashku.360 PJESA VI VITI I PESTË . Sigurojeni atë: “Je mirë. flisni për ëndrrën që ka parë dhe qëndroni aty derisa të qetësohet. që të mos vritet. është t’i lexoni një histori. Ato mund të pasqyrojnë disa ndjenja agresive apo frikëra. e zgjojnë. Ai mund të ulërasë dhe godasë me sy të hapur dhe i tmerruar. Mund të ketë netë kur ëndrrat shumë “të forta” që ka parë fëmija. pikërisht në kohën e gjumit. Pas 10 apo 30 minutash. përqafojeni. fëmija do të të fillojë të kuptojë se figurat e para në ëndërr nuk janë të vërteta.

kur fëmija juaj zgjohet dhe jua tregon . zemër që rreh fort. kur fëmija të rritet. ndërsa të tjerëve disa herë. Po kur jeni të sigurt që fëmija juaj nuk ka as ankthe as është i trembur. Gjatë gjysmës së dytë të natës. me lëvizje jo të zakonshme. Sy të fryrë. Pasi mbaron. thjesht sigurojeni që çdo gjë është në rregull dhe largohuni. Pastaj. sa më shumë mundoheni ta mbani. duke ulëritur dhe goditur. Megjithatë. Koha e ngjarjes Paraqitja dhe sjellja Reagimi Pasi zgjohet. pa u zgjuar tërësisht. sepse mund të çohet më shpesh. I ulur. djersitje. ose që ka bërtitur a goditur. pasi është zgjuar. Duke qarë dhe i frikësuar. Terror nate Një zgjim i pjesshëm nga një gjumë i thellë. Kujtimi rreth asaj që ndodhi .5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 361 Disa fëmijëve kjo mund t’u ndodhë vetëm një herë. Gjatë këtij terrorri kur ai bërtet dhe godet. ulëritur. Fëmija nuk ju vë re dhe mund t’ju shtyjë. folur. pastaj është i qetë.4 . e ndjekur nga zgjimi. Nuk e kujton ëndrrën. Si të dalloni një ankth nate nga një terror nate Ankth Çfarë është Kur e dalloni Një ëndërr e frikshme. Fle përsëri shpejt. fëmija është i siguruar nga prania juaj. kur ëndrrat janë më të forta. Shpesh e kujton ëndrrën dhe flet për të. duke goditur. Ato do të zhduken vetë. Mos i jepni ushqim dhe mos e merrni me vete në dhomën tuaj. ndodh rrallë që t’i përjetojnë shpesh ose për një periudhë të gjatë. para se të shkoni tek ai. për shkak të frikës. por më e mira është të presësh që të kalojnë vetë. Fjetja Mund të ketë probleme që të flejë përsëri. por zgjohet duke ju thirrur? Lërini dhjetë minuta kohë që të flejë. Në këto raste mund të ndihmojnë ilaçet për gjumë të dhëna nga pediatri juaj. Zakonisht një deri në katër orë pasi ka rënë në gjumë. rënkuar. duke qarë.

Pa e tepruar. duhet të marrim seriozisht frikërat e ndryshme dhe problemet e tij. fëmija në mënyrë të vazhdueshme bëhet zot i trupit të vet. të vecuar nga të tjerët. quhet edhe viti i “frikës”. nëse fëmija kërkon vazhdimisht për lodra të tjera ose ka ankesa. duke i kushtuar shumë kujdes. gardh etj. Kini kujdes t’u përgjigjeni pyetjeve sa më thjesht. pa e gënjyer. Në disa raste (por mos e përdorni këtë si pretekst për të mos t’u përgjigjur) mund të përgjigjeni me: “Kur të rritesh. ju duhet ta nxisni shoqërinë në grup. vdekja. Por kujdes. Duhet të kini kujdes që fëmijët të mos të bëhen shumë të rreptë me veten e tyre. Në këtë moshë disa fëmijë mund të luajnë edhe vetëm. jo në formë dënimi. ai kërkon t’ju tregojë se ka një shqetësim të brendshëm. Viti i katërt i jetës. ta ndihmojnë • • • • • fëmijën të kuptojë realitetin. • Është e rëndësishme të mos tregohemi shumë kërkues ndaj fëmijës. qoftë për të zbuluar çfarë mund të bëjë ose jo. Tregohuni të duruar e të matur në fjalët e tonin e zërit që përdorni. sepse kjo shkakton ankth tek ai. pa u “tronditur” apo frikësuar. Fëmijëve u pëlqen kur të rriturit përzihen me lojërat e tyre. ju nuk duhet të bëni sikur nuk e shihni rrezikun dhe nuk duhet të kënaqeni kur fëmijët mbyllen brenda. Për një zhvillim sa më të mirë të fëmijës. qoftë për të kuptuar se çfarë është e drejtë e çfarë jo. ku shkojmë. të rriturit duhet të zbatojnë rregullat e fëmijëve. të mos bëjë rrëmujë etj.. Nuk duhet kërkuar prej tij se tani është i rritur dhe duhet të bëhet i arsyeshëm. Në këtë moshë. • Në këtë moshë fëmija është shumë provokues. Në të dyja rastet. Në këtë moshë. të mos jetë agresiv.MOSHA E FRIKËS REKOMANDIME PËR FËMIJËN E MOSHËS 4-5 VJEÇ • Në këtë moshë fëmija fillon të interesohet për zbatimin e rregullave. Nuk është mirë që një lodër të . si funksionojnë gjërat. • Fëmija për herë të parë në këtë moshë drejton pyetjet e ekzistencës njerëzore. kujdes! Me anë të këtyre kërkesave të tepruara. për shembull: hipin në pemë. që të mos krijojë ide të gabuara për të mirën e të keqen. ato duhen dhënë në formë shpjegimi.362 PJESA VI VITI I PESTË . • Jini të thjeshtë e të qartë me fëmijën. Disa prej tyre shkojnë drejt rrezikut pa frikë. ai do të dijë nga vijmë. seksualiteti. besimi fetar. të tjerë janë shumë të trembur dhe të tërhequr. Përgjigjet tuaja duhet të jenë të qarta. do ta mësosh”. çfarë është jeta.

divorci. urinimi natën. që nuk e vesh dot më. nuk u bëhet vonë për ngjarjet në familje. shqetësimeve që ka. E gjithë kjo përgatitje do të ndihmojë për të rritur entuziazmin e tij dhe për K . Imagjinata e tij është shumë e madhe dhe shumë gjëra duken të pakuptueshme. ta merrni për t’ia dhënë një fëmije tjetër. ju mund të filloni t’i flisni për të. si për shembull raste grindjesh. Do të ishte gjithashtu një ndihmë ta çonit ndonjëherë afër kopshtit. sivjet pritet që ai të jetë më i rritur dhe do t’i jepen më shumë përgjegjësi dhe më shumë pavarësi. duket sikur fëmija nuk pyet. Ata nuk duhen qortuar për sjelljet e tyre dhe aq më tepër nuk duhen dënuar. fatkeqësish. Shpjegojini që rutina e tij do të ndryshojë kur të fillojë kopshtin dhe përfshijeni në aktivitetin e zgjedhjes së rrobave. Për këtë arsye. • Në këtë moshë fëmijët e kanë shumë të zhvilluar kuriozitetin për trupin e tyre e të njëri . duke e trajtuar me respekt. përgjigjuni pyetjeve të tij dhe përpiquni të kuptoni atë që mendon dhe ndien. Prezantojeni me fëmijët dhe edukatoret. duke i dhënë njëkohësisht edhe informacione mbi seksualitetin. Atij i duhet thënë e vërteta.4 . në ngjarjet e vështira të jetës duhet pasur vëmendje ndaj çdo sjelljeje të fëmijës. • Ndonjëherë. të cilat tregojnë për një gjendje të keqe shpirtërore.tjetrit. ose tek të afërmit. PËRGATITJA PËR KOPSHT opshti është një kthesë e madhe në jetën e fëmijës tuaj. Kur fëmija juaj i afrohet moshës së kopshtit. por që për të ka vlerë të veçantë. në këtë moshë. Mund të jetë një lodër ose një bluzë e vjetër. që nga fëmijëria e tij. sëmundjet e rënda në familje. Ai përpiqet të ndajë fantazinë nga realiteti. emigracioni etj. Edhe nëse vjet ka vajtur në kopsht apo në çerdhe. • Në këtë moshë fëmija i ndien shumë më ndryshe nga i rrituri frikërat e veta dhe ngjarjet e rënda. e lëndon shumë. • Ndihmoni fëmijën tuaj: Të ndihet i sigurt dhe me besim se do të rritet. Çdo e vërtetë është më pak e frikshme se imagjinata që ai ka.5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 363 vjetër të fëmijës. të vizitoni mjedisin dhe ta pyesni nëse i pëlqen mjedisi ku ai do të kalojë kohën. Marrja e saj nga prindi pa e pyetur. sëmundje. Në të vërtetë ai është shumë i ndjeshëm dhe i vëmendshëm ndaj çdo shqetësimi familjar. si: vdekjet. si: shqetësime të gjumit. • Ndihmojeni në lojën e tij dhe kushtojini vëmendje bisedave me të.

364 PJESA VI VITI I PESTË . Ai shpesh do të sillet keq. shpesh me një datë të caktuar si bazë. edukatorë ose pediatër të aftë për ta zhvilluar këtë test. sa një fëmijë mund të jetë i përgatitur për grupin e fëmijëve të moshës katër vjeç. Këto teste gjithashtu mund të jenë ndihmëse nëse ju mendoni se fëmija juaj është i përparuar për moshën e tij dhe për aktivitetet e përshtatshme. por nëse e ka ditëlindjen në 1 janar. Nëse në zonën tuaj ka këshillimore. ai mund të lejohet të fillojë kopshtin në moshën katër vjeç. do të sigurohet që ai ka bërë vaksinat e duhura etj.MOSHA E FRIKËS të zvogëluar sikletin e këtij hapi larg nga shtëpia. fëmija juaj duhet gjithashtu të bëjë një vizitë mjekësore të përgjithshme fizike. Testimi i zhvillimit të fëmijës tuaj është një metodë vlerësimi e cila mund të ndihmojë për të vendosur nëse ka aftësitë e duhura për të zhvilluar aktivitete të caktuara. Mjeku juaj do të vlerësojë gjendjen e fëmijës dhe zhvillimin e përgjithshëm fizik. Përpara se të fillojë kopshtin. Megjithëse kjo sjellje mund të jetë irrituese dhe t’ju vërë në siklet. por ende në këtë moshë. Megjithëse kjo metodë funksionon. Në shumicën e kopshteve. edukatoret e kopshtit mund të mbledhin informacion për shëndetin e fëmijës. Është mirë që ky testim për zhvillimin e aftësive të bëhet përpara se fëmija të fillojë të ndjekë grupin e kopshtit. por një tjetër pëlqen mosha më të rritura. duke u siguruar që ai është i vaksinuar si dhe për analizat e shikimit dhe dëgjimit. Fazat e zhvillimit ndryshojnë kaq shumë. Për të përcaktuar moshën e grupit të përshtatshëm për fëmijën mund të pyesni edhe edukatoret. ai mund të kundërshtojë hapur rregullat e familjes. nuk është e përsosur. vetëm që t’ju mërzisë. Në të njëjtën kohë. të flasë prapa krahëve apo t’ju shajë. ata mund t’ju ndihmojnë. Për shembull. sipas aftësive dhe moshës. rrallë është shenjë N . Ata mund t’ju ndihmojnë. do t’i duhet të vendosë për grupin e fëmijëve dhe shokët që preferon. nëse fëmija juaj mbush pesë vjeç në 31 dhjetor. Edukatoret janë në gjendje të vlerësojnë fëmijën gjatë aktivitetit me fëmijët e tjerë dhe të vendosin për llojin e aktiviteteve. fëmijët pranohen në bazë të moshës. DISIPLINA PËR KATËRVJEÇARËT ë moshën katër vjeç fëmija juaj do t’i ketë disi në kontroll reagimet emocionale të paparashikueshme.

ndihmojeni fëmijën tuaj të shprehë ndjenjat e tij me fjalë.”. Për shembull. Për të penguar këtë lloj sjelljeje. një fëmijë trevjeçar nëna e të cilit është shtatzënë ose prindërit e të cilit janë të ndarë. Mënyra e vetme që ai të mësojë të vendosë kufijtë e tij më vonë është që ju të vendosni kufij të arsyeshëm për të tani. duke kërkuar të gjente dhe provonte kufijtë e tij. sjellja jo e mirë e tij priret që të jetë më e ndërgjegjshme se më parë. Për fëmijën shpulla është poshtërim dhe humbje e besimit që ai ka në aftësinë për të qenë i rritur. Nëse ai refu- . më thuaj arsyen. sepse mendoni që ai meriton të ndalohet. ashtu siç pret që ta mbroni kur bën diçka të rrezikshme. shumë të dëmshëm për rritjen e fëmijës. mund të reagojë duke bërë diçka që ai e di mirë se është e ndaluar. Një katërvjeçar mund të t’i ngrejë nervat lehtësisht. mund të thotë: “Mjaft! Ti je shumë i inatosur. shihni këto rekomandime tek viti i tretë i jetës: Disiplina e fëmijës) Në këtë moshë. Kur ishte foshnjë. nëna dhe babai ndihen fajtorë dhe efekti edukues është zhdukur. por sigurisht e di mirë që po i thyen ato. Ai mund të mos kuptojë emocionet që e shtyjnë të thyejë rregullat. Por kjo nuk do të thotë që duhet ta lini fëmijën tuaj t’ju kontrollojë apo t’ju kërcënojë. Për të vendosur kufijtë e duhur. as ai nuk do që ta bëjë këtë gjë. është ende e rëndësishme të veproni me sjelljen e keqe shpejt dhe drejt. Kështu.5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 365 e sëmundjeve emocionale dhe zakonisht zhduket në moshën e shkollës. Nëna e një fëmije i cili e godet. Të lutem. Edhe në këtë rast efekti edukues është zhdukur. ju duhet t’i mësoni se cila sjellje është e pranueshme dhe cila jo. Gjithashtu. Në të kundërt. mbani parasysh që shumë nga strategjitë që përdornit kur ishte më i vogël janë ende të përshtatshme. Ju e godisni me shpullë. (Për të shmangur ndëshkimin. Pas shpullës. tani sjellja e tij është e prirur të jetë më pak e pafajshme. në vend të veprimeve të dhunshme apo të padurueshme. Është ende e rëndësishme të lavdëroni sjelljen e mirë më shumë sesa të dënoni të keqen dhe të mos përdorni asnjëherë dënimet fizike (shpulla etj). ai pret që ju ta kufizoni kur e kalon kufirin. ai vepronte për kuriozitet. Besojeni.4 . pa pritur aq gjatë sa fëmija juaj të harrojë se për çfarë po i tërhiqni vërejtje. Shpesh godasin me shpullë nëna dhe babai që edhe vetë janë rrahur në fëmijëri. Por ka një ndryshim të madh midis ndalimit të përkohshëm dhe shpullës.

dhe në vend që ta akuzoni kur dyshoni që ka bërë diçka të gabuar. ashtu sic i keni arritur tek fëmija i parë. Kjo është thjesht një shprehje e imagjinatës së fëmijës suaj dhe nuk dëmton njeri. nëse keni më shumë se një fëmijë. Për shembull. Shpesh ju mund të kërkoni të njëjtat rezultate tek fëmija i dytë. Në çdo rast. me baza. por ia vlen. Të tregosh përralla të gjata është diçka krejt ndryshe nga gënjeshtra. ndryshe nga rastet kur vazhdon me gënjeshtrën. Ajo realizohet me sukses nëse ju forconi miqësinë me fëmijën. ose mbase ngaqë janë duke imituar sjelljen që shohin tek të rriturit.366 PJESA VI VITI I PESTË . ngaqë kanë ecur shumë përpara me fantazinë. Fëmijët në këtë moshë gënjejnë për shumë arsye. si ndodhi?” Nëse ai tregon. Bëhet problem. Çdo fëmijë është shumë i ndryshëm nga një tjetër. dhe secili kërkon mënyra të vecanta sjelljeje e disiplinimi. ai ka menduar se ajo që bëri është më shumë një mbrojtje sesa një gënjeshtër. nëse e shikoni situatën me sytë e tij. Kjo kërkon shumë durim. Si t’ua bëjmë gënjeshtrave Gënjeshtrat në këtë moshë janë shumë të zakonshme. Ose mbase ishte pak i ashpër dhe ka vrarë një nga shokët e tij të lojës. thoni diçka të tillë: “Kjo është thyer. problemi do të jetë mjaft i dukshëm. Ndonjëherë sepse kanë frikë nga një ndëshkim. Zakonisht. rrini e qetë dhe vlerësojeni të vërtetën. Nëse fëmija gënjen nga frika e një ndëshkimi. jepini të kuptojë që gënjeshtra është gabim. një nënë shtatzanë (siç përmendëm më sipër) mund të thotë: “Ti je i inatosur për bebin. Në këtë mënyrë ai mund të jetë më pak i frikësuar për të thënë të vërtetën herën tjetër.vetëm nëse ju ose fëmija juaj nuk mund të dalloni më realitetin nga fantazia. Kështu ruani inatin tuaj dhe ndëshkimet kur ai fsheh të vërtetën. por kjo nuk është e dobishme. ai mund të ketë thyer një nga rregullat e shtëpisë. ai mund të ketë dëmtuar diçka që nuk duhet ta prekte.MOSHA E FRIKËS zon. Për shembull. Po vras mendjen. Kjo mund të jetë e suksesshme. Megjithëse një “përrallë” e gjatë nuk kërkon . Ju duhet të kuptoni cilësitë e çdo fëmije veç e veç. Ndonjëherë fëmija juaj nuk do të arrijë ta shpjegojë inatin e tij dhe ju takon juve ta ndihmoni. përdorni rekomandimet e përmendura mësipër për ndalimin e përkohshëm. Disiplina tek fëmijët duhet përqëndruar për të rritur përqëndrimin e tyre dhe kontrollin e vetes. apo jo?”. nëse e nxisni fëmijën tuaj të flasë për problemet dhe ndjenjat e tij. Nëse doni që t’ju tregojë.

Kur ai fillon të mësojë ngjyrat. Gjithsesi. çfarë do të ndodhte nëse ai është i sëmurë dhe ti nuk arrin të dallosh është e vërtetë apo jo?). Udhëtimi me makinë Edhe në udhëtimet më të shkurtra.5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 367 ndëshkim.4 . Ai do të bëhet shumë i lëvizshëm M . Ju mund të përpiqeni t’i shpjegoni dallimin midis gënjeshtrave të vërteta dhe atyre “të bardha” (pra që janë pa qëllim të keq. Kur gënjeshtrat e fëmijës suaj janë vetëm një kopje e sjelljes tuaj. Ai di vetëm që ju nuk po thoni të vërtetën – kështu që ndihet i lirë të gënjejë. Kështu që është më mirë të ndryshoni sjelljen tuaj. ujku…. merrni me vete një kuti të vogël të mbushur me materiale për PËR SIGURINË E FËMIJËS TUAJ e rritjen e fëmijës suaj. Nëse ju jeni duke ngarë makinën dhe ai largohet nga sedilja e tij. gërmat dhe numrat. Ja disa sugjerime: • Flisni për peizazhin që kaloni. me zë të lartë. Tregoni pamjet interesante. fëmija juaj nuk do të shfaqë kundërshtime. kur i thuhet të rrijë në sediljen e vet dhe mund të kundërshtojë me kokëfortësi. Nxiteni fëmijën tuaj të këndojë bashkë me këngëtarët e tij të preferuar. lodra dhe libra për të hequr vëmendjen. por ka mundësi që ai nuk do ta kuptojë tamam. por nëse i siguroni aktivitete të ndryshme. fëmija mund ta harrojë nervozitetin e tij. Tregojini atij historinë e “bariut. dhe bëhen në shumicën e rasteve për të mos të lënduar dikë). mos e nisni makinën deri sa ai të ulet brenda. • Mbani disa kaseta me këngë fëmijësh ose me histori në makinë. kërkojini të shpjegojë shenjat dhe tabelat. ju mund t’i ndaloni ato vetëm duke ndryshuar sjellje. Pyesni fëmijën tuaj se çfarë shikon jashtë dritares. Bëjini të qartë që është në interesin e tij të tregojë të vërtetën. • Për udhëtime më të gjata.” dhe shpegojini atij se sa e rrezikshme mund të jetë për të të vazhdojë këto fantazi. nuk duhet bërë rrugë. Kur fëmija ju dëgjon të thoni “gënjeshtra të pafajshme”. ai mbase nuk e kupton që ju po i thoni vetëm për të qenë me takt. Për sa i përket sigurisë duhet të jeni të prerë. apo për të mos lënduar ndjenjat e një personi tjetër. që thërriste: ujku. Nëse fëmija juaj ankohet. (Për shembull. udhëtimi do të bëhet më i vështirë. • Mbani disa libra me vizatime dhe lodra të vogla në makinë. Nëse e bëni të këndshëm udhëtimin me makinë. ndaloni derisa ai të jetë i sigurt. fëmja juaj duhet të rrijë në sediljen e tij. kujdesuni që të shikoni rrugën.

• Ndaloni të paktën çdo dy orë për një pushim të vogël. Aksidentet automobilistike Mos i lejoni fëmijët të ngasin Udhëtimi me avion Kur fluturoni me avion me një fëmijë të vogël. goditjet. Shkallët: vazhdoni të përdorni kangjella në fillim dhe fund të shkallëve. • Mos i lejoni fëmijët të prekin dorezat e derës. Për informacione të tjera lidhur me udhëtimin me avion. si libra për të ngjyrosur. Kujdesuni për rrëzimet nga: Mjete loje.MOSHA E FRIKËS moshën e tij. kukulla etj. • Nëse fëmijën e zë shumë shpesh makina. gjysmë ore përpara se të hipni në makinë. nëse ju ndiqni këto rregulla në mënyrë të vazhdueshme. ta ndërroni apo të shkojë në banjë. Mund të merren masa të veçanta. Një nga të mirat e fluturimit me avion është se ju dhe fëmija juaj mund të bëni shëtitje. si rrëshqitës apo kafshë. shkumësa. merrni me vete libra dhe lodra të ngjashme me ato që merrni për një udhëtim me makinë. nëse keni shkallë në shtëpi. Ky është ilaçi më i mirë për nervozitetin. Djegiet Mbajini shkrepset dhe çakmakët larg fëmijëve tuaj. mund të jetë e nevojshme t’i jepni një dozë të përshtatshme qetësuesi. jeni shoqërinë ajrore më parë. veçanërisht kur ai takon një fëmijë tjetër në korridorin e avionit. letër. kafshimet ose zhurmat e mëdha. gjithmonë njofto- . kur kjo lejohet. të hajë diçka. • Kujtoni fëmijët që të respektojnë edhe personat e tjerë në makinë. Dritaret: vazhdoni të përdorni mbrojtëset e dritareve. ato mund të jenë të rrezikshme në rast frenimi të papritur). sipas këshillës së mjekut. nëse i kërkoni në momentin që bëni rezervimin. Triciklet: evitoni tricikla të paqëndrueshëm dhe përdorni atë lloj që i lejon fëmijës të jetë afër me tokën. Pavarësisht ku ndodheni: • Mos lejoni të bërtiturat. flisni dhe me pediatrin tuaj. (Mos mbani gërshërë në makinë. Kjo do t’i japë mundësi fëmijës tuaj të shplodhet pak. Për të argëtuar fëmijën tuaj në sediljen e tij. • Kurrë mos e lini fëmijën të luajë vetëm në makinë. Udhëtimi do të jetë më i këndshëm dhe më i rehatshëm për secilin.368 PJESA VI VITI I PESTË .

nëse femija deri në moshën 5 vjeç: • Shfaq frikë ose ndrojtje shumë të madhe. • Nuk mund të ndërtojë një kullë me nga 6 – 8 kuba. • Duket i pakënaqur apo i mërzitur në shumicën e kohës. Kini parasysh! P araqituni patjetër tek mjeku pediatër i këshillimores. shkova etj). • Nuk merr pjesë në aktivitete të ndryshme. • Nuk flet për ato që bën gjatë ditës. • Ka probleme me të ngrënët. • Shpërqëndrohet shpejt dhe nuk është i aftë të përqëndrohet në një aktivitet të vetëm për më shumë se pesë minuta. • Tregon pak interes për të luajtur me fëmijë të tjerë. duke mbajtur një shkumës shumëngjyrësh. • Nuk përdor siç duhet shumësin (kalë-kuaj. • Nuk mund të lajë dhe të fshijë duart e tij.5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 369 triçiklin në rrugë apo afër trafikut. • Nuk mund të kuptojë një urdhër që përbëhet nga dy pjesë duke përdorur parafjalë si për shembull “në”. “poshtë” (“vërë filxhanin në tavolinë”: merr topin poshtë divanit”). edhe nëse ai di të notojë. • Nuk pranon t’u përgjigjet njerëzve në përgjithësi. • Nuk mund të thotë saktë emrin dhe mbiemrin e tij. • Largon ose duket i ftohtë me fëmijët dhe të rriturit e tjerë. • Nuk mund t’i lajë mirë dhëmbët. • Nuk shpreh një gamë të gjerë emocionesh. lodra-lodrat) apo kohën e shkuar (isha. fjetjen. ose përgjigjet shumë pak.4 . • Nuk është në gjendje të ndahet nga prindërit. Mbytja Kurrë mos e lini fëmijën tuaj vetëm afër ujit. • Ka probleme kur heq rrobat. • Nuk bën dallimin midis fantazisë dhe realitetit. pa kundërshtime të mëdha. . • Duket në siklet. ose në përdorimin e tualetit. • Përdor rrallë fantazinë apo imitimin në lojra. • Shfaq sjellje shumë agresive.

370 PJESA VI VITI I PESTË .MOSHA E FRIKËS .

5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 371 Pjesa VII VITI I GJASHTË MOSHA E MENDIMIT .4 .

Për këtë shihni veçoritë e mëposhtme: F . me fytyrë jashtë. prindërit. zbulimet. vëllezërit.. sukseset. E mbani mend kur ishte i vogël dhe u shkëput nga gjiri? Tani ai fillon të shkëputet nga prehëri i prindërve dhe i familjes. me lojën në kopsht gjatë ditës etj. sepse i kërkon i gjithë grupi. me pjesëmarrjen e hershme në kopsht. flet mirë.6 vjeç ëmijët e kësaj moshe në mënyrë figurative qëndrojnë në port. mund ta ndihmoni fëmijën tuaj nëse njihni cilësitë që ka në këtë moshë. gjyshërit. jeta. buzë detit. kontrollon mirë jashtëqitjen. ushqehet vetë. që kanë dhimbje barku të forta në mëngjes. konkurrenca. Aty. që shohin shumë ëndrra të këqija. Ndonjëherë. Ju prindër. përgjegjësitë.372 5 . bëhet shumë e rëndësishme lidhja me prindërit dhe familjen. do ta ketë më të lehtë. por është ende i pasigurtë. shoqëria. farefisi. dështimet.. Tani ai është më i zoti: është më i pavarur. pavarësia. e kupton mirë se të rriturit kanë punë të tjera … Ai i kupton gjërat më mirë. kur bëhen gati për në kopsht. në shoqëri. Tani rregullat duhen zbatuar më mirë. fëmijëve u duket se për ju nuk ka më interes se çfarë i ndodh atij. grupi ka rregulla të tjera.. motrat. për të qenë më i pavarur në shoqëri. Është normale në këtë moshë të shihni shpesh fëmijë që qajnë. ka fjalor më të pasur. Pas shpatu-llave të tyre është mjedisi i shtëpisë. ai kalon një kohë më të gjatë në këtë shoqëri. që ne do ta konsiderojmë si një lindje të dytë. Pikërisht tani. që ai shkëputet më shumë nga familja. siguria e familjes. Kjo është një moshë shumë e rëndësishme. tregon mirë për nevojat dhe emocionet e veta. se nëna nuk pyet më për të në këtë situatë të re. pa praninë e prindërve. Nëse që nga mosha tre vjeç ai përgatitet gradualisht për këtë fazë të re të jetës. Përpara tyre është bota.

Vëmendja .E pasur. është një hap i madh drejt pjekurisë. Grupi për të është mjeti më i rëndësishëm për zhvillimin e pavarësisë.Bëhet shumë konkrete. Ky proces shoqërohet edhe me ankth. Frika se atje jashtë mund të mbetet vetëm. jetën e vëllezërve ose të motrave që shkojnë në shkollë. Tregimet dhe përrallat e pëlqyeshme në këtë moshë përpu- . që e dëshiron dhe i druhet. Është njësoj sikur mosha e tyre sfidon vetë kohën. ashtu si prindërit. pas të cilit fshihet frika se mos nuk janë në nivelin e duhur. Gjuha zhvillohet shumë shpejt. dhimbje koke ose barku në mëngjes. i bën ndjenjat dhe emocionet të forta.Për fëmijën është tërheqës. ëndrra nate. duke i lejuar të bëjë pyetje mbi mjedisin. Kjo e ndihmon t’i japë një kuptim botës që e rrethon dhe i lehtëson hapat për të krijuar identitetin. Fillimi i një jete të re në botën sociale të grupit. Aftësia për t’u kujdesur për veten i jep besim për të hedhur këtë hap jashtë familjes. Gjuha . fëmijët nuk pëlqejnë të luajnë me fëmijë më të vegjël dhe më të dobët.5 . si dhe integrimin e tij me të tjerët. Në këtë moshë. por ky realizim përmban ende disa pasiguri. që të ndihen të zotë dhe të fortë si ata. të cilët nuk i njohin nga afër. për t’u ndier pjesë e grupit të tyre.6 VJEÇ TË VEÇANTAT E NJË PESËVJEÇARI 373 TË VEÇANTAT E NJË PESËVJEÇARI Dëshira kryesore . me të cilat përsëri mund të zemërohen lehtë. Vajzat i zgjedhin mikeshat e tyre. Tani ai brenda këtij grupi bëhet paksa “prind” i vetvetes. përpara se të shkojë në kopsht.Të rriten. Djemtë bëjnë miqësi rastësore. Grupi . Gjithashtu dhe kurioziteti për të njohur situata të reja. dhe në njëfarë mënyre zëvendëson mbrojtjen e nënës. Ndonjëherë kjo bëhet me ashpërsi dhe brutalitet. këtë botë misterioze për të cilën ka dëgjuar. llafazane. i cili ndonjëherë duket qartë nëpërmjet krizave të të qarit. si një send që mezi pret ta marrësh.Është jashtë familjes. Tani gjuha është e lidhur me kujtimet e para të aftësive për të lexuar dhe shkruar.Në këtë moshë fëmijët janë të aftë të bëjnë grupe “serioze” dhe të krijojnë miqësi. Pëlqejnë të zgjedhin moshatarë “të de-një” në moshë dhe në aftësi. fëmijë i vogël. Tani gjuha e tyre duhet të komunikojë me të rriturit dhe të huajt. Ata duhet të shkëputen nga mosha e të qenit bebe. Zgjedhin shoqërinë me moshë më të madhe se veten. Sjellja . sepse nuk duan t’i lidhin me ata. e rrjedhshme. Por miqësitë e tyre janë ende të përkohshme. me kujtimin e parë të fletores së motrës apo vëllait më të madh. Tani ajo më shumë përcjell dëshirat e tyre. Miqësitë .

pa norma dhe rregulla. Vihet re që janë më të aftë të kuptojnë rregullat e lojës dhe më tolerantë.Është një kërkesë themelore. Kujdes! Fëmija 5 vjeç. Është pjesë e “sfidës” që ka fëmi- . do të ndërhyjnë menjëherë për t’i vendosur ato.MOSHA E MENDIMIT then me situatën në të cilën fëmija ndodhet dhe po jeton. Në këtë moshë fëmijët nuk kanë aftësi të mira për të bërë kompromise dhe për të bërë marrëveshje tolerante. Çdo fëmijë. që t’ua kujtojë gjithmonë. Për këtë arsye zbatimi i rregullave për ta nuk është një gjë e thjeshtë. mund të jetë e ndryshme nga tradita familjare. i sjell në familjen e tij. Kërkesat . Mund të shihni lehtësisht se fëmijët të gjendur në një mjedis të rrëmujshëm. mund të dëgjoni një vajzë të vogël t’i thotë mikeshës së saj “Ti nuk je më shoqja ime. Vlerësohen ceremonitë e sigurisë si ditëlindjet. për të forcuar identitetin në sfidën e zbatimit të rregullave. Kanë nevojë për një më të rritur. të normave dhe të kufizimeve. të cilat ushqejnë pavarësinë e brendshme të fëmijës për t’u aftësuar në programet e reja shoqërore.Ndryshimi themelor lidhet me stadin e ri të pavarësisë dhe marrjen e përgjegjësive. Gjithashtu. gjithsesi ende nuk ka një kuptim të plotë të identitetit (pra se ai është një person i veçantë. Rregullat e vendosura i japin mundësi fëmijëve të zhvillojnë aftësinë për t’u sjellë në mënyrë korrekte brenda grupit. do të kuptoni se interesi i prindërve për ngjarjet e jetës së tyre “private” është mbështetja më e madhe. për shkak të mjediseve dhe sjelljeve të reja në kopsht. vendosja e fëmijëve në norma të sakta formon në mënyrë të ndjeshme personalitetin e tyre dhe mund të kthehet në një karakteristikë të sjelljes. këndvështrime të ndryshme. nëse humbin sipas rregullave. Toleranca kulturore . Rregullat dhe normat i ndih- mojnë fëmijët të përballojnë situata të reja dhe të panjohura me më shumë qetësi. Ai këndon këngë të reja. kultura të ndryshme etnike dhe tradita të ndryshme. Nëse kujtoni veten tuaj në këtë moshë. i shkëputur nga të tjerët). qoftë ky dhe lojra e argëtim. elementët e rinj kulturorë të mësuar në mjedisin social. Kultura e qytetit ku jetojnë dhe kultura me të cilën ata ndeshen në kopsht.374 PJESA VII VITI I GJASHTË .Fëmija 5 vjeç që interesohet për botën. të mësuara me moshatarët në familjet e tyre. Për arsye të vogla. tregon praktika të ndryshme. Kjo është arsyeja pse gjatë lojës. takohet me besime të ndryshme. Shpesh. ata mund të mos i mbajnë mend të gjitha rregullat dhe kjo mund t’u hapë telashe.” Pas pak kohësh do të miqësohen përsëri. festat familjare. ata kanë nevojë për një figurë prindërore pranë. Nevoja për rregulla . Për disa fëmijë bëhet e rëndësishme ruajtja e të njëjtave rrethana jetese në familje.

si pjesë të forcimit të identitetit të tij jashtë familjes. për t’u treguar atyre se tani është bërë i zoti në mjedisin e jashtëm. kërcen me litar. vajzat duken se kanë më shumë interes për të pasur va- zhdimisht pëlqimin e të rriturve për sjelljen e tyre. për të pasuruar njohjen dhe për të lehtësuar bërjen e tij pjesë të shoqërisë. Në këtë provë të vështirë të marrëdhënieve me të tjerët.Në këtë moshë. nga çatia e barrakës poshtë). Vetëm nëse të rriturit edukojnë fort ndjenja të tilla jo miqësore. . Kështu fëmijët. duhen disa aftësi që ata ende nuk i kanë. Për të arritur këto marrëdhënie. kacavirret. hapësira nuk mbushet me kompromis. Ata tregojnë forcën dhe duket se nuk iu intereson vëmendja e të tjerëve. Të bësh miqësi të reja. Marrëdhëniet me të rriturit . ndikojnë keq në kufizimin e sjelljes sociale të fëmijës.5 .6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 375 ja me vetë prindërit e tij. nxjerrin përfitime nga situatat e kulturave. hidhet nga lartësi të mëdha (nga dollapi në krevat. Djemtë në situata të tilla janë më agresivë dhe kërkojnë të sfidohen me të barabartët e tyre. Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit ZHVILLIMI LËVIZOR Zhvillimi lëvizor i madh • Fëmija vrapon. ju duhet të gjendeni gjithmonë afër dhe të vëmendshëm. feve dhe përvojave. Fëmijët e kësaj moshe nuk janë përjashtues të kulturave të tjera. në mjedisin e ri. Njëkohësisht atij i duhet të afrojë kulturën brenda familjes me kulturën lokale. traditave dhe besimeve të tjera dhe duhen ndihmuar në këtë përshtatje të ndryshimeve midis kulturave. Rivaliteti midis fëmijëve. rrëshqet. do të thotë të lidhesh jo vetëm me moshatarët. por edhe me të rritur të tjerë. lëkundet në lisharëse. ose me më të fuqishmit. por duke bërë lëshime dobësie dhe kjo i vendos fëmijët në raporte delikate. shumë herë përzihet me rivalitetin që ata bëjnë nëpërmjet vlerave të prindërve të tyre. luan me top me këmbë etj. Në rast se një marrëdhënie me një të rritur nuk është e pëlqyeshme.

pikturë etj. Një 5 vjeçar është në gjendje të tregojë ngjarjen e tij të ditës në vendin e banimit. luledielli). Për këtë arsye. detyrohen të mësojnë dy gjuhë dhe t’i përdorin të dyja. është nxehtë. Zhvillimi gjuhësor lidhet me aftësinë e tij në programet shkollore. Për këtë. kur flasin. për të plotësuar mbushjen e një vizatimi. njërën e kanë kryesore... Nëse gjuha kryesore nuk është gjuha e ZHVILLIMI I GJUHËS DHE I TË FOLURIT Fëmija në këtë moshë: • U përgjigjet pyetjeve: “Çfarë do të bënit ju. 10 cm të lartë nga toka. nuk arrijnë të mendojnë duke vënë veten e tyre në vendin e atij që i dëgjon. Mund të ndodhë që ai të flasë dhe të tregojë shumë detaje. fesionet. • Mund të presë me gërshërë një send të vizatuar. Fëmijët që mësojnë dy gjuhë. • Përdor sende rrethanore si farëra (fasule. por ju mund të mos kuptoni thelbin e çështjes që ai po trajton. Aftësia e plotë gjuhësore vendoset midis 5 dhe 7 viteve të para të jetës. pro- . me sytë mbyllur. Lojrat e tij bëhen plotësisht fizike. Nëse fëmija i kësaj moshe flet diçka për një ngjarje të ditës. Ajo merret bashkë me gjirin. • Lidh vetë lidhëset e këpucëve. • Përshkruan mirë atë që shikon në një fotografi. Fillimisht fëmijët flasin gjuhën e nënës së tyre.MOSHA E MENDIMIT • Kapërcen me të dyja këmbët një pengesë. ata kanë nevojë që prindërit. nëse. oriz. (bie shi. të kujdesen që fëmijët t’i kuptojnë gjërat. tjetrën më të pakët. etj. në marrëdhëniet me ta dhe gjatë përdorimit të rrëfimeve. rripat e pantallonave.)”. në të vërtetë ai ka nevojë të thotë diçka për veten e tij. Zhvillimi lëvizor i vogël (i duarve dhe gishtave) • Ngjyros mirë me bojëra. • Qëndron mbi një këmbë. • Përshkruan përdorimin e së paku 10 sendeve që ndodhen në shtëpi (përse përdoret piruni? krevati?). gjithmonë i duhet kushtuar vëmendje dhe jo të mos dëgjohet. emrat. të gjendur emigrantë. Mjaft fëmijë. Mbërthen kopsat.. origjinën etj.376 PJESA VII VITI I GJASHTË . makina do të kalonte këtu. Pas moshës 6-vjeçare përfundon plotësisht zhvillimi lëvizor i fëmijës.. Kjo ndodh sepse fëmijët në këtë moshë. • Është në gjendje të përshkruajë mirë familjen e tij. e cila është kryesore për zhvillimin e fjalës. ose në kopsht. edukatoret dhe kujdestarët.

fëmijës i duhen dy vjet. Për të mësuar një gjuhë. zbuluar dhe kërkuar ndihmon shumë zhvillimin intelektual Fëmijët që flasin me vështirësi. të gjitha këto figura këtu janë katrorë). Mjedisi familjar dhe prindërit janë baza dhe pasqyrimi i parë i aftësive intelektuale të fëmijës. Veçanërisht është mirë që të formohet zakoni i lexi- ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT • Dallon të paktën 10 forma. të gjitha këto lodra janë blu. e kombinuar me kushtet e mjedisit ku rritet fëmija. Për të nxitur zhvillimin e intelektit tek fëmija • Mënyra më e mirë është leximi i librave dhe revistave për fëmijë. • Është i aftë të organizohet në kohë. Aftësitë intelektuale bashkohen me dëshirën për të zbuluar gjëra të reja. Në moshën shkollore fëmijët me vështirësi në të folur do të kenë edhe vështirësi në të lexuar. Në të kundërt. Kjo lloj e folure përfitohet vetëm në vitet e para të shkollës. numra. “Kur?”. tjetër që ndikon është trashëgimia. Për ta mësuar atë rrjedhshëm. • Njeh të majtën dhe të djathën e trupit të tij. fenomenet dhe lidhjet midis tyre. Shumë nga aftësitë e tij janë formuar nga përgjigjet që kanë marrë. edhe zhvillohen me vështirësi pasi gjuha është mjeti i vetëm për zhvillimin e aftësive mendore dhe aftësisë për të zbuluar sendet. në fillim të shkollës fëmija do të ketë vështirësi në shkrim dhe lexim. është e nevojshme që prindërit dhe edukatoret të përpiqen që fjalët dhe fjalitë të përcjellin një mesazh me interes për fëmijën. Ndihma më e madhe për zhvillimin intelektual të një fëmije lidhet me kushtet e mjedisit që nxisin dhe plotësojnë kuriozitetin e fëmijës. Për të ndihmuar fëmijët në rrethanat e vështira. gërma. i duhen shtatë vjet. jep si rezultat një nivel të caktuar intelektual të fëmijës. “Çfarë është?” etj. fëmijët kanë vështirësi për të mësuar pjesë të gjuhës pa kuptim për ta. Kujtohuni që fëmijët që në moshën 2 –3 vjeç kanë periudhën e pyetjeve “Përse?”. edhe pse duket sikur e flet mirë gjuhën. Faktor . • Di të këndojë një këngë të thjeshtë. tregime të shkurtra. dëshira për të provuar. Edhe në këtë moshë. Kjo trashëgimi merret si nga nëna edhe nga babai dhe. vjersha.6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 377 nënës. • Grupon dhe klasifikon sipas ngjyrës e formës (për shembull.5 .

kthehet prapë. Kemi parë që në vitet e para të jetës.378 PJESA VII VITI I GJASHTË . Ky hap formonte sigurinë e . fëmijët nuk e kanë shumë të zhvilluar mendimin abstrakt. asnjëherë. Po ashtu. për mendjen e tyre zbritja është një veprim shumë i vështirë. titujt dhe shkrimet e ndryshme. E kanë të lehtë të marrin një ide dhe kanë shumë vështirësi në përpunimin e kësaj ideje. Ata dinë të thonë: “dy mollë në dorë dhe dy mollë që m’i dha mami. pasi ashtu nuk do ta ketë mendjen). bëjnë katër” por e kanë të vështirë të gjejnë se sa bëjnë dy + dy. Përmes përrallave. fillimisht në siguri. zvogëlon frikërat që kanë ndaj asaj që i pret në të ardhmen. një nga stacionet e rëndësishme të zhvillimit të fëmijës (nga 7-14 muaj) ishte çasti kur ai kuptonte se ajo që zhduket. fëmija mëson të zgjidhë problemet. Ata kanë një mendim në fazën konkrete. por i ndihmon të mbajnë mend numrat. imagjinatën. pjesëtimi është më i lehtë sesa shumëzimi. Prania juaj në marrëdhëniet e fëmijës me librat. Për shembull. por nuk dinë të bëjnë zbritjen. nëse bëjnë gabime. ju mund të përmirësoni kujtesën e fëmijëve duke krijuar lojra në formë kënge. Kjo i ndihmon ata kur të fillojnë matematikën në shkollë. Maria bën kafe” duket si pa kuptim. ende pa njohur gërmat. në dyqan kur ata shohin reklamat. Shpeshherë fëmijët shfletojnë librat duke bërë sikur lexojnë. edhe pse shumica e tyre dinë të numërojnë deri në njëzet. Kënga “Një dy tre. duke lidhur veprimin. Kështu fëmija mëson të lidhë kënaqësinë e tregimeve me librin. Aftësitë e mendimit abstrakt Për 5 – 6 vjeçarët këto janë shumë të vështira. një mollë. kthehuni pas në kohën kur ju ishit fëmijë. Kjo do t’ju ndihmojë për të zbuluar mënyra të reja. • Në moshën 5 –6 vjeçare. Figurat e vizatimit dhe fjalët me gërma të mëdha shoqërojnë njohuritë e fëmijës në mënyrë të këndshme.MOSHA E MENDIMIT • • • • mit në orët e qeta para gjumit (por jo kur fëmija është shumë i përgjumur. dy mollë…). në prehrin e mamit apo të babit. për shembull nëse ata dinë të mbledhin dy numra. Lejojini fëmijët të zgjedhin vetë librat e tyre që në këtë moshë dhe përgjigjuni pyetjeve të tyre në rrugë. • Mësojini fëmijët me numrat me anë të figurave (për shembull. kënaqësinë dhe gërmat. Për të ndihmuar zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj. • Mos i qortoni fëmijët dhe veçanërisht mos përdorni sharje. Në këtë moshë. një dy tre.

pasi do të arrijë imazhet e kujtesës dhe të fantazisë. Ndjesitë komplekse të moshës i bëjnë ata të dëshirojnë të rriten me shpejtësi. nuk ekziston. informacionet dhe mësimet fëmijët i marrin në grup. Kjo lloj gare i ndalon ata në aftësinë për të mësuar. Fëmija mund të ketë vështirësi kur: • Shpejtësia e veprimeve të tij është më e vogël sesa norma. • Shqetësimi i tij nuk gjen ngushëllim dhe mbështetje dhe kjo e shton vështirësinë dhe ngadalësinë e fëmijës. mund të vënë në punë inteligjencën e tyre për të menduar në mënyrë abstrakte. Ndërsa pastaj arriti në fazën: mami iku. • Disa fëmijë flasin mirë. por pak më ndryshe. Ata përpiqen t’i afrohen të rriturve. • Ka aftësi njohëse më të pakta dhe në lojën e grupit nuk orientohet mirë për konceptet “para pas”. përpiqen të sillen si të rritur. çfarë do të bëni e kështu me radhë). Por grupi ndërkohë (edhe me ndihmën e edukatorëv)e krijon disa norma. nga eksperienca. çfarë do të shihni.6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 379 fëmijës për dukjen dhe zhdukjen e nënës. • Disa fëmijë. sepse tremben që më parë se nuk i dinë përgjigjet. ai do të kërkojë sqarime për detajet dhe ju duhet t’ia jepni këto detaje (që janë nisja. Kështu forcohet përpunimi i ideve dhe të menduarit abstrakt nga fëmija. por vizatojnë keq. ai nuk do të ketë më nevojë vetëm për detajet. në lagje ose në kopsht. Disa vështirësi të fëmijëve për t’u aftësuar Zakonisht. shumë më tepër nga ç’mendohet. . Nëse ju dhe edukatoret e ndihmoni fëmijën me detaje dhe i jepni mundësi të bëjë eksperienca. Për shembull. duke u shkëputur nga loja dhe aktiviteti i grupit. Më sipër folëm për fëmijë të cilët konkurencën dhe garën e zhvillojnë në radhë të parë me prindërit e tyre dhe jo me moshatarët. Deri në muajin e shtatë ai mendonte: mami që nuk e shoh.5 . Edhe sot. fëmijët kanë të njëjtën vështirësi. ç’do të gjeni atje. Paaftësia e përpunimit të ideve iu krijon pasiguri. por do të vijë prapë. ai do të kujtojë herën e fundit kur ishte në plazh. udhëtimi. në kohë dhe në hapësirë. luajnë mirë. Pra. Nëse ata i planifikojnë gjërat. Por kjo nuk bëhet menjëherë. • Disa fëmijë nuk pranojnë të marrin pjesë në aktivitete mësimore. nëse ju do t’i thoni: “Nesër do të shkojmë në plazh”. duke humbur kënaqësinë e të qenit fëmijë. dhe kështu do të krijojë një ide për të nesërmen. nga frika se mos dështojnë. Gara dhe konkurrenca Fëmijët 5 – 6 vjeçarë e ndiejnë garën dhe konkurrencën.

përkundrazi. domethënë diçka që mësoi dje. ZHVILLIMI SOCIAL DHE EMOCIONAL hvillimi social ka dy drejtime: nga njëra anë fëmijët bëhen pjesë e grupit/komunitetit dhe nga ana tjetër e dallojnë veten e tyre Z . çfarë arrin të bëjë më mirë. Mbi 7 vjeç lojrat janë edhe mësimore. por edhe të pranojë sikletin dhe dëshpërimin. Nëqoftëse fëmija juaj sillet si më i madh. Ta siguroni fëmijën që do të merrni pjesë edhe ju në një aktivitet të vështirë për të dhe do ta mbështesni. ta përmirësojë sot dhe jo të krahasohet me të tjerët. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse fëmija doli me sukses në një aktivitet apo dështoi. Në moshën 5 vjeç lojrat janë argëtuese dhe informuese. Kërkojini fëmijës të bëjë veprimet që di më mirë. • Të bisedoni me fëmijën që të • • • • • • kuptojë dhe njohë aftësitë që ka. fëmijët e moshës 5-6 vjeçare janë përballë shokëve dhe është e pamundur që ata të fshehin ndryshimet mes tyre dhe shpeshherë dështimin. Lojrat e fëmijëve në këtë moshë janë ende të ndryshme nga lojrat e fëmijëve të moshës 7-vjeçare e lart. E rëndësishme është që ta ushqeni atë që ta pëlqejë përsëri aktivitetin. Të siguroheni që fëmija në radhë të parë të mësojë të marrë pjesë në lojra dhe aktivitete. jeni krenar për të. Të planifikoni që rezultatet pozitive ta kapërcejnë dështimin.380 PJESA VII VITI I GJASHTË . Të siguroni fëmijën se nuk turpëroheni prej tij. Disa fëmijë janë më të zotë në vizatim. por kanë dhe të këqija. afrojeni që të gjejë kënaqësi edhe në lojrat e moshatarëve të vet. • T’i jepni kohë fëmijës për ushtrimet dhe aktivitetet. • Të kërkoni të gjeni aftësi të veçanta tek fëmija juaj. kur nuk arrin të bëjë diçka.MOSHA E MENDIMIT Gara dhe konkurenca kanë të mirat e veta në zhvillimin e fëmijëve. sepse fëmijët mendojnë se kanë turpëruar nënën dhe babain dhe nuk janë më të denjë për ta. Ju duhet: •· Ta nxisni fëmijën të bëjë garë me veten e vet. sporti etj. disa të tjerë në aktivitete fizike si gjimnastika. Fillimet e konkurencës në moshën 5 vjeçare nuk e ndihmojnë zhvillimin intelektual të fëmijës dhe nuk ndihmojnë përmirësimin. Shpeshherë dështimet bëhen më të rënda. Ato mund të sjellin siklet dhe stres të lartë tek fëmijët. Megjithatë.

brenda të cilëve zhvillohet kjo lëvizje e re e fëmijës jashtë shtëpisë. se ishit fëmija i parë apo djali i vetëm i shtëpisë. Atëherë duhet të përpiqeni të zbuloni së bashku interesat e fëmijës. bashkimi me të tjerët • Identifikimi i vetes.6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 381 si individë të veçantë. duke zbatuar rregullat e lojës. fëmija krijon identitetin e tij brenda familjes. Shpeshherë ju i drejtoni fëmijët në gjërat që ju pëlqejnë vetë. Marrëdhëniet në familje janë leksione të vërteta për jetën. • Di emrin e vendit ku jeton. not. Fëmija në këtë moshë: • Flet rreth familjes së tij. Prindërit janë të kënaqur kur fëmijët fillojnë bëjnë miqësira jashtë shtëpisë. Fëmijët e trajtuar gjithmonë si . kërcim. Në kohën kur fëmijët kërkojnë të dalin jashtë rrethit familjar. duke vëzhguar dhe imituar njerëzit që e rrethojnë dhe nga “shpërblimet” që i bëhen sipas sjelljes së tij. procesi nga i cili fëmijët përfitojnë rregullat. vlerat dhe njohuritë e shoqërisë së tyre. Nxitja e individualitetit të fëmijës ndihmon në të njëjtën kohë për të përcaktuar kufijtë e sigurt. Ndërkohë. • Krijon lojëra dhe di të tregojë se si luhen ato. duhen nxitur të merren me gjimnastikë. Fëmijët dhe familja Në moshën 5 vjeç. Ju mund të kujtoni fëmijërinë tuaj. ndërsa ana tjetër është formimi i personalitetit. si sporti për baballarët. • Identifikimi që vjen si pasojë e aftësisë njohëse për të kuptuar veten e tij si pjesëtar i një grupi shoqëror dhe dëshirës për të qenë si anëtarët e tjerë të këtij grupi. • Merr pjesë në lojërat e zhvilluara në grup. Njëra anë e zhvillimit social në këtë moshë është socializimi. kur nga prindërit ju është kërkuar të kujdeseni për fëmijët më të vegjël ose kur mbaheshit me hatër. koncertet për mamatë. Por duhet të jeni të gatshëm edhe të pranoni që fëmijët tuaj mund të mos të pëlqejnë të njëjtat gjëra që pëlqeni ju. Procesi i identifikimit të vetes kalon nëpër katër faza kryesore: • Dallimi i vetes nga të tjerët • Lidhja. Në këtë proces. në sytë e fëmijës. mësim të muzikës dhe veglave muzikore. Kryesore për ta është që të kuptojnë qartë rolin që kanë në familje. fëmijët duhet të kenë mënyra të ndryshme të të ndjerit dhe sjelljes në situata të ndryshme. E rëndësishme është që ju të mbeteni lidhësi dhe shoqërues në aktivitetet e fëmijës jashtë familjes.5 . këto marrëdhënie mund të ndikojnë për mirë ose për keq në sjelljen e fëmijës.

por edhe paaftësitë e tij. por edhe e frikshme për fëmijën. Ata janë ziliqarë dhe kuriozë për jetën e më të madhit. Kjo është e bukur. Grupi i moshatarëve përmes lojrave e bën 5 vjeçarin të kuptojë aftësitë. • T’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se aftësitë dhe talentet e tyre do të jenë vazhdimisht krahas aftësive të vëllezërve dhe . ndonjëherë edhe agresivitetin. gjen diçka të panjohur. që ata të rriten më të qetë. E vetmja mënyrë për ta trajtuar këtë situatë është të njohim vështirësitë e një fëmije 5-6 vjeç jashtë dhe ndjenjat e tij. vëllain ose motrën më të madhe. kur ai bëhet xheloz për vëllain ose motrën më të madhe që ka më shumë liri. Mund të humbin një pjesë të besimit në vetvete dhe në aftësitë e tyre. Jashtë ai është i trembur. Ju duhet: • T’i ndihmoni fëmijët t’i kalojnë mirë këto ndjenja. Edhe në këtë rast ju duhet të ndërhyni. Situata bëhet edhe më e komplikuar. Edhe ju mund të mos të dini ç’të bëni: të rrini me të voglin. por edhe për ta mbështetur në aktivitetet me shokët ose në kopsht. Ju mund të gjendeni përballë situatës së vështirë me një 5 vjeçar. më shumë argëtim dhe më shumë privilegje. dashuri dhe interes si dhe të vlerësojmë aktivitetet që ai bën. Por nga ana tjetër. pasi ka një mbështetje. apo të shoqëroni më të madhin. Tani ai duhet të përballojë mo-shatarët. agresiv dhe i pasjellshëm me fëmijët më të vegjël brenda shtëpisë. në botën e jashtme ka më shumë lehtësira. brenda ka një rol kryesor. Në të njëjtën kohë. sepse edhe fëmija më i vogël në shtëpi sikur ndihet fajtor pasi bëhet pjesëtar “sekret” me nënën e tij kundrejt fëmijës së madh. sepse edhe ata mund të jenë më të zotë se ai dhe mund të argëtohen më shumë se ai. Në këto kushte. Fëmija i parë ka një marrëdhënie të veçantë me familjen. në moshën 5 vjeç. të njohim xhelozinë dhe trishtimin e tij. Por ndërkohë. mund të ndodhë që një fëmijë 5-6 vjeç bëhet i ndrojtur në grupin e moshatarëve jashtë mjaft i ashpër. kur ai del jashtë shtëpisë. t’i tregojmë atij. ata ndihen keq që duhet të luftojnë shumë për t’u barazuar me të madhin. jo vetëm për ta qortuar për sjelljet brenda shtëpisë. Ai zë një vend të rëndësishëm në jetën tuaj. por shpesh janë edhe të fyer.MOSHA E MENDIMIT të vegjël mund të kenë përfitime brenda shtëpisë. në moshën 5-6 vjeçare. Fëmija i dytë i familjes. të sigurt dhe pa qenë nevoja të vihen përpara vështirësive.382 PJESA VII VITI I GJASHTË . Një 5-vjeçar mund të fillojë të ketë zili fëmijët më të vegjël që vazhdojnë të rrinë në shtëpi me nënën.

ditëlindjet. Shumë nga sjelljet e fëmijëve lidhen me këto ndjenja. shpeshherë duke imituar personazhe të njohura nga librat. ashtu siç jeni kujdesur për të kur ai ishte i vogël. ku fëmijët të kenë mundësi të ndajnë me ju të gjitha emocionet e ditës. Kujdes! Nëse ju. • Të mbeteni gjithmonë persona të besueshëm në sytë e fëmijës. të mbani fjalën e dhënë dhe të respektoni oraret e premtuara. por ende jo në një skuadër. • Të tregoheni të vëmendshëm ndaj çdo interesi të ri të fëmijës dhe ndaj çdo ngjarjeje. koncertet. televizori ose mjedisi. Loja Në këtë moshë fëmijët luajnë në grup.5 . . lodrat e tij më të dashura etj. përrallat. • Shumë nga situatat e vështira për fëmijët mund të ndihmohen duke treguar për veten tuaj në moshë të vogël. Ata ndihen të trishtuar dhe të vetmuar dhe kërkojnë ngushëllim jashtë shtëpisë. • Të siguroni kushte që shtojnë sigurinë e fëmijës në këtë moshë. Kërkojnë të marrin role brenda grupit. atëherë duhet të keni parasysh: • Të mbani lidhje të ngushtë me edukatoret e kopshtit apo të rriturit që kanë kontakt me fëmijën tuaj. Nëse jeni të detyruar të punoni me orë të zgjatura dhe të jeni larg fëmijëve. Këtë aftësi ata e fitojnë pak më vonë. Në fillim ai ju ka imituar që të komunikonte me ju. sportet. edhe në persona të panjohur. dhe ka ndjenja të ngatërruara për nënën dhe babain. Por tani ju shikon me adhurim. • T’i tregoni atij se vëllai apo motra më e vogël ka nevojë për kujdes. të ruani disa nga sendet dhe mobiljet.6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 383 shokëve të tjerë. filmat. • Të përfitoni nga orët e mbrëmjes për të bërë bisedat e darkës. • T’u tregoni fëmijëve se nuk është e nevojshme të jesh madhështor me çdo kusht. • Të kujdeseni të merrni pjesë në aktivitetet e fëmijëve: garat. personat më të rëndësishëm për jetën e tij nuk jeni të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. • Të tregoni interes për aktivitetet e fëmijës jashtë shtëpisë. si krevati. duke u përpjekur të jetoni në të njëjtën shtëpi dhe nëse detyroheni ta ndërroni shtëpinë. por edhe si persona të rritur. është njësoj sikur mbreti dhe mbretëresha të mos të t’i hedhin sytë. nga i cili përfitojnë keqbërësit. Vajzat bëjnë “vogëlushen” e babait dhe i bëjnë qejfin atij dhe djemtë bëhen Supermenë dhe fillojnë të bëhen “mbrojtës” të nënës së tyre. Këtu vendoset rreziku i madh. Nga një 5 – 6 vjeçar ju shiheni edhe si prindër. si të përsosur dhe madhështorë.

Kjo është arsyeja që brez pas brezi disa lojra të thjeshta. mbrojtëse dhe të rehatshme. në të kënduar dhe me rregulla të përckatuara bëhet qetësuese. rrojnë kaq gjatë dhe trashëgohen nga mosha në moshë. Kjo lloj loje është një pasqyrim i shqetësimit që kanë të vegjlit me një nga cështjet kryesore të zhvillimit: me zbulimin që ata bëjnë mbi raportet midis njerëzve në situata të ndryshme. shkrimit. shpesh të shoqëruara me këngë fëminore. Menjëherë ata vendosin rregulla. fëmijët më të rritur nuk kanë nevojë të kujdesen për fëmijët më të vegjël. Zbulimi i miqve moshatarë Bëhet gjithmonë pas përshtatjes . Secili prej tyre e di se është vetëm një anëtar i grupit. hedhjen e topit. Hapësira boshe kthehet në një hapësirë të drejtuar. Vajzat kanë më shumë interes për lëvizjet e gishtave. duke mbetur në grup. Lojrat në këtë moshë zhvillohen në të njëjtën kohë me aftësimin e tyre për historitë. Gjatë lojrave ata zhvillojnë ende aftësitë lëvizore dhe kërkojnë të pushtojnë një territor dhe mjetet që ju duhen për t’u kacavjerrë. Rreth moshës 6 vjeç duken shenjat e para të pjesëmarrjes së tyre në një aktivitet. vëllezër dhe motra. Ritmika e përdorur gjatë lojrave shoqëron pothuajse të gjitha aktivitetet e kësaj periudhe. është roli i nënës dhe i babait.384 PJESA VII VITI I GJASHTË . hedhjen në litar. një hapësirë boshe në të cilën futen shumë fëmijë. vizatimit dhe përgatitjes për shkollë. përrallat.MOSHA E MENDIMIT Roli më i rëndësishëm që ata pëlqejnë të luajnë. Një fëmijë në mes të kësaj hapësire mund edhe të trembet. lëkundur. kjo është një hapësirë krijuese. por me-njëherë hapësira e lojës në të folur. Argëtimi është i plotë. Por. ku për herë të parë ata pranojnë të heqin dorë nga disa dëshira personale. si dhe me detyrimet e para të të mësuarit të leximit. të shpikura nga vetë fëmijët. Ju kujtohet rrethi i fëmijëve që luan “Hodha një letër mu në postë”? Është shumë e rehatshme të ulesh si pjesë e rrethit. Deri në moshën 7-vjeçare aftësitë e tyre të pjekura fizike bëhen kryesore dhe më të rëndësishme se imagjinata. Brenda kësaj loje. Është shumë interesante se si vetë fëmijët krijojnë hapësirën e lojës. Nuk ka asnjë siklet dhe ka shumë mundësi që papritur të të rastisë të jesh në qendër të rrethit sipas lojës. duarve. mbi të gjitha. nga kultura në kulturë. përdorimin e gjilpërës. Janë çastet e para të “sakrificës”. lidhjen e fjongove. duke u bërë “mbret” ose “mbretëreshë” në mes të grupit. hedhur apo rrëshqitur. si një kompromis për t’u bërë pjesë e grupit. Fëmijët kërkojnë t’i japin vetes mundësinë të dallohen si individë.

përkëdheljet. Fëmijët 5-6 vjeçarë nuk janë të aftë për sjellje raciste (për të sharë të tjerët se janë të një race tjetër). Për këtë ndihmohet duke u krijuar rutina para gjumit. Identitetin e ri që përfiton si pjesëtar i një shoqërie të re. fëmija ua tregon prindërve me krenari. Kur ndodh kjo. Gjumi Kemi thënë se 2-3 vjeç është mosha e fjalës. përshëndetjet. shërojnë vetveten duke fjetur ditën. Është shumë e rëndësishme që fëmija të flejë kur i flihet dhe jo kur i thoni ju. Këndon këngët e shoqeve në shtëpi dhe luan lojrat e mësuara nga shoqet. si gogoli. Veçanërisht nëse fle dhe i rrituri. Ti je i madh!” Është njëlloj si t’iu thuash: “Ti je i madh. imiton situatën nënë-fëmijë dhe e ndihmon fëmijën. Ndërsa i nënshtrohet rre-gullave të grupit. se imitoj të voglin” dhe kështu ulet rivaliteti. Ka fëmijë që kanë frikëra të natës ose zgjime nga ëndrra dhe imazhe. por edhe ditën. Gjithashtu.” Fëmija mund të sikletoset edhe kur i thuhet: “Fli me zor!”. fëmija e vlerëson gjumin si një gjë të mirë dhe jo si dënim. “Fle edhe unë si i vogël.5. ato duhen plotësuar patjetër. Kjo mund të ndodhë për shembull kur lind një fëmijë tjetër në shtëpi. për fëmijë më të rritur. Deri në këtë moshë fëmijët flenë natën. “Nuk e vesh fustanin. si: puthjet. gjë do të thotë se ka ndodhur diçka. Gjithashtu 5 – 7 vjeç është mosha e mendimit. sepse shoqet e mia nuk e pëlqejnë!”. luaj me shokët!” Ndonjëherë fëmijët. Nëse fëmijët kanë kërkesa për të mbajtur dritën ose derën hapur.6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 385 me mjedisin e ri. Nuk ke nevojë për nënë. të cilët mund të jenë të mërzitur për ndonjë arsye. në lojë me prindin. Kështu ai do të mësojë të rrijë pa shikuar. Për këtë psikologët mendojnë se është e vlefshme që gjatë ditës të luajë me ju symbyllazi në mjediset e shtëpisë. Marrëdhëniet me moshatarët bëhen një pasuri e vërtetë. të kërkojnë të flenë për një kohë të gjatë ditën. Dëgjohen fjalë të reja dhe gjuhë të tjera. Nuk duhet gabuar dhe t’i thuhet një katërvjeçari: “Ç’bën gjithë ditën në gjumë! Çohu. Ndodh shpesh që fëmijët të ndërrojnë oraret e gjumit. Ndodh që fëmijë të kësaj moshe të kërkojnë të kthehen te gjiri nga xhelozia dhe dëmtohen rëndë kur u thuhet: “Jo. Nuk i duhet thënë fëmijës: “Mbylli sytë!” kur shkon në shtrat. mund të mbahet te koka e krevatit letër dhe lapsa vizatimi. Një kukull me vete ose një arush për të fjetur bashkë. të cilat mund të jenë dhe të përsëritura. fillon t’i bëjë “sfidë” rregullave familjare. Në zgjimet e frikshme natën nga gogoli (ujku) i thuhet fëmijës ta vizatojë menjëherë gogolin . duke e kaluar këtë sprovë gëzueshëm.

është shumë i vlefshëm aktiviteti gjatë ditës me mbjellje lulesh. lojë në det ose rërë. Prindi mbron edukatën dhe respektin ndaj mjekut. Por mund të bëhet fjalë edhe për një figurë të famshme publike: prindi mund të ndodhet edhe përballë deputetit ose Presidentit.6 vjeçare fëmijët shohin ëndrra për vdekjen e prindërve. dentistit. Lojërat e rërës së lagur shpesh çlirojnë fantazmat e natës. apo përballë një miku që nuk e ka takuar prej kohësh. nxjerr një garzë të madhe të pastër dhe fillon të…. pushkë. shefit ose drejtorit të tij. qafa dhe gjoksi mbushen me përmbajtjen e stomakut.MOSHA E MENDIMIT (ujkun). ta qetësoni dhe lehtësoni. Nëna. prindërit vendosen së bashku me fëmijën përballë mjedisit social. nëpunësit të shtetit. bimësh.386 PJESA VII VITI I GJASHTË . Rreth moshës 5 . kjo vizë gogol e bën gogolin e ëndrrës të vërtetë. i cili ka rregulla dhe detyrime dhe në të cilin prindërit përpiqen të bëjnë figurë të mirë. pastrojë . Një pjesë e fytyrës. siç janë vjedhjet e vogla të fëmijëve ose lojërat me shpata. Pas dy minutash foshnja vjell vrullshëm (gjë e zakonshme për një fëmijë me temperaturë gjatë vizitës). Është shenjë e një tensioni dhe agresiviteti që gjendet edhe gjatë ditës. Çfarë ndodh me fëmijën që e shoqëron? N jë ditë në krevatin e vizitës nëna më vendos një foshnjë 6-muajsh me temperaturë të lartë. dhe prehëri me bluzën e bardhë. Edhe nëse ai bën vetëm një vizë të drejtë. Këshilla për prindërit dhe kujdestarët PËR PRINDËRIT QË VIHEN NË SIKLET PARA TË TJERËVE KUR FËMIJA “BËN NJË GABIM” bluzën time të bardhë dhe duart e mia! Ajo më thotë “Më fal doktoreshë!’’ Në situata të tilla. stetoskopi dhe duart e mia. thika. Në këtë moshë fëmijët mund të ndihen në faj. e tronditur. si kriminelë të vegjël dhe është detyra juaj të mos ia merrni seriozisht. Në vite të tilla ëndrrash dhe shqetësimesh. Po ashtu krevati i vizitës. duke i ulur vlerën. menjëherë hap çantën.

Nëse do të qepet apo do të mjekojë dhëmballën. si do t’i hyjë ilaçi brenda dhe ku do të shkojë ky ilaç. 5 vjeç. Tregojini se çfarë do t’i ndodhë atij në vizitë. edhe kur është bebe. Ne na dhemb barku”. komshia. nuk janë më qeniet më të rëndësishme. infermierja që do të bëjë gjilpërën ‘’duke duruar të qarat dhe tekat’’ e fëmijës. Thuajini fëmijës tuaj emrin e mjekut dhe të infermieres. në çaste të caktuara. Fëmijët. dhe pastaj vjen dita dhe pastaj vjen nata. jo me personelin shëndetësor.5 .6 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORËT 387 Fëmijët në moshat e vogla. Kur shkoni te mjeku.. do ta vizi-tojë për sëmundjen që ka. fëmija më i madh etj. Sapo të hyni në dhomën e vizitës. Tregojini pse do të shpohet. tremben . mos u acaroni. si: halla. i parëndësishëm dhe shpesh fajtor. Në mosha të vogla. duke radhitur “…dhe pastaj vjen dita dhe pastaj vjen nata. që është doktor. Më i rëndësishëm është zyrtari. se unë jam këtu me ty”. i thoni se kjo është e bezdisshme. para se mjeku t’ia vendosë metalin e stetoskopit në trup. Përpiquni që në situata të tilla të sikletshme të jeni vetë aty dhe jo me përfaqësues të tretë. pasi edhe ju keni bërë kështu kur ishit i vogël. i cili është i vështirë. mos rrini i heshtur. Premtojini se do t’ia mbani dorën e tij në tuajën dhe se mund të qajë dhe të ulërijë nëse kjo e lehtëson. tregojini që në shtëpi se do te shpohet dhe do t’i dhembë shumë. filani. por ma ka bërë rrugës. Ata kalojnë në plan të dytë.Tek fëmijët raste të tilla lënë në kujtesë gjurmë të pashlyeshme dhe të hidhura dhe ju duhet të keni shumë kujdes në sjelljen tuaj. Në plan të parë është mjeku i ndotur. Koncepti i kohës. përshkruani gjithçka pa e gënjyer dhe me thjeshtësi. thotë nëna “fajtore”). se nuk është turp. sepse prindit i vjen turp për fëmijën me të vjella. I thoni se do të shkoni në një dhomë ku një teta apo një xhaxhi. personaliteti apo të huaj të tjerë. Gjithmonë filloni duke prezantuar fëmijën tuaj. në një konsultore apo spital. Fëmija i sëmurë. apo do të nuhasë jashtëqitjen e tij (…e ndërrova tani.. duke i treguar se çfarë bën ai. të bërë pis. mund të tregohet nëpërmjet numërimit të ditëve me gishtërinj. dhe pastaj prapë dita …” Nëse fëmija grindet duke pritur vizitën.. Tregojini sa herë do të përsëritet kjo dhe për sa ditë. Nëse do të bëjë gjilpërë apo vaksinë. i thoni se ka të drejtë dhe se juve ju vjen keq që ai është mërzitur. Ai ndihet i tradhtuar. duke i thënë: “Mos u tremb. i tronditur dhe i trembur kalon në plan të dytë. duke i thënë mjekut: “Ky është djali im. kërkojini leje mjekut që fëmija ta prekë stetoskopin me dorë. lajmërojeni që më parë fëmijën. do t’i shohin gojët dhe veshët. por flisni në fillim me fëmijën tuaj. për ta njohur.. si do ta prekin.

Nëse mjeku ju thotë se duhen bërë gjilpëra. duke i dhënë të kuptojë se për ju është më i rëndësishmi në botë. drejtojuni fëmijës: “Si thua. ndërpriteni bisedën. Nëse një fëmijë është në siklet të madh dhe qan e ulërin. do t’i bëjmë? Ato dhembin. edhe nëse është me temperaturë të lartë.më fal një sekondë” për çdo kërkesë apo pyetje të fëmijës. mund t’i kërkoni leje një çast për t’iu përgjigjur kërkesës . Nëse ju po bisedoni me një të rritur dhe fëmija kërkon diçka ose grindet. Kjo i jep shumë siguri dhe gjithmonë. Fare mirë. është siguri. lëreni vizitën për një herë tjetër. Fëmija duhet të bindet se ju dhe mjeku nuk bëni asgjë me zor dhe se ai ka të drejtën të vendosë në situata të tilla të sikletshme. Përpiquni shpejt e shpejt t’i tregoni diçka për ato që ai sheh me sy. Mbi këtë moshë fëmijët i kanë mësuar rregullat e lojës dhe në momente të caktuara mund t’i urdhëroni të dalin jashtë dhe t’ju lënë rehat në qejfin tuaj. Nuk duhet të lejoni asnjëherë që në situata të tilla mjeku apo infermierja t’ju akuzojë për pakujdesi. paaftësi. Shumë shpesh dashuria. si shkaktarë të sëmundjes së fëmijës. mund të merrni vetëm këshillat e mjekut dhe ilaçet dhe të vini më vonë. Por kjo mund të bëhet më vonë. i pashqetësuar nga të tjerët. për të kryer vizitën shpejt e shpejt. një muajsh apo disa vjeç i thoni të tjerëve emrin e fëmijës. një pushtetari që ju flet për interesat tuaja. Nëna e respektuar është nëna fuqiplotë. çdo njeri duhet të lejohet të bëjë jetën e tij. por duhen bërë”. për një fëmijë.. Përrallat dhe humori i pëlqejnë gjithmonë fëmijës.MOSHA E MENDIMIT shumë nga shishet në dollap. duke i thënë personit tjetër se ju duhet të merreni pak me fëmijën tuaj. bluzat e bardha apo aparatet. kur jemi të shoqëruar me fëmijët. që do të thotë qenie e sigurt. bëjeni të ndiejë se është i rëndësishëm në çdo moshë qoftë ai. fëmija e kërkon dhe pranon vizitën.. Fëmijët duhet ta mësojnë se. ndodh që prindi të mos ta trajtojë mirë fëmijën e sëmurë. pas moshës 6 vjeçare. veçanërisht nëse ai është nën moshën 6 vjeç. por gjithmonë pasi t’i keni thënë se kush janë personat e rritur përreth. pas disa orësh ose të nesërmen. Ndërpriteni fjalën e mjekut “.388 PJESA VII VITI I GJASHTË . t’ju flasë pa respekt dhe ashpërsisht. Për fat të keq. nëse trajtohen kështu. Po kështu ju duhet të silleni edhe në mjedise zyrtare. Në mjedise sociale. duke e detyruar edhe me forcë. edhe pse janë shumë të rëndësishëm. Fëmijët përballojnë çdo gjë dhe kalojnë edhe prova të vështira. Tregojini si përrallë se çfarë bën ekrani i radioskopisë me rrezet e padukshme “magjike”. Mos i kërkoni fëmijës tuaj të jetë “hero” apo “i fortë”.

nuk u plotësojnë dot ëndrrat dhe kërkesat. por për kurajën dhe bashkëpunimin. Fëmija nuk duhet çuar me zor te berberi. se pavarësisht nga kushtet. Ajo që fëmijëve u kemi borxh është dashuria dhe siguria. ky vend bëhet më i njohur për fëmijën. ata duhen lavdëruar jo për heroizmin. Në fillim pyeteni fëmijën nëse i duket simpatik berberi dhe nëse pranon që t’ia presë flokët. duhet të vizitoni të gjitha dhomat e kopshtit. Në të kundërt. Nëse një fëmije i duhet të përballojë prova të vështira. nuk kanë shumë para.6 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORËT 389 së fëmijës që keni me vete. Mjafton që të dini ta doni fëmijën dhe t’ja shprehni si duhet këtë dashuri. por kjo nuk do të thotë që ato duhen plotësuar të gjitha. se detyra e një prindi nuk është të jetë i gjithëpushtetshëm dhe i kudogjindshëm. se këto gjëra i kanë provuar edhe fëmijë të tjerë. Por kujdes! Kjo nuk duhet bërë për t’i treguar se nuk po kalon diçka të vështirë. Që në fillim. Në të gjitha rastet. Nëse prindi e ka parë dhe shkelur vendin më parë. se nuk kanë kushte. por nganjëherë na duhet të bëjmë dhe gjëra të vështira. bashkë me fëmijën tuaj. Një kopsht. kur fëmijët përballojnë situata të tilla. Edhe një nënë që ka braktisur fëmijën pas lindjes për arsye të ndryshme. prindi ka bërë maksimumin që mundet. duhet t’i thoni se ju e dini që ai e ka pasur shumë të vështirë. duke i siguruar prapë se i duam shumë. është e bekuar. . Në ditët e para të kopshtit mund t’i kërkoni edukatoreve të shoqëroni fëmijën tuaj brenda. pse e ka sjellë në jetë dhe i ka falur 9 muaj dashurie në barkun e saj. është një vend armiqësor për fëmijën dhe ai nuk ndihet rehat aty. dera e madhe e të cilit është e ndaluar dhe e mbyllur për prindin. Do të dëshiroja që të gjithë këtyre prindërve t’iu thoja se për çdo fëmijë prindi më i mirë në botë është prindi i tij. Kërkesat e fëmijëve janë pafund. është mungesa e “tradhtive” për të cilat folëm më lart. Ka prindër të cilët ndihen gjithmonë në faj. Edhe prindi më i përsosur nuk mund t’i plotësojë. i duhet thënë se ai nuk është i vetmi. pa e qortuar për çapkënllëqet e tij në mjedis. nuk i përkëdhelin në sedër para shokëve. Gjithashtu mund t’i tregoni disa modele flokësh. Vuajnë se nuk ua plotësojnë të gjitha dëshirat.5 . që ai të zgjedhë vetë atë që i pëlqen.

nëse ju e pyesni se çfarë ka bërë sot. fëmija mund të flasë. Fëmija duhet të ketë mundësi të kuptojë se edukatorja dhe grupi janë shumë të interesuar për të dhe për familjen e tij. Për këtë. Kjo humbje shoqërohet me gëzimin për një jetë të re e prova të reja. tregojini për fëmijën tuaj. Njihni gjithashtu edhe shokët e tij të ardhshëm të grupit.390 PJESA VII VITI I GJASHTË . Ju vetë duhet të kërkoni të shoqëroni fëmijën • • • • • tuaj gjatë orëve që ai kalon në kopsht me fëmijë të tjerë. këpucët e zgjedhura etj. ta mbani në prehër. përkëdheljet. krehja e flokëve. për dëshirat e tij dhe aftësitë që ai ka. Duke ia pranuar vështirësitë.MOSHA E MENDIMIT REKOMANDIME PËR FËMIJËN E MOSHËS 5 .6 VJEÇ QË SHKON NË KOPSHT Të dashur prindër! • Çdo fazë e re në jetën e fëmijës mund të shoqërohet me trishtim. Kjo gjë tregon se për të dy botët janë të ndara dhe të gjitha “hallet” fëmijërore ai i grumbullon brenda. ashtu si më parë. • Prezantojeni fëmijën me edukatoren e ardhshme përpara se ai të shkojë në kopsht dhe ju vetë njihuni me të. duke përgatitur së bashku rrobat. tualeti i trupit. t’i këndoni ninulla para gjumit. • Fëmija ka nevojë të mësohet pak nga pak me jetën e kopshtit dhe për të është e domosdoshme prania e prindit. • Biseda me fëmijën për jetën e re që e pret. kur vijnë nga . për lodrat. Mund t’ju duket sikur fëmija është bërë prapë i vogël. të cilat lidhen me duart e nënës. por edhe me emocione të forta. bëhet përpara se ai të shkojë në kopsht. Tani fëmija është më i madh dhe vitet e para të jetës së tij kanë mbaruar. Ai mund t’ju kërkojë përsëri ta ushqeni. vëmendjen e madhe në çdo kohë. me të gjitha privilegjet: gjirin e nënës. ta vishni. motrat. ju duhet të kuptoni gjendjen e tij shpirtërore dhe t’i thoni se e kuptoni këtë gjë. mbajtjen në krah. gjyshërit. si: llojet e ushqimeve që ajo i përgatit. përgatitja e shtratit. mund të thotë: “Hiç”. Në këtë periudhë bëhen përsëri të rëndësishme disa veprime të zakonshme të jetës. Në ditët e para të kopshtit kërkojuni edukatoreve të zhvillojnë me fëmijët biseda rreth familjes. kur ai kthehet në shtëpi. Në ditët e para të kopshtit. duke lehtësuar frikën që ka. për vëllezërit. Kjo mund të bëhet duke bërë një ose dy vizita në mjediset e kopshtit ku do të shkojë. ai duhet të përgatitet më parë. Shpesh fëmijët. Nëse ai qan ose ankohet për dhimbje trupi.

lojërat me top që shoqërohen me fjalë). Por kjo nuk është një gjë e dëmshme. por për ta lehtësuar atë. përrallat dhe pasurinë e kulturës popullore. Këto rite transmetohen nga njëri brez në tjetrin dhe nga fëmijët pëlqehen lojërat që kanë pasur në fëmijëri prindërit e tyre.5 . • Në kopsht ka rregulla të reja. të cilat fëmija do njëfarë kohe t’i mësojë. e bëni më të lehtë për fëmijën të thotë përrallat e gjuhës së nënës së tij.6 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORËT 391 një jetë aktive. Fëmija. por se duhet qenë më afër fëmijës për ta ndihmuar të përshtasë më lehtë emocionet. Zhvillimi lëvizor në aktivitetin e tij kërkon shoqërimin e këngëve (hedhjet me litar. mendojnë se do të shkojnë në kopsht për një ditë ose dy e më pas do të rrinë përsëri në shtëpi. Të mësosh rregullat dhe zakonet. Kjo i ndihmon ata të zhvillojnë aftësinë për t’u sjellë në • • • • më-nyrë korrekte brenda grupit. edhe nëse një i rritur nuk i vë rregulla. “Hodha një letër mu në postë”. Atyre u duhet shpjeguar me durim se që këtej e tutje ai do të shkojë çdo ditë në kopsht. Lojërat e fëmijës në këtë moshë janë shumë të pëlqyeshme kur shoqërohen me këngë e vjersha. Sameti 5-vjeçar. në Bathore. Një pjesë e madhe e këtyre i përkasin gjuhës së nënës dhe të gjyshes. aq sa i zë gjumi menjëherë sapo kthehen në shtëpi. do të thotë që pak më vonë të bëhesh edhe më i pavarur. duke marrë edhe ju pjesë në marrëdhëniet me fëmijët e tjerë/edukatoret. Prania e prindit nuk duhet të jetë për ta përjashtuar fëmijën nga kjo “detyrë”. Duhet bërë kujdes që ai ta ndiejë veten i barabartë dhe të stimulohet të luajë në mënyrën e tij. . Kjo nuk do të thotë se duhet kufizuar aktiviteti. për fëmijën. • Ndonjëherë fëmijët. “Roza rozina”. kur është i lirë. Nëse fëmija juaj vjen nga një zonë me gjuhë/dialekt tjetër. Në këtë moshë vendoset marrëdhënia e fëmijës me librat. Edhe fëmijët me probleme zhvillimi duhet të marrin pjesë njëlloj si fëmijët e tjerë në këto grupe shoqërore fëmijësh. • Është e këshillueshme që fëmijët në një grup të gjenden në mosha të ndryshme dhe të provojnë edhe grupe të ndryshme loje. Mos e çoni fëmijën në kopsht vetëm për një arsye praktike. Nëse ka ndodhur kështu. kërkon vetë t’i vendosë ato. në kohët e para lodhen shumë. se ju ka lindur një fëmijë tjetër në shtëpi. pas ditës së parë me fëmijët në kampin veror. por dhe me emocione. gati fjeti rrugës për në shtëpi. kur nuk janë njoftuar mirë.

oborrin etj. nëse nëna dhe babai kanë treguar interes dhe kanë dhënë kontributin e tyre për të zbukuruar mjedisin. mund të kenë bërë vizatime. Edhe nëse deri sot ju nuk i keni çuar fëmijët tuaj në kopsht. të kenë mbjellë • • • • një vazo me lule së bashku me fëmijën. të mësojë rregullat shoqërore dhe tolerancën. Për edukimin e fëmijës nuk mjafton vetëm vajtja në kopsht. nëse prindërit e tij e kanë vizituar të gjithë: vendin e ndenjes.392 PJESA VII VITI I GJASHTË . • Të gjitha këto mjedise janë më të sigurta për fëmijën dhe shpirtin e tij. edukatorit. Në këtë periudhë ai mëson të rrijë vetëm në mes të shokëve. Ai fillon të mësojë autoritetin e drejtuesit. aritmetikën. Ai provon vetë të bëhet udhëheqës i shokëve. mësuesit. merrni masa për ta bërë këtë tani. të kenë ndërtuar një lisharse në oborr etj.MOSHA E MENDIMIT fëmija më i rritur ka të drejtën e tij të rrijë në shtëpi. vjershat. Ai ka nevojë ta kuptoni. të zbulojë vlerat e veta dhe gjëra të tjera interesante përreth. Nëse ai dërgohet në kopsht. banjën. gjuhën. Ai po rritet! . • Të gjitha mjediset e një kopshti bëhen miqësore dhe të dashura për fëmijën. pavarësisht nga vështirësitë. Duart e nënës dhe të babait mund të kenë lyer murin. të lojës. me mësimet që ai merr atje. kjo duhet bërë vetëm nëse është i bindur dhe e dëshiron këtë gjë. numrat. Fare mirë nëna e tij me beben e vogël mund ta shoqërojë për një kohë të shkurtër. Ai ka nevojë për vëmendjen dhe dashurinë tuaj. të kenë bërë një stol të thjeshtë.

393 ANEKSE .

Fëmijët me nevoja të veçanta . Televizori dhe prindërit 10. Vaksinat dhe kalendari i vaksinimit të fëmijëve III. Regjistrimi i lindjes së fëmijës 2. Kurbat e rritjes së fëmijëve 2. prindërit dhe fëmijët II. Humbja e një prindi 5.394 ANEKSE I. Hap pas hapi 1. Nënat e punësuara 6.disa këshilla 9. Radha e lindjes dhe karakteristikat e fëmijëve • Karakteristikat e fëmijëve të vetëm • Karakteristikat e të lindurit të parë • Karakteristikat e fëmijëve të lindur pas të parit • Efektet e radhës së lindjes 3.Spitali. Pasojat që shkakton divorci i prindërve te fëmijët • Ndryshimet në jetën e fëmijës • Mosha e fëmijës • Gjinia e fëmijës • Zbutja e efekteve negative të divorcit • Reagime të mundshme të fëmijëve ndaj divorcit 4. Indeks . Duke u rritur 1. Ndihma e shpejtë V. Dhuna dhe fëmijët • Prindër të dhunshëm • Fëmijët e abuzuar • Si të mbrojmë fëmijët nga të gjitha llojet e abuzimeve 7. Loja si terapi 8. Një përmbledhje e sëmundjeve të fëmijëve Pyetjet që mund t’i bëni mjekut në lidhje me vlerësimin e zhvillimit të fëmijës suaj IV.

puna e tyre nuk do të regjistrohet. lindja vërtetohet vetëm me VENDIM TË GJYKATËS SË RRETHIT. Nëqoftëse ju nuk e deklaroni lindjen e fëmijës suaj. kjo është një kundërvajtje administrative dhe gjobitet me 5000 lekë. Nëqoftëse kjo kohë ka kaluar. fëmijët tuaj nuk mund të përfitojnë nga ndihma ekonomike për të papunët. ekonomike. sociale dhe kulturore. liritë politike. Kur të mbushin moshën. . fëmijët tuaj nuk mund të përfitojnë nga sistemi i arsimit parashkollor dhe shkollor. Kujdes! Deklarimi i lindjeve duhet bërë brenda 15-30 ditëve nga lindja. Duke qenë të paregjistruar.I Hap pas hapi Regjistrimi i lindjes së fëmijës 395 R egjistrimi lindjes i bën fëmijët tuaj shtetas shqiptarë. kështu që ata nuk do të përfitojnë pension. si dhe mundësinë të përfitojnë nga sistemi i përkujdesjes shëndetësore dhe sistemi i vaksinimit. Edhe nëse do të punojnë. duke u dhënë atyre të drejtën të përfitojnë nga të drejtat.

Fëmijët e parë zakonisht kanë rezultate më të larta në shkollë si dhe kanë një koeficient inteligjence më të lartë. që nuk dinë të sillen dhe mendojnë vetëm për vete. Ata janë më të mirë në matematikë dhe gjuhë.396 ANEKSE Radha e lindjes dhe karakteristikat e fëmijëve Karakteristikat e fëmijëve të vetëm Familja. që janë bërë. Përfundimi se fëmijët e vetëm mund të jenë të bindur. më tepër . edukohet si çdo fëmijë i parë (mbas të cilit mund të vijnë të tjerë). Është vënë re se djemtë. Por. me sjellje të mirë dhe konkurues. është arritur nga studimet shkencore. Karakteristikat e të lindurit të parë Sot ka shumë fakte që dëshmojnë se të lindurit e parë janë më të orientuar për të arritur sa më shumë në jetë. Zakonisht të lindurit e parë janë më të shoqërueshëm se fëmijët që lindin më pas. aq sa dhe “i madhi” i fëmijëve në një familje. është vënë re se fëmijët e vetëm janë po aq konkurues nga ana intelektuale. Kur lind fëmija i vetëm. Por. si dhe kanë një arsyetim gojor më të mirë se fëmijët që vijnë më pas. Fëmijët e parë bëhen shokë të prindërve dhe të afërmve më shumë sesa fëmijët e tjerë. mund të ketë vetëm një fëmijë. për një ose më shumë arsye. Opinioni popullor shpesh këta fëmijë i quan të llastuar dhe egoistë. a është e vërtetë kjo? Sipas studimeve shkencore. por që kanë vëllëzër ose motra të tjera. fëmijë të parë shfaqin çrregullime të sjelljes dhe shpesh quhen nga mësuesit si nevrikë dhe agresivë ndaj kujdestarëve të tyre. megjithëse të tillë. se sa të lindurit e mëvonshëm. vendosin marrëdhënie shumë të mira me të tjerët dhe kanë sjellje gati të njëjta me të fëmijët e lindur të parët. ata janë më pak të sigurt në situata sociale.

i cili ka një vëlla më të madh. . Efektet e radhës së lindjes Duket se prindërit i trajtojnë ndryshe fëmijët e parë. Prindërit zakonisht kërkojnë më tepër nga fëmijët e parë. ndaj edhe i kritikojnë më shumë sjelljet e tyre. shpesh kërkojnë vëmendjen e të tjerëve e miratimin e tyre. sepse pas “të parit” mund të lindë edhe një ose më shumë. Për shembull. mund të jetë (ose jenë) djalë apo vajzë etj. Kur bëhesh prind për herë të parë. Ka dhe raste të ndryshme. një djalë me një motër më të madhe. Sipas mendimit shkencor. Si rezultat i vëzhgimeve është arritur në përfundimin se fëmijët e lindur të parët nuk janë gjithmonë shumë popullorë. Karakteristikat e fëmijëve të lindur pas të parit Është e vështirë të jepen karakteristikat e tyre. sesa një djalë. nuk janë gjithmonë kështu. sjellja e fëmijës së dytë është e lidhur ngushtësisht me gjininë e fëmijës së parë. vendosin marrëdhënie më të mira me kujdestarët. je më i vëmendshëm ndaj fëmijës.RADHA E LINDJES DHE KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE 397 se sa fëmijët e lindur më vonë. janë më të bindur dhe shpesh më të përgjegjshëm sesa fëmijët e lindur më pas. Studime të ndryshme arrijnë në përfundimin se fëmijët e vegjël janë shumë popullorë në klasë. nga të lindurit e mëvonshëm. është i prirur të shfaqë më tepër sjellje “femërore”. Fëmijët e parë. edhe pse janë të shoqërueshëm dh. duke synuar të provojnë edhe veten në pozicionin e prindit. Mund të ndodhë që fëmijët e parë të jenë shumë popullorë dhe fëmijët e vegjël të jenë më të bindur dhe më të motivuar për të arritur rezultate të mira. Pas rritjes së suksesshme të fëmijës së parë. vihet re se fëmijët që lindin më pas. pasi ndihesh pa përvojë dhe shqetësohesh shumë për faktin se si mund dhe si duhet të rritet fëmija. prindërit fitojnë besim tek vetja dhe nuk janë më aq të shqetësuar për rritjen e fëmijës së dytë. Në një familje me më shumë se një fëmijë. sesa vëllai apo motra e madhe. sidomos vajzat. prindërit. se sa atyre që lindin më pas. janë më të lidhur dhe më të kujdesshëm ndaj fëmijëve të pare. pasi mëson nga motra e tij. këto që thamë më sipër. Në familjet me dy fëmijë. fëmijët e mesëm kanë një popullaritet mesatar dhe të mëdhenjtë janë më pak të tillë. Pra. Mendohet që kjo mënyrë sjelljeje e tyre vjen si pasojë e marrëdhënieve të veçanta me prindërit.

Mos prisni që fëmija më i madh të veprojë në mënyrë më të pjekur gjatë grindjes. rezulton se nënat me një fëmijë i theksojnë më tepër arritjet dhe rezultatet e fëmijëve të tyre sesa nënat me më shumë se një fëmijë. Ata i shtyjnë fëmijët e parë të jenë më të përgjegjshëm dhe të punojnë shumë me veten e tyre. “Kush e nisi?”. kupton se pushteti është i shpërndarë mes tyre në mënyra të ndryshme. pra jo vetëm njërin.398 ANEKSE Zakonisht prindërit presin më shumë nga fëmijët e parë. Si mund të punojmë të ulur rivalitetin mes fëmijëve: • Duke mos bërë krahasime mes një fëmije dhe tjetrit. ju duhet të veproni si arbitër. atëherë asnjeri nuk “fiton” gjë. atëherë: Qortojini të dy fëmijët. Mos pyesni kurrë. Në qoftë se fëmija rritet me vëllezër dhe me motra. gjë që nuk është shumë e pëlqyeshme në shoqëri. • Duke mos thënë para tyre se • • • - - - - - njërin prej tyre e kemi “pikë të dobët”. të bërtiturat apo keqkuptimet. kur duket që grindja mes fëmijëve po rritet shumë. pasi duhen dy veta për t’u zënë. Që të pushoni “dyluftimin” e fëmijëve. Nëse njeri ankohet. Të dy janë të përgjegjshëm për shpërthimin dhe zhvillimin e zenkës. Është vënë re se më të mëdhenjtë përpiqen të sundojnë më të vegjlit dhe të ulin arritjet e tyre. Duke shmangur zënkat. Pra. Mos e qortoni fëmijën më të madh duke i thënë të sillet si i rritur. Sundimi i fëmijës së madh mbi të vegjlit mund të ndihet edhe në marrëdhëniet e tij me njerëzit jashtë familjes. Nëse është e nevojshme ndërhyrja për zgjidhjen e zënkave. Duke i lënë fëmijët që të mësojnë t’i zgjidhin vetë ato. Duke kaluar kohë me çdo fëmijë. Nga një një studim që është bërë për arritjet në sjelljen e fëmijëve. se nga fëmijët e tjerë. Duke vepruar me shpejtësi. . veç e veç. përdorni stimuj. Kjo të bën të kuptosh se përse të lindurit më vonë i njohin më mirë marrëdhëniet me të tjerët. Duke i mbrojtur fëmijët nga çdo formë e abuzimit fizik dhe psikologjik ndaj njëri-tjetrit.

bëhen të pashoqërueshëm. është vërejtur se faktorët e mëposhtëm ndikojnë në kalimin e gjendjes së vështirë të fëmijëve me prindër të divorcuar. por. zakonisht. Edhe baballarët. shumë nëna kalojnë gjëndje trishtimi apo depresioni.PASOJAT QË SHKAKTON DIVORCI I PRINDËRVE TE FËMIJËT 399 Pasojat që shkakton divorci i prindërve te fëmijët N ë përgjithësi. Gjatë vitit të parë shpesh fëmijët shfaqin sjellje agresive. krijojnë varësi dhe nuk afrohen lehtë. sesa fëmjët me familje të plota. kopshtin. vëmendje dhe para për fëmijët e tyre. Nga studime të ndryshme dhe të besueshme. shkollën dhe këto i stresojnë fëmijët. Pakësimi i parave mund të sjellë ndryshim në jetën e fëmijëve. Pikërisht në momentin kur fëmijët kërkojnë më shumë vëmendje se kurrë. fillojnë të luajnë më pak me fëmijët dhe të kërkojnë më tepër disiplinë nga ata. Ata nuk janë të lumtur në familje dhe shfaqen më të shkujdesur në shoqëri e në lagje. Gjithsesi këto shfaqen ndryshe tek fëmijë të ndryshëm dhe jo të gjithë divorcet janë njësoj. Ndikimi negativ i divorcit të prindërve te fëmijët duket më shumë gjatë vitit të parë dhe të dytë pas divorcit dhe fillon të zbehet me kalimin e kohës. sidomos gjatë vitit të parë ndryshojnë sjellje ndaj fëmijëve të tyre. të zhvillojnë aftësi të reja dhe të zgjerojnë jetën e tyre shoqërore. Ndryshimet në jetën e fëmijës Në shumicën e rasteve. Gjithashtu prindërit ndryshojnë sjelljen ndaj tyre dhe kjo i mërzit fëmijët. apo fillojnë të kërkojnë punë. Gratë e divorcuara. që ndonjëherë. Kur nuk e fitojnë . detyrohen të ndryshojnë shtëpinë. prindërit të cilët po ndahen kanë më pak kohë. Zakonisht nënat kujdesen shumë për fëmijët dhe shtëpinë. fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje më të ulëta në shkollë. Zakonisht. sidomos në momentet e para të ndarjes ato janë më të shqetësuara për financat (paratë) dhe për të rritur vlerësimin për veten. jeta e fëmijëve ndryshon për keq kur fillon procesi i ndarjes apo divorcit.

Mosha e fëmijës Nuk ka një “moshë të mirë” që një fëmijë ta kalojë mirë divorcin e prindërve. Zbutja e efekteve negative të divorcit Fëmija. sesa vajzat. gjë që. Të gjitha këto ndryshime rrisin shumë pasigurinë tek fëmijët. shembullin e mashkullit të rritur. morali. lë gjurmë e ndikon në formimin e personalitetit të tyre. Në fakt. Ndarja e vë në pozita të pabarabarta njërin nga prindërit në lidhje me fëmjën apo fëmijët. ata zakonisht bëhen më të butë në kërkesat dhe sjelljet e tyre. Shumë baballarë fillojnë të sillen si më “rinorë” dhe mendojnë për histori të reja. Prindi (nëna ose babai). i cili i ndihmon ata në jetën e përditshme. apo ndryshojnë llojin e rrobave që veshin. ndërkohë që nënat me vajzat e gjejnë më shpejt një mënyrë komunikimi të mirë. nuk gjejnë më në shtëpi modelin. mund të varen nga ligji. ndryshojnë modelin e flokëve. psikologjia etj. duke jetuar me nënat. e përjetojnë keq ndarjen e prindërve. Ndryshimet në marrëdhëniet me fëmijët mes dy prindërve. Gjinia e fëmijës Zakonisht djemtë e kalojnë më rëndë ndarjen e prindërve dhe i kapërcejnë më me vështirësi situatat pas divorcit. në një mënyrë ose në një tjetër. që fiton të drejtën e kujdestarisë është në kontakte të vazhdueshme me ta. Nëse fëmijët e vegjël i ndiejnë më tepër efektet e menjëhershme të divorcit. Një nga arsyet që djemtë e kalojnë më rëndë divorcin mund të jetë edhe fakti se djemtë. sepse ndjeshmëria e fëmijëve ndryshon nga një moshë në tjetrën. prandaj men- . kurse tjetri është më larg. merren më shumë me sport.400 ANEKSE kujdestarinë e fëmijëve. fëmijët më të rritur i ndiejnë këto efekte më gjatë. lënë mjekër. pavarësisht nga mosha apo seksi. Nëqoftëse divorci ndodh në një moment ndryshimesh për fëmijën. për të mos thënë që edhe i shkëput fare kontaktet me fëmijët. Sidoqoftë. ose fëmijët. kultura. Te këta djem shfaqen çrregullime në sjellje në shtëpi dhe në shkollë. Kjo ndikon në sjelljen dhe gjendjen psikologjike të tyre. për shembull kur ai hyn në klasë të parë apo është në fillimet e adoleshencës. konfliktet mes nënave dhe djemve janë të zakonshme deri në gjashtë vjet pas divorcit. ato lënë shenja tek fëmijët. ai mund ta ketë shumë të vështirë ndarjen e prindërve. Ata që jetojnë të veçuar nga fëmijët.

vetëm pak prej tyre i shohin fëmijët më shpesh dhe mbajnë lidhje të ngushta me ta. fëmijët e pranojnë më shpejt me situatën kur e kuptojnë atë që po ndodh dhe kur vazhdojnë të kenë mbështetjen e atyre që i duan. sesa një situate që nuk e kuptojnë. në qoftëse prindërit kanë parasysh këto këshilla që përmendëm deri tani. Zakonisht. sidomos menjëherë pas divorcit. gjithashtu kjo tregon se prindërit mund të merren vesh me njëritjetrin për të mirën e fëmijës së tyre. janë këto: •· “Babi dhe mami kanë vendosur të mos jetojnë më së bashku të dy në të njëjtën shtëpi” • “Babi dhe mami nuk do të jenë . por situatat e vështira mund të zbehen me kalimin e kohës. Kjo do t’i ndihmonte fëmijët të ndiheshin më mirë. aq më të lehtë e kanë. Kapërcimi i pasojave të ndarjes së prindërve është i vështirë për fëmijët. nëse keni vendosur të divorcoheni. si dhe ato më poshtë: Si t’ua shpjegojmë divorcin fëmijëve Fëmijët e kuptojnë gjendjen në familjen e tyre. Duke ia mbajtur të fshëhtë. që fëmijët të mos tronditen rëndë (të traumatizohen). Disa nga gjërat që ju mund të thoni.PASOJAT QË SHKAKTON DIVORCI I PRINDËRVE TE FËMIJËT 401 dimi shkencor sugjeron: Përfshirjen afatgjatë të të dy prindërve në përkujdesjen ndaj fëmijëve Është e domosdoshme të përpiqeni. më e mira është që të dy prindërit bashkë ta shpjegojnë situatën. kanë probleme për takimet me baballarët. Me kalimin e kohës do të ishte mirë nëse prindërit do të takoheshin me njëri-tjetrin për të folur për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Sa më mirë dhe qetë të diskutohet divorci me ta. Edhe pse është shumë e vështirë. Lidhjet me baballarët janë shumë të rëndësishme për fëmijët dhe ndikojnë shumë në arritjet e tyre në shkollë. Nëse divorci do të ndodhë patjetër. rritet mundësia që fëmija ta marrë vesh këtë nga ndonjë person i papërshtatshëm dhe në një moment po të papërshtatshëm. ata nuk e kalojnë pa dëshpërim ndarjen e prindërve. baballarët pas divorcit i shohin fëmijët një herë në muaj. të cilët janë nën kujdestarinë e nënës. Shpesh prindërit mendojnë se fëmijët janë shumë të vegjël për të kuptuar arsyet e divorcit dhe për t’u pajtuar me ndarjen e prindërve. kopsht si dhe në lumturinë e tyre në shtëpi. është mirë që fëmijës t’i tregohet menjëherë ajo që pritet të ndodhë. Asnjë gjë nuk është më stresuese për fëmijët. Pothuajse shumica e fëmijëve. prandaj nuk e diskutojnë fare këtë çështje me ta. Gjithsesi. Kjo ul mundësinë që njëri prind t’i vërë fajin tjetrit.

të lagen në shtrat. Ata mund të fillojnë të thithin gishtin. fëmijët mund të kthehen mbrapa në një moshë më të vogël. pra për të gjithë ne. duhet të jeni të saktë dhe të prerë për t’ia bërë të qartë fëmijës se pajtimi juaj është i pamundur. sepse fëmijët ju kanë dëgjuar shpesh t’u thoni se i doni shumë dhe tani mund të mendojnë: “Ashtu siç mami nuk e do më babin. që kujtojnë se fëmija po e pranon situatën. por mendojmë se kjo është gjëja më e mire jo vetëm për ne të dy. Kjo sjellje shpesh kuptohet gabim nga prindërit. “Kam dhimbje barku!” ose “Më dhëmb koka!”. mund të mos të më dojë më dhe mua”. Lodhja fizike Lodhja fizike shprehet nëpërmjet ankesave si. nuk mund të shpëtojnë martesën e prishur. si për shembull “jetën”. që të rriturit të kujdesen më tepër për ta. . për shembull. ushqyerjen. fëmijët mund të kenë shumë reagime emocionale. me gjendje paniku/alarmi dhe konfuzion. Kjo ndikon për keq. Në fakt kjo tregon se ai e shikon ndarjen si një ngjarje shumë të rëndë. ne do të ndahemi. Zakonisht hidhërimi i tyre shfaqet: me mospranim dhe heshtje. me sjelljet e tyre. ai përpiqet të mbrojë veten nga humbja e madhe. Kthimi mbrapa/Regresioni Ngaqë nuk përballojnë dot ndjenjat e ankthit dhe të sikletit. Pra mund të mendojnë se dashuria e prindërve për ta një çast mund të mbarojë. me ndjenjën e fajit dhe me veprime armiqësore. Reagime të mundshme të fëmijëve ndaj divorcit Gjatë divorcit. Lodhja fizike shpesh shfaqet atëherë kur fëmija është i pasigurt në gjërat që më parë i fitonte apo i arrinte “pa vështirësi”. me kthim mbrapa. strehën dhe mbrojtjen. Na vjen keq që duhet të ndodhë kështu.402 ANEKSE më të martuar.” Është mirë të mos përdoret shprehja: “Babi dhe mami nuk e duan më njëri-tjetrin. dashurinë prindërore. Duket sikur atij nuk i intereson ajo që po ndodh mes prindërve. Duke bërë kështu. të cilën e ka shumë të vështirë ta pranojë. Mospranimi dhe heshtja Në këtë gjendje. Kur filloni t’u flisni. apo sikur nuk e kupton. Fëmijët mund të fillojnë të ankohen shumë. fëmija “mbyll sytë” ndaj situatës. Fëmijët duhet ta dëgjoj-në këtë nga goja e prindërve dhe të binden se çfarëdo që të bëjnë. me lodhje fizike. por edhe për ty. të flasin si bebe apo të paraqesin sjellje të tjera fëminore.

Nga ana tjetër. siguri dhe qetësi. Ndërkohë që divorci përfundon. Bisedat e ngrohta e të sigurta me prindërit u japin fëmijëve rehati. duhet bërë dallimi mes një reagimi normal dhe një tjetri jonormal. fëmijët përsëri do të kenë pyetje dhe shqetësime të tjera që duhen folur. çfarëdo lloj ndjesie të jetë ajo. sepse fëmijët rriten dhe mund të arsyetojnë më mirë. të qara dhe agresivitet të vazhdueshëm ndaj prindërve. kujdestarëve etj. duket pasur kujdes me fjalët që i thuhen fëmijës dhe sidomos djemve. fëmijët parashkollorë besojnë se kanë fuqi të tilla të jashtëzakonshme dhe se mendimet e tyre për prindërit janë plotësuar në mënyrë të magjishme. më pas do të jetë më e thjeshtë. prindërit u ushqejnë atyre dëshirën për të folur me ta për çështje të ndryshme. U takon prindërve. vështirësi në të mësuar. Shenjat mund të jenë: problemet me mësuesit.PASOJAT QË SHKAKTON DIVORCI I PRINDËRVE TE FËMIJËT 403 Sjellja armiqësore dhe ndjenja e fajit Sjelljet armiqësore shfaqen në nervozizmit. tërheqje. Kur flitet që në fillim. Prindërit nuk mund ta bëjnë shpejt këtë dallim. . “Lejoje fëmijën të ndiejë” Sipas kësaj kërkese duhet që prindërit t’i lejojnë fëmijët të ndiejnë atë që duan. Fëmijët e shfryjnë inatin te të tjerët në mënyrë që të përballojnë ndjenjën e fajit. pra është përgjegjësi e tyre t’u shpjegojnë me durim e dashamirësi fëmijëve dhe t’i bindin se ata nuk kanë asnjë lloj faji për divorcin. edukatorët. Duke u dhënë shpjegime për divorcin fëmijëve. Jo rrallë. sepse besojnë që janë ata përgjegjës dhe shkaktarë të ndarjes së prindërve. ata në asnjë mënyrë nuk duhet t’u ushqejnë atyre dhimbjen. të cilëve zakonisht u kërkohet të jenë të fortë apo të mos qajnë. inatit dhe në shpërthimit të ndjenjave të tilla. Për të arritur këtë. Por edhe pse prindërit nuk duhet t’i ndalojnë fëmijët të derdhin lot. Ato ndihmojnë për të çliruar emocionet. Fëmijët e vegjël. duke përfshirë edhe arsyet e pasojat e divorcit. që kalojnë nga sikleti në hakmarrje. Paniku/alarmi dhe konfuzioni Paniku dhe konfuzioni shfaqen atëherë kur fëmijët duhet të pranojnë jetesën e re. shpesh kanë ndjenja faji të forta. Lotët janë shprehje e natyrshme e hidhërimit.

e dinë shumë mirë se ç’është vdekja. nga mosha tetëvjeçare e më pas. Fëmijët. Një gjë që ndodh shpesh është mbrojtja ose largimi i fëmijëve nga bisedat për “humbjen”. Kjo ndihmon • • • • që fëmija të kuptojë se edhe të tjerët janë të mërzitur. Por fëmija duhet përgatitur për jetën. Duhet treguar e vërteta. Por si i ndihmojmë fëmijët tanë të pranojnë humbjen e një njeriu të dashur? Duhet të kuptojmë se nëse nuk veprojmë me zgjuarsi dhe hap pas hapi edhe për edukimin e fëmijës për të pranuar humbjen. Mos thoni kurrë gjëra të tipit “Babai/nëna jote ka ikur në një udhëtim të gjatë” apo “Zoti e mori me vete”. Nëse fëmija dëshiron të vijë në varrim. “ndarjen”. Në rastet kur prindi është shumë i tronditur.404 ANEKSE Humbja e një prindi N jë nga detyrat më të vështira të prindërve është të ndihmojnë fëmijët që të pranojnë humbjen. duhet lejuar të vijë. sidomos prindi. Kjo e fundit është padyshim humbja më e rëndë për fëmijën. Fëmija e ka të nevojshme të mësohet që të pranojë humbjen e një personi të dashur. e cila ka brenda edhe humbjen. madje edhe të njërit nga prindërit. të një miku. Siç e di dhe ti. Kjo e ndihmon atë ta pranojë vdekjen. Ne do ta ndiejmë mungesën e kësaj humbjeje”. Ai duhet të lejohet të shikojë edhe trupin. atëherë ato do ta kenë shumë më të vështirë dhe humbjet do të lënë gjurmë tek ata gjatë jetës së tyre. Prindi dhe të afërmit nuk para i shprehin ndjenjat e tyre për ngjarje të rënda dhe ca më pak për vdekjen. Përgjigjuni pyetjeve të tyre. atëherë një i afërm i dashur për fëmijën duhet ta bëjë këtë. mami/babi ka qenë shumë sëmurë dhe mjeku tha se ajo/ai nuk është/jeton më. janë të mërzitur. Fëmija e ka të nevojshme të mësojë (të dijë) se dhe të tjerët. Por si mund të ndihmohen në këtë drejtim? • Të mos fshihet dhimbja përpara fëmijëve. Është mirë që prindi t’ia tregojë vetë fëmijës humbjen e prindit tjetër. nëse e . “Një gjë e dhimbshme ka ndodhur. para fëmijës. por se të gjithë do të vazhdojnë të kujdesen për të (fëmijën).

pa u përpjekur për ta qetësuar. nënat e punësuara shpenzojnë shumë më pak kohë me fëmijët e tyre se sa nënat e papunësuara. për të punuar e për të luajtur me fëmijët e vet. duke pasur parasysh orët që punojnë) sesa fëmijët. apo gjetjen e një qendre ditore kujdesi. Nuk duhen ndaluar bisedat për të dhe rreth tij. duke pasur parasysh situ- atën. duke treguar ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë gjatë kohës që rrinë me ta. duke i thënë “mos u mërzit”. edhe nënat që punojnë mund të jenë të suksesshme në vendosjen e marrëdhënieve të sigurta me fëmijët. kjo nuk do të thotë se nuk e ndien atë. Sa më shumë kohë të marrë puna e nënës larg shtëpisë. Qani bashkë me ta nëse e ndjeni ose mund ta bëni diçka të tillë. Por ç’pasoja kanë në zhvillimin emocional dhe social të fëmijës këto lloje të tjera të kujdestarisë? Fëmijët që i kanë nënat e punësuara janë më pak të hapur me to (të paktën. • Duhet të përpieni të mbani të gjallë te fëmija kujtimin e prindit që s’është më. ashtu si edhe baballarët. Ndihmojeni. Reagimi i fëmijës mund të jetë i ndryshëm. Kur fëmija nuk flet për humbjen. Sipas vëzhgimeve shkencore. Nënat e punësuara N umri i tyre nuk është i pakët dhe u duhet të punojnë edhe kur fëmijët kanë shumë nevojë për to. që i kanë nënat në shtëpi gjithë kohën. një gjë e tillë arrihet nëse nënat e zëvendësojnë kohën e harxhuar larg fëmijës. Por. për një periudhë disa orëshe. prandaj u duhet të mendojnë për të siguruar lloje të tjera kujdestarie për ta. duke i thënë: “E di se të mungon shumë mami/babi”. brenda dhe jashtë shtëpisë si një bebisiter/dado. aq më tepër zvogëlohet koha dhe mundësia e tyre për t’u marrë. • Fëmija duhet ndihmuar të shprehë ndjenjat dhe mendimet. Është mirë të shikohen fotografi së bashku me fëmijën dhe të flitet për ato që kanë ndodhur në ditën kur është bërë fotografia. nënat nuk mund të jenë në shtëpi. Për këtë arsye. Është vënë re se ndikimi i prindërve te fëmijët mund të ketë sukses edhe nëse nënat punojnë. . një të afërm. Çdo lloj reagimi i tij duhet pranuar. pranë fëmijës/fëmijëve.HUMBJA E NJË PRINDI 405 kërkon një gjë të tillë. Zakonisht.

të cilët janë të dhunshëm ndaj njëri-tjet- . ata shumë shpejt “pajtohen” me rutinën ditore dhe kujdestarët. por ky konstatim vihet re në studime me familje që i kanë të dy prindërit. kur hyjnë në shkollë. Fëmijët i mësojnë sjelljet e dhunshme nga prindërit e tyre. përpara se të arrihet në përfundime. mund të formojnë një lidhje jo të sigurt me nënat. Dhuna dhe fëmijët Prindër të dhunshëm Ka studime të cilët dëshmojnë qartë se si dhe sa ndikon dhuna në shtëpi mbi të menduarin e fëmijës me kalimin e viteve. Kjo vlen për t’i shpjeguar nënave që të mos shqetësohen për fëmijët e tyre nëse i lënë ata nën kujdestarinë e qendrave. Shumë studime nuk konstatojnë dallime mes zhvillimit emocional të fëmijës me nëna të punësuara dhe atyre me nëna shtëpiake. duhet marrë parasysh edhe një anë tjetër e medaljes. Por fëmijët që shkojnë në qendra ditore janë zakonisht më të shoqërueshëm dhe më konkurues se sa ata që qëndrojnë në shtëpi me nënat. Po si reagojnë fëmijët ndaj tyre? A ndikojnë qendrat ditore për mirë apo për keq në zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve? Qendrat ditore dhe marrëdhëniet nënë/fëmijë Edhe pse fëmijët zakonisht shfaqin mospranim e vështirësi kur hyjnë për herë të parë në qendra ditore. ata do të zgjidhnin të qëndronin pranë nënave. Kur të dy prindërit punojnë. Ka pak shpjegime shkencore për qëndrimin emocional të fëmijës ndaj kujdestarëve të tjerë. çerdhe apo kopsht. Nëse fëmijëve do t’iu jepej mundësia të zgjidhnin.406 ANEKSE Por. Qendrat ditore dhe mosha e fëmijëve Fëmijët që futen në qendra ditore në moshë shumë të vogël dhe qëndrojnë pjesën më të madhe të ditës në to. përveç nënës. këta fëmijë mund të jenë më agresivë me kujdestarët dhe më pak bashkëpunues me të rriturit. Më pas. sesa fëmijët që janë futur në qendrat ditore në moshë më të rritur. Qendrat ditore ndihmojnë më tepër për një formim të mirë intelektual dhe për shtimin e njohurive të fëmijëve. një nga zgjidhjet më të zakonshme është çuarja e fëmijës në një qendër ditore.

Kjo sjellje e Mirës i bën shoqet të largohen prej saj. Ata kërcënohen me rrahjen dhe shpesh goditen nga prindërit e tyre për arsye të tilla si. dhimbje stomaku (kur nuk është sëmurë) • Nervozizëm. Për shembull. Fëmijët. kur kanë marrë në kopsht apo në shkollë një “notë të keqe”. Me kalimin e viteve vihen re ndryshime të mëdha në sjelljen e fëmijëve. Janë të shumtë fëmijët të cilët provojnë dhunë fizike në familje. ankth. siklet • Çrregullime në të ngrënë • Vlerësim të ulët të vetes • Tërheqje. Fëmijët e abuzuar Të gjithë besojmë se e ardhmja e shoqërisë varet nga mënyra se si ne i trajtojmë sot fëmijët tanë. Serioziteti për të kuptuar se çfarë pasojash sjell dhuna ndaj fëmijës ka filluar shumë vonë në shoqërinë tonë. ta godasë shoqen dhe ta përplasë kukullën. vështirësi në përqëndrim • Tendenca për vetëvrasje • Stres post-traumatik. Presioni i dhunës i tmerron fëmijët. për shembull. i ndruajtur. në rastin e Mirës. si dhe simptoma të tjera. Studiuesit tregojnë se rrahjet dhe abuzimet e prindërve ndaj fëmijëve të tyre sjellin probleme psikologjike dhe emocionale te fëmijët. trajtimi i fëmijëve ashtu siç duhet ende nuk ndodh. i kërkon asaj kukullën. i cili bën që fëmija të ripërjetojë traumën. veçohen nga të tjerët dhe janë gati të ngatërrohen në grupet që zihen. “Bashkëjetesa” me dhunën i mëson ata t’i bëjnë gjërat nga frika. Megjithatë. veçim • Arritje të pakta në mësime. Shumë prej tyre nuk shkojnë mirë në shkollë. kur dikush u ka shprehur “mospëlqim” për sjelljen e tyre. e cila duke luajtur “shtëpiash” me një shoqen e saj. Fëmija do të rritet “larg” prindërve dhe në jetë do të shfaqet i tërhequr. por Mirës nuk i pëlqen kukulla dhe fillon të qajë. Shoqja ia jep. Dhuna në familje ndikon shumë edhe në lojën e fëmijës. që kanë provuar apo vazhdojnë të provojnë dhunë në familje. madje dhe “frikacak”. të shfaqë sjellje shmangëse. shqetësim për sigurinë e tyre • Sjellje agresive ndaj të tjerëve • Shënja depresioni • Pagjumësi • Mungesë dëshire për të zbuluar mjedisin rrethues • Dhimbje koke. Shumë fëmijë të dhunuar shfaqin . për fat të keq.DHUNA DHE FËMIJËT 407 rit apo ndaj fëmijëve. të cilët e shohin apo e provojnë vetë dhunën në familje mund të shprehin: • Frikë. një lloj çrregullimi. për t’u afruar me të tjerët. ose kur nuk kanë rregulluar shtratin.

papunësia. nëse është shumë i vogël. Fëmijët e abuzuar (dhunuar) shfaqin probleme në marrëdhëniet shoqërore dhe ndodh gjithashtu që ata të mos fajësojnë veten për gjërat që ndodhin. duke përfshirë edhe shqetësimin për trupin e tyre.408 ANEKSE probleme në aspektet njohëse. ka më shumë mundësi të zhvillojnë sjellje abuzive në të ardhmen. pasojat mund të ruhen në kohë dhe të jenë shumë të rënda. Çfarë të bëjmë kur arrijmë kulmin e nervave Shumë prindër në momente të ndryshme përjetojnë ndjesi dhune ndaj fëmijëve të tyre. sesa fëmijët jo të dhunuar. Kur abuzimi është edhe seksual. por të fajësojnë faktorët e jashtëm që nuk janë nën kontrollin e tyre. Gjithashtu. Individët që kanë provuar abuzimin seksual. Për këtë arsye atyre i duhet një plan se çfarë të bëjnë kur ndodhen përballë një rasti të tillë: • Vëreni fëmijën në një vend të sigurtë . provojnë shumë pak kënaqësi seksuale.zakonisht në një krevat. shfaqin probleme të tilla në të ardhmen si një dëshirë të tepruar për të rënë në sy. të kujtesës në qoftë se do t’i krahasojmë ata me fëmijët e pa dhunuar. shpesh shfaqin probleme serioze psikologjike si shqetësim të lartë. Fëmijët e abuzuar kanë shumë pak mundësi të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe ata shfaqin shumë më pak ndjenja për të tjerët. sjellje homofobike. gjendje depresive dhe ankth. sic mund të jetë incesti (abuzimi seksual brenda familjes) apo përdhunimi. kanë vlerësim të ulët të vetes etj. Fëmijët e dhunuar shfaqin më tepër sjellje vetëshkatërruese dhe ka shumë mundësi të ushtrojnë dhunë mbi fëmijët e tyre kur të bëhen prindër. të cilët kanë më shumë mundësi të shkaktojnë dhunë se sa të forcojnë sjelljet mbrojtëse. Vajzat kanë vështirësi në vendosjen e marrëdhënieve shoqërore dhe sidomos në marrëdhëniet e dashurisë. Faktorë të dhunës ndaj fëmijës Shpesh përpiqemi të gjejmë se cili prind abuzon më shpesh ndaj fëmijës dhe duke bërë këtë. • Largohuni nga dhoma dhe . Vajzat gjithashtu kur rriten. Të rriturit të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale në fëmijëri. abuzimi me alkolin etj. Djemtë të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale. Është e rëndësishme të kuptojmë se në shumicën e rasteve është e vështirë të gjejmë një shkak të vetëm që sjell dhunë prindërore. ata mund të kalojnë në depresion. Keqtrajtimi i fëmijëve vjen si pasojë e elementëve të ndryshëm stresues. vlerësim të ulët të vetes etj. Disa faktorë mund të jenë problemet martesore. shpresojmë të gjejmë edhe mënyrën për të ulur apo ndaluar këtë problem. vështirësi në përmbushjen e aktit.

Pjesa e dytë e këtj rregulli është që nëse fëmijët thonë “Mjaft!“ dhe të tje-rët nuk u binden. Tregojini që të rriturit nuk zhvishen dhe nuk prekin organet seksuale në publik. kjo duhet t’ju ndihmojë. Kjo është e rëndësishme për t’u mësuar fëmijëve që ata mund të ndalojnë gjithçka kur nuk ndihen mirë. Kjo është një çështje që duhet marrë shumë seriozisht. Shtrëngoni dhëmbët duke kafshuar diçka. Si të mbrojmë fëmijët nga të gjitha llojet e abuzimeve Përdorni fjalët e e sakta: Mësojini fëmijëve fjalët e sakta për vaginën. Nëse ju vjen për të goditur diçka. apo shplani fytyrën me ujë të ftohtë. Mësojuni atyre rregullin “Mjaft!“ Kur luani vetë me fëmijët. penisin. Ata do të kenë besim që ju nuk do t’i rrihni. godisni një mobilje apo krevatin. mësojini atyre respektin për hapësirën private/personale të trupit. të cilat nuk përdorin frikën. të zemëruar etj. Flisni me ta fjalë ndjenje Ndihmojini fëmijet që të përdorin dhe shprehin ndjenjat e tyre kur janë të gëzuar. Nëse nuk përdorni rrahjen si dënim apo kërcënime të tjera gojore dhe nëse dëgjoni anën e tyre në një grindje. kur kanë një shqetësim. duhet të flisni patjetër me një specialist. Përdorni metoda disipline të pranueshme Zbatoni mënyra disipline. Kështu. të lumtur. por do t’i dëgjoni. bërtisni në një jastëk. Kështu ata do ta kenë më të lehtë të flasin me ju. Kjo i bën ata të mund të flasin më lirshëm për trupin e tyre dhe i heq misterin e panevojshëm. Mësojini të respektojnë hapësirën private/personale Dalngadalë. ku ngjan i gëzuar dhe i qeshur. një psikoterapist apo psikolog. • Vendosni çfarë duhet të bëni për të shkarkuar nervat -nëse ju vjen për të bërtitur. apo kur ata luajnë me të tjerë. atëherë ata duhet të kërkojnë ndihmë nga një i madh. para njerëzve të tjerë dhe shpegojini që ju dëshironi që dhe ai t’i ndjekë këto rregulla. Sigurohuni që të gjithë pjesëmarrësit e lojës e respektojnë këtë rregull. fëmijët tuaj do të jenë të sigurtë t’ju drejtohen juve dhe kur ndihen në faj. thithkat e gjirit etj. .DHUNA DHE FËMIJËT 409 shkoni në një vend të qetë. Nëse këto ndjenja të dhunshme dhe agresive ndaj fëmijës suaj i keni shumë shpesh. mësojini që ka një rregull që thotë “Mjaft!“ dhe ky duhet respektuar. duke thënë “Mjaft!”. dëgjoni pak muzikë apo shihni një fotografi të fëmijës suaj. Pini një gotë çaj. ju mbroni fëmijën tuaj dhe shijoni fëmijërinë e tij bashkë me të.

Ata mund të mësojnë që të lajnë vetë organet e tyre seksuale. Fëmijët nuk duhen mësuar që të mbajnë gjëra për vete. Ata mund të shqetësohen kur përballen me tema seksuale. Kini kujdes për fjetjet jashtë shtëpisë Fëmijët mund ta kalojnë natën vetëm tek shtëpia e dikujt që ju e njihni mirë dhe kur e dini që nuk do të ketë vizitorë të tjerë. si në jetën e vërtetë. të cilët edhe ju do të donit t’i puthnit dhe përqafonit. Kini kujdes me dadot. Kini kujdes për çdo ndry- . apo një shok“. të cilët do të kalojnë natën atje. në lokale apo diku tjetër. që duhet mbajtur e fshehtë për pak ditë.410 ANEKSE Kujdes me seksualitetin e fëmijës suaj Vishini fëmijët sipas moshës. Nëse ata kanë një problem. Mos bëni shaka të tipit “fëmija juaj ka një të dashur. nëse dikush e fton fëmijën tuaj në shtëpi. Respektoni trupin e fëmijës Që nga koha që fëmijët nuk mbajnë më panolina. Përdorni fjalën “surprizë“ dhe jo “sekret”. Nganjëherë. kur doni të flisni për një dhuratë apo për një festë. por ju nuk ndiheni të sigurt me këtë person. Shkoni me ta në tualete publike Mos i lini asnjëherë të shkojnë vetëm në banjat jashtë. është më mirë që ata mos të vishen si të rritur. Kini besim tek ndjenjat (intuita) tuaja Veproni ashtu si e ndjeni ju. por prekjen ta bëjnë ata vetë. Kështu. Hiqni dorë nga sekretet Mos mbani sekrete në jetën tuaj familjare. është më mirë që t’ju tregojnë juve që t’i ndihmoni. edukatoret Zgjdhini mirë kujdestaret dhe shpesh bëjini kontrolle të befasishme. fëmijët të cilët kërcënohen nga dikush që të mbajnë sekrete. Thoni“jo“. do ta kuptojnë se kjo është e gabuar dhe që ata duhet t’ia tregojnë prindërve. pra 3-4 vjeç. Vendosni një shprehje me fëmijën tuaj. ashtu dhe në televizor. që do të thotë që ai nuk ndihet mirë dhe që duhet të vini ta merrni menjëherë. Mos i shtyni fëmijët që të afrohen shumë me njerëzit Shtyjini fëmijët të puthin vetëm ata njerëz. e vetmja shenjë e abuzimit mund të jetë një ndjenjë e juaja për një person apo për një ngjarje. asnjë njeri tjetër përveç tyre (dhe mjekut) nuk duhet t’ua prekë organet seksuale. për shembull “Jam pak i sëmurë“.

• Fëmijës i duhet edukuar. apo dyshues ndaj të gjithëve. . Nëqoftëse për këtë çështje nuk flitet kurrë. do të thotë të flitet midis gjithë anëtarëve të familjes. kushdo qoftë ky i rritur. Ata duhet të mësohen të ndiejnë dëshirat e tyre. Të flasësh në familje. të qara. për notat e mira në mësime. • Është shumë e rëndësishme të mos ta bëjmë fëmijën të ketë frikë nga komunikimi me njerëzit. Nuk i duhet thënë fëmijës ‘’ma thuaj më vonë’’ sepse kjo ‘’vonë’’ nuk vjen më kurrë. ata duhen mësuar të thonë “jo” nëse nuk ju pëlqen. • Fëmijët duhen edukuar në mënyrë të tillë që të jenë pronarë të trupit të tyre. pagjumësi e papritur që nuk lidhet me ndonjë sëmundje. Nëse një fëmijë ndryshon.DHUNA DHE FËMIJËT 411 shim tek fëmija juaj. të bëjë veprime me trupin e tyre dhe nëse kjo ndodh. Edhe veprimet e dënueshme. Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimet seksuale • Mbrojtja më e mirë nga abuzimi seksual (pedofilia) është njohja e fëmijës. • Me çdo kusht duhet kërkuar respekti i fëmijës që në bark të nënës. ta prekë në vende delikate (intime). atëherë fëmija mendon se kjo është diçka e pistë dhe e turpshme. këtu ka diçka serioze. Nuk duhet dënuar asnjëherë për fjalët që thotë. Çdo dhuratë duhet të lidhet me gëzimin e një feste si ditëlindja. të thëna me fjalë nuk janë të dënueshme. nuk flet më. “nuk është më ai i pari’’. • Në familje duhet folur edhe për seksin. Një fëmijë që është i sigurt në vetvete dhe i sigurt në besimin e prindërve të tij. • Asnjëherë fëmijët nuk duhen shpërblyer me lodra e dhurata për shërbimet që bëjnë. flasin. ndodh për faj të të rriturit dhe ky i rritur duhet dënuar. rritur dhe mbrojtur besimi tek vetja që në moshë të vogël. nuk fle më si më parë. që në ditët e para të lindjes. Kur dikush afrohet t’i puthë ose përqafojë. • Duhet t’i tregohet fëmijës se askush nuk ka të drejtë ta zhveshë. Vini re me vëmendje sinjalet që ata ju japin. është i sigurt në mbrojtjen nga dhuna. Fëmijët që kanë besim se nuk dënohen dhe shahen. përfundimi i vitit të kopshtit ose të shkollës. e mendimeve dhe e ndjenjave të tij.

përveç të mirave që ka për fëmijët. Përmes interpretimit. edukatoret. emocionet e tyre në një mënyrë direkte. frikën. loja “shtëpirash”. pa fshehur asgjë. ndihmojnë shprehjen e lirë të emocioneve. psikologu. iu qartëson ndjenjat dhe ndihmon fëmijët të ndryshojnë sjelljet emocionale. gjatë lojës me fëmijët drejtojnë pyetje të tilla si: “A është e lumtur kukulla tani?” apo “Pse qau kukulla?”. psikoterapisti. por edhe një mundësi shumë e mirë për të bërë ndryshime tek sjellja. ankthet dhe frikat e fëmijës. mendimet dhe emocionet e fëmijës. . të ndërtojë një personalitet të shëndoshë dhe të përmirësojë marrëdhëniet ndërpersonale. Loja është bërë një burim i rëndësishëm për të marrë informacion dhe për të kuptuar zhvillimin e personalitetit të fëmijës. vizatimet etj. apo mësuesi etj. jep mbështetje emocionale. psikologët. Psikoterapistët. por tashmë në një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë. Terapia përmes lojës i bën të mundur fëmijës të jetojë përsëri konfliktet apo problemet. për të punuar me fëmijët që kanë një problem apo një shqetësim të caktuar. Përmes lojës. Loja nuk është vetëm një mjet për të kuptuar dhe për të nxjerrë në pah problemet e fëmijës. mësuesit etj. si dhe të fitojë sigurinë dhe të mos përjetojë ndjenjat e ankthit. për t’i dhënë mundësi fëmijës të shprehë emocionet. që të kuptojnë qartë ndjenjat. të cilat e kanë shqetësuar.. ashtu edhe fizike (në rast se fëmija ka pësuar dhunë fizike). emocionale. fëmijët shprehin ndjenjat. Kjo bën që fëmija të mos përjetojë frikë. përdoret dhe në një mënyrë tjetër: nga specialistët (psikologët. Përmes lojës është më e thjeshtë të kuptohet se si fëmija ndjen dhe kupton problemet. edukatori. Zakonisht terapia e lojës bëhet përmes kukullave apo kafshëve prej pellushi. për të çuar më vonë një përmirësim të gjendjes së tyre psikologjike. Me anë të lojës fëmija fillon të krijojë besimin tek të tjerët. Gjithashtu edhe lojra të tilla si ndërtueset. emocionet.412 ANEKSE Loja si terapi L oja. të mësohet me ndryshimet e nevojshme që sjell jeta. psikoterapistët)..

Fëmija mëson të ndryshojë përmes kënaqësisë. Kur prindërit ballafaqohen me mangësi. ose ndryshe njërin. Kontrolli mjekësor që bëhet dallon defektet në sistemin kockor. për kapërcimin e kësaj gjendjeje tepër të vështirë e jo pa pasoja. por edhe zhvillimin e inteligjencës. Kjo sjell jo vetëm zhgënjim dhe vrasje të ëndrrave prindërore për fëmijën që do të vinte. Tronditja. defektet në organet e brendshme. t’i pengojë ata të merren me gjëra të tjera apo të marrin vendime të arsyeshme. por sidomos me .DISA KËSHILLA 413 Terapia përmes lojës është një mënyrë shumë e suksesshme për të sjellë ndryshime të natyrshme tek fëmija. Kështu lind tek këta prindër ndjenja e turpit ndaj prindërve të tjerë dhe xhelozia për bashkëmoshatarët e fëmi- Mangësitë fizike apo aftësitë e kufizuara të fëmijës janë tepër të vështira për t’u vënë re nga prindërit (vetëm kur duken qartë që në lindje) menjëherë pas lindjes. ndryshe tjetrin). por e ka të vështirë të dallojë aftësitë e fëmijës. rekomandohet këshillimi me të afërm të familjes. aftësitë e kufizuara të fëmijës. psikologë). shumë prindër arrijnë në përfundimin se ëndrrat e tyre janë vrarë. është tepër e rëndë për të dy prindërit. i takon prindërve të marrin “vendimin” për të përcaktuar sjelljen (qëndrimin) ndaj tij. kuku- llave. miqve duke bërë të mundur në këtë mënyrë jo vetëm qetësinë shpirtërore. miq të besuar dhe me specialistë (mjekë. Edhe pas të gjitha këshillimeve. por edhe mund t’i paralizojë prindërit për momentin (njësoj të dy. kur prindërit binden që fëmija i tyre është i kufizuar në aftësi. Fëmijët me nevoja të veçanta . që mund të shfaqen pas lindjes sjellin tronditje të fuqishme psiqike e shpirtërore te prindërit. është normale që të tronditen. psikoterapistë. se janë prindër të dështuar dhe se shtëpia e tyre tashmë është shkatërruar.FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA . Sidoqoftë. trauma e këtij momenti.disa këshilla L indja e një fëmije me të meta të dukshme fizike apo përballja fillimisht me nevoja të veçanta të fëmijës. Pas kapërcimit të situatës shokuese të fillimit.

të jenë në kontakte e të hapur për të ndarë eksperienca me të tjerët. që nuk mund të marrin menjëherë përgjigje. janë bërë “të fortë”. Në fillim. Vështirësitë e fëmijës i nxisin sidomos prindërit. që. . të kërkojnë ndihmë nga specialistët dhe më e rëndësishmja. ta ndihmojnë dhe ta duan njëri-tjetrin. bëhen pjesë e jetës së tyre të përditshme. por. Pas njëfarë kohe. Edhe pse fëmija do të fillojë t’i kuptojë kufizimet e veta. përsëri do t’iu mbetet kohë për miqtë. pavarësisht kësaj. Ata fillojnë të shohin se me gjithë sakrificat që u duhet të bëjnë për fëmijën. Zhvillimi i një qëndrimi pozitiv të prindërve ndaj fëmijës me aftësi të kufizuara është shumë i rëndësishëm. Kjo i bën ata që ta shohin të ardhmen të zymtë. ai vazhdimisht duhet ushqyer e nxitur që të zhvillohet. kur bëhet fjalë për aktivitete fizike. E rëndësishme është që këta prindër të kuptojnë se nuk janë të vetmit në “zi” apo të vetmit që mendojnë në këtë mënyrë dhe që kjo do të kalojë. fillojnë të largohen e të mos shfaqen më kurrë tek ata. shumë nga përkujdesjet dhe shërbimet për fëmijën. e duan më shumë njëri tjetrin dhe ndihen më të bashkuar për shkak të kësaj vështirësie. brenda mundësive që kanë . shqetësohen për qindra pyetje. Shumë familje që kanë fëmijë të tillë. të cilat shfaqen tek prindërit. Prania e një fëmije me nevoja të veçanta nuk është dhe nuk duhet parë si fundi i botës. Shumë nga ato “tmerre”. në raportet me këtë fëmijë. familjen. Me kalimin e kohës ata do të fillojnë të ndihen më mirë. gjë që do t’i ndihmojë të përpiqen më shumë për të ndihmuar fëmijën. Kjo ndonjëherë është më e vështirë për fëmijët me kufizime fizike. për plotësimin e nevojave dhe dëshirave të tyre. kur kuptojnë se fëmija i tyre ka një ose më shumë aftësi të kufizuar. por edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të punojnë së bashku. këto ndjenja dhe emocione janë normale: kjo është pjesë e periudhës “së zisë”. por edhe më pas është e rëndësishme që ata të jenë apo të mbahen të informuar për gjendjen e fëmijës.414 ANEKSE jës. që e kalojnë shumica e prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara. Prindërit. fillimisht prindërve u duken si sakrifica. së bashku prind-fëmijë duhet “të kënaqen dhe të bëjnë ç’është e mundur”. Gjithsesi. të shprehin hapur ndjenjat dhe të bëjnë biseda të lira e të hapura me anëtarët e familjes.

Besimi “i verbër” i fëmijëve tek gjithçka që thonë reklamat . i cili sheh një ske- . në formimin e dhe forcimin e stereotipeve të ndryshme sociale.) Pasojat e skenave të dhunshme të filmave (rrahje. Shpesh koha e harxhuar prej tyre para ekranit të vogël është një burim grindjesh mes prindërve dhe fëmijëve. gjatë së cilës fëmijët mund të bëjnë gjëra të tjera. i bën ata të kërkojnë dhe të duan pothuajse çdo gjë që shfaqet në to. që ju bëjnë shumë më mirë. zakonisht i marrin mesazhet e reklamave që jepen në televizor ashtu siç janë. e cila thoshte se po t’i përdornin fëmijët këto vitamina. prindërit e kanë shumë të vështirë të gjejnë një zgjidhje. Tre janë problemet më të rëndësishme që sjell shikimi i televizorit: • Pasojat e reklamave mbi fëmijët. Ata s’dinë c’të bëjnë: t’i kundërshtojnë kërkesat. pasi kishte gëlltitur dyzet copë vitamina për fëmijë. sepse e kanë vështirë të kuptojnë të vërtetën.) • Koha e harxhuar para ekranit. Kërkesat e tyre i vënë në vështirësi prindërit. i japin një shembull të keq atyre. (Për shembull.TELEVIZORI DHE PRINDËRIT 415 Televizori dhe prindërit T ë gjithë e dimë se shikimi i televizorit zë një kohë shumë të madhe të ditës të fëmijëve tanë. Vajzat dalin në reklama vetëm për pamjen e tyre. • Pasojat e skenave të dhunshme të filmave (rrahje. Një djalë 4 vjeçar kaloi dy ditë në spital. goditje. Edhe pse i njohin pasojat te fëmijët. goditje.) Shumë psikologë janë të mendimit se skenat e dhunshme të para nga fëmijët. përgjithësisht fëmijët nëpër reklama janë djem biondë dhe vajzat zakonisht janë në role pasive. “Mashtrimi” i reklamave televizive në këto mosha. Pasojat e reklamave mbi fëmijët Fëmijët e moshës parashkollore. duke i bërë të dhunshëm. ndonjëherë mund të jetë i rrezikshëm. do të bëheshin shumë shpejt të mëdhenj dhe të fortë. vrasje etj. Fëmija. Reklamat ndikojnë gjithashtu. apo t’i plotësojnë dhe të blejnë atë që ua kërkojnë. ai e kishtë bërë këtë pasi kishte parë një reklamë televizive. vrasje etj.

jo vetëm që e imiton menjëherë. Ai iu “vjedh” atyre kohën e lojës. sa më agresivë bëhen ata. me ose pa dashje. Gjithashtu. Sipas një studimi. sepse ata e kanë më të vështirë të dallojnë fantazinë. por e përsërit dhe më vonë. Fëmijët që i ndjekin për orë të tëra programet në televizor ka më shumë mundësi të bëhen agresivë. sesa fëmijët që i ndjekin më pak ato. Gjatë viteve të para të jetës. sesa ata fëmijë që shohin më pak. Por nga studimet që janë bërë është kuptuar se përrallat te fëmijët kanë po atë efekt. më pak shoqërorë dhe të varur. Gimi është një fëmijë normal. sesa për mirë te fëmijët. përrallën nga e vërteta. Këto pasoja shtohen me kalimin e kohës. aq më shumë skena të dhunshme duan të shohin. apo nuk shohin fare televizor. i bën ata më pak krijues. Sot është shumë e vështirë të gjesh familje të cilat nuk kanë televizor në shtëpi. mund të mos veprojnë (të mos bëjnë asgjë) kur ndeshen me veprime të dhunshme në jetën e vërtetë dhe.416 ANEKSE në të dhunshme në televizion. kanë më pak arritje në shkollë. Edhe shpejtësia e skenave i bën përshtypje fëmijëve. që fëmija të zhvillojë shprehitë e të folurit. të cilët shohin qëndrojnë për shumë kohë para televizorit. Për fat të keq. Vlerën e këtij komunikimi nuk mund ta zëvëndësojë kurrë televiziori. gjatë së cilës fëmijët mund të bëjnë gjëra të tjera. ka shumë rëndësi komunikimi mes tij dhe prindërve (të rriturve). Një arsye tjetër pse ndikojnë kaq shumë skenat me dhunë tek fëmijët. Por. të cilat pëlqehen nga fëmijët e vegjël. duke parë televizo- . Fëmijët. rrisin agresivitetin te fëmijët. mund t’i lejojnë të tjerët t’i dhunojnë. filmat me ndryshime të shpejta skenash (si tek përrallat me kartona). përsëri ka shumë skena të dhunshme. që shohin shumë shfaqje me dhunë në televizor. fëmijët. Prindërit e tij shpresojnë se ai do të mësojë të flasë. një gjë është e sigurt. Prindërit shpesh mendojnë që fëmijët e kuptojnë vetë se përrallat me kartona nuk janë të vërteta. Koha e harxhuar para ekranit. që kanë telenovelat tek të rriturit. edhe në përrallat me kartona. i lindur nga prindër të shurdhër. që u bëjnë shumë më mirë Shumë studiues shpjegojnë se televizori ndikon më shumë për keq. Fëmijët parashkollorë ndikohen më shpejt dhe më tepër nga dhuna e shfaqur në programet televizive sesa fëmijët më të mëdhenj. është se fëmijët nuk i kuptojnë dot pasojat e vërteta që sjell dhuna.

Në moshën 3 vjeç e 9 muaj. kurse qëndrimi gjatë para televizorit e pengon. Një fëmijë. atëherë nuk do të shohin më fare televizor. që është marrë me pasojat e televizorit te fëmijët. moshatarët. nuk do të thoshte kurrë që fëmjët të lihen të lirë të shohin televizor kur të duan dhe sa të duan. Fëmijët dhe dhuna televizive Televizioni mund të ketë një ndikim shumë të fortë në zhvillimin e sistemit të vlerave. të cilat formohen nga loja me të tjerët. Disa të tjerë thonë që fëmijët ta shohin televizorin vetëm bashkë me prindërit. “e bllokon” mundësinë e zhvillimit të shoqërisë. gjuha e tij ishte jo normale për moshën e tij. Djalin e ndihmoi ta kapërcejë këtë gjendje trajtimi nga specialistët e të folurit. madje edhe për orë të tëra çdo ditë para ekranit. fëmija qëndronte me orë të tëra para ekranit. Shumë prindër kanë gjetur këtë mënyrë komunikimi të fëmijës me ekranin e vogël – vetëm një orë në ditë para televizorit. por edhe adoleshentët ndikohen dhe mund: • të mos u bëjë më përshtypje dhuna. Duke qëndruar për një kohë të gjatë. • të imitojnë dhunën që shikojnë në televizor. dhe të kritikojnë programet me përmbajtje jo-edukative. si një mënyrë për të zgjidhur problemet. si dhunues dhe/apo . fëmijët. prindërit. i cili shkon në klasë të parë pa aftësitë e nevojshme bashkëpunuese. Gjuha zhvillohet nga marrëdhëniet me të tjerët. ose vetëm në mbrëmje. apo vetëm të shtunave – duke “kërcënuar” se në qoftë se ata nuk e respektojnë këtë rregull. më të rriturit. sikurse të tjerë mund të stimulojnë çrregullime në sjelljen e fëmijëve. • të gjejnë veten tek personazhet e filmave. asnjë psikolog. Është e vërtetë që një pjesë e madhe e programeve të sotme televizive janë të mbushura me skena dhune. • të pranojnë dhunën. mund të mos jetë i zoti të vendosë marrëdhënie normale dhe të mësojë nga mësuesi apo nxënësit e tjerë. ose t’iu lejohet me kohë tepër të kufizuar dhe vetëm programet “e kontrolluara”. Kështu. Kështu prindërit mund t’i shpjegojnë fëmijëve vlerën dhe kuptimin e emisioneve edukative. Shpesh edhe përrallat me kafshë kanë të pranishme “luftën”. Çfarë mund të bëjnë prindërit? Disa studiues rekomandojnë që. “dhunën”.TELEVIZORI DHE PRINDËRIT 417 rin. por një gjë është e sigurt. sidomos parashkollorëve (deri në 6 vjec) të mos u lejohet fare shikimi i televizorit. Nuk mund të jepet një “recetë” se si prindërit duhet të kontrollojnë shikimin e televizionit nga fëmijët. megjithatë ai filloi të flasë rreth moshës dy vjeç e gjysëm. Disa programe mund të ushqejnë vlera të mira.

të ndërrojmë kanalin ose të fikim televiorin. ose mund të shfaqen me kalimin e viteve. Spitali. Ndjekja në mënyrë të rregullt nga fëmijët e programeve televizive të ngarkuara me dhunë. Kur ndeshemi me to në prani të fëmijës. Si t’i mbrojmë fëmijët nga “dhuna televizive”: • të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj programeve • • • • • që shohin fëmijët tanë dhe disa prej tyre t’i shikojmë së bashku me ta. Fëmijë. të programojmë kohën. kurse në jetë dhuna sjell vërtet vdekjen). Mund të ndodhë që fëmija të bëjë operacion bajamet. ka shumë të ngjarë ta imitojnë atë. veshin. të theksojmë më shumë se një herë se problemet nuk duhet të zgjidhen me dhunë. të mos vendosim televizor në dhomën e fëmijëve. konsulta etj. të shprehemi mospëlqimin tonë për skenat e dhunshme para fëmijëve. ndikohen më lehtë nga filmat ku sundon dhuna. nuk vdes vërtet. të cilët shikojnë shfaqje ku dhuna është e përsëritur dhe e pandëshkuar.418 ANEKSE të dhunuar. serume. prindërit dhe fëmijët und të ndodhë që një fëmijë mund të shtrohet në spital ose të shkojë në spital për vizi- M të. edhe nëse në familjet e tyre nuk ka dhunë. duke vendosur kufij për orët e shikimit të televizorit. Ndonjëherë. sjell tek ata agresivitet të lartë. analiza. edhe vetëm shikimi i një programi mund ta çojë fëmijën të bëjë sjellje agresive. të mos lejojmë fëmijët të shohin filma. Pasojat e “dhunës televizive” te fëmija mund të duken menjëherë. Të rinjtë mund të ndikohen nga veprimet e dhunshme. Fëmijët me probleme emocionale apo me sjellje të paqëndrueshme. të qepë . duke u shpjeguar se pse nuk duhet parë ky program. t’i tregojmë dhe t’i shpjegojmë fëmijëve ndryshimin mes filmit dhe jetës (aktori nuk vritet. që dihet se kanë skena dhune.

Nuk duhet harruar se ai e ka të vështirë përdorimin e gjuhës dhe të shenjave. PRINDËRIT DHE FËMIJËT 419 plagët e marra ose të bëhet synet. më raftë pika”! “Si të la nëna jote të sëmuresh. Asnjë veprim mbi trupin e fëmijës nuk duhet bërë i pashoqëruar me fjalën dhe komunikimin e mjekut apo infermieres që po e bën këtë veprim. të lëvizjes trupore. Duhet bërë kujdes jo vetëm për vuajtjet fizike të fëmijës shkaktuar nga sëmundja dhe ilaçet. Ata çdo ditë po mësojnë të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht. ç’të ka bërë kështu!” • • • • etj. asnjëherë mjeku ose infermierja nuk duhet të luajnë rolin e “prindit” tek fëmija. por edhe për vuajtjet shpirtërore të fëmijës. infermierja nuk duhet ta gënjejë duke i thënë se “do vijë mami tani” por duhet t’i thotë fëmijës : “Nëna jote nuk vjen dot. por ajo po mendon për ty. Për këtë arsye ai në spital nuk ka nevojë vetëm për kujdesin mjekësor. dhe kjo është detyrë e vështirë. krijojnë personalitetin. të do shumë”. Në rast se prindi për një arsye apo një tjetër nuk mund të jetë pranë fëmijës në spital. bërjes së serumit dhe ilaçeve që shërojnë fëmijën. nuk dë- . Punonjësit e shëndetit nuk duhet të flasin midis tyre për çështjet që i përkasin fëmijës sikur ai nuk është aty. Duhet patur parasysh që të gjitha këto mund të jenë tronditëse për fëmijën. për rrezikun e veçimit të tij. shpirtin e tij dhe formimin e personalitetit. Por në këtë moshë fëmijët vazhdojnë të rriten. • Fëmija në spital ka nevojë të ndiejë dhe trishtimin dhe ankthin e nënës dhe babait sepse kjo e qetëson fëmijën. por edhe për atë psikologjik. Është e gabuar sjellja e mjekëve kur shpesh i nxjerrin prindërit nga dhoma në çastin e vizitës. veçanërisht nëse janë të gjata. të përshtatjes në mjedis. prekjes së trupit. ndikojnë shumë në kujtesën. ndjenjën. nuk e dëmton fëmijën e saj. Veprimet e heshtura nga njerëz të panjohur e bëjnë fëmijën të ndihet shumë keq. Një nënë që qan e mërzitur. Për personelin shëndetësor (por edhe prindërit mund ta lexojnë): • Të gjithë fëmijët deri në moshën tre vjeç kanë nevojë për kujdesin e nënës së tyre.SPITALI. Fëmijës i duhet shprehur vetëm shqetësimi që ndiejnë prindërit nga dashuria e tyre. sepse këto përvoja. Në rastet kur shtrimi në spital është për një kohë më të gjatë se një ditë. si dhe siguria që ai do të bëhet mirë dhe shpejt do të kthehet në shtëpi. Ata çdo ditë dhe në çdo gjë të vogël. • Por edhe ky trishtim duhet kufizuar: nuk duhen përdorur fjalë si “E shkreta unë.

Sot. Lavdërojeni gjithmonë fëmijën se është aq i zoti sa po përballon të gjitha këto momente të vështira. • Pyesni infermieret nëse mund ta ushqeni me dorën tuaj. Tregojini se këtë po e bëni që ai të shërohet. nëse është i vogël. për të dhe për prindërit e tij. Komunikoni me fëmijën për gjithçka që po ndodh. Nëse e bëni këtë. përpiquni të silleni si zakonisht në shtëpitë tuaja. edhe nëse s’i kupton. • Për ta bërë fëmijën të ketë më pak ankth dhe të ndihet më rehat. Në këtë mënyrë fëmija do të ndihet i sigurt dhe mund të përballojë më mirë shqetësimet. lajmërojeni me fjalë fëmijën që do ta çoni në spital. Thuajini se ai ka shumë të drejtë të qajë dhe të trembet. i ndien të gjitha sjelljet dhe bisedat përreth tij. do të kishit frikë nga dhimbja dhe ndoshta do të qanit. Ju duhet të përpiqeni t’i çlironi prindërit nga ndjenja e fajit. Ai ka nevojë për të njëjtat ritme dhe sjellje si në shtëpi. ndihmoni në mënyrë të drejtëpërdrejtë në shërimin e fëmijës. Nëse ndodh që një fëmijë përballon trajtime të dhimbshme dhe të vështira. Mos harroni kurrë se edhe i porsalindur. • Kërkoni nga personeli shëndetësor të prezantohet me emra përpara fëmijës. Thuajini se edhe ju nëse do të bënit këto gjilpëra. dhe ju prezantoni emrin e fëmijës përpara tyre. e varfërisë. e akuzimit të vetes. gjithmonë duke iu drejtuar në emër. • Ju duhet t’i shpjegoni fëmijëve tuaj se njerëzit me bluza të bardha që po e vizitojnë atë. frikën dhe gjithë këtë përvojë të vështirë. ka nevojë për aromën dhe përkëdheljen tuaj të qetë.420 ANEKSE • • • • gjon dhe nuk kupton. Çojini fëmijës edhe ndonjë nga lodrat që i pëlqejnë më shumë. të kalojnë edhe natën me të. pjesa më e madhe e reparteve pediatrike i lejon nënat të rrinë me fëmijën gjithë ditën dhe. çdo fëmijë. duke e siguruar me dashuri dhe kurajo. thuajani me fjalë se ju e përfytyroni dhimbjen dhe frikën e tij. që . të cilët e kanë për detyrë t’i shërbejnë atij dhe juve. dhe për këtë ju keni punuar dhe kontribuar vetë. nëpërmjet jush. • Mos rrini pranë krevatit të fëmijës të heshtur dhe pa fjalë. Për prindërit: • Edhe në moshë shumë të vogël. do të kujdesen për të. Ai ju kupton gjithmonë dhe ka nevojë për këtë gjë. Tregojini që aty tetat dhe xhaxhat që ai ende nuk i njeh. janë njerëz të cilëve ju i keni dhënë leje.

silljani dhe në shtëpi. mund të ndodhë që ai të ndihet paksa “i huaj”. mund të jetë mirë t’i shpjegoni pse duhet të shkojë në spital: përdorni fjalë të thjeshta dhe mos ia fshihni të vërtetën. • Nëse premtoni se diçka nuk do t’i dhembë e më pas kjo do të dalë gënjeshtër. Kujdes! • Kur fëmija kthehet në shtëpi pas një periudhe shtrimi në spital. • Në rast se një nga fëmijët tuaj është sëmurë. por do të bëhet edhe mosbesues kundrejt jush. siç ishte disa vite më parë. sepse tani ai ka provuar gjëra të tjera në veten e tij. I duhet lënë kohë që të mësohet me shtëpinë. sepse tek ata mund të krijohet një ndjenjë xhelozie e hidhur. • Fëmijët e kërcënuar nga frika. PRINDËRIT DHE FËMIJËT 421 të heqë mendjen gjatë ditës dhe ta ndihmojë të flejë natën.SPITALI. fëmija jo vetëm do të mbetet i zhgënjyer. . Nuk i duhet thënë fëmijëve: “Tani ti je i madh dhe nuk duhet të bësh kështu!”. Kjo do ta ndihmojë të lidhë të kaluarën në spital me të tashmen në shtëpi dhe ta kalojë më shpejt këtë fazë. dhimbjet dhe sëmundjet bëjnë sjellje agresive ose tekanjoze. Kjo është një përpjekje e fëmijës për t’u mbrojtur. Edhe ata kanë nevojë për të njëjtën përkujdesje dhe dashuri dhe mund të ndihen të lënë pas dore. Tani ai ka nevojë më shumë se kurrë të ndihet i mbrojtur dhe të besojë tek njerëzit që do më shumë. fëmijët e kanë shumë të nevojshme të bëjnë një kthim pas në moshë. Nën stres dhe frikë. Kjo mund të shkaktojë probleme me fëmijët e tjerë. e tërë vëmendja e familjes i përkushtohet atij. sikur janë në një moshë më të vogël. • Nëse fëmija është mbi dy vjeç. Nëse në spital ka pasur një lodër që e mbante gjithmonë me vete.

Po të shikoni grafikun në fletoren e fëmijës. për shembull për gjatësinë. Pesha normale e fëmijës tuaj do të bjerë në hapësirën midis dy kurbave. apo ka nevojë për ndihmë mjekësore. . perimetrin e kokës etj. gjuhësore. Rriten flokët. për të parë nëse fëmija po rritet i shëndetshëm. për të kujtuar). Mjeku në këshillimore ka edhe kurba të tjera. Grafiku i ecurisë së fëmijes tuaj ju tregon se si fëmija po rritet. Duke bërë disa matje në periudha të ndryshme kohe. Nëpërmjet këtyre kurbave të rritjes ju mund të shikoni përparimin që ben vajza. ai ka dy vija të përkulura (kurbat). dalin dhëmbët. gjatësia si dhe zhvillimi i aftësive njohëse (aftësitë për të kuptuar. sipas një periudhe kohe që ju thotë mjeku. duke e krahasuar me fëmijë të tjerë të së njëjtës moshë. për të menduar. shikohet se si po rritet dhe zhvillohet fëmija.422 II Duke u rritur Kurbat e rritjes e rritje kuptojmë periudhat kryesore të zhvillimit fizik dhe psikik. të cilat pjesa më e madhe e fëmijëve i arrijnë njësoj në të njëjtën moshë. ku shënohen mat- M jet e bëra për peshën e fëmijës në muaj të ndryshëm. apo nga mamia në shtëpinë e lindjes. djali juaj. për të perceptuar. Këto matje hidhen në grafikë dhe krahasohen me vijat e përkulura (kurbat) që kanë grafikët. Kurbat e rritjes janë grafikë të cilët mjeku i përdor për të kontrolluar nëse fëmija juaj po rritet si duhet. arrihet pjekuria seksuale. sociale etj. Të gjitha janë pjesë të rritjes. Këtu përfshihen rritjet në peshë. Një nga këto kurba është ajo e peshës. Këtë fletore ju mund ta merrni kur lind fëmija në maternitet. që keni edhe në fund të fletores së shëndetit të fëmijës. duke e peshuar dhe matur rregullisht.

pesha dhe gjatësia e fëmijës duhet të kontrollohet afësisht çdo tre muaj. merr një vaksinë që ka baktere ose viruse. Vaksinat dhe kalendari i vaksinimit të fëmijëve Ç’janë vaksinat dhe përse duhen? Vaksinat ndihmojnë imunizimin e foshnjes. Kurbat e peshës janë të ndryshme për vajzat dhe për djemtë. por ndikoni në çrrënjosjen e sëmundjes në përgjithësi. të cilët janë përgjegjës për një sëmundje të caktuar. Ju si prindër. Por ky virus që gjendet në vaksinë është shumë i dobët për të shkaktuar sëmundjen dhe e nxit organizimin të zhvillojë qeliza të veçanta (antitrupa). Pra duke e vaksinuar fëmijën tuaj jo vetëm që e mbroni atë. fëmija duhet të bëjë këto vaksina: . Një fëmijë. Por sot është vërtetuar se kur numri i fëmijëve të vaksinuar fillon të ulet. sa që nuk ia vlen vaksinimi. këshillohuni me mjekun. sëmundja mund të përhapet lehtësisht dhe shpejtësisht. që do ta mbrojë atë nga shumë sëmundje ngjitëse të rënda. kur vaksinohet. gjithnjë duhet të mbani dhe të kontrolloni kartonin. si dhe fletoren e shëndetit të fëmijës që jua jep këshillimorja për vaksinimin e fëmijës. Përse duhet ta vaksinoni fëmijën? Disa prindër janë kundër vaksinave sepse mendojnë se ato mund të shkaktojnë rreziqe. Mos u shqetësoni nëse fëmija juaj ka periudha kur zgjatet dhe peshon më pak dhe ka periudha kur ka shpërthime në gjatësi dhe në peshë. Sipas kalendarit të vaksinimit të fëmijëve të vendit tonë.VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE 423 Mbas vitit të parë të jetës. ose mendoj në se një sëmundje është shumë e rrallë. Dhe atëhere fillojnë të përhapen epidemitë. Por nëse dy-tre matje të bëra radhazi (në mënyrë periodike) ju duken shumë të ulta në grafikun e kurbave të rritjes. të cilat do ta mbrojnë fëmijën nga sëmundja në të ardhmen.

5 cc 0. Ju mund ta plotësoni këtë fletë që në shtëpi dhe ta merrni me vete kur të shkoni tek mjeku. Emri i fëmijës:_________________ . që ta ndihmoni atë për të zgjidhur problemet që mund të ketë fëmija juaj.5 cc 2 pika 0.5 cc 0.05 cc 0.424 ANEKSE Kalendari i vaksinimit të fëmijëve Mosha Të porsalindur 2 muajsh Lloji i vaksinës BCG Hepatit Viral doza I DTP doza I Poliomielit doza I Hepatit Viral doza II DTP doza II Poliomielit doza II DTP doza III Poliomielit doza III Hepatit Viral doza III Fruth/rubeol DTP rivaksinim I Poliomielit rivaksinim I Poliomielit Fruth/rubeol. mjeku pediatër do t`ju bëjë shumë pyetje.5 cc 0. rivaksinim II DT rivaksinim II dT rivaksinim III Doza 0.5 cc 4 muajsh 6 muajsh 12 muajsh 18-24 muajsh 6 vjeç 14 vjeç Pyetjet që mund t’i bëni mjekut lidhur me vlerësimin e zhvillimit të fëmijës tuaj Siç e patë më lart kur ju shkoni në këshillimoren e fëmijës për një vizitë kontrolli.5 cc 2 pika 0. Kjo do t`ju ndihmojë të kujtoni edhe pyetjet që dëshironi t’i bëni mjekut.5 cc 2 pika 0.5 cc 0.5 cc 0.5 cc 2 pika 2 pika 0. Këtu më poshtë do të gjeni një fletë që përmban disa nga këto pyetje.5 cc 0.

_________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ Ndarja nga Familja 1. vaksinimin etj. Përshkruani shtatzaninë dhe lindjen: _____________________________ __________________________________________________________ Periudha e të Porsalindurit (28 ditët e para të jetës) 1. Ka rëndësi gjithashtu të tregoni si keni reaguar ju ndaj këtyre problemeve. sëmundjet. operacionet. aksidentët. Për të dy prinderit e fëmijës: përmendni probleme shëndetësore të rëndësishme që mund të keni pasur ju dhe familja juaj. Cili është problemi? __________________________________________ 2. Sa shpesh e lini ju fëmijën tek një person tjetër për t’u kujdesur për të? ___ __________________________________________________________ .VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE ________________ Mosha:_______________________________________ Data:________________________________________ Problemi 425 1. ____________________________________________________________ Shëndeti i fëmijës tuaj 1. Çfarë e ndihmon fëmijën të zgjidhë problemin. përfshirë shëndetin mendor dhe fizik. Si ka qenë gjendja e fëmijës tuaj në periudhën e të porsalindurit? Si ka ndikuar kjo në reagimin që ju keni pasur ndaj tij. nëse ju keni provuar diçka? __________________________________________________________ Historia e shëndetit të familjes 1. Kur filluat të shqetësoheshit për herë të parë? Përse? _______________ 3. Lindja 1. paaftësitë dhe probleme të të mësuarit. trajtimet. A ka ndryshuar problemi që kur ju e vutë re për herë të parë? __________ __________________________________________________________ 4. Shënoni informacionin mbi rritjen e zhvillimin e fëmijës. _____________________________________________________________ Shtatzania. Si ka qenë reagimi fillestar i fëmijes tuaj kur ka lindur? _______________ __________________________________________________________ 2.

Si ndjeheni ju kur e lini fëmijën me dikë tjetër? _____________________________________________________________ Ushqyerja 1. Përshkruani aftësitë lëvizëse të fëmijës tuaj (si lëviz. Përshkruani çfarë ha fëmija juaj: ________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. A ka fëmija juaj ndonjë problem me gjumin? Përshkruajini ato: __________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. me gjyshërit etj)? _____________________________________________________________ 3. si i kap sendet me gishta apo me gjithë dorën etj) A keni vënë re ndonjë diçka të veçantë në këtë fushë? ______________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. Përshkruani ndonjë sjellje tjetër që ka fëmija në lidhje me gojën si (thithja e gishtit. fut sendet dhe lodrat në gojë. A mundet fëmija juaj të ndjekë urdhërat e thjeshta? __________________ . Si reagon fëmija juaj kur e lini me dikë tjetër? ______________________ ______________________________________ 4. kafshon etj) dhe si reagoni ju ____ __________________________________________________________ __________________________________________________________ Gjumi 1. kopsht. Përshkruani si fle fëmija juaj/ zgjimi i tij (përfshirë edhe gjumin e pasdites): __________________________________________________________ __________________________________________________________ Zhvillimi lëvizjeve 1. Çfarë bën fëmija për veten e tij.426 ANEKSE 2. si ecën. A jeni e shqetësuar për aftësitë lëvizëse të fëmijës tuaj? Përse? ________ __________________________________________________________ Aftësitë sociale (shoqërore) dhe Mjedisi 1. nëse mund të bëjë diçka? ____________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. Çfarë lloj kujdesi përdorni (në çerdhe.

kujdestari me fëmijë të tjerë. lojë me fëmijë të tjerë etj. A merr pjesë fëmija juaj në grupe shoqërore jashtë shtëpisë (çerdhe. Si reagon fëmija juaj ndaj vizitorëve që vijnë në shtëpinë tuaj. bezdisjen. Përshkruani si përballet fëmija juaj me zhgënjimin. _______________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ Gjuha dhe Komunikimi 1.VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE ________________________________________________ 427 3. përfundon fjalitë dhe /ose përemrat si ai. apo kur ju takoheni me të huajt? __________________________________________ __________________________________________________________ 4. Tregoni lodrat më të pëlqyera të fëmijës dhe përshkruani si luan me to: __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. A luan fëmija juaj me fëmijë të tjerë? 5. A ka fëmija juaj ndonjë lodër më të pëlqyer? Po/Jo Çfarë është? __________________________________________________ __________________________________________________________ 3. hidhërimin. Si e nxisni ju zhvillimin e të folurit të fëmijës tuaj (lexoni. bisedoni etj)? ____________________________________________________ ________________________________________________________ ________________________________________________________ 3. ajo etj): _________________________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. apo shqetësime të tjera. A luan vetëm fëmija juaj? 4.) PO JO Përballja 1. Nëse fëmija juaj ende nuk flet si ju a komunikon dëshirat e tij/saj? ______ ________________________________________________________ _______________________________________________________ Lodrat dhe Loja 1. A përdor fëmija imagjinatën kur luan? Po / Jo Po / Jo Po / Jo . Përshkruani aftësitë gjuhësore të fëmijës tuaj (tregoni sa është fjalori i tij dhe nëse përdor kombinime fjalësh. këndoni.

Çfarë e mërzit më shumë fëmijën tuaj? ___________________________ __________________________________________________________ 3. shqetësimi. _____________ __________________________________________________________ Si reagoni ju? __________________________________________________ __________________________________________________________ 2. përshkruajeni si është kjo sjellje. ndryshimeve të rutinës së përditshme etj. dritës. Nëse fëmija juaj ka një sjellje agresive në drejtim tuaj. pakënaqësia/hidhërimi) dhe si i shpreh këto: __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. A vetëdëmtohet me qëllim fëmija juaj? Po / Jo 3. A mundet fëmija juaj të përballet vetë kur sulmohet nga të tjerët? Po / Jo . shokëve të lojës apo dikujt tjetër. A duket se fëmija juaj nuk njeh e frikën kur po bën diçka të rrezikshme ? Po / Jo 4. Si veproni ju dhe fëmija juaj përballë anktheve që keni? _______________ __________________________________________________________ Sjellja Agresive 1. frika. Përshkruani ndjenjat e fëmijës tuaj (kënaqësia. Nga kush nuk ka frikë? ________________________________________ __________________________________________________________ 3.428 ANEKSE Ndjenjat dhe Humoret 1. Çfarë e bën atë të ndjehet më mirë? _____________________________ __________________________________________________________ Frika dhe gjendjet e ankthit 1. Nga se ka frikë fëmija juaj? _____________________________________ __________________________________________________________ 2. ngushëllimi. vëllezërve. A duket se fëmija juaj është veçanërisht i ndjeshëm ndaj tingujve. zemërimi. _________________________ _________________________________________________________ 5. Nëse po. si? ________________________________________________ __________________________________________________________ 4. gëzimi.

streset e ndryshme që mund të keni. Si sillet fëmija juaj ndaj të afërmve të familjes tuaj. miqve të familjes dhe të huajve? __________________________________________________ __________________________________________________________ 5. Kush është ? _______________________________________________ 4. A është fëmija miqësor me të gjithë.VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE 429 Marrëdhëniet me të tjerët 1. Shkruani ndonjë informacion që ju mendoni se është me rëndësi ____________________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ . Përshkruani marrëdhëniet e fëmijës tuaj me anëtarët e tjerë të familjes: __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. apo specialisti mund t`ju pyesë edhe për jetën në familje. përfshirë edhe të huajt? Po / Jo Informacion tjetër Mjeku. A do më shumë fëmija juaj njërin nga prindërit? Po / Jo 3.

Ushqyerja e fëmijës së sëmurë Në përgjithësi fëmija i sëmurë ka më pak oreks. në mënyrë që ta nxisni t’i pijë. Për një fëmijë të sëmurë. Jepini t’i pijë këto lëngje me pipëz. Lëreni të zgjedhë ushqimin që preferon. Nëse keni vështirësi për ta nxitur fëmijën që të pijë. ka më pak nevojë për energji. lëng frutash. Mundohuni ta mbani pranë jush fëmijën e sëmurë gjatë gjithë ditës.430 III Një përmbledhje e sëmundjeve të fëmijëve Hyrje . Duke qenë se lëviz më pak.5 litra në ditë. . Lëreni fëmijën të hajë aq sa do.Kujdesi për fëmijën e sëmurë Si të ndihmojmë dhe të lehtësojmë një fëmijë të sëmurë Kur fëmija juaj është i sëmurë. vjell apo ka barkqitje (diarre). në mënyrë që ta kontrolloni shpesh dhe të mund të qëndroni pranë tij. qumësht etj. ka nevojë për më shumë vëmendje dhe ngrohtësi. pra mos u shqetësoni nëse për disa ditë nuk do të hajë shumë. Mundohuni që fëmija të pijë shumë (rreth 1. nevrikoset lehtë. ushqejeni në sasi të pakta dhe në vakte më të shpeshta. Natën nëse fëmija është shumë keq. në një filxhan apo gotë të re tërheqese. kanë qejf të bëhen më të vegjël se mosha që kanë dhe duan më shumë përkëdhelje dhe dashuri. mund të mërzitet. ujë. pirja e lëngjeve është më e rëndësishme se ngrënia. duke e lënë të zgjedhë llojet e lëngjeve që pëlqen. S`ka rëndësi nëse kjo është kokakola.) veçanërisht kur ka temperaturë të lartë. flini bashkë me të. Pjesa më e madhe e fëmijëve kur sëmuren. sigurisht kjo nuk do t’i bëjë shumë dëm. mundohuni t’ia bëni pirjen e lëngjeve më tërheqëse.

ndërsa disa fëmijë mund të kenë një ngritje të lehtë të saj edhe nëse nuk janë të sëmurë. Drejtohuni menjëherë tek mjeku në rast se fëmija juaj: . Si foshnja. • Është i skuqur dhe digjet nga balli. • Është i zbehtë. temperatura e fëmijës mbetet mbi 37. nevrikoset lehtë. Temperatura mund të rritet edhe në kohën kur fëmija po luan shumë me vrull. Ajo zakonisht është më e ulët mbas mesnatës dhe më e lartë mbasdite. pra duhet të kontrolloni nëse ka shenja të tjera të sëmundjes.mundohuni që të rrijë ngrohtë dhe në dhomën ku do të qëndrojë mos të ketë rryma ajri. Fëmija me temperaturë Temperatura është përgjigja apo reagimi natyral i trupit të fëmijës ndaj disa gjendjeve si infeksionet. jepini lodra të qeta si për shembull: ndërtimi i një mozaiku të thjeshtë. Për këtë arsye. kuba. Nëse edhe pasi ka pushuar për gjysmë ore. masni temperaturën.2 gradë celsius. Tek fëmijët. ka të ngjarë të jetë i sëmurë edhe nëse temperatura është normale. Nëse mendoni se fëmija juaj ka temperaturë. provoni t’i ndjeni ballin me faqen tuaj. sepse nëse dora është e ftohtë. që të mos ndihet i vetmuar. temperatura normale e trupit luhatet nga 36 gradë celsius në 37.4 gradë.KUJDESI PËR FËMIJËN E SËMURË 431 Rehatia dhe qetësia Nuk është e nevojshme të këmbëngulni që fëmija të qëndrojë gjithë ditën në shtrat. por jo me duar. apo kur është shumë nxehtë. janë shumë të mira për fëmijët mbi një vjeç. Nëse ju duket se digjet nga balli. Shenja të temperaturës së lartë Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë nëse: • Ankohet se nuk ndihet mirë. Kur fëmija është i sëmurë. lëkura e fëmi