You are on page 1of 11

Shkrim në trajtë të reportazhit dokumentar

Sejdi BERISHA:

PEJA QENDËR HISTORIKE DHE VATËR E KULTURËS

Qendra e qytetit të Pejës sot

Sa herë është shkruar, shkruhet dhe do të shkruhet për qytetin e Pejës, publicistët,
shkrimtarët dhe udhëpërshkruesit gjithmonë janë fascinuar me begatinë kulturore dhe
historike por edhe ekonomike që kishte dhe ka Peja, e cila njihet edhe si qyteti i Haxhi
Zekës, i cili si patriot dhe atdhedashës njihet edhe me Lidhjen e Pejës. Andaj,
karakteristika e këtij qyteti, i cili ka dhënë shumë kuadro të profileve të ndryshme, të
cilët kanë qenë faktorë me rëndësi në ecuritë e zhvillimit të civilizimit jo vetëm në
Kosovë, por edhe në shumë vende të botës.

Disa karakteristika historike dhe zhvillimore të Pejës

Njëra ndër qendrat më të njohura dhe më me ndikim në Kosovë dhe në rajon, ishte dhe
është Peja, e cila njihet me lashtësinë e saj, me pozitën gjeostrategjike dhe me klimën e
përshtatshme që ka, të cilat elemente, së bashku kushtëzojnë zhvillimin e hovshëm
kulturor dhe ekonomik të këtij rajoni me ndikim dhe rëndësi të veçantë në Kosovë dhe
jashtë saj.
Pjesa e qytetit mbi Hotelin “Korzo” deri tek Ura e Zallit në vitet e 40-ta të shek. XX-të

E kaluara historike e saj, dëshmohet dhe argumentohet me vendosmërinë për


qëndrueshmëri dhe stoicizëm të popullit. Në të gjitha periudhat e luftërave, të
ndërrimeve politike e historike dhe të lëvizjeve të ndryshme, banorët e këtushëm
qëndruan dhe u flijuan për mbijetesë, për çlirimin kombëtar dhe shpirtëror.
Periudha e viteve 1912, e para kësaj, Lidhja e Pejës, Kronika e Lugut të Baranit,
shkatërrimet dhe tronditjet në Luftën e Dytë Botërore, por edhe të gjitha lëvizjet dhe
luftërat e mëvonshme, mbështesin argumentet për qëndrueshmërinë e popullatës së
këtushme, por edhe begatinë shpirtërore të tij, që janë pjesë e rëndësishme e së
kaluarës, e historisë së përgjithshme kombëtare.
Peja, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe deri në ditët e sotme, duke
përfshirë këtu edhe Luftën për Çlirimin e Kosovës të vitit 1998-1999 por edhe më herët
dhe deri më sot, dallohet dhe njihet si qendër e zhvillimit të kulturës dhe të vlerave
shpirtërore. Kjo qendër e Rrafshit të Dukagjinit, qysh atëherë, në periudhat e
përmendura më lartë, dallohet dhe bëhet e njohur me shoqëri të ndryshme kulturo-
artistike, me grupe e klube të shumta sportive të të gjitha llojeve.
Sa për ilustrim, të përmendim Orkestrinën e Mandolinave, e cila, me aktivitetin dhe me
vlerat e larta artistike dhe muzikore ishte e mirënjohur edhe jashtë Pejës dhe kufijve të
Kosovës. Pastaj, ishte Orkestra Frymore, që, të këtij lloji pak kush e kishte jo vetëm në
Kosovë. Ishte atëherë Teatri i Qytetit, i cili me aktivitetin e vet në fushën e artit skenik
tejkaloi vlerat komunale, të Kosovës, të Serbisë, dhe në Jugosllavi zuri vendin e parë
me shfaqjet e veta teatrore. Të gjitha këto dhe format tjera të aktiviteteve kulturore, këtij
qyteti ia vënin vulën e perspektivës të kulturës me vlera afirmative dhe të nivelit në
rajon.
Teatri i qytetit “Istref Begolli”

E tërë kjo rrjedhë e punës dhe e sukseseve vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Më detajisht. Në komunën e Pejës, atëbotë veprojnë më se dhjetë Shoqëri Kulturo-
Artistike, Teatri i Qytetit, i cili padyshim se ishte çerdhja dhe burimi kryesor i kuadrove
më të mirënjohura të artit skenik në Kosovë dhe më gjerë. Pastaj, dallonin edhe
manifestimet e ndryshme tradicionale muzikore dhe letrare, si bie fjala, “Netët e
Dukagjinit”, “Mitingu i poezisë revolucionare” dhe Festivali Rajonal i Teatrove amatore.
Vepronin më se dhjetë klube futbollistike, disa prej të cilave garonin në rangun më të
lartë të futbollit si dhe shumë shoqëri e klube të tjera të hendbollit, basketbollit dhe
atletikës dhe boksit.

Të gjitha këto dhe veprime të tjera kulturore, bën që Peja të mos mbetet anonime dhe e
panjohur. Por, përkundrazi, ajo u bë qendër me ndikim, e mirënjohur dhe shumë e
respektuar për tërë Kosovën, por edhe për ish Jugosllavinë dhe për tërë rajonin. Andaj,
vullneti dhe devotshmëria për të arritur edhe më shumë rezultate dhe zhvillime të reja,
gjithnjë vinte duke u rritur, duke u fisnikëruar dhe duke u shndërruar në vatër të mirëfilltë
kulture e sporti. Këto të arritura, drejtpërsëdrejti ndikonin edhe në intensifikimin e
zhvillimit të të gjitha degëve ekonomike e më vonë edhe të atyre industriale. Duket
ndoshta anakronike, por e tërë kjo ishte kënaqësi për atë kohë, bazament e përgjegjësi
për të ecur më tej edhe sot, edhe nesër. Pra, kjo është një vlerë e cila nuk mund të
peshohet.
Hotel “Dukagjini”
Edhe në aspektin e zhvillimit të turizmit dhe të hotelerisë, Peja shquhet (shquhej) si një
prej qendrave më të njohura në këtë pjesë të Ballkanit dhe të Evropës. Për këtë, më së
miri flasin, apo më mirë të themi, e vulosin epitetin e qendrës turistike, Bjeshkët e
Nemuna, hotelet dhe motelet dhe shumë objekte të tjera hoteliere, të cilat, në ato
kohëra (para luftës në Kosovë dhe para suprimimit të autonomisë së Kosovës nga ana
e okupatorit), kurorëzuan zenitin e shërbimeve hoteliere dhe turistike anë e kënd ish-
Jugosllavisë.

Zejtaria themel i zhvillimit të vlerave shpirtërore dhe kulturore por edhe


ekonomike

Peja, në atë kohë, respektivisht në shekullin e XVIII-të, kishte afro pesëdhjetë dyqane
tabakësh, gjë kjo e cila qartë tregon për peshën e kësaj zejeje dhe për zhvillimin e
zejeve të tjera më vonë, të cilat bëhen hallkë e kësaj të parës për zhvillimin e
gjithëmbarshëm.
Se sa ka qenë zejtaria e
zhvilluar, dëshmojnë dhe na
tregojnë edhe datat,
gjegjësisht vitet kur edhe janë
djegur pazaret dhe dyqanet e
zejtarëve të këtij qyteti. Pazari-
Tregu i Pejës është djegur në
vitin 1851, 1863, dhe në vitin
1881.

Xhamia e Shatërvanit me dyqane përreth (Një ditë tregu)-1940


Por përmendim kafenenë, atëherë të Ramë Brojës, e cila njihej si “Kafeneja e dyzetë
beqarëve”. Kjo kafene, përveç tjerash, në atë kohë e kishte rëndësinë e vet edhe për
organizimin e rinisë shqiptare...

Zhvillimi i civilizimit, çlirimi shpirtëror dhe ekonomik, për


një popull, gjithmonë ka pasur rëndësi të madhe për të
mbijetuar dhe për tu bërë zot i vetvetes e faktor me rëndësi
në zhvillimin e gjithëmbarshëm të një mjedisi por edhe të
shoqërisë së civilizuar dhe të botës në tërësi. Në këtë
aspekt, rol me rëndësi ka pasur e do të ketë edhe më tutje
zhvillimi i zejtarisë dhe i degëve të saj. Përmes kësaj dege
të ekonomisë dhe kulturës, shprehet fort edhe karakteri e
niveli i zhvillimit të një mjedisi, të një populli dhe i
kulturës së tij.

Burimet e ujit në qytetin e Pejës

Kushdo që ka ardhur në Pejë, qoftë për ta vizituar atë, qoftë për të tregtuar apo për të
kryer punë të tjera, gjithmonë kanë qenë të ngazëllyer por edhe të gëzuar, sepse ky
qytet piktoresk dhe me klimë shumë të mirë, është i njohur për kah begatitë natyrore,
pra edhe për kah numri i madh i burimeve të ujit dhe të krojeve brenda në qytet. Këtë
begati, pothuaj se asnjë qytet tjetër në Kosovë në kaq masë të madhe nuk e ka pasur.

Kroi i Bajram Bogut (Afro dyqind metra larg Urës së Zallit, në rrugën që shpie për në Grykën e
Rugovës), edhe tash përherë me ujë të bollshëm e “akull”.

Në kohërat më të hershme, pleqtë të cilët i kanë njohur zhvillimet e përgjithshme në


Pejë, kanë thënë se ky qytet gjithmonë ka qenë i njohur me ujin e mirë, të ftohët por
edhe me burime të shumta uji. Kështu, thuhet se në qytetin e Pejës kanë qenë hiq më
pak se shtatëdhjetë e dy burime uji (kajnaçe), që secili prej tyre e ka pasur emërtimin e
vet.
Tash, po të vizitosh tërë qytetin e Pejës, është vështirë se do t’i gjesh as një të dhjetën
e këtyre burimeve, sepse, me ndërtimin e hovshëm të qytetit, këto burime uji ose janë
zhdukur, ose janë dëmtuar, ose edhe asgjësuar tërësisht.

Kroi pranë Bajrakli Xhamisë

Turizmi dhe bukuritë natyrore

Hoteleria dhe turizmi janë një prej faktorëve që Pejën e ka bërë të njohur jo vetëm në
Kosovë, por edhe në rajon dhe në tërë Evropë. Kjo degë e ekonomisë ka marrë hov
dhe ka zënë rrënjët e
zhvillimit qysh në kohërat e
hershme. Këtë e ka
mundësuar pozita gjeo-
strategjike, klima dhe bukuritë
e rralla natyrore, dhe rrugët
që shpijnë nga të gjitha anët,
që Pejën e lidhin me botën.
Tani janë hapur edhe shumë
pizzeri dhe kafeteri, që
kryesisht shërbejnë për tu
ushqyer dhe për gazmende të
ndryshme e më shumë për
dasma
Qyteti i Pejës, në vitin 1929
T’i numërojmë disa nga restorantet që janë më të nivelit dhe që kanë shërbim të
avancuar hotelier: Restorant “Koha e Re”, Hoteli “Dukagjin”, Restorant “Univers”,
Restorant “Californy”, Restorant “Koha 3”, Restorant “Victory”, Restorant “Tirona” e të
tjerë.

Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë qëndrimit në Pejë më 21 janar 2008, zhvilloi një bisedë me
udhëheqjen komunale dhe politike të kësaj komune në Restorantin “Koha-3” (Në foto: Kryetari i
Shqipërisë, Bamir Topi me bashkëshorten dhe me pronarët e restorantit, Arbër Bytyqi dhe
Bashkim Kolina).

Rugova vendi më atraktiv për turizmin malor dhe dimëror

Hotelerinë dhe turizmin janë duke e intensifikuar edhe ndërtimet e objekteve private në
periferi të qytetit, e veçmas ato në fshatrat e Rugovës, siç bie fjala në fshatin Bogë dhe
te Guri i Kuq, në shpatijet përballë fshatit Kuçishtë.

Një objekt turistik në kompleksin “Relax-Rugova” në fshatin Bogë


Edhe disa karakteristika për Pejën
Themel i diturisë dhe i zhvillimit kombëtar, e të cilët u bën edhe
udhërrëfyes i rrjedhave të zhvillimit shoqëror, ekonomik, kulturor dhe
shkencor, në mes shumë intelektualëve janë edhe këta: Nuredin
Hazbahta, Aziz Nushi, Haki Hoxha, Qamil Qulloviq, Ramiz Avdyli, prof.
dr. Musa Haxhiu, prof. dr. Osman Imami, prof. dr. Muhamedin Kullashi,
Shaban Hyseni, Shaip Grabovci, Hilmi Muhaxheri, Mr. Isa Shala,
Myrteza Daci, Mr. Enver Beqiri, prof. Salih Lika, Dr. Hajrullah Gorani,
Dr. Seit Lipa, Dr. Riza Brada, Agush Beqiri, Qemajl Beqiri, Dr. Ali Sylça
si dhe shumë e shumë të tjerë, lista e të cilëve, po t’i numëronim do të
dilte shumë e gjatë.

Varrezat si dëshmi e histori

Se çfarë zhvillimi, çfarë kulture dhe çfarë civilizimi ka pasur dhe ka qyteti i Pejës, por
edhe rajoni i kësaj komune e më gjerë, mund të verifikohet dhe të dëshmohet edhe
përmes varrezave nëpër periudha kohore dhe historike. Sipas fjalëve të njerëzve të
vjetër por edhe sipas gojëdhënave e të dëshmive të përcjella gjeneratë pas gjenerate,
varrezat e para të Pejës, paskan qenë në pjesën e përparme të Kombinatit të lëkurë-
këpucëve, dhe atë para afro katërqind vitesh.
Përveç këtyre varrezave, kuptohet, secila xhami i ka pasur varrezat e veta përreth.
Ndërsa, në shekullin XVII-XIX-të, kanë qenë varrezat e qytetit në Karagaç, në vendin ku
tani është Parku i qytetit. Kurse, mbi lagjen e Kapeshnicës, është kodra e cila njihet si,
Kodra e Varreve. Pastaj, kanë qenë varrezat në Pelivan Mejdan, të quajtura Varrezat e
Gjata. Përmenden dhe mbahen në mend edhe Varrezat Hallaçkës, ku tani është
Shkolla fillore “Tetë Marsi” dhe varrezat tek Qendra e re Zejtare-Tregtare, pastaj kanë
qenë Varrezat e Taftali Xhamisë, tek Poliklinika e Dhëmbëve (tash tek Ndihma e Parë).
Janë të njohura edhe Varrezat e Zatrave, varrezat në këndin ku ndahen rrugët Pejë-
Radac dhe Pejë-Vitomiricë (Arbnesh). Në këtë vend, thuhet se qenkan varrosur
qytetarët e Pejës në kohën kur këtu, në vitin 1907-1908 kishte shpërthyer epidemia e
sëmundjes së Kolerës.
Pastaj, po ashtu mirë mbahen në mend dhe u kujtohen qytetarëve edhe Varrezat në
territorin e Hamam Xhamisë, por që nuk janë ruajtur dhe po ashtu u janë humbur të
gjitha gjurmët. Si dëshmi për këtë, edhe sot gjendet Tyrbja në mesin e shtëpive të kësaj
pjese të qytetit.
Të vetmet varreza që janë ruajtur në një mënyrë, janë Varrezat e Kakariqit dhe tani
Varrezat e reja në të dalë të qytetit, në rrugën Pejë-Deçan.
Pra, me të drejtë shtrohet pyetja se a i dimë varrezat tona dhe a kemi njohuri më të
gjëra për këto dëshmi për ekzistencën, banimin, zhvillimin dhe kulturën e civilizimin e

Varri i Haxhi Zekës në oborrin e Bajrakli Xhamisë-Çarshi Xhamisë (Foto:2010)

popullit tonë?! Padyshim se ka edhe shumë vende ku kanë qenë varrezat e banorëve të
këtij qyteti nëpër dekada e shekuj, por ato, ose janë asgjësuar, ose janë rrënuar për
shumë shkaqe e arsye, qoftë politike, qoftë historike.

Varri i Ali Pashë Gucisë dhe disa varre të tjera përreth në oborrin e Bajrakli Xhamisë-Çarshi
Xhamisë (Foto: shkurt, 2010)

Andaj, kur kam biseduar për këtë temë të rëndësishme, qytetarët me ngulm kanë
kërkuar që të bëhen angazhime adekuate për t’i gjetur varrezat si shenjë identifikimi dhe
civilizimi.
Gjatë luftës u dogj Çarshia e Gjatë

Krahas krimeve të shumta, vrasjeve, dhunimeve, maltretimeve dhe torturimeve, gjatë


luftës në Kosovë, edhe komuna e Pejës ka pësuar dhe ka qenë një ndër komunat më të
dëmtuara dhe të rrënuara në Kosovë. Në këtë qytet, jo vetëm se nuk u kursye jeta e
njerëzve, por u plaçkitën, u demoluan, u rrënuan, u dogjën qindra shtëpi dhe objekte të
ndryshme, të cilat ishin baza e jetës dhe e zhvillimit të kësaj komune.
Sipas të dhënave të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ),
Qendrës Rajonale në Pejë, vetëm gjatë periudhës mars-qershor 1999, në komunën e
Pejës, formacionet ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kanë vrarë së paku 561
persona të moshave dhe gjinive të ndryshme në mesin e popullatës civile shqiptare,
prej të cilëve, 469 janë identifikuar, kurse të tjerët kanë mbetur të paidentifikuar.
Ndërsa, sipas të dhënave në terren, konfirmohet se në territorin e komunës së Pejës
janë djegur dhe dëmtuar së paku 16.500 shtëpi të banimit, dymbëdhjetë shkolla, dy
objekte shëndetësore dhe njëzetë e pesë objekte fetare.

Ja, si dukej në një mbrëmje hyrja në Çarshi të Gjatë para luftës në Kosovë

Është interesant të theksohet se djegia e Çarshisë së Pejës, pra edhe e Çarshisë së


Gjatë, fillon që nga e premtja, me 24 mars 1999, e kështu pastaj kjo vazhdon thuaja si
në faza edhe gjatë muajit prill. Andaj, gjatë pjesës së dytë të muajit mars, e sidomos
gjatë muajit prill të këtij viti, digjen pjesa dërmuese e dyqaneve të zejtarëve, por edhe të
dyqaneve të tregtarëve në të gjitha pjesët e çarshisë. Do të thotë, armiku në mënyrë
sistematike dhe të programuar shkatërroi begatinë, por edhe vlerat arkitekturale të kësaj
pjese të qytetit.
Pjesë e shkatërruar dhe e djegur e Çarshisë së Pejës

Ndërsa, me 10 qershor të vitit 1999 e dogji edhe Bajrakli Xhaminë, njërin prej objekteve
më të rëndësishme të kultit dhe të lashtësisë, që i takonte periudhës së shek. XIV-XV-
të.

Kulla në të cilën, në janar të vitit 1899 u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Pejës, kryetar i të cilit u zgjodh,
Haxhi Zeka (Edhe kjo kullë, në prill të vitit 1999 u dogj nga okupatori).

You might also like