You are on page 1of 3

EK’u më së miri është të mbyllet krejt. Tetëmbëdhjetëmijë tonë fenol aty janë “bombë atomike”.

Një projekt i madh për dekontaminimin e tokës nga metalet e rënda duhet të ndodhë në Kosovë. Burimet e radioaktivitetit janë të shumta dhe nuk kontrollohen. Këto janë argumentet e një njeriu të informuar dhe i cili vjen nga brenda institucioneve.
Shumica e njerëzve e njohin vetëm nga parashikimet e motit, të cilat nuk ka ndodhur rrallë të jenë objekt sarkazmi, por ai është një aktivist i suksesshëm, nga brenda institucioneve të vendit, dhe një njeri që i di mirë sëmundjet e ambientit tonë. “Butterfly effect” mund të jetë dogmë shkencore për ndjeshmërinë e klimës, por roli i Sylë Tahirsylajt është përcaktues në vendin e resurseve të vogla. Ai po tregon zëshëm se çfarë duhet bërë me hapësirën ku marrim frymë. Gjashtëdhjetedyvjeçari flet me mburrje për një jetë me sakrifica, por të karakterizuar shpesh me rebelim kundër autoriteteve dhe me rezultate. Teksa fut të dhënat që i merr nga aparatet moderne në modelin kompjuterik „McKenzie‟ për të llogaritur parashikimet më të reja të motit, ai thotë se Kosova tashmë posedon një kapital serioz në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. “Ne bëjmë matje të ujit, ajrit dhe dheut”, thotë Tahirsylaj, i cili ishte vendosur në atëherë Entin Meteorologjik në vitin 1988, pasi kishte mbaruar studimet përkatëse të magjistraturës në Beograd. “Ato mund t‟i hyjnë në punë institucioneve për të vlerësuar ndikimin e fabrikave, për planifikime të ndërtimeve të ndryshme rrugësh, urash, hekurudhash”. Në vitin 1990, Tahirsylaj së bashku me kolegët tjerë shqiptarë ishin larguar nga puna në Entin Meteorologjik ndërkohë për të punuar në arsim dhe vazhduar studimet në Shqipëri. Kur lufta mbaroi ai e kishte gjetur Institutin, pasionin e tij, krejtësisht në rregull. Por javë më vonë të gjitha shënimet që datonin që nga vjetari i parë i vitit 1925 ishin djegur nga një komandant lufte që i donte barakat për shtëpi. “U deshtë shumë kohë për ta mëkëmbur”, thotë ai. “Tani kemi 30 ekspertë dhe kemi thithur rreth 20 milionë euro fonde të huaja”. Për shembull, pesë muaj më parë instituti kishte marrë pajtimin e organizatës EUMESAT për të marrë foto dhe të dhëna tjera satelitore prej saj. Tani parashikimet janë edhe më të sakta dhe ai i sheh ato të rëndësishme për aktivitetet e kosovarëve. Jo vetëm atyre që donë t‟ia qëllojnë se çfarë duhet të veshin kur të çelin një ditë të re, por sidomos agronomëve dhe planifikuesve. Ai qeshet me parashikimet e disa shkencëtarëve skeptikë se bota do të përballet shpejt me ngrohje të fortë, dhe se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përjetojë thatësi të madhe të tokës. “Ngrohja globale është thjesht temë politike”, shprehet ai, me një dozë konservatizmi. “Unë besoj kjo është rezultat i aktivitetit diellor dhe cikleve të natyrshme. Nga studimet e mia mund t‟ju them se në tetëdhjetë vitet e fundit, ka pasur 0.4 gradë Celsius ngritje të temperaturës në Kosovë”.

-34. “Kërkohet një proces i madh dhe i kushtueshëm i dekontaminimit. hedhën në hapësirë dhe diku edhe rrjedhin ujë të ndotur. patate ose lakra në rajonet pranë këtyre vendeve. fabrikës IBG në Gjilan dhe CEM‟it në Kaçanik. Por. vetëm Prishtina ka 5. radioaktiviteti i metaleve të rënda në tokat afër fabrikave kur ndërveprojnë me energjinë diellore. Sipas tij. Sipas tij. rrufepritësit radioaktivë. Liqenet me ujë të pijshëm kontaminohen me rrugët afër tyre dhe shpesh edhe hedhjet në to. “Fundja.05 gradë Celsius ndërsa më e ftohta në Gjilan. thotë Tahirsylaj. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). ka diçka tjetër në lidhje me ambientin që atij ia tërheq vëmendjen shumë më tepër. shprehet profesori i meteorologjisë. më lirë kushton edhe me e ble”.pasojë natyrore (nga kalbja) dhe industrializimi përmes gazifikimit. fakti që nuk ka detektor radioaktiv në dogana etj. gazin radon që del nga toka sidomos nga mihjet. pasi lumenjtë rrezikojnë të vërshojnë në ciklin e tyre çdo 51 vjet. Nga lumenjtë zhavorri hiqet për t‟u përdorë në ndërtime. përpara luftës. llambat jonizuese kundër zjarrit. Pastaj vjen radioaktiviteti. “Flora dhe fauna do të merrnin fund deri në detin e zi në rast të një aksidenti dhe lumi sitnica nuk ka kapacitet për ta tretur”. prandaj edhe analizatori i parë nga Franca në ishJugosllavi ishte sjellë në Kosovë për të matur cilësinë e ajrit më 1988. në vitin 1963. “Është më së miri të mbyllet në tërësi. depërton thellë në ujë.Tahirsylaj cekë se temperatura më e nxehtë ishte regjistruar në vend në vitin 1965 dhe ishte 39. janë mbeturinat që në masën më të madhe nuk riciklohen. Së pari. Fenoli ka kapacitet tretës. diellit dhe energjisë termale ku vendi ka burime. “Është një bombë atomike”. Mbetjet prej shpërthimeve gjatë luftës. mund të shkaktojë kancer dhe sterilitet. Sidomos ai e sheh kërcënues një grumbull prej 18 mijë tonësh fenoli afër Obiliqit . Kjo përveç devijimit të shtretërve dhe dëmtimit të ekosistemeve të lumenjve. “Të shpresojmë që vendimi i Qeverisë për të ndaluar këtë aktivitet do të respektohet”.8 orë mesatarisht diell në ditë që është potencial i mirë për panele solare. e bëjnë ambientin t‟i ketë punët keq me rrezatim. thotë Tahirsylaj. të gjitha së bashku. Shpesh nëse blihen karota. . unë jam ithtar i këtij opsioni”. Korporata asnjëherë nuk kishte përmbushur kriteret teknike. “Janë katër pika të nxehta”. sipas tij. “Dhe prapë nuk ka asnjë depo për mbetje radioaktive dhe institucion për asgjësimin e helmeve”. Elementi i dytë është kontaminimi i ajrit dhe tokës me metale të rënda dhe nitrite në afërsi të KEK‟ut. Së fundi. Ferronikelit. mbetjet e izotopeve nga produktet mjekësore. Tahirsylaj thotë se duhet pasur parasysh edhe territorin e ndërtimit në afërsi. me gjuhën e tij. Trepçës. Kualiteti i jetës është e drejtë e njeriut”.5 gradë Celsius. “Është problem i madh. Kosovarët e blejnë energjinë më së shtrenjti në rajon kurse ajo ka qenë problem ndotje moti. Energjia do të kompensohej përmes erës. duhet të ruhet autoriteti i lumenjve me plus-minus dhjetë metra përreth tyre. do të kenë shumë gjasa të jenë të kontaminuara”.. përdorimi i dikurshëm i jodurit të argjendit radioaktiv për të evituar breshrin. thotë ai.

Ndotja është zero”. jeton edhe një bimë që nuk gjendet tjetërkund në Ballkan. i njohur edhe si mbreti i bimësisë”. Ai beson në teorinë se klima përcakton shpesh karakterin e njerëzve. pavarësisht problemeve ambientale edhe ai jeton në Prishtinë. do të jetoja në Prevallë”. thotë ai. s‟do mend ç‟karakter brumos tek kosovarët ky ambient. “Në Prevallë. breu i zi. Tahirsylaj sugjeron një sistem organizimi që përkrahë punësimin për të evituar edhe problemet me ambient dhe për të ruajtur shëndetin. Por. “Atje bëhet gërshetimi i tri klimave mesdhetare. “Në të vërtetë. do të duhej një lëvizje e pamëshirshme ambientale dhe padorëza në Kosovë”. malore dhe asaj që vjen nga deti Egje. “Në kushte ideale.Tahirsylaj ka botuar një numër artikujsh shkencorë dhe beson se ka ende shumë për të dhënë nga vetja e tij. . për këtë. shprehet ai. Nëse është kështu.