Maj 2009

Nanoteknologjia dhe Biometrika
KRIJIMI I SE ARDHMES

JORONTIN QERACA Universiteti Politeknik i Tiranës Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit Departamenti i Inxhinierisë Elektronike

NANOTEKNOLOGJIA DHE BIOMETRIKA – KRIJIMI I SE ARDHMES
Tabela e Përmbajtjes
PARATHENIE KAPITULLI 1: HYRJE DHE FUSHAT KRYESORE TE NANOTEKNOLOGJISE 1.1. Fillimet 1.2. Nanomaterialet - Nanotubat e karbonit - Biomaterialet 1.2. Nanomjeksia - Nanotek: një zgjidhje inxhinierike për problemet mjekësore - Nanotek: përpjekje vendimtare për kancerin - Ardhja e epokës së nanobotëve: Gjaku artificial 1.3. Nanoelektronika dhe Nanosensorët - Nanoteknologjia në bërjen e çipeve - Zgjerimi i aftësive kompjuterike KAPITULLI 2: NANOTEKNOLOGJIA DHE BIOMETRIKA 2.1. Hyrje dhe histori 2.2. Si funksionojnë sistemet biometrike - Njohja e fytyrave - Identifikimi i gjurmëve të gishtave - Njohja e strukturës së retinës - Identifikimi me anë të irisit 2.3. Nanoteknologjia dhe biometrika… punojnë së bashku. KAPITULLI 3: PROBLEME dhe SHQETESIME - “Nanoetika” në debatet sociale - Ndërlikime: - Shqetësime mbi shëndetin dhe mjedisin - Nanoterrorizmi: “Mjetet e duhura në duar të gabuara” - Biometrika: çështje të privatësisë PERFUNDIME

2

PARATHENIE
:: Nanoteknologjia - është një botë shumë shumë shumë e vogël.
Për ta kuptuar nanoteknologjinë, duhet të mendoni gjëra të vogla. Jashtëzakonisht të vogla. Bota e nanoteknologjisë është aq e vogël sa madhësia e një zari krahasuar me madhësinë e Tokës: një nanometër është një e miliarda e një metri. Nanoteknologjia, duke iu referuar Iniciativës Kombatare të Nanoteknologjisë, është “kuptimi dhe kontrolli i materies afërsisht në përmasat 1 deri në 100 nanometra, ku fenomene unike mundësojnë aplikime të një lloji të ri. Duke bashkuar shkencën, inxhinierinë dhe teknologjinë e nanoshkallës, nanoteknologjia përfshin përfytyrimin, matjen, modelimin dhe lëndën e manipuluar në këtë shkallë gjatësie”. Nanoteknologjia është e rëndësishme sepse disa materiale të zakonshme, si karboni apo ari, sillen shumë ndryshe në nanoshkallë. Në pjesën më të madhe, karboni është gjysmë përcjellës i rrymës elektrike - në nanoshkallë karboni bëhet superpërcjellës. Ndërkohë që kur përdoret në varëse apo gjerdanë ari nuk ka bashkëveprime me elementë të tjerë ndërsa në nanoshkallë kjo ndodh.

:: Impakti i Nanoteknologjisë
Kërkues nga çdo sektor janë duke i studiuar këto dimensione kaq të vogla të materies sepse materialet e nanozuara kanë një seri karakteristikash që janë të vlefshme për shumë aplikime të botës reale. Nanoteknologjia bashkon biologët, kimistët, fizikantët, inxhinierët dhe shkencëtarët e shëndetit. Dignozat molekulare, sensorët, nanofotonet, nanomjekësia, shpërndarja e ilaçeve dhe kërkimi për kancerin janë thjesht disa nga fushat ku nanoteknologjia premton mjaft. Duke ndërtuar materiale në shkallën nano, nanoteknologjia është në gjendje të projektojë funksionalizmin e pazakontë material që gjendet në nanoshkallë në një masë të aplikueshme dhe të dobishme. Nanoteknologjia duhet të sigurojë metoda të reja dhe të përmirësuara për të bërë pothuaj çdo produkt të fabrikuar. Transporti më i mirë, kompjutera më të shpejtë, zhvillime në energji, zbulimet në mjekësi do të jenë vetëm fillimi. Kërkimi në nanoteknologji heq barrierat ndërmjet disiplinave. Rrjedhimisht, shumica e institucioneve kërkimore janë duke ndryshuar fizikisht dhe kulturalisht qasjen e tyre ndaj zbulimit nanoteknologjik. E ardhmja e teknologjisë ndonjëherë bëhet më e lehtë për t’u parashikuar. Kompjuterat do të llogarisin më shpejt, materialet do të bëhen më të fortë dhe mjekësia do të kurojë më tepër sëmundje. Teknologjia që funksionon në nanoshkallën e atomeve dhe molekulave do të jetë një pjesë e madhe e kësaj të ardhmeje duke mundësuar përmirësime të mëdha në të gjitha fushat e interesit njerëzor. Një superkompjuter që nuk është më i madh sesa një qelizë njeriu. Një mjet kozmik jo më i gjatë apo më i shtrenjtë sesa një makinë familiare. Këo janë vetëm pak nga premtimet e nanoteknologjisë. Pritet që brenda një dekade, nanoteknologjia të bëhet baza e produkteve me vlerë një trilion dollarë vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe kudo do të hapë nga 800,000 deri në dy milion vende të reja pune. Pritet që nanoteknologjia të ketë një ndikim revolucionar në mjekësi. Një gamë e gjerë proçesesh mjekësore ndodhin në nivelin nanometrik. Midis qasjeve për shfrytëzimin e zhvillimeve në nanoteknologji në mjekësi, nanopjesëzat ofrojnë disa avantazhe unike si agjentë të ndijimit, shpërndarjes dhe përmirësimit të imazheve. Varietete të shumëllojshme të nanopjesëve janë të mundshme duke përfshirë nanopjesët polimerike, nanopjesët metalike, lipozome, [grup molekulash të ngarkuara me elektricitet], pikat kuantike dhe dentritet. Ky është efekti i nanoteknologjisë në formësimin e së ardhmes.

3

KAPITULLI 1

HYRJE DHE FUSHAT KRYESORE TE NANOTEKNOLOGJISE

Duket sikur çdo ditë mësojmë për një lloj të ri teknologjie. Këto teknologji që po lindin variojnë nga bioteknologjia deri te nanoteknologjia, elektronika në miniaturë, pajisjet që kanë të bëjnë më NASA-n, makinat që furnizohen me hidrogjen etj. Vendet që përparojnë varen nga teknologjia me qëllim që të plotësojnë veprimatrinë ditore dhe të lulëzojnë në shoqërinë e sotme. Në teknologjitë që janë duke u zhvilluar mund të përfshijmë: Nanoteknologjia: shkenca dhe teknologjia e ndërtimit të qarqeve elektronike dhe pajisjeve nga atome apo molekula të vetme. Nanoteknologjia “përdoret për të përshkruar shumë tipe kërkimesh në të cilët përmasat karakteristike janë më pak sesa 1 000 nanonetra”. Nanoteknologjia merret me ndërtimin dhe organizimin e strukturës së molekulave. Aplikimet e ardhshme do të përfshijnë fabrikimin duke përdorur strukturat atomike. Bioteknologji: përdorimi i mikroorganizmave, siç janë mikrobet, majaja apo substancave biologjike siç janë enzimat, për të performuar procese specifike industriale apo fabrikimi. Aplikimet përfshijnë prodhimin e barnave të caktuara, hormoneve sintetike dhe sasive të mëdha të ushqimit po ashtu si edhe biokonvertimin e mbeturinave organike dhe përdorimin i bakterieve gjenetikisht të alternuara në pastrimin e vajrave të derdhur.

Një fushë e rëndësishme e bioteknologjisë është fusha e biometrikës. Biometrika është tërësia e metodave të automatizuara të njohjes së një personi duke u bazuar në karakteristikat e sjelljes apo ato fiziologjike. Në karakteristikat e matura bëjnë pjesë: fytyra, shenjat e gishtave, shkrimi i dorës, shenjat e irisit, retinës, venat dhe zëri. Teknologjitë biometrike mund të përdoren me qëllim që të identifikojnë, vërtetojë apo verifikojë identitetin e një personi. Teknologjitë biometrike mund të përdoren si teknologji me vete apo e integruar me teknologji të tjera si smart cards, çelësat e enkriptuar apo firmat dixhitale. Biometrika është “një industri që është duke kaluar nga teknologjitë në zhvillim në mjetin e nevojshëm që është pjesë e jetës sonë të përditshme.” ( Bergman, 2003) Nanoteknologjia është një nga fushat më premtuese sot në botë. Parimi i vetëasemblimit molekular përmban premtimin e ndryshimit të fytyrës së mjekësisë, hapësorës ajrore dhe mbrojtjes. Nanorobotët brenda trupit të njeriut mund të zbulojnë, gjejnë dhe eleminojnë sëmundjet dhe kërcënimet ndaj shëndetit të njeriut që në fazat më të hershme. Shkenca e nanoshkallës mund të përmirësojë në mënyrë dramatike teknologjinë e tanishme të ndijimit bërthamor, kimik dhe biologjik ndërkohë që do të përmirësojë çmimin, durueshmërinë dhe peshën e materialve ekzistuese të ndërtimit të mjeteve fluturuese. Jo më pak intriguese është edhe potenciali i nanoteknologjisë për të zgjidhur problemet energjitike afatgjata të botës. Ka patur mjaft debate për të ardhmen e implikimeve të nanoteknologjisë. Nanoteknologjia ka aftësinë për të krijuar shumë materiale dhe pajisje të reja me aplikime të gjera si në mjekësi, elektronikë dhe në prodhimin e energjisë. Nga ana tjetër, nanoteknologjia ngre shumë nga të njëjtat çëashtje që vijëme me teknologjitë e reja, përfshirë shqetësimet rreth ndotjes dhe impaktit mjedisor të nanomaterialeve. Këto shqetësime kanë hapur debate midis grupeve të mbrojtjes dhe qeverive nëse rregullimet specifike të nanoteknologjisë janë të përligjura.

Një nanometër (nm) është një e bilionta apo 10-9 pjesë e metrit. Për krahasim, gjatësitë tipike të lidhjeve karbon-karbon, apo hapsira midis këtyre atomeve në një molekulë, janë në rangun 0.12 – 0.15 nm, dhe heliksi dyfish i ADN-së ka një diametër rreth 2 nm. Nga ana tjetër, format jetësore të qelizave më të vogla, bakteret e gjinisë Mycoplasma, janë rreth 200 nm të gjatë.

4

1. 1. FILLIMET
Kërkimi nanoteknologjik përfshin një variatet të gjërë disiplinash: kimi, fizikë, inxhinieri mekanike, shkenca materiale, biologji molekulare dhe shkenca kompjuterike. Përdorimi i parë i koncepteve në ‘nanoteknologji’ ishte në fjalimin “Në thellësi ka shumë hapsirë”, dhënë nga fizikanti Richard Feynman në një takim në Caltech më 29 dhjetor 1959. Feynman përshkruajti një proçes përmes të cilit mund të zhvillohej një aftësi për të manipuluar secilin atom apo molekulë individualisht, duke përdorur një grup veglash preçize për të ndërtuar dhe operuar një tjetër grup më të vogël deri në shakllën e kërkuar. Në vazhdimësi të kësaj ai vërejti se do të ngriheshin çështje të shkallëzimit si pasojë e ndryshimit të magnitudës të fenomeneve të ndryshme fizike: graviteti do të bëhej më pak i rëndësishëm, tensionet sipërfaqësore dhe tërheqja e Van der Ëalsit do të bëheshin më të rëndësishme etj. Termi “nanoteknologji” u përcaktua nga profesori Norio Taniguchi i Universitetit Shkencor të Tokios në 1974 si më poshtë: “ ‘Nanoteknologjia’ kryesisth përbëhet nga përpunimi, ndarja, konsolidimi dhe deformimi i materialeve i atomeve apo molekulave një e nga një.”

5

Në vitet 1980 thelbi i përcaktimit të kësaj ideje u eksplorua më tepër në thellësi nga Dr. K. Eric Drexler, i cili përkrahte rëndësinë teknologjike të fenomenit nanoshkallë dhe nanomjete përmes fjalimeve dhe librave të tij dhe kështu ky term mori kuptimin e sotëm. Motorrat e Krijimit: Ardhja e Epokës së Nanoteknologjisë konsiderote libri i parë me temën e nanoteknologjisë. Nanoteknologjia dhe nanoshkenca nisën në fillimet e viteve 1980 “Ligjet e fizikës nuk na kufizojnë në me dy zhvillime të mëdha: lindja e shkencës së aftësinë tonë për të manipuluar gjërat tufave dhe shpikja e mikroskopit skanues me tunel atom për atom. Kjo nuk është një [STM – scanning tunneling microscope]. Ky zhvillim përpjekje për të thyer ndonjë ligj; kjo hapi shtegun e zbulimit të nanotubave të karbonit është diçka që, në parim, mund të disa vite më vonë. Në një tjetër zhvillim, u studiua bëhet; por në praktikë nuk është sinteza dhe vetitë e gjysëmpërcjellësve arritur sepse ne jemi shumë të nanokristalorë. Kjo dha nisjen e një numri në rritje mëdhenj.” të nanopjesëzave metal okside të pikave të kuantit. -- Richard Feynman Mikroskopi me forcë atomike, u shpik gjashtë vjet pas STM. Në vitin 2000, u krijua Inisiativa Këto ishin fjalët e shkencëtarit Kombëtare e Shteteve të Bashkuara për të legjendar, të cilat rezultuan në koordinuar kërkimin dhe zhvillimin federal për evolimin e teknologjisë, një ëndërr që nanoteknologjinë. tashmë njihet si Nanoteknologji. Megjithëse shpesh është e vështirë të Nanoteknologjia është një shkencë parashikosh të ardhmen, disa gjëra duken të hibride që kombinon inxhinierinë, pashmngshme. Ashtu siç presim që një top i kiminë dhe biologjinë në një shtrirje të hedhur në ajër të bjerë në tokë, ashtu mund të caktuar. Është në fakt një bashkim i presim që tëknologjia jonë të arrijë shkallën teknologjive që po lindin shpejt, bazuar molekulare. Nanoteknologjia, manipulimi dhe në shkallën e zvogëlimit të teknologjive asemblimi i mjeteve të vogla shpesh jo më të ekzistente në nivelin tjetër të mëdha se një grup molekulash, është një aplikim preçizionit dhe miniaturës. perfekt për robotikën industriale. Nisur nga fakti që objeket me të cila po merremi janë kaq të vogla, disa bilionë pjesë të metrit, është e pamundur për njeriun të shohë apo të fabrikojë me sukses ndonjë gjë prej tyre, kështu rrugëzgjidhja primare e të punuarit me to janë robotikat. Nanoteknologjia dhe MEMS përdoren në aplikime me volum të ulët apo të mesëm. Kjo sepse kemi mungesë njohurish për fabrikim. Nëse këto probleme kalohen atëherë miniaturizimi do të jetë në nivelin e tij më të lartë. - Nanoteknologjia dhe Truri Njerëzor: Aplikimi më radikal dhe më i rëndësishëm i rreth 2030 nanobotëve do të jetë për të zgjeruar mendjet tona përmes shkrirjes së inteligjencës biologjike dhe jobiologjike apo “makinë”. Në 25 vitet e ardhshëm, ne do të mësojmë se si të shtojmë ato 100 trilion lidhjet interneuronale tepër të ngadalta me lidhje virtuale të shpejtësisë së lartë përmes nanorobotikës. Kjo do të na lejojë që rrisim fuqishëm aftësitë tonë të njohjes së strukturës, memories dhe kapacitetit mendues në përgjithësi, po ashtu edhe të ndërveprojmë direkt me forma të fuqishme të inteligjencës kompjuterike. Teknologjia gjithashtu do të na mundësojë komunikim ëireless nga njëri tru tek tjetri.

6

1.2. NANOMATERIALET Një nga fushat e para në kërkimin nanoteknologjik
:: NANOTUBAT E KARBONIT
Nanotubat e karbonit janë materiali bazë për ndërtimin e mjeteve elektronike në nanoshkallë. Pritet që saktësia, efiçenca dhe madhësie jashtëzakonisht e vogël e këtyre mjetevedo të jenë përgjegjëse për zëvendësimin e të gjitha mjeteve elektronike me mjete nanokarboni. Po pohohet se një ditë Silicon Valley mund të kthehet në Carbon valley. Nanotubat e karbonit u sintetizuan dhe karakterizuan për herë të parë në 1991. Materiali i ri përmbante llojshmëri shumëmurëshe nanotubash [MËNT – MultiËalled NanoTubes] që kishte 2-50 shtresa cilindrike koncetrike me një diametër prej disa nanometrash dhe gjatësi deri në 1 mikrometër. Kjo inkurajoi shumë grupe kudo në botë të prodhonin dhe të purifikonin nanotuba. Tashmë është kuptuar se nanotubat kanë veti unike mekanike dhe elektronike që mund të hapin rrugën aplikimeve industriale tërësisht të ndryshme. Gjithsesi, rezistenca është një problem serioz kur ndërtohen qarqe elektrike në shakllë të vogël. Nëse ne ndërtojmë një qark në shkallë të vogël, frekuenca e tij natyrale rritet por trashësia vetëm zvogëlohet me rrënjën katrore të nivelit të shkallës dhe kështu rezistenca është një problem i madh. Ka mundësi që të mundim rezistencën përmes super përçueshmërisë nëse frekuenca nuk është shumë e lartë. Kombinimi i vetive mekanike të mrekullueshme dhe vetive unike elektronike të nanotubave të karbonit ofrojnë potencial të fuqishëm aplikacione revolucionare në mjetet elektronike, teknologjinë përpunuese dhe të ruajtjes së të dhënave, senorë, detektorë, sisteme nanoelektromekanike, mikroskopë skanues për imazhe dhe litografi dhe një sërë aplikacionesh të tjera. Kështu, sinteza e nanotubave të karbonit, karakterizimi dhe aplikimi prek të gjitha disiplinat e shkencës dhe inxhinierisë. Përmes nanoteknologjisë ne mund të bëjmë kompjutera biliona Po pohohet se një ditë Silicon Valley herë më të fuqishëm se ato të sotmit dhe mund të zhvillojmë mund të kthehet në Carbon valley. aftësi mjekësore që do të shërojnë dhe kurojnë në rastet që tani shihen si të pashpresa. Vetitë e produkteve të prodhuara, varen se si atomet janë të vendosura. Nëse ne dimë saktësisht se sa atome janë në një tranzistor të vetëm dhe se ku se ku ndodhet saktësisht secili atom ne mund të bëjmë një tranzistor për punë.

Megjithëse fjalës “nanomateriale” i janë dhënë përcaktime të ndryshme nga ekspertë të ndryshëm, koncepti i pranuar gjërësisht i referohet nanomaterialeve si materiale me njësi struktuore bazë në nivel nga 1 deri 100 nm.

7

:: BIOMATERIALET
Një ditë nanoteknologjia do të revolucionalizojë fushën biomjekësore duke na përftuar biomateriale më të vogla, efiçente dhe biokompatible për përdorim në trup. Fusha e biomaterialeve ka kohë që ka nisur. Qëllime të tjera përfshijnë transplantime tek të dëgjuarit dhe shikuarit që mund të rikthenin ndjeshmërinë e humbur. Biomaterialet kanë marrë një vëmendje të konsiderueshme gjatë 30 viteve të fundit si një mjet për trajtimin e sëmundjeve dhe lehtësimin e vuajtjeve. Fokusimi i trajtimit nuk është më një formulim farmaceutik konvencional por më shumë një kombinim i biomaterialeve me integrim aparaturash dhe trajtimit terapeutik të nevojshëm. Biomaterialet kanë gjetur zbatime në përafërsisht 8 000 mjete mjekësore të ndryshme të cilët janë përdorur në riparimin e sistemeve skeletore, rikthimin e funksionimit kardiovaskular, zëvendësimi i organeve dhe riparimi apo rikthimi i ndjeshmërive të humbura. Edhe pse biomaterialet kanë pasur një impact të madh të trajtimet mjekësore, akoma ndjehet e nevojshme dizenjimi dhe zhvillimi i polimereve më të mirë, qeramikave dhe sistemeve metalore. Megjithëse ka pasur përpjekje për të futur nanoteknologjinë në aplikimet orthopedike, është e qartë se kjo është vetëm fillimi i ndërthurjes së nanoteknologjisë në biologji. Meqënëse vetë natyra ekziston në regjimin nanometrik, veçanërisht indet në trupin njerëzor, është e qartë se nanoteknologjia mund të luajë një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e indeve. Më specifikisht, kocka është e përbërë nga një numër nanostrukturash – si kolagjeni dhe hidroksiapatit që, më e rëndësishmja, ofrojnë një nanostrukturë unike për proteinat dhe ndërkëmbiet e qelizave kockore në trup. (Figura 1).

Figura 1: Nanokomponentët e kockave ofrojnë një sipërfaqe të nanostrukturuar në shkallë të lartë.

8

1.2. NANOMJEKËSIA

Disa shkencëtarë përfytyrojnë një “vaskuloid” të ardhshëm që do të zëvëndësojë gjakun njërëzor me disa 500 trilion nanorobotë të shpërndarë gjatë gjithë sistemi enëzor të trupit si një mbrojtëse. Kjo mund të çrrënjoste sëmundje të zemrës, goditjet dhe probleme të tjera vaskulare; të eliminojë parazitët, bakteriet, viruset dhe të bllokojë qelizat kanceroze për të ndaluar shpërhapjen e sëmundjeve që kanë lidhje me gjakun; të bëje zhvendojse më të shpejtë të limfociteve për të përmirësuar përgjigjen e sistemit imunitar; të ulë ndjeshmërinë ndaj helmimeve kimike, biokimike dhe parazitare; përmirësojë forcimin dhe qëndrueshmërinë fizike; dhe pjesërisht të mbrojë prej aksidenteve të ndryshme dhe dëmtimeve fizike. Me gatishmërinë e nanoteknologjisë molekulare të maturuar, ne mund të zëvëndësojmë gjakun me një robot komplex të vetëm. Ky robot do të duplikonte të gjitha funksionet e transportit termik dhe biokimik të gjakut, përfshirë qarkullimin e gazeve të frymëmarrjes, glukozës, hormoneve, citokinës, produkteve të panevojshme dhe të gjitha komponentër qelizorë të nevojshëm. Idealja është që mund të zëvendësonte gjakun natyral kaq tërësisht dhe pjesa tjetër e trupit të mbetej në esencë e pandikuar. Kjo, në fakt, është një ridizenjin inxhinierik i mekanizuar i sistemit qarkullues njërëzor i cili tenton të integrojë veten e tij si një aplikim personal të brëndshëm me përshtatje minimale nga ana e trupit “mik” njërëzor. Nanoteknologjia molekulare është përcaktuar si kontroll pozicional tri dimensional i strukturave molekulare për të krijuar materiale dhe mjete me preçizion molekular. Trupi i njeriut është i përbërë nga molekula, dhe kështu disponueshmëria e nanoteknologjisë molekulare do të lejojë progres dramatik në shërbimet mjekësore ndaj njeriut. Nanomjeksia do të përdorë sisteme makinash molekulare për të adresuar problemet mjekësore dhe do të përdorë njohuritë molekulare për të marrë dhe përmirësuar shëndetin njërëzor në shkallë molekulare. “Nanomjekësia është ruajtja dhe përmirësimi i shëndetit të njeriut duke përdorur mjete molekulare dhe njohuritë molekulare të trupit të njeriut.” NANOTEKNOLOGJIA NË MJEKËSI do të përballet me probleme ku përfshihen dizenjimi dhe ndërtimi i robotëve në nanoshkallë i cili të futet në trup për të bërë aktivitete të ndryshme mjekësore. Dizenjimi paraprak ka si qëllim aplikimet specifike të mëposhtme: Tumoret: Ne duhet të jemi në gjendje të trajtojmë tumoret; qëllimi specifik është të jemi në gjendje të shkatërrojmë indet tumoriale në mënyrë të tillë që të minimizojmë riskun e të shkaktuarit apo lejuarit të rishfaqjes. Arterioskleroza: Kjo shkaktohet nga depozitimet e dhjamit në muret e arterieve. Aparati duhet të jetë në gjendje t’i heqë këto depozitime. Kjo do të lejojë përmirësimin e fleksibilitetit të mureve dhe përmirësjë qarkullimin e gjakut përmes arterieve. Bllokimet e gjakut: Shkakton dëme kur udhëtojnë në rrugët e gjakut dhe arrijnë në një pikë ku mund të bllokojnë rrjedhjen e tij tek një zonë jetësore për trupin. Kjo mund të rezultojë në dëmtime të organeve vitale në një kohë shumë të shkurtër. Përmes përdorimit të një nanoroboti në trup, mund të thyejmë këto blloqe në copa më të vogla.

Aplikimi i nanomaterialeve për diagnoza mjekësore, trajtimin e sistemeve organike të dëmtuar apo parandalimi dhe kurimi i sëmundjeve njërëzore mund që quhet si nanomjekësi.

9

:: NANOTEKNOLOGJIA – NJË ZGJIDHJE INXHINIERIKE PËR PROBLEMET MJEKËSORE

Transplantet e Retinës

Transplantimet e retinës janë në Të gjitha produktet rreth nesh janë të përbërë nga zhvillim për të kthyer shikimin atomet. Vetitë e këtyre produkteve varen nga mënyra e përmes stimulimit elektrik të vendosjes së atomeve të tyre. Duke rirregulluar atomet e karbonit mund të bëjmë diamantë. Duke rirregulluar neuroneve fuksionalë të retinës. Një atomet në rërë dhe duke shtuar disa gjurmë të elementëve përpjekje që po bëhet nga grupe të të tjerë ne mund të bëjëm çipe kompjuterike. Metodat e ndryshme përfshirë një projekt në sotme të përpunimint janë shumë të vrazhda në nivel Laboratorin Kombëtar Argonne, molekular. Ndarje, bluarje, pasurim dhe madje litografia i transplanti i një retine artificiale lëvizin atomet në tufa të mëdha të zhurmshme statistikore. prapa retinës natyrale. Retina Nanoteknologjia na lejon të afrojmë bashkë blloqe ndërtuese më thelbësore të natyrës në një mënyrë të lehtë, artificiale përdor një video kamera jo të shtrenjtë dhe në shumicën e metodave të lejuara nga të vogël të kapur tek syzet e një personi të verbër në mënyrë që të ligjet e fizikës. Disa nga ndryshimet më të mëdha priten në marrë sinjalet e shikimit. Sinjalet mjekësi. Shkencëtarët përfytyrojnë makina që pastrojnë përpunohen nga një arteriet ndërkohë që udhëtojnë në sistem qarkullues, mikrokompjuter që mbahet në brez nuhasin dhe shkatërrojnë qeliza kanceroze dhe tumoriale dhe transmeton përmes një sërë dhe riparojnë inde të dëmtuar në vendin e plagës dhe madje zëvendësojnë gjymtyrët e munguar apo organet e elektrodash të vendosura në sy. dëmtuar. Nanoteknologjia premton ta bëjë jetën më të Grupi i elektrodave stimulon nervat shëndetshme dhe më të pasur dhe do të jetë në gjendje ta optik të cilat më pas e çojnë sinjalin bëjë këtë pa konsumuar resorset natyrale apo shpërndarë në tru. ndotje në mjedis. Nanoteknologjia do ta prekë jetën tonë deri tek uji që përdorim dhe ajri që thithim. Sapo të mësohet aftësia për të kapur, pozicionuar dhe ndryshuar konfiguracionin e një molekule, atëherë do të jetë e mundur të krijohen sisteme filtrimi që do të pastrojnë toksinat nga ajri apo eliminojnë organizmat e rrezikshëm nga uji i pijshëm. Aplikimet mjekësore të nanoteknologjisë ndoshta mund të na lejonë të përshtasim trupin tonë për mbijetesë në hapsirë. Nano-makinat si nanorobotët apo nanotubat gjejnë një përdorim shumë të madh në fusha të ndryshme të mjekësisë dhe të kërkimit nanoteknologjik. Sistemet me jetë qeverisen nga sjelljet molekulare në nivel nanometrik ku disiplinat e kimisë, fizikës, biologjisë dhe simulimit kompjuterik të gjitha tani konvergjojnë. Një depërtim i tillë multidisiplinar do të stimulojë progres në nano bioteknologji. Bllokqet molekulare ndërtuese të jetës – proteinat, acidet nukleike, lipidet, karbohidratet dhe të ngjashmit e tyre jobiologjikë janë shëmbuj të materialeve që mbajnë veti unike të përcaktuara nga madhësia dhe struktura e tyre në nanoshkallë. Kërkimet e fundit mbi përdorimin e sistemeve dhe mjeteve të nanofabrikuara, sugjerojnë që proçesi tepër i lodhshëm që bëhet sot për sekuencimin e gjenotipit dhe për gjetjen e shprehjeve të gjeneve, mund të bëhen shumë efiçente përmes përdorimit të sipërfaqeve dhe mjeteve të nanofabrikuara. Duke zgjeruar aftësitë tona në karakterizimin e përbërjes gjenetike të një individi, do të revolucionalizojë specifikimin e diagnozave dhe terapive. Përveç ndihmesës në përdorimin e ilaçeve optimale, nanoteknologjia mund të ofrojë formulime dhe rrugë të reja për shpërndarjen e ilaçeve, duke zgjeruar shumë potencialin terapeutik. Duke zgjeruar aftësitë nano teknologjike, studimet për qelizat biologjike dhe patologjike do të përftojnë shumë.

10

:: NANOTEKNOLOGJIA – PËRPJEKJE VENDIMTARE PËR KANCERIN
Mbërritja e nanoteknologjisë në kërkimin e kancerit nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë. Njohuritë e gjëra rreth gjenotipit dhe protetotipit të kancerit të marra nga Projekti për Gjenotipin e Njeriut, na japin detaje kyçe të rëndësishme se si zhvillohet kanceri, e cila nga ana tjetër, krijon mundësi të reja për të sulmuar qelizat mbështjellëse të kancerit. Megjithatë, shkencëtarëve u mungojnë novacionet teknologjike për të kthyer zbulimet premtuese molekulare në përfitim të pacientëve me kancer. Këtu, nanoteknologjia mund të luajë një rol kryesor, duke na dhënë fuqinë dhe mjetet teknologjike për të na mundësuar që zhvillimet e reja të diagnostikimit, terepeutikës dhe parandalimit të ecin me të njëjtin hap me shpërthimin e njohurive të sotme. Janë bërë përpjekje për të zhvilluar forma terapeutike antikancer bazuar në nanomateriale. Nanoteknologjia ofron rastin e padëgjuar dhe paradigëm të të studiuarit me qelizat normale dhe kanceroze në kohë reale, në shkallë molekulare dhe qelizore dhe gjatë fazave më të hershme të proçesit të kancerit.

- Nanoguackat dhe terapia e kancerit
Nanoguackat kanë një bërthamë silicë dhe një shtresë të jashtme metalike. Këto nanoguacka mund të injektohen pa probleme, siç është treguar në provat me kafshët. Për shkak të madhësisë së tyre, nanoguackat do të përqëndrohen në vendet me dëmtime kanceroze. Shkencëtarët më pas mund t’i furnizojnë me energji këto qeliza. Veçoritë specifike lidhur me nanoguackat lejojnë përthithjen direkte të energjisë, duke krijuar një nxehtësi të fortë që në mënyrë selektive vret qelizat tumoriale. Energjia e jashtme mund të jetë mekanike, radio frekuencë, optike – veprimi terapeutik është i njëjtë. Rezultati sjell efikasitet më të madh të trajtimit terapeutik dhe ul ndjeshëm efektet anësore. Fotografikë e mëposhtme ilustrojnë se si një nanomakinë ndërvepron me qelizat në trup për të shpërndarë ilaçet, nuhatur infeksionet dhe të kryejnë role të tjera në fushën e nanomjekësisë.

Fig 6: Duke kontrolluar qelizat e kuqe të gjakut

Fig 8: Nanoguackat vrasin tumorin

Fig 7: Nanoguackë

Nanopjesëzat
Mjetet në nanoshkallë kanë potencialin për të ndryshuar radikalisht terapinë e kancerit për më mirë dhe të rrizë shumë numrin e agjentëve terapeutikë më efektivitet të lartë. Në këtë shëmbull, nanopjesëzat janë afruar një qelize kanceroze për tu përdorur në imazherinë molekulare të një dëmtimi malinj. Një numër i madh nanopjesëzash injektohen në trup rrethojnë qelizën kanceroze duke përcaktuar kështu konturin anatomik të dëmtimit dhe duke e bërë të dukshëm.

11

:: Ardhja e epokës së NANOBOTËVE: GJAKU ARTIFICIAL
- Respirocitet Respirocitet artificiale janë një mjet nanomjekësor sferik me diametër 1 mikron. Një respirocit është i ndërtuar nga 18 bilion atome të strukturuara saktësisht dhe mban 9 bilion molekula shtesë kur është i ngarkuar plotësisht. Respirocitet janë nanomakina, mjete të vogla mekanike, të dizenjuara për të funksionuar në nivel molekular. Respirocitet funsionojnë si qeliza të kuqe të gjakut artificiale, që mbajnë molekula oksigjeni dhe dioksidi karboni nëpër trup. Kanë tre hapsira magazinimi – një për oksigjenin, një për dioksidin e karbonit dhe një për ujë. Një turbinë kimikomekanike apo një karburant qelizash, gjeneron fuqi duke kombinuar glukozën e marrë nga qarkullimi i gjakut dhe oksigjenin e marrë nga magazinimi i brëndshëm. Kjo pastaj konvertohet në fuqi mekanike e cila drejton rotorët lëvizës molekularë dhe nënsisteme të tjera. Çdo njëri prej respirociteve jep 0.3 pikovat fuqi. Një energjie mjaftueshme për të mbushur hapsirënë e oksigjenit për 10 sekonda nëse është bosh, me një fuqi pompuese prej 100 milion molekula/sec. Fuqia transmetohet mekanikisht apo hidraulikisht duke përdorur një lëng të veçantë. Një kompjuter i vendosur aty është i nevojshëm për të bërë kontroll preçiz të ngarkimit dhe shkarkimit të gazeve respiratore, menaxhimin e rotorëve dhe të magazinave, shpërndarjen e fuqisë, interpretimin e të dhënave të marra nga sensorët dhe kombandat e marra nga jashtë, vetë diagnostikimin dhe aktivizimin e protokolleve të fikjes së sigurisë. Një kompjuter me 10 000 bit/sec mund të jetë i mjaftueshëm për të përmbushur të gjitha kërkesat për përpunim.

Në njëzet vitet e ardhshme nanoteknologjia do të avancojë ndjeshëm dhe mund të jetë plotësisht e aftë ët prodhojë makineri të vogla komplekse. Zhvillimi i nanomjeteve që asemblojnë makineri të tjera do të lejojë prodhimin masiv me çmim të lirë. Kështu respirocitet mund të prodhohen ekonomikisht dhe me bollëk. Aftësia për të ndërtuar produkte prej përpunimit molekular do të krijojë në përmirësim radikal në përpunimin e produkteve të avancuara teknologjikisht. Çdo gjë që nga kompjuterat, armët, mallrat e konsumit dhe madje fabrikat e desktopëve, do të bëhen shuëm të lira dhe të leht për t’u ndërtuar. Nëse kjo është e mundur, ndërlikimet rregulluese do të jene gjigande.

12

1.3. NANOELEKTRONIKA dhe NANOSENSORET

Viti 1999: Qarqet më të vogla kompjuterike të ndërtuara ndonjhëherë u krijan nga shkencëtarët në kompaninë HP, Kaliforni, dhe nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles. Megjithëse aplikime në botën reale janë ndoshta një dekadë larg, ekspertët e quajtën kërkimin një hap të madh në përpjekjen për të ndërtuar kompjuterin e së ardhmes. Një kompjuter molekular që përdor këtë lloj teknologjie mund të jetë 100 bilion herë më i shpejtë sesa kompjuterat më të shpejtë personalë të sotëm. Puna është gjithashtu me vlerë për fushën në rritje të nanoteknologjisë gjithashtu e njohur si elektronika molekulare apo molelektronike. Të gjithë çipet e kompjuterave bazohen në çelësa dixhitalë apo porta logjike të cilat ndizen dhe fiken me shpejtësi të paimagjinueshme. Sa më shumë çelësa të paketohen në një çip kompjuteri, aq më shpejt kompjuteri do të përpunojë të dhënat. Pjesa më e madhe e çipeve të tanishëm janë të bëra prej silikonit. Miliona qarqe mikroskopike janë të gdhëndura në silikon përmes rrezeve të dritës ultraviolet në një proçes të quajtur fotolitografi. Por meqë gjatësia valore e dritës është e limituar, shkencëtarët vlerësojnë se për një 10 -15 vjeçar të ardhëm kjo tenknikë do të përballet me barriera fizike për të bërë çipe kompjuterike më të fuqishme. Kërkuesit thanë se kishin bërë portat logjike më të voglat të bëra ndonjëherë duke përdorur një substancë të prodhuar në mënyrë sintetike të quajtur rotaksanë. Shkëncëtarët ishin në gjendje të konfiguronin një seri lidhjesh në një shtresë rotaksanë me trashësinë e një molekule për të prodhuar një sistem çelësash të lidhur. “Ky është hap i rëndësishëm drejt bërjes së kompjuterit molekular,” tha James R. Heath, profesoj kimie në UCLA, i cili udhëhoqi skuadrën e kërkimit. “Ne kemi potencialin për të përftuar fuqinë e 100 qëndra përpunuese në madhësinë e një kokrre rëre.” Shumë aplikime të mundshme gëlojnë për një teknologji të tillë thonë shkencëtarët. Në mjekësi, një kompjuter me madhësi sa një qelizë mund të injektohet në sistemin e qarkullimit të gjakut për të diagnostikuar një sëmundje. Pajisje brënda në bojë apo lëngje të tjera mund të ndryshojnë ngjyrën në varësi të dritës apo faktorëve të tjerë apo të ndryshojnë sipërfaqen e krahut të një avioni si përgjigje ndaj ndryshimeve klimaterike. Këto kompjuter mikroskpikë mund të vendosen në rrugë, të thuren në rroba dhe të përdoren në miliona vënde të tjera ku sot do të ishte e pamundur të vendosnim kompjutera. Shkencëtarë të tjerë vërejnë se ka akoma pengesa serioze për t’u kaluar. Në eksperimetin e bërë, çelësat mund të aktivizoheshin vetëm një herë (ose on ose off), dhe jo në mënyrë të përsëritshme siç e kërkon një kompjuter. Megjithatë, shkencëtarët janë optimistë se këto pengesa do të kalohen në kohë, ndoshta në kohën e duhur për të zëvendësuar çipet e silikonit kur ata të arrijnë limitin e tyre.

13

:: NANOTEKNOLOGJIA NË BËRJEN E ÇIPEVE
Metodat nanoteknologjke për bërjen e komponentëve të mikroçipeve na thonë se do ta na japin mundësinë që aparatet elektronike të vazhdojnë të bëhen më të vogla e më të shpejta. Teknikat e tanishme përdorin dritën për të ndihmuar në gdhëndjen e qarqeve të vogla në një çip, por IBM tani po përdor molekula që vetasemblohen në struktura edhe më të vogla. Meqë kjo teknologji është e përputhshme me mjetet përpunuese të sotme, për ta prezantuar atë nuk duhet të jetë e shtrenjtë. IBM thotë se shpreson të pilotojë proçesin nanoteknologjik në tre apo pesë vjet. Kërkuesit e kompanisë përdorën një rrugë të re për të bërë pjesë të një aparati që luan rolin e një memorie flash e cila merr informacionin e fundit kur një mjet elektronik është i fikur. Një memorie e tillë zakonisht gjendët në kompjuterat që mbahen në dorë, telefonat celularë dhe aparatet dixhitale. Deri tani, psh., qarqet e mikroçipeve vendosen në shtresa silikoni duke përdorur një proçes litografik në të cilin imazhi i dizajnit se si do të jetë shtrirja e lidhjeve në fillim projektohet në shtresat e Çipi GaN parapregatitura. Me teknikën e re, është struktura polimerike ajo që përfton shabllonin fillestar – në këtë rast, për grupin kristalin që përdoret për të bërë memoriet flash. Shkencëtarët thonë se litografia po i afrohet kufijve të saj për shkak të vështirësive në fokusimin e dritës në shkallë shumë t vogla – dhe kërkohen teknologji të reja nëse fuqia kompjuterike vazhdon të rritet me ritmet e sotme. Nanoteknologjia – inxhinierimi i atomeve dhe molekulave në mbretërinë prej një të biliontën pjesë të metrit ëshët një rrugë e mundshme përpara. “Ne po modelojmë në dimensione prej 20 nanometrash dhe, në varësi se me cilin po bisedoni, kjo është rreth 10 herë më e vogël se litografia standarte. Ndërkohë që IBM e përdori proçesin e ri për të ndërtuar një aparat memorie shumë të vogël, Black nënvizoi se kjo teknologji mund të jetë e dobishme në bërjen e komponentëve të mikroproçesorit të cilët janë më kompleksë.

:: ZGJERIMI I AFTËSIVE KOMPJUTERIKE
Zgjerimi i aftësive kompjuterike tani mundëson simulacione të sofistikuara të sjelljes së materialeve në nanomadhësi. Nanoteknologjia do të udhëheqë revolucionin në hardëare-in kompjuterik dhe do të jetë e mundur të fabrikojmë lloje të reaj prodiktesh që janë më të pastra, më të forta, më të lehta, më preçize dhe të efektshme dhe biliona heër më të shpejta. Teknologjia përpunuese pas-litografike do të na lejojë ndërtimin e sistemeve kompjuterike më të lira me sasinë e elementëve logjike që janë molekulare si në madhësi dhe preçizion dhe janë të ndërlidhura në struktura komplekse dhe shumë idiosinkretike. Nanoteknologjia do të na lejonte prodhimin e një numri ta madh aparatesh të vogla secili i aftë për të analizuar një volum të vogël. Në sasinë e mjaftueshme, këto aparate duke punuar paralelisht mund të analizojnë volume të mëdhenj dhe informacioni prej shumë aparateve indivudulisht të integruar japin një pikturë koherente të së gjithës. Përdorimi efektiv i kësaj mundësie do të kërkonte një fuqi masive kompjuterike – e cila gjithashtu do të jetë e mudur përmes nanoteknologjisë. Vlerësimet e fuqisë kompjuterike që duhet të merren nga nanoteknologjia kalojnë 1024 operacione logjike në sekondë për një kompjuter desktop të vetëm. Kjo sasi e fuqisë kompjuterike do të bënte të mundur kontrollin e një numri të madh aparatesh që punojnë paralelisht.

14

:: NANOTELAT
Në këtë diagramë, tela ndjeshmërie me nanomadhësi janë shtrirë përgjatë një mikrokanali të rrjedhshëm. Këto nanotela prej natyre kanë veçori të pabesueshme të selektimit dhe specifikimit. Ndërkohë që pjesëzat rrjedhin përgjatë mikrokanalit, nanotelat e ndjeshmërisë kapin shënjat molekularë të këtyre pjesëzave dhe menjëherë e kalojnë informacionin në botën e jashtme përmes lidhjeve me elekroda. Këto nanomjete janë të bëra nga njeriu prej strukturave me karbon, silikon dhe materiale të tjera që kanë aftësinë të monitorojnë kompleksitetin e fenomeneve biologjike dhe të kalojnë informacionin, ndërkohë që është duke u monitoruar, ekipit mjekësor. Ato mund të kapin prezencën e gjeneve të ndryshuara që kanë lidhje me kancerin dhe mund të ndihmojnë kërkuesit të gjejnë saktësisht vendndodhjen e këtyre ndryshimeve.

NANO-ELECTRONIKA dhe TEKNOLOGJIA KOMPJUTERIKE: Shoqëria Industirale e Gjysëmpërçuesve (SIG) ka bërë një hartë për vazhdimësinë e përmirësimeve në zvogëlimin, shpejtësinë dhe reduktimin e fuqisë konsumuese tek mjetet-sensorë në përpunimin e informacionit për përvetësimin e të dhënave, mjeteve logjike për përpunim, mjeteve magazinuese për memorie, ekraneve për vizualizime dhe mjeteve të transmetimit për komunikim. Harta e SIG projekton të ardhmen rreth 2010 dhe struktura në 0.1 micron (100 nm). Një ilustrim është fusha e magazinimit magnetik të informacionit. Pas 10 vitesh të zbulimit rrënjësor të fenomenit të ri të rezistencës gjigande të magnetit, nanoteknologjia zëvëndësoi tërësisht teknologjitë e vjetra për kokat e disqeve kompjuterike. Të tjera zbulime të fuqishme përfshijnë mjetet mikropërpunuese të nanostrukturuara që vazhdojnë rrugën për përdorim sa më të ulët të energjisë dhe kostos për portë, dhe kështu përmirësojnë efikasitetin e kompjuterave me një faktor prej milionash. Sistemet e komunikimit me frekuenca transmetimi të larta dhe përdorim më efikas të spektrit optic ofrojnë të paktën 10 herë më shumë gjerësi brezi, duke sjellur përfitime në biznes, edukim, zbavitje dhe në mbrojtje. Mjete të vogla me magazinim të madh me kapacitete në nivele shumë-terabitëshe, një mijë herë më të mira se të sotmet; dhe sisteme nanosensorë të integruar të aftë për të mbledhur, përpunuar dhe komunikuar sasi masive të të dhënave duke përdorur një madhësi, peshë dhe konsum fuqie minimale. Aplikime të mundshme të nano-elektronikës gjithashtu përfshijnë stacione reale të virtualitetit që ofrojnë teknika mësimi individuale; aftësi përpunuese të mjaftueshme për të mundësuar luftime dhe mjete civile pa ekuipazh.

15

KAPITULLI 2

NANOTEKNOLOGJIA DHE BIOMETRIKA

Me fillimin e Epokës së Informacionit, çdo komb po bëhet gjithmonë e më shumë i varur nga lidhjet në rrjet. Teknologjia e bazuar në kompjuter ndjeshëm ndikon në aftësinë tonë për të aksesuar, ruajtur dhe shpërndarë informacionin. Midis përdorimeve më të rëndësishme të kësaj teknologjie është biometrika. Biometrika është një shembull kyç i konvergjencës së nanoteknologjisë, bioteknologjisë dhe teknologjisë së informacionit. Përcaktimit të biometrikës i janë dhënë kuptime të ndryshme. Ja njëri: - “Biometrika” është një term i përgjithshëm i përdorur në mënyrë alternative për të përshkruar një karakteristikë apo një proçes. Si një karakteristikë: një karakteristikë e matshme biologjike (anatomike apo fizike) dhe sjelljeje e cila mund të përdoret për identifikim të automatizuar. Si një proçes: metoda të automatizuara për identifikimin e një personi bazuar në karakteristika të matshme biologjike (anatomike apo fizike) dhe të sjelljes. - Biometrika është zhvillimi i metodave statistikore dhe matematikore të aplikueshme në problemet e analizës së të dhënave në shkencat biologjike. Është një metodë e re për të verifikuar autenticitetin. Biometrika përdor tipare biologjike apo karakteristika të sjelljes për të identifikuar një individ. Një sistem biometrik është në fakt një sistem me njohje të strukturës i cili përdor modele të ndryshme si strukturën e irisit, strukturën e retinës dhe veçori biologjike si shënjat e gishtave, gjeometrinë e fytyrës, identifikimin i zërit dhe njohjen e dorës etj. Ajo çfarë e bën biometrikën vërtet tërheqëse është fakti se kode të ndryshme sigurie si fjalëkalimet dhe numrat PIN mund të shkëmbehen midis njerëzve kurse veçoritë fizike nuk munden. Megjithatë, teknologjitë biometrike po bëhen baza e një grupi të gjërë zgjidhjesh për identifikim dhe verifikim personl me siguri të lartë. Pritet që biometrika të bëhet pjesë e zgjidhjes për të përmirësuar sigurinë në aeroporte, dokumentat e udhëtimit, vizat dhe parandalimin e vjedhjes së ID. Tani më shumë se kurrë, ka një rang të gjërë interesi për biometrikën në qeveritë federale, shtetërore dhe lokale. Një numër i madh organizatash të përfshira në shumë tregje po vënë në dukje rolin e rëndësishmë që biometrika do të luaj në identifikimin dhe verifikimin e identitetit të indivitëve dhe në mbrojtjen e aseteve kombëtare. Kostoja e zbatimit është faktori i vetëm më i rëndësishëm në miratimin e gjërë të biometrikës. Disa sensorë biometrikë, si mikrofonat për futjen e shqiptimit, janë tashmë të lira. Tipa të tjerë të sensorëve, si kamerat dixhitale për pasqyrimin e fytyrës, po bëhen më të zakonshme. Megjithatë, të tjerë akoma si sensorët për shënjat e gishtave mbeten akoma jashtëzakonisht të shtrenjta. Kostoja e ruajtjes së shablloneve

16

biometrike dhe ajo e fuqisë kompjuterike të nevojshme për të proçesuar po vjen duke ulur si pasojë e avancimeve në teknologji. Një tjetër faktor që mund të ndikojë në miratimin e biometrikës është perceptimi negativ ndaj saj lidhur me privatësinë. Nëse ky perceptim negativ ulet mjaftueshëm, publiku mund ta pranojë biometrikën si një mjet efektiv për mbrojtjen e privatësisë dhe si një mjet mbrojtjeje prej mashtrimeve.

2.1. HYRJE dhe HISTORI
Shumë karakteristika biologjike si shënjat e gishtave dhe karakteristika të sjelljes si struktura e zërit, janë dalluese për çdo person. Kështu që, biometrika është më e besueshme dhe më e aftë në njohjen midis një individi specifik dhe një mashtruesi krahasuar me çdo teknikë tjetër bazuar në dokumetet e indentifikimit (ID) apo fjalëkalimet. Fjala biometrikë vjen nga greqishtja bios (jetë) dhe metrikos (matje). Në teknologjinë kompjuterike, biometrika është e lidhur me konfirmimin e identitetit dhe teknikat e sigurisë që bazohen në karateristika të matshme biologjike të individit. Psh., shënjat e gishtave, shënja e dorës apo struktura e zërit mund të përdoren për të lejuar aksesin në një kompjuter, në një dhomë apo në një llogari tregtare elektronike. Ka një sërë mënyrash të thjeshta në dispozicion për identifikim personal, përfshirë fotografi në kartat e ID dhe fjalëkalime sekrete. Megjithëse këtë metoda të thjeshta identifikimi punojnë shumicën e rasteve, ato mund të kompromentohen lehtë. Psh., kartat ID mund të humbasin, vidhen apo kopjohen. Në mënyrë të ngjashme, fjalëkalimet dhe numrat e identifikimit personal (PIN) mund të harrohen apo të merren me mend nga të tjerërt. Gjithsesi, sistemet biometrike ofrojnë identifikim personal automatik mbi bazën e veçorive fizike apo të sjelljes që është e dallueshme për çdo individ. Koncepti i biometrikës ka mundësi të ketë filluar me përdorimin e tipareve të fytyrës nga njeriu për të identifikuar njerëzit e tjerë. Biometrika moderne, gjithësesi, filloi në vitet 1880 kur Alphonse Bertillon, shefi i divizionit të identifikimit kriminal në departamentin e policisë së Parisit, Francë, zhvilloi një metodë identifikimi bazuar në një numër matjesh në trup. Një nga karateristikat biometrike më të njohura është shënja e gishtit. Shkencëtari britanik, Sir Francis Galton propozoi përdorimin e shënjavë të gishtave për qëllime indentifikmi në fundin e shekullit të 19të. Ai bëri një studim të detajuar mbi shënjat e gishtave në të cilin nëj sistem të ri klasifikimi duke përdorur shënjat e të dhjetë gishtave, gjë e cila është baza e sistemeve identifikuese akoma në përdorim. Oficeri i policisë britanike Sir Richard Edëard Henry prezantoi shënjat e gishtave në vitet 1890 si një mjet për të identifikuar kriminelët. Sistemet automatike të identifikimit të bazuar në shënjat e gishtave kanë qënë në dispozicion komercial që nga fillimet e viteve 1960. Deri në vitet 1990 këto sisteme përdoreshin kryesisht nga policia dhe në aplikime të caktuara sigurie. Histori Njerëzit për një kohë të gjatë kuptuan që disa veçori personale janë të dallueshme për secilin individ dhe për një kohë të gjatë i kanë identifikuar të tjerët mbi bazën e karakteristikave të tyre fizike. Kjo njohje nuk është e limituar vetëm në fytyrë. Psh., shokët apo kushurinjtë duke folur në telefon njohin zërin e njëri-tjetrit. Nga disa zbulime arkeologjke, shkencëtarët dinë se civilizimet e lashta, si Babilonia dhe Kina, njihnin individualitetin e shënjave të gishtave. Madje e dhe sot, në shtete si India ku një pjesë e mirë e popullsisë janë analfabetë dhe nuk mund të shkruajnë emrin e tyre, shënja e gishtit konsiderohet si një firmë e ligjshme. Karakteristika biometrike si firmat, shënjat e gishtave dhe kampionet e ADN kanë status ligjor kudo në botë. Në shumicën e shteteve këto karakteristika mund të përdoren në një gjykatë për të provuar zotimin e identitetit. Kërkuesit kanë zhvilluar sisteme rregullash të menduara mirë, bazuar në indeksimin e karakteristikave, mbi përdorimin e përshtatshëm të këtyre biometrikave në krijimin e identitetit. Këto rregulla përdoren për të ndihmuar në vendimin nëse një matje e caktuar biometrike i përket ose jo të njëjtit person dhe për të vendosur nëse një person i caktuar është i përfshirë në databazën biometrike.

17

2.2. SI FUNKSIONOJNË SISTEMET BIOMETRIKE
Një sistem tipik biometrik është i përbërë nga pesë komponentë të integruar: një sensor përdoret për të marrë të dhënat dhe konvertuar informacionin në një format dixhital. Algoritmet e proçesimit të sinjalit bëjën aktivitete të kontrollit të cilësisë dhe zhvillojnë shabllonët biometrikë. Një komponent për ruajtejn e të dhënave mban informacionin me të cilat të dhënat e reja biometrike të mund të krahasohen. Një algoritëm çiftimi krahason shabllonin e ri biometrik me një apo më shumë shabllone të ruajtura tek të dhënat. Më në fund, një proçes vendimi (i automatizuar apo i varur nga njeriu) e përdor rezultatin prej algoritmit të çiftimit për të marrë një vendim në nivel sistemi. Kuptimi se si një sistem biometrik punon kërkon disa njohuri se cilat karakteristika njerëzore janë të përshtatshme për identifikim personal. Një karakteristikë biometrike ideale duhet të jetë universale, unike, e përhershme dhe e mbledhshme. Një karakteristikë është universale kur e ka çdo person. Eshtë unike kur jo dy persona kanë të njëjtën shfaqje të kësaj karateristike. E përhershme është kur nuk ndryshon me kalimin e kohës dhe nuk mund të shëndrrohet. E matshme është kur një sensor ka Biometrika: metoda të automatizuara mundësinë për ta matur lehtësisht. për indentifikimin e një personi mbi Një praktikë, një karakteristikë që përmbush të gjitha kërkesat e mësipërme bazën e disa karakteristikave mund të mos jetë gjithmonë e biologjike apo të sjelljes së personit. përdorshme për një sistem biometrik praktik. Dizenjesi i një sistemi biometrik praktik duhet të marrë në konsideratë edhe çështje të tjera si performanca, preçizioni, shpejtësia dhe kosto. Dy çështje të tjera që duhet të konsiderohen janë pranueshmëria – shkalla në të cilën njerëzit janë të gatshëm të miratojnë një identifikues biometrik të caktuar në jetët e tyre të përditshme – dhe mashtrimi – se sa e lehtë është të thyhet sistemi përmes mashtrimit. Në fillimin e shekullit 21 një mori teknikash biometrike ishin ose në përdorim ose nën mbikqyrje. Këto teknika përfshinin njohjen e tipareve të fytyrës, shënjave të gishtave, gjeometrinë e dorës, strukturën e syrit, firma (Grafologjia) dhe struktura e zërit. ADN është një nga biometrikat më unike por proçesi i përvetësimit limiton përdorimin në shumë aplikime. Për të marrë ADN, është e nevojshme një kampion floku, lëkure, gjaku apo ind tjetër i trupit. Kampionimi në këtë mënyrë ka mundësi të jëtë një proçes invasiv për personin që po kampionohet dhe proçesi është lehtësisht i kontaminueshëm. Për më tepër, proçesimi i ADN dhe sistemet e çiftimit kërkojnë shpenzime kompjuterike të shtrenjta.

18

Shumë pjesë të trupit, karakteristika personale dhe metoda imazherie janë sugjeruar dhe përdorur për sistemet biometrike: gishtat, duart, këmbët, fytyrat, sytë, veshët, dhëmbët, venat, zërat, firmat, stili i të shtypurit të tastave, ecja dhe aroma.

A) NJOHJA E FYTYRËS
Kërkuesit e bazojnë modelin për njohjen e fytyrës si tek veçoritë specifike ashtu edhe tek apo të përgjithshme. Veçeoritë specifike përfshijnë pozicionin dhe formën e atributeve të fytyrës si sytë, vetullat, hunda, buzët dhe mjekra. Zakonisht ata bëjnjë një analizë të përgjithshme imazhit të fytyrës dhe bëjnë copëtim të tij një pjesë më të vogla. Kërkuesit janë të pasigurtë nëse fytyra në vetëvete, pa informacion tjetër shtesë, është e mjaftueshme për një identifikim të saktë në një grup të madh me njërëz. Disa sisteme njohjeje të fytyrës vendosin rregulla se si duhet të merren imazhet e fytyrës, ndonjëherë duke kërkuar një sfond të thjeshtë apo dritë të veçantë.

cd
Sisteme më të avancuara mund ta njohin një individ të veçantë nga një videokasetë apo film.

Metoda EGBM: Çiftim grafik me tufa elastike EBGM bazohet në konceptin që imazhet e fytyrave reale kanë shumë karakteristika jolineare të cilat nuk mund të drejtohen nga metodat e analizës lineare përfshirë variacionet në ndriçim (brënda vs. jashtë), pozimi (qëndrimi drejt vs. pak i pjerrët) dhe mimika (buzëqeshje vs. vrejtur). Një transofrmim me valë të lehtë Gabor krijon një arkitekturë lidhjesh dinamike që projekton fytyrën në një rrjetë elastike. Kjo metodë me baza biologjike që përdor filtrat Gabor është një proçes që ekzekutohet në kortexin e gjitarëve të lartë, gjë e cila mund të arrihet duke përdorur metoda të ndryshme.

ba

19

B) IDENTIFIKIMI I SHËNJËS SË GISHTIT

Prej shekujsh qëniet njërzore i kanë përdorur shënjat e gishtave për identifikimi personal dhe për më shumë se 100 vjet i kanë përdorur ato për investigime kriminale. Kështu vlefshmëria e shënjave të gishtave si një mënyrë për identifikim është e mirëthemeluar. Niveli i detajeve në një imazh të shënjave të gishtave të skanuar nga një sistem biometrik varet nga disa faktorë. Këtu përfshihet sasia e forcës së ushtruar në gisht gjatë kohës së skanimit të imazhit, prezenca e ndonjë prerje apo deformimeve të tjera në gisht dhe thatësia e lëkurës. Kështu, një veçori e pazakontë apo që spikat në gisht, fundet e kreshtave në gjurmën e gishtit dhe degëzimet e kreshtave apo degët – që bashkarisht njihen si imtësira – të gjitha përdoren në një sistem biometrik të bazuar në identifikimin e gjurmave të gishtit. Zhvillimi i sensorëve të skanimit të shënjës së gishtit shpejt mund të jetë një kosto e përballueshme për të përfshirë këtë mjet biometrik në shumë aplikime si kompjuterat laptop dhe celularët. Si rrjedhim, kërkuesit presin që identifikimi i gishtave të jetë teknika biometrike udhëheqëse në të ardhmen e afërt. Një problem me teknologjinë e gjurmës së gishtave është miratimi/pranueshmëria në shoqëri për shkak se gjurmët e gishtave tradicionalisht kanë qënë të lidhura më investigimet kriminale dhe punënë e policëve. Një tjetër problem është se një pjesë e vogël e popullsisë mund të jetë e papërshtatshme për identifikim automatik sepse gjurmët mund të jenë të deformuara si rezultat i plakjes, kushteve gjenetike apo arsyeve mjedisore.

Një gjurmë gishti është struktura e kreshtave (vargjeve) dhe brazdave (gropave) në sipërfaqen e majës së gishtit. Nuk ka dy persona me ekzaktësisht të njëjtin model strukture dhe struktura e çdo njeriu mbetet e pandryshuar gjatë gjithë jetës. Gjurmët e gishtave janë kaq të dallueshme saqë edhe shënjat e binjakëve identikë janë të ndryshme. Gjithashtu, shënjat e secilit gisht tek i njëjti person janë të ndryshme.

Figure 2: Tipare të tjera të gjurmës së gishtit Figura 1: Detajet

20

E) NJOHJA E STRUKTURËS SË RETINËS
Retina është shtresa më e brëndshme e syrit. Struktura e formuar nga venat poshtë sipërfaqes së retinës është unike për secilin individ. Kjo strukturë është një karakteristikë biometrike e besueshme. Kërkuesit marrin imazhe dixhitale të strukturës së retinës duke projektuar një rreze të dukshme apo dritë infra të kuqe me intensitet të ulët në syrin e personit dhe skanojnë imazhin e retinës. Për një pjesë të caktuar të retinës që të përdoret për identifikim, personi që po i nënshtrohet skanimit duhet të vështrojë ngultas mbi një syze dhe të fokusohet në një pikë të përcaktuar. Sasia e kërkuar për bashkëpunimin e përdoruesit për skanim të retinës e bën këtë teknikë të papranueshme në shumë aplikacione. Nga ana tjetër, një numër shumë i madh i mjeteve biometrike bazuar në skanimet e retinës janë vendosur në burgje dhe mjedise të tjera me siguri të lartë. Disavantazhi kryesor i kësaj teknike biometrike është se skanerat e retinës janë të shtrenjtë.

F) IDENTIFIKIMI I BAZUAR NË IRIS
Irisi është pjesa me ngjyrë e syrit. Shtrihet në pjesën e përparme të tij dhe rrethon beben e syrit. Secili iris është unik, madje edhe binjakët identikë kanë irisë të ndryshëm. Struktura komplekse e irisit mban mban informacion të dallueshëm që është i përdorshëm për identifikimin e Secili iris është unik, madje dhe individëve. Rezultatet e para të kërkimeve mbi preçizionin dhe shpejtësinë e identifikimit të binjakët identikë kanë irisë të bazuar në iris kanë qënë shumë premtuese. ndryshëm. Këto rezultate tregojnë se zhvillimi i një sistemi në shkallë të madhe që përdor informacionin e irisit është i mundshëm. Për më tepër, irisi është më i lehtë për t’i marrë imazhin sesa retina. Njohja e irisit është proçesi i njohjes së personit duke ananlizuar strukturën e çfarëdoshme të irisit (Figura 1). E patentuar që në 1994, metoda e automatizuar e njohjes së irisit është relativisht e re. Irisi ëshët një muskul në sy i cili rregullon madhësinë e bebes duke kontrolluar kështu sasinë e dritës që hyn në sy. Është pjesa e ngjyrosur e syrit, ngjyrë e cila varet nga sasia e pigmentit melatonin në muskul (Figura 2). Megjithëse ngjyrimi dhe struktura e Fig 2: Struktu. e irisit irisit ka lidhje gjenetike, detajet e strukuturës Fig 1: Diagrama irisit nuk kanë. Irisi zhvillohet gjatë rritjes prenatale përmes një proçesi formimi tendosje dhe palosje të membranës së indit. Para lindjes ndodh degjenerimi i cili rezulton me hapjen e bebes dhe me strukturën unike të çfarëdoshme të irisit. Megjithëse dy persona mund të jenë gjenetikisht identikë, irisët e tyre janë unikë dhe strukturisht të dallueshëm, gjë e cila lejon përdorimi e tyre për qëllime identifikimi.

21

- Rruga Para se të zhvillohet njohja e irisit, ai lokalizohet duke përdorur veçori si pika referimi. Këto veçori si pika referimi dhe forma e dallueshme e irisit lejojnë që marrjen e imazhit, izolimin e tipareve dhe ekstraktim. Lokalizimi është një hap i rëndësishëm në njohjen e irisit sepse, nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur, si rezultat të zhurmës (psh., qepikët, reflektimet, bebet dhe qepallat) mund të kemi një imazh me performancë të dobët.

Fig 3: Vijat e bardha tregojnë vendndodhjen e irisit dhe kufijtë e qepallave.

IDENTIFIKIM PËRMES IRISIT APO RETINËS
Siç u diskutua më sipër, njohja e irisit përdor muskulin e irisit për të bërë verifikimin. Njohja e retinës përdor strukturën unike të venave të gjakut të retinës së një individi e cila ndodhet prapa syrit. Figura e mëposhtme ilustron strukturën e syrit.

Figura 4: Struktura e syrit.

Të dy teknikat përfshijnë kapjen e një imazhi me kualitet të lartë të irisit apo retinës duke përdorur një aparat dixhital. Në marrjen e këtyre imazheve është e nevojshme një lloj ndriçimi. Të dy teknikat përdorin dritën afër infrared-it (NIR). Megjithëse në një sistem të dizenjuar në mënyrën e duhur kjo teknikë ështe e sigurtë, mbrojtja e syrit është një shqetësim i madh për të gjitha sistemet që ndriçojnë syrin. Meqë drita infra e kuqe nuk ka energji të mjaftueshme për të shkaktuar efekte fotokimike, dëmtimi i mundshëm kryesor është ai termik. Kur prodhoet NIR përmes përdorimit të diodave dritë lëshuese, rezultati është një dritë jokoherente. Çdo rrezik për sigurinë e syrit ëshët i largët nëse përdorim një burim LED e cila mban vulën e teknologjisë së sotme për LED. Megjithatë, përdorimi i disa ndriçuesve LED mund të japin dëmtime në sy nuk dizenjohen dhe përdoren me kujdes.

22

ZGJEDHJA E TEKNIKËS
Atributet fizike ndonjëherë mund të mos puqen mirë me teknologjinë biometrike. Shumë rrallë, disa njerëz kanë shumë pak gjurmë gishti dhe kjo mund të ngatërrojë lexuesin biomtrik dhe si rezultat na jep një operim të dobët të aparatit për këtë përdorues. Të gjitha teknikat biometrike të diskutuara më sipër kanë avantazhe dhe disavantazhe. Zgjedhja e një teknike të caktuar varet shumë nga aplikimi. Psh., lejimi i hyrjes në një qëndër bërthamore mund të kërkojë një sistem biometrik me një FAR 0.001 % (një mashtrues i pranuar nga 100 000 përpjekje) dhe një FRR prej 0.1 % (një përdorues i saktë i refuzuar në 1 000 përpjekje). Sistemet e sotme të njohjes së zërit nuk mund të ofrojnë një nivel të tillë përpikmërie. Megjithatë, një një aplikim për të ofruar siguri në një llogari telefonike sistemi i njohjes së zërit është i preferuar. Një sistem i tillë biometrik mund të integrohet lehtësisht në sistemin telefonik aktual meqënëse sensorët e zërit janë tashmë të gatshme në telefona. Nuk ka një metodë biometrike të vetme që është më e mira për të gjitha zbatimet. Kur implementohet një sistem biometrik duhet të merren shumë faktorë në konsideratë përfshirë vendin, rrisqet e sigurisë, detyrat (identifikim apo verifikim), numrin e pritshëm të përdoruesve, rrethanat e përdoruesit, të dhënat ekzistente etj. Gjithashtu është e rëndësishme të vemë në dukje se modalitetet biometrike janë në faza të ndryshme maturimi. Secila metodë ka avantazhet dhe disavantazhet e saj dhe përdoret në varësi të nivelit të sigurisë së dëshiruar dhe në varësi të zonave të ndryshme se ku duhet të implementohen.

23

2.3. NANOTEKNOLOGJIA & BIOMETRIKA... PUNOJNË SË BASHKU
:: APLIKIMET BIOMETRIKE TË NANOTEKNOLOGJISË - Bateri dhe shirita fotografike elektronikë të hollë dhe fleksibël - Sensorë elektronikë - Analizë ADN - Energji diellore - Optoelektronika - Materiale mulifunksionale - peshë e lehtë - mbrojtje nga EM - sensorë të integruar - elektronikë e integruar

:: SHËMBUJ SPECIFIKË Materiale regjistrimi biometrik: - Nanopërzjerje polimerike - Info i super mbivendosur Sensor shtypje për gishtin: - shkumë e hollë elastike e nanoinxhinieruar - Detektim të kreshtave, thellësisë, formës dhe ndërtimit

24

KAPITULLI 3

PROBLEME DHE SHQETESIME

SHOQERIA, SIGURIA & MBROJTJA, IMPAKTI MBI SHENDETIN, PRIVATESIA, ETC.

Në fundin e viteve 1990 në ekonomitë perëndimore,
nanoteknologjia është bërë një kandidate e hershme për të përcaktuar pikëpamjet tona mbi shkencën, teknologjinë dhe bisnesin për shekullin tjetër. A është kjo përspektivë e justifikuar apo nanoteknologjia do të provojë të jetë një zonë e nxehtë?
Një panoramë nga revista Time mbi progresin e shekullit të ardhshëm jep një vizion tipik: “Makinat tona do të ndërtohen njëra molekulë pas tjetrës, duke pushtuar sistemin tonë të qarkullimit të gjakut për të pastruar arteriet tona dhe duke replikuar veten e tyre mijra herë.” Është e rëndësishme të vërehet që ky lloj ndërtimi atomik nuk është një koncept i ri. Kalimi nga koncepti në praktikë është e pak me e vështirë. Megjithëse janë bërë shumë plane për nanomakina të thjeshta si ingranazhe dhe motorrë, ndërtimi i tyre akoma mizorisht i vështirë dhe shumë i shtrenjtë. Makina më e famshme “punuese” është ndoshta nanokitara e ndërtuar nga kërkuesit në Universitetin Cornell në 1997. Vetëm 10 000 nanometra e gjerë, nanokitara ka gjashtë tela secili vetëm 50 nanometra i gjërë. Sigurisht, pa një nanovesh për të dëgjuar daljen e saj 10 MHz, kitara është qartësisht e padobishme, por tregon se makinat e thjeshta mund të ndërtohen në shkallë nanometrike. Prodhimi i nanomakinave për qëllime komerciale do të jetë padyshim më shumë sfiduese përderisa manipulimi atomik, ndërkohë akoma jo teorikisht në kundërshtim me ligjet e fizikës, është jashtëzakonisht i ngadaltë dhe i kushtueshëm. Nanomakina ndërtohen duke përdorur një proçes “poshtë lart”, ndryshe nga shumica e proçeseve prodhuese të tanishme të cilat përdorin proçeset “lart poshtë” për të bërë ndryshime në materialet ekzistuese. Si e tillë, kërkuesit po punojnë në një territor të madh të pashkelur. Zgjidhja afatgjatë më shumë e diskutueshme është t’i bëjnë nanomakinat të vetëreplikueshme; cila është mënyra më e mirë për të ndërtuar një makinë mikroskopike se të kesh një makinë mikroskopike për të bërë këtë punë? Mekanizmat e kontrollit për sisteme të tillë (si mund ta dijë një makinë të ndërtojë një kopje të vetes dhe si ta dijë kur duhet të ndalojë?) janë akoma në fazat e tyre më fillestare dhe gjithashtu, përsëri teoria është në një rrugë shumë përpara realitetit praktik. Një çështje tjetër e madhe është pyetja nëse nanoobjektet e ndërtuara do të sillen në të njëjtën mënyrë me ekuivaletët e tyre natyralë. Disa kërkime nanoteknologjike janë dizenjuar qartësisht për të prodhuar objekte që sillen ndryshe ato ato natyrale, si psh. qelq që është transparent por që thyhet me vështirësi. Në kundërshtim me qelqin, nuk dihet nëse objekti i ndërtuar molekulë pas molekule do të ketë karakteristika ekuivalente me të ngjashmin e tij natyral, veçanërisht kur dihet se shumica e objekteve që ne njohim dhe kuptojmë janë masivisht komplekse në terma molekularë. “Ne sapo kemi filluar të kuptojmë nanoteknologjinë për të ndërtuar mjete dhe makina që imitojnë elegancën dhe ekonomizimin e natyrës,” vërejti së fundi Charles Vest, president i MIT. “Takimi me revolucionin nanoteknologjik domosdoshmërisht do të bëjë të mundur një hap gjigand në fuqinë kompjuterike, materiale më të forta dhe megjithatë më të lehta, avancime në teknologjitë mjekësore, sikundër mjete dhe proçese me shumë më pak energji dhe kosto mjedisi. Nanoteknologjia shumë mirë mund të rivalizojë zhvillimin e tranzistorit apo telekomunikacioneve në impaktin e saj më të fundit.”

25

:: “NANOETIKA” NË DEBATET SOCIALE
Ajo çka është bërë e njohur si “nanoteknologji” është një grup programesh kërkimi shkencor dhe “Efekti i menduar i një teknologjie teknologjik të cilët punojnë dhe përdorin vetitë e është rrallë, nëse ndodh ndonjëherë, veçanta që dalin duke strukturuar materien në shkallë impakti i vetëm që ka në jetën nanometrike (një nanometër është një e milionta pjesë njerëzore. Pasojat e pamenduara, të e milimetrit). Në këtë shkallë materialet shfaqin veti që panjohura dhe të vonuara, me kalimin janë shumë të ndryshme prej atyre që kanë normalisht, e kohës mund të jenë më të veti mund të provojnë se janë tepër të përdorshme për rëndësishme se efektet direkte dhe zhvillimin e inovacioneve teknologjike në sektorë të ato të menduara. Ndonjëherë, shumtë. Shumë nga këto inovacione do të fillojnë të teknologji të ndryshme mund të ketë shfaqen në të ardhmen e afërt si rezultat i një shume të pasoja të njëjta të pamenduara të cilat jashtëzakonshme investimesh përkushtuar kërkimeve kombinohen dhe japin një impakt dhe zhvillimve në këtë fushë nga sektori privat dhe serioz të pamenduar nga përdoruesit publik në Shtetet e Bashkuara, Europë, Japoni dhe e teknologjisë. shtete të tjera. (Lauda, 1975)” Duke lënë mënjanë diskutimin e skenareve katastrofike të mundshme, nanoteknologjtë akoma lëshojnë shqetësime sociale të shumta, vetëm nëse zhvillimi i tyre do të ndjekë modelin e marrë nga inovacionet e tjera teknologjike: kombinimi i joperfektes ose thjesht produkteve të trasha të cilat shkelin veten e tyre në çdo sferë të shoqërisë, së bashku me rritjen e përqëndrimit të fuqisë ndaj teknologjive të reja në duart e një grupi të vogël qeverish dhe kompanish. Edhe inovacionet e suksesshme mund të jenë shqetësuese, veçanërisht nëse janë drejtuar kundrejt një qëllimi të dyshimtë social psh. mbikqyrja, armë dhe mjete të tjera ushtarake – të mos përmëndim terrorismin. E gjitha kjo kërkon një debat të gjerë social dhe një formë të re të etikës së aplikuar: “nanotetika”. Për shkak të aplikimeve universale të mundshme të nanoteknologjisë, konvergjencës me teknologji të tjera (bioteknologjia, IA, robotika, neuroshkenca dhe të tjera) dhe faktit që nanoteknologjitë janë edhe përçarse edhe krijuese, zgjerimi i tyre do të ketë në mënyrë të padiskutueshme një impakt serioz në botën natyrale dhe në të gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore. Filozofi Langon Ëinner nxjerr në dukje se shumica e atyre efekteve kanë të bëjnë me pyetjen vendimtare se kush duhet të përcaktojë se çfarë do të përfshijë transformimi. Cili e ka fuqinë të përcktojë programin për këtë zhvillim? Asimetria e fuqisë për të marrë vendime në zhvillimin e teknologjive të reja është ndër problemet etike dhe politike më shqetësuese që shoqëria (në fakt, i gjithë njerëzimi) po përballet tani. Duke mësuar prej përfundimeve të Studimeve të Shkencës dhe Teknologjisë, masa e parë që duhet marrë nuk është të materializohet kjo teknologji por të ndiqet nga afër çdo projekt i ndërrmarrë në mënyrë që të kuptojmë se si rrjete apo sisteme të ndryshme nanoteknologjike (përfshirë artifaktet, njohuritë, institucionet, njeriun, objektet natyrale etj.) po i japin formë vetes së tyre në një pakthyeshmëri dinamike, të zgjatshme dhe të larmishme. Kjo nuk është interesante vetëm në nivel epistemologjik; kjo gjithashtu rrit mundësinë e të paturit një influencë të hershme dhe efektive në zhvillimin e këtyre programeve teknologjike.

:: NDËRLIKIME
Për shkak të pohimeve të gjëra që janë bërë rreth aplikimeve të mundshme të nanoteknologjisë, një numër serioz shqetësimesh janë ngritur se nëse këto aplikime do të realizoheshin atëherë çfarë efektesh do të kishin në shoqërinë tonë dhe çfarë veprimesh nëse janë të përshtatshme duhen të ndërmerren për të zbutur këto rreziqe.

26

Ka probleme të ndryshme që mund të dalin me zhvillimin e nanoteknologjisë. Qëndra për Nanoteknologji të Përgjegjshme mendon se zhvillimet e reja mund të rezultojnë, midis të tjerave, në armë të shkatërrimit në masë të pagjurmueshme, rrjete kamerash për përdorim qeveritar dhe zhvillim të shpejtë të armëve duke destabilizuar garën e armëve. Një fushë tjetër për shqetësim është efekti që prodhimi në shkallë industriale dhe përdorimi i nanomaterialeve mund të ketë në shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Instituti Profesional për Siguri dhe Shëndet është duke udhëhequr kërkime mbi mënyrën se si nanogrimcat ndërveprojmë me sistemet e trupit dhe se si punëtorët mund të jenë të ekspozuar ndaj këtyre pjesëzave në proçesin e përpunimit apo përdorimit industrial të nanomaterialeve. Efektet e nanoteknologjisë mbi shoqërinë si të tërë, mbi shëndetin e njeriut dhe mjedisin, mbi tregtinë, mbi sigurinë, në sistemet e ushqimit dhe madje edhe në termin “njeri”, nuk janë karakterizuar apo politizuar.

Shqetësime për shëndetin dhe mjedisin
Disa nga produktet nanogrimcë të prodhuara së fundi mund të kenë pasoja të pamenduara. Kërkuesit kanë zbuluar se nanogrimcat e argjëndit të përdorura në çorape për të ulur erën e keqe të këmbëve po lëshohen në ujë duke dhënë pasoja negative të mundshme. Një studim në Universitetin e Rochester-it nxorri se kur minjtë thithinin nanogrimcat, pjesëzat ngelnin në tru dhe mushkri, gjë e cila shkaktonte rritje të ndjeshme të biomarkerave për inflamacionin dhe përgjigjet ndaj stresit. Një studim më i gjërë i publikuar në revistën Nature sugjeron se disa forma të nanotubave të karbonit mund të jenë po aq të dëmshme sa edhe asbesti nëse thithet në masën e mjaftueshme. Anthony Seaton nga Instituti i Mjekësisë Profesionale i cili kontribuoi në këtë artikull mbi nanotubat e karbonit tha: “Ne dimë se disa prej tyre ka gjasa të kenë mundësinë të shkaktojnë mesothelioma. Kështu që ato lloj materialsesh kanë nevojë të trajtohen me shumë kujdes.” Dy faktorë mund të bëjnë që nanogrimcat të jenë rrezik serioz i veçantë. Së pari vetë madhësia e tyre mund të shfaqë rreziqe; së dyti, sipërfaqet e tyre masive mund të absorbojnë toksina të tjera dhe mund të shpërndahen në trup. Para se nanoteknolgjia të bëhej një industri, ne kishim ndotje në mjedis dhe në vendet e punës nga “nanomadhësitë”. Ndotje nga fabrikat e energjisë, furra djegie plehrash, furrat e çementos dhe motorrat me naftë të gjitha përmbajnë pjesëza shumë të vogla që transportohen përmes ajrit të cilat bëjnë pjesë pikërisht në këtë rang madhësie: nanomadhësi. Këto grimca kanë lidhje me mijra vdekje të shkaktuara nga ndotjet çdo vit – ndoshta 60 000 çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara. Studime të tjera i kanë lidhur nanogrimcat me sëmundjet kardiovaskulare, astma, fibroza mushkrie dhe Alzheimer’s. Nanogrimcat e reja janë shumë efektive në gjetjen e rrugëve në trup përmes gëlltitjes, thithjes apo përvetësimit përmes lëkurës dhe kanë qëndrueshmëri të lartë brënda tij.

Nanoterrorizmi – “Mjetet e duhura në duar të gabuara”:
Ashtu si me kompjuterat, nanoteknologjia dhe asemblerat e programueshëm mund të bëhen objekte shtëpiake të zakonshme. Nuk ka shumë gjasa që një person normal të këtë në dorë lëshimin e një rakete bërthamore por imagjinoni një separatist i cili lëshon një ushtri me nanorobotë të programuar për të vrarë për shkak të diskriminimit racial apo diferencimeve filozofike të mprehta. Ushtri të

27

pafundme me makineri të vogla të specializuara për të vrarë, të cilat mund të ndërtohen dhe dërgohenn brënda një dite; mjete apo sonda nanometrike për mbikqyrje të cilat mund të nguliten në trurin e njerëzve pa dijeninë e tyre. Një nanomakineri e vogël me aftësinë për t’u replikuar, mund ta kopjojë veten shumë herë. Nëse do të kishte mundësinë për të mbijetuar jashtë dhe të përdorte biomasën si lëndë të parë, atëherë kjo mund ta dëmtonte ashpër mjedisin. Një mënyrë efektive për sabotim do të ishte të lëshohej një robot të vështirë për t’u zbuluar i cili vazhdimisht të përpunonte kopje të vetes duke shkatërruar ambjentin përqark. Nanomakineritë shkatërruese mund t’u shkaktojnë dëmtime të pamasë njerëzve dhe objekteve të pambrojtur. Nëse njerëzit e gabuar do të shtinin në dorë mundësinë për të përpunuar çdo produkt të dëshiruar, ata mund të sundojnë botën ose të tentojnë shkatërrime masive. Disa produkte të caktuara si rrjetet e gjëra të mbikqyrjes, armët hapsinore të fuqishme dhe mjetet mikroskopike antipersonel, janë çështje të veçanta për shqetësim.

:: BIOMETRIKA – ÇËSHTJE TË PRIVATËSISË
Shumë njerëz e perceptojnë teknologjinë e bazuar në biometrikë si çnjerëzore dhe si një kërcënim të privatësisë së individëve. Me kalimin e kohës sistemet e identifikimit po bëhen gjithmonë e më shumë të sigurta por vetë proçesi i identifikimit lë pas tij gjurmë të informacioneve private. Diçka kaq e thjeshtë si blerja e një artikulli në internet gjeneron informacione se ku dhe çfarë blen ky person. Me sistemet e identifikimit të bazuar në biometrikë, çështja e privatësisë bëhet më shumë serioze për shkak se karakteristikat biometrike mund të japin të dhëna shtesë rreth kujdesit mjekësor të një individi. Për shëmbull, struktura retinale mund të japë informacione për diabetin apo presionin e lartë të gjakut të individit. Por më e rëndësishme, njerëzit frikësohen se identifikuesit biometrikë mund të përdoren për të lidhur informacionet personale midis sistemeve apo databazave të ndryshme. Nga ana tjetër, biometrika mund të jetë një nga mjetet më efektive për të mbrojtur privatësinë e individit. Për shëmbull, një sistem për informacionin e pacientit i bazuar në biometrikë mund të garantojë në mënyrë të sigurtë që aksesi tek të dhënat mjekësore t’u mundësohet vetëm pacientit dhe personelit mjekësor të autorizuar. Megjithatë, shumë njerëz janë të shqetësuar për përdorimin e karakteristikave personale biologjike në korporata apo sisteme qeveritare të identifikimit. Kompanitë dhe agjensitë që operojnë me sistemet biometrike do t’u duhet të sigurojnë përdoruesit e atyre sistemve që informacioni i tyre biometric do të mbetet privat dhe do të përdoret vetëm për qëllimin fillestar për të cilin u mblodhën këto të dhëna. Legjislacion i rim und të jetë i nevojshëm për të siguruar që një informacion i tillë do të ruhet në privatësi dhe që rrjedhja apo keqpërdorimi do të ndëshkohet në mënyrën e duhur.

- A është biometrika një teknologji që mbron apo kërcënon privatësinë?
Shqetësimet e fundit ndaj mundësisë së përdorimit dhe keqpërdorimit të biometrikës kanë hapur shtegun për diskutime nëse biometrika është forcim i privatësisë apo kërcënim i privatësisë. Një pyetje qëndrore ështe nëse përdoruesi ka apo jo kontroll të plotë mbi të dhënat e tij, duke ditur kur, ku dhe pse janë përdorur të dhënat biometrike. Në sistemet biometrike ripërdorimi i paqëllimshëm është i mundur por frika rritet për shkak të natyrës personale të lartë të të dhënave biometrike, në kundërshtim me një numër ID të thjeshtë. Disa të dhëna biometrike si AND, meqë tregon informacione shëndetësore mund të kalohet në sistemet komerciale, kompani sigurimi apo në qeveri. Shqetësimet e privatësisë lidhur me biometrikën përmblidhen në: - akses i paautorizuar tek të dhënat biometrike - zbulim i paautorizuar i të dhënave biometrike ndaj grupeve të treta - përdorimi i të dhënave biometrike për një tjetër qëllim ndaj atij që ishte parashikuar - mbledhja e të dhënave biometrike pa dijeninë e individit

28

Përmbushja e kushteve të privatësisë dhe ruajtjes së të dhënave është një shqetësim kryesor për suksesin e sistemeve biometrike. Çështjet ligjore mund të ndihmojnë për të siguruar që biometrika të aplikohet në mënyrën e duhur dhe kështu të rrisë sigurinë ndaj individit.

- Gjurmimi
Deri tani, aspekti negativ më domethënës i sistemeve të identifikimit biometrik është potenciali i tyre për të lokalizuar (gjetur vendndodhjen) dhe për të gjurmuar njerëzit fizikisht. Ndërkohë që edhe shumë sisteme të mbikqyrjes kërkojnë për të lokalizuar dhe gjurmuar, sistemet biometrike paraqesin rrezikun më të madh pikërisht sepse premtojnë një saktësi tepër ekstreme. Se sa shumë një sistem biometrik i caktuar shfaq tamam një risk të një gjurmimi të tillë varet se si është i dizenjuar. Përse duhet të merakosemi ndaj gjurmimit perfekt? Ne besojmë se gjurmimi perfekt është armiqësor për një shoqëri të lirë. Një shoqëri në të cilën veprimet e gjithësecilit janë të gjurmuar, në princip, nuk është e lirë. Mund të jetë një shoqëri e jetueshme, por nuk do të jetë shoqëria jonë. Ne besojmë se mbikqyrja e përsosur, edhe pa abuzim të paramenduar, do të kishte një efekt ngrirës/armiqëor mbi krijueshmërinë artistike dhe shkencore dhe mbi pasqyrimin politik. Ky shqetësim shtrihet nën mbrojtjen kushtetuese për anonimitet, si nga ana e aspektit të Amendamentit Një mendim i fundit… të Parë për lirinë e fjalës "Gjithsesi ti ke zero privatësi. Mbylle me kaq." dhe grumbullimit, ashtu edhe nga aspekti i - Scott McNealy, CEO Sun Microsystems privatësisë të Amendamentit të Katërt.

- A është biometrika më “e sigurtë” se fjalëkalimet?
Kjo pyetje shfaq të paktën dy problem: biometrika nuk është e njëvlershme me fjalëkalimet dhe termi “siguri” megjithëse në fakt përdoret shpesh, nuk është i përcaktuar saktë. Megjithatë, mund të përpiqemi të mbledhim anët pro dhe kundra në mënyrë që të gjejmë të paktën një përgjigje intuitive. Dihet në fakt që siguria e vlerave të mbrojtura me fjalëkalim varet nga përdoruesi. Nëse përdoruesit do t’i duhet të mbajë mend shumë fjalëkalime, ai do të përdorë të njëjtin fjalëkalim për të gjitha aplikacionet e mundshme. Nëse kjo nuk është e mundur, ai do të ndërtojë fjalëkalime shumë të thjeshta. Nëse edhe kjo do të dështojë (psh, nëse rregullat e ndërtimit janë shumë komplekse), faza tjetër e tërheqjes do të jetë shkrimi i fjalëkalimit në letër. Kjo do ta transformonte “informacionin secret” në një “pronë personale”. Sigurisht, jo çdo përdorues do të reagojë në këtë mënyrë. Një rol të rëndësishëm luan më shumë motivimi personal: a është ai i ndërgjegjshëm për humbjen e mundshme të shkaktuar nga trajtimi pa kujdes i fjalëkalimit? Është e lehtë nëse përdoruesi është pronari. Por shpesh zotërimet e huaja (psh, ato të një punonjësi) duhet të ruhen, vlerën e të cilave një njeri vështirë ta llogarisë. Nëse motivimi mungon, çdo fjalëkalim fillimisht tenton të bëhet i bezdisshëm. Në këtë rast, që duket të jetë edhe rasti normal, mund të merret me mend që biometrika ka avantazhe të konsiderueshme. Në të kundërt, passëordet kanë si karakteristikë një aftësi sigurie teorikisht të pathyeshme: një fjalëkalim me tetë karaktere i cili është i lejuar të mbajë çfarëdo simboli nga një alfabet me tetë bit, ofron 1020 kombinime të ndryshme! Kjo është një sfidë e vërtetë për çdo karakteristikë biometrike. Kërkesat janë të qarta: një fjalëkalim i tillë është tepër i vështirë për tu mbajtur mend, nuk duhet të shkruhet diku, nuk duhet t’i jepet askujt, futja e tij duhet të bëhet në një vend absolutisht secret, nuk duhet lejuar të rrëmbehet/zhvatur, dhe pajisjet teknike duhet të jenë perfekte. Kjo na drejton në aspekte praktike: pajisjet duhet të mbrohen ndaj sulmeve të përsëritura,

29

tastjerve të imituara (psh, ATM false), ndërhurje në rrjetin e lidhjes etj. Edhe veçoritë biometrike duhet të përballen me probleme të tilla. Gjithësesi, mund të merret mend që pirateria e karakteristikave biometrike nuk është më e lehtë se nuhatja e një fjalëkalimi, edhe pse shpenzimet e pajisjeve janë të përafërta! Përfundim: Sigurisht, ka raste ku fjalëkalimet ofrojnë më shumë siguri se karakteristikat biometrike. Megjithatë, këto raste nuk janë të zakonshme!

- Biometrika të eliminueshme
Karakteristikat fizike si fytyra, gjurmët e gishtave, irisi, retina, dora, apo karakteristika të sjelljes si firma, zëri, ecja, duhet të përmbushin kritere të caktuara për tu kualifikuar për përdorim në identifikim. Ato duhet të jenë unike, universal, të pranueshme, të koleksionueshme dhe të volitshme për personin, dhe gjithashtu të sigurta ndaj njohjes/identifikimit, përformancës dhe mashtrimit. Gjithsesi, karakteristikë kyçe për biometrikën është qëndrueshmëria. Ato duhet të ruajnë të gjitha cilësitë e mësipërme në veçanti mosndryshimi i të qënurit unik gjatë gjithë jetës së individit. Nga ana tjetër, ky aspect themelor ka bërë që biometrika të sfidojë një risk të ri. Nëse të dhënat biometrike sigurohen nga baza të dhënat të kompromentuara prej përdoruesish të paautorizuar, zotëruesi i vërtetë do të humbasi kontrollin mbi to një herë e përgjithmonë dhe do të humbasë identitetin e tij/saj. Më parë, kërkimet ishin fokusuar në përdorimin e biometrikës për të kaluar dobësinë në sistemet tradicionale të vërtetimit, të cilët përdorin objekte, fjalëkalime apo të dyja. Dobësia, si ndarja e fjalëkalimeve, humbja e objekteve, fjalëkalime që mund të merren me mend, harrimi i fjalëkalimeve dhe shumë të tjera, ishin të shënjestruara me sukses nga sistemet biometrike, megjithëse përpikmëria akoma mbetet një sfidë e madhe të dhëna të ndryshme biometrike. Por një avantazh i zakonshëm i fjalëkalimeve nuk ekziston tek biometrika. Kjo është riqarkullimi. Nëse një objekt apo fjalëkalim humbet apo vidhet, ato mund të anulohen (fshihen) dhe të zëvendësohen me një version të ri psh. të riqarkullohen. Nga ana tjetër, kjo nuk është e mundshme në biometrikë. Nëse fytyra e dikujt është kompromentuar nga një databazë, ajo nuk mund të anulohet apo riqarkullohet. Të gjitha të dhënat, përfshirë ato biometrike, janë të prekshme si në gjëndjen e ruajtjes apo të përpunimit. Vetëm se fundi janë ndërrmarrë kërkime për ta konsideruar mbrojtjen e të dhënave biometrike më shumë serioze. Përveç besimit të performancës së saktësisë dhe rregullave të zëvendësimit, biometrikat e eliminueshme nuk duhet të jenë të ripunueshme në mënyrë që të plotësojnë qëllimin.

BIOMETRIKA: KUSH PO JU RUAN? Nëse detyrimet ligjore dhe industria private do të bashkonin bazat e të dhënave për shënjat e gishtave në një standart të përbashkët, si në një sistem kombëtar ID, kjo mund ta vendoste historinë e jetës së një personi në databaza të interoperueshme të cilat janë vetëm një gisht larg.

30

- Komentet e fundit
Biometrika është një mjet i fuqishëm për të mbrojtur rrjetet tona si bankat, zyrat dhe të dhënat personale. Ofron siguri të lartë dhe redukton incidentin e hyrjve të paautorizuara në zona të ndjeshme. Por ashtu si çdo teknologji nuk është e mborjtur nga mashtrimi, edhe në këtë teknologji ka disa vrima të cilat duhet akoma të mbulohen. Disa njerëz e kundërshtojnë biometrikën për arsye kulturore apo të besimit. Të tjerë imagjinojnë një botë në të cilën kamerat identifikojnë dhe gjurmojnë njerëzit ndërkohë që ata ecin në rrugë, duke ndjekur aktivitetet dhe blerjet pa dijeninë e tyre. Ata pyesin nëse kompanitë do të shesin të dhënat biometrike siç shiten adresat e e-mailit dhe numrat e telefonit. Njerëzit gjithashtu mund të pyesin nëse një databazë gjigante do të ekzistonte diku dhe që mban të dhëna të rëndësishme rreth çdokujt në botë dhe nëse ky informacion do të jetë i sigurtë atje. Në këtë pikë, gjithësesi, sistemet biometrike nuk kanë kapacitetin për të ruajtur dhe kataloguar informacionin për të gjithë njerëzit e botës. Shumica ruajnë një sasi minimale të informacionit rreth një numri shumë të vogël përdoruesish. Ato zakonisht nuk ruajnë fakte apo tipare të përfaqësimit të personit në jetën reale – ato konvertojnë të dhënat në kode. Shumica e sistemeve punojnë vetëm në një vend specfik në të cilin janë vendosur, si në një ndërtesë zyrash apo spital. Informacioni një një sistem nuk është detyrimisht i përputhshëm me atë të sistemeve të tjera, megjithëse organizata të ndryshme po përpiqen të standartizojnë të dhënat biometrike. Ka veçori të ndryshme pro dhe kundra biometrikës të cilat duhet të merren në konsideratë. Avantazhet kryesore janë niveli i lartë i sigurisë që ofrohet kur krahasohet me metodat convencionale, vetia e atributeve biometrike për të qënë unike i bën ato kandidate ideale për identifikimin e përdoruesave, problemet e hasura me fjalëkalimet mund të shmangen dhe karakteristikat biometrike nuk mund të vidhen siç ndodh me fjalëkalimet etj. Disavantazhet e ndryshme janë shkalla e ulët e pranimit, kosto e lartë në lidhje me identifikimin biometrik për shkak të integrimit në rrjetin aktual si dhe me përvetësimin e hardëare-it dhe softëare-it, rreziku që të dhënat e një individi të mund të shfrytëzohen dhe ka situata veçantërisht në njohjen e zërit ku individit i refuzohet aksesi për shkak të ndryshimit të zërit nga një ftohje etj. Kështu që duhet të punohet për të gjitha këto disavantazhe për të siguruar që kjo teknologji e mrekullueshme të ndërfutet në të gjitha sistemet e mbrojtjes për të garantuar transaksione të sigurta dhe akses të kufizuar për të parandaluar çdo lloj çarje të sigurisë. Disa kërkues bien dakort që biometrika nuk duhet të përdoret për të krijuar një ID unik pikërisht sepse ato janë kaq shumë të përhershme. Njerëzit kën të drejtë të krijojnë identitete të ndryshme sociale për veten e tyre madje edhe të jenë anonimë. Gjithsesi, shtete si Meksika dhe Britania e Madhe po lidhin të BIOMETRIKA TUND NJË dhënat biometrike si AND me kartat e identitetit. Marrja në konsideratë e etikës në kontekstin e THIKË ME DY PRESA teknologjisë biometrike, na detyron të bëjmë një MË SHUMË SE KURRË NE KEMI pyetje të gjerë: Çfarë lloj shoqërie duam të krijojmë? Kërkuesit në mënyrë të ngjashme theksuan që NEVOJË TË VERIFIKOJMË për shkak se biometrika ndryshon balancën e fuqisë INDENTITETET TONA. POR RRYMA midis qeverisë dhe individit, atëherë më shumë DREJT BIOMETRIFIKIMIT NGRE kontrolle demokratike duhen institucionalizuar. DISA TEMA SHQETËSUESE RRETH Mbledhja dhe përdorimi i tëdhënave biometrike duhet të jetë transparent. Individët kanë drejtën TË TJERËVE QË DHUNOJNË JETËT themelore për të ditur çfarë të dhënash biometrike po TONA PERSONALE. merren dhe se për çfarë do të përdoren. Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre A DUAM NE VËRTET QË “VËLLAI I avantazheve dhe disavantazheve kjo teknologj do të MADH” TË NDËRHUJË NË JETËN krijojë zhurmë në fushën e sigurisë dhe privatësisë. TONË PA I DHËNË TË DREJTË?

31

PERFUNDIME
Pa shfaqjen e teknologjive çdo gjë në jetën tonë të përditshme do të merrte shumë kohë. Tani operacionet janë shumë më të shpejta dhe koha e rigjenerimit është e një shpejtësie të mrekullueshme. Tani gjatë gjithë kohës ka ilaçe që po përpunohen dhe prodhohen dhe që me përfundimisht mund të na japin një kurë ndaj sëmundjeve të cilat ishin menduar të pashërueshme. “Me shpejtësinë me të cilën po rritet njohuria, një fëmijë i lindur sot deri kur ai mbaron kolegjin, sasia e njohurisë në botë do të jetë katër herë më e lartë. Kur i njëjti fëmijë të jetë 50 kjo sasi do të jetë 32 herë më e lartë dhe 97 % e gjithçkaje të njohur në botë do të jetë mësuar që nga koha kur ai lindi.” (Lauda 1975) Ajo çka është më e rëndësishme për t’u mbajtur mend është: “Teknologjia realisht vetëm shërben si një ndërmjetës midis atij që mëson dhe një instruktori njerëzor. Jënë qëniet njerëzore ata që vendosin se si do t’ia mësojnë matërialin – çfarë të paraqesin dhe kur, si të bëjën pyetje, çfarë zgjedhjesh t’i japin atij që mëson dhe kështu me radhë. Fakti që këto zgjedhje janë kapsuluar në një program kompjuteri, psh., nuk e ndryshon faktin tjetër që njerëzit janë mësues të vërtetë.” (Ingram, 1996) Megjithatë, pyetja vendimtare akoma mbetet: cili ka fuqinë për të përcaktuar problemin? Në rastin tonë, cili do të përcakojë problemin e pjesëmarrjes së publikut në policinë e nanoteknologjisë? Më përgjithësisht, cili do të marrë vendime në lidhje me trajektoren e nanoteknologjisë në shoqëri? Problemi nuk mund të formulohet në mënyrë kaq strikte pasi parandalon përcaktime të tjera, nxjerrja e vizioneve alternative, vlerave, preokupimet dhe interesat ndaj mikroshkallës. Meqë identifikimi me anë të irisit është një problem i mirëpërcaktuar, ka një zgjidhje të zbatueshme por ne duhet të mbajmë parasysh se kjo përmbledh angazhime me vlera të caktuara (përgjithësisht në terma të sigurisë shtetërore). Në rastin tonë, pyetja është se çfarë vendimesh duhet të merren rreth zhvillimeve specifike në nanoteknologji (duke marrë parasysh besimet “tona” për kuptimin e të mirës dhe të keqes). Ka shumë gjasa që ne të mos arrijnë në përgjigje po ose jo; dhe kjo gjithësesi nuk është e dëshirueshme. Megjithatë, ne mund mund të themi se epoka jonë e ardhshme do të jetë nanoteknologjia. Duke shtuar kontrolle të prgramuara të pozicionimit metodave aktuale, marrim një kontroll më të madh mbi botën materiale dhe rrisim standartet tona të jetesës. Praktikisht, nanoteknologjia do të ndikojë në çdo sektor të ekonomisë sonë dhe jetës sonë të përditshme. Gjithashtu do të mundësojë Gjeneratën-Tjetër të Biometrikës dhe është e rëndësishme të kuptohet lidhja e re Nano-Biometrike. Teknologjitë e reja janë e ardhmja. Ideologjitë që po zhvillohen sot do të bëhen teknologjitë e përdorura çdo ditë në shoqërinë tonë të ardhshme. Informacioni në teknologjitë e reja do të jetë i dobishëm që rinia sot të mund të marrë njohuritë bazë të nevojshme për të jetuar dhe kuptuar shoqërinë me teknologji tepër të lartë në të cilën ne jetojmë.

32

REFERENCES • http:// www.hybridmedicalanimation.com • http://www.foresight.com • http://www.nanobot.org • http://www.ieee.org • http://www.mobilerobots.org • http://www.wikipedia.com • http://www.bluebotics.ch • http://www.irobot.com/rwi • http://robotics.epfl.ch • http://asl.epfl.ch • http://www.plustech.fi • Various internet sites • BluScience magazine • Microsoft ® Encarta ® Encyclopedia 2007 • The SciTech Lawer magazine • Converging Technologies for Improving Human Performance _NANOTECHNOLOGY, BIOTECHNOLOGY,
INFORMATION TECHNOLOGY AND COGNITIVE SCIENCE, National Science Foundation • Biometric Technology Application Manual_Volume One_Biometric Basics, National Biometric Security Project

• Various PDF files

* Informacioni në të gjitha faqet e mësipërme është marrë brënda muajve Mars-Prill-Maj 2009.

33

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful