Lidhur me Menaxhmentin

(në ndërmarrje)
Udhëzues për ndërmarrësit dhe studentët
Mblodhi: madopol@yahoo.com
______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Për më tepër shënime i referoheni (web sajtit) duke klikuar ke adresa elektronike: http://www.kugjilani.org 1 VII/2008-0036

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11.

NDËRMARRËSI NDËRMARRËSIA E DREJTA TREGTARE INFRASTRUKTURA MARKETINGU NË NDËRMARRËSI FINANCIMI I EKONOMISË SË VOGËL KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE KONTROLLINGU QARKULLIMI I PAGESAVE TATIMI DHE DHËNIET E TJERA TË NDËRMARRËSIT SHPENZIMET DHE MENAXHIMI I SHPENZIMEVE PROJEKTIMI I NDËRMARRËSISË

1. NDËRMARRËSI
1.1. Përkufizimi kuptimor i ndërmarrësit 1.2. Veçoritë e ndërmarrësit 1.3. Ideja e ndërmarrësit 1.4. Procesi i ndërmarrësisë 1.1. Përkufizimi kuptimor i ndërmarrësit o Mund të themi se ndërmarrësi është person i cili është i gatshëm që me rrezik të vetin, duke aplikuar ide të reja(prodhuese, tregtare, menaxhuese), të ndërmerr dhe realizojë projekte të reja ekonomike me orientim fitimprurës. o Ndërmarrësi për dallim nga pronari, është novator. Ai kërkon mënyra për zhvillimin dhe rritjen e veprimtarisë së vetë dhe vazhdimishtë aplikon risi. Nga ana tjetër pronari që nuk ka afinitet dhe zotësi për ndërmarrësi, përpiqet që afarizmin e vetë ta mbajë në nivel aktual. o Ndërmarrësi para së gjithash është i orientuar në realizimin e fitimit, ngase mungesa e fitimit e bënë atë të pasuksesshëm. Mirëpo përkundër kësaj, rolet e ndërmarrësit janë të shumëta: ai duhet të jetë planer(planifikues), udhëheqës, novator, organizator dhe kontrollor(kontrollues) i mirë. 1.2. Veçoritë e ndërmarrësit o Çdo ndërmarrës, që të jetë i sukseshëm duhet të posedojë veçori të caktuara. Pothuajse sa herë që bëhet fjalë për veçoritë e ndërmarrësit, theksohen fjalët e Peter Druckerit i cili për ndërmarrësit thotë: disa janë ekscentrikë, të tjerët konformistë shembullorë, disa janë të trashë, të tjerët të dobët etj. o Megjithatë, marrë në tërsi, ndërmarrësi i sukseshëm, pa marrë parasyshë sharmin dhe stilin e tijë jetësor, duhet të jetë novator, i gatshëm të merrë përsipër rrezikun, të ketë vetëbesim, të jetë këmbëngulës dhe përgjegjës për realizimin e projketit të vetë.
2
Faqe

1

1.3. Ideja e ndërmarrësit o Se nuk është e lëhtë të jeshë ndërmarrës cilësor dhe i suksesshëm dëshmon edhe fakti se shumë ide të ndërmarrësve cilësorë dështojnë. Për fat të keq, suksesin nuk e garanton vetëm ideja e mirë ose fati i ndërmarrësit, por është e nevojshme edhe dija interdisiplinare e menaxhimit me qëllim të hartimit të një stratexhie sa më të mirë të afarizmit e cila çon drejtë qëllimit të caktuar. 1.3.1 Kuptimi i idesë së ndërmarrësit o Është e vështirë që ideja e ndërmarrësit të përshkruhet dhe definohet në mënyrë njëkuptimore. Nganjëherë ideja për një ndërmarrje të caktuar lindë ngadalë dhe i duhet një kohë e gjatë për të marrë formen e plotë. Për të vlerësuar se a është ideja jonë njëkohësishtë edhe rast i volitshëm afarist duhet t’i shtrojmë këto pyetje: A e do tregu atë që ne e ofrojmë ? A është i gatshëm tregu për ofertën tonë ? A do të na mundësojë ideja jonë kthimin e investimit brenda afatit të kënaqshëm? A është ideja jonë novacion? Cilat elemente përbëjnë dallimin ndërmjet ofertës sonë dhe ofertës së konkurrencës sonë në treg? o Nëse arrijmë të japim përgjigje adekuate në këto pyetje, do të kuptojmë se a është ideja jonë njëkohësishtë edhe rast i mirë. 1.3.2 Burimet e ideve ndërmarrëse o Burimet e ideve ndërmarrëse janë të shumta, kurse vijnë nga sfera të ndryshme – nga preferencat dhe preferencat dhe përvojat personale, informatat nga tregjet e jashtme dhe nga rrethanat makroekonomike sociale në sferën ose tregun e caktuar. Sipas Susan Ward idetë dhe rastet e volitshme shfaqen në këtë mënyrë: Analizojini shkathtësitë tuaja lidhur me idetë afariste, Mbajeni hapin me ngjarjet e përditshme dhe jini i gatshëm ta shfrytëzoni përparësinë e rastit të volitshëm, Shpikeni një prodhim ose shërbim të ri, Shtojani vlerën prodhimit ekzistues, Hulumtoni tregjet tjera, Pasurojeni prodhimin ose shërbimin ekzistues, Bashkangjitjuni palës ngadhënjimtare. o Puna më e mirë është ajo që kënaq nevojat e tregut… Punët më të mira e gjejnë nevojën dhe zbrazëtinë në treg dhe e plotësojnë atë. 1.3.3. Analiza dhe realizimi i aksionit o Me rastin e analizës së idesë dhe gjatë të menduarit për realizimin e sajë është e nevojshme të përfshihen më shumë sfera të afarizmit. Sferat që duhet shqyrtohen dhe definohen janë: o Presupozimet e përgjithshme: forma juridike e ndërmarrjes, emri i firmës, logotipi, hapat e nevojshëm për zbatimin e idesë,etj. o Prodhimi dhe/ose shërbimi: madhësia e tregut total, cikli jetësor i prodhimit, vlera e shtuar etj. o Menaxhimi: organizimi i punës dhe skema organizative, ndarja e përgjegjësive dhe autorizimeve o Të punësuarit: nevojat për punonjës janë harmonizuar me përgatitjen profesionale të kërkuar, me përvojën e shkathtësitë e nevojshme për kryrjen e punës dhe kompensimet
3
Faqe

2

o Tregu: definimi i qëllimeve të tregut, numri i blerësve të ardhshëm dhe shitja e mundshme, motivet për blerje, trendët në tregje, analiza e konkurrences(e tanishme dhe e ardhshme), analiza e pozitës në raport me konkurrencën o Stratexhia e marketingut: pozita e synuar në treg, pozicionimi në lidhje me çmimet, strategjia e distribuimit, plani i aktiviteteve normative dhe shpenzimet e promovimit, o Zinxhiri i furnizimit: lëndët e para të nevojshme dhe furnitorët, kërkesat teknike për kryerjen e punëve, procesi i prodhimit, shpenzimet e prodhimit, lokacioni dhe teknologjia o Analiza financiare: burimet e financimit, mjetet e nevojshme të përhershme dhe të xhiros, projektimi i të hyrave dhe të dalave, projektimi i raporteve financiare dhe vlerësimi i efektivitetit të projektit 1.4. Procesi i ndërmarrësisë o Që të mundë të realizohet një ide është e nevojshme, para së gjithash, të definohen qëllimet që dëshirojmë t’i arrijmë. Pastaj, është e nevojshme të definohet stratexhia, përkatësishtë mënyra sipas së cilës do ti realizojmë qëllimet e përcaktuara dhe vetëm pas kësaj do t’i qasemi zbatimit të kësaj strategjie. Njëherazi kjo është përmbajtja e procesit të ndërmarrësisë. Definimi i qëllimeve o Definimi i qëllimeve nënkupton caktimin e gjendjes së ardhshme të subjektit ekonomik. Kjo është pika e fundit drejt së cilës janë orientuar aktivitetet, e ato janë rezultatet përfundimtare. Kjo do të thotë se ndërmarrësi ka qëllimin e vetë të cilin e synon. o Ndërmarrja gjithherë ka më shumë qëllime, ndërkaq me rastin e definimit të tyre duhet pasur parasysh që të gjitha këto qëllime të jenë reciprocikishtë të harmonizuara. o Qëllimet e definuara duhet të jenë të shprehura me shkrim, duhen të jenë të arritshme, përkatësisht të realizueshme, të shprehura në aspektin sasior dhe të kufizuara në aspektin kohor, përkatësishtë duhet ta kemi planin kohor deri kur duhet të realizohet qëllimi. Përcaktimi i strategjisë o Pasi të kemi përcaktuar se çka dëshirojmë të realizojmë, është e nevojshme që të definojmë edhe mënyrën e realizimit të këtij qëllimi, përkatësisht duhet ta përcaktojmë strategjinë. Strategjia e definon mënyrën e realizimit të qëllimeve të ndërmarrësit, përkatësishtë tërësinë e synimeve për menaxhmentin nëpërmjet të cilave do të realizohen qëllimet e parashtruara. o Ajo duhet t’i definojë udhëzimet e sakta lidhur me ndërmarrjen, dhe duhet të jetë e kuptueshme për të punësuarit në ndërmarrje. Strategjia duhet të jetë e lidhur ngushtë me aktivitetin afarist të ndërmarrjes. Realizimi i strategjisë o Në këtë fazë ndërmarrësi duhet t’i testojë mundësitë e veta dhe t’i krahasojë ato me hapat e nevojshëm për realizimin e projektit. Në këtë fazë ndërmarrësi do të duhej të verifikonte: A ka burime dhe mjete të mira? Sa është e fortë ndërmarrja? Çfarë janë mundësitë dhe afinitetet e saj?

4
Faqe

3

2. NDËRMARRËSIA
2.1. Kuptimi dhe rëndësia e ndërmarrësisë, 2.2. Pikënisjet themelorë të ndërmarrësisë, 2.3. Ndërmarrësia dhe menaxhmenti, 2.4. Format e ndërmarrësisë, 2.5. Praktika e ndërmarrësisë, 2.6. Specifikat e ndërmarrjeve të vogla. 2.1. Kuptimi dhe rëndësia e ndërmarrësisë Mundë të thuhet se të menduarit tonë mbi ndërmarrësinë bazohet në teorinë e Adam Smithit, çmimet dhe tatimet, roli i kapitalit, i punës, i diturisë dhe i rentës tokësore, kuptimi i tregtisë së jashtme, inflacioni dhe papunësia, monopolet dhe dështimet tjera në treg. Të gjitha këto ai i ka shkoqitur në mënyrën më të qartë. Gjatë kësaj periudhe në shekullin e 18-të, theksi është vënë në shpenzimet e punës dhe të prodhimit, në çmimin e prodhimit dhe në oferten e tyre. Edhe pse kuptimi i ndërmarrësisë është mjaftë i gjerë, do të përpiqemi ta përkufizojmë si vijon:

Ndërmarrësia është një proces dinamik i ndryshimit të vazhdueshëm të strukturës ekonomike dhe të efektivitetit të saj, në të cilën individët marrin përsipër rrezikun për rezultatet e afarizmit.
2.2. Pikënisjet themelore të ndërmarrësisë Është e padyshimtë dhe e pamohueshme rëndësia e ndërmarrjeve të vogla në sistemin ekonomik të çdo vendi. Mirëpo, se cilat janë pikënisjet themelore të ndërmarrjeve të vogla dhe çka i dallon ato nga ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha sipas mendimit të M. Shkrtiq: ndërmarrjet e vogla pasurojnë llojllojshmërinë e ofertës dhe kërkesës, ndërmarrjet e vogla kryesishtë plotësojnë kërkesën për të mira dhe shërbime që ndërmarrjet e mëdha vështirë i përmbushin, ose kjo për to paraqet ngarkesë të madhe duke pasur parasyshë veprimtarinë e tyre themelore, një numër i madh i ndërmarrësve e bazon veprimtarinë e vetë në teknologji të ulët dhe të vjetruar, por gjithashtu një numër gjithnjë e më i madh i tyre mbështetet në teknologji të lartë, ndërmarrjet e vogla mundësojnë më lehtë aplikimin e zgjedhjeve të reja teknologjike, struktura e ndërmarrjeve të vogla është shumë më e thjeshtë, për një afarizëm të sukseshëm të ndërmarrjeve sot janë të rëndësishëm kreativiteti dhe novatorizmi dhe pikërisht këto janë karakteristika të ndërmarrjeve të vogla që i ndihmojnë për një afarizëm më të mirë, për themelimin e një ndërmarrjeje të vogël nuk duhen shumë para, kështu që është më i vogël edhe rreziku sa i përket themelimit dhe i veprimtarisë së saj të mëtejme. 2.3. Ndërmarrësia dhe Menaxhmenti Me nxitjen e ndërmarrësisë, me themelimin e subjekteve të vogla dhe të mesme ekonomike, si dhe me aplikimin e diturive bashkëkohore menaxheriale, krijohen parakushtet për zhvillimin e ekonomisë. Në të vërtetë, menaxhmentin si disiplinë shkencore dhe praktike afariste duhet ta shfrytëzojnë në të menduarit, punën dhe sjelljen e vetë të gjithë ata që marrin pjesë në zhvillimin ekonomik. Detyrë kryesore e menaxherit është që të sigurojë sasi të mjaftueshme të prodhimeve dhe shërbimeve, dhe këtë ta bëjë në mënyrë sa më efikase. Dallimi ndërmjet kuptimit të ndërmarrësisë dhe kuptimit të menaxhmentit shpeshherë ka qenë objekt debati. Thuhet se ndërmarrësia është e lidhur ekskluzivisht me pronësinë, dhe këtë vetëm në subjektet e
5
Faqe

4

ngase puna tanimë ekziston. Format e Ndërmarrësisë Sipas mendimit të N.është më e shpejtë sesa të themelohet një veprimtari e re. Ndërmarrësia nuk mund të ndahet nga menaxhmenti. 6 Faqe 5 . Sipas P. e duke pasur prasysh shkallën e pavarsisë(autonomisë) së saj. Njëkohësisht. e as që është e lidhur vetëm me një subjekt të vogël ekonomik. pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ndërmarrësin ekzistues. Ndërmarrësia eksterne(e jashtme): nënkupton faktin se ndërmarrësi është pjesë e tregut të caktuar. 2. në mënyrë që gabimet të mos përsëriten. Mund të nënkuptojë edhe proceset e punës brendapërbrenda subjektit ekzistues ekonomik 2. andaj edhe rreziqet këtu janë më të mëdha. të ndërmarrësisë dhe të menaxhimit përqëndrohen në një person. kemi ndërmarrësinë eksterne dhe interne. Praktika e ndërmarrësisë Me rastin e përkufizimit të dallimit ndërmjet kompanisë së orientuar për ndërmarrësi dhe të asaj që nuk është e orientuar për këtë aktivitet. Këto pohime janë të pasakta. kur ndërmarrësi vetë i kryen të gjitha punët e nevojshme për funksionimin e organizatës punuese. Prognoza financiare. mundë të jetë individuale dhe kolektive(koperative). nga i cili thith resurset. Sipas Strauss-it blerja e firmës ekzistuese ka disa përparësi: . ndërmarrësin e ri ose franshizën. dhe pas një procesi të caktuar të punës sërish i plason në treg në formë të prodhimeve ose shërbimeve.ndërmarrësi ua beson disa funksione.vogla dhe të mesme ekonomike. Për të realizuar ndërmarrjen tonë është e nevojshme që ta analizojmë dhe evaluojmë hollësisht idenë tonë. Më së shpeshti bëhet fjalë për fazën fillestare të zbatimit të idesë. Krijimi I ekipeve udhëheqëse. Blerja e ndërmarrjes (firmës) ekzistuese Subjekti ekzistues ekonomik zakonisht është me më pak rreziqe. Ndërmarrësia interne(brendshme): është e lidhur me krijimin e subjekteve të reja ekonomike ose të sistemeve të ndryshme afariste me një pavarsi më të vogël ose më të madhe. . përkatësishtë menaxherëve. Kompania e orientuar për ndërmarrësi është novatore dhe vazhdimishtë kërkon mënyra ë reja për ushtrimin e procesit afarist me qëllim të përparimit të tij. shanset për vazhdim të sukseshëm të veprimtarisë janë shumë të mëdha.nuk është e nevojshme të krijohet goodwill-reputacioni i firmës. Mirëpo ndërmarrësia kolektive është poashtu e pranishme kur veprimi realizohet dhe si integrim i aktiviteteve të më shumë personave. .4.Druckerit duhet të shqyrtojmë me sukses me sa vijon: Orientimi në treg.5. profesionistëve. Subjekti ekonomik i ri i formuar Kjo është forma më e shpeshtë e fillimit të punës vetjake. Roli i ndërmarrësit(themeluesit). Ndërmarrësia individuale: presupozon se funksionet e pronësisë. këto tri mundësi janë format e fillimit të një aktiviteti afarist. mund të tërheqim një paralele ndërmjet pronarit dhe ndërmarrësit. krahas të dhënave për sukseset e mëhershme ekzistojnë edhe të dhëna për dështimet e caktuara. nëse është fjala për një ndërmarrje ekzistuese të suksesshme që është dëshmuar e aftë të tërheqë blerës ose e cila ka krijuar konsumatorë të rregullt.nuk fillon nga zeroja. dhe punën e re ta fillojmë pasi të jemi siguruar se punën tonë e pranon tregu. Kuvaçiqit ndërmarrësia për nga aspekti i formës së pronësisë. më së shpeshti funksionet udhëheqëse. Ndërmarrësia kolektive: paraqitet në çastin kur pronari.

franshizori me anën e ekspertizës jep ndihmë në sfera të ndryshme të veprimtarisë. e metë tjetër është Konkurrenca e cila është vështërsia e dytë më të cilën përballet ndërmarrësi.blihet një sistem i verifikuar. Suksesi i një ideje varet dhe është i kushtëzuar nga menaxhimi i mirëfilltë i rrezikut. është tejet i pasigurtë. logotipin. Horvat dhe M.mund të asistojë në aktivitetet promovuese dhe të ketë dobi nga fushatat e mundshme nacionale dhe internacionale. goodwill.është e kufizuar pavarësia në zhvillimin e veprimtarisë. Sipas M. ngase çdo punë që e kontrakton e forcon franshizorin dhe reputacionin e tij. Sipas Gj. Franshiza ka anët e veta të mira dhe të këqija. në krahasim me format tjera të afarizmit. kriteret e themelimit. Franshiza tipike është thjeshtë një kontratë ndërmjet shitësit dhe blerësit-kontratë që blerësit (franshizantit) i lejon ta shes prodhimin ose shërbimin e shitësit (franshizorit). ekspertizën dhe trajnimin e franshizorit.blerja e franshizës mund të kushtojë shumë. 2. Nocioni i ndërmarrjeve të vogla Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla është e njohur në të gjitha vendet e botës.zvogëlohet rreziku. gjë që është benefiti kryesor i blerjes së firmës ekzistuese. .6. Përparësi tjera janë Mundësitë financiare. Shkrtiq kriteret sipas të cilave ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mundë të klasifikohen dhe veçohen nga kompanitë e mëdha janë si vijon: Kriteret sasiore. . Kovaçiq këto përparësi dhe të meta janë si vijon: Pëparësitë Njëra prej përparësive ëshëtë Pvarësia e iniciuesit të punës. ngase përfshin emrin. Specifikat e ndërmarrjeve të vogla Derisa më herët kemi theksuar se ndërmarrësia mund të paraqitet edhe në subjektet e mëdha afariste ekzistuese. i cili e ka mundësinë e zgjedhjes së pavarur.. . Rreziku afarist në ndërmarrjet e vogla Një asociacion mjaftë i shpeshtë për nocionin e ndërmarrësisë është pikërishtë rreziku. Padyshim se veprimtaria e këtyre tregjeve bazohet në veprimtarinë e ndërmarrjeve të vogla të cilat. ndërmarrjet e vogla janë të pranishme ekskluzivisht në subjektet e vogla afariste dhe në pajtim me këtë ekzistojnë disa specifika. marrin pjesë me mbi 95% dhe punësojnë një numër të madh njerëzish. Punësimin e familjarëve etj. në numrin e gjithmarshëm të ndërmarrjeve.ndërmarrësi gjendet në pozitë të pabarabartë me franshizorin. e kjo teoretikishtë zvoglon rrezikun e mossuksesit. që do të thotë “të lirohet”. Të metat e franshizës sipas Strauss-it janë: . ngase epilogu i kësaj veprimtarie. . Franshiza Fjala franshizë vjen nga gjuha frenge “franchir”. Përgjegjësia e shtuar. Përparësitë dhe të metat e ndërmarrjeve të vogla Inicimi i punës vetjake i sjellë ndërmarrësit shumë përparësi. Humbjet Financiare. Siguria e Punës. 7 Faqe 6 . por njëkohësishtë edhe mangësi. Mardhëniet e punës. Sipas Strauss-it anët e mira të saj janë: . kriteret cilësore. Të metat Njëra prej të metave të inicimit të punës vetjake është Fluktuimi i Shitjes.

i politikës. 8 Faqe 7 . dokument ky i cili hollësisht e përpunon idenë e ndërmarrësit dhe jepë vlersimin e saktë lidhur me zhvillimin e ardhshëm afarist dhe financiar për një periudhë të caktuar. ndërkaq pason definimi i qëllimeve. është e nevojshme të hartohet plani i punës. përkatësishtë paqartësi në lidhje me ngjarjet e ardhshme që mundë të ndikojnë në realizimin e qëllimit. Plani i punës duhet të hartohet jo vetëm kur e përpunojmë një ide të re. Që të mund të sigurohen parakushtet për suksein e idesë së ndërmarrësit. por edhe për një afarizëm të rregullt.Rreziku mundë të shkaktojë pasiguri. si dhe hartimi i bilancit. Planifikimi fillon me analizën e forcave dhe të dobësive të brendshme si dhe të rrethanave dhe kërcënimeve të mjedisit. metodave dhe i procedurave të punës. edhe pse shumë ndërmarrës konsiderojnë se për sukses mjafton ta kesh idenë dhe të punosh me kujdes. Me planifikim deri te suksesi Mungesa e planifikimit në parim do të thotë dështim. humbje ose dështim.

1. 9 Faqe 8 . Shoqëria tregtare Shoqëria tregtare është personi juridik që krijohet me aktin mbi themelimin ose me kontratën ndërmjet dy ose më shumë themeluesve të shoqërisë. 3. aktet e organeve të caktuara joligjvënëse. Tregtari – si nocion është përfshirë në sistemin juridik kroat me nxjerrjen e Ligjit mbi shoqëritë tregtare dhe nënkupton emërtimin përmbledhës për personin juridik ose fizik i cili ushtron një veprimtari ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit.3.3. E drejta tregtare kontraktore.2. mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare. atëherë kemi të bëjmë më Tregtarin si Individ. Burimet dhe korniza institucionale e së drejtës tregtare Burimet e së drejtës tregtare janë forma të ndryshme në të cilat paraqiten rregullat juridike të së drejtës tregtare.1. E drejta tregtare Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtes kombëtare E drejta tregtare është degë e së drejtës me rregullat e së cilës rregullohet pozita e shoqërive tregtare. 3. e nëse fjala është për personin fizik. por një marrëdhënie kontraktuese në kuadër të së cilës dy ose më shumë persona bashkojnë punën dhe pasurinë e vetë për realizimin e një ndërmarrje. përkatësishtë të subjekteve ekonomike përgjithësishtë. E drejta tregtare statusore – rregullon format. 3. pastaj statuti. ortakëria dhe zejtari. e drejta tregtare autonome. Ortakëria – është një formë e organizimit të veprimtarisë që nuk është person i pavarur juridik. E drejta tregtare ndahet në të drejtën tregtare statusore dhe kontraktore. praktika gjyqësore dhe e arbitrazhit. Shoqëria tregtare organizohet në këto forma: si shoqëri e personave ose shoqëri e kapitalit. Zejtaria – nënkupton ushtrimin e veprimtarisë ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit.1. E drejta tregtare. Nëse si tregtar paraqitet personi juridik. shkenca juridike. në këtë rast bëhet fjalë për Shoqërinë Tregtare. 3. përkatësisht shoqëria tregtare ose tregtari si individ. marrëveshja shoqërore dhe aktet e subjekteve të së drejtës tregtare. e as një formë e shoqërisë. E drejta tregtare statusore Format e organizimit të ndërmarrësisë Format themelore në kuadër të të cilave ndërmarrësi mund të organizojë ushtrimin e veprimtarisë dhe ta bazojë juridikisht projektin e vetë janë: tregtare. pozitën juridike. Si burime të së drejtës kombëtare janë:dispozitat. E drejta tregtare kontraktore – rregullon punët juridike që i kryejnë reciprocikishtë subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre juridike. e personave të tjerë juridikë dhe fizikë që paraqiten si subjekte në veprimet juridike dhe normohen punët juridike ndërmjet subjekteve të së drejtës kombëtare. E drejta tregtare statusore. E DREJTA TREGTARE 3. që bashkojnë kapitalin me qëllim që në kuadër të të njëjtës firmë të ushtrojnë në mënyrë të pavarur dhe të përhershme veprimtarinë ekonomike për realizimin e fitimit.

Shoqëria tregtare publike dhe shoqëria komandite Shoqëria tregtare publike – është shoqëria në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët. Format e shoqërive të tilla janë shoqëria tregtare dhe komandite. ekskluzive(e privilegjuar) dhe sezonale.Shoqëritë e personave – janë shoqëri tregtare në të cilat anëtarët i lidhin veçoritë dhe puna e tyre. në të cilën anëtarët e shoqërisë(aksionarët) marrin pjesë më kuotat e kapitalit themelor të ndarë në aksione. sende ose të drejta. zejtar mund të jetë edhe shoqëria tregtare nëse ushtron një veprimtari që ka të bëj me zejtarinë. këshilli mbikëqyrës. përkatësisht me Deklaratën e Themelimit. 10 Faqe 9 . Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar. Shoqëria aksionare përgjigjet kundrejt personave të tretë më tërë pasurinë e vetë. Llojet themelore të zejtarisë janë: zejtaria e lirë. Organet e shoqërisë aksionare janë drejtoria. ndërkaq së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë deri në shumën e kuotës së kapitalit të vetë që e ka derdhur në shoqëri(komanditori). Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar themelohet me anën e Marrëveshjes Shoqërore nëse ekzistojnë dy ose më shumë themelues. nëse këtë nuk e bën në mënyrë industriale. te cilin themeluesit e bashkojnë në para. dhe kuvendi i përgjithshëm i shoqërisë. Përjashtimisht. Ortakëria Ortakëria është një formë e organizimit të veprimtarisë ekonomike në të cilën obligohen në mënyrë të ndërsjellë dy ose më shumë persona që për realizimin e një qëllimi të përbashkët të bashkojnë punën dhe/ose pasurinë e vet. Format e shoqërive të kapitalit janë shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri aksionare. dhe sipas kësaj baze marrin pjesë në kapitalin themelor. kurse anëtarët e shoqërisë-aksionarët. Shoqëria komandite – është shoqëri e personave në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët. nga të cilët së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë në mënyrë solidare dhe të pakufizuar me tërë pasurinë e vetë(komplementarit). është forma më e shpeshtë e organizimit të ndërmarrjeve të vogla. krahas zejtarit. e ndërlikuar. Zejtaria Zejtari është person fizik i cili ushtron në mënyrë të pavarur dhe të përhershme një ose më shumë veprimtari ekonomike plotësuese me qëllim të realizimit të fitimit në kuadër të prodhimit. nëse bëhet fjalë vetëm për një themelues. Shoqëritë e kapitalit – janë shoqëri tregtare që si bazë të bashkimit e kanë kapitalin. kurse secili anëtar i shoqërisë u përgjigjet kredituesve të shoqërisë në mënyrë të pakufizuar dhe solidare me tërë pasurinë e vetë. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është shoqëri tregtare e kapitalit që e themelojnë një ose më shumë persona fizikë dhe juridikë me anën e deklaratës për themelimin ose më marrëveshjen shoqërore në bazë të së cilës në shoqëri derdhin kuotat e kapitalit themelor në shuma të ndryshme. qarkullimit dhe ofrimit të shërbimeve në treg. Shoqëria aksionare Shoqëria aksionare është shoqëri tregtare e kapitalit. nuk përgjigjen me pasurinë e vetë për detyrimet e shoqërisë.

me denoncim. Pasuria e ortakërisë është pasuri e përbashkët e të gjithë ortakëve. shpeshëherë ndodhë që detyrimi të mos përmbushet ose të përmbushet me vonesë. Sigurimi i mardhënies kontraktore Pjesmarrësit në një mardhënie juridike detyruese dëshirojnë që me lidhjen e kontratës të arrijnë rezultate të caktuara por. me novacion dhe dispozita juridike. nga të cilat më të rëndësishme janë grupi i kontratave të njëanshme detyruese dhe të dyanshme detyruese dhe grupi i kontratave formale dhe joformale.3. Karakteristikat themelore të së drejtës së detyrimeve janë: relativiteti i mardhënieve së detyrimeve. me skadimin e kohës.Pasurinë e ortakërisë e përbëjnë kuotat e ortakëve si dhe pasuria e realizuar në kuadër të afarizmit. me zgjidhjen e kontratës. Ndryshimi i subjekteve të mardhënies kontraktore Ndryshimi i subjekteve të mardhënies kontraktore mundë të bëhet si në anën e kreditorit ashtu edhe në anën e debitorit. ndërkaq e detyron ofertuesin deri në afatin e caktuar për pranimin e saj. përkatësishtë kompenzimin e kërkesave dhe borxheve. ndërkaq në anën e debitorit si marrje përsipër e borxhit dhe e detyrimit për përmbushjen e kontratës. përkatësishtë mardhëniet në të cilat njëra palë(kreditori) është i autorizuar të kërkojë nga pala tjetër(debitori) kryerjen e ndonjë veprimi të cilin pala tjetër duhet ta përmbushë. natyrisht. me barazim. përkatësishtë përmbushja e saj mund të sigurohet me anën e kaparit. Janë të njohura disa grupe të kontratave sipas llojit. Ortakët marrin pjesë në fitimin dhe në humbjet e shoqërisë përpjestimishtë me kuotat e tyre. dispoziviteti i mardhënieve së detyrimeve dhe veprimi si objekt i mardhënieve së detyrimeve. 3. Së këndejmi mardhënia juridike detyruese. Kontrata lind kur njëra palë kontraktuese pranon ofetën e palës tjetër. Presupozimet për lidhjen e kontratës Kontrata është veprim i dyanshëm juridik që lindë me shprehjen e lirë të vullnetit të palëve kontraktuese(me konsensusin e palëve) ose me shitjen e sendeve. kufizimeve që dalin nga rregullat e moralit. Relativiteti i mardhënieve të detyrimeve: do të thotë se mardhëniet e detyrimeve veprojnë vetëm ndërmjet palëve që janë në mardhënie konkrete të detyrimeve. me pamundësin e përmbushjes. Oferta është propozim për lidhjen e kontratës të cilën njëra palë ia dërgon tjetrës dhe ajo duhet t’i përmbajë të gjitha elementet thelbësore të kontratës së ardhshme. garancisë. heqje dorë. Dispoziviteti i mardhënieve të detyrimeve: do të thotë se palët kontaktuese vendosin vetë se a do të hyjnë në një mardhënie të detyrimeve dhe e përcaktojnë përmbajtjen e mardhënieve përveç. Shuarja e mardhënies kontraktore Mardhënia juridike detyruese shuhet në njërën nga këto mënyra: me përmbushje. me faljen e borxhit. me vdekjen e debitorit ose kreditorit. 11 Faqe 10 . me kompensim. retencionit. Ndryshimet në anën e kreditorit bëhen në formë të cedimit dhe asignacionit. penaleve ose me anën e pengut. Veprimi si objekt i mardhënieve të detyrimeve: është çdo veprim njerëzor pozitiv ose negativ të cilin debitori i mardhënies së detyrimeve është i detyruar t’ia kryejë kreditorit. E drejta tregtare kontraktore Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtës së detyrimeve E drejta e detyrimeve është një tërësi e rregullave juridike me të cilat rregullohen mardhëniet e detyrimeve.

ose që në objektin ekzistues të kryejë punime ndërtimore. kontrata mbi qiranë dhe kontrata mbi huanë dhe kredinë. ndërkaq porositësi(investuesi) detyrohet që për këtë ta paguajë qmimin e caktuar. Një nga format e kontratës mbi veprën është edhe kontrata mbi ndërtimin me të cilën kryesi i punimeve(ndërtimtari) detyrohet ta ndërtojë brenda afatit të kontraktuar një objekt. përkatësishtë kontrata duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme që mundësojnë caktimin e çmimit. kurse ky detyrohet ta paguajë qiranë. Në bazë të kontratës mbi qiranë qiradhënësi është i detyruar që sendin ta dorëzojë në gjendje të rregullt dhe ta mirëmbajë atë gjatë kohëzgjatjes së kontratës. Objekt i shitjes janë sendet. Elementet thelbësore të kontratës mbi shitjen.Llojet e kontratave Janë të shumta kontratat që subjektet juridike i shfrytëzojnë në jetën e përditshme ekonomike. E ngjashme me kontratën mbi huanë është edhe kontratë mbi kredinë. Kontrata mbi shitjen dhe kontrata mbi kredinë Me kontratën mbi huanë huadhënësi detyrohet që huamarrësit t’ia dorëzojë shumën e caktuar të parasë ose sasinë e caktuar të sendeve tjera të zëvëndësueshme. pa të cilat kontrata nuk mund të ekzistojë. ngase blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin e caktuar. 12 Faqe 11 . kurse shfrytëzuesi i kredisë detyrohet që bankës t’ia paguajë kamatën e kontraktuar dhe që shumën e parave që e ka marrë ta kthejë me kohë dhe në mënyrën e përcaktuar me kontratë. Qiramarrësi duhet ta përdor sendin sipas kontratës. Objekti i kontratës mbi punën është rezultati i punës. me ligj ose sipas zakonit. Çmimi duhet të jetë i shprehur në para. e jo vet puna që për shembull. me kujdesin e nikoqirit të mirë. me destinim ose pa destinim të përcaktuar më parë. janë sendi dhe çmimi. kurse blerësi detyrohet që për këtë ta pagujë shpërblimin e caktuar. të drejtat dhe pasuria. Kontrata mbi veprën Me kontratën mbi veprën detyrohet kryesi i punëve(ndërmarrësi) të kryejë një punë të caktuar(fizike intelektuale). ta ruajë sendin e marrë me qera pas përfundimit të mardhënies kontraktore ta kthejë sendin të padëmtuar. kurse huamarrësi detyrohet që pas një kohe të caktuar t’ia kthejë të njëjtën shumë të parave ose të njëjtën sasi apo llojin e njëjtë të sendit. ndër të cilat më të shpeshta dhe më të domosdoshme janë kontrata mbi shitjen. ta kompensojë dëmin që shkaktohet nëse sendi nuk përdoret sipas destinimt dhe kushteve të parashikuara në kontratë. Kontrata mbi qiranë Me kontratën mbi qiranë qiradhënësi detyrohet që qiramarrësit t’ia dorëzojë sendin e caktuar për përdorim. për kohë të caktuar ose të pacaktuar. të paguajë qiranë e përcaktuar me kontratë. Me kontratën mbi kredinë banka detyrohet që shfrytëzuesit të kredisë t’ia vë në dispozicion shumën e caktuar të parave. kontrata mbi veprën dhë ndërtimin. Kontrata mbi shitjen Kontrata mbi shitjen është kontratë me të cilën shitësi zotohet se sendin që e shet do t’ia dorëzojë blerësit kështu që blerësi bëhet pronar i tij. është objekt i kontratës mbi punën.

Mjedisin ekonomik të ndërmarrësve ë përbëjnë: blerësit. Në lidhje me këtë janë tejet të rëndësishme infrastruktura intelektuale dhe komercializmi i inovacioneve. 13 Faqe 12 . Mjedisi i përshkruar që përbën tërësinë e institucioneve. është si vijon: Mjedisi ekonomik Mjedisi shoqëror Mjedisi teknologjik Mjedisi etik NDËRMARRËSI Mjedisi juridik-politik Mjedisi ekonomik Në një ekonomi me klimë të zhvilluar të ndërmarrësisë mundë të iniciohen projekte të shumëta. e qendrave të biznesit dhe inkubatorëve. përkatësisht qeveria ndikon në zhvillim nëpërmjet inicimit të procesit të veprimtarive afariste.4. ndërkaq nga enonomia e vogël dhe zejtaria pritet hapja e vendeve të reja të punës. E tërë shoqëria përkrahë drejtpërdrejt zhvillimin e ekonomisë së vogël e të mesme dhë të zejtarisë. Mjedisi teknologjik Zhvillimi i teknologjik në botë dhe pjesmarrja gjithnjë e më e madhe e shërbimeve në veprimtarinë ekonomike ndikuan në ristrukturimin e ekonomisë. Në këtë mënyrë ndërmarrësve u krijohen parakushtet për realizimin e projekteve të tyre ekonomike. Mjedisi Afarist Kujdesi për një infrastrukturë më cilësore kërkon edhe ndërtimin e një mjedisi që ofron mundësi për një nxitje më të madhe të ndërmarrësisë dhe nxjerrjen e masave mbështetësë që do të mundësojnë një zhvillim më të shpejtë të këtij procesi. konkurentët dhe tregu i punës. kurse sigurimi i kapitalit njerëzor është më i vështirë dhe duhet kohë për t’i fituar njohuritë e caktuara. e në të cilin vepron ndërmarrësi i cili duhet t’i përshtatet vazhdimisht këtij mjedisi. Në kuadër të ndërtimit të mëtejmë të infrastrukturës ekonomike për ekonominë e vogël. INFRASTRUKTURA 4. Aplikimi i teknologjive të reja dhe përvetësimi i njohurive profesionale ndikojnë në zhvillimin e prodhimeve dhe të shërbimeve të reja dhe njëkohësishtë në plotësimin më cilësor të nevojave. është e nevojshme pjesmarrja e administratës lokale. Sot në Republikën e Kroacisë po ndërmerren një sërë masash që nga sigurimi i burimeve financiare e deri te menjanimi i pengesave burokratike me qëllim të nxitjes së zhvillimit të ndërmarrësisë. zhvillimi më i madh i rajoneve dhe rritja e të ardhurave. Mjedisi shoqëror Shteti. e unioneve ekonomike. e veçmas në vendet në tranzicion. 4.2.1. e ndërmarrësve. e odave. Mjedisi Afarist Infrastruktura 4. novatorizmi. furnitorët. Kapitali njerëzor bëhet më i rëndësishëm se teknologjia ngase teknologjinë mund ta kopjojmë ose blejmë. si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore.1. Në proceset globale po bëhet bashkimi i ndërmarrësve të mëdhenj.

infrastrukturën urbane dhe shumë lloje tjera varësishtë nga mënyra e ndarjes së tyre. sistemin e telekomunikacionit. kultura. peshkatarinë. ndërtimtarinë dhe zejtarinë prodhuese. andaj janë të kënaqur nëse vendimet e tyre janë në harmoni me ligjet e miratuara. terciar dhe të aktiviteteve me interes të përgjithshëm shoqëror.2. përkatësishtë të punëve publike. 4.2. Po ashtu dallojmë infrastrukturën shtetërore. 14 Faqe 13 . Mjedisi etik Në botën afariste i kushtohet rëndësi e madhe moralit. pylltarinë dhe zejtarinë. arsimimi.2. 4. nevojat dhe dëshirat në hapsirën dhe kohën e veprimit të ndërmarrësit. Ndërmarrësit e sotëm ballafaqohen me vendime afariste që nga aspekti moral mund të kenë një dykuptimësi. stili i jetesës.1 Kuptimi i infrastrukturës së ndërmarrësisë Infrastruktura është një tërësi e degëve dhe e veprimtarive me objektet dhe parimet përkatëse që mundësojnë zhvillimin normal të sektorit primar. pra kryesisht veprimtaritë me karakter përpunues. vërtetësia e shpalljeve. Sektori primar ose veprimtaritë primare përfshijnë: bujqësinë. politikanët me qëndrimet dhe aktivitetet e veta përshpejtojnë ose kufizojnë zhvillimin ekonomik ose afarizmin e ndërmarrësve të caktuar. e kjo vjen në shprehje veçmas në fazën e parë të zhvillimi të veprimtarisë. Llojet e infrastrukturës E dallojmë infrastrukturën ekonomike që përfshinë qarkullimin. sekondar. Marrë në përgjithësi. infrastruktura nënkupron bazën dhe përkrahjen që i nevojitet për t’i realizuar qëllimet e veta primare dhe sekondare. sistemin e veprimtarive komunale dhe te gjitha veprimtaritë që janë drejtpërdrejtë të lidhura me procesin e prodhimit. qëndrimet dhe bindjet. energjetikën. Respektimi i konkurencës.2. nga infrastruktura joekonomike që përfshinë shkollimin.Mjedisin shoqëror e përbëjnë sistemi i vlerave. tregtinë. Mjedisi juridik . 4. Infrastruktura dhe ndërmarrësi Nga këndvështrimi i ndërmarrësit. si dhe planifikimin e qëllimeve afariste dhe zgjedhjen e strategjisë për realizimin e tyre. shërbimet financiare komunale etj. Qëllimet sekondare – nënkuptojnë plotësimin e nevojave personale dhe të nevojave të mjedisit dhe vetë komunikimin me mjedisin. hotelierinë. respektimi i konsumatorëve dhe i të punësuarve janë vetëm disa prej elementeve që i përkasin mjedisit moral. Sektori sekondar ose veprimtaritë sekondare përfshijnë: industrinë.2. zejtarinë shërbyese. Infrastruktura 4. Sektori terciar përfshin veprimtaritë shërbyese: turizmin. Etika afariste nënkupton respektimin e normave morale në veprimtarinë ekonomike. Qëllimet primare – nënkuptojnë realizimin e detyrave themelore të afarizmit dhe përcaktimin e vizionit të zhvillimit të ndërmarrësit. shëndetësinë etj. Ndërmarrësit shpeshëherë kanë telashe të mëdha në aspektin moral të vendimeve të veta afariste.politik Me nxjerrjen e ligjeve krijohen kushte më të lehta ose më të rënda të afarizmit.3. zakonet dhe shprehitë.

infrastrukturën shëndetësore-sociale. me organizimin e ndihmës profesionale për shoqëritë tregtare. u jep ndihmë ndërmarrësve për zhvillim dhe përparimin e veprimtarisë së tyre ekonomike.5. Qendrat e ndërmarrësve. Shërbimi informatik Shërbimi informatik është sot shërbimi më dominues dhe më me ndikim. 4. Qendra financohet nga donacionet dhe mjetet shtetërore si dhe nga të hyrat vetjake që i realizon nga shërbimet që ua ofron ndërmarrësve. i kërkimeve dhe i zhvillimit. i kontrollingut. infrastrukturën komunale.2. sot do të ishte e pamundur që të zgjidhen me kohë dhe në mënyrë cilësore probleme të ndryshme dhe të merren vendime në cilën do qoftë sferë të veprimtarisë ekonomike.2. 4. infrastruktura ndahet në atë: Të brendshme dhe të jashtme. Detyrat e instruktimit – përcjellja e punës së organizatorëve tjerë. i kontabilitetit. mjeteve. i organizimit. aftësimi dhe informimi për zgjidhjet e reja organizative. nevojave. metodave dhe procedurave të reja organizative. Faktorët e jashtëm të infrastructures Këta faktorë përkufizohen si një infrastrukturë jashtë subjektit ekonomik. 15 Faqe 14 . i auditimit. si dhe mbikëqyrja e funksionimit të tij. indrastrukturën institucionale. ndërkaq përfshijnë: mardhëniet ndërmjet ndërmarrësit dhe shtetit.4. Detyrat operative – kërkimi i organizimit ekzistues dhe aplikimi i organizimit të ri. përpunon dhe i vë në dispozicion shërbimi i informatikës. ndërkaq fitimin eventual e investon në zhvillimin e veprimtarisë së vet themelore. infratrukturën shërbyese dhe infrastrukturën industriale. i menaxhimit të potencialeve njerëzore dhe shërbimi i punëve të përgjithshme. Nuk e ka për qëllim fitimin. aktiviteteve dhe kërkesave të tija. Faktorët e brendshëm të infrastrukturës Në afarizmin modern dhe të organizuar në mënyrë cilësore më së shpeshti organizohen këto shërbime të infrastrukturës: i informatikës. Shërbimi i kërkimit dhe i zhvillimit të organizimit Shërbimi i kërkimit dhe i zhvillimit të organizimit ka tri grupe detyrash: Detyrat kërkimore – gjithë ajo që i kontribon njohjes së zgjidhjeve. Pra të dhënat dhe informata që i grumbullon. inkubatorët dhe zonat afariste Qendrat e ndërmarrësve Qendrat e ndërmarrësve. zejtarinë dhe ndërmarrësit e rinj fillestarë. infrastruktura arsimore. infrastrukturën financiare.Nga këndvështrimi i ndërmarrësit.

Zonat afariste Zona afariste është një hapësirë e kufizuar me një infrastrukturë të rregulluar për nevojat e ndërmarrësit brenda së cilës zhvillohet aktiviteti i caktuar ekonomik. . Infrastruktura fizike Përfshinë sistemin e komunikacionit. qendra për transferin e teknologjisë etj. Ajo përbën qendrën e ndërmarrësisë e të shkëmbimit të ideve dhe të bashkpunimit afarist. qarkullimit dhe të energjetikës që mundësojnë rrjedhën e shpejtë të mallrave nga vendi i prodhimit deri në vendin e konsumit. nxitja dhe mbështetja e ndërmarrësve të rinj dhe e ndërmarrësve në fazat e para të zhvillimit. zhvillimi.lokale të punës dhe shërbime teknike . Inkubatorët u ofrojnë ndërmarrësve: . 16 Faqe 15 .Inkubatorët e biznesit Përkundër ekzistimit të një literature të gjerë. Kjo infrastrukturë përbëhet nga këto sisteme: . komunikimin e shpejtë dhe cilësor me blerës dhe furnitorë.Infrastruktura e transportit. biznesore.shërbime profesionale dhe këshilldhënëse. edhe më tutje nuk ekziston një përkufizim më i plotë se çka është inkubatori i biznesit. Megjithatë. Zonat dallohen për nga emri i vet. shkëmbimin e shpejtë të informatave. ndërkaq stratexhia themelore e punës së tij është themelimi. zona dhe parqe teknologjike. përgjithësishtë mundë të themi se inkubatori është vend nga i cili dalin ndërmarrësit e rinj. industriale.Infrastruktura e komunikacionit. që më së shpeshti janë: zona zejtare.

t’ua ofrojë blerësve potencialë prodhimet dhe shërbimet me çmim të arsyeshëm dhe me elementet e tjera të arsyeshme të ofertës. 5.(Fhilip Kotler) Marketingu përfshinë një sferë shumë më të gjerë të aktiviteteve afariste sesa që janë shitja dhe propaganda ekonomike. 5.3.9. Marketingu si koncept i orientimit afarist. Shkembimi është një proces i ndërrimit të pronësisë. Segmentimi i tregut. por konsumatori dhe nevojat e tij.8. Së këndejmi. .2. 5.2. Strategjitë e tregut. 5. Funksionet themelore të marketingut. por është arti i krijimit të vlerës unike për blerësin.5. Marketingu si koncept i orientimit afarist Marketingu nuk është arti i kërkimit të mënyrës për të plasuar atë që e ke prodhuar.1.1. Ambienti i marketingut. Duke i pasur parasysh karakteristikat e ndryshme. ndërmarrësit e orientuar drejt tregut dhe marketingut i orientojnë aktivitetet e veta në të gjitha sferat afariste siç është theksuar më poshtë: sfera e prodhimit. . 5.7. 17 Faqe 16 . Tregu shpeshherë konsiderohet si vend ku takohen shitësit e blerësit dhe i shkëmbejnë mallrat dhe shërbimet e tyre me para. Marketingu nuk ka për qëllim shitjen e prodhimit ose promovimin e tij por plotësimin e nevojave të konsumatorit. Procesi i marketingut. 5. e më qëllim të pltësimit të nevojave reciproke të blerësve dhe shitësve.5.të njihen potencialet e shfrytëzuesit me përparësitë e ofertës së vetë në vendin e duhur dhe çastin e duhur. 5. 5. me ndërveprimin e tyrë caktohen çmimet e mallrave e të shërbimeve dhe sasia e tyre. tregun monopolit dhe tregun e konkurrencës së kufizuar.4. 5. Në qendër të orientimit afarist të marketingut nuk është prodhimi. MARKETINGU NË NDËRMARRËSI 5. Tregu dhe karakteristikat e tij Tregu është një mekanizëm nëpërmjet të cilit.të konstatohen nevojat e konsumatorëve dhe të shfrytëzuesve potencialë dhe karakteristikat e sjelljes së tyre në procesin e vendimarrjes për blerjen dhe konsumin me qëllim të gjetjes së zgjidhjes adekuate për plotësimin e tyre. shkëmbimit. 5. tregu mund të shikohet nga aspekti i hapsirës dhe i mallrave. Funksionet themelore të marketingut Detyrat themelore të marketingut dhe të aktivieteve që lidhen me të janë: .6.t’i sigurojë dhe t’ua dërgojë me kohë shfrytëzuesve prodhimet dhe shërbimet.3. Tregu dhe karakteristikat e tij. . Planifikimi i marketingut. Informatat e marketingut. nga aspekti i lidhjeve dhe i madhënieve si dhe nga aspekti i teknikës së tregut dhe të institucionit. Nga aspekti i konkurrencës në treg kemi tegun e konkurrencës së pakufizuar. 5.

të mardhënieve me publikun dhe të publicitetit.ditribuimit. shitjes personale. Veprimi operativ dhe Mbikëqyrja dhe kontrolli. përkatësisht të mahnitë një numër sa më të madh të blerësve dhe konsumatorëve. përkatësisht me kredi. Procesi i Marketingut Procesi i marketingut nënkupton vazhdimin e veprimtarisë së marketingut nga ofertuesi (prodhuesi ose shitësi) deri te blerësi dhe konsumatori. përkatësisht nxjerr në treg prodhime të reja ose bënë përmirësimin e atyre ekzistuese. ndërmarrësi cakton gjerësinë e programit prodhues. Planifikimi i miksit të marketingut. me themelimin e klubeve për motivimin e konsumatorëve me politikën e përcaktuar të çmimeve të harmonizuar me elementet e tjera të miksit të marketingut i ruajnë dhe i tërheqin blerësit e rinj. marketingut të drejtpërdrejtë.të ngushtë ose të gjerë dhe thellësinë e programit prodhues-të cekët dhe të thellë. Procesi i marketingut përbëhet nga këto faza: Hulumtimi i rrethanave të volitshme në treg. aplikon dhe lanson. shitjen me këste.4. Zgjedhja dhe definimi i strategjisë optimale. intenziv(shfrytëzohen të gjitha kanalet disponuese që prodhimet t’u ofrohen konsumatorëve në çdo vend të shitjes. Politika e çmimeve Çmimi është instrument i shitjes me të cilin ai harmonizohet me kërkesat e blerësve nëpërmjet politikës së çmimeve (të larta ose të ulëta) që përfshinë lëshimet. përmirësimin dhe aplikimin e ri të prodhimeve ekzistuese (novacioneve). Në mënyrë me politikën e prodhimit që të ruaj dhe të përfitojë. i braktisë prodhimet e vjetra të cilat blerësit dhe konsumatorët i zëvëndësojnë gjithnjë e më tepër me prodhime të reja. Politika e prodhimit Politika e prodhimit është pjesë përbërëse e politikës afariste të ndërmarrësve dhe përfshinë cilësinë. Varësishtë nga politika e distribuimit që e udhëheqë ndërmarrësi. me qëllim të informimit dhe tërheqjes së blerësve potencial. Këto janë aktivitetet e propagandës ekonomike ose të publikimit. 5. Politika e çmimeve përbëhet nga caktimi i çmimeve. Ndërmarrësit me anën e uljeve të ndryshme të çmimeve ose të lirimeve. varësishtë nga cikli jetësor në të cilin gjendet prodhimi. lirimet. Politika e promovimit Politika e promovimit përbëhet nga gërshetimi i aktiviteteve të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të tërrthortë me tregun. dhe promovimit. Politika e distribuimit Politika e distribuimit përfshin aktivitetet e shitjes dhe të distribuimit që janë të harmonizuara me elementet e tjera të miksit të marketingut. rabati dhe elementet tjera nxitëse që janë të lidhura me çmimin dhe shitjen. avancimit të shitjes. të gjitha funksionet e përmenduara njihen me emrin Marketing Miks. zhvillimin programit prodhues dhe afatin e qëndrueshmërisë së prodhimit. 18 Faqe 17 . përkatësishtë me mjedisin më të afërt ose më të largët. hulumtimet dhe zhvillimin e prodhimeve të reja. distribuimi mundë të jetë ekskluziv ( i kufizuar vetëm në një distributor që ka shpenzime më të vogla se ai intenziv).

Segmentimi njëkohësihstë është njëra prej stratexhive themelore të tregut. shtetëror-politik. potencialin e tregut. mjedisi dhe ndikimi i ndërmarrësit. Në makromjedisin e ndërmarrësit bëjnë pjesë: Mjedisi demografik. Strategjia e Marketingut Strategjia e marketingut është planifikim i qëllimeve dhe detyrave afatxhata që ndërmarrësi ia ka parashtruar vetes. por nga ndikimet e pjesmarrësve që janë pjesërishtë ose plotësishtë jashtë kontrollit të tij. Për segmentim është me rëndësi që ato të jenë grupe të njëjta. ndërmjetësit në marketing. veçoritë e tregut.5. përkatësishtë që t’i karakterizojnë veçoritë e përbashkëta në sjelljen e konsumatorëve dhe blerësve. Pa informatat për tregjet përreth dhe konkurrencën ndërmarrësi nuk është në gjendje të përcaktojë drejtimin stratexhik të afarizmit.8. opinioni. parashikimet ekonomike. kulturologjik. konkurrentët dhe ofertat e tyre. pjesëmarrje më të madhe në treg dhe fitim më të madh. Informatat e marketingut zakonisht përfshin të dhënat për: pjesmarrjen në treg. 19 Faqe 18 . Makromjedisi i ndërmarrësit Për dallim nga mikromjedisi. Në mikromjedisin e ndërmarrësit bëjnë pjesë: Furnitorët. Mikromjedisi i ndërmarrësit Mikromjedisin e ndërmarrësit e përbëjnë pjesmarrësit dhe ndikimet e mjedisit të afërt të ndërmarrësit. blerësit dhe konsumatorët.7. Andaj si sfera kryesore te kërkimit të tregut veçohen: blerësi. Marketingu në mjedisin e caktuar Rezultatet afariste të ndërmarrësve nuk varen vetëm nga aktivitetet që ai i ndërmerr në afarizmin e vet. si dhe i mënyrave dhe mjeteve me anën e të cilave do të realizojë qëllimin e përcaktuar duke e aplikuar konceptin e marketingut. në të cilat ndërmarrësi mundë të ketë ndikim më të vogël ose më të madh. dallojmë mikromjedisin dhe makromjedisin. e që e përbëjnë mjedisin e tij të marketingut. Duke pasur parasysh se ndërmarrësi vepron edhe vetë në lidhje me këto ndikime. konkurrenca. trendet afariste. 5.6. konkurrenca. makromjedisin e përbëjnë të gjithë pjesmarrësit dhe faktorët e rëndësishëm për afarizmin e ndërmarrësit. teknologjik. Segmentimi i tregut Segmentimi i tregut nënkupton ndarjen e tregut në grupe të kosumatorëve ose në pjesë të tregut. mjedisi ekonomik. por duhet t’u përshtatet. 5. Praktika ka dëshmuar se ndërmarrësit që zbatojnë segmentimin e tregut realizojnë shitje më të madhe. por në të cilët ndërmarrësi nuk mundë të ndikojë. studimet lidhur me caktimin e çmimit. Informatat e marketingut Siç kemi theksuar më sipër. testimin e prodhimeve etj. 5. ndërmarrësi ka nevojë për informata të caktuara mbi tregun dhe efektet e marketingut me qëllim të marrjes së vendimeve sa më racionale në afarizëm. tregu. cilësitë e punës në shitjen e prodhimeve.5.

. Ndërmarrësi zhvillon strategjinë e marketingut në disa nivele: korporativ. 5.formulimi i deklaratës për misionin.përcaktimi i planeve dhe mikseve alternative. 2. Shpërndarja e resurseve dhe vështrimi . Përcaktimi i qëllimeve . me strategjinë e marketingut ndërmarrësi përcakton se si duhet punohet për një punë sa më të sukseshme në mënyrë që në planin afatgjatë të realizojë fitim. 4.përcaktimi i presupozimeve të tregut.vlerësimi i rezultateve të pritshme. afarist dhe funksional. . 20 Faqe 19 . kurse zhvillohet në katër faza: 1.përgatitja e analizës SWOT. . Planifikimi i marketingut në esencë është proces administrimi.analiza e tregut. 3. Andaj. . Formulimi i strategjisë . .hartimi i programit të përgatitjeve.caktimi i planit financiar.Përbëhet nga caktimi i tregut të synuar dhe hartimi i miksit të marketingut të përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut të synuar. Shqyrtimi i gjendjes .definimi i qëllimeve të korporatës. .definimi i qëllimeve dhe i strategjisë së marketingut.9 Planifikimi i Marketingut Ky është një proces i operacionalizimit të strategjisë së marketingut si shprehje e qëndrimit konkurues të ndërmarrësit.

Struktura financiare. Financimi Problemet kryesore të financimit Procesi afarist i çdo subjekti përfshin procesin e furnizimit. vijuese dhe të financimit zhvillimor të ndërmarrjeve të vogla.3. rrogat e të punësuarve. me ç’rast mendohet për detyrimet afatshkurtëra. Problemet lidhur me strukturën optimale financiare.4. kurse lartësia e kapitalit fillestar varet nga ajo se për cilën formë juridike të afarizmit bëhet fjalë: shoqërinë e kapitalit ose shoqërinë e personave. financimi nuk përfshin vetëm sigurimin e parasë. Financat afariste të ndërmarrësit duhet t’i vërejnë me kohë këto dukuri dhe t’i sigurojnë paratë me të cilat do të pengohet jolikuiditeti. që përfshin të gjitha format e saj: fillestare. Gjatë afarizmit paraja u duhet për t’i blerë të gjitha ato që i nevojitem për procesin e prodhimit. procesin e prodhimit dhe procesin e shitjes.1. problemi i financimit të ndërmarrësit të vogël është i shprehur pikësëpari si paaftësi e pagimit me kohë të detyrimeve afatshkurtëra të shkaktuara nga mungesa e parasë. Në të kundërtën ai do të shëndërrohet në mungesë boniteti dhe stërngarkim me borxhe. tatimet e kontributet ndaj shtetit etj. kurse në mënyrë zingjirore mund të zgjerohet në tërë ekonominë. Burimet e financimit. kurse boniteti si zotësi e përgjithshme e pagimit të detyrimeve. Mirëpo. Financimi zhvillimor – duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve shtesë afatgjata për financimin e investimeve të reja. vijuese dhe financimi zhvillimor i ndërmarrësit. 21 Faqe 20 . FINANCIMI I EKONOMISË SË VOGËL 6.1. 6. maksimalizimin e fitimit.2. Format e financimit Dallohen tri forma kryesore të financimit: fillestare. Financimi vijues – duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve afatshkurtëra për financimin e nevojave të përditshme afatshkurtëra të ndërmarrësit. Mundë të konkludojmë se financimi nënkupton anën monetare të ndërmarrësisë. gjë që nënkupton financimin e mjeteve të nevojshme të xhiros për mbështetjen e afarizmit të tij cilësor dhe për ruajtjen e bonitetit dhe të likuiditetit të ndërmarrësit. apo bëhet fjalë për zejtarinë si ndërmarrës. me të cilën rrumbullakohet lëvizja e pasurisë që ka për qëllim krijimin e vlerës së shtuar. si dhe ekzistencën dhe rritën e ndërmarrësit. 6. ndërmarrësi ka nevojë për para. Nëse likuiditeti kuptohet si zotësi e ndërmarrësit që me pasurinë likuide t’i përmbushë detyrimet e arritura për pagesë.6. Financimi fillestar – duhet të sigurojë një sasi të mjaftueshme të kapitalit fillestar për themelimin dhe fillimin e punës së ndërmarrësit gjë që nënkupton sigurimin e burimeve afatgjata për financimin e investimeve fillestare në mjetet afatgjata dhe në mjetet e përhershme të xhiros. Kuptimi i financimit Për inicimin e ndërmarrësisë. Financimi. shërbimet e jashtme të ndërmarrësve tjerë. kurse me financimin e detyrimeve siguron inputet e nevojshme materiale. përkatësisht për zhvillim dhe rritje. 6. por edhe investimin dhe kthimin e tij. 6.

përkatësishtë nga formimi i saj. Me të formalizohet raporti i pronarit kundrejt burimeve të mjeteve. pastaj nevojat janë të ndryshme. ndërmarrësve për çdo ditë ua imponon pyetjen – cila është struktura financiare optimale e afarizmit të tyre. Në anën e aktives janë paraqitur nevojat totale për mjetet si dhe struktura e tyre e dëshiruar. përkatësishtë me çfarë mjetesh afariste disponon ndërmarrësi për ushtrimin e veprimtarisë. Pyetja ka të bëjë me përcaktimin e raporteve ndërmjet pozicioneve të madhësisë dhe strukturës së pasurisë nga njëra anë. nevojat ndryshojnë. duke pasur parasysh nevojat e strukturës së afatizuar të aktives. Ajo paraqet baraspeshën e aktives që përbënë pasuria e ndërmarrësit dhe të pasives që e përbëjnë burimet e kësaj pasurie. pasiva e bilancit pasuror paraqet problemin kyç në analizën e strukturës së burimeve të financimit të ndërmarrësit. përkatësishtë për mjetet me të cilat do ta zhvillojë veprimtarinë. Struktura financiare horizontale Struktura financiare horizontale është një lidhmëri e afatizuar ndërmjet aktives dhe pasives së bilancit. pastaj çfarë është maturimi i këtyre detyrimeve. Andaj.3. përkatësishtë sa është financuar kjo pasuri me kapital vetjak. varësisht nga dinamika e afarizmit dhe rritja e tij. si dhe pasurisë dhe strukturës së kapitalit e të detyrimeve nga ana tjetër. e sa me mjete të huaja(detyrime). Me analizën e strukturës financiare horizontale ndërmarrësit mund të analizojnë situatën financiare të ndërmarrjes së vet. Me planifikimin e investimeve do t’i definojë nevojat e veta para se ta merr vendimin për investime. Optimalizimi i investimeve në mjetet themelore Çdo ndërmarrës duhet ta dijë se çfarë është madhësia dhe struktura e pasurisë afatgjate. Aktivi i bilancit pasuror tregon se me çfarë pasurie të gjithmbarshme. që janë të nevojshme për sistemin e tij afarist. të drejta e kërkesa dhe pasuri të tjera që nga aspekti i kontabilitetit i paraqesim në raportin ndërmjet pasurisë afatgjatë dhe afatshkurtër. Aktivi i bilancit përfshin lloje dhe forma të ndryshme të pasurisë: para. 6. Procesi i financimit formalizohet në kontabilitetin e subjektit ekonomik. varet nga struktura financiare e pasives.6.2. ndërkaq ndryshon edhe raporti kundrejtë detyrimeve kundrejt kapitalit në burimet totale të mjeteve të punës sipas veprimtarive. 22 Faqe 21 . Problemi i strukturës optimale financiare Dinamika dhe specifikat e çdo sistemi afarist veç e veç. përkatësisht mjeteve themelore. bilanci është burimi kryesor i informatave për analizimin e gjendjes financiare të ndërmarrësit. Se në çfarë mase dhe me çfarë mjetesh ajo do të mbështetet. Struktura e pasives Ajo tregon se nga të cilat burime financohet pasuria që e disponon ndërmarrësi. Ndërmarrësi ka nevojë të vazhdueshme për pasurinë. Nuk ekziston një përgjigje njëkuptimore. Struktura financiare Struktura financiare e ndërmarrësit rezulton nga bilanci i tij. sende. andaj. ngase pozita e çdo ndërmarrësi ndryshon kundrejt mjedisit. Struktura financiare vertikale Struktura e aktives Struktura financiare vertikale përfshin strukturën e aktives dhe të pasives së bilancit pasuror të ndërmarrësit. pa marrë parasysh rëndësinë primare të aktives. përkatësisht në vendosjen e gjendjes në të cilën detyrimet janë në raport të arsyeshëm kundrejt kapitalit.

Burimet sipas mënyrës së formimit Procesi afarist mund të financohet nga më shumë burime të ndryshme të cilat. sipas rregullit është edhe menaxher. Ndërmarrësi duhet të sigurojë një sasi të mjaftueshme të mjeteve të xhiros që janë të nevojshme për realizimin e procesit afarist. përkatësisht vlerësimit të arsyeshmërisë ekonomike dhe efektivitetit të investimeve kryesisht realizohet: . Prejardhja. 6. Burimet investuese të financimit. e kjo veçmas vlen për institucionet financiare.Me metodën e normës së brendshme të rentabilitetit. kurse financimin e zhvillimit e bazojnë kryesisht në marrjen e borxheve. financimin e rregullt e sigurojnë nga afarizmi.Procedura e matjes. Shoqëria tregtare në pronësi të më shumë pronarëve është formë e organizimit në të cilën partnerët e menaxhojnë bashkërisht shoqërinë. sendeve ose të të drejtave. prejardhjes së burimeve dhe pronësisë së burimeve. e më të shpeshta janë: sipas kohës së disponibilitetit të burimeve.4. Së fundi.Me metodën e amortizimit. Përcaktimi i mjeteve të nevojshme të xhiros Këtë procedurë e vështirëson fakti se madhsia e mjeteve të nevojshme të xhiros ndryshon vazhdimisht në ndikimin e faktorëve të ndryshëm ekstern dhe intern. Tre janë format themelore të organizimit të ndërmarrësit: Shoqëria tregtare në pronësi të një personi ku pronari. andaj i shfrytëzojnë të gjithë ata që janë në situatë të zgjedhin ndërmjet më shumë projekteve të ofruara. Llojet e financimit Ekzistojnë kritere të ndryshme sipas të cilave bëhet ndarja në lloje të caktuara të financimit të sistemit afarist. Burimet e financimit Me burimet e financimit fillon dhe mbaron rrethi i financimit të procesit afarist. sipas mënyrës së formimit. zakonisht janë të prezentuara si: Burimet afariste të financimit. veprimtarinë e rregullt e financojnë nga burime të kombinuara. 23 Faqe 22 . Kapitalin fillestar e sigurojnë nga kuotat e përhershme të kapitalit të partnerëve. kurse kapitali themelor shtesë për financimin e zhvillimit sipas rregullit sigurohet nga kursimet dhe rezultatet pozitive të pronarit. Vetëm ai e bartë rrezikun për afarizmin. Shoqëria aksionare që sipas rregullit ka më shumë bashkëpronarë (aksionar) të cilët e sigurojnë kapitalin fillestar me investimin e parave.Me metodën e vlerës së tanishme. por edhe optimalizimin e shfrytëzimit të tyre gjë që nënkupton që me mjete minimale të xhiros të arrihen rezultate maksimale. Në bazë të ligjshmërive për ecurinë qarkore të mjeteve afariste totale vërehet se roli kryesor për lidhshmërinë e të gjitha funksioneve të procesit riprodhues u takon pikërisht mjeteve të xhiros. bashkërishtë e bartin rrezikun e afarizmit dhe e shpërndajnë fitimin. . Kapitalin fillestar e përbëjnë mjetet e pronarit. kurse financimin e zhvillimit nga burimet e kombinuara. lloji dhe kushtet e financimit janë faktorë thelbësorë për një afarizëm të sukseshëm dhe për zhvillimin e ndërmarrësit. financimi sigurohet nga afarizmi. . vlen të theksohet se këto metoda mund të shërbejnë si kriter edhe për zgjedhjen e projektit më të volitshëm investues. Burimet monetare të financimit.

kur ata nuk posedojnë burime të mjaftueshme vetjake dhe të huaja kredituese. e nganjëherë edhe e vetme e financimit të ndërmarrësve. pra të gjitha ato burime që pronari i siguron dhe nuk është i detyruar t’i kthejë. veçmas atyre ndërmarrësve që janë në fillim të veprimtarisë së vet. Kreditë bankare afatshkurtëra – janë një formë e shpeshtë e burimeve të huaja të financimit. Karakteristikë e financimit afatshkurtër janë disponibiliteti kohor i burimeve deri një vit. ndërkaq pikëmbështetjet qenësore të këtij kreditimi janë sigurimi i kthimit të kredisë. Lizingu (qiraja) është një formë e shpeshtë. Sipas pronësisë së burimeve dallojmë burime vetjake të financimit. Kreditë sipas fleksibilitetit ndahen në: kredi fikse. blerjen e paisjes. kreditë afatshkurtra bankare të organizatave financiare. Për to janë thelbësore pikënisjet e maturimit të afateve. kolaterali dhe shpenzimet e kredisë. Sipas prejardhjes se burimeve dallojmë burimet e brendshme dhe të jashtme të financimit.Sipas kohës së deisponibilitetit të burimeve dallojmë financimin afatshkurtër dhe afatgjatë të sistemit afarist. të stabilimenteve dhe të pasurisë tjetër afatgjate. dhe burimet e huaja të financimit që janë të gjitha ato burime që i takojnë pronarit ose nuk rrjedhin nga afarizmi. makinave ose pajimeve dhe të pasuris afatgjate. por me financimin e tyre krijohen detyrime për ndërmarrësin që janë të afatizuara dhe të cilat duhet të kthehen me kamatë. nëse shtyhet pagesa prej afatit të kontraktuar. Kreditë tregtare – rezultojnë nga procesi i rregullt afarist. pronësia e pasurisë së fituar me kreditim. periudha e fillimit të kthimit të kredisë dhe respektimi i afateve të kontraktuara për kthimin e kredisë. Kjo është formë e financimit që u mundëson blerjen me kushte më të volitshme të lokaleve të punës. pjesmarrja vetjake e investitorit në financimin e investimeve. kornizë dhe revolving. Parakusht thelbësor për këtë lloj të financimit është mirëbesimi reciprok i bankës dhe i komitentit si dhe bashkëpunimi afarist afatgjatë. kurse rreziku është më i vogël në krahasim me forma të tjera të veprimtarisë. fleksibiliteti. Financimi afatgjatë Financimi afatgjatë i ndërmarrësve nga burimet e huaja nënkupton investimet ne blerjen e pasurisë afatgjate. sepse për themelimin e ndërmarrjes dhe fillimin e punës nuk nevojitet kapital i madh. Në pajtim me këtë të gjitha ato burime të financimit që janë të disponueshme më gjatë se një vit janë burime afatgjate. Financimi afatshkurtër Format themelore të financimit afatshkurtër janë kreditë tregtare. Franshizingu është një formë e rëndësishme e financimit të ndërmarrjeve të vogla. me ç’rast dallojmë kreditë tregtare me afate të zakonshme të pagesës pa shpenzimet e kamatës dhe me mundësinë e lejimit të rabatit për pagesën parakohshme (kreditë e lira tregtare) dhe kreditë me shpenzimet e kamatës (kreditë tregtare me interes). 24 Faqe 23 . pra investimet në ndërtime. letrat komerciale dhe faktoringu. Burimet e brendshme të financimit të ndërmarrësit janë të gjitha ato burime që dalin nga afarizmi i tij. veçmas të atyre fillestare. Në pajtim me këtë burimet e jashtme të financimit përbëhen nga të gjitha ato burime nga të cilat ndërmarrësi siguron para që nuk arrin t’i ndajnë nga burimet e brendshme.

si dhe vetë politikat e kontabilitetit. nëse me dispozitat e veçanta është caktuar si pagues i tatimin mbi fitimin. Mirëpo akti themelor me të cilin rregullohet korniza institucionale e kontabilitetit financiar të ndërmarrësit është Ligji mbi kontabilitetin. janë zhvilluar edhe standartet ndërkombëtare të kontabilitetit. 7.3. Sistemi i kontabilitetit të ndërmarrësit Sistemi i kontabilitetit të ndërmarrësit të organizuar si shoqëri është rregulluar me një sërë dispozitash ligjore. Kontabiliteti dhe kontrollingu. Standartet e kontabilitetit Standartet e kontabilitetit mundësojnë unifikimin dhe krahasimin e të dhënave të prezantuara në raportet financiare të ndërmarrësit. 7. Kontabiliteti i zejtarit. Parimet e kontabilitetit Këto janë parime ose presupozime themelore që mundësojnë unifikimin e metodave.1. Dallojmë kontabilitetin e ndërmarrësit në kuptim të ngushtë dhe kontabilitetin e bankave dhe të organizatave financiare ose të shoqërive të sigurimeve dhe të risigurimeve. rregullave dhe procedurave me qëllim të sigurimit të informatave cilësore të kontabilitetit të prezentuara në raportet financiare themelore.7. Po ashtu ndërmarrës është edhe personi fizik i cili në mënyrë të pavarur e ushtron veprimtarinë ekonomike për realizimin e fitimit. 7. rregulloresh etj.2. Llojet e kontabilitetit. që është bazë e kontabilitetit për të gjithë ata ndërmarrës që veprojnë si shoqëri tregtare dhe që janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi fitimin. Llojet e kontabilitetit Sipas Ligjit mbi kontabilitetin. 7.1. Parimi i shfaqjes së ndodhisë. 7. Organizimi i kontabilitetit të ndërmarrësit.5. Po ashtu veçmas janë të rëndësishme parimet dhe standartet e kontabilitetit të caktuara me standartet ndërkombëtare të kontabilitetit. Aplikimi i parimeve të kontabilitetit siguron që raportet financiare të ndërmarrësit të jenë transparente. aktesh nënligjore. KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE KONTROLLINGU 7. Parimet e kontabilitetit janë: Parimi i vazhdimësisë ose i kohëzgjatjes së pakufizuar të veprimtarisë.4. ndërkaq nuk janë banka dhe organizata financiare ose shoqëri të sigurimeve dhe të risigurimeve. Këtu do të bëhet fjalë pikërishtë për kontabilitetin financiar të ndërmarrësit në kuptimin e ngushtë. ndërmarrës konsiderohet personi juridik që ushtron veprimtari ekonomike për realizimin e fitimit. të sigurohet unifikimi i dispozitave dhe standarteve të kontabilitetit në nivelin ndërkombëtar. 25 Faqe 24 .2.Në mënyrë që. Sistemi i kontabilitetit të ndërmarrësit. përveç atyre nacionale. Parimi i aplikimit konsekuent. 7.

përfshirë fitimin dhe humbjet si dhe rrjedhën e parasë. Kryegjëja është synonim për kapitalin vetjak. kontabiliteti i ndërmarrësit përfshinë planifikimin kontabël. të hyrat dhe të dalat. të materialit dhe të mallrave nga furnitorët sipas fuqisë ligjore. Ndarja e kontabilitetit Kontabiliteti i ndërmarrësit. pa marrë parasysh madhësinë. 26 Faqe 25 . Me rastin e hartimit të raporteve financiare. si sistem gjithpërfshirës i përsjelljes dhe i raportimit për aktivitete afariste të ndërmarrësit. Kontabiliteti nga aspekti i afarizmit – nga ky aspekt. Përfshin investimet totale të ndërmarrësit në një aktivitet ekonomik. Çdo ndërmarrës. Pasuria është vlera totale e resurseve ose e të drejtave që i disponon ndërmarrësi dhe që i shfrytëzon për realizimin e aktivitetit ekonomik nga i cili pret një fitim të caktuar. mbikëqyrjen kontabël dhe analizën kontabël. sende. përkatësishtë në fund të vitit. borxheve (detyrimeve) të shoqërisë dhe të kryegjësë së pronarit në ditën e caktuar. përkatësishtë të pronarëve. Miratimi i politikave të kontabilitetit ka për qëllim zgjedhjen e procedurave konkrete të kontabilitetit të ndërmarrësve në të gjitha ato raste kur me standartet ndërkombëtare të kontabilitetit ndonjë çështje nuk është saktësuar deri në fund. e sipas funksionit që ka pasuria ndahet në pasurinë afatgjate dhe pasurinë afatshkurtër. kryegjënë. Sipas nocionit pasuria mund të jetë në para. Sipas standarteve ndërkombëtare të kontabilitetit kryegjëja është mbetja e pasurisë së ndërmarrësit pas zbritjes së të gjitha detyrimeve të tij. Bilanci Bilanci është një pasqyrë sistemore e kontabilitetit lidhur me gjendjen e pasurisë. përkatësisht sipas kriterit se ai i përfshinë të gjitha ose vetëm disa pjesë të procesit të afarizmit të kontabiliteti i ndërmarrësit kryesisht ndahet në: Kontabiliteti financiar. harton bilancin një herë në vit. kurse ndërmarrësve u është lënë mundësia e zgjedhjes së metodave për matjen e elementeve të raporteve financiare. janë të detyruar t’i zbatojnë plotësishtë standartet e kontabilitetit. por nëse është e nevojshme këtë mundë ta bëjë për çdo tre muaj e madje edhe për çdo muaj. ndërkaq me rastin e zgjedhjes dhe të miratimit të tyre. Raportet financiare të ndërmarrësit Raportet financiare me destinim të përgjithshëm kanë për qëllim publikimin e saktë të informatave për pozitën dhe gjendjen financiare në ditën e caktuar dhe lidhur me punën e suksesshme të ndërmarrësit brenda një periudhe të caktuar llogaritare që i shërben një rrethi më të gjërë të shfrytëzuesve me rastin e vendimarrjes. është i detyruar të respektojë dhe të merr për bazë parimet përgjithësishtë të pranuara të standarteve ndërkombëtare të kontabilitetit. të drejta dhe kërkesa. të gjithë ndërmarrësit. ndërkaq përfshijnë kapitalin e huaj që ndërmarrësi e ka marrë nga të tjerët në munggesë të kapitalit të vetë. Detyrimet mund të krijohen me huazimin e parasë në tregun e kapitalit. Kontabiliteti i shpenzimeve.Politikat e kontabilitetit Këto janë parime dhe standarde të veçanta që i aplikon kontabiliteti i ndërmarrësit me rastin e përpilimit dhe prezentimit të raporteve financiare. Detyrimet janë borxhe. Ndërmarrësi është i detyruar të miratojë politikat e kontabilitetit. Kontabiliteti nga aspekti i veprimtarisë kontabël – nga aspekti i veprimtarisë kontabël. mund ti vrojtojmë nga dy aspekte dhe këtë nga aspekti i afarizmit dhe nga aspekti i veprimtarisë së kontabilitetit. pa marrë parasysh madhësinë e tyre. Për realizimin e këtyre qëllimeve raportet financiare të ndërmarrësit ofrojnë informata për pasurinë. detyrimet. Kontabiliteti menaxhues. si dhe ndarjet aktive kohore. me blerjen e paisjeve.

3. Aplikohet parimi i punës së arkës. shërbimet etj). të drejtat materiale. Karakteristikat themelore të kontabilitetit të zejtarit Karakteristikat themelore të kontabilitetit të zejtarit janë: Evidenca sipas parimeve të kontabilitetit të thjeshtë. përveç nëse pasurisë afatgjate.7. përveç nëse fituesi i veprimtarisë e vazhdon veprimtarinë dhe më vonë e siguron tatimin e rezervave të fshehura. 27 Faqe 26 . si dhe marrjet nga shitja ose likuidimi i veprimtarisë. libri i qarkullimit. sendet. ndërmarrësit e organizuar si zejtarë janë të detyruar ta paguajnë tatimin mbi të ardhurat. Shpenzimet afariste janë të gjitha të dalat. me kohë dhe saktësishtë në bazë të dokumenteve autentike të kontabilitetit. me qëllim të përcaktimit të të ardhurave. Me ligjin për tatimin mbi të ardhurat është përcaktuar se këto janë libri i të hyrave dhe të dalave. rezultojnë edhe karakteristikat kryesore të kontabilitetit të tyre. ndërkaq mbahet sipas parimit të punës së arkës. me përjashtim të shpenzimeve për blerjen e pasurisë afatgjate ku si shpenzim konsiderohet çregjistrimi i pasurisë afatgjate gjatë kohëzgjatjes së qëndrueshmërisë së saj në shumën që është në pajtim me dispozitat. Librat afariste Kontabiliteti i ndërmarrësit të organizuar si zejtarë është i detyruar t’i mbajë librat afariste. Çregjistrimi (shlyerja) e pasurisë afatgjate. sipas të cilave ai dallon nga kontabiliteti i ndërmarrësve të organizuar si shoqëri. por që zejtarët të cilët janë të detyruar të paguajnë tatiminmbi vlerën e shtuar duhet të mbajnë edhe librin e faturave dalëse dhe hyrëse e në këtë rast nuk janë të detyruar të mbajnë evidencën e kërkesave dhe detyrimeve. Libri i të hyrave dhe i të dalave Në këtë libër evidentohen të hyrat dhe të dalat totale afariste nga ushtrimi i veprimtarisë në periudhën e caktuar tatimore. Kontabiliteti i zejtarit Për dallim nga ndërmarrësit e organizuar si shoqëri e cila është e detyruar të paguajë tatimin mbi fitimin. që realizohen në periudhën tatimore në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë zejtare. Të ardhurat janë diferenca ndërmjet marrjeve dhe shpenzimeve afariste. përkatësishtë për faktin se zejtarët janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi të ardhurat. Marrjet afariste janë të gjitha të hyrat. përkatësishtë të mirat e dala. përveç përjashtimit të pasurisë financiare që shërben për ushtrimin e veprimtarisë që evidentohet si pasuri investuese apo që është dashur të jetë në kuadër të pasurisë afatgjate si dhe marrjet nga shitja ose likuidimi i veprimtarisë.libri i pasurisë afatgjate dhe evidenca e kërkesave dhe e detyrimeve. Të hyrat afariste Të hyra afariste janë të gjitha të mirat (paraja. Nga kjo diferencë. Të hyrat tatimore konsiderohen edhe marrjet nga shitja dhe përjashtimi i sendeve dhe të drejtave. Kjo do të thotë se në librin e të hyrave dhe të dalave në periudhen tatimore mundë të rexhistrohen vetëm të hyrat e realizuara. Evidenca e kontabilitetit në librin e të hyrave dhe të dalave duhet të mbahet me rregull.

verifikimi. Sipas disave. mbikëqyrja. për mallra. kontabiliteti është shërbimi i parë që fillon të veprojë. Sipas mendimit më të hapur 28 Faqe 27 . sigurimin dhe ruajtjen e të hyrave afariste dhe të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ushtrimin e veprimtarisë. Libri i qarkullimit Ky libër mbahet për çdo vend të shitjes kështu që në fund të çdo dite të punës. a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë organizimi i kontabilitetit. me kohë dhe të saktë. çregjistrimi (amortizimi) i pasurisë afatgjate sipas kohëzgjatjes së saj nuk do të mund të konsiderohej si e dalë afariste. nga potencialet njerëzore dhe nga mundësitë teknike-teknologjike. nevojat për mbrojtjen e të dhënave nga kërkesat për raportime. për çdo vend të shitjes veç e veç. identifikohet me këtë funksion afarist. Amortizimi Të ardhurat janë diferenca ndërmjet të hyrave dhe të dalave afariste brenda një periudhe llogaritare. siç është përcaktuar me rregulloren për tatimin mbi të ardhurat.5.Të dalat afariste Të dalat afariste janë të gjitha të mirat e ndërmarrësit të dala gjatë periudhes tatimore në lidhje me fitimin. Kontabiliteti dhe kontrollingu Përcaktimi i kuptimit të kontrollingut Kontrollingu si disiplinë ekonomike nuk ka një kuptim universal.4. Organizimi i kontabilitetit të ndërmarrësit Organizimi i kontabilitetit të ndërmarrësit të institucionalizuar si shoqëri tregtare ose si zejtar kërkon përgjigje në së paku tri pyetje themelore: kur do të fillojë puna. 7. hulumtimi. Në kuptimin e ngushtë të fjalës kuptimi i kontrollingut rrjedh nga fjala CONTROL. për shkak të lidhshmërisë së ngushtë me procesin e planifikimit. apo nëse këro evidenca mbahen në vendin ku realizohen të hyra në para të gatshme. Bazë për llogaritjen e amortizimit si shpenzim është regjistrimi i pasurisë afatgjate i bërë sipas parimeve të regjistrimit të rregullt. ngase nuk janë të dala reale të të mirave nga veprimtaria e zejtarit. përkatësishtë si shpenzim afarist i zejtarit brenda periudhes llogaritare. definohet në disa mënyra. energji dhe shërbime që shërbejnë për krijimin e të ardhurave. orientimi etj. për prodhime. Në të dala afariste bëjnë pjesë edhe vlera kontabël e të mirave të shitura ose të përjashtuara të pasurisë afatgjate si dhe pasuria e tjetërsuar dhe likuidimet. Përgjigja në pyetjen se a duhet të organizohet kontabiliteti vetjak ose të shfytëzohen shërbimet e kontabilitetit të huazuara varet nga aktiviteti i gjithmbarshëm afarist. Librin nuk janë të detyruar ta mbajnë ata ndërmarrës që të dhënat për qarkullimin ditor në para të gatshme i sigurojnë nga evidenca në librin e të hyrave dhe të dalave ose në evidencat e përcaktuara me ligje të tjera. zhvillimi. përkatësisht të hyrat e paguara në para të gatshme dhe në çeqe. por varësishtë nga shkalla e zhvillimit dhe e aplikimit në mjedise të caktuara. regjistrohen të hyrat në arkë. që ka disa interpretime siç janë kontrolli. Të dala afariste konsiderohen edhe shpenzimet për material. Me institucionalizimin e shoqërisë ose të zejtarit. e më së voni para fillimit të ditës së ardhshme të punës. gjë që nënkupton hyrjen ose daljen reale të mirave të saktësuara në kaptinat paraprake prandaj. 7. kontrollingu për shkak të lidhshmërisë me kontabilitetin edhe më tutje identifikohet me kontrollin e afarizimit apo. ndërkaq llogariten si të dala deri në lartësinë e çmimit të blerjes ose të shpenzimeve të prodhimit.

Në aspektin organizativ. Kontabiliteti i siguron menaxhmentit informatat e nevojshme për marrjen e vendimeve afariste. Për ta realizuar këtë detyrë kontrollingu ndikon në përgatitjen dhe formësimin e të dhënave dhe informatave të kontabilitetit. Funksionet e planifikimit dhe të kontrollit janë ndërlidhura reciprocikishtë dhe me anën e tyre menaxhmenti përpiqet ti shmangë ose t’i zvogëlojë rreziqet në afarizmin e vet. ndërkaq ka për qëllim zbatimin e planeve afatgjata brenda termineve afatshkurtëra dhe përbëhet nga: Bilanci operativ. Kontrollingu dhe vlerësimi i efektivitetit menaxherial Me anën e kontrollingut duhet të realizohen rezultate optimale të afarizmit brenda kufijve të planifikuar. cilat dallime do të duhej hulumtuar dhe së fundi cilat aktivitete korrigjuese duhet ndërmarrë. përkatësishtë llogaria e ndërmarrësit (master-buxheti) zakonisht përgatitet për një vit. informatat lidhur me atë se kush është përgjegjës për rreziqet e krijuara. për zbatimin praktik të funksionit të kontrollingut është e nevojshme të bëhet zbatimi në plane (buxhet) nga njëra anë. Po ashtu. Përcaktimi i qëllimeve që priten të realizohen me anën e planifikimit bëhet nëpërmejt hartimit të bilancit. informatat për shmangiet në krahasim me detyrat e planifikuara. Raporti ndërmjet kontrollingut dhe kontabilitetit Kontabiliteti është pjesë e sistemit të informacionit dhe të kontrollit të ndërmarrësit. Bilanci. Ai ka për detyrë të sigurojë informata të natyrës financiare me qëllim të marrjes së vendimeve menaxheriale. 29 Faqe 28 . dhe bilanci financiar. përgatitjes së bilancit dhe kontrollit të shpenzimeve. veçmas në sferën e planifikimit. planit dhe analizës.kontrollingu është funksioni brenda sistemit të menaxhmentit me të cilin rritet efektiviteti i tij. standarteve e veprimeve të kontrollit dhe të kontrollit buxhetor nga ana tjetër. Prandaj. financave etj. si dhe instituimi i sistemit të masave. Planifikimi është i orientuar drejt së ardhmes dhe përfshin parashikimin e qëllimeve dhe përcaktimin e mënyrave. Planifikimi dhe kontrolli i aktiviteteve afariste Planifikimi dhe kontrolli janë funksionet themelore menaxheriale. kontrollingu në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është i organizuar kryesishtë në kuadër të shërbimeve të ngjashme të kontabilitetit. si dhe kontrollin e zbatimit të vendimeve të marra. si dhe në orientimin e kontabilitetit drejt së ardhmes. kontrollingu përfshin procesin e harmonizimit të planifikimit të kontabilitetit dhe të kontrollit të sistemit llogaritar me planifikimin dhe kontrollin e afarizmit. Me përcaktimin e bilancit caktohen kriteret për matjen e përgjegjësisë së menaxherëve. e kësisoj edhe aftësia për t’ju përshtatur ndryshimeve brenda dhe jashtë ndërmarrjes. Lidhshmëria e planifikimit dhe e kontrollit paraqitet në atë mënyrë që përcaktimi i qëllimeve që synohet të arrihet me anën e planifikimit zbatohet nëpërmjet të përpilimit të bilanceve në të gjitha nivelet dhe i harmonizuar me bilancin total të ndërmarrësit. Kontrollingu duhet të sigurojë që rezultatet e ndërmarrësit të realizohen brenda kufijve të planifikuar. procedurave dhe të aktiviteteve për realizimin e tyre. Kurse te ndërmarrjet e mëdha zakonisht është i pavarur në aspektin organizativ. të të hyrave dhe të fitimit.

8. 8. Subjekti afarist është personi juridik. organi i administratës shtetërore. organi i pushtetit shtetëror. QARKULLIMI I PAGESAVE 8. Hyrje në qarkullimin e pagesave Përcaktimi i kuptimit të qarkullimit të pagesave Qarkullimi i pagesave nënkupton të gjitha pagesat ndërmjet personave juridikë dhe fizikë të kryera për pagimin e borxheve në para. Hyrje në qarkullimin e pagesave. Llogaritë e pjesëve organizative të subjektit afarist dhe llogaritë për destinime të veçanta janë pjesë përbërëse e llogarisë për veprimtarinë e rregullt të subjektit afarist. nëse me ligj apo me dispozitë tjetër nuk është caktuar ndryshe.llogarinë për veprimtarinë e rregullt. njësia e vetqeverisjës lokale. Llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave Përcaktimi i kuptimit të llogarisë Sipas ligjit mbi qarkullimin e pagesave në vend bankat afariste janë organizata të autorizuara për hapjen e llogarive afariste subjekteve afariste për nevojat e qarkullimit të pagesave. Me qëllim që të sigurohet disiplina financiare. ngase janë të detyruar që financat ti mbajnë në llogaritë dhe pagesat t’i bëjnë nëpërmjet llogarisë.1.2. veprimeve dhe sistemeve ndërbankare për transferin e parasë ndërmjet palëve të interesuara. përkatësishtë arkëtimin e kërkesave monetare. Instrumentet për sigurimin e pagesave. subjektet afariste mund të hapin logari devizore vetëm në bankën në të cilën i kanë të hapura llogaritë në kuna për veprimtarinë e rregullt.4. Llogaria nga e cila bëhet transakcioni mund të ketë saldon e kërkesës që nënkupton kërkesat e pjesmarrësve nga banka (ardhja e parave) ose një saldo tjetër që nënkupton borxhet e pjesmarrësve ndaj bankës (derdhja e parasë) në të cilën e kanë të hapur llogarinë. Pjesmarrësit në qarkullimin e pagesave janë subjektet vendore afariste dhe qytetarët si dhe personat e huaj juridikë dhe fizikë (në pajtim me dispozitat e veçanta). shpenzimet monetare dhe saldoja. kurse banka i hap me kusht që subjekti afarist ta ketë të hapur në këtë bankë llogarinë për veprimtarinë e rregullt. 8. 8.1. .llogarinë e pjesës organizative. mund të thuhet se kjo nënkupton të gjitha pagesat e evidentuara në një shtet.2. Me llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave kuptohen transaksionet nga llogaritë në të cilat evidentohen të hyrat monetare.8. . Llojet e kredive Në bazë të kërkesës me shkrim të subjektit afarist banka mund t’i hapë këto lloje të llogarive afariste: .llogarinë e destinimeve të veçanta. 30 Faqe 29 . Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave. 8. Pagesat llogaritare. njësia e administratës rajonale dhe personat fizikë që e ushtrojnë veprimtarinë e regjistruar në pajtim me dispozitat.3. Po ashtu. Përbën një tërsi të instrumenteve. Subjektet afariste duhet të hapin në banka së paku një llogari për veprimtarinë e vet. Llogaritë e subjekteve afariste për nga karakteri i vetë mund të jenë xhirollogari dhe llogari rrjedhëse.

organizata e autorizuar do ti merr mjetet nga llogaritë e tjera të paguesit që i ka në organizatën e autorizuar.nga numri identifikues i institucionit depozitar(NIID). pjesa e dytë përbënë numrin rendor të llogarisë në bankë dhe përbëhet nga shtatë shenja numerike. kushtet për hapjen e llogarive. në bazë të mardhënive kontraktore ose sipas dispozitave. Organizata e autorizuar që e mbanë llogarinë për zbatimin e urdhërpagesave. mbylljen e llogarive. Numri i llogarisë në bankë – përbëhet nga gjithsej dhjetë shenja numerike nga të cilat pjesa e parë nënkupton llojin e llogarisë dhe përbëhet nga dy shenja numerike. . Deklaratën me shkrim se a caktohet apo nuk caktohet si llogari kryesore llogaria që kërkohet të hapet. Këtu para së gjithash mendohet në: 31 Faqe 30 . Së bashku me kërkesën për hapjen e llogarisë për veprimtari të rregullt subjekti afarist ia dërgon bankës edhe këtë dokumentacion: Dëshminë për subjektin afarist. Subjekti afarist i cili ka më shumë se një llogari për veprimtari të rregullt është i detyruar ta caktojë llogarinë kryesore. ajo këtë e bënë nga mjetet e të gjitha llogarive. Kushtet dhe mënyra e hapjes së llogarisë në bankë Banka ia hap llogarinë subjektit afarist me kërkesën e tij. përkatësisht urdhërpagesa të pakryera. Nëse në llogarinë e personit nga e cila duhet të bëhet pagesa nuk ka para të mjaftueshme.Mënyra e bllokimit të kredisë Të gjitha urdhërpagesat duhet të realizohen nga llogaria kryesore. Pagesat në sistemin e qarkullimit të pagesave në vend Me ligjin mbi qarkullimin e pagesave brenda vendit janë definuar format dhe mënyrat e pagesave ndërmjet pjesmarrësve në qarkullimin e pagesave.numri i llogarisë në bankë. pjesa e tretë është është numri kontrollues dhe përbëhet nga një shenjë numerike. Banka dhe subjekti afarist i rregullojnë me kontratë: llojet e llogarive. mbajtjen e llogarive. Numri identifikues i bankës – përbëhet nga shtatë shenja numerike. Listën e nënshkrimeve të personave të autorizuar për mbajtjen e parave në llogari dhe vulën me të cilën do të vërtetohen urdhërpagesat me formularët e qarkullimit të pagesave. Konstruksioni i llogarisë në bankë Llogaria që e hap banka përbëhet nga dy pjesë që janë reciprocikisht të ndara: . Njoftimin për kategorizimin sipas klasifikimit kombëtar të veprimtarive të entit shtetëror të statistikës. Banka nuk mund t’ia hapë llogarinë për veprimtarinë e rregullt subjektit afarist i cili në llogarinë kryesorë ka të evidentuara detyrime të papërmbushura. Llogaria kryesore është llogaria për veprimtarinë e rregullt nga e cila zbatohen dhe në rast të mungesës së parave për zbatim evidentohen urdhërpagesat.

ndërkaq të tjerët janë pjesmarrësit në mardhëniet reciproke debitor-kreditor.cedimi. Sipas bazës së krijimit. Te shumica e pagesave kompensuese njëri person është vetëm kreditor kurse tjetri debitor. . Për nga numri i pjesmarrësve dallojmë: kompensimin e njëanshëm(ligjor). Pagesa me para të gatshme nënkupton dorëzimin e drejtpërdrejtë të parasë së gatshme ndërmjet pjesmarrësve në qarkullimin e pagesave. Kjo formë e pagesës është më racionale dhe varësisht nga pjesmarrja e saj në pagesat totale mund të bëhet fjalë për cilësinë e ekonomive të caktuara. . kërkesat duhet të jenë të maturuara. Qëllimi kryesor i të gjitha pagesave kompensuese është që me një aktivitet të zgjidhen më shumë mardhënie juridike detyruese. më efikase dhe më e lirë e pagesave llogaritare në të cilën llogaritet kërkesa kundrejt kërkesës dhe borxhi kundrejt borxhit. . që mund të jenë vetëm kërkesat me emër në para ose sendet e tjera të zëvëndësueshme të të njëjtit lloj dhe cilësi.kompensimi. kërkesat sipas llojit duhet të jenë të kompensueshme. Pagesat kompensuese Pagesat kompensuese janë definuar si mënyrë e përmbushjes së detyrimeve monetare pa përdorimin e parasë së gatshme. Kompensimi Kompensimi (barazimi) është forma më e shpeshtë. Pagesat pa para të gatshme nënkuptojnë kalimin e parave nga llogaria e paguesit në llogarinë e marrësit.asignacioni. cedimet i ndajmë në: Me kontratë. Për realizimin e kompensimit duhet të plotësohen këto kushte: kërkesat duhet të jenë reciproke. Ligjor. pagesat llogaritare. 32 Faqe 31 . Me ligjin mbi mardhëniet e detyrimeve janë definuar lloje të ndryshme te pagesave kompensuese si vijon: .pagesat pa para të gatshme. kompensimin e dyanshëm(të kontraktuar).pagesat me para të gatshme. Pagesat nga llogaritë bëhen në atë mënyrë që paguesi e jep urdhërpagesën nga llogaria e vetë në favor të llogarisë së marrësit.marrja përsipër e borxhit. përkatësishtë ato duhet të ekzistojnë ndërmjet personave të njejë. Cedimi realizohet me lidhjen e një kontrate të dyanshme joformale mbi cedimin ndërmjet cedentit dhe sesionarit. Cedimi Cedimi është një lloj i pagesave kompensuese me anën e të cilit kreditori i vjetër – cedenti ia kalon kërkesën e vet nga debitori – cesusi në kreditorin – cesionarin e ri. .. dorëzimin e parasë së gatshme në llogari dhe pagimin e parasë së gatshme nga llogaria. kompensimin e shumanshëm(multilateral).

Kambiali i xhiruar – është ai kambial për të cilin emetuesi (trasanti) e thërret debitorin kryesor (trasatin) që shumën e shënuar në kambial t’ia kryejë ditën e faturimit kreditorit (reminentit). Me asignacion krijohen tri mardhënie juridike: Mardhënia ndërmjet asignantit dhe asignatit. kurse këtë e autorizon që veprimin e kryer ta pranojë në emrin e tij. që në favor të tij t’ia kryejë një veprim të personit të tretë asignatorit. përkatësishtë vet emetuesi i kambialit është njëkohësishë edhe debitori kryesor sipas kambialit dhe ai detyrohet që pas maturimit të kërkesës t’ia paguajë reminentit shumën e shënuar në kambial. me të cilin ai e autorizon personin tjetër. kambiali vetjak i xhiruar. Ndërmjet asignantit dhe asignatarit po ashtu. 33 Faqe 32 . Në këtë mënrë debitori i mëhershëm lirohet nga borxhi dhe pushon të jetë subjekt i mardhënies detyruese. kurse detyrimi mbetet i njëjtë. që paratë nga këto llogari derdhen drejtpërdrejt në llogarinë e kreditorit. mund të ekzistojë mardhënia debitore-kreditore. Marrja përsipër e borxhit Marrja përsipër e borxhit nënkupton kompensimin e pagesave në formë të kontratës së dyanshme joformale në të cilën ai që merr përsipër borxhin e merr përsipër borxhin e debitorit nga mardhënia ekzistuese detyruese dhe ai në këtë mënyrë bëhet debitor në vendë të debitorit të mëhershëm. Mardhënia ndërmjet asignatit dhe asignatarit. me vërtetimin publik të nënshkrimit të vet me të cilin jep pëlqimin që për arkëtimin e kërkesës së kreditorit të klasifikohen të gjitha llogaritë e tij që i ka te personat juridikë që kryejnë punët e qarkullimit të pagesave. Asignacioni Asignacioni është një lloj i pagesës kompensuese e cila bëhet në bazë të deklaratës së njërit personasignantit. kambiali i xhiruar etj. në të cilën asignatari është kreditor i asignantit dhe kjo mardhënie quhet mardhënie valutore. Këta persona nuk do të duhej të përziheshin me personat që janë të autorizuar t’i disponojnë paratë e ndërmarrjes dhe ata nuk mundë ta nënshkruajnë kambialin.Gjyqësor. kështu që në të shënohet adresa dhe JMBG me qëllim të identifikimit më të lehtë dhe zbatimit më të sigurt të veprimeve në bazë të kambialit.asignatin. Veprimet me kambial në praktikë Kambialin mund ta emetoj çdo person juridik dhe fizik me zotësi të plotë afariste. kambiali sipas urdhrit vetjak. Për personin juridik kambialin e nënshkruan përfaqësuesi i tij ligjor. kambiali vetjak. Llojet e kambialit Në bazë të ligjit mbi kambialin dallojmë dy lloje themelore të kambialit: kambiali i xhiruar (trasuar). Kambiali vetjak i xhiruar – është kambiali në të cilin trasanti dhe trasati janë i njëjti person. Mardhënia e asignantit dhe asignatarit. Përveç këtyre dy llojeve themelore të kambialit hasim edhe forma të tjera të kambialit siç janë kambiali blanko(i bardhë). sipas mënyrës së përcaktuar me këtë deklaratë. Fletëdebia Fletëdebia është dokument me shkrim të cilin e lëshon debitori. Personi fizik nënshkruan me dorën e vetë kambialin.

Akreditivi ndërkombëtar është çdo marrëveshje sipas së cilës banka(banka akreditive) në pajtim me instruksionet e komitentit(urdhërdhënësit. pastaj cilësia e ndryshme e mjeteve. importuesit): ia paguan personit të tretë (shfrytëzuesit). Meqë ajo është një aktvendim i formës së prerë për përmbarim. Arkëtimet dhe pagesat për punët me botën e jashtme bëhen në bazë të arsyeve reale për pagesë varësisht nga lloji i instrumenteve të pagesave: Transferta. dhe për të cilën është dhënë mbulesa në valutën në të cilën duhet të paguhet. Të parevokushme dhe të revokushme. është veprim formal juridik sepse lëshohet në formën e shkruar. Paraja e jashtme efektive. E karakterizojnë sistemet e ndryshme valutore. urdhërdhënësi.Fletëdebia ka disa karakteristika që janë me rëndësi për përdorimin praktik: është veprim i njëanshëm juridik sepse lind me shprehjen e vullnetit të debitorit. autorizon bankën tjetër që t’i paguajë kambialet. Me rastin e qarkullimit të pagesave në botën e jashtme është tejet e rëndësishme që urdhërpagesa të jetë e rregullt. Loro-ardhëse. Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave përfshin sistemin e pagesave ndërmjet rezidentëve të vendeve të ndryshme. të cilit i bashkangjiten dokumentet përkatëse në bazë të të cilave dëshmohet baza dhe detyrimi për pagesë. 8. Llojet e akreditivave janë: Nostro-shkuese. Fletëdebia është mjet i sigurimit të pagesave dhe i arkëtimit të dhunshëm ekskluzivisht të pagesave në para. 34 Faqe 33 . Akreditivi dokumentar ndërkombëtar Akreditivi dokumentar është një instrument vendor i pagesave. nuk ekziston asnjë mjet juridik për kundërshtimin e saj para gjykatës. debitori duhet patjetër ta vërtetojë nënshkrimin e vet te noteri publik. ose urdhërit të tij ia paguan ose ia aksepton kambialin e marrë nga shfytëzuesi. Instrumentet e qarkullimit ndërkombëtar të pagesave Siç u tha më sipër.4. Çeku. doganore dhe juridike më ç’rast një valutë shëndërrohet në tjetrën. organizatat e ndryshme të qarkullimit të pagesave dhe një pasiguri më e madhe në krahasim me qarkullimin vendor të pagesave. të akceptojë ose negociojë dhe t’i dorëzojë dokumentet kontraktuese në pajtim me dispozitat dhe kushtet e akreditivit. por praktikisht dhe juridikisht është sanksionuar dhe përgjithësishtë i pranuar si instrumenti më i hapur për pagesat ndërkombëtare. para së gjithash është instrument i sigurimit të pagesave. me qarkullimin ndërkombëtar të pagesave nënkuptojmë të gjitha pagesat dhe arkëtimet mbi bazën e eksportit e të importit të mallrave dhe shërbimeve si dhe për punët tjera ndërmjet personave vendorë dhe të jashtëm. Urdhërpagesa e rregullt është ajo që është bërë në mënyrën e përcaktuar të cilin e plotëson dhe e vërteton personi i autorizuar. instrumentet e ndryshme që aplikohen. Akreditimi dokumentar.

Të kalushme dhe të pakalushme. 35 Faqe 34 .Të konfirmuar dhe të pakonfirmuar. Me të parë dhe me termine. Të rëndomtë dhe rotativ.

Norma tatimore – janë pjesë të bazës tatimore të shprehura në përqindje ose promilë që duhet ti ndajmë për të paguar tatimin. debitori tatimor dhe garantuesi tatimor. Baza tatimore – është baza për llogaritjen e tatimit. Ndërmarrësi – sipas këtij ligji është çdo person juridikë ose fizik.5.debitore Pjesmarrës të mardhënies tatimore-debitore janë organi tatimor.9. Organi tatimor – është organ i administratës shtetërore. të ardhurave.është një nocion i cili nënkupton mundësinë e tatimpaguesit që ta paguajë tatimin (ndryshe quhet edhe aftësi ose kapacitet tatimor). Kontributet – janë dhënie më para që paguhen për përdorimin e shërbimeve të caktuara ose për realizimin e të drejtave(kontributi për sigurimin pensional dhe sigurimin shëndetësor). Baza tatimore shprehet në njësi adekuate matëse dhe shërben si bazë për llogaritjen e tatimit. Dhëniet publike përcaktohen me ligj dhe me vendimin e organit përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes rajonale dhe të organit të njësive të vetëqeverisjes rajonale dhe të organit të njësive të vetëqeverisjes lokale mbi bazën e ligjit si vijon: Tatimet – janë dhënie në para dhe të hyrat e bilancit me të cilat mbulohen shpenzimet publike. 9. Mardhënia tatimore .1. si dhe mbikëqyrja. ose personat e bashkuar që e ushtrojnë veprimtarinë ekonomike në mënyrë të pavarur dhe të përherëshme për realizimin e të hyrave. organi i njësive të vetëqeverisjes rajonale ose organ i njësive të administratës lokale në kompetencën e të cilit janë punët lidhur me përcaktimin e arkëtimit të tatimit dhe të dhënieve të tjera publike. Taksat – janë dhënie në para që paguhen për veprimin e caktuar ose për përdorimin e të mirave publike. Tatimpaguesi – është personi i cili në bazë të akteve normative (ligjeve dhe dispozitave tjera juridike) është i detyruar të paguajë tatimin.6. 36 Faqe 35 . 9.3. Doganat – janë tatime që paguhen me rastin e importit. fitimit ose të dobive të tjera ekonomike të vlerësueshme. Kontributet. Me ligjin e përgjithshëm mbi tatimin janë përcaktuar dhëniet publike.4. Doganat. Zotësia tatimore. Ligji i përgjithshëm mbi tatimin Ligji i përgjithshëm mbi tatimin nga njëra anë rregullon tatimet dhe dhëniet e tjera publike që janë të rëndësishme për çdo njeri e kësisoj edhe për ndërmarrësin.1.2. me çka ndikohet në interesat më të rëndësishme të atyre që i mbledhin. 9. Taksat. 9. Ligji i përgjithshëm mbi tatimet. TATIMI DHE DHËNIET E TJERA TË NDËRMARRËSIT 9. e nga ana tjetër aplikimin dhe mbledhjen e tyre. 9. 9. Kuptimet themelore Për të kuptuar më mirë përmbajtjet që janë të lidhura me tatimin dhe sistemin tatimor në vazhdim do t’i shpjegojmë nocionet themelore. Llojet e tatimeve. Policia financiare.

kamatat dhe gjobat. forma monetare e tatimit. Me aplikimin e llojit të caktuar të tatimit do të arrihen edhe efekte të ndryshme. • analitik. moskthimi i tatimit. ndërmarrësit janë të detyruar t’i mbajnë librat dhe evidencat afariste në pajtim me ligjet dhe dispozitat e tjera. • sipas kuotave. • reqarticipues. t’i dorëzojnë deklaratat e rregullta tatimore dhe së fundi. • sintetik.2. Teoria financiare bashkëkohore me nocionin e tatimit ka ndërlidhur karakteristikat themelore të tatimeve pa të cilat ato nuk do të konsideroheshin tatime: pagesa e detyruar e tatimit. Këshilltari tatimor Këshilltari tatimor jep ndihmën profesionale për çështjet tatimore. Ekzistojnë disa lloje të tatimeve. dhe në këtë mënyrë e zvoglojnë mundësinë e pjesmarrjes në shkëmbimin e të mirave dhe në procesin e riprodhimit. kompensimin. Llojet e tatimit Sistemi tatimor nënkupton të gjitha format e të hyrave publike që i ka përcaktuar shteti. ndërgjegjshmërisë dhe profesionalitetit. Me këtë rast duhet dalluar nocionet Sistemi tatimor nga Politika tatimore. tatimpaguesi mund t’i parashtrojë ankesë Odës. plotësimi i interesit publik. 9. Ekzistojnë disa kritere për ndarjen e tatimeve. • të objekteve. • indirekte. shlyerjen në pajtim me ligj ose me parashkrim. përcakton lloje të ndryshme të të hyrave ndër të cilat më të rëndësishmë janë tatimet. ndihmon në plotësimin e deklaratave tatimore dhe mund ta përfaqësojë tatimpaguesin para organeve tatimore. për t’i mbuluar shpenzimet e veta. Mbajtja e rregullt. Tatimpaguesve u mundësohet që me shërbimet e këshilltarëve tatimorë t’i zbatojnë drejt dispozitat tatimore. Me Sistem tatimor kuptojmë strukturën instrumentale. kurse Politika tatimore nënkupton variacionin e instrumenteve me qëllim të realizimit të objektivave. Tatimpaguesit duke e kryer detyrimin e vet tatimor e zvogëlojnë fuqinë e vetë blerëse. si dhe kodit të etikës së këshilltarëve tatimorë.Në këtë mardhënie organi tatimor ka të drejtë të arkëtojë: tatimin. që tatimpaguesit ti shfytëzojnë zgjidhjet ligjore që u mundësojnë pagimin e një shumë më të vogël të tatimit. veprimet monetare në bazë të përgjegjësisë nga garancia tatimore. Varësisht nga kriteret kemi këto tatime: • direkte. Për përcaktimin e detyrimeve tatimore. e përditësuar dhe e saktë e librave afariste është njëra prej elementeve thelbësore për përcaktimin e detyrimeve tatimore dhe të mardhënieve të mira me organin tatimor. Në të kundërtën. për këtë zbatohet ligji mbi mardhëniet e detyrimeve. jodestinimi i tatimit. Shteti bashkëkohor. derivatet e tatimit. përkatësisht ekonomike. 37 Faqe 36 . Vlen të theksohet se nëse lidhur me parashkrimin nuk janë përcaktuar afatet. heqja dorë nga shpërblimi i drejtpërdrejtë. Këshilltari tatimor duhet t’u përmbahet parimeve të ligjshmërisë. Të drejtat mbi bazën e mardhënieve tatimore-debitore shuhen me pagimin. • të subjekteve.

Tatimi mbi vlerën e shtuar sipas normës prej 0% paguhet për: të gjitha llojet e bukës. ndërkaq nuk janë paraqitur me vetëiniciativë si pagues të këtij tatimi. Pikënisjet thelbësore të këtyre tatimeve do t’i japim në vazhdim. Ndërmarrësit nuk janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar. pa marrë parasysh se kujt i janë dërguar prodhimet ose i janë kryer shërbimet dhe pa marrë parasysh se a është fjala për shitje apo për dhënie pa shpërblim. barërat. Të hyrat nga këto tatime në tërësi i takojnë buxhetit shtetëror. Po ashtu nga ky detyrim janë përjashtuar edhe paguesit e tatimit mbi të ardhurat që ushtrojnë veprimtari të pavarur. përveç atyre që më ligj janë liruar nga pagimi i tatimit vendor. librat. Vlera e shtuar është bazë për tatim. ngase ka të drejtë ta zbres nga detyrimi i vet tatimor si paratatim. Norma tatimore Me ligj janë parashikuar dy norma tatimore për vlerën e shtuar(TVSH) dhe këtë norma për një grup të caktuar të prodhimeve që kanë rëndësi më të madhe për standartin jetësor të qytetarëve dhe normën prej 22% për të gjitha prodhimet e tjera në qarkullim përveç atyre prodhimeve dhe shërbimeve që me ligj janë përjashtuar nga tatimi. nga pagimi i tatimit me rastin e importit dhe eksportit të mallrave e shërbimeve. 38 Faqe 37 . Tatimi mbi vlerën e shtuar është neutral për tatimpaguesin ose ndërmarrësin dhe është i përfshirë në faturat hyrëse dhe nuk paraqet shpenzimet e blerësit – tatimpaguesit. Tatimet shtetërore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar Tatimet shtetërore përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatimet e veçanta. Objekti i tatimit Objekti i tatimit është vlera e dërgesave të të gjitha llojeve të të mirave dhe shërbimeve që i kryejnë tatimpaguesit. Me ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar është rregulluar tatimi i vlerës së shtuar. Andaj pagimit të tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen edhe prodhimet dhe shërbimet e kryera që tatimpaguesit i bëjnë për të punësuarit e vet dhe për anëtarët e familjes. përkatësisht si tatim që tanimë është paguar. në kuadër të familjes dhe për të gjithë të tjerët. kurse me rregulloren mbi tatimin mbi vlerën e shtuar është shkoqitur aplikimi detal i këtij ligji. Tatimpaguesi Ky është ndërmarrësi i cili i dërgon të mirat ose i kryen shërbimet. revistat shkencore etj. të gjitha llojet e qumështit.• i funduar. përveç nëse vet kërkojnë nga drejtoria tatimore që t’i rexhistrojë në rexhistrin e personave që e paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar. për të cilat nuk janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar. paguhet për të gjitha të mirat e tjera të dërguara dhe shërbimet e kryera. • i pafunduar etj. Përjashtimet nga pagimi i TVSH-së TVSH-në nuk e paguajnë ndërmarrësit që nuk realizojnë qarkullim mbi kufirin e përcaktuar me ligj që i detyron ndërmarrësit të paraqiten si pagues të tatimit mbi vlerën e shtuar. Ndërmarrës konsiderohet çdo person juridik ose fizik i cili ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur dhe të përhershme me qëllim të realizimit të të hyrave. Kjo do të thotë se paguhet vetëm dallimi i tatimit që njëmendë ka të bëjë me vlerën e shtuar. Tatimi mbi vlerën e shtuar sipas normës prej 22% nga baza tatimore(kompensimi).

numrin dhe datën e lëshimit. sasinë. ndërkaq 39 Faqe 38 . në këtë rast krahas llogarisë e dorëzojmë edhe urdhërvirmanin për kthimin e tatimit. Në librin e faturave të pranuara shënohen shumat sipas faturave hyrëse të pranuara. për çka gjithsesi duhet të ketë kujdes. Fatura duhet ti përmbajë këto të dhëna: vendin. b) Që teprica e shumës se paguar të mbetet në llogarinë e drejtorisë tatimore dhe në këtë rast ajo do të konsiderohet si paradhënie e tatimit të paguar për periudhën e ardhshme llogaritare. kurse blerësi është i detyruar ta merrë me vete faturën me rastin e daljes nga shitorja.Dhënia e faturave Sipas ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar shitësi është i detyruar ta lëshojë faturën. adresën dhe numrin amë ose numrin unik amë(numrin tatimor të ndërmarrësit). pa marrë parasysh normën tatimore mbi vlerën e shtuar(0% ose 22%). ai ka të drejtë që të kërkojë kthimin e TVSH-së. datën e dërgimit të të mirave ose të shërbimeve të kryera. Andaj. tatimpaguesi nuk ka të drejtë në paratatim. që i ka dërguar të mirat ose i ka kryer shërbimet(shitësi). Në këtë rast mund të zgjidhen dy mundësi: a) Nëse dëshirojmë që teprica e shumës se paguar të tatimit (TVSH) të kthehet. shumën e shpërblimit dhe të tatimit. Nëse në fakturë nuk janë theksuar të gjitha elementet e përmendura. në këtë rast do të konsiderohet se shumën e tepërt të paguar e lëmë për periudhën e ardhshme llogaritare. shumën e tatimit të kategorizuar sipas normës tatimore. Në sistemin tatimor janë përfshirë tatimet e veçanta në qarkullim. Tatimet e veçanta Në praktikë si tatime të veçanta në qarkullim konsiderohen edhe akcizat dhe harxhimet e tjera që te ne nuk praktikohen sa duhet. Shumat e rexhistruara në librin e faturave të lëshuara mblidhen në fund të çdo periudhe llogaritare. çmimin dhe emrin e zakonshëm tregtar të të mirave të dërguara si dhe llojin. Nëse sipas llogaritjes ka paguar një shumë më të lartë të tatimit se sa ka qenë i detyruar. Kthimi i tatimit sipas deklaratës brenda periudhës llogaritare Tatimpaguesi (tregtari) është i detyruar që brenda periudhës se zgjedhur llogaritare ta dorëzojë deklaratën për llogaritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Nëse llogarisë nuk ia bashkangjesim urdhërvirmanin. për çdo muaj ose për çdo tre muaj dhe përcaktohet detyrimi tatimor. shumën e shpërblimit(çmimin) e të mirave të dërguara ose të shërbimeve të kryera sipas normës tatimore. emrin(titullin) adresën dhe numrin tatimor të ndërmarrësit të cilit i janë dërguar të mirat ose i janë kryer shërbimet(blerësit). Libri i faturave të pranuara dhe të lëshuara Tatimpaguesi është i detyruar t’i sigurojë të dhënat për caktimin dhe pagimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. është i detyruar të mbajë librin e faturave hyrëse dhe faturave dalëse. emrin(titullin). sasinë dhe çmimin e shërbimeve të kryera.

pijet joalkoolike. Shoqëritë tregtare) nuk janë pagues të këtij tatimi.zbritjet personale. Lehtësirat për rajonet kodrinore – malore. personat juridikë. Lehtësirat. humbjet e bartura.sh. Tatimi mbi fitimin përcaktohet mbi bazën e librave afariste dhe të deklaratës tatimore mbi fitimin. Investimet stimuluese – nxitëse. lirimet dhe stimulimet Me ligjin për tatimin mbi fitimin me qëllim të zhvillimit më të shpejtë të ekonomisë.për rrogat e posa të punësuarve.secili prej tyre është rregulluar me ligj të veçantë. + të ardhurat nga pasuria dhe e drejta pasurore. + të ardhurat nga kapitali. Personat juridikë (p. automjetet etj. Me këtë ligj rregullohet se kush është tatimpagues. përkatësishtë shoqëritë tregtare nëse ushtrojnë veprimtari ekonomike. Lehtësirat për ndërmarrësit që punojnë në zona të lira.shumat për kërkime dhe zhvillim. sipas rregullit. Tatimpaguesi është i detyruar që deklaratën t’ia paraqesë drejtorisë tatimore më së voni deri më 30 Prill për vitin e shkuar. kafeja. Tatimi mbi fitimin Tatimpagues të tatimit mbi fitimin janë. produktet e duhanit. Tatimi mbi të ardhurat është një formë tatimore në të cilën tatimpagues janë personat fizikë. të ardhurat nga sigurimet. Të ardhurat – të zvogëluara . me të cilat tatohen: alkooli. Me rastin e dorëzimit të deklaratës mbi fitimin. = të ardhurat pas zbritjeve të përcaktuara. 40 Faqe 39 . të ardhurat tjera. . lirimet dhe stimulimet. Të ardhurat – Bazë për përcaktimin e tatimit. Tatimpagues i tatimit mbi fitimin mundë të jetë edhe personi fizik (zejtari) nëse ia paraqet kërkesën degës kompetente të drejtorisë tatimore së në vend të tatimit mbi të ardhurat do ta paguajë tatimin mbi fitimin. + nga puna e pavarur. Me këtë rast do t’i përmendim vetëm disa prej tyre: Për rajonet nën kujdesin e veçantë shtetëror. . . Bazë tatimore për të ardhurat(përveç te tatimi paushall i të ardhurave) është shuma totale e të ardhurave që realizon tatimpaguesi në vend dhe në botën e jashtme si vijon: nga puna jo e pavarur. cilat përjashtime janë të mundshme dhe cilën shumë të tatimit do ta paguajë tatimpaguesi. janë përcaktuar edhe lehtësirat. birra. të subjekteve ekonomike dhe për një punësim më të madh. Të ardhurat janë diferenca ndërmjet të hyrave të realizuara gjatë periudhes tatimore (merret vetëm ajo që është arkëtuar) dhe shpenzimeve të krijuara në të njëjtën periudhë (të hyrat – të dalat = të ardhurat). ndërmarrësi është i detyruar që ta dorëzojë edhe bilancin edhe llogarinë e fitimeve dhe të humbjeve. Tatimi mbi fitimin Ligji për tatimin mbi të ardhurat është njëri prej ligjeve më të rëndësishme për afarizmin e personave fzikë-zejtarëve dhe trashëgimtarëve të tyre.shpërblimet për nxënësit për punën praktike.

në bazë të mbikëqyrjes së ushtruar dhe të dhënave të mbledhura lidhur me qarkullimin e realizuar. eksport dhe kalimin e transit. Taksat Taksat paguhen për aktet e organeve shtetërore që ato i japin me kërkesën e personave fizikë ose juridikë. Taksat e noterisë publike – paguhen me rastin e vërtetimit ose hartimit të dokumentit publik te noteri publik. Kontributet Në sistemin e të hyrave publike vend të rëndësishëm kanë edhe llojet e ndryshme të kontributeve. me rregulloren mbi tatimin paushall është përcaktuar shprehimisht se veprimtaritë tregtare dhe hoteliere nuk mund të tatohen në mënyrë paushalle por ekskluzivisht në bazë të librave afariste. tejkalon shumën paushalle të tatimit të përcaktuar.3.5. 41 Faqe 40 . Taksat gjyqësore paguhen në bazë të tarifës. Drejtoria tatimore mundet. Këto tri kontribute me lartësinë e vet ndikojnë dukshëm në konkurrencën ndërmjet ndërmarrësve. nëse konstaton se tatimpaguesi ka realizuar të ardhura mbi shumën që. në bazë të propozimit të odave kompetente profesionale. 9. mund ta përcaktojë këtë tatim në shumën paushalle. Mirëpo. t’i mbajë librat dhe evidencën e paraparë afariste. kurse roli i saj fiskal është më pak i rëndësishëm. por në rastet e caktuara aplikohet edhe dogana në shumën absolute për një njësi të matjes. të anulojë vendimin për tatimin në shumën paushalle dhe të merr vendimin për pagimin e tatimit me paradhënie. si lloj i veçantë i të dalave të ndërmarrësit në qarkullimin e jashtëm tregtar. Ministri i financave. sot në sistemet doganore bashkëkohore kryesisht e hasim doganën e importit. Sipas rregullit dogana përcaktohet në përqindje nga vlera e mallit. sipas Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar. Edhe pse dallojmë doganën për import. Taksat mund të kategorizojmë në disa grupe: Taksat administrative – paguhen për aktet e organeve shtetërore që i inicion personi i personi i caktuar. Në këtë rast tatimpaguesi është i detyruar të kalojë në përcaktimin e të ardhurave nga veprimtaria e pavarur. dhe këtë kryesisht në funksion ekonomik të mrojtjes së prodhimit vendor. në bazë të normës së përcaktuar. pastaj kontributet e ndryshme komunale etj.4. Taksat gjyqësore – i paguajnë palët me rastin e fillimit të procedurës gjyqësore. përkatësisht sipas sasisë ose peshës së mallit. Krahas këtyre kontributeve shteti mbledh nga ndërmarrësit edhe kontribute tjera siç janë ato për odat. 9. Për nga karakteri i vet ekonomik ato janë një lloj i veçantë i tatimit indirekt. për sigurimin shëndetësor dhe për punësim.Përcaktimi i tatimit paushall Tatimpaguesi i cili nuk është i detyruar të paguajë tatimin mbi vlerën e shtuar. ka përcaktuar veprimtaritë e pavarura që do të tatohen në mënyrë paushalle dhe lartësinë e të ardhurave paushalle varësisht nga rajoni në të cilin ushtrohet veprimtaria e caktuar. Në rend të parë këto janë kontributet për sigurimin pensional. Taksat e qëndrimit – paguhet për çdo bujtje kur qytetarët i shfrytëzojnë shërbimet e vendosjes jashtë vendbanimit të vet. Dogana Një ndikim të madh në shpenzimet e ndërmarrësit e ka dogana. 9. e për të cilat në tarifën e taksave administrative është parashikuar pagimi i tyre.

42 Faqe 41 .6. Detyrë themelore e Policisë financiare është mbikëqyrja e disiplinës financiare të të detyruarve buxhetor. Policia financiare e zbaton procedurën e kontrollit në pajtim me dispozitat e ligjit të përgjithshëm mbi tatimet si dhe të ligjeve të veçanta me të cilat janë përcaktuar llojet e caktuara të të hyrave buxhetore. të cilën e drejton administratori që e emëron Qeveria sipas propozimit të ministrit të financave. Policia financiare Policia financiare është organizatë administrative në kuadër të Ministrisë së Financave. Mbikyqyrja financiare fillon me dorëzimin e urdhrit. luftimi i ekonomisë së zezë dhe i shmangies së pagimit të detyrimeve tatimore.9.

në strukturë ose sipas njësisë së prodhimit. Shpenzimet e planifikuara janë ato që ndërmarrësi i parashikon për ndonjë periudhë të ardhshme. Shpenzimet sipas kohës së krijimit Ndarja e shpenzimeve sipas kohës së krijimit të tyre bëhet me qëllim që ndërmarrësi me rastin e vendimarrjes afariste t’i dallojë qartazi shpenzimet që janë krijuar në periudhën e mëhershmë nga shpenzimet që do të krijohen në të ardhmen. 10. shpenzimet e planifikuara(të ardhshme). Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e mëhershme(reale). 10. Harxhimet – janë shprehje natyrale që tregon sa elemente të ndryshme janë harxhuar në procesin e krijimit të efekteve shembull. sasia e lëndëve të para dhe e materialit të harxhuar. shitjes. Llojet e shpenzimeve. kontabilitetit dhe shpenzimet e funsionit të përgjithshëm dhe të kuadrove.1.3. Raporti ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve. në pikëpamje kohore më të shkurtër ose më të gjatë. si dhe zvogëlimi i parasë në arkë ose në llogarinë e bankës. Në aspektin kuptimor ato duhet të dallohen nga harxhimet. Llojet e shpenzimeve Klasifikimi themelor dhe më i rëndësishëm i shpenzimeve është ndarja dhe kategorizimi i shpenzimeve sipas natyrës së tyre. Kuptimi i shpenzimeve.10. orët e punës etj. Dhëniet – janë të gjitha daljet e materialit. SHPENZIMET DHE MENAXHIMI I SHPENZIMEVE 10. Për këtë arsye ato quhen edhe si të hyra afariste të kalkuluara. shpenzimet e pagave bruto. Të dalat – janë harxhimi i përfshirë në efektet e shitura për shembull. Ndarja dhe kategorizimi i shpenzimeve sipas funksioneve afariste në procesin e punës nënkupton kategorizimin e shpenzimeve sipas asaj se cili funksion i sistemit afarist i shkakton. shpenzimet e furnizimit. 10. tatimet dhe kontributet pavarësisht nga rezultati i punës. në shumën totale. vlera e blerjes e mallit tregtar të shitur ose shpenzimet e prodhimit të produkteve dhe shërbimeve të shitura. prodhimit. shpenzimet e shërbimeve.2. prodhimeve ose shërbimeve nga depoja. nga të dalat dhe nga dhëniet. Ky klasifikim bazohet në prejardhjen e tyre sipas së cilës si lloje të natyrshme ose themelore të shpenzimeve konsiderohen: shpenzimet e lëndëve të para dhe materialit. shpenzimet e amortizimit. financimit. 43 Faqe 42 . 10.4. ngase janë krijuar gjatë periudhës paraprake llogaritare të afarizmit dhe përfshijnë të gjitha ato shpenzime që i ka evidentuar shërbimi i kontabilitetit në periudhën e shkuar llogaritare. 10.2. Kuptimi i shpenzimeve Shpenzimet janë shprehje në para të elementeve të harzhuara në procesin e punës që mundë të kalkulohen në çmimin e efekteve të krijuara. Menaxhimi i shpenzimeve. Një klasifikim sipas këtij kriteri është ndarja në: shpenzimet e menaxhmentit.1. Shpenzimet e mëhershme quhen edhe shpenzimet reale.

shpenzimet totale. ngase zakonisht bëhet fjalë për një numër të madh të shpenzimeve të llojllojshme nga njëra anë dhe për shkak se sipas rregullit kanë të bëjnë njëkohësisht me disa efekte.Shpenzimet sipas vendit të krijimit të tyre Vendin e krijimit të shpenzimeve përgjithësisht mund ta definojmë si vend në të cilin është evidentuar krijimi i shpenzimeve të ndonjë elementi të procesit të punës. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e prodhimit. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e drejtpërdrejta. Shpenzimet sipas mënyrës së llogaritjes në çmimin e prodhimit Shpenzimet e ndërmarrësit janë rezultat i realizimit të efektit. përkatësishtë prodhimit të caktuar. është e nevojshme njohja e strukturës së tyre e bazuar në shfytëzimin e kapaciteteve. Shpenzime totale variabile (TVC). Ndarja e shpenzimeve sipas këtij kriteri është i rëndësishëm ngase na e bënë të mundur një analizë të tërsishme 44 Faqe 43 . Sipas këtij kriteri dallojmë: Shpenzime totale fikse(TFC). Shpenzimet e administratës përfshijnë shpenzimet e atyre shërbimeve që veprojnë jashtë repartit të prodhimit. Shpenzimet totale fikse janë ato shpenzime që nuk ndryshojnë brenda një afati të shkurtër të veprimtarisë së ndërmarrësit. pa marrë parasysh se a ndryshon niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve. shpenzimet variabël joproporcionale. andaj i quajmë shpenzime të repartit në të cilat përfshihen shpenzimet e të gjitha elementeve të prodhimit të efekteve. shërbimet) është tejet e rëndësishme për ndërmarrësin. Shpenzimet totale indirekte ose të regjisë janë ato shpenzime që është e pamundur të përfshihen drejtpërdrejt sipas efekteve ose ekonomikisht është e paarsyshme të përcillen drejtpërdrejt sipas efekteve. Dallojmë dy lloje të shpenzimeve variabël e këto janë: shpenzimet variabël proporcionale. Shpenzimet sipas numrit të prodhimeve Shpenzimet sipas numrit të prodhimeve i quajmë edhe shpenzime sipas sasisë së efekteve. Shpenzimet sipas shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve Me qëllim të menaxhimit të shpenzimeve. variojnë në pajtim me angazhimin e faktorëve variabël të prodhimit. ngase në këtë mënyrë shpenzimet shpërndahen sipas bartësve të tyre. mallrat. shpenzimet e administratës. përkatësisht llogariten sipas kriterit të përcaktuar kundrejt njësisë së prodhimit. Mënyra e llogaritjes së shpenzimeve në çmimin e efekteve të veta (prodhimet. Shpenzimet direkte ose të drejtpërdrejta janë ato shpenzime të veçanta që mund të përcillen edhe që ekonomikisht është e arsyeshme të përcillen drejtpërdrejt sipas efekteve që i shkaktojnë. I quajmë edhe shpenzime të ndryshueshme ngase ndryshohen me ndryshimin e vëllimit të prodhimit. Shpenzimet totale variabël janë shpenzimet që ndryshojnë. ngase ekziston një korrelacion thelbësor ndërmjet shpenzimeve dhe shfrytëzimit të kapacitetit. Shpenzimet e prodhimit krijohen në ato reparte në të cilat zhvillohet procesi i prodhimit të efekteve.

shpenzimet mesatare totale (ATC). harmonizimi kohor dhe planifikimi. për të realizuar një çmim dhe të hyra sa më të larta. . Harmonizimi i shpenzimeve dhe i efekteve Çdo ndërmarrës angazhohet që tregut t’i ofrojë prodhime dhe shërbime sa më atraktive dhe cilësore me një afat sa më të gjatë të përdorimit. Mbi bazën e këtij kriteri dallojmë këto lloje të shpenzimeve: shpenzimet totale. shpenzimet mesatare variabile (AVC). Shpenzimet totale përfshijnë të gjitha shpenzimet fikse dhe variabël të periudhës së caktuar dhe kanë të bëjnë me të gjitha efektet e kësaj periudhe. përkatësishtë të prodhimeve të veta në treg. Mirëpo. Me këto të hyra ndërmarrësi do të përpiqet t’i mbulojë shpenzimet e bëra për prodhimin e këtyre efekteve dhe të realizojë një fitim sa më të madh. Me analizimin e kësaj pike mund të konkludohet se çfarë ndikimesh negative në afarizëm mund të përballojë ndërmarrësi. përkatësisht kur rezultati (RF) është i barabartë më zero. Raporti ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve Ndërmarrësia nënkupton përpjekjet e ndërmarrësit që me inicimin e veprimtarisë ekonomike të realizojë rezultate sa më të mira afariste. me ç’rast pikë e mbulimit është vendi në të cilin takohen vijat e të hyrave dhe shpenzimeve. 45 Faqe 44 . kështu që çmimi i shitjes së efekteve do të formohet nën ndikimin e ofertës dhe kërkesës. shpenzimet mesatare. shpenzimet variabël dhe shpenzimet totale prandaj i dallojmë: shpenzimet mesatare fikse (AFC).ndarja e shpenzimeve sipas efekteve. Shpenzimet totale (TC) janë dhëniet totale në para të nevojshme për prodhimin e sasisë së caktuar të efekteve (Q). Sipas njësisë së efekteve mund të vështrohen shpenzimet fikse. Ndërmarrësi i realizon të hyrat e veta me shitjen e efekteve. përkatësisht një fitim dhe dobi sa më të madhe. 10. po këtë qëllim e kanë edhe ndërmarrësit e tjerë. Metoda e pikës së mbulimit si kriter përbëhet nga bilanci dhe grafikoni i shpenzimeve totale (ShT) dhe i të hyrave totale (HT). Fitimi është diferenca ndërmjet të dalave totale dhe të hyrave totale në një cikël ose periudhë llogaritare. kurse rezultati financiar është i barabartë me zero. Mund ti shënojmë me këto simbole TC= TFC + TVC. Pika e mbulimit Pika e mbulimit (PM) është kriteri mbi bazën e të cilit ndërmarrësi mund të merr vendime lidhur me prodhimin e efekteve ngase bënë me dije për faktin se shpenzimet dhe të hyrat janë të njëjta. Faktorët intern që ndikojnë në rezultatet e afarizmit janë: minimizimi i shpenzimeve.të të gjitha shpenzimeve sipas sasisë së efekteve. e kësisoj edhe zotësinë e ndërmarrësit që t’i menaxhojë shpenzimet. e që mos të punojë me humbje. Për të realizuar këtë qëllim duhet të përpiqet që nga njëra anë t’i Minimizojë shpenzimet dhe nga ana tjetër t’i Maksimizojë të hyrat e kjo do të thotë se duhet të vendos një raport optimal ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve që do t’i realizojë në procesin e punës. që janë kritere dhe ndikime eksterne në formimin e çmimit në të cilat ndërmarrësi nuk mund të ndikojë ose fare pak mund të ndikojë. Shpenzimet mesatare janë ato që kanë të bëjnë me një njësi të efekteve dhe nxirren me pjestimin e shpezimeve me sasitë e efekteve.3.

10. dhe që aktivitetin e vet ta orientojë në përparimin e këtyre aktiviteteve. me zvogëlimin e shpenzimeve. përkatësisht që me shpenzime sa më të vogla të realizohen sa më shumë efekte dhe një fitim sa më të madh. që përfshijnë vetëm shpenzimet direkte të lëndëve të para. dhe që me zvogëlimin e shpenzimeve dhe/ose me rritjen e qarkullimit të efekteve të rritet fitimi. Menaxhimi i shpenzimeve Modeli ABC i menaxhimit të shpenzimeve bazohet në përcjelljen dhe përzgjedhjen e aktiviteteve afariste që krijojnë të hyra dhe harxhojnë resurse prodhuese dhe nënkupton angazhimin e menaxhmentit për ti dalluar ato aktivitete që kanë ndikim më të madh në krijimin e fitimit. Pra. Menaxhimi i shpenzimeve Menaxhimi i shpenzimeve në kuptimin më të gjerë të fjalës nënkupton përpjekjet që në kushte të caktuara të afarizmit.4. është modeli më i vjetër i menaxhimit të shpenzimeve. 10.4. me qëllim të menaxhimit të shpenzimeve. Modeli tradicional i menaxhimit siç dihet edhe nga vetë emri i tij. Bazohet në ndarjen tradicionale të shpenzimeve në shpenzimet direkte.. pa pasoja negative afatgjate për afarizmin dhe pozitën në treg. të realizojë rezultate më të mira afariste. Ekzistojnë modele të ndryshme të menaxhimit të shpenzimeve: Modeli procesual i menaxhimit të shpenzimeve presupozon se është e nevojshme që shpenzimet e prodhimit të përcillen dhe vlerësohen duke ndjekur rrjedhën e prodhimit në faza. 46 Faqe 45 . me thjeshtësimin dhe shkurtimin e proceseve të caktuara të prodhimit. shpenzimet e punës së drejtpërdrejtë dhe shpenzimet direkte të pasurisë afatgjatë (amortizimi) që është përdorë në procesin e punës.

Prandaj analiza e tregut është bazë e pikënisjes për përpunimin e planit afarist. Pyetja Si të prodhohet është e natyrës teknike-teknologjike dhe nënkupton përgjigjet në pyetjet kush do të prodhojë. Analiza e kushteve teknike – teknologjike dhe organizative.3.1. Nëse puna i besohet konsulentit. Në pyetjen Çka të prodhohet duhet të jepet përgjigje sa i përket zgjedhjes së asortimentit të prodhimeve ose shërbimeve që do të prodhohen. Për këtë qëllim analizohet tregu i shitjes në të cilin ndërmarrësi do t’i shetë efektet e veta (prodhimet dhe shërbimet) dhe mbi këtë bazë vlerëson të hyrat e pritshme që do t’i realizojë me projektin e vet. me të cilën jo vetëm në procedurën e përgatitjes së planit afarist bëhen hulumtime dhe përcjellje të shumta me të cilat mblidhen informata me ndihmën e të cilave sigurohen të dhëna të 47 Faqe 46 . pajisjet.4 Vlerësimi i efektivitetit. vetë e financoni dhe vetë e bartni rrezikun mirëpo pa marrë parasysh se kush do ta hartojë planin e punës. Sipas kërkesave të institucioneve financiare përmbajtja e rekomanduar e planit të punës. mallrat etj. ndërkaq të tjerët lidhur me pjesët e caktuara të planit do t’i shfrytëzojnë këshillat e ekspertëve.1. përveç hyrjes dhe përmbajtjtes së detyrueshme përmban këto pjesë kryesore: përmbledhjen e planit të punës. analizën e tregut dhe të planit të shitjes. informatën për investuesin. Përmbajtja e planit të punës. si dhe për kë të prodhohet. Tashmë e kemi theksuar se tregu i shitjes kërkon nja stratexhi vtjake të marketingut. kurse pa valorizimin e tregut asnjë ndërmarrje ekonomike nuk mund të realizojë qëllimin e vet. Pyetja Për kë të prodhohet nënkupton definimin e qëllimit dhe të konsumatorit të synuar.2. Analiza e tregut si pikënisje në përpunimin e planit të punës. Për të marrë përgjigjet në këto pyetje ndërmarrësi duhet që vetë ose me ndihmën e konsulentëve të mbledhë informata që do t’ia ofrojnë pyetjet e pritura. analizohet edhe tregu i blerjeve. blerësve dhe konkurrentëve. me çfarë resursesh dhe çfarë teknologjie. veçmas të orientuar drejt tregut të shitjes. 11. 11. duhet ta keni rolin aktiv në krijimin e planit të punës. analizën e kushteve teknike – teknologjike dhe organizative.2. 11. 11. 11. Analiza e tregut si pikënisje për hartimin e planit të punës Çdo ndërmarrje ekonomike ka për qëllim prodhimin dhe shitjen. shkathtësi dhe zotësi vetjake që u mundësojnë që vet të hartojnë planin e punës. Përmbajtja e planit të punës Disa ndërmarrës posedojnë njohuri.11. ngase që ndërmarrësi të mund t’i prodhojë efektet e veta duhet të sigurojë lokalin e nevojshëm. lëndët e para. ngase ideja ështe e juaja. PROJEKTIMI I NDËRMARRËSISË 11. ose këtë detyrë do t’ia besojnë plotësisht konsulentit të aftë për këtë lloj pune. Po ashtu. analizën ekonomike – financiare dhe vlerësimin e efektivitetit. dhe në fund të sigurojë punëtorët që do të realizojnë prodhimin. përmbajtja e tij duhet t’i përfshijë të gjitha ato pjesë që janë përcaktuar si të detyrueshme. Tregu i shitjes Nëpërmjet analizës së tregut të shitjes ndërmarrësi duhet të merrë përgjigje në pyetjet themelore të çdo ndërmarrjeje siç janë: çka.

kapacitetin e prodhimit. Tregu i furnizimit Ndërmarrësi do të realizojë fitim nëse të hyrat nga shitja e efekteve janë më të mëdha se shpenzimet e inputeve që i ka investuar në procesin e prodhimit. kohën e prodhimit. organizimin e prodhimet dhe çështjet e lidhura me to siç janë lokacioni. por është i rëndësishëm edhe për planifikimin e inputeve prodhuese. mundësi alternative etj. edhe për tregun e furnizimeve stratexhia e marketingut duhet t’i mbledhë informatat e nevojshme që ndërmarrësit do t’i mundësojnë veprime optimale. pastaj në lidhje më konkurrencën ekzistuese dhe të ardhshme. repromateriali energjia etj. Si dhe për tregun e shitjes. blerësit dhe konsumatorët e synuar. e së bashku me shitjen e planifikuar edhe kriter për përcaktimin e kapaciteteve të prodhimit dhe zgjedhjen e mjeteve të përhershme. mbrojtja në punë dhe mjedisi.rëndësishme lidhur me vendimarrjen afariste. por ato vazhdojnë gjatë tërë periudhës së shfrytëzimit të projektit. Prandaj. siç janë lëndët e para. nga ana tjetër. normativave për punën e harxhuar. Normativat e aplikuar Duke pasur parasysh se normativat e inputeve materiale. por ajo zhvillohet edhe në prodhim nëpërmjet teknologjisë dhe organizimit si dhe me uljen e shpenzimeve. andaj analiza e kushteve tekniketeknologjike dhe organizative nënkupton analizën dhe përshkrimin e hollësishëm të teknologjisë. përkatësishtë të të dalave. Për hartimin e planit të shitjes janë tejet të rëndësishme vlerësimet e mundësive të tregut. ndërmarrësi fillon projektimin e planit të shitjes dhe vlerësimin e të hyrave totale që i pret në periudhën e vështruar të shfrytëzimit të projektit. të kapaciteteve të tyre dhe të veçorive të tjera prodhuese në mënyrë që kapacitetet prodhuese të mos bëhen faktor limitues kundrejt mundësive të tregut nga njëra anë ose një ngarkesë tepër e madhe e shpenzimeve në krahasim me mundësitë e shitjes. përpunimin e normativave të inputeve materiale. lufta për fitim nuk zhvillohet vetëm në tregun e shitjes duke bërë përpjekje për të shitur sa më shumë dhe me çmime sa më të volitshme. Plani i shitjes dhe vlerësimi i të hyrave totale Pasi të jenë mbledhur dhe analizuar informatat e tregut të furnizmeve. Teknologjia e zgjedhur është bazë për përcaktimin e normativave të inputeve të nevojshme materiale dhe të normativave të punës.. dhe kriter i përcaktimit të kohës së prodhimit. 11. e veçmas të tregut të shitjes. Prodhimi ka rolin qëndror në proesin e shëndrrimit të inputeve prodhuese në efekte. Analiza e kushteve teknike-teknologjike dhe organizative Përpunimi i hollësishëm i kushteve dhe zgjidhjeve teknike-teknologjike si dhe i atyre organizative janë bazë për përllogaritjen e investimeve dhe vlerësimin e shpenzimeve të pritshme të afarizmit. e kësisoj edhe rritjen e fitimit. dhe normativat e punës si bazë e planifikimit të numrit të nevojshëm të të punësuarve. Elementet teknike të investimeve Analiza dhe përshkrimi i teknologjisë janë një përshkrim teknik-teknologjik i projektit dhe model për analizimin e të gjitha kushteve dhe zgjidhjeve të tjera teknike-teknologjike dhe organizative. kurse fillon në tregun e furnizimeve me rastin e blerjes së inputeve të prodhimit. Njohja dhe organizimi i tregut të furnizimeve ndikon në uljen e shpenzimeve. regjistrimin e mjeteve të përhershme. pra të gjitha ato informata që ndikojnë në lidhjen me tregun. veçmas për zgjedhjen e teknologjisë dhe të mjeteve të përhershme. Plani i shitjes i hartuar mirë është thelbësorë jo vetëm për vlerësimin real të të hyrave të pritshme nga shitja.3. shpeshherë 48 Faqe 47 .

janë përcaktuar me vetë zgjedhjen e teknologjisë. ngase përmbledhja e vlerave të sigurimit të këtyre mjeteve paraqet bilancin e investimeve të nevojshme në mjetet e përhershme. 49 Faqe 48 . kurse me shumëzimin e këtyre sasive me çmimet e planifikuara të shitjes do të nxjerrim të hyrat totale për çdo efekt. pasuria afatshkurtër. po ashtu edhe bazë për përllogaritjen e shumës së nevojshme për blerjen e inputeve. ngase kur sasitë totale të ndonjë inputi të nevojshëm ti shumëzojmë me çmimin e blerjes së inputit nxirret shuma e parasë së nevojshme për blerjen e këtyre inputeve. Edhe pse menaxhmenti është vetëm një pjesë e të punësuarve që i nevojiten projektit. bilancin e shpenzimeve të afarizmit dhe bilancin e fitimit (të ardhurave) dhe humbjeve. Mjetet e xhiros apo si quhen në kontabilitet. Investimet në mjetet qarkulluese Çdo ndërmarrje ekonomike kërkon investime të caktuara me të cilat iniciohet projekti. Me rastin e vlerësimit të të hyrave totale është e mevojshme të veprohet në të njëjtën mënyrë e cila do ta thjeshtësojë bilancin e të hyrave totale. me këtë rast vetëm po e theksojmë rëndësinë e përcaktimit dhe analizmit të tyre. Menaxhmenti i mirë do të gjejë përgjigje optimale lidhur me harmonizimin e të gjitha inputeve dhe outputeve prodhuese. Normativat janë. të investimeve në mjete të përhershme dhe të xhiros. Pra bazën fillestare e përbën plani i shitjes së çdo efekti veç e veç. organizimin e të gjitha funksioneve në kuadër të projektit. ai është tejet i rëndësishëm. sfidat e tregut dhe të konkurrencës. Kjo përmbajtje e analizës ekonomike financiare e vë në pah faktin se ajo është kriteri kyq për suksesin e projektit. e jo që ta rrezikojë. janë ato mjete që kanë një gjiro të pandërprerë gjatë procesit të veprimtarisë së ndërmarrësit. dhe tejet e rëndësishme me rastin e vendimarrjes për fillimin e tij. Menaxhmenti Analiza e kushteve teknike-teknologjike duhet t’i kushtojë një kujdes të veçantë çështjes së menaxhmentit në projekt. Analiza ekonomikefinanciare përfshin çështjet themelore që kanë të bëjnë me përcaktimin e të hyrave totale. Investimet në mjetet e përhershme (themelore) përcaktohen në bazë të regjistrimit të hollësishëm të mjeteve të përhershme. Krijimi i të hyrave totale Në lidhje me krijimin e të hyrave totale u bë fjalë pjesërishtë edhe më sipër. përkatësisht i investimeve në mjetet e përhershme dhe në mjetet e xhiros.financiare Analiza ekonomike – financiare përfshin aspektin financiar të planit të punës. ngase ka ndikim të madh në realizimin me sukses të tërë projektit. inovacionet dhe zhvillimin si dhe lidhur me harmonizimin e interesave të të gjitha subjekteve të përfshira në projekt. Me planin e punës patjetër duhet të bëhet projeksioni i investimeve totale dhe i investimeve sipas destinimit. burimet e financimit dhe detyrimet lidhur me to. Investimet në mjetet e përhershme të xhiros janë pjesë e investimeve totale. prandaj është e domosdoshme të bëhet bilanci i investimeve në mjetet e xhiros. Mjetet e përhershme të xhiros janë investimet në mjetet e xhiros që janë të nevojshëm për një cikël të prodhimit. Analiza ekonomike .

Bilanci i shpenzimeve të afarizmit Bilanci i shpenzimeve të afarizmit është një pasqyrë gjithëpërfshirëse e strukturës së afarizmit. analiza e tyre. sende ose të drejta që mund t’i investojë pronari. Ky është plani i pagesës së kredive bankare dhe me të cilin. Bilanci i shpenzimeve të afarizmit është rezultat i përllogaritjes analitike të secilit prej llojeve të shpenzimeve. por më të shpeshta janë burimet vetjake të ndërmarrësit dhe burimet kredituese të institucioneve financiare. apo nëse kjo është e domosdoshme për të llogaritur treguesit e efektivitetit të projektit. shpenzime për paga. sidomos nëse u drejtohemi për forma të caktuara të mbështetjes etj. në planin e punës patjetër duhet të pasqyrohen burimet e financimit të këtyre investimeve. 50 Faqe 49 . 11. nëse shpenzimet janë më të mëdha se të hyrat. e kjo bëhet nëse këtë e kërkojnë organet dhe institucionet të cilave u dërgohet plani i punës. ndërkaq duhet bërë përpjekje me planin e punës të përfshihen sa më saktësisht. që shpeshëherë i quajmë edhe si konstrukt financiar i investimeve në projekt. kemi shënuar humbje. të kamatës. Përveç ndërmarrësit. kemi realizuar fitim(ose të ardhura) para se të tatohet. kanë qenë në funksion të hartimit të projektit të bilancit të fitimit dhe të humbjeve për periudhën e vështruar të eksploatimit të projektit. Bilanci i fitimit dhe i humbjeve bazohet në krahasimin e të hyrave dhe të shpenzimeve në projekt dhe. Bilanci i fitimeve dhe i humbjeve Bilanci i fitimit dhe i humbjeve është prodhimi final në planin e punës. Shpeshherë burimet janë faktorë limitues për inicimin e një ndërmarrjeje ose ndikojnë qenësisht në efektivitetin e projektit. kështu që kjo na e mundëson që në bilanc të parashikojmë edhe një pasqyrë tjetër të strukturës së shpenzimeve totale të afarizmit. Nëse një pjesë e projektit financohet nga kredia.Burimet e financimit dhe detyrimet kundrejt tyre Pasi të përcaktohet lartësia e investimeve totale. dhe anasjelltas. menaxherët dhe të punësuarit. përcaktohen dinamika dhe struktura e pagesës së kredisë. vlerësimi i lartësisë së investimeve. shpenzime të shërbimeve. në pajtim me kushtet e kontraktuara të kreditimit. për përmbajtjen dhe arsyeshmërinë e planit të punës janë të interesuar edhe shumë shfrytëzues tjerë. hartimi i planit për kthimin e kredisë dhe të gjitha veprimet e tjera që i kemi ndërmarrë për ta hartuar planin e punës. Vlerësimi i efektivitetit Vlerësimi i efektivitetit është një element i rëndësishëm i planit afarist. Financimi mundë të jetë në para. para së gjithash institucioneve financiare që u dedikohet për marrjen e kredive. Në të vërtetë mbledhja e të gjitha informatave të nevojshme. vlerësimi i shpenzimeve të prodhimit. organet e bashkësisë së gjerë shoqërore. Burimet e financimit mund të jenë të ndryshme. hartimi i normativave. veçmas kur kemi të bëjmë me kreditë e institucioneve financiare. shpenzime jomateriale. shpenzime të amortizimit dhe shpenzime të financimit. Shpenzimet totale të afarizmit zakonisht në projeksionin e shpenzimeve të afarizmit i përmbledhim si shpenzime materiale. ose në obligime nëse projekti financohet me kredi ose në ndonjë formë tjetër të burimeve të jashtme. shuma e amortizimit. nëse të hyrat janë më të mëdha se shpenzimet. sepse ai duhet që në mënyrë të qartë të pasqyrojë vlerën e programit të përfshirë në këtë plan. plani i punës duhet të përmbajë edhe planin e përmbushjes së detyrimeve ndaj institucionit financiar. vlerësimi i plasmanit dhe i të hyrave. pastaj partnerët e mundshëm. anuiteteve dhe pjesa e mbetur e borxhit.4.

ata bazohen në të dhënat origjinale nga projekti. Me to në mënyra të ndryshme paraqiten edhe treguesit e produktivitetit. ekonomizimit dhe rentabilitetit të projektit. veçmas nga bilanci i fitimit dhe i humbjeve dhe nga të dhënat e bilancit. fitimprurjes.Treguesit statistikorë Në praktikë është bërë e zakonshme prezantimi i një numri të caktuar të indikatorëve statistikorë. 51 Faqe 50 .

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful