Professional Documents
Culture Documents
Përmbledhje e Leksionit 6
Vetë-motivimi
a. Kapërcimi i ngërçit/bllokimit
b. Teknikat e vetë-motivimit
Ndërtimi i Esesë
Për shkrimin e eseve në botën akademike duhet të ndiqni disa parime bazë strukturore
dhe stilistike, të cilat e bëjnë shkrimin tuaj të qartë dhe të kuptueshëm, si edhe
shërbejnë për të përcjellë mesazhin e synuar tek lexuesi. Siç kemi përmendur dhe më
herët në këtë cikël leksionesh, një ese akademike ka një strukturë të mirëpërcaktuar me
hyrjen, zhvillimin dhe përfundimet (konkluzionet) përkatëse.
Pra, esetë kanë një strukturë tepër të dallueshme që mund të ndahet në tri pjesë:
1 – Hyrja → 2 paragrafë
- paraqet tezën
- informacione bazë të nevojshme për të kuptuar diskutimin
- rrit interesin e lexuesit për diskutim dhe
- e kufizon atë brenda parametrave të caktuar.
1
Shkrim Akademik Përgatiti Sonila Danaj, MA
Hyrja shkruhet në fund, edhe pse teza hartohet që në fillim, kur ndërtojmë pikat e planit.
Hyrja përmban:
a. tezën
b. informacione bazë të nevojshme për të kuptuar diskutimin
c. qëllimin e autores/it
d. këndvështrimin e saj/tij
e. burimet e përdorura
ë. Përkufizimin e termave kyçe
Hyrja duhet të ketë disa fjali të cilat luajnë rolin e grepit për të tërhequr vëmendjen e
lexuesit. Pra, fjalitë që çojnë drejt tezës duhet ta ngacmojnë lexuesin në mënyrë që
ai/ajo të interesohet për vazhdimin e esesë. Disa nga mjetet që mund të përdorni janë:
Konkluzionet
Paragrafët tranzicionalë