Ne kërkim te anti-materies  Ekziston anti-materia ne univers?  Ne qofte se po, ku dhe sa e madhe eshte ajo?

 Eshte e mundur te krijohet ajo ne Toke? Janë këto disa nga pyetjet për te cilat eshte duke kërkuar te jepet nje përgjigje e sakte prej disa vitesh, me synimin për te zgjidhur nje nga misteret e mëdha te Universit e cila mund te formulohet kështu: Derisa për çdo grimce ekziston antigrimca e saj, perse deri me sot ajo qe shohim eshte e përberë vetëm nga materia dhe jo nga anti-materia ? Anti-materia eshte nje nga konceptet fizike jo vetëm intuitive por edhe nje realitet objektiv edhe pse i vështirë për t’u „perceptuar“. Nga fizika dimë qe elektroni eshte nje grimce me mase te caktuar dhe ngarkese elektrike negative (-). Kurse anti-elektroni (pozitroni) eshte nje grimce me karakteristika te njëjtë me elektronin por qe dallon vetëm nga shenja e ngarkesës qe eshte pozitive (+) dhe nga kahu i „spinit“ i cili shpreh momentin këndor vetjak ose e thënë ndryshe tregon se ne cilin kah dhe me ç’shpejtesi grimcat elementare rrotullohen rreth vetvetes. Te njëjta gjera mund te themi për protonet dhe anti-protonet, kurse për neutronet qe janë grimca pa ngarkese, antigrimca e vete qe quhet anti-neutron, dallon nga neutroni nga kahu i spinit Grimcat si protone ,neutrone dhe elektrone ndërtojnë atomet te cilat janë “tullat” nga e cila përbëhet materia Natyrshëm lind pyetja:perse te mos ekzistoje dhe anti-atomi, domethënë sistemi i formuar nga antiprotoni,anti-neutroni dhe anti-elektroni (pozitroni)? Pra mund te nënkuptojmë me termin “anti-materie” sistemin e lidhur me anti-grimcat, ose e thënë me sakte ,ashtu sikurse atomet ndërtojnë materien e “zakonshme”, edhe anti-atomet mund te formojnë anti-materien Antimaterien “minimale” e kane zbuluar për here te pare fizikani Antonino Zichich me grupin e vete ne vitin1965 ne laboratorin e CERN te Ginevres (Zvicër), e cila ka qene anti-deuteri ose bërthama e formuar nga anti-protoni dhe anti-neutroni (te njëjtin rezultat e kishin arritur ndërkohe edhe ne Brookhavan National Laboratori te New York nje grup tjetër fizikanesh) Kurse anti-atomi me i thjeshte (anti-hidrogjeni) eshte përftuar nga shkencëtarët ne CERN (Zvicër) dhe Formilah te Batavia (Ilionia USA) ne vitin 1996.

Pra anti-materia “minimale” eshte mundur te realizohet ne kushte laboratorike Ne kërkim te Anti-Yjeve Instrumenti kryesor i zbulimit te anti-materies ne hapësirë eshte spektroskopi AMS (Alpha Manetic Spectroscopic), i vendosur ne orbite mbi Stacionin Hapësinor Internacional ISS dhe qe ne vitin 1999 eshte zëvendësuar me AMS-2. Detyra e AMS eshte te analizoje dhe zbuloje grimcat me energji te larte ose siç quhen ndryshe “rezet kozmike”, te cilat vijnë nga thellësia e universit ose përftohen gjate eksplozioneve te supernovave ne galaktikat e largëta

AMS vëzhgon vetitë e elektroneve, pozitroneve, protoneve, antiprotoneve, neutroneve , dhe anti bërthamave për t’u dhënë përgjigje pyetjeve themelore rreth Bige -Bengut (i cili i ka dhënë jetën lindjes se Universit), njëra nga te cilat eshte kjo:perse gjate momentit te fillimit te Bigë Bengut eshte prodhuar me pak antimaterie ne krahasim me materien? Ose e thënë ndryshe:ne qofte se pranojmë qe ligjet e ruajtjes kane vlere ne te gjithe historinë e evolucionit te universit, duke vëzhguar te gjithe materien ekzistuese, spontanisht lind pyetja: perse nuk ekziston po kaq anti-materie? Le te sqarojmë se si AMS do te mund te individualizoje antigrimcat ne burimet e rrezatimeve me energji te larte, si mund te zbulojnë anti-atomet, anti –yjet apo anti – galaktikat. Ideja moderne e evolucionit te Universit pranon nje periudhe te cilën astrofizikanet e quajnë “inflacion”, e cila eshte zgjeruar shume shpejte, e ngjashme me nje “flluske” relativisht e vogël por qe eshte zgjeruar deri ne dimensionet e Universit aktual. Inflazioni mund te ketë zgjeruar grumbullime homogjene te materies dhe antimateries deri ne përmasat e krahasuara me universin aktual. Kjo eshte përmbajtja e asaj qe sugjerojnë studiuesit e teorie se “inflacionit” Bota e grimcave deri me sot eshte shpjeguar edhe me te ashtuquajturën e Modelit Standard (MS) e cila ka ne themel te saj bashkëveprimet themelore te gravitetit, forcës elektromagnetike, forcat e dobëta dhe te forta bërthamore, si dhe modeli kozmologjik i Bigë Bengut, te cilat nuk konsiderohen inflazioniste, por qe pranojnë qe ne Universin aktual sasia e antimateries duhet te jete e barabarte me sasinë e materies. Studiuesit e këtyre dy teorie te fundit thonë qe jetojmë ne nje dominim homogjen te materies, duke e argumentuar këtë me faktin qe ne fazat e para te zhvillimit te Universit, materia ka “fituar” mbi antimaterien ne raportin: nje grimce e materies mbi dhjete miliardë grimca te antimateries. Kjo duhet kuptuar kështu:nga anihilimi (zhdukja) e te gjitha grimcave me antigrimcat gjate kontaktit te tyre, ka mundur te mbijetoje nje mbi dhjete miliardë. Tërësia e këtyre grimcave te “mbijetuara”, do te formojnë me pas atë qe sot e quajmë materia e dukshme apo materia normale.( Për te kuptuar se çeshte anihilimi, shih artikullin:”antimateria eshte nje asimetri e thelle”) Vëzhgimet e rrezatimeve kozmike (fotoneve) te ardhura nga thellësia, dmth qe vijnë nga nje kohe shume e largët, tregojnë epokën e këtyre anihilimeve te mëdha, dmth janë nje prove te këtyre aspekteve qe po trajtojmë. Lind pyetja tjetër:Ku duhen kërkuar egzaktesisht këto dominime “hipotetike” te antimateries?

Ne vitin 1976 studiuesi Gary Steiman hedh idenë e dominimeve homogjene dhe uniforme te materies dhe antimateries pranë grumbullimeve yjore te galaktikave, duke shtuar se distanca minimale për te gjetur nje dominim te antimateries duhej te ishte rreth dhjete megaparsek, kurse disa studiuese te tjerë do ta ritin këtë distance ne disa gigaparsek Vëzhgimet e rrezatimeve CMB( mikrovalët kozmike te thellësive) , eshte ne përputhje me idenë e pranisë se zonave te mëdha te përplasjes midis dominimeve te materies dhe antimateries. Anihilimi i tyre do te shoqërohej me çlirimin e nje energjie shume te madhe duke ndihmuar me pas përplasjen midis materies dhe antimateries ne nje zone tjetër dhe ky proces do te përsëritet vazhdimisht dhe do te kemi burimet e rrezatimeve gama lehtësisht te spikatura por qe deri me sot nuk janë vëzhguar ende. Kjo ka bere qe tani për tani rruga e dominimeve te mëdha te antimateries homogjene dhe uniforme te jete shume e vështirë për t’u aplikuar. Ne qofte se mendohet e kundërta, ajo e dominimeve te vogla te lokalizuara, llogaritet qe madhësia minimale për te pasur antimateria jo te anihiluar gjate evolucionit te universit te jete ajo e grumbullimeve yjore sferike (globulare). E thënë ndryshe, vendi me i mire ku mund te kërkohen këto “dominime” te jete ne qendër te galaktikës tone, ku ndodhen yjet e vjetër te gjeneracionit te pare, dhe ku ndoshta eshte e mundur te individualizohen anti-yjet e “kondensuar” ne fazat e para te formimit te galaktikës tone. Për te pasur nje kuptim me te qarte rreth çështjes qe po trajtojmë, eshte hedhur nje propozim mbi modelin kozmologjik, nga shkencëtari rus Maxim Khlopov ne vitin 2000, sipas te cilës do te mund te konstatojmë dominime te antimateries edhe ne nje largësi prej nje kiloparsek, por jo kaq te mëdha sa te mund te prodhojnë ndonjë shenje karakteristike te ngjashme me te kaluarën e rrezatimeve CMB, dmth nuk janë te tilla për t’u spikatur. Ne se ka mundësi te kërkohen antiyjet ose antiplanetet, dmth trupat e kondensuar ne antimaterie, eshte e rëndësishme te dimë ku dhe sa prej tyre duhen kërkuar. Ne dhjetëvjeçarin e fundit, shkencëtarë te ndryshëm, kane kalkuluar vlerat për pjesët e antimateries ne krahasim me yjet dhe galaktikat, duke mare ne konsiderate faktin themelor qe nje trup antimaterie, nuk mund te kërkohet ne nje mjedis prej materie, dmth nuk mund te gjendet ne brendësi te nje galaktike, por duhet te jete e “mbrojtur” eventualisht nga nje yllësi (grumbullim yjesh) sferike e antimateries ne nje “olone” sferike rreth qendrës se galaktikës, pikërisht aty ku ndodhen yjet e gjeneracionit te pare. Mënyrat efektive për te zbuluar antimaterien janë dy: njëra eshte ajo e zbulimit te drejtpërdrejtë dhe tjetra eshte ajo indirekte. Le te sqarojmë me mire përmbajtjen e tyre. Mënyra e drejtpërdrejtë ka te beje me “kapjen” e anti-atomit ose anti-bërthamës te ardhura nga dominimet e anti-materies, te cilat kane përshkruar universin pa u ndeshur me grimcat e materies

Kurse mënyra indirekte ka te beje me zbulimin e “dëshmitareve” te procesit te anihilimit , te cilat janë fotonet dhe mikrovalët nëpërmjet spektrit te rrezatimit CMB. Kjo eshte e lidhur me ndonjë ngjarje kozmike e cila eshte ne përputhje me praninë e nje mase te spikatur te antimateries ose për t’u shprehur me sakte:kjo ngjarje kozmike mund te jete “nje përplasje” e nje ylli te përbëre nga materia e dukshme me nje “cope” te madhe te antimateries. Përfytyrojmë për nje moment se nje asteroid prej antimaterie do te përplaset me Diellin. Sipas llogaritjeve te teorive pasuese , kjo “cope” e antimateries do te fundosej ne yllin (Diellin) edhe për disa km pa u avulluar dhe do te krijonte atë qe eshte përkufizuar nje “ambistar” ,qe do te thotë nje Yll i ushqyer edhe nga anihilimi midis materies dhe antimateries. Ne qofte se mendojmë qe anti-yjet ndodhen ne kufijtë e yllësve (grumbullimeve yjore) te antimateries do te jete me te vërtetë e paket mundësia qe njëra prej tyre te dale nga yllësia për te vajtur dhe te ndeshet me materien qe udhëton ne univers. Nga ana tjetër nje “përplasje ballore” midis nje ylli dhe nje anti – ylli do te prodhonte nje çlirim intensiv te energjisë ne pak sekonda, qe do te thotë nje teprice energjie te rezeve gama, ne krahasim me energjinë e rezeve te dukshme dritore dhe energjisë se rezeve X(rëntgen),edhe këto te lindura ne Galaktike Nje interpretim tjetër disi me i pranueshëm eshte ajo e bazuar mbi nje shpërndarje jo uniforme te materies dhe antimateries, ku kjo e fundit mund te ketë krijuar dominime te vogla ne nje moment te vogël te kohës se inflacionit. Ne se do te kishte ardhur shume shpejte pas Bigë – Bengut, do te kishte dominime te mëdha te antimateries. Po ku janë?; ndërsa pak me vone , te tilla dominime do te ishin zhdukur menjëherë?! Nje tjetër mundësi indirekte eshte ajo e vëzhgimeve te neutrinove te ardhura nga eksplozioni i supernovave. Neutrinot Ndërsa ne hapesire jane duke u kerkuar anti-atomet ose anti-berthamat, mbi toke vazhdojne eksperimentet per te vezhguar me ne thellesi ne se diçka ne skemen e Modelit Standart (MS) duhet ndryshuar , dmth per te pranuar qe jo te gjitha ligjet e ruajtjes jane te vlershme per çdo shkalle preçizioni te eksperimenteve. Per te kuptuar me mire fenomenet e lidhura me materien-antimaterien, jane duke u pregatitur dy eksperimente te rendesishme te cilat do te realizohen ne Laboratorin Nacional te Gran Sasso, njera eshte emertuar GERDA (GERmanium Dedekkor Assembly) dhe tjetra CUORE (Cryogenic Undergand Observatory Rare Evento). Qellimi i ketyre dy eksperimenteve eshte te konfirmojne esdhe njehere ate qe kane vezhguar grupi i shkencetareve Hans Volker dhe Klopor –Klingothaus pese vjet me pare:fenomenin e zberthimit te çiftit te grimcave beta  pa neutrino te njohura edhe me siglen “Onbb”. Para se gjithash , le te sqarojme thelbin e fenomenit te perftimit te grimcave beta . Disa elemente radioktive ne kushte te caktuara leshojne leshojne vetvetiu rezatimin  e cila ndodh kur nje neutron ne brendesi te berthames transformohet ne nje proton duke leshuar nje elektron dhe nje antineutrino. Ky lloj transformimi quhet ndryshe zberthimi beta negativ - , e kushtezuar nga fakti qe elektroni ka ngarkese negative. Ku fenomen shoqerohet me transormimin e elementit fillestar sepse ndryshon numri i protoneve ne brendesi te berthames, psh Kobalt – 60 transformohet ne Nikel – 60 Ne menyre te ngjashme mund te flitet edhe per zberthimin beta pozitiv + qe ndodh ne rastin kur nje proton i berthames transformohet ne nje neutron duke leshuar nje pozitron dhe nje neutrino. Quhet + sepse pozitroni eshte me ngarkese pozitive.

Edhe zbertimi i çiftit  eshte nje zberthim natyral, por ndodh shume ralle dhe eshte karakteristike vetem per disa berthama, psh germenium – 76 i ili transformohet ne selen – 76. ne kete tip te zberthimit radioaktiv, dy neutronet e berhamestransformohen ne dy protone duke leshuar dy elektrone - dhe dy antineutrino. Ky tip reaksioni quhet “zberthimi i çiftit - dhe i dy neutrinove”, si ne rastin kur çlirohen dy neutrino ashtu dhe kur emetohen dy anti-neutrino. Kurse reaksioni i tipit “zberthimi i çiftit - pa neutrino”, qyhet i tille, sepse neutrino i leshuar nuk del jashte berthames por absorbohet (kapet) nga nje tjeter proton ose neutroni berthames duke gjeneruar nje tjeter zberthim - . ”Shtylla”e kesaj dukurie eshte qene rastin e reaksionit te dyte , neutrino sillet njesoj sikur te ishte anti-neutrino e cila duhet kuptuar ne kete menyre: ne qofte se nga reaksioni i çiftit - nuk emetohen neytrino, kjo do te thote qe neutrino e zberthimit te pare sillet njesoj si ant-nreutrino e zberthimit te dyte, e cila te jep mundesine te mendosh qe neutrino dhe antineutrino jane efektivisht e njeta grime. Ne terminollojine fizike thuhet se neutrino eshte nje “grimce Majorana”. Ky fakt eshte shume itrigruese sepse mund te spjegoje orgjinen e Universit. Ne ç’menyre? Siç e kemi trajtuar edhe me larte, univesi mendohet te jete formuar nga eksplozioni i madh 0se siç thuhet ndryshe Big- bangu, ne te cilen energjia eshte transformuar ne materie. Ky moment eshte realizuar sot edhe ne kushte laboratorike (shih artikullin:” Tre mikrosekondat e para te lindjes se Universit”), por çdo here ne keto reaksione eshte shoqeruar ne te njejten sasi te materies dhe antimateries. Kjo do te thote se kur energjia trasformohet ne materie, simetrikisht tansformohet edhe ne antimaterie, por ne çast antimateria anihilohet (asgjesohet) nga kontakti me materien per reth, psh me materien e dedektorit (zbuluesit) dhe mbetet vetem materia Lind pyetja:”ne qofte se Big-Bangu ka prodhuar te njejten sasi te materies dhe antimateries, atehere ku ka “perfunduar” e gjitha anti-materia?” Dime qe planetet jane perbere nga materia, gjithashtu edhe galatikat kur “takohen” sillen njesoj sikur te ishin perbere nga e njejta “tip te materies” Zgjidhja e kesaj dileme mund te qendroje ne natyren e neutrinos, dhe ne qofte se neutrino dhe antineutrino jane e njejta grimce, atehere neutrinoja mund te “luaj” ne te gjitha drejtimet. Ajo mund te krahasohet me nje lojtar futbolli, i cili duke kembyer menjehere bluzen me ate te kundershtarit behet anti-lojtar, dhe duke e perseritur kete gje vazhdimisht ai luan sa per njeren skuader aq edhe per tjetren. Me larte trajtuam qe ne fazat e para te zhvillimit te Universit, materia ka “fituar” mbi antimaterien ne raportin: nje grimce e materies mbi dhjete miliarde grimca te antimateries. Ky disekuiliber mund te kete ardhur si pasoje e “natyres dyfishe” te neutrinos, i cili mund te jete si neutrino, ashtu edhe anti-neutrino. Eksperimentet e Ciftit te shkecetareve Heidelberg –Moscov, ka dhene nje prove te zberthimit te “çiftit - pa neutrino”, por kjo prove eshte konsideruar jo e mjafueshme dhe si e “sforcuar” ne rethin e studjuesve e kesaj fushe. Nevojiten te tjera prova per te konfirmuar ne menure te bindshme dhe detyren e kesaj prove e kane mare persiper GERDA (GERmanium Dedekkor Assembly) dhe CUORE (Cryogenic Undergand Observatory Rare Evento), te cilet do te kerkojne zberthimin e “çiftit - pa neutrino”, ne elementin e germanium-76 ne vitin 2007 – 2008 nga GERDA dhe ne vitin 2010 nga CUORE tek elementi telurio-130 Ne rast se rezultatet e tyre do te jene pozitive, kjo nuk do te zhvleresoje ne asnje menyre vezhgimet e ekperimenteve hapesinore si per shembull ajo e AMS te cilat do te hedhin drite mbi “mbeturinat” e Big-Bangut, gjate se ciles eshte krijuar materia dhe anti-materia. Gjithashtu mund te rezultoje e verte fakti qe te egzistoje e njejta anti-materie ne lidhje me materien, edhe pse deri me sot eshte „aratisur“ nga dedektori, dmth nuk eshte kapur ende. Ne qofte se gjendet prova e antimateries, atehere sjellja e dyfishte e neutrinove do te ndihmonte per te spjeguar kete mungese te saj. Ne rast te kundert, do te thote qe ende nuk kemi nje njohje te plote per gjithçka qe ndodh dhe egsiston ne Univers Hekuran Pashollari 03/02/07

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful