P. 1
Historia e Institucioneve Shtetrore Dhe Juridike

Historia e Institucioneve Shtetrore Dhe Juridike

|Views: 4,332|Likes:
Published by Ylli Gashi

More info:

Published by: Ylli Gashi on Jan 28, 2012
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

09/27/2015

pdf

text

original

Historia e Institucioneve Shtetërore dhe Juridike

K R E U I – Shqyrtime të përgjithshme
1. Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës
Historia e Institucioneve Shtetërore dhe Juridike (H.SH.D), si shkencë shoqërore merret me studimin e fenomeneve shoqërore, siç janë shteti dhe e drejta. Lëndë të studimit H.SH.D. ka shtetin dhe të drejtën prej momentit të krijimit të tyre e deri në ditët e sotme. Shteti dhe e Drejta përbëjnë objektin ose lëndën e studimit në kuptimin e ngushtë të fjalës. Për nga lënda e studimit në kuptimin engushtë të fjalës, H.Sh.D. e ndajmë në Historinë e PËRGJITHSHME të Shtetit dhe të Drejtës dhe në Historinë Nacionale të Shtetit dhe së Drejtës NACIONALE të një populli të caktuar. Rregullat e përgjithshme me të cilat parashihej veprimi dhe kufizimi i aparatit të dhunës dhe të cilave u sigurohej zbatimi po nga ky aparat i dhunës quhen norma juridike, kurse aparati i dhunës quhet shtet. Pra shteti dhe e drejta krijohen në të njejtën kohë dhe njëra ndaj tjetrës janë kategori sinkrone. Shteti nuk mund të ekzistojë pa të dretjën e as e drejta nuk mund të ekzistojë pa sigurimin e zbatimit të saj me ndihmën e dhunës së shtetit, andaj shteti dhe e drejta plotësohen ndërmjet veti në mënyrë të ndërsjellë dhe njëra ndaj tjetrës janë kategori komplementare. H.SH.D. është shkencë shoqërore dhe në shqyrtimet e saj shkencore përdor atë metodë të përgjithshme shkencore që e përdorin edhe shkencat e tjera humanitare. Cila do të jetë kjo metodë e përgjithshme në shkencat shoqërore, kryesisht, varet se çfarë koncepsioni kemi mbi zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Kryesisht kemi 2 koncepsione themelore mbi zhvillimin e shoqërisë dhe të natyrës: koncepsioni Idealist dhe ai Materialist. Përveç metodës së përgjithshmë, si shkencë e veçantë, H.SH.D. përdor edhe metoda të veçanta. Por pasi është edhe shkencë juridike ajo përdor edhe metodat e shkencave juridike siç janë: metoda dogmatike, normative, pozitive (pozitiviste). Logjike etj.

2. Qëllimi i studimit të H.SH.D.
Edhe në H.SH.D. vlenë parimi “Ta njohim të kaluarën për ta kuptuar të tashmën”. Pra e mësojmë Historinë e Institucioneve Shtetërore dhe Juridike që ta kuptojmë rëndësinë e tyre, qëllimin dhe kahun e tyre të zhvillimit.

3. Relacionet e H.Sh.D. me shkencat e tjera
Ashtu si të gjitha shkencat e tjera shqërore, edhe H.Sh.D. është ngushtë e lidhur me shkencat e tjera shoqërore, si, siç janë: teoria e shtetit dhe e së drejtës si dhe me të gjitha degët pozitive të së drejtës, me siociologjinë, me ekonominë politike, më historinë politike dhe me shkencat ndihmëse historike. H.Sh.D. nga shkencat shoqërore dhe degët pozitvie të së drejtës (e drejta penale, civile, administrative, kushtetuese, familjare, trashëgimore, ndërkombëtare etj.) merr lëndë të përpunuar teorikisht mbi institucionet juridike të këtyre lëmenjëve, kurse këtyre u ofron të dhëna historike mbi këto institucione. Njohja e Historisë Politike që do të thotë njohja e rrethanave shoqërore, politike dhe eknomike të një vendi është kusht për njohjen dhe studimin e historisë së shtetit dhe së drejtës se atij vendi. H.Sh.D. mbështetet edhe në shkencat ndihmëse historike dhe i shfrytëzon rezultatet e tyre shkencore. Shkencat ndihmëse Historike janë: Kronologjia – shkenca që merret me studimin e kohës

Paleografia – merret me studimin e veçorvie të shkrimeve të vjetra, më saktë më deshifrimin e tyre Hartografia – merret me studimin e hartave historike Diplomatika – merret më studimin e bulave (diplomave, kartëurdhëresave, kjo disipiinë shkencore mundëson leximin dhe komentinim e brendisë së bulave të vjetra, vërteton saktësinë, burimin, origjinalitetin dhe kohën e nxjerrjes së tyre). Heraldika - merret me studimin e stemave dhe të shenjave shtetërore në periudha të ndryshme kohore. Numizmatika – merret me studimin e monedhave dhe të medaljeve, po ashtu në periudha të ndryshme të zhvillimit historik Gjenealogjia – merret me studimin e prejardhjes së brezave të një fisi a të një familjeje njëri pas tjetrit, mund t’i hyjë në punë H.Sh.D. sidomos kur duhet të konstatohet prejardhja e ndonjë sundimtari apo ndonjë dinastie të ndonjë shteti e të ngjashme.

4. Zhvillimi i H.Sh.D. si shkencë e veçantë
Një studim i së drejtës ka ekzistuar edhe në shtetet skllavopronare, e sidomos në shtetet antike greke dhe në Romë, ku kryesisht e drejta dhe komentohej në mënyre dogmatike dhe ekzegetike, dhe bëhëj njëfarë stistematizimi, por nuk bëhej studimimi historik i së drejtës e as krahasimi i së drejtës së këtyre shteteve më të drejtat e shetëve tjera, sepse këto konsideroheshin barbare ashtu si popujt e tjerë që nuk ishin grek osë romak konsideroheshin barabar. Me shfaqjen e Humanizmit dhe të Renesansës u bënë ndryshime të mëdha në botëkuptimet filozofike dhe shkencore në mesjetë. Interesimi për H.Sh.D. apo palikimin e mëtodës historike në shkencat juridike nuk shfaqet rastësisht apo nga kureshtja, por ajo lind si nevojë imperative e kohës. Vetëm në shek. XVI, në kohën e ngadhnjimit të plotë të Humanizmit dhe në kohën e konsilidimit të monarkive nacionale, krahas studimit të së drejtës romake fillon edhe studimi i H.SH.D. nacionale. Fillimin e studimit historik të së drejtës nacionale e hasim në Francë, ku si nevojë e unifikimit të së drejtës në tërë shtetin, që nga fundi i shek XV, fillon regjistrimi i zakoneve lokale juridike. Regjistrimin e bënin komesarët e shkolluar mbretëror. Kështu që në Francë, në shek. XVII paraqitet tendenca e krijimit të historisë nacionale të së drejtës dhe paraqiten antikitetet juridike nacionale franceze. Në të njejtën kohë dhe për shkaqe të njejta fillon edhe studimi historik i së drejtës nacionale dhe paraqitja e antikiteteve juridike nacionale edhe në shtet e tjera të europës e sidomos në gjermani. Rol të rëndësishëm luajtën shkencat e ndryshme juridike, për të cilat do të bëjme fjalë më vonë si dhe kolosët e shkëncës siç ishin Ljabnici dhe Monteskieu të cilët gjatë shek XVII dhe XVIII i vunë themelet e kësaj disipline shkencore, duke I kombinuar me mjeshtëri parimet e racionalizmit dhe metodat e shkencave ekzakte me metodën historike. Në periudhën e Liberalizmit kontribut të rëndësishëm luajti juristi dhe filozofi gjerman Hegeli. Ky i zbuloi ligjet e dialektikës, të cilat i aplikoi edhe në shkencat juridike. Nga gjysma e dytë e shek. XIX Marksi dhe Engelsi themeluan një drejtim të veçantë në filozofi të quajtur marksizëm.

4.1. Studimi i së drejtës në periudhën antike
Në periudhën antike Shteti dhe e Drejta nuk konsideroheshin komplementare andaj edhe studimi ityre bëhej ndaras.

Të dhënat e hershme I gjejmë te HERODOTI (vdiq më 429 p.s. të shtetëve dhe të sundimtarëve I shtjellonte në mënyrë instruktive për sundimtarët e ardhshëm. III mendimet filozofike u zhvilluan në shenjë të mendimtarit Aurelius Augustinus (354-430) I cili në veprën e tij “De civitate dei” (Mbi shtetin e Perendisë. Egjiptit dhe të disa poliseve greke. e cila apsorbonte në vete arrtjet mijëvjeçare të së drejtës romake. Europa fllon të arrijë atë shkallë të zhvillimit kulturaldhe shkencor sa që mund të merrte modelet antike të kulturës dhe shkencës. Gjatë sundimit të Justinianit e posaqërisht në koncilin e V të ekumenëve (I dyti) në Konstantinopojë më 553. fillon një rënie e madhe e shkencës dhe kulturës.Të dhënat mbi shtetin dhe të drejtën janë të bollshme sepse shumica e historianëve. I cili fillon ta përvetësojë trashëgiminë menodre antike dhe kështu ndërmjet shekujve VIII-XII krijohet Kultura Klasike Islame.2. Edhe Polibi (198-117 p.3.) ndër të tjera merrej edhe me shqyrtime teorike dhe filozofike mbi shtetin dhe politikën. XI bëhet një zhvillim I dukshëm i qarkullimit Juridik. paraqitet Islami. Vepra e tij “Kushtetuta e Athinës” paraqet historinë e kushtetutshmërisë përkatësisht historinë e shtetit të Athinës. Përveç historianëve të përmendur grekë. e sidomos asaj civile.s. Thukidi (460-399 p. XVII u quajt “Corpus iuris civiles”. duke shkruar historinë politike të një vendi apo populli kanë dhënë edhe mjaft të dhëna mbi histroinë e atij shteti konkret. Kisha e dëgjueshme (ecclesia oboediens) u shndërrua në Kishë Sunduese ( ecclesia reganus) dhe me këtë autokratia perandorake në sferën fetare arriti kulmin. Deri në shek. XI-XIII) Ne Italinë Veriore kahshek. e sidomos pas Justinianit. 4. Në periudhën kur në Europë. III p. XI fillon krijimi dhe zhvilimi I qyteteve të para e më pas edhe në pjesët tjera të Europës Perendimore. me fjalë të tjera: feja si ideologji u bë mjet I rëndomtë I sundimit. në të cilën zhvillohej një jetë e hovshme qytetare.s. i cili kishte për bazë pronën private.e. Kodifikimi I Justinianit në shek.s.) I cili e shkroj historinë e Egjiptit.e. si Fe dhe Ideologji e re. Studimi I së drejtës në periudhën e krishtërimit të hershëm (shek. Aristoteli teoritë e tij mbi shtetin I bazoi në shqyrtimin e historisë së shume poliseve greke (më shumë se 150). formave të qeverisjes dhe të sistemeve politike.) duke I përshkruar luftërat e peleponezit jep të dhëna të rëndësishme mbi poliset greke dhe rregullimin e tyre shkencor. Në këtë periudhe fillon një tregti e hovshme me Bizantin (në të cilin jeta qytetare nuk janë ndërprerë) dhe me Botën Islame.e. andaj për këtë qëllim bëntë klasifikimin e formave të shtetit. ndër të tjera orvatet që nga pikëpamja e krishtërimit ta paraqes historinë e botës. Realisht mundemi lirshëm të themi që se kjo vepër është pa kurrfarë vlere për historinë e shtetit dhe së drejtës. XII nëpërmjet kulturës arabe. Me çështjet e shtetit dhe së drejtës janë marrë edhe filozofët antik. prej shek. Kështu pra. në pjesën perëndimore të Azisë. I cili edhe pse shpesh’herë u besonte në mënyre naive fakteve historike megjithatë ka dhënë mjaft të dhëna historike mbi shtetin e Perisë. në 22 libra).e. 4. sepse të dhënat mbi të kaluarën e popujve. në këtë periudhe vlen të përmendet edhe histrioani egjiptian Maneton (shek.s.e. Në Bizant gjatë sundimit të Justinianit u bë Kodifikimi I së drejtës Romake. Kurse prej shek. Kështu Sokrati (fillimi I shek. . IV-XII) Konstantini I me Ediktin e Milanos të vitit 313 e legalizoj krishtërimin dhe e bëri Fe të barabartë me Fenë shtetërore. Glosatorët (shek.) i cili mund të konsiderohet si historiani I parë pragmatik. Edhe nxënësi I tij Platoni edhe më tepër merrej me problemet teorike dhe filozofike të shtetit. IV p.).

dhe krijohen bashkësi të reja siç janë: korporacionet e profesorëve dhe të studentëve të quajtura – universitas. Keta i shqyrtonin.Kah fundi I shek. XIV. Pavijës dhe Bolonjës. përmes studimit të glosave. rezultatet e saj në shkencën juridike u reflektuan vetëm në shek. edhe Postglosatorët si glosatorët nuk u morren me çështje historike të së drejtës. duke shënuar ndërmjet rreshtave (inter lineas) ose në margjinat e tekstit (in margine) vërejtjet. Kontribut të madh në këtë drejtim kanë dhënë jursitët e Perugjias. Ata gjithashtu e studionin të drejtën romake jo vetëm nga Korpus jurisi por edhe nga të gjitha Burimet e tjera të mundshme. dhe lirisht filluan ta komentojnë dhe kritikojnë edhe Biblën. 4. shpjegimin dhe komentimin e pjesëve dhe fragmentëve të Korpus jurisit. Këta vepronin këshutp ër ta kursyer pergamenën shumë të shrtrenjtë të atëhershme. Me rritjen e qyteteve dhe dyfishimin e popullsisë në to. XIII-XVI Juristëte mëvonshëm. Francesco Accurius. 4. pozitiviste dhe egzegonike. Përmes studimeve të tyre ata konstatuan se Kodoi që është nxjerrë nga Justiniani përmban në vete norma juridike që u takojnë shekujve dhe shkollave të ndryshme. numri i shkollave juridike shtohet dukshëm. XIII paraqiten shkollat juridike në Paris. prej mesit të shek. komentonin dhe krahasonin glosat e ndryshme që bëninfjalë për të njejtin institucion juridik nga Corpus Iuris Civiles-i per të krijuar një mëndim të përgjithshëm të glosatorëve (communis opinio doctorum). të quajtur Postglosatorë ose komentatorë. Padovës. Pas dy shekujve të punës dhe veprimit të glosatorëve. Juristët ë këtyre shkollave e studionin Korpusin (sidomos Digestat – njërën nga pjesët më të rëndësishme të Corpus iuris civiles-it). Ndër postglosatorët më të dalluar kanë qenë: Cinus de Pistoja. Bartolus de Sassoferata. XIII mësuesi I shquar dhe I pasur I Bolonjës. të cilat ishin mjaft voluminoze dhe nëpërmjet të të cilave nganjëherë gjërësisht bëhej shpjegimi i ndonjë çështjeje juridike dhe në këtë mënyrë krijohen të ashtuquaturat “traktate”. XI juristi I njohur Irnerius në Bolonjë themeloi shkollën juridike në të cilën studiohej e drejta romake. Humanistët në shkence filluan të përdorin metodën kritike. por ngelën në suaza të metodës dogmatike. Ndonëse Renesansa kishte filluar në Italinë Veriore qysh në shek. Metoda e glosatorëve dhe Postglosatorëve (komentatorëve) u quajt në shkencën juridike “mos docendi italicus”. Përveq institucioneve juridike këta e studionin edhe rregullimin shtetërorë dhe sistemin e organeve administrative dhe gjyqësore dhe deri-deri diku. Postglosatorët (komentatorët) shek. XVI. andaj këta edhe quheshin glosatorë (shkolla e glosatorëve). Që nga shek. por me një gjë të tillë do të mirren në të ardhmen një plejadë e juristëve. XVI merren me shqyrtimin e glosave dhe me eliminimine kundërthënieve ndërmjet tyre. Shkolla të tilla u themeluan edhe në qytetet tjera të Italisë Veriore si në Pavija. komentimet dhe shpjegimet lidhur me brendinë e institucionit juridik konkret. u arritën rezultate të konsiderueshme edhe në shkencat juridike. . XIII e deri në shek. Për këtë qëllim ata filluan ta përdorin metodën historike të studimit të së drejtës. Në të kanë hyrë ligje dhe dekrete që nga koha e republikes si dhe mendime te juristëve të shquar romak. Oksford etj. paraqitet nevoja e botimit të glosave. për qëllim të unifikimit të praktikës së zbatimit të së drejtës romake. Padovë etj. Postglosatorët e studonin të drejtën romake në mënyë të tërthortë.5 Shkolla e Juristëve elegantë (shek. Mirëpo ky nuk u morr me eliminimin e kundërthenieve në mes të glosave. Përkundër kontributit të tyre në parqitjen. Andaj pasi që Corpus Iuris Civiles-i konsiderohej si “Bibël” e dretjësisë ata bënin komentime dhe kritika të lira ndaj tij. kurse shënimet e tyre quheshin glossa. dhe nuk bënë asnjë hap para në aspëktin e metodës historike.4. Badlus de Ubaldis. e botoi përbledhjen e glosave të mëhershme dhe atyre bashkëkohore me titull “Glossa magistralis seu ordinaria”. XVI-XVII) Me forcimin e shtresës qytetare në gjirin e shoqërisë feudale dhe me ngadhjnimin e plotë të Humanizmit. Në mesin e shek. Tulus.

filozofi dhe diplomati i njohur holandez Hugo Grotius.megjithatë kontriboj në fitimin e njohurive të reja historike për zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Pa marrë parasysh emrin.e arsyeshme dhe e drejtë si shprehje e parimeve morale të përhershme dhe të pandryshueshme. Shkolla e së drejtës natyrale ishte anti-historike.kurse me histori të jashtme kuptonte atë pjesë të historisë politike pa të cilën nuk do të kuptoheshin ndryshimet e sistemit juridik. 3) të na e shpjegoj kuptimin e të tashmes nga e kaluara. pëkartëisht të së drejtës (historia legum.sepse cdo gjë më së miri kuptohet nga kauzaliteti i vet.Me histori të brendshme kuptonte vetë sistemin juridik dhe përshkrimin e ndryshimeve graduale të tij. 4. . Lajbnici thoshte se nga historia kërkojmë tri gjëra : 1) që të na informoj për ngjarjet në të kaluarën .7 Kontributi i Lajbnicit dhe Monteskieut në zhvillimin e historisë së shtetit dhe së drejtës .historia iuris). ndërsa pasiqë shkolla u krijua dhe u zhvilua në Francë. Per shkak të gjëresisë së lëndës këtë e ndanin në historinë e ligjeve.Loku.Në këtë vepër Lajbnici angazhohet për thellimin dhe zgjerimin e studimeve juridike.ashtu siç kishte premtuar.Volfi.Lajbnici -përveç zbulimeve të tij në matematikë dhe fizikë.kurse normat e së drejtes feudale janë në kundërshtim me arsyen. sesa ndonjë lloj teorie e së drejtës. Interesimi dhe qëndrimi i Lajbnicit ndaj historisë më së miri shprehet me thënjen e tij të njohur: "E tashmja është përplot me të kaluarën dhe e ngarkuar me të ardhmen". Sipas tyre. 2) që të na ofroj gjëra të dobishme për jetë . kurse më vonë e botoj edhe veprën tjetër të tij të njohur "Mbi frymën e ligjeve" .normat e së cilës burojnë nga arsyeja njerëzore. XVII .i cili bëri përpjekje ta shpjegoj lidhjen kauzale të faktorëve të ndryshëm të zhvillimit historik të shoqërisë dhe shtetit. metoda historike është kusht themelor i shkencës juridike.Monteskieu .përkatësisht teori shtetërore juridike. dhe historinë e antikuiteteve juridike (antiquitates iuris). Përveç Grociusit.6 Shkolla e të drejtës natyrale (shek. por nuk mundi ta botonte edhe "Teatre legale" apo teatri ligjeve.ka merita të jashtzakonshme edhe për vënien e themeleve të historisë të së drejtës. historia iuris – për këtë e quanin legista) dhe në historinë e antikuiteteve juridike (antiquitates iuris) që konsiderohesh të gjithë ata faktorë që e kushtëzonon institucionin institucionin juridik Për shkak të gjerësisë së lëndës.këta e ndanin në historinë e ligjeve përkatësisht të drejtës (historia legum. 4.Volteri.rrethanat ekonomike-shoqërore të periudhave të ndryshme në të cilat janë krijuar institucionet ose degët konkrete të së drejtës.Qysh në moshën 20 vjeçare botoj veprën e tij të njohur me titull "Metoda e re se si duhet të studiohet dhe mësohet shkenca juridike". Ata thonin që "pa histori shkenca juridike është e verbër". shkolla e të drejtës natyrale është më shumë një formë e filozofisë moralepolitike.ishte paraardhësi i dytë i historizmit në shkencat juridike. Juristët elegantë të parët e përdorën metodën historike në studimin e së drejtës. përveç të drejtës pozitive ekziston edhe e drejta natyrale.Monteskie etj.dhe mbi këtë frymë e shkroi edhe veprën e tij me titull "Mbi madhështinë dhe rënien e Romës".ajo quhet edhe shkolla juridike franceze.përfaqësues të kësaj shkolle janë edhe Hobsi. Sipas tyre. Për shkak të pedantërisë shkolla e tyre e mori emrin "Shkolla e jurispudencës elegante" . Më 1693 botoj përmbledhjen e dokumenteve të së drejtës ndërkombëtare "Codex Juris Gentium" . Teoricientët e shkollës të së drejtës natyrore ishin kritikues të ashpër të rendit shoqëror feudal.Ruso.XVIII) Themelues i shkollës të së drejtës natyrore është juristi.si dhe shtetin dhe së drejtën. Lajbnici dallonte historinë e brendshme dhe të jashtme të së drejtës.sidomos të monarkisë absolute. .

Kriteret tipologjike dhe kriminologjike janë themeloret dhe më të rëndësishnet për ndarjen e historisë së shoqërisë njerëzore. 5. Napoleoni në disa shtete të pushtuara të Evropës si në Poloni dhe Gjermani.të cilën e zhvillojnë focat e brendshme popullore. Sipas shtetit dhe së drejtës historia e përgjithshme e shtetit dhe e së drejtës periodizohet në katër periudha të mëdha të zhvillimit: 1) periudha e shtetit dhe së drejtës skllavopronare 2) periudha e shtetit dhe së drejtës feudale 3) periudha e shtetit dhe së drejtës liberale dhe bashkëkohore 4) periudha e shtetit dhe së drejtës socialiste në mezokohë.Në kohën e nëncmimit dhe nënshtrimit më të madh të gjermanëve nga Napoleon Bonapparta. Monteskie. 4. Pas rënies së Napoleonit më 1814 u shtrua cështja se a duhet të mbahen reformat e tij apo të hidhen bashk me kodin e tij civil. Savinji thoshte se zhvillimi i së drejtës duhet kaluar në tri faza: 1)faza e të drejtës zakonore .si reagim ndaj shkollës së të drejtës natyrore dhe Revolucionit Francez dhe ndikimit ndërkombëtar të tij.i njohur me emrin Kodi i Napoleonit. Ai duke analizuar kushtetutën e Anglisë krijoi teorinë mbi ndarjen e pushtetit : në pushtetin ligjvënes. në Universitetin e Berlinit filozofi i madh gjerman Fihte më 1807 mban ligjeratën e tij të njohur dhe shumë të suksesshme më titull "Fjalime kombit gjerman".promovoi ide të reja dhe zgjoi interesim për historinë e së drejtës.Monteskie e hapi rrugën e analizimit të kujdesshëm të veçorive specifike të secilit sistem juridik veç e veç.ekzekutiv dhe gjyqësor.Në këtë shqyrtim ky shkruante se duhet ndërprerë partikularizmi në drejtësi dhe duhet unifikuar dhe kodifikuar të drejtën civile gjermane sipas shembullit francez.në kundërshtim me idetë e shkollës së të drejtës natyrale. 2)e drejta është produkti zhvillimit historik të një populli si grupacion shoqëror unik dhe i pavarur.ndonëse vetë Monteskie thoshte se cdo popull duhet ta ketë sistemin e vet të rregullimit shtetëror. 2) faza e të drejtës shkencore dhe 3)faza e të drejtës së kodifikuar. PERIODIZIMI I HISTORISE SE SHTETIT DHE SE DREJTES Ekzistojnë mënyra dhe kritere të ndryshme sipas të cilave bëhet periodizimi i historisë. Kritikuesi më i ashpër i Tibos ishte profesori i së drejtës romake Savinji. i cili në veprën e tij "Mbi detyrën e kohës sonë në aspektin e nxjerrjes së ligjeve dhe të praktikës juridike". Kjo shkollë u zhvillua në Gjermani dhe aty qëndroj më së shumti.ishte kundër zhvillimit revolucionar të shoqërisë dhe sistemit juridik. vuri në zbatim Kodin Civil të tij. Kështu psh profesori gjerman Tibo më 1814 shkroi broshurën me titull "Mbi nevojën e kodit civil të përgjithshëm gjerman". Teoria mbi ndarjen e pushtetit hasi në përkrahje të madhe të politikanëve të Evropës së atëhershme.të cilin e adhuronte shumë.8 Shkolla historike e së drejtës Shkolla historike e së drejtës lindi në Gjermani. Të tërë zhvillimin ia lëshonte evolucionit.sepse kundër ideve të proklamuara të revolucinot borxhez. XIX dhe XX. Për reforma ishin ithtarët e shkollës të së drejtës natyrale. Shkolla historike e së drejtës. duke analizuar rregullimin kushtetues të Anglisë.kurse krijohet në procesin e zhvillimit të qetë. . Mësimet e kësaj shkolle kryesisht mund të përmblidhen : 1)lindja dhe zhvillimi i së drejtës ka karakter spiritual . shkruante se në Gjermani ende nuk ishte koha që të bëhej kodifikimi i së drejtës. Kjo shkollë edhepse ishte më shkencore sesa shkolla e së drejtës natyrale.shkruan se sistemin e rregullimit shtetëror anglez e ka krijuar fryma e lirisë gjermane. Ndikimi i shkollës historike të së drejtës ndihet edhe gjatë shek.ishte më reakcionare.

. XVIII.janë sendet e ndryshme të përdorimit personal dhe kolektiv sic janë: veglat e punës. 3) historinë e kohës së re .aktgjykimet dhe vendimet e organeve gjyqsore.kontratat etj. Në këtë aspekt. Shteti dhe e drejta skllavopronare zgjat prej mijëvjecarit IV deri në shek. Në burimet historike-juridike hyjnë ligjet. Në mesjetë historia e botës ndahej : 1)periudha megjano-persiane.ndahet në fazën despozitive lindore dhe atë të shteteve antike.më të besueshme. .stolitë..të zhvilluar dhe të vonshëm. 2)periudha asiro-babilonase.anekdotat dhe proverbat popullore.përkatësisht të institucioneve juridike zakonore. . .enët. . BURIMET DHE MONUMENTET HISTORIKE .urdhëresat.atëherë materialet.kanalet.trëgimët.V të erës sonë.janë janë burimet më të rëndësishme historike. ndërsa periudha e shtetit dhe së drejtës borgjeze zgjat prej Revolucionit të Madh Borgjez Francez të vitit 1789 deri në ditët e sotme.traktatet ndërkombëtare. Shtetet dhe e drejta feudale qëndrojnë prej shek. Burimet gojore janë më të përshtatshme dhe më të rëndësishme për studimin e të drejtës zakonore.objektet e banimit.Monumentet e kulturës materiale .Burimet historike-juridike ndryshe quhen edhe monumente juridike.Burimet gojore .legjendat. Burimet historike ndahen në tri grupe : 1) në monumentet e kulturës materiale 2) në dokumentat e shkruara 3) në burimet gojore .V deri në fund të shek.fakte dhe të dhëna që na ofrojnë njohuri për ndonjë cështje.dekretligjet.Feudalizmi ndahet në fazën e feudalizmit të hershëm. 4)historinë e kohës më të re. Në burimet e kulturës shpirtërore hyjnë këngët. 6.Dokumentet e shkruara .Periudha e shtetit dhe së drejtës skllavopronare.faktet dhe të dhënat që na ofrojnë njohuri i quajmë burime historike. Dokumentat e shkruara ndahen në burime historike dhe burime historike-juridike. zhvilimi historik i shoqërisë njerëzore ndahet në: 1)historinë e kohës së vjetër .imperializmit dhe shtetet bashkëkohore.më të përdorshme dhe më të shumta.vizatimet.varrezat. 3)greko-maqedonase dhe 4)romako bizantine.Periudha e shtetit dhe së drejtës liberale dhe bahskëkohore ndahet në fazën e liberalizmit. armet. Kur cështja që e studiojmë i takon të kaluarës.mbeturinat e ndryshme të prodhimeve ushqimore etj. Periodizimi kronologjik është periodizim kohor.ndahen në kulturën shpirtërore dhe në kujtimet e ngjarjeve dhe dëshmitarëve të kohës`për të cilën shkruhet.JURIDIKE Me burime kuptojmë të gjitha ato materiale. 2) historinë e kohës së mesme.

nuk u krijua për një vit as për një dekadë.. Viti i saktë i formimit të tyre nuk dihet. por krijimi i tij ishte një proces shoqëror historik që zgjati me shekuj.. Edhe mekanizmat (organet e reja) vetë krijojnë norma dhe këtyre ua sigurojnë zbatimin.e.Formimi i shtetit dhe i së drejtës Formimit të shtetit i ka paraprirë një periudhë e gjatë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore e cila emërtohet me emra të ndryshëm siç janë: bashkësia primitive. 2.000 vjet. krijohen shteti dhe e drejta.s. Tigrisi. Shtetet e para skllavopronare klasifikohen në shtete skllavopronare të Lindjes së Lashtë dhe në Shtëtë Skllavopronare Perendimore. 3. Kështu p.sanksionet. sepse shteti i parë ishte mjaft rudimentar.K R E U II Shteti dhe e Drejta në periudhën skllavopronare 1... Monumentët dhe burimet historike flasin për vitin e krijimit të shtetit të parë. të cilat ndahen në fazën e ulët dhe të lartë të secilës. Njerëzit e parë që krijuan shtetin madje as nuk ishin të vetëdijshëm për një gjë të tillë. Ngjarjet që ndodhën prej fazës së mesme të barabsisë e sidomos prej fundit të fazës së lartë të saj. vendas – të huaj etj.. Indi. etj.vazhdon kështu deri te formimi i qyteteve të para të rrethuara me fortifikata.. primitiv dhe sakral. përkatëisht pushtimi i Romës nga barbarët. Sipas njohurive të deritanishme dihet se shtetet e para skllavopronare janë krijuar në mileniumin e katërt para erës së re.. Supozohet se edhe këto janë krijuar në gjysmën e parë të mileniumit të katërt. shoqëria primitive. Eufrati. burimet historike dëshmojnë se në itin 3200 p. Andaj u miratuan Norma të reja shoqërore dhe krijohen mekanizma tërinjë shoqërorë. por për ekzistencën e tij. të gjitha ishin të përqendruara në duart e një individi.). Asnjë nga funksionet shtetërore (ligjvëneës. Edhe funksionet shtetërore nuk ishin të diferencuara nga ato religjioze. popullsia u vendos në qendra të përhershme të banimit. sepse ai nuk u krijua përnjëherë. shoqëria parahistorike e të ngjashme. ekzekutiv dhe gjyqësor) nuk ishte i diferencuar.Vendi i Krijimit të shteteve të para Skllavopronare Shtete e para Skllavopronare të Lindjes së Lashtë u krijuan dhe u zhvilluan në zonat subtropike pranë luginave të lumenjëve të mëdhenj siç janë: Nili. Bashkësia primitive është formacioni i parë shoqërorë-ekonomik dhe më i gjati në historinë e tij i cili zgjati rreth 500. është bërë bashkimi i Egjipitit Verior dhe Jugor. Formacioni shoqërorë-ekonomik skllavopronar qëndroj deri në shekullin e V të resë së re. ndarja e njerëzve sipas lidhjes se gjakut. (..sh. Normat e deriatëhershme më nuk ishin efikase në rregullimin e marrëdhënieve të reja të krijuara dhe të ndërlikuara. Koha e Formimit dhe e Qëndrimit të shteteve të para skllavopronare Shtetet skllavopronare janë shtetet e para në zhvillimin e historsë njerëzore. Si datë orientuese merret shkatërrimi i Perandorisë Romake. . Me fjalë të tjera. bënë që shoqëria primitive të dekomponohet tërësisht. Në këtë periudhë njerzëit kanë qenë të barabart aq sa ua ka mundësuar natyra. morale dhe zakonore. Me shfaqjen e diferencimeve sociale të cilat bënë që shoqëria të palorizohej në të pasur dhe në të varfër në të lirë dhe jo të lirë dhe si rezultat i zhvillimit të forcave të prodhimit. deri sa. por dihet se qytet-shtetet (nomet) e para kanë ekzistuar edhe më herët. të paraparë dhe të rregulluar me norma të reja. Ky formacion i takon periudhës parahistorike dhe ndahet në periudhen e barabrisë dhe të egërisësë. Gangesi. komuniteti primitiv.

Ky ndikim bëhet në disa mënyrë: 1) me anë të ndikimit nëpërmjet kontakteve tregtare. 2) me anë të okupimit dhe 3) me anë të penetracionit të qetë. VIII) dhe fragmentet e ligjeve të Bokhorisit (shek. Fenikia. librat fetare Vede dhe Upanishada si dhe Vargjet Epike të RAMAJANIT dhe MUHABHARTËS. XIII p.s. madje fragmentet e ligjeve të Ramzesit II ( shek.e. (mirëpo përveq këtyre 2 shtresave ekzistojnë edhe ndërmjetklasat.Shtetet Skllavopronare të Lindjës së Lashtë Shtetet Skllavopronare të Lindjes së Lashtë janë shtetet e para skllavopronare dhe në përgjithësi shtetet e para në botë.) Për Historinë e Babilonisë e sidomos për institucionet juridike të këtij shteti. b) Në shtetet skllavoroanre dominon kryesisht ekonomia natyrale c) Shtetet skllavopronare janë shtete luftarake dhe pushtuese d) Të gjitha shtetet skllavopronare i përshkon ideologjia fetare e) Rendi shoqëror skllavopronar dhe shteti skllavopronar janë përplot me relikte të rendit të mëparshëm klano-fisnor f) Shtetet Skllavopronare janë përplot me antagonizma dhe kundërthënie të mëdha shoqërore (Skllevërit dhe skllavopronarët). XII p. III p.). Shteti Hebrej.) Për shtetin e Indisë së lashtë burime të rëndësishme të njohurive janë: Kodi Manu. kohën dhe vendin e krijimit. Bashkimi i tyre bëhej rëndom me anë të armëve dhe shumë rrallë në mënyrë vullnetare. Shtetet më të njohura të Lindjes së Lashtë kanë qenë: Egjipti.s. Hoang-Ho etj. Këto u krijuan në Mileniumin e IV para erës së re. g) Shtetet skllavopronare me ndikimin e tyre e shpejtojnë dekomponimin e bashkësisë primitive dhe krijimin e shtetit në territoret fqinje. Kina. 4. ndërsa në disa shtete të lindjes së lashtë kanë ekzistuar edhe kastat. pa marrë parasysh.e.s. Gangesi. India. privilegjeve dhe pasurisë. Tigrisi.). Shteti i Hetitëve etj. Vendosja e njerëzve në këto vise u bë për shkak të kushteve shumë më të përshtatshme për jetë. Shoqëria në këto shtetete ështe e plolarizuar në dy klasa themelore: Skllavopronar dhe Skllevër. Eufrati. por procesi i krijimit të tyre vazhdoj deri në mileniumin I-rë p. Asiria. 5. Babilonia. Kryesisht u krijuan në zonën subtropike.e. Jangcekjangu.Jancekjangu. . Por edhe në kuadër të klasës skllavopronare ekzitonin grupacione sipas.e. Kështu krijohen Shtetet Skllavopronare të Lindjës së lashtë.s. pozitës.s. Indiri. të njohura në histori si despotitë lindore.e. në luginat e lumenjëve të mëdhënjë siç janë: Nili. Burimet më të njohura të shkruara dhe më të rëndësishmet për njohjen dhe rekonstruktimin e shteteve të Lindjës së Lashtë janë: Për shtetin e Egjiptit – Historia e Egjiptit nga kleriku MANETON (shek.Karakteristikat e përgjithshme të shteteve skllavopronare Shtetet e para skllavopronare. ndërsa për periudhën para njësimit të shtetit vlen të permenden ligjet e vjeta sumere (mileniumi IV p. burimi historik dhe monumenti më i rëndësishëm juridik është Kodi i Hamurabit (shek. Persia. Në këto vise njëherë u krijuan qytet-shtetet e para të cilat për një periudhë bukur të gjatë qëndruan të pavarura. Hoang-Ho etj. por për shkak të kushteve klimatike dhe kushteve të dobëta të teknikës këto qytet-shtete vetëm të bashkuara mund të mirëmbanin sistemin e irigacionit (përmes numrit të madh të skllevërve). përveç karakteristikave të veçanta kanë edhe një varg karakteristikash të përgjithshme: a) Shtetet skllavopronare janë shtete eksploatuese.

Shumë nga ta nuk e kanë mbijetuar përfundimin e objektit në të cilin e kanë filluar punën.s. Ushtria në fillim ishte popullore por më pas u zëvëndësua me atë mercenare (profesionit të huaj të paguar) të cilët ishin më efikas për shtypjen e kryengritjeve të brendshme.e. për këtë arsye ata janë quheshin “seker auh” që do të thotë “të varrosur për së gjalli”. ku mënyra më e shpeshtë e bashkimit ka qenë lufta. ishte komandant suprem i forcave të armatosura në vend. u krijuan qytet-shtetet e para të quajtura nome. XV-XIV p.2. konsiderohej gjysmëhyjni apo me preajrdhje hyjnore). Pushteti shtetëror në Egjipt kishte karakter Teokrat (faraonit i mvisheshin veti hyjnore.e. Dega kryesore ekonomike në këtë fushë të plleshme që shtrihej ndërmjet lumenjëve Tigris dhe Eufrat ishte bujqësia. Përnga forma e pushtetit shtetëror ka qenë monarki despotike e tipit oriental. i cili kishte pushtet të pakufishëm dhe në personalitetin e tij ishin të njësuara tri pushtetet: legjislativ.s. Perandorinë e Vjetër. Ekzistonte një numër i madh i Skllevërve shtetërorë (në pronësi të shtetit).e. Kulminacionin e zhvillimit Egjipti e arriti në Periudhën e Perandorisë së Re. Përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë. Klutura dhe Arti ishin në një shkallë të lartë të zhvillimit me të cilën edhe sot mahnitemi. të cilin e emëronte faraoni. 5. Egjipti u dobësua mjaft dhe më në fund në shek.s.e. Në krye të shtetit qëndronte monarku i trashëgueshëm i quajtur FARAON. Gjatë kësaj periudhe Egjipti shtrihej në një territor që ishte edhe më i madh se Egjipti i sotëm ndërsa Shkenca. . I p. definitivisht u pushtua nga Roma. BABILONIA Në Mesopotami në mileniumin e IV p. Së pari u bë bashkimi i Egjiptit Verior e pastaj i atij Jugor. Perandorinë e Mesme. të piramidave. Nevoja për numër të madh të skllevërve (që të ndërtonin dhe mirëmbanin sistemin e irigacionit) i shtyu nomet që të bashkohen. ekzekutiv dhe gjyqësor. Perandorinë e Re dhe në Periudhën e shkatërrimit të Egjipitit. të tempujve dhe të objekteve të tjera publike. Në kuadër të administrarës shtetërore ishte shumë i zhvilluar shërbimi fiskal. Për shtetin e Hetitëve (Anadolli i sotëm) ndër të tjera burim i rëndësishëm është Kodi i Hetitëve (shek. Ata angozhoheshin për ndërtimin e sistemit të irigacionit.e.Për Shtetin e vjetër Hebre burim i rëndësishëm i njohurive është BIBLA. gjatë sundimit të sundimtarëve nga Teba e sidomos gjatë sundimit të Ramzesit II. EGJIPTI Egjipti është njëri ndër shtetet më të vjetra dhe më të zhvilluara të Lindjes së Lashtë.1.) dhe Biblioteka e Asurbanipalit e pasur me dokumentacione të llojllojshme. Në luginën e lumit Nil. pozita e të cilëve ishte tepër e rëndë. sidomos BESËLIDHJA E VJETËR.s.s. ndërsa bashkimi i tyre u bë rreth vitit 3200 p. Shef i administratës së oborrit mbretëror ishte Xhati. Gjithashtu Mesopotamia ishte vend i përshtatshëm për zhvillimin e tregtisë sepse aty kryqëzoheshin rrugët e tri kontinenteve. Zhvillimi historik i Egjiptit sipas historianit Maneton ndahet në: periudhën e krijimit dhe bashkimit të nomeve. u formuan qytet-shtete e para të quajtura Patesiate. 5. në mileniumin e IV p. Për Shkak të sulmeve të jashtme dhe dobësive të brendshme.

rrugëve.e. Në territoret e pushtruara. I tërë territori ishte i ndarë në krahina administrative të cilat sipas rregullit përputheshin me territorin e qytet-shteteve të dikurshme. Babilonia prej shek. Babilonia (patesiat në Akada) arrit që të mëvetësohet nga sundimtari i Larsës. pushteti shtetëror mbështetej në parimin e së drejtës së okupimit luftarak (occupatio bellica).1. pallatit mbretëror dhe tempujve. dhe rreptësisht i centralizuar. Sipar etj. Pushtetin më të lartë administrativ. Patesiatet më të njohura në Akad kanë qenë: Nipur.. qytet-shtetet u krijuan pak më vonë.e. Ai administronte pasurinë e sundimtarit dhe financat e shtetit.e. Uruk. unitare dhe centraliste.e.s.s. Isin etj.2. pushteti shetëror ishte territorial dhe laik. Rregullimi Shtetëror Përnga forma e pushtetit shtetëror ka qenë monarki despotike.Laicizmi i pushtetit shtetëor u arrit sidomos gjatë periudhës së Hamurabit(por edhe ky prap mbante kontakte me “perenditë lokale” dhe në gurin në të cilin ishte gdhendur Kodi i tij. sidomos gjatë sundimit 40-vjeçar të Hamurabit (sundimtari i gjashtë i kësaj dinastie) dhe birit të tij Samsuilinit. Babilonia kulmin e zhvillimit e arriti në shekullin XVIII dhe XVII. bie nën sundimin e fiseve dhe të popujve që ishin në një shkallë më të ulët të zhvillit kulturor dhe ekonomik. XII p. Skurupak. mureve të qytetit. sipas Kodit të tij. në reliev shihej “perendia” Shmashi duke ia dorëzuar Hamurabit Ligjet. gjyqësor dhe ushtarak e vetë ose me anë të delegimit mund të ngarkonte organe tjera dhe të kundërten me ane të devolucionit atyre mund tua merrte çëshjën (lëndën) për shqyrtim dhe vendosje.. Këta do të sundojën si kastë Sunduese deri në shek. XVI p. sidomos ato që buronin nga pronat shtetërore. ishte komandant suprem i ushtrisë. por pas bashkimit të Babilonisë bëheshin përpjekje të vazhdueshme për laicizëm.s.s. në fillim të mileniumit p. Shteti ishte unitar.e. dhe popullsia e tyre i përkistë racës semite. do të bëhet qendër e shtetit të ri babilonas por vetëm deri në shek. Në shekullin XIX p. Në pjësën Veriore të Mesopotamisë të quajtur Akada.) u krijuan në Sumer (pjesa jugore e Mesapotamisë) dhe këto ishin: Erida.s. urave.Qytet-shtetet së pari (fundi i mileniumit IV p. 5.s. – Krahas pushtetit shtetëror qendror ishte organizuar edhe pushteti vendor administrativ dhe gjyqësor. ishte gjyqtari më i lartë dhe kishte pushtetin më të lartë administrativ dhe ekzekutiv.e. kur definitivisht bien nën sundimin e Persisë. ai përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë.e. Popullsia e këtyre qytet-shteteve përbënte një etni të veçantë dhe kishte prejardhje të njejtë etnike. Në krye të shtetit qëndronte sunrimtari i qujtur LUGAL (që i përgjigjet termit të sotëm perandor). Kish. Për shkak të trazirave të brendshme dhe goditjeve të jashtme. për të u zgjeruar dhe pushtruar e nënshtruar së pari patesiatet e Akadit e më pas edhe të Sumerit.) . Patesiatet par bashkimit ishin shtetet Teokrate. Qyteti Babilon në shekullin e VII p. Organizimi i pushtetit lokal. Ndër funksionarët më të rëndësishëm i cili për nga rangu vinte menjëherë pas sundimtarit ishte drejtuesi i pallatit mbretëror i quajtur Nubanda. ndarjen e shtetit nga klerikët dhe mbështetjen në forcat ushtarake-burokratike. Ur. Ndërmjet Sumerit dhe Akadit ekzistonin jo vetëm dallime ekonomike por edhe kulturore dhe gjuhësore. VI p. madje udhëheqte punët publike lidhur me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të irigacionit. Babilonia. pushteti i sundimtarit ishte i kufizuar sepse ky ishte eksponent i klasës sunduese skllavopronare dhe veprimet e tij nuk mund të binin ndesh me intersat e tyre. Larsa. i cili ishte monokrat ( ishte shef i të tri pushteteve). Edhe pse kishte pushtet autokratik. ishte i vetmi organ lesgjislativ në vend. Në duart e tij ishte i përqendruar i tërë pushteti shtetëror. Organet vendore . Administrata vendore në babiloni mnd të thuhet se ishte administratë ushtarake. Lagash.s. Në krye të krahinës qëndronte drejtuesi i quajtur Shakanaku.

2. Qytetari deri sa qëndronte i zënë rob lufte apo derisa gjendej në shërbim ushtarak. Por edhe brenda klasës skllavopronare ekzistonin shtresa. ndëra të luajtshme vetëm me pëlqimin e pronarit. Skllevërit ishin vetëm objekt por jo edhe subjekt i së drejtës. Më vonë formohet ushtria e përhershme profesionale e përbërë nga të huajt. të cilat ishin krijuar për një kohë të gjatë dhe spontanisht qysh nga periudha parashtetërore. Me krijimin e shtetit këto zakone sanksionohen nga ai dhe marrin fuqinë e të drejtës zakonore. Ilku mund të trashëgohej vetëm nësë bijtë e trashëgimlënësit t’i pranonin kushtet që kishte babai ndaj sundimtarit. Aviliumët gëzonin mbrojte më të madhe juridike. në qoftë se mushkeni lëndonte aviliumin atëherë ndaj tij zbatohej parimi i talionit ndërsa në rastin e kundërt aviliumi dënohej vetëm me gjobë. pa dyshim që shtresa e klerikëve ka qenë shtresa më e privligjuar në shoqëri.2 Burimet e së Drejtës Burimet kryesore të së drejtës në babiloni si dhe në shtetet e tjera të Lindjes së Lashtë ishin: e drejta zakonore.2. 5. Skllavi nuk kishte kurrfarë të drejtash.2. . Në pozitë më të mirë ishin Skllevërit e tempujve ndërsa në pozitë më të vështirë kanë qenë ata në pronësi individuale. por në zakonet e rrethit shoqëror. jo vetëm me personin jo të lirë por edhe me personin e lirë. të shkonte në ushtrri. Në shtetet e Teokrate siç kanë qenë ato të lindjes së Lashtë. Babilonia dallon mjaft nga shtetet tjera të lindjes së lashtë.H. Nga aspekti i organizimit të ushtrisë. Në Babiloni ekzistonte edhe një formë. Kodi i Hamurabit njeh 2 kategori të klasës skllavopronare: aviliumët (shtresa e lartë skllavopronare) dhe mushkenët (shtresa e ulët skllavopronare). Nuk dihet sa zgjatte dhe deri në çfarë moshë ekzistonte ky obiligim ushtarak. ekspedita ushtarake. numri më i madh i të cilëve ishte në pronësi të shtetit dhe tempujve.) 5. të cilën e punonte vetë ose me skllevër me kusht që ky të i përgjigjej thirrjes së sundimtarit. për atë koë shumë karaktersitike e organizimit të ushtrisë. Urdhëresat e organeve të administratës qendrore dhe të asaj vendore si dhe praktika gjyqësore. Sundimtari i jepte njeriut të lirë në shfrytëzim një pasuri bujqësore të qujtur Ilku. Ilku nuk mund të tjetërsohej. Ligjet. ai mund të martohej vetëm me pelqimin e pronarit. të cilët gëzonin të mbrojtje juridike dhe privilegje të jashtëzakonshme. Organizimi i ushtrisë.kontrolloheshin rreptësisht prej pushtetit qendror dhe kohë pas kohe dërgoheshin kontrollorë të shoqëruar nga njësitët ushtarake. Shtresat Shoqërore dhe pozita e tyre juridike Në babiloni ashtu si në të gjitha shtetet skllavopronare popullsia ndahej në të lirë dhe jo të lirë. Kjo e drejë burimin formal nuk e kishte në ndonje normë që e kishte miratuar organi shtetëror legjislativ. Në Kodin e Hamurabit si shtresë e veçantë përmenden edhe damkarët – bankarët. ndërsa fëmija i lindur nga një martesë e tillë merr statusin e anës (neni 175 K. ai nuk mund të posedonte sende të paluajtshme. – Në fillim ekzistonte vetëm ushtria popullore e organizuar sipas parimit “burrë për shtëpi” dhe sipas nevojës. Popullsinë jo të lirë e përbënin kryesisht Skllevërit. Çdp qytetar i lirë ishte i obligues ushtarak. E dreja zakonore ka qenë Burim kryesore i së drejtës. shteti i njihete të drejta privilegje të caktuara.

në vitin 1901/1902 në gërmadhat e qytetit SUZI në jug të Iranit të sotëm. por natyrisht nuk ishte gjithkund njësoj. aty është gdhendur edhe figura e Hammurabit.25 m.s. kryeqytet i dikurshëm i shtetit Elam. gurit. Teksti Normativ dhe Epilogu (pjesa përfundimtare). me fjalë të tjera mbi të DREJTËN PENALE (neni 196-214). mbi mbrojtjen e identitetit fizik dhe jetën e njeriut. Kodi i Hammurabit Kodi i Hammurabit është nxjerrë në gjysmën e dytë të shek. i cili paraqitet solemnisht para “hyjnisë së Diellit shamashit”. Karakteristikat themelore të së drejtës E drejta në shtetet e Lindjes së Lashtë ka qenë në përgjithësi jo mjaft e zhvilluar. Kodi i Hammurabit është i shkruar në gjuhën akade në alfabetin kuneiformë dhe është i përbërë nga tri pjesë: Prologu (Hyrja). (më saktë në vitet 1794-1750 sepse këto janë vitet e sundimit të Hammurabit). drurit dhe në pllaka të bronzit. përgjegjësinë rreth dëmeve të shkaktuara dkekryer punë të ndryshme si dhe mbi veglat e punës (neni 215-282). por megjithatë ka njëfarë sistematizimi. Prologu dhe epilogu janë të gërshetuara me plot misticizëm dhe sakramentalizëm. Në epilog gjithashtu i lartëson meritat e veta të sundimtarit dhe vetveten e personifikon me “hyjninë e drejtesisë”.e. perveç çështjeve të përmendura bëhet fjalë edhe për procedurën gjyqësore dhe mjetet e provës.4. familjën.Ligjet e para kanë qenë mjaft të thjeshta. Kodi është i shkruar (gdhendur) në një shtyllë guri të BAZALITIT të gjatë 2. XII p. Kjo pjesë në krahasim ne prologun dhe epilogun është mjaft e laicizuar. mbi punën. 5.5. Kjo shprehej më së shumti në sfreën e të drejtës penale. E drejta kisht karakter të hapët klasor sepse shprehte pabarazinë formale juridike ndërmjet personave që u përkisnin shtresave të ndryshme shoqërore. Zakonisht shkruheshin në pllaka të argjilit. mbi martesën. Atje nga Babilonia në shek.2.2. . mbi sendet dhe të drejtën reale (neni 6-126). Më e rëndësishmja dhe kryesorja është pjesa e tesktit normativ e përbërë prej 282 neneve. Në prolog Hammurabi thirret në fuqi hyjnore. 5. duke marrë prej tij Kodin. Urdhëresat e organeve të administratës qendrore dhe pushtetit vendor kanë qenë burime formale të së drejtës në rastet kur çështja nuk ishte rregulluar me të drejtën zakonore dhe me ligj. Në shumë nene. Në fillim kjo e drejtë zhvillohet nën ndikimin e religjionit e cila më vonë emancipohet nga religjioni. priken ose dotën dhe trashëgiminë (neni 127-195). Në sistemet juridike të këtyre shteteve një kohë të gjatë u ruajtën reliktet e rendit parashtetëror që shpreheshin nëpërmjet të drejtës zakonore. XVIII p. Por megjithatë mbështetet në logjikën kazuistike dhe nuk njeh ndonjë teknikë të zhvilluar juridike dhe sistematizim të sotëm juridik.e. Shtyllën e ka zbuluar një ekspeditë arkeologësh francëzë. Më vonë këto fillojnë të jenë më përmbajtësore dhe të nxirren në formë të shkruar. nxirreshin në formë të urdhëresave gojore të sundimtarit. Në Babiloni ishte e zhvilluar e drejta penale dhe civile. Shtylla ka qenë e vendosur në shesh – qendër të qytetit dhe si duket ka qenë e vendosur në disa qytete të Babilonisë. e udhëhequr nga Zhan Zhak dë Morgan (Jean Jacques de Morgan). madje e quan veten me prejardhje hyjnore – të zgjedhur nga “perenditë” që të sundojë. e ka bartur një sundimtar i Elamit. Përmban norma mbi gjyqet (neni 1-5). Ky monument i rëndësishëm juridiko-historik ruhet sot në LUVËR (Louvreu) të Parisit.s.

joformale dhe bazohej në logjiken utilatersite.Si degë të së drejtës civile ekzistonin: e drejta sendore. E drejta e detyrimeve Ishte mjaft e zhvilluar.2. (ndonëse për një ndarje të tillë shkenca dhe teknika e atëhershme juridike nuk dinte. është e kuptueshme që pronësia mbi tokën ka qenë më kryesorja. e drejta familjare dhe trashëgimore.) Në të drejtën reale babilonase ekzitonin edhe servitudet (të drejtat reale mbi sendet e huaja). depozitën.) janë ruajtur mbi 100 000 dokumente që bëjnë fjalë për punët e ndryshme juridike si: kontrata. pronësia e tempujve.H. Babilonasit dinin edhe për hipotekën dhe librat tokësorë që quheshin “kuduru”.2. Ekzistonin servitudat fushore dhe servitudat e qytetit. huanë. Format kryesore të obligueshme sipas Kodin e Hammurabit jabë qenë: kontrata e shkruar. E drejta Martesore dhe Familjare Martesa lidhej në formë të kontratës ndërmjet dhëndrit dhe prindërve të vazjzës. huapërdorjen.2. (detajet e lidhjes së kontrates në libër faqe 53). Në të drejtën e detyrimeve të Babilonisë.6. njiheshin kryesisht këto kontrata: mbi shitblerjen. e drejta e detyrimeve.(shpjegim për sistemin kuduru libër faqe 51) 5. E Drejta Sendore Kodi i Hammurabit të drejtës sendore (ose reale) i kushton një hapësirë të konsiderueshme (neni 6-16). ortakllëkun dhe kontrata mbi punë të tjera tregtare. Forma për të ka qenë e obligueshme vetëm në atë masë që ta bëjë të kuptueshëme brendinë e punës juridike dhe të krijoj siguri juridike. Hajni ishte i detyruar ta kompensonte dhjetëfishin e ndonjëherë tridhjetëfishin e sendit të vjedhur ose dëmtuar.8. E drejta sendore babilonase njihte tri institute themelore: pronësinë. që shihet jo vetëm nga normat e Kodit të Hammurabit por edhe të një numri të madh dokumentësh të zbuluara. punën personale. qiranë. Pronësia ka qenë institut themelor i të drejtës civile dhe ekzistonte në sendet e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe mbi skllevërit. Ekzistonin disa forma të pronësisë mbi tokën: pronësia shtetërore. Në qoftë se nuk ishte në gjendje të bënte këtë do të vritëj (neni 8 K. e lidhur në prani te dëshmitarëve. reale dhe konsensuale. aktvendimet etj. aktgjykimet. e lidhur me betim. Vetëm gjatë sundimit të Dinastisë së tretë URA (21112003 p. Kontrata mbi martesën ishte e obligueshme. sidomos ajo shtetërore dhe e tempujve ishte e jashtzakonisht e mbrojtur nga shteti. Prona. përkatësisht kujdestarit të saj. Martesa pa kontratë kunsiderohej . servitudin dhe hipotekën. e jo kurrsesi të jetë qëllim i vetvetës.7. E drejta babilonase nuk njihte ndarjen e kontratave e cila behëj në të drejtën romake: në kontratat formale. Në kohën kur bujqësia ishte dega kryesore e ekonomisë. Kodi i Hammurabit të drejtën e kalimit mbi tokë të huaj e barazonte me qiranë. pronësia e bashkësive fshatare e më vonë edhe pronësia private. (detajet e secilës kontratë në libër faqe 53-57) 5. Në Babiloni e drejta e detyrimeve ishte e drejtë empirike.e. Toka e marrë me qira nuk mund të ishte objekt i qarkullimit juridik e as inter vivos e as mortis causa.) 5.s. Madje nuk bëhej as dallimi i plotë në mes të drejtës penale dhe asaj civile.

Tirhata ka qenë një dhuratë e jo çmim i blerjes së gruas. Burri për ta siguruar gruan pas vdekjes së vet eventuale. Kur kalonte në shtëpinë e dhëndrit gruaja me vete merrte shiritkën. e gjithashtu edhe atyre që ishin martuar por nuk e kishin marrë më herët. famija e saj detyrohej që dhëndrit t’ia kthente dyfishin e saj. Disa autorë tirhatën e trajtojnë edhe si kapare të martesës sepse nëse nusja i binte pishman. Kjo ngecje e saj sidomos në krahasim me të drejtën civile shihet në disa aspekte: 1) Në Babiloni. pra. Dhëndri familjes së gruas i jepte edhe një dhuratë të ngjashme më tirhatën që quhej bi-bla-ma (neni 159) që përbëhej prej sendeve të luajtshme. shprehej pabarazia formale juridike ndërmjet personave që u përkisnin klasave dhe shtresave të ndryshme shoqërore. skllavopronare. Me rastin e lidhjes së kontratës dhëndri jepte tirhatën. Djemtë kanë qenë trashëgimtarë të domosdoshëm ndërsa djali imadh nuk kishte përparësi ndaj djemve të tjerë. 4) Kjo e drejtë me ashpërsinë e dënimeve që parashihte. 2) Në të drejtën penale nuk bëhej diferencimi i elementeve subjektive dhe objektive të veprës penale. Nëse trashëgimlënësi kishte fëmijë me skllaven dhe ata i kishte pranuar si fëmijë të vet atëherë këta trashëgonin në mënyrë të barabartë vetëm pasurinë e luajtshme kurse pasurinë e paluajtshme e trashëgonin vetëm fëmijët me gruan e lirë.2. Pastaj për gruan ndahej nudunda që të mos mbetej në mëshirën e trashëguesve. prej asaj objektive. .9. 5. nuk bëhej diferencimi i përgjegjësisë subjektive. 3) Në të drejtën babilonase ashtu si edhe në të drejtat e tjera. Kjo pabarazi nuk manifestohej vetëm në lartësinë e dënimit të shqiptuar. Babai. Fillimisht nga pasuria e trashëgimlënësit vajzave të pamartuara u ndahej shiritka. E drejta trashëgimore Edhe ne Babiloni si në shtete e tjera të Lindjes së Lashtë trasahegimtarë legjitimë kanë qenë meshkujt. asaj gjatë martesës i dhuronte nudunu-n (neni 171). Kjo kontratë nuk dallohet nga kontratat e tjera civile dhe në të nuk ka kurgjë të veçantë sakrale. Vlera e së cilës nuk ka qenë e caktuar dhe nuk ka qenë kusht për vlefshmërinë e martesës. djalin mund ta përjashtonte nga trashëgimi vetëm me pëlqimin e gjykatës kur ai përsërit’te vepër penale kundër babit (neni 169). ndonëse ishte më e zhvilluar se në shumë shtete të tjera të lindjes së lashtë. me qëllim që të lehtësosnte jetën bashkëshortore.10. më shumë kishte për qëlim ndëshkimin dhe hakmarrjen ndaj kryesit të veprës penale si dhe arritjen e prevencionit të përgjithshëm e më pak arritjen e pevencionit special për përmirësimin dhe risocializimin e delikuentit.2. Qëllimi kryesor i saj ishte stiplimi i detyrimeve reciproke për bashkëshortët e ardhshëm. megjithatë nuk bënte dallimin ndërmjet deliktit privat dhe deliktit publik. edhe pse shteti e kishte rezervuar për vete zbatimin e sanksioneve për të gjitha deliktet ose veprat penale. E drejta Penale Karakteristika kryesore e të drejtës penale në Babiloni është se ajo nuk ka qenë mjaft e zhvilluar. ndërsa nëse dhendri i binte pisham ai e humbte tirhatën.nule (neni 128). (detaje rreth shkurorezimit. Shiritka ka qenë një lloj paje ose prike të cilën vajza e merrtë nga familja e saj. dhe pushtetit te Prindit faqe 58-60 lexoni se i qet n’provim zakonisht) 5. por edhe në llojin e dënimit.

betimi me bashkëbetarë dhe format të ndryshme të gjyqit hyjnor.11.e. asnjanësia e gjykatës etj. Prej të gjitha qytet-shteteve të kësaj periudhe më të zhvilluarat dhe më të rëndësishmet ishin qytet shtetet greke dhe shteti i Romës. Gjyqësia dhe procedura gjyqësore Në Kodin e Hammurabit për organizimin e gjyqësisë nuk bëhej fare fjale. i paraqitnin gjykatës mjete të ndryshme provuese si: pohimi i palës.s. kontradiktore. Instanca më e lartë gjyqësore ka qenë pallati mbretëror dhe vetë sundimtari. (detajet per t’gjitha karakteristikat faqe 61-65). nuk ekzistonte një ndarje e plotë e organeve të gjyqësisë pre atyre administrative. Nga aspekti i sotëm këto mjete mund të ndahen në mjete provuese. Në procedurën gjyqësore të Babilonisë ashtu si në shumicen e sistemeve të tjera juridike primitive. Nga kjo që u tha më lartë besohet që procedura gjyqësore ndryshonte nga ajo administrative. 6) Të gjitha veprat penale në babiloni mund t’i klasifikojmë në 4 grupe a) veprat penale kundër shtetit dhe religjionit. Faktorët që ndikuan në krijimin e shteteve të para ishin të ngjashme me ato të Lindjes së Lashtë (lexo më gjerësisht libër faqe 67-68). me fjalë të tjera prej Gjibraltarit e deri në Krime. 6. Njohuri më të gjëra për këto çështje ofrojnë burimet e tjera historike si dhe studimet krahasuese të këtyre çështjeve në shtetet e tjera të Lindjes së Lashtë. madje as në periudhën e artë të zhvillimit të saj. në bazë të të cilave nuk mund të bëhet rekonstruktimi i organizimit të gjyqësisë dhe procedurës gjyqësore. Procedura ka qenë gojore. zënia në vepër. Nisja e procedurës fillonte me kërkësën e palës së dëmtuar. Shteti fillonte procedurën vetëm për veprat penale publike apo në raste kur cenoheshin interesat e tij. ndonëse për shkak të vetë natyrës së gjykimit (me porotë. racionale dhe në mjete të provës iracionale. por nuk dihet se sa instanca gjyqësore kanë ekzistuar. kurse shtetet e para skllavopronare perëndimore paraqiten në mileniumin e parë p. Ekzistonin forma të ndryshme të gjyqit hyjnor si: hedhja në ujë. Në mjetet racionale të provës hynin: pohimi i palës dokumentet e shkruara. kurse për procedurën gjyqësore flitet vetëm në disa nene. aplikohej gjyqi hyjnor (që më vone te fiste gjermane u quajt “ordalije”). përkatësisht të interesuar. dhe ç) veprat penale kundër familjes dhe moralit. futja e dorës në ujë të valë. dokumentet e shkruara.) bënte që organet shtetërore kur gjykonin në esencë ndryshonin nga ato të thjeshta administrative. b) veprat penale kundër personit. c) veprat penale kundër pasurisë. por procedura penale ishte krejtësisht e njejtë me procedurën civile. dëshmia e dëshmitarit dhe zënia në vepër kurse në mjetet iracionale hynin: betimi. Palët ndërgjyqësore për t’i provuar (argumentuar) thëniet dhe kërkesat e veta. përkaësisht akuzatore dhe publike. SHTETET SKLLAVOPRONARE PERËNDIMORE Këto u krijuan kryesisht në gjirin e Mesdheut dhe në brigjet e Detit të Zi. -Në babiloni. betimi dhe gjyqi hyjnor.Dihet se pala e pakënaqur me vendimin gjyqësor kishte mundësi t’i ankohej gjykatës më të lartë. Edhe pse procedura fillohej gojarisht kishte edhe mjaft elemente të procedurës së shkruar. kapja e hekurit të skuqur me dorë e të tjera. .5) Në të drejtën Babilonase kishte mjaft reliktë të periudhës parashtetërore.2. . Procesi i diferencimit ekonomiko-shoqëror dhe paraqitja e konturave të para të shtetësisë paraqiten në mileniumin e dytë. dëshmia e dëshmitarit. Babilonasit ashtu si popujtë tjerë të Lindjes së Lashtë nuk bënin dallim ndërmjet mjeteve të provës racionale dhe iracionale. 5.

Korinthi. Teba. Kesnofani. sherbejnë si burime njohurish për shtetin dhe të drejtën greke. Krijimi i këtyre shteteve bëhet kryesisht si rezultat i zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe i shtresëzimit ekonomik dhe shoqëror të popullsisë. Krijimi i shteteve të para greke Shtete helene krijohen si qytet-shtete të quajtura polise. por kishte edhe dallime. Aleanca e Peleponezit. Itaka.2. morale.s. Bota antike greke njihte të gjitha sistemet dhe rregullimet shtetërore të mundshme.e. Ligjet e Likurgut në Spartë. parashtetërore. kulturë e të ngjashme. VIII p.e. Aleanca Detare e Delfit. (Periudha Homeriane). religjioze. ndërsa prej gjysmës së shek. Përveç ligjeve të përmendura janë ruajtur edhe një numër i konsiderueshëm i kontratave të ndryshme. duke filluar prej monarkisë. Procesi i formimit të qytet-shteteve. IX dhe filimi i shek. filloj kolonimi grek. republikës aristokratike. poliseve greke përfundon në fillim të shek VIII p. Për këtë periudhë të zhvillimit të tyre shfrytëzohen kryesisht burimet e kulturës materiale.s. Edhe fjalimet e ruajtura të politikanevë edhe oratorëve të të njohur Demosteni. Pizistrati etj. VIII p. dis aktgjykime dhe akte të tjera të organeve shtetërore. Në mes polisve ndodhnin luftëra të shpeshta por kishte edhe aleanca të karakterit të ndryshem si p. Izokrati. plutokracisë. “Ligji i Gortinit” – koleksioni i ligjeve në shtetin Gortin.7. kurse për periudhën e shekujve XII-IX p. smirna. Në mesin e tyre kishte mjaft ngjashmëri.1. Plutarku etj. . zakone. Prej tyre vlen të përmenden Ligjet e Solonit dhe Ligjet e Drakonit në Athinë. burimet e njohurive për jetën shoqërore dhe ekonomike të grekëve janë të varfëra. SHTETET ANTIKE GREKE ME NJË VËSHTRIM TË POSAÇËM MBI ATHINËN DHE SPARTËN 7. në tërësi ose fragmente të tyre. Cipri etj. Për fat të keq janë ruajtur veëm një numër i vogël burimesh dhe monumentesh juridike. Mileti. 7. Prej të gjitha më të zhvilluarat dhe më të rëndësishmet ishin Athina dhe Sparta. oligarkisë e të ngjashme.e. Këtë kuptim të grekët e vjetër polisi e kishte që nga koha e Homerit e deri te Arsistoteli. Burimet e njohurive Për periudhën e hershme. burimet më të rëndësishme të njohurive janë epet e Homerit “Iliada dhe Odisea”. ekonomike. Ngjashmëritë ishin në gjuhë.s. por edhe një njësi territoriale. religjion. Ndër poliset greke më të njohura ishin Athina. (liëbër faqe 70 procesi i kolonizimit) Numri i poliseve greke duke llogaritur edhe Kolonitë jashtë greqisë arriti në më shumë se 200 sosh. tradicionale dhe shoqërore-politike. Tukidi. ohlokracisë. kjo është periudha e dekomponimit të rendit klano-fisnor ose periudha e demokracisë ushtarake. traditë. Aleanca e Tebës etj. tiranisë. Kreta. Sparta.s.sh. Me Polis. por edhe nën ndikimin e qytetërimit të Lindjes së Lashtë. Të dhënat që ofrojnë historianët dhe filozofët antik duhet të shfrytëzohen gjith’herë me rezerva. nuk nënkuptojmë vetëm territorin. Në këtë aspekt janë shumë të vlefshme edhe veprat e Arsitotelit dhe të Platonit. Si burime të rëndësishme të shkruara shërbejnë edhe veprat e historianëve të njohur antik Hedoriti. republikës demokratike skllavopronare.e. Troja. Koha e krijimit të poliseve të para ishte fundi i shek.

e.s.e. Periudha prej themelimit të shtetit e deri në vitin 595 p. siç ishin bazileusi dhe kuvendi i përgjithshëm i popullit. ishte komandant suprem i forcave të armatosura dhe njëherësh ishte urdhërdhënësi më i lartë i ekzekutivës shtetërore. me fjalë të tjera mbi të gjithë banorët e Atikës. Pas kufizimit njëvjeçar të mandatit të Arkondëve u bë organi kryesor i pushtetit shtetëror. IX u vendos që krahas tij të zgjjidhej edhe një arkond tjetër arkond polemarlh. Zgjidhej me anë të shortit nga katër kandidatët e propozuar prej secilit fis. AREOPAGU – u quajt kështu sepse arkondët e dikurshëm (ish-arkondët) mblidheshin në kodren ARES. mandati i arkondëve kufizohet në vetëm 10 vjet ndërsa në vitin 683 p. Që nga Mesi i shek VIII p.s. Prej vitit 595 e deri ne vitin 338 p.e. Në mënyrë të njejtë më vonë zgjidhet edhe një arkond tjetër (arhon eponymos) për çështje administrative dhe gjyqësore. Ekzistonin kuvendet popullore të fiseve të veçanta që e përbënin shtetin e Athinës. në gadishullin e Atikës nga fiset (filet) jone u formua qytet.1. IX dhe në fillim të shek. Deri në reformat e Solonit organet kryesore të pushtetit qendror kanë qenë 9 arkondët dhe areopagu. Perveç reformave të Tezeut.7. Klistenit. . ra nën sundimin Romak. Organe të cilat në kushtet e organizimit shtetëror u shndërruan në organe të pushtetit lokal.shteti i Athinës. (e cila karakterizohet nga reliktet e rendit klano-fisnor. Bazileusi në këtë kohë zgjidhej për tërë jetën. të tre arkondët zgjidhen vetëm për një vit. me qendër në Athinë. 7.e. kurse kuvendi popullor i të gjithë qytetarëve të Athinës nuk ka ekzistuar. kurse prej reformave të përmendura e dëri në fund të ekzistimit të shtetit të pavarur ka qenë republikë demokratike skllavopronare. VIII p. Zhvillimi historik i Athinës ka kaluar nëpër etapa të ndryshme të zhvillimit. Rregullimi Shtetëror Prej themelimit e deri në reformat e Solonit (fillimi i shekullit VI p. Në fillim ekzistonte vetëm një arkond (arkond bazileu). Tezeut. Nga shek.s.3. 9 ARKONDËT kanë qenë organ administrativ dhe ekzekutiv.e. Athina pas difatës së Heronjës humbi pavarësinë dhe ra nën shtetin Maqedonas.s. ( Republika aristokratike zëvendësohet nga republikë demokratike) Në vitin 338 p. Përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë. ATHINA Në fund të shek. por kësaj iu njoh një shkallë e konsiderueshme e mëvtësisë.s. si komandant i përbashkë ti ushtrisë. Formimi i shtetit të Athinës lidhet ngushtë me reformat e heroit legjendar.e. ishte kryeklerik. Fiset e bashkuara i kishin organet e veta. Ai ishte prijësi kryesor ushtarak. Efijaltit dhe të Perikliut.e.3. Zgjidhej me short nga katër kandidatët e propozuar nga secili fis (file) nga një.s.s.) Athina ka qenë republikë aristokrate. në Athinë janë të njohura edhe një varg reformash të tjera si ato të Solonit. por dy periudha janë më kryesoret 1. Ai nuk kishte pushtet vetëm mbi pjesëtarët e katër fiseve të Atikës por edhe ndaj të huajve. Fjalën kryesore në këtë periudhë në drejtimin e shtetit e kishin njerëzit me prejardhje fisnore. Ndërsa në vitin 168 p. Zgjidhej në të njejtën mënyrë dhe me mandat të përjetshem sikurse Arkond Bazileusi. Zgjidhej për tërë jetën.por edhe gjyqatari më i lartë i Atikës. që ngrihej mbi pushtetin fisnor dhe i kishte të gjitha atributet e shefit të shtetit. kurse forma e pushtetit ishte republikane aristokratike-Republikë Aristokrate)dhe 2. Sipas reformave të tij u bë bashkimi i katër fiseve jone të Atikës me një Bazileus të përbashkët.s.e.

e. Prej reformave të Solonit për ngra rendësia vinte menjëherë pas Kuvendit.e. kështu që prej shek. Kuorumi nuk ka qenë i caktar përpos në rsate kur vendosej për OSTRAKIZËM (dëbimi i nderit. Deri në reformat e Perikliut (gjysma e dtë e shek. Ajo ndahej në dikastere. ndërsa prej këtyre reformave e tutje njësia kryesore zgjedhore ishte njësia territoriale.s. ndryshonte. mbikqyrte punën e arkondëve aktual dhe të organeve të tjera shtetërore. .(më shume rreth Bulesë faqe 77-78). u bë organi më i lartë dhe më i rëndësishëm i pushtetit shtetëror (pas reformave të Solonit kur në vitin 595 p. etj. Kuvendi mbante seanca të rregullta dhe të jashtëzakonshme. gjykata më e lartë në Athinë. Klisteni tërë territorin e Athinës e ndau në 100 Komuna (deme). ratifikonte traktatet dhe kontratat ndërkombëtare si dhe vendoste për marrëdhëniet me shtetet e tjera. Areopagu e angazhoi atë që të jepte propozime konkrete për gjetjen e zgjidhjeve. Përmes këtyre reformave iu vunë themelet republikës demokratike). Dikasteret nuk ishin të përhershme ato krijoheshin ad hoc me short dhe përbhëshin prej 201.e. HELIEA – gjykata porotike.e. që në esencë ishin porotë gjyqësore. VII p. ushtronte funksionin e gjykatës shtetërore etj. Këtë kontroll në fillim e bënte AREOPAGU ndërsa prej reformave të Efijaltit të viti 462 p. 501 dhe 1501 anetarëve. Secili rreth zgjidhte me short nga 50 Bulent (më të moshuar se 30 vjet) të propozuar nga kuvendi i fisit Agora). Kuvendi popullor kishte kompetenca të gjëra: miratonte. BULEA – ishte këshill politiko-administrativ dhe ekzekutiv. pasi Aeropagu nuk ishte më në gjendje të bëntë një gjë të tillë. Kryetari i Bulesë udhëhiqte edhe mbledhjet e Kuvendit – Eklezisë. Bulea gjithashtu vendoste dhe shqyrtonte për DOKIMAZINË (çdo nëpunës i zgjedhur dhe çdo bulent duhej të i plotësonte kushtet para se të merrte detyren. Numri i pjesëmarrësve në kuvend ishte prej 20. abrogonte ligjet.Ai shqyrtonte dhe vendoste për të gjitha çështjet e rëndësishme në Athinë. vendoste për luftën dhe paqën. deri në reformat e Klistenit ( 509 p. që u bëhej personave që ishin bërë karizëm në Athinë. Kuvendi popullor nga qytetarët e athinës të moshës mbi 30 vjeçare për çdo vit zgjidhte 5000 gjyqtarë të rregullt dhe 1000 plotësues gjithsejt 6000. Koha e mbajtjes dhe rendi i ditës i seancave të rregullta caktohej në fillim të vitit. V) të gjitha punët shtetërore kryheshin pa pagesë që nënkupton që edhe kvendarët nuk paguheshin. me të cilën u jepej dieta apo kompensimi për kohën e humbur në kuvend por edhe në organet e tjera shtetërore..s. Pas reformave në fjalë u miratua ligji i quajtur MISTHOFIRIA. Çdo delegacion qeversite gjatë një të dhjetës së vitit politik – gjatë një prytanie andaj edhe delegacioni quhej prytani. Fisi në Athinë.000 deri në 40.s.000.. Në kuvend merrnin pjesë të gjithë meshkujt e lirë athinas të moshës madhore (mbi 20 vjeçare). u instirucionalizuan edhe gjashtë arkond të rinj dhe numri i tyre arriti në nëntë. andaj i nënshtrohej procedurës së dookimazsë që zhvillohej në formë të një procedure gjyqësore para Bulesë) Ndërsa për Bulentët procedurën e dokimazisë e zhvillonte HELIEA. Përbëhej prej 400 këshilltarëve (bulentëve) prej secilës file (fis) nga 100 me mandat njevjeçar. Vendimet e Kuvendit duhej të ishin në përputhje me ”vullnetin e përhershëm të populit” dhe në përputhje me normat zakonore. të cilat ndaheshin në 10 rrethe (që edhe këto quhesh file).s. Buela tani përbëhet prej 500 anëtarëve.) ishte njësia themelore zgjedhore. zgjaste 10 vite – i dëbuari nuk mund të kthehej në Athinë për këtë periudhë kohore përpos nëse Shteti kishte nevojë për të dhe ftohej që të kthehej). EKLEZIA – tubimi i të gjithtë popullit përkatësisht kuvendi popullor. e bënte Helieja. Ndër të tjera vendoste edhe për numrin e Arkondëve. Viti politik në Athinë ndahej në 10 prytani (prytanea) që kapte 36 ditë.

10 Filarha (komandantët e ushtrive të fileve) etj. përkatësisht shtetasit athinas dhe të huajt të quajtur METIK..3. Kurse prej reformave të klistenit kanë qenë: 10 strategët (komandantët suprem të ushtrisë). 10 toksijarhë (komandantët e këmbësorisë). por gjykonte edhe si instancë e parë (por edhe efundit sepse nuk kishte gjykatë më të lartë) kur ishte fjala për vepra të rënda kundër shtetit apo për çështje me interes shtetëror. e që vlejnë për të dy periudhat kryesore. Pra nesë shprehemi me terminologjinë e sotme. 2 Hiparha (komandantët e kalorësisë). e tërë popullsia e Athinës ndahet në a) Popullsinë e lirë ( b) popullsinë jo të lirë. Burimet e së drejtës kanë qenë: e drejta zakonore. gjashtë arkondë testemonët. vrasjen e metikut. Ligjet e Drakonit.3. Përpos kësaj më ktëto .mbajeni mend çka është “ius vitae ac nesis” – e drejta mbi jetën dhe vdekjen sepse në vitet e kalume e ka pytë në teste). Burimet e Skllavërimit kanë qenë të njejta me ato të shteteve të tjera skllavopronare: shitblerja. andaj në përgjithësi fjala ligj në Athinë kishte kuptimin e së drejtës zakonore. në instancë të fundit.s. e kishte angazhuar areopagu me propozimet për nxjerren e ligjeve të para. eponimi dhe 48 nauktratorët. e një kohë të gjatë edhe i vetmi burim i së drejtës. Kjo gjykonte për vrasjen nga pakujdesia dhe për tentimin e vrasjes së athinasit. polemarhu. shndërrimi i robërve të luftës në skllevër.. Më këto ligje u zgjeruan kompetencat reale të organeve shtetërore si dhe u bë institucionalizimi i organeve të reja gjyqësore siç iështë gjyqi i efetëve që përbëhej nga bazileu. a) Popullsinë e lirë e përbënin qytetarët. përveç klasifikimeve që i bënë reformatorët Tezeu e më vonë Soloni në aspektin Juridik. praktika gjyqësore dhe aktet e organeve administrative të pushtetit.Helieja gjykonte si gjykatë supreme. skllavit dhe lendimin e rëndë trupor. arkond polemarhu. të cilin në vitin 621 p. lindja nga prindër skllavë dhe skallvërimi me anë të borgjit (deri në reformat e Solonit.e. E drejta zakonore ka qenë burimi themelos i së drejtës. Karakteristikat dhe vijat themelore të së drejtës E drejta Athinase në krahasim me të drejtat në poliset e tjera greke ishte më e zhvilluar. por të cilat ishin në përputhje me zakonet. 7. u qujaten kështu sipas thestemotit Drakon.3. atëherë kur gjykonte në baë të ankesës. e drejta zakonore ishte një kushtetutë e pashkruar athinase në përputhje me të cilën duhej të ishin të gjitha aktet dhe veprimet e organeve shtetërore. kur u ndalua skllavërimi i Athinasve për borgj) 7. Mund të themi se e drejta këtu është zhvilluar më shumë si shkak i nivelit të zhvillimit të bazës ekonomike sesa i ndikimit të sistemeve të huaja juridike. Në fillim areopagu e më pas kuvendi popullor filluan të miratojnë ligje. Deri në reformat e Klistenit funksionarët dhe nëpunësit më të rëndësishëm kanë qenë: akond bazileu. arkkond eponimi.2. sepse e drejta Athinase ishte e pranueshme për të gjithë grekët sepse bazën e kishte në të drejtën zakonore. por në esencë ishte e ngjashme. ligjet.. b) Popullsinë jo të lirë e përbënin skllevërit të cilët numerikisht ishin më të shumtë se qytetarët e lirë (më detajisht faqe 81 deri 83 per pozitat e secilit. Shtresat shoqërore dhe pozita e tyre juridike Kur flasim për shtresat shoqërore dhe pozitat e tyre juridike.

u zhvilluar më tepër. 7. VI p.s. Deri në shek. (në qoftë se kreditori e dëmtonte sendin atë duhej ta kompensonte. e drejta e detyrimeve. por nuk ka kurrfarë arsyesh që të mos jetë marrë si burim i së drejtës. së re. VI p.3. Kjo pronë quhej KLEROS (sipas fjalës short kleros). moral dhe politik si pjesë e kolektivitetit andaj ashtu konsiderohej edhe në aspektin pasuror.e.). Këto servitude ishin më të thjeshta dhe më të pazhvilluara sesa ato në të drejtën Romake. vjelja e frutave në tokë të huaj. nëse kjo ishte e nevojshme për qëllime publike. Përveq Ligjeve të Drakonit në Athinë janë të njohura edhe Ligjet e Solonit. së re ishte kolektive. E drejta e detyrimeve Kjo degë e së drejtës. që krijohehsin mbi tokën e huaj. sepse Athina ishte një polis bregdetar me një tregti dhe zejtari mjaft të zhvilluar. e drejta e kalimit në tokë të huaj etj. Këtu u zhvilluan dhe marrëdhëniet kreditore (punët bankare) si dhe disa institute juridike të së drejtës detare. të drejtën e pengut në pronësinë e paluajtshme të tjetrit. ndërsa toka si mjet themlore i prodhimit ndodhi që ndër degët e para të paraqitet e drejta sendore. Për praktikën gjyqësore në veçanti nuk bëhet fjale. ndërsa në rast se debitori nuk e plotësonte detyrimin në afat.e.ligje gjakmarrja më nuk konsiderohej çështje private por çështje për të cilën shteti shqiptonte denime të rrepta. padia për mbrojtjen e vetë të drejtës së pronësisë (dike ousias) si dhe padia për mbrojtjen e posedimit. E drejta e pronësisë në Athinë mbrohej në disa mënyra dhe në disa shkallë. 7. Prona mbi tokën deri në shek. Pronësia e tokës në Athinë konsiderohej si institut themelor i së drejtës. fillimi i shek. Shteti mund edhe ta bëntë konfiskimin e tkoës. e drejta penale dhe e drejta procedurale. VI ( 595 p.5. në krahasim me degët e tjera. Në Athinë njihen edhe servitudet (të drejtat reale mbi sendin e huaj). VI . Ekzistonte padia për mbrojtjen e fruteve (frutave natyrore dhe frutave ekonomike). Në kontekstin bashkëkohorë të së drejtës mund të themi se në Athinë kanë qenë të njohura këto degë të së drejtës: e drejta sendore (ose reale). e drejta trashëgimore. kreditori bëhej pronar i atij sendi). ose si pronë kolektive e shtetit ose e familjes së madhe. Pronari kishte disa kufizime dhe detyrime që mund të konsideroheshin si relikte të kolektivitetit. E drejta sendore Athinase njihte edhe të drejtën e pengut (pengun e dorës – në sendet e luajtshme) dhe hipotekën.4.3. Individi konsiderohej në aspektin shoqëror. Prona private në Athinë asnjherë nuk e arriti deri në fund të ekzistimit të shtetit ekskluzivitetin e pronës private si në të drejtën romake (dominium ex iure Quiritum). E drejta sendore Për shkak të rëndësisë që kishte bujqësia si degë kryesore e ekonomisë. si e drejta e marrjes së ujit në tokë të huaj. Pronësia private e pakufizuar në Athinë ishte e pakuptimtë (nuk egzistonte) der në shek. Kjo e drejtë përmbante mjaft relikte të periudhës klano-fisnore. Në bazë të pronës caktoheshin edhe të drejtat dhe detyrimet e qytetarit ndaj shtetit. Hipoteka konstituohej me kontratë dhe me aktgjykime. e drejta familjare dhe martesore.e.

7. Zoti i shtëpisë kishte pushtet të konsiderueshëm ndaj anëtarëve të familjes. kur njëherë krijohej detyrimi qoftë me kontratë apo nga delikti. Nusja nuk ka qenë e detyruar të sjellë dotë (prikë).6 E drejta martesore dhe familjare Familja në Athinë konsiderohej celulë themelore e shoqërisë. ortakëllëku etj. Ndër kontratat më të shpeshta dhe më të rëndësishme ishin: shitblerja. Por. madje kontratat tipike (formularë tipik).e. qiraja. fetare e më në fund edhe juridike. kontrata mbi punën personale. ndërsa ato që krijonin detyrime të njëanshme nënshkruheshin vetëm nga njëra palë. simbolik dhe sakramentalizëm. pengut të dorës. Sigurimi i ekzekutimit të kontratave bëhej në disa mënyrë: me anë të kaparit. (detajet për secilën faqe 88-89). Vetëm në raste të jashtëzakonshme ajo lidhej në gjykatë ose para organit shtetëror. E drejta detyrimore në Athinë. Kontratat duhet të ishin të lejueshme në aspektin moral sepse ndryshe nuk vlenin. ndonëse kontrata ishte e vlefshme edhe në formën gojore. Pjekuria martesore fitohej në moshën 18-vjeçare. Në periudhën homeriane pjesë përbërëse e kontratës mbi martesën ka qenë dhurata martesore (hedna). Zakonisht si pjesë e familjes konsiderhohej babai. kishte të drejtën e jetës dhe vdekjes mbi ta.së re ishte e ngarkuar me formalizëm. nuk e bënte dallimin e qartë ndërmjet detyrimeve të kontraktuara dhe atyre të rijuara nga delikti. Marrëdhëniet familjare nuk kanë qenë krejt çështje private. Kontratata. Sjellja jokorekte e fëmijëve ndaj prindërve ishte pengesë serioze për zgjedhje në funksione publike. Në përiudhën homeriane babai kishte pushtet të pakufishëm ndaj fëmijëve të vet. për lidhjen e saj nuk kërkohej ndonjë formalizëm apo simbolikë e veçantë. hipotekës. respektohej me seriozitetin më të madh. depozita. shpesh’herë shfrytëzohej forma e shkruar. (përgjegjësitë e gruas ndaj burrit dhe anasjelltas faqe 90-91). Pas kësaj kohe ai fëmijët e padëgjueshëm kishte të drejtë vetëm të i dëbonte nga shtëpia. kurse më vonë lirohet krejt nga formalizmi. huaja. huapërdorja. Martesa lidhej në formë të kontratës ndërmjet dhëndrit dhe kujdestarit të vajzës (kyrios).3. Familja ka qenë monogame dhe patriarkale. për t’i provuar më lehtë brendia e saj. përkatësisht prindërit dhe djemtë sepse vajzat kalonin në familje tjetër dhe pranonin kultin e saj. Në të shumtën e rasteve e jepte vëllai në formë të pjesës trashëgimore të morës. kurse jeta martesore e obligueshme. për të qenë sa më e qartë dhe sa më precize si dhe në rast të kontestit. Disa kontrata krijojnë detyrime të dyanshme andaj nënshkruheshin nga të dy palët. me anë të dorëzanisë e të ngjashme. Pra forma e shkruar nuk ishte kusht për vlefshmërinë e saj. Kontrata konsiderohej si ligj ndërmjet palëve kontraktuese. Të pamartuarit konsideroheshin të pamoralshëm dhe nuk mund të zgjidheshin në funksionetë larta politike dhe shtetërore. që ishte bukur e lartë dhe i përgjigjej çmimit të blerjes së gruas.p. Atë që sillej keq ndaj prindërve mund ta padiste çdo qytetar i athinës. Nnjiheshin disa kontrata (synallagma).por në praktikë e hasim shpesh. . Më vonë pushteti atëror kufizohet por megjithatë deri në reformat e Solonit babi kishte të drejtë t’i shiste fëmijët e vet në skllavëri. por ishin çështje morale.

fyerja etj. robërimi (shndërrimi në skllav). duke paraparë dënime të rrepta. më qartë bëhej dallimi ndërmjet deliktit penal dhe atij civil. si tradhtia dhe veprat penale ushtarake.) veprat penale kundër shtetit dhe fesë. të kërkonin kompensim. atimia. i ndalohej hryja në objektet publike dhe të kultit fetar e të ngjashme.sja ka vlejt me pershkru krejt) 7. Bule dhe helie. për ndryshim nga e drejta penale në shtetet e Lindjes së Lashtë. I dënuari me vdekje kishte në dispozicion të zjgihte njëren prej 3 mënyrave të ekzekutimit: të pinte helmin. . Vrasësi mund t’i shpëtonte gjakmarjes ose gjykimit nëse vullnetarisht largohej nga Athina. 7. Ekzistonte Atimija e plotë dhe e Pjesërishme. Ekzistonin këto dënime: dënimi me vdekje. Me këto ligje shteti ndërhyn më tepër në serën e gjakmarrjes.9 Gjyqësia dhe procedurat gjyqësore Kanë qenë mjaft të zhvilluara. 7. ndonëse edhe këtu nuk bëhej një përkufizim rigoroz. deliktet ndahesh në delikte private dhe publike.Në Athinë ka qenë bukur i zhvilluar prostitucioni. Vrasja konsiderohej çështje private. E shqiptonte gjykata kompetente për delikte të cakuata.3. Në kohën e demokracisë zhvillohej një jetë e lirë e femrave të pamartuara të quajtura hetere. kurse shteti bënte ndjekjen penale vetëm për deliktet publike. litarin ose therjen. Me atiminë e plotë personit i mohohej e drejta e pjesëmarrjes në Kuvend. ATIMIJA – ka qenë dënim i humbjes së nderit dhe i të drejtave qytetare.3. nuk e bënte dallimin e qartë ndërmjet elementeve objektive dhe subjektive të veprës penale.3. Deliktet private ndiqeshin nga gjykata vetëm në bazë të padisë private. konfiskimi dhe dënime të tjera pasurore dëbimi nga vendi. Deri në Ligjet e Drakonit gjakmarrja (më saktë hakmarrja) ka qenë dukuri më e shpeshtë. Veprat penale në të drejtën penale Athinase mund të klasifikohen në: veprat penale kundër personit (vrasja. Zoti i shtëpisë përgjigjej për veprat që i kryenin anëtarët e familjes apo skllevërit e tij. Vrajsa me dashje dënohej me vdekje. E drejta Penale Në të drejtën penale të Athinës.. kishin mundësi të zgjidhinin solucionin: të hakmerreshin. Mirëpo pas nxjerrjes së këtyre ligjeve. me iniciativën e të dëmtuarit. Me Atiminë e pjesërishme përsonit të dënuar zakonisht i mohoheshin ato të drejta që i kishte keqpërdor. apo nga gjykata të kërkonin aktgykim.7. i dëmtuari përkatësisht të afërmit e tij. nuk e bënte individualizmin dhe gradimin e përgjegjësisë.. e Drejta trashëgimore (shume e thjeshtë dhe e shkurtë në faqe 91.8. lëndimi trupor. E Drejta penale Athinase. veprat penale kundër pasurisë dhe veprat penale kundër famijles dhe moralit seksual. Në athinë skllevërit kishin të drejtë të lidhnin martesë. disa prej të cilave gëzonin njëfarë autoriteti në shoqëri.

4 SPARTA Dy fiset dore që në shek. Burim kryesor i së djretës ka qenë e drejta zakonore. kurse procedura grafe ishte procedurë publike.. (se si zhvillohej procedura gjyqësore faqe 96). Periket ishin popullsi me origjinë nga zejtarët dhe tregtarët e popullisë së nënshtruar autoktone. gjyqi i polemarhut (kompetent për gjykimin e metikëve dhe skllevërve). Ekzsitonte shkallëzimi gjyqësor. gjyqi i njembëdhjetëve dhe gjyqi i dyzetëve. Prej shekullit të IV p. Këtë padi mund ta ngriste çdo qytetar i athinës dhe kur nuk kishte interes të drejtëpërdrejt juridik. Me të kërkohej dënimi i dorasit e jo dëmshpërblimi. Procedura ka qenë mjaft demokratike dhe e tipit akuzator. IX-VIII p. Këta ishin popullsia e nënshtruar autoktone e shndërruar në skllevër të përbashkët të shtetit. Në popullsinë jo të lirë bënin pjesë HELOTËT. Me të paditësi kërkonte dëmshpërblimin(kompensimin e dëmit të shkaktuar etj. themeluesit legjendar të shtetit spartan.) (në të vërtëtë ishte padi private – HELIEJA kur gjykonte në bazë të kësaj padie përbëhej nga 201 anëtarëve) PADINË GRAFE – ka qenë padi publike e ngjashme me actiones populares në të drejtës romake. së re kishin krijuar një federatë të fuqishme pushtuan Peleponezin dhe aty në fushën e Lakonisë nënshtruan popullsinë atutoktone akeje dhe themeluan qytetin e SPARTËS. PADINË DIKE – mund ta ngriste para gjyqit vetëm ai person që kishte interes të drejtëpërdrejt juridik nga çështja kontestuese. Sparta kryesisht ka qenë shtet luftarak dhe agrar Popullsinë e lirë e përbënin spartanët e lirë dhe perikët. gjyqi i arkond eponimit. Për çdo 10 vjet organizohej aksion për vrasjen e skllevërve (reduktimin e enumrit të tyre) që quhej KRIPTIA. Pronësia kolektive qëndroi deri në fundin e ekzistencës së këtij shteti. në skllevër agrar. fillon të . por njihte njëfarë ndarje në procëdurë private dhe publike. Të tillë kanë qenë gjyqi i Arkond Bazileut. Përveç gjykatave kolegjiale në Athin hasim edhe organe individuale që krahas punëve administrative kryenin edhe funksione gjyqëspre.Kanë ekzistuar gjykata të ndryshme me kompetenca të caktuar reale dhe territoriale dhe zakonisht kanë qenë kolegjiale. Më vonë në këtë kategori hyjnë edhë të huajt që jetonin në Spartë. E Drejta spartane në krahasim më të drejtën athinase ka qenë më e pazhvilluar. kompetent për konteste familjare dhe martesore etj.e.s. Në burimet historike përmëndien ligjet e Likurgut.e. Gjykatat ishin të bukur të pavarura nga organet administrative. që do të thotë se pala e pakënaqur kishte të drejtë ankese gjykatës më të lartë deri në gjykatën supreme e kjo ishte helieja. Përveç Heliesë ekzistoninedhe gjykata të ulëta dhe të specializuara për të gjykuar çështje të caktuara si: gjyqi i efetëve. Nga e drejta sendore institucioni më i rindëishëm ka qenë pronësia mbi tokën.por megjithaëtë nuk bëhet një ndarje e plotë e gjyqëssise nga administrata. 7. kështu që gjyqi procedurën e fillonte vetëm në bazë të padisë. Procedura gjyqsore nuk ka qenë e diferencuar në procedurën civile dhe atë penale.

kështu vrasja konsiderohej çështje private. Geruzia ka qenë oran opeartivo . . dëbimi nga vendi. geruzia dhe pesë eforët. Këta i zgjidhte kuvendi për tërë jetën por kur merret parasysh mosha e tyre mandati i tyre ishte shumë i shkurtë.1 Rregullimi shtetëror Për nga forma e pushtetit shtetëror Sparta ka qenë prej fillimit e deri në mbraim republikë aristokrate skllavopronare. andaj nuk parashihen denime të rrepta. Gerontët duhej të ishim më të vjetë se 60 vjeç. Gjykonte ne instance të parë kur gjykonte për vrasje dhe për veprat penale politike. Organet kryesore të pushtetit shtetëror ishin: kuvendi popullor. Sistemi i dënimeve ka qenë i ngjashëm me atë të poliseve të tjera greke. Këta i kufizonin njëri-tjetrit pushtetin.zhvillohet edhe Pronësia private. me gjobë.administrativ që përbbëhej prej 20 gerontëve dhe 2 mbretërve. Nga ky aspekt sparta ka qenë republikë e jo monarki. Si pasojë e ekonomisë së pazhvilluar agrare dhe qarkullimit jo të mjaftueshëm mall-para edhe institucionet e të drejtës së detyrimeve nuk kanë qenë mjaft të zhvilluara. Geruzia për punën e vet nuk i përgjigjej asnjë organi. Institucioni i Pesë eforëve u themelua më vonë dhe u bë organi më i rëndësishëm shtetëror në Spartë. 7. gjyqësore dhe fetare sepse njëherësh kanë qenë edhe klerik suprem. dy mbretërit. zgjedheshin anëtarët e geruzisë dhe eforët di dhe miratoheshin vendimet më të rëndësishme për shtetin. Nuk bëhej dallimi i qartë i deliktit penal dhe atij civil. (proceduren per zgjedhjen e geronteve faqe 100) Me vone geruzia fiton te drejten e vtos ne vendimet e kuvendit dhe kishte edhe funksionte gjyqësore. Ndërkaq veprat penale ndaheshin në vepra penale publike dhe vepra penale private. kishin të drejtë t’i ndërronin nga froni edhe mbretërit dhe ta kontrolloninin punën e të gjithë nëpunësve shtetëror. Dy mbretërit me prejardhje nga 2 fiset dore që themluan spartën kishin funksione ushtarake. Procedura gjyqësore ka qenë e thjeshtë dhe e pazhvilluar. nuk ishin mbretër monark sepse vetëm formalisht ishin të trashëgueshëm. Nuk dallohej procedura civile prej asaj penale. Zgjidheshin nga spartanët m të pasu dhe më autoritativ. kurse në instancë të fundit gjykonte vetëm në bazë të ankesës. Këto funksione i kryenin kolegjialisht dhe individualisht. por nuk njiheshin dënimet fizike (gjymtimet trupore dhe rrahjet) e as dënimet me heqje të lirisë. E drejta penale ishte mjaft e azhvilluar. Reliktet klano-fisnore janë ruajtur edhe në të derjtën martesore dhe familjare. Ekzistonte dënimi: me vdekje. Kuvendi popullor ka qenë organi më i lartë ligjvënës. vendosnin për politikën e jashmte dhe të brendhsme. Sipas pikëpamjeve spartane vjedhja më tepër konsiderhohej si gjest i pahijshëm sesa delikt..4. Këta i zgjidhte kuvendi popullor për një vit. Në të vendosej për luftën dhe paqen. Perpos Shteteve te permendura Shteti me i fuqishem i kesaj periudhe ka qene shteti i Romes. Kishin të drejtë të kërkonin mbledhjet e kuvendit popullorë dhe të geruzisë.

ndërsa feudalizmi i vonshëm fillon nga shek. XV.XII .që dmth pronë bujqësore. XVIII. XV dhe përfundon në fund të shek. XII e qëndron deri në fund të shek. Periudha e feudalizmit është periudha e mesjetes.dhe zgjat deri në fund të shek.sepse bazën ekonomike e ka në mardhënjet pronësore juridike të krijuara mbi pronën bujqësore.të zhvilluar dhe të vonshëm.X dhe qëndron deri në fund të shek.feudi.KREU III SHTETI DHE E DREJTA NE PERIUDHEN FEUDALISTE 1. . Feudalizmi i hershëm te sllavët paraqitet në fund të shek. XV deri në gjysmën e shek. XVII(deri në fillimin e revolucionit anglez). XVII e deri në gjysmën e shek.por në bazë të aplikimit të dhunës shtetërore dhe politike. KARAKTERISTIKAT E PERGJITHSHME TE FEUDALIZMIT Ndër karakteristikat kryesore të feudalizmit janë : 1.Në feudalizëm bujqësia është dega kryesore e ekonomisë. Feudi përbëhej prej dy pjesëve: pjesa urbariale(benefikale) dhe pjesa alodiale.V (si ngjarje e fillimit të feudalizmit mirret pushtimi i Romës dhe shkatërrimi i saj nga barbarët në vitin 476).dhe si datë epërfundimit të kohës së mesme dhe fillimit të kohës së re miret viti 1492(zbulimi i Amerikes). Feudalizmi në Evropë lindi në shek. Në Bizant.XVIII dhe ndahet në tri periudha: në feudalizmin e hershëm.Deri në gjysmën e shekullit XVII ekonomia natyrale është dominuese.Feudalizmi i hershëm fillon nga gjysma e dytë e shek.Gajtë gjithë feudalizmit dominonte ekonomia natyrale. X.VIII dhe në fillim të shek. 2. 2. KOHA E ZGJATJES DHE PERIUDHA E FEUDALIZMIT Feudalizmi është formacion ekonomiko-shoqëror më i ri dhe më progresiv sesa formacioni skllavopronar.Kjo fazë e feudalizmit ka dy nënfaza: prej gjysmës së dytë të shek.V dhe qëndroj deri në fund të shek.feudalizmi i zhvilluar fillon nga fundi i shek.Eksploatimi bëhej jo në bazë të veprimit të ligjeve të ekonomisë së tregut. XVI.xehetaria dhe tregtia. . . Baza kryesore e kësaj ekonomie ishte prona feudale mbi tokën.Feudalizmi i zhvilluar fillon nga shek.Në të njihet dhe sanksionohet pabarazia formale juridike.kurse disa të tjerë e mariin vitin 1453. XIX. . dhe nënfaza e dytë prej këtij revolucioni deri në fund të shek.IX(me përjashtim të Kanarinës-Sllovenisë së sotme).Fjala feudalizëm vjen nga fjala gjermane fief.Feudalizmi është sistem shoqëror-ekonomik dhe politik i pabarazive sociale dhe juridike. XVIII.krahas bujqësisë ishin të zhvilluara edhe disa degë tjera të ekonomisë si zejtaria. 3.kurse prej kësaj kohe kemi një paralelizëm konkurent mes ekonomisë natyrale dhe ekonomisë së tregut. dhe qëndron deri në fund të shek.Feudalizmi i vonshëm filon nga fundi i shek.dmth fundin e bizantit.

shkencës dhe filozofisë. Periudha e Kartolingëve.ishte nga themelimi i shtetit të Frankëve deri në mesin e shek.prapseprap ishte më progresiv sesa sistemi shoqëror skllavopronar.ruajtja e disa organeve.1 Mardhëniet feudale dhe formësimi i tyre juridik Sundimtarët e periudhës së merovingëve filluan ta shfrytëzonin institucionin e astrucionit.Në vende të ndryshme të Evropës zhvilloheshin lëvozje të ndryshme heretike. 5.të cilat ishin lëvizje antifeudale.Feudalët ishin klasa sunduese dhe ata e kishin në dispozicion monopolin e pushtetit shtetëror.Në këtë periudhë mardhënjet feudale morën formën e prerë.Gjatë kësaj faze shteti arriti kulmin e zhvillimit.Gjatë kësaj periudhe shteti Frank u copëtua disa herë për shkak të kundërthënjeve të brendshme.ndryshe quheshin edhe komes.Në vitin 880.Kjo ishte shtylla e dytë e rendit feudal. Nga atëherë u njoh nga Perandoritë Evropiane edhe sovraniteti i Shtetit të Frankëve.Beneficiarit beneficiumi i jepej ad personam.feudalizmi paraqet një periudhë të errët.kurse shteti kishës me anë të aparatit të pushtetit ia mundësonte zbatimin e normave të saj.dhe nuk kishte të drejtë që këtë ta trejërsonte në asnjë mënyrë. 2)Periudha e Karolingëve.në feudalizëm ndodhën trazira dhe tronditje të mëdha shoqërore.Sa i përket fushës së artit. ishin të paktë dhe gjendeshin vetëm brenda pallatit mbretëror. 4.I takon grupit të “Mbretërive Barbare”.Në shoqërinë feudale kisha ishte faktor shumë i rëndësishëm shoqëror dhe politik. IX.që ishte një institucion i lashtë nga periudha e demokracisë ushtarake. Ishte faza parafeudale. sic janë ekzistimi i komunave fshatare.VII beneficium quhej toka e dhuruar.\ 7.Shoqëria feduale përbëhej prej dy klasave themelore: prej feudalëve dhe bujkrobërve. Shteti i Frankëve sa i perket sundimit të tij ndahet në dy periudha të mëdha : 1)Periudha e Merovingëve . 6. Në shek. Ky shtet qëndroj deri në fund të shek.menjëherë pas pushtetit shtetëror. 4. VIII.të cilën sundimtarët(pronarët) ua jepnin njerëzve të lirë me kusht që kur të thirreshin.Brenda klasës feudale ekzistonin shtresa dhe kategori të ndryshme sic janë fisnikët laikë dhe fisnikët kishtarë.Astrucionët ishin shoqërues të sundimtarit. Periudha e Merovingëve. një stagnim të dukshëm të tyre. .Në shoqërinë skllavopronare qëndruan përkohë të gjatë reliktet e shoqërisë klanofisnore.Si pasojë e eksploatimit të pamëshirshëm të klasës së bujkrobërve dhe shtresave tjera të varura dhe gjysmë të varura. 8. Karli i Madh u kurorëzua perandor i Perandorisë Romake.të viheshin të armatosur si kalorës në shërbimin ushtarak.zbatimi i institucioneve të së drejtës zakonore etj. SHTETI I FRANKËVE Shteti i Frankëve është shtet tipik i feudalizmit të hershëm. Beneficiumi ishte e mirë tokësore e banuar me prodhues të drejtpërdrejtë.si dhe kisha anglikane në Angli.Kisha shtetit ia siguronte mbështetjen ideologjike. Si rezultat i këtyre lëvizjeve paraqiten kisha të reja si kisha protestante në Gjermani dhe Francë.4. Edhepse feudalizmi ishte sistem i privilegjeve dhe padrejtësive shoqërore. sidomos gjatë sundimit të Karlit të Madh.

Organi më i rëndësishëm i pushtetit ishte monarku. kurse vendimet i merrnin me aklamacion.Vasaliteti ishte mardhënie personale mes sundimtarit dhe njeriut të lirë. Ndër funksionarët e lartë të pallatit mbretëror dalloheshin referendariusi.i cili ishte drejtues i oborrit dhe mbikqyrte shërbëtorët e pallatit.Në të analizoheshin rezultatet e luftrave të zhvilluara dhe bëheshin planifikimi dhe përgaditja për luftrat e vitit të ardhshëm.mbahej në maj dhe quhej Campus Maius. E tërë popullsia ndahej në bujkrobër dhe feudal. Ndër organet tjera të rëndësishme të pushtetit qëndror kanë qenë edhe Kuvendi I pallatit mbretëror. Me fuzionimin e mardhënieve reale të beneficiumit dhe mardhënies personale të vasalitetit.ti pajtojnë dhe tu a zgjidhin konfliktet.monarku kishte të drejtën supreme pronësore mbi tërë teritorin shtetëror. Në krye të piramidës feudale qëndronte sundimtari. Funksionet shtetërore monarku i kryente nëpërmjet aparatit administrativ të pallatit mbretëror.Në kuvend pjesëmarrësit vinin të armatosur.ose bashtinore. 4. andaj edhe quhej Campus Martius.ndër të cilët pozitën më të rëndësishme e fitonte majordomi. Organ tjeter i rëndësishëm i pushtetit qëndror ishte edhe kuvendi popullor.Ky kuvend mirrej me qështje administrative. kurse më vonë e ndryshoj terminin.krijohet nocioni i feudit dhe mardhënies feudale.2 Rregullimi shtetëror Shteti i Frankëve ka qenë monarki patrimoniale.pasiqë edhe ata kishin vasalët e vet.kuvendi i magnatëve dhe kuvendi kishtar. .pushteti i të cilit mbështetej në mundium dhe banusin mbretëror. Kuvendi i palllatit përbëhej kryesisht prej aristokracisë së pallatit dhe prelatëve.në muajin mars. Mundium kuptojmë detyrat dhe të drejtat e monarkëve frengë që shtetasit e tyre ti mbrojnë.kurse sundimtari ka qenë i detyruar ta mbronte vasalin e vet.kurse vasalët e tyre paraqiteshin edhe si seniorë.në të cilin merte pjesë . Të tri këto kuvende paraqesin fillet e kuvendit të ardhshëm përfaqësues shtresor që paraqitet në periudhën e feudalizmit klasik.Ky kuvend mbahej në vjeshtë.i cili me deklaratë solemne lidhej per sundimtarin dhe i premtonte këtij se me besnikëri do ta shërbente tërë jetën.Mbledhjet e kuvendit popullor i kryesonte mbreti ose personi i autorizuar nga ai.edhe mbreti. Akti juridik me të cilin bëhej ndryshimi i statusit juridik të fshatarit të lirë dhe i cilësisë juridike të pronës së tij quhej komendacio. Në aspektin civilo-juridik.andaj këto monarki edhe i quajmë patrimoniale ose bashtinore. Kuvendi i magnatëve filloj të konstituohej si organ atëherë kur kuvendi popullor filloj ta humbte rëndësinë.përveç prelatëve dhe magnatëve.duke vrringëlluar armët. Në periudhën e merovingëve rol të rëndësishëm kishte edhe kuvendi kishtar.por prania e tyre gjithmonë ka ndikuar në cilësinë e vendimeve që aprovoheshin. pastaj komesët dhe kontët e pallatit mbretëror. Banusi mbretëror është e drejta e sundimtarëve frengë që shtetasve të tyre tu urdhërojnë apo ndalojnë diçka me kërcënim të gjobës apo shpalljes së tyre jashtë mbrojtjes ligjore. Kuvendin popullor frankët e mbanin në pranverë.Seancat e kuvendit i kryesonte mbreti apo majordomi.Ky i fundit edhe i kryesonte seancat e këtij të fundit.i cili i përpilonte aktet e monarkut.Teritori shtetëror konsiderohej si bashtinë e tij.politike dhe gjyqsore.Magnatët nuk kishin të drejtë vote.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->