P. 1
Sylejman Krasniqi - Rëndësia e F.A.S.T në diagnostikimin e traumës tupe të abdomenit

Sylejman Krasniqi - Rëndësia e F.A.S.T në diagnostikimin e traumës tupe të abdomenit

|Views: 45|Likes:
Published by krasniqi653475

More info:

Published by: krasniqi653475 on Aug 30, 2011
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

08/30/2011

pdf

text

original

Abstrakt i punimit për simpoziumin ndërkombëtar: “Ultrasonografia diagnostike në Mjekësi – Prizreni 2006”

“Rëndësia e F.A.S.T (evaluimi i fokusuar sonografik ne traumë) në diagnostikimin e traumës së topitur të abdomenit (BAT – blunt abdominal trauma)”.
Sylejman R. Krasniqi1, Arsim Kabashi1, Hatim Baxhaku2 , Selman Muçaj3, Sadri Hulaj4
1

Departmenti i Radiologjisë, 2 Reparti i Kirurgjisë, 3 Reparti i Urologjisë, 4Emergjenca - Spitali Regjional Prizren / Kosovë.

Hyrje: F.A.S.T (Focused assessment with sonography for trauma) Evaluimi i fokusuar sonografik në traumë është metodë e perdorur me vite të tëra në diagnostikim të pacientëve me traumë tupe të abdomenit si metodë joinvazive, e shpejtë, e saktë, e sigurtë dhe e lirë. Qëllimi: Të dëshmuarit e rolit të ultrazërit në diagnostikim të saktë dhe me kohë të pacientëve me lëndimet tupe të abdomenit e që kanë lëng të lire në kavitetin abdominal apo lëndim të organeve parenkimale. Ultrasonografia mund të përdoret mjaft me sukses në evaluim të pacientëvë me traumë akute abdominale edhe përkundër kufizimeve në vizuelizim të hapësirës retroperitoneale. Ultrasonografia mos të mjaftojë vetëm në hulumtimin e lëngut të lire në abdomen por të zbulohet edhe organit parenkimatoz i lënduar. Materiali dhe metoda: Janë analizuar pacientët e pranuar në Spitalin Regjional të Prizrenit gjatë një viti kalendarik (1.01.2005 – 1.01.2006) me traumë abdominale tupe. Pacientët janë diagnostikuar me ehoskop “Aloka”, “Komtron” dhe “Siemens Sonoline Prima” me sondën transabdominale 3.5 MHz. FAST metoda përfshin në vete hulumtimin e hapësirës subhepatike, regjionit subdiafragmal të majtë (lieni), pelvikun e vogël me regjionion suprapubik si dhe projektimin subksifoid të kavitetit perikardial. Rezultatet: Kanë qenë 13 pacientë të ekzaminuar dhe të trajtuar në spitalin tone për shkak të traumës tupe të abdomenit. Prej tyre ishin 8 meshkuj (61%) dhe 5 femra (39%). Mosha mesatare e tyre ka gjenë 27.3 vite, ku më i riu ishte 10 vjeç gjersa më i vjetri 70 vjeç. Ka dominuar ruptura e lienit në 6 raste (46%), lezioni i vazave mezenterike dhe mezenteriumit në 3 raste (23%), rupture e heparit në 2 raste (15%) dhe në fundi një rast ka qenë me rupture të veshkës dhe një tjetër me rupture të lukthit (8%). Të gjithë pacientët janë ekzaminuar me ultratingull dhe janë trajtuar në sallën kirurgjike. Vetëm njëri prej tyre ka perfunduar me egzitus. Konkluzioni: F.A.S.T është metodë e saktë dhe efikase në evaluimin e traumës tupe të abdomenit, ajo ka zëvendësuar në tërësi lavazhën peritoneale diagnostike dhe ka ulur numrin e pacientëve te të cilët ka qenë indikuar CT (tomografia e kompjuterizuar). Ultrasonografia e abdomenit në rastet me lëndimet tupe të abdomenit është modalitet i mirë i skreningut por mund të aplikohet vetëm në qendrat ku observimi klinik gjatë tërë kohës është pjesë e pandashme e protokolit të traumës. Fjalët kyçe: F.A.S.T., trauma tupe e abdomenit.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->