UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIKK DEPARTAMENTI HISTORI

Lënda: Historia e Evropës Juglindore, shek. XIX Tema: Reformat Osmane dhe Krizat në Evropën Juglindore

Mentori: Ass.Mr.Albina Drançolli

Studentët: Gëzim Hoxha Faton Pllana

Prishtinë, Tetor 2011

HYRJE
Natyrisht se temën të cilën e kemi para vetës është një temë e vështirë për t'u elaboruar dhe njëherit edhe mjaft interesante që zgjon interesim të gjerë. Historia e Evropës Juglindore e shekullit XIX pothuajse është e mbushur me kryengritje, luftra shumë here edhe të përgjakshme për pavarsin e vendeve të këtyre vendeve nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane në këtë kohë ishte dobsuar majftë sa që kishte filluar të quhej shpesh herë edhe me termin e njohur "i sëmuri i Bosforit". Në këtë kohë prej popujve që më së shumti bënën "pluhur" ishin pa dyshim serbët dhe grekët pa mos i harruar edhe rumunët, bullgarët e normal që edhe shqiptarët me pashallëqet e tyre të Shkodrës dhe Janinës, por që nuk është objekt i temës sonë. Në këtë kohë i kemi edhe Reformat e njohura Osmane të njohura me emrin Reformat e Tanzimatit të cilat shërbenin si pikë referenca shumë e madhe e vendeve perëndimore në raport me osmanlitë kur dëshironin që t'i "hakmirreshin" asaj, kur ajo nuk i "dëgjonte" ata. Seminari është i ndarë në tri nëntituj mirëpo bëhet përfshrija e ngjarjeve historike prej një periudhe përafërsisht 50 vjeqare.

Gëzim Hoxha

- KRIZAT NË EVROPËN JUGLINDORE: 1831-1833 - KRIZAT NË EVROPËN JUGLINDORE: 1839-1941
Duhet cekur se një ndër inicuesit kryesor të krizave ballkanike apo të shteteve juglinodre ishin kryengritjet e mëdha greke e serbe1, pasi që pothuajse gjendja momentale e shteteve ballkanike ishte mjaft e acaruar nga ndikimi i ngjarjeve të së kaluarës. Në një mëngjes të hershëm të vitit 1830 e tërë pjesa e popullsisë dominuese të Greqisë ishte futur në një luftë civile, e cila domosdo do të përfundonte, mirëpo me pasoja të mëdha për Greqinë, e sidomos për popullsinë greke pasojat ishin më të mëdha dhe të pa numërueshme për popullsinë, shtresën e varfër të popullsisë greke që pothuajse ishin fare të pa fajshëm.2 Kjo luft civile ndodhi pas vrasjes së presidentit të vendit Jovarinos. Pas Jovarinos, Kopadistriasi grek i njohur, i cili kishte shërbyer për shumë vjet si zëvendës ministër i jashtëm i Rusisë kishte një plan të madh strategjik. Ky filloi të bëjë centralizimin e pushtetit, për të krijuar një shtet të bashkuar i cili me të vërtet i nevojitej Greqisë për gjendjen momentale greke. Ky ishte i mësuar të bënte politik të ftoht, si në Kongresin e Vjenës e jo me vrazhdësin e hakmarrjes peleponeze siq ishin mësuar grekët. Më 1831 ishte kulminacioni i kryengritjes i cili pasoi me vrasjen e Kapodistriasit. Kryengritja greke përfundoi më 1834 dhe cilësohet në ndër luftrat më të gjata dhe më shkatërruese të cilën e ka njohur ndonjëherë deri më sot Greqia. Këtu kemi të bëjmë edhe me kryengritjet serbe sepse sado që ato mund të ishin të pasukseshme, me përjashtim të kryengritjes të dytë serbe, ku serbët fituan një autonomi thuajse të pavarur dhe të përgjithshme. E tërë kriza e Perandorisë Osmane apo 80% e krizës perandorkae ishte plani në pashallakun e Beogradit dhe e tërë zgjidhja ishte në pashallakun e Beogradit. Shumë historian theksuan dhe sot theksojnë se destabilizuesi thuajse përfundimtar për Perandorinë Osmane ishin kryengritjet e mëdha serbe e sidomos kryengritja e dytë serbe e vitit 1815.3 Mirëpo kryengritjet greke prapë mbesin Ball (gjak) në Ballkan, mbesin një ndër hapat fillues të ndryshimit dhe përmbylljes të një historije dominuese Ballkanike me luftra, gjakra lotë e vuajtje. George Castellan theksoi se kryengritjet greke ishin dhe do të mbesin të pa harrueshme për tërë njerëzimin botëror. Në vitin 1833 Greqisë i njihet pavarsia edhe nga sulltani. Dje fuqi baruti e europës sot një përzirje shtetes të vegjëla të cilat pas një gjysmë shekulli që kanë qenë përveq Greqisë në kampin socialist me sa duket po rizbulojnë nevojën për të ripohuar identitetin e tyre. 4 Dy, krizat e para dhe vendimtare të çështjes së evropës juglindore: 1. Lindja e dy shtetrve të krishtera në territorin e Dari el Islamit 2. Lindja e këtyre shteteve lindi me ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të fuqive të mëdha, e bëntë Perandorinë Osamne "të sëmurin e evropës (bosforit)".5

1 2

Misha Glenyy – Historia e Ballkanit (1804-1999), fq.38 Po aty, fq.39 3 Georges Castellan – Histori e Ballkanit (shekulli XVI-XX), fq.262 4 Misha Glenyy, Po aty. 5 Georges Castellan, fq.289

Fatin të cilin e ndjeknin, qeveri me politika të kundërta këtej e tutje çdo problem i mbrendshëm qo do të mund të destabilizonte pushtetin kthehej në një krizë evropiane dhe pikërisht këtë diplomaci e quajti çështje lindore.

PËRFUNDIMI
Ndërsa përfundimi është ky: Një kronist i kohës deklaronte se është shumë turp i madh se si disa fshatra të cilat gjendeshin në mesin e baltës e kinse janë shtet ballkanike, grindeshin mes veti mirëpo grindeshin aq shum deri në atë pikë saqë edhe shkaktonin aq shumë luftra mes veti sa që duhet të vdesin shumë njerëz të pafajshëm, a thua jeta qenka kaq e pa vlerë për ta ? Historia e ballkanit edhe vetë ballkani mbetet si pikë ndezëse në pikën më të ndieshme atë evropiane apo edhe qetësinë botërore.6

6

Misha Glenyy, po aty.

Faton Pllana

- REFORMAT OSMANE (1839-1852) DHE REFLEKTIMI I TYRE NË NGJARJET BALLKANIKE
Çdo shtet apo perandori gjatë historisë së saj i ka fazat e saja të lindjes, zhvillimit dhe rënjes së saj. Çdo perandori ka tatpjetëzën e vet dhe teposhtën e saj. Çdo perandori, duke përfshirë këtu edhe Perandorinë Osmane i ka faktorët e saj të ngritjes dhe rënjes ashtu siç e titullon professor Salabi libirn e tij, andaj edhe këtij "ligji" nuk i shpëtoi as Perandoria Osmane. Nëse dëshirojm që tërë këtë histori të gjatë dhe madhështore të Perandorisë Osmane ta përmbledhum në një doracak të vogël dhe orientues duke i përmendur ngjarjet dhe ndodhit kryesore të saja, atëhere se patjetër do të peëmenden edhe reformat osmane të viteve 1839-1852 të njohua si reformat e Tanzimatit. A thua valle ç'farë erdhi deri tek këto reforma? Është e njohur se kur një shtet apo perandori bënë reforma brenda shtetit të tij, atëherë kjo ndodh si rezultat që gjërat nuk janë duke shkuar mirë, ka ngecje të ndryshme të fushave të ndryshme apo sistemi të cilin e ka ai shtet nuk po i përshtat kohës aktuale. E shtrojmë edhe njëherë këtë pyetje: cilat ishin shkaqet që e sollën këtë perandori gjigante deri tek këto reforma? Për ta kuptuar këtë pytje sa më mirë dhe më qart, i hedhim një vështrim të shkurtër dhe sipërfaqësisht rrethanave paraprake, ngjarjeve që e shtyen deri tek kjo gjë. Është një fakt që të gjithë historianët pajtohen pa dallim, a janë historianë europian (krishterë) apo lindor (musliman) se rëna e kësaj perandoria gjigante filloi që pas vdekjes së sulltan Sulejman Kaninut, ku ky sa ishte gjallë kishte rënë nën ndikimin e gruas së tij Rokslanës e cila kurdisi një komplot kundër birit të Sulejmanit Mustafës në mënyrë që në pushtet të vij djali i saj Selimi II dhe vërtet kështu ndodhi, Mustafa u vra, jeniçerët u tërbuan dhe sulltani i ri Selimi II i shuajti me gjak.7 Kështu filloi dalë ngadalë rënja e saj, e sa e bukur është një thënje popullore që thotë: " pika pika mbushet pusi" dhe vërtet këto ishin pikat e para qe e mbushën pusin, e ai pus ishte rënja e saj pas Luftës I Botërore më 1918. Këto "pika" vazhduan me humbjen e saj në betejën e Lepantës (17 tetor 1571) ku osmanët humbën nga flota evropiane e krishterë dhe kjo ishte humbja e parë që nga fillimi i shek XV dhe natyrisht se kjo shtoi entuziazmin te europiant dhe europianët e festuan këtë triumf8, mandej si ngjarje tjeter numërohet edhe mosdisiplina në ushtrinë jeniçere ku fatkeqësisht kishte filluar të përdorej edhe alkooli gjë që në një ushtrie osmane-islame ishte e panjohur, me gjitha përpjeket e Sulltanit Murati III (1574-1594) për ta ndaluar apo hjekur ato dështuan dhe këtu shihet dobsia e sulltani që të ushtroj pushtetin e tij mbi ushtarët e tij (jeniçer)9. Më pas këtë "pika" vazhduan edhe luftrat që i bëri kundër shteti persë (shiitët safavid) ku u detyruan që ti lirojnë qytet dhe provincat që i kishin çliruar më herët gjatë kohës se Gazi Sulejmanit ti lëjnë në dorë të safavidëve duke përfshirë këtu edhe Badgadin dhe këtu shihet qartazi dobsia e Osmanlive10, e shumë faktorët të tjetër të cilët po ti përmendim të gjithë do të bëhej punim n'veti po këto sado pak na japin një pasqyrim të gjendjes paraprake të rerformave të Tanzimatit. Fjala "tanzimat" në aspektin gjuhësor d.m.th. reforma 11. Këto reforma lidhen me Sulltanin Abdulmexhidin I (1839-1860) dhe prej gjërave të para që i bëri posa hypi në pushtet ishte vendimi i tij i njohur si "Hati Sherifi i Gylhanes" të cilën e nënshkroi vetë sulltani. Prej pikave qe përmbante ky vendim ishte: 1) Sigurimi i jetës, nderit dhe pasurisë së nënshtësave në tërësi, pa marrë parasysh përkatsinë fetare;
7 8

Dr. Ali Muhamed Salabi – Perandoria Osmane – Faktorët e ngritjes dhe rënjes së saj, fq.297 Po aty, fq.303 9 Po aty, fq.313 10 Po aty, fq.321 11 Georges Castellan, fq.289.

2) Garantimi i metodës se drejtë për shpërndarjen dhe dhënien e tatimeve 3) Të veprurarit me drejtësi dhe korrektësi në obligimin e shërbimit ushtarak dhe përcaktimin e kohëzgjatjes së tij; 4) Barazia në të drejtat dhe obligimet ndërmjet muslimanvë dhe jomuslimanëve.12 Prej pikave tjera të saj ishte edhe dalja nga Xhihadi por pa ndryshuar themelet e tij teokratike, Kuranin dhe sheriatin13. Ne të vertët Perandoria Osmane nuk ishte shtet teokrat ashtu siq e paraqet kastellani por kom dashur që ta theksoj ne origjinal si është shprehur ai, megjithëse realiteti ishte ndryshe. Shtrohet pytja kush qëndronte mbrapa këtyre ndryshimeve apo reformave? Përgjigja është e qartë, e ai ishte kush tjetër përpos Mustaf Reshid Pasha. Mirëpo kush në realitet ishte person i cili më 1846 emërohet edhe në postin e vezirit të madh. Në librin "Historia e Perandorisë Osmane" nën drejtimin e Robert Mantranit gjejmë se ai në fillim kishte kryer studime teologjike (fetare) në një shkollë fetare, mirëpo gjatë viteve të shërbimit si ambasador ai ishte i njohur me idetë që qarkullonin nëpër Evropë, pjesërisht nëpërmjet MASONËVE francezë. Madje kur u kthye në Turqi ai u bë shumë shpejt një nga përkrahësit më të zellshëm të FRNAKMASONERISË 14. Pra nga kjo minibiografi e këtij "intelektuali" e pamë se kush ishte udhëheqësi i këtyre reformave. Një njeri mason dhe përkrahës i tyre, arriti ti realizoj qëllimet e tyre antiosmane, anti-islame, e besoj që gjdo njëri nga ne kemi ndëgjuar për masonët. Pikërisht nga ky ndikim ai më 1840 nxorri edhe "Kodin Civil" i cili ishte i ndikuar plotësisht nga ai francez – nga Kodi i Napoleonit 15. Hati Sherifin e propozuar nga Mustafa Pasha dhe një pakicë e njerëzve që e rrethonin nuk ishte e mirëseardhur as e përkrahur nga opionin i gjerë i muslimanëve. Andaj dijetarët e shpallën hapur mospëlqimin dhe kundërshtimin e tyre duke quajtur njëherit Musta Reshid Pashën pabesimtar (kafir). Ata konsideruan se ky Hati Sherif bie ndesh në tërësi me Kuranin e shenjtë e në veçanti lidhur me barazinë e të krishtrëve me muslimanët….. në të vërtetë këtë plan e kishte hartuar që më parë lëvizja masone që kishte për qëllim nxitjen e ndjenjes kombëtare te popujt e krishtër kundër shtetit16. Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër e këtij hati sherifi. Nuk ishte asgjë tjetër veq se një helm i madh i dhuruar Perandorisë Osmane nga armiqët e saj të jashtëm dhe të brendshëm, nuk ishte asgjë tjetër veq se grusht të fortë kundër shtetit të vetëm në atë kohë islame, që i mbronte dhe përfaqësonte interesat e muslimanve, nuk ishte asgjë tjetër vetëm se një fillim goditje ndaj sheriatit (kushtetutës islame), nuk ishte asgjë tjetër veq se një fillim kundër shtetit islam (osman) dhe zhdukjes së tij nga faqja e dheut. Ky Hati Sherif nuk ishte asgjë tjetër vetëm se njëra nga ato "pika" të cilat e mushen pusin e rënjes së Perandorisë Osmane. Ideator tjerë të Reformave të Tanzimatit ishin edhe Mehmet Ali Pasha (1815-1871), Mehmet Fuat Pasha (1815-1869) dhe Mit'hat Pasha (1822-1884) të cilat gjithashtu kanë biografi të ngjajshme me atë të Mustafa Reshit Pashës17. Do dëshiroja që nja 2-3 rreshta t'ia kushtoj Mehmet Aliut pasi që ai lidhet me ne shqiptarët dhe të shohim se cili ishte kontributi i tij në këto refroma? Mehmet Aliu kishte lindur në Kavallë, ne Maqedonin greke me 1796 nga një familje shqiptare18. Atë e dërgoi Perandoria Osmane që t'ua tërhiqte vërejtjen fshatarëve për vonesën e pagesës, të cilin e kishin obligim ta kryenin. Në vend të kësaj ai veproi të kundërton. Ia mësyu fshatarve që i kishte uzurpuar dhe rrëmbyer, i shqetësoi banorët duke kërkuar dhunshëm pagesën. Ai ishte njeri i dashuruar në vetvete deri në skajshmëri. Ai ishte dërguar poashtu në Egjpit t'i largonte francezët nga vendi. Mirëpo synimi i tij ishte krejt tjetër gjë. Ai ëndërronte të bëhet mëkëmbë i Egjiptit dhe këtë
12 13

Dr.Ali Muhamed Salabi, fq. 406. Georges Castellan, fq. 292. 14 Historia e Perandorisë Osmane – nën drejtimin e Robert Mantranit, fq. 430. 15 Georges Castellan, fq. 292. 16 Dr.Ali Muhamed Salabi, fq.406. 17 Historia e Perandorisë Osmane, fq. 430. 18 Georges Castellan, fq.294

e arrit më 18 qershor 1805. Edhe pse në fillim ai shfaqte "nënshtrimin dhe bindshmërinë" ndaj sulltanit, mirëpo sulltani kishte kuptuar prapavijat e tij. Ai urdhëroi ta dëbonin nga Egjipti mirëpo "dijetarët" që i kishte bërë për veti ndërhyrën dhe kështu u riemërua për herë të dytë më 6 nëntor 1806 19. Pasi që forcoi pushtetin ai tuboi rreth vetes përcjllës dhe ndihmës të krishterë, grekë e armën si dhe shkrimtar koptë e çifutë. Në anën tjetër dëboi nga rrethi i tij elitën e muslimanvë egjiptian duke treguar mosrespekt ndaj tyre. Ai anuloi tregtinë dhe i rriti shumëfish çmimet e jetesës. I obligoi tatimet të cilat nuk ishin në gjendje t'i paguanin. Urdhëroi që çdo biznes ekonomik të raportohej tek ai dhe iu hakmor njerëzve 20 . Ky i kishte shkaktuar mjaft probleme Perandorisë Osmane sa që ajo u detyrua të luftoj kundër tij. Francezët sidmos, e përkrahnin atë sepse tek ai shihinin interesat e tyre antiosmane dhe personale në Afrikën Veriore, që ishte ëndërr e kahmotshme franceze për ato troje. Për tiranin e tij na tregon edhe historiani bashkëkohor Xheberti i cili mes shumë gjërave thotë se: numri i fshatarëve të ikur vetëm gjatë 1831 ishte rreth 6 mijë, ndërsa për qytetarët e Kajors ai thekson se gjatë obligimit të njerëzve për ndërtimin e tij, Memeht Pasha i "kishte shpërblyer" me dhjetë gjëra: puna e shtrënguar, puna pa pagesë, honorari sipas dëshirës, nënçimi, përbuzja, rroba të vjetëruara, dhënia e disa qindarkave, dashaligësia e armiqëve, vështirësia e jetesës dhe pagesa e hamamit" 21. Dikush mund të thotë që këto janë paragjykime apo ndoshta qëndrimi subjektive. Edhe unë do të thosha kështu mirëpo këtë realitet të hidhur dhe të njelmtë na e dëshmon edhe historiani anglez Arnlod Twain i cili thotë: "Mehmet Aliu ishte një diktator i cili, idetë e Napoleonit arriti t'i kthejë në të vërtetat efektive dhe konkrete në Egjipt" 22. Kulminacioni i tij politik ishte nxjerrja e Hati Humajanës më 1856 e cila I rrumbullaksoi këto reforma të tanzimatit. Hati Humajana nuk ishte asgjë tjetër pos vënja e një vule të madhe Hati Sherifit të mëhershëm. Ishte rrugë e futjes se laicizmit dhe shekullarizmit në perandorinë osmane që nuk ishin asgjë tjetër veq se "pika, pika" të cilat e mbushën pusin e rënjes së saj. Këtë e pohon edhe Castellon ku në librin e tij shkruan se që më 1847 ishin bërë refroma gjyqësore me anë të cilave gjykatave fetare iu hoq një pjesë e kompentencave të cilat iu transferuan gjykatave civile dhe administrative 23. Hati Humajana përmban këto nene: 1. Anulimi i sistemit rigoroz dhe zhdukja e korrupsionit dhe krimit; 2. Barazia në mobilizmin e ushtrisë ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve; 3. Trajtimi i të gjithë nënshtesave të Perandorisë Osamne në mënyrë të barabartë çfarëdo që të jetë përkatësia ose doktrina e tyre fetare; 4. Mbrojtjta e të drejtave dhe privilegjeve të cilat i gëzojnë udhëheqësit e doktrinave joislame 5. Zhdukja e pengesave të sistemit të doktrinave në mënyrë që të gjithë banorët e Perandorisë Osmane të gëzojnë shtetësinë e barabartë; 6. Çështjet civile që u përkasin nënshtesave të krishterë do të jenë pjesë e një këshilli i cili do të zgjedhet nga ana e vetë popullit; 7. Hapja e institutive të studimit për të krishterët në mënyrë që tu hapen dyert e punësimit; 8. Dhënia e lejes për të huajt mbi posedimin e tokave në shtet; njëherit sulltani premton se do të japë përkrahjen e tij me mjete nga buxheti dhe me ekspertë evropiane në mënyrë që të arrihet zhvillimi i ekonomisë së shtetit 24. Me anë të këtyrë dy vendimeve u largua nga skena zbatimi I sheriatit islam, kështu që shteti filloi të modernizohej duke themeluar në këtë rast edhe organizata të ndryshme 25. Por në realitet cili ishte qëllimi i këtyre reformave, çfarë realisht qëndron pas saj?
19 20

Dr.Ali Muhamed Salabi, fq. 370. Po aty, fq.376-377. 21 Po aty, fq.377. 22 Po aty, fq.378. 23 Georges Castellan, fq.293. 24 Dr.Ali Muhamed Salabi, fq.408. 25 Po aty, fq.408

Idetë kyresora të lëvizjes osmane për reforma dhe ripërtrirje pasqyroheshin në 3 pika të rëndësishme: 1. Imitmi i perëndimit lidhur me sistemin e ushtrisë dhe udhëheqjen e saj nga pushteti qeverisës dhe administrate; 2. Drejtimi i shoqërisë osmane kah doktrina sekulariste; 3. Orientimi kah pushteti centralist në Stamboll dhe në province 26. Këto reforma të cilat në shiqim të parë dukeshin ne dobi të perandorisë ato në fakt nuk ishin, ato nuk ishin asgjë tjetër veq se mjet për shkatërrimin e saj, ishte "pikë" prej pikave që e mbushën pusin e rënjes së saj. Këto refroma mund ti elaborojmë me një krahasim mjaft të thjeshtë: ato iu servuan perandorisë osmane si një mollë e cila nga jashtë duket e mirë, e kuqe pa kurrfar të meta, por kur e "kafshon" atë del e ithtë, e kalbur e ndoshta edhe me krimba mbrenda. Kështu ishin këto reforma për Perandorinë Osmane, realiteti i tyre u duk vetëm kur i "kafshuan" ato kur ju dul shija e ithtë dhe kur në të ishte krymbi, kjo ndoshta u vërjejtë por vonë, shumë vonë. Ndikimi i saj ishte edhe në pore tjera të jetës si në letërsi, gazetari, kultur, ekonomi etj. Anonimët e reformës Është pjesë e shkëputur nga libri i Manfrantinit i cili na jep disa të dhëna interesante dhe të rëndësishmë në lidhje me ata që ndikuan në hapjen e këtyre reformave. Ndoshta për ata që deri më tani kanë menduar se kjo temë ka pasur ngjyrim subjektiv mendoj se këto rreshta në vazhdim do ta dëshmojn të kundërtën. E thamë më lartë që ndikimi i masonerisë botërore të kohës e veçmas franceze në përhapjen e këtyre refromave ishte i paevitueshëm. Për këtë në vazhdim do t'i cekum disa nga ato argumente qe i cek ky libër: "Për t'i vënë në dukje këto kuadro anonime të refromës mund të marrim si shembull njërën nga organizatat e shumta masonike që lulëzuan në Perandorinë Osmane duke filluar që nga koha e Abdulmexhidit…… vetëm në disa raste të ralla frankmasoneria osmane luajti një rol politik dhe mori pjesë në lëvizje ideologjike por kryesisht si forcë mbështetëse. Megjithatë duhet thënë se kjo frankmasoneri përbënte një nga shfaqjet më kuptimplote të atij vërshimi të ideve shoqërore e kultorore që shkaktoi Tanzimati. Le të përmendim një rast atë të formacionit "Bashkimit të Lindjës" të themeluar në Stamboll më 1863. Kjo celulë e lidhur me "Grant Orient de France"…… Si qëllim kryesor një nga idetë ndriçuese të Tanzimatit, kishte BASHKËJETESËN VËLLAZËRORE dhe mirëkuptim midis racave njerëzore. Më 1869 kishte 143 anëtarë të cilët vinin nga shtresat e ndryshme të shoqërisë osmane. Midis anëtarëve të saj ishin edhe disa francezë si dhe qytetarë nga shtetet e tjera europiane të cilët erdhën në Lindje të bënin pasuri…. Në radhë të parë aty kishte shumë njerëz nga paria hebraike. Grekët përfaqësoheshin nga gazetari Jani Vreto, tregtari Aleksandër Ismirdhi, tregtari kretas Kleanthi Skalieri etj. Më të shumtë në këtë organizatë masonike ishin armenët……. 143 personalitet që përfshine "Bashkimi i Lindjes" nga fundi i viteve 1860, sigurisht që përbënin vetëm një pjesë të vogël të atyre njerëzve të ndritur, të cilët ndihmuan për të kryer reformat në perandorinë Osmane. Sidoqoftë duhet ta pranojmë se ata përbëjnë një varg shembujsh tejet përfaqësues dhe domethënës……..Zyrtarët dhe ushtarakët përbënin një pjesë të rëndësishme të luftëtarëve për reforma. Këtu nuk ka asgjë për t'u çuditur. Pikërisht zyrat e administratës dhe kazermat e ushtrisë qenë edhe laboratorët e parë të Tanzimatit……. Krahas ushtarakëve dhe nënpunësve civilë të shtetit, në këtë drejtim shquhej edhe nje grup tjetër, ai i tregëtarëve të mëdhëenj dhe i bankierëve……....Në atë turmë njerëzish që dhanë ndihmesë për përhapjen e reformave, mund të shquajmë pa vështirësi një mjegullanjë mjeshtrish që merreshin me zeje te ndryshme ose ishin profesionistë të lirë, si gazetarë, mjekë, farmacistë, inxhinierë, avokatë, orëndreqës, mekanikë etj." 27
26 27

Po aty, fq. 409-410. Historia e Perandorisw Osmane, fq.437-438.

Këto pak rreshta na dëshmuan sado pak, na dhanë një pasqyrë sado të vogël me ndikimin e masonerisë në këtë drejtim, ndikimin e tyre në luftën anti-osmane, anti-islame, antinjerëzore. Dhe krejt në fund të këtij punimi për ti mbetur besnik temës ta elaborojmë sado pak edhe pjesën e dytë të temësë: "….. dhe reflektimi i tyre në ngjarjet ballkanike". Natyrisht se "I sëmuri i Bosforit" kishte filluar që moti ti paraqitej sëmundja e tij e cila sëmundje rezultoi me vdekjen e tij më 1918 pas Luftës I Botërore. Këto pshtjellime dhe turbullia në Perandorinë Osmane i shrytëzuan popujt e ballkanit e sidmos sllavët në bashkëpunim dhe përkrahje nga ana e Rusisë Cariste. Sërbia që më 1830 kishte fituar autonominë dhe kjo i hapi rrugën shtetit sërb që të bëjë refroma të mbrendshme dhe administrative. Që më 1838 Porta e lartë shpalli miratimin e kushtetuës sërbe 28. Ndërsa pas rënjës së Mihail Obranoviqit më 1842 në pushtet erdhi Aleksandër Karagjeorgjeviq i cili ishte nga grupi i konstitucioanlistëve (përkrahësve të kushtetutës). Gjatë kësaj periudhe e kemi daljen në shesh të planit "Naçertania" e Ilia Garashaninit më 1844 e cila parashihte themelimin e Mbretërisë serbe te Stefan Dushanit në mesjetë. Në Greqi e kemi Mbretërinë Greke (1833- vitet 70 shek XIX) ndërsa kulminacioni i reflektimeve të saja vjen me Luftën e Krimesë (1853-1856), ku territoret e saja u tkurrën, u zvogëluan dalë ngadalë deri sa u bë edhe shembja e saj pas Luftës I Botërore më1918

PËRFUNDIM
Me këtë punim simbolik, nuk kemi dashur të themi që ia kemi arritur qëllimit. Asnjëherë! Temtën që e patëm para nesh është jo e lehtë për ta sqaruar, jo e lehtë ta përshkruar duke pasur parasysh edhe se si ajo është kuptuar nga qarqet e ndryshme. Mirëpo nëse e analizojmë me një analizë tepër të thjeshtë, atëherë fare qartë vërjemë se këto reforma aspak nuk ishin në dobi të Perandorisë Osmane, ato të cilat në mënyrë sipërfaqësore u duken si të domosdoshme realiteti i tyre ishte i ithtë dhe tragjikë për ta. Aty vërejmë një papjekuri të sulltanëve dhe vezirave të asaj kohe të cilët nuk ditën çfarë të marrin e çfarë të refuzojnë nga perëndimi. Po të ishte në këtë kohë Sulltan Abdulhamidi II me siguri që me mençurinë e tij, do të kishte ditur të zgjedhë se çka është e mirë dhe çka është e dëmshme për Perandorinë Osmane. Në vazhdim t'ja japum fjalën sulltanit në fjalë të na tregoj mbi realitetin e këtyre refromave: "Reforma të cilën e kërkojnë nën emrin e përmirësimit do të jetë shkaktar i rënies sonë. A thua, përse armiqët tanë të cilët bashkëpunojnë me djaj, i këshillojnë pikërisht këto reforma? Nuk ka dyshim se ata e dijnë majft mirë që reformat janë sëmundje, e kurrsesi – ilaç. Ato u garantojnë atyre shkatërrimin e kësaj perandorie. Nëse duam ti zbatojmë disa reforma, atëherë duhet ti shfrytëzojmë rrethnat e volitshme në vend dhe të mos i masim situatat në bazë të shkallës së arsimimit të një grupi të vogël nënpunësish. Duhet të përllogariten mirë dyshimet e elitës së dijetarëve sa i përket çdo gjëje evropiane. Evropianët pretendojnë se rruga e vetme e shpëtimit është zbatimi i qytetërimit të tyre në tërësi. Nuk ka dyshim se mostra e përparimit dhe e zhvillimit te ne dallon nga ajo evropiane, pasi ne duhet të përparojmë nën rrethnat e natyrshme dhe duke u nisur nga vtë ne si dhe ti shfrytëzojmë rrethanat e jashtme në rastet e veçanta. Fundja, është padrejtësi e madhe të shfaqim armiqësi ndaj çdo gjëje që vjen nga perëndimi" 29 Shiqoni të nderuar se si e përfundon këtë mendim të tij Abdulhamiti II, që jo çdo gjë perëndimore është armiqësi, pra d.m.th. që ne të marrim nga ata vetëm ato gjëra që janë në dobi tonën e jo ti pasojmë "qorrazi" apo "verbërisht" pa analizu cila është e dobishme cila është e dëmshme, pa e dallu të bardhën nga e zeza. Dhe vërtet këto reforma ishin në dëm të muslimanve e në dobi të jomuslimanve. Ja se si e shpjegon një misionar francez Hati Sherfin e Gylhanës se 1839: "Viti 1839 ishte një datë e madhe sa i përket depërtimit francez në Turqi. Ai shënonte fillimin e Tanzimatit
28 29

Abaz Mullai – Historia e Ballkanit Shek.XIX – 1918, fq. 39. Dr.Ali Muhamed Salabi, fq. 412.

dhe ishte viti i parë i reformave. Ndërkaq ne klerikët fetarë do të fillojmë të përfitojmë nga ky liberalizëm i turpshëm si dhe do të dërgojmë një ekspeditë misionare për t'ua mësuar të tjerëve katolicizmin." 30 Pra vërtetë pusi u mbush!

30

Po aty, fq.410.

LITERATURA - Misha Glenyy, Historia e Ballkanit (1804-1999) - Georges Castellan, Histori e Ballkanit (shekulli XIV-XX), Tiranë. - Historia e Perandorisë Osmane – nën drejtimin e Robert Mantranit ( Kreu XII – Periudha e Tanzimatit (1839-1878) nga Pol Dymon), Tiranë 2004 Dr.Ali Muhamed Salabi, Perandoria Osmane – Faktorët e ngritjes dhe rënjes sw saj, Prishtinë 2009 Prof.as.dr.Abaz Mullai, Historia e Ballkanit (shek.XIX – 1918), Tiranë 2008.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful