P. 1
Revista Alb Islam 14

Revista Alb Islam 14

|Views: 113|Likes:
Published by Muhamed Dolaku

More info:

Published by: Muhamed Dolaku on Jul 13, 2011
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

09/30/2012

pdf

text

original

Transmeton Imran ibën Husejni, radijall-llahu anhu, i cili thotë: Pejgamberi, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, tha: "turpi nuk sjell vetëm se mirësi" në transmetimin e Muslimit qëndron:
"turpi është mirësi në tërësi". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Neveviu thotë: dijetarët thonë se realiteti i turpit është: moral i cili ndikon në lënien e të
shëmtuarës dhe pengon mosdhënien e të drejtës çdonjërit që i takon një e drejtë. Na kanë
transmetuar se Ebul Kasim Elxhunejd, rahimehull-llah, për kuptimin e turpit ka thënë: të pa-
murit e begative dhe të pamurit e mangësive, nga këto të dyja lind një gjendje e cila quhet
turp. (Rijadus-salihin fq. 246)
Ijadi thotë: sa i përket asaj se i tërë turpi është mirësi apo nuk sjell vetëm se mirësi, është
paksa problematike përgjithësimi i këtij kuptimi sepse dikush mund ta shfrytëzojë këtë kuptim
për lënien e ballafaqimit me mëkatarin apo e shfrytëzon këtë kuptim për lënien e disa obligi-
meve. Përgjigjja për këtë është se me fjalën turp në këto hadithe nënkuptohet turpi ligjor i
sheriatit. Turpi nga i cili rezulton lënia e disa obligimeve nuk është turp të cilin e miraton she-
riati porse ai është paaftësi dhe nënçmim. Ai është quajtur "turp" për arsye se i përngjet turpit
të ligjshëm i cili nënkupton lënien e gjërave të shëmtuara. Ibën Haxheri duke spjeguar hadi-
thin e lartëpërmendur thotë: mund që Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka dhënë
shenjë se ai që turpin e ka moral të tij në të shumtën e rrasteve mirësia është në të dhe nëse
nodh ndonjëherë e kundërta ajo konsiderohet si e paqenë në krahasim me të mirat e tij apo
mund të thuhet se turpi është bërë zakon i tij dhe pjesë e pandarë e moralit të tij dhe me këtë
tërheq të mirën dhe mirësia ndodh prej vetë atij dhe shkakut (turpit). (Fethul Bari 10/552)
Turpi është dy lloje:
- turpërimi nga Allahu, subhanehu ve teala, kur dëshiron të bëj ndonjë gjë (të turpshme)
apo kur i bie ndërmend.
- turpërimi nga krijesat gjatë kryerjes së veprave apo fjalëve të cilat janë të neveritshme.
Të dy llojet e sipërthëna janë të lavdëruara, vetëm se, njëri është obligativ kurse tjetri vull-
netar. Turpi gjatë largimit nga haramet është obligativ kurse gjatë lënies së gjërave të urrejtu-
ra nga njerëzit është vullnetar.
Muslimani obligohet që të stoliset me këtë virtyt për shkak se kjo veti paraqet tërë fenë. Ajo
është degë e imanit (besimit), moral i Islamit siç është thënë "çdo fe ka moralin e saj kurse mo-
rali i Islamit është turpi" (Transmeton Ibën Maxhe). Turpi është çelës i çdo të mire, me forcën e
tij shtohet mirësia, dobësohet e keqja kurse më dobësinë e tij dobësohet mirësia dhe shtohet
veprimi i të keqes sepse turpi është pengesë ndërmjet njeriut dhe ndalesave (harameve).
Ibën Ebi Dunja transmeton se Vehb ibën Munebih ka thënë: imani është i zhveshur e rrobet
e tij janë devotshmëria, stolia e tij është turpi, pasuria e tij është nderi, pastaj tha: kam dëgju-
ar një beduin duke recituar:

62

Jo, pasha babën tënd nuk ka mirësi në këtë jetë
As që ka dunja kur turpi s'ekziston
Njeriu jeton derisa në të turpi ka mbetë
E druri pa lëvore nuk mund të gjallëron.

Muslimani obligohet që të turpërohet nga Allahu, subhanehu ve teala, ashtu siç duhet, të
mos shfrytëzojë begatitë e Allahut duke i bërë mëkat Atij, të mos e gjejë veten në vende të
ndaluara, të shkon në vende që e ka urdhëruar Allahu. Transmeton Abdullah ibën Mes'udi, ra-
dijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, një ditë u tha disa njerëzve prej
shokëve të tij: "turpërohuni nga Allahu ashtu siç meriton Ai! Ata thanë: o i Dërguar i Allahut ne
turpërohemi falë Allahut. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, përsëri tha: jo kështu por-
se turpërimi i vërtetë ndaj Allahut është ta ruash kokën dhe atë që është në të (mendjen),
barkun dhe atë që mban në të, të përkujtosh vdekjen dhe sprovën. Ai i cili dëshiron Ahiretin
braktis zbukurimet e kësaj bote, e ai i cili i bën këto është turpëruar nga Allahu ashtu siç me-
riton." (Transmeton Tirmidhiu)
Aliu, radijall-llahu anhu, ka thënë: kush i mbështjell rrobet e tij me turp nuk ia shohin njerë-

zit të metat.

Ebu Musa elEsh'arij ka thënë: unë hy në shtëpinë time të errët për t'u pastruar dhe kërru-
sem ngaqë turpërohem nga Zoti im. (Elmustetraf)

Ahmed Muadh Hakkij

Përktheu: Agim Bekiri
(pjesë nga libri: katërdhjet hadithe mbi moralin)

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->