Universiteti Fan.S.

Noli Fakulteti i Mësuesisë Dega: Filozofi-Sociologji

Temë Diplome
Tema: Elita në emigracion në kërkim të strategjive rikthyese.

Punoi:
Enkeleda Jakupllari

Udhëheqësi:

Prf.Asc.Dr.Irena Nika

Abstrakti Ky punim argumenton se fenomeni i “ikjes së trurit” apo emigrimi i elitave shqipëtare është një fenomen shqetësues,i cili ndikon në zhvillimin e ardhshëm të vendit. Mijera studentë shqiptarë kanë vendosur të largohen nga vendi i tyre për të studiuar në universitete europiane dhe amerikane. Emigrimi është fenomeni më i dukshëm në shoqërinë shqiptare pas rënies së regjimit. Shumë herë ky fenomen është analizuar, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Faktikisht, një shtresë e konsiderueshme e emigrimit shqiptar përbëhet nga i ashtuquajturi “Ikja e Trurit”,që në vend që t’i shërbejë vendit, përbën një humbje për të. Emigrimi është shndërruar në një fenomen masiv për të rinjtë shqiptarë, që lind si reagim i asaj që gjatë regjimit ishte absolutisht e ndaluar. Ikja e trurit ne Shqiperi eshte nje problem i thelle që po e varfëron vendin nga kapitali njerëzor dhe është një pengesë e vazhdueshme për zhvillimin e vendit.Nëse mendohet se intelektualët dhe personat me specializim të lartë janë pjesë e një elite qoftë kjo politike, diplomatike, shkencore, kulturore, administrative ose ushtarake, atëherë këta përbëjnë një forcë të vlefshme per drejtimin e ndryshimeve shoqerore në nje vend në tranzicion.Rrjedhimisht, sa më i madh numri i emigranteve nga radhët e tyre, aq më i vështirë bëhet edhe procesi i tranzicionit dhe duke parë gjendjen aktuale, duket se është kjo pjesë e elitës që ka emigruar, ajo cka i mungon Shqipërisë në tranzicion.

2

Përmbajtja 1.Faqja e parë..................................................................................................1 2.Abstrakti.......................................................................................................2 3.Përmbajtja....................................................................................................3 4.Falenderimet................................................................................................4 5.Metodologjia................................................................................................5 6.Kuadri teorik...............................................................................................6 -Teoria e Gaetano Mosca................................................................................6 -Teoria e Vilfredo Pareto................................................................................7 -Cështë elita dhe si e përkufizon atë Paretoja dhe ku dallojnë elita dhe masa................................................................................................................7 7.Hyrja...........................................................................................................11 8.Emigrimi si fenomen social.......................................................................12 9.Tre valët e emigrimit Shqipëtar................................................................15 a.Vala e Parë e emigrimit..............................................................................16 -Ulja drastike buxhetore për punë kërkimore shkencore................................16 -Dobësia e sektorit privat………………………………………............................17 -Ndërhyrjet politike në institucionet kërkimore shtetërore dhe universitete……………………………………………………….............................18 Dështimi i përpjekjeve të punonjësve shkencorë për t’u përshtatur me sistemin e ri…………………………………………………………………...............................19 b.Vala e Dytë e emigrimit………………………………………..................19 c.Vala e Tretë.................................................................................................19 -Profesorët dhe teknicienët e edukuar në Shqipëri.........................................20

3

................................................26 -Mbështetja e perspektivës europiane të vendit......................................24 12.....................................................................................Transformimi i “ikjes së trurit” në “qarkullim të trurit”............................................................................................30 15..........................Pyetësori i përdorur.................Analiza..........................................................................32 16............................................-Studentë shqiptarë të brezit pas 1990-të të arsimuar jashtë................................29 14...............................33 17...............................................................26 -Vendosja e bashkëpunimit me universitete dhe institucione të huaja kërkimore....Rekomandimet................................Rezultatet e studimit..............................................27 13..............................................Bibliografia................Konkluzioni.........................................................20 10............26 -Injektimi i metodologjive të reja në vendin e punës...........34 4 ......................................26 -Krijimi i një vendi pune më dinamik……………………………....................................................21 11..........................................Kufizimet e studimit......................................................

Dr.Asc. 5 .Përvec kësaj një falenderim i madh shkon edhe për personat të cilët pranuan të bëhen pjesë e studimit. Por gjithashtu kritikat e saj të vazhdueshme kanë qenë një shtysë më shumë për të realizuar një punë sa më të sukseshme dhe efikase.pasi falë tyre u arritën konkluzionet dhe realizimi i pjesës më të madhe të detyrës.prania e të cilëve kishte rëndësi jetike.Falenderimet Për realizimin e kësaj teme diplome dua të falenderoj pedagogen dhe udhëheqësen time Prf.Irena Nikaj ndihma e së cilës ka qënë shumë e rëndësishme për mënyrën se si shkoi kryerja e kësaj teme diplome.

Vendosa të përfshihen vetëm individë të grup-moshave midis 18-40 vjeç pasi në përgjithësi moshat mbi 40 vjeç janë më pak të prirur për të ndryshuar vendbanim.Kampioni përfundimtar kishte një madhësi prej 35 personash. Të gjithë të anketuarit u kontaktuan me e-mail pasi nuk kishte informacion të mjaftueshëm mbi vendndodhjet e tyre aktuale dhe mënyra të mundshme për t’i kontaktuar. shumica e tyre ofrojnë fare pak informacion lidhur me këtë cështje.Në fazën paraprake të vrojtimit u ndërtua nëpërmjet kontakteve personale një bazë të dhënash mbi 35 shqiptarë të arsimuar jashtë (studentë ose të diplomuar me të paktën një gradë të arsimit të lartë të marrë në një vend të huaj) e cila do të shërbente si korniza për të ndërtuar kampionin e vrojtimit. Kështu popullsia e synuar janë të rinj shqiptarë që studiojnë jashtë apo që janë kthyer dhe jetojnë në vend pas përfundimit të studimeve jashtë. informacione të tjera personale (fushat e studimit/punësimit dhe diplomat e marra ose në përfundim e sipër si dhe vendndodhjet) dhe adresat e kontaktit të individëve të synuar. Ndërsa në lidhje me grupin e shqiptarëve të kthyer. Duke qenë se anketimi do të vetë administrohej për shkak të pamundësisë për të kryer intervista me metodën ballë për ballë.Nga kampioni 20 ishin femra ndërsa 10 meshkuj të moshës 18-40 vjec dhe kishin lindur kryesisht në zonën e Korcës ose 6 . Vrojtimi i ndërmarrë synon të analizojë veçoritë e dukurisë se ikjes së trurit si dhe efektet që ai mund të ketë në zhvillimin e vendit. vrojtimi synon të vlerësojë mundësinë që këta tëkthehen dhe faktorët kryesorë në vendimin e tyre pro apo kundra një kthimi tëmundshëm.nga këta 25 ishin studentë jashtë shteti në vende të ndryshme. Kjo bazë të dhënash përmban emra.Metodologjia Edhe pse një sërë studimesh mbi pasojat e mundshme të migrimit intelektual janë kryer deri më sot.ndërsa 10 kishin studiuar jashtë dhe ishin kthyer në Shqipëri. Përsa i përket grupit të shqiptarëve që janë duke kryer studimet jashtë. Ajo përbëhet nga dy grupe: ata që banojnë jashtë dhe ata që janë kthyer në vend. Për qëllime praktike pyetësori përbëhet më së shumti nga pyetje të mbyllura. perspektivat e tregut të punës që ky grup ka gjetur në Shqipëri dhe sa të kënaqur janë ata me integrimin e tyre profesional dhe social.Për këto dy grupe njerëzish u hartua një pyetësor. vrojtimido të vlerësojë arsyet e kthimit.

Duke qënë se administrimi i pyetësorit nëpërmjet e-mialit eshtë i vështirë dhe ekziston mundësia që të mos kthehen të gjitha përgjigjet kampioni u reduktua në 29 përgjigje të personave të zgjedhur.Pogradecit.Nga interpretimi i përgjigjeve të këtyre pyetësorëve kanë dalë dhe rezultatet e studimit. 7 .

Pikëpamjet elitiste kanë burime e mbështetje të ndryshme. njeriu është pushtetdashës e egoist. mendimin se çdo shoqëri përbëhet. Ato mund të jenë fetare – mistike. por nga përcaktimi dhe vendosja e një hierarkie. Dhe kjo klasë sunduese përbën gjithmonë pakicën dhe shquhet për nga organizimi. doemos. “Nuk ka shoqëri njerëzore pa një sistem rangimi dhe çdo sistem rangimi kërkon që disa të urdhërojnë e të tjerët të dëgjojnë”. bazohen në faktorë të ndryshëm. “Njerëzit për nga natyra anojnë kah lufta. Moska nuk e përdori termin “elitë”. por “klasa sunduese”.Kuadri teorik Termi “elitë” është kompleks dhe mbart ngarkesa të ndryshme ideologjike dhe tone të ndryshme emocionale. Ai shkruan edhe se kurrë nuk ka ndodhur dhe as që mund të e sundimit. reale ose fiktive. njëra që sundon dhe tjetra që sundohet. strukturën dhe dinamikën shoqërore në bazë të një idealizmi. në çdo shoqëri do të jenë dy klasa. mund të kenë argumentim biologjik. ose mund të jenë të natyrës organizativo – funksionale. Dhe paqja e rendi janë vendosur vetëm në ato shoqëri. Teoritë e elitarizmit janë teori që përpiqen të shpjegojnë shoqërinë dhe fenomenet shoqërore. kurse marrëdhëniet shoqërore janë një luftë e përhershme e secilit kundër secilit. Uniteti shoqëror rrjedh jo nga mirëkuptimi i interesave të njerëzve. teori më të theksuara elitariste janë ato të Moskës e Paretos.shtypjes • Teoria e Gaetano Mosca Për Moskën. nga sundues dhe të sunduar dhe se ndryshe as që mund të ekzistojë shoqëria. Ndonëse koncepti i elitarizmit mund të shtrihet mjaft gjërë. jo nga përvetësimi i normave dhe i vlerave të përbashkëta. ku është vendosur një hierarki. 8 . që vlerësohen lart dhe që kanë ndikim të madh në shoqërinë ku ata jetojnë. Prandaj. mund të jenë psikologjike. përgjithësimi jo kritik dhe absolutizmi të raporteve të diferencimit shoqëror-klasor dhe të shfrytëzimit. Këtu kemi mendimin themelor të Moskës. ku është përcaktuar se cilat interesa kanë përparësi ndaj interesave të tjerë. Pjesëtarët e pakicës sunduese kanë zakonisht disa cilësi. por edhe të Mihelsit dhe Ortega i Gasetit.

ky zëvendësim bëhet në dy mënyra. Klasa sunduese. kurse historinë njerëzore si rrjedhë të natyrës. janë ligje që e përcaktojnë jetën shoqërore. gjendjet e përparshme të shoqërisë dhe forcat e mbrendshme. Sundimi dhe qarkullimi i elitës. me rekrutimin dhe ngritjen e vazhdueshme të individëve nga masa në nivel të klasës sunduese. kryesisht psikike. Teoria e Vilfredo Pareto. Një ndër konceptet themelore të sistemit sociologjik të Paretos është koncepti i ekuilibrit. veprimet e tyre. Ai mund të bëhet gradualisht. me përmbysjen e saj dhe marjen e pushtetit nga një klasë e re sunduese. Shoqëria është. ose po të mbyllet dhe të izolohet klasa sunduese nga masa. të sundojnë pakicën. njeriun si qenie natyrore. socialmekanike e Paretos studion forcat e mbrendshme e të jashtme të sistemit dhe veprimin e tyre. të pasurit dhe të shkolluarit. Tërë historia e njerëzore është histori e konflikteve rreth sundimit. klima. 9 . ose kur humbet vlera e funksioneve të saj. kur s’mund ta kryejë funksionin e vet. Dhe ky ndërrim. Ekuilibri i sistemit social varet nga cilësitë e “molekulave” njerëzore. sipas Moskës. sipas tij një numër forcash të ndërlidhura. por edhe shoqëritë e tjera. Paretoja e sheh shoqërinë vetëm si pjesë të natyrës. Njerëzit ndonëse nuk mund t’i ndryshojnë këto ligje. kurse ngritja normale dhe e ngadaltë e individëve nga masa dhe inkuadrimi i tyre në klasë unduese • ndihmon stabilitetin shoqëror. histori e përpjekjeve për monopolizimin e sundimit nga ana e klasës sunduese dhe e përpjekjeve të tjera për depërtim dhe për marrjen e pushtetit. forcat e jashtme ku bëjnë pjesë toka. zëvendësohet nga një klasë tjetër sunduese.ndodhë që shumica. nga qëndrimet. sjelljet. që së bashku e përbëjnë një sistem me ekuilibër të lëvizshëm. nga cilësitë e individëve. Si elemente dhe faktorë të këtij ekuilibri ose të prishjes së tij. atëherë ndërrohet. Moska zhvilloi edhe konceptin e qarkullimit të elitës. Krahas me konceptin e elitës. mund t’i kuptojnë dhe duke i kuptuar vijnë në përfundim se integrimi më i mirë shoqëror arrihet kur të mos izolohet plotësisht klasa sunduese. por as të mos përzihet plotësisht me të sunduarit. para se gjithash të varfërit dhe të pashkolluarit.

ushtarakët më të shquar.• Ç’është elita dhe si e përkufizon atë Paretoja dhe ku dallojnë elita dhe masa? Elita është shtresë e zgjedhur. nënshtrimi. I kushton kujdes momenteve iracionale. 10 . kurse masën e përbëjnë ata që s’i kanë cilësitë e elitës. hajdutët më të shkathët.Paretoja insistonte në dallimet cilësore mes elitës dhe jo elitës. mençuria. Gjëja më e vogël që mund ta bëjmë është ta ndajmë shoqërinë në dy shtresa: në shtresën e lartë ku bëjnë pjesë zakonisht ata që sundojnë dhe në shtresën e ulët. Natyrisht një përcaktim i këtillë i elitës është i pakriter dhe vështirë mund të pranohet. në orientimet dhe në sjelljet e njerëzve. në qoftë se nuk di ose nuk guxon ta përdor forcën. spekulantët tanë. Dominimi i elitës është i përhershëm. Përdorimi i forcës është detyra kryesore e klasës sunduese. qoftë të mbizotërojë e drejta e përgjithshme e votës. por edhe mashtruesit më të mëdhenj. e drejtojnë dhe e manipulojnë. nevojitet edhe dhelpëria. Duke numëruar në elitë gjithë më të suksesshmit në cilëndo degë. Ndarja e këtillë nuk është precize. “Në të vërtetë. sepse nuk përcaktohet se ku bëjnë pjesë të mesmit. edhe të ashtuquajturat institucione demokratike në të vërtetë i shërbejnë sundimit të pakicës. edhe ata që duan ta shembin një gjendje. lakmia. qoftë të mos mbizotërojë. që e përbëjnë njerëzit me notat më të larta në çdo profesion. “Çdo elitë që është në pushtet. Ai shkruante se “klasa e quajtur superior. Për Pareton është e pakuptimtë pyetja a të përdoret forca. thotë Pareto. me vendosmëri dhe pa konsiderata do të dështojë”. Vetëm elita është aktive. thotë Paretoja duke manifestuar natyrën e vet makiaveliste. gjithmon synon oligarkia. Por nuk nevojitet vetëm forca dhe përdorimi i saj. ku bëjnë pjesë zakonisht ata që sundohen. përgjithësisht është më e pasur”. e cila gjen mënyrë t’i japë vullnetit të popullit shprehjen që e duan ata. klasa e më të sukseshmëve. Forcën e përdorin edhe ata që duan ta ruajnë. masën e karakterizojnë plogështia. emotive në qëndrimet. laviret më në zë. Paretoja numëron si elitë jo vetëm intelektualët më të aftë. politikanët më të zot. duke filluar që nga ligji perandorak e deri te vota e shumicës ligjore të cilën e blejnë me shkathtësi. historia përbëhet nga aktiviteti i elitave. Përdorimi i forcës mendon ai është i vetmi mjet me të cilin një elitë e merr dhe e mbron fuqinë.

Atëherë ekuilibri prishet. të formohet një kontraelitë. klasa sunduese. thotë Paretoja. Kjo ndodh kur elita sunduese humbet aftësinë dhe guximin për ta përdorur forcën. në shtresat e ulëta të grumbullohen elemente superior. zhvillon madje në mënyrë më të plotë se Moska. Elitat ndërrohen. 11 . Por. elementet superior kanë shkathtësi për të sunduar dhe guxojnë të veprojnë me forcë. do të bjerë. mund të ndodhë që elitat të jenë të mbyllura. Historia është varri i elitës.Kujdeset edhe për çështjet e teknikës së propagandës. Prandaj. në elitë të akumulohen elemente inferior. aristokraci. Edhe Paretoja. dhe kjo bëhet duke u ngritur në radhë të elitës individë nga klasat e ulëta. teorinë e qarkullimit të elitës. duhet të përtërihet. kurse. të cilët sjellin “energjinë dhe një përmasë të domosdoshme rezidumesh për t’u mbajtur në pushtet. Çdo elitë. kurse në shtresa të ulëta. elita. me kohë do të dobësohet. qarkullimi dhe përtëritja e elitës të pengohen. Asnjë elitë nuk është e përhershme. të manipulimit të masave. Përtëritja bëhet edhe nga rënia e elementeve të degjeneruara”. përkundrazi. ngjet revolucioni kontraelita e rrëzon elitën sunduese të degjeneruar.

dhe. 12 . emigrimi është kthyer në një nga sfidat më të mëdha socio-ekonomike për shoqërinë Shqiptare. migracioni masiv. ikja e trurit. Pra faza e fushatave për ndërgjegjësim të publikut ka kaluar dhe tashmë politika shqiptare po ndërmerr hapa aktivë për të rritur ndikimin pozitiv që mund të ketë fuqia punëtore e kualifikuar në zhvillimin e vendit. Megjithatë.Hyrje Në pesëmbëdhjetë vitet e tranzicionit. por konceptualizimi i tij ka rënë pre e një mungese të theksuar qartësie dhe e përgjithësimeve. (2) përveç faktit që çështja e ikjes së trurit është debatuar gjerësisht në media. gjatë viteve të fundit janë vënë në zbatim një numër nismash të shoqërisë civile si dhe një strategji qeveritare mjaft të propaganduara për t’u përballur me këtë dukuri. Ky punim synon të sqarojë ndryshimet midis këtyre koncepteve.” Punimi bazohet gjerësisht në burime lokale dhe ndërkombëtare mbi ikjen e trurit si dhe mbi rezultatet e një vrojtimi me shqiptarë që studiojnë jashtë dhe shqiptarë që janë kthyer dhe jetojnë në vend pas përfundimit të studimeve jashtë. dhe qëndrimet e përkohshme jashtë vendit për qëllime arsimimi përzihen nën konceptin “emigrimi” duke vështirësuar kështu përpjekjet e aktorëve socialë dhe politikë për të trajtuar aspektet e ndryshme të vërshimit të fuqisë punëtore jashtë Shqipërisë. Vendosa të realizoj këtë detyrë kryesisht për dy arsye: (1) kjo dukuri po frenon gjithnjë e më shumë rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe forcimin e institucioneve shtetërore. Në përgjithësi. ky problem jo vetëm që ka ngjallur relativisht pak vëmendje tek vendimmarrësit. të fokusohet në ikjen e trurit dhe të rekomandojë politika specifike të nevojshme për të transformuar “ikjen e trurit” në “qarkullim të trurit.

I parë nga një këndvështrim pozitiv. Treguesit makroekonomikë të kënaqshëm për periudhën e tranzicionit sugjerojnë se Shqipëria ka lënë pas periudhën e emergjencës dhe tani po përballet me aspekte gjithnjë e më të sofistikuara të zhvillimit që kërkojnë përgjigje shumë profesionale dhe të diferencuara. Shkalla e emigrimit nga zona rurale drejt zonave urbane dhe nga Shqipëria drejt vendeve të tjerakanë qenë nga më të lartat në Europën Lindore. keq-kultivuar. Një mjet efektiv për të ndryshuar situatën do të ishte një 13 . ndërsa emigrantët e kthyer kanë ofruar ekspertizë të çmuar në profesione të ndryshme. Dobësitë e kapaciteteve institucionale janë shfaqur si pengesa kryesore në rrugën drejt integrimit. dërgesat e emigrantëve kanë luajtur rol thelbësor në kontrollimin e bilancit ekonomik negativ të vendit. në hapjen e shoqërisë ndaj praktikave dhe ideve më të mira dhe në kapacitetet institucionale për të formuluar dhe zbatuar politika dhe projekte. “ikja e trurit” mori formën e një faktori mjaft të rëndësishëm i cili po bëhej pengesë për krijimin e një tregu të fuqisë punëtore të kualifikuar që do të plotësonte nevojat e Shqipërisë. emigrimi ka shërbyer si një valvul shpëtimi në vorbullën e përkeqësimit të kushteve ekonomike. Amullia që kjo ka shkaktuar në fushën e burimeve njerëzore ka ndikuar negativisht në cilësinë e tregut të punës dhe të debatit publik. Nga ana tjetër.1. Burimet njerëzore ekzistuese deri tani janë keqpërdorur dhe akoma më tepër. humbja e fuqisë punëtore të kualifikuar. Ky punim do të analizojë karakteristikat e “ikjes së trurit” shqiptar. Problematikat e procesit të integrimit në strukturat Euro-Atlantike vazhdimisht vënë në dukje nevojën për të forcuar aspektet administrative dhe teknike të qeverisjes. Emigrimi ka qenë një nga çështjet më të nxehta sociale në Shqipërinë e pas-viteve 1990. infrastruktura e mbingarkuar e zonave urbane dhe shpopullimi i një pjese të madhe të zonave malore dhe rurale dëshmojnë për katastrofën sociale që shkaktoi kjo dukuri. Shqipëria është në një moment kyç të zhvillimit të saj. Në kuadrin e flukseve migratore masive të kësaj periudhe.Emigrimi si fenomen social.

Vrojtimi ynë nxori në pah se një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që arsimohen jashtë po marrin në konsideratë mundësinë që të kthehen pas përfundimit të studimeve edhe pse pak prej tyre janë të vendosur ta bëjnë këtë. janë më të prirur të kthehen nëse do t’u krijoheshin mundësitë. dëshira për tu kthyer në Shqipëri është reale por megjithatë shumë studentë ngurrojnë ta marrin atë vendim: 42 përqind e shqiptarëve që studiojnë jashtë janë të pavendosur nëse do të kthehen apo jo pas përfundimit të studimeve. në sistemin arsimor dhe në sektorin privat. Të gjitha grupet e popullsisë bënin pjesë në valën e parë dhe. Emigrimi paskomunist do të ndahet në tre valë me karakter jo-kohor: e para. Fare pak nga të anketuarit kanë arsye kulturore apo personale për të mos u kthyer kjo nënkupton që ata janë të hapur ndaj mundësisë që një ditë të vendosin se për ta kthimi në Shqipëri është zgjedhja e duhur.ata që përfshihen në këtë valë përbëjnë dhe grupin e synuar të programit tonë. Kjo valë përfshiu njerëz të motivuar nga nevoja për mbijetesë ekonomike dhe gjithashtu jo shumë të prirur për t’u kthyer. Së fundi. Pjesa e parë e punimit përshkruan kornizën analitike që do të përdorim. Të gjithë këta specialistë të arsimuar që udhëtojnë jashtë për një diplomë pas-universitare apo përvojë pune si dhe studentë që diplomohen jashtë. Shumica e të anketuarve identifikuan “etikën e pakënaqshme të punës” si argumentin 14 . Ata që bënin pjesë në valën e tretë përfituan ngamundësitë që ofron jeta në një vend të lirë për të fituar përparësi konkurruese mbi kolegët në profesionet përkatëse. ato nuk janë faktori kryesor në zgjedhjen për t’u kthyer apo jo në Shqipëri. shumica prej këtyre u larguan të vendosur për të mos u kthyer. vala e tretë e cila përkon në kohë me valën e dytë nuk ishte e nxitur nga dëshira marrë përvojë profesionale jashtë vendit.strategji kombëtare për të tërhequr shqiptarë të arsimuar jashtë në administratë. edhe pse të ardhurat janë një faktor i rëndësishëm. Shumica të rinj dhe të pamartuar.Vrojtimi ynë arrin dy përfundime kryesore: së pari. edhe pse disa ishin shumë të kualifikuar. Vala e dytë shtrihet nga momentet e fundit të situatës së emergjencës në 1992 deri në shkatërrimin e shtetit shqiptar në 1997 dhe nga 1998 deri sot. 1991-1992 dhe 19971998 përfshiu njerëz që largoheshin masivisht për t’i shpëtuar përkeqësimit të kushteve të ekonomisë dhe sigurisë. Së dyti.

Arsyet personale dhe kulturore nuk ishin të rëndësishme përveçse në rastin e atyre që kanë vendosur të mos kthehen. Edhe pse në gjuhën popullore shpesh ngatërrohen me njëra-tetrën.” “Emigrimi” i referohet aktit të lëvizjes nga një vend në tjetrin me qëllim stabilizimi rezidencial të 15 . E parë nga këndvështrimi i ofertës. 2. forcimi i kapaciteteve të administratës publike shqiptare shfaqet si një nga sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik. Kështu. përparimit në karrierë. Së fundi. do të përfshinte mjetet e nevojshme për të ngritur kapacitetet teknike dhe administrative të shërbimit civil. Këto dy përfundime marrin rëndësi kur formulohet një përgjigje për dukurinë e ikjes së trurit në vend që të t’i jepet përparësi kompensimit material për të kthyerit e punësuar në institucione publike.kryesor kundër kthimit. më së paku. Nga ana e kërkesës. ka një ndryshim thelbësor mes termave “emigrim” dhe “rrjedhje” apo “ikje e trurit. Vrojtimi sugjeron se suksesi i çfarëdo strategjie të hartuar për të tërhequr shqiptarët e arsimuar jashtë kërkon krijimin e një imazhi më Weberian të institucioneve shtetërore. Nga ana tjetër. ata që janë kthyer në Shqipëri. çështjet që kanë të bëjnë me karrierën janë më të rëndësishme sesa të ardhurat si për të kthyerit ashtu dhe për të anketuarit që aktualisht studiojnë jashtë. Një strategji e tillë. kanë vepruar kështu kryesisht për qëllime karriere. etj.shumica dërrmuese janë të kënaqur që janë kthyer. disa po kthehen dhe shumica dëshirojnë të punojnë në institucione shtetërore më tepër sesa në sektorin privat apo jo-fitimprurës. ndërsa “standardet të ulëta të jetesës” u rendit i dyti dhe “vështirësia për të gjetur punë” u rendit i treti. një numër i konsiderueshëm nga grupi i synuar shprehin interes për t’u kthyer.Tre Valët e Emigrimit Shqiptar. do të ishte më efektive të forcohen mekanizmat institucionale që rregullojnë procedurat e brendshme si praktikat e rekrutimit/pushimit nga puna të personelit. ndërgjegjësimi i shoqërisë mbi dukurinë e ikjes së trurit është rritur në mënyrë domethënëse gjatë viteve të fundit falë pasqyrimit në shtyp dhe të një numri nismash të ndërmarra nga vetë studentët për të lehtësuar kthimin e këtij kontingjenti.Edhe pse shumë prej tyre por jo shumica janë të pakënaqur me nivelin e të ardhurave.

vazhdon me kalimet 16 . fenomeni i emigrimit të fuqisë punëtore ka qenë i pranishëm në Shqipëri gjatë gjithë historisë së saj moderne. Kurse “rrjedhje truri” i referohet emigrimit të individëve të shkolluar me profesion të specializuar nga një juridiksion tek tjetri për shkak të konflikteve apo mungesës së mundësive profesionale në vendin e tyre. Për shkak të rënies katastrofike të standardeve të jetesës dhe mungesës së sigurisë fizike të shtetasve. Fillimisht. Këto kulme përkojnë me rënien e kapaciteteve qeverisëse të shtetit shqiptar dhe u shkaktuan nga mungesa e sigurisë fizike dhe ekonomike të qytetarëve. i kanë shtyrë shqiptarët të emigrojnë për qëllime pune. shprehja “ikje e trurit” u përdor nga Shoqëria Mbretërore e Londrës për të përshkruar largimin e shkencëtarëve dhe teknicienëve anglezë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada ne vitet 50-të. Mungesa e sigurisë fizike. 1990-1992 dhe 1997- 1998. bashkë me të. kur të gjitha format e migrimit ndaloheshinrreptësisht. zhvillimit ekonomik dhe mundësive arsimore. jo vetëm që emigrimi u rishfaq si fenomen më masiv se kurrë por. Në periudhën pas-komuniste. Shqipëria ka qenë tradicionalisht një vend që eksportonte flukse të fuqisë punëtore. Vendi prej nga “rrjedh” truri humbet investimin e bërë në rritjen profesionale të individëve që ikin si dhe kapitalin social të përbërë nga individët që largohen. “ikje truri” tradicionalisht ka patur pak ose aspak për vetë faktin se institucionet e larta arsimore në vend pothuajse mungonin dhe specialistët e teknicienët e paktë shqiptarë arsimoheshin jashtë shtetit. • Vala e Parë e emigrimit. Megjithatë. jo-kohore. do ta shpjegojmë fenomenin e emigrimit të pas-vitit 1990 në kuadrin e tre valëve konceptuale. u shfaq edhe një fenomen i ri ikja e trurit. Kjo valë fillon me 4000 emigrantët që hynë në ambasadat perëndimore në Korrik 1990. kjo shprehje i referohet zakonisht ikjes së kapitalit të kualifikuar njerëzor nga vendet në zhvillim drejt vendeve të zhvilluara.përhershëm në vendin e ri. Përshkrimi i dy valëve të para do të krijojë kuadrin në të cilin do të analizohet vala e tretë ajo e ikjes së trurit. fenomeni i emigrimit mori përmasa epike. Për pasojë. edhe ofertat e tregut të punës në vendin e origjinës varfërohen. Që atëherë. Vala e parë përbëhet nga dy kulme të emigrimit masiv. Me përjashtim të periudhës së regjimit komunist.

Duke patur parasysh rëniet katastrofike ne sektorët prodhues. Ka katër arsye kryesore pse shumë punonjës shkencorë.Ndonëse edhe intensiteti i kësaj vale varet nga ulje-ngritjet e tranzicionit të vështirë shqiptar. motivet e tyre ishin të njëjta me ato të punëtorëve. Emigrantët e kësaj vale motivohen mbi të gjitha nga arsyet ekonomike. shpesh legalisht dhe në mënyrë të planifikuar. teknicienë dhe akademikë emigruan në mënyrë të tillë:  Ulja drastike e mjeteve buxhetore për punë kërkimore shkencore. Ndonëse mes tyre kishte mjaft profesorë dhe kërkues shkencorë. politike dhe sociale të një vendi. Në gusht të vitit 1991. Ndonëse interesat personale apo familjare ekonomike luajtën rolin e tyre. që të kurorëzohej me sukses. anëtarët e kësaj vale nuk motivoheshin nga ambicjet profesionale por nga qëllimi për të shpëtuar veten dhe familjen fizikisht apo ekonomikisht. defiçitet e mëdha buxhetore të përvitshme dhe ristrukturimin e ekonomisë shqiptare. vala e parë përfundoi kur institucionet shtetërore rifilluan punën dhe siguruan shërbimet bazë për qytetarët.masive të kufirit me Greqinë. Vala e dytë shtrihet më gjatë në kohë. Shumica e tyre janë emigrantë dhe jo refugjatë dhe shumë prej tyre emigrojnë duke shfrytëzuar mundësitë që u japin politikat e imigrimit të vendeve pritëse. këto kulme të emigracionit shqiptar u shkaktuan kryesisht nga një humbje totale e shpresës për një jetësadopak normale. ky numër arriti në 450. sekuestrimin nga turmat e emigrantëve të anijeve shqiptare dhe ikjen në Itali dhe vazhdon në mënyrë të ngjashme në 1997-1998.000 shqiptarë e kishin braktisur Shqipërinë. ajo ka vazhduar edhe në ditët më të mira të periudhës pas-komuniste dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt. Ndryshe nga emigrantët e valës së parë. teknicienë dhe kërkues shkencorë. vala e dytë përbëhet kryesisht nga individë të martuar që kanë emigruar bashkë me familjet e tyre. dhe të papunëve që emigruan bashkë me ta. Emigrantët e përfytyruan ikjen si një “shpëtim nga e keqja. rinisë.” Prandaj ikja ishte një e mirë absolute dhe. rreth 200. Në 1997. merret me mend fare lehtë që 17 . Mes tyre ka edhe shumë shkencëtarë. shumë prej tyre emigruan duke u bërë kështu pjesë e valës së dytë. do të duhej të pasohej nga një stabilizim përfundimtar në vendet pritëse. është më lineare dhe më konstante sesa vala e parë. Duke qenë se emigrimi masiv është i lidhur ngushtë me zhvillimet ekonomike. Për më tepër.000 njerëz ose 14 përqind e popullsisë.

Ky realitet i ri goditi rëndë kapacitetet e shtetit shqiptar për të zbatuar politika koherente dhe efektive në favor të zhvillimit ekonomik. sektori privat ka marrë përsipër një rol gjithnjë e më aktiv në stimulimin e punës kërkimore shkencore. ky sektor që lindi nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore ka kapacitete të ulta financiare si edhe një nivel të ulët vetëdijeje për të marrë përsipër një rol të tillë. ndërsa të tjerë mbetën të topitur nga rënia katastrofike e standardeve të jetesës së buxhetorëve. Një shembull i këtij të fundit është spastrimi i profesorëve të jashtëm nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore në favor të marrjes në punë të profesorëve të lidhur me marrëdhënie personale me stafin drejtues të Fakultetit. Shumë prej tyre u dëbuan nga puna për shkak të ristrukturimit të institucioneve shtetërore. shumë shkencëtarë dhe teknicienë nuk arritën ta përdornin sistemin e ri në avantazhin e tyre. nga viti 1995 Shqipëria nuk kishte me kapacitete për të ndërmarrë studime të mirëfillta shkencore. reputacioni i Fakultetit dhe cilësia e mësimdhënies ra dukshëm. Në vendet perëndimore. Por në Shqipëri. Si rezultat. Edhe sot. Krejt papritur. Ndërhyrjet e vazhdueshme të politikës në institucione shkencore dhe universitete kane dobësuar kapacitetet dhe moralin e stafit të këtyre institucioneve. Si rezultat i zvogëlimeve te përvitshme të buxhetit për këta sektorë.sektorët shkencorë u goditën rëndë pasi këta nuk bëjnë pjesë në sektorët prioritarë për sa i përket financimeve buxhetore. ata humbën vendet e sigurta të punës dhe stimën shoqërore.  Ndërhyrjet politike në institucione kërkimore shtetërore dhe universitete. Në ambientin e paqartë dhe të pasigurt të liberalizimit të shpejtë të gjithë sferës publike të jetës në Shqipëri.  Dobësia e sektorit privat. Kjo shpesh nuk ndodhi për faj të tyre.ndërhyrjet politike/klanore mbeten një nga faktorët më të dëmshëm për forcimin e institucioneve shtetërore  Dështimi i përpjekjeve të punonjësve shkencorë për t’u përshtatur me sistemin e ri. sektori privat luan një rol primar në këtë drejtim. Mungesa e përvojës se si funksionon një ekonomi tregu dhe 18 . Në vende të zhvilluara si edhe në shumë vende në zhvillim.

akademikë dhe teknicienë zgjodhën rrugën e emigracionit. shumë shkencëtarë. Vala e dytë pati një impakt shumë negativ në kapacitetet e Shqipërisë për të ruajtur dhe shfrytëzuar personelin e kualifikuar. Veçoritë e valës së tretë dhe të fundit përbëjnë objektin e këtij studimi. Së fundi. ndryshimi i shpejtë i vlerave shoqërore e la këtë grup pa prestigjin shoqëror që kishte gëzuar gjatë regjimit komunist. vala e tretë është më pak elastike pra varet më pak nga ulje/ngritjet ekonomike dhe politike të Shqipërisë. • Vala e tretë e emigrimit. Ky numër është shumë më i lartë sesa shifrat përkatëse për vendet e tjera të Europës Lindore (këto vende kanë humbur 2-4 përqind të stafit nga emigrimi në perëndim ndonëse kanë humbur shumë më tepër nga kalimi i punonjësve shkencorë në sektorin privat vendas). Nga njerëz të nderuar. 35. në përgjithësi këta persona janë të hapur ndaj kthimit në vendin e tyre të origjinës nëse kushtet profesionale që u ofrohen këtu janë të krahasueshme me ato që u ofrohen jashtë.konkurrenca e fortë për një sasi gjithnjë e më të vogël fondesh goditën moralin e tyre. 19 . Si rezultat i këtyre ndryshimeve. Ata përfitojnë nga mundësitë që u jep jeta në një vend të lirë për të rritur kapacitetet e tyre profesionale nëpërmjet arsimimit jashtë shtetit.8 përqind e profesorëve me grada pasuniversitare kishin emigruar. Kjo sepse ata janë të hapur ndaj stabilizimit përfundimtar kudo ku kushtet ekonomike/profesionale u plotësohen më mirë. anakronistë dhe të papërshtatshëm për të mbijetuar ne realitetin e ri. teknologjitë e kërkimit shkencor dhe komunikimit ishin tejet të amortizuara. Ndonëse preferencat e tyre personale ndryshojnë. Nëntëdhjetë përqind e të emigruarve ishin nën 40 vjeç. Deri më 1998. akademikët njiheshin si njerëz demode.Pjesëtarët e kësaj vale nuk po ikin nga e keqja absolute si anëtarët e valës së parë. Për më tepër. Për më tepër. • Vala e dytë e emigrimit. Vetëm Universiteti i Tiranës humbi 40 përqind të stafit akademik. Pjesëtarët e kësaj vale nuk motivohen nga qëllime emigruese por nga qëllime arsimore.

Në fakt. Pra.Gjithashtu. Përmirësimi i gjendjes financiare të shqiptarëve dhe dëshira e madhe e studentëve për të kryer studimet jashtë ka krijuar një burim gjithnjë e më të gjerë njerëzish që përpiqen dhe shpesh arrijnë të shkojnë jashtë shtetit. Ata mund të jenë larguar me të njëjtat motive si të gjithë emigrantët e tjerë por tani që po mbarojnë diplomat pasuniversitare jashtë kanë një prirje të natyrshme për të shkuar në atë vend që u ofron kushtet më të mira të mundshme. ata nuk janë nën presion financiar të ngutshëm si anëtarët e valës së dytë. Nëse marrim parasysh edhe programet gjithnjë e më efektive të vendeve të zhvilluara për të mbajtur studentët e sapo-diplomuar. Vala e tretë përbëhet nga dy kategori njerëzish:  Profesorë dhe teknicienë të edukuar në Shqipëri. Normalisht. në valën e tretë u përfshinë të gjithë ata anëtarë të këtij grupi që janë regjistruar në institucione të larta arsimore jashtë për të rifreskuar apo zgjeruar njohuritë e tyre profesionale. pjesëtarët e kësaj kategorie do të klasifikoheshin si pjesëtarë të valës së dytë. ata e kanë lënë Shqipërinë thjesht për qëllime arsimimi dhe nuk janë a priori kundra kthimit. Këta dy faktorë përbëjnë një shans që mund të shfrytëzohet në shërbim të zhvillimit të vendit. 20 . duke qenë se shumë prej tyre janë pajisur me viza studentësh. Por. sa më të pasur bëhen shqiptarët. mund të ketë një lidhje pozitive midis përmirësimit të gjendjes financiare të familjeve shqiptare dhe valës së tretë nga pikëpamja sasiore. Përgjithësisht. aq më shumë i dërgojnë fëmijët e tyre të arsimohen jashtë. Shqipëria po humb jo vetëm sepse ka pak për të ofruar por sidomos sepse nuk ka një strategji të plotë kombëtare për ta zbutur dhe për të përfituar nga ikja e trurit. Ky grupim përbën edhe fokusin kryesor të studimit. atëherë vështirësia për të tërhequr të sapo-diplomuarit në Shqipëri bëhet edhe më e qartë. Për më tepër.  Studentë shqiptarë të brezit pas 1990-ës të arsimuar jashtë. Shqipërisë nuk i duhet të sforcohet shumë për t’i bindur që të kthehen.

Figura 1: Përqindja e studentëve që planifikojnë të kthehen në Shqipëri gjatë tre viteve të ardhshme.3 përqind e atyre që duan të kthehen shprehen se duan të punojnë në sektorin jo-fitimprurës. Është interesant fakti që 21.9% mendojnë se ka mundësi të kthehen. 45 40 35 30 25 20 15 10 5 0 po jo ndoshta Një përqindje e konsiderueshme e atyre që duan të kthehen (59. 21 .3.4 % e studentëve jashtë vendit u shprehën të sigurt që do të kthehen në Shqipëri brenda tre viteve të ardhshme. Administrata publike renditet në vendin e dytë me 36. dhe (b) shqiptarët që janë kthyer në Shqipëri pasi kanë përfunduar studimet e tyre jashtë vendit. ndërsa vetëm 16. Ajo çka mbetet për t’u shqyrtuar është hartimi i politikave të duhura për të rritur shkallën e kthimit.6% nga përfaqësuesit e kësaj kategorie dëshirojnë të përfshihen në politikë.2%) preferojnë të punojnë në qarqet akademike.7%. Pra ekziston kategoria e njerëzve për të cilët nevojitet një strategji kundër ikjes së trurit. ndërsa 36. Një fakt tjetër interesant është se 28.Rezultatet e Studimit. Figura 2: Sektorët e punësimit që preferohen nga studentët që dëshirojnë të kthehen. U anketuan dy kategori të ndryshme të grupit të synuar: (a) shqiptarët që janë duke studiuar jashtë.

Nga ana tjetër.Politikë 28. vështirësia për të gjetur punë dhe standardi i ulët i jetesës në vendimin për të mos u kthyer. 22 .Nëse planifikoni të ktheheni në Shqipëri në cilët sektorë planifikoni të punoni? a. b. Kapacitetet e lavdërueshme të sektorit jo-fitimprurës për të tërhequr forca pune të kualifikuara dhe relativisht të shtrenjta mund të shpjegohen me faktin se “shoqëria civile” shqiptare vazhdon të funksionojë në varësi të donatorëve dhe si rrjedhojë edhe kushtet për shërbimet/produktet e saj përcaktohen nga standardet “perëndimore”.18%.59% e.69% d. Duke patur parasysh rëndësinë që kanë etika e punës. mund të ndryshojë mendimin për të vazhduar një karrierë jashtë vendit.1% prej tyre nënvizojnë këtë faktor.Sektori publik 36.Institucione Akademike 59. Pjesëtarët e këtij grupi janë punësuar relativisht shpejt – vetëm 6% e tyre nuk kanë gjetur punë brenda periudhës prej 6 muajsh pas kthimit në Shqipëri.73% c. studentët që nuk planifikojnë të kthehen vërtetuan hipotezën tonë se etika e punës është faktori me ndikimin më të madh në vendimin e tyre për të mos u kthyer – 57.Sektori jo-fitimprurës 16. mund të arrijmë në përfundimin se një strategji konkrete e kombinuar me rritje të standardit të jetesës në plan afatgjatë.33% 60 50 40 30 20 10 0 Shqiptarët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit dhe janë kthyer në Shqipëri kanë gjetur punë kryesisht në sektorin privat dhe publik – 39% dhe 37% përkatësisht – ndërsa një pjesë e mirë e tyre (24%) janë punësuar në sektorin jo-fitimprurës.Sektori Privat 34.

Kishte pak informacion për vende pune d. Nuk më pëlqente të jetoja jashtë shtetit d.E kam më të lehtë të bëj karrierë në vendin tim f.7% mendojnë se ishte më e lehtë të gjendej punë në vendin e tyre.a. etj. c.Etika e punës e pakënaqshme b. a. por edhe për studentët që tashmë janëkthyer në Shqipëri.Vonesa për njësimin e 23 . 38. shqiptarët e arsimuar jashtë vendit duket se nuk kanë probleme në përshtatjen me kërkesat profesionale dhe sociale të jetës në Shqipëri. Arsye tjetër c.Përse vendosët të ktheheni në Shqipëri? Të pyetur për arsyet e kthimit. Pjesa tjetër kanë vendosur të kthehen për arsye personale kurse 10% refuzuan të përgjigjen.Arsyet për të mos u kthyer në Shqipëri.Nuk kam më lidhje me Shqipërinë(familjare.U detyrova të kthehem.Standardet e jetesës të ulëta në Shqipëri c.Vështirësi në përshtatje me mjedisin shqiptar e.E kisha më të lehtë të gjeja punë në Shqipëri d. a. Në lidhje me integrimin profesional.6% e personave të kthyer u shprehën se ka qenë më lehtë për të bërë karrierë në Shqipëri dhe 5.Nuk hasa asnjë problem c.E vështirë të gjesh punë në Shqipëri d.A jeni të kënaqur që u kthyet në Shqipëri? Nga personat e kthyer.Nevojiteshin miq b. pasi nuk më dhanë leje qëndrimi b. ndërsa 14% u shprehën se ishin relativisht të pakënaqur ose aspak të kënaqur.) f.Arsye personale.Çfarë problemesh hasët gjatë kërkimit të punës? a. 73% janë mjaft të kënaqur ose disi të kënaqur me vendimin e tyre. b.Nuk kishte shumë vende të lira për profesionin tim e.Për të qenë pranë familjes e. Këto të dhëna konfirmojnë se motivi “karrierë” është parësor jo vetëm për ata që kanë vendosur të mos kthehen.

Për shkak të natyrës personale të arsyeve do të jetë shumë e vështirë të bindësh pjesëtarët e këtij grupi të kthehen ata tashmë kanë vendosur. Problemi kryesor – nepotizmi – vërteton se perceptimet negative të shqiptarëve që nuk planifikojnë të kthehen janë pjesërisht të bazuara në një realitet praktikash joformale të menaxhimit të burimeve njerëzore(praktika të punësimit. përparimit në karrierë. Në këtë pjesë do të analizojmë perceptimet e këtyre grupeve për sektorin publik. për pjesën më të madhe të të anketuarve çështjet që kanë të bëjnë me karrierën kanë qenë faktorët kryesorë për hezitimin e tyre. Kështu. pushimit nga puna). privat dhe jo-fitimprurës të punësimit në mënyrë që të zbulojmë problemet specifike reale ose të perceptuara në vlerësimin e potencialit tësecilit sektor për të tërhequr fuqi punëtore të arsimuar jashtë vendit. të anketuarit që ende nuk ishin të sigurt në do të ktheheshin nënvizuan si shqetësim primar etikën e pakënaqshme të punës. Të anketuarit që kanë vendosur të mos kthehen kishin kryesisht arsye personale për vendimin e tyre ose nuk kishin lidhje me Shqipërinë ose kishin arsye të tjera personale ndërsa disa të tjerë mendonin se standardi shqiptar i jetesës është thjesht shumë i ulët. Kombinimi i këtyre përgjigjeve me sektorët e punësimit tregon qartë se sektori jo-fitimprurës është sektori më pak problematik. 4.diplomës. ndërsa sektori publik dhe ai privat janë njëlloj problematik. Në se këta studentë binden se e ardhmja e institucioneve 24 . Të anketuarit që kanë vendosur të mos kthehen ose që nuk ishin të sigurt për kthimin e tyre në Shqipëri gjatë tre viteve të ardhshme dhanë përgjigje të ndryshme mbi Shqipërinë si vend jo-tërheqës për të jetuar dhe punuar. Nga ana tjetër.Analizë Vrojtimi përfshiu dy grupe – shqiptarët që aktualisht vazhdojnë studimet jashtë dhe ata që janë kthyer pas përfundimit të studimeve jashtë vendit në mënyrë që të identifikoheshin perceptimet e grupit të parë në lidhje me avantazhet dhe disavantazhet e një kthimi të mundshëm. si edhe problemet që ka hasur grupi i dytë në procesin e integrimit profesional në institucionet shqiptare. vështirësitë me përshtatjen ndaj jetës shqiptare dhe mundësitë e pakta të punësimit.

Grupit të dytë të të anketuarve ata që janë kthyer në Shqipëri dhe janë tashmë të punësuar iu kërkua të përcaktonin se sa të kënaqur ishin me të ardhurat e tyre aktuale sipas një shkalle vlerësimi nga 1 (shumë të pakënaqur) në 5 (shumë të kënaqur). Të anketuarve iu kërkua të përcaktojnë sa të kënaqur janë me të ardhurat e tyre aktuale në një shkallë vlerësimi nga 1 (nivel minimal) në 5 (nivel maksimal). situata në sektorin publik është më problematike 34. mbetet e paqartë nëse përmirësimi i nivelit të të ardhurave do të ketë një ndikim pozitiv në përfshirjen e grupit të synuar në sektorin publik. Nuk është për tu habitur që shkalla e kënaqësisë me të ardhurat e të anketuarit është në raport pozitiv me shkallën e kënaqësisë me vendimin për tu kthyer në Shqipëri. Kështu. Ndërsa ky raport nuk është i qartë në rastin e shkallëve të ulëta të kënaqësisë me të ardhurat përqindja përkatëse e të anketuarve të kënaqur me vendimin për tu kthyer është nën 50 edhe pse janë mjaft të pakënaqur me të ardhurat e tyre ai qartësohet tek të anketuarit që janë relativisht të kënaqur me të ardhurat e tyre (3. Përgjithësisht. duket se shqetësimi kryesor i shqiptarëve që aktualisht studiojnë jashtë nuk janë të ardhurat. Megjithatë. Ndërsa të punësuarit në sektorin privat dhe atë jo-fitimprurës janë relativisht të kënaqur me të ardhurat e tyre. disa prej tyre mund të kthehen edhe në rast se kjo nënkupton dobësim të situatës së tyre financiare. të anketuarit janë të kënaqur me shkallën deri ku vendi i tyre i punës përputhet me kualifikimin e tyre. Nuk ka nevojë të rekomandojmë ndryshime në praktikat ekzistuese që rregullojnë përputhjen e kualifikimeve me vendin e punës në administratën publike. 25 . përparimi në karrierë dhe etika e punës. Në përgjithësi. vendi i ka të gjithë mekanizmat qe nevojiten për të shfrytëzuar aftësitë dhe përvojën e tyre në vendin e punës. duke patur parasysh se punësimi përbën faktor më të rëndësishëm sesa të ardhurat.6% janë të pakënaqur ose mjaft të pakënaqur me të ardhurat e tyre. në qoftë se Shqipëria ia del mbanë të tërheqë studentë të arsimuar jashtë. por mënyrat dhe mjetet e painstitucionalizuara të rekrutimit/pushimit nga puna.4.shtetërore shqiptare është më e mirë sesarealiteti aktual.5).

është e domosdoshme që një strategji kombëtare kundra ikjes së trurit të zërë vend kyç në strategjitë për zhvillim të qeverisë shqiptare. Shqipëria e ka kaluar fazën e emergjencës në zhvillimin ekonomik vetëm një liberalizim i tregut nuk mjafton më për të pasur ritme të larta të rritjes ekonomike. konkurrenca në segmentet teknike dhe shkencore të tregut të punës është relativisht e dobët.Duke pare konkurrencën për nivelin edhe ashtu të ulët të investimeve të huaja ne Europën juglindore. ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis vendeve me nivel të ulët të investimeve në arsim. Vendosja e marrëdhënieve dinamike midis shqiptarëve të arsimuar jashtë dhe përmirësimi i imazhit të vendit si një alternativë e mundshme për zhvillim profesional do të:  Krijimi i një tregu pune më dinamik. të disiplinuar dhe të aftë. Me përjashtim të pak sektorëve të ekonomisë si ndërtimi (arkitektët. shkallë të lartë të ikjes së trurit dhe vlerësim të ulët shoqëror për trajnimet profesionale nga njëra anë. dukuria e ikjes së trurit në Shqipëri në të njëjtën kohëështë një shans që po të shfrytëzohet mirë mund t’i sjellë vendit përfitime të konsiderueshme. Aktualisht. ekzistenca e një fuqie punëtore të lirë asnjëherë nuk ka qenë element i mjaftueshëm për zhvillimin e ekonomive kombëtare. do të shtonim se po të marrim parasysh përvojën e vendeve të tjera në zhvillim. Vendet me paga të ulëta dhe nivel të ulët kualifikimi gjenden në fund të shkallës ekonomike globale. Edhe pse ka ndikuar negativisht. dhe një kapacitet më të lartë për të përvetësuar përvojat më të mira nga të huajt. Përveç arsyeve të pasqyruara gjerësisht ë literaturën ekzistuese. dhe varfërisë e ritmeve të ulëta të rritjes ekonomike në anën tjetër.Transformimi i “Ikjes sëTrurit” në “Qarkullim të Trurit”. një fuqi punëtore më të kualifikuar për të lehtësuar kryerjen e reformave. Më konkretisht.5. Ndikimi negativ i largimit të trurit është trajtuar gjerësisht në literaturë. Marrëdhëniet gjithnjë e më të ndërlikuara ekonomike dhe përfshirja e institucioneve shtetërore në hartimin dhe implementimin e kornizave ligjore për rritjen ekonomike kërkojnë një debat publik më të sofistikuar mbi strategjitë që do të ndiqen. inxhinierët e ndërtimit). Elementi kyç i konkurueshmërisë për vende të varfra janë pagat e ulëta të kombinuara me fuqi punëtore të kualifikuar. oferta e tregut të punës në përgjithësi nuk arrin t’i 26 .

Në sytë e këtyre punëdhënësve të paktën. Punonjësit do të kishin më shumë zgjedhje dhe cilësia e ofertave të punës po ashtu do të rritej duke stimuluar kështu rritjen përtej industrive të ndërtimit dhe ushqimit të cilat po bëhen sektorët “tradicionalë” të rritjes në ekonominë shqiptare. Krijimi i një “tregu të trurit” do të ishte me mjaft përfitim për punëdhënësit dhe do të stimulonte krijimin e industrive të reja në ekonominë shqiptare.  Injektojë metodologji të reja në vendin e punës. çka është më e rëndësishme. Aktualisht hapësira në debatin public shqiptar është e “monopolizuar” nga relativisht pak burime: politikanët. Rritja e fluksit të kthimit të grupit tonë të synuar do të injektonte energji dhe ide të freskëta si dhe do të rriste konkurrueshmërinë në tregun e punës.  Vendosë bashkëpunimin me universitete dhe institucione kërkimore të huaja. Kjo arrihet në dy mënyra: e para. një tjetër etikë pune dhe organizimi. Injektimi i burimeve të freskëta që kanë potencial për t’uafirmuar në atë çka shpesh quhet “rreth i mbyllur” do të shtonte numrin e alternativave që në këto momente mungojnë. analistët e pavarur dhe komuniteti ndërkombëtar në bashkëpunim me atë që njihet si “shoqëri civile”. projekteve të përbashkëta. Edhe pse kjo është e vështirë të vërtetohet. të kthyerit sjellin njohuritë dhe përvojën teknike që kanë grumbulluar jashtë në vende pune ku këto mund të mungojnë. mundet vërtet që të kthyerit të sjellin praktika të reja organizative dhe një mentalitet të ri që rrisin eficiencën dhe cilësinë e shërbimeve.Të kthyerit mund të ndihmojnë në krijimin e rrjeteve. duke krijuar kështu një sinergji praktikash lokale dhe ndërkombëtare. cilësia e ulët e tregut të punës qendron si një pengesë e madhe për rritjen e investimeve private.përmbushë kërkesat. E dyta. nuk është krejt e rastësishme që shumë nga punëdhënësit e të rinjve në Shqipëri të cilët paguajnë pagat më të larta organizata ndërkombëtare dhe OJQ përgjithësisht preferojnë staf të trajnuar në Perëndim kundrejt atyre të trajnuar në vend.Një “treg idesh” më i fortë jo vetëm që do të shtojë ofertat e zgjidhjeve alternative për problemet e Shqipërisë por gjithashtu do të pasurojë vizionin shqiptar duke e bërë atë më fleksibël dhe më të aftë për tu ballafaquar me ndryshimet e vrullshme në mjedisin përreth. edhe pse më e diskutueshme nga pikëpamja sociologjike. Edhe pse studimet empirike në këtë fushë pothuajse mungojnë. dheshkëmbimin institucional të njohurive dhe përvojës midis institucioneve shqiptare 27 . këta të rinj sjellin jo vetëm njohuri të reja por.

Kështu një strategji e suksesshme për ikjen e trurit duhet të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë për integrimin. suksesi i Shqipërisë varet edhe nga “aftësia për të shitur” idenë e ndryshimit pozitiv që sjell integrimi Euro-Atlantik tek pjesëtarët e këtij segmenti të fuqisë punëtore. Një strategji e suksesshme përdukurinë e ikjes së trurit kërkon një farë niveli konkurueshmërie midis Shqipërisë dhe vendeve perëndimore për një segment të caktuar të forcave të punës. 28 . Në këto rrethana. nga ana tjetër.  Mbështesë perspektivën europiane të vendit.dhe perëndimore. Përvoja e pesëmbëdhjetë viteve të fundit ka dëshmuar sepraktika të tilla kanë qenë faktori kryesor i ruajtjes dhe zhvillimit të shumicës sëinstitucioneve kërkimore shqiptare. ndërsa vetë procesi i sistemimit të tyre në vend do të nënkuptonte një shërbim civil më profesional me praktika transparente dhe universale të menaxhimit të burimeve njerëzore çka në vetvete është një nga kriteret për të ardhmen evropiane të vendit. Rritja e shkallës së kthimit dhe integrimit profesional të grupit të synuar. do të ndihmonte vetë procesin e integrimit falë kualifikimit dhe ideve që do të sillnin këta studentë.

Duke parë gjithashtu se numri i kampionit të përdorur është i vogël rezultatet e këtij studimi nuk mund të përdoren për të përgjithsuar për të gjithë personat të cilët studiojnë jashtë Shqipërisë. çka zvogëlon mjaft mundësitë për efekte të subjektivitetit të intervistuesit. Ato duhen parë si prirje dhe tendenca më tepër sesa si rezultate përfundimtare. e vetmja mënyrë për të kryer vrojtimin ishte duke shpërndarë pyetësorin me e-mail nëpër të gjithë kontaktet që zotëronim duke shpresuar të arrija një shkallë përgjigjesh të kënaqshme.6. nuk të lejojnë të hartosh një kampion plotësisht përfaqësues. vendndodhja. Por nga ana tjetër. anketimi nëpërmjet internetit shpesh nuk arrin të sigurojë një shkallë të lartë përgjigjeje.Kufizimet e studimit Problemi që hasa me ndërtimin e kampionit ishte mungesa e një liste gjithëpërfshirëse që të përmbante informacion demografik bazë si: emri. Kështu në fund të vrojtimit 29 nga 35 personat e përzgjedhur u përgjigjën anketës.ndërsa 10 ishin persona që kishin mbaruar jashtë studimet dhe ishin kthyer për të punuar në Shqipëri. Duke patur parasysh këto kufizime metodologjike. gjendja civile etj çka do të përbënte kornizën e të dhënave për të zgjedhur kamionin.Nëpërmjet kontakteve personale u arrit që të selektohej një kampion prej 35 personash. ndryshe nga intervistat ballë për ballë. 29 . Anketimi u vetë administrua. rezultatet e këtij vrojtimi duhet të interpretohen me rezerva. Nga këta 25 ishin persona që aktualisht vazhdoni studimet jashtë Shqipërisë. Këto kufizime që i detyrohen mungesës së një informacioni demografik të saktë mbi këtë popullsi si dhe pengesave të tjera të natyrës logjistike. mosha. gjinia. adresa. Duke qenë se informacioni mbi vendndodhjen e pjesëtarëve të grupit që synonim të anketonim ishte jo i plotë.

Këto kontrata duhet të detyrojnë nëpunësin të kthehet në vendin e punës pas përfundimit të misionit jashtë vendit. Një hap i parë në këtë kuadër do të ishte ngritja e programeve mësimore të modelit perëndimor që do të prodhonin një brez drejtuesish për sektorin privat që po zhvillohet. Reformat arsimore janë thelbësore për të rritur konkurueshmërinë e “ofertës” së Shqipërisë ndaj studentëve më të mirë në mënyrë që ata të mos largohen dhepër ta hapur sistemin e lartë arsimor për kandidatët më të mirë në stafin akademik  Të nënshkruhen kontrata me nëpunësit civilë. Tek e fundit. është një proces i ndërsjellë: përpjekjet e vazhdueshme për të përfshirë këtë grup në administratë do të ndihmojnë integrimin e vendit në BE duke përmirësuar kapacitetet shtetërore për të vënë në jetë reformat e nevojshme. vetëm transformimi i administratës publike drejt standardeve evropiane do të ishte një mënyrë efektive për të integruar shqiptarët e arsimuar jashtë në administratë. etj. seminare.7.  Të zvogëlohet shkalla e politizimit të shërbimit civil. Politikat e tanishme të burimeve njerëzore janë viktima të favoritizmit politik nëpër të gjithë administratën. Ky pa dyshim.  Të reformohet sistemi i ngurtë dhe hermetik i arsimit të lartë në universitetet shqiptare. profesorët dhe nëpunës të tjerë të kualifikuar në shërbimin civil që institucionet shtetërore dërgojnë jashtë vendit për kurse trajnimi. shqiptarët e arsimuar jashtë janë në pozita të pavaforshme për shkak të mungesës së familjaritetit me mënyrat jo-institucionale për të bërë karrierë. Në këto rrethana. kërkuesit shkencorë. Shqipëria ka nevojë të ngrejë institucione të arsimit të lartë që të ofrojnë arsim të lartë në vend. 30 .  Të vazhdohen reformat në administratën publike dhe në treguesit e qeverisjes në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Europian dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.Rekomandimet Ashtu si vende të tjera të Europës Lindore.

Mjaft shpesh. Mungesa e një mbështetjeje të tillë deri tani ka patur dy ndikime negative: (1) shtetit i ka munguar kapaciteti për të propozuar infrastrukturë dhe projekte të tjerë tek donatorët. fondet e zotëruara nuk janë përdorur për shkak të mungesës së kapaciteteve zbatuese dhe sakaq nuk ka patur përpjekje serioze për të mbledhur fonde për projekte specifike si rrjedhojë e mungesës së aspekteve teknike. Të shtohen fondet për kërkimin dhe zhvillimin shkencor. dhe (2) shteti shpesh ka zbatuar politika të paparaprira nga studimet e nevojshme. 31 . Nëse do të funksiononin siç duhet. çka ka rezultuar në dështim të këtyre politikave ose paaftësi për të vënë në jetë detyrat dhe përgjegjësitë e marra përsipër. institucionet kërkimore shtetërore do të siguronin mbështetjen e nevojshme kërkimore dhe teknike për zbatimin e politikave shtetërore. ashtu si në periudhën e pas-97’ës.

zgjedhore e presidenciale duket se në radhë të parë ai vuan nga mungesa e kapitalit njerezor. ikja e individëve me arsim të lartë. duket se është kjo pjesë e elitës që ka emigruar. diplomatike. të përgatitur. e të talentuar dhe vendosja e tyre në vende ose juridiksione të tjera. Rrjedhimisht. kulturore. Nëse mendohet se intelektualët dhe personat me specializim të lartë janë pjesë e një elite qoftë kjo politike. atëherë këta përbëjnë një forcë të vlefshme per drejtimin e ndryshimeve shoqerore në nje vend në tranzicion. sa më i madh numri i emigranteve nga radhët e tyre. laborantë e të tjerë.Konkluzioni Si përfundim. nga vendi ikën rreth 40% e intelektualëve perfshi shkencëtarë profesorë. për shkak të konflikteve. shkencore. mjedisit të pashëndetshëm. mungesës së mundësive. administrative ose ushtarake. diskriminimit ose arsyeve të tjera. 32 .nga të dhënat e paraqitura në këtë detyrë mund të them se emigrimi i elitave apo ikja e trurit ne Shqipëri është një problem i thellë që po e varfëron vendin nga kapitali njerëzor dhe është një pengesë e vazhdueshme për zhvillimin e vendit. aq më i vështirë bëhet edhe procesi i tranzicionit dhe duke parë gjendjen aktuale. Kur zhvillimet e një vendi shoqërohen me kriza të shpeshta politike. Sot Shqipëria është vendi me numrin më të madh të emigrantëve në Botë. të specializuar. Vetëm gjatë viteve 1990-2000. ajo cka i mungon Shqipërisë në tranzicion. në përpjestim me numrin e popullsisë. Vendi vuan nga “tharja e trurit”.

2005. Kajsiu. Larry.” Higher Education in Europe.Bibliografi: Elliot. Fischer Ëolfram and Peter Lundgreen. 33 . B. Vol. December 17-23 2004. Janar 08.” In Charles Tilly. No. ed.” The Guardian Ëeekly. “Albania: Vortices of Imbalance. Ilir. “Stop the Brain Drain. European Bank for Reconstruction and Development.XXIX. Fatmir. Prifti. 418. 1996. 3. Gusht 18. Transition Report Update. The Formation of National States in Gedeshi. 2005. “The Recruitment and Training of Administrativeand Technical Personnel. Blendi. October 2004: 309-317. Mema. No. 1999. “Liberalizimi I Universiteteve-nje ikje nga” Metropol. Tirana: Luarasi. “Strategji punesimi per individet e edukuar jashte” Shekulli. Emigrimi i Elites Intelektuale nga Shqiperia gjate Periudhes se Tranzicionit.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe kohën tuaj. Duke shpresuar në bashkëpunimin tuaj. Ju lutemi të lexoni me kujdes udhëzimet në shkronja italike përpara se të plotësoni pyetjen. Përse vendosët të ktheheni në Shqipëri? (VETËM NJË PËRGJIGJE – ARSYEJA KRYESORE) E kisha më të lehtë të gjeja punë në Shqipëri E kam më të lehtë të bëj karrierë në vendin tim 34 . Vërtetje: shënoni zgjedhjen tuaj me një “+” ose “*” në kutinë bosh përbri kutisë që përmban kodin përkatës. PYETJET E MËPOSHTME VLEJNË VETËM PËR ATA QË JANË KTHYER DHE JETOJNË NË SHQIPËRI PAS STUDIMEVE JASHTË VENDIT 1. një dukuri me përmasa dhe pasoja drastike për vendin gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. ju sigurojmë se informacioni i marrë nga ju do të përdoret me korrektësinë maksimale.Apendiksi PYETËSORI Studime të ndryshme sugjerojnë se emigrimi i potencialit intelektual në Shqipëri. INFORMACION DEMOGRAFIK Gjinia Mashkull Femër Grup-mosha 19 – 24 vjeç 25 – 30 vjeç 31 – 40 vjeç Gjendja civile: Beqar/e I/e martuar me fëmijë I/e martuar pa fëmijë Vendi ku jetoni: Arsimi: PJESA 1. mund të kthehet në një avantazh të madh për zhvillimin e vendit nëse i kushtohet vëmendja e duhur dhe trajtohet nëpërmjet politikave dhe strategjive të duhura.

Jeni i/e punësuar: Me kontratë Pa kontratë Nuk e di/Refuzim 4. inxhinier. Përshkrimi i punës: Nëpunës civil në qeverinë lokale/qendrore Zyrtar i zgjedhur në qeverinë lokale/qendrore Menaxher në kompani publike. etj.Për të qenë pranë familjes Nuk më pëlqente të jetoja jashtë shtetit U detyrova të kthehem. artist.) Profesionist i lirë I/e punësuar në një organizatë ndërkombëtare I/e punësuar në një OJF vendore Punë me raste 1 Tjetër (specifiko)_________________ 1 5. institucion apo organizatë Menaxher në biznes privat Punonjës i kualifikuar në sektorin publik (avokat.) Punonjës i kualifikuar në sektorin privat (avokat. etj. (SHËNONI VLERËSIMIN DUKE NGJYROSUR NUMRIN PËRKATËS) Vlerësimi 35 . Punësimi: I/e papunë (KALO TEK PYETJA 7) Punë të përhershme Punë të përkohshme 3. A përputhet vendi i punës me kualifikimin tuaj Po Jo Disi 6. Sa të kënaqur jeni me të ardhurat mujore nga puna juaj? Ju lutem shënoni vlerësimin tuaj në shkallën e mëposhtme nga 1 deri në 5 ku: 1 do të thotë aspak i kënaqur dhe 5 do të thotë shumë i kënaqur. dentist. dentist. artist. pasi nuk më dhanë leje qëndrimi Tjetër (specifiko)___________________________ 2. inxhinier.

12 VLEJNË VETËM PËR ATA QË AKTUALISHT NDODHEN JASHTË VENDIT 10. PYETJET 10. Sa kohë kaluat pa punë pasi u kthyet në atdhe? Gjeta menjëherë 3-6 muaj 6-12 muaj Tjetër (specifiko)___________________________ 8. 11. në çfarë sektori do të dëshironit të punoni në Shqipëri? (LEJOHEN MË SHUMË SE NJË PËRGJIGJE) Administratë publike Institucione/shoqëri publike Sektori privat Sektori jo-fitim prurës 36 . Nëse PO.12345 7. A planifikoni të ktheheni në Shqipëri gjatë 3 viteve të ardhshme? Po Jo (KALO TEK PYETJA 12) Ndoshta 11. shumë Përgjithësisht po Përgjithësisht jo Jo. Probleme që hasët në kërkim të punës: (LEJOHEN MË SHUMË SE NJË PËRGJIGJE) Kishte pak informacion për vende pune Nuk kishte shumë vende të lira për profesionin tim Nevojiteshin miq Vonesa për njësimin e diplomës Më kërkuan para Nuk hasa asnjë problem Tjetër (specifiko)___________________________ 9. aspak Nuk e di PJESA 2. A jeni i/e kënaqur me zgjedhjen që bëtë për t’u kthyer dhe punuar në Shqipëri Po.

etj. PYETJET E MËPOSHTME VLEJNË PËR TË GJITHË 13. Sipas mendimit tuaj. Mendoni se për të gjetur punë është më e lehtë: Me diplomë të huaj Me diplomë shqiptare Nuk ka ndryshim 16. më e thjeshtë është të gjesh punë në: Sektorin publik Sektorin privat Sektorin jo-fitimprurës Njëlloj Nuk e di 15.Institucione akademike/kërkim/mësim-dhënie Politikë 6 Tjetër (specifiko)____________________________________________ 12. Mendoni se: Punëdhënësit duhet t’i japin më shumë përparësi diplomave shqiptare Punëdhënësit duhet t’i japin më shumë përparësi diplomave të huaja Punëdhënësit duhet t’i vlerësojnë njëlloj diplomat Nuk e di 37 . A mendoni se në Shqipëri ka hapësirë të mjaftueshme për të vënë në zbatim kualifikimin tuaj? Plotësisht Pak Aspak Nuk e di 14. Nëse JO: përse? (LEJOHEN MË SHUMË SE NJË PËRGJIGJE) E vështirë të gjesh punë në Shqipëri Etika e punës e pakënaqshme Vështirësi në përshtatje me mjedisin shqiptar Standardet e jetesës të ulëta në Shqipëri Nuk kam më lidhje me Shqipërinë (familjare.) Tjetër (specifiko)____________________________________________ PJESA 3.

TV. A frekuentoni web-site të rrjeteve të studentëve shqiptarë nëpër botë? Shumë Pak Aspak Nuk njoh ndonjë të tillë Faleminderit për kohën dhe bashkëpunimin tuaj. internet.17. Nga e merrni informacionin mbi zhvillimet në Shqipëri? Media të ndryshme (Gazeta. etj) Ëeb-site shoqata studentore Ëeb-site institucionesh shtetërore Biseda midis miqsh Nuk i ndjek rregullisht Tjetër (specifiko) ________________________ 18. 38 .

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful