<Title> Edukimi Mjedisor ne Shkollen e Mesme (tekst per nxenesin) 1/2 </Title> <META name="description" content=" "> <META name

="keywords" content=" Edukimi Mjedisor Shkollen e Mesme tekst nxenesin Environmental Education Secondary School Text student , ALB , ALN , T06 "> <!--NOSEARCHSTART-->

EDUKIMI MJEDISOR NE SHKOLLEN E MESME (TEKST PER NXENESIN) NJOHURI PER MJEDISIN Pjesa e dytë KAPITULLI I PERDORIMI I TOKES, BIODIVERSITETI DHE KONSERVIMI 1.1 Veprimtaria e njeriut dhe ndikimi i tij në ekosistemet natyrore. Në pjesën më të madhe të globit tokësor, ekosistemet natyrore janë shndëruar në toka bujqësore të projektuara për prodhimin e ushqimit. Toka bujqësore shpesh herë mbillet me monokulturë dhe si rezultat ka një diversitet të ulët llojor. Një pjesë e sipërfaqes tokësore përdoret për sipërfaqe banimi duke formuar fshatrat, qytetet, zonat industriale, infrastruktura mbështetëse që përfshin rrugët, hekurudhat, portet dhe aeroportet. Shfrytëzimi i burimeve natyrore siç është nxjerrja e mineraleve ka krijuar shqetësime mjedisore. Kërkesat për energji kanë çuar në shfrytëzimin e drurit si lëndë djegëse, e qymyrit nga minierat dhe nxjerrjes të naftës e gazit natyror nga burimet e tyre. Pasojat e veprimtarisë njerëzore dhe ndikimi i tyre në ekosistemet natyrore po ndjehen çdo ditë në mjedis. 1.1.1 Ndryshimet në përdorimin e tokës. Toka është produkt natyror. Natyrës i është dashur një kohë e gjatë për të krijuar shtresën e dheut me potencialin prodhues të saj dhe nuk ka asgjë të përbashkët me ndërtesat që janë produkt shoqëror. Natyrisht edhe toka ka një pjesë si produkt shoqëror, pjesë vlerore që është pozitive kur në të pasqyrohen kontributi individual e shoqëror që sjell rritjen e pjellorisë së saj. Vlera mund të jetë negative kur veprimet e papërgjegjëshme i kthejnë ekosistemet e dobishme ekologjikisht dhe ekonomikisht në agrocenoza me vlera të përkohëshme. Shëmbuj të tillë ka mjaft si prishja e kullotave subalpine për tu kthyer në tokë arë për kultivimin e patates, kthimi i tokave të mbjella me shkurre në livadhe e kullota, kthimi i lagunave bregdetare në tokë arë etj. Çdo ndryshim në përdorimin e tokës ka të ngjarë të ndryshojë ekosistemin që do të ishte i pranishëm në mënyrë natyrore brenda një zone.

Dy shëmbuj specifikë të ndryshimit dhe shkatërimit të ekosistemeve natyrore nëpërmjet veprimtarisë së njerëzve janë shpyllëzimi dhe shkretëzimi. 1.1.2 Shpyllëzimi dhe ripyllëzimi Për mijra vjet njerëzimi ka pushtuar pyjet, prerë pemët dhe shndërruar zonën në tokë bujqësore që është përdorur për rritjen e drithërave dhe kullotjen e kafshëve. Shpesh herë, mbetjet e pyllit janë djegur si proces i pastrimit të tij. Pyjet nuk dëmtohen vetëm nga zjarri dhe ndotjet por edhe nga streset klimatike. Streset klimatike si ndryshimet e shpejta të temperaturës janë tepër të rëndësishme sepse shkaktohen nga aktivitetet njerëzore dhe në veçanti nga efekti serë. Shëmbuj konkretë për shpyllëzimin jepen në Britaninë e Madhe. Në këtë vend pa ndikimin e njeriut shumë nga peisazhet do të dominoheshin nga pyjet ndërkohë që tani vetëm 10 % e sipërfaqes së tokës mbetet e pyllëzuar. Një situatë e tillë e ngjashme është e pranishme në shkallë botërore. Çdo vit tregojnë llogaritjet e kryera zhduket nga pyjet tropikalë një zonë me sipërfaqe rreth 12 milion hektarë, afërsisht e barabartë me sipërfaqen e Anglisë. Shkalla e shpyllëzimit po përshpëjtohet, zevëndësimi i i pyjeve natyrore mund të jetë i pamundur dhe disa nga ndryshimet mund të kenë efektet afatgjate në klimën botërore. Humbja e pyjeve për kultivimin e sistemeve tradicionale të paqëndrueshme, shpesh pastrimi nëpërmjet metodave të djegjes dhe të prerjes mund të jenë jetëshkurtëra. Kur dëmtimet e pyllit janë të vogla pylli rigjenerohet dhe në pak vite mund edhe të zëvendësohet. Në rast se pylli menaxhohet në mënyrë të suksesshme për prodhimtarinë e tij, zakonisht për lëndë drusore, ai mbetet relativisht i qëndrushëm. Shpyllëzimi ndikon direkt në tokë. Bimësia drunore dhe barishtore vepron si një sfungjer thithës i ujit dhe e lëshon atë gradualisht nga toka në përrenjtë dhe nëpërmjet të avullimit në atmosferë. Ripyllëzimi Ripyllëzimi i kontrolluar zëvendëson pemët e prera duke ruajtur ekosistemin. Dëmtimet në një shkallë të gjerë ndaj ekosistemeve pyjore ndodhin si rezultat i mekanizmit që çon në pastrimin masiv të një sipërfaqeje pyjore.

Për ripyllëzimin përdoren një sërë metodash të cilat synojnë jo vetëm të zevëndësojnë pemët e prera por edhe të ruajnë llojshmërinë. Për të nga drurët e pyllit ku bëhet zëvendësimi ose të

kultivuara nga lloje drurësh me rritje të shpejtë, rezistentë ndaj sëmundjeve, që japin dru me cilësi të mirë etj. Në të gjitha programet e ripyllëzimit kujdes i veçantë i kushtohet konservimit pyjor. Njeriu ndikon me veprimtarinë e tij në ekosistemet edhe nëpërmjet ndërtimit të sipërfaqeve të gjelbëruara në zona të ndryshme. 1.1.3 Shkretëzimi, erozioni, kripëzimi. Janë procese që toka po i pëson çdo ditë. Shkretëzimi Shkretëtirat natyrore ndodhen si në rajonet me klimë të nxehtë edhe në rajonet me klimë të ftohtë. Ato karakterizohen nga sasi e ulët e rreshjeve dhe ndërprerjen e tyre të herëpasherëshme , zakonisht më pak se 250 mm në vit.Ndonjëherë thatësira totale vazhdon nga një vit në tjetrin. Për shkak të sasisë së pakët të ujit zonat e shkretëzuara kanë një mbulesë të kufizuar bimore. Shkretëzimi përkufizohet si degradim i tokës në zona të thata, gjysëm të thata dhe sub të lagështa të thata që zhvillohen kryesisht nga ndikimi i pafavorshëm i njeriut. Ky përkufizim vlerëson veprimtarinë njerëzore si shkakun kryesor të shkretëzimit në ditët tona, gjithashtu lidh progresin e këtij procesi me rritjen e popullsisë dhe trysninë e vazhdueshme në burimet natyrore të zonës. Preokupimi njerëzor lind nga humbja e prodhueshmërisë së tokës që mund të përdorej për bujqësi duke çuar në varfëri ose dhe uri ndërmjet njerëzve që e kanë banuar tradicionalisht këtë zonë. Presioni ndaj tokës shkaktohet kryesisht nga kopetë që kullosin si delet dhe nga mbledhja e drurit për zjarr. Disa zona të thata mund të sigurojnë rritjen e drithrave nëqoftëse ujiten. Një stinë e thatë mund të jetë shkatërimtare dhe si rezultat ka humbje të prodhimtarisë. Çdo trysni shtesë nga rritja e popullsisë njerëzore ose përkeqësimi i kushteve të thatësirës do të thotë që kullotja e kafshëve dhe mbledhja e lëndës drusore do të përhapet në një zonë të gjërë. Kërkesat nga kopetë e kafshëve barngrënëse kapërcejnë aftësinë që ka toka dhe bimësia nuk mund jo vetëm t’i mbështesë ato, por edhe rimarrë veten derisa kjo trysni të largohet.

Mungesa e bimësisë çon në rënien për sa i përket përkeqësimit të tokës. Tokat e zhveshura të ekspozuara drejt për drejt ndaj dritës së diellit vuajnë nga tharrja e mëtejshme dhe e kombinuar me ekspozimin ndaj erërave janë të prirura për të vuajtur edhe nga erozioni.

Me rritjen e nivelit të ujit tokësor kripërat e tretura sillen në sipërfaqe ku zona ngopet me ujë kështu që kripërat mbeten në ujë.kripësia e ujit .Plotësoni vendet bosh në pjesën e mëposhtme Shpyllëzimi ndikon direkt në __________. .Depozitimi i copëzave të tokës larg zonave të shkretëzuara si në zonat e mbjella ose në tokën për kullota shkakton humbje të mëtejëshme. Kripëzimi mund të rezultojë edhe nga sistemet ujitëse të projektuara në mënyrë të pa përshtatëshme ku sistemi kullues ekzistues nuk është në gjendje të largojë një sasi më të madhe uji.Cilat janë ndryshimet kryesore që sjellin shkatërrimin e një ekosistemi natyror ? 2 .Cili nga faktorët e mëposhtëm nuk përcakton shpërndarjen e bimëve dhe të kafshëve ? a b c d . Pyetje dhe detyra 1.A mund të përcaktoni se çfarë janë streset klimatike ? 3 . Shkalla e lartë e abuzimit në mungesë të mbulesës bimore kanë të ngjarë të ndryshojnë ekuilibrin ujë . Situata mund të vështirësohet në rast se kimikatet përdoren për plehërimin e tokës apo për mbrojtjen e bimëve nga dëmtuesit.energjia diellore . Kjo çon në kripëzimin që ndikon në dëmtimin e tokës pasi e bën atë të papërshtatshme për bimët.kripëra. Kripërat e nxjerra nga uji tokësor lihen në shtresën sipërfaqësore të tokës. Me shkallën e lartë të avullimit kripërat më pas akumulohen në sipërfaqen e tokës.ushqimet e nevojëshme 4 . Bimësia drunore dhe barishtore vepron si një sfungjer thithës i ______ dhe e lëshon atë gradualisht nga ________ në përrenjtë dhe nëpërmjet të __________ në atmosferë.madhësia e habitatit .

Biomasa përfshin bimët.në atë të energjisë Jaul ( zhul ) për metër katror dhe shënohet 2 J/m . Prodhimi i parë i një ekosistemi është shkalla në të cilën prodhohet biomasa nga bimët e gjelbra për një zonë të caktuar. 1.2.2 Përdorimi i biomasës për djegje. Biomasa përkufizohet si masa e përgjithshme e materialit të gjallë në një zonë. Ajo shprehet në 2 kJ / m ( kiloxhaul për metër katror ) ose kg / ha ( kilogram për hektar ) . Kjo çon në kripëzimin që ndikon në dëmtimin e _________ pasi e bën atë të papërshtatshme për __________. Energjia diellore përfshihet në biomasënqë është potencialisht e përdorëshme si lëndë djegëse nga njerëzit. kanë vlera biomase më të mëdha se ato në mjedise më të freskëta dhe më të thata. Kripërat e nxjerra nga uji tokësor lihen në shtresën sipërfaqësore të tokës. kafshët dhe mikroorganizmat por në praktikë vlerës së biomasës i referohet masa e bimëve mbi nivelin e tokës. Trupat e të gjitha organizmave të gjalla brenda një zone përbëjnë prodhimin e qëndrushëm të biomasës. ku rritja bimore është më e ngadaltë dhe zakonisht e ndërprerë në stinë të caktuara. Vlera e biomasës e shprehur si masë e thatë jep matjen e energjisë që ka një ekosistem.në atë të lëndës së thatë organike ton për hektar që shënohet T / ha. 1. Ekosistemet në mjedise të ngrohta dhe të lagështa ku rritja e bimëve është e shpejtë dhe e vazhdushme.Tokat e __________ të ekspozuara drejt për drejt ndaj dritës së diellit vuajnë nga _________ e mëtejshme dhe e kombinuar me ekspozimin ndaj _________ janë të prirura për të vuajtur edhe nga erozioni.1 Vlera energjetika e biomasës. Bimët përdorin energjinë diellore në procesin e fotosintezës. Biomasa është masa e organizmave të një zone të caktuar të tokës ose të ujit dhe shprehet me dy njësitë matëse : .

Kullotat Pyjet gjethe gjërë Bujqësia intensive Pyjet tropikale . Shkalla në të cilën përbërjet organike përdoren në këtë mënyrë përbën 2 frymëmarrjen bimore ( F ) dhe matet në kJ / m Diferenca midis prodhimit të parë bruto dhe frymëmarrjes bimore konsiderohet si prodhimi i parë neto ( PPN ) Kjo përfaqëson shkallën aktuale të prodhimit të biomasës së re që mund të konsumohet nga organizmat heterotrofe.prodhimi i parë neto Ffrymëmarrjen bimore 9 Llogaritet se prodhimi i parë neto tokësor në të gjithë globin tokësor është 110 . Prodhimtaria e ekosistemeve ndryshon në shkallë të gjërë. Lidhjen midis PPB. Meqënëse vetëm prodhimi i parë neto mund të përdoret nga konsumatorët.Fiksimi i përgjithshëm i energjisë nëpërmjet fotosintezës shprehet nëpërmjet të prodhimit të parë bruto ( PPB ).prodhimit të parë bruto PPN . 2 Njësia matëse për PPB është kJ / m Një pjesë e PPBdo të përdoret nga bima për frymëmarrje dhe do të humbasë si energji në formën e nxehtësisë.120 x 10 9 ton masë e thatë në vit. vlerat e PPN përdoren shpesh për të krahasuar prodhueshmërinë e ekosistemeve. ndërsa në det 50 . Kjo prodhimtari paraqitet në tabelën e mëposhtme Prodhimtaria e ekosistemeve EKOSISTEMI PRODHIMI I PARE NETO kJ / m2 për vit 260 4700 15000 26000 30000 40000 Shkretëtira Oqeani Stepa .60 x 10 ton për vit. PPN dhe F mund të shprehen nëpërmjet të formulës PPB = PPN + F ku : PPB .

Gazi natyror është formuar në të njëjtën mënyrë dhe gjendet si gaz në rezervuaret nëntokësore në shkëmbinj shpesh herë pranë depozitave të naftës. propani dhe më pak disa hidrokarbure ë tjerë. Ajo gjendet në formë të lëngët e depozituar në rezervuare brenda shkëmbinjve sedimentarë me origjinë detare. Nafta është prodhuar si rezultat i dekompozimit anaerob të materialit organik. nafta dhe gazi natyror rrjedhin nga biomasa që ka jetuar miliona vite më parë. Përbërësi kryesor i gazit natyror është metani që ze në përmbajtje rreth 85 % . Në rast se krahasohen vendet në zhvillim me ato të zhvilluara për sa i përket përdorimit të lëndës djegëse vendet në zhvillim varen në një shkallë më të lartë nga lënda djegëse prej biomasës së sapoformuar si druri. Qymyri i gurit është formuar nga bimësia e akumuluar në turbë. Të tjera gaze janë etani. rezervat e njohura të të qymyrit të gurit. Më vonë kjo shtresë është mbuluar nga sedimente që kanë pësuar procese të ngadalta të kompaktësimit dhe kompresimit që e shëndrojnë atë në shkëmb të fortë.1. naftës e gazit natyror do të ishin të mjaftueshme për të plotësuar nevojat në rritje të shekullit XXI.2 Energjia nga biomasa e ripërtëritëshme.Megjithë shqetësimin për shfrytëzimin e lëndëve djegëse fosile. Lënda djegëse fosile si qymyri i gurit. transportuar dhe magazinuar. torfë në kushte anaerobe dhe në toka të mbuluara me ujë.2. Qymyri i gurit konsiderohet si ndotësi më i madh kurse gazi natyror është ndotësi më i pakët. Në shkallë botërore që prej vitit 1950 prodhimi dhe përdorimi i lëndëve djegëse është dyfishuar dhe në rastin e gazit natyror është dhjetëfishuar. Në shkallë botërore të tre këto lëndë djegëse përbëjnë pjesën më të madhe të energjisë së përdorur nga njerëzit. qymyri i drurit. Rezervat e lëndës djegëse fosile janë të kufizuara sepse mënyra me të cilën ato formohen është shumë e ngadaltë në krahasim me përdorimin e tyre. Disavantazhi kryesor në djegjen e këtyre lëndëve qëndron në ndikimin e tyre mbi mjedisin për shkak të ndotjes së shkaktuar nga nxjerrjet e industrisë dhe mjeteve të motorizuara. . Lënda djegëse fosile është relativisht e lirë dhe e lehtë për tu përftuar. Gazi natyror është një përzjerje hidrokarburesh të gazta.

që mund të përdoret si lëndë djegëse. 1 . misri por edhe nga materiale mbetje me prejardfhje bimore dhe shtazore. Pjesa më e madhe e etanolit të prodhuar për gazohol përftohet nga drithërat që përmbajnë sheqer. Përfitimi në këtë rast është shumë i madh sepse shndëron materialin mbetje në një produkt të dobishëm.Stadi i hidrolizës 2 . Ato janë të ndjeshme ndaj ndryshimit të temperaturave. Fermentimi nga bakteriet mund të shëndrojë energjinë e biomasës në biogaz. Në mënyrë industriale etanoli përfitohet jo vetëm nga panxhari i sheqerit.2. Pas tretjes mbetjet kanë vlerë si plehra organike. kallami i sheqerit.3 Biomasa për gazohol e biogaz. Ato zhvillohen vetëm në mjedis anaerob.1. Një shëmbull i mirë është përdorimi i gazoholit në përbërjen e lëndës karburante të makinave. Fermentimi i sheqerit nga kërpudha Saccharomyces mund të shndërojë energjinë e biomasës në etanol. Në praktikë procesi i tretjes zhvillohet në një rezervuar të mbyllur që quhet “ tretësi “ Fig . Si lëndë e parë për prodhimin e biogazit shfrytëzohen mbeturinat e jashtëqitjeve të kafshëve. Procesi i prodhimit të biogazit nëpërmjet të fermentimit quhet edhe tretje sepse gjatë zhvillimit të tij zbërthehen makromolekulat në molekula me masë më të vogël.20 % etanol. Gjatë një procesi fermentativ tipik do të prodhohet biogaz me një përmbajtje prej 65 % metan dhe 35 % dioksid karboni me gjurmë amoniaku. Biogazi është një lëndë djegëse në gjendje të gaztë që përmban kryesisht metan.40 C Bakteriet metagjenike janë anaerobe të detyruara. Gjatë procesit të tretjes dallohen tre stade mjaft komlekse. sulfur hidrogjeni dhe avuj uji. Gazoholi përmban 80 90 % naftë pa plumb dhe 10 . Metani në biogaz digjet me një flakë të pastër për të prodhuar dioksidin e karbonit dhe ujë pa prodhuar ndotës të rrezikshëm për atmosferën.Stadi i metanogjenezës Për zhvillimin e mirë të procesit nevoiten temperatura në kufijtë 0 30 . Në prodhimin e biogazit shfrytëzohet aktiviteti metabolik i disa grupeve bakteriale që zbërthejnë lëndën organike në kushte anaerobe. Në rast se gjatë procesit 0 temperatura ulet 5 C materiali prishet për shkak të formimit të acideve të patretëshme.Stadi i acetogjenezës 3 .

Prodhimi dhe përdorimi i biogazit është bërë i zakonshëm në mjaft vende si Kina. Prodhimtaria e ____________ndryshon në shkallë të gjërë. vende të Afrikës. Nepali. vlerat e PPN përdoren shpesh për të krahasuar __________e ekosistemeve.120 x 9 9 10 ton masë e thatë në_______ndërsa në _________50 . India. Anglia etj.Rezervuari tretës duhet të ndërtohet nga materiale që durojnë trusni të madhe brenda tij. Futja e tretësit në tokë ndihmon në mbështetjen dhe izolimin e tij nga mjedisi i jashtëm. Amerikës së Jugut. . Meqënëse vetëm prodhimi i parë neto mund të përdoret nga konsumatorët. Ai duhet të ketë një pikë hyrëse nga futet materiali që do të fermentohet dhe një pikë dalëse nga do të dalë gazi dhe një mjet për nxjerrjen e mbetjeve përfundimtare. Ai duhet të jetë i mbyllur mirë dhe të lejojë ruajtjen e kushteve anaerobe. Pyetje dhe detyra 1 .Plotësoni vendet bosh Llogaritet se prodhimi i parë neto ____________në të gjithë globin tokësor është 110 .60 x 10 ton për vit. Prodhimi i biogazit është i rëndësishëm sidomos në zonat rurale ku gjendet dhe shfrytëzohet me lehtësi lënda e parë.

Konservimi përkufizohet si mbrojtja dhe dhe ruajtja e burimeve natyrore dhe të mjedisit. 1.Energjia për shumicën e komuniteteve vjen nga : a .konsumatorët e dytë.3 Konservimi i burimeve natyrore. Si mendoni ju. Ekziston një konflikt i paevitueshëm ndërmjet presioneve për të plotësuar kërkesat globale të shoqërisë njerëzore që shfrytëzon ekosistemet dhe më pak të dukëshmet e më të paprekshmet përfitime të konservimit.Jep spjegime se çfarë ndodh në stadet e mëposhtme : a . shëndrimin e energjisë diellore në energji elektrike nëpërmjet paneleve diellore. .dekompozimi i organizmave c . Arsyet për konservim dhe principet që qëndrojnë pas strategjive të konservimit janë : 1. Ndryshimi i përdorimit të tokës mund të çojë në humbjen e diversitetit të habitateve dhe llojeve të veçanta. Teknologjia e kohëve të fundit po zbulon përdorimin e energjisë gjeotermale të nxjerrë nga thellësitë e tokës.Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të këtyre lëndëve për mjedisin ? Po për njerëzimin ? 5 .Sistemet e energjisë alternative përfshijnë prodhimin e energjisë elektrke nga era dhe lëvizja e ujit.dielli b .oqeanet dhe liqenet d .Stadi i hidrolizës b .Krahaso dhe jep mendimin tënd sipas tabelës së prodhimtarisë së ekosistemeve për prodhimin neto më të lartë të pyjeve tropikale se sa të bujqësisë intensive.Stadi i metanogjenezës 6 .Cilat janë lëndët djegëse që bëjnë pjesë në grupin e lëndëve djegëse fosile ? .2 . Ai është një proces dinamik dhe sigurohet nëpërmjet të ndërhyrjes aktive dhe menaxhimit më tepër se sa ruajtja pasive.A mund të ndërtoni një rezervuar për prodhimin e biogazit ? Pse ? 7 . 4 . pse kërkohen burime të reja alternative të energjisë ? 3 .Stadi i acetogjenezës c .

Prandaj është shumë e rëndësishme të parandalohet humbja e tokës nëpërmjet të erozionit dhe humbjes së lëndëve ushqyese. metalet dhe mineralet. Sot përdoren mënyra të ndryshme për të kryer konservimin e tokës. Burimet natyrore janë materiale të mjedisit që janë përdorur nga njerëzimi për proceset e tij mjedisore dhe aktivitetet kulturore. nafta. 5. studime shkencore dhe njohje për nxënësit dhe studentët. 3. 7. . Konservimi synon mbrojtjen e ekosistemeve ekzistuese për të ruajtur fondin gjenetik. Menaxhimi i konservimit kërkon ndërhyrje aktive për të ruajtur llojshmërinë nëpërmjet krijimit të një sërë habitatesh. Në këtë grup bëjnë pjesë qymyri i gurit. Sa herë pakujdesia e veprimtarive njerëzore mund të shkatërojë burimet e ripërtëritëshme natyra mund t’i zëvendësojë ato. organizmat e gjalla. Në natyrë ekzistojnë dy tipe të burimeve natyrore të ripërtëritëshme dhe jo të ripërtëritëshme. . 6.3.Taracimi . Fermerët përdorin më tepër këto teknika të konservimit : . Rezervatet natyrore sigurojnë mundësi për kërkime. Interesi shkencor qëndron në shkallën e komuniteteve.2. rrezet e diellit. 4. Natyra i zëvendëson këto burime mbasi ato janë përdorur. Historikisht veprimtaria njerëzore ka inflyencuar në kënetat dhe pyjet. 2 Në Shqipëri rreth 36 % e sipërfaqes prej 28474 km përbëhet nga pyjet.Mbulesa bimore e tokës. Përfitime argëtimi. toka. . 16 % nga livadhet dhe rreth 24 % e sipërfaqes është tokë e punueshme. Konservimi i të dy tipave të burimeve natyrore është shumë i rëndësishëm.1 Konservimi i tokës Procesi i formimit të tokës është shumë i ngadaltë edhe pse toka është një burim i ripërtëritshëm. uji. 1.Qarkullimi bujqësor.Për të formuar pak centimetra tokë mund të duhet një periudhë e gjatë kohore deri në disa mijra vjet.Mbjellja me alternim. Në burimet natyrore të ripërtëritëshme bëjnë pjesë ajri.Formimi i zonave erëpritëse . Burimet natyrore jo të ripërtëritëshme janë burime që mund të merren prej tokës vetëm një herë. gazi natyror. . llojet e bimëve dhe kafshëve të rralla.Mbjellja me konture.

Bimët që përdoren për këtë qëllim kanë rrënjë fibroze që formojnë një shtresë të dendur. Në këtë mënyrë nuk lihet e ekspozuar ndaj erozionit asnjë copë toke. Zonat e sheshta ose tarracat hapen në faqet e kodrave duke formuar zona për mbjellje. Fig Mbjellja me konture ndihmon në parandalimin e erozionit në pejsazhet jo të njëtrajtëshme. lakra. Bimët më të zakonëshme që përdoren për këtë qëllim janë : jonxha. Në këtë lloj mbjellje rrjeshtat plugohen për kundër pjerrësisë duke ndjekur konturin e tokës. tërfili. tërshëra dhe gruri. Kjo shtresë parandalon erozionin e tokës. fasulja nuk e parandalojnë erozionin e tokës së ekspozuar ndërmjet dy rrjeshtave. Bregoret e formuara nga plugimi dhe vetë bimët parandalojnë kalimin e ujit drejt pjerrësisë. Erëpritësit përbëhen nga disa rrjeshta bimësh drunore. Kur mbillen 2 ose më tepër lloje drithërash në rrjeshta të alternuara sigurohet mbrojtja e tokës. të lidhur në tokë. Drurët e përdorur më shpesh për këtë qëllim janë plepat Në zonat ku erozioni i tokës është më i madh si masë parandaluese për zvogëlimin e tij ndërtohen diga që shërbejnë për të ngadalësuar rrjedhjen e . Tarracat përdoren në faqet e kodrave. Çdo tarracë ka një kufi të formuar nga një breg toke që mbahet nga bimë ose gurrë. Formimi i zonave erëpritëse përdoret për të parandaluar erozionin e shkaktuar nga era. Mbjellja me alternim është një praktikë konservimi sipas të cilës drithërat mbillen ndërmjet rrjeshtave të bimëve të ndryshme. Tarraca parandalon veprimin grryerës të ujit sipërfaqësor që merr me vehte edhe copëza toke. Bimët që mbillen në rrjeshta si misri.Mbulesat bimore përbëhen nga bimë të mbjella për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e tokës të një zone të caktuar.

1.3. Plehrat kimike përdoren për të zëvendësuar lëndët tokësore të rëndësishme që largohen nëpërmjet bimëve. terpentinës. Çdo bimë ka nevoja të veçanta për lëndë minerale. Edhe praktikat jo të përshtatshme të prerjes së pemëve mund të shkaktojnë dëmtime të qëndrueshme të ekosistemit pyjor. Disa nga mënyrat mbështetëse të konservimit të pyllit gjatë procesit të konservimit janë përshkruar më poshtë. veçanërisht në tropik sipërfaqja e tokës pyjore po tkurret gjithmonë e më shumë. Bishtajoret si jonxha. Mbjellja e bimëve të ndryshme parandalon zvogëlimin e lëndëve ushqyese të tokës. trifili. Në prerjen me rripa priten pemë ndërmjet brezave të pyllit të paprekur. Prerja e pemëve vetëm në disa zona të pyllit. Gjithsesi. Në prerjen me blloqe priten zona të veçanta. ashtu si toka edhe zëvendësimi i pyjeve është një proces i ngadalshëm. Plehërat organike përdoren shkallë më të gjërë dhe më shpesh për zëvendësimin e lëndëve ushqimore të larguara nga toka. Qarkullimi bujqësor përfshin procesin e rritjes të llojeve të ndryshme nga viti në vit. Pemët dhe bimët nën to mbrojnë tokën nga erozioni. Mbjellja me farë e pjesës së prerë zhvillohet në mënyrë natyrore nga fara që merren nga bimët përreth. Me rritjen e popullatës njerëzore është edhe nevoja si për tokë të pastër edhe për prodhimet pyjore. Ky proces i le të paprekura disa zona të pyllit.ujit dhe të zvogëlojnë dhe parandalojnë erozionin e mëtejshëm. Toka e pyjeve mban sasi të mëdha uji. mëndafshit artificial. Mbjellja e të njëjtës lloj bime çdo vit largon të njëjtat lëndë ushqyese nga toka. Për të mos ndodhur kjo përdoret qarkullimi bujqësor. . qymyrit të drurit. Përpjekje për të rritur prodhueshmërinë dhe për të siguruar burime të mëvonëshme përsa i përket lëndës drusore po aplikohen një seri praktikash konservuese. Digat janë një mjet kryesor edhe për konservimin e ujit. ujitje. Përveçse për prodhimin e mobiljeve drurët natyrorë përdoren edhe për prodhimin e letrës. Si rezultat në shumë pjesë të globit tokësor. Sasi ë mëdha uji mblidhen nga digat dhe mund të përdoren për pirje. etj qarkullohen me bimë të tjera për të zëvendësuar nitratet e harxhuara të tokës. proces që njihet me termin harxhim i tokës.2 Konservimi i pyjeve Pyjet që sigurojnë një llojshmëri të madhe lëndësh e materialesh për përdorim njerëzor janë një tjetër burim natyror i ripërtëritshëm. me formë katrore. argëtim dhe për prodhimin e energjisë elektrike..

3 Konservimi i faunës së egër Rritja e qyteteve dhe periferive të tyre ka çuar në shkatërimin e habitateve natyrore të shumë llojeve të bimëve dhe kafshëve. balenat. .Në prerjen me selektive priten shënohen dhe më pas priten disa pemë duke lejuar të tjerat të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë normale. të sëmura e të padëshirueshme. fakat etj Në tabelën jepen disa nga grupet e kafshëve të zhdukura prej viteve 1600 dhe të rrezikuara në ditët e sotme. Në mjaft zona të tjera janë krijuar edhe rezervate për kafshët e gjahut dhe shpendët për të cilët nuk lejohet gjuetia. mbillen fara ose fidanë të një lloji të caktuar në zonat ku janë prerë pemët.3. priten për të formuar hapësira në rritjen e lëndës së mirë drusore. Për të zëvendësuar pemët e prera. Në disa zona peshkimi ndikohet me përmirësimin e tyre nëpërmjet të hedhjes së rasatit të peshkut të kultivuar në stacionet e rritjes së peshkut. Të tilla janë kafshë tokësore e detare si pëllumbi i egër. Disa lloje bimësh janë zhdukur dhe të tjera janë të rrezikuara. në shkallë botërore Grupi i kafshëve Numri i zhdukura 1600 1 20 109 73 llojeve të Numri i llojeve që prej vitit rrezikuara sot 46 191 634 458 të Amfibët Zvaranikët Shpendët Gjitarët Gjatë krahasimit të kafshëve të zhdukura dhe që rrezikohen të zhduken vihet re se fatkeqësisht shkalla e zhdukjes po rritet. përmasat dhe numrin e kafshëve që mund të gjuhen. 1. Shqetësimi për zhdukjen e mundëshme të llojeve të ndryshme bimësh e kafshësh ka çuar në praktikë të konservimit të faunës së egër në shumë zona. Ndërkohë pemët e thara. Kufizime vendosen edhe përsa i përket stinëve të gjuetisë. Ligjet e gjuetisë dhe të peshkimit përcaktojnë seksin. Farërat ose fidanët që mbillen janë lloje që rriten shpejt dhe dhe që i rezistojnë sëmundjeve dhe prodhojnë lëndë drusore me cilësi të lartë. Gjuetia pa kriter ka çuar në zhdukjen e disa llojeve dhe rrezikon zhdukjen e shumë llojeve të tjera.

fokën Monachus monachus etj. Në mjaft zona të tjera janë krijuar edhe ______________për kafshët e _________dhe shpendët për të cilët nuk lejohet gjuetia.Plotësoni vendet bosh _____________ bimore përbëhen nga bimë të mbjella për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e tokës të një zone të caktuar. Kufizime vendosen edhe përsa i përket stinëve të gjuetisë. 2 . Ky proces i mban popullatat në një nivel të arsyeshëm duke lejuar peshkimin për dëfrim. Plehërat____________ përdoren shkallë më të gjërë dhe më shpesh për zëvendësimin e lëndëve ushqimore të larguara nga toka.Peshqit e rritur përdoren për të populluar basene të tjera. trifili.Çfarë kuptoni me termin konservim ? . Bishtajoret si jonxha. Nga ana tjetër popullata të llojeve të rrezikuara vazhdojnë të pësojnë ulje në numur Gjatë 50 viteve të fundit biodiversitetit dhe pasurisë natyrore të Shqipërisë i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. lejlekun gërthitës. Mbrojtja ligjore për llojet e rrezikuara ka bërë të mundur që disa lloje që ishin afër zhdukjes të fillojnë të pësojnë rritje në popullatat e tyre. Këto lloje u përkasin 72 vertebrorëve dhe 12 jovertebrorëve. Të paktën 2 lloje bimësh dhe katër lloje gjitarësh janë zhdukur krejtësisht. lumenj e liqene ku peshkimi pa kriter ka shkaktuar zvogëlimin e popullatave vendase. karabullaku i vogël. peshku blin etj. Ligjet e gjuetisë dhe të peshkimit përcaktojnë _______. Kjo është e vërtetë për bizonin. Ndër to mund të përmenden pelikani kaçurrel. Nga shpendët 17 lloje zogjsh nuk folenizojnë më në Shqipëri. çafkën. etj qarkullohen me bimë të tjera për të zëvendësuar ________e harxhuara të tokës. Rreth 90 lloje kafshësh rrezikohen të zhduken përfundimisht nga fauna e vendit. __________dhe _________e kafshëve që mund të gjuhen. Pyetje dhe detyra 1 . Përfundimisht kufizimi i përdorimit të pesticideve dhe herbicideve ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të ngordhjes aksidentale të shkaktuara nga këto kimikate. proces që njihet me termin __________i tokës. Plehrat kimike përdoren për të zëvendësuar __________tokësore të rëndësishme që largohen nëpërmjet bimëve. Mbjellja e bimëve të ndryshme parandalon zvogëlimin e lëndëve ushqyese të tokës.

c . Progresi i kalimit nga një stad në një tjetër quhet suksesion.mikroorganizma b . Në stadet e para bimët do të jenë njëvjeçare që e plotësojnë ciklin e tyre jetësor gjatë një stine. Me shtimin e sasisë së tokës mund të vendosen një numur më i madh bimësh dhe një numur i konsiderueshëm kafshësh. 1. Gjatë një periudhe kohe mund të ndodhin ndryshime në këtë bashkësi që çojnë në zhvillimin e një bashkësie të qëndrueshme ose klimaksi.Llojet e kafshëve dhe bimëve ndryshojnë karakteristikat e tyre nga një stad në një tjetër. . .Organizmat që sintetizojnë vetë ushqimin e tyre quhen a . b .Ekosistemi mund të fillojë me kapjen e energjisë nga organizmat autotrofe.Suksesioni shoqërohet gjithmonë me zmadhim të biomasës.Prodhuesit primarë kontrollojnë jetën e barngrënësve dhe mishngrënësve.konsumatorë sekondarë 6 . 4 . Në rast se kini mundësi shkëmbeni mendime me banorë të zonës që punojnë për konservimin e natyrës. Më pas ato do të pasohen nga bimë dyvjeçare barishtore dhe më vonë nga bimë dyvjeçare drunore.3 .4. d .4 Suksesioni dhe diversiteti i llojeve.E gjithë energjia hyrëse në ekosistem kalon tek dekompozuesit. Çdo bashkësi bimësh e kafshësh influencohet thellësisht nga faktorët fizikë të mjedisit rrethues. 1.autotrofe c .Jepni shëmbuj të konservimit të natyrës në rajonin afër shkollës tuaj.A mund të ndikoni në përmirësimin e mjedisit të shkollës nëpërmjet veprimtarive tuaja direkte ? 5 .heterotrofe d .Efiçenca e energjisë së transferuar në rrjetat ushqimore ndryshon gjerësisht.1 Ndryshimet që ndodhin gjatë një suksesioni Disa nga ndryshimet që ndodhin gjatë suksesionit janë : .Cili nga qëndrimet e mëposhtëme për ekosistemet është fals ? a .

Suksesioni kseroserë . Në këtë rast akumulimi i grimcave organike do të çojë në tharjen e pellgut duke krijuar kushte më të favorëshme për mezofitet. Dendësimi i mbulesës bimore të drurëve zvogëlon numrin e llojeve bimore për shkak të sasisë së dritës. Kjo bëhet veçanërisht e dukëshme në klimaksin e pyllit të ahut. Me zhvillimin e suksesionit kushtet ndryshojnë dhe me shtimin e humusit nga toka mbahet më tepër ujë duke lejuar rritjen e mezofiteve. Fig Fig A . Nëqoftëse suksesioni fillon në ujë të cekët atëhere formohet hidrosera. 1. Në Fig tregohet suksesioni nga toka e çveshur në pyll. Një suksesion i tillë quhet kseroser.4. Ato tentojnë të jenë kserofite.2 Llojet e suksesioneve Kur rreshjet janë të pakta banorët e parë të suksesionit duhet të përshtaten për të mbijetuar atje ku uji është i pakët. Fig Diagrama që tregon suksesionin nga toka e çveshur në pyll.Diversiteti i llojeve të bimëve dhe kafshëve tenton të rritet..Suksesioni hidroserë B . Sa më i madh të jetë numuri i llojeve shtazore aq më shumë mund të thuhet se është arritur klimaksi. Numri i llojeve bimore mund të jetë më i madh para se klimaksi i bimësisë të jetë formuar.

3 Stadet e një suksesioni Gjatë zhvillimit të një suksesioni dallohen disa stade të cilat jepen në Fig Stadi 1 Viti i parë pas kositjes. Disa nga llojet e bimëve barishtore janë : aguliçja. Një nga efektet më të njohura është kullotja nga dhentë dhe lepujt. Ato tregojnë për një pyllnajë të herëshme. Rritja e shkurreve dhe pemëve bëhet e pamundur sepse kafshët ushqehen me bisqet e bimëve dhe ato nuk mund të rriten për të formuar bimën e rritur. Llojet barishtore dallohen mirë. Stadi 2 Në vitin e dytë dhe të tretë pas kositjes vërehet një bimësi më e pasur barishtore në stinën e pranverës. Njerëzit dhe kafshët mund të ndërhyjnë në këtë klimaks klimatik dhe të vendoset një ekuilibër i ndryshëm që quhet klimaks biotik. 1. Stadi 3 . Në vendet me klimë mesatare klimaksi klimatik përbëhet nga pyje gjethegjërë . Në këtë rast klimaksi biotik është livadhi. Çdo formë e menaxhimit tokësor dhe ujor mund të prodhojë klimaks biotik.4. lule dredha etj. Për këtë arësye klimaksi shpesh herë quhet edhe klimaksi klimatik. lule taçja. zymbyli.Një klimaks është i qëndrueshëm dhe në ekuilibër me kushtet klimatike. manushaqja.

nitrifikimi .Ç’është suksesioni ? Kur ndodh ai ? 2 .Cili proces shkakton humbjen e azotit nga toka për arësye të aktivitetit bakterial ? a .Myshqet rriten në shkëmbinjtë e rinj të llavës së ngurtësuar.Përshkruaj stadet e njëpasnjëshme që kalon një suksesion sipas shëmbullit të dhënë në tekst.hekuri 7 .Cilat janë llojet e suksesioneve dhe nga se dallojnë nga njëri tjetri ata ? 4 . 6 .Cili nga ushqyesit e mëposhtëm është faktor kufizues në pellgje dhe liqene ? a . c . Sipërfaqja e tokës mbulohet nga më shumë bimë barishtore.Fillon në vitin e katërt dhe të pestë pas kositjes. Stadi 4 Ndodh tetë deri nëntë vjet pas kositjes.Cilat janë ndryshimet që ndodhin gjatë zhvillimit të suksesionit ? 3 . 5 . d .azoti b .Cila nga thëniet e mëposhtëme jep përshkrimin e suksesionit. shkurre e driza.fosfori c .magnezi d .amonifikimi b . Bimësia barishtore bëhet më e rrallë dhe humb diversitetin dhe shumëngjyshmërinë.Fshatarët lenë fushën dhe lëvizin drejt qyteteve. Stadi 5 Është stadi i klimaksit pyjor.Organizmat që mund të tolerojnë kushtet e ashpra.Organizmat që rriten në një liqen të formuar nga tërmeti i kohëve të fundit. b . a . Pyetje dhe detyra 1 .

Tokat bujqësore gjenden në shumicën e rasteve të mbjella me bimë barishtore. Përdorimi i plehut inorganik ndikon në rritjen e shpejtë të bimëve barishtore duke përjashtuar lloje të tjera më pak konkuruese. lëndina me bimësinë e saj sheshohet dhe çdo parregullsi si daljet e foleve të urithit nivelohen si pjesët e tjera.5. 1. Tokat e mbjella me bimë barishtore gjenden edhe në parqe. Kositja tradicionale me kosë është më e pranueshme dhe lejon disi patrajtshmëritë që mund të sigurojnë habitate të përshtatshme për jorruazorët dhe shpendët që i ndërtojnë foletë e tyre në tokë. 1. Në sistemet tradicionale bujqësore lëndët ushqyese zëvendësohen nëpërmjet plehërimit organik të kafshëve të cilat lejohen të kullosin në këtë sipërfaqe të kositur. por sipas taktikave moderne vendin e plehut organik po e zë gjithmonë e më tepër plehu inorganik. Heqja e bimësisë së prerë do të thotë më pak lëndë ushqyese për zonën. Që një fermer të arrijë rezultate të kënaqëshme ekonomike nga toka e tij duhet të rruajë prodhimtarinë në një nivel të caktuar.1 Kositja Kositja është një mënyrë joselektive për kontrollimin e rritjes së bimëve. fusha loje.nxjerrja e ujit. d .denitrifikimi.5 Menaxhimi i tokave barishtore dhe ruajtja e diversitetit. por profili bimor dhe shtazor i llojeve të pranishme dhe diversiteti i arritur varen nga mënyra e menaxhimit të përdorur. Bimësia e prerë mund të mblidhet dhe të përdoret për ushqim për kafshët ose për përgatitjen e silazhit. Në rast se mbetjet e kositjes lihen mbi tokë ato mbulojnë disa lloje bimore duke parandaluar farërat të arrijnë në tokë dhe të mbijnë. kopshte e zona të caktuara për konservim. Pjesët e mbetura nga kositja kur grumbullohen ndalojnë zhvillimin e jorruazorëve dhe krijojnë zona me lëndë ushqyese të tepërta. Prodhimtaria në këtë rast lidhet me sasinë e drithit që merret nga një zonë e caktuar ose nga numri i kafshëve që e shfrytëzojnë këtë hapësirë toke për kullotje. Ruajtja e këtyre tokave arrihet nëpërmjet të kositjes.c . Kur kjo veprimtari kryhet nga makineritë bujqësore të tipave të ndryshëm. Si përfundim mund të themi se kositja çon në uniformitetin e llojeve. . kullotjes e nga njëherë nëpërmjet të djegjes.

Këta të fundit mund të . Kositja e këtyre zonave kryhet disa herë gjatë vitit. Në varësi të kohës kur kryhen ato arrihet dhe një nivel i ndryshëm i diversitetit të llojeve. Kështu kositja duhet kryer pas kohës së lulëzimit dhe pasi bimët të kenë pasur mundësinë e lëshimit të farave të tyre.Bari që rritet për lëndë ushqimore për kafshët përbëhet nga varietete me prodhimtari të lartë dhe plehërohet me plehra të ndryshme kimike. Përgjithësisht tokat e mbjella me bimë barishtore të kositura njëtrajtshmërisht nuk sigurojnë kushte të përshtatëshme për insektet dhe jorruazorët e tjerë. Në tabelën e mëposhtëme jepen disa nga llojet e bimëve barishtore që gjenden në luadh Periudha e lulëzimit të disa llojeve të barishteve në luadh Llojet Aguliçe Gjuhë lope Saksifraga livadhit Zhabina bulboze Lëpjeta Gjethe delli Lule margaritë Lule dredhëz Lule gojë ujku Lule dredhez e zonjës Bari i keq zakonshëm Lëpushka errët Lule zhaba i e --------e --Mar s ---Prill ---------Maj -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Qersh or Korrik Gush t Shtato r Teto r Diversiteti i llojeve mund të rritet edhe nëpërmjet të shpeshtësisë së kositjes dhe gjatësisë së prerjes së bimëve.

përveç rasteve kur toka është e butë dhe në faqet e pjerrëta të kodrave.zhvillohen vetëm në rast se midis barit të korrur ka edhe zona me bar të lartë dhe tokë të çveshur. Një procedim i tillë do të . në krahasim me delet. Lëndina që do të formohet do të jetë më pak e njëtrajtëshme se lëndina ku kanë kullotur delet sepse gjedhët janë më selektues edhe përsa u përket pjesëve të tokës ku kullotin. konsumojnë bimë relativisht të gjata dhe me kërcell të trashë e të ashpër. Gjedhët meqë mbështjellin gjuhën rreth bimës.2 Kullotja Kafshët kullotëse janë selektive përsa u përket llojeve të bimëve që do të përdorin si burim ushqimi. Jashtëqitjet e tyre janë lëndë e pasur ushqyese. Ata e shkelin tokën duke lënë gjurmët e thundrave të tyre në tokën e çveshur e me baltë në rast se ajo është e lagur. Pastrimi mund të zhvillohet nëpërmjet gërmimeve në shkallë të vogël e të shpërndarë në stade. Delet i kafshojnë bimët në afërsi të tokës duke krijuar kështu një lëndinë me bar të shkurtër e të trajtëshme.5.3 Menaxhimi i habitateve të lagështa. Zona për rreth jashtëqitjes është e papërshtatëshme por ato vetë mund të sigurojnë mundësinë e vendosjes së një komuniteti gjallesash edhe pse për një kohë të shkurtër. Hapësira e ujit duhet të mbahet e pastër. kanalet dhe hendeqet sëbashku me brigjet e tyre dhe habitatet përgjatë buzëve të tyre mund të menaxhohen në mënyrë të tillë që të rritet diversiteti i llojeve në tokat bujqësore ose në zona të tjera. mënyra më e mirë për ta realizuar është veprimi ndaj seksioneve të veçanta për një periudhë kohe. 1. Kafshët kullotëse më të përhapura janë delet dhe gjedhët. Shkelja e tokës nga këmbët e deleve ka pak efekt mbi këtë habitat. Në rast se shkelja është e vazhdueshme dhe veprohet me shumë forcë pasojat për mjedisin janë të dëmëshme për mjedisin. Nëqoftëse është e domosdoshme një pastrim i thellë. Lumenjtë. Gjatë ditës delet lëshojnë jashtëqitjet e tyre përgjatë zonës së kullotjes.5. për shkak se balta dhe bimësia mund të grumbullohen gradualisht. Shkelja e gjedhëve përgjatë brigjeve të hendekëve rrit sipërfaqen e zonave kënetore. 1. Gjatë natës delet grumbullohen në zona të veçanta të cilat pasurohen me lëndë ushqyese të tepërta e që dëmtojnë bimësinë. të paktën pjesërisht.

gjitarëve të vegjël. Ndryshimet në praktikat bujqësore që kanë rezultuar me humbjen e habitatit dhe diversitetit të llojeve Ndryshimet në praktikën Efektet në habitat dhe lloje bujqësore Tokë e pambjellë që * Reduktimi i diversitetit bimor kthehet në tokë të mbjellë * Reduktimi i jorruazorëve. Ky proces kryhet me rrotacion duke mënjanuar humbjen e një nga stadet e suksesionit. Në rast se buza e ujit është vertikale atëhere ajo nuk është në gjendje për të siguruar kushte për një habitat të pasur me llojshmëri bimësh e kafshësh. Në disa vende mund të jetë e mundur ruajtja ose krijimi i buzëve të ngushta në brigjet e ujit veçanërisht kur ato kanë mbështetje për të mos u shembur. Tabela e mëposhtëme jep ndryshimet në praktikat bujqësore që rezultojnë me humbjen e habitateve dhe diversitetin e llojeve. shpendëve Coptimi i pyjeve të * Zvogëlimi i llojeve të pyllnajës mëdhenj në pyje të vegjël . Bimësia gjatë brigjeve shpesh herë pritet për të parandaluar përhapjen e shumtë dhe cënimin e ujit. Faza e prerjes mund të jetë e rëndësishme për lulëzimin e llojeve të tjera.ndihmonte në ruajtjen e një numri habitateshqë do të pasqyronte stade të ndryshme të suksesionit nga sipërfaqja e ujit deri në habitatet më të thata. Ajo mund të shërbejë për të krahasuar pjesë të ndryshme të ekosistemeve.

drith për çdo vit * Zvogëlimi i llojshmërisë së shpendëve. të * Ndryshime në bimësi * Zvogëlim i diversitetit të jorruazorëve * Rënia e mbarështimit të kafshëve të * Humbja e llojeve të bimësisë * Reduktimi i shpendëve të egër Mbushja e pellgjeve Tharja njoma e livadheve Tharja kripura e kënetave Shndërimi i lëndinave të * Zvogëlimi i diversitetit të bimësisë përherëshme në kullota të * Zvogëlimi i numrit të krimbave të tokës dhe përkohëshme jorruazorëve të tjerë. çafka etj. bimë të etj. bretkocave dhe jorruazorëve ujorë. letargjikëve * Zvogëlimi i burimeve ushqimore për shpendët e dimrit. çafka monokulturë. grabitqarëve jorruazorë. kukuvajkave. arave Zëvendësimi i qarkullimit * Zvogëlimi i llojshmërisë së jorruazorëve duke të drithërave me të njëjtin përfshirë edhe fluturat.Rritja e fushës përmasave të * Zvogëlimi i numrit të gjitarëve të vegjël. * Zvogëlimi i numrit të shpendëve si lauresha. . * Zvogëlimi i bimësisë ujore * Ulja e numrit të salamandrave. Zëvendësimi i drithërave * Zvogëlimi i llojshmërisë së jorruazorëve të përziera me * Rënia e numrit të shpendëve si lauresha.

Përgjithësisht tokat e mbjella me bimë __________të kositura njëtrajtshmërisht nuk sigurojnë __________të përshtatëshme për insektet dhe jorruazorët e tjerë.Duke shfrytëzuar të dhënat e tabelës “ Ndryshimet në praktikat bujqësore që kanë rezultuar me humbjen e habitatit dhe diversitetit të llojeve “ jepni mendimin tuaj për ndryshimet në zonën ku banoni. * Toksikimi i drejtpërdrejtë insekticideve dhe * Zvogëlimi i sasisë dhe llojshmërisë së fungicideve jorruazorëve. vetme. .Cilat janë ndryshimet që ndodhinnë diversitetin e llojeve gjatë kositjes ? 3 .Cilat janë llojet e bimëve të egra që rriten në livadhet e zonës suaj? 4 .Përshkruaj stadet e njëpasnjëshme që kalon bimësia e njohur nga ju sipas shëmbullit të dhënë në tekst. Pyetje dhe detyra 1 . Këta të fundit mund të zhvillohen vetëm në rast se midis barit të _________ ka edhe zona me bar të _________dhe tokë të__________. Kështu kositja duhet kryer pas kohës së ___________dhe pasi bimët të kenë pasur mundësinë e ___________të farave të tyre. A është vepruar drejt me ndryshimet që janë bërë ? Si do të ishte më mirë për mjedisin ? 6 . shoqërimeve bimore me * Lindja e nevojës për plehërimin e tokës me kate me një kulturë të azot.Zëvendësimi i * Zvogëlimi i jorruazorëve të verës. 1.Ç’është kositja ? Po kullotja Kur ndodhin ato ? 2 . 5 .Plotësoni vendet bosh në pjesën e mëposhtëme : Diversiteti i llojeve mund të rritet edhe nëpërmjet të shpeshtësisë së ____________ dhe gjatësisë së prerjes së bimëve. efektet nëpërmjet të zinxhirave ushqimore në furnizimin me ushqime. Përdorimi i herbicideve.6 Integrimi i konservimit dhe prodhimit.

nga sistemi i fermave tradicionale është kaluar në sistemet intensive në shkallë të gjërë. vetëm 2 %. Habitati Përdorimi bujqësor Menaxhimi dhe menaxhimi konservim praktik për Përfitimet . Ata duhet të këshillohen sesi të kryejnë konservimin dhe si të inkurajojnë diversitetin në tokën e tyre.Luftimin me mjete kimike si pesticidet dhe herbicidet. Në rang botëror sipërfaqet e konservuara zenë një sasi fare të vogël të sipërfaqes tokësore . mund të jenë të vlefshme për vendosjen e llojeve të ndryshme. Më shumë tokë bëhet e kultivueshme nëpërmjet prerjes së pyjeve. . Zonat me habitate gjysëm natyrore mund të rriten dhe diversiteti mund të zhvillohet edhe brenda habitateve të tjera. shembujt e konservimit dhe rëndësinë e këtij procesi në ruajtjen e diversitetit bimor e shtazor. Secila nga këto zona duhet menaxhuar në mënyrë të tillë që të inkurajojnë diversitetin e llojeve. Sot ekzistojnë mënyrat për përmirësimin e diversitetit të jetës së egër duke patur humbje minimale ekonomike përsa u përket të korrave. Një nga qëllimet përfundimtare dhe detyrë kryesore që shtron si sfidë vetë natyra dhe veprimtaria njerëzore është integrimi i përvojave të konservimit me praktikat e tanishme të përdorura në bujqësi. Anët e zonave të mbjella. me mënyrat. të cilat bazohen në : .Përdorimin në shkallë të gjërë të plehrave kimike. tharrjes së kënetave dhe plugimit të livadheve. Jo gjithçka është e humbur për tokat e shfrytëzuara intensivisht nga praktikat bujqësore. Kërkesat botërore për rritjen e prodhimit ushqimor kanë çuar në ndryshimin e praktikave bujqësore. përdorimi i të cilave ka çuar në humbjen e habitatit natyror që është shoqëruar me reduktimin e diversitetit të llojeve. konceptet.Përdorimin e mekanikës bujqësore. .Deri tani në mësimet e mëparëshme jeni njohur me shkatërrimin e madhqë pësojnë ekosistemet nga proceset e shpyllëzimit dhe shkretëzimit. nërast se madhësia e lejon. Fermerët ashtu si edhe menaxherë të bizneseve të tjera duhet të nxjerrin fitime nga veprimtaritë e tyre. Në tabelën e mëposhtëme jepen disa nga praktikat bujqësore.

* Menaxhimi nëpërmjet krasitjes me rotacion. *Parandalimi i kolonizimit të shkurreve dhe shmangia e mbjelljes së bimëve drunore aty ku flora barishtore është e pasur * Mbjellja ose ruajtja e llojeve natyrore. plehrimin organik. * Menaxhimi i herpashershëm për të lejuar rikolonizimin. dru zjarri dhe konservim i mishit të gjahut * Menaxhimi përfshin prerjen. E rëndësishme për bimët. E rëndësishme për bimët. rrallimin me rotacion dhe mbajtjen e lëndinave. * Përdorimi minimal i sasive të plehrave kimike dhe herbicideve. Pyll * Përdorur për lëndë drusore. gëlqerizimin e tokës. krasitjen dhe rimbjelljen e pemëve .Livadhi Kullota * Të përdorura për kullotje dhe silazh * Menaxhimi përfshin kontrollin e barërave të këqia. shpendët dhe gjitarët . plehrat kimike. fluturat. insektet e tjera dhe shpendët. * Prerja e anëve të alternuara çdo vit. fluturat. kopshtet bujqësore. * Shmangia e rifarëzimit. atje ku është e përshtatshme. *Ruajtja e zonave të lagështa . farëzimin dhe rregullimin e dendësisë të gjallesave.

* Mbajtja e profileve të buta. peshqit. shtrimit dhe rregullimit vjetor. për ujitje dhe drenazhim * Ka nevojë për pastrim të rregullt që përfshin kontrollin mekanik. * Mënjanimi i hijes së tepërt nga pemët përreth I rëndësishme për bimët. Pellg *Menaxhim i herëpashershëm për të lejuar rikolonizimin. * Mbajtja e disa pemëve në gardh. * Menaxhimi i herëpashershëm për të lejuar rikolonizimin. për strehim dhe i konservim të kafshëve për mish gjuetie. * Sigurimi për pastërtinë e ujit gjatë gjithë vitit. shpendët.Vend rrethuar * I përdorur si gardh ndaj kafshëve. për ujitje. pilivesat. pilivesat. . gjueti dhe peshkim. peshqit. amfibët. kimik të barërave të këqia. fluturat. shpendët. * Ruajtja e gardheve me trashësi të caktuar dhe lartësi të mjaftueshme. * Menaxhohen nëpërmjet të prerjes. * Sigurimi i pranisë së ujit gjatë gjithë vitit. gjitarët. Rrjedhje uji E rëndësishme për bimët. * Shtrimi dhe krasitja në intervale të përshtatshme. * I përdorur për pirje nga kafshët. gjitarët. gjitarët. E rëndësishme për bimët. shpendët. * E dobishme si pengesë për kafshët .

Pas shigjetës treguese shënoni njërën nga fjalët pak ose shumë: .Progresi ose suksesioni i komuniteteve të klimakseve natyrore -----> më _________diversitet llojesh.> më __________diversitet llojesh. 3 . * I nevojshëm për të buzë rruge hyrë në fusha dhe ndërtesa * Menaxhohet nëpërmjet herbicideve dhe kositjes * Prerje e vonshme pas I rëndësishëm lulëzimit dhe heqja e për bimët.Ndërhyrja në një suksesion dhe menaxhimi për konservim -------> më _________diversitet llojesh.Shteg. .Për inkurajimin e diversitetit e llojeve ekzistojnë shumë metoda të ndryshme të cilat në mënyrë mjaft të përmbledhur mund të paraqiten si më poshtë.> më pak diversitet llojesh.Integrimi i konservimit me praktikat bujqësore ----------> më _________diversitet llojesh . .Në bazë të tabelës së paraqitur përcaktoni se si janë menaxhuar habitatet në afërsi të zonës suaj të banimit.Komentoni thënien “ Sot nuk hamë ujin. fidanëve nëse është e insektet mundur.Ndërhyrja në një suksesion dhe menaxhimi për konservim -------> më shumë diversitet llojesh. * Mënjanimi i herbicideve Për këtë qëllim ekzistojnë shumë metoda të ndryshme të cilat në mënyrë mjaft të përmbledhur mund të paraqiten : . .Bujqësia intensive ------. . . . tymrat dhe plehrat.” 2 .Integrimi i konservimit me praktikat bujqësore ----------> më shumë diversitet llojesh Pyetje dhe detyra 1 . diellin. tokën por naftën.Bujqësia intensive ------.Progresi ose suksesioni i komuniteteve të klimakseve natyrore -----> më pak diversitet llojesh.

2 b . 3 . pse ? Cilat janë arsyet kryesore për ndonjë pasaktësi në këto rezultate ? 2 .Çfarë lloj grafiku keni ndërtuar ? Pse është kjo mënyra më e mirë për të paraqitur rezultatet. Një nxënës numuroi numrin e bimëve të luleshqerës në 31 m të një lëndine.Llogarisni numrin mesatar të bimëve barishtore për m në fushë.Paraqitni grafikisht rezultatet.Përsëritni procedurën e mësipërme në të paktën 5 vende të ndryshme duke i zgjedhur ato në mënyrë të rastësishme.5 të kërcellit brenda kuadratit.Zgjidhni një fushë dhe vendosni se çfarë lloj bime barishtore ju do të vëzhgoni. Në rast se një bimë barishtore ka prekur kornizën futeni atë në numurin tuaj në rast se ka 0. Në tabelë jepen rezultatet e tij. 1 . Numuri i luleshqerave 4 5 2 6 4 7 3 8 2 9 1 2 Numuri i kuadrateve në të cilat 1 ndodhen luleshqerat a .4.Përdorni një kuadrat me sipërfaqe 1m 2 . 4 . 1.Llogaritni numurin mesatar të bimëve të luleshqerrës për m c . Ky është densiteti i bimëve barishtore.Shtrini kuadratin në tokë dhe numuroni numrin e bimëve barishtore brenda tij. ( Punë praktike ) Llogaritja e numrit të llojeve të bimëve barishtore në një fushë. A mendoni se kjo metodë tregon se sa bimë barishtore ka në fushë ? Nëqoftëse jo.7 Krahasimi i dy komuniteteve të afërta. 2 5 .

3 . I zakonshëm Lloje që gjenden shpesh. Veproni në këtë mënyrë .sh bari i zakonshëm. por që gjenden pak të përhapur p.sh një pemë. Çdo lloji i jepet një nga cilësimet e më poshtëme. Mendoni se kjo është metoda më e mirë e gjetjes se sa bar ka në sipërfaqe. Për këtë veproni në këtë mënyrë. 4 .Vendosni rrjetën mbi sipërfaqen e tokës dhe llogarisni numrin e kuadrateve që kanë bimë barishtore.Çfarë mund të bëni ju për përmirësimin e metodës ? Llogaritja e sipërfaqes së tokës të mbuluar me bimë barishtore.sh gjembaçi në një fushë. 4 kuadrate që sejcili prej tyre ka të mbuluar me bimë barishtore 1/4 e sipërfaqes llogaritet si 1 kuadrat i plotë. Ndani kuadratin në 100 pjesë të barabarta. Për të studjuar shpërndarjen e një lloji duhet të zbulojmë se sa individë ndodhen në vende të ndryshme. 5 .Ndërtoni një rrjetë.Punoni për nxjerrjen e mesatares në % të mbulesës me bar të sipërfaqes së tokës.Përsëritni procedurën e mësipërme në të paktën 5 vende të ndryshme të fushës së zgjedhur në mënyrë rastësore. 2 . 1 . llogariteni atë në kuadratet që kanë bimë barishtore. Në rast se jo.Gjeni një sipërfaqe kopështi të mbuluar me bimë barishtore. Ndërtoni një kuadrat me brinjë 1 m. Dominant Lloji që ka efektin më të madh në mjedis p. Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është të vëzhgojmë habitatin dhe të përshkruajmë me fjalë çfarë dhe ku ndodhet lloji i kërkuar. I rastësishëm Lloje që mezi mund të gjenden . I bollshëm Lloj që vështirë mund të largohet nga pamja p. Nëqoftëse një kuadrat është pjesërisht i mbushur me bimë barishtore. pse ? Shqyrtimi i përhapjes së një bime.

. Kërkimet mund t’i kryeni edhe në oborrin e shkollës në rast se ka sipërfaqe të mbjellë me bimë. Sipas klasifikimit të mësipërm. Përcaktoni bimën e egër që do të studjoni. A tregojnë rezultatet tuaja ndonjë gjë interesante rreth përhapjes së bimës ? Në rast se po. çfarë vëzhgime të mëtejëshme ju duhet të kryeni më tej ? KONKURS Prodhimi i biogazit Në figurë jepet në mënyrë skematike një qendër për prodhimin e biogazit e përdorur në një familje. Në rast se nuk vendosni vetë kërkoni ndihmën e mësuesit.I rrallë Lloje që janë shumë të vështira për t’u gjendur Kërkoni rreth qëndrës suaj të banimit një park. shqyrtoni shpërndarjen e bimës që ju kini zgjedhur..

Emërtoni dy përbërësit e biogazit ( 2 pikë ) b .( I ) Përshkruani procesin që ndodh në A (2 pikë ) ( II ) Shpjegoni pse pH brenda impiantit të biogazit bie gjatë stadeve prodhimit të biogazit.Sugjeroni pse impianti i biogazit ndërtohet nën tokë ( 1 pikë ) Gjithsej 7 pikë të para të Shpjegoni përdorimin e biomasës për lëndë djegëse ( 10 pikë ) Duke menduar për mjedisin Principet e konservimit në shumë habitate janë të ngjashme. ( 1pikë) c . Në rast se ka rezervate në afërsi të zonës suaj të banimit studjojini ato duke i u përgjigjur pyetjeve të mëposhtme : .Fig a .Shpjegoni pse impianti i biogazit normalisht mbahet i mbyllur ( 1pikë) d . Qëllimi kryesor është ruajtja e disa habitateve dhe së bashku me to edhe diversiteti i llojeve.

Jeton e shtohet në shpella e guva bregdetare përgjatë brigjeve të qeta të bregdetit. buza e sipërme është mjaft e zhvilluar. Qimet e lëkurës i ka shumë të shkurtra. nga të cilat gjysma janë përtypës. Shumica e grupeve ose e çifteve janë të izoluara dhe të kërcënuara. Ka 32 dhëmbë. Në çfarë mënyrash është shfrytëzuar dhe korrur prodhueshmëria e zonës nga banorët lokalë ? 4. Përshkrimi : Lëkurën e ka të trashë e të llustruar. Çfarë lloj toke rrethon rezervatin sot ? 5.1 .3. Cili do të ishte klimaksi natyror bimor në këtë zonë ? 3. Sytë i ka të rrumbullakosura. Një lloj i rrezikuar që duhet mbrojtur FOKA NE BREGDETIN SHQIPTAR Foka e gjendur në bregdetin Shqiptar i përket: Rendit : Pinnipedes Familja : Phocidae Lloji : Monachus monachus Përmasat : Në lindje foka ka gjatësi 0. Veçori e fokës është se noton në sipërfaqe herët në mëngjes. Ngjyra e saj është gri në kafe në kurriz dhe e bardhë në të verdhë ose gri në kafe në pjesën barkore. dy prerës.1. me lëvizje mjaft të ngadalta. popullata e fokave është zvogëluar me shpejtësi. Cila është strategjia e menaxhimit që përdoret për të ndihmuar në ruajtjen e diversitetit brenda rezervatit natyror ? 6. Qafën e ka të shkurtër dhe pak të dallueshme. në të gjithë zonën e takimit.8 m dhe mashkulli 2.2 m Format e rritura kanë përmasat femra 3. Këmbët e pasme të fokës janë të shkurtëra. Shënoni në një listë principet që ju do të donit të aplikonit për ta bërë atë një zonë tërheqëse konservimi. .1 m.1. Cilat veprimtari njerëzore gjatë 500 vjetëve të fundit kanë influencuar në bimësinë e zonës ? 2. Ajo është gjitar ujor. Si pasojë e veprimtarisë njerëzore.8 . një dhëmb qeni dhe pesë dhëmbë të gjërë. Supozoni se për të përfshirë në një grup njerëzish të interesuar në krijimin e një rezervati të vogël natyror nga një pjesë toke e pashfrytëzuar. Kokën e ka të rrumbullakosur me vrima mjaft të çelura në turi. Më pas jepni shëmbuj të disa veprimtarive praktike që ju do të ndërmernit për të krijuar dhe ruajtur rezervatin.

por me shumë rëndësi.Pyje shekullore . turizëm. si një gjitar bregdetar shumë i kërcënuar. një relikt natyror i bregdetit të vendit tonë. si duhet të jetë për të ngritur industrinë turistike në bazë të kërkesave për një plazh të pastër që kini studjuar në tekstin “ Njohuri për mjedisin “ të vitit të parë. Foka është një gjitar shumë i rrallë. faunistike. Shumica e shteteve mesdhetare kanë marrë masa mbrojtëse për fokën.Monumente natyrore . sport.Lumenj .njeri në këto mjedise si është në ditët e sotme. gjeomorfologjike etj. kurim.Liqene e burime të ftohta . Jepni mendimet tuaja për zbatimin e ekuilibrit natyrë .për arësye të dëmtimeve të drejtpërdrejta. historike e arkitektonike etj.Qytete antike me vlera arkeologjike. veçanërisht në vendet e tyre të shtimit. Në pellgun e Mesdheut popullata e përgjithëshme e fokës vlerësohet në 500 . pedologjike.Natyrë të bukur . floristike.600 ekzemplarë. Këto vlera mund të shfrytëzohen për edukim.Vende klimatike e kuruese . Trashëgimia natyrore e vendit tonë është komplekse dhe përbëhet nga vlera biologjike. studim.Plazhe të virgjëra . Rrethoni cilat nga këto mjedise kini ju në afërsi të shkollës suaj. etj Zhvillimi i industrisë turistike kërkon një mjedis me : . . QËNDRIMI NJERËZOR DHE MJEDISI SHQIPËRIA DHE E ARDHMJA E SAJ TURISTIKE Shqipëria është një vend me bukuri të veçanta natyrore. gjeografike.

që depozitohen në mjedis. ambalazhe plastike. dëmtimi i shëndetit të njeriut nga infektimi i ujit dhe ajrit nga mbetjet toksike. transporti. kimikate e lëndë të ndryshme helmuese) që janë të padekompozueshme në kushte natyrore dhe si pasojë grumbullohen në mjedis. të mbeturinave (plehërave). dete etj. lumenj. Përgjithësisht. PRURJET DHE EUTROFIZMI NDOTJA Kjo pjesë e tekstit fokusohet në probleme specifike të shqetësimit mbi ndotjen.sh. në ajër etj. Sllogani “ mos ndotni” është një thjeshtëzim i problemit.sh: Zhdukja e peshqëve dhe e molusqeve në një liqen. e cila shton përdorimin e materialeve dhe të energjisë duke shtuar njëkohësisht sasinë e mbeturinave. shtimi i dioksidit të karbonit në atmosferë etj. të ujërave të zeza. apo perimet të plehëruara me plehëra kimike. Tashmë. Në këtë pjesë të teksit ju do të mësoni se ndotjet në mjedis shkaktohen nga një sërë veprimesh si: Derdhjet e pakontrolluara në kanale. dhe kjo ndodh kur grumbullimi i ndotësve shkakton ndryshime të padëshirueshme. përshkrimi i pastërtisë së plazhit). Pra: Ndotje quhet pania e një substance ose energjie në natyrë. dëmtimi i pyjeve. Ndikimi i ndryshimeve të padëshirueshme mund të shfaqet direkt apo indirekt. Çdo pjesë e mjedisit mund të infektohet dhe çdo lëndë mund të jetë një ndotës. E rëndësishme në këtë pjesë të tekstit është që të kuptojmë gjerësinë dhe diversitetin e ndotjeve. sasia dhe venddodhja e së cilës krijon efekte të padëshirueshme mjedisore. përfitimi i energjisë.KAPITULLI 2 LËNDËT USHQYESE. në një farë mënyre të gjithë jemi ambientuar me konceptin ndotje. përfitimi i energjisë atomike e deri te funksionet themelore biologjike të gjallesave. sepse natyra e ekzistencës së njeriut sjell prodhimin e produkteve dytësore. çdo substancë që futet në mjedis duke ndikuar negativisht në dobishmërinë e tij quhet ndotës. Problematike është përdorimi i disa materialeve (kanaçe alumini. p. të ujërave të bardha. Cilado që të jetë shkaku. Akoma më të mprehta problemet e ndotjes janë bërë sidomos me rritjen e popullsisë. Në librin e parë “Njohuri për mjedisin” ju jeni njohur me ndotjen në tokë (p. ndotja është produkt i aktiviteteve ekonomike e sociale si: ndërtimi i shtëpive të rehatshme. . ndotja në ujë. aksidentet e deri tek derdhjet e ndotësive me qëllime kriminale.

tokën dhe ajrin. të cilat do të dëmtonin brezat e ardhshëm. Të identifikohen burimet e ndotësve. Ky “qarkullim” dallohet qartë sepse përditë ne shohim sesi burimet përfundojnë në plehra. njeriu ka shumë të meta në modelimin e ciklit ushqimor. Në këtë pjesë të teksit ku do të trajtojmë më me hollësi problemet e ndotjes do të theksojmë se në kushte natyrore në ekosisteme të ndryshme mbeturinat vihen në përdorim duke u ricikluar duke evituar si ndotjen dhe ruajtjen bimore. ndjerë apo nuhatur ndotjen? 3. Pyetje dhe aktivitete 1. Në kundërshtim me këtë. Të zbulohen dhe realizohen mënyra alternative për plotësimin e nevojave dhe të evitohet prodhimi i produkteve ndotës. Në krahasim me atë që ndodh në natyrë. Në vazhdim sasitë e substancave ushqyese që përdoren në plehrimin e livadheve. E rëndësishme është që ne të përshtasim nevojat tona në mënyrë të tillë. kopshteve dhe tokave bujqësore nuk përfshihen në zinxhirin ushqimor. 4. 3.Përshktuani si e ndotin mbeturinat ujin. . njeriu ka krijuar një qarkullim të lëndës dhe të energjisë nga burimet tek njeriu.Ç’ëshë ndotja? 2. Në vend të një qarkullimi si në natyrë.Përshkruani ku e kini parë. pra me çdo kusht të evitohet ndotja. njeriu zhvendos lëndët ushqyese nga toka në zinxhirët ushqimor njerëzor dhe i zbërthejnë ato nëpër kanalet ujore. nga të cilat nuk ka kthim të dukshëm. Pikërisht në këtë kapitull objektivi i ynë është të kuptojmë pasojat e pasurimit të kanaleve ujore me lëndë ushqyese. por shndërrohen direkt në kanalet ujore. që Të mos shkaktojmë ndryshime.Prandaj prania e jonë për rregullimin e problemeve të ndotjes të së tashmes dhe të ardhmes duhet të shkojë paralel me mbështetjen e konceptit të zhvillimit. 2.Pse ndotja është e keqe për ne. Të hartohen dhe të zbatohen strategji për parandalimin e ndotësve që hyjnë në mjedis. Ky problem quhet eutrofikim. të cilat grumbullohen në mjedis. Prandaj vëmendja duhet të përqendrohet në atë që: 1.

DOTJA FLETA E AKTIVITETIT (Shqyrtoni këtë figurë) Figura e ndotjes .

Gjithashtu popullatat e peshqeve. marrim si shembull ndodhinë në një liqen. që rriteshin dhe dilnin deri mbi sipërfaqen e ujit. i cili duhet të dekompozohet kur ato thahen. janë pakësuar. Barishtet e detit bëheshin strehë për peshqit e vegjël dhe për molusqe dhe mjaft mirë siguronin oksigjenin për frymëmarrjen e tyre. çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur fenomeni i eutrofizmit.Bllokojnë dritën. shtohen shumë. Lëndët ushqyese Të gjithë e dimë se lëndët ushqyese si azoti dhe fosfori janë shumë të rëndësishme për rritjen e bimëve ujore. si përdorimi i detergjenteve me përmbajtje fosfati. 4. ARN. Uji në liqen ka filluar të turbullohet. Më parë në këtë liqen kishte shumë peshq. i cili përdoret për këtë dekompozim. sa bllokojnë rrjedhën normale të ujit. bimët përdorin azotin për prodhimin e proteinave dhe të disa përbërjeve të tjera të cilat bëjnë pjesë në trupin e tyre. Por ndërkohë në ujin e liqenit nuk është gjetur asnjë gjurmë e ndotësve toksike (lëndë helmuese). 3. Po i sqarojmë këto faktorë më hollësisht si kontribuojnë konkretisht në procesin e eutrofikimit. mbetjeve shtazore dhe mungesës së trajtimit të duhur të ujërave të zeza. Ekuilibri natyror i ekosistemit ujor prishet sepse alget: 1. të cilët rriten në thellësi.sh.Si rezultat i shtimit të lëndëve ushqyese. e ATP. që ka të bëjë me shtimin e algave në ujë. gjë që e çon në prishjen e ekuilibrit natyror të ekosistemit ujor.EUTROFIZMI Çfarë është eutrofikimi Për të ilustruar procesin e eutrofikimit.Si rezultat i mungesës së dritës (për fotosintezën e bimëve të thellësisë) dhe të rrallimit të oksigjenit shumë lloje bimësh e kafshësh të ujit asgjësohen. P. e cila nevoitet për fotosintezën e bimëve të tjera të ujit. molusqe e mbi të notonin tufa të shumta me pata e rosa. si rezultat pakësojnë dhe O2 e tretur në ujë. 2. plehrave kimike. Si ndodh eutrofikimi? Më lart theksuam se shtimi i algave gjatë procesit të eutrofikimit favorizohet nga shtimi i lëndëve ushqyese dhe i sedimenteve. Pra. që favorizohet nga pasurimi i ujit me lëndë ushqyese. pa të cilat nuk ka jetë. . Por sot shohim se barishtet në liqen janë pakësuar. Por duhet të theksojmë se sasi të tepërta të këtyre elementeve depertojnë në rrugët ujore përmes aktiviteteve të njeriut. ose fosfori është përbërës i molekulave të tilla si AND. E gjithë kjo pasuri natyrore e kishte origjinën tek bimët nënujore.Shtojnë materialin bimor. molusqeve dhe rosave.

por kur përshpejtohet nga aktivitetet njerëzor nuk është i mirë.Azoti dhe fosfori për ditë e më shumë janë aq prezent në burimet tona ujore sa ato po krijojnë problemin më të zakonshëm të ndotjes së ujit në tokë. duke konsumuar oksigjen. Kështu. i cili është një proces i natyrshëm. Fig…. Ndërkohë bakteriet dekompozojnë materialet organike.. Në liqenet kur barërat e këqia thahen e dekompozohen. 1.Bimë mbi ujore vegjetative. me ushqyes bimore çon në shumicën e algave.Bimë nënujore vegjetative. ato konsumojnë oksigjenin e ujit. shumica e liqeneve mbushen me alga e barishte. të cilat rriten në pjesë të cekëta dhe mbi sipërfaqen e ujit. gjë që dëmton jetën e gjallesave në ujë. Sepse pasurimi i liqeneve dhe i lumenjve. gjatë një periudhë të gjatë. gjë që mund të çojë në asgjësimin e peshkut.Dy kategoritë bazë të bimëve ujore a)Bimë të thellësive b)Fitoplanktone Në grupin eparë dallojmë dy kategori bimë bentos (nga benthos=thellësi). Në qoftë se sasia e materialeve organike është e madhe atëherë sasia e oksigjenit të tretur në ujë pakësohet si rezultat i pjesëmarrjes së tij në shpërbërjen e këtyre lëndëve organike. Për të kuptuar mirë procesin e eutrofizmit duhet të njihen mirë llojet e bimëve ujore. Kjo gjë mund të evitohet në qoftë se fermerët ulin përdorimin e plehrave kimike e pesticideve. . Lloje të ndryshme të bimëve ujore Fig. 2. Pra mbeturinat bimore dhe shtazore kontribuojnë në pasurimin e ujërave me materiale ushqyese dhe oksigjen-kërkuese.

Përkufizoni eutrofikimin dhe turbullimin.Në grupin e dytë bëjnë pjesë fitoplanktonet. Kjo dendësi e fitoplanktoneve arrihet kur uji është i pasur me lëndë ushqyese. Ndërsa pasurimi i ujit me lëndë ushqyese ka një efekt të kundërt për këto bimë. Mendoni dhe sugjeroni një arsye për peshkun e ngordhur. . Uji i pasur me lëndë ushqyese favorizon një sistem të bazuar me fitoplanktone. Si janë të lidhura me njëra-tjetrën. Për të kuptuar më mirë procesin e eutrofikimit duhet të dimë se bimët nënujore kërkojnë ujë shumë të pastër. por kur uji turbullohet zona eufotike zvogëlohet shumë dhe mund të arrijë deri në 2. Pra rritja e turbullirës zvogëlon thellësinë në të cilën të mbijetojnë bimët nënujore. Duhet të theksojmë se rritja dhe zhvillimi i këtyre bimëve nuk pengohet nga uji i varfër në lëndë ushqyese. 2. Thellësia në të cilën mund ta arrijë drita e mjaftueshme për fotosintezën quhet “Zonë eufotike”. Në ujë shumë të pastër kjo thellësi mund të arrijë deri në 200 m. Veçori tjetër e këtyre bimëve është se ato thithin kripërat minerale (lëndët ushqyese) nga fundi i sedimenteve përmes rrënjëve ashtu si edhe bimët e tokës. Duke menduar në mënyrë mjedisore Papritur një numur i madh peshqish të ngordhur gjinden në sipërfaqen e një liqeni. sepse ky fakt stimulon shumë rritjen e fitoplanktoneve. Ndërsa niveli i ulët i lëndëve ushqyese në ujë kufizon rritjen e fitoplanktoneve. të cilat përfaqësohen nga alget e gjelbra dhe algat blu të gjelbra.5 cm. Fitoplanktonet e gjalla janë në gjendje të mbijetojnë nën ose mbi sipërfaqen e ujit. sepse duke qënë afër sipërfaqes apo në sipërfaqe të ujit ato mund t’i thithin lëndët ushqyese me lehtësi nga uji.Uji i varfër në lëndë ushqyese favorizon një ekosistem të bazuar në bimësi nënujore. atëhere kur një masë e fitoplanktoneve qëndron pezull mbi sipërfaqen e ujit dhe kështu ato thithin gjithë dritën e diellit. Pyetje dhe probleme mjedisore 1. Përshkruaj këto dy ekosistemeve në detaje dhe tregoni si ndikohen ato nga niveli i ushqyesve. Ndërkohë ju gjeni një sasi të konsiderueshme të fitoplanktonit dhe asnjë të ndotësve toksikë. e cila bie mbi sipërfaqen e ujit. Në situata ekstreme uji mund të bëhet jeshil në të verdhë. që të lejohet depërtimi i dritës së nevojshme për fotosintezë. Ju thërrasim të hetoni mbi këtë problem.

shtimi i bakterieve e së fundi pakësimi i oksigjenit të tretur dhe ngordhja e organizmave të gjalla. kryesisht bakterieve. . Kjo gjë duket qartë në një ditë me diell. por nuk janë parazitë të saj) të cilët rriten në ujëra të pasur me lëndë ushqyese. grumbullimi i sedimenteve me lëndë organike të “vdekur”. Madje edhe aty ku drita depërton në thellësi. sepse ato konsumojnë oksigjen për frymëmarrjen e tyre. Ky shtim marramendës i bakterieve bën të rritet kërkesa për oksigjen të tretur. kjo e fundit ngopet me oksigjen. kështu pa praninë e tyre uji është i pastër dhe drita mund të penetrojë për të ndihmuar rritjen e bimëve nënujore. fitoplanktonet shtohen duke e turbulluar ujin dhe në këtë mënyrë pengohet depërtimi i dritës për bimët nënujore (bentos). Në kushte optimale. mund të kuptojmë lehtë se si ndryshon ekuilibri midis tyre kur niveli i ushqyesve në ujë ndryshon. të cilat çlirohen në sipërfaqe. Fitoplanktonet dallohen për një shtim dhe rritje të shpejtë. gjë që çon në pakësimin e oksigjenit të tretur dhe si rrjedhim në ngordhjen e peshqëve dhe të molusqeve. biomasa e fitoplanktoneve mund të dyfishohet brenda 24 orëve. sepse gjethet dhe kërcejtë e tyre mbulohen me alga epifike (që rriten mbi një bimë tjetër. tashmë ne e dimë se fitoplanktonet janë organizma fotosintetike dhe si rrjedhim ato prodhojnë oksigjen ashtu si të gjitha bimët e gjelbra. rritja dhe shtimi i fitoplanktoneve. Kjo gjë favorizon shtimin e dekompozuesve. rritjes dhe shfarosjes së tyre. në ndryshim me atë të bimëve bentos. Ndërsa kur niveli i ushqyesve rritet. Në këtë mënyrë shumë shpejt fitoplanktonet arrijnë dendësi maksimale të popullatës duke vendosur një ekuilibër të vazhdueshëm ndërmjet riprodhimit. tharja e fitoplanktoneve. i cili më pas largohet në atmosferë. Meqenëse ato rriten pranë sipërfaqes së ujit. të cilët grumbullohen në fund të ujërave. Por. fotosinteza e bimëve bentos mund të bllokohet. Për sa kohë niveli i ushqyesve në ujë është i ulët popullata e fitoplanktoneve zvogëlohet. përveç se në stinën e pranverës. Fitoplanktonet e “vdekura” shkaktojnë sedimente. Ndërkohë në ekosistemet ujore të prekur nga eutrofizmi ndodh edhe pakësimi i dukshëm i oksigjenit të tretur në ujë. sasia e oksigjenit të tretur në ujë nuk plotësohet nga fotosinteza e fitoplanktoneve. Ose. Pra eutrofikimi ndjek këtë rrjedhë ngjarjesh: Pasurimi i ujit me lëndë ushqyese. Kërkesa në rritje për oksigjen të tretur kanë dhe dekompozuesit aerob (shpërbërja në prani të oksigjenit) të gjallesave të “vdekura”në ujë.EUTROFIKIMI DHE FAKTORËT Ndryshimi i ekuilibrit nga pasurimi me lendë ushqyese i ujit Duke nditur tashmë nevojat e fitoplanktoneve dhe të bimëve nënujore (bentos) për lëndë ushqyese. Po shpjegojmë më poshtë arsyet pse ndodh kjo: Një arsye është. si rezultat i ndërprerjes së procesit të fotosintezës nga bimët bentos kur ato “vdesin”. mund të dallojmë bulat e oksigjenit. ku në sipërfaqe të ujit.

Zakonisht mbas shiut dhe. por ka edhe faktorë të tjerë. favorizojnë një kompleks rrjetash ushqimore të bakterieve. shpatet e papyllëzuara. duke ndryshuar gjendjen normale të ujit e duke e bërë të vështirë mbijetesën e bimëve dhe të kafshëve. përrenjtë dhe lumenjtë e pellgjeve ujëmbledhëse janë më të pastër. të cilët janë: -Prurjet (sedimentet) -Zonë e lagët (moçalet. Kështu lëndët ushqyese. bëhen shkaktarë për të bllokuar frymëmarrjen e organizmave të vegjël ujorë. dukë zvogëluar depertimin e dritës dhe si rrjedhojë edhe fotosintezën. krimbave. sepse turbullon ujin dhe duke penguar depertimin e dritës. brigjet e përrenjve. Ndërkohë grimcat e dheut mund të jenë mbartës të ndotësve. liqene etj. të cilat mund të hyjnë në kanalet ujore.Faktorët e eutrofikimit Deri tani theksin e kemi vënë në rolin e lëndëve ushqyese në procesin e eutrofizmit. të cilat kapen në shkëmbinj ose që hedhin rrënjë në fund të ujit. Këto materiale ndërkohë që mbulojnë gjithëçka dhe bllokojnë fotosintezën. ligatinat) Le ti analizojmë këta faktorë: Roli i prurjeve (sedimenteve ) Dheu i shkrifët i marrë nga era dhe shiu në formën e lymit. Në këtë mënyrë kapaciteti i ujit për ruajtjen e jetës. Megjithëse dheu në vetvete nuk është një material ndotës. Këto organizma mundohen të mos rrëshqasin në rrymën e ujit duke u kapur pas shkëmbinjve. Rëra. Prurjet (sedimentet) duke hyrë në kanalet ujore në sasi të mëdha kanë një sërë ndikimesh. Kur errozioni është i dobët. lëndët organike e kimikatet. peshqërve dhe organizmave të tjerë. nëpërmjet rrëkeve shkon në lumenj e më pas në ujëmbledhës. protozoarëve. në përrenjtë e më pas grumbullohen në ujëmbledhës e rrjedhimisht kontribuojnë në eutrofikim. argjila. lymi dhe humusi ndahen shpejt nga trazira e ujit të vrullshëm dhe përfundojnë në vende të ndryshme. Argjila dhe përberjet organike qëndrojnë pezull duke e bërë ujin e turbullt. por kur ai hyn në liqen në sasi të mëdha si lym. argjil. gjarpërinjve. Madje edhe peshqit ndonjëherë kanë nevojë për një strehë të tillë. Ato përmbajnë alga dhe bimë të tjera ujore. lym dhe minerale të shplara nga toka kalojnë në kanalet ujore. pra kryerjen e fotosintezës. Këto bimë dhe lëndët organike jo të gjalla që vijnë nga gjethet e rëna të pemëve etj. kënetat. Burimi i prurjeve (sedimenteve) është errozioni i tokave bujqësore. të cilat mund të jenë të rrezikshme i bashkangjiten grimcave të prurjeve dhe së bashku me to dalin në sipërfaqen e ujit. rërë. ai mund të veprojë si ndotës. larvave të insekteve. . zonat e minierave.

i cili shoqërohet me një kosto. Meqenëse uji thithet ngadalë. si dhe toka të papërshtatshme për t’u punuar e për t’u mbjellë. me rolin e tyre të dyfishtë. Si në shumë vende të botës edhe në vendin tonë tokat e lagura janë tharë plotësisht dhe janë shndërruar në toka bujqësore. ato janë ekosistemet biologjikisht më produktive në tokë. përrenj. moçale e ligatina. ne mund të marrim masa për të ulur sasinë e prurjeve duke përdorur praktika më të mira të menaxhimit të tokës. rosave. të cilat nuk e lënë tokën të varfërohet dhe që e mbrojnë nga errozioni i saj. lëndët ushqyese kalojnë në humus e më pas thithen nga bimët e pemët. Bashkësia e bimëve të tokave të lagura është shumë e dendur dhe përbëhet nga lloje të ndryshme barërash. Humbja e zonave të lagëta Zonë e lagët quhet ajo pjesë e tokës e mbuluar me ujë në një periudhë të caktuar kohe. tokat e lagura klasifikohen në këneta. që i janë përshtatur vërshimeve periodike. Duhet të theksojmë se problemit të prurjeve (sedimenteve) nuk i jepet gjithmonë vëmendja e duhur. Më pas duke mbajtur ujë ato pasurohen me prurje e lëndë ushqyese. atë të “kapjes” së lëndëve ushqyese dhe të ujit. Në këtë mënyrë. patave si edhe shumë gjallesa ujore. liqene. rezervuarë. Por pavarësisht nga natyra e tyre tokat e lagura janë mekanizma të kontrollit të vërshimeve dhe të filtrimit të ujit. sepse aty jetojnë shumë lloje të gjitarëve. gjire etj. rëra dhe lymi. kallamishtesh dhe lloje të tjera bimësh e pemësh. Prurjet janë përgjegjëse për shkatërrimin e peshkimit në lumenj. Ato gjithashtu varrosin dhe i “zënë frymën“ banorëve të fundit të pellgjeve dhe mbushin vendet e fshehta me peshqë e molusqe. Tokat e lagura luajnë rol të rëndësishëm filtrues. Tradicionalisht tokat e lagura janë konsideruar si toka të ndotura apo si burim i mushkonjave dhe insekteve të tjera. Sasitë e tepërta të ujit kalojnë në tokat e lagura dhe më pas ato thahen ngadalë. Në varësi të thellësisë dhe kohës se qëndrimit të ujit. Fatmirësisht.Gjithashtu shkatërrues për jetën në ujë është edhe përbërja e shtratit. Kështu që këto materiale duke rrëshqitur së bashku me rrymën e ujit shkëpusin dhe organizmat e kapur pas shkëmbinjve. Gjithashtu kanalet ujitës kanë nevojë për pastrim. Fig . të cilët nuk rrinë pezull në sipërfaqe por largohen gradualisht nga fundi i pellgut. prandaj uji që avullon nga këto toka është i pastër.

2.Në një zonë të caktuar. Gjithashtu edhe prurjet (sedimentet) qëndrojnë pezull për ditë e javë rrjesht.Shpesh në vende të ndryshme të botës tokat e lagura janë pastruar dhe anët e tyre janë stabilizuar me mur mbajtës. një pjesë e madhe e tokave të lagura do të kthehen në një tokë bujqësore. 3.Çfarë janë prurjet (sedimentet)? Nga vijnë ato? Cili është ndikimi i tyre në kanalet ujore? Si kontribuojnë ato në efutrofikim? 4.Shpegoni shkaqet e pakësimit të oksigjenit të tretur në ujë. Diskutoni ndryshimet e mundshme.Përshkruani ndryshimet e ekuilibrit që ndodhin në ekosistemet. i cili krijon mundësinë e një turbullire si rezultat i përplasjes së valëve në muret mbajtës. duke ndërprerë dritën si rrjedhojë edhe fotosintezën e rritjen e bimëve ujore. Pyetje 1.Çfarë roli luajnë tokat e lagura në parandalimin e eutrofizimit? Pse është e rëndësishme të kultivohen ato? Duke menduar në mënyrë mjedisore 1. .Mendoni tri burime të lëndëve ushquese që hyjnë në kanalet ujore. 5. ndërsa uji pasurohet me ushqyes.

Diskutoni se si mbjellja e pemëve në zonat kodrinore ku vepron errozioni mund të mbrojë jetën ujore në disa milje larg.2. KONTROLLI I EUTROFIKIMIT Simptomat e eutrofikimit mund të luftohen me anën të: .pastrimit.korrjes së barërave të këqia.trajtimit kimik. . . .ajrimit. .

Sistemi i ajrimit është efektiv në qoftë se shpejton procesin e shpërbërjes së lëndës organike të vdekur (që formohet si rezultat i ngordhjes së gjallesave ujore) dhe gjallërimin e bimëve ujore të dëshirueshme. përdoren herbicidet. Sot. Por edhe korrja ka disavantazhet e veta. Korrja bëhet me mjete mekanike dhe lëvizja e bimësisë së prerë realizohet me dorë. që janë paisur në fund me pjesë me vrima shumë të vogla. Por rezultatet nuk rezultuan siç ishin parashikuar sepse fitoplanktonet sidomos cianobakteriet. në “vdekjen” e gjallesave ujore. sasia e oksigjenit të tretur pakësohet si rezultat i ashfrytëzimit të tij nga dekompozuesit. Megjithatë instalimi dhe përdorimi i sistemit të ajrimit ka kosto të lartë. Prandaj shkencëtarët në SHBA në vitin 1960 për të penguar rritjen e fitoplanktoneve dhe të bimëve bentos (bimëve nënujore të thellësisë) pra për të penguar procesin e eutrofikimit shpërndanë mijëra ton kimikate (herbicide) në liqene. Por edhe përdorimi i sasive të mëdha të herbicideve (kimikateve) për të shkatërruar fitoplanktonet është i dëmshëm për organizmat e tjerë. pellgje etj. por ai ka disavantazhe. të parët organizma që u rishfaqën përsëri ishin fitoplanktonet sidomos cianobakteriet (algat blu të gjelbra). ujët merr një shije të keqe dhe filtrat bllokohen. Ndodhi dhe kjo. Sistemi i ajrimit përbëhet nga tuba plastike. Në ditët e sotme për të kontrolluar rritjen e fitoplanktoneve përdoret sulfati i bakrit. Korrja e barërave të këqia Në liqenet dhe pellgjet e vegjël për të ruajtur aspektin estetik të tyre është e nevojshme korrja e barërave të këqia. Prandaj ajrimi artificial mund të evitojë këto probleme. që kur përqendrimi i herbicideve në ujë u ul si rezultat i shpërndarjes.sh. Ajrimi Dihet se gjatë procesit të eutrofikimit. Kjo gjë çon në efektin shkatërrues të eutrofikimit. sepse bakri është helmues dhe për organizmat e tjerë. Bimësia e prerë përbën një pleh të mirë kimik. përsëri bimësia rritet shpejt. Ndërsa bulëzat e mëdha do të ngriheshin në sipërfaqe të ujit duke shpenzuar në këtë mënyrë shumicën e ajrit të pompuar.Dihet se në bujqësi për të luftuar barërat e këqia. sepse rrënjët janë të vendosura në sedimente të pasura me . Presioni i lartë i pompave të ajrit formojnë bulëza mikroskopike të cilat treten në ujë. rezervuarë. Edhe pse sulfati i bakrit në një farë mënyre është helm për fitoplanktonet. P. akoma nuk është gjetur ndonjë kimikat që të shkatërrojë duke seleksionuar fitoplanktonet nga bimët e tjera jo të dëmshme. të cilat janë edhe më të dëmshmet dhe më të rezistueshme sesa organizmat e tjerë.

ajrimi. Më poshtë do të përqendrohemi tek përbërësit e fosforit dhe të + azotit. Më poshtë do të analizojmë strategjitë më të rëndësishme të kontrollit që duhen ndjekur për të penguar procesin e eutrofikimit. sepse qelizat mikroskopike të tyre duhet të filtrohen nga uji. korrja e barërave të këqia dhe pastrimi) për të zbuluar simptomat e eutrofikimit. Gjithashtu problem është edhe kostoja e transportit të materialit të pastruar. (trajtimi kimik. Megjithatë secili nga pellgjet duhet të analizohet si një pjesë e veçantë dhe për secilën duhen marrë masat përkatëse në pakësimin e ushqyesve dhe prurjeve (sedimenteve).ushqyes. gjë që vështirëson edhe nga fakti se qelizat e planktoneve e bllokojnë shumë shpejt filtrin duke bllokuar njëkohësisht edhe kalimin e ujit. Por ndërkohë pastrimi indirekt rrit eutrofikimin sepse ai shpesh shpërbën shumë materiale dhe përbërës që rrisin turbullirën dhe stimulojnë rritjen e fitoplanktoneve. Pastrimi Pastrimi nënkupton zhvendosjen e sedimenteve që bllokojnë lëvizjen me varkë dhe anije. Volumi i ujit që do të duhej të filtrohej edhe në një pellg të vogël është shumë i madh. Pyetje . Më parë kujtojmë se në sistemet mjedisore edhe në ato biologjike fosfori (P) është prezent në trajtën e fosforit PO3−3 dhe azoti mund të jetë prezent në formën e disa përbërësve si nitrate NO3− dhe amoniaku (NH 4 ) . Zbatimi i këtyre proceseve. Strategjitë afatgjata për kontrollin e eutrofikimit Kotrolli i eutrofikimit duhet të përfshijë reduktimin e imputeve të lëndëve ushqyese dhe të prurjeve. Hapi i parë është identifikimi i burimeve më të mëdha të lëndëve ushqyese dhe të prurjeve (Shih tabelën) Tabela Secili nga faktorët do të varet nga popullimet njerëzore dhe përdorimet e tokave dhe pellgjeve ujëmbledhëse. Gjithashtu lëvizja mekanike e fitoplanktoneve nuk është shumë praktike. prandaj strategjitë afatgjata për parandalimin e fenomenit kanë shumë rëndësi. kanë përfitimet dhe kufizimet e tyre.

shkarkimi i mbeturinave të përpunuara bimore është në sasira të mëdha. Cilat janë burimet më të mëdha të sedimenteve? STRATEGJITË AFATGJATA TË KONTROLLIT TË EUTROFIKIMIT Parandalimi i detergjentëve që përmbajnë fosfor Ne kemi mësuar se në ndryshim me qarkullimin e lëndëve në natyrë. 2. fosfori dhe lëndë të tjera mirren nga toka me anë të bimëve. borës së shkrirë ose ujit për vaditje. shpjegoni cilat janë dhe jepni përfitimet dhe kufizimet e tyre. P. Në shumë vende të botës po hartohen ligje të cilat ndalojnë tregëtimin e detergjentëve me fosfat.1. Burimi kryesor i lëndëve ushqyese dhe i depozitimeve ujore me siguri është erozioni si edhe rrjedhja e plehrave nga drithërat si dhe rrjedhjet e mbeturinave të kafshëve nga stallat. apo fosfat. që ato kalojnë përfundimisht në kanalet ujore. Në këto vende ndërgjegjësohen njerëzit. të cilët rrjedhin nga toka në përrenj ose ujëra të tjera sipërfaqësore.sh. hapi i parë dhe kryesor për ndalimin e tij është ndalimi i shitjes së detergjentëve me përmbajtje fosfatike ose pasja nën kontroll i nivelit të tij. të cilat më pas thahen dhe bashkë me jashtëqitjet e njeriut kalojnë përfundimisht në kanalet ujore. Kjo rrjedhje mund të transportojë ndotës nga ajri. njeriu ka krijuar një rrjet të tillë qarkullimi të lëndëve. Prandaj në këto vende niveli i fosforit (në trajtë fosfati) është më i madh sesa në ato vende ku kemi përqendrim të lavanterive. Eutrofikimi në një pellg ujëmbledhës është rezultat i një aktiviteti bujqësor.Jepni pesë mënyrat për të kontrolluar eutrofikimin. Edhe pse në vende të zhvilluara mbeturinat njerëzore grumbullohen dhe përpunohen para se të derdhen e shkarkohen në ujë. uzina apo fabrika të cilat përdorin detergjente me përmbajtje fosfati. përsëri ka probleme sepse në trajtimet tradicionale të mbeturinave zakonisht realizohet eliminimi i sëmundjeve të rrezikshme dhe nuk arrihet të eliminohen lëndët ushqyese. e toka në ujërat pritës. Pse ndodh kjo? Në rajonet ku eutrofikimi trajtohet si një problem.Kontrolli afatgjatë i eutrofikimit do të varet në zvogëlimin e imputeve të lëndëve ushqyese dhe sedimenteve. që të kontrollojnë etiketat e kutive të detergjentëve për të gjetur produkte me shumë pak ose pa fosfat. Kontrolli i rrjedhjeve bujqësore Me rrjedhje bujqësore do të kuptojmë atë pjesë të reshjeve. Në vendet me popullsi të dendur në rrjedhën e rrugëve ujore. . azoti. të cilat praktikisht ndodhen në këto mbeturina.

sepse dallohen për përmbajtje të lartë azoti. janë të përmbledhura në një term të vetëm “Menaxhimi më i mirë praktik” (MMP). Nuk është e rastit të shohësh të çara me ujë madje edhe të thella në sajë të errozionit pranë zonave ku bëhen gërmime. erozioni i shkaktuar nga proceset industriale është burimi tjetër i madh i prurjeve (sedimenteve). pronarët e tyre përdorin 3-5 herë më shumë plehra dhe pesticide sesa fermerët në arat e tyre. . të cilat mund të përdoren për të minimizuar erozionin. . të përshtatshme për erozionin e saj. Në pellgjet ujëmbledhëse që ndodhen pranë qyteteve me sipërfaqe të mëdha.përdorimi i plehut organik.toka mbulohet (mbillet) me bimë të ndryshme. Prandaj se si mund të fitohet mirëkuptimi i njerëzve të pavarur në përdorimet e plehrave kimike është akoma një pyetje. të cilat administrohen pranë shtëpive të banimit. Gjatë ndërtimeve gërmimet. Pikërisht është ky burimi i cili është rritur me rritjen e popullsisë dhe zhvillimit dhe që është shumë vështirë të kontrollohet. në vend të atij inorganik. Kështu për të ndaluar erozionin e tokës mund të marrim disa masa si: . Teorikisht qindra tonelata/ha mund të gërryhen nga toka në një vend ku ndërtohet diçka. Gjithashtu brigjet e pyllëzuara janë shumë efektive në filtrimin dhe thithjen e lëndëve ushqyese nga uji. përmbytjet etj. Prandaj rrjedhja apo zhvendosja e lëndëve ushqyese nga qëndrat urbane apo në ato më të vogla është më e madhe sesa nga sipërfaqe të mbjella bujqësore. . i cili derdhet apo rrjedh në përrua.toka mbillet me leguminoze. Kontrolli i rrjedhjeve urbane Është vënë re se në lëndina dhe kopshte. MMP përfshin të gjitha metodat e konservimit të tokës. Ne kemi vëzhguar se si këto prurje kanë shkaktuar shkatërrime ekologjike dhe e kanë favorizuar eutrofikimin në pellgjet e afërta ujëmbledhëse si nga përmbajtja e lëndëve ushqyese ashtu edhe në shtimin e turbullirës. . Kontrolli i prurjeve nga proceset industriale Përveç erozionit nga tokat bujqësore.zhduken barërat e këqia. burimi më i madh i lëndëve ushqyese që shkaktojnë eutrofikimin mund të jetë rrjedhja. janë shqetësime për tokën. nga sipërfaqet e zhvillimeve. .Të gjitha praktikat.toka mbillet me tërfil. e cila pret përgjigje. grumbullimet e dherave etj.

Clat janë burimet e lëndëve ushqyese. ai do të rrjedhë në gryka të posaçme (artificiale). -Ndërtohen grackat e sedimenteve. dhe mbi të gjitha qëndrimin e disa zogjve shtegëtarë në këto sipërfaqe. shpejtësia e tij do të ulet dhe sedimentet do të bien poshtë. kontrollin e vërshimeve apo lirimin e ngadaltë të ujit. Ndërkohë ligjet për mbrojtjen e këtyre tokave në botë janë duke u fiksuar gradualisht. Është zbuluar rëndësia e tyre e shumëfishtë në: filtrimin e lëndëve ushqyese dhe të prurjeve nga uji. si për eliminimin e tyre apo pastrimin e tyre nga këto vende. ndërkohë që uji tashmë është i lirë nga këto sedimente.Çfarë janë tokat e lagura. të cilat hyjnë në kanalet ujore? 2. Mbrotja e tokave të lagura Vetëm në dekadat e fundit është arritur t’i dallojmë tokat e lagura si thesare natyre. Kur uji i papastër me sedimente do të hyjë në pellg.Çfarë roli luajnë tokat e lagura për parandalimin e eutrofikimit? Pse është e rëndësishme që ato të kultivohen. ku kemi gërmime të mëdha dheu. .Cilat metoda janë vënë në veprim për pakësimin e lëndëve ushqyese dhe të sedimenteve që vijnë nga secili burim.Në shumë vende të botës janë marrë masa ligjore për kontrollin e këtyre sedimenteve. Përshkruaj disa lloje tokash të lagura. 4. 3. Çfarë dëmtimesh janë shkaktuar nga këto detergjentë dhe çfarë është shpresuar të arrihet me këto rregulla. konstruktorët grumbullimet e mëdha të dheut i stabilizojnë atje duke i mbuluar me bar për aqë kohë sa është e nevojshme. Këto janë pellgje në të cilët erozionet janë të kanalizuara. Pyetje 1. rishkarkimin e ujit të tokës. Por duhet të theksojmë se rreth 90% e këtyre tokave janë shkatërruar duke u shndërruar në toka bujqësore. Ja disa teknika për të kontrolluar sedimentet (prurjet): -Në punimet e autostradave. qëndra e prodhimtarisë biologjike. Duke menduar në mënyrë mjedisore Në një vend e kishin ndaluar përdorimin e detergjenteve me përmbajtje fosfati për disa vite me radhë.

.

Kur dihet se pasurimi i burimeve ujore me këto lëndë ushqyese bëhet shkak për procesin e "Eutrofikimit"” Në SHBA dhe në shumë vende të zhvilluara jo vetëm që është studiuar procesi i eutrofikimit por është bërë progres i rëndësishëm në përpunimin e ujërave të ndotur. kosumatorëve dhe dekompozuesve. Jashtëqitjet e njerëzve dhe të kafshëve të infektuara me patogjenë të ndryshëm (bakterie. elementët azoti. edhe mbas zhdukjes së simptomave të sëmundjes. në mënyrë që lëndët ushqyese t’i mbajnë në cikël në tokë dhe të mos derdhen në ujëra. kalojnë në ujërat e zeza. . ai merr përbërjen organike të bimës. si rrjedhim elementët kimikë kaluan tek ai. ushqimin apo dhe ujin e pishinave. Këto elementë kimike rikthehen në pjesën abiotike të ekosistemit nëpërmjet proceseve të ekskretimit të prodhimeve. viruse dhe organizma të tjera parazitare) përmbajnë një numër të madh të këtyre organizmave ose të vezëve të tyre. si rrjedhim bëhen bartës të sëmundjes.sh. Ujërat e zeza-rrezik për shëndetin Ujërat e zeza janë një rrezik i madh për shëndetin sepse ato janë shkaktarë të përhapjes së shumë sëmundjeve infektive. patogjenët mund të infektojnë të tjerët. Shkalla me të cilin patogjenët përhapen në një popullatë varet nga dy faktorë: . Kujtojmë se kur një konsumator ushqehet me bimën ose produktin e saj. Në qoftë se mbeturinat nga bartësi infektojnë ujin e pijshëm.Shumica e patogjenëve mund të mbijetojnë vetëm disa ditë jashtë organizmit bujtës.infeksioni ndodh në varësi të numrit të organizmave që hyjnë në trup.KAPITULLI 3 NDOTJA NGA UJËRAT E ZEZA Ujërat e zeza problem i madh mjedisor Tashmë ne kemi mësuar se në ekosistemet natyrale evitohet ndotja dhe harxhimi i burimeve të lëndëve të ndryshme nëpërmjet të riciklimit të materies. Ndërsa shoqëria njerëzore ka ndërtuar një sistem që shkon në një drejtim p. janë bartës akoma të një sasie mbase të vogël të këtyre organizmave. Njeriu apo kafsha e infektuar. . më pas tek njeriu dhe me anë të jashtëqitjeve të tij Këto elementë në trajtën e lëndëve organike. fosfori e kaliumi nga toka kalojnë tek bimët.

Sot masat shëndetësore që mirren në të gjithë botën për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve epidemike janë: . në mesin e viteve 1800. Ndërsa kur popullata është e dendur ndodh e kundërta. . . të cilat kanë shkaktuar vdekjen e mijërave njerëzve kanë qënë të zakonshme para shekullit të XX-të.sh. 13. epidemitë e tifos dhe të kolerës. P. epidemi të tmershme kanë qënë të zakonshme në qytetet e atëhershme. në mënyrë të veçantë. atëherë popullata e patogjenëve rritet në mënyrë të dukshme dhe arrin në një stad për një shkallëzim epidemik. Fig. mbasi kalon një kohë e konsiderueshme kur patogjeni kalon nga një bujtës në një tjetër.Kur në një vend ku dendësia e popullatës është e vogël atëherë dhe sasia e organizmave patogjene është e pakët. Një skemë gjatë lumit Ganges në Indi Pra sa kohë që popullata është e shëndetshme patogjenët qëndrojnë poshtë nivelit për të shkaktuar infeksion. në mënyrë të veçantë për njerëzit. Në këtë rast shkalla e infektimit është e ulët.pastrimi dhe dezifektimi i ujit publik (ujit të pishëm dhe atij për larje) me klor ose me substanca të tjera. që jetojnë dhe punojnë në vende me dendësi të lartë njerëzor. Pra kjo lidhje ndërmjet patogjenëve dhe popullatës së njerëzve bëhet problem. kur nuk ka barriera të përshtatshme ndërmjet jashtëqitjes dhe burimit të ujit të pijshëm dhe ushqimit. të cilët ndodhen në jashtëqitjet. Në qoftë se vetëm edhe një individ sëmuret.1. Para se të zbulohej lidhja ndërmjet sëmundjeve dhe shkaktarëve (patogjenëve).grumbullimi dhe përpunimi sanitar i ujërave të zeza.(Fig…).

Zhvillimi i sitemit të grumbullimit dhe të përpunimit të ujërave të zeza Para vitit 1800 nuk ekzistonte një mënyrë e sistemimit të ujërave të zeza. . Në mënyrë të veçantë e detyrueshme në të gjitha rastet është monitorimi në çdo kohë e kontaminimit (infektimit0 të ujit me ujëra të zeza. dete etj. Standardet në lidhje me këto. si dhe në zonat rurale. e njëjta përqindje e shumë qytete të vendeve në zhvillim nuk e kanë sistemin e kanalizimit të ujërave të zeza. në Indi më 1994. Në vendet e ish BS 20% e ujërave të zeza derdhen të papërpunuara. në mënyrë të veçantë kur ato ishin afër puseve të ujit të pishëm apo burimeve. ndërsa 50% e tyre përpunohen pjesërisht. të cilët nuk kanë ose e kanë pak të zhvilluar procesin e mbledhjes. 50% e Bankokut. Një numër akoma më i madh jeton në zona. psh 30% e qytetit të Meksikos (me 18 milion banorë). Çdo vit raportohen më shumë se 250 milion të rasteve të reja që shkaktohen nga uji.2 miliard njerëz në botë përdorin ujë të pakontrolluar (direkt nga birimi). rreth 10 milion nga keto vdesin dhe rreth gjysma e këtyre vdekjeve është midis fëmijëve nën 5 vjeç. Në shumë qytete ku ky sistem ekziston ujërat e zeza derdhen të papërpunuara në lumenj. lumenj e dete. një numur i madh i njerëzve në botë janë infektuar në mënyrë kronike me patogjenë të ndryshëm. Rreth 1. që përmendëm janë vendosur dhe zbatohen nga Inspektoriati Sanitar Shtetëror. Për arsye të kushteve të këqia higjenike në Peru në vitin 1990 shpërthen epidemia e kolerës e cila bëri që të vdesin disa mijëra njerëz. Kjo gjë është present sidomos në disa pjesë të qyteteve të mëdha të vendeve në zhvillim. Sigurisht e rëndësishme për tu mbrojtur nga sëmundjet është higjena e jonë personale. Shumë njerëz ia atribuojnë shëndetin e mirë të popullatës mjeksisë moderne.. kushtet sanitare dhe mbrojtaj e shëndetit: duke mos pirë asnjë herë ujë në burime të pakontrolluara. transporit dhe të përpunimit të ujërave të zeza. ku përpunohet ushqim për konsum publik. por shëndeti i mirë është më tepër kur sëmundjet parandalohen nëpërmjet marrjes së masave higjenosanitare. kështu ato ndotnin në masë ujin e pishëm.ruajtja e standardeve sanitare në të gjitha paisjet. Për arsye të ndotjes së ujit nga ujërat e zeza. Për fat të keq në vendin tonë 100% e ujërave të zeza nuk përpunohen por derdhen direkt në përrenj.

Në këtë kohë në qytetet u ndërtuan sisteme ndrenazhimi për ujërat e shiut dhe ndërkohë ishte e ndaluar përdorimi i tyre për ujërat e zeza. në një tub të madh. Si ndikojnë ujërat e zeza në procesin e eutrofikimit? 2. dete etj.Në vitet 1800 Pastëri dhe shkencëtarë të tjerë vërtetuan se bakteriet e ujërave të zeza janë shkaktarë të shumë sëmundjeve infektive. e mbetje industriale. Kjo familje jashtëqitjet e tyre i grumbullon në një tualet me gropë septike. nga industria etj. Për të shmangur të gjitha këto fenomene në të gjitha vendet e zhvilluara janë projektuar paisje për trajtimin (përpunimin) e ujërave të zeza. Një sistem i degëzuar tubacionesh sjell të gjitha ujërat që derdhen nga tualetet e shtëpive. në depot e tij dhe si bëhet kontrolli i ujit të pishëm nga kontaminimi me ujëra të zeza. shpejt u praktikuan tualetet me shplarje. ujërat e bardha që bashkohen me të parat dhe dalin nga një tubacion nga shtëpitë tona. pra ujërat e zeza u kanalizuan. duke krijuar . Fabrika e parë e përpunimit të ujërave të zeza është ndërtuar në vitin 1990 në SHBA. liqene etj. Pyetje 1. Duke menduar në mënyrë mjedisore Në një familje e cila jeton në një zonë rurale ka rënë një epidemi diareje. Diskutoni dhe gjeni cilat janë arsyet e kësaj epidemie. Përshkruani disa masa të cilat parandalojnë sëmundjet infektive. ineteresohuni si bëhet dezifektimi i ujit të pishëm. Ky zbulim e rëndësishëm çoi në përpjekje intensive për të pastruar jashtëqitjet e njerëzve nga qytetet. Aktivitet Në zonën ku jetoni. Argumentoni si ujërat e zeza janë rrezik për shëndetin. por rezultati i kësj derdhje dihet që ishte shtimi i lëndëve organike. institucione. duke zvogëluar oksigjenin e tretshëm duke krijuar një mjedis mbytës për jetën ujore në lumenj. Furnizimi me ujë i kësaj familje bëhet nga një pus i cili ndodhet 10 m larg tualetit dhe më poshtë se vetë ai. procesi evoluoi. Më pas. 3. të ndërtesave si shkolla. para se ato të derdhen në lumenj. Kështu civilizimi perëndimor filloi të përdorë rrymën e një drejtimi të ujërave të zeza që lahen dhe t’i dërgojnë në lumenj e det. Menaxhimi dhe përdorimi i ujërave të përdorura Uji i përdorur përmbledh ujërat e zeza.

shampot. pasi njerëzit i derdhin këto ujëra në tualete. Gjithashtu në këtë grup bëjnë pjesë edhe rëra. suspensione. krijohet një rrjedhje shumë e madhe uji. Lëndë inorganike të tretura Këtu bëjnë pjesë azoti. Materiale si qese plastike.sh. Këtu bëjnë pjesë bakteriet e mikroorganizmave të tjerë si dhe patogjenët. mbetjet e tjera shtëpiake si edhe materiale fekale dhe copra letre higjenike. si dhe materiali organik i tretur në sapunet. p. që përfaqësohen nga grimca të dukshme të lëndëve organike.idenë e degëzimeve të një peme. 3. Pavarësisht nga kjo ndotësit janë të mjaftueshëm ta bëjnë ujin e zi dhe me erë të keqe. forfori dhe lëndë ushqyese të tjera që dalin nga jashtëqitjet si edhe fosfati nga detergjentet dhe zbutësit e ujit. ujërat e ndotura të papërpunuara hollohen shumë. I gjithë ky ujë quhet “ujëra të zeza” të papërpunuara ose ujëra të përdorura të ndotura. që bashkohen në një “trung”. Për çdo person sasia e ujit të ndotur arrin 600-800 litra/ditë pra në një qytet me 100 000 persona prodhojnë 6-8 milion litra ujëra të ndotura në ditë. Në varësi të teknikave për t’i eliminuar. metale të rënda si dhe komponime të ndryshme toksike. uji i ndotur është 1000 pjesë dhe ndotja 1 pjesë. detergjentet e çdo lloji. Materiale organike. Ndotës të tjerë të ujërave të përdorur Përveç këtyre katër grupeve të ndotësve në ujërat e zeza ose të përdorura të papërpunuara ndodhen edhe sasira të ndryshme pesticide. Në këtë grup ka bakterie të gjalla dhe mikroorganizma të tjera të cilat ushqehen me këto mbeturina si edhe organizma patogjenë. Ndërsa grimcat e lëndëve të grupit të dytë dekantojnë në ujëra “të qetë” grimcat e grupit të tretë janë shumë të imta sa nuk dekantojnë.9% është ujë i pastër dhe 0. zhavorri të cilat hyjnë nëpërmjet të rreshjeve. 2. . së paku në periudha të caktuara kohe. pra 99. Në këtë grup bëjnë pjesë e njëjta natyrë e lëndëve organike por dallohen nga dimensioni i grimcave. Meqënëse në përdorim sasi të madhe uji për të shpërlarë sasi të vogla ndotjesh. lecka e objekte të tjera që shplahen nga tualetet apo nga rreshjet. E rëndësishme është se ky grup i lëndëve organike përbëhet nga grimca të cilat dekantojnë në ujëra “të qetë”. Lëndë organike të tretura dhe koloidale. ndotësit ndahen në katër kategori: 1. Pikërisht largimi i tyre është mbështetur në cilësinë e dekantimit. Në qoftë se shtojmë edhe ujërat e reshjeve. të cilat jane nga mbetjet ushqimore.1% është ndotje.

5 cm dhe më pas hiqen në mënyrë mekanike nga sita dhe digjen. për këtë ato i largojnë të gjithë këto materiale dhe janë më të mira. Sita vendoset në një konverier ku kalojnë ujërat.5 cm. 13. 3 Siç shihet edhe në figurë grupi i parë i mbeturinave largohen duke i kaluar në një sitë me vrima 2. Materiali që mbetet në sitë largohet vazhdimisht nga sipërfaqja. zhavorri etj. Këto sita kanë dimensionin e vrimave 0. Largimi paraparak i materialeve si qese. Largimi i ndotësve nga ujërat e zeza Fazat e përpunimit të ujërave të zeza janë standard në të gjithë botën. Fig. 1. Më poshtë do të mësojmë si largohen këtër grupet e parë të ndotësve nga ujërat e zeza. Për këtë gjë përdoren edhe sita rrotulluese. . lecka etj.Gjithashtu edhe industria i shkakton këto ujëra në të njëjtin tubacion me atë të ujërave të zeza. sepse këto mund të dëmtojnë pompat si edhe dekantimi i grupit të dytë të materialeve që bëjnë pjesë në këtë grup si rërë.

13-5 2. Fig. .Fig. 13-4 Mbas sitjes rryma e ujit kalon nëpër një rezervuar dekantimi i ngjashëm me një pishinë ku shpejtësia e lëvizjes së ujit është aq e ngadalshme sa grupi i rërave etj dekantojnë (bien poshtë). të cilat më pas në mënyrë mekanike largohen në vende të posaçme. Përpunimi primar ose largimi i materialeve organike në trajtë cpërash Mbas përpunimit paraprak uji shkon drejt përpunimit primar ku rrjedhja e ujit është shumë e ngadaltë (2 m/orë).

Fig. Në të njëjtën kohë lëndët yndyrore notojnë në sipërfaqe dhe largohen me lehtësi me mekanizma të veçantë. lëndët organike dekantojnë në fund në masën 30-50% të gjithë sasisë dhe më pas uji largohet. Ky proces qyhet përpunimi biologjik sepse përdor mikroorganizmat. që quhet “llum i lëngshëm”. I gjithë materiali i larguar (grimcat e lendëve organike dhe yndyrnat) bashkohen në një masë. Metoda e përpunimir primar i largon lëndët organike me kosto minimale. Fig. 3. Përpunimi sekondar ose (largimi i lëndëve organike koloidale dhe të tretshme). 13-6 Meqënëse shpejtësia e rrjedhjes së ujit është e ngadalshme dhe pothuajse e pa përfillshme. të cilët janë dekompozues natyralë të këtyre lëndëve. 13-7 .

që përmban uji. Mikroroganizmat ushqehen me lëndën organike. por tendenca sot është të përdoren sistemet me “llum aktiv”. Kështu lëndët organike koloidale dhe të tretura zbërthehen nga këto mikroorganizma deri në dioksid karboni dhe ujë. Filtrat biologjike. Në sistemin e filtrave uji që del nga përpunimi primar. Gjatë pastrimit biologjik përdoret një nga këto sisteme: 1. sprucohet sipër filtrave dhe më pas kalon nëpërmjet një shtrati me rërë të trashë (2-3 m thellësi) Filtri biologjik përbëhet nga pjesë shkëmbi (gurë jo të lëmuar) në të cilët rriten e shumohen mikroorganizmat.Kjo metodë bazohet në atë që krijohet një mjedis ushqyes për këto mikroorganizma. nëpërmjet procesit të frymëmarrjes së tyre. Uji që del nga përpunimi primar është terren i pasur me ushqim e ujë dhe në përpunimin sekondar shtohet oksigjen. Sisteme me “llum aktiv”. 2. Sistemi me filtra biologjike është më i hershëm dhe që përdoret më gjerësisht. për të bërë të mundur rritjen dhe frymëmarrjen e mikroorganizmave. Gjithashtu në këtë proces ndihmon një rrymë e vazhdueshme ajri i cili deperton lirisht nëpërmjet gurëve .

Pikërisht kjo masë e mikroorganizmave. 13-9a Në këtë rezervuar futet një masë që quhet “llum aktiv”. Sistemi i llumit aktiv Mbas përpunimit primar uji hyn në një rezervuar të gjatë. Ujë i pastruar nga lëndët organike bie poshtë.ku ndodhet dhe kompeksi i mikroorganizmave duke përfshirë dhe patogjenët. Sistemi i llumit aktiv. Masa e ujit me këto grumbuj të mikroorganizmave kalon në një rezervuar tjetër. më pas shtohet uji i cili do të përpunohet. dërgohet përsëri në fillim të procesit. kështu ato rriten e shtohen e formojnë grumbull. të cilët dekantojnë quhet “llum aktiv”. Mikroorganizmat në një mjedis të tillë të ajrosur mirë. në të cilin mikroorganizmat dekantojnë dhe uji rrjedh 90% i pastër më tutje. i cili është i pasisur me një sistem ajrimi si në fig. Gjatë përpunimit primar dhe atij të filtrimit biologjik largohen 85-90% të materialit organik të tretur në ujë. duke përfshirë këtu edhe ato patogjene ushqehen me lëndët organike të ujit. Fig. .

dhe këto të fundit shndërrohen në azot të gaztë. + Kujtojmë se në ciklin natyror të azotit format nitrate ose në trajtën e joneve (NH4) në prani të baktereve kthehen në jone nitrate (NO3) . Pikërisht ky proces ndodh dhe në përpunimin tonë shih fig. i cili është i pa tretshëm dhe që çvendoset me lëhtësi me rrugë mekanike. 3-10 Në zonën 3 të figurës.Zhvendosja biologjike e lëndëve ushqyese (e materialeve inorganike të tretura). bakteret marrin fosfatin nga përbërjet që ndodhen në ujë dhe e fusin në trupin e tyre. për largimin e lëndëve ushqyese nga uji gjithëmonë e më shumë po praktikohet zhvendosja biologjike e tyre e cila imiton anatyrën në qarkullimin e azotit dhe fosforit. tashmë mjedisi i pasur me fosfate por i varfër me lëndë të tjera ushqyese. i cili rikthehet në atmosferë. Por mund të përdoret dhe një proces kimik për të zhvendosur fosfatet nga uji. i cili konsiston në atë që rrjedha e ujit kalon përmes një filtri gëlqereje. Në këtë mënyrë fosfati zhvendoset ashtu si organizmat e tepërta nga sistemi. Këto organizma me fosfatin në trupin e tyre shtohen dhe trajtohen me llum të përpunuar duke prodhuar më në fund një produkt të pasur ushqyes të quajtur “llum i lëngëshëm”. i cili realizon precipitimin e fosfatit në trajtën e fosfatit të kalciumit. Fig. . Këtë proces e kemi quajtur ç’nitrifikim. Në problemet e eutrofikimit në rritje.

Kjo masë mund të përdoret mjaft mirë si pleh. ose duke u shpërndarë në fusha për plehërim ose duke e hedhur në det. sepse jo vetëm që është mjaft efektiv. uji i dezifektuar me klor kur lëshohet në kanalet ujore. Por për shkak se ai është i paqëndrueshëm dhe eksploziv. sepse vlera më e madhe qëndron në riciklimin e këtij materiali në tokë dhe në mbrojtjen e ujit nga eutrofikimi. edhe në nivele minimale ai dëmton kafshët ujore. por është dhe më i lirë. Një teknikë tjetër dezifektuese është . Më parë “llumi i lëngëshëm” mënjanohet ose duke u djegur. 2. përsëri ka vlerë të prodhohet. i cili është shumë efektiv në mbytjen e mikroorganizmave dhe në proces ai shndërrohet në oksigjen. Por fatkeqësisht ka shumë vende sot në botë. ose ujërat e zeza i shkarkojnë direkt në det apo oqean (sidomos qytetet bregdetare) pa i trajtuar fare.sh. akoma nuk dihet se cila është më efektive e mjedisore. që ose kanë cilësi të ulët të trajtimit të ujërave të zeza. Përpunimi i “llumit të lëngëshëm” Mbas përpunimit të ujit të përdorur siç u përshkrua më sipër në fund formohet një masë e quajtur “llum të lëngëshëm”. p. Agjenti dezifektues i përdorshëm është klori.sh. p. në qoftë se hiqen substancat toksike. i cili rrit dhe cilësinë e ujit. . 3. Tretja anaerobe. Meqënëse kjo fushë e industrisë është në zhvillim.Pastrimi final dhe dezifektimi. Pas zhvendosjes biologjikë të lëndëve ushqyese. Në të tri rastet përsëri ai bëhet burim infeksioni. Asnjë nga metodat nuk është në gjendje të largojë substancat toksike (metalet e rënda) si dhe komponimet organike sintetike të padegradueshme. Vitet e fundit llumi përpunohet duke e shndërruar në pleh organik. gjë që kërkon shumë fonde. Edhe pse ky proces ka kosto më të lartë se vlera e plehut që prodhohet. Kompostimi. sot po përdoren dhe teknike të reja dezifektuese. rrjedha e ujit kalon nëpër një burim drite ultravjollcë të montuar në ujë. Rrezatimi ultravjollcë mbyt mikroorganizmat dhe nuk jep efekte negative në ujë. Stabilizimi me gëlqere. Por përdorimi i tij paraqet edhe disa probleme. të cilat nuk janë eliminuar gjatë përpunimit që kemi përshkruar si dhe “vriten” patogjenët. final e dezifektimit përmban përveç lëndëve organike dhe atyre ushqyese edhe një sërë organizmash patogjene si edhe ngjyrë të zezë e erë të keqe. Kjo masë edhe mbas përpunimit sekondar. kështu që vështirësohet përdorimi i këtij produkti si pleh. uji i përdorur dhe i ndotur i në shtrohet një pastrimi final nëpërmjet një shtrati rëre dhe më pas dezifektimit. mund të prodhohet direkt tek pika e përdorimit. Pasterizimi. 4. Prandaj. Përpunimi i llumit realizohet me anën e katër metodave: 1. përdorimi i ozonit.

sepse janë eliminuar gjatë procesit). Mbas 4-6 javë mbaron tretja ose frymëmarrja anaerobe dhe formohet kështu mbetja e përpunuar e cila është e pasur me lëndë organike në trajtën e humusit dhe quhet biosolid dhe mund të shërbejë mjaft mirë si pleh organik në fushat bujqësore ose direkt si lëng duke pasuruar tokën me humus (kjo mbetje është e pastruar nga patogjenët. Trajta anaerobe. Llumi hidhet në rezervuarë të mëdhenj. e cila me lehtësi shpërndahet në fushë si pleh organik. Kjo masë (llum i përpunuar) mund të thahet dhe shndërrohet në një masë që ka pamjen e një cope keku. Biogazi meqënëse ka një përqindje të madhe gaz metan dhe merr flakë shpejt. Në mungesë të oksigjenit është e pamundur që lëndët organike të zbërthehen në dyoksid karboni dhe ujë. Ky përdoret për të ngrohur rezervuarët e këtij procesi sepse o bakteret duan një temperaturë 38 C. të mbyllura hermetikisht.1. Gazi metan mund të pastrohet nga dyoksidi i karbonit dhe i pastër mund të përdoret si shtesë në impiantet e gazit natyral që përdoret për djegie. Fig. mund të përdoret si lëndë djegëse. . Produkti kryesor i këtij procesi është biogazi (përzjerje gazore me 2/3 metan dhe 1/3 dyoksid karboni). 13-12 Gjatë procesit të frymëmarrjes anaerobe bakteret rriten e shtohen dhe lëndët organike zbërthehen pjesërisht.

Fig. duke ndikuar në mbytjen e patogjenëve. lëndët koloidale si edhe ato ushqyese të tretura që ndodhen në ujin e ndotur rrjedhin në fushat me kanalet thithëse. Në zonat rurale të vendeve të zhvilluara këto gropa janë të lidhura me kanale thithëse të cilët kalojnë nëpër fusha. Stabilizimi me gëlqere. Kjo përzierje me gëlqere është e mirë për tokat acide Sistemi individual septik Në zonat rurale për ujërat e zeza shërbejnë rezervuarët ose ndryshe në i quajmë “gropat septike” të cilat janë individuale për çdo shtëpi. Produkti përfundimtar del si kek i thatë e shpërndahet si pleh organik. sepse nxehtësia është e mjaftueshme për të mbytur patogjenët (si tek qumështi). Pasterizimi. Kompostimi. Nga zhvillimi i madh i baktereve dekompozuese shkatërrohen në masë patogjenët. duke zbatuar kështu parimet e riciklimit të lëndëve ushqyese. Llumi përzihet me copa druri për të ulur sasinë e ujit që ku përmban. Uji i ndotur shkon në gropë. Ndërsa materialet e tjera organike dekantojnë poshtë në gropë dhe mbas 2-3 vjetësh nxirren me pompë dhe kompostohen. Llumi i papërpunuar futet në gropa të ajrosura mirë dhe lihet që dekompozuesit ta transformojnë masën në humus. 12 – 13 2. . të cilat më pas kullojnë në tokë. Ka fermerë që ndërtojnë kopshte perimesh mbi fushat e kanalizuara septike. Këtu realizohet dhe pasterizimi. Llumit të papërpunuar i largohet uji duke e kaluar nëpërmjet një tharëse. Kompostimi mbaron mbas 6-8 javësh. 3. Llumi kalon nëpër një filtërpresë dhe masa që del përziehet me hidroksid kalciumi e cila shoqërohet me çlirim nxehtësie dhe rritje të pH. e cila është sipërfaqsore. Bakteriet e tokës dekompozojnë materialet koloidale dhe ato organike të tretura që vijnë përmes kanaleve thithëse. Këto sisteme tradicionale duhet të ndërtohen në pjesë toke të përshtatëshme për fusha me kanale të tilla dhe një nëntokë që lejon kalimin e mjaftueshëm të ujit. 4.

2. Përshkruani trajtimin biologjik. Disa njerëz mendojnë se oqeanet janë një vend i përshtatshëm për ujërat e zeza.Pyetje 1. Supozoni se jeni një menaxher i një sistemi modern të trajtimit të ujërave të zeza. Shkruaj një ese duke përshkruar sistemin duke dhënë një sistem racional për zgjedhjet që duhet të bëjnë. 3. pyesni si përpunohen ujërat e zeza në këtë zonë. Pse derdhja në det e këtij llumi bëhet burim infeksioni? 7. si dhe avantazhet dhe disavantazhet e tyre. 6. i cili përfshin mbledhjen. Jepni katër metodat e përpunimit të llumit të papërpunuar. E mbështetni apo e kundërshtoni këtë alternativë. Cilat janë parimet që përdoren dhe cilat janë dy alternativa teknike që përdoren. Cilat janë katër kategoritë e ujërave të zeza? 3. Supozoni se një komunitet të ri prej disa mijëra personash po vendoset në një zonë të lirë dhe ju jeni thirrur si një konsulent për të përshkruar një sistem të plotë të ujërave të zeza. Jepni disa alteranativa për dezifektimin final të ujit. Mbrojeni mendimin tuaj. 2. trajtimin dhe zhvendosjen e bioprodukteve. Të mendojmë në mënyrë mjedisore 1. Jep një histori të shkurtër të ndikimit të njerëzve në mbetjet e ujërave të zeza duke kuptuar rrezikun e tyre. Përshkruani se si puna e jote ndihmon në mbrojtjen e mjedisit. 5. Bëni një vëzhgim në një zonë rurale. 4. .

Sot punohet mbi rregulla të forta në këtë drejtim. të ujit ku hidheshin mbeturinat.000 të tjerë.sh. duke përfshirë dhe çmendurinë. Çdo ditë e më tepër njerëzit po binden për dëmet kryesore që vijnë nga prodhimet. kanserin e difekte të lindjes janë karakteristikë në këto raste. Në vitet 1960 dhe 1970 në shumë vende të botës u ndjenë së tepërmi dëmtimet prej ndotjeve nga kimikatet e rreikshme. të punojmë me rregulla të forta apo t’i pakësojmë ato? Përgjigja më e mirë është : Duhet të gjenden rrugë alternatrive që minimizojnë rrezikun kimik në kosto të ulët. Në këto kushte është mirë të mësohet si përdoren dhe asgjësohen kimikatet në rrugë që minimizojnë dëmet. dhe njerëzit u prekën prej tij përmes ushqimit me peshq. përdorimet dhe asgjësimet e kimikateve. por kjo kërkon dhe koston e saj. Mërkuri vinte prej mbeturinave të një fabrike lokale. Por dihet njeherësh se sa avantazhe shpalosin produkte të panumurta që rrjedhin nga industria kimike. . Shkaku u përcaktua prej helmimit nga mërkuri. difekte të lindjes dhe vdekje. Kështu p. veprimtari vrasëse në një parashikim 7000 njerëz dhe dëmtuar më shumë se 100.KAPITULLI 4 NDOTJET NGA KIMIKATET E RREZIKSHME HYRJE Metalet e rëndë dhe komponimet sintetike organike janë dy kategori kimikatesh të cilat bëjnë prezent rrezikun toksik. Pra ç’duhet bërë. u shfaq një epidemi e të sëmurëve ulokë. Nga studimi i shembujve të hedhjeve të mbeturinave kimike dhe gjendjes shëndetësore të njerëzve përreth doli se sëmundjet e brendëshme duke përfshirë veshkat dhe mosfunksionimin e mëlçisë. në një fshat peshkimi Japoni. Në një zonë në Indi një çlirim aksidental i një kimikati toksik shkaktoi në sajë të pakujdesisë.

sh. klorali Cu3CHO. termike dhe elektrike. * Reaktiviteti.) Burime të futjes së kimikateve ne mjedis Të kuptojmë si materialet e rrezikshme futen në mjedisin tonë ne duhet të shohim në aspekte të ndryshme si njerëzit e shoqërisë tonë jetojnë dhe punojnë. aldehidi formik etj. Materiale të rrezikshme Një kimikat që prezanton një rrezik përkatës ose risli. Së pari vemë në dukje që materialet. substanca që janë kimikisht jo të qëndrueshme që mund të shpërthejnë (eksplozivët) ose të krijojnë tym toksik kur bashkohen me ujin (acidi sulfurik i përqëndruar) etj. Një klasifikim të substancave në bazë të vetive të rrezikshme e gjeni këtu më poshtë : * Ndezshmëria : Substanca që digjen shpejt (nafta. a. etj të shoqëruara me energji drite. anët e tyre të forta e të dobëta dhe drejtimin e së ardhmes drejt reduktimit të rrezikut kimik. acidet). B. pesticidet. * Toksiket : Substancat që janë dëmtues të shëndetit kur hahen apo thithen (p. * Korrozionitiviteti : Substanca që rezervuarët dhe pajisjet (p. është i njohur si material i rrezikshëm. dhe një vështrim të përgjithshëm të ligjeve dhe rregullave që kanë rrjedhur për mbrojtjen e shëndetit human dhe të mjedisit. alkooli etj.Ky kapitull fokusohet në ndotjet kimike me objektiv sigurimin e një të kuptuari të natyrës së riskut. Lëndet me veti të tilla quhen radioaktive (uraniumi.). radiumi etj. * Materialet radioaktive Disa metale dhe komponime kimike që janë të afta të lëshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të vetvetishme rreze. Përdorimet tona janë vetëm njeri hap në ciklin total jetësor të një produkti. .sh. poloniumi. gjithshka duke filluar nga shampot. pastat e dhëmbëve në mëngjes e sa e sa produkte që ne prekim nga mengjesi në mbrëmje janë produkte të teknologjisë kimike.

(Fig.Hapa të tjerë lidhen me prodhimin. hedhjen në shitje. transportin (shpërndarjen) dhe asgjesimin final. 347) . fq.

Siç tregohet dhe në figurë përftimi dhe përdorimi i produkteve në vetvete lidhet me ndërhyrje në mjedis duke shkaktuar ndotje dhe duke krijuar rrisqe për njerëzit dhe shëndetin mjedisor. Ato janë gjithashtu të përdorshme në mjeksi dhe disa pesticide. Këto metale janë të përdorur gjerësisht në industri.sh. kallai. Metalet e rëndë Metalet e rëndë më të dëmshëm janë plumbi. pesticide. 2) Substancat organike sintetike të padegradueshme. arseniku.shpjegon gjithë këtë proces.1 . kadmiumi. plehra në rikuptim futjen e tyre direkte në mjedis ndërsa avullimi i (tretësve) nga bojrat. Janë dy klasa kryesore kimikatesh që përbëjnë rrezik : 1) Metalet e rëndë dhe komponimet e tyre. në veshjet galvanike dhe në disa produkte si bateritë dhe akumulatorët. 14. Përdorimi i shumë produkteve p. Futje të tilla të kimikateve në mjedis rrjedhin në mënyrë të vazhdueshme në çdo sektor që nga fusha industriale gjer tek dyqanet e vogla e çdo shtëpi. Kimikatet toksike përbëjnë një kërcënim Fatmirësisht një porcion i madh i kimikateve që futen në mjedis gradualisht asimilohen në rrugë natyrore. Ato nuk përbëjnë kërcënim për njeriun. veçanërisht në përpunimin e metaleve. si shtesa . djegia e naftës dhe lëndëve të tjera djegëse nënkupton futjen në mjedis në mënyrë tangente. Këto kimikate priren të absorbohen nga mjedisi dhe koncentrohen nga organizmat duke përfshirë dhe njerëzit. mërkuri. zinku dhe bakri. kromi.Fig.

kanserogjeneze ose difekte të lindjes. ato janë të përdorura në pigmentet e ngjyrave. . mëlçisë. Një klasë veçanërisht shqetësuese e substancave sintetike janë hidrokarburet e halogjenore. në komponimet përkatëse ato janë të tretshëm në ujë dhe mund të absorbohen menjëherë në trup. Komponimet sintetike organike janë toksike sepse ato ndërveprojnë me enzima të veçantë. qelqet (glazurë). Metalet e rëndë janë ekstremist toksikë sepse si jone. pesticidet dhe qindra produktesh të tjera. tretësat. bromi. komponime organike në të cilët një apo më shumë atome H zevendësohen nga atome klori. Substancat organike sintetike të padegradueshme biologjikisht Komponimet sintetike organike janë baza kimike për të gjithë plastikat. efekti mund të jetë helmim akut dhe vdekje. Kështu këto metale mund të futen në mjedis sa herë që këto produkte prodhohen. kauçuket sintetike.sepse komponimet e metaleve të rënda kanë ngjyrë brilante. fibrat sintetike. Rezultati është që ato çrregullojnë sistemin. Kur një person merr një dozë mjaft të lartë. Ato mund të shkaktojnë dëmtime të renda të veshkave. bojra dhe ngjyrosje. Të qenurit biologjikisht të padegradueshëm i bën këto komponime të përdorshme. kurse në doza të ulta dhe periodë të gjatë ekspozimi efektet mund të jenë mutagenike. jodi ose fluori (halogjenet). përdoren dhe hidhen. sterilitet dhe një sërë problemesh të tjera neuro-psikologjike.

shishet plastike të pijeve Çliron kimikate toksike.konvul sione. degradimi i sistemit nervor qëndror Riprodhim i pamjaftueshë m i peshkut. kanserogjen tekstile. Hollimi i lëvozhgës së vezëve të zogjve Kimikatet industriale Akrilonitrili H2C=CHCN Prodhimi kimik Rrëshirë Dyshohet si plastike tuba. Substancat toksike dhe efektet shendetësore e mjedisore Disa nga kimikatet e rrezikshme dhe efektet e tyre shëndetësore e mjedisore jepen në tabelën këtu më poshtë : Disa kimikate toksike dhe efektet e tyre Kategoria Burimi origjinal Përdorimet Efektet shëndetit human e Efektet mjedisore Pesticidet DDT (dy Prodhim kimik klordyfenil trekloretan Insekticid Dridhje. pesticidet DDT. digjet kur . dridhje. Fq.Fig.348 Nga hidrokarburet e halogjenore ato të kloruarat janë më të zakonshmet dhe gjenden gjerësisht të përdorura tek plastikat (polikrorur-vinili). tretësa dhe shume produkte të tjera.

dëmtime të kockave Dëmtime mëlçisë gjitarët. anomali të lindjes. agjent.. hollimi lëvozhgës vezës zogjtë. Plastiket. linfës së Qëndron në tokë. polivinil klorurit Anemi. detergjenteve. dëmtime palcës kockore Ndizet shpejt. të tek të i së tek i tek Metalet Arseniku (As) Minerale shkrirje ose Qelq.. dëmtime veshkave. përbën rrezik të zjarri Klorur Vinili cH2= CHCl Prodhim kimik Dëmtime të mëlçisë.Benzoni C6H6 Produkt rrafinimit naftës i Sintezën të organike në përfitimin e insekticideve. helmim. fibrave etj. Vjellje. leuçemi. degradim i mëlçisë dhe veshkave. pajisjeve artistike dhe karficave. toksik në bimët leguminoz . kanser i mushkërive. pesticide. pakësimi riprodhimit peshqit. frymëmarrja.

Kadmiumi (Cd) Minierë. Toksik për peshqit në përqëndrime të vogla Plumbi (Pb) Miniera Bateri. Parimet e Toksikologjisë Substancat toksike ose toksiket shkaktojnë një numër të madh të efekteve të padobishme në organizmin e gjallë.dëmtime të Helmime të veshkave. sistemit zogjve dhe nervor peshqve qëndror Irritues. mëlçisë. bateri. bateri Detyra e testimit në mungesë potenciale e substancave të dëmshme është e madhe. në baltrat e ujrave të zeza Galvanizim. pigmente. pesticide. Mërkuri (Hg) Minierë veprime vullkanike Prodhimi elektrolitik të klorit dhe NaCl instrumente shkencor e industrial pesticide. tubacione. shkrirje të Zn. p. Toksikologjia është studimi i këtyre efekteve. Por në raste të tjera ekspozimi është i qëllimshëm. bojra. veshje e çisternës . p.sh.. dëmtime të veshkave. dobësi zemra dyshohet si kanserogjen dhe mutagen. lidhjet metalike Hipertension. të pirit e duhanit. dobësi i mëlçisë dhe veshkave. të thithësh ajrin e ndotur pranë një autostrade ose uzine të fuqishme. sistemit qëndror fetusit Riprodhimi i pamjaftueshë m vdekje e peshqve. kafshëve dëmtime të shtëpiake. depresiv traluçionacion e. Në shumë raste ekspozimi ynë para substancave toksike është i paqëllimshëm. . Për shumë prej këtyre kimikateve ka pak ose s’ka fare informacion per efektet toksike të tyre.. dhe kjo është bërë më e vështirë nga sasia e madhe e kimikateve të reja që kanë hyrë në treg çdo vit.sh.

Kanseri çdo vit vret shumë njerëz në botë. Megjithatë në sëmundjen e kanserit mekanizmi që ndalon ndarjen qelizore duket se nuk funksionon. Efektet akute shpesh nuk zgjasin shumë. dhe kjo është një efekt akut që mund të jetë shkaktuar nga mono oksidi i karbonit të automobilave. qelizat vazhdojnë procesin e rimbushjes. Ato mund të ekzistojnë për muaj dhe vite pas ekspozimit dhe zakonisht mbeten për vite. Një efekt kronik është në përgjithësi rezultat i një niveli të ulët ekspozimi për një kohë të gjatë (ekspozimi kronik). Qelizat mund të ndahen nga tumori dhe kalojnë në gjak dhe pjesët e tjera të lëngshme të trupit. Përhapja e shpejtë e qelizave dhe krijimi i tumoreve sekondare vret pacientin. . zhduken menjëherë kur mbaron ekspozimi dhe përgjithësisht shkaktohen nga përqëndrimi i madh i kimikateve në mjedisin e ekspozimit. Në zona distante. Por ky zevendësim qelizor është një proces i kontrolluar : kur qelizat e humbura rimbushen. Si i klasifikon efektet Toksikologjia ? Efektet kimike Kemi dy grupe kryesore të efekteve toksike : akute dhe kronike. P. Disa efekte mund të jenë të fshehta si një kollë e lehtë. Efektet kronike . veshka. një dhimbje koke qe shfaqet kur ju po lexoni në shtëpi në një kohë që trafiku i makinave është në kulmin e tij. kanceret e mushkërisë n.sh. Kanseri është shumim i pakontrolluar i qelizave. Përhapja e qelizave kanseroze është quajtur metastazë. Çdo kanser nis si një qelizë e vetme që ecen jashtë kontrollit. si në efektet e shkaktuara nga tymi i cigares ose ndotja. ose dhimbje koke tëshkaktuara nga ajri i ndotur. qelizat kanceroze formojnë tumorin e dytë. nuk zbulohen shpejt.q. por efekte të tjera janë shumë të dukshme si p. Efektet akute shfaqen menjëherë pas ekspozimit.s. Kanceri.sh. Shumë qeliza në trup ndahen në mënyrë të natyrshme për të rimbushur qelizat që kanë humbur (vdekur) në funksionimin normal të organizmit ose nga sëmundja. Eshtë e rëndësishme të thuhet se ndodh që ekspozimi për një kohë të shkurtër mund të ketë efekte të vonshme.Vargu i mundshëm i efekteve të dëmshme nga kimikatet është i gjerë. zemër.janë të vonshme por zgjasin shumë. duke formuar një masë osë tumorin e parë. P.sh. ndarja e qelizave ndalon. difektet e lindjes dhe riprodhimi i dëmtuar mund të rezultohen nga ekspozimi kimik. konvulsione të shkaktuara nga ekspozimi para disa insekticideve. Efektet kronike dhe akute përfshijnë ndryshimet në anatominë normale dhe fiziologjinë e një organizmi : ndryshimet në mëlçi. në inde dhe organe të tjera. mushkëri. ndryshimet. Kanseri . përhapen në tru.

sh. zorrët. seksuale që çojnë në zhvillim seksual jonormal. Kimikate të tjera si alkooli etilik mund të prekë . vezët dhe lëkura. Por ka shumë arësye të mendohet se ndryshimet në materialin gjenetik AND. Shkaqet e kancerit nuk janë kuptuar komplet me gjithë kërkimet intensive në vite. substanca kimike dhe veprime fizike si rrezet x dhe ultraviolet. Shkaqe që çojnë në difekte të lindjes mund të jenë drogat. Substancat kimike dëmtojnë qelizat embrionale gjatë periudhës së parë të zhvillimit dhe sidomos në fazën e organogjenezës. Difektet e lindjes . si p.sh.sh. shumë eksperte besojnë se kanceri shkaktohet nga ndryhime gjenetike të zhvilluara nga disa viruse. Por një numër i substancave kanceroze si plastikat dhe hormonet në dukje nuk ndryshojnë AND apo shkaktojnë mutacion. periudha e zhvillimit të hershëm menjëherë pas festilizimit. të vonuarit mendor. Kështu mund të përfshihen mekanizma të tjerë. Më të përhapura janë difektët fizike. Zhvillimi embrional ndahet në 3 pjesë: 1. Kërkimë të kujdesshme kanë treguar vetëm 20 % deri në 40% e gjithë kancereve janë shkaktuar nga vendi i punës dhe ndotja e mjedisit. rrezet radioaktive ose viruset.Kthimi i qelizave normale në kanceroze shpesh ndodh në inde që pësojnë ndarjen e shpejtë qelizore. Mutacioni është një ndryshim struktural në materialin gjenetik. p. 90 % e gjithë kimikateve të njohura si shkaktarë të kancerit. biokimike. mëlçia. difektet e organeve të ndjeshme.mund të paraqiten si difekte fizike (strukturore). Kështru. një numër i madh i embrioneve dhe fetuseve vdesin në uterus për shkak të difekteve që zhvillohen si pasojë disa lindin të vdekur. 2. rrezet ultraviolet dhe viruset. periudha kur organet janë duke u zhvilluar ( organogjeneza) dhe 3. periudha kur organet janë formuar dhe fetusi rritet e merr formë. ose të funksioneve anormale. Efekti i substancave kimike lidhet me kohën e ekspozimit si dhe me tipin e kimikatit. Difektet e lindjes shfaqen jo vetëm gjatë lindjes por edhe më pas. Për më tepër. p. palca e kockës. P. Disa kimikate prekin disa sisteme.sh. virusi i rubeolës si dhe viruse të tjera. gjithashtu shkaktojnë ndryshime në sistemet bakteriale të testimeve. Kromozonet në qelizat kanceroze janë anormale në strukturë dhe në numër. dhe disa obortojnë. Kohët e fundit shumë shkencëtarë besojnë se ndër shkaqet e kancereve rezultojnë ndotja e mjedisit dhe veprues të tjerë si rrezet X. : metil mërkuri dëmton zhvillimin e trurit të një embrioni. Pjesa tjetër është rezultat i ndryshimeve natyrore qelizore.

sh. metil mërkuri.3. kadmiumi.. Toksiku tetraklorur i karbonit p. proteinat qelizore që rregullojnë shumë reaksione kimike të rëndësishme. Studimet kanë treguar p. Toksikët mund të lidhen direkt me qelizat ose molekulat brenda qelizës. Meshkujt që preken prej kimikateve të ndryshëm toksikë shpesh kanë qeliza spematozoide anormale. numër të vogël spermatozoidësh ose bëhen sterilë. stimulon disa qeliza nervore që të çlirojnë sasi të madhe adrenoline.sh. kanë treguar se në shumicën prej tyre prindërit gjate periudhës së riprodhimit kanë qenë të ekspozuar ndaj kimikateve toksike. CO.kloropropan. Njënumër i gjerë kimikatesh si dietilshlbestrol. Sipas studimeve numri i efekteve të mundshme të substancave kimike në riprodhim është i madh.sh. Ngacmimi i aktivitetit enzimatik mund të ndryshojë funksionimin e një organi. që besohet se shkakton dëmtim të mëlçisë. duke penguar transportin e oksigjenit dhe shkaktuar vdekjen.sh.shumë sisteme në zhvillim. dhe shumë droga kanceroze janë toksike për sistemin riprodhues si tek femrat dhe tek meshkujt. boraksi. Toksikët mund të shkaktojnë çlirimin e substancave të tjera që kanë një efekt kundërshtues. duke prishur kështu ekuilibrin kimik brenda trupit. Studimet në një numër fmijësh të vdekur nga kanceri para moshës 5 vjeç. Kimikatet e rrezikshme dhe procesi i riprodhimit Efektet e drogave dhe kimikatet e mjedisit në procesin e riprodhimit janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin në vitet e fundit. me difektë në fytyrë. fëmijët të lindur nga nëna alkoolike shfaqen të dobët. psh. mërkuri dhe arseniku duke u lidhur me enzima bllokojnë aktivitetin e tyre. 2. Si veprojnë toksikët ? Substancat toksike sjellin efektet e tyre në qeliza në 3 mënyra kryesore : 1. se punëtorët e fabrikave bëhen sterilë nga ekspozimi para 1. oksidi i karbonit. Diorocioanati i teluenit që çlirohet gjatë prodhimit të plastikës shkakton çlirimin e histaminës. serotoninës dhe substanca të brendshme të ngjashme që kanë efekte të dëmshme në organizëm.2 dibromo. P. P. . Ato mund të prekin enzimat. 3. lidhet me hemoglobinën e gjakut. dhe difekt në kocka. në zemër.

jo gjithmonë është e lehtë të parashikosh tamam efektet e lëndëve të ndryshme toksike. uji i pijshëm. Kështu që shumë qeliza ekspozohen para toksikeve të dëmshëm në një kohë të shkurtër. . por efektet e shëndetit tek secili prej tyre. këtu futen : doza e marrë. Për shkak të kësaj. fëmijët e tjerë vuanin nga konvulsionet dhe diabeti. ato që kimikisht nuk reagojnë me komponentët qelizorë. toksiket hyjnë nëpërmjet lëkurës. Sa më reaktiv të jetë ai në organizmat biologjik. Shumë faktorë përcaktojnë efektet e substancave toksike në organizëm. Le ta ilustrojmë këtë me anë të shembullit të një familjeje prej 6 personash me banim pranë një fabrike ku shkrihet plumb dhe zink (të cilët çlirojnë sasi të mëdha lënde toksike). Në fakt toksiciteti i një kimikati është funksion i vetë aktivitetit biologjik. apo lëngjet e tjera kalojnë në gjak pasi kanë kaluar në muret e zorrës. Nëna shfaqte një shrregullim neural.Zakonisht. sa më e madhe të jetë doza dhe sa më i gjatë ekspozimi. Babai dhe djali 4-vjeçar vuanin nga koliti dhe pankreasi. zgjatja e ekspozimit dhe reaktiviteti i kimikatit. aq me efekt do të ketë ai. . paraqiten të ndryshme. Faktorët më të rëndësishëm që influencojnë efektet e një kimikati janë tre. aparatit tretës ose mushkërive. Në përgjithësi. aq më i madh do të jetë efekti. duke minimizuar kështu ekspozimin e organeve të tjera para tyre. mga zorra gjaku kalon në mëlçi e cila shkatërron shumë substanca kimike.Si ai reagon me enzimën apo komponentët e tjerë qelizorë. Çdo person qe i ekspozuar para një niveli të lartë gazi. Rrugët e hyrjes . Për të demonstruar efektin e dozës. Toksiket të marra nga ushqimi. Lëkura ndalon penetrimin e substancave nga trupi. Frymëmarrja është më e rrezikshme se mënyrat e tjera pasi kimikatet futen direkt në gjak dhe kalojnë në trup. zakonisht nuk janë helmuese. Substancat inerte. Aktiviteti biologjik. toksikologët kanë ndërmarrë një sërë eksperimentesh me kafshë si minj etj. kështu lëkura është më pak e dëmshme se të tjerat.Faktorët që ndikojnë në toksikitetin e kimikateve.

që përbën një fenomen të quajtur kundërshtim.sh. Kimikatet e dëmshme mund të përqëndrohen në të njëjtën mënyrë. P. asnjeri prej tyre s’është shumë i rrezikshëm.Organizmi i të vegjelve zakonisht është më i ndjeshëm ndaj kimikateve helmuese se sa i të rriturve. Përqëndrimi dhe znadhimi biologjik (Bioakumulimi) Dy faktorë të tjerë të rëndësishëm që influencojnë thellësisht në toksicidet janë përqëndrimi dhe zmadhimi biologjik. por kombinimi mund të jetë vdekjeprurës.sh. Gjendja e shëndetit . të gjitha këto çojnë në një shëndet të dobët dhe i bën individët më të ndjeshëm ndaj helmimeve. Faktorët gjenetike gjithashtu mund të përcaktojnë reagimin ndaj substancave toksike. sëmundjet e zemrës dhe mushkërive. .sh. P. krom dhe kadmium. kancerit të mushkërisë dhe shrregullimeve të tjera të shkaktuara nga faktorët e mjedisit. gjithashtu mund të mohojnë efektet e njera-tjetrës. P. Substanca të ndryshme kimike mund të veprojnë së bashku duke prodhuar një reagim të kombinuar që në fakt është më e fortë se një kombinim i thjeshtë i secilit më vehte. Niveli i jodit në tiroide është me mijra herë më i madh se sa në gjak. bajët. Kombinimi dhe kualifikimi . Ndoshta shembulli më i njohur i kombinimit toksik është kombinimi i qetësuesëve sedativë dhe alkoolit. të vegjëlit dhe fëmijët janë më shumë të ndjeshëm ndaj helmimit të plumbit dhe mërkurit se sa të rriturit. prek kafshët e vogla laboratorike 2 në 3 herë më shumë se sa kafshët e rritura.Prania e 2 ose më shumë substancave toksike mund të ndryshojë reagimin e pritur.3 milion herë më i madh se në det.Ushqimi i varfër. Përqëndrimi biologjik i referohet aftësisë së organizmit për të akumuluar në mënyrë selektive disa kimikate brenda vetë trupit ose brenda indeve. i cili shërben për të prodhuar hormonin tiroid tiroksinën.sh.Mosha . pesticidet si DDT mund të përqëndrohen në trupat e shëndoshë. Kimikatet. duhani. zakonet e këqija të ngrënies. Në këto raste efekti i dëmshëm reduktohet nga kombinimet përkatëse të kimikateve potencialisht toksike. niveli i të cilit në guacka është 2. Guacka tërheq disa elementë nga deti si zink. Tek njerëzit. molekula organike të tretshme në yndyrna si p. ndotës i zakonshëm i ajrit si dioksidi i squfurit. Disa individë zakonisht janë pre e sëmundjeve të zemrës. gjëndrat teroide tek njerëzit kanë jod. stresi.

nga aftësia e organizmit për të përqëndruar. Përqëndrimi i DDT mund të jetë disa milion herë më i madh tek zogjtë që ushqehen me peshqitse sa në vetë ujin ku ndodhen peshqit. Kështu që mundësitë për të qenë në kontakt me organizmin janë më të mëdha. Sa më rezistent të jetë një kimikat ndaj shkatërrimit bakterial këp... Polemika (debate) mbi toksiket. dhe në fund nga qëndrueshmëria e kimikatit.415) Në përgjithësi zmadhimi biologjik varet nga tretshmëria në yndyrna e kimikateve.. dhe duke u ngjitur në zinxhirin ushqimor rritet niveli i DDT... dhe DDT do të depozitohet në pjesët e dhjamosura të ka. (Fq.Kur organizmi merr sipas zingjirit ushqimor sasi të madhe ushqim të kontaminuar me DDT. Ky fenomen quhet zmadhim biologjik. më gjatë do të mbetet në mjedis. dhe faktorë të tjerë të mjedisit. nxehtësia. Efekte të kimikateve .. Fig. drita e diellit.

Të tjerë argumentojnë se ka një nivel doze . Një arësye tjetër e mosnjohjes sonë është se megjithëse njerëzit shpesh janë ekspozuar para niveleve të ulta të shumë kimikateve të dëmshme të fuqishme për një kohë të gjatë kryesisht testet toksike janë bërë në një kohë vetëm mbi një substancë. Rezultatet e eksperimenteve në kafshët laboratorike jo gjithmonë mund të përdoren tek njerëzit. është i tillë dhe në doza të ulta. Sa më e madhe të jetë ajo. Shkencëtarët përdorin doza të mëdha pasi përshpejton eksperimentet e tyre. sasirat tepër të vogla të një kimikati mbahen për të qenë tërësisht shpëtuar. në mënyrë që të përftojnë statistikisht rezultate të vlefshme. Kafshët shpesh reagojnë ndryshe ndaj kimikateve në krahasim me njerëzit. Për testet me efekte të një niveli të ulët. si dozat e mëdha. aq më e madhe është dhe doza e kancerit. E njëjta gjë njihet edhe për kancerin tek njerëzit. Kështu ndryshime të tilla fiziologjike është vështirë të parashikojnë në se një kimikat i dëmshëm për kafshët mund të dëmtojë dhe njerëzit. shkencëtarët do të kishin nevojë për një numër më të madh kafshësh eksperimentale.në të cilën nuk ndodh asnjë efekt i dëmshëm.doza e pragut . Disa mendojnë se një kimikat i dëmshëm në doza të larta. Por akoma kjo çështje është e pazgjidhur. procesi i tërë nga fillimi deri në fund përfshin 1/8 e jetës së kafshës. P.sh.Megjithëse janë bërë shumë përpjekje. Arësyet e kësaj situate janë disa : Një prej arësyeve më të rëndësishme është se nuk është as praktike as etike të bëhen eksperimente mbi njerëzit. Kështu. në fjalë të tjera. Për shkak të kombinimit dhe kundërshtimit llogaritja e rezultateve vetëm të një kimikati me botën reale. Kështu përdoret çdo gjë që përshpejton fillimin e kancerit. ne nuk njohim ende (ose i njohim pak) efektet e kimikateve të ndryshme në shëndetin e njerëzve. fakti që një sasi e madhe e një lloj kimikati shkaktojnë kancer tek një kafshë nuk do të thotë se kimikati do të shkaktojë kancer dhe tek njerëzit. Koha që duhet për të shfaqur (zhvilluar) një kancer është e gjatë. Toksikologët tregojnë se zona e kancerit tek kafshët laboratorike është në funksion të dozës. Menaxhimi i ndotjeve . Një problem tjetër është shumë teste të toksicitetit sidomos ato mbi mutacionin dhe kancerin janë bërë në nivele të larta ekspozimi dhe kanë të eksperimentuara mbi mesataren e qytetarëve. Si rregull i përgjithshëm. mund të çojë në një mendim të gabuar. Kanceri tek njerëzit zhvillohet 5-30 vjet pas ekspozimit. zona e kancerit në mushkëri rritet me sasinë e madhe të cigareve që pihet.

apo materialet e mbetjeve dhe tretësirat të derdheshin në ujra pa kritere të përcaktuara duke kontominuar kështu ujin larës brenda sistemeve ose në rrugën natyrore të ujit. Hedhjet diskriminuese në ajër dhe ujë u shndërruan në hedhje diskriminuese të tokës. Kështu ishte praktikë e zakonshme që tymrat e gjedjeve në fabrika e uzina të çliroheshin në ajër. Mjë problem madhor i shëndetit publik shkaktuar nga ndotjet toksike është sidomos kontaminimi i ujit të pijshëm. Rreth viteve ‘70 përmes akteve ligjore u vendosën standarde mbi emisionet e lejuara në ajër dhe në ujë. mjedisi nuk shpëtoi nga ndotjet. industria iu kthye shpërnguljeve (hedhjeve) tokësore.Historikisht ndotjet kimike të tëgjitha llojeve janë hedhur apo shpërngulur pa u menduar mbi pasojat. . Shumë probleme të shëndetit huam rridhnin nga rrjedhja e pakontrolluar e materialeve të helmëta dhe ekspozimi i pavetëdijshëm ndaj tyre. hidhte në mjedis sasi të mëdha mbeturinash toksike. Aktet ligjore të ajrit të pastër dhe ato të ujit të pastër dhe amendet vazhduese mbetën gur themeli në legjislacionin mjedisor të mëtejshëm. Për këtë prioritet i parë u vendos sigurimi i ujit të pijshëm të pastër për njerëzit. Si prioritet i dytë u konsiderua izolimi i burimeve të ndotjes për të mos lejuar kontaminime të mëtejshme. Me gjithë miratimin e këtyre akteve herët më 1970. Kështu në retrospektive aktet e pastrimit të ajrit dhe të ujit kishin përfitime në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe ujit por njëherësh trashëguan transferimin e ndotjeve nga një pjesë e mjedisit në një tjetër. të cilat gjithashtu shkaktonin shrregullime të rëndësishme duke përbërë një alternativë tjetër prishjeje. ujit e ajrit nga materialet e rrezikshme vazhdojnë të jenë evidente. Kështu prodhimi i milionave ton kimikate të nevojës në vit. Me kohë shoqëria përsosi metodat e shpërnguljes. Kontrolli mbi substancat toksike Në të kaluarën komponimet organike sintetike prodhoheshin sipas një qëllimi të caktuar pa gjykuar e menduar për efektet negative anësore. megjithatë problemet e ndotjes së tokës. Në studimin e ciklit të ujit ju informoheni si hedhjet tokësore rritin shumë potencialin e kontaminimit të ujit.

Përpara faktesh të kësaj natyre me qëllim kontrollin e dukurive të tilla të rrezikshme për njerëzit u hartuan e përpunuam një sërë aktesh ligjore për të rregulluar prodhimin, konsumin dhe zhdukjen e substancave toksike. Tradicionalisht, ligjet dhe rregullat për kontrollin e substancave toksike kishin të bënin me kimikate të rrezikshme në përdorim. Më pas u miratuan ligje që kërkonin testimin e substancave të rrezikshme para fabrikimit dhe shitjes. Në këtë mënyrë bëhet e mundur zvogëlimi i përdorimit të kimikateve të rrezikshme. Njoftimi i parakohshëm i prodhimit nga kompanitë industriale në organizmat përkatëse mjedisore (p.sh. EPA në Amerikë), siguron shqyrtim paraprak të helmit ekzistues në kimikat dhe mundëson parandalimin e rrezikut. Ligjet për mbrojtjen e mjedisit mha kimikatet e rrezikshme janë përmbledhur në fig. 14.16, fq. 365)

Fig. 14-16, fq. 365

Akti i kontrollit të substancave toksike dhe ligje të tjerë të kontrollit kimik zakonisht prekin rregulla të prodhimit, transportit, shpërndarjes dhe asgjesimit të kimikateve në mbrojtje të shëndetit human dhe të mjedisit në një kosto eficiente. Vështrim drejt së ardhmes Shmangia e ndotjeve për një shoqëri të qëndrueshme Së pari le të bëjmë të qartë dallimin midis kontrollit të ndotjes dhe shmangien e ndotjeve. Kontrolli i referohet shtimit, vendosjes së një filtri për të penguar ndotjet të hyjnë në mjedis. Shmangia e ndotjes i referohet ndryshimeve në procesin e prodhimit, ose materialet e përdorura, ose të dyja së bashku, kështu ndotjet e dëmshme nuk prodhohen. Japin një shembull të thjeshtë. Vendosim një konverter katolitik në vrimën e nxjerrjes së gazeve të një makine. Kemi në këtë rast kontrollin mbi ndotjen. Ndërkohë zevendësimi i makinës me karburant me anë të një makine elektrike d.m.th. shmangie e ndotjes. Këndvështrimi i dytë për shmangien e ndotjeve është të gjenden zevendësues jo të rrezikshëm për materialet e rrezikshme. Një mënyrë e tretë është pastrimi dhe riciklimi i tretësave dhe lubrifikanteve pas përdorimit. Disa baza ushtarake p.sh. janë aftësuar të distilojnë solventët (tretësit) dhe të ripërdoren po ato në vend të hedhjes së tyre në mjedis. Në këtë kuptim qindra shembuj të tjerë mund të jepen. Të tillë ndërhyrje synojnë të pakësojnë ndotjen në mënyrë të konsiderueshme (75% e më tej). Vemë në dukje se zevëndësimi i pesticideve me kontrollin biologjik apo përdorimi i energjisë diellore për të zevendësuar djegjen e fosileve janë veprime që ndikojnë në shmangien e ndotjes teknologjike. Karakteristikë e së ardhmes është vendosja e mbrojtësve të mjedisit dhe e industrialistëve në të njëjtën skuadër, konceptesh e përpjekjesh. Vemë në dukje se, kontrolli i ndotjes prej shumë të natyrshmes, tenton të krijojë një marredhënie kundërshtare, rregullat e mjedisit kundërshtojnë rregullin industrial.

Gjatë viteve, kjo marredhënie kundërshtimi kishte kosto të madhe. Tani shoqëria punon të gjejë mënyrat për të reduktuar si rrugët ashtu dhe koston, përmes shmangies së ndotjeve. Së fundi vemë në dukje që shmangia e ndotjes është jo vetëm për biznesmenët dhe industrinë. Ajo është e zbatueshme dhe për konsumin individual. Sa më të zotë të jenë individët për të reduktuar ose shmangur përdorimin e produkteve që përmbajnë kimikate të rrezikshme, aq më mirë do të parandalohen këto sasi të kimikateve nga kalimi në mjedis. Në përmasa rritëse kompanitë gradualisht kanë filluar të prodhojnë dhe marketojnë produkte të gjelbërta. Sa shpejt dhe në ç’shkallë këto produkte do të zevendësojnë produktet tradicionale varet nga sjellja e konsumatorëve. Me fjalë të tjera konsumatorët kanë forcë të madhe. Si konkluzion ne shohim 4 rrugë në adresë të problemit të ndotjeve nga kimikatet : Shmangie e ndotjeve; riciklimi; përpunimi (dobësimi ose konvertimi i materialeve të produkteve të rrezikshëm); asgjesimi i mbrojtur. Nëqoftëse 3 të parat jepen si prioritete në to shoqëria duhet të gjejë veten në harmoni me mjedisin e qëndrueshëm. Eshtë e arësyeshme të shpresojmë se ne do të kemi përfitimet e teknologjisë moderne për shkatërrim të qëndrueshmërisë të mjedisit tonë nga ndotjet.

PYETJE 1. Shpjego termat kimikat i rrezikshëm, toksik, kanserogjen. 2. Krahaso termat efekte akute dhe efekte kronike duke dhënë shpjegime mbi kohën, simptomat, nivelin e agjentit toksik, vazhdimësinë. 3. Ç’është kanceri? Diskutoni si shkaktohet ai ? 4. Shpjego 3 mënyrat e veprimit të toksikëve mbi organizmat e gjallë.

Përmend tipe të toksikëve që shkaktojnë difekte të lindjes. Kur dhe si u ndërhy për të evituar ndotjen e re të përftuar? 12. arësyetoni pse futja e toksikëve me anë të frymëmarrjes përbën dhe rrëzikun më të madh. 6. Pse është e vështirë të parashikohen efektet e toksikëve mbi individët? Bëni një listë me faktorët që influencojnë në toksicitetin e një kimikati mbi një individ të dhënë. Cili është dallimi midis shmangies dhe kontrollit? Si parashikohet pozicioni i biznesmenëve dhe individëve të veçantë në të ardhmen? . Aktet ligjore të pastrimit të ajrit dhe të pastrimit të ujit. Drejtimi i së ardhmes është më tepër drejt shmangies së ndotjes se sa kontrollit të ndotjeve. 10. Cilët faktorë veprojnë që një kimikat t’i nënshtrohet bioalumilimit dhe zmadhimit biologjik. 8. Përmendni rrugët e hyrjes së toksikëve në organizmat e gjallë. Shpjego termat Bioalumilim (përqëndrim biologjik dhe zmadhim biologjik). 7. Përkufizo termat kombinim dhe kundërshtim dhe jepni shembuj mbi to.5. 11. lëvizin ndotjet nga një pjesë e mjedisit tek një tjetër. 9. Cilët janë arësyet që tek njerëzit është vështirë të jepen konkluzione të sigurta mbi efektet e kimikateve toksike. diskuto rreth veprimit të tyre.

Gjithashtu ai mban avull uji në sasira të ndryshme. uzinate mëdha dhe burime të tjera. oksidet e azotit. .argon. ajri që thithim. Ndotja natyrore dhe antropogjenike të ajrit Ndotësit atmosferikë vijnë nga burime natyrore të ndryshme si : .burimi : toka. grimcat. çfarë procesesh natyrale prekin nivelet e saj.kripëra .000 herë. që ndahet dhe abusohet nga të gjithë banorët e tokës. ksenon.viruset.monoksidi i karbonit. .3%) dhe gazra të tjerë të ndryshëm . Ky kapitull përshkruan se nga vjen ndotja e ajrit. Transparent. hidrogjen sulfuret. që lëviz në mënyrë konstante rreth tokës. që përfshin azotin (79%). . Përbërja e ajrit Ajri i ambientit. grimcat e vogla të ajrit.oksidet e squfurit. helium. oksigjen (20%). dyoksidi i karbonit.NDOTJA E AJRIT NDOTJA E AJRIT Çdo ditë ne marrim frymë rreth 23. poleni . ajri është një resurs i përdorur. neon dhe kripton. si preken njerëzit. është një përzierje gazesh. dhe është i rendësishëm për jetën. ose thithim 2000 litra ajër. dioksid karboni (0. .pluhurat . . burimi : djegia e drurëve.metari.burimi : vullkanët. .burimi : erërat e forta. Bashkë me ajrin ne thithim shumë ndotës të ndryshëm nga automobilat. duke marrë ndotës në një rajon dhe duke i depozituar ato larg. fabrikat. pluhura .burimi: bimët e gjalla.hidrokarburet.burimi : deti. si kontrollohet ndotja etj. kamionët. në të vërtetë është një resurs bpotëror i pakufizuar nga kufijtë politikë. Ajri është një përzierje dinamike. i fuqishëm dhe gjithnjë e në rritje. .burimi: bimë në dekompozim.

uzinat e mëdha. (përplasja) dhe djegia. Të gjithë materiaet që . 429. Psh proceset shpërndarëse si dekompozimi bakterial i një substance organike prodhon sasira të vogla ndotjeje në zona shumë të mëdha. në mënyrë që kontributi i tyre në nivelet e ndotjes lokale të jetë shpesh problematik. agrikultura dhe shkatërrimi i mbeturinave solide. hidrokarburet. mjegull ose smog). Djegia është burimi më i madh i ndotjes së ajrit duke prodhuar gaze dhe grimca.Përveç përhapësve të ndotësve naturalë janë dhe ndotësit antropogjenikë që janë produktet e aktiviteteve njerëzore dhe paraqesin rrezikun më problematik për mjedisin dhe vetë banorët. Fq. okside azoti. fërkimi. Ndotësit e ajrit çlirohen nga avullimi. burimet antropogjenike të ndotjes tentojnë të përqëndrohen. oksid squfuri. industria. Arësyet për këtë janë të thjeshta : Burimet e ndotjes natyrale zakonisht nuk e ngrenë shumë përqëndrimin e një ndotësi në ambient. tym. Ne do të ndalemi në 6 ndotësit më kryesorë : monoksid karboni. sepse ndotësi është pak a shumë i shpërndarë. Në të kundërt. grimca (pjesëza të vogla të ngurta oksiduesit fotokimik si pluhur. Ndotësit e ajrit dhe burimet e tyre Ndotësit e ajrit janë të shumtë. Të 6 ndotësit e ajrit të përmendur më lart vijnë nga 5 burime kryesore: transporti.

duke kaluar në ajër si grimca. Djegia e plotë p. prishet lidhja mes atomeve të karbonit dhe atyre të hidrogjenit.sh. Kur substanca organike digjet. prodhon dioksid karboni (CO2) dhe ujë (H20). 429) Në djegien e gjithë materialeve organike azoti (N2) lidhet me oksigjenin në temperaturë të lartë dhe konvertohet në oksid nitrik (NO) i cili konvertohet shpejt në dioksid azoti (NO2) një gaz me ngjyrë të kuqërremtë. duke çliruar energji. Ndotësit primare dhe ato sekondarë . të njohur si dioksid sulfuri (SO2) dhe trioksid sulfuri (SO3).digjen përbëhen nga substanca organike të përbëra kryesisht nga atome karboni dhe hidrogjeni. Këto substanca të padjegshme mund të tërhiqen nga gazrat e nxehtë të djegies. Fig. Shumë materiale të djegies përveç gazeve të djegies përmbajnë dhe grimca mineralesh. fq. Atomet lidhen me oksigjenin duke formuar produkte të ndryshme. Substanca të tjera si squfuri lidhet me oksigjenin në temperatura të larta të djegies duke formuar oksidet e squfurit. Djegia jo e plotë gjithashtu çliron molekula organike të padjegura ose pjesërisht të djegura. Djegia jo e plotë çon në formimin e monohid karbonit (CO) një substancë tepër shkatërruese.

aldehidi formik. PAN (peroksicilnitrate) dhe shumë të tjerë. Ozoni (O3) është oksiduesi më i madh. dioksidi i sulfurit çlirohet nga burime të ndryshme si nga djegia e qymyrit. Episodet më të mëdha të ndotjes në qytetet me ajër . Rezultati i perdes ngjyrë kafe i ndotësit të ajrit quhet smogu fotokimik. Në atmosferë ky ndotës primar bashkohet me oksigjenin dhe ujin duke prodhuar acidin sulfurik (H2SO4) një ndotës sekondar me efekte të zgjatura reaktive.Ndotësit që çlirohen në mjedis nga burimet antropogjenike quhen ndotës primarë. lagështirën dhe madje dhe me ndotësit primarë. oksid sulfuri. që shkatërron gomën dhe irriton sistemin e frymëmarrjes. Sot dallimi mes qyteteve me ajër gri dhe ajër kaf po zevendësohet me qytetet me ajër kaf në verë dhe ajër gri në dimër.kaf zakonisht ndodhin gjatë muajve të verës kur dielli është më i nxehtë. Në atmosferë ndotësit primarë mund të pësojnë ndryshime kimike duke u lidhur me dritën e diellit. Për arësye se ajri bashkë me smogun fotokimik shpesh del jashtë qytetit. Qytetet me ajër që zakonisht mbështeten tek qymyri dhe vaji për prodhimin e energjisë elektrike tek nafta për ngrohjen në shtëpi. Qytetet me ajër gri si Nev York gjenden në zonat e ftohta dhe klimë tënlagur. të thata. . Ndotësit më të mëdhenj. P.sepse ato përfshijnë edhe dritën e diellit dhe ndotës kimikë. periferitë.sh.smog . dhe janë qytete më të reja me më pak ndotje industriale. Reaksionet janë quajtur .reaksione fotokimike . apo zonat rurale mund të kenë nivele më të larta se sa në vetë qytetin. kombinohen me lagështirën atmosferike duke formuar një kombinim ngjyre gri që quhet . Ndotësit sekondarë. qytetet me ajër kafe. Qytetet me ajër gri. dhe grimcat.term i shfaqur më 1905 për të përshkruar bashkimin e tymit dhe mjegullës. Efektet e klimës në ndotjen e ajrit Qytetet mund të vendosen në një prej 2 klasave të mëdha sipas klimës dhe tipit të ndotësit të ajrit. dhe zakonisht ato janë tepër të industrializuara. Burimet më të mëdha të ndotjes në këto qytete janë automobilat dhe uzinat energjetike që veprojnë në prezencën e ndriçimit të diellit duke formuar një numër ndotësish sekondarë siç janë ozoni. mund të jenë më të dëmshme se sa kimikatet nga të cilat ato përbëheshin. Ajri në këto qytete është i keq gjatë të ftohtit dhe i lagur. Qytetet me ajër kafe në zona të ngrohta. një kimikat tepër reaktiv. Në qytetet me ajët kaf trafiku i mëngjesit furnizon pjesë përbërëse të smogut fotokimik që arrin nivelet më të larta mbasdite. uzinat e mëdha. dhe me klimë të ngrohtë.

Faktorët që ndikojnë nivelet e ndotjes së ajrit Një numër faktorësh ndikojnë nivelet e ndotjes së ajrit rajonal duke përfshirë : 1) erën. Për një periudhë kohe Norvegjia e Jugut dhe Suedia u mbushën me shira të acideve sulfurik dhe nitrik të sjella nga Anglia industriale dhe Europa. dielli ngroh Tokën dhe nxehtësia kalon në ajrin që rrethon tokën. 2) topografinë. 4) reshjet dhe 5) ndjeshmëria ndaj ndryshimit të temperaturës. fq. Për shkak se shiu dhe bora tentojnë të pastrojnë ajrin nga grimcat e ngurta dhe të gazta. Kur ndodh një ndryshim temperature. 3) vendin. atëhere ajo fillon të ngrihet. Ndryshimet e temperaturës . Por ndotësit mund të qëndrojnë në ajër. 432).5 C për çdo 300 m rritje lartësie. Temperatura bie rreth 5. Si rezultat.Në zonat e mëdha. gjeografia përcakton sasinë dhe intensitetin e erës.Erërat çojnë ndotësit e ajrit larg qytetit duke sjellë ajër të freskët. atëhere ato janë pastrues. ndotësit të ndodhur afër tokës ngjiten lart nga ajri i ngrohtë. Topografia e një zone ndikon mbi erën lokale. Era . Në kushtet normale.Në kushtet e një atmosfere normale temperatura e ajrit 0 bie me rritjen e lartësisë. temperatura e ajrit bie deri ne një farë pike. duke kaluar qindra ose mijra kilometra në qytete të tjera dhe rajone të pandotura. Gjithashtu ajo përcakton sasinë dhe intensitetin e shiut dhe borës të cilat në kthim prekin nivelet e ndotjes. . Ajri i ngrohtë pastaj ngrihet lart duke u bashkuar me ajrin e ftohtë. duke formuar një shtresë ajri ttë ngrohtë mbi ajrin e ftohtë (fig. Vendi dhe topografia . Kodrat dhe malet zakonisht ndalojnë vërshimin e ajrit dhe ngadalësojnë shpërndarjen e ndotësve duke i grumbulluar ato.

Qytetet ndryshojnë temperaturën e ajrit me një efekt të çuditshëm në ajrin e ndotur. Ndryshime të tilla largohen në mëngjes kur dielli ngroh tokën dhe fillon bashkimi vertikal.Njohuritë mbi efektet e ndotësve të ajrit në shëndet janë mbledhur ngadalë. Fq. Për shkak të kësaj. duke mbajtur një shtresë ajri të ngrohtë në një 2 rajon që mund të shtrihet në mijra km . Kemi 2 tipe ndryshim temperaturash. 2) Ndryshim i rrezatimit. Ndërsa ngrihet. janë përgjegjës për ngritjen e temperaturës në qytete në krahasim me zonën që e rrethon. ishte një ndër rastet më të dukshme që ndihmoi në rritjen e vemendjes për rrezikun e shëndetit nga ndotja e ajrit. Duke u ftohur më shpejt se ajri sipër tij. fabrikat dhe ndërtesat) si dhe çimento dhe asfalti që thithin nxehtësinë. ajri tenton të qarkullojë në një mënyrë jo të zakonshme. Pennylvania. Ajri i ngrohtë ngrihet mbi qytet. dhe nuk mund të ngrihet nëpërmjet atij.Fig. duke arritur kështu nivele të rrezikshme. 1) Ndryshim i rënies së temperaturës që ndodh kur një masë ajri e ngjeshur mbetet në vend. në të kundërt është lokal dhe i shkurtër. Ajri i freskët nuk mund të ngrihet dhe kështu mund të mbledh ndotës. Ai fillon të formohet 1 ose 2 orë para perëndimit të diellit kur ajri afër tokës fillon të freskohet. duke mbajtur me vete grimca dhe ndotës të tjerë. Katastrofa e 1948 në Donora. Qytetet janë si një ishull i madh nxehtësie në mes të një periferie të freskët dhe zonës rurale. Numri i madh i burimeve të nxehtësisë (uzinat e mëdha. Për shkak se qytetet janë më të ngrohtë se zonat që i rrethojnë. ai freskohet dhe lëviz rreth e qark duke krijuar një pluhur të madh dhe një hark ndotësish mbi qytet i cili mund të shihet nga larg në një ditë të ngrohtë dhe të qetë.432) Temperatura ka ndryshuar. Kështu ajri më afër tokës është më i ftohtë se ajri sipër tij. makinat. shtresa e freskët rrethohet nga një shtresë ajri e ngrohtë. ndotësit që ndodhen në tokë përqëndrohen më shumë. Efektet e shëndetit . Njëzet . të përqëndruar në zona të vogla.

Më 1952 katastrofa e Londrës ishte akoma më i keq. grimca dhe dioksid squfuri. fq.433 Efektet akute .434) .Në 30 vjetët e fundit janë grumbulluar evidenca të konsiderueshme duke treguar se ndotja e ajrit në ambient me të vërtetë mund të prekë shëndetin.433 Fig. dhe mijra të tjerë u sëmurën pas një ndryshimi të gjatë temperature që rriti përqëndrimin e ndotësve të çelikut dhe zinkut në nivel të rrezikshëm.njerëz vdiqën. fq. Fq. Fig. Afro 2500 njerëz vdiqën në një vërshim njëjavor acidi sulfurik. Fig.

një infeksion i vazhdueshëm i tubit bronkial. J.Fig. Dioksidi i sulfurit. bronkitin. Efektet kronike . emfisemën dhe kancerin në mushkëri. Fq. Të përhapura janëbronkitet kronike. rritjë të mukozës dhe vështirësi në frymëmarrje. sidoqoftë anashkalohen. Këto shqetësime. ose shihen si pjesë e çmimit që paguajmë për jetën në qytet. emfisema.R.Ekspozimi afatgjatë në ajër të ndotur mund të çojë në një numër sëmundjesh duke përfshirë. Ata zbuluan se incidentet e ftohjes. Pirja e duhanit është pa dyshim shkak madhor i kësaj sëmundjeje. Studimet në Britaninë e Madhe treguan se postierët që punojnë në zonat e ndotura urbane kishin substencialisht tregues më të lartë nga emfisema se ata që punonin në zonat jo të . e pakurueshme. Siptoma përfshin kollë të vazhdueshme. i cili çon ajër në mushkri. dioksidi i nitrogjenit dhe ozoni. Emfisema vret më shumë njerëz se sa kanceri i mushkërisë dhe tuberkulozi bashkë dhe është shkaktar i shpejtë i vdekjes.që shkakton irritim të syve. irritimit të hundës si dhe simptoma të tjera rriten 5 fish.434 Më 1966 studimet epidemiologjike të 950 banorëve të qytetit të Nez York-ut. kollës. Rreth 15 milion amerikanë vuajnë nga kjo sëmundje kronike. besohet se janë përbërësit më të mëdhenj. djegie të fytit. përgjegjës për këtë gjendje e cila mund të çojë në një sëmundje më të keqe. Studimet mbi shëndetrin tregojnë se emfisema mund të shkaktohet nga ndotja urbane. por ajri i ndotur urban është gjithashtu faktor kontribues. Me Karrol dhe kolegët e tij ekzaminuan efektet e shëndetit gjatë një ndotjeje në të cilin nivelet e dioksidit të sulfurit u rritën në mënyrë dramatike në një periudhë të shkurtër. Pasagjerët në një trafik të rënduar kanë dhimbje koke të shkaktuar nga monoksid karbonim tymi i makinave. Vizitorët në Los Angeles njohin shqetësimin e shkaktuar nga smogu fotokimik .

dioksid azoti dhe oksid squfuri mendohet se janë përgjegjës për këtë sëmundje. Ajri në këtë mënyrë nuk kalon nga mekanizmi filtrues i hundës. gripi. Ozoni. dioksidi i squfurit dhe acidet sulfurike janë ndotësit më të dëmshëm për bimët.Jo të gjithë njerëzit preken nga ndotja e ajrit njëlloj. kështu indirekt ndalojnë rritjen. grimcat materiale . kështu që më shumë ndotës kalojnë në mushkëri. Efektet në organet e tjera . Ndotësit e rrezikshëm .Ndotësit e ajrit mund të dëmtojnë metalet. Dëmtinet në bimë mund të jenë direkte dhe indirekte. fëmijët në përgjithësi vuajnë nga ftohja. letrën dhe qeramikën. Materiali Metalet Tekstilet Qeramika Dëmtimet Korozion. Efektet në materiale . sidomos për peshqit. plastikët. Ozoni. Monoksid karboni është i rrezikshëm për ata që vuajnë nga sëmundja e zemrës sepse ai lidhet me hemoglobinën në rruazat e kuqe të gjakut dhe në këtë mënyrë ndërhyn me transportin e oksigjenit. materialet e ndërtimit.ndotura rurale. gomat. Për më tepër. O3. Në Kaliforninë e Jugut miliona pista janë dëmtuar nga ajri i ndotur që vjen nga Los Angelos. H2S grimcat materiale SO2. kështu tentojnë të marrin frymë më tepër nëpërmjet gojës. Acidet nitrik dhe sulfurik nga ana tjetër mund të pakësojnë tokën me lëndë ushqyese bimore. Psh oksidet e squfurit ç’ngjyrosin gjethet e bimëve dhe ndalojnë rritjen. bojrat. Një numër studimesh kanë treguar se treguesit e kancerit të mushkërisë janë më të lartë në zonat urbane se në ato rurale (edhe pse ishte ndaluar përdorimi i duhanit). sidomos njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive. shkatërrim Ndryshime në sipërfaqësore Ndotësi kryesor SO2.. lëkurën. 2 efekte direkte. tekstilet.Acidet e prodhuar nga uzinat e mëdha mendohet se janë tepër të rrezikshme për kafshët. humbje e fortësisë Zbardhje. Tepër të ndjeshëm janë të vjetrit ose njerëzit pa imunitet. grimcat materiale NO2 pamjen HF. Tëdhënat shkencore tregojnë se produktiviteti i pyllit mund të reduktohet shumë nga ndërhyrja e acideve. Fëmijët janë më të ndjeshëm se të rriturit e shëndetshëm sepse fëmijët marrin frymë më shpesh si rezultat i të qënit tepër aktiv.

sipërfaqes Ç’ngjyrosje. për lyerjen e shtëpive dhe makinave të dëmtuara nga ndotësit e ajrit.Çdo ditë toka ngrohet nga dielli.Lëkura Bojrat Dobësohet. Drita godet tokën dhe ngroh sipërfaqen. sidomos sasinë e shiut.Kjo nxehtësi ose rrezet . Dëmtimet ekonomike të shkaktuar nga ajri i ndotur janë të mëdha. Grimcat materiale me erën shkatërrojnë sipërfaqen e gurit. grimcat materiale. dhe rezultojnë në kozmetikë dëmtime dhe humbje të fortësisë. Efektet në klimë .Shkencëtarët e kanë ditur që ajri i ndotur mund të prekë dhe klimën lokale. le ttë shikojmë në fillim balancën globale energjetike. Vlera ekonomike e dëmtimit të statujave dhe veprave të tjera të artit nuk mund të llogaritet. ka patur debate të konsiderueshme përsa i përket veprimit të fuqishëm të ajrit të ndotur në klimën globale. Ozoni çan gomat e biçikletave. për faktin se shumë nga strukturat e sulmuara nga ajri i ndotur janë vepra arti të pazevendëzueshme. Grimcat materiale shkatërrojnë ndërtesa si Luvni në Paris duke bërë tepër të nevojshme pastrimin. kjo nxehtësi më pas ngadalë kthehet në atmosferë. Balanca globale energjetike . O3 Dy ndotësit më të dëmshëm dhe kaustik janë dioksidi i squfurit dhe acidi sulfurik. Në vitet e fundit. Acidet kaustike dëmtojnë sipërfaqet e metaleve dhe çelikut. Para se të shqyrtojmë se si ndotësit ndryshojnë klimën. duke shkaktuar dëmtim të madh. është prishur më shumë 50 vitet e fundit nga ajri i ndotur se sa 2000 vite më parë. i cili gjithashtu shkatërron sipërfaqen e gurit. çarje dëmtim i SO2 reduktohet SO2. shkëlqimi. H2S. motorave dhe produkte të tjera gome duke bërë të nevojshme shtesat e kushtueshme antioksiduese.sh. Shoqëria paguan për pastrimin e ndërtesave nga tymi. Guri në Porthenan në Athinë p. Dëmtimi në materialet humane është i kushtueshëm dhe tragjik. Statuja e Lirisë është shkatërruar nga komozioni nga acidet sulfurike dhe nitrike. bazën për të gjitha klimat.

it mund të ngadalësojë largimin e nxehtësisë nga toka. Efekti i gazit serë . duke ndihmuar në këtë mënyrë ruajtjen e temperaturës së tokës . Asaj që i tremben më shumë shkencëtarët janë efektet e rritjes se temperaturës në akullin Arktik Antarktik si dhe akullnajave botërore (fig. Disa shkencëtarë mendojnë se niveli total i CO2 mund të rritet rreth 380 ppm në vitin 2000 me rritjen e përdorimit të lëndëve djegëse. duke nxjerrë në pah më shumë sipërfaqe të errta.q. Ky është quajtur efekti i gazit serë m. Kjo rritje i atribohet rritjes së përdorimit të lëndëve djegëse në gjithë botën. Kështu vendoset ekuilibër energjie. Oqeani mban 60 herë më shumë dioksid karboni se atmosfera. Sasia e akullit dhe borës në tokë dalëngadalë do të ulej.Ndërmjet viteve 1870-1980 përqëndrimi global i CO2-it u rrit mbi 11% nga 290 në 350 pjesë për milion. dhe një rënie e CO2 të tretur në oqean mund të çojë në rritje globale të dioksidit të karbonit duke krijuar nje rreth vicioz. Ndonjë rritje artificiale e përqëndrimit të CO2 . rritja e temperaturës në oqeane e bën problemin më serioz sepse uji i ngrohtë rritet në volume dhe ul aftësinë e vet për të tretur dhe ruajtur CO2. Skrirja e akullit apo i aisbergeve mund të rrisë nivelin e detit 75-90 metra duke përmbytur rreth 1/5 e tokës. dhe duke çuar në një rritje më të shpejtë në temperaturën globale. CO2 vepron si në xhamin e një sere. Energjia që hyn është në ekuilibër me energjinë që del. Një dyfishim i nivelit të CO2-it mund të ndodhë në vitin 2050 duke çuar në rritjen e temperaturës më 3. Kjo rritje mund të çojë në 0 0 rritjen e temperaturës së përditshme me 5 C ( 1 F). Ndryshimet më të mëdha ndodhin në dhe agrikulturë.infra të kuqe largohen nga atmosfera e tokësdhe kthehen në hapësirë. Shkrirja mund të jetë një proces gradual që do të përfshije 1000 vjet ose më shumë.5 F. Edhe një ndryshim i vogël ne temperaturën mesatare mund të prekë klimën. Disa rajone në kufi me shkretëtirat . 19-10). kjo balancë mund të alternohet nga ndryshimet në përbërjen e gazeve në ajër. Një rritje e kësaj madhësie mund të ndryshojë në mënyrë dramatike klimën. Pasojat imagjinohen lehtë. Në mënyre natyrale CO2 thith rrezet infra të kuqe qe largohen nga sipërfaqja e tokës dhe i kthen mbrapa.s.

një burim i madh atmosferik do të çojë në rritjen e CO2. Fig. Grimcat materiale mund të rrisin ose ulin temperaturën e atmosferës. Fq. Fq.438 Efektet e grimcave materiale në klimë . megjithatë shumë njerëz dyshojnë si kjo do të kontribuojë në rritjen e nivelit të CO2 në atmosferë. në varësi të madhësisë së tyre. 438. Djegia e lëndëve djegëse. duke ulur temperaturën e tokës Fig. autostrada. Fq. Efekti i zvogëlimit të zonave pyjore nuk është i njohur.mund të thahen dhe prodhimet në to do të thahen. apo qytete të reja. të ngrohtë ose reshjet. Fig. Grimcat materiale nga djegia e bimëve bujqësore dhe shumë burime të tjera natyrale (sidomos vullkanet) mund të ndikojnë klimën e ftohtë. Djegia e pyjeve që gjithashtu shkakton rritjen e dioksidit të karbonit do të vazhdojë si pyjet tropikale që janë djegur për t’u bërë toka agrikulturore. Një faktor i tillë është niveli i grimcave materiale. Grimcat materiale të bardha nga njera anë tentojnë të reflektojnë dritën e diellit.Shumë pak kuptohen faktorët që përcaktojnë klimën. Rajonet më të mëdha agrikulturore mund të jenë jo gjatë të përdorshme.439 . dhe vende të reja si Kina do të hyjnë në moshën industriale. si një produkt industrial. ngjyrës dhe lartësisë së tyre në atmosferë.

Tendencat globale të ngrohjes mund të ekuilibrohen me rritjen e reve. reshjet mund të ndikohen gjithashtu. Kostoja e ajrit të ndotur . dëmtimet e të mbjellave etj. dëmtimet në shëndet dhe humbjet në punë.Kostoja e ajrit të ndotur është e vështirë të llogaritet pasi shumë prej tyre janë të fshehurra. të errta ose të pamatura. apo një 0 temperature më të lartë? Kemi rritje globale të temperaturës prej 6 C nga 1885 në 1940. Një serë apo akull të ri . Ka mendime se një rritje prej 5% e sasive së reve mund të sjellë ulje të temperaturës aq sa për të sjellë edhe një periudhe tjetër të ftohtë. Por që nga 1940.Fig Fq. Fatkeqësisht. Ajri i ndotur u kushton shumë njerëzve. . Mesatarja e sasisë së reve për çdo ditë në gjithë globin është gati 315. asnjë se di se cili do të jetë efekti neto i ndotjes nga grimcat materiale.439 Grimcat e errta nga ana tjetër tentojnë të thithin dritën e diellit dhe të çlirojnë nxehtësi në sipërfaqen e tokës duke rritur temperaturën. përbëjnë humbje të mëdha vlerash për shoqërinë njerëzore. Efekti neto varet nga proporcioni relativ i grimcave tëbardha dhe të errta.Do kemi nje tendencë për një periudhe të re ftohti. sepse ato shërbejnë si qendër për formimin e resë. Grimcat materiale mund të ndikojnë dhe në mbulimin e resë. temperatura ka rënë dukshëm. Efekti neto është se temperatura globale është 0 rritur 4 C në shekullin e fundit. dëmtimet e materialeve. Nga vlerësimet ka dalë se 10% e rritjes se CO2 mund të ekuilibrojë 1% të rritjes së reve.

i cili luftonte për një mjedis të pastër dhe ligje të fuqishme për mbrojtjen e mjedisit. Që prej asaj periudhe legjislacioni mbi ajrin e ndotur u pasua e u përmirësua përmes një numuri aktesh e amendamentesh të tjera. ndihmën federale për financat mjedisore rajonale. shtetërore si dhe një program për të kontrolluar lëvizjen e ajrit të ndotur nga një shtet në tjetrin. materialeve etj. Më 1963 hartohet ligji i parë në mbrojtje të ajrit nga ndotjet i ashtuquajturi “Akti i Ajrit të Pastër”. Aktet e cilësisë së ajrit u përpunuan më 1975-1980.sh. Le të shqyrtojmë strategjitë kryesore për kontrollin mbi ndotjen e ajrit. Një sërë standardesh u vendosën për makinat dhe industritë. akti i ajrit të pastër po ngadalësonte ndërtimet e reja industriale. Në rrugë ligjore tashmë qeveria merrte përgjegjësi për kontrollin e ajrit të ndotur duke ngritur dhe institucionet përkatëse. dhe më pas.po ashtu standarde u vendosën dhe në mbrojtje të shëndetit human. Kontrolli teknologjik Reduktimi i ndotjes së ajrit mund të bëhet me anë të masave parandaluese si : 1. mbrojtjen e bimëve.Kontrolli i ajrit të ndotur .Ajri i ndotur duhet kontrolluar në 2 nivele bashkë : ligjor dhe teknologjik. Shqyrtojmë ecurinë e legjislacionit për ajrin e pastër p. përdorim më të pakët të energjisë 2. por ndërkohë pati një kundërshtim nga biznesmenët sipas të cilëve. në SHBA. ndalonte zhvillimin e rriste papunësinë ndaj duhej punuar për zbutjen e tij. kontrollin e ajrit të ndotur lokal. përdorim i energjisë në mënyrë efikase . Por pretendime të tilla nuk gjeten mbështetje në publikun e gjerë. Legjislacioni mbi ajrin e ndotur Që në vitet 1960-1970 në vendet e zhvilluara industriale u ndje dhe u kuptua nevoja e një legjislacioni që do të siguronte kontrollin mbi ndotjet e ajrit. Ky akt përfshin. të cilat caktuan standardet për cilësinë e ajrit.

c.b. mbështetje në burime jo të djegies për prodhimin e energjisë si energjinë diellore dhe atë të erës. filtrat ndajnë grimcat materiale nga tymi i oxhakut të gazeve. Shkëputja e ndotësve nga ajri Pakësimi i ndotjes së ajrit është gjithashtu i mundshëm me anë të disa veprimeve korigjuese si : 1) largimi i substancave të dëmshme nga gazet industriale. fq.444) . 2) shndërrimet e substancave të dëmshme të gazeve industrialë në substanca jo të dëmshme. fq. më pas filtrat pastrohen dhe mbeturinat zhduken. Në uzinat e mëdha elektrike. pajisjet elektrostatike.sh. Sistemet filtruese largojnë mbi 99% të grimcave materiale por nuk largojnë ndotësit e gaztë si p. d. Tymi kalon nëpër një seri filtrash prej pëlhure të cilat mbledhin grimcat materiale.442). fig.sh.3. ciklonet. Grimcat e mëdha materiale shkëputen nga ajri dhe në pajisje të tjera si p. SO2. p. (Fig.sh.

Kjo bën të nevojshme kalimin e tymrave nëpër një konvertor katalik përmes të cilit makinat arrijnë standardet e çlirimit të gazeve. për automobilat.ndryshe nga metodat e mësipërme pastron së bashku me grimcat materiale (99%) dhe SO2 (90-95%) nga ajri i ndotur. . Ndryshimi i modeleve të motorave të makinave është një nga mënyrat e mundshme.Skruber .sh. Një sërë veprimesh kryhen sot dhe për reduktimin e ndotësve të shkaktuar nga mjetet e levizshme si p. oksidet e azotit dhe hidrokarburet në nivelet e pranueshme. që mund të reduktojë shkarkimet por shumë motorë nuk mund të reduktojnë monoksidin e karbonit.

(fig. 319-1) Fig. Shtresa e ozonit ze 2/3 e stratosferës dhe ndodhet 20-50 km mbi sipërfaqen e tokës. i ndajnë ato (fig. 319-1). 19-2) . Efekti mbrojtës i shtresës së Ozonit mbron të gjithë organizmat nga dëmtimet që shkaktohen nga rrezet ultraviolet të cilat njihen që janë mutogjenike dhe kancerogjene.Debati mbi ozonin Përreth tokës ndodhet një shtresë e hollë dhe mbrojtëse e gazit të Ozonit (CO3) që largon 99% të rrezeve ultraviolet të diellit. Kur rrezet ultraviolet godasin molekulat e ozonit.

reaksion ky i quajtur fotodisocijim. 3. Në fillim të viteve ‘70 dy shkenvëtarë amerikane treguan se produktet e fotodiscijimit të CFSs mund të vepronin me ozonin në këtë mënyrë. Gazet e lëndët djegëse dhe ftohësit e kondicionerët përmbajnë CFCs (Fcs më të zakonshme janë : 1. Ariklormonofluor metani dhe diklor difluor metani. Shtresa e ozonit në këtë mënyrë largon rrezet e dëmshme ultraviolet dhe prodhon nxehtësi e cila largohet në hapësirë. çlirimi i tyre në atmosferë përbënte nje problem të vogël.. Jeta në tokë varet nga ky mekanizëm mbrojtës për të cilën bakteriet dhe bimët do të vdisnin.. janë të shqetësuar për fatin e shtresës së ozonit. Mendohej se gazi thjesht shpërndahej në shtresat më të larta të atmosferës. Disa aktivitete njerëzore mund ta shkatërrojnë atë. raketat fluturuese supersonike. Por ky reaksion është i kundërt. duke shkaktuar dëme të mëdha në biosferë. Aktivitete që mund të zvogëlojnë shtresën e Ozonit Shumë shkencëtarë dhe.. nxehtësia largohet. Ndërsa ozoni ripërtëritet. Deri në fillim të viteve ‘70 CFCs konsideroheshin si inerte. ku ata ndaheshin nga rrezet e diellit. shpërthimi i armëve bërthamore. 2.Fig. 19-2. Tre aktivitetet më të mëdha janë seleksionuar 1. kafshët do të digjeshin dhe do të rritej rreziku i kancerit dhe sëmundjeve vdekjeprurëse. kimikate jo reaktivë. a) Fotodisocijimi i diklor difluor karbonit Cl F C F Cl ClV F C F Cl + Cl. Përdorimi i ftohësve që përmbajnë gazin freon. .

mjeti supersonik No + O3 NO2 + O2 Gjithashtu dhe mjetet fluturuese tregtare të zakonshme prodhojnë oksid azoti që zvogëlon shtresën e ozonit por në një masë më të vogël. i cili gradualisht difuzon në stratosferë. a) ClO + O (Oksid klori) + (radikal i lire oksigjeni b( ClO + O2 0 Cl + O2 (radikal (oksigjen i lire klori) molekular) 0 ClO2 + O2 Mjetet fluturuese dhe shpërthimet bërthamore Raketat që fluturojnë në stratosferë. Për shembull plehrat kimike të azotit mund të konvertohen oksid azoti. 3 grupe shkencëtarësh mbështetën teorinë e tyre duke treguar se një radikal klori i lirë mund të veprojë me 100. Shpërthimet bërthamore në atmosferë prodhojnë gjithashtu oksid azoti. NO. Kohët e fundit janë identifikuar burime të tjera të oksidit të azotit.000 molekula të ozonit dhe mund të paraqesë një rrezik serioz për shtresën e ozonit. i cili mund të veprojë me ozonin stratosferik. Ndotës kimikë të tjerë si kloruri metilik dhe tetrokloruri i karbonit. mund të zvogëlojë shtresën e ozonit. i cili prodhohet nga motori i mjetit fluturues. Si përfundim themi se gazet CFCs kanë ndikim të rëndësishëm në shtresën e ozonit.b) Zbërthimi i ozonit Cl + O3 ClO + O2 Kjo gjë. si transporti supersonik mund të pakësojnë ozonin stratosferik nëpërmjet çlirimit të oksidit të azotit (NO). sugjeruan ata. Përdorimi i plehrave kimike është rritur në mënyre dramatike dhe është e vështirë të vlerësosh dëmin që mund të shkaktojë. mund të përhapen në shtresën e ozonit megjithëse këto procese janë në balancë me ripërtëritjen natyrale të ozonit. Menjëherë pas anonçimit të tyre. .

ato mund të frymëzojnë vendet e tjera që të ndjekin shembullin e tyre. është e vështirë të shohësh në se kemi një rënie të dukshme. zakonisht është vdekjeprurës për bimët. disa kimikate të zakonshme me sapunë. Parandalimi i zvogëlimit të ozonit Jo çdo kush është i bindur se shtresa e ozonit është në rrezik. Në një sasi të konsiderueshme rezet ultraviolet prek lëkurën dhe stimulon prodhimin e vitaminës D. përqëndrimi i tij duhet të bjerë nga 5 në 10%. u ndalua dhe në Suedi etj. kozmetikë. Kështu ekspozimi i tyre mund të çojë në një incident më të madh të kancereve të lëkurës. Por ekspozimi i gjatë i tyre shkakton djegie serioze dhe mund të shkaktojë kancerin e lëkurës. parandalojnë fotosintezën. Si rezultat pjesa më e lartë e stratosferës është pothuaj aq e ngrohtë sa sipërfaqja e tokës. se sa pritet. por në shumë vende të tjera prodhohet. dozat më të vogla që nuk dëmtojnë bimët. shkaktojnë ndryshime dhe ndalojnë rritjen e bimëve. Ulja e shtresës së ozonit mund të prekë edhe klimën. Kooperimi mbarëbotëror është thelbësoe nëqoftëse ne do të kuptojmë këtë problem tepër shkatërrues. e cila do të influenconte klimën e tokës në një rrugë të panjohur ndoshta tepër thellë. Debate të konsiderueshme shkencore janë stimuluar nga projektet e diskutuara më lart. Bimët gjithashtu preken nga rrezet ultraviolet.Shtrirja dhe efekte të pakësimit Autorë të ndryshëm vlerësojnë se shtresa e ozonit është zvogëluar nga 5% deri 1% Për shkak se përqëndrimi i ozonit në shtresën e ozonit ndryshon në mënyrë natyrale nga njeri vit ne tjetrin. Veprimet e pjesshme të ndërmarra kanë një vlerë të vogël në gjithë këtë proces. Një ulje prej 1% të shtresës së ozonit mund të çojë në një rritje prej 2% të kancerit të lëkurës. Studimet mbi kancerin e lëkurës tregojnë se njerëzit me lëkurë të bardhë janë më të ndjeshëm ndaj rezeve ultraviolet se sa ata që e kanë lëkurën më të errët. Me rritjen e përdorimit të CFCs në një shkallë të madhe disa shkencëtarë parashikojnë një ulje prej 16% të ozonit në vitin 2000. Për të dalluar një rënie të vazhdueshme të ozonit. detegjentë. Reduktimi i shtresës së ozonit do të ulte temperaturën stratosferike. Ulja e shtresës së ozonit do të rrisë sasinë e rezeve ultraviolet në tokë. Prodhimi i CFC u reduktua në SHBA. sepse nxehtësia largohet kur molekulat e ozonit rigjenerohen (shih më lart). dëmtojnë gjethet. Për më tepër. Ajo është vdekjeprurëse për bakteriet dhe bimët. Rrezatimi ultraviolet intensiv. . mund të bëjnë më të ndjeshme lëkurën ndaj rrezeve ultraviolet.

nga momenti që ne do të shohim uljen e përqëndrimit të ozonit. Tipe të precipitimit acid Oksidet e azotit dhe të squfurit . Burimet natyrore peëërfshijnë vullkanet. Gjithashtu oksidet e squfurit dhe të azotit mund të absorbohen mbi sipërfaqet e bimëve ose sipërfaqet e ngurta ku ato gjithashtu kombinohen me ujin. mjegull dhe është shndërruar në acidin e butë H2CO3. ata kthehen në acide në atmosferë. ato mund të zbresin nga qielli me anë të shiut dhe borës.7. burimet natyrore prodhojnë me tepër okside squfuri se burimet nga veprimet e njeriut. Ekzistojnë dhe tipe oksidesh të squfurit SO3 dhe SO2. Precipitimi acid Ç’është precipitimi acid? Në një mjedis të pandotur uji i shiut është acid i dobët ai ka një pehash pH 5. do të jetë shumë vonë sepse miliona ton CFCs do të jenë në atmosferë duke vepruar në stratosferë. Në kushte normale aciditeti i ujit të shiut krijohet kur është tretur në suspensionet ujore në retë. megjithatë burimet natyrore janë përhapur në sipërfaqe të mëdha dhe përgjithësisht nuk mund të rritin nivelin e .njihen së bashku si pararendës të acideve. Globalisht. përdorimin e plehërimeve dhe shumë të tjera. Grimcat sulfate dhe nitrate mund të jenë gjithashtu paraendës acidë dhe mund të grumbullohen poshtë qiellit me anë të depozitimit të thatë i cili besohet është përgjegjës për një porcion të madh të depozitimit total të acidit. Burimet nga veprimtaria njerëzore përfshijnë djegien e lëndëve djegëse. Nga vijnë acidet Pararendësit (shkaktarët) acidë vijnë nga burimet natyrore dhe veprimtaria e njeriut. megjithatë precipitimi acid është definuar si shi që ka pH më të ulët se 5. Në një mjedis të ndotur oksidet e squfurit dhe oksidet e azotit në atmosferë mund të kombinohen me ujin duke formuar acidin sulfurik dhe acidin nitrik.7. Duke qëndruar mbi sipërfaqe këto grimca mund të kombinohen me ujin duke formuar acide. procesi njihet nën emrin depozitimi i njomë.Disa shkencëtarë paralajmërojnë se vonesat çojnë në një shkatërrim më të afërt. djegiet e pyjeve dhe dekompozimin bakterial.

Niveli i precipitimit acid në të tilla qendra mund të jetë i lartë. Shkencëtarët kanë gjetur që shiu dhe bora acide në Suedi ka origjinën në Angli dhe Gjermani.8. Uzinat e prodhimit të elektricitetit janë një burim i madh i përftimiit të oksideve të azotit. Transporti i pararendësve acide Pararendesit acidë dhe acidet mund të qëndrojnë në ajër për dy deri 4 ditë dhe mund të udhëtojnë qindra ndoshta mijra kilometra para se të bien nga qielli.8.5. shembuj të shirave dhe të borës shpesh kanë pH ne vlera midis 3 dhe 5. në Virgjinia ka patur një rast shiu me pH 1. në Kanë është shënuar shi me pH 2. 82% e liqeneve të aciduar ishin pa peshq të gjallë.oksideve të squfurit. Përreth botës. Në Skandinavi është shënuar shi me pH më të ulët se 2. Në Ontario precipitimi acid ka shkatërruar me qindra liqene.5. Në 1930-1938 në studimin e 320 liqeneve në zonën Adirondacks pH i ujit ishte afërsisht normal. . liqenet. Ndikimi i precipitimit acid Acidifikimi i liqeneve. është vrojtuar se fushat mbi të cilat acidet e fortë kanë rënë dhe precipituar janë zgjeruar gjatë viteve. Në Europë p. Nga shumë burime natyrore të oksideve të squfurit përmenden uzinat e djegies së qymyreve. Në Suedi janë afërsisht 20000 liqene pa peshq. Njësoj si oksidet e squfurit oksidet e azotit vijnë prej një numri të madh burimesh të ndryshme. lumenjtë dhe peshqit e tyre po mgjyrosen në një shpejtësi alarmante. Precipitimi acid mund të gjendet poshtë në erën e shumicës së qendrave të mëdha urbane dhe qendrave industriale. Ndërsa studimi i 216 liqeneve të po kësaj zone në vitet 1969-1975 tregoi një vlerë mesatare të pH afërisht 4. ashtu dhe plehërimet bujqësore. Burimet natyrore përfshijne dekompozimin bakterial të lëndëve bimore dhe oksidimi i azotit atmosferik prej rrufeve. Suedi etj. Nga studimet në SHBA.sh. Burimet njerëzore përfshjne të gjitha format e djegieve.7. Burimet njerëzore në të kundërt janë shpesh të përqëndruara në rajone industriale dhe urbane dhe shkaktojnë që nivelet lokale të jenë të larta. Në liqenet e acidifikuar peshqit ngordhin në se Ph i ujit zbret nën 5. rreth 6.

Gjatë dimrit bora ndotet prej grimcave sulfate dhe nitrate dhe acidet sulfurik e nitrik grumbullohen në tokë. Niveli i lartë i toksikëve rezulton kur nga shiu acid apo shkrirja e borës treten elementë si alumini. Shkrirjet e para të borës kanë pH 3 . Një gjetje tjetër e rëndësishme është dukuria e shkrirjes së borës në pranverë. Kjo rritje e menjëhershme e aciditetit është vdekjeprurëse për peshqit. Uji i shkrirjes kalon përmes shtresës së borës të pashkrirë dhe drejton jashtë sasi të madhe acidi. Shkencëtarët kanë gjetur se kur pH i liqenit bie mbi nivelin kritik përqendrimi i elementeve toksikë p. Një shi normal është i paaftë në shkrirjen e këtyre elementëve në sasira të mëdha.sh.sh.3. Shkencëtarët gjithashtu kanë treguar që alumini ndikon në vezët e peshkut të troftës p. Ajgat dhe bimët prodhuese të oksigjenit shkatërrohen nga niveli i lartë i acidetit duke shkaktuar pastaj dhe ngordhjen e peshqëve prej asfiksimit. duke shkaktuar një mbyllje të mukusit dhe ngordhja prej asfiksimit.5. mërkuri dhe plumbi që gjenden në tokë dhe shkëmbinj.Fig. . Në këtë moment përqëndrimi acid (shpesh dhe i aluminit) në liqene dhe përrenj rritet shpejt. Kur bora fillon të shkrihet. shkrihet më parë sipërfaqja. i aluminit rritet.

pengon mbirjen e farave të bredhit. Acidifikimi i tokës gjithashtu mund të pakësojë bakteriet e tokës që luajnë një rol të rëndësishëm në ciklin e nutrifikimit dhe të fiksimit të azotit. Eshtë studiuar si dhe në zogjtë që jetojnë afër liqeneve të kontaminuar nga acidet. gërryen dyllin mbrojtës prej majave të dushkut. Precipitimi acid duket se pengon reaksionet e fotosintezës.Peshqit nuk janë organizmat e vetme që ndikohen nga precipitimi acid.. si rezultat prodhimi pakësohet. Një numër autorësh kanë treguar se shiu acid dëmton pyjet dhe mund të shkaktojë rënie të konsiderueshme të prodhimit. Kostoja e dëmeve nga shiu acid është shumë e lartë. Alumini interferon me kalciumin e depozituar duke rezultuar mbështjellje difektoze të vezës dhe si pasojë paasardhes më të pakët. në kockat e tyre në nivele të rritura të aluminit supozohet që alumini grumbullohet nga ushqimi me insekte që jetojnë pranë ujrave të aciduara. Nga studimi i vezëve të salamandrës me pulla / të ekspozuara në ujë me pH 5 parandalohet zhvillimi normal i embrionit dhe rezultojnë deformime të mëdha që zakonisht janë fatale.. pyjet. Studimet tregojnë që shkaktohen dëme ttë gjetheve tek meshtekna dhe pishat. Konseguencat humane Acidet dhe pararendësit acidë ndikojnë mbi shëndetin tonë dhe mund të shkatërrojnë prodhimet. Mortaliteti i vezëve është gjetur 60% në rastet me pH = 6 dhe vetëm 1% në pH = 7. . Precipitimi acid mund të shkaktojë gjithashtu. duke dëmtuar shumë ato. e ndërtesave. Precipitimi acid dëmton bimët direkt ose mund të ndikojë përmes tokës. shiu acid në periudhën e lulëzimit pengon rritjen. një seri të reaksioneve kimike në të cilat bimët prodhojnë karbohidratet dhe kimikate të tjera të rëndësishme si aminoacidet dhe yndyrnat. ndërtimet dhe statujat... Disa parqe dhe zona të egra janë shkatërruar prej precipitimit acid (sepse ato shtrihen poshtë qendrave industriale dhe kanë toka dhe ujra të ndotura nga ecidet.. statujave etj. Precipitimi acid është veçanërisht i dëmshëm ndaj sytheve. ai mund të pakësojë ndonjë element të rëndësishëm nga toka..

1973 “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit nga ndotja” me ndryshimet e bëra mbi të me anë të ligjit nr..03. masa administrative etj. Ky ligj përcakton mbrojtjen e mjedisit “si një kusht themelor për sigurimin e zhvillimit të shoqërisë dhe një përparësi kombëtare.... me këto elemente kryesore strategjike : parandalimin dhe uljen e ndotjes së ujit. Rregullat dhe procedurat e vlerësimit të gjendjes së mjedisit dhe ndikimit të veprimtarisë së personave juridikë e fizikë ndaj tij. në industrinë kimike. industrinë ushqimore.07. tokës dhe ndotjeve të tjera të çfarëdolloji.1991. Këtu përcaktohet se vlerësimi i ndikimit ndaj mjedisit do të bëhet për projektet dhe veprimtaritë që kanë efekte të rëndësishme mbi mjedisin.. Dekreti gjithashtu nuk parashikonte licensa mjedisore e rregulla për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Këto veprimtari kanë qenë ndotëse për mjedisin shqiptar. turizëm etj.7664 datë 21..... do të miratohen nga Këshilli i Ministrave dhe Ministri i Shëndetsisë dhe i Ambjentit në bashkëpunim me ministritë dhe institucionet e tjera. në tregëti. pa përcaktuar të qarta e të rrepta për veprimtaritë e gjera ekonomiko-prodhuese të kohës së sotme dhe që nuk merrte në konsideratë investimet me përmasa të mëdha në industrinë e minierave.. Në këtë kuadër si një nevojë e domosdoshme dhe urgjente doli ligji nr..7494 datë 02.1993 “Për mbrojtjen e mjedisit”. që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë. (Neni 1) Në nenin 7 të këtij ligji thuhet se : “Objekte të vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit janë të gjitha veprimtaritë e personave juridike e fizikë vendas e të huaj.. Organizimi institucional dhe administrativ ishte tepër i mangët..10. 5105 datë 30... Akti ligjor në fjalë ishte shumë i përgjithshëm. ishte dekreti nr.... ..KUADRI LIGJOR NE SHQIPERI PER MBROJTJEN E MJEDISIT NGA NDOTJET Akti kryesor i legjislacionit shqiptar per mbrojtjen e mjedisit që ka vepruar deri në janar të vitit 1993. Gjobat ishin minimale dhe të papërfillshme për personat juridike e fizikë të cilët ushtronin ndikimin e tyre në mjedisin tonë. të ajrit.

Në nenin 26 thuhet : “Kontrolli për gjendjen e mjedisit qëndron në : Mbikqyrjen e elementeve e të faktorëve natyrore e njerëzore të mjedisit. Kontrolli dhe informacioni për gjendjen e mjedisit është një çështje tjetër që gjen shprehjen e vet në ligj. Ligji përcakton veprimtaritë ekonomike e sociale për të cilat do të jepen licencat.7693 datë 06. organet që do t’i japin këto licensa. Kurse neni 43 shprehet për përgjegjësitë dhe sanksionet.12. në vëzhgimin dhe rregjistrimin e ndryshimeve të tyre. pyjeve. disa nga të cilat janë : * Ligji nr. të cilat plotësohen me akte ligjore e nënligjore. Këtu përcaktohet Komiteti për Mbrojtjen e Mjedisit si organi qëndror i specializuar në fushën e mjedisit. tokës.599 datë 20. peisazhit etj. Në zbatim të këtij neni ka dalë dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr. Aty thuhet se “personat juridikë rrjedhin nga ndotja a dëmtimi i mjedisit detyrohen që t’i zhdëmtojnë ato”. parashikohen detyrat e të drejtat e organeve qëndrore dhe lokale për mjedisin. ajrit.Në këtë kapitull bëjnë pjesë dhe dispozitat që rregullojnë pjesëmarrjen e ekspertëve ose institucioneve të specializuara në procesin e vlerësimit si dhe masat që merren ku përfshihen mbyllja.04. (organizëm ka në varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ambjentit si dhe kompetencat kryesore të tij). ndalimi ose ndërprerja e pjesshme ose e plotë e veprimtarive juridike e fizike kur ndikimi ndaj mjedisit është negativ. Në nenin 39. afatet e dhënies dhe dhe të rishikimit të tyre etj. Këtu janë parashikuar kundravajtjet administrative dhe dënimet me gjoba. si dhe në mbikqyrjen e burimeve dhe shkaqeve të këtyre ndryshimeve”.1993 “Per krijimin e agjensive rajonale të mbrojtjes së mjedisit në prefektura”.1993 “Për urbanistikën” ku në nenin 18 thuhet : .”. Në nenin 17 të këtij ligji thuhet se : “personat juridikë e fizikë për kryerjen e veprimtarive ekonomike e sociale që ndikojnë ose mund të ndikojnë ndaj mjedisit janë të detyruar të marrin leje nga organet kompetente të caktuar në këtë ligj. Ky ligj nuk parashikon rregulla të hollësishme për mbrojtjen e ujit.

“Vendet e grumbullimit të mbeturinave e mbetjeve teknologjike miratohen bashkë me lejen e ndërtimit, pasi është marrë miratimi i organeve të ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit. * Ligji nr.7796 datë 17.02.1994 “Minerar i Shqipërisë”. Në nenin 13 të këtij ligji thuhet : “Përdorimi i nëntokës ose punimeve nëntokësore për depozitimin, hedhjen e mbeturinave toksike, radioaktive ose mbeturinave të tjera të kësaj natyre është i ndaluar”. Gjithashtu masa specifike për mbrojtjen e ambjentit përcaktohen këtu në nenet 95, 96, 97, 98. Në nenin 96 p.sh. thuhet : “Zotëruesi i lejes minerare duhet të përgatisë një plan operativ pune për ruajtjen e mjedisit, i cili duhet të jetë i miratuar nga Ministri i Shëndetësisë dhe Ambjentit”. * Ligji nr.8094 datë 21.03.1996 “Për largimin publik të mbeturinave” Ky ligj synon mbrojtjen e mjedisit urban nga ndotja me mbeturina, si dhe largimin publik të tyre. Në nenin 3 të ligjit thuhet se : “Shërbimi i pastrimit të mbeturinave respekton këto parime të përgjithshme - mënjanimin e çdo dëmi a rreziku për shëndetin, mirëqënien dhe sigurine e jëtës së personit, - garantimin e kërkesave higjieniko-shëndetësore dhe çdo rrezik ndaj ndotjes së ajrit, ujit, tokës e nëntokës, - të ruajë e të mbrojë faunën e florën dhe degradimin e mjedisit e të peisazhit. Një sërë vendimesh të qeverisë formulohen në mbrojtje të mjedisit nga kimikatet e rrezikshme. Veçojmë këtu : * Vendimin nr. 26 datë 31.01.1994 “Për mbetjet e rrezikshme dhe mbeturinat”.

* Vendimi nr.584 datë 06.12.1993 “Për miratimin e rregullores për pesticidet që përdoren në bujqësi” * Vendimi nr.433 datë 03.09.1993 “Për ndalimin e importit të gomave të përdorura” etj. Pyetje dhe detyra 1. Pse ndotjet njerëzore të ajrit përgjithësisht kanë impakt më të madh se ndotjet natyrore? 2. Cilat janë tre proceset që prodhojnë ndotjet njerëzore? Përshkruajini ato dhe jepni shembuj. 3. Cilat janë 6 ndotësit më të mëdhenj të ajrit dhe cilat janë burimet më të mëdha të tyre? Cilat strategji kontrolli mund të reduktojnë shkatërrimet e këtyre ndotjeve?

4. Përcaktoni termat ndotës primar dhe ndotës sekondar. 5. Në ç’rrugë përftohen qytetet me ajër kaf dhe ato me ajër gri. Cili ndotës kryesor është karakteristike për secilin tip të qyteteve? 6. Ç’është smogu fotokimik. Cilët janë komponentët e tij. Si formohet ai. Pse janë nivelet suburbane të smogut fotokimik shpesh më të larta se nivelet urbane? 7. Përshkruani faktorët që ndikojnë nivelet e ndotjes së ajrit në një rajon të dhënë. 8. Cilat janë efektet akute të shëndetit nga monoksidi i karbonit, oksidet e squfurit dhe grimcat materiale dhe oksiduesit fotokimikë. 9. Cilat janë efektet shëndetësore kronike të ndotjes së ajrit, cilët ndotje mendohet të shkaktojnë këto efekte? 10. Përshkruani efektet e ndotjes së ajrit mbi materialet. Cilat ndotje janë më shkatërruese.

11. Përshkruani balancën energjetike globale dhe si ndotësit natyralë dhe njerëzorë ndikojnë mbi të. 12. Hartoni një listë me idetë tuaja për kontrollin e ndotjes së ajrit në qytetin tuaj. 13. Diskuto legjislacionin e ndotjes së ajrit në vendin tonë. 14. Diskuto për kontrollin mbi ndotjet e ajrit duke u nisur nga burimet e ndotjes. Në ç’rrugë të përgjithshme mund të reduktohen ndotjet? Jepni shembuj të veçantë si ju mund të ndihmoni reduktimin e ndotjes së ajrit. 15. Cilat janë dy acidet kryesore që shkaktojnë shiun acid? Nga vijnë ato? 16. Si ndikon pH në ekosistemin ujor? 17. Cilat jane ekosistemet e tjera ku mund të vëzhgohet precipitimi acid? Cilat janë këto efekte? 18. Përshkruani shkaktarët e pakësimit të ozonit në stratosferë. 19. Si ndikojnë klorofluorokarbonatet mbi përqëndrimin e ozonit në stratosferë? 20. Diskuto për rrugët e mundshme në mbrojtje të shtresës së ozonit.

<!--NOSEARCHEND--> .