LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

1

FËMIJËT DHE FAMILJA

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

2

Fëmijë e Prindër

Roli i nënës në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës
Që kur lind, fëmija vepron ekskluzivisht nëpërmjet instikteve, pra atyre veprimeve të reflektuara të cilat i janë transmetuar trashëgimnisë gjenetike. Përmes vëzhgimit të fëmijës nëpërmjet mjeteve moderne, vërehet se fëmija reagon me afrimin e një objekti ose të një personi që i ngjall interes,apo trajtave të një fytyre. Vëmendja e tij, kryesisht përqëndrohet tek sytë, tek zëri dhe aroma, ndërsa objektet e preferuar janë ato në lëvizje të vazhdueshme. Në vecanti, fëmija është shumë i tërhequr nga figura amësore, me të cilën është i përfshirë në një proces adaptimi, reciprok dhe aktiv. Komunikimi nënë-fëmijë, fillon që në ditët e para të jetës,madje mendohet se fëmija që kur lind arrin të njohë zërin e nënës. Kujdesi që nëna i kushton fëmijës, menyra se si e mban në krahë dhe e përkund duke i transmetuar dashurinë për të, janë eksperienca psiqike shumë të rëndësishme. Nënat i flasin fëmijës instiktivisht, edhe pse ai nuk është akoma në gjëndje të kuptojë atë që i thuhet. Nëna përdor të folurën për të shprehur me fjalë atë që fëmija ndjen në një moment të caktuar, ose për të cilësuar dicka që ka tërhequr vëmendjen e fëmijës; kështu, fëmija ndjehet i mbrojtur, mësohet me tingujt dhe në vazhdimësi me fjalët. Gjithashtu, kontakti fizik, ndërmjet nënës dhe fëmijës, është një faktor determinues në zhvillimin e lidhjes afektive, një lidhje, e cila, do të kondicionojë të gjitha relatat shoqërore në të ardhmen. Duke qënë, nëna, e vetmje ndërmjetëse mes fëmijës dhe ambientit, mënyra se si komunikon me fëmijën, ngrohtësia që ajo shfaq kundrejt tij gjatë kontaktit fizik, i siguron të porsalindurit një gamë eksperiencash të ndryshme, me qëllimin për të kapërcyer izolimin egocentric dhe për të krijuar një lidhje emotive me të tjerët. Pjesëmarrja e nënës në jetën e fëmijës, si në fazën e fundit të shtatëzanisë, ashtu dhe nëpërmjet botës imagjinare në muajt e parë të jetës, është një karakteristikë e natyrshme me qëllimin për të pasuruar dëshirat dhe nevojat e fëmijës; Në të vërtetë, raporti me fëmijën, sic thamë dhe më lart, fillon që në periudhën e shtatëzanisë, periudhë e cila nuk përjetohet në mënyrë të njëjtë nga të gjitha gratë. Kjo nuk do të thotë që e gjithë përgjegjësia është e nënës sepse duhet të merren parasysh fëmijëria e saj, seksualiteti, raporti me partnerin, raporti me prindërit, nëse shtatëzania ka qënë vullneti ipërbashkët, etj. Megjithatë, pavarësisht nga influencat, duhet të pohojmë se gjithsecili ka një personalitet bazë dhe mënyrene e tij të jetuarit dhe përballjes me eksperiencat, duke përfshirë këtu dhe shtatëzaninë, kështu që kontakti që nëna krijon me fëmijën do t’i dhurojë atoj konstitucionin fiziologjik dhe mendor bazë; duke sinkronizuar funksionet trupore, impulset, të cilat janë, baza e zhvillimit dhe evoluimit të tij.

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

3

Kur fëmija dëgjon të flasin personat rreth tij, dhe në vecanti nënën, lëviz krahët, buzëqesh dhe lëshon klithma duke fiksuar apo duke kthyer koken drejt folësit ose duke e ndjekur me sy. Në bazë të disa kërkimeve është arritur në konkluzionin që mënyra se si nëna, komunikon me fëmijën, është i ëmbël, tregues, me pyetje dhe përgjegje, i artikuluar mirë dhe me plot stimuj verbalë. Mirëqënia e kontaktit nënë fëmijë verifikohet ne momentin që i porsalinduri ndjen prezencën e nënës, e cila e qetëson atë si për magji, kur e mërr në krahë. Në periudhën që pason lindjen nëna do të krijojë një kontakt emocional me fëmijën të karakterizuar nga puthje, pëerqafime e përkëdhelje. Ajo e përkund, i këndon, thjesht bën atë cka është instiktive për një nënë. Dhe fëmija i përgjigjet këtyre mesazheve me anë të dy stimujve:   E qara Buzëqeshja.

Kur fëmija përjeton një gjëndje dhimbjeje ose frike, mënyra më e privilegjuar për të qënë në kontakt me nënën, është e qara, dhe pse, shumë herë ajo prodhohet nga fëmija si mënyrë komunikimi e pa qëllimshme, ashtu si buzëqeshja ose pasthirrmat. E qara mund të shkaktohet nga, uria, mungesa e komfortit, dhimbja etij. Ajo gjithashtu mund të interpretohet si një mënyrë për të kërkuar prezencën e nënës pranë vehtes. Gjatë përvojës nënat mësojnë me njëherë të dallojnë tingujt domethënës të së qarës së fëmijës, si p.sh kur është i sëmurë, etj. Nga ana tjetër, buzëqeshja është një veprim spontan i fëmijës; një tjetër stimul, që motivon nënën për të qëndruar pranë tij. Aprovimi i nënës, mënyra se si ajo reagon ndaj stimujve të tij, është shumë e rëndësishme, sepse shërben për të shumfishuar përpjekjet dhe për të ndihmuar zhvillimin e fëmijës. Mrëdhënia nënë-fëmijë, është e ngrohtë, i krijon këtij të fundit një ndjenjë ngrohtësie, plot besim dhe e ndihmon në eksplorimin e botës, me vetëdijen që në cdo cast vështirësie, mund të strehohet pranë nënës. Gjithsesi, një zhvillimi normal nuk kërkon vetëm gratifikime dhe sidomos në mënyrë të tepruar; është esenciale që zhvillimi të përfshijë dhe zhgënjimin e frustrimin, në mënyrë që fëmija të njohë realitetin dhe të përshtatet. Përvec kësaj prezenca e një nëne tepër intime, ndrydhëse, nxitëse, favorizon tek fëmija krijimin e një lidhjeje të mbushur me pasiguri, të karakterizuar nga sjellje evitimi dhe druajtjeje. Në të kundërt, një nënë e pa ndjeshme ose e ftohtë, indiferente ndaj emocioneve të fëmijës, si p.sh. lumturia, trishtimi, zemërimi, etj, ( sjellje të një nëne të dpresionuar) mund të zgjojnë tek fëmija reagime zhgënjimi zemërimi, proteste të cilat mund të sjellin si pasojë, krijimin e një personaliteti vulnerabël, të paaftë për të përballuar faktorët stresues. Në të dyja rastete, fëmija nuk ka mundësi të eksperimentojë ndarjen dhe fuzionin e përpjestuar, karakteristikë e viteve të para të jetës dhe rrjedhimisht nuk ka nxitjen e nevojshme që emocionet, ndjenjat, dëshirat e tij të kuptohen dhe ndahen me të tjerët. Me kohën, është e mundur që kjo relatë mund të nxisë fëmijën të evitojë krejtësisht shprehjen verbale, ose trupore nga emocionet personale dhe të tregojë një interes të vakët për ndjenjat e të tjerëve (alesstimia). Studiuesit i kanë kushtuar shumë kohë lidhjes së mrekullueshme nënë- fëmijë, si dy qënie që krijojnë një univers më vehte ku i porsalinduri nuk e vecon vehten nga bota që e rrethon. Kjo fazë evoluese është quajtur simbiozë. Tanimë, universi për fëmijën fillon të ndahet mes tij dhe nënës, të cilët krijojnë një entitet të vetëm ndaj botës që i rrethon. Eshtë pikërisht ky

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

4

perceptim i të qënit një që i lejon fëmijës të përshtatet me botën dhe të krijojë autonominë nëpërmjet procesit të gjatë të ndarjes individuale.

Roli i babait në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës
Është e njohur botërisht, që sipas Frojdit, dashuria e fëmijës për nënën karakterizohet nga varësia fiziologjike ndaj saj për të ushqyerit, pastërtia, etj. Po përsa i përket, babait cila është figura dhe roli i tij në jetën e fëmijës? Ëinnicot, thekson që detyra primare e babait është të sigurojë mirëqënien emotive të partneres, duke e mbështetur në rolin e saj si nënë. M.gj.t, babai, gjykohet si i tillë vetëm në këndvështrimin e raportit me fëmijën. “Po aq i rëndësishëm, është për fëmijën edhe raporti ndërmjet nënës dhe babait. një raport që sjell vetëm mirëqënie psikollogjike në jetën e fëmijës. Nëse nga njëra anë, fëmija varet nga fati i nënës, nga ana tjetër është po aq e rëndësishme qetësia e saj emotive, për përmbushjen e misionit të saj” (Bernardi-Schlaffer “Alibia e Babait”, Psikollogjia Bashkëkohore) Ja, pra se si është nënvizuar figura e babait, mbi të gjitha, bashkëshorti i kujdesshëm i një nëne. Në fakt, lindja e një fëmije, paraprihet nga shtatëzania e cila lidh dhe përfshin të dy prindërit në problemet e lindjes dhe më vonë të rritjes dhe edukimit të fëmijës. Në ditët e para të jetës, fëmija krijon sic thamë më lart, lidhjen simbiotike me nënën, e cila e ushqen e lan, dhe i jep kontaktin njerëzor për te cilin ai ka nevojë. Por në një moment të caktuar, fëmija fillon të rritet, dhe pikërisht atëherë, fillon të shfaqet në horizont dhe figura e babait, në një kohë që për nënën ka qënë gjithnjë e pranishme. Hapësira jetësore e fëmijës zgjerohet, dhe ai i shoqeruar ngatë dyja figurat prindërore, do të fillojë udhëtimin në eksplorimin e botës reale.

Si të komunikojmë me fëmijët tanë
Një mënyrë mjaft e njohur në të gjithë botën për të edukuar fëmijët në mënyrë empatike, është ajo që na sugjeron Thomas Gordon, me anë të medodës P.E.T. Kjo metodë ka si qëllim të krijojë për fëmijën në familje një hapësirë krijuese dhe demokratike. Për t’u arritur edukimi, parimet kryesore duhe ttë jenë, respekti, dëgjimi dhe bashkëpunimi në zgjidhjen e konflikteve. Për ato të cilët nuk e njhin, thomas Gordon është

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

5

psikollog, I cili në bashkëpunim me kolegun e tij, Carl Rogers, ka botuar librin “Prindër të Efikasë” i cili është botuar në 37 vënde të botës dhe përkthyer në 18 gjuhë të ndryshme.

Ja se cilat janë këshillat e tij për të qënë prindër të efikasë:

  

Të mësohet dekodifikimi i sjelljeve jo verbale të fëmijës, për të përcaktuar cfarë e shqetëson. Nëse, p.sh, fëmija, qan prindi duhet të përgjigjet në mënyrë empatike, me shenja të tjera jo verbale. Gordon thekson se kjo mënyrë dëgjimi aktiv mund të kontribuojë në “kontrollin” e impulseve të fëmijës, pa e dëmtuar atë. Të ndihmohet fëmija i vogël për të zhvilluar gradualisht burimet e nevojshme për të kapërcyer varësinë nga prindërit dhe për të përmirësuar aftësitë për të zgjidhur vështirësitë me forcat e veta. Të qënit sa më të vërtetë përpara fëmijëve. Kjo do të thotë, të mos kesh frikë të tregosh para fëmijës ndjenjat personale, sepse të jesh prind, nuk do të thotë të interpretosh një rol, në të cilin heq dorë nga të qënit “njeri”, me të gjitha frikërat dhe dobësitë. Respekti ndaj personalitetit të fëmijës, për atë që është, dhe jo atë që do të donim të ishte. Duke qënë të pranuar, fëmijët mund të konsiderojnë ndryshimin drejt përmirësimit, ndërsa mospranimi thellon krijimin e distancave me prindërit. Ky pranim, mund të esternohet në mënyre verbale; nëpërmjet gjesteve, dëgjimit aktiv dhe pasiv, etj.

Dhe akoma: Sipas Metodës Gordon, është e rëndësishme të komunikohet me fëmijët, duke evituar “dymbëdhjetë përgjegjet tipike” ; të urdhëruarit, predikimi, këshillimi, mësimi, gjykimi, mbivlerësimi, përcmimi, interpretimi, sigurimi, akuzimi dhe minimizimi. Këto lloj mesazhesh, i komunikojnë fëmijës që ndjenjat dhe nevojat e tij nuk janë të rëndësishme;mospranimi;frika ndaj pushtetit prindëror, mun të provokojnë tek ai ndjenja zemërimi të cilat mund ta induktojnë të reagojë në mënyrë kundërshtimi ndaj vullnetit të prindërve. Në vënd të” përgjegjes tipike”, Gordon rekomandon që do të ishte më mirë sikur të njësoheshim empatikisht në rolin e fëmijës dhe të pyesnim vehten se si do të ndjeheshim nëse do të na duhej të shprehnim një mendim, një ndjenjë, një gjykim, një këshillë, etj Gordoni i kushton shumë rëndësi dëgjimit, të cilin e ka klasifikuar në dy lloje:

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

6

Dëgjimi Pasiv, në të cilin dëgjohet më tepër së flitet, duke i komunikuar fëmijës kënaqësinë e dëgjimit me një buzëqeshje, një shikim, etj. Kjo mundëson që fëmija të shprehë ndjenjat, emocionet në një klimë pranimi, që krijon premisa në rritjen dhe ndryshimin (evoluimin) e fëmijës. Një tjetër lloj dëgjimi është ai që shoqërohet me me fraza të tipit: “te kuptoj”, “vërtetë ?”, ”..Pa shiko...” Gjatë komunimimit, këto fraza përbëjnë një lloj ftese për të folur dhe treguar. Kënaqësia e të dëgjuarit, mund të shprehet në mënyre verbale, me fraza të tipit; “më trego si ndodhi”, “fol se të dëgjoj”, “më thuaj, cfarë mendon për...” etj. Këto janë mënyra pak a shumë direkte, po që shprehin respekt dhe konsideratë. Krijimi i një marëdhënie empatie do të thotë të jesh në kontakt me mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve. Nëse një fëmijë ndjehet i lirë për t’u shprehur (jo i gjykuar, qortuar, këshilluar, i kërcënuar etj), arrin të flasë për vehten, për gabimet, tenton të kuptojë shkaqet dhe shumë herë të gjejë dhe zgjidhjet. Dëgjimi aktiv, sipas interpretimit të Rogers, është përpjekja për të kuptuar atë që fëmija kërkon të shprehë dhe më pas për të formuluar me fjalë, të bazuar mbi një feed back mirëkuptimi të argumentit, me të njëjtat ndjenja të shprehura nga folësi.Kjo mënyrë komunikimi me fëmijët, bazuar mbi dëgjimin aktiv i ndihmon për të qënë të vetëdijshëm mbi ndjenjat e tyre, për të mos u frikësuar nga ndjenjat negative. Fëmija, bëhet më i kujdesshëm dhe më i respektueshëm ndaj opinionit prindëror, si sintezë e një shkëmbimi empatik.

Mirëqënia e fëmijëve

Mirëqënia e fëmijëve varet nga ne. Jo vetëm mirëqënia aktuale, ajo që është e dukshme për fëmijët por, mbi të gjitha, aftësia për te arritur dhe mirëqënien në moshë të rritur. Sjelljet tona kundrejt tyre mund të influencojnë në strukturimin e përgjegjësisë personale, vetëvlerësimin, aftësinë për të krijuar dhe ruajtur lidhje të pjekura dhe të kënaqshme. Edhe pse duke u rritur, fëmijët tentojnë gradualisht të frekuentojnë një numër më të madh kontekstesh të ndryshme nga boshti familjar, dhe jo më pak, raportet familjare tentojnë të jenë më të shumtë e aq më tepër, më domethënës. Janë të ndryshëm, aspektet të cilave, duhet t’i kushtojmë vëmendje për të krijuar një atmosferë pozitive familjare e cila mund t’u lejojë fëmijëve tanë të rriten të lumtur e të sigurt ne vetvehte; sjellja e moderuar, zëri i ngrohtë, respekti, komunikimi, fryma e bashkëpunimit, shkathtësia dhe intelekti, mënyra të qënit prindër. Në cdo familje është e natyrshme dhe e nevojshme të ekzistojë një formë kontrolli nga ana e prindërve ndaj fëmijëve; nga ana tjetër edhe fëmijet tentojnë të kontrollojnë prindërit ose njëri-tjetrin. Parimet kryesore për të ushtruar një kontroll sa më të shëndetshëm mbi fëmijën janë:

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

7

Qartësia dhe koherenca. Për fëmijët është e domosdoshme të kuptojnë pasojat e veprimeve dhe sjelljeve të tyre. Kjo nuk do të thotë që prindërit nuk duhe ttë ndërrojnë mëndim. E rëndësishme është që fëmijëve t’i transmetohet një ndjenjë sigurie dhe stabiliteti. Ne kete menyre, do te rriten më të sigurt, më pak anksiozë dhe më pak rebelë e agresivë Të motivohen veprimet. Në këtë mënyrë, fëmijët përfshihën, ndjehen pjesëmarrës në jetën familjare dhe, së fundmi arrijmë prej tyre, shumë më tepër se nga përdorimi i mënyrës urdhërore. Nga ana tjetër, mënyra urdhërore paraqet rrezikshmëri për faktin se imitohet nga fëmijët, duke sjellë si pasojë reagime të përvetësuara agresive. Vënia e kushteve të arësyeshme. Fëmijat vuajnë pasojat e kushtëzimeve të tepruara, ashtu si në të njëjtën mënyrë janë të dëmshme dhe lejimet e tepruara. Fëmijët me fushë veprimi të kufizuar, tentojnë të rriten të turpshëm për faktin se kanë më pak shanse të kenë eksperienca të ndryshme dhe të vënë në provë vetvehten. Nga ana tjetër, kur prindërit I lënë të lirë më shumë se duhet, fëmijët rriten te paaftë për t’u përshtatur, të pasjellshëm dhe të pa motivuar drejt suksesit. Besimi tek fëmijët. Besimi tek fëmija, i shoqëruar nga hetime të kujdesshme, nëpërmjet pyetjeve të drejtpërdrejta dhe bisedës paqësore, janë të domosdoshëm. Besimi rrit vlerësimin e fëmijës për prindin, ndërsa në rast të kundërt, kjo mund të shkaktojë ndrydhje dhe zemërim. Pritshmëritë e larta. Fëmijët e shohin vehten në sytë e prindërve. Nëse prindërit lanë pritshmëri te ulëta në drejtim të fëmijëve, këta të fundit do të mendojnë se nuk vlejnë shumë, dhe rrezikojnë për pasojë te kenë një vetëvlerësim të fryrë, i cili influencon negativisht në suksesin e ardhshëm profesional dhe integrimin social. Maturia në dhënien e ndihmës.Kur fëmijët ndodhen përpara vështirësish, është e nevojshmë t’I ofrohet atyre një informacion sa më i gjërë, në mënyrë që të gjejnë vetë zgjidhjen, përndryshe mund të zvogëlojmë ndjenjën e tyre të efikasitetit. Ndihma është e rëndësishme, përndryshe, fëmijët do te\ë ndjehen të braktisur mes dëshirës për të mbajtur premtimët dhe frikës së mossuksesit.Ato demotivohen dhe në këtë mënyrë humbasin vetëvlerësimin. Vëmendje ndaj përpjekjeve. Nuk është gjithmonë e thjeshtë të kuptosh sforcimin e një veprimi, shpesh herë ne i imponojmë fëmijëve tanë vullnetin tonë pa e kuptuar. P.sh. të hysh në një dhomë për t’i tërhequr vëmendjen fëmijës që po luan e bën zhurmë do të thotë t’i ofrosh atij një gratifikim. Të trajtosh në këtë mënyre një fëmijë i cili ka këtë reagim do të thotë të shtosh frekuencën e këtij veprimi, dhe në vend që të qetësohet, ai vazhdon akoma më fort, duke menduar se

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

8

efekti tek prindi ishte i atillë sa ai ka arritur atë që donte. Është e kotë të thëksohet se një reagim i tillë është tregues i kërkesës për vëmendje. Në të kundërt një vlerësim i tepruar rrezikon të humbasë efikasitetin, sidomos nëse përdoret me tepri; si konpensim, fëmija studioz humbet vullnetin për të studiuar, m.q. se ka arritur atë që dëshironte. Është i rëndësishëm valutimi i skemave të përkohshmë të kushtëzimit, të cilat janë shumë më të efektshme se valutimi i përhershëm. Ndonjëhrë të plotësosh kapricot e një fëmije agresiv, do të thotë, të rrisësh shumë më tepër agresivitetin e tij sesa ta kushtëzosh gjithnjë. Përsa i përket dënimeve maksimale, ato janë kundërproducente. Ato mund të jenë efikase nëse veprojnë në origjinë të gabimit, me ndërhyrje të karakterizuara nga butësia dhe qetësia. Ndëshkimet a ashpra nuk këshillohen në përgjithësi, sepse fëmijët imitojnë sjelljen e prindërve, dhe si rrjedhim sille nnë të njëjtën mënyrë, dhe në të ardhmen do të jenë prindër ndëshkues. Shpesh herë prindërit nuk arrijnë të imponojnë vullnetin e tyre me anë të ndëshkimeve, duke humbur kështu, besueshmërinë dhe autoritetin e tyre. Fëmija në këtë mënyre, mohon prindin, duke e parë si një të huaj.

 Diskutimi. Një ndërhyrje e moderuar dhe e qëndrueshme, mund të përfshijë

përfshirjen pozitive të fëmijës në vendimet e rëndësishme, duke përforcuar pikpamjet mbi familjen, duke i brë të ndjehen të vlerësuar për inteligjencën dhe opinionet te tyre.

 Legjitimimi. Arësyet më pozitive për të vlerësuar një normë në familje, janë

ato më realistet, të cilat i përkasin të ardhmes, qëllimeve që kjo familje ka në vetvehte sidomos që i përkasin të ardhmes së fëmijëve. Është e rëndësishme që prindërit të mos vihen në nivelin e fëmijës, sidomos kur këta të fundit, gabojnë. Fëmijët kanë nevojë të përceptojnë që prindërit janë të përgjeqshëm, të përfshirë në plotësimin e nevojave dhe mirëqënien e tyre.

 Zëri i Ngrohtë i familjes është i rëndësishëm në rritjen e fëmijëve. Nëse

intonacioni është i ngrohtë, prindërit janë të disponueshëm, nuk vënë ekzigjencat personale para atyre të fëmijëve, qëndrojnë me dëshirë pranë tyre dhe manifestojnë ngrohtësi, rezultatet pa dyshim janë pozitive. Në familje të tillla, fëmijët kanë lidhje të forta me prindërit, janë më të dëgjueshëm dhe më të vëmendshëm ndaj këshillave tyre, kanë një vetëvlerësim më të lartë, rezultate të larta në shkollë dhe kanë sukses në jetë. Gjithashtu ato janë të ngrohtë me të tjerët, të shoqërueshëm, tëndjeshëm dhe altruistë dhe kur të rriten do të jenë dhe prindër të tillë.

 Respekti. Është shumë e rëndësishme që fëmijës t’i trannsmetohen vlerat e

respektit për të tjerët. Fëmijët me kalimin e kohës kuptojnë se sa të rëndësishëm janë për ne, nëse reagimi ynë ndaj personave të tjerë bazohet mbi vlerësimin dhe respektin, në përgjithësi. Respekti i hapësirës personale, kultura, kujdesi për veshjen, gjuha e moderuar, transmetojnë mendimin se cdokush është në funksion të gjithsecilit ddhe që njerëzit vlejnë. Fëmijët të cilët binden mbi

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

9

rëndësinë që kanë tek prindërit rriten më mirë;kanë një vetëvlerësim më të lartë, janë të motivuar drejt suksesit, fitojnë më lehtësisht identitetin e tyre në adoleshencë dhe3 është më e vështirë që të bien pre e depresioneve.

 Komunikimi, është shumë i rëndësishëm, sidomos kur fëmijët janë të vegjël,

shkëmbimi i sinjaleve të ndryshme, gjuha e zgjedhur dhe e pasur-për t’i ndihmuar në zhvillimin e të folurit, aftësitë e komunikimit dhe inteligjencën. Komunikimi ballë për ballë, përmban gjithnjë në vetvëhte një sasi të mirë inkoherence, dhe është e nevojshme të shmangen aludimet dhe kontradiksionet. Inkoherenca jep mjaft mesazhe në lidhje me diskutimin që bëhet, sidomos nëse fëmija ka aftësinë të njohë dhe të interpretojë dhe t’i japë një kuptim, prandaj është e nevojshme të kontrollojmë dozen e inkoherencës që transmetojmë sipas moshës dhe gjëndjes shpirtërore të fëmijëve. Në përgjithësi, fëmijët deri në moshën pesë vjec nuk kanë kapacitet për të konceptuar inkoherencën e mesazheve, ajo i topit; ndërsa më të rriturit, mund të gjenden në vështirësi të përfshirjes emotive dhe i ashpërson. Gjithsesi, është mirë që duke patur parasysh elementin “inkoherencë”, është mirë që prindërit të ndihmojnë fëmijët të interpretojnë mesazhet kontradiktore që para moshës pese vjec. Dialogu i hapur. Një tjetër aspekt i komunikimit në familje është dhe dialogu i hapur. Fëmijët rriten më mirë nëse ekziston konfidencialitet me prindërit, nëse ekziston mundësia për t’i treguar njëri-tjetrit gjithcka që ndodh. Këta fëmijë, rezultojnë më të ekuilibruar, më të matur e të shoqërueshëm dhe kanë një imazh pozitiv për familjen. Megjithatë, edhe në këtë rast është shumë e rëndësishme të dish të komunikosh. Prindi, duke u hapur me fëmijën, duhet të vazhdojë te mbajë rolin e tij, pa u vënë në të njëjtin pozitë me fëmijën, sikur të ishin “miq”. Në fakt ky është një gabim që bëhet në përgjithësi, duke sjellë pasoja tek fëmijët. Ato reagojnë me fodullëk, bëhen agresivë, m.q.se, në edukimin e tyre, ndjehet mungesa e një referimi autoritar. Veprimet e koordinuara. Me fëmijët e vegjël, rëndësi të vecantë kanë lëvizjet e koordinuara, mënyra se si lëvizim gjatë komunikimit, duke patur parasysh veprimet e interlokutorit dhe sinjalet që na dërgon. Lëvizjet e koordinuara, mbështetur në kontaktin vizual, si fiksimi i njëri-tjetrit, koorientimi viziv (fëmija shikon nga njëra anë dhe i rrituri drejton shikimin në pikën ku po vështron fëmija). Nëse veprohet në këtë mënyrë, influencohet pozitivisht në krijimin e një afrimiteti prind-fëmijë. Krijimi i lidhjeve të qëndrueshme prind-fëmijë. Nëse fëmijët janë të lidhur me prindërit, ato janë të bindur, kanë koncept pozitiv mbi familjen dhe kooperimin. Mbi të gjitha, është e rëndësishme të përballen dhe zgjidhen arësyet e konflikteve. Në këtë mënyrë, duke u përballur, edhe pse jo, duke u zemëruar, prindër e fëmijë, mësojnë të njohin më mirë njëri-tjetrin, fitojnë më shumë intimitet, krijojnë më tepër besim në vetvehte për të zgjidhur konfliktet dhe castet e tensionuara.

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

10

Ambienti Intelektual. Fëmijët që rriten në një ambient të pasur nga pikpamja intelektuale, janë të avantazhuar në plan gjuhësor, emotiv dhe social. Fëmijët që të vegjël duhet të rriten në një ambient stimolues i cili t’u lejojë të kënaqin kuriozitetin e tyre. Mbi të gjitha, fëmija ka nevojë për njerz me të cilët të komunikojë dhe të luajë. Duke u rritur gradualishtsë bashku me të rriten aftësitë kulturore, idetë për të diskutuar, dituria për t’u transmetuar, disponibiliteti i librave, revistave, instrumentzve muzikore, etj. Autoriteti Prindëror. Prindërit të cilët vetëkontrollohen, pretendojnë maturi, dialogojnë dhe janë të ngrohtë, pra që ushtrojnë autoritet krijojnë satbilitet dhe mirëkuptim në raportin me fëmijët. Në fakt, metoda autoritare ka ka dhënë prova si një metodë mjaft efikase në rritjen dhe mirëqënien e fëmijëve. Fëmijët e prindërve që gëzojë autoritet kanë një vetëvlerësim të lartë, janë të pavarur, të shoqerueshëm,altruistë, të motivuar drejt suksesit. Përkundrazi, fëmijët e prindërve që abuzojnë me autoritet të tepruar, apo permisivë dhe indiferentë, e vuajnë këtë mënyre edukimi; ata tentojnë të jenë agresivë dhe kanë sjellje antishoqërore.

Duke, përmbledhur, për mirëqënien e fëmijëve tanë dhe të familjes në përgjithësi, duhet të ushtrojmë një kontroll të arsyeshëm, të mbajmë një intonacion të ngrohtë, t’i mësojmë respektin për të tjerët, të komunikojmë në mënyrë të hapur dhe t’i mësojmë inkoherencën, të përceptojmë dhe të transmetojmë sinjalet gjatë komunikimit, të krijojmë një ambient intelektual plot gjallëri dhe të mos i trëmbemi të qënit prindër të cilët gëzojnë autoritetin e fëmijëve.

Rivaliteti Gjinor në Familje
Rivaliteti mes burrave është parë gjithnjë si dicka pozitive m. q. se përbën një element force dhe jo dobësie. Cdo fëmijë, sidomos nëse djalë, inkurajohet nga klani familjar për të trashëguar cilësitë e babait, madje stimulohet për të qënë akoma më i mirë kështu që në të ardhmen, ai të implementojë me sukses rolin e kryefamiljarit dhe t’i sigurojë mbrojtje dhe siguri të gjithë pjestarëve të familjes. Ato shpesh herë stimolohen drejt sporteve, mundjes apo lojrave të cilat kanë si objekt fuqinë fizike. Shpesh herë baballarët duke luajtur, “luftojnë” me të vegjlit e tyre, për t’i stërvitur dhe për t’u mësuar se si të jenë të fortë duke u përballur me moshatarët. Megjithatë, jo pak herë kjo lojë, fsheh në vetvehte konfliktin e fëmijës me të atin, të cilin ai e ka model dhe njëkohësisht i druhet deri në momentin që arrin pubertetin. Që nga ky moment, fëmija nuk është më i tillë, ai tenton të jetë i pavarur e t’i largohet figurës prindërore dhe rivaliteti do të kalojë në një tjetër plan, në atë shoqëror.

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

11

Kjo është ajo që dihet në përgjithësi, dhe këta janë disa nga atribnutet që i jepen figurës mashkullore, me të cilën djemtë janë të detyruar të rivalizojnë, po që, fatkeqësisht, shpesh herë, është një figure jo shumë prezente në familje, për arësye profesionale apo kënaqësie si kafene, ndeshje, peshkim etj. Kjo figurë tenton të idealizohet si “e gjithpushtetshme” , në familje, ashtu sic është në të vërtetë figura femërore, ajo e nënës dhe e bashkëshortes, e cila është gjithnjë e pranishme në jetën e fëmijëve. Kështu që këtyre të fundit, shpesh herë i duhet të përballen me një nënë të stresuar e cila zemërimin ndaj babait e projekton tek i biri, ose në të kundërt i dhuron atij të gjithë vëmendjen e rezervuar ndaj të shoqit, duke e stimuluar atë në mënyre të pavullnetshme të rritet njëlloj si i ati. Kjo nuk ndodh kurrë për vajzat, për të cilat figura femërore nuk mungon kurrë në familje, kështu që nuk krijohet kurrë mes tyre dhe baballarëve ajo lidhje e forte sic ndodh mes djemve dhe nënave, për më tepër që rivaliteti me prindin e seksit të njëjtë nuk ekziston. Është e qartë se kjo mungesë aleance mes vajzes dhe të atit sipas psikollogëve i referohet frikës ndaj incestit, sidomos nëse ky rivalizim shënon dhe fitoren, prandaj, vajza heq dorë nga rivaliteti dhe strehohet pranë figurës femërore duke u identifikuar heshturazi me nënën. Nga ana tjetër, nëna, kujdeset për vajzën duke i mësuar të qënit në një të ardhme, nënë dhe zonjë shtëpie. E njëjta gjë ndodh mes motrash, duke qënë rivaliteti mes motrash, tejet i dhimbshëm, ndahen fushat e interesave dhe veprimit, në mënyrë që secila të ndjekë atë që dëshiron, pa u ndjerë rivale të njëra-tjetrës. Në emër të dashurisë dhe lidhjeve familjare, gratë tentojnë të kufizojnë rivalitetin që fëmijë dhe për këtë arësye rrallë herë arrijnë të integrohen me ambicje në botën mashkullore. Ato preferojnë më mirë të kultivojnë raportet sociale sesa t’i humbasin për shkak të një fërkimi kompetitiv, sidomos nëse ndër dy vetë, njëri fiton e tjetri humbet. Ja pra sepse shumë pak gra arrijnë pozicione karriere e pushteti në krahasim me burrat, ku rivaliteti mes këtyre të fundit është i deklaruar. Ja pra, sepse, mes grave shpesh herë nuk ka mirëkuptim dhe urrehen heshturazi... Një rivalitet i hapur dhe i drejtpërdrejtë, i njohur edhe nga pikpamja sociale, mund të ndihmonte më tepër në raportet mes njëra tjetrës për më tepër sukses në jetë.

Gënjeshtra dhe e Vërteta tek Fëmijët
Të gënjesh do të thotë të alterosh realitetin në mënyre të vetëdijshme. Tek fëmija dallimi mes gënjeshtrës dhe së vërtetës, vjen në mënyrë të natyrshme. Para moshës gjashtë vjecare, nuk mund të bëhet fjalë për gënjeshtër tek fëmija m.q.se ai nuk është në gjëndjë, për arësye moshe të bëjë dallimin e gënjeshtrës në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe reales, aktivitetit të përditshëm dhe fantazisë.

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

12

Pas moshës gjashtëvjecare, fëmija fillon të integrohet me vlerat sociale dhe morale duke bërë dallimin mes botës reale dhe asaj imagjinare. Pas moshës tetë vjecare, fëmija fillon të gënjejë qëllimisht. Cili është kuptimi I gënjeshtrës? Ekzistojnë interpretime të ndryshme psikollogjike. Ferenczi, p.sh, shikonte tek gënjeshtra fëmijërore një ndjenjë plotfuqie të mendimit me funksionin për të ruajtur të paprekura iluzionet e fëmijës dhe gjithëpushtetit të tij. Ndërsa Melani Klein, e shikon gënjeshtrën si një fenomen që përfaqëson mungesën e pushtetit prindëror. Ajo që prindër dhe mësues duhet të kenë parasysh kur kanë të bëjnë me një fëmijë gënjeshtar, është fakti që për fëmijën , e vërteta nuk është një proces I menjëhershëm, por përfaqëson një asimilim progresiv. Janë të rriturit ato qe përcaktojnë rëndësinë dhe vlerën e së vërtetës, pra janë ato që I mësojnë fëmijës vlerën sociale të së vërtetës. Pas kësaj, e vërteta bëhet një mjet për të kënaqur prindërit, kërkesat sociale dhe së fundmi, vetëvlerësimin.

Gënjeshtrat tek fëmijët nuk janë të gjitha njëlloj; mund të dallohen të paktën tre lloje: 1- Gënjeshtra utilitariste, ështe gënjeshtra me qëllim përfitimi apo për të evituar një shqetësim. Një shembull mund të jetë dhe fshehja e rezultateve shkollore. Përpara kësaj sjelljeje, rëndësi të vecantë merr përgjegja e ambientit (familjar ose shkollor). Nëse rezulton që familja të jetë jo e vëmendshme ose të besojë lehtësisht, rrezikon të favorizojë përdorimin e vazhdueshëm të gënjeshtrës. Por, në të njëjtën kohë, një sjellje tepër kërkestare dhe moraliste mund të shkaktojë një sjellje akoma më të gënjeshtërt… Sjellja më e përshtatshme është evidentimi i gënjeshtrës, spjegimi I arësyeve të gabimit, pa insistuar shumë, në mënyrë që t’I ofrohet fëmijës mundësia për të kuptuar gabimin dhe për të ndryshuar sjellje. 2- Gënjeshtra Kompensuese; ne kete rast bëhet fjalë, për kërkimin e një të mire konkrete, një imazh që subjekti e konsideron të pa realizueshëm. P.sh. fëmija mund të krijojë një familje më të pasur, më fisnike, më të bashkuar…etj. Këto lloj gënjeshtrash janë të shpeshta tek fëmijët nën gjashtë vjec, ndërsa persistenca në këtë sjellje, edhe pas kësaj moshe mund të sjellë probleme psikollogjike. 3- Mitomania; është forma më e rëndë që konsiston në tendencën pak a shumë të qëllimshme dhe të vetëdijshme ndaj gënjeshtrës. Ajo konsiston në krijimin e fabulave imagjinare. Fëmija strehohet tek mitomania kur përjeton mungesa të rënda afektive, pra, ai nuk ndjehet i dashur. Fakti që fëmija gënjen nuk duhët të interpretohet si patollogji. Ne fakt, në disa raste, atom und të jenë shenjë maturimi psikollogjik të fëmijës i cili po krijon pavarësinë e tij në mënyre graduale. Nga ana tjetër, ato dëshmojnë edhe asimilimin e konceptit të gënjeshtrës dhe dallimin mes realitetit dhe fantazisë.

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

13

Vetëm kur gënjeshtra është persistuese dhe përsëritëse në kohë, mund të mendohet prania e një shqetësimi psikollogjik tek fëmija. Tek kjo e fundit, gënjeshtra mund të transformohet në adoleshencë si psikopati, prandaj është e nvojshme ndërhyrja që në fëmijëri.

Fëmijët dhe frika
Të gjithë fëmijët kanë frikë edhe të rriturit, kur i rikthehen fëmijërisë, rikujtojnë se si rrihte zemra për cdo zhurmë të dyshimtë, hijet dhe errësirën. Disa nga këto frikëra i rezistojnë zhvillimit psiko-fizik në adoleshencë dhe shoqërojnë njerëzit edhe kur rriten. Kjo do të thotë që frika, është një eksperiencë e zakonshme dhe ekzistenca e saj ka arësyet e veta. Në fakt, frika shpesh herë, përbën shpëtimin tonë, sepse mundëson shmangien e rrezikut. Cfarë nuk do të bënin fëmijët tanë nëse nuk do të kishin frike?! Ndonjëherë ndodh që frikërat janë krejtësisht të pajustifikueshme; atëherë kemi të bëjmë me fobi. - Frika nga errësira është tipike për fëmijët, për arësye të ndryshme. Duke qënë se ata kanë një përceptim të mjegulluar nuk e kuptojnë drejt ambientin që i rrethon dhe nuk kuptojnë, p.sh që zhurmat që vijnë nga raftet natënjanë krejt të natyrshme, derivate I fryerjeve të pllakave të drunjta, si rrjedhim të tjera qimka ose lagështire… Fëmija nuk i kupton të gjitha këto dhe në mendjen e tij të thjeshtë, mendo se dicka magjike ka ndodhurdicka e mbinatyrshme që gjeneron frikë mbuluar nga misteri. - Një tjetër arësye se pse fëmijët kanë frikë është ngaqë ne I tregojmë përralla, ose i lejojmë të shohin programe televizive që tregojnë histori të mbushura me shpirtëra, përbindësha, ujqer, etj. Së fundi, në filmat vizatimorë po flitet për vrasje. Është llogjike që fatazia e fëmijëvë I prêt me kuriozitet këto histori nga dita në ditë, duke vazhduar gjatë ditës aktivitetin normal mes lojës dhe librave, por kur vjen natagjërat ndryshojnë dhe këto histori misterioze mbushurme aventura, gjenerojnë frikë. Fëmijët gjithashtu mendojnë se prindërit nuk mund t’i shpëtojnë natën ashtu si ditën, m.q.se flejnë…..atëherë, kush do t’I shpëtojë nga përbindëshi i radhës? - Një pjesë te përgjegjësisë ndaj frikës bie mbi ëndrrat; fëmijët që zgjohen pas një ëndrre të keqe, me vështirësi kuptojnë imazhet dhe historitë që aqëshumë i kanë trëmbur vetëm në kokën e tyre, dhe jo në realitet. Për këtë, është e nevojshme të ndizen dritat, t’i serviret dicka e ngrohtë si një gtë qumësht ao kamomil, por mbi të gjitha t’u flitet mbi heronj pozitivë apo histori të këndëshme. Nëse fëmija është subject i sugjestionueshëm, duhet të mos ekspozohet ndaj skenave të frikshme dhe të evitohet diskutimi në shtëpi, p.sh. diskutimi i kronikës së zezë. Është e nevojshme të kuptohet me qartësi se cila është frika e fëmijës duke spjeguar në detaje cfarë e ka trëmbur. Për të larguar frikërat, mund të bëhen piktura me lapës apo akuarel; në këtë mënyrë stimuli i ankthshëm humbet karakteristikat negative dhe bëhet një lojë e padëmshme për t’u bërë së bashku më prindërit. Sa më tepër prindërit tregohen të sigurt në vetvehte, aq më tepër fëmija arrin të përpunojë frikën dhe të përzërë përbindëshat e natës nga jeta e tij. Një dritë e vogël nate, grillat e hapura në mënyrë që të hyja drita nga jashtë, mund të jenë mjaft të dobishme në rastet e vështira. Nëse as kjo nuk ndihmon, mund të spostohen mobiljet me ndihmën e fëmijës, për te larguar objektet që e trëmbin në errësirë. Së fundmi mundësia më e mirë është ajo për të kërkuar një ndihmë profesionale, qëndrimi pranë fëmijës deri sa e zë gjumi si dhe kontrolli herë pas here, etj.

LINDJA RRITJA, EDUKIMI PJESËMARRJA DHE INTEGRIMI NË JETËN FAMILJARE NDARJA, ADOPTIMI DHE PASOJAT TEK FËMIJËT

14

Deri diku kjo mund të jetë e lodhshme për prindin por nëse përsëritet rregullisht, cdo ditë duke alternuar rolet , rezultati do të jetë një fëmijë i ekuilibruar dhe i qetë, dhe ky është investimi më i mirë për të ardhmen.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful