You are on page 1of 17

REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I MANAXHIMIT DEGA BIZNES

Tema : Kompania “ARIEL” sh.p.k

Punoi: Florjan Mejdiaj Tirane 2007

Pranoi: Vasilika Kume

1

VENDNDODHJA E BIZNESIT 3.ANALIZA E TREGUT Tregu dhe konkurenca Konkurenca nga importi Konkurenca nga Prodhimi vendas 11.BURIMI APO REFERENCAT HISTORIK I AKTIVITETIT TË KOMPANISË 2 . SYNIMET DHE OBJEKTIVAT E FIRMËS Investimi për linjën e kanaces. STRUKTURA ORGANIZATIVE 4. Investimet për blerjen e mullirit me cekic Investimet për marketingun 5. PROJEKTIMI I PRODUKTI 8.REKOMANDIME 13.PERMBAJTJA 1.PRIORITETET KONKURUSE 12. HISTORIK I AKTIVITETIT TË KOMPANISË 2. AMBALLAZHIMI DHE PAKETIMI 9. CIKLI I JETËS SË PRODUKTIT 6. STRATEGJIA E HYRJE-DALJES 7. CMIMI 10.

edhe birra si gjithë produktet e tjera prodhohej me plan.5 milion shishe nga Greqia. Me privatizimin e Birra Tirana organizimi dhe prodhimi kanë kaluar në disa faza me parametra cilësorë të matshëm si më poshtë: 1. pjesë ndërrimi nga Gjermania etj.BIRRA TIRANA përfaqëson konkurentin më të madh vendas në industrinë e birrës. ruajtjen më se një vit dhe logon e re. Lezhës. dhe në prill 2001 shteti shiti rreth 98% të aksioneve një numri prej 380 aksionerësh. Gjirokastrës. Duke qënë se ekonomia ishte e centralizuar. paketimit dhe etiketimit. u zgjerua dukshëm harta gjeografike e Birra malto sh. Fillimet e saj Birra Tirana i ka në vitet 1956. U implementua një politikë më e kujdesshme cmimi me një ulje nga 125 lekë në 100 lekë/litër. përfshi dhe punonjësit e saj. si pjesë e ish Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” dhe që nga ky vit. Filloi të punojë me kapacitet të pjesshëm derisa kapi kapacitetin e saj nominal në vitin 2001. Kështu distribucioni iu besua lidhjeve me grosistë të fuqishëm dhe të besueshëm. shishe. Në vitet 1982-1983 u bënë ndryshime në kapacitet. dhe për këtë tregu ishte i siguruar. kjo fabrikë ka plotësuar nevojat e vendit dhe ka mbuluar rreth 80% të nevojave të tregut së bashku me Fabrikën e Birrës së Korces.a. Gjithashtu gjatë kësaj faze u bë një përzgjedhje dristibutorësh në rajonet respektive gjeografike. në drejtim të Vlorës. Ky investim i cili përfundoi në vitin 2002 . Faza e dytë me synim zhvillimi afatmesëm Shtator 2001-Maj 2002 Gjatë kësaj faze u morën masa në treg për zgjerimin dhe mbulimin e një territori më të gjërë në qytet e fshatra duke synuar njëkohësisht dhe uljen e karakterit sezonal të birrës. Faza e tretë me synim afatgjatë të shoqërisë U investua fuqishëm në reklama në media dhe TV duke theksuar anët më të mira të birrës në treg. me teknologji Ruse. 2. linja të mbushjes dhe të pasterizimit. Kështu shitjet u rritën në masën katër herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit më parë. si freskinë. Faza stabilizuese Maj – Gusht 2001 Gjatë kësaj faze u arrit penetrimi në treg. Në vitin 1998 u transformua nga ndërrmarje. Kështu ajo filloi të rimëkëmbej në mënyrë të pakthyeshme në vitin 1995. arka. duke arritur në 150 000 hektolitra në vit. ka diversifikuar gamën e produkteve që i ofrohen klientit. ajo përfaqëson liderin e industrisë vendase të prodhimit të birrës. në shoqëri aksoniere shtetërore sipas dispozitave në fuqi. Në vitin 1994 Fabrika e birrës në Tiranë u rivu në punë në sajë të një programi të gjërë investimesh (rreth 1 milion dollarë) në teknologji. U investua në një linjë të re të birres së hapur në fuci. Gjithashtu në këtë periudhë u blenë rreth 100 000 milion arka të reja dhe 2. Sarandës etj. 3. 3 . Në vitin 1992 Fabrika e birrës në Tiranë u mbyll për shkak të mungesës së financimeve. Në vitin 2000 filluan procedurat e privatizimit.

Rrugët që të cojnë në fabrikë janë në gjëndje mjaft të mirë. Ndërkohe.33 l. "Birra Tirana" është vlerësuar me një çmim. Fabrika është e paisur me rrugë dhe sheshe të asfaltuara të cilat lejojnë lëvizjen e lirshme të mjeteve të transportit dhe parkimin pa probleme gjatë kohës që ato do të lëvrojnë lëndët e para. ose do të tërheqin prej andej produktet e gatshme.a. Njëkohësisht kompania jonë ka arritur edhe përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes brenda vendit me qëllim rritjen e prezencës së "Birra Tirana" në tregun e vendit me futjen e sistemit parashitjes urbane. "Birra Tiranën" me këtë çmim: "Ylli ndërkombëtar platin për cilësinë". Gjatë viti 2004 është punuar për liçensimin e standartit të ISO dhe ASAP". për të qenë më afër me klientët e vizitorët. në ambientet e panairit "Vjeshtë 2004". 4 . “Birra Malto”sh. Ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi u zhvillua në Tiranë. Para dy vjetësh. në Samitin e cilësisë të zhvilluar në Neë York. i paguan shtetit 3. projekt ky i realizuar në bashkëpunim me SEED.a. VENDNDODHJA E BIZNESIT Vendndodhja e Birra Malto sh. por edhe në fuçi 30 dhe 50 litërshe. Ndërmjet marketingut direkt dhe reklamës së produktit dhe asaj institucionale është rritur edhe imazhi i saj si një birrë kombëtare. atë të "Internacional Aëard for Exellence and Business Prestige". Objekti ka një vendndodhje shumë të përshtatshme gjeografike për llojin e biznesit që kryen firma.5-4 milione USD taksa në vit. projekt i Bankës Botërore. Eksportet e "Birra Tirana" kryhen në bazë të strategjisë së vet. Fabrika e birrës ka një pozicion mjaft të dukshëm gjeografik dhe ndodhet anës rrugës nacionale Tiranë-Durrës (jo nga ana e autostradës). Objekti ka siguruar furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike dhe ujë. si dhe me mbështetjen e programeve të Agjencisë së Nxitjes së Eksporteve dhe të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara. "Një vit pas marrjes së çmimit ndërkombëtar në samitin e cilësisë të zhvilluar në Neë York. ku kompania "Birra Tirana" ishte e pranishme me një stendë të veçantë. Vendndodhja është tepër e rëndësishme dhe gjeostrategjike për disa arsye. si dhe në shishe 0. është në ish fabrikën e birrës në Tiranë. Qendra e Iniciativave të Biznesit Ndërkombëtar ka dekoruar ndërmjet bizneseve pjesëmarrëse nga 132 shtete të botës. ku konkuroi mes 120 firmave të tjera nga 40 vende të botës. duke ndryshuar tërësisht edhe paketimin dhe etiketimin e produkteve. të zgjeruara dhe lejojnë qarkullimin e lirshëm të mjeteve të transportit. "Birra Tirana" demostron edhe një tjetër histori të suksesshme zhvillimi".Gjatë tre viteve të fundit kompania ka dyfishuar kapacitetin e saj prodhues dhe ka hedhur në treg jo vetëm në shishe 05.l.

K. -0. A. Administrimi i shoqërisë bëhet nga Drejtoria e Shoqërisë e përbërë nga tre anëtarë të emërtuar nga Këshilli Mbikqyrës i Shoqërisë.Dhe aktualisht vetë kompania është duke ndërtuar linjën kabllore 20 Kv nga N/Stacioni 110-20 Kv Selitë. respektivisht. Lajmërimi për pozicionet e lira të punës bëhet në tre gazetat me tirazhin më të lartë.195% të aksioneve janë në zoterim të trashëgimtarve të tokës. deri në fabrikë.J. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm. STRUKTURA ORGANIZATIVE Organet më të larta drejtuese të shoqërisë janë Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve dhe Këshilli mbikqyrës. projekt i cili aktualisht ka arritur deri në kabinat e kompanisë dhe pritet përshtatja e linjave të brëndshme për të filluar nga puna. Kompania ka një efektiv punonjësish prej 194 persona të ndarë si më poshtë: -Administrata -Sallat e mbushjes -Prodhimi 43 punonjës 41 punonjës 39 punonjës Në repartet ndihmëse punon një efektiv punonjësish si më poshtë: -Mekanik dhe elektricistë -Kaldaja dhe kompresorët -Punëtorë magazine dhe pirunistë -Pastrimi dhe shoferë -Linja e fucisë 24 punonjës 19 punonjës 15 punonjës 6 punonjës 7 punonjës Për rekrutimin e personelit zbatohet një procedurë e vecantë e cila lejon transparencën për zgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar për pozicionin e ofruar. -2.V në cilësinë e drejtorit të prodhimit. në cilësinë e Drejtorit Ekonomik dhe K. 5 . Paketat e aksioneve janë të shpërndara si më poshtë: -97. E.4% të numrit total të aksioneve janë në zotërim të11 shoqërive tregtare shqipëtare.367% të aksioneve janë në zotërim të punonjësve.

Investimi i ri. është një konkretizim i të gjithë ideve. SIPAS NJË MODELI ANGLEZ. NË PRAG TË 45 VJETORIT. Greqi. Në planet e kësaj kompanie pritet që kjo kompani të fillojë eksportin dhe në nje pjesë të konsiderueshme të Evropës. vizioni mjaft i qartë i aksionerëve të saj. sic janë OBJEKTIVAT dhe VIZIONET e shoqërisë për produktin që do të realizohet. me prodhimin e saj nën siglën “BIRRA TIRANA”. OBJEKTIVI i shoqërisë është kryerja e investimeve dhe prezantimi në treg me një prodhim gjithmonë e më cilësorë. në sajë të diversifikimit të produkteve të ofruara. manaxhimin e suksesshëm të biznesit të cilit kompania do t’i kushtojë kohën. SI NJË TRADITË E HERSHME E KËSAJ KOMPANIE. Investimi për linjën e kanaces ( qe kushtojn 725 000 € ) 2. NJË PREJ DREJTUESVE TË KOMPANISË L. Maqedoni si dhe në disa vende të tjera. lidhjet. Investime për blerjen e mullirit me cekic ( qe kushtojn 56 000 € ) 3. eksperienca e stafit të saj drejtues. Investime per marketingun ( qe kushtojn 722 700 € ) Investimet e reja do të sjellin konsolidimin e kompanisë si prodhuesja më e madhe në vend. B. QELLIMI kryesor i “Birra Malto” sh. por të zotërohet kjo pjesë me kanale të reja shitjesh.a. Projekti që shoqëria”Birra malto” po aplikon. synimeve dhe studimit të tregut të saj në ekspansion.SYNIMET DHE OBJEKTIVAT E FIRMËS BIRRA TIRANA TASHMË DO TE SHKOJË NË CDO CEP TË VENDIT ME ANË TË AGJENTËVE TË SPECIALIZUAR.janë investimet e reja. synon të ruhet jo vetëm pjesa e tregut që zotëron firma. Një situatë optimiste e firmës. si në Itali. dhe zëvëndësimin me produkte të vetë firmës. një histori mjaft e suksesshme në mbulimin e të gjithë territorit të Shqipërisë. Ne sajë të një marketingu modern dhe agresiv firma do të plotësojë hapsirat e pa mbuluara në tregun e birrës duke synuar minimizimin e importit të birrave anonima dhe jo shumë cilësore. në ato zona ku shitjet nuk janë të mëdha. si dhe vlerësimi i situatës së re për investim dhe kërkesës në rritje të tregut kombëtar të Shqipërisë janë faktorët për zgjerimin e aktivitetit të firmës në fushën e birrës. idetë dhe kapitalet e saj. Duke qënë në treg me një produkt gjithmonë e më cilësor. me aplikimin e teknologjive të reja do të ndikojë dukshëm ne rritjen e prodhimit të përgjithshëm vendas. 1. si nga parametrat dhe cilësitë e birrës ashtu dhe nga imbotilimi (paketimi). THOTË SE SHUMË SHPEJT DO TË HIDHET NË TREG EDHE BIRRA E ZEZË. KOMPANIA E NJOHUR VË NË PUNË NJË SISTEM TË RI SHPËRNDARJEJE TË PRODHIMEVE TË SAJ. 6 . dhe do të ule nivelin e importit për këtë produkt.

për kanace 500 cc 73.. Sasia e birrës me kanace për 6 vitet e ardhshme parashikohet të arrijë në 257 000 hl e ndarë si në vitet më poshtë: vitI 2005 2006 2007 2008 2009 20010 TOTALI SASIA 12 000 hl 25 000 hl 35 000 hl 45 000 hl 60 000 hl 80 000 hl 257 000 hl Birra me kanace do të fillojë të shitet në vitin 2005 me cmimin 45 lekë për kanace 330 cc dhe 55 lekë për kanacen 500 cc. që i bie të arrihet një cmim mesatar për 6 vitet . domethënë brënda 3 vjetëve. Në studim është parashikuar që cmimi të vijë në rritje cdo vit. Me këtë project synohet të diversifikohet produkti duke i ofruar tregut nje produkt të ri . i cili i drejtohet kryesisht pjesës më dinamike të tregut. investimi që do të kryhet për blerjen dhe vënien në punë të linjës me kanace arrihet të vetshlyhet Brenda vitit 2007. duke plotësuar një mangësi që kishte në këtë drejtim Birra Tirana krahasuar dhe me operuesit e tjerë në tregun shqipëtar të birrës.33 lit. 7 .Ndërkohë që ndër projektet më të reja të kësaj birre. me objektiv që në fund të vitit të gjashtë të jetë i barabartë me cmimin e shitjes së birrës në shishe 0. Rezultati financiar (humbje-fitim) nga birra me kanace sipas viteve do të jetë: viti 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Fitimi Bruto rezultati 275 000 lekë humbje 26 434 000 lekë fitim 68 848 000 lekë fitim 119 860 000 lekë fitim 200 534 000 lekë fitim 351 714 000 lekë fitim 767 114 883 lekë Sipas të dhënave të mësipërme. si vendas ashtu dhe të huaj. është prodhimi i birrës së zezë e cila parashikohet të jetë një produkt tepër cilësor.8 lekë/cope dhe për kanace 330 cc 48.8 lekë/copë. Në programin e vitit 2005 kostoja për një litër birrë me kanace është parashikuar të jetë 7287 lekë.

Linja e kanaces do të blihet praën firmës Italiane Sympak Bottling & canning. që gjatë këtyre viteve ka qënë konstante në rritjen e saj. Investimet për blerjen e mullirit me cekic Gjithashtu është parashikuar dhe blerja e një mulliri me cekic që do të zëvëndësojë mullirin me cilindra qe punon aktualisht Mulliri do të blihet praën firmës Buhler S>P>A> në vlerën 53 000€ Vlera e panetit elektrik dhe materialet e tjera qe sherbejnë për montimin e mullirit kapin vlerën 3 000€ Pr vlera totale e investimit per blerjen e mullirit është 56 000€ 3.  Depaletizatori  Makina e larjes me ujë  Makina e Mbushjes  Makina e taposjes  Kontrolli I presionit te kanaces  Kontroll niveli  Paketusja  Transportierët  Kodifikimi  Paletizator gjysëm automat  Panele  Pjesë këmbimi  Supervision Vlera totale e blerjes eë linjës 720 000€ Investime ndërtimi 300 000 lekë Investime ndricimi dhe fuqi motorike 400 000 lekë Për të vënë në punë linjën nevojiten 725 000 € (kursi I kembimit 128) Nxitja për rë investuar akoma më shumë në fabrikën e birrës është kërkesë e vetë tregut . duke patur parasysh specifikat e përdorimit të birrës si pije e lehtë alkolike dhe njëkohësisht freskuse. vend konsumohen 250 000 hl dirrë në kanace . Sipas studimit të tregut në. 2. e cila do të vendoset në sallen ekzistuse të mbushjes së shisheve 330cc synohet të diversifikohet produkti në treg. Parashikohen të blihen këto materiale: 8 . Investimet për marketingun Per marketingun mendohet të blihen materiale promocionale me qellim prezantimin agresiv te produkteve tona në treg. dhe përbëhet nga.Me anë të kësa linje . kërkesë e cila rritet dita ditës. 1. duke pasur parasysh se konkurentët kryesorë të Birra Tirana kanë në treg këtë lloj paketimi. Investimi për linjën e kanaces. nga të cilat 50 000 vijnë nga importi dhe 200 000hl prodhohen në vënd . pra birra në kanace ze rreth 30% të tregut të shitjes së birrës. dhe pamundësisë së minifabrikave dhe fabrikave të prodhimit të birrës për të përballuar kërkesën në treg . Linja ka një kapacitet normal 15 000 kanace në orë dhe një kapacitet efektiv 12 000 kanace në orë .

CIKLI I JETËS SË PRODUKTI Birra Tirrana është në fazën e rritjes së ciklit. Promovon për të rihapur emrin e markës. 6. dhe pamundësisë së minifabrikave dhe fabrikave të prodhimit të birrës për të përballuar kërkesën në treg .5€ 112 500€ Cadra 1 000 copë 24€ 24 000€ Totali 722 700 € Nxitja për rë investuar akoma më shumë në fabrikën e birrës është kërkesë e vetë tregut . 5. duke patur parasysh specifikat e përdorimit të birrës si pije e lehtë alkolike dhe njëkohësisht freskuse. 3. sic Paraqitet në diagramën e mëposhtme: Faza e rritjes: 1. 2. 4. Ulje të cmimit për të arritur tregje të reja .5€ 131 000€ Fuci birre 50 litra 500 copë 72€ 36 000€ Bombola gazi 10 litra 200 copë 76€ 15 2000€ Frigoriferë 1 000 copë 340€ 340 000€ Gota 225 000 copë 0. 9 . Reklamon për të shkaktuar shitje të reja. që gjatë këtyre viteve ka qënë konstante në rritjen e saj. Reklamimi i gjërë për të kapur segmentë të reja të tregut. Shton masa të reja në paketim dhe në paraqitje. Produkti bëhet i pranishëm në treg me shumë klientë. kërkesë e cila rritet dita ditës.Artikulli Sasia Njësia Cmimi Vlera Spina dhe kanace të lëvizshme 100 copë 640€ 64 000€ Fuci birre 30 litra 2 000 copë 65.

Duke hyrë ndër të parat në këtë industri . Kjo eksperiencë më e madhe I lejon firmës që . sarcinave etj). Vetit më të mira për prodhimin e birrës. e pasur me ekstrakt. Lupolo – I jep birrës hidhësin dhe aromën. Kështu që lupulo në birrë. të prodhojë një product më të mirë dhe me kosto më të ulët se ata që kanë hyrë më vonë në këtë industri. përvec erës së këndshme dhe shijes së hidhur ka veprim konservues. Përdoret (elb I maltuar). rëndësi të madhe ka dhe sasia e ekstraktit I cili nuk duhet të jetë më pak se 75% në maltin e celët të cilësisë së parë dhe jo më pak se 78%në maltin e errët. në formimin e shijes së hidhur dhe të aromës. të elbit. Koha e sheqërimit në maltin për maltin e celët të cilësisë së parë nuk duhet të jetë më tepër se 20 minuta dhe për maltin e errët jo më tepër se 30 minuta. pastaj I mbire dhe në fund I tharë. 8. STRATEGJIA E HYRJE-DALJES Birra Tirana po ndjek strategjinë e hyrjes herët dhe daljes vonë nga tregu. birrë bjonde dhe birrë te zezë. që prodhohet nga ekstakti I maltit. Për prodhimin e Birra Tirana përdoren si lende te para: Malto – Është lëndë e parë kryesore. prodhon dy tipe birre. ai duhet të jetë I shkrifët dhe miellor pas prerjes. icily fitohet I lagur. Uji – Për prodhimin e birrës I ka të gjitha vetitë e ujit të pishëm të mirë. firma ka fituar pozicjon konkurues . Malti I pastruar pas tharjes. 10. është përbërësi kryesor. Ndër karakteristikat fizike dhe kimike. Fabrika ebirrës Tirana. Birra Tirana prodhohet me ujin e selitës që është një nga ujrat minerale më të mira në vend me një fortësi 5-6 grad gjermane. përbërja kimike e ujit ndikon drejtpërdrejt në cilësin e birrës. Nga të dhënat e analizave kimike përmban 10 . 9. Ato nuk ushtrojnë ndonjë veprim mbi majat. Zgjeron sistemin e shpërndarjes në më shumë dalje. I cili merret nga importi nga prodhuesit më me emër në Europë. ai I merr gjatë kohës së ruajtjes (staxhonim) pas një periudhe prej 4-6 javësh. e ngopur me gaz karbonik. Në hazën e rritjes kjo strategji kërkon që operacionet të rrisin volumin e prodhimit dhe të uli kostot PROJEKTIMI PRODUKTI Fabrika e Birra Tirana e ka origjinën nga viti 1960 dhe ka ecur në kohë sipas ndryshimeve teknologjike që janë bërë në vite. në aftësin e formimit të shkumës së qëndrueshme si dhe në veprimin antiseptic kundra bakterieve (baktereve të fermentimit laktik e butirik. ka në përbërje një sasi rrëshire dhe substancë të hidhura që kanë një rëndësi në prodhimin e birrës. Ofron shitje speciale. Inkurajon blerësit për të përdorur produktin në shumë mënyra dhe sa më shpesh. Birra është një pije alkolike dhe freskuese e lehtë. Përdoret e pa letuar dhe paletuar Bittër. I përpunuar me lupolo dhe I fermentuar me anën e majave.7. për të prezantuar më mirë tregtarin. Përvec ngjyrës aromës dhe shijes së mirë. Futja e modeleve të reja dhe karakteristikat e reja. Eksperienca ka treguar se punohet me mirë malti që është ruajtur një farë kohe. zakonisht nuk përdoret menjëherë për prodhimin e birrës.

Birra prodhohet me bazë fermentimi të ulët tip PILSEN me 4% alkool bjonde me 11 grad PLATO dhe birrë e zezë me 5%alkool me 12 grad PLATO.në disa birra të lehta ajo është më pak se 3%. Ajo ka veti tonike. mbetje thatë në 180 grad c 128 mg/l. gjatë te cilit eleminohen mikroorganizmat që prishin birrën) dhr amballazhimi. Për arritjen e shkallës së mjaftushme të qartësisë. I cili bëhet me anën e filtrimit ose centrifugimit. Birra Tirana nuk është vetëm aperitive por dhe nje pije alkoolike e këndshme dhe e dobishme për trupin e njeriut mbasi sasia e gazit karbonik në masën e konsiderueshme ndihmon në tretjen dhe nasimilimin e ushqimit. Te birrat e forta ajo arrin deri në 10% e më tepër. shumë më të ulëta se sa fermentimi kryesor. HCO3 142. Ekstrakti I birrës asimilohet pothuajse krejtësisht. Përgatitja e mushtit ka për qëllim të kthejë substancat e patretshme të maltit dhe të lëndëve të tjera të pa maltuara (oriz. të substancave proteike te koaguluara dhe të rrëshinave të lupolit. lëviz nga 3-8. zakonisht 5-9 grad c. K +1.71 mg/l. Ai karakterizohet nga fermentimi I ngadalshem I sheqernave që kanë mbetur. Në këto temperature ka pak mundësi të zhvillohen mikro organizma të tjera. d. stimuluese dhe diuretike. Ekstrakti përbëhet në rreth 80% nga karbohidratet. kur përdoret me masë digjet plotësisht në organizëm. aminoacidet etj. Aciditeti I përgjithshem në birrë (I shprehur si acid laktik) është mesatarisht 0.39 mg/l Ca 2+40.3 mg/l.m. Krahas dekstrinave në birrë ndodhet një sasi maltozi I pa fermentuar dhe një sasi akoma më I vogel pentozash. Ka një periudhë të gjatë skadence deri në një vit. Maja a birrës – është lloi I vecantë I kulturës së pastër të majasë me karakteristka të fermentimit të ulët.me anën e majave të rracave të përshtatura në temperaturë të ulëta të cilat gjatë fermentimit depozitohen në fund të vaskës.16 mg/l. ndërsa cipa e kokrrës të copëtohet sa të jetë e mundur më pak.3 %. misër etj) në gjendje të tretshme me anën e hidrolizëz enzimatike. lëndë organike (sipas Kubel) 0. të komponimeve proteinotanike. Përmbajtja e ekstratit në birrë është në varësi të koncentrimit të mushtit fillestar si dhe nga shkalla e fermentimit të tij. shishe 300cc dhe në fuci 30lit dhe 50 lit. pastërizimi (trajtimi termik.2 mg/l.28 mg/l. Mg 2+2. nga të cilat 70% u përkasin dekstrinave. të kalojë në musht sa më pak substancë të padëshirueshme të cipës mbuluese dhe të fitohet një musht që mund të filtrohet mirë. Na +3. albuminat. Një pjesë të mirë të ekstraktit rreth 8-10% e përbëjnë substance të azotuara si proteina.afërsisht: Ph 7. peptonet. Duhet theksuar se vlerën ushqyese Birra Tiranës ja rrit përmbajtja e vitaminave të grupit B. birra I nënshtrohet procesit të kthjellimit. fermentimi. Karakteristika themelore ekëtij procesi është fermentimi alkoolik.th transformimi I sheqernave që përmban mushti në alkool dhe në gaz karbonik dhe stazhonimi. 11 . Kështu mund të nxirret më shumë ekstrakt. Në shishe 500cc.74. Prodhimi I Birra Tirana përfshin një sërë operacionesh kryesore: bluarja e maltit bëhet ne një mënyrë të tillë që endosperma të të thërmohet sa të jetë e mundur më holl. Në birrë ndodhet substancë pezull në formën e qelizave të majave. Procesi I fermentimit ndahet në dy faza kryesore: fermentimi kryesor dhe fermentimi përfundimtar (staxhonimi). Ky proces kryhet në temperaturë 0-2 grad c. Birra që prodhohet me anën e këtij fermenti ka shije më të plotë dhe është më e qëndrushme kundrejt faktorëve të jashtëm. Alkooli I birrës duke qënë në një koncentrim te ulët.1-0.

Makina e etiketimit të shisheve.Makina paketuese e shisheve me arka.33 Kanace 55 10 Stela 0.33 Shishe 56 11 Stela 1.33 Shishe 47 9 Stela 0. Ruhet nga drita dhe tundjet e tepërta gjat transportimit. Linja është e paisur me të gjitha transportjeret e shisheve dhe arkave.33 Kanace 55 6 Dreher 0.33 Kanace 87 4 Amstel 0. kryesisht në periudhën e dimrit kur kërkesa është në rënie. 2.AMBALLAZHIMI DHE PAKETIMI Paketimi I birrës kryhet në linjën e amballazhimit në shishe qelqi 500cc dhe 300cc. Elbasani. Në shishen e birrës është vendosur etiketa ku shenohet data e skadimit.33 Shishe 90 5 Dreher 0. 5. Kur e tregtojmë të hapur ne gotë duhet patur kujdes të mos krijohet shkumë më pak se 3 cm.33 Kanace 58 2 Amstel 0.33 Shishe 60 3 Amstel 0. Makina e pastërizimit.Makina e paketimit të shisheve në arka. Kruja etj nga disa tregtarë që nuk kanë zbatuar nivelet e cmimeve të përcaktuara më përpara sidomos ne pikat e shumicës. Kjo linjë përbëhet: 1.Makina e lerjes së shisheve. makina e sterilizimit dhe mbushjes së fucive. prodhimit përfundimtar si dhe gjendjes higjenike në makinat e prodhimit dhe amballazhimit. Kjo ka cuar në një konkurencë jo reale Brenda tregtarëve të birrës Tirana dhe në krijimin e disa oshilacioneve në imazhin e saj.Maki na e mbushjes së shisheve. ecurisë së proceseve teknologjike. Me poshte paraqiten cmimet e shitjes me shumice të konkurenteve të birres Tirana Nr Marka Amballazhi Cmimi 1 Amstel 0.33 Kanace 42 8 Stela 0. CMIMI Cmimi ka pasur në disa raste luhatje në hallkat e tjera të zinxhirit të shitjes në rrethe të vecanta si Tirana . Siguron një konservim të birrës afërsisht 90 ditë.5 141 12 . 3. 4. Linja embushjes së birrës në fuci është e paisur me filtër bakterial (filtrim të thellë). Fabrika ebirrës ka nje laborator për kryerjen e analizave kimike dhe mikrobiologjike të lëndës së parë. 6.33 Shishe 58 7 Stela 0. Ruajtja e birrës bëhet në ambjent të ftohtë ne temperaturë 6-12 grad c.

Kaon.33 Shishe 0.33 Shishe 0.5 l.5 Kanace 0. ANALIZA E TREGUT Tregu dhe konkurenca Tregu i Birrës në Shqipëri përbëhet nga prodhimi vëndas ku prodhuesit më të mëdhenj janë Birra Tirana. Kapacitetet prodhuese në vënd llogaritën të jenë afërsisht 600 000 hl birre në vit ndërsa importi i birrës ka shkuar mesatarisht në dy vitet e fundit rreth 450000 hl në vit. kryesisht me amballazhe me një përdorim dhe me më pak amballazhe të qarkullueshme. si dhe importi i birrave që vijnë kryesisht nga Greqia. kjo duket në cmimet e birrës Norga dhe LoËenbrau. Hedhjen në treg e paketimit kanace me cmim me të ulet se konkurentët.12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 Bavaria Carlsberger Carlsberger Alfa Heineken Norga Norga Norga Norga Kaon Birra Tirana Birra Tirana 0.5 l. Rasti i birrës Norga në Vlorë tregon se strategjia e ulje së cmimeve të prodhuesve vendas mund të kaloje nga një qytet në gjith Shqiperine.5 Shishe 63 60 80 60 90 55 54 43 44 40 53 58 Për vitin 2004 tendenca e cmimeve të tregut ka qënë në ulje.33 Shishe 0. Pra sic shihet kërkesa për birrë në vend. shishe Pet 1.33 Kanace 0..5 Kanace 0. Birra Norga si dhe 70 mini birrari të cilat janë të shtrira në të gjithë vëndin. Për këtë arsye në muajin Qershor është bërë ulje e cmimit të birrës 0. ka mundësi të përballohet me prodhimin vendas. Birra Tirana mund të përdorë këto strategji alternative: 1.33 l. Hollanda. Sistemi I parashitjes urbane dhe ndarja zonale do të kontrollojë nivelin e vmimit ne cdo hallkë të zinxhirit të shpërndarjes deri te konsumatori. Prodhimin e Birra Light me cmim të ulet me kosto te ulët (per tregun periferik). Konkurenca nga importi 13 . Maqedonia.33 Shishe 0. etj.33 Kanace 0. Nuk do ishte në interesin e Birra Tirana të fillonte një ulje cmimesh në mënyrë të vecantë në sezonin e pikut të tregtimit. Jugosllavia .33 Shishe 0. shishe qelqi 0. 2.5 l si dhe fucia.5 Shishee 0. Amballazhimi i Birrës së prodhuar në vend është me shishe qelqi 0. Stela. 3. Gjithashtu importi paraqitet me të gjithë amballazhet e mësipërme. Birra Stela. Gjermania. Birra Korca. Kjo ka ardhur si pasojë e strategjisë së tyre për të future në treg produktet e tyre.33 Kanace 0. Italia.

Mythos. Nga Maqedonia: Skopsko 4. Sot situate e birrave të importit paraqitet si më poshtë: 1. Karlzberg. Birra me fuci përbën rreth 50% të birrës të importuar. Rivaliteti konkurues ka një prirje të rritet dhe kjo konsiston në rritjen e prodhimit dhe zgjerimin e tregut nëpërmjet: 1. Goser. 2. Amstelit. Gosser.33 litra. Nastro Azzuro.5 dhe 0.Henninger. Ato paraqiten në shishe qelqi 0. Kostriber. Loëenbrau. 4. Skopsko dhe Kronenburg.5 dhe 0. Itali. Nga vëndet e komunitetit evropian (Greqi. Elka. Heninger. (sidomos tregun periferik). Bavari. në kanace 0. Holland. Bitburger. Peroni. në shishe plastike 0. Corona. 3. 0. Carlsberg etj janë me amballazhim fuci të kthyeshëm. Becks.Në vitin 1991-1993 filloi të hyjë në shqipëri birra e importuar .6 litra si dhe në fuci 30 dhe 50 litra.Kaon në një kohë shumë të shkurtër kanë arritur të nxjerin në treg një numër amballazhimesh dhe produktesh më të madhe se Birra Tirana. Vetëm në rastet e birrës Amstel dhe Skopsko. Nga Mali i Zi: Nikshiqi Të gjitha birrat e importit dallohen për një llojshmëri të madhe të amballazhimit. Nëpërmjet rritjes së numrit të produkteve ato po kapin pjesë të caktuara të tregut. Amballazhi i tyre është i pakthyeshëm dhe me një përdorim. Gjermani. Kjo është realizuar jo vetëm nga pikpamja e amballazhimit 14 . duke rritur në mënyrë të konsiderushme avantazhet e tyre konkuruse ndaj Birrës Tirana. Zipfer. si Birra Stela. Nga Turqia: Effes 3. 2. Norga. Varshtainer. Alfa me shishe 0. Austri etj. Moreti.5 l si dhe të birrës me fuci të loëenbraut. Fillimisht kjo birrë ishte e cilësisë së dobët dhe përfaqësohej nga markat Kruna. Varshtainer. Bitburger. Fisher.) importohen birra si : Bud.6. Tuborg.Amstel. Uljes së kostos Rritjes së cilësisë Rritje të llojshmërisë së produktit Llojshmëri në amballazhim Konkurenca nga Prodhimi vendas Kapacitetet prodhuse në shqipëri paraqitën si më poshtë: Birra Tirana Birra Norga Birra Stela Birra Korca Mini Birraritë Shuma 200000 100000 80000 50000 270000 700000 hl hl hl hl hl hl Konkurentët e Birrës Tirana.33litra .

rritje të interesit dhe fitimit të distributorëve të tyre. Prodhon dhe shpërndan birrën Loëenbrau. PRIORITETET KONKURUSE Birra Tirana ka disa avantazhe në krahasim me birrat e tjera të prodhuara në vend : FUQITË(S) Në lidhje me produktin . duke ju ofruar konsumatorëve amballazhe që deri më sot janë ofruar nga birrat e importit.preferohej nga 29% e konsumatorëve  Plastike(familiare). Rush. ku përmenden birra Heineken.preferohej nga 49% e konsumatorëve të birrës  Kanace. Nga studimi i tregut Preferencat lidhur me amballazhimet paraqiten si më poshtë:  Qelqi. akullore etj. Mundësi për zhvillim të aktivitetit të firmës në fushën e prodhimit të birrës Në lidhje me marketingun dhe shitjen     E para dhe e vetmja në eksportin e Birrës Shqiptare Politika marketingu të orientuara nga teknologjia tradicionale Konsumatorë besnik që pijnë vetëm Birra Tirana Zotëruse e një pjese të madhe të tregut 15 . Ndërsa Birra Tirana është vetëm me 4. Amerikan Cola. shpërndan pije freskuese dhe energjike si.por duke aplikuar cmime më të ulta. produkte këto të njohura botërore. Nëpërmjet rritjes së amballazhimeve ato kanë përmirësuar imazhin.preferohej nga 12% e konsumatorëve të birrës Një avantazh tjetër i konkurentëve tanë është dhë rritja e numrit të produkteve të tjera që tregtohen në rrjetin e tyre distribuimit duke krijuarnjë sinergji më të madhe. Alfa . etj. që shkojnë në masën 10-15% më të ulta se Birra Tirana.Kompania që prodhon birra Norga. Bureto. Konkurentët janë futur në treg me mbi 5 lloje amballazhimesh. makarona. teknologjinë dhe operacionet        Produkt i freskët dhe natyral Përdorimi i ujit te vendburimeve malore të Selitës Trashëgimia shqiptare e produktit Produkt cilësor dhe me kohë skadence të lartë Emri i mirë dhe imazhi i krijuar si markë lidership Kapacitetet prodhuse te instaluara më të mëdha se konkurentët. lëngje të ndryshme frutash. Pepsi.preferohej nga 10% e konsumatorëve të birrës  Krikëll. Kompania që prodhon birrën Kaon shpërndan lenjgje frutash me origjinë austriake Splitz. Kompania që tregton Amstelin tregton dhe 100 lloje produktesh të tjera . Gjithashtu kompania që prodhon Birra Stela .

Birra Tirana mund të përdorë këto strategji alternative: Prodhimin e Birra Light me cmim të ulet me kosto te ulët (per tregun periferik).a. burimet e punës dhe aksionerët  Strukturë e re organizative me linja të qarta hierarkizmi të autoritetit dhe kordinim të qartë të roleve  Staf teknologjik me kopetenca profesionale të zhvilluara  Staf manaxherial me një bërthamë manaxherësh me përvojë të pasur  Akses dhe kredibilitet i aksionerëve në mjedisin e jashtëm ekonomik. DOBËSITË (Ë)  Mungesë e llojshmëris në amballazhim  Mungesë e llojshmëris së produkteve REKOMANDIME Nuk do ishte në interesin e Birra Tirana të fillonte një ulje cmimesh në mënyrë të vecantë në sezonin e pikut të tregtimit. politicoligjor dhe social-kulturor të kompanisë. Në përputhje me synimet dhe objektivat e firmës “Birra Malto” sh.  Sistemi I parashitjes urbane dhe ndarja zonale do të kontrollojë nivelin e vmimit ne cdo hallkë të zinxhirit të shpërndarjes deri te konsumatori. rekomandimet tona për strategjitë që kjo firmë duhet të ndjekë janë:   Investo për llojshmëri të produktit 16 .  Hedhjen në treg e paketimit kanace me cmim me të ulet se konkurentët..      Gjeografi e gjërë e rrjetit të shpërndarjes Shpërndarje e fuqishme në qëndër të vendit Volum shitjesh me ritme të shpejta ritje Pozicion i pershtatcëm i fabrikës na anë të rrugës së kalimit kryesor të qytetit Cmim më i ulët se i konkurentëve të importit Publiciteti i fuqishëm Ne lidhje me tregusit financiar  Kosto prodhimi e ulët  Aplikim i shitjes pa kreditim  Normë fitimi që bën të mundur kthimin e shpejtë të investimeve  Burime financiare të mjaftushme për investime Në lidhje me manazhimin . dhe duke analizuar pozicionin e saj në treg.

emrin e mirë dhe cilësinë e produktit  Shfrytëzo të gjitha kapacitetet prodhuese  Ul kostot e prodhimit për të rritur normën e fitimit  Zgjero dhe përdor me eficencë rrjetet e distribuimit Birra Tirana ndodhet në fazën e rritjes së produktit. BURIMI APO REFERENCAT Kjo detyrë kursi është mbështetur në të dhënat e marra nga “Birra Malto” sh. Për të qënë e suksesshme kjo fazë. produktit i nevojitet një promocion i gjerë dhe agresiv. Informacion i marrë nga interneti si dhe teksti i Manaxhimit te operacioneve 17 . në mënyrë që të bëhet sa më i pranishëm në treg. Përdor një marketing agresiv të bazuar në traditën .a.