“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!

HISTORIA E “NËNËS SHQIPËRI” NGA FILLIMI I KOHËS, NGA FILLIMI I BOTËS

NGA J. W. PANDELI

Titulli i origjinalit “Oh, Albania my poor Albania” Botuar në SH.B.A. 1980 © Copyright i origjinalit: James W. Pandeli 1980 © Copyright i botimit shqip: Shpend Ahmeti 2010 Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës 94(496.5).01/.084.3(093.3) 930(4/9):94(496.5) Pandeli, James William “Oh Shqipëri, Shqipëria ime e mjerë” / James William Pandeli ; përktheu Shpend Ahmeti. – Ferizaj : Dinograf, 2010. - 117 f. : ilustr. ; A5. Parathënie : f. 15. - Bibliografia : f. 112-116. - Në kopertinë fotografia dhe të dhënat për autorin 1. Ahmeti, Shpend

ISBN 978-9951-579-01-8
Lekturimi Musli Berisha Kopertina dhe përpunimi grafik Arian Hoti – Ferizaj, Kosovë Redaktura kompjuterike Avni Lubishtani Riprodhimi i pjesshëm ose i plotë i librit ndalohet me ligj Shprëndarja e botimit shqip brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Kosovës është e drejtë ekskluzive e botuesit Tirazhi: 1000 copë, Formati A5 Botuesi Shpend Ahmeti, Shkup Shtëpia botuese: “DINOGRAF” - Maj 2010 Ferizaj, Republika e Kosovës

3

PËRMBAJTJA
“Shtegtimi i Çajlld Harolldit” nga Lord Bajron ........................................... 10 Ilyria (Iliria): Pjesa për Shqipërinë e lashtë................................................... 12 Parathënie ...................................................................................................... 15 Shënim pasqyrues: Pjesa e parë .................................................................... 16 I. Shqipëria ................................................................................................... 21 A. Ku gjendet Shqipëria…? ...................................................................... 21 B. Kur paraqitet njeriu i parë? .................................................................. 24 C. Si është humbur historia? ..................................................................... 24 II. Dionisi (Diounsis) .................................................................................... 25 A. Parathënie për Zotin ........................................................................... 25 B. “Theogonia” e Hesiodit (Zanafilla e zotrave) ..................................... 27 1. Hesiodi, Autori ................................................................................. 27 2. Burimet e Hesiodit ........................................................................... 27 3. Grafiku mbi prejardhjen e Dionisit .................................................. 29 4. “Theogonia” (Zanafilla e Zotrave) ................................................... 29 C. Në fillim .............................................................................................. 33 1. Prejardhja e Dionisit ......................................................................... 33 a. Kaosi - Chaos (Cha, Kha) ............................................................. 33 (1) Krijimi i Nënës Tokë ............................................................... 35 - Ge, Gaea (Dheu, Toka) ........................................................... 35 - Tartarus (krehëri, grabuja) ....................................................... 36 - Erosi (Era) ................................................................................ 36 (2) Krijimi i babait........................................................................... 37 - Erebus dhe Nata (Era e natës) .................................................. 37 - Aether-i dhe Hemera (Babai/Rënia e Hënës) ........................... 37 (Semeni-Apsus-Lumi) ............................................................... 40 b. Urani (Ou-ra, ranë) .................................................................... 40 c. Kroni (Ker-oun) ............................................................................ 42 d. Zeusi (Ze) ..................................................................................... 43 e. Dionisi (Di-Oun-Zi, Ze) ................................................................ 44 2. Rruga për te lumi Shkumbin (Genusus): (Zhvillimi dhe martesa e Qiellit dhe Tokës) .......................................................................................... 47 a. Katër fiset kryesore ........................................................................ 47 b. Veriu (Ve-ri) ................................................................................... 49

4
c. Jugu (Juge, Iuge) ............................................................................ 50 d. Lindja (Lenje) ................................................................................. 50 e. Perëndimi (Perendim, -ia) .............................................................. 51 f. Ge/Tos, La, Cha: Veriu dhe Jugu .................................................... 53 g. Afërdita (Aphrodite): Lindja dhe Dielli ( Agimi tek lumi Genusus) ....... 54 3. Rruga për në Tokën e Bricjapit: (Miti ku përfshihen Kroni dhe Zeusi).. 58 a. Rajoni i pesë vendeve ..................................................................... 58 b. Miti ................................................................................................. 59 c. Etimologjitë e emrave të lashtë ...................................................... 60 d. Agimi: G’dhi .................................................................................. 63 D. Orakulli më i vjetër i Dionisit ........................................................... 63 1. Zoti i mbretërve dhe profecisë dinastike ....................................... 64 2. Orakulli dhe betimi ........................................................................ 66 3. Dio-Bessi, Fisi Satrae ................................................................... 68 a. Bessi .......................................................................................... 68 b. Etimologjia e Satrae ................................................................. 69 III. Bota është një skenë ................................................................................ 71 A. Drama/Tragjedia .................................................................................. 71 B. Karakteret ............................................................................................ 72 I biri: Aleksandri i madh ..................................................................... 73 Faraoni: Ptolomeu i pare ..................................................................... 75 Kushëriri: Pirro .................................................................................... 76 Restauruesi: Diokleciani ...................................................................... 77 Shpëtimtari: Konstantini i madh ......................................................... 79 Nipi: Juliani ......................................................................................... 80 I shenjti: Shën Jeronimi ....................................................................... 82 Ligjdhënësi: Justiniani i madh ............................................................ 83 Trashëgimtari: Gjergj Kastrioti, Skënderbeu ...................................... 84 Pirati: Khair-ed-Din ( Hajredin) Barbarosa ........................................ 86 Botuesit-Dijetarët: Familja Eestien ..................................................... 88 Restauruesi II: Muhamed Kuprili ........................................................ 89 Princi: George Ghica ........................................................................... 91 Papa: Klementi XI ............................................................................... 92 Mbreti: Muhamed Ali Pasha ............................................................... 93 Restauruesit III .................................................................................... 95 Burrështeti: Françesko Krispi ............................................................. 98 Atdhetari: Isa Boletini ......................................................................... 99 Kryetari: Admiral Kundruoti ............................................................. 100

5
Babai: Mustafa Kemal Ataturku ........................................................ 101 Ushtarët ............................................................................................. 105 IV. Mbi vdekjen e Julianit ........................................................................... 108 V. Akti i parë: Skena e parë ........................................................................ 109 Shënim pasqyrues: Dy ........................................................................... 110 Bibliografi .............................................................................................. 112

6

Lexues i nderuar,
E gjeta më se të vlefshme t’i qasem kësaj sfide, përkthimit të kësaj vepre mbresëlënëse, e cila me përmbajtjen e saj, që nga fillimi e deri më shkronjën e fundit, më magjepsi dhe njëkohësisht në mua ngjalli dëshirën e flaktë që këto ndjenja patjetër t’i ndaj me të afërmit e mi, me miq e dashamirë, si dhe me të gjithë bashkatdhetarët e mi, kudo që janë. Ky libër i autorit James Pandeli, i shkruar në gjuhën angleze, i botuar gati 30 vjet më parë dhe deri sot i mbuluar nga “pluhuri i harresës” apo ndoshta i “mospërfilljes” nga ana e “inkuizicioneve ideologjike” të të gjitha ngjyrave, edhe sot paraqet një ide të re, një libër i veçantë në lidhje me historinë e popullit shqiptar nga "fillimi i kohës“, një projektim i idesë se historia e lashtë shqiptare është e “fshehur” në letërsinë greke…që paraqet një pikënisje të mprehtë dhe mahnitëse për të gjithë ata që studimeve të tyre do t’u qasen mendjehapur… një mënyrë e re e të menduarit dhe koncepcion i guximshëm… Ky libër përmban sasi të madhe të materialit të vlefshëm historik, depërtim interesant dhe një rifreskim të të mësuarit të asaj se kush kemi qenë, kush jemi dhe nga po shkojmë; janë më se ngazëllyese gjykimet e dokumentuara të mendimtarëve të huaj mbi të kaluarën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, por edhe më ngazëllyes është gjykimi i një shqiptari, i lindur, i rritur dhe i edukuar në “Botën e Re”, atje matanë oqeanit, i cili e formoi këtë vetëgjykim, gjithmonë duke qenë në kontakt shpirtëror me shqiptarët e tij andej dhe këndej, me rrënjët e thella dhe të paluhatshme të babëlokëve të tij në Treni të Devollit, tek Nënë Shqipëria, siç lakmon të thotë edhe vetë ai. E gjeta më se të vlefshme t’i qasem kësaj sfide, se diçka thellë në shpirt më thoshte se duhet patjetër të gjej mënyrën më të mirë, që ta falënderoj këtë pishtar, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij ia kushtoi çështjes sonë kombëtare. Me respekt, Shpend Ahmeti
Duke i marrë parasysh të gjitha mbresat, peshën e përgjegjësisë ndaj versionit origjinal si dhe vështirësitë tjera në të cilat kam hasur gjatë ballafaqimit me shkrimet e mendimtarëve dhe studiuesve të ndryshëm, (nga epokat e ndryshme) si dhe mënyrën e të shprehurit të tyre në këtë libër (mos të përmend relacionin gjuhë burimore - gjuhë angleze gjuhë shqipe), jam i gatshëm të pranoj çdo kritikë për ndonjë lëshim, gjatë përkthimit të këtij materiali mjaft kompleks.

7

“Do ti këndoj Tokës së begatshme, nënës së përgjithshme, nga të gjitha krijesat, më e moçmja. Ajo ushqen të gjitha krijesat që janë në botë, në mbarë ato vende të mrekullueshme dhe në çdo shteg deti dhe çdo gjë që fluturon; çdo gjë ushqehet nga bollëku i saj. Me ty, o mbretëreshë, njerëzit janë të bekuar me fëmijtë e tyre dhe janë të bekuar me të korrat e tyre dhe ty të takon t’i japësh kuptim jetës së njeriut vdektar, ose ta marrësh me vete. Është i lumtur njeriu që ti e shpërblen me kënaqësi! Ai i ka të gjitha gjërat me bollëk: toka e tij pjellore përplot me misër, kullosat përplot me bagëti, e shtëpia e tij e mbushur me plot miradi. Njeriu i tillë sundon drejt; në qytetet e tij me gra të ndershme; pasuri e madhe dhe shëndet i shoqëron ata; djemtë e tyre ngazëllehen me kënaqësi të përhershme e bijat e tyre me lule flokëqëndisur, luajnë dhe kërcejnë nëpër fusha përplot lule të njoma. Kështu, pra, janë ata që ti i shpërblen, o hyjni e shenjtë, shpirt zemërgjërë. “Rrofsh, Nënë e Zotërave, grua e gjithësisë, më shpërble për përmbajtjen e kësaj kënge time që ma gëzon zemrën! E tani unë do të përkujtoj ty dhe një këngë për ty.” Himni i Homerit, “Tokës, nënës së përgjithshme” v.800 p.e.r “O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n'hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë.” Himni i çlirimit:“Oh moj Shqypni” nga Vaso Pasha, 1881 (Vargjet 1-4) me prejardhje nga Shqipëria. Ishte guvernator i Libanit dhe Sirisë, provinca të Perandorisë Otomane.

8

9

Në përkujtim të gjyshërve të mi

10
“Shtegtimi i Çajlld Harolldit” nga Lord Bajroni (Vendi: I) O Shqipëri, ku lindi Iskanderi Këngë e rinis’fanar i t’urtëvet Dhe Iskanderi tjetër që i dërmoi Përherë armiqt me kordhën e tij kreshnike: Shqipëri, lejom të kthej syt’ e mi Mbi ty, o nënë e rreptë burrash t’egër! Kryqi po zbret, po ngrihen minaret. E zbehta hënëz ndrin pëpër lugina Mbi pyje me selvi n’agor të çdo qyteti (Agimi: II) Agimi lind; me të po çohen brigjet E shqipëris së rreptë, shkëmb i Sulit Dhe larg të Pindit çuka mjegull e veshur Të lara prrenjsh të bardh si dëbora Me ngjyra mashkullore e kuqërreme Dhe ndërsa retë nisin të shprëndahen. Spikasin tbanet e malësorëve: Këtu bredh ujku-shqipja sqepin mbrehZogj-bisha-njerëz t’egër zën’e duken Stuhitë rrotull tundin motin që mbarron (Fëmijtë: III) Të rrept bijtë e shqipes! Po vetitë Nuk u mungojnë; veç t’ishin më t’arrira; Armiku ua pa kurrizin ndonjë herë? Kush e duron si ata mundimin e luftës? Shkëmbijt e tyre s’janë më të patundur Nga ata në çast rreziku dhe nevoje: Ç’armik për vdekje, po sa miq besnikë! Kur besa e nderi i thrret të derdhin gjakun, Si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre

11
(Shtiza: IV) Ngreu bir i Lindjes! Eja, afrohu këtu! Po mos e nga atë bosk të neveritur: Në këtë vend sheh varrin e një kombi! Banesë hyjnish, po korat më s’u ndizen, Dhe Zotët shëmben-fetë vijnë vistër, Qe Zeusi, është Allahu, do të vinë Të tjerë, sa të marrë vesh njeriu Se ngrihet kot themjan i tij në qiell; Fëmi Dyshimi e Vdekjeje që rron me shpresë (Për kohën dhe Fatin: V) Një mijë vjet mezi krijojnë shtetin; Në nj’orë bëhet hi.A mund ta ndezësh Shkëlqimn’ e shuar e t’i zgjosh nga varri Virtutet e ta mundësh Kohën dhe Fatin (Canto II; 38, 42, 65, 3, 84)

12 Illyria (Iliria): Pjesa për Shqipërinë e lashtë
Marrë nga “Vendet dhe popujt”, Grolier Society (1929-49, fq. 45, 46, 54) “Shqipëria dhe malësorët e saj; toka e bijve të shqiponjës” “Me sa duket për Shqipërinë ka shumë më pak njohuri se për cilindo shtet tjetër të Europës, ndonëse Shqipëria është vendlindja e popullit më të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Pa marrë parasysh që shekuj me radhë kanë qenë nën sundimin e huaj, ata i kanë ruajtur ndjenjat kombëtare si dhe gjuhën dhe zakonet e tyre më se të ndryshme nga popujt e shteteve fqinjë. Ata vendin e tyre e quajnë Shqypnia ose Shqipëria, që do të thotë: toka e shqiponjave… Lashtësia e tyre është aq e hershme sa që as historia e as legjendat nuk mund të përcaktojnë ardhjen e tyre…Gjuha shqipe, e cila mbijetoi shekuj me radhë, për gjuhëtarët përherë ka qenë një enigmë e vërtetë. Ndryshe nga grekët dhe sllavët nga shtetet fqinje, mendohet se prejardhja (e gjuhës shqipe) është nga ilirishtja e vjetër, gjuha e Maqedonisë në kohën e Aleksandrit të Madh. Të gjitha synimet e serbëve, grekëve dhe turqve, kanë dështuar ta shkatërrojnë dashurinë e shqiptarëve ndaj gjuhës së tyre. Dikur në Shqipërine jugore ku jeton një pakicë greke, shqiptarët e besimit orthodoks, priftërinjtë i mësonin se është e padobishme lutja në gjuhën shqipe, se Zoti nuk e kupton shqipen.Turqit urdhëruan ndalimin e mësimit dhe botimin e librave në këtë gjuhë…” Marrë nga “Majat e Shalës”, nga Rose Wilder Lane (1923, fq.21) “Konstantinopoli s’është gjë.Të gjithë shkojnë në Konstantinopol. Por nëse nuk e sheh Shqipërinë, atëherë ke humbur mundësinë e tërë jetës. Atje lart në ato vargmale, atje lart në ato male, një ditë udhëtimi nga këtu, njerëzit jetojnë ashtu siç kanë jetuar edhe para 20 shekujve, shumë më parë se të njihen grekët, romakët dhe sllavët. Atje lart ka qytete parahistorike, legjenda të lashta, këngë e zakone, për të cilat askush kur nuk ka dëgjuar. Asnjë i huaj kurrën e kurrës s’i ka parë. Ti grua e lartë skoceze! Ti qëndron aty dhe më flet për Konstantinopolin!” “Por nëse askush nuk shkon atje, si do t’ia bënim ne?” i thashë. “E, si ia bëjnë përherë të tjerët? Thjesht, e bën. Merr me qira kuajt, kalëro dhe shko atje.” “A duhet mbajtur armët tona me vete?” “Oh, ne do të jemi mjaft të sigurta! Ne mund të hasim në një apo dy armiqësi të përgjakshme dhe ndoshta shoqëruesit tanë të vriten, por kurrë askush nuk lëndon një femër. Askush nuk vret njeri në prezencë të saj.”

13
Marrë nga “Historia ushtarake e botës perendimore”, nga J. Fuller (fq.90) “Botëkuptimi i Aleksandrit të Madh për femrën si pre lufte, që në të gjitha epokat konsiderohej si e drejtë legjitime e ushtarit, tërësisht dallohej krahasuar me popujt bashkëkohës, sepse Aleksandri i takonte një bote morale krejtësisht ndryshe. Ai jo vetëm që gruan dhe vajzat e robëruara të Darit i trajtoi me gjithë respektet mbretërore, por gjithashtu kishte edhe neveri ndaj dhunimeve dhe violencës, që në ato ditë ishin shoqëruese universale të luftërave

14

15

PARATHËNIE
Ky libër është një përgjigje e një ideje të mëhershme. Paraqet një orvatje për të përshkruar një udhëtim në kohë të një qytetërimi që nuk ka lënë pas dokumente të shkruara. Tema kryesore është historia shqiptare, me theks të veçant të historisë së lashtë, e shprehur në letërsinë greke. Vështirësitë e kësaj tematike ndërlidhen me faktin se historia e mëhershme shqiptare është e humbur dhe me mundësinë që në shkrimet e lashta greke deri në një instancë ka mbijetuar, vetëm për arsye se autorët në mënyrë efektive kanë fshehur gjërat të cilat nuk kanë qenë në gjendje t’i shprehin drejtpërsëdrejti. Synimi im është të zbuloj, të projektoj ide të reja dhe të përpiqem të kuptoj që të dy konceptet toka; (nëna-tokë) dhe tregimi mbi historinë shqiptare “Nëna Shqipëri”, të dalin në shesh si pjesë e diturisë sonë të përgjithshme. Natyra e tematikës dhe interpretimet e mia të së kaluarës, kërkojnë që unë të krijoj fakte nga piktura që e shoh, një e vërtetë që do të duhet ta di. Sugjerimi im se në letërsinë greke ndoshta është ruajtur historia e lashtë shqiptare, nga e tërë dituria ime, paraqet një ide të re. James Wm. Pandeli

16
SHËNIM PASQYRUES: I Kjo që do ta lexosh në vijim, paraqet tregimin për rrënjët e mia, nga Shqipëria, prej “fillimit të kohës”, “fillimit të botës”. Tregimi: Zhvillimi i shqiptarëve prej “fillimit të kohës” duke shfrytëzuar Zotin e lashtë të mbretërve dhe profecive dinastike, pjellorisë, bimësisë dhe të korrave, Dionisit (Diounsis), si mjet udhëtimi për tregimin dhe gjuha shqipe si vegël për zbulimin e së kaluarës. Një ide e re: Sugjerimi im qëndron aty, se ndoshta historia e lashtë shqiptare është ruajtur në “Theogoninë” e Hesiodit (Zanafilla e zotërave), e shkruar rreth vitit 700 p.e.r.. Ndoshta “Theogonia” mund të përmbajë disa versione ose shpjegime të tregimit për zhvillimin e popullit shqiptar, fiseve shqiptare në pjesën qendrore të Shqipërisë, përgjatë lumit Shkumbin (Genusus), duke e konsideruar si linjë ndarëse ndërmjet katër fiseve kryesore: “Gegë” në pjesën veriore të lumit, “Toskë”, “Lab” (Llapë) dhe “Çamë”, në pjesën jugore. Ky zhvillim gjithashtu mund të përfshijë edhe tregimin, përfshirë “martesën” e qiellit dhe tokës, si dhe krijimin e “të bekuarës”, Agimit “gdhirjes së ditës së parë”, Orvatja për rindërtimin e historisë shqiptare do të bëhet me ndihmën e vetë gjuhës shqipe. Zbatimi i gjuhës do të bëhet sipas etimologjisë së mundshme (prejardhja dhe zhvillimi i fjalëve) të emrave dhe vendeve të lashta, përfshirë këtu edhe gjenealogjinë e Dionisit, gjeografinë e Shqipërisë së lashtë si dhe emrat e fiseve. Gjuha shqipe është degë e veçantë e familjes të gjuhëve indoEuropiane dhe rrënjët e saj i bart nga gjuhët e lashta të ilirishtes - thrakishtes. Një autoritet, N.Jokli, deklaron: “Trashëgimia gjuhësore e popujve të lashtë ballkanik, ilirëve dhe thrakasve, ndërlidhet ngusht me gjuhën e shqiptarëve”. (Mayani, fq.15) Sugjerohet se ekzistojnë dëshmi që gjuha shqipe është aq e vjetër, sa që zhvillimi i fjalëve ndoshta ka të bëjë me kohë shumë të hershme, siç është koha e gurit, koha që karakterizohet me përdorimin e gurit si vegël nga njeriu i lashtë. Për shembull, fjala shqipe për të vrarë (kafshë) “ngurdhitur” (Mayani, fq.271) në anglishte do të përkthehej si ”stone-knowledge” ose “dituri për përdorimin e gurit”. Me shkronjën e parë “n” që ndoshta paraqet diçka më tepër se zë “primitiv” në shqip: “gur” – “dhitur” = gur-dituri ose sot “dituri për përdorimin e gurit” (?).

17
“Me sa duket gjuha shqipe kur nuk ka qenë e shkruar; nuk ka alfabet as gramatikë e as fjalor, fakt ky që mjafton vetvetiu të shfaq se në esence çfarë race barbare gjithmonë ka ngelur”. (Clark, v.1898, fq.188) “Gjuha shqipe mundëson mënyrën e vetme të mundshme për shpjegim racional të kuptimit të emrave të zotërave të lashtë grekë, e gjithashtu edhe kreacioneve të tjera mitologjike, që me përpikmëri u korrespondojnë aftësive kushtuar hyjnive nga njeriu i asaj kohe. Shpjegimet janë aq bindëse, sa që mund të konfirmoj opinionin se mitologjia e lashtë greke është huazuar tërësisht nga iliropellazgët”. (Çekrezi, Shqipëria: E kaluara dhe e sotmja”, v.1919) “Pavarësisht nga bashkëjetesa e besimeve (muhamedane-krishtere) në Shqipëri, besimi pellazgjik akoma vazhdon me praninë e tij në mesin e popullit. Aq më tepër që një numër i madh i betimeve solemne, nuk bëhen në emër të Krishtit apo Muhamedit, por në emër të gurit. Kështu që në rastet kur shqyrtohet ndarja kufitare në mes të dy fiseve, pleqësitë e zgjedhura për gjykim nga të dyja palët e grindura, me betim të përshtashëm solemn të gurit, bëjnë provat e duhura dhe japin dëshminë. Në Shqipërinë veriore është dukuri e zakonshme për dy njerëz që të vërtetojnë pohimet e tyre me fjalët “për të rendit e këtij guri”. Ata gjithashtu betohen edhe me “për këtë qiell e për këtë dhe”, “për këtë mal e për këtë fushë”, ose “për këtë diell dhe për këtë hënë”… Me fjalë të tjera, shqiptarët betohen me qiellin, tokën dhe elementet që personifikojnë esencën hyjnore. “Origjina e këtyre besimeve të moçme religjoze në qiellin dhe tokën në epokën klasike greke është konsideruar si “barbare”.”Se cilët kanë qenë prindërit e zotërave, apo gjithmonë kanë ekzistuar dhe si duken ata, Grekët nuk e kanë ditur dhe nuk e dinë deri më ditët e sotshme, gjersa unë po i shkruaj këta rreshta”, thotë Herodoti (Libri, II, 53) (v.485-425 p.e.r)(Dako, “Shqipëria çelësi kryesor… “, v.1919, fq 13-14). Kritika kryesore rreth zbatimit të antikës në gjuhën shqipe ka të bëjë me atë që është modernizuar tepër dhe e përplotësuar me një përqindje të madhe të fjalëve “të huaja”, fjalë këto që e pamundësojnë rikonstruimin e së kaluarës. “Është më se e vërtetë se gjuha moderne shqipe, përmban një numër të madh të fjalëve të huazuara nga gjuhët që shqiptarët i kanë dëgjuar përgjatë historisë së tyre: greke, latine, gote, sllave apo turke etj. Mirëpo, bërthama e lashtë e gjuhës shqipe përcakton një pasuri të pavarur gjuhësore”. (Mayani, fq.14)

18
Prej asaj që është e njohur deri sot, sipas vëzhgimeve të mia, kjo kritikë qëndron dhe është e besueshme deri në një shkallë të pacaktuar. Mirëpo kjo kritikë është shpesh më e padobishme për studiuesit, se sa si arsye për mënjanimin e tërësishëm të eksiztimit të shqipes nga lashtësia. Unë do të doja të projektoj mundësinë në lidhje me faktin se shumë nga të ashtuquajturat “fjalë” të huaja në gjuhën shqipe, ishin fjalë origjinale shqiptare (ilire-thrakase), fjalë që, në një kohë të panjohur, kanë kaluar tek civilizimet tjera dhe me përdorimin dhe me shkrimin e këtyre civilizimeve, janë bërë pjesë e fjalorit “të huaj” e më pastaj rikthehen në gjuhën e pashkruar shqipe. Popujt e lashtë shqiptarë të Ilirisë, Epirit, Maqedonisë dhe Thrakisë Perëndimore shtriheshin në pjesën juglindore të Europës. Historianët e konsideronin këtë rajon si kufi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, Azisë dhe pjesës tjetër të Europës; ndërmjet Greqisë dhe botës romake si dhe religjioneve të Lindjes dhe religjioneve të Perëndimit. “Ne lirisht mund të pyetemi se përse Maqedonia, një vend i padefinuar i banuar me raca të ndryshme, shfaqet në histori vetëm për të na e dhënë Filipin dhe Aleksandrin, e pastaj fundoset përgjithmonë në harresë. Ky është fakti përbërës (dhe padyshim më pak i shquar) se “mrekullia greke” të cilën Renani e anulon në mënyrë që të tipizojë evolucionin bazë të mendjes njerëzore prej së cilës buron “qytetërimi” i sotshëm. “Unë pranoj se nuk ka shpjegim adekuat të çështjeve për diskutim, pa asnjë përpjekje për përpikëri, rreth kontaktit të Europës dhe Azisë, edhe pse ishte fakt i rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Sidoqoftë, mbetet e vërtetë që kthesa vendimtare e përparimit tonë intelektual, u zhvillua në kufirin në mes dy qytetërimeve, çuditërisht të ndryshme”. “Se në ç’masë banorët e egër të maleve maqedonase ishin të gjakut ilir, paraqet çështje që është jashtë kompetencave të mia. Mundem vetëm të them se të gjithë grekët, maqedonasit i konsideronin si barbarë të vërtetë. Si pasojë e kësaj, grekët i përjashtuan ata nga lojrat olimpike…” (Clemenceau, v.1926, fq.9, 12) “Brigjet lindore të Adriatikut, në çdo epokë kanë sajuar karakterin e brezit kufitar. Dhe kjo është ajo që vjen nga karakteri i tyre si brez kufitar dhe ajo që ata tërheqin një pjesë të madhe të hijeshisë së tyre, ngjashëm me atë që e studion

19
të kaluarën e tyre dhe të tashmen dhe me atë që sheh në kodrat dhe ishujt e tyre me sytë e tij. E ata kanë qenë brez kufitar në dy kuptime. Ata krijojnë një zhvillim të dy ndarjeve të mëdha gjeografike, politike dhe religjioze në Europë…Vendi ku romakët ndërtuan rrugën kryesore të tyre (Via Egnatia) për tu lidhur me vendet lindore, në ditët kur perandoria ndahej në copa, një brez kufitar, një pronë grindjeje e Perandorisë Lindore dhe asaj Perëndimore…” “Gjatë tërë kohës ka qenë edhe “kufiri në mes civilizimit kundër barbarizmit aktual, gjithmonë nga civilizimi më i lartë kundër atij më të ulët… Ilirët e vjetër u bënë çështje e romakëve; vendi i tyre u bë rrugë kryesore dhe fushëbetejë e Gotëve; emri i tyre, raca dhe gjuha u fshinë ose u drejtuan drejt jugut në drejtim të sllavëve…” (Freeman, fq 22-25) Është e pamundshme të studiohet më parë historia e “civilizimit”- një civilizimi që mbijetoi përgjatë epokave historike, e më vonë i karakterizuar si një brez kufitar ndërmjet Azisë dhe Europës, pa qenë të vetëdijshëm për influencën e mundshme që ka mundur të ketë në tregimet e lashta dhe legjendat që kanë mbijetuar në dokumentet historike dhe letrare, siç janë gjetur në letërsinë greke dhe në Bibël. Dhjata e Vjetër dhe Bibla janë të shkruara ose të përkthyera në gjuhën greke gjatë shekujve, pas vitit 280 p.e.r., në Aleksandri, Egjipt. Aleksandria ishte vendi i një biblioteke të stërmadhe, që thuhej se përmbante “tregimin e njerëzimit”, themeluar nga Ptolomeu I, shoku dhe generali i Aleksandrit të Madh. “Citati në vijim është nga profesor Shotwell, me të cilin ai sqaron karakterin e Biblës nga pikëpamja e studiusve modernë: “Le të imagjinojmë se, për shembull, në vend të shënimeve të shenjta të çifutëve, po diskutojmë për ato greke.Të supozojmë se tashëgimia e Hellas-it na është e ruajtur në formë të Bibles. Athua vallë çfarë karakteri do të kishte libri? Mbase duhet të fillonim me disa fragmente të Hesiodit për lindjen e zotërave dhe agimin e civilizimit të përzier me fragmente nga “Iliada” dhe kështu së bashku të vihen në fragmentet e gjata të Herodotit. Dialogët e Platonit mund t’u jepen heronjve të Homerit dhe tekstet e dramaturgëve të mëdhenj (në vend të profetëve) të ruhen të shprëndara nga njëra-tjetra dhe të bllokuara me komentet jofrymëzuese të dijetarëve të Aleksandrisë. Pastaj imagjinoni se sa shumë paqartësi do të kishte kuptimi i drejtë gjatë shekujve të kaluar, sa që filozofët (filozofët për Greqinë paraqitnin atë që teologët paraqitnin për Izraelin) ishin të mendimit se një pjesë e madhe e kësaj pune të ndër-

20
likuar historike dhe filozofike, së pari është shkruar nga Soloni, si çlirim i profetit Apollon në Delf. Pastaj, më në fund, imagjinoni se teksti do të jetë shtypyr me klishe dhe i shenjtëruar, bile edhe fjalët tabu dhe bëhet trashëgimi e popujve të huaj, të cilët nuk dinin asgjë më shumë për historinë greke se sa kjo që përmban ky përplim. Kjo, me pak a shumë zmadhime, do të ishte Bibla Helenike, sipas modelit të Biblës së Çifutëve. Nëse ky krahasim është pak i tepruar, s’ka rrezik, por që ne duam të bëjmë një përkufizim intelektual për të parandaluar veten që të mos shkojmë tepër larg. Mbi të gjitha, aq sa zhvillohet forma dhe struktura, ngjashmëria qëndron për mrekulli”. (Barnes, Voll.III, fq.957) Të supozojmë se trashëgëmia e shqiptarëve është e ruajtur në letërsinë greke të Hellas-it. ”Të supozojmë se trashëgimia e Hellas-it është ruajtur për ne në formë të Biblës, ose në vetë Biblën. Atëherë do të parashtrohej pyetja se vallë trashëgimia shqiptare, a është e ruajtur, në një farë forme, po në Bibël… Diku përgjatë rrugës, historia shqiptare dështoi të shfaqet dhe të bëhet pjesë e tregimit të mbarë njerëzimit …

21

I. SHQIPËRIA
A. Ku gjendet Shqipëria, sa i përket tokës së saj, gjuhës së banorëve si dhe vendlindjes së Aleksandrit të Madh dhe familjes së tij? Shqipëria është shtet që gjendet në pjesën juglindore të Europës, në veri të Greqisë dhe në lindje të Italisë, përtej detit Adriatik. Në kohët e lashta, grupet shqiptare, ilirët, epirotët, maqedonët dhe thrakasit perëndimorë, zaptuan këtë pjesë të Europës. Gjuha që ata flisnin, në kohën e sotme bashkëkohore njihet si gjuha shqipe. Në kohën e lindjes së Aleksandrit të Madh të Maqedonisë (v.356 p.e.r.), ky rajon njihet si “gjysma e botës ndërmjet Greqisë dhe Europës…” (Fox, fq.297) “Grekët… nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë gjuhën maqedone, e cila kishte fare pak marrëdhënie me të tyren dhe pa kurrëfarë letërsie për t’u studiuar…” “Është e vërtetë se klasat e larta, në rrafshinat e Maqedonisë, orvateshin të përhapnin një masë të qytetërimit grek në shtetin e tyre; mirëpo grekët akoma shihnin dallim të vogël mes tyre dhe të fiseve të tyre vazale (ilirët dhe thrakasit) nga rrafshnaltat, të cilët pa diskriminim i përshkruanin si (Arian: “Anabasis”, VII, 9) të prirë për bredhje, për jetë në grupe fisnore, për veshmbathje me lëkura të kafshëve si dhe për shpenzimin e një pjese të madhe të kohës në kullosat e bagëtisë së tyre”. (Weigall, fq.7-8) “Me sa duket, gjuha primitive maqedone ka qenë një formë e ndryshme e të folurit nga ajo helene. Ngjashmëria me sa duket ka qenë shumë më e afërt me ilirishten, se sa me greqishten. Grekët e hershëm dhe maqedonasit, nuk kanë mundur ta kuptojnë njeri- tjetrin pa ndihmën e përkthyesit. Sidoqoftë, në gjykatën e Filipit dhe Aleksandrit, gjuha greke ka qenë gjuha zyrtatre për komunikim. Pra, me sa duket, gjuha maqedone që flitej, është fshirë nga përdorimi nga klasat e larta të popullit dhe zëvendësuar me gjuhën helene, megjithëse Aleksandri dhe gjykatësit e tij, e flisnin greqishten si të huaj, duke përfshirë këtu edhe mjaft fjalë dhe idioma maqedonase”. (Ridpath, fq. 465)

22
“Aleksandri i Madh “iu drejtua me zë të lartë rojave të tij në gjuhën maqedone, gjë që pa dyshim ishte një shenjë shqetësimi tejet të madh tek ai…” (Plutarh; nga Fuller-i, fq.324) “Gjyshja nga babai e Aleksandrit, “ishte një fisnike Linkestiane…” (Fox, fq.32) “Linkestianët ishin një fis Ilir që jetonin përreth kufirit veriperendimor të Maqedonisë, në afërsi të liqenit të sotshëm të Ohrit, “stërgjyshë të shqiptarëve të sotshëm”. (Weigall, fq.6) “Nëna e Aleksandrit“ ishte e bija bonjake e një mbreti të mëparshëm epirot, rajon i Shqipërisë bashkëkohore.” (Renault, fq.27) Fisi Epirot, familja së cilës ajo i takonte, quhej “Mollos”. Gjithashtu nga po e njëjta familje vjen edhe Pirroja (v.319-272 p.e.r.), mbret i Epirit dhe kushëri i Aleksandrit. Sa i përket prindërve të Aleksandrit, historiani i shquar W.W.Tarn thotë: “Ai me siguri nga babai i tij, e me sa duket edhe nga nëna, ka trashëguar pak nga gjaku ilir, d.m.th. gjaku shqiptar.” (fq.1) Historiani grek, Herodoti (v.485-430 p.e.r.), flet për legjendën e stërgjyshërve të Aleksandrit të Madh, ku ai përmend vendin e quajtur Argos, si një mbështetje e pretendimive të origjinës greke, ndonëse kryesisht e kundërshtuar dhe se si ata e fituan sovranitetin e Maqedonisë. “Aleksandri (i referohet Aleksandrit të Parë; Aleksandri i Madh ishte i treti), ishte brezi i shtatë i Perdikut, i cili u bë tiran i Maqedonisë, kështu siç po ua tregoj. Tre vëllezërit nga familja e Temenit (stërnip i Herakliut) Gauani, Aeropi dhe Perdiku, erdhën si njerëz të syrgjynosur nga Argosi në Iliri dhe nga Iliria kaluan mbi vargmalet e Maqedonisë, gjersa arritën në qytetin Lebaea.” (Historia, libri VIII, 137; përkthyer nga Godley, fq.141). Shënimi # 2 thotë:”Tregimi mbi origjinën Argosiane të dinastisë maqedonase shfaqet si mitike. Me gjasë kjo qëndron në ngjashmërinë me emrin Argedae, fisit të cilit i takonte dinastia e tyre.” Rajoni i cili përmendet në përmbajtjen e kësaj legjende, ishte “në skajet e Ilirisë së lashtë dhe barbare i cili sot është vendtakim i kufijve të Jugosllavisë, Greqisë dhe Shqipërisë… (dhe) një vendi të quajtur Argos si pjesë përbërëse e Ilirisë…” (Weigall, fq.3)

23
Legjenda flet për punësimin e këtyre vëllezërve si krahë pune në fermën e sundimtarit të vendit. Gruaja e sundimtarit, kur gatuante për ta, vërente se përherë kur piqte bukë, buka që e piqte për Perdikun, rritej më tepër se të tjerat. Duke pasur frikë se mos bëhej fjalë për ndonjë shenjë ogurzezë, sundimtari i largon ata nga puna, mirëpo vëllezërit nuk pranojnë të largohen, pa marrë rrogat e tyre. Pas kësaj, sundimtari si shpërblim për punën, ua tregon dritën në tokë të krijuar nga dielli. Dy vëllezërit tjerë ishin gati të shkojnë pa thënë gjë, mirëpo Perdiku mori thikën dhe e shënoi dritën duke e rrethuar dhe tha:”O mbret! Ne e pranojmë pagesën tënde.” Pastaj ai e pranoi dritën e diellit në kraharorin e tij dhe u largua. Vëllezërit ndërtuan shtëpinë e tyre në malin e quajtur Bermius dhe nga ky vend ata pushtuan mbarë Maqedoninë. “Në prejardhjen e legjendës për Maqedoninë, Dionisi, diellori, paraqitet qartë si zot i dinastisë. Mu për këtë, Aleksandri i Madh konsiderohej si Dionisi i ri dhe gati se të gjithë sundimtarët e periudhës helene e nderonin atë në një kult të veçantë.” (Fol & Mazanov, fq.58) Aleksandri i Parë, stërgjysh i Aleksandrit të Madh, ishte i refuzuar për të marrë pjesë në garat olimpike për shkak se ai nuk konsiderohej i gjakut helen (v.496 p.e.r.). Por, pa marrë parasysh, ai më në fund pranohet dhe njihet si grek nga helenët, për shkak se në këtë mënyrë fiset e fuqishme veriore mund t’i përdornin si “kushërinj” kundër persianëve. “Njohja e këtij mbreti të ri verior si grek, ishte, e parapëlqej të them, një akt diplomatik. Greqia në këtë kohë jetonte nën rrezikun e Perandorisë së fuqishme Persiane…” (Weigall, fq.8)

24 B. Kur paraqitet njeriu i parë?
“Gjurmët më të hershme të njeriut të zbuluara deri më sot në territorin e Shqipërisë, i përkasin fundit të epokës të paleolitit të mesëm (v.25 000-20 000 p.e.r.)… Bëhet fjalë për vegla primitive nga gurë stralli dhe kuarci si dhe brisqe të gërryer, me përpunim të vrazhdë; në mes tjerash, janë gjetur edhe cifla të krijuara gjatë përpunimit të këtyre veglave”. (Frashëri, K. fq.1) Banorët e këtij rajoni renditen si degë e popujve indoEuropianë ose pellazgë… “Populli shqiptar me gjasë është me prejardhje nga emigrantët e hershëm arianë dhe përgjatë historisë përfaqësojnë thrako-ilirët dhe epirotët apo pellazgët, të cilët fillimisht e banuan mbarë Gadishullin Ballkanik, pjesën ndërmjet lumit Danub dhe detit Egje. Shkrimtarët e hershëm grekë i përshkruanin epirotët si barbarë dhe se ata nuk u takonin helenëve. Dhe …gjithashtu Straboni (v.63 p.e.r. - v. 23) shkruan se banorët e Maqedonisë, Ilirisë dhe Epirit, e flisnin gjuhën e njëjtë dhe kishin zakone të njëjta…” (RSS, fq.4) (Drizari, “Shqipja e folur dhe e shkruar”, fq.XXI; cituar J.Swire. “Shqipëria, lindja e një mbretërie”) Do të ishte tepër vështirë për të kërkuar çfarëdo dëshmie që dikush tjetër, përveç shqiptarëve, ka jetuar në këto hapësira. Mu për këtë, thjesht si përfundim, do të ishte fakti që shqiptarët kanë jetuar aty qysh “nga fillimi i kohës”.

C. Si është humbur historia?
Dështimi i grupeve shqiptare në kohët e lashta për të zhvilluar shkrimin dhe letërsinë, vetvetiu do të dukej i mjaftueshëm për ta konsideruar si “histori” e humbur. Jo më larg se në shekullin e kaluar, shqiptarët ia arrijnë qëllimit që të themelojnë një alfabet formal, për të shprehur gjuhën e tyre.

25

II. DIONISI (DIONYSUS, DIOUNSIS)
A. Parathënie për Zotin

Fushëveprimi në mbarë mitologjinë është i pafund dhe siç duket mjaft i komplikuar. Një nga arsyet për këtë, është fakti se shumë interpretime përkushtuar zotërave të ndryshëm të rajonit të Mesdheut, si mite kanë ndryshuar dhe/ose janë stërmadhuar gjatë zhvillimit dhe migrimit të njeriut. Arsyeja tjetër është ajo se ekzistojnë shumë pak njohuri për kulturat parahistorike që, në një instancë, do të mund të jepnin shpjegime për prejardhjen dhe natyrën e veprimeve të zotërave, ashtu siç ishin përvetësuar në jetën e njeriut parahistorik. Ky kapitull do të fillojë me rishqyrtimin e prejardhjes së Dionisit, ashtu siç është paraqitur në “Theogoninë” e Hesiodit (Zanafilla e zotërave). Kjo do të na udhëheq gjatë rrugëtimit deri te lumi Shkumbin (Genusus), lumë në pjesën qendrore të Shqipërisë, vendngjarja e “martesës” së qiellit me tokën, stër-stërgjyshërit e Dionisit. Nga atje udhëtimi do të vazhdojë dhe do të përfshijë pesë vende të rajonit, përfshirë këtu edhe Epirin dhe Maqedoninë, vendngjarja e mitit për Kronin dhe Zeusin, babagjyshin dhe babanë e Dionisit. Rrugëtimi do të mbarojë në njërën nga këto pesë vende të rajonit, tokën e Bessi-it, fisit Satrae, vendi i të cilëve njihej si vend i shenjtë i zotrave të mbretërve dhe profecive dinastike. Do të orvatemi ta vlerësojmë Dionisin si një zot i mbretërve dhe profecive dinastike e gjithashtu si një zot i pjellorisë dhe bimësisë. “Për fat të keq ne kemi shumë pak njohuri për natyrën e profecive të Dionisit.” (Otto, fq.144) “Adhurimi i Dionisit paraqet diçka që kurrë nuk mund të shpjegohet tërësisht. Hulumtimet e para historike dhe paraqitja e paraleleve antropologjike, kanë bërë mjaft, por jo edhe në tërësi. Do të ishte fare i padobishëm vlerësimi i natyrës së tij sipas prejardhjes, me vetëm një lloj vetie, siq është ai i zotit të bimësisë, pa marrë parasysh se sa lloj karakteresh të kësaj vetie ai i shfaq.” (Guthrie, fq.145) Pjesa më e madhe e informatave që janë në dispozicion për Dionisin, na vjen nga letërsia greke. Në mitologjinë greke Dionisi njihej si zot i pjellorisë, bimësisë dhe të korrave. Ai ndërlidhej me drurët dhe verën, kështu që kremtimet për nder të tij dhe për rilindjen, paraqiteshin si festivale në formë orgjish.

26

“Religjioni Dionisan, megjithëse i njohur nga Homeri (v.800 p.e.r.), nuk kishte vend në shoqërinë të cilën ai e përshkruan. Ky besim është trashëguar nga grekët prej thrakasve në kohën pashomerike (v.700 p.e.r.) si imponim i huaj dhe është ndeshur me armiqësi të konsiderueshme. Paraqiste një religjion shfrenues përfshirë besimin e posedimit nga zotërat, përmes të cilit për një çast të shkurtër, nën ndikim të pishtarëve, verës, muzikës dhe vallëzimit marramendës, adhuruesi ndjehej i çliruar nga vetja dhe i ngritur në lartësitë hyjnore. Me sa duket kjo paraqet një ngjasim natyral për të gjitha kultet e pjellorisë në pellgun e Mesdheut dhe nuk ka asgjë të përbashkët me religjionin prozaik të Achaen-ëve. Sidoqoftë, Dionisi është zot i popullit verior, thraksave, që flasin gjuhë indoEuropiane dhe çfarëdo shtese që ky kult i tij ka siguruar nga vendet nga është përhapur, ngazëllimi dhe pavdekshmëria paraqesin dhuratën e religjionit autokton thrakas.” (Guthrie, fq.31) Karakteri serioz i vetive si zot i mbretërve dhe profecive dinastike, si dhe aspektet politike dhe religjioze të ndërlikuara, me sa duket dëshmojnë një identifikim të largët nga një interpretim si kryesisht shfrenues, kuptohet, nëse merret parasysh ndërrimi apo shtrembërimi i vetive nga të lashtët.

27

B. “Theogonia” e Hesiodit (Zanafilla e zotërave)
1. Autori, Hesiodi Heisodi ka qenë një bari/fermer, i shëndruar në poet i cili jetonte në Boeoti, një krahinë në veri të Athinës, rreth vitit 700 p.e.r. Hesiodi në përgjithësi njihet si autori i “Theogonisë”, “gjersa nga disa të tjerë (veçanërisht nga Pausanias-ët) mendohet se bëhet fjalë për një kopjues.” (Harvey, fq.426) Pausaniasët (shekulli II) pohojnë: “Boeotianët nga Helikoni kishin traditë të thoshin se Hesiodi nuk ka krijuar asgjë, përveç se “veprat” dhe mu prej kësaj ata i sajonin paraprakisht muzat, duke shtuar se poema fillon me fragmente të ndërlidhura me mosmarrëveshje. Ata, gjithashtu pranë një burimi, më treguan një pllakë nga plumbi shumë të moçme, mbi të cilën ishin gdhendur “veprat”. Ekziston edhe një opcion tjetër, shumë më i ndryshëm se i mëparshmi, se Hesiodi ka krijuar një numër të madh poezish, siç janë poezia për femrat, poema e quajtur “Eoea e madhe”, “Theogonia”….” (Lattimore, fq.6: Pausanias-ët 9.31.4-5, përkthim i Frazier-it). 2. Burimet e Hesiodit Autori i “Poezia dhe filozofia e hershme greke”, Frankel, sugjeron se përmbajtja e “Theogonisë” së Hesiodit vjen nga tre burime: “Një pjesë vjen nga jetesa, besimet e zakonshme dhe në rastin e kundërt nga traditat e Boeotisë (vërtetësi e dyshimtë), që ka qenë e arritshme për Hesiodin. (“Vazhdimësia e traditës për mitet e zotërave dhe botës, me përbërje metafizike, me siguri se ka ekzistuar para, por edhe pas Hesiodit, mirëpo ne për këtë nuk dimë asgjë.) … Pjesa e dytë është bota homerike e zotërave. Hesiodi mjaft mirë e njihte epikën heroike, së cilës ai i ishte detyruar për gjuhën dhe mënyrën e të menduarit dhe këndimit…Elementi i tretë vjen nga kontributi i vetë Hesiodit dhe burimeve të tij. Pa dyshim se ai bëri ndryshime, në një shkallë të ulët apo

28
më të lartë të tregimeve tradicionale, të cilat ai i ripërshkruan. Megjithatë, ky kontribut i tij paraqet shumë më tepër nga ajo sa është parë dhe thënë para tij. Shikuar nga anash, ajo që është origjinale, nuk mund të veçohet nga ajo që është tradicionale…” (Fq.97-98) “Nga recitimet e këngëtarëve epik, Hesiodi mesiguri se ka qenë i njohur me artin e muzave për diskutimin mbi vargjet, me të cilat qysh atëherë i thurnin veprat e tyre në Boeotinë e panjohur, në kërkim e sipër të një jetese. Si një djalosh i ri, Hesiodi fitoi aftësinë të matet me këta këngëtarë bredhës dhe të krijojë dhe recitojë në gjuhën e tyre, vargjet dhe stilin të cilin ai e mësoi nga ata.” (fq.95) (Muzat ishin perëndeshat të cilat udhëhiqnin artin dhe frymëzonin poetët.)

29
3. Grafiku mbi prejardhjen e Dionisit.

- Rruga për te lumi Shkumbin ( Genusus) - Rruga për te Toka e Bricjapit - Orakulli i lashtë i Dionisit

( Urani & Ge 3) ( Kroni & Zeusi) ( Dionisi)

Shenja: * Paraqet “Ge-në” në nivele të ndryshme të evolucionit: dheu-toka (nënë), nëna- tokë. (Shënim i autorit.)

30

4. “Theogonia” (Zanafilla e zotërave) “Theogonia” e Hesiodit (v.700 p.e.r) përafërsisht përbëhet nga 1022 vargje, nga të cilat do të prezentojmë dhe rishqyrtojmë vetëm një pjesë. Më qëllim që “Theogoninë” ta vendosim në një perspektivë që paraqet njohuri të përbashkët, do të citojmë vetëm pesë vargjet e para të “Librit të zanafillës” nga Bibla: “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave. Pastaj Perëndia tha: "U bëftë drita!". Dhe drita u bë. Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira. Dhe Perëndia e quajti dritën "ditë" dhe errësirën "natë". Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.” Citatet në vijim përfshijnë një përkthim të drejtpërdrejtë dhe komente lidhur me “Theogoninë” e Hesiodit (vargjet 117-134). Një numër i komenteve është paraqitur me qëllim që lexuesit ti japë një shikim të kuptueshëm për atë se çka shkroi Hesiodi dhe si është interpretuar më vonë në kontekstin grek. a. “Me të vërtetë Kaosi ndodhi në fillim, e më pastaj Toka gjihapur (Ge), vendi i sigurt për të gjithë të pavdekshmit të cilët i mbajnë majat e Olimpit me borë dhe Tartarët e zbehtë në thellësitë e gjëra të tokës dhe Erosit (dashurisë), më i drejti nga zotërat e pavdekshëm, të cilët shkurajojnë gjymtyrët dhe kapërcejnë mendjen dhe këshilltarë të urtë për të gjithë zotërat dhe mbarë njerëzimit nën ta. Nga Kaosi pasuan Erebusi dhe nata e zezë; por nga nata kishin lindur Aether-i dhe Dita (Hemera), e cila u krijua dhe lindi nga dashuria me Erebusin. Dhe në fillim Toka zbuloi Qiellin, të barabartë me veten, të mbulojë çdo anë të saj dhe përgjithmonë të bëhet vendqëndrim i zotërave të bekuar. Dhe ajo i vendosi përpara kodrat e gjata, hije të këndshme të perëndeshës–Nimfë, që banon në mes luginave të kodrave. Ajo zbulon gjithashtu thellësitë e pafrytshme me gungën e tij të furishme, Pontus-in, pa bashkimin e ëmbël të dashurisë.” (Hesiodi; përkthim i H.G.Evelyn-White, fq. 87. Të gjitha citatet e Hesiodit do të jenë nga ky përkthim në mos të veçuar ndryshe.)

31
b. “Ai (Hesiodi) fillon me prejardhjen e gjërave. Ai thotë se në fillim ka ekzistuar vetëm Kaosi me çka ai nënkupton zbrazëtinë. Pastaj u krijua Gaea (GeToka), thurur sipas Tartarit, që shtrihet zgjatur nën të. Me Gaea-n gjithashtu është krijuar Erosi, më i bukuri nga të pavdekshmit. Kjo, qartë na bën të ditur se nga toka si ekzitenca e vetme e lashtë, dolën me sukses të gjithë zotërat dhe se gjeneratat pasuese janë krijuar nga fuqia e Erosit, zoti i dashurive martesore. Nga Kaosi drejpërsëdrejti dolën dy qenie: Erebus-i, një errësirë e zbehtë, dhe Nata, një lloj errësire paksa e lokalizuar. Nga Erebusi dhe Nata dolën Ether-i, agim i zbehur dhe Dita, dritë e lokalizuar. E pakuptimtë dhe joreale: ndoshta të gjitha këto qenie dalin nga zbrazëtira që autori e quajti Kaosi (Chaos). Nga Gaea drejpërdrejt vjen Urani, Qielli, i qarti, kupë e ngjyrosur e konceptuar si një lloj superstrukture mbi tokë. Ajo gjithashtu krijoi malet dhe Pontos-in, thellësirën. Kjo, siç mundet lehtë të kuptohet, paraqet një kozmogoni elementare, një lloj zanafille, një shenjë paralajmëruese e përshtatshme e “Theogonisë”. (Croiset, fq.73) c. “Theogonia” e Hesiodit paraqet një sintezë religjioze të një natyre shumë komplekse, ku perënditë nga mbarë bota orientale përzihen dhe organizohen në një sistem kuazihistorik. Me siguri se edhe zotërat e pastër helenik gjithashtu gjenden aty, të cilët u njohën nga pushtuesit arianë… Në fillim ishte Kaosi (Chaos) ka thënë Hesiodi, gjë që me fjalë të tjera mund të thuhet, gjendja kur nuk ekziston asgjë tjetër, përveçse hapësira, hapësirë e pastër, asgjë organike, asgjë që do të kishte mundur të përshkruhet. Pastaj në këtë zbrazëtirë realitetet e para marrin formën e caktuar, dhe kështu të përcaktuara japin një kuptim: Toka (Gaea-në gjuhën e Hesiodit, Ge-në greqishten klasike), “themeli i vërtetë i të gjithë asaj që është”. Njëkohësisht e tërë gjithësia ishte ndarë në dy pjesë, kështu si vijon: tani e tutje ishte Kaosi, “nën Tokën” dhe ky kaos jep Erebusin, që shtrihet në hapësirën e gjerë, ku më vonë Ferri do të gjejë vendin e vet dhe zbrazëtirës sipër Tokës; atje Toka vendos fëmijën e parë të saj, Qiellin, që ka prejardhje nga vetë ajo. Gjersa kjo ndarje organike e gjithësisë ishte në zhvillim e sipër, lindi Eros-i, dashuria, parimi abstrakt i dëshirës së madhe, e jo një zot i vogël i pacipë, pervers dhe dinak, me flatra të vogla, të cilin me kënaqësi e përshkruanin poetët e periudhës helenike. Për ta sjellë dashurinë në ekzistencë, ishte absolutisht e nevojshme që në fillimin e krijimit, pasi që ajo paraqiste, si të thuash “motorin” e gjithësisë: Dashuria solli bashkimet monstruoze të parimeve kozmike. Kjo paraqitje sfidon imagjinatën dhe këto bashkime ishin aspekte të një krijimi të madh dialektik.” (“Mitologjia botërore” nga Larousse, fq.101)

32
d. “Në fillim, sipas Hesiodit, erdhi Kaosi, duke gogësitur zbrazëtirën. (#11; Pikëpamjet tona për kaosin si një gjendje çrregullimi, mbështetet mbi një konfuzion të gjendjes primitive të botës, më vonë të postuluar nga Anaksagora.). Para ekzistimit të çdo gjëje, ka ekzistuar vetëm zbrazëtira në të cilën gjërat do të hyjnë dhe çdo gjë do ta rrethojnë...Më pas është krijuar ”Toka me gjirin e saj të gjerë, vendi i sigurt i të gjitha gjërave”. Për Hesiodin si një fshatar, e tërë bota e objekteve dhe e ekzistencës, është e bazuar në Tokën dhe çështjet nga Toka. E treta, është energjia lëvizëse për prodhimet e ardhshme - Eros-i, më i pashmi i zotërave dhe njerëzve.” Nga Kaosi (zbrazëtira) dalin errësira dhe nata. Nga këta dy miq, dhe nëpërmjet të fuqisë kreative të dashurisë (eros-it), forcat pozitive dalin nga fuqitë negative: dita dhe ndriçimi i qiellit (Ather-i). Kështu që dita është e bija e natës ndërsa qielli i kaltër, i ndritshëm, i biri i errësirës; këtu mosqenia i paraprin të qenurit. “Toka, nga ana e saj, sjell qiellin (Uranin) mbështjell veten dhe malet e larta. Pa ndërmjetësim të bashkimit seksual, ajo sjell Pont-in, detin e tërbuar, që në poezinë greke paraqet shëmbëlltyrat kryesore të mungesës së dashurisë dhe egërsisë së ftohtë. Tashmë toka bashkohet me qiellin dhe toka me detin, si një çift pasardhës: e bota është kompletuar dhe e mbushur me qenie. Qielli (Urani) është zoti i parë i botës…” ( F r a n k e l , fq.101&102) e. “Para çdo gjëje, ai (Hesiodi) na tregon se erdhi Kaosi. Kjo fjalë, siç duket fjalë për fjalë përcakton “gogëstjen e zbrazëtirës”, nuk paraqet një hapsirë thjesht boshe; edhe në atë kohë grekët e kishin shumë vështirë të besonin se prej asgjëje krijohet qenia. E as Hesiodi nuk thotë gjë as për Kaosin se ka ekzistuar gjatë përjetësisë, sepse ai përdor fjalën…”erdhi në ekzistencë” më tepër se “ishte”, një term me të cilin mendimtarët e epokave të mëvonshme do të bëjnë lojë të madhe. Kjo më tepër paraqet një pikënisje, se sa një fillim absolut. Pastaj, me sa duket, e dalë nga Kaosi, erdhi toka, Tartari (të cilin ai e shpjegon si një vend të errët “nga thellësirat e tokës”), Dashuria (Erosi), Errësira (Erebos) dhe përfundimisht Nata. Nga Nata dhe Erebosi janë lindur Aitheri (qielli mbi ajrin) dhe Dita; ndonëse Toka pa ndihmë, krijoi Qiellin, malet dhe Ponton (detin)”. (Rose, fq.19)

33

C. Në fillim. 1. Prejardhja e Dionisit a. Kaosi - Chaos ( Cha, Kha) “Me të vërtetë në fillim u bë Kaosi…” (Hesiodi, vargu 117) Në greqishten klasike të shqiptuarit e fjalës “Chaos” ishte “Xaos”. Shkronja “X” përfaqësonte tingullin “Kh”. Kështu që “Chaos” shqiptohej si “Khaos”. Shenjat “X” dhe “+” në gjuhët e vjetra semite dhe fenikase (nga të cilat besohet se shkrimet e hershme greke janë krijuar pas shekullit 15-të) ishin ekuivalent me fonetikën e “T”-së dhe mund të identifikohet me “T”- në e greqishtes së hershme. “X”, në dialektet e ndryshme të mëvonshme identifikohej me tingullin “Kh”. (Shih Jensen, “Shenjat, simbolet dhe dhe shkrimet” fq.455-75; Enc. Britannica, v.1963, “Alphabet”, Vol.1, fq.363-68.) Emri i lashtë i cili do të identifikohet me konceptin “Chaos” është “Chaonian”, një fis i lashtë në Epir, që gjithashtu është shkruar edhe me shkronjën ”X” dhe referuar teksteve historike paraqitet si “Kaonian”. Megjithatë, ky fis i dalë nga e kaluara e errët, me të kaluar pa shkrim dhe lexim që mbijetoi si popull shqiptar, në dialektin shqiptar, quhet “Chame” – Çam. (“Ch” si në “Chip”; tingulli shkruhet si “Tsh”; Laird, fq.113). “Vendndodhja e këtij fisi në pjesën jugore të Shqipërisë dhe në pjesën veriore të Greqisë, korrespondon me vendndodhjen e “Chaonia-s” së lashtë, ose “Kaonia”.” (“Atlasi historik” nga Shepherd, fq.10) Interpretimi për “Chaos-in” në kontekstin grek tashmë është prezentuar. Rrënjët e emrit të njërit nga katër fiset kryesore shqiptare,”Chame” është “Cha”. Në gjuhën shqipe (si rrënjë apo fjalë e plotë) - Cha = Ça, çarje, (ndahet në dysh) Cha = Ça, (çaj, çarje) Cha = Çka? (Çfarëdo; mbase tregon të panjohurën) Fjala “Cha”, “Ça” ose “Çarje”, reflekton një kuptim konceptual që koincidon me përparimin e zhvillimit të njeriut nga fillimet e tij më të hershme. Pikënisja intelektuale e njeriut të gurit ndodh kur ai përdor gurin apo objekte tjera për të çarë gjësendet. Nga ky hap zhvillimor, me avancimin e mjeteve të

34
punës, njeriu fiton zotësinë për të përmirësuar kushtet e tij jetësore, gjatë gjuetisë efektive, ndërtimit të shtëpisë si dhe për mbrojtje apo sulm (?). Ky koncept u ishte i mirënjohur banorëve të shpellave. Fisi “Chaonian”, në gjuhën shqipe - Cha = Çarje On = “Un” (veta e parë “Unë”) e gjithashtu emri i zotit të parë, Uranit, “U”, “Ou”, ose “Oun”, mund të shqiptohet si “On”. (Shih në shembullin “Dionysus”; Di-oun-ze). Përgjithësisht, fisi Kaonian nuk njihet si fis me karakter ose qytetërim grek. Në të vërtetë ishte njëri nga tre fiset e Epirit, dy të tjerët ishin mollosë (mollë) dhe thesprotë. “Ky rajon ishte i banuar me një numër fisesh, me gjasë me përkatësi të racës ilire, dhe si zakonisht nga grekët besohej se nuk janë të gjakut të pastër helenik. Për herë të parë grekët kontaktuan fiset kryesore të bregdetit, me thesprotët në pjesën jugore dhe me kaonët në veri. Fisi i tretë i madh, mollosët, në brendi të vendit, me sa duket kishin hasur në njëfarë influence të vogël greke para vitit 400 p.e.r. . . . Diku rreth shekullit të tretë (p.e.r.) mbreti i tyre Pirro, njëri nga princat më të fuqishëm të asaj kohe, arriti ta bashkojë tërë Eprin nën sundimin e tij… (Konsulto Leake, “Udhëtimet në Greqinë veriore”, Belrin v. 1897), (The New International Enc. V. 1902, “Epirus” fq.803) “Epiri… është vend malor por përreth bregdetit, i këndshëm dhe pjellor. Në kohët e lashta, kaonët ishin fisi më i fuqishëm. Disa koloni greke ishin të ngritura në afërsinë e tyre … Kryesisht është i banuar me arnautë (Shqiptarë)”. (Enc. Americana, 1829-54, fq.545) (Atlasi i Shepherdit, fq.10, paraqet vendndodhjen e “Chaonisë” dhe “Thesprotisë” në pjesën lindore dhe juglindore nga ishulli Korfus, i cili në ditët e sotshme gjendet pranë bregdetit Shqipërisë dhe Greqisë).

35
1. Krijimi i Nënës Tokë “…nëna tokë me gjirin e gjerë, vend i sigurt për të gjithë të pavdekshmit të cilët i mbajnë majat e Olimpit me borë…” (Hesiodi, vargjet 117-120) “Toka (Gaea në gjuhën e Hesiodit, Ge në greqishten klasike)…” (“Mitologjia botërore”, Larousse, fq.101) “Gea është Toka. G-ja në dialektin Dorian (të Greqisë) shndërrohet në Dh, Dha, Erdha; e në gjuhën shqipe shndërrohet në Dhe, Toka”. (Dako, fq.15) Fjala “Tokë” ose “Dhe” shkon nga fjala “Ge”, në greqishten klasike, deri te “De”, “Dhe”, “Dheu” në gjuhën shqipe dhe “Teu” në gjuhën Etruske. (Mayani, fq.367) Bashkëtingëlloret indoEuropiane – g, gh, d, dh, t, th, janë pjesë përbërëse e “një sistemi mahnitës të karriges gjuhësore muzikore”. (Laird, fq.126) Këtu do të veçoja, sipas vrojtimit tim, se mund të ketë ndodhur që fjala “Ge” në greqishten klasike të paraqesë fjalë me prejardhje origjinale shqiptare që sot e kësaj dite mbijetoi në gjuhën shqipe si “Gegë”, emri i njërit nga fiset kryesore. Ky grup fisesh, sot jeton në anën veriore të lumit Shkumbin (Genusus) dhe përfshin fise më të vogla të Shqipërisë veriore dhe pjesë të Jugosllavisë jugore. Shumë shqiptaro-italianë që jetojnë në Itali, për më se 500 vitet e kaluara dhe mbijetuan si identitet i veçantë shqiptar, veten e njohin si “Gegë”. “Ge” gjithashtu mbijetoi edhe si rrënjë e shumë emrave dhe fjalëve shqiptare. Si një nga shembujt, është emri i mbretit të ilirëve, “Gentius” – Genti, i cili sundoi rreth vitit 180 p.e.r. “Gentian, një lloj përpilimi nga gjinia Gentiana…, me siguri fjalë me prejardhje ilire…Ndërlidhja me mbretin ilir Gentius, sugjeruar nga Plini, paraqet etimologji popullore”. (Shihe tek Walde-Hofmann, LEW, I, fq.592”. (Klein, fq.648) Fjalori anglisht-shqip i Drizarit përmban disa fjalë shqipe me “Ge” si rrënjë. Si shembull ta marrim fjalën “Gërryej”, “Unë e gërryej borën”, (gërryej baltën, gërryej gurin, ose “unë gërryej tokën me lopatë”).

36
Majani në veprën e tij “Etruskët fillojnë të flasin” (fq.14) thotë se Jokli, autori i “Studien zur albanischen Etymologie und Wortbildung”, (Studimet e etimologjisë shqiptare dhe fjalëformimit, v.1911),” ka treguar një lashtësi të pakontestueshme të disa fjalëve shqipe”. “Jokli gjithashtu e bën të qartë se një numër i konsiderueshëm i fjalëve në gjuhën shqipe, pasqyron tiparet më primitive të ekonomisë së hershme…Jokl pohon se fjala latine “grosa” e cila etimologjikisht është e izoluar nga ajo gjuhë, vjen nga fjala e ruajtur në gjuhën e sotme shqipe: “geruaj” dhe “geruse”. (fq.15, 179) Majani për Joklin thotë:”…ishte ai që më shumë se kushdo tjetër e themeloi “vazhdimësinë” ndërmjet ilirëve dhe shqiptarëve dhe vërtetoi prezencën e “nukleusit” të lashtë të ilirëve te shqiptarët.” Në gjuhën e Hesiodit fjala “Ge” shkruhej si “Gaea” ose “Gaia”. Është më se e mundshme që kjo fjalë ka mbijetuar te shprehja shqipe “nga je” ose ndoshta në një formë më të vjetër “nga ea” (nga vjen) ose implikon prejardhje – “nga ç’vend” ose “ nga cila pjesë e vendit vjen”. Varësisht në cilin dialekt apo me cilin person flisni, tingulli “n” për një të huaj mund të jetë i padëgjueshëm. Tartarus “…dhe Tartarus-i i turbullt në thellësirat e shtegut të gjerë të tokës…” (Hesiodi, vargu 120) Në gjuhën shqipe: Erosi “…dhe Erosi (dashuria), më i pashmi në mesin e zotërave të pavdekshëm i cili shkurajon gjymtyrët dhe mposht mendjen dhe këshillat e urta të të gjithë zotërave dhe të gjithë njerëzve.” (Hesiodi, vargjet 121-124) Në gjuhën shqipe: er, ere = erë Tarr – unë kreh, shkrif tokën (me grabujë) Tarr-tarr – kreh-kreh, ose shkrifje e vazhdueshme

Përkthimi nga gjuha shqipe i “ge”, “tar” dhe “er” në gjuhën anglishte do të kishte kuptimin: “dheu vazhdimisht krihet nga era”. Përfundimi i kësaj është “Ge” (2), është Toka. Ge 2 (Toka-nënë) është nëna e Uranit, zotit të parë.

37
2. Krijimi i babait Erebus dhe Nata “Nga Kaosi erdhën Erebusi dhe Nata e zezë…” Në gjuhën shqipe: err = errësoj, e bëj të errët, zbeh. Erra = zbeh dritën, muzgu afrohet. “Kaosi lindi Erebusin, rrënja e të cilit është “erh”, “erhem”, “erheni” ose “erhesi”, “zymtë”, “ errësirë”, “paqartësi”. Në gjuhën shqipe “u erh” do të thotë “errësira rritet”, “erhet” “po errësohet”, “erheni” “vend i errët”. “Erebus” është “vatra e errësirës së përjetshme”. (Dako, fq.15) Së bashku me “Erebusin”, “Errësirën” vjen “Nata e zezë”. Ekziston mundësia që “Erebusi” ka të bëjë diçka me “Erën” pasiqë rrënja e emrit “Erebus” është “Era”. Gjithashtu ekziston mundësia që “Erebusi” të ketë kuptim konceptual të “erës që e bjen errësirën” dhe se rezultati i kësaj është Nata. Është më se e besueshme se popujt e lashtë e kanë paramenduar “Erën” si fuqia e cila mori diellin nga lindja në perëndim dhe më në fund nga pamja, pasi që pas perëndimit të diellit vjen errësira. (Në këtë fazë të zhvillimit, meqë Erebus është errësira dhe nata e zezë, dita e parë ende nuk ka ardhur.) Aether-i dhe Hemera “…të natës lindi Aether-i dhe Dita (Hemera), të krijuar dhe zbuluar nga dashuria me Erebusin.” (Hesiodi, vargjet 125-127) Aether në përkthime të shumta është shqiptuar si Aither, Ether dhe Aether. Në gjuhën shqipe - at, et = baba (Mayani, fq.101) Here = herë (kohë) Ater (atër) = baballarët (Mayani, fq.292) “Sugjerohej se Aether-i ishte babai i Uranit.” (Tripp, fq.26)

38
“Nganjëherë…Urani është i biri i Aether-it, me fjalë të tjera, kupa qiellore ka lindur nga qielli.” (Rose, fq.20) Dallimi ndërmjet “kupë qiellore” dhe “qielli” është se qielli përfaqëson nivelin më të lartë të hapsirës që përfshin edhe yjet, ndërsa kupa e qiellit është më afër tokës duke përfshirë retë. “Fjala greke e cila me të gjitha asociacionet e saj më tepër i afrohet fjalës angleze “Heaven” (qielli), nuk është “Ouranos” por “Aither”. Një grek i cilësdo periudhë do të pajtohej se nëse zotërat banonin diku, atëherë banonin në Aither dhe se “Aither-i” vetvetiu ishte hyjnia…” (Guthrie, fq.207) “Aether-i…ishte e dëlirë, një dritë e qartë që do të mund të imagjinohej në horizontin e atmosferës - drita e zotërave.” (“Mitolgjia botërore”, Larousse, fq.102) “Aether-i është atmosfera më e lartë e shndritshme që dallohet nga Aer-i, atmosferës më të ulët të tokës.” (Evelyn-White, FN #2, fq.87) “Dita” u quajt “Hemera”. Sipas vëzhgimit tim, kjo nuk paraqet “Ditën” të cilën ne e njohim, por ndoshta një dritë nate të krijuar nga hëna. Në kontekstin grek: “Është me rëndësi të veçohet se yjet kryesore, dielli dhe hëna, nuk paraqiten saktësisht në këtë krijim fillestar. Ata nuk ishin prej zotërave fillestarë, por elemente të “qiellit të ndritshëm” dhe lindja e tyre me emrat Helius (Dielli) dhe Selene (Hëna) nuk përmenden deri sa të arrijmë te gjenerata e tretë e perëndive.” (“Mitolgjia botërore”, Larousse, fq.102) Hemera dhe Aether-i kanë lindur nga Nata dhe Erebusi – mbase nga “Era e natës”. Këtu çështje kryesore kemi krijimin e babait dhe këtë mund ta shpjegojmë nga kombinimi i Hemerës dhe Aether-it. Në gjuhën shqipe: heme, hene, hane = hëna ra = ra ( ka rënë)

39
“Hene” në gjuhën shqipe është “Hëna” por këtu paraqitet zëvendësimi i shkronjave “m” dhe “n”. “Trim” ose “Trin” = Trimi (hero) (Mayani. Fq.286287) “Meme” dhe “nene” = mëmë (nënë). “Hemera” mund të paraqesë rënien e dritës së hënës ose “pluhurit të hënës” e që shfaqet si dritë. Kjo shfaqje e “pluhurit të hënës” mund të vijë nga një kombinim i reve dhe i shiut të lehtë, ose spërkatjes së detit gjatë natës me erë. Ndoshta do të mund të ishin vetë retë që kalojnë nën ndriçimin e hënës. Popujt e lashtë ndoshta këtë e kanë barazuar me faktorin (“fertilizues”) që bie në tokë apo i ardhur aty nga lëvizja e erës. Kështu popujve të lashtë ka mundur t’u paraqitet “Atësia”. Për ta kuptuar se si popujt e lashtë kanë mundur ta shpjegojnë “fertilizimin” e babait, në rend të parë patjetër duhet kuptuar epërsia e Tokës-Nënë: “Kur te një popull bujqësor, besimi i të cilit, ashtu siç edhe jeta e tyre, është ngusht i lidhur me pjellorinë e tokës, atëherë ne këtu, pa mëdyshje, e gjejmë analogjinë njerëzore. Kjo do të thotë: toka adhurohet sipas gjasimit të nënës, dhe mendohet se pjelloria e saj arrihet në të njëtën mënyrë sikurse tek një femër…Ajo, në fakt, mund të jetë një nga përfaqësimet e besimeve më të vjetra të përgjithshme dhe prania e saj, si një tregues se ideja e hyjnisë personale ka qenë në mendjen e njeriut për aq kohë sa që ne mund të gjurmojmë në histori…” “Një popull bujqësor dhe baritor për cilët toka paraqet nënën, e cila nëse do të duhej të jetë pjellore, patjetër do të duhej të jetë e mbarsur sikurse të tjerët, atëherë ata me siguri besojnë edhe në ekzistimin e bashkëshortit të saj. Mirëpo, me sa duket, ai paraqet diçka më tepër se një zëvendësues të domosdoshëm. Veçanërisht për një popull të caktuar bujqësor, të cilët jetojnë në tokë dhe prej saj nxjerrin mënyrën e jetesës, në rend të parë ajo është e para për t’u dashuruar dhe adhuruar, ashtu siç duhet patjetër asaj t’i përkushtohet puna dhe vëmendja e tyre, nëse duan ti gëzojnë frytet e pjellorisë së saj. Bashkëshorti i saj luan një rol shumë të vogël. Kjo thjeshtë tingëllon sikurse spekulim paraprak për proceset mendore të popujve, për të cilët në të vërtetë dimë shumë pak ose aspak. Mirëpo, ne e dimë se, për çfarëdo arsye, karakteristikë e religjionit mesdhetar ishte epërsia e parimit femror në natyrë, toka-nënë.” (Guthrie, fq.58-59)

40
Fjala latine për “Farë” është “Semen”. Në gjuhën shqipe, “Ze-me” = “zërinënë”. Popujt e lashtë ndoshta kanë menduar se pasiqë ‘Toka-Nënë’ ishte qënia më e lartë, atëherë ajo ia dha aftësinë e “fekondimit” babait me urdhërin e “zërit” të saj. Në pjesën jugore të lumit Shkumbin (Genusus) gjendet lumi i njohur si “Semeni”. Në kohët e lashta quhej “Apsus”. (Shepherd, fq.10) Në gjuhën shqipe: ap = jap, dhënë s (us), se (us) = zë, zëri (Shih te etimologjia e – d. “Zeus” dhe e. “Dionisi”.) b. Uranus , Urani ( Ou-ra, ranë) “Dhe në fillim toka ndriçoi qiellin, të barabartë me veten, për ta mbuluar veten në të gjitha anët dhe të jetë një vend përherë i qëndrueshëm i zotrave të bekuar.” (Hesiodi, vargjet 127-129) Urani njihej si qielli ose zoti i qiellit dhe konsiderohej si zoti i parë. Në greqishte, “Ouranos” = “Qielli”. Paramendoni njeriun e shpellës duke qëndruar në tokë dhe duke e shikuar qiellin dhe tokën përreth tij. Çka mund të shohë ai në distance? Ai mund të shohë se në çdo pikëpamje, sikur qielli do të bjerë mbi tokë. Në gjuhën shqipe: U,Ou, Oun = “Unë” ra = ra, rene, rane = rënë (rrëzuar) (Mayani, fq.205,324) Emri i zotit të “parë” ka mundur të jetë “U”, ose “Ou”. Në gjuhën shqipe “U” ja mbijeton si përemër i vetes së parë. Duket se shqiptarët e lashtë gjatë komunikimit të tyre, kur kanë përmendur ekzistimin e zotit, kanë përdorë veten e parë. Ata e kanë imituar perëndinë gjatë tregimit për “martesën” me tokën. Në kohët e lashta, kjo mënyrë e komunikimit nuk ka qenë e pazakonshme gjatë ritualeve religjioze. Një shembull të tillë e gjejmë te “Adhurimi i Dionisit”. (Enc. Brit. “Mask”). Duket se grekët e formuan emrin e zotit të parë, “qielli” nga shprehja shqiptare “ou-ra” (ose “ou-rane”).

41
Fjalori anglisht-shqip i Drizarit, (fq.205) jep dy shprehje për fjalën anglishte “Heaven”, që do të thotë “parajsë” dhe “qiell”. Në gjuhën shqipe: pa = ai e pa, ajo e pa ra = ra, rënë Fjala “parajsë” në anglishte do të thotë “paradise”. Në greqishte është “paradeisos”. Në gjuhën shqipe: pa = ai e pa, ajo e pa ra = ra, rënë dey (dei) = pasnesër Ndoshta ideja ishte që një person, pas vdekjes së tij hyn në parajsë pas mbarimit të ditës pasiqë jeta e një personi barazohej me kohëzgjatjen e një dite – lindja dhe vdekja. ( Shih 2. “Rruga për te lumi Shkumbin”, e. “West”.) Fjala “qiell” në anglishte ka kuptimin e “sky” ose “heaven”. Fjala “qell” = “ndal” ose “vonesë”. (Mayani, fq.114). Nuk paraqet kurfarë vështirësie të shohim ngjashmërinë e fjalëve “qielli” dhe “qell” (ndal). Qielli nuk bie më tepër se pika ku e prek tokën, është e “ndalur” nga toka. Një fjalë tjetër e cila i përket këtij koncepti “qielli që bie” është fjala “radh”, “radhe”. Në gjuhën shqipe: radh, radhe, rade = radhë, radhitet (Mayani, fq.65, 181,455) ra = ra dhe (ge) = dheu, toka Përgjatë horizontit, atje ku takohen toka dhe qielli. mund të dallohet një vijë. Pra, një linjë imagjinare është e tërhequr lart, një linjë që lidh pikën në lindje, ku toka takohet me qiellin dhe pikën në perëndim ku formohet një hark ose një urë. Kjo paraqet rrugën e diellit. Në gjuhën shqipe: ure, ura = urë, ura “Në art, Urani paraqitet si një plak, një njeri mjekërrosh, duke mbajtur mantel mbi kokën e tij, një mantel në formë harku.” (Enc. Brittanica, “Uranus”)

42
Nëse zoti i parë Urani (Ou-ra) prek tokën, atëherë do të paraqiste një bekim ose pranim i bekimit nga zoti i parë. Në gjuhën shqipe: urate, urata = uratë, babai i bekuar c. Kronus, Kroni (Ker-oun) Kroni ishte djali më i ri i Uranit dhe Ge 3 (Nëna – Tokë). Fëmijët e tyre quheshin Titanë. “Pas tyre lindi Kroni dinak, më i riu dhe më i tmerrshmi prej fëmijve të saj dhe ai e urrente babanë e tij të fuqishëm.” (Hesiodi, vargu 138) Nëse do të bënim ndryshimin e shkronjës dhe tingullit, shkronja “k” do të shkruhej ashtu që të tingëllonte si “ke” ku “e” do të ishte e pandashme në tingullin me “k”-në. Kronus do të shkruhej si Keronus. Në gjuhën shqipe: Ker, kr, ky = Ai On, oun = “Unë” (Shih te Dionisi) Me përsëritjen e disahershme të “Ker” – “Oun” jam i detyruar të them: “Ker esht oun” = Ai është unë. “Ker esht oun” = Ai është unë. “Ker” paraqet ose emrin e të birit të zotit të parë, Uranit, ose zoti i parë e transformoi veten në “Ker-Oun” të vdekshëm?! Nëse bashkojmë rrokjen e dytë dhe të tretë: “eshtoun”, atëherë si rezultat kemi fjalën shqipe “e shtunë” (Fjalori i Drizarit, fq.266; “Shqipja e shkruar dhe e folur” nga Drizari, fq 34) Zoti romak, Saturni, identifikohet me zotin grek Kronin. “Zoti i bujqësisë në religjionin romak, Saturni, me gjasë ishte një version i Kronus-it grek, i ardhur në Romë nëpërmjet etruskëve.” (Stapleton, fq.189) Majani, nga gjurmimet e tij të gjuhës etruske, mbishkrimeve dhe zbulimeve arkeologjike, në veprën e tij “Etruskët filluan të flasin” vjen në përfundim se ekziston një lidhje në mes të etruskëve dhe ilirëve dhe se ka gjasa që etruskët të kenë migruar nga tokat ilire në Italinë veriore. “Grekët e lashtë besonin se secili e ka Ker-in e vet ose demonin e vdekjes (Homeri, Iliada, 22-210). Më vonë Ker-i do të marrë kuptimin e përgjithshëm të perëndeshës hakmarrëse.” (Aken, fq.78)

43
Në “Theogoninë” e Hesiodit, Kroni nuk përmendet si ndonjë qenie e ngjashme me Ker-in: “Por natën lindi Morosi i tmerrshëm dhe Ker-i i zi Fundi dhe fati, dhe vdekja dhe gjumi…” (Lattimore’s trans. Vargu 211) d. Zeus-i (Ze) “Mirëpo, Rhea që ishte në dashuri me Kronin, pruri fëmijë të shkëlqyer (Olimpinë)…dhe Zeusi i mençur, babai i zotërave dhe njerëzve, nga bubullimat e të cilit e mbarë bota dridhet.” (Hesiodi, vargu 453) Zeusi ishte i biri i Kronit dhe Rheas. Në gjuhën shqipe: re, reja = re, retë. Tipizimi i përbashkët për Zeusin nga Homeri ishte “Mbledhësi i reve”. ( Grant & Hazel, fq.418) Në gjuhën shqipe: za, ze, zi = zëri. “Emri ‘Zeus’, vjen nga Za, Ze, që në gjuhën shqipe do të thotë “Zëri”. Format bashkëkohore Zoan, Zoon, Zoot që të gjitha kanë kuptimin zot. Bile shprehjet si “Zë, lirona nga i ligu” akoma edhe në ditët e sotshme ende janë prezente”. (Dako, v.1919, fq.14). “Zeusi nga grekët e lashtë konsiderohej si zot i motit. “Fillimisht, me sa duket ai ishte zot i shiut, zot i qiellit, i bubullimës…” (Evans, fq.418) “… ai me sa duket gjithmonë ka qenë zot i motit, posaçërisht përgjegjës për shiun, breshrin, borën dhe bubullimën.” (Grant & Hazel, p.418) “Nëse fjala “Zëri” do te paraqiste një lloj “komunikimi” ndaj elementeve të natyrës, nuk do të ishte vështirë të kuptohet se si me zhvillimin e fjalëve “za”,”ze”,”zi” u arrit të kuptohet emri i zotit të “shiut”, ose “errësirës” të sjellë nga ky “mbledhës i reve”.

44
Në gjuhën shqipe: zi,si,shi = shiu (Mayani, fq.271) zi, zeze = zezë (e zezë) siu, ziu = zezë, i zi (Mayani, fq.462) “Varësia e ndërsjellë e mendimit dhe të folurit, tregojnë qartë se gjuhët nuk kanë edhe aq domethënie për shprehjen e së vërtetës e që tani më është vendosur si mjet i zbulimit të vërtetës që më parë ishte e panjohur. Diversiteti i tyre nuk qëndron në diversitetet e zërave dhe shenjave por të mënyrës së shikimit të botës.” “Përvoja njerëzore nuk i ka përkrahur idetë gjihmonë në mënyrë të menjëhershme. Kjo mund të pasqyrohet në pamje ose fjalë pa ndërmjetësimin e ideve. Njeriu gjatë përvojës së tij reagoi shpirtërisht para se të bëhet një mendimtar. Njohuritë parafilozofike dhe reagimet ndaj përvojës janë marrë përsipër dhe zhvilluar më tej nga të menduarit (vëmendja) dhe ky proces pasqyrohet në gjuhë…” (Kerenyi, fq.XXXI) e. Dionysus (Di-Oun-Zi, Ze ) “Dhe Semele, e bija e Cadmus-it ishte bashkuar me të (Zeus-in) në dashuri dhe solli një djalë plot shkëlqim, Dionisin e lumtur, një grua vdektare dhe i biri i pavdekshëm. Dhe tani që të dy janë zota.” (Hesiodi, vargjet 939-942) Dionisi ishte i biri i Zeusit dhe Semele-së (Zemelo), nipi i Kronit dhe stërnip i Uranit. Thrakasit këtij zoti i drejtoheshin me “Diounsis”. (Tripp, fq.210; Kravitz, fq.82) Megjithëse në përgjithësi është e pranuar që prejardhja greke e emrit të Dionisit është e dyshimtë, nga këto përpjekje arrihet te përfundimi që etimologjia e këtij emrit ka të bëjë me emrin “Zeusi nga Nysa”. Kjo sipas të gjitha gjasave vjen nga emri “Zeus” në greqishte (Dios- rasa gjinore).” (Guthrie, fq.5) dhe “Nysa”. “Nysa” është “mali në të cilin Dionisi ishte ngritur nga Nimfat. Nysa zakonisht përcaktohej nga Ethiopia ose Libia e deri në Indi ose Thraki. Kjo nuk mund të ketë qenë asgjë pos një vendi mitik, ndoshta me qëllim vetëm sa për të shpjeguar emrin e paqartë të zotit.” (Tripp, fq. 399)

45
“Në tërë gjeografinë e Thrakisë, askund nuk përmendet se egziston ndonjë vend me emër të tillë të quajtur Nysa.” (Otto, fq.59; cituar K.O.Muller) Megjithate: “Egziston njëfarë Nysa, mali më i lartë dhe i pasur me drurë, larg nga Phoenice (Fenikut), në afërsi të Egjiptit.” (Hymni i Homerit, “Dionisit”, Evelyn- White, fq.287) Në gjuhën shqipe: Di (theksuar-di) = Unë e di (dituria) U, Ou, Oun, = Unë si, zi, ze = zë (zëri) Shqiptimi grek në përkthimin shqip: Di = Unë e di On = ”Unë” Y, (u) = (përemër vetor?) Sus, se (us), ze (us) = zë, zëri Janë dy raste ku shkronja “s” përdoret si zëvendësim i shkronjës “z”. Nëna e Dionisit, Semele tek thrakasit njihej si Zemelo; zoti thrakas Salmoxis si Zalmoxis. Sa i përket rrokjes “sus”, është e mundur se në shkronjën “s” të parë, në rastin tonë shkronja “z”, në dhelb përmban shkronjën “e”. Me fjalë të tjera, tingulli i shkronjës “z” kur shqiptohet, është “ze”. Ndërsa kur “us” i bashkëngjitet,formon shqiptimin e “zus”, mirëpo tingëllimi është i njëjtë si “zeus”, “ze”, “zeri”. Kështu që Di-Oun-Ze do të mund të përkthehej si “Unë e di” ose “Unë kam diturinë e zërit (porosisë, ose komunikimit) e zotit të parë “Unë” (“U”; babagjyshit tim). Ose “Unë kam diturinë e “U”, babagjyshit tim dhe babait tim “Ze”. “Von Hahn pa një lidhje ndërmjet Sullanios të lashtë të Zeusit, fisit Seli, të cilët jetonin afër faltores së Dodonës (vendi që grekët e njihnin si vendi më i vjetër i shenjtë) dhe fisit Suli, Suliotët shqiptarë në kohët e sotshme.” (Mayani, fq.378)

46
“Dodona, faltorja e lashtë e Zeusit në Epir…për herë të parë përmendet në Iliadë (XVI, 234), ku klerikët quheshin Selloi…Kuptimi i emrit Selloi… është i panjohur.” (Enc.Britannica, 1963, “Dodona”, Vol.7, fq.541) (Dodona – më parë e njohur si Bodona gjendej në tokat e Molosëve të lashtë; Enc. Americana, 1829-54, “Oracles”, fq.408) Etimologjia e emrit “Suli” në gjuhën shqipe do të ishte: “Se-u-le (la)”, ose “Se-ul” = “Zëri-Unë-lashë (lënë)” ose “Zëri-i ulët”. Dodona mund të ketë qenë vendi ku “Ze-(us)”, zëri i ka dërguar porositë dhe janë interpretuar nga klerikët. Homeri i quante dhe thoshte për “Selloi” se kanë qenë “Banorët e frymëzuar”. (Kerenyi, p.208)

47
2. Rruga për te lumi Shkumbin (Genusus): (Zhvillimi dhe martesa e Qiellit dhe Tokës) a. Katër fiset kryesore “Nga Elbasani, në perëndim kah Durrësi (Durazzo) ne e përcillnim rrjedhën e Shkumbinit, vijën ndarëse natyrale të dy fiseve shqiptare-Gegët në veri dhe Toskët në jug. Straboni (v.63 p.e.r.-v.23 erës sonë) për ilirët dhe epirotët shkruan se jetonin, respektivisht në kufijt veriorë dhe jugorë, që praktikisht korrespondon me rrjedhën e Shkumbinit; kështu që është më se e arsyeshme të konkludohet se Gegët rrjedhin nga të parët dhe Toskët nga këta të fundit… “Straboni paraqet Via Egnatia-n (rruga romake për në Konstantinopol) si vijën kufitare ndërmjet Toskëve dhe Gegëve…” (Chater, M., National Geographic Mag. shkurt 1931, fq.157) Athua vallë gegët dhe toskët (Labët dhe Çamët) rrjedhin nga ilirët dhe epirotët, apo ilirët dhe epirotët rrjedhin nga gegët,toskët, labët dhe çamët, kjo paraqet një çështje që duhet shqyrtuar. (Rëndom gjatë përdorimit të emrit toskë, përfshihen edhe labët dhe çamët). Njëkohësisht do të duhet marrë parasysh se emrat e këtyre katër fiseve: gegë, toskë, lab dhe çam, nuk janë krijuar në ndonjë zbraztësirë. Ata na vijnë nga një e kaluar e pashkruar dhe e fshehtë e Shqipërisë. Ndoshta në kohët e lashta këta emra kurrë nuk janë shënuar nga bota e jashtme përveç se si Iliria dhe si Epiri. Fakti se ekzistojnë emra të lashtë dhe emra të lashtë të fiseve që korrespondojnë me po këta emra, mund të dëshmojë edhe lashtësinë e tyre. Gjithashtu mund të paraqesin edhe faktin se këta emra janë të “regjistruar”. Sa i përket fisit Çam (Chame), tashmë diskutuam paraprakisht gjatë shqyrtimit të “Chaos-it” të Hesiodit dhe “Chaonian-ëve” të lashtë”. Fisi gegë u përmend në lidhje me “Gaea” e Hesiodit, ose “Ge” si dhe praninë në fjalët dhe emrat shqiptarë, e gjithashtu edhe vendndodhjen në rajonin që kpërputhet me Ilirinë. Rrënja e emrit Lab (Lape), paraqitet në dy emra të lashtë. Emri i parë është “Labeatet”, “një popull luftëdashës nga Dalmacia, I cili si kryeqytet e kishte Shkodrën” në veri të Shqipërisë. (Peck, v.1896)

48
Emri i dytë është “Lapithae”, një fis i rajonit malësor të Thesalisë veriore, një rajon i Epirit lindor. (Shephard, fq.10). Ekzistojnë të dhëna të ndryshme rreth asaj se Lapithae kanë qenë racë mitike apo se me të vërtetë ka ekzistuar. “…më tepër ka gjasa se ata janë një racë gjysmë legjendare, gjysmë historike, sikurse Myrmidonët dhe fiset tjera të Thesalisë.” (Enc.Britanicca, 1963,”Lapithae”, Vol.13, fq.716) “Thessaly, Thessalia…Haemonet (nga të cilët shteti gjitashtu emërtohet Haemonia), janë konsideruar si banorë vendës. Pellazgët dhe helenët, më vonë nën Deucalion, pas shekullit 16 p.e.r. vendosen në këtë rajon, ku gjithashtu banonin edhe Cenaturët dhe Lapithae, malësorët që banonin në Olimp dhe Ossa.” (Enc. Amerikana, v.1829-54, fq.229). “Olympus, Olimpi; në lashtësi disa male quheshin me këtë emër e më i famshmi gjendej në Thesali, që sot quhet “Lacha”. Grekët e hershëm e shihnin si malin më të lartë nga të gjitha malet dhe si pika qëndrore e siperfaqes së tokës. Ishte mal i qiellit ose i zotërave, atje ku edhe zotërat e Homerit qëndronin gjatë takimit të tyre.” (Enc. Americana, 1829-54, fq.389) (“Lacha”, ose “La-cha” – një emër i lashtë?) “Emri i mbretit të Lapithae ishte Pirithous. “Ai ishte i biri i Zeusit nga Dia, gruaja e Ixionit.” (Grant&Hazel, fq.335) Nëse emri “Pirithous” ndahet në “Piri” – “Thous” dhe shkronjën”p” e zëvendësojmë me”b” (shihe Klein, fq.1278;”Ndryshimi i “P”-së Greke në “B” në Latinishte me sa duket është për shkak të influencës etruske”), atëherë rezultati është si vijon: Biri = i biri i Thous = Zeus (?) (“Tho” është rrënja e foljes “për të thënë” në kohës e tashme; “Ze” është emri ”Zeri”.) (Zëvendësimi i shkronjave “p” dhe “b” do të shqyrtohet në 3. “Rruga për në tokën e bricjapit”.)

49
Fisi i katërt është fisi toskë. Majani i përmend toskët: “Von Hahn-i ishte një entuziast. Në sytë e tij shqiptarët ishin pasardhës të drejtpërdrejt të ilirëve të lashtë por edhe më shumë; ata i takonin familjes së të njëjtës racë si ajo etruske. Ai e konsideronte emrin toskë, emrin e atij fisi të lashtë të Shqipërisë së sotshme jugore, si emër të përkryer identik me Tuscan-Etruscan…” (fq.44) Në “Fjalori Anglisht-Shqip” të Drizarit, fjala “tos” paraqet një shprehje në kllapa që aludon fjalën “pluhur”. b. Veriu (Ve-ri) - (Boreas) Në gjuhën shqipe: ve = vezë ri, rri = rri, ulu poshtë (urdhërore) i ri = i ri , i hershëm rri (rrënjë) = rritet (Mayani, fq.63) Në kohët e lashta rajoni në veri të lumit Shkumbin, quhej “Illyria”. “Illyria, që vetvetiu nënkupton “Mbretërinë e yjeve”. (Drizari, “Scanderbeg”, fq.XXVII) Në gjuhën shqipe: illy, illi = ylli ri = rri, ulem poshtë “Ri”- urdhërore, në njëfarë mënyre paraqet shprehje e një urdhri. Njerëzit e lashtë ndoshta kanë imagjinuar se nëna perëndeshë ka urdhëruar “venë” ose “yllin” (borën?) të”rri ulur” në atë vend (veri). Fjala “ri” mund ta ketë kuptimin “vend”. Nuk do të ishte fare vështirë të imagjinohet dhe të parashikohet një vezë si një yll, i cili bie mbi tokë në një vend të caktuar apo që vjen nën “urdhrin” e nënës perëndeshë. “Është e thënë se një vezë e madhësisë së mrekullueshme, ka rënë nga qielli në lumin Eufrat. Peshqit e mbështollën përreth bregut, pëllumbat u ulën mbi të dhe u ngrohën dhe u çel nga Venusi (Aphrodite-Afërdita) e cila njihej si perëndeshë e Sirisë. Afërdita ishte e pakrahasueshme për nga vlera dhe shenjtëria dhe Jupiteri i dha peshkun si privilegj i transmetuar nga yjet...” (Grigson, fq.33; citim i mitografit Hyginus, shek. 2 të kohës së re). Në gjuhën shqipe: vere = burim (pranverë) ve = ve, vezë e re = grua e re, nuse

50
Përmbledhje: Fjala shqipe “Veri” përfshinë fjalët: ve, rri, ulu poshtë (me kuptim vendi) i ri, rritet. Ngjashëm me fjalën që përfshin: pranverën, gruan e re, nusen. Vendi në jug të lumit Shkumbin na i përkujton emrat si gegë (Ge, dhe) dhe Illyria (yll). Në greqishten klasike emri “Boreas” ishte “era e veriut”. Në gjuhën shqipe: Bore = Borë c. Jugu (Juge, Iuge) (Notos) Në gjuhën shqipe: juge, iuge = jug ge = dhe, dheu iu = hyjnor, i shenjtë (Mayani, fq.114) udhe = udhë, rrugë, drejtim Në greqishten klasike emri “Notos” ishte “era e jugut”. Në gjuhën shqipe: Not = not, notim d. Lindje (Lindje, Lenj) Në gjuhën shqipe: (Eurus)

Lindje = Lindje, i lindur Lenj = i lindur (Mayani, fq.269) Dielli ka “lind” në “veri”. Në greqishten klasike emri” Eurus” ishte “Era lindore”. Në gjuhën shqipe: e ure = e urës, ura Dielli krijon një urë sipër nesh, ndërsa kalon prej lindjes në perëndim. “Eurus, jug-lindja ose më iirisht, era lindore…” (Grant&Hazel, fq.170) “Eurusi është një monark i tokave të lindjes, mbretërisë arabe, Të kreshtave persiane nën rrezet e mëngjesit. Zephyrus mban perëndimin që shkëlqen në muzg…” (Ovidi, v.43 p.e.r.-v.18 e.s., “Metamorfoza”, vargjet 61-64)

51
e. Perëndim (Perendim, -ia) (Zephyr, Zefare)

Dielli perëndon në perëndim. Dita vdes. (Mediterranean: Në gjuhën shqipe: me-dite-ra) Në gjuhën shqipe: perëndim = perëndim perëndi = zot, ( hyjnor) Në veprën e tij “Etruskët filluan të flasin” kapitulli 12, “Libri i mumies” Majani thotë: “…në mesin e hititëve, fjala “vdes” kur përdorej nga një mbret, kishte kuptimin “të bëhesh zot”. Kur një faraon egjiptian do të vdiste, ai ishte i pranuar si një shok i zotërave. Romakët i konsideronin të vdekurit si zotëra, “dii manes” (shpirtrat e larguar). “Shpërblej Dii Manes ashtu siç u takon atyre” thotë Ciceroni…” shikoji ata si qenie hyjnore”. (“Libri i mummies…është një pasqyrim i ideve religjioze të etruskëve. Tema kryesore duket se është adhurim i paraardhësve.”) “Fragmente të caktuara në librin (libri i mumisë), përcaktojnë qartë se…ofertat duhet të bëhen në mënyrë periodike, në data të caktuara. Duket se veçoritë e njëjta shprehen në fjalët hyrëse në një mbishkrim kurioz mbi një gur…”Ky (që duhet bërë): kremto ditën e parë të secilit muaj (me këtë)…var.” “Nëse të vdekurit do të përfitonin nga këto oferta, atëherë në rend të parë ata duheshte t’i ftonin… “Fustel de Coulanges përshkruan ritet romake të funeralit: “Qumësht dhe verë spërkatej mbi dheun e varrit…Një gropë ishte e hapur për një sasi solide të ushqimit për të vdekurin… thuheshin një sërë formulash, për ta ftuar të vdekurin të vijë për të ngrënë dhe pirë…” “Në të njëjtën mënyrë bëhej pajisja me ushqim, një herë në vit, për luftëtarët të cilët ishin varrosur pas betejës së pllajës (Plateau)...” “Mirëpo çuditërisht këto besime kanë mbijetuar edhe në disa zakone bashkëkohore: e posaçërisht te disa grupe shqiptare të cilat me gjenerata të tëra kanë jetuar në Rusinë jugore. Këtë e kuptojmë nga artikulli i shkruar nga

52
akademiku N.S.Derjavine, artikull i shkruar për Arnautët (shqiptarët), të cilët banojnë në bregun e detit Azov, në krahinën e Melitopolit: “Dita e enjte e javës së shenjtë, është dita e madhe për ta. Një natë më parë, më saktësisht në mesnatë, ata ndezin zjarrin në oborret e tyre, përgatisin tryezat pranë mangallit (të zjarrit) të shtruara me enë tradicionale dhe me qirinj të ndezur; karrige me shilte të vendosura dhe temjan të ndezur. Zoti i liron të vdekurit për 40 ditë…Çdo të enjte, varret spërkaten me ujë. Në ditën e ngritjes, të vdekurit kthehen në vendin e tyre”. (Ethnographie sovietique, 1948, 2, fq.156). “Këto të dhëna krejtësisht përputhen me shpjegimet e Von Hahn-it në lidhje me ritet e funeralit të shqiptarëve të cilat ai i studioi në Shqipëri: “Kur një i afërt vdes, femra shqiptare i shkul flokët dhe gërvisht fytyrën deri në gjakosje, godet gjoksin dhe përplas veten përtokë, duke lëshuar piskamë të frikshme. Vajtimet vazhdojnë 40 ditë. Një vajtim i komponuar në vargje, këndohet nga njëra njehatore dhe njëkohësisht përcillet nga kori i grave. Një monedhë vihet në gojën e të vdekurit. Pas tre vjetësh, eshtrat nxirren nga varri dhe varrosen në “monumentin e varrit”. “Gjithashtu nuk mungon as edhe flijimi i gjakut. Kur një plak vdes, një ose më shumë dele theren…” “Ky flijim i gjakut tek popujt e lashtë do të mbahet mend si zanafillë e krijimit të kultit të të vdekurit…përjetësim i shëmbëlltyrës (së paraardhësve).” “Një ndërlidhje e mundshme me ekzistimin e “monumentit të varrit” përmendet në citatet e Enc. Americana, 1829-54, fq.523, ku thuhet: “Parga, një port detar në Shqipëri, që gjendet përballë pikës jugore të Korfuzit…me popullatë me rreth 5.000 shqiptaro-grekë (shqiptarë me përkatësi të kishës ortdokse greke). Në vitin 1819, pas nënshtrimit nga Aliu, gati se të gjithë banorët emigruan në ishujt jonianë, pasiqë paraprakisht kishin djegur bile edhe eshtrat e paraardhësve të tyre.” (Me sa duket këtu për “Aliu”, bëhet fjalë për Ali pashain, sundimtarin shqiptar të Shqipërisë jugore).

53
“Në veprën e tyre “Thrakia dhe Thrakasit” nga Pol dhe Marazov (fq.57) përshkruhet ceremonia e varrimit të mbretërve Thrakas: “Vendbanimi i fundit i heronjëve mitikë thrakas, pa mëdyshje ishte vendi për adhurim…tumat e varrezave të mbretërve që ekzistonin gjithashtu, u bënë vende kulti. Varrimi i tyre përcillej me rite, për të cilat autorët e lashtë i kanë përshkruar hollësisht. Trupi qëndron për tri ditë: bëhet flijimi i kafshëve dhe gostitja…sunduesi thrakas shndërrohet në anthropodemon (njeri-demon).. Pas vdekjes, sundimtari bëhet i njëjtë me heroin mitik dhe nuk mund të dallohet nga ai.” Sunduesi bëhet “demon”; sipas mitologjisë, hyjnia e dytë sipas pozitës së zotërave. Emri për “erën e perëndimit” në greqishte ishte “Zephyr”. Në gjuhën shqipe: ze = zëri fare = farë, lloj, race, prejardhje (Nga Ç’fare je? = me çfarë prejardhje je?) Është më se e mundshme që popujt e lashtë “erën perëndimore” e kanë imagjinuar si përfaqësues të “zërit të paraardhësve”. f. Ge/Tos, La, Cha (Ça): Veriu dhe Jugu “Me të vërtetë në fillim ndodhi Chaos-i, e pastaj (Ge) toka gjirëgjërë…” Hesiodi Në gjuhën shqipe: Cha (Ça) = Çarje, ndahem në dysh (befasisht), qaj (të qarë), çka? (çfarëdo) La = lë, braktis, laj Ge (dhe) = dheu, tokë Tos = pluhur Kjo na sugjeron se historia e lashtë shqiptare ndoshta është e ruajtur në “Theogoninë” (Zanafilla e zotërave) e Hesiodit…”Theogonia” mund të përmbajë një version ose ca shpjegime të tregimit për evolucionin e popullit shqiptar, fiseve shqiptare, në pjesën qendrore të Shqipërisë, përgjatë lumit Shkumbin (Genusus)…Në qoftë se evolucioni në ”Theogoninë” e Hesiodit do

54
të duhej të shpjegohej me emrat e dhënë nga Hesiodi, por të vendosur në një kontekst shqiptar, duke i zbatuar rrënjët e emrave të katër fiseve, ne do të kishim mundur ta lexojmë kështu: Në fillim, ka pasur një çarje apo një ndarje (Cha) Një pjesë mbeti apo ishte braktisur (La) dhe u bë Dhe (Ge) dhe pluhur (Tos) OSE: Në fillim ka pasur një “Çarje” (shi? zi, shi) (Cha) Lotët u lanë (La) dhe u bënë Dhe (Ge) dhe pluhur (Tos). Nëna-Tokë (Ge 2) ishte krijuar nga dheu i cili ishte “vazhdimisht i shkrifur nga era”, (Ge- Tartar-Er). Babai ishte i krijuar nga “Pluhuri” (retë, spërkatë deti ose shiu të butë) që ishte hedhur nga “era e natës” gjatë “dritës së hënës”; “Pluhuri” pastaj “ra” mbi “tokë” (Erebus-nata-Aether-Hemera). Aftësia për ”pjellori” ishte dhënë me urdhrin e “zërit” të Tokës-Nënë (Ze-Me, Semen). (Lumi Semeni gjendet në jug të lumit Shkumbin – në rajonin e toskëve, në afërsi të Apolonisë së lashtë). Dheu (Ge) në veri (ve-ri) “vendi” i “vezës” (ve-ri; yll-vend, Illyria), shkon në jug (juge, iuge). Pluhuri (tos) shkon në veri (ve-ri) “vendi” i “vezës”. Vendi ku “dheu” dhe “pluhuri” - Gegë dhe Toskë takohen, është lumi Shkumbin (Genusus) si zakonisht i njohur si vija ndarëse ndërmjet 4 fiseve shqiptare: gegë, në veri, toskë, lab dhe çam në jug. Në gjuhën shqipe: Shkumbin = Shku-mbi (shkoj mbi*) g. Aphrodite (Afërdita): Lindja dhe Dielli (Agimi tek lumi Genusus) “Format e kuptueshme të poetëve të lashtë Njohuritë e drejta të religjioneve të vjetra Fuqia, bukuria dhe madhështia Që i kishin fantazmat e tyre në lugina apo male pishore Apo një pyll pranë lumit të ngadalshëm, apo një burimi zallnor

55
Apo një humnerë dhe thellësirë përplot ujë; të gjitha këto u zhdukën; Ata nuk jetojnë më në besim të arsyes; Por vallë, akoma zemrës i duhet një gjuhë; Mos vallë me instinkt të vjetër të kthejmë emrat e lashtë; Shpirtrat apo zotërat që sëbashku e ndanin këtë tokë Me njeriun si shok i tyre; dhe nga kjo ditë Zeusi i cili i sjell çdo gjë që është madhështore Dhe Afërdita e cila sjell çdo gjë që është e drejtë.” (Bulfinch, fq.4, duke cituar “Piccolomini” nga Coleridge) Njohuritë më të vjetra nga literature greke për Afërditën (Aphrodite) “perëndeshën e lindur nga shkuma”, na vjen nga “Theogonia” e Hesiodit (vargu 187). Interpretimi shqiptar i të lindurit nga “shkuma”, na vjen nga aftësia jonë e paramendimit të bashkimit të Tokës dhe Qiellit, dhe këtij bashkimi t’ia vëmë emrat e lashtë. Interpretimi shqiptar: Martesa e parë pas krijimit paraprak të zotit të parë Uranit, ishte martesa ndërmjet Tokës dhe Qiellit, Uranit dhe Ge3. Dhe me gjasë, kjo ndodh diku pranë lumit Shkumbin (Genusus) ku Qielli (Ou-ra; Unërashë) preku (bekuar, uratë) Tokën. Ky “bekim” krijon lindjen e Agimit, Afërditën, “fillimin e ditës së parë”. Në shqip: Aferditë = Agim Afer = Afër, afrohem, nga afër Afro = gati, pothuajse, përafërsisht Dite = Ditë, dita Emri i lashtë i lumit Shkumbin në Shqipërinë qqndrore ka qenë “Genusus” ose “Genusi” (Shepherd, fq.10. Univ. Tiranë, “Historia e popullit shqiptar”, vol. I, fq.47). Në shqip: Ge (dhe) = Dheu, toka Nuse = nuse, nusja Gjithashtu: (Ge) dhender = dhëndër “Dhëndër” shqiptohet si “dhen-derr”, megjithatë Dhe (Ge) = dheu, toka nder (me ‘e’ si kohore) = sgjas, zgjeroj nder (me ‘e’ si përcaktore) = ndershmëri, respekt

56
(Athua “Dhe” paraqet një formë të “Ge”-së në gjuhën e lashtë shqipe apo ishte një lloj mospërputhje dialekti?). “Dhe Toka (Ge2) në fillim krijoi Qiellin e ndritshëm, Të barabartë me veten, të mbulojë (zgjerojë) veten Në të gjitha anët…” (Hesiodi, vargu 127) Me emrin “Genusus” do të kishim mundur të bënim krahasime me forma të ndryshme të emrit “Venus”, emër romak për Afërditën, (Aphrodite) në greqishte. “Venus është një perëndeshë italiane me prejardhje dhe veti të paqarta. Forma latine e emrit të saj është “Venus”, rasa gjinore “Veneris”, shumës“Veneres”.” (Enc.Britannica,1963,”Venus”, Vol.23, fq72) Në gjuhën shqipe: ve = ve, vezë nuse = nuse A mos është “Genusus” ose “Genusi” një tjetër formë e “Genesis”, “Zanafilla”? A mos është shprehja “Genus” ngusht e lidhur me konceptin e “dheu” ose “Toka” si “nuse” e “Qiellit”, Uranit? Emri i lashtë i qytetit të Elbasanit, një qytet në afërsi të lumit Shkumbin, ishte “Skampa”. Në gjuhën shqipe: Skam = s’kam, nuk kam Pa = shoh, parë “Unë nuk mund të shihja se bota ende ishte në errësirë”? Agimi, dita e parë, ende nuk kishte ardhur. Emri “Urake” është emri i vendit të lashtë në afërsi të lumit Shkumbin. (“Studimet Ilirike”, Tiranë) U = Unë ra = ra, rrëzuar ke = këtu Athua vallë emri “Shkumbi” ishte një tjetër emër i lashtë për emrin e lumit “Genusus”, ndoshta diku më tej në brendësi të bregut të Adriatikut, larg nga çfarëdo kontakti me kolonitë greke që u vendosën përgjatë bregdetit?

57
Ndoshta grekët e shënuan vetëm emrin? Mund ta imagjinojmë një lumë i cili rrjedh mbi shkëmbinj (shku-mbë; kalon-mbi) ose “burim zallënor” që krijon një pamje si të shkumës. Ndoshta njeriu i lashtë fjalën ”Shkumbi” e ka formuar për ta përshkruar vëzhgimin e tij të zakonshëm. Është më se e besueshme se kanë ekzistuar më shumë emra të këtij lumi; një që i përket një “legjende” dhe të tjerët që i përkasin vetive natyrale. Interpretimi grek: Aphrodite nga grekët është quajtur “perëndesha e lindur nga shkuma”. Në greqishte, “Aphro” = “Shkumë”. Aphrodite është konsideruar si e bija e Uranit. Tregimi i Hesiodit përfshin aktin ku Kroni i këput gjenitalet e babait të tij, Uranit dhe i hedh në det. “Dhe kështu, menjëherë pasiqë ai i kishte këputur anëtarët me strall dhe i kishte hedhur nga toka në detin e valëzuar, ata u përmbysën nga ujrat për një kohë të gjatë: dhe një shkumë e bardhë u shprënda mbi mishin e tyre të pavdekshëm dhe nga kjo lindi një vajzë. Së pari ajo iu afrua Cytheri-së së shentjë e prej atje më vonë ajo arriti te brigjet e detit të Cyprus (Qipros) dhe pastaj u bë një perëndeshë e madhe dhe e bukur dhe bari u rrit kudo përreth saj, nën këmbët e saj me formë të hijshme. Zotrat e saj dhe njerëzit e quanin Aphrodite, perëndesha e lindur nga shkuma dhe Cytheres, kurorë e pasur, për shkak se ajo kishte lindur nga vetë shkuma dhe Cytherea pasiqë kishte arritur Cytheren-në, dhe Cypro-genes, pasiqë ishte lindur në valet e Qipros, dhe Phylommedes (Filomeda), pasiqë ajo kishte dalë nga anëtarët. Dhe me te shkoi Erosi, dëshira e hijshme, që e përcolli atë që nga fillimi i lindjes e deri tek arritja e saj në kuvendin e zotërave. Ky ishte nderimi që ajo e kishte që nga fillimi dhe pjesa që i ishte ndarë asaj në mesin e njerëzve dhe zotërave të pavdekshëm, - pëshpëritjet dhe buzëqeshjet vajzërore (virgjëre) dhe mashtrimet me kënaqësi të ëmbla dhe dashuri dhe hir.” (Hesiodi, vargjet 187-207) Interpretimi grek i lindjes nga “shkuma” nuk përputhet me përfaqësimin e Afërditës si perëndeshë e dashurisë, bukurisë senzuale dhe mbrojtëse e martesës. “Në Hymettus, afër tempullit të Afërditës ishte një burim ku pinin gratë që dëshironin të mbeten shtatzënë apo të kenë lindje të lehtë. Në Hermion gratë para martesës flijonin për nder të saj…nënat spartane para fejesave të bijave të tyre i flijonin Afërdita-Heras, pa dyshim për arsye të ngjashme, një shkrirje e Afërditës me martesën e perëndeshës. Në Atikë, Afërdita ndërlidhej me Moirai (Fatit) dhe Genetyllides, perëndeshës që mbikëqyrte lindjen.” ( Enc. Britannica, 1963, “Aphrodite” Vol.2, fq.110)

58

Përveç Aphrodite Urania, hasim edhe në Aphrodite Genetrix dhe Venus Genetrix… “Aphrodite Urania ose Afërdita hyjnore, ishte perëndeshë e dashurisë së pastër dhe ideale. Aphrodite Genetrix ose Nymphia favorizonte dhe mbronte martesën.” (Larousse, Enc. e mitologjisë, fq142) A e dinin grekët e lashtë historinë origjinale të tregimit mbi Aphrodite (Afërditën) dhe lindjen nga “shkuma”? A nuk ishte ky interpretim aq i thjeshtë dhe aq i bukur si “perceptim” i “martesës” së Qiellit dhe Tokës, dhe lindjes të “Agimit” mbi lumin e bukur Shkumbin (Genusus). 3. Rruga për në Tokën e Bricjapit: (Miti ku përfshihen Kroni dhe Zeusi) Kjo pjesë paraqet një orvatje për të shpjeguar emrat parahistorik të pesë vendeve në rajonin juglindor të Europës. a. Rajoni i pesë vendeve Toka e Bricjapit mund të gjendet nëse e paramendojmë rripin e tokës që shtrihet nga lindja, prej Italisë jugore, regjioni i Kalabrisë, përtej detit Adriatik, deri te ishulli i Korfuzit, pastaj nga Epiri dhe Maqedonia, e përfundimisht deri te toka e fisit Satrae në malet Rodope, në pjesën veri-perëndimore të Bullgarisë, në verilindje të Greqisë. Sugjerohet se emrat e këtyre pesë (ose së paku katër) vendeve, paraqesin disa interpretime të mitit mbi Zeusin e rritur nga një Nënë-Bricjap. Kjo mund të tregohet me pasqyrimin e etimologjisë së mundshme të emrave të lashtë të përkthyera nga gjuha shqipe: Calabria – Kalabria = Ata kanë lënë brirët Corfu – Kerkura = Ku ai (Kroni) ra Epirus – Epiri (E biri) = I biri (Zeusi) Macedonia (Emathia) = Nëna – Bricjap Satrae (Satyr?) = “Ai bricjapi”

59
b. Miti Në qytetërimin e lashtë grek, Zeusi konsiderohej si perëndia supreme. Të dhënat më të hershme për lindjen e tij, i gjejmë në “Theogoninë e Hesiodit. (vargu 453). Me sa duket, Kroni dëshironte t’i asgjësojë fëmijët e tij, për shkak se ai kishte mësuar nga prindërit, Qielli dhe Toka, se ai ishte i paracaktuar të jetë i mposhtur nga njëri prej tyre. Me qëllim që t’i shmangej kësaj, Kroni asgjësonte çdo fëmijë të tij të posalindur. Rhea, gruaja e Kronit, nuk deshi që të humb edhe një fëmijë, kështu që kur ishte shtatëzënë me Zeusin, ajo iku në Kretë. “Ajo këtu e lindi Zeusin, dhe ai ishte i fshehur në një shpellë, në një mal të cilin Hesiodi e quajti Aidaion, dhe duke iu referuar legjendës, ai mund të ishte i ushqyer me gji të një bricjapi.” (Guthrie, fq.40) Hesiodi nuk jep kurrfarë të dhënash për nënën-bricjap. “Amalthaea, në mitologjinë greke - prejardhje kretase, nëna që e ushqeu Zeusin. Nganjëherë ajo përshkruhet si bricjapi që e ushqeu fëmijënzot…” (Enc. Britannica, 1963, “Amaltaea”, Vol. 1, fq.705) Pas arritjes së pjekurisë së tij, Zeusi e mposht babanë e tij. (“Theogonia”, vargjet 73-75, 485-505.) Versionet e shumta për fatin e Kronit, përmbledhin se ai ishte i burgosur “në një ishull afë Britanisë, i rruajtur nga (njëqindduarshit)…” (Enc. Brit., 1963, “Cronus”, Vol.6, fq.801); ose që ai iku për t’u bërë sundues i “ishujve të të bekuarve në oqeanin perëndimor.” (Grant & Hazel, fq124) Pasi që Zeusi bëhet perëndi supreme, ai e shpërblen nënën-bricjap me “bririn e bollshëm”, “Cornucopia”. “Përgjithësisht, konsiderohej si një simbol i pasurisë së pashtershme dhe bollëkut dhe që u bë tipar i hyjnive të ndryshme dhe lumejve si dhe fertilizues të tokës.” (Enc. Brit. 1963, “Amalthaea”, Vol.1, fq.705) Nga kuptimi i emrave të lashtë të këtyre pesë rajoneve, mund të nxjerrim përfundimin se ky mit ka ekzistuar qysh në kohën parahistorike, në botën e pashkolluar në veri të Greqisë antike. Ndoshta një version i tregimit ka arritur në Kretë rrugës, në kohën kur ilirët u vendosën aty. (Mayani, fq.394)

60
c. Etimologjia e emrave të lashtë Calabria - Kalabria Në gjuhën shqipe: ca (n), ka (n) = ata kanë La = lanë, braktis Bri = brirë Shumë grupe nga Iliria (Mayani, fq.363-66), Epiri dhe Greqia, migruan në këto rajone të Italisë, kështu që për të gjithë këta ishte aplikuar termi “Grekë”. (“Emri Graecia i krijuar në Itali, me siguri i bartte rrënjët nga kolonitë pellazge…” Enc. Amerikana, 1829-54, “Greece, Ancient”, fq.3) Corfu - Korfuzi Në gjuhën shqipe: Ker = Ai ku = ku ra = ka ra, rrëzoj

Ishulli Korfuz (në perëndim të Epirit), mund të ketë qenë vendi ku Kroni (Ker-Oun) u largua pas mposhtjes nga i biri i tij Zeusi’ (“ku ai ka ra”). Shqiptime të ndryshme përfshijnë: “Kerkura, më vonë Korkura” (Peck, fq.409) “Corcyra ose Kerkyra” (Tripp, fq.170) “Corfu (në greqishten moderne, Kerkira; Latinisht, Corcyra)…” (Enc. Britannica) Epiri (E Biri) Në gjuhën shqipe: E biri = i biri (Zeusi) Përse këtu kemi këtë zëvendësim të shkronjës “p” dhe “b”?

61
Pjesa e parë e tingullit “p” ose “b” është e ngjashme. Është më se e mundshme që në një fjalë të njërit dialekt shqiptimi i tingullit “b, në dialektin tjetër të shqiptohet si “p” e butë, “e pazëshme”. (Laird, fq.111-112,126). Në gjuhën ilire si shembull mund të merret fjala “mblak” = “i plakur” dhe “plak” = “plak”. (Mayani, fq.261) Gjuhë të ndryshme mund ta regjistrojnë tingullin ndryshe për t’ia përshtatur dialektit të vet. Kështu që zëvendësimi i shkronjës “p” dhe “b”, mund të konsiderohet më se i vlefshëm. Në studimet e tij Majani i vërtetoi këto zëvendësime ndërmjet shkronjës”p” dhe “b”. Dr. Klein-i në veprën e tij “A Comprehensive Etymological Dictionary of the English Language” (Fjalori i tërësishëm etimologjik i gjuhës angleze) fq.1278, 1389, thotë: “Ndryshimi i “p”-së greke në “b”-në latine me siguri vjen nga ndikimi etrusk.” Në disa raste tingulli “b” në ilirishte (epirit, ebirit) ka mbijetuar gjersa në thrakishte “b”-ja ka mbetur e pandryshuar.Thrakasit kishin një “hyjni të errësirës” i quajtur Cabiri (Kabiri). Në gjuhën shqipe:”Ka (n)-biri” = “Ai ka të birin”, (“ata kanë…”). “Për më se dy mijë vjet shkrimtarët kanë spekuluar mbi identitetin dhe natyrën e Cabeiri (Kabirit). Sot, përgjithësisht merret si e vërtetë se ata fillimisht ishin shpirtërat e pjellorisë që sillnin siguri dhe fat të mirë si dhe të korra të begatshme, fama e të cilëve përhapej në çdo anë”. (Tripp, fq.140) “Cabiri ose Cabeiri…Kabiri ishin ose djemtë e Hefaestit (Hephaestus) ose në ndonjë tjetër mënyre, shumë të afërt me të. Ata në njëfarë mënyre misterioze, njiheshin si “zotëra të lartë”… (Hathorn, fq.73) “Kabirët e Samothraces (ishull në Greqi), ishin bijtë e Zeusit dhe Kaliopës…” (Kravitz, fq.49) “Ritet misterioze sekrete të Cabiri-ve të lashtë…nga disa të dhëna mësohet se vetëm dy perëndi ishin të adhuruar, Zeusi dhe Dionisi (babai dhe i biri).”

62
Maqedonia (Emathia) Në gjuhën shqipe: ema = e ëma, nëna (Mayani,fq.121) Dhi, thi = dhia, bricjapi (Mayani, fq.112,243) Emri parahistorik i Maqedonisë ishte “Emathia”. N.G.Hammond në veprën e tij “Epirus-The prehistoric Period” (Epiri-periudha parahistorike) fq.374, thotë: “Nga ky rajon (Pindi verior-ndërmjet Epirit dhe Thesalisë veriore) emri “Maqedoni” është sjellë nga pushtuesit, në këtë vend që më parë quhej Emathia e më pastaj riemërohet në Maqedoni.” Satrae (Satyr, Satyroi) Janë dy etimologji të mundshme që do të sugjerohen. Njëra bazohet në fjalën “Satyr”. (Tjetra do të shqyrtohet në D. “Orakulli më i vjetër”.) Sugjerimi ka të bëjë me faktin se variacioni i emrit “Satrae” është “satyr” (satyroi). Në gjuhën shqipe: sa = sa (aq sa) ty = ti roi = rroj, (jetoj) sa = sa ty = ti r (a) = ra, (rrëzoj) Ose ndoshta “si jeton, kështu edhe do të vdesësh”. Satyri, “një perëndi pyjesh, një pjesë njeri, një pjesë bricjap…me siguri një fjalë e huazuar nga ilirishtja që me plot kuptimin e fjalës, do të thotë “mbjellësi”.” (Klein, fq.1387) Shprehja “sa-ty-roi”, “sa-ty-r(a)” mund të përkthehet “atë që mbjell, atë do korrësh” (?). (Kroni i asgjësonte fëmijtë e tij; ai ishte i mposhtur nga ana e Zeusit.) “(Satyr-ët) emri Dorian “tituroi” do të thotë “ai-bricjapi”. fq.255) “Ai-bricjapi, është njëri nga shoqëruesit më besnikë të zotit” Dionis. (Otto, fq.167) (Mayani,

63
d. Agimi: G’dhi Ashtu siç gjuha angleze ka më shumë fjalë për “agimi” (sunrise, daybreak) gjithashtu edhe në gjuhën shqipe kemi: “afërdita” ose “gdhirje”. Në gjuhën shqipe: gdhi = agim Ga (nga), g’dhi = nga (toka e dhisë) Ge dhi = dheu dhi (ose “toka e dhisë”) Nga bërthama e lashtë shqiptare e lumit Shkumbin, agimi paraqitej nga ana e Maqedonisë lindore (Emathia; nga nëna-tokë e dhisë). Paramendoni lindjen e diellit dhe lëvizjen e tij kah perëndimi. Nuk do të ishte fare vështirë për ta paramenduar “Afërditën” (agimin) kalëruar mbi bricjapin, pasi që kishte kaluar mbi tokën-dhi. Në një nga tempujt, Afërdita adhurohej si dhi ose me emrin e dhisë, dhe ja ku kemi Aferditën duke kalëruar mbi dhi, skalitur nga Skopasi, nga mjeshtri skulptor i periudhës klasike. (Shih Grigson, fq.207) Një nga vetitë e Dionisit ishte edhe “Dendrites” dhe me gjasë si përfundim i kuptimit në greqishte ishte “Ai nga drunjtë”. Dionisi konsiderohej një”zot i drurit”, por ky term në gjuhën shqipe ka domethënie: den, denj,ndenj = vend, vendqëndrim (Mayani, fq.80,110) drite = dritë “Vend i dritës së parë”; apo “dej” = “”e pasnesërme” drite = dritë D. Orakulli më i vjetër i Dionisit ”Edhe nata vdekjeprurëse zhvesh….grindje të vështirë të zemrës. “Por grindjet e neveritshme zhveshin mundimet e dhimbshme dhe harresën e plotë, dhe urinë dhe dhimbjet të përlotura, si dhe luftimet dhe betejat, vrasjet, masakrat, grindjet, fjalët e rrejshme, mosmarrëveshjet, paligjshmërinë dhe shkatërrimin, që të gjitha këto të një natyre, dhe betimi që më së shumti i sjell telashe mbarë njerëzimit mbi tokë kur çdo njeri me kokëfortësi mallkon një betim plotësisht të rremë. " (Hesiodi, vargjet 223-231)

64
1. Zoti i mbretërve dhe profecisë dinastike Orakulli më i vjetër i Dionisit ishte në vendin Bessi, të fisit Satrae në rajonin e maleve Rodope, një pjesë e Thrakisë së lashtë, sot pjesa jugperëndimore e Bullgarisë, në verilindje të Greqisë. (Orakulli ishte një vend apo faltore, apo mjedis ku konsultoheshin zotërat paganë; një lloj festimi i klerikut gjatë të cilit zoti pagan ua zbulonte “diturinë e fshehtë”.) “Thrakia…nuk ka ndonjë definicion të caktuar për t’u dalluar në mes të thrakasve vendës dhe ilrëve. Kështu që, atëbotë kemi një fis ilir që quhej Brugi, e po ashtu edhe një fis thrakas i quajtur Bryges; gjithashtu në kohën e Strabonit ishte një fis i quajtur dardan, që atëherë njihej si ilir, që jetonte pranë (me) fisin thrakas Bessi (në tokën e të cilit gjendej orakulli më i vjetër i Dionisit) por me sa duket ata kanë qenë thrakas aq sa edhe ilirë.” (Enc.Britannica,1963, “Thrace”, Vol.22, fq.159) Me sa duket, orakulli i dedikohet Dionisit si një zot i mbretërve dhe profecisë dinastike (që ndërlidhet me renditjen e sundimtarëve të së njëjtës familje, apo si rezultat i vetë sundimit të mbretit). “Plutarku në mënyrë eksplicite thotë se teza që “në kohën e lashtë Dionisi kishte një rol të rëndësishëm të një pjese bukur të madhe të profecisë”…Euripidi drejtpërsëdrejti e quan Dionisin “profet i thrakasve”. (Otto, fq.144) “Profecitë e Dionisit u bënë të njohura nëpërmjet profetëve të faltoreve të cilët quheshin “Bessi”. (Herodoti, Libri VII, 111). Të dhënat e letërsisë antike, tregojnë se Dionisi ishte zot i mbretërve dhe profecisë dinastike. Ata dëshmojnë se ai ishte përgjegjës për shpërblimet dhe ndëshkimet; të korrave të begatshme dhe urisë. Të dhënat legjendare për ndëshkimet e shkaktuara mbretërve si rezultat i konfliktit të tyre me zotërat, radhiten nga Iliada e Homerit (6.119-143) e deri te shkrimet e Diodorus Siculus (shek 1-rë kohes sonë). Nga disa të dhëna të mëvonshme, një variant flet për hyrjen e Dionisit nga Azia në Thraki dhe konfliktin që shkaktohet ndërmjet Dionisit dhe mbretit thrakas të Edonianëve, Lycurgus dhe vendosjen e mbretit të ri. “Konflikti politik dhe religjioz ndërmjet Dionisit dhe Lycurgus-it vendosi fatin e dinastisë së vjetër thrakase. Zoti në fron e vendosi Charops-in, e me

65
këtë ndryshoi edhe orientimin religjioz në mesin e brezit dinastik; kështu që andej e tutje, dorëzimi i riteve sekrete misterioze prej babait tek i biri, bëhet si kusht kryesor për ruajtjen e pushtetit. Atë që kemi këtu, paraqet një mit i cili kodifikon prejardhjen hyjnore të mbretërve. Ritet sekrete të mistereve ishin vetitë të emërimeve. Në këtë legjendë thrakase, Dionisi paraqitet si një hyjni e mbretërve.” (Fol & Marazov, fq.57) A ishte Dionisi me prejardhje aziatike është vështirë të përcaktohet. Nga etimologjia e mundshme e emrit të tij, dëshmohet një prejardhje thrakaseilire. Dionisi ishte zot i thrakasve nga Europa dhe pirgianëve nga Azia. Më vonë na paraqitet një fis me prejardhje nga Maqedonia, i quajtur “Brigianë”. (Herodoti, VII, 73) Për rolin e Donisit si zot i mbretërve dhe profecisë dinastike, flasin edhe mjaft të dhëna tjera. “Orakulli i Dionisit ishte shumë i njohur në tokën e Satrae, shumë më herët, të kohës së Herodotit. Me sa duket ka qenë mjaft i famshëm për profecitë e dij dinastike (aprovim apo refuzim i një personi për sundimtar). Suetonius (v.70-122 kohës sonë) tregon se i është thënë Oktavianit, babait të Augustit, se djali i tij do të bëhet “zot i mbarë botës”. ”Pasi që pijet ishin derdhur, një flakë e madhe u ngrit lart mbi majën e shenjtërores, një shenjë të cilën vetëm një tjetër e kishte marrë gjersa kishte flijuar në të njëjtin altar, e ky tjetri ishte Aleksandri i Madh. Kjo shenjtërore me siguri se ka pasur reputacinionin e orakujve të besueshëm mbi problemet dinastike, që Aleksandrin e Madh e bëjnë për të kërkuar këshillë.” (Fol & Marazov, fq.57) Gjatë ekspeditës së tij në lindje, Aleksandri ishte i shqetësuar se “mos i ka kaluar kufizimet e caktuara nga zoti Dionis.” (Fox, fq.305) Në legjendën e stërgjyshërve të Alexandrit, “Dionisi, diellori, shumë qartë paraqitet si një zot dinastik, ” e Aleksandri “ kosiderohet si “Dionis i ri” i periudhës helene. Gjatë epokës romake: “Fakti që romakët e morën (shenjëtoren) nga Satraet dhe ua dhanë Odrysëve, duke shkaktuar në këtë mënyrë rebelimin e Vologaesus-it, priftit të lartë Bessi të Dionisit, tregon ate se romakët e kuptonin rëndësinë politike të shenjëtores.” (Fol & Marazov, fq.58).

66
2. Orakulli dhe betimi Emri “Bessi” (profetët e shenjtë) me gjasë buron nga fjala shqipe “Besa”. “Besa-Besë” është përbetim i shenjtë i lojalitetit, shoqërisë, dhe/ose fjalë e besueshme apo fjalë e dhënë si premtim. Kjo paraqet një pjesë të veçantë në kulturën shqiptare. Në gjuhën shqipe: be = betim Ssi, ssa, za = zë, Një “betim” (i bërë) nga “zëri” apo “betim” (i bërë në prezencën e Zotit) “Zë”. Mbase kjo fjalë ka kuptimin e dyfishtë: “fjala” e personit që përbetohet; ”personifikim i esencës hyjnore” si dëshmitar i përbetimit. “Besa” është “një fjalë e lashtë…” (Mayani, fq.335). Mund të ketë kuptimin e “besim”,”kredo” ose”fe”. ( Prejardhja e fjalës “religjion” vjen nga latinishtja,”religio”, “betim i shenjtë” ose “detyrohem”). Shembuj të tjerë të fjalës “be”, që formojnë pjesë të emrave të lashtë, gjithashtu përfshijnë edhe fjalët “Bendis” dhe “Gebeleizis”. Bendis ishte nëna e madhe-perëndeshë e pranverës. Ajo ishte e pranuar zyrtarisht në Athinë në vitin 429 p.e.r. Në gjuhën shqipe: be = betim (premtim) ndis = ndez “ndez betimin” e pranverës, ose “mirëpres premtimin” e pranverës”. Emri “Gebeleizis” ishte emër i zakonshëm i mbretit-zot thrakas, Zalmoxis. Në gjuhën shqipe: ge (dhe) = dheu, toka be = betim le = lë, largim (i) zi = zë Një ”betim” i bërë në emër të “tokës”.”Gaia ose Ge… i mbikëqyrte betimet e shumta që bëheshin në emrin e saj; ajo i ndëshkonte ata që e thyenin betimin…” (Grant & Hazel, fq.178) Me gjasë që “Besa-Besë” mund të shqyrtohet si një koncept i dyfishtë: përbetimi i vdekatarëve që ishte bërë ndaj zotërave; dhe një përbetim që ishte bërë nga vdekatarët në rrjedhën e jetës së tyre të përditshme. Profetët e shenjtë

67
“Bessi” ndoshta kanë luajtur rolin e “pranuesve të betimit” të dhënë nga mbretërit, përkushtuar Dionisit. E si shpërblim zoti atyre u jep bekimin e tij dhe profeci të favorshme. Betimi i dhënë në mes vdekatarëve ka mundur të përfshijë bekimin e besnikërisë të njerëzve që nevojitej dhe pranohej nga mbretërit, me qëllim të mbijetesës si dhe sigurimit të mbijetesës të dinastisë së tyre. “Bessa” me gjasë në kohën para historike ka qenë e njohur, E biri (Epiri) i pashënuar, në Bessaron (Passaron?) “ku mbretërit kishin zakon të pranojnë besnikërinë e njerëzve të tyre…” (Enc.Britannica, 1963, “Epirus”, Vol.8, fq.648). “Në Passaro, vend në tokën e Molossoit (Epir), ishte bërë zakon i mbretërve që t’i ofrojnë flijime Marsit (Ares-zotit të luftës) dhe në këtë mënyrë të bëhet një besëlidhje solemne…” (Plutarku, i përkthyer nga Dryden, fq.316) (Zoti i luftës, Ares, përmendet në lidhje me Bessin, në tokën e Satrae: “Në vitin 13 pas erës sonë, komandanti romak Piso, i rrëzoi Bessit dhe festoi fitoren e tij “me prangosjen e Aresit të tyre”. (Fol & Marazov, fq.24) Me sa duket kanë ekzistuar dy qendra që ndërlidhen me konceptin “Bessa”: “Vendi i premtimeve në Passaron (Bessaron) në Epir dhe vendi i orakullit (dhe premtimeve ndaj zotit) në tokën e Bessi, Satrae. Kjo prani e mundshme e dyfishtë e betimit dhe marrëdhënies me Dionisin, me ndërmjetësinë e Bessit, si një pjesë e kulturës iliro-thrakase, mund të përjashtojë supozimin mbi “origjinën aziatike” të Zotit. Një variacion i analizës së emrit “Bessi” mund të paraqet. Di-Oun-Zi, Ze është përkthyer si “dituria e zërit (ose porosisë), (Ze) të zotit të parë (qielli, “Unë”) Dionisit (Diounsis) që dërgon porosinë nëpërmjet profetëve të shenjtë, Bessit. Cila ishte porosia? Përgjigjja mund të gjendet në vetë emrin “Bessi” dhe relacionin me betimin - “Bessa”. Ndoshta ka të bëjë me disa profeci në lidhje me gjërat e “një natyre” dhe “betimi”. (Hesiodi, vargjet 223-231)

68
3. Dio-Bessi, Fisi Satrae a. Bessi Për Dii (Dioi) – Bessi, të fisit Satrae ne mësojmë nga këta historianë: Herodoti Tukididi Straboni Plini Herodoti thotë: “110. Kserksi kaloi mbi këto qytete greke duke marshuar, duke i mbajtur në anën e majtë të tij, fiset thrakase mbi truallin e të cilëve udhëtoi, ata ishin Paetët, Kikonët,Bistonët, Sapaetët, Dersatët, Edonët dhe Satrae-tët.” (Inf.plot. #1: Të gjitha këto paraqesin fiset e luginës së Nestusit dhe Strymonit ose në mesin e vendeve malore.”) “111. Por këta të fisit Satrae, me sa kemi njohuri, kurrë nuk kanë qenë të nënshtruar nga ndokush, ata janë të vetmit thrakas që gjithmonë, e deri në ditët e sotshme janë të lirë; për faktin që ata jetojnë në malet e larta të mbuluara me pyje të llojeve të shumta dhe të mbuluar me borë; dhe ata janë luftëtarë të përsosur e të shkëlqyeshëm. Janaë ata që e zotërojnë vendin e shenjtë hyjnor të Dionisit; vend i cili gjendet në vendin më të lartë në malet e tyre; Bessit, një klan i fisit Satrae, janë profetët e shenjtë, priftërinj, të cilët e shqiptojnë orakullin, njëjtë si në Delfi, e as me më pak mister këtu se atje.” (Inf.plot. #2: ”Me gjasë që Herodoti ishte i mendimit se metoda e parashikimit është ajo e “zakonshmja” si në Delfi; ndoshta këtu bëhet fjalë për të dhëna të tepruara mbi ritet misterioze të Bessit.”) (Libri VII; përkthyer nga A.Godley, fq.145) Herodoti ”tregon fakte shumë të rëndësishme se Satrae kurrë nuk kanë qenë të mposhtur. Ata nuk pranuan kurrfarë religjioni nga jashtë. Këtu në mesin e këtyre njerëzve të egër dhe të pamposhtur në malet e tyre të papushtueshme, gjendej shtëpia e vërtetë e zotit.” (Harrison, fq.366) Tukididi në “Lufta e Peleponezit” (Libri II, fq. 96) përmend një fis thrakas të quajtur “Dii” që jetonte në rajonin e malit Rodop. (v. 485-425 p.e.r.) (v. 471-401 p.e.r.) (v. 63 p.e.r. –v. 23 kohës së re) (v. 23-79 kohës së re)

69
“Ai përmend… popuj të veçantë malësorë, të cilët e ruanin autonominë e tyre nga Sitalkesi, mbreti i Odrysit dhe e quanin veten me emër të përbashkët Dioi. Me gjasë, në mesin e tyre ishin edhe Bessit, për të cilët më tepër mësojmë nga Plini (N.H.IV.18.11.40) se ata, Bessi, njiheshin me më shumë emra, një prej të cilëve ishte Dio-Bessi. Me sa duket është më se e mundshme se këtyre Dio-Bessi, zoti (Dionisi) ndoshta ua kishte huazuar njërin nga emrat e shumtë”. (Harrison, fq.371) “Straboni (VII.318) “e di (për Bessit) se janë nga më të rreptit dhe më të fortët nga shumë fise kusarësh që banonin në malin Haemus dhe rrethinë… Ai gjithashtu përmend Bessit si fis që jeton diku lart në Hebrus, në pikën më të largët, atje ku lumi është i lundrueshëm…” (Harrison, fq.370) b. Etimologjia e Satrae Në gjuhën shqipe: (sa); sa, za = (si) zë Tra = rreze, trung i gjatë Një përkthim i mundshëm për “Dio-Bessi” mund të ishte “Dituria” e “betimit” (ose “premtimi për gjërat që do të vijnë”) e (treguar) nga “rrezja”; “trungu i gjatë”; ”druri”. Druri familjar? Druri i diturisë? Profecisë dinastike?... Për ta shpjeguar evolucionin e dionisit (Di-Oun-z—ze) si zot i mbretërve dhe profecisë dinastike, pjellorisë, bimësisë, të korrave….duhet gjetur një emërtues të përbashkët që do të paraqiste një model që reflektohet në natyrë dhe jetë - lindja, vdekja, rilindja; si varg dhe vazhdimësi; ”zhdukja e farës nën tokë në mbarim të vitit dhe rishfaqja në pranverë.” (Harsh, fq.5) “Sikurse edhe te zotërat tjerë të pjellorisë, edhe veprimtaria e Dionisit përcjell një linjë simbolike të vitit, duke kaluar nga vera e begatshme, dimrin, si stina e vdekjes. e deri te rilindja e pranverës” (Dean, fq, 2) Karakterisikat e ndëlidhura me Dionisin – drurët, kultivimi dhe toka (të korrat), hardhitë, rrushi, vera, janë gjëra jetike që paraqesin jetën e njeriut parahistorik. Me gjasë që edhe prejardhja e ideve të këtyre karakteristikave (dinastia, pjelloria, vegjetimi) i janë kushtuar Dionisit.

70

Për njeriun parahistorik dhe familjen e tij, druri paraqiste lëndë jetësore - dru zjarri, orendi, strehimore…pasi që ai aplikoi drurin (dhe materialet tjera) për ekzistencën e tij, është më se e mundshme që ai, me të menduarit e tij filozofik primitiv, të njëjtat t’i zbatojë edhe në aspektet e tjera të jetës së tij, që ngadalë zhvilloheshin për rreth tij. Me sa duket, një nocion primitiv i mjeteve të jetesës ishte baza e filozofisë së hershme që i jep “jetë” zotit, më vonë të njohur si Dionisi (Di-Oun-zi) “dituria e qiellit dhe shiut”- materiale natyrore që përfaqësojnë mbështetje tek drurit. Si rezultat kemi një cikël të lëndës jetësore… Hardhitë dhe rrushi përshkruheshin si dhuratë e Dionisit. (Hesiodi “Punët dhe ditët”, vargu 614). Vera, si një prodhim i frutave të drurit (hardhitë), ishte një simbol adhurimi ndaj zotit. Vera shumë më tepër mund të përfaqësojë një simbol maturie se sa që ishte e njohur nga disa praktikime religjioze për kremtime dhe shfrenime. Nga një mbishkrim etrusk (Mayani, fq.168): “Pi me qëllim që mos të ndjesh dhembjen. Pi për të njohur pak shkëlqim drite Dhe pi që të jetosh gjatë.”

71

III. BOTA ËSHTË NJË SKENË
Teatri – një vend për të parë (Bota) Drama – një gjë e bërë (Historia) Tragjedia – një dëshpërim… A. Drama/ Tragjedia “Në adhurimin e Dionisit, zotit të pjellorisë dhe të korrave, orvatjet e komunikuesve për ta luajtur rolin e hyjnive, zhvilloheshin me mbajtjen e lëkurës së dhisë dhe duke pirë verë si dhe përfundimisht me sofistikimin e maskave. Me shfaqjen e adhurimit në letërsi, një maskim, i cili përbëhej nga një maskë prej liri të bardhë, varur mbi fytyrë…u mundësoi udhëheqësve të ceremonisë të manifestojnë zotin. Kështu që në një mënyrë simbolike, komunikuesit ishin të inspiruar të flasin në veten e parë, e në këtë mënyrë e mundësuan lindjen e artit të dramës.” (Enc.Britannica, “Mask”, Vol.15, fq.13) Prejardhja e dramës vjen nga kulti i Dionisit. Me zhvillimin e zotit në letërsinë greke, adhuruesit mbanin festivale religjioze për hir të tij dhe e festonin rilindjen. Fillimisht, një pjesë e festimit përfshinte edhe miratimin e ri të miteve dhe legjendave të Dionisit. Më vonë këto miratime të reja përmbanin tregime për heronjtë legjendarë si dhe historinë e lashtë; kështu e pasqyronin modelin e ciklit të jetës dhe rilindjes në natyrë, lidhur me zotin. Ndoshta këto modele janë pasqyruar dhe përsëritur në historinë e botës, me ngritjen dhe rënien e civilizimeve dhe rilindjen e popujve. Ky kapitull paraqet një njohje të karaktereve-fëmijët e “Nënës Shqipëri”- që luajtën një rol në “skenën” e botës. E në të njëjtën kohë pasqyron edhe modelin në histori. Rezultat i kësaj, është një pjesë e tregimit “Nëna Shqipëri” – dhembjet dhe rilindja e saj. Fëmijët e “Nënës Shqipëri” dikur pushtuan botën por më vonë u pushtuan nga romakët. Ata mbijetuan valët e migrimeve në Ballkan dhe kolapsin përfundimtar të Perandorisë Romake në Konstantinopol-1453. Për më se 25 vitet më vonë, pas vdekjes së mbretit shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, 1468, ata u nënshtruan prej otomanëve. Më në fund, në kohët moderne, fëmijtë e saj morën pjesë në rilindjen e shumë popujve.

72
Në vitin 1912, në National Geographics u paraqit teksti në vijim: “Në të vërtetë nuk qëndron në një papajtueshmëri me nacionalizmin e ri shqiptar - e arsyeja për këtë - është fakti se shqiptarët janë një nga anëtarët individualistë më të fortë të racës njerëzore.” (Damon; Nov.1912, fq.1093) B. Karakteret “Historia e njerëzimit është një fenomen planetar… kronikat e njerëzimit paraqesin të dhëna paraprake të humbjeve të përkohshme nga të cilat shekujt nxjerrin fitore, ndonjëherë afatshkurtre. Njerëzit që kanë njohur fitoren, nëse jetojnë një kohë të gjatë, i sheh të shkatërruar në pluhur, por ata të mposhturit të cilët nuk kanë mundur të pranojnë humbjen, munden gjithmonë të ngrihen, për përfitim të tyre ose për humbjen si mundësi që mund të përcaktohet ... “Njerëzit e shquar’ tërheqin vëmendjen tonë të rastit dhe sa më të largët, aq më imponues janë, e kjo është shkaku se janë më larg, jashtë rrethit të interesave tona. Me ndihmën e tyre, zbulimet më të gjalla duhet vetëm akumuluar në shekuj për të gjetur vendin e tyre në rrjedhën e epokave dhe dyshimplotë për të kuptuar burimet e fshehta të natyrës njerëzore. Kështu që, mjaftonte për Plutarkun për të gjetur paralelet në mes jetëve të famshme, në mënyrë që të na e zbulojë Greqinë dhe Romën pas një harrese të gjatë të epokës së mesme. Ai nga dritarja e tij mund të shohë fushëbetejën ku rrënohen fatet e helenizmit. Edhe pse atëbotë ai ishte shumë më superior nga njerëzit e zakonshëm, ne sot qartë mund të shohim se ai nuk e kuptonte gjithmonë as atë më të qartën e mësimeve të tij. Ngjarjet historike, vetëm të bëra nga njeriu, nuk kanë asnjë vlerë për ne, jashtë interpretimeve tona që u kemi dhënë. Sa më shumë dritë të hedhim tek njerëzit e famshëm të së kaluarës, aq më shumë do të zbardhim pamjen e jetës sonë. Si është e kaluara dhe sa është e ndryshme! Jetët e famshme na i hapin rrugët e dritës në të gjitha drejtimet.” (Clemenceau, fq.149-150, 153-154)

73

BIRI: Aleksandri i madh (356-323 p.e.r.)
“Ai padyshim, me sa duket, kishte nga babai i tij e me gjasë edhe nga nëna e tij, diçka ilire, d.m.th. gjak shqiptari”. (Tarn. Fq.1) “Ai ishte një nga forcat supreme të begatshme të historisë. Ai e zhvendosi botën e civilizuar nga një vend në një vend tjetër; ai filloi një epokë të re; asgjë më nuk do të jetë ashtu siç ishte më parë. Ai i zgjeroi kufijtë e diturisë dhe përpjekjeve të njerëzimit, ndërsa shkencës dhe qytetërimit grek do ti japë hapësirë dhe mundësi sa që ata kurrë nuk e kishin pasur. E veçanta u zëvendësua me idenë e “botës së banuar” zotërim i përbashkët i njerëzve të civilizuar…” “Mëshira e tij shpeshherë përmendet dhe me siguri se figura e tij është karakteri i vetëm në jetën publike greke, që përmendet të ketë treguar mëshirë. Se çfarë force të karakterit ka pasur, më së miri mund të shihet jo nga ajo fuqi e madhe që e posedonte, por nga marrëdhënia me gjeneralët e tij. Ishte një kuvend i mbretërve, me pasionet, ambiciet, aftësitë, përtej atyre njerëzve më të…” (Tarn, fq.145, 124) “Ai gjithashtu për nga natyra ishte mësimdashës dhe i dashuruar në lexim…” (Plutarku) “Ai ishte jashtëzakonisht i guximshëm dhe tejet i matur. Edhe idealist edhe realist, një mirëbërës dhe një parashikues, ai dallohej nga të gjithë miqtë e tij, qoftë si një njeri i veprimit ose njeri i mendimit. Ai ishte aq mistik sa dhe praktik dhe për të gjithë ata që ishin në kontakt me të, tërheqës tej mase …” “Për udhëheqjen e tij si gjeneral, është shkruar mjaft; por prej të gjitha përmbledhjeve, ajo e Arrianit ndoshta është më e vërtetë, sepse burimi kryesor i "Anabasis" ishte historia e humbur e gjeneralit të Aleksandrit, Ptolemeut, e shkruar pasi ai e kishte bërë mbret të Egjiptit. E shkruar si në vijim: “ Ai ishte me shumë mendjemprehtësi, guxim, nga më më të përkushtuarit për nder dhe rrezik dhe i përkushtuar ndaj fesë, (një aderues i vështirësive,

74
i shpejtë dhe i palodhshëm, indiferent për kënaqësitë shqisore, i pangopur për zotërim fisnik) i shkëlqyeshëm për të vepruar në kursin e duhur në aksion, edhe atëherë kur çdo gjë ishte e errët dhe atëherë kur çdo gjë ishte e qartë, më i lumtur në supozimin e tij të gjasave, mjeshtri më i madh në udhëheqjen e një ushtrie si dhe armatosjen dhe pajisjen saj; dhe në frymëzimin shpirtëror të ushtarëve të tij, duke u dhënë atyre shpresë të mirë, dhe duke ua larguar atyre çdo frikë nga rreziqet me patrembshmërinë e tij - më fisniku në të gjithë. Dhe çdo gjë që duhej bërë në paqartësi, ai e bëri me e guxim tej mase; ai ishte më i aftë në pritje të shpejtë dhe të flaktë të armikut të tij, para se dikush të kishte kohë të ndjejë frikën ...” (Fuller, fq.89, 91) “Në shekullin e dytë p.e.r. historiani grek Polybius thotë se Aleksandri ishte një njeri me “miratim universal të një shpirti të lartësuar mbinjerëzor”. Ai përshkruan se si Filipi dhe i biri i tij e ngritën Maqedoninë nga e parëndësishmja, në rangun e parë të popujve; se si Aleksandri dhe shokët e tij u bënë ballë detyrave të tyre të shumta, rreziqeve dhe vuajtjeve të tyre, dhe se si, me që në posedim të pasurisë së mjaftueshme dhe të të gjitha dëshirave të plotësuara, ata kurrë nuk e humbën energjinë e tyre trupore apo prirjet e tyre për shfrenime. Ata, të afërmit e tij, u bënë me të vërtetë mbretëror në madhështinë e shpirtit, përmbajtjen e jetës dhe në kurajë”. (Enc.Britannica, 1963, “Alexander” Vol.1, fq.575). “Por unë e di se Aleksandri, i vetmi nga mbretërit e vjetër, ndjente pendim për gabimet e tij, e kjo vinte nga natyra e tij fisnike.” - Arriani (Fuller, fq.91)

75

FARAONI: Ptolemeu i parë (v. 364-283 p.e.r.)

Ptolomeu (Ptolemy Soter), ishte themeluesi i dinastisë të mbretërve maqedon, sunduesi i Egjiptit; vinte nga një familje fisnike (Lagides) nga rajoni i njohur me emrin Eordaea. Ishin dy rajone me të njëjtin emër njëri gjendej në pjesën jugore të fisit ilir Linkestët, në veriperëndim të kufirit të Maqedonisë dhe rajoni tjetër që gjendej në jug të lumit Shkumbin, në pjesën perëndimore të kufirit të Maqedonisë. (Shepherd, fq.10) Pas vdekjes të Aleksandrit të Madh, pasardhësit e tij, Diadokë, një grup i gjeneralëve maqedonë, luftuan njeri- tjetrin për ndarjen e perandorisë. Ptolemeu e zgjodhi Egjiptin. “ Dy vjet pas dorëheqjes së tij, Ptolemeu vdiq…mendjemprehtë dhe i kujdesshëm, ai kishte një mbretëri kompakte dhe mirë të organizuar për t’ua lënë trashëgimtarëve të tij. Ai ishte një mbrojtës i vërtetë i shkrimeve, e merita për themelimin e bibliotekës së madhe të Aleksandrisë i takon atij. Ai vetë e shkroi historinë e ekspeditave të Aleksandrit, të dalluar me ndershmërinë dhe seriozitetin e tij të çiltër, e cila tashmë e humbur, e që do të mund të rindërtohet kryesisht përmes përdorimit të veprës së historianit Arrian.” (Enc.Britannica, 1972.Vol.18, fq. 810)

76

KUSHERIRI: Pirro (v. 319-272 p.e.r.)
Mbret i Epirit, i biri i Akidit, nga oborri mbretëror i Mollosëve, dhe kushëri i Aleksandrit të Madh. (lidhja e mundshme familjare është: gjyshi i tij, Aleksandri i Mollosëve ishte vëllai i Olimpisë, nënës së Aleksandrit të madh.) “Kur Akidi ishte mposhtur nga froni nga një pjesë e popullit të tij dhe ishte larguar nga mbretëria, Pirroja, i cili akoma ishte foshnjë 2- vjeçare, ishte i shpëtuar nga disa shoqërues besnikë të mbretit dhe i ishte dërguar Glaukut, mbretit të një fisi ilir (Taulantët). Me ndihmën e tij, Pirroja si dymbëdhjetë- vjeçar kthehet në fronin e tij mbretëror…” ( Enciklopedia e re, 1902, fq.698) Nga sukseset e tij ushtarake kundër Romakëve, lindi shprehja “Fitore e Pirros” që paraqet një suskes të fituar me një kosto shkatërruese; “Edhe një fitore si kjo dhe unë do të duhet të këthehem i vetëm në Epir”. – Pirro (Smith, fq.62) Ai “e shkroi historinë e artit të luftës e cila është e vlerësuar nga Sionisi i Halikarnasit dhe Plutarku, autoriteti kryesor i jetës së tij.” (Enc.Brtiannica, 1963, Vol.18, fq.801) “Ndaj të afërmve ai ishte i butë dhe nuk zemërohej lehtë, i zellshëm e bile edhe i vrullshëm në kthimin e mirësisë.” - Plutarku “Maqedonasit ishin të mendimit se qetësia e tij, shpejtësia e tij si dhe veprimet e tij shprehnin ato të njëjtat veti si të Aleksandrit të madh…” Plutarku “Pas kësaj beteje (kundër maqedonasve) Pirroja kthehet në shtëpi i lavdishëm, duke gëzuar famë dhe reputacion dhe i quajtur “Shqiponja” nga Epirotët. ”Pranë jush” thoshte ai, “Unë jam një shqiponjë, e si mos të jem, kur si krahë për mbështetje i kam duart tuaja?.” Plutarku (Përkthim i Drydenit, fq.317-318)

77

RESTAURUESI I: Diokleciani (v. 245-313 k.e.re)
“Nën sundimin e mjerë të Valerianit dhe Galienit, perandoria ishte nën zgjedhë dhe gati se e shkatërruar nga ushtarët, despotët dhe barbarët. Mirëpo, ishte shpëtuar nga një sërë princash të mëdhenj, të cilët me prejardhje ishin nga krahinat e Ilirisë. Në një periudhë rreth tridhjetë-vjeçare, Klaudi, Aureliani, Probi, Diokleciani dhe shokët e tyre, ngadhënjyen mbi armiqtë e jashtëm e të brendshëm të shtetit dhe me një disiplinë ushtarake, përforcim të kufijve, e ripërtërinë shtetin dhe e merituan titullin e restauruesve te botës romake.” (Gibon, “Dobësimi dhe rënia e perandorisë Romake”, Kapitulli 11) “Njeriu që e rilindi dhe i dha një jetë të re, si pushtetit ashtu dhe artit romak, në histori njihet si më mizori i të gjithë armiqve të besimit krishterë…Krishterimi si dhe liria fetare aq sa munden, duhet përmbajtur faktit si rregull, se persekutuesit e zemëruar të kishës nuk ishin në mesin e perandorëve më të këqij por në mesin e më të mirëve…Gjëja që me të vërtetë ishte e mrekullueshme ishte ajo që nën sundimin e Dioklecianit, të krishterët gëzuan njëzet vjet paqe si dhe përkrahje perandorake. Kjo na bën të parashtrojmë pyetjen se çka ishte ajo që e shkaktoi këtë ndryshim të politikës së tij në etapën përfundimtare të sundimit të tij. Por një çudi e vërtetë ishte ajo që Diokleciani, si një reformator i fuqishëm, nuk i filloi menjëherë persekutimet siq bënë perandorët tjerë. Një kurs i tillë plotësisht do të ishte në tiparet e pozitës së tij të përgjithshme në histori si dhe me pozitën e veçantë personale të cilat ai e mori.” (Freeman, fq.47-50) “Zotërat kanë vendosur se çfarë është e drejtë dhe e vërtetë; më të urtit e njerëzimit, nga këshillat dhe veprat, janë provuar dhe kanë vendosur parimet e tyre. Pra nuk është e ligjshme të kundërshtohet urtësia e tyre hyjnore dhe njerëzore, apo të pretendohet se një fe e re mund të korrigjojë të vjetrën. Dëshira për të ndryshuar krijimtarinë e paraardhësve tanë, është krimi më i madh.” - Diokleciani (Firth, fq.22)

78
“Diokleciani pushoi…në Dalmaci ku ai e gjeti lumturinë në kultivimin e kopshtit të tij…” (Enc.Americana, 1829-54), fq.241) “Dëshiroj të kishe ardhur në Salonë (Dalmaci) dhe të shohësh lakrat që i kam mbjellë: ti kurrë më nuk do të ma përmendje fjalën perandori.” Diokleciani (Smith, fq.329) “Ashtu si sundimi i Dioklecianit ishte më i famshëm se i cilitdo nga paraardhësit e tij, ashtu ishte edhe lindja e tij, e mjerë dhe e turbullt…Ai vjen nga një qytet i vogël i Dalmacisë, prej nga ishte edhe nëna e tij.” Shën. plot. # 1: “Me sa duket ky qytet quhej Doclia, sipas një fisi të vogël ilir…” (-Gibbon, Kapitulli 13) Konstantini, një mik i Dioklecianit, gjithashtu ishte një ilir nga fisi Dardan. “Edhe pse rininë e tij e kishte kaluar në luftime, ai posedonte një natyrë të butë dhe të dashur…” (Gibbon, Kapitulli 13) i biri i tij ishte Konstantini i Madh; stërnipi i tij ishte Juliani, mohuesi i fesë.

79

SHPËTIMTARI: Konstantini i madh (v. 274-337 k. së re)
“Na është dashur një kohë e gjatë për tu bindur se liria e adhurimit nuk duhet ndaluar, por duhet të jetë dëshira e secilit individ që të kryejë të gjitha shërbimet e shenjta sipas mënyrës dhe zgjedhjes së tij…Prandaj unë, perandori Konstantin…i shpërblej të krishterët, dhe të gjithë të tjerët, me lirinë e adhurimit, të cilin ata e preferojnë, me qëllim që çfarëdo hyjnie të ekzistojë, mund të jetë i favorshëm për ne dhe për të gjithë ata që jetojnë nën udhëheqjen tonë.” – Konstanini i madh (Dekret i Milanos-Toleranca, 313.k. së re). “Personaliteti dhe intelekti i Konstantinit ishte pasuruar me dhurata më të zgjedhura nga natyra. Ishte një truplartë fisnik, me pamje madhështore… Mangësia e një të paarsimuari, nuk e pengoi aspak atë për të formuar vlerësimin e tij të drejtë për rëndësinë e vlerës së të mësuarit; kështu që arti dhe shkenca fituan pak inkurajim nga mbrojta më se bujare e Konstantinit. Bile edhe ata të cilët censuronin masat e tij të drejta, ishin të detyruar të pranojnë se ai posedonte një zemërgjerësi të rallë… Në fushëbetejë ai me shpirtin e tij të guximshëm frymëzonte trupat e tij.” (Gibon, “Dobësimi dhe rënia e perandorisë Romake”, Kapitulli 18) “Ai akuzohej për ambicie të tepruara, bujari të tepruar si dhe për prirje orientale si paradim. Mirëpo në ballë të ushtrisë së tij ai ishte më se i guximshëm, i butë dhe tolerues në marrëdhëniet me të nënshtruarit e tij, i parapëlqyer nga populli i tij, terrorizues i armiqve të tij.” (Enc.Americana, v.1829-54, fq.458) “ Konstantini interesohej shumë për disa nga elementet themelore të besimit të krishterë, por jo për mëshirën e zotit e as mëkatin e njeriut, as dënimin dhe as shpëtimin, as dashurinë vëllazërore e as mos ta përmendim përulësinë. I flaktë në bindjet e tij, megjithatë ai mbeti i harruar nga implikimet e tyre morale. Historianët modern ishin mjaft të ngacmuar nga kjo; paganët e lashtë këtë e shënuan si leverdi. Sipas tregimeve të tyre, perandori nuk ndryshoi aspak besimin e tij deri sa nuk i dërgoi në vdekje gruan dhe birin e tij, e pas kësaj kërkoi pastrim të shpirtit nga zotërat e vjetër. I shpifur nga drejtësia e tyre e lartë, ai iu drejtua krishterimit, përmes të cilit ai fitoi një zëvendësim të rrejshëm. Mirëpo më në fund i erdhi dënimi. Vëllezërit e tij e helmuan si hakmarrje për vrasjen e (djalit të tij) Krispit.” (MacMullen, fq.239)

80

NIPI: Juliani (331-363 k.së re)
“Perandor romak dhe nip i Konstantinit të madh…” “…unë nuk e trashëgoj qafën dhe gjoksin e gjërë të Flavianit, trashëgim i etërve tanë ilirë që ishin burra të maleve.” – Juliani (Vidal, fq.15) “Emri i Julianit, pasardhësit të Konstantinit (II) ndërlidhet ngushtë me përpjekjet e fundit për rikthimin e paganizmit në perandori. Juliani ishte një personalitet i veçantë dhe interesant i cili për një kohë të gjatë tërhoqi vëmendjen e dijetarëve dhe shkrimtarëve. Në letërsi, shkrimet për veprimtarin e tij zënë një vend mjaft të gjerë. Shkrimet e Julianit, të cilat janë të ruajtura, japin një material të pasur për gjykimin e filozofisë dhe veprimtarisë së tij. Qëllimi kryesor i gjurmuesve të këtij lëmi, ka qenë të kuptojnë dhe interpretojnë entuziazmin e tij aq bindës “Helen” të ndërmarrjeve të tij të drejta dhe të suksesshme, të njeriut i cili në pjesën e dytë të shekullit të katërt bën përpjekje për ta rikthyer dhe rilindur paganizmin dhe të krijojë themelet e jetës religjioze të perandorisë.” (Vasiliew, fq.68-69) “Dhe në mënyrë që të shtojë efikasitetin e urdhëresave të tij, ai i ftoi në pallat peshkopët krishterë ...si dhe popullin...dhe me mirësjellje i këshilloi ata për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre, dhe secili, pa frikë dhe pa kundërshtime, ta vëzhgojë besimin e tyre.” – Ammianus Marcellinus, v.330391 K.së re (trans. Nga Rolf, fq.203) “Tani më duhet të kërkoj nga ju të mbani paqen në qytete. Nëse nuk e mbani, unë si udhëheqës i magjistratit do t’ju ndëshkoj. Mirëpo, ju nuk keni përse të frikësoheni nga unë si Pontifex Maximus, (kryepeshkop) nëse silleni me mirënjohje dhe u bindeni ligjeve qytetare dhe i kryeni kontestet tuaja në mënyrë të drejtë, ashtu siç i keni kryer në të kaluarën, predikoni vetëm fjalët e Krishtit dhe ne do të mund të jetojmë pranë njëri-tjetrit. Por me siguri se ju nuk jeni të kënaqur me këto pak fjalë. Ju po shtoni gjëra të reja për çdo ditë. Ju po e breni helenizmin, ju po i përvetsoni ditët tona të shenjta, ceremonitë tona…Ju po na plaçkitni, po na rrefuzoni, ndërsa citoni Cyprianin mendjemadh (Shën Kipriani) i cili thotë se nuk ka shpëtim jashtë besimit tuaj! A duhet dikush të beson se me mijëra gjenerata të njerëzimit, e në mesin e tyre Platoni dhe Homeri janë të humbur…Mirëpo unë nuk jam këtu t’ju kritikoj, por vetëm të

81
kërkoj nga ju të ruani paqen dhe kurrë mos të harroni se madhështia e botës tonë ishte një dhuratë e zotrave të tjerë dhe të ndryshëm, filozofi më e mprehtë që reflekton shumëllojshmërinë në natyrë.” – Juliani (Vidal, fq.338) “Karakteret e mohueseve të fesë e lëndonin reputacionin e Julianit; dhe entuziazmi që ia turbullonte virtytet ka ekzagjeruar rëndësinë e vërtetë dhe të dukshme të gabimeve të tij…ai përhapi tek të gjithë banorët e botës romake përfitimet e tolerancës së lirë dhe të barabartë; dhe vështirësinë e vetme që ua shkatoi të krishterëve ishte t’i privojë nga fuqia persekutimit të shokëve të tyre, të cilët ata i njollosnin me tituj të urrejtjes të idolatrisë dhe heretikëve…” (Gibbon, “Dobësimi dhe rënia e perandorisë Romake”, Kapitulli 23) “ Në vrullin e entuziazmit të tij, Juliani e kuptoi se rivendosja e paganizmit përfshin edhe shumë vështirësi të mëdha. Në një nga letrat e tij ai shkroi: “ Më duhet shumë ndihmë të ngritem kundër asaj që na kaploi në këto ditë të liga.” Mirëpo, Juliani nuk arriti të kuptojë se paganizmi i rrënuar nuk mund të ngritet sërish, pasiqë ishte i vdekur. Veprimet e tij ishin të dënuara për dështim.”Skemat e tij mund të përballonin përmbytjen; bota nuk do të humbiste gjë nga dështimi i tyre (Boissier, “La fin du Paganisme I, Fundi i paganizmit,fq.142).” (Vasilev, fq.77)

82

I SHENJTI: Shën Jeronimi (v. 342-420 k. së re)
“Ai u bë mjeshtër i gjuhës latine dhe asaj greke, gjuha amtare e tij ishte ilirishtja…” (Thurston & Attwater, fq.686) “Ai u bë dijetari më i shkolluar i mësimeve biblike të kohës së tij. Ai i pari e vlerësoi këtë fakt dhe ishte i prirë që t;i përgjigjet secilit mendim të ndryshëm. Megjithatë, ai i pranonte të metat e tij, veçanërisht mangësinë e natyrës së tij, të përuljes pak si të vrullshme por burrërore. Pozita e tij si përkrahës i dogmës katolike, ende është pozita më e lartë e caktuar e një dijetari biblik. Ai vdiq në Betlehem dhe zyrtarisht është i përnderuar si doktor i kishës.” (“Libri i të shenjtëve” i përpiluar nga Benedict Monks)

83

LIGJDHËNËSI: Justiniani i madh (v. 483-565 k. së re)
“Justini dhe (nip i tij) Justinani, me gjasë ishin ilirë apo shqiptarë. Justiniani ishte i lindur në një fshat të Maqedonisë së Epërme, jo larg nga Uskubi (Shkupi) i sotëm, në kufirin shqiptar.” (Dokumenti, i cili bazohet në prejardhjen e emrave të tyre si sllave është vërtetuar se është i krijuar në “shekullin 17-të, thjesht legjendar dhe pa asnjë vlerë historike. Kështu që teoria e prejardhjes sllave të Justinianit duhet patjetër hedhur poshtë…”) (Vasiliev, fq.129) (“Justin” në shqip – “Iu-shtin” (stin) = “hyjnor-stinë”. Shih te Mayani kushtuar “iu”-së, fq.114) “Titujt e kotë të fitoreve të Justinianit i ka mbuluar pluhuri, por emri i ligjdhënësit është i gdhendur në një moment të drejtë dhe të përjetshëm. Nën sundimin e tij dhe me kujdesin e tij, jurisprudenca qytetare shkrihet në veprat e pavdekshme të “kodit”, “pandektit” (përmbledhje ligjesh) dhe “instituteve”…” (Gibbon,”Dobësimi dhe rënia e perandorisë Romake”, kapitulli 44) “Kodi i Justinianit u ruajt në drejtësinë romake, kod ky që u dha principet themelore ligjeve që rregullojnë shumicën e shoqërive moderne. ”Paracaktimi i Justinianit paraqet një nga veprat më të frytshme për përparimin e njerëzimit.” – Diehl, Justinin, fq.428 (Vasiliev, fq.146) “Drejtësia është paracaktim i sinqertë dhe konstant që do të bëjë për çdo njeri atë që është e duhur. Parimet e ligjit janë këto, për të jetuar me nder, që të mos dëmtojmë asnjë njeri tjetër, që çdo njeri të marrë ate që i takon.” Instituti i Justinianit, v.533 k.së re

84

TRASHËGIMTARI: Gjergj Kastrioti, Skënderbeu (1405-1468)
“Princi shqiptar me të drejtë mund të jetë i lavdëruar si një kampion i paepur i pavarësisë së tij kombëtare. Entuziazmi i tij si kalorës dhe besimtar, e radhitën atë pranë emrave të Aleksandrit të Madh dhe Pirros; as ata nuk do të turpëroheshin ta pranojnë bashkatdhetarin e tyre të guximshëm. Por sundimi i tij i kufizuar dhe pushtetmbajtja e shkurtër, do ta lënë atë pak në një distancë modeste nga heronjtë e lashtësisë, të cilët kishin triumfuar kundër lindjes dhe legjioneve romake.” (Gibbon, “Dobësimi dhe rënia e perandorisë Romake”, Vol.III, fq.2323; Gjithashtu Drizari, “Skënderbeu”, fq.XIV) “Skënderbeu, për më se njëzet e pesë vjet luftoi kundër fuqisë së përgjithshme otomane, të udhëhequr nga aftësitë e Muratit dhe pasardhësit të tij, Muhamedit, pushtuesit të Konstantinopolit (Stambollit). Vështirësitë natyrore të vendit të egër dhe malor të cilin ai e sundoi, i ofroi mundësinë e një rezistence të gjatë kundër turqve, të cilët kudo tjetër ishin triumfues. Por gjenialiteti i tij ushtarak, me siguri se duhet të ketë qenë shumë i lartë dhe pa marrë parasysh të gjitha legjendat rreth personalitetit të tij, ne lirisht mund të besojmë që udhëheqësi i parapëlqyer i malësorëve shqiptarë, i cili në betejat guerile kryesisht i ndaloi turqit, me siguri se ka dëshmuar guxim dhe aftësi të jashtëzakonshme dhe se ka poseduar fuqi dhe veprimtari të cilat rrallë mund të gjenden tek shumica e njerëzve.” (Creasy, fq.69) Pas vdekjes të Skënderbeut, otomanët (turqit) e pushtuan Shqipërinë. Për 450 vitet e ardhshme, Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Otomane. “Pas pak nga muret e kështjellës flamuri i hënës bie dhe turma shihet më mirë Si një mrekulli në qiell valvitet flamuri i Iskanderit shqiponjë e zezë me dy krerë…” Henry Wadsworth Longfellow

85

86

PIRATI: Khair-ed-Din Barbarosa (1466-1546)
Admiral i lartë i flotës Turke dhe “mbret” i Algjerisë… “Themeluesi i familjes ishte Jakupi, një Rumeliot, me gjasë i gjakut shqiptar…” (Enc.Britannica, edic.11-të) Për vëllanë e tij, Arouj Barbarrosa: “Nga suksesi i tij që kishte në pirateri përgjatë brigjeve barbare, ai u bë pronar i dymbëdhjetë anijeve…ai fitoi namin e të tmershmit, kështu që…sunduesi i shtetit të Algjerisë kërkoi ndihmën e tij kundër spanjollëve. Me pranimin e tij në Algjeri ishte shkaktar që sunduesi të mbytet...dhe të shpall veten mbret.” (Enc.Americana, 1829-54, fq.561) Për nipin e tij, Arnaut Mami: Servantesi, autori i “Don Kishotit” (Pjesa I, kapitulli 39 & 41) ishte i robëruar (1571) nga Arnaut Mami, “nip i kusarit të njohur (Khair) Barbarosa…Arnaut Mami, i cili u printe sulmeve mbi anijen “Sol”…ishte me prejardhje shqiptare.” (Fredmore, fq.74 & 83) “Ekrem Reshid kishte shkruar për te (Khairin): “Ai e pa botën, mbarë botën me të gjitha kontinentet e saj, detrat e saj, brigjet e saj dhe hapësirat e gjera të pafund të shkretirave, ai ëndërronte një perandori të mrekullueshme që do të shtrihej që nga Lindja e deri në Perëndim. E në Perëndim, përtej oqeanit, në Botën e Re. Ai ëndërronte të popullojë Botën e Re me njerëz të fortë dhe të vendos standardet e tij dhe religjionin e tij. Ai ëndërronte të pushtojë Indinë dhe të arrijë në Kinë…” Ky koncept poetik i Kheir-ed-Dinit të madh, ndoshta edhe nuk ishte shumë larg të vërtetës. Gjithashtu është e vërtetë se ai i ndoqi objektivat e tij (çfarëdo që të ishin) në mënyrë pragmatike.” (Bradford, fq.124) “1543. “Me sa duket nga kjo kohë ai është në shërbim aktiv dhe i dhënë pas një jete tejet dëfryese me robëreshat e tij, deri në moshën e tij 80 vjeçare kur edhe vdes… Me vrazhdësinë e një turku dhe kusarinë, megjithatë posedonte një ndjenjë bujare dhe kishte krijuar një karakter të nderit dhe besnikërisë në veprimtarinë e tij.” (Enc.Americana, 1829-54, fq.561) “Në Turqi, ai është karakter i shumë librave fëmijësh si dhe shpesh paraqitet në revista ilustruese si shembull i një Fransis Drejku turk dhe Robin Hudit…Jeta e tij e ashpër, vdekja paqësore, të arriturat e jashtëzakonshme, analet turke të vitit 1564 thjesht e shënojnë: ‘Mbreti i detrave vdiq’.” (Bradford, fq.207)

87

88

BOTUESIT-DUETARËT (Stefani) Shekulli XVI
“Familja Estienne, një familje e famshme e filologëve francezë të Renesancës ishte me origjinë shqiptare…” (Konica, fq.2) Themeluesi, Henri Estienne, e hapi shtypshkronjën e tij në Paris në vitin 1505; ai vdiq në vitin 1520. Djemtë e tij, Roberti dhe Sharli, si dhe nipi i tij Henri, i quajtur “Henri i Madh”, ishin meritorë për të arritura të mëdha në lëmin e shtypit-botimit. “Në vitin 1526, Robert Estienni filloi me botimet në emrin e vet dhe si rezultat i kësaj ishin një sërë punimesh nga më të vlefshmet. Pjesa më e madhe e botimeve të klasikëve grekë dhe romakë, ishin të pasuruara me shënime dhe libra mësimorë me vlera…në vitin 1531 ai e botoi edicionin e parë të mrekullueshëm ”Thesaurus Linguae Latinae”…në vitin 1532 ai posedonte një radhitje të bukur shtypi me të cilin ai e shtypi Biblën elgante latine …(Për Henrin e Madh) në vitin 1572 (ai) e botoi “”Thesaurus Linguae Latinae” e tij akoma të pakrahasueshëm, i cili paraqet një thesar të mësimit dhe kritikës...” “Për vdekjen e Henrit më 1589 thuhet: “I tillë ishte fundi i dijetarit më të shkolluar dhe të paepur, i cili ishte më i shquari për shërbimet, të cilat ia kushtoi kauzës së letërsisë së lashtë.” (Enc.Americana, 1829-54, fq.586-588) (Simboli i ilustruar më poshtë ishte krijuar për Biblën Latine e më vonë shndërrohet në emblemë familjare).

89

Restauruesi II: Muhamed Kuprili (1586-1661)
Vezir i madh i Perandorisë Otomane… ” Një shqiptar, me origjinë të pastër…” (Kinross, “The Ottoman centuries”, fq.331) “Shqiptarët e konvertuar ishin të paracaktuar të luajnë rolin kryesor në rilindjen e Perandorisë Otomane. Për shtytësit dhe karrieristët me prejardhje të thjeshtë fshatare, në ushtrinë dhe administratën otomane, rrugët e përparimit mbeten të hapura. Në mesin e shekullit të shtatëmbëdhjetë shqiptarët braktisën malet e tyre për t’i marrë pozitat të cilat gjer më atëherë, gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë, i kryenin skllevërit e Bosnjës dhe Serbisë. Aftësitë ushtarake dhe qëndrimet që ata sollën me vete nga atdheu i tyre, mjaftuan që kur të gjejnë përdorimin e tyre në njëmijë pikat e ushtrisë dhe administratës, të japë një karakter të ri agresiv të politikave otomane. Trashëgimia e zakoneve të tyre fisnore, i bëri ata nëpunës mbretërorë të devotshëm dhe vetëmohues të atij lloji, që rrallë herë kishin lindur në trojet e Perandorisë Otomane. Për malësorët shqiptarë marrëveshja më detyruese ishte “Besa” ose përbetimi i miqësisë, fillimisht një instrument i ndërlidhur me gjakmarrjen që e brente shoqërinë e tyre. Shqiptarëve që hynë në shërbim të sulltanit, ”Besa” u siguroi një rëndësi të veçantë. Ata, zakonisht format e marrëveshjes së nevojshme për pranimin e shërbimit në familjen mbretërore i konsideronin si ekuivalent me përbetimin e tyre tradicional të solidaritetit dhe miqësisë. Emigrantët shqiptarë në qytetet e Perandorisë Otomane, me përkushtimin e dhënë të besnikërisë së fortë të tyre, që në atdheun e tyre e trashëgonin për miqtë dhe shokët e betuar të armëve, punëdhënësve të tyre do t’u mundësojë të gjejnë mbështetje dhe të njohin betimin e tyre të bindjes nën presion, gjë që do të kishte tjetërsuar çdo grup tjetër etnik në Perandorinë Otomane.” (-Coles, fq.175-176) “Muhamed Kuprili, meriton të nderohet si themeluesi i dinastisë së ministrave, të cilët e ngritën Turqinë, përkundër mungesës të princërve të saj, edhe një herë më shumë në pushtetet krahasuese, prosperitetin dhe lavdinë, gjatë të vonuar, në qoftë se ata nuk do të shmangnin, rënien përfundimtare të Perandorisë Otomane…sundimtari i këshillit të Perandorisë Otomane kishte qenë në rininë e hershme një djalosh kuzhinier, e më vonë të rritet në kryekuzhinier.” (Creasy, fq.232)

90
Kuprili “ishte një burrë me përvojë, mendjemprehtë dhe me njohuri të lartë të makinerisë qeveritare dhe me të metat e saj. Ai ishte mjaft energjik në aksionet e tij dhe më tepër ishte njeri i veprës së i fjalëve, një diktator me vullnet të papërkulur…” (Kinross, fq.332) “Miqtë që e njihnin vendosmërinë e karakterit të tij, veprimtarisë së tij, dhe të menduarit e mprehtë të tij praktik, e rekomandonin…si njeri i cili ndoshta do të mund të rivendoste një shkallë qetësie perandorisë në vuajtje…” (Creasy, fq.233)

91

PRINCI: George Ghica (1600-1994)
“Familja Ghica është një nga familjet që luajtën rol të madh në zhvillimin e Rumunisë moderne, shumica prej tyre ishin princër të Moldavisë dhe Vllahisë. Sipas historianëve të Rumanisë, familja Ghica (Gjika), ishin me prejardhje të thjeshtë, të ardhur nga…Shqipëria.” (Enc.Britannica, Vol.10, fq.334) Fillimisht, ai (George), ishte “emëruar nga Vasile Lupu (princ…prej 1634-1653 gjithashtu shqiptar) si përfaqësues i tij në Portën Otomane. ”Një tregim tjetër flet për Ghican se ka qenë mik me vezirin e famshëm turk, Kuprili “i cili u njoftua me Georgin gjersa shiste pjepër në rrugët e Konstantinopolit dhe i kishte ndihmuar atij për pozitë të lartë.” (Enc.Britannica, 1963 &1970) Elena Ghica (1827-1888) ishte novelistja e mirënjohur e cila shkroi nën pseudonimin Dora d’Istria. Ajo në Florencë (Itali), “botoi vepra që karakterizoheshin me komunikim të butë dhe përshkrime madhështore…një nga punimet e fundit ishte i kushtuar historisë së familjes së saj, (Shqiptarët në Rumani: Tregimi mbi princërit Ghica), (Florence, 1873).” (Enc.Britannnica, 1963, Vol.10.fq.334) Ajo gjithashtu shkroi për shqiptarët në luftën për pavarësinë e Greqisë. (Ilustrimet: Grigori II, stërnipi i madhi George Ghicas dhe Elena Ghica pasardhëse).

92

PAPA: Clementi XI John Francis Albani (1649-1721)
Një nga pasardhësit e refugjatëve shqiptarë që ikën në Itali pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468. “Një koloni e shqiptarëve të arratisur, të cilët u vendosën në Kalabri dhe të cilët deri në ditët e sotme (V.1778) e kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e stërgjyshëve të tyre.” (Gibbon, “Dobësimi dhe rënia e perandorisë Romake”, Vol III, fq.2323) “Qysh nga kohët e lashta, shumë popuj janë vendosur në Italinë jugore…por vetëm shqiptarët kanë mbijetuar si grup etnik.” (Nasse, “Fshatrat italo-shqiptare në Italinë jugore” 1964, fq.65)

93

MBRETI: Muhamed Ali Pasha (1769-1849)
Sunduesi më “i madh i Egjiptit... i shekullit nëntëmbëdhjetë Muhamed Aliu ishte shqiptar, ishte me një prejardhje të thjeshtë, njëjtë si ajo e korsikanit (Napoleonit)…ai në fëmijëri ka qenë jetim dhe i tillë është ngritur, i ushqyer me ambicie të forta…” (Kinross, fq.98) “Bonaparta ia arriti qëllimit që vetëm ta përmbysë oligarkinë e Mamelukëve të fundit dhe Otomanëve. Menjëherë më pas arrin një mercenar shqiptar, Muhamed Aliu, duke u zhvendosur nga Konstantinopli në Egjipt dhe duke vazhduar luftën kundër francezëve. Francezët u dëbuan me ndihmën e Britanisë, Mamemlukët ishin të asgjësuar, e Muhamed Aliu…e paraqiti veten si çlirimtar e bashkues dhe e shpalli veten Pasha i Kairos. “Ai e rindërtoi shtetin e Egjiptit…dhe e themeloi dinastinë e cila do të qëndrojë deri te Faruku, mbreti i fundit.” (Gougang & Gouvion, fq.122) “Ky pasha i tanishëm, Muhamed Aliu është një njeri i mundësive të larta…ne po e shohim një princ i cili ia zhveshi vetes të gjitha paragjykimet e popullit të tij, dhe i cili mori një model Europian për ta ndjekur, për të krijuar rishtas një mbretëri të Ptolemeut.” (Enc.Americana, botimi 11-të) “Në të vërtetë Ali pasha ishte një barbar i pashkolluar…guximtar, i ashpër, i mprehtë, shumë dinak, dorështrënguar dhe tejet ambicioz. Ai kurrë nuk mësoi shkrim dhe lexim…kështu që Europianët që ishin në kontakt me të, lavdëronin dinjitetin dhe joshjen qe ai e posedonte, meçurinë e tij dhe mendjeprehtësinë e tij të mahnitëse, që i mundësonte t’i kuptojë motivet e njerëzve dhe qeverive për të zgjidhur në mënyrë efektive çfarëdo situate që do të paraqitej.” (Enc.Britannica, botim i vogël)
(Skena: Muhamed Aliu, njofton gruan e tij në harem për shpallen e tij Mbret i Egjiptit…) “Po, ti përgjithmonë do të mbetesh gruaja ime e parë dhe nëna e ndershme e djemve të mi. Ti përgjithmonë do të jesh shoqja ime.” “Po, kjo ishte ajo fjalë. Ajo i mbyll sytë dhe ngjethet. “Mirë pra, Muhamed, shoqja jote! Megjithatë, unë nuk do të të nderoj si shok i imi, por si imzot dhe si njeriun e vetëm që më së shumti në botë e kam dashuruar!” “Ai butë ia ledhaton qafën me dorë dhe i jep një puthje në ballë. Një puthje e tillë, në zemrën e një femre që dashuron shkakton njëfarë rrëqethjeje.” (Mulbach, “Mouhamed Aliu dhe shtëpia e tij”.)

94

(Stërnipi i Ali Pashës, Ismaili)

(Ali Pasha)

(Ali Pasha)

(Nip i Ali Pashës, Faruku)

95

Restauruesi III (1820-1830
“Heladhë! murgëz e lavdis së çdukur! Në varr, e gjallë, e shtypur, por e madhe! Kush do t’u prijë bijve të shprëndarë, T’i zvjerdhë nga lëngatë e skllavërisë? Lord Bajroni “Shtegtimet e Çajlld Harolldit”, (Canto II, 73) “Shqiptari është një Europian; dymijë vjet e më tepër ai jeton aty ku ka jetuar gjithmonë - në fortesën e Epirit dhe Ilirisë…në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shqiptarët u bashkuan me fqinjët e tyre jugorë, me grekët dhe ishin shtylla kryesore e luftës për pavarësi.” (Damon, T. National Geographic, Nëntor 1912, fq.1090) “Duhet patjetër të mbahet mend se banorët e ishujve, posaçërisht të atyre të përmenduara paraprakisht (Hidra, Specia, Ipsara) dhe popullata heroike e Sulit, janë krejtësisht ndryshe… nëse dëshirojmë të kemi një kuptim të drejtë për luftën në Greqi… (Ata) kanë fituar një emër në histori, emër ky që do të jetë i nderuar për aq kohë sa një dashuri e guximshme dhe e pathyeshme për liri si dhe guximi i paepur në një luftë të pabarabartë, të jetë i çmuar.” (Enc.Americana, 1829-54,”Revolucioni në Greqinë moderne”, fq.18) “Suliotët, bashkëvendësit e Marko Boçarit dhe më të guximshmit të malësorëve lindorë, ishin një fis shqiptarësh të krishterë, që numëronin rreth 2500 luftëtarë….” (Clark, 1898, fq.179) “Banorët e parë të Hidrës dhe Species ishin me prejardhje shqiptare. Ata, me dialektin e tyre arnaut (shqiptar) e gjithashtu edhe me karakterin e tyre, veshjet dhe zakonet, dallojnë nga romaikët (grekët e rinj) dhe grekët modern.” (Enc.Americana, 1829-54, “Hidra”, fq.504) ”Hidriotët e të gjitha pozitave shfaqnin karakterin e veçantë të racës shqiptare. Ata ishin krenarë, të pacipë, të stuhishëm dhe lakmitarë të fitores.Të parët (klasat e larta) ishin xheloz dhe të vështirë, njerëz të vrazhdë dhe të dhunshëm. Por të gjithë posedonin disa virtyte të pastra dhe një ndershmëri me të cilën ata përmbushën angazhimin e tyre.” (Finley, G., “Historia e Greqisë”, Tozer, bot. Oxford, 1877, Vol.VI, fq.31. shih Konica, fq.54) “…është një fakt i mrekullueshëm se tre burrat më të mëdhenj të ngritur në Turqi gjatë kësaj periudhe, që të gjithë ishin me origjinë shqiptare.” (Hughes, T.S., “Udhëtimet në Greqi dhe Shqipëri”, bot. i dytë. Londër, 1830, Vol. II, fq.108. shih Konica, fq.53)

96
“Për luftimet kundër grekëve, Muhamet Aliu ishte i shpërblyer nga porta për shërbimet e kryera nga forcat e tij të udhëhequra nga i biri Ibrahimi. (Enc.Amerikana, 1829-54, “Egjipti”, fq.248) Pra, këto janë faktet: Shqiptarët e Perandorisë Turke, përfshirë Egjiptin dhe Shqipërinë, ishin dërguar kundër shqiptarëve që identifikoheshin me kauzën e lirisë nga Turqia e që në fakt paraqisnin “boshtin kryesor” të revolucionit grek. Të dhënat për luftën greke për pavarësi, që nga fillimi mund të lexohen si një “luftë civile shqiptare”. Lord Bajroni mori pjesë në këto luftime në anën e Suliotëve dhe vdiq në këtë luftë. Është më se e besueshme se ai e kuptoi përgjigjen e pyetjes së tij poetike: Kush do t’u prijë bijve të shprëndarë, T’i zvjerdhë nga lëngatë e skllavërisë? Ai me siguri që ishte i vetëdijshëm edhe për ironinë…

97
(Ilustrimet: Nëna Shqipëri” e shoqëruar me fëmijtë e saj, të cilët luftuan njëritjetrin… Gergj Kundrioti nga Hidra, më vonë kryetar i Greqisë, Laskarina Bubulina nga Specia, Muhamed Aliu i Egjiptit, Ibrahim Pasha, kapiten i flotës detare turke, Marko dhe Noto Boçari, udhëheqsit suliotë; dhe Ali Pasha, sunduesi i Shqipërisë jugore…)

98

BURRËSHTETI: Françesko Krispi (1819-1901)
“Krispi, burrështeti italian, ishte një shqiptar i plotë. Ai ishte anëtar i një kolonie të madhe shqiptare në Sicili dhe Italinë jugore...” (Damon, T.,”National Geogrphic, Nëntor, 1912, fq.1093) “Kur shqiptarët e Sicilisë u ngritën pas Garbiladit dhe luftuan për një Itali të lirë dhe të bashkuar, për ta mendohej se ishin italianë. Kur shqiptarët e Epirit luftuan për lirinë e Greqisë, për ta mendohej se ishin grekë. Kur ata luftuan për lirine e Turqisë, për ta mendohej se janë turq. Dhe kjo është me rëndësi shumë të madhe. Kur shqiptarët u ngritën për të luftuar për lirine e Shqipërisë, ata luftuan prapa një perdeje të pakuptueshme të heshtjes. “Ata ishin të rrethuar nga vija e fushëbetejës. Sllavët ishin në veri dhe në lindje, grekët ishin në jug; italianët në perëndim. Në vitin 1910, Shqipëria plotësisht ishte e shkëputur nga bota. Asnjë telegraf apo telefonatë nuk shkoi nga Shqipëria për në Europë; asnjë postë nuk kaloi pa censurë, asnjë udhëtar nuk udhëtoi pa vizë nga armiku. “Prapa kësaj perdeje të heshtjes, e vërteta për Shqipërinë mbetet e fshehtë. “ (Lane, R., “Majat e Shalës”, 1923, fq. 290-291)

99

ATDHETARI: Isa Boletini Rilindja Kombëtare 1912
Në fillim të shekullit të 20-të “Nëna Shqipëri” ngriti kokën e saj nga pluhuri, gati se pa kurrfarë letërsie, pa shkolla dhe me një popullatë që nuk dinte të shkruajë dhe lexojë. Ajo është e vogël dhe e vetmuar, në një botë të ndryshuar, për të cilën ajo ishte e papërgatitur…

Isa Boletini vjen nga malësia e Shqipërisë veriore (Gegëria) për të marrë pjesë në Rilindjen Kombëtare. Në kohën e mendimeve të ndryshme rreth ardhmërisë së Shqipërisë, ai e vuri dorën mbi armë dhe tha: “Vëre flamurin e “Nënës Shqipëri”, le të flasë era. Askush ty nuk do të të ndal; as përçarësit këtu në Shqipëri, e as fuqitë e mëdha të Europës e Azisë; as edhe qielli e as vetë ferri!”

Dhe era foli. Sërish toka dhe era ishin bashkë…

100

KRYETARI: Admiral Kundruoti (1855-1935)
“Kryetari i republikës greke të asaj kohe (1924), admiral Kundruoti, me familjarët e tij në shtëpi fliste shqip.” (Ladas, “Këmbimi i pakicave”, fq.386-387; duke e cituar një diplomat Grek; Shën.plot. Liga e kombeve, “Gazeta zyrtare” Tetor 1924, fq.1354-55) “Në Specë…fjalët shqiptare mbulojnë hartën lokale, aty shihen edhe pronarët e anijeve të cilët emrat e paraardhësve të tyre i kishin marrë nga terminologjia klasike e anijeve, me të cilat ata luftuan aq trimërisht për pavarësinë e Greqisë, dhe që paraqisnin një fizionomi të mrekullueshme shqiptare. Që të dy kryetarët e parë të Republikës Helene ishin të gjakut shqiptar, e ministri i mëvonshëm në Athinë (i cili fliste rrjedhshëm greqishten) më tregoi se ai kishte zakon të fliste me ta në gjuhën shqipe. Pasardhësi i tij mirëpriti popullsinë e konsiderueshme shqiptare nga Salamina. Kryeministri autokrat i mbretërisë së dytë, Bulgari, i cili vjen nga Hidra, sikurse edhe admirali Kundruoti, me nofkë “nëna e karavidheve dhe kryeministrave”, kur ishte pyetur të arsyetojë nga aspekte të shumta zgjedhjet e pjesërishme të vitit 1874, ai u përgjigj në shqipen e ishullit të tij, “ashtu dua unë”.” (Miller, W. “Greqia, vendi dhe populli”, fq.19. Referimi për “Admiral Kundruoti” në këtë shënim me siguri ka të bëjë me Goerg Kundruotin, njërin nga kryetarët e parë të republikës greke. Kryetar në vitin 1924 ishte Paul Kundruoti, në ilustrimin e mëposhtëm).

101

BABAI: Mustafa Kemal Ataturku (1881-1938)
Babai i Turqisë moderne - i lindur në Selanik, Maqedoni… Për prindërit e Ataturkut: “Ali Riza… i karakterit të butë, ndoshta një njeri i parëndësishëm i lindur në Shqipëri… “Gruaja e tij ishte Zybejda. Ajo gjithashtu ishte shqiptare…” (Orga, fq.10) “Turku më i shquar prej kohës së Muhamed Aliut…” (Wortham, fq.43) “Ataturku nuk ishte një turk i zakonshëm. Më i drejtë se shumica, me mollëza të larta dhe sygjerë të kaltër të çeliktë, me trup të vogël dhe lëvizje të ngadalshme. Trupi i tij rrezatonte energji edhe kur prehej, sytë e tij të ftohtë i shkëlqenin, i gjithëdijshëm dhe i gjallë varësisht nga disponimi i tij kontradiktor. Alternues i sinqertë dhe i heshtur, brenda tij për një çast tensioni do të gufojë me një shpërthim të ashpër, e çastin tjetër të zbutet e të shprehë një hir qytetërimi të rafinuar. " (Kinross, “Ataturk”) “Mustafa Kemali…ishte një ushtar, burrë shteti i shquar i gjysmës së parë të shekullit të njëzet. Ai dallohej nga diktatorët e kohës së tij nga dy aspekte të rëndësishme: politika e tij e jashtme bazohej jo në zgjerimin, por në tërheqjen e kufijve; politika e tij vendore për themelimin e një sistemi politik i cili do të mund të mbijetonte në kohën e tij. Në këtë frymë realiste ai arriti qëllimit që ta ringjallë vendin e tij, duke e transformuar perandorinë e vjetër dhe të plandosur otomane në një republikë të re dhe kompakte turke.” (Kinross, “Ataturk”) “Në fund të Luftës së Parë Botërore, Ataturku e kapi këtë popull për qafe dhe e tundi, dhe kërkoi që të modernizohet. Pas një lufte të hidhur, u arrit barazia e femrës dhe ndarja e religjionit nga shteti. Filloi dhe industrializimi. Jepet e drejta universale e votimit si dhe gradualisht zhvillohet sistemi shumëpartiak. Themelohen institucionet demokratike në formë të qeverisjes të hapur vendore dhe gjyqësisë së pavarur, si dhe sistemit parlamentar. Shteti sekular hap rrugën e vet, kështu që “Mullah-ët” e humbin pushtetin e tyre politik”. (Wm. O. Daglas, “Drejtësia e Gjyqit suprem të Sh.B.A.-së”, shih Kilic, “Turqia dhe bota moderne”)

102
“Pas tre vjet luftimesh, ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona, por këtë herë do të jenë përpjekjet në lëmin e shkencës, arsimit dhe ekonomisë kombëtare. Unë jam më se i sigurt se ne gjithashtu do të korrim sukses dhe do të bëhemi industrialistë, do të bëhemi artistë. Tash e tutje le t’i përkushtojmë mendimet tona vetëm kësaj.” - Ataturku (Adelsen, fq.67) “Mustafa Kemali…është një shembull i përsosur i një kryetari që e gjen kombin dhe kombi që e gjen kryetarin. Suksesi i tij vjen nga vlerësimi i tij real i situatës…” (Kilic, fq.35) “Një njeri me mendim të qartë, aktiv dhe i butë, i cili e dinte se çka do”, shkruante një oficer gjerman…Gjenerali Hans Kannengisser, për Mustafa Kemalin…”Ai çdo gjë e peshonte në vete, pa kërkuar dakordime nga anash për pikëpamjet e tij.” (Wortham, fq.43) “Njëherë kur një mik i tij i propozoi një gjest për opinionin publik, ai me përbuzje ia ktheu: “Unë nuk veproj për opinionin publik. Unë veproj për kombin dhe për kënaqësinë time.”…Ambiciet e tij, të nxitura nga imagjinata, të shtytura nga natyra e tij dominante dhe dëshira e paluhatshme, ishin ambiciet për pushtet; por për një pushtet që do t’ia jepte popullit, në mënyrën e tij, ashtu siç ai vetë e kishte vendosur dhe paramenduar, dhe që do të ishte më e mira për ta.” (Kinross, “Ataturk”) “Kur një gazetar amerikan e kishte pyetur se çka ishte sekreti i suksesit të tij, ai i përgjigjet: ”Nuk ka kurrfarë sekreti. Kur më duhet të kryej një punë unë së pari i zgjidh vështirësitë, e ajo çka mbetet është përgjigjja e pyetjes suaj. A do ta quani këtë sukses?” (Orga, fq.277) “Në mesin e të robëruarve që ia kishin sjellë përballë, Kemali njohu një oficer të cilin e njihte më parë në Selanik. I burgosuri në pamundësi të shohë simbolin mbi supe, e pyeti për rangun e tij. A ishte major, kolonel, gjeneral apo çka? Kemali iu përgjigj se ishte mareshal, komandant suprem. Greku briti në turqishte: ”Ku është dëgjuar që një komandant suprem të qëndrojë në vijën e parë të fushëbetejës?” Kemali me buzëqeshje i tha: ”Sëshpejti ne do ta rikthejmë Selanikun dhe do ta krjojmë autonominë e Maqedonisë.Ty do të të caktoj atje komandant.” (Kinross) “Në Smirnë, kur ishte i ftuar të parakalojë nën flamurin e Greqisë, ai mallkon mendimet…”Ky është simboli i pavarësisë së shtetit”. (Adelsen, fq.64)

103

“Virtytet dhe veset ishin pjesë e tij; ato e bënë njeri të tillë që ishte njeri i guximit, humanitetit, gjallërisë flakëruese, brutal dhe të pamëshirshën në rastet e duhura…Ai thjesht ishte si të gjithë njerëzit e zakonshëm, me të mirat dhe të këqiat, të përziera koklavitëse…ai e bëri ate që e kishte paramenduar për ta bërë, për të krijuar një komb nga njerëz të dëshpruar dhe të demoralizuar. Ai i ngriti ata nga gërmadhat e Perandorisë Otomane. Ai u dha atyre arsimim, krenarinë e së kaluarës dhe pozitën në mesin e popujve të mëdhej të Perëndimit…Ai kishte thënë…”Civilizimi është i pamëshirshëm kundër atyre të cilët e injorojnë apo nuk i binden atij…Kombet të cilat mundohen të veprojnë me pikëpamje të vjetruara, me bestytni primitive të krenarisë madhështore, janë të dënuar me asgjësim ose në rastin më të mirë me robëri…” Urrejtja e tij ndaj besimit islam dhe atij ortodoks ishte e fortë. Zoti të cilin ai e besonte, nuk kishte nevojë për kufizime prangash, sepse Zoti ishte kudo - në drurët, ku zogjtë cicëronin e që ai dashuronte, ushtarët që ai me butësi i gjallëroi. “Ne duhet të jemi njerëz me plot kuptimin e fjalës nga të gjitha aspektet. Ne kemi vuajtur mjaft, ndërsa arsyeja e vuajtjes tonë ka qenë ajo se ne nuk e kuptuam rrugën nga shkon kjo botë…ne nuk do t’ia varim veshin kësaj apo asaj, që do të thotë se ne do të bëhemi të qytetëruar dhe të krenohemi me këtë. Shikoni shtetet tjera myslimane në botë! Çfarë katastrofa dhe fatkeqësi i ka kapluar ato për shkak të mospërshtatjes së botëkuptimeve të tyre me madhështinë e diktatit të civilizimit…Nëse me këtë, viteve të fundit ne e shpëtuan veten, atëherë këtë e arritëm vetëm shkaku i asaj se ne e ndërruam mentalitetin tone, dhe tanimë, ne nuk mund të ndalemi kurrë. Ne patjetër duhet të vazhdojmë dhe ne do të vazhdojmë çka do që të ndodh. Tanimë ne nuk kemi tjetër zgjedhje. Kombi duhet të kuptojë se civilizimi është një zjarr që flakëron, i cili i djeg dhe shkatërron të gjithë ata që nuk ia përkushtojnë atij besnikërinë! “Forca e tij e qëllimit, këmbëngulësia dhe qartësia e vizionit të tij e ngritën në piedestal. Njeriu dhe shekulli u takuan dhe u valëvitën në njëritjetrin…” (Orga, fq.297) “Për mua ka mbetur edhe shumë për të bërë…Njerëzit e mi akoma janë si një foshnjë në krahë. Ata duhet të ushqehen dhe të strehohen, të edukohen dhe të mbikëqyren përgjatë rrugës së përparimit derisa të ngrihen në këmbët e tyre…pastaj ata vetë do të sundojnë veten. Kjo gjithmonë ka qenë dëshira ime, por derisa kjo kohë të vijë, mua më duhet të qëndroj me ta.” - Ataturku (Orga, fq.283)

104
“Ekzistojnë dy Mustafa Kemalë. Njëri nga ta është ky që qëndron para jush, Mustafa Kemali nga mishi dhe gjaku, i cili një ditë do të vdesë. Por ka edhe një tjetër, të cilin nuk mund ta quaj “unë”, se ky nuk personifikon Mustafa Kemalin…Jeni ju, të gjithë ju që jeni këtu të pranishëm, që do të shkoni në skajet më të largëta të vendit dhe të ngulitni idealin, të cilin do të duhet mbrojtur me jetën tuaj…kjo është një mënyrë e re e mendimit qe ne e kemi njohur e unë qëndroj pas këtyre ëndrrave tuaja – veprimtaria ime jetësore është që këto ëndrra të jetësohen…” “Me mijëra fshatarë ishin tubuar atje poshtë dhe e pritnin trenin për të parë për herë të fundit “Babanë” e tyre. Ata i tundnin fenerët, racionet e tyre të vogla të naftës i derdhnin në tokë dhe i ndiznin, duke e ndriçuar kështu rrugën e kthimit të tij në atdhe, atje ku ai kishte krijuar një komb të ri turk.” (Kinross, fq.568)

“Ne, inspirimin tonë nuk e fitojmë nga qielli, por nga jeta...” Mustafa Kemal Ataturku

105

USHTARËT

“Në mbarë popullin, mes përkrahësve të të dy religjioneve, ekziston një frymë e pavarësisë dhe dashurisë ndaj atdheut të tyre, e që në një masë të madhe bën një dallim të madh nga pjesët tjera të Turqisë. Kur vendësit e ndonjë province tjetër do t’i pyesni se kush janë, ata do të thonë: “Ne jemi turq” ose “Ne jemi të krishterë”, por një njeri i këtij vendi do të përgjegjet me: “Unë jam shqiptar…” “Ata gjithashtu janë të furishëm edhe kur shprehin pëlqimin ose mospëlqimin e tyre; ata mjaft pak e kontrollojnë durimin e tyre dhe në çdo kohë parapëlqejnë forcën e mashtrimit dhe kurrnjëherë nuk mendojnë të fshehin pasionet e tyre.” (Hobhouse, J.C., “Një udhëtim nëpër Shqipëri”, Londër, 1813, fq. 141-148. Shih Koniza, fq.50-52) “Për nga natyra shqiptarët janë pak sa gjaknxehtë dhe shumë rrallë falin një goditje: atyre në asnjë mënyrë nuk u mungon talenti… shqiptarët…pjesën tjetër të botës e shikojnë me neveri…” (Hughes, T.S., “Udhëtimet në Greqi dhe Shqipëri”, bot. i dytë, Londër, 1830, Vol. II, fq.107108. Shih Konica, fq.53,87) “Një nga mbresat më të forta që më kanë mbetur nga kontaktet bukur të gjata me popullatën shqiptare, është ajo se në çdo shqpitar gjendet një njeri i vetëdijshëm…shkurt, në Shqipëri nuk ekzistojnë masa indiferente”. (Louis, H. “Shqipëria”, Shtutgart, 1927, fq.36. Konica, fq.55) “Iniciativa e shqiptarëve, aktiviteti i tyre, trimëria dhe epërsia në çdo gjë që ka të bëjë me luftën, i bën ata të jenë objekt xhelozie dhe urrejtjeje…” (Leake, W. “Hulumtimet në Greqi”, Londër, 1814, fq.251. Konica, fq.95)

106
“Këta shqiptarë janë të shquar për aktivitetin e tyre të paepur…” (Leake, “Udhëtimet në Greqinë veriore”. Konica, fq.50) “Ushtarët ilirë në ushtrinë romake të Danubit, ishin madhështorë në trimërinë dhe energjinë e tyre…” (Mayani, fq.444) “Liburnët (kusarët ilirë) “…të cilët në një rast e kishin mbajtur edhe Jul Çesarin me haraç.” (Pei, fq.355) Shqiptarët ishin “kontroll i vetëm në mes jeniçerëve” (trupat elite të ushtrisë otomane). (Lady Mary Wortley, “Letrat dhe punët”.Lord Wharncliffe, ed.Phila., 1837, Vol. I, fq.252.Shih Konica, fq.135) “Ata (maqedonasit) nuk praktikonin, si një rregull, gjërat që ne i quajmë sjellje e egër; luftimi i maqedonasve ishte dukshëm më human se i grekëve dhe romakëve…” (Tarn.W.W. shih Lamb, “Aleksandri i Macedonit”, fq.378) Mbi etikën e luftës të shqiptarëve, Pleqëria e lartë e Normandisë deklaron:”…Ata treguan një sjellje tërësisht të ndryshme dhe treguan mirësjellje me ata që i kishin marrë, kështu që edhe ne i trajtuam ata në të njëjtën mënyrë.” (Letrat Du Roy, Lui XII, Bruksel, 1712, Vol.I, fq.247; viti 1510. Shih Konica, fq.95) “Pas sinjalit të komandantit të përgjithshëm të ushtrisë, mercenarët shqiptarë e fillonin betejën duke u flakur në mesin e radhëve të armikut, me shtiza të gjata me banderola të ngjitura në skaj, dhe me goditjen e dhënë të krijojnë hutim e pas kësaj terhiqeshin ca për ti ripërtritur radhët dhe sërish të vërsulen, e më pastaj do të sulmonte pjesa tjetër e ushtrisë. Shqiptarët, të ashpër dhe të pamëshirshëm në luftime, besnik në kodin e tyre të nderit, pas mbarimit të luftës, kurrë nuk e harruan rregullin e “koka e përulur kurrë nuk pritet”. (Jean d’Auton, “Kronikat e Luit XII; Paris 1890-95; viti, 1500. Shih Konica, fq.95) Në Akrë, qytet në Perandorinë Otomane - në Palestinë, viti 1799: “Brenda qytetit armiku kishte disa gjuajtës pushke të shkëlqyer, kryesisht shqiptarë. Ata kishin vendosur gurët një mbi një mbi mur dhe i kishin futur armët e zjarrit në vrimat, dhe kështu plotësisht të strehuar gjuanin me saktësi shkatërruese…

107
“Deri tani Bonaparta kurrë nuk kishte përjetuar kurrfarë dështimi, por vazhdimisht korrte fitore pas fitoreje, prandaj me vetëbesim parashikoi pushtimin e Shën Jean d’Acre. Në letrat e tij dërguar gjeneralëve në Egjipt, ai kishte shënuar datën e 25 prillit për kryerjen e kësaj ngjarjeje. Ai kishte vlerësuar se sulmi i madh kundër kështjellës, nuk do të mund të kryhej para kësaj dite; megjithatë kjo ndodhi njëzet e katër orë më vonë.” Sipas përkujtimit të Shën Helenës, Napoleoni kishte thënë: “Rrethanat e vogla krijojnë ngjarje të mëdha, me rënien e Shën Jean d’Acre, unë do të ndryshoja pamjen e botës.” (Bourienne, “Memoaret e Napoleon Bonapartës”, fq.84-85)

Ilustrim: Fragment nga vizatimi i lashtë në Shqipëri, paraqet një “Kalorës të armatosur”, Arkeologjia e Shqipërisë, Universiteti i Tiranës

108

IV. MBI VDEKJEN E JULIANIT
(Dionisi: Hyjnia Diellore ) Nëse Juliani do të kishte sukses në rivendosjen e religjionit të vjetër, historia e lashtë shqiptare (ilire) ndoshta do të mbetej si një pjesë e diturisë sonë të përgjithshme. Juliani, i përkatësisë ilire, religjionin e njihte si “helenizëm”- me rrënjët e saj ilire, tashmë kishte humbur. Për historinë shqiptare, çfarëdo shprese të ketë ekzistuar që të mos zhytet më tej në errësirë, përfundon me vdekjen e Julianit dhe humbjen e rëndësisë të religjionit të vjetër. Ndoshta po të kishte qenë interesimi më i madh dhe po të kishte mbijetuar religjioni përmes rilindjes, të na i zbulojë rrënjët e saj, ndoshta kështu do të zbulohej edhe historia e lashtë shqiptare. Ekzistojnë versione të ndryshme për vdekjen e Julianit në betejën e Persisë. Ishte i vrarë nga armiku, apo nga dora e të krishterit nga, rradhët e tij. “Juliani, i pakujdesshëm për sigurinë e tij, me britmat e tij, duke i ngritur duart, u përpoq t’ua bëjë të qartë njerëzve të tij që armiku kishte ikur në rrëmujë. Ai nxiste ata në luftë për një ndjekje edhe më të furishme. Rojat e tij, të cilët ishin kapluar në rrëmujën e tyre, i bërtisnin nga të gjitha anët për t’u larguar nga masa e të arratisurve ... kur papritmas - askush nuk e di se prej nga - një shtizë e kalorësit ... shpoi brinjët e tij…” – Ammianus Marcellinus, v.363 K. së re (XXV, 3,6;trans. Nga J.Rolf, fq.493) “Libanus (filozof dhe shok i Julianit) është i bindur se vrasësi i Julianit ishte romak (i krishterë) dhe thotë: “Ata të cilët kërkuan vdekjen e tij, ishin burra të cilët zakonisht jetonin me shkeljen e ligjeve… dhe të cilët ishin të zemëruar me afërsinë e perandorit ndaj zotërave, të cilëve këta u kundërshtonin.” (Riccioti, fq.255) “…Mirëpo unë nuk jam këtu t’ju kritikoj, por vetëm të kërkoj nga ju të ruani paqen dhe kurrë të mos harroni se madhështia e botës sonë ishte një dhuratë e zotërave të tjerë dhe të ndryshëm, filozofi më e mprehtë që reflekton shumëllojshmërinë në natyrë.” – Juliani (Vidal, fq.338) “Me Julianin, shkoi edhe drita dhe tani asgjë më nuk mbetet përveç se të na mbulojë errësira, dhe shpresa për një diell të ri dhe një tjetër ditë të re, i lindur në misterin e kohës dhe dashurisë së njeriut ndaj dritës.” - Libanus (Vidal, fq.502)

109

V. AKTI I PARË: SKENA E PARË
Shpella – shtëpia e parë e njeriut- në fshatin parahistorik Treni në Shqipëri. Në gjuhën shqipe: t, te = te, në drejtim,tek renje = rrënjët…

Ilustrim nga arkeologjia e shqipërisë: Shpella e lashtë në Treni të Devollit, Shqipëri

110

SHËNIM PASQYRUES: II

Fushëbeteja
Çdo betejë ka pasur rrjedhojën e vet. Çdo hidhërim – një këngë. Çdo dështim – pak shpresë. Dhe çdo dëfrim – një hidhërim. … dhe lulet u kthyen për të ndarë pak kohë në Tokë.

111

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Burrat e dheut të thirrshin nanë.” Vaso Pasha, 1881

“Do t’i këndoj Tokës së begatshme, nënës së përgjithshme, nga të gjitha krijesat, më e moçmja. Ajo ushqen të gjtiha krijesat që janë në botë, në mbarë ato vende të mrekullueshme, dhe në çdo shteg deti, dhe çdo gjë që fluturon: çdo gjë ushqehet nga bollëku i saj. Me ty, o mbretëreshë, njerëzit janë të bekuar me fëmijtë e tyre dhe janë të bekuar me të korrat e tyre dhe ty të takon t’i japësh kuptim jetës së njeriut vdektar ose ta marrësh me vete. Është i lumtur njeriu që ti e shpërblen me kënaqësi! Ai i ka të gjitha gjërat me bollëk: toka e tij pjellore përplot me misër, kullosat përplot me bagëti e shtëpia e tij e mbushur me plot miradi.Njeriu i tillë sundon drejt, në qytetet e tij me gra të ndershme: pasuri e madhe dhe shëndet i shoqëron ata: djemtë e tyre ngazëllehen me kënaqësi të përhershme e bijat e tyre me lule flok qëndisur, luajnë dhe kërcejnë nëpër fusha përplot lule të njoma. Kështu, pra, janë at,a që ti i shpërblen, o hyjni e shenjtë,shpirt zemërgjerë. “Rrofsh, Nënë e Zotërave, grua e gjithësisë...” Himni i Homerit, (v.800 p.e.r)

112

BIBLIOGRAFIA
Shqiptare: K. Çekrezi, “Shqipëria-në të kaluarën dhe në të tashmen”, Macmillan, 1919. J. Chika, “Antologjia shqiptare”, Port Charlotte, Fla., 1964 K. Dako,”Shqipëria, çelësi kryesor i Lindjes së afërme”, E.I.Grimes, 1919 N. Drizari, “Fjalori Shqip-Anglisht dhe Anglisht-Shqip”, F.Ungar, N.Y., 1957 N. Drizari, “Skënderbeu - Jeta e tij, korrespondenca, oratoria, fitoret dhe filozofia”, Nat’1 Press, Paolo Alto, Cal., 1968 N.Drizari, “Shqipja e folur dhe e shkruar, doracak praktik”, F.Ungar, N.Y., 1959 K. Frashëri, “Historia e Shqipërisë”, Tiranë, 1964 F.Konica, “Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Europës juglindore”, bot. G.Panarity, 1958 G.Nasi, “Fshatrat Italo-Shqiptare në Italinë jugore”, Nat’1, Acad. of Science, Wash., D.C., 1964 F. Noli, “Gjergj Kasrioti, Skënderbeu”, Internat’1, Univ. Press, N.Y.,1947. Universiteti i Tiranës, “Arkeologjia e Shqipërisë”, Tiranë, 1971 Universiteti i Tiranës, “Studime Ilire””, Tiranë, Universiteti i Tiranës, “Historia e popullit shqiptarë”, Tiranë, 1967 … Adelsen, Charles, “Ataturk-Founder of Modern Turkey”, (Essay). Aken, Albert Van., “Enc. of Classical Mythology”, Prentiss-Hall, 1965 Americana, Encyclopedia, Collins, 1829-31; Mussey & Co., Boston, 1854 ‘Ammianus Marcellinus’, translated by J.Rolf, Loeb Classical Lib.Ed.19391950 Barnes, H.E., “An Intellectual & Cultural History of the Western World”, Vol.III, Dover Pub., 1965 Barnes, H.E., “The History of Western Civilisation”, Vol. III, Harcourt, Brace, & Co., 1935 Bartell, E., “Gods and Goddesses of Ancient Greece”, Univ. of Miami Press, 1971 Benedict Monks., “Books of Saints”, Crowell Co., 1966 Bourienne, De., “Memoires of N. Bonaparte”, Scribner (?), 1902 Bradford, E., “The Sultan’s Admiral”, Harcourt, Brace & World, 1957 Britannica, Encyclopedia, Wm. Benton Pub., 1963 (and other 20th century editions)

113
Bulfinch, T., “Age of Fable”, Harper & Row, (Classics), 1966 Byron, Lord, “Poetical Works”, John Murray, London, 1876 Clark, E., “Nations of the World-Turkey”, Collier, 1898 Clemenceau, George, “Demothenes”, Houghton Mifflin Co., 1926 Coles, P., “The Ottoman Impact on Europe”, London, 1968 Cooper, Paul Fenimore, “Tricks of Women and Other Albanian Tales”, Wm. Morrow & Co., 1928 Creasy, E., “History of Nations-Turkey”, Vol.14, Collier Creasy, E., “History of Ottomans”, Holt Co., 1878 Croiset, A., “History of Greek Literature”, AMS, 1970 Dean, L., “Nine Great Plays”, Harcourt, Brace & World, N.Y., 1956 Durham, Edith, “High Albania”, Arnold, London, 1909 Evans, B., “Dictionary of Mythology”, Dell, 1970 Evelyn-White, H.G., “Hesiod”, Loeb Classical Library, Harvard, 1970 Firth, J., “Constantine The Great”, G.P. Putnam’s Sons, N.Y., 1901,1923 Fol, A., & Marazov, I., “Thrace and the Thracians”, St. Martin Press, N.Y., 1977 Fox, R.L., “Alexander The Great”, Dial Press, 1974, Futura, 1975 Frankel, Herman, “Early Greek Poetry and Philosophy”, Harcourt, 1973 Freeman, E.A., “Historic Essays”, Series III, Macmillan, 1898 Fuller, J.F.C., “A Military History of The Western World”, Funk & Wagnalls, 1955 Gibbon, E., “Decline and Fall of the Roman Empire”, Vol. III, Heritage Press, N.Y., 1946 Gibbon, E., “Decline and Fall of the Roman Empire”, Vols.I & II, Random House Gougand, H., & Gouvion, C., “Egypt Observed”, trans. By S. Hardmen, 1977 Grant, M., & Hazel, J., “Gods and Mortals in Classical Mythology”, MerrianWebster, 1973 Grigson, G., “The Goddess of Love”, Stein & Day, 1977 Grolier Society, The, “Lands and Peoples”, Vol. III, ed. by H. Thompson Guthrie, W.K.C., “The Greeks and their Gods”, Beacon, 1969

114
Hadas, M., “A history of Greek Literature”, Col. Univ. Press, 1965 Hammond, N.G., “Epirus”, Oxford, Claredon Press, 1967 Harrison, J., “Prolegomene to the Study of Greek Religion”, Meridian, 1955 Harsh, P., “A Handbook of Classical Drama”, Stanford Univ., 1963 Harvey, Sir P., “Oxford Companion to Classical Literature”, Univ. Press, Oxford, 1937 Hathorn, R., “Crowell’s Handbook of Classical Drama”, Crowell Co., N.Y. 1967 Head, C., “The Emperor Julian”, Twayne, Boston, 1976 “Herodotus”, Greek Historian, trans. By A. Godley, Loeb Classical Library “Hesiod”, trans. By H.G. Evelyn-White, Loeb Classical Lib., Harvard Univ. Press, (1914), 1970 Jensen, Hans, “Sign, Symbol, And Script: An Account of Man’s Efforts to Write”, G.P. Putnam Sons, N.Y. 1969 Kerenyi, C., “Dionysos-Archetypal Image of Indestructible Life”, Princeton Univ. Press, 1976 Kili, A., “Turkey And the World”, Public Affairs Press, 1959 Kinross, Lord, “Ataturk”, Morow, 1965 Kinross, Lord, “Portarait of Egypt”, Andre Deutsch, 1966 Kinross, Lord, “The Ottoman Centuries- The Rise and Fall of The Turkish Empire”, Morow, 1977 Klein, E., “A Comprehensive Etymological Dictionary of the English Language”, Elsevier, 1967 Kravitz, D., “Who’s Who in Greek and Roman Mythology”, C.N. Potter, N.Y., 1975 Ladas, S.P., “Exchange of Minorities”, Macmillan, 1928-30 Laird, C., “The Miracle of Language”, Fawcett Premier Book, 1967 Lamb, H., “Alexander of Macedon”, Country Life Press, 1946 Lane, R., “Peaks of Shala”, Harper, 1923 Larousse’s “Encyclopedia of Mythology”, Prometheus, 1959 (Also 14th printing, 1968) Lattimore, R., “Hesiod”, Ambassador Books, 1959 Lesky, A., “History of Greek Literature”, Crowell, 1958 Macmillan, R., “Constantine’s Assessment”, Dial Press, 1969 Mayani, Zacherie, “The Etruscans Begin to Speak”, (trans. By P.Evans),

115
Souvenir Press, 1962 Miller, M. “Classics: Greek & Latin”, Parke, N.Y., 1909 Miller, Wm., “Greece-Land And People”, Scribner, 1928 Montagu, A., “Man: His First Two Milion Years”, Dell, 1969 Mulbach, “Mohammed Ali and His House”, London, 1898 Nash, R., “Ideas of History”, Vol. I, Dutton, 1969 National Geographic Mag., Jan. 1912; Nov. 1912; Feb.1931 New International Enc., Dodd-Mead & Co., 1902 Orga, Irfan and Margaret, “Ataturk”, M.Joseph, London, 1962 Otto, W., “Dionysus, Myth and Cult”, Indiana Univ. Press, 1965 Ovid, “Metamorphoses”, trans. By Humphries, Indiana Univ. Press, 1961 Payne, R., “Ancient Rome”, American Heritage Press, 1970 Peck, H.T., “Harper’s Dictionary of Classical Liiterature and Antiquity”, American Book Co., 1896 Pei, M., “The Story of Language”, Lippincott, 1949, 1965 Plutarch, “Lives of the Noble Greeks”, trans. By Dryden, Benton Pub. 1952 Plutarch, “Lives of The Noble Greeks”, edited by Fuller, Dell Pub. Co., 1972 Predmore, R.L., “Cervantes”, Dodd, 1973 Renault, M., “The Nature of Alexander”, Pantheon Books, 1975 Ricciotti, G., “Julian The Apostate”, trans. By Costelloe, Brus Pub., 1959 Ridpath, J.C., “History of The World”, Cincinnati, 1896-1934 Rose, H.J., “A Handbook of Greek Mythology”, E.P.Dutton & Co., 1959 Shepherd, W.R., “Historical Atlas”, Barnes & Noble, 1956 (8th edition) Smith, Wm., “A Smaller History of Rome”, Harper Brothers, 1887 Stapleton, M., “Dictionary of Greek and Roman Mythology”, Bell, 1978 Sykes, E., “Dictionary of Non-Classical Mythology”, J.Dent Pub. London, 1952 Tarn, W.W., “Alexander The Great”, Beacon, 1956,1971 Thurston, H., & Attwater, D., “Butler’s Lives of Saints”, P.J.Kenedy and Sons, N.Y., 1956 Tripp, E., “Crowell Handbook of Classical Mythology”, Th. Crowell, 1970

116
Vasilev, A.A., “History of Byzantine Empire”, Vol. I, Univ. of Wisconsin, 1952 Vidal, G., “Julian”, Little, Brown & Co., Boston, 1962 Warrington, J., “Eveyman’s Classical Dictionary”, (800 B.C.-337 A.D.), Dutton & Co., 1961 Weigall, A., “Alexander The Great”, G.P. Putnam and Sons, Van Rees Press, 1933 Whitehead, A.N., “Adventures of Ideas”, Macmillan Co., 1933 Wortham, H., “Mustapha Kemal of Turkey”, Little, Brown & Co., 1931 Zimmerman, J., “Dictionary of Classical Mythology”, Harper & Row, 1964

117

Falënderim i posaçëm për përkrahjen e botimit shqip: