Tema: Ferkimi i brendshem tek lengjet Lënda gjendet në një nga tre format : e ngurtë , e lëngët , e gaztë .

Dihet se trupat e ngurtë kanë formë dhe vëllim të caktuar. Dihet gjithashtu se lëngjet kanë vëllim por jo formëtë caktuar ,kurse gazet nuk kanë as vëllim dhe as formë të caktuar .Një lëndë mund të jetë në gjendje të ngurtë , të lëngët , ose tëgaztënë varësi të shtypjes dhe temperaturës . Një fluid është bashkësia e molekulave të cilat kryejnë lëvizje të crregullt dhe qëndrojnë së bashkunëpërmjet forcave të dobëta kohezive (të lidhjes) ndërmjet molekulave dhe forcave të ushtruara nga paretet e enës .Lëngjet dhe gazet janë fluide . Cfare duhet te dime per fluidet : 1.Trysnia Le të mendojmë se ushtrojmë mbi një trup një forcë që ka dy komponente , paralele dhe pingule me sipëfaqen e trupit .Nëse trupi është i ngurtë dhe qëndron mbi tavolinë , komponentja pingul me sipërfaqen mund të shkaktojë një ngjeshje të trupit , varet sa i fortë është ai .Duke pretenduar se trupi nuk rrëshqet mbi tavolinë , komponentja paralele e forcës mbi sipërfaqen e trupit do t¶i shkaktojë trupit një shformim. Thuhet se në trupat e ngurtë shfaqet sforcimi i rrëshqitjes. Do të adoptojmë një model të thjeshtuar në të cilin fluidet do t¶i konsiderojmë joviskozë; që do të thotë pa fërkim ndërmjet shtresave të brendshme të fluidit . Një fluid i tillë quhet ideal .Nëse ju vendosni duart mbi sipërfaqen e ujit dhe i shtyni përpara paralel me sipërfaqen , duart tuaja rrëshqasin lehtë mbi ujë ; ju nuk mund të shformoni ujin ashtu si bëtë me librin .Pra , në fluidet nuk shfaqet sforcimi i rrëshqitjes . Forcat e bashkëveprimit ndërmjet pjesëve të fluidit në prehje janë gjithmonë pingul me sipërfaqen e takimit të tyre . Tensioni sipërfaqësor Molekulat në sipërfaqen e një lëngu shfaqin veti të ndryshme nga molekulat në brendësi.Forca rezultante që vepron mbi një molekulë në brendësi të lëngut nga molekulat e tjera të ndodhura në sferën e bashkëveprimit molekular është e barabartë me zero. Ndërsa forca rezultante e ushtruar mbi molekulat sipërfaqësore , nga ana e molekulave që ndodhen në një shtresë me trashësi sa rrezja e veprimit molekular , është e drejtuar për në brendësi të lëngut . Këto forca quhen forca të tensionit sipërfaqësor . Kjo forcë është aq më e madhe sa më afër të jetë molekula me sipërfaqen e lëngut. Pra ,shtresa sipërfaqësore synon ta ngjeshë lëngun duke krijuar kështu një gjendje tensioni në sipërfaqen e tij ;duke bërë që kjo sipërfaqe të silet si një membranë elastike që kërkon të mblidhet (sipërfaqja të zvogëlohet sa të jetë e mundur). Dukuritë sipërfaqësore janë të lidhura me forcat e tensionit sipërfaqësor .Janë këto forca që bëjnë që sipërfaqja e lirë e lëngut të mos jetë plane por e lugët ose e mysët , në varësi të faktit nëse lëngu e lag apo jo enën. Forcat e tensionit sipërfaqësor zvogëlohen me rritjen e temperaturës .Ato varen dhe nga lëndët e tretura në lëng .P.sh flluskat në ujin me sapun, ku tensioni sipërfaqësor është më i vogël se në ujin e pastër,kanë përmasa më të mëdha se në ujin e pastër (ku përmasat e flluskave janë thuajse të padukshme ) Në kontakt me gazet lëngjet zvogëlojnë sipërfaqen e lirë .Në kontakt me trupat e ngurtë mund të
1

rritet apo zvogëlohet kjo sipërfaqje , kur rritet thuhet se lëngu e lag trupin e ngurtë , kur zvogëlohet thuhet se kemi moslagie. Mjetet e punes : Ena Mariot, Viskozimeter Engler dhe Stoks, tretesira te holluara sekondemates, thermometer, vizore.

Teoria e Punes Eksperimentale
Rrjedhja e lengut neper nje tub mund te jete laminare, turbulente ose e paqendrueshme. Ajo qe na intereson ne kete pune eshte rrjedhja shtresore ose laminare.Rrjedhja shtresore neper nje tub cilindrik perfaqson nje levizje me shpejtesi te ndryshueshme te shtresave cilindrike.

Shpejtesia e levizjes se shtresave do te rritet kur i afrohet bushtit te tubit dhe eshte zero per shtresen monomolekulare qe vesh tubin nga Brenda.Midis 2 shtresave lindin forca te ferkimit qe jane tangjentciale me siperfaqen e kontaktit dhe te perpjeseshme me gradientin e shpejtesise dv/dx si dhe siperfaqen e tyre te kontaktit S:

Koficenti i perpjestueshmerise quhet koficenti i viskozitetit : Prurja Q e lengut ne rrjedhjen shtresore llogaritet me anen e formules Puazejit:

Ku l eshte gjatesia e tubit, R rrezja e tubit dhe p=p1-p2 eshte difference e shtypjes se gjatesise l. me anen e kesaj formule gjejme :

Pjesa Eksperimentale
Percaktimi i me anen e viskozimetrit Engler :
2

Viskozimetri Engler perbehet nga 1.rezervuari ku hidhet lengu ne studim , 2.rezervuari i cili sherben si termostat , kapaku i tij ka tre vrima ne pjesen e siperme ne te cilen futen shufra qe mbyll vrimen qe ndodhet ne fund te rezervuarit, termometri dhe perziersi. Rezervuari ka nje thermometer tjeter dhe nje rezistence elektrike qe sherben per ngrohjen e ujit. Kjo rezistence e mban te pandryshueshme temperature e ujit.Ena e shkallezuar mat vellimin e lengut qe rrjedh nga viskozimetri. Rezervuari mbushet me uje te distiluar dhe me pas matet temperature e tij,hiqet shufra dhe matet me sekondmates, koha e rrjedhjes se nje vellimi te caktuar . Per kete poshte vrimes vendoset paraprakisht ena e shkallezuar. Matja e kohes se rrjedhjes (t0) matet 4-5 here dhe e njejta gje perseritet per gjetjen e kohes t te rrjedhjes se nje lengu tjeter p.sh. (tretesire sheqeri). Meqenese vellimi i legjeve eshte i njejte kjo thote qe Q0t0= Qt. 0 Ndryshimi i p i shtypjeve eshte i perpjeshem me h lartesine dhe d te dendesise dhe raporti i P/ P0 do te jete i barabarte me d/d0 ku d dhe d0 eshte dendesia e tretesires dhe e ujit.

Nr t0 (s)
Ujit

t (s)
Sheqer 71 71 70 71 72

d0
(kg/m3)

d(kg/m3)
32 28 30 31 29

0 (Pl)

(Pl)

1 2 3 4 5

68 66 67 66 68

21 19 20 19 19

0.00159 0.00147 0.00156 0.00175 0.00161

3

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful