qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfgh jklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvb nmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwer HYRJE NË SHKENCA POLITIKE tyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopas dfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzx DORACAK

cvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuio pasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghj klzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbn mqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdf ghjklzxcvAbnmqwertyuiopasdfghjklzx cvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmrt yuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasd fghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxc vbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqw
Prof.Dr.Bekim Baliqi

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Përmbajtja
1. Historiku dhe zhvillimi i shkencave politike 2. Konceptimi i Politikes 3. Metodat e studimit tё politikës. 4. Qasjet teorike te shkencave politike 5. Ideologjitë Politike 6. Modelet e demokracisë 7. Teoritë mbi shtetin 8. Kombi dhe Nacionalizmi 9. Komunikimi Politik 10. Kultura politike dhe sistemet Politike 11. Politika dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare 12. Politikat Publike 13. Përmbledhje 14. Libra te rekomanduara

2

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

1. Historiku dhe zhvillimi i shkencave politike

Pikësëpari shtrohet pyetja; Çka është në të vërtetë Shkenca Politike? Sipas një përkufizimi te përgjithshëm shkencat politike i referohen asaj disipline shkencore e cila merret me proceset, sjelljet dhe veprimet politike apo me fjale tjera, siç edhe mund te supozohet nga emërtimi kjo lëmi përbën studimin shkencor te dukurive politike. Vete fjala politike rrjedh nga fjala greke nga Antika polis që d.m.th qytet-shtet. Kjo le te kuptohet se qe nga fillimi politika merr domethënien e nje organizimi shoqëror përmes

qeverisjes. Ndërsa Aristoteli e quan njeriun zoon politikon pra qenie politike. Për shkak te mungesës së metodologjisë, teorisë dhe terminologjisë së caktuar shkencore, shkencat politike ishin një kohe të gjatë nw kuadër të filozofisë dhe mendimit politik Pikë referimi ishin kryesisht shteti dhe pushteti. Me mendimtarin italian Makiavelli e me pas Hobbsin fillon edhe mendimi teorik mbi politikën. Por tek ne shekullin e 19-te kjo disipline merr formën dhe karakterin e nevojshëm si disipline e veçante shkencore. Duke u zhvilluar sidomos ne SHBA gjate dhe pas luftës se dyte botërore, kryesisht nga shkencëtaret e emigruar evropian, kjo lende se shpejti është avancuar dhe u përhapë ne tere rruzullin tokësor. Me kalimin e kohës fusha e studimit te shkencave politike është zgjeruar shteti dhe qeveria dhe përfshin tani një spektër te gjere objektesh dhe tema studimi. Nënfushat kryesore te shkencave politike janë: Sistemi politik i vendit, qe ekzaminon institucionet, ndërveprimet dhe sjelljet politike te shtetit ame, me këtë rast pra te Republikës se Kosovës. Politika krahasuese analizon dhe krahason sistemet politike ndërmjet shteteve dhe regjioneve te ndryshme gjeografike.
3

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

-

Marrëdhëniet dhe politika ndërkombëtare hulumton raportet dhe ndërveprimet mes shteteve, institucioneve apo organizatave

ndërkombëtare dhe OJQ-ve internacionale sikurse edhe aktoreve tjerë ndërkombëtare si p.sh grupet terroriste etj. Teoritë dhe filozofia politike shqyrton konceptet dhe qasjet

fondamentale politike dhe mundohet qe te gjeje përgjigje ne çështje të ndryshme teorike. Kjo përfshin historinë e mendimeve, ideve dhe ideologjive politike ne kohe dhe hapësire. Ekziston një keqkuptim dhe paragjykim për teoritë ne përgjithësi, duke pohuar se janë te thata e te panevojshme. Duke mos pranuar faktin, qe çdonjëri përdor teoria ne jetën e përditshme pa qene i vetëdijshëm për ketë. Tekembramja, nëse teoria s´është e rëndësishme për shkencat politike atëherë pse valle teoricienët si Hobsi, Kanti, Makiavelli etj. janë me te njohur se qindra e mijëra studiues tjerë që merren me, kushtimisht thënë, pjesën “pragmatiste” të politikës! Ekzistojnë edhe nënfusha tjera dhe kategorizimi i tyre varet nga interesimi dhe mënyra se si i qasemi atyre, aq sa ne disa vende këto përbejnë edhe gati disiplina te veçanta sikur bie fjala administrimi publik apo edhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Institucionet e para arsimore e shkencore te shkencave politike ishin të konceptuara si hibride ose konglomerat

studimore, të një vargu disiplinash të shkencave sociale. Dhe se këto sikurse edhe vet shkenca politike bashkëkohore si disipline është zhvilluar për qëllime politike me shume sesa si produkt i vet politologëve. Ekzistojnë mendime se shkenca politike me origjine është nga Shtetet e Bashkuara Amerikane, marre parasysh avancimin e hulumtimeve ne këtë disipline, publikimeve, nivelit te institucioneve te arsimit te larte, pra universiteteve si dhe prejardhjes se studiuesve, duket se ky mendim qëndron. Mirëpo, vështruar nga një perspektive me e gjere del se origjina e
4

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

vërtetë e shkencës politike është Evropa, dhe se edhe shkencat politike amerikane jane me origjinë evropiane. Kjo ngase, Universitetet e para qe kishin katedra nga shkenca politike, si dhe pjesa me e spikatur e studiuesve kane prejardhje evropiane, ku u formuan intelektualisht dhe profesionalisht dhe me vone pas emigrimeve apo angazhimeve akademike kontribuan ne Amerike, sic ishin shkencëtarët gjerman e austriak – Leo Strauss, Hannah Arendt, Theodor Adorno, Henry Kissinger, Max Horkheimer, Hans

Morgenthau, Paul Lazarsfeld, Karl Deutsch dhe shume të tjerë. Tradita evropiane ne shkenca politike ka vertete nje historik te gjate, ligjëratat e para nga shkenca politike kanë ekzistuar ne universitete si ajo Universitetin e Vjenës më 1389, në Pragë më 1390, në Lajpcig më 1410 si dhe katedra e parë e shkencës politike, u themelua qysh më 1622 në universitetin në Uppsala të Suedise. Shkencat politike si disiplinë akademike kanë zënë fill në Kosovë vetëm pas luftës dhe u konsoliduan si disipline akademike dhe dege studimi vetem pas hapjes së Departamentit te Shkencave Politike dhe Administrimit Publik ne kuadër te Fakultetit Filozofik ne Universitetin e Prishtinës ne vitin akademik 2001/2002. Përkundër faktit se kuadrot e para nga shkencat politike qe kishin diplomuar ne disa universitete te ish-Jugosllavisë, si ne atë te Zagrebit, Sarajevës apo Beogradit, dhe qe kishin specializuar ne Universitete perëndimorë ekzistonin edhe me herët, ndikimi dhe kontrolli i regjimit komunist ne këtë fushe shkencore nuk lejuan qe te zhvillohen ne mënyrë të pavarur dhe si duhet. Mirëpo, përveç si degë studimi në universitetin publik apo edhe ne disa universitete private, shkencat politike nuk janë te pranishme dhe aktive ne forma tjetër. Kështu për shembull asnjë institut hulumtues, asnjë qendër kërkimore-shkencore, asnjë shoqate profesioniste te studiuesve te kësaj lëmie, asnjë reviste shkencore nuk merren me

5

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

promovimin, zhvillimin dhe me studime te njëmendta nga prizmi i shkencës politike. Përkundër atraktivitetit dhe interesimit aq te madhe për studime të shkencave politike dhe numrit relativisht të lartë të studenteve si dhe të diplomuarve, kjo lëmi mbetet akoma nën nivel të duhur zhvillimi dhe me cilësi të dobët shkencore krahasuar me vendet e zhvilluara. Sidoqoftë, sot shkenca politike është shume me e avancuar dhe me globale, prandaj është e pamundur qe te kufizohet brenda shteteve ose brenda vet universiteteve.

6

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

2. Konceptimi i Politikes
Politika si nocion në sensin e ngushtë ka dy kuptime themelore, si veprimtari dhe si sjellje. Në kuptimin përmbajtësor, politika si një çështje praktike rreth qeverisjes, e ngacmon kërshërinë e njeriut qysh prej kohërave më të vjetra, sot politika si disiplinë studiohet në mënyrë serioze, sistematike dhe shkencore. Kjo nënkupton që në njërën anë kemi ata protagonist që merren drejtpërdrejt me politikë duke u quajtur politikan, dhe në rastin e dytë kemi ata që merren me politikë në trajtën shkencore duke e studiuar atë dhe duke u munduar që të e kuptojnë dhe sqarojnë më mirë, kategori e njerëzve që njihen kryesisht edhe si politologë. Disa studiues bile i përkufizojnë shkencat politike si përpjekje për te siguruar njohuri përmes metodave përkatëse hulumtuese, mbi sistemet politike dhe politikat e caktuara. Vetë termi politika rrjedh nga fjala antike greke polis që d.m.th qytet-shtet. Kjo lë të kuptohet se që nga fillimi politika merr domethënien e një organizimi shoqëror e politik përmes qeverisjes. Ndërsa Aristoteli e quan njeriun zoon politikon pra qenie politike, që karakterizohet me organizim shoqëror brenda entiteteve politike. Hapi i parë që duhet të bëhet gjatë studimit të çfarëdo disipline shkencore, e sidomos atyre të shkencave shoqërore, është të mësohet gjuha profesionale respektivisht terminologjia përkatëse e asaj lëmije. Kështu shkenca politike posedon një gjuhë mjaft domethënëse dhe specifike dhe çdo politolog kompetent kur flet me këto terme është i vetëdijshëm, apo së paku duhet te dije, se kujt i drejtohet dhe për çka bëhet fjalë. Prandaj familjarizimi me terme adekuate dhe profesionale nënkupton edhe konceptimin e drejtë të nocioneve dhe fjalëve bazë të shkencave politike (Godin/Rein/Moran, 2006). Kështu terminologjia e përdorur në analizimin e politikave, është mjaft specifike dhe kërkojnë domosdoshmërisht njohjen e mirë të tyre, me qëllim

7

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

që njohuritë të fitojnë një bazë të fortë dhe komunikimi si me qarqet e caktuara profesionale ashtu edhe me publikun e gjerë të jetë i drejtë. Në gjuhën shqipe, sikurse edhe në atë gjermane dhe në gjuhët sllave, nuk ekziston një term i posaçëm për politika sikurse që është në gjuhën angleze fjala “policy” e që për dallim nga fjala “politics” e përshkruan më së miri atë që ne po e quajmë me këtë rast Politikat. Përkundër vështirësive semantike shkaqet e kësaj përshtatje besoj se janë të arsyeshme. Në shumë vende dhe gjuhë termi “policy” mbetet edhe në gjuhët e tyre amtare i pa përkthyer, mirëpo në gjuhën tonë ekziston mundësia reale e ngatërrimit më nocionin “polici” (si organ i ruajtjes të rendit dhe sigurisë) për shkak të shqiptimit dhe tingëllimit shumë të ngjashëm edhe keqkuptimit eventual. Në gjuhën shqipe, termi politika është i shumëkuptimshëm, pra edhe si tërësi e sjelljeve, qëndrimeve dhe veprimeve politike, pra si një “art i së mundshmes” por edhe si proces i vendimmarrjes politike në sektorë të ndryshëm publik, pra diçka si “mjeshtëri qeverisjeje” por edhe si institucion vendimmarrës. Kështu pra politika përshkruhet në tre aspekte thelbësore që ne duke e huazuar nga termi anglosakson, mund ti veçojmë në polity, në policy dhe se fundi në politics. Së pari dimensioni institucional, e që nënkupton edhe komponentin konstitucional dhe sistemin ligjor në përgjithësi, përfshin mënyrën e formimit dhe organizimit të parimeve politike nëpërmjet institucioneve si partitë politike, parlamentin,organizatat, zgjedhjet e lira, të drejtat dhe obligimet qytetare etj. Dimension që njihet shpeshherë si polity, përfshin formën dhe kornizën vepruese në kuadër së cilës bëhet organizimi politik. Hapësira e veprimit politik kanalizohet në saje të drejtimit dhe formës institucionale. Temë boshte e këtij dimensioni është zakonisht shteti, si institucioni më i lartë i organizimit politik. Si dhe përbënë aspektin në bazë të cilës një

8

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

shoqeri organizohet dhe menaxhohen politikat përmes ushtrimit të pushtetit politik, pra në suaza të një sistemi politik të bazuar në qeveritë e shteteve. Pastaj politika kuptohet si një proces i pandalshëm veprimi shoqëror ku mbrohen interesat dhe që është në kërkim të vazhdueshëm të një konsensusi e kompromisi për çështje të ndryshme. Këtë dimension procesual dhe konsesual e njohim edhe si politics, pra politika. Kjo pikëpamje për politikën është më e përhapura dhe daton që nga Aristoteli e tutje. Zakonisht njerëzit e perceptojnë politikën nga ky prizëm, si orvatje dhe veprime për zgjidhje që i kënaq të gjitha palët dhe shmang konfliktet e mundshme. Politika nënkuptohet kështu edhe si ndërmjetësues dhe

rregullator shoqëror e ekonomik. Institucionet politike nga ana tjetër, janë trajta pak a shume statike te proceseve dinamike politike, qe ndikojnë dhe formojnë njëra tjetrën. Dhe së fundi dimensioni i tretë është ai i përmbajtjes, që i referohet qëllimeve, parimeve dhe detyrave të politikës. Gjë që njihet nganjëherë edhe si politikbërje. Mirëpo, esenca e saj normative aludon në atë që formësimi politik si dhe përmbushja e objektivave varen nga interesat dhe aktorët e ndryshëm, gjë që detyrimisht kërkon një balancim të ekuilibruar dhe adekuat të politikave. Me këtë politika konceptohet si çështje publike, që i takon të gjithë qytetarëve. Ky dimension quhet pra policy apo përshtatur në shqip politikat publike. Këtu kemi të bëjmë me përmbajtjen, procesin dhe rezultatet e politikave të ndryshme në praktikë. Me shume sesa te ndara dhe te veçanta, këto dimensione duhet te shihen ne një perspektive me te gjere. Vlen të thuhet se këto tre dimensione janë komplementare, plotësojnë njëra tjetrën, pra si forma institucionale, zhvillimet procesuale dhe përmbajtja normative përbejnë tërësinë e asaj që ne e njohim ne përgjithësi si politikë ose ndryshe sipas përkufizimit te Hannah Arendt politikja (political, das politische).
9

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

3. Metodat e studimit te politikes.

Metodat ne shkenca shoqërore, janë mjete te domosdoshme të hulumtimit, të cilat na mundësojnë që të arrijmë te rezultatet dhe njohuritë e reja, apo t’i korrigjime ato ekzistuese. Në krahasim prej hulumtimeve shkencore që disponojnë me instrumente të shumta metodologjike, me qasje të ndryshme teorike, shkencat politike kombinojnë një sere metodash qe janë te përbashkëta apo te ngjashme per te gjitha shkencat shoqërore. Gjithsesi ne shkenca politike kërkohet zotërimi i njohurive dhe teknikave te kërkimit shkencor. Objektivi i secilit hulumtim shkencor është rritja e njohurive por edhe te kuptuarit tone per realitetin shoqeror e politik. Kjo fillon me parashtrimin e nje apo me shume pyetjeve hulumtuese rreth problemit qe na preokupon ose fenomeni qe na intereson, keto pyetje rrjedhin apo udhëhiqen nga ndonje teori/teorite duke i sfiduar permes hipotezes/hipotezave e cila/te cilat duhen përfundimisht te i nënshtrohen vlerësimit e matjes nepermjet testimit qe rezulton me konkluzione (Vujovic, 2009). Procesi i kërkimit shkencor përbëhet nga disa faza qe jane te ndërlidhura me formulimin e teorisë, operacionalizimi, përzgjedhja e teknikave kërkimore, analiza dhe interpretimi i të dhenave. Qasjet kryesore metodike në studime politike ndahen në qasjen normative, që konsistojnë rreth asaj se SI DUHET TË JETË vlera, çështja ose diçka e jo si ËSHTË, dhe në atë empirike e cila mundohet që realitetin politik të hulumtojnë dhe interpretojnë në mënyra sa më objektive përmes

vrojtimeve, përvojave, instrumenteve dhe metodave të caktuara shkencore duke testuar tezat dhe matur të dhenat e fituara, në kuptimin e verifikimit dhe falsifikimit të tyre (sipas tezës së Karl Popper-it). Duke u nisur nga
10

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

qasjet se ÇKA ËSHTË ose edhe SI ËSHTË. Derisa qasjet teorike normative e vlerësojnë botën duke gjykuar më shumë sesa analizuar, ato empirike e përshkruajnë atë përmes observimeve sistematike dhe gjetjeve të lidhjeve kausale. Metodat e hulumtimit përkah mënyra e veprimit mund të jenë kuantitative dhe kualitative. Përmes metodës kuantitative ose cilësore ne sigurojmë kuptimin dhe sqarimin e rasteve studimore, gjëgjësisht objekteve të hulumtimit nga prizmi historik e filozofik. Duke grumbulluar të dhënat e informatat me qëllim të krahasimeve të rasteve apo duke u bazuar në një rast të vetëm studimor. Ndërsa te metodat kuantitative ose sasiore mbështetemi tek të dhenat numerike e që janë zakonisht të prezantuara në trajten e statistikave. Kështu çështjet e hulumtuara përmes të dhënave të matura tentojmë të interpretojmë duke i shfrytëzuar indikatorët e matësit pak a shumë konkret, për të ardhur deri te rezultatet e duhura. Megjithatë, se çfarë informatash dhe studimesh do të ofrohen, varet në masë të madhe, se si bëhet studimi, konkretisht se përmes çfarë metodash kërkohen të dhënat, si analizohen dhe se si interpretohen keto. Duke iu referuar studiuesit të spikatur William N.Dunn humultimet ne

shkenca politike zakonisht iu referohen dhe orientohen rreth pyetjeve si;     Çka është çështja për të cilën kërkohet zgjidhja? Çfarë qasje duhet ndjekur për të zgjidhur këtë çështje? Çfarë rezultate priten të arrihen? A mundësojnë këto rezultate zgjidhjen e çështjes së caktuar?

11

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Çfarë masa shtesë duhet ndërmarrë nëse këto veprime nuk ishin të mjaftueshme? Cila alternativa duhet ofruar në këtë rast? (Dunn, 2008: 8ff.)

Siç edhe kemi theksuar më herët studimi politologjik është interdisiplinare prandaj edhe metodat e saj janë të huazuara nga fusha tjera shkencore. Të gjitha këto disiplina si dhe metodat e tyre janë të ndërvarura dhe interferojnë edhe me faktorët tjerë të cilat nuk duhet të anashkalohen. Ndërsa matjet e indikatorëve brenda politikave përkatëse mund të bëhen në forma statistikore, përmes figurave dhe të dhënave qoftë ekonomike apo nga anketimet e opinionit publik, ose përmbajtësore përmes shqyrtimit legal, apo politik ose edhe në formë të krahasimeve me politika të ndryshme të vendeve tjera etj. Metodë unike, ideale dhe të caktuar nuk ka, ajo varet kryekëput nga vet objekti i studimit. Mirëpo një ndër mënyrat e hulumtimit me të shpeshta dhe më të përhapura në shkenca politike është padyshim metoda krahasuese, e që njihet edhe si “metoda mbretëreshë e shkencave politike” (shih: Schubert /Bandelow, 2003: 210). Kjo metode nënkupton krahasimin e dy apo me shumë

objekteve të studimit. Metoda komparative përbëhet prej konstatimit të ngjashmërisë dhe ndryshimeve në mes të dukurive të ndryshme, për shembull, të kuptohen dhe të interpretohen më mirë shtetet dhe politikat e caktuara të tyre, shkalla e zhvillimeve ekonomike, niveli arsimor,

administrimi, menaxhimi i burimeve etj. Krahasimet mund të bëhen ndërmjet fushave, faktorëve dhe aktorëve të ndryshëm, apo edhe ndërmjet shteteve ose organizatave të ndryshme. Në aspektin kohor mund të jenë diakron- pra në kohë të ndryshme, ose sinkronnë kohë të njejtë. Ndërsa në sferën hapësinore studimet

krahasimtare mund të jenë:
12

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

 brendashtetërore ( p.sh. krahasimi i partive politike të një vendi)  ndërshtetërore (si bie fjala krahasimi i të ardhurave mesatare apo shkallës së papunësisë mes dy apo më shumë shteteve).  ndërregjionale (modelet komparative mund të përdoren ndërmjet regjioneve në disa aspekte si p.sh:politikat e energjetikës në Balkan dhe Skandinavi apo politikat tregtare ndërmjet Amerikës Latine dhe Azisë Qëndrore etj.).  globale (bëhen krahasimet mes rendeve botërore në kohëra të ndryshme me karakter të përgjithshem siç është rasti ndërmjet Pax Romana dhe Pax Americana ose hulumtimi për ngrohjen globale, vrimin e Ozonit etj.) Kjo metode ka vlerën e vet praktike, sepse duke krahasuar dukuritë e

ndryshme shoqërore, institucionet e ndryshme qeveritare dhe duke zbuluar vetitë e njejta apo te ndryshme nga ato krahasuese, konsatohen perparesite apo mangesite konkrete e asaj qe deshirojme te studiojme dhe te njohim. Janë të njohura që raportet në e shumta metoda ndërkombëtare, krahasuese dhe regjionale që dhe

kombëtare

bazohen

publikohen

periodikisht për çështje të caktuara. Bie fjala kërkimet statistikore të numrit të veprave kriminale apo të konflikteve të armatosura, shkallës së papunësisë, barazisë mes meshkujve dhe femrave në tërë vendet e botës nga institucionet qeveritare dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare, indeksi i zhvillimit njerëzor (Human Development Index) nga OKB-ja, liritë politike nga Instituti Freedomhouse, shkalla e korrupsionit nga organizata Transparency International, Conflict Barometer nga fondacioni Bertelsman, e kështu me radhë.

13

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Përveç për studime të politikave publike krahasimet e tilla përdoren sidomos në marrëdhënie ndërkombëtare si dhe ekonomi. Mirëpo, të dhënat e tilla krahasuese për analiza të politikave preferohen zakonisht për një numër më të vogël shtetesh duke u fokusuar më shumë në përmbajtje sesa në përgjithësime të çështjeve përkatëse. Përzgjedhja e rasteve studimore mund të bëhet duke u bazuar në raste me ngjashmëri më të përaferta (most smilar systems design) dhe atyre me dallime më të medha (most different systems design). Varësisht prej intencionit të hulumtimit dhe vet natyrës së objektit të studimit bëhet përzgjedhja edhe e rasteve studimore dhe numrit të tyre. Një metodë mjaft e popullarizuar është modeli i rasteve të veçanta studimore (case study), që mundëson përqëndrimin në një fushë të caktuar politike dhe përfitimin e rezultateve me specifike. Përndryshe kjo menyrë, është edhe klasike apo të themi konvencionale gjatë studimit të politikave publike. Në kuadër të saj mund të shërbehemi me intervista të ekspertëve, analizave të dokumenteve dhe dispozitave ligjore, analizave të ligjërimit, anketimeve etj. Kurse hulumtimi i opinionit apo anketimi mbetet një ndër metodat më të përhapura dhe preferuara gjatë kërkimeve të shumta rreth dukurive shoqerore e politike. Sot zgjedhjet demokratike as qe mund te

paramendohen pa anketime e sondazhe të tilla. Në politike, rezultatet e dala nga sondazhe te tilla merren edhe si indikatore te sukseve apo deshtimeve te politikave si dhe ndikojne mjaft ne procesin e politikberjes dhe vendimmarrjes. Madje edhe ekonomia aq shume e ka pervetesuar kërkimin e opinionit sa qe perben nje komponente te pandare te tregut dhe te marketingut.

14

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Përveç metodave te lartpërmendura, ne shkenca shoqërore mjaft te përhapura është edhe vrojtimi (observimi) si dhe eksperimentimi. Gjithashtu edhe analiza përmbajtjesore e teksteve dhe dokumenteve përbën një metode, e cila sidomos ne studime te politikave favorizohet mjaft shume. Dhe se fundi vlen te thuhet se metodat janë te varura nga teoritë, ndërsa teoritë te ndërlidhura me hipotezat, e hipotezat me pyetjen hulumtuese dhe te gjitha këto nga te dhënat respektive te cilat duhet interpretuar dhe analizuar. Njohuritë tona shkencore si dhe rezultatet e hulumtimeve varen nga saktësia, objektiviteti si dhe lloji adekuat i metodës hulumtuese.

15

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

4. Qasjet teorike te shkencave politike

Ne kuptimin e gjere teoritë janë botëkuptimet dhe mënyra se si ne i qasemi ndonjë çështje. Mënyra se si e shohim boten dhe tentojmë te sqarojmë fenomenet apo relacionet shoqërore. Teoria është ne një mënyrë shuma e “ligjeve” apo principeve ose hamendjeve shkencore. P.sh ligjet fizike apo hamendjet filozofike përmblidhen ne kuadër te një teorie. Teoria nuk na sqaron realitetin por na ndihmon dhe mundëson qe te kanalizojmë perceptimet, qasjet dhe botëkuptimet tona me qellim te kuptimit me te mire te saj. Mirëpo duhet thënë se Teoria nuk nënkupton përherë diçka qe nuk është edhe e dëmshme, apo le te themi se teoritë nganjëherë

keqinterpretohet e keqpërdoren për qëllime te ndryshme. Bie fjala teoria naziste pe rasën ariane, apo edhe teoritë nga fizika atomike e Ajnshtajnit qe quan ne prodhimin e bombës nukleare, teoritë konspirative te terrorizmi apo grupet radikale etj. Prejardhja e fjalës Teori është nga Greqia antike Theoros dhe kishte kuptimin e emisarit, te dërguarit zyrtar qe te këshillohet me orakullin, qe merrej pra me njëlloj profecie, dhe veprimtaria e tij ishte pra TheoriaTeoria. Prandaj qe nga kjo kohe Teoria ishte ngushte e lidhur me te menduarit, me filozofin dhe me mënyrën e vështrimit te çështjeve. Kështu teoritë politike kane një tradite historike, filozofike, përshkruese dhe analitike. Pra, shtrohet pyetja pse na duhen teoritë ne Politike? Sepse mendimi i sotëm politik, ka ndikime te shumta nga kohërat e kaluara, nga rrymat dhe qasjet e ndryshme teorike. Sepse për të kuptuar shume konflikte te tashme, duhet njohur rrënjët qe i kane nga epokat e kaluara, po ashtu ideologjitë burojnë nga idetë e ndryshme, nga kontekste e rrethanave
16

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

te ndryshme. Sikurse edhe nocionet themelore dhe konceptet baze te politikes përmes teorisë politike mund te i kuptojmë. Kështu interpretimi dhe kuptimi ynë për politiken është i ndikuar nga teoritë e ndryshme, te cilat gjithashtu janë influencuar ne mase te madhe nga ndjenjat subjektive, nga përvojat, interesat dhe vlerat e teoricienë qe i kane zhvilluar këto teorie. Prandaj brenda lendes Teori politike ne do te ballafaqohemi me kompetente dhe dimensione te shumta si historia e mendimit politik, filozofinë politike po ashtu edhe me qasjet e shumta teorike nga disiplinat e tjera shkencore. Qasjet kryesore teorike ne shkenca politike ndahen ne tre QASJE TEORIKE, qe përfaqësojnë tradita te ndryshme historike e mendore: Pra me atë NORMATIVE apo ontologjike, qe i përgjigjen kryesisht heshtjeve se SI DUHET TE JETE e jo si është. Me këtë rast zakonisht kemi te bëjmë me shtjellime filozofike qe nga koha antike, mesjetare e deri ne kohen e modernes. Këtu ndërthuren aspekte te ndryshme etike, teologjike e metafizike, për Platonin per shembull kriza politike e asaj kohe ishte si pasoje e “egërsimit” shpirtëror (psyche) te njerëzve, apo sot do te thonim te vlerave humane! Merite e madhe e kësaj qasje është se janë vene gurrëthemelet një mori idesh qe janë diskutuar dhe shtruar si çështjesh jetike për shoqërinë si p.sh forma me e mire e qeverisjes, e shtetit, e qytetarit etj. Pastaj kemi qasjen DIALEKTIKE apo HISTORIKE e cila mundohet qe dukuritë shoqërore ne baze te zhvillimeve historike e ideologjike te i përcaktoj. Sidomos viteve 1960 kishte një interesim te shtuar ne shkenca politike për këto qasje, sidomos ne kontekst te Luftës se Ftoftë dhe antagonizmave ideologjike. Këto ofroheshin kritika si shkencore ashtu edhe historike e politike, duke u motivuar nga historia filozofike e Hegelit dhe nga teoritë shoqërore te Karl Marksit, prej nga edhe rrjedhin teoritë e marksizmit e me vone te asaj qe quhet Teoria Kritike e Shkollës se Frankfurtit me Adornon, Horkheimer etj.

17

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Dhe se fundi kemi qasjen EMPIRIKE e ANALITIKE e cila mundohet qe realitetin politik te studioj ne mënyra sa me objektive përmes instrumenteve dhe metodave te caktuara shkencore. Duke huazuar nga disiplinat tjera, sidomos ato ekzakte mënyra për te verifikuar apo falsifikuar, ne frymën e Karl Popper-it, qe te dhënat e hulumtuara te japin rezultate qe mund te “kontrollohen” pra te maten. Ne aspektin historik apo teorik kjo ndodhe përmes metodës shkencore qe njihet si Hermeneutike, qe nënkupton përshkrimin sa me te qarte, korrekt dhe objektiv te ngjarjeve historike duke u bazuar ne fakte shkencore. Ne përgjithësi ne këtë ligjëratë, ne do te mundohemi qe idetë, mendimet, qasjet e ndryshme ideologjike te i paraqesim dhe te i shtjellojmë duke u bazuar ne studimin sistematik si te punimeve burimore ashtu edhe te konteksteve e rrethanave historike, politike e sociale qe kane ndikuar ne keto qasje. Gjithashtu krahasimi i tyre me perspektiven bashkëkohore do te na mundësoj qe se bashku te reflektojmë rreth shume preokupimeve edhe nga jeta jone e përditshme.

18

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

5. Ideologjite Politike

Fillimisht, duhet thënë se lindja dhe formimi i ideologjive, erdhi si pasoje e ndryshimeve dhe zhvillimeve shoqerore, ekonomike dhe politike gjate nje periudhe te gjate kohore. Si rrjedhoje e laicizmit dhe emancipimit te shoqërive perëndimore qe nga shekulli XVII-te, sidomos pas Paqes se Vestfalisë-1646, dhe ne kontekstin e Iluminizmit fillojnë botëkuptimet fetare te marrin gjithnjë e me shumë karakterin “religjioneve laike”. Ne këtë atmosfere te konflikteve te ashpra, por edhe te krizës se pushtetit te kishës dhe mbretit, filluan ideologjitë e reja politike te e përmbushen një zbrastesire qe la pas veti botëkuptimi fetar dhe legjitimimi monarkist i politikes. Tradita e filozofisë së lashtë politike, ku oikos (shtëpia) si njësi përkatëse ekonomike dhe bazë për marrëdhënie shoqërore. Shoqëria nënkuptonte rendin hierarkik dhe politik të komunitetit ku shteti përfshinte në rend te pare autoritetin politik. Shoqëria dhe shteti shiheshin dhe kuptoheshin si dy anët e një monedhe deri në shekullin e XVII-te. Ndryshimet qe ndodhin vinin si rezultat i konceptimeve te reja për shoqërinë, ekonominë dhe gjendjen e përgjithshme politike. Jeta individuale e vlerësuar nga prona (ekonomia) dhe arsimi (kultura) dhe jo më nga statusi aristokratik. Individualizmi, si parim qendror i marrëdhënieve shoqërore. Rendi i vjetër shoqëror i hierarkisë aristokratike dhe së rregullimi i kaluar ekonomik tashme sfidoj nga lëvizje te reja shoqërorë qe duhej plotësuar këtë boshllëk. Parimet e reja të një dinamike të rendit shoqëror, megjithatë, nuk ofrojnë një orientim të përgjithshëm dhe ky vakum duhej mbushur nga lëvizjet politike dhe

shoqërore me ide dhe ideologji. Kështu, interesat e ndryshme çojnë në

19

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

programe konkurruese (ideologjitë) për një rend të përgjithshëm të shtetit dhe shoqërisë. Revolucioni francez është përvojë kyçe e politikes dhe botëkuptimit te

rregullimit shoqëror politik dhe ekonomik. Revolucioni amerikan ne anën tjetër sjell bazë kushtetuese të pushtetit politik dhe sovranitetit popullor. Interpretimet e ndryshme të revolucionit nga pozitat e ndryshme të mendimeve politike rezultuan ne krijimin e ideologjive, siç janë;

Konservatizmi, Liberalizmi, Socializmi, Komunizmi dhe Anarkizmi. Kritiket konservativ pohonin se revolucioni francez ishte një lloj mishërimi i anarkisë dhe shkatërrimit. Revolucioni dhe me këtë republika simbolizonte idetë të rrezikshme të ndërtimit arbitrar të rendit politik dhe social. Konservatizmi ka te beje me moralin dhe etiken politike. Kjo është ideologji politike sepse synon marrëveshje politike që e bënë një shoqëri te mire dhe mundëson njerëzve që jetojnë në atë shoqëri te jetojnë jetën e lumtur, te janë të kënaqur dhe te dobishëm për të tjerët. Natyrisht kjo është qasja e saj normative. Një shoqëri e mirë është e mundur vetëm në qoftë se ekziston premisa e saj politike, e kjo do te thotë marrëveshje apo kontrate shoqërore. Marrëveshjet reflektojnë kështu normat dhe ligjet përkatëse. Megjithëse shoqëria e mire dhe ideale, mbetet ne realitet pak a shume

utopike, objektiv kryesor i konservativizmit mbetet ruajtja dhe mbrojtja e vlerave te përgjithshme popullore, respektivisht tradita e një shoqërie pak a shume kompakte ne vlera kulturore, fetare e politike. Mirësia e shoqërisë varet jo vetëm nga faktori politik por edhe etik, dhe kjo është një pikëpamje morale. Prandaj, konservatorët nuk tentojnë te krijojnë një teori të vetme e te përgjithshme që ofron një plan te thuket për një shoqëri të mirë apo e te atille çfarë e synojnë. Kjo është arsyeja pse ka versione nga më të ndryshmet të teorive mbi konservatorizmin. Edmund Burke (1729-1797), Joseph de Maistre (1754-1821), Juan Donoso Cortés (1809—1853), Adam
20

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Müller (1779-1829) si dhe shume mendimtar tjerë politik. Vlen te thuhet se nga konservatizmi burojnë edhe idetë politike si romantizmi politik por edhe nacionalizmi. Te Liberalizmi hasim te një perceptim me pozitiv për njeriu dhe te hapur ndaj ndryshimeve, sidomos atyre ekonomike. Ne aspektin politik fokusimi bie tek deklarimi i të drejtave fondamentale te njeriut me 1789 dhe kushtetutës së shkruar me 1791. Krijimi i shtetit kushtetues liberal me sundimin e ligjit, vlerësohet mbi bazën e të drejtës se votimit, te pronës dhe lirisë individuale. Si revolucioni francez ashtu edhe interpretimi liberal i saj, është frymëzuar nga Montesquieu, Voltaire e Rousseau ku autoriteti politik është bazuar në të drejtën natyrore dhe me parimet e lirisë dhe barazisë. Nga shume autor e mendimtar, ia vlen te ceken përfaqësuesit kryesor te liberalizmit klasik e qe jane; Alexis de Tocqueville (1805-1859) dhe John Stuart Mill (1806-1873). Vepra me e njohur e Tocqueville është “Demokracia në Amerikë” qe e ka shkruar me pasion për lirinë individuale dhe qe është një analize largpamëse të një demokracie në zhvillim. Një fraze e tij mbi demokracinë mbetet akoma e rëndësishme: “Ajo që është më e rëndësishme për demokracinë nuk është se pasuria e madhe nuk duhet të ekzistojë, por që pasurit e mëdha nuk duhet të mbeten në duart e njëjta. Në këtë mënyrë ka njerëz të pasur, por ato nuk formojnë një klasë.” Ndërkaq, Mill-i si një nder mbrojtësit me te denje te lirisë dhe demokracisë, si dhe pishtar i liberalizmit modern ne veprat “Mbi Qeverinë Përfaqësuese” dhe “Mbi lirinë” shfaqi idetë kryesore te liberalizmit. Ai pohon se rreziku kryesor i demokracisë është në shtypjen e dallimeve individuale dhe diversitetit shoqëror e politik, sepse nuk lejon zhvillimin e mendimeve dhe të
21

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

kulturave qe e pasurojnë dhe plotësojnë një vend. Sepse uniformiteti shoqërore ose njëmendësia mund të çojë deri në terror dhe tirani. Sidoqoftë, sot liberalizmi ka një varg rrymash dhe drejtimesh te ndryshme duke filluar nga ndikimi ekonomik ashtu edhe ne formën e demokracisë liberale. Socializmi qe nga formimi është i lidhur ngushtë me lëvizjet e punonjësve. Revolucioni francez si pikënisje e ideve sociale egalitare dhe planeve ekonomike. Kontradiktat në lidhje me aprovimin e kushteve të punës, transformimin e rendit kapitalist ekonomik, reforma apo revolucion si rrugë e drejtë për këtë qëllim, roli i shtetit etj. Teoricienët me te shquar janë Karl Marx (1818-1883) dhe Friedrich Engels (1820-1895) te cilët ishin jo vetëm autoret por ideologët vendimtar si te socializmit ashtu edhe komunizmit. Duke filluar qe nga ngjarjet e vitit 1848, marksizmi si ideologji qendrore e lëvizjes së organizuar të punëtorëve. Anarkizmi si variante me radikale e socializmit, ku qëllimi është fundi i komandës së njeriut mbi njeriun dhe maksimizimi i lirisë individuale. Anarkizmi ve ne spikame idenë e “vetrregullimit” të një shoqëri të lire, ku ekziston një marrëveshje krejtësisht e lirë në vend të tregut dhe shtetit. Nder figurat me te shquara anarkiste ishte mendimtari Michail Bakunin (1814-1876) revolucionare. Për Anarkistët rregullimi politik duhej te ishte pa klasa, shoqëria pa shtetësi që do të themelohet me veprime të drejtpërdrejta nga masa, revolucioni socialist dhe ishte refuzues ndaj diktaturës se proletariatit, sepse diktatura është tenton te jete e përhershme dhe ngulfatëse. i cili ishte i përkushtuar me pasion ndaj kauzës

22

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

6. Modelet e demokracisë

Demokracia burimin e saj si forme e qeverisjes e ka Greqinë e vjetër prej nga edhe vjen emërtimi nga fjalët Demos qe dmth popull dhe Kracia qeverisje. Kurse si vlere e kulture politike shume me vone. Demokracia është një nga ato nocione qe kane shumekuptime dhe përdoren shume shpesh ne politike për qëllime te ndryshme, p.sh Gjermani Lindore DDR ose politikane te spektrave te ndryshme e përdorin ketë fjali magjike vend e pavend. Sidomos ne shkenca politike ky koncept si rralle ndonje tjeter zgjon aq shume debate, ekzistojne mbi 50 emertime qe marrin mbiemrin ose prapashtesen demokratike. Pra, Cka eshte ne te vertete Demokracia? Ndoshta nje pergjigje qe do te na ndihmonet mjaft, na ofron presidenti i dikurshem amerikan Abraham Linkoln qe ne nje fjalim te mbajtur ne kohen e luftes civile amerikane theksonte: “ qeverisje e popullit, nga populli dhe per popullin”. Pikerisht kete e perseriti ne fjalimin e tij pas fitores se zgjedhjeve presidenciale ne Cikago edhe presdienti i tanishem amerikan Barack Obama. Por u deshten edhe shume shekuj ne fakt te kalojne prej Demokracise athinase deri te kjo demokraci qe e njohim ne sot. Parimet e para te demokracisë moderne janë zhvilluar gradualisht nga lëvizjet religjioze të kalvinizmit gjatë shekullit 17-te ne Evrope, veçanerisht në Angli dhe Holandë ku bashkësitëe tilla filluan të mbështesin dhe tw ndajnw jo vetëm idetë e perbashketa religjioze, por edhe ato politike e shoqerore. Filozofia e lirisë dhe barazisë u shtua edhe më tej gjatë periudhës së iluminizmit që pastaj do të njihen si vlerat thelbësore të demokracisë. Procese te cilat paten jehone me te madhe me vone ne revolucionin amerikan dhe ate francez ne fund te shek.18-te. Mirepo, demokracia
23

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

perfaqesuese te cilen e njohim ne nw formen e sotme eshte shume me e vonshme, mund te themi tek ne shekullin e kaluar mund te flasim per demokracine si nje sistem vlerash shoqerore dhe si sistem politik. Huntington i pershkruan kater Valet e demokratizimit; 1 para 1945, 2 me dekolonizim te vendeve aziatike e afrikane, me pas ne vendet e Jugut respektivisht ish- diktaturat si në Spanjë, Portugali, Greqi, Argjentinë dhe Uruguaj, të gjitha u bënë demokraci dhe vala e fundit me rrëzimin e murit të Berlinit në vitin 1989 dhe shembjes se komunizimit. Kjo e shtyri Fukujamen qe te konsideronte se demokracia liberale ka triumfuar perfundimisht dhe ne tere globin,gje qe paraqet sipas tij edhe “fundin e historise”! Edhe pse demokracia liberale, qe nenkupton tregun e lire ose ndryshe variantin capitalist te demokracise, eshte modeli me i perhapur, nuk mund te pohohet se eshte i vetmi apo me i miri. Të konsideruarit e demokracisë si konkurrencë, lejon opinione të ndryshme legjitime, të cilat konkurrojnë vazhdimisht. Xhovani Sartori, teoricieni i njohur italian, e paraqet

demokracinë si proces dinamik. Teorite e demokracise mund të kuptohen vetem ne kuader te teorive dhe mendimeve te pergjithshme politike, kursesi te ndare nga keto dhe teoricien te spikatur nga periudha te ndryshme kohore. Nese per shembull themi se komunizmi e socializmi mund të lidhen me një autor kryesor – Marksin, kurse demokracia përbëhet nga rrjedha e një debati që fillon prej Platoni dhe Aristotelit e deri te Ruso, Monteskje, Robert Dahli, Habermasi dhe shume te tjerë. Madje ne vepren e tij Teorite Ekonomike te Demokracise nga viti 1957 Anthony Down, se demokracia eshte ne nje mase si ekonomia e tregut ku votuesit jane konsumatoret ndersa partite jane ndermarjet qe duhet te bejne ofertat me te mira,
24

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

sidomos ne ekonomi. Ai e ndau spektrin politik ne te majte dhe djathte pikërisht nga programi i tyre ekonomik. Ka pas mjaft debate, sidomos pas Luftës se dyte Botërorë, rreth asaj se a janë zgjedhjet ato qe duhet te përcaktojnë qeverinë pasi qe edhe Hitleri erdhi ne pushtet përmes votës se lire. Por edhe dileme 51 % kundër tjerëve ose e njohur si “tirania e shumicës”! Format e demokracisë Demokracia ndërlidhet zakonisht me procedurat demokratike si pluralizmi, Zgjedhje, përzgjedhja dhe ndërtimi vertikal i demokracisë mbështetet në zgjedhje të lira, të përseritura kohe pas kohe dhe konkurruese. Dallimi kryesore dhe tradicional ndërmjet demokracive është ai në mes modeleve të demokracisë direkte dhe përfaqësuese. Demokracia direkte është një formë e qeverisjes në të cilën e drejta për të marrë vendime politike ushtrohet direkt nga i gjithë trupi qytetar, duke vepruar nën procedurat e sundimit të shumicës. Kjo formë është e mundshme vetëm për enitete të vogla politike, siq ishin poliset apo sic jane kantonet zvicerane. Mekanizmat e demokracisë direkte janë peticionet, iniciativat legjislative popullore, referendumi. Demokracia përfaqësuese është një formë e qeverisjes në të cilën qytetarët ushtrojnë të njëjtën të drejtë, nëpërmjet përfaqësuesit të zgjedhur nga ata dhe të përgjegjshëm ndaj tyre. Pika qendrore e qenesore jane zgjedhjet periodike si një mjet kontrollit te pushtetit nga qytetaret. Demokracia përfaqësuese është e ndërlidhur me dy forma themelore të qeverisjes: demokracinë parlamentare dhe presidenciale.

25

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Një numër të indikatorëve objektivë për matjen e përparimit të demokracisë mund te jene disa e këtu përshihen pra; • Data e zgjedhjeve të fundit • Pjesëmarrja e votuesve ne votime *turnout • Numri i femrave të cilat kanë fituar të drejtën përfaqesimi permes votës • Numri i ulëseve në parlament që mbahet nga minoritetet • Anëtarësimi në sindikata • Organizatat joqeveritare Gjithashtu edhe liritë civile dhe të drejtat politike, liria e shtypit dhe përgjegjësia, stabiliteti politik dhe mungesa e dhunës, sundimi i ligjit dhe kutpimi i treguesve të korrupsionit, përbëjnë një mjet ndihmës që të vlerësojnë qeverisjen demokratike. Shoqëria civile, Marrëdhëniet ndëretnike, nderfetare dhe raporti mes shumicës dhe pakicës, Mediat e lira dhe të pavarura, Demokracia dhe të drejtat e njeriut Ka dallim në mes të teorisë se identitetit dhe teorisë së konkurrencës të demokracisë. Shkurt, të konsideruarit e demokracisë si konkurrencë, lejon opinione të ndryshme legjitime, të cilat konkurrojnë (me konkurrencën e opinioneve të varguar zakonisht në anën e sundimit të shumicës).
26

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Demokracia si identitet e sheh një identitet në mes të sundimit dhe të qenit i sunduar dhe kundërshton ekzistimin e dallimeve të justifikueshme, por lufton që ta gjejë atë që Ruso e quante volonte generale (vullnet i përgjithshëm) dhe që më pas të vihet në legjislacion. Gjithashtu, numri i shteteve me sistem politik te bazuar ne demokracinë liberale me zgjedhje te lira e demokratike, me liri te shprehjes dhe shtypit, me ekonomi te tregut te lire dhe me sundim te ligjit është rritur dukshëm ne vitet e fundit. Për këtë flasin, përveç tjerash, edhe raportet e organizatave te shumte, si p.sh ajo e Freedomhouse, sipas se cilës ne vitin 2010 reth 90 shtete janë tërësisht te lira, rreth 64 apo 32% pjesërisht, ndërsa 40 shtete nuk konsiderohen te lira sikurse vendet demokratike.

27

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

7. Teoritё mbi shtetin
Shteti eshte teme boshte dhe objekt kyq ne studime te shkencave politike. Sot, rendi politik eshte i organizuar brenda shtetit dhe se rendi boteror konsiston ne marredheniet ndermjet shteteve. Hannah Arendt pohon seMakiaveli ishte ai qe përdori termin, deri atëherë te panjohur-lo stato, beri qe ai te identifikohej me te drejte si ati i shtetit-komb modern dhe i nocionit te ekzistencës se “arsyes shtetërore”. Në marrëdhënie dhe të drejtën ndërkombëtare kur flitet për «Popujt» ose «Kombet» mendohet, në fakt, në shtete. Parakusht i sigurisë së qytetarëve, mireqenies dhe përfaqësimit të interesave të tyre ështe që një shtet të jetë sovran, por edhe funksional. Veçanërisht në bashkëpunimet ekonomike, kulturore por edhe politike e që janë të përmasave tejkufitare, kërkesa për një qeveri të efektshme perceptohet gjithnjë e më e rëndësishme. Zanafillen shteti kombetar dhe modern, e kishin ne Evropen e shekullit te XVIII-te, modelet e ndyshme te se ciles u eksportuan me vone edhe ne mbare rruzullin tokesor. Vet fakti qe numri i shteteve ne bote eshte rritur dukshem shekullin e kaluar, p.sh shtetet anëtare te OKB-se është trefishuar që nga koha e themelimit ne vitin 1945, kur ishin 51 shtete ndersa sot kemi 192 shtete anëtare, tregon qartazi rendesine e tyre si per shkenca politike ashtu edhe per vet jeten e qytetareve. Shteti mbetet forma me e perhapur dhe e vetme e organizimit politik te rendit juridik e shoqeror dhe te rregullimit ekonomik. Shteti shquhet me ekzistimin e disa atributeve, e nder kryesoret jane; territor me kufij te caktuar,sovranitet, popullate, institucione qeveritare dhe njohje nderkombetare nga shtetet tjera. Një nder konventat me te rëndësishme te ndërmarra ne përkufizimin e vetive dhe kritereve te shtetit është padyshim “Konventa për te Drejtat dhe Detyrat e Shtetit” apo me mire e njohur si Konventa e Montevideos e vitit
28

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

1933, e cila u mbajt ne kryeqytetin e Uruguait, pra ne Montevideo. Nëse deri atëherë kushtet kryesore për formimin e shteti ishte; territori i përcaktuar, një popull te përhershëm dhe pushteti qendror, kjo konvente e pasuron apo thënë me mire, e shton kushtin qe sugjerohej nga shume shkollar te drejtës ndërkombëtare si një risi dhe element inovativ për te zhvilluar marrëdhënie te jashtme. Komponenti i ri qe njihet si kriteri tradicional ne definimin e shtetit modern dhe ne njohjen ndërkombëtar te saj është e drejta dhe detyrimi, sipas se cilës shteti duhet te posedoj mundësinë e hyrjes ne marrëdhënie me shtetet tjera. Kjo konvente kështu si parakusht për ekzistimin e shtetit, krijoj kriterin e njohjes ndërkombëtare, e cila e fuqizoi parimin e respektimit te sovranitetit dhe tërësisë territoriale mes shteteve. Megjithkete, shtetet dallojne ne menyra dhe trajta te ndryshme, si per nga sistemi i tyre politik ashtu edhe kapacitetet ekonomike dhe e kushtet sociale. Gjithashtu ekzistojne dallime edhe ne teori te shumta qe mundohen te zberthejne si proceset dhe shkaqet e krijimit te shteteve ashtu edhe funksionimin e tyre. Nder qasjet kryesore mbi shtetin jane ato pluraliste, statiste, marksiste dhe postmoderniste. Me konceptin e shteteformit, ne anen tjeter, zakonisht perkufizohen aspektet institucionale, shteterore si dhe aktoret politike. Nje tipar vecues i shteteve moderne ishte vendosja e administrates publike, e cila ishte ne parim e hapur per te gjithe qytetaret qe i permbushnin kushtet e pershkruara te punes. Administrata ishte e ndertuar ne ate menyre qe kishte nje hierarki te qarte pergjegjesish e detyrash, te percaktuara me rregulla dhe autoritet te qarte. Vendimet qeveritare rrjedhin me drejtim vertikal, nga organet qeveritare (ministrat ose zyrtaret qendrore) deri te sherbyesit e administrates qe zbatojne urdherat e vendimet. Mirepo ka mjaft studies te cilet konsiderojne se pushteti i vertete gjendet pikerisht ne duar te administrates dhe se ajo eshte de facto politikberesja.Kjo per

29

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

shkak te organizimit efikas, qendrueshmerise si dhe ekspertizes ne sektore perkatese te politikave. Keshtu p.sh, kur ndonje zyrtar i larte qeveritar sjell vendimin per hartimin e ndonje politike edhe i ngarkon zyrtaret per kete detyre, te cilet keshtu behen politikberesit real pa pasur pergjegjesi formale ndaj publikut.

30

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

8.Kombi dhe Nacionalizmi

Karakterstik per cdo komb eshte organizimi politik si dhe deshira ose qellimi per te pasur nje shtet vetanak. Fjala shqipe komb besohet se rrjedh burimisht, ku në gjuhën arabe “khaum” ka domethënien e fisit apo bashkësisë se ”gjakut”, kjo fjale sipas gjitha gjasave është huazuar dhe vënë në përdorim nga Rilindësit kombëtar shqiptar dhe është sinonim i fjalës “nacion” që përdoret në trajta të ndryshme në shumicën e gjuhëve europerëndimore. Termi nacion e ka prejardhjen nga fjala latine natio që rrjedh nga fjalët “nasci” dhe “natalis” që donte tw thoshte fis dhe gjini, ndërsa në kohen e mesjetës kjo fjalë përdorej si sinonim për “prejardhje” si dhe përdorej në vend të “certifikatës të lindjes dhe të prejardhjes”. Me “Nation” nënkuptohej përveç fisit, rasës dhe popullatës edhe nënndarja e studenteve në Universitetet evropiane të mesjetës. Kjo nënndarje rezultonte në baze të vendit respektivisht regjionit të prejardhjes. Kështu p.sh Universiteti i Aberdeen-it përbehej prej këtyre “nacioneve”; Mar, Buchan, Murray dhe Angus, ndërsa Universiteti i Parisit kishte këto; Francia, Picardia, Normandia dhe Germania. Në këtë kontekst Universiteti i Prishtines bie fjala do të mund të përbehej nga “nacionet” e Tetovareve, Gjakovareve, Ulqinakeve apo Preshevarëve. Në kuptimin e gjerë të fjalës, termi nacion përfshinë disa segmente të perceptimit dhe mund të jetë; a) një bashkësi me (ose besim në) prejardhje të përbashkët b) bashkësi e gjuhës dhe kulturës së përbashkët c) bashkësi politike dhe shtetërore

31

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

d) vendi i prejardhjes (veçanërisht për botëkuptimin mesjetar) Kombi mirëpo është edhe një kategori morale e etike, sepse na shtyhen që të ndjejmë për bashkëkombësit tonë një lloj obligimi apo edhe solidariteti të veçantë. Identiteti kombëtar na sugjeron që të qenurit pjesëtarë të këtij identiteti ngërthen automatikisht në vete marrëdhënie më të ngushta me pjesëtaret e tjerë brendapërbrenda asaj bashkësie. Për shembull lidhjet martesore ose shoqërore preferohen ekskluzivisht ndërmjet personave të atij komuniteti nacional. Prandaj krenaria kombëtare në sport (p.sh. Luan Krasniqi) ose tragjedia kombëtare (p.sh fatkeqësi natyrore, ose rasti i fundit i shqiptareve të vrare në Afganistan) ndjehen si diçka personale. Por për shkake të kompleksitetit të këtij termi shume studiues të nacionalizmit i shmangen qëllimisht një definomi të prerë të kombit. Në parim ekzistojnë dy modele të shpjegimit të asaj se çka është kombi. Sipas këtij klasifikim dikotomia kombi ndahet në përgjithësi në bazë të kritereve kulturore - objektive dhe në ato politike respektivisht subjektive. Në studimin e nacionalizmit një kohë të gjatë ekzistonin dy modele diferencuese në konceptimin e kombit dhe të nacionalizmit. I pari, që e bëri këtë dallim ishte historiani gjerman Friedrich Meinecke, i cili qysh ne vitin 1907 keto dy modele ose forma të kombit i ndau në “Kombshteteror” (Staatsnation) dhe në “Kombkulturor” (Kulturnation). Duke filluar që nga shkencëtari amerikan Hans Kohn që më 1944 këtë diferencim e shqyrtoj më gjerësisht, duke pohuar se ky model përkon me dallimet ndërmjet formimit të kombit në perëndim dhe në lindje, e deri tek autori i njohur kanadez Micheal Ignatieff (Gjaku dhe Përkatësia) që këtë nënndarje e karakterizon në modele etnike dhe qytetare të kombformimimit, dualizmi dhe dikotomia për kombin mbizotëron thuaja në të gjitha teoritë, analizat dhe veprat që objekt studimi kanë nacionin dhe nacionalizmin.

32

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Pjesa më e madhe e librave, punimeve shkencore apo artikujve serioz për nacionin dhe komponentët tjera të saj (si; nacionalizmi, identiteti nacional, vetëdija nacionale, mitet nacionale etj) fillojnë me pyetjen; Çka është Kombi?. Kësaj pyetje parimore është munduar mendimtari francez Ernest Renan ndër të parët të iu përgjigjet. Në ligjëratën e tij të njohur po me titullin “Çka është kombi?” nga viti 1882 të mbajtur në Universitetin e Sorbonës, ai u përgjigje thjesht por mjaft kuptueshëm se nacioni është plebishit i përditshëm (plebiscite de tous le jours). Ai po aty e shpjegoj se ne për çdo ditë e akceptojm në mënyra të ndryshme identitetin tonë nacional, respektivisht ne këtë e manifestojmë në mënyra dhe me veprime të ndryshme. Po ashtu pohonte Renani se vetëdija kolektive pason nga kujtesa kolektive e cila është e ndërlidhur me harresën kolektive, këtë e

argumentonte ai me atë se shumë francez duhej të harronin a janë Alzaz apo Breton në mënyre që të vendosin për të qene francez të ri. Duke u mbështetur në Eugen Weber që ka bërë një punim për Francën e pasrevolucionit i cili pohon se vetëm një e treta e popullsisë në atë kohë mund të flisnin gjuhën frënge apo duke u mbështetur në studiuesin e mirënjohur të nacionalizmit Eric Hobsbawm që konstaton se tek italianet deri në fund të shekullit 19-të edhe më pak e flisnin italishten zyrtare. Del se hipoteza e Renanit mund të merret si i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Karakteristik për çdo komb, sidomos në fazën e saj etabluese, është organizimi politik që vjen si rrjedhojë e një bashkësie kulturore si dhe dëshira ose qëllimi për të pasur një shtet të vetëm. Kështu Gellneri në librin e tij të fundit “Nacionalizmi. Kultura dhe Pushteti.” thekson se nacionalizmi është një formë e mendimit politik që bazohet në faktin, se bashkësia shoqërore duhet të jenë kongruente me njësinë kulturore. (Gellner 1995:17) Mirëpo disa studiues të tjerë nuk kënaqen me kaq. Për shembull Wallker Connor mendon se nuk mjafton vetëm të pyesësh “Çka është Nacioni?” pa pyetur edhe “Kur mund të flitet për një Nacion?”. Është shkolla e njohur si
33

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

primordialiste e cila pohon se kombi nuk është thjeshtë prodhim i Modernës dhe rezultat i Industralizimt, por se rrënjët e saja janë me të hershme dhe se në forma të tjera ekziston kaherë- p.sh etniciteti merret si paraprijës i saj, dhe se qysh në shoqëritë e para arkaike, kishte një lloj kombi. Në këtë kontekst me 1994 u mbajt në Universtitetin britanez Warwick një debat (i njohur si Debati i Warwick-ut) ndërmjet Ernest Gellnerit si përfaqësues i shkollës moderniste dhe nxënësit të tij Anthony Smith- që përfaqëson rrymën Etnosimboliste, me temën ; Kur ka lind kombi dhe nacionalizmi?. Gellneri në këtë rast e shtroj qëndrimin e tij me pyetjen: A ka kombi kërthize? Ky diskutim i shtyri shumë studiues që të e tejkalojnë këtë dileme dhe enigme dhe të përqendrohen më shumë në potencialin dhe pasojat e nacionalizmit, sidomos atij te ri paskomunist. Ndër këta studiues ishte edhe Rogers Brubaker që bëri studime të thukëta në nacionalizmit e ri të lindjes respektivisht të vendeve postkomuniste. Në përgjithësi studimi i nacionalizmit ballafaqohet në aspektin teorik me shumë rryma mendore dhe me një mori të pakufishëm përkufizimesh dhe shpjegimesh. Prandaj kombi dallon si në kontekstin hapësinor (ose

gjeografik) edhe në kontekstin kohor (apo historik), kështu që përkufizimi i tij është i varur prej asaj se cilët faktor quan në formim dhe cilat kritere merren për bazë të saj, si dhe varet se në cilin kontekst e shqyrtojmë në këtë fenomen shoqërorë dhe politik.

34

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

9. Komunikimi Politik

Zhvillimi i hovshëm teknologjik, si dhe i shkencave politike por edhe shkencave komunikative qoj edhe te profesionalizimi dhe avancimi i shtuar i komunikimit politik, si një aspekt shumë i rëndësishëm për demokratizimin e shoqërive, veçanërisht vendeve në tranzicion. Në përgjithësi ky

profesionalizëm vërehet ne tre dimensione apo nivele te organizimit, siç janë ne vijim; 1. Interesimi dhe përparimi i fushave të veprimtarisë të komunikimit politik e posaçërisht gjate fushatave parazgjedhore, duke e

centralizuar dhe menaxhuar mire atë, pastaj krijimit te zyrave për marrëdhënie me jashtë, konferencave të rregullta për shtyp, raporteve me media etj, 2. Fuqizimi dhe avancimi i rolit të aktoreve të rinj në politikë si bie fjala, ekspertet e Marrëdhënieve me Publikun, Konsulentëve, apo trajnuesve profesionist. 3. Dhe identifikimi i mjeteve dhe teknikave te reja ne komunikim politik si p.sh; sondazhet, intervistat, raportet e specializuara dhe marketingu politik (imazhi-branding).

Te gjitha këto dimensione e kane si parakusht burimet materiale dhe rrjedhimisht ato njerëzore. Me fjale te tjera, mënyra dhe masa e financimit e përcakton edhe suksesin e zbatimit te tyre ne praktike. Por faktori njeri mbetet ai kyç, pasi vetëm me persona kompetent e adekuat, komunikimi politik mund te jete edhe i nivelit dhe formës se duhur. Pasi qe komunikimi me publikun arrihet nëpërmjet mjeteve te informimit, pastaj personat e angazhuar profesional dhe se fundi materiali i nevojshëm shpenzues te gjitha këto kane një kosto te caktuar. Prej se cilës shpeshherë varet cilësia,
35

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

mbulimi medial por edhe efektiviteti i komunikimit me masën e gjerë, të një subjekti politik, grupi të interesit apo personit të caktuar. Një ndër parimet baze të demokracisë, përveç zgjedhjeve te lira e pluralë, është edhe liria e mendimit, fjalës dhe shtypit të lirë, e cila zakonisht përçohet përmes mjeteve te informimit. Ne këtë kontekst, një ndër sfidat kyçe të konsolidimit te demokracisë se mirëfilltë ne Kosove është edhe transparenca. Transparenca jo vetëm e institucioneve qeveritare, por edhe te vet subjekteve politike është garantuesi më i mirë që kane shoqëritë dhe vendet vërtetë demokratike. Prandaj transparenca karshi qytetareve është kushti themelor dhe elementi kyç i funksionimit demokratik të shtetit. Për politiken e me theks te veçantë për subjektet politike, publiku është sikurse ajo çka tregu është për ekonomin. Ne këtë mënyrë puna me opinionin publik pasqyron me se mire gjendjen reale të një institucioni dhe zhvillimet brenda saj. Opinioni publik është përcaktuesi kryesor i

parametrave te suksesit te një partie. Për këtë arsye komunikimi politik është komponentë qenësore e çdo politike, ne baze te se cilës sigurohen dhe promovohen parimet, programi dhe vizioni i nje subjekti politik. Permes komunikimit politik dhe transparencës se plote arrihen parakushtet e funksioninimit dhe qendrueshmerise se institucioneve, e këto dy premisa janë; legjitimiteti dhe besueshmëria. Keto dy kondita jane te lidhura drejtperdrejte dhe ne menyre kausale me vet demokracine. Avancimi i mjeteve teknologjike dhe zhvillimit të komunikimit masiv kanë mundësuar që Marrëdhëniet me Publikun te marrin një dimension të ri. Kështu interneti ka mundësuar që individi të mos jetë vetëm audiencë dhe pranues i informatave por edhe që t’ i plasojë apo interpretoj ato në mënyrë më të pavarur. Përmes komunikimit te shendosh politik tentohet qe te shmangen krizat dhe konfliktet potenciale. Ketu nje rol te vacant kane

Marrëdhëniet me Publikun, qe permbushin keto funksione:
36

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Përfaqësimi- zakonisht përmes mediave në forme të folur, shkruar, dhe vizuale (fotot dhe pamjet televizive)

 

Komunikimi- dialogu, negocimi dhe marrëveshjet. Këshilluese- konsulenca dhe avokimi për ndonjë çështje, planifikimi i fushatave dhe iniciativave të ndryshme.

Komunikimi i mire politik, jo vetem qe eshte komponente qenesore e demokracise dhe qeverisjes se pergjegjshme por krijon parakushte për krijim e opinionit pozitiv për politiken dhe imazhin e një subjekti politik, shteti apo ndonje organizate të caktuar. Sot, qeveritë dhe institucionet dhe organizatat e ndryshme politike

bashkëpunojnë ngushtë me media dhe politikat e tyre i orientojnë kah tendencat dhe disponimet e opinionit publik. Për këtë shkas madje marrëdhënia me publikun, zyrat për informim, webfaqet zyrtare, intervistat e shpeshta të zyrtarëve të lartë, konferencat për shtyp, matjet e opinionit publik etj. janë bërë dukuri pa të cilat politika sot as që mund të imagjinohet e lere më të funksionoj si duhet. Ndërkaq përfitimi është i dyanshëm, sepse informata është përherë e dobishme, pa marre parasysh a buron nga organet qeveritare drejt qytetarëve apo anasjelltas.

37

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

10.

Kultura politike dhe sistemet Politike

Mbrojtësi kryesor i interesave të shoqërisë në një sistem demokratik, s´janë vetëm ligjet apo kushtetuta si alfa dhe omega legale e çdo shteti, por është edhe informimi i publikut, mediat masive, dhe shoqëria civile ato që mbrojnë vlerat demokratike në mënyrën më të mirë të mundshme. Bie fjala, kushtetuta s´flet për konfliktin e interesave, për nepotizmin apo krimin e organizuar, edhe pse ligji i sanksionon dhe i rregullon ne mënyrë normative këto çështje, janë mediat ose organizatat joqeveritare ato të cilat i hulumtojne, zbulojnë dhe publikojnë dukuritë negative në shoqëri. Mirëpo, roli i mediave dhe shoqërisë civile zakonisht nuk mbaron me kaq. Ato shtyjnë bartësit institucional dhe politikbërësit të bëhen më të përgjegjshëm, më transparent dhe që politikat e tyre t’i koordinojnë me kërkesat e opinionit publik, e cila kryesisht artikulohet nëpërmjet mjeteve të

informacionit. Kultura politike apo kultura qytetare shihet si shtyllë qëndrore në stabilitetin dhe funksionimin e një demokracie, duke i legjitimuar institucionet, autoritetin dhe sistemin politik (Almond/Verba 1965). Duke qenë vigjilent dhe kritik ndaj zhvillimeve politike, qytetarët arrijnë që politikbërësit t´i bëjnë më të kujdesshëm e pergjegjshem gjate dhe ne qeverisje. Sikurse permes presionit nga shoqeria arrihet qe te shtohet edhe cilësia dhe llogaria gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave të caktuara, më qëllim të përkrahjës sa më të madhe nga ana e qytetarëve gjegjesisht te votuesve poltencial. Kështu që participimi aktiv i qytetarëve në procesin e

identifikimit, planifikimit dhe implementimit të politikave është esencial në politikbërjen e vendeve demokratike.

38

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën politike, përveç votimit në zgjedhje të lira, ekzistojnë edhe aktivitete tjera si angazhimi në subjekte politike, fushata zgjedhore, publike, në protesta, ndaj demonstrata, peticione, me

referendume,

shkresa

kërkesa

zyrtarëve, kontakte

qeveritarët, angazhime në komunitet etj. Një sistem demokratik nuk mund të jetë asnjehëre vërtetë demokratik nëse nuk ka qytetar demokrat. Kjo nënkupton që vetëdija dhe angazhimi i qytetarëve në jetën politike nuk kufizohet vetëm në pjesëmarrje në zgjedhje, por në tërë procesin e politikbërjes, duke i mbrojtur të drejtat dhe intereset e veta dhe të komunitetit të vet aktivisht. Shoqëria civile në këtë kontekst shihet përherë e më shumë si një premisë e fuqizimit të demokracisë. Edhe pse për këtë nocion ka përkufizime të shumta, shoqëria civile shihet si një kompleks organizatash, e grupesh të cilat nuk i përkasin pushtetit dhe shtetit apo të ndonjë institucioni financiar, ekonomik me qëllime primare të përfitimit material. Zanafilla e saj merret që nga koha e Perandorisë Romake, por me siguri që koncepti i asaj kohe nuk përputhet me idenë që e kemi ne sot për të. Shoqëria civile, si pjesë përbërëse e demokracisë dhe si vet parakusht i saj, u rishfaq në Evropë në lëvizjet politike brenda sistemit politik komunist. Sidomos lëvizja sindikaliste polake e viteve 1980-ta Solidarnost e cila synonte reformimin e sistemit, i kishte kushtuar vëmendje të posaçme krijimit të një hapësire të lirë ku shoqëria civile paraqiste boshtin e lirisë dhe garantuesin e demokratizimit të vendit. Edhe vendet tjera ish-komuniste patën lëvizje të ngjashme dhe përmes shoqërisë civile krijuan celulat e para të rezistencës antikomuniste, gjë që qoi te konsolidimet e pluralizmit politik dhe hapjeve të tregut të lirë. Një lloj rezistence qytetare e ngjashme me Solidarnostin përjetoj edhe Kosova gjatë viteve 1989-1998 ku “shoqëria civile” e dalë nga shoqata e shkrimtarëve apo të ish-burgosurve politik u organizuan në lëvizje politike jo
39

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

që të i kundërvihen komunizmit por një sistemi totalitar. Fundi i këtij okupimi ishte një meritë jo vetëm e luftës çlirimtare por edhe të asaj që Howard Clark (2000) e quan rezistencë paqësore par exellence. Fillimi i administrimit ndërkombëtar solli një koncept dhe një model të përçudnuar të “shoqërisë civile” e cila u njëjtësua me organizatat joqeveritare, numri i të cilëve u ngrite në mënyrë rapide. Ky barasvlerësim i këtyre dy fenomeneve jo identike shkaktoi keqkuptimin e thellë të shoqërisë civile dhe të misionit te saj. Duke e reduktuar atë në një grusht organizatash dhe në disa individë që në njëfarë forme i “përvetësuan” këto OJQ-ë. Kështu koncepti i tillë i shoqërisë civile është në vete përjashtues ekskluziv. Kjo dukuri e shfaqur deri diku edhe në vendet tjera, por veçanërisht në Kosove, sjell probleme si me besueshmërinë e tyre, përkrahjen e punës dhe aktiviteteve të tyre, paanshmërinë partiake, involvimin legjitimitetit nga ana e shoqërisë. Margjinalizimi, pafuqia ose thënë ndryshe shterpësia e sindikatave, unioneve studentore, shoqatave profesionale apo strukturave të ndryshme shoqërore e bënë të nevojshme rikonceptimin e shoqërisë civile. Pasi që shoqëria civile nuk duhet të jetë e varur nga fondacionet, projektet e donatorëve etj. por të jetë në shërbim të popullit dhe t´i mbroj interesat e qytetarëve pa qenë e interesuar për përfitime materiale apo synime të pushtetit. Mungesa e një kulture politike, respektivisht te nje shoqërie qytetare aktive dhe efektive paraqet një defekt demokratik që si pasojë ka formimin e indiferencës dhe bojkotit të publikut në proceset politike. në afera e deri ne mungesën e

40

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

11.

Politika dhe Marredheniet Nderkombetare

Politika ose marrëdhëniet ndërkombëtare, si fushe studimi në kuadër te shkencave politike, kanë të bëjnë me raportet midis qeverive te shteteve dhe me faktorët tjerë në politikën ndërkombëtare, si organizatat e ndryshme ndërqeveritare, joqeveritare, regjionale, globale por edhe me korporatat e shumta multinacionale. Këto përfshijnë një mori te

ndërmarrjesh dhe

veprimtarish,

mes vendesh dhe

organizmash

ndryshme: siç janë diplomacia, marrëdhëniet ekonomike e tregtare, aleancat ne fushën e sigurisë, pjesëmarrjen ne organizatat ndërqeveritare, shkëmbimet kulturore e akademike dhe ne shume fusha tjera. Pasojat katastrofale nga Lufta e pare Botërore shtyn shumë mendimtar e shkencëtar te spikatur të merren me Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe raportin e forcave ndërmjet tyre, në mënyre, dhe me qëllim fisnik që të mos përsëriten armiqësitë vrastare mes shteteve. Studimet dhe analizat më të thella politike e diplomatike, bazuar ne pikepamje shkencore, do të mundësonin që keto marrëdhënie te kuptohen me mire me qellim te shmangies se konflikteve te ardshme. Kjo ishte edhe zanafilla e formimit por edhe te konsolidimit akademik të kësaj disipline shkencore. Institutet e para të Marrëdhënieve Ndërkombëtare u krijuan pra pas Luftës së pare botërore, fillimisht në SH.B.A dhe Britani pastaj edhe në vendet tjera të botës. Mirëpo, ne aspektin e publikimeve shkencore dhe sidomos sa i përket aspektit teorik, vetëm me librin e Edward H. Carr “Kriza Njëzetvjeçare” (1939) ku ai kritikon periudhën e pasluftës si të paqëndrueshme dhe destabilizuese për shkak te Marrëveshjes së Versajës dhe raporteve mes shteteve evropiane, kjo disipline fillon te studiohet dhe merret seriozisht edhe nga qarqet universitare e akademike. Me botimin e librit të Hans

41

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Morgenthaut “Politika ndërmjet Kombeve” (1948) u hap një debat i ashpër teorik brenda kësaj disipline. Mirëpo vlen te përmendet fakti se në Evropën e shekujve XVII dhe XVIII diplomacia dhe profesioni i diplomatit pati një lulëzim te hatashëm, pasi vetëm brenda kësaj periudhe ishin shkruar me shume se 150 libra mbi diplomacinë dhe rolin e diplomateve, një shifër qe për këtë epokë është vërtetë mbresëlënëse. Madje edhe nga koha antike janë te njohura shkrimet ku analizohen raportet mes vendeve apo format e qeverisjes përmes krahasimeve te kushtetutave te ndryshme, siç kishte bere për shembull Aristoteli. Sot, kur Marrëdhëniet Ndërkombëtare janë një disipline shkencore e përhapur dhe e studiuar mjaft mire, ekzistojnë qasje teorike te shumta me te cilat mundohen qe te përcaktohen kornizat e analizës dhe sqarimit te raporteve mes shteteve, organizatave, aktoreve te

institucioneve dhe rolit

ndërveprues te

faktorëve dhe

ndryshëm ndërkombëtar. Por shumica e këtyre teorive burojnë nga dy drejtimet kryesore teorike te marrëdhënieve ndërkombëtare; pra te liberalizmit dhe te realizmit. Te kuptuarit dhe te analizuarit e MN kërkon përveç njohurive themelore historike, politike e ekonomike edhe njohje te mire teorike. Teoritë mundësojnë korniza analitike dhe sqarime ngjarjesh e zhvillimesh ne MN. Studiuesit e MN përdorin teori dhe metoda të ndryshme për të gjetur përgjigje të duhur në çështjet esenciale. Teoritë ne MN janë tërësi qëndrimesh dhe hipotezash si dhe përfshijnë koncepte dhe metoda analitike rreth asaj se si sistemi ndërkombëtar ka funksionuar, funksionon dhe duhet të funksionoj. Këto dy shkolla teorike, pra ajo e realizmit dhe liberalizmit, kanë të bëjnë me dy pikëpamjet

diametralisht te kundërta për boten dhe njeriun , njërës e cila natyrën e njeriut e sheh me skepticizëm dhe është pesimiste, si dhe tjetrës qe e

moralin dhe virtytet e njeriut i percepton më me optimizëm.

42

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Përmes këndvështrimit teorik studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare bëhet me i kuptueshëm, me analitik, me i provueshëm dhe me argumentues. Teoritë janë shuma e koncepteve dhe tezave nëpërmjet te cilave mundohemi te gjejmë sqarime e shpjegime për dukuri, ngjarje dhe zhvillime te ndryshme ne politiken ndërkombëtare dhe raporteve mes aktoreve e faktorëve te shumte. Duke u bazuar ne teorinë përkatëse synohet qe nga përshkrimi te kalohet ne kuptim dhe sqarim te ndonjë fenomeni, duke i provuar hipotezat për vërtetësi dhe qëndrueshmëri te tyre. Ne përgjithësi njihen dy lloje teorish ne MN; ato normative dhe ato qe mund te i quajmë pozitiviste. Qasja normative konsiston ne pyetjen qe shtrohen se çka dhe si duhet me qene? Si për shembull; A duhet bashkësia ndërkombëtare te intervenojnë ne raste kur ka shkelje drastike te drejtave te njeriut respektivisht ne raste kur ndonjë grup etnik rrezikohet nga gjenocidi? Derisa qasja pozitiviste do te nisej me shume nga ajo se çka dhe si është? Pra nga gjendja faktike kalohet ne analizim dhe sqarim te faktorëve, aktoreve dhe fenomeneve te ndryshëm. Ne fakt një kategorizim i këtillë ne praktike është vështirë te behet, mirëpo zakonisht metodologjia e kërkimeve shkencore i ngërthen ne vete here njërën e here tjetrën qasje, varësisht se me fare metode dhe ne fare mënyrë e aplikojmë atë ne studime hulumtuese. Ne përgjithësi vlen te thuhet se faktet nuk flasin vetvetiu, por ato duhet ditur edhe interpretuar. Prandaj teoritë relevante na mundësojnë

zbërthimin e këtyre fakteve. a. Liberalizmi Shkolla e pare teorike ne MN ishte ajo e idealizmit respektivisht liberalizmit, paraprijës i së cilës ishte Immanuel Kanti me veprën e tij “Për paqen e përhershme” (1795). Traditë e cila u kultivua nga shumë intelektual iluminist me qëllim të krijimit të paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet kombeve e shteteve të ndryshme. Në filozofinë politike të këtyre
43

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

mendimtarëve kishte një fryme intelektuale e vlerave kozmopolite dhe një pacifizëm të njëmendë universal. Pasi pjesa dërmuese e popullatës se asaj kohe ishte e pashkolluar, e me këtë edhe analfabete, idetë e tilla fisnike mbeten kryesisht ne suaza margjinash dhe ligjërimesh filozofike e politike. Diplomacia e oborreve mbretërore dhe mentaliteti i rivalitetit luftarak

ishte me i zëshëm dhe kishte me shume ndikim ne jetën politike e shoqërore sesa idetë e hapjes dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve e kombeve. Aleancat apo kooperimi ndërmjet tyre ishte me shume për shkak te aleancave ne raste te luftërave dhe ndarjes se sferave te interesit te ngushte, sesa një bashkëpunim i bazuar ne barazi dhe interesa te përbashkëta shoqëroro-ekonomike. U deshën edhe shume dekada e shekuj qe idetë e këtilla te derivojne ne një teori moderne politike. Ne

thelb liberalizmi niset nga premisa se natyra e njeriut është e mire dhe bashkëpunuese, për shkak te kodeve etike dhe morale. Për shembull disa shkencëtar politik pohojnë se praktikat e pranueshme dhe “normale” ne te kaluarën si dyluftimet ne duele apo skllavëria janë sot te papranueshme dhe si te tilla ato janë çrrënjosur, një gjë e cila do te ndodhe edhe me luftërat dhe përdorimin e dhunës qe shihen gjithnjë si me te pamoralshme dhe te papranueshme. Për këto arsye prandaj jo rrallëherë kjo qasje teorike njihet edhe si idealizëm, qe nga realistet përshkruhet me ironi edhe si një naivitet jo largpamës. Ne te vërtetë nga vrazhdësia e Luftës se Pare botërore, shume intelektual e shkencëtar ne Evrope ishin te mendimit se përmes teorisë se liberalizmit do te sqaronin se shtetet do te krijonin miqësi dhe me këtë do te arrihej paqja universale. Idealizmi si teori politike doli pas Luftes se Pare Boterore, sidomos me 14 pikat e presidentit amerikan Woodrow Wilson dhe me vone me krijimin Lidhjes se Kombeve. Ne kundërshtim me Realizmin qe e sistemin ndërkombëtar e vlerëson si anarkik, liberalizmi pohon se ekziston një
44

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

interferencë

e

madhe

e

aktorëve

dhe

faktorëve

ne

politiken

nderkombetare sesa qe pohojne realistet. Për dallim nga realizmi, liberalizmi i sheh popujt dhe shoqëritë si aktorë që veprojnë edhe përtej kornizave shtetërore, tregun global qe funksionon përtej kufijve, si dhe faktorët tjerë në arenën ndërkombëtare përveç shteteve siç janë për shembull organizatat ndërkombëtare. Marrëdhëniet ndërmjet shteteve s´jane, figurativisht thene, topa biliardi që përplasen mes vete pa ndonjë arsye dhe shkak të qëllimshëm. Përkundrazi ekziston një rrjet i nderlidhur i raporteve ekonomike, politike dhe shoqerore ndermjet aktoreve te ndryshem nderkombetar. Pikëpamja liberaliste ne marrëdhënie ndërkombëtare shfaqet sot ne forma dhe qasje te ndryshme, siç është teoria e paqes demokratike, sipas se cilës demokracia shpie ne një paqe mbarëbotërore sepse vendet

demokratike zakonisht nuk luftojnë ndërmjet veti. Te gjitha këto ndikojnë dukshme ne mënyrën se si ne e analizojmë, studiojmë dhe kuptojmë politiken botërore. Autor te njohur jane Francis Fukuyama, Robert

Keohana dhe Michael Doyle etj.

b. Realizmi Zhvillimet ne deceniet e para te shekullit te kaluar, e veçanërisht pas Luftës së Dyte Botërore sollën edhe shkollën tjetër teorike qe e kundërshtonte fuqimisht liberalizmin, apo idealizmin siç quhej kjo nga kundërshtar . Kjo ishte teoria realiste e marrëdhënieve ndërkombëtare, e cila parimisht bazohej ne tezat e Tomas Hobbsit dhe Rusose, Makijavelit etj. Kjo eshte nje qasje teorike e cila synon te sqaroj se si funksionin rendi botëror. Realizmi niset prej principit se bota dhe marrëdhëniet

ndërkombëtare përcaktohen dhe rregullohen duke u bazuar ne fuqinë reale dhe pushtetin e shtetit, si aktor veçues ne politiken ndërkombëtare. Apo siç shkruante Tukididi në veprën “ Lufta e Peloponezit” para më
45

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

shumë se 2000 vjetëve : “...të fortit bëjnë çka munden, kurse të dobëtit (pra shtetet-vërejtje e B.B) vuajnë sa munden.” Tukididi merret edhe si frymëzuesi dhe realisti i parë, përkundër faktit se një teori e tillë politike i takon kohës moderne, që u përfaqësua nga studiuesit si H. Morgenthau, Georg Kennan, Kenneth Waltz etj. Marrëdhëniet mes shteteve realizohen në mungese të ndonjë pushteti qendror apo qeverie botërore. Kjo d.m.th se sistemi ndërkombëtar është anarkik, ku mungon një hierarki, pra një rregull e caktuar dhe kontroll efektiv të raporteve mes shteteve. Prandaj për realistet, politika nderkombetare nënkupton raportin e forcës ndërmjet shteteve. Pikënisja e realizmit është se shtetet janë aktore te pavarur ne arenën ndërkombëtare, te cilat synojnë realizimin e interesave kombëtare (jo rralle edhe me çdo kusht!). Realizmi dominoj për një kohë të gjatë, sidomos gjatë Luftës së Ftohtë, ku shpjegoheshin shkaqet e luftës dhe konflikteve, pastaj diskrepanca bipolare mes bllokut perëndimor dhe lindor. Kjo qasje konsistonte mjaft shumë me kontekstin e asaj kohe, ku aleancat ishin më shumë ushtarake dhe interesi i ngushtë nacional ishte determinues i politikës së jashtëm të çdo shteti. Ne krahasim nga qasjet “klasike” te realizmit, të trajtuara si te Hans Morgenthau, Reinholhd Niebuhr, te cilët burimin e realizmit e shihnin tek natyra egoiste e njeriut, mendimtarët e rinj besonin se historikisht fuqitë e mëdha mundohen te dominojnë ne sistemin ndërkombëtar prandaj shtetet janë ne një gare ta vazhdueshme për pushtet. Fundviteve 70-ta Kenneth Waltz reagon për këtë me librin e tij te shquar me pikëpamje Neorealiste se: a)sistemi ndërkombëtar është anarkik sepse mungon një autoritet qendror qe venë kontroll dhe rregulla te pranueshme për te gjithë. b) Shtetet ne këtë sistem janë te interesuara vetëm ne ekzistencën dhe interesat e tyre.
46

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

Marrëdhëniet mes shteteve realizohen pra ne mungese te ndonjë pushteti qendror apo qeverie botërore. Kjo dmth se sistemi ndërkombëtar është anarkik, ku mungon një hierarki, pra një rregull e caktuar dhe kontroll efektiv te raporteve mes shteteve. Prandaj për realistet, M.N nënkupton raportin e forcës ndërmjet shteteve, qofte ne sensin ushtarak, ekonomik, politik e diplomatik. Për një kohe te gjate, e madje edhe sot ne M. N dominon qasja realiste, ku veprimi diplomatik dhe politika e saj e jashtme varet nga fuqia e atij shteti dhe aftësia që interesat e veta t’ i imponoj ne mënyre te ndryshme. Fuqia është koncepti dhe nocioni kyç në pikëpamjet realiste te marrëdhenieve nderkombetare. Te dyja këto teorie fundviteve 1970 dhe viteve 1980 pësuan një freskim konceptesh dhe metodologjik duke quar ne qasje te reja teorike si ne neorealizëm, neoliberalizëm dhe konstrukivizmi, Wallerstein me shkolla angleze një varg qasjesh dhe ato tjera teorike si (Immanuel teoria e

neomarksiste depedenciaose

“sistemin

botëror”

apo

varshmërisë etj.) Keshtu neorealistet si K. Waltz, John Mearsheimer etj. pohojne se konfliktetet dhe luftërat mund ndoshta edhe te transformohen ne forma me paqesore e kooperuese por ato kurre s´do te zhduken ne sistemin nderkombetar ku dominojne komb-shtetet. Eshte interesant per te cekur se edhe ne traditen islame politika nderkombetare eshte konceptuar ne gjendjen Dar al Islam (shtëpia Islame) kur zotëronte paqja, Dar al Harb (shtëpia e luftes) si lufte ndermjet besimtareve dhe atyre te pa fe, me mundesine e nje paqeje te përkohshme Dar al Suhl me vendet jo-islamike.

c. Konstruktivizmi Një nder qasjet me teorike nga marrëdhëniet Diplomacinë ndërkombëtare Publike është e cila qasja

korrespondon

studimet

mbi

konstruktviste, sipas se cilës identitetet, normat shoqërore dhe kultura
47

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

janë te një rëndësie te veçantë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën botërore. Përfaqësuesi më i njohur i kësaj qasje Alexandar Wendt, shpjegon se interesat e një shteti dhe identiteti nuk janë te përcaktuar definitivisht, por derivate dhe rezultate te një procesi dinamik te marrëdhënieve brenda institucioneve,të bashkëpunimit kulturor dhe te vlerave shoqërore edhe ne sferën globale. Prandaj këto procese e determinojnë me shume se strukturat mënyrën se si shtetet operojnë dhe sillen në arenën ndërkombëtare. Mënyra me e përshtatshme e trajtimit teorik te Diplomacisë Publike është konstruktivizmi, pasi nuk bazohet ekskluzivisht ne fuqinë ushtarake apo ekonomike e shtetit. Si një kundërvënie konceptuale e realizmit dhe liberalizmit, kjo është një qasje relativisht e re teorike ne Marrëdhënie Ndërkombëtare, e cila ne krahasim prej liberalizmit dhe realizmit qe vejnë theksin me shume te çështjet materiale apo te fuqia gjegjësisht tregu i lire, konstruktivizmi thekson rolin e identitetit, normave dhe vlerave si elemente përcaktuese ne politiken e jashtme dhe M. N. Niveli i analizës tek Konstruktivizmi është me shume individi dhe lidershipi sesa vet shteti apo interesat nacionale te tyre. Duke e sqaruar formimin e interesave ne përputhje me rregullat dhe normat ndërkombëtare. Çështjen e anarkisë në politikën botërore, konstruktivitët i përgjigjen se anarkia është ajo çka shtetet bëjnë prej saj. Konstruktivisti Alexander Wendt pohon se identiteti është baza e interesave kombëtare. Duke vecuar dy forma te identitetit shtetëror; njërën qe mund te quajmë institucionale dhe tjetren sociale, sipas se cilit kjo e fundit i referohet marredhenieve shoqerore, kultures politike, prirjeve ideologjike dhe faktoreve tjere qe e perbejne shtetin. Keto dy forma te identitetit shtetëror hyjne ne nje konflikt atehere kur bartesit institucional nuk përfillin dhe nuk i përmbushin nevojat e qytetareve apo edhe ku kërkesat e ketyre nuk

48

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

perkojne me interesat politik, ekonomike e sociale te pjeses dërmuese te shoqerise. Kjo teori fokusohet ne një spektër te gjere faktorësh, me theks te veçantë ne sjelljen e shteteve si pasoje e elitave politike, normave shoqërore, kulturës, formësimit të identiteteve dhe interesave kombëtare. Këta faktor lindin ne një mase nga diskursi gjuhësor dhe botëkuptimet e udhëheqësve shtetëror. Ne këtë kontekst shpeshherë studiohen edhe ardhmëria e sistemit ndërkombëtar dhe e politikës së jashtme të një shteti nga aspekti i ndikimit të faktorëve shoqëror e kulturor. Shtetet janë pikë Por referuese nuk janë dhe aktor kryesor të në Marrëdhënie në arenën

Ndërkombëtare.

edhe

lojtar

vetëm

ndërkombëtare. Kështu bie fjale sot numri i shtete anëtare te OKB-se është trefishuar që nga kohe e themelimit ne vitin 1945, kur ishin 51 shtete ndersa sot kemi 193 shtete anëtare te OKB-se. Aktorët tjerë përveç shteteve, janë Organizatat Ndërkombëtare me karakter universal (si p.sh OKB-ja), ato regjionale (si p.sh NATO-ja apo OSBE-ja) por edhe OJQ-te internacionale (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International) dhe Kompanitë Shumëkombëshe dhe grupet tjera (p.sh grupet terroriste) janë mjaftë aktivë dhe të rëndësishme në këtë fushë veprimi. Gjithashtu edhe Konferencat ndërkombëtare për çështje te caktuara apo organizatat

joformale si G20 janë gjithnjë e me të rëndësishme, si ne vendime ashtu edhe ne zbatime të politikave të ndryshme.

49

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

12.

Politikat Publike

Me zhvillimin e shkencave shoqërore, veçanërisht të shkencës politike, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, u krijuan kushtet për studimin dhe analizimin, jo vetëm të politikës në përgjithësi, por edhe të formimit e zbatimit të politikave sektoriale në veçanti. Politologët e parë kishin një interesim të madh që të analizonin raportet e shtetit,- si një konglomerat institucionesh dhe aparat pushteti, me shoqërinë. Në veçanti fokusi përqëndrohej në gjetjën e formës më të përshtatshme dhe të aplikueshme të një sistemi politik, të një rendi ekonomik e shoqërorë që do të garantonte qytetarëve siguri, mirëqenie dhe zhvillim të gjithëmbarshëm. Kah fundi i viteve 1950-ta dhe fillim të viteve 1960-ta u rrit interesimi për studimin e sistemit politik dhe politikave kombëtare, si tërësi veprimesh, duke e konsideruar shtetin si një rregullator politik, ligjor, ekonomik dhe shoqëror, sikurse edhe si baraspeshues legjitim ndërmjet interesave private dhe atyre publike. Libri që shënohet si bazament i studimit të politikave publike, konsiderohet vepra e shkollarëve amerikan Daniel Lerner dhe Harold Lasswell “The Policy Science” i botuar për herë të parë në vitin 1951. Studimi dhe analiza e politikave definohet si "procesi i vendosjës, zgjedhjës dhe vlerësimit të rëndësisë së njohurive apo mundësive për zgjidhjen e problemeve të veçanta". Sipas Lasswellit shkenca e politikave, pra studimi i politikave publike (policy science) karakterizohet se eshte e orientuar ne zgjidhje te problemeve qe kane te bejne me qeverine dhe qeversijen ne pergjithesi. Ajo cka e dallon kete fushe studimi nga shkenca politike, ka te beje se fokusi nuk eshte vetem te analiza e politikave por edhe si te perpilohen e zbatohen ato me mire. Nje karakteristik tjeter eshte nder- dhe shumedisiplinariteti i kesaj fushe, duke kombinuar apo\ose adaptuar modele,

50

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

qasje teorike dhe metoda kerkimore nga ekonomia, juridiku, statistika, shkenca politike dhe disiplina tjera. Në procesin e analizës së politikbërjës (policy analysis) duhet marrë në konsideratë sidomos dy lloj aktorësh, në njërën anë përfaqësuesit politik apo thëne më mirë strukturat qeverisëse që janë vendimmarrës (të nivelit global, qëndror apo lokal) dhe zyrtarët administrativ, apo siç quhen në gjuhën burokratike shërbyesit civil, që zakonisht i vejnë në jetë rregulloret, ligjet dhe vendimet politike të hartuara nga të parët. Duke mos i lene anash ne asnje menyre edhe aktoret joformale, e qe shfaqen ne trajten e shoqerise civile. Studimi i politikave publike lidhet drejtpërdrejt me procesin e vendimmarrjës politike, në nivel të pushtetit lokal, rajonal dhe nacional, për çështje të rëndësisë parësore për shoqërinë. Siç janë me këtë rast transporti publik, infrastruktura rrugore, menaxhimi i sistemit shëndetësor, administrimi i shkollimit publik në të gjitha nivelet etj. Pra, në këtë kuptim, politika përbëhet nga “rezultatet” e procesit politik (Heywood, 2008:381). Në fakt, duke qenë i dominuar nga qasjet ekonomike të menaxhimit të institucioneve dhe sektorëve publik, në studimin e politikave publike dominon mendimi se kjo merret me atë se; çka bënë qeveria në lidhje me politika dhe si e bënë këtë. Studimet e politikave publike përqëndrohen më pak në shtjellimin e aspekteve institucionale dhe më shumë në atë; çka ne bëjmë kolektivisht në dhe përmes këtyre formave institucionale. Fokusi i interesimit bie mbi sektorët politik (buxheti, ambienti, siguria etj.) dhe veprimet që ndërmarrin qeveritë dhe administratat, për çfarë arsye, me çfarë qëllime dhe çka konkretisht arrihet përmes këtyre vendimeve politike. Politika publike, ne kuptimin e pergjithshem, shihen si vendime formale e legale te instancave qeveritare. Politikat e tilla jane te lidhura mes synimeve, veprimeve dhe rezultatateve (Heywood, 2008: 382). Politika publike merret
51

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

pra, me përcjelljen e vendimeve që nga krijimi i ideve deri te vlerësimi, korrigjimi apo edhe zbatimi i tyre. Kjo do të thotë, se nga një varg opsionesh për marrjen e vendimit, zgjidhet njëra prej tyre, për arsye të ndryshme (p.sh. kosto e ulët, zbatueshmëri e lehtë apo vullnet i shtuar politik), për të cilën gjë sjellët vendimi i prerë, dhe për të cilin pastaj miratohet një plan i veçantë veprimi. Në esencë, analiza e politikave provon të eksploroj sistemin politik të vendit gjegjës në tërësi, apo në raste jo të rralla edhe të bëjë analiza krahasimtare qoftë mes politikave të ndryshme vendore apo ndërmjet shteteve të ndryshme. Sipas disa autoreve politikat publike pervec aspektit

qeveritar,kane te bejne ne kuptimin e gjere edhe me shoqerine ne teresi, ku qellimi i analizes se politikave ke te beje edhe rregullimin e veprimeve shoqerore, zgjidhjen e konflikteve per resurset, mbrojtjen e te drejtave dhe promovimin e intersit publik etj. Objektivi i analizave eshte gjetja e intencës çka qeveria synon të bëje e çka në fakt bën. Analiza e politikave publike përbën studimin e asaj, se si politikat qeveritare bëhen dhe zbatohen, si dhe sa mund të ngrisim njohuritë tona rreth këtyre politikave me qëllim të përmirësimit të formulimit dhe zbatimit të tyre. Kjo qasje dallon prej analizave politologjike, sepse shkenca politike si një disiplinë akademike nuk ka qëllim parësor aftësimin e studenteve për zgjidhjen e problemeve konkrete por më shumë kuptimin dhe eksplorimin e tyre. Me fjalë të tjera, ekziston një diskrepancë ndërmjet njohurive “shkencore” dhe njohurive “profesionale” qëllimi i së cilës është që të aplikohen njohuritë për të zgjidhur problemet praktike në shërbim të shoqërisë. Temë boshte dhe pyetja kryesore që duhet shtruar gjatë analizimit të politikave publike është, se si çështjet që preokupojnë shoqërinë, në fakt bëhen politika publike. Duke identifikuar modele, qasje dhe mënyrë të formulimit, krijimit dhe implementimit të politikave në arrijmë të njohim
52

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

mangësitë apo përparësitë e veprimeve nga e kaluara, me qëllim që mësimet e nxjerra të shfrytëzohen për bërjen e politikave të ardhshme sa më mirë që është e mundur

53

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

13.

Permbledhje

Me këtë doracak, qe eshte nje permbledhje e pergjithshme mbi shkencat politike do mundohem që sado pak të orojme nje pasqyre te kesaj disiopline te rendesishme sikurse edhe te zbus mungesën e literaturës në gjuhën shqipe nga kjo fushë studimi. Qellimi kryesor eshte studiuesve t´i ofrojë një tekst studimi per shkenca politike. Ketu jane pershire aspekte te shumta dhe elemente perberese ne studimin e shkencave politike duke pershshire historikun e zhvillimit te shkencave politike, metodat e studimit tё politikёs,sistemet qeverisёse dhe regjimet politike,format ideologjike, modelet e demokracisё, kulturen politike pastaj teoritё mbi shtetin dhe kombin, Politikat Botёrore si dhe ceshtje qe nderlidhen me shkenca politike Duke qenë i vetëdijshëm që ka vend të mjaftuëshëm për përmirësime dhe plotësime, ky liber është konceptuar si doracak universitar sesa studim i thelluar shkencor. Prandaj, edhe duhet të kuptohet si kontribut modest të shkencave politike por njëkohësisht mjaft të neglizhuar në treva shqipfolëse. Kështu, duke pasur parasysh këtë fakt, ftohen lexuesit që të konsultojnë literaturën shtesë dhe mjaft të pasur në gjuhë të tjera, në rend të parë atë në gjuhën angleze, në mënyrë që të avancohen profesionalisht dhe të ngrisin njohuritë e tyre rreth kësaj fushe studimi. Studentet permes ketij doracaku do te jete ne gjendje të njihen me rrjedhat historike të ideve dhe qasjeve politike në kohë dhe hapësira të ndryshme, te përcaktojnë me mire nocionet dhe konceptet themelore te shkencave politike dhe te kuptojnë me qartë krahasimet mes teorive, modeleve, sistemeve, ideologjive dhe koncepteve të ndryshme politike. Kjo vepër iu është dedikuar studentëve të cilët më hulumtimet e tyre të dobishme për politikat publike në Kosovë më kanë motivuar që t’i përvishem një pune aspak të lehtë
54

studentëve dhe

Hyrje në Shkenca Politike

Prof.dr.Bekim Baliqi

14.

Libra te rekomanduara

Robert Nisbet Johan G. Stoessinger Michael J. Sandel Andrew Heywood Glenn P. Hastedt Kalevi J. Holsti John Gray Robert Gilpin Karen A. Mingst Amartya Sen Francis Fukuyama Geraint Parry Thomas Freidman Milton Friendman

Konservatorizmi- ëndrra dhe realiteti Përse Kombet shkojnë në luftë Liberalizmi dhe kufijtë e drejtësisë Politika Poltika e jashme Amerikane Shteti, lufta dhe gjendja e luftes Liberalizmi Ekonomija Politike Globale Bazat e Mardhënjeve Ndërkobëtare Zhvillimi si Liri Ndërtimi I Shtetit Elita Poltike Bota në kohen e Terrorizmit Kapitalizmi dhe Liria Kombet dhe Nacionalizmi në erën Globale Leviatani

Anthony D. Smith Thomas Hobbes

55

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful