0

FON UNIVERSITET

Punim seminarik

Fakulteti: Shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare Lënda: Ekonomia politike e UE-së

Tema: Bankat dhe afarizmi bankar

Prof. I lëndës Prof.Dr. Sami Bislimi

Student Burim Nesimi

Shkup; 2010

0

Përfundimi……………………………………………………. Objektivat e bankave…………………………………………. Procesi I marrjes së kredisë bankare……………………….. Llogaritje e normës së interesit………………………………14 9.. Veprimtaria e kreditit…………………………………………9 5.8 4. Hyrje……………………………………………………………1 2..1 PËRMBAJTJA: 1.15 10..11 7.16 1 . Kuptimi...3 3.Literatura e shfrytëzuar…………………………………….13 8.. Bankat dhe sistemi bankar dhe organizimi I tij………….. përcaktimi dhe roli I normës së interesit……….. Llojet e huave…………………………………………………10 6..

ekziston një ndërlikueshmëri e ngushtë ndërmjet kursimeve dhe investimeve. grumbullimin dhe shpërndarjen e tyre e bëjnë institucionet përkatëse publike financiare që mund të jenë të llojeve të ndryshme: bankave. pos faktorëve të tjerë. nevojitet huazimi ( kredia) e mjeteve financiare. për ç’arsye për të siguruar riprodhimin e zgjeruar. Pra. kursimoreve. çka ofrojnë bankat në përgithësi. Ndonse këto dy lloje bankash dallohen midis tyre nga lloji I depozitave që pranojnë dhe nga lloji I huasë ( kredive) që japin. Gjithashtu jepet sqarim I shkurtër se çfarë është Holldingu dhe cilat janë objektivat e bankave. që paraqesin investimet në të ardhmen. varet edhe nga shkalla e akumulimit apo kursimit. apo me botën. si bëhet ndarja e kamatave. pormë kryesore janë bankat afariste dhe të kursimeve. institucioneve të sigurimit etj. në kuadër të ekonomisë kombëtare. çka janë normat e interesit dhe roli I saj dhe si behët llogaritja e normës së interesit.2 1. si klasifikohen huatë dhe si zhvillohet procesi I marrjes së kredisë. në a nivele. Pikërisht ky punim seminarik ka të bëj se për çfar formohen bankat dhe si punojn ata. nga e ka origjinën fjala bank. për ti krijuar transakcionet monetare. Hyrje Transakcionet ekonomike. Në sistemin bashkëkohor ekonomik vendin kryesor të ndërmjetësimit financiar e luajn bankat. proces I cili ky zakonishtë shkon nëpërmjet sistemit bankar. 2 . Emitimin. të cilat mund të jenë të llojeve të ndryshme. Andaj. Zhvillimi ekonomik. qoftë kur është fjala e qarkullimit të brendshëm. në të vërtetë kryejnë të njëjtin funksion. si zhvillohet sistemi bankar. nuk mund të kryhen pa ndërmjetësimin e mjeteve financiare. duhet përcaktuar edhe ofertën monetare. Që të dy këto banka qëndrojnë midis ofruesit dhe përdoruesit të mjeteve financiare. si dhe klasifikimi I bankave në bazë të disa kritereve. Procesi I prodhimit I një ndërmarrjeje ose firme nuk mund të sigurohet në tërësi nga vetë akumulimi. si I ndihmojnë ekonomisë së vendit.

Por në çdo vend gjenden edhe banka të llojeve të tjera që kryejnë funksione të ndryshme në ekonomi ose në degë t ë veçanta të saj. d. Por për dallim nga institucionet tjera financiare gjatë këtij kalimi banka shëndron maturitetin e fondeve. Bankat për nga përmbajtja dhe funksioni I tyre dallohen nga subjektet e tjera ekonomike. Në teorinë e financave egzistojnë përkufizime të ndryshme për bankat si institucione financiare.1 Sistemi bankar dhe organizimi I tij Bankat janë instiucion financiar që ndërmjetësojn për kalimin e fondeve përkohësishtë të lira nga njësitë suficitare në njësite deficitare të ekonomisë. përkatësisht me ndërmjetësimin e marrjes dhe dhënies së kredisë dhe qarkullimit të pagesave të komitentëve. Sistemi bankar njënivelor ështe 1 Hyrje në ekonomi Prof. Në sistemin bankar njënivelor ose monobankar funksionon vetëm një bankë e cila luan disa nga rolet e një banke qëndrore si dhe disa nga rolet e një banke tregtare duke pranuar depozita dhe duke kredituar ekonominë ose publikun. Dr Musa Limani.3 2. I cili merret me mobilizimin e mjeteve monetare përkatësisht. Tërësia e llojeve të ndryshme të bankave me lidhje të ndërsjellta dhe me funksione të caktuara përbën sistemin bankar të një vendi.th fondet e lira me afat relativisht të shkurtër të njësive deficitare mund të përdoren me afat të gjatë në njësitë suficitare dhe fondet e lira me afat të gjatë mund të përdoren me afat të shkurtër. do ta përkufizojmë kuptimin e bankave. BANKAT Për ta kuptuar rolin dhe rëndësinë e sistemit bankar në procesin e transakcioneve financiare. fq 247 3 . Prishtinë 2002.m. Përkufizimi I bankës është I lidhur me funksionin që kryen ajo në riprodhimin e zgjeruar dhe në sferë e transakcioneve. Sistemi bankar mund të jetë njënivelor dhe dynivelor. Në tërësinë e bankave vendin kryesorë e zënë bankat tregtare. Në këtë drejtim mund të themi se banka paraqet instiucion financiarë të veçantë.

Bankat dhe origjina e tyre Bankat paraqesi institucione mjaft komplekse. Pavarësisht nga vështirësitë e një përkufizimi të saktë. funksionon jo mbi baza tregtare.4 karakteristikë për ekonomitë e planifikuar dhe të centralizuara të modelit socialist të ekonomisë. veprimin e bankave e me të edhe të sistemit bankar I cili varet nga vetë sistemi ekonomik. Gjithashtu veprojnë Bankat idustriale. Në nivelin e dytë. funksionojnë mbi baza tregtare një tërësi institucionesh financiare që kryejnë veprimtari bankare ku vendin kryesorë e zënë bankat tregtare. fq 255 Ibid.2 Fjala bankë përdoret sot gjërësishtë për të përshkruar një shumëllojshmëri institucionesh financiare. Depozitat përfaqësojnë deponimin e parave të lira ( kursimeve ) në bankë si nga personat juridikë ashtu edhe nga ata fizikë. Në sistemin bankar dynivelor ekzistojnë dy lloje bankash.3 Bankat e kursimit që tërheqin kursimet e familjarve ose individëve si burim kryesor fondesh dhe I investojnë ato kryesisht në hua pengu. Ata kryejnë shum punë heterogjene në kuadër të ekonomisë së një vendi. 248 4 . si bankë e bankave dhe si e qeverisë. Për shembull operojnë të ashtuquajturat Bankat e investimeve. Prishtinë 2002. Banka bën pranimin e depozitave si nga ndërmarje ekonomike ashtu edhe nga idnividët. të cilat janë të specializuara në operimin me letrat me vlerë të kompanive ose të qeverisë. banka qëndrore si bankë emituese e parasë. Në nivelin e parë. Dr Musa Limani. letra me vlerë të qeverisë etj. 2 3 Hyrje në ekonomi Prof. të cilat pranojnë depozita kursimi nga konsumatorët e vegjël dhe japin kredi për ekonomitë familjare dhe bisneset. fq. Këto banka blejnë letra me vlerë nga emituesit dhe përpiqen ti rishesin ato në tregun e hapur me qëllim fitimi. një bankë në gjykimin e përgjithshëm e tradicional është një institucion financiar që I ofron publikut: a) Llogaritë në kuadrin e pjesëmarrjes së saj në sistemin kombëtar të pagesave të cilat përdoren për të kryer pagesat për blerje mallrash dhe shërbimesh dhe që janë gjërësishtë të pranuara nga publiku për këtë qëllim. përkatësisht nga sistemi I përgjithshëm ekonomiko-shoqëror.

dhe depozita të afatizuara ku me këtë rast ndërmjet bankës dhe depozituesit lidhet kontrata në të cilën përcaktohet koha e afatizimit dhe elementet tjera që dalin nga ky lloj depoziti. fq 248 Financat publike Michel Lascombe & Xavier Vandendriessche. që përfaqësojnë investime të sublekteve ekonomike dhe ekonomive familjare. bankat klasifikohen në: Banka të përgjithshmë ( universale ) tregtare që ofrojnë mbi baza tregtare veprimtari univerzale për të gjithë publikun e gjërë dhe Banka të specializuara ( banka të industrisë. Klasifikimi I bankave Bankat mund të klasifikohen sipas disa kritereve: 1. 2. por më kryesoret janë: depozta te paafatizuara – në të parë ose të çekueshëm të cilat pronari mund ti shfrytëzoj në çdo moment. Dr Musa Limani. 4 5 Hyrje në ekonomi Prof. Prishtinë 2002. Kemi disa lloje depozitash. Shkup 2006.5 Institucioni që ofron këto produkte dhë shërbime është banka tregtare. Sipas normës së organizimit të përgjithshëm bankat kalsifikohen në: Banka pa degë ose banka unike të cilat I kryejnë të gjitha veprimet dhe operacionet tregtare në një mjedis. Sipas shumëllojshmërisë së shërbimeve dhe rrethit të klientelës.5 b) Depozitat.4 c) Kredi dhe paradhënie të ndryshme drejtëpërdrejtë për subjektet ekonomike dhe ekonomitë familjare. Një kredi është një autorizim për të shpenzuar të dhënat për personat publik. banka të investimeve etj ) të cilat ofrojnë shërbime të kufizuara bankare ose ofrojnë të gjitha shërbimet për një grup të caktuar klientësh dhe jo për publikun e gjerë. banka bujqësore. të cilat mund të kthehen në para të gatshme ose shërbejnë për të bërë pagesa të ndryshme. fq 30 5 . Ka raste që këto punojnë edhe mbi baza jotregtare.

- Shoqëri tregtare Holldingu me të cilat kuptohet çdo organizim ë kontrollon një ose më shumë banka tregtare. 4. Tetovë 2006 6 . Aksionet e saj nuk mund të zotërohen nga individë sepse banka është krijuar me një marrëveshje fillestare dy ose më shumë palëshe për krijim të kapitalit të prbashkët.6 - Banka me degë karakteristik e të cilave është veprimi I njësive organizative më të vogla të quajtura degë banke nën varësinë e drejtorisë qëndrore. Në këtë rast banka zotërohet nga një organizim që quhet shoqëri tregtare Holldingu. SEEU. Sipas formës juridike të organizimt dhe drejtimit bankat klasifikohen në : Banka të organizuara si shoqëri tregtare anonime ku kapitali I bankave përbëhet nga aksionet. kanë vetëmnjë vendëndodhje ose disa degë të cilat veprojnë brenda një territori të caktuar. Bankat me kapital të përbashkët ku kapitali I bankës u përket pjesërisht shtetit ( I përfaqësuar nga një ministri ose agjenci tjetër publike) dhe një ose disa personave juridike private. Banka kooperative ku kapitali I bankës nuk përbëhet nga aksionet por nga kontributet e anëtarëve të saj. 3. Dr Adnan Jashari. ku kapitali I bankës zotërohet nga aksionerë privat vendas ose të huaj. Këto banka veprojnë sipas parimeve të kooperativave. Sipas shtrirjes gjeografike bankat I klasifikojmë në Banka lokale. Këto kryejnë drejtëpërsëdrejti të gjitha ose disa veprimtari bankare në emër dhe për llogari të bakës. Ky kontroll nënkupton zotërimin e më shumë se 25% të aksioneve të një banke. shoqëritë e Holldingut zotërojnë bankat në zonën e metropolit ( qendrat emëdha urbane) ku dhe popullsia dhe të ardhurat e tyre janë rritur me shpejtësi.6 Në përgjithësi. Sipas pronësisë së kapitalit bankat klasifikohen në: Bankat me kapital privat. 6 Ligjerata të autorizuara në të drejtë tregtare nga Prof. 5.

janë lidhjet e ngushta ekonomike ndërmjet vendev dhe interesat e bankave të tyre të shtrijnë veprimtarinë në vendet përkatëse. Shumë banka të fuqishme veprojnë në vende të ndryshme duke hapur filijale ose degë banke dhe për rrjedhim zotërojnë pjesë të rëndësishme të tregut të tyre. Banka Qëndrore. e shtrijnë veprimtarinë e tyre jo vetëm në vendet ku e kanë selinë qëndrore por edhe në shumë vende të tjera. Dr Musa Limani. ku shteti ia jep të drejtat dhe autorizimet e veçanta për rregullimin. Arsyeja kryesore e kësaj prirje është se bankat kombëtare kanë mundësi të veprojnë në më shumë veprimtari dhe zotërojnë një treg më të madh. pa marrë parasyshë sisteim ekonomiko-shoqëror.7 - Banka kombëtare. Të tilla janë: Banka Botërore. e cila është nën kontrollin e plotë të shtetit. Veprimtaria e bankave ndërkombëtare bëhet e dukshme sot edhe në kuadrin e thellimit të integrimit ekonomik ndërmjet vendeve të ndryshme. egziston vetëm një bankë unike emetuese shtetërore.7 - Bankat ndërkombëtare. Prishtinë 2002. Një grup tjetër bankash ndërkombëtare janë edhe ato që u shërbejnë politikave ekonomike globale të organizmave ndërkombatare. hartimin dhe realizimin e marëdhënieve monetare dhe kreditore brenda ekonomisë së vendit përkatës. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Shpesh. Prirja botërore sot është shëndrimi I bankave lokale në banka kombëtare. Në çdo vend. fq 255 7 . 7 Hyrje në ekonomi Prof. e shtrijë vëprimtarinë e tyre në gjith territorin e një vendi. Banka Europjane e Investimeve etj.

Veprimtaria kryesore nëpërmjetë të cilave njësive ekonomike u ofrohen produkte dhe shërbime janë: veprimtaria e depozitave. e shërbimit të pagesave dhe veprimtaria e investimeve. Objektivi I pestë I bankës është se ajo është segment I tregut të hapur. 8 Produktet dhe shërbimet kryesore që ofrojnë bankat në përgjithësi Veprimtaria bankare ofron produkte dhe shërbime. 8 Hyrje në ekonomi Prof. qeveria qëndrore dhe lokale. e kreditit. Objektivi I gjashtë i bankës është kryerja e shërbimeve të caktuara për realizim të profitit si: marrja e depozitave dhe dhënia e kredive ( huave). Objektivat e Bankave Objektivi kryesor I bankës dhe maksimalizimi I vlerës së aksioneve të saj nëpërmjet rritjes së fitimeve. të cilat gjithnjë e më shumë kërkohen nga ekonomitë familjare. fq 247 8 . Objektivi I katërt I bankës është rritja dhe ndarja e tregut. Prishtinë 2002. bizneset. Objektivi I tretë I bankës është rritja e shërbimeve për klientelën. Dr Musa Limani. Objektivi I dytë I bankës është zgjerimi I aktiviteteve të saj duke mbajtur një nivel të mjaftueshëm kapitali.8 3.

huatë dhe paradhëniet zënë vendin kryesorë ndër operacionet e biznesit banker. tokë dhe në disa raste aksione apo obligacione.9 Teoritikisht. Në qoftë se haja duhet kthyer sipas kërkesës. Shkup 2006.30 9 . Veprimtaria e kreditit Kreditë.9 4. Për dhënie të kredisë normalisht duhet marrë parasyshë dy elemente kryesore: qëllimi I kredisë për çka është I destinuar dhe shuma e kredisë. në shumën gjithsejt. Megjithëse hatë janë shumë fitimprurëse për bankat ato kërkojnë një kohë të caktuar për tu kontraktuar. ndërtesa. Vlera e një mjeti si kolateral varet nga vlera e parashikuar e rishitjes së tij. shlyerja e huasë mund të bëhetnë mënyrë periodike më këste. pajisje. në një datë të caktuar. ose në disa raste sipas kërkesës. fq. atëherë banka mund të shesë pasurinë e vënë si kolateral për të mbuluar humbjet nga huaja. Garancia apo kolaterali mund të jenë mallra. Shumica prej tyre janë të garantuara. dmth sasia e nevojshme për realizimin e qëllimit në fjalë. Në qoftë se huamarrësi nuk shlyen detyrimin e huasë. Ata sigurojnë fitimet dhe ndihmojnë në tërheqjen e depozitave. kanë një risk më të lartë dhe likuiditet më të ulët se sa investimet. 9 Financat publike Michel Lascombe & Xavier Vandendriessche. Qëllimi I kolateralit është ulja e dëmit financiar të huadhënësit në qoftë se huamarrësi falimenton. si huamarrësi ashtu edhe huadhënësi mund të japin fund kontraktues në çdo kohë. inventor. Huatë bankarë mund të jenë të garantuara ose të pagarantara.

mjete lundrimi. si plehra kimike.10 5. e) Hua për shpenzime familjare ( mobilim shtëpie. Shkup 2006. fq 30. Huate bujqësore – janë hua afatshkurtëra dhe afatgjata për financimin e veprimtarisë bujqësore. Krediti I konsumit nga pikëpamja e marrëveshjes përfshinë: a) Hua me këste b) Hua me pagesa të menjëhershme c) Linja krediti për shtëpi d) Hua për blerje automjetesh. Huatë e konsumit – janë hua që bankat u japin ekonomive familjare për pajsije konsumi me vlera të mëdha dhe me afat të gjatë përdorimi ( automjete.10 10 Financat publike Michel Lascombe & Xavier Vandendriessche. fara etj. Këto hua mbështesin financimin e industrisë dhe tregtisë. shtëpi etj). kamionash. 10 . Ato jepen për blerjen e inputeve dhe inventarit bujqësor. Huatë afatshkurtëra bujqësore përgjithësisht janë hua sezonale. pajisje. Llojet e huave Sipas natyrës së tyre huatë që japin një pjesë e pankave janë: Huatë tregtare dhe industriale – Këto lloj huashë zënë peshën kryeore në huatë bankare. etj. nga një deri 7 vjet dhe hua afatgjata me mature mbi shtat vjet. hua afat mesme. udhëtim turistik etj). Ata mund të jenë hua afatshkurta deri një vit.

Dr Adnan Jashari. planin e shlyerjes dhe objektin e kredisë Vendimin që miraton transakcionin e kredisë Nënshkrimin e çdo personi që është I autorizuar për dhënien e kredisë. Pra. SEEU. 11 Nga ana e tyre. e të studimeve dhe 11 Ligjerata të autorizuara në të drejtë tregtare nga Prof. përqindjen e interest. Të gjitha dokumentet e kërkuara nga bankat për kreditkërkuesin grumbullohen në dosjen e kredisë së tij. Tetovë 2006 11 .11 6. Analiza e kreditit është metoda kryesore e kufizimit të rrezikut të kreditit pqë bankën. vërtetimin ga bankat e tjera më të fundit etj. bankat. Të dyja këto etapa përbëjnë analizën e kreditit. Procesi I shqyrtimit të dokumenteve pasohet nga analiza e treguesve ekonomik e financiarë të klientit. krahas këtyre dokumenteve u kërkojnë kredikërkuesve edhe dokumenta të tjera si deklaratën nga organet tatimore. Analiza e kreditit është procesi hetimor dhe analizues që ndërmeret nga huadhënësi për të përcaktuar mundësinë e huamarrësit për të shlyer plotësishtë detyrimin e huasë. Kjo dosje shqyrtohet nga banka. përfshirë shumën monetare kryesore. analiza e kreditit nënkupton kryerjen e hetimeve përcaktimin e kapacitetit borxhmbajtjes të huamarrësit potencial. Proçesi I marrjes së kredisë bankare Arritja e marrëveshjes së kredisë ndërmjet bankës dhe klientit është një process që kërkon zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore si dhe analizën e plotë nga të dokumenteve të detyrueshme nga kreditori si: Kërkesën për kredi si dhe dokumentet që tregonjnë statusin ligjor Përshkrimin e çdo kolaterali të cilin kredit dhënësi e mban si mjet për zbatimin e sigurimit të detyrimit që do të paguhet Deklaratën e plotë financiare të kreditmarrësit Marrëveshjen e kredisë.

që në teorinë e financave quhet interes. Normat e interesit gjithashtu janë të rëndësishme në procesin e vendimmarrjes për projekte të ndryshme financiare si për shoqëritë tregtare ashtu edhe për ekonomitë familjare. Modelet më të njohura që përdoren sot janë: vlerësimet statistikore dhe cilësore si dhe sistemet e vlerësimit me pikë të kreditit. sepse ka factor përkufizues në përcaktimin e sasisë së akordimit të kredisë. banka në këtë drejtim nuk mund të jetë plotësisht të lirë. ashtu edhe të lartësisë së normës së interesit. Si çdo subject tjetër. institucioni financiar vlerëson në tërësi kredinë duke përcaktuar anët e forta ose të dobëta të saj. fq. fq 249 12 . Mjaft institucione financiare bazohen në procedura sasiore për vlerësimin e riskut të kreditit. Dr Musa Limani. Ndërkaq. Norma e interesit për huatë e dhëna është më e lartë se norma e interest për hautë e marra. Diferenca ndërmjet këtyre dy normave të interesit paraqet të ardhurat e bankës. Norma e interest Ndërmjetësit financiar ( bankat) për shërbimet e bëra kërkojnë kundërvlerë të punës së tyre. Normat e interesit gjithashtu janë të rëndësishme.12 Vlerësimi I kredisë dhe marrja e vendimit Pas llogaritjes së raporteve dhe analizës së faktorëve të kreditit. ashtu edhe banka synon të realizoj fitim sa më të lartë ( maksimal). diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve ( pagat. 248 Po aty. shpenzimet material. 12 Normat e interesit janë tregues ekonomik dhe financiar ët vendit. për ç’arsye është e interesuar të jap sa më shumë kredi me normë sa më të lartë të interesit.13 12 13 Hyrje në ekonomi Prof. ndryshimet e të cilave konsiderohen si barometra të situatës ekonomike dhe financiare të vendit. pajisjet etj) përbën fitimin e bankës. Prishtinë 2002. Mirëpo.

do të gjejnë se ato nuk mund të paguajnë interest. fq249 13 . atëherë kërkesa për kredi rritet. Huamarësit e pastër kërkojnë fonde nga tregu I kredisë. Dr Musa Limani. Përkundrazi.13 7. Kur faktorët tjerë ngelen të pandryshuar dhe norma e interesit bie. Kuptimi. madje edhe ekonomitë familjare që janë të drejtauar nga konsumi I ardhshëm. kurse huadhenësit e pastër ofrojnë fonde në këtë treg.sh. ku paraja kryen funksionin e standardit të pagesave të nevojshme. Në një nivel të lartë të normës së interesit. duke u shëndruar në kursimtar të pastër. Prandaj ata vendosin të ulin normat e tyre të kthimit. shuma në para që marrin huadhënësit kur japin huanë. ndjejnë që është më e dobishme të konsumojnë sot dhe të kursejnë më pak. Sa më shumë që ulet norma e interesit. Sa më shumë rritet norma e interesit aq më shumë ekonomitë familjare ndiejnë se norma e interesit në treg është më e lartë se norma personale balansuese midis konsumit të sotëm dhe konsumit të ardhshëm. Në një nivel të ulët të normës së interesit në treg. interesi është. madje edhe ato ekonomi familjarë që janë tepër të orientuara nga konsumi I sotëm ( ekonomitë që jetojnë sipas parimit sot për sot) do të ndiejnë se është e dobishmetë kursejnë më shumë nga të ardhurat e tyre dhe shoqëritë tregtare më fitimprurëse. norma e ulët e interesit në treg nxit shoqëritë tregtareqë të ndërmarin projekte të reja investimi meqë mund të huazojnë fonde të pauajnë interesa dhepër më tepër tu ngelen edhe fitime. kurse norma e interesit është raporti I interesit me shumën e dhënë në hua. Prishtinë 2002. Pjesëmarrësit e tregut të kredisë janë kursimtarët e pastër dhe huadhënësit e pastër. aq më shumë ekonomitë familjare mësojnë që norma e interesit në treg është më posht se norma personale e balancimit të raportit të konsumit të sotëm me konsumin e ardhshëm. 12% ) oferta e kredisë do të jetë më e madhe se 14 Hyrje në ekonomi Prof.14 Në një ekonomi reale. ata do të fitojnë një normë më të lartë kthimi. Lartësinë e tyre e përkufizon likuiditeti I saj ndaj kërkesës së depozituesve. Në një nivel më të lartë të normës së interesit në treg ( p. Shembull: le ta zëmë se norma e interesit do të jetë 10%. përcaktimi dhe roli I normës së interesit Banka nuk mund të jep kredi pa kufi.

000. 1000 sot. Huadhënësit duke kotraktuar me njëri-tjetrin për fitime nga interesi. kanë më tepër vlerë se 1000euro mbas një viti. do të ndikojnë që norma e intersit të ulet në 10%. kanë një vlerë më të madhe se sa e njëjta shumë që mund të kemi në të ardhmëen. p.. si rrgull I përgjithshëm . pra në treg do të ketë një mungesë oferte kredie.sh. Nga ana tjetër. në një nivel norme më të ulët se 10% ( p.sh. në atë nivel ku kërkesa për kredi barazohet me ofertën e kredisë e pikërisht p. Raporti në përqindje I interesit vjetor me shumën e investuar quhet norma vjetore e interesit. Ky nivel do të ruhet derisa nuk do të ketë asnjë nxitje as për ofruesit e as për kërkuesit për të ndryshuar sjelljet përkatëse të tyre.× 100 = 10% 1000 14 .sh 8% ).. Në këtë shembull 1000euro përfaqësojnë vlerë aktuale.sh prej 1. oferta e kredisë do të jetëmë e ulët se kërkesa e kredisë.14 kërkesa kredi.. në formën e depozitës së kursimit me afat një vit në bankë dhe të sigurohen të ardhura shtesë. pra në të kemi një tepric oferte kredie.. 8... Ta zëmë se në fillim të vitit. Kjo ndodh sepse kjo shumë mund të investohet. Shitësi I kësaj letre me vlerë premton se pas një viti do të paguaj 1100 euro. Sipas shembullit kemi formulën: 100 i= . Llogartitja e normës së interesit Shprehja matematikore e normave të interesit bazohet në faktin që mjetet monetare që kemi sot.. Huamarrësit duke konkuruar me njëri-tjetrin për kredi do të ndikojnë që norma e interesit të rritet në 10%.. Kështu që norma e interesit në treg do të jetë 10%. një investitor blen një letër me vlerë ( obligacion) me vlerë emërore 1000 euro. 1000euro përfaqësojnë vlerën e ardhshme pas një viti dhe 100 euro përfaqësojnë interesin që sigurohet nga investimi I shumës monetare prej 1000euro për nje periudhë kohore prej një viti. Kështu p.000 euro..

të ndërmarjeve dhe të subjekteve të tjera ekonomike dhe ato ua huazon në formë kredie personave fizikë apo juridik. zgjerimit dhe ngritjes së kapaciteteve të reja.m. Përparësia e bankës në dhënien e kredive. në kuptimin e modernizimit të kapaciteteve ekzistuese. Pra banka si institucion ndërmjetësues dinanciar bën mobilizimin e mjeteve të lira të popullatës. Përfundimi Me këtë punim u vërtetua roli I rëndësishëm I bankave dhe I sistemit bankar në ekonominë e një shteti. Në këtë drejtim avantazhet e bankës mbështeten në atë seajo pranon depozita të shumë zotëruesve të kursimeve (parave) d. qëndron në faktin se ajo huamarrësit I ofron mjete në sasi shumë më të mëdha se sikur ai të kërkonte prej individëve. Në këtë mënyrë bankat mundësojnë zhvillimin ekonomik. mobilizon mjetet e lira monetare dhe kështu krijon shuma të mëdha parash.sh çdo të ndodhte sikur një korporatë tiu drejtohet vazhdimishtë zotëruesve individual të kursimeve të marrë një kredi në vlerë të caktuar parashë. pasi që siç thamë rolin kryesorë të ndërmjetësimit financiar në ekonominë politike bashkëkohore e luajnë pikërisht bankat. dhe mundësi për liferim të sasive shumë më të mëdha të kredisë.15 9. P. 15 .th.

Shkup 2006 . Prishtinë 2002 .Ligjerata të autorizuara në të drejtë tregtare nga Prof. SEEU. Literatura e shfrytëzuar: . Dr Adnan Jashari. Dr Musa Limani.Hyrje në ekonomi Prof.16 10.Financat publike Michel Lascombe & Xavier Vandendriessche. Tetovë 2006 16 .

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful