VIROZAT RESPIRATORE

Laprake, janar 2011 TE DHENA TE PERGJITHSHME

-

-

-

Shfaqen ne vjeshte dhe dimer (tetor-mars). Ato ne muajt e veres kane shenje kryesore diarrene Ka 200 lloje virusesh shkaktare; Gripi i vertete eshte nje prej tyre – jo te gjitha virozat jane grip Femijet preken 3-8 here ne vit nga virozat, ndersa te rriturit 2-4 here Viruset nuk lene imunitet, keshtu qe nje person mund te semuret disa here. Kjo do te thote po ashtu se vaksinimi nuk ka ndonje efekt, pervec disa kategorive te caktuara, qe do i themi me poshte Nuk eshte e vertete qe ajri i ftohte i shkakton keto viroza, por me shume ndryshimi i shpejte i temperatures se mjedisit (nga shume ngrohte, behet shume ftohte) Pjesa me e madhe per femijet eshte virusale (75-90%), pra nuk kerkojne antibiotike (qe vrasin vetem bakteret, jo viruset). Keshtu qe trajtimi eshte i thjeshte (paracetamol, lengje). Te rriturit preken nga viruset ne 30-35% te rasteve

Perhapja

1. Me teshtima 2. Duke prekur objektet qe ka prekur nje i semure tjeter (gota, pjata, rroba etj). Virusi ne keto objekte mund te qendroje i gjalle per disa ore. Femijet mund te infektojne femijet e tjere per sa kohe kane sekrecione nazale, pra femija ia ngjit semundjen nje tjetri ne momentin qe i fillojne t’i rrjedhin hundet e deri kur i pushojne (zakonisht 5 ditet e para) Kujdes duhet pasur qe femija te mos rrije ne ambjente te mbipopulluara (semuren me shume femijet qe shkojne ne kopsht, shkolle), te mos puthet nga cdo person pervec prinderve, te mos nxirret menjehere nga temperatura shume te ngrohta ne temperatura shume te ftohta, te mos vishet trashe qe te djersitet, te laje duart. Femije qe preken me shume jane ata me imunitet te dobesuar, me nje semundje kronike (defekte te lindura te zemres, te mushkerive), femijet me polipe (mish te huaj ne hunde), femijet me devijime ose trauma te kockave te hundes.

[1]

Shenjat dhe simptomat TE GJITHA virozat respiratore kane shenjat e meposhtme: • rrjedhje dhe bllokim hundesh • djegie dhe dhimbje fyti • teshtima • ngjirje ose trashje zeri • kolle

• dhimbje koke • dhimbje muskujsh • lodhje Femijet kane edhe: • ulje oreksi • grindje • pergjumje • dehidrim (mungese lengjesh, nga temperatura)

• lotim nga syte • temperature e ulet <38 ⁰C

Keto shenja fillojne gradualisht dhe zgjasin nga 4 – 14 dite. Shenjat jane te lehta deri ne mesatare. Zakonisht zhduken per nje jave. E vetmja shenje qe mund te zgjase me shume, deri ne 4 jave, eshte kolla, e cila vjen si pasoje e rrjedhjes se sekrecioneve nga hunda ne fyt dhe si pasoje e riperteritjes se rrugeve ajrore (shtresa e siperme qe ka rene fillon e sherohet). Nese simptomat zgjasin me shume se 14 dite, atehere femija mund te kete pneumoni, bronshit ose alergji. Jo te gjitha virozat jane grip. Gripi ka te njejtat shenja si virozat e tjera, por ndryshon nga: - Fillimi i menjehershem - Temperatura shume e larte > 39 grade - Shenjat jane shume te theksuara (dhimbje e madhe kockash, dhimbje e forte koke, lodhje e madhe, kolle e thate) Gripi i derrit (AH1N1) eshte njesoj si gripi i zakonshem – zbulohet vetem nga analizat. Aktualisht e ka humbur fuqine qe ka pasur nje vit me pare dhe sillet njesoj si gripi i zakonshem.

Eshte virale apo bakteriale?

Eshte e rendesishme te dallohet nese semundja eshte virale apo bakteriale. Kjo per faktin qe te mos perdoren antibiotiket me kot. Duke qene se 75-90%
[2]

jane viruse, atehere nuk ka nevoje per antibiotike, pasi antibiotiku nuk vepron mbi viruset, por vetem mbi bakteret. Atehere si ta dallojme: 1. Viruset e shfaqin semundjen gradualisht, ndersa bakteret fillojne menjehere 2. Bakteret nuk japin teshtima, rrjedhje hundesh, por fillojne me temperature shume te larte (>39 grade) 3. Kolla te bakteret eshte nje shenje e vone dhe nuk nis qe ne fillim
Eshte semundje e lehte apo e rende? Cilat jane shenjat shqetesuese? 1. Mosha Femijet 0-3 muajsh duhen vizituar gjithmone te mjeku. 2. Gjendja e pergjithshme Nje femije qe nuk grindet, nuk duket i pergjumur, qe vazhdon luan, eshte ne gjendje te mire. Nje femije qe grindet, refuzon ushqimin, eshte i pergjumur, duhet vizituar gjithmone. 3. Temperatura Femija 0-1 muajsh me temperature duhet te ekzaminohet shume hollesisht. Femija 0-3 muajsh me temperature <38 grade dhe qe ka gjendje te pergjithshme te mire, mund te trajtohet me paracetamol dhe lengje ne shtepi. Temperaturat rreth 38 grade te nje femije me gjendje te keqe te pergjithshme gjithmone duhen vizituar Ne pergjithesi, temepratura > 39 grade, femija duhet vizituar 4. Gjendja e hidratimit Femija qe e ka lekuren e thate, te rrudhur, qe ka gropen te koka (fontanelen) e ulur, qe nuk ka lote te qaje, qe ka shume etje, duhet derguar te mjeku 5. Te vjellat dhe heqja e barkut Nese femija vjell me shume se 5 here ne dite, duhet vizituar Nese femija del bark 6-8 here ne dite, duhet vizituar 6. Femija mezi merr fryme Kur femijes i duken kockat e karaharorit qe levizin, duhet vizituar Nese femija gulcon kur merr fryme, duhet vizituar Nese femija ka fishkellima kur merr fryme, duhet vizituar Nese femija ka kolle lehese (kollitet sikur leh qeni), duhet vizituar Nese femijes i dalin jarge nga goja, duhet vizituar

Trajtimi

Trajtohen ne shtepi vetem ata femije qe plotesojne kushtet e lartepermendura, ne te kunderten, duhen derguar per vizite te mjeku. Te
[3]

rriturit zakonisht shkojne te mjeku kur shenjat vazhdojne me shume se 14 dite ose kur gjendja e pergjithshme nuk eshte shume e mire • Paracetamoli

Eshte ne forme tabletash (per femijet e rritur, > 6 vjec), ne forme supostash (per femijet e vegjel) dhe ne forme shurupi. Jepet kur temperatura eshte > 38 grade. Doza eshte 10-15 mg per kg peshe. Jepet 4 here ne dite, pra cdo 6 ore , maksimumi 5 here. Pra nese femija eshte 10 kg, atehere femija merr 10 mg x 10 kg = 100 mg ose 15 mg x 10kg = 150 mg. Pra ketij femije do t’i jepet suposte 100 mg, ose 120 mg, ose 150 mg. Kjo suposte i futet 4 here ne dite. Nese ke shurup: psh paracetamol 125 mg/5 ml. Kjo do te thote se 1 luge e vogel kafeje ka brenda 125 mg paracetamol. Atehere, femija eshte 10 kg dhe do te marre 10 mg X 10 kg = 100 mg ose 15 mg x 10 kg = 150 mg. Pra femijes i jepet 1 luge 5 ml. Nese femija eshte 15 kg, atehere doza maksimale qe do te marre eshe 15 mg x 15 kg = 225 mg paracetamol. Atehere do te na duhet te marrim nje shurup 250 mg/ml dhe do t’i japim nje luge kafeje. Ose do t’i japim nje suposte 250 mg. Paracetamoli nuk jepet me nese nderpritet temperatura. Pra, para se t’i japim paracetamolin, i masim temepraturen femijes: nese nuk ka temeprature, nuk i japim paracetamol. E njejta gje vlen edhe per te rriturit. Nese je i rritur dhe peshon psh 70 kg, atehere do marresh 15 mg x 70 kg = 1000 mg ose 1 gr paracetamol. Keshtu do marresh 2 kokrra paracetamoli njeheresh. Keto mund t’i marresh 4 here ne die • Ibuprofeni

Ul temepraturen njesoj si paracetamoli. NUK duhet te jepet bashke me paracetamolin. Ose do japim paracetamol, ose ibuprofen. Ibuprofeni eshte ne forme shurupi 120 mg/5 ml. Doza eshte 10 – 12 mg/kg peshe. Dhe jepet cdo 6 ore, pra 4 here ne dite, maksimumi 5 here. Keshtu nese femija eshte 10 kg, atehere femija do te marre 10 mg x 10 kg = 100 mg. Pra do t’i japim nje luge kafeje 5 ml. Kete do ia japim 4 here ne dite.

[4]

Nese je i rritur dhe peshon 70 kg, atehere do marresh 10 mg x 70 kg = 700 mg. Pra do marresh 2 kokrra ibuprofen 400 mg njeheresh. Keto mund t’i marresh 4 here ne dite • Lengje Jepni sa me shume lengje: uje te pijshem, lengje frutash te shtrydhura (jo lengje te blera), supe. • Vitaminat Perdorimi i Vitamines C (leng portokalli ose tableta) ka efekt ne uljen e simptomave nese jepet brenda 48 oreve nga fillimi i simptomave. Po keshtu mund te merrni Vitamine E (frutat: molle etj), te pini caj jeshil, caj mali etj. • Vaksina kunder gripit te zakonshem – a duhet bere? Thame qe gripi eshte vetem nje nga shume viruset. Nese i bejme vaskinen, atehere e mbrojme vetem nga virusi i gripit, dhe jo nga 199 te tjeret. Keshtu qe nuk ia vlen te behet kjo vaksine. Vaksina, behet ne keto raste: -

-

Femijet qe kane semundje kronike Femijet qe i ze gripi shpesh Te gjithe femijet qe jetojne ne kopshte e cerdhe Ndersa vaksinen kunder gripit te derrit, duhet ta bejne:

Femjet 6 muajsh – 19 vjec Grate shtatzena Njerezit > 50 vjec Njerezit e cdo moshe me semundje kronike Njerezit qe jetojne ne azile Njerezit qe kane patur kontakt me persona me grip derri

Dr. Kreshnik HAJDARI, Specialist - Mjek Familje

[5]

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful