Gazeta Shqiptare 9.8

QeVeRiA RRit pAGAt, HARRon KRYetARin

Shmangia, BeriSha 2 vjet ne puShtet nuk takon kryetarin e Shik-ut

Kryeredaktore: Anila BAshA Zv/kryeredaktor: Erl MurAtI - rezarta DElIsulA - Granit soKolAj Tel:(04)359-104, Fax:(04) 359-116 E-mail:gazetashqiptare@balkanweb.com

Viti XIII - Nr.3953

E enjte, 9 Gusht 2007
opinioni i dites

Çmimi, 50 lekë (1 euro)

N
Në faqet 2-3

jëri është ai që është, Bamir Topi, që njohim dhe që e respektojmë. Me pamjen dhe qëndrimin që ka, me sjelljen dhe motivimin që ka, me karakterin dhe gjykimin që

DY presiDente
Nga Selim Belortaja

shfaq, me energjitë dhe temperamentin, integritetin dhe forcën e tij të qëndresës. Shkurt pra, s’ka pse të mos ndihemi mirë, që në karrigen e Presidentit, sot kemi Bamir Topin real...
Vijon në faqen

27

ja kuotat per te gjitha univerSitetet ne vend
Dyfishohen pranimet në universitete, këtë vit pranohen 15.050 studentë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi
Në faqet 8,9,10,11

S’ka rritje tarifaSh per regjiStrim, perjaShtohen te verBerit dhe te Shkelqyerit

RepoRtAzH

jeta në qeli e grave të dhunshme në burgun 313
incidenti

Në faqen 12

Ju rrëfej dashurinë time me Turin
Në faqet 17-21

ZaJmina:

Sot ne Suplementin

rrihet në maqedoni kryetari i klubit patriotik
Në faqen 13

ceRRiK

Burri merr peng gruan e tre fëmijët
infeKtiVi

Në faqen 26

15 pacientë preken nga viroza anonime

Në faqen 15

Flet këngëtarja: Lidhja që më ka ndryshuar jetën dhe historia e dashurisë me shikim të parë

2 - FAQE E PARE

E enjte, 9 Gusht 2007

DREJTESIA
REFORMA
Kryeministri komunikon vetëm me Inspektorin e Përgjithshëm

Berisha, 2 vjet në pushtet nuk takon shefin e SHIK-ut
Shaqiri nuk firmos rritjen e pagave për vartësit
Erl MURATI

K

ur presidenti ameri kan, Xhorxh Bush takohet me drejtorin e CIA-s, Majkëll Heiden, asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodh përtej Atlantikut. Dy zyrtarët e lartë zhvillojnë biseda sistematike kokë më kokë në kuadër të përpjekjeve për të ruajtur sigurinë e brendshme në territorin amerikan. Në Shqipëri është tjetër muzikë. Në fillim të shtatorit, kryeministri Berisha mbush 2 vjet që është

ngjitur në pushtet dhe nuk e ka thirrur asnjëherë për raportim shefin e Shërbimit Informativ. Ai e ka shtrënguar dorën e Bahri Shaqirit nëpër konferenca rutinë apo në mbledhje komitetesh, por nuk e ka ushtruar asnjëherë të drejtën e tij për të marrë raportimin direkt të shefit të SHIK-ut. Sipas ligjit për shërbimin informativ, shefi i SHIK-ut është i detyruar t’i raportojë kryeministrit dhe presidentit sa herë që ata e thërrasin në takime të veçanta për çështje të ndryshme. E nëse ish-presidenti Moisiu takohej shpesh me Shaqirin, Berisha vendosi “ta bojkotojë” atë dhe t’i mbajë lidhjet me Inspektorin e Përgjithshëm. Bahri Shaqiri zëvendësoi të ndjerin Kujtim Hysenaj në krye të agjencisë informative dhe njihej si njeri i Nanos. Për këtë arsye, Berisha e sheh me skepticizëm kryetarin e institucionit dhe ka krijuar me të një marrëdhënie anormale. Lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme e përcaktimi i statusit të Kosovës janë disa prej çështjeve më të nxehta me të cilat duhet të merret “inteligjenca” shqiptare. Historia e SHIK-ut pluralist ka treguar se në më të shu-mtën e rasteve, drejtuesit e këtij institucioni mbajnë marrëdhënie direkte me homologë ose përfaqësues të shërbimeve të huaja në Tiranë dhe angazhohen më pak për

të bashkëpunuar me institucionet vendase. Një vit më parë, Berisha kërkoi ngritjen e komiteteve rajonale për luftën kundër trafiqeve dhe për këtë kërkoi bashkëpunimin e ministrisë së Bre-ndshme dhe SHIK-ut. “Këto komitete duhet të jenë të pranishëm në çdo komunë, në rast nevoje edhe në fshat. Ministria e Bre-ndëshme, shërbimi informativ, të gjitha agjencitë duhet të orientojnë punën e tyre duke shpallur këtë si përparësinë e parë në programin e tyre. Në qofte se kombet e tjera duartrokasin golat në Gjermani, ne dhe ndonjë komb tjetër kemi vajzat tona atje dhe ato janë vajzat dhe motrat tona dhe s’ka asgjë më të rëndë se sa të mos zgjidhësh këtë dramë të rëndë që po përjetohet në vend”, shprehej Berisha gjatë kohës së Botërorit të futbollit Gjermani 2006. PAGAT Megjithë bojkotin ndaj Shaqirit, SHIK-u nuk ka mbetur jashtë vëmendjes

së kryeministrit Berisha. Në mbledhjen e qeverisë më 26 qershor 2007, ministrat morën vendim për të rritur pagat e punonjësve të Shërbimit Informativ, përveç kryetarit të këtij institucioni. “Paga mujore për funksionet e mëposhtme të jetë: Inspektor i Përgjithshëm në Shërbimin Informativ të Shtetit 113.400 lekë, Drejtor i Departamentit Informativ 94.450 lekë, Drejtor drejtorie në aparatin qendror dhe shef i kabinetit dhe drejtor i Drejtorisë së Tiranës 86.850 lekë”, thuhet në vendimin e qeverisë i datës 26 qershor. Ndërkohë, pagat e specialistëve që kanë qenë 38.500 lekë rritet në 41.965 lekë të reja. Sipas këtij vendimi, rritja e pagave hyn në fuqi nga 1 korriku. Megjithatë, burime p r a n ë k ëtij institucioni thonë se shefi i SHIK-ut, Bahri Shaqiri refuzon të firmosë urdhrin për rritjen e pagave për vartësit e tij.

Qeveria rriti pagat në SHIK, “harron” kryetarin N
ë buxhetin suplementar të vitit 2007, qeveria mira toi edhe rritjen e pagave për punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror. Në këtë vendim u janë rritur pagat të gjithë punonjësve në nivel specialisti dhe drejtuesve të tjerë, përveç kryetarit të këtij institucioni. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, Këshilli i Ministrave vendosi: Paga mujore për funksionet e mëposhtme të jetë: Inspektor i Përgjithshëm në Shërbimin Informativ të Shtetit 113.400 lekë, Drejtor i Departamentit Informativ 94.450 lekë, Drejtor drejtorie në aparatin qendror dhe shef i kabinetit dhe drejtor i Drejtorisë së Tiranës 86.850 lekë”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ndërkohë, pagat e specialistëve që kanë qenë 38.500 lekë rritet në 41.965 lekë të reja. Sipas këtij vendimi, rritja e pagave hyn në fuqi nga 1 korriku.

Berisha paralajmëroi bashkimin me Ministrinë e Brendshme

Dështimi i projektit për shkrirjen e SHIK
P

Ndërhyrja e ndërkombëtareve “shpëtoi” pavarësinë
drejtori kryesore të SHIK-ut të bashkohen me ministrisë që asokohe drejtohej nga Sokol Olldashi. “Vetoja” e specialistëve të huaj, bëri që për pak javë çështja të harrohej tërësisht dhe SHIK-u të vazhdonte punën normalisht. Neni 92 i Kushtetutës sanksionon se me propozim të kryeministrit, presidenti i vendit emëron drejtorin e shërbimit informativ. Megjithëse praktikisht “e ka në dorë” Berisha ka hezituar të depozitojë në presidencë ndonjë kërkesë për shkarkimin e Bahri Shaqirit. Duket se bashkëpunimi i tij rezultativ me homologë të huaj dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare e kanë bërë Berishën të hezitojë para se të kërkojë largimin e Bahri Shaqirit. Shefi i SHIK-ut u emërua në këtë detyrë në datën 3 shkurt 2005 me propozim të kryeministrit Fatos Nano dhe dekret të presidentit Moisiu. Ai zëvendësoi në këtë detyrë, të ndjerin Kujtim Hysenaj.

ak javë pasi erdhi në pushtet kryeministri Berisha paralajmëroi një projekt për shkrirjen e Shërbimit Informativ Kombëtar si drejtori e ministrisë së Brendshme. Deklarata e tij ngjalli një furtunë në botën e specialistëve të sigurisë. Pjesa më e madhe e tyre e kundërshtuan idenë e fuzionimit të shërbimit informativ. Por, ishte ndërhyrja e përfaqësuesve të faktorit ndërko-

mbëtar në Tiranë që e nxitën Berishën të hiqte dorë nga plani i tij. Më pas, maxhoranca hodhi idenë që vetëm disa

EDISUD Spa, REDAKSIA: Redaktor i Politikës: Erl Murati, Redaktor i Suplementeve: Rezarta Delisula, Redaktor i Specialeve: Artan Hoxha, Redaktor i Kronikës dhe Rretheve: Granit Sokolaj, Kultura: Admirina PEÇI, Ndërkombëtare: Elira Çanga, Art Designer: Nevila SAMARXHI. ADMINISTRATA: Përgjegjëse e Financës: Lindita DODE, Shpërndarja: Gerti RUÇI, Cel 0682090378, Marketingu: Ilda ISUFI, Cel:0682074415-email:marketing@gazetashqiptare.com, ADRESA: Ish-Drejtoria e Uzinës së Autotraktorëve, Tiranë - Tel:(04)359-104 Tel&Fax:(04) 359-116 Marketingu: 359-104. Tiranë, Internet: www.balkanweb.com, Email: gazetashqiptare@balkanweb.com ; redaksia@gazetashqiptare.com, Shtypur: Në “Konica color”

E enjte, 9 Gusht 2007

FAQE E PARE - 3
BAMIR TOPI Presidenti i Republikës u takua pak ditë më parë më prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku në një takim i cili nuk u bë publik për mediat. Duke qenë se Sollaku është vazhdimisht i atakuar nga Berisha, presidenca nuk pati “guximin” të njoftojë mediat për këtë takim , i cili zgjati përreth 90 minuta. Nuk dihet se çfarë është diskutuar në bisedën Topi-Sollaku. SALI BERISHA Kryeministri Berisha e ka sulmuar ashpër Theodhori Sollakun para zgjedhjes së presidentit Topi. Megjithëse e propozoi vetë Sollakun, Sali Berisha nuk rreshti së sulmuari atë dhe premtoi se do ta largonte në një mënyrë apo tjetrën.Zgjedhja e presidentit Bamir Topi i dha dritën jeshile projektit për largimin e Sollakut

Zyra e shtypit e Kryeprokurorit mohon dorëheqjen e shefit të Akuzës

Sollaku vazhdon detyrën pa përmendur largimin
“Detyra në SHBA? S’është kohë për hamendësime”
VARIANTI I
LARGIMI Një nga variantet e mundshme të zgjidhjes së konfliktit të qeverisë me kryeprokurorin, është largimi i këtij të fundit me një detyrë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Përflitet se Sollaku do të punojë si specialist kundër trafiqeve. Një version i tillë do të ishte ideali për konfliktin e krijuar
Gazmend JANKU

VARIANTI II
SHKARKIMI Një tjetër variant që ështëpërmendur nga mazhoranca është edhe shkakrimi i kryeprokurorit Theodhori Sollaku nga presidenti i ri i vendit Bamir Topi. Por ky version është cilësuar si antikushtetues nga opozita, sipas së cilës ky variant dështoi më parë me mosdekretimin e shkarkimit nga ish-presidenti Alfred Moisiu

VARIANTI III
EMËRIMI Një tjetër variant për zgjidhjen e krizës mes qeverisë dhe kryeprokurorit është edhe afrimi i një posti tjetër të lartë Sollakut në një organ të rëndësishëm kushtetues, me kusht, që Sollaku të jepte më parë dorëheqjen nga posti i kreut të akuzës shqiptare

ë një kohë që kryef jala e politikës sh qiptare është çështja e shkarkimit të kryeprokurorit të vendit, Theodhori Sollaku, ky i fundit duket indiferent dhe i pashqetësuar nga ky fakt. Zyra e shtypit pranë kryeprokurorit konfirmon se kreu i akuzës shqiptare po vazhdon normalisht detyrën e tij. Madje, kohët e fundit ka nisur të kryejë një sërë inspektimesh në prokuroritë e rretheve në lidhje me ecurinë e hetimeve të dosjeve të ndryshme. Ky konfirmim nga zyra e shtypit të kryeprokurorit, të lë të kuptosh që Sollaku nuk ka ndërmend të largohet me dëshirën e tij nga detyra. Gjithashtu, nuk është dhënë asnjë përgjigje edhe mbi pistën më të fundit të hedhur nga politika, për një zgjidhje të butë të konfliktit duke i propozuar kryeprokurorit Sollaku një post tjetër në institucionet kushtetuese shqiptare, në këmbim të largimit të tij nga posti i kreut të akuzës shqiptare. Në këto kushte, duket se Sollaku do të vazhdojë “betejën” e tij të pakompromistë me maxhorancën qeverisëse, e cila prej dy vitesh e ka pasur një nga synimet kryesore të saj shkarkimin e kryeprokurorit të vendit. Zyra e shtypit të kryeprokurorit ka mohuar gjithashtu edhe një tjetër version të publikuar së fundmi në media, në lidhje me një largim të mundshëm të Sollakut në një detyrë në Departamentin Amerikan

N

TIRANE

të Shtetit. Në lidhje me këtë version, prononcimi zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme ka qenë, se tani nuk është koha për hamendësime të tilla. Këto reagime të zyrës së shtypit pranë kryeprokurorit tregojnë se konflikti mes qeverisë dhe kryeprokurorit nuk ka gjasa të zbutet, por përkundrazi, pritet të ashpërsohet më tej. Ky parashikim argumentohet me përpjekjet e deritanishme të maxhorancës për të shk a r k u a r pothuajse me të gjitha mënyrat

kryeprokurorin. Gjithashtu, konsumimi i rrugëve ligjore për shkarkimin e Sollakut, duket se e ka bërë edhe më të vështirë shkarkimin e tij. Ndërkohë që reforma e Drejtësisë, e trumbetuar nga të gjitha palët e politikës, duket se ka si synim kokën e kryeprokurorit, pasi të paktën për momentin nuk bëhet fjalë për ndonjë reforme të vërtetë, për sa kohë nuk ka ligje konkrete të miratuara nga qeveria.

Xhafa: Reforma, duhet tryezë ekspertësh
PS-ja propozon tryezë ekspertësh për reformat në Drejtësi. Sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafaj tha dje se “reforma në sistemin e Drejtësisë, në Gjyqësor dhe në Prokurori mbetet përcaktuese për zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe garanci për procesin e integrimit euroatlantik të vendit”. “PS-ja rishpreh qëndrimin e saj konstant se reformat në Drejtësi duhet të vijnë si rezultat i një konsensusi të gjerë politik, siç përcakton Kushtetuta dhe në një proces të gjerë konsultimi me komunitetin e juristëve jopartizan dhe misionet ndërkombëtare që asistojnë Shqipëri në këtë fushë”, - tha Xhafaj. Ai tha se PS-ja i qëndron idesë së hedhur që në nëntor të vitit të kaluar për krijimin e një tryezë të posaçme në nivel politik dhe teknik me asistencën teknike të BE-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar. Ai paralajmëroi se një prokurori politike do të ishte e rrezikshme.

4 - POLITIKE

E enjte, 9 Gusht 2007

DIPLOMACI
REAGIMET
Reagim ndaj qëndrimit “pro” pavarësisë të presidentit

Kosova, Serbia proteston ndaj qëndrimit të Topit
“Deklaratat janë atentat ndaj sovranitetit”
inistria e Jashtme e Serbisë i quajti të papranueshme deklaratat për pavarësinë e Kosovës të Presidentit të sapozgjedhur të Shqipërisë, Bamir Topi. “Këto deklarata janë atentat ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të një shteti demokratik, i cili është anëtar i OKB-së dhe kufijtë e të cilit njihen ndërkombëtarisht”, - thuhet në protestën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë, që drejtohet nga Vuk Jeremiç. Këto deklarata, thuhet në këtë reagim të zyrtarëve serbë, nuk kontribuojnë në konsolidimin e raporteve të fqinjësisë së mirë, as në “çimentimin e këtij stabiliteti, për të cilin rajoni i Ballkanit ka shumë nevojë”. Protesta vjen pak ditë nga deklarata mbështetëse për pavarësi të plotë të Kosovës nga maxhoranca shqiptare, e shprehur nga Presidenti Bamir Topi, gjatë një takimi me Presidentin kosovar, Fatmir Sejdiu. Presidenti Bamir Topi vuri në dukje se “Kosova dhe populli kosovar po përjetojnë çastet më të rëndësishme në historinë e tyre; ato të përcaktimit të statusit përfundimtar, që padyshim do të jetë pavarësia”. Pikërisht kjo deklaratë duket se ka acaruar zyrtarët serbë, të cilët duket po ndihen xhelozë edhe nga marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri. Presidenti Topi, pasi theksoi se të gjitha institucionet shqiptare janë në të njëjtën linjë me ato kosovare dhe i mbështesin tërësisht për sa i përket çështjes së përcaktimit të statusit, shprehu bindjen që ai do të përcaktohet sa më shpejt të jetë e mundur, edhe në sajë të mbështetjes së faktorit ndërkombëtar. Sipas mediave që i referohen deklaratave të Ministrisë së Jashtme serbe, këto deklarata nga të dyja palët janë një sinjal i një klime të tensionuar në vigjilje të së premtes së ardhshme në rajon të trojkës së re te negociatorëve (një gjerman i caktuar nga BE-ja, një amerikan dhe një rus), që u caktua nga grupi i kontaktit për të

M

kërkuar një mënyrë për të kaluar fazën aktuale të negociatave mbi të ardhmen e statusit të Kosovës. Mes radhëve të tekstit të shpërndarë nga Ministria e Jashtme serbe, ndër të tjera bie në sy irritimi gjithnjë e më i dukshëm për rakordimin politik

mes Tiranës dhe Prishtinës, atje ku drejtimi lokal tashmë ka adoptuar simbole pak a shumë të njëjta me shtetin shqiptar, duke filluar me datën e festën kombëtare të Shqipërisë, si dita me e pranueshme për të deklaruar pavarësinë. Ndërkaq, Beogra-

di nuk ka mirëpritur edhe pasazhe të mbështetjes për pavarësinë e Kosovës që dha Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Për udhëheqjen serbe, ndarja e Kosovës nga Beogradi duket e patolerueshme. VIZITA Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu zgjodhi të takojë Presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bamir Topi pak ditë më parë. Të dy Presidentët shprehën dëshirën dhe besimin e tyre në zgjidhjen e shpejtë të statusit final të Kosovës, pavarësinë.

“Komunistët kanë ende peshë brenda Partisë Demokratike”

Shpërthen Shehi: Mediu, ministri me dosje kriminale
LZHK-ja reagoi dje publikisht lidhur me kundërshtitë që ka hasur brenda maxhorancës kandidatura e Dashamir Shehit në zonën zgjedhore 31 në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se LZHK-ja as nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kandidimi i Shehit në këtë zonë, pasi, sipas kësaj partie, “ai është personi më adekuat i së djathtës aktuale për të përfaqësuar qytetarët e zonës 31”. Njoftimi gjithashtu u drejtohet edhe zërave kundër Shehit në PD, “këto zëra i përkasin klanit ish-komunist dhe provincial, që fatkeqësisht edhe pas 17 viteve pluralizëm ka akoma një peshë të konsiderueshme brenda PD-së”. LZHK-ja pretendon se kundër janë QENDRIMI Sipas LZHK-së, qëndrimi i Mediut është hakmarrës dhe reflektim i gabuar ndaj publikimit që Shehi i ka bërë dosjes së tij kriminale, e cila vazhdon të pasurohet me korrupsionet e njëpasnjëshme në Ministrinë e Mbrojtjes që ai drejton. dhe përfaqësues të ashtuquajtur “të brezit të ri” të kooptuar më së fundmi në PD, të cilët përveç interesave të pushtetit, nuk i lidh asgjë me PD-në e të kaluarën e saj dhe s’kanë dhënë asnjë kontribut në të. Kurse për qëndrimin e Mediut, LZHK-ja bën të ditur se ai është qëndrim hakmarrës “dhe një reflektim i gabuar ndaj publikimit që zoti Shehi i ka bërë dosjes së tij kriminale, e cila vazhdon të pasurohet me korrupsionet e njëpasnjëshme në Ministrinë e Mbrojtjes që ai drejton”. Sipas njoftimit zyrtar, LZHK-ja pret qëndrimin zyrtar të PD-së në lidhje me kandidimin e Shehit, që edhe nëse nuk është një qëndrim pozitiv, atëherë Shehi do të vazhdojë të konkurrojë i vetëm.

TOPALLI ME TE MOSHUAR Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shtroi dje një drekë për të moshuarit e Shtëpisë së të Moshuarve, në një nga lokalet pranë Liqenit Artificial në Tiranë. “Jam shumë e kënaqur që rritja e pensioneve është një premtim i mbajtur i kësaj maxhoranace dhe do të vijojë edhe në vitet në vazhdim si përparësi”, - tha ajo, gjatë drekës. Gjatë bisedës së ngrohtë gjatë drekës me të moshuarit, Kryetarja e Kuvendit premtoi vëmendje maksimale për ta dhe garantoi vazhdimësi në përmirësimin të legjislacionit, por edhe ndjekje të zbatimit të tij në politikat e përmirësimit të jetës së të moshuarve.

Qeveria shpall tenderin për kartat e identitetit K
ryeministri Berisha shpalli dje tenderin ndërkombëtar për Kartat e Identitetit. Këto ditë pritet që në gazetat më prestigjioze ndërkombëtare, qeveria shqiptare të botojë njoftimin lidhur me ofertën e saj për pajisjen e qytetarëve shqiptarë me karta identiteti, si një nga kërkesat e kushtet e vazhdueshme që komuniteti ndërkombëtar ka vënë për qeverinë shqiptare pas disa raunde zgjedhjesh. Projekti në fjalë është hartuar nga Ministria e Brendshme, po iniciator i saj është këshilltari i Berishës, Tom Rixh. Këto karta identiteti do të përbëjnë të gjithë elementët e nevojshëm të sigurisë dhe do të jenë brenda të gjitha standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët. Ky projekt kap vlerat e 20 milionë eurove. “Pas një pune shumë të gjatë të hollësishme dhe të detajuar, ky proces do t’i shitet me koncension kompanisë që do të ofrojë kushte më të mira dhe më të pranueshme”, – tha Kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ku u mor vendimi për këtë tender.

E enjte, 9 Gusht 2007

POLITIKE- 5

Komuniteti katolik
Bashkësia katolike ka pretendime të pazgjidhura pronësie, por ishte në gjendje të bekonte një katedrale të re në qendrën e Tiranës në vitin 2002, mbi një tokë të ofruar nga qeveria si kompensim për të tjera toka konfiskuar gjatë epokës komuniste. Ky kompensim u bë pikërisht për Katedralen e Shën Palit, e cila aktualisht gjendet pas hotel Dajtit. Ky komunitet vazhdon të kërkojë që shteti t’i kthejë pronat e marra nga komunistët.

Komuniteti musliman
Duket si komuniteti më i pasur në vend. Sipas dokumenteve zyrtare, ky komunitet ende nuk ka marrë 1.569.295 metra katrorë troje, 40.000.000 metra katrorë kullota, pyje, ara dhe mbi 25 mijë rrënjë ullinj. Edhe bektashinjtë kanë mbetur të pakënaqur me procesin e kthimit e kompensimit të pronave brenda territorit shqiptar. Sipas arkivave që disponon ky komunitet, pronat e tij shtrihen edhe në Greqi, ku gjenden 49 teqe shqiptare dhe më e vjetra daton më 1490.

Komuniteti Ortodoks
Kisha Ortodokse ka pretenduar për vonesa në miratime për ndërtimin e kishave dhe ndërtesave të tjera të lidhura me të nga qeveria e qytetit, dhe mungesa e veprimit në lidhje me një numër pretendimesh të tjera pronësie anembanë vendit, si edhe vështirësi për kthimin e disa ikonave fetare për restaurim dhe ruajtje. Edhe ky komunitet disa herë ka ngritur pretendimin pranë qeverisë shqiptare dhe Presidencës për këtë ngadalësi në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Tre krerët e komuniteteve fetare takojnë kreun e shtetit në Presidencë

Kleri i kërkon pronat Topit
“Problem mbetet mbështetja financiare për komunitetet”
GILMANA BUSHATI

Q

Ushtarët sllovenë, tranzit në Shqipëri

everia shqiptare merr një vendim për lejimin e një kontingjent ushtarak slloven të hyjë tranzit në Shqipëri, por gjithmonë ai do të jetë i shoqëruar nga trupat e forcave të armatosura shqiptare. Ky kontingjent do të ketë si itinerar Qafë-Thanë - Porti i Durrësit - Aeroporti Rinas dhe është parashikuar të bëhet në disa faza. Të shtunën do të vijnë në Portin e Durrësit, dhjetë kamionë të rëndë ushtarakë për të shkuar, në të njëjtën ditë, në Kosovë. Më 16 gusht do të kalojnë dy autokolona, të përbëra nga mjete ushtarake, ndërsa shoferët e këtyre mjeteve do të ulen në aeroportin e Rinasit. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në dhe nga Republika e Shqipërisë, janë parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe.

ë takimet e djeshme të Presidentit Topi, sërish në qendër të vëmendjes kanë qenë pronat, por kësaj here pronat që u përkasin komuniteteve fetare. Ai zhvilloi takime të veçanta me tre drejtues të lartë të komuniteteve fetare në Shqipëri, ku mungonte Imzot Rrok Mirdita, pasi gjendet jashtë shtetit. Gjatë bisedimeve, tre klerikët, ai i ortodoksëve, Anastas, i myslimanëve, Muça dhe i bektashinjve, Reshat Bardhi, i kanë shprehur shqetësime Topit për çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave të tyre. Ligji për dokumentimin e të gjitha pronave, jo vetëm të komuniteteve fetare, mbaron në shtator të këtij viti dhe këto komunitete nuk e kanë plotësuar ende një gjë të tillë, pasi hasin pengesa të mëdha. Ndërsa në bazë të ligjit për kthimin e kompensimin e pronave, komunitetet fetare i nënshtrohen të gjitha procedurave që duhet të plotësojnë individët, pronarë të pronave të pakthyera. Deri më tani, një pjesë e këtyre pronave janë kthyer, ose janë kompensuar me terrene në vende të tjera, siç janë si Katedralja e Madhe e Shën Palit në Tiranë, ashtu dhe ajo Ortodokse, që i është dhënë një terren në qendër të Tiranës, pas selisë së Partisë Socialiste, ndërsa në planin e ri urbanistik të Tiranës është parashikuar ndërtimi i

N

një xhamie të re. Aktualisht, vetëm komuniteti mysliman në mbarë vendin ende nuk ka marrë 1.569.295 metra katrorë troje, 40.000.000 metra katrorë kullota, pyje, ara dhe mbi 25 mijë rrënjë ullinj, gjithnjë sipas dokumenteve zyrtare që ekzistojnë në këtë komunitet. Bektashinjtë provojnë që kanë prona të pakthyera në mbarë vendin, por edhe në trojet greke. Sipas dokumenteve zyrtare që disponon ky komunitet, teqeja e parë, e cila daton më 1490, aktualisht gjendet në Farsala të Gre-

qisë. Gjithnjë duke iu referuar arkivit të këtij komuniteti fetar, në Greqi gjenden 49 teqe, që nga Farsala e deri në Konicë, etj. Por Topi, në takimet me këto komunitete, me kaq pretendime pronash, nuk i ka garantuar se do t’ua kthejë të gjithë, por ka shprehur angazhimin e tij se do të bëjë ç’është e mundur që këtyre komuniteteve t’u kthehet prona, pasi kështu respektohet dhe një të drejtat kushtetuese, si për individët ashtu dhe për komunitetet fetare.

mbasada italiane në Ti dës, ashtu dhe qytetarët e ranë bëri publike num- shumtë që kanë bërë kërkerat e telefonit me anë të të sa për viza në shtetin fqinj. cilëve të gjithë shtetasit do Pas ambasadës franceze, e të kërkojnë takim për viza cila e aplikoi këtë formë koapo legalizime. Me anë të munikimi rreth një vit më njoftimi zyrtar, Ambasada parë, tani i shtohet kësaj e Italisë bëri të ditur se duke liste edhe ambasada italfilluar nga dita e nesërme, iane. Aktualisht, fluksi i e premte me 10 qytetarëve shgusht 2007, numqiptarë që rat e Call Center TELEFONI kërkojnë viza për të marrë Ja numrat e Call dhe legalizime takim për vizat Center për të është i madh, për marrë takim për dhe legalizimet shkak edhe të janë: 0900 707 vizat dhe ardhjes së shumë 4000, për takimet legalizimet janë: emigrantëve nga pranë Ambasa- 0900 707 4000, Italia në Shqipëri për takimet pranë si dhe për shkak dës së Italisë në Tiranë; 0900 707 Ambasadës së të fillimit të vitit 4001, për takimet Italisë në Tiranë; akademik, ku pranë Konsul- 0900 707 4001, shumë të rinj shlatës së Përgjiths- për takimet pranë qiptarë vendosin Konsullatës së hme në Vlorë. të studiojnë në Këto numra do të Përgjithshme në universitetet e lehtësojnë si Vlorë. ndryshme italpunën e ambasaiane.

Viza për në Itali, ambasada publikon numrat e telefonit A

6 - POLITIKE

E enjte, 9 Gusht 2007

Deputeti i PS kundërshton idenë e votimit të kërkesës për të larguar kryeministrin

“Mocioni anti-Berisha, nuk i kemi votat”
P
“Më parë, ne natyrshëm duhet të zgjidhim problemet që kemi brenda vetes”
DEKLARATAT “Opozita është e ndërgjegjshme se tashmë nuk ka as edhe shumicën e thjeshtë të votave në Kuvend për të larguar me mocion Kryeministrin Berisha. Jo vetëm LSI-ja, por edhe PSja shprehen se një nismë e tillë për mocion është e pamundur në këtë moment”. para pak ditësh, por gati një vit më parë. Sipas rregullores së Kuvendit, duhet që një e pesta e deputetëve ose 28 të firmosin një kërkesë për mocion mosbesimi. Ndërkohë që në bazë të rregullores caktohet edhe seanca, ku duhet të votojnë 71 deputetë për të shkarkuar Kryeministrin. PS-ja dhe opozita aktualisht nuk i kanë votat e duhura për të realizuar deri në fund këtë nismë, aq më tepër pas krizës së fundit, nga e cila
Andis Harasani

artia Socialiste është e ndërgjegjshme për mu ngesën e votave për të larguar Kryeministrin Berisha përmes një mocioni mosbesimi. Sekretari për Programin në PS, Andis Harasani u shpreh se “mocioni ndaj Kryeministrit Berisha, ne duhet të jemi koshientë se nuk i kemi numrat në Parlament për të kërkuar një mocion të tillë”. “Megjithatë, shtoi ai, - duhet të shikojmë pasi politika prandaj është interesante, sepse ka zhvillime të minutave të fundit, siç ishte ai që ndodhi me rastin e zgjedhjes së z. Topi”. “Në politikën shqiptare është vërtetuar diçka, që mos luaj asnjëherë të pandershmin, sepse njëherë do të kthehet mbrapsht dhe atë që ke bërë do ta bëjnë dhe të tjerët, megjithatë çështja e mocionit mbetet në varësi të numrave”, - deklaroi Harasani për mediat. Ideja e një mocioni mosbesimi u hodh së pari nga kryetari socialdemokrat, Skënder Gjinushi jo vetë

PS-së i ikën edhe 6 vota. Ndërkaq, ende nuk ka një riorganizim të së majtës. Asnjë tryezë nuk është mbledhur dhe pritet që shtatori të jetë muaji i punës dhe përpjekjeve për të rikthyer bashkëpunim edhe mes aleatëve

të koalicionit opozitar. “Në lidhje me organizimin e opozitës, ne natyrshëm duhet të zgjidhim problemet që kemi brenda vetes dhe të jemi më kërkues ndaj kësaj qeverie që pjellë vetëm kriza dhe dështime”, - u shpreh dje

ryetarët e PS-së së disa komunave të Malësisë së Mad he janë shprehur dje kundër deputetit të tyre, Paulin Sterkaj. Në një dalje të përbashkët publike, ata janë shprehur se veprimet e Sterkajt nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste në bazë. “Vota e tij pro Presidentit Bamir Topi ka shprehur indinjatën e të gjithë socialistëve të Malësisë së Madhe dhe elektoratit të majtë, kjo edhe për arsyen se përpara se të kryente këtë veprim, nuk u konsultua më parë me asnjë nga strukturat e PS-së së Malësisë së Madhe, të dala nga zgjedhjet e 12 majit”, - thuhet në deklaratën e kryetarëve Gëzim Zeneli, kryetar i PS-së për Komunën Koplik, Nazmi Hasanaj, për bashkinë Koplik, Palok Delaj, për komunën Kastrat, Qemal Coku, për komunën Gruemirë, Agim Ibra, për komunën Shkrel dhe Vasel Vucina, për komunën Kelmend. “Ne mbështesim çdo vendim politik të PS-së që është në të mirë të zhvillimeve politike dhe të vendit në tërësi”, - thonë ata. “Vëmë re se ditët e fundit, z. Stërkaj duke shfrytëzuar imunitetin e deputetit, është duke folur në emër të socialistëve të Malësisë së Madhe, gjë që nuk është e vërtetë”, thonë ata. Andis Harasani. Kryetari Edi Rama pritet që në shtator të fillojë një tur në bazën e PS-së, për të kërkuar nga strukturat në bazë një forcim më të madh dhe një përgatitje për ardhjen e opozitës në pushtet.

PS e Malësisë së Madhe: Sterkaj na tradhëtoi K

REPUBBLICA ALBANESE
MINISTERO DELL’ECONOMIA, DEL COMMERCIO E DELL’ENERGIA
OST Sh.a. (Operatore Sistema Trasmissione)
Bulevardi “Marsel Kashen” Nr. 10 Tirana, Albania. Tel/Fax: +355 4 220812 E-mail: piu@ost.com.al

REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E EKONOMISE, TREGTISE DHE ENERGJETIKES
OST sh.a. (Operatori i Sistemit te Transmetimit)
Bulevardi “Marsel Kashen” Nr. 10 Tirane, Shqiperi. Tel/Fax: +355 4 220812 E-mail: piu@ost.com.al

AVVISO DI GARA
Oggetto: “Centro Nazionale di Dispaccio e Telecontrollo” Rif: PRPSEAISB/OST/PIU/CDT/01/07
Il Governo Albanese ha ricevuto un Credito dal Governo Italiano per il “Programma di Ristrutturazione e di Potenziamento del Sistema Elettrico Albanese per la suaintegrazione nel Sistema dei Balcani”. Parte del credito sarà utilizzata per la realizzazione di quanto in oggetto. Base d’asta pari a Euro 23.000.000, con criterio di aggiudicazione all’offerta più vantaggiosa. REQUISITI DI PARTECIPAZIONE: Aver realizzato, chiavi in mano, almeno un sistema di controllo SCADA/EMS (centro nazionale o regionale), di valore e dimensione analoghi a quello inoggetto; Avere un fatturato per forniture di componenti di sistemi di controllo, riferito agli ultimi 3 (tre) anni, non inferiore complessivamente a 15 (quindici) milioni di •; Avere un fatturato globale riferito agli ultimi 3 (tre) anni non inferiore a 50 (cinquanta) milioni di • . Le Imprese e/o le Associazioni Temporanee Italiane, interessate a partecipare alla gara possono ottenere una copia completa dei documenti di gara facendone richiesta scritta alla PIU/OST all’indirizzo sotto riportato e dietro il pagamento di Euro 500 (cinquecento) non rimborsabili, versando o trasferendo l’importo sul conto No OST-PIU 111107595030226 presso la Banca Union Bank - (swift: UNALALTR) a nome di PIU/OST, con tutte le spese a carico dell’ordinante. Una copia del bonifico deve essere mandata via fax alla PIU/OST, per evitare ogni ritardo nella consegna dei documenti di gara. Il bando di gara sarà pubblicato sulla Gazzetta Ufficiale della Repubblica Italiana – G.U.R.I. dell’8/8/2007 n. 92 V° Serie Speciale Contratti Pubblici. Le offerte dovranno pervenire in busta chiusa alla PIU/OST, all’indirizzo sotto riportato, non più tardi delle ore 12.00 del giorno 05/11/2007. OST sh.a.. Bulevardi “Marsel Kashen” Nr. 10 Tirana, Albania Tel: +355 4 220812 Fax: +355 4 220812 E-mail: piu@ost.com.al Website: http://www.ost.com.al

NJOFTIM PER TENDER
Objekti: Ndertimi i Qendres se RE Kombetare Dispecer dhe Telekontrollit Ref.: PRPSEAISB/OST/PIU/CLA/02/07
Qeveria Shqiptare ka marre nga Qeveria Italiane nje kredi per “Programin e Ristrukturimit dhe Fuqizimit te Sistemit Elektrik te Shqiperise dhe integrimin e tij ne Sistemin Ballkanik”. Nje pjese e ketyre fondeve do te perdoren per projektin e mesiperm. Gara zhvillohet sipas nje sistemi ankandi, me vlere baze 23 milione Euro,dhe me gjykim per çmimin me te ulet te ofruar nga pjesemarresit ne gare. KERKESAT PER PJESMARRESIT NE TENDER: Te kete realizuar te pakten nje sistem kontrolli SCADA/EMS (qender kombetare ose rajonale), me “celesa ne dore”, ne vlera dhe dimensione te ngjashme me objektin ne fjale; Te kete faturim per komponentet e sistemeve te kontrollit, referuar 3 (tre) viteve te fundit, jo me pak se 15 (pesembedhjete) milion Euro Te kete nje xhiro vjetore gjate 3 (tre) viteve te fundit jo me te vogel se 50 (pesedhjete) milion Euro. Shoqerite dhe/ose Shoqerite e perkohshme me bashkim kapitali (Konsorciumet ose Joint Venture) Italiane, te interesuara per te marre pjese ne gare mund te terheqin nje kopje te dokumentave te gares duke bere kerkese me shkrim ne drejtim te PIU/OST, perkundrejt pageses te 500 (peseqind) Euro te parimbursueshme, ne llogarine bankare Nr. OST-PIU 111107595030226 prane Bankes; Union Bank: (swift: UNALALTR) ne emer te PIU/OST, shpenzimet bankare jane per llogari te urdheruesit te pageses. Nje kopje e dokumentit te pageses te Bankes do ti dergohet me fax PIU/OST, per te shmangur cdo vonese ne dorezimin e dokumenteve te gares. Njoftimi Per Tender do te publikohet ne Gazeten Zyrtare Italiane – G.U.R.I. te dates 8/8/2007 nr. 92 Seria Speciale Kontratat publike. Ofertat duhet te dorezohen ose dergohen ne zarf te mbyllur prane PIU/OST ne adresen e poshteshenuar jo me vone se ora 12.00 dt. 05/11/2007. OST Bulevardi “Marsel Kashen”, Nr. 10 Tirana – Albania; Tel: +355 4 220812 Fax: +355 4 220812 E-mail: piu@ost.com.al Website: http://www.ost.com.al

E enjte, 9 Gusht 2007

EKONOMI - 7 REZERVAT - Sipas vlerësimeve arrijnë në një sasi rreth 1 miliard e 800 milionë fuçi naftë

KONCENSIONET
NAFTA

Dy koncensione të reja për shfrytëzimin e hidrokarbureve u jepen një kompanie angleze dhe një tjetre të panjohur

Qeveria, marrëveshje me Stream e MedOil
K
Para pak ditësh, kontratë me zviceranët e Manas
Investimi
Me këto kontrata, parashikohet të rriten rreth 3 herë të ardhurat e ALBPETROLIT. Disa prej kompanive janë të angazhuara në kërkim, por mbeten të përqëndruara në shfrytëzimin e rezervave të naftës në fushat e njohura, që, sipas vlerësimeve të ndryshme, arrijnë në një sasi rreth 1 miliard e 800 milionë fuçi
Zona Joni-5 që i është dhënë me koncension kompanisë angleze MEDOIL

a miratuar dje Këshilli i Ministrave dy kon trata për ndarje të prodhimit për kërkim-zhvillim dhe prodhimin e hidrokarburave në Shqipëri në bllokun Jon 5 në det ndërmjet vendit tonë dhe kompanisë MEDOIL, dhe një kontratë tjetër për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet Ballsh-Hekal-Gorisht-Kosur-Cakran-Mollaj dhe në vendburimin e Delvinës ndërmjet ALBPETROLSTREAMOIL GAS LIMITED. E para është një kompani e njohur angleze, ndërsa e dyta një kompani mikse ndërkombëtare, për të cilëb dihet shumë pak. Këto kompani kanë firmosur kontratat me ALBPETROL për kërkimin, nxjerrjen dhe prodhimin e naftës. Këto duhet t’u bashkohen kompanive të tjera që operojnë sot dhe që faktikisht kanë ndryshuar në mënyrë të ndjeshme prodhimin e naftës në vend, deri në 500 mijë tonë vitin që kaloi. Me këto kontrata, parashikohet të rriten rreth 3 herë të ardhurat e ALBPETROLIT. Disa prej tyre janë të angazhuara në kërkim, por mbeten të përqëndruara në shfrytëzimin e rezervave të naftës në fushat e njohura, që, sipas vlerësimeve të ndryshme, arrijnë në një sasi rreth 1 miliard e 800 milionë fuçi. Nga kjo, me metodat parësore të nxjerrjes do të rimerret një përqindje 10-12%, kurse me metodën dytësore përfitimi i saj mund të shkojë deri në 60%. BANKERS PETROLEUM Deri tani, në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës ka ekzistuar e vetmja marrëveshje koncensionare për shfrytëzimin, nga të huajt, që funksionon. Në korrik 2004, kanadezja Bankers Petroleum përfundoi një marrëveshje me Albpetrol Sh.A., për të vlerësuar rizhvillimin e fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, nën licencën ekzistuese të Albpetrol me Agjencinë Kombëtare të Hidrokarbureve në Shqipëri. Në prill 2005, në bazë të një vlerësimi të pavarur të fushës naftëmbajtëse rezultoi se në 31 dhjetor 2004, në Patos Marinëz kishte 1.95 miliard fuçi naftë rezerva

Para pak ditësh, është nënshkruar marrëveshja edhe me kompaninë zvicerane

MANAS, koncensionari tjetër i naftës
Sipërfaqja, nga Shkodra, në Dumre
dërkohë, para pak ditësh ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka nënshkruar marrëveshjen, e arritur midis Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe kompanisë zvicerane Manas Petroleum Corporation, nëpërmjet së cilës kjo e fundit fiton të drejtën e shfrytëzimit të rezervave të naftës prej rreth 350 milionë fuçish. Të cilat, po të mbahet parasysh çmimi i djeshëm në Bursën e Londrës prej 72,56 dollarësh për fuçi, kapin një vlerë një shifër kolosale prej 25,4 miliardë dollarësh. Kompania merr kështu të drejtën e shfrytëzimit mbi katër blloqe naftëmbajtës, të cilën më parë e kishin kompanitë e huaja Shell Oil dhe Corporex, të cilat, pasi shpenzuan rreth 25 milionë USD për kërkime e shpime, u tërhoqën gjatë rrëmujave të vitit 1997. Që nga viti 1990, vendi është ndarë në disa zona, të cilat iu janë dhënë për gjeologjike me rezerva të provuara dhe të mundshme prej 98 milion fuçi. Marrëveshja koncesionare përfshin të drejtën për të rizhvilluar, prodhuar dhe shitur produktin nga fusha ekzistuese e naftës duke përdorur puset dhe infrastrukturën ekzistuese pa kosto shtesë për Kompaninë. Kushtet e Marrëveshjes Koncesionare përfshijnë një taksë shfrytëzimi bruto prej 1% si përqindje prodhimi, e cila rritet deri në 3% - 5% pas shlyerjes së investimeve të shpenzuara nga Kompania. Jetëgjatësia e licencës së Kompanisë do të jetë 25-vjeçare me një mundësi për ta zgjatur sipas zgjedhjes së Kompanisë edhe pesë vjet të tjera. Përsa u përket rezervave gjeologjike, Patos-Marinza është një nga fushat më të mëdha naftëmbajtëse në Europën kontinentale. Fusha është rreth 44,000 hektarë. Fusha është zbuluar fillimisht në 1926 dhe ka mbi 2500 puse të shpuara, me një prodhim maksimal prej 13,000 fuçi në ditë në fillimet e viteve 1960. Që prej asaj kohe, prodhimi në fushë ra vazhdimisht për ta arritur në 3500 fuçi në ditë në 2004.

N

shfrytëzim kompanive të huaja. Por, nga një vend eksportues deri më 1989, tashmë Shqipëria detyrohet të importojë 73% të nevojave të saj për naftë. Kjo, për arsye se vetëm kanadezja Bankers Petroleum po nxjerr dhe tregton naftën në rajonin e Patos-Marinzës. Ndërsa kompanitë e tjera koncensionare nuk ushtrojnë aktivitet nxjerrës. 15 vjetët e fundit, licenca për këtë qëllim u janë dhënë kompanive amerikane, austriake, kanadeze, kroate, greke dhe suedeze. Sipas statistikave te Bankës Botërore, janë kryer shpime në 4.666 puse nafte, nga të cilët 3.123 janë operativë, ndërsa 981 të tjerë janë mbyllur apo braktisur. Rajoni, që do të shfrytëzohet nga zviceranët e Manas Petroleum, përfshin zonat nga jugu i Liqenit të Shkodrës e deri në Tiranë e Dumre të Elbasanit, në një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 3.000 kilometrash katrore. INVESTIMET Bankers Petroleum Albania Ltd. vepron në fushën naftëmbajtëse të PatosMarinzës sipas një marrëveshjeje koncesionare, të përqendruar në zhvillimin dhe prodhimin e naftës bruto. Kompania vepron në mënyrë aktive që në korrik 2004 dhe ka përvojë në zhvillimin e fushave naftëmbajtëse. Bankers Albania është në pronësi të plotë të Bankers Petroleum Ltd, një kompani kërkimi dhe prodhimi nafte e bazuar në Kanada (Bankers Petroleum më parë quhej Saxon International Energy Ltd). Që nga korriku i vitit 2004, Bankers Albania ka bërë investime prej rreth 80 milion Usd në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Për të gjithë jetëgjatësinë e projektit janë planifikuar shpenzime kapitale që do të arrijnë në mbi 200 milion dollarë. Kompania parashikon që mbi 60% e të ardhurave në cash të projektit do t’i kalojë Shqipërisë në formën e qirasë për shfrytëzim të taksave dhe çka mbetet do t’i kalojë kompanisë Bankers.

K

Në 7 muaj, 586 mijë vizitorë

a arritur në 586.720 numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për periudhën janar– korrik 2007. Në këtë drejtim ka një rritje prej 21.2%, krahasuar me numrin e vizitorëve të hyrë në të njëjtën periudhë të vitit 2006. Numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për periudhën 1–31 korrik 2007 është 201.428 persona, nga të cilët vizitorë me netë qëndrimi (turistë) janë 188.761 dhe vizitorë ditorë (ekskursionistë) 12.667 persona. Këtu është shënuar një rritje prej 16.3 përqindësh, krahasuar me periudhën përkatëse të vitit 2006. Numri i vizitorëve që kanë hyrë nga toka është 130.179, me rrugë detare 41.033 dhe me rrugë ajrore 30.216 persona.

8 - SPECIALE

E enjte, 9 Gusht 2007

UNIVERSITETET
KUOTAT
Përjashtohen nga taksa të verbrit dhe studentët e shkëlqyer

Studentët, të njëjtat tarifa si një vit më parë
Berisha: Asnjë rritje për tarifat e regjistrimeve
ERMELINDA HOXHAJ
e.hoxhaj@gazetashqiptare.com

arifat e regjistrimeve nuk do të ndryshojnë. Kryeministri i vendit ka vendosur pikat mbi “i” dhe ka theksuar se nuk do të ketë asnjë ngritje për tarifat e shkollimit të studentëve. Në këtë mbledhje, Qeveria ka vendosur se studentët do të paguajnë si një vit më parë dhe s’do të ketë asnjë ndryshim. Ndërkohë, studentët e viteve të mëparshme do të paguajnë po të njëjtat tarifa që kanë paguar edhe në vitet e mëparshme. Berisha ka theksuar se “nuk do të merren parasysh kërkesat e ministrit të Financave dhe të rektorëve apo dhe pretendimet e Ministrisë së Arsimit për rritje të tarifave, pasi kjo gjë nuk do të bëhet deri në momentin që unë do te jem Kryeministër i vendit”. Pra, studentët që do të nisin studimet e larta nuk duhet të shqetësohen se mos paguajnë më shumë lekë për t’u regjistruar, pasi Qeveria ka vendosur që tarifat të mos ndryshojnë. Tarifat Tarifat e regjistrimeve do të jenë të njëjta si një vit më parë. Në këtë pikë ka pasur përplasje në mbledhjen e qeverisë, pasi ministri i Financave, Ridvan Bode kishte kërkuar që të rriteshin tarifat e regjistrimeve, ndërkohë që këtë gjë e ka kundërshtuar hapur Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Ku sipas tij, deri në atë moment që Berisha do të vazhdojnë të jetë në postin e Kryeministrit, studentët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë më shumë. Tarifat e shkollimit janë përcaktuar sipas pagave që këta studentë do të marrin pasi të përfundojnë studimet e larta. Tarifë më të lartë shkollimi ka dega Regji Filmi, ku studentët që do të ndjekin këtë degë do të paguajnë 80.000 lekë të reja. Më pas tarifa tjetër më e lartë është 30.000 lekë të reja. të cilën do ta paguajnë studentët që do të ndjekin studimet për Juridik, Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Far-

T

maci, Stomatologji si dhe të gjitha degët në Fakultetin e Shkencave Sociale. Ndërkohë, të gjithë studentët që do të ndjekin degët në Fakultetin e Ekonomisë do të paguajnë një tarifë prej 25.000 lekësh, ndërkohë po këtë tarifë do të paguajnë dhe studentët që ndjekin degën e Mjekësisë si dhe të Infermierisë. Ndërkohë që universitet rajonale kanë tarifa të tjera më të ulëta se ato të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë, studentët të cilët janë të verbër, shurdhë, invalidë, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, apo fëmijë të policëve të rënë apo të plagosur në krye të detyrës, apo nga shtresa e të

përndjekurve politikë, do të përjashtohen nga tarifa e shkollimit. Gjithashtu, nga kjo tarifë përjashtohen dhe pesë studentët me rezultat më të larta nga shkolla e mesme dhe nga provimet e maturës shtetërore, por patjetër duhet ta kenë notën mesatare mbi 8.

EREAGIMI

Tarfiat e shkollimit

LRI: Mungojnë ambientet për strehimin e studentëve
Lëvizja Rinore për Integrim sapo ka përfunduar një inspektim në disa prej Qendrave të Trajtimit të Studenteve dhe është e shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhen konviktet e studentëve, dy vjet pasi qeveria e z. Berisha ka ardhur në pushtet. Qeveria shqiptare nuk ka paraqitur ende sot, mbas dy vitesh në pushtet, një plan të qartë se si do të zgjidhë problemin e kushteve në konviktet e studenteve. Vitin që kaloi, qeveria rriti në masën 23 mijë lekë taksen e strehimit pranë godinave studentore, me premtimin se kjo shtesë do të përdorej për përmirësimin e ndjeshëm të kushteve në këto godina. Sot, jo vetëm që kushtet nuk janë përmirësuar, por godinat vazhdojnë të jenë në gjendje të mjeruar, ku dushet janë pothuajse jofunksionale dhe aty ku funksionojnë kanë orare të kufizuar, duke provokuar radhe të gjata, mungon furnizimi me ujë të pijshëm nëpër dhoma, apo kushtet higjieno-sanitare, që janë jashtë çdo standardi. Gjithashtu, nuk ka asnjë shenjë për shtimin e numrit të godinave dhe auditoreve, mase e cila në këndvështrimin tonë duket emergjente në situatën e shtimit të numrit të studenteve te pranuar në universitete sipas pretendimeve të MASH-it.

SPECIALE - 9

15.050 14.608 9.000 4.840
KUOTA Është numri i pranimeve në të gjitha universitet e vendit, përfshi dhe studentët shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve të vendit KUOTA Është numri i kuotave për kandidatët brenda vendit që do të pranohen në universitet shqiptare këtë vit akademik. Numri i tyre është dyfishuar KANDIDATË Ka qenë kuota e pranimit që është miratuar nga qeveria një vit më parë. Ndërkohë që këtë vit numri i tyre ka shkuar gati dyfish më shumë se vitin e kaluar KUOTA Është numri i studentëve që do të ulen këtë vit në auditorët e Universitetit të Tiranës. Në këtë universitet janë shtuar vetëm 83 kandidatë

Ulet numri i degëve të liberalizuara, vetëm 33 lëndë

Qeveria dyfishohen kuotat e pranimeve në universitete
Këtë vit pranohen 15.050 studentë
Italishtja
Një vit më parë, në degë të liberalizuara, si Italishtja pati një dyndje tepër të madhe dhe numri i atyre që u regjistruan ishte rreth 700, nga 100 që ishte viteve të mëparshme, duke sjellë probleme në mësimdhënie. Këtë vit, dega e Italishtes në Universitetin e Tiranës ka 120 kuota pranimi
ERMELINDA HOXHAJ
e.hoxhaj@gazetashqiptare.com

Përcaktohen kuotat studentëve të cilët do të ulen në auditoret e shkollave për vitin akademik 2007-2008.

SOS Children‘s Villages Albania
Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që operon eksluzivisht në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre dhe që për rrjedhim kanë nevojë për një shtëpi permanente të re. Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionin

MESUES I GJUHES SE HUAJ ANGLEZE në SOS Shkollën “Hermann Gmeiner”
Mësuesi i Gjuhës së Huaj Angleze zhvillon dhe siguron implementimin e Programeve të Gjuhes se Huaj Angleze në përmbushje të objektivave të programit mësimor të aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. PERGJEGJESITE: 1. Planifikon, përgatit programe individuale dhe në grup në përputhje me nevojat, interesat, eksperiencën dhe aftësite ekzistuese të cdo nxënësi si dhe vlerëson punën individuale të tyre për të përmbushur objektivat e programit mësimor të aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës; 2. Administron sjelljet e nxënësve brenda dhe jashte klasës 3. Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie bashkepunimi me prindërit, në drejtim të progresit të fëmijës, duke evidentuar nevojat dhe talentet. 4. Drejton zhvillimin e tij (mësuesit) profesional nëpërmjet studimeve individuale, kurseve trainimeve, takimeve, seminareve 5. Mbështet profesionalisht programet jashtë programit mësimor si dhe aktivitetet e organizuara në kuadër të programeve komunitare. KERKESAT PER KANDIDATET 1. Arsim i lartë ( te kenë përfunduar studimet universitare në fakultetin e gjuhës së Huaj, dega Anglisht) 2. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet në fushën e Arsimit 3. Të jetë fleksibël, komunikues, krijues dhe i aftë të punojë në grup. 4. Të jetë i aftë të marrë vendime dhe iniciativa. 5. Të mos jenë marrë ndaj tij, nga punëdhënës të mëparshëm, masa disiplinore të largimit nga puna, për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore. OFROHEN: 1. Marrëdhenie të rregullta punësimi; 2. Mundësi për një eksperiencë brilante në punën me fëmijet dhe komunitetin 3. Pushime me kohëzgjatje në përputhje me kontratën e punësimit; 4. Mundësi për zhvillim profesional. 5. Paga dhe kushtet e punës jane atraktive dhe konkuruese në tregun shqiptar të punës. PARAQITJA E DOKUMENTAVE: Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat pranë SOS Shkollës “ Hermann Gmeiner “ (kërkesë për aplikim, curriculum vitae, diplomë të shkollës së lartë, listë notash, dëshmi të ndryshme kualifikimi, të paktën një letër rekomandimi ) Dokumentat mund të dorëzohen gjate ditëve e hëne - e premte, 8.00-16.30 deri në datën 30 Gusht 2007; Tel: 04 378517; E-mail: arjolahasi@soskd.org.al ose albanacunaj@soskd.org.al

Këtë vit, numri i pranimeve ka pësuar një rritje të madhe dhe shkon deri në rreth 15 mijë studentë. Sipas relacionit të Ministrisë së Arsimit, kuotat e pranimit janë bërë në përputhje me propozimet e universiteteve të vendit dhe me sa duket, këtë herë ato janë marr parasysh. Ministria e Arsimit ka pranuar dhe kërkesën e dekanit të Ekonomikut për 200 kuotat shtesë për degën e Turizmit, në filialin e Sarandës. Ndërsa në lidhje me degët e liberalizuara, këtë vit do të jenë 5 degë më pak se një vit më parë. Numri i programeve të studimit në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë në vend është 196, nga të cilat këtë vit do të jenë me kuota të hapura 33 programe, nga 38 që kanë qenë një vit më parë. Nga degët e liberalizuara, për këtë vit është “çliruar” Universiteti i Tiranës, pasi rektori i këtij Universiteti, Shezai Rrokaj ka kërkuar heqjen e degëve të cilat kanë qenë të hapura një vit më parë, sepse kanë sjellë shqetësime në mësimdhënie, siç ishte Italishtja, që u mbipopullua. KUOTAT Një ditë më parë, mbledhja e Këshillit të Ministrave ka përcaktuar kuotën e pranimeve në universitet e vendit. Këtë vit do të pranohen gjithsej 15.050 studentë, nga këta 14.608 janë kuota për kandidatët brenda vendit dhe 442 kuota janë për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit. Kuotat e këtij viti janë gati dyfishi i një viti më parë, pasi vitin e kaluar kanë qenë pothuajse 9 mijë kuo-

Këtë vit është miratuar nga qeveria që numri i degëve të cilat do të jenë pa limit të jetë vetëm 33 degë, nga 38 që kanë qenë një vit më parë
ta. Një numër të ulët kuotash për këtë vit ka pasur në Universitetin e Tiranës, ku numri i pranimeve pranë këtij universiteti është 4.840 studentë, pra vetëm 83 student më shumë se vitin e kaluar, që ishte 4.757 LIBERALIZIMI Universitetet në vendin tonë do të vazhdojnë të kenë degë të hapura, edhe pse rektorët kanë kërkuar që t’u hiqen degët e liberalizuara, pasi propozimet që ata kanë përcjellë në MASH i mbulojnë më së miri kërkesat që secili universitet ka realisht. Liberalizimi i degëve nëpër universitete nuk do të hiqet as këtë vit akademik. I vetmi universitet që këtë vit do të shpëtojë nga degët e hapura është Universiteti i Tiranës, pasi sipas burimeve nga Ministria e Arsimit në këtë universitet të gjitha degët do të jenë me kuota të limituara, përfshi këtu edhe Italishten, që një vit më parë ka thyer rekordin e studentëve të regjistruar. Ministria e Arsimit ka sqaruar se këtë vit akademik do të ketë programe studimi të hapura, të cilat do të krijojnë mundësi për t’u pranuar në institucione publike të arsimit të lartë, një numër më i madh studentësh. Këtë vit është vendosur që nga 38 degë të hapura, numri i tyre të shkojë në 33, kryesisht këto degë janë në universitetet rajonale, dhe vetëm tre degë janë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe në Universitetin Politeknik.

10 - SPECIALE

E enjte, 9 Gusht 2007

UNIVERSITETET
KUOTAT
Këshilli i Ministrave publikon listat e pranimeve në universitete

Ja kuotat për të gjitha universitetet në vend
Listat, 442 studentë nga Maqedonia e Kosova
TE DHENA
UNIVERSITET KUOTAT

Akademia e Arteve Akademia e Sporteve Universiteti Politeknik Arkitektura Inxhinieria e Ndërtimit Universiteti i Tiranës Mjekësi Stomatologji Juridik Fakulteti i Ekonomisë Universiteti Bujqësor Universiteti i Shkodrës Universiteti i Vlorës Universiteti i Gjirokastrës Universiteti i Durrësit Universiteti i Elbasanit Universiteti i Korçës

203 120 1470 100 150 4.840 250 100 600 1.250 1.370 1.385 990 570 940 1.980 1.040

DEGET E LIBERALIZUARA
Universiteti Bujqësor, dega Agrobiznes Prodhimin Bimor dhe dega Zooteknikë dhe Prodhim Blektoral Universiteti Politeknik, dega Inxhinieri Materiale Universiteti i Elbasanit, dega Frëngjisht, Gjermanisht, Matematikë-Fizikë Universiteti i Shkodrës, dega Cikli i Ulët, Cikli i Ulët Parashkollor, Matematikë, Fizik, Biologji, Financë dhe Turizëm Universiteti i Gjirokastrës, dega Italisht, Gjuhë Letërsi Greke, Cikli i Ulët, Cikli i Ulët Parashkollor, Matematikë-Fizik, MatematikëInformatikë Universiteti i Vlorës, dega Anglisht, Italisht, Cikli i Ulët Parashkollor, Matematikë-Fizikë, Teknologji Informacioni, Turizëm, Inxhinieri Detare dhe Navigacion Universiteti i Durrësit, dega Menaxhim Ndërtimi, Menaxhim Transporti, Teknologji Automjetesh

SPECIALE - 11

SHPJEGIMI

Kuotat e pranimeve për vitin 2007-2008 në universitet e vendit
UT UPT UBT UE UGJ UK USH UV AA AEFS UD H Universiteti i Tiranës Universiteti Politeknik i Tiranës Universiteti Bujqësor i Tiranës Universiteti Elbasanit Universiteti i Gjirokastrës Universiteti i Korccës Universiteti i Shkodrës Universiteti i Vlorës Akademia e Arteve Akademia e Edukimit Fizik dhe Sportiv Universiteti i Durrësit Degët e Liberalizuara

12 - AKTUALITET

E enjte, 9 Gusht 2007

GRA NE BURG
REPORTAZH

TE PARABURGOSURAT - Jeta e femrave që dikur gabuan, shumë prej tyre dhe rëndë, nis dhe përfundon në qelitë e ngushta

Ç’ndodh në ambientet ku jetojnë dhe të fortët, jeta e punët e të arrestuarave për drogë, vrasje e mashtrime

Jeta në qeli e grave të “dhunshme”
Në burgun 313, ku femrat ëndërrojnë me fotot e këngëtarëve
Klodiana LALA
k.lala@gazetashqiptare.com

Vëzhgimi
Plot 450 të paraburgosurit e burgut “Jordan Misja” (313) në Tiranë, mundohen me të gjitha mënyrat për të shtyrë ditët në qeli.Dikush ka zgjedhur të lexojë, një tjetër luan letra e dikush ka vendosur të punojë të paraburgosurat e 313-ës janë në moshë të re. Ka dhe nga ato që kanë pasur një status të lartë në shoqëri e tashmë gjenden të braktisura. Gratë dhe vajzat e akuzuara për krime nga më të ndryshmet, ndodhen të izoluara në katin e parë të burgut, në një seksion të ndarë nga ai i burrave. Vojsava Meta, që shumëkush e ka të fiksuar si zonja e operacionit “Ledi V”, është një nga të paraburgosurat që e ka pranuar tashmë fatin e hidhur dhe me shumë qetësi shtyn ditët. “Ka sjellje shumë të mirë. Kurrë nuk na ka nxjerrë ndonjë problem”, thonë gardianet. Vojsava, si grua me vullnet që është, ashtu sikurse tregojnë shoqet e saj, e ka gjetur mënyrën për t’u integruar në jetën e burgut, edhe pse në fillim e ka pasur jo pak të vështirë. Prej disa kohësh, ajo ka vendosur të punojë në kuzhinën e burgut. Dje e gjetëm të veshur me kostumin e bardhë në vendin e punës dhe ashtu e qeshur siç janë mësuar ta shohin të gjithë, vendos të

TIRANE ra për ta ka ngelur. Aty, mes katër mureve. Dritën e diellit mund ta shohin vetëm nëpërmjet një copëze dritareje. Qelitë janë të nxehta tashmë. As që kanë ndonjë mundësi të ikin, të zhduken nga ai vend që u ka pushtuar shpirtin, u ka rënduar zemrën. E ëndërrojnë momentin kur do të munden të kapërcejnë pragun e burgut, por për shumë prej tyre është larg, shumë larg. Plot 450 të paraburgosurit e burgut “Jordan Misja” (313) në Tiranë, mundohen me të gjitha mënyrat për të shtyrë ditët në qeli. Dikush ka zgjedhur të lexojë, një tjetër luan letra e dikush ka vendosur të punojë. Që në hyrje, syri të zë një djalë të ri. Është pastruesi i burgut. “Tërë ditën punon. Kurrë nuk ankohet”, - tregon njëri nga shefat e regjimit. Fillimisht, privimin nga liria thuajse të gjithë të paraburgosurit e kanë përjetuar shumë keq, disa gati në çmenduri, por më pas janë detyruar të përshtaten disi. Ankesat në fakt nuk kanë të sosur. Por, “inatin” e kanë me gjykatat që japin dënimet, me prokurorinë, jo me burgjet. TË PARABURGOSURAT Gabimet e bëra në jetë po u kushtojnë shtrenjtë. Shumë nga

O

N

Librat, koha e fituar e të privuarve

Femra të burgosura gjatë një aktiviteti sportiv

Dhomat e ajrimit, aty ku të paraburgosurit gjejnë “qetësinë”
homat e ajrimit duket se janë vendi i përshtatshëm ku të paraburgosurit gjejnë pak qetësi. Në fakt nuk ndryshojnë shumë nga qelia, por këtu të akuzuarit për krime të ndryshme kanë mundësinë të jenë më të çlirët. Pikërisht këtu, ata mund të shkëmbejnë dhe ndonjë muhabet apo sekret mes shokësh. Por, fakti që në burg ka jo pak banda rivale të afrohet. “Jam integruar disi, edhe pse këtu në burg ka karaktere dhe tipa të ndryshëm. E kam pasur shumë të vështirë në fillim, por...”, - thotë ajo dhe shfryn. Bashkë me të është dhe Violeta Shabani, e cila u arrestua pak muaj më parë, pasi nga Amerika në adresë të saj u soll një sasi droge. “Mundohet t’u shmanget komenteve për akuzën. Por për sa i përket jetës në qeli, ka vendosur të punojë në kuzhinë. Ngjan e re në moshë dhe rri tërë kohës e qeshur. “Nuk kemi ç’të bëjmë, do integrohemi”, shprehet Violeta, e cila pasi mbaron punën, bën një dush në banjën e përbashkët të femrave dhe shtrihet në krevatin e saj në qeli. Aurora Breçani, 20-vjeçarja e cila akuzohet për vrasje, qëndron disi e veçuar. Të gjithë në burg e njohin si vajzë të urtë, që pjesën më të madhe të kohës e

ë katin e dytë të bur gut gjendet dhe biblioteka. Dikur në të gjendeshin libra të vjetëruar, por tashmë të paraburgosurit mund të gjejnë gjithçka duan. “Shumë të dënuar e frekuentojnë bibliotekën. Madje, aty mund të mësojnë të shkruajnë në kompjuter në disa programe”, - të shpjegon drejtori i burgut. Ndërsa punonjësit e burgut theksojnë se shumë nga të paraburgosurit preferojnë të bëjnë stërvitje, si një mënyrë e mirë për të kaluar kohën.

D

dhe frika nga ndonjë përplasje e mundshme e tyre ka bërë që drejtoria të marrë masa për shmangien e të tilla incidenteve. “Dalim në ajrim dy herë në ditë dhe aty mund të gjejmë pak qetësi”, thotë njëri nga minorenët e privuar nga liria. Ndryshe nga katet e sipërme të burgut, në kaushë,

ku janë vendosur të paraburgosurit e dënuar, por që janë në pritje të përfundimit të dënimit apo transferimit në ndonjë burg tjetër, si dhe të paraburgosurit që kanë probleme shëndetësore, ambientet e ajrimit janë më të mëdha, ku ajri mund të thithet lirisht. Në kaushë, kushtet janë të mira dhe të paraburgosurit kanë mundësi të lëvizin më lirshëm. për të tjerat, mbeten në duart e vetë të privuarve nga liria. Në muret e qelive, dendur gjen të ngjitura shumë fotografi, postera, foto. Djemtë, kryesisht minorenët kanë varur banderolat e skuadrave të futbollit të preferuara prej tyre. “Ndjek sport deri vonë. Na lejojnë deri nga ora 23:00”, thotë njëri nga djemtë e vegjël, që në krah ka vizatuar një tatuazh me stilolaps. Duket se këtë gjë e ka bërë për të ngrysur ditët. Ka goxha kohë në qeli, por nuk preferon të flasë për atë çfarë ka bërë. Në qelitë e vajzave gjen më shumë foto familjare, apo të ndonjë aktori a këngëtari të njohur. Qelitë janë të pastra. I mirëmbajnë vetë të privuarit nga liria. “Mundohemi të krijojmë pak ambient”, - të thotë njëri nga minorenët e akuzuar për vjedhje, sapo largohet pak drejtori i burgut, i cili na shoqëron në të gjitha ambientet e

Vojsava Meta, e dënuar për trafik droge

kalon në qeli. “Është vajza më e urtë”, - thotë njëra nga të paraburgosurat, ndërsa kthehet dhe shikon me bisht të syrit Aurorën, e cila qëndron diku në cepin e korridorit të ngushtë. Jeta e këtyre femrave që dikur gabuan, shumë prej tyre dhe rëndë, nis dhe përfundon në atë qeli të ngushtë, apo duke hedhur ndonjë vështrim nga kampi ku ndodhen të paraburgosurit, mes të cilëve ka dhe nga ata VIP, ose siç ndryshe i quajnë, “të fortët” e burgut. KUSHTET Jetesa në qelitë e ngushta ka ndryshuar shumë. Në secilën prej tyre gjen pa frikë një televizor. Këtë vit janë lejuar dhe frigoriferët, si dhe janë instaluar ventilatorët. Sa

vuajtjes së dënimit. VIP-AT Të paraburgosurit VIP siç tashmë, është në modë t’i cilësojmë, duket se e kanë tejet të vështirë të ambientohen me jetesën në qeli. Të mësuar me një jetë luksi, me makina luksoze, duke shëtitur në shumë vende të botës, mbyllja brenda katër mureve është vrasëse për ta. Por një ditë vendosin t’i nënshtrohen fatit. Gjejnë mënyrat për t’u përshtatur, për të bërë një jetë normale, aq sa u lejohet në kushtet e izolimit. Shumë prej tyre janë të izoluar për vepra të rënda penale, e rrezikojnë dënime të larta, por sërish shpresojnë se do gjejnë lirinë. Në fakt, duhet thënë se shpresa vdes e fundit, e kështu duket se ndodh dhe me të paraburgosurit. Më të lumtur janë ata të cilët thuajse e kanë përfunduar dënimin. “Dhe pak ditë dhe dal”, - shprehet njëri prej të dënuarve. Fytyra e qeshur dhe sytë që i shkëlqejnë, tregojnë më së miri se mezi e pret atë sekondë, kur do kapërcejë pragun e burgut. Dielli është në pikun e vet. Të privuarit nga liria mundohen të mbrohen nga vapa e lartë. Mbi kokë u lëvizin ventilatorët që sjellin pak freski. Duke lënë pas qelitë, në mendje të mbetet vetëm optimizmi që kanë të paraburgosurit. Të gjithë thonë: “Jemi të pafajshëm dhe një ditë, drejtësia do dalë!”.

E enjte, 9 Gusht 2007

AKTUALITET - 13

Ushtria e zjarrfikësit shuan flakët pas 2 orësh
jë zjarr i befasishëm i rënë në kodrat e Farkës në Tiranë pasditen e djeshme, ka rrezikuar regjimentin e helikopterëve që ndodhet në këtë zonë. Banorë të zonës kanë konstatuar rreth orës 18 të pasdites së djeshme, flakët e para që kishin përfshirë shkurret e një kodre, e cila në vijë ajrore ndodhej disa qindra metra larg regjimentit të helikopterëve. Menjëherë janë lajmëruar forcat e zjarrfikësve, ndërkohë që të

N

Zjarri në kodrat e Farkës rrezikon regjimentin e helikopterëve
Masat
Për arsye sigurie, drejtuesit e regjimentit të helikopterëve kanë zhvendosur helikopterin që përdoret për shërbime qeveritare, i cili ndodhej më pranë vatrës së zjarrit. Ndërkohë, gjatë gjithë natës, në regjiment do të qëndrojë një automjet zjarrfikës parët që kanë ndërhyrë për të lokalizuar flakët që përhapeshin me shpejtësi, kanë qenë ushtarët e regjimentit të helikopterëve. Me lopata dhe mjete rrethanore, ushtarët për një moment vunë nën kontroll flakët, por era që frynte e vrullshme herë pas here, rindezi sërish zjarret duke zgjeruar vatrën e tij, madje duke ndezur edhe një vatër të dytë disa dhjetëra metra larg vatrës kryesore. Brenda pak minutash në vendngjarje mbërritën edhe mjetet zjarrfikëse, por terreni mjaft i thyer nuk i jepte mundësi automjeteve të afroheshin. Në këto kushte, përballimi i situatës u mor
Zjarri i djeshëm në Farkë

përsipër nga ushtarët e regjimentit, të cilët pas një ore arritën të shuanin flakët e zjarrit. Në operacionin për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorë të

zonës. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, i cili ra në një zonë ku k i s hte vetëm bimësi dhe ku nuk depërtonin dot njerëzit. ga.ja

Lirohet pasi paguan gjobën për vizën dhe denoncon autoritetet fqinje në Prokurorinë e Tiranës

Rrihet në Ohër kreu i Klubit Kombëtar
Lisandër Saraçi goditet në aeroport nga policia maqedonase
Gazmend JANKU
g.janku@gazetashqiptare.com

Procedura
Kallëzimi i bërë nga Saraçi, pasi të hetohet, pritet të transferohet pranë Prokurorisë maqedonase, pasi ngjarja ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë dhe personat e akuzuar janë policë maqedonas rreth orës 01:30 të mëngjesit, Lisandër Saraçi ka mbërritur nga Parisi, përmes Lubjanës në aeroportin e Ohrit për të kryer një vizitë për arsye familjare. Paraprakisht, Saraçi ishte informuar në ambasadën maqedonase në Tiranë se mund të pajisej me vizë në pikat kufitare. Por mbetet i befasuar kur informohet në aeroportin e Ohrit se aty nuk mund të merrte vizë dhe rrjedhimisht, nuk mund të hynte në territorin maqedonas. Punonjësit e sigurisë së aeroportit i kanë kërkuar Saraçit që të merrte avionin e kthimit për në Lubjanë, por ky i fundit, duke mos pasur vizë sllovene dhe duke u druajtur se do të gjendej përpara një rrethane të ngjashme me të mbërritur në Lubjanë, ka kërkuar, brenda të gjitha të drejtave të tij, që ose të ekstradohej në kufirin shqiptar, që ndodhej disa kilometra larg aeroportit, ose në ndonjë vend tjetër ku mund të hynte pa vizë, ose të qëndronte në aeroportin e Ohrit derisa të fillonte dita e punës në agjencitë e udhëtimit në mënyrë që të pajisej me një biletë për në destinacionin final, ShAeroporti i Ohrit

DHUNA
“Më kanë goditur me grushte dhe shkelma në fytyrë. Një prej policëve maqedonas më ka vënë duart në fyt dhe më ka përplasur pas murit dhe të gjitha këto bëheshin përpara familjarëve të mi, që kishin dalë për të më pritur”, - është shprehur për gazetën Lisandër Saraçi goditur me grushte dhe shkelma në fytyrë. Një prej policëve maqedonas më ka vënë duart në fyt dhe më ka përplasur pas murit dhe të gjitha këto bëheshin përpara familjarëve të mi, që kishin dalë për të më pritur”, - është shprehur për gazetën Lisandër Saraçi. Pasi e kanë keqtrajtuar, rreth orës 8 të mëngjesit të 4 gushtit, policia maqedonase e prangos Saraçin dhe shumë shpejt ai e shikon vetën në bankën e të akuzuarve për akuzën e prishjes së qetësisë publike. “E vetmja zhurmë që kam bërë ishin klithmat nga grushtet dhe shkelmat e policisë”, - është shprehur Saraçi. Gjatë paradites së 4 gushtit, për incidentit u njoftua edhe ambasada shqiptare në Maqedoni, ndërhyrja e të cilës bëri që gjykata ta dënojë Saraçin me 1.100 euro gjobë dhe duke i mohuar të drejtën për t’u futur në territorin maqedonas për pesë vitet e ardhshme. Me të mbërritur në Shqipëri, Saraçi i është nënshtruar mjekimit në spital, ku ka qëndruar për dy ditë. Ndërkohë, sot Lisandër Saraçi ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës edhe kallëzimin penal për akuzën e keqtrajtimit fizik dhe shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e policisë maqedonase.

TIRANE

K

ryetari i shoqatës Klu bi Kombëtar, Lisandër Saraçi keqtrajtohet barbarisht në aeroportin e Ohrit nga policia maqedonase. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 4 gushtit, kur Saraçi, që është rezident në Francë, kishte udhëtuar nga Lubjana në Ohër me avion për të takuar disa familjarë të tij. Por mungesa e sportelit për pajisjen me vizë maqedonase të shtetasve të huaj në aeroportin e Ohrit, ka bërë që policia vendase t’i kërkojë Saraçit të merrte avionin e kthimin për në Lubjanë të Sllovenisë. Mospranimi i tij për t’u kthyer në Slloveni, ku gjithashtu do ta priste e njëjta situatë pasi nuk ishte i pajisur me vizë, ka qenë argumenti që policia e aeroportit të Ohrit të ushtrojë dhunë fizike ndaj kreut të shoqatës Klubi Kombëtar dhe pas disa orëve keqtrajtim fizik dhe psikologjik, i kanë vënë prangat. Pasi është dënuar me një gjykim të shpejtë me 1.100 euro gjobë, Saraçi është kthyer në Tiranë, ku ka depozituar menjëherë në Prokurori një kallëzim penal për dhunën e ushtruar dhe shkeljen e të drejtave të njeriut që i janë bërë. Gjithashtu, shoqata në fjalë ka vënë në dijeni për ngjarjen e shëmtuar edhe institucionet shqiptare, ambasadën maqedonase në Tiranë, Këshillin e Europës dhe shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. NGJARJA Mëngjesin e 4 gushtit,

“Një prej policëve maqedonas më ka vënë duart në fyt dhe më ka përplasur pas murit dhe të gjitha këto bëheshin përpara familjarëve të mi, që kishin dalë për të më pritur”
qipërinë. Me gjithë këto kërkesa të argumentuara dhe të paraqitura në mënyrë civile, punonjësit e sigurisë kanë ngulmuar që ai të hipë me forcë në avionin e kthimit, duke ushtruar dhunë verbale e fizike, me të shtyra, goditje e shkelmime, pa pasur asnjë shkak. “Më kanë

fektivat e Komisariatit nr. 2 të Tiranës kanë arrestuar në kushtet e flagrancës Rigels Patokun, 26 vjeç, me banim në Tiranë. Patoku është arrestuar pasi kishte hyrë brenda ambienteve të rezidencës së “Etërve të Jezuitëve”, në rrugën “Artan Lenja”, në kryeqytet. Në këtë rezidencë kryente aktivitetin e tij një mision fetar katolik. Burime policore kanë bërë me dije me 26-vjeçari Patoku kishte mundur të vidhte një sasi rrobash brenda ambienteve të misionit fetar. Por në tentativë për t’u larguar, ai është kapur

E

Kapet vjedhësi i rrobave të misionit fetar katolik
nga forcat e policisë, të cilat më pas kanë realizuar edhe arrestimin e tij në kushtet e flagrancës. Ngjarja në fjalë i është referuar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, e cila ka nisur procedimin penal ndaj Rigels Patokut, për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Sot pritet që Patoku të paraqitet në Gjykatën e Tiranës, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tij, deri në përfundimin e plotë të hetimeve. ga.ja

14 - AKTUALITET

E enjte, 9 Gusht 2007

I biri i të arrestuarës vuan dënimin me burg për jetë në Peqin, për grabitje e vrasje në Vlorë

Pranga nënës, i çonte drogë djalit në burg
E ëma e Arsen Kapajt e futi lëndën narkotike në ushqime
rrestohet nëna e një të dënuari me burgim të përjetshëm, pasi tentoi t’i dërgonte djalit drogë dhe celular në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pohuan se Vasilika Kapaj u pikas nga forcat e policisë së burgut, gjatë kontrollit që u ushtrua në ushqimet që ajo do t’i dërgonte djalit të saj 29vjeçar, Arsen Kapaj. Sapo është konstatuar se në çantat e gruas kishte mjete të jashtëligjshme, është njoftuar policia, e cila ka bërë shoqërimin e nënës së të dënuarit. Telefoni celular është bllokuar menjëherë, ndërsa sasia e gjetur, e cila dyshohet të jetë drogë, është dërguar në laborator, ku do të përcaktohet dhe lloji i saj. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që familjarët e të dënuarve tentojnë të fusin lëndë narkotike në qeli. Ky fakt dëshmon që në burgjet shqiptare ka jo pak përdorues droge. KONTROLLI Ashtu si dhe herët e tjera, gruaja me trastat në duar të mbushura me ushqime e lëngje, është nisur

A

PEQIN DROGA Vasilika Kapaj, nëna e të dënuarit me burgim të përjetshëm Arsen Kapaj, u arrestua dje, pasi tentoi të fuste në qelinë e të birit një sasi lënde narkotike, si dhe një telefon celular së bashku me kartë rimbushëse. Sipas burimeve zyrtare nga burgu, 50vjeçarja e kishte fshehur drogën në plot 6 kuti shkrepseje
Burgu i Peqinit

nga Vlora për në burgun e Peqinit, ku do të takonte djalin e saj Arsenin, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm dhënë në vitin 2001, pa e ditur se do të përfundonte në qeli dhe vet ajo. Celulari që ajo kishte fshehur në mes të ushqimeve, është gjetur lehtas nga policët e kontrollit. Por teksa këta të fundit kanë “rrëmuar” dhe më shumë në çantat e të moshuarës, në plot gjashtë kuti sh-

PRECEDENTI Vetëm pak muaj më parë përfundoi në pranga gruaja e një të akuzuari për trafik droge, e cila tentoi t’i dërgonte një sasi lënde narkotike bashkëshortit të saj. Autoritetet e burgut 313-të në atë kohë lajmëruan policinë, e cila arrestoi gruan 37-vjeçare, që tashmë ndodhet ende në qelitë e burgut, duke kryer dënimin e dhënë nga Drejtësia. Fa.Po. krepseje kanë gjetur disa doza droge, sasia e të cilave nuk është përcaktuar ende. Për këtë fakt janë vënë në dijeni eprorët e burgut dhe forcat e policisë së Elbasanit. Këta të fundit kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit 50-vjeçaren Kapaj, e cila është marrë në pyetje për disa orë me radhë, ku dhe ka pohuar se

drogën dhe celularin me kartën rimbushëse do t’ia dërgonte të birit. Ajo nuk ka pranuar të ketë dërguar ndonjëherë më parë në qelinë e djalit të saj drogë, por këtë herë ai e kishte detyruar, pasi nuk kishte mundur ta siguronte “mallin” në asnjë rrugë tjetër. I DËNUARI Arsen Kapaj, 29 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me armë në bashkëpunim sh-

tatë herë dhe vjedhje me pasojë vdekjen e personit në bashkëpunim. Ngjarja për të cilën ai është shpallur fajtor nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, ka ndodhur më 23 korrik 1999. Pikërisht këtë ditë, Kapaj ka rënë dakord me mikun e tij Elibion Cenaj, të dalin në aksin rrugor Fier-Vlorë, për të vjedhur të gjithë personat që do të kalonin me automjete në atë rrugë. Për të realizuar qëllimin e tyre, dy të dënuarit tashmë pajisen me nga një armë zjarri tip automatik. Kështu, janë nisur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe kanë ndaluar plot shtatë automjete, ku nën kërcënimin e armës u marrin pasagjerëve gjithçka kishin me vete. Situata degradon kur njëri nga furgonët nuk ndalon. Në këtë moment, Arsen Kapaj qëllon me armë në drejtim të tij, duke lënë të vdekur një nga pasagjerët e furgonit, Foto Kola. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, Kapaj u cilësua fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Miku i tij, Elibion Cenaj vuan dënimin me 18 vjet burg. Arsen Kapaj nuk njihej si përdorues i lëndës narkotike, por një fakt i tillë tashmë duhet konfirmuar nga autoritetet e burgjeve.

Kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal

REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E EKONOMISE, TREGETISE DHE ENERGJITIKES

P

Trafiku i klandestinëve, policët e Sarandës, te Krimet e Rënda
POLICET E ARRESTUAR
1 -Petraq Koço Rako 2 -Dritan Idriz Kaso 3 -Neim Tasim Daci 4 -Kadri Kaso Emini 5 -Ilmi Musa Bejko 6 -Vullnet Hasan Ruçi
agjentë të SHKB-së organizuan survejimin dhe përgjimin e celularëve të personave të implikuar, duke realizuar më pas edhe operacionin për arrestimin e tyre. Sot pritet që 12 personat e arrestuar të dalin para Gjykatës së Kirmeve të Rënda, e cila do të rivlerësojë masat e sigurisë ndaj tyre, të dhënë më parë nga Gjykata e Vlorës. ga.ja

“ALBBAKER” SH.A. NE LIKUJDIM E SIPER

FTESE PER ANKAND
Albbakër sha në likujdim e sipër Tiranë, shpall për shitje me ankand pasurinë e luajtshme manikeri e pajisje të autoparkut, gjendje ne filialin e bakrit Reps si më poshtë:
Nr 1 2 3 Emërtimi Vinxh ure HD 11.5 m Gur zmerilje Kompresor ajri (çek) për fryrje gomash TOTALI Sasia copë 1 1 1 3 Vlefta fillestare (lekë) 150873 2848 114975 268696

ersonat e arrestuar disa javë më parë në Sarandë dhe Vlorë, mes të cilëve edhe gjashtë efektiva të policisë së Sarandës të akuzuar për trafik klandestinësh në bashkëpunim, do të hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burime pranë kësaj të fundit kanë pohuar se tashmë dosja në ngarkim të tyre është transferuar nga Prokuroria e Vlorës te Krimet e Rënda, pasi dyshohet se personat e arrestuar kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Arrestimet e tyre u realizuan pas një punë paraprake hetimore të strukturave kundër trafiqeve të Drejtorisë së Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, pranë Ministrisë së Brendshme. Nga të dhënat e mbledhura dyshohet se gjashtë efektiva të policisë së Sarandës në bashkëpunim

Në këtë vleftë nuk përfshihet TVSH-ja. Pjesëmarrësit në ankand janë të detyruar të blejnë dokumentat e ankandit të cilat do të tërhiqen pranë “Albbakrit”sh.a Tiranë, blloku “Vasil Shanto” Tel& Fax 230736 kundrejt pagesës së pakthyeshme prej 2000 lekë Ankandi do të zhvillohet në datën 15.08.2007 ora10.00, në “Albbakër”sh.aTiranë Çdo person fizik e juridik i interesuar për të blerë makineritë e pajisjet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e caktuar, pranë komisionit të ankandit: Kërkesë me shkrim për blerje të makinerive e pajisjeve që janë shpallur për shitje. Dokumentin që vërteton konfirmimin e pagesës prej 20% të vleftës fillestare të ankandit. Pagesa do të kryhet në llogarinë bankare të Albbakrit sipas udhëzimeve të zhvillimit të ankandit, pika nr.7 e tij. Dokumentin e identifikimit dhe dokumenta të tjera konform “Udhëzimit për zhvillimin e ankandit” Vlera prej 20 % e paguar për pjesëmarrje në ankand nuk do të kthehet pjesëmarrësve në ankand vetëm për rastet e parashikuara në pikat nr.9,10,etj. të “Udhëzimit për zhvillimin e ankandit”

Petraq Rako

edhe me gjashtë persona të tjerë, për një kohë të gjatë organizonin kalimin në mënyrë të paligjshme të klandestinëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Efektivat e policisë kishin si detyrë të garantonin kalimin pa probleme të klandestinëve nga kufiri shqiptar. Fillimisht ky aktivitet kriminal u identifikua nëpërmjet të dhënave operative. Më pas,

AXHENDA
sot
Dielli lind në ora 05.23 dhe perëndon në ora 20.11

PARASHIKIMI
sot

I MOTIT NE RRETHIN E

TIRANES

nesër
Temperatura e parashikuar për nesër në TIRANË

E enjte, 9 Gusht 2007

Temperatura e parashikuar për sot në TIRANË

Lagështira 39 %

Maksimale

33 26

Maksimale

32 24

Era do të fryjë nga Veriu me shpejtësi 23 km/orë

Minimale

Minimale

azeta Tiranës
e

15

Sëmundja ka prekur mosha të ndryshme dhe është shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit

15 pacientë preken nga viroza anonime
Mjekët specialistë: Ende nuk dihet prejardhja. Ja simptomat
Ermelinda HOXHAJ

ritet numri i pa cientëve në Spitalin Infektiv të Tiranës, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pacientët që drejtohen në këtë spital kanë simptoma të njëjta, si diarre, të vjella, ethe. Kjo gjë ka bërë që mjekët specialistët t’i quajnë më një emër, viroza. Ndërkohë, shefi i këtij pavijoni, Dhimitër Kraja ka deklaruar për gazetën se ende nuk dihet se nga vjen ky virus. Sipas tyre, ata janë në pritje të rezultateve të analizave që po bëhen në Institutin e Shëndetit Publik. Viroza anonime që po qarkullon këto ditë në kryeqytet ka bërë që të në Spitalin Infektiv të shtohet numri i pacientëve të shtruar. Ndërkohë, sipas mjekut specialist, kjo virozë nuk ka prekur vetëm një grupmoshë të caktuar pacientësh, por është përhapur në çdo moshë, përfshi këtu dhe fëmijët e vegjël, moshat e reja si dhe moshat e mëdha. VIROZA Në kryeqytet po qarkullon një virozë misterioze, pasi nuk i dihet prejardhja. Sipas mjekëve pranë Spitalit Infektiv, numri i pacientëve që mendohet se janë të prekur nga

R

e.hoxhaj@gazetashqiptare.com

SIMPTOMAT • Diarre • Dhimbje barku • Dhimbje fyti • Të vjella • Ethe • Lotim të syve • Skuqje të syve

Banorët: Ka dy ditë që uji është me ngjyrë

VIZITAT
Në Spitalin Infektiv në QSUT, prej disa ditësh është shtuar numri i pacientëve të prekur nga një virozë që ende nuk i dihet prejardhja, e cila ka prekur presona në mosha të ndryshme dhe në vendndodhje të ndryshme. Brenda një dite numri i këtyre pacientëve shkon nga 10 deri në 15. Sipas mjekëve, kjo gjë nuk është alarmante kjo virozë është 10 deri në 15 vizita në ditë. Ndërkohë që vizitat që kryen një mjek roje në këtë spital shkojnë deri në 70 vizita. Deri tani mjekët nuk dinë të thonë se nga është burimi i kësaj viroze, pasi kjo virozë është shpërndarë në të gjitha grupmoshat. Sipas mjekut Kraja, “kjo lloj viroze ka kapur një pjesë të madhe të popullatës, por nuk është shqetësuese, pasi nga këto viroza nuk është shënuar ndonjë vdekje, apo nuk ka

pasur probleme shqetësuese për pacientët. Numri i vizitave në një ditë në këtë spital shkon nga 10 deri në 15 vizita për pacientë që kanë të njëjtat simptoma dhe mendohet se janë të prekur nga kjo virozë. Pacientët që i drejtohen Spitalit Infektiv nuk janë nga një pjesë e përcaktuar e Tiranës dhe kjo është një gjë pozitive, sipas mjekëve. Por shkaku se nga po vjen kjo virozë mbetet për t’u zbuluar nga Instituti i Shëndetit Publik, që cilët janë duke bërë analizat për zbulimin e prejardhjes së kësaj viroze.

K

Komuna e Parisit, uji i papastër nga mbetjet në tubacione

omuna e Parisit mbetet problematike edhe në ras tet kur në çezmat e banorëve mbërrin uji i pijshëm. Prej dy ditësh, në këtë zonë, në orarin e furnizohet, uji ka qenë i ndotur. Sipas informacionit nga Ujësjellësi, nuk ka pasur probleme me përzierjen e ujërave të bardha dhe të ujërave të zeza. Por si pasojë e mbetjes së tubacioneve të zbrazura për një kohë të gjatë, pompat e vendosura në dispozicion për thithjen e ujit dhe shtimin e presionit, kanë tërhequr baltën, dheun apo çdo material tjetër, që ka errësuar ngjyrën e ujit. Sipas banorëve, uji i mbledhur nga rezervuaret ka qenë përgjatë pesë orëve i ngjyrosur dhe i papastër, i pakonsumueshëm për të mbushur enët dhe për të larë, por kategorikisht i pa pijshëm. Këtë problem nuk e ka pasur vetëm zona te Komuna e Parisit, por edhe në Shkozë. Ku banorët gjatë dy ditëve nuk kanë mundur të konsumojnë ujin, pasi ka qenë më ngjyrë të theksuar.

Virozë anonime ka prekur kryeqytetin. Virozës ende nuk i dihet burimi se nga vjen, pacientët identifikohen nga simptomat e njëjta që kanë

Spitali infektiv në Tiranë

Përcaktimin se kush e shkakton këtë lloj viroze do ta përcaktojë Instituti i Shëndetit Publik, pasi në këtë institucion po bëhen të gjitha analizat e nevojshme

AXHENDA
sot
23

PARASHIKIMI
sot

I MOTIT NE RRETHIN E

VLORES
nesër

E enjte, 9 Gusht 2007

Dielli lind në ora 05. dhe perëndon në ora 20.11

Temperatura e parashikuar për sot në VLORE

Temperatura e parashikuar për nesër në VLORE

Maksimale Lagështira 39% Minimale

34 24 0

Maksimale

34 25

Era do të fryjë nga Veriu me shpejtësi 23 km/orë

Minimale

azeta Vlorës
e

16

Asgjësohen mbi 15 mijë rrënjë bimë narkotike, në ndihmë dhe Fieri e Saranda

Superaksioni antikanabis, “krihet” gjithë Vlora
Aksioni i fshehte, me 360 forca policore
Enrik MEHMETI
rrethet@gazetashqiptare.com

360
Kjo është shifra e punonjësve të policisë që morën pjesë në superaksionin aktikanabis, të cilët ishin nga Vlora, Fieri e Saranda

60
Grupe me 60 mjete, ishte plani i ndarjes së efektivëve të policisë me qëllim “krehjen” e të gjithë zonave për luftën kundër bimëve narkotike rrënjë kanabis. Ndërsa janë arrestuar dy persona. Basri Runaj, nga Drashovica dhe Moisi Bajrami, po nga Drashovica, ranë në prangat e policisë si kultivues të bimës narkotike, ndërsa janë në kërkim dhe 3 të tjerë që për arsye hetimi nuk janë bërë të ditura të dhëna më shumë. Sipas Drejtorisë së Policisë ky është aksioni antidrogë i organizuar në një ditë në të gjithë territorin e vendit për të gjitha vitet. Operacioni u kodua “Triumph of the Lo” (Triumfi i Ligjit) dhe sipas policisë është bërë në fshehtësi të plotë gjer në momentet e fundit, pasi mund të dekonspirohej. FSHATRAT Aksioni më intensiv është zhvilluar në fshatrat e lumit të Vlorës, të cilët janë dhe më problematikët për sa i përket lëndëve narkotike. Ta pajisur me armë dhe me drapër e kosë në dorë, grupet kanë marrë drejtime të ndryshme në

15
Rreth 15 mijë e 158 rrënjë kanabis është bilanci i bimëve narkotike të cilat u sekuestruan dhe asgjësuan gjatë operacionit të zhvilluar këtë operacion njëditor. Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur që ky aksion do t’i vërë kapakun për këtë

riumph of the Lo (tri umfi i ligjit) ka asgjë suar dje 15.158 rrënjë kanabis sativa në qarkun e Vlorës. Operacioni më i madh i shënuar në historinë e policisë së Vlorës është zhvilluar në fshehtësi të plotë, pasi plani i masave kishte marrë OK-in nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ky operacion do të mbahet mend, jo vetëm për mënyrën e realizimit, por dhe të forcave që kanë marrë pjesë në të. 360 forca policie të ndarë në 60 grupe, me 60 automjete, kanë “krehur” zonat më problematike duke shënuar edhe rezultatin e mësipërm. Në aksion morën pjesë struktura të ndryshme të policive të Vlorës, Sarandës e Fierit, duke përfshire dhe Delta Forcë, FNSH, antidroga, policia e rendit dhe ajo kriminale. OPERACIONI Superaksioni i policisë ka startuar në orën 03.00. 60 automjete me 360 forca policie te ndara ne 60 grupe ishin pjesë e këtij aksioni, në të cilin me drapër, apo ndryshe, “arma antikanabis”, morën pjesë forcat e Drejtorisë së Policisë Fier, reparti FNSH Fier dhe Delta Force Vlore. Aksioni është realizuar në ko-

T

VLORE

2
Persona u arrestuan gjatë operacionit, të cilët kishin kultivuar në tokën e tyre bimën e ndaluar. Ata nuk i bënë rezistencë policisë

vit kultivimit në lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës. Burimet shtojnë se aksioni është sajuar në një mënyrë të tillë që mos të lihet zonë pa u kontrolluar nga efektivët e policisë. Sipas drejtorit të policisë së Vlorës, Vebi Bushati që

prej datës 16 mars 2007 e deri më sot janë asgjësuar në total 133 mijë 833 rrënjë kanabis. Ndërsa vitin e kaluar kanë qenë të asgjësuar vetëm 12 mijë e 80 rrënjë, kjo shifër është shumë herë më e madhe se e viti të kaluar.

3
Persona janë shpallur në kërkim nga policia, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye hetimi. Ndërsa për këtë vit, ky operacion quhet i mbyllur munat Brataj, Vllahine, Armen, Kote dhe Sevaster. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, të cilat i citoi në një konferencë drejtori i Policisë së Vlorës, Vebi Bushati, janë asgjësuar 15 mijë e 158

Reagon biznesmeni Sulo Shehu për pronën e tij

Ndërtimorja në zonën ku do të bëhet Petrolifera
VLORE - Kreu i policisë ndërtimore të Vlorës, Gëzim Gosturani i shoqëruar nga efektivë të policisë ka shkuar në zonën e ish Sodë - PVC-së për zbatimin e një urdhri për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Në bazë të një vendimi ku duhej të prishej një mur i cili figuronte të ishte ndërtuar pa leje nga pronari i tokës, Sulo Shehu. Shehu nuk ka bërë rezistencë në prishjen e murit, por ka nisur ta prishë vet atë, gjithsesi indinjata e tij ka qenë lidhur me punimet që ka nisur një firmë italiane në zonën ku është parashikuar ndërtimi i njërës nga veprat e parkut energjetik, që është dhe Petrolifera. Shehu ka shprehur shqetësimin e për këto punime, të cilat po bëhen jashtë parametrave duke ndotur zonën, pasi terreni është tepër i pasur me zhivë dhe punëtorët që punojnë për llogari të firmës Petrolifera, i hedhim mbeturinat në një tjetër hapësirë aty pranë. Sipas biznesmenit të njohur, ka qenë një urdhër i qeverisë Nano që ka aprovuar punimet e nisura, ndërsa duhet pasur parasysh se nga pushteti vendor, qarku apo bashkia, nuk është dhënë asnjë leje për fillimin e punimeve, duke i bërë këto të jenë të paligjshme.

s Summer pages
E enjte, 9 Gusht 2007

SPECIALE - 17

Redaktor përgjegjës: Ilda LUMANI,

Art Dizajn: Altin ALIAJ,

E-mail: summerpages@gazetashqiptare.com

BULEVARDI POLITIK

Gardista jemi ne për oborr e për atdhe
MAKINAT

RREFIMI I KENGETARES PER DASHURINE, PUSHIMET DHE PROJEKTET E SAJ

Pasioni i njerëzve mbi katër rrota
RECETE

ZAJMINA VASJARI
Lidhja me Turin më ka ndryshuar jetën

Karkaleca deti me krem qumeshti

18 - SPECIALE

E enjte, 9 Gusht 2007

ummer S pages Zajmina

Zajmina Vasjari me të dashurin e saj, Turin, me të cilin është lidhur prej katër muajsh

VASJARI:
NGA ILDA LUMANI

N

dryshe nga gjithë këngëtarët, që pe riudhën e stinës së verës e shohin si më të artën dhe fitimprurësen, për Zajmina Vasjarin, kjo kohë është kthyer pak në lodhje. Kjo, për arsyen se koncertet i rrëmbejnë asaj kohën që ajo dëshiron t’ia kushtojë të dashurit, Arturit. Megjithatë, ajo ka gjetur një zgjidhje të mesme, të alternojë koncertet me pushimet, pse jo edhe të refuzojë ndonjë koncert dhe për të mos lënë asnjë çast mënjanë të dashurin e saj, i cili është gjithmonë në krah të saj. Këngëtarja simpatike flet ekskluzivisht për Gazetën, duke na rrëfyer për lidhjen e saj, për koncertet verore, klipin e ri që del sot në ekranet shqiptare, apo edhe për projekte të tjera më afatgjata. Madje, ajo tregon edhe disa situata, në të cilat është ndjerë e fyer nga keqpërdorimi i emrit të saj nga disa faqe interneti apo edhe nga shtypi, gazeta. LIDHJA Arturi është dashuria e Zajminës, me të cilin ajo është lidhur që prej katër muajsh. Një histori kjo që e ka pikënisjen në një kohë tjetër, rreth tre vjet më parë. Dhe qysh në atë kohë ka ekzistuar një tërheqje e madhe mes të dyve. “Ka qenë një dashuri me shikim të parë, qysh atëherë kur jemi parë. Por u desh të kalojë kohë, që të rishiheshim sërish dhe të lidheshim këtu e katër muaj më parë. Që atëherë nuk jemi ndarë asnjë çast nga njëritjetri. Jemi mjaft të lumtur së bashku”, - rrëfen Zajmina,

Lidhja me Turin më ka ndryshuar jetën
IMAZH PUBLICITAR Shpesh, imazhi i Zajmina Vasjarit është përdorur nga kompani të ndryshme për publicitet. Mes ofertave të fundit, Zajmina u ka thënë shumë prej tyre “Stop”. Kjo për faktin se ajo dëshiron të jetë mjaft selektive në përdorimin e imazhit të saj DASHURIA Ka gjetur dashurinë në krahët e Turit, njeriut me të cilin është lidhur prej katër muajsh, dhe që të dyve u ka rënë në kokë për njëri-tjetrin sapo janë parë

ndërsa gëzimi i lexohet në sy. Turi është njeriu që e ka marrosur Zajminën, pasi për të, ai është një mashkull që i ka të gjitha të mirat, që nga fiziku e deri tek shikimi. “Me atë shikim më mori në qafë”, tregon ajo, ndërsa në karakterin e Turit vlerëson shumë vendosmërinë, natyrën e tij

me një karakter vërtetë të fortë. Janë këto cilësi që e kanë bërë për vete Zajminën, e cila nga ana tjetër është e bindur se tek ajo, i dashuri i saj i gjen të gjitha. PUSHIMET Pushimet për të nuk kanë qenë ashtu siç do të dëshironte. Edhe pse java që ka kaluar në Dhërmi me Turin ka qenë e mrekullueshme.

Por ka qenë e kufizuar, për shkak të koncerteve të saj. “Këtë vit kam dashur më shumë pushimet sesa koncertet, për t’i qëndruar sa më pranë familjes dhe të dashurit tim”, - shprehet ajo. Por, kjo dëshirë ka qenë disi e kondicionuar. Megjithatë, Zajmina për këtë arsye ka vendosur të refuzojë shumë nga ofertat që i janë bërë, në mënyrë që t’u kushtohet dhe njerëzve të saj të zemrës. Kështu ka vendosur që me të mbaruar sezoni veror, të

Rrëfimi i këngëtar pushimet dhe proje
niset në një udhëtim jashtë Shqipërisë me familjen e saj, në mënyrë që të çlodhet nga kjo verë e gjatë, por edhe të kënaqet pranë tyre. KONCERTET Qysh me nisjen e sezonit veror, Zajmina ka qenë prezente në shumë koncerte, në Shqipëri e jashtë saj. Ndërsa bisedojmë së bashku, ajo sapo është kthyer nga një koncert në qytetin e Sarandës. “Fillimisht, të gjitha fundjavat i kisha të zëna me koncerte dhe nuk më mbetej asnjë për të pushuar. Por tani kam gjetur një zgjidhje më të mirë për veten, duke shkuar në koncerte gjatë ditëve të javës dhe duke i shijuar fundjavat me të dashurin tim”, - tregon ajo. Në fakt kjo verë, si për shumë këngëtarë, do të mbahet mend më shumë si një sezon koncertesh sesa si një sezon veror. Pasi në të gjitha plazhet, mbrëmjet janë organizuar me koncerte. Një risi kjo që u fut në Shqipëri vetëm disa vite më parë dhe që tashmë është kthyer në një traditë mjaft të mirë, jo vetëm për qytetet bregdetare por edhe për këngëtarët, për të cilët kjo është periudha më fitimprurëse e vitit. Dhe Zajmina në këtë pikë, si shumë të tjerë, duket se është mjaft e kënaqur. Ka qenë prezente në mjaft koncerte, dhe pikërisht sot në mbrëmje do të jetë e ftuar në një koncert në Voskopojë. Ndërkohë që ka qenë prezente thuajse në të gjitha qytetet e vendit, në Sarandë, Vlorë, Shëngjin etj,

PUSHIMET Ka qenë një javë me të dashurin në Dhërmi dhe do të nisë disa pushime të gjata me familjen jashtë Shqipërisë, menjëherë me të mbaruar turin e koncerteve verore

E enjte, 9 Gusht 2007

SPECIALE - 19

ummer S pages
“Fillimisht, të gjitha fundjavat i kisha të zëna me koncerte dhe nuk më mbetej asnjë për të pushuar. Por tani kam gjetur një zgjidhje më të mirë për veten, duke shkuar në koncerte gjatë ditëve të javës dhe duke i shijuar fundjavat me të dashurin tim”

Projektet
KONCERTET Si shumë këngëtarë të tjerë, edhe Zajmina këto kohë po përjeton periudhën më impenjative me koncerte që kanë nisur në Shqipëri, qysh me çeljen e sezonit veror e që do të vazhdojnë edhe më tej ALBUMI Albumi i Zajminës është një nga projektet më të rëndësishme të saj, për të cilin ajo po punon dhe që ka planifikuar ta publikojë në fillim të dimrit

Bota e spektaklit T

ashmë për Zajminën është vetëm kënga. Bukuroshja që u bë e njohur në Shqipëri përmes konkurseve të bukurisë, apo dhe më pas me prezencën e saj në sfilatat e modës, duket se ka hequr dorë prej tyre. “Në fakt, gjatë këtyre dy viteve të fundit kam qenë prezente në disa sfilata mode, por jashtë Shqipërisë. Në Shqipëri mendoj se kanë dalë vitet e fundit mjaft vajza të bukura dhe të reja, dhe kështu unë ua kam lënë radhën atyre. Në sfilata në Shqipëri mendoj se nuk do të jem më e pranishme, ndërsa jashtë edhe mundet. Për momentin, për mua e rëndësishme është vetëm kënga”, - tregon Zajmina

“Këtë vit kam dashur më shumë pushimet sesa koncertet, për t’i qëndruar sa më pranë familjes dhe të dashurit tim”

“Ka qenë një dashuri me shikim të parë. Por u desh të kalojë kohë që të rishiheshim sërish dhe të lidheshim, këtu e katër muaj më parë

ngëtares për dashurinë, e projektet e saj
apo edhe në Kosovë, Maqedoni e Tuz të Malit të Zi, ku pas koncertit të parë është ftuar të jetë sërish e pranishme në një tjetër koncert javës tjetër. KLIPI Bashkëpunimi i Zajminës me Kastro Zison do të ishte mjaft produktiv për të dy ata. Kënga “Çupa-çupa”, menjëherë u pëlqye nga publiku dhe mori vlerësimet e duhura. E duke parë kërkesat që ka pasur kjo këngë, të dy këngëtarët kanë realizuar edhe klipin e këngës, që sot do të nisë transmetimin e saj në një nga televizionet shqiptare. Mes koncerteve, Zajmina ka gjetur kohë që edhe t’i japë jetë këngës së saj me Kastro Zison, duke e shoqëruar atë me një klip. Klipi i këngës “Çupaçupa” është realizuar në Maqedoni, nga i preferuari i gjithë këngëtarëve shqiptarë sot, Princi Aleksandër. “Koha kur kam realizuar klipin ka qenë më e ngjeshura për mua. Pasi, ndërsa gjatë ditës punoja për klipin në Shkup, në mbrëmje kisha çdo ditë koncert në Tetovë dhe ishin ditë vërtet të ngarkuara. Por tani që çdo gjë ka dalë mirë, ndihem mjaft e kënaqur”, - tregon Zajmina.

KLIPI Në ekranet e televizioneve shqiptare, qysh prej ditës së sotme do të nisë të shfaqet klipi i këngës së Zajminës me Kastro Zison, “Çupa-çupa”, i realizuar në Maqedoni nga Princ Aleksandër ra. Së pari do të jetë pjesëmarrja e saj në Festivalin “Kënga Magjike”, për të cilin, ajo qysh tani ka nisur të mendojë për një këngë që do të tërheqë menjëherë vëmendjen e njerëzve. Dhe më pas do të jetë edhe albumi i Zajminës. “Janë këto dy projekte që unë i kam vërtet për zemër dhe për të cilat kam nisur të punoj qysh tani. Së pari është Festivali “Kënga Magjike”, që do të jetë në vjeshtë dhe së dyti dhe shumë i rëndësishëm, është albumi im. Ende është në proces pune dhe po përpiqem që gjithçka të jetë e përpunuar mirë. Nuk e kam ende një afat kohor për daljen e tij, por mendoj se në muajin dhjetor, ai do të jetë për të gjithë në treg”.

PROJEKTET Por edhe pse po kalon një periudhë të ngjeshur me punë, Zajmina ka nisur të mendojë edhe për vjeshtën dhe të bëjë projektet e duhu-

o rrallë, emri i Zajminës është bërë pre e spe kulimeve. Jo pak kohë më larg, në një të përjavshme do të komentohej veshja e saj. Shkrimi e komentonte Zajminën si të veshur vetëm me një fashë dhe të shoqëruar me një mik të ri në një prej pub-eve të kryeqytetit. Gjë që sipas Zajminës, nuk është aspak e vërtetë. Ndërkohë që ajo ka rënë pre edhe e manipulimeve të internetit. Në një faqe në internet, fotos së saj i është bërë një montazh, ku ajo shfaqet me një shall ferexheje dhe për më tepër thuhej se burri i ëndrrave të saj ishte Allahu. Një gjë që e ka mërzitur këngëtaren dhe që nuk është aspak e vërtetë.

J

Keqpërdorimi i emrit

20 - SPECIALE

E enjte, 9 Gusht 2007

ummer S pages

Bulevard

Politik
në institucionet shtetërore, por presidenti nuk po jepte një shembull të mirë. Pas vërejtjes së “Bulevardit Politik”, punonjësit e presidencës u kujdesën që në fotot e ardhshme të takimeve të Topit të shkëlqejë me mungesën e saj, tavlla e stërmadhe e duhanit.

Gardista jemi ne, për oborr e për atdhe!

G

V

etëm pak ditë më parë “Bulevardi Politik” kri tikoi presidentin Bamir Topi se mbante në zyrën e tij të takimeve, një tavëll të stërmadhe duhani. Kritika nuk ishte për arsyet e madhësisë së tavllës, por për faktin se ai send nuk e ka vendin aty. Duhani u ndalua me ligj ne vendet publike dhe

“Bulevardi” bën të reflektojë presidentin

arda e Republikës nuk punon vetëm për sigurinë, por edhe për pastrimin e territorit. Një skuadër e kësaj garde, kishte mësyer dje në qendër të Tiranës, me lopata, furçe dhe mjete të tjera pune, po pastronin vendin që ndodhet mes kryeministrisë dhe ndërtesës së INIMA-s. Drejtuesi i skuadrës i nxiste gardistët të punonin më shpejt dhe pa çuar shumë pluhur. Por ai vend që prej vitesh ka mbetur i tillë me një bimësi të egër dhe nuk i është vënë dora prej kohësh. Gardistëve dje iu desh kështu që t’i siguronin drejtuesve të kryeministrisë një pamje më të qartë nga ndërtesa e ishINIMA-s, pasi një pjesë e saj i kaloi dje me vendim të qeverisë, Avokatit të Prokurimeve.

ga 14 ministra, kryeministrit i kanë munguar dje katër, të cilët kanë dërguar në mbledhje zëvëndësat e tyre. Lulëzim Basha, Genc Pollo, Nard Ndoka dhe Genc Ruli, kanë munguar në mbledhjen e qeverisë me arsye të ndryshme, disa me angazhime zyrtare,

N

Kryezëvendësministri

ndërsa disa të tjerë me sy kryeministrit, i cili, në një radhë mungesat dhe pushime verore. Kjo mung- moment kur kërkonte të ironizoi “këtu kemi disa esë e madhe i ra dhe në merrte vendime, i pa me ministra dhe mund të

marrin vendime”. Mungesa e ministrit të Arsimit, Genc Pollo, bëri që Berisha, gjatë diskutimit për kuotat e Universitetit, të mos i kujtohej emri i zëvendësministres, Ardiana Gjonaj. Asaj iu drejtua dy herë me postin “acting minister” apo “zëvendësministre”, edhe pse e ka emëruar vetë Gjonaj në këtë detyrë.

E enjte, 9 Gusht 2007

SPECIALE - 21

ummer S pages

Pasioni i
mb katër rrota
AIMONA VOGLI

Receta Si
Si të gatuajmë
Karkaleca deti me krem qumeshti

ë bukura, të shndritëshme, me elegancë dhe konforte, stil dhe dizajn, plot buku ri dhe fuqi. Një mrekulli e vërtetë dhe jo vetëm për fansat e çmendur të makinave, por dhe për ne admiruesit e thjeshtë. Shëtisin nëpër rrugët tona, ku në shumë raste janë të padenja për to. Makina nga më luksozet dhe të shtrenjtat. Bukuri që shndritin nën dritën e diellit, gati verbuese, me shpejtësi dhe pompozitet. Një fenomen interesant dhe për shumë turistë të huaj që habiten me makinat e bukura dhe të shtrenjta, me të cilat qarkullojnë “shqiptarët e varfër”. Të blera në një nga koncesionarët e shumtë, filiale të markave më të fuqishme në botë, ose më së shumti të ardhura nga jashtë nëpërmjet rrugëve “të ndryshme”. Ajo që mbetet është që në Shqipëri, dhe pse standardet e jetesës janë më se të ulëta, makinat janë një bukuri e vërtetë. Një pasion i kushtueshëm i një populli të varfër. Në një nga koncesionaret e shumta, ai i “Volswagen Classic”, u ndalëm për të njohur pak më shumë për këto mrekulli me katër rrota. XHEVAIRI I VOLSWAGEN-IT Diamanti dhe makina më e shtrenjtë që kjo kompani e njohur në

T

fushën e automobilave ofron, është “Volswagen Phaeton”. Në filialin e saj shprehen se është “rangu më luksoz” i prodhimeve që mbajnë këtë markë. Një makinë që nuk ka ngjyrshmëri në projektim, realizim dhe prestacion me asnjë tjetër; që interpreton në mënyrë moderne, luksin dhe konfortin, dizajnin dhe stilin, fuqinë dhe dinamikën. Me pamjen e jashtme të një autoveture model berline, sportive por dhe shumë ele-

brenda tyre, për një rehati maksimale dhe për rrugët e gjata që do të ndërmerrni. Çmimi duke filluar nga 70.000 euro modeli bazë dhe duke arritur deri në 120.000 euro. TOUAREG, NJË FUORISTRADË LUKSI Një “bishë e vërtetë”, që pasqyron qytetërim dhe botën e egër, elegancë dhe forcë, siguri dhe zbavitje në timon. Një 4X4 e një klasi su-

gante, me veshje të brendshme, të rafinuara. Fuqia? Motor më i fuqishëm nafte që ekziston, 5000 V 10 TDI, me 313 kuaj/fuqi. Një ulërimë e vërtetë! Një xhevahir shumë i kompletuar dhe në pjesën e brendshme. Me 12 komanda në timon, me sedilije me opsione si ngrohje dhe freski sipas stinës, si dhe me një masazhator të vendosur

perior. Një makinë me të njëjtin supermotor 5000 V 10 TDI, me 313 kuaj/fuqi. Çmimet që ofrohen nga koncesionari, 64-80.000 euro. MAKINA MË UTILITARE, GOL E segmentuar për një shtresë shumë të gjerë njerëzish, si nga pikëpamja e çmimit por edhe nga besueshmëria që ajo ofron, emri “Volswagen”. Çmimi,

duke nisur nga 7.500 euro. MAKINAT MË TË PREFERUARA NGA SHQIPTARËT Golf A 5 dhe Polo A 5, këto janë ajo çka shqiptarët preferojnë më shumë nga kjo markë. Besueshmëri, garanci dhe cilësi nga një gjigand botëror. Sportivitet dhe prestacione të mira dhe për rrugët problematike të vendit tonë. Me çmime duke filluar nga 13.500 euro për modelin bazë të Golfit dhe 9.700 për Polon. E nëse dëshironi shumë një makinë të këtij niveli, por nuk mund të përballoni çmimin... atëherë mund të veproni me anë të kredive bankare. Ju duhet vetëm 30 % parapagim nga ana juaj dhe 70 % financim, për një periudhë kohe 5-vjeçare. FENOMENI I TREGU INFORMAL Nga këto “bizhu” që lëvizin nëpër rrugët tona, vetëm një pjesë e tyre blihen në koncesionar. Shumë të tjera, edhe pse të bukura dhe me modele të fundit, kanë të shënuar në kilometrazhin e tyre shumë shifra. Janë makinat që blihen ose vidhen jashtë vendit dhe riciklohen në Shqipëri, ku përsëritet një shitje dhe rishitje e vazhdueshme. Mrekulli mbresëlënëse me shumë shifra në kilometrazh, por me më pak në vlerë.

MAKINAT Një mrekulli e vërtetë dhe jo vetëm për fansat e çmendur të makinave, por dhe për ne admiruesit e thjeshtë. Shëtisin nëpër rrugët tona, ku në shumë raste janë të padenja për to. Makina nga më luksozet dhe të shtrenjtat. Bukuri që shndritin nën dritën e diellit, gati verbuese, me shpejtësi dhe pompozitet

ëshirë për një pjatë në veçantë? Prodhimet e detit janë ndër më të shijshmet dhe të lehtta, një pasion i vërtetë për shumë nga ne. Mund të kosumohen në çdo stinë, por vecanërisht në verë kur lidhja me detin është akoma më e madhe. Por çmimet nëpër restotante janë paska të kripura për xhepat tuaj, atëherë përgatini vetë në kuzhinën tuaj ato, do t’ju duhet shumë pak kohe dhe lodhje, por do të përfitoni vërtet shumë shije. PËRBËRËSIT PËR DY PERSONA: • 250 g karkaleca deti të pastruar • 2,5 gota krem qumështi (pana) • 2 gota verë e bardhë (gatimi) • Dy thelbinj hudhre të shtypur • Një lugë gjalpë gatimi • Kripë • Majdanoz PËRGATITJA: Në një tigan të gjerë hidhet gjalpi e sëbashku me të dhe karkalecat. Ndërsa karkalecat skuqen në gjalpë, i shtoni atyre dhe hudhrat e shtypura. Me pas pasi të jenë skuqur mirë, i shuajmë ato me dy gotat e verës e bardhë. Ngadalë i shtohet dhe kremi i qumështit dhe lihen në zjarr të avashtë derisa kremi të trashet paksa dhe të arrijë një masë kremoze. Në fund shtohet kripa dhe majdanozi. Këshilla praktike: Kjo pjatë me karkalecat mund shijohet në këtë formë duke e shoqëruar dhe pak bukë të thekur. Por, mund dhe të kombinohen dhe me patate ose me oriz, si dhe me perime të ndryshme. Ju bëftë mirë!

D

22 - SOCIALE

E enjte, 9 Gusht 2007

Më 15 gusht mbyllen sportelet e Zyrës së Legalizimit

yrës së Legalizimeve i çlirohet një barrë shumë e madhe, legalizimi i dokumenteve, i cili do të bëhet mes Postës Shqiptare. Në bazë të marrëveshjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Postës, që nga data 15 gusht të gjithë qytetarët që duhet të legalizojnë dokumentet në zyrën konsullore mund të shkojnë pranë shërbimeve postare në qytetet e tyre dhe të postojnë dokumentet që i duhen për legalizim. Për të legalizuar dokumentet, tashmë mjaftojnë vetëm 430 lekë tarifë për rrethet dhe 290 për Tiranën, vetëm ato postare, pa përfshirë tarifat e legalizimit. UDHËTIMI Nëse ju duhej të vinit herët në Tiranë, të prinit një biletë furgoni apo autobusi, që duke llogaritur minimalen kap 200 lekë dhe maksimalen nga Saranda 1.400 lekë. Të hanit një drekë, apo qoftë dhe ushqim Fast Food-i, e nëse ju nevojitej, të flinit në Tiranë, që duke i llogaritur të gjitha i bie rreth 3.000 lekë të reja, tani mund të thjeshtëzoni llogaritë tuaja. Mjafton të shkoni në zyrën postare të qytetit tuaj e në një zarf të fusni dokumentet që ju duhen për legalizimin, e brenda 48 orësh Posta Shqiptare mund t’ju sjellë të gjitha dokumentet e duhura të vulosura nga zyra konsullore. Marrëveshja mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Postave Shqiptare ishte firmosur për fillimin e shta-

Z

Posta: Për 24 orë keni në dorë dokumentet e legalizuara për jashtë
SHERBIMET E POSTES
Shërbimin e letrave, pakove dhe shpërndarjen e shtypit Shërbimin e shpejtë EMS Shpërndarje në shtëpi të pensioneve të pleqërisë. Dhe kjo mjafton të shënoni adresën tuaj pranë sporteleve ku tërhiqni pensionin. Abonime në të gjitha organet e shtypit Arkëtim i tatim-taksave për biznesin e vogël e të madh Pagesa në sportel e pensioneve, ndihmë sociale, papunësia... Arkëtim i faturave telefonike, energjisë elektrike dhe ujit... Bono thesari, këmbim valutor Blerje artikuj biznesi, karta telefonike, shtyp i përditshëm dhe periodik Shërbime filatelie Shërbime telefonie në zona rurale Pagesë e gjobave të Policisë Rrugore Ushtrim i veprimtarisë si agjent doganor Shërbimi “Ekspres Tirana”, 24 orë non-stop, për dërgesa urgjente brenda Tiranës, dokumente, dhurata, ftesa, kartolina...
torit të këtij viti, por duke pasur një fluks të madh të emigrantëve për legalizim dokumentesh, data u përshpejtuar në 15 gusht. Zyra e Legalizimit të Dokumenteve ka qenë shpesh sebep i përfoljes mbi abuzimet, pasi edhe shumë media kanë verifikuar praninë e sekserëve. Duke menduar thjesht, një njeri që vinte nga rrethet i leverdiste më mirë të paguante 4.000 lekë nën dorë për legalizim të shpejtë dokumentesh, se sa të priste në radhë. E pikërisht për të shmangur hapësirat e korrupsionit, u lidh kjo marrëveshje mes Ministrisë

53
ZYRA Në të gjithë vendin janë 53 zyra të shërbimit postar, të cilat janë në gatishmëri të qytetarëve për shumë shërbime që kryhen mes postës.

NUMRI JESHIL
Posta Shqiptare për të gjithë qytetarët ka vënë në shërbimin e saj një numër jeshil pa pagesë ku ju mund të ankoheni, sugjeroni apo të pyesni për çështjet që ju shqetësojnë. Numri është 08004141. Ky numër i vënë në dispozicion për Ekspres Tirana ka dy shërbime, të cilat janë për objekte deri në 5 kilogram, 200 lekë dhe për ato mbi pesë kilogramë, 400 lekë.

2.000
PUNONJËS Ky është numri i punonjësve të postës në të gjithë vendin, ku janë 53 zyra postare dhe 36 degë kryesore në të gjitha rrethet e vendit.

430
LEKË Kjo është pagesa që duhet të bëjë një qytetar i zakonshëm nga rrethet për të legalizuar dokumentet, pa iu dashur të vijë në Tiranë.

290
LEKË Kjo është tarifa për të gjithë qytetarët e Tiranës, të cilët brenda 24 orëve mund të kenë në dorë dokumentet, që mes postës kanë çuar për legalizim.

së Punëve të Jashtme e post- 100 për qind të marrjes së do- leme në mitmarrje për sigave, të cilat do të kryejnë në kumentacionit dhe shpejtësi urimin e dokumenteve në një mënyrë direkte legalizimin maksimale brenda 48 orëve. kohë të shkurtër e të shpejtë, e dokumenteve të qyteta- Aktualisht, që nga qershori i gjë që mund të parandalohet rëve. Deri në muajin qershor këtij viti ka pasur shumë menjëherë nga rregulli apo ka qenë rreth 45 për qind e qytetarë të cilët kanë zgjedhur marrëveshja, që të gjithë klientëve ndërmjetës të postën si rrugën e shpejtë e të njerëzit e interesuar për këtë postës, megjithatë shumica sigurt, ndërsa të tjerë që iu zyrë të shfrytëzojnë postat. Në të gjithë venka preferuar din funktë vijë vetë sionojnë 53 në Tiranë. zyra postare RREGULPOSTA SHQIPTARE NEW dhe një staf LI I RI E reja më e fundit nga Posta Shqiptare është prej 2.000 Me rregmarrëveshja që vjen mes tyre dhe Ministrisë së personash ullin e ri, Drejtësisë, ku të gjitha thirrjet e gjyqit do të bëhen do të jetë në pjesë të marmes Postës Shqiptare. Ndërkohë, edhe çështja e gatishmërinë rëveshjes, të hipotekave, çka është shumë problematike për tuaj për disa gjitha sporteqytetarët, zgjidhet njëkohësisht mes dokumenteve lloj shërlet e zyrës që mund të dërgoni me postë, ku përgjigja do të jetë bimesh, përfkonsullore të shumë më e shpejtë në krahasim me atë që kishit shi zyrën e legalizimit të menduar. legalizimeve, dokumenthipotekën, eve do të emrat e lombyllen dhe shërbimin e qytetarëve do i duhej për të marrë një vulë në tarisë amerikane, e së fundkryejë Posta Shqiptare. Në një Tiranë kanë ardhur vetë. mi marrëveshja e arritur me deklaratë për shtyp, këta të Pikërisht kjo ka shkaktuar Ministrinë e Drejtësisë për fundit kanë deklaruar siguri radhë të pafund dhe prob- thirrjet e gjykatës.

AXHENDA
sot

PARASHIKIMI
sot

I MOTIT NE RRETHIN E

DURRESIT

nesër
Temperatura e parashikuar për nesër në DURRËS

E enjte, 9 Gusht 2007

Dielli lind në ora 05.23 dhe perëndon në ora 20.11

Temperatura e parashikuar për sot në DURRËS

Maksimale Lagështira 39 % Minimale

34 29

Maksimale

34 28

Era do të fryjë nga Veriu me shpejtësi 23 km/orë

Minimale

azeta Durrësit
e

23

Kaos në autostradë dhe në zonën e plazhit. KESH ndërhyri për defektin në kulmin e trafikut të mjeteve

Orë tmerri për shoferë e udhëtarë
Avaria elektrike bllokon për dy orë akset e qytetit
Artur KORRIKU
rrethet@gazetashqiptare.com

N

DURRES

jë avari në linjën e tensionit të lartë ka bllokuar dje qarkullimin rrugor në Durrës. Kaosi në akset kryesore të qytetit bregdetar ka sjellë tension për të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët janë detyruar të fikin makinat e të qëndrojnë në vendnumëro për më shumë se dy orë. Megjithëse KESH i ka kërkuar Qarkullimit bllokimin e një pjese të autostradës vetëm për 30 minuta, sërish gjendja është bërë kaotike, duke sjellë anomali për orë të tëra në thuajse të gjitha akset e qytetit dhe të periferisë së tij. AVARIA Punonjësit e KESH-it kanë lidhur dy kavo të tensionit të lartë, por për 2 orë kanë krijuar kaos në qarkullimin rrugor në Durrës. Aksioni është bërë, pasi në mesnatë janë këputur dy kavo të linjave të tensionit të lartë 35 kw, të cilat furnizojnë me energji elektrike zonën e bregdetit si dhe zonat periferike të Porto-Romanos dhe ish-Kënetës. Avaria la pa energji elektrike këto zona. Ajo ka ndodhur në një hapësirë, e cila përshkon autostradën Tiranë–Durrës, pranë pikave të karburantit “ELDA”. Sipas drejtorit të Njësisë së Tensionit të Lartë në KESH, Admirim Lakra, “shkak i avarisë ishte ngarkesa e madhe që përballon kjo linjë, duke krijuar shumë kthesa gjatë rrugës”. Në vendin ku kishte ndodhur defekti, që natën shkoi brigada e avarive, e cila mundi që të stabilizojë furnizimin e plazhit, ndërsa punën për lidhjen e kavove për zonën periferike e kreu dje paradite. BLLOKIMI Për këtë qëllim, KESH kërkoi bllokimin e autostradës për 30 minuta nga të dyja anët, në mënyrë që të shmangej ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme. Autostrada u bllokua te Ura e Dajlanit, si dhe te mbikalimi i Shkozetit për 30 minuta, por ndërkohë anomalia në qarkullim vazhdoi për dy orë. Automjetet që vinin nga Tirana në drejtim të Durrësit,

Bllokimi i djeshëm i rrugëve në Durrës dhe i autostradës

Linja
ANOMALIA
Autostrada u bllokua te Ura e Dajlanit, si dhe te mbikalimi i Shkozetit për 30 minuta, por ndërkohë, anomalia në qarkullim vazhdoi për dy orë. Automjetet që vinin nga Tirana në drejtim të Durrësit, u orientuan që të lëviznin nga Shkozeti për të hyrë në Durrës, ndërsa ato që lëviznin nga Durrësi në drejtim të Tiranës, nga rruga e Ndroqit u orientuan që të lëviznin nga Shkozeti për të hyrë në Durrës, ndërsa ato që lëviznin nga Durrësi në drejtim të Tiranës, nga rruga e Ndroqit. Ajo që ndodhi ishin vargje të pafund makinash te Ura e Dajlanit deri në Durrës, nga Shkozeti në Shijak, si dhe në zonën e Plepave. Edhe pse KESH ishte tepër i saktë në respektimin e afatit të krijuar prej 30 minutash, u nevojitën 2 orë që të stabilizohej trafiku. ORARI Drejtuesit e automjeteve, të revoltuar pasi merrnin vesh shkakun e avarisë, u shprehën se këto punë kryhen pas mesit të natës, kur intensiteti i qarkullimit të automjeteve është i ulët. Megjithëse avaria kishte ndodhur gjatë natës, KESH Aksioni është bërë, pasi në mesnatë janë këputur dy kavo të linjave të tensionit të lartë 35 kw, të cilat furnizojnë me energji elektrike zonën e bregdetit, si dhe zonat periferike të Porto-Romanos dhe ish-Kënetës. Avaria la pa energji elektrike këto zona dhe Qarkullimi Rrugor zgjodhën orarin kur shënohej dhe kulmi i trafikut të mjeteve, për të riparuar avarinë në linjën e tensionit të lartë. Drejtuesit e mjeteve reaguan ashpër, pasi shumë prej tyre kanë pritur me orë të tëra në rrugë, në pritje të hapej autostrada për të vijuar rrugën për aty ku ishin nisur. Kjo ndërprerje e qarkullimit është bërë pa asnjë paralajmërim, megjithatë, KESH dhe Qarkullimi Rrugor pohojnë se avaria ka qenë e papritur, duke mos lënë asnjë mundësi paralajmërimi, por thjesht ndërhyrje për të riparuar defektin dhe për të evituar edhe ndonjë ngjarje të rëndë.

Bilal Shima u largua nga burgu në ’97

Arrestohet vrasësi pas 10 vitesh në kërkim
DURRËS - Policia e Durrësit ka arrestuar një të dënuar për vrasje, i shpallur në kërkim 10 vjet më parë. Arrestimi i Bilal Shimës, 40 vjeç, lindur e banues në fshatin Kuratën të komunës së Ishmit, është realizuar dje në mëngjes, rreth orës 08:00. Shima ishte shpallur në kërkim që në vitin 1997, pasi ishte larguar nga burgu i Lezhës atë vit të trazirave dhe nuk ishte kthyer për të kryer dënimin që i kishte mbetur. Ai është dënuar nga Gjykata e Durrësit për grabitje me dhunë me pasojë vdekjen e një personi, në bashkëpunim. Në vitin 1992, ai ka vrarë gjatë një grabitjeje në rrugë, Bujar Vilën 42 vjeç, nga Dibra, çoban dhensh. Ky i fundit kishte zbritur nga malësitë me tufën e dhenve dhe një natë teksa kthehej pas një pazari në stanin e tij në zonën e Ishmit, është sulmuar dhe grabitur nga Shima, duke mbetur i vdekur. Policia mundi ta zbulojë autorin e vrasjes, i cili në vitin 1994 u dënua me 15 vjet burg. Gjatë trazirave të ’97-ës, Shima u largua nga burgu ku kryente dënimin dhe nuk u kthye më aty. Sipas policisë, ai ishte larguar në drejtim të Greqisë në rrugë klandestine. Po sipas uniformave blu, ai ka ardhur shpesh në shtëpinë e tij, duke kaluar kufirin ilegalisht.
Bilal Shima

Zona e Ish-Kënetës në Durrës

Prefektura, takim për ujin e pijshëm
DURRËS - Prefektura e Durrësit organizoi një takim dje, me objekt punën që duhet bërë për hartimin e një strategjie, e cila do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të zonës së Porto-Romanos, Spitallës dhe ish-Kënetës. Në takim mori pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve, Taulant Zeneli si dhe deputeti i zonës, Ferdinand Xhaferri. Në takim u tha se brenda 2 vjetësh duhet të marrë fund furnizimi me ujë i banorëve të zonës me karroca dore. Sipas tyre, në buxhetin e Ministrisë së Transporteve, prej nga ku varet edhe Ujësjellësi, janë 1 milion euro enkas për këto zona të Durrësit, por lëvrimi i tyre do të realizohet vetëm kur të jenë paraqitur projekte të miratuara në instancat përkatëse. Duhet thënë se një pjesë e banorëve të kodrave si dhe e atyre që jetojnë në pjesën e thellë të ish-Kënetës, vuajnë mungesën e furnizimit me ujë dhe e sigurojnë atë me mjaft mundime.

Edhe vitin që shkoi, ai kishte ardhur në shtëpinë e tij, por policisë nuk i kishte rënë erë. Këtë verë, policia mori informacion në rrugë operative, se Shima ishte parë në rrethinat e fshatit të tij, ndaj organizoi ndjekjen dhe përgjimin e të kërkuarit. Ai jetonte në një stan dhensh, disi larg qendrës së banuar. Policët e kaluan natën në pyllin e Kuratnit dhe vetëm në mëngjes ranë në gjurmët e tij, teksa po kthehej pasi kishte nxjerrë dhentë në kullotë.

AXHENDA
sot
Dielli lind në ora 05.21 dhe perëndon në ora 20. 14

PARASHIKIMI
sot

I MOTIT NE RRETHIN E

SHKODRES
nesër

E enjte, 9 Gusht 2007

Temperatura e parashikuar për sot në SHKODER

Temperatura e parashikuar për nesër në SHKODER

Maksimale Lagështira 16 % Minimale

35 25 0
Shkodra

Maksimale

34 25

Era do të fryjë nga Jug-Perëndimi me shpejtësi 14 km/orë

Minimale

azeta Shkodrës
e
kufijtë mes tyre dhe konkretisht për përcaktimin e zonave ku do të ndërtohet, si dhe atyre të gjelbra etj. Gjatë takimit të djeshëm është deklaruar se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Shkodër, megjithëse është verë, po vazhdon me ritme të larta punën. Takime të njëpasn-

24

Agjencia e Pronave: Vendorët të caktojnë vendet për ndërtime
SHKODËR - Qeverisjet vendore në komunat dhe bashkitë e Qarkut të Shkodrës, duhet të hartojnë sa më parë planet rregulluese, pasi vetëm atëherë mund të përcaktohen qartë zonat e kthimit dhe kompensimit të pronave për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kjo ka qenë kërkesa që është bërë nga drejtuesit e kësaj agjencie, në mbledhjen e fundit të bërë një ditë më parë në sallën e Këshillit të Qarkut. Në këtë takim ishte i pranishëm dhe numri dy i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Puna duket se ka mbetur në përcaktimin e zonave rurale dhe urbane në

jëshme kanë bërë që puna në këtë agjenci të vazhdojë me ritme të larta. Ndërkohë, është caktuar si afat data 20 gusht për realizimin e detyrave të caktuara nga njësitë vendore, të cilat do të raportojnë në një takim të posaçëm për punën e bërë. Kohët e fundit, në zonën e Shkodrës kanë mbërritur drejtuesit më të lartë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kjo për faktin, se dega e kësaj agjencie në Shkodër është kritikuar për rezultate të dobëta në punë.

Familja Laçej, Myftinia e Kisha: 40 aksionerët tentojnë të shesin objektin tonë

“Rozafa”, hoteli që mund të ndezë gjakrat
Pronarët: Përmbarimi nuk zbaton vendimin
Brikena SHLLAKU
rrethet@gazetashqiptare

HISTORIA
Hotel “Rozafa” u privatizua në vitin 1994, duke iu shitur me letra me vlerë 40 personave të persekutuar, që u bënë kështu aksionerë të tij. Pronarët e truallit dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman e Ortodoks, vazhdimisht kanë kërkuar të drejtën e parablerjes së objektit sipas ligjit. Pas plot 13 gjyqeve, Gjykata Kushtetuese mori vendimin e formës së prerë që hotel “Rozafa” t’i kalojë shtetit shqiptar. Ndërsa, duhet që ky i fundit t’u kthejë paratë 40 aksionerëve, të cilët gjatë këtyre viteve kanë investuar dhe në rikonstruksionin e ambienteve të hotelit shitjen e hotel “Rozafës” një pale të tretë, në kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas tyre, një veprim i tillë do të pasonte me zgjerimin e përmasave të konfliktit që vijon prej shumë vitesh. PRONARËT Përfaqësues të familjes Laçej, bashkëpronarë me 40 për qind të truallit të tokës dhe 95 për qind të truallit të objektit, kanë pohuar se Përmbarimi ende nuk po zbaton vendimin e formës së prerë të dhënë nga gjykata. “Dosja përkatëse ndodhet në zyrat e Ministrisë së Financës. Është detyrë e këtij institucioni që të likuidojë 40 aksionerët që e blenë hotel “Rozafën” në vitin 1994, dhe ta kalojë dosjen në Ministrinë e Ekonomisë. Hasan Laçej, njëri prej bashkëpronarëve të truallit, ka bërë me dije se kanë plot 12 vjet që merren me procesin e kthimit të pronës. Sipas tij, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, në vitin 1995 u vendos që të bëhej anulimi i kontratës së shitjes së objektit 40 aksionerëve të shoqërisë “Rozafa” sh.p.k. dhe rikthimin e objektit tek shteti. Ndërsa sipas ligjit,

SHKODER

H

otel “Rozafa”, ndërtesa më e mad he e kohës së komunizmit në Shkodër, vazhdon të jetë mollë sherri dhe objekt konfliktesh. Pronarët e truallit ku është ndërtuar ky hotel, paraditen e djeshme kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku kanë bërë publike neglizhencën e Zyrës së Përmbarimit dhe strukturave të tjera shtetërore, për të zbatuar vendimin gjyqësor. Ata janë shprehur se shteti shqiptar nuk duhet të neglizhojë më kalimin e hotel “Rozafës” tek Agjencia Kombëtare e Privatizimit. Ndërsa, kërkojnë që kjo agjenci të bëjë privatizimin e ndërtesës dhe shitjen e saj pronarëve të tokës, të cilët janë: Familja Laçej, Kisha Ortodokse dhe Myftinia e Shkodrës. Pronarët e truallit sqarojnë se pas plot 13 gjyqeve, është marrë vendimi i formës së prerë për anulimin e kontratës së shitjes së hotel-turizmit, shoqërisë aksionere “Rozafa” sh.p.k. dhe është vendosur që objekti të kalojë në pronësi të shtetit. Madje është ngarkuar Agjencia Kombëtare e Privatizimit, të bëjë privatizimin e tij konform ligjit tek pronarët e truallit. Gjithashtu, pronarët e truallit dje kanë deklaruar se po bëhen tentativa për

ndërtesa duhet t’u shitet pronarëve të truallit, pasi ata kanë të drejtën e parablerjes. Kjo, mbështetur në dokumentacionin ligjor që vërteton pronësinë e truallit ku ndodhet objekti dhe pjesës rreth tij në favor të familjes Laçej, Myftinisë Shkodër dhe Kishës Ortodokse në këtë qytet. Këta tre bashkëpronarë kanë një marrëveshje me shkrim mes tyre dhe janë përfaqësuar së bashku në 13 gjyqet e zhvilluara, duke kërkuar kthimin e pronës dhe blerjen e saj. AKUZA Të indinjuar nga zvarritja e kthimit të pronës, pronarët e truallit akuzojnë se Përmbarimi, Ministria e Financës dhe ajo e Ekonomisë, po mbajnë peng procesin, duke rrezikuar të lindin konflikte që askush nuk i do. “Shteti të zbatojë

Pronarët e truallit ku ndodhet hotel “Rozafa”

TENTATIVA Reagimi i djeshëm i pronarëve të truallit ka marrë shkas nga fakti se në rrugë jozyrtare, ata janë informuar se persona të tjerë janë në tentative për ta blerë objektin tek 40 pjesëtarët e shoqërisë “Rozafa” sh.p.k. Sipas tyre, një veprim i tillë bie ndesh me ligjin, pasi 40 aksionerët nuk janë pronarë të hotelit ligjin dhe vendimet e Drejtësisë. Është absurde moszbatimi i vendimit të formës së prerë të dhënë nga gjykata. 40 aksionerët vazhdojnë ta mbajnë objektin në mënyrë të paligjshme. Ndërkaq, po bëhen përpjekje për shitjen e hotelit një pale të tretë. Nëse ndodh një gjë e tillë, konflikti do të marrë përmasa më të mëdha”, - thonë pronarët e truallit. Nga ana tjetër, ata shprehen se disponojnë gjithë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e pronës, ndaj edhe presin që shteti të marrë në dorëzim hotelin në fjalë dhe më pas ta privatizojë e t’ua rikthejë të zotëve të truallit.

Tentoi të vrasë bashkëfshatarin për borxhin, në kërkim 50-vjeçari
SHKODËR – Një 50-vjeçar nga fshati Dajç i Shkodrës, është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëfshatarin e tij. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku, bëjnë me dije se mëngjesin e së martës, Lukë Lukaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Martin Gjushit. Kjo, pas një konflikti që ata kanë pasur mes tyre. Po të njëjtat burime pohojnë se konflikti mes Lukajt e Gjushit ka qenë për një shumë parash, që autori i krimit i kishte borxh bashkëfshatarit të tij dhe që nuk ia kthente. E ndërsa 50-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri, fati ka ndihmuar Martin Gjushin, i cili nuk është prekur nga plumbat. Pas sinjalizimit për ngjarjen, efektivat blu kanë shkuar në fshatin Dajç. Policia ka bërë dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim Lukë Lukajn. Materialet në ngarkim të këtij të fundit i janë përcjellë Prokurorisë së Shkodrës. Po punohet intensivisht për vënien në pranga të autorit të krimit.

Policia e Shkodrës

E enjte, 9 Gusht 2007

AKTUALITET - 25

FIER

htohet numri i vjedhjeve të banesave dhe dyqaneve në qarkun e Fierit. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë shënuar tre raste të tilla, një fakt ky që tregon se fenomeni po merr përmasa alarmante. Mëngjesin e djeshëm, persona ende të paidentifikuar kanë grabitur plot 700 mijë lekë në një banesë të

S

Shtohet numri i vjedhjeve, grabiten 700 mijë lekë në një tjetër banesë
lagjes “11 Janari” të këtij qyteti. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, bëjnë me dije se bëhet fjalë për vjedhjen e shtëpisë në pronësi të Asim Brahajt. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.30, në momentin kur pjesëtarët e familjes Brahaj nuk ndodheshin në banesën e tyre. Rreth dy orë më pas, kryefamiljari ka konstatuar se në shtëpinë e tij ishte vjedhur një shumë prej 700 mijë lekësh. 51-vjeçari kishte shkuar për të marrë një pjesë të parave, pasi i duheshin, kur ka vënë re se lekët që ai kishte grumbulluar prej shumë kohësh e me shumë sakrifica nuk ndodheshin në vendin ku i mbante. I alarmuar, Asim Brahaj ka ndalur hapin në Komisariatin e Policisë së Fierit. “Hajdutët kanë gjetur momentin e përshtatshëm për të grabitur në banesën time. Unë, bashkëshortja dhe fëmijët e mi ishim larguar që herët në mëngjes nga shtëpia, ndaj mendoj se autorët e krimit kanë ndjekur të

gjitha lëvizjet tona”, - ka pohuar i zoti i shtëpisë. Menjëherë pas denoncimit të këtij të fundit, efektivat blu të Fierit kanë mbërritur në vendngjarje. Nga hetimet e para hetimore ka rezultuar se grabitësit janë futur në banesën njëkatëshe të familjes Brahaj nga njëra prej dritareve që ishte lënë e hapur për ajrosje. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. ir.ho.

GJIROKASTER/ Ceka: Teoria se qyteti u zhvendos në kalanë e Melanit, e pa argumentuar në fakte historike

Zbulime të reja për Hadrianopulin
Arkeologët: Teatri Antik s’është zhvendosur në 1 mijë vjet
Ismail XHAFERI
rrethet@gazetashqiptare.com

GJIROKASTER rkeologu i njohur, Neritan Ceka dje ka hedhur teza të reja historike mbi Teatrin Antik të Hadrianopulit në Gjirokastër. Gjatë një takimi të organizuar me arkeologë shqiptarë dhe italianë, të cilët po eksplorojnë territorin e kësaj zone, Ceka ka deklaruar se teoria e mëparshme e zhvendosjes së qytetit në kalanë e Melanit në Nepravishtën e sotme, është krejtësisht e paargumentuar në fakte objektive dhe historike. Sipas tij, por dhe arkeologëve të tjerë shqiptarë dhe italianë që janë angazhuar në një ekspeditë tepër të rëndësishme, gërmimet e bëra kohët e fundit rrëzojnë variantin e hedhur më parë. Ata sqarojnë se në një mijë vjet të jetës së tij, qyteti i Hadrianopolit është zhvilluar në të njëjtën zonë ku ka mbajtur nën kontroll krahinën e pasur, e kësisoj dhe kontrollin ekonomik në rrugën që kalonte përmes luginës së Drinos. Ndërkohë, pjesëtarët e ekspeditës kërkojnë që Hadrianopuli duhet të fitojë statusin e parkut arkeologjik. EKSPEDITA Prej disa ditësh, një ekspeditë e përbërë nga arkeologë shqiptarë dhe italianë po vazhdojnë gërmimet në Teatrin e Hadrianopulit, në Gjirokastër. Kjo ekspeditë konsiderohet të jetë nga më të rëndësishmet që është ndërmarrë në qytetin antik, i njohur tashmë për vlerat e tij të patjetërsueshme historike dhe kulturore. Kësaj here, specialistët shqiptarë dhe ata italianë i kanë mëshuar më tepër faktit të eksplorimit të tokës së nëndheshme të këtij tetari dhe zonave përreth tij. Gërmimet e bëra kanë pasuar me nxjerrjen e fakteve të reja historike mbi Teatrin e Hadrianopulit. Pikërisht ky fakt ka dërguar dje në qytetin

A

Për arkeologun Neritan Ceka, teoria e mëparshme e zhvendosjes së qytetit në kalanë e Melanit, në Nepravishtën e sotme, është krejtësisht e paargumentuar në fakte objektive dhe historike
antik arkeologun e mirënjohur, Neritan Cekën. ZBULIMI Për arkeologun Ceka, ekspedita e ndërmarrë ka zgjidhur problemet e datimit të qytetit antik të Hadrianopolit si stacion i thjeshtë i

STUDIMI
Sipas profesorit italian të ekspeditës në Hadrianopol, Roberto Perna, gërmimet e këtij viti kanë krijuar në sipërfaqen para teatrit, një zonë të gjerë arkeologjike që mund të vizitohet lehtësisht. Brenda saj është duke u gërmuar dhe kanë dalë në dritë struktura muresh, dysheme, kanalizime dhe shumë elemente të shembur, të cilat për herë të parë na bëjnë të mundur studimin e fazave të jetës së qytetit të madh i cili nis me themelimin në periudhën e Hadrianit (shek.II pas Krishtit) dhe që vazhdon të paktën deri në shekullin VI pas Krishtit, në mos edhe më vonë. timin përfundimtar të emrit në Hadrianopol, duke fituar edhe statusin e një qendre peshkopate. Arkeologët që janë përfshirë në ekspeditën më të fundit argumentojnë se në një mijë vjet të jetës qyteti i Hadrianopolit është zhvilluar në të njëjtën zonë ku ka mbajtur nën kontroll krahinën e pasur, e kësisoj dhe kontrollin ekonomik në rrugën që kalonte përmes luginës së Drinos. Për arkeologun Neritan Ceka, teoria e mëparshme e zhvendosjes së qytetit në kalanë e Melanit, në Nepravishtën e sotme, është krejtësisht e paargumentuar në fakte objektive dhe historike. “Jemi në një fillim të fazës së re ku paralajmërohet ekzistenca e një parku të ri arkeologjik, ku teatri dhe pjesa e forumit që po zbulohet këto ditë, është bërthama”, - është shprehur dje Neritan Ceka. Kërkimet gjeofizike gjatë tri ditëve të fundit, kanë zbuluar disa qindra metra mure rrethuese, nekropolin e qytetit në Sofratikë etj, të cilat do të jenë pjesë e këtij parku si dhe në axhendën e kërkimeve të reja arkeologjike.

Teatri i Hadrianopolit

rrugës Apolloni-Nekropolis dhe më pas ndërtimin e tij si qytet, në shekullin II pas Krishtit. Teatri antik i Hadrianopolit, në fillim pas zbulimit të tij mendohej se ishte një teatër fushor. Por më pas u konstatua se ai është ndërtuar në një qendër publike dhe kjo për arkeologët shqiptarë dhe italianë dallohet qartësisht nga gjurmët e godinave që kanë datimin e

shekullit II pas Krishtit. Sipas arkeologut Neritan Ceka, pas shekullit të dytë të erës sonë, historia pranon se janë ndërtuar një varg ndërtimesh të rëndësishme deri në shekullin VI. Kohë kjo në të cilën qyteti ndryshoi emrin në Justinianopolis, duke e mbajtur këtë emër deri në fazën e fundit të zhvillimit. Periudha në fjalë konsiderohet si vendimtare në përcak-

HETIMET
KRUJË – Një ditë pas ekzekutimit me plot 15 plumba kallashnikovi të Fatmir Muratit nga fshati Noi i Krujës, policia ka shpallur në kërkim katër shokë të viktimës. Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit, bëjnë me dije se pas hetimeve intensive ka rezultuar se në momentin kur 38-vjeçari ka shkuar në banesën e familjes Meçi për të përdhunuar nënën e katër fëmijëve, Thëllëzën, ka qenë i shoqëruar nga 4 persona të tjerë. Këta të fundit ishin “punësuar” nga Murati që të ruanin shtëpinë, teksa ai do të shtinte më në fund në dorë 28-vjeçaren. Ndërkohë, burimet e mësipërme sqarojnë se të afërm të Fatmir Muratit kanë qenë në dijeni të faktit se ky i fundit ngacmonte

Policia: Familja Murati ishte në dijeni të ngacmimit të 28-vjeçares

Vrasja e Krujës, katër në kërkim
Ruanin viktimën kur shkoi të përdhunonte “kunatën”
VARRIMI Dje është përcjellë në banesën e fundit Fatmir Murati, që u vra me 15 plumba kallashi nga nusja e kunatit të tij, Thëllëza Meçi. Ndryshe nga ceremonitë e tjera mortore, gjatë përcjelljes për në banesën e fundit të 38-vjeçarit kanë qenë të pranishëm pak vetë. Fakti që i ndjeri tentoi të përdhunonte të afërmen e tij, konsiderohet si turp i madh në malësinë e Krujës
Policia e Krujës

bashkëshorten e kunatit të tij. Madje, pohohet se ata i kishin kërkuar Fatmirit që të hiqte dorë nga nusja e vëllait të gruas së tij, e cila i ishte bërë fiksim prej

kohësh. Por gjatë debateve, 38vjeçari ka kundërshtuar se ngacmonte Thëllëza Meçin. Sipas hetuesve të çështjes, Fatmir Murati kishte mundur të blinte një kamion me të cilin transportonte lëndë drusore. Prej disa kohësh ai ishte munduar të

bindte nusen e familjes Meçi që ta kishte të dashur, por kjo e fundit nuk kishte pranuar. Të martën, Murati ka qëndruar për rreth dy orë në një lokal të Krujës dhe më pas është nisur për të përdhunuar 28-vjeçaren. Për t’ia arritur qëllimit të tij, ai

ka marrë me vete dhe katër shokë të tij që transportonin së bashku lëndë drusore. Autori i krimit e dinte se në banesë ndodhej vetëm nëna e katër fëmijëve, ndaj u ka lënë porosi bashkëpunëtorëve të tij që ta sinjalizonin në rast se kthehej në banesë burri i saj. E ndërsa është futur i armatosur në dhomën e gjumit në shtëpinë e familjes Meçi në fshatin Cudhi-Zall, Fatmir Murati ka gjetur vdekjen. Thëllëza Meçi i ka marrë automatikun nga dora dhe ka derdhur mbi të breshërinë e plumbave. an.du

26 - AKTUALITET

E enjte, 9 Gusht 2007

LAJMI I FUNDIT/ Policia arreston pengmarrësit pas 3 orësh negociata

CERRIK

N

jë burrë ka marrë peng gruan e tij dhe 3 fëmijët, më i vogli 3-muajsh, në shtëpinë e vjehrrit. Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje, në një fshat të Cërrikut, ku Kastriot Cami, ka mbajtur peng për orë të tëra bashkëshorten e tij dhe fëmijët. Shkak për këtë është bërë ikja e të shoqes nga shtëpia, pas problemeve me burrin. Pasi është lajmëruar policia e Cërrikut, dhjetëra forca kanë behur në fshatin Malasejë, të cilat kanë bërë rrethimin e shtëpisë përdhese ku mbaheshin peng nëna me tre fëmijët. Burime policore kanë bërë të ditur se menjëherë kanë nisur hetimet dhe pas disa orësh, pengmarrësi Cami ka liruar vetëm 3 fëmijët. Ndërsa të shoqen, emri i të cilës mbrëmë nuk është mësuar, ka vazhduar ta mbajë peng deri sa t’i mbushë mendjen që ta kthenin sërish në shtëpinë e tij. Por pas 3 orësh mbajtje peng, policia ka mundur të futet në banesë dhe të arrestojë autorin, duke e mbyllur pa gjakderdhje pengmarrjen.

Cërrik, burri merr peng bashkëshorten e 3 fëmijët
I iku nga shtëpia pas konfliktit në familje
KONFLIKTI Pas shumë sherresh në familje, duket se bashkëshortja ka vendosur të ndahet nga i shoqi. Rruga më e shpejtë ka qenë marrja e fëmijëve dhe kthimi në shtëpinë e prindërve. Dhe kështu ka ndodhur. Pas kësaj, bashkëshorti i acaruar nga kjo situatë, ka rrëmbyer automatikun dhe ka shkuar në fshatin e nuses së tij, në Malasejë Pas shumë sherresh në familje, duket se bashkëshortja ka vendosur të ndahet nga i shoqi. Rruga më e shpejtë ka qenë marrja e fëmijëve dhe kthimi në shtëpinë e prindërve. Dhe kështu ka ndodhur. Pas kësaj, bashkëshorti i acaruar nga kjo situatë, ka rrëmbyer automatikun dhe ka shkuar në fshatin e nuses së tij, në Malasejë. Menjëherë ka hyrë në banesë dhe me armë te koka, në dhomën e ndenjes, ka mbajtur gruan e 3 fëmijët, të cilët nuk i linte të bënin asnjë veprim pa i thënë se do ktheheshin me të në shtëpi. Dikush nga fqinjët ka lajmëruar policinë e Cërrikut, e cila më pas ka vënë në dijeni dhe Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, e cila menjëherë ka organizuar operacionin për lirimin e pengjeve. Pas afro një ore e gjysmë negociatash, pengu ka liruar vetëm 3 fëmijët e tij, ndërsa brenda mbante të shoqen. Pas më shumë se një ore tjetër negociatash me policinë, bashkëshorti 30vjeçar është vënë në pranga. Policët kane shpërthyer derën dhe në momentin që ata janë futur brenda, Cami ka hedhur armën dhe është dorëzuar. Ai është dërguar menjëherë në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Në të njëjtën kohë, edhe pengu është marrë në pyetje për orë të tëra. Hetuesit kanë vazhduar të pyesin 2 protagonistët deri në orët e para të mëngjesit, për të mësuar në të vërtetë çfarë ndodhi dhe cilat ishin arsyet.

Iu gjet armë në banesë, nën hetim 21-vjeçarja
ELBASAN – Një armë kallashnikov e gjetur në shtëpinë e saj, për pak sa nuk i ka kushtuar lirinë një 21-vjeçareje nga Elbasani. Pas një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetases me iniciale A.M që ndodhej në lagjen “5 Maji” të qyteti, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë tip kallashnikov që e reja e mbante pa leje. Në fakt, policia dje nuk ka bërë të ditura motivet që e kanë shtyrë vajzën e re, e cila nuk rezulton të ketë ndonjë problem, të mbante fshehur në banesën e saj një armë zjarri. Vetë vajza të cilës iu gjet arma nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth kësaj çështje, ndërkohë që do procedohet penalisht për mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Acting on behalf of the Water Companies of Durrës, Lezhë, Fier and Saranda

Rr.”Dëshmorët e 4 shkurtit”, Pall.26,ap.8 Tiranë, Albania Tel. +355-4-246647 Fax. +355-4-258264

Acting on behalf of the Water Companies of Durrës, Lezhë, Fier and Saranda

Rr.”Dëshmorët e 4 shkurtit”, Pall.26,ap.8 Tiranë, Albania Tel. +355-4-246647 Fax. +355-4-258264

REPUBLIKA E SHQIPERISE
PROJEKTI RAJONAL PER FURNIZIMIN ME UJE DHE KANALIZIMET BERLINWASSER INTERNATIONAL AG DURRES

REPUBLIC OF ALBANIA MUNICIPAL WATER AND WASTE WATER PROJECT BERLINWASSER INTERNATIONAL AG DURRES

FTESE PER TENDER TE HAPUR NDERKOMBETAR
1. Qeveria Shqiptare ka marre nje kredi nga Banka Nderkombetare per Zhvillim (IDA te orientuara drejt Projektit Rajonal per Ujesjelles dhe Kanalizimet, dhe synon te perdore nje pjese te fondit per realizimin e Kontrates

INVITATION FOR INTERNATIONAL OPENED TENDER
1. The Government of Albania has received a loan from the International Development Association (IDA) towards the cost of Municipal Water- and Waste Water Project and intends to apply part of the funds to cover eligible payments under the Contract for

BLERJA E DY KAMIONAVE PER PASTRIMIN E KANALEVE TE UJRAVE TE ZEZA PER NDERMARJET E UJESJELLESIT TE FIERIT DHE SARANDES. Nr Kontrate. GFS21
2. Berlinwasser International AG i cili vepron per llogari te Ndermarrjeve te Ujesjelles dhe Kanalizimeve ne Durres, Lezhe, Fier dhe Sarande, fton te gjithe konkuruesit te marrin pjese ne Tenderin e Hapur Nderkombetar per realizimin e prokurimit te mesiperm. Dokumentet e Tenderit (dhe kopje shtese ) mund te blihen ne : Berlinwasser International AG Rr. 4 Shkurti Pall. 26, Ap. 8 Tirana, Albania Tel/Fax: +355 4 258 264 Attention: Richard Pope, Executive Director Email: Mailbox.Albania4Cities@berlinwasser.net Kundrejt nje pagese te pakthyeshme prej 150 Euro, ose ekuivalente ne kursin e kembimit per secilin komplet. Ofertuesit e interesuar mund te perftojne informacion te metejshem ne te njejten adrese 4. Ofertat duhet te paraqiten prane Berlinwasser International AG ,ne adresen e mesiperme jo me vone se data 20.09.2007 ora 1000, kohe ne te cilen do te behet hapja e tenderit dhe ku pjesmarresit ose perfaqesuesit e tyre ftohen te marrin pjese. Pjesmarresi ne tender qe terheq oferten e tij pas hapjes es tenderit ose nuk pranon te lidhe kontraten , ne rast se shpallet fitues, i konfiskohet sigurimi i ofertes dhe perjashtohet nga lista e konkurimit per nje periudhe dy vjecare. 4. 2.

SUPPLY OF TWO FLUSH TRUCKS FOR WATER UTILITIES OF FIER AND SARANDA, CONTRACT NO. GFS21
Berlinwasser International AG hereby acting on behalf of the Water and Sewerage Work Enterprises of Durres Lezha, Fier and Saranda, invites you to submit a quotation for the following contract. Bidding documents (and additional copies) may be purchased at: Berlinwasser International AG Rr. 4 Shkurti Pall. 26, Ap. 8 Tirana, Albania Tel/Fax: +355 4 258 264 Attention: Richard Pope, Executive Director Email: Mailbox.Albania4Cities@berlinwasser.net for a nonrefundable fee of 150 Euro, or its equivalent in a freely-convertible currency, for each set. Interested bidders may obtain further information at the same address. Bids shall be delivered to Berlinwasser International AG under the same address on or before 10.00 hours, 20th of September 2007, at which time they will be opened in the presence of the bidders who wish to attend. A Contractor who withdraws his quotation during the validity period and/or refuses to accept the award of a contract when and if awarded will be excluded from the list of contractors for the project for two years.

3.

3.

5.

5.

E mërkurë, 8 Gusht 2007

OPINION - 27

O

P

I

N

I

O

Dy presidentë
Nga Selim BELORTAJA

periferi Tel Aviv
NË AEROPORTIN KU ADHUROVA PASAPORTËN TIME SHQIPTARE

N

Nga Alba Malltezi

jëri është ai që është, Bamir Topi, që njo him dhe që e respektojmë. Me pamjen dhe qëndrimin që ka, me sjelljen dhe motivimin që ka, me karakterin dhe gjykimin që shfaq, me energjitë dhe temperamentin, integritetin dhe forcën e tij të qëndresës. Shkurt pra, s’ka pse të mos ndihemi mirë, që në karrigen e Presidentit, sot kemi Bamir Topin real, me formën dhe përmbajtjen e tij. Ashtu si e njohin të gjithë ata që ulen e pinë kafe prej vitesh pranë tij. Por edhe ne që e ndjekim prej vitesh, kush nga një lidhje pune a bashkëmilitimi e kush thjesht nga ekrani i televizionit. Nuk ka njeri asnjë dyshim besoj, se ky Bamiri real e “tokësor” është njeri shumë i mirë. Burrë i pashëm e i sjellshëm, me shkollë e me dije. Familje e mirë, po e po. Origjina tiranase, për mendimin tim, ka rolin e vet pozitiv, përderisa reflektohet në disa tipare të tij; që nga sjellja e butë dhe “hapja e rrugës tjetrit”, e deri tek qetësia dhe vetëpërmbajtja. Gjithsesi, për vete mendoj se theksimi i madh i përkatësisë krahinore nuk është se i bën mirë ndokujt, në një vend kaq të vogël si Shqipëria. Se ja, mjafton një kthim i filmit vetëm nja 100 vjet mbrapsht dhe shohim dhe të qenit “tirons” nuk do të thotë thuajse asgjë. Të paktën asgjë më shumë se sa të qenit shkodran apo durrsak, vlonjat apo korçar, dibran apo elbasanlli. Biem dakord shpresoj pra, që ky është njeriu real nën kostumin e Presidentit tonë. Njeri i mirë dhe i plotë, i edukuar dhe jo pa eksperiencë politike. Ama edhe një njeri krejt normal e me limitet e mangësitë e veta. As i pagojë e as “ciceron”, as i tërhequr por as një militant i zjarrtë, as jashtë kohe por as “avangardist”. Prej tij s’është pritur ndonjëherë, as që të jetë projektor vizioni kushedi e as ndonjë katapultë progresi të pashoq. Shumë mirë që s’është as intrigant e as

N

Mirëpo ndërkohë, jemi rrethuar nga një fushatë e ethshme që na ofron një tjetër President Topi...

Nuk ka njeri asnjë dyshim besoj, se ky Bamiri real e “tokësor” është njeri shumë i mirë
agresiv, por edhe më mirë do të ishte të kishte më shumë ndjeshmëri e reagim. Shumë mirë që s’është punëprishës, dhe qejfprishës, por edhe më mirë do të ishte po të dëshmonte se është i prerë si ...zullum-prishës. Shkurt, mijëra shqiptarë më shumë e më pak aktivë në politikën shqiptare, kanë plotësisht të drejtë që nënkryetarin e djeshëm të PD-së dhe Presidentin e sotëm të Republikës, ta quajnë me plot gojën: “njëri nga ne”... *** Mirëpo ndërkohë, jemi rrethuar nga një fushatë e ethshme që na ofron një tjetër President Topi: Jo atë që është në fakt, por atë që do të donin ata të ishte. Një President i vendosur, me mision në kokë e me gjithëpushtet në dorë, i prerë, i pangatërruar me të kaluarën e kësaj politike, i pastër si kristali, gati qiellor. Dalëngadalë e si pa kuptuar, mendja jonë ka krijuar pra një president të dytë Bamir Topi. Si është kjo punë? Së pari, unë mendoj se do të ishte shumë e mirë për të gjithë edhe për vetë Presidentin Topi që të kuptonte e krijonte bindje të patundur se forca e tij, guri më i rëndë në personalitetin presidencial që pritet prej tij, qëndron pikërisht në një pikë: tek normaliteti i tij. Tek përfaqësimi i asaj që është mesatare, e gjerë dhe e përditshme. Nëse ai mbart një potencial premtues veprimi politik e shoqëror, kjo buron pikërisht nga që ai është “njëri prej nesh”, pra ashtu si është e si e përshkruam më lart, me të mirat e kufizimet e veta. Kërkimi i

sforcuar në personalitetin e tij, i cilësive “të jashtëzakonshme” e “jashtëtokësore”, që nga nxitimi për të nënvizuar fort se ka qenë “i pari i klasës” e deri tek renditja e “kontributeve të larta në kërkimin shkencor” janë një përpjekje kundërproduktive dhe hosanara a l l a shqiptarçe.Të cilat në vend që t’i ngrenë pikë vetëm i prishin punë. Atij vetë dhe kontributit që pritet. Ne të gjithë i njohim kontributet e njëri-tjetrit. Shumica e tyre janë të shkruara e të regjistruara. Ka njerëz që kanë mbushur dollapin me librat e tyre dhe nuk thonë akoma ..”unë jam shkencëtar”. Ka politikanë që themeluan PDnë dhe shkruan me dorën e tyre statute, ligje, kushtetutën e programet e qeverive, e megjithatë nuk flasin për “kontribute të mëdha në këtë demokraci”. Se ja, demokracinë këtu e kemi, para syve dhe ja shohim të gjithë, si “pjekurinë” ashtu edhe “shkëlqimin” aktual. *** Po, a është devijimi, që lamë të kuptohet pak më lart, një përgjegjësi e vetë zotit Topi? Aspak. Mandej ka të ngjarë që zoti Topi vetë të ndjehet pak në siklet. Ashtu siç s’përjashtohet rasti që ai të bjerë në grackën e tij dhe të kontribuojë më tej në ..vetëshkëputjen e tij nga toka. Një proces i tillë devijimi drejt “kultifikimit” dhe glorifikimit bosh është në fakt, produkt i një sjellje të gjerë shoqërore. E cila në vetvete ka dy anë: njërën pozitive, konstruktive, të dobishme e për rrjedhojë – plotësisht të justifikuar. Dhe tjetrën si reagim hileqar, irracional e të deformuar, që nuk premton asgjë të hajrit as për sot e ca më pak për të ardhmen.. Reagimi i parë në mbilartësimin e figurës së zotit Topi, edhe pse shpesh me ngjyra të forta emocionale, është pozitiv e produktiv. Ai

’më ka ndodhur ta dua e admiroj aq shumë pasa portën time shqiptare, sa në aeroportin e Tel Avivit. Për ata që nuk e kanë idenë dhe s’u ka rënë rruga ndonjëherë këtej, po sqaroj: Eshtë një nga aeroportet me masa sigurie më të rrepta në botë. Shumë gazetarë të huaj nuk kapërcejnë kufirin pa një pyetësor, që mund të zgjasë 4 apo më shumë orë përballë policisë izraelite. Ndërsa unë jo. Me pasaportën time të shërbimit, pa vizë në të, për herë të parë e ndjeva veten superiore dhe ndaj miqve të mi perëndimorë, të cilët mbanin radhën me ankth te sporteli i kontrolleve. S’më kishte ndodhur kjo gjë në Europë, ku edhe pse me vizat e blinduara Shengen, të pyesin e të stërpyesin dhe e shohin atë të shkretë Albanian Passport, si të ishte e destinuar për punë të këqija që në kapak. Për herë të parë, në aeroportin e Tel Avivit, aty ku vuajnë dhe perëndimorët e ku palestinezët nuk kalojnë dot, unë, si shqiptare ndryshova rolet. Nuk e di a duhet të gëzohem shumë, por ne shqiptarët shpesh në udhëtimet tona në botë ndjehemi si këta dy djem palestinezë, historinë e të cilëve po ua tregoj shkurt: Tamam në këto ditë, shtypi izraelit shkruan për një të çarë që ushtria palestineze kishte gjetur në pjesën që ka mbetur ende gardh, - aty ku nuk është ngritur muri prej betoni – që i mban si në kafaz palestinezët. Alarm në gjithë vendin: Ndonjë palestinez “ka guxuar” të kalojë gardhin e të futet në Izrael.Pas nisjes së një gjuetie të mirëfilltë nga ana e ushtrisë, u kapën dy të rinj palestinezë, të cilët çanë gardhin vetëm për të punuar e të fituar të holla për familjet e tyre të varfra në Gaza. Për autoritete izraelite, dy të rinjtë ishin terroristë të mundshëm. Ata dy të rinj palestinezë, më ngjanin me dy të rinj shqiptarë, të ulur në çimento pranë zyrës së policisë së aeroportit të Barit: ishin nga fshatrat e Myzeqesë dhe i kishin kapur duke punuar në fushat me domate të Puljas, pa leje qëndrimi. albamalltezi@hotmail.com vjen nga dëshira e njerëzve për të parë sa më shpejt ndryshime pozitive. Një shtysë e fortë për të parë një politikë ndryshe, me politikanë ndryshe. Është krejt e kuptueshme që prurja e re në krye të Presidencës, të shërbejë si “dega” më e mirë kua ata mund ta varin shpresën e aspiratën e tyre. Një “interes” i dytë i kësaj shtyse pozitive publike, që në mënyrë disproporcionale çon në fryrjen e dimensioneve reale të zotit Topi – mendoj se është edhe dëshira e njerëzve për të krijuar një simbol karshillëku të nevojshëm e të munguar në PD. Thënë më thjesht, është dëshira për të krijuar ..Antiberishën! Qoftë edhe virtual e skematik. Sa për anën tjetër, anën hileqare, deformuese, e për rrjedhojë zhgënjyese të fushatës glorifikuese e kult-formuese për presidentin e ri, edhe ajo ka dy drejtime. I pari shprehet më së miri në hosanarat dhe euforinë boshe të shprehur nga krerët e ca partive fill mbas ndarjes së tyre nga “takimi historik” me Presidentin, mu atje tek porta me kangjella e presidencës. Halli i të cilëve është që mes lartësimit kozmik të presidentit, të “kozmifikojnë” pikërisht vendin e rolin e tyre. *** Sidoqoftë, bazën e bazave në këtë reagim irracional të super-pompimit të figurave e “udhëheqësve” lidhet me një problem botëkuptimor më të gjerë e më të thellë. Me nevojën tonë gati fiziologjike, të “farkëtuar” në dekada, për të krijuar kulte e glorifikime. Shpesh krejtësisht jashtë produktit real që prodhon subjekti. Madje, “produkti” harrohet shpejt e pas fillimit të “procedurës së kultit” askush nuk merr më mundimin që ta masë. Është e njëjta teknologji e cila prodhoi jo vetëm Enverin –timonier, por edhe Enverin –komandant, Enverin –artist, Enverin –shkrimtar, Enverin –shkencëtar, deri edhe ...Enverin –naftëtar. Një fillim i mbarë do të duhet të jetë pak më ndryshe. Në analizë të fundit do të ishte shumë më mirë që në vend të lodhjes me gërmime në origjinë e trungun familjar, në vend të “piedestaleve” ngritur nxitimthi me copa kontributesh të paformulueshme dhe aq qartë, në vend të pozimeve e prezantimeve me hire gati hyjnore, të paraqisnim programe pune dhe qëndrime konkrete mes veprimesh.

S

28 - SPECIALE

E enjte, 9 Gusht 2007

PERGJIGJE PER LEXUESIT
KLEDIS & EDA pasi planetët ju sjellin ndikime jo në favorin tuaj, për më tepër edhe probleme. Marrëdhënia në çift është e mirë dhe pa probleme të dukshme, megjithëse shpesh keni mendime të kundërta dhe debate.Në çështje sentimentale do të jetë mjaft periudhë e mirë.Për Edën muaji Gusht do të jetë pak i vështirë dhe i ngarkuar emocionalisht. Fundi i muajit do të sjellë më tepër kënaqësi në marrëdhënien tuaj. JORI & TINA

Një kombinim shumë i mirë me 65 %. Kledis është i shenjës së Luanit dhe horoskop Demi.

Eda është e shenjës së Virgjëreshës dhe horoskop Gaforrja. Gjatë muajit Gusht duhet të tregoni shumë kujdes

HOROSKOPI I SOTEM
DEMI BINJAKET
Mos u shqetësoni për atë çka të tjerët mendojnë për ju! Ju do të keni në dorë komandën e situatës e cila do të jetë në favorin tuaj. Pak kujdes gjatë mbrëmjes me një lëvizje që do të bëni.

DASHI
Mos u tërhiqni ndaj një çështje të rëndësishme që ka të bëjë me familjen tuaj. Do t'ju duhet të merrni përsipër përgjegjësi edhe pse mund të ndiheni të frikësuar. Disa prej jush mund të bëjnë një udhëtim.

GAFORJA
Për të dashuruarit, dita do të jetë mjaft e mbarë, por duhet të keni kujdes me shëndetin e partnerit tuaj. Marrja ose dhënia e një borxhi do të jetë pa problem sot, ndaj mos hezitoni.

Të ardhurat nuk ofrojnë një mundësi të mirë sot. Shikojeni me kujdes një propozim që mund t'ju vijë sot. Në qoftë se refuzoni menjëherë, kjo do të jetë në dëmin tuaj.

Një kombinim jo i mirë me 40 %. Jori është shenja Shigjetarit dhe horoskop Dashi. Tina është e shenjës së Peshqve dhe horoskop Binjakët. Ndonjëherë Jori sillet më ashpër dhe ftohtë më tepër seç mund të duroni ju. Gjithashtu ai kërkon pavarësinë në një kohë që ju kërkoni përkushtim të plotë.

Më kot mundoheni të përcillni tek ai nevojat tuaja për butësi. Ai është më i ftohtë dhe logjik kundrejt jush që kërkoni ngrohtësi. Në marrëdhënie erotike, është një lidhje mjaft e zjarrtë që di të dhurojë shumë emocione. Tina është e mahnitur nga sjelljet e juaja dhe ju adhuron.Por gjithsesi kjo lidhje varet në vazhdimësinë e saj vetëm nga ju.

LUANI
Mund të ndeshni në një debat pak të vështirë sot. Si rezultat do të jeni disi të stresuar dhe të papërshtatshëm edhe me njerëzit e dashur. Një shkëputje nga rutina do të jetë mjaft e nevojshme.

VIRGJERESHA
Do të mundeni sot të merrni një nismë të veçantë dhe pak të vështirë. Por mos u shqetësoni për asgjë, pasi Jupiteri është planeti që ju vjen në ndihmë.

PESHORJA
Mos u përzini në një bisedë pa interes dhe pa përfitime. Dita do të jetë e qetë dhe e këndshme, sidomos për ata që sapo kanë nisur një lidhje. Pak kujdes me shpenzimet pasi do të jenë të shumta.

AKREPI
Për të padashuruarit, dita sjell emocione dhe ndryshime. Në qoftë se po shikoni për një ndryshim në profesion, jeni në kohën e duhur. Diçka të pakëndshme mund të dëgjoni gjatë mbrëmjes

DHJETËDITSHET E VIRGJËRESHËS
EKONOMIA DHE PASURIA Virgjëresha nuk ia çon mirë me ndërmarjet dhe nuk është ajo që i intereson më tepër. Por me çfarëdo lloj zanati që të merret do t'ja arrijë shkëlqyeshëm qëllimeve. I pëlqen shumë paraja dhe bën gjithçka për ta fituar. Por kur i fiton vështirë është që t'i shpenzojë sepse vendos logjikën përpara çdo lëvizjeje. Ka aftësi të mëdha në përdorimin e parasë. VIRGJËRESHA DHE PARTNERI I TIJ Në rast se mendoni të martoheni apo të bashkëpunoni me virgjëreshë duhet të dini se lidhja për të është diçka e palëvizshme sepse ai ose ajo vetë nga natyra jep besnikëri. Bëjnë lidhje të forta. Kur duan që të bëjnë një propozim e bëjnë me kujdes të madh.

SHIGJETARI
Nuk jeni të qetë gjatë kësaj periudhe, por sot do të ishte mirë të shkëputeshit nga çdo ide që mund t'ju ketë lindur më parë. Një takim interesant do të ndodhë me një person që nuk e kishit menduar.

BRICJAPI
Nuk është dita juaj më e mirë për të bërë lëvizjet e dëshiruara. Mos u bëni kritikues ndaj fëmijëve apo një personi të vogël në familje. Në marrëdhëniet me persona të tjerë, dita duket në favorin tuaj.

UJORI
Do të ndiheni mjaft produktivë dhe energjikë gjatë ditës së sotme. Nuk do të jeni të qetë me veten tuaj derisa të mund të gjeni zgjidhje për një problem që ju ka shqetësuar prej kohësh.

PESHQIT
Nuk do të jetë ditë e përshtatshme për të bërë shpezime të panevojshme. Jeta juaj sentimentale do të jetë në qendër të vëmendjes dhe do të merrni prej saj mjaft kënaqësi.

E enjte, 9 Gusht 2007

RAJON - 29
Serbia paralajmëroi dje SHBA-në se po përpiqet të “rigjallërojë” planin Ahtisaari, dhe i bëri thirrje Uashingtonit të tregojë “përmbajtje dhe paanshmëri”

Surroi deklaroi se, “nëse ëndrra për pavarësi nuk do të bëhet realitet, kosovarët do të dalin në protesta në rrugë, për të mbrojtur qëllimin e tyre”

Tensionohet situata në Prishtinë, vetëm dy ditë para nisjes së negociatave të reja me Beogradin

Vonesa e statusit, Kosova kërcënon me protesta
Surroi paralajmëron tensione: Durimi ynë ka kufi
PRISHTINE

S

hqiptarët e Kosovës mund të dalin në rrugë në protesta masive, nëse kuptojnë që ëndrra e tyre për pavarësi nga Serbia nuk po bëhet realitet. Kështu deklaroi dje një prej liderëve të Kosovës, kreu i partisë “Ora”, Veton Surroi, duke theksuar se “durimi i popullsisë shqiptare nuk ishte i pakufishëm dhe paralajmëroi për shtimin e tensioneve, ndërkohë që Perëndimi dhe Rusia përgatiten për çeljen e bisedimeve të tjera katërmujore për të ardhmen e Kosovës, njoftoi agjensia e lajmeve Reuters. Përfaqësuesit e “trojkës” së përbërë nga SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe Rusia, pritet të takohen nesër në Londër, përpara se të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë. “Duhet të jemi të vetëdijshëm se frika po përhapet në mesin e njerëzve”, - deklaroi Surroi për gazetën kosovare “Express”. “Populli i Kosovës ka të drejtë të ushtrojë presion ndaj institucioneve të tij”, - deklaroi ai, duke shtuar se protestat në rrugë “nuk mund të përjashtoheshin”. “Ekziston ndjenja se këta njerëz kanë sakrifikuar gjithçka për hir të statusit të Kosovës. Jo vetëm lufta, djegiet dhe shkatërrimet, por gjithçka kanë sakrifikuar gjatë tetë viteve të fundit... vetëm për zgjidhjen e statusit”, - deklaroi Surroi. Lideri i partisë “Ora” është anëtar i “Ekipit të Unitetit”, një pakt i qeverisë kosovare me liderët opozitarë, i krijuar për ruajtjen e stabilitetit, ndërkohë që rriten presionet për pavarësinë e vendit. Raundi i ri i bisedimeve i është imponuar Perëndimit nga Rusia, që kërcënoi me veto një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKBsë, bazuar në planin e të dërguarit ndërkombëtar Martti Ahtisaari për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. Diplomatët perëndimorë kanë pak shpresë për një marrëveshje. Kosova ka kërcënuar me shpalljen e pavarësisë para vitit 2008 dhe kërkon njohjen nga Uashingtoni dhe nga aleatët e saj europianë, një lëvizje kjo që mund të përçajë bllokun europian prej 27 anëtarësh. Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku tha dje se “bisedimet e reja kishin për qëllim që t’u jepnin më shumë kohë vendeve që nuk kanë vendosur ende

Veton Surroi

Mbështetja e Uashingtonit
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey ritheksoi dje qëndrimin e palëkundur dhe të pandryshuar të administratës amerikane për pavarësinë si status përfundimtar të Kosovës. “Rruga për Kosovën është pavarësia, fillimisht e mbikëqyrur ashtu siç e parasheh edhe plani i Ahtisaarit”, - tha Casey. Zëdhënësi kërkoi nga shqiptarët dhe serbët, të bashkëpunojnë me Grupin e Kontaktit gjatë negociatave të reja 120-ditore për të arritur një zgjidhje.

nëse do të njohin pavarësinë e Kosovës”. Serbia e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Por, dy milionë shqiptarë që jetojnë atje, nuk mund të pra-

nojnë asgjë më pak se pavarësia. Uashingtoni ka deklaruar se bisedimet duhet të vazhdojnë deri më 10 dhjetor për raportin e progresit në OKB, por jo përtej

këtij afati. Rusia këmbëngul se dialogu duhet të jetë ende i hapur dhe se zgjidhja duhet t’u shkojë për shtat të dyja palëve. Serbia paralajmëroi

SHBA-në se po përpiqet të rigjallërojë planin Ahtisaari, dhe i bëri thirrje Uashingtonit të tregojë “përmbajtje dhe paanshmëri”.

Kosovë, serbët e SHPK-së keqtrajtojnë ministrin Gërbiç
GRAÇANICE - Ministri i vetëm serb në qeverinë e Kosovës, Branisllav Gërbiç, është arrestuar nga disa policë serbë të Shërbimit Policor tw Kosovës dhe është keqtrajtuar prej tyre. Ai ka marrë plagë dhe ka kërkuar më pas ndihmë mjekësore. Gërbiç ka pohuar se ky incident është me prapavijë politike pasi pjestarët serbë të Shërbimit Policor të Kosovës, që më parë kishin ndaluar të bijën, prej kohësh janë atakuar me familjen dhe fëmijët e tij që jetojnë në enklavën serbe të Graçanicës në Kosovë. Burime nga policia kanë dhënë një version ndryshe nga ai i ministrit. Zyrtarisht thuhet vetëm se hetimet vazhdojnë rreth rastit, por burime brenda policisë pohojnë se ministri serb është ai që është sjellë keq me pjestarët e SHPK-së. Sipas këtyre burimeve, ministrit i ishte gjobitur e bija mbrëmë në mesnatë, pasi ajo ngiste makinën me shpejtësi të madhe dhe pa dokumentacion të duhur. Gërbiç kishte dalë në vendngjarje dhe kishte kërkuar nga policët serbë që ti hiqet denimi. Kur këta të fundit e kundërshtuan një gjë të tillë, ministri i kishte sharë dhe fyer ata.

Një tjetër krizë në Kosovë?
A
e kujtoni Kosovën? “Luftën e Madlenës”, spastrimin etnik të Sllobodan Millosheviçit, një milion shqiptarët e zhvendosur dhe 78 ditët e bombardimeve nga NATO-ja? Kaq shumë histori në tetë verat e fundit, që e sollën këtë rajon të trazuar të Ballkanit në vëmendjen e të gjithëve. Por, një relike e gjeopolitikës së viteve ’90 është rikthyer sërish në skenë. Të mbetur peng mes një Kremlini shumë agresiv, një Europe të përkulshme lehtësisht dhe një Uashingtoni që e ka mendjen tjetërkund, kosovarëve po u mohohet fundi i lumtur. Nëse SHBA-ja nuk do të ndërmarrë hapa të vendosur që do ta nxisin me këmbëngulje këtë provincë prej 2 milionësh drejt pavarësisë, pa kompromise të ngatërruara, Europa Juglindore do të përballet sërish me trazirat, me pasoja për të gjithë. Çështja e Kosovës duhej të ishte mbyllur tani. Në verë, ndërmjetësi i OKB-së, Martti Ahtisaari propozoi pavarësinë e mbikëqyrur nga ndërkombëtarët për Kosovën dhe mbrojtje për 100. 000 serbët që mbeten aty. Një vit përpjekjeje diplomatike shkoi kot, kur Rusia kërcënoi me vendosjen e vetos ndaj planit në Këshillin e Sigurimit. Europianët bindën shpejt Uashingto-

NGA MATTHEW KAMINSKI “WALL STREET JOURNAL”
nin të nënshkruante edhe për 120 ditë të tjera negociatash. Ky lëshim pa shumë vlerë e shtyu çështjen për në vjeshtë, duke inkurajuar Moskën dhe Serbinë të këmbëngulin edhe më shumë për idenë e tyre. SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë akorduar miliarda dollarë ndihmë, kapitali politik dhe kanë krijuar terrenin për të afruar ish-republikat jugosllave me elitën e Perëndimit. Por, vështirësia vjen pikërisht tani. Kur NATO-ja ra dakord të mbante pezull statusin në përfundim të luftës së vitit 1999, askush s’mund ta dinte se Presidenti i ardhshëm rus, Vladimir Putin do ta kthente Kosovën në një çështje të luftës së tij të madhe me Perëndimin, ashtu si mbrojtja me raketa dhe Irani. Planet e mirëpërgatitura janë në rrezik. “Progresi i mëtejshëm varet nga statusi dhe nëse ai nuk zgjidhet tani, ka mundësi që ato që janë arritur të vendosen në rrezik”, - deklaron kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Joakim Ryker. Liderët kosovarë që kanë legjitimitet popullor, por pushtet të kufizuar, po e ruajnë qetësinë. Por, ky durim mund të mos zgjasë shumë. Ata janë në presion për të shpallur pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Serbët e Kosovës mund të mendojnë të shkëpusin pjesën veriore të provincës, ndërsa shqiptarët mund të ndjejnë guximin për të kërkuar një “Shqipëri të Madhe”, duke bashkuar në një shteg të vetëm, një komb të ndarë në katër shtete. Një Europë e ndryshme mund të bashkohej për t’iu kundërpërgjigjur provokimit të Kremlinit. Por, kjo e sotmja po përçahet, ashtu si dhe në vitet ’90, lidhur me Ballkanin. Britania kërkon të ecë përpara me pavarësinë, Gjermania i frikësohet kundërshtimit të Moskës. Franca pretendon drejtimin diplomatik dhe kërkoi tre muaj shtyrje të statusit. Liderët e Kosovës e kanë shpresën te SHBA-ja. Kryeministri Agim Çeku thotë se Uashingtoni mbështet angazhimin e tij për pavarësi. “Serbët në Kosovë, po; Kosova në Serbi, jo. Dhe nuk ka ndarje të Kosovës. Më duket se s’ka mbetur gjë për të negociuar”, thotë ai. Përtej lumit Ibër, 50.000 serbë jetojnë dhe fati i tyre mbetet pezull. Beogradi këmbëngul që ata të bojkotojnë institucionet qeveritare në Prishtinë. Serbët e Kosovës janë palestinezët e Ballkanit, pengje të domosdoshme që mundet, shumë shpejt, të gjejnë Rripin e tyre të Gazës, nëse Perëndimi heq dorë. Oliver Ivanoviç, një lider i komunitetit serb që menjëherë pas luftës organizoi skuadrat e mbrojtjes së

urës kryesore, thotë se asnjë serb nuk mund të pranojë pavarësinë. Pa mbrojtjen e planit të Ahtisaarit, një tjetër eksod në kampet e refugjatëve në Serbi do të ndodhë, një pamje kjo që kush përveç Moskës, nuk do ta mirëpriste. Një përfundim i tillë do të ishte edhe më i shëmtuar, nëse shembulli do të ndiqej edhe nga shqiptarët e Maqedonisë dhe serbët e Bosnjës. Më mirë do të ishte që të varrosej Shqipëria e Madhe dhe ëndrrat e tjera nacionaliste njëherë e përgjithmonë dhe të ankoroheshim pranë BE-së”, thotë analisti Dukagjin Gorani në Prishtina. “Diplomacia shëtitëse mes Beogradit dhe Prishtinës që do të nisë javën e ardhshme, do të ishte pa kuptim. Amerika dhe SHBAja do të duhej të hartonin planin për një deklaratë të asnjëanëshme kosovare. Duke na dhënë shpresë për marrjen e bekimit të OKB-së për pavarësinë, - thotë kryeministri Çeku. - trupat e NATO-s duhet të qëndrojnë dhe duhet të ketë angazhim për mbrojtjen e minoriteteve. Kosovarët do të ishin më mirë me më pak mbikëqyrje ndërkombëtare dhe më shumë liri veprimi”, - thotë lideri i opozitës, Hashim Thaçi. - Ata duhet të ndërtojnë shtetin e ri. Përpos të gjithave, vështirësia e vetëvendosjes është pikërisht kjo. Në rrezik nuk është sovraniteti serb, por liria e kosovarëve.

30 - KULTURE

E enjte, 9 Gusht 2007

I BIRI I SHKRIMTARIT TREGON ANËN E PANJOHUR TË BABAIT TË TIJ, DUKE FILLUAR PREJ MËNYRËS SË TIJ TË SHKRIMIT, PREFERENCAT MUZIKORE, FILMIN E DERI TË EKIPI I FUTBOLLIT QË ADHURONTE

Anton
E
ALFRED BEKA

MUZIKA Midis preferencave muzikore të Anton Pashkut, vendin kryesor e ka zënë kompozitori klasik gjerman Ludwig van Beethoven. Paulini tregon se babai i tij ka qenë adhurues i muzikës klasike. “Beethovenin e ka dëgjuar dhe e ka veçuar si kompozitorin më të adhuruar të tij

dhe pse këtë vit do të duhej të vlonin aktivitetet e ndry shme kulturore dhe letrare, që do të shënonin shtatëdhjetë vjetorin e lindjes së njërit prej shkrimtarëve më të mirë të letërsisë bashkëkohore shqipe, Anton Pashkut, institucioneve dhe shoqatave kulturore dhe letrare u ka humbur busulla. Asnjë organizim, që do të shënonte këtë përvjetor, deri me tani nuk është bërë dhe si duket as që pritet të bëhet. Paulin Pashku, i biri i modernistit të letërsisë shqipe, rrëfen anët e panjohura të babait të tij. Fillimisht Pashku tregon se i ati i tij e ka pasur zakon të punojë natën. Mirëpo, ai nuk ka shkruar vetëm në shtëpi, por edhe kur ka qenë në ndonjë vend tjetër. Me vete mbante një bllok shënimesh, por kur kjo i mungonte, atëherë Pashku gjente çfarëdo letre për t’i shënuar frymëzimet e tij. “Kur shkonim në Gërmi, ai i merrte me vete disa blloqe shënimesh dhe shkruante në to. Këto shënime janë ende të ruajtura. Ato mund të quhen skica, sepse, sa kam mundur ta vërej dhe duke u bazuar në këto pjesë të shkrimeve që i kam gjetur, shumica e kanë formën e skicave. Nuk kanë qenë punime përfundimtare. Gjithashtu, kur i mungonte letra, ai shkruante edhe në kuti keksësh apo nëpër kuti të cigareve”, tregon Paulini për babanë e tij, duke shtuar se “kur e ka shkruar një tregim apo dramë është konsultuar me literaturë dhe burime të ndryshme deri sa ka ardhur te tregimi të cilin e ka menduar”. Kështu, ai shprehet se kur e ka shkruar dramën “Gof”, Pashku është konsultuar me shtypin fashist të kohës së Luftës së Dytë Botërore. “Kur i kam kontrolluar tash së voni disa dokumente, letra, apo gazeta, i kam parë disa gazeta të kohës së fashizmit, të cilat i kanë shërbyer për të shkruar dramën “Gof”. Kjo dramë asocion në atë kohë. Burimi kryesor që e ka inspiruar për ta shkruar këtë dramë ka qenë gazeta Shtypi, e cila ka qenë gazetë fashiste, e botuar në gjuhën

që nuk njohim

PASHKU
shqipe në Tiranë. Ka edhe shumë literaturë të asaj kohë që i kanë shërbyer për dramën “Gof””, tregon Pashku. Midis preferencave muzikore të Anton Pashkut, vendin kryesor e ka zënë kompozitori klasik gjerman Ludwig van Beethoven. Paulini tregon se babai i tij ka qenë adhurues i muzikës klasike. “Beethovenin e ka dëgjuar dhe e ka veçuar si kompozitorin më të adhuruar të tij. Por ai ka dëgjuar edhe zhanre të tjera të muzikës. Kam qenë i befasuar kur e kam gjetur duke e dëgjuar rok grupin “The Doors”, apo Jim Morrisonin, të cilin e ka çmuar edhe si poet”, shton Paulini. Ai madje ka kërkuar që t’ia përkthejnë tekstet e këngëve të Jim Morrisonit. Ndërkaq, në mesin e filmave të preferuar të tij kanë qenë filmat e zhanrit western, por edhe ata që kanë fituar çmimin Oskar. “Në përgjithësi nuk ka pasur kurrfarë kufizimi apo preferencë të veçantë, mirëpo, e kam vërejtur se ka qenë në rrjedha, pasi ka qenë në gjendje të më flasë për secilin aktor, sidomos ata të viteve ‘50 dhe ‘60", tregon Paulini, duke theksuar se më së shumti e ka çmuar regjisorin Orson Welles. Ai po ashtu tregon se për çdo wikend kanë shkuar në kinema. Ndërkaq, kur shfaqej seriali “Veriu dhe jugu”, Paulini shprehet se babai i tij i pat siguruar një grumbull literaturë veç për atë luftë, d.m.th. për Luftën Civile në SHBA, për të cilën ai shprehej se është një prej ngjarjeve më të rëndësishme në botë. Në raftet e bibliotekës së tij veçohen librat e Dostojevskit, Shekspirit dhe të shumë autorëve të tjerë. Por, aty dominon literature me përmbajtje historike. “Kur e ka shkruar romanin “Oh”, e di që shumë është angazhuar në gjetjen e literaturës për Romën e lashtë, pasi që një pjesë e madhe e këtij romani bazohet në kohërat antike dhe duke e ditur se në Romë ka pasur më shumë shënime për ilirët, ai është përqendruar aty”, tregon Paulini. Në bibliotekën e autorit të romanit “Oh” qëndron ende enciklopedia e Miroslav Kerlezhës, të cilën e ka blerë me paratë që i kishte grumbulluar për të blerë një truall. Është për t’u çuditur, por Paulini tregon se nganjëherë Pashku lexonte edhe stripa. Paulini tregon për babanë e tij se prej sporteve, më së shumti e ka përcjellë futbollin. Real Madridin e ka adhuruar shumë, ndërsa prej ekipeve të ishJugosllavisë e ka adhuruar Partizanin. Edhe pse në dekadën e fundit të jetës së tij, Anton Pashku nuk ka botuar ndonjë libër, ai megjithatë nuk ka reshtur se shkruari. I biri i tij tregon se në bibliotekën e tij ka gjetur disa dorëshkrime, midis të cilave edhe një dramë të papërfunduar, e cila titullohet “Tezja e Gjergj Elez Alisë”, që duket se ka elemente të satirës, pasi që në shumë raste ai e ka përdorur satirën. “Janë disa dorëshkrime, por është vështirë ta di se a janë dorëshkrime të pabotuara, apo janë veç skica, pasi që shpeshherë kur ka shkruar, ka qenë në gjendje ta bëjë, kushtimisht të them, një tregim të improvizuar e prej aty ta derivojë në diçka tjetër. Nuk mund të jem i sigurt nëse të gjitha ato janë dorëshkrime të pabotuara”, tregon Paulini. Ai gjithashtu e tregon faktin se versioni i parë i romanit “Oh” ka qenë rreth një mijë faqe, të cilin, siç u shpreh ai, ka hequr shumë deri sa e ka shkruar. Sipas tij, vepra që më së shumti i ka marrë kohë ka qenë romani “Oh”.

EDICIONI I TRETË
jë koncert me muz ikë baroke, në kishën “Shën Luçia” në Durrës, ka përmbyllur me sukses të merituar, veprimtarinë artistike “Netët e muzikës klasike”, e cila u organizua nga violinisti Florian Vlashi. Tingujt e veprës së kompozitorëve të familjes Bah, erdhën në sallën e mbushur me artdashës, përmes interpretimit të formacionit të harqeve “Isamnus” dhe solistëve Claudia Walker dhe Florian Vlashi. Pas kuintetit në “re mazhor” të Johan Cristian Bah, me pjesëmarrjen e pianistes rumune Ioana Mandresku, formacioni “Isamnus” interpretoi

N

Mbyllet Bienalja “Netët e muzikës klasike”
SHQIPERIA Ministri i Shëndetësisë konfirmon se në Shqipëri ende nuk ka asnjë të Ministri i Shëndetësisë konfirmon se në Shqipëri ende nuk ka asnjë të Ministri i Shëndetësisë konfirmon se në Shqipëri ende nuk ka asnjë të Ministri i Shëndetësisë Simfoninë Nr. 3 nga Carl Filip Emanuel Bah, duke fituar dartrokitjet e publikut të pranishëm. Suita nr. 2 në “si minor” nga Johan Sebastian Bah, për flaut dhe harqe mbylli koncertin e fundit të edicionit të tretë të “Netëve të muzikës klasike”, i cili ofroi disa befasi të këndshme.Mbrëmjen e së hënës, në sallën e koncerteve “Pjetër Dungu” 13 nxënës të shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” konkurruan për çmimin “Solisti i ri” i “Netëve të muzikës klasike”. Juria e kryesuar nga flautistja amerikane Claudia Walker, vlerësoi me këtë çmim violonçelisten 17-vjeçare Albana Karaj, nxënëse në vitin e tretë të kesaj shkolle. Instrumentistja Karaj duke marrë këtë çmim, fitoi të drejtën të interpretojë si soliste në një koncert të organizuar në Spanjë, nga Grupi Instrumental “Siglo XX”, që drejtohet nga violinisti Florian Vlashi. Bienalja “Netët e muzikës klasike” ka nisur në vitin 2003 dhe mbështetet nga bashkia e Durrësit. Në edicionin e tretë të saj, që u zhvillua në qytetin e Durrësit, për pesë mbrëmje radhazi, instrumentistë vendas dhe të huaj interpretuan muzikë baroke, impresioniste dhe moderne. Mbrëmja përuruese e këtij edicioni iu kushtua kompozitorit të shquar shqiptar, Feim Ibrahimi, në 10vjetorin e vdekjes.

E enjte, 9 Gusht 2007

SPORT - 31
brenda 30 ditëve, në të kundërt ndëshkimi për të do të jetë një gjobë me vlerë nga 2 deri në 4 herë të evazionit që ai ka kryer. Rosi rrezikon të ndiqet penalisht, për shkak se në ligjin italian parashikohet një masë e tillë ndaj çdo personi që ka kryer evazion me një shumë më të madhe se 75 mijë euro. Gjithsesi Rosi ka një mundësi për tia hedhur ndëshkimit të rëndë, të negociojë me autoritetet për ta paguar gjobën prej 60 milionë eurosh, me këste.

HETIMI

Në vitin 2002, deklaroi të ardhura vetëm 500 euro

K

ampioni i botës në gar at me motorra, Valentino Rosi ka fshehur të ardhurat e tij, duke shkaktuar evazion fiskal që kap vlerën e 60 milionë eurove. Pas një hetimi disa vjeçar të Guardia di Finanza janë siguruar prova të pakundërshtueshme që vënë me shpatulla pas murit kampionin e botës. Periudha kohore e përfshirë në hetimin e policisë italiane shtrihet nga viti

Doktor Rosi akuzohet për evazion fiskal, fshehur 60 milionë euro
2000 deri në vitin 2004. Befasia më e madhe për hetuesit ka qenë fakti se multimiliarderi Rosi, kishte deklaruar si të ardhura për vitin 2002, vetëm 500 euro. Mjafton ky fakt që Rosi të denoncohet për deklarim të rremë. Rosi mësohet se i ka transferuar llogaritë e tij bankare në drejtim të ishullit britanik qysh në vitin 2000 për tu shpëtuar taksave në vendin e tij. Sipas hetuesve Rosi ka fshehur tërësisht të ardhurat e majme që përfitonte nga kontratat e reklamave publicitare dhe kontrata me gjigandin japonez të prodhimit të motorrave, Yamaha. Më datë 3 gusht, raporti hetimor i është bërë i ditur Rosit, i cili tashmë duhet të paguajë 60 milionë euro detyrim fiskal

Vale Rosi

Bariç rikonfirmon zbulimet e tij, Vangjeli, Rustemaj e Hyka

Malta, prova gjenerale për ndeshjen me Hollandën
Publikohet lista zyrtare e kombëtares
rajneri Otto Bariç ka shpallur dje në mes ditë listën e 21 lojtarëve të cilët do të grumbullohen për ndeshjen miqësore të 22 gushtit ndaj kombëtares së Maltës. Ashtu siç ishte deklaruar më parë nga stafi i kroatit, përbërja e listës nuk ka patur asnjë emër surprizë. Mesa duket Bariç do ta shfrytëzojë ndeshjen me ishullorët e Maltës vetëm për të bërë një provë gjenerale përpara përballjes me skuadrën e Marko Van Basten, 20 ditë më vonë. Bie në sy fakti se nga 21 lojtarët e thirrur për këtë ndeshje vetëm pesë janë në kampionatin shqiptar, madje të pestë bëjnë pjesë në radhët e skuadrës kampione Tirana. Në listë figurojnë dhe emrat e Bulkut, Skelës dhe Currit, prezenca e të cilëve është në dyshim, madje gati e sigurt se nuk do të jenë në fushë për ndeshjen me Maltën. Në formacionin e thirrur nga Bariç janë rikonfirmuar zbulimet e bëra nga vet kroati, si mesfushori i Aris të Selanikut, Kristi Vangjeli, mbrojtësi i FC Horsens në Danimarkë, Bler-

T

EKIPI KOMBETAR SHQIPTAR
Nr 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 LOJTARI Arjan Beqaj Isli Hidi Debatik Curri Armend Dallku Nevil Dede Erjon Xhafa Kristi Vangjeli Blerim Rustemaj Ervin SKELA Altin Lala Devis Muka Ervin Bulku Altin Haxhi Lorik Cana Klodian Duro Jahmir Hyka Besart Berisha Hamdi Salihi Edmond Kapllani Erjon BOGDANI Alban Bushi SKUADRA Enorthosis Famagusta FK Tirana FC Vorskla Potlava FC Vorskla Potlava FK Tirana KF Tirana Aris Selanik FC Horsens Energie Cotbus- GER Hanover 96 KF Tirana FC Krybaras Ergotelis O.Marseja-Fra FK Tirana FK Tirana Burnley FC Ried FC Karlsrhuer-Ger Chievo- ITA Apolon Kalamaria-Gre

im Rustemaj dhe blerja e fundit e kampionëve të Tiranës Jahmir Hyka. Dëmtimet e Skelës, Currit dhe Bulkut do tu krijojnë më shumë hapësirë për të aktivizuar në miqësore tre zbulimeve të Bariç. Gardianët e portës do të jenë Beqaj dhe Hidi. Ndërsa për Likën duket se do të duhet fillimi i sezonit të ri

dhe paraqitja e tij me Elbasanin që të shihet serish mundësia për tu kthyer në kombëtare. Reparti më i kompletuar dhe me konkurencën më të madhe vazhdon të mbetet sulmi, ku janë thirrur plotë pesë legjionarë. Të pestë sulmuesit e thirrur në kombëtare kanë treguar formë të mirë

edhe gjatë fazës përgatitore. Kapllani është kthyer në pikë referimi për sulmin e Karlsruhes, ndërsa Salihi ka shënuar dy gola deçiziv në kupën UEFA me Riedin, duke konfirmuar formën e mirë që ka. Reparti sulmues plotësohet me prezencën e Bushit, golashënuesit më të mirë në historinë e kombëtares, Bogdanin dhe Besart Berishën. Dëmtimi që Skela pësoi ditët e fundit e ka detyruar dhe një herë Bariç të bëjë modifikime në repartin e mesfushës. Për fat të keq, Skela edhe nëse rikuperohet në kohë, nuk mund të aktivizohet në ndeshjen e 12 shtatorit me Hollandën për shkak të pezullimit nga kartonat. Cana dhe Lala në takimet e para me skuadrat e tyre kanë treguar qëndrueshmëri, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Duron dhe Mukën pas ndeshjeve që zhvilluan në kupën e Kampioneve me Domzhale. Për të vendosur përfundimisht formacionin që do të përballojë tulipanët e Van Basten, Bariçit do ti duhen dhe 90 minutat me Maltën.

Pamje nga takimi Hollandë-Shqipëri 2-1

NDESHJA Grumbullimi i kombëtares do të fillojë në datë 20 gusht në ambjentet e Hotel “Adriatik” në Durrës. Ndeshja do të zhvillohet më datë 22 gusht, në orën 20:45 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet.

Skuadra e Muratit fiton ndaj Apollonit të Bushit D
je pasdite është zh villuar një takim miqësor mes skuadrës ku aktivizohet ish-lojtari i kombëtares shqiptare Edvin Murati, Panseraikos dhe Apollon Kallamaria, ku aktivizohet sulmuesi i përfaqësueses sonë, Alban Bushi. Takimi është zhvilluar në qytetin e Seres, në vigjilje të sezonit zyrtar futbollistik në vendin fqinj. Ndeshja është zhvilluar me faza interesante dhe të dy lojtarët shqiptarë kanë qenë në fushën e lojës me formacionin titullar. Në fund takimi është fituar me rezultat 2-1 nga Panseraikosi. Edvin Murati ka qenë lojtari që ka shërbyer pasimin e fundit për autorin e golit të parë për Panseraikos.

32- REKLAME

E enjte, 9 Gusht 2007

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful