P. 1
Libri i Mesuesit Matematika 11

Libri i Mesuesit Matematika 11

3.67

|Views: 31,827|Likes:
Published by coupletea

More info:

Published by: coupletea on May 06, 2012
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

11/11/2015

pdf

text

original

Njohuri teorike kryesore

a) Kuptime .Piramida. Baza; lartësia e saj.
b) Veti .Dy piramida trekëndore me baza të njëvlershme e lartësi të barabarta kanë vëllime të

barabarta. Vëllimi i piramidës është

h

Sb

31

.

c) Metoda. Parimi i Kavalierit.

Shkathtësi

Në mbarim të mësimit nxënësit të jenë në gjendje:

• Të riprodhojnë vërtetimin e lemës.

• Të nxjerrin formulën

h

S

V

b

=

31

për piramidën katërkëndore.
• Të përdorin formulën për vëllimin e piramidës në situata të thjeshta matematikore e reale.

Udhëzime për zhvillimin e mësimit

Dy teoremat e rëndësishme, që trajtohen në këtë mësim, kanë vërtetime jo të thjeshta, që
kuptohen me vështirësi nga nxënësit. Prandaj trajtimit të materialit mësimor të tekstit i duhet
kushtuar e gjithë ora e mësimit. Vërtetimi të bëhet me metodën e bisedës, duke shtruar në çdo
fazë para nxënësve pyetje të strukturuara, e duke i shpënë nxënësit, nëpërmjet tyre drejt nxjerrjes
së përfundimeve.
Në tekst është thënë shkurt se formula

h

S

V

b

=

31

vlen edhe për piramidën me bazë çfarëdo,
por nuk është bërë vërtetimi. Mësuesi mund të aktivizojë nxënësit për të bërë vërtetimin, me punë
të pavarur a me grupe, për piramidën katërkëndore (duke e ndarë atë në dy piramida trekëndore
me anë të një plani diagonal).
Si ushtrime të nivelit minimal të konsiderohen ata me numrat 1, 2, 5.

Ushtrime plotësuese

1. Njehsoni vëllimin e piramidës së rregullt trekëndore që i ka të gjitha brinjët të barabarta me a.

2. Baza e një piramide katërkëndore është rombi me diagonale 8 cm dhe 6 cm. Të gjitha faqet
anësore formojnë me planin e bazës kënde të barabartë me 60o
.

a) Tregoni që këmba e lartësisë bie në qëndrën e rombit.
b) Njehsoni vëllimin e piramidës.

117

LIBËR PËR MËSUESIT

3. Baza e një piramide është trekëndëshi barabrinjës me brinjë a. Të gjitha faqet anësore formojnë
me planin e bazës kënde nga 45o

. Njehsoni vëllimin e piramidës.
4. Baza e piramidës është katrori me brinjë a. Të gjitha faqet anësore formojnë me planin e bazës
kënde nga 60o

. Njehsoni vëllimin e piramidës.
5. Baza e një piramide është drejtkëndëshi me brinjë 12 cm dhe 16 cm. Të gjitha brinjët anësore
të piramidës formojnë me planin e bazës kënde nga 45o

. Njehsoni vëllimin e piramidës.
6. Baza e një piramide është trekëndëshi dybrinjënjishëm me brinjë anësore 10 cm dhe bazë
16 cm. Të gjitha faqet anësore formojnë me planin e bazës këndin α. Njehsoni vëllimin e
piramidës.
7. Vëllimi i një piramide të rregullt katërkëndore është 16m3

. Njehsoni vëllimin e piramidës me
të njëjtin kulm dhe me bazë katërkëndëshin, që i ka kulmet në meset e brinjëve të katrorit të
bazës së piramidës së dhënë.

5.7 Ushtrime

Synimi i mësuesit në këtë orë mësimi duhet të jetë përpunimi i njohurive dhe zhvillimi i aftësive,
të mësuara në mësimin e mëparshëm (vëllimi i piramidës). Këtu kalohet në zbatime të larmishme
komplekse. Mësimi mund të zhvillohet me libër hapur. Në fllim mësuesi kërkon nga nxënësit
që të studiojnë individualisht (“me laps në dorë”) dy shembujt, që janë dhënë të zgjidhur në
tekst. Më pas organizohet diskutimi me klasën i mënyrës së zgjidhjes, duke veçuar ato ecuri
që përbëjnë metoda për zbatime të mëtejshme. Pastaj kombinohet puna e pavarur a me grupe e
klasës për zgjidhjen e disa ushtrimeve të tekstit, me punën në tabelë të disa nxënësve, që zgjidhin
të tjera ushtrime. Secili nga ushtrimet e dhëna për zgjidhje analizohet me klasën.
Si ushtrime të nivelit minimal, të përshtatshme për t’u punuar me klasën, të konsiderohen ata me
numrat 1, 2, 3, 5.

Ushtrime plotësuese

1. Piramida KABCD ka për bazë katrorin ABCD me brinjë a dhe si lartësi KD. Këndi që formon
brinja anësore KB me planin e bazës është a. Gjeni vëllimin e piramidës.

2. Sipërfaqja e bazës së një piramide është 100 cm2

. Hiqet një plan paralel me bazën me largesë

6 cm nga baza. Sipërfaqja e prerjes është 25 cm2

. Gjeni vëllimin e piramidës.

3. Baza e një piramide është një trekëndësh me brinjë a dhe kënd përballë kësaj brinje a. Të
gjitha brinjët anësore të piramidës formojnë me planin e bazës kënde me masë b. Gjeni vëllimin
e piramidës.

4. Baza e një piramide është trekëndëshi dybrinjënjëshëm me bazë a dhe kënd në kulm a. Të
gjitha brinjët anësore të piramidës e kanë gjatësinë a.
a) Njehsoni lartësinë e piramidës dhe vëllimin e saj.
b) Për ç’vlerë të këndit a ekziston kjo piramidë?

5. Është dhënë piramida me bazë trekëndëshin dybrinjënjëshëm që ka brinjët 9 cm, 9 cm, 6 cm.
Brinjët anësore të piramidës janë nga 13 cm. Njehsoni lartësinë dhe vëllimin e piramidës.

6. Është dhënë piramida trekëndore me brinjët e bazës 39 cm, 28 cm, 17 cm. Të gjitha brinjët
anësore janë nga 22,9 cm. Njehsoni vëllimin e piramidës.

118 / Matematika 11

Kreu 5

7. Vëllimi i një piramide trekëndore është 40 cm3

. Brinjët e bazës janë 7 cm, 8 cm, 9 cm. Të gjitha
faqet anësore formojnë kënde të barabarta me planin e bazës. Gjeni lartësinë e piramidës.

5.8 Cilindri

Njohuri teorike kryesore

a) Kuptime. Sipërfaqja cilindrike; vija drejtuese; përftuesja. Cilindri i drejtë rrethor; boshti
i tij; baza.
b) Veti. Prerjet e cilindrit me plane paralelë me bazat e tij janë rrathë të barabartë. Prerja e
cilindrit me plan, që kalon nga boshti i tij është drejtkëndësh. Sipërfaqja anësore e cilindrit
është 2πR ·l.
c) Metoda. Përftimi i trupave me rrotullim fgurash plane. Prerjet boshtore të trupave.

Shkathtësi

Në mbarim të mësimit nxënësit të jenë në gjendje:

• Të nxjerrin veti të thjeshta të cilindrit të drejtë rrethor.
• Të përdorin përftimin e cilindrit të drejtë rrethor nga rrotullimi i drejtkëndëshit në situata
të thjeshta.
• Të dallojnë veti të prerjeve të cilindrit me plane që kalojnë nga boshti apo janë pingulë me
boshtin.
• Të përdorin formulën Sa=2πR ·l

në situata të thjeshta matematikore apo reale.

Udhëzime për zhvillimin e mësimit

Paraqitja e materialit në tekst shfrytëzon njohuritë që nxënësit kanë për cilindrin nga klasat e
mëparshme dhe prandaj ka trajtë sintetike. Mësuesi duhet të nxisë veprimtarinë e nxënësve për
nxjerrjen prej tyre, me punë të pavarur a me grupe, të fakteve kryesore mbi vetitë e cilindrit të
drejtë rrethor. Nxënësve u duhet vënë në dukje se nxjerrja e formulës Sa=2πR ·l

me anë të prerjes
së cilindrit sipas përftueses nuk është vërtetim rigoroz (nuk jemi të sigurt që hapja e përftuar
është tamam drejtkëndësh). Nxënësit duhet të zgjidhin në klasë, në mënyrë të pavarur a me
grupe, ushtrime zbatimi të thjeshta të formulës Sa=2πR ·l

.
Si ushtrime të nivelit minimal të konsiderohen ata me numrat 2; 3; 5; 6/a, b.

Ushtrime plotësuese

1. Cilindri i drejtë rrethor pritet me një plan paralel me lartësinë. Ç’fgurë merret nga prerja?

2. Në një cilindër të drejtë rrethor lartësia është 6 cm dhe rrezja e bazës 5 cm. Njehsoni sipërfaqen
e prerjes së cilindrit me planin, që është paralel me boshtin dhe në largësi 4 cm prej tij.

3. Prerja boshtore e një cilindri të drejtë rrethor është një katror me sipërfaqe S. Njehsoni
sipërfaqen e përgjithshme të cilindrit.

4. Drejtkëndëshi me përmasa a, b rrotullohet rreth njërës pastaj rreth tjetrës ndër dy brinjë fqinje.
Njehsoni raportin e sipërfaqeve të përgjithshme të dy cilindrave të përftuar.

5. Në një cilindër është brendashkruar një prizëm i rregullt gjashtëkëndor. Njehsoni raportin e
sipërfaqeve anësore të cilindrit dhe të prizmit.

119

LIBËR PËR MËSUESIT

6. Në një kazan avulli cilindrik me diametër 1 m dhe lartësi 3 m, trysnia e avullit është 5N/m2
.

Njehsoni forcën që ushtron avulli mbi sipërfaqen anësore të kazanit.

5.9 Koni

Njohuri teorike kryesore

a) Kuptime. Sipërfaqja konike, kulmi, vija drejtuese. Koni i drejtë rrethor, baza, përftuesja,
lartësia.
b) Veti. Prerja e konit të drejtë rrethor me plan paralel me bazën është rreth. Prerja e konit të
drejtë rrethor me plan që kalon nga boshti i tij është trekëndësh dybrinjënjëshëm. Sipërfaqja
anësore e konit të drejtë rrethor është

a

R

π.
c) Metoda. Marrja e trupave nëpërmjet rrotullimit të fgurave plane. Prerjet e trupave sipas
planeve, që kalojnë nga boshti apo janë pingule me të.

Shkathtësi

Në mbarim të mësimit nxënësit të jenë në gjendje:

• Të nxjerrin veti të thjeshta të konit të drejtë rrethor, duke e shqyrtuar atë si trup rrotullimi.
• Të përdorin në situata të thjeshta, vetitë e prerjeve boshtore apo pingule me boshtin për
konin e drejtë rrethor.
• Të përdorin formulën për sipërfaqen anësore të konit të drejtë rrethor SaR·a në situata të
thjeshta matematikore a praktike.

Udhëzime për zhvillimin e mësimit

Paraqitja e materialit mësimor në tekst është bërë në mënyrë sintetike. Duke e shqyrtuar konin e
drejtë rrethor si trup rrotullimi, mund të nxirren thjeshtë shumë veti të konit a të prerjeve të tij.
Mësuesi duhet të ngulmojë që kjo të realizohet në klasë nga nxënësit, me punë të pavarur a me
grupe. Ai duhet t’u vërë në dukje atyre se mënyra e nxjerrjes së formulës SaR·a, duke bërë
prerjen e konit të drejtë rrethor sipas përftueses, nuk përbën një vërtetim rigoroz (nuk jemi të
sigurt që nga hapja përftohet pikërisht sektor qarkor). Si është nxjerrë formula, duhet të kalohet
në zgjidhje ushtrimesh, që janë zbatime të thjeshta të saj, me punë të pavarur a me grupe.
Si ushtrime të nivelit minimal të konsiderohen ata me numrat 1, 4, 6, 8.

Ushtrime plotësuese

1. Ç’vijë formon bashkësia e pikave në sipërfaqen anësore të një koni rrethor të drejtë, të cilat
janë të baraslarguara nga kulmi i tij?

2. Lartësia e konit rrethor të drejtë është e barabartë me rrezen R të bazës. Në bazën e konit është
brendashkruar katrori. Nga njëra brinjë e katrorit dhe nga kulmi i konit hiqet plani. Njehsoni
sipërfaqen e prerjes.

3. Koni rrethor i drejtë me përftuese 13 cm dhe lartësi 12 cm pritet me një plan paralel me bazën
dhe në largësi 6 cm nga baza. Njehsoni sipërfaqen e prerjes dhe raportin e saj me sipërfaqen e
përgjithshme të konit.

4. Koni i drejtë rrethor e ka rrezen e bazës R. Lartësia e tij formon me përftuesen këndin a.
Gjeni sipërfaqen anësore të konit.

120 / Matematika 11

Kreu 5

5. Koni i drejtë rrethor e ka lartësinë h dhe përftuesja e tij formon me planin e bazës këndin α.
Njehsoni sipërfaqen e përgjithshme të konit.

6. Trekëndëshi dybrinjënjëshëm me bazë 30 cm dhe me brinjë anësore 25 cm rrotullohet rreth
njërës brinjë. Njehsoni sipërfaqen e trupit të formuar, nëse rrotullimi bëhet:
a) rreth bazës;
b) rreth brinjës anësore.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->