Sh.m.e.k.

“8 SHTATORI” Tetovë

Lënda: Veprimtari Afariste

Tema: Llojet e Kredive

Mentori:

Pranvera Deari

Nxënësi: Valmir Islami

Tetovë 2011

Përmbajtja:
- Llojet e Kredive në Diospozion

-

Kredit për Analizen e Investimeve

- Kredia për Bizneset Sipas Qëllimit
- Llojet e Kredive
-Kredit e Këqija , Sa Rrezikojn Financat Tona
-Të

dhenat e Protofolit te Kredis

Llojet e Kredive në

Diospozion

Në qoftë se dëshironi të blini orendi të reja, televizor, apo ndonjë pajisje tjetër shtëpiake, kredia e cila ju përshtatet më së shumti është kredia konsumuese. Kreditë konsumuese janë me afate kohore mjaft të shkurtra, deri në 3 vjet, të cilat aprovohen në bazë të pagës suaj dhe ju, pastaj, i paguani këto në baza mujore nga paga juaj me këste të barabarta. Numri më i madh i kredive konsumuese, në të vërtetë, nuk sjellin përmirësime të qëndrueshme në kushtet tuaja të jetës, pasi që ato shfrytëzohen për të blerë gjësende të cilat blerësit i sjellin kënaqësi afatshkurtër, dhe ka të ngjarë që do ta humbasin vlerën e tyre, madje para se ta shlyeni kredinë.

Mbitërheqje e pages
Mund të jetë një zgjidhje tjetër e shpejtë për nevojat tuaja financiare afatshkurtra. Mbitërheqja e pagës është kredi e cila ju jep mundësi për të tërhequr një shumë të caktuar të parave, deri në një limit paraprakisht të aprovuar nga banka, madje edhe atëherë kur nuk keni para në llogarinë tuaj rrjedhëse. Kjo shumë zakonisht bazohet në pagën tuaj mujore, duke mos përfshirë ndonjë detyrim të kredisë apo borxh përmes kredit kartës. Norma e interesit e aplikuar në mbitërheqjen e pagës llogaritet në baza të bilancit ditor, të cilën ju e shfrytëzoni. Kjo nënkupton se norma llogaritet vetëm në shumën të cilën ju e keni mbitërhequr. Qëllimi i mbitërheqjes së pagës është për t’i plotësuar shpenzimet tuaja emergjente të paparashikuara apo afatshkurtra, të cilat ju mund t’i mbuloni me mbitërheqjen e pagës dhe, pastaj, t’i ktheni atëherë kur paga juaj është paguar. Kjo nuk duhet të shfrytëzohet për investime afatgjata, apo për t’I shlyer detyrimet vazhdimisht. Ju duhet vazhdimisht ta shmangni shpenzimin e mbitërheqjes, pasi që ju do të hasni vështirësi në kthimin e saj. Përveç kredive konsumuese, bankat zakonisht ofrojnë kredi për renovim të shtëpisë, kredi për efiçience të energjisë dhe të banimit apo kredi me hipotekë. Këto kredi jepen me afat më të gjatë kohor dhe bazohen në pagën mujore, por edhe të hyrat e tjera mund të merren parasysh. Është tejet e rëndësishme të mendohet jo vetëm për marrjen e kredisë, por edhe për kthimin e saj.

Kredit për Analizen e Investimeve

ANALIZA E INVESTIMEVE ANALIZA FINANCIAREAnaliza financiare ne programin investiv fillon me percaktimin e vellimit tenevojshem te mjeteve financiare per realizimin e projekteve te caktuar – vellimin einvestimeve.Planifikimi i autputeve te projektit investiv na ben te mundur te llogarisim teardhurat dhe shpenzimet e tij si dhe rezulltatet e afarizmit , nje planifikim te bilancitte suksesit , bilancit te gjendjes dhe rrjedhes se paras.Ne baz te kesaj mund te vlersohet dhe planifikohet levizja e pasuris, cilsia e kesajpasurie dhe aftesia e likuiditetit te projektit. Planifikimi I vellimit te investimeve Planifikimi I vellimitte investimeve behet sipas struktures se tyre dhe perfshin:asetet fiksa, asetet e xhiros, dhe investimet tjera.Parimi eshte se shuma e te ardhurave neto pozitive eshte me e madhe se shuma ete ardhurave neto negative. Investimet ne asetet fikse Investimet ne asetet fikse perfshijn parasegjithash:1. Investimet per truallin,objektet ndertimore, infrastrukturen.2. Investimet ne paisje ( teknologjike, ndihmse, transport) me specifikim te te gjithashpenzimeve deri ne transport, dogana, deri te montimi.3. Investimet themeluese dhe ne pronsi industrial ( projektet, patentet, licencxat,know how )4. Vellimi dhe dinamika e investimeve ne mjetet themelore duhet te percaktohen nevarsi te zgjedhjes teknologjike dhe te planit te termineve. Tek planifikimi I investimeve ne mjetet themelore duhet perfshir vleren blerse tepaisjeve sipas fatures, doganes, shpenzimeve te transportit, shpenzimeve tesigurimit, shpenzimet e montimit dhe shpenzimet tjera eventuale. Investimet ne asetet e xhiros Planifikimi I aseteve te xhiros duhet te behet me kujdes me te madh sepse mungesae tyre ndikon ne mosshfrytzimin e kapaciteteve, por edhe teprica e tyre ndikon neangazhimin joracional te mjeteve.Madhesia e mjeteve te nevojshme per investimet ne mjetet e xhiros eshte specifikedhe ndryshon shum varsisht nga natyra e projektit.Gjate planifikimit te investimeve ne asetet e xhiros duhet te merret parasysh vellimidhe asortimenti I prodhimit, karakteristikat e prodhimit, karakteristikat e tregur tefurnizimit, kushtet e pageses se furnitorve, kushtet e sigurimit te pagesave ngablersit.Llogaritja e aseteve te xhiros behet duke percaktuar nevojat vjetore per:1. Lendet e para, material riprodhues, material ndihmes (lpm ).2. Vleren e prodhimit ne vijin ( vp )3. Vleren e stoqeve te produkteve te gatshme ( st )4. Obligimit ndaj furnitorve ( of )5. Kerkesat nga blersit ( kbl )6. Qarkullimin ne xhirollogari ( xhll )

KREDIA PËR BIZNESET SIPAS QËLLIMIT
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi kredidhënien e bankave ndaj bizneseve në Shqipëri gjatë viteve të fundit, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Lloji i kredisë sipas qëllimit është ndarë në kategoritë: pasuri të paluajtshme, blerje paisjesh, kapital qarkullues dhe overdraft. • Pasuria e paluajtshme përfaqson kreditë për blerjen e banesave dhe tokave për ushtrimin e aktivitetit të biznesit. •Blerjet e paisjeve përfaqsojnë blerjen e mallrave afatgjatë si psh: makineri, •Kapitali qarkullues përfaqson mbulimin e aktiveve afatshkurtra përmes kredisë afatshkurtër. • Overdrafti është një kredi afatshkurtër mbi llogarinë rrjedhëse të biznesit. paisje prodhuese, etj.

Nga të dhënat e vitit 2010 (deri në fund të muajit nëntor), rezulton se kredidhënia bankare sipas qëllimit paraqitet si më poshtë:

Analiza
Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, pjesa më e madhe e kredisë ndaj bizneseve është dhënë në formë overdraft-i (105.1 miliardë lek), e ndjekur nga blerja e paisjeve (88.1 miliardë lek), kredia për pasuri të paluajtshme (76.7 miliardë lek), dhe kredia për kapitalin qarkullues (53.4 miliardë lek). Konkretisht, e ndarë sipas peshave në totalin e huadhënies situata gjatë viteve paraqitet sipas grafikut:

Burimi: Analiza dhe Komentet: ODA

Banka

e

Shqipërisë

Gjatë viteve vihet re një rritje e theksuar e kredimarrjes absolute nga ana e biznesit, sidomos në formën e kredisë afatshkurtër. Një tregues tepër i rëndësishëm për parashikimin e mbarëvajtjes së biznesit, dhe perspektivave të zhvillimit, eshte treguesi i kredisë për blerje paisjesh. Gjatë viteve të fundit, pesha e kredisë për blerje paisjesh dhe makinerishë prodhimi ka ardhur në zbritje, nga 32.5% në 2007, në 27.3% në 2010. Pra ulja e kredimarrjes për këtë kategori investimesh nga ana e biznesit, është një tregues i uljes edhe të optimizmit të biznesit për investime afatgjata, në kuadër të përmbushjes së kërkesës së klientëve. Nga ana tjetër treguesi i kredisë për pasuri të paluajtshme ka ardhur në rritje (nga 20.6% në 2007, në 23.7% në 2010) gjë që tregon investime më të mëdha të biznesit në ndërtesa dhe zyra, me qëllim zgjerimin e aktivitetit ose shtimin e filialeve. Në total mund të thuhet se kredia për investime afatgjata, ka ardhur në zbritje, nga 53.15% në 2007, në 51% në 2010, ndërkohë që kredia afatshkurtër ka ardhur në rritje, nga 46.8% në 2007, në 49% në 2010.

Llojet e Kredive
• Kredi per investime – Investime ne pasuri te paluajtshme – Investime ne tituj financiar • Kredi konsumatore – Mobilim – Rikonstruksion – Arsimim – Trajtim mjeksor – Pushime – Shlyerje detyrimi ndaj te treteve - Blerje makine • Kredit Komerciale • Kredit Hipotekare

KREDITË E KËQIJA, SA RREZIKOJNË FINANCAT TONA

Ekspertët: Financat individuale (depozitat) nuk rrezikohen. Bankat ekzekutojnë kolateralin Bankat e nivelit të dytë kanë mjaftueshëm kapital dhe ligji për sigurinë e depozitave siguron të ardhurat tona Kreditë e këqija ose niveli i parave që nuk rikthehen në banka në kohën e duhur të përcaktuar në kontratën e kredimarrjes, e ka rritur nivelin e tyre gjatë vitit 2011. Duke nisur nga muaji janar e në vazhdim, këto kredi me probleme, kanë nisur të rriten. Por shumë qytetarë kërkojnë të dinë se sa rrezikohen paratë e tyre që ata i kanë depozituar si kursime, me rritjen e nivelit të kredive që nuk kthehen në banka. Si aktivitet normal i një banke të gjithë e dinë se paratë e depozituara përdoren për financimet e bankës mes tyre edhe kreditë. Pra rreth 40% e kapitalit të bankës jepet për kredi de kjo duket se garanton sigurinë për depozituesit. Por ekspertët bankat të pyetur për këtë fenomen theksojnë se vërtet kreditë me probleme janë rritur, por ato kanë pasur shkaqet e tyre dhe ndër to llogaritet kriza ekonomike që kaloi ekonomia evropiane dhe vendet fqinje, por edhe luhatja e monedhës evropiane, Euroja. Shumë qytetarë shqiptarë, duke pasur vështirësi financiare, si pasojë e uljes së likuiditetit në treg, vonuan pagesat e kësteve mujore dhe kjo nga muaji në muaj thelloi vonesën në shlyerje të kësteve. Po ashtu shumë syresh kanë marrë kredi në euro, rritja e vlerës së euros kundrejt lekut solli rritje të kostos së kredisë dhe kjo është një ndër ndikimet. Pasi qytetarët duke marrë pagën në lekë, kredinë e kanë marrë në euro ka paguar më shumë në një muaj sesa ka qenë llogaritur ai në fillim.

Kreditë e këqija, mbi afro 16% Problemi i kredive të këqija përveç publikimeve të bëra nga Banka e Shqipërisë në raportet e saj, shpesh është sjellë në vëmendje nga Shoqata e Bankave të Shqipërisë, e cila shpesh ka sjellë në vëmendje ecurinë e këtij treguesi. Rritja e kredive me probleme kthehet në një problem serioz për sistemin bankar në vend, duke rrezikuar rimarrjen e masave shtrënguese për lëshimin e kredive në muajt e ardhshëm apo më keq akoma, uljen e financimeve ndaj ekonomisë. Shoqata e Bankave raporton për një rritje të mëtejshme të kredive me probleme gjatë gjysmës së parë të vitit 2011. Nga të dhënat e kësaj shoqate mësohet se deri në fund të muajit të shkuar niveli i kredive me probleme ka arritur ne 15,2 për qind si asnjëherë më parë gjatë dekadës së fundit. Ajo përbën një fakt shqetësues që ka të bëjë me tendencën rritëse të kredive me probleme duke filluar nga janari i këtij viti. Në muajin e parë të këtij viti kreditë me probleme përbënin 14,5 për qind të portofolit të kredive të bankave që operojnë në vend; në shkurt ky tregues arriti në 14,6 për qind; në mars 14,7 për qind për t’u rritur edhe me 0,5 për qind përgjatë muajit të shkuar, duke kaluar edhe shifrën prej 15 për qind. Ndërkohë që shifrat e muajit gusht flasin për një rritje në 16% të kredive me probleme. Bankat e nivelit të dytë gjithnjë e më shumë po rrisin humbjen financiare që kanë nga mosekzekutimi i hipotekave, që kredimarrësit lënë peng si garanci pasurore. Sipas krerëve të financave shqiptare, problemi i kolateralit dhe shtimi i kredive të këqija nuk është thjesht një shqetësim i bankave, që janë një sektor privat, por është një shqetësim publik, për aq kohë sa këto banka përdorin paratë e depozituesve shqiptarë për të dhënë kredi, moskthimi i të cilave rrezikon vetë sistemin dhe gjithë ekonominë vendase. Por gjithsesi, bankat kanë elementet e garancisë për mbulimin e çdo kredie që janë kolaterali që ka lënë klienti i cili është një pronë e lënë peng për këtë kredi. Në rast kur kredimarrësi nuk është korrekt, ekzekutohet kolaterali. Por mosfunksionimi i sistemit të gjykatave dhe bashkëpunimi me atë të përmbarimit ka sjellë vonesa për ekzekutimin e pronës. Një fakt të tillë e ka pranuar pak kohë më parë edhe ministri i Financave, i cili tha se mosekzekutimi i kolateralit ka bllokuar 20 miliardë lekë.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful