LIDHJA KIMIKE DHE STRUKTURA E MOLEKULËS

TEORIA ELEKTRONIKE E VALENCËS Dimë se me lidhjen reciproke të atomeve të elementit të njëjtë formohen molekulat e atij elementi, ndërsa me lidhjen e atomeve të elementeve të ndryshëm formohen komponimet kimike me përbërje kimike të caktuar dhe të përhershme. Me fjalë tjera, atomet e elementeve në mes vete lidhen në numër saktësisht të caktuar. Kjo veti e atomeve të ndonjë elementi që të lidhet me numër të caktuar të atomeve të ndonjë elementi tjetër quhet valencë e tij ( lat. Valentia = aftësi ose kapacitet). Elementin, atomet e të cilit rëndom nuk mund të lidhen me më tepër se një atom të cilit do element tjetër e quajmë monovalent, pra valenca e tij është një. Element i tillë është hidrogjeni i cili formon komponime HCl, H2O, NH3, CH4, por asnjëherë nuk formon komponime të tipit HX2, HX3 etj. ( te HN3 atomi i H nuk është i lidhur për tre atome të N, por për një atom N). Atëherë, valencën e elementeve tjerë mund ta definojmë si numër të atomeve të elementit monovalent me të cilët lidhet një atom i elementit përkatës. Nga ndërtimi i ujit (H2O), shohim se një atom i oksigjenit lidhet me dy atome të H monovalent, prandaj O është divalent. Ngjajshëm me këtë, azoti në amoniak (NH3) është trivalent, karboni në metan (CH4) është tetravalent. Prandaj, themi se oksigjeni, azoti dhe karboni janë polivalent. Për arsye se oksigjeni lidhet me shumicën e elementeve në lloje të ndryshme të oksideve, nga ndërtimi i atyre oksideve mund të gjendet lehtë valenca e elementit përkatës. Për shembull, natriumi formon oksid me formulë Na2O, prandaj natriumi është monovalent; kalciumi formon oksid CaO, pra është divalent; alumini formon oksid Al2O3, prandaj është trivalent; fosfori formon dy okside me formulë më të thjeshtë P2O3 dhe P2O5, prandaj është trivalent dhe pentavalent etj. Sipas kësaj, elementi i njëjtë mundet me qenë në komponime të ndryshme me valenca të ndryshme ose multivalent, pra elementi i njëjtë mund të ketë më shumë valenca. Shkaqet për lidhjen reciproke të atomeve të elementeve të veçant, pra edhe esencën e valencës, përkatësisht lidhjes kimike, e sqaron teoria elektronike e valencës. Qysh në vitin 1811 BERZELIUSI e kishte zhvilluar teorinë dualistike të lidhjes kimike duke studiuar dukurinë e elektrolizës së tretësirave të kripërave dhe shkrirjeve të 1

Këto janë të lidhur për shkak të ngarkesave elektrike të kundërta. por edhe te lidhjet e atomeve të njëjtë në molekulë (p. Pasi që gjatë elektrolizës metali lirohet në katodë.sh. elektronet e atomit ndahen në dy lloje: elektrone valente. Sipas kësaj teorie. Atomet në mes vete lidhen sepse të lidhur formojnë sistem më stabil nga aspekti energjetik. teoria elektronike e valencës përfundimisht është zhvilluar në teorinë moderne të sotme. kah vitet e pesëdhjeta të shek. ndërsa jometali (oksigjeni dhe klori) në anodë. kjo teori u la në haresë sepse nuk mund të zbatohej te komponimet e karbonit. O2). MULLIKEN. Sipas kësaj. C. PAULING dhe J. Pas zbulimit të elektronit kah fundi i shekullit 19. dhe acidi me ngarkesë negative ( i cili në anodë e neutralizon ngarkesën dhe liron jometalin). Që të formohet sistem energjetik më stabil. lidhja në mes atomeve. Berzeliusi përfundoi se në kripë gjendet baza me ngarkesë pozitive (e cila në katodë e neutralizon ngarkesën dhe liron metalin). 19. pastaj me paraqitjen e teorisë kuantike të Borit më 1913 janë vendosur bazat e të ashtuquajturës teoria elektronike e valencës. të cilët me tërheqje reciproke (duke liruar energjinë potenciale) formojnë lidhje jonike në rrjetën 2 . të cilën pavarësisht nga njëri tjetri më 1916 e përpunuan kimisti amerikan G. HEITLER dhe F. HUND. Duke zbatuar teorinë e mekanikës kuantike në lidhjet mes atomeve (W. përkatësisht orbitaleve të tyre. SLATER. HÜCKEL dhe J. me këtë edhe valenca. është e shkaktuar nga struktura elektronike e atomit. ata këtë e bëjnë përmes elektroneve të shtresave të jashtme. të cilët e rruajnë konfiguracionin e vet në të gjitha komponimet e elementit përkatës. Për këtë arsye valencën e atomeve të elementeve e me këtë edhe vetitë kimike të tyre i përcakton konfiguracioni elektronik i dy shtresave elektronike të jashtme. N. R. KOSSEL. elektronet për valencën e atomit i jep shtresa elektronike e paplotësuar ose përkohësisht e plotësuar. Normalisht. LANGMUIR. Kur dy ose më tepër atome lidhen ndërmjet vete. LENNARDS-JONES. Për zhvillimin e saj kanë kontribuar shumë kimistët e njohur amerikan L. të cilët shërbejnë për lidhjen e atomit dhe elektrone të brendshme që nuk marrin pjesë në lidhjen kimike.tyre. ndërsa pastaj më 1919 e zgjeroi kimisti amerikan L. E. ashtu që: a) atomet të kalojnë në jone me ngarkesë pozitive dhe negative. atomet kalojnë në konfiguracione elektronike të tilla të cilat mundësojnë të ulet energjia e sistemit. LEWIS dhe fizikani gjerman W. Aplikimin e metodës bashkëkohore të orbitaleve molekulare e kanë zhvilluar (kah viti 1932) F. LONDON. Mirëpo. 1927).

Cila nga lidhjet kimike do të formohet në mes atomeve të lidhur. Nëse dominon kontributi i lidhjes jonike. Sistemi jonik mund të stabilizohet edhe me solvatim në tretësirë (duke liruar energjinë e solvatimit). varet nga konfiguracioni elektronik i atomeve të lirë. prandaj ai fiton ngarkesë negative. por ekziston një kalim i vazhdueshëm (kontinual). Në rastin kufitar. përkatësisht lidhjes kovalente. flasim për lidhjen jonike me karakter të pjesërishëm kovalent. pasi që interaksioni i tillë mes elektroneve valente manifestohet me veti të ndryshme të substancave. ndërsa atomi tjetër ngarkesë pozitive. E gjithë kjo na tregon se lidhja mes atomeve në të vërtetë në esencë është e njëjtë. b) atomet të lidhen me lidhje kovalente duke formuar çift elektronik të përbashkët me këmbim të elektroneve ( duke liruar energjinë e këmbimit). Mirëpo.kristalore jonike ( duke liruar energjinë e rrjetës kristalore). atomet mund të lidhen me bashkëveprim të ndërsjelltë të elektroneve valente të tyre. Në rastin e kundërt flasim për lidhjen kovalente me karakter të pjesërishëm jonik. edhe atë atij që ka afinitet më të madh për elektrone. Pra. atëherë flasim për dy lloje të lidhjeve kimike. prandaj edhe si të tilla do ti shqyrtojmë më detalisht. është e mundur që elektronet me rastin e këmbimit të gjenden më shumë në sferën e njërit nga atomet. Pasi që lidhjen kovalente e karakterizon formimi i çiftit të përbashkët elektronik me këmbim të elektroneve. Me fjalë tjera. kur afiniteti për elektrone i njërit atom është shumë i madh. Sipas kësaj. atëherë çifti elektronik ndodhet gati plotësisht në sferën e atij atomi. nuk ekziston ndonjë kufi i mprehtë ndërmjet lidhjes kovalente dhe jonike. lidhja në mes atomeve është edhe me natyrë kovalente edhe jonike. pra interaksion mes elektroneve. Prandaj do të shqyrtojmë se cilët konfiguracione elektronike të atomit janë të përshtatshëm për formim të lidhjes jonike. 3 . përkatësisht nga gjendja energjetike e elektroneve valente të tyre të cilët ndikojnë në energjinë e jonizimit gjegjësisht në afinitetin elektronik të atomit. Kjo përsëri karakterizon lidhjen jonike.

1 + Ea. atomi i cili e pranon elektronin do t’a bëjë këtë aq më lehtë sa më i madh të jetë afiniteti elektronik (E.2) Pasi që energji më të vogël të jonizimit kanë elementet që gjenden në anën e majtë të sistemit periodik (grupi IA dhe IIA).1) (Ea. njëri prej atomeve patjetër duhet të kalojë në jon me ngarkesë pozitive duke humbur numër të caktuar të elektroneve. gjegjësisht: A → A2+ + 2e( Ei.LIDHJA JONIKE Për t’u formuar lidhja jonike ndërmjet atomeve.a) i tij.→ A2( Ea. Është e qartë se sa më e vogël që është energjia e shpenzuar për lirimin e elektronit nga atomi.→ AA. aq më lehtë atomi do t’ia jep elektronin atomit tjetër. Për këtë arsye numri i elektroneve të lëshuar nuk mund të jetë më i madh se numri i 4 . gjegjësisht: A + 2e.+ e.1) (Ei. Natyrisht që numri i elektroneve të lëshuar dhe të pranuar varet para së gjithash nga numri i elektroneve valente në shtresën valente të atomeve të cilët lidhen mes vete. A + e. me fjalë tjera sa më e vogël që është energjia e jonizimit Ei e cila definohet me procesin: A → A+ + eA+ → A2+ + eetj. ndërsa atomi tjetër patjetër t’i pranojë këto elektrone dhe të kalojë në jon me ngarkesë negative.1 + Ei.2) ( Ea. pikërisht këto atome lehtë formojnë jone pozitive përkatësisht negative.→ A2etj.2) ( Ei.2) Anasjelltas. ndërsa afinitet elektronik më të madh kanë atomet e elementeve që gjenden në anën e djathtë të sistemit periodik ( grupi VII B).

Në përgjithësi mund të themi se numri i elektroneve valente të cilët marrin pjesë në lidhjen kimike varet nga gjendja energjetike e elektroneve. që mund t’a tregojmë me formulën: Na+Cl-. aceptare = me pranu).14 eV) dhe atomin e klorit (Ea = . të marrim atomin e natriumit (Ei. Gjithashtu edhe numri i elektroneve që atomi mund t’i pranojë është i kufizuar me orbitalet e paplotësuara në shtresën valente. Gjendja energjetike e elektroneve përsëri është e përcaktuar – për nivelin kuantik të dhënë – me ngarkesën efektive të bërthamës atomike. sa më e madhe që është ajo.mbahen bashkë. gjegj. prandaj është më inert për të formuar lidhje kimike.→ Cl. Të marrim si shembull tjetër atomin e magnezit konfiguracioni elektronik i të cilit është: 5 . Këtë elektron mund t’a pranojë (duke liruar energji) atomi i klorit në orbitalen 3p të paplotësuar të shtresës valente dhe të kalojë në jon të klorit me ngarkesë negative: Cl (1s2 2s2 2p6 3s2 3p5) + e. Për shkak të ngarkesave të kundërta jonet Na+ dhe Cl. donare = me dhënë).61 eV). atomi i natriumit mund t’a jep një elektron (duke i sjellë energjinë e jonizimit) nga orbitalja 3s e shtresës valente dhe të kalojë në jon të natriumit me ngarkesë pozitive: Na ( 1s2 2s2 2p6 3s1) → Na+ ( 1s2 2s2 2p6) + e-.elektroneve valente. Sipas kësaj. Cl(1s2 2s2 2p6 3s2 3p5).(1s2 2s2 2p6 3s2 3p6). lidhen me lidhje jonike. elektroni ka energji më të vogël.3. ndërsa atomi që pranon elektronin e quajmë elektron-akceptor (lat. Atomi i cili jep elektronin e quajmë elektron-donor(lat.1 = 5. Konfiguracionet elektronike të tyre janë: Na( 1s2 2s2 2p6 3s1). Për shembull.

G. Për arsye se këto janë konfiguracione elektronike stabile të oktetit. 6 . Kjo është bazë e teorisë klasike të tij për valencën e oktetit.Mg (1s2 2s2 2p6 3s2). Mirëpo edhe nga shqyrtimet e gjertanishme shohim se një përfundim i tillë është vetëm iluzor. atomi i magnezit mund t’ia jep elektron-akceptorit këto dy elektrone (energjia e shpenzuar për jonizimin e këtyre dy elektroneve është: Ei.ka konfiguracion elektronik të argonit. Nga kjo formohet joni i magnezit me ngarkesë pozitive të dyfishtë: Mg ( 1s2 2s2 2p6 3s2) → Mg2+ ( 1s2 2s2 2p6) + 2e-.kanë konfiguracion të atomit të gazit fisnik përkatës: Jonet Na+ dhe Mg2+ kanë konfiguracion elektronik të neonit. konfiguracioni elektronik stabil i oktetit – sikurse edhe konfiguracionet elektronike stabile tjera – janë pasojë e jo shkak i lidhjes kimike. ndërsa joni Cl. lidhja jonike. Mg2+ dhe Cl. Ar (1s2 2s2 2p6 3s2 3p6). por nga energjia e rrjetës kristalore. Shohim se numri i ngarkesave të jonit cakton valencën e tij. ndërsa klori është njëvalent negativ. e cila është më e madhe se sa energjia që lirohet te formimi i jonit me ngarkesë negative. nëse si atom elektron-akceptor është atomi i klorit. përkatësisht stabilizimi i sistemit nuk është shkaktuar nga struktura stabile e oktetit. N.69 eV). Formimin e lidhjes jonike ndërmjet jonit të magnezit dhe dy joneve klorure mund t’a tregojmë në këtë mënyrë: Mg2+Cl2-. në shembujt e përmendur natriumi është njëvalent pozitiv. Ne (1s2 2s2 2p6). Për shembull.65 eV + 15.04 eV = 22. Pra. sepse për formimin e jonit me ngarkesë pozitive patjetër nevojitet që sistemit t’i sillet energjia e nevojshme e jonizimit. ndërsa ai mund të pranojë vetëm një elektron – nevojiten dy atome të klorit që t’i pranojnë këto dy elektrone të atomit të magnezit.2 = 7. të cilën në këtë rast e quajmë valencë jonike ose elektrovalencë.1 + Ei. Pasi që në orbitalen 3s të shtresës valente gjenden dy elektrone. Nga shembujt shihet qartë se jonet e formuara Na+. Pra. LEWIS përfundoi se atomet duke u lidhur ndërmjet vete tentojnë të arrijnë strukturën elektronike të oktetit dhe në këtë mënyrë të fitojnë stabilitet më të madh. Me fjalë tjera. magnezi dyvalent pozitiv.

me fjalë tjera për kalimin e tij në jon La3+ është gjithsej 35. Përveç kësaj. Në kuadër të një grupi të sistemit periodik. Shkaku është te stabiliteti më i madh i sistemit i cili përmban jonin me ngarkesë më të madhe Mg2+.14 eV). për shkak të rritjes së ngarkesës së bërthamës. me rritjen e numrit atomik të elementit energjia e jonizimit zvogëlohet.5 B3+ 71. energjia e përgjithshme e jonizimit ( ∑Ei ) për elektronet valente të tre elementeve të parë në periodën e dytë është si vijon: Li+ ∑Ei/eV 5. Parashtrohet pra pyetja. Për shembull. Natyrisht që energjia e jonizimit për elektronin e tretë valent (Ei.1 = 5. energjia e përgjithshme e jonizimit për tre elektronet valente të atomit të lantanit. prandaj zvogëlohet forca tërheqëse në mes bërthamës dhe atyre elektroneve. përkatësisht jonin që t’a lëshojë elektronin) për elektronin e dytë të magnezit është shumë më e madhe (Ei. Me këtë rritet edhe largësia ndërmjet bërthamës dhe elektroneve valente në shtresat e fundit. Mg2+ dhe Cl-.4 Mirëpo. por jo në kuptimin e domethënies të teorisë valencore të Lewisit për oktetin. si dhe formimin e lidhjes jonike në këtë mënyrë: Na + Cl + [Na] [ Cl ] + - Cl + Mg Cl [ Cl ] [Mg]2+ [ Cl ] - Energjia e jonizimit (e cila duhet t’a sjell atomin.04 eV) se sa ajo për elektronin e parë (Ei. elektronet e shtresave të brendshme gjithnjë e më tepër puthiten 7 . rritet numri i shtresave elektronike e me këtë edhe madhësia e atomit.4 Be2+ 27. Me rritjen e numrit atomik të elementit brenda një grupi.2 = 15. Shkaku është se elektroni i dytë (dhe çdonjëri me rradhë) largohet nga joni pozitiv e jo nga atomi neutral. cili është shkaku i formimit të jonit Mg2+ e jo i jonit Mg+ i cili ka energji të jonizimit shumë më të vogël. ndërsa në periodën e njëjtë rritet me rritjen e numrit atomik të elementit. sepse në atë rast lirohet energji më e madhe e rrjetës kristalore.Simbolet e Lewisit shfrytëzohen edhe në ditët e sotme për shkak të karakterit ilustrues që kanë në paraqitjet kualitative gjatë formimit të lidhjes kimike.3) do të jetë edhe më e madhe.8 eV. Kështu në shembujt e shqyrtuar mund të tregojmë formimin e jonit Na+.

por jo shumë të saktë për llogaritjen e konstantës së hijezimit (S) gjegjësisht numrin e ngarkesës efektive të bërthamës (Z*) e ka dhënë J.30. Ai supozon se të gjithë elektronet – s. Mirëpo. ose f – në mënyrë të barabartë i hijezojnë elektronet të cilët gjenden pas tyre. Çdo elektron në grup e mbron elektronin e vrojtuar të atij grupi me vlerën 0. energjia e jonizimit zvogëlohet.për bërthame dhe e hijezojnë fuqishëm ngarkesën e saj. Rezultat i kësaj është se elektronet e shtresave të jashtme janë të lidhur gjithnjë e më dobët. Pasojë e kësaj është rritja e energjisë së jonizimit brenda një periode. Elektronet e cilit do grup në të djathtë prej grupit (nsnp) fare nuk i kontribuojnë konstantës së hijezimit. prandaj me rritjen e numrit atomik rritet ngarkesa efektive e bërthamës. SLATER. brenda një periode me rritjen e numrit atomik rritet ngarkesa e bërthamës. Shkruhet konfiguracioni elektronik i atomit me këtë rend dhe grupim të elektroneve: (1s)(2s2p)(3s3p)(3d)(4s4p)(4d)(4f)(5s5p) etj.C. Në përgjithësi mund të themi se elektronet me vlera të njëjta të n dhe l në mes vete realativisht dobët e hijezojnë ngarkesën e bërthamës. radiusi i atomit. p. 3. 2. 8 . prandaj rritet forca tërheqëse ndërmjet bërthamës dhe elektroneve. Për këtë arsye zvogëlohet madhësia e orbitaleve. d. Përjashtim bën elektroni 1s i cili e mbron elektronin 1s me vlerën 0. prandaj. përkatësisht gjendjes kuantike. Metoda është e njohur me emrin rregullat e Slaterit: 1. përkatësisht numrin e ngarkesës efektive të bërthamës (Z*) mund t’a llogaritim nga numri i ngarkesës të bërthamës atomike (Z) nëse dihet efekti i hijezimit apo konstanta e hijezimit (S) për atë elektron: Z* = Z – S Një metodë të thjeshtë.35. Ngarkesën efektive të bërthamës (Z*e) që vepron në elektronin e vështruar. por nuk ndërron shtresa elektronike. Elektronet të cilët vijnë në këtë shtresë elektronike nuk mund që plotësisht t’a hijezojnë ngarkesën e bërthamës. gjegj.

elektronet rreth bërthamës atomike nuk e hijezojnë plotësisht ngarkesën e saj dhe atomi neutral në përgjithësi ka afinitet të madh për elektrone. për elektronet 4s dhe 3d të atomit të zinkut me konfiguracion elektronik 1s2 2s2 2p6 3s2 3p6 3d10 4s2 dhe numër të ngarkesës së bërthamës Z = 30.4. me zvogëlimin e mundësisë për hijezim.85.35) = 25. Mirëpo. gjegj. Tl3+. Çdo elektron në grupet që shtrihen në të majtë prej elektroneve nd apo nf i mbron elektronet nd apo nf me vlerën 1. Sigurisht se shumica e këtyre kationeve nuk kanë konfiguracion elektronik të oktetit. Zn2+. Cd2+. Au+. duhet theksuar se ngarkesa pozitive maksimale e kationeve të tilla është 4+. Çdo elektron i nivelit (n-1) i mbron elektronet ns dhe np me vlerën 0. Atomet e elementeve në anën e djadhtë të sistemit periodik kanë afinitet elektronik të madh. In3+.00. 6. Çdo elektron i nivelit (n-2) dhe më i ulët i mbron elektronet ns dhe np me vlerën 1. 5.00) + (9 ∙ 0.85. Por. Në të vërtetë. Sipas kësaj.15 Z*3d = 30 – 21. kemi: (1s2)( 2s2 2p6)(3s2 3p6)(3d10)(4s2) S4s = (10 ∙ 1.65 = 4. p.15 = 8.: Cu+. . Për shembull. edhe ate vetëm nëse janë mjaft të mëdha ( atomet e elementeve në fund të sistemit periodik). Ai. formojnë jone me ngarkesë pozitive kur energjia e jonizimit u është e vogël.00.65 Z*4s = 30 – 25. pra plotësisht. Pb4+ etj. në rradhë të parë atomet e metaleve alkaline. edhe atomet e elementeve -p. gjegjësisht me 9 .35 S3d = (18 ∙ 1.35) = 21. Hg2+.sh. natyrisht rritet. jone me ngarkesë pozitive. përkatësisht lidhje jonike formojnë atomet e elementeve-s.-d dhe -f. Ag+.85) + (1 ∙ 0. joni i Th4+. siç është p. konfiguracion me 18 elektrone (ns2np6nd10).00) + (18 ∙ 0. por kanë konfiguracion me orbitale-d të plotësuara. pastaj edhe metalet alkalinotokësorë. Ga3+.sh.

derisa joni C4. Rast të tillë kemi te këto atome: Ea/eV F + e.07 -0. 3 dhe më shumë elektrone. sepse në atë rast rritet forca tërheqëse e bërthamës.61 -3.→ ClBr + e. tendenca e pranimit të elektronit të dytë është shumë më e vogël se e të parit. ndërsa forca shtytëse e elektroneve të pranishëm është më e vogël.→ FCl + e.→ Amund të ndodh duke liruar energji dhe ky proces është spontan. tendenca e formimit të joneve me ngarkesë negative te lidhja jonike. Për këtë arsye. Mirëpo. sepse elektroni i dytë tani më vin në jonin me ngarkesë negative.→ IH + e. Afinitetet elektronike të atomeve është vështirë të përcaktohen në mënyrë eksperimentale. Atomet e elementeve që vijojnë në të majtë në të njëjtën periodë mund të pranojnë 2. Por. Atomet në fund të periodës së caktuar (elementet halogjene) mund të pranojnë 1 elektron në orbitalen-p të shtresës valente. afiniteti elektronik është aq më i madh sa më i vogël që është atomi.76 10 .shumë vështirë. sepse në atë rast forca tërheqëse e bërthamës është më e madhe. Në këtë rast ndryshimi i energjisë së sistemit. Mirëpo.dhe joni C4+ nuk janë të njohur.shumë rëndë. me zvogëlimin e radiusit atomik rritet forca shtytëse e elektroneve të pranishëm në atom me elektronin që vijon. është negativ.rritjen e ngarkesës efektive të bërthamës. afiniteti elektronik i atomit të klorit është më i madh se sa i atomit të fluorit për shkak të dëbimit më të madh të reve elektronike në atomin e vogël të fluorit. Ea. Më tej.formohet lehtë.→ BrI + e . atomi i fluorit ka tendencë më të madhe për formimin e jonit F. Në rradhë të parë.se sa që ka atomi i jodit për formimin e jonit I-. Lidhja e elektroneve sipas relacionit A + e. joni O2. në kuadër të një grupi zvogëlohet me rritjen e numrit atomik. ndërsa joni N3. afiniteti elktronik rritet me zvogëlimin e radiusit atomik. e kjo do të thotë me rritjen e numrit atomik brenda periodës së njëjtë.→ H-3. përkatësisht afiniteti elektronik.36 -3.45 -3. Pra. Për këtë arsye joni F.

6 -2. Pra.→ O2O + 2e. ndryshimi i energjisë ∆E është negativ dhe procesi i përmendur (1) zhvillohet vetvetiu nga e majta në të djathtë. Komponimet jonike tipike ndryshe quhen edhe kripëra tipike. (1) Gjatë rrjedhës së këtij procesi kimik vin deri te ndryshimi i energjisë ∆E. Të marrim se reagojnë natriumi në gjendje të gaztë me klorin në gjendje të gaztë dhe gjatë kësaj formohet çifti jonikNa+Cl. Për këtë arsye komponime jonike tipike janë komponimet e elementeve alkaline me elementet halogjene.1 +6.nga atomet Na dhe Cl. Thamë se atomet lidhen mes vete për arsye se lidhja jonike u mundësonte atomeve të lidhur të kenë gjendje energjetike më të ulët. procesi nuk është spontan dhe afiniteti elektronik është pozitiv.07 +6. Te shembulli i formimit të çiftit jonik Na+Cl.→ S2-1. do të tregojmë se çifti jonik Na+Cl. Por.Nëse reaksioni i lidhjes së elektronit përcillet me lidhje të energjisë.0 Nga kjo është e kuptueshme ajo që u tha për tendencën e formimit të joneve negative me ngarkesë më të lartë.+ e.1 +4.→ SS.poashtu në gjendje të gaztë sipas barazimit kimik: Na(g) + Cl(g) →Na+Cl-(g). mund të themi se lidhja jonike formohet në mes atomeve të metaleve tipike me atomet e jometaleve tipike.sh. përkatësisht halogjenuret alkaline. Ea/eV O + e.→ O O.47 +8. përkatësisht kah gjendja energjetike më e ulët.→ O2S + e. p. Nëse sistemi i formuarNa+Cl-(g) ka energji më të vogël se sistemi fillestar Na+(g) + Cl-(g).dhe S2-) mund të stabilizohen në rrjetën kristalore jonike (duke liruar energjinë e rrjetës kristalore) ose me solvatim në tretësirë (duke liruar energjinë e solvatimit). Duke e ditur energjinë e 11 . edhe jonet negative të tilla me ngarkesë më të lartë (për shembull O2.me të vërtetë ka përmbajtje të energjisë më të vogël (gjendje energjetike më të ulët) se sa atomet Na + Cl.+ e.→ S2S + 2e.

Mirëpo.→ Cl-(g) ∆E2 = -3.61 eV ______________ ∆E3 = +1.→ Cl-(g) __________________________ Na(g) + Cl(g) → Na+(g) + Cl-(g) ∆E1 = +5.14 eV. shohim se procesi i formimit të joneve të lira Na+(g) dhe Cl-(g) nga atomet e Na(g) dhe Cl(g) nuk është spontan dhe që të vijë deri te ai duhet të shpenzohet energji prej +1.jonizimit të atomit të Na(g) dhe afinitetin elektronik të atomit të klorit Cl(g).53 eV. si dhe nga ndryshimi i energjisë potenciale të çiftit jonik të formuar Na+Cl-(g). pra: Na(g) → Na+(g) + e∆E1 = +5. Kjo do të thotë se sistemi i atomeve të lirë të Na(g) dhe Cl(g) është më stabil se sa sistemi i joneve të lira Na+(g) dhe Cl-(g) edhe përkundër formimit të konfiguracionit elektronik stabil.61 eV.53 eV (4) Pra. mund t’a llogaritim ndryshimin e energjisë së reaksionit (1). pra: Cl(g) + e.14 eV ∆E2 = -3. Për shkëputjen e elektronit nga atomi Na(g) duhet të shpenzohet energjia e jonizimit Ei = +5. por për shkak të ngarkesave të kundërta lidhen në çiftin jonik Na+Cl-(g). ndryshimi i energjisë së joneve të formuara Na+(g) dhe Cl-(g) nga atomet Na(g) dhe Cl(g) do të ishte e barabartë me shumën e barazimeve (2) dhe (3): Na(g) → Na+(g) + eCl(g) + e.61 eV (3) Nëse jonet e formuara Na+(g) dhe Cl-(g) nuk do të lidheshin në çift jonik Na+Cl-(g).14 eV (2) Gjatë lidhjes së elektronit në atomin e Cl(g) lirohet e energjia që është e barabartë me afinitetin elektronik të klorit dhe është Ea = -3. jonet e formuara Na+(g) dhe Cl-(g) nuk mbeten të lira. Gjatë kësaj lirohet energjia potenciale që jepet me shprehjen: 12 .

8 eV dhe çifti jonik Na+Cl-(g) nga aspekti energjetik është më stabil se sa atomet e palidhura Na(g) dhe Cl(g).6 ∙ 10-19 A s. Energjia e cila lirohet gjatë formimit të një moli të kristalit nga jonet e veçanta (në largësi të pafundme) në gjendje të gaztë quhet energji e rrjetës kristalore.5 eV ∆E4 = -5. gjatë formimit të çiftit jonik Na+Cl-(g) nga jonet e lira Na+(g) dhe Cl-(g) lirohet energji prej – 5.6 ∙ 10-19 C ose1. Për arsye se jonet janë me ngarkesa elementare njëfishe.3 eV. prandaj energjia e liruar gjatë formimit të çiftit jonik Na+Cl-(g) është: ∆Ε = - 9 10 9 kg m3 s A -10 2.5.76 10 m -4 -2 ( 1.3 eV ____________ ∆E = -3.76 ∙ 10-10 m (që është gjetur me matje spektroskopike).4 10 -19 J ( 1 eV 1.6 -19 10 J )= .3 eV (5) Prej këtu del ndryshimi i energjisë gjatë formimit të çiftit jonik Na+Cl-(g) nga atomet Na(g) dhe Cl(g): Na(g) + Cl(g) → Na+(g) + Cl-(g) Na+(g) + Cl-(g) → Na+Cl-(g) ______________________________ Na(g) + Cl(g) → Na+Cl-(g) ∆E3 = +1.8 eV Sipas kësaj.3 eV Me fjalë tjera.6 -19 2 10 As ) = . 13 . gjatë formimit të çiftit elektronikNa+Cl-(g) nga atomet Na(g) dhe Cl(g) lirohet energji prej -3. pra: Na+(g) + Cl-(g) → Na+Cl-(g) ∆E4 = -5. atëherë Q1 = Q2 = e =1.8.4 10 -19 J = .8 .∆Ε = 4 π ε0 1 Q1 Q2 re ku re është largësia në mes bërthamave të joneve të lidhur dhe ka vlerën 2.

14 . por tërheqja elektrike vepron rreth tërë jonit. në kristalin e klorurit të natriumit reth jonit Na+ janë gjetur afër 9.afër 17. prandaj komponimet jonike kristalizojnë në struktura kompakte të ngjeshura.72 elektrone. 4. Për shembull. Ekzistimi i joneve është treguar me analizë strukturale të rrezeve rentgen. sikurse kloruri i natriumit. Komponimet jonike zakonisht janë lehtë të tretshme në ujë.Vetitë e përgjithshme të komponimeve jonike 1. Lidhja mes joneve para së gjithash është e natyrës elektrike. kristalet jonike janë mjaft të forta me temperaturë të lartë të shkrirjes dhe të vlimit. Tretësira ujore e përcjell rrymën elektrike. Për shkak të natyrës elektrike të saj lidhja jonike nuk është e orientuar në hapsirë.98 elektrone. Për shkak të tërheqjes së fortë elektrike ndërmjet joneve me ngarkesa të kundërta. sepse me sjelljen e energjisë së nxehtësisë jonet lirohen nga lidhjet që ekzistojnë mes tyre. por edhe shpërndarja e dendësisë elektronike(diagrami i Furie-së). Edhe shkrirjet e kripërave e përcjellin rrymën elektrike. ndërsa rreth jonit të klorit Cl. 2. 3. edhe atë jo vetëm pozita e joneve në kristalin jonik. sepse në atë gjenden jonet e lira.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful