Metodat e analizës kimike dhe klasifikimi i tyre

Kimia Analitike është shkenca e cila meret me analizën kimike. Nisur nga ky objekt, ajo është nji nga shkencat më të vjetra dhe që ka evoluar gradualisht me evolimin e objekteve që kërkohen të analizohen si dhe mjetet që përdoren për të kryer analizën. Sot objekti dhe detyra e kimisë analitike ka dalë nga kornizat tradicionale të përcaktimit të përmbajtjes cilsore dhe sasiore të elementëve të ndryshëm në objekte të ndryshme, por ka shtrirë aktivitetin e sajë në kontrollin e proceseve teknollogjike në kohë (analiza dinamike), përcaktimin e përbërjes kimike të zonave dhe mikrozonave të veçanta (analiza ekologjike dhe ajo sipërfaqësore), gjetja e formulave strukturore (analiza strukturore) etj. etj. Përmendim se, proceset e ndryshme teknollogjike, si ato ushqimore, farmaceutike, industrisë së lehtë e asaj të rëndë, studimet mjeksore dhe ato ekollogjike si dhe shumë aspekte të tjera të veprimtarisë së përditëshme të njeriut, nuk mund të perceptohen dot pa nevojën e analizës që përbën objektin e kimisë analitike. Natyrisht, shtrirja e objektit edhe në analizat e lëndës gjurmë ose mikrogjurmë, pra kalimi në mikroanalizë, ka kërkuar dhe kërkon vazhdimisht perfeksionimin e matjeve, çka don të thotë, ndërthurje dhe bashkëpunim me shkencat e tjera, e veçanërisht me atë të fizikës, informatikës, elektronikës etj. Kimia analitike mbetet kështu një shkencë dinamike dhe që evulon në vazhdimësi, mandej në shumë raste edhe duke u paraprirë shkencave të tjera. Ka shumë klasifikime që përdoren për të cilësuar objektet e kësaj shkence. Duke pranuar që këto klasifikime kanë më së fundmi një karakter empirik, shpesh është e vështirë për të bërë dallime të qarta midis tyre. Gjithsesi po përmendim disa nga klasifikimet më tipike. Klasifikimi më i përgjithshëm që vjen edhe nga fillimet më të hershme të kësaj shkence, e që ka të bëjë kryesisht me kiminё analitike tradicionale (klasike), është ndarja e sajë në dy linja të mëdha: a)- Kimia analitike kualitative (cilësore) b)- Kimia analitike kuantitative (sasiore) Objekti i linjës së parë, siç e shpreh edhe emërtimi, është përcaktimi i pranisë së nji ose disa elementëve të ndryshëm në një objekt të dhënë. Sot ky objekt veç të tjerave, është zgjeruar edhe me përcaktimin e zhvillimit të etapave të veçanta të një procesi teknollogjik etj. Pra kemi të bëjmë jo vetëm me vlerësime cilësore si p.sh. në se një trup i dhënë përbëhet nga një përzierje Fe dhe Zn, ose një ujë është i kloruar (përmban klor) a po jo, por edhe me gjykimin se në cilën etapë të saj ndodhet një proces teknollogjik dhe se si po hecën ay. Gjithashtu përmendim se sot, kjo lloj analize është zgjeruar duke marë rëndësi të veçantë edhe në studimet ekologjike, ato të mikroanalizës, studimet mjeksore, ato të astronomisë, gjeollogjisë, vrojtimeve satelitore etj. Natyrisht, në vartësi të linjave të mësipërme, kanë evuluar si metodat e përcaktimit ashtu dhe mjetet e përdorura. Po kështu, përsosmëria përcaktuese ndodhet në nji zhvillim të pandërprerë. Objekti i linjës së dytë, është jo thjeshtë në vlerësimin e pranisë, por njëkohësisht edhe njehsimi sasior i ndodhjes së nji elementi në përmasat dhe treguesit e veçantë që karakterrizojnë atë, në vartësi të objektit të studimit. Kjo don të thotë se, objekti shtrihet edhe më gjërë se vetë elementi (d.m.th. shtihet edhe në etapa ose procese të tëra në objekt studimi).

Mbrenda të dy linjave të mësipërme, në vartësi të metodave dhe mjeteve që përdoren, kemi ndarje dhe nën-ndarje të tjera, të cilat pjesërisht do i ndeshim edhe gjatë trajtimeve të mëposhtëme të këtij teksti. Një klasifikim tjetër është ay që e ndan kiminë analitike në tre grupe kryesore: 1- Metodat kimike. Bazohen në studimin e bashkëveprimeve (reaksioneve) kimike, produkteve të tyre të bashkëvreprimit, ndryshimeve fazore që lidhen me këto bashkëveprime etj. Përfshihen në këtë grup, metodat klasike siç janë ato gravimetrike, vëllimetrike, analizat e gazrave etj. 2- Metodat fiziko-kimike. Bazohen në njohjen e vartësive fizike me ato kimke të objektit që studiohet. Përmëndim këtu metoda të tilla si metodat optike të analizës, metodat elektroanalitike, metodat kinetike etj. 3- Metodat fizike. Bazohen vetëm në vetitë fizike të sistemit siç janë p.sh. metodat e aktivizimit neutronik, spektrometria e masës, metodat radiokimike, metodat refraktometrike etj. Është e vështirë të bëhet një dallim i prerë midis këtyre tre grupeve për faktin se, për grupin e parë shpesh nevoiten jo vetëm mjete pune por edhe aparatura trajtimi, të cilat duhet të marin parasysh edhe veçorit fizike të objektit në studim; ashtu si dhe për dy grupet e tjera, janë të nevojshme po shpesh, trajtimet paraprake të pastërta kimike. Dy grupet e fundit shpesh emërtohen si metoda instrumentale të analizës. Janë padyshim metodat e kohës dhe do përbëjnë objektin kryesor që do të trajtojmë në këtë lëndë. Theksojmë edhe këtu, siç do të shohim gradualisht, se sejcili grup ndahet në nën-grupe të tjera. Kuptohet se gjithë këto klasifikime, kanë vlerë studimore për një sistemim të materjalit në plane mësimore, por jo në plane aplikative, në të cilat e rëndësishme është problemi i saktësisë së matjeve. Vlerësimet e rezultateve të analizës. Gabimet në analizën sasiore Saktësia e matjeve, veçanërisht në analizën sasiore, si dhe riprodhushmëria e rezultateve, janë dy aspektet tepër të rëndësishme që preokupojnë vazhdimisht kiminë analitike. Si vlerësohen këto dy aspekte. Le të shohim figurën 1:

Figura 1

Pamja (a) tregon një shpërndarje të goditjeve që nuk kanë as saktësi dhe as riprodhueshmëri (goditjet janë të shpërndara në të gjithë tabelën në mënyrë të rastësishme dhe me saktësi të dobët). Në pamjen (b) goditjet janë të përqendruara në periferi të tabelës. Në këtë rast ato kanë riprodhueshmëri të lartë (të gjitha goditjet janë pranë njera tjetrës), por nuk kanë saktësinë e duhur (janë larg qendrës së objektivit). Pamja (c) ofron rastin kur goditjet po përqendrohen afër qendrës, pra kanë riprodhueshmëri të lartë, por ende kanë një precizion të ulët. Në rastin e pamjes (d) të gjitha goditjet janë rreth qendrës dhe me precizion të lartë. Pra në këtë pamje të fundit, themi se kemi saktësi të lartë por edhe riprodhueshmëri të lartë. Të dyja këto aspekte, janë të lidhura si me metodat e zgjedhura për analizë, aparaturat e përdorura në analizë, pregatitja e analistit, kushtet e nevojshme të ambientit ku kryhet analiza etj. Pranohet kështu, se teorikisht çdo analizë, shoqërohet me një gabim respektiv të vetin. Dallojmë dy tipe gabimesh: a)- Gabime të përcaktuara që quhen ndryshe edhe gabime sistematike. b)- Gabime të papërcaktuara që quhen ndryshe edhe gabime të rastit. Ndonse midis këtyre dy tipesh gabimesh nuk ka dallime dhe ndarje esenciale, përsëri i trajtojmë të veçanta si në kuptimin ashtu dhe ndërhyrjet e duhura për minimizimin e vazhdueshëm të tyre. Gabimet e përcaktuara (gabimet sistematike) Bëjnë pjesë këtu ato gabime që rrjedhin nga pasaktësitë që kanë aparaturat matëse (peshoret analitike, gurët e peshave, enët matëse në analizën vëllimetrike etj.), gabimet që rrjedhin nga papastërtitë që kanë reaktivat e përdorur për analizë, gabimet në matje që regjistrohen nga vetë aparatura etj. Në përgjithësi, gabimet sistematike ndikojnë në saktësinë e rezultatit por jo në riprodhueshmërin e tij. Në gabimet sistematike përfshihen edhe ato gabime që rrjedhin nga vetë metoda e përzgjedhur për analizë, sepse në vetvehte çdo metodë, shoqërohet me gabimet respektive në përcaktim. Në terësinë e këtyre gabimeve dallojmë tre grupe problematike: a) Gabimet instrumentale (gabimet me burim nga aparaturat). b) Gabimet metodike (gabimet me burim nga vetë metodika e përdorur dhe proceset që e shoqërojnë atë). c) Gabimet njerzore (gabimet me burim nga pregatitja e analistit si dhe kushtet e zgjedhura ku punon ay). Le ti shohim disi më me gjërësi këto tre grupe: Gabimet instrumentale Të gjitha instrumentat matëse mbartin në mënyrë të pashmangëshme gabimin e tyre. P.sh. pipetat që përdoren në analizën vëllimetrike, byretat e titullimit, ballonat e ndryshme që përdoren po në analizën vëllimetrike etj, janë prej materjali të ndryshëm (qelqe të ndryshme ose plastika të ndryshme) dhe të kalibruara në kushte të caktuara në vende të ndryshme. Vetë kalibrimi në ato kushte edhe kur kryhet me instrumenta, mbartë gabimin përkatës, për më tepër që më tej, përdorimi i tyre bëhet në ambjente dhe kushte praktikisht të ndryshme nga ato në të cilat është kryer kalibrimi, rrjedhimisht prodhojnë në mënyrë të pashmangshme një gabim.

Të njejtat gjëra mund të themi si ilustrim edhe për peshoret tek të cilat, përveç pjesëve të tjera, gabimi kryesor është i lidhur me vetë gurët e peshave që ato mbartin (materjali me të cilin janë ndërtuar gurët e peshave si dhe kalibrimi i tyre). Gabimi që rrjedhë në këtë rast, natyrisht është më i madhë kur gurët janë të veçanta nga peshorja (sot ky rast po shkon në minimizim) por që ekziston edhe kur gurët janë instaluar mbrenda vetë peshores. Por edhe aparaturat e kohës elektronike mbartin gabime në matjet e tyre. Kështu, mjafton të përmendim problemet që lindin nga vetë burimi i ushqimi elektrik të tye (prej nga është burimi i ushqimit, nga një sistem baterie, rryme të vazhdushme elektrike apo rrymë alernative e rrjetit elektrik qoftë në rastin e fundit e kontrolluar me stabilizator), transmetimi i sinjalit elektrik nëpërmjet rrjetit të duhur që ka aparatura, transformimi i tij në tregues të lexueshëm ose të regjistruar etj, janë të gjitha faktorë që mbartin gabime pamvarësisht nga madhësia e tyre. Gabimet metodike Asnji analizë kimike ose fizike nuk mund të vlerësohet si ideale nga përzgjedhja e metodës së përdorur. Për rrjedhojë, çdo metodikë është e shoqëruar me gabimin e saj sistematik. Është e pamundur të kemi një metodikë ideale për analizën e një produkti të dhënë, për më tepër që edhe gjatë përcaktimit, të përdorim mjete dhe reaktiva teorikisht të sakta. Për shembull, një metodë që përdoret gjërësisht për matjen e bakrit, bazohet mbi reaksionin që jep bakri Cu(II) me jodurin e kaliumit duke çliruar jodin. Por sasia e jodit të çliruar është në përpjestim të drejtë edhe me sasinë e rërës (papastërti kjo) që ndodhet në mostër. Hekuri (III) gjithashtu, nëse është i pranishëm në mostër, çliron edhe ay jod nga joduri i kaliumit. Si rezultat i këtyre pranive kemi ndërhyrje të cilat ndikojnë në rezultate më të larta se realja për bakrin që analizohet. Masa e gabimit mvaret natyrisht si nga sasia e hekurit por edhe nga vetë sasia e mostrës të marrë në studim. Per shembull, nëse sasia e marrë për moster rritet dyfish edhe sasia e jodit të çliruar nga prania e rrërës dhe hekurit do të dyfishohet. Si shembull për sa më lartë, mund të themi se edhe në titullimet vëllimetrike kërkohen përdorimi i indikatorëve, ndryshimi i ngjyrës së të cilëve, shtrihet në një inteval të vlerave të pH dhe jo një pikё të vetme të tij. Për rrjedhojë, vetëm nga përzgjedhja e indikatorit që kërkon një metodikë e dhënë, mbartim një gabim sistematik të pashmangshëm. Një shembull tjetër gabimi me prejardhje metodike ilustrohet nga figura 2. Duket qartë se analizat 3 dhe 4 të pasqyruara në atë figurë dhe që i përkasin analizës së azotit që përmbahet në acidit nikotinik kanë një gabim absolut në vlera negative, ndërkohë që me të njejtën metodë të përcaktimit të azotit (metoda e kjeldahut) por e përdorur për analizën e azotit që përmbahet tek hidro-klorur dy benzili i isotiuresë (analiza 1 dh 2) gabimi absolut sillet rreth vlerave zero. Pra në rastet e mësipërme gabim buron nga vetë metodika e përzgjdhur. Gabimet njerzore Shumë matje shoqërohen edhe me gabime njerzore të pashmangëshme. Të tilla janë p.sh. vlerësimi i saktë midis dy nën-ndarjeve të një shkallëzimi, ngjyra e një

tretësire, pika finale vlerësuese në titullimet vёllimetrike, niveli i tretësirës në vijën vlerësuese të enëve të taruara (ballona të taruara ose pipeta të taruara), intensiteti i ndriçimi nga dy burime drite, etj. Një ndër burimet universale që shpie në gabime personale është paragjykimi. Shpesh, shumë prej nesh edhe pse pa të keq, kanë një tendencë natyrale pët ti vlerësuar rezultatet e një matjeje në atë drejtim që përmirëson saktësinë e rezultatit. Por mund të ndodhi që të kihet dhe një opinion ose përshtypje paraprake për vlerën e vërtet të masës dhe për pasojë të anohet drejt asaj vlere. Ndjesitë individuale të shqisave janë një tjetër burim gabimi që ndryshon nga njëri person tek tjetri. Zakonisht këto llojë gabimesh vlerësohen si gabime sistematike por trajtohen edhe si gabime rastësore. Gabimet e papërcaktuara (gabimet e rastit) Nga vetë emërtimi tregon se kemi të bëjmë me gabime të një natyre të tillë që nuk mund të parashikohen, nuk njihen dhe për pasojë është e vështirë të kontrollohen dhe korigjohen. Kemi të bëjmë pra me ndryshueshmëri të pakontrolluara dhe që janë pjesë e pashmangshme e çdo matje fizike dhe kimike. Gabimet e rastit lindin kur një sistem është sjellur në ndjeshmërinë e tij maksimale. Prej gabimeve të rastit ndikohen si saktësia e matjes ashtu dhe riprodhueshmëria e rezultatit. Ka shumë faktorë që kontribojnë në gabimet e rastit por asnjeri nuk mund të njihet pozitivisht ose të matet. Shumë gabime të rastit janë kaq të vogla saqë edhe nuk mund të ndahen për nga burimin e tyre. Megjithatë, përfundimi i efekteve të pikave të paqarta që lindin në këtë mënyrë, shkaktojnë në tërësi një shmangie të rastësishme të të dhënave, të një serie matjeje, në madhësi të vlerësushme. Në gabimet e rastit ndikojnë faktorë të tillë si mënyra e marjes dhe pregatitjes së kampionaturës, mënyra e kryerjes së analizës, por mbi të gjitha pregatitja e analistit që kryen analizën etj. ndonse faktorët që shkaktojnë këto gabime janë të shumta, zhvillimi i kimisë analitike, e veçanërisht përpjekja për të instrumentalizuar sa më shumë proceset e matjeve analitike, çojnë në vazhdimësi në reduktimin e gabimeve sistematike. Siç përmëndëm edhe më lartë, nuk mund të ketë një ndarje praktike midis dy tipeve të gabimeve. Kështu p.sh. ka evuluar shumë problemi i aparaturave matëse (peshoret). Sot në përdorim janë peshore të tilla që kanë shmangur përdorimin direkt të gurëve të peshave, përfundimi i matjes është dicital, çka don të thotë se ndërhyrja e analistit është minimizuar shumë, mandej shpesh edhe vlera vetë-regjistrohet. Pra në raste të tilla, peshimi shoqërohet vetëm me gabimin sistematik që është i lidhur me vetë aparaturën, gabim i cili nga ana tjetër praktikisht nuk mund të matet ose të korigjohet edhe me llogaritje. Në fakt, gabimet e rastit janë mjaftë të vështira për tju shmangur për faktin se, sa do precize të jetë aparatura, ajo nuk mund të mos ndikohet edhe nga faktorë të tillë si temperatura e ambientit, lagështia, presioni etj, faktorë këto, që praktikisht është mjaft e vështirë për ti mbajtur të padryshuara gjatë gjithë kohës së matjes (kërkohen për këtë qëllim ambiente speciale me kushte shumë të kontrolluara që mund të hasen vetëm atje ku kryhen analiza të niveleve mikro ose studime të holla shkencore). Në shumicën dërmuese të rasteve, çdo analizë kimike kërkon përdorim të reagentëve kimikë pastërtia e të cilave nuk është asnjëherë absolute, kërkon gjithashtu një sërë trajtimesh si përzierje, ngrohje, filtrim, centrifugim, etj. Në të gjitha këto procese,

sado të atomatizuara që të jenë ato, nuk mund të shmangin gabimet e rastit që vijnë nga papastërtitë që ndërhyjnë në analizë, nga humbjet e materjalit në proceset e ndryshme që shoqëron një metodikë, por mbi të gjitha nuk mund të shmangim faktorët ambjental dhe vetë analistin që meret me një punë të tillë. Prandaj rithemi se, midis dy tipeve të gabimeve, nuk mund të kemi dallime të qarta. Nuk përmëndëm më lartë ato gabime që e kanë burimin e tyre nga marja, trajtimi dhe ruajtja e kampionaturës për analizë. Është ky një problem i madh që do trajtohet më vehte në kapitujt e mëposhtëm, por që përbën një nga hallkat më delikate e nga më të vështirat, për një analizë të saktë e të riprodhueshme. Për të bërë të mundur vlerësimin dhe marjen parasysh në përllogaritje të gabimeve të mundëshme, kimia analitike përdor gjërësisht metodat statistikore matematike të vlerësimit të këtyre gabimeve.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful