You are on page 1of 32

Drejtor Kryeredaktor

BESNIK MYFTARI BLEDAR ZAGANJORI

Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 272 565 • 068(9) 20 35 300 E-mail: info@gazeta-shqip.com

Zv/Kryeredaktor URIM BAJRAMI

Viti II - Nr. 230 (520) E enjte, 23 gusht 2007

E përditshme e pavarur Çmimi 30 lekë, 1.5 euro

www.gazeta-shqip.com

Korrupsioni i bërë me flatra dhe transparenca e pamundur
MUSTAFA NANO

Krijohet Qendra Albanologjike. Kryeministri: Ka si detyrë ekskluzive të rindërtojë nga e para dhe pa tendenca historinë tonë

Berisha: Të rishkruhet historia
Kthehen sërish debatet për Luftën, periudhën e Enver Hoxhës dhe 28-29 Nëntorin
Në fokus
INTERVISTA

baj mend që shumë vite më parë, ndërsa brenda Partisë Socialiste po përpiqeshin të kurdisnin "urtë e butë" një stafetë kryeministrore (kam përshtypjen se bëhej fjalë për periudhën post Nano, d.m.th. para Majko) e ndërsa në KPD-në e kësaj...
NE FAQEN 9

M

Meta: Qeveria, më aktive për Kosovën
NE FAQEN 4

Sindroma e vendit të vogël
ADRIAN CIVICI

ZONA 31

Paloka: Shehi po ndihmon PS-në
NE FAQEN 3

ë Shqipëri, kur flitet për zhvillimin ekonomik e social, kur analizohen sukseset ose dështimet, kur hartohen plane ose projekte perspektive, në fjalorin e klasës politike, në opinionin shoqëror, por edhe në mendimin shkencor, ekziston në mënyrë shumë evidente e ashtuquajtura "sindroma e vendit të vogël". Diferencat në zhvillim me vendet e tjera shumë shpesh kanë vetëm një justifikim: "E po, 3,5 milionë njerëz...
NE FAQEN 8

N

AKUZA

Fullani: Bankat, jo transparente
NE FAQEN 5

ëshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin për rishikimin e historisë së Shqipërisë. Me propozim të ministrit të Arsimit, Genc Pollo, qeveria krijoi Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe e ngarkon atë të merret me rishkrimin e historisë jashtë tendencave ideologjike. Duke kërkuar rishikimin e historisë nga Qendra e Studimeve Albanologjike, e cila përbëhet nga Instituti i Historisë, që do të ketë të drejtën ekskluzive për të shkruar historinë nga e para, kreu i qeverisë premtoi se do të shtohen financimet dhe investimet në këtë fushë. Sipas Kryeministrit Berisha, mund të jemi i vetmi vend i cili akoma nuk e njeh historinë e tij. "Disa njerëz mendojnë se nuk na intereson historia jonë, për të mos thënë edhe një herë tjetër se herë-herë edhe na turpëron, sigurisht po t'i nxjerrësh gjërat jashtë kontekstit të kohës mund...
NE FAQEN 2

K

PATOS

Bashkia kërkon t’i heqë kioskën

Ngujohet gazetashitësi: Do flijohem me familjen

NE FAQEN 11

Drejt fundit afatet e hetimit dhe gjykimit. Në 5 muaj, asnjë seancë gjyqësore

Raport mbi kërkimin e ministrit
BAJRAM PEÇI

Aldo Bare, gjyq në shtëpi
Banda e Lushnjës, zvarritje të qëllimshme të procesit
Kapshticë, asnjë veprim për emigrantët deri në orën 16.00

ga koha kur u zhduk dhe nuk shfaqej më në jetën publike të kryeqytetit tonë të zhurmshëm e të pluhurosur keqas, këtu e dy javë më parë, pra një javë pas urdhrit (siç u fol dhe dëgjua) të Kryeministrit për anulimin e lejeve të punonjësve të administratës së lartë shtetërore, pos një njoftimi të pabesueshëm që u shfaq në një të përditshme shqiptare se...
NE FAQEN 9
Foto: Malton DIBRA

N

Grekët mbyllin sot doganën për 6 orë: Do rregullojmë kompjuterët
NE FAQEN 21 NE FAQEN 6

“Ali Demi”, 62 orë pa ujë të pijshëm

B

anorët e lagjes "Ali Demi", që përfshin një pjesë të madhe të kryeqytetit, kanë më shumë se 62 orë pa u furnizuar me ujë. Në këtë zonë të Tiranës nuk ka vetëm një bllok pallatesh apo një pjesëz të lagjes me probleme të rrjetit, por e gjithë zona. Megjithëse banorët e lagjes kanë bërë disa herë ...
NE FAQEN 24

FUTBOLL

Shkëlqejnë lojtarët e rinj, Salihi hap serinë e golave

Prova e suksesshme e Bariç, Shqipëria 3 gola ndaj Maltës
NE FAQEN 30

GAZETA SHQIP

P E R R E K L A M A K O N T A K T O N I N E N U M R A T: 0 6 9 2 0 5 0 4 2 0 • FA X 0 4 2 7 2 5 6 7 • 0 6 9 2 0 5 0 4 5 8

marketing@gazeta-shqip.com

SHQIP 2 VENDIMI I QEVERISE

SHQIP 2

POLITIKE

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

Ministri i Arsimit i ka paraqitur kreut të qeverisë projektvendimin për rishikimin e historisë

Sipas Kryeministrit Berisha, mund të jemi i vetmi vend i cili akoma nuk e njeh historinë e popullit të tij

Kreu i qeverisë kërkon që Instituti i Historisë t'u thotë shqiptarëve të vërtetën mbi të kaluarën e tyre

Berisha: Të rishikohet historia
Qeveria krijon Qendrën e Studimeve Albanologjike për të shkruar historinë
ERJON AJAZI

ëshilli i Ministrave ka mirat uar dje vendimin për rish ikimin e historisë së Shqipërisë. Me propozim të ministrit të Arsimit, Genc Pollo, qeveria krijoi Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe e ngarkon atë të merret me rishkrimin e historisë jashtë tendencave ideologjike. Duke kërkuar rishikimin e historisë nga Qendra e Studimeve Albanologjike, e cila përbëhet nga Instituti i Historisë, që do të ketë të drejtën ekskluzive për të shkruar historinë nga e para, kreu i qeverisë premtoi se do të shtohen financimet dhe investimet në këtë fushë. Sipas Kryeministrit Berisha, mund të jemi i vetmi vend i cili akoma nuk e njeh historinë e tij. "Disa njerëz mendojnë se nuk na intereson historia jonë, për të mos thënë edhe një herë tjetër se herë-herë edhe na turpëron, sigurisht po t'i nxjerrësh gjërat jashtë kontekstit të kohës mund të dalin ndryshe, por shqiptarët nuk kanë pse të mos e vlerësojnë historinë e tyre, arritjet, ` ndëshkimet, sukseset, disfatat në mënyrë që ajo të bëhet gjithmonë e më shumë racionale", tha kreu i ekzekutivit. Një sërë vendimesh të sjella nga Ministria e Arsimit kanë pasur të bëjnë me një pikë të përbashkët, siç është ajo e reformës në institucionet kërkimore të Akademisë së Shkencave. Sipas Berishës, kjo reformë ka pasur vetëm një synim kryesor, fuqizimin, mbështetjen dhe përsosjen e organizimit të veprimtarisë së këtyre institucioneve. Qendra Albanologjike Pas vërejtjeve dhe pas sugjerimeve të marra nga personalitete të shquara të vendit, qeveria krijon Qendrën e Studimeve Albanologjike, e cila përbëhet nga disa institute. Disa prej tyre janë Instituti i Albanologjisë, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë etj. Kreu i qeverisë pohoi se "uroj që Instituti i Historisë t'u thotë shqiptarëve të vërtetën". Fjala e Berishës, në fakt, i është referuar periudhës që nga instalimi i regjimit komunist të Enver Hoxhës e deri më sot. Propozimi për ngritjen e kësaj qendre dhe më tepër për shkrimin e historisë në mënyrë të detajuar, ka ardhur nga Ministria e Arsimit. Gjithsesi, vlen të theksohet se një vendim i tillë pritet të krijojë debate ashtu si në

K

ambientet akademike edhe në skenën politike. Për të gjitha këto vlen të theksohet ndarja e dy poleve kryesore politike për datën e çlirimit të Shqipërisë, ku e djathta feston 28 Nëntorin dhe e majta 29 Nëntorin. Kreu i Ekzekutivit, pasi ka vendosur miratimin e kësaj nis-

me, ka ngarkuar numrin një të Ministrisë së Arsimit të ndjekë me vëmendje këtë zhvillim. "Zoti ministër, edhe sot e kësaj dite shqiptarët e kanë tabu historinë. Mendoj se është e domosdoshme që këtij instituti t'i kërkohet të bëjë histori jashtë tendencioziteteve

ideologjike, pasi mund të jemi i vetmi komb që akoma nuk mund të njohim historinë tonë", tha Berisha. Bërja e historisë, gjithmonë e më shumë racionale, ka qenë në fokusin e djeshëm të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Institut tjetër që do të krijohet pranë kësaj

qendre do të jetë ai i kulturës popullore dhe arteve. Sipas kryetarit të Këshillit të Ministrave, kjo merr një vlerë shumë të madhe. "Instituti i Arkeologjisë është një tjetër institucion i rëndësishëm i kësaj qendre, e cila do të quhet Qendra e Studimeve Albanologjike. Pra, këtu tak-

sohen burokracia, shtohet shkenca, do të shtohen financimet e investimet dhe ne duhet ta marrim me seriozitetin më të madh", tha ai. Sipas Berishës, Shqipëria dhe shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm në këto fusha, ashtu si në fushën e gjuhësisë.

Etapat
BUXHETI
Do të shtohen financimet dhe investimet për Institutin e Historisë dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike për të shkruar historinë

FESTA
Berisha shkon në Tomor
Kryeministri Berisha merr pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm të bektashinjve, që organizohet në nderim të Baba Abaz Aliut, në majën e malit të Tomorit. Në këtë teqe ndodhet varri i Baba Abaz Aliut, një klerik bektashi, në përkujtim të të cilit është ndërtuar ky vend kulti. Çdo vit, pelegrinë e besimtarë nga i gjithë vendi vizitojnë Tomorin nga 20 deri në 25 gusht. Edhe këtë vit, dhjetëra mijëra vetë morën pjesë në këtë pelegrinazh, ku i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë. Ky i fundit kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij që të bëhet një studim në këto zona të shenjta dhe gjatë kohës së pelegrinazhit të mos mungojnë shërbimet cilësore për njerëzit që vizitojnë këto vende.

DEBATI
Një vendim i tillë pritet të krijojë debate ndër politikanë dhe historianë, ku kujtojmë betejën e opozitës dhe shumicës për 2829 Nëntorin

MAZHORANCA

Partitë politike zgjedhin shtatorin për të filluar punën për reformat e rëndësishme të vendit

Bumçi: Presidenti, në krye të komisionit të reformës
QENDRA
Qendra e Studimeve Albanologjike do të përbëhet nga Instituti i Arkeologjisë, Historisë, Kulturës Popullore e Artit dhe Gjuhësisë

KËRKESA
"Edhe sot e kësaj dite shqiptarët e kanë tabu historinë. Këtij instituti t'i kërkohet të bëjë histori jashtë tendencioziteteve ideologjike"

sh-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, ka reaguar dje ndaj re formës në drejtësi, e cila do të ndërmerret në muajin shtator. Deputeti i PD-së, Bumçi, u shpreh se Kuvendi ka rolin kryesor në reformën në sistemin e drejtësisë. "Kuvendi është forumi më i rëndësishëm, institucioni ku miratohen ligjet, ndaj duhet të ketë një rol primar për sa i takon realizimit të reformës në sistemin e drejtësisë", tha Bumçi. Kërkesës së republikanëve për mospërzierjen e Presidentit të vendit në këtë proces, Bumçi iu përgjigj se "për sa i përket strukturimit të këtij sistemi, por dhe emërimet në të, ky është element që i takon në mënyrë kushtetuese Presidentit". Demokratët,

I

Drejtësia është element që i takon në mënyrë kushtetuese Presidentit"
me anë të reformës në drejtësi, synojnë kufizimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe gjithashtu edhe shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku. Menjëherë pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Bamir Topi, mazhoranca rimori kërkesën e saj

Statusi

Berisha: Kosova të dëshmojë pjekuri në 120 ditë negociata
reu i qeverisë, Sali Berisha, ka garantuar se qeveria shqiptare do të bëjë të gjitha përpjekjet që çështja e Kosovës të marrë zgjidhjen përfundimtare. Kryeministri Berisha ka takuar në Kryeministri kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj. Ai vlerësoi rolin e Partisë Liberale të Kosovës dhe përpjekjet e saj gjatë këtyre viteve për zgjidhjen e çështjes së statusit. Duke u shprehur se nuk ka rrugë tjetër, përveç pavarësisë, Kryeministri Berisha theksoi se periudha 120-ditore e negociatave është vendimtare dhe se klasa politike kosovare duhet të dëshmojë pjekurinë dhe maturinë e saj. Gjithashtu,

K

BERISHA
"Periudha 120ditore e negociatave është vendimtare dhe se klasa politike kosovare duhet të dëshmojë pjekurinë dhe maturinë e saj"

Kryeministri u shpreh se mbështet qëndrimin e Grupit të Unitetit, se pavarësia e Kosovës dhe moscenimi territorial i saj janë të panegociueshme. Nga ana tjetër, kreu i PLK-së, Dedaj, falënderoi Kryeministrin Berisha dhe shprehu besimin se qeveria do të luajë në të ardhmen rolin e saj të deritanishëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Dedaj u shpreh i bindur se zgjidhja përfundimtare është pavarësia e Kosovës. Gjithashtu, për çështjen e statusit të Kosovës ka reaguar para dy ditësh edhe diplomacia shqiptare, ku ministri i Jashtëm, Lulzim Basha i "akuzuar" nga opozita dhe paraardhësi i tij se po qëndrojnë në heshtje për çështjen e Kosovës, ka kundërshtuar variantin e ndarjes së Kosovës dhe ka kërkuar shpalljen e pavarësisë së saj.

të kahershme për shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku. E para që e rikërkoi nisjen e procesit të shkarkimit të kreut të organit të akuzës, ishte kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila u pasua nga drejtues të rëndësishëm të PD-së, por edhe të partive aleate të së djathtës. Ndërsa partitë e spektrit të majtë, pas një heshtjeje që pasoi zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, kanë kundërshtuar sërish nismën e mazhorancës për shkarkimin e kryeprokurorit të republikës. I pari që dha qëndrimin e tij kundër, ishte kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, që u ndoq më pas nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Në një intervistë të dy ditëve më parë për gazetën "Shqip" nga konstitucionalisti i njohur, Njazi Jaho, ky i fundit u shpreh se "hartimi i reformës zgjedhore duhet të jetë prioritet i Kuvendit që në nisjen e punës së tij në shtator". Sipas tij, Parlamenti nuk duhet ta marrë të lehtë shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Kjo, sepse në Kushtetutë theksohet qartë se kreu i organit të akuzës ka të njëjtin status me institucionet e tjera kushtetuese në vend. Juristi i njohur i bëri apel Kuvendit që të nisë menjëherë punën për hartimin e reformës zgjedhore. Sipas Kushtetutës aktuale, Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskretitojnë rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit. Ndërsa procedura e shkarkimit të tij është e njëjtë me atë të shkarkimit të anëtarëve të organeve kushtetuese.

EZGJEDHJET E ENJTE, 23 GUSHT 2007 PJESESHME

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

POLITIKE

SHQIP 3

Zona 31

Në shtabin elektoral të PD-së, emra si Edmond Spaho, Blerim Çela dhe Marjeta Zaçe. Paloka zgjedh sloganin

Paloka: Shehi po ndihmon PS-në
Kandidati i PD: Kryetari i LZHK-së po rrezikon karrierën e tij politike
ERJON AJAZI

andidati për deputet në zonën 31, Edi Paloka, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të pandryshueshëm të kreut të LZHK-së për mostërheqjen nga gara për këtë zonë. Paloka është shprehur se shkëputja e Dashamir Shehit nga koalicioni i djathtë dhe dalja vetëm e tij në garë rrezikon karrierën politike të kreut të LZHK-së. "Dashamir Shehi përfaqëson një forcë politike, që më shumë se aq vota sa ka marrë para dhe pas 3 korrikut të 2005-ës nuk mund të marrë më 23 shtator", tha Paloka. Kandidati i PD-së për zonën 31 është shprehur hapur se Dashamir Shehi merr edhe vota djathtas, duke deklaruar se "vota, që edhe po u dha nga të djathtët për Shehin, duam s'duam shkon si votë indirekte për Partinë Socialiste. Pra, unë mendoj se edhe ata qytetarë që do të donin të ishte Dashi si deputet i tyre, por që janë votues të PD-së dhe të së djathtës nuk mund të hedhin një votë që mund të shkojë indirekt në favor të Partisë Socialiste". Sipas Palokës, Shehi kishte shans të ishte deputet i sigurt në 2009-ën. "Dal-

K

ja vetëm e kreut të LZHK-së mendoj se rrezikon karrierën e Dashamir Shehit. Ai e di rezultatin e 2005-ës, kur ata menduan të dilnin jashtë koalicionit të djathtë. Është një tregues i qartë besoj", tha ai. Kandidati i PD-së është shprehur se LZHK-ja ka konkurruar

edhe herë të tjera në këtë zonë dhe nuk ka fituar asnjëherë. "Kjo është normale, pasi ai përfaqëson një forcë politike, që më shumë se aq nuk mund të marrë. Pra, mendoj se më tepër kandidimi i Dashit i prish punë Dashit dhe askujt tjetër", tha Paloka.

Fushata Kontakti me njerëzit do të jetë në epiqendrën e fushatës elektorale të demokratëve. Zona 31 në Tiranë është cilësuar gjithmonë si bastion i djathtë, por Paloka ka deklaruar se në këtë zonë shumë militantë të PD-së kanë ngelur jo të kënaqur

nga kjo parti, pasi pritnin diçka më shumë. Paloka ka premtuar se do t'i rregullojë marrëdhëniet e PD-së me elektoratin e kësaj zone. Shtabi Do ketë një ekip të përbërë nga dy grupe, njëra do të jetë Kryesia e PD-së në këtë zonë dhe e dyta do

të jenë miqtë e Edi Palokës. "Kemi të bëjmë vetëm me një zonë elektorale dhe do të jetë e angazhuar gjithë PD-ja. Do të kem edhe miqtë e mi që nuk janë në strukturat e PD-së, por janë të majtë. Duke qenë miqtë e mi, ata do të më mbështesin mua", tha ai. Emrat në qendër të fushatës do të jenë: Edmond Spaho, Margarita Qirko, Blerim Çela, Natasha Shehu, Marjeta Zaçe, pra janë një numër i madh anëtarësh kryesish, të cilët janë banorë të kësaj zone. Pastaj është edhe vetë nëndega, kryetar i së cilës është Arben Gjiku. Slogani Kryesia e PD-së ka diskutuar gjithashtu edhe sloganin në zgjedhjet e 23 shtatorit. Ideja e Edi Palokës ishte që nëse do të përdorej një slogan, ai do të jetë "Unë jam njëri nga ju". "Do t'u drejtohesha qytetarëve të zonës sime me këtë slogan dhe jo thjesht se jam banor i kësaj zone, por sepse jam njëri nga ju në të gjitha kuptimet, qoftë për problemet që ata kanë, qoftë për marrëdhëniet edhe me PD-në. Një pjesë e tyre janë militantë të PD-së dhe nuk kanë marrë atë që mendonin se do të merrnin; meritojnë të marrin më tepër", tha ai.

"Vota, që edhe po u dha nga të djathtët për Shehin, duam s'duam shkon si votë indirekte për Partinë Socialiste"
Edi Paloka Dashamir Shehi

"Shehi përfaqëson një forcë politike, që më shumë se aq vota sa ka marrë para dhe pas 3 korrikut nuk mund të marrë"
EKUILIBRAT

Votat që grumbulloi formacioni politik në betejën për zgjedhjet e 3 korrikut 2005

DARDAN MALAJ

F

ushata zgjedhore për votimet e 23 shtatorit në zonën numër 31 në Tiranë është njëkohësisht sfida e parë për kreun e shtetit, Bamir Topi. Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike është njëkohësisht ish-deputet i kësaj zone zgjedhore. Çka e bën të konsiderueshëm rolin e tij në elektoratin e djathtë që përfshin kjo njësi. Topi do përballet me provën për të qenë i paanshëm në garën elektorale për mandatin e deputetit. Njësoj siç duhet të tregohet i paanshëm edhe në garën brenda vetë së djathtës, mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Në zgjedhjet e korrikut në listë figuronin 38472 zgjedhës, morën pjesë në votim 48,24%. Vota të vlefshme ishin 18286, ndërsa 120 të tjera u klasifikuan të pavlefshme. Ndërsa në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit e majta arriti të dilte fituese me kandidatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që fitoi minibashkinë numër nëntë.

Beteja e shifrave dhe pesha elektorale e LZHK-së në zonën 31
Selia blu pritet të kërkojë ndihmën e Presidentit Topi

Në total, e djathta rezulton me 9786 vota, ndërsa të majtët, nëse mbledhim votat e 3 korrikut, kanë arritur të sigurojnë në këtë zonë 8109 vota
Rezultatet Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për procesin e 3 korrikut 2005, kandidati i Partisë Demokratike, Bamir Topi, mori 9756 vota ose 53.35%. Kandidati i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Polikseni Bita, fitoi një numër prej 30 votash. Kandidati i PSHS + PUK mori 25 vota. Votat e marra nga Topi ishin rezultat edhe i bashkëpunimit me ale-

Topi do përballet me provën për të qenë i paanshëm në garën elektorale. I paanshëm edhe në garën brenda vetë së djathtës, mes PD-së dhe LZHK-së
atët e Partisë Demokratike. Ndërsa Partia Socialiste arriti të marrë 6100 vota ose 33,36%, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Dashi, mori 1499 vota ose 8,20%. Kandidati i Partisë Agrare Ambientaliste mori 306 vota ose 1,67%, por që tanimë votat pritet të shkojnë majtas, për shkak se kandidati ishte përfaqësues i socialistëve, që garonte në ngjyrat e PAA-së. Kandidati i socialdemokratëve

mori 113 vota, kandidati i Partisë Demokracia Sociale fitoi 53 vota dhe kandidati i Partisë Aleanca Demokratike mori 38 vota. Në total e djathta rezulton me 9786 vota, ndërsa të majtët, nëse mbledhim votat e 3 korrikut, kanë arritur të sigurojnë në këtë zonë 8109 vota. LZHK Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka një rezultat konkret të përballjes së saj me elektoratin e zonës numër 31. Në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, ky formacion kandidoi Ledia Kashaun përballë Bamir Topit. Ajo arriti të fitojë në mazhoritar si kandidate një numër prej 283 votash, ose ndryshe 1,55%. Vetë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar si subjekt politik në proporcional arriti të grumbullojë 939 vota, ose 5,12%. Në këto shifra, pesha elektorale e LZHK-së nuk duket se do jetë shumë kërcënuese. Duke lënë mundësinë se kandidatura e Dashamir Shehit do mund të mbledhë vota më shumë se sa u mblodhën në korrikun e vitit 2005.

SHQIP 4 NE DEBATI SELINE ROZE

SHQIP 4

POLITIKE

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

Diplomatët e qeverisjes socialiste, të larguar pas ardhjes së demokratëve në pushtet, nuk kanë gjetur hapësira

PS "harron" ish-ambasadorët
Ftesa e munguar nga selia rozë për Zenelin, Çuçin, Ramën, Neshon eVukajn
DARDAN MALAJ

idershipi i Partisë Socialiste duket se ka lënë jashtë loje deri më sot një pjesë të ishambasadorëve të qeverisjes së saj. Të larguar nga misionet ku kryenin detyrën e diplomatit që pas 3 korrikut 2005, ata nuk i kanë gjetur hapësirat për t'u përfshirë në projektin politik të partisë më të madhe të majtë. I vetmi pozicion që u është dhënë kohë më parë ishte statusi i anëtarit të Komisionit për Politikën e Jashtme pranë Asamblesë Kombëtare. Duket ironike, por hapësirat e strukturave partiake sërish nuk ofrojnë më shumë se kaq për këta intelektualë që shërbyen në misione diplomatike në vende të ndryshme. Ambasadorët Shumica e drejtuar nga Partia Demokratike sapo erdhi në pushtet largoi një pjesë të ambasadorëve që kishte emëruar Partia Socialiste dhe u cilësuan ambasadorë politikë. Ndonëse një pjesë e mirë e tyre mund të cilësohen diplomatë karriere, pasi kanë shërbyer për vite me radhë në ambasadat tona në vendet perëndimore. Një prej tyre është Leontiev Çuçi, i cili ka qenë në detyrën e ambasadorit në Itali dhe më pas në Zvicër. Kësaj liste i bashkëngjitet Bashkim Zeneli, ish-ambasador në Gjermani dhe së fundi edhe në Greqi. Njëkohësisht Bashkim Rama, i cili para se të lirohej nga detyra ushtronte detyrën e përfaqësuesit të Shqipërisë në Kosovë. Të njëjtin fat pati edhe Agim Nesho që u lirua nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me seli në Amerikë. Fatos Tarifa u lirua nga detyra pas publikimit të një skandali, në të cilin u pretendua se ishte implikuar. Duke mos lënë jashtë listës as Shaqir Vukajn, ish-ambasador në Çeki dhe më pas në Rusi. Së fundi pritet që t'i mbarojë mandati edhe Vladimir Prelajt, që aktualisht kryen detyrën e ambasadorit të vendit tonë në Maqedoni. Harresa Që pas kalimit në opozitë, socialistët nuk duket të kenë pasur ndonjë strategji të qartë për përfshirjen e këtyre personaliteteve në mjediset partiake. Duke shfrytëzuar kështu faktin se ata janë liruar nga detyra që kryenin, çka mund edhe t'u shërbente si zgjerim i kapaciteteve intelektuale në radhët e partisë. Çuçi, Zeneli, Nesho, Tarifa, Vukaj etj., nuk u arrit që të angazhoheshin më shumë se sa anëtarë të Komisionit të Politikës së Jashtme pranë Asamblesë Kombëtare. Komision që, për hir të së vërtetës, nuk ka funksionuar pothuajse shumicën e kohës, çka i ka bërë anëtarët inekzistentë. Fushata e rinovimit të strukturave të larta drejtuese që përfshiu socialistët, nuk pati gjithashtu në fokusin e saj ish-ambasadorët. Ndonëse ishte mundësia optimale, ata nuk u përfshinë në listën e anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare, paçka se vend në këtë forum u gjet edhe për emra krejt të panjohur deri më sot. Në prag të mbledhjes së radhës të Asamblesë Kombëtare në fund të muajit gusht, e vetmja alternativë mbetet që këto personalitete të përfshihen sërish në Komisionin e Politikës së Jashtme. Por, kjo strukturë duket se nuk shkon për shtat me

L

Socialistët nuk duket të kenë pasur ndonjë strategji të qartë për përfshirjen e këtyre personaliteteve
kapacitetin e tyre dhe kontributin që kanë dhënë në politikat e jashtme të vendit tonë gjatë qeverisjes tetëvjeçare të socialistëve. I vetmi përfaqësues i kësaj liste që arriti të merrte një post të rëndësishëm ishte ish-ambasadori ynë në Bull-

gari, Fatmir Kumbaro. Ai, aktualisht, mban detyrën e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i propozuar prej Partisë Socialiste dhe i firmosur prej kreut të shtetit. Statusi Ish-ambasadorët, pas largimit të tyre nga detyra, nuk janë afruar pranë Ministrisë së Jashtme, si një prej hapësirave që lejon statusi i diplomatit për të vazhduar ushtrimin e profesionit. Çka shton mundësinë që ata të afroheshin me selinë rozë, në rast se do të kishte një tentativë serioze prej kësaj të fundit për të bërë këtë veprim.

Agim Nesho
Agim Nesho u lirua nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me seli në Amerikë

Bashkim Zeneli

Bashkim Zeneli ka qenë ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe së fundi ishambasador i vendit tonë në vendin fqinj, Greqi

Shaqir Vukaj

DEKLARATA

Intervistë e kryetarit të LSI, Ilir Meta, dhënë radios BBC për çështjen e Kosovës

Meta: Qeveria më aktive për çështjen e Kosovës
reu i LSI-së kërkon që qeveria dhe diplomacia të jenë më aktive në mbrojtjen dhe afirmimin e planit Ahtisari, si e vetmja zgjidhje për Kosovën. Zoti Meta, çfarë mendoni për shtyrjen e bisedimeve edhe për 120 ditë të tjera? Mendoj se shtyrja e bisedimeve edhe për 120 ditë të tjera nuk është një element pozitiv. Megjithatë, mendoj se është një lëvizje e kuptueshme, duke pasur në konsideratë disa qëndrime të ndryshme të deritanishme midis faktorëve kryesorë në Këshillin e Sigurimit, në lidhje me miratimin e një rezolute të re për Kosovën. Unë besoj dhe dëshiroj, që kjo të jetë një zgjidhje taktike, e cila synon më shumë kohë për të arritur kompromisin, ose më saktë një kompromis se si do të aplikohet paketa e Ahtisarit. Pasi çdo devijim nga kjo paketë, do të ishte taktikisht devijim nga parimet e shpallura të Grupit të Kontaktit dhe, sigurisht, që nuk do të sillte as zgjidhjen e statusit të Kosovës, as do të forconte stabilitetin e rajonit tonë. Por, në të vërtetë, z. Meta ditët e fundit në qarqet diplomatike dhe politikëbërëse ndërkombëtare është përmendur edhe ideja e një rishikimi apo një rishpërndarjeje të territoreve si një gjë jo e pamundur, nëse Beogradi dhe Prishtina do të binin da-

K

kord për këtë mënyrë zgjidhjeje. Ju si e shikoni këtë opsion dhe a është i mundur? Është për të ardhur keq, se në periudhën e parë të funksionimit të treshes, pra të Grupit të Kontaktit, kemi dëgjuar shumë pak referenca ndaj planit të Presidentit Ahtisari dhe madje ka pasur dhe ndonjë insinuatë apo ndonjë lapsus diplomatik për të dalë jashtë këtij plani dhe jashtë parimeve të afirmuara nga Grupi i Kontaktit. Pikërisht, një nga këto gafa që ka ngjallur dhe debate ka qenë dhe ideja e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimeve territoriale. Unë besoj se çdo devijim nga plani Ahtisari, i cili është një investim i Kombeve të Bashkuara

dhe i gjithë fuqive ndërkombëtare për gati dy vitesh për të arritur kompromisin, plan i cili, sipas mendimit tim, do i shërbente jo vetëm Kosovës dhe Serbisë, por edhe gjithë stabilitetit të rajonit tonë, do të krijonte një precedent mjaft të rrezikshëm dhe mund ta kthente rajonin rreth 10 apo 12 vjet mbrapa. Ne e dimë se çdo përpjekje për të krijuar shtete etnikisht të pastra, çdo ide e cila synon shkëmbime territoresh në vend të parimeve të demokracisë dhe të integrimit, do të ishte vrasëse për perspektivën dhe të ardhmen evropiane për rajonin tonë. Jo më kot kjo ka sjellë kundërshtime nga faktori ndërkombëtar, ka sjellë përgënjeshtrime

nga vetë ata që i kanë lëshuar si pa dashje opsione të tilla. Në këtë situatë, unë mendoj se është tejet e gabuar dhe e rrezikshme dalja nga paketa Ahtisari. Synimi i treshes duhet të jetë gjetja e modaliteteve për aplikimin e këtij plani dhe jo përpjekja për të krijuar hapësira, të cilat mund të provokojnë situata tepër të vjetra dhe të përsëritura tragjikisht në rajonin e Ballkanit. Qëndrimi zyrtar i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet pavarësia e Kosovës dhe ky është i vetmi opsion që duhet diskutuar, si dhe plani Ahtisari është më i miri i mundshëm. Megjithatë, si opozitë keni ndonjë rezervë për qëndrimin zyrtar? Ne kemi shprehur disa rezerva, të cilat kanë të bëjnë me një përgjumje të diplomacisë sonë. Kanë të bëjnë me një reagim të vonuar pikërisht ndaj këtyre situatave, për të cilat u fol pak javë më parë. Njëkohësisht, si opozitë ne kemi kërkuar që qeveria, diplomacia dhe Parlamenti të jenë më aktivë në mbrojtjen dhe afirmimin e planit Ahtisari, si e vetmja zgjidhje e mundshme që garanton stabilitet për Kosovën, Serbinë dhe për gjithë rajonin tonë. Në mendojmë se diplomacia jonë duhet të jetë shumë aktive, shumë dinamike, por njëkohësisht të gjithë duhet të jemi të përgatitur për të gjitha zhvillimet e mundshme, të cilat mund të precipitojnë. Marrë nga BBC

Shaqir Vukaj ka qenë ambasador i Shqipërisë, në Republikën Çeke dhe në Rusi. Vukaj ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Tregtisë ne Jashtë

Leontiev Çuçi

Leontiev Çuçi ka qenë në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Itali dhe më pas ka ushtruar të njëjtën detyrë në Zvicër

EINVESTIMET ENJTE, 23 GUSHT 2007 E HUAJA

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

EKONOMI

SHQIP 5

Interesi

“Shqipëria është një mundësi e shkëlqyer që unë besoj se nuk ka të krahasuar në tregun e pronave sot për sot”

Britanikët, sytë nga biznesi me pronat shqiptare
"Barrasford": Shkoni të investoni në tregun e pasurive shqiptare
ERVIN QAFMOLLA

gjencitë britanike të pasurive të paluajtshme kanë filluar të shfaqin interes serioz për këtë treg në vendin tonë. Në një nga faqet e internetit, ku ofrohet informacion i specializuar për këto firma, flitet me entuziazëm të theksuar për tregun e trojeve në Shqipëri. Duke pasur të njëjtën vijë bregdetare si Mali i Zi dhe Kroacia dhe duke u dergjur më pak se 100 kilometra nga bregu italian, Shqipëria është parë dikur me përparësi nga investitorë të ndryshëm, si rrjedhojë e fqinjëve të saj. Ndërsa vendi është programuar të integrohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, qindra milionë eurot që po investohen nga BE-ja dhe çmimet e ulëta të trojeve, potenciali i Shqipërisë nuk është më një sekret. "Barrasford" dhe "Bird", firma britanike të pasurisë së paluajtshme, të cilat ishin të parat që eksploruan tregun e pasurive të paluajtshme në Bullgari vite më parë, janë ndër të parat firma që e vlerësojnë potencialin e stërmadh të këtij tregu të ri. Robin Barrasford, drejtor menaxhues i "Barrasford" dhe "Bird Worldwide" thotë: "Shqipëria është një mundësi e shkëlqyer që unë besoj se nuk ka të krahasuar në tregun e pronave sot për sot. Si një ndër agjentët e parë që vlerësoi tregun bullgar, vite para bumit të këtyre kohëve të fundit, eksperienca jonë na thotë se Shqipëria do të përjetojë investime shumë të mëdha në vitet që vijnë. Aq entuziastë jemi ne për këtë treg të ri, saqë parashikojmë se investitorët e parë do t'i trefishojnë paratë e tyre në tre vjet". Shqipëria ka me bollëk se ç'të ofrojë, nga kryeqyteti i vendit Tirana, që zhvillohet me ritme marramendëse, te hija madhështore e malit të Dajtit, që dominon peizazhin rrethues, apo deri te porti historik i Vlorës. Aktualisht, Tirana po thith investime të shumta në infrastrukturë, me miliona euro që po investohen nga Bashkimi Evropian. Një aeroport i ri ndërkombëtar u hap këtë vit, duke pritur fluturime nga destinacione të shumta nga e gjithë bota. Rrugë të reja po ndërtohen, që lejojnë udhëtim më të shpejtë, komplekse biznesi po zhvillohen dita-ditës, ndërsa lagje të tëra të reja po ndërtohen në kryeqytet për të përmbushur nevojat e popullsisë në rritje për apartamente të reja. Çfarë të huajt nuk dinë... Para se investitorët e huaj të vijnë për t'u marrë me tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duhet t'i bëjnë llogaritë mirë. Sipas një raporti të Bankës Botërore, situata kaotike e pronësisë në Shqipëri, ka shkaktuar probleme serioze me tregun e pasurive të paluajtshme. Çështjet kryesore që pengojnë këtë treg janë kthim-kompensimi i pronave dhe procesi i legalizimeve. Të dyja këto procese kanë shkuar

A

kundër njëra-tjetrës deri më sot. Sipas një përllogaritjeje me vlerë mesatare, të kryer nga vetë pronarët, kostoja e legalizimeve shkon në 6 miliardë dollarë. Ndërsa plot 30 miliardë dollarë është fatura financiare që i përkon zgjidhjes përfundimtare të çështjes së pronave. Të paktën kjo është shuma që Shoqata Pronësi me Drejtësi, nëpërmjet një deklarate zyrtare, pretendon se nevojitet që kjo çështje të mbyllet një herë e përgjithmonë. Sipas përllogaritjes së pronarëve, vetëm për kthimin dhe kompensimin ndaj zotëve origjinalë të trojeve apo ndërtesave të ndryshme, nevojiten rreth 24 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, zgjidhja e problemit të legalizimit të ndërtimeve të paligjshme, llogaritet të kushtojë rreth 6 miliardë dollarë. Kjo bën që fatura e përfundimtare e pronave në Shqipëri, të kapë shumën marramendëse dhe krejtësisht të papërballueshme, prej 30 miliardë dollarësh, shumë kjo e mbështetur përgjithësisht edhe nga ekspertë të pavarur. Në fakt, në një raport të

Bankës Botërore, thuhet se vlera shumë e lartë e tokës e bën të dyshimtë suksesin e procesit të kthimkompensimit të pronave, duke vlerësuar rritjen e fortë të çmimit për metër katror në qytet dhe të çmimit për tokën bujqësore. Sidoqoftë, në Tiranë vërehen edhe transaksione pronash, nga ku rezulton se 1 metër katror është vlerësuar me 1500 apo 2000 dollarë. Pronarët shprehen se mënyra se si po kryhet procesi i legalizimeve, në fakt po lejon hapësira për zvogëlimin e sipërfaqeve të disponueshme nëpërmjet ngritjes së më shumë ndërtesave ilegale, duke vështirësuar procesin e kthim-kompensimit të pronave. Informaliteti në ndërtim Sipas vlerësimeve të bazuara mbi vrojtimet dhe studimet e Institutit të Statistikave, rezulton se nga viti 1990 deri në 2005, janë ndërtuar rreth 130 mijë ndërtime të reja private, nga të cilat, 75000 në fshat dhe 55000 në qytet. Nëse numri i këtyre ndërtimeve krahasohet me numrin e lejeve të ndërtimit dhënë

gjatë 15 vjetëve, duke llogaritur edhe një realizim të lejeve në nivelin 80% çdo vit, rezulton se informaliteti në zonat rurale, në përgjithësi vërtitet në nivelin 50%. Ndërsa në qytete, për shtëpitë në nivelin 30%, në një kohë që për pallatet, ku problem është mungesa e hipotekës në masë dërrmuese, informaliteti paraqitet në nivelin 50%. Sipas këtij rregulli, në zonat rurale llogariten rreth 37 mijë ndërtesa pa leje, çka përkthehen në po aq familje dhe afërsisht po aq formularë të plotësuar. Për shtëpitë në qytet, ku informaliteti është në masën 30%, llogariten 15 mijë të tilla të palegalizuara, ndërsa për pallatet përdoret një formulë tjetër. Llogariten 2500 ndërtesa të tilla si të palegalizuara dhe për të mbërritur te familjet që kërkojnë të legalizohen, ky numër shumëzohet me 5 kate, që është lartësia mesatare në Shqipëri dhe me 4 apartamente për kat, që është mesatarja e familjeve të vendosura në pallate. Rezultati është 50 mijë familje.

DEKLARATA

Huadhënia

Guvernatori ka kërkuar publikimin në kohë të bilanceve nga ana e bankave të nivelit të dytë

Fullani akuzon bankat për mungesë transparence
G
uvernatori i Bankës së Sh qipërisë, Ardian Fullani, i ka shigjetuar sërish bankat private, teksa u ka kërkuar atyre të tregohen më transparente me publikun dhe të plotësojnë brenda afateve detyrimet ligjore që kanë ndaj shtetit. "Do të kërkoja që sistemi bankar të rrisë më tej transparencën, veçanërisht në drejtim të shpjegimit të thjeshtë dhe të sinqertë të produkteve që bankat ofrojnë, të komisioneve që aplikojnë, pa harruar të përmend edhe publikimin në kohë dhe me cilësi të rezultateve financiare, sipas detyrimeve ligjore," tha Fullani. Ai ka deklaruar se Banka e Shqipërisë do të jetë rigoroze në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që burojnë nga respektimi i ligjeve dhe bazës rregullative, duke monitoruar nga afër të gjithë agjentët e sistemit bankar në vend. Nuk janë të pakta rastet kur klientë që paraqiten për të marrë kredi pranë bankave të ndryshme, pasi e marrin këtë kredi nuk e kanë të qartë se cila është norma e interesit që do të paguajnë. E njëjta gjë ndodh edhe me produkte të tjera që ofrohen nga bankat e nivelit të dytë. "Sado i gjerë e i
KERKESA

“Do të kërkoja që sistemi bankar të rrisë më tej transparencën, veçanërisht në drejtim të shpjegimit të thjeshtë dhe të sinqertë të produkteve që bankat ofrojnë”

qartë të jetë informacioni i dhënë nga banka qendrore, efektet pozitive të transparencës nuk mund të përfitohen plotësisht, nëse ky informacion nuk interpretohet drejt nga agjentët ekonomikë. Kjo është veçanërisht e domosdoshme në vendet me histori të shkurtër të

funksionimit të ekonomisë së tregut, ku shkalla e përfshirjes së publikut në jetën ekonomike të vendit është ende e ulët," vazhdoi më tej Fullani. Transparenca e bankave qendrore Ndonëse transparenca është

një element mjaft i rëndësishëm për të gjithë sistemin bankar, ekspertët thonë se në rastin e bankave qendrore ajo duhet të përbëjë një prioritet. Themeluesi i indeksit të transparencës, Silvester Ejffinger thotë se një bankë qendrore që është më e hapur ndaj publikut ka më shumë sukses në transmetimin e politikave monetare që ndërmerr. "Banka Qendrore duke u bërë më transparente i komunikon më lehtë mesazhet e saj bankave tregtare, tregut financiar, publikut apo kujtdo që është i përfshirë në këtë proces. Në këtë mënyrë ajo mund të ulë normat e interesit pa qenë e nevojshme të sakrifikojë objektivin e saj kryesor, atë të inflacionit të ulët. Pra, aktualisht, është e rëndësishme që bankat qendrore të kuptojnë se transparenca sjell përfitime për to duke sjellë norma të ulëta interesi dhe inflacion i ulët," tha Ejffinger. Vlerësimet e fundit e rendisin Bankën e Shqipërisë krahas bankave qendrore të vendeve më të zhvilluara për sa i përket nivelit të transparencës, ndonëse nuk ndodh e njëjta gjë me bankat e nivelit të dytë. K.Tomorri

Shoqëritë e kursimkreditit, 3500 kredi për fshatin

G

jatë vitit 2007, Unioni i Shoqërive të Kursim Kreditit ka dhënë 3500 kredi, me një shumë totale prej 729.5 milionë lekësh për fermerët. Depozitat kanë arritur në 25.8 milionë lekë, ose dy herë më shumë se në vitin 2006. Krahas kërkesave për kredi fillestare, ka pasur kërkesa edhe për rifinancim (252 kërkesa), me një vlerë totale prej 549.8 milionë lekësh. Unioni Shqiptar i Kursim Kreditit (USHKK) është institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka e Shqipërisë, që ka si objektiv kreditimin e fermerëve. Ky Union e ka filluar aktivitetin e tij duke u bazuar në eksperiencën e projekteve të mikrokredisë, të zbatuara që nga viti 1992 dhe vepron në bashkëpunim me partnerë të tillë si: Banka Botërore, Qeveria Zvicerane, Nisma e Evropës Qendrore, FIDES, Rabobank etj. Që nga fillimi i aktivitetit e deri tani janë dhënë 76 kredi aktive, kurse portofoli total i kredisë është 8.6 milionë USD.

SHQIP 6

AKTUALITET

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

Afatet
Nëse ekstradohen, Aldo Bare, Enver Dondollaku e Agur Musaku do gjykohen në masën "arrest shtëpie"

Banda e Lushnjës, gjyq nga salla në shtëpi
Prokuroria: Për 5 muaj nuk është bërë asnjë seancë gjyqësore
SOKOL ÇOBO

ldo e Bare dhe Enver Dondol laku, nëse ekstradohen në Shqipëri, rrezikojnë një gjykim nën masën "arrest shtëpie". Megjithëse dosja për Bandën e Lushnjës është dorëzuar në gjykatë para pesë muajsh, ende nuk është realizuar asnjë seancë gjyqësore, duke sjellë edhe mbarimin e afateve të hetimit për të pandehurit. Burime nga akuza qendrore thanë që nëse zgjasin procedurat për të për ekstradimin e Bares, Dondiollakut dhe Agur Musakut, atëherë të gjithë pjesëtarët e bandës famëkeqe do të gjenden në shtëpi. Akuza ankohet për Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Jashtme, të cilat nuk bashkëpunojnë për njoftimin e të pandehurve të bandës. Sipas burimeve, për njoftimin e një anëtari të bandës duhet mesatarisht një muaj, kohë e cila nuk i premton gjykatës e prokurorisë për të përfunduar gjykimin e bandës. Duket se operacionet e Ministrisë së Brendshme për arrestimin e anëtarëve të bandës do të vijojnë, tashmë me ruajtjen e tyre nëpër banesa. Por telashet nuk kanë të sosur për hetimin dhe gjykimin e të ashtuquajturës Banda e Lushnjës. Në një kohë që në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohen tri procese për këtë organizatë, në Itali dhe Turqi janë në procedurë ekstradimi dy krerët e kësaj bande, ndërsa në prokurori vazhdojnë hetimet për disa episode të ngjarjeve kriminale në Myzeqe, drejtësia po has vështirësi në gjykim. Të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda e kanë gjykuar grupin e Aldo Bares. Mësohet se një anëtar i gjykatës po gjykon për sekuestrimin e pasurisë së Aldo Bares, ndërsa një tjetër ka gjykuar dosjen në Elbasan. Mandej një pesëshe gjyqtarësh ka dhënë dënimin për grupin e parë të kësaj bande, dhe, sipas procedurave, nuk u lejohet që të gjykojnë anëtarë të tjerë. Në proces gjykimi janë dy dosje të ndara, përkatësisht e Enver Boriçit e Ilir Stergut dhe e grupit të dytë të Bandës së Lushnjës e përberë nga gjashtë anëtarë. Gjykata tha se në proceset janë administruar disa prova dhe gjykohen nga i njëjti trup gjykues. Kjo gjykatë vendosi të mos i bashkojë dosjet e sipërcituara. Sipas procedurave,

A

një trup gjykues nuk mund të hetojë dy dosje për të njëjtët anëtarë të bandës. Pritet që në fillim të muajit shtator trupi gjykues të japë dorëheqjen. I ndodhur në këto kushte, Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), pritet të urdhërojë disa gjyqtarë nga gjykatat e rretheve për

të gjykuar Bandën e Lushnjës. Pesë muaj më parë prokuroria dërgoi në gjykatë dosjen e Aldo Bares. Së bashku me të do të gjykohet edhe Enver Dondollaku, i arrestuar, gjykuar dhe dënuar në Itali. Kjo është dosja e tretë e Bandës së Lushnjës, ndërsa më parë prokuroria ka dër-

guar për gjykim anëtarët e tjerë. Sipas kërkesës për gjykim, në datë 7 shkurt 2006 është regjistruar procedimi penal ndaj Aldo Bares, (me emër të ndryshuar nga Alfred Shkurti), Arben Boriçi, Enver Boriçi, Ilir Stergu, Erion Cici, Afrim Hoxha, Enver Dondollaku, Rexhep Gina etj.

Procedurat

GJIROKASTËR

Ushtarët e Bares, në vitin 2008 rifitojnë lirinë
rocesi ndaj Bandës së Lushnjës po has një vështirësi në gjykim. Pas peripecive gjatë hetimit, kur autoritetet e drejtësisë të Turqisë, Italisë e Greqisë sollën me vonesë letërporositë, tashmë radha ka kaluar në gjykatë. Për pesë muaj nuk është kryer asnjë seancë gjyqësore, duke mbyllur afatet e gjykimit. Sipas Kodit të Procedurës Penale, gjykata ka të drejtë të kërkojë që të pandehurit e arrestuar të qëndrojnë për një vit në burg gjatë procesit. Nëse procedurat burokratike zgjasin, atëherë me kalimin e 12 muajve të arrestuarit gjykohen në masën "arrest shtëpie". Prokuroria thotë se si

Policia asgjëson 500 rrënjë

P

Duhen edhe 6 muaj që anëtarët e bandës të rifitojnë lirinë e munguar

moment i krijimit të organizatës së njohur si Banda e Lushnjës, ose Grupi i Alfred Shkurtit, është vrasja dhe dhunimi i kufomës së Ramadan Shkurtit, vëllait të Aldo Bares, në korrik të vitit 1997, në qytetin e Lushnjës. Kjo vrasje erdhi si pasojë e përballjes me bandën e Tur Dajës. Pas vrasjes, Aldo Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj Dajës dhe bashkëpunëtorëve të tij, krijoi bandën. Pjesëtarët e organizatës i drejtoheshin drejtuesit të tyre me nofka të tilla si: "i madhi", "profesori", "kryetari" e të tjera. Akuza thotë se disiplina e fortë dallohej qartë në momentet kur urdhrat e Bares nuk bëheshin dysh.

Lunxhëria përfshihet në hartën e hashashit
olicia e Gjirokastrës ka as gjësuar të martën për herë të parë rreth 500 rrënjë hashash, të mbjellë në një parcelë "pa zot" në afërsi të fshatit Erind të Lunxhërisë, duke e përfshirë kështu këtë zonë për herë të parë në hartën e zonave të kultivimit të hashashit. Sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se specialistët e Zyrës Rajonale e Luf tës Kundër Drogës në bashkëpunim me strukturat e policisë kriminale të Komisariatit të Policisë në Gjirokastër, mbështetur edhe në disa informacione të mbledhura në rrugë operative, bënë të mundur zbulimin e disa parcelave të mbjella me bimë narkotike, në afërsi të fshatit Erind. Operacioni për evidentimin, shkatërrimin dhe asgjësimin e këtyre bimëve narkotike dhe kapjen e autorëve të mundshëm të mbjelljes së saj nisi rreth orës 12 të mesditës. Në vijim të tij, në vendin e quajtur Përroi i Vilave, jo më larg se rreth 200 m e t r a p o s h t ë kishës së fshatit Erind, dhe rreth 800 metra larg fshatit, u evidentuan tri parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Policia nuk arriti të zbulonte pronësinë mbi këtë sipërfaqe të kultivuar në këto parcela, pasi, sipas zëdhënësit të shtypit të policisë, ato ishin hapur enkas dhe rishtas për të kultivuar këtë lloj të bimëve narkotike. Mësohet se të tria parcelat ishin vendosur shumë afër njëra-tjetrës dhe gjendja e bimëve të prera nga policët dhe të sekuestruara nga vetë ata ishte e mirë. Sipas zëdhënësit Gentian Mullai, "në parcelën e parë ishin mbjellë 355 rrënjë bimë Canabis Sattiva, të cilat varionin nga 170 centimetra deri në 3 metra e 20 centimetra. Në parcelën e dytë, 55 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat varionin nga 120 centimetra deri në 160 centimatra të larta. Në parcelën e tretë u gjetën 63 rrënjë Canabis Sattiva, të cilat varionin nga 70 centimetra deri në 100 centimetra të larta". Sipas policisë, bimët e narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies dhe vetëm disa prej bimëve u morën me vete në cilësinë e provës materiale. En.Se.

P

DROGA

Liri Çepele dhe Xhevrie Zeka ishin shpallur në kërkim, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike

Arrestohen në Fier dy gra, kultivuan lëndë narkotike
y gra janë arrestuar në qytetin e Fierit, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Liri Çepele dhe Xhevrie Zeka ishin shpallur në kërkim, ndërsa prangosja e tyre është realizuar menjëherë pas ardhjes së tyre nga Greqia. Burime nga Policia e Fierit thanë dje se "Seksioni i antidrogës arrestoi dy të kërkuara për kultivim të bimëve narkotike". Burimet thanë se arrestimi i tyre është kryer, pasi në nga fillimi i vitit 2005 Çepele dhe Zela rezultonin si të kërkuara prej autoriteteve policore fierake. Gjykata i kishte dënuar Liri Çepelen, aktual isht 62 vjeçe, dhe Xhevrie Zekën, 56 vjeçe, me nga tre vjet heqje lirie. Gjykimi i tyre është bërë nën masën e sigurisë "paraqitje e detyruar" në gjykatë. Por dy të moshuarat që janë gjykuar për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike pas nisjes së gjykimit kanë vendosur t'i shpëtojnë policisë, me shpresën se do t'i bënin bisht dënimit, duke ikur drejt Greqisë, ku dhe kishin disa prej fëmijëve të tyre. Në Greqi Çepele dhe Zekaj qëndrojnë për më shumë se 2 vjet, për të ardhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Dy gratë janë cilësuar si autore të kultivimit të bimëve narkotike pas një kontrolli të ushtruar në banesat e tyre, ku janë gjetur rreth 10 rrënjë bimësh narkotike. M.Troka

D

Rigjykimi

Masa

Gjykata i mohon lirinë 71-vjeçarit

Lirohen adoleshentët, qëlluan 22-vjeçarin

P

retendimet për gjendjen e tij të keqe shëndetësore nuk e kanë ndihmuar Rahid Malajn të fitojë lirinë. Dje ai është paraqitur përpara gjykatëses së gatshme në Gjykatën e Faktit në kryeqytet, për të shqyrtuar kërkesën për revokim të masës së sigurisë, të marrë 20 ditë më parë. 71-vjeçari, për të cilin në fillim të gushtit ishte vendosur masa e sigurisë arrest në burg, kishte kërkuar një masë sigurie më të lehtë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por argumentet e tij duket se nuk e kanë bindur gjykatësen e cila ka vendosur që ai të vazhdojë të qëndrojë në burg, deri në përfundim të procesit hetimor dhe atij gjyqësor. Malaj është akuzuar për veprën penale të vrasjes në rrethana rënduese, të mbetur në tentativë. Ai, duke qenë me punë roje në një pallat që po ndërtohej tek Kthesa e Kamzës, nga firma "Mat-Sh.p.k", 20 ditë më parë ka qëlluar me çifte mbi tre fëmijë të mitur, duke plagosur rëndë në kokë njërin prej tyre. Flo.Se.

D

y 15-vjeçarë janë lënë të lirë dje nga Gjykata e Sh kallës së Parë në Tiranë, pasi për ta është caktuar masa e sigurisë "Detyrim paraqitjeje". Alban Avdiaj dhe Erald Hedaj, i pari banues në Vlorë dhe i dyti banues në Tiranë, janë arrestuar nga shërbimet e policisë kriminale të Komisariatit Nr. 2 në kryeqytet, pasi dyshohej se katër ditë më parë, rreth orës 21.30', në afërsi të rrugës "Vaso Pasha", kishin goditur gjatë një konflikti për motive të dobëta, 22-vjeçarin Bledar Muçina, banues në Selitë të Vogël. Pas ngjarjes i plagosuri ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por nuk kishte paraqitur rrezik për jetën. Ne seancën e djeshme gjyqësore është caktuar që dy adoleshentët të paraqiten një herë në javë në komisariatin e policisë, deri në përfundim të procesit gjyqësor. Ata akuzohen për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje, në bashkëpunim", parashikuar në nenet 84 dhe 25 të Kodit Penal. Flo.Se.

SHQIP 8

OPINION

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

SINDROMA E VENDIT TE VOGEL
ADRIAN CIVICI*

Në Shqipëri, kur flitet për zhvillimin ekonomik e social, kur analizohen sukseset ose dështimet, kur hartohen plane ose projekte perspektive, në fjalorin e klasës politike, në opinionin shoqëror, por edhe në mendimin shkencor, ekziston në mënyrë shumë evidente e ashtuquajtura “sindroma e vendit të vogël”. Diferencat në zhvillim me vendet e tjera shumë shpesh kanë vetëm një justifikim: “E po, 3,5 milionë njerëz jemi, kaq janë mundësitë”. Po kështu, edhe kur është fjala për sukseset ndeshet e njëjta logjikë: “Vërtet jemi shumë prapa në krahasim me Greqinë, Italinë, Francën, Spanjën, Çekinë ose Portugalinë, por, po ta kthejmë pak kokën mbrapa dhe të shohim se sa kemi ndryshuar që nga 1992, rezultatet janë të dukshme”, “ato janë vende të mëdha dhe zhvillohen më shpejt” etj

duhet të konsiderohet si fatalitet dhe pengesë në zhvillim, të qenit vend dhe popull i vogël? Në Shqipëri, kur flitet për zhvillimin ekonomik e social, kur analizohen sukseset ose dështimet, kur hartohen plane ose projekte perspektive, në fjalorin e klasës politike, në opinionin shoqëror, por edhe në mendimin shkencor, ekziston në mënyrë shumë evidente e ashtuquajtura “sindroma e vendit të vogël”. Diferencat në zhvillim me vendet e tjera shumë shpesh kanë vetëm një justifikim: “E po, 3,5 milionë njerëz jemi, kaq janë mundësitë”. Po kështu, edhe kur është fjala për sukseset ndeshet e njëjta logjikë: “Vërtet jemi shumë prapa në krahasim me Greqinë, Italinë, Francën, Spanjën, Çekinë ose Portugalinë, por, po ta kthejmë pak kokën mbrapa dhe të shohim se sa kemi ndryshuar që nga 1992, rezultatet janë të dukshme”, “ato janë vende të mëdha dhe zhvillohen më shpejt” etj. Në literaturën ekonomike dhe debatet e sotme bashkëkohore kjo mënyrë të arsyetuari për zhvillimin ose moszhvillimin konsiderohet pjesë e asaj që cilësohet si psikologjia dhe mentaliteti i zhvillimit të çdo vendi, populli a territori të caktuar. Natyrisht, kur është fjala për të specifikuar faktorët e zhvillimit, teoritë, arsyetimet dhe eksperiencat janë të shumta. Ato variojnë që nga konceptet e “determinizmit gjeografik”, “predestinacionit historik”, “cilësisë së kapitalit social, institucional e politik”... e deri te “avantazhet krahasuese”, “avantazhet konkurruese”, “mirëqeverisja” etj. Por ekspertët e kësaj fushe evidentojnë dhe një element shumë të rëndësishëm, “sindromën e të qenit vend i vogël ose vend i madh”, e cila reflektohet në “ambiciet në vendosjen e objektivave të zhvillimit”, si dhe “në nocionet dhe konceptet frenuese e justifikuese kur është fjala për hapa të vegjël drejt progresit”. Me një fjalë, kjo konsiderohet si “sindroma e vendit ose e popullit të vogël a të madh”. Eksperienca botërore është e mbushur me shumë shembuj ku dominojnë faktet se vende të mëdha a relativisht të mëdha, si SHBA-ja, Gjermania, Japonia, Franca, Italia, Spanja, Kanadaja, Australia, Anglia, Suedia, Norvegjia, Polonia, Argjentina etj., si pasojë edhe e sindromës së vendit të madh, kanë qenë dhe janë shumë ambiciozë e kërkues në sasinë dhe cilësinë e objektivave të tyre të zhvillimit, janë shumë kërkues e kritikë ndaj klasave politike dhe institucioneve të tyre publike, ndaj institucioneve shkencore dhe akademike etj. Atëherë, a duhet të konsiderohet si fatalitet dhe pengesë në zhvillim të qenit vend dhe popull i vogël? A duhen reduktuar dhe ridimensionuar ambici-

A

et dhe objektivat e zhvillimit ekonomik e social në përputhje me madhësinë e territorit dhe popullsisë? A duhen pranuar justifikimet e politikës dhe institucioneve publike se “kaq janë mundësitë tona”, ose apatia dhe mungesa e optimizmit te shumë njerëz që i mundon dhe i sundon psikologjia e frenimit dhe e pretendimeve minimaliste kur është fjala për të vlerësuar ose kërkuar një zhvillim më dinamik e cilësor të vendit. Natyrisht që jo! Zhvillimet e fundit të shekullit XX dhe në këtë fillimshekulli XXI po dëshmojnë për një tendencë dhe realitet të ri. Në këtë botë të globalizuar, me mundësi të jashtëzakonshme komunikimi, shkëmbimesh tregtare, informacioni e transferimi njohurish lehtësisht të realizueshme, mundësisë për të ofruar shërbime cilësore pa limit distance ose gjuhe etj., mundësitë për zhvillim janë pa fund. Nocioni i masës dhe vëllimit të territorit dhe popullsisë po zëvendësohet gradualisht me nocionin e cilësisë dhe inteligjencës në hartimin e politikave të rritjes dhe zhvillimit, kompromiseve të mëdha politike e sociale, performancën e institucioneve, optimizmin dhe besimin e qëndrueshëm në arritjen e rezultateve, cilësinë e arsimimit, etj. Kjo ka bërë që vende të vogla, qoftë si territor, qoftë si popullsi ta thyejnë mitin e të mëdhenjve, bile dhe t’i kalojnë ata në shumë tregues të zhvillimit ekonomik e social. Singapori, Tajvani, Koreja e Jugut, Kili, Zelanda e Re etj., të ashtuquajturit “tigra” ose “dragonj” të Azisë e Amerikës Latine, me rezultatet e tyre spektakolare dëshmuan se sindroma e vendit të vogël mund të tejkalohej me sukses. Por, edhe nëse ne shqiptarëve, vende të tilla na duken larg dhe shumë të ndryshëm në realitetet historiko-politike e sociale, “tigrat ekonomikë” kanë filluar të shfaqen dhe në Evropë, në vende që nuk dallojnë shumë nga ne si për afërsinë gjeografike ashtu dhe për trajektoren ekonomikopolitike e sociale të shekullit të XX-të. Në literaturën e specializuar ose në fjalorin e shumë institucioneve ndërkombëtare të zhvillimit tashmë gjen rëndom cilësime të tilla si “tigri celtik” kur është fjala për Republikën e Irlandës, “tigri i tatrave” kur flitet për Sllovakinë, “dragoi i Balltikut” kur flitet për Lituaninë, “puma e Evropës Qendrore” kur flitet për Republikën Çeke, “tigri slloven” kur flitet për Slloveninë etj. E pra, janë vende me 2, 3 deri 6 milionë banorë dhe 20, 30 apo 50 mijë km2 që këto 10-15 vitet e fundit kanë arritur rezultate spektakolare në zhvillimin e tyre ekonomik e social. T’i analizosh të gjithë është e vështirë dhe kërkon shumë vend e kohë, por të japësh në mënyrë të sintetizuar eksperiencën e Irlandës apo “tigrit celtik”, është një mënyrë e mirë për të dëshmuar se si mund të zhvillohet një vend i vogël. Kur je i vogël është mirë të jesh sa më inteligjent “Kur je i vogël, është mirë të jesh sa më inteligjent”, kjo është shprehja qe irlandezët e kanë shumë për zemër dhe që shpreh më së miri psikologjinë dhe filozofinë e zhvillimit që mbretëron aktualisht në Irlandë. E cilësuar tashmë prej më shumë se 8-10 vjetësh si “tigri celtik”, me një popullsi aktuale prej 3,8 milion banorësh, Irlanda vlerësohet nga specialistët si “nxënësi më i dalluar i ekonomisë evropiane”. Profili i saj historik

rural e bujqësor, historia e mbushur me emigracion konstant të popullsisë së saj, konfliktet e brendshme politike etj., tashmë i përkasin historisë dhe konsiderohen të kapërcyera krejtësisht. Që prej 15 vjetësh Irlanda ka një rritje ekonomike konstante që varion në shifrat impresionuese të 6-8%, përqindjen e papunësisë më të vogël në Evropë dhe një buxhet publik krejtësisht të balancuar. Irlandezët kanë tashmë një nivel jetese real më të lartë se Anglia dhe njëkohësisht më të lartë se sa mesatarja evropiane. Produktiviteti dhe rendimenti i punës së një të punësuari në Irlandë është nga më të lartët në Evropë dhe trendet e ecurisë së saj tregojnë për një afrim të shpejtë të saj me indikatorët analogë të SHBA-së. Ekspertët e zhvillimit në tërësinë e faktorëve pozitivë evidentojnë si më të rëndësishëm “thithjen masive të investimeve të huaja direkte, tërheqjen e mjaft firmave e bizneseve nga më performantet dhe më të rëndësishme të botës…..sistemin fiskal nga më të thjeshtët dhe më të ulët në botë në raport me investimet e huaja direkte në veçanti por dhe për çdo lloj investimi privat në përgjithësi…..dhe një treg pune nga më fleksibël në botë…”. Por, për irlandezët më të rëndësishme se këta faktorë është “energjia, besimi dhe optimizmi i popullsisë”. Strategjia apo “inteligjenca irlandeze” mbështetet që prej 18-20 vitesh në katër elemente themelore: (1) politika tregtare; (2) politika industriale; (3) politika fiskale, dhe (4) politika arsimore ose edukuese. Që në fillim të viteve ‘90 Irlanda spikati si vend “që favorizonte maksimalisht politikat liberale të hapjes së tregjeve, që braktisi shpejt mentalitetin dhe prak-

Nocioni i efekteve të madhësisë së territorit dhe popullsisë në zhvillim po zëvendësohet me cilësinë dhe inteligjencën në hartimin e politikave të zhvillimit, kompromiset e mëdha politike e sociale, performancën e institucioneve, optimizmin dhe besimin e qëndrueshëm në arritjen e rezultateve, cilësinë e arsimimit, etj

tikat e politikave dhe masave proteksioniste”, që adoptoi si filozofi sunduese qëndrimin se “konkurrenca e produkteve të huaja në tregun tënd të brendshëm, më shumë se sa dëmtuese për ekonominë vendase është e favorshme për përmirësimet teknologjike dhe rritjen e performancës së saj për ta përballuar këtë konkurrencë duke garantuar kështu një nivel të lartë produktiviteti në periudha afatgjata”. Kryeministrat dhe ministrat e ekonomisë dhe tregtisë në Irlandë e kanë përsëritur shumë herë refrenin e politikave të tyre se “kërkesa për politika proteksioniste mund të inspirohet nga dëshira për mbrojtjen e tregut të vogël të brendshëm, por ajo pengon ekonominë dhe eksportet irlandeze që të kenë akses në ekonominë dhe tregjet botërore”. Problemet e konkurrencës në tregun tënd të brendshëm mund të zgjidhen me sukses duke favorizuar eksportet, dhe Irlanda shquhet për politika të suksesshme në favor të eksporteve duke arritur që në vitet 2004-2005 të ketë një vlerë eksportesh të barabartë me 90% të PBB-së së saj. (Thjesht për krahasim, Shqipëria aktualisht ka një vlerë eksportesh të barabartë me 6-7 të PBB-së së saj). Politika ekonomike dhe industriale irlandeze është bërë sot sinonim i “favorizimit të qarkullimit të lirë të investimeve të huaja dhe atyre private”. Pas abrogimit të Control of Manufactures Act, Irlanda aplikoi një politikë industriale shumë liberale në raport me investimet e huaja. Ky zhvillim, përveç hapjes totale ndaj IHD (investimeve të huaja direkte); së pari, u shoqërua me një efikasitet të shkëlqyer administrativ të institucioneve publike në trajtimin e kërkesave dhe plotësimin e kritereve të kapitalit të huaj; së dyti, u kompletua me një paketë të plotë nxitësish e favorizuesish fiskalë; së treti, u hoqën të gjitha kufizimet për transferimin dhe nxjerrjen jashtë Irlandës së fitimeve të firmave dhe ndërmarrjeve të huaja; së katërti, u favorizuan në mënyrë speciale ato firma e kompani të huaja që investonin në zonat periferike apo të varfra të Irlandës. Një element tjetër mjaft i rëndësishëm ishin dhe politikat shumë të orientuara në favor të përmirësimit dhe kompletimit të infrastrukturave të transportit dhe komunikimit ndërmjet Irlandës dhe vendeve të tjera, si dhe adoptimi i një situate stabël afatgjatë në lidhje me rregullat juridike dhe administrative në lidhje me investimet e huaja dhe biznesin vendas. Një vend të veçantë në suksesin irlandez zë dhe politika e saj arsimore. Që prej viteve ‘70-të, prioritet i politikave arsimore ka qenë vazhdimisht cilësia e arsimit të mesëm dhe atij universitar me objektiv kryesor “nxjerrjen e të rinjve sa më të arsimuar e cilësorë në profesionet e tyre”. Analiza e buxheteve publike dhe përparësive të qeverive irlandeze tregon qartë se sa i rëndësishëm konsiderohet nga qeveritë dhe shoqëria irlandeze arsimi i të rinjve dhe cilësia e universiteteve. Sipas statistikave ndërkombëtare të nivelit të kompetencave, performanca e studentëve irlandezë është sot më e lartë se ajo e studentëve kanadezë, spanjollë, portugezë, holandezë, belgë, italianë, rusë etj. Programet universitare irlandeze favorizojnë kurse cilësore të përqendruara dhe thellësisht aplikative të cilat i krijojnë mundësi studentëve që të ingranohen shumë shpejt në tregun e punës

dhe të jenë shumë të kërkuar edhe nga firmat e bizneset e huaja që operojnë në Irlandë. Pikërisht për këtë arsye, Irlanda evidentohet dhe si një nga vendet me emigracionin më të vogël të personave te kualifikuar nga vendi apo siç quhet ndryshe “largimi i trurit”. Në fillim të viteve ‘90-të, filozofë, sociologë e ekonomistë të shquar filluan të flisnin gjithnjë e më shumë për efikasitetin në zhvillimin ekonomik e social që mund të ketë një shoqëri e caktuar në rast se të gjithë elementet e kapitalit human “gjejnë gjuhën e përbashkët dhe koordinohen ndërmjet tyre”, duke përkufizuar kështu një nocion të ri, atë të “kapitalit social” dhe duke e vënë këtë nocion në qendër të analizave të nivelit të zhvillimit ekonomik e financiar të vendeve e popujve të ndryshëm. Shembulli më tipik që ofrohet në përgjigje të pohimit se “kapitali social është një forcë e vërtetë zhvillimi” është ai i krahasimit të ecurisë së Irlandës dhe Portugalisë. Në vitin 1990, Irlanda ishte në të njëjtin nivel me Portugalinë për sa u përket treguesve kryesore makroekonomikë e në mënyrë të veçantë treguesit të Prodhimit të Brendshëm Bruto për banor (PBB/banor), por 16 vjet më vonë Irlanda rezulton të ketë ecur shumë më shpejt se Portugalia duke krijuar një distancë të konsiderueshme ndërkohë që të dy vendet kishin pasur të njëjtën shkallë përfitimi në terma financiarë nga fondet strukturore evropiane. Sipas analisteve evropiane të zhvillimit, diferenca «mund të shpjegohet pothuajse tërësisht me efektin pozitiv të kapitalit social (besim i lartë ndërmjet industrisë dhe bankave, ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, respektim i kompetencave ndërmjet pushteteve, interes i lartë publik e pjesëmarrje aktive qytetare në problemet e zhvillimit etj.) dhe kapitalit human (kapaciteti i lartë novator i biznesit dhe futja masive e teknologjive të reja në të gjitha fushat dhe aktivitetet, financimi me prioritet i ekonomisë së dijes dhe informacionit, zhvillimi i kërkimit dhe cilësi e lartë e universiteteve etj.). Në përfundim, e gjithë eksperienca pozitive irlandeze mund të përmblidhet në atë që analistët e kanë evidentuar si “leksioni i leksioneve për një vend të vogël por inteligjent dhe ambicioz”: “dhënia e provave për vendosmëri të palëkundur në dëshirën për zhvillim, respektimi në mënyrë konstante i objektivave prioritarë dhe politikave afatgjata, sidomos i atyre strukturore, durimi i nevojshëm i popullsisë dhe politikës për t’i pasur në mënyrë sa më normale dhe të qëndrueshme rezultatet e pritura, serioziteti dhe profesionalizmi i klasës politike në trajtimin e çështjeve të zhvillimit, pranimi nga ana e saj e çdo lloj marrëveshjeje dhe kompromisi politik e social në emër të zhvillimit të vendit”. Horizonti i politikave të suksesshme irlandeze dhe i fryteve të tyre i kalon ndjeshëm mandatet elektorale të forcave të ndryshme politike në vend.
* Rektor i Universitetit Evropian të Tiranës

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

OPINION

SHQIP 9

KORRUPSIONI I BERE ME FLATRA DHE TRANSPARENCA E PAMUNDUR
MUSTAFA NANO

M

baj mend që shumë vite më parë, ndërsa brenda Partisë Socialiste po përpiqeshin të kurdisnin “urtë e butë” një stafetë kryeministrore (kam përshtypjen se bëhej fjalë për periudhën post Nano, d.m.th. para Majko) e ndërsa në KPD-në e kësaj partie po bëheshin gati të votonin kryeministrin e ardhshëm, kërkoi të më takonte një prej kandidatëve për kryeministër. Iu përgjigja ftesës me një “po, pa tjetër”, dhe takimin e lamë në zyrën e kandidatit, i cili ishte në të njëjtën kohë edhe ministër i qeverisë. Kandidati më tha se kish një lloj presioni miqësor nga ana e disa anëtarëve të KPD-së, të cilët ishin eksponentë të rëndësishëm të partisë së tij, e të cilët e shihnin atë hem si një shans për të bërë një kalim të butë të shkopit të stafetës kryeministrore, hem si një shans për një ritëm të ri në qeverisjen e vendit. Të paktën, ky ishte interpretimi që i bëri kuturisjes së vet kandidati për kryeministër. “Po ti, do ta mirëprisje zgjedhjen time në postin e kryeministrit? E nëse do ta mirëprisje, do të më mbështesje në shtyp në këtë fushatë kryeministrore brenda partisë?”,- më pyeti, pasi më shpjegoi detaje të kontekstit partiak, të cilat unë nuk i njihja. Nuk i dhashë përgjigje menjëherë, por zura ta bombardoja me pyetje, nga përgjigjet e të cilave doja të merrja vesh, nëse ambicia e tij ishte lakuriqe apo ishte e veshur me ide e me projekte qeverisëse. Doja të merrja vesh gjithashtu, nëse kandidatët për postin e kryeministrit, me të dalë fitues në garë, do të kishin apo s’do të kishin dorë të lirë

për të drejtuar vendin mbi bazën e projekteve individuale. Dhe më kujtohet se njëra nga pyetjet e mia e kapi ministrin, alias kandidatin për kryeministër, disi të papërgatitur: “Do të ishit ju në gjendje, që të deklaronit sot si kandidat apo nesër si kryeministër, se zyrat e administratës suaj, të gjitha zyrat që do të jenë ex officio nën hyqmin tuaj, do të jenë të hapura për të gjithë ata qytetarë, gazetarë, opozitarë etj, etj, të cilët do donin të monitoronin e mbikëqyrnin çdo shkresë/ vendim të nënshkruar/marrë nga ju e nga vartësit tuaj? Dua të them, a jeni i gatshëm të garantoni transparencën e financave e të fondeve publike, të cilat do të livrohen e shpërndahen me firmën tuaj e me firmën e vartësve tuaj?” Kandidati për kryeministër, pasi u përtyp një copë herë, më në fund u tregua i sinqertë. “Jo, këtë s’e garantoj, pasi kjo nuk varet vetëm nga unë. Është një klimë e tërë politike, partiake e parlamentare, që nuk do të më lejojë të sillem në këtë mënyrë. E, nëse unë do të tentoja ta shpërfillja këtë klimë, me siguri që nuk do të jetoja as disa javë si kryeministër.” Donte të më bënte me dije, se – kjo ishte ajo që nuk u tha, por u nënkuptua – mungesa e transparencës në përdorimin e fondeve publike është deal-i i madh e i fshehtë, që ishte pranuar e nënshkruar nga të gjithë njerëzit e mazhorancës e të pushtetit. Me fjalë të tjera, një kryeministri i lejohej gjithçka, por kurrsesi nuk i lejohej të cenonte e lëndonte në mënyrë “arbitrare” këtë qasje ezoterike e masonike në qeverisjen e vendit. “Unë të garantoj vetëm për ndersh-

mërinë time”, më tha kandidati për kryeministër. Ma tha këtë me një ton disi solemn, e ma hodhi në tavolinë, duke qenë i sigurt se do të më çarmatoste prej optikës sime “apokaliptike”. Kur dola nga zyra e tij, m’u duk vetja si një bajgë e shkelur. Si është e mundur – thosha me vete – që këta qeveritarë nuk kanë dëshirën e fuqinë për të na garantuar të drejtën më elementare, d.m.th. të drejtën për të marrë vesh se ku shkojnë (e çfarë bëhet me) paratë tona? Pas kësaj, as që mora mundimin të mbaja anë si gazetar në betejën për postin e kryeministrit. Ishte një betejë që nuk u interesonte shqiptarëve. I interesonte veç lukunisë së ujqërve të mazhorancës, të cilët mendjen e kishin se si të copëtonin prenë (apo të ndanin plaçkën) e pushtetit larg syve të publikut.

* * * Kur në vitin 2005 u ndërruan kuajt e karrocës së pushtetit, kanë qenë të shumtë ata që kanë besuar se Berisha do të ishte në gjendje të na garantonte transparencën e qeverisjes. Edhe një numër kundërshtarësh të tij kanë qenë të idesë se, në mos tjetër, këtë premtim ai do ta mbante; do ta mbante, pasi vetëm në këtë pikë mund të mbahej autoriteti politik e moral i një njeriu, i cili i kishte konsumuar të gjitha paudhësitë e tjera të mundshme; mund ta mbante, pasi vetëm kështu do të kish mundësi të trukonte imazhin e tij e të bënte të harrohej biografia e tij prej mujshari par excellence. E ndërsa besonin këtë, nuk u shkonte mendja se ndershmëria e transparenca nuk janë atribute, që mund të verifikohen veçse në qeverisje; nuk u shkon-

te mendja, se ai që është i ndershëm e transparent, është i tillë në çdo kohë, në çdo rrethanë e në çdo situatë, është i tillë edhe kur i lipset të respektojë detyrimet e embargos së OKB-së ndaj ish-Jugosllavisë, është i tillë edhe në garat brenda partiake, është i tillë edhe kur nënshkruan një kontratë elektorale me BG&R-in, është i tillë edhe kur nënshkruan një kontratë punësimi me Tom Ridge-in (asnjëherë nuk e morëm vesh se sa janë paguar Tom Ridge-i dhe amerikanët e tjerë të BG&R-it). E ja ku jemi sot, kur gati të gjithë – tanimë edhe ndjekës fanatikë të Berishës – janë të sigurt, se pushteti i sotëm është njësoj i korruptuar me pushtetet paraardhëse. Për mua, ky pushtet është edhe më i korruptuar akoma, edhe më i neveritshëm në natyrën e tij korruptive. Është më i neveritshëm, pasi ka ardhur me premtimin spektakolar për të luftuar korrupsionin e ka ardhur pas denoncimesh gjithashtu spektakolare që i ka bërë pushteteve paraardhëse. Ka denoncuar aferat korruptive të ish-kryeministrit Nano lidhur me krizën energjetike, me shitje-blerjet me prokurim të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike, me fabrikën e çimentos, me telekomin, me Kakomenë, me kazinonë, me tec-et e Vlorës, me paratë e hedhura për ndërtim rrugësh, e me të ardhur në pushtet, jo vetëm nuk bëri asgjë për të zbardhur këto afera korruptive, por bëri çmos t’i çonte deri në fund. Madje, edhe paradigma femërore e pushtetit të shkuar, aq shumë e kryqëzuar për vite me radhë nga llogoret opozitare, tanimë thjesht duket se ka ndërruar emrin. Quhet Argita Berisha. Xhoana Nano s’është gjë tjetër,

veçse një nënfish i parëndësishëm i saj. Ky pushtet është dhe më i korruptuar, pasi, në ndryshim nga pushtetet paraardhëse, të cilat nuk ishin të gatshëm të bënin transparencën publike të qeverisjes, guxon të mos njohë – shih pa shih – të drejtën e Prokurorisë së Përgjithshme për të zhbiriluar në praktikat e saj shkresore. Mund të përfytyrohet një qeveri që nuk i lejon qytetarët, gazetarët apo opozitarët të marrin në dorë një shkresë, ku urdhërohet me firmë ministri apo kryeministri derdhja e një shume të madhe parash në funksion të ndërtimit të një vepre publike (këtë e kanë bërë socialistët, gjë që dilte qartë nga anekdota që kallëzova në krye të shkrimit), por nuk mund të përfytyrohet një qeveri, që pengon në mënyrë të hapur e arrogante për të bërë këtë gjë prokurorinë, të vetmin organ e institucion shtetëror të ndjekjes penale. Kjo është një histori që nuk mund e nuk duhet të mbyllet. Nëse edhe kjo ngjarje hidhet pas krahëve me një “no comment!” të lëshuar në mënyrë të pacipë nga drejtori i informacionit pranë kabinetit kryeministror, do të ishte fatale. Prokuroria dhe opozita duhet t’i shkojnë deri në fund kësaj ngjarjeje. Duke penguar prokurorinë të marrë në dorë praktikën shkresore të tenderit për rrugën Kalimash-Morinë, ky pushtet nga njëra anë ka ekzekutuar germë për germë një coup d’état, nga ana tjetër është duke na hedhur të gjithëve fytyrës një të vërtetë të hidhur sa s’ka ku të shkojë: po, ne po bëjmë e do bëjmë ç’të duam, ne po vëmë e do vëmë pará për vete, e ju nuk keni se çfarë të na bëni, pasi ne edhe prokurorinë nuk e lejojmë të na hetojë e kontrollojë.

Raport mbi kërkimin e ministrit
BAJRAM PEÇI

ga koha kur u zhduk dhe nuk shfaqej më në jetën publike të kryeqytetit tonë të zhurmshëm e të pluhurosur keqas, këtu e dy javë më parë, pra një javë pas urdhrit (siç u fol dhe dëgjua) të Kryeministrit për anulimin e lejeve të punonjësve të administratës së lartë shtetërore, pos një njoftimi të pabesueshëm që u shfaq në një të përditshme shqiptare se ministri ndodhet me pushime në Budva, nuk kam asnjë njoftim tjetër. Afërmendsh zoti shef, kuptohet se unë nuk mund të bija në grackën e stisur bukur nga shtypi, se ministri, në rrethanat kur vendi ndodhet në krizën më të rëndë, në morinë e krizave bashkëshoqëruese energjetike të 20 viteve të fundit, paska vajtur për t’u prehur. Detyra e dhënë nga ju, zoti shef, për të marrë një informacion të plotë se ku ndodhet, i mori parasysh tërë rrethanat se ku duhej t’i vendosnim kërkimet: krizën, gjeoekonominë dhe gjeopolitikën. Në këtë raport, do përfshijë pjesërisht rrugëtimet në kërkim të tij dhe ato çfarë pamë e dëgjuam. Operacioni për kërkimin e ministrit, i emërtuar nga ju nën kodin “Ndriçim e Frymëzim”, nisi të mërkurën e kaluar. Në kohën kur u tret pa nam e nishan, ministri i kish kaluar të pesëdhjetat, nuk hutohej, nuk mahnitej dhe nuk trembej nga asnjë rrethanë. Besimi që të ngjallte - tipari që e përshkonte - dhe përvoja e gjatë, duke alternuar qëndrimet politike në këto 15 vitet e fundit, herë nga e djathta e herë nga e majta (varej se kush ishte në pushtet) kundrohet si një prirje e kuptueshme e politikës shqiptare dhe bekim i mbi natyrshëm, pavarësisht se nuk ngjan as në pamje dhe intelekt me ndonjë shenjtor. Ky burrë, në daç besoni, në daç mos besoni, ka arritur të çarmatosë tërë qeveritë dhe shoqërinë shqiptare me koeficientin e inteligjencës së tij. Po atëbotë, përse ky zotëri, në Shqipëri ministër, nuk ndodhet me punë në SH.B.A., vendi që thith trurin e tërë planetit? Atdhetarizmi zoti shef, atdhetarizmi – i ka diktuar qëndrimin pranë bashkëkombësve të tij. Për t’u habitur - është më i shkurtër se mashkulli mesatar dhe plotësisht i vdek-

N

shëm. Vlera e tij intelektuale u shfaq befas në për- si i madh ekonomik. Pati zëra keqdashës në popull, masa marramendëse, kur zbuloi se burimet energje- që kur dëgjuan për eksportin e energjisë elektrike, tike të vendit tonë, në qoftë se shfrytëzoheshin, ishin besuan e thanë se këto idiotësira lidhen me motin e të afta të plotësonin nevojat dhe të krijoheshin tepri- nxehtë e ndikimin ende të pashpjegueshëm nga shca të bollshme për eksportim. Maturia profesionale e kenca të njollave diellore. Por, ju betohem për kokën pengoi ta bënte menjëherë të njohur këtë zbulim. Ai e ministrit, e për këtë jam plotësisht i sigurt, shpaloskërkonte më shumë fakte dhe një shtrat praktik për ja e programit të eksportit të energjisë elektrike nuk t’i mbështetur ato. Po detyra ndërkohë i këshillonte është bërë në motin e nxehtë të kësaj vere, por në që në respekt të hierarkisë, zbuacarin e thëllimin e dimrit. Më e limin t’ia bënte të njohur Kryemmira do të ishte, që me rastin e inistrit, i cili nga ana e tij nxitoi t’ia Në qoftë se, për shkaqe sipërpërmendur, të citoja thënien bënte të njohur Parlamentit dhe e profesorit tim të së Drejtës Civile rrënimtare të natyrës, mediave se Shqipëria në vitin se “çmimi i lirisë është anarkia”. 2008 do të fillojë eksportin e enPër mua, programi i eksportit të ergjisë elektrike. Programi i qever- popujve të tjerë evropianë energjisë elektrike në 2008-ën, isë për eksportin e energjisë elekështë plotësisht i besueshëm. do t’u pritesh energjia trike pas një viti, çoroditi të madh Nga ana tjetër, nëse do të më e të vogël, por jo ministrin tonë. kërkohej të vija në punë gjeneraelektrike, ata do Zoti shef, nuk do t’i lejoja vetes torët, që për nga sasia fizike, për t’ju jepja mënd në këtë fushë, që dorëzoheshin pa një pa dy, numër banorësh, na vendosin në ju e zotëroni në majë të gishtave, vend të parë në botë, (e ndiej vetpor do t’ju kërkoja të mos e vini në ndërsa populli ynë, tashmë en krenar për këtë vend të parë e dyshim gjykimin tim. Dihet se ka këtë pasuri gjigande të investuar i mësuar me të gjitha nja njëzet vjet që nuk investohet në këtë sektor strategjik) në ato as në ndërtimin e burimeve të reja vise shqiptare, ku nuk ekziston vuajtjet, plot durim e energjetike e as në rritjen e aftëasnjë lloj energjie e përftuar nga dinjitet do të qëndronte i uji apo lëndët djegëse, jam gati. sisë së rrjetit të transmetimit. Po çfarë do ngjasë atëherë? Ja se si! Një kundërshtar i qeverisë pati Keqkuptimi duhet të ketë pa thyeshëm, ani pse është paturpësinë që deklarimin e ndodhur me kërkesën e atyre italKryeministrit për eksportin e eni vetmi midis qytetarëve ergjisë elektrike ta quante fjalim ianëve të cilët, duke parë se TECin e Fierit e kemi braktisur, evropianë që nuk mund të elektoral e butafori teatrale, por ai nuk ka se si ta dijë se këto fjalime ndërkohë që tentojmë të ndërudhëtojë askund janë solemne, tregojnë forcën e tojmë të tjerë, duan ta vënë në institucioneve shtetërore dhe punë për të prodhuar energji, për të cilën janë gati të shtrijnë edhe mundësive që i japin fjalimet një kabllo nënujore deri në Pulja. (Ja ku ridoli për t’u solemne çdo njeriu që di të punojë, për t’u ngritur lart. Zoti shef, disa gazeta që s’kanë punë tjetër, veçse hedhur edhe njëherë në diskutim propozimi i ish- qeveritarëve shqiptarë për të ndërtuar një tunel që të të futin hundët vend e pavend, kanë bërë një farë lidhë Shqipërinë me Italinë). Natyrisht që populli nuk llogarie rreth humbjeve katastrofike të biznesit nga ka se si i kupton këto zgjidhje të zhdërvjellëta mungesa e rrymës elektrike. Këtyre gazetave me afekonomike, të përshkuara nga mençuria dhe intere- tësi të dyshimta gjykimi, për të mos i lejuar të çoroditin

qytetarët e devotshëm shqiptarë, ndoshta duhet t’u afrojmë njohjen me të dhënat e projektit për investimin e rreth një miliard euro në kaskadat e pafundme e madhështore të lumit Devoll, prurjet ujore të të cilit nuk janë vënë re më parë nga specialistët e energjetikës, të cilët bash për këtë shkak u kish ngelur syri te Skavica e Bushati. Për t’ua mbyllur gojën gazetave dhe atij kanalit televiziv “Top Channel”, që ende s’ka vënë mënd, do të ishte mirë të jepja tani disa të dhëna optimiste edhe për investimet në Vjosë, por ata ndërtuesit italianë që kanë disa vjet që janë me pushime, nuk i takova dot. Roja i hidrocentralit në ndërtim në Vjosë, me të cilin patëm kohë të shkëmbejmë nga një cigare e të kthenim nga një të vockël, na tha të mos merakoseshim për të gjetur ministrin, se populli pa drita e kushte jetese, askujt nuk i mban mëri. Natyrisht as ministri, për të cilin ai e dinte se edhe 100 vjet të rrinte në atë karrige, nuk do të ketë mundësi... Ky ministër që na mungon këto ditë me intervistat e tij pafund, majtas e djathtas, bile ka lejuar me dashamirësi që fotoreporterët ta marrin në fotografi, është një forcë e stërmadhe që do t’u tregojë vendin të gjithë atyre që thonë: “... duket sheshit se kështu do ta shtyjmë”. Jo forcë, por është dhuratë nga Zoti. Në qoftë se, për shkaqe rrënimtare të natyrës, popujve të tjerë evropianë do t’u pritesh energjia elektrike, ata do dorëzoheshin pa një pa dy, ndërsa populli ynë, tashmë i mësuar me të gjitha vuajtjet, plot durim e dinjitet do të qëndronte i pa thyeshëm, ani pse është i vetmi midis qytetarëve evropianë që nuk mund të udhëtojë askund. Atyre që shpifin e thonë se populli prej kohësh është i ndodhur nën mëshirën e furinë e paditurisë, me rikthimin e ministrit në detyrë do t’u jepen prova të gjenisë së individëve që përbëjnë superstrukturën. Kërkimet vazhdojnë. Tani që po shkruaj raportin, sapo u dha lajmi se liqenin e Ohrit do ta pastrojnë gjermanët... O u fik gjeneratori. Ah, këta shitësit hileqarë të karburanteve! Me bindje e përkushtim Nëpunësi juaj

PROTESTA NE PATOS

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

AKTUALITET

SHQIP 11

Gazetashitësi është mbyllur në kioskë me gruan e fëmijët dhe mban në tavolinë një bidon me lëndë djegëse

Policia bashkiake tërhiqet pas gjashtë orësh negociata për heqjen e kioskës nga qendra e qytetit

Ngujohet shitësi i gazetave, s’pranon t’i heqin kioskën
Patos, kërcënon se do të digjet me gjithë familjen
harin dhe ta bindin atë të dalë prej autovinç, një skrep dhe një kar- bashkisë janë tërhequr në orën kioskës dhe të lejojë mjetet e rën- rotrec. Por, edhe pas gjashtë orësh 14:00, duke lënë pranë kioskës jë familje me gjashtë da të lirojnë trotuarin e të bëjnë asnjë nga mjetet e rënda nuk ka vetëm mjetet e rënda, me anëtarë është ngujuar gati vendin për rikonstruksionin e lëvizur vendit, pasi Behari nuk ka shpresën se sot do të mund të brenda një kioske në planifikuar. Pranë kioskës kanë pranuar të dalë nga kioska ku nxjerrin nga kioska familjen me qendër të qytetit të Pa- qëndruar gjatë gjithë kohës një punon prej 15 vitesh. Zyrtarët e gjashtë anëtarë. tosit dhe kërcënon me vetëvrasje kolektive. Kryefamiljari është 50vjeçari Rexhep Behari, gazetashitësi i qytetit. Ai ka vendosur të përdorë mënyrën më ekstreme të protestës për të mos lejuar që Bashkia e Patosit të onflikti mes gazetashitësit dhe krerëve vendorë të qytetit olicia e rendit, tek e cila ka kërkuar ndihmë zyrtarisht Bashkia mbyllë aktivitetin e tij dhe të naftëtarëve nisi javën e shkuar. Tetë ditë më parë, një e Patosit, është distancuar nga një ndërhyrje për këtë rast të deri dje në mbrëmje vonë shkresë mbërrin në pikën e shitjes së gazetave në qytetin e paprecedent vitet e fundit në qytetin naftëtar. Burimet zyria ka dalë të mbajë të paPatosit. Dokumenti kishte si origjinë bashkinë e qytetit, e cila tare të rajonit të Policisë Patos, sqaruan se në kërkesën që kishte prekur kioskën prej llamalajmëronte Beharin të hiqte objektin, për shkak të një rikonstrukdërguar Bashkia e Patosit, mungonte vendimi i prefektit të qarkut rine, që është i vetmi sioni që do të kryhet në muajt e ardhshëm në bulevardin kryesor të Shahin Bejdaj. Ky i fundit ka pohuar se “nuk e ka shqyrtuar ende burim të ardhurash për qytetit. “Menjëherë pas marrjes së urdhrit nga bashkia, kam kërkuar vendimin e Bashkisë Patos për të larguar kioskën e shitjes së familjen. Dje në mëngjes takim me kryebashkiakun. Doja t’i sqaroja se ky vendim ishte i gazetave nga bulevardi kryesor i qytetit”. Ndërkohë, një nëpunës i herët, Rexhep Behari, paligjshëm. Ai nuk më ka pritur as atëherë dhe as tani. Unë jam zyrës juridike në prefekturë thotë se “menjëherë pas shqyrtimit ndryshe nga ditët e tjera, DEKLARATA pjesë e komunitetit dhe zbatoj ligjin me rigorozitet. Për aktivitetin mund të merret vendim, i cili mund të shkojë deri dhe në rrëzim të ka futur në kioskën ku “Jemi gati të digjemi këtu, pasi të tim posedoj të gjithë dokumentacionin ligjor, madje kam paguar kërkesës së Bashkisë së Patosit”. Ndërkohë, në Bashkinë e Patosit punon edhe gruan dhe djegur jemi edhe pa bukën e gojës. detyrimet tatimore si dhe ato vendore për të gjithë vitin në vazhdje nuk kishte asnjë zyrtar që të jepte sqarime të sakta në lidhje me katër fëmijët. Në sportel, Do të lëviz që këtej vetëm nëse më dim”, tregon Behari për gazetën “Shqip”. Këtë vendim të kryetarit të problemin. Nënkryetari i bashkisë, Ilirian Muskaj, ka qenë dje në mbi gazetat e përditkthehen të gjitha lekët e shumë Bashkisë së Patosit, Rexhep Behari e cilëson si një vendim politik. qendër të qytetit, duke ndjekur zhvillimet dhe ka thënë se gjithçka shme, ka vendosur një biviteve që kam paguar detyrimet, si “Unë dhe të afërmit e mi e kemi kundërshtuar kandidaturën e Barlidhet me rikonstruksionin e bulevardit dhe nuk ka asnjë konflikt don plastik me lëndë dhi Melit për kryetar bashkie në zgjedhjet e 18 shkurtit. Unë jam politik në këtë mes. Por, asnjë nga zyrtarët e bashkisë nuk e ka kodhe të më sigurohet fëmija im i djegëse dhe thotë se do t’i anëtar i PS-së dhe votimi kundra nuk do të thotë armiqësi, por mentuar refuzimin e policisë së rendit për të ndërhyrë, si dhe qënvërë flakën atij lëngu dhe sëmurë. Më vonë le të ndërtojnë demokraci. Por Bardhi Meli nuk e kupton dot këtë dhe po kërkon të drimin e prefektit të Qarkut Fier. Pas gjashtë orësh, bashkia është do të digjet bashkë me rrugën, por duke harruar luftën hakmerret në mënyrë të ulët”, thotë gazetashitësi. tërhequr për të riprovuar sot lëvizjen e kioskës së gazetave. fëmijët, nëse policia politike që shënon viktima përditë” bashkiake do t’i prekë kioskën. Vendimi MALLAKASTER Kioska e shitjes së shtypit ndodhet në bulevardin kryesor të Patosit prej më shumë se 10 vjetësh. Rexhep Behari njihet nga të gjithë në y punonjës të Ndërmarqytet si gazetashitës dhe është i rjes së Pastrimit në qytetin pajisur me licencë për ushtrimin e e Ballshit janë prangosur këtij aktiviteti. Edhe kioska ku shitprej policisë lokale si autorë të zjaren gazetat është vendosur aty me LIBRAZHD - Një grua 25rit të madh, që përfshiu mbrëmjen leje të bashkisë, e cila është rinovjeçare në Rrethin e Librazhe kaluar kodrat me pisha të rrethit vuar vit pas viti nga të gjithë krerët dit i ka dhënë fund jetës duke të Ballshit e që kërcënoi seriozisht e Bashkisë së Patosit. Por së fundi, pirë doza të larta helmi. Ngbanorët e dy komunave. Burimet dhe asaj të Hekalit. Tajar Xhaferpunonjës të firmës “Ardis”, e cila ka kryetari i bashkisë, Bardhi Meli, ka jarja është regjistruar rreth zyrtare të Komisariatit të Policisë raj, 44 vjeç, banor i lagjes “28 Nënmarrë përsipër pastrimin e qytetit firmosur një urdhër për heqjen e orës 02:30 të mëngjesit të Ballsh konfirmojnë se arrestimi i tori” të qytetit të Ballshit, i cili të Ballshit. Mbrëmjen e së martës, kioskës nga qendra e qytetit, me djeshëm në fshatin Lishoferit dhe i një punonjësi të punon si shofer në firmën e Xhaferraj dhe Nazëraj i kanë vënë pretendimin se pas disa muajsh brazhd-Katund, rreth 15 kiNdërmarrjes së Pastrimit, që kanë pastrimit “Ardis”, është arrestuar flakën fushës ku grumbullohen aty do të bëhet një rikonstruksion i lometra larg qytetit. Mësohet varësi direkte nga Bashkia e së bashku me një tjetër punonjës mbetjet urbane të Ballshit, si dhe rrugës dhe i trotuarit. se viktima, Shkëndije Hysa, Ballshit, janë arrestuar rreth orës të kësaj firme, që quhet Feti të disa fshatrave të Mallakastrës. Reagimi ishte e martuar në këtë fshat 23:30 minuta të mbrëmjes së të Nazëraj, po 44 vjeç, lindur dhe Pas hedhjes në fushë të të Ndërsa zyrtarët e bashkisë dhe bashkëshorti i saj prej martës. Arrestimi i tyre ka ardhur banues në fshatin Lavdan të rregjitha mbetjeve që kishin sqarojnë se lëvizja e kioskës së kohësh kishte emigruar në pas shoqërimit dhe identifikimit si thit të Mallakastrës. Burimet polimbledhur në qytet, dy punonjësit shitjes së shtypit është e Greqi. Policia ka shkuar në autorë të zjarrit që pushtoi kodrat core konfirmojnë zyrtarisht se të kanë nxjerrë shkrepësen dhe me detyrueshme për të nisur punimet vendngjarje pak orë pas në afërsi të Komunës Greshicë, si dy të prangosurit kanë vite që janë të kanë dashur të djegin plehrat. për rikonstruksionin e bulevardit vetëvrasjes, por ende nuk Përmasat e flakëve të zjarrit që nisi qendror të qytetit, gazetashitësi është përcaktuar lloji i helmit për pak momente u bënë shumë Rexhep Behari e konsideron këtë vdekjeprurës, sikundër nuk të mëdha dhe shumë shpejt gjuurdhër të kryebashkiakut një hakjanë zbardhur ende motivet hët e flakëve kapërcyen kufijtë e marrje politike. “Unë jam anëtar i e vetëvrasjes. Be.Dy. fushës së plehrave. Zjarri është Partisë Socialiste dhe si familje përhapur me shpejtësi në sipërkemi influencë në qytet. Ne nuk faqen me kodrina, shumë pranë ishim dakord që Bardhi Meli të fushës, duke avancuar në drejtim kandidonte për kryetar bashkie të qendrave të banuara. Sipas në zgjedhjet e shkurtit 2007 dhe burimeve zyrtare të repartit të tani Meli ka gjetur rastin të hakmbrojtjes nga zjarri në Prefekjë efektiv i repartit zjarrfikës të merret, duke tentuar të më mbyhatit, duke rrezikuar seriozisht jetën e turën e Fierit, mësohet se si shkak Bajram Currit është plagosur llë të vetmin burim të ardhurash banorëve. Atje ende efektivë të zjarrfikësi flakëve, që si vatër fillestare patën dje në përpjekje për të shuar një GRAMSH - Një qytetar nga që kam”, thotë 50-vjeçari i ngujuar. es, banorë dhe specialistë të pyjores fushën e plehrave, u dogj plotëzjarr. Kujtim Ismaili, 40 vjeç, është lënduGramshi ka fyer kreun e Behari thotë se vetëm dy muaj më luftojnë me flakët për të bërë sisht një sipërfaqe toke prej 3 hekar në mesditë gjatë shuarjes së gjykatës së këtij rrethi dhe parë ka rinovuar lejen për kioskën, të mundur minimizimin e tarësh. Ndërkohë, flakët kanë një vatre zjarri në Bujan të Rrendaj tij ka nisur çështja pendërkohë që ka paguar detyrimet përhapjes dhe shmangien e dëmtuar edhe një sipërfaqe pylli thit të Tropojës. Burimet nga nale. Gjithçka ka ndodhur në tatimore për gjithë vitin 2007. rrezikut për shtëpitë e banimme pisha prej 7 hektarësh. Një shtabi i prefekturës bëjnë të zyrën e kreut të Gjykatës së Duke tundur shkresat që it. Zjarre të tjerë të fuqishëm lagje e fshatit Hekal, me afro 300 ditur se zjarri kishte përfshirë Gramshit, Ramazan Avdiu, vërtetojnë ligjshmërinë e punës së po djegin masivet e maleve banorë është evakuuar nga polinjë plantacion pemësh frurreth orës 12:00 të ditës së tij, gazetashitësi thotë se kioska do në Kukës. Në Komunën Arrën cia, e cila ka mbërritur e para në tore dhe gjatë përpjekjeve djeshme. Një 59-vjeçar ka trotë lëvizet vendit vetëm kur të ketë zjarri ka përfshirë dhjetëra vendin e ngjarjes. Të mbjellat e për ta shuar është rrezikuar kitur në derën e kryegjyqtarit vdekur ai dhe gjithë anëtarët e hektarë me pishë të zezë dhe fshatarëve të zonës rezultojnë të një efektiv i repartit zjarrfikës dhe e ka sharë atë. Sipas burifamiljes. “E kam vajzën invalide po përhapet me shpejtësi. djegura, ndërsa zjarri ka përfshirë të Bajram Currit. Ai ka marrë meve të policisë, për këtë shdhe e kam sjellë këtu të vdesë “Një numër personash që disa oborre banesash. Zjarri ka plagë në dorën e majtë dhe kak është shoqëruar në kobashkë me mua. Më mirë të kanë shkuar në ndihmë për qenë aktiv deri në të gdhirë të ditës ndodhet jashtë çdo rreziku misariat Hasan Basha, banor vdesim tani të djegur, sesa të shuarjen e tij nuk kanë së djeshme. Forca të shumta polipër jetën nën kujdesin mjekënë lagjen “Sporti” të Gramvdesim për bukë”, thotë Rexhep mundësi të bëjnë asgjë”, tha core e zjarrfikëse, si dhe ato të ndësor. Zjarri i rënë në mesditën e së shit. Ende nuk dihen rrethaBehari. drejtori i shërbimit pyjor, Fatmir Gjana, rhyrjes së shpejtë kanë qenë në mërkurës, i nxitur nga era e fortë dhe temnat dhe shkaqet e përplasjes sepse terreni është i thyer dhe era e fortë Negociatat vendin e ngjarjes. Në terren ka peraturat tepër të larta, sipas burimeve mes Bashës dhe Avdisë në po përhap flakët me shpejtësi dhe kjo përGjatë gjithë paradites, disa zbritur rreth orës 22:00 edhe nga terreni, po u afrohej banesave të fszyrën e këtij të fundit. bën rrezik për jetën e tyre. S.Dida punonjës të policisë bashkiake prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj. Be.Dy. dhe zyrtarë vendorë janë munduM.Troka ar të komunikojnë me Rexhep BeMATILDA TROKA

N

Akuza

Refuzimi

Përplasja PS-LSI, shkak i konfliktit me gazetashitësin

Policia e rendit nuk i shkon në ndihmë Bashkisë së Patosit

K

P

statusi

Zjarri që rrezikoi dy fshatra u përhap nga fusha e grumbullimit të plehrave

Vret veten 25-vjeçarja

D

Arrestohen për zjarrvënie dy punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit

Tropojë

Gramsh, sherr në gjykatë

Plagoset duke luftuar me flakët zjarrfikësi i Bajram Currit

N

SHQIP 12

A K T U A L I T E T

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

Interpol-Tirana ekstradon Shkëlqim Sinanin, ndërsa në Rinas kapet i dënuari tjetër, Shkëlzen Jovani

Arrestohen dy vrasës të arratisur nga burgu
D
y të dënuar për vrasje kanë për funduar në prangat e policisë shqiptare. Njëri prej të arrestuarve është ekstraduar nga Italia, ndërsa tjetri është kapur në Rinas, teksa tentonte të kalonte kufirin me dokumente false. Burimet policore thanë se Komisariati i Rinasit mundësoi kapjen e shtetasit në kërkim, Shkëlzen Mexhit Jovani, 34 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Mamurras. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Bulqizë, me vendim të datës 21 shtator të vitit 1993, e ka dënuar me 18 vjet heqje lirie këtë person për veprën penale të vrasjes. Ky person akuzohet për vrasjen e shtetasit Dylber Hoxha, vrasje kjo e ndodhur në Bulqizë, më 06 mars 1993. Ndërkohë, pas vendimit të gjykatës për dërgimin e tij në vendin e vuajtjes së dënimit, në vitin 1997 ky person është arratisur nga burgu 325 në Tiranë. Kapja e tij u mundësua gjatë orëve të paradites nga shërbimet e Policisë së Rinasit. Ndërkaq, dje u bë ekstradimi nga Italia i Shkëlqim Sinanit. Sipas Policisë së Shtetit, Interpol-Tirana e realizoi këtë ekstradim nga Milano gjatë orëve të paradites. Sinani është dënuar me 15 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Sipas vendimit, ai është deklaruar fajtor, duke u dënuar me 15 vjet burg për vrasje me dashje. Burimet zyrtare bënë të ditur se Shkëlqim Sinani, më datën 01.05.1994, duke festuar me disa shokë të tij, ka pirë dhe pastaj në diskutim e sipër ka filluar të zihet me disa kalimtarë të panjohur. Sinani, në zënie e sipër ka goditur me thikë Spartak Habilin, i cili më vonë ka vdekur në spital si pasojë e plagëve të rënda. Ky shtetas ishte arratisur nga burgu pas trazirave të vitit 1997. Falë bashkëpunimit të Interpol-Tiranës me Interpol-Milanon u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i Shkëlqim Sinanit dhe vënia përballë drejtësisë për veprën penale të kryer disa vite më parë. B. GILAJ

Iarrestuari Shkëlzen Jovani

Tirana shpall në shërbim të publikut numrat me dhe pa pagesë për të gjitha komisariatet

Kapen me pasaporta dhe euro false

Policia: Qytetarë, ja ku mund të denonconi
“Çdo ditë, dhjetëra telefonata në sallën operative”
BLEDI GILAJ

Shoqërohen dy falsifikues
Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi janë kapur me disa pasaporta, viza dhe euro, që dyshohen të jenë false. Burimet policore bënë të ditur se operacioni për kapjen e tyre është bërë paraditen e djeshme, në qendër të Tiranës, pas Muzeut Kombëtar. Sipas policisë, në operacion u bllokuan katër pasaporta, të cilat dyshohet se janë false dhe disa viza të huaja. Ndërkohë, policia u bllokoi të dyshuarve edhe 800 euro, që mendohet se janë po ashtu të falsifikuara. Megjithatë, grupi hetimor nuk i bëri të ditur emrat për arsye hetimore, pasi sipas tyre, operacioni ka vijuar edhe gjatë orëve të natës. Sipas të dhënave, uniformat blu ushtruan kontrolle edhe në banesat e të shoqëruarve.

P

olicia e Tiranës publikon num rat e telefonit, ku mund të de noncojnë qytetarët për çdo problem ose akt kriminal. Pas ndryshimeve të bëra në komisariatet dhe Drejtorinë e Policisë së Tiranës, zyrtarët kanë menduar të bëjnë një riorganizim të punës. Kjo vjen edhe pas vënies në zbatim të platformës së policimit në komunitet. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës bënë të ditur se strukturat e saj, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë në funksion të shërbimit dhe dhënies së ndihmës qytetarëve, publikon dhe vë në dispozicion numrat telefonikë për të informuar mbi probleme të ndryshme. “Në këtë kontekst, i ftojmë qytetarët që, nëse ndodhen përpara një situate emergjente, të denoncojnë pranë organeve të policisë, në rastet e vjedhjeve ose grabitjeve, në mënyrë që policia të marrë masa të shpejta për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara organeve të drejtësisë”, deklaroi zyra e shtypit për policinë kryeqytetase. Sipas kësaj zyre, një kontribut për kapjen e personave në kërkim ka dhënë edhe komuniteti, i cili në vazhdimësi i ka mbështetur strukturat policore dhe ka bashkëpunuar me to edhe përmes telefonatave në numrin publik 129. Madje, sipas të dhënave, komuniteti e ka ndihmuar policinë për kapjen e personave të shumëkërkuar dhe për parandalimin e ngjarjeve tragjike. Kjo e fundit është edhe një nga detyrat e përcaktuara në platformën e policimit në komunitet, një ide e dhënë nga misionet e huaja që asistojnë Ministrisë tonë të Brendshme. Ndërkohë, policia kërkon nga qytetarët të denoncojnë edhe për çdo padrejtësi të vërejtur nga punonjësit e policisë. Sipas informacionit të vënë në dispozicion, kur qytetarët mund të shohin padrejtësi të kryera nga uniformat blu, ata mund të denoncojnë në zyrat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. “Më tej, për t’u ardhur në ndihmë, Policia e Tiranës ripublikon numrat telefonikë të komisariateve të policisë, që ajo ka nën juridiksion”, të cilët janë afishuar në tabelë. Sipas specialistëve të antikrimit, denoncimet e qytetarëve kanë ardhur në rritje nga viti në vit, që nga publikimi i numrave të telefonit. Numri 129, i cili është pa pagesë, është përdorur mjaft herë për të denoncuar. Sipas shifrave të regjistruara, punonjësit e policisë marrin me dhjetëra telefonata në një ditë. Projekti i gjerë “Policimi në komunitet” ka si qëllim krijimin e një bashkëpunimi sa më të ngushtë mes policisë dhe komunitetit. Filozofia e tij përbën një ndër risitë e mendësisë dhe praktikave që policia po përpiqet të adaptojë nëpërmjet një procesi të vazhdueshëm ndryshimesh të thella e të gjithanshme brenda saj.

Numrat
• Drejtoria e Policisë: 129 • Salla: 228152, 248333 • Komisariati nr. 1: 224445 • Qyteti Studenti: 346231 • Komisariati nr. 2: 223322 • Rajoni në Vorë, 600464 • Komisariati nr. 3: 224529 • Reparti në Laprakë: 357756 • Komisariati nr. 4: 366826 • Komisariati nr. 5: 200182 • Komisariati nr. 6: 351890 • Komisariati Rrugor: 126 pa pagesë • Komisariati i Rinasit: 365913 • Komisariati i Objekteve: 226801 • Komisariati i Kavajës: 055443723 • Rajoni i Rrogozhinës: 05772070 • Policia e Golemit 057922273

Vidhnin banesa dhe automjete

Tiranë, pranga pesë hajdutëve
Pesë persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës për vjedhje. Sipas burimeve zyrtare, ka nisur procedimi penal ndaj Dritan Muçës, 36 vjeç, Ramazan Balës, 57 vjeç, 36-vjeçarit Ligoraq Bezolli, si dhe ndaj dy 15-vjeçarëve Fatjon S. Dhe Orest P. Të ndaluarit do të hetohen në gjendje të lirë, pasi rezulton se ata kanë konsumuar veprën penale “të vjedhjes”. Po sipas të njëjtave burime, mësohet se Dritan Muça, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, para dy ditësh ka vjedhur një gjenerator elektrik në pronësi të një personi tjetër, në rrugën “Emin Duraku”. I moshuari Bala, në të njëjtën ditë, në lagjen “21 Dhjetori” ka vjedhur në një dyqan një kuti me pllaka majolike.

Arrestimi

Pranga, shtyu bashkëshorten në vetëvrasje
Një ditë pasi Lindita Haklaj ishte shtruar në spital për vetëhelmim, policia ka vënë prangat mbi bashkëshortin e saj, 40-vjeçarin Adriatik Haklaj. Arsyeja e arrestimit të tij, sipas uniformave blu, lidhet me faktin se ai e kishte katandisur gruan në një gjendje të tillë që të vetëhelmohej. Burime nga Komisariati nr. 5, i Policisë së kryeqytetit, kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se, pas marrjes në pyetje të viktimës, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak, është zbardhur e gjithë ngjarja që e ka shpënë atë drejt vetëflijimit. 40-vjeçarja Lindita Haklaj ka treguar nga shtrati i saj në spital të gjitha hallet dhe shkaqet që e kishin shtrënguar atë të helmohej. Sipas dëshmisë së dhënë, familja e saj kishte probleme ekonomike, gjë e cila kishte shkaktuar mes bashkëshortëve sherre dhe zënka të shpeshta.

Kapen në Rinas me pasaporta false

Procedohen dy për falsifikim
Përdorin dokumente të flasifikuara për të emigruar jashtë shtetit dhe përfundojnë në prangat e policisë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, specialistët e Seksionit të Antikrimit Ekonomiko-Financiar kanë ndaluar dhe dy persona për përdorim dokumentesh të falsifikuara. Mësohet se të ndaluarit janë 30-vjeçari Eltion Subashi dhe 24vjeçarja Suzana Alla. Subashi, banues në Fier dhe emigrant në Itali, ka përdorur dokumente false për automjetin e tip “Mitsubishi” me targë BD-360-KS. Ndërsa Alla, e dënuar më parë për veprën penale “të vrasjes” është ndaluar në Aeroportin e Rinasit duke u kthyer nga Italia me pasaportë të falsifikuar.

E ENJTE, 23 GUSHT 2007 TREGU I PUNES

SHQIP 13

Prej vitesh dyndjet e punonjësve nga Lindja janë kthyer në një karakteristikë të tregut perëndimor të punësimit. Cilat janë përfitimet e ndërsjella të vendeve pritëse dhe të forcës së punës në një kontinent që po ndryshon?
NE FAQEN 14

Pamja e jashtme dhe kurrikulumi, hapat e parë drejt arritjes së synimit

PSIKOLOGJI

Puna e ëndrrave? Ja cv-ja e përsosur
Si ta paraqesim sa më mirë shkollimin dhe përvojën

N

ëse po kërkoni një punë të mirë, duhet të dini se është shumë e rëndësishme të paraqisni sa më mirë veten tuaj në mënyrën më të mirë për punëdhënësin. Kjo bëhet nëpërmjet shkrimit të CV (curriculum vitae - nga latinishtja "historia e jetës"), e cila në shumë vende emërohet "rezyme". Vende të ndryshme mund të kenë kërkesa të ndryshme, ndaj ju duhet të përshtateni me to. Për çfarë është e nevojshme një përmbledhje jete? Një CV është thjesht një "reklamim" për të "shitur" veten tek një punëdhënës i caktuar. Ju duhet ta çoni CV-në tuaj në një vend të caktuar, kur firma ka lëshuar një kërkesë për punë, ose kur vendi është vakant. Qëllimi i CV-së është që t'ju bëjë të dukeni sa më tërheqës, interesantë dhe të duhur për kompaninë që ofron punë. Uluni dhe merrni një letër. Shikoni për punën që dëshironi të aplikoni. Merrni në konsideratë aftësitë, edukatën dhe eksperiencën tuaj dhe krahasojini ato me kërkesat e kërkuara nga firma. Sa informacion keni për këtë punë? Ndonjëherë, punëdhënësit nuk të japin informacion të plotë. Pyesni për më shumë detaje nëse iu nevojiten. Kaloni kohë duke kërkuar detaje për punën: strukturën, produktet dhe sukseset e kompanisë apo firmës. Çfarë duhet të përfshini në CV? Emri, mbiemri, seksi, adresa e shtëpisë, nr. i telefonit, adresa e e-mailit dhe data e lindjes duhet të jenë të përfshira patjetër. A keni faqet tuaj personale në internet? (Nëse po shumë mirë, shkruajeni dhe atë). Jepni emrat e shkollës ku keni studiuar, duke filluar më parë me edukimin fillestar. Përfshini ndonjë projekt të veçantë, tezë ose punë disertacioni që mund të keni bërë gjatë viteve...
NE FAQEN 20

FOTO KONTRAST
Edhe pse Arabia Saudite është një vend që i rezer von femrës shumë pak liri e ekspozim, nuk do të thotë që në zona të caktuara nuk i bëhen reklamë hireve të saj. Kjo ndodh sidomos në lagjet e banuara nga perëndimorët që jetojnë në mbretëri, ku ka edhe ndonjë lokal nate me drita të kuqe

Para prindërve bëhemi fëmijë
uk ka rëndësi mosha, nuk ka rëndësi koha, nuk ka rëndësi mënyra, por të gjithë bëhemi fëmijë sa herë që ndodhemi përballë prindërve. Një proces i pavetëdijshëm, që na kthen të gjithëve pas, në fëmijërinë tonë. Është një transformim që në shumë raste e kuptojmë se si ndodh, e në shumë të tjera e kemi të vështirë. Përballë prindërve tanë, në çdo moshë, ne jemi fëmijë. Cilat janë motivet që rishfaqin edhe një herë një sjellje që çdokush prej nesh ka menduar se e ka zhdukur përgjithnjë nga karakteri i tij? Me kalimin e viteve, edhe pse ndjejmë se rritemi në mënyrë progresive, asnjëherë nuk i humbasim brenda vetes "prindërit tanë të brendshëm". Një ndjenjë kjo që xhiron si shiriti i regjistruar i një filmi, në të cilin kanë mbetur të memorizuara të gjitha fjalët, këshillat, e porositë që nëna e babai na kanë thënë në fëmijëri. I gjithë përkujdesi i prindër ve, dashuria e tyre, ngrohtësia, mbështetja dhe shtysa që na kanë dhënë, ndër të tjera... NE FAQEN 19

N

Preferon vetëm rolet serioze dhe ato të personazheve pozitive

Raul Bova, seks-simboli tashmë është rritur
U
au Raul. Shihni se sa i bukur është, çfarë sysh... Pa dyshim është më i miri nga të gjithë". Janë fjalët e një gruaje, e cila po ndjek në shesh xhirimet e një filmi. Frederiko Moçia, i cili po debuton edhe si regjisor, po xhiron filmin "Më fal, por do të thërras e dashur", pjesë e një prej bestsellerëve të tij. I ulur në një restorant, Bova buzëqesh, përshëndet njerëzit dhe mbledh në tavolinën e tij shumë vajza. "Lum si ato" pëshpërit një grua, e cila ndodhet jashtë lokalit, duke parë me admirim aktorin bukurosh. Bukuroshi i veshur me një palë xhinse, këmishë blu, dëgjon gjithë interes rrëfimin për episodin e ri të filmit. Tek bisedon me regjisorin, ai shikon se në vendin ku po xhirohet filmi "I fundit" kanë mbërritur një skuadër me policë (të vërtetë), sepse një grup vajzash e kishin rrethuar dhe nuk mund të punonte. Në filmin e Moçias ai interpreton personazhin...
NE FAQEN 18

SHQIP 14

NDRYSHE

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

Europianolindorët në kërkim të punës kanë vërshuar drejt Anglisë nga ana tjetër, edhe ekonomia e saj duket se ka përfituar. Edhe për sa i përket numrit të të papunëve nuk vihet re ndonjë ndikim negativ. Ekspertët këshillojnë: Gjermania ndërkohë duhet t'i japë fund bllokimit të tregut të saj të punës, duke mos kufizuar numrin e pranimeve nga vendet e Lindjes, anëtare të BE-së. Por edhe vende të tjera të Unionit, pohojnë se po shijojnë frytet e kësaj politike

Tregu i punës në BE dhe përfitimet nga fuqia punëtore që vjen nga Lindja
etësia e mëngjesit ka zënë vend plotësisht në territorin e "South Bank" të Londrës. Turistët vërshojnë përgjatë Tamizit, e aty pranë, "TateModern-Museum" çel dyert e tij. Jozef Baca trazon në filxhanin e tij një kafe makiato. "Të kthehem prapa në Sllovaki, as që bëhet fjalë. Kjo do të kishte qenë tmerr", thotë 26vjeçari. Në mbrëmje, Jozef do të gjendet sërish pas banakut të "Zakudia Bar" dhe do të shërbejë koktej shampanje për nëntë euro për menaxherët e "City"-it që hedhin vështrimin tej lumit për nga katedralja e Shën Palit dhe shijojnë jetën. "Këtu ka kaq shumë para në qarkullim", thotë baristi i ri. "Natyrisht se konkurrenca është e ashpër në Londër. Por gjithkush kërkon të gjejë shansin e vet". Jozef Baca është njëri prej rreth 70.000 sllovakëve, të cilët kanë lënë vendin e tyre, qëkurse ai u anëtarësua në BE në maj të vitit 2004 (si pasojë e një vale zgjerimi me 10 vende kryesisht lindore) dhe është vendosur përfundimisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ashtu si ai, janë më shumë se 80 për qind e emigrantëve nga Lindja, më të rinj se 34 vjeç, beqarë dhe të përkushtuar për t'u integruar në tregun britanik të punës - i cili duket se po i pret me krahë hapur punëkërkuesit nga pjesa tjetër e kontinentit. Studimet e fundit tregojnë se ky fenomen (pra i lëvizjes së njerëzve nga Europa Qendrore e ajo Lindore) - po konstatohet me një ndikim pozitiv si në aspektin ekonomik, edhe në atë demografik. Edhe për sa i përket numrit të të papunëve, nuk vihet re ndonjë efekt negativ. Në një takim të fundit, edhe qeveria federale gjermane pritet të diskutojë nëse duhet apo jo që Gjermania ta hapë plotësisht tregun e saj të punës deri në 2009-ën, për punëkërkuesit nga Europa Lindore e Qendrore apo të zbatojë afatin përfundimtar të vënë nga Brukseli që përcakton vitin 2011 si "orën e çeljes së portave". Ky është dhe afati kur të gjithë anëtarët e BE-së s'do të kenë më asnjë kufizim të lëvizin, qëndrojnë e punojnë ku të duan brenda territorit të Unionit. Përveç Austrisë, edhe Republika Federale Gjermane, po i përmbahet fort kufizimeve dhe afateve të përpiluara nga ekspertët e politikave të emigracionit në BE. Pengesat, të paktën për tërheqjen e forcave të kualifikuara tashmë, dëshiron t'i heqë ministrja gjermane e Arsimit, Annette Schavan. Ajo është shprehur se dëshiron të tërhiqet nga i ashtuquajturi "testi përzgjedhës", sipas të cilit, vendet e lira të punës duhet të plotësoheshin me aplikantë vendas. Përveç kësaj, politikania kristiandemokrate kërkon një rënie të kufirit të të ardhurave për të huajt që duan të vijnë në Gjermani nga 85.000 Euro në 60.000 Euro. Ndërkohë, ministri i Punës Franz Müntefering (SPD) e refuzon një ulje të kufirit të të ardhurave. Përkundrazi, socialdemokratët kërkojnë që Gjermania të hapë dyert plotësisht për punëtorët nga Lindja deri në vitin 2009. Gerd Andres, sekretar shteti në Ministrinë e Punës (SPD), e argumenton këtë me mungesën në rritje të fuqisë punëtore në vend. Ekonomia gjermane sipas tij, prej disa kohësh vuan nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar. Gjithsesi, socialdemokratët gjermanë kërkojnë futjen e nivelit minimal të rrogave si kusht paraprak. Edhe në Britaninë e Madhe pati në fillim protesta e frikë, kur britanikët konstatuan se drejt vendit të madh ishullor mund të vërshonin shumë më tepër punëkërkues se sa ç'parashikohej kur u bë zgjerimi në vitin 2004. Qeveria

Q

EMIGRANTI
Londra është bërë tashmë, le të themi, atdheu i dytë i Jozef Bacas. "Këtu unë kam punën time, miqtë e mi", thotë baristi sllovak. "Por ndoshta edhe prej këtej mund të lëviz ndonjë ditë - besoj drejt Spanjës

RAPORTI
Sipas raportit mbi emigracionin, të OECD-së, problemi i kufizimit të pranimeve të aplikantëve që duan të provojnë fatin e tyre duke punuar në Gjermani, do të sjellë pasoja të shpejta e të ashpra, shumë më me ndikim se sa në vendet e tjera të BE-së

Gjermania ta hapë plotësisht tregun e saj të punës deri në 2009-ën, për punëkërkuesit nga Europa Lindore e Qendrore - apo të zbatojë afatin përfundimtar të vënë nga Brukseli që përcakton vitin 2011 si "orën e çeljes së portave"
Blair para se të përfundonte zgjerimi, kishte folur për pranimin e 13.000 personave emigrantë ekonomikë nga Lindja, si kuotë për pranim të përvitshëm. Në fakt, sipas "Home Office", deri në pranverën e vitit 2007, në vend kanë mbërritur rreth 400.000 polakë për shembull. Përveç tyre, janë rreth 70.000 sllovakë dhe lituanezë si dhe 90.000 persona nga nëntë vendet e mbetura të BE-së. Më shumë se 600.000 europianë nga Lindja e pjesa qendrore e kontinentit, ishte numri i atyre që shkelën në këtë mënyrë që prej vitit 2004 drejt Britanisë së Madhe. Në popullsi u rrit shumë pasiguria, e cila ka marrë shkas më së shumti nga shtypi skeptik ndaj zgjerimit të BE-së. Ekspertët paralajmëruan asokohe për një mbingarkesë të sistemeve të përkujdesjes sociale dhe probleme me integrimin e të huajve. Nga fundi i vitit që shkoi, qeveria Blair reagoi ndaj hapave të ndërmarrë për anëtarësimin e Rumanisë e Bullgarisë. Punëdhënësit duhet të aplikojnë për punëkërkues nga këta vende për t'i pajisur ata me leje. Në bujqësi apo në industrinë ushqimore, ata do të kufizohen nga rregullimet aktuale që përcaktojnë kuota fikse. Por Londra është e kënaqur që deri më tani ka shmangur thirrjet me tone populiste. Në dukje në heshtje, ajo po mendon ndërkohë për një valë të re liberalizimi. Pasi ashtu sikurse edhe në vendin fqinjë me të,

Tabelë rrugore në gjuhën polake në një rrugë në kontenë angleze të Cheshire-it

Irlandën, tërheqja e fuqisë punëtore nga Lindja e BE-së, ka sjellë pasoja pozitive. Një studim i ri i Ministrisë britanike të Punës dhe i Universitetit të Leicester-it, tregon se thithja e një numri të tillë forcash të afta për punë, nuk sjell në asnjë mënyrë rritje të nivelit të papunësisë në radhët e vendasve. Kërkuesit në Institutin për Kërkime mbi Politikat Publike (IPPR) dëshmojnë se deri në 40 për qind e numrit të emigrantëve të zonës së BE-së, të cilët normalisht e kanë gjetur veten në tregun e zi britanik të punës, po e fitojnë megjithatë paranë për të jetuar, me mjete tërësisht legale. Nëpërmjet taksave shtesë mbi të ardhurat që futen në arkën e shtetit nga buxhetet e të ardhurve rishtaz, sipas IPPR, edhe shpenzimet publike për këtë grupim të popullsisë janë reduktuar. Një hetim i Institutit Kërkimor për të Ardhmen e Punës (IZA) në Gjermani, zbulon ndërkohë se punëkërkuesit e rinj ndikojnë më shumë për një rritje të ofertës se sa të kërkesës dhe kështu që ndikojnë me shumë gjasa, duke mos e favorizuar inflacionin. Studimet e kryera në Suedi e Irlandë, të cilët gjithashtu janë vende që e hapën tregun e tyre të punës në vitin 2004, dëshmojnë rezultate të ngjashme. "Ne po vëmë re se lëvizja e lirë sjell një të ashtuquajtur "Win-win-Situation" për vendet e përfshira si dhe për punëkërkuesit emigrantë: problemet në tregun e punës e hendeqet nisin e mbushen, e hapen vende të reja pune", thotë komisari i BE-së për çështjet e punës, Vladimir Spidla. "Nëse dhe në Gjermani do të kishim një bum të industrisë së ndërtimit falë punëkërkuesve, atëherë do të përfitonin nga kjo për shembull, edhe industria e qelqit (d.m.th. e xhamave), zdrukthëtarët e arkitektët". "Puna sjell punë", thotë Spidla. Në qershor, Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) i kishte bërë thirrje Gjermanisë të ndërmerrte ndryshime në politikat e saj të emigracionit. Sipas raportit mbi emigracionin, të OECD-së, problemi i kufizimit të pranimeve të aplikantëve që duan të provojnë fatin e tyre duke punuar në Gjermani, do të sjellë pasoja të shpejta dhe të ashpra, shumë më me ndikim se sa në vendet e tjera të BE-së. Në fillim të këtij viti, OECD paraqiti një studim mbi pasojat e emigracionit në Spanjë, vend i cili që prej një dekade ka shënuar në kontinent shifrat më të mëdha të pritjes së emigrantëve. Kështu rumunët, pas marokenëve dhe ekuadorianëve, paraqesin tashmë grupimin e tretë më të madh të emigrantëve ekonomikë në vend. Sipas raportit në fjalë, gjysma e rritjes vjetore të GDP-së prej mesatarisht 3,7 për qind, vjen si pasojë e kontributit të dhënë nga rreth tri milionë personat emigrantë që kanë ardhur në vend, duke ia nisur nga viti 2000. Përqindja e papunësisë shënoi rënie ndërkohë nga 19 për qind në 1994, në rreth 8% aktualisht. Pjesa që zënë gratë me një nivel prej 52 përqindësh, dëshmon dyfishim të shifrave. Shëtitorja ndanë Tamizit po mbushet dalëngadalë, e autobusët nisin të vërshojnë drejt "South Bank". Londra është bërë tashmë, le të themi, atdheu i dytë i Jozef Bacas. "Këtu unë kam punën time, miqtë e mi", thotë baristi sllovak. "Por ndoshta edhe prej këtej mund të lëviz ndonjë ditë - besoj drejt Spanjës. Atje edhe koha është më e mirë". Marrë nga "Die Welt" Përgatiti: Armand Plaka

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 15

Është si një "Jetë e dytë" për terrorizmin. Një lloj jete virtuale, e cila është e mbrojtur nga fjalëkalime dhe kode të kriptuara. Pikërisht ky është vendi ku studiojnë ushtarët e xhihadit. Qëndrojnë të mbyllur në këtë lloj pararoje për muaj të tërë, të armatosur me kompjuterë dhe lidhje super të shpejta në internet. Më pas, kur ndihen të gatshëm, braktisin realitetin telepatik dhe shkojnë në betejën e vërtetë, atë të jetës reale, për të përdorur atë që kanë mësuar

MUXHAHEDINET E INTERNETIT
M
ustafa El Korshi, frymëzuesi i ce lulës së Ponte Felcinos në Itali, është njëri prej protagonistëve të neoterrorizmit. Një bir i zgjedhur dhe i vendosur për një lloj të ri lufte, i përzgjedhur dhe i hedhur në betejë nga ideologu më i madh i euroxhihadizmit, Abu Musab Al Suri. Në bazën e këtij lloj xhihadi, është koncepti i "sistemit, pa organizim" (në arabisht nizam, tanzim). Një teori e përpunuar dhe më pas e hedhur në internet, përmes një manuali prej 1600 faqesh kompjuterike. Teksti përshkruan një terrorizëm të përhapur, pa hierarki, ku vullnetet dhe urdhrat e një lidershipi ideologjik (të largët) arrijnë të shpërndahen jo përmes urdhrave të drejtpërdrejtë, por nëpërmjet një "rrjeti mesazhesh, deklaratash në televizion dhe shpalljesh në internet". Është e preferueshme që të mos ekzistojnë shefat, sugjeron Al Suri, sepse në rast se ata do të kapeshin, do të komprometonin të gjithë celulën. Gjithë aktiviteti i përditshëm i Korshit karakterizohet dhe përshkruhet pikërisht përmes kësaj filozofie. Dita e tij mbyllet thuajse gjithmonë me qëndrime me orë të tëra përpara kompjuterit, në një kërkim të palodhshëm për dokumente në internet: njëzet mijë në një javë të vetme. Një punë e pistë, e lodhshme, por gjithsesi e shënjestruar mirë. Më 6 shkurt, ai viziton një faqe interneti të hapur dhe të mirëmbajtur nga ana e Global Islamic Media Front (GIMF). Bëhet fjalë për një shoqëri, e cila ripërcjell në internet mesazhet e AlQaidës dhe me shumë gjasa e ka qendrën në Gjermani. Ata që nuk kanë kontakte me shtëpinë mëmë kaediste, mund të përdorin këtë faqe interneti për t'u informuar në lidhje me azhornimet si dhe objektivat më të fundit. Përmendja e një shteti të caktuar mund të jetë e barasvlershme me një urdhër për të sulmuar. Ekspertët kanë përllogaritur se nga 30 shtetet që janë përmendur nga ana e Osama bin Ladenit gjatë viteve të fundit, një numër i madh prej tyre është goditur më pas nga terroristët. Korshi ndjek gjithmonë lajmet. Kur dëgjon për atentate terroriste në Algjeri, ai lidhet menjëherë me një faqe në internet (këtë herë më 16 shkurt) për të lexuar në lidhje me grupet që kanë marrë përsipër autorësinë e sulmeve. Për militantët në Evropë, kauza e terroristëve algjerianë duhet mbështetur (me njerëz dhe me fonde) dhe duhet kopjuar. Ata të sulmeve në Algjeri, përdorin fotografitë satelitore të Google Earth për të përgatitur aktet terroriste dhe ai, me një lloj doze paditurie, mendon që t'i përdorë për të përgatitur një udhëtim të tijin në drejtim të Irakut. I njëjti diskutim vlen edhe për instruksionet ushtarake, që nga substancat toksike, e deri te bombat. Korshi lidhet në faqe interneti, në të cilat shfaqen materiale filmike të sulmeve kundër forcave të Shteteve të Bashkuara në Irak. Ai i studion, më pas ua tregon menjëherë nxënësve të tij si dhe fëmijëve, i bindur në veten e tij se më në fund dikush do të bindet që të bëhet "shahid" apo martir. Prania e të miturve është në sintoni me propagandën islamike. Një mbrëmje flasin për një "imam të vogël", një fëmijë somalez. Në fund të fundit, edhe talebanët kanë shfaqur pamje të adoleshentëve që marrin pjesë në ekzekutimin e të akuzuarve për spiunazh apo të angazhuar në ceremoni betimi për t'u bërë kamikazë. Kjo është faza e indoktrinimit, e karikimit të nxënësve për xhihad. Në vitet nëntëdhjetë, bërthamat e para të integralistëve duhej të kënaqeshin me videokaseta të një cilësie të dobët, të xhiruara në Algjeri dhe në Çeçeni. Skena të trukuara, gjithsesi të privuara nga kënaqësia që këta ndjejnë nga realiteti i Irakut. Tani, instruktori Korshi ka në dispozicion të tij më të mirat e produksionit kaedist, falë punës së bërë prej markave të tilla si "Al Sahab" dhe "Al Furkan". Pamje filmike, ku të gjithë ushtarët amerikanë hidhen në erë. Përmes vëzhgimit të filmimeve, terroristët mësojnë që të dallojnë mjetet e ndryshme, matin kohën që nga aktivizimi e deri në shpërthimin e një eksplozivi, spiunojnë taktikat e ndryshme që përdoren nga ana e forcave armike. Si edhe teorinë e animuar. Një stërvitje me simulim në studio, të ngjashme me pamjet e ushtarëve që do të duhet të vrasin. Një hap i detyrueshëm ky, përpara se të vihen në praktikë mësimet që merren në këtë shkollë të terrorit. Ekstremisti ndalet për një kohë të gjatë në një faqe interneti, ku shpjegohet gjerë e gjatë se si duhet të përgatiten substancat helmuese. Është e kuptueshme se Korshi nuk po e shfleton rastësisht enciklopedinë e terrorizmit, por ai është në kërkim të kapitujve që i nevojiten. Substancat kimike që i kanë gjetur janë një tregues që

Videot
Përmes vëzhgimit të filmimeve, terroristët mësojnë që të dallojnë mjetet e ndryshme, matin kohën që nga aktivizimi e deri në shpërthimin e një eksplozivi, spiunojnë taktikat e ndryshme që përdoren nga ana e forcave armike

Studimet
Deri në vitin 2001, militantët shkonin në Afganistan, ndërsa sot studiojnë në akademinë virtuale. Nëse vihen përballë kurset e kampit afgan, Khalden si dhe ata "me korrespondencë" të Korshit, vihet re që nuk ka ndryshim

ai tashmë ka vendosur të kthehet nga spektator, në protagonist. Deri në vitin 2001, militantët shkonin në Afganistan, ndërsa sot studiojnë në akademinë virtuale. Nëse vihen përballë kurset e kampit afgan, Khalden si dhe ata "me korrespondencë" të Korshit, vihet re që nuk ka ndryshim. Receta është e qartë se praktika është shumë e vështirë. Duhet kohë përpara se të jesh i sigurt që receta e përgatitur në shtëpi do të funksionojë. Dështimi i terroristëve në Londër dhe në Glasgou, të tjerë shembuj të terrorizmit të përgatitur vetë tregon, për fat të mirë, se kalimi nga teoria në praktikë, te bomba, nuk është automatik. Një tjetër pikë e dobët: të arrestuarit janë të fiksuar nga siguria, marrin leksione për mbrojtjen e kompjuterëve, blejnë dhe kërkojnë kudo programe të kriptura, fshehin tekstet e mesazheve brenda një fotografie apo imazhi filmik. Por është një mburojë, e cila nuk mban përpara punës së hetuesve, të cilët kanë arritur që të dhunojnë pjesërisht kompjuterin personal të terroristëve. Frymëzuesit, Muxhahedinët e rinj, duket se përshtaten mjaft mirë në sistemin e ri të predikuar prej Al Surit. Një bashkëpunëtor i imamit, Mokhtar Hamdi këmbëngul se Bin Laden "ka vdekur". Por një gjë e tillë nuk i dekurajon luftëtarët e shenjtë. Celula e ka të qartë se për shkak të zgjedhjeve taktike, duhet të frymëzohet nga figura të tjera. Korshi kërkon nëpër internet për fjalime të Abu al Jazdi-t, një terrorist i cili ka një pozicion të dorës së parë në zonën aziatike, si dhe për fjalime të Al Muxhaherit dhe Al Bagdadit, të cilët njihen si shefa të AlKaedas në Irak. Siç tregojnë letrat e hetimit, imami shkarkon pikërisht pasazhet që flasin për veprimtari operative. Por edhe Korshi është viktimë, ashtu si shumë agjentë, të trukeve që përdoren prej kaedistëve irakianë. Pak ditë më parë u zbulua se Al Bagdadi është vetëm një pseudonim, një zë që nxjerr urdhra dhe që mendohet të jetë zëri i një aktori, i cili është angazhuar prej lëvizjes. Sepse edhe ata që presin koka kanë nevojë për dëshmitarë, të dikujt që të shpjegojë atë që bëjnë. Sikur të dinë që vetëm autobombat nuk mjaftojnë. Kështu që, nga Umbria, në Itali, neoterroristi e quan Al Baghdadin "një luan të komunikimit", sepse është shumë i aftë në kontestimin e sukseseve të Pentagonit. Domethënë, duket sikur Korshi ndodhet në të njëjtin moment në Bagdad, në Kabul, Algjeri, apo Tora Bora. Më pas, klikimi i fundit në kompjuter. Xhihadi për këtë natë ka mbaruar.

SHQIP 16

SOT

PROGRAMI

DITOR

I

DIGITALB

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

NE DIG

ITALB
KINEMA AUTOR

MOS HUMBISNI:
RUBRIKA: KRIM MUZIKË/ BIOGRAFI

TELENOVELË ROMANTIKE

"SHPIRTRA BINJAKË"
NGA E HËNA NË TË PREMTE, ORA 20: 00
Rafaeli dhe Luna janë dy njerëz që mendojnë se e kanë gjetur njëri-tjetrin dhe do të duhen në përjetësi, por historia e tyre e dashurisë dhe pasionit përfundon shpejt në tragjedi. E bukura dhe e mistershmja Serena lind në të njëjtin çast tragjedie. E udhëhequr nga intuita e saj dhe vegimi i një trëndafili të bardhë, Serena vendos të ndjekë fatin e saj që kryqëzohet me atë të Rafaelit. "Shpirtrat binjakë", histori njerëzore që kërkojnë rrugëdalje nëpër labirintet e jetës...

LUMI MISTIK
ORA: 21:30
Regjia: Clint Eastwood. Aktoret: Sean Penn, Tim Robins, Kevin Bacon. Tre shoke u rriten se bashku ne nje lagje te Bostonit. Secili prej tyre do te shkruaje historine e jetes se tij derisa nje dite nje ngjarje e dhimbshme do t'i bashkoje perseri.

MAFIA NË ITALI
Ora 21:00
E udhëhequr nga mafiozi i fuqishëm "Bisha", mafia në Siçili është ngritur sërish, duke bërë pastrim parash dhe trafik droge. Arrestimi i tij bëri bujë të madhe, por a do të arrijë ligji të mbërthejë pas hekurave dikë që është kthyer në zot?

BILLY FURY
Ora 22:00
Idhulli i parë britanik i Rock'n roll-it, Billy Furi u bë i famshëm shumë shpejt, në vitin 1958 dhe u quajt Elvisi britanik. Ai u bë frymëzim për artistë si Xhon Lenoni dhe Morrisoni dhe Rock'n roll-i i tij melankolik dhe i fortë. Do ta veçonin nga Klif Riçardi dhe Marti Uajlld.

DISKUTIM

THRILLER, MISTER

HISTORI E VËRTETË

WESTERN, AKSION

TALK SHOW (program social-kulturor): DÉJÀ VU
ORA 20.50
Permbledhje: Nje Talk Show ku informacioni socialkulturor e bisedat rreth tij do te vijne ne nje format shume te ndryshem. Ne qender te saj do te jete fotografia e cila do te ngacmoje ne biseden e tyre, te ftuarin me drejtuesin e programit, Mustafa Nano, per te sjelle ne fokus e diskutuar per ato probleme apo informacione qe vijne si perceptim i fotografise nga i ftuari....

SHTËPIA E LOJËRAVE
ora 19.00
Aktorët: Joe Mantegna, Lindsay Crouse Regjia: David Mamet Përmbajtja: Kandidat për Globin e Artë. Një psikologe vendos të ndihmojë në kumar pacientin e saj, i cili ka nevojë të ngutshme për para. Por loja bëhet më e ndërlikuar nga ç'e kishte menduar ajo.

PRINDËRIT QË KAM ZGJEDHUR
Ora 23:00
Regjia: Linda Otto Përmbajtja: Një fëmijë pa shtëpi, abuzuar nga i ati, shpërfillur nga e ëma, braktisur nga të gjithë. Një familje guxon të dojë dikë për të cilin nuk kujdeset njeri. Kur jeta e tij e re është në rrezik, ai vendos të luftojë kundër gjithë botës.

SHUME SHPEJT PER TE VDEKUR
ORA 21:30
AKTORET: Sharon Stone PERMBAJTJA: Nje pistolere femer shkon ne nje qytet western te sunduar nga nje njeri I pameshirshem me qellim qe te mare hakun e te atit.

06.45 07.30 08.30 08.58 09.00 09.20 09.23 09.30 11.00

11.58 12.00 12.15 12.20 13.13 14.05 14.58 15.00 15.30 15.35 17.00 17.28 17.30 17.50 17.55 18.30 19.28 19.30 20.10 20.15 20.50 22.30 23.00 23.05 00.00 01.00 01.25 02.03 03.30 03.45

Info Film serial "48 ore" pj.10 Film vizatimor ritr. "Fantazmat" pj.10 Programi i dites Lajme Moti Horoskopi Film Serial "Grate e Futbollisteve" pj.19,20 (sez.3/2,3) Film Serial (sitcom) "Friends" pj.103 (sez.5/6) (ritr.) 11.28 TN Ritr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.33 Programi i dites Lajme Moti TN Ritr. "Belissima" pj.113 Film serial Pr. "Katerina e vajzat e saj" pj.2 Film Serial Ritr. "West Wing" pj.30 (sez.4/7) Programi i dites Lajme Moti Top Select Pr. (Direct) TF Pr. "100 Vitrinat" pj.973 Programi i dites Lajmet Moti TN Pr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.34 TN Pr. "Belissima" pj.114 Programi i dites Lajmet Moti Film Serial (sitcom) Pr. "Friends" pj.104 (sez.5/7) Talk Show ritr. "Déjà vu" 7 Te ftuar: Bamir Topi & Migjen Kelmendi Lajme Moti Film Serial ritr. "24 ore" pj.6 Film Serial ritr. "Te humbur" pj.31 (sez.2/6) Lajme e Moti Film Serial (sitcom) "Friends" pj.104 (sez.5/7) (ritr.) Top Select (rit) Lajme e moti Muzike

në të gjithë kanalet e

nga muaji

Shtator,
një tjetër

sezon spektakolar programesh

SHQIP 18

NDRYSHE

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

Intervista

Kam zgjedhur gjithnjë histori që më pëlqejnë dhe gjithnjë kam luajtur role pozitive. Më pëlqejnë personazhet pozitive, por edhe ndonjë negativ sa për të thyer akullin ndaj nuk do ta refuzoja

Raul
Mes kinemasë dhe televizionit, në moshën 36-vjeçare ai është një ndër aktorët italianë më të kërkuar nga të huajt

AKTORI
Nuk e kam xhiruar filmin e Moçias për të qenë një seks simbol i momentit, por sepse është një komedi shumë argëtuese

KARLOS GARDEN
Në një nga filmat e regjisorit Alfonso Arau, ai ka interpretuar rolin e një kompozitori, Karlos Garden, babai i tangos, përkrah Lindsej Lohan dhe Karmen Maura

PUBLIKU

Njerëzit më duan, sepse kanë kuptuar se nuk flas gjepura, por i marr gjërat me shumë seriozitet

PROTAGONISTI
Raul Bova po xhiron filmin "Më fal, por do të thërras e dashur", e regjisorit Federiko Moçia

U

au Raul. Shihni se sa i bukur ar filmin e Moçias për të qenë një është, çfarë sysh... Pa dy seks simbol i momentit, por sepse shim është më i miri nga të është një komiedi shumë argëgjithë". Janë fjalët e një gruaje, e cila tuese. Kam jetën time. Fatmirësisht po ndjek në shesh xhirimet e një gazetat "rozë" nuk merren më me filmi. Frederiko Moçia, i cili po deb- mua. Njerëzit më duan sepse kanë uton edhe si regjisor, po xhiron kuptuar se nuk flas gjepura, por i filmin "Më fal, por do të thërras e marr gjërat me shumë seriozitet. dashur", pjesë e një prej bestsell- Skamarkio është një djalosh i erëve të tij. I ulur në një restorant, bukur, por edhe shumë i zoti, por le Bova buzëqesh, përshëndet të sqarojmë diçka të rëndësishme: njerëzit dhe mbledh në tavolinën unë jam më i "vjetër" se ai dhe më i e tij shumë vajza. "Lum si ato" gjatë", shpjegon aktori i cili duket pëshpërit një grua, e shumë entuziast nga cila ndodhet jashtë ky fakt. lokalit, duke parë me Por sot Bova është admirim aktorin më simpatik, më pak bukurosh. Bukuroshi i turpshëm e më i sigi veshur me një palë urt në krahasim me FILMI xhinse, këmishë blu, vitet e kaluara. Në dëgjon gjithë interes moshën 36-vjeçare ai rrëfimin për episodin është një nga aktorët e ri të filmit. Tek bisemë të kërkuar nga don me regjisorin, ai bota. Në një nga filshikon se në vendin mat e Alfonso Arau ai ku po xhirohet filmi "I ka interpretuar rolin e fundit" kanë mbërrinjë kompozitori, Kartur një skuadër me los Garden, babai i policë (të vërtetë), tangos, përkrah Lindsepse një grup vajzasej Lohan dhe Karsh e kishin rrethuar men Maura, e cila indhe nuk mund të punonte. Në terpreton nënën e tij. Më pas ai ka filmin e Moçias ai interpreton per- marrë pjesë në disa nga serialet që sonazhin e Skamarkios, një buku- janë transmetuar nga kanalet rosh 37-vjeçar, i cili dashurohet pas televizive italiane, për shembull: një 17-vjeçareje. seriali mbi shërbimet sekrete dhe "Është me të vërtetë zbavitëse "Aviatori", i regjisorit Alberto Nenjë gjë e tillë. Unë tashmë jam më- grin, marrë nga tregimi i Alesuar me fanset e çmendura dhe ksandër Still, pjesë e librit "Një në ndonjë herë nuk mund të punoj dot njëmijë". Përshtatur në një geto pa praninë e tyre. Nuk e kam xhiru- hebraike të Romës, është historia

"Lamtumirë seks-simbolit, tani jam rritur"
e një heroi të aeronautikës, i cili arriti të shpëtonte shumë hebrenj dhe një prift katolik. Raul, ju tashmë jeni një aktor i afirmuar si në Itali, ashtu dhe në Amerikë? Jam munduar ta organizoj punën time. Kam një shtëpi në Los Anxhelos, ku zakonisht shkoj për një periudhë 6-mujore, së bashku me familjen time, sepse nuk dua që bashkëshortja ime dhe fëmijët të rëndohen për zgjedhjet e mia. Dëshiroj që gjithçka ta ndaj me ta. Këtë gjë e kam mësuar mirë nga amerikanët: duhet të jesh mjeshtër i pasurisë tënde, të ndjekësh projektet në të cilat beson. Për këtë arsye, së bashku me një producent të madh, po punoj për një film, i cili trajton historinë e një të dënuari me vdekje, Roko Derek Barnabej. Kemi menduar të ndërroni zanat? Jo më pëlqen të recitoj dhe faktikisht të interpretoj në filma. Qahemi se nuk ka role, por edhe ne aktorët duhet t'i futemi punës me shumë seriozitet. Ngjarja e Barnabejt, djaloshit italo-amerikan të mbyllur në një burg të Virxhinias më magjepsi. Madje edhe vetë Papa ishte shpallur kundër ekzekutimit të tij. Është një çështje e mbushur plot me mistere.

Është një komedi e këndshme, të bën të qeshësh, ka një gjuhë moderne

E keni zgjedhur ju këtë kërcesh, këndosh, është një provë e vështirë. Jam krenar që këtë rol ma rol? Është e pamundur të mos shi- kanë besuar mua. Në Argjentinë, kosh atë që ndodh përreth nesh. Gardel është një monument koE dini se cila ka qenë arritja ime mbëtar. Një rol i tillë të vjen vetëm më e madhe? Tre çmimet "Globi i një herë në jetë. Artë" që më janë dhënë nga shGjithnjë keni luajtur role të typit jashtëm - si aktori më i mirë heronjve dhe njerëzve të mëd- për filmin "Unë, tjetri", të cilin e henj... kam prodhuar dhe interpretuar Kam zgjedhur gjithnjë histori që unë. Filmi ka marrë edhe çmimin më pëlqejnë dhe gjithnjë kam luaj"Magna Grecia". Mendoj se mund tur role pozitive. Më pëlqejnë persontë bëhen gjëra të rëndësishme, azhet pozitive, por edhe ndonjë negmjafton të kesh beativ sa për të thyer sim te vetja. akullin nuk do ta refuËshtë e vëshzoja. tirë të pranohesh Në filmin e në Hollivud? Moçias luani rolin Në Amerikë gjithçe një 37-vjeçari që ROLET ka është shumë e dashurohet pas vështirë, aq më tepër një 17-vjeçareje. kur gjithçka e fillon Si ndiheni? nga zero. Gjatë gjithë Është një komedi e kohës duhet t'i nënshkëndshme, të bën të trohem provimeve, qeshësh, ka një gjuhë ndiqem nga njerëz të moderne. Mbesa ime tjerë, mundohem të ipërpinlibrateMoçias, mësoj se si funksionsi shumë moshataret ojnë gjërat. Për t'i përe saj. Sigurisht, ekzisballuar të gjitha këto ton një motiv i fortë duhet të kesh me doemos një kar- nëse ai arrin të shesë 1 milion kopje. akter të fortë. Në film luaj pothuajse njësoj si Hju Mos u hiqni sikur nuk ju Grent, ndahem nga e fejuara dhe intereson, ju do të interpre- takoj këtë vajzë që më ndryshon toni Gardel, një mit, që për jetën. Unseskon është pasuria e A mendoni se mund t'ju njerëzimit... ndodhë një gjë e tillë në reËshtë një film i vështirë, Arau po alitet? punon prej shumë kohësh me të. Këto gjëra ndodhin, por nuk beMendoj se për një aktor është mak- soj. Kam një jetë të lumtur dhe jam simumi. Duhet të dish të recitosh, vërtetë fatlum.

Qahemi se nuk ka role, por edhe ne aktorët duhet t'i futemi punës me shumë seriozitet

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 19

Prindërit dhe ne. Jemi të rritur, por shpesh herë përballë tyre jemi dhe do të mbetemi fëmijë. Por pse vallë ndodh kjo? Cili është sekreti?

ME PRINDERIT
uk ka rëndësi mosha, nuk ka rëndësi koha, nuk ka rëndësi mënyra, por të gjithë bëhemi fëmijë sa herë që ndodhemi përballë prindërve. Një proces i pavetëdijshëm, që na kthen të gjithëve pas, në fëmijërinë tonë. Është një transformim që në shumë raste e kuptojmë se si ndodh, e në shumë të tjera e kemi të vështirë. Përballë prindërve tanë, në çdo moshë, ne jemi fëmijë. Cilat janë motivet që rishfaqin edhe një herë një sjellje që çdokush prej nesh ka menduar se e ka zhdukur përgjithnjë nga karakteri i tij? Me kalimin e viteve, edhe pse ndjejmë se rritemi në mënyrë progresive, asnjëherë nuk i humbasim brenda vetes "prindërit tanë të brendshëm". Një ndjenjë kjo që xhiron si shiriti i regjistruar i një filmi, në të cilin kanë mbetur të memorizuara të gjitha fjalët, këshillat, e porositë që nëna e babai na kanë thënë në fëmijëri. I gjithë përkujdesi i prindërve, dashuria e tyre, ngrohtësia, mbështetja dhe shtysa që na kanë dhënë, ndër të tjera kanë ndërtuar e forcuar në karakterin tonë një përvojë të vyer, e cila është rritur së bashku me karakterin tonë, që tashmë kthehet një ndihmë për disa rregulla e procese thelbësore të jetës. Cilado qoftë mënyra e manifestimit të saj, kthimi mbrapa është një shenjë delikate e identitetit, e cila nuk ka ditur të rritet e forcohet. Frika më e madhe është se me kalimin e viteve, vjen një moshë kur bëhet dhe ndarja me prindërit, e thënë me fjalë të tjera, vjen ccasti kur secili prej nesh duhet të fillojë të mësohet me një histori, e cila herët a vonë do të gërshetohet me tonën, por që nuk është e thënë që të jetë timoni drejtues për të. Kjo e fundit duhet për krijimin e një pavarësie, e mbi të gjitha për krijimin e një modeli të ri si familjarë të rinj. Kthimi në fëmijëri është i pamundur, sepse kohën askush nuk mund ta kthejë pas. Ndërkohë që pavarësia psikologjike nuk është mjet të cilin ne mund ta zhvendosim ku dhe sa herë ne duam. Kjo është një gjendje e vetëdijes, një sjellje e të qenurit një individ i pavarur. Ajo përfaqëson një aftësi të ndërrimit të rregullave personale, kode dhe projekte që i përcaktojmë jetës sonë. Për të zbuluar dhe për ta shijuar këtë liri, secili prej nesh duhet të ketë brenda vetes aftësinë për t'u rritur, për të përbal-

bëhemi gjithnjë fëmijë
NENAT Me cilin nga prindërit janë më të lidhur fëmijët? Ekspertët pohojnë se është nëna mishërimi i gjithçkaje. Imazhi që kemi për të është pa dyshim i lidhur me fëmijërinë tonë. Për ne ajo ka qenë dhe vazhdon të mbetet e përsosur, e paprekshme dhe që bën gjithnjë gjërat e duhura
luar dhimbjet dhe zhgënjimet që kjo gjë na sjell. Është shumë e rëndësishme të jemi të përgatitur për çdo të papritur që mund të na sjellë jeta dhe të mos jetojmë me bindjen se do të gjejmë gjithnjë mbështetjen dhe ngushëllimin e prindërve, duke këmbëngulur se detyra e tyre është të kënaqin nevojat tona, sa herë që na nevojitet. Një fakt shumë i rëndësishëm është se kurrë nuk duhet të na mundin ndjesitë e fajit kundrejt tyre. Për këtë arsye nuk duhet të kemi asnjëherë frikë të bëjmë zgjedhjet tona në mënyrë të pavarur, të marrim vendime që ne i quajmë të drejta. Nga kujtesa jonë nuk mund të hiqen edhe episode të veçanta, kur ne i kemi zhgënjyer ata, por kjo nuk do të thotë se nuk i duam apo nuk i respektojmë. Në këtë rast është ana tjetër e medaljes, ku do të jenë ata që duhet të përshtaten e të mësohen me zgjedhjet tona. Që të mund të kemi një marrëdhënie sa më të ekuilibruar me prindërit tanë, duhet të kalojmë edhe një hap tjetër shumë të rëndësishëm. Të gjithë ne duhet të dimë të falim. Çfarë në të vërtetë duhet të falim? Ndoshta për një fëmijëri, e cila nuk ka qenë ashtu siç kemi dashur, por pavarësisht kësaj, ne kemi mësuar nga gabimet e tyre. Prindërit na kanë ndihmuar të dalim në jetë, të rritemi, të bëhemi këta që jemi sot. Janë gjëra të kaluara dhe duhet t'i pranojmë, pa i përdorur si alibi për veten, sepse të rritemi do të thotë të marrim përsipër edhe përgjegjësitë tona, pa akuzuar të tjerët për dobësitë dhe pazotësitë që ne shfaqim gjatë jetës. Gjithmonë prindërit janë dhe do të mbeten një model për ne, një pikë referimi për të ndërtuar të ardhmen tonë. Ndonjëherë është diçka e pëlqyeshme kur mbështetemi te prindërit, por duke mbajtur ndoshta një distancë, sepse më vonë mund të jetë e vështirë që të ecim me këmbët tona të pavarur. Dhe këto gjëra vlejnë sidomos për nënat dhe rreziku i vetëm është nga marrëdhënia që kemi me to (sidomos kur flitet për femrat), nga aftësia e tyre për të na qëndruar pranë, por vetëm si një pikë referimi jo duke na "pushtuar". Të kërkojmë përkujdesje, të pranojmë ngrohtësinë e prindërve, nuk do të thotë që më pas të presim gjithçka prej tyre, apo të kthehemi në fëmijë dhe të zhvishemi nga personaliteti dhe pavarësia jonë, atë që kemi menduar ta ndërtojmë vit pas viti.

N

SHQIP 20

NDRYSHE

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

Dëshironi të fitoni vendin e punës që keni ëndërruar prej kohësh? Keni parë nëpër kërkesat për vend pune, që vendi i kërkuar nga ju është vakant? Tashmë duhet të hidheni në sulm, të jepni më të mirën tuaj nëpërmjet një CV të kompletuar

Ja si të përgatisim
ëse po kërkoni një punë të mirë, duhet të dini se është shumë e rëndësishme të paraqisni sa më mirë veten tuaj në mënyrën më të mirë për punëdhënësin. Kjo bëhet nëpërmjet shkrimit të CV (curriculum vitae - nga latinishtja "historia e jetës"), e cila në shumë vende emërohet "rezyme". Vende të ndryshme mund të kenë kërkesa të ndryshme, ndaj ju duhet të përshtateni me to. Për çfarë është e nevojshme një përmbledhje jete? Një CV është thjesht një "reklamim" për të "shitur" veten tek një punëdhënës i caktuar. Ju duhet ta çoni CV-në tuaj në një vend të caktuar, kur firma ka lëshuar një kërkesë për punë, ose kur vendi është vakant. Qëllimi i CV-së është që t'ju bëjë të dukeni sa më tërheqës, interesantë dhe të duhur për kompaninë që ofron punë. Para se të filloni Uluni dhe merrni një letër. Shikoni për punën që dëshironi të aplikoni. Merrni në konsideratë aftësitë, edukatën dhe eksperiencën tuaj dhe krahasojini ato me kërkesat e kërkuara nga firma. Sa informacion keni për këtë punë? Ndonjëherë, punëdhënësit nuk të japin informacion të plotë. Pyesni për më shumë detaje nëse iu nevojiten. Kaloni kohë duke kërkuar detaje për punën: strukturën, produktet dhe sukseset e kompanisë apo firmës. Çfarë duhet të përfshini në CV? Detaje personale Emri, mbiemri, seksi, adresa e shtëpisë, nr. i telefonit, adresa e emailit dhe data e lindjes duhet të jenë të përfshira patjetër. A keni faqet tuaj personale në internet? (Nëse po shumë mirë, shkruajeni dhe atë). Edukata Jepni emrat e shkollës ku keni studiuar, duke filluar më parë me edukimin fillestar. Përfshini ndonjë projekt të veçantë, tezë ose punë disertacioni që mund të keni bërë gjatë viteve.

N

CV

perfekte
3.

Kërkesa
Vende të ndryshme mund të kenë kërkesa të ndryshme, ndaj ju duhet të përshtateni me to

Detajet
Emri, mbiemri, seksi, adresa e shtëpisë, nr. i telefonit, adresa e emailit dhe data e lindjes duhet të jenë të përfshira patjetër.

Ndershmëria është politika më e mirë Teksa shkruani një CV mund t'ju duket shumë tunduese të hidhni në letër të gjithë eksperiencën tuaj. Nuk keni dëshirë të harroni qoftë edhe një detaj të punëve që ndoshta nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt me atë që ju po aplikoni. Është i njohur fakti i "zbukurimit", i cili konsiston në zmadhimin ose në dhënien e atributeve që nuk i keni pasur. Nxirrni në pah gjërat tuaja më pozitive, aftësitë dhe eksperiencat frytdhënëse. E rëndësishme është të mos gënjeni, pasi gjërat janë lehtësisht të kontrollueshme. Përpiquni të jeni sa më të ndershëm. "Nëse shkruani gjëra të pavërteta në CV-në tuaj, ju mund të kapeni. Me ndihmën e disa teknikave, punëdhënësit kontrollojnë informacione të tilla si: rezultatet e provimeve, kualifikimet dhe të tjera", Lucy Hampton, drejtues kompanie

CV-ja
Një CV është thjesht një "reklamim" për të "shitur" veten tek një punëdhënës i caktuar

Aftësitë
Aftësia për të folur një ose dy gjuhë, njohuria në kompjuter ose pasja e një patente janë detaje plus që duhet të përfshihen në CV

Përvoja në punë Listoni punët tuaja që keni bërë kohët e fundit. Jepni emrin e punëdhënësit tuaj, titullin që keni në punë dhe më e rëndësishmja çfarë keni bërë dhe çfarë keni fituar nga kjo punë. Interesat Punëdhënësit e shikojnë në mënyrë të veçantë këtë detaj dhe sidomos nëse ju keni qenë drejtues ose përgjegjës në një grup të caktuar. Nëse keni bërë ndonjëherë punë vullnetare, jepni detaje dhe për këtë. Aftësitë Aftësia për të folur një ose dy gjuhë, njohuria në kompjuter ose pasja e një patente janë detaje plus që duhet të përfshihen në CV. Referencat Zakonisht jepni dy emra; një nga shkolla juaj dhe një nga puna që keni pasur. Mundësisht jepni kontaktet e personave që kanë sh-

kruar referencat për të qenë të besueshëm. Gjatësia Dy faqe letre A4 janë të mjaftueshme për të shkruar një CV. Mos e zgjasni më shumë se kaq. Shkruani numrin e faqeve në fund të çdo faqe (një detaj i vogël që mund të bëjë përshtypje). Kronologji Informacioni duhet të ecë kronologjikisht. Opsione të tjera Do të ishte shumë mirë nëse përfshini në CV tuaj edhe një arsye se përse ju mendoni që jeni të përshtatshëm për këtë vend pune. Këtu mund të përfshini aftësitë, kualitetet, shpresat dhe planet tuaja. Këto detaje do të inkurajojnë punëdhënësin që ta lexojë deri në fund CV tuaj. Një detaj tjetër i rëndësishëm është edhe fotografia: duhet ta përfshini në CV, mund të jetë qoftë

e skanuar ose e ngjitur. Mos harroni që duhet të jetë një foto e mirë. DISA TRUKE QE JU KESHILLOJME Pozicionet e ëndërruara të punës kanë kërkesa të mëdha dhe për këtë arsye një CV e pasur dhe e plotë mund t'ju ndihmojë për të marrë atë që dëshironi. Rendisni në CV-në tuaj të gjitha aftësitë tuaja dhe do të shikoni që gjithçka do të shkojë mirë. Në pamje të parë mund të duket e lehtë, por shumica e njerëzve harrojnë të paktën një nga elementet që duhet të ketë një CV e kompletuar. Sigurohuni që e juaja nuk është një nga ato: 1. Lexojeni, rilexojeni dhe kontrolloni për herë të dytë dhe të tretë nëse do t'ju shfaqen gabime. Nuk e keni idenë se sa CV marrin në ditë kompani të ndryshme, shumë nga të cilat janë me gabime ortografike, ndaj bëni mirë që në këtë pikë të jeni të kujdesshëm. Sipas një studimi të realizuar nga shoqëri të

ndryshme nga e gjithë bota, treguan se rreth 50 për qind e CV që ata kishin marrë kishin gabime ortografike dhe mosha që bënte më shumë gabime ka qenë grupmosha nga 21 deri në 25 vjeç. Për ata që bëjnë përzgjedhjen, qoftë edhe një gabim i vogël është një arsye për ta hedhur menjëherë CV në kosh të plehrave. 2. Shkruani sa më shkurt dhe saktë Ndoshta dy faqe A4 mund të mos mjaftojnë për të treguar gjithë eksperiencën tuaj. Një rregull i pashkruar është: mundohuni të jeni sa më koncizë në atë që do të shkruani. CV perfekte duhet të jetë e gjatë dy faqe, edhe tre është e pranueshme nëse personi që aplikon ka shumë eksperiencë. Mos harroni se kur shkruani një CV ju "shisni" veten tuaj në letër, kështu që përpiquni t'i bini shkurt, fjalitë të kenë lidhje logjike, të jenë të përshtatshme si dhe të jini interesant.

4. Qëndroni larg turmës Mundohuni të jeni sa më origjinal në shkrimin e CV-së. Një ide mund të jetë: bashkangjitur me CV-në tuaj të paraqisni edhe një kërkesë ku të shprehni dëshirën tuaj të madhe për t'u bërë pjesë e kompanisë ku po aplikoni. Përpiquni që ta bëni sa më interesante CV-në tuaj, duke përdorur shenja dalluese. Nëse kërkoni punë në fusha "konservatore", një paraqitje e mirë si përdorimi i pikave dhe i ngjyrave do ta bënin CV-në tuaj unike. Mundohuni që të mos përdorni manovrat me kompjuter "copy & paste". Funksionon, por në shumicën e rasteve, krijoni më mirë një CV individuale. 5. Përshtatuni Punëdhënësit mendojnë se janë objektivë, por kur bëhet fjala për të intervistuar, ata bëhen subjektivë. Çdo CV duhet të shkruhet në mënyrë që të përshtatet me vendin e punës në të cilin ju po aplikoni. Përgatiti: DELINA CICI

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

A K T U A L I T E T

SHQIP 21

Motivacioni
Zyrtarisht bllokimi i kufirit është argumentuar me një ndërhyrje që do të bëhet në rrjetin kompjuterik

Kontrolli
Rrjeti ka nevojë për ndërhyrje, pasi ka pasur ngarkesa që mund të rrezikojnë fshirjen e të dhënave

Njoftimi
Janë njoftuar edhe agjencitë e udhëtimit të autobusëve, të cilat kanë linja të caktuara gjatë orareve të paradites

Zgjatja
Remontet do të zgjasin për gjashtë orë dhe më pas sportelet do të nisin nga procedurat e zakonshme

SITUATA

Punimet në kufi do të ndërpriten nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 16:00. Pritet të ketë radhë

Dogana greke “switch off” për 6 orë
Kapshticë, policia helene lajmëron se do të kryhen rregullime në rrjetin kompjuterik
JULIANA DHIMITRI

K

ufiri me shtetin grek do të bllokohet për të paktën gjashtë orë. Pala greke ka komunikuar zyrtarisht se gjatë ditës së enjte nuk do të punohet për të kryer procedurat e kalimit të emigrantëve drejt shtetit fqinj, ndërsa lëvizjet ndërkufitare do të ndërpriten për një orar që, sipas palës greke, tashmë është përcaktuar duke pezulluar kështu punën në kufi. Në një kohë që sportelet në tokën shqiptare do të qëndrojnë të hapura për të regjistruar shtetasit që paraqiten për të kaluar matanë kufirit, emigrantët vetëm mund të vulosin dokumentet e më pas të presin derisa të nisë puna nga ana e palës greke në sportelet e tyre. Pas komunikimit zyrtar të këtij bllokimi të punës nga ana e policisë matanë kufirit, edhe autoritetet doganore të Kapshticës kanë bërë të ditur se kjo mund të çojë në dyndjen e emigrantëve. Për këtë arsye nga ana e pikës kufitare pas marrjes së njoftimit, është bërë edhe lajmërimi për të njohur shtetasit të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë drejt kufirit gjatë ditës së enjte për të anuluar lëvizjet në kufi ose për t’i zhvendosur ikjet nga kufiri gjatë orëve të pasdites. Sipas komandantit të pikës kufitare të Kapshticës, nga ana e palës greke është bërë e ditur se puna do të ndërpritet që nga ora 10 deri në orën 16. Zyrtarisht bllokimi i kufirit është argumentuar me një ndërhyrje që do të bëhet në rrjetin kompjuterik, ndërsa kompjuterët e pikave kufitare greke nuk do të punojnë, pasi do të kenë një shkëputje nga sistemi qendror. Sipas palës greke, rrjeti ka nevojë për ndërhyrje dhe përmirësime, pasi ka pasur ngarkesa që mund të ndikojnë në defekte të cilat nga ana e tyre mund të rrezikojnë fshirjen e të dhënave të hedhura në sistem. Remontet që do të ndërmerren nga ana e palës greke mendohet se do të zgjasin për gjashtë orë dhe më pas sportelet do të nisin nga procedurat e zakonshme të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin. Nga ana e palës greke janë njoftuar edhe agjencitë e udhëtimit të autobusëve, të cilat kanë linja të caktuara gjatë orareve të paradites dhe deri në orën që është parashikuar për fillimin e punës në kufi. Kjo situatë vjen në një kohë kur një numër i madh emigrantësh janë të interesuar të kthehen në shtetin grek pas përfundimit të afatit të lejeve që kanë marrë për të kaluar pushimet e verës në vend. Shumë emigrantë të cilët duhet të paraqiten në punë ditën e enjte, rrezikojnë të mos arrijnë në kohën e duhur. Nga ana tjetër, sipas komandantit të pikës kufitare mund të krijohen radhë në kufi për shkak se jo të gjithë emigrantët mund të jenë informuar me këtë ndryshim që është ndërmarrë nga ana e palës greke. “Pasi kemi marrë një konfirmim zyrtar nga ana e palës greke për bllokimin e punës në kufi jemi munduar të kontaktojnë dhe të bëjmë publike këtë situatë për të njoftuar emigrantët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt kufirit. Kjo për arsyen se mund të krijohen radhë të gjata nga dyndja e papritur gjatë këtij gjashtorëshi, gjatë të cilit pala greke nuk ka mundësi të

verë në dispozicion sportelet, për shkak të rrjetit të bllokuar kompjuterik”, thotë Shaban Dervishaj. Sipas të dhënave statistikore të regjistrimeve në hyrje dhe në dalje të kufirit me shtetin fqinj, rezulton se që nga fillimi i fluksit të lëvizjeve për ardhjen e emigrantëve për pushimet e verës, në territorin shqiptar kanë ardhur gjithsej 79300 persona. Komandanti i pikës së kalimit kufitar të Kapshticës bën të ditur se, që pas datës 16 gusht, kur kanë nisur edhe daljet e emigrantëve drejt shtetit grek, e deri më tani vetëm gjysma e tyre kanë arritur t’u rikthehen vendeve të punës. “Që nga fillimi i fluksit të daljeve drejt shtetit grek, kanë kaluar kufirin të paktën 37 mijë shtetas shqiptarë të cilët kishin hyrë nga kjo pikë kufitare për të kaluar pushimet e verës. Sipas të dhënave statistikore, rezulton që deri në fund të këtij muaji të ikin nga pika e Kapshticës edhe 42 mijë shtetas, pa llogaritur këtu ata shtetas të cilët janë të interesuar për të kaluar kufirin për arsye të ndryshme ose për efekte të turizmit dhe verës”, shprehet Dervishaj. Dyndja më e madhe e emigrantëve në kufi pritet të jetë gjatë ditëve të fundjavës.

Hyrjet
Që nga fillimi i fluksit të lëvizjeve për ardhjen e emigrantëve për pushimet e verës, në territorin shqiptar kanë ardhur gjithsej 79300 persona

Daljet
Fluksi i daljeve drejt shtetit grek regjistron të paktën 37 mijë shtetas shqiptarë të cilët kishin hyrë nga kjo pikë kufitare

Kjo situatë vjen kur një numër i madh emigrantësh kthehen në shtetin grek Dyndja më e madhe e emigrantëve në kufi pritet të jetë gjatë ditëve të fundjavës
ELBASAN

Historia e Qemal Skorës, i cili i ka humbur lidhjet me familjen e tij që në vitin 2004
lagët e emigracionit vazh dojnë të lënë gjurmë në jetën e shqiptarëve. Kush ka ikur e nuk është kthyer, kush ka humbur ose është vrarë, kush ka “harruar” të telefonojë apo ka rënë në burg dikush fle poshtë urës, e të tjera episode dhimbjeje si këto, që përlotin sy nënash e nusesh të reja, përmallin fëmijë. Një histori e dhimbshme e një emigranti nga fshati Katund i Ri, vetëm 5 kilometra larg qytetit të Elbasanit, fqinjë me Metalurgjikun. Edhe shtëpia bosh e një kurbetçiu ndodhet në hyrje të portave të ishKombinatit Metalurgjik. Është një 63vjeçar, që qëndron i vetëm në shtëpinë e të birit. E lan vetë, ajros të gjitha dhomat, sheh fotot në mure e qan për të birin, të cilit nuk ia ka dëgjuar zërin që prej tre vjetësh e gjysnmë. Hamdi Skora, nga fshati Mamël i Elbasanit, rreth 40 kilometra larg nga qyteti, ka kohë që ka bërë “shpërnguljen” nga fshati i tij. Në mungesë të të birit, mban hapur shtëpinë e tij natë e ditë, me shpresën, se në mos do ta shohë te porta, dikush do t’i telefonojë për fatin e tij. Qemal Skora ishte vetëm 15 vjeç atëherë kur mori malet për të kaluar kufirin në tokën greke. Si qindra të tillë në gjithë vendin tonë, më 5 mars të vitit 1990, sapo kishte festuar datëlindjen, ikën mal më mal gjer-

P

Tre vjet e gjysmë në kërkim të djalit të ikur në emigracion
APELI TELEFONATA

Babai i të zhdukurit kërkon ndihmë nga ndonjë person që mund ta ketë takuar të birin

Komunikimi i fundit me familjen ka qenë në muajin mars të tre viteve më parë

sa ka arritur përtej kufirit dhe ka gjetur punë, ashtu siç punonin prindërit e tij në fshat, në bujqësi. Punonte fshehurazi, flinte e ushqehej po ashtu dhe po fshehurazi arrinte t’u sillte prindërve edhe ca para edhe pajisje elektroshtëpiake. “Gjithçka shihni në shtëpinë e tim biri, i kam transportuar unë nga Kapshtica, ku ia sillte pronari grek dhe unë i ngarkoja nëpër furgonë. Disa vite punë në shtetin grek, vjen një ditë dhe martohet me Aidën, një vajzë nga Elbasani. I lindin dhe dy fëmijë, Selma dhe Eli. Sot, njëri hyn në klasë të parë

dhe tjetri nuk është më tepër se 4 vjeç. U duk se gjithçka shkonte mirë në familjen e re, por Qemali, tashmë 30-vjeçar merr sërish rrugën e Greqisë për të njëjtin qëllim. Të siguronte të ardhura dhe mjete jetese më të mira për prindërit e tij në fshat, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij në qytet. Këtu fati i tij merr një rrjedhë tjetër. “Ishte dhe iku pa dokumente. Sapo arriti në Greqi, më 14 mars të vitit 2004, më merr në telefon dhe kjo ka qenë telefonata e fundit me tim bir”, tregon i ati i tij, Hamdiu,

me lot ndër sy. Që nga ajo ditë dhe për një periudhë kohe të shkurtër, i binin numrit të tij, por kurrkush nuk u përgjigjej, gjersa një ditë telefoni dilte i padisponueshëm. Shqetësimi nisi të brente familjen e tij, por më shumë të atin dhe nusen e re. Kjo e fundit është përpjekur që të kapte fillin e ndonjë adrese, por më kot. Edhe i ati po ashtu. Kalonin ditë, javë e muaj, dhe asnjë lajm. Kaluan tre vjet e gjysmë dhe asnjë adresë. “Përflitet se ma kanë vrarë, thuhet se mund të jetë në burg, ka thashetheme se është gjallë, por nuk dihet

se ku, por ne na qan zemra, se e kam rritur si gjashtë fëmijët e tjerë me bukë thatë e rroba me arna”, tregon i përlotur i ati i tij, Hamdiu. Sikur të mos ishte vetëm kjo plagë, edhe një tjetër për së gjalli për familjen e tij. Bashkëshortja që në krye të viti nuk mori ndonjë haber gjallese për të shoqin, vendosi të bëjë divorcin dhe të largohet nga shtëpia e burrit të saj bashkë më dy fëmijët. “Që nga ajo ditë, unë nisem nga fshati, i mbaj djalit shtëpinë hapur, kujdesem për shtëpinë e kopshtin e kthehem sërish në fshat, pa marrë asnjë lajm jete për tim bir”, pohon i ati. Hamdiu ka trokitur edhe në Ministrinë e Jashtme që gjashtë muaj të shkuara, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Ka trokitur edhe në një televizion që trajton këtë temë, por i kanë thënë se do ta trajtonin shqetësimin e tij më vonë, për shkak të kërkesave të shumta për një fat të tillë. “I lutem cilitdo, kush di ose e njeh djalin tim, të më përcjellë një fjalë se më digjet zemra” apelon i ati. Ndoshta dhe këto radhë, do të kenë pjesën e ndihmesës për fatin e djaloshit, tashmë 34-vjeçar nga Katundi i Ri i Elbasanit. Në shtëpi e pret i ati. Ndoshta, një ditë i kthehet sërish edhe nusja me dy fëmijët. Besim Dybeli

SHQIP 22

A K T U A L I T E T

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

BULQIZE/ Diskutimet mes tyre dhe firmës së huaj nuk kanë sjellë asnjë ndryshim për gjendjen e minatorëve

Dështojnë negociatat, minatorët në grevë
Në harkun kohor të tre muajve, njerëzit e nëntokës ndërpresin sërish punën
ër të tretën herë do të rinisin protestat e minatorëve në minierën e nxjerrjes së kromit në Bulqizë. Protesta e parë, që nisi me fillimin e muajit qershor, e cila kulmoi me ngujimin në grevë urie të 21 minatorëve për 12 ditë, përfundoi si rezultat i një akt-marrëveshjeje të nënshkruar më 5 korrik 2007, ndërmjet firmës ruso-austriake, DECO-METAL, që aktualisht administron këtë minierë dhe përfaqësisë së minatorëve të grevës së urisë. Kështu, minatorët, të ndodhur përpara mashtrimit të firmës së huaj, në realizimin e pikave të akt-marrëveshjes së nënshkruar dhe humbjen e jetës së tre minatorëve, nga më të mirët e kësaj miniere, brenda dy muajve, rinisën më 13 gusht për të dytën herë protestat e tyre. Vetëm pas pesë ditësh, sindikata e ka ndërprerë përkohësisht protestën, pasi ka hyrë në

P

Akuza

Nën hetim dy inxhinierët
Burime nga prokuroria e rrethit pohuan se deri më tani janë në hetim vetëm dy inxhinierë, të cilët po hetohen në gjendje të lirë për aksidentin e parë, ku humbën jetën dy minatorë. Po këto burime, sqarojnë se edhe për ngjarjen e dytë, ku nga shembja e galerisë humbi jetën Zaim Hysa, hetimet vazhdojnë dhe se do të jenë këto hetime që do të përcaktojnë shkaqet dhe fajtorët e kësaj tragjedie dhe jo prononcimi i drejtorit të repartit të inspektimshpëtimit të minierave, Gjin Progni, sipas të cilit, faji për aksidentin e rëndë bie mbi vetë viktimën, i cili, sipas tij, është futur në vijën e shembjes i pa mbrojtur.

bisedime me firmën e huaj, për realizimin e kërkesave të saj. “Por, si afat i fundit për realizimin e kërkesave të minatorëve, është lënë dita e sotme, ku vazhdojnë negociatat mes palëve në Tiranë dhe ku mer-

ret vesh se, nuk është arritur asnjë lloj marrëveshje. Nëse kjo gjendje nuk do të ndryshojë”, tha kryetari i konfederatës së Sindikatës të Minatorëve, Dilaver Përkoxha, do të rinisim përsëri protestat, duke e

rindërprerë punën në minierë, deri në plotësimin e kërkesave tona. Sipas specialistëve të minierave, ajo që ka çuar në krijimin e një situate alarmante në këtë minierë, për sa u takon plotësimit të kushteve të sig-

urisë së jetës së minatorëve gjatë punës, mbetet padyshim mungesa pothuajse totale e investimeve nga firma e huaj, sidomos për punimet e thellësisë dhe hapja e rrugëdaljeve të dyta të niveleve,

për raste emergjente në raste avarish, si shembje, plasje gazrash, përmbytje, ose mosfunksionim i ashensorëve për dalje në sipërfaqe etj. Mungesa e kushteve të sigurisë në punë solli edhe humbjen e jetës për tre minatorë, vetëm në harkun kohor të dy muajve. Fakti që asnjë pikë e kësaj akt-marrëveshjeje nuk u zbatua nga ana e firmës së huaj, sidomos ajo e sigurimit të jetës së minatorëve gjatë punës në minierë, mungesa e të cilave çoi më 11 qershor në humbjen e jetës së dy minatorëve, Avni Duriçi dhe Hysen Lezi, gjatë shpërthimit të minave, si dhe ajo e rritjes së pagave me 30 për qind, edhe pse minatorët kërkuan rritje me 50 për qind, i shtyu minatorët të futeshin sërish në grevë. Shkak për rinisjen e këtyre protestave, u bë vdekja më 10 gusht e 43-vjeçarit Zaim Hysa. H.Likdisha

Anijet pa motor, tani do ndërtohen në gjirin e Limionit
Mjetet lundruese do të ndërtohen nga mjeshtrit sarandjotë

I

nteresimi ka nisur me një py etje kureshtarësh për një anije e ndryshme nga të gjitha ato që parkojnë në limanin e vogël buzë shëtitores së Sarandës. Është fjala për një anije që nga Italia ka mbërritur në Sarandë duke përdorur velat, pa e vënë në punë ndoshta fare motorin e vogël, të montuar në një vend gati të padukshëm. Çifti Andrea Cusatelli dhe Jora Mato e kanë sjellë atë kohë më parë në Sarandë për të nisur si një kureshtje, por me synim final, që Saranda të bëhet jo vetëm det i lundrimit të tyre, por edhe kantier i ndërtimit të anijeve të tilla, shumë “në modë” sot në Perëndim, shumë ekonomike, por njëherësh edhe me koeficient pranë zeros në ndotjen e mjedisit. Jora, vajza që me Sarandën e lidh origjina e hershme e familjes së saj dhe me Italinë familja e re që ka krijuar me Andrean, thotë se anije të tilla të njohura me emërtimin katamaran, janë bashkim në një skaf të vetëm i dy anijeve “binjake”, me mjedise të bollshme për grupe turistësh apo për familje dhe që i vë në lëvizje era përmes velave, me të cilat zëvendësohet karburanti ndotës dhe motorët zhurmues. Njerëzit e detit në Sarandë kanë nisur të prekin një mundësi që jep projekti NAP për të ngritur në gjirin e Limionit kantierin e anijeve të tilla ekologjike, për të ofruar shërbime turistike dhe shëtitje me to në det. Limani i vogël i Sarandës ka mbetur “i vogël” edhe para përmasave të mëdha të katamaranit të parë që ka hyrë në të, pasi ajo është një anije e manovrueshme edhe në gjire e limane të tillë. Katamarani i parë do të shërbejë si modeli i produktit që do të realizojnë vetë mjeshtrit sarandjotë në një kantier ndërtimi të anijeve të tilla ekologjike. Njëherësh ky kantier që do të nisë të ngrihet në shtator, do t’i japë fund riparimit të motopeshkatoreve në Portin e Durrësit ose në atë të Korfuzit, ku peshkatarët thonë se kostoja shkon në qiell. Rreth 12 vetë janë duke u përzgjedhur prej atyre që e dashurojnë detin, peshkimin, ndërtimin e barkave me vela dhe turizmin me jahte. Shoqata “Masmedia dhe Mjedisi”, me president

Xhemal Maton, si dhe shoqata italiane “Mediante”, me president italianin Andrea Cusatellin, me shtrirjen e projektit INTERREG 3 – NAP (Rrjeti i Parqeve të Adriatikut), kanë iniciuar çeljen e një kursi. Pjesëmarrësit në të do të formohen profesionalisht në sektorin kantiero–lundrues dhe do të përfshihen në këtë sektor deri dhe si aksionerë me produktet e realizuara në projekt, që do të jenë dy anije të tipit katamaran. Ashtu siç pritej, në prezantimin e kësaj sipërmarrjeje nga njësia e projektit NAP pati mjaft detarë, motoristë, marangozë, karpentierë, peshkatarë dhe agjentë turistikë. Prej tyre kjo u vlerësua si një mundësi për të

nisur një punë të re. Koordinatorja e projektit, Jora Mato, thotë për “Shqip” se tashmë ka nisur përzgjedhja e të rinjve që përfshihen në punë në sektorin e kantiereve dhe të shëtitjeve lundruese, peshkimit dhe turizmit. Ajo tregon se programi parashikon leksione teorike dhe aktivitet praktik, për të fituar aftësi dhe eksperiencë teknike në sektorët e ndërtimit të barkave me vela (katamaran), në riparimin e barkave të peshkimit e të shëtitjeve, si dhe për elementët bazë të impianteve në bord dhe përdorimin e tyre në praktikën lundruese. Programi, sipas saj, përmban edhe dalje në det me një

anije të tipit katamaran me vela e motor, për të pajisur të rinjtë pjesëmarrës në kurs me njohuri dhe shprehi praktike në përdorimin e anijeve me vela në aktivitetet turistike. 12 të rinjtë e përfshirë në këtë projekt po përzgjidhen mes atyre me eksperiencë pune në profilet: zdrukthëtar, shtrues dyshemesh, piktor/stukator, montues, (impiantista) elektricist, mekanik, peshkatar e marinar. Janë vlerësuar si avantazh njohja e gjuhës italiane dhe angleze, eksperiencat e mëparshme në fushën e lundrimit ose të barkave me vela, si dhe gjendja e papunë. Thoma Nika

Katamarani i parë i ndërtuar do të shërbejë si mostër për anijet e tjera

GJENDJA
Transferimi u kundërshtua nga punonjësit, por nuk u mor parasysh nga drejtuesit

ë këto ditë të fundit që numëron gushti, Sa randës nuk i ikin vetëm dritat. Bashkë me to ka ikur edhe enti i njohur me inicialet RMU, që ndryshe quhet Njësia e Menaxhimit të Energjisë Elektrike të jugut të vendit. Ndryshe nga sa u deklarua disa javë më parë nga Adrian Kokalari, drejtori i ri i RMU-së së Sarandës, kjo strukturë që sjell eksperiencën gjermane në mënyrën se si menaxhohet prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike, është instaluar ditë më parë përfundimisht në Gjirokastër. Kjo që sot është një realitet qarkulloi më parë si projekt, dhjetëra punonjës të RMU-së në Sarandë, të specializuar dhe të angazhuar me vite për detyrën e tyre, protestuan duke e quajtur transferimin një lëvizje të bërë për të krijuar komoditet absurd për drejtorin Kokalari me banim në Gjirokastër. Në reagim ndaj protestës së tyre, u tha se këshilli mbikëqyrës ka vendosur shkrirjen e kësaj strukture, por në fakt nuk ka ndodhur

N

RMU ikën në Gjirokastër, 30 nëpunës shkojnë e vijnë çdo ditë nga Saranda

kështu. RMU-ja ka ndërruar vetëm vendvendosjen e saj, duke u transferuar nga Saranda për në Gjirokastër. Si zgjidhje “e artë” për të mos u përballur me një kontestim të ri të punonjësve dhe

KRIJIMI
Dega e RMU-së u krijua pesë vjet më parë, me fonde të qeverisë dhe nga banka gjermane KFW

specialistëve të RMU-së së Sarandës. Po ndodh që çdo ditë pothuaj i gjithë personeli ekzistues udhëton me furgona e vetura drejt Gjirokastrës, për të vazhduar “punën e vjetër” në zyrat e

reja. Çdo mëngjes herët, 30 punonjës, inxhinierë e specialistë të tjerë të fushës së ekonomisë, bëjnë më shumë se një orë rrugë për t’u gjendur në krye të detyrës. Në zyrat ekzistuese që kishte RMU-ja në Sarandë, gjen tani vetëm 34 vetë, të përfshirë në projektin gjerman PIU, ndërsa e gjithë struktura tjetër ka nisur të funksionojë si e transferuar. Nuk është e rastit që RMUja u krijua 5 vjet më parë nga qeveria dhe banka gjermane KFË në skajin më ekstrem të jugut shqiptar, nisur nga fakti që këtu gjenden dy hidrocentrale të integruar në rrjetin kombëtar të energjisë, të konsiderueshme për prodhimin kombëtar. Nuk dihet në ka ndonjë lidhje funksionale mes transferimit të RMU-së dhe marrjes fund të periudhës pa kufizime energjie, që Sarandës i ishte premtuar nga qeveria të paktën deri në fundin e muajit gusht, që tradicionalisht shënon kufirin e sezonit veror. Th.Nika

SHQIP 24

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

KRIZA E UJIT

Rruga “Myslym Shyri” furnizohet me ujë një herë në 48 orë. Nuk respektohen oraret e deklaruara nga ana e Ujësjellësit

SOCIALE

KRIZA E UJIT

“Ali Demi”, 62 orë pa ujë të pijshëm
Banorët ankohen për cilësinë e tij: Edhe kur vjen, është i ndotur
LORINA MIXHA

anorët e lagjes “Ali Demi”, që përfshin një pjesë të madhe të kryeqytetit, kanë më shumë se 62 orë pa u furnizuar me ujë. Në këtë zonë të Tiranës nuk ka vetëm një bllok pallatesh apo një pjesëz të lagjes me probleme të rrjetit, por e gjithë zona. Megjithëse banorët e lagjes kanë bërë disa herë ankesa dhe kërkesa në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve, përsëri vazhdojnë të vuajnë problemin e mungesës së ujit të pijshëm në familjet e tyre. Problemet me mungesat e ujit kanë nisur që në muajin qershor. Bashkë me këtë zonë, edhe rruga “Myslym Shyri” tashmë furnizohet me ujë “rregullisht” një herë në ditë, ose një herë në 48 orë. Banorët e këtyre zonave sqarojnë se nuk ka çarje të tubacioneve, as probleme të defektit të rrjetit. Për këtë kanë kërkuar ndihmën e specialistëve të ujësjellësit. Megjithatë, kjo nuk i ka ndihmuar për të normalizuar situatën. Mungesat Lagjja “Ali Demi”, tregu elektrik, Rruga e Elbasanit, rruga “Myslym Shyri” nuk kanë qenë pjesë e zonave më problematike me amortizimin e rrjetit apo me çarjet e tubacioneve, por këtë verë ato kanë qenë pjesë e listës së zonave që vuajnë më shumë mungesën e ujit. Por jo vetëm kaq, banorët e Ali Demit janë ankuar se edhe në rastet kur uji mbërrin në shtëpitë e tyre përsëri ka probleme me cilësinë e tij. Uji i pijshëm rezulton të jetë i ndotur jo vetëm mbi normat e lejuara, por edhe me ngjyrë tepër të errët. Një tjetër problem, që pothuajse e vuajnë të gjithë qytetarët e Tiranës, është edhe pjesa e orareve të furnizimit, që më shumë nuk zbatohen sesa zbatohen. Sipas rregullit zyrtar të Ujësjellësit, uji duhet të mbërrijë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Por, këto orare nuk respektohen. Banorët thonë se njëherë uji mbërrin në drekë për të ardhur përsëri pas 24 orësh. Një tjetër problem i ngritur nga qytetarët, dërguar në adresë të Ujësjellësit, është edhe mosfunksionimi i marrëveshjes mes Ujësjellësit dhe KESH-it, për mosndërprerje të energjisë gjatë orareve të furnizimit. Sipas tyre, kur ka drita s’ka ujë, kur ka ujë s’ka drita. Ndotjet Ndotjet e ujit të pijshëm në rrjet krijohen si pasojë e shumë faktorëve, pasi, sipas specialistëve të Drejtorisë së Shëndetit Publik, uji që vjen nga Bovilla i plotëson të gjitha kushtet për të qenë 100 për qind i pastër. Rruga, të cilën përshkon uji, si dhe mungesat e furnizimit të rrjetit shkaktojnë ndotjen në rrjetin e kanalizimeve, duke sjellë në shtëpitë tona ujë të ndotur mbi normalen. Rrjet i amortizuar, tubacione të vjetra mbi të cilat ndërtohen të reja, mosshkëputja e lidhjeve të vjetra ose krijimi i vakumit në tubacione, si shkak i boshatisjeve të rrjetit sjellin dhe ndotjen e ujit të pijshëm. Nga ana tjetër, pompat e instaluara kohët e fundit në masë për rritjen e presionit të ujit, gjatë kohës kur nuk ka ujë tërheqin brenda tubave baltën,

B

rërën apo materiale të tjera, që gjenden në tokë, duke shkaktuar edhe përzierje të tyre me ujë. Një javë më parë, Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se uji në 18 zona të Tiranës është i ndotur mbi normat e lejuara. Specialistët e institutit deklaruan se është mirë që përpara se uji të konsumohet duhet të zihet në temperaturë të lartë. Por, të dhënat e institutit u hodhën poshtë nga Ujësjellësi. Sipas këtij sektori, uji është i pastër dhe i konsumueshëm.

KRIZA

Mungesa e ujit të pijshëm në Tiranë nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër. “Barazimi” i shpërndarjes së ujit është bërë për rritjen e presionit në rrjet

ji i pijshëm ka futur në “sherr” tri sektorët që kanë si përgjegjësi të tyre kontrollin dhe furnizimin e popullatës me këtë produkt. Konkretisht, Instituti i Shëndetit Publik, Drejtoria e Higjienës dhe Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë rezultate të ndryshme për zona të njëjta të Tiranës. ISHP-ja thotë se vetëm në muajin korrik është konstatuar se në 18 zona të Tiranës uji është i ndotur mbi normalen. Ndërkohë që, sipas Drejtorisë së Higjienës, në muajin korrik është gjetur ndotje mbi normalen vetëm në 5 zona. Sakaq, Ujësjellësi, edhe ky sektor që analizon rregullisht cilësinë e ujit, nuk ka asnjë zonë të ndotur mbi normalen me ndotje mistro-bakteriologjike.

Përplasen institucionet U

Shëndeti Publik

SITUATA

Specialistët: Ndalimi i produktit të amiantit me ligj

Mjekët: Shkaqet, kushtet ku ruhen ushqimet, temperaturat e larta dhe mungesa e energjisë

Infektivi, çdo ditë 50 të sëmurë të helmuar nga ushqimi
ungesa e energjisë elektrike nuk ka sjellë vetëm ulje të produktivitetit sidomos në ekonomi, por po shton rastet e helmimeve. Mesatarisht, çdo ditë në shërbimin e infektivit në spitalin “Nënë Tereza” paraqiten 45 deri në 50 qytetarë me probleme të helmimit. Por jo nga tortat e dasmave apo nga ëmbëlsirat, produkte të cilat duhet të ruhen me kujdes për të qenë të sigurta. Arsyet e shtrimeve të qytetarëve në spital janë si pasojë e ushqimeve, të cilat tashmë është bërë e pamundur të ruhen në shtëpi, në kushte frigoriferike. Temperaturat e larta dhe kufizimet e energjisë elektrike kanë bërë që shumica e qytetarëve të hanë ushqime të prishura, që jo vetëm humbasin vlerat ushqyese, por në të njëjtën kohë bëhen shkaktarë të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Mjekët sqarojnë se shumica e rasteve të shtruara janë për shkak të ushqimeve të prishura, por mes tyre ka edhe nga ata, që mund të jenë infektuar nga ndotja e ujit të pijshëm. Simptomat e para të helmimit janë shqetësime gastrointestinale, dhembje të forta të barkut, si dhe shqetësime me ndryshimin e temperaturës. Sipas mjekëve, që të evitohen të tilla situata, duhet që ushqimet, të cilat konsumojmë, të ruhen në kushte

M

dalimi i produktit të amiantit duhet të bëhet me anë të një ligji më të fortë. Kjo, pasi ligji aktual lë vend për abuzime dhe ka shumë hapësira boshe. Specialistët e Shëndetit Publik kërkojnë që rreth 5 mijë produkte, të cilat përmbajnë këtë lëndë të mos importohen, ashtu sikundërse ndodh edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Shëndetit Publik, lënda e amiantit ndodhet në frenat e makinave, në prizat e pajisjeve elektro-shtëpiake. Derisa ato qëndrojnë në gjendje të ngurtë nuk ka asnjë problem, por nëse ato digjen dhe copëtohen atëherë përbën një problem të madh për shëndetin. Personat më të ekspozuar ndaj amiantit janë ata që pinë duhan apo punojnë me këto materiale për një kohë të gjatë. Persona të tjerë të rrezikuar kanë qenë edhe punonjësit e fabrikës së eternitit në Vlorë. Fijet e amiantit janë 1400 herë më të holla se fijet e flokut dhe janë lehtësisht të transportueshme nga ajri. Soba hekuri, apo pajisje të tjera janë produkte, të cilat përmbajnë produkte të amiantit. Sipas specialistëve të huaj, në vitin 2030 të sëmurët nga amianti do të arrijnë kulmin, pasi sëmundja shfaqet pas 30-40 vjetësh. Amianti është i përhapur në të gjithë vendin tonë dhe përdoret në masë në sektorin e ndërtimit.

N

frigoriferike. Gjithashtu, ushqimet duhet të jenë të kontrolluara. Produktet, që janë delikate, duhet të konsumohen brenda ditës, po ashtu duhet bërë kujdes edhe me konsumimin e alkoolit,

Simptomat e para të helmimit janë shqetësime gastro-intestinale, dhembje të forta të barkut, si dhe shqetësime me ndryshimin e temperaturës

mishit, ëmbëlsirave. Për të qenë 100 për qind të sigurt, uji i pijshëm duhet të jetë i zier, sidomos për fëmijët, ose i kaluar në filtra specifikë, të cilat shiten edhe në farmaci. Rezervuarët e ujit duhen pastruar rregullisht dhe secili duhet të lajë duart disa herë në ditë, në mënyrë të veçantë para dhe pas buke. Fluks pacientësh nuk ka vetëm në shërbimin e infektivit. Çdo ditë, në urgjencën e kardiologjisë paraqiten 60 deri në 80 qytetarë me shqetësime, si pasojë e temperaturave të larta. Edhe në urgjencën e pediatrisë paraqiten për ndihmë 100 deri në 150 pacientë të vegjël. L. Mixha

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

SOCIALE

SHQIP 25

Sinoptikanët parashikojnë temperatura deri në 42 gradë gjatë kësaj jave, që do të “importohen” nga vendi fqinj

Vapa, Greqia “sulmon” Shqipërinë
ikur të mos mjaftonin temperaturat e larta që ka shënuar termometri i motit gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit, një tjetër valë përvëluese pritet që të mbërrijë në vendin tonë. Këtë herë rrymat e nxehta që do të “pushtojnë” Shqipërinë nuk do të vijnë nga Afrika, sikundër ka ndodhur gjatë kësaj stine verore. Do të jetë vendi fqinj, Greqia, që këtë herë do të “sulmojë” klimën shqiptare. Sipas sinoptikanëve, parashikohet që temperaturat gjatë

S

ditëve në vijim të arrijnë deri në 42 gradë Celsius. Parashikuesit e motit, mbështetur në të dhënat operative që marrin përmes pajisjeve të dixhitalizuara tashmë, bëjnë të ditur se rryma të ngrohta ajrore pritet të mbërrijnë shumë shpejt nga Greqia në drejtim të Shqipërisë. Ato do të vazhdojnë të rrisin temperaturat për të paktën të gjithë javën që vjen. Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë në këtë periudhë të thellimit të ndryshimit klimaterik, si pasojë e ngrohjes globale, vazhdon të paralajmërojë

më të rrezikuarit nga i nxehti i fortë. Ata janë të moshuarit dhe fëmijët, pikërisht për këtë OBSH-ja ka publikuar edhe një manual me sugjerime për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta. Në pikën e parë të këshillave të OBSH-së sugjerohet konsumimi i një sasie të madhe uji mineral, pavarësisht nga niveli i etjes. Sipas tyre, numri i gotave të ujit të konsumuara në një ditë duhet të variojë nga 8 deri në 12 të tilla. E rëndësishme është edhe përdorimi i veshjeve të pambukut ose të linosë dhe evitimi i atyre me fije akrilike.

Gjatë pushimeve në plazhe rekomandohet mbrojtja e trupit me krem solar, si dhe nuk duhen kaluar shumë orë nën diell. Këshillohet edhe qëndrimi në ambiente të mbyllura me ajër të kondicionuar, si dhe bërja e dusheve me ujë të vakët ose të ftohtë. Për sa i përket ushqimit, këshillohet konsumimi i perimeve e frutave, si dhe evitimi i birrave, verës, si dhe i pijeve të tjera alkoolike. Më i privilegjuar për t’u konsumuar në këto ditë të nxehta mbetet peshku, sugjerojnë ekspertët e OBSH-së. A. Rr.

Lehtësohen rregullat. Deri më 30 tetor, shqiptarët rezidentë të rregullt në Itali mund të udhëtojnë lirshëm drejt Evropës

hqiptarët që jetojnë në Itali dhe gjenden aktualisht për pushime në Shqipëri, mund të kthehen në shtetin fqinj duke udhëtuar lirshëm në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Evropë. Lajmin e bëri të ditur dje, ambasada italiane në Tiranë, e cila ka lehtësuar procedurat për të gjithë emigrantët që u ka skaduar ricevuta (leja e qëndrimit). Kështu, ndryshe nga çfarë u lajmërua dy javë më parë, tashmë të gjithë emigrantët mund të kthehen në Itali, duke udhëtuar në cilindo port apo aeroport të vendeve të BE-së. Nga ky rregull përfitojnë pjesa më e madhe e emigrantëve, që gjenden aktualisht me pushime në vendin e tyre. Megjithatë, ambasada ka njoftuar se do të ketë edhe disa kategori që përjashtohen nga ky përfitim. Këto janë: qytetarët, që zotërojnë kuponin (ricevuta) postal, pasi kanë paraqitur kërkesë për lëshimin për herë të parë të lejes së qëndrimit për punësim, punë të pavarur, apo bashkim familjar. Pra, të gjithë ata emigrantë, që disponojnë dokumentet e sipërpërmendura, nuk mund të udhëtojnë tranzit drejt Italisë. Ata duhet të kthehen vetëm nëpërmjet rrugës dalëse. Ndërkohë, një tjetër procedurë zbatohet për emigrantët shqiptarë, të cilët kanë vite që jetojnë në Itali dhe janë në pritje të rinovimit të letrave. Ata janë të lirë të kthehen në vendet e tyre të punës apo shkollës, nga të gjitha pikat e kalimit kufitar pa asnjë lloj pengese. Kjo, vetëm nëse kanë

S

Emigrantët, udhëtime tranzit në BE edhe me leje të skaduara
Qytetarët shqiptarë, që janë në pritje të rinovimit të lejes së qëndrimit në shtetin fqinj, mund të kalojnë tranzit në aeroportet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian Të gjithë emigrantët mund të kthehen në Itali duke udhëtuar tranzit nga Shqipëria në drejtim të cilitdo port apo aeroport të vendeve të BE-së Nuk lejohet kalimi tranzit për ata që kanë kohë të shkurtër qëndrimi në Itali, si dhe për ata që kanë aplikuar për vizë, bashkim familjar

kërkesat

Varfi: Të fillojë ndërtimi i kampusit universitar
rejtuesit e fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës ditë pas dite vazhdojnë të paraqesin kërkesat e tyre për investime dhe financime drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. Nonda Varfi, dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në UT, deklaroi dje, se qeveria duhet të mbajë premtimin e saj për të filluar ndërtimin e kampusit universitar, i planifikuar për t’u ngritur pranë Filologjikut. Sipas Varfit, vetëm krijimi i ambienteve të reja mund të garantojë kushte të përshtatshme mësimdhënieje për studentët e rinj, që pritet të fillojnë këtë sezon vitin e parë akademik 2007-2008. Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ka pranuar se 7 mijë studentët e rinj, që pritet të regjistrohen në degët e shumta të kësaj shkolle, kanë nevojë për auditorë dhe mbi të gjitha për një numër të madh pedagogësh të rinj. Vetëm kështu, ka shtuar ai, mund të përballohet ky fluks pranimesh në këtë fakultet.

D

aplikuar për të rinovuar dokumentet e lejes së qëndrimit. Kështu, sipas ambasadës italiane, qytetarët shqiptarë, që në Itali janë në pritje të rinovimit të lejes së qëndrimit, mund të kalojnë tranzit në aeroportet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ata duhet të disponojnë dokumentet e mëposhtme: Kuponin (ricevuta) e Poste Italiane Spa, që të vërtetojnë prezantimin e kryer të kërkesës për rinovimin e lejes së qëndrimit, pasaportë të vlefshme, lejen italiane të qëndrimit, të skaduar. Në njoftimin zyrtar për median, ambasada bën të ditur se “kjo lehtësi e përkohshme e tranzitit do të jetë e vlefshme deri më 30 tetor 2007. Pra, nisur nga sot e dy muaj në vazhdim, emigrantët mund të

vendosin të kthehen në momentin dhe pikën e kalimit që iu përshtatet. Ky njoftim vjen pas atij të datës 7 gusht, ku ambasada njoftoi emigrantët e kthyer për pushime, se mund të dalin nga Shqipëria pa vizë. Sipas saj, qytetarët shqiptarë, ligjërisht rezidentë në Itali e që zotërojnë kuponat (ricevuta) e paraqitjes së kërkesës për rinovim të lejes së qëndrimit apo të kartës së qëndrimit, mund të vijnë në Shqipëri e të kthehen në Itali pa pasur nevojë të kërkojnë një vizë rihyrjeje”. Në fillim, shteti fqinj aplikoi rregulla të rrepta, që kushtëzonin shqiptarët të lëviznin vetëm në të njëjtin itinerar. Kështu, në deklaratën e 7 gushtit thuhet se “em-

igrantët që kanë aplikuar rinovim dokumentesh duhet të respektojnë së pari udhëtimet vajtjeardhje, të cilat nuk duhet në asnjë mënyrë të parashikojnë tranzite në vendet e tjera Shengen. Pra, detyrimisht qytetarët shqiptarë të pajisur me kuponat (ricevuta) e lejes së qëndrimit duhet që lëvizjet t’i kenë vetëm në dy sense, pa ndalesa të tjera”. Ndërkohë, dje, me datë 22 gusht, ambasada italiane në Tiranë njoftoi heqjen e këtij rregulli. Tashmë, të gjithë qytetarët shqiptarë, që në Itali janë në pritje të rinovimit të lejes së qëndrimit, mund të kalojnë tranzit nga Shqipëria drejt aeroporteve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ri.De.

INTERESI

VENDIMI/ Ministri i Arsimit deklaron subvencionin 90 për qind për tekstet e arsimit 9-vjeçar

Studentë maqedonas aplikojnë në Universitetin e Korçës
humë studentë maqedonas dhe nga treva të tjera jashtë vendit janë të interesuar të vazhdojnë studimet në Universitetin e Korçës. Burime zyrtare nga ky universitet kanë bërë të ditur se krahas studentëve të zonës ka pasur mjaft kërkesa nga të rinj prej Maqedonisë. Universiteti i Korçës do të pranojë këtë vit 1371 studentë në vitin e parë akademik. Studentët, të cilët do të ndjekin studimet në katër fakultetet, që afrojnë 15 degë të ndryshme, janë kryesisht nga qyteti i Korçës dhe zonat përreth saj, ndërsa ka edhe të tjerë, që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit. Këtij fluksi kërkesash për këtë vit i është shtuar edhe interesi i shqiptarëve jashtë kufijve të vendit. Burimet saktësojnë se fluksi është parashikuar të përballohet me mjediset aktuale që ka universiteti dhe me masat që janë marrë për të përzgjedhur stafin akademik të tij. Nga një vështrim i shpejtë mbi statistikat, mësohet se më shumë shanse kanë studentët që duan të vazhdojnë studimet në degët e Fakultetit të Mësuesisë, pranë të cilit funksionojnë degët Mësuesi për gjuhën dhe letërsinë, Anglisht, Cikli i Ulët dhe Cikli i Ulët Parashkollor. Në këto katër degë do të studiojnë gjithsej 400 studentë të rinj. Ndërsa, në degët Filozofi-Sociologji është përcaktuar kuota prej 80 studentësh të rinj. Në Fakultetin Ekonomik, me degët përkatëse, Financë, Administrim-Biznesi kuota është 60 studentë, ndërsa në Turizëm dhe Marketing është përcaktuar numri prej 80 studentësh. J.Dh.

S

Pollo: Nxënësit do paguajnë vetëm 10 për qind të çmimit të librave
inistri i Arsimit, Genc Pollo, ka deklaruar dje për mediat, se 90 përqind e vlerës së teksteve shkollore do të paguhet nga shteti. Për sa i përket arsimit të mesëm, ministri ka deklaruar se ende nuk është vendosur se sa do të jetë subvencioni. Sipas tij, është Ministria e Financave ajo që po vendos. Ndërkohë, për të gjithë nxënësit, nga klasa e parë deri në të tetën, çdo libër shkollor do të kushtojë më lirë se ç’shkruan në etiketë. Nëse ai ka çmimin 500 lekë, prindërit e nxënësve do shpenzojnë vetëm 50 lekë për të. Praktika e shitblerjes ndryshon nga vitet e shkuara. Librat blihen me lekë në dorë dhe më pas në bazë të faturës shteti kryen subvencionin. Sipas ministrit Pollo, subvencioni do të jetë direkt për qytetarët dhe jo për shkollën, siç ka ndodhur një vit më parë. Kështu, nxënësi shkon dhe blen me para në dorë të gjitha tekstet, në fillim të vitit shkollor. Nga shitësi merr një faturë, që ia jep mësuesit kujdestar. Me anë të kësaj fature, në emër të prindit, shteti derdh një pjesë të

M

parave të kostos totale të librave. Kështu, në fillim të vitit, nxënësi apo prindi i tij blen me lekë në dorë paketën e plotë të librave. Në momentin që nxënësi ose prindi blen librat, duhet të marrë nga shitësi faturën. Me anë të saj do të kryhet edhe subvencioni ose shpërblimi që jep shteti për librat e shkollës. Sipas Pollos, librashitësit, të cilët i shesin tekstet shkollore me lekë në dorë, duhet t’i lëshojnë blerësit dokumentin e shitjes ose faturën e kasës fiskale, sipas modeleve të cak-

tuara nga Ministria e Financave. Nxënësi ia jep faturën mësuesit kujdestar. Me anë të kësaj fature, në emër të prindit, shteti derdh 90 për qind të shumës në llogarinë bankare të prindërve. Në rast të mungesës së një numri llogarie, paratë u shkojnë me postë në adresën e shtëpisë. Këtë vit, 90 për qind e librave kanë qenë tekste alternative. Për këtë, nxënësit duhet të konsultohen me mësuesit e tyre para se t’i blejnë librat e shkollës. Kjo për të ditur se cilin nga alternativët ka zgjedhur shkolla për të punuar me to. Shtëpitë botuese, të cilat kanë botuar edhe kopjet-model, i kanë shpërndarë ndër mësues, të cilët kanë zgjedhur variantin më të pëlqyer. Vjet kishte 84 tekste alternative, ndërsa në vitin shkollor 2007-2008 do të jenë 130 të tillë. Nxënësit e klasave të katërta dhe të teta do të punojnë me libra me program të ri. Ndërsa për nxënësit e tjerë do të ndryshojë vetëm paraqitja e jashtme e librave. Por, gjithsesi, për të marrë një pjesë të parave, librat duhen blerë vetëm në shkollë dhe jo në shitës ambulantë. Ri.De.

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

SHQIP 27

BOTE
Pritet që pas fjalës së Bushit të ketë shumë debate në lidhje me mënyrën e interpretimit të mësimeve të historisë Sipas sondazheve, një pjesë e mirë e amerikanëve nuk bëjnë asnjë lloj paralelizmi mes dy situatave

Bush paralajmëron përsëritjen e Vietnamit edhe në Irak
Në takimin e përvitshëm me veteranët amerikanë të luftërave
residenti amerikan, Bush, ka paralajmëruar se një largim i trupave amerikane nga Iraku mund të shkaktojë të njëjtën kasaphanë e situatë krize të rëndë, që u pa në Azinë Lindore, pasi forcat amerikane lanë Vietnamin. “Çmimi i tërheqjes së Shteteve të Bashkuara do të paguhet nga miliarda qytetarë të pafajshëm”, ka deklaruar dje Presidenti amerikan në një takim me veteranët e luftës. Sipas Presidentit, pikërisht eksperienca e Vietnamit i ka mësuar forcat amerikane të tregohen të duruara në rastin e Irakut. Fjalimi i tij vjen ndërsa mes autoriteteve të larta amerikane dhe Kryeministrit të Irakut kanë lindur kontradikta në lidhje me qeverisjen jo të mirë që po bën ky i fundit. Por në lidhje me personin e Kryeministrit, Maliki, Bushi tha se ai “ishte një njeri i mirë, me një punë shumë të vështirë”. Kritikave të amerikanëve Kryeministri iu përgjigj ashpër, duke i cilësuar ato si krejtësisht të padrejta dhe të pabazuara. Shtëpia e Bardhë ka reaguar menjëherë përmes një deklarate për shtyp, duke thënë se pavarësisht të gjithave ajo besonte se Kryeministri Maliki ishte personi i

P

duhur për të qeverisur Irakun në këto kohë të vështira. Bushi e mbajti fjalimin e tij në takimin e përvitshëm të veteranëve amerikanë të luftës në Kansas Siti, duke përmendur meritën e Shteteve të Bashkuara, që konfliktet ka ditur në më të shumtën e rasteve t’i kthejë në histori miqësie, si në rastin e Japonisë, ku pavarësisht kontradiktave të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga armik vendi u kthye në një aleat. Sipas Bushit, interesat dhe idealet që bënë që Amerika të ndihmonte Japoninë të shndërrohej në një demokraci janë të njëjtat me ato që mbajnë ende forcat amerikane në Irak dhe në Afganistan. Sipas Bushit, strategjia e mbrojtjes dhe mosdorëzimit të Koresë së Jugut në duart e diktatorit komunist në veri të gadishullit bëri që vendi të shndërrohej në njërin prej Tigrave të Azisë, vend nga i cili marrin shembull shumë të tjerë, përfshi edhe Lindjen e Mesme. Bush e krahasoi një largim të mundshëm nga Iraku me atë çka ndodhi në fund të luftës së Vietnamit në vitin 1975. Sipas tij, në atë kohë shumëkush tha se largimi nuk do të kishte pasoja për japonezët, por

ndodhi e kundërta dhe bota mund ta kuptojë mirë se çfarë pasojash do të sjellë një veprim i motivuar nga mungesa e durimit. Pritet që pas fjalës së Bushit të ketë shumë debate e diskutime në lidhje me mënyrën e interpretimit të mësimeve të historisë. Sipas sondazheve, një pjesë e mirë e amerikanëve nuk bëjnë asnjë lloj paralelizmi mes dy situatave.

“Nëse do të tërhiqemi pasojat do të jenë shumë më të rënda për miliona irakianë”

Kundërpërgjigjja

Kryeministri irakian, SHBA-së: Mos na fyeni se do të gjejmë miq të tjerë
htetet e Bashkuara kanë qenë të ashpra me Kryeministrin e Irakut, Maliki, në ditën kur humbën jetën 14 ushtarë, kur një helikopter amerikan, në të cilin ata po fluturonin, u rrëzua duke u përplasur për shkak të një defekti teknik në dukje. Pas kritikës amerikane, kryetari i qeverisë ka dalë në mbrojtje të administratës së tij, duke thënë se askush nuk kishte të drejtë, përveç irakianëve, që të gjykonte në lidhje me performancën e qeverisë dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Në lidhje me këtë të fundit, janë bërë shumë komente negative dhe kreu i qeverisë fajësoi fushatën presiden-

S

ciale amerikane që po merrej më shumë me çështjen e Irakut dhe kritikat ndaj qeverisë irakiane, sesa me çështjet brenda vendit dhe rolin e amerikanëve në Irak. Duket se kritikat këtë herë nuk i kanë pëlqyer aspak Malikit, i cili në komentin që bëri, ndërsa po vinte nga një vizitë në Siri, tha se Iraku nuk do t’u kushtonte shumë rëndësi fjalëve që vinin nga Amerika dhe se do të kërkonte miq të tjerë. Një ditë më parë, për herë të parë Presidenti amerikan e distancoi veten nga Kryeministri irakian, duke vlerësuar irakianët dhe duke i bërë vërejtje qeverisë e performancës së saj.

Stilimi
Një stilist gatit shaminë e re të kokës për gruan e Gulit

Izrael
Shpesh u servirin gazetave informacione sekrete

Romi Shnajder, model për zonjën e parë të Turqisë
Për sa i përket stilistit turk, ai ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe ka përgatitur 20 kostume për zonjën e parë të ardhshme

Olmert ndalon ministrat me celularë në mbledhje

N

jë stilist i njohur turk pretendon të kryejë një “revolucion të vogël” me paraqitjen e zonjës së parë të ardhshme të vendit, bashkëshortes së ministrit të Jashtëm Gul. Stilistit i është kërkuar që të ideojë gardërobën e zonjës së parë dhe ai është i bindur se të gjitha propozimet e tij do t’ia ndryshojnë kryekëput pamjen zonjës Gul. Por, pavarësisht ndryshimeve, shamia e kokës do të vazhdojë të jetë pjesë e lukut të zonjës, edhe pse pikërisht ky detaj i veshjes ka shkaktuar shumë kundërshti mes shekullarëve turq, të cilët presin nga presidenti i ardhshëm jo një kthim pas. Pavarësisht se përbëhet kryesisht nga myslimanët, shteti turk është themeluar mbi baza të qarta shekullare dhe mbajtja e shamive të kokës nga ana e grave është një çështje për të cilën debatohet vazhdimisht. Ajo është ndaluar në zyrat që do të frekuentojë zonja e Presidentit të ardhshëm, nëse Gul do të fitojë garën. Megjithatë, shamia

është shumë e përdorshme, thuajse nga gjysma e grave të Turqisë. Gul, aktualisht ministër i Jashtëm, është caktuar nga partia e tij si kandidat presidencial, por shekullarët i druhen frymës islamike që ai mund të përcjellë po të vijë në pushtet. Madje, disa thonë se ai është mbartës i një agjende të fshehtë për riislamizimin e Turqisë. Për sa i përket stilistit turk, ai ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe ka përgatitur 20 kostume për zonjën e parë të ardhshme. Kostumet kanë edhe motive turke, por edhe perëndimore, të denja për gruan e kreut të shtetit të një vendi shekullar, edhe pse me një përqindje shumë të lartë myslimanësh. Për sa u përket shamive të kokës, ai nuk e pëlqen këtë aksesor dhe tha se kishte dizajnuar disa shami që nuk do të dukeshin edhe aq myslimane. Ai e përfytyron zonjën e parë pak a shumë si Katrin Denev, ose Romi Shnajder.

inistrave izraelitë do t’u duhet të bëjnë pa celularët e tyre gjatë mbledhjeve të qeverisë. Kjo është masa e fundit e marrë nga kabineti për të ndaluar rrjedhjen e informacioneve zyrtare të mbledhjeve. Shpesh informacionet konfidenciale brenda mureve të qeverisë dalin jashtë saj shumë shpejt dhe publikohen në faqet e shtypit, duke u shkaktuar të gjithëve telashe. Sipas urdhrit të fundit, të gjithë ministrat duhet t’i dorëzojnë celularët para se të hyjnë në mbledhjet e kabinetit. Gjithçka do t’u rikthehet më pas, në përfundim të mbledhjeve.GHistoria ka nisur një javë më parë, kur ndërsa Kryem-

M

inistri po fliste për një çështje me rëndësi, njëri nga ministrat po komunikonte me dikë në celularin e tij. Mbledhja ishte shumë e rëndësishme dhe kishte të bënte me çështje të sigurisë kombëtare. Më pas doli se disa informacione të mbledhjes ishin bërë shumë shpejt publike për median. Rrjedhja e informacionit nga mbledhjet e rëndësishme të qeverisë është një fakt i njohur, pasi shpesh zyrtarë të lartë mund t’i lënë celularët hapur dhe gjithçka dëgjohet fare kollaj. Ndalimi i telefonave në mbledhje është njëra nga masat që do të merren për rritjen e masave të sigurisë në qarqet e larta qeveritare.

SHQIP 28

KU LTURE

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

Punë e Adrian Pacit

ADRIAN PACI/ Artisti, që prej vitesh jeton në Itali, rrëfehet për pikturën dhe çfarë i mungon artit bashkëkohor në vend
ALDA BARDHYLI

Ç

do vepër kërkon t’i japë përgjigje një pyetjeje. Arti në të gjitha kohërat është qasja që artistët kërkojnë t’u bëjnë problemeve të kohës ku ata jetojnë. Ndoshta kjo është dhe ajo çfarë duket interesante në punët e krijuara këto vite nga artistët e një vendi, që u hap vonë ndaj Perëndimit, si Shqipëria. Adrian Pacit iu desh të përballej me tendencat dhe debatet e artit bashkëkohor pikërisht në një kohë, ku në vendin e tij, artistët sapo kishin nisur të krijonin marrëdhëniet me studiot, pas rënies së regjimit komunist. Artisti nga Shkodra, të cilit i pëlqen ende të ruajë në të shkruar gegënishten, e kujton ende atë kohë kur “artistët shqiptarë ishin futë në studiot e tyne, ishin futë ndër libra ose ma mirë me thanë ishin futë krejt mbrënda vetes së tyne në kërkim të një realiteti disi mistik, mbushë me simbolizma e alegori, plot me kujtesë historike e me lajlelule stilistike”. Por, ndërsa te ne sapo kishte nisur shkrirja e parë e kufijve dhe prekja e lirisë, në botë arti kishte të tjera përmasa, po kështu dhe perceptimi i lirisë. Ai duhet të ndiqte rrugën e artistëve të tjerë perëndimorë, që prej vitesh i kishin thyer barrierat mes artit dhe eksperiencës së jetës… Ishte një moment kur atij i duhej të zgjidhte rrugën ku do të përqendrohej arti i tij. Kaq vite më vonë, teksa rikujton ato vite në një intervistë më poshtë, ai ndihet mirë që ka mundur falë pasionit dhe vullnetit për të ndjekur instinktin për artin brenda tij, duke qenë tashmë pjesë e procesit ku jetojnë artistë si ai në çdo vend të botës. Me shumë ekspozita ndërkombëtare dhe një sërë çmimesh, Paci rrëfen diçka më tepër për lidhjen e tij me artin dhe si e sheh atmosferën në të cilën ndodhet sot arti pamor në Shqipëri… Le ta fillojmë këtë intervistë me Italinë, aty ku jeni zhvendosur prej disa vitesh. Si keni mundur t’i koordinoni lidhjet tuaja me pikturën në këtë vend të njohur për artin. Dhe ç’vend zë Shqipëria nga larg? Në Itali kam shkue për studime në vitin 1992. Mbas tre vjet studimesh në Milano jam kthye në Shqipni e kam fillue me dhanë mësim. Rrëmujat e ‘97-ës më nisën edhe njëherë asaj ane e këtë radhë me gjithë familje. Sigurisht, që në një situatë të tillë njeriu s’parit mendon me mbijetue e jo me ba relacione publike për me koordinue apo promovue artin e vet. Megjithatë, rrethanat u krijuen që mbas vitit ‘99 të filloj me ekspozue në nivel ndërkombëtar, sidomos mbas pjesëmarrjes në bienalen evropiane “Manifesta 3”, që në vitin 2000 zhvillohej në Lubjanë. Një vit ma vonë pata një ftesë për një ekspozitë personale në Bildmuseet në Suedi. Këtu duhet përmendë kontributi që kuratori shqiptar, Edi Muka, ka dhanë në prezantimin e sit-

uatës shqiptare të mbas viteve ‘90 nëpërmjet “Onufrit” apo Pavijonit Shqiptar në Bienalen e Venecias së vitit 1999, por edhe me anë të shumë konferencave të ndryshme. Arti shqiptar sapo kishte dalë nga izolimi e ishte akoma i brishtë. Ekspozitat në Itali dhe kontakti me botën e artit atje ka ardhë pak ma vonë. Ju udhëtoni le të themi shumë. Gati dy muaj më parë ishit në Dortmund, ku ekspozuat në një nga muzetë e njohur. Si janë lidhjet tuaja

MUNGON NJE SISTEM PER ARTIN
me ekspozimet dhe si ndodhin ato? Thjesht dikush ka dëgjue për ty, ka pa punën tande diku, ka kërkue e ka gjetë material në lidhje me veprat që ke krijue e nëse asht entuziast, nëse e gjen interesante punën tande për me ia paraqitë një publiku të caktuem, të çon një ftesë, zakonisht me e-mail e radhë herë me letër, e ti mbasi e ke marrë ftesën, e vlerëson

seriozitetin e saj e vendos me e pranue apo jo. Pak a shumë ky asht mekanizmi rutinë i pjesëmarrjeve në ekspozita jo vetëm për mue, por për shumë artistë si unë. Pse merret me artin Adrian Paci dhe ç’vend zë ai në jetën tuaj? Ba me e dijtë përgjigjen nuk kisha pasë ma nevojë me u marrë me këtë punë, e sa për vendin që zen arti në jetën teme, kisha me thanë se deri tashti asht i bollshëm. Le të qëndrojmë sërish në Itali, si i sheh tendencat e

Arti shqiptar sapo kishte dalë nga izolimi e ishte akoma i brishtë. Ekspozitat në Itali dhe kontakti me botën e artit atje ka ardhë pak ma vonë

Sistemi i artit nuk krijohet me plane qeveritare e as me iniciativën e dy tre njerëzve vullnetmirë, ai vjen si një zhvillim i natyrshëm i komunitetit kulturor të një vendi.

artit bashkëkohor në këtë vend dhe pikat të cilat ti kërkon t’i bësh pjesë të punës tënde? Kur kam shkue s’pari në Itali, skena e artit atje më pat turbullue disi. Debati kryesor që unë kisha lanë në Shqipninë e ‘92-shit ishte akoma ai mes abstraksionizmit apo figurativizmit. Të lodhun nga daljet nëpër fabrika e kooperativa për me pasqyrue jetën socialiste, artistët shqiptarë ishin futë në studiot e tyne, ishin futë ndër libra, ose ma mirë me thanë ishin futë krejt mbrënda vetes së tyne në kërkim të një realiteti disi mistik, mbushë me simbolizma e alegori, plot me kujtesë historike e me lajlelule stilistike. Ndërkohë, në botë kishin ndodhë shumë gjana të tjera e artistët atje kishin përballue problematika krejt të ndryshme nga ato tonat. Piktura nuk ishte ma e vetmja gjuhë shprehëse. Videoja kishte nisë me u përdorë qysh në vitet ‘60-‘70, po kështu performanca. Arti konceptual kishte kohë që ishte futë në mënyrën e mendimit dhe gjuhën e artit. Kësisoj, ma shumë se me ndjekë një tendencë apo një tjetër, në fillim më asht dashtë me u orientue në atë që kishte ndodhë në artin perëndimor gjatë ‘30-‘40 viteve të fundit. Në këtë kërkim pata vue re se shumë artistë kishin tentue me i shprishë barrierat midis artit e eksperiencës së jetës, duke e ba këtë të fundit pjesë integrale të kreativitetit të tyne. Tendenca për me i anullue kufijtë midis artit e jetës ishte në njëfarë mënyre vazhdim i atyne përpjekjeve, që qysh me avangardat e para të nandqindës kishin kërkue kufij të rinj në përcaktimin e gjestit artistik. Ndeshja me këto tendenca ka “infektue” edhe punën teme, veçse unë këtë nuk e shihja ma si një problem që lidhej thjesht me zgjanimin e kufijve të artit, por me njëfarë rindërtimi të një dialogu mes artit dhe eksperiencës jetësore, qoftë edhe duke nxjerrë në pah tensionet, konfliktet e keqkuptimet mes tyne. Marrëdhëniet tuaja me artistët italianë, ose të tjerë të huaj. Për çfarë shërbejnë lidhjet dhe a janë të domosdoshme në jetën e punën e një artisti? Po, marrëdhanja me artistët si çdo tip tjetër mardhanjeje njerëzore shërben s’pari me të largue prej vetmisë, e në rastin konkret prej vetmisë artistike. Një artist mundet edhe me pasë nevojë me ndejtë vetëm nganjëherë, por herë mbas here ndonjë diskutim me kolegë e miq asht i nevojshëm. I ruani kontaktet me artin që bëhet sot në Shqipëri dhe si do ta vlerësoje atmosferën e artit në Shqipëri? Kontaktet me Shqipninë sigurisht që i mbaj, megjithëse nuk mundem me thanë se e njoh mirë atë që ndodh këtu. Shqipnisë nuk i mungojnë talentet, ajo që mungon asht një sistem i artikuluem arti, ku artisti, kuratori, gazetari i artit, kritiku, burokrati, galeristi, koleksionisti e publiku i gjanë artdashës ndeshen e

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

KU LTURE

SHQIP 29

Recension për librin “Vajza e Agamemnonit” të shkrimtarit Ismail Kadare, i përkthyer në gjuhën angleze nga David Bellos
PETER CARTY

ara se të binte Muri i Berlinit, jeta në shumicën e vendeve të Evropës Lindore ishte mjaft e varfër dhe dëshpëruese, por përbrenda represionit monstruoz të Shqipërisë së Enver Hoxhës, ajo mori pamjen e një ankthi. Insinuata më e tërthortë kundër regjimit mund të çonte në katastrofë, prandaj novela titulluese, e cila daton prej të tetëdhjetave, e kësaj përmbledhjeje duhej të kontrabandohej jashtë vendit me një maturi të skajshme. Narratori anonim i saj është një gazetar i pakënaqur, i cili shoqërohet me dy femra njëherësh, njëra prej të cilave është vajza e një anëtari të elitës politike. Afera duhet të mbarojë, sepse babai i saj ka vendosur se nuk mund të rrezikojë një skandal familjar, por pjesa e fundit vjen në formë të një ftese për t’u ulur në ndenjëset në paradën vjetore për festën e 1 Majit. Përderisa gazetari lëviz poshtë e lart deri te pozita e favorshme privilegjuese, ai reflekton mbi dilemat e tmerrshme të hedhura nga regjimi. Disa duhet të bien, përfshirë miqtë dhe të afërmit, për t’u ngritur të tjerët: “Kë ke larguar për të pasur vendin tënd në diell?” Humbësit në këtë garë të tmerrshme sociale mund të rrëzohen nga një rrugë e gjatë, shpeshherë duke e gjetur fundin e tyre në minierat e pafund të qymyrit. Sundimtarët e Shqipërisë nuk e

P

Fituesit dhe humbësit në tiraninë moderne
çlirojnë veten e tyre nga ky fërkim tmerrues i më të afërmve dhe më të dashurve të tyre; ata janë pjesë-

Insinuata më e tërthortë kundër regjimit mund të çonte në katastrofë, prandaj novela titulluese, e cila daton prej të tetëdhjetave, e kësaj përmbledhjeje duhej të kontrabandohej jashtë vendit me një maturi të skajshme

marrës të vullnetshëm. Tashmë asgjë nga kjo nuk është e re dhe mendimet e narratorit kthehen te Agamemnoni, i cili e kishte sakrifikuar vajzën e vet për të fituar simpatinë e zotave për kauzën e tij të përgjakshme. Lidhjet familjare dhe lidhjet dashurore romantike nuk janë më shumë se stringla që hidhen në turrën e druve, të gjitha të nënshtruara ndaj dëshirës për pushtet. Përmbledhja e Ismail Kadaresë përmban edhe dy pjesë të tjera, të vendosura në periudha më të hershme. “Qorrfermani” ekzaminon paranojën që e shoqëron fuqinë absolute dhe tregon për sulltanin e shekullit XIX, i cili jep urdhër që secili që është i pushtuar nga syri i

keq të verbohet. Problemi është se si do të identifikohen. Një komision merr përsipër të hetojë akuzat dhe një spastrim i tmerrshëm fillon me shpejtësi. Disa të dyshimtë fillojnë të fshihen, të tjerët presin dorën e shtetit dhe – në shqetësimin më të madh – shumica kthehen në vullnetarë, duke mos dashur të shkaktojnë telashe të mëtutjeshme për autoritetet. Fortifikimi masiv i Hoxhës i kufijve të Shqipërisë ka pasur precedentë, pak përtej Lindjes. “Muri i madh” ka të bëjë me rindërtimin e vazhdueshëm të pengesës kineze kundër pushtimit dhe me atë se si mongolët, gjatë të gjitha hoveve të tyre barbare, nuk kanë dashur që medoemos ta prishin. Një kufi i

frikshëm mund të jetë i dobishëm për sunduesit brenda dhe jashtë, por të gjitha përpjekjet për të kri-

“Muri i madh” ka të bëjë me rindërtimin e vazhdueshëm të pengesës kineze kundër pushtimit dhe me atë se si mongolët, gjatë të gjitha hoveve të tyre barbare, nuk kanë dashur ta prishin

juar kufij të papërshkueshëm për njerëzimin duhet të dështojë, për shkak se është vetë vdekja që mund të shfaqë një pengesë vërtet të pakapërcyeshme. Në këto tregime, Kadare vazhdon të zhvillojë temën kryesore të karrierës së tij letrare – mënyrat në të cilat tirania shfytyron njerëzimin. Ai e përdor mitin dhe legjendën për të nxjerrë në pah mizorinë e totalitarizmit në tregimet që shkëlqejnë me humor të zymtë, sikurse drita e reflektuar prapa nga qelibari më i zi. Kjo përmbledhje është një përforcim i mëtejshëm i mirëpritur i reputacionit të famshëm ndërkombëtar të tij. “The Independent” Përktheu: Alfred Beka

prodhojnë atë që quhet klimë artistike. Në Shqipni ka pasë e ka përpjekje shumë të vlefshme, por që mbesin disi fragmentare. Sistemi i artit nuk krijohet me plane qeveritare e as me iniciativën e dy tre njerëzve vullnetmirë, ai vjen si një zhvillim i natyrshëm i komunitetit kulturor të një vendi. Ju i përkisni brezit të artistëve, të cilët në një farë mënyre patën fat në evidentimin e tyre jashtë kufijve. Nëse mund ta themi me fjalë më të thjeshta “patët mundësi të jeni i lirë në punën tuaj”. Përse ende artistët e rinj në Shqipëri vuajnë mungesën e shanseve dhe çfarë duhet të bëhet sipas jush, të krijohet kjo? Unë nuk kam ndjekë një strategji të caktueme për t’u evidentue e për rrjedhojë nuk di me dhanë leksione se si e çfarë duhet të bajnë artistët e rinj në Shqipni. Ajo që di me siguri e që e kam provue vetë asht se artistit të ri kudo qoftë, në Tiranë, Milano apo Nju-Jork, i duhet me përballue luftën e vështirë të daljes prej anonimatit. Në këtë luftë nuk vlejnë recetat që të japin të tjerët, por puna, qartësia, kambëngulja, intuita e… fati. Cilat janë standardet që, sipas jush, i mungojnë artit në Shqipëri? E thashë edhe ma sipër. Problemi kryesor me artin në Shqipni sot nuk më duken veprat e krijuese, por mungesa e një konteksti ku ato diskutohen, kritikohen, promovohen e menaxhohen. Vepra të dobëta e mediokre apo qoftë edhe të shëmtueme krijohen kudo, në Shqipni, si edhe në Francë apo Honolulu. Puna asht si të mbështesim e promovojmë veprat e mira. Këtu askush nuk mund të ofrojë zgjidhje, por gjithkush duhet me ba diçka. Për shembull, këtë vit Bienalja e Tiranës nuk arriti me u realizue. Shpresoj se vitin tjetër do të bahet, por

Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës e Galeria Kombëtare do ishte e mira që urgjentisht të thërrisnin drejtuesit e Institutit të Bienales e t’i ofronin gjithë mbështetjen e mundshme që Bienalja të vazhdojë me sjellë çdo dy vjet në Tiranë veprat e kërkimet e artistëve nga e gjithë bota. Ballafaqimi me këto kërkime asht i domosdoshëm për artistët shqiptarë. Nëse mund të thosha se punët tuaja kanë një koncept filozofik brenda. Çfarë është filozofia në art? Me t’u përgjigjë se çfarë asht filozofia në

art e para nuk e di dhe e dyta nuk më duket se kena vend e kohë me e shtjellue gjanë e gjatë këtë argument. Sa i takon punës seme, unë mundohem mos me nisë një punë pa identifikue ma parë një problem. Nuk ka punë që lind jashtë një problematike, jashtë një pyetjeje. Vepra mandej nuk asht përgjigjja, por qasja ndaj problemit. Përgjigjja ka për qëllim me ezaurue problemin, kurse vepra i qaset prob-

lemit dhe na e paraqet nëpërmjet vizionit të artistit, duke na ofrue një tjetër mundësi perceptimi të tij. Mendoj se arti operon me mjete të tjera nga filozofia. Delueze thoshte se filozofia operon me konceptin, kurse arti me “perceptin”. Ju merreni në veprat e krijuara me gjëra reale, (vajtocat, dasmat etj). Çfarë është fantazia dhe si e vendosni ju atë? Fantazia asht një dimension i randësishëm i mendimit dhe kreativitetit njerëzor. Në art, si në çdo gjuhë shprehëse, ajo i nënshtrohet

Unë nuk kam ndjekë një strategji të caktueme për t’u evidentue e për rrjedhojë nuk di me dhanë leksione se si e çfarë duhet të bajnë artistët e rinj në Shqipni

Problemi kryesor me artin në Shqipni sot nuk më duken veprat e krijuese, por mungesa e një konteksti ku ato diskutohen, kritikohen, promovohen e menaxhohen

një disipline stilistike për me qenë efikase. Bien fjala, fantazitë e Chagall-it dhe Salvatore Dali-së janë krejtësisht të ndryshme. Të dy janë artistë që operojnë fort me këtë dimension, por edhe fantazia ma e guximshme i nënshtrohet mandej koherencës stilistike të secilit. E njëjta gja mund të thuhet edhe për artistë bashkëkohorë si Maurizio Cattelan apo John Bock. Për mue asht e randësishme që vepra të më ofrojë një tjetër mundësi në perceptimin e botës. Ma shumë se fantazinë e shfrenueme preferoj spostimet e vogla, vibracionet mbrenda realitetesh, në dukje të thjeshta e banale, por që ndryjnë mbrenda vetes mundësi e tensione, që po t’i evidentosh bajnë të mundun rizbulimin e një bote, që gabimisht konsideronim të njohun. Shumë artistë mendojnë se mund të shprehen më lehtë nëpërmjet videove, instalacioneve. Si e vlerësoni këtë? Me ba gjana të mira nuk asht kurrë e lehtë. Por, po të shohim me kujdes, të gjitha kryeveprat e kohënave kanë një karakteristikë të përbashkët; nuk janë të sforcueme. Shumë, kur shohin Ballkanin, kanë idenë e një vendi problematik. Ju çfarë shihni kur hidhni sytë mbi Ballkan, si një artist që vini prej tij? Në Ballkan ka ma shumë vitalitet e sens humori se në shumë pjesë të tjera të globit. Kur them vitalitet kam parasysh edhe dhimbjen, gazin, tragjedinë, lojën, kreativitetin, ritualin, improvizimin, lindjen e vdekjen. Vdekja asht pjesë e jetës e ndoshta një ndër ma të randësishmet. Cilat do ishin rekomandimet tuaja për këtë fazë të artit shqiptar? Nga çfarë duhet pasur frikë? Duhet pasun frikë nga njerëzit që japin rekomandime.

SHQIP 30

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

Sport
Kombëtarja
Salihi dhe Berisha kanë shënuar në këtë sfidë, duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë Shqetësim për dëmtimin e Bogdanit, i cili e ka lënë fushën e lojës që në pjesën e parë të takimit
Fotot: Malton Dibra

ERMAL KUKA

iqësorja e përfaqësueses shqiptare me Maltën ësh të mbyllur ashtu siç shpresonte trajneri Bariç. Me një fitore 3-0 dhe me një paraqitje shumë të mirë të futbollistëve të rinj. Të rëndësishëm golat e Salihit dhe Berishës, ndërsa Hyka ka shkëlqyer në pjesën e dytë, duke lëvizur sa në një krah në tjetrin në mesfushë. Bariç ka marrë përgjigjet që kërkonte mbi formën e futbollistëve të tij, ndonëse ka marrë edhe lajme negative, pas dëmtimeve të Bogdanit e Berishës gjatë këtij takimi. Trajneri kroat është detyruar të bëjë një ndryshim në formacionin titullar të Kombëtares, duke aktivizuar Vangjelin në vend të Currit. Mbrojtësi kosovar ka kaluar një gjendje gripale dhe stafi mjekësor i Kombëtares ka vendosur të mos e rrezikojë përkeqësimin e situatës, duke e lënë atë pushim për këtë takim.Vangjeli është pozicionuar në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Dallku është postuar në qendër, në skemën e parashikuar 4-1-3-2. Që në minutat e para shihet orientimi i kuqezinjve në lojën nga krahët, me Mukën e Berishën mjaft aktivë me harkimet në zonë për Bogdanin e Kapllanin. Megjithatë, rasti i parë i rrezikshëm vjen nga këmbët e Berishës, i cili shfaqet në hyrje të zonës së rreptësisë dhe shmang dy kundërshtarë, por gjuajtja e tij ndalohet në momentin e fundit nga një mbrojtës maltez. Në minutën e 17të, Bogdani ka një rast të mirë për të

M

Shqipëria fiton dhe bind, test i suksesshëm me Maltën
Kuqezinjtë fitojnë 3-0. Shkëlqejnë të rinjtë
kaluar në avantazh Kombëtaren shqiptare, kur pas një harkimi të Mukës gjuan me kokë i vetëm në zonë, por portieri maltez arrin të devijojë topin, ndërsa Kapllani nuk gjen kohën për të goditur përsëri në portë. Në minutën e 21-të, Berisha bën gjithçka mirë dhe provon të gjejë rrugën e rrjetës me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi ndalet nga shtylla pingule, duke i mohuar mesfushorit gëzimin e golit. Një minutë më vonë, Bogdani detyrohet të lërë fushën e lojës për një dëmtim, ndërsa në vend të tij aktivizohet Salihi. Pas disa minutash pa shumë raste nga të dyja palët, është pikërisht sulmuesi shkodran që gjen rrugën e rrjetës, duke kaluar në avantazh Kombëtaren shqiptare në minutën e 34-t. Pas një harkimi nga krahu i djathtë, portieri Muskat gabon në dalje dhe nuk kontrollon topin,

SHQIPERI

MALTE

3 0
Shënues: Salihi 34’, Berisha 46’, Duro 61’ Beqaj (Hidi 46’), Vangjeli, Dallku, Dede, Haxhi (Rrustemaj 46’), Lala (Bulku 46’), Muka (Duro 46’), Skela (Hyka 46’), Berisha (Xhafa 66’), Kapllani (Bushi 46’), Bogdani (Salihi 22’) Tr: Oto Bariç Muskat, Azopardi, Said, Mifsud, Xhilbert, Brifa, Kerri, Barbara, Xhorxh, Andre, Jamir Tr: Dusan Fitzel

Gjyqtarë: I. Arzuman, B. T. Akin, S. Akarça (Turqi)

ndërsa Salihi që ndiqte aksionin, arrin të devijojë topin në rrjetë, duke shënuar golin e tij të parë me përfaqësuesen kuqezi. Ky është edhe rasti i fundit i pjesës së parë, pa shumë spektakël, por me dominimin absolut të Kombëtares shqiptare. Ndërkohë, pjesa e dytë fillon me zëvendësime në të dyja formacionet. Bariç vendos të largojë nga fusha e lojës gjashtë titullarët: Beqaj, Haxhi, Lala, Muka, Skela dhe Kapllani, ndërsa hyjnë në fushë: Hidi, Rrustemaj, Bulku, Duro, Hyka dhe Bushi. Është pikërisht ky i fundit që bëhet protagonist në minutën e parë të pjesës së dytë, kur arrin të ulë një top të saktë për Berishën, i cili i vetëm para portierit arrin të rregullojë topin dhe më pas të gjuajë, duke shënuar golin e dytë për Kombëtaren shqiptare. Më pas,

ndeshja vijon e qetë për disa minuta radhazi, pasi kuqezinjtë përpiqen që të organizohen dhe të kuptojnë lojën e njëri-tjetrit. Modeli i lojës vazhdon të jetë i njëjtë, me aksione nga krahët, por këtë radhë me topin në tokë, duke shfrytëzuar shpejtësinë e dyshes së improvizuar të sulmit, Salihi-Bushi. Në minutën e 60-të vjen drithërima e parë në portën kuqezi, ku Uellman vë në provë Hidin me një goditje dënimi, por situata zhvendoset menjëherë në anën tjetër të fushës, me një aksion që sjell edhe golin e tretë për Kombëtaren tonë. Salihi pason te Duro, i cili nuk mendohet dy herë, duke gjuajtur nga distanca dhe duke e dërguar topin në rrjetë, aty ku portieri Haber nuk mund të arrijë. Për Bariç vjen një tjetër zëvendësim i detyruar, pasi dëmtohet Berisha dhe në lojë futet Xhafa, me Dallkun që tashmë kalon në pozicionin e mesfushorit. Kombëtarja jonë vazhdon të sulmojë në kërkim të golit të katërt, ndërsa kombinime të bukura mes Hykës, Salihit dhe Bushit nuk arrijnë të konkretizohen, të ndalura nga portieri kundërshtar. Regjistrohen raste të njëpasnjëshme, me aksione spektakolare, pasi maltezët mendojnë vetëm të mbrohen, por kuqezinjtë nuk arrijnë ta gjejnë më rrugën e rrjetës dhe takimi mbyllet me fitoren e pastër 3-0. Tashmë Bariç ka dy javë në dispozicion për të analizuar paraqitjen e djeshme dhe për të filluar përgatitjet për sfidën e rëndësishme me Holandën.

FIFA

MIQËSORJA

DEBATI

Kuqezinjtë e vegjël zhgënjejnë me paraqitjen e tyre, duke mos zhvilluar lojë bindëse

Turqia kthen borxhin, fitore 2-0 ndaj Shpresave
Shqipëria bën një hap para
Kombëtarja shqiptare ka fituar një tjetër pozicion në renditjen botërore të FIFA-s, pasi është ngjitur nga vendi i 67-të në vendin e 66-të. Ndonëse lëvizja e muajit të fundit është minimale për kuqezinjtë, ajo ka një tjetër anë pozitive, pasi për herë të parë, Kombëtarja shqiptare renditet mes 30 skuadrave më të mira në Evropë. Falë rënies së Maqedonisë në këtë renditje, Shqipëria është tashmë e 30-ta, në rrugën drejt një pozicioni që mund t’i sigurojë një vazo më lart në eliminatoret e Botërorit të vitit 2010. Për sa u përket skuadrave kundërshtare të Shqipërisë në grupin e eliminatorëve të EURO 2008, Holanda ka rënë në vendin e 7-të, Rumania ka ruajtur vendin e 13-të, ndërsa Bullgaria është ngjitur në vendin e 29-të. Kombëtaret e tjera renditen poshtë Shqipërisë, me Bjellorusinë në vendin e 69-të, Slloveninë në vendin e 94-t dhe Luksemburgun në vendin e 174-t. ërfaqësuesja Shpresa është mundur në ndeshjen miqë sore të zhvilluar dje ndaj bashkëmoshatarëve të Turqisë. Ekipi i drejtuar nga Artan Bushati nuk ka arritur të shfaqë një lojë të mirë dhe për pasojë ka qenë ekipi turk që ka kthyer “borxhin”, duke mundur 2-0 Kombëtaren shqiptare, i njëjti rezultat si ai i fitores së kuqezinjve në Turqi në fillimin e vitit. Ekipi shqiptar e ka pasur shumë të vështirë të shfaqet rrezikshëm ndaj Kombëtares turke, në radhët e të cilës aktivizoheshin lojtarë të ekipeve me emër si Gallatasaraj, Beshiktash, Fenerbaçe, Fejenord dhe Sosho. Diferenca në nivelin e dy skuadrave është parë që në fillimin e takimit, kur ekipi turk ka sulmuar papushim, duke kërkuar rrugën e rrjetës. Kus i shpëton disa herë mbulimit të mbrojtjes shqiptare dhe në rastin e parë që i shfaqet godet në portë, por shtylla i mohon gëzimin e golit. Megjithatë, aksioni ndiqet nga Kuiks, i cili nga një distancë e afërt e dërgon topin në rrjetë, duke përfituar edhe nga gabimi në dalje i

P

portierit Ujkani. Shpresat provojnë të reagojnë, por duket se nuk kanë një organizim të mirëfilltë, duke e pasur të vështirë të ndërtojnë aksione të rrezikshme. Mesfusha është pika më problematike e kuqezinjve, pasi nuk arrin as të ndërtojë aksione dhe as të ndalojë kundërshtarët që krijojnë raste të njëpasnjëshme. Në minutën e 32të, Ozkan arrin të kalojë dy

mbrojtës dhe të shënojë i pashqetësuar para Ujkanit, duke çuar në dy numrin e golave për përfaqësuesen turke. Ndonëse kundërshtarët lëshojnë terren, kuqezinjtë e kanë të vështirë të ndërtojë aksione të rrezikshme dhe problemet e vetme në portën turke vijnë nëpërmjet gjuajtjeve nga distanca. Pjesa e dytë fillon me serinë e zëvendësimeve, ku duket

se të dy trajnerët kërkojnë të provojnë sa më shumë futbollistë. Kjo bën që ritmi i lojës të ulet ndjeshëm dhe të dy skuadrat të mos krijojnë raste, ndonëse tashmë janë kuqezinjtë që kontrollojnë lojën. Megjithatë, kjo ndeshje mbyllet pa gola të tjerë, duke dekretuar fitoren 2-0 të ekipit turk. Trajneri Bushati e ka komentuar këtë humbje si rrjedhojë e fazës përgatitore, që lojtarët e tij sapo kishin mbyllur me klubet respektive. “Kjo ndeshje, përveç rezultatit, na shërbeu për të parë situatën e lojtarëve pak kohë para dy ndeshjeve zyrtare. Lojtarët vinin pas fazës përgatitore me klubet e tyre dhe unë besoj se patëm shumë probleme fizike në këtë sfidë, të cilat sollën këtë lojë nga ana jonë dhe si rrjedhojë edhe humbjen. Në pjesën e dytë, gjithsesi, shprehëm më shumë futboll, ndërkohë që edhe mungesat bënë të vetën, pasi Bakaj dhe Hyka janë lojtarë të rëndësishëm për ne”, u shpreh trajneri i përfaqësueses Shpresa, pas përfundimit të takimit. e. kuka

FSHF: Belisha vetëm me Besën
Në një moment kur dukej se merkatoja verore ishte e mbyllur për Vllazninë, FSHF-ja ka bërë të ditur se nuk do ta lejojë mesfushorin Amarildo Belisha të aktivizohet me ekipin shkodran. Sipas zyrtarëve të FSHF-së, futbollisti ka një kontratë ekzistuese me ekipin e Besës dhe nuk mund të kthehet te Vllaznia, pasi është skuadra kavajase që zotëron kartonin e tij. Një gjë e tillë pritet t’i krijojë probleme të dyja skuadrave, të cilat do t’u drejtohen komisioneve juridike për ta sqaruar këtë situatë. Vetë futbollisti ka bërë të ditur se nuk ka asnjë lidhje kontraktuale me skuadrën kavajase. “Nuk kam një kontratë me Besën, pasi nuk e kam firmosur rinovimin me këtë ekip. Kontrata ime e vjetër ishte njëvjeçare dhe ajo ka përfunduar tashmë. Nuk e kuptoj këtë deklaratë të FSHF-së, në një kohë kur unë jam një lojtar i lirë dhe mund të zgjedh ekipin që dëshiroj”, ka deklaruar Belisha.

E ENJTE, 23 GUSHT 2007

S P O R T

SHQIP 31

Deklarata
Trajneri italian tregon të gjitha prapaskenat e largimit nga Reali i Madridit duke i akuzuar drejtuesit për tradhti

E vërteta e Kapelos “Mijatoviç, i pabesë!”
“Ronaldo, shembulli negativ. Raul, i jashtëzakonshëm”
abio Kapelo më në fund ka vendosur të tregojë versionin e tij mbi Realin e Madridit, skuadrën e yjeve të llastuar, drejtuesve problematikë dhe shkarkimit pak ditë pas titullit. Trajneri italian e ka bërë këtë nëpërmjet faqeve të gazetës “Marca”, duke mos u kursyer në komentet e tij ndaj të gjithëve, duke akuzuar për pabesi disa prej drejtuesve më të lartë të këtij ekipi. Rezultatet e erës “Shuster” nuk janë ato që prisnin të gjithë dhe tregimi i Kapelos është një problem më vete, që Reali duhet ta përballojë në këto momente të vështira. Surpriza “Nuk e prisja të më pushonin nga puna, pasi gjërat që më thoshin Mijatoviçi dhe presidenti ishin gjithmonë të tipit “do të vazhdojmë bashkë, mos u shqetëso për ato që thonë gazetat, ne jemi këtu bashkë”. Mendoja se krahu i djathtë i presidentit, përgjegjësi teknik, thoshte të vërtetën. Por, në fakt, ai gënjente. Më gënjente mua dhe Franko Baldinin, i cili kishte marrë një ofertë të rëndësishme nga një ekip tjetër. “Jo, ti do të rrish këtu, do të qëndrojmë të gjithë”, ishin fjalët e Mijatoviçit. Unë mendoj se shkarkimi i një trajneri është një gjë që ndodh, por Baldini kishte bërë një punë të jashtëzakonshme”. Lamtumira “Më telefonoi Mijatoviçi, për të më thënë se marrëveshja jonë do të përfundonte. Presidenti nuk më telefonoi asnjëherë. Nuk jam i indinjuar me të, presidenti ka idetë e tij dhe mund të vendosë për gjithçka që dëshiron. Jam indinjuar nga sjellja e Mijatoviçit, ashtu si i gjithë stafi...”. Nata e fundit “Gjatë festimeve në stadium e kuptova se për mua kishte marrë fund. Foli presidenti, foli kapiteni, foli gruaja e Gutit... por mua nuk ma kaluan mikrofonin. Sapo mbërrita në restorant i thashë gruas: ‘Laura, po më heqin’”. Grupi “Kur mbërrita, gjeta një skuadër të ndarë, kishte shumë grupe që përplaseshin, secili me liderin e tij, secili që ua hidhte fajin të tjerëve kur gjërat shkonin keq. Nuk do të tregoj emra, nuk dua të krijoj polemika, edhe për faktin se pastaj u bashkuam, me qetësi, shpirt dhe dëshirë”.

F

Ronaldo “Për të ishte e rëndësishme të largohej nga Madridi. E kuptoi se nuk i lejohej më lojtarëve të bënin atë që dëshironin, atë që i pëlqente. Nuk dua të flas për jetën e tij private, por mund të them që nuk ishte një shembull i mirë në stërvitje. Për mua,

stërvitjet janë thelbësore”. Lojtarët kyç “Rul shembullor, si gjithmonë. Pastaj mendoj për Van Nistelroin, Kanavaron, Serxho Ramos, lojtar i jashtëzakonshëm, shumë punëtor, Kasijas, Bekam, Rejes, Robinjo... Të

gjithë. Guti ishte një lojtar kyç, sa herë që futej në fushë, bënte diferencën, jo vetëm për cilësinë, por edhe për dëshirën dhe vendosmërinë. Bekam? Drejtuesit më thanë të mos kisha besim te një futbollist që nuk lidhte të ardhmen me klubin”.

Anglezët
evid Bekam dhe Uejn Runi nuk po kalojnë një moment të qetë të karrierës së tyre. Dy ditë më parë, një tifoze e çmendur e mesfushorit ka arritur të ngjitet deri në dhomën e hotelit, ndërsa në muret e shtëpisë të së dashurës së Runit janë shfaqur disa të shara. Gjithçka ka ndodhur vetëm pak ditë pasi në një faqe interneti të Al-Kaedës ata janë përshkruar si “adhurues të së keqes” dhe janë kërcënuar me vdekje. Bekam ka qenë i pari që ka “vuajtur” nga fama e tij. Një tifoze e çmendur e tij ka arritur të ngjitet në dhomën e hotelit, në Toronto, ndërsa askush nga rojet nuk ka arritur ta ndalë. Pas kësaj ngjarjeje, gruaja e Bekamit, Viktoria, ka përforcuar sigurinë rreth të shoqit, duke shtuar edhe tre truproja, të cilat i qëndrojnë atij pranë gjatë të gjithë kohës. “Vajza vazhdonte

SHKURT

Bekam-Runi, objekt sulmesh dhe kërcënimesh D

të përsëriste në mënyrë të papeshuar emrin e tij dhe sillej sikur e njihte mirë. Ajo u ndalua vetëm pasi u pa nga kamerat e sigurisë së hotelit”, kanë treguar disa prej anëtarëve të stafit të Bekamit. Ndërsa Runi ka përjetuar një histori më shqetësuese, pasi në këtë rast objekti i sulmeve është e dashura e tij, Kolin. Për të disatën herë, në shtëpinë e prindërve të saj janë dërguar letra me kërcënime. Problemi më i madh është se edhe në muret e jashtme të shtëpisë janë shkruar disa parulla kundër Runit, të cilat janë të dukshme dhe rishkruhen sa herë që policia mundohet t’i fshijë. “Do të vazhdojmë jetën tonë të zakonshme, edhe pse disa persona xhelozë po mundohen të na pengojnë ta bëjmë një gjë të tillë, nëpërmjet këtyre gjesteve të shëmtuara”, u shpreh për mediat britanike nëna e Kolin-it.

Silven Viltord kalon te Rene
Sulmuesi francez Silven Viltord ka kaluar nga Olimpiku i Lionit te rivalët e Rëne, pasi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me këtë të fundit. Kjo ishte skuadra ku Viltordi filloi karrierën e tij të suksesshme, e cila u kurorëzua edhe me fitoren e EURO 2000, ku u ai u bë protagonist me një gol në finale. Futbollisti ishte nxjerrë në listën e shitjes nga Lioni që në fillimin e merkatos, pasi ishte zënë me trajnerin. Viltord ka regjistruar 92 ndeshje me Kombëtaren franceze, duke shënuar 26 gola.

JUVENTUS

Barcelona është gati ta lërë të lirë Turamin për të blerë Bumsongun. Kanavaro mbetet në pritje

Bardhezinjtë mendojnë për rikthimin e “tradhtarëve”
T
radhtarët” janë gati të rikthehen te Juventusi. Pak më shumë se një vit i ka mjaftuar Lilian Turamit dhe Fabio Kanavaros për të kuptuar se largimi nga bardhezinjtë ishte një gabim dhe se te Barcelona dhe Reali i Madridit nuk do të trajtoheshin si kampionë. Të dy duket se kanë bërë valixhet gati, në pritje të një ftese për t’u kthyer në Torino, ndonëse tifozeria e Juventusit është e ndarë mes atyre që i mirëpresin dhe atyre që i urrejnë për “tradhtinë”. Prej disa ditësh, mediat italiane e shihnin si të sigurt kthimin e Fabio Kanavaros, por dje situata ka ndryshuar dhe favoriti për t’u kthyer në mbrojtjen e Juventusit është francezi Turam. Gjatë këtyre ditëve në Barcelonë gjendet një menaxher i FIFA-s, i cili po punon për transferimin e Zhan Alen Bunsongut në radhët e katalanasve, pasi Rajkard është dakord për një lëvizje të tillë. Problemi mbetet rroga, pasi klubi i drejtuar nga Laporta kërkon një ulje të saj. Por gjatë këtyre bisedimeve ka lindur një ide, ku katalanasit kanë propozuar rikthimin e Turamit te bardhezinjtë, pasi këta të fundit kanë probleme me prapavijën dhe veterani do të ishte një garanci më shumë për Ranierin. Ndërsa çështja “Kanavaro” vazhdon të jetë e lidhur me blerjen apo jo të Hainzes. Nëse argjentinasi kalon te Reali i Madridit, për italianin të gjitha dyert do të ishin të mbyllura në formacionin titullar dhe ekipi i vetëm që mund ta presë krahëhapur në Itali është Juventusi, ndonëse bardhezinjtë do të kërkonin që ai të ulte rrogën stratosferike.

Sevilja refuzon ofertat e Alveshit
Skuadra e Seviljes ka bërë të ditur se ka refuzuar përsëri ofertat e Realit të Madridit dhe Çelsit për mbrojtësin Daniel Alvesh. Sipas mediave spanjolle, oferta e Çelsit ka qenë 35 milionë euro dhe duket se londinezët nuk dëshirojnë që ta rritin më shumën. Ndërsa Reali deri tani ka ofruar 30 milionë euro dhe mbrojtësin brazilian Sisinjo. “Ne kemi refuzuar në orët e fundit dy oferta të reja që nuk përmbushnin kërkesat tona. Ne duam 42 milionë euro”, u shpreh presidenti i Seviljes, Del Nido.

Kaka

Formula 1

“Interi, pretendent për titullin”

Alonso-Denis, përsëri shkëndija
ashmë lufta brenda skuderisë MekLaren në Formu la 1 është krejtësisht e hapur dhe publike. Fernando Alonso duket se nuk gëzon më mbështetjen e skuadrës, gjithçka falë marrëdhënieve jo të mira me shefin Ron Denis, i cili nuk ia ka falur atij refuzimin e ftesës për të kaluar disa ditë në jahtin e njërit prej aksionerëve. Për më tepër, shefi i MekLarenit, ia ka kthyer borxhin pilotit spanjoll, i cili ka kërkuar një takim para garës së Turqisë për të diskutuar strategjitë dhe për të ardhmen. Përgjigjja e Denis-it ka qenë e prerë: “Nuk mundem, jam me pushime”. Kërkesa e Alonsos erdhi pasi skuderia BMV kishte bërë të ditur se nuk interesohej për pilotin spanjollin, duke lënë këtë të fundit pa zgjidhje për të ardhmen. Nga kjo, lindi edhe ideja e takimit “të paqes” me Denis-in, i refuzuar nga ky i fundit. Tani Alonso ka vetëm një rrugë shpëtimi, fitimin e titullit kampion, edhe pse do të ketë kundër të gjithë skuadrën që mbështet britanikun Hemilton.

M

esfushori brazilian i Milanit, Kaka, duket se i ka idetë e qarta për sezonin e ardhshëm, ku ka përcaktuar edhe hierarkinë e skuadrave që do të synojnë të fitojnë Serinë A. Çuditërisht, i pari në listë nuk është Milani i tij, por rivalët historikë të Interit. “Unë vë Interin në kreun e listës. Humbja në Superkupë me Romën nuk ka rëndësi. Ata janë kampionët në fuqi dhe janë shumë të fortë. Rivalja e parë sigurisht është Milani. Këtë radhë do ta fillojmë kampionatin si të barabartë. Suksesi në Ligën e Kampioneve na ka dhënë një shtysë më shumë. Më pas janë Roma dhe Juventusi, dy skuadra që mund ta fitojnë kampionatin, këtë vit do të ketë më shumë rivalitet dhe nuk do të ketë “arratisje”. Objektivat? I pari është fitorja në Superkupën e Evropës. Pastaj është edhe “Topi i Artë”. Dunga? Ka të drejtë në ato që thotë. Kombëtarja është nder dhe për të qenë pjesë e këtij grupi jam i gatshëm të ulem në pankinë. Por e theksoj se nuk kam probleme me trajnerin. Kupa e Amerikës? Një kapitull i mbyllur përfundimisht”.

T

Totenhem me idenë Lipi
Fillimi i turbullt i kampionatit për skuadrën e Totenhemit, ka vënë në rrezik pankinën e trajnerit Martin Xhol. Në një takim të zhvilluar të martën në darkë, drejtuesit e skuadrës e kanë paralajmëruar këtë të fundit që, nëse nuk arrin ta ngjitë ekipin pranë kreut, do të largohet nga posti i tij. Ndërkohë, kanë filluar edhe kontaktet me alternativat e Xhol-it, ku ideja e fundit është ajo e kalimit në Angli të Marçelo Lipit. Trajneri që e shpalli Italinë kampione bote, është ende pa skuadër.