1

Hyrje Çdo kush në botë posedon apo ka në pronë diçka. Nëse asgjë atëherë së paku e ka vetën e tij, me të cilën nuk guxon ashkush të luaj. Populli shqipta banor autokton në Ballkan, pasardhës të Ilirëve e këta të Pellasgëve, posedonin nën pronësi vendet, pasurin dhe çdo gjë tjetër. Përpjekjet e vazhdueshme të atyre që pretendonin se janë të fortit dhe se duhet të shtypeshin më të dobëtit kan ekztistuar prej kohësh.Mirëpo, jo rrallë herë ata që llogariteshin më të dobët, triumfonin pa ndonjë problem të madh, sepse luftonin dhe e dinin pse luftonin! Luftonin për të vetminn qëllim, idealin që e kishin thellë në zemrat e tyre. Thjesht për të ruajtur dinjitetin, nderin, familjen, vlerat kombëtare e kulturore etj.. Gjithëashtu paraardhësit e shqiptarëve, ilirët ishin në një gjendje të tillë, kur Aleksandri i Madhë i Maqedonisë bëri përpjekje për t’i nënshtruar tokat ilire, por vullneti dhe qëndresa e atëhershme e popullit nuk i mundësoi të tërën, por vetëm një pjesë kufitare. Një nënshtrim tjetër ndaj trojeve shqiptare e kemi nga Romakët, të cilët i pushtuan dhe i nënshtruan në mënyrën më barbare, vetëm që t’i marrin nën sundim këto troje, ndërsa popullatën ta asimilonin duke e futur gjuhën, kulturën dhe fenë e tyre. Gjat pushtimeve Romake shqiptarët e pranuan krishterizmin. Ndërsa fillimi i shekullit –XV-të ishte vlugu i kaosit që pësuan trojet e banuara me shqiptar nga pushtimet osmane. Në këtë kohë duke e shfrytëzuar ndarjen në principata, fise etj. Ballkanin e në veqanti shqiptarët, Perandoria Osmane ishte më e fortë në shumë aspekte si

të organizimit, ekonomisë, ushtrisë dhe politikës. Perandoria osmane vazhdoi vërshimin e sajë në trojet shqiptare dhe çdo kund ku depërtonte dhe i nënshtronte ato vende, popullata ishte e pakënaqur me vendosjen e një sistemi të tillë. Përshkak të paknaqësive që mbretëronin në mesin e popullatës, ngulitej thellë në zemrat e tyre qëndresa për t’u kundërvyar forcave të ushtrisë osmane. Nga kjo ndodhën edhe kryngritjet e armatosura të shqiptarëve për mbrojtjen e vendeve të tyre apo edhe për rikthimin ngase veq ishin të pushtuar disa pjesë nga osmanët. Kryngritjet siq ishin : kryngritja e principatës së Kastriotëve, Arianitëve etj.. Mirëpo, prap mbeteshin të nënshtruara, sepse mungonte organizimi i përbashkët në një trung të vetëm. Kjo do të ndodhë në kohën e kthimit të Skënderbeut në Krujë. Ardhja e Skënderbeut në vendëlindje krijoi jehonë të madhe në mesin e bashkëkombasve të tij, kurse revoltë deri në oborrin e sulltanit. Me ardhjen e Skënderbeut, menjëherë filloi organizimi, njerëzit u tubuan rreth tij, u bë bashkimi i principatave dhe i fiseve të atëhershme në një dhe filloi kryngritja e përgjithëshme antiosmane e vitit 1443. Skënderbeu për herë të parë formoi shtetin shqiptar, i udhëhequr nga vet ai. Menjëherë vëreheshin përparimet, saqë filluan të tronditen edhe vendet tjera siq e kemi rastin e Venedikut, ku Skënderbeu u desht të futej në luftë me te edhe pse e kishin armikun e përbashkët, Perandorin Osmane. Pas vdekjes së Skënderbeut, prap shqiptarët vazhduan me qëndresën që e kishin, për mbrojtjen e trojeve të tyre. Megjithëse, me kalimin e kohës filloi të bie intensiteti i përpjekjeve të shqiptarëve dhe në fillim

2

të shekullit –XVI-të viset shqiptare u pushtuan dhe në to u vendos sundimi osman. Të gjitha këto rënje dhe ngritje të shqiptarëve kundër osmanëve u bënë për plotë një shekull të tërë. Ndjenja për çlirim të plotë të viseve të banuara me shqiptarë ka mbretruar në atë kohë dhe duhet të jetë në vazhdim e sipër edhe në kohën apo ditët e sotshme. Por, gjithëherë duhet të kemi në konsideratë bashkimin, unitetin në një trung të vetëm.

3

Depërtimi osman në tokat shqiptare
Deri në mesin e shekullit –XIV-të sulmet e osmanëve në Ballkan kishin karakter plaçkitës. Pasi pushtuan gadishullin e Galipolit, apo pasi pushtuan Azinë e Vogël, ushtria osmane kaloi Dardanelet më 1354, ata kaluan në zbatimin e një plani të studiuar për ta pushtuar Ballkanin dhe filluan vërshimin drejt tij. Megjithëse në atë kohë në Ballkan ekzistonin shumë principata e shtet të pavarura e të palidhura ndërmjet veti, në saje të kësaj gjendjeje osmanët gëzonin një epërsi ekonomike, politike dhe ushtarake. Asnjëri nga sundimtarët ballkanas

4

nuk ishte në gjendje të pengonte në mënyrë te vetme vërshimin osman, të tronditur nga përparimi i shpejtë i ushtrisë osmane, formuna një koalicion ushtarak antiosman. Në këtë koalicion antiosman u bashkangjitën edhe feudal shqiptar, si sundimtari i Vlorës, Aleksandri. Kjo betejë që u zhvillua ndërmjet koalicioni ushtarak ballkanik dhe ushtrisë osmane njihet si beteja e Maricës, e cila u zhvillua afër lumit Marica të Bullgarisë më 1371, ushtria e koalicionit pësoi disfatë. Pas kësaj beteje osmanët morën Përlepin, Manastirin, Shkupin, Kosturin, Nishin dhe i kthyen ato në baza ushtarake. Në vitet 1380-1384 ushtria osmane tri herë me radhë sulmoi viset e Shqipërisë së Jugut. Në këtë kohë Karl Topia u detyrua ta pranoi vasalitetin. Në vitin 1385, ushtria osmane mori pjesë në betejën kundër Balshës –II-të në fushën e Savrës afër Lushnjës dhe fitorja e arritur aty ua lehtësoi atyre depërtimin në viset perëndimore shqiptare. Pas kësaj beteje osmanët morën Beratin, Krujën, por nuk i mbajtën gjatë nën sundim. Depërtimi i osmanëve në veri preku edhe Lezhën. Familje të njohura si Balshajt, Dukagjinët, Muzakajt pranuan vasalitetin. Feudalët ishin të detyruar të dërgonin peng bijtë e tyre në oborrin e sulltanit, të merrnin pjesë në fushatat ushtarake ose të dërgonin shuma të mëdha të hollash – haraç. Për t’i bërë ballë armikut të përbashkët osman, princat, mbretërit dhe fisnikët serbë, bullgar, shqiptarë etj. Formuan një koalicion të ri antiosman në vitin 1389. Ky koalicion i njohur si shtatgjuhësh apo shtatkombësh përbëhej nga: serbë, bullgarë, boshnjak, shqiptarë, vllehë (rumunë), polak dhe hungarezë. Koaliocioni udhëheqej nga Knjaz Llazari serb. Nga sundimtarët shqipatarë morën pjesë: Gjergji –II-të Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti e Dhimitër Jonima zot i trevës midis Lezhës e Rrëshenit, forca të sundimtarëve të Shqipërisë së Jugut e të Epirit dhe shumë shqiptarë nga Kosova nën repartet e Vuk Brankoviçit. Forcat ndërluftuese u ndeshën me 28 qershor, sipas disa burimeve historike me 15 qershor të vitit 1389 në Kosovë, në afërsi të Prishtinës, konkretisht në FushëKosovë apo në “ Fushën e zogjve të zinj “ siç e quanin disa historian, një prej tyre edhe historiani gjerman Brokëlman (Brokellman). Beteja ishte përgjakshme. Fitorja anoi përfundimisht nga osmanët, por me humbje të mëdha nga të dy palët. Në këtë betejë u shqua luftëtari Kosovar Millosh Kopiliqi, i cili e vrau sulltan Muratin –I-rë. Nga sundimtarët shqiptarë u vra Teodor Muzaka dhe Knjaz Llazari u zu rob. Disfata e Fushë-Kosovës u hapi rrugën forcave osmane për pushtime të mëtutjeshme të viseve shqiptare dhe ballkanike.

5

Zotërimet e Kastriotëve
Kastriotët e kanë origjinën nga krahina e Hasit. Ngritja e Kastriotëve në rangun e njërës prej familjeve të fuqishme feudale, lidhet kryesisht me Gjon Kastriotin. I ati i Gjonit, gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti, i zgjëroi zotërimet e Kastriotëve. Ai zotëronte dy fshatra në Dibrën e poshtme: Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm. Por, fuqizimin më të madh Principata e Kastriotëve e arriti në fillim të shekullit –XV-të nën drejtimin e babait të Skënderbeut, Gjon Kastriotit. Gjoni e fuqizoi familjen duke zgjeruar sundimin në krahinën e Dibrës, në veri ajo kufizohej me Principatën e Dukagjinëve dhe në jug me principatat e Topiajve e të Arianitëve. Në lindje Principata e Kastriotëve shtrihej deri në rrethinën e Gostivarit, kurse në perëndim siguroi dalje në detin Adriatik, në grykëderdhjen e lumit Mat, ku kishte edhe skelën e Shufadasë. Shtrirja e principatës së Kastriotëve në viset bregdetare në midis lumenjve Mat e Ishëm u bë në fillim të shekullit –XV-të. Kështu principata arriti shtrirjen më të madhe nga gryka e Matit në perëndim deri në Prizren e në Rekë në lindje. Zotërimet e Kastriotëve ishin në pozita kyçe të rëndësishme ekonomike e strategjike, ku kalonin rrugët tregëtare. Principata mbrohej nga një varg kështjellash që kontrollonin rrugët më të rëndësishme si kalaja e Petrelës (Tiranë), kriporet e Shënkollit, kështjella e Gurit të Bardh, të Stelushit në Mat dhe të Sfetigradit në luginën e Drinit. Për të fuqizuar principatën, Gjoni u afrua me Venedikun. Por, nën presionin e sulmeve osmane, më 1409 ai u detyrua t’i dorëzonte si peng një nga katër djemtë e tij. Pozita e tij u keqësua akoma më shumë pas rënjes së Krujës më 1415. Prandaj Gjoni u lidh me Balshën –III-të dhe më pas me Raguzën. Kështu mundi ai t’i mbante zotërimet e tij. Pozitat e tij i forcoi nëpërmjet lidhjeve martesore me familjet e Topiajve, Muzakajve, Arianitëve e Cernjoviçëve. Gjoni mbante mardhënie ekonomike dhe politike me disa shtete të huaja. Pozita e vasalitetit nuk e menjanonte rrezikun osman. Prandaj ai nxiste shpeshherë Venedikun për të ndërmarrë një luftë të përbashkët, por nuk ia arriti qëllimit. Gjoni shfrytëzoi edhe paknaqësinë e fshatarësisë së principatës si dhe luftën osmano-venedikase. Ai u shpallë aleat i Venedikut dhe nisi luftën në vitin 1429. Një vit më vonë fati i luftës anoi në favor të sulltanit. Forca të mëdha nën komandën e Isakbej Evrenozit iu drejtuan Shqipërisë. Venediku lidhi paqe, kurse

6

Gjon Kastrioti pësoi disfatë. Me një marrëveshje Gjoni mundi të ruaj një pjesë të zotërimeve në krahinën e Matit. Katër kështjellat e tij kaluan në duart e osmanëve. Në Krujë e Sfetigrad u vendosën garnizone ushtarake. Krahina e Dibrës u shkëput nga Kastriotët. Gjoni u ngarkua me haraç të rëndë si dhe të shërbente në ushtrinë osmane,gjithëherë kur të kërkonte sulltani. Djemt e tij i la peng në kryeqytetin osman. Pra, kushtet ishin tepër të rënda dhe kohë pas kohe vetëm filloi që të dobësohej kjo principatë, por jo edhe të shuhej e tëra, për të vazhduar prap më vonë me qëndresë.

Qëndresa popullore në vitet e 30-ta të shekullit –XV-të
Vendosja e regjimit feudal ushtark osmanu prit menjë qëndresë shumëformëshe. Masa të tëra fshatarësh braktisnin vendbanimet dhe vendoseshin në vise të thella ku nuk kishte shkelur këmba e osmanëve. Në regjistrin e vitit 1431-1432 gjenden dhjetra fshatra të braktisura, ku tokat ishin kthyer në djerrina. Po në këtë regjistër të vitit 1431-1432 na bëhet e ditur se është formuar Sanxhaku Shqiptar, me kryeqendër Gjirokastrën, që varej drejtpërdrejt nga administrata qendrore e Perandorisë Osmane. Sanxhaku ndahej në njësi më të vogla administrative, në vilajete ose në kaza. Ky sanxhak përfshinte tokat e pushtuara që shtriheshin nga Çamëria, në jug, deri në lumin Mat, në veri. Toka u shpallë pronë e shtetit dhe u jepej në zotërim spahinjve ose timarlinjve. Prona, nga e cila nxirreshin deri në 20.000 akçe të ardhura në vit, quhej timar; prona, nga e cila nxirreshin 20.000 deri në 100.000 akçe të ardhura, quhej ziamet dhe ajo nga e cila nxirreshin 100.000 akçe të ardhura, quhej has. Tokat u jepeshin për të punuar fshatarëve, të cilët quheshin raja. Ata duhet të paguanin të dhjetën e prodhimit për spahiun dhe taksa të tjera. Përveç këtyre, të krishterët paguanin ehe taksën e nënshtrimit që quhej xhizje. Gjatë regjistrimit shumë familje fshatare fshiheshin që të kundërshtonin shfrytëzimin feudal. Duke mbetur pa u regjistruar, nuk shlyenin detyrimet. Spahinjtë ishin të interesuar të zbulonin familjet e arratisura, sepse prej tyre do të merrnin detyrimet. Nuk janë të rralla rastet ku grupe fashatarësh me armë në dorë kundërshtonin kryerjen e regjistrimit. Kështu fshatarët e krahinave të Këlcyrës, të Kurveleshit, të Tepelenës nuk pranonin të paraqiteshin para komisionit për regjistrim. Në këto

7

raste ata e krynin regjistrimin formal, pa e shkelur vendin në bazë të regjistrimeve të më parshme ose sipas deklaratave të personave të veçantë që n jihnin fshatin. Sipas një shënimi të regjistrit, në fshatin Luzat të Tepelenës ishin dërguar 3-4 herë njerëz për ta regjistruar, por asnjëri nuk ishte kthyer i gjallë. Atëherë spahiu e regjistroi atë më vonë në Greqi. Në regjistrin e vitit 1431-1432 gjenden shënime si “kryengritës”, “qerdhe qafirash”, “të hedhur në revoltë” etj.. Ata sulmonin dhe shkatërronin timaret, vrisnin spahinjtë dhe i zhduknin pa lënë gjurmë. Për të shpëtuar jetën mjaft spahinjë braktisnin timaret dhe kërkonin si kompensim fshatra të tjerë.

Kryengritja antiosmane e viteve të 30-ta të shekullit –XV-të
Sulmet e vazhdueshme pushtuese të ushtrisë osmane në tokat shqiptare dhe vendosja e sistemit të timarit në to, shkaktuan mjaft shkatërrime në vend, rrënuan jetën ekonomike dhe shpronsuan zotërit e mëparshëm të tokës. Të gjitha këto ngjallën një pakënaqësi të madhe dhe një qëndresë të fuqishme. Të mbështetur në këtë pakënaqësi të madhe u organizuan kryengritje të armatosura, disa krerë të familjeve feudale si Topiajt, Muzakajt, Zenebishët, Kastriotët, Arianitët etj. dolën në krye të luftës për të rifituar pozitat e tyre të humbura. Pjesëmarrja e masave fshatre i dhanë luftës karakter popullor. Në vitin 1429, luftëtarët e Gjon Kastriotit sulmuan kështjellën e rëndësishme të Krujës. Mirëpo, pas një viti forcat osmane u sulën kundër Principatës së Kastriotëve dhe i shkatërruan disa kështjella Gjon Kastriotit. I ndodhur ngushtë, Gjon Kastrioti kërkoi marrëveshje me osmanët dhe mundi të shpëtonte ne këtë mënyrë një pjesë të zotërimeve të veta, por duke pranuar kushtet e vasalitetit ndaj sulltanit. Në Krujë dhe në Sfetigrad u vendosën garnizone osmane. Gjatë viteve të 30-ta të shekullit –XV-të lugina e Shkumbinit dhe krahinat në afërsi të saj, që ishin nën zotërimin e Arianitëve, u bënë vatra kryesore te kryengritjeve antiosmane. Në pranverën e vitit 1432 kryengritja filloi në zotërimet e Arianitëve e drejtuar nga Gjergj Arianiti. Ai hyri në marrëveshje me krer të tjerë feudal. Kryengritësit dëbuan spahinjtë osman nga zona e tyre. Kryengritja u shtri në të katër anët e vendit dhe forcat osmane u paralizuan. Sulltan Murati –II-të dërgoi një ushtri prej 10.000 vetash të udhëhequra nga Ali beu, sanxhakbeu i sanxhakut shqiptar, njohës shumë i mirë i viseve shqiptare. Ishte ngarkuar që të shtypte kryengritjen, kur arriti afër Elbasanit, u sulmua prej

8

luftëtarëve të Gjergj Arianitit dhe u mund keqas. Kryengritësit i tërhoqën forcat osmane deri në fshatin Buzurshek në luginën e Shkumbinit. Të rrethuara ato u shpartalluan plotësisht. Vetëm një pjesë me Alibeun mezi mundi të shpëtonte. Si fitore e parë e shqiptarëve, ajo i dha hov të mëtejshëm luftës çlirimtare në viset e tjera të vendit. Kryngritësit e krahinave jugore thirrën Depe Zenebishin, birin e Gjin Zenebishit që jetonte në Korfuz. Ai iu përgjigj thirrjes. Me një pjesë të kryengritësve rrethoi Gjirokastrën. Pjesa tjetër e kryengritësve çliroi kështjellën e Këlcyrës. Gjatë rrethimit të Gjirokastrës një ushtri e madhe osmane nën komandën e Turhanbeut, vuri midis dy zjarreve kryengritësit. Ata nuk mundën t’i bënin ballë, prandaj hoqën rrethimin. Depe Zenebishi u zu rob dhe u vra. Në vitin 1433 forcat e Nikollë Dukagjinit çliruan kështjellën e Dejës, kurse kryengritësit e viseve qendrore nën dretimin e Andrea Topisë sulmuan edhe kështjellën e Krujës, por pa sukses. Në këto rrethana osmanët ndërmorrën edhe disa ekspedita ushtarake. Epara u krye në pranverën e vitit 1434, këto forca të shumta u komanduan nga Sinan Pasha, bejler bej i Rumelisë, të cilat arritën deri te zotërimet e Ariamnitëve. Sinan Pasha u largua nga Shqipëria pa e shtypur kryengritjen. Lëvizja kryengritëse në Shqipëri vazhdoi edhe në vitin 1435. Kryengritësit e drejtuar nga Gjergj Arianiti korrën disa fitore. Në vitin 1437 shpërthen një kryengritje tjetër në Berat, por ashtu si të tjerat u shtyp me egërsi të madhe nga osmanët. Me gjithë pjesmarrjen aktive të masave popullore, kryengritjet u shtypën, sepse ishin të paorganizuara dhe të shkëputura nga njëra-tjetra. Ato do të realizohen më vonë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Kryengritja e përgjithshme e vitit 1443

Në fillim tëviteve të 40-ta të shekullit të –XV-të u gjallëruan përsëri shpresat për dëbimin e osmanëve nga Ballkani, sidomos pas humbjes së madheqë pësoi ushtria osmane, në shtator të vitit 1442, nga trupat polake dhe hungareze, të komanduara nga Janosh Huniadi, vojvodë i Transilvanisë. Papati, aleat I Hungarisë me anë të peshkopëve të vet, ndërmori një aksion për të nxitur feudalët ballkanas të rrëmbenin armët kundër osmanëve. Nga frika e përparimit të mëtejshëm të hungarezëve, sulltani kishte tërhequr trupa nga tokat shqiptare. Pikërisht në këtë kohë u krijuan kushte të favorshme për popullin shqiptarë, pra

9

në vitin 1443. feudalët shqiptarë I shfrytëzuan këto kushte të favorshme. Gjergj Arianiti hyri në lidhje me Papën Eugjen –IV-të dhe me Raguzën. Pasi siguroi përkrahjen e tyre, në shtator të vitit 1443 ai sulmoi trupat osmane në teritoret fqinje, apo viset qëndrore. Por kështu, Gjin Zenebishi u kthye nga mërgimi në bregdetin jugor të tokave shqiptare. Në krye të ushtrisë që e plotësoi në Sarandë dhe Gjirokastër, marshoi në drejtim të Kosturit. Atje u sulmua befasisht nga një ushtri osmane dhe vetë Gjini mbeti i vrarë. Skënderbeu me kalorësit e vet u nisë në frontin e Danubit, nën komandën e Kasëm Pashës, bejlerbeut të Rumelisë me 3 nëntor, sipas disa burimeve historike më 9 nëntor 1443 forcat hungareze shpartalluan forcat osmane ne afërsi të Nishit. Ato u tërhowën të shpartalluara. Skënderbeu e konsideroi si momentin më të volitshëm për t’u kthyer në atdhe dhe për të filluar kryengritje për çlirimin e tokave shqiptare ngapushtuesit osmanë, plane të cilin e kishte përgaditur prej kohësh. Së bashku me qindra bashkëluftëtar shqiptarë pjesëmarrës në betejën e Nishit, I shoqëruar nga nipi Hamza Kastrioti, Skënderbeu braktisi frontin dhe mori rrugën e kthimit për në atdhe. Ai u nisë drejt Principatës së Kastriotëve. Pas një ndalese të shkurtër në Dibër, ku aty u prit si çlirimtar, Skënderbeu i mblodhi krerët e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Ai gjeti mbështetjen e plotë të dibranëve,në pozitat kyqe të Dibrës u vendosën roje për të mbrojtur vendin nga ndonjë sulm eventual osmanë, kurse vet iu drejtua Krujës. Jasht qytetit la bashlëluftëtarët, dhe u paraqit tek autoritetet osmane të Krujës si qeveritar duke treguar fermanin e rrejshëm që i kishte marrë sekretarit të sulltanit në Nish. Pasi hyri në lidhje me krutanët natën qytetarët e bashkëluftëtarët e tij asgjësuan garnizonin osmanë. Në vend të flamurit osman u ngrit flamuri i Kastriotëve i kuq me shkabën e zezë dykrenare. Lajmi i çlirimit të Krujës u perhaps me shpejtësi dhe u prit me gëzim të pa përshkruar në mbarë vendin. Luftëtarët e Skenderbeut çliruan një varg kështjellash të tjera, si ato të Petrelës ( afër Tiranës), të Gurit të Bardh ( në Mat), të Stelushit e të Sfetigradit (në Dibër) etj.. Kyengritja e vitit 1443 u shndërrua në kryengritje të përgjithshme, sepse përfshiu edhe viset e tjera shqiptare. Si rrjedhojë,u çlirua një pjesë e madhe e tokave shqiptare dhe u rimëkëmbën, përveq principatës të Kastriotëve, edhe principata e Dukagjinëve, e Stres Balshajve, e Zahariajve, e Arianitëve, e Topiajve, e Muzakajve etj.. Më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkambja e principatës së lire të pavarur të Kastriotëve me qendër ne Krujë. Sukseset nxitën edhe masat popullore të krahinave të tjera të vendit nën udhëheqjen e Gjerj Arianitit u çliruan krahinat në vilajetin Çartallazit. Në fillim

10

të vitit 1444 krahinat e çliruara arrinin në jug deri në vijën e Seman-Devoll. Zjarri i kryengritjes u shtri edhe në zonën e Vlorës, krahinën e Gjirokastrës. Në zonën e çliruar osmanët humbën bazat kryesore ushtarake, kurse në Shqipërin e jugut, që nga Berati deri në Gjirokastër, nuk ndodhi një gjë e tillë për mungesë të organizimit të forcave kryengritëse.

Lufta kundër Venedikut
Menjëherë pas Kuvendit të Lezhës, Skënderbeu, i ndihmuar edhe nga princat e tjerë shqiptarë, organizoi një ushtri të re të përbërë prej 8.000 kalorësish dhe 7.000 këmbësorësh. Po kështu,sulltani Murati i –II-të, i shqetësuar për ato që po ndodhnin në Shqipëri, nisi drejt saj një ushtri prej 25.000 vetash të komanduar nga Ali Pasha. Në betejen e zhvilluar në një pjesë të Dibrës së Poshtme, shqiptarët, të udhëhequr nga Skënderbeu arritën një fitore të shkëlqyer në vjeshtë të vitit 1445 kundër Shqipërisë u dërguan dy ushtri tjera osmane, të cilat u shkatërruan njëra pas tjetrës në luginën e Makrës së Dibrës. Në vitin 1447 shqiptarët thyen një ushtri tjetër osmane në Oranik të Dibrës. Fitorët e para kundërosmanëve e bënë edhe më të njohur Skënderbeun Brenda dhe jashtë vendit dhe e rritën autoritetin e tij. Por Vendiku, që kishte zotërimet e veta në Shqipëri u shqetësua nga forcimi I Skënderbeut. Prandaj Vendiku ndoqi politikën e përqarjes së feudalëve të cilët kishin hyrë në Lidhjen e Lezhës. Skënderbeu do ta pengonte Vendikun në marrjen e Gjirokastrës, Kaninës, Vlorës. Skënderbeu e paraqiste vehten si trashëgimtar I Balshës dhe pretendonte zotërimet e tij që ndodheshin nën sundimin venedikas. Për këtë arsye midis shqiptarëve e Venedikut shpërthyen konflikte të ashpërta. Si shkak për fillimin e luftës u bë qyteti I Dejës. Në shtator të vitit 1445 nga nikolla Dukagjini u vra sundimtari I tij, Zekë Zaharia. Me këtë rast, pasi që nuk kishte sekush ta trashëgoi këtë qytet, Deja duhej t’I kalonte Lidhjesë, por Venediku vuri dorë mbi te. Atëher forcat e Lidhjesë nisën luftën, sulmi u drejtua jo vetëmnë drejtim të Dejës por edhe mbi Durrësin dhe qytetet tjera që zotëronte Venediku. Mirëpo, të mbrojtura nga kështjellat dhe në mungesë të flotës prap mbeten në duart e Venedikut.

11

Krahas bllokimt të Durrësit dhe të Dejës, forcat ushtarake të lidhjesë shqiptare iu drejtuan zones së Shkodrës dhe më 24 korrik 1448 korrën një fitore të shkëlqyer në brigjet e Drinit mbi ushtrin venedikase prej 15.000 vetash. Me këtë ngjarje u hap rruga drejt Shkkodrës e Drishtit. Venedikun nga gjendja kritike e shpëtoi ushtria osmane. Në zonën e Shkodrës u emërua Hamza Kastrioti me një pjesë të ushtrisë për të vazhduar rrethimin e Dejës dhe të Drishtit. Skënderbeu me pjesën kryesore të ushtrisë shpejtoi t’u dal përpara forcave osmane. Një hap I tillë që e bëri Skënderbeu Venedikut iu lehtësua gjendja. Si rrezulltat I nxitjes së mos marrëveshjeve midis buajrëve ai arriti të vendoste pushtetin mbi krahinat në të djatht të Bunës dhe të përforconte mbrojtjen e zotërimeve të veta.

Beteja e Sfetigradit
Pasi që Skënderbeu u vendosë në krye të pjesës kryesore të ushtrisë që t’I dale përball[ armikut, me të mbërritur në krahinat lindore, Skënderbeu përforcoi kështjellat e vendit si dhe grykat nga mund të vinte armiku. Në qërshor të vitit 1448 ushtria e madhe osmane e komanduar nga vetë sultan Murati –II-të, u hodhë mbi kështjellën e Sfetigradit, baza kryesore në sistemin mbrojtës lindor të viseve shqiptare të çliruara. Garnizoni i udhëhequr nga Pjetër Perlati, pasi hodhi poshtë kërkesën që të dorëzohej kështjella, e mbrojti ate me heroizëm. Në anën tjetër Skënderbeu e sulmonte pa ndërprer ushtrin osmane nga prapa duke iu shkaktuar humbje të konsideruara. Sfetigradi rezistoi deri saosmanët arritën të zbulonin e të prishnin kanalin që furnizonte kështjellën me ujë të pijshëm. Etja e detyroi garnizonin që të dorëzonte kështjellën me kusht që të largohej i lire bashkë me armët. Ndoshta u kuptua se Huniadi i Hungarisë do të sulmonte forcat osmane. Ky lajm e detyroi Muratin e –II-të të largohej nga Shqipëria drejt Sofijës, pa e thyer qëndresën e shqiptarëve. Në anën tjetër Skënderbeu, që dëshironte të luftonte përkrah me Hunijadin, ndërpreu luftën me Venedikun në vitin 1448 nënshkroi paqën me të. Në bazë të sajë, Deja I mbetej Venedikut, por ky do t’I paguante Skënderbeut çdo vit nga 1.400 dukatë dhe do t’I krijonte edhe disa lehtësi të tjera.

12

Midis Hunijadit dhe Skenderbeut u arrit një marrëveshje për një fushatë të përbashkët kundër osmanëve. Sipas sajë që të dy ushtritë do të takoheshin në Maqedoni. Shqiptarët do të ishin rreth 20.000 luftëtarë. Me gjithë përgaditjet e ngutshme, forcat shqiptare nuk arritën tëmerrnin pjesë në aksionin e përbashkët me hungarezët. Huniadi zbriti deri në Kosovë. Ushtri e Skënderbeut nuk u lejua të kalonte nga sundimtari serb Gjergj Brankoviç nëpër teritoret e tij në Kosovë. Më 18 tetorë 1448, në Fushë Kosovë ushtria hungareze pësoi disfatë.

Karakteri i shtetit të pavarur të Skënderbeut
Në etapën fillestare shteti shqiptar i Skënderbeut përfshiu krajinat e Shqipërisë së Mesme ku shtriheshin zotërimet e Kastriotëve, Muzakajve, Gropajve, Jonimëve etj.. Në të nuk u përfshinë zotërimet e mëdha të Gjergj Arianitit dhe të Dukagjinëve. I pari e konsideronte Skënderbeun vetëm si aleat. Po kështu deri më 1445, kur sulltani pushtoi Kosovën, Dukagjinët ndoqën një politikë divergjente. Skënderbeu u përpoq me mjete të ndryshme të bashkëpunonte me ta dhe t’i largonte nga osmanët. Në vitet e 60-ta zotërimet e Arianitëve u përfshinë nën pushtetin e Skënderbeut mbase si rajone kufitare ndodheshin nën kërcënimin osmanë. Kur rrëziku osmanë u trokiti në derë Dukagjinëve, jashtë dëshirës hynë në pushtetin e Skënderbeut. Ata nuk mund të mënjanonin procesin e natyrshëm të shtrirjes së pushtetit të Skënderbeut. Kështu në një shtet të vetëm u përfshinë krahinat që shtriheshin nga rrjedha e lumejve Devoll e Seman në jug deri në Malësinë e Dukagjinit në veri nga brigjet e detit Adriatik në perëndim deri në uginën e Drinit të Zi në lindje. Shteti shqiptarë i Skënderbeut kishte karakter feudal. Kryetar i shtetit, Skënderbeu e kishte përqëndruar lrejt pushtetin politik e ushtarak në duart e veta. Ai nxirrte dekrete për moblizimin e përgjithshëm të popullit, për taksat, doganat, për shpërndarje pronash tokësore etj.. Si organe qëndrore të shtetit shqiptar ishin ato që drejtonin ushtrin dhe financat.

Marrëdhëniet ndërkombëtare
Lufta heroike e shqiptarëve e udhëhequr nga Skënderbeu kundër ushtrisë së fuqishme osmane, që në atë kohë rrezikonin jo vetëm Ballkanin, por edhe

13

Evropën, bëri jehonë të madhe pozitive në vendet e tjera. Po kështu shqiptarët, duke luftuar kundër një perandorie të madhe, siq ishte ajo osmane, ishin të interesuar të bashkëpunonin me të gjitha ato shtete që rrezikoheshin nga pushtuesit osmanë. Në këto kushte, në periudhën e Skënderbeut, shteti shqiptar u bë më i njohur dhe hyri në lidhje me shumë shtete të huaja. Aleat të natyrshëm të shqiptarëve ishin vendet e Evropës Juglindore e sidomos Hungaria me udhëheqësin Janosh Huniadin. Po kështu të rëndësishme kanë qenë lidhjet e Skënderbeut me shtetet italiane. Ndër shtetet italiane Papati ishte më i interesuari për luftën antiosmane, sepse pushtimet osmane dëmtonin interesat e kishës katolike në Ballkan. Papati i mbështeti përpjekjet e Skënderbeut për bashkimin politik të shqiptarëve dhe i dha atij titullin “ Kapiten i përgjithshëm i Selisë së Shejtë “. Lidhje shumë të mira Skënderbeu ka pasur me Mbretërin e Napolit dhe me mbretin e saj Algonsin –V-të. Madje kur i biri i Alfonsit –V-të, Ferdinandi –I-rë, ishte në luftë me kundërshtarët e tij, Skënderbeu e ndihmoi atë ushtarakisht, duke shkuar vetë në Itali me rreth 3.000 luftëtar shqiptarë. Skënderbeu ka pasur marrëshënie edhe me Republikën e Venedikut, por ato nuk kanë qenë gjithnjë miqësore, sepse përshkak të disa zotërimeve që kishte Venediku në bregdetin e Shqipërisë, ndërmjet tij dhe Skënderbeut pati edhe raste mosmarrëveshjesh ose luftë, siq ndodhi më 1447-1448. Skënderbeu ka pasur gjithashtu marrëdhënie të mira me qytetin e Rguzës (Dubrovnikun e sotëm) dhe me rajone të tjera të Ballkanit. Në projektet e ndryshme që u bënë nga shtetet evropiane për luftë të përbashkët kundër osmanëve, ushtria shqiptare e Skënderbeut zinte vendin qëndror.

Qëndresa e shqiptarëve kah fundi i shekullit –XV-të dhe fillimi i shekullit –XVI-të
Vdekja e Skënderbeut ishte një humbje e madhe për popullin shqiptar. Pozitat e Venedikut në Shqipëri u forcuan më tej. Venediku mori në zotërim edhe Krujën. Megjithatë qëndresa anti-osmane vazhdoi edhe pas vdekjes së Skënderbeut. Në maj të vitit 1474 një ushtri e madhe osmane, që arrinte në 80.000 veta, rrethoi kështjellën e Rozafës në Shkodër, e cila ishte kryeqendër e zotimeve venedikase në Shqipëri. Kundër kështjellës së Rozafës u përdor artileria e rëndë. Pesha e një predhe arrinte në 200 kg.. Mbrojtësit e kështjellës, rreth 2.000 veta, kryesisht

14

banor të Shkodrës e të rrethinave, së bashku me një garnizon të vogël venedikas, u bënë ballë me heroizëm sulmeve të vazhdueshme të trupave osmane dhe u shkaktuan atyre rreth 7.000 të vrarë. Pas dy muaj e gjysmë luftimesh, ushtria osmane u largua pa ia arritur qëllimit. Në vitin 1476 ushtria osmane filloi rrethimin e katërt të Krujës. Rrethimi zgjati dy vjet. Mbrojtësit e Krujës luftuan me trimëri. Venediku, që e kishte në zotërim Krujën, për interesat e veta, e nisi një ushtri shqiptaro-venedikase në drejtim të saj, të udhëhequr nga Lekë Dukagjini e Antonio Loredano. Forcat osmane, të vëna midis dy zjarreve, në fillim pësuan disfatë, por, pas një ndërprerje, e rrethuan përsëri Krujën. Shkaku ishte, se duke mos e ndjekur ushtrin osmane më tutje i dhanë shansin që të riorganizohej dhe të thyente keq ushtrinë shqiptaro-venedikase. Në pranverën e vitit 1478, e gjithë ushtria osmane, e përbërë prej më tepër se 150.000 vetash, menë krye me sulltan Muratin –II-të, erdhi përsëri për të pushtuar Krujën e Shkodrën dhe për të nënshtrua gjithë Shqipërinë. Pas dy vjet qëndrese, mbrojtësit e Krujës, të mbetur pa ushqim e municion, u detyruan të dorëzonin kështjellën, me kusht që të liheshin të lirë për t’u larguar. Mirëpo, sulltani nuk e mbajti fjalën dhe kur osmanët hynë në kështjellë, i vranë të gjithë burrat, kurse gratë dhe fëmijët i kthyen në skllevër. Luftime të ashpra e për një kohë të gjatë vazhduan për pushtimin e Shkodrës. Mbrojtësit prej 1.600 burrash thyen edhe këto sulme të përgjithshme, ku osmanët humbën 12.000 veta. U bë e qartë se vetëm uria mund t’i mposht luftëtarët. Më 25 janar 1479, Venediku nënshkroi me sulltan Muratin –II-të traktatin e paqë, sipas të cilit Shkodrën, Lezhën, Drishtin e morën osmanët, kurse Durrësi, Ulqini e Butrinti i mbeteshin Venedikut. Megjithatë qëndresa vazhdoi në krahinat maore të Pultit, Dukagjinit, Pukës, Mirditës, Labërisë etj.. Moment tjetër i favorshëm për kryengritësit shqiptarë ishte, kur në vitin 1480 forcat osmane zbarkuan në Itali dhe pushtuan kështjellën e Otranros. Mirëpo, në maj të vitit 1481 vdiq sulltan Mehmeti –II-të. Në këtë situatë, për t’u vënë në krye të qendrë antiosmane, në vitin 1481, u kthyen në Shqipëri i biri i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, Lekë e Nikollë Dukagjini dhe Konstandin Muzaka. Kryengritja antiosmane u përhap në shumë krahina shqiptare. Rreth Gjon Kstriotit u bashkuan shumë luftëtarë shqiptarë. Kryengritja shqiptare e detyroi bejlerbeun e Rumelisë, Sulejman Pashën, që trupat osmane, të cilat ishin vendosur në Vlorë dhe përgaditeshin të kalonin në Itali, t’i përdorte kundër shqiptarëve që kishin ngritur krye. Kryengritësit shqiptarë i mundën

15

forcat osmane dise herë dhe çliruan zotërimet e Kastriotëve, si dhe kështjellat e Himarës dhe të Sopotit. Mirëpo, qëndresa shqiptare filloi të dobësohej, sepse Mbretëria e Napolit, në vitin 1483, nënshkroi paqe me osmanët dhe nuk e mbështeti në atë. Për rimëkëmbjen e Principatës së Kastriotëve u bënë përpjekje të reja edhe nga djali i Gjon Kastriotit, Gjergji, i quajtur Skënderbeu i ri. I kërkuar nga banorët e krahinave të Lezhës, që ishin hedhur në kryengritje, në vitin 1499, dhe i mbështetur nga Venediku, që interesohej për mbrojtjen e Durrësit, i cili ishte sulmuar nga osmanët, Skënderbeu i Ri, në vitin 1501, u kthye në Shqipëri me 200 luftëtarë dhe u vendos në ishullin e Lezhës, të çliruar nga kryengritësit. Ndër kohë osmanët e pushtuan Durrësin dhe në gusht të vitit 1501, nënshkruan traktatin e paqës me Venedikun, i cili nuk interesohej më për qëndresën e shqiptarëve. Pas dy vjet qëndrimi në Shqipëri, në shkurt të vitit 1503 edhe Skënderbeu i Ri u largua nga Shqipëria. Me shtypjen e kryengritjeve të udhëhequra nga pasardhësit e Skënderbeut përfundoi periudha e luftës çlirimtare kundër pushtuesve osmanë, që vazhdoi më tepër se një shekull. Në Shqipëri u vendos sundimi osmanë.

Përfundimi
Lufta e gjatë kundër pushtimit osmanë në shekullin –XV-të pati pasoja të rënda në gjithë jetën e popullit shqiptarë. Sulmet e vazhdueshme pushtuese osmane i sollën Shqipërisë dëme shumë të mëdha njerëzore e materiale. Rëndë u godit sidomos jeta qytetare. Zejtaria, tregtia e brendëshme dhe e jashtme pothuajse u paralizuan. Edhe fshati u dëmtua rëndë. Një nga pasojat më të rënda ishte shpërngulja masive e shqiptarëve jasht atdheut.dhjetra e qindra mijë shqiptarë emigruan nga Shqipëria dhe u vendosën kryesisht në Itali, ku krijuan një komunitet të fuqishëm arbëresh që vazhdon deri në ditët tona.

16

Pushtimi osman i dha fund gjithashtu shtetit të pavarur të Skënderbeut, që kishte luajtur një rol aq të rëndësishëm në qëndresën antiosmane dhe në zhvillimin e vendit. Megjithë pasojat negative, lufta antiosmane në shekullin –XV-të përbënë një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë. Ajo mbrojti lirinë e një pjese të madhe të viseve shqiptare për dekada të tëra dhe e forcoi unitetin kombëtar të shqiptarëve. Për herë të parë nën udhëheqjen e Skënderbeut u përfshinë në një shtet të vetëm të gjitha principatat shqiptare të viseve të çliruara. Ky bashkim u arrit jo nëpërmjet konflikteve të armatosura, por me mirëkuptim dhe marrëveshje. Lufta kundër pushtuesve osmanë mbeti edhe për brezat pasardhës simbol krenarie dhe shërben si burim frymëzimi për bashkimin e shqiptarëve në luftë për rifitimin e lirisë. Lufta antiosmane e shqiptarëve në shekullin –XV-të pati edhe rëndësi ndërkombëtare. Ajo gozhdoi në Shqipëri për dhjetra vjet me radhë ushtritë e Perandorisë Osmane, kur kjo ishte në kulmin e fuqisë së saj, dhe pemgoi në këtë mënyrë vërshimin osman drejt Italisë dhe Evropës.

Literatuar

Historia e popullit shqiptar, Tiran, 1994 2. Historia islame –IV-shi, Prishtinë, 1997 3. Historia e popullit shqiptarë për klasën e dytë të shkollave të mesme profesionale, Prishtinë, 2001 4. Shqipëria “ ç’ka ka qenë ç’është dhe ç’do të bëhet”, Sami Frashëri.
1.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful