Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

E MËRKURË, 21 SHTATOR 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 1 (38) - ÇMIMI 20 LEKË

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA ORGANIZATA POLITIKE “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE

opinion 05 Të ishte për ju
Të ishte për ju të nderuar aleatë, fqinj e miq të Shqipërisë situata do të ishte e qetë, aq e qetë sa s’do të kishim as kurajon të qeshnim pak nën zë për ta thyer heshtjen që ju keni përzemër...

intervista 06 “Qeveria nuk na përfill aspak”
Flet Fiqiri Xibri, drejtues i sindikatës së minatorëve. “Sindikata e Minatorëve, që unë drejtoj, nuk quhet as «e pavarur» dhe as me emra të tjerë dallues si federate, union, bashkim, lidhje etj...”

intervista 04 Shqipëri, koha e duhur për të majtën
“Në kushtet e Shqipërisë, në këto momente, nuk mendojmë se ka vend për përçarje dogmatike apo sektariste të të majtës që po krijohet nga e para”...

11 kosovë Çmimi i qeverisë
Qeveria e Kosovës vë dorë mbi Kosovën për t’ia shitur asaj pasuritë, për t’ia keqpërdorur buxhetin dhe për t’ia falur territorin. Pra, në fakt, Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga Kosova. Dorëheqja e Qeverisë së Kosovës do të ishte fundi i kësaj heqjeje dorë...

DO TË RIKTHEHEMI!
Editorial

21 Janari, memoria që nuk duhet të humbasim
pazakontë dëshpërimin që do të pasojë se sistemi është ky dhe nuk mund të bëjmë asgjë. Ministri që vret, nëse ka mbështetjen e një ambasadori, mund të fitojë zgjedhjet lokale që të merret më pas me vijëzimin e rrugës ku do kalojë tramvaji. Kjo fazë banaliteti në të treguar nuk do të arrijë të mbulojë që 21 janari ishte një moment revolte që tregoi se kur kalohet masa, popullit opozitar nuk i duhet ndihmë nga ndonjë kryeredaktor Tv-je që të jetë lajm i parë. Nuk i duhet as selia e një partie dhe as një kryetar. 21 janari tregoi që qeveria nuk e ka problem të thyejë çdo kontratë sociale vetëm që të ruajë pozicionin e vet në shitjen e vendit nën flamurin e privatizimeve. Ndoshta Gërdeci ishte aksidenti paralajmëruar nga korrupsioni, por 21 janari ishte vrasja në ditën me diell, ku dëshmitarë ishim të gjithë. Vendosja në dy kampe në pritje të analizës së videove nga ekspertë të huaj tregon se kontrata sociale është prishur. Përballë vrasjes nuk kemi të njëjtin qëndrim. Këtë pozicionim në anën e krimit për çfarëdo arsye nuk ka ekspert që e vë në vend. Kanë kaluar 8 muaj nga çasti kur para syve tanë u vranë katër njerëz që protestonin kundër vjedhjes dhe korrupsionit. Kanë kaluar 8 muaj vetëm për treguar se asnjë institucion drejtësie nuk funksionon. Kanë kaluar 8 muaj për të na treguar se gjendjen duhet ta rregullojmë vetë. Mjetet e tjera si partia, prokuroria, kushtetuta, gjykatat do të vijnë nga pas. Kjo është detyra jonë sot. Ta bëjmë më të dhunshme dhunën që pësojmë çdo ditë për të kuptuar atë që na ndodh vërtetë, më të turpshme se vetë turpi, duke i bërë reklamën që meriton. Duhet t’i vëmë në dukje shoqërisë shqiptare duke e damkosur si turpin e turpeve atë që ka ndodhur dhe po ndodh çdo ditë. Duhet të thyhen këto raporte sociale të ndërtuara mbi ngrehina mashtrimi. I duhet mësuar vetes dhe popullit të tmerrohemi nga sjellja që pranon shtypjen në të përditshmen, që të mundet të kemi kurajë. Kjo do ishte përgjigjja ndaj cinizmit të pushtetit që vrau në 21 janar. Kjo është detyra e të gjithëve ne.

14 arte Migjeni si vetëvendosës
Ajo që merr përsipër Migjeni është defigurimi, zbulimi i tij: jo thjesht pasoja e urisë, por kushtëzimi njerëzor e qytetar nën velin e saj, ai kushtëzim në skenën e urisë. Si një autor që zhbiron seksin, Migjeni zhbiron me imtësi urinë

Pas 8 muajsh distancë nga ngjarja e 21 janarit, memoria e munguar duket sikur ka shkaqe të justifikueshme të jetë e tillë. Sjellja popullore ka kaluar në 5 shkallët e veta të natyrshme për të bërë më të bindur studiuesit e kësaj fushe që kanë të drejtë. Mohimi i situatës, duke bërë të besonim të gjithë që jetonim të rrethuar nga një popull që tanimë pranon gjithçka. Më pas tërbimi që pasoi krijoi klimën e frikës tek qeveritarët, të cilët nuk humbën rastin për ta treguar atë. Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve u kalua në fazën më të keqe, atë të pritjes së ujdisë midis partive të mëdha që në thelb nuk përfaqësojnë askënd. Shtatori ka sjellë bashkë me këtë vapë të

BOTUES | ORGANIZATA POLITIKE | E-mail: o.politike@gmail.com | GRAPHIC DESIGN: Henrik Lezi | Layout: Flori Nuhu

Ai na detyroi të zgjedhim përmes rrafshit të ri të fatit të përbashkët: ose shtet si gjendje politike e përjashtimit të përjashtimit ose shtet për askënd. Ngriti krye Satani miltonian. Djalli doli nga fundi i dheut. Djalli doli nga fundi i dheut. jo për ta pakësuar. por i huaj rreth përfitimeve. për të gjetur vesh e sy. Fiqiri Xibri ju jeni udhëheqës i sindikatës së minatorëve. zor se i vëmë re në kuptimin tërësor. 2. Ato të vërteta që megjithëse empirikisht i kemi përpara syve. një djalë i varfër përfaqëson të njohurat që ne nuk i dimë.2 Analizë Vetëm se atë të premte diçka ndodhi. e shohim se ai nuk është më vetëm shitësi i cigareve që si instrument i heshtur na shërben për pak sekonda e as “katundari” që na ngjall qesëndi. por thjesht i marrim si bezdi lehtësisht të shpërfillshme. realen traumatike. lotët e rrahjes si taksën që duhet të paguajë për të mbetur gjallë. por për ta ribërë të pazë. por mbi të gjitha ka urrejtje. pasi i shndërroi ato në pak orë në të njohurat që dimë. Po ta shohësh me kujdes. nëse dhuna mitike sjell me vete fajin dhe shpagimin. Prandaj thoshte se rreth Irakut.. Ai tashmë ngjalli tmerr. Ajo që na kalli tmerr është se për një ditë në 20 vite ai prishi qetësinë tonë të të njohurave që nuk i dimë. si gjendje e institucionalizuar e mbajtjes së rendit të themeluar mbi dhunën mitike përjashtuese.Ka mllef. Ose zhvillimi i secilit si kusht i zhvillimit të të gjithëve ose tym e flakë për gjithkënd. E kështu. Ne e kemi quajtur « Sindikata e Minatorëve Janar 1991 » Përcaktimin « Janar 1991 » e kemi bërë për të treguar se : 1. tëhuajsimit politik. Vetëm se atë të premte diçka ndodhi. Do t’u thonë botës: ejani se imazhi ynë u rregullua. qetësinë e llomotitjes së status quo-së. në një prej fotove më tronditëse të 21 janarit. qe kane krijuar sindikatën e parë në Shqipëri në janar 1991.” Nën këtë dritë.. dhunën hyjnore të ndryshimit radikal: “Nëse dhuna mitike është ligjvënëse.. me të cilat që prej janarit 1991 e deri në vjeshtë 1991 u bashkuan rreth nesh shumica dërrmuese e punonjësve shqiptarë.. as se u rrah apo u vra....ai është i varfër. por gjithsesi të durueshme. Zizek-u vëren se Rumsfeld-i harron alternativën e katërt. që unë drejtoj. nuk rri nga blloku.. bazohej në raportin trekëndor midis rrezikut dhe dijes për të. bashkim. është ai që dyqanxhiun e shqetësoi aq fort sa propozoi që prej asaj dite revolta të mos derdhej më në rrugë.. drejtues i sindikatës së minatorëve . I përjashtuari mbeti jashtë.Ngriti krye Satani miltonian. për ne (amerikanët) ka te njohurat që i dimë (pra dimë ç’rrezik konkret vjen prej Irakut). atë që shpjegon më së shumti sundimin e ideologjisë. por të izolohet në ndonjë stadium ku si kafshë kopshti zoologjik ai e të tjerët si ai të çirren pa bezdisur veshët apo qepenat e askujt. u mëkëmb Demoni i Lermontovit. Ai shpërbëri mjegullën ideologjike të rendit publik e kushtetues të themeluar mbi përjashtimin. Ajo çka na shqetësoi ne nuk është se ai theu apo dogji. do të riprovojë në kurriz dhunën mitike të gjendjes së pandryshueshme.. bërdungllat i rimbuluam me pudrën e dhunës mitike. Për të shteti. E mërkurë. Në fund të fundit. lidhje etj. Ai është martiri i demokracisë për aristokracinë opozitare që me shpresë do ta ndihë për të ndryshuar aq pak sa të pamundësojë ndryshimin në vetvete.. e shtymë mjerimin në skajin e vet. Ai është brenda për sa i përket sundimit e shfrytëzimit. Kishte në vitin 2007 (dhe janë akoma) 2 sindikata minatorësh. mbase nuk do të vritet. Çdo pore e tij klith dëshpërimin e veçimit shoqëror. përjashtimit ekonomik. është ai që kur nesër zaptuesit të ndërrojnë vendet. u mëkëmb Demoni i Lermontovit për të klithur përjashtimin shoqëror. i cili ia kundërvë dhunës mitike të stabilitetit. çka na e mundëson interpretimi rehatues ideologjik se ato janë eksternalitete. Kongresi i Parë qershor 2007. A mund tëna shpjegoni shkurtimisht diçka rreth aktivitetit të sindikatës që udhëhiqni? Sindikata e Minatorëve. Pra të ndërrojë duart e zaptuesve pa i bërë zap këta të fundit si kategori sunduese e jo thjesht si individë. 21 Shtator 2011 U ngrit djalli nga fundi i dheut. e dyta pakufishëm i shkatërron ata. Pas asaj dite ne e dimë se ku jetojmë. nuk ka arsye të ekzistojë. të panjohurat që i dimë (pra dimë se ç’mund të fshehin) dhe më të rrezikshmet akoma të panjohurat që nuk i dimë (pra gjëra që as na shkon në mendje tash për tash). union. Po hap kllapat teorike për një çast e po citoj ‘Kritikën e dhunës’ së Walter Benjamin-it. ato që pothuajse të gjithë i marrim me mend pa qenë të ndërgjegjshëm në përditësi që ekzistojnë.. Kjo sindikatë është krijuar thuajse me të njëjtat ideale dhe qëllime. Ka zërin e çjerrë. ç’ka për të humbur ai veç prangave?! “Qeveria nuk na përfill aspak” Z. pasi ngrehina ideologjike e shtyn skutave të pavëmendjes atë çka përndryshe do të ishte aty. Ky është “barbari”.. Kjo sindikatë është krijuar thuajse nga po ata njerëz. por jo krenari. për të marrë fatin e tij në dorë. kur shpjegonte arsyet e ndërhyrjes amerikane në Irak. pra të njohurat që nuk i dimë. (VIJON NË FAQET 6-7) Flet Fiqiri Xibri. racizmit krahinor. por me të do të krenohen në statistikat e luftës ndaj kriminalitetit. nuk quhet as «e pavarur» dhe as me emra të tjerë dallues si federate. pushteti hyjnor vetëm shëlben. Këtë sindikatë ne e kemi krijuar ne vitin mars 2007. E atë ditë u bë barbari që intelektokratët me bezdi e neveri e quajnë përgjegjës se u prishi rendin publik. Arlind Qori Botuar më 28 janar 2011 I ronikisht Slavoj Zizek-u merrte ngasje teorike nga “filozofi” i madh amerikan Donald Rumsfeld.. demonstruesi është ai që sa herë me dhunën e tij hyjnore të ripërkufizojë kufijtë e tolerancës elitare. ama një lloj i ri barbari: Jo një i huaj që na kërcënon nga jashtë. nëse e para vendos kufij.. barbari që zonjëzave të kolme u zuri rrugën atë pasdite ndërsa çonin pinjollët e tyre në kursin e tenisit. Ky i fundit. ca të këqija të vogla. ose aq brenda (në burg) sa më jashtë nuk bëhet. nuk ka facebook. Ai është terroristi që shteti i frigohet se mos ndonjë ditë me ulërimën e tij prish rendin. është i veshur me rroba që shkëlqejnë mjerim. Ja.. dhuna hyjnore është ligjshkatërruese. të pashmangshme. është i ri.

Parlamenti. atë që e ka të shkruar në ballë “Demokracisë maskë”. Berisha nuk duket se ka lëvizur nga pozicioni që mbante dhe në 97 (ju kujtoj ai zgjidhej president ndërkohë që jashtë kishte plumba që fluturonin pa adresë). se kështu mund të ndërrojmë rrugë. Sistemi i klaneve. i çmendur dhe ai që e beson. Demokracia (sistem për të cilin kam qenë gjithmonë kurioz por asnjëherë s’më ka bindur) kur erdhi. Cilin imazh? Atë të vendit eksportues të prostitutave? Të vendit nga ku ka- lon çdo eksitues ilegal. po policët ndihen sikur në çdo moment po luftojnë që të shpëtojnë nderin e bamirësit të tyre. që po ndodh dhe asaj që do kryhet në të ardhmen i pushtetit. ligjore apo sociale. Nëse fishekët ishin 9 apo 14 mm. Konceptet e shtetit vetëm në kufijtë e dehjes kolektive mund të përkufizohen natyrshëm siç edhe janë tani. Pa asnjë shpjegim. Kompromisi i quajtur shtet nuk ekziston në të vërtetë. … Ndarja pa kushte e miqve të mi në fjesbuk në dy kampe lufte tregon se toleranca ishte një iluzion i pa justifikuar në kohë. Justifikohet në çdo moment pushteti i dhunës pa kufij të përcaktueshëm.E mërkurë. është horoskopi në vitet në vazhdim. i pari i të parëve. për tu ndjerë inteligjentë dhe pjesë e elitës që shpesh fiton status se nuk lëviz as gishtin për t’i ndryshuar gjërat. Në thelb duket se këto ngrehina për fatin e tyre që me siguri u ka rënë nga qielli. Bashkë me 3 viktimat u vra pafajësia jonë. Gjykata. janë ndërtesa ku ndodh diçka e rëndësishme si korrupsioni. ai vetë. kanë dhe ushtarë serioz të paguar me taksa (vlerë ekstra kjo nga korrupsioni). zëvendësojeni me fytyrën më të sinqertë. që ishte pudra mbi fytyrën e diktaturës. se rregullat i dimë mirë.. Deformimin e pafalshëm të votës dhe shkelje flagrante të atij që ka fytyrë ta paraqesë si ligj çdo çudi që i kalon nëpër kokë. Në 20 vjet asnjë nga organizmat shtetëror nuk ka funksionuar as minimalisht dhe kjo na justifikon në fakt injorancën për definimin e institucioneve.Vendosmëria për të mos diskutuar asnjëherë në parametra logjik mbi atë që përfaqëson dhuna dhe vrasja në vetvete tregon qartë se për ku është nisur ky tren plot paranoja. Propagandë për të devijuar përgjegjësinë kriminale. Do të ketë njerëz që do masturbojnë mbi cinizmin e tyre. Në asnjë nga shkallët e makinerisë shtet nuk gjen asnjë parametër për të shkuar me pas nga wikipedia dhe të gjesh me fjalë atë që ke parë më sy. e Tv Klan hapi lajmet duke treguar planin për eleminimin e kryeministrit. i cili nuk njeh asnjë kufi njerëzor kur bëhet fjalë për të sulmuar kundërshtarët dhe familjet e tyre. politike. Ngashërimin fals. Deputetët kërcënuan kryeprokuroren. Sekserët e tyre shëndoshen. Duket si pa vend. Kemi imazhin e Shqipërisë për të ruajtur. por duhet të qëndrojmë pa reaguar. Shpresat e liderëve në këtë situatë purgatori varen vetëm tek dobësia e kundërshtarit për t’i rezistuar presionit. Nëse ajo pamje tregon viktimën e vërtetë apo jo? Vuajeristë në kushtet kur duhet të mbajmë qëndrim civil ndaj një krimi politik. paçka se nuk kam qenë i vëmendshëm sa duhet për të kuptuar se ç’po ndodhte rreth meje. Njerëzit janë kuriozë të kuptojnë nëse viktimat u qëlluan nga afër apo nga larg. Duhet të mësosh të pish . Kjo situatë nuk na prek mesa duket. Liria e fjalës vlen më pak se mërzitja e policisë nga sharjet që i bëhen Berishës. ligjor dhe shpirtëror dështoi. Me vrasjen e tre qytetarëve ndërkohë që protestonin u vra dhe liria e fjalës. por fytyra e tij agresive ishte elementi i fundit që me ndau me diktaturën. Kornizat bëhen shumë më të rëndësishme sesa Rembrandët që janë brenda. që Berisha të vdesë. Çmimet rriten. Dita e sotme nuk premton për më shumë. Nuk do çuditesha nga Kryeministri i këtij vendi. Ndoshta për shkak të alkoolit herë herë në cilësi të ulët e në sasi të madhe sistemi më është dukur si situatë qesharake. Show i ri ka filluar dhe për këtë fazë s’na duhen as leksione. Dhe nëse s’keni një plan më të mirë…. tani sa për tu përditësuar është e dashura e Edi Ramës). kryeshkelësi. mund të lyhen me hidromat më shpesh se të tjerat. Qëndrojmë ashtu të përhumbur në pritje që politikanët të jenë më të mirë. Ka diçka që nuk shkon me ne si popull derisa i qëndrojmë të baraslarguar të vërtetës sa herë duhet ta shikojmë në sy. 21 Shtator 2011 Analizë 3 Në 20 vjet asnjë nga organizmat shtetëror nuk ka funksionuar as minimalisht dhe kjo na justifikon në fakt injorancën për definimin e institucioneve Luftë civile në dyert e mendjes Andi Kananaj T entativa për të përcaktuar binarët futuristë të një modeli civil. propagandon hiçin e përditshëm. U dashka t’i dalim dhe me lule përpara sipas kolegëve fejsbuksa. Më pa në sy dhe më pyeti nëse doja të mësoja si pihej fërneti. surprizë ishin indiferenca e disave dhe sulmi i disave pa asnjë moment reflektimi ndaj atyre që u revoltuan. se ndryshe si shpiegohet? … Mbas lajmit për vdekjen e tre demonstrueseve. jam i sigurt që shumë shpejt do të ketë dijetarë që do të zbulojnë që drejtësia s’ka për të fituar kurrë. Ministrat vjedhin. pasi themi se jemi një Demokraci në tentativë mund ta hiqni nga fytyrat. Që ndërkombëtarët të mbajnë premtimet. Qeveria. Më tronditi shpërndarja si kolerë e propagandës së tij ofenduese për inteligjencat normale. . Duhet të mësosh të pish-tha. ku të gjithë kishin të drejtë të argëtoheshin me çdo kusht pa parë vërdallë. e më pas për ta lënë vetëm nëse ndodh ndonjë hata. të cilët pa treguar se kanë dhe një rregullore për trotuarin mund të të vrasin. Simbolet marrin papritur vlerë kaq të fortë sa kalojnë me disa herë thelbin të cilin dukët të përfaqësojnë. Që në krye të herëve duket qartë përdorimi i bërë. Policia nuk zbatoi urdhërarrestin e lëshuar nga prokuroria.tha Ka ardhur momenti me tre pikëçuditëse. Mirë që e dimë tani – thotë një miku im -. Si skllevër të denjë për dhunën e pranuar. Zgjedhjet janë një truk për të vjedhur pushtetin. për të mbajtur në këmbë një sistem të kalbur që në orët e para të funksionimit. i vetmi i interesuar për këtë gjendje. dhe u bë ura e komunikimit me sistemin e ri të padefinuar ende(gjithnjë nëse nuk marrim për bazë fjalët e hedhura pa përgjegjësi lart e poshtë). I çmendur ai që nuk dorëzohet. u vra shansi ynë për të qenë të qytetëruar. aty rreth viteve 90 më gjeti duke marrë këshillat e adoleshencës nga një kushëri më pak romantik se unë. Janë ato të vjetrat dhe te sigurtat. sa për të dhënë ca shembuj të tjerë si ai më sipër. apo çdo mjet që mund të të hedhë në erë? Është e habitshme se si funksionon vetëhipnotizimi deri ne mohim të çdo realiteti. Është momenti!!! Sigurisht që biseda jonë me karakter verbal nuk pati pikëçuditëse të evidentuara. … Gjatë tentativës për të kuptuar sistemin post diktatorial shumë bashkëkombas duhet ta kenë kaluar kohë nën avujt e frutave të distiluara derisa bota e tyre është krejt i-reale. Apo e kam kuptuar gabim? Gjasat janë që unë të kem të drejtë. Dhunë ndaj çdo institucioni qe i del nga kontrolli (ju kujtohet Silvia Conti.

në 100 vjetorin e pavarësisë ne shkojmë si një komb i varur për këmbësh nga ata që knaë pushtetin. tek ne punëtorët detyroheshin të dilnin me buzëqeshje në fytyrë t’i hidhnin lule komandantit. Te Lulëkuqet Mbi Mure. Politika jonë zhvillohet si asgjësim ndaj tjetrit. Përjashto ndonjë rast si Demonstrata e Bukës ‘36. Ose do bërtasim “rroftë mbreti”.” Shteti është si një pemë ku kumbullat kalben prej korrupsionit e papërgjegjshmërisë. ne po jetojmë në llogore. Pushteti korrupton.tepër pak për të përfaqësuar një shpirt kombëtar protestues. Madje dhe më keq akoma. në Francë dolën 700m vetë në protestë kundër reformës për pensionet. “E vjetra shembet. sa për pak Franca kaloi në luftë civile. Demonstrimi i vullnetit popullor në rrugë bëhet ose me lule.. Në mënyrë cinike. As për tetraplegjikët – “unë nuk jam tetraplegjik” le të shkojnë vetë në grevë urie. sa ka qenë vërtet protestë civile e sa ka qenë thjesht klithma e stomaqeve që donin bukë. Nuk mund të ketë rini pa rebelim dhe shtet demokratik pa protesta. si Demonstratat e Dhjetorit ’90 dhe protestat e ’96-’97. jo njerëzit strukturave. dhe kjo mjaftoi për ta paralizuar Francën që nga gjimnazet e deri te portet. komunizmi realizoi një kryevepër të dhunës civile: shndërrimin e protestave “kundër” në protesta “pro”. Logjika ka vdekur. Shoqëria franceze e sotme u ngrit mbi hirin e të vjetrës. do mund të gjejmë princë që rebelohen kohë pas kohe dhe që tërheqin pas bajrakun e tyre në luftë. Prandaj është vështirë të gjesh se ku fle ndër ne shpirti i protestës. kjo praktikë ndiqet edhe sot. ose do të vrasësh kujdestarin. që kemi TË DREJTË të protestojmë. me injorancë e me flamuj. LLOGORET sur. Si te Lulëkuqet mbi Mure. Diku. Komunikimet mes palëve janë ndërprerë. Ne jemi të armatosur me urrejtje. Megjithatë. në kinemanë e realizmit socialist (ku dua të besoj se arritën të depërtojnë mesazhe edhe pse të pandërgjegjshme) protestat ekzistojnë. duhet ta shkundë pemën. qoftë kjo me gurë apo me molotov. E diel. që u lehtësonte sipërmarrësve të punësonin e pushonin nga puna të rinjtë. Vendi ynë nuk është i përbërë nga qytetarë por nga hallexhinj ku secili sheh hallin e vet. Nëse në tërë botën më 1 maj njerëzit protestonin. ku njerëzit rebelohen kundër shtypjes. Unë mendoj se është më keq se kaq. në vitin 1936 gjendet diçka e quajtur Demonstrata e Bukës (Korçë) . E tërë Franca në këmbë. Protestat ishin aq të forta. Ne kemi të drejtë të protestojmë kur një film është i shëmtuar. ne kemi të drejtë të protestojmë kundër sistemit të maste- . Nëse arti është një formë për të na treguar të vërtetën. prapa në histori. Njerëzit e nxjerrë me dhunë në mi- Në Shqipëri askujt nuk i shkon mendja të protestojë për pensionistët – “le të dalin vetë po deshën”. po ashtu protesta të dhunshme për 1 nen të ligjit të punës. jemi tifozë të armatosur që futemi në fushë për të goditur lojtarët armiq. pavarësisht dozave të larta të propagandës e pavërtetësisë (jetimoret e administruara nga italianët. ose do të ulërijmë “në litar”. Për më tepër. Nuk ka rrugë tjetër. Kjo ka bërë që shpirti botëror i protestës tek ne të reduktohet vetëm në ekstremet. kanë prirjen të mos dalin kurrë më në rrugë për protestë. SMELLS LIKE TEEN SPIRIT 3 muaj para 21 Janarit tonë. Më 2006-n. Pas majit tonë. ne kemi të drejtë të protestojmë kur keqtrajtohemi në burgje. ose kujdestari do të të vrasë ty. FRANCA 1968-2010 bomba molotov. Prijësit janë nisur për luftë. Dikush. nuk kanë qenë ashtu si në film) prapëseprapë mbizotëron shpirti adoleshent i rebelit. LULËKUQET MBI MURE E kam dëgjuar shpesh shprehjen “shqiptarët nuk sillen si elektorat por si tifozë”. Fitoftë më i forti. Po ti kthehemi historisë sonë. “Bashar. por jo protesta. Ne jemi tifozë të armato- Komunizmi e asgjësoi përfundimisht atë çikëz shpirt proteste që vitet e pakta të pavarësisë kishin ndezur te shqiptarët. Vendi ynë nuk është i përbërë nga qytetarë por nga hallexhinj ku secili sheh hallin e vet tingje. Asnjë i vrarë. Ne nuk e dimë. De Goli u arratis. me retushimin që i ka bërë historisë Partia e Punës nuk kemi garanci se në ç’përmasa është shtrirë vërtetë kjo demonstratë. diku brenda nesh duhet të gjendet dëshira njerëzore për të thënë “Jo” kur abuzohemi. edhe pse protestues me maska hidhnin Në Shqipëri askujt nuk i shkon mendja të protestojë për pensionistët – “le të dalin vetë po deshën”. ne jemi gati të vdesim për ty” shkruanin nëpër muret e Hobsit mbështetësit e diktatorit të Sirisë. 21 Shtator 2011 Maj 1968 Koloreto Cukali Botuar te “Shekulli”. Gjithçka që studentët e “mai 68” kërkonin ishte që strukturat shtetërore tu shërbenin njerëzve. artistikisht dhe politikisht. Bëhet fjalë për “pako gjë”: qeveria franceze vendosi të ngrejë me 2 vjet moshën e daljes në pension. disa trembeshin për revolucion. Forma më njerëzore e kundërshtimit të pushtetit. Gjithçka Franca është sot ia detyron vitit të largët 1968 në majin e të cilit shpërthyen protestat masive të miliona njerëzve.4 Opinion E mërkurë. Artistët u detyruan t’i zhvendosin protestat në një epokë tjetër të deformuar realisht. 29 maj 2011 N e jemi një popull aspak familjar me protestën. ose me armë.. është protesta. Ne njohim vetëm 2 mënyra komunikimi me pushtetin: përmes lulesh ose përmes vdekjes. Shihni Francën. Madje. Pushteti absolut korrupton në mënyrë ABSOLUTE. E thënë thatë: një sedërli që shkon në luftë dhe një tufë delesh të egërsuara që janë gati të vrasin për të. As për tetraplegjikët – “unë nuk jam tetraplegjik” le të shkojnë vetë në grevë urie.

fqinj e miq të Shqipërisë situata do të ishte e qetë. Muret mbushen me graffiti! PROTESTA IME Protesta ime e parë është kundër vetes sime.parullat nëpër mure – ishin një nga “armët” e Majit francez të ’68-s. Kurse ne dimë të bëjmë greva urie. Kujtoj që Evropa. por një emër në mendje më vjen menjëherë. shiko si flasin shërbëtorët e tij. Shqipëria ka investuar për shkolla në Afganistan ndërsa ka mungesë shkollash edhe në periferi të metropolit Tiranë. Në një popull që dëshiron të gënjehet. me gjithë pasojat që mbarti ajo vonesë. vijnë dhe për shkak të mungesës së besimit se me protestë fitohet e drejta. Në Shqipërinë e Berishës së Parë. Njeriu mund ti bashkohet protestës ose të mos bjerë dakord me të. duke filluar që nga mungesa në Parlament e opozitës dhe zbritja e saj nëpër sheshe e deri tek gjuha tejet e ngjyrosur e Kryeministrit në foltoren e Parlamentit. ekonomike dhe morale. Ju nuk e quani heshtje. Sa herë që grekët e thjeshtë shohin një politikan në një lokal duke ngrënë. një diktator i vogël që ju vjen pas oreksit e nuk ju thotë kurrë jo do të ishte më i dobishëm se një lider i zgjedhur me votë dhe liberal. i drejtuar apo i lidhur me njerëz të veshur me pushtet. Ndërsa ne po bëhemi kurban për Stabilitetin që nuk është feja jonë por e juaja! Sot Shqipëria dërgon 45 trupa të freskëta në Afganistan. drejt së cilës aspirojmë. ata dalin vetë. Kriza politike është ajo që ka më pak nevojë për komente pasi është përpara syve tanë me të gjithë repertorin e saj. Makina e rëndë burokratike e Evropës nuk lëviz as kur ka viktima. ne kemi të drejtë të protestojmë kur autobusët ecin me 5 km në orë për të realizuar “planin”. Por. të tëra këto funksionojnë. një dorë e hekurt i mban të mbyllura me kapak dhe ju dihet. mashtrohet me shifrat. ne kemi të drejtë të protestojmë që të ulet çmimi i sms-ve. mjafton të vuajë dhe tjetri. Për ju Shqipëria është një votë më shumë në asamblenë e OKB-së. është për të protestuar kundër dikujt që proteston. Ndërsa kriza morale është ajo që më gjatë do ta mundojë shoqërinë shqiptare duke qenë se është më e vështirë për t’u çrrënjosur se diktaturat dhe tiranët që kanë drejtuar Shqipërinë. së paku asokohe mbaj mend që ju ishit në krah të lëvizjes. janë shërbëtorë të pushtetit. edhe ndryshimin s’duhet ta presim nga jashtë. Një prej tyre shkruante: “Një polic fle brenda secilit prej nesh. Ky është turpi më i madh në një demokraci. 21 Shtator 2011 5 GREVAT E URISË NË VENDIN MË TË VARFËR TË EVROPËS rave. ne kemi të drejtë të protestojmë kundër privatizimit të rrugës së Kombit. ne kemi të drejtë të protestojmë për Piramidën. për shembull. liberalizimit dhe emancipimit të shoqërisë. fluturojnë molotovët. “Të tërë kemi pak Berishë e pak Ramë brenda vetes” shkruan diku Lubonja. Mbase sot do të numëronim plot 19 vjet të qeta pa asnjë ndryshim politik ashtu si në Tunizi. e quani stabilitet. jeni për moskokëçarje. dikush merr një kuti me kos dhe ia hedh fytyrës për protestë! Kjo ka bërë që për ca kohë politikanët të mos guxojnë të dalin në rrugë. Në fakt. ë ishte për ju të nderuar aleatë. as nënshtrim. Prandaj shteti përdor të tëra mjetet për ta deligjitimuar protestën. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. edhe në fshatra të thella ku fëmijët nuk kanë prekur me dorë libra e nuk kanë parë me sy mësues. me trupat tona në Irak. një aleat (edhe pse me pak peshë) në arenën ndërkombëtare. Sakrifikim maksimal. ka dalë moda e kosit. të dyfishtë në deklarata dhe hipokritë në predikime. për të protestuar për gropën ku e futi vendin politika e korruptuar. Vetëm këtu ka artistë që ngrihen kundër një greve urie. grevat e urisë duken më tepër si stërvitje. “Lavdi Perëndisë gjërat varen nga ne!” *26 Janar 2011 . shteti ia ka marrë dorën grevave të urisë (në shumë prej të cilave. po me masë). Nuk duam liri. si një dhuratë që vjen nga perëndia. Vendi ndodhet përpara një krize të gjithanshme: politike. Por kujdes se një “diktator i vogël” mund të bëhet telash i madh për ju në momentin që nuk ka më forcën të përmbajë revoltën popullore. si Lukashenko nuk i duan protestat. Në Spanjë. Prandaj kushdo që ka një problem. Po të varej prej jush. me shpresën që shteti do të bëjë një lëshim minimal. institucionale. Të ishte për ju edhe udhëheqja e vjetër do të ishte e pranueshme mjafton të ndryshonte emërtim e kah politik. Një shfaqje të shëmtuar. ka njerëz që ngrihen për të protestuar ndaj të drejtës së dikujt tjetër për të protestuar. Graffitti . Grevat e urisë. butë e nuk bëzajnë. për hir të stabilitetit. premtohen qiqra në hell. SHTETI KUNDËR Po më thoshin që në Greqi. Nuk duam bukë. nuk duhet të ngremë zërin për të bërtitur gjithë zemërimin tonë që Shqipëria e shekullit XXI. ju me gjuhën tuaj diplomatike e quani ndryshe. ne kemi të drejtë të protestojmë për çdo gjë. demokratizimit.5% të popullsisë që jeton në varfëri absolute dhe 3. por me besimin e një pikësynimi. në Bosnjen e Jugosllavisë në shpërbërje. ne kemi të drejtë të protestojmë kur Tiranën e viziton Fazlliç. hezitoni. jo si lëmoshë të cilën e meritojnë vetëm ata që rrinë urtë. gërvishten me çelës.. nxjerr njerëz me flamuj që protestojnë “pro” tij. aq e qetë sa s’do të kishim as kurajon të qeshnim pak nën zë për ta thyer heshtjen që ju keni përzemër. kjo është vdekja e demokracisë. duke ecur rrugës apo në çfarëdo vendi publik. anëtare e NATO-s dhe gati pjesëtare e familjes evropiane. bëhet turbullirë mbi motivet. Nxirre policin nga koka jote!” Gentian Bala* Të ishte për ju ju dhe ju rigorozisht vononi. Ne ndjehemi mirë. për të kujtuar një vend shumë të lakuar kohët e fundit. por dita kur prej indiferencës ose prej frikës nuk kish mbetur askush që të protestonte. Nëse do të dish çfarë mbreti ke. Po t’iu dëgjojmë ju të premten në 28 Janar nuk duhet të dalim në shesh për të nderuar tre dëshmorët e 21 Janarit. mjafton të vdesë urie dhe ai tjetri.Vetëm në shoqëri të deformuara si e jona. Në një Shqipëri me 18. diçka e ngjashme në frymë me të largëtën Demonstratë të Bukës. për hir të përtacisë tuaj për t’u angazhuar me një vend të vogël në cepin juglindor të Evropës. fishkëllehet. nga studentët. ne kemi të drejtë të protestojmë kur kampionati i futbollit blihet. Por meqenëse në këtë vend do të jetojmë ne dhe jo ju. Një shoqëri e shëndetshme ka format e veta të protestës. Protestat tregojnë që ka njerëz të palumtur dhe pushteti nuk ka qejf të shohë pasqyrën e paaftësisë së vet. Makinat e parkuara në mënyrë abuzive. Vetëm këtu ka intelektualë që bëhen palë me shtetin kur vriten protestuesit. në Tunizinë e Ben Aliut. Sigurisht. Të ishte për ju nuk duhet të dilnim në shesh as në 21 Janar. mbrojtësit dhe aleatët tanë madhorë. Ne nuk duam dritë.E mërkurë. Gedafi. ose më saktë ka vetëm një. me aspiratën tonë perëndimore. thuhet se hahet. Unë duhet të luftoj diktatorin që kam brenda. Madje nuk i nxjerr. gaboni dhe më pas korrigjoni. Nëse Sarkozi bën ligje të këqija. Mund edhe ta kontestojë fort ndërsa sheh lajmet në shtëpi. Presidenti ynë nuk do të quhej Ben Ali as Hosni Mubarak. por më pas është tepër vonë.. tenton zgjidhjen me formën më ekstreme të protestës. Por të gjitha këto janë të papërfillshme për ju. Por. Por ne nuk protestojmë. duke vajtur kështu në një përballje që njeh precedent vetëm Shqipërinë e ’97-ës. qytetarët ngritën tendat në mes të sheshit. Integrimin në Evropë ne shqiptarët nuk duam ta shohim më me romantizmin e fillim-viteve ’90. Qytetarët në llogore duan vetëm një gënjeshtër për ta besuar. Tifozët e armatosur duan vetëm një pilulë për të qetësuar ndërgjegjen. Dmth. dhe ata që argumentojnë të kundërtën. Institucione të pavarura nuk ka më. është forma më e shëmtuar e mbytjes së lirisë së tjetrit. Vitalitetin dhe ekzigjencat e një populli si ky i joni. kur në errësirë është dhe ai tjetri. Ne duhet ta vrasim atë. Natyrisht nuk dua të heq një paralele midis ngjarjeve të ndryshme historike të vendit tim dhe konfliktit në BosnjeHerzegovinë. njeriu ka të drejtën të ketë një qëndrim të vetin. qenë dramatikisht të vonuar edhe në Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa sot jo! Sot jeni diplomatikë në qëndrime. institucioni Berisha! Ekonomia mbahet gjallë falë serumit që vetë ju e keni identifikuar te krimi i organizuar. Lirinë duhet ta fitojmë dhe ta meritojmë. të shtyrë nga pasione tribale. na kujton zoti ambasador i Shteteve të Bashkuara. ndërkohë që ka problemet e veta që nuk po i ndreq prej vite- T Sigurisht që si Sarkozi.5% në varfëri ekstreme. dhe Shtetet e Bashkuara. Dita e parë e Duçes në pushtet nuk ishte dita kur bëri betimin si Kryeministër. të dalësh në protestë kundër një proteste në stilin e anti-mitingjeve të 91-shit. Sot jeni të vonuar me dashje në reagime ashtu sikur ishit të vonuar në 1996-ën me pasojat që të gjithë i dimë pasi të gjithë i përjetuam. Duam ta shohim si një qëllim i asaj që duhet të arrijmë në aspektin e reformave. popujt ndëshkohen sepse i kanë sytë nga sh dhe vendi ynë nuk mjaftohet vetëm me kaq të nderuar miq e aleatë perëndimorë. Por një emërues të përbashkët e gjej fare thjeshtë. Hidhet baltë mbi organizatorët. Ndonjëherë më lind pyetja: a do të kishte rënë ndonjëherë diktatura hoxhiste në Shqipëri po t’i varnim shpresat te ju?! Me siguri që po! Megjithëse ndryshimi erdhi nga revolta mbarë popullore. për ne është vendi ku lindëm e ku duam të jetojmë me dinjitet dhe të lirë. numëron ende viktima nga plumbat e shtetit. zemra dhe shkëndija e çdo ndryshimi. I vetmi rast kur protestojmë. Afganistan dhe Çad.

si e vlerësoni mendimin e analistëve të ndryshëm se një grup i vogël kriminal ka tentuar që të futet në kryeministri? Ata që flasin për një grup të vogël kriminal që ka tentuar të futet në kryeministri apo ca më keq. Korçë. As unë e as kolegët e mi minatorë. 4. Një grup i madh policësh me mburoja dhe skafandra u derdhën në momentet e fundit.gjoja të mëdha dhe 2 sindikata të tjera minatorësh të vogla. por e keqja është se nuk jemi në gjendje ta bëjmë sepse nuk kemi arritur të organizohemi akoma. për muaj me radhë. Ata duan ta bëjnë të bardhën të zezë dhe vrasësin viktimë. Të bashkojmë në një sindikatë të vetme të gjithë punonjësit e profesioneve të vështira ose jo. Unë flas duke u nisur nga ato që kam parë më 21 Janar sepse jam dëshmitar i drejtperdrejtë dhe pjesëmarrës aktiv. . Në këtë moment edhe më arrestuan dhe më goditën sa mundën. pensioni minimal. Qershor – Korrik 2008 kaluam në grevë urie në disa qytete njëkohësisht. por në të njëjten kohë pa kërkuar jetën e askujt që nevoja ose ideali e detyron të mbajë uniformën e policit. Komisioni Parlamentar i Punës dhe Çështjeve Sociale. Ministria e Financave. për ne do të thotë as më shumë e as më pak. Prandaj e kemi mbështetur dhe do mbështesim fuqimisht çdo lloj forme të jemi gati të sakrifikojmë edhe jetën për dinjitetin tonë social dhe qytetar. çdo normë morale dhe njerëzore. Vau i Dejës. por nga interesat social-ekonomike. Çuditërisht ata u drejtuan fillimisht nga ne të tjerët që ishim larg skenës ku gjuhej me gurë. metalurgji. Këtë përfundim tonin ja kemi bërë me dije edhe Pranisë së BE-së dhe asaj të OSBE-së. Ata janë pjesë e rëndësishme e fajit se pse jemi katandisur sot kështu. 3 herë nuk është pranuar padia. Si reagoi policia dhe pse ju arrestuan? Pati momente kur policia reagoi pozitivisht.. Por fillimisht grupi i policëve nuk ju drejtua këtij grupi. siguria në punë. Minatorë dhe ish minatorë nga të katra anët e vendit trokisnin ne dyert e sindikatave për të trajtuar problemet e tyre. pas efektit të gazit lotsjellës. Maksimumi jonë gjatë përshkallëzimit të protestave ka qenë kur kemi arritur në rreth 1200 vetë. të degëve miniera. Disa muaj me radhë ndoqëm rrugën institucionale. garantimi i kontratës së punës. por për t’i treguar gjakpirësve se ne nuk pranojmë të sundohemi dhe Madje në momentet e acarimit të parë. por t’i tregojmë policisë dhe opinionit qytetar që ne jemi të gatshëm ta japim jetën tonë për lirinë. Por gjithçka nisi nga provokimi që policia (ose segmente okulte) i bënë demonstruesve. Nuk durova dot kur pashë se si 3 policë kishin vënë në mes një grua të moshuar dhe po e rrihnin me shkopinj gome. as demonstruesit e tjerë nuk ishim aty për të sulmuar kryeministrinë. Grupet Parlamentare. “Qeveria nuk na përfill aspak” Flet Fiqiri Xibri. Përrenjas. çdo normë të sjelljes. Përsëri asnjë lloj përgjigjeje. Demonstruesit u provokuan në bazë të një skenari të zi të bandave qeveritare. Jo vetëm sindikatat e minatorëve. Bulqizë. 21 Shtator 2011 . Sa kohë qëndruat në burg. në trotuarin përballë kryeministrisë. ku anëtarësimi të mos varet nga bindjet politike. Tropojë dhe Kukës. Vrapova për t’ua shkëputur nga duart. Grevën në Tirane e përshkallëzuam për dy ditë edhe në grevë etjeje para selisë së Presidentit. thjesht mungesë të plotë demokracie dhe sundim i një klike bandash që kanë uzurpuar pushtetin masive të 21 janarit kundër qeverisë Berisha? Siç shpjegova më sipër. është se ato nuk funksiononin realisht. Pogradec. Për këtë jemi të bindur. moralisht dhe praktikisht kundër kësaj klike uzurpatoresh. 2 herë jam dënuar me gjobë dhe 1 herë jam dënuar me 18 muaj burg me kusht. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale. kjo është gjendja. Vrasjet ishin të paramenduara për terror. Memaliaj. të cilat shkelin çdo normë kushtetuese dhe ligjore. Të trajtojmë paralelisht edhe probleme me karakter të përgjithshëm social-ekonomik. Si pasojë e përplasjeve me policinë në këto protesta. Më pas. Klos. thjesht mungesë të plotë demokracie dhe sundim i një klike bandash që kanë uzurpuar pushtetin. kimi. Që nga fillimi i nëntorit 2009 e deri në fund të majit 2010 kemi zhvilluar disa protesta. (Instituti i Sigurimeve. Reagova duke i emërtuar kriminelë dhe duke u kërkuar të më vrisnin mua nëse donin.. Selenicë. Të trajtojmë dhe vëmë në rrugën e zgjidhjes problemet e minatorëve. zgjidhja e të cilave varet nga shteti dhe jo nga punëdhënësit. që në vend që të qeverisemi. për ne do të thotë as më shumë e as më pak. cila është akuza që ju është ngritur dhesi reaguan anëtaret e sindikatës që e udhëhiqni me rastin e arrestimit tuaj? Akuza që mu ngrit është krejtësisht e unë si organizator dhe drejtues i protestave jam paditur 6 herë penalisht nga policia. Ne i vumë vetes detyra primare: 1. çimento. etikës dhe detyrimeve politike dhe demokratike. jemi gëzuar që Partia Socialiste është pozicionuar parimisht. 3. naftë dhe energji . u kam kërkuar demonstruesve të mos qëllojnë me gurë. Krastë. Kushti është mosmarrja pjesë në protesta të paligjshme. Kaluam në protesta të njëkohshme në të gjitha degët tona (Tirane. Nga këto. Të synojmë dhe arrijmë brenda një periudhe 5-7 vjeçare bashkimin e të gjitha sindikatave shqiptare në një konfederatë të vetme. Përsëri pa asnjë përgjigje.6 Intervista (VIJON NGA FAQE 2) E mërkurë. por jo gra të moshuara. kurse i treti ndonëse më njohu më goditi në kokë. gjatë të cilave jemi përpjekur të hyjmë me forcë në Kryeministri dhe Kryesinë e Parlamentit. Presidenti). por në përgjithësi sindikalizmi shqiptar ishte i falimentuar. Nuk morëm as edhe një përgjigje të vetme. nuk janë tjetër veçse sahanlëpirës të pushtetit. Ministria e Ekonomisë Minierave Energjitikës. i vetmi mjet që neve si sindikate dhe grup interesi nuk e kemi ezauruar akoma është revolucioni. Burrel. Këto janë rroga minimale. mosha e pensionit etj. në anën tjetër të rrugës. Durrës. Pse morët pjesë në demonstratën E gjitha kjo. Por dyert nuk u hapeshin. drejtues i sindikatës së minatorëve protestës që opozita apo cilido tjetër do të zhvillojë për shporrjen e këtyre banditëve nga pushteti. Lezhë. Si e vlerësoni atmosferën gjate 21 janarit ne Tirane. Dy prej tyre më njohën dhe e lëshuan atë grua të pafajshme. nga asnjëri institucion. filluam me protesta para institucioneve përkatëse. Përsëri asnjë lloj përgjigje. Arsyeja pse ne krijuam një sindikate të re minatorësh dhe nuk iu bashkëngjitëm të tjerave. Ju drejtuam disa herë secilit nga institucionet përkatëse me shkresa ku parashtronim kërkesat dhe argumentimin e tyre. Fushë Arrëz. Kryeministria. Rrëshen. Në vazhdim të terrorit më arrestuan edhe mua në momentet e fundit të protestës. Meqenëse nuk kemi fuqi që ta përzemë vetë nga pushteti këtë klikë banditësh. Në këto kushte. Përsëri asnjë përgjigje nga institucionet ne lidhje me kërkesat tona. 2. Jemi në kushtet e një arrogance dhe arbitrariteti ekstrem të institucioneve. kur kish mbetur vetëm një grup i vogël të rinjsh që ende gjuanin me gurë. E gjitha kjo. sundohemi nga bandat. që kanë tentuar puç apo grusht shteti. paralelisht me përpjekjet institucionale.

por në spital. Në Shqipëri nuk ka debat idesh. kjo klasë politike nuk duhet të ishte me aty. e për patriotizmin. duke mos përdorur asnjë argument dhe duke mos bërë asnjë debat analizues. ndërkohë që mund të flasësh sesi X u grind me Y. Më konkretisht. nga njëra denoncimet për korrupsion që zgjasin vetëm një javë dhe nga ana tjetër rritjen e moshës së pensionit mundësisht në 100 vjeç. Të paktën kjo është panorama që na vjen nga mediat e shkruara e vizive. sepse aq e madhe është varfëria dhe pasiguria në Shqipëri sa mund Lufta rreth pushtetit kërkon dhe ushtrimin e dhunës ndaj popullit. që sipas Hannah Arend-it është një nga format e dhunës politike. apo sesa fakti që në ndonjë spital në Shqipëri nuk ka ujë të rrjedhshëm. janë më të varfër. Megjithatë vërejmë me gëzim se: 1. e kur populli ka guxuar të kërkojë ndonjë të drejtë. kaq kot. Dhe kjo dhunë e përditshme në këtë mënyrën më të padukshme por më të rrezikshme është mungesa e debatit për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit. shpesh janë dhe të sajuara shembujt. Politikanë zyrtarë shqiptarë e përdorin periferinë (duke përfshirë në periferi gjithçka është jashtë këtyre bareve mondane) vetëm për ndonjë ilustrim argëtues në parlament. nga përfitimi pa kufi. nuk kanë pasur shumë nevojë ta dhunojnë fizikisht popullin shqiptar. Nuk është shumë e vështirë për të kuptuar se si kjo po ndodh në Shqipëri. Por unë vetë nuk i lejova. që megjithë luftën pa kompromis. Por përsëri. të merrnin shërbime publike të denja. çështjen do ta ndiqja në rrugë ligjore Si e parashikoni luftën e punëtorëve për barazi sociale në të ardhmen në Shqipëri? Me degradimin e sindikatave ka ndodhur hap pas hapi edhe një rritje ekstreme e zhgënjimit të punonjësve nga sindikatat dhe humbjes së besimit tek aftësia për të riorganizuar me efektivitet luftën sindikale. që përmbajnë nga njëra anë hapjen e kutive apo transparencën e votës. Lufta për pushtet dhe dhuna politike Ermira Danaj T ashmë në vitin 2011. për fundin e bojkotit. ndarja që politikanët zyrtarë kanë bërë mes qendrës dhe periferisë. pasi kisha dëmtime të shumta në kokë dhe gjithë trupin. etj etj. mes thashethemeve të shpifura të bareve luksoze në Tiranë. të jetonin më të sigurt. shtetasit (duke mos dashur të përdor fjalën qytetarët) në Shqipëri në fakt jetojnë më keq. por vetëm pushteti. Sepse të flasësh për shqetësimet e njerëzve është kaq demode. nga ana tjetër arroret dhe shegët. punëtorët janë më së shumti vëzhgues. dhe po të njëjtat shqetësime. dhe do të thotë të debatosh mbi parime. Opozita aktuale është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm për ndryshime të domosdoshme ligjore që mundësojnë më shumë hapësira për funksionimin e sindikatave.e nga të dyja palët aspiratën e Shqipërisë evropiane. vrasjet brenda familjes. Dhe kjo është taktika më e mirë që politika zyrtare në Shqipëri ka përdorur për ta dhunuar popullin e vet. 21 Shtator 2011 7 paqenë. trimëri dhe sakrifica që sindikata jonë po zhvillon që prej katër vjetësh. është se të njëjtat shqetësime për shtetasit shqiptarë vazhdojnë prej vitesh tashmë. analistëve apo çfarëdo emri paçin. Akuzohem për dëmtim të mjeteve policore dhe të kryeministrisë. Por me sa duket është shumë më e rëndësishme të flitet për gjëra shumë më sharmante se sa varfëria. apo se kështu i ka këshilluar këshilltari i komunikimit politik para se të dalin në debat.sepse thjesht e shkurt që kjo të ndodhte. etj etj. do të kemi një ndryshim të madh të mentalitetit qytetar për organizimin e oponencës. Të paktën ndonjëri që ka guxuar të shtrojë ndonjë parim apo të kërkojë ndonjë debat mbi ide shumë shpejt ka dalë nga rrethi i ngurtë i politikës zyrtare që bazohet vetëm tek polemika e përditshme e bareve të qendrës së Tiranës. më shumë afër fundit të vitit. Nga ana tjetër. ku ndonëse jo të shumtë në numur. si njërës dhe tjetrës palë që askush mos te debatojë. protesta mund të shfrytëzohej nga segmentet okulte të policisë për vazhdimin e terrorit 3. për gjuetinë e shtrigave brenda dy partive të mëdha. apo shoqe e shokë të mitë kemi ca kohë që i diskutojmë me njeri-tjetrin apo shkruajmë e flasim për to. përsëri flitet për situatën politike. dhe nga ana tjetër reflektimin për kursin e ri opozitar që do bëjë hatanë në Shqipëri (e kështu me radhë pafundësisht). Dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me kush është në qeveri apo jo. atë më të thjeshtën. Dhe ky është aspekti tjetrës i dhunës politike të ushtruar ndaj popullit shqiptar. ose duke përdorur një të folur komplet të sheshtë.E mërkurë. në plot kuptimin e fjalës. Dhe në gjithë këtë panoramë. Sepse në fakt shtetasi shqiptar do të ishte i përfaqësuar në qoftë se këta politikanë do të mund të ndërtonin ndonjë strategji (pavarësisht se kjo fjalë në Shqipëri është komplet e delegjitimuar) zhvillimi për vendin. Sepse kështu do të prisheshin ekuilibrat e luftës politike të ndyrë shqiptare. Ajo që është më interesante. që priren nga dyshimi dhe nevoja për prova sa më bindëse. pa asnjë lloj vizioni. Qëndrova tre ditë i arrestuar. me vendosmëri. Ndërkohë që në fakt nuk ka shumë nevojë të sjellin shembuj prekës. aspak fare. do të ndërtonin programe të cilat do të mundësonin që shtetasit shqiptarë të jetonin më mirë. Sepse që të bësh debat do të thotë të kesh ide. e kështu me radhë. Protestat e fundit të sindikatës sonë. në këtë të fundit. Dhe lufta rreth pushtetit kërkon dhe ushtrimin e dhunës ndaj popullit. Jemi të bindur që me rënien e kësaj qeverie do ndryshojnë qoftë marrëdhëniet sindikatë-qeverisje. dhe vazhdojnë të kenë po të njëjtat shërbime publike katastrofike. nga njëra ana dajakun ndaj minatorëve me kërkesa minimale. duke i shtuar kësaj panorame edhe pasigurinë. Dhe sjellja e këtyre shembujve iu duket sikur mjafton për të përligjur faktin që mbajnë pozicionet e tyre drejtuese apo dhe përfaqësues të popullit. Këto duken shumë të bukura për të qenë të vërteta në Shqipëri. Kjo do e prishte ndarjen qendër periferi. Jo në burg. por në një masë më të vogël se sa dhuna e përditshme e ushtruar në mënyrë shumë konstante dhe të padukshme. sepse kjo po ndodh kushdo qoftë në qeveri. Për këtë klasë politike zyrtare është shumë më e thjeshtë që të shahet njeri-tjetri gjë të cilën ata/ato nuk e kanë aspak shqetësim. gjendja përkeqësohet. qoftë marrëdhëniet qytetar-politikë. po të njëjtat shërbime private rrjepëse. por vetëm duke u sharë. dhe nga ata që për cudi marrin guximin dhe e quajnë veten të majtë dhe ndodhen në opozitë. Mjafton të shohim çfarë ka ndodhur nga 2009 e këtej. ose të mos ishte kjo që është. dhe do të thotë të kesh strategji. gjë që është bërë dhe nëpërmjet dhunës fizike kur ka qenë nevoja. Sepse hapësira mbulohet vetëm nga polemikë e rëndomtë dhe vulgarë njerëzish që luftojnë për pushtet. dhe kjo gjendje që përkeqësohet nuk përbën shqetësimin e opinionistëve. por gjithashtu shpresojmë se do të kemi më shumë mjete dhe ambiente pune dhe ajo që ka më shumë rëndësi. ajo që ka munguar ka qenë Shqipëria e zhvilluar dhe qytetarët e fshatarët e kësaj Shqipërie. janë më të pasigurt. Në spital mbahesha i lidhur me pranga pas krevatit dhe ruhesha nga dy policë. të shkaktuara gjatë arrestimit dhe dërgimit në polici. 2. . ku kemi pasur vetëm diskutime shterpë. që të mos lodhemi me shumë retrospektivë. E pak gjasa ka që kjo të ndodhë me këtë klasë politike zyrtare që ka aktualisht në Shqipëri. duke kujtuar se po i bëjnë vend shtetasit shqiptar në politikë. duhet bashkëpunim dhe bashkim. E vetmja luftë që bëhet në Shqipëri është ardhja ose ruajtja e pushtetit. etj. ekzekutimet. situata ishte shumë e ndezur 2. e kur populli ka guxuar të shpikësh cdo lloj ilustrimi. për kursin e ri nga një anë. gjë që është bërë dhe nëpërmjet dhunës fizike kur ka qenë nevoja.dhe ai përsëri duket si i vërtetë. por jo zhvillimi i shtetit. Kryesia e sindikatës vendosi që të organizonte një protestë para policisë kundër arrestimit tim të paligjshëm. Këmbëngulja jonë e gjatë për trajtimin e problemeve të minatorëve dhe të disa problemeve me karakter të përgjithshëm socia-ekonomik kanë tërhequr vëmendjen dhe miratimin e gjithnjë e më shumë njerëzve. minatorët janë përplasur vendosmërisht me policinë. dhe nga ata që për momentin thuhet se janë të djathtë dhe janë për momentin në qeveri. Sepse shqetësimi nuk është zhvillimi i shtetit. kot pa lidhje. unë. ne besojmë se brenda 2 vjetësh do të kemi arritur shumë nga synimet tona. se si u takuan. dhe që iu përshtatet shumë mirë. ka bindur shumë punonjës se për të zgjidhur problemet duhet një angazhim dhe pjesëmarrje e gjerë. në shumicën e këtyre 20 viteve pretendim demokracie. dhe ky debat idesh në radhë të parë nuk bëhet nga politika zyrtare. Madje. E në gjithë këtë të folur “pasionante” por pa asnjë përmbajtje. dhe do të thotë të debatosh mbi programe. Shembulli ynë dhe përkrahja morale që punëtorët dhe opinioni në përgjithësi po na japin gjithnjë e me tepër po detyron edhe sindikatat e degraduara që të përpiqen edhe ato të lëvizin. me arsyetimin se: 1. do të duhej që politikanët zyrtarë të hiqnin dorë nga elitizmi i tyre i pajustifikuar (dhe çuditërisht kryesisht politikanët e vetëquajtur të majtë) dhe nga përçmimi që kanë për popullin. dhe sakrificave të tmerrshme që bëjnë përditë shumica e shqiptarëve për të mbijetuar në një shtet që vetëm siguri nuk ofron. 4. edhe ne kemi vizione dhe plane të reja për ringritjen e sindikalizmit. Por kjo bëhet shumë më mirë duke ushtruar dhunën politike të padukshme. Por që kjo të ndodhë. Në njëfarë mënyre. dhe kjo po ndodh nga të gjitha palët. dhe do të rrezikoheshin shumica e politikanë aktualë. pavarësisht që dhe këtë e kanë bërë. etj. e që fshatari shqiptar të mund të punonte tokën e tij e të prodhonte. që qytetari të mund të gjente një punë të denjë e me kontratë të rregullt pa u shfrytëzuar. se si njeri do shkojë nga njëra parti tek tjetra. për wikileaksin. 3. nga interesi vetjak. e për mundësitë e shtuara për rrugën drejt integrimit evropian. Kjo është arsyeja kryesore. sepse e dinë se cfarëdo që të thonë për njëri-tjetri/ën në fund të ditës asgjë nuk do të ndodhë.

Kontributin e tyre publik në pastrimin e figurës së Lulit e konvertuan menjëherë në përfitim privat. Para zgjedhjeve Rama iu ankua ambasadorit amerikan e ai i premtoi që do i ruante fizikisht votat. siç është Shqipëria. Kjo mbështetje ndaj forcave të rendit nga ambasadori i një vendi gjasme demokratik. duke politizuar veten. Kishte dhe nga ata intelektualë që tejkaluan çdo pritshmëri të Lulit në servilizëm. por edhe i ideologjisë gjasme demokratike në vendet e botës së tretë. por edhe u prish raporti meskin privat nën moton (ça del ndonjë gjë për mua) me parimin e vendosjes të së mirës publike në plan të parë. Një javë më pas me gjithë kërcënimet jo vetëm të politikës vendore. Opozita vendosi të merrte pjesë në zgjedhje. erdhi tamam në momentin kur kryeministri i një tjetër vendi gjasme demokratik. doli e tha që ata mijëra shqiptarë që dolën në rrugë janë të gjithë homoseksualë! Me një deduksion logjik. të destinuar të jetojmë vetëm ditën pa vetëdijen nga vijmë e ku duhet të shkojmë. përkundrazi ne e luftojmë aktin politik e historik deri sa të mos mbetet asgjë prej tij e ne më në fund të HARROJMË. siç është USA. Dikush mori një shkollë. fitoi Rama. ne duket sikur jemi kafshë me portofol. të dehur dilnin nëpër televizionet e vendit të vogël gjasme demokratik e kërcënonin popullin me vrasje. 21 Janari është e duhet të mbetet në memorien e çdo shqiptari si dita ku jo vetëm nga populli u tejkalua burokracia proceduriale e partisë. Ballkani nuk prodhon më shumë histori se ç’ka mundësi të konsumojë. Ziverin. sigurisht dhunës së të pafuqishmëve dhe heroizim i burrave që gjuajtën me snajpera bashkëqytetarët e tyre. Patozi i shkruan Ruçit e së shpejti do fillojë debati për kodin zgjedhor. Shqipëria kaloi disa faza idioteske të ekzistencës së saj. Përballë Ramës ai vuri Lulin. sebepçiu i protestës së 21 Janarit. pa ndonjë arsye të mirë. por nuk bëri asgjë. Menjëherë më pas. Hekuranin e Aleksin. zgjedhjet u bënë. Popull i vullnetshëm që nuk u thye. përfshi edhe Çashkun. ata që u plagosën e u invalidizuan përjetë nga plumbat e gardës. E megjithatë në fund fitoi Luli. Ata që u rrahën u harruan. Ministrat. kryetarja e shoqatës që mbron të drejtat e njeriut u rreshtua me gardën e republikës duke i përgë- 21 janarit zuar për ekzekutimin e katër njerëzve në bulevard. u ngritën në detyrë. ndërkohë që kafsha jeton vetëm momentin e konsumon gjithçka që ka në atë moment. Kryetari i opozitës refuzoi të fliste për zgjedhje. Ai ishte aty kur doli rezultati zyrtar. për ata që vdiqën. por dhe asaj ndërkombëtare shqiptaret dolën në shesh me opozitën. Nuk ka dyshim që diktatori plak tashmë e kishte më të lehtë të parashikonte fatin e zgjedhjeve. Ndërkohë që ato ditë pas 21 Janarit diktatori plak ishte çmendur përfundimisht. Ishte akoma 28 janar. Ajo që Çurçilli ka thënë nuk është e vërtetë. Ky i fundit u gëzua shumë nga kjo e vendosi të bëhej sërish “çun europian”. përkundër atyre që kishte thënë. Sot bëhen 8 muaj nga vrasja e katër shqiptarëve. Bandat në pushtet ndërkohë përdorën gjithë makinerinë mediatike kundër këtij vullneti popullor. ministrin e policëve që vranë Faikun. Mbi & pas . Shqipëria u zgjua me një diktator të çmendur që kishte në dispozicion edhe forcat e armatosura. por për një vend gjasme demokratik si ky i yni mirë ishin. fjalimet. Ambasadori i vendit të madh gjasme demokratik e zbuti tonin me kryetarin e opozitës. Populli duhet dhe do të rikthehet për të transformuar Shqipërinë nga një territor gjeografik që grabitet për çdo ditë nga bandat në pushtet. Ne nuk meritojmë që të na numërohen votat se pastaj ka mundësi që na kap qejfi me demokracinë e kushedi se çfarë kërkojmë pastaj. Për fat të keq. Sot bëhen 8 muaj nga 21 Janari e kur shoh kronologjinë e ngjarjeve duket sikur kanë kaluar 800 vjet. Kaluan disa muaj e gjërat ndryshuan. policët bënin me kokën e tyre!!! (E mbani mend besoj kur thuhej që Enveri s’di gjë. pra opozita. Që nga dita ku katër Shqiptare u vranë brutalisht nga Berisha në bashkëpunim me Lul Bashën. Po aq i mllefosur jam kur e mendoj kronologjinë e ngjarjeve që nga ajo ditë deri më sot. Po atë ditë. ndërkohë ata që masakruan njerëzit në komisariate policie. po ashtu qartësisht e pa i gjithë populli. edhe pse i kërcënuar me jetë nga bandat në pushtet. ministër e dikush tjetër mori doktoraturën për universitetin e tij. Lulit iu bashkëngjitën shumë intelektualë nga ata që quhen “ndërgjegjia” e kombit. mjafton të googlloni historinë e disa shteteve të Amerikës Qendrore). Ndoshta Luli për këta qytetare e kishte fjalën kur në slogan vendosi që qytetarët janë të parët. që nga dita e 21 Janarit. Çashku ka qenë regjisor i privilegjuar në atë kohë e vazhdon të jetë dhe në këtë kohë) Megjithatë. Zgjidhja u la për të favorizuar zgjedhjet. Muaj këta të rëndësishëm procedurialisht për administratën partiake. Sot videon duan ta nxjerrin të pavlefshme. kur individi u bë popull e populli u bë politik. por mbi të gjitha me njëri-tjetrin e për njëritjetrin. ambasadori amerikan. të vitit 2011. Kujtim Çashku për shembull. Vazhdimin e protestave deri në shporrjen përfundimtare të bandave në pushtet. Opozita deklaron që do të votojë çdo gjë që na integron. në një komb politik të emancipuar e me vetëdijen e plotë të çfarë ishte e ku duhet të shkojë. Vendi gjasme demokratik e la ato ditë me vetëdije t’i ikte treni i demokracisë. Ambasadori i vendit gjasme demokratik bëri një gjasme deklaratë ku thuhej që zgjedhjet shkuan si shkuan. Protesta ishte kundër korrupsionit qeveritar që kishte dalë në një video. por deklarativisht hodhi në treg zgjidhjen. 21 Shtator 2011 S ot bëhen 8 muaj. Askush s’mbeti pa gjë. Rama thonë u mërzit goxha. E kundërta e të vërtetës është e vërteta sipas Saliut. për të cilën dha dorëheqjen ministri Meta. protestuesit janë të gjithë homoseksualë e homoseksualët pushkatohen në shesh!! Ndërkaq pa u bërë java. regjisori. dikush u bë zv. Sot opozita është në parlament. popullin e vret Mehmeti me kokën e tij. pra pas 21 janarit. deklaroi që Luli. u mbajtën disa “qoka” të herëpashershme dhe pa pritur e pa kujtuar. Me këtë parim sondazhet na nxjerrin si një nga popujt më të lumtur në botë e si vendi me zhvillim ekonomik të krahasuar me Gjermaninë. që rrihte studentë e pedagogë. aty ishte dhe Rama. Për herë të dytë në historinë e këtij vendi të vogël. por zëvendësimin e protestës me një aheng festiv të organizuar nga qeveria. gatigati i vinte zor që në protestë njerëzit gjuajtën me gurë. në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.8 Ngjarja Leart Kola E mërkurë. doli e tha që protestuesit janë kokëpalarë (në Skrapar thonë që kur Meta mallëngjehet në festat për Baba Tomorin derdh pjata tasqebapi në kokën e tij). u fshehën gradualisht e nuk u panë më në tribunat e opozitës. Ilir Meta. vendosi të mbështeste policinë! Madje këtë akt e bëri pa ja kërkuar as policia. i vetmi që e mbante në këmbë ishte ambasadori. Këto informacione dëgjohen dhe nga ata 40% të shqiptarëve që jetojnë me dy dollarë në ditë. madje ministri i mbrojtjes. 21 Janari është nga të paktat ditë që më bëjnë krenar që jam shqiptar. Kishte ato ditë individë që ankoheshin nga faqet e shtypit të shkruar për djegien e palmës përballë kryeministrisë! Spote kundra dhunës. Pra ne e pamë ashtu si dhe votat. për t’i hipur kësisoj blindave te fashizmit. Shqiptarët e “ndershëm” u qerasën me laptope. Diferenca mes kafshëve dhe njerëzve është që këta të fundit kanë vetëdije historike dhe perspektivë të së ardhmes. vpor sigurisht të parëndësishëm në kuptimin e politizimit të politikës. ai që para disa kohësh thërriste për solidaritet në rezistencë kundra policisë së Lulit. Dukej sikur Opozita e kishte marrë ato ditë seriozisht popullin e ai po e merrte seriozisht opozitën. Më rrënqethet mishi kur mendoj që katër njerëz u vranë që vendi të kthehej sërish në pikënisje. Sigurisht është më nice të drekosh e darkosh me ndërkombëtarë që mbajnë erë të mirë e flasin rrjedhshëm për demokracinë sesa të udhëtosh në fshatra e të flasësh me shqiptare të djersitur për emancipimin që përmban vullneti i tyre dhe për organizimin politik si domosdoshmëri në hedhjen e Berishës. deklaroi kërkesën për anulimin e protestës së Opozitës!!! Madje jo vetëm kaq. e po ashtu si herën e parë kishte një ambasador të një vendi shumë të madh që e mbështeste. (Për detaje shtesë për të kuptuar këtë sjellje të ambasadorit të vendit gjasme demokratik. pavarësisht kërcënimeve të bandave të pushtetit. atë kohë nuk dinte gjë. e etiketonte çdo gjë që nuk i përngjiste si organizatë kriminale që do të hedhë rendin demokratik! Shkurt muhabeti. Ambasadori i vendit gjasme demokratik që është jo vetëm eksportuesi më i madh Coca-Colës. sa dy ditë pasi në bulevardin e dëshmorëve të kombit ishin shtuar dhe katër emra të tjerë. premtimet mbetën vetëm disa momente të bukura të kohës kur opozita ishte bërë një me popullin e populli e kish përqafuar opozitën. Shqiptarët dolën në zgjedhje. atë ditë “të largët” të 22 Janarit. E mori aq me qejf këtë punën e depolitizimit dhe debilizimit të Shqiptarëve. nga armët e gardës së Berishës. por në fakt nuk ishte ashtu. dmth ai që na mbron ne.

e cila po e mban në jetë euron përkundër krizës së thellë fiskale që ka përfshirë periferinë e Eurozonës. në formën e ICO-së. që bëri që SHBA-ja të marrë përsipër përmbylljen e konfliktit në Bosnjë dhe udhëheqjen e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. kanë gjetë për të shtrirë apo përforcuar më tej influencën në rrethinat e tyre gjeografike. veçanërisht nëse e krahasojmë këtë me rolin dhe ndikimin historik të SHBA-ve në regjionet si Lindja e Mesme. ashtu dhe politik dhe ekonomik. interesi i firmave amerikane në Ballkan ishte dhe mbetët i vogël. për të parandaluar qarkullimin e heroinës afgane që. 21 Shtator 2011 Rajon 9 Çelësi për Kosovën është jo që të anojë nga njëra apo tjetra fuqi. Interesi evropian. por edhe shprehjet e ndikimit të fuqive të reja regjionale si India. në dëm të përafrimit sidomos me interesat gjermane. megjithëse realitetet ekonomike të botës së sotme nuk lënë asnjë mundësi për t’u përjashtuar a priori. Faktori që është vendimtar në këtë moment është që elita aktuale politike në Serbi megjithatë sheh të ardhmen e Serbisë në BE. Rusia jo vetëm që ka synuar prej kohësh rolin e “protektorit” ndërkombëtar të Serbisë. terrorizmit. interesi i akterëve ekonomik amerikan në Ballkan ka qenë gjithmonë i vogël. që kanë synuar nxitjen e investimeve amerikane në regjion. Koncepti i ministrit të Jashtëm turk Ahmet Davutoglu për të ashtuquajturin “neo-otomanizëm” dhe shtrirje të ndikimit turk në zonat e ishperandorisë është tashmë i njohur për shumë kosovarë. Serbia është në avantazh pikërisht sepse është jashtë BE-së. Ballkani duket se po bëhet pre e një konkurrence të tillë të re regjionale. Turqia ka pak shansa që të krijojë ndonjë ndikim në Serbi. përderisa rivaliteti gjermano-rus lidhet kryesisht me Serbinë (si vend me rëndësi strategjike për Ballkanin). kur Ballkani u kaplua nga luftërat e përgjakshme dhe spastrimet etnike. Turneu i kancelarës gjermane Angela Merkel dhe sidomos vizita e saj në Serbi. do të shkojnë duke u thelluar dhe intensifikuar në vitet që do të vijnë. Një proces i tillë vetëm sa është intensifikuar gjatë krizës së katër viteve të fundit. por që të përfitojë nga rivalitetet e tyre Lufta e re për Ballkanin Besnik Pula K riza globale financiare e vitit 2008 vuri në lëvizje ndryshime gjeopolitike që. Ndikimi gjerman realizohet si drejtpërdrejtë (përmes ndihmave ekonomike direkte). është pjesë e sferës së interesit gjerman. çelësi për Kosovën është jo që të anojë nga njëra apo tjetra fuqi. “Lufta” për Serbinë duket se nuk qe e suksesshme. Kosova gjendet në një situatë tjetër. ashtu edhe tërthorazi. dhe nisi luftërat në Afganistan dhe Irak. Rusia megjithatë nuk ka heqë dorë nga tendenca për të shtrirë ndikimin në Ballkan. . dhe po aq sa Serbia mund t’i nënshtrohet presionit gjerman. ajo po aq mund t’i kundërvihet këtij presioni përmes shfrytëzimit të interesave ruse. nganjëherë jo. ishte pjesërisht përçim i mesazhit për vendet e e të ashtuquajturit Ballkan perëndimor që të disiplinohen në përpjekjet e tyre për anëtarësim në BE. Kjo ka qenë historikisht gjithmonë formula shpëtimtare e shteteve të vogla. Që nga kjo periudhë SHBA-të kanë synuar një tërheqje graduale ushtarake dhe diplomatike nga Ballkani. por edhe e mundësive të reja që këto shtete të përdorin fuqitë e tyre të reja për të shtrirë ndikimin në këtë zonë. Edhe përfshirja eventuale e Kosovës në BE shihet dhe justifikohet pothuajse krejtësisht në këta terma. korrupsionit dhe emigracionit. Sistemi botëror efektivisht ka hyrë në procesin që para disa viteve sociologu Giovanni Arrighi e kishte quajtur “bifurkim” – një ndarje midis fuqisë botërore ushtarake që mbetet e përqëndruar në SHBA. por që të përfitojë nga rivalitetet e tyre. e cila synon që shtetet e Koncepti i ministrit të Jashtëm turk Davutoglu për të ashtuquajturin “neo-otomanizëm” dhe shtrirje të ndikimit turk është i njohur për shumë kosovarë Ballkanit t’i fusë apo mbajë në sferën evropiane të ndikimit. në krahasim sidomos me vendet e Azisë juglindore dhe Indisë ku ato kanë çuar pjesën më të madhe të investimeve të tyre të jashtme. por ka synuar të avancojë në Serbi interesat ekonomike. përmes investimeve të firmave gjermane që prej kohësh synojnë ta shtrijnë ndikimin e tyre në Evropën qëndrore. Ajo është gjithashtu në avantazh sepse mbetët shtet strategjik në regjion. Edhe gjatë viteve 1990. kur presidenti Bush shpalli të ashtuquajturën “luftë kundër terrorizmit”. Paradoksalisht. SHBA-të tradicionalisht nuk kanë pasë interes të veçantë në Ballkan. Rivali i Gjermanisë në këtë proces është padyshim Rusia. duke preferuar që me problemet e Ballkanit të merren evropianët. por është shenjë e përpjekjeve ruse për të ruajtur interesat dhe ndikimin edhe në një vend anëtar të BE-së si Bullgaria. Ngjashëm. gjë që shihet edhe nga niveli relativisht i ulët i investimeve dhe eksporteve të firmave amerikane në Ballkan. veçanërisht përmes përfshirjes së tyre në BE. Amerika latine apo Azia juglindore. (Shqipëria është tepër shumë nën sferën e ndikimit italian që të krijojë lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Turqinë. dhe fuqisë financiare që tani po zhvendoset kryesisht në Azinë juglindore. fuqia financiare po bëhet gjithnjë e më përcaktuese e prestigjit dhe ndikimit të një shteti se sa fuqia ushtarake. Interesi politik dhe ai ekonomik nganjëherë ecën paralelisht. Këto dy të fundit po i ndjejmë veçanërisht në Ballkan. SHBA-të hezituan të ndërhyjnë deri vonë. Thirrja ruse për organizim të policive ballkanike kundër tregtimit të heroinës përmes Kosovës në Evropë (duke përjashtuar nga kjo marrëveshje vetë autoritetet e Kosovës) mund të jetë pjesë e përpjekjeve për një përafrim me BE-në duke prekur një pikë të ndjeshme të sigurisë evropiane – tek e fundit. sidomos ato në fushën energjisë. Është e dukshme se në sistemin botëror kapitalist. Po kështu. i cili duket se po shndërrohen në një arenë të re ndikimi politik dhe ekonomik të këtyre dy shteteve dhe Gjermanisë. përpjekja ruse për ringjalljen e projektit sovjetik nga vitet 1980 për ndërtimin e një elektrane bërthamore 2000 megavatëshe në Bullgari ka krijuar një konflikt të thellë politik midis Moskës dhe Sofjës. si në kuptimin ushtarak.E mërkurë. Humbja e interesit amerikan në Ballkan vetëm se do të intensifikohet me rënien e ndikimit amerikan në botë si pasojë e krizës ekonomike. EULEX-it dhe mekanizmave të tjerë multilateral. Por një situatë e tillë po e krijon një situatë të pafavorshme. apo në Lindje të Mesme ku vazhdon interesimi për burimet e naftës. sidomos fuqitë regjionale. sipas autoriteteve ruse. sidomos për Kosovën. Instrumenti kryesor politik gjerman është BE-ja. strategji kjo që i ka mundësuar prej kohësh Rusisë që të mbaj nën kthetrat e saj politike republikat ish-sovjetike. si pasojë jo vetëm e tërheqjes së interesimit amerikan. në kontekstin e një BE-je të dobët dhe një Rusie që synon shtrirje të ndikimit në rajon. nuk është përkthyer asnjëherë në një interes të veçantë ekonomik dhe politik. Shtetet evropiane janë kryesisht të interesuara që Kosova të mos degjenerojë. Turqia ka gjetë aleatin kryesor te Kosova. Ishte vetëm dështimi i vazhdueshëm evropian që t’i ndalë konfliktet. duke u shndërruar në vatër të krimit transnacional. që tashmë ka marrë përmasa më shumë simbolike se sa reale (përjashtuar këtu ndikimin personal të ambasadorit Christopher Dell tek qeveria aktuale). gjatë së cilave ekonomitë e vendeve në zhvillim kanë vazhduar të rriten përdërisa ekonomia amerikane dhe ajo evropiane lënguan dhe vazhdojnë të lëngojnë nga probleme të thella strukturore. ekonomike dhe të sigurisë që është e favorshme për interesat afatgjata gjermane. Kjo ka ndodhur përkundër programeve të shtetit amerikan. sidomos me rolin gjithnjë e më të zbehur të SHBA-ve në këtë regjion.) Për arsye të ndryshme politike dhe historike. meqë Gjermania në vitet e fundit arriti të shndërrohet në partnerin kryesor tregtar të Serbisë dhe një nga investitorët më të mëdhëj në ekonominë e Serbisë. Kjo situatë i ka kontribuar energjisë dhe hapësirës së re që shtetet në zhvillim. ndërsa propozon ta nënshkruaj edhe me Malin e Zi dhe Shqipërinë. përpjekja kryesore gjeopolitike për Ballkanin po bëhet nga Gjermania. Në këtë ristrukturim multipolar të globit. Kjo e bën Serbinë të rëndësishme. Fuqia tjetër regjionale që po synon të zgjerojë ndikimin në Ballkan është Turqia. arrin në Evropë përmes Kosovës. Pas vitit 2001. por në anën tjetër një mesazh i qartë se Ballkani (dhe sidomos Serbia). dhe do ta shihte si çmim tepër të lartë heqjen dorë nga anëtarësimi në BE për ndonjë afrim të ri me Rusinë. çka dëshmon edhe nisma e re ruse për “luftën kundër trafikimit të drogës” që Rusia nënshkroi më Serbinë dhe Maqedoninë. forcimi i lidhjeve politike me Turqinë dhe thirrja ritualistike në miqësinë me SHBA-të. sipas parashikimit të shumë vëzhguesve. pse i dhemb Rusisë për heroinën që po tregtohet në Evropë? Në këtë rrafsh. Përderisa interesi politik i SHBA-ve në Ballkan ka shkuar drejt tërheqjes. Në këto ndryshime nuk po luan rol vetëm ndikimi i shtuar kinez në Azinë juglindore dhe si garant i stabilitetit të ekonomisë globale në përgjithësi. veçanërisht atë në Bosnjë. Ky rol i Gjermanisë mundësohet sot nga fuqia financiare e këtij vendi. meqë pikëpamja gjermane ka qenë gjithmonë se BE-ja përbën një arkitekturë politike. Sot. Brazili. mund të jetë i rrezikshëm dhe i dëmshëm për interesat afatgjata të Kosovës. siç është dhënia e granancave për investime nga Banka amerikane (shtetërore) e Eksport-Importeve. interesi strategjik amerikan në Ballkan pak a shumë kishte marrë fund dhe regjioni iu la nën menaxhim BE-së. Rusia dhe Turqia.

Fakti që Harvey e identifikon krizën si një përbërës inherent të kapitalizmit për- gënjeshtrohet nga Zizek-u në pretendimin e tij që kapitalizmi po i afrohet krizës së tij terminale. ai e zhvillon betejën në nivelin gjithnjë veçmë dytësor. ndërsa përfaqësimi konceptual mes idesë dhe objektit është gjithnjë veçmë dytësor. Duke ngadalësuar kapitalizmin. Krizat sa më të shpeshta dhe sa më të thella. që tenton të përjetojë veten si një alternativë konkurrente dhe në garë me kapitalizimin. qoftë kolektiv. përderisa revolucioni mbetet diçka që qëndron plotësisht jashtë çdo nocioni shoqëror. Diskursi antikapitalist duke tentuar alternativant e kapitalizmit jeton kapitalizmin alternativ. Kapitalizmi është gjithnjë veçmë tekno-kapitalizëm. Diskursi antikapitalist vuan nga dëshira antimarksiste për rregullsinë materiale. Rrjedhimisht antikapitalizmi radikal është ai që kapitalizmit nuk i qaset me betejë. Materia është procesi primar. Është ky materialitet intensiv ai që duhet të jetë pikënisja e diskursit antikapitalist. materialitet intenziv që është primar dhe i pavarur. por me dashuri skizofrenike për ta shkatërruar atë përmes përshpejtimit të asaj që është më se realja e kapitalizmit. dhe kjo prandaj duhet të përshpejtohet. të menaxhohet sipas idesë së përjetshme të barazisë. Kapitali në termat e diskursit të sotëm antikapitalist mbetet objekt që i nënshtrohet pronësimit. Kapitali preferon zeron sociale. Një operacion i tillë nuk e ndërton veten në pavarësi të praktikës politike. 21 Shtator 2011 Operacioni i shpëtimit të marksizmit nga marksistët duhet bazuar në konceptet radikale marksiste Antikapitalizmi radikal Nga zeroja në leksikë Artan Sadiku E ksploatimi i skajshëm i të menduarit dhe gjuhës si operacione themelore të diskursit që ofron mundësi perfekte për propozime praktike politike dhe përafrim të vazhdueshëm përfaqësues mes idesë dhe objektit paraqitet si shprehje e fetishit ndaj korrelacionit të të menduarit filozofik në lidhje me kapitalizmin në terma politikë. ashtu edhe në betejën politike. Zizek-u duke pohuar që ndonjëherë të mos bësh asgjë është akti më subversiv i mundshëm për situatën e dhënë. Sfidimi i diskursit antikapitalist ndaj botës është simbolik. Terminale për kapitalizmin është vetë dëshira e tij. Pyetja themelore idiotike politike është: kush e ka pushtetin?. si ato korporativiste. ashtu edha ato proletare. Lufta e proletariatit për pronësi mbi mjetet e prodhimit. ai do të vazhdojë të manifestohet si prodhim i prodhimit. si forma të propagimit të vdekjes. Entorpia sistematike kapitaliste landiane akumulohet në të duke rritur nivelin e çrregullimit. luftës së klasave dhe proletariatit. nga ikja nga të cilat kapitalizmi e mundëson veten. e pandikuar dhe e papritur. të shpërndahet. Vjedhja e shitoreve kapitaliste nuk është masë antikapitaliste . Operacioni i shpëtimit të marksizmit nga marksistët duhet bazuar në konceptet radikale marksiste. vërteton aneminë e diskursit antikapitalist. për vetë situatën. Proponentët kryesorë të diskursit antikapitalist e injektojnë pamundësinë inherente të kalimit nga filozofia në politikë në tërë këtë diskurs mu sepse kjo praktikë shoqërore filozofiko-praktike gjithnjë dështon në raport me tekno-dinamikën primare kapitaliste. prandaj efektuimi i diskursit antikapitalist e lë të paprekur entropinë që është gjithnjë veçmë e përbrendësuar në prodhimin e prodhimit. janë të gjitha lufta të fetishit. nëse në përgjithësi mund të ketë një të tillë. një rezultat antikapitalist. Loytard-i me të drejtë është skeptik për mundësinë e një diskursi revolucionar. por i njëjti krijon të gjitha fytyrat. Diskursi antikapitalist nën konditat e primacisë së kapitalizmit angazhohet me të si në argumentimin filozofik. Ky model i diskursivitetit është gjithnjë veçmë në pajtueshmëri me rregullsinë e formimit diskursiv fukoian dhe në koherencë me vitalitetin teorik bergsonian.10 Diskutim E mërkurë. Ndërhyrja me masa partizano-proletare është ndërhyrje vetëm në njërën nga mijëra platotë së cilës sipas logjikës rizomatike deluziane nuk mund ti përshkruhet një dalje. sepse ai nuk e kupton hipermaterialitetin marksist të botës. dhe që vepron në varshmëri nga situata. po e cila e ndjek atë. Përmes difuzitetit të tij. që manifestohet si shëmbëlltyra e lidhur për vetë kapitalizmin. Diskursi antikapitalist ndërtohet mbi aksiomën badiouane për idenë e përjetshme të barazisë dhe ndërton realitetin paralel me çka teza është bërë vetë objekti i saj. nga prodhimi i prodhimit të cilin Nick Land e quan përbërës themelor të materialitetit. ai është i nënshtruar entropisë clausiusiane. duke e zëvendësuar nihilizmin e pashmangëshëm kapitalist me egoizmin antikapitalist. kapitalizmi është i aftë të devijojë vdekjen vetëm për shkak se ai edhe e propagon atë dhe propagimi i çrregullsisë është gjitnjë më i suksesshëm se devijimi. ai i përgjigjet tendencës auto-referuese dhe auto-legjitimizuese të tij. Angazhimi për revolucionarizëm maoist është në kundërshtim me renditjen e revolucionin në kategorinë e ngjarjes badiouane e cila është gjithnjë e paparashikueshme. materia brenda tij ngelet e pasfiduar. por ai në fund të fundit është një diskurs minimalist që manifestohet si praktikë e pastër. Telos-i antikapitalist nuk ka kapacitetin e entropisë që nuk është qëllim por ligj sistemor. sistem i prodhimit të prodhimit në të cilin hipermaterialiteti përcakton dinamikat e veta pavarësisht dhe si një sistem i tillë i mbyllur nga ndikimet e jashtme. kapitalizmi rrënjoset në diskursin antikapitalist përmes akomodimit të vetë kapitalit si një e dhënë e cila duhet të rirregullohet. I gjithë angazhimi politik që rrjedh nga diskursi antikapitalist i jep azil vetë kapitalizmit nga shtytja frojdiane për vdekje të cilën kapitalizmi e ka të përbrendësuar në vete. qoftë privat. Prodhimi maqinik përtejson çdo ndërmarrje antikapitaliste që ndjek logjikën e proletarianizmit. prandaj edhe çështja e agjentit shoqëror në raport me kapitalizmin është dytësore. Dileri i kokainizuar i Nick Land-it që kalon pranë një të dehuri në rrugët e Manhatanit e përkthen dendësinë e dallimit klasor në një intensitet imanent të gjurmuar në një sipërfaqe të lëmuar të zhdukjes sociale. Ftesa “Vjedhës të shitoreve bashkohuni” që u drejtohet atyre që shkaktuan trazirat në Londër. atë të organizimit përmes politikave parizane. efektivisht bën ftesën e njëjtë si ajo që i bashkoi korporativistët në Organizatën Botërore të Tregtisë. lufta për pronësi publike mbi kapitalin. pa e kuptuar që kapitalizmi nuk ka një fytyrë. Dogmatizmit të diskursit antikapitalist në mënyrë të vazhdue- shme i largohet pika e shkatërrimin të kapitalizmit. vetëm se e vitalizojnë kapitalizmin. Operacion që nuk e fetishizon nevojën imediate politike e cila më pas kthehet për ta shantazhuar vet teorinë. lufta për marrjen e fuqisë politike për rishpërndarjen e pasurisë. Krizat e kalitin kapitalizmin dhe prandaj si të tilla ato asnjëherë nuk mund të jenë terminale. shtytja drejt vdekjes inherente për kapitalizmin manifestohet përmes krizave. akumulimit. Ai dështon të kuptojë primacinë e procesit prodhues që shkaktohet nga vetë prodhimi. të cilën gjithmonë veçmë e dikton kapitalizmi. Diskursi dominant antikapitalist në trasferimin e tij në lokusin politik ndërhyn në rirregullimin e marrëdhënieve të kapitalizmit.

Antikapitalizmi në fund të fundit mund të jetë një sfidë leksikore. shkolla e spitale dhe jo vetëm derisa janë në veturë. shoqëro- re e institucionale. që është i vetmi privilegj në dispozicion të njeriut për konceptualizmin e botës.E mërkurë. ai arrin pamundësinë e tij. ku njeriu si formë organike nuk ekziston. Ata duhet t’i ndërrojmë. Në fund. kjo Qeveri më shumë i ka marrur Kosovës sesa që i ka dhënë asaj. i përshpejtimit të matrialitetit deri në shkatërrim. Dhe. Faktorët ndërkombëtarë në Kosovë mbase mund të na ndihmojnë duke mos na ndihmuar (përderisa protektorati i tyre po funksionon si mbrojtje e Qeverisë nga Kosova e jo mbrojtje e Kosovës nga Qeveria). Vetë mendimi i kapitalit si koncept është një proces prodhimi që më pas e prodhon konceptin e materialitetit në botën diskursive. sepse ajo e ndjek logjikën e arritjes së vlerës më të volitshme të këmbimit. asfalti njëmend është i mirë por ama nuk hahet. në fakt. në diçka të re. me kusht që diskursiviteti të mbetet i kufizuar në botën kapitaliste jashtë kozmologjisë hegjemonike deluziane. nuk duhet ta duam atë që mundemi. Vetë fetishi i komoditetit nuk mund të lidhet me përkatësinë në një klasë të caktuar shoqërore e as me çështjen e emancipimit. Dhe. ai qëndron i pavarur nga strukturat shoqërore dhe nga dëshirat subjektive. Sepse në Kosovë demokracia është demokraci prej lart. Njerëzit duhet të kenë mirëqenie edhe në shtëpi. E gjithë kjo. Vendimet nuk kanë bazë të gjerë diskutimi dhe as pjesëmarrjeje. kur kemi ligjin e shansit individual nuk mund ta kemi shansin për ligj kolektiv. Këta qeveritarë nuk mund të ndërrojnë. disa nuk kanë interes kurse disa qeveritarë të tjerë nuk kanë as aftësi. Vetëm përmes përshpejtimit të logjikës së tregut të lirë të nënshtruar ndaj dëshirës maqinike kapitaliste mund të përshpejtohet kjo dëshirë që përmes lirisë së shfrenuar të manifestuar si çrregullim. Shkatërrimi i kapitalizmit qëndron në destruktivitetin inherent për të dhe çdo kundërshtim nga jashtë tij paraqet kundërshtim ndaj shkatërrimit të tij të përbrendësuar. siç ishte edhe propozimi naiv i Samir Amin-it për tërheqjen e vendeve të botës së tretë nga OBT. vërtetësia e të cilit do të mund të verifikohet vetëm në të ardhmen. Aq thellë ata janë kredhur në keqqeverisjen aktuale saqë s’dalin dot prej andejpari. Pretendimi për marrjen e pushtetit të shtetit që mbyt lëvizjet revolucionare është i mundur vetëm përmes totalizimit të dhunës në shtet. Pra. Një sfidë e tillë antikapitaliste është ndryshimi i asaj se në çka referon vetë fjala kapital në mënyrën perfekte lakaniane përmes së cilës subjekti gjithnjë deklaron një kuptim në të ardhmen pararendëse. Ky spekulim fshihet në vetë operacionin e diskursit. Ky diskurs. por ai paraqet një lëvizje radikale pragmatike që funksionon si katalizues i funksionit primar prodhues. Kjo mundësi antikapitaliste gjithnjë veçmë është spekulative duke pasur parasysh primacinë e hipermateriales. Nuk mund të jetë edhe Qeveria e Kosovës edhe Kosova e Qeverisë Albin Kurti N ga privatizimi po përfitojnë ata që po shesin (qeveritarët) dhe ata që po blejnë (korporatat). kemi përfunduar te varësi të pashpallura. Mund t’ia vonojnë koncesionet Serbisë por nuk mund t’ia ndalin plotësisht ato. Zhvillimi dhe shteti ligjor nuk bëhen përmes privatizimit e individualizmit të skajshëm por pikërisht duke dalur nga sfera e privates në atë publike. por për t’i marrur asaj. Sovraniteti i Kosovës dhe pushteti në Kosovë janë bërë dy gjëra kundërthënëse. Sepse. demokracia është diktaturë e shumicës. . Pa ndërrim të kësaj kulture politike nuk ka qëndrueshmëri të ndryshimit. në kurriz të shoqërisë dhe popullit të Kosovës. zeron. për t’ia keqpërdorur buxhetin dhe për t’ia falur territorin. privatizimi i egër dhe bisedimet me Serbinë nuk po zhvillohen për t’i dhënë Kosovës. Kjo sfidë qëndron në praktikën kreative badiouane të emërimit kreativ. të njëjtën gjë që korporatat transnacionale e bëjnë duke vjedhur resurset përmes eksploatimit me çmim të volitshëm përmes korruptimit të qeverive. Zhvillimi i një vendi është gjithsesi një çështje kolektive. kemi përfunduar në treg pa ekonomi. në formë të komunizmit apo anarkisë. Në Kosovë nuk e kemi as këtë minimum të demokracisë. Duke synuar ekonominë e tregut dhe jo tregun e ekonomisë. të kthimin e tij në gjendjen inorganike. Parimisht. e mundëson edhe ekzistimin e kapitalizmit. por ajo gjithashtu paraqet sfidë për vetë diskursivitetin si të tillë. Individi në diskursin radikal antikapitalist është në proces të vazhdueshëm të zombifikimit deri në zhdukjen e tij. demokracia është demokraci prej poshtë. Një e ardhme e tillë e sfidon antikapitalizmin radikal në antihumanizmin dhe nihilizmin virulent të tij. Nëpërmjet buxhetit të Kosovës. Çfarë ndryshimi në komoditet paraqet tendenca e një pronari korporativist për dyfishimin e pasurisë së tij 10 miliardëshe?! Primacia e dëshirës maqinike që prodhon prodhimin e zhvendos diskursin antikapitalist nga çdo lidhje me individin si agjent primar shoqëror. Në Kosovë nuk e kemi as këtë parakusht të demokracisë. Mirëpo. Ndërmarrja radikale antikapitaliste është antihumaniste. Qytetarët duan bukë dhe punë. Koalicioni aktual qeverisës i ka mbi 40. Antikapitalizmi duhet të jetë indiferent ndaj shtetit sepse kapitalizmi është indiferent ndaj tij. përmes së cilës mund të fitohet beteja në botën gjithnjë veçmë diskursive kapitaliste. Formalisht. Çështja është se a mund të arrijmë në një diskurs antikapitalist që është relevant për njeriun?! Duke u rikujtuar që diskursi radikal antikapitalist nënkupton hyrjen brenda logjikës së kapitalizmit dhe përshpejtimin e kësaj logjike me çka përshpejtohet edhe destruktiviteti i tij dhe me çka pamundësohen krizat e kapitalizmit dhe si pasojë. Ngjashëm. nga mungesa e prezencës së shtytjes drejt vdekjes. e cila e dalë nga çfarëdolloj kontrolli e relativizon shtetin si organizatë me monopol ndaj dhunës. numrat në Kuvend të kësaj Qeverie janë siguruar prej ulëseve të rezervuara që janë thelbësisht jodemokratike. Ajo që mund të bëjmë në këtë moment është të spekulojmë për mundësinë e një diskursi antikapitalist që jodoemos përfundon në nihilizëm virulent inorganik. mu sepse humanizmi paraqet historinë e patriarkisë kapitaliste dhe si i tillë nga perspektiva humaniste është një nihilizëm virulent. Qeveria e Kosovës është bërë vula e shpronësimit politik dhe ekonomik të qytetarëve të Kosovës. Disa nuk kanë vullnet për këtë. e jo vetëm asfalt i nxehtë. Organizatë e cila historikisht ka ndërruar rolet jo për t’iu përshtatur nevojave të kapitalizmit. sepse duke qenë i lidhur me procesin e akumulimit që është i përbrendësuar në sistemin e hipermaterialitetit kapitalist. Po. 21 Shtator 2011 Kosovë 11 Çmimi i qeverisë Qeveria e Kosovës vë dorë mbi Kosovën për t’ia shitur asaj pasuritë. atë të zbrazjes së fjalëve nga kuptimi në të cilin ato referojnë dhe plotësimin e tyre më një kuptim të ri. në zero. Diskursi dominant antikapitalist në trasferimin e tij në lokusin politik ndërhyn në rirregullimin e marrëdhënieve të kapitalizmit. Pa ndërrim të këtyre pushtetarëve nuk ka shansë për ndryshim të gjendjes në Kosovë. pra nuk nënkupton propozimin e një sistemi pozitiv të zhvilluar teorik si alternativë e kapitalizmit. që do të thotë se nuk është demokraci. Në fillim duke u përshtatur ndaj akumulimit nacional të kapitalit përmes fuqizimit të ligjeve dhe sot duke iu përshtatur akumulimit transnacional të kapitalit përmes desovranizimit dhe deregullimit. kur ai të referojë në diçka tjetër. arsim dhe shëndetësi.000 vota më pak sesa opozita. Nëse duam të shpëtojmë e të fitojmë. Mund të vjedhin ca më pak e që sërish është tepër shumë por nuk mund të vjedhin aspak. siç thotë populli ynë. E për këtë arsye na nevojiten edhe fabrika prodhimi. Duke synuar shpalljen e pavarësisë dhe jo pavarësinë që edhe shpallet. Institucionet përfaqësuese shihen si mekanizma ku bëhet aprovimi teknik i vendimeve dhe jo organe ku zhvillohet debati politik për ato vendime. kemi pushtet të fuqishëm pse s’kemi sovranitet. Kapitalizmi ekziston edhe si rrjedhojë e ekzistimit të vetë diskursit. Çdo tentim për ta dëmtuar kapitalizmin nga jashtë. Sepse në Kosovë kemi diktaturë të pakicës. Duke e mundësuar skizoanalizën rizomatike të Deluze-it dhe Guattari-t të veprojë brenda vetë sistemit të pavarur hipermaterial kapitalist që e përcakton dëshirën e pavetëdijëshme libidinale të individëve dhe grupeve që janë dytësore ndaj tij. Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga Kosova. Sot. vetëm e evidenton shtytjen drejt vdekjes së kapitalizmit me çka e shtyn atë drejt vitalitetit. kapitalizmi radikal ofron mundësinë e shkatërrimit të kapitalizmit përmes përshpejtimit. ose e ekzistimit të konceptit të kapitalit që përmes diskursivitetit. të shkëputur nga investimi i çfarëdolloji përkatësie ose interesi klasor. Kosova me këta pushtetarë është sikur treni që ka stacione të pandryshueshme përpara. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë. por duhet të mundemi për atë që duam. në kurriz të integritetit të territorit dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës. shkatërrim për të cilin njeriu është gjithnjë veçmë dytësor ndaj procesit primar të prodhimit të materies. Krejt çfarë mund të bëhet është të shtohet apo zvogëlohet pak shpejtësia e lokomotivës. por t’i përshtatur nevojat e veta ndaj kapitalizmit. kur je nisur për Pejë nuk mund të mbërrish në Gjilan. kapitalizmi i afrohet vdekjes dhe i pamundësohet devijimi nga vdekja. Nga bisedimet me Serbinë po përfitojnë ata që po e japin atë që s’është e tyre (kryeministri i Kosovës) dhe ata që po e fitojnë atë që s’është e tyre (Serbia). ne mund të sfidojmë enigmën e kapitalit në nivelin diskursiv. Dorëheqja e Qeverisë së Kosovës do të ishte fundi i kësaj heqjeje dorë.

[diskursi teorik]. Shpesh dëgjojmë të thuhet në ditët tona që globalizimi neoliberal është produkt i fatit dhe ne s’kemi ç’t’i bëjmë tjetër veçse ta pranojmë. Për të rimarrë sloganin e lëvizjeve mbarëbotërore. rrjedhojë e veprimit të forcave objektive.12 Intervista E mërkurë. Gjithashtu. Ideja e antagonizmit ngre barazimisht ekzistencën e konflikteve për të cilat zgjidhja racionale nuk ekziston. qoftë ato të prodhimit. Për ne.: Si fillim duhet të marrim parasysh edhe idenë e një rendi natyror. apo edhe vetë zhvillimi i brendshëm i njeriut. te Derrida-ja. që është cilësuar edhe si postmarksiste është njëkohësisht e njohur nën emrin discours theory. dhe duke bashkuar elementët qendror të konceptit gramshian për hegjemoninë. ligjet e historisë. strategjia e së majtës duhet të konsistojë në insistimin e aplikimit të këtyre principeve – që s’është tamam një ndarje radikale por më tepër ajo që Gramshi quan “lufta e pozicioneve” dhe që çon në krijimin e një hegjemonie të re het se sa herë Margaret Thatcher-i ka deklaruar :“S’ka alternativë tjetër”. i gjithë rendi është politik dhe askush nuk mund të ekzistoj në mungesë të marrëdhënieve të pushtetit të cilat e formësojnë. Fatkeqësisht një numër i madh social-demokratësh e kanë pranuar këtë ide duke menduar se gjëja e vetme që mund të bënin ishte të ndihmonin. Për ne kjo krizë ishte pjesërisht shkaktuar nga rëndësia gjithnjë në rritje e lëvizjeve të reja sociale që filluan të shfaqen prej viteve 1960. në Democratic Paradox. publikuar nga Verso në 1985. Më vonë. Të flasësh për hegjemoninë implikon që secili rend social s’është gjë tjetër veç artikulimit të marrëdhënieve të pushteteve të veçanta dhe kështu nuk mund të flasim për parime racionale të fundme. ai i antagonizmit dhe ai i hegjemonisë janë të pashmangshëm në elaborimin e një teorie politike. dhe rrjedhimisht nuk mund të kuptohen sipas skemave klasike të përjashtimit ekonomik. dhe ta dallojmë nga “politika” [politics] që na shpjenë në mënyra veprimi të ndryshme të organizimit të bashkë ekzistencës njerëzore. Siç edhe mund të vërehet konfigurimi i konceptit të hegjemonisë është thelbësor për të orientuar aksionin publik. Mund të na thoni pak më shumë për gjenezën e kësaj vepre dhe mbi idetë kryesore të saj? E. ajo është pastër rezultat i një hegjemonie neoliberale dhe është strukturuar nga marrëdhënie specifike të pushtetit. e pra as marksizmi. nga Elke Wagner. unë kam hedhur mendimin ta thërrasim këtë dimension të pandashëm të antagonizmit. Gjithnjë ka vend që gjërat të jenë ndryshe. është e qartë se gjithë ky rend është pikë së pari politik. Ajo për të cilën ne bëjmë thirrje është radikalizimi i institucioneve demokratike ekzistuese deri në atë pikë sa nocionet e lirisë dhe barazisë të bëhen efektive në marrëdhëniet shoqërore dhe ky numër të vijë gjithnjë në rritje. një tezë e tille sjell implikime shumë të rëndësishme mbi mënyrën sesi ne duam t’i japim pamje politikave emancipuese. Lacan-i. nuk ka asnjë pikë të përbashkët me të qenit “natyrale”. I gjithë rendi është themeluar në përjashtimin e rendeve të tjerë të mundshëm. dy kate- goritë kryesore janë. Ky element teorik ka edhe implikime politike thelbësore. thelbësore dhe të pashmangshme. Shoqëria është atëherë produkti i një serie praktikash që janë vënë në punë me qëllimin për të tentuar krijimin të një farë rregulli nën kontekstin e ndodhive. Përkundrazi. Në një pluralizëm që ndryshe nga ai i Nietzsche-s apo i Weber-it. sipas pikëvështrimit tonë. Është ekzaktësisht kjo ajo që teoria e hegjemonisë na lejon më mirë të kuptojmë. është përkthyer në një numër të madh shtetesh dhe ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në teoritë e New Social Movements [Lëvizjet e reja sociale]. Kjo qasje teorike. dhe dallimin e tij nga qasja liberale. kjo implikon që në asnjë moment askush s’mund të thotë që ky konfrontim duhet të marrë fund sepse një demokraci perfekte na qenka cenuar.W.tjetrin në mënyrë të tillë: të mendosh politikën me idenë se aty gjenden antagonizmat. Demokracia radikale përballë konsensusit neoliberal Antagonizëm dhe hegjemoni Përktheu: Dilfirus Vrioni E lke Wagner : Vepra ‘Hegemony and socialist Strategy’ të cilën ju e keni bashkëshkruar me Ernesto Laclau-n. botë të tjera janë gjithnjë të mundura. ne ishim të bindur që ishte mundësia e teorizimit politik. njëkohësisht edhe versioneve komuniste dhe social-demokrate. W. çështje e një konfigurimi hegjemonik që ofron dhe jepet nga marrëdhëniet e pushtetit. Nëse lufta politike konsiston gjithmonë në konfrontimin e praktikave të ndryshme hegjemonike dhe projekteve të ndryshme hegjemonike. Gjendja me të cilën na paraqitet tani Globalizmi. E. i dyti teorik. siç e nënvizova edhe më parë. Qëllimi ynë.M. të cilat mund të aktualizohen. të ndërhysh në marrëdhëniet e pushtetit e më pas t’i transformosh. Siç edhe mund ta kuptoni.M . nga njëra anë.: Si do ta gjejë mundësinë të artikulohet me alternativa kjo qasje duke pasur parasysh pushtetin hegjemonik aktual? CH. por më së shumti fakti që këto principe nuk janë vënë në punë. Cilat janë aspektet kryesore të kësaj qasjeje? CH. në veçanti. ishte t’ia vinim veshin dhe të integronim kërkesat e lëvizjeve të reja sociale. që do të tentojnë mosartikulimin ose vendosjen e një forme tjetër të hegjemonisë. Ju kujto- Nga pikëpamja jonë. Ata janë të lidhur me njërin . le të themi ta bënin më natyral e njerëzor. I gjithë rendi hegjemonik ekzistues mund të vihet në vëmendje duke provokuar praktika kundra-hegjemonike. e kështu ngritëm një teori duke bashkuar dy qasje teorike të ndryshme : kritikën e esencializmit të cilën e gjejmë në mendimin poststrukturalist. Në këtë libër ju tentoni të riformuloni teorinë marksiste për ta risjellë në diskutimet bashkëkohore mbi natyrën e politikës. 21 Shtator 2011 Intervistë me Chantal Mouffe. ne mbështesim thirrjen se një botë tjetër është e mundur ! Në fakt. koncepti i « antagonizmit » dhe nga tjetra ai i « hegjemonisë ». dhe njerëzit s’duhet t’i nënshtrohen kurrë idesë që gjërat s’mund të ndryshojnë. Kjo n’a çon në kuptim e pluralizmit.: Në qasjen tonë. Kjo është arsyeja për të cilën ne riformulojmë projektin e së majtës në Hegemony and Socialist Strategy në termat e “demokraci radikale dhe pluraliste” dhe insistojmë në faktin që ky proces është i pafundëm. e merr nismën nga pamundësia për t’i bërë bashkë të gjithë pikëvështrimet. sipas nesh. nevojshmëria për të sakrifikuar principe të fundme dhe për rrjedhim rinjohja e dimensionit të lëvizshmërisë dhe të ndodhisë prezente në gjithë ndërtimin social. Foucault-ja (por gjithashtu edhe te Wittgenstein-i dhe te pragmatistëve amerikan). Ai ngre faktin që është gjithmonë e munduar për t’i ndryshuar gjërat politikisht. Kanë ekzistuar gjithmonë ide. në këto shoqëri. Janë tamam këto praktika që ne i quajmë praktika hegjemonike. për të eleminuar hegjemonitë dominante. procesin e pashmangshëm të globalizimit. Nga ana politike ka të bëjë me riformulimin e një projekti socialist dhe të jepte një përgjigje për krizën e mendimit të së majtës. cili është roli i nocionit të hegjemonisë në subjektin tuaj? Chantal Mouffe : Ne ndjekim dy objektiva qendrore në Hegemony and Socialit Strategy. dhe mund të gjendet gjithnjë një konfigurim i ri midis raporteve të pushtetit. E. Koncepti i dytë thelbësor është ai i hegjemonisë. Për ne këta dy koncepte. Në këtë kuptim. Koncepti i antagonizmit është absolutisht i rëndësishëm për ne. . Nga ana teorike konsiston në propozimin e një qasjeje që të lejon të kuptosh specifisitetin e lëvizjeve të cilat nuk vinë nga strukturat e klasave. Në këto kushte. problemi i shoqërive demokratike moderne nuk janë principet e tyre etiko-politike të lirisë dhe barazisë. sfida për të majtën është të gjejë mjetet për të artikuluar kërkesat e reja të sjella nga lëvizjet feministe. as social-demokracia nuk qenë të afta t’i përshtatnin këto lëvizje në mënyrën e duhur. në kuptimin që ai pohon që të kundërtat janë ndërtuese. Kjo nënkupton që është e mundur që alternativa të tjera mund të ekzistojnë. I pari ishte politik. “politiken” [the political].

Ai ka të bëjë me idenë që duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë ideja se për të arritur një shoqëri më të drejtë duhet të ecim nën gjurmët e demokracive te zhvilluara perëndimore.: Në atë që ka të bëjë me mundësinë për të radikalizuar demokracinë. Dhe s’mbetet gjë tjetër veç të pritet rënia e kapitalizmit. duke punuar paralel me partitë politike progresiste dhe gjithashtu edhe me sindikatat. kontradiktat e brendshme të Perandorisë (Negri) do ta çojnë në rënien e saj dhe do të sjellin në fitoren e bashkësisë. Cili është qëllimi i kësaj ndërmarrje? CH. Për mua ka dy arsye që bëjnë që liberalizmi s’mundet ta kapë natyrën e politikës: si fillim racionalizmi i tij dhe më pas individualizmi i tij. Edhe liritë individuale me elementare. Gjithashtu. në kemi postuluar që është me rëndësi për të majtën të shtrojë lidhje bashkërenduese midis të gjitha ‘luftërave’. Kjo ndërlidhje e cila duhet të ketë shtrirje nuk bëjnë gjë tjetër veç riprodhojnë. të cilën ata nuk e shtrojnë kurrë : si bashkësia. ka rezistencë për mosbashkëpunim me institucionet politike që janë tashmë në veprim. Unë vetë jam përfshirë në shume lëvizje mbarëkombëtare. dhe pasi theksova limitet e marksizmit në mendimin e politikës. Racionalizmi dhe besimi në mundësinë e një zgjedhjeje final. Unë mendoj se një qasje e tillë ka ndikuar negativisht në disa sektor të lëvizjeve ndërkombëtare.: Pasi shkrova Hegemony and Socialist Strategy . e cila për më tepër nuk ka teori politike. Në këtë këndvështrim. Për liberalët. problemi i shoqërive demokratike moderne nuk janë principet e tyre etikopolitike të lirisë dhe barazisë.: Si mund të vihet në funksionim në ditët tona kjo lloj lidhje ekuivalante? Dhe cili do të ishte në këtë rast roli i sindikatave dhe i partive politike? CH. demokracitë mund të realizohen vetëm duke u nisur nga një kritikë thelbësore për institucioneve tashmë ekzistente. Dhe me të tilla premisa teorike kuptohet verbëria politike e liberalëve kundrejt dinamikave politike. të mblidhen rreth Attac-ut apo Forumit Social Botëror. por. i të gjitha lëvizjeve të shoqërisë civile. vetë kontradikta të çon te forcat e prodhimit. duke marrë parasysh njohjen e sfondit të diferencave. siç janë. Gjithashtu doja të theksoja edhe një tjetër dimension të rëndësishëm të kësaj demokracie radikale. Këndvështrimi i Perandorisë është e ngjashme – sigurisht e përshtatur në kushte të reja: tashmë është puna jomateriale që luan rol kryesor dhe s’është më proletariati por bashkësia që shërben si vektor revoluci- luftërave të ndryshme ? E. kuptimi social-demokrat jemi duke luftuar për radikalizimin e demokracisë. e përbashkëta (si lëvizje) do të shndërrohet në subjekt politik ? Ata e njohin faktin që lëvizjet kanë objektiva të ndryshëm. dëshirova të tregoj që thirrjet dhe dëshirat e identiteteve kolektive. por më së shumti fakti që këto principe nuk janë vënë në punë. Këtu kritikojmë modelin revolucionar tradicional Leninist dhe pohojmë që. Në gjendjen që ndodhemi jemi të detyruar të mbrojmë institucionet. Në vend që të do të jetë e nevojshme deri sa të ketë një mediatizim. atë që unë e quaj « pasionet »: dimensionin afektiv që riformëson identitete politike.. por askush nuk e imagjinonte atëherë se përparimet që u dukën se u bënë nga social-demokracia do të ishin faktuar kaq të brishta. për shembull. deri sa të krijohet një lidhje ekuivalente midis të gjitha luftërave demokratike. Merrni. (VIJON NUMRIN E ARDHSHEM) . artikulimi dhe diferencat në to nuk është një problem në vetvete. në fakt është e nevojshme të shkatërrojmë rendin liberal dhe të nisim një rend të ri duke filluar nga zero. nëse nuk do të merrnim në konsideratë antiraciste. koha që ne kemi shkruar këtë libër. Në kundërshtim të ndarjes totale mes lëvizjeve. Kjo është arsyeja pse mendimi liberal ka gjithnjë probleme në inkorporimin e manifesteve të ndryshme të nacionalizmit. në këto shoqëri.M. me një fjalor të ndryshëm. është pikërisht se luftërat nuk konvergjojnë prandaj janë edhe më radikale.dhe ja ku jemi në po të njëjtën qasje deterministe. nuk i lejon një rol tjetër thelbësor në lojën politike. duhet tentuar të vihet në vend një front i përbashkët i të gjitha forcave progresiste. plus kërkesave e tyre duhet të marrin parasysh edhe kërkesat e njerëzve me ngjyrë. nga ana e shumë lëvizjeve sociale. Nevojshmëria për të vënë në jetë këtë lidhje ekuivalente vjen parësore për projektin e së majtës. të emigrantëve dhe feministeve. i pashmangshëm për vënien në veprim të një hegjemonie të re. përderisa. Por në fakt ata onar. Ata i quajnë institucione “molare” (ku marrim referencë fjalorin e Deleuze-it dhe Guattari-t) si “makina të shtrëngimit” duke pohuar se betejat kryesore e kanë shtratin më së shumti në nivelin “molekular”. gjithçka që përfshin një dimension kolektiv prezantohet si arkaike. secila nga ato përcjell direkt grushtet e saj virtual në qendrën virtuale të Perandorisë. të ngritura ne binomin ne/ata. homoseksuale apo edhe ekologjiste dhe duke i kanalizuar ato nën shpalljet e termave të ndarjes së klasave. për harmonizimin e ndërlidhjeve midis zgjidhja s’mund të gjendet në zemër të së përditshmes liberale. E për këtë kuptohet që edhe feministet kur definojnë kërkesat e tyre mos t’i bëjnë thjesht dhe vetëm në terma gjinor por të marrin gjithashtu parasysh ato të grupeve të tjera.W. Sipas nesh objektivi i së majtës duhet të jetë të vërë në vend një vullnet kolektiv të të gjitha forcave demokratike deri sa të çojë në radikalizimin e demokracisë dhe të instalojë një hegjemoni të re. strategjia e së majtës duhet të konsistojë në insistimin e aplikimit të këtyre principeve – që s’është tamam një ndarje radikale por më tepër ajo që Gramshi quan “lufta e pozicioneve” dhe që çon në krijimin e një hegjemonie të re. Qysh prej atyre viteve gjërat ndryshuan në mënyrë drastike. E. që ka mbështetur anashkalimin e disa problemeve esencialisht politike: si duhet të organizohemi. Unë jam e shqetësuar. dhe fraksione të gjëra në përbërje të këtyre lëvizjeve kanë një qëndrim ekstremisht negativ përkundrejt institucioneve që operojnë. por terreni është transformuar që në themel nga neoliberalizmi. Në fillim të viteve 1980. dhe vetë ato shpien në rënien e kapitalizmit dhe fitimin e socializmit. Nga pikëpamja jonë. Këto lëvizje janë influencuar nga Hardt-i dhe Negri. në kuadrin e një demokracie pluraliste moderne. mikropolitikat. dominant në teorinë liberale.E mërkurë. determinizmin marksist të Internacionales së Dytë.sh. Ne kritikonim në atë kohë limitet social-demokrate dhe propozonim radikalizimin e demokracisë. Është tjetërkund arsyeja për të cilën ata s’pranuan idenë sipas së cilës është e nevojshme të krijohet unitet politik midis lëvizjeve të ndryshme. çështjen e nacionalizmit. Kjo është arsyeja pse fillova të marr në diskutim modele të ndryshëm liberal dhe në veçanti ai që ishte asokohe më i rëndësishmi: modeli që vihet në pah në veprën e John Rawls-it.W. : Duke ardhur te kritika juaj për qasjen ndaj Hardt-it dhe Negri-t. theçerizmi solli zëvendësimin e hegjemonisë social-demokrate dhe instaloi një hegjemoni te re liberale që është ende në fuqi sot e kësaj dite. Për më tepër ky racionalizëm dhe individualizëm. Në fakt nga këndvështrimi i tyre. falë zotimit për njohjen e mundësisë. jemi reduktuar duke kontribuar në zhveshjen e institucioneve nga tiparet e tyre demokratike themelore. gjithnjë prezente të antagonizmit dhe individualizmit i cili nuk lejon krijimin e identiteteve politike të cilat janë gjithnjë identitete kolektive.M. Në Britaninë e Madhe. sipas së cilës. le të themi “luftë kundër terrorizmit”. të cilët në librin e tyre Empire and Multitude shkruanin se lëvizjet shoqërore të cilat e kanë gjenezën në shoqërinë civile duhet ta evitojnë bashkëpunimin me institucionet politike. punëtorët p. për ta. të propozuara këto nga teoricienë e sociologë. Në këtë prespektivë. 21 Shtator 2011 13 i së përbashkëtës ishte ende mjaft i shtrirë. një koncept tjetër i rëndësishëm i Hegemony and Socialist Strategy është ai i “lidhjeve ekuivalente”. siç ka qenë shtruar nga disa filozofë postmodernë. Çfarë duhet të bëjmë në këtë situatë? Sipas meje. në punët tuaja të më të reja ju keni provuar të forconi qëndrimin tuaj nëpërmjet studimit kritik të teorive politike të rëndësishme. Me politikat e udhëhequra nga Reagan-i dhe Thatcher-i neoliberalizmi e forcoi hapin triumfues dhe kori beteja të fituara në botë. kanë filluar së fundmi të rishikohen për shkakun. situata fatkeqësisht është dukshëm më pak favorizuese sesa ka qënë tridhjetë vite më parë. Është evidente që ne nuk mund t’i jepnim shpjegim nacionalizmit. që janë në themel të rendit politik. si diçka irracionale e cila s’duhet të ekzistojë më në shoqëritë moderne. që ndikojnë në formimin e tij. për të siguruar bazën e shtetit-social – por ama janë po këto institucione që kritikohen nga ne për defiçit demokracie. Dhe ajo që për mua është pyetja politike më e rëndësishme.

në cepin e skenës socio-politike të vendit. sapo ai i drejtohet Zotit si “Imzot”. që u bë i pari shkrues-depistues socio-poetik. Dostojevski p. Unë nuk ekzistoj!! Dhe së treti. Te “Bisha intelektuale është e rrezikshme” Brehti pohon: “Një bishë është një qenie e fortë. Katolicizmi është konsideruar shpesh si një kompromis ndërmjet Kristianizmit të “pastër” dhe paganizmit – por atëherë. fjala emeton një tingull barbar. ishte i vetëdijshëm se si Zoti ne na ofron njëkohësisht liri dhe përgjegjësi – sipas tij. Ai arriti të shohë. dhe jo për kitche dasmash. Autorët e sotëm shqiptarë.sh. në hordhinë e gjestualitetit të elitizmave. që preokupimi migjenian lidhur me “popullin”. mes historisë së ngarkuar e mes analfabetizmit të atëhershëm. një vrimë interesante në parketin e një dhomës së prostitutës … Askush tjetër para tij në Shqipëri nuk kishte dalë para “ popullit”. Përfshirjen. ose vrima në realitet. që do të gjejë sërish e sërish imazhet e mjerimit migjenian nëpër rrugët e Tiranës. e deri te gazetarja. megjithëse jo në kuptimin anti-klerikal që synonte të kishte shprehja e tij. Zoti e ndërpret atë: “Pikë së pari. është për t’u vënë në dukje tashmë një forcë e Migjenit. them. kolektivi i emancipuar). për të qenë më pak drastik: mungesë. dy duar pas kurrizit të të papunit. në fakt e Migjenit. E kam fjalën për fytyra të “popullit”. Mungesë e madhe. jo thjesht pasqyrimin vulgar. thua se Shqipëria është veç vazhduese e tokave të Kanaanit e të kazanit mistiko-religjioz të botës perëndimore. por dikush që na kujton herë pas here që ne jemi vetëm në fatet tona. Ai formulon një detyrë të shtruar për zgjidhje dhe jo ankime të rëndomta në lidhje me mënyrën se si . Sepse duket nga poezitë e nga skicat e tij. dhe jo një vit xhenaze kritiko-televizive. edhe revolucionar. A ishte vallë edhe lexues i Marx-it sa dhe Hugo-së? Prej tij ne kemi tashmë të regjistruar në shqip përsiatjet mbi nocionin e punës. Sot e kësaj dite pikërisht. Ne kuptimin që besimi tepër me atë të Zotit në barcaletën e vjetër bolshevike e cila bën fjalë për një propagandist komunist i cili pas vdekjes e gjen veten ne ferr. bjeri shkurt se fetar arrin tek e vërteta e tij vetëm nëpërmjet vetëflijimit. ku roli i poetit mbetet të vuajë thellë e më thellë. se shkruan e sheh në një periudhë ku gjithkund po ndodhte “ fuzionimi. uturimat e kritikës shqiptare migjeniane. Mungesë e Migjenit edhe sepse sot është më e lehtë të thuash që s’ka fare Shqipëri mirëfilli. kam përshtypjen se po dëgjojmë. e llahtarshme. Zoti nuk është një padron mirëdashës që na udhëheq drejt sigurisë. nga mungesa e madhe e raportit socio-poetik me popullin (dhe jo me folklorin e me populizmin!). saqë është përshtypjelënëse edhe sot. i shkon për vizitë Zotit dhe i kërkon që ta dërgojë të arratisurin mbrapsht pasi ai i takon Djallit. dhe me një mungesë të atillë apriorish. si domen i vërtetë i energjisë e i prodhimit e shkëmbimit të densiteteve poetike. një zog vetvrasës. mbase do na duhet të shohim disi ndryshe portretin e Migjenit. fundërrina të shoqërisë – që jo vetëm “nuk ekziston” por që është i vetëdijshëm për mosekzistencën e tij. Sa për “vlerat” – meraku i madh i prindërve tanë – ka se kush merret me to! (Ende mbetet e habitshme kjo ndjesia e prindërve tanë vatikano- amerikanë). as autor. Në këtë vit të dekadës së re të 2000ës. civile e kulturore të Shkodrës dikur. partia. bisha në kuptimin që dominimit të se cilave. Ose.” Ai kishte të drejtë. Migjeni është autori që ka synuar në radhë të parë Zërin E mërkurë. Ndaj popullit si nocion e si fushë të ndarjes së Të ndjeshmes. Ndoshta ka ardhur koha. nga mendimbërësit në Tiranë. mbase do mund të bëjmë vërtetë një Evokim poetiko-politik të mirëfilltë të tij. ku shumë shpejt arrin të bindë rojën i cili e lejon të kalojë në parajsë. qoftë edhe të majtë. që shndërrohet në melankolik. si monedhë e radikalitetit të lirisë së fituar. e që rrëzohet mandej me dashje Përktheu: Silvia Batalli-Deliallisi “Shpirti i Partisë: Shën Pali e kishte mirë. Them “dikur”. pikërisht ngaqë arrin të shohë thellë e më thellë. Kur djalli vë re mungesën e tij. që këtë njëqindvjetor të mos e kemi më problem Migjenin si poet edhe melankolik. në një vend e në një letërsi ku mbizotëronin vestizhet epiko-legjendare. Megjithatë. Në këtë vit të Migjenit. apo mbledhjesh të partive të pozitë-opozitës. nga ato që zor s’ e mbyllen më. Metamorfoza e habitshme e Trumcakut. ai shkruan: “ Pyetja kyçe në fakt është kjo. shkrirja ekonomiko-shtetërore”. as fotograf. besimi fetar shërben si mjet për të shembur themelet e autoritetit” P se teologjia vazhdon të dalë si një pikë reference për politikat radikale? Ridel jo për të negociuar një pozicion diviniteti apo të garantojë një sukses final të përpjekjeve tona. duke e pranuar këtë fshirje e duke u shkrirë në dashurinë. ky është lloji i Zotit autentik që i nevojitet të majtës politike sot: një Zot që u kthye plotësisht në njeri – një shok mes nesh. gjoja të sotëm. i çmendur je që llafosesh me krijesa përrallash?. zanat dhe kapidanët rrijnë veç memecë e njëkohësisht me prani llafazane. duke reflektuar mirë mbi mungesën që ne i kemi lënë atij. dhe i së ardhmes. poezinë e vështirë të aktuales dhe emancipimin e zorshëm me anë të saj. që të na japë me po ato dritë-hije një qytet e një epokë vetëm në disa fytyra tek-tuk. mesa shohim. . maxhoranca e autorëve duket se shkruajnë si në një vend që mund të jetë (ishte?) bahçe me lule. Dy tre pista poetike e konceptuale do na dilnin për të evokuar forcën e studimit të heshtur e të brishtë të Migjenit. Autori ka sajuar një shpend melankolik. çfarë është Kristianizmi në nivelin e kësaj ideje? Protestantizëm? Këtu vendosmërisht duhet bërë një hap më përpara: i vetmi Kristianizëm në nivelin e kësaj ideje që vjen si rrjedhë logjike e ngjarjes vendimtare biblike – vdekja e Krishtit/Zotit – është ateizmi. është i paprecedent në letërsinë shqipe para tij. është i pari që ka lënë pas imazhet e një vullneti për fuqi. fashistët do t’i tremben?” Kjo pyetje është e qartë për Brehtin. sepse. Në këtë aliazh të modernes. por. qysh tani.” Por për habi. Migjeni është autori që ka ndërfutur më së pari Aktualen në letrat shqipe. së dyti. E natyrisht e gjitha s’mund ta ketë bazën tjetërkund sesa të qëndrimi autorial e autoritar intelektual ndaj Popullit. Autori që na hapi për herë të parë skenën e sociales. i cili ka ndjerë. dramaturgjike. i cili s’ ka qenë kurrë një fantazmë. pjesa tjetër. lidhjen vëllazërore që lidh anëtarët e Shpirtit te Shenjtë (Komuniteti i besimtarëve. e mbetet disi i tillë edhe sot e kësaj dite. autori që filloi ta gradojë vështrimin në hyrje të epokës kapitaliste europiane. Ndoshta tejkalohet edhe ai logjikimi rreth tij si gjoja poet i ish komunizmit tonë dhe si këngëtar sublim i mjerimit feudal. në këtë vend. Nga mungesa që kemi sot.. përkundrazi . pasi s’ka më sot. e panevojshmërisë së figurës së Zotit (si garantues) për t’u mbështetur. mesa duket. aq dhe llafazane. Dashamire (natyrisht). as në letrat e as në mendjet shqipe. Migjeni ka hapur një “ vrimë interesante”. Ose.si bëhet e mundur që ne të shndërrohemi në bisha. ne autorët veçanërisht e letrarët. por disi e cofur: nga profesori që shpall se këto “emra të ndaluar” i paska theksuar qysh në “ atë kohë” para 90-ës. veçanërisht. në 100 vjetorin e lindjes së tij më 2011. wagnerizmi i tepruar fishtian dhe Rilindja më e vonuar në Europë. Nëpër “ letrën e zhubravitur” që la pas Rozafa e muruar e legjendës (në një letër sa memece. Për herë të parë ne kemi pasur një poet. “anakronikisht bashkëkohorë”. do mund të thoshte sërish Rancière). do mund të thoshte Jacques Rancière. artistike e arkitektuore. shkatërruese.14 Arte I pari vetëvendosës në letrat shqipe. por shok. Si mungesa e tij nga faqet e mrekullueshme të albumeve të Marubit me përfshirjen e jetës fshatare. preokupimin me atë që është tashmë vërtet e popullit: një palë këpucë nxënësi. unë nuk jam zotëri. dhe më tepër. Anarkisti spanjoll Buenaventura Durutti thotë: “E vetmja kishë që ndriçon është ajo që digjet në flakë. edhe aty ku ne kemi menduar për vite e vite se kemi të bëjmë vetëm me një praktikant të të pafuqishmit ndaj injorancës dhe mjerimit. 21 Shtator 2011 Migjeni si vetëvendosës Idlir Azizi D isa muaj para Vitit “Migjeni” në Shqipëri. Figura e Zotit që na paraqitet nëpër këto referenca ngjason më Slavoj Zizek flet edhe mbi besimin fetar kam mbledhje partie!” Pikërisht. i kryqëzuar së bashku me dy kokëpalarë. Migjeni arriti të na nxjerrë në dritë fuqinë e detajit aktual. ku ai duket që e ka tërhequr vështrimin nga vija e horizontit për ta përshpejtuar mes sistemit dhe gjërave.

Emri vetëvendosës i popullit të mirëfilltë qarkon skicat e poezitë e Migjenit. ai arrin të gjejë. i malësorit minoritar. Dhe është fakti se Imazhi e ka tani sëmundjen. Mjerimi: duket më shumë hyrje në mjekësinë e poetikes shqipe. ku. I pari vetëvendosës në letrat shqipe. një akt “jashtëmjekësor”. por kundër prijësave. moskuptimi i energjisë aktuale shoqërore e mendore te ne nga ana e letrarëve dhe mendimbërësve. për këtë arsye. nga bota si e tillë. dashje pa dashje. ose zërin e koaguluar mes kimerave. mungesa e aktuales sot. në shkrimin e sotëm shqip. vetëkënaqësinë e të tashmes absolute dhe dhunën e mirë-mbajtur të përfaqësimit. përtej rrogave. Termin “mençuri” duhet ta lexojmë në mënyrën më literale të mundshme këtu: është mençuria në kuptimiin e pranimit të kushteve të realitetit/fatit. Të paktën pra një shumëfishim me kthjelltësi.” Në këto kohë kritike. Si një autor që zhbiron seksin. ku Migjeni tuberkular ka arritur gjithsesi të injektojë vrullin e ri.duke margjinalizuar përherë e më tej jetën e imët të “ popullit” . Dostojevski. Më në fund në poezinë tonë dikush shpiku sy. që dorëzon çdo projekt pozitiv dhe zgjedh opsionin më pak të keq të mundshëm. Migjeni mbetet i pari që ka futur në shqip një raport kundra pushtetar: ndërfutja e vetëvrasjes. ka pasur më se të drejtë kur shkruante: “Një socialist që është gjithashtu kristian është më i frikshëm sesa një socialist që është ateist” – po. ky popull kaq i kulturuar. Një qeshje. por që vdes për përfaqësues. duke e imponuar atë në realitet. tashmë prej shoqatash. por kushtëzimi njerëzor e qytetar nën velin e saj. Në letrat tona të sotme. Ishte pikërisht Shën Pali ai që çuditërisht na ofron përkufizimin më të saktë në lidhje me përpjekjen emancipuese: “Pasi lufta jonë nuk është një luftë kundër mishit dhe gjakut. Siç e ka shprehur hidhur edhe shkrimtari vjenez. domethënë nën ligje të tjera… Me atë grusht ku malësori synon zemrën e malit. që e pat trajtuar dhe e trajton popullin ende si një të pabarabartë të padiskutueshëm. Sepse po aq naive duket tani.E mërkurë. Aktualja e tij dhe vështrimi i ri. nga ditirambi niçean për te flladi foucauldian … “ Programi” vetëvendosës i malësorit ka ardhur pikërisht me përcaktimin e synimit për një grusht të paligjshëm. e shpendit që i kthehet historisë së njeriut pikërisht nga kjo metamorfozë e gjendjes. Vetëm duke pasur parasysh këtë logjikë. Ajo që merr përsipër Migjeni është defigurimi. dhe një “përfaqësim” i vetë njerëzve duke soditur brendinë e vet. mundën të ktheheshin ne bisha naziste. me poezinë tij Migjeni ka arritur të shohë popullin e vërtetë. pikërisht se nuk është vetëm produkt i kushteve të këqija. preferon një rend shoqëror “organik” ku secili element zë vendin e caktuar në bazë dhe në funksion të hierarkisë së krijuar. zëri minerar. ai që s’ka pasur kurrë spektatorë. përtej dallimeve në mënyrën e jetesës. Migjeni flet në vend të të uriturve. e ca më keq. në vend të të mjerëve. Kristianizmi është e kundërta e mençurisë/urtësisë: mençuria na thotë që të gjitha përpjekjet tona janë të kota. që për Migjenin është një fushë studimi. është intervali që ai na e ka lënë. Por në emër të popullit legjendar e të “ idhujve pâ krena” nën serumin e imazheve të televizualizuara. ai që madhërisht na flet për një popull të “lotit” : … rrokulliset nga ftyra. Naive po aq dhe gumëzhitja e gjatë se poezia e tij thjesht ka paraprirë komunizmin tonë cung shqiptar. Që në këtë rast është përballja me atë që ligji gjen rastin ta justifikojë. kundër politikave të dominimit. nga të rrallët që s’pati kurrë lidhje me qeveritë e me kastat e shtetit. bie në tokë e thërrmijet. zbulimi i tij: jo thjesht pasoja e urisë. e kështu as pushtet për të ushtruar. Ironia e ethshme e Migjenit. Problemi më aktual i Shqipërisë dhe Kosovës së sotme. ai kushtëzim në skenën e urisë. Poet i vërtet i imazhit. si një injorancë e varfëri sui generis. Dashuria. për armiqtë e tij. jo dijen. Kjo e bën në fakt aktual Migjenin te ne. Ose e përkthyer ne gjuhen e sotme: “Lufta jonë nuk është kundër ndoca individëve konkretë të korruptuar. për herë të parë. ai fillon të ndërtojë poetiken e aktuales dhe të rizbulojë popullin real. Imazhi. ose si llaç i legjendares. kundër ligësisë shpirtërore në qiej” (Efesianët 6:12). Për këtë arsye Shën Pali thotë: “Unë do ta shkatërroj mençurinë e të urtëve. të egrën”. edhe në emër të vetë popullit. na tregojnë sot raportin krejt shterpë mes krijuesit dhe “popullit”. që “preokupohet” për lexuesin. Koncerti recital solo i malësorit para malit gjeografik e legjendar. një difraskion i mundshëm i origjinës. Migjeni është autori i një “ qeshjeje” . Arthur Feldmann. E kësisoj një letërsi shqipe. akti i atij që ka nisur mbase pa dashje të vetëvendosë. ajo që e sjell si mëse aktuale rolin e Migjenit. nën këtë ekstazë të Migjenit. E ndër thërrmija të vogla të lotit një njeri lindet. ndërsa Kristianizmi fare çmendurisht insiston në të pamundurën. nga autori mësues thatim. Migjeni zhbiron me imtësi urinë. tradita autentike kristiane e refuzon urtësinë qe na thotë se rendi hierarkik është fati ynë dhe që të gjitha përpjekjet tona për t’iu kundërvënë dhe për të krijuar një rend tjetër me baza egalitariane do të përfundojnë në tmerr shkatërrimtar. por edhe mënjanim i letërsisë nga jeta e vërtetë. por rikthehet dhe riorganizon veten në një rend të ri shoqëror. kundër padronëve të botës e të kësaj errësire. jo vetëm të ndonjë metafore me vlerë mbarëshqiptare. në Shqipëri e Kosovë. uria. sëmundjen e vërtetë. atë që pushteti e ngjesh kundër popullit.” (“Sapientiam sapientum perdam”). ne mund të formulojmë distancën që ndan mençurinë orientale (budizmin. “çmimi që ne paguajmë për të siguruar mbijetesën është vetë jeta jonë. kurrë. Vendosja antologjike e Migjenit në letërsinë shqipe. ai kushtëzim në skenën e urisë. pa precedent te ne. ne mund të arrijmë të shohim se në fakt Populli është gjëja më masive që anashkalohet mbi dhé. egalitariane për fqinjin dhe shërben si themel i këtij rendi te ri. ka futur në shqip një dramaturgji. një mendim shqip letrar e poetik e politik. Jo të atij populli që i është nënshtruar një Nomos-i. pas disa vitesh me Shqipëri-si-shoqëri (jo si atdhe). në vend të të mjerëve. fatkeqësisht. sajë ezoterizmit poetik e politik te ne. më i frikshëm. aty ku ai ka qenë i balcamosur. Ai i ka parë urinë e mjerimin si dispozitiva të punës së vet poetike e konceptuale. mënyra se si rrethanat jetësore na paraqiten që Shën Pali sfidon. dëmtimi i tij. zbulimi i tij: jo thjesht pasoja e urisë. 21 Shtator 2011 15 një meritues të qeverive që i bien mbi kokë. “Ne duhet të kuptojmë që edhe e mira duhet të ketë forcë goditëse në mënyrë që të dëmtojë – të dëmtojë brutalitetin. por kushtëzimi njerëzor e qytetar nën velin e saj. është absolutisht jo e urtë. xeheror i minoritares. Duke dekonstruktuar ikonën. as pronë-fituese e malësorit. Ky trumcaku që operon me “ fuqi të trishta” (Deleuze) është personazhi fantastik i një letërise realiste shqipe. si Migjeni flet në vend të të uriturve. taoizmin. pa dashje mbase. sikundër po aq tmerr e ka sot atë lloj melankolie kapitalizmi i sotëm planetar performativo-sportiv). që çdo gjë përfundon në kaos. ajo grimasa me të cilën njeriu fillon Bërjen (Devenir). se Migjeni ka qenë denoncues thjesht i një regjimi apo i një mbretërie. në popull. vetëm sa asitojmë në kopulimin e flligshtë mes të dhunuarit e vetë dhunës. hinduizmin. Poeti i ekstazës. Ai që nuk ka po atë mungesë buke e duke qenë përfaqësues i shtresës së mesme rrogëtare. dhe që e bën jetën më të zorshme. Një mungesë e theksuar e leximit e të rishqyrtimit të dramaturgjisë e të konceptuales së poezisë shqipe. para vetvetes. konfucionizmin. shenja e parë e vullnetit për fuqi. Atë mjerimin gjoja aktual. ose kinse aktualitetin e sotëm të Migjenit. e cila e redukton politikën në një mjet kompromisi për të mënjanuar më të keqen e mundshme. kjo e ri-aktualizon figurën e Migjenit sot te ne. që ne e kemi anashkaluar. Një rënie e zogut-subjekt. vertikalisht drejt një vdekjeje që duket se lë vend për imanencë. Për sa i përket rendit social. por triumfi afatshkurtër i aktuales së mirëfillë të poezisë së tij. Dhe nuk është aspak preokupimi. që as poetika e as filozofia shqipe nuk e kanë trajtuar në mënyrë të denjë. Agape (nga greqishtja) si një dashuri në kuptimin politik nënkupton dashuri vëllazërore. Të jashtë-ligjshëm. në këtë rast. as histerike. veçanërisht ajo kristiane. kundër autoriteteve. ndikimi i politikës gjoja pluraliste. Mes lugjeve të verdha të Logos-it. kundër rendit te ri global që kërkon të vendoset mbi këto baza dhe çdo mistifikimi ideologjik që e mbështet atë. një raport i vërtet i asaj sensibiles ranceriane. jo vetëm nënprodukt i politikës së shtetit. Nuk është tashmë çudi gjithë një letërsi e burokratizuar shqipe. Kjo mungesë e moduleve të ngjashme. por ndoshta më pranë Nietzsche-s. Një parabolë po aq me grricje të ligjërimit fetar e autoritetit biblik: trumcaku i imët para historisë stërmadhe të Gjenezës (hocus pocus!). Dashuria është fuqia këtij zinxhiri universal qe në një kolektiv te emancipuar i lidh individët në mënyrë të drejtpërdrejtë. Për këtë arsye.” . Pse Migjeni na duket aktual sot? Është mungesa e theksuar e aktuales së mirëfillë. dhe jo e dëshirës për pushtet. Forma e dukshme e kësaj dashurie është ajo që mund ta quajmë ideja e komunizmit: një shtysë e brendshme për të realizuar një rend social të bazuar në barazi dhe solidaritet. përshpejtoi vështrimin. Më tej se preokupimi i Trakl-it mbi shpirtin si gjëja që ekziston më çuditshëm mbi dhé. ndihet. pa kushte. komunizëm që vetëm sa mori disa lugë çaji ideologjike prej emancipimit pa kufij të Migjenit (vetëm në atë komunizëm që melankolia s’ kishte vend. Ajo që merr përsipër Migjeni është defigurimi. Migjeni është autori që ka synuar në radhë të parë Zërin. Por është naive të mendojmë se ai preokuptohet për disa kile mish më tepër. Mjerimi. e deri te mungesa e tij e mirëfilli. ajo që me mekanizmin e harresës së të djeshmes. ne duhet në mënyrë absolute ta refuzojmë ideologjinë liberale të viktimizimit. lidhur me reflektimin e vet para botës. por kundër pushtetit në përgjithësi. pas disa ndërhyrjesh qoftë dhe të pakta politike e konceptuale nën qiellin konservë të post-perestrojkës e të diktaturës televizive. etj janë zonat politike e mendore të vendit. duke injoruar pozicionet e gjithsecilit në hierarkinë sociale. Migjeni zhbiron me imtësi urinë gjermanët.ai i një negativiteti shkatërrues i cili nuk përfundon në boshllëk kaotik. se mund t’i duket kjo parabolë trill e ilogjike. ka infiltruar. nëpër komentet moraliste të ish komunizmit dhe në revanshin e religjiozitetit të kapitalizmit tonë të sotëm e të padiskutueshëm. të lëvizjes njerëzore në varg e narracion. Po aq mbase gjejmë fuqi vitin tjetër ta anashkalojmë atë xokullën e ndryshkur të “aplikimit” të mjerimit migjenian. të afërt me Aristotelin. historitë stër-mëdha të asoc-integrimit tonë. asaj të Migjenit. në ritmin e marshit funebër të Chopin-it (një tjetër krijues që punonte mes valsit të brishtë dhe etydit revolucionar). Por është naive të mendojmë se ai preokuptohet për disa kile mish më tepër. ku na tregohet në nëntekst të largët se Zoti ka qenë i vetmi performer pa publik. përmes emrave të historisë që “privatizonte” me furi Nietzsche dikur. Ai që nuk ka po atë mungesë buke e duke qenë përfaqësues i shtresës së mesme rrogëtare. Në thelb të Kristianizmit qëndron një projekt katërcipërisht i ndryshëm. e ca më rëndë. ku mjekësisë nuk i mbetet fjalë për të thënë. është mbase Letra lutherane e Migjenit. nën shumë emra. një “ sensibël” . . Filozofia orientale pranon boshllëkun origjinal ose kaosin si realitetin më të fundëm dhe në mënyrë paradoksale. e që bëhet një përrallë nga e ardhmja. Si një autor që zhbiron seksin. kjo mungesa e punës së mirëfilltë letrare me dispozitivat. me të cilën ai duket i jep një energeia. edhe të transformuara në kohë qysh nga koha kur pat shkruar Migjeni.vargut me emra e terma që e mbajnë të vithisur e nën hyqmin e përfaqësuesve të tij. etj) nga elementi emancipues i Kristianizmit. Mjerimi. Ashtu si dërdëllitjet e artit dhe politikës sonë të sotme.

Por edhe koka e juaj. dështojnë. “Opera për tri groshë” dje erdhi në amfiteatrin e Akademisë së Arteve. Në trupën e aktorëve dallonte Red Mulla. e kam gati të pamundur të bëj indiferenten kur dëgjoj që po vihet një shfaqe e re. Shenjuar thellësisht e vijimisht edhe nga bëmat e njeriut në të. motorizoi kontinentin e kapitalit me poetikë ekzotike sovrane: Çdo ditë një luan zgjohet dhe vrapon pas një gazele. që rrezikojnë. apelohet të ndërhyjë me efektin e vaksinës që e “moleps” bartësin për imunitet e profilaksi ndaj vetë së ligës. Kush mund ta caktojë se ku fillon njëra dhe mbaron tjetra? Sun Zu. do të pasohet nga autorë autoritete si Swift..le mal. Me gazeta ndën të ndenjura u bëmë gati të ndiqnim një prej kryeveprave të dramaturgjisë gjermane. me tepër si dramë me fare pak këngë. Regjia kësaj here vinte nga Milto Kutali ndërsa trupa përbëhej nga aktorë të rinj dhe solistë të Operas dhe Baletit. supozojmë se do t’ia behte pyetja: ç’punë ka arti me luftën. që e dallojnë humanin prej gjallesave me të cilat ndajmë të njëjtën botë. apo. ishte hera e tretë që do shihja “Operan për tri groshë”. Ndaj është aq bizare statistika. hipte në skenë një soliste e operas. në një odeon të vogël që të priste me karriget e palara prej 3 muajsh. më merrnin edhe në shfaqe të rriturish.. qe vepra “Opera për tri groshë”. Arti i Luftës Koleksioni minimal! Nën këtë emërtim paradoksal. nuk kam ndonjë feeling të jashtëzakonshëm.. pra interpretimi subjektiv. megjithëse dyshoj se në kohën e tij. lexuesit. pa ia zbehur regjistrin antropomorf. sesa te arti dhe lufta.hapu dhè. Duke zënë në hapësirën e mendimit dhe meditimit atë vend që ka penicilina apo vaksina në erën moderne të mjekësisë dhe medikimit. pararendje e profeci. por edhe se vizioni i të parit minimalisht Ngjarjet e vogla e veprave të mëdha Neraida Sula R rallë entuziazmohem për shfaqet që vihen në skenat tona. (Personalisht vlerësoj më tepër Nëna Kurajë dhe Fëmijët e Saj). si unazat e bashkëlidhura. me një postulat që parathotë tharmin e rezultatit të Klausevicit. E. Mbaj mend që nga shfaqja e tij e fundit (shkruar nga vetë ai) “Tablo absurde” u ngrita pa bërë zhurmë andej nga mesi shfaqjes. qoftë për arsyen se me përcaktimin e vet të luftës .” Brecht-in dje e vdiqëm për së dyti. përmes apelit grafik. triumfojnë apo sakrifikohen të parat. nën pamundësinë e kapërcimit përtej së Mirës e të Keqes. atë prej Fukosë. Kjo do të ishte konferma mbi rezultatin e një aksioni editoral inventiv që thërret një lexim gjithaq kreativ dhe prirje drejt metodave komparative. etj. shenjë.musical. Arti i Luftës. shumë!) kolanën e një inkursioni editorial. shenjues. Këto dy forca riprodhohen ndërsjelltaz.. kur në paradë mendimi epokash bëhet më e kollajtë të këqyrësh ç’ka të përbashkëta e përkundërta. ngjizjes dhe fatit të tyre. inskenuar mbi katër kolona të mendimit klasik.. por meloditë e tyre janë kaq të shumta sa askush s’mund të thotë se i ka dëgjuar të gjitha. ishin solistët profesionistë të Operas së Shtetit që interpretonin në gjermanisht pjesët e Weill-it. Siç do të shihet. Këtu nuk ka asgjë të re. ngjashmëri edhe ndasi. sa antike aq prej moderniteti.! Atëherë. se si ky i fundit nuk e lë serinë të fundojë. se korpusi i lëndës në librat ngrehet mbi të njëjtën çështje. teksa përpiqesha të kuptoja pse-në e kësaj “gjetjeje” nga ana e tij. megjithatë le të mbetet kjo një zgjedhje tërësisht personale e regjisorit. e që i vishen ngase ashtu u lypset... po edhe metaforë e mbjellë prej titullit për Lulet e së Keqes bodleriane. Aksionet e sulmit në betejë janë vetëm dy: sulmi frontal i rregulluar dhe ai anësor i befasishëm. koncepte. Meritueshëm. rend dhe ndjesi prej gjenialiteti mendimtarësh. por të tjerat që s’i ka. Vetëm pesë janë shijet. Mos pyet kush je. e para që i dhuroi suksesin dhe e vetmja që vihet e rivihet në skena edhe pas 83 vjetësh nga shfaqja e saj e parë. mjaft që të ndeshesh. si kollona të vetë ekzistencës së artit edhe luftës. porse ndryshon koka autoriale në variantet mbi të. me kthimin interesant së prapthi. keqkuptimi apo keqinterpretimi i qëllimshëm. me trajtat rreth luftës nuk rresht as leximi i gabuar. na shpërvesh si rezultat: politikën si mjet i vazhdimit të luftës (a kur të duam ta keqkuptojmë: për vazhdimin e luftës!). paranjofton teorinë e mëpasme. il male – me të Keqen si kategori filozofike. për të bërë me dije. dymijepesëqind vjet leximi kohërash piketuar në përshkrime. me regjizorin që ka vënë në skenë më shumë se 50 pjesë këto 20 vitet e fundit. Por. Pjesa lindi si një teatër muzikor . Të vësh në skenë musical me aktorë që nuk dinë të këndojnë apo me këngëtarë që nuk dinë të aktrojnë. Askund humanizmi nuk vihet më shumë në provë (edhe si kuptim i termit). tërësisht i merituar. para 3 vitesh nga sporva e Ema Andreas si regjisore. rikthyer në xhunglën e librave. duke qenë se ndërrimi i roleve erdhi si risi nga vetë Brecht-i. as pjesa e as Brecht-i. Kjo ngase vepra është pjesa më e njohur e dramaturgut gjerman.. të parën si musical i mirëfilltë nën regjinë e Mihal Luarasit. të vogël. vijimi i së cilës nën një përkthim të lirë e të paqëm. E Keqja. besuar përsëpari te Sun Zu. mbajnë regjistër kuptimor me ngarkesë sa militare aq artistike. por kombinimet e tyre janë të pafundme dhe askush s’mund të thotë se i njeh të gjitha. Kësaj herë. ndërsa gjëja më e mirë e shfaqjes. e me rradhë. Ngjyrat themelore janë vetëm pesë. (VIJON NË NUMRIN E ARDHSHËM) . Moto ime para se të ulem tek karrigia e drurit në sallën e teatrit është “përgatitu për më të keqen që të mrekullohesh nëse shfaqet ndonjë gjë e mirë”. Ndaj për këtë. Beteja e Librave. Bataille. regjisori kish menduar një zgjidhje alla brehtiane.. Nuk ka nevojë për prezantim. jo vetëm autori më i afërt me kohën tonë i përmban dhe pararendësit. ndërsa të dytën. për publikun që e sheh dhe e vlerëson.. kjo shprehje. Poshtë këmbëve kishim orkestrën e Radio-Televizionit dhe përballë nesh një skenë me skenografi të varfër. Monteskje. termat përcaktorë si pararojë.. dhe ç’punë ka lufta të prijë e para një kolanë botimi? Një koleksion trofesh mendimi nuk mund të kuptohet pa dy kategoritë themeltare të qytetërimeve: Arti dhe Lufta. si dhe të tjera prezenca në vijim. linjë ideore apo princip përbashkues.. qysh para erës sonë.. Vënia e Brecht-it në skenë mund të jetë ëndrra e çdo regjisori teatri.. shfaqej vrikthi nga prapa perdes aktorja apo aktori përkatës. Se si. konsideruar si shenjues moderniteti. organizimet më gjurmuese. në një copë kohe leximi.16 Arte Krenar Zejno E mërkurë. Aspak rastësisht.vijim i politikës me mjete të tjera. i vetmi mundim real që ai kish bërë në këtë rast. Makiaveli. të epërme dhe shumëpërfshirëse. se “të marrësh njëqind fitore mbi njëqind beteja nuk është maksimumi i zotësisë: të fitosh pa nevojën për të luftuar. se luftë është kjo punë. gjithashtu. kjo ka lindur më tepër si nevojë në mungesë të artistëve shumëdimensional. nga Letërsia dhe e Keqja. Klausevic. të rendësh.. Ta bësh këtë në 2011 mund të ngjajë disi absurde. të serialit pasardhës nën antinominë “Lufta e Artit”. ndërsa zëri brenda meje gjatë gjithë kohës psherëtinte me keqardhje. diku nga mesi i saj e rrokën qëllimin regjisorial. ka folur në 18 gjuhë të ndryshme. I cili nga ana e vet. duke dubluar rolet. Arti i Luftës! Është bukur të përshkosh. Si ju duket? Është bukur. ku parashihet botimi në seri me nga katër vepra mbi një linjë tematike apo variacione të saj. po nisim për tek ju (a thua se jeni. Atëherë mendoja se kur një vepër është e madhe në vetvete nuk ka shanse që ta nxjerrësh keq. rrugëtimin e pasardhësve! Si e nis traktatin e vet Sun Zu. Ju kujtohet një moto pothuajse e bukur. rrallë sepse përvoja si spektatore më ka mësuar që s’duhet të kem shumë pritshmëri as nga titulli i pjesës. arsyeja që më mbajti të entuziazmuar gati gjithë ditën deri sa të vinte orari i shfaqjes. me aktorë zëmekur që nuk përfundonin fjalitë apo me bandën e Mekut që këndonte “Ndale qenin ti moj qëne. kuptohet. Pas shfaqjes e vetmja gjë që ndjeva.. Bashkë me traktatet nuk rreshtin as traktet.. përshtypje që mu rrafshuan një herë e mirë dje në mbrëmje. këtu edhe si një virus i vetëfutur në korpusin e subjektit letrar apo dhe autorial ku. ashtu siç e kërkon vetë pjesa në fakt. do zhgrapësh ndonjë copë nga kjo jetë a do katandisesh i shqyer në copa. avangardë. lajmëron. dhe ndërveprimet e tyre janë të pafundme. Publiku shqiptar ka patur fatin ta shohë 2 herë. apo drejt hedonizmit kushtetues që po të pret në pritë. Të dyja një sukses. nga artet dhe luftrat e tij. ky është triumfi maksimal”. teksti i shkruar nga Bertolt Brecht-i (bazuar në pjesën e John Gay-t) dhe këngët e kompozuara mjeshtërisht nga Kurt Weill-i. megjithëse trupa e aktorëve po nxirrte djersë që të më mbante mbërthyer në atë karrige. mësëpari. pasi dëgjova një vajzë të re t’i betohej shoqes së saj se nuk do të shkelte më në asnjë teatër. çdo mëngjes një gazelë që gdhihet. Përgjatë viteve shfaqja e vënë mbi 10 mijë herë në skena. vura re se në fakt... ama jo për vlerat e vërteta që ka. plotësisht. por përzierjet e tyre janë kaq të ndryshme sa askush s’mund të thotë se i ka shijuar të gjitha. apo ditën kur prindërit sa nga halli e sa pamundësia për të më lënë diku. ishte përpjekja që aktori dhe këngëtari i së njëjtit rol t’i përngjante disi shoshoqit. Kur personazhi duhej të këndonte. për miklimin prej fitores. nga sytë këmbët. në mos për regjisorin. shifra mbi doktrinën e Sunzit si ndër më të shiturit libra të kësaj bote. duhet të jetë një sfidë e llahtarshme.. personazhi i Meki Thikës. as nga regjisori që e vë e as nga trupa që e luan.. dhe kur i duhet të luante pjesën e vet. fitimit edhe mizores! Sidoqë ai e thotë krejt ndryshe. Emërimi tautololgjik koleksion mini-mal i paraprin pritshmërisë ndaj një madhështie mali. jo për artin e luftës por luftën e luftës. me militantët e tyre. me interpretime që vinin në forma recitimi. Asnjëherë kuptimi si atribut njerëzor nuk merr përmasat e cilësisë si i tillë sesa tek arti dhe lufta. rend për të mos rënë pre e gjuetisë së luanit. do tingëllonte edhe kështu: mos pyet se ç’je e ç’të ka qëlluar me qenë. ishte trishtim. plot alegori e personifikim luanësh e gazelash në pritë e nën pritë! Motor historie si vetë keqkuptimi. ëndërr e cila nëse nuk e kuron siç duhet. kopertinat në quadriptik 4x4 paraqesin katër trupat acefal të emblemës “Zenit”. 3 akte të shtrirë në 2 orë përvuajtje. Për fat të keq. Sepse. gati qesharake dhe seç kam një ndjesi që ata që e kanë parë dje për herë të parë veprën. Shfaqja ishte në qiell të hapur. si dhe konotacionit prej termit mal . Duke qenë se që fëmijë me ç’prisja të mërkurën tek televizioni publik për të parë teatrot e realizmit socialist. Një zgjidhje e mjerushme. 21 Shtator 2011 N otat muzikore janë vetëm pesë. rrezikon të kthehet në makth. por kombinimet e tyre janë kaq shumë sa askush s’mund t’i imagjinojë të gjithë. huazuar prej savane afrike por vendosur në një kontekst savant frike. por edhe pesha që bart keqkuptimi te fjala e komunikimi.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful