Standardet e këtij cikli kanë për qëllim që ta aftësojnë nxënësin që

:
a. Të komunikojë në të paktën një gjuhë të huaj të ndryshme nga gjuha shqipe b. Të përfitojë njohuri dhe botëkuptime mbi kultura të tjera c. Të ndërtojë lidhje me fushat e tjera të studimit d. Të kuptojë natyrën e gjuhëve e të kulturave të ndryshme nëpërmjet krahasimit të tyre e. Të marrë e të bashkëveprojë në komunitete shumëgjuhëshe e shumë kulturore për qëllime

të ndryshme Standardi në Komunikim FItimi i aftësive të cilat shfaqen nëpërmjet kuptimit dhe interpretimit të gjuhës së folur e të shkruar, paraqitjes së informacionit, të koncepteve dhe të ideve të ndërthurua me sjellje, qëndrime, vlera ide etj. Të dëgjoj, të Flas Standardi – Nxënësi dëgjon dhe kupton një shumëllojshmëri tekstesh dheburimesh në gjuhë të huaj Objektivat Të dëgjuarit të nxjerr kuptimin nëpërmjet kontekstit, intonacionit dhe situatave komunikative duke dëgjuar burime të ndryshme në formën e bisedës, leksionit, videove, incizimeve, filmave, etj. Merr dhe organizon informacionin duke përzgjedhur kategorizuar e analizuar burimet e ndryshme si biseda leksione, video, filma, etj. Integron aftësite e dëgjimit duke bashkëvepruar me anëtarë të komunitetit folës të gjuhës së huaj Bashkëvepron me moshatarët dhe të tjerët në gjuhën e huaj duke përdrorur aftësitë e tij të dëgjimit TE FOLURIT STANDARDI Nxënsi flet në një gjuhë të huaj për qëllime të shumë llojshme dhe për një auditor të gjerë Objektivat Shqipton fjalët dhe përdor intonacionin e duhur të fjalive në gjuhën e huaj duke arritur ritmin normal të të folurit Parashikon analizon, nxjerr përfundime dhe shpesh fakte e opinione nëpërmjet gjuhës së folur

Sqaron, përmbledh dhe shpjegon këndvështrime të ndyrshme Bën pyetje komplekse mbi tema të shumëllojshme që shprehin interesa të ndyrshme personale, publike etj. Dhe jep përgjigje komplekse për to Përshkruan dhe diskuton mbi materiale të ndyrshme vizuale

DISKUTIMI KULTUROR STANDARDI nxënësi njeh një kulturë tjetër nëpërmjet shqyrtimit të praktikave (sjelljeve, besimeve, ideve vlerave) dhe produkteve, (monumenteve, ushqimit, letërsisë, ligjeve, muzikës etj) të asaj kulture Nxënësi analizon, diskuton dhe raporton një numër të gjerë praktikash të kulturës së huaj Analizon, diskuton dhe raporton mbi kontributet e dukshme të praktikave të kulturës së huaj në kulturën botërore Kërkon, analizon dhe paraqet informacione dhe këndvështrime për praktikat e kulturës së huaj duke përdorur burime origjinale Kërkon dhe analizon dhe paraqet informacione dhe këndvështrime mbi praktikat e kulturës së huaj duke i ndërthurur me njohuri nga fushat e tjera Dallon dhe analizon dhe paraqet ndryshimet midis praktikave të kulturës së huaj dhe asaj amtare Diskuton mbi konceptin e kulturës duke analizuar praktikat e kulturës së huaj dhe ato të kulturës amtare Formimin Gjuhësor Standardi Nxënësi të njohi mirë sistemin gjuhësor të gjuhës së huaj Të përdori gjuhën duke përdorur shqiptimin, theksin dhe të gjitha rregullat e drejtshkrimit të gjuhës së huaj në një numër të gjerë kontekstesh Të përdori struktura të ndryshme gjuhësore për të përshkruar treguar, analizuar dhe përmbledhur tekste, të ndyrshme sociale, kulturore, politike, mjedisore, etj. Dallon ndikimn që ushtrojnë mbi procesin e komunikimit strukturat gjuhësore të shprehjeve idiomatike që nuk përkthehen në gjuhën amtare Përdor gjuhën dhe strukturat e saj të ndryshme për të zgjidhur probleme

Dallon përdorimet formale dhe joformale të gjuhës së huaj në forma të ndyrshme të saj

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful