You are on page 1of 1

Universiteti AAB Fakulteti

i Arteve Aplikative
Dega: Enterier
Lënda: Dizajni Industrial

DIZAJNIMI “ KITSCH ”
Termi “ Kitsch “ ka prejardhje nga fjala Gjermane “ verkitschen “
( shumë e ulët ) dhe është përdorur për të përshkruar dizajnet e
popullarizuara në mënyra “ vulgare ” të asaj kohe që kërkoheshin
shumë. Kitsch në të shumtën e rasteve është parë si një antitezë e
madhe e Dizajnimit të Mirë. Termi është përdorur me një origjinalitet
të theksuar me qëllim të përshkrimit të objekteve jo – funksionale siç
janë suvenirët, stringlave dhe artikujve të rinj ( novacioneve ) . Një nga
studiuesit e parë të kësaj teme ishte filozofi Gjerman Fritz Karpen, i cili
publikimin e tij të vitit 1925 e quajti Der Kitsch. Megjithatë, në vitet
pasuese Kritiku i artit nga Amerika Clement Greenberg shkroi
publikimin Kitsch dhe Stili Avant- gard më 1939 , i cili publikim
pasqyron qartas zgjerimin e njohurive në definimin e elementet të
kulturës bashkëkohore , siç janë njoftimet apo reklamat komerciale dhe
literaturat e “ pa vlera ”. Në vitin 1950, Dizajnimi Kitsch arriti kulmin e
tij në prodhimin e produkteve “jo - funksionale” të cilat ngjanin dhe
bazoheshin në Dizajn të “ Lartë ” , nga dhe e kishin marrë inspirimin.
Gjatë kësaj periode erdhi “ rryma ” e gjërave me një kosto më të ulët,
të cilat zakonisht prodhoheshin në materiale plastike, që paraqisnin
një mashtrim dhe një humor për opinionin e gjerë. Ky fenomen i
rrejshëm, me një konsumim të madh popullor, mund të shihet si një
reaksion kundër shtetit dhe promovimeve institucionale të Dizajnimit
të Mirë. Gjatë viteve 1960, Kitsch vazhdoi të konsiderohej si një term
nënçmues, por më 1970 objektet Kitsch filluan të përdoreshin në
mënyrë ironike në hapësirat e brendshme ( enterier ) dhe me një “
marrëveshje ” promovoheshin si objektet të cilat “ peshojnë ” shije dhe
kualitet të dobët të krijimit. Me një “ emergjencë ” të paraqitjes së
Post – Modernizmit më 1980, Kitsch filloi të lavdërohej me kulturën e
krijimit të saj, dhe idetë përkatësisht tendencave shkatërruese. Nga
krijimi i personalitetit humoristik “ shije e mirë “, Kitsch më në fund, u
nda nga prodhimi i stilit Avant – Gard.

Dizajni Industrial – Mr. Kamuran Goranci 1