25 1. Një botë lilipute me elefantë në fusha shullëhet nën dritën e diellit.

Tjetër murim nuk ka për të provuar plakja. Këtu asgjë nuk është përfundimtare. Çdo grimcëz jete lëkundet mes përgjumjes dhe ëndërrimit, pastaj e hanë pak nga pak barishtet dhe algat. Rrugës për këtu pashë vetëm ujq të uritur që lukunisht shuanin zjarre. 44 2. Mbretëri prej kashte mjeshtërisht të moshuara zhyten në ujëra thua se vërtetë do të lahen duke mashtruar nuset e plakat. Pastërtisht e turbulluar tres mendimet e mia nëpër ngushtica që s’e dinë lojën e peshkut memec me peshkaqenë. Po në bregun tim është murosur një ishull e që atëherë hala peshku më shpojnë vazhdimisht këmbët, që të ma kujtojnë idhnisht kthimin. 48 3. Gjithçka u tret. Tani edhe këto hala pishe me afsh zhyten në një harresë të kërkuar kaq ligësisht. Në sofra nuk na ulen miqtë që duam, veç ikona të turpshme i veshin me magji këto rrugica të vjetra. Ec zbathur mbi urat e zjarrit. Përjetësisht e ndërgjegjshme se më djegin, mbaj frymën në klithma. 53 4. Po vij, e zbardhur nga uji. Tek bregu kaherë jam nisur dhe zgjas gishtat pamundësisht. Hedh shpirtin tim aty ku më pranojnë miqësisht, sepse kam mbetur e tyrja. Përjetësisht e pandreqshme në zgjedhjet e mia, me guralecat, që lajmërojnë një agim çapkën, u bie një nga një dritareve. 63 5. Hyj dhe më duhet të flas me shiun që vazhdon lojën e tij të përditshme më hiena. E shpall rritjen time mbi guacka dhe lë buzë rrugës gjithnjë gjurmë të bardha.

73 6. Lëkurhollë pushtoj mërzitë e mia. Këto copëra kallamash të kalbur më lodhin. Asgjë nuk mungon nga e hershmja ditë, kur më panë ikonë varur shkëmbinjsh të nënujshëm. Përherë më e pasur se dje, shihem pasqyrash të thyera në katërdhjetë copë e, bëhem erë e dukshme, që mbledh copat e vetes të luftojnë me qenë. 95 7. Pse i vrasin ulkonjat në këtë zhur të njomë pylli buzë lumit? Guralecë të lagur na vështrojnë që poshtë ujit si sy ikanakë formash të përhirta njerëzore e bartin një mall të qumësht duke përshpëritur përtueshëm ujit histori që kurrë s’i ka parë me sytë e vet. Po ai është fëmijë i gëzueshëm e ikanak dhe bart veç lëmyshkun e gjelbër për me e llakaçitë në guva, që nuk i njeh njeri. 99 8. Po bëhet ulkonja. Dalëngadalë si prej mjegullash, duke dalë prej avujsh, njomë me ujë edhe dritë, hija bëhet sy hapërdarë gjithandej e bardhë dhe e pranishme. Prej shigjetash që dielli i

Këmbëzbathur syri mungohet drejtimesh të pambyllura. 103 9. Shpella gojëmëdha dhe një bori prej lugut të shpirtit jehojnë. më vesh me pëlhura të ujshme me diell dhe bëhem zog i hareshëm me krahë të lagur. përhitet e ngrihet në mua. 105 10. Një ujësi e begatë. Deti i tharë më shpon këmbët e çara me qelqet e kripur. por nuk mundem. Por qengji u bë ujk e ligsht kafshon. Për gjithçka ngjet zërat e lashtë të rrënimit dhurojnë një ikje të gjithkushtueshme ashklash. Dua të ik. squllet. Më pëlqen t’i rrëzoj idhujt e ligj që hyjnë si fëmijë të qullur në lot. përherë me frikën se zhbëhet. më mundon pamundësia për ta parë botën edhe ndryshe. .fal vij e lumturohem me shkëmbin përballë ujërash gjithmonë të ftohtë. krahët e mi të plagosur. Unë fshihem në rrëmujën e mbytur me halle. me gjithë mëritë e mbledhura nga qënia kaq gjatë i pafuqishëm. Dhimbja i bëhet urë dhimbjes e qielli bëhet dritë. shndërruar në një pikël uji.