Festohet përvjetori i katërt1 i

SHKURT 2012

PAVARËSISË SË KOSOVËS
FAQE 12-13

Nr. 14

SHKURT 2012

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

LAJMI I FUNDIT

Mal Berisha, Ambasadori i ri në Londër

Z. Mal Berisha është Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Mbretëri të Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës. Ai vjen në këtë detyrë pas disa funksioneve të tij me rëndësi si Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale, ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Çështjeve Konsullore në MPJ. Më parë, z. Berisha ka shërbyer si Drejtor i Evropës në MPJ dhe si Konsull i Përgjithshëm në Stamboll. Studiuesi dhe diplomati Mal Berisha prej më shumë se tre vitesh është duke punuar në mënyrë intensive për librin e tij të fundit, dedikuar shkrimtarit amerikan Çarl Telford Erikson, i cili ka jetuar për tre dekada në Shqipëri, në periudhën 1908- 1939.

Borë dhe i ftohtë i acartë
mbulon Shqipërinë dhe Kosovën
FAQE 4

2
SHKURT 2012

Nga Prof. Murat Gecaj Publicist e studiues Tiranë Siç është e njohur, emi grantët shqiparë, si në të kaluarën e largët, por dhe në atë më të afërt, kanë shkuar në shtete të ndryshme të botës. Motivi i tyre kryesor ka qenë për të siguruar një jetë më të mirë, si për veten dhe familjet e tyre. Mirëpo, krahas plotësimit të kësaj kërkese, në rrugë e forma të ndryshme, atje janë përballur me probleme të shumta jetësore. Një ndër më të mprehtit ka qenë, dje dhe është sot, shkollimi i fëmijëve të emigrantëve në gjuhën amtare. Sepse, sado gjuhë të rëndësishme të botës të përvetësojnë ata, përsëri shqipja amtare mbetet për të gjithë fëmijët shqiptarë ndër më të rëndësishmet e më të dashurat. Kjo sepse ajo i mban të lidhur e më të shkëputur me vendin e origjinës së prindërve, me traditat e zakonet e çmuara të të parëve të tyre. Prandaj, kujdesi i arsimtarvëve dhe i pedagogëve shqiptarë është përqendruar në hartimin e abetareve dhe teksteve të tjerë sa më të përshtshëm për fëmijët, që ata ta mësojnë dhe ta përvetësojnë albabetin e gjuhës shqipe, të shkruajnë mirë dhe të marrin njohuritë e para për gjuhën e letërsinë, historinë e gjeografinë, muzikën dhe arutet figurative shqiptare. Pikërisht për t’u njohur me disa përpjekje të tyre, me kolegn e RadioTiranës, Kozeta Hoxha, ishim këto ditë në shtëpinë e bashkëshortëve, Prof. Shefik Osmani e Urti Osmani, “Më-

1

Tekste, për fëmijët e diasporës shqiptare
suese e Popullit”. Kanë një jetë të tërë, që ata ia kanë kushtuar shkollës shqipe dhe arsimit tonë kombëtar. Meqenëse Prof. Shefiku është i rënduar ca nga gjendja shëndetësore, znj. Urti na foli me dashuri e pasion të veçantë edhe për një punë të tyre mjaft të dobishme e shumëvjeçare. Ajo lidhet pikërisht me hartimin e teksteve mësimorë për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë, në diasporën shqiptare. Po kjo detyrë, sa atdhetare, arsimore e pedagogjike, nuk është aq e lehtë. Sepse këto tekste duhet të përshtaten për fëmijë, që mësojnë disa gjuhë të shteteve në Europë, Amerikë, Kanada e në vende të tjerë. Sigurisht, është e pamundur të hartohen e botohen tekste të përdorshëm, për të gjithë këta fëmijë. Por kujdesi i këtyre dy pedagogëve ka qenë në shkallën më të lartë, që të tejkalojnë vështirësitë dhe të zgjidhin problemet praktike, që u kanë dalë. Ja, përpara kam dy tekste, i pari me titullim “Abetare e Posaçme” (për nxënësit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë), Tiranë2011. Është hartuar me përkushtim nga Urti Osmani, pedagoge dhe studiuese e njohur e arsimit tonë. Ndërsa redaktimin shkencor e ka bërë Prof. Shefik Osmani dhe recensentë janë Hazbi Lalinca (Suedi) e Mahir Mustafa (Zvicër). Autorja na tregoi se vëmendja e saj, për këtë tekst me vkera praktike, është përqendruar në disas tinguj të gjuhës shqipe, të cilët paraqesin vështirësi për shqiptimin nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Në fillim janë paraqitur shkronjat e alfabetit anglez, suedez e gjerman. Më tej, ajo ka shpjeguar se vëmendja e saj në këtë tekst është përqendruar në disa tinguj të gjuhës shqipe, të cilët paraqesin vështirësi për shqiptimin e fëmijëve të emigranëave tanë. Në vazhdimësi, autorja ka shpjeguar veçoritë e këtyre tingujve të gjuhës shqipe: Th, sh, ë, q, dh, zh, gjj, rr, ll, nj, c, z, ç, x, zh, y. Me qëllim që nxënësi ynë t’i shqiptojë sa më mirë këta tinguj të shqipes, në vazhdim të librit autorja ka botuar vjershat: “Librat rrinë radhë e radhë”(nga Xhevahir Spahiu), “Dhelpra dhe rrushtë” (nga A.Z.Çajupi) dhe “Gjuha jonë” (nga Gjergj Fishta). Nuk po ndalem konkretisht në radhët e këtyre vjershave të bukura. Por dëshiroj të theksoj se përzgjedhja e tyre ka qenë mjaft e kujdesshme dhe e qëlluar, për konkretizmin e shkronjave (tingujve) të gjuhës sonë. Më tej, në këtë tekst është botuar “Alfabeti i gjuhës shqipe”, me shkronjat e tij, të mëdha e të vogla të shtypit. Pëbri është dhënë këshilla: “Me këto shkronja, mësoni ta

lexoni bukur gjuhën shqipe”. Një faqe më pas janë shënuar shkronjat e vogla të dorës dhe shkronjat e mëdha të dorës. Gjithashtu, aty jepet kjo këshillë: “Me këto shkronja, mësoni ta shkruani bukur gjuhën shqipe”. Në mbyllje të librit, autorja e njohur e teksteve të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë në diasporë, Urti Osmani, ka vendosur vjershën e poetit tonë Kombëtar, Naim Frashëri, “Ti, Shqipëri, më jep nder!” Poshtë saj është bërë shënimi “Mësoni”, i cili shoqërohet me këto fjalë, që nguliten fort në mendjen e emigrantit të vogël shqiptar: “Naim Frashëri është një nga poetët më të mëdhenj shqiptarë. Ai është quajtur “bilbili i gjuhës shqipe”. Kur flasim për të, themi: Naimi Ynë”. Teksti “Abetare e Posaçme” është i shoqëruar me mjaft fotografi e vizatime shprehëse e të bukura dhe me teknikë tipografike të kohës sonë. Në fund, mendoj se mësuesit e shkollave shqipe në Diasporë, si dhe prindërit e tyre, është e dobishme që ta sigurojnë këtë tekst. Për këtë gjë, mund të lidhen me Shtëpinë Botuese dhe Shtypshkronjën “Mileniumi i Ri”, në Autostradën Tiranë-Durrës, km. 26. Kontaktet janë këta: Mob: 0682064654 / 0672063702, ndërsa e-maili: info@mileniumiri.de

2

3

Me shumë vlera arsi more e didaktike për fëmijët shqiptarë në Diasporë është edhe teksti tjetër, me autorë Prof. Shefik Osmanin e Hazbi Lalincën, “Fjalë pas fjale” (Fjalor me

figura), hartuar e botuar për fëmijët shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë. Redaktorë letrarë janë Ullmar Qvick dhe Elez Neziraj dhe recenzent është Murat Koci. Libri ka “Hyrjen”, nga Prof. Sh.Osmani dhe vijon me emërtimin e pjesëve të trupit të njeriut, ndalet se si quhen pjesëtarët e familjes dhe veshëmbathja. Te “Shtëpia jonë” tregohen emrat e objekteve të ndryshme. Ndërsa te “Natyra”, sigurisht shoqëruar me fotografi, jepen pamje nga Atdheu ynë dhe tregohet se cilat janë emërtimet e objekteve qiellore. Bëhet edhe konkretizimi me emra i fotove të fruta-perimeve dhe ushqimeve të tjera, i ngjyrave të ndryshme dhe i numrave, nga 0100. Me rëndësi janë edhe emërtimet, që jepen te “Shkolla jonë”, “Disa kafshë e shpendë” dhe për peshqit. Për të ditur se si quhen disa bimë e lule, tregohen emrat e tyre në gjuhën shqipe. Sigurisht, fëmija i emigrantit duhet të dijë edhe emrat e ditëve të javës, të muajve dhe stinëve të vitit, të cilat jepen në vazhdimësi. Këtij qëllimi i shërbejnë “Disa mjete komunikacioni” dhe “Veprimet e ndyshme të njeriut”, për të cilat janë lënë disa faqe, në fundin e këtij libri. Shtëpia Botuese dhe shtypshkronja e këtij libri të dytë, për fëmijët e prindërve shqiptarë në Disporë, është “Filara”-Tiranë. Numrat e kontaktit janë: e-maili: filarabotime@yahoo.com info@filarabotime.com Cel: 0682088769/634 dhe Tel: 0035542228871 Tiranë, 1 shkurt 2012

3
SHKURT 2012

4
SHKURT 2012

Aktualitet

Thaçi në Dukagjin, situata e dimrit nën kontroll
PRISHTINË - Do të bëjmë të pamundurën që të mbajmë situatën nën kontroll, tha sot pasdite kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që u bëri katër komunave të rajonit të Dukagjinit Gjakovës, Junikut, Deçanit dhe Pejës, të përballura me dimrin e madh. Ai vlerësoi lartë angazhimin e autoriteteve komunale dhe solidaritetin e qytetarëve për të përballuar me sukses situatën. Po ashtu, kryeministri Thaçi tha se të gjithë mekanizmat institucionalë qendror dhe lokalë janë në koordinim të plotë për ta përballuar këtë gjendje të dëborës së madhe. Kryeministri po ashtu potencoi gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për të pasur angazhim shtesë në rast të vërshimeve, të cilat mund të ndodhin me fillimin e shkrirjes së dëborës. Nga ana e tyre, kryetarët e komunave e falënderuan kryeministrin Thaçi për ndihmën e ofruar, dhe u shprehën se bashkëpunimi i tillë është në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kukës / Reshjet e dëborës vazhdojnë pa ndërprerje
KUKËS - Reshjet e dëborës tashmë të shoqëruara edhe me erëra vazhdojnë të bien pa ndërprerje në të gjithë qarkun e Kukësit, duke e përkeqësuar edhe më shumë situatën. Tashmë trashësia e saj i ka kaluar një metër në qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat rurale trashësia e saj i ka kaluar mbi katër metrat. Aktualisht po bëhen përpjekje për mbajtjen hapur të autostradës, e cila është nën kontroll të vazhdueshëm. “Po ashtu janë të hapura edhe akset rrugore KrumëKukës, Krumë -Qafë Prush dhe Bajram Curri- Qafë Morinë”, tha drejtori i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, Arben Basha. Sipas tij, të gjitha akset e tjera rrugore si dhe komunat e këtij qarku tashmë janë të bllokuara. Erërat e forta edhe gjatë ditës së sotme nuk lejojnë fluturimet e helikopterëve, ndaj emergjencat, që po lindin në qarkun e Kukësit po zgjidhen edhe me ndërhyrjen e ushtrisë.

Borë dhe i ftohtë i acartë
mbulon Shqipërinë dhe Kosovën
Reshjet e pandërprera të borës që kanë nisur intensivisht para një jave kanë bllokuar fshatra të tëra anembanë Kosovës dhe Veriun e Shqipërisë. Bora që u duk se pushoi të shtunën në mëngjes, ditën e sotme (e diel) ka rinisur sërish, duke u pamundësuar borëpastruesve futjen e tyre në disa zona të thella malore të vendit, për t’i zhbllokuar nga bora banorët dhe turistët. Sipas informacioneve nga terreni, reshjet e borës kanë shënuar rekorde në disa zona, ku në në disa fshatra të komunës së Kamenicës, trashësia e ortekëve borës ka arritur në 4 metra. Në këtë komunë, rrugët e mbyllura nga bora janë: Hogosht-Lisockë, Shahiq dhe Zhujë. Ndërkaq, në pjesën e Tyxhecit janë të bllokuara, rrugët: Strezoc -Leshtar dhe Gragjenikë, si dhe në regjionin e Desivojcës, Velegllava, Tërstena dhe Shahiqi, për shkak se nuk ka pasur mundësi të depërtohet. Situatë e ngjashme me trashësi të borës është edhe në disa fshatra të thella malore të komunave të Pejës, Deçanit dhe Gjakovës. Bora që është duke rënë pa ndërprerë ka vështirësuar qarkullimin rrugor dhe ajror të Kosovës. Disa rrugë lokale janë bllokuar tërësisht nga ngricat dhe bora. Vështirësi të mëdha po paraqiten edhe në pikat kufitare të Kosovës. Qarkullimi për të gjitha automjetet në pikat kufitare në Morinë, në Qafë të Prushit dhe pika kufitare në Kullë, po funksion me vështirësi dhe për disa orë raportohet të ketë pasur ndërprerje.

Tragjedi në Restelicë / Orteku vret 10 persona, shpëton një 5-vjeçare
PRISHTINË, 12 shkurt - Të pakën dhjetë persona nga Restelica (Kosovë), pjesëtarë të një familjeje, humbën jetën si pasojë e një orteku, ndërsa një 5-vjeçare arriti të dilte e gjallë nga banesa trekatëshe e shembur plotësisht. Të gjitha ekipet e kërkim shpëtimit duke përfshirë Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë, zjarrfikes dhe qytetaret, kanë vazhduar kërkimin e personave të mbetur nën shtëpitë e mbuluara nga orteku i bores deri në ora 1:40 min pas mesnate. Ndërprerja e kërkim shpëtimit është bërë për shkaqe sigurie të personave të përfshirë në operacion të kërkim shpëtimit si dhe për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Deri në atë kohë numri i personave të identifikuar pa shenja jete ka qenë dhjetë , ndërsa është arrit të nxirret e gjallë një vajzë 5-vjeçare, e cila tani është nën përkujdesjen e mjekëve kompetent dhe sipas tyre gjendja e sajë shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë. Të gjitha ekipet e kërkim shpëtimit së bashku me Policinë e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit kanë filluar operacionin e kërkim shpëtimit dhe deri tani kanë arritur identifikohen 10 viktima pa shenja jete, një vajzë 5 vjeçare, e cila ka arritur t’i mbijetoje ortekut të borës dhe mbetet ende të kërkohet edhe një person i cili dyshohet të jetë nën shtëpinë e mbuluar nga orteku i borës. Sot për në vend ngjarje kane shkuar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe personalitete tjera. Operacioni i kërkim shpëtimit është duke vazhduar ende, Policia e Kosovës është e angazhuar me të gjitha njësitet policore dhe kapacitetet e saja të nevojshme për t’iu dalë në ndihmë banorëve të asaj zone. Njëkohësisht Policia e Kosovës së bashku me Forcën e Sigurisë janë duke qëndruar në mbikëqyrje të rrugës nga fshati Krushevë deri në fshatin Restelicë për të mos lejuar bllokimin e rrugës nga automjetet e panevojshme, për arsye se qarkullimi në atë rrugë është i vështirë dhe bëhet vetëm në një korsi. Policia e Kosovës kërkon nga qytetaret që të kenë kujdes të mos bllokojnë rrugën që të shpien në atë drejtim (Krushevë –Restelicë). Po ashtu Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetaret që tu shmangen përdorimit të veturave për aq sa munden, në të gjitha rajonet ku rrugët janë të vështirësuara për qarkullim për shkak të kushteve atmosferike, dhe në rastet kur ato i përdorin ti posedojnë pajisjet e nevojshme për sezonin dimërore ashtu siç parashihen me Ligjin mbi Komunikacionin rrugor.

5
SHKURT 2012

Nga Andi Terziu Londër (Angli) Me ftesë të Shoqatës “Ardhmëria”, që drejtohet nga Lutfi Vata mori pjesë në festimet e katër vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli i shoqëruar nga shefja e Kabinetit të tij. Ai në këtë vizitë u ndal së pari në disa takime dhe vizita në shkollat e arsimit plotësues shqip në Londër. Makolli ka vizituar të shtunën e datës 11 Shkurt shkollën shqipe të shoqatës “Ardhmëria” në zonën e Queens Park. Më parë aty rreth orës njëmbëdhjetë të kësaj date ka bërë një takim dhe një bisedë të lirë me disa anëtarë të komunitetit dhe disa drejtues shoqatash. Ministria e Diasporës në qeverinë e Kosovës ka si objektiv të kujdeset për disaporën kosovare në kontinente të ndryshme të botës, që përbën 25 për qind të popullsisë së vendit. Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli tha se një nga synimet e Ministrisë është ruatja e identitetit kombëtar të imigrantëve, të cilët janë një burim i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Për dy ditë me radhë në Londër, qëndroi Ministri i Diasporës z.Ibrahim Makolli, i shoqëruar nga shefja e kabinetit të tij. Kjo vizitë nga veprimtarë të shumtë të diasporës sonë u vlerësua si e shenjtë, vizitë që nuk do të harrohet asnjëherë dhe është shumë shpresëdhënëse, ku

Vizita e Ministrit të Diasporës z. Ibrahim Makolli në Londër
mërgimtarët presin rezultate konkrete për të mirën e diasporës nga ministri Makolli, duke ditur edhe të kaluarën e tij që e ka pasur të suksesshme. Ministri Makolli, për këto ditë, realizoi disa takime shumë të rëndësishme, që nga disa veprimtarë të mirënjohur të diasporës si Lutfi Vata, Talat Pllana, Ruzhdi Jata, Sherif Bllaca, Sami Islami, Selman Lokaj, Xhevat Morina etj, vlerësohet e shenjtë dhe historike, sepse deri më sot, askush nga qeveria e Kosovës nuk ka mundur të realizojë kaq takime. Ministri Makolli, që nga ora 08.00 ishte në mesin e bashkatdhetarëve tanë, mbante shënime dhe shpesh edhe emocionohej, duke parë kërkesat e tyre, mundin dhe mallin që kanë për atdheun e tyre. Këto takime ishin vërtetë maratonike, këtë e arsyeton edhe agjenda e tij e madhe dhe e frytshme, ku vetëm ditën e fundit në Londër, realizoi mjaft takime me bashkatdhetarë. Takimet e tij të fundit të kësaj vizite ishin në mjediset e shkollës shqipe të arsimit plotësues në Chalk Farm, shkollë kjo e Bashkësisë Shqiptare “Faik Konica” që drejtohet nga Talat Pllana. Drejtuesit e Forumit të Shoqatave, të impresionuar nga kjo vizitë, presin që vërtetë tash e tutje, diaspora jonë nuk do të jetë jetime, por do të jetë shumë e fortë, sepse ministri si dhe ekipi i tij, tashmë është i njohur me gjitha të problemet që e preukupojnë këtë pjesë të popullit tonë. Për ministrin Makolli u dhanë edhe disa programe modeste artistike nga nxënës të shkollave plotësuese shqipe. Një nga pikat e rrëndësishme të fjalës së Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, në tryezën me drejtues shoqatash dhe anëtarë të Forumit të Bashkimit të Shoqatave ishte edhe tema e trajtuar më herët në një konferencë në lidhje me “Tërheqjen e Investimeve nga Diaspora” Zoti Makolli në thelb ripërsëriti ato ide dhe mesazhe të deklaruar më herët. Ai bëri të ditur për pjesëmarrësit se ai kishte folur për këtë qëllim edhe në në konferencën “Tërheqja e investimeve nga diaspora”, në bashkorganizim të Ministrisë së Diasporës, Odës Ekono-

mike të Kosovës dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Tashmë është i njohur fakti se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për investitorët e huaj dhe se është vend për të cilin ka interes, mirëpo, natyrisht se një prej parakushteve themelore mbetet përmirësimi i ambientit për investime dhe përkushtimi për ngritjen e atraktivitetit si një vend potencial për t’u investuar. Vetë pjesëmarrja në këtë konferencë e përgjegjësve të dikastereve kryesore për zhvillim ekonomik dëshmon për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në krijimin e ambientit të favorshëm për investime, në veçanti të mërgimtarëve tanë. Ligjet të cilat janë të aplikueshme në vendin tonë kanë për qilim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve të huaja në Kosovë, duke iu ofruar investitorëve të drejta dhe garancinë themelore se investimet e tyre do të mbrohen dhe do të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe në pajtim të plotë me parimin e sundimit të ligjit dhe standardet e pranuara ndërkombëtare. Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i kushtuar vëmendje të veçantë politikave investuese, tregtare dhe fiskale. Kosova tashmë ka hequr shumicën e barrierave afariste. Janë krijuar lehtësira për regjistrimin e bizneseve,

si dhe është përafruar legjislacionin me atë të Bashkimit Evropian. Njëkohësisht, ekziston një standard liberal tregtar, taksa të favorshme, stabilitet ekonomik dhe qëndrueshmëri e sistemit bankar. Ajo që shtrohet si domosdoshmëri është roli aktiv i të gjithë akterëve për promovimin e këtyre mundësive, të cilat i ofron vendi ynë për investitorët e huaj. Në këtë aspekt, Ministria e Diasporës, mbetet e përkushtuar që ta jep kontributin e saj, konform kornizave ligjore. Një ndër objektivat kryesore të Ministrisë së Diasporës është identifikimi, inkurajimi dhe përkrahja e investimeve të huaja, me theks të veçantë e investimeve të pjesëtarëve të diasporës. Ministria e Diasporës do të angazhohet për hartimin e politikave të favorshme për investime nga diaspora. E rëndësishme në këtë aspekt është edhe shqyrtimi i mundësive të krijimit të ofertave të favorshme fiskale, sidomos duke e pasur parasysh faktin se investimet potenciale të pjesëtarëve të diasporës në vendin e tyre të origjinës janë edhe matësi kryesor i stabilitetit të ekonomisë në Kosovë dhe një sinjal pozitiv shumë i rëndësishëm për investitorët nga shtetet e tjera. Përkundër studimeve të bëra lidhur me të ardhurat e deritanishme nga diaspora, ende mungon një bazë e të dhënave, e cila pasqyron saktësisht gjendjen mbi bizneset e bashkatdhetarëve tanë nga diaspora. Duke u nisur nga fakti se sa i rëndësishëm është edhe identifikimi i pengesave të të bërit biznes për diasporën në Kosovë, si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve vendore dhe pjesëtarëve nga diaspora, tashmë ka filluar me identifikimin dhe krijimin e bazës së të dhënave për bizneset e pjesëtarëve të diasporës brenda dhe jashtë vendit. Ministria e Diasporës do të bashkërendoj aktivitetet me institucionet e tjera relevante, si dhe me shoqatat që veprojnë tash e sa kohë në diasporë për promovimin e mundësive, të mbështetura në fakte dhe argumente për mundësitë reale dhe konkrete, të cilat i ofron Kosova për investitorët potencial. Ministrin Makolli gjatë vizitës së tij e takuan edhe veprimarë, të cilët vijojnë edhe shkollimin në Shoqëri... vijon në faqen 5

6
SHKURT 2012

vijon nga faqja 4 ... Kulturo Artistike që veprojnë në Londër, por me të kuptuar se është në Londër ministri, e takuan edhe artistë dhe krijues në zë me zë që veprojnë në Londër Ata kishin ardhur në takim për të përshëndetur dhe për ta argëtuar me disa këngë të vjetra qytetare, për t‘ia bërë me dije, se diaspora shqiptare është e etur për ndihmë dhe pret që shumë të investohet në kulturë, pra në të gjitha fushat e kulturës. Ministri Makolli me ekipin e tij u ndje i nderuar me këtë pritje madhështore që ia kanë bërë bashkatdhetarët tanë dhe u premtoi, se do të punojë shumë, që mërgimtarët tanë të jenë aty ku e meritojnë, sepse ai ndër të tjera tha: “Ju të dashur bashkatdhetarë keni qenë ambasadorët më të mirë të kombit tonë, ju kein trokitur nëpër shumë dyer të botës dhe ia kein pasqyruar realisht gjendjen në Kosovë, ju kein qenë imazhi i mirë i Kosovës dhe ne së bashku do të punojmë, sepse së bashku arrihen sukseset më të mira. Prandaj, ejani të nderuar bashkatdhetarë, u jepni hapësirë edhe fëmijëve tuaj, që të vijnë në ministrinë tonë dhe tuajën, nga një muaj, dy apo tre muaj, që të shohin se si po shkon puna në këtë ministri, të ushtrojnë këta të rinjë, të lidhen më shumë me atdheun e tyre, të informohen më shumë, po pse jo edhe të japin ide perendimore se si të kemi suksese. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, kjo ministri është e juaja, ju e meritoni të jeni më mirë, ju e meritoni të përkraheni dhe këtë do ta bëjmë ju premtoj. Nuk dua të flas shumë, sepse nuk e kam zakon të premtoj ato që nuk mundem ti bëjë vetë, punët e mira bëhen bashkë. Ate që e premtoj do ta realizojë, jam duke i studiuar të gjitha mundësitë se çka duhet me emergjencë të veprohet në diasporë. Ju them shumë sinqerisht, jam emocionuar me gjendjen e shkollës plotësuese shqipe në diasporë, e konkretisht në Londër, e di se mësuesit kanë punuar shumë dhe jeni duke punuar shumë, por do të duhej edhe më shumë, prindërit ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe, sepse kështu mbrohet gjuha jonë, me shekuj janë munduar gjuhën tonë ta zhdukin nuk kanë mundur, atëherë kur kemi qenë të pushtuar, tash nuk jemi të pushtuar, tash po jetojmë jashtë shtetit shumë

bashkëkombas, këto shtet u kanë mundësuar të mësoni në gjuhën amtare, ku edhe ju japin hapësirë të madhe duke ju frymëzuar, prandaj, ne si institucione do të bëjmë edhe më shumë. E kam parasysh, se vetëm në Zvicër ne i kemi dy Prishtina me banorë, paramendoni sa është numri i bashkatdhetarëve jashtë. Kam parë me sytë e mijë bashkatdhetarë në Prishtinë, që fëmijët e tyre flasin mirë gjuhën amtare, por nëse nuk e mësojnë atëherë, nuk do të vijnë në Kosovë, sepse mendojnë se po nënçmohen nga moshatarët e tyre, sepse fjalët munden ti lëjnë në gjysëm. Është vërtetë humbje e madhe, nëse nuk do të investojmë dhe nuk do të punojmë për shkollën shqipe, për kulturën tonë. Sa mirë kur i sheh këta fëmijë me veshje kombëtare, që vallëzojnë shqipe e këndojnë shqip, por duhet menduar shqip dhe vepruar shqip”. Problemet që u ngritën Bashkatdhetarët në shumë takime ngritën zërin për kartonat e gjelbërt për veturat e tyre që po paguajnë në hyrje të Kosovës dhe pastaj edhe për çmimet e larta të biletave të aeroplanëve për Kosovë dhe ministri shumë bukur ua sqaroi në

lidhje me kartonin e gjelbërt, sepse Kosova nuk është fajtore për këtë, ne do mundohemi shumë, që të zgjidhet edhe ky problem, por nuk varet nga ne, nuk varet nga qeveria jonë të dashur bashkatdhetarë. Edhe për çështjen e ngritur nga bashkatdhetarët, se çmimet e biletave janë të larta gjatë pushimeve, ministri Makolli, foli disa fjalë, që gjetën mirëkuptim tek të pranishmit. Ministri Makolli u takua edhe me drejtues të tjerë të shoqatave si znj Zamira Ruspi, që drejton shkollën e shoqatës “Mother Tereza Albanian Union me të cilën bashkëbiseduan për gjendjen e shkollës plotësuese shqipe edhe ate në hollësi dhe që të dy u zotuan për një bashkëpunim edhe më të madh në mes tyre. Ministri Makolli nuk la pa takuar edhe bashkatdhetarët në orarë të punës. Kjo vizitë nga bashkatdhetarët u vlerësua si historike, sepse deri më tani, asnjëherë asnjë ministër nuk i ka vizituar bashkatdhetarët tanë në orarë të punës e sidomos ata që punojnë në ndërimtari. Edhe zv.ministri i Infrastrukturës z.Pacolli si dhe shefja e Kabinetit të tij, të cilët ishin në shoqërim nga z Vata, u ndanë të kënaqur me gjitha takimet që patën.

Ministri Makolli u premtoi të gjithë bashkatdhetarëve, se do të ketë një staf të mirë dhe të cilët do të punojnë orarë pas orari për bashkatdhetarët tanë, sepse e meritojnë, këta ishin arteria kryesore e zhvillimeve të ndryshme që ka përjetuar Kosova dhe atdheu ynë në përgjithësi. Ju drejtua bashkatdhetarëve z.Makolli, që të investojnë në Kosovë dhe të mendojnë e të kthehen për të vepruar, sepse edhe Kosova ka nevojë për Ju, Kosova ka nevojë për të mësuar nga Ju me që keni krijuar përvojë të mirë të punës në këtë shtet mik të kombit tonë Britania e Madhe. Vazhdoni edhe më tutje të ruani miqësinë me Britaninë e Madhe, Ju jeni ata që e bëtë këtë shtet që ta njoh realitetin e ri në Kosovë dhe Ju po jeni imazhi më i mirë i popullit tonë. Jemi duke punuar që edhe kur të vini në Kosovë, të mos prisni shumë në kufi, por Ju lutem shumë, që të jeni të durueshëm, sepse nuk munden të gjitha punët të kryhen shpejt dhe Kosova nuk është Britani e Madhe. Takim me deputetë dhe drejtues bashkish Parlamentari britanik Andy Slaughter, dhe disa drejtues të bashkive lokale të

Hamersmithit dhe Brentit së bashku me disa ish drejtues lokal pjesëmarës në sallën e Hamersmithit ku u zhvilluan festimet për 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës më 11 Shkurt e mirëpritën ngrohtësisht, duke i premtuar mbështetje aty ku ka nevojë kjo ministri. Z.Makolli në fund të takimit të tij, një grup bashkatdhetarësh e veprimtarësh, që e përcollën, i uruan shumë suksese dhe tash e tutje do të jenë më të fortë dhe më të lehtë nga brengat që i kanë pasur. Fjala e fundit e ministrit Makolli para se të nisej për Kosovë ishte: “Bashkëkombas, të jeni krenarë, se tash kemi shtetin tonë, për të cilën kein dhënë shumë edhe Ju, kemi edhe ministrinë e diasporës, të cilën e kein kërkuar shumë herët, të punojmë bashkë të mësohemi bashkë, të japim ide bashkë dhe të jemi ashtu siç e meritojmë. Ejani më shpesh në Kosovë, investoni në vendin tuaj dhe paçi shëndet e mbarësi. Do të vijmë prap dhe nuk do të ndalem së punuari, orari im nuk do të jetë tetë orë punë, por 10, 12, 14 sa të ketë nevojë, sepse ju kein dhënë shumë për atdheun dhe ju e doni shumë Kosovën. Mirupafshim të nderuar vëllezër e motra e fëmijë të respektuar mërgimtarë.

7
SHKURT 2012

Mursel Redzepi është një nga të vetmit dhe më të kualifikuarit shqiptarë që ka licensën e agjentit të futbollit në Britani të Madhe. Ai është i licensuar nga “FA” dhe i përket gjithë hapësirës me operim në fushën e talenteve të futbollit. Pra, Murseli është një agjent i licencuar nga FA dhe përkthyes profesional. Ai ka kontakte të gjera futbolli në të gjithë Evropën, me klubet dhe lojtarët. Ai flet rrjedhshëm anglisht, maqedonisht, serbisht, kroate dhe boshnjake, dhe ka një njohuri pune të gjuhës gjermane, franceze dhe italiane. Ai ka një Diplomë në Shërbimin Publik përkthyes në gjuhën angleze dhe shqipe. Ashtu si z. Simon Jowett, Drejtor i avokatëve “Nobles” shpehet për të atë: “Murseli është karizmatik, me influencë, i ndershëm, punëtor dhe i besueshëm me lidhje të pabesueshme në të gjithë botën e sportit dhe futbollit në veçanti. Vendos thjesht, ai frymëzon besim. Unë nuk kam asnjë hezitim në të duke përfshirë atë si pjesë të ekipit tonë të Sportit Noble”. Aktiviteti i Redzepit Mursel Redzepi aktualisht është një ndërmjetës i licensuar i futbollit në “Nobles Sport” dhe njëkohësisht një njohës i mirë i komunitetit shqiptar pasi ai është edhe drejtues i këtij komuniteti në “Berkshire Albanian Community” dhe njëkohëshit dhe Drejtor menaxher i RDS Ltd. Një inteklektual dhe aktivist i kualifikuar, Mursel Redzepi ka qenë një nga emrat e trajnuar nga “The English Football Association” dhe

Mursel Redzepi agjenti i licensuar i futbollit
nga Instituti për Gjuhësi”. Ai ka studiuar në “Farnborough College of Technology” dhe është specializuar si Professional Fitness Coach (Trajner profesional i aftësive fizike). Ka qenë që nga viti 2000 dhe një përkthyes profesional. Zoti Redzepi është një zotërues mjaft i shkëlqyer i gjuhëve Anglisht, shqip (përfshirë të folurën kosovare), maqedonisht. Ai ka një eksperiencë të gjerë si agjent futbolli me “Nobles Sport”. “Noble Sport” është ekipi ligjor si një pjesë e avokatëve të kompanisë britanike me të njëjtin emër që merren me këtë aktivitet. Është për të menaxhuar aktivitetet sportive dhe lidhjet me njerëzit, klubet dhe shoqatat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjërë. Ata besojnë në ofrimin për klientët me mbështetje të plotë ligjore, duke përfshirë menaxhimin, si dhe këshilla të biznesit të lejuar në sportin e tyre. Këtë aktivitet ai e kryen në bazën ligjore të licencës për futbollistët, dhe bazohet në rregullat dhe rregullimet për agjentët e futbollit. Por krahas kualifikimeve të tjera z. Redzepi ka edhe “BTEC Continuing Education Certificate, Leisure Management” (1992 – 1993); fitimin e kualifikimit nga “The Fitness Institute International” për instruktime të aftësisë fizike, trajnime për fines dhe ndërmarje sportive (1989). Z. Redzepi sugjeron për talentët dhe specialistët Licensat e agjentëve të lojtarëve lëshohen për territorin e Anglisë nga Federata Angleze e Futbollit. Agjentit të lojtarëve i kërkohet të kryejë aktivitetin e tij ne mënyre të vazhdueshme dhe të menaxhojë profesionin e tij si dhe praktika të tjera biznesi në një menyrë të vlefshme të respektit dhe përfitimit në profesionin e tij. Agjenti i lojtarit bie dakord në mënyrë të pakushtëzuar të veprojë në bazë të statuteve, rregulloreve, direktivave dhe vendimeve të njësisë kompetente të FIFA dhe FA. Agjenti i lojtarit duhet gjithnjë të perkrahë të vërtetën , qartesinë, dhe objektivitetin në lidhje me klientin e tij, negocijimin me partneret dhe palet e tjera. Agjenti i lojtarit do të mbrojë interesat e klientit të tij ne pajtim me ligjin dhe me sens paanësie , duke krijuar lidhje ligjore te qarta. Agjenti i lojtarit, pa me te voglin dyshim, do të respektojë të drejtat e partnereve të tij negociues dhe palëve të treta. Në veçanti , ai do të respektoje lidhjet kontraktuale të kolegeve të tij profesionale dhe do të shmangë cdo veprim që mund të tërheqë klientet nga palët e tjera. Agjenti i lojtarit duhet të menaxhoje një minimum të gjendjeve të tij

financiare në lidhje me aktivitetin e biznesit te tij. Në veçanti , ai duhet të siguroje evidenca te aktivitetit të tij në çdokohë me anë te dokumentave dhe regjistrave të tjerë. Ai duhet te mbajë të gjitha evidencat në menyrë të vazhdueshme dhe duhet të detajojë me vërtetësi aktivitetin e biznesit te tij në regjistrat e tjere. Në rast të ndonje kërkese nga autoritetet në shërbim të ndonjë hetimi mbi cështjet disiplinore apo mosmarreveshje agjenti i lojtarit është i detyruar të paraqesë evidenca që lidhen direkt me çështjen. Agjenti i lojtarit duhet të përpilojë një listë të detajuar lidhur me pagesat e tij, shpenzimet dhe çdo detyrim tjetër menjeherë pas kërkesës së klientit të tij. Agjenti i lojtarit është i ndaluar të krijojë konflikte me gjykata të zakonshme, ashtu sic është përcaktuar në Statusin e FIFA-s dhe i kerkohet të parashtrojë çdo ankesë në juridiksionin e FA.

8
SHKURT 2012

Gjuha shqipe dhe mësimi i saj
Nga Visar Zhiti THEMEL DHE SHPIRT Gjuha mbart, përhap dhe përcjell përvojat dhe informacionet e popullit që i përket. E folur dhe e shkruar, me mjetet dhe teknikën që ka si ndihmëse dhe pjesë të vetën tani, që nga më të hershimit dhe deri më modernët, nga shkrimet prehistorike të shpellave shenjat, sinjalet, zërat, zjarret, telepatitë, alfabetet, shkronjat, hieroglifet, fjalorët, librat, rrjetin bibliotekar si fantazia e labirinthit të Borgesit, median e shkruar dhe elektronike, CD-të, internetin, heshtjet folëse, etj., etj., duke shtuar dhe ato që nuk janë zbuluar ende e nuk janë shpikur, gjuha ka qenë dhe është mjeti qenësor dhe i vetëm, që bën të kryhet komunikimi i gjithanshëm dhe i gjithkohshëm, veprimtaritë sociale, të prodhohen kultura, shkenca dhe universi i diturisë si dhe ruajtjes së saj, që është po aq e rëndësishme, në mos më shumë, i popullit, e kombit, e atdheut, i popujve dhe botës. Po të dalim tek gjuha jonë, Gjuha Shqipe. Eshtë një pasuri e madhe, mbi të gjitha e shqiptarëve. Si çdo gjuhë, edhe ajo ka brenda bëmat dhe historinë, marrëdhëniet me të tjerët, pushtimet dhe mëvetësinë, zhvillimet dhe gjendjet, arritjet dhe misteret, kodet e fshehta, etj., vetë fatin, gjithmonë sipas ligjësive gjuhësore. Historia e Gjuhës shqipe është e lidhur ngushtë, sipas kodeve, jo të kuptueshëm nga kushdo, me historinë e njerëzve që e flasin. U ka bërë ballë rrebesheve të kohës, pushtimeve, përpjekjeve për asimilim, denigrimeve, mbylljeve, përçarjeve, standartizimeve gjymtuese dhe është e mbetet frymë dhe shpirt i popullit të vet, përthith dhe ushqen duke qenë njëherësh themel i identitetit. E lashtë sa folësit e saj, e ardhur nga ilirishtja, ende më thellë, nga pellazgjishtja siç besonin rilindasit tanë, e dëshmuar dhe në toponimì me malet dhe lumenjtë, edhe në homonimì, që shpjegon dhe emrat e perëndive të Olimpit, në bashkëveprim dhe me gjuhët fqinjë, me greqishten e vjetër dhe sllavishten, gjatë pushtimit romak dha dhe mori me latinishten, ndërsa gjatë pushtimit po aq të gjatë otoman, do të ishte e vetmja gjuhë në të gjithë Ballkanin, që do të ndalohej dhe u mbush me barabarizma otomane, por mekanizmi i saj gjithsesi ruajti vetveten, strukturat e veçanta. Teksa kështjellat shqiptare binin me rradhë dhe pirgjet tona rrënoheshin e burrat kapeshin robër e çoheshin të luftonin larg për perandorinë, i vetmi beden (fjalë turke) që s’u shemb, ishin dhëmbët e grave, të nënave, ato gojë që e ruajtën gjuhën amë, që nuset e mëkuan bashkë me qumështin nëpër breza. Nëse librat e pakët shqip digjeshin nga pushtuesi, folklori mbijetonte bashkë me erën dhe hullitë e arave deri sa të mbërrinim te De Rada, Naimi e Fishta… E madhërishme, e aftë të mbarte çdo kryevepër botërore, të gjuhëve aq shumë të lëvruara dhe të pasura, e shkruar me alfabete të ndryshëm, Shqipja do të zgjidhte më në fund në Kongresin e Manastirit (1908) shkronjat me të cilat do të shkruhej, ato latine, dhe si vokacion Europian Perëndimor. Kur Shqipëria do të fitonte pavarsinë dhe sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, gjuha jonë do të merrte hov, do të gjallëronte e lirë, duke dhënë vepra, ndërkohë shkoi drejt gjuhës së përbashkët letrare, në morsën e standartizimit, që ishte një fitore si e Pirros, me sakrifica të rënda. Shqipja është gjuhë zyrtare në truallin mbarëshqiptar, në republikat e Shqipërisë dhe të Kosovës sot, dhe flitet dhe jashtë kufijve shtetërore të tyre, në Maqedoni, ku shqiptarët janë dhe shtetformues, edhe në Mal të Zi, por edhe në Itali, në Jug, në ngulmimet e hershme arbëreshe e nëpër diasporë. Ndërkaq shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë nëpër Europë dhe Amerikë. Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në botë që ka diasporën më të madhe se popullsinë brenda kufijve të vetvetes. Njerëzit, kudo që shkojnë, mbartin edhe gjuhën amë, mesazhet e saj të fshehta dhe ndjejnë nevojën e thellë që të mos e humbin dhe tga përçojnë te fëmijët e tyre. Eshtë prejardhje, kulturë, amanet, porosi. Nëse gjuha s’ka nevojë për valixhe gjatë shtegëtimeve, asaj i duhen patjetër libri dhe shkolla. Dëshira për to dhe organizimi. MESIMI I GJUHES SHQIPE NE EMIGRACIONIN E TANISHEM. DESHIRA DHE ÇESHTJE: Gjuha shqipe me emigracionin e ri, sot, kur numërohet, sipas të dhënës më të fundit, 472.000 shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali, me fëmijë të lindur këtu, pra po rritet gjeneracioni i dytë, mësimi i gjuhës shqipe, krahas dëshirës për ta ruajtur dhe mësuar, si identitet e kulturë, ka vështirësitë e saj, se, së pari, shqiptarët si çdo emigracion në Itali, nuk janë të grupuar në një ose disa vende, por të shpërndarë, sipas mundësive dhe rastit, ku vazhdimisht integrohen në shoqërinë italiane. Si rrjedhojë fëmijët shqiptarë nuk janë dhe nuk mund të jenë së bashku në një shkollë. Ndërkohë janë krijuar shoqata kulturore shqiptare, që krahas veprimtarive të tyre, kanë patur dhe kanë shqetësim mësimin e gjuhës shqipe, grupimin e fëmijëve në ditë të caktuara. Janë prekse shqetësimi i tyre, puna që bëjnë për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës amtare. Janë të shumtë emrat që duan të bëjnë diçka, që bëjnë dhe shqetësohen për më shumë dhe për më mirë.Deri tani gjithçka është zhvilluar mbi baza vullnetare, ka qenë dëshira dhe përgjegjësia, malli dhe vizioni që kanë paraprirë. Së bashku, mësues shqiptarë të emigracionit, duke kërkuar dhe gjetur mbështetje nga komunat, ku janë dhe shkollat, të cilat kanë lënë në dispozicion lokalet, me orë plotësuese, një ose dy herë në javë, pasditeve apo në ditët e pushimit, me tekste nga shkollat shqiptare, të siguruara vetë ose dhe të dhuruara nga institucione, ambasada dhe individë, kanë arritur të bëjnë mësimin e gjuhës shqipe. Intesiteti për mësimin e gjuhës shqipe ka qenë më i madh dhe ka një si fashitje tani, por kërkesat janë më serioze dhe më profesionale në këtë drejtim. Dua të rëndis këtu disa nga problemet që dalin sipas meje: 1) Shqiptarët duan dhe kërkojnë dhe punojnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën amtare, ta flasin dhe ta shkruajnë dhe të kenë njohuritë bazë të historisë, gjeografisë dhe kulturës së vendit amë. 2) Pavarsisht vështirësive, shoqata që kanë qenë dhe janë organizatore të kësaj nisme, nuk shohin pengesa ligjore si dhe nga ana e mjediseve, komunat në rajone të ndryshme të Italisë lejojnë lokalet, klasat, mësuesit. 3) Deri më tani ky mision është kryer në mënyrë vullnetare dhe me sezone, pra diku ka pushuar së vepruari apo ka patur rënie dhe diku tjetër ende vazhdon apo hovëzohet. 4) Ndjehet, duhet dhe kërkohet mbështetja institucionale përkatëse e vendit amë. Përkrahja, organizimi dhe ndihma materiale. 5) Tekste unike për gjithë shkollat e diasporës, ku të të përmblidhen më kryesoret dhe të domosdoshmet për t’u mësuar nga fëmijët e diasporës. 6) Program të hartuar nga Ministria e Arsimit. 7) Ndërkaq është i pritshëm një vendim i argumentuar shkencërisht, që të përcaktojë të mësuarit kudo të gjuhës letrare shqipe, edhe në vendet arbëreshe, apo do të lihen të kultivojnë dhe mirëmbajnë të folmen arbërishte, siç parapëlqejnë një pjesë e madhe e studiuesve të saj arbëreshë. Gjuha shqipe, jo vetëm është gjuha jonë, pjesë themeltare e identitetit tonë, e qënies shqiptar dhe e kulturës sonë, që mbart gjithë informacionin kolektiv kombëtar dhe e përçon nëpër breza, por është dhe një vlerë universale e linguistikës në përgjithësi. EPILOG ME PAK SHKENCE: UNESKO ka shpallur 21 Shkurtin si “Ditë Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare”, për të promovuar diversitetin gjuhësor. Nevoja për këtë ndoshta kurrë nuk ka qenë më e madhe më parë. Specialistët konstatojnë se nga më shumë se 6.700 gjuhët që fliten në botë, gjysma rrezikojnë të zhduken para përfundimit të këtij shekulli. Pra në pak javë i takon të zhduket një gjuhë. Le të marrim një shëmbull, gjuha kete, ndoshta e pa dëegjuar ndonjëherë, e

panjohur për shumicën e njerëzimit. Kjo gjuhë jeton sot vetëm në 200 folës, nga ca fshatarë në një luginë pranë lumit Jenisej në Siberinë Qendrore. Pra kjo gjuhë po vdes. Dhe gjuhët vdesin në heshtje, pa kambana e nekrologji… Gjuhëtari nga Harvardi, Gregori Anderson, drejtor i Institutit për Gjuhët Amtare të Gjalla dhe Gjuhët e Rrezikuara mendon se njerëzit e sotëm (Homo sapiens) duhet të jenë shfaqur para 500.000 vjetësh. Kafka të ngjashme me atë të njeriut sot dhe me vjetërsi rreth 100.000 ose më shumë vjet, janë gjetur ne Afrikën Jugore dhe Lindore. Ndërsa gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar para 50.000150.000 vjetësh. Gjuha është një krijim njerëzor që mbështetet edhe në kulturë edhe në biologji, sepse ajo është përfundim i përzgjedhjes natyrore që ndikoi mbi ndërtimin (anatominë) dhe punën e sistemeve të brendshme (fiziologjinë) të trupit të njeriut. Pra, ndërsa vetë gjuha është një krijim kulturor, ajo në të njëjtën kohë kërkon themele të sakta trupndërtuese dhe nervore. Prandaj edhe njerëzit ndryshojnë prej kafshëve pikërisht prej kulturës së tyre të pasur dhe të regjistruar. Kultura, ose e thënë ndryshe aftësia për të mësuar nga përvoja e të tjerëve, është një ndodhi e veçantë e natyrës njerëzore që përcaktohet nga shkalla e njohurisë. Prandaj tejçimi i kulturës kalon nëpër dy hapa të nevojshëm: së pari ajo duhet të bëhet e njohur që mëpastaj të pranohet. Në këtë mënyrë Romakët ndërtuan të parën kulturë politikisht të bashkuar, ndonëse ajo më vonë u shkel nga pushtuesit barbarë që vinin nga Lindja. Familja Indo-Europiane e gjuhës është më e studiuara, ndonëse përpjekjet për të caktuar vendodhjen fillestare të saj kanë çuar në përfundime mjaft të ndryshme. Shkencëtarët arrijnë në përfundimin se përhapja e gjuhëve Indo-Europiane përputhet me fillimin e përhapjes së bujqësisë 9.500 - 10.000 vjet më parë. Duke u nisur nga metoda dhe në kohë të ndryshme, shkencëtarët arritën në të njëjtën pemë të të 63 gjuhëve Indo-Europiane. Ndërkaq shqipja, duke bërë pjesë në familjen e madhe të gjuhëve indo-europiane, është njëkohësisht dhe degë më vete në pemën gjenetike të këtyre gjuhëve, madje shkencëtarë të linguistikës e vendosin pranë rrënjës dhe të tjerë edhe në rrënjë. Në mënyrë të qartë gjuha Shqipe është e thellë dhe e vjetër, e më të vjetrave, në mos e para dhe i përket kohës parake të fillimit të përhapjes së bujqësisë. (ar-bërës = ar-banas = arbëresh është emri i vërtetë i atyre bujqëve që diskutohen nga shkencëtarët joshqiptarë. Pra cila do të ketë qenë gjuha që kanë folur ato bujq të stërlashtë?) Gjuha shqipe konsiderohet si ndër 5-6 gjuhët më të rëndësishme në Europë dhe në 11 gjuhët më të rëndësishme në botë. Pra, ajo është dhe një pasuri për kulturën universale në përgjithësi, që duhet ruajtur dhe mbrojtur dhe zhvilluar dhe kujdesin më të madh duhet ta kenë patjetër pronarët e saj, shqiptarët, jo thjeshtë shkencëtarët dhe akademikët dhe mësuesit, por çdo shqiptar, edhe ti…

9
SHKURT 2012

GJUHA AMTARE MË AFËR FËMIJËVE TË DIASPORËS
Është promovuar edhe zyrtarisht projekti “Gjuha Ime”, i cili ka për qëllim mësimin bazik të gjuhës amtare dhe zhvillimin e njohurive të përgjithshme për fëmijët tanë, në veçanti për ata në diasporës. Zyrtarë të institucioneve këtë projekt e vlerësuan si shumë të rëndësishëm, duke e quajtur adresë të përgjithshme për fëmijët jo vetëm në diasporë, por edhe fëmijëve që jetojnë në Kosovë, pasi që atyre u mundëson të njohin edhe historinë, gjeografinë dhe kulturën kombëtare në përgjithësi. Me rastin e lansimit të projektit, ministri i Diasporës Ibrahim Makolli tha se po bëhen përpjekje të vazhdueshme në gjetjen e formave dhe modaliteteve të ndryshme për të qenë sa më afër fëmijëve të cilët jetojnë jashtë Kosovës, për t’ua mundësuar atyre që ta mësojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar. “Ministria e Diasporës është në përpjekje të gjetjes së formave dhe modaliteteve për të ofruar sa më afër fëmijëve tanë ku do që janë mundësitë për mësimin e gjuhës amtare. Në këtë kuadër përpos pjesës fizike dhe përkrahjes së arsimit plotësues ku do qoftë në diasporë, po përpiqemi që edhe përmes formave të tjera tash që mundëson teknologjia informative, t’ju ofrojmë sa më tepër mundësi për mësimin e gjuhës amtare dhe jo vetëm mësimin e gjuhës shqipe, por të njohin edhe historinë, gjeografinë dhe kulturën kombëtare në përgjithësi”, ka thënë ai. Të pranishëm në këtë publikim ishin edhe përfaqësues të shqiptarëve nga Maqedonia, Bujanovci dhe Presheva dhe të gjithë njëzëri përgëzuan ministrin Makolli për këtë projekt, siç e quajtën ata, unifikues për të gjithë shqiptarët. Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Republikës së Serbisë, i cili përfaqëson shqiptarët nga Lugina e Preshevës, potencoi se atë që nuk arritën ta bëjnë para dy javësh në Preshevë dhe Bujanovc, po e finalizojnë në Prishtinë. “Ky takim i sotëm dhe promovimi i faqes së internetit është pikë së pari moment i volitshëm që atë që nuk e arritëm para dy jave në Preshevë e Bujanovc, ta bëjmë këtu dhe shpresojmë që së shpejti ta bëjmë edhe në Ulqin, Preshevë e Bujanovc. Kjo e drejtë nuk mund të kontestohet por ne duhet të jemi këmbëngulës. Këto 22 vite kam pas shumë kontakte me diasporën tanë dhe e di se edhe atëherë kur kemi pasuri probleme të mëdha këtu të komunikojmë, diasporën e kemi pasur të përbashkët, në çdo veprim dhe aktivitet”, ka thënë ai. Gjithashtu, Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, lansuan një spot, i cili i kushtohet në përgjithësi diasporës. Ndryshe, ky projekt i Ministrisë së Diasporës është i pari nga institucionet përmes të cilit mësohen dhe zgjerohen njohuritë për gjuhën amtare. Është një projekt që mësimi i gjuhës jo vetëm që është i lehtë, por është edhe argëtues për fëmijët. Faqja (gjuhaime.com), ngërthen në vete informata të ndryshme mbi gjuhën, kombin, historinë dhe gjeografinë e shtetit të Kosovës, si dhe lojëra, fletore pune, abetaren, e shumë gjëra tjera të dobishme për zhvillimin e njohurive tek fëmijët. Marrë nga Kosovapress

10
SHKURT 2012

MISS FRESH, Bukuria Rinore në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2012 është shpallur shqiptarja Geri Gjata. Lajmi është zyrtar dhe tejet domethënës për vlerat e bukurisë femërore shqiptare. Një bukuri që ndërlidhet me mjaft komponentë të talentit të saj si modele, aktore, muzikante dhe vallëzuese. Një bukuri që vjen nga një mjedis familjar dhe prindëror, edukatë dhe përkushtim tipik shqiptar. Ky edukim vjen nga dy prindër të mrekullueshëm, që në punën e tyre të përditshme, një baba inxhnier i përsosur e tepër profesional i fushës eletromekanike dhe nëna një mjeshtre e shërbimeve sociale të shërbimit ushqimor. E gjitha është më shumë se gëzim. Më shumë se një krenari e ngushtë familjare. Ajo i përket gjithë komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bashkuar. Ajo u përket të gjithë shqiptarëve në rrugën e tyre të integrimit, kudo që ata ndodhen... 18 JANARI PËR FAMILJEN GJATA NË LONDËR 18 Janari i këtij viti ishte ndryshe në mjedisin e ‘zjarmtë familjar’ të familjes shqiptare, Gjata në Londër. Ishte i tillë pos emocioneve të një dite që shënonte gëzim. Një gëzim legjitim për prindërit e për gjithë familjen. Rasti lidhej me faktin tepër domethënës të lidhur me njoftimin që vinte me firmën e Victoria GeorgeVeale, themeluese dhe drejtore e “Pageant” (Kompanisë rinore të bukurisë) për shpalljen e vajzës së tyre Geri Gjata “Miss Fresh Youth Beauty UK 2012” (Misi Bukuria e Freskët Rinore në Mbretëri të Bashkuar për vitin 2012-të). Lajmi shkonte më tej kur thuhej në një njoftim zyrtar se po në këtë datë në SHBA portreti i tre fituesve të këtij evenimenti shumë të rrëndësishëm në Mbretëri të Bashkuar do të ishte në kopertinën e revistës prestigjioze amerikane “Supermodelet”. Kështu ky numër i revistës së supermodeleve rinore do të kishte portretin e Gerit krahas portreteve të fituese Mis Rinorja 2012-të Hannah Tetiali dhe Mis e Vërteta 2012 Neave Denton. CILA ËSHTË BUKUROSHJA DHE ARTISTJA GERI GJATA “Geri Gjata është një vajzë e gjallë, e lumtur, vajzë e përkushtuar ndaj punës. Ajo

Jazz dhe gradën 5 Tap. Geri gjithashtu paraqitet dhe është përfaqsuar si një karakter vajzë shkolle tek filmi i shkurtër i vitit 2009 “Taksia e Mamit” dhe ajo ka patur role në komercialin O2 të Televizionit Mbarëkombëtar në vitin 2006. Ajo është anëtare e agjencisë “Spotlight”. Nxënësja e talentuar Geri është edhe një nxënëse e talentuar dhe e përcaktuar si “Giftet dhe talentet”. Në vitin 2011 ajo ka qenë e zgjedhur si finaliste në Jack Petchey “Ngrije zërin tënd” kur ka përfaqësuar shkollën e saj në Harrow. Por ajo që duhet thënë më së shumti ajo është një ndihmëse dhe vullnetare e pakursyer e disa shërbimeve në të mirë të komuniteteve. Ajo ka grumbulluar për bamirësi për Qendrën Simon Wiesenthal duke shitur ëmbëlsira! Dhe ajo që do të shkonte më së shumti në këtë rast do të ishte edhe falenderimi në gjuhën e bukur shqipe “Faleminderit dhe të lumtë Geri!”, por edhe kumbimi i domosdoshëm në gjuhën angleze: “Well Done Geri!”

WELL DONE GERI!
Geri Gjata, MISS FRESH, Bukuria Rinore në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2012
bëve bukuroshe, elegante me një kuadraturë të mirë të trupit në një vëzhgim të përgjithshëm. Ajo është gjithashtu një modele e vërtetë, vajzë inteligjente që gjithmonë duket e lumtur, prandaj duke fituar titullin e ‘Mis Buzëqeshjes’ ajo nguli një emër në këtë konkurencë tejet domethënëse. Ajo aktualisht është ende në shkollë dhe ndjek Shkollën Harris Drama (Harris Drama ka një pasion të hershëm e është talente për vallëzim, duke qenë gjithmonë në lëvizje, dhe e dhënë pas modelimit”. Kështu e cilëson faqja zyrtare këtë talente shqiptare. Më tej në këtë kënd zyrtar të bukurisë thuhet se Geri fitoi titullin në Mbretërinë e Bashkuar. E fitoi këtë pasi ajo ka një shumë elementesh të freskëta, ëë përballen me më të mirën strukturë të kockave, dhëmSchool) në bashkëpunim me Agjencinë teatrore Harris (Harris Theatrical Agency). AKTORJA DHE VALLTARJA Geri gjithashtu merr pjesë në Akademinë e Dancit The Van Niekerk Academy of Dance, ku ajo vazhdon studimet e Baletit RAD dhe në Shkollën Tring Park për artperformim, ku ajo vzhdon edhe studimet në gradën 6

11
SHKURT 2012

Nga Telnis Skuqi (ATSH) SARANDË - Një tabelë dygjuhëshe (shqip dhe anglisht), që mësojmë se është vendosur në fillim të këtij viti, në kuadër të një projekti për sinjalistikën e qytetit të Sarandës, të jep mundësi të identifikosh në kohë reale sinagogën hebraike që prej shekuj ka shërbyer si bazilikë. Një nga monumentet më të rrallë dhe më të ekspozuara për syrin e kalimtarit, gjendet në qendër të qytetit të Sarandës, vetëm 100 metra larg institucionit të bashkisë së Sarandës. E zbuluar për herë të parë në vitin 2004 nga arkeologët shqiptarë dhe izraelitë, bazilika kristiane, e cila në origjinën e saj kishte qenë sinagogë, tashmë është kurorëzuar plotësisht fal detajeve që kanë dalë në dritë, duke vërtetuar ekzistencën e një komuniteti çifutë në Sarandë, shekuj më parë. Ilir Papa, drejtori i Zyrës së Kulturës Kombëtare për rrethin e Sarandës, të thotë, se pas publikimit të studimit në fillim të vitit 2005, policia ndërtimore shembi 16 objekte paleje, ndërsa në vend të tyre janë vendosur kangjellat prej druri, që pengojnë “lopë qytetëse” që nuk janë vizitorë të rrallë të tij. “Pesë vjet më parë institucioni që unë drejtoj bëri vetëm rrethimit, por sot është kthyer në vend “pelegrinazhi” për vizitorët e huaj dhe vendas”, pohon Papa. Papa thotë se, specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë projektuar një studim për mbulimin me një kupolë të xhamtë, që të mund të shihej që së jashtmi çfarë ka brenda, në mënyrë për të mos lejuar kureshtarët të dëmtojnë objektet monumentale. PAK HISTORI Për herë të parë simbolet e menorahut të sinagogës hebraike dhe imazhet që përmban bazilika e Sarandës në qendër të qytetit, përgatiten të përcjellin atë informacion që lidhet me to, por që gjendet poshtë shtresave të rërës mbrojtëse të tyre. Prof. Dhimitër Çondi,

një sinagoge në një periudhë më të hershme se sa ndërtesa kristiane. Mendimi ështe se kemi një konvertim të ndërtesës së kultit hebraik me atë kristian. “Elementi më domethënës në simbolikën hebraike është Shandani shtatë krahësh menorah”, shton ai. Arkeologu thonë se ka një histori lidhjesh mes kësaj sinagoge dhe një tjetër të ngjashme në Italinë e Jugut. Një projekt i veçantë i udhëhequr nga arkeologja Etleva Nallbani është duke hedhur dritë të re mbi historinë e këtyre lidhjeve, të provuara nga objektet arkeologjike, që janë zbuluar. KOMUNIZMI “FSHEN” SINAGOGËN Pavarësisht se në Luftën e Dytë Botërore asnjë çifutë që u strehua në familjet shqiptare nuk u dorëzua nazistëve, për fat të keq sistemi komunistë arriti ta fshej origjinën e bazilikës, edhe pse gërmime arkeologjike vërtetonin një fakt të tillë. Prof. Dhimitër Çondi, pohon se në Arkivin e Shtetit ky objekt monumetal figuronte si një kishë kristiane me origjinë, por arkeologia Etleva Nallbani fal studimeve dhe gërmimeve që ndërmorri në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Jeruzalemit (Izrael) u bë e mundur që të ndryshojë origjina e bazilikës. “Gërmimet u nisë nga dekori i mozaikëve. Një nga synimet kryesore të punës që u ndërmorrë rreth pesë vjetë më parë ishte që të gjitha vlerat monumentale të ruhej, për të treguar se këtu bëhet fjalë për një ndërtesë të hershme”, shprehet prof. Çondi. Sipas tij, fatkeqësisht në këtë sinagogë nuk janë zbuluar mbishkrime hebreje, por në bazilikë ekziston një mbishkrim që i përket fazës kur sinagoga është kthyer në kishë kristiane. “Në këtë sinagogë është zbuluar një mbishkrimi në gjuhën greqishte-hebraishte në Itali, që dëshmon se ka ekzistuar një komunitet hebre në Sarandë në fillim të shekullit VI”, të thotë me siguri prof. Çondi, duke nënvizuar në fund se, gjatë studimeve të kryera është vërtetuar se Augustia, vajza e kryetarit të komunitetit hebre të Onhezmosit (Sarandë), ka vdekur në Itali në vitin 521, pasi ka ndërtuar më parë sinagogën e Sarandës, gjë që dëshmon se në këtë zonë ka jetuar një komunitet hebre.

Reportazh

SINAGOGA E SARANDËS
një monument për syrin e kalimtarëve
arkeologu i mirënjohur në jug të vendit, e daton sinagogën hebraike, në qendër të qytetit të Sarandës, në shekullin V pas Krishtit. “Deri tani në të gjithë zonën e Mesdheut janë zbuluar 12 sinagoga, prej të cilave 2 ndodhet në rrethin e Sarandës, një të Butrint dhe një të qendër të qytetit. Kjo tregon se në Sarandë ka ekzistuar një komunitet i madh hebre me zhvillim ekonomik dhe që kanë jetuar deri në gjysmën e shekullit VI”, të thotë prof. Çondi. Çondi shpjegon se baza e fazave kronologjike të monumentit, mbeten dyshemetë me mozaik. Të paktën dy nga tre faza dyshemesh me mozaik janë identifikuar para realizimit të dyshemesë së bazilikës. Faza më e hershme prezantohet nga dyshemeja me mozaik, në panelin qëndror të së cilës paraqiten në pozicion heraldik dy luanë deti. Stili përkon me atë të tipit romak dhe mund të veshë dyshemenë e një vile. Dyshemeja e mëvonshme paraqet një dekor kryesisht gjeometrik, motive të realizuara me kujdes dhe elegancë. Dyshemeja e tretë përfaqësohet nga një mozaik më i vonë, punim jo i kujdesshëm e me motive gjeometrike. Motivet, ngjyrat, teknika të njëjta me mozaikun e dhomës me menorah, të reralizuara në të njëjtën kohë. “Kjo është bazilika që kemi sot, e mbuluar me mozaikë në qendër. Këtu kemi nefin qendror dhe nefin verior, ndërsa jugori ende nuk është zbuluar”, të thotë prof. Çondi, duke nënvizuar, se të gjitha mozaikët në këtë sinagogë paraqesin skena biblike. Sipas tij, simbolika e skenave me mozaik çon në mendimin e ekzistencës së

“Deri tani në të gjithë zonën e Mesdheut janë zbuluar 12 prej sinagoga, prej të cilave 2 ndodhet në rrethin e Sarandës, një rrethin të Butrint dhe një të qendër të qytetit. Kjo tregon tregon se në Sarandë ka ekzistuar një komunitet i madh hebre hebre me zhvillim ekonomik ekonomik dhe që kanë jetuar deri në shekullit gjysmën e shekullit pro VI”, të thotë prof. Dhimitër Çondi.

12
SHKURT 2012

LONDËR - Festa e Katër Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u festua me madhështi në Londër. Në një festë madhështore ajo dha sinjalin pozitiv në sallën e Hammersmith Toën si një sinjal pozitiv për integrimin dhe festimin të bashkuar në një vit që përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kështu ecuria e shqiptarëve në procesin integrues shihet qartë dhe nuk është më një perceptim. Faktet e festimit të saj flasin vetë. Në këtë organizim model të festimit si radhë ndonjëherë ishin në festë të gjithë të pranishmit, ku ishte i ftuar dhe i paranishëm edhe Ministri i Diasporës së Kosovës, z Ibrahim Makolli i shoqëruar nga shefja e Kabinetit të tij dhe me praninë e këngëtarëve të mirrënjohur Ilir Shaqiri dhe Leonora Jakupi. Në këtë festë morën pjesë edhe Ambasadori i Kosovës, Dr Muhamet Hamiti, dhe anëtarë të tjerë të stafit të tij si dhe E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shqipërisë, Dr

Festohet përvjetori i katërt i

PAVARËSISË SË KOSOVËS
Teuta Starova. Ishte i pranishëm si gjithmonë në festimet që organizon mrekullisht Lutfi Vata edhe miku i shqiptarëve, deputeti i Parlamentit Britanik, Andy Slaughter dhe drejtuesit e minibashkive londineze të Hamersmithit dhe Brentit, po ashtu edhe ish drejtues të disa minibashkive londineze. Në këtë tubim ishin edhe drejtues të Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare dhe anëtarë të tyre. Ishte edhe z Joel Gaeler një nga miqtë e komunitetit dhe sponsor kryesor i tubimit festiv. Në këtë tubim festiv fjalën e hapjes e kishte z Vata, që falenderoi të pranishmit dhe uroi Gëzuar festën e Pavarësisë së Kosovës. Kosova shënon përvjetorin e katërt të shpalljes së Pavarësisë dhe ne jemi më të bashkuar tha Vata. Një fjalë përshëndetëse adresoi edhe Ambasadori i Kosovës dhe Dr Teuta Starova, E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shqipërisë. Zoti Makolli në këtë vizitë historike në mesin e emigrantëve shqiptarë në rolin e tij si Ministër i Diasporës u ndal gjerë në ndihmën që Ministria e tij dhe Qeveria e Kosovës ofrojnë dhe garantojnë për emigrantët. Foli dhe përshëndeti edhe deputeti Andy Slaughter dhe disa nga drejtuesit e minibashkive londineze.

13
SHKURT 2012

KOSOVA NË RRUGËN E SAJ KATËR VJECARE Kosova deklaroi pavarsinë me 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa më 27 shkurt 2008, Gjermania ishte shteti i parë që emëroi ambasadorin e saj në Kosovë. Më 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë. Deri tani 90 shtete nga të cilët 88 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (22 nga 27); Anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën, ndërsa BEja ka dërgura misionin EULEX për të siguruar paqe mbikqyrje të jashtme. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATOs nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën. Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, njohën pavarësinë e Kosovës, Rusia e ka kundërshtuar dhe konsideruar ilegal aktin e pavarësisë [2], ndërsa Republika Popullore e Kinës ka shprehur brengosjen e saj me këtë akt. Me 15 maj 2008, Rusia, Kina dhe India, lëshuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën ftojnë për negociata të reja në mes të autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës. Nga fqinjët e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Mali i Zi e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ka ngritur çështje e vijëzimit të kufirit mes saj dhe Kosovës, tani e diskutuar vetëm me Prishtinën kurse më parë vetëm me qeverinë e Beogradit. Komisioni i përbashkët i Ish Republikës Jugo-sllave të Maqedonisë dhe Kosovës për Demarkacion të kufirit filloi operimet më 25 Mars 2008 në Shkup. Qeveria e Serbisë si reagim kundër shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës ka thirrur në konsultime ambasadorët e vet nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por në

korrik 2008, ambasadorët e saj në shtetet e BE-së u rikthyen. Serbia akuzoi liderët kosovarë për tradhëti të lartë. Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, me 15 gusht 2008, zyrtarisht dërgoi një kërkesë në OKB, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth aktit të pavarësisë së Kosovës. Asambleja e Përgjithshme e OKBsë në takimin e saj në shtator 2008[6] vendosi ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. GJND vendosi më 22 korrik 2010 se deklarata e pavarsisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën nderkombetare, me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Në 7 shtator 2011 në tabloidin serbë “Blic” thuhej se dy shtete kishin tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, sipas “Blic” Omani dhe Guinea-Bissau. Këtë lajm e mbështeti ditën tjetër edhe ministri i punëve të jashtme të Serbisë Vuk Jeremiç por shpejtë u zbulua se këto ishin informacione spekulative dhe mashtrime të diplomacisë serbe. Zëvëndëskryeministri i Parë i Kosovës Behgjet Pa-

colli ka pasur të një bisedë telefonike me presidentin e Guinea-Bissau, Malam Bacai Sanha, i cili i ka rikonfirmuar njohjen nga Guinea-Bissau. Republika e Kosovës më datë 30 janar 2011 ka marrë notë verbale nga Sulltanati i Omanit, me nr. të referencës 7102/700710/ 181/2011 dhe të nënshkruar nga lartmadhëria e Tij Sulltani Qaboos Bin Said dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ku thuhet se: “Njohim pozitën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë drejt pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria e Sulltanatit të Omanit e mirëpret anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ku Kosova dëshiron të marrë pjesë”. Omani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, ku ambasadori i Kosovës në Londër Muhamet Hamiti është akredituar si ambasador jo rezident në Oman. Më 20 shtator 2011 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë marr konfirmimin nga ministri i Punëve të Jashtme i

HAITI NJEH KOSOVËN
Ka ardhur njohja e 87 për Republikën e Kosovës. Ditën e premte (10 Shkurt 2012) Ministria e Jashtme ka njoftuar se Haiti është vendi më i ri qa ka njohur shtetin e Kosovës. ”Ministri i Punëve të Jashtme të Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme te Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë bërë publike njohjen zyrtare te pavarësisë së Kosovës nga Haiti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. Haiti është shteti i 87 qe e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Njohja nga ky shtet vjen ne kohen, kur Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës se Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve te pavarësisë.

Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alaëi bin Abdulla për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. SALLA FESTIVE Pastaj salla festive e Hamersmillit që në fillim të ditës së saj më të shënuar historike në mesin e përvjetorëve të Pavarësisë së Kosovës u takoi të pranishmëve. Fëmijët e talentuar të shkollave të “Ardhmëria” ishin protagonistë të festives me këngë, valle e recitime

deri sa më pas mjeshtrit Shaqiri dhe Jakupi përpinë tërë sallën dhe të gjithë kënduan e vallëzuan deri vonë. Duhet theksuar se ky eveniment u sponsorizua nga kompania Money Gramm, Ministria e Diasporës dhe dy kompani avokatore. Kompania Money Gramm me punonjësen e saj Loretën ishin të gatshëm edhe në dorëzimin vullnetar të disa materialeve për komunitetin. E gjitha ishte fantastike dhe model.

14
SHKURT 2012

Besnik RAMA Specialist në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, Shqipëri Për mua dhe dy koleget e mia, Erida Koleci dhe Anila Alliu, është hera e parë që vizitojmë Luginën e Preshevës. Shkojmë atje për trajnimin e mësuesve të klasave I-IV. Kemi hartuar një program, sipas një kërkese që Këshilli Kombëtar Shqiptar i ka bërë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, por askush prej nesh nuk e fsheh dot “sikletin” e brendshëm. Nuk e dimë sa të zotë do të jemi për të përmbushur misionin, për t’u ardhur në ndihmë kolegëve tanë atje. Shkollat fillore të Luginës së Preshevës sivjet punojnë me një abetare nga Shqipëria. Ato kanë nevojë për asistencë profesionale, presin që ne t’u lehtësojmë punën pedagogjike mësuesve. Jo vetëm kaq, mësuesit e Luginës së Preshevës kanë nevojë për zhvillimin e tyre profesional, për përditësim në fushën e mësimdhënies. Padyshim, atyre nuk u mungon kualifikimi dhe njohja në pedagogji e didaktikë, por interesohen për metodat dhe teknikat bashkëkohore, dhe kjo është e domosdoshme për ta, pasi në shumë lëndë janë të detyruar të bëjnë përshtatje të teksteve shkollore me programet mësimore. Atyre u duhen rrugë e forma efikase jo vetëm në punën e drejtpërdrejtë me nxënësit në klasë, por edhe në aspektin e planifikimit vjetor dhe atë të parapërgatitjes ditore. Këto të fundit guxoj t’i them tani, pas kthimit tonë nga Bujanoci, pas kontaktit me mësimdhënës e drejtues shkollash atje, pas shkëmbimit të përvojave me ta... Lugina e Preshevës ndodhet në lindje të Kosovës dhe përfshin Preshevën në jug, Bujanocin në mes dhe Medvegjën në veri. Lugina e Preshevës administrativisht është ndarë nga Kosova në vitin 1945. Ka pozitë shumë të përshtatshme gjeografike, pasi ajo shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik dhe laget nga Morava e Vardari. Lugina paraqet korridorin më të rëndësishëm dhe më të shkurtër të daljes së shteteve të Europës në Detin Egje. Presheva dhe Bujanoci gjenden në rrugën kryesore të Moravës, ndërsa Medvegja gjendet në rrjedhën e lumit Jabllanicë (degë e Moravës Jugore) dhe ka pozitë periferike më të

Mbresa pune dhe udhëtimi

BUJANOC, për trajnimin e mësuesve

pavolitshme gjeografike. Lugina ka reliev kodrinor malor në të dy anët e lumit Morava, kurse në mes shtrihet fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës (nga edhe e ka marrë emrin ky rajon). Në perëndim, Luginën e Preshevës e mbyllin malet e Karadakut, ndërsa në lindje mali Rujen. Lumenjtë, duke rrjedhë nga malet e larta, kanë krijuar luginat e veta të thella dhe të ngushta e kështu kanë formuar reliev mjaft të copëtuar, por të shumëllojshëm. Fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës ka prejardhje tektonike. Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 111 000 banorë, dendësi 76 banorë për km2 dhe me 62% shqiptarë, është ndër rajonet me dendësi të madhe të popullsisë dhe karakterizohet nga shkalla e lartë e lindshmërisë. Komuna e Preshevës ka 264 km2 me 40 000 banorë dendësi 129 banorë për km2 dhe me 95% shqiptarë. Komuna e Bujanocit ka 461 km2 me 50 000 banorë, dendësi 95 banorë për km 2 dhe me 60% shqiptarë. Komuna e Medvegjës ka 524 km2, me 21 000 banorë, dendësi 33 banorë për km 2 dhe me 32% shqiptarë. Numrin më të madh të popullsisë e ka komuna e Bujanocit, ndërsa dendësi më të madhe ka komuna e Preshevës. Sipas dy regjistrimeve të fundit, komunat e Preshevës dhe Bujanocit tregojnë rritje të popullsisë,

ndërsa ajo e Medvegjës tregon ulje për 400 ose rreth 20%. Lugina e Preshevës ka potenciale natyrore të kufizuara. Bujqësia është degë kryesore e ekonomisë. Afër 70% e popullsisë merret me bujqësi. Kulturat kryesore që kultivohen janë drithërat, ndërsa prej bimëve industriale duhani, kultivimi i të cilit më parë zinte sipërfaqe të mëdha, sepse ishte me leverdi të madhe ekonomike, kurse kohët e fundit janë zvogëluar sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë. Presheva (me 7000 banorë) është qendra më e rëndësishme e Luginës, e njohur për industrinë e materialeve të ndërtimit, industrinë e përpunimit të duhanit dhe të lëngjeve joalkoolike. ...Në buzëmbrëmje arrijmë në Bujanoc, që ndodhet në veri të Preshevës. Bujanoci (me 7500 banorë), është qendër komunale me industrinë ushqimore dhe të ujit mineral. Qyteti ndodhet në qendër të drejtimeve komunikuese, shumë afër autostradës ndërkombëtare E 10: Beograd – Shkup – Selanik – Athinë. Na bën për vete qetësia, ajri i pastër, ndërtesat karakteristike. Nuk të zë syri pallate mbi 5 kate. Qendra ka një shesh dhe lulishte, rrugët janë të asfaltuara. Për ne është pak e çuditshme që uji i zakonshëm nuk tregtohet thuajse fare, në shitore gjen vetëm ujë të gazuar. Mësojmë se uji natyral është

ujë i pijshëm dhe e gjen në çezma në çdo kohë. Kontaktin e parë e marrim me zotin Agim Hasani, drejtor për arsimin në Komunën e Bujanocit, me zotin Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe me zonjushën Arbnora Ahmedi, sekretare e këtij këshilli. Mikpritja e tyre nis me një ftesë surprizë: Në mbrëmje, në sallën e shtëpisë së kulturës jepet një koncert artistik. Edhe pse të lodhur nga udhëtimi i gjatë, nuk mund ta refuzojmë shansin për të ndjekur atë aktivitet, që realizohej nën kujdesin e zotit Shaip Kamberi, kryetar i Komunës. Ndërtesa e komunës ndodhet në qendër të Bujanocit. Po kështu edhe shtëpia e kulturës. Salla e shfaqjeve u mbush plot e përplot me artdashës të të gjitha moshave. Prezantuesja, mësuese e klasës së tretë fillore, por dhe gazetare e medias lokale, njofton edhe praninë tonë në sallë. Ne emocionohemi, sidomos nga interpretimi plot elegancë e virtuozitet i valleve prej djemve e vajzave amatore (të gjithë të veshur me kostume kombëtare), që kryesisht janë nxënës të shkollës së mesme, por anëtarë të rregullt të shoqërive kulturore artistike). Shoqëritë kulturore artistike mbajnë gjallë trashëgiminë folklorike dhe etnografike. Ato pasurojnë jetën shpirtërore të shqiptarëve të Luginës, brenda kufijve sh-

tetërorë të Serbisë. Përveç valleve, edhe këngët patriotike dhe pjesët humoristike shoqërohen nga duartrokitjet e vazhdueshme të sallës. Se pse më lind një ndjenjë admirimi për këtë jetë të gjallë artistike. Ndoshta gaboj, por kam përshtypjen se ne këtu, në Shqipëri, e kemi pak të zbehur e të vakët aktivitetin e grupeve artistike, e kemi lënë si mënjanë, në harresë, i aktivizojmë ato vetëm për raste festivalesh dhe vetëm në festivale. Shtëpia e kulturës në Bujanoc ka kthyer në traditë të përvitshme: javën “Svetosavska”; ekspozitën e punëve të parashkollorëve, të shkollave fillore dhe të mesme; verën kulturore dhe ditën e shtëpisë së kulturës. Bujanoci është qytet i rinisë dhe i sportit. Që në vitin 2000, këtu është ndërtuar edhe qendra sportive. Mësojmë se shtëpia e kulturës ka bibliotekë të pasur, por një pjesë e mjediseve janë lëshuar për t’u shfrytëzuar përkohësisht nga Fakulteti i Ekonomisë që sapo është hapur në Bujanoc. VIZITAT TONA NË SHKOLLA (Mbresa, por dhe detaje për ata që duan të dinë më shumë për sistemin arsimor në Luginën e Preshevës) Vizitën e parë e bëjmë në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” Tërrnoc. Tërrnoci është fshat në periferi të Bujanocit. vijon në faqen 15

15
SHKURT 2012

vijon nga faqja 14 Është pasdite. Nxënësit po bëjnë pushimin e madh. Takojmë drejtuesit e shkollës dhe mësues të klasave I-IV. Mësuesi Muharrem Xhemali këmbëngul që të vizitojmë klasën e tij, III 4. Katër nxënës, dy djem dhe dy vajza, për të na përshëndetur, dalin në krye të klasës dhe interpretojnë pjesën që po përgatisin me rastin e festave. Drejtoresha, Valbona Tefiku - Ismajli, dhe pedagogu i shkollës, Selami Jakupi, na flasin për shkollën. Kjo shkollë aktualisht ka rreth 1000 nxënës, të ndarë në 40 klasa me afërsisht 25 nxënës/ klasë. Drejtoria mbulon dhe 6 klasa në lagjen Strugar, si dhe një klasë të kombinuar në Malin e Tërrnocit. Shkolla “M. Kadriu” ka hapur dyert e saj në vitin 1922, kurse në vitin 1926, për të mos u mbyllur, është mbajtur me kontributin e vetë fshatarëve. Më 3 mars 1945 është hapur klasa e parë në gjuhën shqipe me 54 nxënës. Më pas është ngritur kati i dytë i ndërtesës. Vitet e fundit është bërë rikonstruksion bashkëkohor i shkollës. Në komunën Bujanoc funksionojnë 6 shkolla fillore që ndiqen nga mbi 3 000 nxënës shqiptarë, të ndarë në 158 klasa (19.1 nxënës/klasë), ndërsa në komunën Preshevë numërohen 7 shkolla fillore me mbi 4800 nxënës shqiptarë, të ndarë në 251 klasa (19.2 nxënës/klasë). Shkolla fillore përfshin arsimin e detyruar (klasat I-VIII). Çdo shkollë ka drejtorin (dhe nëndrejtor, kur numri i nxënësve është i madh), pedagogun, sekretarin, kontabilistin, psikologun dhe mësimdhënësit. Drejtori dhe pedagogu nuk japin mësim. Drejtoi kryen funksione administrative, kurse pedagogu është këshillues për mësuesit dhe prindërit. Secili prej këtyre ka detyrim vëzhgimin e vetëm 30 orëve mësimore në vit te mësues të ndryshëm. Të gjitha shkollat kanë sistemin e ngrohjes, internet dhe ndriçim pa ndërprerje. Shkollat menaxhojnë vetë buxhetin vjetor, përfshirë edhe pagat e gjithë personelit drejtues, mësimdhënës dhe ndihmës, por të mbikëqyrur nga ministria e arsimit. Çdo shkollë ka zyrat për stafin drejtues, por edhe sallë komode për mësuesit, ku nuk mungon as televizori. Zyrat dhe salla e mësuesve, në shumë shkolla janë në korridor më vete, ku nuk lëvizin nxënësit.

Në vitin 2002-2003 në Serbi startuan disa reforma në arsim. Një ndër to është dhe notimi i nxënësve, vlerësimi me shkrim, përmes provimit. Nxënësit e klasës së parë vlerësohen me shprehje, kurse në klasat pasardhëse, II-VIII, me nota nga 5 deri 1, ku nota 1 është jokaluese. Mësimi në shqip është i garantuar me ligj që nga arsimi parashkollor deri në klasën e 12-të të shkollës së mesme. Thuajse në të gjitha lëndët punohet me standarde. Shkollës i kërkohet që nivelin bazë ta arrijnë 80% e nxënësve. Drejtorin e shkollës e emëron ministria, pas konkursit, po kështu dhe mësuesin. Drejtori i shkollës, kur ka vend në organikë, mund të punësojë një mësues jo më shumë se dy muaj. Brenda kësaj kohë, drejtori shpall konkurs. Të gjithë të interesuarit njoftohen nga shkolla dhe përmes medias së shkruar. Aplikimi bëhet në këshillin drejtues të shkollës, ku zhvillohet edhe konkursi. Këshilli drejtues përbëhet nga tre mësues të shkollës, nga tre prindër dhe nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kandidatura e përzgjedhur nga konkursi i propozohet ministrisë së arsimit për miratim dhe emërim. Shkollat fillore ku mësohet shqip, kanë probleme me tekstet mësimore. Vite më parë, ato merrnin dhe zbatonin edhe programe e tekste nga Kosova, ndërsa tani e kanë të vështirë ta bëjnë këtë, pasi nuk kanë pëlqimin e ministrisë së arsimit, e cila, gjithashtu, nuk u boton libra për gjuhën shqipe dhe leximin. Shkollat vazhdojnë të përdorin tekstin e edukatës qytetare në serbisht, pasi mungon botimi shqip. Mësuesve u kërkohet parapërgatitje ditore e rregullt. Rregullsia duket tek të gjithë. Thuajse të gjitha shkollat kanë një format shablon të ditarit, bllokun ku janë shtypur rubrikat e orës së mësimit, ku mësuesit bën plotësimin për çdo orë që do të zhvillojë. Tërheq vëmendjen kërkesa për të parashikuar për çdo orë mësimi qëllimin arsimor dhe qëllimin edukativ. Mësuesit janë në dijeni se shkolla mund të punojë me objektiva, por asnjëri nuk harton objektiva, edhe pse ata shkruajnë standardet e lëndës. Kuptohet se “detyrimi” i mësuesit për të parashikuar qëllimin edukativ, është një punë e lodhshme, por shpesh e pamundur dhe krejt e pa-

nevojshme. Në bisedë me mësuesit, kuptojmë se ata janë të lirë edhe të mos planifikojnë qëllimet e orës, sipas praktikës së deritanishme, duke i zëvendësuar me objektivat, por janë të patrajnuar për një gjë të tillë dhe u duket ndërmarrje e vështirë, edhe pse në një numër të madh lëndësh mësimore punojnë me standarde. Regjistri i klasës është shumë i pasur në rubrika, krejt ndryshe nga regjistri që përdorim ne në shkollat tona. Regjistri i klasës fillon me listën e mësuesve që japin mësim në atë klasë, si dhe me periudhën gjatë së cilës kanë dhënë mësim. Realizimi i programit shkollor, ndryshe emërtohet “Regjistri i punës”. Për arsye vendi, nuk po jap detaje të 13 rubrikave të regjistrit. Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” na pret zëvendësdrejtori Rafet Xhelili. Është ora 18.30. Vazhdon mësimi i klasave të pasdites. Ne befasohemi nga ndërtesa dhe mjediset aq funksionale të kësaj shkolle të mesme të përzier, po ta quajmë kështu, sepse, përveç gjimnazit me drejtim të përgjithshëm, shkolla ofron arsimim në disa degë, si: makineri, mjekësi, ekonomi, automekanik, axhustator, tregti, autoelektricist, elektro (instalues i rrjeteve të larta). Ndërkohë, zoti Galip Beqiri, që na shoqëron, kujton vitet kur ka qenë mësues në këtë shkollë, e cila atëherë ka qenë një barakë përdhese, krejt e papërshtatshme për mësim të rregullt. Shkolla është hapur në vitin 1968 si gjimnaz. Sot, për shkak të interesimit të të rinjve për t’u arsimuar, kjo shkollë e mesme, që është e vetme për shqiptarët në komunën e Bujanocit, numëron afër 1500 nxënës. Klasat kanë mesatarisht 28.5 nxënës. Japin mësim 126 mësues, por shërbejnë dhe 11 punëtorë ndihmës. Shkolla ka kushte optimale për mësim. Dhomat e mësimit janë të bollshme, shumë komode. Takojmë nxënës të vitit të tretë dhe maturantë. Biseda jonë me ta është shumë e ngrohtë, ata na shfaqin botën e tyre rinore, hobin, shqetësimet dhe ëndrrat që kanë, shpresat për t’u bërë të zotë e të vlefshëm në jetë. Koha ecën. Akrepat shënojnë 19.15. Mbaron ora e fundit e mësimit. Nxënësit dalin qetësisht, marrin autobusët dhe nisen drejt fshatrave të tyre, ku banojnë. Në Preshevë funksionojnë dy shkolla të mesme:

gjimnazi “Skënderbeu”, me mbi 1000 nxënës shqiptarë, të ndarë në 35 klasa, dhe shkolla teknike profesionale “Presheva”, me mbi 1250 nxënës shqiptarë, të ndarë në 47 klasa. Një pjesë e të rinjve që mbarojnë shkollën e mesme, vijojnë studimet në universitete, kryesisht në Prishtinë, Tetovë dhe Tiranë. Pjesa tjetër i kthehet jetës së zakonshme të shtëpisë, ndihmon ekonominë familjare në bujqësi, apo në bizneset e pakta e të vogla, ose merr rrugën e emigracionit, si të afërmit e tyre, të aftë për punë, pasi nuk ka shpresë për ndonjë punësim, sepse tregu i punës thuajse mungon dhe perspektivat e punësimit janë jo shumë premtuese. Qeveria Shqiptare jep të drejta studimi çdo vit për të rinjtë nga Lugina e Preshevës. Sivjet, në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë janë regjistruar 30 studentë në vitin e parë mjekësi e përgjithshme, 15 nga komuna e Preshevës dhe 15 nga Bujanoci. Në degën e stomatologjisë janë pranuar 10 studentë, ndërsa në atë të Farmacisë janë pranuar gjithsej 8 studentë nga Lugina e Preshevës. Një numër jo i vogël të rinjsh nga kjo luginë janë pranuar, si çdo vit, është në degë të tjera të UT-së. Bie në sy numri i madh i pranimeve në mjekësi, që është shumë herë më i lartë se nevojat që ka Lugina për mjekë. Edhe vetë të rinjtë dhe prindërit e tyre e dinë një gjë të tillë, megjithatë preferojnë mjekësinë, me shpresë për një punësim qoftë edhe jashtë vendbanimit. Kjo i shtyn banorët e Luginës edhe të emigrojnë, me shpresë për një jetë më të mirë. Zoti Agim Hasani, që gjithashtu është bashkëshoqëruesi ynë, shprehet se thuajse të gjithë nxënësit që mbarojnë klasën e tetë të arsimit të detyruar, ndjekin shkollën e mesme. Pranimi në shkollën e mesme bëhet me provim nga Ministria e Arsimit, e cila bën edhe regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme, në bazë të rezultatit të secilit. Ministria i dërgon shkollës së mesme listën e nxënësve që pranohen në klasën e parë. Ka degë, si mjekësia, ku konkurrenca është shumë e madhe. Në këtë shkollë, për mjekësi janë regjistruar ata që në provim kanë fituar mbi 98.5 pikë, nga 100 pikë të mundshme. Ndërsa bisedojmë në zyrën e zëvendësdrejtorit, hyn brenda një mësuese e

veshur me bluzën e bardhë. Është Anila, mësuesja nga Kuçova e Shqipërisë. Vjen për të na respektuar, se i kemi shkuar në shkollën ku shërben si mësuese. Ne e takuam Anilën dhe u njohëm me të natën e koncertit në shtëpinë e kulturës. Anila është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, por tani jeton e punon në Bujanoc, pasi është martuar prej vitesh me një shqiptar këtu. Çdo ditë, Anila gjen një moment dhe nuk lë pa u takuar me ne. Na respekton dhe nxjerr mallin për atdheun. MËSUESIT E SHKOLLAVE FILLORE - MIQTË TANË (Në vend të mbylljes) Ne shkuam në Luginën e Preshevës për trajnimin e mësuesve. Ishte hera e parë që specialistë arsimi nga Shqipëria do të trajnonin mësimdhënësit shqiptarë në Serbi. Nuk mungoi as interesimi i medias lokale, që ishte e pranishme edhe në fillim të aktivitetit, edhe në mbyllje të tij dhe i bëri jehonë me një kronikë të gjatë, në krye të edicionit qendror të lajmeve. Ne, si ekip, u kujdesëm të sillemi si kolegë, si të barabartë. Është interesant fakti që u bëmë menjëherë si të shtëpisë. Merita u takon kolegëve mësues atje, të gjithëve pa përjashtim, por do të veçoja mësueset Arta Smajli, Labinota Murati, Blerta Halili dhe Azemine Azemi, që punuan edhe jashtë orarit të trajnimit dhe demonstruan me kompetencë para të tjerëve modele orësh mësimi. Të gjithë mësuesit ishin shumë korrektë në respektimin e orarit të paraqitjes në mëngjes, po edhe pas pushimeve midis seancave. Nuk mbaj mend që dikush të ishte pasiv gjatë seancave trajnuese. Aktivizimi i secilit prej pjesëmarrësve nxiti rrahjen e mendimeve, debatin pedagogjik, shkëmbimin e përvojave. Në përfundim të trajnimit, Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Komuna Bujanoc na respektuan me certifikata mirënjohjeje. Një fotografi e përbashkët duket sikur mbledh dhe bashkon gjithë mbresat, gjithë miqësinë dhe vëllazërinë tonë. Janë mbresa të pashlyera, mbresa që nuk përsëriten, por dhe që nuk mjaftojnë. Te secili prej nesh mbetet e zgjuar dëshira për t’u takuar përsëri si kolegë, si miq, si vëllezër. Të tillë jemi dhe të tillë do të mbetemi...

16
SHKURT 2012

Shfaqja e ndjenjave kombëtare është një pasqyrë, e cila vihet në dukje gjithnjë kur kombet duan t’i shohin shkaqet patologjike të rrezikut të ekzistencës së tyre gjatë historisë nga ana e pushtuesve barbar dhe mbeshtjellja e tij me ideologji të errëta, vese, sindrome dhe humbje të vizionit të qartë drejt të ardhmes. Po ashtu këto ndjenja të vërteta kombëtare janë aq të fuqishme për kushtet dhe rrethanat në të cilat shfaqen sa që nxjerrin në dritë tek të gjithë domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit, kulturës rrënjësore të tij, mbrojtjes të së drejtës historike dhe qenjes shpirtërore e kombëtare të tij, të vetëdijes kombëtare si dhe të zgjimit të ndërgjegjës së përgjithshme kombëtare. Është për t’u nënvizuar një gjë e rëndëishme këtu se nga pesha morale e kombeve kanë dal në sipërfaqe edhe aftësit e brendshme të tij për të lëvizur krahët e historisë në drejtim të duhur dhe të drejtë historik si dhe për të këputur lidhjet e dëmshme të politikës, ideologjisë dhe barbarizmave që kanë lënë pushtuesit tek ta, kjo jo vetëm se i ka ndihmuar këtyre kombeve që të gjejën rrugën e tyre të vëtretë të nisur që nga zanafilla e tij, por edhe të zbulojn në tërësi qëllimin e ardhmërisë së sigurtë dhe të mirë jo vetëm për ta, por edhe për brezat e ardhshëm. Karkateri universal i një kombi të lashtë dhe historik gjendet gjithmonë përball dallimeve, shumllojshmërisë së zakoneve, petkut të huaj ideologjik, kulturor, lidhjeve politike artificiale të gabuara dhe ideologjike etj etj, të gjitha këto jo vetëm që i bëjnë dëm natyrës dhe qenësisë së tij si komb, por edhe e fusin atë në kontraste të mëdha në mes realitetit të tij të natyrshëm historik dhe dyndjeve të popujve ardhacak së bashku me barbarizmat dhe bojën e tyre ideologjike rrënuese dhe mohuese të drejtësisë dhe autoktonisë së kombeve ku ata kanë vërë këmbët e tyre pushtuese. Duke mos rënë në krahët e pasioneve, lakmisë dhe interesave të shkurtëra ideologjike demoniake, pastaj të humbjes së vlefshmërisë dhe rëndësisë së kohës dhe të vërtetës së historisë së kombeve është pikërisht pesha morale, dhe ndërgjegja kombëtare ajo që rëndon fuqishëm dhe përcakton hapat historik të kombeve drejt daljes nga këto teprime të huaja ideologjike dhe nga rreziku i mohimit dhe mosaftësisë për të ngre çështjet e drejta në tryezat e kohës dhe vendimeve ndërkombëtare si dhe për të përccaktuar me saktësi rrugëtimin historik dhe vizionin e qartë drjet të ardhmes së sigurtë të tyre. Sidoqoftë ringjallja e ndjenjave kombetare ne kohen tone te cilat jane dyfishuar pothuajse eshte nje pergjigje uniforme e qytetrimit dhe rivendosjes se gjerave ne vend te vete, si dhe te anulimit te te gjitha çmendurive te se kaluares nepermjet traktateve si mekate politiko-diplomatike te kohes qe iu bene kombit shqiptar gjate historise. Dallimi në mes kërkesave të natyr-

shme të një kombi autokton dhe atyre të panatyrshme të një populli ardhacak është i madhë sa lindja me perëndimin, sepse kërkesat e natyrshme të një kombi janë jo vetëm të përligjura dhe të drejta, por edhe themeltare dhe të padiskutueshme, ndërsa ato të panatyrshme apo kërkesat absurde të popujve ardhacak vijn si rezultat i pretendimeve, i instikteve gllabëruese dhe i thurrjes së miteve dhe ngjitjes pas iluzioneve. Pikërisht këtu qëndron edhe momenti i madhë i pushtetit të padiskutueshëm të së drejtës së historisë së kombit shqiptar europian për të realizuar të gjitha aspiratat e tij dhe për të rivendos kombin me dinjitet në mesin e kombeve të civilizuar dhe demokratike dhe kështu për t’u bërë faktor i rëndësishëm i zhvillimeve pozitive në botë.

në këtë shekull brenda qenjes shqiptare në drejtim të realizimit të aspiratës së përgjithshme kombëtare të tij duhet shikuar në dy aspeket :e para si energji që rrjedhe nga koha dhe nevoja e realizimi të këtij akti pra të bashkimit të qenjes kombëtare në një, dhe e dyta si një ndezje e pasioneve të fjalëve dhe testimeve të ndryshme të kohës dhe botës politike kombëtare dhe ndërkombëtare.Ajo që është e rëndësishme në këtë kohë është që këto impulse dhe ky entuziazëm i madhë i këtyre përpjekjeve të mos jetë vetëm një pasion i ndezur i fjalëve të pushtetit gjuhësor, por të shtrihet deri në kufirin e ndikimit në proces të rivendosjes së kombit shqiptar në kurorën e kombeve të plota, demokratike dhe të bashkuar në familjen e lashtë të saj europiane. Asnje shtet nuk mund te kete mbesh-

VETPLOTËSIMI I KOMBIT
Nga Gjon Keka Në përputhje me mësimet e shëndosha për kombet të cilat nxjerrin jashtë elementet dhe interpretimet e konfuzionalitetit dhe të mbjelljes së ideologjieve dhe miteve absurde, kombi ynë ka jo vetëm natyrën e fiseve Ilirie të mishëruar brenda tij në realitetin historik, por është edhe një komb që ka si levë të fuqishme kulturën e lashtë të tij europiane, gjuhën, shpirtin e tij europian si dhe është pjesa kryesore e kurorës së civilizimit të familjes së lashtë europiane. Ngatërrimi i gjuhës historike të kombit me atë të gjuhës politike të shtetit është në njërën anë një gabim që vjen si rezultat i mungesës së kuptimit të idesë dhe doktrinës bazë të kombit dhe në anën tjetër atë të historisë politike të formimit të shtetit mbi vullnetin e atij kombi për të qeverisur veten mbi bazën e ides dhe doktrinës origjinale të tij. Në lidhje me këtë hitsoriani i urtë gjerman i ligjit dhe së drejtës Karl Salomo Zachariae shkruan në veprat e tij mbi shtetin se “kombi dhe shteti nuk janë identik në vetvete.Kombi quhet mishërim i të gjitha fiseve të tij, p.sh. një komb mund te jete i ndarë në disa shtete.Ndërsa të dy termat kanë përdorime identike, por është rëndësia e kombit mbi atë te shtetit ajo që i jep kuptim atij”. Ndërkaq duhet vënë re një gjë tepër të rëndësishme për kohën e tanishme se para se lidershipi politik dhe elita në përgjithësi intelektuale-akademike e politike e kombi shqiptar të bëjë lëvizjet për bashkimin e tërë trupit të tij kombëtar historik me urtësin dhe bashkëpunimin e ngushtë me miqët e saj ndërkombëtar dhe faktorët vendimëmarrës ajo duhet se pari të realizoj në vetvete unitetin e mendimit dhe rilindjen e plotë pra të brendshme kombëtare e shpirtërore. Megjithkëtë duhet elaboruar edhe një gjë këtu se lëvizjet, energjitë dhe përpjekjet e ndryshme që po bëhen tetje te ekzistences se tij diku tjeter perveq atij te te qenit gjithnje i lidhur dhe harmonik me vullnetin e kombit dhe vizionin e tij, ne momentin qe kjo ekzistence vihet ne dilem apo tentohet te punohet mbrapsht ne drejtim te te berit distance ne mes tij dhe vullnetit te kombit, atehere shteti del jashte doktrines se tij themeltare historike, jashte arsyes praktike, jashte kohes dhe hapesires se tij si organizem, si institucion dhe jashte ligjit moral si baze e qendrueshmerise se themeleve te politikes se tij. Nga kjo mund të konkludojm se liria e brendshme dhe bashkimi i trupit anatomik të kombit shqiptar europian nuk mund të jetë në asnjë mënyrë dhurat e pushteteve politike apo edhe e politikës ndërkombëtare, por ajo duhet të vij dhe rrjedh ashtu natyrshëm nga kapilarët e përgjithshëm të çdo shtetit dhe kombi në përgjithësi si dhe të pranohet nga bota politike ndërkombëtare si e drejt e natyrshme historike. Duhet ditur gjithashtu se kombi është i vetmi subjekt ligjor dhe bartës i origjinalitetit të tij në kohë, në kontinuitet historik dhe zhvillimor gjatë tërë proceseve historike dhe zhvillimeve politike kombëtare e ndërkombëtare.Meqë tani në këtë vit 2012 respektivisht më 28 nëntor të gjithë shqiptarët shënojn 100 vjetorin e deklarimit të pavarësisë më 28 nëntor 1912, por jo edhe të pavarësisë së plotë të trojeve tona kombëtare më vitale, si dhe 570 vjetorin e flamurit kombëtar të ngritur në Kalanë shkëmb të Krujës nga strategu, diplomati dhe lideri vizionar Gjergj Kastrioti më 28 nëntor 1443 si dhe të çlirimit dhe të pavarësisë së trojeve shqiptare nga hordhia dhe zingjirët e perandorisë së errët otomane .është e rëndësishme që të reflektojm dhe të arrijm të kuptojm kohën e artë të vendimeve të rëndësishme dhe historike si dhe të transformimeve të

domosdoshme do të thoja rrënjësore të kombit tonë, por edhe të ringjalljes së tij të plotë ashtu që të ec i sigurtë drejtë ardhmes dhe me vizion të qartë të tij si dhe i vetplotësuar përgjithmonë si komb i lashtë europian dhe pjesë e kurorës së civilizimit të kësaj familje. Ndërsa tani në këtë shekull kombit shqiptar i nevojitet rikthimi i shpirtit te Gjergj Kastriotit per dy arsye ; se pari, kjo do te thoshte ringjallje e vlerave dhe kultures europiane te kombit shqiptar si dhe se dyti rikthimi i plote i te drejtes (pjeseve) historike te anatomise se kombit shqiptar europian ne pergjithesi.Vetem keshtu ne do te shpalosnim ne vetvete dhe botes se ne si komb i lashte jemi jo vetem rrenja qendrore, por edhe kurora e perbashket e civilizimit te familjes europiane.Realisht ne si komb i lashte kemi nevoj per ringjallje te vertete shpirterore-kombetare, per transformime rrenjesore, per mesime te dobishme, perpjekje fisnike, per te ecur ne ritmin e kohes moderne dhe zhvillimore si dhe per t’u rikthyer ne familjen e lashte europiane me identitet dhe te vetplotesuar, çdo vonese ne kete drejtim eshte vonese ne kohe dhe ne qellimin e saj historik. Nga e gjithë kjo mund pohojm fuqishëm se ne i përkasim një kombi me talent të madhë, me një pasuri të madhe të kulturës shpirtërore e materiale dhe të trashëgimisë brenda familjes sonë të lashtë europiane dhe kështu duke pas këtë pasuri kolosale ne si komb i lashtë europian duhet të mbështetemi përgjithmonë në shkembin e historisë sonë, në shtyllat si vlera të përjetshme të kombit tonë, në figurat sublime dhe të bekuara të kombit dhe në të vërtetën tonë rrënjësore dhe gjenealogjike.Pikërisht madheshtia shpirterore, kulturore, politike etj e nje kombi dhe nje shteti qendron ne pozicionim e tij te natyrshem historik, ne perhapjen e vlerave dhe prezantimit te figurave te tij mbikohore ne gjithe boten e civilizuar, ne largimin nga trupi i tij te mbeturinave ideologjike, ne vizionin e palekundur dhe ne çuarjen e kombit ne sheshin kryesor te historise se botes se zhvilliuar demokratike dhe te civilizuar si vlera ne perbashkesi te perjetshme te tyre.Vertete ne si komb i lashte europian jemi nje nder racat gjigande dhe rrenja qendrore e familjes sone te lashte europiane; kjo vjen si rezultat i gjurmeve te pashlyera qe kane lene figurat tona mbikohore në jetën e kombit shqiptar europian janë pikërisht këto figura sumblime dhe të bekuara që reflektojn kete madheshti te kombit tone te lashte. Me pak fjalë edhe perkunder tundimeve te vazhdueshme dhe tendencave sulltaniste per ta deformuar imazhin e kombit tone europian, nje gje tanime eshte e ditur se askush nuk do te mund ta ndal apo te mundohet ta pengoj frymen e lirise, te se vertetes, demokracise dhe te ardhmes se mire te tij, qe do te pershkoj tere qenjen e kombit tone dhe keshtu te filloj agimi i nje epoke te re te ringjalljes dhe rikthimit ne familjen e lashte europiane.

17
SHKURT 2012

Aqif Averiku gurkështjelle në pavdekësi (1910 – 1947)

JAM KOSOVAR PRA, JAM SHQIPTAR
Nga: Neki Babamusta Londër, 14 shkurt 2012 Kalaja stërgjyshore e Gjirokastrës ka mbetur legjendë e Arbërit, simbol qëndrese për liri dhe për të bukurën gjuhën shqipe. Argjiro: më të shtrenjtën kishte erën e lirisë. Pranoi humnerën me foshnjen në gji, që barbarët të mos cënonin nderin e kombit. Për atë liri dhe nder edhe Nora e Kelmendit nuk pranoi të bëhej skllave e Pashait turk, duke e goditur me thikë drejt e në zemër. Trimat e Çerçiz e Bajo Topullit, të Mihal Gramenos, nuk lejuan që fortesa e Gjirokastrës të binte në duart e pushtuesve turq. Ironi e fatit! Pashallarët e kuq komunist e kthyen kalanë në burg – ferr. Ngritën dhjetra qeli, rrethuar me hekura, zinxhir e frëngji. Qindra e mijëra njerëz të pafajshëm u torturuan dhe u pushkatuan nga diktatura. Kjo fortesë që mbrojti lirinë e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj për shekuj, po ashtu i mohoi lirinë shqiptareve gjatë dikturtës. Satanët e kuq organizonin festivale të këngës popullore në kala, duke hedhur valle mbi gjakun e martirëve, mes të cilëve edhe Aqif Averikut. Aqif Averiku lindi dhe u edukua nga një fis patriotësh nga Kosova. Mbaroi studimet e larta ushtarake në Itali. Aqifi, bashkë me një grup oficerësh shqiptar, ditën e ceremonisë së diplomimit, nuk pranuan të bënin betimin përpara flamurit italian, me sopatat e Fashizmit. Ata deklaruan përpara autoriteteve të larta ushtarake italiane: “Bëjmë betimin, duke u ulur në gjunjë, vetëm përpara flamurit të kombit tonë shqiptar”. Gjatë kohës së Mbretërisë të Zogut I, Aqif Averiku iu përkushtua punës për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare. U bashkua me grupin e patriotëve nacionlistë, ku shkrehën pushkën kundër agresorëve italian. Në vitet e para të luftës kundër fashizmit (v. 1940 - 44) si patriot nacionialist Aqifi doli malit me armë në dorë në Frontin e Luftës Anti-fashiste Nacional

Çlirimtare (NÇL). Ai besonte në idenë e hedhur në Konferencën e Pezës, (16 shtator 1942) për krijimin e një fronti të bashkuar kundër pushtuesve “pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Partia Komuniste (P.K.Sh) në Marrëveshtjen e Mukjes me 2 gusht 1943 tradhtoi forcat nacionaliste, duke i shapllur luftë atyre dhe proklamoi veten si drejtuese e vetme e luftës çlirimtare. Nacionalistët shqiptar nuk pranonin yllin e kuq, sim-

bolin e komunizmit. Në vitet 1944-46, Aqif Averiku ra në kontakt me Organizatën Nacionaliste në Shqipëri, Fronti i Rezistencës, drejtuar nga Hamdi Frashëri. Qëllimi i organizatës: rrëzimi i komunizmit, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe lidhja e miqësisë midis Shqipëri – Sh.B.A. – Angli. Pjesëmarrësit e Frontit të Rezistencës nuk i kishin lyer duart me gjak. Veprimtaria e tyre mbështetej në parimet e larta të demokra-

cisë: ndërrim pushteti me rrugë paqësore, jo me vrasje. Organet famëkeqe të sigurimit, suvijuan veprimtarinë e Organizatës Nacioinaliste, me degë në tërë Shqipërinë. Shumica e veprimtarëve të Frontit të Rezistencës u arrestuan në vitin 1946 nga Sigurimi i Shtetit. Diktatura komuniste, shumicën e tyre i burgosi dhe i pushkatoi. Këtë fat tragjik pati edhe Aqif Averiku. Ai provoi torturat më çnjerëzore në burgun e Tiranës. Në v.

1945 - 46 ai kishte kryer me nder detyrën e oficerit në zyrat e rekurtimit ushtarak në Sarandë. Arrestohet nga Sigurimi i Shtetit me akuzën bolshevike: “armik i popullit, që kërkoi të përmbyste me forcë pushtetin poullor!” Vendimi i gjykatës komuniste: “dënim me pushkatim”. Aqif Averiku, me nacionalistët e kombit, nuk kishin bërë tradhëti. Por drejtësia komuniste vendoste vetë ligjin. Pas një viti trajtimi çnjerëzor në burg, me një shok të tij dërgohet në kalanë e Gjirokastrës. Që të dy i kishin lidhur me zinxhirë. Aqif Averiku nuk pranoi t’ia lidhnin fytyrën me shami. Pushkatarëve të parë, iu dridh dora, sepse po egzekutonin dy njerëz të pafajshëm. Si i kërcënuan me vdekje, u zëvëndësuan nga një skuadër tjetër pushkatimi. Vaj dhe pikëllim! Vajtoi i tërë kombi! Aqifi la pas gruan e tij, me të cilën qëndroi vetëm tre ditë martese, para se të arrestohej. Fisi patriot i Averikëve në Kavajë u godit rëndë nga diktatura komuniste. Në proçeset demokratike, nipat e Aqif Averikut (z. Aqif Averiku, z. Nexhmi Averiku bashkë me tre vëllezërit e tjerë), ishin ndër të parët që morën pjesë në protestat për rrëzimin e Diktaturës. Pas fitores së Demokracisë, në vitin 1993, ish-presidenti i Republikës, z. Sali Berisha, e shpalli Aqif Averikun “Martir të Demokracisë”. Nipat e tij, ish-nxënësit e mi të talentuar, si njerëz të punës dhe mëndjes, me mund e djersë, kanë ngritur në Kavajë disa biznese të sukseshme, duke hapur shumë vende pune për bashkëqytetarët e tyre. Si humanistë, pesë vëllezërit Averiku ndërtuan Xhaminë e re në qendër të qytetit të Kavajës. Kanë asfaltuar rrugë, u japin ndihma në të holla çdo vit familjeve me pak të ardhura. Dërgojnë me paratë e tyre besimtarë myslimanë në peligrinazhin e Mekës në Arabi Saudite, për të bërë lutje përpara varrit të pejgamerit Muhamed. Televizioni i tyre në qendër të Kavajës transmeton mesazhe paqeje, vëllazërimi, për bashkim kombëtar. Gjatë luftës së Kosovës, në mars 1997 ata strehuan dhe sistemuan shumë familje refugjate kosovare në Kavajë. Ata punojnë çdo ditë për të zhvilluar më tej dhe përparuar vendin. Për këto vlera të larta që kanë, respektohen nga populli i Kavajës, me gjithë trevat e saj.

18
SHKURT 2012

zakonor onore Këngët zakonore që interpretohen krijohen dhe interpretohen brënda familjes, të quajtura edhe biblioteka biblioteka e oralitetit, në letërsinë gojore shqiptare kanë gojore shqiptare kanë qënë jo vetëm të shumta, por edhe plot figuracion artistik. Ndonse jo i kësaj fushe, guxon autori guxon të hedhë parashtrojë teza dhe të parashtrojë koncepte ide e koncepte të panjohura më parë në folkloristike, literaturën folkloristike, sikundër sikundër janë formimi i strukturorë elementeve strukturorë polifonik, të shumzërëshit polifonik, pikërisht nga këto ceremoniali këngë, pra nga ceremoniali mortore, i këngëve mortore, si njëri nga ritet më të lashta të njerëzimit.
diskutueshme edhe teza tjetër e autorit për gjenezën e valleve lirike dhe humoristike prej valles së rëndë të burrave. Ne mendojmë se edhe këto valle e kanë origjinën e tyre po prej asaj magme artistike, sikundër ishte ceremoniali i vajtimit, brënda të cilit poetika popullore dhe shpirti estetik i këtij populli, krijonte një larmi të pafundme formash dhe brendish artistike me lëvizje arkaike. Theksojmë se këtë tezë mund ta vërtetojnë shkencërisht vetëm etnokoreologët dhe etnomuzikologët. Por me tezat e tij autori e bën edhe më interesat librin, e bën atë tërheqës dhe një objekt ku nxitet debati shkencor. Preokupimi i poetit Timo Mërkuri për këngën popullore dhe veçanërisht për etnogjenezën e saj, pas vlerësimit prej UNESKO-s, është një shqetësim qytetar, shqetësim i një intelektuali të kompletuar, që nuk mund të hesht para firove që po bën tradita jonë folklorike në kushtet e reja ekonomkikoshoqërore. Me librin e tij studimor ai bën apel që kjo traditë të vlerësohet, sikundër e kanë vlerësuar organizmat ndërkombëtare, si “Vlerë e Trashëgimisë Shpirtërore, që bën pjesë në KRYEVEPRAT e Trashëgimisë Orale të Njerëzimit”, përkrah Sambos në Brazil, Teatrit “Kaoboki” Japoni, etj. Në studimin “Madhëria e saj Kënga-isopolifonike”, Timo Mërkuri na sjell jo vetëm një informacion interesant për etnokulturën tonë, por na dhuron edhe një kënaqësi estetike. Libri përshkohet nga një ndjenjë poetike plot frymëzim, si dhe një stil i veçantë plot elemente humori.

“Madhëria e saj: kënga iso-polifonike”
Nga Fitim Çaushi Sentenca e Fredeik Shlegelit se “sa më të vjetra e më të pastra të jenë rrënjët, aq më të pastra janë doket e zakonet e tij dhe sa më të vjetra zakonet e doket, aq më të mëdha janë rrënjët në to, aq më i madh është kombi”, duket se e ka nxitur poetin Timo Mërkuri të meret me traditën kulturore të popullit, tradita të cilat shtrirë në një hapërsirë gjeografike mbarëbotërore, janë quajtur thesare të krejt qytetërimit njerëzor. Pas hulumtimit të suksesshëm shumvjeçar nëpër nektarin e shpirtit popullor, në fshatin e lindjes, botuar në tre vëllime të veçanta, Timo Mërkuri si për të na bindur se ka mbetur një cop stëralli i vëndlindjes së tij boton librin “Madhëria e saj Kënga – isopolifonike” . Nëpër faqet e librit ndjehet se autori është i rrobëruar prej këngës polifonike dhe në shënjë nderimi të thellë për të dhe ata krijues popullorë, që i shpëtuan anonimatit, ai ngre për ta një përmendore artistike. Nisur nga dukuri, ngjarje reale e gojdhana, autori thekson solemintetin e këngës popullore, autoritetin e madh që ka patur ajo në jetën e shqiptarit si mjeti magjik, që ka vendosur ekuilibrin shpirtëror të shqiptarit nëpër historinë e tij të ngarkuar me tension, sakrificë dhe qëndresë. Ky solemitet i kthyer në traditë shumëshekullore, e ka origjinën e vet në rrugëtimin historik të vet këngës, fjala poetike e së cilës me kohë mori një rol magjik, sepse poezia orale ka një substancë të vetën, e cila përbën origjinalitetin historik të popullit sikundër e ka gatuar shpirti estetik i tij. Një mirënjohje të thellë autori ndjen për bartësit e kësaj kënge, veçanërisht për bilbilin e këngës himarjote Neço Mukën, i cili jo vetëm ka meritën, së bashku me Xhevat Avdalloin, të na lerë të regjistruara të parat këngë polifonike, por falë talentit të tij edhe evoluimin e mëtejshëm artistik të zërit të tretë, hedhësit, në strukturën muzikore të polifonisë. Këngët zakonore që krijohen dhe interpretohen brënda familjes, të quajtura edhe biblioteka e oralitetit, në letërsinë gojore shqiptare kanë qënë jo vetëm të shumta, por edhe plot figuracion artistik. Ndonse jo i kësaj fushe, autori guxon të hedhë teza dhe të parashtrojë ide e koncepte të panjohura më parë në literaturën folkloristike, sikundër janë formimi i elementeve strukturorë të shumzërëshit polifonik, pikërisht nga këto këngë, pra nga ceremoniali i këngëve mortore, si njëri nga ritet më të lashta të njerëzimit. Autori pohon se kjo srukturë është rezultatante e atyre fenomeneve muzikore dyzërëshe, të lindura qysh në periudhat e herëshme të heterofonisë duke vepruar në kristalizimin e zërit të tretë, hedhësit-individualiteti i të cilit çfaqet pikërisht me tërë madhaqshtine e tij në këngën himarjote. Ai duket se është i sigurt në tezën e tij, duke e thelluar abstragimin edhe për vallen e burrave si produkt i po këtij ceremoniali mortor. Përqasja që i bën autori këtij procesi disa shekullor edhe me rite e doke nga pjesa veriore e vëndit, është jo vetëm shkallë serjoziteti i kësaj eseje, por dhe një element i unitetit shpirtëror dhe etnokulturor mbarëkombëtar. Duke u çliruar nga refrenet dhe elementet e tjera elegjiakë, sikundër kanë theksuar studjues të ndryshëm, këngët e vajtimit janë kthyer në këngë elegjiake, e mandej në këngë të epikës historike. Ndonse wshtw e pabesueshme por nga kjo magmë artistike kanë dale edhe këngë dasme dhe këngë lirike, për vet funksionin e tyre artistik. Një meritë tjetër e veçantë, e autorit të librit, Timo Mërkurit, është se për herë të parë ai na bën të njohur rapsodin e këngëve për Kryetarin e parë të Qeverisë Shqiptare, Plakun e Vlorës Ismail Qemalin. Duke e përshëndetur këtë hulumtim serjoz, çka do të ishte një zbulim edhe për etnofolkloristikën shqiptare, ne shprehim rezervën se jo të gjitha këngët e prezantuara prej aurotit janë të rapsodit Kostë Gërdhuqi nga Piluri. Mundet që ndonjë prej tyre të jetë prej rapsodëve të tjerë që kanë mbetur anonim. Gjithsesi ky pretendim i autorit ka nevojë për hulumtime më të thelluara duke përdorur metodën krahasuese me fondin e këngëve të kënduara edhe nga fshatra të tjera. Ështe jo vetëm e diskutueshme, por edhe e dyshimtë autorësia e këngës “Shqipe katër Vilajete”, pasi kënga i përket periudhës së Lidhjes së Prizerenit të vitit 1878, kur shtetet fqinje, pas traktatit të Shën Stefanit, u bindën se e “sëmura e Bosforit”, perandoria otomane, kishte marrë tatëpjetën dhe u vërsulën pranë fuqive të mëdha për ta coptuar Shqipërinë. Në këtë kohë nuk kishte linduar akoma rapsodi në fjalë. Nuk mjafton vetëm pathosi patriotik, por duhen hulumtime serjoze, pasi qarkullimi i dëndur folklorik që ka patur kjo kategori këngësh, pikërisht për përmasat kombëtare të tyre, ato kane fituar me kohë anonimatin dhe është shumë e vështirë t’u gjendet autorësia. Mendojmë se mbetet e

19
SHKURT 2012

Nga Havier Solana Ish Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Ministri i Mbrojtjes së Spanjës dhe kryetar i Qendrës ESADE për ekonominë globale dhe gjeopolitikën

Tashmë është gjithmonë e më shumë e qartë se ajo që filloi në fund të vitit 2008 nuk ishte thjesht një rënie e zakonshme ekonomike. Gati katër vjet pas fillimit të krizës, ekonomitë e zhvilluara nuk kanë arritur të kenë një rigjenerim të qëndrueshëm dhe madje edhe vendet në gjendje më të mirë po shfaqin shenja dobësimi. Të ballafaquara një recesion të konfirmuar tashmë, vështirësitë e Evropës janë alarmuese . Evropa jo vetëm që po përballet me rrezikun e një rënie të vazhdueshme ekonomike, por papunësia në një nivel të lartë në terma afatgjatë dhe pakënaqësia popullore po kërcënojnë të dobësojnë në mënyrë permanente kohezionin e strukturës së saj sociale. Dhe, politikisht, ekziston një rrezik real që qytetarët të mos kenë më besim tek institucionet, si kombëtare ashtu edhe evropiane, dhe të joshen nga thirrje populiste, si në të kaluarën. Evropa, me çdo kusht, duhet ta shmangë këtë skenar. Rritja ekonomike duhet të jetë prioritet, vetëm rritja ekonomike do t’i rikthejë njerëzit në punë dhe do të shlyejë borxhet e Evropës. Në mënyrë të kuptueshme, ka një debat për mënyrën se si mund të arrihet ky rigjenerimi i ekonomisë. Mbrojtësit e ndërmarrjes së masave shtrënguese argumentojnë se borxhi ka një ndikim negativ në rritjen ekonomike; ithtarët e stimulimit të mëtejshëm të rritjes ekonomike kundërshtojnë duke thënë se është pikërisht rritja e ulët ekonomike që gjeneron borxhin publik dhe jo anasjelltas dhe se masat shtrënguese në një kohë recesioni vetëm i përkeqësojnë gjërat. Por evropianët nuk duhet të bien dakord për çdo gjë

Kursimi kundër Europës
për të gjetur një rrugë të përbashkët. Ne mund të mos biem dakord në lidhje me efektet afatgjata të injektimit të likuiditetit, por ne mund të biem të gjithë dakord se nuk është e drejtë të lejojmë që kompani fitimprurëse të dështojë për shkak se tregjet e kredive nuk po funksionojnë. Nuk është e nevojshme të jemi dakord me politikën fiskale, për të kuptuar se është më e arsyeshme të nxiten investimet se sa për të shikosh strukturën tonë produktive tek dobësohet. Dhe ne të gjithë e dimë se investimi në rikualifikimin e të papunëve është një kosto më efektive se sa të lejosh papunësinë për një afat të gjatë. Në çdo rast, dyshimet rreth ndikimit negativ të masave shtrënguese janë bërë të pamundura të injorohen. Historia tregon se në një recesion të thellë është shumë më e rrezikshme të ndalosh nxitjen e rritjes ekonomike shumë herët se sa shumë vonë. Një shkurtim i tepruar i shpenzimeve publike në rrethanat aktuale mund të çojë në një tkurrje të rritjes ekonomike, gjë që tashmë është duke ndodhur: Fondi Monetar Ndërkombëtar tashmë parashikon që eurozona do të tkurret me 0,5% në vitin 2012. Reformat strukturore janë të rëndësishme për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme në të ardhme, por ata nuk po gjenerojnë rritje ekonomike në terma afatshkurtër, gjë për të cilën Evropa ka nevojë. Në vend të kësaj, në këmbim të progresit të pakët në lidhje me reduktimin e borxhit, Evropa rrezikon të shkaktojë dëme të qëndrueshme ndaj potencialit të saj të rritjes ekonomike. Krahasuar me një recesion të ri, kostoja afat-gjatë e politikave stimuluese është e papërfillshme. Në shumë vende, deficitet buxhetore aktuale janë rezultat jo i qeverive të pamatura që kanë shpenzuar më shumë se ç’duhet, por i masave të përkohshme që janë marrë për të kaluar krizën. Me normat e interesit tashmë të ulëta dhe me reduktimin kredive në sektorin privat, rreziku që politikat ekspansioniste të shkaktojnë inflacion apo të nxjerrin jashtë tregut investime private është i ulët. Në të kundërt, reduktimi i shpenzimeve mund të dëmtojë veprimtarinë ekonomike dhe mund të rrisë, jo të ulë, barrën e borxhit publik. Borxhi publik, për më tepër, nuk duhet të demonizohet. Nga ana financiare është e arsyeshme që shtetet të ndajnë koston e investimeve publike, të tilla si projekte të infrastrukturës dhe shërbimeve publike, me gjeneratat e ardhshme, të cilat do të përfitojnë prej tyre. Borxhi është një mekanizëm me të cilin ne institucionalizojmë solidaritetit midis brezave. Problemi nuk është borxhi, por duhet të sigurohemi që ky borxh të përdoret për të financuar investime produktive, që ai të mbahet brenda kufijve të arsyeshëm dhe që ai të mund vihet në shërbim me pak vështirësi. Megjithatë, qëllimisht, të njëjtat argumente që kthyen krizën financiare të vitit 1929 në Depresionin e Madh, janë duke u përdorur sot në favor të masave shtrënguese në lidhje me të gjitha shpenzimet. Ne nuk mund të lejojmë që historia të përsëritet. Udhëheqësit politikë duhet të marrin iniciativën për të shmangur një krizë sociale të shkaktuar nga ekonomia. Dy veprime janë të nevojshme urgjentisht. Në nivel global, duhet bërë më shumë për të adresuar mosbalancimin makroekonomik dhe për të

gjeneruar kërkesën në vendet me suficit, duke përfshirë edhe ekonomitë e zhvilluara si Gjermania. Ekonomitë e tregjeve në zhvillim që kanë bilanc pozitiv duhet ta kuptojnë se një kontraktim i tejzgjatur në botën e zhvilluar krijon një rrezik real për një rënie globale, në një kohë kur ata nuk ruajnë hapësirën e duhur për manovrim, hapësirë të cilën ata e kishin katër vjet më parë. Brenda eurozonës, reformat strukturore dhe shpenzimet publike më efikase, të cilat janë thelbësore për një rritje të qëndrueshme afatgjatë dhe nivelet e borxhit, duhet të jenë të kombinuara me politikat në mbështetje të kërkesës dhe shërimin e ekonomisë në terma afat shkurtër. Hapat e ndërmarra në këtë drejtim nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi janë të mirëpritura, por të pamjaftueshme. Ajo që nevojitet është një marrëveshje e gjerë me vendet që kanë mungesë kredibiliteti të politikës së ndjekur, duke ndërmarrë reforma strukturore pa vonuar, në këmbim për më shumë hapësirë brenda BE-së për masa që gjenerojnë rritjen ekonomike edhe me koston e një deficiti më të lartë afat shkurtër. Bota po përballet me sfida të papara. Asnjëherë më parë në historinë e kohëve të fundit nuk kish ndodhur që një recesion i thellë të përkonte me ndryshime gjeopolitike. Tundimi për të favorizuar prioritete të gabuara kombëtare mund të çojnë në një katastrofë për të gjithë. Vetëm një lidership i shkolluar politik mund të shmangë këtë rezultat. Udhëheqësit evropianë duhet ta kuptojnë se programet e rregullimit përmbajnë si anën e tyre sociale ashtu edhe anën e tyre financiare dhe se ato do të jenë të paqëndrueshme në qoftë se ato pasqyrojnë një perspektivë pa dritë në fund të tunelit. Ndërmarrja e masave shtrënguese në lidhje me të gjitha shpenzimet është një strategji me të meta dhe nuk do të funksionojë. Ne nuk mund të lejojmë që një nocion i keqkuptuar për “disiplinën” të shkaktojë një dëm të përhershëm në ekonomitë tona dhe të imponojë një barrë të tmerrshme në shoqëritë tona. E gjithë Europa duhet të bjerë dakord mbi një strategji afat-shkurtër për rritjen ekonomike - dhe ta zbatojë atë sa më shpejt.

20
SHKURT 2012

Ta marrësh fenë seriozisht

Nga Tony Blair Ish kryeministër i Britanisë së Madhe Termi “Pranvera arabe” tashmë është më se i kontestuar. A paralajmërojnë revolucionet përreth botës arabe ditët e lavdishme të verës, apo një kalim nëpër dimrin e acartë? Një gjë është e qartë: ndikimi i besimit dhe i fesë po e përcaktojnë përfundimin. Kijeni parasysh shkallën e asaj çfarë po ndodh tani. Përreth Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, partitë islamike po ngjiten lart. Ndasitë sunitë-shiitë janë po ashtu në krye. Terrorizmi, i bazuar në çoroditjen e fesë, po e shëmton politikën jo vetëm në vendet familjare, por po ashtu edhe në Nigeri, Rusi, Kazakistan, Filipine dhe në vende të tjera. Më se gjysma e konflikteve të sotme në botë kanë dimension kryesisht fetar. Shumica (edhe pse jo të gjitha) e besimeve fetare sot përmbajnë grupe ekstremiste, që të gjitha të afta të prodhojnë mosmarrëveshje në komunitetet e zgjedhura më herët. Ç’është e vërteta, pjesa më e madhe e këtij ekstremizmi ka për bazë çoroditjen e islamit; mirëpo çoroditje të tilla të fesë janë po ashtu shpesh të drejtuara kundër myslimanëve. Në disa pjesë të Evropës islamofobia tani i bën rivalitet antisemitizmit dhe ka fuqi dhe joshje të rrezikshme politike. Thënë troç, feja ka rëndësi. Tre vjet e gjysmë më parë, kur e

themelova një fondacion dedikuar përmirësimit të marrëdhënieve ndërfetare, disa e cilësuan veprimin donkishotesk, apo të pazakontë: Pse një ish-kryeministër do të dëshironte të bënte diçka të tillë? E bëra për një arsye të thjeshtë. Përvoja ime si kryeministër më ka mësuar se asnjë prej problemeve të Lindjes së Mesme dhe përtej – përfshirë Iranin, Afganistanin, Pakistanin dhe Somalinë – nuk mund të kuptohet përderisa nuk kuptohet edhe rëndësia e fesë. Nuk e kam fjalën për politikat e besimit, por të besimit si fe. Nuk mund ta trajtojmë rëndësinë e besimit fetar vetëm me terma sekularë. Duhet t’i adresohemi si një çështje e sinqertë e fesë. Në fakt, dobësia fundamentale e politikës së jashtme, veçanërisht në Perëndim, është supozim i asaj se vetëm zgjidhjet politike sigurojnë një shteg të ndjeshëm drejt së ardhmes. Por jo. Ata që e ndiejnë se besimi i tyre i detyron që të veprojnë në mënyrë shkatërruese për respektin e dyanshëm, duhet të binden se ky është një lexim i gabuar i fesë së tyre; në të kundërtën, një detyrim i tillë në emër të fesë do të bëhet gjithnjë atu e argumenteve sekulare politike. Shikojini Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore sot. Na pëlqeu apo jo, vëllazëria myslimane dhe partitë e tjera fetare do të dominojnë pothuajse sigurt. Ato janë afatgjate, të organizuara mirë, të rrënjosura thellë nëpër komunitete dhe, mbi të gjitha, më se të motivuara – që është një kombinim triumfues gjithandej. Të rreshtuar karshi tyre janë politikat e diskredituara të regjimeve të vjetra dhe grupet kuptimmira, shpesh të numërta, mirëpo më se të paorgani-

zuara mendjeliberale. Rreziku me të cilin përballemi është shumë lehtë i përshkruar. Sfida e këtyre demokracive në lindje është që të mbesin demokratike me gjithë traumat e ndryshimit gjithëpërfshirës. Në veçanti, ekonomitë e tyre kanë nevojë për reforma, hapje dhe rritje me qëllim të përballimit të pritjeve në rritje të qytetarëve të tyre. Në të vërtetë, rajoni ka një prej popullatave më të reja të botës, me moshën mesatare shpesh nën 30vjeçare. Popullata e Egjiptit ishte rreth 30 milionë në vitet ‘50; tash është 90 milionë. Popullata e re, aspiruese, kritika e së cilës për regjimin e vjetër ishte sa ekonomike aq edhe politike, ka nevojë për ringritjen e industrisë së turizmit në këmbët e veta, që ndërmarrjet e biznesit të ndihen të sigurta dhe të hapura për investuesit e huaj. Atyre u nevojitet arsimim fundamental dhe reforma në sistemin e mirëqenies. Dhe prijësit e rinj politikë duhet ta dinë se nëse nuk korrin sukses, është e drejtë e popullit t’i votojë për t’i dëbuar. Mirëpo demokracia nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet e lira dhe me sundimin kushtetues të shumicës në liri. Ka të bëjë me lirinë e shprehjes, lirinë e fesë dhe të tregjeve, të cilat, megjithëse të rregulluara, janë po ashtu të lira dhe të parashikueshme. Me fjalë të tjera, demokracia nuk ka të bëjë vetëm me sistemin e votimit, por edhe me një qëndrim mendjehapur. Ky dallim – e hapura karshi të mbyllurës – është po aq politikisht i heshtur sot sa edhe dallimet tradicionale e majtë-e djathtë. A e shohim globalizimin – që me teknologji, komunikim, emigrim dhe udhëtime na shtyn

më afër njëri-tjetrit – si diçka që duhet përqafuar, për të punuar me drejtësi, apo si një kërcënim për mënyrën tonë tradicionale të jetesës që duhet rezistuar? Unë mendoj se e ardhmja u takon mendjehapurve. Mirëpo mendjembyllurit kanë një ndikim të fuqishëm, dhe kësaj i kontribuon feja. Janë dy fytyra të fesë në botë sot. Njëra shihet jo vetëm në veprimet e ekstremizmit fetar, por po ashtu edhe në dëshirën e njerëzve fetarë për të veshur fenë e tyre me petkun e identitetit në kundërshtim të atyre që janë ndryshe. Fytyra tjetër definohet me akte të jashtëzakonshme të sakrificës dhe të dhembshurisë – për shembull, me përkujdesjen për të sëmurët, të paaftët dhe të varfrit. Njëra fytyrë ka të bëjë me shërbimin për të tjerët; fytyra tjetër nuk i pranon ata. Njëra pranon se dinjiteti i barabartë duhet akorduar sipas të gjitha qenieve njerëzore dhe kërkon ndërtimin e urave të mirëkuptimit ndërmjet feve. Tjetra i sheh ata që nuk e ndajnë besimin e njëjtë si jobesimtarë të padenjë dhe kërkon të ndërtojë një mur mbrojtës përreth tyre, apo madje të jetë aktivisht armiqësor ndaj “autsajderëve”. Gjithkund nëpër botë, kjo betejë ndërmjet dy fytyrave të fesë po luhet. Ajo që duhet bërë janë platformat e mirëkuptimit, respektit dhe tejkalimit të kufijve në mbështetjen e këndvështrimit mendjehapur të besimit. Arsimimi luan një rol vital në këtë fushë. Sa të krishterë e dinë se Jezusi është i nderuar nga myslimanët si profet, apo se nëpërmjet islamit mendimtarët e krishterë të shekullit të njëmbëdhjetë rimësuan rëndësinë e Aristotelit dhe të Platonit? Dhe sa

myslimanë e kuptojnë plotësisht reformimin e krishterë dhe çfarë u mësoi ai besimtarëve për filozofinë dhe religjionin? Sa dinë vërtet, qofshin ata myslimanë apo të krishterë, për borxhin e tyre ndaj judaizmit? Dhe a kemi ne në Perëndim ndonjë vlerësim real për natyrën e vërtetë të indianëve apo të besimit budist? A e kuptojmë se si sikhizmi e zhvilloi hapjen e jashtëzakonshme ndaj të gjitha feve, apo kush janë bahait dhe në çka besojnë? Poenta është se feja është kulturë; dhe, në botën e së sotmes, njerëz të kulturave të ndryshme po vijnë në kontakt më shumë se kurrë më parë. E nëse kjo gjë prodhon harmoni apo mosmarrëveshje varet nga përkufizimi ynë mendor – hapur apo mbyllur. A mund të bashkëjetojë një besim i fuqishëm fetar me një pluralizëm të tillë? Kjo është pyetja kryesore e kohërave tona. Ende shumë njerëz mendjehapur vazhdojnë të jenë pasivë përballë ekstremizmit fetar. Ndonjëherë ne e injorojmë këtë, me shpresën se mund ta trajtojmë atë si diçka tjetër e jo fe. Ndonjëherë ne thjesht dorëzohemi dhe e përqafojmë sekularizmin. E para injoron esencën e problemit; e dyta rrezikon besimin, i cili ende ka një rol më se të rëndësishëm për të luajtur në globalizimin civilizues dhe në injektimin e tij me shpirt. Shkurt, ne kemi nevojë për demokracinë miqësore me fenë dhe fenë miqësore me demokracinë. Në kohërat e festave të krishtera ky është një mesazh i rëndësishëm, të cilin Jezu Krishti, besoj, do ta kishte aprovuar. Marrë nga “Project Syndicate”

21
SHKURT 2012

Nga Erik Jones (Foreign Affairs) Rasti për një kredi supreme Po përjetohet krizë në eurozonë, për shkak se liderët europianë kanë dështuar në zbatimin e parimeve të tyre mbi politikën makroekonomike. Marsin e vitit që shkoi, anëtarët e eurozonës ranë dakord për “6 njësi” masash, që do t’i ndihmonte shtetet për të koordinuar më mirë politikën. Por u dështua në zgjidhjen e këtij problemi, kështu që kancelarja gjermane Angela Merkel tashmë po përkrah një lloj kontrate të re fiskale për të shpëtuar BE-në dhe monedhën e saj, euron. Shtetet anëtare mund të bënin parashikimet buxhetore sipas dekreteve të shteteve të tyre dhe Komisioni Europian si dhe Këshilli i Drejtësisë së Europës do të vepronte e detyruar. Problemi është se ky përafrim supozon që pajtimi është një çështje detyrimi. Por ky arsyetim e shpërfill rolin nxitës – përshtatja e së cilës është e vetmja mënyrë që Bashkimi Europian do të jetë në gjendje të drejtojë rrugën për të dalë nga belaja fiskale. Dy histori e ilustrojnë ndryshimin midis detyrimit dhe nxitjes. Së pari, le të marrim si shembull Irlandën. Rrëfimi nis me futjen e këtij vendi në Bashkimin Europian në pranverën e vitit 2000 për të rritur buxhetin e bilancit pozitiv (shënim: bilanc pozitiv, jo deficit) për ta ngadalësuar disi zhvillimin ekonomik, që dukej se po ecte me hapa galopante. Në këtë pikë qeveria irlandeze po vilte më shumë para nga taksat sesa do shpenzonte. Duke marrë shkas nga zgjedhjet e pranverës së vitit 2001 Bertie Ahern, kryeministri irlandez vendosi të ulte bilancin pozitiv, në vend që të ulte taksat. Kur Këshilli i Bashkimit Europian për Çështjet ekonomike dhe financiare (ECOFIN) e qortoi qeverinë e tij, Ahern u tregoi kolegëve të tij europianë, që t’u kushtonin vëmendje punëve të tyre më mirë. Ai nuk po e kundërshtonte bashkëpunimin europian, por nuk kishte ndërmend të rriste taksat para zgjedhjeve. Historia e dytë lidhet me Gjermaninë. Berlini ishte ai që këmnëguli në shtrëngimin e normave kundër deficiteve fiskale të tepruara – në formën e Paktit të Rritjes dhe Stabilitetit të vitit 1997. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2002, kancelari gjerman Gerhard Schroeder ngurroi të plotësonte detyrimet e tij solemne dhe i vuri fre financës në vend. Edhe pas një fitoreje të ngushtë, Schroeder gjeti disa arsye për të qenë më i disiplinuar financiarisht. Që nga nëntori i vitit 2003, deficiti gjerman u rrit shumë dhe kjo nuk mund të shpërfillej nga pjesa tjetër e eurozonës. Komisioni Europian rekomandoi që Gjermania të ulte ose të përballej me sanksionet, meqë dështoi në përmbush-

Kancelarja Merkel gabon lidhur me normën fiskale të BE-së
jen e detyrimeve Duke qenë se Franca dhe Italia po përballeshin me problemin e deficitit, qeveria gjermane ishte në gjendje të përpunonte një plan për ruajtjen e rregullave shtrënguese që ishin pezulluar ndërkaq. Të trija vendet e penguan Këshillin e Ministrave që të formonte maxhorancën, së cilës i nevojitej krijimi i lidhjeve fiskale legale. Disa mund të ankohen që grekët nuk po bëjnë sa duhet për ribalancimin e ekonomisë së tyre, por askush nuk mund ta mohojë vullnetin e Athinës për qëndrimin e mbajtur me synimin për të shpëtuar nga rreziku i përjashtimit nga monedha europiane. Rastet e Irlandës dhe Gjermanisë tregojnë që problemi është më pak i imponueshëm dhe ndikon shumë te nxitja e pandreqshme. Qeveria irlandeze ka pak stimuj për të ndjekur parimet fiskale. Kjo është e dukshme, madje. Por pjesa tjetër e Europës ka pak nxitje për t’i përforcuar këto rregulla. Këshilli ECOFIN në shkurt të vitit 2001 e qortoi Irlandën duke qenë se populli irlandez po përgatitej të ratifikonte amendamentet për traktatet e BEsë, me të cilat kishte rënë dakord që dhjetorin e shkuar. Këto amendamente krijuan një mori shqetësimesh në Irlandë – lidhur me konkurrencën e tregut për ekonominë e të ardhmes në Irlandë. Këshilli i ECOFIN thjesht i shtoi disa tone të ashpra tensionit. Kur elektorati irlandez votoi Traktatin e Nicës, partnerët europianë të Irlandës nxituan të qetësonin nervat e tendosura. Këshilli ECOFIN mori avantazh për të dhënat e ekonomisë së re, duke vendosur që Irlanda nuk kishte më nevojë për t’u angazhuar në funksionimin e bilanceve të larta pozitive. I gjithë episodi u harrua shumë shpejt. Papajtueshmëria e Gjermanisë solli një zgjidhje pak a shumë të njëjtë me të. Në korrik të vitit 2004 Këshilli i Drejtësisë së Europës pranoi që Gjermania kishte problem, ajo nuk e kishte më autoritetin për të pezulluar procedurën e BE-së për të manovruar me deficitet e tepruara. Por as Komisioni Europian, as paditësit e tjerë nuk vendosën të luftonin kundër anëtarit më të fortë të eurozonës. Ata vendosën të bashkëpunonin me Gjermaninë për të mbledhur forcat në liberalizimin e tregut dhe në mbarëvajtjen e reformave. Në të vërtetë, komisioni ofroi plane të ndryshme që Pakti për Rritjen dhe Stabilitetin t’i lejonte pjesëtarët e eurozonës, që të kishin liri veprimi në balancimin e buxhetit të tyre. Shkurt, koordinimi i politikave makroekonomike dështoi, sepse vendet u përballën me stimuj të fortë për të mos mbajtur zotimet e tyre dhe Këshilli ECOFIN u përball gjithashtu me të njëjtët stimuj të fortë për t’i lënë të vazhdonin rrugën e tyre. Ndonjë përpjekje për sanksionimin e Irlandës më 2001 do ta përkeqësonte humorin e publikut të gjerë irlandez. Po ashtu, ndonjë përpjekje për të detyruar qeverinë gjermane të vazhdonte angazhimin e saj serioz do të zbulonte mungesën e aftësisë së BE-së për të detyruar shtetet anëtare që t’i gjunjëzoheshin vullnetit të tyre. Për shkak të shqetësimeve të brendshme, Berlini nuk do të luante vendit. Masat e shtruara në tryezë nuk do të ndryshonin dinamikën e eurozonës. Komisioni Europian dhe Këshilli i Drejtësisë së Europës nuk do të tregoheshin të paduruar për hapjen e letrave të shteteve të fuqishme anëtare. Përgatitjet për një debat të ri nuk do ta ndryshonin situatën problematike. Shtetet anëtare do të binin dakord të kërkonin një supermaxhorancë në Këshillin ECOFIN për të hequr dorë nga sanksionet. Kjo kërkesë do të ishte e besueshme, në një kohë kur testohej një shtet si Gjermania apo Franca. Perspektiva e tanishme nuk është aspak më e mira. Ligjet kombëtare përmbajnë disa shtigje të ngushta; amendamentet konstitucionale mund të rishikohen po aq lehtë sa edhe u paraqitën dhe përforcimi i tyre do të varej nga vullneti i mirë i shteteve. Por ka një zgjidhje. Një përafrim më i përkorë do të ishte përqendrimi te nxitja më shumë, sesa tek përforcimi. Kini parasysh për shembull, rastet e Letonisë dhe atë të Greqisë, e besoni ose jo. Letonia kishte ndërmarrë një lloj përshtatjeje makroekonomike që më 2008, sepse besonte në çdo alternativë, veçanërisht atë të detyruarit për të hequr dorë nga norma e tarifës së këmbimit me euron, që do të ishte më keq akoma. Një monedhë në dobësim mund të shkaktonte rritje çmimesh, duke sjellë edhe rritjen e borxhit të huaj dhe duke e bërë kështu më të vështirë që autoritetet e Letonisë të kishin besueshmëri. Vijon në faqen 22

22
SHKURT 2012

Kancelarja Merkel gabon lidhur me normën fiskale të BE-së
Vijon nga faqja 21 Qeveria greke e ka pranuar që lënia e euros do të provokonte një krizë të rëndë në sistemin banker në vend, duke i ardhur rrotull një rritjeje si të çmimit të importeve, edhe të inflacionit të brendshëm dhe do të bënte pak për të përmirësuar konkurrueshmërinë e vendit. Ajo gjë për të cilën ka vërtet nevojë Europa është një regjim, që do të nxisë qëndrimin brenda unionit monetar dhe do të marrë masa për partnerët, që shkelin rregullat. Kompanitë e huaja janë të gatshme të pranojnë standarde për realizimin e këtij qëllimi. Por, gjithashtu, ato e kanë hequr nga mendja që të luajnë pa rregulla. Bashkimi Europian mund të krijojë një dinamikë të ngjashme duke përforcuar kushte të reja që shtetet anëtare duhet të plotësojnë, që të kenë mundësi për kosto të ulëta. Kushtet e përpikta duhet të negociohen, por pika kryesore është që qeveritë që dështojnë në pajtimin me rregullat, mund ta gjejnë veten jashtë në të ftohtë. Vendet partnere mund të kenë ndonjë arsye për të ruajtur standardet e larta, sepse vlera e depozitave bankare – gjithashtu edhe kostoja e huasë – do të ndikohej nga ajo e shteteve më të dobëta. Përfundimisht, ky angazhim nuk do t’i fusë institucionet e BE-së – Këshillin Europian të Drejtësisë apo Komisionin Europian – në një situatë të pambrojtur të sanksioneve të imponuara, të cilat ato nuk mund t’i zbatojnë. Bashkimi Evropian ka shumë arsye për të ruajtur monedhën europiane dhe pak arsye për t’i detyruar ato të koordinojnë politikat makroekonomike. Po të mos riekuilibrohen këto lloj nxitjesh, përpjekjet për të përforcuar rregullat nuk do të kenë më aq shumë rëndësi. Por nëse anëtarësia ka privilegjet e saj, atëherë BE duhet ta gjejë vetë zgjidhjen. Përktheu Rudina Dahri

Nga Harold James Profesor i Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Princeton” Kriza e zgjatur financiare dhe ekonomike diskrediton më parë modelin amerikan të kapitalizmit, dhe pastaj versionin europian. Tani ajo duket si një model aziatik i cili mund të marrë disa goditje, gjithashtu. Duke ardhur pas dështimit të shtetit socialist, do të thotë kjo se nuk ka asnjë mënyrë korrekte për organizimin e një ekonomie? Si pasojë e krizës subprime dhe kolapsit të bankës Lehman Brothers’, gishtat u drejtuan nga Shtetet e Bashkuara si një shembull se si gjërat mund të shkojnë keq. Modeli amerikan kishte dështuar në reputacionin e saj të dobët si fillim me pushtimin e Irakut, dhe pastaj me krizën financiare. Kushdo që ëndërronte mënyrën amerikane të jetesës tani dukej budalla. Menjëherë pas rënies së Lehman Brothers’ ministri gjerman i Financave Peer Steinbrück vuri këtë diagnozë si një sfidë jo vetëm për SHBA, por edhe për vende të tjera sidomos Mbretërinë e Bashkuar - që kishin” amerikanizuar “sistemin e tyre financiar. Problemi, argumenton Steinbrück, vë në mirëbesim instrumentet mjaft komplekse financiare, të përhapura nga institucionet e globalizuar amerikane: “Kriza financiare është mbi të gjitha një problem amerikan. Ministra të tjerë financiare të G-7 në Europën kontinentale ndajnë këtë mendim”. Kritika ndaj Amerikës nuk u ndal aty. Pasardhësi i Steinbrück, Wolfgang Schäuble, ka vazhduar me të njëjtin ton, duke sulmuar “errësirën” e politikës monetare amerikane, e cila është projektuar gjoja vetëm për të ushqyer përbindësha financiarë amerikanë. Por një kritikë e tillë injoron problemet e hasura nga bankat që nuk përdorin ose bëjnë marrëveshje

Gëzimi dhe hidhërimi i kapitalizmit
me produktet komplekse financiare. Rregullatorët e bankës kishin këmbëngulur gjatë që instrumenti më i sigurt i mundshëm financiar ishte një marrëveshje e lëshuar nga një vend i pasur industrial. Pastaj erdhi kriza e borxhit tavan në eurozonë, me rrënjët e saj në fushën e financave të vendeve me qeveri të dobët (kryesisht jugore europiane).... ...Krahasimi i mbështetjeve të modeleve të ndryshme është dëshira për të gjetur një mënyrë absolutisht të sigurt për gjenerimin e pasurisë dhe prosperitetit. Në një ekonomi të tregut,

megjithatë, konkurrenca e shpejtë çon në rivalitet, dhe fitimet të larta të lidhura me një risi origjinale kthehen në jetë kalimtare. Nga një perspektivë më afatgjatë, janë vetëm të janë vetëm rritjet e pasurive të përkohshme relative, ashtu si nuk janë vetëm të përkohshme rritjet e suksesit të dukshëm e një mënyrë të veçantë e të bërit biznes. Gjatë Revolucionit Industrial në Evropën Perëndimore në fund të shekullit të 80-të dhe në fillim të 90-të, nismëtarët dhe novatorët në tekstile, çelik, dhe hekurudha nuk ishin, shpërblyer në përgjithësi me pasuri të madhe: fitimet e tyre ishin lar konkurrimit. Shekulli i vonë nëntëmbëdhjetë dhe shekulli i njëzetë prodhuan një lloj tjetër të rritjes, sepse politikat publike dhe burimet mund të përdoreshin për të mbrojtur pasurinë e akumuluar nga erozioni i pashmangshëm që rrodhi nga presioni konkurrues. Pas idesë së një modeli të veçantë të rritjes ishte besimi se një shtet i rregullt i ndjeshëm mund disi të kapë dhe të përjetësojë frytet e suksesit ekonomik. Na pëlqen ne apo s’na pëlqen, shtetet nuk mund të organizohen në atë mënyrë më shumë se sa munden individët.

Kujdes Rihanna, Rita është këtu
Gazetat më në zë të Britanisë së Madhe e kanë quajtur këngëtaren shqiptare nga Kosova, Rita Ora, si Rihana e re. Ka qenë madje edhe gazeta prestigjioze “Metro” e datës 15 Shkurt ajo që ka cilësuar talenten shqiptare me këtë simbolikë. Me këtë simbolikë 21 vjecarja që jeton në Londër, natyrshëm do të kishte përkëdheljet më të mëdha nëse sot do të ishte gjallë gjyshi i saj, regjisori i papërsëritshëm nga Prishtina, Besim Sahatçiu. Bijë e dy prindërve të mrekullueshëm, Rita vazhdon të ngrihet e ngrihet përditë në rrugën e saj. Ajo është në majat londineze me “DJ Fresh track” dhe “Hot Right Noë”. Ajo mbetet tashmë një vëmendje tjetër në listat e këngëtarëve londinezë. Bjondja është e magjishme shkruajnë gazetat, ndërsa kujtojnë me të madhe “Kujdes Rihanna, Rita është këtu!”. Ja si shkruanin mediat kohë më parë Ajo është shqiptare, jeton në Londër, është 21 vjeç, por që tani është pjesë e producentit të njohur botëror, Jay-Z. E kemi fjalën për bukuroshen shqiptare Rita Ora, e cila për momentin po përgatitet për të sjellë për fansat albumin e saj debutues, duke performuar në Party-n e CK One dhe MTV Push në Village Underground! “Të punosh më Jay-Z është si një ëndërr. Të punosh me ndonjë legjendë është si një ëndërr që realizohet, por Jay është shumë i impenjuar me disa artistë që ka në produksionin e tij. Për mua që kam ardhur nga Londra, dhe fillimisht që jam nga Kosova, është dhjetë herë më e rëndësishme”, – ka thënë këngëtarja, duke shtuar se që në fëmijëri është ndikuar

nga Gwen Stefani, Mariah Carey, Whitney Houston dhe Imogen Heap. “Pra, më pëlqen ky lloj i grave të suksesshme”, – shton më tej shqiptarja që ka qenë edhe imazh i fushatës së Calvin Clein. Gjëja që e ka impresionuar më shumë Rita Orën deri më tani është fakti që ka pasur mundësi të marrë pjesë në xhirimet e Jay-Z. “Ai është në të vërtetë një gjeni. Të jesh në të njëjtën dhomë me të dhe të kesh mundësinë ta shikosh atë, me të vërtetë që çuditesh, aq më tepër kur shikon edhe performancën e Beyonce”, – pohon 21-vjeçarja, e cila ka dhënë konsideratat e saj maksimale për këngëtaren e re por shumë të suksesshme, Adele. “Jo vetëm performanca vokale është e mahnitshme, por edhe tekstet e këngëve janë të mahnitshme. Dhe fakti që ajo është vetëm 21vjeçare… Ajo është një talent i madh”, – përfundoi ajo.

23
SHKURT 2012

Qendërsulmuesi kosovar, Arlind Kukaj, pritet që gjatë kësaj vere të rikthehet te Real Madridi. Sulmuesi i ri kosovar, që për momentin është i huazuar te Boca Juniors, pritet që gjatë verës ta bëj rikthimin e tij me skuadrën e shpresave të ‘mbretërve’. Këtë gjë, Arlindi e konfirmoi në një prononcim për Top Kosova Sport. “Po, gjatë verës do të rikthehem te Real Madridi, pasi dua ta vazhdoj karrierën me atë skuadër”, theksoi Kukaj. Duke vijuar më tutje, ai foli edhe për nofkën që mban, ‘Ronaldo i ri’, të cilën ia lanë bashkëlojtarët e skuadrës dhe trajneri portugez, Jose Mourinho. “Po, këtë nofkë e kam nga Jose Mourinho dhe shokët e skuadrës”, u shpreh Kukaj, që ka mjaft ngjashmëri me lojën e ish-sulmuesit brazilian. Kukaj edhe njëherë shprehi dëshirën e tij për të luajtur për Shqipërinë, ndërsa konfirmoi edhe interesimin e Kosovës për shërbimet e tij. “Shqipëria, Kosova, Spanja dhe Argjentina janë interesuar për mua. Gjithsesi, unë kam pranuar të luaj për Shqipërinë”, përfundoi Kukaj. Arlind Kukaj. Është një 17 vjeçar i lindur në Madrid të Spanjës, por me origjine nga Prishtina. Ai prej tri vitesh aktivizohet për ekipin e dytë të skuadrës mbretërore spanjolle, Real Madrid B, përkatësisht grupmoshën U-17. Ai është shumë i njohur në Spanjë, por në Kosovë nuk e njeh askush, nuk ka raportuar asnjë medium për të… “Fjala e Lirë” ju prezanton një prej talentëve më të mëdhenjë që ka Kosova në rrafshin ndërkombëtar, është ky sulmuesi 17 vjeçar Arlind Kukaj, tinejxheri që është duke mbajtur shpresat e të ardhmes për Los Blancos. Arlindi dëshiron që në një të ardhme të jetë pjesë e ekipi të parë të Real Madridit dhe atë jo më larg se pas dy vitesh. Po që pritet të shkëlqejë për fanellën e një prej klubeve më prestigjioze në botë, Arlindi dëshiron që në të ardhmen të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, një ëndërr kjo që në fakt varet shumë nga trajnerët e tij në Spanjë, të cilët me çdo kusht e duan atë në kombëtaren spanjolle. Përkundër faktit se ëndrra e tij për të luajtur një ditë për Kosovën mund të mos realizohet, Arlindit, i cili flet rrjedhshëm shqip, i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen me klubin e tij.

Mourinho për shqiptarin Kukaj:

“Ronaldo i ri”

- Arlind, na tregoni pak rrugën tuaj deri sot? - Kam lindur në Spanjë, në Madrid, me 02.08.1993. Me futboll kam filluar të merrem që në moshën 7-vjeçare, kurse pjesë e skuadrave zinxhir të Realit të Madridit jam bërë kur kam qenë 8 vjeç e gjysmë. - Sa ju kanë mbështetur prindërit në karrierën tuaj? - Më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më mbështesin të dy prindërit, por pak më shumë babai. Ai gjithmone ka qenë pas meje dhe më ka këshilluar për çdo gjë. - E dimë që jashtë fushës së blertë merreni edhe me aktivitete tjera. Cilat janë ato? - Kur kam kohë të lirë, kam dëshirë të këndoj, aktroj dhe të merrem me karate, sport që e praktikoj shpesh, pasi e pëlqej shumë. Kam luajtur në teatër disa herë me Viktor Eliasin. - Sa jeni i lidhur me Kosovën, vendlindjen e prindërve? A e vizitoni shpesh dhe si ndiheni atje? - Më pëlqen shumë Kosova, por rrallë shkoj atje, sepse jam shumë i zënë me futbollin. Kur jam atje ndihem shume mirë, por kam dëshirë të madhe që të shkoj në Shqipëri, pasi kurrë s’kam qenë. - Kemi dëgjuar se edhe vëllai juaj,

Ka mbushur 18 vjeç në muajin gusht, ka por për shumë vite radhazi ka qenë skuadrave pjesë e skuadrave zixhir të Realit të Kuk ka ukaj, Madridit. Ai quhet Liridon Kukaj, ka lindur në Spanjë, por prindërit janë Kosova. me origjinë nga Kosova. Aktualisht Boka është huazuar te Boka Xhuniors në Argjentinë, shpreson Argjentinë, por shpreson që të kthehet sa më shpejt në Madrit. “Kam luajtur me moshat e Spanjës, por jo në ndeshje zyrtare. Dëshira ime e zyrtare. madhe është të luaj për Shqipërinë Europian Botëror,” shprehet në Europian dhe Botëror,” shprehet 18Kuk ukaj vjeçari Kukaj për “Albaniasoccer”.
Malindi, luan me grup-moshat e Realit. Thuhet qe ai do të bëhet edhe më i mirë se ju…? - Unë mendoj se Malindi luan mirë. Ai është mesfushor dhe ende nuk është në Kastilia, pasi ai më shumë pëlqen Barcelonën. - Arlind, tani po luani me Boka Xhuniorsin, i huazuar nga Real i Madridit…? - Kur dëgjova se Boka ishte e interesuar për mua dhe më kërkuan për të më huazuar, pranova, sepse medova se ishte më e mira për mua. Boka në këtë rast më ka mësuar shumë dhe, kur të kthehem në Madrid, do të jem më i pjekur në fushë. Një eksperiencë e re, nga e cila po mësoj shumë dhe që do të më vlejë në të ardhmen. - Te Reali luajnë disa nga lojtaret më të mirë të botës, si Kristiano Ronaldo, Ozil, Kasijas, Higuain, Kaka etj. Çarë miqësie keni me ta? - Me të gjithë kam folur dhe kam bërë foto, por miqësi më të madhe kam me

Higuainin, pasi edhe e kam idhull. - Hoze Mourinjo është ndër trajnerët më të mirë në botë. Keni pasur fatin ta takoni? - E kam takuar në një ndeshje, kur shënova 3 gola. Ai më pyeti se nga e kam prejardhjen. I thashë nga Kosova. Me tha: “Më vjen keq për atë që ndodhi në Kosovë.” Më vuri një nofkë: “Ronaldo i ardhshëm shqiptar”. - Kur flitet për të ardhmen, flitet për objektiva. Cilat janë objektivat e Arlind Kukajt dhe kur do ta shohim në ekipin e parë? - Qëllimi im është të luaj në kombëtaren shqiptare dhe të bëjmë një ekip të forte, me të cilin mund marrim pjesë në europian dhe botëror. Sigurisht që dëshiroj të bëhem ndër futbollistët më të mirë në botë. Pres të futem në ekipin e parë sapo të kthehem nga Argjentina. - Një temë që shtrohet për çdo futbollist të ri shqiptar është kombëtarja. Ju aktivizoheni në grup-moshat e Spanjës. A keni pasur ftesë nga kombëtarja shqiptare dhe cila është dëshira jote? - Unë jam aktivizuar me moshat e Spanjës, por jo në ndeshje zyrtare. Kam dëshirë që të luaj për Shqipërinë, por nuk mund të pres shumë kohë për një ftesë nga ana e FSHF-së.

T R A N S F E R E TA

Erjon Bogdani rikthehet në Siena
Ashtu siç është pritur, Erion Bogdani është larguar nga Cesena. Pjesën e mbetur të sezonit, reprezentuesi i Shqipërisë do ta bartë fanellën e Sienas, për të cilin klub kishte luajtur edhe gjatë periudhës 2005-2007.

Bytyçi në LASK Linz
Skuadra austriake LASK Linz ka transferuar sulmuesin kosovar Rexhë Bytyçin nga ekipi SV Horn, i cili garon në Ligën Regjionale austriake. LASK nuk ka bërë të ditur se për sa vite ka nënshkruar me 24 vjeçarin, i cili më herët kishe luajtur edhe në Spanjë për Las Palmasin, Racing Club Portuense dhe CD Denian.

24
SHKURT 2012

Tek romakët e lashtë, që para 17 shekujsh, dita e dashurisë konsiderohej si festa më madhështore, e cila nënkuptonte dashurinë që romakët paganë kishin për Zotin e tyre. Legjendat rreth kësaj feste, janë të shumta, por më e spikatura është ajo që vetë romakët e besonin si të vërtetë. Thuhet se themeluesi i Romës së lashtë, Romulus, një ditë prej ditësh, kur ishte ende foshnjë, piu nga gjiri i një ulkonje, qumështi i së cilës i dhuroi trupit të tij forcë e energji. Duke marrë shkas nga kjo, romakët e lashtë e paganë, e përkujtonin atë çdo vit, në mes të muajit shkurt, duke therur atë ditë një qen e një dhi dhe me gjakun e tyre dy djem të rinj lyenin trupin. Më pas, dy të rinjtë të ndjekur nga qindra njerëz, vërtiteshin nëpër rrugët e qytetit. Ata mbanin në duar dy copa lëkure kafshe dhe me to fërkonin çdo njeri që takohej me ta, ndërsa femrat romake besonin se një rit i tillë i mundësonte atyre mbetjen shtatzanë.

Historiku i

“Ditës së dashurisë”