Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK PRISHTINË

Lënda: Sociologjia Urbane

Tema: Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit

Mentori: Ass. Linda GUSIA

Kandidatet: Albulena AHMETI Anita ISUFI

3

..................................... Mjedisi dhe nocioni mjedis................. Ndotja e mjedisit...Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Përmbajtja: 1.......... Mbeturinat ............................ ujit dhe tokës në kryeqytet.................................................................................................................... Tipet e ndotjes...................................... Efektet e ndotjes........... 5............................................................................................................................................................................................................................. 4 ......... Shëndeti dhe Shoqeria ............................................. 3...... Hyrje ...................... Përfundim............. 2............... 7............................... 4................. 9......................................................... 6...... Ndotja e ajrit......................................................... 8..........

shqyrtimit dhe parandalimin e ngrohjes globale me qëllim të mbrojtjes së mjedisit. Sot gjithmonë e më shumë pranohet që mbrojtjes së mjedisit duhet t’i ipet prioriteti më i lartë. sepse nga ajo varet vetë ruajtja e vazhdimësisë së jetës. prostitucioni. Pra njohja edhe edukimi i shoqërisë përcjellin në rrugë të vazhdueshme parandalimin e çrregullimeve në mjedisin ku jetojmë. pasiguria për të ardhmen e jetës në tokë në lidhje me pasojat e veprimtarisë njerëzore. 5 . kriminaliteti. andaj edukimi i shoqërisë për këtë proces që është duke ndodhur është më se i nevojshëm. prandaj sot ne kemi shumë njohuri mbi përbërje kimike të planetit tonë dhe proceseve jetësore që ndodhin në të. Megjithatë. homoseksualizmi etj.Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Hyrje Si problemet kryesore sot në botë është edhe ndotja e mjedisit. përkundrazi është më e madhe se kurdoherë tjetër. Shtjellimi i kësaj teme siç shihet është e një rëndësie të veçantë dhe si e tillë ka karakter global. narkomania. korrupsioni. nuk perjashtohen me rëndësinë e shtjellimit. Përkundër shumë temave gjegjësisht dukurive me rëndësi që trajtohen sot si alkooli. jo vetëm që nuk është zvogëluar. Njohuritë tona për mjedisin janë rritur në mënyrë të vazhdueshme.

rrethin mjedisor apo natyrën. tokës. Nga ana tjetër. si dhe me aktivitete të ndryshme që i ndërmerr për nevojat e veta personale apo kolektive. 6 . Mjedisi në kontekstin social përfshinë konsideratat sociale. edhe vet njeriu e ndihmon në masë të madhe përkeqësimin e kësaj situate edhe ashtu të vështirë me përdorimin e duhanit. me mjedis kuptojmë” mjedisin e jashtëm përfshirë të gjithë faktorët abiotikë dhe biotikë që rrethojnë dhe afektojnë në ekzistencën dhe zhvillimin e një organizmi ose populacioni” Nga aspekti social. ndotja nga zhurma. Mjedisin mund ta definojmë nga 3 aspekte kyçe: aspekti biologjik. Ai ka kuptim të njëjtë me ambientin. 1 Zeqir Veselaj. raportet sociale dhe mjedisin kulturorë në të cilin një grup i njerëzve jeton dhe ndërvepron”. mjedisi përfshinë” rrethinën e jashtme fizike. si dhe për gjeneratat e mëvonshme. ujit. 2009. Qenjet e gjalla si njeriu. ndotja nga radioaktiviteti dhe ndotja termale. Nga aspekti biologjik. Në përgjithësi ndotja e mjedisit përfshinë: ndotjen e ajrit. Këta ndotës ndikojnë në të gjitha pjesët e mjedisit dhe në të gjithë botën e gjallë dhe jo të gjallë duke lënë ndonjëherë pasoja shumë të mëdha. “Ekologjia”. Nga aspekti mjekësor me mjedis kuptojmë” tërësinë e të gjithë faktorëve të jashtëm si ata abiotikë ashtu edhe ata biotikë të cilëve iu ekspozohet një organizëm.”1 Ndotja e mjedisit Sot mjedisi jonë është i sulmuar nga shumë ndotës.Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Mjedisi dhe nocioni mjedis Mjedisi sipas fjalorëve bashkohor paraqet tërësinë e kushteve të jashtme fizike dhe biologjike në të cilin jetojnë organizmat e gjallë. Të gjitha këto emërtime nënkuptojnë hapësirën në të cilën jetojmë. mjedisin jetësor. pasi edhe në të kaluarën e largët qeniet njerëzore e kanë ndryshuar mjedisin jetësor në mënyrë e cila është treguar të jetë problematike për ata vet. Mjedisi dhe ndotja e tij në fakt nuk është problem i tri dekadave të fundit. Përderisa mjedisi përfshinë kushtet e jashtme fizike dhe biologjike sigurisht edhe ndotja është përafërsisht e këtij lloji. ekonomike dhe kulturore të njeriut. drogës dhe helmeve tjera. ai social dhe mjekësor. uji apo toka. shtazët dhe bimët shumë më vështirë lirohen nga këto ndojte se sa ajri. alkoolit. fq 25.

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Tipet e ndotjes • Sipas tipit të ndotjeve janë kryesisht ndotje me     NOx. lindjeve të parakohshme dhe lindjeve me defekte.  nxjerrje dhe përpunim metalesh. VOC etj.  vajra. As etj). SO2.  metale të rënda (Pb. grup autoresh. 2010 7 .  hiri. PM. sterilitet të rritur (sidomos tek femrat).  CO. Cr.  kimikate.2 2 Paketa e Gjelbert. sëmundje më të shpeshta respiratore dhe të traktit digjestiv. shkallë të lartë të paraqitjeve të kancerit. incidencë e lartë e aborteve. Sipas burimeve të ndotjes janë kryesisht:  komplekse industriale petrokimie. Efektet  zona me transport dhe  zona me industri të stërngarkuar Sipas efekteve në shëndetin njerëzor kryesisht reflektohen në: • • • • • • vdekshmëri të lartë.

Përkeqësimi i cilësisë së ajrit shkaktohet nga prania e ndotësve të tillë si SO2. Ndotja e tij nga përzierja me substanca që futen në rrugë natyrore apo artificiale përbën shkakun kryesor të përkeqësimit të cilësisë së tij. Ndotja e ajrit përbën një rrezik. të një sërë sëmundjesh humane. lënda e grimcuar në pezulli. oksidet e karbonit dhe hidrokarburet. do të paraqesim në mënyrë skematike ndotjen dhe pjesët ku është e dyfishuar ndotja. siç janë fëmijët dhe të moshuarit. Meqënëse kryeqyteti i Kosovës është njëri ndër qytetet mjaftë të ndotura si nga shtimi i popullsis ashtu edhe nga ndotja që e shkaktojnë termocentralet A dhe B që ndodhen përafërsisht 10 km. kompozimet organike volatile dhe metalet e rënda. ozoni. fq 30. NOx. lënda e grimcuar në pezulli. Pra shoqëria luan një rol të rëndësishëm në rritjen apo në zvogëlimin e lirimit të këtyrë ndotësve ku në njërën mënyrë apo tjetrën janë ata shkaktarët e problemeve mjedisore njëkohësisht edhe bartës të këtyre pasojave. Rritja e vrullshme e transportit u shoqërua me shtimin e ndotjes nga NOx.3 Të gjitha këto nodhin si razultat i veprimtarisë së njeriut e në përgjithësi e shoqërisë. Gjendja mund të konsiderohet mjaft e rënduar po të merret në konsideratë që për rrjedhojë të lëvizjes së pakontrolluar të popullsisë dhe përqendrimet e saj në zonat urbane dhe nganjëherë fare pranë burimeve të ndotjes së ajrit. veçanërisht të madhë për popullatën që i takon grupeve me rrezikshmëri të lartë. dhe degradimit të elementëve të tjerë të mjedisit.Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Ajri Ajri është një element i rëndësishëm i mjedisit dhe domosdoshmëri për jetën. 3 Zeqir Veselaj. monoksidi i karbonit. “Njeriu dhe Mjedisi Jetesor” 2008. shkalla e ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit është rritur në mënyrë të dukshme. ozoni troposferik. 8 .

edhe uji ka rëndësin dhe rolin e vet në mjedis. konsiston me të njëjtën gjendje të ndotjes që e kanë edhe kryeqytetet tjera e veçanërisht shtetet që kanë industri. sidomos në pikëpamje të pluhurit që emitohet nga këto termocentrale.Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Siç thamë rritja e numrit të popullsisë nëpër zonat urbane. Uji Sikurse ajir. Por edhe pse planeti ynë ka mjaft ujë. Meqenëse industria në vendin tonë nuk është edhe aq e zhvilluar. Prandaj për këtë arsye ne duhet shumë të jemi të kujdesshëm për sasinë dhe mënyrën e përdorimit të ujit. Aktualisht termocentralet Kosova A dhe B janë ndotës enormë të ajrit. sepse pa ujë është e pamundur jeta e njerëzve. si burim kryesor i ndotjes është komunikacioni. Uji është element shumë i rëndësishëm për jetë. Ai është faktori bazë dhe pjesëmarrës në gati të gjitha proceset jetësore të të gjitha gjallesave. dhe Kryeqyteti Prishtina. Rreth 75% të sipërfaqes së planetit është e mbuluar me ujë. 9 . shtazëve dhe bimëve në planetin tonë. Si vende që janë afër këtyre termocentraleve Obiliqi. sidomos në vendet urbane. Në planetin tonë uji zë një sipërfaqet mjaftë të madhe. Fushë Kosova. sasia e ujit të cilën njeriu mund të përdorë për nevojat e vetë është shumë e vogël dhe kap vlerën prej më pak se 1%. përkatësisht në kryeqytetin tonë Prishtinën.

e gjithashtu është esencial për shumë procese metabolike në organizëm. Uji ka rëndësi shumë të madhe sepse në njërën anë është një ndër faktorët kryesor ekologjik për mbajtjen e jetës gjallë. e në anën tjetër për shumë organizma bimor dhe shtazor paraqet mjedisin ku ata jetojnë. mbeturinat. Ndotësit janë pluhuri. por ndotësi kryesorë fatkeqësisht është njeriu me aktivitetet e tij. është vështir të mendohet për një ujë të pastër. etj). materiet e ndryshme kimike. e me këtë edhe e helmon vetën dhe shtazët sepse të gjithë këta ndotës absorbohen nga bimët. pesticidet e ndryshme të cilat njeriu i shfrytëzon për trajtimin e tokave për veprimtari bujqësore. e cila punohet dhe paraqet bazën për zhvillimin e bujqësisë (prodhimin e ushqimit). kultivimin e bimëve të ndryshme. Ndotjet e pedosferës mund të klasifikohen në ndotje urbane dhe industriale. krijimin e sipërfaqeve të gjelbëruar si dhe kryerjen e veprimtarive të ndryshme të njeriut ( për ndërtimin e vendbanimeve. Sikur këto të dyja edhe toka i është nënshtruar ndotjeve të vazhdueshme dhe të pakontrolluara. Uji ka rëndësi vitale si tretës i shumë substancave.Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Në aspektin biologjik. Të gjitha format e jetës varen nga uji. shkollave. Toka është shumë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme për të gjithë banorët e planetit. të cilët shërbejnë si ushqim i vetëm për botën shtazore dhe njerëz. Sikurse ajri dhe uji edhe toka ose dheu është faktor i rëndësishëm për mbajtjen dhe vazhdimin e jetës në planet. Njeriu me ose pa vetëdije në këtë mënyrë e ndotë tokën. Toka (dheu) është shtresë e hollë e shkfriftë e sipërfaqës së Tokës. e më pas ka kaluar në mjedisin tokësor respektivisht ajror. gazrat e ndryshme të cilat me anë të reshjeve në formë të shirave acidike arrijnë në sipërfaqen e tokës. gjegjësisht shtresës së imët të punueshme të korës së Tokës. uji ka shumë karakteristika që janë esenciale për jetën në tokë.në radhë të parë duhet potencuar faktin se jeta ka filluar në ujë. Toka Pedosfera është mbështjellësi i dheut-tokës. fabrikave. 10 . infrastrukturës. Në ditët e sodit me zhvillimet e avancuara që ka ecur bota.

infektuese. duke përfshirë edhe mbikëqyrjen e tilla si dhe përkujdesjen pas mbylljes së deponive. Trajtimi i mbeturinave – përfshinë proceset fizike. Asgjësimi i mbeturinave – përfshin proceset pas të cilave nuk parashikohet përpunim tjetër i mbeturinave dhe që mbyllen me groposje apo depozitim. dëmtuese. me qëllim të trajtimit të më vonshëm ose deponimit. termale. Ka mundësi për prodhimin e substancave tjera të rrezikshme dhe ekotoksike Mbeturina të parrezikshme. po ashtu edhe mbeturinat nga aktivitetet tjera. 11 . irituese. edukimit. Mbeturina komerciale – mbeturina të cilat vijnë nga objektet që përdoren vetëm apo kryesisht për qëllimet e tregut ose biznesit. të cilat për shkak të përbërjes dhe natyrës së tyre. Kompostimi . përpunimin.është proces i kontrolluar biologjik për zbërthimin e mbeturinave organike nën veprimin e mikroorganizmave në prezencën e oksigjenit që bëhet me qëllim të prodhimit të kompostit.janë mbeturinat që nuk posedojnë karakteristikat e mbeturinave të rrezikshme. teratogjenike.janë mbeturinat që kanë së paku njërën nga këto karakteristika si më poshtë: eksplozive. ndarjen e mbeturinave në lloje. rekreacionit. Mbeturinat industriale – janë mbeturina të cilat prodhohen nga aktivitetet ose proceset industriale ose të prodhimtarisë artizanale dhe aktivitet tjera prodhuese. oksiduese.çdo substancë ose lëndë e specifikuar të cilën zotëruesi e hedhë.. Mbeturina komunale – janë mbeturinat nga amvisëritë. Riciklimi .proces për trajtimin dhe ripërdorimin e plotë ose të pjesshëm të mbeturinave. por nuk përfshijnë mbeturinat komunale dhe industriale. Grumbullimi i mbeturinave – është aktivitet sistematik i mbledhjes së mbeturinave. Mbeturinat e rrezikshme . liron gazra toksike në kontakt me ujin. mbledhjen. Administrimi i mbeturinave – nënkupton grumbullimin. kanceroze. ajrin ose një acid. komponentë ose elemente të cilat nuk kanë më vlerë përdorimi. marrjen me to. mutagjenike. transportimin. kimike. korrozive. trajtimin dhe deponimin e mbeturinave. sportit. Hedhurinë . biologjike. toksike. të ndezshme.Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Mbeturinat Mbeturinë . janë të ngjashme me ato të amvisërisë. ndërmjetësimin. lëndë ose substancë e cila mbetet pas përpunimit të mbeturinës.pjesë e mbeturinës. mendon ta hedhë ose është i detyruar ta hedhë. me qëllim të pakësimit të vëllimit dhe karakteristikave të dëmshme të mbeturinave si dhe lehtësimin për manipulim me mbeturina ose riciklimin e tyre.

në bazë të llogaritjeve TC-të. Kohëve të fundit është rritur në mase të madhe nevoja për të evidentuar faktorët që po shkaktojnë sëmundjet siç janë: diabeti. ndërsa 300. Shëndeti i popullatës Burime kryesore që shpien në përkeqësimin e mjedisit në Prishtinë janë. Shqetësuese për Mjedisin nuk mbeten vetëm TC-të e Korporatës Energjetike. 12 . por edhe Ferronikeli.000 tonë lirohen në ajër. qyteti i Fushë Kosovës. Kjo sasi që lirohet në ajër ka një ndikim të madh në shëndetin e qytetarëve e sidomos atyre që jetojnë pranë TC-ve kryeqyteti Prishtina. përgatitja . e sa e sa vdekje tjera ndodhin si pasojë e ujit të ndotur. Numri i madh i automjeteve që qarkullojnë. e ndotjeve tjera. infrastruktura jo e mirë rrugore. perimeve.000 tonë janë të depozituara në deponitë e hirit.mbeturinat nga konsumimi i mishit të bagëtive. Nga kjo komunë raportohet për raste të shumta të sëmundjeve nga infeksionet e trakteve të poshtme respiratore. janë cilësuar si mbeturina ushqimore. prej tyre 700. po ashtu nuk janë të pajisur më katalizator. mosekzistimi i sistemit për pastrimin e ujërave të zeza etj. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit. Kosova A dhe B të Korporatës Energjetike së bashku prodhojnë rreth një milion ton të hirit në vit. tokës. sëmundjet që lidhen me stresin. grumbullimi joefikas i mbeturinave. kanceri etj.Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Mbeturina ushqimore . Duke u mbështetur në raporte të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për çdo vit më shumë se dy milionë vdekje të parakohshme mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit si rezultat i djegies dhe lirimit të gazrave të ndryshëm. frutave. Andaj lirimi i gazrave nga këto automjete paraqet një rrezik permanent për shëndetin e qytetarëve sidomos të atyre që jetojnë në zona të dendura urbane. gatimi dhe ngrënia e ushqimeve. Të gjitha këto sëmundje kanë një lidhshmëri më mjedisin në të cilin jetojmë. astma. mbeturinat nga përpunimi. dhe një numër i konsiderueshëm i tyre përdorin karburant të cilësisë së ulët. kjo si pasojë e automjeteve të vjetra më shumë së 20 vjet. dhe qyteti i Obiliqit. andaj faktori njeri ka një rol vendimtar në gjitha këto procese që më aktivitetet e tij mund të ndikojë në zvogëlimin e tyre. Faktorë tjetër më shume ndikim negative në përgjithësi në mjedis në Kosove dhe në ndotjen e ajrit në veçanti është edhe transporti rrugor. djegiet në natyrë e mbetjeve të ngurta në vendgrumbullimin e tyre që po ashtu paraqet një problem shumë serioz. Sasi kjo që tregon se është jashtë standardeve të përcaktuara evropiane për me shume kjo sasi i tejkalon për katër here standardet evropiane. Infeksionet e zorrëve si dhe nga zgjeba. ngrohtorja e qytetit dhe ngrohjet në amvisëri. Si shembull mund të ceket komuna e Kastriotit. burimet nga KEK-u. Trepça etj.

sidomos kur është e ditur së më tepër se 200 sëmundje ngjitëse përhapen me anë të ujit të ndotur. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 73% e popullatës ka qasje në sistemet publike të furnizimit me ujë. vuajnë nga ndotje të shumta e sidomos nga mos kontrolli i ujërave të zeza.Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Në anën tjetër në Kosovë fatkeqësisht mungesa e burimeve natyrore të ujit mbetet një problem mjaft shqetësues dhe shumë serioz. çka do të thotë së edhe 27% e popullsisë mbetet pa furnizim publik. përdorimi joracional i tyre etj. Sipas vlerësimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. 13 . Ndikimi i ndotjes së ujit në shëndetin e qytetarëve është i paevitueshëm. Për më keq edhe këto ujëra që i kemi në mungesë. hedhja e mbeturinave. si pasojë e mungesës së kanalizimeve dhe e hedhjes së mbeturinave. sot rreth 70 deri 80 % të ujërave në rajonet rurale janë të ndotura.

Zhvillimi ekonomik . Rritja e popullsisë së botës dhe rritja e konsumit të energjisë gjatë këtj shekulli dhe atij të kalur . mjedisi në Kosovë po merr gjithnjë e më shumë statusin shumëdimensional që i takon. Jo vetëm rritja e pakontrolluar e popullsisë. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe industrisë. Është bërë më se e qartë që problemet mjedisore. ndonëse ndjehen lokalisht ato janë çështje të nivelit global. ritmet e shpejta por edhe të ndryshueshme të shoqërisë civile po krijojnë një terren të favorshëm për trajtimin e çështjeve mjedisore në të gjitha aspektet nga të gjithë akterët e interesuar. ka quar në dëmtimin e mjedisit në shkallë globale. shoqëria civile dhe publiku.social në Kosovë ka zgjeruar spektrin e problemeve mjedisore. liqene. ndryshimi i mënyrës së të jeteses dhe sjelljes ndaj mjedisit është pranuar se sjell rreziqe dhe pasoja afatgjate të parikuperueshme në gjithë treguesit e jetës. si dhe të krijohet mundësia që të gjithë qytetarët e interesuar të kenë qasje në informata mjedisore .zbatimi i Konventës së Aarhusit. që tani janë të pranishme kudo: në qytete e fshatra.Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Përfundim Rritja e shpejtë e popullsisë së globit e shoqëruar me dëshirën për një standard material jetese më të lartë. Reformat ligjore. por edhe përqendrimi i saj në qytete të mëdha ka rritur shumë nivelin e ndotjes së mjedisit në disa zona të kufizuara. Aspekti i ndikimi negativ i njeriut në natyrë. institucionale. rritja e popullsisë ka bërë që mjedisi të ndotet në shkallë të lartë. lumenj. duke u bërë kërcënim për shëndetin e banorëve. Pushteti qendror dhe lokal synon si objektiv kryesor rritjen e nivelit te informatave cilësore mbi problemet mjedisore për qytetarët e Kosovës. madje rritja e konsumit të energjisë është më e shpejtë se sa ajo e popullsisë. 14 . shihet qartë se kjo rritje është eksponenciale. struktura vendimmarrëse. Vitet e fundit. zona të mbrojtura etj.

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 Literatura dhe referencat: 15 .

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful