You are on page 1of 31

“DO ISHTE NDER, TE MERKUREN VENDOSET”

ISH-FUTBOLLISTIN E KOMBETARES ARJAN BELLAJ, KARAMANLIS E PROPOZON PER DEPUTET NE JANINE

Kryeredaktore: Anila BASHA Zv/kryeredaktor: Erl MURATI - Rezarta DELISULA - Granit SOKOLAJ Tel:(04)359-104, Fax:(04) 359-116 E-mail:gazetashqiptare@balkanweb.com

Viti XIII - Nr.3965

E martë, 21 Gusht 2007
OPINIONI I DITES

Çmimi, 50 lekë (1 euro)

Në faqen 31

o shohim të theksohet përditë e më tepër, trajtimi i politikanëve si kolopuçë, nga kryeministri. Faji është i atyre që e durojnë dhe ia ushqejnë një sjellje të tillë-deri dhe sikur

P

POLITIKANE KOLOPUÇE
Nga BASHKIM KOPLIKU

bëjnë garë, kush t’i lëpihet më tepër. E kjo bëhet me politikanë të rangut shumë të lartë, që nga kryetarja e Kuvendit, e cila, sipas kushtetutës është e një rangu me kryeministrin;

ORGANI I AKUZES FILLOI NE PRILL HETIMIN PER RRUGEN QE KA MARRE MILIONA DOLLARE NGA BUXHETI I SHTETIT

Vijon në faqen 29

LEZHJA S’JEP PROCESVERBALIN PER RRESHEN-KALIMASH
Debatet në qeveri u bënë që në shtator 2006. Prokuroria: Kemi të dhëna se shumë ministra e kanë kundërshtuar. Në shtator, ndjekje penale për ata që bllokojnë dokumentacionin
Në faqen 6

QEVERIA BLLOKON PROKURORINE
SOT NE SUPLEMENTIN
DOREHIQET PERMETI

VITO KAPO:

EKSK

LUZIV E
Të pushuarit nga puna, probleme në KSHC, s’ka vulë
TABELAT E PLOTA

Kur ne ish-gratë e Bllokut mblidhemi te Nexhmija për një kafe
• Amaneti i Vito Kapos: Kur të vdes, dua të më djegin dhe hirin ta vendosin te varri i Hysniut në Tërbaç të Vlorës

Në faqen 2-3

Në 1 shtator pensionistët marrin shtesat e premtuara
ÇESHTJA E KOSOVES

Në faqen 10

Basha: Njohim pavarësinë • “Herë pas here vizitoj dhe Ramizin, Tefta dhe në mënyrë Camin, Themije Thomain, Lenka Çukon... të njëanshme
Pimë kafe dhe kujtojmë kohët tona”.

Në faqen 13

2- FAQJA E PARE

E martë 21 Gusht 2007

KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL

SKANDALI

Nënkryetarja Mimoza Hysenaj pezullon vulosjen e çdo urdhri
Tedi Blushi

P

una e Komisionit të Shërbimit Civil është bllokuar totalisht, pasi anëtarët e tij kanë hyrë në konflikt sa i përket çështjes së mbajtjes së vulës zyrtare të këtij institucioni. Me dorëheqjen nga posti i kreut të KSHC-së, Roland Përmeti, zv/kryetarja Mimoza Hysenaj, që në bazë të ligjit ushtron kompetencat e kryetarit deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij, me një urdhër të brendshëm nr.23, datë 03.08.07 ka urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm të këtij komisioni, Genc Tafaj, për të mbajtur vulën deri në datën 4 nëntor si edhe specialisten e arkiv-protokollit, Aida Bala, që të bëjë dorëzimet përkatëse. Shkaku i lëshimit të këtij urdhri nga ana e zv/kryetares është bërë për t’i konsideruar si të paligjshëm çdo vendim që mund të merrnin 3 përfaqësuesit e opozitës në këtë institucion. Kjo, pasi në bazë të rregullores së funksionimit dhe organizimit të brendshëm të KSHC-së, që përbëhet nga 5 anëtarë, vendimet merren vetëm me 3/5 e votave. Sikundër bën të ditur në një shkresë që i ka dërguar për dijeni kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli si edhe Kryeministrit Berisha, numri dy i KSHC-së, Hysenaj argumenton se urdhrin në fjalë ajo e mbështet në nenin 5, pika 4 të ligjit “Për statusin e nëpunësit civil”, ku thuhet se kryetari në detyrë përgjigjet për veprimtarinë e këtij institucioni. Por nga ana tjetër, kryetari i dorëhequr, Përmeti e ka cilësuar si të paligjshëm dhe të padrejtë këtë urdhër, me arsyetimin se kreu i KSHC-së është ende në detyrë. “Kryetari i ka paraqitur KSHC-së kërkesën për dorëheqje, si organi kompetent, dhe ky nuk është shprehur për këtë kërkesë, e për këtë është caktuar mbledhja e KSHC-së në datën 06.08.07. Nisur nga sa më sipër, vendosa të shfuqizoj urdhrin e zv/kryetares si edhe kthimin e menjëhershëm të vulave të institucionit të KSHC-së”, thuhet në një vendim të marrë nga Përmeti në po të njëjtën datë, por që për shkak të “rrëmbimit” të vulës rezulton i pavulosur dhe ligjërisht i padrejtë. Megjithatë, duke mos e marrë parasysh këtë fakt, tre përfaqësuesit e opozitës në KSHC, respektivisht Roland Përmeti, Liri Jani dhe Sajmir Mani mblid-

“Sekuestrohet” vula, bllokohet puna e KSHC
Përmeti: Të rikthehet vula, nuk dhashë dorëheqjen

(majtas) Faksimile e urdhërit të zëvendkryetares së KSHC Hysenaj për mbajtjen e vulës së Institucionit (djathtas) Faksimile e shfuqizimit të urdhërit të zëvendeskryetares për mbajtjen e vulës

BLLOKIMI I VULES Shkaku i lëshimit të këtij urdhri nga ana e zv/ kryetares është bërë për t’i konsideruar si të paligjshëm çdo vendim që mund të merrnin 3 përfaqësuesit e opozitës në këtë institucion. Kjo, pasi në bazë të rregullores së funksionimit dhe organizimit të brendshëm të KSHC-së, që përbëhet nga 5 anëtarë, vendimet merren vetëm me 3/5 e votave. hen në datën 6 gusht dhe vendosin të pranojnë dorëheqjen e Përmetit nga posti i Kryetarit të këtij Komisioni si edhe të zgjedhin si pasardhës të tij, Sajmir Manin. Por edhe ky vendim, për shkak të “rrëmbimit” të vulës nga ana e zv/ kryetares Mimoza Hysenaj figuron i pavulosur. Si pasojë e këtyre kontradiktave, të cilat vetëm gjykata mund t’i zgjidhë në postin e Kreut të Komisionit të Shërbimit Civil, kemi aktualisht dy kryetarë, respektivisht z. Mani dhe znj. Hysenaj.

“Roland Përmeti dha dorëheqjen, nuk mund të votonte”

N

Nënkryetarja kundër kryetarit të ri: U zgjodh me procedura të paligjshme
Në këtë mbledhje ilegjitime, z.Përmeti e rikonfirmoi dorëheqjen e tij të parevokueshme
Nuk jam kundër zgjedhjes së kryetarit, por jo me këto procedura zgjedhjesh. Nuk jam dakord që me vendin vakant pas mbarimit të mandatit të zonjës Liri Jani dhe dorëheqjes së zotit Përmeti, nuk arrihet t’u jepet shansi dy anëtarëve të rinj, të cilët do të zëvendësojnë ata në këto vende vakante”, thuhet në letrën e Hysenajt drejtuar kryeparlamentares Topalli dhe dërguar për dijeni edhe

ënkryetarja e Ko misionit të Shër bimit Civil, Mimoza Hysenaj i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, ku e ka informuar për sherrin mes anëtarëve të këtij institucioni. Në këtë letër, Hysenaj deklaron se zgjedhja e kryetarit të ri të KSHC-së, Sajmir Mani është një veprim i paligjshëm dhe i ndërmarrë jashtë çdo procedure. “Në këtë mbledhje ilegjitime dhe të mbajtur në mënyrë të fshehtë, z. Roland Përmeti rikonfirmoi dorëheqjen e tij dhe pas disa momentesh ishte po ky, i cili votoi për zgjedhjen e kryetarit të ri.

kryeministrit Berisha. Sipas nënkryetares Hysenaj, zgjedhja e Saimir Manit është e paligjshme pasi për këtë nuk u njoftuan të tjerët. Vendosja e Manit kryetar u konsiderua si i paligjshëm nga dy kolegët e tjerë. Kjo për faktin se sikundër argumenton zv/kryetarja Hysenaj, “në këtë mbledhje ilegjitime, z.Përmeti e rikonfirmoi dorëheqjen e tij të parevokueshme dhe ishte po ky, i cili votoi për zgjedhjen e kryetarit të ri. Ndërkaq, në këtë mbledhje ka votuar edhe znj.Jani, së cilës i ka mbaruar mandati që në shkurt të ’07-ës”.

EDISUD Spa, REDAKSIA: Redaktor i Politikës: Erl Murati, Redaktor i Suplementeve: Rezarta Delisula, Redaktor i Specialeve: Artan Hoxha, Redaktor i Kronikës dhe Rretheve: Granit Sokolaj, Kultura: Admirina PEÇI, Ndërkombëtare: Elira Çanga, Art Designer: Nevila SAMARXHI. ADMINISTRATA: Përgjegjëse e Financës: Lindita DODE, Shpërndarja: Gerti RUÇI, Cel 0682090378, Marketingu: Ilda ISUFI, Cel:0682074415-email:marketing@gazetashqiptare.com, ADRESA: Ish-Drejtoria e Uzinës së Autotraktorëve, Tiranë - Tel:(04)359-104 Tel&Fax:(04) 359-116 Marketingu: 359-104. Tiranë, Internet: www.balkanweb.com, Email: gazetashqiptare@balkanweb.com ; redaksia@gazetashqiptare.com, SHTYPUR në “Konica color”

FAQJA E PARE - 3

“Kryetari të zgjidhet pas rinovimit të anëtarëve”

Ndërhyn Topalli: Komisionin do ta drejtojë Mimoza Hysenaj
Pas paraqitjes së dorëheqjes së Roland Përmetit nga posti i kreut të KSHC-së, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli i ka kërkuar zv/kryetares së këtij institucioni, Mimoza Hysenajt, e cila është përfaqësuese e së djathtës, që deri në zgjedhjen e pasardhësit të Përmetit t’i ushtrojë ajo kompetencat e tij. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Topalli u ka kërkuar madje anëtarëve të këtij institucioni të pavarur “që thirrjen e mbledhjes për zgjedhjen e kryetarit të KSHC ta bëjnë pas zgjedhjes nga Kuvendi, në fillim të sesionit mandatit. Pra duke mos dashur që kreu i ri i KSHC-së të jetë sërish një përfaqësues i së majtës, Topalli ka nisur këtë “urdhër” në adresë të KSHCsë për të vonuar kësisoj zgjedhjen e tij. Pasi me zëvendësimin e Përmetit dhe Janit, me dy përfaqësues të së djathtës, maxhoranca aktuale do e kishte më të lehtë për ta kryesuar ajo edhe këtë institucion të pavarur. Kjo për shkak se me përcaktimin e dy anëtarëve të djathtë në KSHC, raportet në të do të ndryshonin 4:1 në favor të së maxhorancës, në një kohë kur për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni mjaftojnë 3 vota.

të vjeshtës, në vendet vakante, të anëtarëve të rinj të këtij komisioni”. Kjo për shkak se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Përmeti dhe Jani do të zëvendësohen në postet që mbajnë, për shkak të mbarimit të

Roland Përmeti jep dorëheqjen, pasohet nga Sajmir Mani. Pakica kundështon votimin

KSHC, sherr për postin e kryetarit
Nënkryetarja Mimoza Hysenaj e quan ilegjitim zgjedhjen e kreut të komisionit
Tedi Blushi

N

jë krizë e rëndë insti tucionale është ulur këmbëkryq në Komisionin e Shërbimit Civil, institucionin e pavarur që monitoron aplikimin e ligjit të shërbimit civil në administratën publike. Gjithçka ka nisur për shkak të lënies bosh të vendit të kryetarit të këtij komisioni nga Roland Përmeti, i cili në datën 31 korrik, për motive ende të paqarta ka dhënë dorëheqjen nga ky post. “Duke shprehur keqardhjen time, e kam të pamundur për të vazhduar këtë detyrë”, është teksti i tij i thatë i dorëheqjes, që e ka zhytur këtë komision në një debat të madh e në replika të ashpra, për faktin se cili nga katër anëtarët e tij do ta zëvendësojë. E si ndodh rëndom në kësi rastesh, motivet e vërteta të gjithë kësaj amullie janë pikërisht përkatësitë politike të anëtarëve, tre prej të cilëve janë përfaqësues të së majtës (Roland Përmeti, Sajmir Mani, Liri Jani) dhe dy të tjerët të maxhorancës (Mimoza Hysenaj e Shahin Bistri). Më konkretisht, pas dorëheqjes së kryetarit, detyrat e tij, deri në periudhën ndërmjetëse të zgjedhjes së pasardhësit, nisi t’i ushtronte zv/kryetarja e KSHC-së, Mi-

Faksimile e kërkesës për dorëheqje e kryetarit të KSHC

MANDATI Anëtares së Komisionit të Shërbimit Civil, Liri Jani, i ka mbaruar mandati që në shkurt të 2007-ës. Por duke shfrytëzuar faktin që deri në përcaktimin e pasardhësit, ligji njeh vijueshmëri në këtë post, ajo ka shfrytëzuar votën e saj për të arritur zgjedhjen e kreut të ri të KSHC-së me 3/5 e votave moza Hysenaj, e cila tashmë kishte marrë nën administrim edhe vulën e institucionit. Marrjen e këtyre kompetencave, ajo e mbështeti pikërisht në rregulloren “Për Organizimin dhe Funksionimin” e këtij institucioni. Ndërkaq, duke iu referuar faktit se raportet aktuale në KSHC janë 3:2 në favor të opozitës si edhe faktit që për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni duhen minimumi 3 vota, siç duket, nga “frika” se mos vendin e tij e zinte një tjetër përfaqësues i opozitës, Hysenaj kishte bërë të ditur se do ta shtynte zgjedhjen e kreut të ri të KSHC-së pas fillimit të sesionit të ri parlamentar. Kjo, për shkak se dy anëtarët, Përmeti dhe Jani, me nisjen e punimeve kuvendore do të zëvendësohen në postet që

RAPORTET KSHC-ja përbëhet nga 5 anëtarë gjithsej, 3 prej të cilëve janë përfaqësues të së majtës. Dy nga këta të fundit, z.Përmeti dhe znj.Jani, me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të zëvendësohen në postet që mbajnë, për shkak të mbarimit të mandatit. Megjithatë ata janë mbledhur dhe kanë zgjedhur për kryetar të KSHC-së, z. Mani. mbajnë për shkak të mbarimit të mandatit, logjikisht me dy përfaqësues të së djathtës. Atëherë, tre anëtarët e majtë të KSHC-së, duke e parandjerë këtë, mblidhen në datën 3 gusht dhe vendosin që pavarësisht dorëheqjes, Përmeti të qëndrojë në postin e Kryetarit deri në përcaktimin e pasardhësit. Ndërkaq, pas vetëm pak ditësh e konkretisht në datën 6 gusht, ata mblidhen sërish dhe zgjedhin në postin e Kryetarit të këtij komisioni,

PRETENDIMI Dy përfaqësuesit e së djathtës në KSHC, e kundërshtojnë zgjedhjen e kryetarit të ri me argumentin se mbas mbarimit të mandatit të znj.Jani dhe mbas dorëheqjes së z.Përmeti, nuk u jepet shansi dy anëtarëve të rinj që do t’i zëvendësojnë për të zgjedhur kreun e ri të KSHC-së Sajmir Manen. Por ky veprim është konsideruar si i paligjshëm nga dy kolegët e tjerë. Kjo për faktin se sikundër argumenton zv/kryetarja Hysenaj, “në këtë mbledhje ilegjitime, z.Përmeti e rikonfirmoi dorëheqjen e tij të parevokueshme dhe ishte po ky, i cili votoi për zgjedhjen e kryetarit të ri. Ndërkaq, në këtë mbledhje ka votuar edhe znj.Jani, së cilës i ka mbaruar mandati që në shkurt të ’07-ës”.

Faksimile e vendimit të qëndrimit në detyrën e kryetarit të KSHC Roland Përmetit

SHKOLLA 9-VJEÇARE PRIVATE “UDHA E SHKRONJAVE” KERKOHEN MESUES Shkolla 9-vjeçare private “Udha e Shkronjave” kërkon mësues që të kenë mbaruar shkollën e lartë me mesatare mbi 8.
Tel.04 267 048, 04 234 017 Adresa: Rr: Mujo Ulqinaku, Nr.44 (Prapa Kishës Katolike në Rr:Kavajës) Email:info@udhaeshkronjave.edu.al

4 - POLITIKE

E martë 21 Gusht 2007

Zgjedhjet në zonën 31, kreu i PD mbledh kryesinë

Berisha: Paloka kandidat, do të negocioj me Shehin
Shehi: S'ka bisedime, Edi të tërhiqet
ryetari i PD-së, Sali Berisha menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ku u rikonfirmua Edi Paloka si kandidat për zonën 31, bëri të ditur se nuk kishte se çfarë t'i bënte Shehit, edhe pse dëshirën e kishte të madhe. "Dashamir Shehi e

K

kupton që PD-ja është e detyruar të zgjedhë kandidatin e saj, ne jemi gati të negociojmë në bazë të interesit reciprok", - tha Berisha dje, i cili shtoi se shumë shpejt ai do të lidhet vetë me kandidatin për ta vendosur këtë bashkëpunim. Këto negociata me Shehin, Berisha

vuri në dukje se do të jenë të sinqerta për të arritur një marrëveshje sa më të mirë. Përgjigja e Shehit ka qenë e shpejtë si për ofertën e Berishës, ashtu dhe për kandidatin Paloka. "PD-ja gaboi me Edi Palokën si kandidat i zonës 31, pasi ne kemi elektoratin tonë në Tiranë e në këtë zonë dhe besoj se ky elektorat kësaj radhe do të na përgjigjet", - u shpreh dje Shehi. Nga i takon ofertës dhe negociatave që shpalli dje Berisha se do t'i bëjë me Shehin, ai thotë se edhe kësaj here PD-ja "po zgjedh të tallet me ne, por ne do të vazhdojmë rrugën tonë". "Ne këto negociata i kemi kërkuar me kohë, por s'kemi pasur asnjëherë përgjigje pozitive. Tani që ajo zyrtarizoi kandidatin ,s'ka më negociata dhe e vetmja ofertë apo negociatë që mund të pranohet

në këto momente është tërheqja e Palokës nga kandidimi", - deklaroi Shehi, kandidati tjetër i djathtë për zonën zgjedhore 31. Në mbledhjen e kryesisë, e thirrur shpejt dhe e mbajtur po aq shpejt, Berisha në prani të anëtarëve të kryesisë që ishin të pranishëm, pasi ka vlerësuar Palokën si kandidaturë, është shprehur se vetë do t'i ndjekë negociatat me kandidatin tjetër të djathtë. Arsyeja që e shtyn Berishën për këto negociata është mundësia që në zgjedhjet e 23 shtatorit, votat e të djathtëve të ndahen në dy kandidatura, duke lënë të hapur mundësinë për të fituar kandidati i majtë. Gjithsesi, kryesia e PD-së nuk ka zhvilluar shumë debate lidhur me kandidaturën e bërë publike ditë

më parë nga vetë Berisha, si i përzgjedhur për të kandiduar në zonën ku doli deputet Bamir Topi. "Kryesia e PD-së në unanimitet të plotë vendosi që Paloka, një nga eksponentët më të vendosur dhe të njohur të PDsë, të jetë kandidat, në zonën

31, zonë e cila sheh sot deputetin e saj, president Republike", - u shpreh dje Berisha. Sa i takon fushatës, ai premtoi se do të jetë fushatë e qytetëruar, e mirëkuptimit qytetar, ku pritet të shpalosen vlerat e kandidatit, por edhe të koalicionit qeverisës.

Në bazë të shortit, anëtari i 13 i takon maxhorancës

KQZ: Zgjedhjet në Tiranë, PD shumicë në KZZ
K
omisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi nga minibashkia nr. 9 të marrë të gjitha masat e nevojshme për përgatitjen e listës së zgjedhësve dhe caktimin e Qendrave të Votimit për zgjedhjet e pjesshme parlamentare në zonën elektorale nr. 31 në Tiranë. Zëdhënësi i KQZsë, Leonard Olli, bëri të ditur dje se, duke iu referuar dispozitave të parashikuara në nenin 94 dhe 95 të Kodit Zgjedhor, KQZ sugjeron ruajtjen e kufijve dhe vendndodhjen e Qendrave të Votimit, si dhe numrin e zgjedhësve për çdo QV të zgjedhjeve të fundit vendore të datës 18 shkurt 2007. Sipas Ollit, KQZ, në zbatim të detyrimeve ligjore për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, ka përcaktuar partitë që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë për KZZ-në nr. 31. Kështu, në bazë të këtij vendimi nr. 1831, të datës 14 gusht 2007, PR-ja ka të drejtë të propozojë një anëtar, PSD - ja një anëtar, PS-ja mund të propozojë 2 anëtarë, LSI-ja, një anëtar, PD-ja, një anëtar, PDR-ja, një anëtar, PAAja një anëtar, PAD-ja një anëtar, PDS-ja një anëtar, PBDNJ-ja një anëtar, PDKja një anëtar. Anëtari i 13të, në bazë të rezultatit të shortit të hedhur në KQZ ndërmjet PS-së dhe PD-së, do të propozohet nga PDja. Ndërkohë, KQZ, në mbledhjen e fundit të datës 14 gusht 2007, vendosi që partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KZZnë nr. 31, duhet të depozitojnë propozimet e tyre jo më vonë se data 22 gusht 2007. Gjithashtu, KQZ vendosi që partitë politike, që kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet të depozitojnë emrat jo më vonë se data 27 gusht 2007, ndërkohë që KZZ merr vendim brenda 24 orëve. Sipas vendimit, partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme parlamentare në zonën nr. 31 të datës 23 shtator 2007 jo më vonë se data 23 gusht 2007, ndërsa koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin këtë kërkesë jo më vonë se data 25 gusht 2007.

PS reagon për çmimin e bukës

S

Harasani: Qeveria, masa lehtësuese për furrtarët

KRYESIA E PS PER KANDIDATIN
Kryesia e Partisë Socialiste pritet të mblidhet më datë 23 gusht për të përcaktuar kandidatin e kësaj partie zgjedhjen e pjesshme në zonën elektorale nr. 31 në kryeqytet. Drejtuesit socialistë po përfundojnë edhe ditët fundit të pushimeve dhe do të kthehen në detyrat e tyre, disa në qendër e disa si të deleguar në bazë. Fushata për zgjedhjet në zonën 31 hapet pikërisht në 23 gusht, kështu që PS-së do t'i duhet të përcaktojë para kësaj date edhe kandidatin e saj, që mesa duket do të jetë edhe i opozitës. Paraprakisht është lajmëruar se në fund të gushtit do të ketë një mbledhje kryesie e më pas edhe një mbledhje të Asamblesë Kombëtare, për të vijuar strukturimin në parti.

ekretari për Programin Politik në Partinë Socialiste, Andis Harasani, reagoi dje gjatë një konference për shtyp, ndaj rritjes së çmimit të bukës në disa qytete të Shqipërisë. Në këtë drejtim, Harasani i propozoi qeverisë masa lehtësuese për furrëtarët dhe lehtësimin e barrës doganore për miellin. "Sot jo vetëm drita, por edhe buka kushton më shtrenjtë se asnjëherë, sepse politika e vjetër sot ka çmim shumë të lartë", tha Harasani. Ndërkohë pak ditë më parë, Harasani deklaroi për mediat se "Partia Socialiste është pro rritjes së çmimit të energjisë elektrike, madje po të ishim ne do e trefishonim çmimin e energjisë elektrike". Në këtë drejtim, ai kërkoi që "qeveria të bëjë atë çka është më normale për jetën e shqiptareve, duke tre ose katërfishuar çmimin e energjisë". Ndërkohë, pak ditë më parë sekretari për Programin politik të kësaj force politike, Andis Harasani tha se rritja e çmimit të energjisë në këtë kohe krize është e papranueshme. Në një prononcim për mediat Harasani tërhoqi vëmendjen se qeveria duhet tu sigurojë shqiptarëve drita dhe ujë dhe pastaj t'u rrisë atyre çmimin për këtë mallra. "Ka dy ditë që jemi njohur me kërkesën për rritjen e energjisë elektrike dhe për këtë arsye, PS-ja i kërkon qeverisë që në radhë të parë t'i kthehet normaliteti i të gjithë shqiptareve. Nuk mund t'i kërkohet ngritje çmimit të shqiptarëve në këto kushte", - u shpreh Harasani gjatë konferencës së tij për shtyp.

E martë 21 Gusht 2007

POLITIKE - 5

ÇESHTJA E KOSOVES
ARTA DADE
Sekretarja e marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade, pak ditë më parë shprehu qëndrimin e kësaj partie lidhur me vazhdimin e bisedimeve për çështjen e Kosovës, që janë marrë përsipër nga Grupi i Kontaktit. "Ne mbështesim qëndrimin e shprehur nga Grupi i Kontaktit për bisedimet, si dhe jemi për zbatim të paketës së Ahtisaarit", - ka deklaruar Dade. Edhe PSja është shprehur kundër idesë së ndarjes së Kosovës, e cila u hodh në seancën e fundit të bisedimeve mes Grupit të Kontaktit dhe palës serbe e asaj shqiptare. Sipas saj, një ndarje e tillë nuk do t'i shërbejë aspak paqes e stabilitetit në vend.

DEBATET ILIR META
Kryetari i LSI-së i ka bërë thirrje javën e kaluar politikës shqiptare, që të ndërhyjë pranë ndërkombëtarëve për t'i qëndruar shtyrjes së afatit prej 120 ditësh mbi bisedimet për statusin e Kosovës. "Periudha 120-ditore e këtyre bisedimeve duhet të jetë shtyrja e fundit përpara përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës, pasi status-quoja dhe durimi i një populli janë në kufijtë e tyre të fundit", - tha Meta. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që t'i përmbahet me konseguencë e pa ekuivoke parimeve bazë të Grupit të Kontaktit, të cilat drejtuan procesin dyvjeçar të përpjekjeve ndërkombëtare për statusin e Kosovës.

PASKAL MILO
Kreu i PDS-së, Milo e kundërshtoi idenë e ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, për njohje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës. "Njohja e njëanshme e kësaj pavarësie nga Shqipëria, në rastin kur ajo nuk do të njihej nga SHBA-ja apo vendet kryesore të BE-së, mua do të më dukej një aventurë. Pra ka nevojë për koordinim dhe për hapa sa të vendosura, aq edhe të matura", - u shpreh ai. "Është e domosdoshme që të ulemi dhe me urtësi të diskutojmë e të miratojmë qëndrime që i shërbejnë realisht të ardhmes së Kosovës dhe që garantojnë një mbështetje sa më të gjerë ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës", - u shpreh Paskal Milo.

Ministri i Jashtëm deklaron se do të njohë mëvetësinë edhe po s'pati konsensus

Gilmana Bushati

M

inistri i Jashtëm, Lul zim Basha bëri të di tur, se në rast të dështimit të bisedimeve shtesë të Grupit të Kontaktit për çështjen e Kosovës brenda 120 ditëve, Shqipëria mund ta njohë në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës. "Para se të paragjykoj hapin e fundit të diplomacisë ndërkombëtare, mund të them që në fund të kësaj dinamike ndodhet padyshim, pavarësia e Kosovës. Në një mënyrë apo në një tjetër, Shqipëria do të jetë paraprijëse e këtij zhvillimi", - deklaroi dje Basha në një përballje me shtypin. Kjo është deklarata e parë e ministrit të Jashtëm shqiptar, i cili vendos një datë të caktuar për njohjen e Kosovës, duke qenë i kujdesshëm që të përmendë këtu edhe faktin se Shqipëria, gjithsesi pret përfundimin e bisedimeve nga palët. Përveç Shqipërisë, që pritet ta njohë e para pavarësinë, ministri Basha la të kuptohej se në krah do të ketë edhe Maqedoninë, me të cilën janë rakorduar të gjitha politikat që do të ndiqen në rast se ndodh një njohje e njëanshme. "Në këtë kuadër, dëshiroj të shpreh edhe njëherë kënaqësinë, se qëndrimi i Shqipërisë, qoftë për sa i përket ndarjes, por qoftë edhe për sa i përket statusit, është i rakorduar plotësisht me disa nga fqinjët si Maqedonia, e cila është padyshim një arritje e diplomacisë së Shqipërisë, por që ka ngjallur dhe reagime shpesh të ashpra zyrtare nga Beogradi, si në formën e notave zyrtare, ashtu edhe në formën e shkëmbimeve të ashpra në forumet ndërkombëtare shumëpalëshe", - shtoi më tej Basha. Ai nuk përmendi më se cilat do të jenë shtetet e tjera fqinje që do ta njohin pavarësinë e Kosovës, por la të nënkuptohej që janë "disa". Sh-

Basha: Në çdo rast, pavarësi për Kosovën
"Shqipëria do të jetë paraprijëse e këtij zhvillimi"
PRINCI LEKA Princi Leka II u prezantua dje si pjesëtar i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha. Prezantimin e tij e bëri vetë ministri, i cili theksoi se emërimi i tij është pjesë e filozofisë së qeverisë për të pranuar në administratën shtetërore kapacitetet më të mira të vendit, persona me aftësi të spikatura në pajtim me nevojat e Shërbimit të Jashtëm dhe kërkesave gjithnjë në rritje të diplomacisë shqiptare.

"Mund të them që në fund të kësaj dinamike ndodhet padyshim, pavarësia e Kosovës"

DITURIA

D

DITURIA
SHKOLLE 9-VJECARE, JO-PUBLIKE

ME NJE EKSPERIENCE 10 VJECARE

VAZHDOJNE RREGJISTRIMET PER VITIN SHKOLLOR 2007-2008
SHKOLLA DITURIA JU OFRON: PROGRAM SHTETEROR, DY GJUHE TE HUAJA, INFORMATIKE, STUDIM. STAF I KUALIFIKUAR ME EKSPERIENCE ORARI I MESIMDHENIES : 8.00-16.00 PAGESA : MESIMDHENIE TRANSPORT USHQIM ADRESA: RR.TRE VELLEZËRIT KONDI RR.ELBASANIT PERBALLË DISKO CALVIN TEL : 04 346 555 , CEL : 068 40 58 587 10 000 LEKE 3 000 LEKE 3 000 LEKE

qipëria ka qenë ndër të parat që ka njohur pavarësinë e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, pavarësisht kundërshtimeve, apo ashpërsimit të luftës diplomatike, ekonomike me këto dy vende nga ana e Serbisë. Sipas Bashës, gjithnjë kjo pavarësi do të njihet duke respektuar dhe vënë në jetë paketën e Ahtisaarit. "Në fund të këtyre bisedimeve shtesë nuk mbetet asgjë tjetër për të bërë, përveç vënies në jetë të paketës Ahtisaari me veprimet dinamike të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së. Objektivi kryesor i diplomacisë shqiptare në këto 120 ditë do të jenë vendimet që vendet e BE-së duhet të marrin në rast të dështimit të këtyre negociatave, të cilin ne, sigurisht nuk e urojmë, por jemi duke marrë të gjitha masat që t'i paraprijmë dinamikës së ardhshme", - shtoi më tej Basha për këtë çështje. Sipas ministrit të Jashtëm shqiptar, nuk është koha dhe as momenti për të folur për një ndarje të Kosovës, pasi është një çështje që nuk do të pranohet, madje është një tezë e hedhur që në kohën kur Serbinë e drejtonte Sllobodan Millosheviçi. "Ndarja është një opsion që i përket kohës së Millosheviçit, nuk i përket aspiratave të integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit, është një opsion i cili hidhet për të tërhequr vëmendjen nga kursi i pashmangshëm i Kosovës. Ky kurs është zbatimi i Paketës Ahtisari në terren në bashkëpunim midis NATO-s, BE-së dhe SHBA-së dhe në një kohë sa më të shkurtër", - deklaroi dje ministri Basha. Sa për kritikat që i janë bërë atij, si nga ish-ministri i Jashtëm, Mustafaj, sekretarja e marrëdhënieve me Jashtë e PS-së, Dade, apo dhe Ilir Meta, për një diplomaci të dobët për çështjen e Kosovës, Basha u shpreh se këto janë deklarata të atyre që kanë qenë me pushime këto kohë.

6 - POLITIKE

E martë 21 Gusht 2007

RRUGA RRESHEN - KALIMASH
HETIMET
Prokuroria: Në shtator do kërkojmë ndjekje penale për zyrtarët

everia bllokon he timet për rrugën Rrëshen Kalimash, pjesë e korridorit Durrës Morinë. Burime nga institucioni i akuzës thanë për Gazeta Shqiptare se që prej disa ditësh, prokurori i çështjes Edvin Karanxha, ka nxjerr një urdhër sekuestro për procesverbalin e mbledhjes së qeverisë ku është diskutuar për miratimin e tenderit për ndërtimin e rrugës, dhënë kompanisë Betchel Enka. Por Këshilli i Ministrave, ka bllokuar dokumentacionin, duke mos i dhënë asnjë shpresë prokurorisë për hetime të mëtejshme. Ndërkohë që sipas burimeve hetimore, mësohet se në mbledhjen e qeverisë ka pasur debate të ashpra për dhënien e tenderit në mënyrë të drejtpërdrejtë për firmën Betchel Enka, dhe shumë prej ministrave e kanë kundërshtuar këtë procedurë për shkak të mosmbështetjes në ligjet e shtetit. Por duket se kryeministri Berisha dhe ministri i transporteve Basha nuk e kanë marrë në konsideratë gjithë debatin e ministrave. "Bllokimi i punës së prokurorisë dhe pengimi i saj në ushtrimin e detyrës hetimore përbën shkelje të ligjit" thonë burimet zyrtare nga prokuroria. NDJEKJA Sipas organit hetimor, pritet që në muajin shtator, kohë në të cilën fillon puna intesive e prokurorisë, do të vihen para përgjegjësisë të gjithë ata persona që bllokojnë punën e prokurorisë në hetimin e procedurave të këtij tenderi. Më kryesori në gjithë këta, është sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish zevendësministri i Brendshëm Gjergj Lezhja, i cili ka bllokuar dhënien e procesverbalit të mbledhjes që është miratuar ndërtimi i kësaj rruge. Por ndërkaq, kjo nuk do të shkaktojë aspak problem për prokurorinë, e cila paralajmëron se do të vendosë para ligjit të gjithë ata persona të cilët bllokojnë punën e saj. KËRKESA Që prej disa ditësh, organi i akuzës ka nxjerrë një urdhër sekuestro për materialet e qeverisë ku është

Q

TIRANË

Qeveria bllokon hetimet e rrugës Rrëshen-Kalimash
Gjergj Lezhja nuk dorëzon procesverbalin

diskutuar për rrugën. Si rregull, të gjitha mbledhjet e qeverisë janë të dokumentuara dhe procesverbalet ruhen. Edhe pse ato konsi-

derohen një sekret shtetëror për të gjithë qytetarët e tjerë që interesohen, apo edhe gazetat, nuk konsiderohen të tilla për orga-

nin e prokurorisë. Burime zyrtare nga prokuroria konfirmojnë bllokimin e punës që po i bëhet këtij organi nga qeveria në

zgjidhjen e të gjitha enigmave dhe pretendimeve për dhënien e tenderit të kësaj rruge. Gjithsesi, në shtator do të nisë një tjetër

Firmat zbatuese u shpallën fituese pa projekt konkret

Rrëshen-Kalimash, akuza konstaton shkeljet
Dosja pritet t'i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme
Abuzimet në procedurat e tenderimit për shpalljen e firmave fituese të rrugës Rrëshen-Kalimash, prej më shumë se katër muaj janë objekt i punës së Prokurorisë së Tiranës. Kjo e fundit, gjatë hetimeve të kryera deri më tani ka konstatuar edhe shkeljet në këto procedura. Shkelja e parë që bie menjëherë në sy në procedurat e tenderit, është gjuha me të cilën është hartuar dokumentacioni. Burimet e gazetës janë shprehur se edhe pse ndërtimi i rrugës financohet nga qeveria shqiptare, dokumentacioni i tenderit ka qenë i gjithë në gjuhën angleze. Nga pesë ekspertë të përcaktuar për të zhvilluar procedurat e tenderit, katër ishin të huaj dhe vetëm njëri prej tyre ishte shqiptar. Dhe ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen, pasi nuk e kuptonte se çfarë ishte shkruar në dokumentacion. Sipas burimeve pranë organit të akuzës, shkelja e lartpërmendur është flagrante, në kushtet kur tenderi financohej dhe zhvillohej nga institucionet shqiptare. Por, parregullsitë nuk përfundojnë me kaq. Nga shqyrtimi i dokumentacionit që shpallte fituese firmat Bechtel (SHBA) dhe Enka (Turqi), është vërejtur se mungonte projekti i ndërtimit të rrugës. Pra, firmat janë shpallur fituese pa një projekt dhe për rrjedhojë, edhe pa një shifër konkrete të vlerës së investimit që do të kryhej. Këto elementë mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e një tenderi për të përcaktuar firmat fituese, janë plotësuar pas shpalljes së firmave fituese. Gjithashtu, bëhet e ditur se firmave fituese u është lëvruar një fond prej 100 milionë eurosh, në një kohë që ato pothuajse nuk kishin nisur fare punimet. Ndërkohë që ligji përcakton se parapagimi mund të jepet deri në masën 10 për qind të vlerës së përgjithshme të projektit, ndërsa në rastin konkret, kjo përqindje është tejkaluar më shumë se dy herë. Hetimet e mëtejshme për këtë tender pritet t'i kalojnë Prokurorisë së Përgjithshme, pasi pritet që të hetohen dhe të merren në pyetje persona dhe zyrtarë me imunitet politik. ga.ja

INSTITUTI I STUDIMEVE E PROJEKTIMEVE TE MBROJTJES

NJOFTIM
Instituti i Studimeve e projektimeve të Mbrojtjes (ISPMb) kërkon të punësojë një INXHINIER ELEKTRIK për projektim. Kandidati duhet të ketë mbaruar fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Të ketë një eksperiencë pune mbi 3 vjeçare dhe të ketë njohuri të mirë në përdorimin e kompjuterit. Të interesuarit të paraqiten pranë ISPMb në adresën: Rr “Zhan D’Ark”, Nr.31, Tiranë (pranë B.K.T) nga dt. 22.08-30.08.2007.

"odise" hetimi për Rrëshen Kalimash. Sipas statistikave të deritanishme, ndërtimi i kësaj rruge dhe fondet e dhëna nga buxheti i shtetit, i kanë kaluar të gjitha parashikimet. TENDERI Puna për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash ka filluar në shkurt të këtij viti, pasi, më 27 shtator të vitit 2006, kryeministri Berisha kishte nënshkruar Vendimin Nr. 651 të Këshillit të Ministrave, me anë të të cilit u krye "Miratimi i projektkontratës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe shoqërisë së përbashkët "Bechtel International, Inc.-ENKA", për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-KukësMorinë". Projekti, me një kosto 418 milionë euro, përfshin ndërtimin e një autostrade me 4 korsi, me gjatësi 57 kilometra, me një tunel 6 km të gjatë, i cili duhet të jetë, në përfundim, një nga tunelet më të gjatë në rajonin e Ballkanit. Kontrata prej rreth 170 faqesh, mes Qeverisë Shqiptare, përfaqësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe konsorciumit "Bechtel-ENKA", u nënshkrua më 15 shtator të vitit të kaluar. Por, deri tani, qeveria ka publikuar në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave vetëm vendimin, e jo kontratën. Kontrata nuk rezulton të jetë publikuar as në Fletoren Zyrtare dhe as në faqen e internetit të Qendrës së Publikimeve Zyrtare. Në media u hodhën dyshime serioze për menaxhimin e fondeve publike pas zbulimit të një "Buxheti të Tretë", i cili ishte miratuar në heshtje nga deputetët e maxhorancës, vetëm 12 ditë para përfundimit të vitit, në të cilin do të operonte ky buxhet (më 18 dhjetor të vitit 2006). Miratimi i "Buxhetit të Tretë" i kalonte Ministrisë së Transporteve një shumë prej afro 4.4 miliardë lekësh për "Ndërtimin e Rrugëve Nacionale", që më vonë kjo Ministri i konsideronte si 100% të realizuara në vetëm 12 ditë.

E martë 21 Gusht 2007

AKTUALITET - 7

Të dënuarit për krime në vitin e mbrapshtë, do merren në pyetje për dosjet e vjetra

Kapobandat, dëshmitarë për ngjarjet e '97
Dëshmitë e tyre, pikë kyçe për hetimet e saponisura
KLODIANA LALA
k.lala@gazetashqiptare.com

R

TIRANE

Kapobandat:
Myrteza Çaushi, i dënuar me burgim të përjetshëm Gazmend Braka (Gaxhai), dënuar me burgim të përjetshëm Viktor Ymeri (Kartela), dënuar me burgim të përjetshëm Dritan Kateshi, dënuar me burgim të përjetshëm, ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin Roland Xhepaxhi, i cilësuar si kapo i "Bandës së Cërrikut", i sapoarrestuar

ihapja e dosjeve të vitit të mbrapshtë 1997 ka rikthyer sytë e hetuesve nga ishkapobandat e asaj kohe, që tashmë ndodhen në qeli. Dëshmia e tyre shihet si një nga pikat kyçe të hetimit për zbardhjen e ngjarjeve makabre, ku të vrarë mbetën jo pak punonjës policie, garde dhe të SHIK-ut. Prokuroria i ka renditur emrat e tmerrshëm të botës së krimit, në listën e personave që do pyeten rreth ngjarjeve kriminale, pasi dëshmia e tyre konsiderohet si pikë kyçe për hetimet e saponisura. Burime zyrtare pranë organit të akuzës, pohojnë se bëhet fjalë për të cilësuarit si kapobanda, të cilët kanë zhvilluar aktivitet kriminal në qytete të ndryshme gjatë vitit të mbrapshtë. Në listë janë renditur disa prej tyre, si Zani Çaushi, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të 97-ës në qytetin e Vlorës, Gazmend Braka ose siç njihet ndryshe me nofkën "Gaxhai", Dritan Kateshi, Eduart Ymeri, etj. Të njëjtat burime theksojnë se të dënuarit "Vip" do të merren në pyetje në momentin më të volitshëm të hetimeve, pasi dyshohet se kanë dijeni për shumë nga ngjarjet makabre, kjo për shkak se në atë kohë ishin në "lulëzimin" e tyre, ndaj dhe ishin të mirinformuar për çdo lëvizje që bëhej. KAPOBANDAT Shumë nga të cilësuarit si kapo të bandave kriminale që kanë vepruar në vend gjatë vitit 1997, tashmë ndodhen të izoluar në qelitë e burgjeve të sigurisë së lartë. Por, rihapja e dosjeve të vitit të tmerrshëm i ka vënë të dënuarit "Vip" sërish në qendër të vëmendjes së hetuesve. Këtë herë jo në cilësinë e të pandehurve, por si persona të cilët pritet të thonë "diçka" që mund të shërbejë për zbardhjen e dosjeve të një dhjetëvjeçari më parë. Shpluhurosja vetëm pak javë më parë e dosjeve të '97-ës nuk u ka dhënë ende mundësinë prokurorëve të çështjeve të marrin dëshmitë e kapobandave, por një gjë e tillë do të ndodhë sapo hetimet të vihen në rrugë të mbarë. Dëshmitë e të dënuarve për krime të rënda

XHEPAXHI Roland Xhepaxhi, një nga të arrestuarit për masakrën e 23 majit 1997 në Cërrik, ku gjetën vdekjen 6 gardistë të Gardës së Republikës dhe u plagosën disa të tjerë, është një nga kapobandat që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Xhepaxhi njihet si kapo i "Bandës së Cërrikut" dhe mendohet të jetë një nga organizatorët e pritës që iu bë gardistëve në fund të majit të 1997-ës në Cërrik. gjatë vitit të mbrapshtë, shihen si një nga provat kryesore për zbardhjen e dosjeve. Kjo për faktin se për shkak të aktivitetit të tyre kriminal, mendohet të kenë dijeni rreth ngjarjeve kriminale dhe personat që i kanë organizuar ato. HETIMET Prej disa javësh, organet kompetente kanë nisur hetimet për të gjitha ngjarjet e frikshme të vitit 1997. Masakra e 23 majit 1997 në hyrje të qytezës së Cërrikut, ku gjetën vdekjen gjashtë gardistë të Gardës së Republikës dhe shumë të tjerë u plagosën, konsiderohet e zbardhur, pasi dhjetë nga të dyshuarit kryesorë kanë përfunduar në pranga. Madje, policia ka mundur të sig-

urojë dhe tre të "penduar", të cilët kanë vendosur të bashkëpunojnë për zbardhjen e krimit makabër ndaj gardistëve. Mes tyre është dhe Roland Xhepaxhi, i cili njihet dhe si kapo i "Bandës së Cërrikut". Xhepaxhi ka shpjeguar me të gjitha detajet krimin makabër dhe ka rikonfirmuar dhe njëherë për prokurorinë emrat e të implikuarve në ngjarje. Dëshmia e kapos së Bandës së Cërrikut është një nga provat më të forta, që ka në dorë

prokuroria për të vërtetuar akuzat ndaj të pandehurve. Kështu, pas rrëfimit të Xhepaxhiut, prokuroria synon të ketë në dorë dhe dëshmitë e të cilësuarve si kapobanda të asaj kohe për ngjarjet e tjera kriminale, si vrasja e shikasve në Vlorë, më 28 shkurt të vitit 1997, apo masakra e Urës Vajgurore, ku mbetën të vrarë të paktën 5 policë dhe shumë të tjerë u plagosën.

STATISTIKA

Rritet ndjeshëm kriminaliteti, shtohen rastet e kundërshtimit të policëve

M

uaji gusht ka shtu ar ndjeshëm nive lin e kriminalitetit në kryeqytetin shqiptar. Këtë fakt e vërtetojnë edhe materialet që komisariatet e policisë kanë dërguar pranë prokurorisë për hetimet e ngjarjeve të ndodhura. Sipas të dhënave nga organi i akuzës, rezulton se që nga data 1 gusht e deri më datën 20 (dje), në këtë organ janë depozituar gjithsej 400 kallëzime penale të ardhura nga policia, duke përllogaritur një mesatare prej 20 kallëzimesh në ditë. Kjo shifër rezulton më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të njëjtat burime janë shprehur se ngjarjet e ndodhura kanë qenë kryesisht vjedhje dhe konflikte mes personave për motive të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe kohe është vërejtur se ka një numër të konsiderueshëm të rasteve të kundërshtimit dhe fyerjes së punonjësve të policisë, për shkak të detyrës. Të gjitha kallëzimet pritet të hetohen në muajin shtator, pasi aktualisht, shumica e prokurorëve janë me pushime dhe ato pak që janë

Sezoni veror, në 20 ditë 400 kallëzime në prokurori
Të gjitha janë dërguar nga komisariatet e policisë
në detyrë, realizojnë vetëm marrjen e kallëzimeve dhe dorëzimin në gjykatë të kërkesave për masat e sigurisë. Ndërkohë, përveç numrit të konsiderueshëm të kallëzimeve të ardhura nga policia, në prokurori janë depozituar edhe 50 kallëzime të tjera të bëra nga shtetasit, duke e çuar numrin total të materialeve kallëzuese në 450, për periudhën 20-ditore të këtij muaji. Kjo shifër mund të përkthehet ndryshe edhe me një ngarkesë maksimale të prokurorëve, sapo të kthehen nga pushimet verore, ku secili prej tyre do të jetë i detyruar të marrë njëherësh të paktën 15 materiale kallëzuese për t'i hetuar. KUNDËRSHTIMI I POLICISË Një fenomen që është shfaqur kryesisht gjatë muajit gusht në kryeqytet, janë edhe rastet e shpeshta të kundërshtimit dhe fyerjes së punonjësve të policisë e tij për rreth 20 metra në rrugën "Bajram Curri" në kryeqytet, dke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Për të gjitha rastet e kundërshtimit dhe fyerjeve ndaj punonjësve të policisë, janë depozituar kallëzimet përkatëse dhe janë ndaluar personat përgjegjës. Ndërkohë, përkundër kësaj situate ka reaguar edhe Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës. Në një njoftim zyrtar të kësaj drejtorie theksohej se rastet e shpeshta të konflikteve mes personave si dhe të kundërshtimit të punonjësve të policisë, kanë bërë që strukturat drejtuese të angazhojnë patrullime më të shpeshta të zonave të kryeqytetit. Kështu prej disa ditësh, në 19 zona të Tiranës patrullimet e policisë janë përforcuar edhe me efektivat e "Patrullës së Përgjithshme", e krijuar disa ditë më parë. ga.ja.

për shkak të detyrës së tyre. Në harkun kohor nga data 1 deri më 20 gusht janë shënuar 10 raste të tilla, të cilat i janë referuar për hetime të mëtejshme organit të akuzës. Autorët e këtyre veprave penale kanë qenë kryesisht drejtues automjetesh, të cilët kanë kundërshtuar kontrollet e ush-

truara si nga Policia Rrugore ashtu edhe nga ajo e Rendit. Madje, rasti më flagrant ka qenë ai i katër ditëve më parë, kur një drejtues i një autoveture me targa të huaja, jo vetëm ka kundërshtuar dhe fyer një efektiv të policisë së Rendit, por e ka marrë zvarrë me automjetin

8- EKONOMI

E martë 21 Gusht 2007

DENONCIMI I KLSH

TENDERAT

SHKELJET Sipas materialit kallëzues të KLSH-së, në procedurat e prokurimeve të drejtpërdrejta për blerjen e energjisë nga KESH-i, janë vërejtur shkelje të rënda, që u kanë sjellë dëme të konsiderueshme financiare interesave të shtetit

DËMI Ka qenë vetë Kontrolli i Brendshëm i KESH-it, (Auditi i Brendshëm) që në muajin mars kishte njoftuar se vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2006, rezultonte një dëm ekonomik prej 317 mijë eurosh nga fondet publike të vëna në dispozicion të KESH-it

Denoncimi ka të bëjë me abuzimet për blerjen e energjisë elektrike

KLSH kallëzon në Prokurori ish-drejtorin e KESH-it
Andi Beli akuzohet për shpërdorim detyre
GAZMEND JANKU
g.janku@gazetashqiptare.com

K

ontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në prokurori, një kallëzim ndaj ish-drejtorit të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Andi Beli. Ky i fundit akuzohet për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, duke i sjellë dëme të konsiderueshme financiare interesave të shtetit. Materiali denoncues mësohet se është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, e cila pritet që në ditët e para të shtatorit ta marrë në shqyrtim, për të vendosur nisjen ose jo të procedimit penal ndaj Belit. Burime të gazetës janë shprehur se kallëzimi ndaj Belit ka të bëjë kryesisht me blerjet e energjisë elektrike me prokurime të drejtpërdrejta, kryesisht gjatë vitit 2006. Sipas materialit kallëzues të KLSH-së, në procedurat e prokurimeve të drejtpërdrejta për blerjen e energjisë, janë vërejtur shkelje të rënda që kanë sjellë dëme të konsiderueshme financiare. Për momentin, burimet nuk kanë bërë të ditur shifrën e pretenduar nga KLSH-ja, si dëm ekonomik, por bëhet e ditur se ajo është disa qindra mijëra euro. Këto konstatime janë bërë pas disa kontrolleve që inspektorët e KLSH-së kanë kryer në Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare, gjatë dhe pas largimit të

Andi Belit nga kreu i këtij institucioni. Burime të gazetës janë shprehur se përveç Andi Belit, juristët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë denoncuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” edhe drejtorin e shpërndarjes Seit Dollapi në varësi të KESH-it dhe që ka qenë pjesë e vendimmarrjes për blerjen e energjisë elektrike me prokurim të drejtpërdrejtë. DYSHIMET Indiciot e para mbi shpërdorimet e fondeve publike nga Koorporata Elektroenergjetike Sh-

qiptare për blerjen e energjisë me prokurim të drejtpërdrejtë, janë dhënë që në mars të këtij viti. Në atë kohë ka qenë vetë Kontrolli i Brendshëm i KESHit, (Auditi i Brendshëm) që kishte njoftuar se vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2006, rezultonte një dëm ekonomik prej 317 mijë eurosh nga fondet publike të vëna në dispozicion të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Ndërkohë që vetëm një javë pas largimit nga detyra të drejtorit të KESH-it, Andi Beli, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku njoftoi nisjen

e kontrolleve në koorporatë, ku kishte dyshime për abuzime të konsiderueshme me fondet publike. Dhe duket se dyshimet tashmë janë konkretizuar me shifra dhe fakte konkrete. Denoncimi që KLSH-ja ka dorëzuar në prokurori ndaj Andi Belit, mbështetet pikërisht në rezultatet e kontrollit që inspektorët e KLSH-së kanë kryer në Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Tashmë i takon prokurorisë që të vlerësojë shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe përgjegjësinë e ish-kreut të KESH-it për këto shkelje.

Ndërhyrja e politikës kufizon vazhdimisht mundësitë e KESH-it
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është ndodhur vazhdimisht midis kudhrës e çekanit, lidhur me kërkesa, që i bëhen nga qeveria, në një kohë kur kjo e fundit pengon gjithnjë ecurinë e saj normale në aspektet financiar e teknik. Së pari, sigurimi i burimeve të reja të prodhimit të energjisë është detyrë strategjike e Ekzekutivit dhe, tashmë, është e qartë për të gjithë se ky qeveria Berisha ka vonuar tej mase të gjitha projektet e gatshme, si përsa i përket TEC-it të Vlorës, HEC-eve vendorë, ashtu edhe projekteve të reja. Së dyti, janë gjithnjë qarqet qeveritare që ushtrojnë presion mbi KESHin që të tolerohen zona të caktuara në periudha të i thërret në ndihmë nga jashtë vendit, për të dhënë kontributin e tyre në shëndoshjen e ekonomisë. Por, ka qenë politika, ajo që hoqi dorë, me ligj, në fund të vitit 2005, nga blerja me tendera të hapur ndërkombëtarë e energjisë elektrike nga importi, për t’i lënë vendin procedurave të blerjes me negocim direkt, apo me prokurim të drejpërdrejtë. Dihet tashmë se procedura të tilla kanë qenë shpesh mjete korrupsioni. Po kështu, ka qenë vetë kryeministri që nuk ka lejuar të rritet çmimi i energjisë, që tani po e vuan arka e zbrazur e KESH-it. Megjithatë, janë drejtuesit direktë ata që duhet të djegin duart, që gështenjat e ngrohta t’i hanë të tjerët.

Këto konstatime janë bërë pas disa kontrolleve që inspektorët e KLSHsë kanë kryer në Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare gjatë dhe pas largimit të Andi Belit nga kreu i këtij institucioni

caktuara kohore, duke i lehtësuar ato nga detyrimet e pagesës së faturave të konsumit. Gjë, që është shkatërrimtare për financat e një ndërmarrjeje. Nga ana tjetër, duket se, edhe sikur të implementohet projekti i vendosjes së matësve në të gjithë konsumatorët, një gjë e tillë nuk mund të jetë e mjaftueshme. Specialistët venë në dukje se, pas matësit të familjes e atij të shkallës, duhet një tjetër për pallatin, bllokun e lagjen. Vetëm në këtë mënyrë do të

lokalizoheshin e eliminoheshin vjedhjet. Sa e gatshme ështe qeveria për të dhënë një ndihmë në këtë drejtim, kjo mbetet për t’u shikuar. Ndërkohë, ajo kërkon dhe vetëm kërkon zgjidhje nga KESH-i, që kurrsesi nuk mund te zgjidhen vetëm nga struktura e saj. Sado të afta të jenë ato. Penalizimi i mundshëm i ish-drejtorit të Korporatës, Andi Beli, është shenjë e rrezikshme e qendrimit të Ekzekutivit ndaj teknokratëve, që ai

EKONOMI - 9 Statistikat e 6-mujorit, Kukësi 10% arkëtime, humbjet në rrjet 38% baraz me 1 miliard kilovatorë

KESH: Ja të privilegjuarit për dritat
Ndërmarrjet marrin energji, por do dyfishojnë koston
Genc Kondi

HUMBJET PËR 6-MUJORIN E PARË TË VITIT 2007

ARKËTIMET E KONSUMATORËVE FAMILJARË SIPAS ZONAVE

ë një kohë kur energjia ndëpritet për të gjithë familjarët dhe bizneset e vogla, një numër biznesesh të mëdha trajtohen me një qendrim të posaçëm nga ana e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, duke përfituar nga një përparësi në furnizimim me energji elektrike gjatë 24 orëve. Në përputhje me strategjinë qeveritare, aktualisht nga këto masa lehtësuese përfitojnë objekte të rëndësisë së veçantë, por edhe objekte e zona turistike, spitale, fabrika mielli e buke, ujësjellësa, biznese të ndryshme për prodhimin e ushqimeve, si qumësht, mish, frigoriferë, fabrika tullash e këpucësh. Ndërkohë, një nga investitorët më të mëdhenj në vend, kompania turke e prodhimit të hekurit e çelikut KURUM, përfiton më shume se kaq, duke u përfshirë në një listë shumë të ngushtë konsumatorësh, të cilëve energjia elektrike nuk u mungon asnjëherë. Por, në rast se ndodh rritja e planifikuar, nga 4,4 lekë, këto biznese do të paguajnë 8,7 lekë për kilovatorë, që do të dyfishojë kostot e prodhimit. REZULTATET Sipas bilancit të këtij gjashtëmujori të parë të vitit 2006, KESH ka arritur të përmirësojë disa nga treguesit-bazë të punës së Korporatës, por, gjithnjë, duke mbetur shumë poshtë standardeve të kohës në rajon e në kontinent, përsa u përket treguesve të shfrytëzimit të energjisë elektrike. Kështu, përsa u përket arkëtimeve, shifra edhe këtë gjashtëmujor vazhdon të mbetet në nivele tepër të ulëta, pavarësisht nga puna e bërë për të ndryshuar tendencën. Në shkallë vendi, arkëtimet e faturave të konsumit, për familjarë e jofamiljarë, rezultojnë në jenë realizuar në masën 74%. Pra, një e katërta e energjisë elektrike të konsumuar, ende nuk paguhet nga ata që e konsumojnë në shkallë vendi. Në këtë kuadër, “rekordin” negative e mban zona e Kukësit, e cila arkëton nga familjarët vetëm 10% të sasisë së konsumuar, duke mos paguar plot 90% të saj. Kjo shënon një rritje, duke qenë se më parë kjo zonë rezulton të ketë paguar vetëm 7 përqind, por, gjithsesi, është një nivel i papranueshëm, ndërkohë që zona të tjera paguajnë 100% ose diçka afër kësaj. Po kështu, duket se mbetet ende problematik sasia e

N

KONSUMATORËT ME PËRPARËSI NË FURNIZIM

Rekordin në mospagim e mban zona e Kukësit, e cila arkëton vetëm 10% të sasisë së konsumuar
HUMBJET Në gjashtë muaj, rezulton se janë humbur 1 miliard kilovatorë dhe norma e humbjeve është në nivelin 38 përqind të sasisë së përgjithshme të energjisë që ka qarkulluar në rrjet arkëtimeve në zonën e Shkodrës, ku, sipas statistikave të 6-mujorit, të publikuara nga KESH-i, paguhet vetëm 48 përqind e sasisë së konsumuar. Por, në rradhët e debitorëve ndaj Korporatës, rezultojnë edhe shumë institucione buxhetore. Më i përhapur se kudo, evazioni i buxhetorëve shfaqet në Fier, ku këta paguajnë vetëm 64% të faturave të KESH-it, duke dhënë një shembull tejet negativ për konsumatorët e tjerë privatë e familjarë. Përsa u përket humbjeve në rrjet, totali i tyre vazhdon të jetë shumë i lartë. Në gjashtë muaj, rezulton se janë humbur 1 miliard kilovatorë dhe norma e humbjeve është në nivelin 38 përqind të sasisë së përgjithshme të energjisë që ka qarkulluar në rrjet. Përsa u përket zonave, mund të përmendet Kopliku, ku humbjet janë në masën 61 për qind, Tropoja, ku humbet gjysma e energjisë në qarkullim dhe Kruja me 46% humbje, etj.

10 - EKONOMI

E martë, 21 Gusht 2007

RRITJA E PENSIONEVE
AFATI

ISSH - Të gjithë pensionistët, veç kompensimeve, të përfituara me vendime të veçanta të qeverisë, do të përfitojnë rritjen nga 1 korriku

Ja sa do të rriten pensionet minimale e maksimale të pensionistëve në qytet e në fshat

1 shtator, pensionistët marrin shtesat
hkon drejt përfundimit procesi i llogaritjes së rritjes së pensioneve të pleqërisë për qytetin dhe për fshatin. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se, nga ky proces do të përfitojnë një rritje në masën 10 për qind të gjithë ata persona që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar në fshat. Gjithashtu, rritje në masën 5 për qind do të përfitojnë ata pensionistë që marrin pension pleqërie, familjar dhe invaliditeti në qytet. Kështu, në përfundim të këtij procesi, pensionistët e qytetit do të përfitojnë një rritje mesatare në masën 450 lekë në muaj. ISSH-ja thekson se rritja e pensioneve nuk cënon asnjë prej kompensimeve, që janë dhënë gjatë muajve nëntor, dhjetor 2006 dhe në të rritur të muajit shtator, do muajin janar 2007. Pra, të të marrë edhe diferencat për gjithë pensionistët pa për- muajt korrik dhe gusht. jashtim, përveç kompensi- Gjithashtu, edhe në rast se meve, të përfituara me ven- pensioni nuk do të tërhiqet dime të veçanta të qeverisë, gjatë muajit shtator, këto do të përfitojnë diferenca do t’i edhe rritjen e marrë në mosipërpërmen- PENSIONET mentin që do të dur. tërheqë pensioE REJA FSHATI nin. Sipas kësaj Edhe pensionet Instituti i skeme rritjeje do e reja, që do të Sigurimeve të ecë edhe rritShoqërore thekja e pensioneve caktohen pas son se ka martë fshatit. Kjo datës 1 korrik rë masat për kategori penvënien në zbasionistësh do të 2007, do të timin të venpërfitojë një dimit për kompensohen rritje në masën rritjen e pen10 për qind. E në të njëjtën sioneve. Deri përkthyer në tani ka përfunmënyrë dhe vlerë monetare, duar rritja për do të thotë një masë, siç janë pensionet e fsrritje prej 410 lehatit dhe po kësh në muaj, kompensuar vazhdon puna duke filluar nga deri tani të që, brenda data 1 korrik muajit gusht, të gjitha 2007. Kështu, përfundojë rritpas kësaj rritje- kategoritë e ja e pensioneve je, pensioni i të qytetit. Këshplotë i pleqërisë pensioneve tu që, në muanë fshat do të jin shtator, të arrijë në masën gjithë pension4.520 lekë në muaj. Ndërsa istët do të ndiejnë efektet e të ardhurat mujore të pen- zbatimit të këtyre vendisionistëve të fshatit, që kanë meve. Ndërkohë, ISSH thekpensione të plota, mbas son se edhe pensionet e kësaj rritjeje, arrijnë, nga reja, që do të caktohen pas 5.000 lekë në 5.410 lekë në datës 1 korrik 2007, do të muaj. kompensohen në të njëjtën EFEKTET mënyrë dhe masë, siç janë Efektet financiare nga kompensuar deri tani të rritja e re e pensioneve do të gjitha kategoritë e pensionfillojnë që nga data 1 korrik eve. Edhe nga kjo rritje 2007. Pra, një pensionist, në parashikohet të përfitojnë muajin shtator, sipas rreth 518 mijë pensionistë grafikut, përveç pensionit në fshat dhe në qytet.

S

Rritja e premtuar llogaritet nga 1 korriku 2007
RRITJA E PENSIONEVE SIPAS KATEGORIVE
Të ardhurat minimale për pensionin e plotë të qytetit: ISHIN

8.240 lekë + 350 + 150 + 500 + 760 = 10.000 lekë
BEHEN

8.650 lekë + 350 + 150 + 500 + 760= 10.410 lekë
Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit: ISHIN

16.480 lekë + 350 + 150 = 16.980 lekë
BEHEN

17.300 lekë + 350 + 150 = 17.800 lekë
Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit: ISHIN

4.110 + 200 + 690 = 5.000 lekë
BEHEN

4.520 + 200 + 690 = 5.410 lekë

LEGALIZIMI

Agjencia bën të ditura dosjet e shqyrtuara

O

bjektet e ndërtuara pa leje në trojet e ish-pronarëve, do të legalizohen vetëm pasi të jetë bërë kompensimi i këtyre të fundit nga qeveria. Nëndrejtori i Agjencisë së Legalizimit të ndërtimeve pa leje, Ferdinand Shehu, gjatë një prononcimi mediatik u shpreh se prioritet në dhënien e lejeve të legalizimeve të objekteve pa leje do t’u jepet atyre që janë ndërtuar në troje që janë në pronësi të pronarëve të ndërtimeve, si dhe atyre që janë ndërtuar në troje shtetërore. “Ne do të legalizojmë ndërtimet informale që plotësojnë kushtet, pra kur ndërtimet janë bërë në trojet e tyre, po kështu edhe për ata që kanë ndërtuar në troje shtetërore, do të bëhet kalimi i pronësisë, ndërsa ata që kanë ndërtuar në pronat e të tretëve, më parë do të bëhet kompensimi i ish- pronarëve”, - u shpreh Shehu. Ndërkohë që kjo agjenci ka shqyrtuar 50 për qind të dosjeve të ndërtimeve pa leje që janë depozituar në këtë institucion. Pas përfundimit të hartës satelitore mbi të cilin po punon pushteti vendor, çdo ditë shifrat e përfundimit të

ALUIZNI: Legalizimi i ndërtimeve pa leje, pas kompensimit të ish-pronarëve
KOMPENSIMI “Pronarët e objekteve pa leje të ndërtuara në pronat e ish- pronarëve, do të marrin lejen e legalizimit pasi të bëhet kompensimi i ish-pronarëve” shtëpive të tyre. Bashkia e Kamzës do të shpërndajë në fillim të vjeshtës 3 mijë tapi, për zonën Bathore 1, 2, 3, 4 dhe dy zona të tjera përreth, të cilat janë pjesë e projektit pilot të UNESKO-s dhe i gjithë procesi është zhvilluar me mbështetjen dhe të CoPlan. Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu pohon se procesi i verifikimit po ecën me ritme të shpejta edhe për arsye se gabimet e gjetura në formularët e vetëdeklarimit janë thjesht teknike. Ai shpreson se menjëherë pas kësaj faze, të nisë puna për pajisjen me tapi edhe të ndërtimeve të tjera in formale. Ndërkohë që në bashkinë e Kamzës janë mbi 13 mijë ndërtime që presin të legalizohen.

dosjeve ndryshojnë. Deri tani janë përpunuar dosjet e 158 zonave informale, ku përllogaritet të jenë ndërtuar më shumë se 100 mijë ndërtime që zënë një sipërfaqe prej 6 mijë hektarësh. Kryeqyteti shënon edhe numrin më të lartë të ndërtimeve pa leje. “Janë 27 zona informale në qarkun e Tiranës, të cilat përfshijnë 61 mijë ndërtime pa leje”, - u shpreh nëndrejtori i ALUIZNI-t, Shehu, duke shtuar se procesi i dhënies së lejeve të legalizimit është vonuar për shkak edhe të konstituimit

me vonesë të këshillave të pushtetit lokal pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale. “Për Tiranën janë bërë gati 4 zona informale, për Vlorën, 20 zona informale, në Fier, 46 zona informale, në qarkun e Lezhës, 5 zona, në Elbasan, 25 zona, në Korçë, 4 zona informale, Berat, 19 zona dhe Gjirokastër, 4 zona informale. Shumë shpejt ne do të jemi para dhënies së lejeve të legalizimit”, - u shpreh Shehu. Ndërkohë që në fund të muajit shtator, banorët e 6 zonave të Bathores do të bëhen pronarë të ligjshëm të

E martë, 21 Gusht 2007

SOCIALE - 11

Testohen 38 kryeinfermierë, 28 ulen në detyrë P
lot 28 kryeinfermierë në QSUT janë ulur në detyrë, pas testimit të bërë nga një komision i specializuar i kësaj qendre. Eliana Basha, shefe e sektorit në QSUT shpjegon se pas shpalljes së kritereve të reja për postin e kryeinfermieres, u kaluan në sitë 38 pavijone kryesore të “Nënë Terezës”, ku për 28 prej tyre u mor vendimi që të ulen në detyre. Ndërsa kanë mundur të ruajnë postin vetëm 10 kryeinfermierë, që po në kuadër të reformës janë zhvendosur në pavijone të tjera, në mënyrë që t’u jepen fund lidhjet abuzive me shefat e shërbimeve. Në fillim të shtatorit do të shpallen edhe shërbimet e tjera që do të kalojnë në sitë.

Kuti për ankesat e pacientëve, masa pas ballafaqimeve P
ër t’u njohur realisht me shqetësimet e pacientëve dhe mënyrës se si u shërbehet atyre nga personeli mjekësor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në çdo pavijon është vendosur një kuti. Vendimi është marrë nga drejtoria e QSUT-së dhe pacientët mund atë plotësojnë një formular dhe ta hedhin në të, ku do të shprehen për mënyrën e shërbimit, nëse u kërkojnë para, nëse ua shesin ilaçet etj. Në fund të muajit pritet që kutitë të hapen, rezultati i të cilave do t’i shërbejë drejtorisë së qendrës më të madhe spitalore në vend, për të parë se si u shërbehet realisht pacientëve dhe pavijonet më problematike.

Ministria e Arsimit: Familjet në nevojë do të paguajnë vetëm 20 për qind të vlerës së librave

Tekstet shkollore, në librari më 1 shtator
Në shitje librat e gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare
Esmeralda KETA
e.keta@gazetashqiptare.com

hpërndarja e teksteve shkollore drejt drej torive arsimore në të gjithë vendin, do të nisë më 1 shtator. Pas kësaj date, paketat me titujt e librave për 14 klasat e arsimit parauniversitar do të gjenden nëpër librari, ku ndryshe nga herët e tjera do të blihen nga vetë nxënësit e shkollave të mesme dhe të 9-vjeçareve. Në këtë mënyrë MASH ka hequr dorë nga falja e teksteve nxënësve të arsimit bazë dhe do të aplikojë lehtësi vetëm për fëmijët e familjeve me të ardhura të pakta. Përzgjedhja e tyre do të jetë në dorë të drejtorive arsimore të rretheve, në mënyrë që të mos ketë abuzime. Ndërkohë çmimi i një pakete pritet të jetë goxha i kripur për arsye se këtë vit, MASH ka premtuar se do të hedhë në treg botime mjaft cilësore. TEKSTET DO SHITEN Ministria e Arsimit ka vendosur t’i japë fund strategjisë për t’i falur tekstet shkollore. Ndryshe nga praktika e këtyre viteve të fundit, kur librat shkollorë nxënësit e shkollave 9 – vjeçare i siguronin pa lekë, vetëm duke i kaluar nga një vit në një tjetër, këtë vit të gjithë do të jenë të detyruar të paguajnë për ta. Nuk do të ketë privilegje më as për nxënësit e shkollave 9 – vjeçare dhe as për ata të shkollave të mesme. “Sistemi i vjetër ofronte një gënjeshtër, pasi pohohej se tekstet në shkollën bazë ofroheshin falas, por afro gjysma e prindërve detyroheshin ti blinin librat jocilësorë në tregun e zi”, - kanë shpjeguar burimet e MASH –it për këtë

S

PERFITOJNE Këtë vit shkollor do të ketë lehtësira vetëm për ata nxënës që vijnë nga familje me të ardhura të pakta financiare. Lista e përfituesve do të hartohet nga Drejtoria Arsimore Rajonale në bashkëpunim me bashkinë ose komunat ishin prezent në tregun shkollor 155 tekste alternative nga 23 tekste që miratoi një vit më parë. Që do të thotë se mësuesit e shkollave të mesme kanë më shumë mundësi për të përzgjedhur titujt e librave që do të mësojnë nxënësit në shkollat e tyre. Kështu këtë vit shkollor, përveç klasave të treta dhe të shtata të arsimit bazë, janë pajisur me tekste alternative edhe klasat e katra dhe të teta (38 tituj me tekste alternative), si dhe 10 nga lëndët e viteve II, III dhe IV -rt të arsimit të mesëm. Në këtë garë morën pjesë 28 shtëpi

“S’marrin kualifikimin e duhur”

vendim. Burime pranë ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se shpërndarja e tyre do të nisë më 1 shtator, datë pas së cilës të gjithë nxënësit e shkollave mund t’i gjejnë pranë librarive. Furnizimi do të bëhen nga libraria dhe nxënësit në librari do të

të cilët në bashkëpunim me komunat dhe bashkitë do të hartojnë listat e atyre që do të përfitojnë librat me një çmim fare minimal. Ndërsa për sa u përket çmimeve, priten që të jenë mjaft të kripura, për shkak se Ministria ka premtuar botime cilë-

T

Kurset e farmacistëve te Ministria e Punës, diplomat nuk njihen

PERPLASJA Një vit më parë, një përplasje e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me njërën nga shtëpitë botuese, për shkak të faturës financiare, la për javë të tëra pa tekste shkollore disa klasa të arsimit bazë. Përplasja erdhi për shkak se shtëpia botuese pretendonte se kishte shtypur më shumë faqe nga sa ishte paguar dhe kërkonte që në faturë të përfshiheshin edhe faqet shtesë tërheqin këto paketa. Porosia është bërë për të gjithë numrin e nxënësve në shkollë. Ndërkohë që do ketë subvencionime për ata fëmijë, familjet e të cilave janë në vështirësi ekonomike. Përzgjedhja e tyre, këtë vit u është lënë drejtorive arsimore rajonale, sore dhe jo nga ata që shqiten sapo shfleton faqen e parë. ALTERNATIVAT Rreth dy muaj më parë Ministria e Arsimit deklaroi se ka miratuar rreth 7 herë më shumë tekste alternative se një vit më parë. Ku për vitin shkollor 2007-2008 do botuese që paraqitën 234 tekste dhe prej tyre u miratuan 130 tekste. Kështu nëse vitin e kaluar maksimumi i teksteve alternative për një titull lënde ishte deri në tre tekste, këtë vit ky numër arrin deri në 6 tekste për një titull lënde.

ë gjithë ata që duan të nisin një kurs profesional farmaceutik, është më mirë të ndërrojnë mendje. Kjo sepse megjithëse Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale u jep “OK–in”, ata nuk njihen nga “Urdhri i Farmacistëve”, e cila është struktura që jep miratimin për seriozitetin dhe edukimin e këtyre studentëve që ndjekin këto kurse. Konkretisht, ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka miratuar hapjen e kurseve 2vjeçare për ndihmës farmacistët. Sipas “Urdhrit të Farmacistëve”, këta punonjës jo vetëm që kanë disa vite që nuk kërkohen në treg, por në të njëjtën kohë periudha e kualifikimin konsiderohet e pamjaftueshme në fushën e mjekësisë. “Pra këta të rinj nuk mund të jenë profesionistë për shkak të periudhës tepër të shkurtër që kanë studiuar për këtë profesion dhe njohuri të pakta që marrin në këtë drejtim”, - janë shprehur përfaqësues të “Urdhrit të Farmacistëve”. Ndërkohë që aktualisht, në sistemin publik për të marrë titullin e farmacistit, kandidatët duhet të ndjekin një cikël 5–vjeçar studimesh pranë fakultetit të Mjekësisë. Për çdo farmacist që është në marrëdhënie pune, duhet më parë të jepet miratimi nga “Urdhri i Farmacistëve”, i cili ka një dosje të posaçme për secilin prej tyre.

AXHENDA
sot
Dielli lind në ora 05.47 dhe perëndon në ora 19.44

PARASHIKIMI
sot

I MOTIT NE RRETHIN E

TIRANES

nesër
Temperatura e parashikuar për nesër në TIRANË

E martë, 21 Gusht 2007

Temperatura e parashikuar për sot në TIRANË

Lagështira 100 %

Maksimale

30 18

Maksimale

31 18

Era do të fryjë nga Veriu me shpejtësi 0 km/orë

Minimale

Minimale

azeta Tiranës
e

12

ZONAT PA ENERGJI NGA ORA 19.00-21.00
“MYSLYM SHYRI” Një prej rrugëve më të populluara të kryeqytetit ka më shumë se një javë pa ujë të pijshëm. Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre për disa ditë rresht, por edhe pse janë ankuar disa herë te Ujësjellësi, ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje për ta

• Rruga e Elbasanit • Komuna e Parisit • Laprakë • Kthesa e Kamzës • Qyteti i Nxënësve • Rruga e Durrësit • Rruga “5 Maji” • Rruga “Mihal Grameno” • Kodra e Priftit • Zona te Shkolla e Bashkuar • Zona “Ali Demi” • Bulevardi “Zhan D’Ark”

SKANDALI I UJIT/ Qytetarët furnizohen vetëm në orën 04:00 të mëngjesit

Kryeqyteti, uji vetëm një herë në ditë
KESH: Marrëveshja me Ujësjellësin, vetëm për stacionet e pompimit
Ermelinda HOXHAJ
e.hoxhaj@gazetashqiptare.com

K

ryeqyteti furnizohet vetëm një herë në ditë me ujë nga rrjeti i ujësjellësit, pavarësisht premtimeve të Ndërmarrjes së Ujësjellësit kur bëri ndryshimin e skemës së furnizimit me ujë të banorëve, për të sjellë ujë dy herë në ditë në të gjitha zonat e Tiranës. Sipas specialistëve të Ujësjellësit, pengesë për këtë janë bërë kufizimet e energjisë, pasi ato nuk janë rakorduar me oraret kur kryeqyteti furnizohet me ujë. Në disa zona siç janë rruga “Ali Demi”, “Tirana e Re”, Rruga “5 Maji”, Shkolla e Bashkuar, Kombinat etj, ku oraret e kufizimeve janë 19:00 me 21:00, banorët nuk mund të furnizohen me ujë. Ndërsa, kanë shpëtuar nga kjo gjë ato lagje që oraret e kufizimeve i kanë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, si disa lagje në qendër të Tiranës. Por këto zona janë të pakta, pasi pjesa më e madhe e kryeqytetit i ka kufizimet e energjisë nga ora 19:00 në 21:00. MARRËVESHJA Dy institucionet, KESH-i dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit kanë firmosur një marrëveshje për rakordimin e orareve të furnizimit me energji, në mënyrë që në ato orare kur banorët furnizohen me ujë, të furnizohen edhe

UJËSJËLLËSI “Furnizimi me ujë i mijëra banorëve të Tiranës nuk do të ishte kaq i vështirë, nëse do të funksiononte marrëveshja që është firmosur mes Ujësjellësit dhe KESH-it”, - kanë deklaruar drejtues të Ujësjellësit. Sipas tyre, mungesa e energjisë elektrike gjatë orareve kur furnizohen banorët me ujë, sjell dhe probleme me furnizimin e tyre me ujë, sidomos katet e sipërme të pallateve. Ndërkohë, ata kanë pranuar se në stacionet e pompimit energjia nuk ka munguar, pasi furnizohen me dy linja, në mënyrë që të mos krijohen probleme. me energji elektrike. Por mesa duket, kjo marrëveshje nuk po funksionon siç duhet, pasi pjesa më e madhe e

KESH Zëdhënësja e KESHit, Klodiana Gjinaj deklaron se “marrëveshja midis dy institucioneve vazhdon të funksionojë, pasi që nga dita që është nënshkruar kjo marrëveshje, nënstacionet e pompimit furnizohen gjithmonë me energji”. Ndërkohë, ajo ka shpjeguar se marrëveshja nuk është bërë që në oraret kur furnizohen banorët me ujë të kenë dhe drita, pasi nëse uji atyre nuk u shkon se nuk u punojnë pompat, këto janë probleme të Ujësjellësit, sepse kanë probleme me rrjetin e shpërndarjes dhe me mungesën e ujit dhe jo probleme të Korporatës kryeqytetit po vuan mungesën e ujit të pijshëm, sepse në ato orare që bëhet furnizimi i banorëve me ujë mun-

Mungesa e energjisë nga ora 19.00-21.00 pengon furnizimin me ujë të qytetarëve
gon energjia elektrike. Sa vjen dhe po thellohet më tepër kriza e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm në mbarë kryeqytetin. Mosmarrëveshjet midis dy institucioneve po vështirësojnë jetesën e mijëra banorëve të Tiranës, të cilët nuk vuajnë vetëm mungesën e energjisë por dhe të ujit të pijshëm. Por ndërkohë, zëdhënësja e KESH-it, Klodiana Gjinaj nuk ndan të njëjtin mendim me ta, pasi sipas saj energjia elektrike nuk mungon në stacionet dhe nënstacionet e pompimit. “Si spitalet dhe këto stacione pompimi janë prioritare për KESH-in dhe furnizohen gjithmonë me energji elektrike”, - ka sqaruar Gjinaj. “Ndërkohë, nëse disa familjeve nuk u shkon uji, pasi s’punon pompa, nuk është problem i KESHit, por i Ujësjellësit, sepse nuk ka presion të ujit”, - ka përfunduar ajo.

S‘kanë vend për hedhjen e inerteve

Mjedisi “bllokon” lejet e firmave të ndërtimit
ezullohet azhornimi i lejeve të ndërtimit, pasi firmat e ndërtimit nuk kanë një vend të përshtatshëm për grumbullimin e mbetjeve inerte. Kjo gjë është bërë e ditur për gazetën nga drejtori i Agjencisë së Mjedisit Ilir Bala. “Duke qenë se nuk ka një vend të përshtatshëm për grumbullimin e mbetjeve inerte që vijnë nga ndërtimet, nuk do të bëhet azhornimi i lejeve për ato firma të cilave, për arsye objektive u ka përfunduar afati, edhe pse ato kanë bërë kërkesa për t’u pajisur me leje të reja”, - ka shpjeguar për gazetën Bala. Sipas tij, duhet që Bashkia së bashku me përfaqësues të qarkut të Tiranës të mblidhen dhe të diskutojnë për një vend për grumbullimin e inerteve, pasi Sharra nuk ka kapacitet as për mbeturinat urbane dhe jo më për mbetjet inerte që krijohen nga ndërtimet në kryeqytet. Por ata që janë më të prekur nga kjo gjë janë qytetarët, të cilët kanë bërë prenotimet e apartamenteve duke bërë një pjesë të pagesës, por nga ky shkak do t’u duhet më shumë kohë që të marrin në dorë çelësat e shtëpive. “Fusha e Sharrës nuk ka kapacitetin që të përballojë plus mbetjeve urbane edhe mbetjet e ngurta të ndërtimeve, të cilat janë dhe shumë voluminoze”, - tha Bala. Mungesa e një vendi të përshtatshëm për mbetjet inerte do të sjellë probleme që firmat e ndërtimit, të cilave u kanë skaduar lejet, të pajisen sërish me leje ndërtimi, derisa të merren masat për gjetjen e një vendi të ri për inertet.

P

AXHENDA
sot
Dielli lind në ora 05.23 dhe perëndon në ora 20.11

PARASHIKIMI
sot

I MOTIT NE RRETHIN E

VLORES
nesër

E martë, 21 Gusht 2007

Temperatura e parashikuar për sot në VLORE

Temperatura e parashikuar për nesër në VLORE

Maksimale Lagështira 39% Minimale

30 18 0

Maksimale

31 18

Era do të fryjë nga Veriu me shpejtësi 23 km/orë

Minimale

azeta Vlorës
e

13

Arrestohet Julian Isufi. Vrau pasi bëri debat për babain e ekzekutuar vite më parë

Emigranti vret në mesnatë në bilardo
Vdes një 17-vjeçar, mister motivi i ekzekutimit
Enrik MEHMETI
rrethet@gazetashqiptare.com

Kërkimi
Pas arrestimit, 25-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij ishte problematike, ndaj dhe është çuar për të marrë mjekim te një objektiv për të vrarë. Plumbat kanë prekur gjithandej muret, shenjat e të cilëve janë më se të dukshme. Kjo ka hedhur dyshimet edhe për ekspertët dhe grupin e hetimit që kanë marrë pjesë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, se 25vjeçari i identifikuar tashmë si autor i kësaj ngjarjeje, nuk ka pasur një objektiv të qartë vrasjeje. Për fat të keq, plumbat kanë kapur një adoleshent dhe një 42-vjeçar. Adoleshenti i plagosur ka gjetur vdekjen një orë më pas. Bluzat e bardha nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për rikthimin në jetë të tij, pasi plumbat i kishin prekur organet jetësore. Ndërsa i pla-

yteti bregdetar i Vlorës është trondi tur dy net më parë nga krimi i një emigranti të sapokthyer nga Italia. Në gjendje të dehur, Julian Isufi, pasi është futur në një bilardo në lagjen “1 Maji”, ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur një 17-vjeçar e plagosur një tjetër. Sipas policisë, viktima është Kelvian Lutaj, ndërsa i plagosuri, 42-vjeçari Ilmi Nuhaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate. 25-vjeçari Isufi është futur në një bilardo në gjendje të dehur dhe ka shtënë me armë gjithandej. Ngjarja për pak sa nuk ka precipituar në një tragjedi, për të lënë të vdekur dhjetëra të rinj që janë ndodhur në bilardo. Por duhet thënë “fatmirësisht” kjo nuk ka ndodhur, pasi plumbat kanë kapur vetëm dy prej tyre, duke e lënë njërin të vdekur e tjetrin të plagosur. Burime të policisë thanë se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, duket se autori nuk ka pasur një objektiv të caktuar. Ai ka gjuajtur në drejtime të ndryshme, ku shenjat e plumbave janë të dukshme nëpër muret e bilardos. Ngjarja ka sjellë tmerr e panik për të rinjtë e tjerë, të cilët për pak mund të ishin kthyer në viktima të këtij krimi. Pas ngjarjes, autori është larguar. Policia Kriminale, e cila ka mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes, ka mundur të identifikojë brenda pak minutash autorin, por pa mundur ta kapë atë. 25vjeçari Julian Isufi u shpall person në kërkim, për t’u arrestuar mbrëmë rreth orës 21:20, në një banesë në “Çole”. NGJARJA Në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës, ose siç quhet ndryshe “Kume”, 25-vjeçari Julian Isufi është futur në ambientet e një bilardoje i armatosur. Sipas dëshmive të të mbijetuarve nga plumbat e pistoletës së autorit të krimit, i riu është futur fare papritur duke sharë gjithkënd që ishte brenda. Më pas, ai u ka drejtuar armën, duke qëlluar sa në një anë, në tjetrën. Dukej se ai nuk kish-

Q

VLORE

Kelvian Lutaj, i vrarë dje në Vlorë Lart: Autori, Julian Isufi

gosuri tjetër, Ilmi Nuhaj ndodhet në spitalin e Vlorës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët thonë se gjendja e tij është ende e rëndë, por gjithsesi mendohet se ka dalë nga rreziku për jetën. MOTIVI Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk është zbardhur nga ana e policisë. Nga të dhënat e deritan-

ishme dhe hetimi i kryer, ka rezultuar se para krimit, emigranti kishte qenë në një tavolinë me disa miq të tij, ku kishte konsumuar shumë alkool. Më pas, ai ka debatuar ashpër, pasi në bisedë është lakuar edhe babai i tij, i vrarë shumë vite më parë. Tashmë, dosja e babait të Julian Isufit është rihapur për hetim, pasi autori i vrasjes së tij ka mbetur mis-

ter, të paktën zyrtarisht. Pas një debati në tavolinë, i riu është ngritur për t’u futur më pas në bilardo. Burimet policore thonë se dyshohet që i riu ta ketë kryer krimin për hakmarrjen e babait të tij. Megjithatë, kjo pistë mbetet disi e zymtë, për shkak se asnjëri prej viktimave nuk ka ndonjë lidhje me ngjarjen e ndodhur vite më parë. Policia kreu kërkime në të gjitha

vendet ku dyshohet se është fshehur i riu. Nëpërmjet bluve u morën masa të rrepta dhe në pikëkalimet kufitare. Duke pasur dhe dokumente për jashtë shtetit, autori i kësaj ngjarjeje mund të kryente tentativë për të kaluar kufirin. Por, policia siguroi të dhëna në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit, duke e arrestuar në banesën ku ishte strehuar tek një i afërmi i tij. Mësohet se ai nuk ka bërë rezistencë, por më pas e kanë çuar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë.

Pas 20 shtatorit, situata normalizohet

Ikja e emigrantëve ul trafikun, ende kaos në qarkullim
VLORË- Fluksi i ikjes së emigrantëve ka bërë të mundur dhe normalizimin e trafikut të automjeteve në qytetin e Vlorës. Shefi i Qarkullimit, Edmir Noka tha se “shkak për normalizimin e situatës është ikja e emigrantëve së bashku me automjetet e tyre. Sipas Nokës, “tani priten normalizime të ndjeshme të trafikut të automjeteve kryesisht në mbrëmje, jo vetëm në rrugët kryesore por edhe në ato të lagjeve. Kreu i Qarkullimit shton se duhet të jenë larguar deri tani rreth 10 për qind e totalit të përgjithshëm të automjeteve të ardhura, SITUATA Deri në ikjen e të paktën, shumicës së emigrantëve, situata në rrugët e Vlorës mbetet ende kaotike. Në orare të ndryshme, disa akse janë me trafik tejet të ngarkuar ku kjo ikje do të shkojë në masën 100 për qind vetëm rreth datës 20 shtator. Me gjithë largimet e deritanishme, sërish në orare të ndryshme, qarkullimi në Vlorë është ende i mbingarkuar, sidomos gjatë bulevardit kryesor, por edhe rruga që të çon drejt plazhit, kulmin e arrin rreth orës 10:00 të paradites dhe në mbrëmje, kur pushuesit dalin. Për normalizimin e situatës dhe për të mos shkaktuar kaos në qarkullim, janë vendosur përforcime me punonjës të policisë në shumë akse të Vlorës, të cilët kanë drejtuar dhe kontrolluar akset për gati gjithë sezonin e verës.

Incidenti në aksin Llogara-Palas

Del nga rruga, aksidenton 3 gra
VLORË- Një aksident me pasojë plagosjen e grave ka ndodhur dje rreth orës 17:30, në rrugën nacionale VlorëPalasë, pranë fshatit Dukat. Si rezultat i humbjes së kontrollit të mjetit tip “Benz” me targa Vl 4980 C, Hasan Mehmetaj 54 vjeç, lindur në Kallarat të Vlorës, ka goditur duke dëmtuar M.M., 42 vjeçe, A.L., 42 vjeçe dhe N.H. 50 vjeçe, të tria këto banore në fshatin Dukat të Vlorës. Aktualisht, shtetaset e sipërpërmendura ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Mehmetaj do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

AXHENDA
sot

PARASHIKIMI
sot

I MOTIT NE RRETHIN E

DURRESIT

nesër
Temperatura e parashikuar për nesër në DURRËS

E martë, 21 Gusht 2007

Dielli lind në ora 05.43 dhe perëndon në ora 19.49

Temperatura e parashikuar për sot në DURRËS

Maksimale Lagështira 62 % Minimale

30 18

Maksimale

31 18

Era do të fryjë nga Perëndimi me shpejtësi 8 km/orë

Minimale

azeta Durrësit
e
Projekti i burgut për të sëmurët mendorë

14

Një pjesë tjetër do të jetë për të paraburgosurit

Nis puna për burgun e të sëmurëve mendorë
Projekti i qeverisë, 1.2 milionë euro
DURRËS - Pas një viti, në Durrës do të ketë përfunduar projekti për ndërtimin e kompleksit të dhomave të paraburgimit dhe të spitalit për kurimin e të burgosurve, të cilët shfaqin sëmundje mendore. Për këtë projekt, qeveria ka vënë në dispozicion 1.2 milionë euro. Dje, në zonën e ishKënetës ka nisur puna për rikonstruksionin dhe

Ambasada
Dy vjet më parë, Klubi i Luanëve ia dorëzoi këtë objekt, ambasadës italiane në Tiranë. Ambasada ia bëri dhuratë objektet Ministrisë së Shëndetësisë, dhe kjo e fundit ia dhuroi Ministrisë së Drejtësisë për qëllimet e saj. transformimin e ish-spitalit të ndërtuar 10 vjet më parë nga Klubi i Luanëve, në një kompleks me 2 godina. Në njërën prej tyre do të vendoset spitali qendror në shkallë vendi, për kurimin e të burgosurve, të cilët shfaqin sëmundje mendore, dhe në godinën tjetër do të ndërtohen

dhomat e paraburgimit. Do të jenë Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ato që do të ndjekin zbatimin e këtij projekti. Spitali do të ketë një kapacitet prej 90 shtretërish, ndërsa godina e paraburgimit do të mundësojë sistemimin e 250 personave. Afati i përfundimit të këtij projekti është 12 muaj. Dje u organizua edhe një ceremoni për fillimim e punimeve, në të

cilën morën pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deputeti i zonës, Ferdinand Xhaferri, si dhe Drejtori i Prëgjithshëm e Burgjeve, Sajmir Shehri. Në ceremoni u tha se në këtë kompleks do të shërbejë një personel prej 300 punonjësish. Një pjesë e mirë prej tyre, të cilët do të

shërbejnë në sektorin e prapavijës, do të përzgjidhen nga banorët e ishKënetës. 10 vjet më parë ishte Klubi i Luanëve, i cili ndërtoi një spital në këtë zonë. Më pas, ai u vu në shërbim të forcave ushtarake, të cilat u dislokuan në vendin tonë gjatë luftës në Kosovë.

Situata e përsëritur shkakton stres tek pushuesit. Lokalet e restorantet, peng i energjisë

Avaria, plazhi shtatë orë pa drita
KESH-i: Shkak i defektit, mbingarkesa në rrjet
Artur KORRIKU
rrethet@gazetashqiptare.com

DURRES

P

ër më shumë se 7 orë, dje zona e Plazhit të Durrësit ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike. Lokalet, restorantet, hotelet dhe banesat, për të dytën herë brenda javës, janë përballur me situatën problematike të mungesës së dritave. Një avari në divizionin e shpërndarjes i ka kushtuar shumë KESH-it, i cili me orë të tëra ka punuar për të normalizuar situatën. Siç duket, mbingarkesa në rrjet i ka shkaktuar defekt sistemit, duke sjellë mjaft probleme në zonën turistike, sidomos asaj tek Plepat dhe pranë Shkëmbit të Kavajës. Pronarët e lokaleve thonë se mjaft nga pushuesit e turistët kanë paraqitur pakënaqësi këtë sezon, ku sërish problemi i energjisë është prezent. Edhe pse zona turistike është përjashtuar nga kufizimet e dritave, sërish zona e Plazhit ka pasur probleme me energjinë për shkak të mbingarkesës, e cila ka sjellë avari në sistemin elektrik. Defekti në rrjetin e energjisë ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe është riparuar pas 7 orësh. DEFEKTI “Rreth orës 10:00, një tjetër avari u regjistrua në sistemin elektrik në divizio-

“Rreth orës 10:00, një tjetër avari u regjistrua në sistemin elektrik në divizionin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Durrës. Për pasojë, një pjesë e mirë e Plazhit dhe Plepave, mbeti pa energji elektrike gjatë gjithë ditës”

Fundjava, hajdutët vjedhin dy benza 2000
DURRËS - Policia e Durrësit ka regjistruar në fundjavë, denoncimet për vjedhjen e dy automjeteve në zonën e Plazhit. Fillimisht, rreth orës 08:30 të së shtunës është diktuar vjedhja e benzit 2000 me targë DR 80 22 D, pronë e Bujar Turkut, banor i plazhit. Mjeti është vjedhur kur ka qenë i parkuar në sektorin “Iliria”. Në të njëjtën ditë është vjedhur benzi 2000 pa targa, i cili i përkiste Bukurosh Mallutës, banues po në plazh. Edhe ky mjet kishte qenë i parkuar në sektorin “Ilira”, dhe është grabitur thuajse në të njëjtën kohë me automjetin tjetër. Gjatë kësaj vere, në zonën e Plazhit janë vjedhur 10 automjete të markës “Benz”.

Precedenti
Pak ditë më parë, një defekt i Nënstacionit të Shkozetit la pa energji elektrike një pjesë të mirë të plazhit, duke përfshirë zonën e Plepave, Shkëmbin e Kavajës si dhe disa fshatra përreth kësaj zone. Avaria solli kaos jo vetëm në plazh, por edhe në qarkullimin rrugor, pasi për të riparuar defektin duhej të bllokohej qarkullimi nin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Durrës. Për pasojë, një pjesë e mirë e Plazhit dhe Plepave, mbeti pa energji elektrike gjatë gjithë ditës”, – bënë të ditur burime pranë KESH-it. Specialistët e KESH-it arritën të përcaktojnë defektin, i cili kishte ndodhur në nënstacionin elektrik të Plepave. Sipas tyre, avaria kishte përfshirë linjën 110 kw, e cila furnizon një pjesë të mirë të Plazhit, të Plepave si dhe të fshatit Shkallnuer. Drejtori i nënstacioneve elektrike për zonën e Durrësit, Selami Molla sqaroi se “për shkak të mbingarkesës por edhe të kripës së detit, janë dëmtuar transformatorët e

vegjël të rrymës, të cilët shërbejnë për mbrojtje dhe për matje. Do të duhen disa orë për t’i pastruar dhe për t’i vënë sërish në punë, - tha ai në mesditë, kur në fakt, defekti ende nuk ishte riparuar dhe zona e Plazhit ishte pa energji. SITUATA Për më se 7 orë, zona e Plazhit është kthyer në një gangrenë. Zhurma e gjeneratorëve në disa prej lokaleve është bërë e padurueshme për më të shumtën e pushuesve, të cilët më shumë se për t’u qetësuar, duket se kanë shkuar në plazh për t’u stresuar. Dje, shumë prej tyre nuk e kanë fshehur ir-

ritimin e tyre ndaj kësaj situate, e cila është përsëritur disa herë gjatë sezonit të kësaj vere. Vetëm disa ditë më parë pësoi avari Nënstacioni i Shkozetit, prej nga ku furnizohet një pjesë tjetër e zonës bregdetare. Sipas disa specialistëve të vjetër, shkak i avarive është furnizimi pa ndërprerje i plazhit me energji elektrike pa i stakuar fare pajisjet, të cilat janë gjithmonë të mbingarkuara. Specialistët e KESH-it u bëjnë thirrje pushuesve, të bëjnë më shumë kujdes me energjinë dhe të mos e shpërdorojnë atë, në mënyrë që defekte të tilla të mos ndodhin.

AXHENDA
sot
Dielli lind në ora 05.47 dhe perëndon në ora 19. 46

PARASHIKIMI
sot

I MOTIT NE RRETHIN E

SHKODRES
nesër

E martë, 21 Gusht 2007

Temperatura e parashikuar për sot në SHKODER

Temperatura e parashikuar për nesër në SHKODER

Maksimale Lagështira 69% Minimale

30 20 0

Maksimale

31 20

Era do të fryjë nga Veriu me shpejtësi 8 km/orë

Minimale

azeta Shkodrës
e

15

Takim në Prefekturë: U dogjën 183 ha me pyje, dëmi arrin në 140 mln lekë

Bilanci i zjarreve, qindra hektarë të shkatërruara
“Mungon infrastruktura dhe fondet për rinovim”
Brikena SHLLAKU
rrethet@gazetashqiptare.com

SHKODER

Z

jarret e shumta, të shënuara gjatë katër muajve të fundit në Qarkun e Shkodrës e që kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 140 milionë lekësh, i kanë gjetur krejt të papërgatitur drejtuesit lokalë. Në të shumtën e rasteve, vatrat e zjarreve janë shuar në mënyrë primitive, me kova apo shishe uji. Kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës njerëzore, mjeteve por edhe fondeve. Nëse vitin tjetër do të ketë mungesa të tilla dhe nuk do të merren masa emergjente që para stinës së verës, atëherë do rrezikojë të zhduket gjithë kurora e gjelbër e Qarkut të Shkodrës dhe ekosistemi. Alarmi për një fakt të tillë është dhënë ditën e djeshme, gjatë një takimi të organi-

KONSTATIMI Përfaqësues të Shtabit të Emergjencës, dje kanë deklaruar se dëmi ekonomik i shkaktuar nga zjarret e rëna në Qarkun e Shkodrës arrin në 140 milionë lekë. Sipas specialistëve, dëmi ekonomik në proporcion me fondet e shpenzuara për përballimin e emergjencave është në raportin 1 me 4 zuar në ambientet e Prefekturës nga anëtarë të Shtabit të Emergjencës. Specialistë të këtij shtabi kanë informuar me hollësi rreth situatës së shkaktuar nga zjarret e rëna në zona të ndryshme të rretheve Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe. Ata janë shprehur se dëmet më të shumta të shkaktuara nga flakët, janë konstatuar në rrethin e Pukës, ku janë shkrumbuar plot 151 hektarë me pyje. Ndërkohë, në këtë takim është diskutuar për shumë probleme, si ai i angazhimit të pakët të shtabeve të emergjencave nëpër komuna, territoret asnjanëse mes rrethesh, si dhe mungesa e fondeve për pagat e punonjësve që angazhohen në luftën kundër zjarreve. TAKIMI Marrja e masave parandaluese për minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret, ka mbledhur dje në një takim Shtabin e Emergjencës të Prefekturës së Shkodrës. Ndonëse ulja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka pasuar me uljen e numrit të zjarreve, sërish situata nuk është menaxhuar ashtu siç duhet. Përfaqësues të këtij shtabi janë shprehur se që nga fillimi i muajit maj të këtij viti, janë djegur gjithsej në shkallë qarku 183 hektarë me pyje e kullota. Rrethi i Pukës rezulton të jetë më i dëmtuari. Kurse në rrethin e Malësisë së Madhe

janë shkrumbuar 32 hektarë me pyje. Sipas specialistëve, dëmi ekonomik në proporcion me fondet e shpenzuara për përballimin e emergjencave është në raportin 1 me 4. Kjo për shkak të limitimit tejet të madh të fondeve të parashikuara për raste të tilla emergjence. ALARMI E ndërsa është thënë se situata e shkaktuar nga zjarret tashmë është në kufijtë e normales, është dhënë alarmi për rrezikun real që u kanoset masiveve pyjore vitin që vjen. Përfaqësues të institucioneve të ndryshme

që lidhen drejtpërdrejtë me problemin e zjarreve, kanë pohuar se duhet të merren masa urgjente për sa i përket infrastrukturës, në të kundërt, edhe ato pak pyje që kanë mbetur në zonën veriore të vendit, rrezikojnë të digjen. Moszbulimi dhe sinjalizimi në kohë për

vatrat e zjarreve, ka qenë një tjetër problem që është diskutuar në mbledhjen e djeshme. Vetën në ato raste kur informacioni ka qenë i shpejtë, është bërë në kohë shuarja e zjarreve. Në shumicën dërmuese të rasteve nuk janë zbuluar shkaqet e rënies së zjarreve.

Më shumë investime në infrastrukturë

Këshilli i Qarkut miraton projektbuxhetin për vitin 2007
SHKODËR - Vetëm pak ditë pas konstituimit, Këshilli i Qarkut të Shkodrës dje ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2007, i cili kap vlerën e 106.134 milionë lekëve. Gjatë mbledhjes, kryetari i sapozgjedhur i këtij këshilli, Gjovalin Kolombi ka propozuar që 5 pikave të rendit të ditës për t’u miratuar, t’u shtoheshin dhe dy të tjera. Bëhet fjalë për krijimin e Komisionit të Ndarjes së Tokave dhe përfaqësimin e Qarkut të Shkodrës në Euroregione Adriatika, që do të ketë konferencën e saj të dytë në qytetin verior. Pas OK-it të dhënë nga drejtuesit e bashkive dhe të komunave, kreu i qarkut ka vazhduar me diskutimin e 5 pikave të tjera. Konkretisht, raporti për veprimtarinë ekonomiko-financiare për vitin 2006; miratimi i PRIORITETI Kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Gjovalin Kolombi dje ka deklaruar se do t’u jepet prioritet investimeve për infrastrukturën rrugore, si dhe thithjes së investimeve të donatorëve të huaj për qarkun dhe në veçanti për qytetin e Shkodrës rëndësishëm i kësaj mbledhje ishte miratimi i buxhetit të këtij viti. Sipas Kolombit, 16 milionë e 973 mijë lekë do të përdoren për investimet që do bëhen në shkallë qarku; 55 milionë lekë për shpenzime; 54 milionë lekë për pagat si dhe 19 milionë lekë për mirëmbajtje.

Prefektura e Shkodrës

strukturës së administratës së Këshillit të Qarkut për vitin 2007; i projekt-vendimit për krijimin e KRRT-së së Qarkut të Shkodrës; i strukturës për Ndërmarrjen e Mirëmbajtjes së Rrugëve rurale në varësi të këtij këshilli si dhe krijimi i komisioneve te Këshillit të Qarkut të Shkodrës. Por vendimi më i

16- REKLAME

E martë, 21 Gusht 2007

Summer pages
E martë, 21 Gusht 2007

SPECIALE - 17

Redaktor përgjegjës: Ilda LUMANI,

Art Dizajn: Altin ALIAJ,

E-mail: summerpages@gazetashqiptare.com

BULEVARD POLITIK

Ministër pa thinja, këshilltar pa thinja
REPORTAZH

Shqipëri, zbulohet fortesa e lashtësisë
TENDENCE

VITO KAPO

Ja moda vjeshtë-dimër 2007-2008

Kur mblidhemi te Nexhmija, ne gratë e Bllokut

18 - SPECIALE

E martë, 21 Gusht 2007

ummer S pages Vito KAPO

Kur mblidhemi te Nexhmija, ne ish-gratë e Bllokut
ito Kapo, bash këshortja e Hysni Kapos, do të zbresë në Tërbaç këto ditë, pikërisht në vendlindjen e bashkëshortit të saj. Nuk i ka rezistuar gruaja 85-vjeçare një ftese të Shoqatës Kulturore, Atdhetare “Tërbaçi”, për të marrë pjesë në një festë të zonës. E të shtunën, ditën e festës “Takim brezash”, që organizohet çdo vit dhe që është bërë tashmë një traditë në fshatin e dëgjuar të Vlorës, gruaja e fortë që ligjëroi në emër të gruas shqiptare nëpër botë, ka dhënë mesazhet e saj, duke lënë edhe amanetin e fundit. Ajo është e para shqiptare që kërkon të digjet në Krematorium. Madje, ka biseduar paraprakisht me mjekët në spital dhe thotë se ndihet krenare që do të jetë e para në Shqipëri, që mund të çelë siparin e këtij shërbimi. E këto ditë, Vito Kapo me një qetësi dhe elokuencë për t’u admiruar, flet për intimitetet e saj dhe të familjes, duke deklaruar për herë të parë publikisht, vlerat e familjes Kondi. Ajo sqaron se përse është ndjerë e mohuar përpara figurës së Hysniut; cilat ishin shkaqet që mori nënshtetësinë amerikane; si ishin marrëdhëniet

“Herë vijnë ato e herë shkojmë ne...Takohem me Nexhmijen, Themie Thomain, Lenka Çukon... ndonjëherë shkojmë edhe tek Ramizi. Ja, kujtojmë kohërat tona”
prekëse, ku unë nuk kam munguar. Por këtë herë, ndjehem e pamundur, duket se pleqëria po më mund. Ju kujtoj se pas pak ditësh unë mbush 85 vjeç. Shpresoj të mbledh forcat për të shkuar atje më 22 shtator, në ditën e 28-vjetorit të vdekjes së Hysniut, për të vendosur për herë të fundit një buqetë me lule mbi varrin e tij dhe për të takuar bashkëfshatarët e mrekullueshëm. Padyshim që do të jetë hera e fundit, para se të shkojë vazoja me hirin e trupit tim, për t’u vendosur pranë zemrës së tij. Çdo të thotë kjo? Unë Vito Kapo, ndonëse jam nga Zagoria e Gjirokastrës, po deklaroj publikisht se ua kam lënë amanet fëmijëve, që pas vdekjes të më djegin dhe hirin në një vazo ta vendosin në varrin e Hysniut, që ndodhet në Tërbaç të Vlorës. Këtë amanet e dëshirën time po ia përcjell sot edhe Shoqatës “Tërbaçi”, që jam e sigurt se do t’i kem pranë edhe në përcjelljen e fundit. Dua të them se i kam biseduar vetë gjithçka me mjekët në spital, dhe ata ma kanë premtuar këtë gjë. Në Shqipëri nuk ka Krematorium, mos është një amanet i pamundur për t’u realizuar? Unë që e kërkoj me insistim një gjë të tillë, them se të njëjtën gjë ka kërkuar edhe im

V

ZENEPE LUKA

Vito Kapo me kunatin, Xhelil Gjoni

e saj me Enver Hoxhën, që shqetësohej për çdo problem të saj. Si e kalon ajo pleqërinë me kujtimet e të shoqit, si mblidhen në shtëpinë e saj dhe të Nexhmijes, shoqet e vjetra që i bashkon ideali.... Ajo gjykon politikanët e sotëm, që kanë zhdukur vlerat e historisë dhe mbajnë një

qëndrim konservator ndaj gruas. Një ndër gabimet e tyre, gjykon se është edhe burgosja e Nexhmije Hoxhës. Do të jeni në Tërbaç në një të shtunë, zonja Kapo... Ndjehem shumë e prekur që Tërbaçi asnjëherë nuk ka harruar për të më ftuar, për të qenë e pranishme në këtë festë të bukur dhe shumë

vëlla Pirro Kondi, por fatkeqësisht nuk u bë realitet dëshira e tij. Nuk dua të lëviz varrin e Hysniut, që është një memorial i vërtetë në fshatin e tij të lindjes, por njëherësh dua të jem bashkë me të. Në këto kushte, rruga e vetme është që unë të digjem dhe vazoja me hirin tim të vendoset afër zemrës së tij. Për t’ua lehtësuar punën fëmijëve, unë kam biseduar vetë me mjekët, se në spital nuk është e vështirë të ketë një kremator. Ndoshta do të jem shqiptarja e parë që do të çel këtë shërbim në Shqipëri, që mendoj se i ka ardhur koha të funksionojë. Shqipëria është e vogël dhe nuk ka shkak që të ketë qindra ha tokë me varre. Jam e qetë se ky amanet do të përmbushet, pasi më kanë premtuar edhe fëmijët, ashtu edhe mjekët. “Amanetin nuk e tret dheu”, kemi një shprehje të urtë në Shqipëri, ndaj nuk e vë në dyshim realizimin e kësaj dëshire të hershme timen. Të jetë shkak dashuria për Hysniun që ju shtyn të lini këtë amanet të rrallë? Për hir të së vërtetës, duhet thënë që është një nga arsyet e forta kjo. Ishim bashkë gjithë jetën, por dua të jemi përjetësisht kështu. Duhet të

dihet nga brezat, se Hysni dhe Vito Kapo janë në një varr të përbashkët në Tërbaç të Vlorës, në vendlindjen e tij që u bë edhe për mua, fshati im i dashur dhe i shtrenjtë. Më vjen keq që nisëm një bisedë kaq të trishtë. Le të flasim për jetën. Si e ka përballuar Vito jetën, pa Hysni Kapon? Më ka sjellë brengë mungesa e tij, pse kemi qenë një çift ideal, por ky ishte fati ynë. Kam gjetur ngushëllim tek fëmijët, nipërit e mbesat që më kanë sjellë kënaqësinë e jetës. Ajo që më qetëson është kujdesi i veçantë i bashkëfshatarëve të tij, që e kujtojnë në çdo kohë edhe pas rënies së regjimit. Tërbaçiotët nuk janë të frikshëm, kanë unitet dhe janë konsekuentë. Njeriun e vlerësojnë për vlerat që mbart, për atë çka ka bërë për popullin. Ata e nderojnë Hysni Kapon, njësoj sikurse ishte gjallë, dhe në poste të rëndësishme, ashtu edhe tani që nuk jeton më. Janë njerëz me kulturë që përcjellin mesazhe, se e vërteta historike duhet thënë me të mirat dhe mangësitë e saj; se askush nuk ka të drejtë të fshijë nga memoria e kombit tonë, historinë. Kam një brengë të vogël,

E martë, 21 Gusht 2007

SPECIALE - 19

ummer S pages
të heshtur për një shekull. Si kanë mundur të parët tuaj që të studiojnë jashtë shtetit? Nuk kam ndonjë ide më shumë se sa ju thashë, por di që gjyshi im pasi mbaroi shkollën “Zosimea”, hapi shkollën 7-vjeçare në Zagori; nuk di si ka ikur në Gjenevë, ku ka mbaruar dhe studimet. Vite më parë, Vangjel Meksi më bëri letër, ku më shkruante tekstualisht: “Interesohu Vito se në arkivin e Gjenevës janë shkrimet e gjyshit tënd, është aktiviteti dhe jeta e tij”. Ai vdiq i ri dhe fëmijët e tij kanë çarë në jetë me vullnetin dhe këmbënguljen e tyre. Babai ka mbaruar studimet shkëlqyeshëm në ‘Harvard”, duke punuar natën dhe studiuar ditën, por edhe fëmijët e tij i kanë kryer me nder detyrimet ndaj vendit të tyre, por edhe fëmijët tanë po përcjellin vlerat e brezave. Cilat janë gjurmët e familjes Kondi sot në Zagori? Është shtëpia jonë, që flitet se do të bëhet muze. Kooperativa e dikurshme kishte emrin e tim vëllai Alqi Kondi, por me prishjen e saj u fshi edhe emri i tij. Herën e fundit kam qenë në fshat më 1990-ën. Ishte përvjetori i lindjes dhe vdekjes së Alqit. Meqë i kishte në një muaj të dyja datat, më 1 qershor lindja dhe më 24 qershor vdekja, i bëmë të dyja njëherësh. Atëherë u thashë dy gjëra bashkëfshatarëve, por nuk më kuptuan. Iu thashë se Alqi dhe brezi i tij e kryen mirë detyrën ndaj atdheut, tani i takon brezit të ri që të përballojë situatat që vijnë në interes të popullit dhe shoqërisë. E dyta që iu thashë, ishte se ajo ishte hera e fundit që gjendesha në Zagori. Pas rënies së regjimit, Vito Kapo mori nënshtetësi amerikane. Cili ishte shkaku dhe në ç’rrugë e siguruat atë? Një arsye ishte se Kushtetuta amerikane e mbron shtetasin e vet. Atje thuhet se qytetari nuk mund të lëvizet nga shtëpia, edhe nëse shteti ka nevojë për atë shtëpi, se duhet marrë mendimi i qytetarit ku dhe si e do shtëpinë. Pra, e mora që të mbrohesha, mirëpo nuk bëri asnjë efekt. Siç kam thënë, kalvari i vuajtjeve për banesë ishte i pafund. Cili ishte shkaku që nuk ju mbështeti Ambasada amerikane?

pasi nuk e di cila dorë e shkrumboi shtëpinë e Hysniut në Tërbaç, bashkë me historinë që mbarte brenda. Jam e sigurt që nuk është dorë tërbaçiote, por ndjehem keq, shumë keq që ta shoh ashtu, gërmadhë. Ka qenë muze më përpara, por nuk e di si do të ribëhet. Edhe kjo është një amanet i imi dhe njerëzve të Hysniut, që shtëpia të ringrihet, pasi aty fare pranë, në një gur ku çlodhej Hysniu sa herë shkonte në fshat, prehet përgjithmonë. Aty do të jem edhe unë. Si është ndjerë Vito përballë Hysni Kapos gjatë viteve të regjimit komunist? Ah, veten e kam mohuar përballë tij. Mohuar? Po, po. Është e vërtetë. Kam një traditë familjare të mrekullueshme, por përpara tij e kam mohuar veten. Më vjen keq, iu kam thënë edhe disa njerëzve nga Zagoria, familja ime, duan apo nuk duan ata, do të mbetet në histori, sepse ka një traditë intelektualësh shumë të dëgjuar. Gjyshi im Petro Kondi ka qenë pedagog që kishte mbaruar studimet në Zvicër dhe shkrimet e tij janë edhe sot atje nëpër arkiva. Jo

vetëm kaq, por ai ka qenë edhe përfaqësues i Shqipërisë në një përvjetor të Kolombit në Romë, kanë qenë tre veta, edhe nipi i Çelo Picarit. Nuk është shkruar, përveç një informacioni të shkurtër që është dhënë tek ZP shumë vite më parë. Përveç gjuhëve të tjera, ai foli edhe shqip atje. Babai im, Sotiri ka qenë doktor dhe farmacist dhe meqë ishte njeri politik, u tërhoq në fshat. Ka mbaruar studimet në Amerikë. Të gjithë e njohin faktin se ai ka ardhur në Luftën e Vlorës, duke kryer detyrën e doktorit të vullnetarëve që erdhën për të luftuar, dhe është dekoruar për këtë aktivitet patriotik të tij. Sigurisht, unë e kuptoj që nuk është vepruar drejt që janë lënë në gjumë atributet e familjes Kondi dhe që për herë të parë t’jua them ju publikisht këto pak gjëra, por historia i ka këto fakte, ato janë në arkiva dhe është detyrë e historianëve që t’i thonë. Unë kam besim tek hulumtues, sikurse është edhe Peri nga Zagoria, që hulumton nëpër arkiva. Në një kohë të mëpasme do të rriten edhe vlerat e familjes Kondi nga Zagoria e Gjirokastrës, për të cilën ësh-

Kërkova ndihmë të më gjendej si shtetase e saj, por u dëshpërova nga përgjigjja që më dhanë. Fola gjatë me konsulenten në ambasadë, më ndjeu për gjithçka dhe kur mendova se do të më thoshte rri e qetë, se do të më mbronin të drejtat e shtetases amerikane, përgjigjja e saj që më ra si bombë ishte kjo: “Nuk mund të prishemi me qeverinë shqiptare për hatrin tënd”. Kjo përgjigje më ka mbetur si gozhdë edhe sot. Kësisoj, pushtetarët patën liri të vepronin dhe të bënin aq sa mundën duke më lëvizur si top futbolli sa në një banesë në një tjetër, duke mbërritur këtu ku jam sot, në ish-Shtëpinë e Pionierit. Ndoshta e keni fituar padrejtësisht nënshtetësinë amerikane? Absolutisht jo. Askush tjetër nuk më dha dorën, ishte e drejtë e tim eti. Babai im ka qenë shtetas amerikan. Në Amerikë ka ndenjur dhe sipas ligjit, na takonte edhe ne fëmijëve nënshtetësia amerikane që e morëm më 1992-in. Vërtet e mora nënshtetësinë, por kam qenë vetëm 15 ditë në vitin 2001, ishte hera e parë dhe e fundit që bëra atë rrugë. Nuk më rrihet jashtë vendit. Këtu e kemi kokën të gjithë. Si vendi yt nuk bëhet vend tjetër, këtë ua them edhe fëmijëve që më thonë shpesh: “Na lodhe me këto gjëra që i përsërit çdo ditë!” I vetmi avantazh që kam pasur, ka qenë lëvizja në të gjitha shtetet.

Pasaporta amerikane e të atit të Vito Kapos

Kam shkuar për hallet e mia në Liban, Kongo, Francë, Greqi etj. Ndryshe, kurrë nuk do të më jepnin vizë mua, Vito Kapos. Keni përfituar nga ana financiare? As që bëhet fjalë, pasi du-

het të qëndrosh atje që të marrësh ndihmë financiare. Ndërsa fëmijët e mi kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me Green Card, por edhe nëse nuk bëhet, askush nuk shqetësohet. Nuk e kanë të domosdoshme, ata janë shqiptarë, nuk duan të largohen, dhe kjo më bën krenare edhe mua si nënë. Si e përballon jetën Vito Kapo me një pension të vogël? Unë marr 15 mijë lekë pension, përfshi edhe të luftës dhe vërtet për kushtet e çmimet që janë në Shqipëri, është e vështirë të jetosh. Por unë si Vito nuk kam pse të qahem, pasi jetoj me tim bir Besnikun, që më plotëson çdo kërkesë dhe që kujdeset shumë për shëndetin tim. Dihet që edhe vajza e sheh nënën. Cili do të ishte një opinion i juaji për politikanët e sotëm? Shumë prej të cilëve i njihni mirë, se i kanë shërbyer Partisë së Punës? Fatosin nuk e njoh, ai ka punuar me Nexhmijen. Të tjerët janë të rinj. Kurse Saliun e njoh mirë, sepse sikurse dihet, ka qenë mjeku i Hysniut. Gjykoj se në këto vite tranzicioni, ata gradualisht arritën në pozitën e politikanit të vërtetë. Këtu kam parasysh liderët kryesorë të partive. Sidoqoftë, tani janë bërë shumë parti, shumë kryetarë dhe punën e kontributin e tyre e jep vetë populli. Ajo që nuk u falet, është burgosja e Nexhmije Hoxhës, por edhe mospërfillja ndaj historisë së kombit, që e ka bërë një popull. Sidoqoftë, memoria e kombit i reziston marrëzisë së politikanëve. Në cilën parti bëni pjesë, tek Saliu, Rama apo Milloshi? Tek asnjëra. Nuk kam as moshë, as dëshirë për t’u futur në këto parti. Nuk ka më Parti e Punës, anëtare e së cilës kam qenë, por ajo që dua të nënvizoj është se unë Vito Kapo, vazhdoj të mbroj idealet e mia. U qëndroj bindjeve komuniste, për të cilat luftuam me pushkë dhe u përkushtuam gjithë jetën. Kjo është bindja ime, kjo është e drejta ime. Si e kaloni kohën Vito Kapo, sa dhe si jeni në kontakt me shoqet e Bllokut? Pleqëria të kufizon vajtjeardhjet, por përsëri nuk mungojmë tek njëra-tjetra. Unë shkoj për vizitë tek Nexhmija dhe ajo vjen tek unë...Më vjen Naunka Bozo, Tefta

Çami, Farie Salicaj, Esma Ulqinaku, Themie Thomai, Lenka Çuko dhe shumë të tjera. Kam shkuar edhe tek Ramizi, që hyn e del me shokët e tij dhe mbahet mirë. Pimë kafe dhe kujtojmë kohët tona, por nuk mbetemi thjesht në kujtime, po edhe çfarë kemi bërë, sa mund të bëjmë. Asnjëra prej nesh nuk e mban kokën ulur, pse jemi përpjekur, kemi shpenzuar mund e sakrifica për të lënë diçka pas, veçanërisht në punën me gruan dhe kjo nuk mund të mohohet. Jo për t’u mburrur, por kam ngritur zërin nëpër podiume të rëndësishme të shteteve të botës, në emër të gruas shqiptare. Na dëgjonin, na respektonin, pse jo edhe përfitonin prej nesh. Sot më duket se partitë politike kanë një qëndrim konservator ndaj gruas. Këtë përfundim e nxjerr lehtë, kur shikon shifrat e pjesëmarrjes së saj edhe në Kuvendin e Shqipërisë, në qeveri etj. Mendoj se është bërë hap prapa, sa i përket vlerësimit të gruas edhe pse flitet me fjalë. Jam e mendimit se shkalla e emancipimit të një shoqërie dhe shkalla e demokracisë së një shteti, përcaktohen nga vendi që i lënë gruas. Nuk mund të mohohet që në kohën tonë, gruaja ishte shqetësim. Madje, Enver Hoxha më kishte lënë derën të hapur për të informuar dhe ngritur probleme për gruan. Mund të njihemi me trashëgimtarët e çiftit Kapo dhe me çfarë angazhohen sot? Besniku, im bir me të cilin jetoj, është inxhinier elektronik. Ka mbrojtur doktoraturën dhe ka marrë çmimin e Republikës. Është vlerësuar për shpikjet që ka bërë në fushën Uoki Toki, në kohën që ishte ministër Mbrojtjeje Mehmet Shehu. Tani është këshilltar në një firmë private. Vera, ime bijë, është arkitekte, Doktore e Shkencave në fushën e saj. Qysh kur e larguan nga puna më 1992-in, ajo merret me projekte, por ka edhe një dyqan të vogël dhe merret me veshjen e rregullimin e shtëpive. Ka bërë edhe projekte të mëdha, ku është vlerësuar si arkitekte. Përveç fëmijëve kam edhe 8 nipër e mbesa dhe 4 stërnipër e stërmbesa, që më japin kënaqësi dhe më çlodhin. Jam e kënaqur që fëmijët, nipërit dhe mbesat dhe brezat që do të vijnë, do të përcjellin traditat e familjes Kapo dhe familjes Kondi, që shquhen për kontributin ndaj atdheut të tyre.

20 - SPECIALE

E martë, 21 Gusht 2007

ummer S pages

Bulevard
M
inistri i Jashtëm, Lulzim Basha foli dje pas shumë kohësh për çështjen e Kosovës në prani të mediave. Ai kishte përkrah trashgimtarin e fronit mbretëror, Lekën e Parë të cilin e prezantoi si këshilltar. Edhe në komunikimin me mediat, Leka u prezantua si këshilltar i kabinetit të ministrit të Jashtëm, pa u specifikuar asgjë për punën e tij. Në të gjithë botën perëndimore, aty ku dëshiron të na integrojë mister Basha, këshilltarët janë njerëz me thinja. Edhe kur ministrat e Jashtëm janë rioshë, siç ndodh shpesh në Ballkan, këshilltarët e tyre janë diplomatë me eksperiencë dhe jo njerëz që me zor flasin gjuhën e tyre të nënës (në rastin konkret, të babait). Megjithatë, shpresojmë që me ardhjen e Leka Zogut si këshilltar i Bashkës, Kosova të fitojë pavarësinë. Ky është urimi që bëjnë sot të gjithë patriotët e gushtit.

Politik
Ministër pa thinja, këshilltar pa thinja

“Të rritet dhe të ulet çmimi i energjisë”

P

artia Socialiste duket shumë e paqartë përsa i përket strategjisë që duhet të ndiqet për krizën energjetike në Shqipëri. Sekretari për Programin Politik në Partinë Socialiste, Andis Harasani, deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se qeveria nuk duhet ta rrisë çmimin e bukës. Ndërkohë pak ditë më parë, Harasani tha se Partia Socialiste është pro rritjes së çmimit të energjisë elektrike, dhe madje po të ishte në pushtet do ta trefishonte çmimin e energjisë elektrike. Pas këtyre deklaratave kontradiktore, mësohet se Edi Rama e ka thirrur në zyrë Harasanin dhe e ka mandatuar të përfundojë programin qeverisës të PS-së dhe jo vetëm në pjesën ku flitet për çështjet energjetike por edhe për gjithë problematikat e tjera.

J

am i bindur se banorët e zonës nr. 31 do të di t’i vlerësoj dhe t’u jap atë që meritojnë”, deklaroi dje Edi Paloka, pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij nga kryesia e PD-së, për të konkurruar në zgjedhjet e pjesshme për deputet në këtë zonë. Ende nuk dihet se çfarë kishte parasysh Paloka kur tha se banorët

Paloka: Do iu jap atë që meritoni
do të marrin atë që meritojnë, por ata që e njohin nga afër kandidatin demokrat nuk parashikojnë asgjë të mirë. Burime pranë organizatave bazë të Partisë Socialiste deklaruan për “Bulevardin” se shumë banorë dhe banore socialiste të zonës kanë filluar të shpërngulen nga lagjia pasi i tremben një humbjeje të thellë që kandidatin të Edi Ramës në betejën e 23 shtatorit.

E martë, 21 Gusht 2007

SPECIALE - 21

ummer S pages
UDHËTIM NË LUGINËN E SHALËS, FSHEHUR THELLË MES ALPEVE

SHQIPERI
Zbulohet fortesa e lashtësisë
doni të gjeni një strehë të fshehtë, që mos ta dijë askush? Epo, mendojeni një herë Shqipërinë! Një ekip arkeologësh ka njoftuar se malet në veri të Shqipërisë, ndoshta një prej zonave më të largëta në Europë, kanë qenë një strehë e fshehtë, shumë e sigurt, për një kohë të gjatë. Një ndër ekspertët e ekspeditës, arkeologu Michael Galaty i kolegjit Millsaps në Jackson, Misuri, ka raportuar për ekspeditën e kësaj vere tani që është kthyer nga lugina e Shalës në malet në veri të Shqipërisë, fundi i Alpeve. “Rreth pesëqind vjet më parë, njerëzit e arratisur nga perandoria otomane vinin këtu për t’u fshehur. Ne prisnim të gjenim gjurmët e tyre”, - thotë Galaty. Në një kep në afërsi të fshatit Grunas, ndodhen rrënojat e mureve, që sipas ekipit të arkeologëve dukeshin si të një ndërtese që datonte në vitet 1500, kohë në të cilën të arratisurit u vendosën në këtë rajon, për t’i shpëtuar kontrollit të perandorisë së re. Gjithsesi, gërmimet treguan se kishte një llogaritje të bërë gabim lidhur me muret. Ata ishin shumë të vjetër dhe disa prej tyre ishin shumë të mëdhenj, të vendosur pranë njërit-tjetrit, të lidhur bashkë pa materiale të tjera, një stil që është tipik për perandorinë mikenase të epokës së Bronzit në Greqi. Në vend të një strehe mesjetare, ekipi zbuloi rrënojat e një kështjelle të

A doni të gjeni një strehë të fshehtë, që mos ta dijë askush? Epo, mendojeni një herë Shqipërinë! Një ekip arkeologësh ka njoftuar se malet në veri të Shqipërisë, ndoshta një prej zonave më të largëta në Europë, kanë qenë një strehë e fshehtë, shumë e sigurt, që në lashtësi
Fondacionit Kombëtar të Shkencës, ekipi i Galaty u kthye sërish në Shqipëri për të zbuluar historinë e fortesës së Grunasit. Për habpoçeve prej balte të gjetura aty rrotull. “Ata kanë harxhuar shumë kohë dhe mund për të ndërtuar këto mure këtu”, - thotë ai, duke vënë në dukje se muret e tarracës ishin shumë të trashë dhe arrinin në disa metra lartësi. Ekipi i arkeologëve arriti në përfundimin se njerëzit kishin jetuar në këtë vend të paktën që prej vitit 1000 Para Krishtit. Ata zbuluan se tarracat ishin projektuar dhe ndërtuar me shumë kujdes, një praktikë e zakonshme në botën klasike greke, por e panjohur në zonat veriore shqiptare. Edhe pse anëtarët e ekipit, ku bëjnë pjesë edhe Olsi Lafe i Institutit Shqiptar të Arkeologjisë dhe Zamir Tafilica i Institutit Historik të Shkodrës, po përpiqen të kuptojnë se kush ka jetuar në Grunas, pjesa më e madhe e poçerisë që ata kanë zbuluar, duket se ka ardhur nga zonat më në jug të Shqipërisë në epokën e hekurit. Banorët në luginën e Shalës mund të kenë mbajtur lidhje me ilirët, nëse nuk u janë fshehur atyre, thotë Galaty. “Në fund të fundit, historia përsëritet”. “Pushtimi” i ardhshëm mund të mos jetë nga piratët apo ndërtuesit e perandorive, shton ai, por skiatorët, e tërhequr nga dëbora që mbulon këtë zonë. “Ky vend është shumë i bukur për t’u fshehur përgjithnjë”, - thotë Galaty. “USA Today”

A

DAN VERGANO

epokës së Bronzit, që daton në vitet 800 para Krishtit, siç tregojnë edhe të dhënat nga objektet e baltës dhe “veglat e punës” që u gjendën në

ZBULIMI Gërmimet treguan se kishte një llogaritje të bërë gabim lidhur me muret. Ata ishin shumë të vjetër dhe disa prej tyre ishin vendosur pranë njërit-tjetrit, të lidhur pa materiale të tjera, një stil tipik për perandorinë mikenase të epokës së Bronzit në Greqi. Në vend të një strehe mesjetare, ekipi zbuloi rrënojat e një kështjelle të epokës së Bronzit, që daton në vitet 800 para Krishtit

këtë vend. “Për çfarëdo lloj arsyeje, duket se njerëzit kanë jetuar në këtë luginë rreth 3 mijë vjet më parë”, - thotë Galaty. Ky zbulim është shumë interesant për disa arsye, shton ai. Në vitin 800 Para Krishtit, në këtë rajonin të Europës në veri me Greqinë, ndodhi kalimi nga epoka e Bronzit në epokën e hekurit. Grekët

e lashtë po dilnin nga një epokë e errët që kishte zgjatur me shekujt të tërë dhe ishin lidhur edhe me mbretëritë ilire në bregdetin e Adriatikut, në rrëzë të maleve në Shqipërisë veriore. Ilirët ishin të fuqishëm dhe romakët u frikësoheshin piratëve të tyre, që i ndiq-

nin ata në një luftë të gjatë për dominimin e Mesdheut, që përfundoi në vitin 160 para Krishtit. A ishte fortesa e Grunasit një strehë e sigurt e piratëve të deteve në botën e lashtë apo pjesë e mbretërisë? Këtë Galaty dhe kolegët e tij ende nuk e dinë. Këtë verë, me ndihmën e

inë e tyre, ata zbuluan të paktën pesë ndërtesa (dy prej tyre prej guri), disa “shtëpi gjigande” për më shumë se dhjetë persona, themelet e një kulle vrojtimi, portën dhe disa tarraca të mëdha. Galaty beson se qindra vetë ndoshta jetonin në këtë fortesë, “mosha” e së cilës është konfirmuar edhe nga analizat kimike të

“USA TODAY” Ky shkrim është publikuar nga gazeta prestigjioze amerikane “Usa Today” dhe paraqet zbulimin e fundit të një ekipi arkeologësh nga SHBA-ja në Luginën e Shalës, në mes të Alpeve, në zonën veriore të Shqipërisë.

RRËNOJAT Në një kep në afërsi të fshatit Grunas, ndodhen rrënojat e mureve, që sipas ekipit të arkeologëve dukeshin si të një ndërtese që datonte në vitet 1500, kohë në të cilën, të arratisurit u vendosën në këtë rajon, për t’i shpëtuar kontrollit të perandorisë së re.

22 - SPECIALE

E martë, 21 Gusht 2007

Tendencat e koleksioneve
Vjeshtë-Dimër 2007-2008
Aimona VOGLI

ummer S pages

J

aka të larta, fustane bustier dhe në mbrëmje fustane deri në fund të këmbëve, të gjitha këto ajo ajo çka pasqyrohet në koleksionet e sfilatave Vjeshtë-Dimër 2007-08. Ja disa këshilla për të qenë përpara në modë. XHAKETA Xhaketa me jakë të lartë, është e pranishme në shumë koleksione. E realizuar në të gjitha materilat dhe me një detaj shumë interesant, që është qëndisja. Është një alternativë shumë e mirë e palltos së zakonzhme. NË DARKË ME TË GJATA Fustanet janë shumë të rëndësishëm në garderobën tuaj. Patjetër të gjatë dhe me detaje që të rikujtojnë pak periudhën e Mesjetës, e gjitha kjo në kontrast me “vogëlsinë” e bustit. Fundet e tyre duhet të prekin tokën dhe duhen të jenë të shoqëruar me taka marramendëse. NGJYRAT Nuk ka limit për ngjyrat që do të bëjnë pjesë në universin femëror. Shumë tonalitet të ndryshme, si portokallia, vjollca, ngjyrë ide, etj. Por, protaginistet absolute do të jenë grija dhe e zeza, shumë të pranishme sidomos darkave. Gjatë ditës do të mbizotërojë një e zezë e zbehtë, por që në mbrëmje duhet të shdërrohet në një të zezë rrezatuese. STILI RETRO

Një rikthim i stili të modës së fillim viteve 900 kombinuar me tailleur të viteve 40. Xhaketa me vatinë dhe funde që nxjerrin në pah ijet dhe që vënë në dukej trupin. APLIKIMET Në çdo situatë, si gjatë ditës ashtu dhe gjatë mbrëmjes, veshjet dhe aksesorët duhet të jenë të dekoruara nga temina, pjesë plastike që ndriçojnë dhe shkëlqejnë. Të gjitha këto për të trasformuar gjithçka që vishni në një xhevair. STILI KOLEGJIAL Xhaketa të vogla skoceze me kopsa të veshura me copë ose të arta, një shpirt kolegjial që ndërthuret me një prezencë të rreptë.

MATERIALET Të leshtat do të ejnë të pranishme në çdo formë. Të punuara me dorë ose në makineri, të trajtuara në forma nga më të ndryshmet, deri në atë pikë sa mund të shëndrrohen dhe në pellushe. STAMPIMET Ngjyra të dhunëshme që sfumohen në tonalitete të ndryshme. Me forma gjoemetrike dhe stampa që marrin pamjen e një ylberi. XHUPAT Të shkurtër ose të gjatë, me ngjyra, të qëndisur me perçina dhe kristale. TË SHËNDRITSHME

DORASHKAT Janë të padiskutueshme, në buta dhe në ngjyrë natyrale, të shkurtra por dhe të gjata deri në kycet. Këto të fundit do të jenë të ndikuara dhe mëngët e xhaketave që janë pak trecerekshe dhe që do të lejojnë nxjerrjen në pah të këtyre elementëve.

Do të jetë një seszon metalizato, i artë, argjentë, bronz, etj. Copat e shëndritshme me nuanca platini dhe floriri, tregojnë të gjitha gjasat për një vjeshtë-dimër luksoz. TUTAT Një rikthim i bujshëm i këtij elementi. I propozuar me materiale të ndryshme, që nga fanellata dhe deri tek mëndafshi i zi. KAPELJA Aksesori kryesor për këtë stinë, shumëllojshmëria e saj është e pashmangashme. Mund të jenë berreta tipike mashkullore, kapu}ë prej leshi, kapele me veshje me qime, etj. ÇANTAT Patjetër e madhe dhe e dobishme për të gjithë ditën. Të realizuara me lëkura të çmuara, si ato të krokodillit, plot ngjyra dhe forma gjeometrike. RRIPAT DHE DORASHKAT Beli, vendoset në dukje nga breza të hollë, ose nga fasha të larta japin idenë e një korseje. Dorashkat janë të padiskutueshme, në buta dhe në ngjyrë natyrale, të shkurtra por dhe të gjata deri në kycet. Këto të fundit do të jenë të ndikuara dhe mëngët e xhaketave që janë pak trecerekshe dhe që do të lejojnë nxjerrjen në pah të këtyre elementëve.

E martë, 21 Gusht 2007

AKTUALITET - 23

Policia liron të rrëmbyerin dhe prangos pronarët e kompleksit “Tropikal” në Shëngjin, Gjin dhe Lekë Gega

Arrestohen dy biznesmenë pengmarrës
Lezhë, rrëmbyen kamerierin në Tiranë për 8.500 euro borxh
LEZHË

N

jë borxh i pashlyer i ka kushtuar jo pak një kamerieri nga Tirana. Ai është mbajtur tri ditë peng në një hotel në Shëngjin të Lezhës nga dy vëllezër, pronarë të tij, të cilët dje janë arrestuar. Policia e Tiranës në bashkëpunim dhe me atë të Lezhës, kanë vënë dje në pranga Gjin dhe Lekë Gegën, respektivisht 39 dhe 37 vjeç, nga Lezha, pronarë të kompleksit “Tropikal” në Shëngjin. Ata janë sjellë menjëherë në Tiranë dhe sipas të njëjtave burime policore, në të njëjtën kohë me arrestimin e tyre është bërë dhe lirimi i pengut. Shkak për këtë është bërë një borxh prej 8.500 eurosh, të cilin Niçaj ia kishte një personi të tretë dhe vëllezërit duket se kishin ndërmarrë misionin e nxjerrjes së parave nga borxhliu. ARRESTIMI Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, kanë bërë të ditur se më datën 17 gusht, është rrëmbyer prapa Muzeut Kombëtar Hristan Niçaj, 50 vjeç, banues në kryeqytet.

Borxhi
Rrëmbyesit janë sjellë menjëherë në Tiranë dhe sipas të njëjtave burime policore, në të njëjtën kohë me arrestimin e tyre është bërë dhe lirimi i pengut. Shkak për këtë ngjarje është bërë një borxh prej 8.500 eurosh, të cilin Niçaj ia kishte një personi të tretë, dhe vëllezërit duket se kishin ndërmarrë misionin e nxjerrjes së parave nga borxhliu ishin bërë merak, pasi nuk kishte shkuar në shtëpi dhe se shumicën e kohës, telefoni i Niçajt u dilte i fikur. Por për një moment, ata kanë komunikuar me të, kohë kur kanë marrë vesh që ai ishte rrëmbyer se i duheshin lekët për t’i kthyer. Madje, sipas policisë, dy ditë më parë, kanë denoncuar familjarët e të rrëmbyerit, por që nuk dinin vendin se ku mbahej. Pas kësaj, policia ka filluar menjëherë hetimin, duke bërë kështu zbulimin e arrestimin e autorëve dhe lirimin e pengut. re.kro

Vëllezërit e arrestuar dje në Lezhë, Gjin dhe Lekë Gega

Ai ka qenë duke udhëtuar me fuoristradën e tij, kur është marrë peng. Dy ditë më parë, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë shkuar familjarët e të rrëmbyerit, të cilët kanë bërë dhe denoncimin për rrëmbimin e të afërmit, i cili nga burime jozyrtare thuhet se ka punuar prej shumë kohësh

si kamerier. Pas hetimeve dhe punës së bërë me dëshmitarë e rrëfimet e të afërmve, është zbuluar dhe vendndodhja e pengut. Të njëjtat burime kanë pohuar se forcat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës në bashkëpunim me ato të Lezhës, dje rreth orës 16:00 kanë ndërhyrë në

ambientet e kompleksit turistik “Tropikal” në Shëngjin, ku dhe kanë arrestuar vëllezërit Gega, pronarë të hotelit. Në të njëjtën kohë është bërë i mundur dhe lirimi i pengut. Burime policore kanë pohuar se për të dy biznesmenët pengmarrës, është marrë masa e “arrest i t n ë flagrancë”, për “rrëmbim personi” dhe “mbajtje peng”.

RRËMBIMI Ka qenë pasditja e datës 17 gusht, kur 2 vëllezërit Gega kishin ardhur në Tiranë për të nxjerrë paratë e mikut të tyre, të cilat ia kishte borxh 50-vjeçari. Ata e kanë pritur në vendin që e dinin se do të vinte dhe sapo ky i fundit ka dashur të parkojë pranë “Piacës”, i janë afruar dhe pa rënë në sy, e kanë detyruar të lëvizë makinën prej aty e të udhëtojnë drejt Lezhës. Pasi e kanë çuar në Shëngjin, i kanë thënë atij se çfarë kërkonin, por nuk e kanë lënë të lirë që të kthente 8.500 eurot. Policia ka njoftuar se familjarët

NGJARJA
LAÇ - Ambasada greke në Tiranë i ka refuzuar dhënien e vizës drejtorit të Spitalit Civil të Laçit, i cili është ftuar në Kongresin e 25-të Botëror të Pediatërve. Skandali është denoncuar nga vetë kreu i këtij institucioni shëndetësor, në një konferencë të dhënë për shtyp gjatë ditës së djeshme. Lulash Aroni, një ndër tre mjekët më të mirë pediatër të vendit tonë, i ftuar në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, e ka cilësuar këtë veprim të ambasadës greke, si një shkelje flagrante e lirive e të drejtave njerëzore si dhe një diskriminim që i bëhet haptas inteligjencës shqiptare. Gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se i ka kërkuar ndihmë ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha si dhe ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, që të ndërhyjnë pranë autoriteteve të vendit fqinjë për zgjidhjen e këtij problemi. Ndërkohë, numri një i spitalit të Laçit thotë se dy ministrat e kabinetit të qeverisë Berisha, e kanë garantuar se do të ndë-

LAÇ/ Lulash Aroni denoncon skandalin, ndihmë ministrave Basha e Ndoka

I refuzohet viza kreut të spitalit
Ambasada greke, jo ftesës në Kongresin Botëror të Mjekëve
Mjeku Lulash Aroni ka pohuar se me vizë apo pa vizë, ai do të jetë i pranishëm në Kongresin Botëror të Pediatërve që zhvillohet për herë të parë në Athinë
rhyjnë zyrtarisht që t’i jepet viza që deri tani i është refuzuar. Nga ana tjetër, mjeku Lulash Aroni ka pohuar se me vizë apo pa vizë, ai do të jetë i pranishëm në Kongresin Botëror të Pediatërve që zhvillohet për herë të parë në Athinë. FTESA Drejtori i Spitalit të Laçit, Lulash Aroni, që në korrik të këtij viti ka marrë një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Pedimë është bërë nga drejtuesit e Kongresit Botëror të Pediatërve, vendin e akomodimit në hotel, biletën e udhëtimit dhe diplomën e noterizuar. Pasi dorëzova gjithë dokumentacionin e kërkuar, u paraqita sërish më datë 10 gusht për të marrë vizën”, tregon mjeku i specializuar në fushën e Pediatrisë. Ai ka shtangur kur punonjësit e kësaj ambasade i kanë refuzuar dhënien e vizës. “Ata më thanë se nuk kam të drejtë të shkel në vendet e Bashkimit Europian. Kërkova shpjegime, por askush nuk më ka kthyer përgjigje”, - shprehet Lulash Aroni. KËRKESA I tronditur dhe tejet i fyer nga një refuzim i tillë qesharak, mjeku Lulash Aroni ka kërkuar ndërhyrjen e ministrit Basha dhe Ndoka. Sipas tij, dy ministrat në fjalë e kanë cilësuar refuzimin e dhënies së vizës nga ana e ambasadës greke, si një akt të paprecedent. Ndërkaq, mësohet se

MJEKU Lulash Aroni ka mbaruar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në degën e Pediatrisë, në vitin 1997. Më pas, ai ka kryer disa specializime në Itali, ndërsa para dy muajsh ka marrë dhe masterin. Aroni ka punuar prej katër vitesh si mjek në Spitalin e Laçit dhe që prej tre muajsh është emëruar si drejtues i këtij institucioni shëndetësor. ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha i ka premtuar kreut të Spitalit të Laçit, se do të ndërhyjë pranë kësaj ambasade, por edhe pranë qeverisë greke për dhënien e vizës. “Deri tani nuk kam marrë ende përgjigje, ndaj i kam dërguar dhe një e-mail, kryetarit të Komisionit Europian, ku e kam vënë në dijeni për këtë veprim të shëmtuar të ambasadës greke në Tiranë. Gjithashtu, do t’u drejtohem gjithë institucioneve ligjore, pasi kur penalizohet një mjek, imagjino çfarë bëhet me shtetasit e thjeshtë shqiptarë”, sqaron Aroni.

Drejtori i Spitalit të Laçit, Lulash Aroni

atërve që do të zhvillohet nga data 24 gusht deri më 30 gusht të këtij viti, në Athinë. Ftesa i është bërë nga kryetari i Kongresit të 25-të (i radhës), Andreas Constantopolos. Përveç mjekut të njohur laçian, në këtë aktivitet të rëndësishëm janë ftuar dhe dy mjekë të tjerë pediatër nga vendi ynë. Menjëherë pas marrjes së ftesës, Aroni ka nisur procedurat për nxjerrjen e vizës, e cila do t’i japë mundësinë të jetë

i pranishëm në këtë kongres. As që i ka shkuar nëpër mend se do t’i refuzohej dhënia e vizës. SKANDALI Pasi është paraqitur më datën 20 korrik të këtij viti në ambasadën greke në Tiranë, punonjësit e kësaj të fundit i kanë kërkuar kreut të Spitalit të Laçit, dokumentacionin përkatës për marrjen e vizës. “Unë kam dorëzuar pranë ambasadës greke në kryeqytet, ftesën zyrtare që

24 - AKTUALITET

E martë, 21 Gusht 2007

Lokalët, ndihmë nga ajri për shuarjen e vatrës së re

Zjarret, katastrofë në Gjinar
Flakët djegin dhjetëra ha në zonën turistike
ELBASAN – Flakët shkaktojnë katastrofë të vërtetë në zonën turistike të Gjinarit në Elbasan. Pas shuarjes së katër vatrave të zjarrit në masivet pyjore të kësaj zone mbrëmjen e së dielës, një tjetër zjarr gjigant ka shpërthyer mesditën e djeshme. Drejtuesit lokalë pohojnë se situata është mjaft kritike dhe se kjo zonë është nga më

Dyshimi
Sipas banorëve, zjarret e shënuara gjatë dy ditëve të fundit në masivet pyjore të Gjinarit, kanë qenë të qëllimshme. Ata dyshojnë se personat që janë të interesuar për të blerë tokë si dhe për të bërë ndërtime në fushën e hotelerisë në këtë zonë turistike, janë shkaktarë të zjarreve të dëmtuarat në bimësi në shkallë qarku. Vatra më e re është shënuar në vendin e quajtur “Fusha e Kuqe”. Burimet e mësipërme sqarojnë se brenda pak minutave,

flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha halorë dhe që për një kohë të gjatë ka qenë tepër e vështirë për t’u mbajtur nën kontroll. Fillimisht janë përpjekur banorët e zonës si dhe punonjësit e Drejtorisë Pyjore për shuarjen e zjarrit. Më pas, në ndihmë të tyre kanë shkuar forcat e repartit të zjarrfikësve, të policisë si dhe të ushtrisë. Terreni tepër

i thyer malor ka penguar ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilët janë përqendruar më shumë në vendet ku mund të bëhej i mundur lokalizimi i flakëve. Zëdhënësi i Prefekturës së Elbasanit, Rezart Kovaçi dje ka dek-

laruar për “Gazeta Shqiptare”, se deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është bërë e mundur shuarja e këtij zjarri. Ai ka sqaruar se është kërkuar ndërhyrja nga ajri për shuarjen e tij. fa.po.

Pëson traumë, vajza në gjendje të rëndë: Më shpëtoni nga vdekja!

ELBASAN

K

leshentja u është lutur bluzave të bardha ta shpëtojnë nga kthetrat e vdekjes. “Ju lutem më shpëtoni! Nuk dua të vdes…” MOTIVI I fejuari i 18-vjeçares kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga emigracioni. Në shtator kishte caktuar të bënte dhe dasmën. Por me

sa duket, gjërat nuk kanë funksionuar ashtu siç duhej. Ai ka dalë me të fejuarën e tij dhe i ka thënë se duhej të ndaheshin, pasi ai

kishte një tjetër lidhje. Ende nuk është konfirmuar nëse djali ka bërë thjesht një shaka me të fejuarën e vet, apo vendimi i tij ishte definitiv,

ku ai të ketë vendosur vërtet të martohej me dikë tjetër. 18-vjeçarja ndodhet ende në spital, pasi gjendja e saj është rënduar në kohën kur është marrë forcërisht nga prindërit e saj nga spitali. Mjekët thonë se gjendja e saj është e rëndë dhe ende nuk konfirmohet nëse ka dalë jashtë rrezikut.

SHKB nis hetimin për shefin e Krimeve, rrahu kryeplakun e një fshati
MIRDITË - Rrihet barbarisht kryeplaku i fshatit Gëziq në rrethin e Mirditës. Disa ditë më parë, Frrok Gjeta ishte duke pirë kafe në lokalin “Emigranti” në afërsi të Urës së Fanit, kur është bërë preh e dhunës së shefit të Policisë Kriminale të Komisariatit të Rrëshenit, Hysen Muça. Viktima ka deklaruar dje për “Gazeta Shqiptare”, se ishte duke ecur në rrugë, kur Muça i ka thënë se “pse më shikon shtrembër?” E ndërsa kryeplaku i është përgjigjur se po shikonte punën e tij, pas pak minutash është sulmuar me grushte dhe shqelma nga shefi i Krimeve. Si pasojë e dhunës së ushtruar, kryeplaku i fshatit Gëziq ka përfunduar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Rrëshenit. Pas daljes nga koma, ai ka bërë denoncim si dhe ka siguruar edhe akt-ekspertizën nga mjekët për dëmtimet fizike që ka pësuar. Rrok Gjeta (sekretar i PD-së për fshatin) thotë se për këtë ngjarje ka vënë në dijeni deputetin e zonës, Gjovalin Prenga si dhe kryebashkiakun Gjon Dedaj. Gjithashtu, 41vjeçari pohon se SHKB-ja pranë Ministrisë së Brendshme po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. hi.gja

Kryeplaku i keqtrajtuar, Frrok Gjeta

“ “

a dashur të bëjë sha ka me të fejuarën apo e ka pasur me të vërtetë se do ta linte, edhe pse kishin caktuar ditën e martesës, kjo mbetet mister. Një vajzë nga fshati Hajdaran i komunës Shushicë në rrethin e Elbasanit, ka vendosur t’i japë fund jetës së saj, pasi i fejuari i sapokthyer nga emigracioni, i ka bërë me dije se duhej të ndaheshin. 18-vjeçarja Valentina D. është tronditur së tepërmi, duke kaluar në depresion. Ajo ka gjetur një sasi lënde helmuese dhe pa i thënë askujt asnjë gjë për motivin, e ka pirë. Ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar, në orët e mbrëmjes. Sipas mjekëve, vajza ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital, e shoqëruar nga pjesëtarët e familjes së saj, të cilët nuk kanë dhënë asnjë lloj detaji sesi kishte ndodhur me vajzën e tyre. HELMIMI Pas mbërritjes në spital, 18-vjeçarja nuk u ka treguar as mjekëve se çfarë kishte ndodhur. Por, bluzat e bardha kanë konstatuar se vajza ishte vetëhelmuar. Mjekët i kanë bërë shpëlarje dhe gjithë shërbimet e duhura mjekësore për një vetëhelmim. Por, pasi gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar disi, të afërmit e kanë marrë nga spitali forcërisht 18-vjeçaren nga shtrati, duke e dërguar në shtëpi. Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Kur jeta e saj ishte në fije të perit, 18-vjeçarja nga Hajdarani ka rrëfyer të vërtetën tek prindërit e saj dhe mjekët, mëngjesin e djeshëm. “Jam vetëhelmuar me një lloj helmi që as vetë nuk ia di emrin. I fejuari më la, nuk e dua më jetën”, - mësohet të ketë pohuar vajza, ndërsa luftonte me vdekjen. E penduar për veprimin e saj, ado-

E lë i fejuari para dasme, vetëhelmohet 18-vjeçarja
Erdhi nga emigracioni: Do martohem me një tjetër
MOTIVI Një i afërm tregoi se ajo është tronditur psikikisht nga kërcënimi i të fejuarit, se do ta linte për arsye që nuk i di askush dhe se ai do të lidhej me një tjetër, edhe pse ata me mirëkuptim kishin vendosur të martoheshin së afërmi…

SHKURT ISHP: Dasmorët u helmuan nga torta
TIRANË – Të gjithë pacientët që u shtruan përgjatë së premtes dhe të shtunës në Spitalin Civil të Librazhdit, janë helmuar nga tortat që kanë konsumuar në dasma të ndryshme. Lajmi është bërë me dije nga drejtori i Shëndetit Publik në Tiranë, Besnik Jaku. Kjo, pas kryerjes së analizave të kampioneve të gjakut të të helmuarve si dhe të punonjësve të pastiçerisë “Eralba” në Librazhd. Ndërkohë, dyshohet se 97 pacientët të jenë infektuar nga sëmundja infektive e salmonelës. Ndërkohë, Jaku pohon se po bëhen dhe analizat e ujit të pijshëm, për të saktësuar shkaqet e infektimit nga sëmundja e salmonelës.

“Jam vetëhelmuar me një lloj helmi që as vetë nuk ia di emrin. I fejuari më la, nuk e dua më jetën”

I vunë zjarrin pyllit, 3 në pranga

KOLONJË – Mbrëmjen e së hënës, efektivat blu të Komisariatit të Policisë së Ersekës kanë vënë në pranga Klodian Hoxhajn 28 vjeç, Janaq Çelemeni, 41 vjeç, si dhe Arben Fejzollarin, 45 vjeç nga fshati Mollas i këtij rrethi. Sipas burimeve policore, të tre këta persona u vunë në pranga, pasi dyshohet se i kanë vënë zjarrin një pylli me pisha për motive pronësie. Si pasojë e flakëve janë djegur 7 ha, ndërsa janë rrezikuar të shkrumbohen dhe 63 ha të tjerë.

Katër në hetim për falsifikim

FIER – Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin në gjendje të lirë ndaj 50-vjeçares Kimete Lushkaj, nga fshati Baltëz, 25-vjeçarit Lorenc Sherifi nga fshati Radostimë, si dhe Klodian Bufit, nga fshati Strum i këtij rrethi. Ata akuzohen për falsifikim të dokumenteve të Gjendjes Civile (certifikatave). Gjithashtu është vënë nën hetim dhe punonjësi i Gjendjes Civile të Komunës së Dërmënasit, Vangjel Ongari.

E martë, 21 Gusht 2007

RAJON - 25
nëse takohen rastësisht me këta persona, të njoftojnë stacionin më të afërt të policisë, për arsye se këta konsiderohen të jenë të armatosur dhe të rrezikshëm”, tha Elshani. Burgjet në Kosovë janë në kompetencë të Misionit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa autoritetet vendore kanë përgjegjësi të kufizuara.

Arratisja nga burgu i Dubravës, në pranga 4 gardianët që ndihmuan të dënuarit
PRISHTINE - Policia në Kosovë ka arrestuar katër gardianë që dyshohet se kanë ndihmuar arratisjen e shtatë të dënuarve të shtunën nga burgun i Dubravës. Arratisja nga burgu i sigurisë së lartë ndodhi pas një incidenti ndërmjet të burgosurve dhe oficerëve korrektues. Kjo nuk është hera e parë që të burgosurit arratisen nga burgjet e Kosovës. Njëri nga të burgosurit e arratisur, Faton Hajrizi është arratisur të paktën tre herë nga burgu dhe një një rast ai është arrestuar në njërin nga aeroportet e Gjermanisë. “Si të dyshimtë për ndihmë në arratisje janë ndaluar katër oficerë korrektues”, tha zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani. Policia ka shpërndarë fotografi të të arratisurve dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në kapjen e tyre. “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës, që

Reagojnë zyrtarët e organizatës: “Nuk po arkitektojmë asnjë shtet-satelit prapa krahëve të Beogradit”

Serbi-NATO, konflikti për Kosovën
S
Beogradi akuzon aleancën për protektorat në Ballkan
Beogradi

tatusi i Kosovës shkak ton konflikt mes Serbisë dhe NATO-s. Eksponentët e Beogradit kanë akuzuar aleancën për një tentativë për shkëputjen nga territori serb të Kosovës, me qëllim krijimin e një “shtetiprotektorat” atje. I fundit që ka përsëritur akuzat dje ishte Sërxhan Gjuriç, shefi i zyrës së shtypit në zyrën e kryeministrit, Vojisllav Koshtunica, sipas të cilit është e pakujdesshme që një aleancë ushtarake të shprehë mendime lidhur me statusin e ardhshëm të provincës, që në fakt është pjesë e Serbisë. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, ai deklaroi se nuk është fare e përshtatshme që të jepen mendime nga ana e NATO-s në lidhje me propozimin e ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari për Kosovës, duke u shprehur kështu në mbështetje “pavarësi të mbikëqyrur”, që në fakt do ta shndërronte këtë territor në një “shtet në pronësi të NATO-s”. Këto deklarata janë hedhur poshtë ngë Brukseli, ku zyrtarët në selinë qëndrore të NATOs thanë dje se “aleanca nuk ka për qëllim të ndihmojë ngritjern e një shtetit dhe as të arkitektojë prapa krahëve të Serbisë, por vetëm të garantojë kushtet e sigurisë gjatë fazës së përcaktimit të statusit në Kosovë”. Por, të tilla deklarata vazhdojnë të qarkullojnë në Beograd, të paktën në mjediset e Partisë Demokratike të Serbisë, nën drejtimin e Koshtunicës: forca më nacionaliste në ekzekutivin serb. Koalicioni demokratik në Beograd është treguar shumë i ashpër në betejën për Kosovën duke kudnërshtuar çdo hipotezë për njohjen e pavarësisë së saj. Për këtë arsye, qeveria serbe ka kërkuar edhe ndihmën e Moskës zyrtare, që e mbështet në këtë pikë. Beogradi është shprehur kundër pavarësisë së Kosovës dhe ka deklaruar se do të mbajë këtë qëndrim edhe sikur të

Hagë, rifillon procesi ndaj Ramush Haradinaj
PRISHTINË - Gjyqi në Hagë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, rinisi dje në Hagë, pas një ndërprerje gati një mujore. Prokuroria do vazhdojë të pyesë dëshmitarët e akuzës dhe pas afër 70 orëve të shfrytëzuara, i kanë mbetur edhe rreth 50 orë seancë. Më pastaj vjen radha e palës mbrojtëse, e cila do të prezantojë argumentet e saj në ndihmë të tre të akuzuarve – Ramush Haradinajt, Idriz Balajt e Lahi Brahimajt.Nga fillimi i gjyqit, më 5 mars të këtij viti, janë zhvilluar 69 ditë seanca, gjatë të cilave që sipas gjykimit të Popovic, do të bënte që njësitë ushtarake ndërkombëtare nën kontrollin e NATO-s të kishin pushtet të pakufizuar dhe të mos u nënshtroheshin asnjë

Shkup, parlamenti i heq imunitetin Buçkovskit

rrezikojë anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe në strukturat e NATO-s. Mes kundërshtarëve më të mëdhenj janë Ministri i ri i Energjitikës, Aleksandar Popovic, besnik i Koshtunicës. Në një intervistë për revistën “Vip”, ai ka lëshuar akuza

të ashpra ndaj Uashingtonit dhe Brukselit. Ministri deklaroi deklaruar se “SHBA dhe BE po nxisin aktorët ndërkombëtarë drejt një kompromisi të papranueshëm sepse kërkojnë të krijohet një shtet i NATO-s në territorin e Kosovës”. Një realitet ky,

kanë dëshmuar mbi 40 dëshmitarë të prokurorisë. Menjëherë pasi u njoftua për ngritjen e aktakuzës, Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës më 8 mars 2005 dhe të nesërmen u nis për t’u dorëzuar vullnetarisht në Hagë. autoriteti vicil: gjë që nuk ndodh në asnjë shtet demokratik dhe në asnjë nga vendet perëndimore themeluese të aleancës së NATO-s.

ANKARA - Ministri i Jashtëm turk, Abdullah Gul, fitoi dje pjesën më të madhe të në raundin e parë të zgjedhjeve presidencial në Turqi, por nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave që nevojiten në parlament për një fitore të plotë, deklaruan deputetët. Raundi i dytë i votimeve do të zhvillohet të premten. Kandidatura e parë e Gul u bllokua në prill nga elita laike, ku përfshihen edhe gjeneralët e ushtrisë, liderët e opozitës dhe gjykatësit. Gul pritet të zgjidhet këtë herë, pavarësisht nga kundërshtimet. Kandidimi i shefit të diplomacisë kundërshtohet nga pala laike. Por, pavarësisht nga kjo, Partia islamiste

Kandidatura e tij shkaktoi krizë politike në vend

Presidencialet në Turqi, Gul s’fiton dot garën për kreun e shtetit
anëtarësi të Turqisë në BE. Ai dikur ka përqafuar islamin politik dhe kandidatura e tij për presidencën në muajin maj nxorri në rrugë qindra mijëra vetë në protesta, përmes të cilave u tha se ai përfaqësonte një kërcënim për sistemin laik në Turqi.Kjo ishte përpjekja e dytë e ministrit të Jashtëm, Abdullah Gul për t’u zgjedhur president dhe ai njoftoi se kjo ishte edhe e fundit.

Ministri i Jashtëm turk, Abdullah Gul

moderatore turke, AK e ripropozoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale. Pala laike në Turqi dhe ushtria e shohin ministrin Gul si kërcënim të republikës.

Ndërkohë, ai vetë thotë se do të ndërpresë lidhjet me islamizmin politik dhe vë në dukje katër vitet si ministër i jashtëm që punon për reformë demokratike dhe

SHKUP - Parlamenti maqedonas i hoqi dje imunitetin ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Vllado Buçkovski, duke i hapur rrugë dhënies së masës së paraburgimit për të lidhur me akuzat për korrupsion. Gjatë votimit nuk mori pjesë grupi i deputetëve të LSDM-së. Deputeti Oliver Spasovski para prononcimit të deputetëve, arsyetoi se LSDM edhe më tej mendon se vendimi i Komisionit është jolegjitim, se Kuvendi e shkel Kushtetutën dhe Rregulloren dhe se gjatë debatit, siç tha, kryetari i Kuvendit ka luajtur lojë me korrespondencën me gjykatësen hetuese dhe me atë nëse hetimi ka përfunduar apo jo. Buçkovski është akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare gjatë furnizimit të pjesëve rezervë për tanket e armatës T-55, të marra si donacion nga Bullgaria në vitin 2001, gjë që i shkaktoi dëm prej rreth tre milionë eurosh buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

26 - KULTURE
SHKRIMTARI

E martë, 21 Gusht 2007

Drejtori i ri i IMK-së shpjegon prioritetet e punës. Orientim drejt turizmit kulturor

Borges, ka luajtur film i verbër

BEJKO: Instituti i Monumenteve po riorganizohet
Platformë për profesionalizëm të specialistëve dhe forcim të institucioneve qendrore e lokale
OLIVERTA LILA

Kalaja e Beratit

K

jo ngjarje ka ndodhur më shumë se një çerek shekulli më parë , por është bërë e ditur tani: 76 vjeç dhe i verbër, Jorge Luis Borges, ka interpretuar në një film ; një film që ai vetë nuk mundi ta shihte kurrë, por që nga ai u realizua me shumë dëshirë. Ai u zgjua në të gdhirë dhe u duroi xhirimeve deri në mbrëmje vonë. Ishte agimi i 24 qershorit të 1975. Bëntë shumë ftohtë dhe vendi ku do të kryheshin xhirimet kishte humbur në mjegull. Por, siç kujtojnë ata që kanë punuar në këtë film, i pari që duroi Borges nuk ishte i ftohti, por frika e xhirimeve ; i kushtoi të aktronte. Dhe aq më shumë i ndodhi dhe një incident : bastuni i tij u pengua diku. Gati u rrëzua , por nuk u rrëzua. U ngrit dhe vazhdoi rolin e tij. Dhe bashkë me sa më sipër, në prezantimin e tij si aktor, përfaqësuesi më në zë i letërsisë argjentinase tregoi gjatë xhirimeve edhe temperamentin e tij , nervoz aq edhe të vullnetshëm, por dhe bujar. E vetmja gjë që kërkoi gjatë tri ditëve që zgjatën xhirimet ishte një shishe Pernod. Borges pranoi të interpretonte rolin e gjermanit Juan Dahlman , protagonist në tregimin e tij “El Sur” (Jugu), të cilin vetë Borges e kishte konsideruar më shumë se autobiografik nga tregimet e tij. Borges asnjëherë nuk dha ndonjë mendim mbi filmin. “Në të vërtetë çfarë mendimi mund të japë një i verbër mbi një film?”, tregojnë se kishte thënë ai me shaka mbas prezantimit privat që iu bë këtij filmi në Buenos Aires. Stili origjinal, ironia therëse, temat që trajton, bëjnë që edhe shkrimtarët e mëdhenj të kohës sonë ta njohin Borges si mjeshtër të madh, duke e përcaktuar si një nga shkrimtarët më të shquar të shekullit të XX-të. Në Shqipëri , Borges, u bë sidomos i njohur pas viteve ’90-të. Më parë ai kishte qënë i njohur vetëm nga nje shtresë e caktuar dhe aspak nuk mund të ishte i përkthyer në gjuhën shqipe.

una për monumentet do të fillojë nga riorganizi mi i vet Institutit të Monumenteve të Kul turës. E më pas edhe të Drejtorive Rajonale drejt profesionalizimit të tyre. Mbi këtë Lorenc Bejko, drejtori i ri i IMKsë, do të mbështesë punën e institucionit që drejton. Ndërhyrjet emergjente, prioritet e viti që vjen, orientimin drejt turizmit kulturor, Bejko i tregon në intervistën e mëposhtme. Prej pak kohësh keni ardhur në krye të Institutit të Monumenteve. Si po vazhdon puna në këtë institucion dhe a do të ketë ndryshim të strukturës? Unë jam përpjekur që ky institucion me ardhjen time të ndjejë një vazhdimësi të projekteve dhe punës që është filluar më parë e të mos vuajë nga ndryshimi i stafit drejtues. E pranova këtë vend pune për të kontribuar për riorganizimin dhe riorientimin e disa drejtimeve kryesore të punës së këtij institucioni. Në këtë 1 muaj e gjysmë jam përpjekur që bashkë me stafin e specialistëve të IMK-së por edhe specialistë të tjerë të trashëgimisë kulturore jashtë strukturave shtetërore të ndërtojmë një platformë. Shumë shpejt do t’i paraqitet Ministrisë së Kulturës dhe instancave më të larta për të arritur një riorganizim të përgjithshëm ndaj sistemit të gjithë trashëgimisë kulturore. Cilat do të jenë pikat e forta të kësaj platforme që përcakton edhe këtë riorganizim? Jemi në përpunim e sipër të kësaj platforme, por ideja kryesore qëndron në riformatimin e

P

Lind nevoja për riformatim të Institutit të Monumenteve dhe të Drejtorive Rajonale të Monumenteve të Kulturës

institucioneve qendrore të trashëgimisë kulturore. Kjo lidhet me futjen në sistemin e ministrisë dhe të IMK-së të një komponenti të rëndësishëm të punës arkeologjike nëpërmjet të ashtuquajturit shërbim arkeologjik. Gjurmimi i monumenteve arkeologjike, konservimi i tyre, studimi dhe promovimi në funksion të turizmit kulturor, do të jetë një element i ri me të cilin do të pasurohet puna e sistemit të trashëgimisë kulturore që varet nga MTKRS-ja. Ky shërbim do të jetë në funksion të administrimit të pasurisë arkeologjike dhe nuk do të prekë Institutin Arkeologjik si institucion kërkimor shkencor. Pika e dytë ka të bëjë me orientimin e trashëgimisë kulturore në funksion të turizmit kulturor. Puna jonë njohëse, studiuese, konservuese dhe promovuese e monumenteve të kulturës duhet të finalizohet me një rol të rëndësishëm që këto monumente duhet të kenë në shoqërinë dhe ekonominë shqiptare përmes turizmit kulturor. Kjo lind nevojën urgjente për riformatim dhe të institutit të monumenteve, veçanërisht të Drejtorive Rajonale të Monumenteve të Kulturës. Puna restauruese, kërkimi arkeologjik dhe promovimi i monumenteve të kulturës padyshim që duhen të bëhen në baza territoriale. Kjo realizohet vetëm nëpërmjet fuqizimit të Drejtorive Rajonale, profesionalizimit të tyre. Ky është një proces afatgjatë, por duhet mbështetur. Mungesa e specialistëve, sidomos restaurues, ka disa vite që ndjehet. Në ç’pikë është shkolla e restaurimit, si një iniciativë për zbutjen e këtij problemi? Mungesa e specialistëve nuk është një problem i ri dhe nuk mund të zgjidhet menjëherë. Investimi në përgatitjen e burimeve njerëzore është një investim strategjik e afatgjatë për

Lorenc Bejko

PRIORITETET Gjurmimi i monumenteve arkeologjike, konservimi i tyre, studimi dhe promovimi në funksion të turizmit kulturor, do të jetë një element i ri me të cilin do të pasurohet puna e sistemit të trashëgimisë kulturore që varet nga MTKRS-ja. Ky shërbim do të jetë në funksion të administrimit të pasurisë arkeologjike dhe nuk do të prekë Institutin Arkeologjik si institucion kërkimor shkencor çdo institucion. Aq më delikat është në fusha të tilla si konservimi dhe studimi i trashëgimisë kulturore. Shkolla e restaurimit është një nga këto projekte. Finalizimi pengohet në disa probleme burokratike që lidhen me përfaqësuesit e UNESCO-s. Programi është përpunuar, pjesëmarrësit gjithashtu( janë pjesë e strukturave shtetërore qendrore ose rajonale), ambientet e shkollës janë përfunduar, ngelen

vetëm pajisjet e tyre me laborator që është përgjegjësi e përfaqësuesve të UNESCO-s. Është një projekt bashkëpunimi me zyrën rajonale të UNESCO-s në Venecia dhe jo gjithmonë zvarritjet vijnë nga institucionet tona. Turizmin kulturor e renditët si një nga prioritet ku do orientohet puna e Institutit të Monumenteve. Në këtë drejtim do të jetë i orientuar edhe buxheti i vitit që vjen? Bëhet gjithnjë e më evidente se trashëgimia është padyshim një shtyllë mbajtëse e turizmit në përgjithësi dhe sidomos turizmit kulturor. Trashëgimia është thelbi i identitetit tonë dhe është e natyrshme që turistët e huaj apo vendas të jenë të interesuar për të. Ndërhyrjet restauruese dhe promovuese duhet të kenë këtë finalitet. Kemi edhe emergjenca që lidhen me monumente që kanë nevojë për ndërhyrje riparuese, jo të gjitha ndërhyrjet tona mundet të jenë të drejtuara drejt turizmit kulturor. Megjithatë, pjesa më e madhe është duke u planifikuar me këtë qëllim final. Një studim më i detajuar do të na japë të dhëna për zonat e itinerarit turistik. Projektbuxheti i vitit 2008 është duke u studiuar në mënyrë të tillë që të përmbajë monumente që do të pasurojnë këto itinerare kulturore. Kështu do të rrisin ndjeshmërinë e vizitorëve ndaj trashëgimisë dhe informimin e tyre për thelbin kulturor.

Mungesa e specialistëve nuk është një problem i ri dhe nuk mund të zgjidhet menjëherë

E martë, 21 Gusht 2007

KULTURE - 27

DY QYTETET JANË PRIORITET I PUNËS SË TANISHME

Durrësi dhe Gjirokastra, të parat në hartën e rrezikut
D
urrësi vazhdon të jetë një vatër e nxehtë e cenimit të trashëgimisë kulturore. Veprimi në kundërshtim me ligjin e trashëgimisë dhe dhënie e lejeve të ndërtimit në zonën arkeologjike të Durrësit, ishte motivi i shkarkimit të ish-drejtorit të IMKSsë, Apollon Baçe. Bashkë me Gjirokastrën, drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Lorenc Bejko, i quan prioritete të menjëhershme. “Durrësi është një nga rastet jo të lumtura të bashkëjetesës së zhvillimit ekonomik nga njëra anë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore nga ana tjetër. Kemi dalë me një vendim të Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe i kemi sugjeruar Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ngrirjen e aktivitetit ndërtues në qendrën historike dhe arkeologjike të Durrësit deri në fund të vitit. Kjo periudhë kohore do të na japë mundësinë për përpilimin e hartës së rrezikut arkeologjik në Durrës si dhe të një rregulloreje për mënyrën e administrimit të zonës historike dhe veçanërisht zonës arkeologjike e nëntokës së Durrësit. Kjo do na lejonte të merrnim vendime koherente me një vizion afatgjatë”, në këtë qytet, listë e cila është duke u negociuar me autoritet e UNESCO-s. Edhe në qytetin e gurtë nuk mungojnë ndërhyrjen e paligjshme. Sipas drejtorit të IMKsë, “kemi të bëjmë me problem të ndërhyrjes së paligjshme të pronarëve të banesave në banesa që janë monument kulture. Kemi hyrë në një rreth vicioz. Banesa të rëndësishme në qendrën historike, monument të kategorisë së parë kanë pësuar ndërhyrje të kushtëzuara nga mungesa që ka pasur shteti në këto 10 vitet e fundit për të konservuar monumentet. Banorët kanë bërë ndërhyrje emergjente, por që bie ndesh me parimet etike të restaurimit të një monumenti kulture. Diskutimi me UNESCO-n po përqendrohet në nevojën e sjelljes së këtyre banesave në gjendjen e mëparshme, e pastaj të restaurohen duke ndjekur parimet profesionale”. E megjithatë lista e qyteteve ku trashëgimia kërkon mbrojtje, shkon përtej Durrësit e Gjirokastrës. Sipas Bejkos, ka shumë qendra historike dhe arkeologjike që e kanë të menjëhershëm rrezikun. Korça, Shkodra, Berati, Gjirokastra, Kruja, Lezha,do t’i nënshtrohen procesit të hartimit të rregulloreve dhe të zonifikimit të tyre. Sipas tij, në këtë rrugë do të harmonizohet nevoja për zhvillim dhe e ruajtjes së trashëgimisë e shndërrimit të tyre në burime turizmi kulturor.

Punimet në Amfiteatrin e Durrësit

Këngëtarja e njohur greke realizon ëndrrën në Gjirokastër

Glikeria, live në kalanë e Argjirosë
D
uke kënduar për publikun gjirokastrit kam realizuar një nga ëndrrat e mia", u shpreh artistja e njohur greke, Glikera, në përfundim të koncertit "live" mbrëmjen e së dielës në kalanë e Argjirosë në Gjirokastër. Në koncertin që zgjati rreth tre orë, këngëtarja e njohur greke interpretoi këngë të zgjedhura nga repertori i saj, të cilat u duartrokitën nga publiku i pranishëm. Gjatë koncertit Glikera përshëndeti publikun në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, ndërsa në përfundim të tij do të shprehej se "jam shumë e lumtur që kam kënduar në skenën e kalasë së Gjirokastrës. Ishte ëndrra ime dhe më në fund e realizova. Të këndoje për publikun gjirokastrit ishte kënaqësi", u shpreh ajo. Koncerti i këngëtares greke u organizua nga shoqata joqeveritare greke 'HumanAid', me mbështetjen e prefektit të qarkut të Gjirokastrës, këshillit të Qarkut të Gjirokastrës dhe bashkisë së këtij qyteti. "Për organizimin e këtij koncerti dhanë kontribut edhe shumë shoqata joqeveritare, në Greqi dhe në Shqipëri. Dua të falenderoj për ndihmën e çmuar në realizmin e këtij koncerti tre institucionet e rëndësishme të jugut", shprehet për ATSH-në, Ilir Gjini, kryetari i shoqatës joqeveritare "Syri i Medias së Re" (SMR), shoqatë që mbështeti organizimin e koncertit të Glikerisë në kalanë e Argjirosë.

shprehet Bejko. Realizimin e këtyre iniciativave e sheh të lidhur ngushtë me bashkëpunimin konkret me pushtetin lokal dhe Bashkinë e Durrësit. Deri më tani shprehet se shenjat janë pozitive. Shprehet se hapat konkrete të realizimeve do të duken në fillim të shtatorit, atëherë kur shpresohet edhe për një ndërgjegjësim të të gjitha niveleve të pushtetit. Gjirokastra është një tjetër qytet drejt të cilit do të drejtohet vëmendja. Me statusin e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, edhe Gjirokastra ka probleme të shumta. “Gjirokastra është një tjetër prioritet. MTKRS

ka marrë disa veprime energjike me krijimin e një zyre të re për administrimin si dhe një fond prej 1 milion eurosh në llogari të UNESCO-s për konservimin e qytetit. Jemi në momentin e përpunimit konkret të projekteve të ndërhyrjes në Gjirokastër. Disa edhe janë realizuar, disa janë në fazën e përfundimit të tenderimit dhe punëve konkrete. Të tjera që lidhen me UNESCO-n janë në fazën e përfundimit të dokumentacionit. Së shpejti shpresojmë të japim një sinjal pozitiv të ndryshimit të Gjirokastrës”, - thekson Bejko. Sipas tij, ka një listë të gjatë për ndërhyrje në një sërë banesash

LA TO FO

JM

X

11 VET PLAGOSEN NË XHIRIMET E FILMIT TË CRUISE
Adolf Hitler në korrik të 1944. Njëmbëdhjetë figurantët kanë rënë nga kamioni ndërsa ai po ecte në qendër të Berlinit. Një nga të plagosurit është më rëndë dhe ndodhet në spital. Për momentin xhirimet janë pezulluar. Cruise është kritikuar nga politikanët dhe familja Stauffenberg, për rolin e tij për shkak se ai është pjesë e Scientology që qeveria gjermane e konsideron si sekt.

hirimet e filmit ku interpreton aktori i holli vudit Tom Cruise kanë përfunduar në incident. Njëmbëdhjetë vetë janë plagosur pasi kanë rënë nga pjesa e pasme e kamionit gjatë xhirimeve. Filmi më i fundit ku Cruise ka rolin kryesor po xhirohej në Berlin. I titulluar “Valkyrie”, Cruise shfaqet si koloneli Claus von Stauffenberg, që ishte në krye të atentatit të dështuar ndaj

E martë 21 Gusht 2007

OPINION - 29

O P I N I O N

Politikanë kolopuçë
Nga Bashkim KOPLIKU

(Vijon nga faqja 1) ... nga kryetarët berishistë të bashkive, që nuk kanë asnjë vartësi prej tij; nga ministrat që nuk duhet të marrin urdhra nga ai; e deri tek militantët e përdëllyer. Kjo sjellje prej "mesije" (i dërguari i zotit në tokë) e kryeministrit, bëhet qëllimisht për të krijuar mendësinë e nënshtrimit absolut ndaj tij. E pra na duhen politikanë me dinjitet, me personalitet, mendje të pavarur, në mënyrë që të sigurohet që Shqipëria të mos kalojë prapë në diktaturë. KRYETARJA E KUVENDIT Po kalojmë në një rast konkret, pa përshkruar dhjetëra sjellje të tjera të saj. Ajo, në një reportazh në kohën e saj të lirë, të botuar para ca ditësh në Gazeta Shqiptare, citohesh kur tregonte, pak a shumë si vijon: "Kur ishim në opozitë, shpesh improvizonim parti dëfrimi në kryesinë e PD-së, kur ikte doktori [z. Sali Berisha-sh.i.]. Njëherë thamë se iku nga zyra, dhe ne filluam me ca këngë të huaja etj. Por ja që u kthye, e ne u ngrimë prej hallit! Por jo, doktori u ul në mes nesh, dhe filloi bile të recitonte poezi franceze në frëngjisht". Natyrisht, znj. Topalli, edhe kësaj here e vuri veten publikisht në pozicionin e një kolopuçeje, të një fëmije kopshti, që i ka ikur edukatorja. Mbase e tepruam, prandaj po e zbusim: e vuri veten në rolin e një nxënëseje, që i ka ikur mësuesi, dhe ajo ç' nuk bën kur ai nuk është prezent. Por Shqipërisë i duhet një kryetare Kuvendi, që nuk varet nga kryeministri, as ligjërisht, dhe as me dëshirën e vet, e as psikologjikisht, me ndjenjat e veta të inferioritetit. Nuk

ka një detyrim të tillë Kushtetuta, dhe nuk ka një detyrim të tillë asnjë ligj. Nuk mund të jemi të qetë, kur kryetarja e ndjen të nevojshme të shfaqet publikisht si një nxënëse e frikësuar para mësuesit, para kryeministrit. MINISTRAT Po edhe këta nuk bien poshtë në afshin për të demonstruar bindje të verbër-në fakt, ka ndonjë tektuk, që bën përjashtim, ka dinjitetin e mendjen e vet. Shohim kronikat televizive të mbledhjeve të qeverisë, pothuaj ditë për ditë, e bile disa herë në ditë, ku paraqitet që flet mësuesi (kryeministri), dhe dëgjojnë nxënësit (ministrat). Vetëm ai flet, kurse ministrat nuk bëzajnë, veçse miratojnë plot ngazëllim. (Krejt e kundërt

ka pasë qenë situata në qeverinë e PD-së, në vitet 1992-94: flisnin më tepër të tjerët, se kryeministri-e pra kryeministri i asaj kohe, nuk është se binte poshtë këtij aktualit, qoftë nga kultura, dituritë, erudicioni, qoftë dhe nga diferenca e moshës me ministrat e kohës.). Ja një nga shfaqjet e fundit. Gjoja po kundërshtonte kryeministri aktual, "rritjen e pagesave të studentëve universitarë", duke bërë sikur çoç po u jepte nga xhepi i vet studenteve: "Sa të jem unë kryeministër, nuk do të rriten pagesat". Mbase është e drejtë të mos rriten pagesat, por diskutimi nuk bëhet ashtu, sepse nuk po paguan kryeministri nga paga e vet. Në fakti, ai nuk po bënte gjë tjetër, veçse po insistonte që të gjithë sh-

qiptarët që nuk kanë studentë të tyre në universitete, duhet të paguajnë më shumë për të mbajtur ato të të tjerëve, më shumë sesa propozonte ministria e financave". Në një shtet normal, diskutimi i kryeministrit dhe ministrave, do të përqendrohej në raportin optimal në mes pjesës së kostos që duhet përballuar nga vetë studenti, familja e tij, dhe pjesës që duhet përballuar nga të gjithë ne të tjerët, pra nga buxheti i shtetit. E pra, përveç të tjerave, kjo qeverisje ka nevojë për debat në këshill të ministrave, sepse punët po i shkojnë mos e më keq. KRYETARI I BASHKISË SË SHKODRËS Para pak ditësh, televizionet dhanë vizitën e kryemi-

nistrit në Shkodër. Kryeministri ynë po i raportonte italisht, një investitori, se i kishte thënë kryetarit të Bashkisë (Lorencit, kryetarit që ishte aty prezent) që ai, kryetari i bashkisë, të plotësonte çdo kërkesë që do të kishte investitori." Natyrisht, nuk ka asnjë vartësi një kryetar bashkie, nga kryeministri. Aq e vërtetë është kjo, saqë çdo moment, kryetari mund t'i drejtohesh kryeministrit me fjalët: "Zoti kryeministër, punët e mia i di vetë, dhe nuk marr urdhra prej jush. Jam zgjedhur direkt nga populli, që të mendoj ditë e natë për të mirën e qytetit tim. Prandaj, ato këshillat e përgjithshme, apo aq më keq urdhrat tuaja, janë një fyerje për mua, sepse synojnë të tregojnë se aq kot jam unë, saqë ju nga Tirana, i

ditkeni më mirë se unë hallet e Shkodrës ..." Por as me kryetarin nuk ndodhi një reagim i tillë, që mbase do të ishte joetik, i bërë në sytë e publikut. Por ama, po të ishte bërë, nga ai e nga të tjerët, do të na mbushte me shpresë se ka burra e gra, me kokë të vet, në këtë qeverisje. ÇDO POLITIKAN Politikanët nuk duhet të lejojnë të kthehen në kolopuçë, që Ai t'i keqpërdorë, duke treguar se vetëm ai ka mend, se vetëm ai është në këtë Shqipëri, të tjerët janë kot. Nuk është punë krenarie, por punë e garantimit të Lirisë dhe Demokracisë. Shteti duhet të përbëhet nga disa koka të pavarura, dhe jo nga një kokë, qoftë edhe e kryeministrit tonë. Jo, na duhet një kryetare që të ketë mentë e veta, që edhe ta kundërshtojë kryeministrin kur nuk është dakord me të; na duhen ministra që kanë pavarësinë e tyre, pavarësisht se i ka përzgjedhur kryeministri (nuk janë pjesëtarë të një organizate mafjoze, ku bindja ndaj padrinos është e detyrueshme); na duhen kryetarë bashkie të pavarur; bile dhe militantët duhet të arsyetojnë me mentë e tyre, e jo të buçasin plazhin me këngët "Sali Berisha or tungjatjeta, sa ..."-imitim i këngës së Enver Hoxhës, ku veçse është zëvendësuar emri. Vetëm me politikanë jo kolopuçë, do të jemi disi më të qetë për fatet e vendit, se i kemi krijuar një pengesë diktaturës, apo siç i thonë tani me eufemizëm, autoritarizmit. Kjo merr rëndësi më të madhe në kushtet tona, kur kemi ricikluar një kryeministër me një të kaluar shumë problematike, me ato që ka bërë, sidomos gjatë viteve 1997-98, e kur pjesa dërmuese e politikanëve tanë janë ish-komunistë, që kanë pasur infeksionin stalinisto-enverist të kultit të individit.

30 - SPORT
IVE LUZ SK EK

E martë, 21 Gusht 2007

Sulmuesi shkodran: Bariç ka mbetur i kënaqur? Unë shpresoj të më fusë në fushë

Salihi: Goli më zhbllokoi, me Maltën dua të luaj
“Dëmtimi? Ishte vetëm një goditje, tani jam Ok”
ALTIN LATIFI
a.latifi@gazetashqiptare.com

T
DËMTIMI Pasi shënoi golin e parë në takimin ndaj Shturmit, që përfundoi me fitoren 5-3 të Riedit, Hamdi Salihi doli i dëmtuar nga loja në minutën e 66-të. Megjithatë, shkodrani i qetëson të gjithë, pasi ishte thjeshtë një goditje dhe ai mund të luajë me Maltën.

Maltën, ku shpreson që të të paktën të jetë në fushë. “Është e vërtetë se bëhet fjalë për një takim miqësor,

megjithatë Bariç ka thirrur ekipin e plotë, kështu që nuk do të jetë e lehtë për një vend titullari. Megjith-

ë dielën ishte sërish protagonist, teksa shënoi golin që i hapi rrugën e fitores (5-3) skuadrës së tij, Riedit, kundër Shturmit të Gracit. Hamdi Salihi është padyshim një nga lojtarët më në formë në këto momente në kombëtaren shqiptare dhe kjo edhe në sajë të faktit se kampionati austriak ka nisur pak më shpejt këtë vit. Dje, shkodrani është rikthyer në Shqipëri për ndeshjen me

O

Bariç: Salihin dhe Skelën do t’i uroj personalisht

to Bariçin e ka kënaqur mjaft fakti që dy futbollistë të kombëtares shqiptare gjetën rrugën e golit dy ditë më parë. Trajneri i kombëtares shqiptare, i pyetur nga “GSH” teksa ishte dje në ambientet e FSHF-së, u shpreh: “Natyrisht që më bëhet shumë qejfi. Duhet ta kuptoni se jemi duke ndërtuar diçka të mirë. Si Skelën, ashtu edhe Salihin do t’i uroj personalisht në Durrës”.

“S’dua të shmangen stërvitjet, lojtarët të vijnë një ditë para”
to Bariç, ka takuar dje për herë të parë shefin e ri të ekipeve kombëtare në Federatë, Erjon Lushin, duke kërkuar zbatimin e rregullave të reja prej tij, përsa u përket grumbullimeve të ekipit kombëtar. Mungesa e Besart Berishës në stërvitjen e parë, pasi kosovari do të vinte vetëm mbrëmë vonë, ka bërë që trajneri kroat të vinte theksin tek disiplina në takimin e djeshëm me përgjegjësin e sektorit përkatës në FSHF. 75 vjeçari ka kërkuar bashkëpunim pa njerëz të tjerë në mes, teksa është shprehur se që tani e tutje futbollistët duhet t’u përmbaheshin rregullave tepër strikte përsa u përket grumbullimeve. “Dua që lojtarët të kenë një sistem të rregullt grumbullimi, të vijnë një ditë para ose në 5 të mëngjesit. Shumë prej tyre vijnë vonë dhe u shmangen stërvitjes”, ka thënë Bariç në takimin me Lushin. Në fakt, gjithçka ka lidhje me një mungesë të pajustifikuar të sulmuesit të Burnley-t në Angli, Besart Berisha, i cili pavarësisht se nuk luajti këtë fundjavë, lajmëroi se do të mbërrinte vetëm mbrëmë vonë në grumbullimin e kombëtares në Durrës. Një tjetër kërkesë e Oto Bariç, ka qenë ajo për bashkëpunim me shefin e ekipeve kombëtare, duke mos patur njerëz të tjerë në mes. STËRVITJA E PARË Pas përfundimit të takimit në Federatë, Oto Bariç është nisur për në hotel “Adria-

O

Kombëtarja, Bariç ashpërson rregullat
Mungesa e Berishës nuk u prit mirë nga kroati
KERKESAT E BARIÇ
Këto ishin kërkesat e Bariç në takimin e djeshëm me shefin e ri të ekipeve kombëtare, Erjon Lushi. 1. Dua bashkëpunim dhe jo nëpërmjet njerëzve të tjerë, por mes të dyve dhe përkthyesit tim Xeka. 2. Gjatë punës, nuk dua që të kemi shumë njerëz përqark. 3. Dua që lojtarët të kenë një sistem më të rregullt grumbullimi, në mënyrë që të mos i shmangen stërvitjes. Ata duhet të vijnë një ditë para ose në 5 të mëngjesit dhe jo përshembull si Berisha që vjen në mbrëmje për arsye të panjohura.

BERISHA Për arsye ende të panjohura, Besart Berisha ka lajmëruar se do të vinte mbrëmë vonë në grumbullim. Gjë që nuk i ka pëlqyer Bariçit, pasi sulmuesi i Burnley-t as nuk ka luajtur këtë fundjavë. tik” në Durrës, për grumbullimin e ekipit. Lojtarët kanë qenë të gjithë përveç Berishës, ndërkohë që mbasdite është zhvilluar edhe seanca e parë stërvitore. Kroati e ka ndarë ekipin në dy pjesë, ata që luajtën të dielën bënë një stërvitje të lehtë, më shumë për çmpirje, ndërsa

pjesa tjetër seancë normale. “Gjithçka shkoi shumë mirë, gjendja e lojtarëve ishte e mirë dhe nuk kishte asnjë dëmtim”, u shpreh ndihmës trajneri i ekipit kombëtar Shpëtim Duro. Problemi i vetëm ka qenë Curri që ka

bërë stërvitje veçmas dhe rrezikon të mos luajë. Kuqezinjtë do të kenë sot paradite një analizë, ndërsa në mesditë Bariç do të ketë edhe konferencën e zakonshme për shtyp.

Miqtë, stërvitje në “Selman Stërmasi”
dhe pse është thjeshtë një ndeshje miqë sore, ekipi maltez është parë mjaft entuziast në stërvitjen e zhvilluar mbrëmë rreth orës 18 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Miqtë kanë mbërritur në Shqipëri që të dielën pasdite, duke kërkuar ta përgatisin sa më mirë sfidën e të mërkurës në “Qemal Stafa”. Maltezët janë një ekip pa emra të njohur në organikë dhe baza e kësaj skuadre janë lojtarët e skuadrave vendase si Sliema,

Maltezët, entuziastë para ndeshjes E

Hibernians apo Birkirkara. Trajneri Josif Iliç dje ka zhvilluar një seancë stërvitore me top, duke tentuar sidomos nga goditjet standarte. Pavarësisht se hyn tek ekipet më të dobta të Evropës, Malta ka arritur të grumbullojë 4 pikë në grupin C të eleminatoreve të Euro 2008, madje duke i shkëputur një fitore Hungarisë. Impenjimi i radhës për Maltën në Euro 2008, do të jetë takimi i 8 shtatorit ndaj Turqisë.

Ekipi i Maltës dje në “Selman Stermasi”

atë, shpresoj të luaj pak”, thotë Salihi në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”. Përsa i përket dëmtimit të pësuar të dielën, kur ai la fushën e lojës në minutën e 66-të, shkodrani sqaron se nuk bëhet fjalë për asgjë të rëndë. Hamdi, tjetër gol në Austri. Kësaj radhe i hapët rrugën fitores së Riedit. Çfarë efekti pati ky gol? Të them të drejtën më duhej shumë. Kisha shumë ndeshje që e kërkoja, erdhi dhe më duket sikur më zhbllokoi. Jo vetëm mua, por edhe skuadrën, pasi kishim tre ndeshje që nuk po arrinim të fitonim. Oto Bariç i pyetur për këtë, u shpreh se ishte kënaqur, madje tha se do t’ju uronte personalisht... Ndërsa unë shpresoj që të më lërë të luaj kundër Maltës. Shpresoj që goli të ketë ndikuar pozitivisht edhe tek trajneri, që të më lejojë të futem sa më shpejt në fushë. Do të më pëlqente të luaja në këtë ndeshje. Në fakt, është një miqësore, nuk mendon se duhet të luash titullar? Keni luajtur më shumë deri tani dhe normalisht që edhe forma është më e mirë... Po, e vërtetë, është një miqësore, por trajneri ka thirrur ekipin e plotë. Kështu që çdo gjë do të varet nga ai, nga mënyra sesi do ta vendosë skuadrën në fushë dhe çfarë do të kërkojë. Megjithatë unë shpresoj të luaj në këtë sfidë, se sa, le ta vendosë Bariç. Të dielën shënuat, por dolët nga fusha i dëmtuar. Si duket gjendja tani, mund të luash? Besoj se po, nuk kam shumë probleme. Ishte thjeshtë një goditje e marrë dhe që më bllokoi të lëvizja lirisht, asgjë më shumë. Ishte dhe një terren i rrëshqitshëm dhe që ndikoi më shumë. Megjithatë është një gjë e kalueshme, jam gati për ndeshjen e radhës dhe nuk ka asnjë problem. Pra, me Maltën do jesh gati? Po, po. Nuk besoj se do të kem probleme, pasi ishte thjeshtë një dëmtim i momentit dhe asgjë më shumë.

E martë, 21 Gusht 2007

SPORT - 31

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, një nga dy emrat për zonën e Janinës

ALTIN LATIFI

epër i famshëm në Janinë, Arjan Bellaj mund të fitojë të mërkurën statusin e kandidatit për deputet të Nea Dimokratias (Demokracia e Re) në këtë qytet. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare është një nga dy emrat e përfolur për të kandiduar nën siglën e partisë së kryeministrit Karamanlis, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen më 16 shtator në Greqi. Lajmi është bërë i ditur dje në disa të përditshme greke, ndërkohë që është konfirmuar edhe nga vetë ish-mbrojtësi i Arjan Bellaj përfaqësueses shqiptare dhe aktualisht drejtor teknik e ndihmës trajner i klubit të Pas Janinës në IGLI TARE kampionatin helen. Duke Lidhjet e lojtarëve parë popullaritetin e shqiptarë me politikën gjirokastritit, drejtuesit kanë qenë të shpeshta. lokalë të partisë në pushtet, Kështu, mjaft e bujshme kanë menduar që në listën ishte edhe fjala e kandidatëve të mundpërshëndetëse e kapitenit shëm, të futet edhe lojtari i të atëhershëm të famshëm i klubit të Janinës, kombëtares, Igli Tares, në një idhull i tifozerisë së këtij Kongresin e PS-së. Edhe qyteti. “Megjithatë, shanset pse një fjalim më të mëdha i ka deputeti përshëndetës, kjo i kushtoi aktual, që mund të rikonfirTares largimin nga puna të mohet”, thotë nëpërmjet familjes me ardhjen në telefonit për “Gazetën Shpushtet të PD-së. qiptare”, Arjan Bellaj. Vendimi pritet që të merret nesër, ndërkohë që e gjithë Greqia këto ditë është e pushtuar nga ethet e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme. Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Kostas Karamanlis deklaroi shpërndarjen e Parlamentit, duke iu hapur në këtë mënyrë rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. KANDIDIMI Arjan Bellajt i duhet të fitojë ndaj deputetit aktual të Janinës për të fituar statusin e kandidatit për deputet të Partisë Nea Dimokratika në Greqi. Vetë ish lojtari i kombëtares shqiptare pranon se ai është një nga emrat e mundshëm, megjithatë shanset më të mëdha i ka ai që mban aktualisht postin e deputetit në Parlament, ndërkohë që vendimi i drejtuesve të partisë pritet që të merret nesër. “Unë nuk kam pyetur në selinë qendrore për këtë çështje, por mesa mësova nga këto qarqet këtu në Janinë, shanset më të mëdha i ka deputeti i tanishëm. Gjithsesi, të shohim, pasi të mërkurën vendoset”, ka deklaruar ish mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi. Bellaj aktualisht mbulon rolin e drejtorit teknik dhe të ndih-

T

a.latifi@gazetashqiptare.com

Bellaj, partia e Karamanlis e do për deputet në Greqi
Lojtari: Do ishte nder, të mërkurën vendoset
Intervista e Bellajt: Kam pak shanse, por të shohim

Bogdani, tani e kërkon Levante
Merkato e Kievos vazhdon të lakojë vetëm emrin e tij. Erjon Bogdani është padyshim një prej lojtarëve më të kërkuar në merkaton e kësaj vere, teksa e reja më e fundit vjen nga Liga Spanjolle. Sipas asaj që shkruan e përditshmja “L’Arena”, një media shumë pranë Kievos, bomberi i kombëtares shqiptare kërkohet me ngulm nga Levante, ekip që në sezonin e shkuar ishte një nga surprizat e Temporadës. Në fakt, ende mungon një ofertë konkrete në tavolinën e drejtorit të Kievos Xhovani Sartori, por “L’Arena” shkruan se Levante është klubi që po lëviz më shumë në këto momente, natyrisht duke mos harruar disa skuadra të Serisë A. Për sulmuesin kuqezi, vazhdon interesimi i Kaljarit, Livornos dhe Rexhinës.

A

jran, shtypi grek ju KUSHESHTE ka përfolur si një nga Emri: Arjan kandidatët e mundshëm për deputet në Janinë. Si Mbiemri: Bellaj është e vërteta e kësaj? Ditëlindja: 1 shkurt 1971 Normalisht që ky është Vendlindja: Gjirokastër një nder që më bëhet, por Roli në fushë: Mbrojtës për momentin sa dini ju di Aktualisht: edhe unë. E kam lexuar në Drejtor dhe zëvendës shtypin grek një gjë të tillë, por të shohim, shanset trajner i Pas Janina nuk janë të mëdha të them të drejtën. Më kanë marrë shumë vetë në telefon dhe nuk di ç’tu them, pasi ende nuk është vendosur gjë. Në fakt, prisni që të zgjidheni si kandidat nga Partia e Karamanlisit? Shiko, unë nuk kam pyetur në qendër, në parti, kam pyetur vetëm qarqet e Neo Dimokratias këtu në Janinë dhe mesa mora vesh shanset më të mëdha i ka deputeti aktual. Megjithatë, çdo gjë do të vendoset të mërkurën. Atëherë do të merret vesh tamam. A do ta pranonit një kandidim të mundshëm për deputet në Janinë? Sigurisht, kush nuk do ta pranonte? Ky është një nder që i bëhet çdo njeriu. jtësve më të mirë të kombëtares shqiptare, ku ka milituar për disa vite. Në kohën e Brigelit ai ishte një nga lojtarët kyçë të mbrojtjes së hekurt që përmbante edhe Arjan Xhumbën, Geri Çipin apo Ervin Fakajn.

mës trajnerit në klubin e Janinës, Pas Janina, por mbetet një nga emrat më të adhuruar në këtë qytet. BELLAJ Edhe pse është një shqiptar, i lindur në Gjirokastër, Arjan Bellaj e ka kaluar një pjesë të mirë

të jetës së tij në Greqi, ku ka milituar për vite me radhë në disa skuadra të këtij kampionati. Në 5 vitet e fundit ai ka qenë një nga yjet e klubit të qytetit, Pas Janina, duke qenë edhe një idhull për tifozerinë. Sezoni i shkuar, ai 2006-2007, ishte i

fundit për të si futbollist. Bellaj i dha fund karrierës, por jo futbollit, pasi presidenti i Janinës Aleksis Kujas, e vendosi në rolin e drejtorit teknik dhe njëkohësisht ndihmës trajnerit të klubit. Arjan Bellaj ka qenë gjithashtu një prej mbro-

Cana kritik: Kështu s’fitohet titulli
Lorik Cana ka mbetur i zhgënjyer dhe i befasuar nga barazimi që skuadra e tij, Olimpik i Marsejës, arriti të dielën në mbrëmje në “Velodrome” kundër Nansi. Skuadra e shqiptarit ishte duke kryesuar me rezultatin 20 në fillim të pjesës së dytë, por dy gola të miqve ndryshuan komplet situatën. “Nuk luhet kështu nëse duam të fitojmë titullin”, është shprehur Lorik Cana pas ndeshjes. I shokuar nga rrjedha e ngjarjeve, lojtari kuqezi nuk arrinte ta besonte përpara mikrofonëve se takimi kishte përfunduar 2-2. “Kemi luajtur katër ndeshje dhe kemi marrë vetëm tre barazime. Mendoj se mund të kishim regjistruar edhe tre fitore tani”, është shprehur më tej mesfushori i kombëtares shqiptare.

Zgjedhjet, Karamanlis caktoi datën 16 shtator
ryeministri grek, Kostas Karamanlis shpalli para pak ditësh datën 16 shtator për zgjedhjet parlamentare të vendit. Karamanlis kërkoi zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, duke theksuar nevojën e përfundimit të reformave ekonomike që ka shpallur qeveria. Sipas ministrit grek të Ekonomisë, Jorgos Alogoskufis, meqenëse ecuria e ekonomisë greke është e kënaqshme, një qeveri e re e demokratëve do të thotë një ecuri akoma më e mirë. Por, opozitarët socialistë thanë se qeveria i trembet një ballafaqimi me veprën e saj në fund të katërvjeçarit.

Altin Lala, kandidat i mundshëm për zonën 31
ndërsa në Greqi flitet për Arjan Bellajn, një tjetër futbollist që mund të bëhet kandidat për deputet, është edhe kapiteni aktual i kombëtares shqiptare, Altin Lala. Ai është përfolur këto ditë në ambientet e Partisë Socialiste si një nga 4 emrat që mund ta përfaqësojnë atë në zgjedhjet e 23 shtatorit në zonën 31 të kryeqytetit, ku vendi i deputetit mbeti vakant me zgjedhjen e Bamir Topit president. Në fakt, duket e vështirë që Lala të jetë kandidatura e opozitës, megjithatë, emri i kapitenit të Shqipërisë është lakuar jo pak në selinë e PS-së.

K

E

32- REKLAME

E martë, 21 Gusht 2007