P. 1
Sh. Akademik (Reni)

Sh. Akademik (Reni)

|Views: 19|Likes:
Published by Renato Lala

More info:

Published by: Renato Lala on Jan 26, 2012
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOCX, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

07/12/2014

pdf

text

original

Universiteti i Tiran s Fakulteti i Histori-Filologjis Departamenti i Historis

ESE

SHPALLJA E PAVARSISË SË SHQIPËRISË MË 28 NËNTOR 1912 DHE ROLI I FAKTORIT SHQIPTAR

Punoi:Renato Lala

Pranoi: Prof. Dr Valentina Duka Ma. Artan Hoxha

Tiranë, 2012
1

PASQYRA E LËNDËS

Parathënie«««««««««««««««««««««««««.«..3 Hyrje««««««««««««««««««««««««««««...4 Kreu I. Pavarsinë a na e dhanë apo e morëm ? 1.1 Kushtet historike në prag të shpalljes së Pavarësisë«««««««««.5 1.2 Roli i faktorit shqiptar me në krye I. Qemalin në shpalljen e Pavarësisë....7 Kreu II. Shpallja e Pavarsisë dhe Qeveria e re. 2.1 Qeveria e Vlorës para sfidave të mëdha të kohës««««««««««..8 2.2 Prezantimi për njohjen e shtetit shqiptar para fuqive Botërore««..««..9 Epilogu««..««««««««««««««.«««««««««.«..10 Bibliografia«.««««««««««««««..««««««««««.11

2

PARATHËNIE Pavarësia e Shqipërisë dhe roli i faktorit shqipëtar është tema që unë kam zgjedhur.Kjo ngjarje historike na njeh më mire me luftën dhe perpjekjet e shqipëtareve për të përballuar sfidat e kohes. Është nje temë per te cilën flitet dhe diskutohet shumë dhe sot. Janë mjaft gjëra që vazhdojnë të diskutohen nga historianët në lidhje me këtë akt aq të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar.Çështjet e trajtuara lidhen me ngjarjet e vitit 1912 dhe përpjekjet e shqipëtarëve per te arritur 28 nëntorin e 1912-ës, formimin e qeverisë dhe detyrat qe ata i vunë vetes për te shpëtuar Shqipërinë.Ajo çka është e vërtetë është se roli i faktorit shqiptar ishte dhe mbetet i padiskutueshëm në shpalljen e pavarsisë. Eseja ime perbehet nga kjo strukture: Parathenia, Hyrja, Kreu I. Pavaresine na e dhane apo e morem?, Kreu II. Shpallja e pavaresise dhe qeveria e re, Epilogu dhe mbyllet me Bibliografine. Bibliografia kryesore ku unë jam mbështetur për të realizuar punën time si student i vitit të pare janë: materialet e marra nga librat e Prof. Dr. Valentina Dukës Historia e Shqipërisë 1912-2000 dhe Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924. Ata që shpallën pavarësinë kombëtare të autorit Bardhosh Gaçe. Historia e popullit shqiptar II. Rilindja Kombëtare vitet 30 shek XIX -1912 të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Instituti i Historisë. Mbi bazën e këtyre materialëve unë kam arritur të realizoj këtë ese dhe shpresoj te kem justifikuar pëpjekjen time. Falenderoj biblioteken kombetare qe më mundësoi sigurimin e literatures përkatëse si dhe familjen time.

3

HYRJE

Shqiptarët nuk e lanë asnjëherë qëllimin e tyre për liri e pavarësi, duke punuar përmes klubeve patriotike, shoqërive patriotike, nëpërmjet kryengritjeve dhe çetave deri sa erdhi 1912. Kristo Frashëri, lidhur me këtë periudhë shprehet: ³Nuk duhet të harrojmë kurrsesi se ajo pavarësi u parapërgatit nga kryengritja më e madhe që ka pare ndonjëherë Ballkani, nga kryengritja e Kosovës më 1912.´ Kurse Arben Puto thotë: ³Unë anoj nga mendimi se jo gjithmonë ka patur lëvizje me objektiv kombëtar nga ana e shqiptarëve, referohem shkrimeve te Edit Durhamit, e cila ke qënë këtu ne vitet 1911-12 dhe i ka ndjekur fare afër ngjarjet. Lëvizjen kryengritëse të shqiptarëve në kufi me Malin e Zi e përshkruan si nje lëvizje per taksat, per centralizim, pra e thotë hapur që ishte një nje kryengritje sociale. Sigurisht që ky ka qënë një motiv, por objekti kombëtar nuk mund të mohohet, madje sa më shumë zhvillohet lëvizja kryengritëse aq më shumë piqet vullneti politik për të dale në një shtet më vete.´ Kjo duket edhe në fjalët e Hasan Prishtinës në parlamentin turk nga fundi i vitit 1911, ku merr fjalën dhe mes të tjerave thotë: Në kjoftë se qeveria ndërron politikën e administim në Shqypni, në kjofte se shqiptarët nuk i gëzojnë të drejtat e tyne politike asht për t¶u vu roe qi kanë me shpërthye nje varg ndodhimesh të pëgjakshme, t¶idhta. Po due me thane qi në kjoftë se ³Jeunes Turcs´ vijojnë ne zbatim të këtij sistemi mizuer në lame të politikës së përmbrëndshme, kam me kenë njeni, e ndoshta i pari i atyne, qi kam per ta ngreh flamurin e kryengritjes.´1 Dhe vërtetë kryengritja filloi ne Kosovë dhe ishte më e përgjakshmja. Kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 përbëjnë një faqe të re, një shkallë të lartë të lëvizjes kombëtare shqiptare. Ato kishin si objektiv kryesor plotësimin e programit kombëtar, të lëvizjes shqiptare të përcaktuar qysh në kohën e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, krijimin e shtetit autonom e më pas te pavarur shqipëtar. Kryengritja e 1912 ishte e pëgjithshme, u shtri në mbarë vendin, në Kosove, në Shqipërinë e Mesme dhe në atë të Jugut, ku prej kohësh vepronin çetat e armatosura. Megjithatë, forca e veprimëve te saj luftarake nuk ishte kudo e njëjtë. Ajo qe më e fuqishme në Vilajetin e Kosovës, krahasuar me territoret e tri vilajetëve të tjera (të Shkodrës, Manastirit e të Janinës). Nuk pati një bashkrëndim të veprimëve luftarake, të cilat ne vise ë tjera, sidomos në jug fillon më vonë se në Kosovë. Por ndryshe nga kryengritjet e mëparshme të armatosura, ajo e vitit 1912 u shtri në mbarë Shqipërinë, bashkoi gjithë shqiptarët pa dallim krahine, feje dhe përkatësie shoqërore. _________________________________
1

Bardhosh Gaçe, Ata që shpallën pavarësinë kombëtare,Tirane: Maluka, 1997, 240- 241
4

Kreu I.

Pavarsinë na e dhanë apo e morëm?

1.1 Kushtet historike në prag të shpalljes së Pavarësisë. Fuqitë e mëdha i shqetësonte fakti se pëmbushja e kerkesave të kryengritësve shqiptarë mund të çonte në prishjen e ekuilibrit në Ballkan e në Evropë dhe do ta përshpejtonte afrimin e një konflikti të armatosur të përmasave botërore. Dobësimin e Perandorisë Osmane, shtetet ballkanike e shikonin si një mundësi për të arritur synimet e tyre të përcaktuara tashmë në marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Aleancës Ballkanike. Kryengritja arriti suksese të mëdha, por nuk u arrit të mënjanoheshin mosmarrëveshjet në udhëheqjen e saj. Disa nga krerët shqiptarë filluan të anojnë drej kërkesave më të moderuara, që nuk ndihmonin zgjidhjen e çështjes shqiptare. Nikolle Ivanoj shkruante në ato ditë: ³Të gjithë janë besnik të idealit të pavarsisë, por arsyetimi ju thotë se për momentin e tashëm duhet të moderojmë këkesat në mënyrë që të bëhen të ralizueshme´. Realizimi i autonomisë mendohej si rruga më e mirë për t¶i bërë ballë rrezikut imediat të copëtimit tashmë tërësor të trojeve shqiptare ndërmjet fqinjëve. Aleatët ballkanas e shikonin mundësinë e formimit të një shteti autonom shqiptar si një pengesë serioze në arritjen e synimëve të tyre aneksioniste ndaj trojeve shqiptare.2 Në tetor te v.1912, pavarsisht nga kundërshtimi i fuqive të mëdha evropiane, serbët bullgarë, malazezët e grekët, të bashkuar në lidhjen Ballkanike, filluan luftën kundër Portës së fortë. Ecuria e luftës i bindi krerët shqiptar të shpejtojnë dhe të mendojnë jo më për autonomi, por për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.3 Janë dhënë dy alternative. E para: Shqipëria e fitoi pavarësinë prej faktorit të brendshëm, e cila shpjegohet me luftën e shqiptarëve pë liri e pavarësi dhe e dyta, e cila thotë se shqipëria e fitoi pavarësinë si dhuratë e Shën Adriatikut, me kuptimin për pozicionin që kishte në Adriatik, pasi fuqitë e mëdha nuk dinin si t¶i kontrollonin ndryshe ngushticat e Adriatikut, me pak fjalë pavarësia erdhi nga

____________________________________
2

Historia e popullit shqiptar, vëll II, Tirane: Toena, 2007,487,497,499 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-2000, Tirane: Kristalina-KH, 2007, 19
5

3

fuqitë e mëdha. Dhe historiani Kristo Frashëri lidhur me këtë shprehet: ³Nuk ka asnjë shtet që bëhet i tillë pa vullnetin e popullit të tij. Me një popull që nuk e do shtetin e tij, ai shtet nuk është i vërtetë por artificial. E vërteta është se fuqitë e mëdha nuk donin të kishin një shtet mysliman në Ballkan, ata kërkonin një kontinent të krishterë evropian. Ata donin që shqipërinë ta copëtonin, ndanin në parcela-parcela, duke i dhënë një pjesë Serbisë, një pjesë Greqisë dhe Malit të Zi. Ata nuk donin një shtet shqiptar.´ Në këto caste të vështira për popullin shqiptar, kur krerët e Lëvizjes Kombëtare bënin çmos për mbrojtjen e vendi nga copëtimi, vendimtarja ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli për në Bukuresht, prej ku më 25 tetor i përcjell nga 20 atdhetarë, arriti në Vjenë, ku u takua me diplomat të jashtëm, konti Berhtold dhe me ambasadorët e Anglisë dhe Italisë.

6

1.2 Roli i faktorit shqiptar me në krye I. Qemalin në shpalljen e Pavarësisë. Nga Vjena u kthye në Bukuresht, ku më 5 nëntor në një mbledhje të rëndësishme në hotel ³Continental¶¶, u mor vendimi i rëndësishëm politik për emërimin e një ³Komiteti drejtonjës´, nga vetë shqiptarët për të udhëhequr vetë politikën e Shqipërisë. Në këto çaste të vështira të popullit shqiptar, më në fund ³diplomacia shqiptare´, falë Ismail Qemalit, arriti të perfitonte nga kundërthëniet ekzistuese të Fuqive të Mëdha, që të përfitonte simpati për rregullimin e ardhshëm të Shqipërisë. Ismail Qemali, në takimet e fundit që pati me përfaqësuesit diplomatik evropian, arriti të sigurojë simpatinë e idesë së popullit shqiptar për shpalljen e pavarsisë. Krijimi i shtetit të ri shqiptar u vu në tryezën diplomatike të interesave të fuqive të mëdha. Më të interesuarit për çështjen shqiptare ishin Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia. Dy të parat kërkonin një shqipëri të pavarur, me kufij të gjërë, por nën ndikimin e tyre. Kjo ra ndesh me politikën e Rusisë, e cila këmbëngulte në shtrirjen e zmadhimin e kufijëve sllave në këtë gadishull.4 Para se të nisej për në Shqipëri, Ismail Qemali pati një takim ,me ministrin e Punëve të Jashtme, kontin Berhtold, takim që u mbajt në Budapest. Pas këtij takimi Ismail Qemali dërgoi një telegram për organizimin e Kuvendit që duhej të thirrej në Durrës ose Vlorë duke theksuar se çështaja e Shqipërisë është siguruar. Për këtë arsye ai duhej formuar një komision për shpalljen e pavarësië, prandaj ai kërkonte me urgjencë mbledhjen e delegatëve të Shqipërisë në Durrës apo në Vlorë. Pas arritjes së tij në Durrës më 21 nëntor 1912, aty nuk ekzistonin kushte politike për shpalljen e pavarësië së Shqipërisë, pasi propaganda greko-turke, në bashkëpunim me policinë, e kishin përgatitur terrenin për të burgosur Ismail Qemalin. Në mbrëmjen e 27 nëntorit të 1912-ës, pas një rryge të mundimshme, Ismail Qemali hyri në Vlorë dhe me 28 nëntor 1912, në orën 14:00, pa arritur ende të gjithë pjesmarrësit e krahinave shqiptare, u hap Kuvendi Kombëtar i Vlorës. Aty mernin pjesë 37 delegatë që u shprehën njëzëri për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Me anë të këtij akti formalisht të rëndësishëm synohej të arrihej një gjendje faktike pë të mos lejuar depërtimin në territorin shqiptar të ushtarëve serbë, malazezë dhe grekë me shkak luftën kundër osmanëve, që pastaj të shndërrohej në një pushtim prelud ky i ndarjes së territorëve të Shqipërisë.5 Ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallet ³shtet më vete, e lire, e pavarur.´ Të gjithë delegatët këtë propëzim e aprovuan duke u ngritur në këmbë she duke e përcjellë me duartrokitje aktin e Shpalljes së Pavarësisë. _______________________________________
4 5

Bardhosh Gaçe, vepër e përmendur, 20 Valentina Duka, Historia e shqipërisë 1912-2000, Tirane: Kristalina-KH, 2007, 19
7

Kreu II. Shpallja e pavarësisë dhe Qeveria e Re
2.1 Qeveria e Vlorës para sfidave të mëdha të kohës. Shpallja e pavarësië shënoi fillimin e një etape të re historike që shtonte detyra të reja dhe të nderlikuara përpara popullit shqiptar dhe udheheqësve të Lëvizjes Kombëtare, që kishin marrë përsipër barren e rëndë të krijimit te shtetit të pavarur shqiptar. Prof. Valentina Duka në librin e ³Qytetet e Shqipërisë ne 1912 ± 1924´ thotë: ³Shpallja e pavarësisë, më 28 nëntor 1912 ishte një kusht iu rëndësishëm politik dhe premise themelore për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Por para shtetit shqiptar të sapo krijuar dilnin detyra të mëdha. Ai duhej sanksinonte statusin e pavarësisë në arenë ndëkombëtare, të shpëtonte tërësinë territorial nga lakmitë e monarkive fqinje, të pastronte e vendin nga ushtritë të shteteve ballkanike, të ngrinte në gjithë vendin administratën shtetërore shqiptare dhe te fillonte betejen për zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe arsimore që shtroheshin para vendit. Por për zgjidhjen e këtyre problemeve material dhe ushtarake për kapërcimin e vështirësive të panumërta mungonin në një masë të madhe. Në ditë e para të shtetit shqiptar zona ku shtriu pushtetin e vet qeveria e përkohshme e Vlorës ishte e ngushtë. Ajo përfitonte Vlorën, Fierin, Lushnjen, Tepelenën dhe Gjirokastrën.6 Që në momentet e para Kuvendi zgjodhi sikryetar Ismail Qemalin. Me ardhjen e delegatëve të tjerë në Kuvend, kur numri i tyre u rrit nga 37 në 63, kuvendi kaloi në zgjedhjet e anëtarëve të qeverisë dhe të pleqërisë. Në projekt-planin që Ismail Qemali paraqiti Kuvendit për përbërjen e qeverisë, ai kishte pasur parasysh faktin që qeveria e tij si qeveria e pare shqiptare, të përbëhej nga njerëz me reputacion në vend, që kishin mbështetjen e fuqive të mëdha europiane, por edhe të stambollit. Ai i propozon kuvendit të Vlorës Për anëtarë të kabinetit të tij këta zotërinj: Mehmet Pashë Tetovën, Myfi Bej Libohovën, Aziz Pashën, Vehbi Dibrën, Abdi Toptanin etj. Ky kabinet nuk u pronua nga Kuvendi i Vlorës, sepse në të mungonte elementi kristian që përfaqësonte rreth 30 përqind të popullsisë shqiptare. Në këto kushte atributet e formimit të qeverisë mori vetë Kuvendi Vlorës dhe me 4 dhjetor, ai arriti të miratojë përbërjen e qeverisë si vijon: Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ismail Qemali. Ministri i Brendshëm Myfit Libohova, Ministri i drejtësisë Petro Poga, Ministri I Bujqësisë Pandeli Cale, Ministri i Financave Abdi Bej Toptani, Ministër i Arsimit Luigj Gurakuqi, Ministër i Luftës Mehmet Pashë Deralla, Ministër i Punëve Botrore Mithat Frashëri, Ministër i Posttelegrafisë Lef Nosi. Kjo qeveri qendroi ne detyre deri më 22 janar 1914.7
_________________________________________________________
6 7

Valentina Duka, Qytetet e shqipërisë në vitet 1912-1924, Tirane: Toena, 1997, 18 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë Tirane, Kristalina-KH, 2007, 23-24
8

2.2 Prezantimi për njohjen e shtetit shqiptar para fuqive Botërore.

Kryetari i qeverisë së Përkohshme Ismail Qemali i njofton për aktin historik gjashtë fuqitë e mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu për këtë vendim Ismail Qemali njofton edhe shtetet Ballkanike, Rumaninë, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, duke nga ato që të njihnin aktin e pavarësië si ndryshim të vullnetit politik te kombit shqipëtar. Megjithatë Shqipëria fitoi pavarësinë e saj në nëntor të vitit 1912, dhe fuqitë evropiane e njohën atë si shtet më vete, këto të fundit, në mënyrë arbitrare, vendosën copëtimin e saj (nëntor 1913) në favor të shteteve fqinje. Ato lanë jashtë kufijëve gjysmën e popullsisë dhe të territorit etnik shqiptar.8

_________________________________________________
8

Valentina Duka, Historia e Shqipërisë Tirane, Kristalina-KH, 2007, 7

9

EPILOGU

Ajo pjesë e shqipërisë që nuk ishte nën juridiksionin e qeverisë së Vorës, ishte kthyer në një shesh midis ushtrive ndëluftuese ballkanike dhe ushtrive turke. Por rrethanat politike që pasuan shpalljen e Pavarësisë si: caktimi i kufijve te rinj politikë, ekzistencën e okupacionit serb, malazez, dhe grek, i cili shkaktoi dëme të mëdha njerëzore dhe materjale vendit, bënë që edhe zhvillimin ekonomik në vend të shumë i ngadaltë. Qeveria e Vlorës nuk qe në gjendje të vendoste autoritetin e saj në mbarë viset shqiptare, pas largimit të ushtrive të huaja. Me largimin e ushtrive serbe nga Shqipëria e Mesme (pril 1913), qeveria e Ismail Qemalit, e vetmja qeveri kombetare, nuk e shtriu dot autoritetin e saj përtej viseve të rretheve të Elbasanit, Lushnjes, Fierit, Beratit, Vlorës, Gjirokastrës dhe të Tepelenës, të cilat i kishte nën qeverisje që më parë. Viset shqiptare midis lumenjëve Shkumbin dhe Mat kaluan nën pushtetin e Pleqërisë së Shqipërisë së Mesme të kryesuar nga Esat Pashë Toptani (Kazaja e Durrësit, e Kavajës, Tiranës, Shijakut dhe Krujës). Nga ana tjetër, Shqipëria edhe pas shpalljes së Pavarësië, vazhdoi të paguante detyrimet në kuadrin e borxhit publik otoman ndaj fuqive evropiane. Fuqitë e mëdha, pas shembjes së Perandorisë Osmane, vendosën që detyrimet e përgjithshme në kuadrin e borxhit të lartpërmendur t¶ua ndanin pjesërisht shteteve ballkanike, që kishin qenë nën sundimin e kësaj perandorie. Kjo zyrë deri më vitin 1920 mbeti nën kompetencat e Fuqive të Mëdha.9 Me 28 nëntor, në Krujë, kishte lindur shteti shqiptar i Kohës së Mesme. Më 28 nëntor, në Vlorë, lindi shteti shqiptar i Kohës së Re. Fati e caktoi ditën 28 nëntorit për këto dy ngjarje të mëdha historike të Kombit dhe prandaj këto duhen kremtuar si shenja bashkimi e vëllazërimi, si dëshmi dashurije per atdhe, për popull e për liri.10

_________________________________________________
9

Valentina Duka, Qytetet e shqipërisë në vitet 1912-1924, Tirane: Toena, 1997, 20-21 Eduard Licho, Skënderbeu 1468-1968, Boston: Federata Pan-shqiptare e Amerikes ³Vatra¶¶ 1968,158
10

10

BIBLIOGRAFIA

1- Duka, Valentina. Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924. Tiranë: KristalinaKH, 2007. 2- Duka, Valentina. Historia e Shqipërisë 1912-2000.Tiranë: Toena, 1997. 3- Gaçe, Bardhosh. Ata që shpallën pavaësinë kombëtare.Tiranë: Maluka 1997. 4- Liço, Eduart. Skenderbeu 1468-1968 . Boston: Federata Pan-shqiptare e Amerikes ³Vatra¶¶ 1968. 5- Historia e Popullit Shqiptar II. Rilindja Kombëtare vitet 30 shek XIX-1912, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Insituti i Historisë. Tiranë: Toena 2007.

11

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->