Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

Libër mësuesi për lëndën

“Edukim figurativ 1-5”
Përgatitur nga: Zoica Tashi

Botime shkollore Albas
1

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

Botues: Latif AJRULLAI Rita PETRO Redaktore përgjegjëse: Rudina ÇUPI Redaktore letrare: Jorina KRYEZIU Arti grafik: Gjergji KOLLUMBI © Albas, Tiranë 2009
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia Botuese Albas Në Tiranë: Rr. Budi, Pall. “Clasic Constuction”, zyra n. 2 Tel/Fax: ++ 355 4 2379184 e-mail: albas_tr@yahoo.com Në Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105 Tel: 044 344047 e-mail: albas_te@yahoo.com Në Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47 Tel: 038 5457139 e-mail: albas_pr@yahoo.com www.albasint.com

2

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

HYRJE

Duke ndjekur hap pas hapi nevojat e shkollës për tekste në ndihmë të mësuesit, Shtëpia jonë Botuese po punon që të plotësojë një zbrazëti që ka në bibliotekat e mësuesve, veçanërisht të arsimit fillor, për materiale ndihmëse për dhënien e “djathtësive”, si: Edukim figurativ, Edukim muzikor etj. Në këtë kuadër këtë vit shkollor po vëmë në dispozicionin tuaj Librin e mësuesit Edukimi Figurativ për klasat 1-5, i cili është hartuar duke u mbështetur në programin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, si dhe te Fletorja e punës për nxënësit e këtyre klasave, e ngjashme me një tekst praktik mësimor, ku janë dhënë modele të gatshme dhe gjysmë të gatshme për çdo koncept që trajtohet në program dhe që zbërthehet në librin e mësuesit. Në këtë libër mësuesi do të gjejë për çdo klasë planin mësimor, të zbërthyer në tematika, linja, objektiva, teknika, mjete e orë, si dhe modele për çdo temë mësimore, të cilat janë shtjelluar në përputhje me udhëzimet, rregullat, standardet dhe metodat e mësimdhënies, të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Qëllimi i lëndës së Edukimit figurativ është formimi i përshkallëzuar i nxënësve me artin pamor (figurativ), për të njohur, krijuar dhe analizuar vepra artistike, për të komunikuar ide, duke përdorur forma të ndryshme arti dhe për të lidhur artin me veprimtarinë jetësore. Realizimi i këtij qëllimi është shtjelluar në orët e mësimit nëpërmjet teknikave, metodave, mjeteve të ndryshme dhe gjashtë linjave, si: baza materiale, procese dhe teknika, elemente dhe parime, histori dhe kulturë, analizë, interpretim, vlerësim, lidhje ndërlëndore me jetën dhe mjedisin. Këto linja përbëjnë bazën për të arritur objektivat kryesorë të të mësuarit. Shpeshherë linjat ndërthuren dhe plotësojnë njëra-tjetrën. 3

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

Këto modele mësimi janë pjesë e një përvoje konkrete mësimdhënieje të kësaj lënde, të cilat çdo mësues, me aftësitë e tij krijuese dhe improvizuese është i aftë t’i shfrytëzojë e të krijojë modele të reja që mbështeten në përvojën e tij në bashkëveprim me nxënësit dhe krahinën ku ata jetojnë dhe në nivelin e shkollës apo të klasës ku jep mësim. Pra, mbi bazën e këtyre modeleve, mësuesi mund të marrë shembuj të tjerë nga natyra, nga mjedisi që i rrethon, duke i përshtatur me moshën e nxënësit. Në këtë libër mësuesi, është mbajtur parasysh rimarrja e koncepteve bazë nga një klasë në një klasë (parimi linear koncentrik), duke i kushtuar kujdes dhënies të saktë të koncepteve themelore, si: vizatimi i trupave afër-larg (perspektiva), dallimi i vijës së horizontit, dallimi i ngjyrave të ftohta e të ngrohta dhe tonaliteteve të tyre, gjithashtu punimi me akuarel, tempera, pastel, teknika e veçantë e tyre, duke krijuar kontraste e tonalitete ngjyrash, ritmi, uniteti etj. Nëpërmjet teknikave dhe metodave mbahet parasysh që të zhvillohen prirjet dhe imagjinata e nxënësve gjatë punës në grup dhe individualisht, të fitohen shprehi dhe shkathtësi në përdorimin e mjeteve, të nxitet mendimi kritik i nxënësve për vlerat e artit pamor në përgjithësi dhe për edukimin e tyre për të shijuar të bukurën në art dhe në jetën e përditshme, si dhe për t’i vënë para sprovave për të krijuar edhe vetë në teknika të ndryshme. Një vend i rëndësishëm në aspektin e mësimdhënies i lihet stimulimit të nxënësit, përmes vlerësimit dhe vetëvlerësimit, gjë që i jep kënaqësi dhe nxit zhvillimin e përvojës dhe imagjinatës, si dhe dashurinë për lëndën e Edukimit figurativ. Shpresojmë që ky botim dhe Fletoret e punës që e shoqërojnë, të jenë sa më të dobishëm për ju. Mirëpresim çdo mendim dhe sugjerim nga ana juaj.

4

Edukim figurativ

1

5

11. 10. duke bërë dallimin hapësirëtokë. 7. lapostila Mjete ilustruese Lapsa. Baza materiale. kolazhi Llojet e vijave Autoportreti Në sheshin sportiv Pikturë – format natyrore dhe ato gjeometrike Arushi dhe këlyshi Peizazh – objektet afër. Baza materiale. 8. larg Programi sintetik dhe analitik i lëndës Edukim figurativ 1 35 javë x 1 orë në javë = 35 orë Baza materiale Elemente dhe parime Tematika Histori dhe kulturë Analizë. bisedë. lapsa me ngjyra Mjete ilustruese. veprimtari praktike Akuarel Kolazh Bisedë. veprimtari praktike Skulpturë Pikturë Pikturë Flutura Llojet e sipërfaqeve në objekte të ndryshme Sipërfaqja në procesin krijues Vizatim Bisedë e vëzhgim Ngjyrosje Mjetet mësimore Mjete ilustruese Lapsa me ngjyra. penela Akuarele. penë Lapsa. lapsa me ngjyra. 4. Elemente dhe parime Të vizatojë portretin e vet. penela Plastelinë Lapsa. penela Akuarele. 13. akuarele. 5. Elemente dhe parime Të përcaktojë ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta. larg 12. e thyer. Elemente dhe parime Të vizatojë peizazhe. Elemente dhe parime Të identifikojë ngjyrat bazë. procese. interpretim. penel. lapsa HB. Elemente dhe parime. veprimtari praktike Vizatim Vizatim Pikturë. teknika Të përdorë mjete të ndryshme në orën e vizatimit. 2. penel. lapsa HB. Elemente dhe parime Të vizatojë peizazhe duke bërë dallimin hapësirë-tokë. procese. teknika Të përdorë materiale të ndryshme për krijimin e sipërfaqeve. Peizazh – objektet afër. 14. Elemente dhe parime Të vizatojë objekte nga natyra. vëzhgim Bisedë. Baza materiale. penela. procese. akuarel Lapsa. lapsa HB. lapostila Mjete ilustruese.6 4 orë 14 orë 3 orë 4 orë 3 orë 2 orë Teknika Bisedë. vlerësim Orë të lira Nr. akuarel Lapsa. Elemente dhe parime Të përdorë llojet e vizave për të vizatuar objekte. 9. teknika Të punojë me teknikën e kolazhit. lapsa me ngjyra. e lakuar. pastela Tema mësimore për çdo orë mësimi Ç’është Edukimi figurativ? Njohja dhe përdorimi i mjeteve të punës Rrethi i ngjyrave Krijimi me ngjyrat e mësuara. penë Mjete ilustruese. 3. pastela. Linja Objektivat e kapitullit Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” 1. . Elemente dhe parime Të vizatojë objekte nga natyra me forma gjeometrike. 6. Elemente dhe parime Të përcaktojë llojet e sipërfaqeve. Elemente dhe parime Të përdorë llojet e vijave: e drejtë. tematika Të modelojë me plastelinë kafshë të ndryshme.

pirun. procese. lapsa. letër e trashë vizatimi Vinovil. Histori. Lidhjet ndërlëndore Të modelojë me letër punëdore merimangën në rrjetë. vlerësim. letër me ngjyra Letër. Baza materiale. 17. 34. interpretim Të tregojë me fjalë teknikën. letër e trashë vizatimi Mjete ilustruese 26. teknika Të punojë me stampa të thjeshta. letër me ngjyra Plastelinë. vizat Stampimi Bidedë e ilustruar (kontrasti në pikturë Grafikë Vinovil Vinovil Bisedë e Ilustruar Teknikë e lirë Bisedë. vlerësim.15. letër me ngjyra Elemente dhe parime Të vizatojë objekte tridimensionale (trepërmasore). Tematika Të përdorë në shërbim të temës materiale të ndryshme. Objektet e mia të preferuara Zbukurimet në arkitekturën e qytetit tim Vizitë në qendër të qytetit Lojërat popullore – A. vizat Kolazh. 25. Buza (lëvizja në pikturë) Familja ime – përmasat Maska Maska Krijimi i stampave të thjeshta Nata me yje – Vincent van Gog Kafshët Merimanga dhe rrjeta Merimanga dhe rrjeta Gjëza figurative Ilustrimi i një përralle Eskursion Bisedë e Ilustruar Skulpturë ose pikturë Kolazh. vlerësim. Lidhjet ndërlëndore Të modelojë me letër punëdore merimangën në rrjetë. 27. penela. Orë e lirë 7 . 33. interpretim Të vizitojë objekte që japin kuptimin e lëvizjes. Histori. Baza materiale. 19. Histori. Analizë. 24. 23. lapsa me ngjyra. lapsa. mjetet. nxënësi Teknikë e përzierë Pikturë Lapsa. lapsa. proceset. penela 16. Elemente dhe parime 18. vëzhgim Pikturë 21. penela. Gjerdani Orë e lirë (peizazh nga natyra) Kartolinë për festën e nënës Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh? Analizë e punimeve Bisedë E lirë Sipas dëshirës Piktura të një artisti. 32. Lapsa. Elemente dhe parime Të vizatojë forma rrethore dhe vezake me dy ngjyra. 35. patate Vepra përkatëse me kontrast Laps HB Vinovil. Të analizojë. pikturë. kulturë Të dallojë me format e artit shqiptar te karnavalet. të vlerësojë dhe të interpretojë punën e vet dhe atë të shokut. interpretim Të krahasojë punën e tij me të shokut. 30. Tematika Të përdorë simbole për të dhënë një ide. Tematika Të përdorë simbole të ndryshme për të dhënë një ide. Analizë. Lidhjet ndërlëndore Të krijojë ilustrime të thjeshta nga përrallat dhe nga tregimet etj. lapostila Ilustrime nga vepra të ndryshme 22. Lidhjet ndërlëndore Të vizatojë kafshë të ndryshme shtëpiake. 31. procese. penela Letër vizatimi. pikturë. lapsa me ngjyra. 20. Natyrë e qetë me fruta Pikturë Lapsa. Sipas teknikës Letër. Elemente dhe parime Të modelojë me plastelinë objekte me përmasa të ndryshme. kulturë Të dallojë objektet artistike në një mjedis të caktuar. Histori. 29. Analizë. teknika Të krijojë me stampa një pamje nga natyra. kulturë Të identifikojë format e artit shqiptar. 28. kulturë Të dallojë me format e artit shqiptar te karnavalet.

Të krijojë ilustrime të thjeshta. e thyer. zigzage. Të përcaktojë ngjyrat e ngrohta dhe ato të ftohta. e lakuar. gërshërë. Të dallojë format e figurave: katrore. trekëndore. Të përcaktojë llojet e sipërfaqeve. koleksion me pulla. drejtkëndore. Linja II. ELEMENTE DHE PARIME (14 orë) Nxënësi duhet të dallojë e të përdorë elementet dhe parimet e artit në punimin e tij. TEKNIKAT (4 orë) Nxënësi duhet të dallojë. procese e teknika. duke krijuar me to. si: loja. Të përdorë materiale të ndryshme për krijimin e sipërfaqeve të ndryshme. tekstile. rrethore. si p. plastelinë etj. Të përcaktojë ndryshimet mes formave gjeometrike dhe formave natyrore. duke krijuar me to. vezake. letër punëdoreje. tregimi. festat etj. PROCESET. Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të dallojë e të përdorë ngjyrat bazë. letër vizatimi.larg. Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të përdorë shumëllojshmëri mjetesh e materialesh. si: lapsa. Të përdorë llojet e vijave: e drejtë. e hollë. BAZA MATERIALE. 8 . Të punojë në teknikën e kolazhit dhe me stampa të thjeshta.sh. Linja III. Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të përzgjedhë tema nga veprimtari të jetës së tij..Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” OBJEKTIVAT PËR ÇDO LINJË Linja I. penela. Të vizatojë vijën e horizontit duke bërë dallimin hapësirë . Të përdorë simbole të ndryshme për të dhënë një ide. të përzgjedhë dhe të përdorë materiale. Të përdorë materiale të ndryshme në shërbim të temës bazë. simbolesh. të përzgjedhë dhe të përdorë shumëllojshmëri temash. vinovil. mësimi. vjershe. idesh nga jeta e tij vetjake. Të paraqesë perspektivën me anë të vendosjes së objekteve afër . e trashë. vizatimi i flamurit kombëtar etj. lapsa me ngjyra. mjete. akuarele. familja. libri.tokë. të një përralle. TEMATIKA (3 orë) Nxënësi duhet të shqyrtojë.

në këndin e lojërave etj. Të paraqesë punimin e tij përpara klasës dhe të tregojë me fjalët e veta teknikën.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Linja IV. të interpretojë dhe të vlerësojë punimet e tij dhe të shokut. si dhe t’i përgjigjet pyetjes: “Çfarë dëshiron?”. Të shpjegojë ndikimin e artit në jetën e tij emocionale. LINJA NDËRLËNDORE DHE ME MJEDISIN (5 orë) Nxënësi duhet të bëjë lidhjet mes arteve pamore dhe disiplinave në jetën e përditshme. VLERËSIMI (3 orë) Nxënësi duhet të vëzhgojë. INTERPRETIMI. mjetet që ka përdorur. të analizojë. të zbukurimeve të mjediseve. Të gjejë të përbashkëtat midis artit dhe njohurive në lëndët e tjera. dekorime (zbukurime). duke paraqitur ilustrime të pikturave. HISTORIA DHE KULTURA (4 orë) Nxënësi të kuptojë “Edukimin figurativ” në lidhje me historinë dhe kulturën. Linja V. Linja VI. Të shpjegojë në punën e tij e të shokut si janë përdorur elementet e artit. të përshkruajë. skulpturave. Të diskutojë për rolin e artit në festa. Të dallojë atë që është artistike në arkitekturë e mjedis. si: karakteristikat e arkitekturës së ndërtesave. proceset. Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të vëzhgojë e të diskutojë për forma të ndryshme të artit. veshje. 9 . si: në shtëpitë. Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të diskutojë për rolin e artit në jetën e tij të përditshme. Të krahasojë punimin e tij me të shokut dhe të bëjë dallimin mes tyre. të qëndisjeve. të veshjeve. ANALIZA. Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të identifikojë forma të artit shqiptar.

*Fletore pune. nga të cilët do të mësoni shumë gjëra. Po kështu veprohet edhe në matematikë. lapotila.A dini të vizatoni? .) Abetarja. Bisedojmë me nxënësit duke i nxitur ata me anë të pyetjes: . Zhvillimi i mësimit Hapi I Bisedë.A e dini ju se cilat janë lëndët mësimore që do të zhvillohen në klasën e parë? I emërtojnë së bashku. Që ju të mësoni më lehtë ta lexoni shkronjën.) . vëzhgim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të zbulojë rëndësinë e Edukimit figurativ si pjesë e edukimit artistik në shkollë. i treti me ilustrime me ngjyra. provojeni: thoni emrat e figurave që shihni. laps HB. .në orën e Edukimit figurativ ju do të njiheni me mjete dhe mënyra të ndryshme për të realizuar krijime sipas dëshirës dhe imagjinatës suaj. rëndësia dhe roli që ka ai në edukimin artistik.Kush i ka vizatuar figurat? (Piktori.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 1 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Ç’është Edukimi figurativ? Elemente dhe parime Bisedë.Cili libër ju tërheq më shumë? (Ai me figura me ngjyra. Lexohen titujt e përrallave nga mësuesi/ja në të tre librat. ku numrat shoqërohen me vizatime. Matematika dhe Edukata Shoqërore janë librat tuaj. Mjete pune: Edukimi figurativ 1. Pra. sepse ai do t’ju mësojë shumë gjëra të bukura.Në cilin libër e kuptoni më shpejt se si janë personazhet? (Në librin me figura. pranë saj shikoni figura. I pari është pa ilustrime.Çfarë ju pëlqen të vizatoni? . i dyti me ilustrime bardhezi. Materiale ilustruese: libra me përralla me dhe pa ilustrime. Përqendrohet te lënda e Edukimit figurativ. emri i të cilave fillon me A. duke treguar rëndësinë dhe vlerën e saj në jetë. fletë vizatimi. Vazhdohet biseda duke u drejtuar nxënësve pyetje të ngjashme: . Hapi II. Theksohet emërtimi i saktë i lëndëve.Çfarë nuk mund të vizatoni? Pra.) . . Ja. Bëhet një koment i shkurtër për secilën lëndë. mësimet do t`ua bëjë më të lehta dhe më tërheqëse. Të shprehë mendimet dhe emocionet e veta për lëndën e Edukimit figurativ në lidhje me lëndët e tjera. 10 * Në vazhdim do të quhet Fletore pune. Hapeni Abetaren te shkronja A. Diskutime Vendosim përballë nxënësve tre libra të hapur me përralla. lloje të ndryshme ngjyrash. libra shkollorë. gjatë gjithë vitit Edukimi figurativ do ta keni si shok. Mësuesi/ja i shkruan titujt e lëndëve në tabelë me shkronjat e mëdha të shtypit. gomë. Të dallojë ngjyrat bazë.

vinovil. lulja etj. letër me ngjyrë.Cilat janë ngjyrat që ju njihni? Sot do të mësojmë ngjyrat bazë. Vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen në bisedë e diskutime. Mësuesi/ja i fton nxënësit të bëjnë një krijim.) .Çfarë forme ka qershia? • Thoni një frutë me ngjyrë të verdhë. blu) .Çfarë ngjyre ka qershia? . (deti. (banania. 11 . plastelinë. teknika Bisedë. loje ngjyrash. letër vizatimi. Vizatojmë në tabelë tre katrorë dhe i ngjyrosim me të kuqe.A njihni ju mjete të tjera. penela. .) E vizatojmë qershinë në tabelë dhe nxënësi vizaton në fletë. gomë. Të kryejë një punim duke përdorur këto mjete pune. (molla. Mjete pune: Fletore pune. qielli. Por këto do të mësohen hap pas hapi gjatë vitit mësimor. pastaj vizatohet me laps dhe në fund ngjyroset. duke i veçuar sipas llojit të teknikës. që përdoren për ngjyrosje? . Konceptet. . gomë. U shpjegon radhën e punës: në fillim mendohet figura. ngjyrat bazë Në dorë mbajmë një tufë lapostilash me ngjyra. qershia etj. laps. të verdhë dhe blu. plastelinë. limoni) . gërshërë.A i gjejmë këto ngjyra në natyrë? (thuhen disa shembuj) Shpjegojmë se nga bashkimi i ngjyrave përftohen ngjyra të tjera. lapsa me ngjyra. tekstile.Çfarë bëmë? (vizatuam me laps) . procese. Mësimi 2 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Njohja dhe përdorimi i mjeteve të punës Baza materiale. dardha. letër punëdore. Detyrë: Vizatoni një figurë që ju pëlqen dhe ngjyroseni atë. Po kështu vazhdohet edhe me ngjyrën blu. veprimtari praktike Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: T’i emërtojë mjetet e punës. e verdhë.Pra.Çfarë forme ka limoni? Vizatohet në tabelë dhe ngjyroset. cilat janë ngjyrat bazë? (e kuqe. akuarele.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi III. letër vizatimi. Materiale ilustruese: laps HB. Të tregojë me fjalë përdorimin e mjeteve të punës. • Thoni një frutë që ka ngjyrë të kuqe.Çfarë janë këto? Si quhen? (ngjyra) .

palosje e ngjitje.)? Pse? 12 . pastelat. Mjetet vendosen në një tavolinë përballë nxënësve. duke i mësuar si të kapin gërshërët dhe si t’i përdorin ato. Vizatimi me laps është hapi i parë i një krijimi. fijen etj. teknika e vizatimit punohet me lapsa HB. Mësuesi/ja i porosit të bëjnë kujdes. si: lapostilat.Tekstilet e ndryshme përdoren në teknikën e kolazhit.Mbi letrën e bardhë të vizatimit vizatohet dhe ngjyroset.Letra me ngjyrë (letra punëdore) përdoret për të krijuar figura me prerje. si pastelat etj. pastela etj.sh.Goma përdoret për të fshirë vijat e gabuara. gjethet dhe bishtin. Funksioni i mjeteve të punës është sipas teknikës ku përdoren (pra. . me anë të vinovilit ata do ta ngjitin atë në letrën e vizatimit. lapustila.: një lule. akuarelet.Cila kafshë ju pëlqen më shumë? Pse? . . Për ngjyrosje përdoren lapsa druri. Veprimtari Mësuesi/ja ngjit në tabelë një letër të bardhë dhe nxënësve u shpërndan fletë vizatimi. kafshësh. duke e palosur letrën më dysh. . . U drejton atyre pyetjet e mëposhtme: . Kështu mund të vazhdohet edhe me vizatime të tjera.Cilat mjete ngjyrosjeje ju pëlqen të përdorni më shumë? (lapsa druri. U shpërndahet nxënësve nga një letër e kuqe. . pastela etj. P.. duke i emërtuar së bashku me nxënësit dhe duke shpjeguar funksionin e tyre. akuarele. mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetje.Plastelina përdoret për të modeluar forma e figura të ndryshme objektesh. . njerëzish etj. .Me çfarë ju pëlqen të punoni më shumë? .sh. por edhe me mjete në formën e lapsit. U kërkon nxënësve të presin letrën në formën e flamurit. Ata provojnë të vizatojnë me laps të zi. lodra.Teknika e kolazhit realizohet nga ngjitja e copave të letrës ose të materialeve të tjera me forma e ngjyra të ndryshme. p. lapustila. . sipas mënyrës së të punuarit). Analiza Mësuesi/ja u tregon nxënësve se sot ata punuan për të provuar mjetet e punës.Lapsi i zi përdoret për të vizatuar në letrën e vizatimit. kafshë etj. . Hapi III.A ju pëlqejnë kafshët? .Me anë të gërshërës presim letrën. Përdorimi i akuarelit demonstrohet nga mësuesi/ja në fletën e ngjitur në tabelë (p. duke përdorur gomën për të prishur gabimet.sh. Pasi ta presin.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Zhvillimi i mësimit Hapi I. Më pas. Bisedë Mësuesi/ja i njeh nxënësit me mjetet e punës që do të përdoren në orën e Edukimit figurativ. si: .Ç’mendoni për punimet tuaja? . si: shtëpi.Për të ngjyrosur përdoren teknika të ndryshme. pema).A keni kafshë në shtëpi? Pastaj u kërkon nxënësve të modelojnë me plastelinë një objekt që u pëlqen. Me lapostila ngjyrosin petalet e lules. Hapi II.

) Bazuar në përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja ndërton në tabelë skemën e mëposhtme: Ngjyrat e ngrohta Ngjyrat e ftohta e kuq kuqe portokalli e verdhë dhë blu e gjelbër vjollcë ë 13 . letër vizatimi..Po era? .Po toka? .. Detyrë: Vizatoni tre rrathë.. akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të renditë disa nga llojet e ngjyrave që njeh.Cili prej jush e ka prerë më bukur flamurin? . tjetrin me akuarel. ngjitës. pamje me ngjyra të theksuara.Po flokët e . Mësimi 3 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Rrethi i ngjyrave Elemente dhe parime Lapostila. Integrimi: Aftësim teknologjik: Njohja dhe përdorimi i mjeteve të punës. stuhi mendimesh Mësuesi/ja fton nxënësit të flasin rreth ngjyrave dhe së bashku i dallojnë ato në mjedisin përreth e në natyrë.Po gjethet? . ? .. Bisedë.Kush e ka modeluar më bukur me plastelinë kafshën e tij më të dashur? Nxënësit vërejnë punimet e njëri-tjetrit dhe bëjnë krahasime dhe vlerësime. Cilat janë ngjyrat që njihni? Mësuesi/ja me anë të pyetjeve përpiqet të nxitë përgjigje të sakta.Po dielli? .Po goma? . ngjyra të ndryshme. Materiale ilustrimi: Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Evokim. si: letra.Po karota? vjollcë e verdhë e kuqe portokalli rozë e kaltër e gjelbër Ngjyrat (Shembujt merren kryesisht nga objektet përreth. por edhe argëtuese: .Po bluza e.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” . plastelina etj. Ngjyroseni njërin me lapsa druri. Të përcaktojë ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta. Të ngjyrosë rrethin e ngjyrave.Çfarë ngjyre ka deti? .? . Fletore pune. lapostila.Kush e ka ngjyrosur më bukur? . tjetrin me lapostila. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e mjeteve të punës sipas teknikave dhe përdorimin e tyre. modele vizatimi ku dallohen ngjyrat.

Pastaj peneli pastrohet dhe vijohet me ngjyrën tjetër e kështu me radhë.Me çfarë ngjyre po ngjyros? (me portokalli) . e dritës së hënës. Realizimi i kuptimit.Ajo është ngjyrë e ftohtë apo e ngrohtë? (e ngrohtë) . Udhëzohen nxënësit për përdorimin e akuarelit: laget peneli. Janë ngjyra të ftohta.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Janë ngjyra të ngrohta. Shënim: Rrethi i ngjyrave është konceptuar në këtë mënyrë: e gjelbër b lu rdh e ve ë ortokalli p e kuqe vjollcë Por. lapostila dhe lapsa druri. 14 . Udhëzohen nxënësit që të kryejnë procesin e ngjyrosjes. vendoset mbi ngjyrë. duke e shndërruar në lojë. Ata mund të përdorin akuarel. Këtu hyjnë ngjyrat: e kuqe. Ngjyrosja do të fillohet nga ngjyrat e ngrohta. Grupohen punimet e nxënësve sipas teknikave: akuarel. zjarrit. Duke vërejtur rrethin e ngjyrave të secilit. diskutohet se cili e ka ngjyrosur më bukur. Të nxënit në bashkëpunim Mësuesi/ja për çdo nxënës vizaton një rreth (me rreze 8 cm) në një fletë vizatimi. Këshillohen nxënësit që të ngjyrosin brenda vijës.Cilat janë ngjyrat e ftohta? nxënësve u kërkohet të sjellin disa shembuj nga natyra. vjollcë etj. Rrethi ndahet në gjashtë pjesë të barabarta. Vijat ndarëse mblidhen në qendër të rrethit. Këtu hyjnë ngjyrat: jeshile në blu. mund të vizatohet edhe kështu: e kuqe e gjelbër vjollcë blu portokalli e verdhë Në etapën e reflektimit nxënësi mund ta presë rrethin me gërshërë dhe në mes të vendosë një laps dhe ta rrotullojë. por edhe lapostila sipas dëshirës. blu. derisa të jenë ngjyrosur të gjitha pjesët e rrethit. Reflektimi: Vëzhgo – krahaso – vlerëso. portokalli etj. me të bëhet ngjyrosja e pjesës në rreth. sepse burojnë nga bluja dhe japin ndjesinë e ujit. Gjatë kohës së ngjyrosjes mësuesi/ja pyet: . Nxënësve u drejtohen pyetjet: .A kemi ngjyra të tjera të ngrohta? Cilat janë ato? Po kështu veprohet edhe për ngjyrat e ftohta. duke u bazuar te modeli i ngjyrave. sepse burojnë nga e kuqja dhe japin ndjesinë e diellit. Detyrë: Vizato rrethin e ngjyrave dhe luaj me të. e verdhë.Cilat janë ngjyrat e ngrohta? .

lapsa ngjyrash. fletë vizatimi. Hapi III.Çfarë forme ka çatia? Formoni çatinë në formën e trekëndëshit me lapsin e kuq. Pas kësaj ata do të diskutojnë për punën e vet dhe të shokut. Hapi II. ngjyra. Kështu do të veprohet edhe për objektet e tjera si: dera.Cili thotë emrat e ngjyrave me të cilat ngjyrosi rrethin? (Pyeten disa nxënës që të ngulitet mirë emri i ngjyrës. lapsa. lapsa druri). Analiza Nxënësit do të kalojnë me radhë dhe do të shikojnë punimet mbi tavolinën e secilit. radhitini ato mbi bankë sipas radhës së vendosjes te rrethi (tregohet rrethi i ngjyrosur nga nxënësit). . 15 . Udhëzohen nxënësit që të ndërtojnë. . teknika Kolazh Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë ngjyrat e mësuara. dritarja.Çfarë forme ka shtëpia? Merrni lapsat me ngjyra dhe formoni një katror.kolazh Baza materiale. lapostila. Mësuesi/ja tregon disa sende ose figura që kanë ngjyra të ndryshme dhe kërkon nga nxënësit që të marrin në dorë lapsin që ka ngjyrën e sendit që ai/ajo tregon.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 4 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Krijimi me ngjyrat . Materiale ilustruese: peizazhe. duke përcaktuar ngjyrat e përdorura. Të ndërtojë një kolazh duke përdoruar mjetet e punës. Të shpjegojë krijimin e tij dhe të shokëve. pema etj. Me anë të pyetjeve nxiten nxënësit të veprojnë. duke formuar kështu një kolazh ngjyrash. dhe ngjyrat do t’i përshtaten figurës.) Tani që ju i njihni mirë ngjyrat. të formojnë figura të ndryshme me këto ngjyra. akuarel etj. pastela. Veprimtaria Radhiten mbi bankë të gjitha llojet e ngjyrave (pastela. Nxitja Mësuesi/ja rikujton bashkë me nxënësit njohuritë e marra orën e kaluar rreth ngjyrave. Zhvillimi i mësimit Hapi I. procese. lapostila. Mjete pune: Fletore pune. Nxënësi do të ndërtojë me anë të lapsave apo mjeteve të tjera të punës për të krijuar figura. si dhe për ngjyrat që kanë përdorur për figurat e ndryshme. . Ju mësuat të vizatoni dhe ngjyrosni rrethin e ngjyrave.

e hollë.: trekëndorin. e lakuar e mbyllur. e thyer etj. e thyer. sende. katrorin. laps HB. malet etj. Integrimi: Matematikë. e përkulur. zigzage. krijojnë një formë të caktuar. e trashë. p.) ato kufizohen nga lloje të ndryshme vijash.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” . Mësimi 5 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Llojet e vijave Elemente dhe parime Bisedë. Vizatojmë në tabelë me shkumës duke shpjeguar. veprimtari praktike Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë disa lloje vijash.sh. Shpjegon se po të vërejmë me kujdes objektet (p.Si quhet ngjyra që ke vendosur te pema? . duke emërtuar llojet e tyre: vijë e drejtë. petalet e luleve. gomë. rrugës etj. Më pas vizatojmë disa lloje vijash në tabelë. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Mësuesi/ja zhvillon me nxënësit një bisedë rreth llojeve të vijave që kanë mësuar në lëndën e matematikës: vijë e drejtë.Çfarë ngjyrash ke përdorur te shtëpia? Përgëzohen nxënësit për krijimet e tyre. stilizimi i tyre në formën e shtëpisë. gjethet. Të përdorë lloje të ndryshme vijash për të vizatuar objekte. dallimin e ngjyrave. lapostila. e lakuar. 16 . e kryqëzuar etj.. rruga kufizohet nga dy vija të drejta etj. e pikëzuar. e lakuar. lodra. fletë vizatimi. zbatimin e teknikës së kolazhit me sende. dielli kufizohet nga një vijë e lakuar e mbyllur. Krijimi i figurave gjeometrike.sh. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për krijimet e tyre. pamje e foto. pallateve. Të përcaktojë formën e vijave të mësuara në objektet përreth. Materiale ilustruese: trupa dhe figura gjeometrike. të cilat së bashku. trungun e pemës. Fletore pune.

Po për të vizatuar pantallonat? Po kapelën? Diskutohet për vizatimet që kanë bërë nxënësit.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi II. vijat e lakuara formojnë valët e detit. E rëndësishme është që nxënësi t’i emërtojë ato. Detyrë: Ndahet klasa në 3 grupe: Grupi I . Grupi II . Veprimtaria Mësuesi/ja tregon figura të ndryshme gjeometrike. majat e maleve etj.vizatoni makarona (të paziera dhe të ziera). pastele etj.Po për flokët e Stelës? (flokë kaçurrelë – vija të lakuara) . duke bërë çdo herë emërtimin e vijave. duke shpjeguar se me anë të vijave ne mund të vizatojmë objekte të ndryshme. zogun. pra nxënësi do të jetë në veprim.sh. Pyetjet mund të jenë të larmishme e të këndshme. format. krijimi i figurave të rregullta gjeometrike me anë të vijave. jo me vizore.: .Çfarë vijash na shërbejnë të vizatojmë një shtëpi? . Shënim: Vizatimet e nxënësve do të vijojnë gjatë gjithë orës së mësimit. ► Vizatoni pemën. duke përdorur vijat që mësuat. edhe kur mësuesi/ja është duke shpjeguar. dinozauerin. peshkun. ashtu si i koncepton nxënësi. Nxënësit përdorin mjetet që dëshirojnë si: lapostila. shiun.Çfarë vijash përdoren për të vizatuar këto figura? . Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vizatimin dhe dallimin e llojeve të vijave.Çfarë vijash do të përdorni për të vizatuar flokët e Pamelës? (të drejta) .vizatoni vezë (të zier dhe të skuqur). Integrimi: Matematikë. p. Hapi III. dy vija të lakuara formojnë syrin. Analiza Nxiten nxënësit të gjejnë objekte në klasë e të dallojnë këto vija të ndryshme nga ato që mësuan. . Fleta e tij do të jetë e mbushur me lloje vijash. Grupi III . Vijat. 17 .Provoni të vizatoni pemën. mund të jenë të vogla ose të mëdha. Për të vizatuar pemën a na shërben vija e mbyllur? Nxënësi vizaton me dorë të lirë disa figura dhe shpjegon vijat: dy vija të drejta tregojnë rrugën.vizatoni patate (të skuqura e të ziera). Vizatimet do të jenë me dorë të lirë.

Thoni cilin tipar të portretit tuaj e keni të ndryshëm nga shoku i bankës.Cilat janë të veçantat që e dallojnë këtë portret nga një portret tjetër? (tiparet.Çfarë duhet të mendojmë kur flasim për një portret? (forma dhe tiparet e fytyrës) . forma e fytyrës) Ja cilat janë tiparet e një portreti: Mësuesi/ja i shkruan në tabelë me shkronja shtypi dhe nxënësi flet dhe i tregon te shoku.Çfarë forme ka fytyra? (e rrumbullakët.Cilat janë tiparet e fytyrës të shokut/shoqes së bankës? (sytë. gomë. me sy të zinj. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Evokim: Diskutim për njohuritë paraprake Shpjegohet kuptimi i fjalëve portret.). Më pas u thuhet nxënësve: Tani ju do të vizatoni autoportretin tuaj. Materiale ilustruese: foto të ndryshme portretesh. faqet flokët veshët mjekra buzët balli Të veçantat e një portreti sytë vetullat hunda fytyra flokët sytë forma ngjyra forma ngjyra vezake e rrumbullakët Portreti Realizimi i kuptimit.) . laps HB. veshët etj. vezake etj. duke vënë në dukje të veçantat. buçko etj. me flokë kafe. buzët. . Llojet e vijave që mësuat do 18 . Fletore pune.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 6 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Autoportret Elemente dhe parime Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë portretin e tij me fjalë të thjeshta. Punë e drejtuar Mësuesi/ja nxjerr para klasës tre nxënës që janë të veçantë nga njëri-tjetri (me flokë të verdhë. Të shprehë mendimin e vet rreth punës së tij dhe të shokëve. ngjyra e syve.) . Të vizatojë autoportretin e tij nëpërmjet vijave. hunda. • autoportret – vizatim i portretit tënd. me sy blu. ngjyra druri. imcak. Vihen në dukje të veçantat e këtyre portreteve. autoportret: • portret – vizatim i fytyrës ose kokës së një njeriu.

përshkrimi i portretit. një fytyrë rrumbullake. janë modelet në Fletore pune. veshë të mëdhenj etj. 19 . . ku të shikojë tiparet e tij dhe t’i vizatojë ato. goja. Shënim: Gjatë kësaj ore mësuesi/ja nuk mund të presë që nxënësi të vizatojë një autoportret të përkryer. . Secili prej fëmijëve mund të mbajë para një fotografi të vetën.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” t’ju shërbejnë për të vizatuar autoportretin tuaj.Cili nga autoportretet i ngjason më shumë origjinalit? . Mund të ngjyrosen flokët. buzët.? Mësuesi/ja orienton nxënësit se në fillim vizatohet forma e fytyrës dhe pastaj tiparet e saj: sytë. Për t’i ardhur në ndihmë nxënësit. vetullat.Çfarë i mungon këtij autoportreti? . Por rëndësi ka që ai të dijë se çfarë është portreti dhe autoportreti dhe të vendosë tiparet në fytyrë. veshët. pavarësisht nga shpjegimi i gjerë i temës. më pas qafa dhe flokët. Fëmija e kësaj moshe di të bëjë një sy rrumbullak. veshët etj. hunda. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përshkrimin dhe vizatimin e një autoportreti dhe për përdorimin e llojeve të vijave. Reflektimi: Vëzhgo dhe krahaso Vendosen autoportretet në murin e klasës dhe nxënësit bëjnë “Turin e galerisë” për të vëzhguar dhe diskutuar rreth punimeve.Ç’vijë do të përdorni për formën e fytyrës? Po për sytë.Çfarë vijash ke përdorur në vizatimin tënd? Në ekspozitën e klasës vendosen punimet më të mira. Integrimi: Abetare: Zhvillimi i të folurit.

Më tej janë vendet ku rrinë shikuesit. si dhe figurat gjeometrike në matematikë. gomë. që lejojnë zbatimin e rregullave të lojës. pingpongut etj. hendboll. e lakuar e mbyllur etj. . sendet. tenis.Çfarë forme ka sheshi sportiv? (drejtkëndësh) . laps HB. (futboll. Të vizatojë një shesh sportiv. Të shprehë mendimet për vizatimet e shokëve dhe të tijin. Nxitja Mësuesi/ja zhvillon një bisedë të lirë me nxënësit rreth lojërave sportive. Pasi vizatohet sheshi sportiv tregohet se rreth këtij sheshi ka një hapësirë në formë rrethore. duke treguar edhe pamje nga mjediset sportive: stadiumet.A ndryshojnë ato sipas lojërave sportive? . e thyer. Në distancë nga porta janë vizatuar edhe dy drejtkëndësha. Aktivizohen nxënësit me anë të pyetjeve: Emërtoni disa lojëra sportive. Të përdorë ngjyrat për të ngjyrosur vizatimin.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 7 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Në sheshin sportiv Elemente dhe parime Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një shesh sportiv duke folur për formën. tenisit. lapsa druri me ngjyra. shesh sportiv. Rreth e rrotull ka edhe flamuj sportiv. duke përdorur llojet e vijave: e drejtë. ndërsa nxënësit në fletë vizatimi. e lakuar. Ngjyrosja do të bëhet me lapsa druri. e lakuar etj..) . ku ushtrohen atletët dhe zhvillohen garat e atletikës. Materiale ilustruese: pamje ose foto të shesheve sportive.Si janë sheshet sportive? . Veprimtaria Mësuesi/ja kujton së bashku me nxënësit llojet e vijave që kanë mësuar: e drejtë. Pastaj e vizaton fushën e futbollit në tabelë.Cili nga ju ka shkuar me babanë në stadium për të parë një ndeshje futbolli? Hapi II.Si është sheshi sportiv i lojës së futbollit? . ku vendoset topi në fillim të lojës. Fusha e gjelbër dhe vijat me një ngjyrë të errët. të thyera) Puna vazhdon hap pas hapi. Fletore pune. Caktohen vendet e portave në të dyja anët e sheshit.Si quhet vendi ku zhvillohen lojërat sportive? (kënd sportiv. objektet. bejsboll etj.) . Në mes fusha ndahet me një vijë të drejtë dhe në qendër nga një vijë rrethore. stadium etj. basketboll. e thyer. vendet e lojtarëve etj. basketbollit.Çfarë vijash do të përdoren për të vizatuar? (të drejta. fushat e volejbollit. 20 . Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I.

nxënësit diskutojnë rreth tyre. Analiza Pasi vendosen punimet në këndin e klasës. Të krahasojë duke interpretuar me fjalë format natyrore dhe gjeometrike në vizatimin e tij dhe të shokëve. si sheshi sportiv. lule.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi III. Vlerësohen dhe inkurajohen të gjithë nxënësit për punët e kryera. Materiale ilustruese: forma gjeometrike kartoni. lapostila. veprimtari praktike Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë ndryshimet mes formave natyrore dhe atyre gjeometrike. Ata duhet të flasin për llojet e vijave të përdorura dhe për format gjeometrike që krijohen nga bashkimi i këtyre vijave. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e llojeve të vijave si dhe për krijimin e figurave të rregullta. gurë. Mjete pune: Fletore pune. Të ilustrojë format natyrore dhe gjeometrike me shembuj nga natyra. guaska etj. 21 . Mësimi 8 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Format natyrore gjeometrike Elemente dhe parime Bisedë. (sende konkrete ose figura): gjethe. Integrimi: Matematikë: Përdorimi i llojeve të vijave për të ndërtuar figura të rregullta gjeometrike. laps HB. vizore. sende të ndryshme.

Figurat gjeometrike janë forma të rregullta dhe janë krijuar nga dora e njeriut. dallimi i tyre në natyrë.Cilat objekte kanë forma natyrore? . Vëzhgo. Integrimi: Matematikë. plotëso. ndërsa mësuesi/ja në tabelë.A mund t’i përdorim këto forma për të krijuar forma objektesh? (Po) .Ku jeni njohur me format gjeometrike? (në lëndën e matematikës) . gjethet e rëna etj. drejtkëndëshin) Nxënësit vizatojnë në fletë. . Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për emërtimet dhe dallimet mes formave gjeometrike dhe atyre natyrore. Reflektimi: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje Punimet e përfunduara të nxënësve vendosen në tabelë dhe diskutohet rreth tyre. Realizimi i kuptimit. Pasi t’i vizatojnë format nxënësit duhet t’i ngjyrosin me lapostila. 22 . duke bërë dallimin e formave gjeometrike nga ato natyrore. trekëndëshin.A mund të vizatoni disa forma natyrore? Mësuesi/ja sugjeron të vizatojnë pranë shtëpisë një pemë. .Çfarë formash do të përdorim për të vizatuar shtëpinë? (katrorin.Në cilin objekt keni përdorur forma gjeometrike? Cilat janë ato? . Format gjeometrike. lulet. diellin. barin. Kujtojmë së bashku: katrori trapezi lulja mali flutura trekëndori dielli gjethja Format gjeometrike drejtkëndori rrethi Format natyrore fruti guri pema Format natyrore i ka krijuar natyra. disa male në sfond.Ku ndryshon forma e katrorit nga forma e gjethes? Të gjithë nxënësit shprehin mendimet e tyre për punët e kryera.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Zhvillimi i mësimit Evokimi: Diskutim për njohuritë paraprake Zhvillohet një bisedë me nxënësit për të përcaktuar ndryshimin midis formave natyrore dhe atyre gjeometrike. analizo . Këto forma janë të ndryshme nga format gjeometrike.

Në fillim modelohet trupi. Hapi II. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. duke e rrumbullakosur 23 Fletore pune. duke e përshkruar atë nga pamja fizike. kokën. karton. Më pas mësuesi/ja i fton nxënësit të përqendrohen tek ariu. kafshët e kopshtit zoologjik. kunja dhëmbësh. që ato të mos zhduken.tematika Skulpturë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë ariun nga kafshët e tjera dhe ta përshkruajë atë me hollësi. Përshkrimi bazohet te figurat. laps. por edhe te modelet lodra. Bisedohet për kafshët e pyllit. sytë. si e ka: trupin. Materiale ilustruese: modele kafshësh. Nxitja Ora e mësimit fillon me një bisedë rreth kafshëve. Ai/ajo i orienton ata të zgjedhin ngjyrën që i ngjan më shumë gëzofit të arushit. . Të përdorë plastelinën për të modeluar arushin. Të shprehë mendimin e tij rreth modelimeve. kafshët e ujit etj. Veprimtaria Mësuesi/ja u shpjegon se këtë herë nxënësit do të përdorin plastelinën për të modeluar arushin dhe këlyshët e tij (skulpturë). turirin. veshët. gjymtyrët etj. kafshët shtëpiake. Mësuesi/ja flet për domosdoshmërinë e mbrojtjes së kafshëve të egra.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Në këtë vizatim a shikoni forma natyrore të ngjashme me ato gjeometrike? Cilat? Mësimi 9 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Arushi dhe këlyshi Elemente dhe parime . foto kafshësh. kafshë lodër (arush). plastelinë ose argjilë.

Kështu veprohet edhe me këlyshët e arushit. Hapi III. Pastaj. • Thuaj një objekt që ke më afër dhe një tjetër që ke më larg. laps HB. gojën dhe më pas vijëzohet “gëzofi” i arushit. • Përmend disa objekte nga natyra. hundën. fletë vizatimi. Mësimi 10 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Peizazhi.A ka ndryshim midis arushit dhe këlyshit? Nxënësit e vendosin modelimin mbi një fletë kartoni dhe secili shpreh mendimin e tij për modelimin e vet e të shokëve. Më pas modelohen gjymtyrët e arushit dhe koka. Analiza Lihen nxënësit të diskutojnë rreth punëve të tyre. Të vizatojë në peizazh objektet afër-larg për të dhënë idenë e perspektivës. . . modele vizatimi etj. Materiale ilustruese: pamje peizazhi. Të përshkruajë krijimin e tij dhe të shokëve duke përmendur fjalët: afër. Vlerësohen dhe përgëzohen nxënësit për punën e tyre. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e plastelinës dhe për krijimin e formave. me anë të majës së lapsit ose të kunjave gërvishtim sytë. Integrimi: Abetare: Përshkrimi i kafshëve dhe dëshira për t’i mbrojtur ato.Si i ka veshët arushi? . larg. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. 24 Fletore pune.Çfarë mjetesh përdorët për të modeluar arushin? . Për të lëmuar vendet e ndryshme të trupit përdoret vizorja. duke i dhënë një formë paksa vezake.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” plastelinën mes duarve.Ç’formë ka koka e arushit? . vijë horizonti etj. Në natyrë ka objekte të formave të ndryshme.larg (ora I) Elemente dhe parime Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë elementet e një peizazhi. Ato ndodhen afër ose larg. Në natyrë ne shohim tokën ku qëndrojnë objektet dhe hapësirën përreth. në mënyrë që të marrë një pamje natyrore. Ato ngjiten me trupin me anë të kunjave prej druri. Nxitja Zhvillohet një bisedë rreth peizazhit: Peizazhi është pamja e natyrës që shikon. gomë. objektet afër .

si: .Cila të duket më e madhe? . por lihen të lirë që të shfrytëzojnë edhe imagjinatën e tyre. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit se si vizatohen objektet afër-larg në një peizazh. në mënyrë që vizatimi të jetë gati për orën e dytë. rrugën. Pranë pemëve kalon rruga ose lumi (që ndjek linjën e perspektivës). Udhëzohen dhe ushtrohen nxënësit të vizatojnë sipas rregullave që u thanë më sipër. Përcaktojmë objektet që do të përfshijmë në peizazhin tonë. p. shtëpitë. retë etj. Vizatimet vendosen në dosjen e secilit. duke u mbështetur në vizatimet e fëmijëve.Si duket një zog që fluturon larg dhe si duket ai kur e kemi pranë? Hapi II.Si duken pemët në fillim dhe në fund të rrugës? Pemët afër janë më të mëdha se ato në fund të rrugës (larg). nxënësit vëzhgojnë vizatimet e njëri-tjetrit dhe bëjnë krahasime e vërejtje. 25 .: pemët. fushat.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” . kur kanë bërë ekskursione në natyrë. kur do të ngjyroset. Hapi III. qielli. duke u drejtuar pyetje. fusha dhe malet në sfond që mbyllin peizazhin dhe krijojnë vijën e horizontit. mbushim peizazhin me objekte të tjera. si: pemët. rrugët.sh.Si duken objektet afër në krahasim me ato larg? Rregullohen gabimet e lapsit duke i fshirë me gomë. malet. Sipas rastit.Si duken objektet larg? . Pasi kemi plotësuar vizatimin e pemëve. Analiza Në fund. Veprimtaria Nxiten nxënësit të flasin për rastet kur kanë udhëtuar. mësuesi/ja konkretizon njohuritë nëpërmjet pyetjeve: . Në anë të rrugës mund të vizatohen shtëpi. Po kështu duken edhe pallatet.Si duket shtëpia në mal në krahasim me një shtëpi afër nesh? . Në peizazhin tonë mund të përfshijmë objekte. Vizatimet kryhen vetëm me laps HB. lumi etj. shtëpitë.

ndërhyn dhe ndihmon sa herë që nxënësit hasin vështirësi apo kanë paqartësi. objektet afër . Përcaktohen pak a shumë ngjyrat për objekte të veçanta: .Çfarë ngjyre kanë pemët? Po trungu i pemës. Nxënësi punojnë të pavarur. rruga etj. akuarele.. po fushat. e hë rd bl e ve portokalli vjollcë (lejla) e gjelbër (jeshile) 26 bl u u e ku qe ve e ku qe rd hë . Ndërsa objektet larg ngjyrosen me ngjyra të lehta dhe të zbehta. modele peizazhi.Cilat janë objektet që ju keni vizatuar? . mësuesi/ja kryen vëzhgime.Cilat objekte janë më të mëdha? .Cilat janë më afër? Po më larg? . Më pas u shpjegon atyre se objektet afër i kanë ngjyrat më të bukura dhe më të theksuara se objektet larg.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 11 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Peizazh. ngjyra të ndryshme: lapostila.Tregoni me gisht vijën e horizontit në vizatimin tuaj. qielli. Mësuesi/ja mund të vendosë në tabelë modelin e përgatitur. Të flasë lirshëm rreth krijimit të tij dhe të shokëve.. Nxitja Mësuesi/ja nis një bisedë rreth vizatimit (peizazhit) të kryer në orën e parë. Të përdorë ngjyrat për ngjyrosjen e objekteve në peizazhin e tij.Pse duken më të vogla objektet që janë më larg? . . Veprimtaria U kërkohet nxënësve të ngjyrosin peizazhin që kanë realizuar orën e parë. që nxënësit të orientohen më lehtë. malet. pastele etj. për t’iu afruar sa më shumë ngjyrave të natyrës. Udhëzohen nxënësit si të bëjnë përzierje ngjyrash. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Gjithashtu. Bashkë me ta mësuesi/ja rikujton edhe një herë ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta të mësuara te mësimi “Rrethi i ngjyrave”. Fletore pune.larg (ora II) Elemente dhe parime Pikturë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë objektet e planit afër-larg në vizatimin e tij. . dhe nxënësit nisin punën për të ngjyrosur peizazhin.Si quhet vizatimi që ju bëtë? (peizazh) Hapi II. Materiale ilustruese: foto.

Cilat ngjyra ke përzier? Çfarë ngjyre ka dalë? Vlerësohet puna e nxënësve.) Të shprehë mendime dhe emocione për vizatimin e tij dhe të shokëve. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Evokimi. Të vizatojë një flutur. Fletore pune. Diskutimi përqendrohet te ngjyrat e përdorura. e lakuar e mbyllur etj. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për dhënien e idesë së perspektivës nëpërmjet vizatimit të figurave afër-larg dhe për përdorimin e ngjyrave. Disa prej pyetjeve që shoqërojnë diskutimin mund të ishin: . . Pikturat vendosen në murin e klasës dhe nxënësit bëjnë “Turin e galerisë”. thellësisë). bimët. Materiale ilustruese: pamje e foto me flutura dhe vizatim ose ilustrime të fluturës.Cilat janë gjallesat e natyrës? Përmendni disa prej tyre (njerëzit. t’i thonë qartë mendimet e tyre.) 27 .Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi III. të flasin me radhë e të jenë të lirshëm në të shprehur. . Mësimi 12 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Flutura Elemente dhe parime Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë fluturën nga pamja e jashtme..Çfarë ngjyrash ke përdorur në objektet larg? . lapustila. duke vendosur në ekspozitën e klasës punimet më të arrira artistikisht. Bisedë. Vihet theksi te gjallesat dhe në mënyrë të zgjeruar te flutura. shpendët. lapsa me ngjyra. tek objektet e ndryshme..Çfarë tregojnë trupat afër-larg (idenë e perspektivës. Integrimi: Abetare: Zhvillimi i të folurit rreth natyrës. Mësuesi/ ja i orienton nxënësit të veprojnë me rregull. kafshët. lapsa HB.Çfarë ngjyrash ke përdorur në objektet afër? . edhe kur u duken jo të përshtatshme (nxiten edhe më të turpshmit). kandrrat etj. duke përdorur llojet e vijave që ka mësuar (e lakuar. stuhi mendimesh Mësuesi/ja nxit nxënësit të flasin rreth natyrës dhe elementeve të saj.

duke bërë edhe sugjerime.A keni dëshirë të vizatoni një flutur? shumëngjyrëshe Mendimet e nxënësve mësuesi/ja i shkruan në tabelë. duke i përshkruar ato me fjalë. Bën një vizatim në tabelë. të cilat i nxjerr në pah me anë të pyetjeve: ka dy brirthë . Udhëzon nxënësit si të vizatojnë fluturën: në fillim vizatohet koka.Çfarë ngjyre ka flutura jote? Pse? . të tregojnë llojet e vijave që kanë përdorur gjatë vizatimit. Nxënësit lihen të lirë që të zgjedhin vetë llojin e fluturës dhe ngjyrat e dëshiruara. Integrimi: Abetare: Zhvillimi i të folurit dhe i perceptimeve ndaj natyrës dhe gjallesave. duke u ndalur te karakteristikat e saj.Ç’ngjyrë kanë flatrat e saj? ka këmbë .Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” . mënyra se si i vizatojnë ato dhe përdorimi i ngjyrave të larmishme. Dy krahët e parë janë më të mëdhenj dhe dy të tjera më të vegjël.Sa flatra ka flutura? . Reflektimi. Të nxënit në bashkëpunim Mësuesi/ja demonstron disa pamje ose vizatime të fluturës.Pse ke vizatuar lulen? (sepse flutura shkon lule më lule) Mësuesi/ja vlerëson punën e nxënësve. pak a shumë në formë të rrumbullakët. Format e krahëve të fluturave janë të ndryshme dhe me ngjyra të ndryshme. Anash kokës vendosen sytë dhe brirthët (antenat).Në ç’formë i ka krahët. Në Fletoren e punës nxënësit kanë të modeluar fluturën të cilën e plotësojnë dhe më pas e ngjyrosin sipas dëshirës. pak i stërgjatur ose në formë vezake. Nxiten nxënësit të flasin. Pas vizatimit nxënësit bëjnë ngjyrosjen me lapsa druri ose lapustila. Realizimi i kuptimit. Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë perceptuese të nxënësve ndaj insekteve.Kush nga ju ka kapur një flutur? . pastaj trupi.Si i ka këmbët flutura? . veçoritë e secilit vizatim: . kokën. 28 .A ka antena mbi kokë? ka kokë Flutura ka 4 krahë . duke treguar format e fluturës. trupin flutura? (antena) . mësuesi/ja u kërkon nxënësve ta përshkruajnë fluturën.Po fluturat ç’janë? .Ç’dini për to? . Anash trupit vizatohen krahët.Pse nuk duhet t’i dëmtojmë fluturat? Më pas. Vëzhgo dhe krahaso Vendosen punimet në këndin e klasës dhe nxënësit vëzhgojnë me kujdes.

por ndonjëherë edhe sipërfaqja (gjethja e fikut)) 29 . tokën. e lëmuar. Hapi II. . kanë prekur objekte.) Por.Të gjitha këto gjëra si ju duken kur i shikoni? (të bukura. “Të dashur nxënës ne sot do të bëjmë një shëtitje në “Kopshtin botanik” (ose në një park) për të vëzhguar llojet e sipërfaqeve në natyrë. Zhvillimi i mësimit (kjo temë zhvillohet në natyrë) Hapi I.Si ju duket sipërfaqja e gjethes kur e prekni? (e lëmuar. . . vëzhgim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë llojet e ndryshme të sipërfaqeve. do t’i kuptojmë më mirë. Prekni trungun e pemës. Të përcaktojë me të prekur llojet e sipërfaqeve (e ashpër. në fund është më i gjerë dhe ka rrënjët në tokë.) . rrugën etj. lëkura e trungut të pemës është e ashpër. kanë luajtur.Si mund ta vizatojmë barin? (fije-fije) Shkojmë te pema. ujin e liqenit. gurë.). Bisedë Mësuesi/ja zhvillon me nxënësit një bisedë për t’i njohur ata me temën: Llojet e sipërfaqeve.Si ju duket? I ashpër apo i butë? . Mjete pune: dosje me letër të bardhë.Si ju duket? (i ashpër) Pra. ndryshon forma dhe ngjyra. të mira. Materiale ilustruese: pamje të ndryshme nga natyra. për të bërë dallimin midis tyre. e valëzuar) .Si është forma e trungut të pemës? (e rrumbullakët ose në formë cilindri. mblidhen grup dhe nis biseda me ta.Çfarë shikoni përreth? (barin. lulet.Si mund ta vizatojmë trungun e pemës? (me vija të lakuara dhe të shkëputura) . lart vjen duke u ngushtuar dhe ka degë e gjethe) Merrni një nga gjethet që ka rënë në tokë. nëse ne do t’i prekim. . gjethet e rëna. na kënaqin etj. ngjyra. kanë vrapuar. . pemët. lapsa.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 13 Tema: Llojet e sipërfaqeve Linja: Teknika: Objektivat: Elemente dhe parime Bisedë. trungje të prera. Uluni dhe prekni barin. Të vizatojë mbi një sipërfaqe të caktuar dhe të dallojë llojin e saj. e butë. e rrafshët etj.A e kanë të gjitha pemët gjethen njëlloj? (jo. Veprimtaria Pasi nxënësit janë kënaqur me natyrën.

. gjethet.. lapsa me ngjyra...Emërtoni disa objekte me sipërfaqe të butë: .. Detyrë: Orës tjetër të vizatimit sillni sende të ndryshme. si: monedha......... Hapi III.. Nxitja Rikujtohen llojet e sipërfaqeve që nxënësit mësuan nga shëtitja në park...... zbukurime me gdhendje. Nxënësit ndahen në grupe dhe ngjyrosin mbi trung.Emërtoni disa objekte me sipërfaqe të ashpër:.. sepse sipërfaqja është e ashpër... Të tregojë llojet e sipërfaqeve në punët e tij dhe të shokëve..........Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Tani shkojmë te trungu i prerë i pemës..... .. stema......Emërtoni disa objekte me sipërfaqe të lëmuar:. ... si dhe vizatimi i tyre. Materiale ilustruese: vizatime të ndryshme ku janë përdorur sende me sipërfaqe të ndryshme.... pemët në një fletë të bardhë mbështetur mbi dosje.. Vizatimi të bëhet vetëm me laps..... Në varësi të kohës mund të vazhdohet me objekte të tjera... Përshkrimi i natyrës nga kontakti me të...... Mjete pune: Fletore pune..... sende të ndryshme metali ose lëkure që kanë në sipërfaqen e tyre një shkrim ose gdhendje. pastela.. togëza etj. Në përfundim nxënësit ulen dhe vizatojnë barin... teknika Ngjyrosje mbi një sipërfaqe të ashpër Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë llojet e sipërfaqeve....... Vendosni dorën mbi trungun e prerë....... procese..... Ngjyrosja do të dalë e vijuar. Të përdorë objekte të ndryshme për identifikimin e llojeve të sipërfaqeve në vizatim. për të provuar sipërfaqen e ashpër. .. në “Kopshtin 30 ............ Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë perceptuese ndaj llojeve të sipërfaqeve në natyrë e kudo.A ndryshon ngjyra e sipërfaqes nga lëkura e trungut? Po sipërfaqja? Provojmë të vizatojmë mbi trungun e prerë.... Integrimi: Abetare.......... lapsa HB.... Mësimi 14 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Sipërfaqja në procesin krijues Baza materiale.... Zhvillimi i mësimit Hapi I... Analiza Bëhet përmbledhja e njohurive të fituara: ....Si është sipërfaqja e tij? Çfarë dalloni aty? ..

stema. por edhe vërejtje aty ku ka. Nxënësit mund të përdorin ngjyra të ndryshme për modele të ndryshme. mbi letër të zhubrosur etj. Hapi III. Punët vendosen në dosjen e secilit nxënës. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të punuarit dhe dallimin e sipërfaqeve. zbukurime me sipërfaqe të gdhendura etj. Mësuesi/ja u kërkon t’i vendosin sendet që kanë sjellë mbi bankë dhe t’i emërtojnë ato.A patë ndonjë objekt tjetër me sipërfaqe të ashpër? (trungun e prerë) Hapi II.Çfarë ndjeni? Është e ashpër apo e lëmuar? Provoni të ngjyrosni mbi të: vendosni letrën e bardhë mbi monedhë.Çfarë pamje jep ajo? .Po të ngjyrosim mbi tabelën e zezë? (të lëmuar) Mësuesi/ja ndihmon nxënësit të përfundojnë punimet e tyre.).: mbi copa tekstilesh. Ata shprehin mendimet e tyre. 31 . Në bazë të sendeve të sjella përcaktohen edhe veprimet e pyetjet: Merrni në dorë një monedhë 50-lekëshe. mbajeni në pozicionin gjysmë të shtrirë dhe lëvizeni majtas-djathtas për të ngjyrosur. Mësuesi/ja sugjeron të vendosin letrën mbi mur dhe të ngjyrosin. çelësa. si: monedha të llojeve të ndryshme. . vazo.çfarë mësuat? . Ngjyrosja mbi këto sipërfaqe del më në pah kur përdoren ngjyra të errëta (të ftohta). mbi rrjeta teli të imta. merrni në dorë një laps me ngjyra ose pastel. në fillim duke i prekur dhe pastaj duke punuar mbi letër.Si e kishte sipërfaqen trungu i pemës? (të ashpër) . provat që ata bënë. Diskutohet me nxënësit rreth punimeve. Detyrë: Ngjyrosni mbi sipërfaqe të ndryshme (p. . kapakë shishesh me shkronja apo gdhendje. Do të shikoni se mbi letër ka dalë forma e monedhës suaj. Kështu vazhdohet me të gjitha sendet e tjera. dalin në konkluzionin se sipërfaqet e ashpra lënë gjurmë në letër. Analiza Nxënësit kënaqen me punën e tyre. dryna. mbi shporta. duke bërë krahasimet e sipërfaqeve. tokëza. Nga eksperimentet.Si e kishte sipërfaqen gjethja e pemës? (të lëmuar) . sepse vizatimet janë të ndryshme. një monedhë ka dalë me ngjyrë të kuqe.Si e kishte sipërfaqen bari? (të ashpër) .Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” botanik”: pasi prekët me dorë objekte e sende të ndryshme. Veprimtaria Nxënësve u është dhënë si detyrë të sjellin sende.sh. Kështu. Prekni me gisht sipërfaqen e saj. blu ose të gjelbër.

lapustila ose akuarele. janë të ushqyeshme etj. por duke errësuar pak ngjyrën aty ku bie hija (e kuqe + kafe) ose duke e zbehur atje ku bie drita (e kuqe e lehtë) do të krijohet vëllim dhe forma tredimensionale e objektit (mollës). në mënyrë që të dallohet sa më mirë forma.Çfarë dini për frutat? (janë të shijshme. banania. shpjegojmë se frutat (si çdo objekt) kanë vëllim dhe formë. Materiale ilustruese: lloje frutash natyrore. si: mollë. rrushi. Në fletë ky vëllim realizohet me anë të ngjyrave. Kështu këshillohen nxënësit të veprojnë edhe për frutat e tjera. . Hapi III. (molla. Të përziejë ngjyrat për t’i dhënë vëllim formës tridimensionale (trepërmasore) të objektit. banane. Të vizatojë një natyrë të qetë me fruta. dardha.Çfarë ngjyre kanë ato? . Vendi duhet të jetë i dukshëm për të gjithë nxënësit.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 15 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Natyrë e qetë me fruta Elemente dhe parime Pikturë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë fruta të llojeve të ndryshme. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. duke i kujtuar të përdorin vijat që kanë mësuar. kanë vitamina. Nxitja Zhvillohet një bisedë e shkurtër me nxënësit rreth llojeve të frutave dhe frutat që parapëlqejnë më shumë. Analiza Organizohet “Turi i galerisë”: punimet vendosen në këndin e klasës dhe më pas diskutohet rreth tyre: 32 .Emërtoni disa lloje frutash. rrush etj. duke i përshkruar nga forma. dardhë. lapsa me ngjyra. Veprimtaria Mësuesi/ja vendos mbi tavolinë disa fruta. Përdorimi i llojit të ngjyrave (lapostila apo penela) lihet sipas dëshirës së nxënësit. Fletore pune. Udhëzohen nxënësit të vizatojnë fruta.) . ngjyra.Çfarë forme ka molla? Po dardha? . Më pas. pamje e vizatime me fruta (natyrë e qetë). Është e domosdoshme që sfondi të jetë i çelët. luleshtrydhja etj. për shembull: molla është e kuqe. Shpjegohet se natyrë e qetë do të thotë objekte në qetësi.Cila frutë ju pëlqen më shumë? Pse? .) Hapi II. ngjyra e objekteve (frutave). lapsa HB.

Të vizatojë forma vezake dhe rrethore me ngjyra. Tregohen në gjerdanin që kemi në dorë. lapsa. pamje bizhuterish (stolish). ngjyrat) Mësuesi/ja shpjegon se format e gjerdanit mund të jenë: rrethore. përshkrimi i frutave. lapustila. 33 . motra. Të shprehë mendime për punën e tij dhe të shokëve. Të ruajë format dhe madhësitë zbukurimeve të gjerdanit gjatë vizatimit.Çfarë keni vizatuar? (një natyrë të qetë me fruta) .Çfarë frutash keni vizatuar? . por edhe duke e prekur atë.Çfarë ngjyrash keni përdor? Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vizatimin dhe ngjyrosjen e natyrës së qetë me fruta. vezake. Integrimi: Abetare. Nxitja Zhvillojmë një bisedë me nxënësit për stolitë. . penel. si elemente zbukurimi që përdoren nga femrat. Shpjegohet fjala bizhuteri: sende zbukurimi.Çfarë ju bën përshtypje te gjerdani? (format. tezja. Materiale ilustruese: modele gjerdanësh. Mësimi 16 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Gjerdani Elemente dhe parime Pikturë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë gjerdanin e mamit me fjalët e tij.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” . akuarele. Format rrumbullake fillojnë të vogla dhe vijnë duke u zmadhuar deri në mes dhe shkojnë përsëri duke u zvogëluar deri në fund. me kënde etj. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Fletore pune. foto. halla) . Në dorë mbajmë një gjerdan dhe ua tregojmë nxënësve jo vetëm duke e parë. Zhvillimi i të folurit. stoli.Çfarë forme ka? Çfarë ngjyre ka? . lapsa me ngjyra.A keni parë ndonjëherë gjerdan? .Kush e përdor? (mami.

zog. si janë ato? 34 . Pasi e vizatojnë me laps. Materiale ilustruese: pamje nga natyra. mësuesi/ja bën 2-3 vizatime në tabelë. fushë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi II.) . sipas formave të gjerdanit që u përmendën. Nxënësit familjarizohen me formën. lapostila ose akuarele... duke i ftuar ata t’i prekin. ngjyrave dhe formave të gjerdanit. vizatimin dhe ngjyrojen e tij. etj. Veprimtaria U paraqesim nxënësve gjerdanë të ndryshëm. mal. Ndërkohë. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për zgjedhjen e modelit të gjerdanit. Peizazhi paraqet pamje nga natyra. Të krijojë një peizazh duke kombinuar elementet e natyrës me imagjinatën.Çfarë ju ka bërë përshtypje në natyrë kur keni dalë shëtitje me prindërit ose kur keni qenë në plazh pranë detit? Kujtoni pak stinët. Hapi III. përmasat dhe ngjyrat e objekteve). Së bashku me nxënësit rikujtojmë njohuritë e marra rreth peizazhit dhe elementeve të tij (perspektiva. pemë. Analiza Punimet vendosen në murin e klasës dhe të gjithë diskutojnë e japin mendimin e tyre rreth vizatimeve. vija e horizontit. diell. Të komentojë pikturën e tij dhe të shokëve me fjalë të thjeshta. e ngjyrosin sipas dëshirës dhe me mjetet që disponojmë. Mësimi 17 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Peizazh nga natyra Orë e lirë Pikturë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë objekte nga natyra.Çfarë dini të vizatoni ju nga natyra? (shtëpi. letër vizatimi. . Vendosen edhe fotot me modelet. Fletore pune. Ndjesia me anë të prekurit dhe të parit përcjell emocion te nxënësit. Nxënësi e zgjedh vetë formën e elementeve të gjerdanit. Ushtrohen nxënësit të vizatojnë gjerdanin. Nxitja. duke krijuar energji për realizimin me saktësi të vizatimit. peizazhe të vizatuara. lapsa me ngjyra. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. vëllimin dhe ngjyrën e gjerdanëve.

letër e bardhë vizatimi. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për fantazinë e përdorur në peizazh. Mjete pune: Fletore pune. Të shprehë mendime rreth punës së tij dhe të shokëve. Ata lihen të lirë t’i zgjedhin vetë elementet e peizazhit që do të vizatojnë.Cilat janë elementet që ke përdorur në peizazhin tënd? . për të pasur sa më shumë sukses në krijimtari. ngjitës. duke u nxitur nga mësuesi/ja. forma e figura të ndryshme për të krijuar një kartolinë.Çfarë ngjyrash ke përdorur në pikturën tënde? Nëse e shikon të favorshme mësuesi/ja mund të flasë pak edhe për vijën e horizontit dhe ta komentojë. letër me ngjyra. Mësuesi/ja vetëm sugjeron. Hapi III. qielli blu. Punimet më të mira vendosen në ekspozitën e klasës. gërshërë etj. dielli mbi male etj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi II. . Përshkrimi i natyrës. Të tregojë siguri në përdorimin e mjeteve të punës. Mësimi 18 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kartolinë për festën e nënës Tematika Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë materiale. duke marrë si shembull ndonjë vizatim nga nxënësit.) Nxënësit ushtrohen të punojnë një peizazh. të cilët do t’i komentojnë ato. në ngjyra. disa pemë në sfond.I ke parë këto objekte në natyrë apo i ke imagjinuar? . Të krijojë me fantazi një model kartoline për nënën. Pas vizatimit nxënësit përdorin ngjyrat që dëshirojnë. Kujtoni mbresat që ju kanë lënë shëtitjet në park ose ditët e pushimeve në plazh. Zhvillimi i të folurit. duke rikujtuar ato që janë thënë në temat e mëparshme për to. lapustila. një flutur mbi lule. Integrimi: Gjuhë shqipe. 35 . Punimet vendosen në murin e klasës dhe vërehen me kujdes nga të gjithë nxënësit. Veprimtaria Paraqesim disa pamje nga natyra dhe vizatojmë në tabelë elemente të peizazhit (mund të jenë: një fushë me lule. Materiale ilustruese: kartolina të llojeve të ndryshme dhe punime nxënësish. Analiza.

Përdorimi i letrës. pika. (mësuesi/ja vizaton një ose disa forma në tabelë). kur kartolinën do ta zbukurojmë me lule.Cili është urimi që i bëni nënës? puthje Realizimi i kuptimit: Imagjinatë e drejtuar Zhvillohet një bisedë me nxënësit: Sot ju vetë do të krijoni një kartolinë për nënën.Çfarë marrim dhe çfarë japim për festa? vizita tortë . vija. 36 . Për mesin e lules pritet një formë e rrumbullakët me ngjyrë tjetër duke e ngjitur në qendër. letra punëdore pritet me gërshërë. Integrimi: Aftësim teknologjik. Gjethet mund të priten nga letra e gjelbër dhe ngjiten në bishtin e lules.) mund të përdoren edhe në faqen e brendshme të kartolinës. Në bazë të këtij modeli nxënësit presin të tjera (zakonisht edhe 4 petale të tjera). zemra etj. zemra etj. por pa e ngarkuar shumë atë.Cili nga ju mund të përmendë disa emra festash? ëmbëlsira . Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e mjeteve dhe formimin e kartolinës. Pastaj vizatojnë me laps një nga petalet e lules. Pastaj. Pasi kemi mbaruar me ngjitjet mund të vazhdohet me zbukurime të tjera. stuhi mendimesh Mësuesi/ja nxit nxënësit të flasin rreth festave. Në fillim kartolinën do ta përgatitim dhe pastaj do ta shkruajmë. gërshërës. Diskutohet rreth ngjyrave dhe estetikës së punimit.. në faqen e brendshme të saj shkruhet urimi: “NËNË.Kur është festa e nënës? . Kujdes! Cepat duhet të puthiten mirë. të cilat i ngjisin në kartonin e palosur. Në fillim nxënësit zgjedhin ngjyrën e lules. të shpërndara rreth e qark lules.Çfarë bëni ju për festën e nënës? Festa drekë e dhurata .A i shkruani kartolinë nënës për ta uruar? shijshme e nënës . Paloseni kartonin në dy pjesë të barabarta. mendimet e të cilëve i shkruan në tabelë: . me lapostil të gjelbër vizatohet bishti i lules. Për ilustrim mësuesi/ja merr një rast. duke i orientuar nxënësit si bëhet. po ashtu edhe rreth urimeve dhe situatës festive të dhënies së kartolinës. Zbukurimet (pika. vija. GËZUAR FESTËN!” Reflektimi: Vëzhgo dhe krahaso Kartolinat vendosen mbi tavolinë të hapura. Detyrë: Bëni një kartolinë për ditëlindjen e babit. Me lapustila mund të vizatohen figura (simbole) të ndryshme. Pasi ka përfunduar zbukurimi i kartolinës. si: yje të vegjël. Të gjithë nxënësit vëzhgojnë kartolinat e njëri-tjetrit dhe shprehin mendimet e tyre. Më pas diskutohet rreth pëlqimeve që kanë nxënësit për zbukurimet që do t’i bëhen kartolinës. ngjitëses etj. Duke iu përmbajtur vijës së vizatuar.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Zhvillimi i mësimit Evokimi: Bisedë.Me çfarë pamjesh e zgjidhni kartolinën? lule . lule të vogla.

Materiale ilustruese: mjete të ndryshme pune sipas profesioneve ose foto të ndryshme. Marrim rastin e nxënësit që ka zgjedhur profesionin e mjekut. kuzhinier polic Pasi janë zgjedhur profesionet. ngjyra druri. 37 . mjek futbollist mësues Fletore pune. vizatime. . Profesione aviator etj.A dëshironi të keni të njëjtin profesion si prindërit tuaj? (po.Ç’profesion ka babi yt? Po mami? Edhe ju kur të rriteni do të keni një profesion. Të përshkruajë profesionin dhe mjetet e punës që përdoren. stuhi mendimesh Njohim nxënësit me temën e mësimit (profesionet) dhe i ftojnë në një bisedë rreth saj: Duhet të dimë se çdo punë që kryhet ka një emër. Realizimi i kuptimit: Imagjinatë e drejtuar Nxënësit do të përqendrohen te profesioni i zgjedhur. . pastela. Ai quhet “profesion”. ngjyra. Ai mund të vizatojë një njeri të veshur me përparëse të bardhë me stetoskopin e varur në qafë (ose duke vizituar një fëmijë). duke shkruar mendimet e nxënësve. Të vizatojë një mjet të profesionit të zgjedhur.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 19 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh? Tematika E lirë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë profesionet dhe të përmendë disa prej tyre.Çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni? Plotësojmë skemën në tabelë. laps HB. lapostila. Të përzgjedhë profesionin që i pëlqen më shumë. duke bërë dhe dallimin midis tyre. jo) . kërkohet përshkrimi i veshjeve dhe mjeteve që përdoren për të punuar. Të gjithë prindërit tuaj e kanë një profesion. I orientojmë ata që me vizatim tëparaqitin kuptimin e një profesioni që iu pëlqen. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Evokimi: Bisedë. letër vizatimi. akuarele etj.

si: pikturë (portret. do të vizatojnë veten të veshur me veshjet që njihen si të profesionit përkatës. vlerësim. kuzhinierë. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për zgjedhjet e profesioneve dhe paraqitja e tyre në vizatim. Nxënësit lihen të lirë të zgjedhin profesionin që dëshirojnë. Integrimi: Gjuhë shqipe. piktura të vetë nxënësve të teknikave të ndryshme.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Ata që kanë dëshirën të bëhen: mësues. Të krahasojë punimin e tij me të shokut. . aktorë etj. Mësimi 20 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Analiza e punimeve Analizë. kolazh etj. që të japin përshtypjen e profesionit. të nxënësve më të rritur. Detyrë: Bëj një vizatim për të treguar një profesion. vizatim (me pastel. Bisedë Kujtojmë se në orën e parë nxënësit janë porositur që të bëjnë nga një punim artistik sipas dëshirës në teknikën e dëshiruar. interpretim Bisedë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të paraqesë punimin e tij përpara klasës. Në vazhdim organizohet një lojë: ngrihet një nxënës para klasës dhe bën imitime me lëvizje të një profesioni dhe shokët duhet ta gjejnë. balerinë. Përshkrimi i profesionit.. ngjyra). Ai që e gjen i pari fiton lojën. Të shpjegojë punën e tij e të shokut si janë përdorur elementet e artit (forma. lapostila). 38 Fletore pune. gjithnjë në varësi të kohës. Materiale ilustruese: piktura të një artisti. Lojë Vendosen punimet në tabelë dhe nxënësit vërejnë me kujdes punimet e secilit. modelim me plastelinë. Reflektimi: Vëzhgo dhe krahaso. akuarel. duke treguar me fjalë të thjeshta teknikën. Kështu mund të vazhdohet me të gjithë nxënësit. peizazh ose natyrë të qetë). Ngjyrat përdoren sipas dëshirës. po ashtu edhe mjetet e punës apo mjedisin e punës. duke shprehur mendimet. proceset dhe mjetet që ka përdorur.

Hapi III. Diskutim . do të bëjmë “lojën . nxënësi del përpara klasës dhe tregon punën. ndërsa nxënësit janë të ulur në bankat e tyre.: “Është peizazh. teknikën që ka përdorur. ndahen në grupe dhe nisin diskutimet rreth llojit të punimeve. pasurimi i fjalorit shprehës nga arti figurativ (ngjyra. Nxënësit shikojnë me vëmendje punimet.P. Loja-problemë Punimet e nxënësve janë vendosur përpara klasës. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për larminë e teknikave të përdorura në punimet e tyre dhe për mënyrën e të analizuarit të një punimi.sh. Zhvillimi i të folurit gjatë përshkrimit të punës. Integrimi: Abetare. Ai flet edhe pse i pëlqen puna e tij. sepse aty mund të ketë disa peizazhe plazhi. Grupi i pikturës vendos punimet para klasës në mënyrë të dukshme. duke prezantuar punimet dhe duke folur rreth tyre. i skulpturave.Për të parë se sa të vëmendshëm ishit dhe sa mirë i vëzhguat punimet e shokëve.analizë Përgëzohen nxënësit për punimet e tyre.problemë”. për motivin nga i cili është frymëzuar. mjetet me të cilat ka punuar. . Flet për emërtimin e pikturës. qielli. por mungojnë njerëzit”. të cilët i grupojnë ato sipas teknikës së punimit: grupi i pikturave. Hapi II. çadra. i kolazheve etj. të cilat do të vendosen në ekspozitën e shkollës. peizazhe). Pasi gjendet punimi dhe autori. Kështu do të veprohet për të gjitha grupet. nga imagjinata ose jeta e përditshme. Çdo nxënës i grupit bën paraqitjen e punës së vet. Tregon edhe pëlqimet e tij për ngjyrat dhe teknikën e punës.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Në këtë mënyrë ora fillon duke vëzhguar punimet e nxënësve. teknika. Jepen detaje të një punimi dhe kërkohet të gjendet autori (emri i nxënësit) dhe punimi të cilit i përkasin ato detaje. shikohet deti. Zgjidhen 2 ose 3 punimet më të bukura. 39 . Nxënësit do të bëjnë krahasimin e punëve të tyre me të shokëve dhe vlerësimin e punimeve më të mira. dielli. U drejtohemi nxënësve: .

. Lihen nxënësit të lirë të punojnë me motivin dhe teknikën që kanë zgjedhur. fishekzjarrët. Ndaj ju mund të zgjidhni objektin që ju pëlqeni dhe vizatojeni atë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 21 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Objektet e mia të preferuara Tematika Pikturë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë objekte të parapëlqyera nga veprimtaria e jetës së tij. Pastaj biseda përqendrohet te jeta e përditshme. Nxënësit përmendin disa prej sendeve të pëlqyera. p. argëtoheni dhe ndieni kënaqësi.). ndërsa djemtë pëlqejnë përveç lodrave edhe sende. lapostila. Të përshkruajë punimin e tij dhe të shokëve me fjalë të thjeshta.Cili objekt na bën të dallohemi se jemi shqiptarë? (flamuri shqiptar) Në këtë rast mund të mund të tregohet edhe një koleksion pullash ose kartolinash dhe t’u shpjegohet se ç’është një koleksion (grumbullim dhe sistemim i gjërave të pëlqyera të një lloji që kanë lidhje mes tyre). topin. pastel. vajzat zakonisht pëlqejnë kukullat. Fletore pune.. si: lapsa. Materiale ilustruese: sende të ndryshme të preferuara (koleksion pullash. me të cilat luani.Cilin objekt lojë pëlqeni më tepër? (topi. si: familja. Veprimtaria Ju. gërshërë etj. veshjet etj.sh. kukulla. letër vizatimi. loja etj.). makina etj.) .) . kaçavida. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. lapsa. Mund të përdorni mjete e materiale të ndryshme. mësimi. cilin objekt pëlqeni? (stilolapsin. ku dhe përse përdoren. nxënës. që ia ka dhuruar gjyshja etj. Bëhet vëzhgimi i objekteve dhe u kërkohet nxënësve që të bëjnë emërtimin e tyre. festat. figurën e flamurit kombëtar etj. Nxitja Nxënësit vendosin sendet e tyre mbi bankë.Cilat objekte ju tërheqin kur jeni në festa? (torta. (Era thotë se ka një shami të bukur të qëndisur në të katër cepat. 40 . litari. na treguat shumë gjëra që i keni për zemër.Kur ju jeni në mësim. Të përdorë materiale të ndryshme për të bërë një krijim për objektin e tij të parapëlqyer. si: çelësa.) . ngjyra. pazëllat etj. pse u pëlqejnë dhe i veçojnë nga sendet e tjera etj. librin etj. Hapi II. plastelinë. letër. ngjyra.

Diskutim Pasi mbarojnë. Bisedë Mësuesi/ja zhvillon një bisedë të hapur me nxënësit. . Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për shfrytëzimin e materialeve të ndryshme për të realizuar objektin e parapëlqyer dhe për prezantimin e punimit me anë të të folurit. Integrimi: Abetare: Zhvillimi i të folurit. vendosjen dhe zbukurimin e ndërtesave apo të veprave të tjera. Diskutime Shpjegojmë se arkitektura ka të bëjë me ndërtimin. Mësimi 22 Tema: Zbukurimet në arkitekturën e qytetit / fshatit tim Linja: Teknika: Objektivat: Histori dhe kulturë Bisedë. Punimet vendosen në dosjen e secilit. Materiale ilustruese: Ilustrime nga vepra të ndryshme arti.A janë të gjitha ndërtesat njësoj? . përshkrimi i objekteve. vëzhgim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë format e artit shqiptar në vende e mjedise të ndryshme.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi III. duke i bërë sa më pjesëmarrës në bisedë. .A i dalloni shkollat nga ndërtesat e banimit? Nga se? Hapi II. Të shprehë me fjalë të thjeshta mendimin e tij për zbukurimet në arkitekturën e qytetit / fshatit ku banon. pamje e foto nga qyteti. Analizë .A ju kanë bërë përshtypje disa nga ndërtesat e qendrës së qytetit janë më të zbukuruara se të tjerat? E dini për se shërbejnë ato? . Mësuesi/ja vendos në tabelë pamjet dhe fotot nga mjedise të ndryshme nga krahina ku 41 Fletore pune.Cilat ndërtesa ju bëjnë përshtypje nga mënyra e ndërtimit të tyre? Pse? .A ju duket i bukur qyteti juaj? Pse? . pasurimi i fjalorit. nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë punimet dhe t`i tregojnë njëritjetrit për objektet e dashura. çfarë ka të veçantë ai etj. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I.Cilat mjedise ju pëlqejnë më shumë? . Pyeten nxënësit për materialet e përdorura. juve të gjithëve ju ka rastisur që të shikoni mjediset e qytetit kur keni dalë shëtitje me prindërit. emërtimin e objektit dhe pse i pëlqen. Të dashur nxënës. Të dallojë anën artistike të arkitekturës e të mjedisit rrethues.

dyqane. Hapi III. Aftësitë për të shprehur lirshëm.Si quhet lagja jote? Ku banon ti? . duke ndihmuar kështu nxënësit të sjellin ndërmend mjediset e qytetit / fshatit të tyre. Materiale ilustruese: Vëzhgimi i formave të jashtme të ndërtesave të vjetra e të reja. . Pallatet e larta dhe të bukura të lyera me ngjyra. E veçanta qëndron në arkitekturën e ndërtimit në forma të ndryshme.E dini ku ndodhet qendra e qytetit? . Më pas tregohen pamje nga ndërtesat e reja. Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë për të dalluar zbukurimet në arkitekturën e qytetit. gjithashtu dhe te ballkonet e zbukuruara. Qyteti im. zhvillimi të folurit. Aty vërehet forma e ndërtesave njëkatëshe ose dykatëshe.Cili prej jush banon aty afër? 42 . .krahasime Në sajë të pamjeve që u shfaqën dhe përvojës së tyre. Në fillim bisedohet rreth pamjeve të shtëpive të vjetra të qytetit / fshatit. Zhvillimi i mësimit Hapi I.Çfarë forme ka banesa ku jeton ti? Pse të pëlqen? . nxënësit nxiten që të japin mendimin për arkitekturën e qytetit të tyre. me çati dhe me mur rrethues e porta të mëdha. Integrimi: Abetare. stadiume. Të dallojë anën artistike të formave të jashtme të ndërtesave. Të përshkruajë duke i krahasuar ndërtesat e vjetra me të rejat.Cila pjesë e qytetit/fshtatit tuaj ju pëlqen më shumë? (qendra. . ngjyrat. Njohja Njohim nxënësit me përmbajtjen e ekskursionit dhe rrugën që do të përshkojmë: Sot do të bëjmë një vizitë në qendrën e qytetit tonë. Nxënësit tregojnë edhe për lagjen a rrugën e tyre. Edukatë qytetare. të cilat i japin bukuri të veçantë pallatit. lagja ku banon) Nxiten nxënësit të tregojnë për pallate të larta.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” ata jetojnë. Mendime . për shkolla e institucione të tjera me rëndësi: spitale.Çfarë e bën atë të veçantë nga banesat e tjera? (forma. Mësimi 23 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Vizitë në qendër të qytetit Histori e kulturë Eskursion Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë disa ndërtesa në qendrën e qytetit / fshatit. vendi ku është ndërtuar) Nxënësit shprehin mendimet me një gjuhë të thjeshtë.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vëzhgimin dhe përshkrimin e objekteve të qytetit. varet nga koha. lagja ime. Hapi II. . Tani do të shikojmë Muzeun Historik Kombëtar. Edukatë qytetare. emërtimin e tyre.Çfarë të veçantash kanë ndërtesat e ministrive nga ndërtesat e tjera? (forma. Gjirokastër. nxënësit flasin. me çati me rrasa guri (në Veri). (Në rastin kur eskursioni bëhet në qendër të Tiranës: Përballë jush ndodhet “Pallati i Kulturës”. Ai duket gjigant dhe brenda tij ka sende dhe objekte të ndryshme. Afrohuni dhe shikoni me kujdes zbukurimet e mureve të jashtme të tyre. çfarë ju bëri më shumë përshtypje? Krahasoni çatitë e këtyre dy objekteve. Korçë etj. duke bërë kështu edhe krahasimet për të treguar veçoritë arkitekturore të këtyre qyteteve (p. Shkodër. dekorimet e mureve) .I vutë re muret e “Xhamisë”? Si ishin lyer ato? Po te “Sahati”. me mur të trashë. Bisedë Në orën e mëparshme mësuesi/ja ju tregoi disa pamje nga qyteti/fshati dhe sot ju po i shikoni ato vetë. Qyteti im. Djathtas është “Sahati” dhe “Xhamia”. ngjyra. dritaret.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Do të vëzhgojmë formën e jashtme të disa ndërtesave që ndodhen në qendër të qytetit. Në qendër të qytetit ju shikoni dhe Monumentin e Heroit Kombëtar. madhësia.) Hapi III. shkallët e mëdha etj. të mos pengojnë kalimtarët e tjerë e të mos i largohen njëri-tjetrit. janë të ulëta (por mund të jenë edhe të larta në disa zona). aty ku shqiptarët mbajnë kursimet e tyre. pasurimi i fjalorit.Cila nga këto të dyja ka më shumë punë artistike në format e saj? . Diskutim Pas vëzhgimit nga afër të objekteve arkitekturore të qendrës së qytetit. Kur flasim për arkitekturën e ndërtesave në fshat duhet të kemi parasysh pamjen e ndërtesave të vjetra dhe të reja. Shënim: Këtu jepet një shembull. Më tej shikoni ndërtesat e ministrive dhe të Bashkisë së Tiranës. sjellje qytetare. por ora e mësimit do zhvillohet mbi bazën e banimit të nxënësve.Cila ndërtesë ju duk më e bukur ose më e veçantë? Pse? . që flasin për historinë e lashtë të popullit tonë. dallimin e ndërtesave. Integrimi: Abetare. Berat. Shtëpitë e reja (njëkatëshe ose dykatëshe) zakonisht ndër43 . duke bërë krahasime (këtë mund ta realizojë nëpërmjet figurave të Fletores së punës ose fotove apo kartolinave që tregojnë objekte të rëndësishme arkitekturore të disa prej qyteteve tona më me traditë. Biseda mund të vazhdojë edhe për shumë gjëra të tjera. Gjatë rrugës pamë ndërtesa të vjetra dhe të reja. Pranë ndodhet Banka e Shqipërisë. Porositen nxënësit që rrugës të ecin të kapur përdore. dyert. duke i emërtuar ato. Ato kanë një formë të veçantë të mureve. ndërsa tani jemi në qendër të qytetit. muret. Nxënësit ecin drejt ndërtesës së Universitetit të Tiranës.sh. Këtu shfaqen koncerte të ndryshme artistike. të sillen mirë. Për këtë mësuesi/ja i del për detyrë që t’i njohë më parë nxënësit me arkitekturën e vendit ku jeton dhe më pas të sjellë shembuj nga qytete të mëdha.Ç’pamje kishin shtëpitë e vjetra në krahasim me të rejat? . dy e nga dy. Vërejnë me kujdes formën e tij. Zhvillimi i të folurit.). Skënderbeut. Karakteristikë e ndërtesave të vjetra është ndërtimi me gurë. dritareve e dyerve.

Abdurahim Buza Analizë. me shkallë të mbuluara nga jashtë. mure të zbukuruara me detaje të ndryshme. pallate kulture.Cilat janë mjetet me të cilat punon piktori? . por që tregojnë se janë ndërtuar nga duar mjeshtërore e që janë perfeksionuar ndër vite. . Materiale ilustruese: piktura përkatëse në përmasa të zmadhuara. Spikatin modelet e ndërtesave me çardak etj.) ndryshon nga shtëpitë e banimit. duke përbërë kështu një tërësi arkitekturore. Çdo element është i zbukuruar. mund të jenë të skalitura me forma të ndryshme (dekorative) të punuara me dru.Emërtoni disa profesione. interpretim Bisedë e ilustruar Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalët e tij tablonë “Lojërat popullore”. ngjyrat. dritare me harqe. Ndërtesat e vjetra janë të ulëta. të suvatuara.Cili prej jush ka dëshirë të bëhet piktor kur të rritet? . të ndërtuara me gurë ose tulla. lapsa. Ndërsa shtëpitë e reja janë pallate shumëkatëshe me modele dhe arkitekturë të shumëllojshme. letër vizatimi. . Këto elemente janë të ndryshme në krahina të ndryshme. dhe në fshat. lapostila.Çfarë pune bën piktori? . Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. vlerësim. ministri. mjetet me të cilat është realizuar piktura. shkolla. arkitektura e ndërtesave që janë institucione pune (zyra. 44 Fletore pune. Modelet e shtëpive me ballkone. Bisedë Zhvillohet një bisedë për të njohur nxënësit me temën e mësimit. format.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” tohen me tulla. Si në qytet. kopshte etj. . Ato janë pjesë e traditës dhe kulturës shqiptare.A keni piktura në shtëpi? Cili piktor i ka bërë? Sot do të flasim rreth tablosë me titull “Lojërat popullore” të piktorit shqiptar Abdurrahim Buza. porta me avlli etj. Ato zakonisht janë më të larta e më të zbukuruara se shtëpitë. çati me tjegulla me forma të ndryshme. Të vizatojë objekte që japin formën e lëvizjes në përmasa të zmadhuara. Të përcaktojë teknikën.Ku punon piktori? (në studio) .Ç’ju kujton fjala profesion? . Mësimi 24 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: “Lojërat popullore” . Kanë dyer të gdhendura. Edhe në qytete ka ndërtesa të reja dhe të vjetra.

Çfarë shikoni? U kërkojmë të përqendrojnë vëmendjen te tabloja dhe të flasin ashtu si e ndiejnë. penela) Pas përgjigjeve të nxënësve (të cilët mësuesi/ja i ndihmon për detajet e veshjeve kur nuk i njohin).Analiza Tregojmë (në përmasa të zmadhuara) tablonë “Lojërat popullore”. Aty përfshihen modelet e lojërave popullore të të gjitha krahinave të Shqipërisë.Ku i shikoni ngjyrat e ngrohta? Po ngjyrat e ftohta? . proceset. të cilën e kemi vendosur në tabelë përpara nxënësve. duke ushtruar lojëra të ndryshme popullore.Cilat janë objektet që lëvizin? (njeriu.Çfarë mjetesh? (pikturë.Çfarë kanë veshur në këmbë valltarët? Çfarë forme kanë këpucët dhe si quhen? . ngjyra vaji. Këta njerëz janë burra. format. te jeleku dhe përparëset) Shikoni me kujdes. . zogu. makina. insektet. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të folurit rreth tablosë dhe për paraqitjen e lëvizjes me vizatim.A mund të emërtojmë disa prej lojërave? . Ata mund të shprehen: Ne shikojmë disa njerëz të veshur me kostume popullore. ku secili tregon punën e tij.) Nxënësit lihen të lirë të bëjë një vizatim skicë shumë të thjeshtë. Jo) .Çfarë teknike ka përdorur piktori? Çfarë ngjyrash? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi II. teknikat. . Flitet pastaj edhe për ngjyrat. Intepretim .A keni dëshirë të imitoni piktorin? Atëherë zgjidhni njërën prej figurave të tablosë dhe vizatojeni atë ose çfarëdolloj figure tjetër që jep kuptimin e lëvizjes.Po te kostumi i vajzave? (te shamia. Po të grave? . Vëreni me kujdes. 45 . Pa bërë asnjë shpjegim pyesim nxënësit: . kafshët.Çfarë ngjyrash ka përdorur piktori për të pikturuar kostumet popullore të burrave.Çfarë ngjyre ka sfondi? (e gjelbër e errët) .A dini ju të luani ndonjërën prej lojërave që shikoni në tablo? (Po. Zhvillimi i të folurit me fjalor të thjeshtë artistik. gra dhe fëmijë.Në cilën pjesë të kostumit të burrave ka përdorur ngjyrën e kuqe? (vetëm te brezi) . . Integrimi: Abetare. mësuesi/ja bën përmbledhjen e mendimeve: Në tablo paraqiten figura njerëzish në lëvizje. Diskutime . biçikleta etj. gjë që piktori e shpreh edhe në llojet e kostumeve. Më fund të orës diskutohet rreth skicave të nxënësve.Çfarë ngjyre quhet ajo? (e ftohtë) . Hapi III. të cilat u përmendën edhe më lart.

më i shëndoshë. më pas gjymtyrët. Të paraqesë me vizatim ose modelim familjen e tij. laps HB.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 25 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Familja ime . Zhvillimi i mësimit Hapi I. Duke marrë për bazë dëshirën e nxënësve për teknikën që do të përdoren. ngjyra etj. në plazh etj. duke paraqitur një moment të veçantë të jetës në familje. Grupi i parë. motra. karton etj. babi. në një festë. si: në shëtitje. spatul. b) plastelinë.Cili është më i gjatë ju apo motra (vëllai)? . 46 .) . figura njerëzish lodër. vëllai) Përshkruhen të gjithë pjesëtarët e familjes nga nxënësi. bëhet vizatimi në tabelë. i vogël. më i gjatë se. në piknik. Me majën e lapsit do të modelohen tiparet e fytyrës etj. gomë. më i dobët etj. fletë vizatimi. më i shkurtër se etj. Jepen disa udhëzime në tabelë për të vizatuar trupin e njeriut. Mjete pune: a) Fletore pune. që do të përdorë teknikën e pikturës. Veprimtaria Mësuesi/ja udhëzon secilin grup për punën që do të kryejë. .Cilët janë pjesëtarët e familjes sate? (unë. Mund të fillohet nga koka. Biseda zhvillohet e përbashkët.Po më i (e) shëndoshë? (Përdoren fjalët më i gjatë. vizore.grupi i parë. Nxitja Bëhet kontrolli i mjeteve të punës.Çfarë ju pëlqen të bëni kur jeni të gjithë bashkë? Hapi II. . duke përdorur konceptet: i madh. Nxënësi i vendos figurat ashtu si do. Të shprehë mendime për punën e tij dhe të shokëve. Figurat e modeluara vendosen mbi një fletë kartoni. grupohen nxënësit në dy grupe: . Çfarë forme ka ajo? Pastaj modelohet trupi dhe. më i shkurtër. për të cilat nxënësit janë poorsitur orën e kaluar. Me anë të plastelinës ata do të modelojnë trupin e njeriut (pjesëtarët e familjes).A luani ju së bashku? A dilni shëtitje me prindërit? . Secili ka sjellë mjetet e tij të preferuara për realizimin e temës. do të modelojë me plastelinë. Grupi i dytë do të punojë në skulpturë. duhet të ketë parasysh se figura në fillim duhet të vizatohet.përmasat Elemente dhe parime Pikturë ose skulpturë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë pjesëtarët e familjes. . pastaj ngjyroset sipas dëshirës. mami.grupi i dytë. në udhëtim. Materiale ilustruese: pamje e foto të pjesëtarëve të familjes. do të punojë me ngjyra në fletë vizatimi.

. Mësimi 26 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Maska (ora I) Histori dhe kulturë Kolazh. Integrimi: Abetare. gërshërë etj.Ku i keni parë këto figura? Cila është veshja e tyre? . Të përzgjedhë maskën e personazhit që do të imitojë. Zgjidhni modelin tuaj. vinovil. vëllanë. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për aftësinë e shprehjes së ndjenjave për familjen dhe mënyra e punimit të përmasave. Materiale ilustruese: pamje e foto të festave me maska.Në cilën teknikë ke punuar? (më pëlqen plastelina) Po ti? (më pëlqejnë ngjyrat) Vlerësohen punimet e nxënësve. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. .Çfarë ke modeluar ti? (pjesëtarët e familjes sime) .Çfarë vendosin njerëzit në fytyrë? Si bëhen maskat? Pse përdoret maska? . . babanë. Analiza Punimet e nxënësve të grupit të skulpturës vendosen mbi tavolinë. tekstile. . Aktorët maskohen si kafshët. Zhvillimi i të folurit. Ndërkohë në tabelë kemi vendosur disa pamje nga festat me maska. penela.A dëshironi dhe ju të bëni një maskë? Maskat përdoren edhe në Teatrin e Kukullave. maska ilustruese. ndërsa pikturat në tabelë.A keni paraqitur ndonjë moment kur keni qenë të gjithë bashkë? . aftësitë komunikuese. Edukatë shoqërore. Nxënësit nxiten që të flasin rreth punimeve të tyre dhe të shokëve. Bisedë Zhvillojmë një bisedë rreth temës.Çfarë ke vizatuar ti? (veten. pikturë. pamje me personazhe përrallash.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi III. letër.Çfarë shikoni në këto pamje? .Në cilin qytet të vendit tonë zhvillohet Festa e karnavaleve? . . Vendosni mbi bankë mjetet e punës. karton me ngjyrë. motrën) .Cili është ai çast? (ditëlindja ime). lapsa. 47 Fletore pune. Të përdorë letrën për të krijuar formën artistike të maskës. Unë dhe familja ime. vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një festë me maska ose një përrallë duke parë foto e pamje të ndryshme. mamin.

• Pasi bëhet ngjyrosja kartoni lihet të thahet. • U jepet formë pjesëve anësore të maskës. e gojës. Secili nga nxënësit përcakton sipas dëshirës maskën e tij (luan. goja. duke ndjekur pjesët e vijëzuara.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi II.A ka mustaqe lepurushi? Ku? Çfarë mund të përdorim për to? (fije) Kalohet te forma e syve. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Vëzhgohen punimet. diskutohet dhe shfaqen mendime rreth tyre për të bërë ndonjë korrigjim të vizatimit. Mësimi 27 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Maska (ora II) Histori dhe kulturë Kolazh. duke mirëpritur sugjerimet e nxënësve. të prerjes dhe ngjyrosjes. do të përdorim gërshërët për të prerë formën. tekstile. pastel apo akuarele). shtrigë etj. 48 Fletore pune. Nxitja Vendoset mbi bankë maska e përgatitur orën e mëparshme. bëjmë ngjyrosjen e maskës me ngjyrat që kemi menduar (lapostila. sot do të punoni me tekstile e sende të ndryshme për t’i dhënë pamjen e duhur: . Të përdorë letër ose tekstile të ndryshme për zbukurimin e maskës. Të imitojë një personazh karnavalesh. për të bërë maskën e lepurushit do të veprojmë në këtë mënyrë: • Vendosim letrën ose kartonin e bardhë mbi bankë. . Hapi III. Bisedohet me nxënësit rreth figurës në maskë. gërshërë. Figura nuk është përfunduar. hundë të vogël. Të shprehë mendime dhe vlerësim për punën e vet dhe të shokëve. • Me laps të zi vizatojmë fytyrën e lepurushit. pikturë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të punojë në mënyrë artistike një maskë.. • Pas skicimit. lepurush. Për shembull. Mësuesi/ja udhëzon hap pas hapi krijimin e maskës. 2 veshë të gjatë. Mësuesi/ja i ndihmon nxënësit në prerjet e pjesëve të vështira. Forma e kokës pak vezake. sende të ndryshme. Tregohen si shembull punët më të mira. Punët vendosen në dosjen e secilit. hunda.). Vërehen me kujdes dhe rregullohet ndonjë gabim. Materiale ilustruese: pamje ku demonstrohen maskat. vinovil. si: sytë. e veshëve etj. sy të rrumbullakët dhe gojë të hapur me dy dhëmbë të mëdhenj e të stërgjatë dhe mustaqet.

duke i ngjitur ato në të dyja anët e hundës. plastelinë. dhëmbët etj. ngjyra të ndryshme. thikë ose pirun plastik. Përdoren ngjyrat për të kufizuar formën e syve. çfarë materialesh përdorën. Vendosen mjetet e punës mbi bankë dhe mësuesi/ja bën një koment të vogël për të gjitha mjetet dhe përdorimin e tyre. Pyeten nxënësit: . kunja druri. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I.A keni dëshirë edhe ju të bëni një stampë? 49 . Materiale ilustruese: mjete të ndryshme stampimi. modele të bëra me stampë. vazhdohet me gojën. Hapi III. pse u pëlqen maska e tyre. Te veshët ngjiten disa fije të bardha nga brenda. Imitohen personazhet e përrallave. te mjekra. Veprimtaria Priten me gërshërë disa fije të zeza në gjatësi të barabartë për të bërë mustaqet e lepurushit. lapsa. të hundës dhe gojës së hapur. Nxënësit shpjegojnë se si i punuan ata maskat. Integrimi: Abetare: Imitimi i kafshëve. procese. Zgjiedhen disa nxënës (3-4) në juri të cilët vlerësojnë maskat dhe japin çmime për maskat që janë punuar më bukur. Po kështu. U tregohen nxënësve mjetet e stampimit: patate. pritet forma vezake e syve. Mësimi 28 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Krijimi i stampave të thjeshta Baza materiale. Analiza Nxënësit vendosin maskat e bëra vetë në fytyrën e tyre dhe bëjnë “festën me maska” në klasë. Nxitja Mësuesi/ja prezanton temën e mësimit. teknika Stampim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë mjete të ndryshme për të bërë një stampë të thjeshtë. plastelinë të përgatitur dhe modele figurash me stampim.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi II. patate. Pastaj. hundën. Vlerësim: Vlerësohen për punimin e maskës dhe përdorimin e materialeve të ndryshme. Fletore pune. Të krijojë një stampë me plastelinë. Në fund vendoset llastiku për të mbajtur të puthitur maskën në kokë.

Nxënësi lihet i lirë që të krijojë modele sipas dëshirës. Me të stampojmë në letër.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi II. Të gjithë e dimë formën e flamurit dhe pjesët e tij përbërëse bishti dhe forma katrore ose trekëndore. lule. hiqni pjesët e tepërta të sfondit. Veprimtaria Sot do të mësojmë se si bëhet një stampë e thjeshtë me plastelinë dhe me patate. Pasi sigurohemi që punën e kemi kryer mirë. duke lënë vetëm figurën.Mbi njërën faqe vizatoni me kunja druri ose me majën e lapsit formën e flamurit. aftësia për të krijuar me to. Ledia bëri vjeshtën me gjethet që bien. .sh. yll. përdorim tempera ose akuarele (i hedhim në një enë) dhe e ngjyejmë në to stampën. hënë etj.Merrni plastelinën dhe i jepini formën e kubit. por pa e prekur flamurin. Xhesi. duke përdorur stampën me ngjyra të ndryshme mund të realizohet një krijim artistik. P.Pastaj. Nxënësi është i lirë të zgjedhë vetë formën e stampës që do të bëjë me pataten. Kështu mund të veprojmë edhe me stampën me pataten. diell. Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë e nxënësve për të krijuar mjete stampimi dhe për realizimin e figuracioneve të ndryshme me stampë. gjethe. Hapi III. Interpretimi Me anë të stampave të krijuara nxënësi punon i pavarur për të krijuar një punë artistike me stampa. e cila mund të jetë: zemër. Integrimi: Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve: plastelinë. Përgëzohen nxënësit për punën e kryer. me anë të thikës ose pirunit. Secili flet për mënyrën e krijimit me stampë. kunja. flutur. me anë të flamurëve me ngjyra të ndryshme krijoi një stadium ku luhen lojëra sportive. Veprojmë së bashku. për shembull mund të bëjmë stampën e flamurit (flamur festash me formë katrore dhe trekëndore). Zgjidhni figurat që dëshironi. Pra. me anë të stampave të lules dhe fluturës bëri një lulishte të vogël me shumë lule dhe flutura. 50 . Ana bëri një natë me hënë dhe yje. Tedi bëri peshqit në det. Ajo pritet në dy pjesë vizatohet figura dhe gdhendet me thikë.: Mikeli. . . letër.

pemët. Hapi I. lapustila. procese.. ngjyrat e ftohta e të ngrohta.) . penel.Emërtoni disa lloje vijash që shikoni aty. ku kontrasti të jetë i dukshëm. Të analizojë një pikturë duke përmendur teknikën. Materiale ilustruese: Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Fletore pune. Analizë e veprës Vepra vendoset përballë nxënësve në format të zmadhuar (kopje me kompjuter.) . . kontrastin. dritat e shtëpisë etj. harkore. vijat. (rrethore. ngjyra e verdhë etj. kontrastin. 51 . Bisedë Njihen nxënësit me temën e mësimit dhe veprën e piktorit rreth së cilës do të bisedohet.Ku është përdorur ngjyra e verdhë? (te yjet. Vepra përkatëse ose diçka tjetër ku paraqitet kontrasti. yjet.Kur e shikoni këtë pikturë. hapësirën etj.A ka përdorur vija piktori? (po) . me ngjyra).Çfarë ju pëlqen më shumë te kjo vepër? Mësuesi/ja bën përmbledhjen e mendimeve të nxënësve për veprën. Punime të nxënësve më të rritur ose pamje e foto.Çfarë tregon ngjyra blu? (qiellin) . hapësirën etj.) .Çfarë dallojmë në një vepër arti? (teknikën.) .. duke i saktësuar ato e duke theksuar kontrastin e ngjyrave (blu me të verdhë).Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 29 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Nata me yje – Vinsent van Gog Baza materiale.) Hapi II.Cilat janë ngjyrat e ftohta që ka përdorur piktori në tablo? Po ngjyrat e ngrohta? . hëna. e lakuar. ngjyra blu. formën. teknika Bisedë e ilustruar (kontrasti në pikturë) Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalë të thjeshta një vepër arti. ngjyrat. format.Çfarë teknike ka përdorur piktori? (pikturë) . Të imitojë piktorin për të bërë një krijim me ngjyra e stampa. (Në Fletoren e punës nxënësit vërejnë me kujdes pikturën “Nata me hënë” e Van Gogut.Çfarë objektesh të tjera shikoni në pikturë? (malet. Kjo që paraqitet në figurë është Nata me yje e piktorit Vinsent Van Gog. çfarë ju bën më shumë përshtypje? (hëna. akuarel. ndërtesa me forma të ndryshme etj. Për t’i kujtuar pyesim: .) Lihen nxënësit të vëzhgojnë në heshtje pikturën dhe të shprehin mendimet e tyre. stampa.

lodra. modele të punuara me grafikë. Mësimi 30 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kafshët Lidhjet ndërlëndore Grafikë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një kafshë që njeh. Kërkohet që të shprehet me fjalor arti si: kontrasti në krijimin tim ka dalë më i theksuar. hënën) Ngjyrosim me ngjyrën blu fletën e vizatimit dhe e lëmë të thahet. figura kafshësh. Integrimi: Aftësim teknologjik: Përdorimi i letrës. Të krahasojë për vizatimin e tij dhe të shokëve duke dhënë pëlqimin e tij. të cilin e ngjyrosëm pak më parë. .Pse quhen kështu? 52 . stampës.Ku jetojnë kafshët e buta? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi III.Çfarë do të ngjyrosim me ngjyrën blu? (qielli) . Lihen nxënësit të lirë që të përdorin mjete e forma të ndryshme. Pastaj i presim me gërshërë dhe i ngjisim në qiellin blu të errët. Me laps (ose me stampë) vizatojmë yjet dhe hënën në fletën e punëdores me ngjyrë të verdhë. Mësuesi/ja fton nxënësit në një bisedë të këndshme rreth kafshëve. Mjete pune: Fletore pune. gërshërës. Interpretim .Çfarë dini për kafshët? . Materiale ilustruese: pamje.Ku jetojnë kafshët e egra? .A keni dëshirë të imitoni piktorin? (po) . Më pas nxënësit diskutojnë rreth punimeve. Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë shprehëse me gjuhën e artit dhe shkathtësia dhe dëshira për të realizuar një krijim duke pasur si motiv shembullin e piktorëve të mëdhenj. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Të vizatojë figurën e një kafshe me teknikën e grafikës.Po me ngjyrë të verdhë ose të bardhë? (yjet. laps HB. Me anë të pikave me lapostila mund të krijojmë dritën që shpërndahet rreth yjeve dhe hënës.

Gjithashtu. për të vizatuar gëzofin e kafshëve duhet të përdorin llojin e vijave ose të pikave që kanë mësuar më parë. Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë e nxënësve për përdorimin e teknikës së grafikës dhe elementet e saj: theksi. Hapi III. .A keni dëshirë të vizatoni kafshën që pëlqeni më shumë? Për të vizatuar një kafshë sot do të përdorim teknikën e grafikës. Këshillohen nxënësit që vizatimi të mos jetë në përmasa shumë të vogla. Punimet vendosen në dosjen e secilit. e që mund të shërbejnë si modele. Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit të zgjedhin kafshën që u pëlqen. .Çfarë teknike ke përdorur? (grafikë) Pse të pëlqen? Kështu mund të pyeten të gjithë nxënësit. ariu. Vizatimet vërehen nga nxënësit dhe lihen të lirë të bisedojnë për to. Lodrat e pelushit që janë pak më të mëdha vihen para klasës. 53 . në mënyrë të dukshme për të gjithë. por mund të shfrytëzojnë edhe imagjinatën e tyre. Kujtohen nxënësit që të vendosin theksin me anë të vijave ose edhe me dritëhije te sytë. vendosim nxënësit në punë për të vizatuar me laps. dhelpra. “bardhezi”. duke theksuar të veçantat që e dallojnë atë nga të tjerat. duke dhënë mendimet e tyre. qengji etj. fotot ose kafshët-lodra që kanë marrë me vete dhe që i kanë mbi bankë. Vizatimi bëhet vetëm me laps të zi. Pasi përshkruhet kafsha nga ana fizike.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Shkruhen në tabelë disa emra kafshësh që thuhen nga nxënësit: ujku. Këshillohen nxënësit që. . . hunda.Përmendni emrat e disa kafshëve që janë personazhe përrallash.Cila është kafsha që ke vizatuar ti Kristi? . por mesatare. te këmbët. Hapi II.Çfarë di ti për të? Si i ka sytë? Veshët? Bishtin? etj. vijat etj. Gjatë punës nxënësit mbështeten te figurat. që do të thotë të punosh vetëm me laps. pra. ketri. vijat e gëzofit etj. lopa. nxënësit pyeten për të dhënë pëlqimin e tyre për vizatimet më të mira. veshët. Ato vendosen në ekspozitën e klasës. Analiza Të gjithë nxënësit vendosin vizatimet e tyre në këndin e klasës.

Si ushqehet? A dini ndonjë përrallë për merimangat? Hapi II. laps. 54 . ngjyra. Nxitja Nxënësit janë porositur të sjellin figura ose merimangë-lodër. Veprimtaria Ne sot do të punojmë merimangën dhe rrjetën e saj. duke shpjeguar format e trupit të merimangës. Thamë se merimangat mund të jenë të zeza. gri ose kafe e errët. Mësuesi/ja bën vizatimin në tabelë. Materiale ilustruese: foto. Të krijojë me letër punëdore merimangën. Mbi letrën e punëdores (të zezë. Mjete pune: Fletore pune. pasi është biseduar me nxënësit rreth modelit të krijuar. Forma e kokës së merimangës është pak a shumë e rrumbullakët. ndërsa trupi në formë vezake. Kështu nis biseda me nxënësit. Mësuesi/ja vendos pamjet në tabelë ose e vizaton atë. të bardha. duke bërë krahasime. gri. Analizë Format e prera të merimangës vendosen në dosje. së bashku me fletën e vizatimit. kafe) vizatojmë merimangën. Këshillohen nxënësit që të punojnë me kujdes me gërshërët. Të vlerësojë punën e tij dhe të shokut.Si e kanë trupin to? Sa këmbë kanë? . vinovil. gërshërë. pastaj e vizaton në letër dhe bën prerjet që nxënësit të shikojnë dhe ta kuptojnë më mirë. Zhvillimi i mësimit Hapi I.Si e thurin rrjetën? Ç’formë ka ajo? . këmbët janë të holla. në televizor. Hapi III. pamje të ndryshme. merimangë-lodër.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 31 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Merimanga dhe rrjeta (ora I) Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë merimangën duke e parë në figurë.Çfarë ngjyre e ka trupin merimanga? . në përralla. në natyrë) . letër vizatimi.A keni parë merimanga? Ku? (në revista. Punimi: “Merimanga në rrjetë” do të përfundohet orën e dytë. . letër punëdore.

që i presin vijat (rrezet). Hapi III. Nxiten nxënësit të flasin për rrjetën e saj. Hapi II. Veprimtaria Nxënësit nisin vizatimin mbi fletën e bardhë me laps të zi. e thyer) . Fletore pune. duke bërë krahasime dhe vlerësime. me anë të vinovilit. gërshërë etj. Të flasë për punimet.Çfarë vijash përdorët për të vizatuar rrjetën? (e drejtë. vinovil. . 55 . Pasi kemi vizatuar me laps rrjetën. marrim lapostilën me ngjyrë gri. fleta e vizatimit dhe mbi të. Analiza Punimet e nxënësve vendosen në murin e klasës dhe soditen me vëmendje nga të gjithë nxënësit.Cila punë ju pëlqen më shumë? Pse? . Materiale ilustruese: foto të merimangës në rrjetë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 32 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Merimanga në rrjetë (ora II) Lidhjet ndërlëndore Aplikacion Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vizatojë me anë të vijave rrjetën e merimangës. Bisedohet rreth tyre. duke ardhur rreth e qark nga qendra. Nga kjo pikë hiqen disa vija të tjera si rreze. Pastaj. lapostila. Nxitja Vendosen mbi bankë mjetet e punës. Mund të ngjiten edhe dy merimanga me ngjyra të ndryshme ose edhe ndonjë insekt tjetër që merimanga përdor si ushqim. Diskutohet dhe jepen mendime për punët e secilit. kafe ose të zezë dhe e kalojmë mbi vijat e lapsit. Korrigjohet ndonjë gabim që është bërë në prerjen e formës së merimangës. forma e prerë e merimangës. Dikush nga nxënësit mund të ngrihet dhe me ndihmën e mësuesit/es vizaton në tabelë rrjetën e merimangës që mund të ketë parë. ngjisim merimangën në pozicionin që e duam. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I.Çfarë mjetesh përdorët për të realizuar këtë krijim? Përzgjidhen krijimet më të mira. Caktohet një pikë në mes të fletës. Pastaj. në skaje. Të përdorë vinovilin për të ngjitur formën e prerë të merimangës mbi rrjetë. vizatohen vija të tjera.

. për të krijuar pushin e lëkurës së saj. degë peme (sfondi sipas dëshirës) me anë të vinovilit vizatohet rrjeta e merimangës. U tregojmë nxënësve një pazëll (lojë formuese me figura). Integrimi: Aftësim teknologjik: Përdorimi i letrës. Nxitja Nxitim bisedën me nxënësit. duke e emërtuar dhe të flasë për të. Për mësuesit që janë të pasionuar për orën e Edukimit figurativ. laps. p.A dini të luani me pazëll? . Të diskutojë me shokët duke shkëmbyer përvojë.sh. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. gërshërës. ngjyra. pazëll. Më lart nuk është trajtuar ky model.Çfarë figurash keni ndërtuar me pazëll? . Po ashtu.. sepse nxënësit janë të vegjël dhe nuk punojnë aq mirë sa do të duhej me “vinovilin”. Të zbulojë gjëzën figurative.Çfarë keni zbuluar nga kjo lojë? (figurën që fshihet tek ato) . gjëza e përgatitur në fleta për të gjithë nxënësit. duke paraqitur temën e mësimit. për të gjetur fillimin e punës. blu. Materiale ilustruese: pamje me gjëza figurative nga revistat për fëmijë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë për përdorimin e mjeteve të punës dhe krijimin e figurës së merimangës në mënyrë artistike. Nxënësit tregojnë se këto i kanë parë dhe punuar në revista dhe te libri i matematikës. merimangës mund t’i ngjiten fije me ngjyra. Të bashkojë pikat me vija. Pyesim: . vlerësime. Tema Merimanga dhe rrjeta mund të realizohet kështu: Në një fletë kartoni me ngjyrë të errët: të zezë. Mësimi 33 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Gjëza figurative Analiza. mbi të ngjitet merimanga e prerë dhe lihet të thahet. sipas rregullit. . Abetare: Tregimi i ngjarjeve që kanë të bëjnë me personazhin.A ju pëlqejnë vizatimet me gjëza? 56 Fletore pune. Interpretime Bisedë e ilustruar Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë me kujdes të dhënat. Vinovili kur thahet. vinovilit.A ju pëlqen kjo lojë? Tregojmë figura nga revistat që janë krijuar me pika dhe vija. Lihet sipas dëshirës. një pamje natyre. të gjelbër. krijon transparencë dhe volum dhe kështu jepet ideja e fijeve të holla dhe të tejdukshme të merimangës.

Shikoni me vëmendje. Veprimtaria Shpërndajmë mbi bankë fletët e përgatitura për secilin nxënës me gjëzën figurative. shkronja) Kjo është një gjëzë. figura nuk del e saktë dhe gjëza nuk zbulohet. Pasi mbaron lidhja e pikave dhe gjëza zbulohet. të gjitha pikat do të bashkohen me vija dhe. Pyesim: .Cili ishte rregulli i gjëzës? . rregullat e gjëzës. Në qoftë se gabojmë rregullin. 57 .A ju pëlqen gjëza? Çfarë dini për gjëzën? Përzgjidhen punët e realizuara më mirë nga bashkimi i vijave dhe ngjyrosja. numra. Hapi III.. nxënësit lihen të lirë që ta ngjyrosin sipas dëshirës. Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë dhe intuita e fëmijëve për të zgjidhur enigmën. Nxënësit duhet të gjejnë se puna fillon nga pika me numrin 1 2 e me radhë.) . nga duhet të fillojmë punën? Çdo pikë do të bashkohet me një tjetër me anë të një vije. në qoftë se do të ndjekim rregullin e duhur. Analiza Nxënësit vështrojnë punët e njëri-tjetrit dhe japin mendimet e tyre..Pse Albit nuk i ka dalë mirë figura? (Ai ka gabuar te pika 8. do të formohet një figurë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Hapi II. më thoni çfarë shikoni në fletë? (pika. numrat.Atëherë. format. Integrimi: Matematika: Vijat.Çfarë figure formuat? . .

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Mësimi 34 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Ilustrimi i një përralle Lidhjet ndërlëndore Teknikë e lirë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë disa personazhe nga përralla të ndryshme. xhuxhët etj. akuarele etj. Disa nga personazhet mund të jenë: Kësulëkuqja. Rreth tyre nis biseda e nxitur nga pyetjet: . . Pas kësaj diskutohet për lidhjet midis artit figurativ dhe lëndëve të tjera. lapustila. Borëbardha. tregon pse ka zgjedhur atë personazh dhe atë përrallë dhe çfarë i pëlqen aty.Cilat përralla dini të tregoni? . Materiale ilustruese: libra e revista me përralla. të cilat i vendosin mbi bankë.Në cilën lëndë keni mësuar të lexoni përralla? . 58 Fletore pune. Punimet e nxënësve vendosen në dosjet e secilit. Zgjidhni përrallën dhe personazhin që doni të vizatoni. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. ujku. Gjatë punës.Cili personazh ju pëlqen më shumë? Pse? Shfletohen revistat dhe librat që nxënësit kanë sjellë. . laps HB. Gjithashtu do të tregojë teknikën e përdorur. Të bëjë një ilustrim nga përralla që i pëlqen. mësuesi/ja i udhëzon nxënësit dhe i këshillon sipas rastit të vështirësisë që ata mund të hasin. llojet e vijave dhe ngjyrat. Analiza Secili prej nxënësve flet për ilustrimin. Veprimtaria Ju shikoni se çdo libër që tregon një përrallë shoqërohet me ilustrime të personazheve ose vendeve ku zhvillohet ngjarja.A ju pëlqejnë përrallat? Çfarë mësoni prej tyre? . Nxënësit vizatojnë në fletën e vizatimit dhe më pas e ngjyrosin me ngjyrat që duan. Nxitja Nxënësit janë porositur një ditë më parë që të sjellin libra ose revista me përralla.Cilat janë personazhet e saj? . Hapi II. Hapi III. lodra ose kukulla që simbolizojnë një personazh përralle.A do t’ju pëlqente një libër përrallash pa ilustrime? Pse? Tani do të bëjmë së bashku një ilustrim përralle.

Bëhet përzgjedhja e punimeve. për të parë ekspozitën e tyre. teknikat e ndryshme të përdoruara etj. letra me ngjyra. të bëra gjatë vitit shkollor. Vendoset piktura mbi karton. pastaj kartoni pritet. Zgjedhja e punimeve bazohet në vizatimin e saktë. Punimet e nxënësve gjatë vitit. Analiza Vendosja e punimeve në ekspozitë do të bëhet sipas teknikave (peizazhet.Libër mësuesi “Edukim figurativ 1” Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë për të zgjedhur personazhin dhe dhënien e cilësive të tij në përshtatje me përmbajtjen. Nxënësit luajnë rolin e vizitorit duke bërë “Turin e galerisë”. duke e ngjitur me vinovil. Hapi III. Vështrohen me kujdes nga shokët dhe mësuesi/ja. analiza e personazheve. Veprimtaria Punimet e zgjedhura mund të vihen në korniza të bëra me karton me ngjyra ose letër punëdore. vizatimet. Të gjithë nxënësit japin kontributin e tyre që ekspozita të dalë sa më e bukur dhe tërheqëse. kolazhet etj). Mësimi 35 Objektivat. Integrimi: Abetare: Zhvillimi i të folurit. të çfarëdolloj niveli. skulpturat. të cilat do të vendosen në ekspozitë. Hapi IV. Bëhen diskutime dhe vlerësime për punimet e nxënësve në veçanti. ngjyrat. ngjyra etj. Në ekspozitë përfshihen punimet e të gjithë nxënësve. natyrat e qeta. Kjo është korniza më e thjeshtë për nxënësit. Të zbukurojë punimet me kornizë. Hapi II. Të vendosë punimet në ekspozitë sipas një rregulle dhe kulture estetike. Nxitja Nxirren punimet e nxënësve nga dosjet dhe vendosen mbi tavolinat e tyre. portretet. Tema: Ekspozita e klasës (orë e lirë) Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë krijimet më të bukura për në ekspozitë. ngjitëse. 59 . duke lënë 2 cm anash pikturës. Korniza prej kartoni mund të vishet me letër me ngjyra para se të ngjitet me pikturën. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Ato do të bëjnë edhe ftesa për nxënësit e klasave të tjera. Të diskutojë dhe të vlerësojë punimet e ekspozuara.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Edukim figurativ 2 60 .

Kolazh me forma organike Të krijojë një kolazh me format organike dhe dhe gjeometrike gjeometrike. interpretim. pastela. penel. diskutim dhe vlerësim i efektit në krijimin e tij. akuarele etj. lapsa. Shtëpia me letër Të krijojë objekte – trepërmasore trepërmasore në letër. lapostila. akuarele Letër vizatimi. interpretim. Laps. procese. Elemente dhe parime 2 orë 61 . teknika 2. Diskutim për punën Të përshkruajë punën e tij dhe të shokut. vlerësim 6. ngjitës etj. Elemente dhe parime 3. 2 orë Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” 6 Objektivat Të përdorë lloje vijash për të krijuar figura e objekte. lapostilë. llojet e vijave 2 Mjetet Laps. Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin 7. ngjitës etj. vlerësim Elemente dhe parime Bisedë 1 orë 5 Kolazh Letra me ngjyra. Baza materiale. Të shpjegojë efektin e vijave Vizatimi i një peizazhi. Analizë. gërshërë. tela. Tematika 4. Tema mësimore 1 Vijat. Teknikë e përzier Letër kartoni. Orë në dispozicion Linja Elemente dhe parime Elemente dhe parime Nr. Histori dhe kulturë 5. 3 Elemente dhe parime Vizatim 1 orë 4 Analizë.Programi sintetik dhe analitik i lëndës Edukim figurativ II 35 javë x 1 orë/javë = 35 orë 4 orë 17 orë 3 orë 4 orë 3 orë 3 orë 1 orë Teknika Bisedë Vizatim Orë 1 orë 1 orë 1. pastela etj. përdorimin e linjave dhe të ngjyrave. të vijave Të vizatojë një peizazh me Peizazh imagjinatë duke përdorur lloje vijash dhe kombinime ngjyrash.

procese e teknika Baza materiale. Të analizojë dhe vlerësojë një vepër arti. Të përdorë ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta në një peizazh vjeshte. lapsa. Të krijojë figura simetrike me letër. penj. ngjitëse Akuarele 1 orë Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Elemente dhe parime Bisedë 1 orë Baza materiale. Të vizatojë fëmijët në rresht në mënyra të ndryshme. 16 Objekte simetrike me letër të prerë Bisedë për një vepër arti: “Nëna me dy fëmijë” Abdurrahim Buza Nata 17 Njohja me motive popullore në qilimat shqiptarë Të krijojë kontrast nëpërmjet ngjyrave. Të përdorë teknika të ndryshme për të ngjyrosur peizazhin. Të krijojë figurën e një kafshe përmes teknikës së kolazhit. Të identifikojë ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta dhe efektet e tyre. 2 orë Ilustrim Lapostila ose lapsa me ngjyra 1 orë 2 orë 1 orë Bisedë 1 orë Elemente dhe parime (baraspesha) Elemente dhe parime (theksi) Letra me ngjyra. gërshërë Ilustrime Tempera Bisedë e ilustruar Ilustrime. Kolë Idromeno Fëmijët në rresht 14 15 Të identifikojë karakteristikat e veçanta të kështjellave nëpërmjet modelimit. akuarele etj. pambuk. Të dallojë stile dhe teknika të ndryshme në punime të qilimave shqiptarë. procese Bisedë e teknika Histori dhe kulturë Elemente dhe parime Akuarele 2 orë Lapostila. Të vëzhgojë për të kuptuar “theksin” në një tablo. albume 2 orë 1 orë Elemente dhe parime (kontrasti) Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin 7 Kështjella 8 Kompozim me kafshë 9 Ngjyra të ngrohta dhe të ftohta 10 Peizazh vjeshte 11 Peizazh dimri 12 13 “Motra Tone”.62 Histori dhe kulturë Sipas dëshirës Plastelinë 1orë Elemente dhe parime Kolazh Copa. .

foto nga revista të ndryshme. Vizitë në Galerinë e Arteve Të bëjë lidhjen e edukimit figurativ me historinë dhe kulturën. Të përcaktojë ndryshimet Portrete me veshje të në portrete e veshje. Krijim. ngjyrat në një pikturë dhe skulpturë tablo. interpretim. Orë në dispozicion 1 orë 63 . Diskutim-shpjegim dhe Të analizojë. mbështetur në dëshirën dhe përvojën e tij. Të shfrytëzojë imagjinatën Ilustrimi i një përralle për të ilustruar një përrallë. lapostila 2 orë 19 20 1 orë 21 Tematika E përzier Histori dhe kulturë E lirë 1 orë 2 orë 22 23 Tematika E përzier 24 Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Bisedë Teknikë e përzier Fletore. interpretimi. ndryshme Krijimi i një reviste Të krijojë një revistë dhe të shpjegojë tematikën e saj. vlerësimi Histori dhe kulturë Ekskursion Bisedë Ilustrime me vepra nga autorë të ndryshëm 1 orë Vizatim Lapsa. vlerësim Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” ë Të shpjegojë përmbajtjen dhe motivin në krijimin e tij. Planimetria e shtëpisë ose Të vizatojë planimetrinë e shkollës e shkollës me anë të simboleve. foto nga revista të ndryshme. punime të nxënësve Fletore. Portreti i Skënderbeut në teknikën. Të analizojë formën. duke iu referuar Të bëjë një krijim për mjedisit që na rrethon mjedisin. punime të nxënësve Pastela 1 orë 1 orë 25 Krijimet e nxënësve 1 orë 1 orë 26 Analizë.18 Krijim dekorativ me motive Elemente dhe parime (harmonia) Analiza. mbrojte dhe mbrojtja e punës vlerësojë punën e tij.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 1 Tema: Llojet e vijave Elemente dhe parime Bisedë. (Këto vija demonstrohen nga mësuesi/ja në letër. Vizatimet mund të bëhen me lapostila me ngjyra. Mjetet e punës: Zhvillimi i mësimit Hapi I. veprimtari praktike Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë e të emërtojë llojet e vijave duke demonstruar. ndërsa peneli më të trashë. Kështu mund të vazhdohet të konkretizohen llojet e vijave në figura të ndryshme.) Hapi II. . . pastela. Mësuesi/ja e pyet: . .Po nëse një pulë i ka këmbët me baltë.Përdorim vijën e lakuar të mbyllur për të vizatuar diellin.Përdorim vija të lakuara e të trasha (me pastela). për të vizatuar ylberin etj. Linja: Teknika: Objektivat: Materiale Ilustruese: Modele vizatimi për të dalluar vijat.Përdorim vija zigzage.: lapsi e bën vijën të hollë. shinat e trenit. . akuarele etj. • Të krijojë figura duke përdorur vija të ndryshme. p. Veprimtaria Me anë të vijave të ndryshme ne krijojmë figura të ndryshme. • Të shpjegojë efektin e vijave në krijimin e tij dhe të shokëve.Përdorim vijën e thyer të mbyllur për të vizatuar figura gjeometrike: katrorin. frutat. Nxitja . -Nga klasa e parë ju keni mësuar të vizatoni disa lloje vijash. . trekëndëshin etj. Cilat janë ato? -Pra.sh. ndërtesat etj. vijat janë të ndryshme. për të vizatuar majat e maleve etj.Ç’lloj vijash përdorëm në të dyja rastet? Së bashku me nxënësit rikujtojmë njohuritë e marra rreth llojeve të vijave duke i demonstruar në tabelë. të cilat nxënësi i zgjedh sipas dëshirës.Ç’lloj vije përdore? . laps. topin etj.A ju pëlqen të bëni figurë në xhamin me avull? Ç’figura bëni? Del një nxënës në tabelë dhe vizaton rreth e qark formën e pëllëmbës. .Përdorim vijat e drejta për të vizatuar rrugën. ç’lloj gjurme lë mbi dysheme? (e vizaton) . 64 Fletore pune. Edhe mjetet që përdorim për të bërë vijat janë të ndryshme. pasteli më të plotë. . penela.Ç’lloj vije përdorëm? Bëjmë një re dhe shiun (me vijë të ndërprerë) ose yllin dhe hënën.

Materiale ilustruese: Peizazh me lapostila ku vijat të jenë të dallueshme. . vijën e drejtë në vizatimin e rrugës” etj.A mund të vizatojmë ylberin me vija të drejta? Pse? (nuk i përshtatet formës) etj. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për emërtimin e saktë të vijave dhe përdorimin e saktë të tyre në krijimin e figurave. figurat gjeometrike.Peizazhet e cilës stinë ju pëlqejnë më shumë? Pse? . penel. . • Të shpjegojë si janë përdorur vijat dhe të tregojë efektin e tyre në vizatimin e objekteve në punën e tij dhe të shokut. duhet të thonë për secilën se ç’vija kanë përdorur dhe pse. . lapsa. Duke i interpretuar figurat që ata kanë realizuar.. Matematikë: përdorimi i llojeve të vijave dhe të figurave gjeometrike.Cila stinë ka më pak ngjyra? Pse? .gjethen e zambakut. Ata mund të shprehen: “Kam përdorur vijën e lakuar në vizatimin e hënës.gjethen e rrushit.gjethen e kumbullës. letër vizatimi.A mund të vizatojmë retë me vijë të thyer? . Detyrë: Duke përdorur vija të ndryshme bëni tri lloje gjethesh: . Mësimi 2 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Vizatim i një peizazhi Elemente dhe parime Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përdorë lloje të ndryshme vijash për të vizatuar objekte. Analiza Nxënësit do të diskutojnë për përdorimin e llojeve të vijave në vizatimet e tyre. • Të vizatojë një peizazh me anë të vijave. . Mjetet e punës: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Integrimi: Matematikë: llojet e vijave. vijën e lakuar në vizatimin e lumit.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Hapi III. pastela.Çfarë vijash përdorim për të vizatuar një pemë në dimër? 65 Fletore pune. Nxitja Bisedohet me nxënësit rreth llojeve të vijave dhe efektin që japin ato në krijimin e formave të objekteve.” . akuarel etj.

Çfarë vijash përdoren për të vizatuar retë? Po ylberin? .Si mund ta vizatojmë shiun? . Duke çukitur me majën e penelit mbi letër bëni flokët e dëborës që mbulojnë vendin gjithandej. Si janë pemët në dimër? Pse? Merrni me penel ngjyrën kafe dhe me vija të trasha vizatoni trungun e pemëve.Grupi i dytë do të punojë me penel dhe akuarel. të përthyera. të shkëputura. Mund të përdoren 2-3 ngjyra të gjelbra.Grupi i parë. Analiza Drejtohen nxënësit të flasin rreth efektit të vijave në peizazhet e tyre. 66 . Integrimi: Matematikë: Përdorimi i llojeve të vijave. Pastrojeni penelin dhe ngjyjeni në të bardhë. Mbi kartonin e përgatitur më parë me ngjyrë gri ose me blu (jo shumë të errët) do të vizatohet me penel një ditë dimri me dëborë.Çfarë vijash dalloni te njeriu prej dëbore? (ilustrohen të gjitha në tabelë) Hapi II. të drejta. Mendoni se shiu bie mbi një fushë me bar. Me pastelin e kaltër ose gri vizatohen pikat e shiut që mund të jenë vija të drejta. Vizatoni fshatin duke përdorur vetëm vija të lakuara. Vizatoni qytetin duke përdorur vetëm vija të drejta. të shkëputura. me pastela ose lapostila. Hapi III. pika të ndryshme etj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” . . do të vizatojë një ditë me shi. Detyrë: Nxënësit mund të zgjedhin sipas dëshirës njërën prej temave. Veprimtaria Klasa ndahet në dy grupe. Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen mbi bazën e përdorimit të vijave dhe të mjeteve në krijimin e figurave në një peizazh. për përcaktimin e efektit të vijave në krijim. Gjuhë shqipe: Të shprehurit qartë dhe saktë në përshkrimin e punës së tyre. 1.Çfarë ndieni kur punoni me vijat për të ndërtuar në figurë? (kënaqësi) . pellgu etj.Si mund ta vizatojmë dëborën? Çfarë vijash duhen përdorur? . e drejtë) . duke krijuar larmi vijash.A ndikojnë mjetet e punës për të ndërtuar vija të ndryshme? Tregojini ato në punën tuaj. Mund të vizatoni edhe një njeri prej dëbore. pastaj me majën e penelit vizatoni degët e pemëve të zhveshura me vija më të holla. 2.Çfarë vijash punuat me penel? (e trashë. .Çfarë vijash përdorët për të vizatuar shiun? .A mendoni se vijat ndikojnë në krijimin e formave të ndryshme? . Po ashtu mund të vizatohen çadra. . Çfarë ngjyre dhe forme ka bari? Me pastelin e gjelbër vizatohen fijet e barit në forma dhe pozicione të ndryshme: të lakuara.

Piknik në malin e Dajtit etj. Përshkruhen ato nga nxënësit me fjalë të thjeshta. Analiza Vëzhgohen punimet e njëri-tjetrit nga vetë nxënësit dhe jepen mendime.Çfarë shikoni në natyrë? . ngjyrash ka përdorur dhe ndonjë element që i pëlqen më shumë. fushën. të bëhen kombinime ngjyrash. pastel etj. çfarë vije përdorim për të vizatuar malin. pamje të ndryshme nga natyra. Materiale ilustruese: kartolina. foto. . laps HB. të cilat do të përfshihen në peizazh.Ç’pamje ju ka bërë përshtypje dhe ju ka lënë mbresa? Në tabelë vendosenr disa pamje që tregojnë natyrën. Atëherë. 67 Fletore pune. • Të shpjegojë format dhe ndjesitë që krijohen me anë të vijave dhe ngjyrave të kombinuara. pema.? Udhëzojmë nxënësit që të vizatojnë një peizazh. Mjafton që nxënësi të radhitë disa elemente të natyrës. Në plazh. si: mali. zogjtë dhe të mendojë se si t’i vendosë në peizazh etj. varkat. Në fillim do të përdoret lapsi për të vizatuar peizazhin.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 3 Linja Teknika: Objektivat: Tema: Peizazh Elemente dhe parime Vizatim Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: • Të përshkruajë elemente të natyrës me fjalë të thjeshta. Nxënësi mund ta emërtojë krijimin e tij sipas dëshirës: Peizazh vere. pemën.Çfarë ndien kur shikon një peizazh? Bëhen vlerësime nga vetë nxënësit për peizazhin më të bukur. . Hapi III. Punët më të bukura vendosen në ekspozitën e klasës. Theksohet që të ruhet forma e objektit edhe gjatë ngjyrosjes. duke u bazuar në përvojën dhe imagjinatën e tyre. Secili shpjegon punën e vet. • Të vizatojë një peizazh duke përdorur imagjinatën. shtëpia. . Hapi II. Pastaj do të bëhet ngjyrosja e tij me ngjyrat e duhura. fusha. deti. duke treguar ç’lloje vijash e. lulen etj. Nxitja Nxiten nxënësit të flasin për natyrën. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. lapostila. Veprimtaria Theksojmë se me anë të vijave mund të krijojmë format e objekteve të natyrës.

Detyrë: Vizatoni një peizazh që ju pëlqen dhe silleni në klasë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vizatimin e bukur të elementeve të peizazhit. idetë dhe emocionet që përcjellin ato në një krijim artistik. duke e përshkruar shkurt atë. 68 . ngjyrat. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Njohja U shpjegojmë nxënësve se do të bëjmë diskutimin. interpretim. vijat. vizatimet me kafshë. Të vlerësojë punën e tij dhe të shokut duke bërë analizën. saktësinë e vizatimit etj. krijimet me imagjinatë.: peizazhet. vlerësim Bisedë Në fund të orës së nësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë një punë artistike me syrin e piktorit. kolazhet etj. Mësimi 4 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Diskutim për punën Analizë. për ngjyrat dhe realizimin e punës. në vend të dukshëm nga të gjithë. Punimet vendosen në mur ose tabelë. analizën dhe vlerësimin e krijimeve të tyre me syrin e piktorit. p.sh. Të diskutojë për teknikën. Punimet duhet të kenë të shkruar në cep të fletës emrin e nxënësit dhe titullin. Materiale ilustruese: Krijime të nxënësve. Të krahasojë punën e tij me të shokut duke i analizuar ato. Çdo nxënës do të bëjë prezantimin e punës së tij para shokëve: si e ka titulluar krijimin e vet. ngjyrën. llojet e vijave. portretet. Syri i piktorit vëzhgon: teknikën. hapësirat. Nxënësit lihen të lirë t’i vëzhgojnë punimet për 3-4 minuta. të grupuara sipas tematikës. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i natyrës dhe i ndjesisë që krijon ajo kur e vizatojmë. aplikacionet.

Çfarë ngjyrash keni përdorur? Po Andi? . Lulet dhe gjethet mund t’i vendosni në faqet e një libri. detajet i thonë nxënës të tjerë.Çfarë ndieni kur shikoni një punë artistike? .Përse i përdorim pikturat? A keni piktura në dhomën tuaj? Po në klasë a kemi? Hapi III: Vlerësimi Pasi janë analizuar të gjitha punët. Fitojnë ata nxënës që janë më të shkathët (e të saktë) në gjetjen e përgjigjes. në vend të mësuesi/es. organizohen nxënësit në grupe për t’i bërë pyetje shokut.) . vlerësohen dhe pastaj përzgjidhen 8-10 punë nga të gjitha teknikat. që të thahen. Mësuesi/ja jep disa detaje nga punët që janë shfaqur në tabelë dhe nxënësi do të gjejë emërtimin e punës dhe emrin e atij që e ka punuar. ku keni përdorur vijën e lakuar. Hapi IV: Loja-problemë Në tabelë vendosen 8-10 punët e zgjedhura për lojë.Çfarë teknike ka përdorur ajo? . Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët e kryera dhe për analizën me syrin e piktorit. .Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Hapi II: Bisedë .). Përveç pyetjeve që bën mësuesi/ja.Tregoni një objekt që keni vizatuar. portret.Në cilat objekte keni përdorur vijën zigzage? . Detyrë: Orën e ardhshme do të sillni disa forma gjeometrike dhe disa forma natyrore (lule. Integrimi: Gjuhë shqipe: Mënyra e përshkrimit.Nga jeni frymëzuar? .Çfarë ju pëlqen më shumë në krijimin e Esterit? . gurë. duke bërë edhe krahasimin mes tyre nga vetë nxënësit. nis diskutimi për teknikën. vijën e trashë ose vijën e hollë etj. Më pas.A janë vendosur drejt objektet në vizatimin e Frankës? . të cilat bëhen gjithmonë duke vëzhguar punën. mund të jenë të tilla: . gjethe. pasurimi i fjalorit artistik. pra për të gjitha elementet dhe parimet bazë të një krijimi.Diskutim Pasi nxënësit janë njohur me punën e secilit. llojet e vijave. kolazh etj. vijën e drejtë.A ju pëlqen piktura? . 69 . ngjyrat e përdorura. fara etj. Pyetjet.Çfarë do të donit të ndryshonit në punën e saj? .Ç’teknikë keni përdorur në krijimin tuaj? (peizazh.

.A njihni forma të tjera gjeometrike? (Po) Cilat janë? Merrni në dorë një formë natyrore.Çfarë dalloni te kjo formë? A janë të gjitha gjethet njësoj? . kafe. duke krijuar kështu larmi ngjyrash. nxisim nxënësit të radhisin në një vend format gjeometrike (petëzat) dhe në një vend tjetër format natyrore (gjethe me forma të ndryshme. portokalli në fletët e verdha.). petale lulesh. 70 .Cili e ka krijuar atë? . Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Udhëzojmë nxënësit të vendosin mbi bankë mjetet që kanë sjellë. forma natyre (organike). . Nxënësit përcaktojnë dhe emërtojnë format. Formën e gjethes mund ta vizatojmë me ngjyrë të gjelbër.Çfarë dallon te kjo formë? . Ngjyra të ndryshme përdoren edhe për format gjeometrike. vizore. Hapi II: Veprimtaria Organizojmë nxënësit për të punuar. të verdhë. Të vizatojë në letër forma dypërmasore. bar etj. gërshërë. Në tabelë demonstrojmë se si mund të vizatohen gjethet. ku janë ngjitur disa forma gjethesh me ngjyra të ndryshme dhe disa forma gjeometrike. Duke pasur parasysh njohuritë e marra nga klasa e parë. Udhëzojmë nxënësit që të përdorin gërshërën për të prerë format e vizatuara. letër punë dore. Aktivizojmë nxënësit: Merrni në dorë një formë gjeometrike dhe emërtojeni atë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 5 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kolazh me forma natryrore dhe gjeometrike (ora I) Elemente dhe parime Kolazh Në fund të orës mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë format natyrora nga format gjeometrike. Format e prera mund të jenë në madhësi të ndryshme.Kush e ka krijuar atë? . laps.Ku ndryshon ajo nga format gjeometrike? Në tabelë kemi vendosur një karton të bardhë. Ndërsa për vizatimin e formave natyrore përdorim dorën e lirë. Të përdorë gërshërët për të prerë format e vizatuara. për format gjeometrike përdorim vizore. Materiale ilustruese: kolazh me forma organike e gjeometrike ose në një karton me forma të ngjitura Mjete pune: Fletore pune. duke pasur edhe modelin natyror përballë.

ngjitës. letër vizatimi.Nëse përdorim gjethet pranë drejtkëndorit. Të kombinojë format organike me ato gjeometrike. por t’i krijojnë vetë.Cilat forma do të përdorni? (katrorin dhe trekëndëshit) . U kërkohet nxënësve që. po jo t’i kopjojnë ato. . duke bërë lëvizje të formave. Sipër maleve mund të jetë dielli (në formë rrethi) etj. Analiza Nxënësi do të vendosë me rregull në dosjen e tij të gjitha format e prera. hiqen nga tabela. lapsa të llojeve të ndryshme.Çfarë mund të ndërtoni me format gjeometrike? (një shtëpi. Në sfond mund të duken majat e maleve në formë trekëndëshi. sipas fantazisë. Nxënësit shfrytëzojnë imagjinatën dhe përvojën e tyre.Si mendoni për trungun e pemës. format e prera.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Nxënësi. Në tabelë paraqesim modele të ndryshme të përgatitura kolazhesh që nxënësit të krijojnë idenë e punës. Materiale Ilustruese: Kolazh i përgatitur. çfarë forme ka? . p.sh.: një portret vajze apo djali me anë të formave organike dhe (ose) gjeometrike. . Nxënësit. Më pas gjurmën që lë gjethja e lëmë të thahet dhe pastaj e presim. Hapi II. 71 Fletore pune. Mbi të mund të kenë rënë gjethet e pemëve me ngjyra të ndryshme. Secili të krijojë atë që mendon dhe dëshiron. mund ta ngjyrosë gjethe me akuarele duke e përdorur si stampë. Pasi tregohen modelet. të cilat do t’i përdorë në orën e dytë për të krijuar një kolazh me to. a mund të formohet pema? Fusha mund të jetë një drejtkëndor i madh i gjelbër. një anije) . Të shpjegojë krijimin e tij dhe të shokëve. sepse nuk duhet t’i kopjojnë.. Hapi III. mund ta krijojë kolazhin me tema të ndryshme. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Vendosen format e prera nga ora e parë mbi fletën e vizatimit. Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit që të punojnë për të krijuar figura të ndryshme. të krijojnë figura me imagjinatë. Mësimi 6 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kolazh me forma organike dhe gjeometrike (ora II) Elemente dhe parime Kolazh Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: Të krijojë nëpërmjet teknikës së kolazhit. sipas fantazisë.

Integrimi Matematikë: figurat gjeometrike. Gjuha shqipe: përshkrimi i formave organike dhe gjeometrike. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Detyrë: Krijoni në teknikën e kolazhit një punim. përmasat. trupat janë trepërmasorë. si dhe për realizimin e bukur të teknikës së kolazhit. . Të presë me gërshërë formën e vizatuar të trupit trepërmasor. karton me ngjyrë.figurat janë dypërmasore. vizore.Klajdi mund të na shpjegosh krijimin tënd? .Çfarë ke krijuar me forma gjeometrike? Emërtoji ato. gjerësi. gjatësi. Vizatohen në tabelë format e përmendura dhe sillen shembuj objektesh nga mjedisi rrethues që ngjasojnë me këto forma e trupa gjeometrikë. emërtimi i tyre.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Hapi III: Analiza Vendosen punimet në murin e klasës. ndërsa trupat në hapësirë. Materiale ilustruese: trupa gjeometrikë. laps. Duke parë punimet e njëri-tjetrit nxiten nxënësit të flasin rreth formave dypërmasore (organike e gjeometrike) dhe të bëjnë dallimin midis tyre. gërshërës. gërshërë. .Çfarë ke krijuar me format natyrore? Emërtoji ato. duke bërë lidhjen figurë-trup: .Në cilën pjesë të krijimit tënd i ke ndërthurur të dyja format: gjeometrike dhe natyrore? Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për dallimin që u bëjnë formave gjeometrike dhe organike. 72 Fletore pune. Rikujtojmë nga matematika se trupat kanë tri përmasa: lartësi. trepërmasore (ora I) Elemente dhe parime Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë nga natyra disa forma trepërmasore. Të vizatojë në letër formën e hapur të trupit sipas përmasave të dhëna. Mësimi 7 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Shtëpia me letër. Aktivizojmë nxënësit të flasin rreth formave dhe trupave gjeometrikë. ku të përdoren forma natyrore dhe gjeometrike. . model shtëpie.figurat shtrihen në plan. . Aftësim teknologjik: përdorim i letrës. ngjitëses. Nxitja Vendosni përballë nxënësve disa trupa gjeometrikë. .

lapostila. Pastaj. trupi merr formë dhe pastaj ngjitet. Materiale ilustruese: trupa gjeometrikë. U shpjegohet që kjo formë e hapur të bëhet trup. Orientojmë nxënësit sesi duhet të kryhet procesi i ngjitjes. sepse do shërbejnë për t’u ngjitur në orën e dytë. sende të ndryshme zbukurimi. nxënësit vizatojnë dhe presin një piramidë me bazë katrore. Të vlerësojë punën e tij dhe të shokëve. Vizatimi kryet me vizore. lihet në dëshirën e nxënësve. Analiza Kontrollohen format e prera dhe ndihmohen nxënësit që janë më pak të shkathët. 73 . Duhet të bëhet kujdes që gërshëra të kalojë mbi vijën e lapsit. format e prera të trupave. Më parë bëhet palosja me duar drejt vijës së lapsit. Nxënësit. Mjete pune: Fletore pune. që përmasat e brinjëve të jenë të sakta. ashtu si e kanë mësuar në lëndën e matematikës. sipas udhëzimeve të mësueses/it. trepërmasore (ora II) Elemente parime Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të krijojë objekte trepërmasore me letër. Hapi II: Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit të vizatojnë mbi letër ose mbi karton me ngjyrë formën e hapur të kubit. Hapi II: Veprimtaria Nën udhëzimet e mësuesit/es. ato palosen që të marrin formën e trupit gjeomterik. e cila do të përdoret si çati për shtëpinë. Hapi III.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Tregojmë formën e një shtëpie me karton. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Njohim nxënësit me etapat e punës. . Pasi priten format e dëshiruara. shtëpi e ndërtuar me karton. Mësimi 8 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Shtëpia me letër. për të ndihmuar nxënësit. Nxënësit emërtojnë trupat gjeometrikë që janë përdorur për ndërtimin e kësaj shtëpie. duke shpjeguar ndërtimin e saj. i presin ato me gërshërë. pasi i vizatojnë format. nxënësit mundohen të kryejnë procesin e ngjitjes së formës së prerë të kubit dhe të piramidës. U kërkohet të vendosin mbi bankë formën e hapur të kubit.Sa katrorë ka forma e hapur e kubit? Format e prera të trupave vendosen në dosjen e secilit. mësuesi/ja përdor forma të punës shabllon. Në tabelë japim përmasat e sakta: brinja 10 cm. ngjitës. Të përdorë trupat gjeometrikë për të ndërtuar një shtëpi. Meqenëse kjo është pak e vështirë. duhet të ngjisim brinjët e tij me njëra-tjetrën. Por.

karton etj. piramida ngjitet mbi kub për të formuar shtëpinë. përmasat.Sa përmasa kanë figurat gjeometrike? . Aftësim teknologjik: prerja e letrës me gërshërë dhe ngjitja. Të shpjegojë dhe të krahasojë punën e tij me të shokëve. me lapostila bëhet vizatimi i dritareve dhe dyerve të shtëpisë në kub. Mësimi 9 Objektivat: Tema: Kështjella Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë karakteristikat e veçanta të ndërtimit të një kështjelle duke e vëzhguar atë. Nëse e vendosim këtë shtëpi mbi një bazament kartoni. sipas fantazisë dhe dëshirës. Diskutohet rreth pyetjeve: . e cila do të përdoret si çati. nxënësit mund të ngjisin dhe letër punëdore. krijime nga nxënës e të rritur. Detyrë: Ndërtoni me kuti kartoni shtëpinë (koliben) e bubit. Të modelojë një kështjellë me plastelinë. vizatohet forma e tjegullave me harqe dhe vendoset një oxhak në formën e një cilindri. Hapi III: Analiza Punimet vendosen mbi tavolinë dhe vërehen nga të gjithë nxënësit.Çfarë forme ka dera? .Çfarë forme ka dritarja? .Në këtë rast. vizatojmë shkallët dhe rrugën.Cilët trupa përdoren për ndërtimin e një shtëpie? . . plastelinë. Shënim: Për të dhënë idenë e dyerve e të dritareve. Kur mbarohen vizatimet. Gjuhë shqipe: përshkrimi i shtëpisë dhe i punës për ndërtimin me anë të trupave. Integrimi: Matematikë: trupat gjeomterikë dhe figurat gjeometrike. Mjete pune: 74 Fletore pune. dritarja dhe dera janë figura apo trupa gjeometrikë? Pse? Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit nga mënyra e punimit të formave trepërmasore. Diskutohet rreth tyre duke vlerësuar punimin më të bukur dhe më të saktë nga ana e formave trepërmasore dhe ngjyrave të zgjedhura nga secili nxënës.Sa përmasa kanë trupat gjeometrikë? . Ndërsa në piramidë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Pasi është kryer ngjitja. si dhe për dallimin e tyre në natyrë dhe krijimin e objekteve me to (shtëpi). thika plastike. Materiale ilustruese: Foto a ilustrime kështjellash.

Me anë të thikës plastike bëhet prerja e drejtë e bedenave në formën e kubeve. .Çfarë mjetesh përdore për ndërtimin e kështjellës? . me majën e thikës mund të gërvishtet muri i kështjellës për të dhënë idenë e gurëve ose dritareve të vogla (të cilat shërbenin për të vrojtuar ose për të vendosur armën). e Sarandës etj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja . me bedena etj.Si mendoni. Shtrihet plastelina mbi karton dhe vizatohet kështjella. Analiza Punimet e mbaruara vendosen mbi bankë dhe nxënësit bëjnë krahasimin.Çfarë të pëlqen më shumë te puna jote? .A kanë ato ndonjë gjë të përbashkët me kështjellat e vërteta? Në tabelë. dritaret në formë harku. U tregohet se këto kështjella kanë shërbyer për t’u mbrojtur nga armiku. e Shkodrës. përse muret e kështjellave janë të larta e të trasha? . .Çfarë do të doje të shtoje? etj. Nxitim nxënësit të vëzhgojnë me kujdes dhe të thonë të veçantat e këtyre ndërtimeve shumëvjeçare. formën e dyerve të mëdha në hyrje etj. Karakteristikë e tyre është muri i lartë dhe i trashë. e Krujës. mbi të cilin do të modelohet kështjella. Secili prej nxënësve mund të shfrytëzojë imagjinatën e tij në krijimin e detajeve të kështjellës. nxënësit mund të përdorin edhe teknikën e relievit për modelimin e kështjellës. Pastaj hiqen pjesët e tepërta. Në fund modelohet një flamur i kuq (i vogël) dhe vendoset mbi kështjellë. e Gjirokastrës. diskutimin dhe shpjegimin e punimeve të tyre.Po bedenat për çfarë shërbenin? Hapi II: Veprimtaria Vendosim kartonin me ngjyra si bazament. 75 . i ndërtuar me gurë të mëdhenj. sillet në formë harku dhe pastaj modelohen bedenat.A keni ndërtuar kështjella prej rëre kur keni qenë në plazh? Në çfarë forme? . e Beratit. Nëse dëshirojnë. vendosim pamje të ndryshme me kështjella.Keni parë ndonjë film ku shfaqen kështjellat? . Hapi III. përballë nxënësve. Detyrë: Sillni në klasë kafshë prej pelushi. Në fillim ndërtohet muri i trashë. Po kështu është ndërtuar edhe muri rrethues i tyre. Pasi është modeluar kështjella. Vlerësimi Vlerësohen nxënësit për përdorimin e mirë të plastelinës dhe për modelimin e saktë të një kështjelle. si ajo e Durrësit. Integrimi: Histori: Përshkrimi i kështjellave.

për ndërtimin trupor. sende të ndryshme etj. laps HB. vizatohen: koka. Ndërkohë. fletë vizatimi. Të përshkruajë krijimin e tij dhe të shokëve. gërshërë. ngjitëse vinovili. pambuk. Hapi III: Analiza Vendosen punët e përfunduara në murin e klasës. Materiale ilustruese: sende e figura kafshësh prej pelushi. mënyrën e të ushqyerit. veshët. të cilat i vendosin mbi bankë. në tabelë mësuesi/ja vendos disa figura kafshësh të egra dhe të buta. ngjyra. veshëve dhe këmbëve). Udhëzohen nxënësit që të vizatojnë kafshën me laps në letër. Hapi II: Veprimtaria Secili nxënës zgjedh një ose dy kafshë që pëlqen. Pasi bëhet kjo punë. sytë. Nxiten nxënësit që të diskutojnë rreth tyre. Çdo nxënës shpjegon krijimin e tij. . Pastaj merret pambuk ose lesh sintetik dhe ngjitet mbi vinovil (shtresa të holla). përdoren fije të zeza ose gri etj. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Nxënësit janë porositur një ditë më parë që të marrin me vete modele kafshësh prej pelushi. Për delen veprohet kështu: mbi vijën e lapsit që shënon trupin e deles lyhet kalohet me vinovil (përveç kokës. me lapostilën kafe ose gri. Mjete pune: Fletore pune.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 10 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kompozim me kafshë Elemente dhe parime Kolazh Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë pamjen fizike të një kafshe që i pëlqen. përshtatjen e jetës me mjedisin.Çfarë mjetesh ke përdorur për krijimin tënd? 76 . fije me ngjyra të ndryshme. duke vlerësuar punën më të mirë. hunda. goja dhe këmbët e deles.Pse të pëlqen kjo kafshë? . Nxënësit vëzhgojnë punimet dhe japin mendime për to. Është e rëndësishme që në vizatim nxënësit të vënë në dukje shenjat e veçanta të kafshës që e dallojnë atë nga të tjerat. Të krijojë përmes teknikës së kolazhit figurën e një kafshe. Mendimet shkruhen në tabelë në formën e një “stuhi mendimesh”.Çfarë di ti për të? . Nëse zgjidhet një kotele.

) . portokallia) . Të identifikojë në natyrë ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta.Përcaktoni ngjyrat e ngrohta me anë të lapostilave. pamja fizike. P. . jeshileja. Nxitim nxënësit flasin rreth ngjyrave: Në klasën e parë kemi mësuar ngjyrat e ftohta e të ngrohta: . Mësimi 11 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta Elemente dhe parime Bisedë. rëndësia e tyre. vëzhgim Në fund të orës mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë natyrën për të kuptuar ngjyrat.Duke vëzhguar pamjet në tabelë. e verdha.Përcaktoni ngjyrat e ftohta me akuarele. Gjuhë shqipe: Tregohet për kafshët si personazhe përrallash. Detyrë: Bëni një krijim sipas teknikës së kolazhit. të ushqyerit. 77 Fletore pune. për iriqin. Integrimi: Dituri natyre: Emërtimi i kafshëve..Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për aplikimin e teknikës së kolazhit. lapostila. akuarele.Në cilat objekte i shikoni ngjyrat e ftohta? . . lejlaja). të cilat janë zgjedhur për të demostruar ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta.Në cilën pamje ka më shumë ngjyra të ngrohta? . identifikimi i mënyrës së jetesës. Të përshkruajë me fjalë çfarë shikon në natyrë.sh. Materiale ilustruese: pamje peizazhi. krijime.Cilat janë ngjyrat e ftohta? (bluja. (Nxënësit zgjedhin dhe tregojnë ngjyrat e ngrohta. a mund të tregoni ku janë përdorur ngjyrat që thamë më lart? . Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Në tabelë vendosim disa pamje të ndryshme.Po ngjyrat e ngrohta? (e kuqja. përdorni gjysmë patateje dhe ngulni kunja druri i mbi to.

a ka re atje lart? Si duken ato? Krahasojini ngjyrat. Detyrë: Bëni një krijim duke përdorur ngjyrat e mësuara. . • Të shpjegojë krijimin e tij dhe të shokut.Ç’po ndodh me gjethet? Çfarë ngjyre kanë ato? .A janë këto ngjyra të ftohta? . . 78 . vëzhgim në natyrë Dalim me nxënësit në natyrë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Hapi II: Veprimtari.Si ju duken gjethet e verdha mbi barin e gjelbër? .Çfarë ngjyrash do të mbizotëronin ? Hapi III: Analiza.Imagjinoni stinën e pranverës. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për identifikimin e saktë të ngjyrave në të ftohta dhe të ngrohta. kjo është stina e vjeshtës në të cilën mbizotërojnë më shumë ngjyrat e ftohta. si do të ishte natyra? . duke identifikuar ngjyrat e ftohta dhe ato të ngrohta. .Vëzhgoni qiellin blu.Çfarë ngjyre ka bari? Çfarë ngjyre ka dheu? .Në cilën stinë jemi tani? (në vjeshtë) .Ju pëlqen kombinimi i ngjyrave të ngrohta me ato të ftohta? Gjeni një kombinim tjetër duke vëzhguar. Materiale ilustruese: pamje peizazh ose krijim. • Të krijojë një peizazh vjeshte duke përdorur ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta.Vëzhgojini me kujdes pemët. duke gërshetuar gjuhën me ngjyrat. Mësimi 12 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Peizazh vjeshte (ora I) Baza procese teknika Akuarel Në fund të orës mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përshkruajë stinën e vjeshtës nëpërmjet ngjyrave. përshkrim Udhëzohen nxënësit të vëzhgojnë pamjen që kanë përballë dhe ta përshkruajnë atë.Si do ta ngjyrosni diellin në një qiell blu? Pse? Pra.Ku gjendet ngjyra e verdhë? . Si janë ato? . në oborrin e shkollës ose në rrugët pranë saj. për të vëzhguar natyrën. Integrimi: Gjuhë shqipe: mënyra e të folurit dhe e përshkrimit të natyrës. .

Si do ta ngjyrosni peizazhin? . Këto bëhen edhe nga mësuesi/ja për ta ndihmuar dhe orientuar nxënësin në punën e tij. Mësimi 13 Tema: Peizazh vjeshte (ora II) Hapi I.: “Shëtitje në vjeshtë”. akuarele. Ju jeni të lirë të zgjidhni peizazhin tuaj. laps HB. Mos harroni se në vjeshtë fillojnë edhe shirat. Ndihmohen nxënësit të krijojnë kombinime ngjyrash si: kafja me të verdhën (druri me gjethet). Nxitja Nxitim nxënësit të rikujtojnë teknikën e akuarelit. madhësinë dhe harmoninë midis tyre.Çfarë ngjyrash do të përdorni? Nxënësit këshillohen të mos pengojnë njëri-tjetrin gjatë punës.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mjete pune: Fletore pune. Pastaj. Sot do të vizatoni në letër vetëm me laps HB. Zhvillimi i mësimit Hapi I. 79 . Kontrasti realizohet nëpërmjet ngjyrave të ftohta dhe të ngrohta. Vizatimet e përfunduara vendosen në dosjen e secilit nxënës. duke bërë vërejtje dhe krahasime. Nxitja Aktivizojmë nxënësit të flasin për stinën e vjeshtës. ku ata vëzhguan ngjyrat në natyrë. bëhet përzierja e ngjyrave. .A i keni të gjitha mjetet e duhura? . letër vizatimi. duke u bazuar në orën e mëparshme. Hapi III. Hapi II.Cilat ngjyra bien në sy më shumë në vjeshtë? .sh. p.Cilat janë karakteristikat e vjeshtës? . Veprimtaria Sot do të vizatoni një peizazh vjeshte. “Shtegtimi i zogjve”. bluja me të verdhën (qielli me diellin) etj. . për t’u vazhduar me ngjyrosjen orën e dytë. Në fillim do të hidhen ngjyrat e para në çdo objekt të peizazhit. Analizë Lihen nxënësit të lirë të vëzhgojnë vizatimet e njëri-tjetrit.Cila stinë ju pëlqen më shumë? Pse? .Në cilën stinë jemi? .Si mund ta vizatoni vjeshtën? Thoni disa elemente të vjeshtës që doni t’i vizatoni në peizazhin tuaj. gomë. “Pemët në vjeshtë” etj. për t’i dhënë formë dhe hapësirë objekteve. Veprimtaria Udhëzohen nxënësit të fillojnë nga puna. Mundohuni të ruani largësinë e objekteve nga njëri-tjetri. Hapi II. gotë me ujë dhe pecetë e thatë për të pastruar penelin.

Vlerësimi: Vlerësohet përdorimi i ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta dhe mënyra e punës me akuarel. Gjuhë shqipe: Mënyra e të shprehurit në përshkrimin e natyrës.A jeni i kënaqur me punën tuaj? . Materiale Ilustruese: pamje dimri ose krijim. . teknika Teknikë e lirë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë karakteristikat e veçanta të stinës së dimrit. . . Çdo gjë lihet në dëshirën dhe imagjinatën e nxënësve. për të realizuar më pas dritën dhe hijen e objekteve. Analiza Në fund të orës (5-6 minuta) vendosen punimet në murin këndin e klasës dhe të gjithë nxënësit i vëzhgojnë ato. akuarele. Hapi III.Si vishen njerëzit? Si është qielli? Si është ndriçimi i diellit? Pse? 80 Fletore pune.Cilat janë ngjyrat që keni përdorur? Pse? Cilat ngjyra keni kombinuar? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mund të lihet puna 2-3 minuta që të thahen ngjyrat. karakteristikat.Cila punë ju pëlqen më shumë? Nxënësit nxjerrin krijimin më të mirë. Përqendrojmë vëmendjen e nxënësve dhe inkurajojmë ata flasin rreth stinës së dimrit. Gjithashtu vlerësohen aftësitë njohëse dhe shprehëse të nxënësve për vjeshtën. laps. Të shpjegojë punën e tij dhe të shokëve.Çfarë shikoni në figurë? .Si e dalloni stinën e dimrit nga stinët e tjera? . Integrimi: Dituri natyre: Stinët e vitit. lapostila. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Në tabelë kemi vendosur disa pamje të stinës së dimrit.Thoni disa karakteristika dalluese për stinën e dimrit. Mësimi 14 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Peizazh dimri (ora I) Baza.Si e keni titulluar peizazhin tuaj? Pse? . Të krijojë një peizazh dimri.Çfarë ju pëlqen më shumë nga stina e dimrit? . procese. pastela etj. Pyesim nxënësit: .

çatitë e shtëpive të mbuluara me dëborë. Hapësirat e reve lihen bosh. . Pas kësaj ngjyrosen pjesët e errëta ose të hijes së objekteve. sepse e ndihmon atë të ngjyrosë bukur. Hapi III. Në këtë mënyrë dalin në pah konturet e bardha të maleve. Nxënësi duhet t’i vizatojë mirë elementet e zgjedhura. pra nga bluja e qiellit.) Udhëzohen nxënësit që të fillojnë të vizatojnë me laps peizazhin dimëror. pemë të përkulura nga era e fortë.Analiza Ndërkohë diskutohet me nxënësit: .Si mendoni çfarë ngjyrash ka stina e dimrit? . për të nxjerrë në pah bardhësinë e dëborës. Mësimi 15 Tema: Peizazh dimri (ora II) Hapi I: Nxitja Bashkë me nxënësit kujtojmë teknikat e akuarelit. Ngjyrosja e vizatimit do të bëhet në orën e dytë. të lapostilave. Udhëzojmë nxënësit të marrin ngjyrën blu dhe të ngjyrosin qiellin. Si mendoni. sepse secili nxënës do të punojë me atë teknikë që i pëlqen dhe që e bën më mirë. pisha) Ku e përdorim bredhin? Në cilin muaj festohet Viti i Ri? etj.Çfarë elementesh vizatuat në peizazhin tuaj? (pemë. bredha të mbuluar me dëborë.Cilat ngjyra janë në kontrast me peizazhin që shikoni? etj.. Veprimtaria Sot do të vizatoni një peizazh dimri. Hapi II.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” A ka zogj? Si janë pemët në dimër? Të gjitha pemëve u bien gjethet? Thoni një pemë që rri e gjelbër edhe në dimër. re të errëta. male të larta me dëborë. shtëpi të mbuluara me dëborë. Pasi mbarohet me ngjyrat e errëta. fëmijë me shall. Hapi II. çfarë elementesh mund të futni në peizazhin tuaj? Nxënësit lihen të shfaqin mendimin e tyre (qielli me re. Ndërkohë në tabelë kemi vendosur një ose dy piktura të bëra vetë ose nga nxënës të rritur me teknikat e përmendura më sipër.. re të zeza) etj. të pastelave. per t’u ngjyrosur më pas me gri. në disa vende edhe retë. jo për kopjim) Ju tashmë i njihni ngjyrat e ngrohta dhe ato të ftohta. shtëpi. (bredhi. Në vizatim mund të përfshihen tri-katër elemente. Përqendrohemi te ngjyrat. jepen disa ngjyra të ngrohta te shtëpitë ose te njeriu prej dëbore etj. veprohet në këtë mënyrë: Për të krijuar imazhin e dëborës ngjyrosja do të fillojë me kontrast. majat e pemëve. (Ato janë vetëm orientuese.. njeri prej dëbore etj.Po ti Ledia? (njeri prej dëbore. Veprimtaria Meqenëse dëbora është pak e vështirë që të ngjyroset. Vizatimet e kryera vendosen në dosjen e secilit. 81 .) .

Gjithashtu vlerësohen aftësitë njohëse për karakteristikat dalluese të stinës.Kjo që shikoni është vepra e këtij piktori e punuar në vitin 1883. Të krahasojë portretin “Motra Tone” me portretin e një gruaje në ditët e sotme. Materiale ilustrimi: foto të pikturës “Motra Tone”. Të bëjë lidhjen e artit figurativ me historinë dhe kulturën. Dituri natyre: Dallimi i karakteristikave të stinës. e titulluar “Motra Tone”. Në atë kohë piktori ishte 23 vjeç. foto të piktorit Kol Idromeno dhe piktura të tjera të tij. 82 . Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i ngjyrave të natyrës.Cili peizazh ju pëlqen më shumë? Pse? . ngjyrat.Tregoni ngjyrat që formojnë kontrastin (blu e bardhë. punimi me teknika të ndryshme. dallimi i kontrastit.portret. Mund të pyesim: . ndërsa motra e tij ishte 24 vjeç. . Mësimi 16 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: “Motra Tone” – Kol Idromeno Histori dhe kulturë Bisedë e ilustruar Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalë të thjeshta portretin “Motra Tone”.A keni veshur ndonjëherë veshje popullore? Me ç’rast? Si ju është dukur vetja? Theksojmë se zhvillimet e artit dhe kulturës së popullit janë të hershme. format dhe veshjen e gruas në tablo. Detyrë: Bëni një peizazh stinor. Të përcaktojë teknikën. Një nga punimet e tij më të mira është piktura “Motra Tone” . Zhvillimi i mësimit Hapi I. Njohja me veprën Mësuesi/ja pyet: . elementet dhe ngjyrat e përdorura.Çfarë ju pëlqen më shumë në krijimin tuaj? . Njohim nxënësit me portretin e piktorit Kol Idromeno dhe figurën e tij si piktor gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Pastaj nxënësit shpjegojnë punën e tyre për format. e kuqe e bardhë) ngjyrat e ngrohta dhe ato të ftohta etj. Analiza Vendosen peizazhet në murin e klasës dhe bëhet “Turi i galerisë”. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e ngjyrave të ftohta.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Hapi III.

Përshkruani portretin e gruas. Portret malësori.Cili është ndryshimi midis këtyre fotove? Hapi III.Çfarë mësove rreth pikturës koha viti autori “Motra Tone” të piktorit Kol Idromeno? Ndahet klasa në 4-5 grupe dhe për vendi veshja Motra çdo grup jepen dy elemente të skemës Tone për t’i plotësuar: portreti shikimi Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për gjinia e ngjyrat teknika mënyrën e përshkrimit të veprës së artit.Përshkruani veshjen e gruas në portret.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Piktura paraqet një grua nga qyteti i Shkodrës. . artit përcaktimin e kohës. Integrimi: Histori-Kulturë: koha e pikturës. Hapi II: Diskutim . Disa nga veprat e tij të tjera janë: Fshatari dhe Zadrima.Çfarë vijash dalloni në pikturë? . . Pyesim: . Imitoni pozicionin e duarve.Si vishen nënat dhe vajzat në ditët e sotme? Ndërkohë.Kur përdoret veshja popullore sot? (në festa) Pse? . rrethuar me veshje të qëndisura e të zbukuruara. Portreti përshkohet nga ngjyra të ngrohta. e njerëzve të thjeshtë. .Cili është piktori? . Provo veten Plotësoni skemën.Përcaktoni në tablo ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta. me një vështrim të ndrojtur. karakteristikë e veshjes popullore shkodrane.Si titullohet ajo? . veshja popullore.Çfarë shikoni në tablo? . vendit.Cilës kohë i përket kjo pikturë? (periudhës së Rilindjes) . Fiton grupi që i ka plotësuar të gjitha pikat saktë.) . teknikës. Fshatari dhe Postriba etj. Nxënësit plotësojnë skemën dhe japin përfundimet me zë. e re. 83 . zhvillimi i artit dhe kulturës së popullit tonë në kohëra.Çfarë tregon kostumi popullor? (Historinë dhe kulturën e popullit tonë në kohëra të ndryshme.Çfarë teknike ka përdorur piktori? . shprehjes së portretit etj. ngjyrave. Veprat e tij frymëzoheshin nga jeta e përditshme e popullit.A keni parë kostume të tjera popullore? Ku? .Cilës krahinë i përket ky kostum popullor? .Çfarë vini re në shikimin e saj? . me fytyrë e duar plot jetë. Ajo është mbështjellë me maraman (napë) të bardhë transparente. por krenar. e veshur me kostum popullor. vendosim në tabelë 2-3 portrete të grave dhe vajzave në ditët e sotme të veshura ndryshe.

Të vizatojë fëmijët në rresht.Po në këtë foto si janë rreshtuar nxënësit? (Po shkojnë në shëtitje të kapur për dore. Vizatimet duhet të jenë gati për orën e dytë. pamje. Materiale ilustrimi: Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Vijat ndihmëse do të ndihmojë nxënësin në vizatimin e saktë të figurës. për të dhënë konceptin e rreshtimit para shkollës. Caktohen dy pika të baraslarguara në fletën e vizatimit dhe bashkohen me një vijë të drejtë me vizore. .Po në orën e Edukimit fizik si rreshtoheni? (nga më i gjati te më i shkurtri) etj. vizore. 84 . Hapi III: Vëzhgime Nxënësit vërejnë e sugjerojnë punën e njëri-tjetrit.Çfarë shikoni në figurë? (nxënës në rresht) . gomë. Një herë me pamje nga klasa (rreshtimi merr drejtimin e perspektivës). Nxitja Në tabelë kemi vendosur disa foto që tregojnë mënyra të ndryshme fëmijësh në rresht.Po ju ku rreshtoheni? (para shkollës) . Ngremë 5-6 nxënës të demonstrojnë rreshtime para klasës. korrigjojnë veten. në të cilën ata do të ngjyrosin. laps HB. Kjo vijë do të shërbejë për vizatimin e fëmijëve në një drejtim. Por nxënësi lihet i lirë ta zgjedhë vetë temën. kur kalojnë në një rrugë të ngushtë etj.Ku janë rreshtuar ata? (para shkollës) . Hapi II.) . Nxitim nxënësit për të folur me anë të pyetjeve. Veprimtaria Mund të jepen dy mënyra rreshtimi. Fletore pune. Vizatimi i rreshtimi në orën e fizkulturës do të fillojë nga më i gjati deri te më i shkurtri.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 17 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Fëmijët në rresht (ora I) Elemente dhe parime Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë vendosjen e fëmijëve në rresht në disa mënyra. sepse fëmijët vendosen në rresht edhe në koncerte e festivale. duke rregulluar gabimet në vizatimin me laps. foto skica. Të përdorë imagjinatën në krijimin e tij. kur bëjnë një vizitë në qytet. pastaj në shtyllë njeri pas tjetrit.

Pyeten nxënësit si e kanë titulluar krijimin e tyre. ku ndodhen fëmijët. Gjatë vëzhgimit mund të bëhen edhe kritika ose sugjerime ndaj punëve të shokëve. Detyrë: Vizatoni zogjtë shtegtarë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 18 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Fëmijët në rresht (ora II) Elemente dhe parime Lapustila Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë ngjyra të ndryshme për të ngjyrosur vizatimin e tij. . Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e vizatimit dhe për përdorimin e ngjyrave. për të realizuar imagjinatën dhe dëshirën e tyre. Bëhet zgjedhja e ngjyrave me të cilat do të punohet. Materiale ilustruese: figura simetrike të përgatitura me letër Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Vijat do të bëhen në një drejtim. pastela ose lapsa me ngjyra. Secili ka vizatuar sipas dëshirës dhe imagjinatës së tij. Integrimi: Edukim fizik: Rreshtimi dhe njohuritë që merren për rreshtimin në këtë lëndë. lapsa me ngjyra. që ngjyra dhe objekti të marrë formën e duhur. 85 Fletore pune. Të shprehë aftësi për të vlerësuar punën e tij dhe të shokëve. Zgjedhja e toneve të ngjyrave do të bëhet nga vetë nxënësit. Të zbatojë rregullat e ngjyrosjes me anë të vijave. për vizatimin dhe ngjyrosjen. Hapi II. lapostila. Nxënësit mund të përdorin lapostila. (Fëmijët në koncert.). Hapi III. Ora e Edukimit fizik etj. Analiza Vendosen punimet në tabelë dhe diskutohet rreth tyre. Gjuhë shqipe: Përshkrimi i pamjes së rreshtimit. Fëmijët shkojnë shëtitje. çfarë ngjyrash ka përdorur etj. pastela etj. Secili bën shpjegimin e punës së tij. çfarë ka vizatuar. si e ka emërtuar krijimin. Nxitja Vëzhgohen vizatimet e kryera nga ora e parë. Veprimtaria Kujtojmë rregullat e ngjyrosjes me anë të vijave.

Të krijojë figura simetrie me letër të prerë me gërshërë. fytyra. duke nisur nga vija e palosjes. Fletore pune. arushi. gjysmën e saj (mos harroni bishtin e gjethes). (retë. si: flutura. drejtkëndëshi. zemra. Shtojmë se drejtëz simetrie kanë edhe format natyrore.) . libri. molla. Analiza Format e prera vendosen mbi një fletë të bardhë por edhe mund të ngjiten për t’u parë më mirë. Disa prej formave vizatohen në tabelë.Si janë të dyja pjesët e figurës? (të barabarta) 86 . Çdo nxënës tregon (duke emërtuar figurat e tij) dhe përcakton drejtëzën e simetrisë. Hapi II. Nxitja Aktivizojmë nxënësit në bisedë rreth figurave simetrike. Kështu mund të veproni edhe me forma të tjera. edhe format gjeometrike.baraspesha Letra me ngjyra Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë disa objekte që kanë drejtëz simetrie. njolla. format e pazëllit etj. e presim me gërshërë. Nëse hapim letrën. lulja. . katrori. Mund të zgjedhim disa nga format (natyrore dhe gjeometrike) që përmendëm më parë ose ndonjë objekt tjetër. Marrim shembuj nga nxënësit për të dyja rastet. me të cilat janë njohur në orën e matematikës. do të shikojmë gjethen e krijuar. lapsa. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Të shprehë mendimet dhe emocionet për punën e tij. letra me ngjyra. gërshërë. Nxënësit thonë disa emra: gjethja. Nëse do të zgjedhim gjethen do të veprojmë kështu: • Zgjedhim ngjyrën. Veprimtaria Sot do të krijojmë disa objekte simetrike me letër të prerë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 19 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Objekte simetrike me letër të prerë Elemente dhe parime . • E palosim letrën duke bërë kujdes që faqet të puthiten mirë. Hapi III. Pastaj. • Në njërën anë të letrës.A kanë të gjitha objektet drejtëz simetrie? Thoni shembuj. vazoja. pa e hapur letrën. duke kaluar mbi vijën e lapsit.Kur një figurë quhet simetrike? . format e ndryshme gjeometrike etj. vizatojmë me laps vetëm njërën anë të gjethes.

mund t’u shpjegojë nxënësve si bëhet një varg figurash simetrike. Aftësim teknologjik: Përdorimi i letrës dhe i gërshërës. Shënim: Nëse mësuesi/ja ka kohë të mjaftueshme. Në njërën anë vizatohet vetëm gjysma e trupit të njeriut. 87 .Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” .Provojeni duke e palosur përsëri. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për. dallimin e objekteve simetrike dhe për zbatimin e saktë të gërshërës. drejtëza e simetrisë. në mënyrë që figurat të jenë lidhura më njëra-tjetrën. Atëherë të dyja pjesët e figurës janë në baraspeshë. duke bërë kujdes që duart të vijnë deri në pjesën tjetër të palosjes. Një rrip letre paloset në formë fizarmonike. figurat simetrike. Integrimi: Matematikë: Simetria. Detyrë: Krijoni objekte simetrike në letër.

Prezantojmë piktorin. “Barrikadat e Tiranës” etj. Materiale ilustrimi: Foto e tablosë “Nëna me dy fëmijë” dhe vepra të tjera të autorit Abdurrahim Buza. format) në këtë tablo. Ai ka krijuar vepra të ndryshme me motive popullore folklorike. Elbasan e më pas në Itali.) Ka marrë titullin “Piktor i merituar” dhe “Piktor i Popullit”.A njihni piktorë të tjerë shqiptarë? 88 . Studioi në Shkodër. Buza lindi në Shkup në një familje gjakovare në vitin 1905 dhe vdiq më 1986-n. . si: “Lojërat popullore”.theksi Bisedë e ilustruar Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalët e tij objektet që përfshihen në një vepër arti. Veprat e tij (rreth 500) ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Piktori A. “Shqipëria vallëzon”.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 20 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Bisedë për një vepër arti “Nëna me dy fëmijë” Abdurrahim Buza Elemente dhe parime . Të shprehë ndjenjat dhe emocionet që krijohen gjatë vëzhgimit të një vepre arti. Tiranë. Të vëzhgojë për të kuptuar “theksin” (ngjyrat. Buza ishte një nga themeluesit e shkollës së parë të vizatimit në Tiranë në vitin 1933. si dhe vepra me temë nga lufta: “Partizani”. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Bisedë Vendosim në tabelë foton e piktorit Abdurrahim Buza.

89 . Nxitim nxënësit të flasin rreth përshtypjeve të para që u përcjell vepra: .Ku i shikoni ngjyrat e ftohta? .Cilat nga ngjyrat e ngrohta ka përdorur piktori në figurën e nënës? . foto. . Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të shprehurit dhe përshkrimin e detajeve të pikturës. Integrimi: Gjuhë shqipe: Mënyra e përshkrimit dhe leximit të një vepre arti.Cilat janë objektet që përfshihen në tablo? .Cila është figura më e theksuar në tablo? (nëna) . duke i qartësuar ato.Çfarë po bën ajo? Çfarë ka në djepa? . Mjete pune: Fletore pune. vizatime që tregojnë natën.A ka gjëra që nuk i kuptoni në tablo? Mësuesi/ja bën përmbledhjen e mendimeve të nxënësve. Të përcaktojë disa elemente që përbëjnë natën.Cila është figura kryesore në këtë tablo? (nëna) . Mësimi 21 Tema: Nata (ora I) Linja: Teknika: Objektivat: Elemente dhe parime . Njohja me veprën Paraqesim në tabelë të fotokopje të zmadhuar të tablosë “Nëna me dy fëmijë”. Histori: Figura e nënës dhe gruas shqiptare ndër vite.kontrast Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalët e tij natën. Materiale ilustrimi: pamje.Ç’ndjenjë ju ngjallet kur shikoni këtë tablo? Tani vëreni me kujdes ngjyrat e objekteve në tablo. laps HB. duke përdorur lloje të ndryshme vijash.Si mendoni cili është qëllimi i autorit në këtë tablo? .Çfarë shikoni në këtë tablo? . Të vizatojë natën.Ku e ka vendosur piktori figurën e nënës? (ndërmjet dy djepave) .Cili objekt ju pëlqen më shumë? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Hapi II.Po te djepat ka përdorur ngjyra të ngrohta apo të ftohta? . gomë.

: fishekzjarrë.).Në sa forma e keni parë hënën? Pas kësaj bisede tregohen pamje e foto të ndryshme që tregojnë natën. Mjete pune: 90 Fletore pune. Kujtojmë bashkë me ta llojet e vijave.Si mund ta vizatojmë natën? . Hapi III. Materiale ilustruese: Model i përgatituir ose pamje. yjet. në mënyrë që nxënësit të saktësojnë detajet (ndriçimin. Bashkëbisedim. . yjet).Po qielli ç’ngjyrë ka? A e ndryshon ai ngjyrën? Kur? .: fishekzjarrët mund të krijohen me anë të pikave me madhësi të ndryshme). pecetë). yje që bien etj. si top.Sa yje keni parë? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Zhvillimi i mësimit Hapi I. hark i hollë etj. dritat etj. . Ata mund të shtojnë edhe elemente të fantazisë së tyre në krijim (p. kooperim idesh Nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë vizatimet e njëri-tjetrit dhe të shkëmbejnë mendime për format e objekteve të vizatuara. errësirën). gjysmëhënë. Veprimtaria . për të vazhduar ngjyrosjen në orën e dytë.) Udhëzojmë nxënësit që të kryejnë vizatimin me laps. foto. hëna. të shkëmbejnë mendime për formën e hënës.sh.Ç’ngjyrë ka dielli? A e ndryshon ai ngjyrën? .. shtëpitë. me të cilat do të krijohen forma të ndryshme të objekteve (p. të cilat do të përdorni në krijimin tuaj? (hëna.kontrasi Tempera Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë teknikën me tempera për të ngjyrosur krijimin. Nxënësit mund të mund të pyesin njëri-tjetrin etj. Hapi II.sh. Mësimi 22 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Nata (ora II) Elemente dhe parime .Cilat janë elementet që tregojnë natën? (ngjyra e qiellit. Të krijojë kontrast me anë të ngjyrave. Nxitja Nxitim nxënësit të flasin rreth temës me anë të pyetjeve: . drita e yjeve me vija të gjata dhe të shkurtra.Cilat do të jenë objektet dhe format.Si është ngjyra e qiellit në mëngjes. penela (gotë me ujë. tempera. në perëndim? Po natën? . Vizatimet vendosen në dosjen e secilit. Të shpjegojë krijimin e tij.

figura ku shfaqen lloje të ndryshme të qilimave me motive shqiptare. foto.Ku e keni krijuar kontrastin? .A ju pëlqeu puna që bëtë? . Integrimi: Gjuhë shqipe: Mënyra e të folurit në përshkrimin e natës. 91 . temperat e mbulojnë njëra-tjetrën. Në ndryshim nga akuareli.Çfarë vijash përdorët për të vizatuar hënën. Detyrë: Gjeni skica. Të skicojë forma të ndryshme motivesh. Mësimi 23 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Njohja me motivet popullore në qilimat shqiptarë Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Bisedë e ilustruar Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë objekte artistike për të dalluar të veçantat e artit shqiptar.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Zhvillimi i mësimit Hapi I: Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit që të fillojnë ngjyrosjen nga ngjyrat e errëta. Materiale ilustruese: pamje ose foto. yjet etj? Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për realizimin e temës dhe përdorimin e teknikës së temperave.Cilat ngjyra keni përdorur më shumë? Pse? . pra të ftohtat dhe pastaj të kalojnë te ngjyrat e ngrohta (e verdha. Organizohen pyetje për të marrë mendime: .) sipas objekteve.Çfarë nuk arritët të bënit dot në këtë krijim? . Të dallojë stile dhe teknika të ndryshme të punimit të qilimit me motive shqiptare. duke i parë në qilim.) Kontrasti duhet të krijohet midis blusë së errët të qiellit me të verdhën e ndritshme të yjeve e të bardhën e hënës etj. (Teknika e temperas dhe akuarelit është bërë e qartë në orët e mëparshme. Hapi II: Analiza Punët e mbaruara vendosen në murin e klasës dhe nxënësit kalojnë para tyre për t’i vëzhguar. Të vlerësojë punën artistike dhe traditën e kulturën e popullit shqiptar. rrugica ose qilima me përmasa të ndryshme.Çfarë ju pëlqen më shumë në punën tuaj? .Cila punë ju pëlqen më shumë? Pse? . e kuqja etj. Nxënësi lihet i lirë të shfrytëzojë imagjinatën e tij në krijim.

) 92 . ulen nëpër vende dhe nis biseda me ta. Bisedë e ilustruar Pasi nxënësit kanë vëzhguar. por edhe në veshjet popullore.Përse përdoren ato? . Motivet kanë forma të ndryshme gjeometrike.Pse tradita vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme? . veçori kjo e të gjitha trevave. rombit. por të rregullta. Qilimat punohen zakonisht me fije leshi (ndërsa rrugicat punohen me tekstile. foto. Motivi popullor përbëhet nga forma organike dhe forma gjeometrike.pazëll Ndahet klasa në 4 grupe.Çfarë formash ju bien në sy te ky qilim? . Tregohen foto të tjera dhe bisedohet me nxënësit. si: skica. Një përfaqësues nga secili grup vizaton dhe ngjyros një motiv që vetë grupi e ka zgjedhur. Hapi II. të cilat priten në rripa). Hapi IV.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Hapi I. duke u mbështetur edhe në fotot apo ilustrimet e paraqitura (motive në formë rombi. për stilin e punës.Çfarë formash a figurash ju mbeten në mendje kur shikoni një qilim? Mbi një fletë të bardhë nxënësit skicojnë me laps forma të ndryshme motivesh. Kjo traditë ka vijuar nga shumë kohë më parë. Këto motive popullore spikatin jo vetëm në qilimat. ku paraqiten pamje me qilima të ndryshëm.Si mendoni për traditën e popullit tonë? . Po ashtu edhe mësuesi/ja i paraqet mjete të tilla para klasës. në formë luleje.Çfarë ngjyrash vini re? .Cilat ngjyra ju tërheqin më shumë? Motivet mund të stilizohen në formën e lules. Lojë . (Mësuesi/ja kujdeset që të mos jetë i njëjti motiv për dy grupe. guaskës. . Hapi III. . revista. Nxënësit lihen të lirë për 5 minuta të vëzhgojnë pamjet e njeri-tjetrit dhe ato që janë vendosur në tabelë. Në album gjenden edhe ilustrime qilimash me motive të larmishme shqiptare.). viza zigzage. Ato përsëriten duke dhënë kombinime formash dhe ngjyrash në harmoni me njëra-tjetrën.Çfarë shikoni në foto? .A keni qilima në shtëpitë tuaja? . Ata shprehin mendimin e tyre për punimet e ndryshme.E dini si punohen qilimat? Nga albumi me foto tregojmë tezgjahun dhe përshkruajmë mënyrën si punohet qilimi me të. vizatime. Një element që e bën më të dallueshëm motivin popullor është dhe kombinimi i ngjyrave. shqiponjës etj. trekëndëshit. për ngjyrat etj. formë drejtkëndori etj. Vëzhgim Nxënësit vendosin mbi bankë mjetet e tyre. duke vazhduar deri në ditët e sotme. Vlerësimi për traditën .

por figurat në dekoracion duhet të kenë harmoni midis tyre. Pyeten nxënësit për motivin e zgjedhur. duke e bërë më të rregullt dhe harmonike. gomë. Ky ishte një model. ju do të bëni një krijim dekorativ me motive popullore. Drejtkëndëshi ndahet në katër pjesë të barabarta. foto të motiveve popullore. Mësimi 24 Tema: Krijim dekorativ me motive (ora I) Linja: Teknika: Objektivat: Elemente dhe parime Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë ilustrimet për të zgjedhur modelin e motivit. vizatohet një vijë zigzage mbi të cilën do të vizatohet gjethja që do të shërbejë si kornizë e dekoracionit. Ai grup që e rindërton saktë dhe më shpejt figurën. Në përgjithësi kemi parë se motivi popullor është i ndërthurur me forma natyrore dhe gjeometrike. Mbi këto vija ndarëse do të vizatohen rombe simetrike. Fleta mund të jetë një drejtkëndësh me përmasa 24 cm dhe 8 cm. Jashtë vijës së drejtkëndorit hiqet një vijë me 2 cm largësi rreth e qark. Brenda rombit të madh vizatohet një romb i vogël. të baraslarguar nga njëri-tjetri. Veprimtaria Pas përzgjedhjes. Japim një shembull duke skicuar në tabelë. Hapi II. Kështu bëhet këmbimi i pazëllave. Nxitim nxënësit që t’i vëzhgojnë mirë fotot. vizore. Copat e prera të motivit i jepen një grupi tjetër. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. në mënyrë të rregullt. duke formuar kështu një kornizë. Nxitja Kujtojmë se në orën e mëparshme nxënësit u njohën me qilimat me motive popullore. Vijat ndarëse shërbejnë si vija të simetrisë boshtore të figurës. Integrimi: Histori: Zhvillimi i artit popullor në vazhdimësi. Të ruajë harmoninë e formave gjatë vizatimit. laps HB. Të krijojë një dekoracion me motive popullore. Materiale ilustruese: pamje. skica e vizatime të ndryshme. skicat dhe të zgjedhin motivin që u pëlqen.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Pastaj vizatimin e presin në mënyrë të çrregullt. Secili do të punojë në mënyrën që i pëlqen. po nxënësi lihet i lirë të zgjedhë vetë modelin e tij. Në kornizë. për të dalluar stile dhe teknika të ndryshme në punimin e qilimit. në tabelë kemi vendosur modele motivesh të skicuara dhe foto qilimash. . duke i këshilluar nxënësit të përdorin vizoret kur të punojnë në fletë. fiton edhe lojën. Ndërkohë. Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë për të njohur motivin popullor. 93 Fletore pune. Duke formuar pazëlla.

Asnjëherë nuk detyrohet nxënësi. Pastaj vizatimet vendosen nëpër dosje.Cila është puna më e bukur? 94 . Analiza Krijimet vendosen në murin e klasës dhe vëzhgohen me dëshirë nga nxënësit. sixhade etj. gjithashtu edhe ngjyrat në kontrast. Hapi II. Kështu. lapostila. pastaj rombet e vogla (p. por lihet i lirë të përdorë ngjyrat sipas dëshirës. për t’u vazhduar orën e dytë. e gjelbër.Çfarë motivesh ke përdorur në krijimin tënd? .Pse ju pëlqen dekoracioni? Ku e keni parë të përdoret ai? (në qilima. ndërsa sfondi i kornizës mund të ngjyroset portokalli dhe gjethet me të gjelbër të theksuar. Nxënësit vëzhgojnë dhe zgjedhin kombinime ngjyrash me fantazinë e dëshirën e tyre. me ngjyrë të verdhë). lapsa etj. Sfondi mund të jetë i gjelbër.sh. Vëzhgimi Nxënësit vëzhgojnë vizatimet e njëri-tjetrit. Fletore pune. por për të përfituar. Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit të fillojnë ngjyrosjen nga rombet e mëdha (p. Mësimi 25 Tema: Krijim dekorativ me motive (ora II) Teknika: Objektivat: Lapostila Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë ngjyrat për dekorin e vizatuar. pastela. portokalli) . duke shkëmbyer përvoja dhe duke dhënë shpjegime. ngjyrat janë në harmoni dhe kombinohen me njëra-tjetrën. Të ngjyrosë vizatimin duke krijuar harmoni midis ngjyrave e formave. pamje. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Hapi III.sh.Çfarë të pëlqen më shumë në krijimin tënd? . Nxitja Nxënësit vëzhgojnë disa modele vizatimesh që kemi vendosur në tabelë.. të kuq). duke dalluar harmoninë midis ngjyrave. rrugica.. Të shpjegojë përmbajtjen dhe motivin në krijimin e tij.Cilat janë ngjyrat që ke përdorur për të krijuar harmoni? (e verdhë.) . Ata shpjegojnë krijimin e tyre dhe bëjnë krahasime me shokun.sh. . Për 2-3 minuta ata vëzhgojnë nga afër modele të ndryshme: foto. Hapi III. jo për të kopjuar. me ngjyrë portokalli) dhe në mes të rombit të vogël një katror të vogël (p.

Mësimi 26 Linja: Teknika: Tema: Portreti i Skënderbeut Analizë. katrori. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Disa prej punëve që shikoni këtu janë bërë nga artistët piktorë e skulptorë. vlerësim.A dini ju vjersha për heroin? Këngë? Tregime? Histori? Hapi II. Janaq Paço dhe Andrea Mane. Materiale ilustruese: portrete të Skënderbeut.Çfarë dini ju për Skënderbeun? (trim. syshqiponjë. 95 . Në çdo grup shpërndajmë nga një kuti me pazëll. buste të vogla. portret.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për zgjedhjen e motiveve dhe harmoninë e ngjyrave. U drejtojnë nxënësve pyetjet: .Çfarë formuat me pazëll? A e njihni atë figurë? . Bisedë Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë portretin e Skënderbeut duke e vëzhguar atë në një vepër arti. përmasave.Lojë me pazëll Ndajmë klasën në 5 grupe. buste të vogla etj. skulpturë).) Të gjitha mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë në formën “stuhi mendimesh”. monument. luftëtar etj. formave gjeometrike: rombi. Të përdorë fjalor të thjeshtë artistik. Njohja . Nxënësit fillojnë të ndërtojnë figurën pa e ditur se ç’është. të cilët kanë punuar portretin e Skënderbeut. Gjuha shqipe: Shpjegimi i krijimit. Diskutim Në tabelë kemi vendosur foto e pamje të ndryshme të veprave për Skënderbeun. hero. Monumenti i Skënderbeut në Tiranë është punuar nga tre skulptorë: Odhise Paskali. Në pazëll është figura e Skënderbeut e marrë nga revista e albume në pamje të ndryshme. përdorimi i fjalorit artistik. . drejtkëndori. shtatlartë etj. Të krahasojë dy punime artistike të fushave të ndryshme (pikturë. për të identifikuar elementet dhe parimet e artit figurativ. luftëtar. Loja vazhdon derisa një grup e zbulon i pari figurën. interpretim. Integrimi: Matematikë: Përdorimi i vizores.

Skulptura punohet me argjilë. derdhet në allçi.Skënderbeu luftonte me shpatë. Integrimi: Histori: Historia e heroit tonë kombëtar. Shpjegojmë se skulptura ka volum dhe formë trepërmasore. .Çfarë nuk prekni në pikturë? (volumin. Vëzhgoni me kujdes portretin e Skënderbeut në pikturë. . Skënderbeut. hapësirë. punohet me ngjyra.Skënderbeu kthehej nga lufta me fitore dhe flamur në dorë.Ushtarët e Skënderbeut luftonin me shtiza. kali).A krijon dritëhije skulptura? . ato në pikturë apo në skulpturë? Pse? . në bronz. në gizë etj. vijash.sh.Çfarë ngjyrash.Po të ishit piktorë ose skulptorë.Cilat ngjyra e bëjnë të fuqishme figurën e Skënderbeut në pikturë? . pastaj do ta vizatojnë atë. mësuesi/ja bën pyetje njëkohësisht për të dyja gjinitë. U shpërndajmë 5 grupeve të nxënësve nga një fletë. mburoja. Nxënësi lexon fjalinë dhe tregon përdorimin e sendit të vizatuar nga heroi (vizatim shpate). . formash shikoni? . Hapi III.Pse ju pëlqejnë veprat për Skënderbeun? .: . Në fjali mungon një fjalë. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të shprehurit për historinë e Skënderbeut dhe për dallimin midis dy gjinive: pikturë dhe skulpturë.Çfarë ndjesie ju krijohet kur shikoni monumentin e Skënderbeut? . të cilat janë punuar në gjininë e pikturës dhe në gjininë e skulpturës.Kali i Skënderbeut ishte i bardhë dhe i shkathët.Cilat punime ju tërheqin më shumë. .Skënderbeu përdorte mburojë për t’u mbrojtur nga armiqtë. flamuri. me gdhendje.Çfarë nuk shikoni në skulpturë? (ngjyrat) .Për të bërë dallimin midis pikturës dhe skulpturës. . Si e bëjmë dallimin midis tyre? Piktura ka formë dypërmasore. formën trepërmasore) . 96 . p. Nxënësit do ta gjejnë dhe do ta shkruajnë në vendin e duhur. shtiza. ka thellësi. si do ta punonit portretin e Skënderbeut? Pse? . kontrast. Ato fjalë do të jenë (shpata. ku është shkruar nga një fjali për Skënderbeun. preket nga të gjitha anët.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Vëreni me kujdes këto vepra. në mënyrë që krahasimi të jetë i saktë.Çfarë ju pëlqen më shumë? .

Të bëjë lidhjen mes Edukimit figurativ me Historinë dhe Kulturën.A mund të thoni emrin e një piktori apo skulptori? . 97 . Të pyetet për gjërat që doni të dini etj. . Të komunikojë ide dhe mendime rreth vëzhgimit në galeri. . Më pas vijojnë kompozimet.sipas kohës kur janë punuar. . Pastaj prezantohen gjinitë e skulpturës. në Galeri Arti ekspozohen dhe ruhen punë disavjeçare.sipas autorit. duke përmendur edhe emrin e autorit dhe titullin e veprës. I paraqesim atyre qëllimin e kësaj vizite: njohja me punime artistike të gjinive të ndryshme të artit figurativ. Bëhen shpjegimet e nevojshme dhe u jepet përgjigje pyetjeve të nxënësve. Prezantojmë gjininë e pikturës. Pra. Përshkruajni atë. mund të renditen.sipas tematikës. Të dëgjohet me vëmendje cicëroni ose mësuesi/ja. Udhëheqim nxënësit me rregull nëpër mjedise e ndryshme të galerisë. Të mos preket asgjë me dorë. Të tregojnë më edukatë qytetare. Analizë .Thoni emrin e një tabloje që ju ka mbetur në mendje.Ç’është Galeria e Arteve? Çfarë ekspozohet atje? . Njohja Njohim nxënësit me ekskursionin që do të kryejmë në “Galerinë e Arteve”.Cilat punime ju pëlqyen më shumë. U shpjegohet nxënësve se në galeri punimet organizohen në mënyra të ndryshme (përveç se sipas gjinisë). ato në pikturë apo ato në skulpturë? . Hapi III.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 27 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Vizitë në Galerinë e Arteve Histori e kulturë Ekskursion Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vizitojë Galerinë e Arteve për të kuptuar ndryshimet në kohë. Veprimtaria Në galeri nxënësi njihet me pikturat e kohëve të ndryshme (të së shkuarës dhe të së sotmes) në gjini dhe teknika të ndryshme. Hapi II. Zhvillimi i mësimit Hapi I. përmbajtja e të cilave sjell jetën e njerëzve në të shkuarën dhe në të sotmen.Çfarë patë atje? . Bëhet shpjegimi i nevojshëm për çdo vepër arti. I udhëzojmë të zbatojnë rregullat e të ecurit në rrugë dhe brenda në mjediset e galerisë.A ju pëlqeu vizita në Galerinë e Arteve? .

.A mund të vijmë në shkollë të veshur me veshje dasme? Pse? . Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. . Mësimi 28 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Portrete me veshje të ndryshme Histori dhe kulturë E lirë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë portrete. Nxitja Vendosen në tabelë disa pamje që tregojnë njerëz të veshur sipas modës së kohëve të ndryshme. Nxitim nxënësit të flasin rreth tyre.A mund të flemë me uniformën e shkollës? Pse? .Po kjo foto? (modën e një kohe të shkuar) . duke e lidhur Edukimin figurativ me historinë dhe kulturën.A mund të shkojmë shëtitje me pishama? . lapsa HB. lapostila. Integrim: Histori: Pasqyrimi i jetës shqiptare në tablo sipas periudhave. Materiale ilustruese: pamje.A mund të shkojmë në këndin e lojrave me rroba banjo? . koncerte) Ngremë 2-3 nxënës për të përshkruar veshjen e modës që u pëlqen. Të vizatojë portrete me veshje të ndryshme. gomë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Vlerësim: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të shprehurit dhe vëzhgimin e tablove apo skulpturave. Detyrë: Sillni foto ku keni dalë për raste festash të ndryshme (mundësisht me veshje popullore). një me veshje të para disa viteve dhe një tjetër me veshje të ditëve të sotme. p.Cilat veshje ju pëlqejnë më shumë? .: një foto me veshje popullore.A ju pëlqejnë kostumet popullore? Kur i vishni ato? (në festa. 98 Fletore pune.A mund të shkojmë në plazh me pushime veshur me xhup? Pse? . Të shpjegojë krijimin e tij.Çfarë shikoni në foto? . duke përcaktuar ndryshimet në veshje dhe në kohë.Si vishen prindërit tuaj sot? . Edukatë shoqërore: Zbatimi i rregullave në rrugë e në mjedise publike.Pse kemi veshje të veçanta për çdo rast? .sh. pastela etj. foto të ndryshme me portrete me veshje të ndryshme.Çfarë mode tregon kjo foto? (modën e sotme) .

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Hapi II. si: gërshërë. vizore. bëhet ngjyrosja e modelit me ngjyrat e zgjedhura nga vetë nxënësit. një fletë ditari. kartolina. stil. Dallimi i kohës së shkruar dhe të sotme në veshje. ngjarjet historike. Detyrë: Sillni foto. 99 . Nxënësi do të skicojë figurën me laps. Do të tregojë gjithashtu se çfarë do t’i pëlqente të vishte. lapsi. Analiza Secili nga nxënësit vendos punën e tij në murin e klasës dhe bën shpjegimin për veshjen e zgjedhur. Pasi të vizatojë çdo detaj. stilin. Materiale ilustruese: Revista të llojeve të ndryshme. Të radhitë të materialet e grumbulluara për revistën sipas imagjinatës së tij. një listë me librat letrarë më të lexuar ose foto të aktiviteteve të klasës. gjeni figura të ndryshme që ju pëlqejnë. ngjitës. festat ose shkruani një letër. modelin e saj. vendit. me qëllimin për të krijuar një revistë. duke theksuar veshjen. tregime të ilustruara. Integrimi: Gjuhë shqipe: Mënyra e përshkrimit të veshjeve. Gjatë ngjyrosjes duhet të theksohen të veçantat e veshjes. Puna nis me vizatimin me laps. vjersha. bisturi. gërshërë. të ekspozitave me punime të ndryshme etj. gazetat. karakteristikat e veçanta dhe pse i pëlqen. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për teknikën e zgjedhur. modë. Të përdorë mjetet. Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit që të zgjedhin veshjen që u pëlqen më shumë dhe të vizatojnë një portret. Mësimi 29 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Krijimi i një reviste (ora I) Histori dhe kulturë E përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë materiale nga revistat. bisturi. Ai tregon kohën. kohës.. modën. Histori: Koha e përdorimit të veshjes. Mjete pune: Fletore pune. të cilës i përket kjo veshje. përshkruani pushimet. Hapi II. modelin e veshjes dhe realizimin artistik. cila modë i pëlqen etj. ngjitës etj. librat dhe punimet e tij.

Njihen me punën e veçantë që u duhet të zhvillojnë: si të hartojnë një revistë. Për zbukurimin e faqeve të revistës mund të priten me letër me ngjyrë forma lulesh. përveç fotove. veprimtari sportive. Pyesin nxënësit nëse i njohin ato.Si do ta titullosh revistën tënde? .Cilat foto do të vendosësh në faqen e parë? .Po revistën? (unë. . Mund të përdoret edhe lapsi e vizorja për të ndihmuar në prerjen e drejtë të kornizave. Mësuesi/ja i ndan nxënësit në grupe për të shfletuar revistën. kuzhinë.Cila ju tërheq më shumë? (revista) Pse? (ka gjëra të bukura) . që nxënësit kanë sjellë. Por.Pse të pëlqen ky emër? Nga je frymëzuar? etj. Nxitim nxënësit të flasin rreth informacioneve që përfshihen në një revistë. Ndihmojmë nxënësit me anë të pyetjeve: . duke i lënë të lirë të shfaqin dëshirat dhe idetë që kanë për revistën e tyre. Secili punon sipas imagjinatës së tij. vërehen me kujdes dhe bëhet një radhitje paraprake për faqet e revistës.).Çfarë materialesh ke grumbulluar? .) . 100 . ndërkohë mësuesi/ja i shkruan në tabelë. Nxitja Mbi tavolinë vendosim disa revista dhe gazeta. . vjershë ose përshkrim.A keni dëshirë të krijoni dhe ju një revistë të vogël? Hapi II: Veprimtari Hapni mbi bankë materialet dhe përzgjidhini ato. Përgatitni punimet tuaja: një vizatim. librat e rinj etj. si: jeta e personave të njohur. ata përzgjidhin titullin e revistës. mami..Çfarë do të shkuash për këtë figurë? Nxënësit mund të sjellin për orën e dytë fletat e revistës të ngjitura (të ndihmuar nga prindërit) dhe në klasë bëjnë vetëm ngjitjen e figurave dhe shkrimin për to. mami. revista ka nevojë edhe për një titull. një krijim.Kush e lexon gazetën në familjen tuaj? (babi. për të cilat janë porositur orën e kaluar. Për këtë nxënësit sugjerojnë disa tituj. fotot.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Zhvillimi i mësimit Hapi I. artistike. Përdorni gërshërët për të prerë. Këto informacione shoqërohen me foto me ngjyra.Ku ndryshon gazeta nga revista? Në gazetë pasqyrohen lajmet e ditës nga i gjithë vendi dhe bota. pamjet e ndryshme. duke e futur në kornizë me letër me ngjyrë. flutura zogjsh etj. vjershave e krijimeve. babi etj. . Hapi III: Analiza Materialet e prera. Pastaj. ndërsa revista trajton rubrika të ndryshme nga jeta. ata vendosin mbi bankë materialet. . këshilla shëndeti.. Nga titujt e listuar. yjesh.

gërshërë. shkruhet titulli i revistës si ka dëshirë secili. ngjitës. Duhet pasur kujdes për ngjitjen drejt dhe bukur të fotove e materialeve të ndryshme. Hapi II. lapostila. Dikush mund ta ketë shkruar edhe në kompjuter me stil artistik. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. punim me letër etj. duke udhëzuar për renditjen dhe ngjitjen e materialeve sipas një tematike të zgjedhur nga vetë nxënësit. fluturave ose dhe me vizatime. fletë të bardha ose fletore. e pret dhe e ngjit.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 30 Teknika: Objektivat: Tema: Krijimi i një reviste (ora II) E përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të ngjitë materialet në faqet e revistës. Analiza Secili nxënës merr revistën e tij dhe bën shpjegimin e tematikave që ka zgjedhur. faqet e revistës mund të zbukurohen me lapostila me xixa. duke shfletuar faqet e saj. Revista vendoset në dosjen e secilit. Të zbukurojë kopertinën e revistës me një emër sipas dëshirës. 101 . Pas këtyre i vjen radha kopertinës. sipas rëndësisë që ato përmbajnë. Nxitja Tërheqim vëmendjen e nxënësve. Aftësim teknologjik: Përdorimi i materialeve. vija etj. Fletore pune. Të shpjegojë tematikën e revistës së tij. sipas një tematike. Te çdo foto e ngjitur mund të shkruhen përshkrimet e ngjarjeve që tregon fotoja e nxënësit. Pasi janë ngjitur të gjitha materialet. Fletët e revistës kapen me kapëse ose ngjitëse. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e punimit dhe të zgjedhjes së tematikës për revistat. pika. me format e prera të luleve. Integrimi: Gjuhë shqipe: Zgjedhja e përmbajtjes së revistës dhe gjuha e shkruar. materialet e përgatitura nga ora e parë. ngjitëse. Prezantimi bëhet me anë të titullit. ku është ngjitur fotoja më e bukur. Ata mund edhe të lexojnë ndonjë nga shkrimet apo komentet që përfshihen në të. yjeve. Veprimtaria Çdo nxënës fillon nga puna për krijimin e revistës. Hapi III.

dyshemeja.Çfarë shikoni në këtë foto? (një shkollë) .Si e dallojmë formën e një objekti? (nëpërmjet vijave) .Çfarë ka brenda në këtë shkollë që në këto foto ju nuk i shikoni? (klasa. Ky është vizatimi i planit të kësaj shkolle. Në qoftë se klasa ka formën e kubit. nga faqet e kuboidit vizatojmë drejtëkëndëshin etj. laps. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. fleta juaj. çfarë forme do të ketë klasa? ( ) Kujtojmë nga matematika që nga faqet e kubit ndërtojmë (vizatojmë) katrorin. Nxitja Vendosni përbri njëra-tjetrës në tabelë foton e shkollës dhe planin e vizatuar. Një plan i sheshtë është tabela e zezë. kuboidi) . klasën. .Çfarë forme dalloni? (kubi. në rastin tonë të klasave. kuboidit. Numërojmë edhe një herë mjediset e shkollës sonë.Në qoftë se do ta shohim nga lart. Materiale ilustruese: Foto e shkollës dhe plani i vizatuar. . salla e mbledhjeve. koridore. e parë nga lart ajo merr formën e katrorit. Nxitni nxënësit të flasin. shpjegojmë se kështu ndërtojmë një planimetri të një ndërtese në një plan të sheshtë.Ç’është plani? Plani është vizatimi i shkollës (objektit) i parë nga lart në drejtim vertikal. . Ndryshe nga fotografia. vizore etj. sipërfaqa e bankës etj. Me anë të planit mësohet për formën dhe përmasat e objektit.Çfarë forme kanë muret. korridoreve etj. mësuesi/ja tregon lartësinë). .Çfarë forme ka ajo? . piramidave etj. Ngremë disa nxënës në tabelë të vizatojnë forma nga faqet e kubit. Pra. Të vizatojë planimetrinë e shkollës me anë të simboleve. palestra. tavani? . Vërejmë.) Tregojmë planin e vizatuar të shkollës. dentisti etj. 102 Fletore pune. Vizatohen në tabelë. drejtoria. në plan nuk flasim për lartësi (me një kub në dorë ose te vija e murit. për të krijuar idenë e formave dhe kështu emërtojmë format me fjalë simbol etj. Të shpjegojë vizatimin e tij duke emërtuar objektet. gomë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 31 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Planimetria e shtëpisë ose e shkollës Tematika Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë formën e shkollës duke vëzhguar foto të ndryshme.

klasat. siç janë dritaret dyert. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për të kuptuarit e fjalës simbol në ndërtimin e në planimetrie. Bëhet përcaktimi i përmasave dhe i formave katrore apo drejtkëndore. si dhe për përdorimin e vizores dhe të matjeve të sakta. të gjitha objektet që ndodhen në shkollën tonë. si: klasat. Përmasat zvogëlohen dhe vizatohen me llogaritje të sakta. ne do t’i vizatojmë në plan me anë të simboleve. dhoma e dentistit etj. palestra etj. Bëjmë modelin e planit të shkollës në tabelë dhe nxënësit orientohen me anë të përmasave të dhëna nga mësuesi/ja me cm dhe vizore. Hapi III. Për të kemi folur kur kemi parë arkitekturën e qytetit. Arkitektura është një gjini e artit që merret me planimetrinë e objekteve. si: klasa e tij. Theksojmë se të gjitha këto që përmendëm i referohen një shkalle zvogëlimi (të cilën do ta mësoni në klasën IV).. me vjersha apo tregime që ju pëlqejnë më shumë. lulishtes ose i fushës së basketbollit etj. 103 .. ndërtimi i tyre në plan me anë të përmasave. mësuesi/ja i vizaton në tabelë me anë të vijave. nga mësuesi/ja që nxënësit të orientohen. Integrimi: Matematikë: Figurat gjeometrike. duke treguar edhe format. A e dini si quhet ky profesion? Arkitekturë. duke treguar ku ndodhen objektet. Çdo nxënës do të bëjë shpjegimin e planit të vizatuar. Detyrë: Sillni libra me përralla. Hapi II. drejtoria. Kush ka dëshirë mund të vizatojë edhe planimetrinë e shtëpisë së tij. sepse të gjithë e dini që një klasë apo shkollë nuk vizatohet në letër me përmasat reale. palestra. kufizimi i tyre me njëri-tjetrin. korridoret etj. Analiza Të gjithë nxënësit vërejnë punën e njëri-tjetrit dhe diskutojnë rreth tyre.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Shpjegojmë dhe vizatojmë në tabelë të gjitha mjediset e shkollës. Detajet e planit. Veprimtaria Atëherë. Jashtë planit të shkollës mund të vizatohet plani i kopshtit.

lapostila. me shkrim të bukur me ngjyra. Hapi I. princeshën dhe bizelet ose dallëndyshen dhe milingonat etj.Çfarë figurash do të zgjidhje ti për të ilustruar këtë përrallë? [Në varësi të vendit (pyll. letër vizatimi. II). duke veçuar personazhet dhe vendin e ngjarjes. lëndinë) apo të personazheve (breshkën dhe lepurin. ngjyra. Të ilustrojë me vizatim një përrallë apo tregim sipas imagjinatës. Në vazhdim të punës vizatimet ngjyrosen me lapostila dhe pastela dhe në fund të fletës shkruhet titulli i përrallës. i tregimit apo i vjershës së zgjedhur. Nxitja Nxitim nxënësit të flasin rreth përrallave e tregimeve apo vjershave të pëlqyera më shumë nga ata. nëse i kemi përgatitur fletët më parë. Fletore pune. tregimi sipas imagjinatës Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Pastela Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë shkurt ngjarjen e një përralle ose tregimi. Hapi II. lapsa HB. Nxënësit vizatojnë në fletë ilustrimet e përrallave që kanë zgjedhur. vjersha për fëmijë. .Cilat janë personazhet? . Mjete pune: libri i gjuhës (kl. Materiale ilustruese: Libra të ilustruara me përralla dhe tregime për fëmijë.Ku është zhvilluar ngjarja? . Në tabelë kemi radhitur libra me përralla dhe tregime. Udhëzohen që vizatimi t’i përshtatet ngjarjes. për të inkurajuar nxënësit e tjerë joaktivë. ua paraqesim nxënësve.).] Dy-tre nxënës mund të tregojnë shkurt ngjarjen e një përralle. vjershe. Të shpjegojë ilustrimin e tij. 104 . Nxënësit realizojnë vizatime të ndryshme sipas imagjinatës.Cila përrallë ju ka pëlqyer më shumë? Pse? . kështjellë. Japim shembuj në tabelë me ilustrime ose. pastela etj. Veprimtaria U tregojmë nxënësve se për të ilustruar një përrallë duhet që të vizatohen personazhet dhe vendi ku zhvillohet ngjarja.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Mësimi 32 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Ilustrimi i një përralle. duke e përshtatur me ngjarjen e zgjedhur.

Analiza Vendosen punimet e nxënësve në murin e klasës. Detyrë: Bëni ilustrimin e një vjershe që ju pëlqen në lëndën e “Gjuhës shqipe”. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përrallat.Pse ke zgjedhur këtë personazh? . Mësimi 33 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Diskutim – shpjegim dhe mbrojtja e punës Analizë. idetë dhe emocionet që përcjellin ato. Të identifikojë teknikën. tregimet. . mbresat që lënë ato në kujtesën e fëmijëve. vjershat dhe përmbajtja e tyre.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Hapi III. Krijime të nxënësve të teknikave të ndryshme. ngjyrat. Secili do të shpjegojë vizatimin e tij dhe përrallën që ka zgjedhur. Të mbrojë dhe vlerësojë punën e tij dhe të shokëve. Çdo nxënës do të bëjë shpjegimin e punës së tij: emërimin. Mund t’ju drejtohen pyetje nxënësve. Materiale ilustruese: Zhvillimi i mësimit Hapi I. • Sillni në klasë punime tuajat të teknikave të ndryshme. Njohja Të gjithë nxënësit janë njohur me krijimet e njëri-tjetrit dhe ulen në vendet e tyre. Të gjithë nxënësit vështrojnë me kureshtje vizatimet e njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë nis diskutimi dhe shpjegimi i punës për secilin nxënës. interpretim Bisedë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shpjegojë krijimin e tij me fjalë të thjeshta. ngjyrat etj. llojet e vijave të përdorura. teknikën.Çfarë të pëlqen te kjo përrallë? Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet më shumë për përshtatjen e ilustrimit me ngjarjen dhe për vizatimin e detajeve të ngjarjes (përrallë). materialet. vlerësim. Për t’iu shmangur monotonisë mësuesi/ja zgjedh dy nxënës (një djalë e një vajzë) 105 .

Cilat ngjyra të pëlqejnë më shumë? .Çfarë kohe tregon krijimi yt? . hapësirë.Çfarë nuk ke arritur të bësh dot? .Çfarë të pëlqen më shumë në punën tënde? . lloje vijash. kombinim ngjyrash. ka lëvizje. kontrast etj. portretet. Punët ekspozohen sipas teknikave: peizazhet. hapësirë. akuarelet.sh. p. Jepen çmime sipas teknikave. Loja problemë Jepen detaje të një krijimi dhe kërkohet të gjendet autori dhe emërtimi i krijimit të ilustruar.Çfarë teknike të pëlqen më shumë? Pse? . 106 . vizatimet. Disa pyetje do të ishin: . për të marrë në intervistë shokët e shoqet e tyre.Çfarë duhet të ketë një punë artistike që ajo të jetë e arrirë? (vizatim i saktë.) . Hapi IV. Mësimi 34 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Krijim: Mjedisi që na rrethon Analizë. pastelat etj. Shënim Për këtë orë nxënësi porositet ditë më parë për të sjellë krijime të teknikave të ndryshme.: Më pëlqen puna Olsit. vlerësim. kolazhet. interpretim Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të sjellë mendime dhe përvojë rreth mjedisit ku jeton. sipas kërkesave të realizimit të një pune. Vlerësimi për njëri-tjetrin Nxënësit duhet të shfaqin siguri te vetvetja për të vlerësuar punën e vet dhe të shokut.Ku e ke gjetur frymëzimin? . Më pëlqen puna e Erit.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” dhe i vendos në rolin e gazetarit. maskat. sepse ka kombinime ngjyrash. sepse ka përdorur shumë mirë teknikën e akuarelit. Të përzgjedhë atë pjesë të mjedisit që i pëlqen më shumë.Ç’mendon për punën e shokut? Çfarë të pëlqen dhe çfarë jo? Hapi III.A ke kërkuar ndihmën e dikujt? .Si e ke titulluar krijimin tënd? .

Të shpjegojë lidhjen mes artit figurativ dhe disiplinave të tjera në jetën e përditshme. Udhëzohen nxënësit të fillojnë punën pasi kanë zgjedhur idenë e tyre. Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme mjedisi. “Në parkun e lojërave”.Libër mësuesi “Edukim figurativ 2” Të krijojë një punë artistike sipas dëshirës. njohja. Në mënyrë të veçantë vlerësohen ato nxënës që i kanë bërë ndryshime mjedisit. Analiza Ekspozohen krijimet në murin e klasës dhe vëzhgohen nga të gjithë nxënësit për 2-3 minuta. Integrimi: Edukata shoqërore: Mjedisi që na rrethon. përvojat. akuarele. vlerat dhe ndryshimet për mirë ndaj tij në të ardhmen. “Pushimet e mia”. “Stinët”. këndi i lojërave etj. sa më të përshtatshëm për të jetuar mjedisin që na rrethon. Krijimi do të realizohet me teknikën dhe mjetet që ju dëshironi. “Në Teatrin e Kukullave”. Veprimtaria Ju mund të bëni një krijim artistik. ngjyrat. shkolla. sipas teknikës (lapostila.) Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxënësit shpjegojnë punën e tyre. duke u mbështetur në përvojën e tij. Hapi II. duke u frymëzuar nga mjedisi përreth. “Udhëtimet” etj. për teknikën e zgjedhur dhe për idetë e shprehura në krijimin e tyre. “Në rrugë”. Hapi III. “Shkolla ime”. Mjete pune: Fletore pune. Nxitja Nxitim nxënësit të flasin për mjedisin. shëtitorja. Mjedisi është vendi ku jetojmë. 107 . duke folur edhe për teknikën e zgjedhur. format. çdo gjë që na rrethon: shtëpia. rruga. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për krijime të bukura. lapsa etj. . dëshirat dhe imagjinatat për të ndryshuar diçka për ta bërë sa më të mirë. vijat etj. pastela.Cila pjesë e mjedisit ju pëlqen më shumë? Pse? Lihen nxënësit të lirë të shprehin mendimet e tyre. “Klasa ime”. Disa nga temat mund të jenë: “Një shëtitje”. kinemaja.

Edukim figurativ 3 108 .

Zbukurimi i mjedisit ku jeton Arkitektura e mjedisit (Rregullimi i oborrit të shkollës) Akuarel. teknika 2 orë Elemente dhe parime 17 orë Tematika 3 orë Histori e kulturë 4 orë Analizë. interpretim. kolazh (sipas mjetit) Peizazh (perspektiva) 3 Të krijojë iluzionin e hapësirës në krijimet e tij. procese. Elemente dhe parime (Ngjyrat. përzierja e ngjyrave me bazë të bardhë e të zezë për nuancë Materialet sipas dëshirës 1 2 4 Të përdorë ngjyra për të tërhequr vëmendjen e shikuesit dhe për të theksuar objektin kryesor. skicimi Grafikë.Plani sintetik dhe analitik i lëndës Edukim figurativ III 35 javë + 1 orë = 35 orë Baza materiale. arkitekturë Mjete ilustruese. akuarel. e hollë. Ilustrimi i një libri Penela. plastelinë 1 109 . kokrra e gjethe Sipas dëshirës 2 2 6 Të krijojë lëvizjen nëpërmjet mbivendosjes së figurave dhe formave. Fabrika e miellit 2 1 8 Të përzgjedhë për krijimet e veta tema nga fusha të ndryshme për të përcjellë një mesazh të caktuar. mjete pastrimi Tempera. e trashë. akuarel Akuarel Teknika Materiale Lapsa. Elemente dhe parime (Sipërfaqja e trupave) Tematika (interpretimi i idesë) Kompozim -përdorimi i mbivendosjes dhe përsëritja e elementeve 7 Të krijojë sipërfaqen nëpërmjet vijave të përsëritura dhe hapësirave. lapsa. stampim Trupat. mjete pastrimi. penela. letër. akuarel. nëpërmjet mbivendosjes së figurave. penel. rregullimi i lulishtes me mjetet e nevojshme Akuarel. Objektivat Tema 1 Të përdorë në krijimin e tij më shumë se një lloj forme për të ndërtuar një objekt. vlerësim 3 orë Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin 3 orë Orë në dispozicion 1 orë Orë e lirë 2 orë Gjithsej 33 orë + 2 OD = 35 orë Linja Elemente dhe parime (Baraspesha) Elemente dhe parime (Kontrasti i ngjyrave) Tempera. Të përdorë imagjinatën për të krijuar peizazhin e qytetit. stampa me figura të ndryshme Kolazh Sipas dëshirës Lapsa. penel Orë 2 1 Nr. duke përdorur llojet e vijave: e lakuar. Vizatim sipas ëndrrës Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” 9 Të krijojë iluzionin e formës tredimensionale (vëllimin) mbi një sipërfaqe dydimensionale (fletën e vizatimit). Lagja ime Tematika. Ferma e kafshëve 5 Të dallojë rolin e artit në jetën e përditshme dhe në mjedisin ku jeton. përdorimi i ngjyrave të kundërta)) Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Elemente dhe parime (Lëvizja) Vizatim sipas imagjinatës Vizatim. penela. nuancat e ngjyrave bazë) Elemente dhe parime (Theksi. Maska 2 Të krijojë iluzionin e formës ose vëllimin nëpërmjet vijave.

duke komunikuar ndjenja dhe emocione.Tema të njëjta nga autorë e teknika të ndryshme Elemente dhe parime (dhënia e volumit në një plan) Histori dhe kulturë (karakteristikat e mobilieve sipas periudhave) Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Analizë.përdorimi i fillit 1 1 2 15 Të krijojë iluzionin e formës ose të vëllimit nëpërmjet vijave. vizitë në Muzeun Historik. Fotografia – një moment i veçantë i jetës sate. Pikturo shokun ose shoqen tënd/e 11 Të përzgjedhë e të përdorë materiale. simbolesh. kolazh. Afresku – pikturimi i mureve të klasës ose të shkollës 12 Të përdorë konceptin e planeve (plani I. bisedë Vizatim 2 1 10 Të dallojë dhe të krijojë nuancat e ngjyrave: të ngrohta. mjete për pastrim Akuarel. teknika (Përdorimi i lapsave) Sipas materialit Lapsa. të përzgjedhë dhe të përdorë shumëllojshmëri temash. Orë në dispozicion Fantazi 16 Të dallojë teknikat e ndryshme të përdorura në vepra të ndryshme arti. procese e teknika. gdhendje. lapostila 1 Elemente dhe parime (Uniteti) Akuareli Akuarel. lapsa me ngjyra Materiale ilustruese 3 Elemente dhe parime (Hapësira) Tematika (karakteristikat e qeramikës sonë) Baza materiale. plastelinë. Qyteti im –përdorimi i dritëhijes Lapsa.ngjashmëritë dhe ndryshimet nga përdorimi i teknologjive të ndryshme Histori dhe kulturë (arkitektura e ndërtesave) Vizatim Bisedë e ilustruar. III). vlerësim . Etnografik Fiksimi me aparat Diskutim Bisedë e ilustruar Vizatim. tempera. të interpretojë dhe të vlerësojë punime të ndryshme. 20 Të vëzhgojë. pastele. Frutat-përdorimi i planeve I. Heroi . digjitale. interpretim. stampim. II. vizatim 2 2 1 1 18 Të dallojë lidhjet mes edukimit figurativ. III Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” 13 Të dallojë e të përdorë teknikat. Motiv popullor . mjete. procese. interpretim.110 Baza materiale. video Aparat fotografik Materiale ilustruese të bëra nga aparate bardhezi. veprimtari praktike (punë në grup) Dikutim Argjilë. modele ilustrimi Fije të ndryshme me ngjyra Materiale ilustruese. të analizojë.“Vojo Kushi” Sali Shijaku (pikturë) “Skënderbeu” Odhise Paskali (skulpturë) 17 Të vizatojë me dritë-hije një objekt të thjeshtë. Fotografitë dje dhe sot 21 Të shqyrtojë. vizatim. lapsa Argjilë. modelim të baltës. me kompjuter apo me pikturë. lapostila Foto. të përshkruajë. të ftohta. teknika Elemente dhe parime (përdorimi i vijave të ndryshme) Analizë. plastelinë. shkumësa. Moda -mënyra e mobilimit të shtëpisë 19 Të bëjë lidhjet mes artit figurativ dhe disiplinave të tjera në jetën e përditshme. historisë dhe kulturës. video nga vendi e bota (Kruja. si: akuarel. Të përdorë në krijimet e tij më shumë se një lloj forme për të ndërtuar një objekt. penel. Kështjella / shumëkatëshet Bisedë e ilustruar. Shtamba e zbukuruar – poçaria 14 Të krijojë përmes thurjes me lecka ose me fije. Berati) Punimet e nxënësve 2 22 Orë e lirë Paqja/ Miqtë e ujit 2 . akuarele. procese. si dhe mjetet dhe materialet. foto. plastelinë. II. vlerësim . bisedë e ilustruar Tekstil Argjilë. idesh nga jeta e tij.

Përveç maskës. Çfarë forme do ta donit maskën tuaj? Nxënësit diskutojnë për format e maskave që pëlqejnë (me pamje kafshësh. Nxënësit vizatojnë formën e dëshiruar të maskës.Si janë veshur njerëzit? . Materiale ilustruese: maska me pamje të ndryshme. Hapi II. Pastaj vizatimet vendosen në dosjen e secilit nxënës.: fytyrë indiani. akuarel.Çfarë është maska? Kur përdoret ajo? .) nëpërmjet tipareve të saj. të dyja anët e figurës të jenë simetrike). zbukurime të fytyrës me vija të ndryshme. Veprimtari Maskat kanë forma të ndryshme. 111 . me laps në fletën e vizatimit. Mësuesi/ja. duke shkëmbyer mendime. klounë etj. . Analiza Në 5 minuta e fundit nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë vizatimet e njëri-tjetrit. lapsa. hidhërim. fytyra tipike njerëzish (p. duke u bazuar te vizatimet e nxënësve tërheq vëmendjen për mënyrën si e kanë realizuar nxënësit simetrinë e figurës. gëzim etj. lulesh. Hapi III. Nxitja Nxiten nxënësit të flasin rreth temës. Në tabelë kemi vendosur pamje nga festat e karnavaleve dhe lloje të ndryshme maskash. përbindësha. të cilën e ka parë në një shfaqje humori apo në festa karnavalesh. shtriga). Mjete pune: fletore pune. Nxënësit mund të marrin shembull edhe nga figurat e pamjet e vendosura në tabelë. përvojë dhe vërejtje. Të vizatojë formën e maskës që i pëlqen.A keni përdorur ndonjëherë maskë? . të tipareve etj. personazhesh të trilluara (magjistarë. urrejtje.sh. Zhvillimi i mësimit Hapi I.A keni dëshirë të vizatoni një maskë? Mund të zgjidhni modelin që ju pëlqen. mjete pastrimi. Udhëzohen nxënësit të kenë parasysh gjatë vizatimit simetrinë boshtore të figurës (pra.). zana.Çfarë kuptoni nga pamjet që shihni në tabelë? . për t’u punuar orën tjetër.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Mësimi 1 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Maska (ora I) Elemente dhe parime Akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë pamjen e një maske. çfarë të bën përshtypje në festën e karnavaleve? . pamje festash me maska. penel. Të shpjegojë natyrën e maskës (ndjenjën që ajo paraqet: humor.

akuarel. lapsa. Të shpjegojë punën e tij dhe të shokëve. duke bërë krahasime. Materiale ilustruese: maska ilustruese. 112 . lapostila. Mjete pune: fletore pune. penel. kafshë. Të përdorë kontrastin e ngjyrave për t’i dhënë volum figurës.baraspesha Akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë ngjyrat për të ngjyrosur maskën. sende): Mësimi 2 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Maska (ora II) Elemente dhe parime . mjete pastrimi.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Ja disa lloje maskash (tregojnë njerëz.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxitja Inkurajojmë nxënësit që të përzgjedhin ngjyrat e përshtatshme për maskën e tyre. Shpjegimi bazohet edhe te modelet ose vizatimet e bëra në tabelë. Theksohet se pavarësisht vizatimit të maskës, zgjedhja e ngjyrave bëhet, në mënyrë që të krijojnë kontrastin e tyre, p.sh.: e kuqe me të zezë; e zezë me të verdhë ose larmi ngjyrash të theksuara etj. Kjo zgjedhje bëhet për efekt të krijimit të volumit të figurës. Hapi II. Veprimtari Bëhen gati mjetet e punës. Çdo nxënës ka përzgjedhur ngjyrat e preferuara për maskën e tij. Në fillim do të ngjyroset sfondi. Zgjidhet një ngjyrë e errët: blu, e zezë, kafe, e kuqe, vjollcë etj. Pastaj çdo nxënës sipas modelit dhe vizatimit të tij do të ngjyrosë maskën. Udhëzohen nxënësit që peneli duhet të pastrohet sa herë të ndërrohet ngjyra. Mund të bëhen edhe përzierje ngjyrash. Pasi është mbaruar ngjyrosja e figurës, lihet të thahet pak. Pastaj me anë të lapostilave mund të bëhen disa theksime të vijave te tiparet e maskës: flokët, sytë, veshët etj. Hapi III. Analiza Vendosen punimet në murin e klasës. Nxënësit vëzhgojnë punët e njëri-tjetrit dhe secili shpjegon krijimin e tij. Më pas u drejtohen pyetje, si: - Çfarë forme ka maska jote? - Pse të pëlqen kjo formë? E ke parë diku? (te përallat, festat me maska etj.) - Çfarë ngjyrash ke përdorur? Pse? - Cila nga krijimet e shokëve të pëlqen më shumë? - A do të kishe dëshirë t’i shtoje diçka maskës sate? Çfarë? - Çfarë ndjenje tregon maska jote? Vlerësimi: Në vlerësimin e nxënësve të kihen parasysh: Aftësia e nxënësve për të krijuar maskën. Realizimi i simetrisë boshtore në figurë. Përdorimi i kontrastit të ngjyrave, volumi, forma. Realizimi i ndjesisë së maskës (nëse e paraqet të gëzuar, të trishtuar etj.). Integrimi: Matematikë: Simetria. Gjuhë shqipe: Zhvillimi i aftësive shprehëse, përshkrimi i një fenomeni jetik në krijimin e tij.

Detyrë: Bëni prerjen e maskës dhe silleni në klasë. 113

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

Mësimi 3
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Peizazh (perspektiva)
Elemente dhe parime - kontrasti i përmasave Tempera, akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë peizazhin e qytetit duke dalluar objektet afër /larg. Të kompozojë peizazhin nëpërmjet formave, vijave dhe ngjyrave sipas imagjinatës. Të zbatojë rregullat e perspektivës për të dhënë thellësinë në peizazh dhe kontrastin e përmasave. Të shpjegojë punën e tij dhe të shokëve, duke bërë krahasime dhe vlerësime. fletore pune, tempera, akuarel, penel, lapostila etj.

Mjete pune: Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxitja Nxiten nxënësit të përshkruajnë qytetin e tyre, duke përdorur edhe imagjinatën. Në tabelë vendosim disa pamje nga qyteti që tregojnë perspektivë. Nëpërmjet figurës vërejmë shpjegojmë vendndodhjen dhe përmasat e objekteve: - Cila shtëpi është më larg? - Cila shtëpi është më afër? - Cila i ka përmasat më të mëdha? - Cila i ka përmasat më të vogla? - Pse objektet vijnë duke u zvogëluar? - Cilin objekt shikojmë të parin dhe cilin të fundit? D C U tregojmë nxënësve foton e një rruge me pemë ku duket qartë perspektiva. Bëhen pyetje si më lart për objektet afër/larg, planin e parë, P planin e dytë, ngjyrat, format. Hapi II. Veprimtari Përveç fotove që kemi në tabelë vendosim pranë tyre modelin e vizatuar “peizazh me pemë”. Vizatimi është kryer sipas rregullave të perspektivës. Shpjegojmë se perspektiva na mëson t`i vizatojmë sendet ashtu si i sheh syri në natyrë. Sendet ose objektet që ndodhen më afër arrijmë t’i shohim me të gjitha hollësitë, kurse atyre që janë larg u shohim vetëm format ose siluetat. Më pas është horizonti. Punojmë së bashku. Vizatoni me laps një drejtkëndësh me përmasat: AB = 16 cm BC = 20 cm. 114

A

B

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Gjeni me vizore mesin e brinjës AB (8 cm). Vendosni vizoren mbi të dhe caktoni pikën e ikjes 15 cm. (P) Pika e ikjes bashkohet me vijë me pikat ABCD. Më pas demostrohet në tabelë vizatimi i pemëve në perspektivë. Vijat na detyrojnë të vizatojmë objektet duke u zvogëluar. Udhëzohen nxënësit të mos dalin nga vijat. Mësuesi/ja vizaton në tabelë hap pas hapi së bashku me nxënësit. P C Pasi kryet saktë vizatimi, sipas rregullave të perspektivës prishen vijat ndihmëse të lapsit. Pastaj nxënësi kryen procesin e ngjyrosjes me anë të akuarelit, temperave ose lapostilave. Tregohet kujdes në planin e parë, ngjyrat janë më të theksuara dhe në largësi, ngjyrat vijnë duke u zbehur (të ftohta).

B A Hapi III. Analiza Për dy-tre minuta nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë punimet e tyre. Secili përshkruan punën e tij, duke shpjeguar elementet e perspektivës, ngjyrat që ka përdorur për të treguar formën e objektit dhe thellësinë në peizazh. - Cilat objekte të japin idenë e perspektivës? - Cilat objekte kanë përmasa më të mëdha, ato që ndodhen larg apo ato afër? - Si duken objektet në perspektivë? etj. Tregoni në peizazhin tuaj pemën që ndodhet në planin e parë, në planin e dytë etj. Vendosni gishtin te vija e horizontit. Krahasoni pemët pranë vijës së horizontit me pemët në planin e parë etj. Nxënësit vlerësojnë punët e njëri-tjetri për ngjyrat dhe perspektivën. Krijimet më të mira vendosen në ekspozitën e klasës.

Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë e nxënësve për vizatimin e objekteve në perspektivë, për përdorimin e ngjyrave të ftohta e të ngrohta (për të dhënë thellësinë) dhe përdorimin e teknikës së temperave e akuarelit. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i objekteve në natyrë. Matematikë: Përmasat, format e objekteve, zmadhimi, zvogëlimi i tyre.

Detyrë: Sillni në klasë një libër artistik që keni lexuar dhe që ju pëlqen. 115

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

Mësimi 4
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Ilustrimi i një libri
Elemente dhe parime - ngjyrat, nuancat bazë Akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shprehë mendimet e tij për ilustrimet e një libër artistik (libri që i pëlqen). Të krijojë me imagjinatë figurat për të ilustruar përmbajtjen. Të shpjegojë krijimin e tij dhe të shokëve, duke bërë krahasime dhe ngjashmëri të figurës me përmbajtjen. fletore pune, lapsa, akuarel, penel, mjete pastrimi, lapostila, letër vizatimi.

Materiale ilustruese: libra për fëmijë. Mjete pune:

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxitja Nxënësit vendosin mbi bankë librat për të cilët janë porositur një orë më parë. Organizojmë një bisedë, që nxënësi të shprehë mendimet për librin artistik, të thotë pse e pëlqen (pse e veçon atë nga librat e tjerë që ka lexuar). - Pse ju pëlqejnë librat? - Çfarë mësoni nga ata? Thoni disa tituj librash që keni lexuar. - Cilat ju pëlqejnë më shumë, ato me ilustrime apo ato pa ilustrime? Pse? - Çfarë rëndësie i jep ilustrimi librit? - A ka libra, ilustrimet e të cilëve nuk ju kanë pëlqyer? Pse? - A keni menduar se si do t’i kishit ilustruar ju? - Si do të donit ju të ishte ilustrimi i librit “Shpella e piratëve”, “Udhëtim në kozmos”, “Kësulëkuqja”, “Borëbardha” etj.? Hapi II. Veprimtarit: Udhëzohen nxënësit që të zgjedhin librin ose ngjarjen, për të cilën do të bëjnë ilustrimin sipas dëshirës, duke u mbështetur te ngjarja (vendi, personazhi). Në fillim do të bëhet vizatimi me laps dhe pastaj do të hidhen ngjyrat. Orientojmë nxënësit që të përdorin ngjyrat bazë: e kuqje, e verdhë, blu dhe nuancat e tyre që dalin nga përzierjet: e gjelbër, vjollcë, portokalli etj. Nxënësi punon me tematikën që dëshiron. 116

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Hapi III. Analiza: Nxënësit vërejnë punët e njëri-tjetrit për 5 minuta, duke këmbyer mendime e përvoja. Pastaj, secili nga nxënësit do të shpjegojë krijimin e tij, duke e lidhur atë me përmbajtjen. Tregohen kombinimet e ngjyrave, që janë përdorur dhe zgjedhja e figurës së ilustruar. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për zgjedhjen e figurës, lidhjen e saj me përmbajtjen dhe përdorimin e ngjyrave. Integrimi: Gjuhë shqipe: Komenti i librit të lexuar. Rëndësia e librit për fëmijët.

Mësimi 5
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Ferma e kafshëve (ora I)
Elemente dhe parime - theksi Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë disa nga kafshët që njeh. Të vizatojë disa kafshë, duke theksuar karakteristikat e veçanta të tyre. Të krijojë iluzionin e fermës nëpërmjet vizatimit të kafshëve.

Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme të një ferme kafshësh, kafshë të ndryshme lodre prej plastike, druri, pellushi etj. Mjete pune: fletore pune, laps, letër punëdoreje, gomë, gërshërë. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxitja Në tabelë kemi vendosur pamje dhe foto, të cilat tregojnë lloje të ndryshme kafshësh dhe fermë kafshësh. Nxiten nxënësit të flasin rreth tyre. Nxënësit vendosin në bankë kafshë të ndryshme prej lodre. - Çfarë shikoni në figurë? Emërtojini ato. - Ku i keni parë kafshët? - Cilën kafshë keni dëshirë ta prekni me dorë? - Nga cila kafshë keni më shumë frikë? - Kafshët që rriten në fermë janë të egra apo të buta (shtëpiake)? - Si quhet vendi ku jetojnë kafshët e buta?

117

fara etj. po kështu edhe lepuri. duke bërë edhe krahasimin e tipareve të tyre. fije të bardha. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Të shfaqë ndjenja e emocione gjatë shpjegimit të krijimit të tij. të kuqe. Gjatë punës udhëzohen nxënësit që të theksojnë karakteristikat e veçanta të kafshëve. Detyrë: Orën tjetër do të merrni këto mjete: gërshërë.). të kuqe. Hapi II.sh. Format e prera vendosen në dosje bashkë me mjetet e tjera. Hapi III.Çfarë kafshësh ke vizatuar ti? Pse? . Mjete pune: fletore pune. letër me ngjyra. Delja vizatohet te fleta e bardhë. Mësimi 6 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Ferma e kafshëve (ora II) Elemente dhe parime .Si e mendoni ju fermën e kafshëve? . gërshërë. Kali vizatohet te fleta e bardhë. Të theksojë objektin kryesor nëpërmjet teknikës së kolazhit dhe ngjyrave.Cila nga këto kafshë të pëlqen më shumë? Pse? 118 . lapostila etj. për të vazhduar në orën e dytë me teknikën e kolazhit. sende të ndryshme (pupla. lapostila. p. Nxitja Vendosen mbi bankë mjetet e punës dhe format e prera të kafshëve që janë bërë gati nga ora e parë. Nxiten nxënësit të flasin rreth tyre: . Veprimtaria Nxënësi do të lihet i lirë të vizatojë formën e kafshës në fletë me ngjyra. Përdorimi i gërshërës Figurat e vizatuara do të priten me gërshërë me kujdes.. të zeza. lopa do të vizatohet te fleta e punëdores me ngjyrë të zezë dhe figura tjetër te fleta në ngjyrë kafe ose portokalli. të zeza. ngjitës. e kuqe apo e zezë. Materiale ilustruese: mjetet e orës së parë dhe modeli i përgatitur. fije të bardha. sende të ndryshme.theksi Kolazh Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë figurat nëpërmjet formave e karakteristikave të veçanta. ngjitës. letër me ngjyra.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Vazhdohet biseda duke përshkruar dhe dalluar karakteristikat e veçanta të disa kafshëve.

si: sytë. Po kështu mund të vazhdohet edhe me figurat e tjera. Delja ose qengji punohet me fije të bardha ose me pambuk. për të shkëmbyer mendime dhe përvoja. Vendosja e tyre duhet të jetë harmonike. e gjelit etj. Në fund krijimi rrethohet me një kornizë prej letre të prerë. sipas dëshirës së nxënësit. Figurat vizatohen më parë dhe pastaj kryhet procesi i ngjitjes së sendeve të ndryshme. për përdorimin e gërshërës. Me anë të lapostilave punohen format e vogla. veshët gjithashtu bari. ujitëse. 119 . Veprimtaria Zgjedhim fletën ose kartonin me ngjyrën e dëshiruar (përgjithësisht mund të jetë ngjyra e gjelbër. Analiza Për 5 minuta nxënësit lihen të lirë të vërejnë krijimet e njëri-tjetrit.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Shpjegojmë se nëpërmjet teknikës së kolazhit do të realizojnë krijimin “Ferma e kafshëve”.sh. dorashka etj. me anë të ngjyrës ose formës karakteristike. e pulës. Kështu realizohet edhe figura e qenit ose e lepurit. mënyra e të ushqyerit dhe të jetuarit. jeta e tyre në lidhje me njeriun. Detyrë: Sillni në klasë fidanë lulesh dhe pemësh. Gjuhë shqipe: Përshkrimi dhe emërtimi i kafshëve. Integrimi: Dituri natyre: Kafshët.. Në fillim mbi fletë do të ngjiten format e kafshëve të prera më parë. Hapi II. të cilën e ka theksuar në krijimin e tij. Çdo nxënës shpjegon punën e tij dhe tregon figurën që i pëlqen më shumë. Tregohet një model i përgatitur. pemë etj. duke i ngjitur në formë spiraleje. bëhet laramane me anë të disa copëza letrash të bardha që ngjiten mbi të. vegla pune për mbjellje. Duke përdorur fije të zeza ose të bardha krijohen jelet ose bishti i kalit. lopa që është prerë me letër të zezë. meqenëse kafshët e fermës janë kryesisht barngrënëse). goja. dhe për mënyrën e ngjitjes së figurës. p. Hapi III. pleh. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e realizimit të teknikës së kolazhit. Pastaj punohet mbi to. lule.

barishte. lopatë etj. si do t’i organizonit bimët? Hapi II. disa janë mbjellë keq. Ndahet klasa në grupe pune. 7. 5. fidanë të ndryshëm lulesh dhe pemësh.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Mësimi 7 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Zbukurimi i mjedisit ku jeton (ora I) Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Arkitektura e mjedisit Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shprehë mendimin e tij për zbukurimin e oborrit të shkollës. shtëpi. Grupi II . duke treguar kujdes që të mbillen drejt dhe mirë. lagje.do të grumbullojë mbeturinat në vendet e caktuara. Flasim për rolin e njeriut mbi mjedisin. Nxitja Organizojmë një bisedë me nxënësit për të identifikuar mjedisin ku jetojmë: në shkollë.do të mbjellë lulet dhe fidanët e pemëve në vendet e caktuara.do të shkulë me kujdes lulet që nuk janë të sistemuara mirë dhe të mendojë se ku mund të mbillen. por. në mënyrë që lulishtja të duket sa më e organizuar. Grupi VII . Mjete pune: fletore pune. Të japë ndihmesën e tij për të ndryshuar pamjen e një mjedisi. Njeriu e ka ndryshuar mjedisin në përshtatje të nevojave të tij. 6. vegla pune.Si mund ta zbukurojmë atë? . 4. . Grupi VI . qytet etj. 120 . Grupi III . Grupi I .do të pastrojë lulishten nga bimët e thara. Veprimtari praktike Pasi nxënësit kanë dhënë mendimet e tyre se si duan ta ndryshojmë dhe ta zbukurojnë lulishten e shkollës së tyre dilet në oborr. ujë. pleh. Grupi IV . disa duhen krasitur. Përcaktohen disa nga punët që duhen bërë: disa lule janë tharë.Çfarë mendoni se duhet ndryshuar në oborrin e shkollës suaj? . a është bërë çdo ndryshim në mënyrën e duhur? Vihen në dukje gjërat që na pëlqejnë dhe ato që nuk na pëlqejnë.do të plehërojë dheun e punuar dhe do të caktojë vendin ku do të mbillen lulet e reja (në një drejtim dhe largësi të barabartë). dorashka etj.Çfarë mungon aty? . Zhvillimi i mësimit Hapi I. korniza e lulishtes është prishur etj. Grupi V . gurët. 3. 1. Materiale ilustruese: oborri i shkollës.Po ta shihni këtë ndryshim në syrin e një artisti. 2.do të shkriftojë dheun me anë të veglave: kazmë. Të krijojë figuracione artistike nëpërmjet luleve.Si mund ta ndryshojmë atë pjesë të mjedisit që nuk na pëlqen? .do të merret me ujitjen e luleve dhe të pemëve.

me anë të kazmave të vogla.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Hapi III. Nxitja Grupohen nxënësit përpara lulishtes në të cilën punuan në orën e mëparshme dhe shikojnë se si janë kujdesur për lulet gjatë javës. . gurë të vegjël ose copa tullash. Pastaj do të vizatojë format rrethore dhe katrore rreth fidanëve e pemëve. ndërsa për format rrethore do të përdoren ngjyra të ndryshme: e verdhë. Zhvillimi i mësimit Hapi I. format e kornizës së lulishtes. Grupi I . Mësimi 8 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Zbukurimi i mjedisit ku jeton (ora II) Linjat ndërlëndore me jetën dhe mjedisin merre me kopi nga ora I Arkitektura e mjedisit Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë imagjinatën në zbukurimin e mjedisit ku jeton. duke i ujitur ato.Çfarë do të përdorim? . Veprimtari praktike Për të kryer punët ndahen nxënësit në grupe që çdo nxënës të ketë mundësi për të bërë diçka. Mjete pune: fletore pune. furça. Detyrë: Gjatë javës do të kujdeseni për fidanët e mbjellë.do të vizatojë në tokë. Hapi II. Merren parasysh mendimet e nxënësve dhe udhëzohen që të vendosin dorashkat. në mënyrë që të mos lëvizin. Grupi III . Grupi II . Analiza Vërehet puna e kryer dhe jepen mendime për përfundimin e zbukurimit të mjedisit në orën e dytë në vazhdim. Mësuesi/ja u tregon se sot ata do të merren me kornizën e lulishtes. Të tregojë rolin e artit në jetën e përditshme në mjedisin ku jeton dhe në punën e krijuar nga vetë ai.Çfarë mendimi keni? .do të vendosë gurët (të cilët zgjidhen të një madhësie të njëjtë) në format e vizatuara. Kornizat e lulishtes dhe katrorët e pemëve do të ngjyrosen me ngjyrë të bardhë.do të lyejë gurët me bojë hidromat. blu. 121 . bojëra hidromat. e gjelbër etj. duke i puthitur ato mirë me tokën.Si duhet të jetë forma që të duket më bukur? . Materiale ilustruese: oborri i shkollës.Me çfarë ngjyre do t’i ngjyrosim gurët? etj.

Dituri natyre: Roli i njeriut në ndryshimin e natyrës. Mësimi 9 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kompozim – Përdorimi i mbivendosjes dhe përsëritja e elementeve: “Gara e vrapimit” (ora I) Elemente dhe parime Akuarel.Si mendoni për rolin e artit në jetën e përditshme? . not etj. .Në cilin mjedis ndiheni të çlodhur dhe të kënaqur? Pse? . Nxitja Vendosen në tabelë pamjet dhe fotot e përgatitura që tregojnë njerëz në lëvizje. Integrimi: Edukatë shoqërore: Mjedisi ku jetojmë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Hapi III.Si kryhet gara e vrapimit? 122 . Analiza Bisedohet me nxënësit për punën e bërë. gërshërë etj.Ku duket ajo? A jeni të kënaqur me punën tuaj? . .Po ju. gara të ndryshme sportive. duke e imituar atë. duke krahasuar sesi ishte lulishtja më parë dhe si u bë tani. Detyrë: Ndryshoni pamjen e dhomës suaj. Zhvillimi i mësimit Hapi I. në cilën lëndë keni bërë gara vrapimi? . atletikë.Po ju. Materiale ilustruese: pamje. a mendoni se e ndryshuat pamjen e këtij mjedisi në mënyrë artistike? .Cili doli i pari? . Të vizatojë figura në lëvizje. foto të ndryshme ku tregohen gara vrapimi. Të krijojë nëpërmjet mbivendosjes së figurave në lëvizje dhe përsëritjes së elementeve. Mjete pune: fletore pune. stampim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një garë vrapimi.Çfarë do të donit të bënit më shumë? Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për ndryshimin e mjedisit në mënyrë artistike. ndryshimi dhe mirëmbajtja e tij. Mësuesi/ja bisedon me nxënësit për çka shikojnë nëpër figura. letër vizatimi.Pse duhet zbukuruar mjedisi ku jetojmë? . gara noti. gomë. njerëz në ecje etj. laps.

akuarel. Bëjmë dallimin e një figure në lëvizje me një tjetër. fletore pune. stampim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë ngjyrat që do të përdorë në krijimin e tij. mund t’i presim me gërshërë. Pastaj format e prera përdoren për të vizatuar figura të tjera në largësi të ndryshme. Pasi janë vizatuar figurat. Detyrë: Për orën tjetër merrni akualere. Të shprehë ndjenja dhe emocione gjatë shpjegimit të krijimit të tij. Mjete pune: 123 . penela. Tema: Kompozim – Përdorimi i mbivendosjes dhe Mësimi 10 përsëritja e elementeve: “Gara e vrapimit” (ora II) Linja: Teknika: Objektivat: Elemente. parime Akuarel. Kjo është një garë vrapimi sipas imagjinatës suaj. ju keni vizatuar figura në lëvizje. penela. stampa etj. Të identifikojë lëvizjen. mjete pastrimi. figurën nëpërmjet ngjyrës dhe mbivendosjen në krijim. me anë të shabllonit mund të krijosh mbivendosje të figurave duke i përsëritur ato. Vizatimet me laps vendosen në dosjen e secilit për të vazhduar me ngjyrosjen në orën e dytë. mjete pastrimi. në mënyrë që të kenë mundësi për t’u korrigjuar. Në këtë mënyrë. lapsa. Veprimtaria Mbi letrën e vizatimit nxënësi do të vizatojë një ose dy figura në lëvizje në forma dhe pozicione të ndryshme. Tregojmë se të gjitha gjymtyrët e trupit lëvizin. Hapi II.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Ngremë dy nxënës para klasës për të bërë imitimin e garës së vrapimit. lapostila. pra marrin pozicione të ndryshme. që qëndron pa lëvizur nëpërmjet vizatimit me shkumës në tabelë ose me anë të nxënësve. lapostila etj. në pozicione të ndryshme. Udhëzohen nxënësit që vijat e lapsit të jenë të lehta. Pra. Hapi III. formën.

Nxitja Çdo nxënës bën gati mjetet e punës mbi tavolinë. Tregon se cilën pjesë nuk e ka realizuar bukur dhe çfarë i pëlqen më shumë te puna e tij ose te puna e shokut. topa. Udhëzohen nxënësit që kompozimi të ketë pamjen e një këndi sportiv. Vërehen vizatimet e realizuara nga ora e parë. Secili nxënës shpjegon krijimin e tij dhe bën vërejtje dhe krahasime me punën e shokut. përzierja e të cilave i jep volum figurës. Nxënësit duhet të mendojnë ngjyrat që do të përdorin për secilën figurë. Ngjyrat do të përdoren edhe në sfond. në sfond mund të ketë fëmijë të tjerë. Vendosen krijimet në murin e klasës dhe lihen nxënësit të lirë për disa minuta për të parë punët e njëri-tjetrit.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Zhvillimi i mësimit Hapi I. mund të përdoren stampa me figura të ndryshme. për një trup të bukur. gjithashtu edhe për përdorimin e teknikës së akuarelit e të stampimit. paralele etj. duke i përzierë ato. që stimulojnë ata që janë në garë ose mjete sportive: rrjeta. drita etj. pra përveç figurave të fëmijëve duke vrapuar. topa. për të plotësuar kompozimin. Integrimi: Edukim fizik: Dëshira për sportin. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për kompozimin dhe realizimin e figurave në lëvizje. duke hedhur në fillim ngjyrat e para. Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit që të punojnë me kujdes. Hapi III. 124 . të cilat nxënësi i ka zgjedhur vetë. Punimet më të arrira vendosen në këndin e klasës. Hapi II. si: flamuj sportiv. Pasi ngjyrat të jenë tharë. pastaj të fillojnë të theksojnë ngjyrat. Të përdoren ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta. për të marrë pjesë në garë.

goma. Nxënësi do të vizatojë sipas dëshirës figurat dhe elementet që dëshiron dhe ashtu si ai i koncepton. Kujtojmë nxënësve sipërfaqet e buta. thekre dhe mielli. misri. 125 . Zhvillimi i mësimit Hapi I. Materiale ilustruese: Pamje e foto të një fabrike mielli ose furrë buke etj. vizore etj. Të krijojë sipërfaqen nëpërmjet pikave e vijave të përsëritura.Ku prodhohet mielli? . laps. e thasëve gjysmë të hapur ku duken kokrrat.A keni blerë ndonjëherë bukë për familjen? .sipërfaqja e trupave Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë fabrikën e miellit.Çfarë mbajnë ata brenda? (kokrra gruri.Çfarë forme ka gruri? Çfarë ngjyre? Kështu pyesim edhe për misrin. Veprimtaria Udhëzohen nxënësit që sot do të punohet vetëm me laps. tërshërën.Cili nga ju përshkruan proceset e punës “të prodhimit të bukës”? Hapi II. Mjete pune: fletore pune. gruri.Çfarë shikoni më shumë? (thasë) . por edhe miell) .Ç’janë drithërat? Tregojmë fotot e pamjet e fabrikës së miellit. gjithashtu jepen shembuj në tabelë për vizatimin e thasëve të stivuar.Si i vizatojmë sipërfaqet? Do të përdorim vijat. thekrën etj. . Bëhet përshkrimi i pamjeve në tabelë: .Si janë të vendosur thasët? (me rregull) . Nxitja Bisedohet me nxënësit për procesin e prodhimit të bukës. misri. . të ashpra që janë bërë në klasën II. hapësirat për të dhënë sipërfaqe të ndryshme. . Përshkruhen ato me fjalë të thjeshta.Si i dallojmë ato? (sipërfaqet dallohen me anë të të prekurit) .Si prodhohet mielli? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Mësimi 11 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Fabrika e miellit (ora I) Elemente dhe parime .Ku e keni blerë? .Me çfarë bëhet buka? . pikat. Të vizatojë figura e objekte që ndodhen në fabrikën e miellit.

më vonë shfrytëzimin e ujit për të vënë në punë mullirin dhe kështu. . Vizatimet vendosen në dosje për të vazhduar në orën e dytë me teknikën e kolazhit.Pasi lihen të thahen pak sendet e ngjitura. Lyhet sipërfaqja me kujdes dhe i ngjiten kokrat një nga një. të verdhë etj.Lihen nxënësit të lirë të krijojnë sipas imagjinatës. Ngjitësi kalohet mbi vijat e lapsit. sende e materiale të ndryshme. Vetë nxënësit i bëjnë vërejtje njëri-tjetrit për punën dhe lavdërime për vizatime të bukura. misri. Detyrë: Merrni për orën tjetër fara të ndryshme gruri. duke bërë krahasimin me ditët e sotme. ngjitës. 126 . Vëzhgimi Vërehen vizatimet e nxënësve se si i kanë trajtuar ata sipërfaqet nëpërmjet vijave. fletore pune. Të krijojë sipërfaqe të ndryshme nëpërmjet teknikës së kolazhit.Në fillim vendoset ngjitësi dhe mbi të fija. Nxënësit zgjedhin e përcaktojnë materialet e duhura për të realizuar teknikën e kolazhit. Hapi III. .Pastaj vazhdohet me kokrrat. ngjyra. Veprimtaria Udhëzohen nxënësit që punën ta nisin duke përdorur fijet për të krijuar formën e thasëve të stivuar dhe të atyre gjysmë të hapur. kokrra gruri. bezhë.Me anë të akuareleve mund të ngjyrosen kokrrat e orizit me ngjyrë portokalli në të verdhë dhe kështu ato mund të japin sipërfaqen e kokrrave të grurit. Mjete ilustruese: model i përgatitur.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Në përfundim të hapit të dytë mësuesi/ja mund t`u tregojë nxënësve me anë të fotove për mullirin me erë. Të shpjegojë teknikën dhe mesazhin që sjell krijimi i tij. deri te zhvillimi dhe moderizimi i jetës. .. vendi ku bluhet gruri etj. Hapi II. Mësimi 12 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Fabrika e miellit (ora II) Elemente dhe parime (sipërfaqe trupore) Kolazh Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë materialet e nevojshme. fije etj. pikave. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxitja Vendosen mjetet e punës në bankë dhe vizatimi i kryer orën e parë. ngjyra. Fijet mund të jenë ngjyrë kafe. ngjitës. orizi etj.Me anë të lapostilave vijëzojmë format e ndryshme. . gërshërë. fije. pjesë nga fabrika. përdoret ngjyra. . misri. .

për ëndrrat që duan të realizojnë etj. Të përcjellë mesazhin e dëshiruar nëpërmjet një krijimi artistik. materialet e përdorura dhe ç’ndjesi i sjell kjo punë. Kohët e vjetra dhe sot. ngjitës etj. ngjyra të ndryshme.A keni ju ëndrra? . teknikën.Cilat janë ato? .Çfarë dëshironi të bëheni në jetë? . Histori: Mulliri me erë. Hapi II. Sot ëndrrën tuaj do ta shprehni me vizatim. por nëpërmjet vizatimit. proceset teknike.interpretimi i idesë Sipas dëshirës Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë temën që i pëlqen më shumë.A keni ndonjë gjë të fshehtë për të treguar? Mos e thoni me fjalë. Integrimi: Dituri natyre: Bimët. modernizimi i industrisë. Nxitja Bisedojmë me nxënësit rreth temës. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për realizimin e teknikës së kolazhit dhe përdorimi i ngjyrës.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Hapi III. drithërat e bukës. Të shpjegojë ëndrrën e tij. . Mjete ilustruese: foto profesionesh dhe procese pune. Analiza Për disa minuta nxënësit vëzhgojnë punët e njëri-tjetrit. letër. gërshërë. Duke u nisur nga dëshirat e nxënësve. Të përdorë ngjyra e materiale të ndryshme për të realizuar krijimin. mësuesi/ja i udhëzon ata 127 . Mësimi 13 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Vizatim sipas ëndrrës Tematika . Të gjithë nxënësit flasin për gjërat e tyre. letër me ngjyrë. Ata shpjegojnë krijimin e tyre. të cilën doni ta realizoni. goma. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Veprimtaria Ju të gjithë keni nga një dëshirë.Çfarë gjërash keni ju për zemër? . Mjete pune: lapsa. Edukatë shoqërore: Higjiena.

Disa nxënës mund të krijojnë me figura të prera. kunja druri etj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” sipas rastit për detajet: Griselda që ka dëshirë të bëhet një balerinë. 128 . plastelinë.. lapostila. dëshirat. duke i vendosur mbi modelin e skicuar. veten do ta vizatojë me veshje baleti. arkitekturë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë lagjen e tij. Hapi III. Nxitja Inkurajojmë nxënësit të përshkruajnë lagjen e tyre: rrugët. laps. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për krijimet e tyre. prandaj e kam vizatuar veten në një aeroplan. Çdo të bëhem kur të rritem.Mua më pëlqen të bëhem aviator kur të rritem. me stetoskop. . dyqanet. me teknikën e dëshiruar. Të skicojë me laps në letër modelin e një lagjeje me objektet përkatëse. Analiza Lihen nxënësit të lirë të vërejnë krijimet e njëri-tjetrit e të diskutojnë se si e kanë realizuar dëshirën e tyre nëpërmjet vizatimit apo kolazhit: .Mua më pëlqen sporti. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Të shpjegojë në mënyrë të thjeshtë mendimin e tij krijues. shkollat etj. lulet etj. duke shkruar recetën ose duke i ndenjur pranë një të sëmuri. Marda që do të bëhet mjeke do ta vizatojë veten me përparësen e bardhë. këndet e lojërave për fëmijë. Kristi do të bëhet natyralist. Të modelojë me plastelinë objekte trepërmasore. Mësimi 14 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Lagja ime Tematika . ai mund të vizatojë natyrën. pallatet. letër vizatimi ose karton. lagje të ndryshme. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i ëndrrës. Udhëzohen nxënësit që të punojnë në mënyrë të pavarur për krijimin e tyre.skicimi Grafikë. Vizatimet ngjyrosen sipas dëshirës. për përdorimin e teknikave dhe analizën dhe interpretimet që i bëjnë ato krijimit të tyre dhe të shokëve. Mjete ilustruese: pamje e foto ku tregohen pjesë nga qyteti. duke i ngjitur në fletë për të realizuar idenë e tyre. ndaj e kam vizatuar veten duke skijuar. spatul. farmacitë. Mjete pune: fletore pune.

vijat e bardha etj. ndryshimi i mjedisit. kopshte etj. U kërkohet nxënësve të tregojnë çfarë ndryshimi i kanë bërë lagjes së dyre dhe pse. Shënim Kjo temë mund të punohet edhe me grupe. lulishtet. Hapi II. Me plastelinë do të modelohen objektet trepërmasore: pallate. objektet dhe institucionet e ndryshme. Çdo pjesëtar i grupit mund të modelojë një objekt që i pëlqen. Analiza Vendosen mbi tavolinë maketet e krijuara nga nxënësit dhe vërehen nga të gjithë. në punë e sipër. Secili bën shpjegimin e krijimit të tij.Në cilin kat banon ti? . të cilat vendosen në parkime apo në rrugë. dyqanet. Më pas përcaktohet vendi ku janë pallatet. duke u bazuar në përmasat e skicës në karton. Fjala maket bën pjesë në fjalorin e artit të skenografisë. që do të thotë punimi i objekteve trepërmasore të një vendi.Ka shumë pallate (shtëpi) e dyqane? . Me anë të spatulës pritet dhe modelohet plastelina. Integrimi: Matematikë: Format trepërmasore. mund të modelohen makinat e vogla. shkolla. 129 . dyqane.A ka pemë anash rrugës? . përdoren kunjat e drurit. Në mënyrë që objektet të qëndrojnë drejt.Si quhet lagja ku banon ti? .Çfarë objektesh të tjera ndodhen në lagjen tënde? . tabela të qarkullimit rrugor.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” . Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të punuarit. shkolla. Modelim Vendosim në një anë kartonin e skicuar dhe punojmë plastelinën. Pastaj anash rrugës do të përcaktohet vendi ku janë mbjellë pemët me katrorë të vegjël. me kthesa etj. Hapi IV. Pasi përfundohet modelimi i pallateve. Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit të skicojnë me laps mbi karton modelin e lagjes së tyre (kartoni mund të jetë edhe me ngjyra). trupat gjeometrikë. Puna mund të jetë cilësore dhe më e shpejtë.Këndi i lojërave është i bukur? .A ka shkolla në lagjen tënde? . Pasi skicohen me laps format e objekteve.. me lapostil bëhen vijëzimet e kontureve të rrugës. për idetë. pemë. Edukatë shoqërore: Lagja ime.Çfarë do të doje të ndryshoje në të? Biseda shoqërohet me figura në tabelë. modelohet një kënd lojërash për fëmijë. Në fillim vizatohet forma e rrugës. një kënd sportiv. Nxënësi lihet të punojë i lirë sipas imagjinatës së tij.Si janë rrugët e lagjes sate? . e drejtë. Modelimet vendosen mbi kartonin e skicuar në vendin e përcaktuar. Hapi III. e harkuar.në përmasa të zvogëluara. për dëshirën për të ndryshuar në të mirë mjedisin ku jeton.Të pëlqen lagja jote? . duke folur me gjuhë të thjeshtë artistike. parkingu i makinave etj.

flokëve. shoqes). Ngrihen nxënësit nga bankat dhe u thuhet të lëvizin të lirë nëpër klasë përreth 2-3 minuta. Në momentin që mësuesi/ja thotë “ndal”. pastela. hundës.përdorimi i lapsave Lapsa me ngjyra. Më pas demonstrojmë sesi duhet të përzihen ngjyrat. për të dhënë nuanca dhe volum me anë të dritëhijes. Tani që jeni më të rritur duhet t’i kushtoni kujdes tipareve të fytyrës: syri mund të ketë formën e bajames. teknika . gojës e pastaj veshëve dhe flokëve. Të krijojë volum në portret nëpërmjet toneve e nuancave të ngjyrave të ngrohta e të ftohta. syve. por të vërehet mirë te modeli. Mjete pune: fletore pune. mjekrës etj. syve. për të kuptuar se si punohet një portret. hundës. portrete fëmijësh të kryer nga nxënës të rritur me teknika të ndryshme. Mjete ilustruese: fotografi. pastele Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë karakteristika të veçanta në përshkrimin e një portreti (shokut. Të komunikojë ndjenja dhe emocione në shpjegimin e krijimit të tij. të syve. veshëve. procese. Të vizatojë një portret nëpërmjet formave e vijave të ndryshme. Bëni kujdes kur të vizatoni gojën.Krahasoje me një tjetër ose me veten. nxënësi do të kapë për dore shokun që ka pranë dhe do të qëndrojë në vend. Pastaj përcaktoni ngjyrën e lëkurës. Pastaj mësuesi/ja i nxit që të përshkruajnë portretin e njëritjetrit. hunda nuk mund të vizatohet me një vijë harkore. lapsa me ngjyra. . gojës. buzët ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe vija e fytyrës ndryshon nga në varësi të flokëve. të syve. Nxitja Për t’i çliruar nxënësit nga emocionet ora e mësimit fillon me një lojë. Veprimtaria Shpjegojmë në tabelë vizatimin e një portreti. Zhvillimi i mësimit Hapi I. gojës.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Mësimi 15 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Pikturo shokun ose shoqen tënde Baza. Analizohen ato. Ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta shkrihen me njëra-tjetrën për të krijuar tonalitete dhe volume. Vëreni formën e fytyrës. flokëve etj. Secili zgjedh shokun ose shoqen që do të ketë si model për të krijuar. 130 . buzëve. Hapi II. duke filluar nga forma e fytyrës. Tregojmë në tabelë disa portrete të punuara nga nxënës të rritur.Ç’gjë të veçantë ka shoku në portretin e tij? . duke u nisur nga forma e fytyrës. hundës.

qielli i kaltër dhe zogjtë që fluturojnë etj. ku secili do të gjejë portretin e vet.) 131 . laps plumbi ose karbon. shqisat. Integrimi: Dituri natyre: Tiparet e njeriut.uniteti Akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë temën për të realizuar një afresk. Nxitja U tregojmë se ç’është afresku: afresku është një vizatim. . Hapi III. por që do të shkrihen me njëra-tjetrën. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vizatim të rregullt dhe përdorimi i ngjyrave të ftohta e të ngrohta. Nxënësit japin mendimet e tyre rreth punëve të shokëve. Flitet rreth pamjeve e fotove që janë ofruar dhe kërkohet që nxënësit të japin mendimin e tyre për një temë. guash etj. si: akuarel. mjete pastrimi. Tematika e përdorimit të lapsave me ngjyra do të jetë me vija të drejta dhe të lakuara. Të krijojë unitet midis elementeve të vizatuara. Të përdorë imagjinatën krijuese për të skicuar në mur format e objektet e afreskut.Çfarë ju pëlqen më shumë në natyrë? (lëndina me lule. me të cilat nxënësit punojnë më lehtë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Në ngjyrosje do të përdoren pastelat ose lapsat e drurit. Mësimi 16 Tema: Afresku – pikturimi i mureve të shkollës (ora I) Linja: Teknika: Objektivat: Elemente dhe parime . Shpjegimi i punëve do të bëhet në formën e një loje. akuarel. i cili punohet në mur me përmasa më të mëdha se realja dhe realizohet me ngjyra të lëngshme. Portretet më të arrira artistikisht vendosen në këndin e klasës. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. fletore pune. Analiza Nxënësit vendosin krijimet në murin e klasës. tempera. duke parë se cili i është afruar më shumë modelit origjinal. në mënyrë që vijat të mos dallohen. si dhe për krijimin e volumit të formave të fytyrës me anë të dritëhijes. Mjete ilustruese: pamje e foto të ndryshme nga natyra. roli i tyre. e cila do të realizohet nga nxënësit.

Mësimi 17 Tema: Afresku – pikturimi i mureve të shkollës (ora II) Linja: Teknika: Objektivat: Elemente dhe parime . Udhëzohen nxënësit të kryejnë më parë vizatimin e elementeve të afreskut me laps ose me karbon. njëri grup e koncepton lëndinën me luledele. të cilat janë pa përzjerje. Këshillohen të ruajnë harmoninë dhe unitetin midis objekteve të vizatuara. Ngjyrat e para do të jenë ngjyrat bazë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” . do të japin tonalitete dhe përfundimin e afreskut. Nxitja për vëzhgim Udhëzojmë nxënësit që të vështrojnë me kujdes punën e kryer gjatë orës së parë. mjete pastrimi. Mund edhe të shtojnë diçka që mendojnë në çast dhe që e bën krijimin më të plotë. Ato meren nga tavaloci në sasi të holluar dhe hidhen në objekt. Ngjyrosja Pasi mendohet se vizatimi është kryer mirë. fletore pune. foto nga natyra.sh.) Hapi II.Cilat aktivitete që keni organizuar me klasën ju kanë lënë mbresë? (dita e balonave. hidhen ngjyrat e para në afresk. duke trajtuar temat e dëshiruara. Çdo grup ka të përcaktuar pjesën e murit që do të pikturojë. tjetri me lulëkuqe ose me lule të verdha etj.: “Lëndina e luleve” dhe “Dita e balonave” Secili grup do ta realizojë temën sipas dëshirës dhe imagjinatës së tij. U sugjerohet të gjejnë gabimet e mundshme në vizatim ose në ngjyrë dhe t’i korrigjojnë ato. ku ngjyrat në bazë të efektit të përzierjeve (ngjyrat e dyta). Veprimtaria Ndajmë nxënësit në 4-5 grupe. akuarel. Të shpjegojë ndjesinë e krijuar kur vështron afreskun e tij. aktivitete sportive etj. Dita e verës. Po kështu veprohet edhe me temën tjetër. Pastaj afresku lihet të thahet që të jetë gati për orën e dytë. 1 Qershori. Grupet punojnë secili më vete. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. p.sh. Udhëzohen nxënësit që të përqendrohen në dy tema p.uniteti Akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë teknikën e akuarelit për të ngjyrosur afreskun. Çdo elementi të vizatuar i hidhet ngjyra përkatëse. penela. Hapi III. Materiale ilustruese: pamje. 132 . Të përcjellë ndjenja e emocione nëpërmjet unitetit të ngjyrave.

. II. sipas imagjinatës së tyre. përdorimin e teknikës së akuarelit. të verdhë. 133 . Hapi III. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punën në grup. ngjyrat dhe planet. Peneli duhet të pastrohet sa herë që vazhdohet me një ngjyrë tjetër. të cilat dalin nga përzierja e ngjyrave para se të hidhen në afresk. forma dydimensionale. Bëni krahasimin e punimit në fletë dhe të punimit në mur. Mjete pune: fletore pune.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Hapi II. Integrimi: Matematikë: Përmasat. Udhëzojmë nxënësit që të bëjnë përzierje ngjyrash për të krijuar në objektet e vizatuara harmoni dhe volum.Në cilin punim u lodhët më shumë? Pse? Përgëzohen nxënësit për punën e kryer. Materiale ilustruese: fruta (natyrore) të llojeve të ndryshme të vendosura në një vend të dukshëm. për mënyrën e punimit në grup të afreskut. gomë. Mësimi 18 Tema: Frutat – përdorimi i planeve I.Si janë përmasat e objekteve të vizatuara? . laps HB. Veprimtaria Tani mendohet mirë për ngjyrat e dyta. Analiza Në fund të punës nxënësit vërejnë me vëmendje afreskun e përfunduar. madhësinë. vërejtje e lavdërime. Pra. Të japë iluzionin e hapësirës nëpërmjet mbivendosjes së trupave në një plan. Këto ngjyra do të japin edhe tonet përfundimtare të realizimit të afreskut. Të përdorë lloje vijash për të vizatuar më shumë se një formë. ngjyrat duhet të shpërndahen në mënyrë të njëllojtë në të gjithë kompozimin. Uniteti i ngjyrave duhet të përshkruajë kompozimin. shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin dhe bëjnë krahasime. III (ora I) Linja Teknika: Objektivat: Elemente dhe parime Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë objektet në natyrë. përcaktojnë secili objektet që duan të vizatojnë. të bardhë. duke perceptuar: formën. Tregojnë emocionet e tyre për krijimin në afresk. Ata diskutojnë për ndryshimin që ka mënyra e punimit të akuarelit në fletë dhe në afresk. Nxënësit bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Në qoftë se lulet do të kenë ngjyrë të kuqe. ngjyra etj. Flasin për ngjyrat e ftohta e të ngrohta dhe kombinimet dhe unitetin e tyre. nuk duhet të ndahet gjysma e kompozimit me lule të kuqe dhe gjysma tjetër me të verdha.Çfarë ndryshimi dalloni? . Tregojnë për teknikën dhe ndjesinë që lë ajo gjatë punimit të afreskut në mur.

) tregon mbivendosjen e tyre. Krijoni hapësirë midis trupave që vizatoni. në mënyrën e mbivendosjes për të krijuar hapësirë dhe thellësi. duke u fokusuar te forma.Nga se ndryshon molla me kumbullën? (nga përmasat) . Vëreni me vëmendje dhe thoni cilat fruta shikoni të parat (mollët. gjithashtu edhe frutat që ndodhen në plan të tretë (nëse ka) ose sfondi. për të dhënë formën e duhur. vendosja e objekteve sipas planeve (I. Tërhiqet vëmendja herë pas here që nxënësi të vizatojë frutat ashtu si i shikon në modelin që ka përpara tij.Nga se ndryshon molla me bananen? (nga forma.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Zhvillimi i mësimit Hapi I. ndërsa fruti që është pas tij ndodhet në plan të dytë mund të duket vetëm pjesërisht. përmasat. por edhe për të këmbyer përvojë. ngjyra. si zhvillohen ato. Mësuesi/ja vizaton në tabelë duke shpjeguar. dardhat). Hapi II. pjeshkat). Dallohet edhe plani i tretë me frutat e tjera ose sfondi. Pra. Veprimtaria Në një vend të dukshëm përballë nxënësve vendosim modelin dhe i shpjegojnë nxënësve se kjo është një natyrë e qetë me fruta. Udhëzohen nxënësit që të kryejnë vizatimin e frutave sipas shpjegimit. Të gjitha këto fruta ndodhen në një plan. siç është sipërfaqja e tavolinës.Ç’ngjyrë do përdorim për ta ngjyrosur? . Vija e bazamentit do t`ju ndihmojë që të kryeni mbivendosjen e trupave sipas planeve gjatë vizatimit. III. Vizatimi do të bëhet vetëm me laps në fletën e vizatimit. Nxitja Ftohen nxënësit në një bisedë rreth frutave: ku rriten. Këto fruta ndodhen në plan të dytë. Pra.Çfarë vije do përdorim për ta vizatuar atë? . mollën: . Në 5 minutat e fundit të orës nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë nga larg punët e tyre dhe të shokëve për të gjetur gabimet. ngjyra) . Secili nxënës zgjedh dhe përshkruan një frutë që i pëlqen.Ç’formë ka molla? . frutat që shikoni të parat janë në plan të parë.sh. për t’iu afruar sa më shumë realitetit. cilat janë? (bananet. II. 134 . Hapi III.. Trupat (frutat) do të vizatohen njëri pas tjetrit. Forma e frutës që ndodhet në planin e parë duket plotësisht. Nxënësit duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e vijave. p.Cili dëshiron ta vizatojë në tabelë? Të tjerë nxënës ngrihen e vizatojnë në tabelë fruta të ndryshme ashtu siç i dinë. të mirat e vlerat ushqyese që kanë ato për njeriun. po frutat që shikoni pas tyre. Vizatimet vendosen në dosje për të vazhduar me ngjyrat në orën e dytë.

Në cilin plan ngjyrat dalin më të theksuara? Hapi II. Nxiten nxënësit të flasin për ngjyrat dhe planet në natyrën e qetë që shikojnë përballë.hapësira Akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë e planet në një natyrë të qetë nëpërmjet ngjyrave. Nxënësit punojnë të qetë sipas udhëzimeve. Tonalitetet e hijeve shërbejnë për të krijuar hapësirë nëpërmjet objekteve. Veprimtaria Në fillim do të hidhen ngjyrat e para në çdo figurë të vizatuar.). . Rikujtohen ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta dhe përzierja e tyre për të dhënë ngjyra të tjera. Hapi III. P. Nxitja Nxënësit vendosin vizatimet mbi bankë dhe bëjnë gati mjetet e punës. pjatë. lapostila etj. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Analiza Vendosen punët e përfunduara në murin e klasës dhe vëzhgohen nga nxënësit. ku ka dhe shumë dritë. që shërben në pjesën e mollës në hije të fortë etj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Mësimi 19 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Frutat – përdorimi i planeve I. Vëreni modelin dhe përcaktoni ngjyrat në dritë dhe ngjyrat në hije. Flasin për planet.sh. fletore pune. Puna fillon nga sfondi. laps. shportë etj. pastaj në planin e dytë dhe pastaj në planin e parë.: ngjyra e kuqe kur përzihet me të bardhë jep një ton të purpurt. ngjyrat. III (ora II) Elemente dhe parime . Të krijojë tonalitete dhe nuanca ngjyrash gjatë kalimit nga njëri plan në tjetrin. Për të kaluar nga hija në dritë ngjyra sfumohet me penel gjysmë të thatë. Materiale ilustruese: natyrë e qetë me fruta (model natyror) dhe model i vizatuar. që molla e kuqe e ka në pjesën pranë dritës. ndërsa e kuqja me të zezën jep një ton të errët. Të zotërojë aftësi për të vlerësuar punën më të mirë artistike. Vendoset modeli natyror përballë nxënësve ashtu siç ishte në orën e parë. duke bërë përzierje për të gjetur ngjyrën e dëshiruar. U mësojmë nxënësve se në natyrën e qetë mund të përdoret ngjyra e bardhë dhe e zezë për të krijuar tonalitete të ndryshme. Pas kësaj duhet pritur që akuareli të thahet dhe fillon hedhja e ngjyrave të dyta. 135 . akuarel. Pasi bëhet vëzhgimi. për të ruajtur vëllimin e objektit. nxënësit shpjegojnë punën e tyre. I kushtohet rëndësi sfondit dhe pjesës së bazamentit ku janë vendosur frutat (tavolinë.Në cilin plan ndodhet ato? . II.

për vizatimin e saktë të frutave. plastelinë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë karakteristikat e veçanta të një shtambe të zbukuruar. spatul. Nxënësit do të vlerësojnë punën më të mirë artistike.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” teknikën e përdorur. duke vlerësuar dhe punën e tij. plastelinë ose argjilë. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për realizimin natyrës së qetë me akuarel. Integrimi: Dituri natyre: Frutat. Detyrë: Bëni një natyrë të qetë me perime në teknikën e akuarelit. çfarë nuk arritën të bënin. Punimi i qeramikës ka fillime të hershme në vendin tonë. Mësuesi/ja flet për qeramikën. tregoni funksionin e tyre. vazo artistike. Numëroni disa sende që keni në shtëpitë tuaja prej qeramike ose porcelani. poçe etj. kështu që ata e përdorën për nevojat 136 . rëndësia e tyre për njeriun. Njerëzit zbuluan se balta. zbukurimin dhe përdorimin e tyre. e cila është e përhapur në vendin tonë. nëse piqej në temperatura të larta. ruante formën. sende të ndryshme për zbukurim. si: shtamba. poçesh ose vazosh artistike (ose foto. Mësimi 20 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Shtamba e zbukuruar . Të përdorë plastelinën për të modeluar një shtambë. pamje). bisedë Së bashku me nxënësit kemi grumbulluar materiale për ilustrim. vazo artistike. E rëndësishme është gjithashtu të theksohet mënyra e prodhimit të tyre. foto. Të përfitojë nga tradita artistike e popullit tonë. Mjete pune: fletore pune. si prodhohen dhe nga cilët. Të ndërthurë teknikat për të zbukuruar shtambën. pamje etj. kunja druri. Gjuhë shqipe: Përshkrimi i një fruti. Zhvillimi i mësimit Hapi I.karakteristikat e qeramikës sonë Bisedë. duke nxjerrë në pah formën. për dallimin e planeve dhe për hedhjen e ngjyrave dhe tonalitetet e ngjyrave që krijohen sipas planeve. cilat janë mjetet. çfarë mendojnë se e kanë bërë më mirë etj. Bisedohet me nxënësit rreth tyre.poçeria Tematika . Materiale ilustruese: lloje shtambash të zbukuruara. Nxitja. poçe. vizore. Sillni lloje të ndryshme shtambash.

sh. Më pas shtamba mund të zbukurohet duke modeluar forma e figura me plastelinë me ngjyra. Veprimtaria U tregojmë nxënësve sesi mund të modelohet forma e një shtambe. Qeramika. lëmohet sipërfaqja me anë të spatulës ose të vizores dhe në fund mund të vendosen vegjët.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” e tyre. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e punimit të plastelinës dhe vlerat që ka qeramika në planin artistik dhe funksional. Gjithashtu. Mbi këtë formë fillohet të ngrihen faqet e shtambës.. Puna nis me bazamentin e poshtëm. për enë kuzhine. Nxënësit lihen të lirë t’i vëzhgojnë ato dhe të japin mendimin e tyre për shtambën e realizuar më bukur. Hapi III. të cilës i jepet formë dhe më pas piqet në furra me temperaturë të lartë. Njerëzit e përdorin qeramikën për të prodhuar objekte të nevojës së përditshme. Hapi II. Qeramika përbëhet nga argjila. Integrimi: Histori: Vlerat e kulturës artistike që ka populli ynë dhe tradita në vite (njohuri e marrë nga pjesë të ndryshme të leximit). pas ftohjes dhe pastrimit.. Pasi është dhënë forma e dëshiruar. pamja e të cilëve tregohej në lëvizje. por edhe për sende zbukurimi. Në faqet e shtambave vizatonin figura kafshësh dhe njerëzish. Edhe sot shtambat e madhësive të ndryshme përdoren edhe për zbukurim. 137 . ngjyroset dhe zbukurohet. Secili flet për sendet dhe materialet që ka përdorur për zbukurimin e shtambës së tij. natyrisht duke u mbështetur në modelin e përzgjedhur nga vetë nxënësi. Analiza Në tavolinat përpara klasës ekspozohen punët e përfunduara. shtamba etj. Udhëzohen nxënësit që të punojnë sipas dëshirës dhe imagjinatës së tyre. si p. duke gdhendur mbi të forma e figura me anë të kunjave të drurit. për zbukurim mund të përdoren fije ose fjongo. i cili zakonisht ka formë rrethore të sheshtë. duke krijuar një material me nuanca. Nxënësit zgjedhin ngjyrën e dëshiruar të plastelinës ose mund të bëjnë edhe përzierje të tyre. por i përdorën edhe për zbukurime.

çorapë. liri. (Kujtoni përrallën “Bukuroshja e fjetur” ku tregohet mjeti që përdoret për të thurur triko. kur vishej me lëkurën e kafshëve dhe më pas me veshje prej filli. Këto foto e paraqesin njeriun që në lashtësi. kërpi. Tregohen fotot përkatëse për çdo fill. fije të ndryshme nga trashësia dhe ngjyra. kërpi. . liri dhe quhet fill pambuku. veshje të ndryshme prej filli. Mësuesi/ja bën një përmbledhje: në kohët e lashta njerëzit përdornin për veshje mjete rrethanore (gjethet e pemëve). Filli prodhohet nga bimët. gjilpërat. Grupi I .Çfarë materialesh janë përdorur? Hapi II. Të krijojë me fantazi nëpërmjet fillit. teknika Tekstil Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë përdorimin e fillit në sende e materiale të ndryshme. shirita me ngjyra prej cope. përdorimi i fillit tashmë është i nevojshëm. nevoja për të jetuar e zhvilloi njeriun. sende të veçanta zbukurimi ose veshje. Të zbulojë efektet artistike në përdorimin e fillit. Veprimtaria I ndajmë nxënësit në grupe sipas materialeve që kanë sjellë. dorashka etj. 138 .Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Mësimi 21 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Motivi popullor – përdorimi i fillit Baza materiale. çorapë etj.Tregoni si janë prodhuar rrobat që keni veshur? . Gjyshet dhe nënat tuaja mund t`ju kenë thurur triko.) Nxirren para klasës nxënës që kanë veshur rroba me materiale të ndryshme. duke shpjeguar dhe krijimin e tij. Zhvillimi i mësimit Hapi I. shtiza. Nxitja Tërhiqet vëmendja e nxënësve nga fotot e vendosura në tabelë. Mjete pune: fletore pune. Materiale ilustruese: pamje e foto që tregojnë përdorimin e fillit. me kalimin e kohës. fill mëndafshi (nga krimbi i mëndafshit). Sot ka makineri moderne që prodhojnë veshje e pajisje me këto fije. sende zbukuruese etj. Për këto punime ato kanë përdorur shtizat. grepat. Por. ndërsa filli i leshit prodhohet nga leshi i deles. por ka edhe fije të tjera. tezgjahët etj. Nxiten nxënësit që të flasin rreth fotove. më vonë përdorën lëkurën e kafshëve (mishin e të cilave e përdornin për ushqim).do ta punojë fillin me shtiza. kur mbulohej me gjethe. si: filli sintetik që prodhohet në mënyrë artificiale. si: pambuku. grepa. procese.

sirenat. gurët. Integrimi: Aftësim teknologjik: Teknologjia e prodhimit të fillit dhe thurjes (tezgjahu). lumenjtë.sh. lodrat. që u krijuan nga dëshira për të pasur fëmijë.do të thurë thekët e shallit. “Duarartët” etj.Po kukullat. detet etj. malet. në shumë përralla ose fabula kafshët flasin.sh. Mësimi 22 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Fantazi Elemente dhe parime . Grupi IV . përrallat kush i ka krijuar? (fantazia e njeriut) Fantazia e njeriut shpeshherë i ka kaluar edhe kufijtë. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën dhe cilësinë e krijimit me anë të fillit. Të interpretojë iluzionin e formës ose të volumit nëpërmjet vijave.do ta punojë fillin me grep. Në vizatimet e hershme që njerëzit bënin në muret e shpellave.. Bëni një punim me fije. (Nxënësit sjellin shembuj të tjerë. si p.) Fantazia mund të nxitet edhe nga nevojat e njeriut. i ka krijuar natyra. 139 .. “Stilistët e vegjël”.). (kujtojmë këtu Gishton ose Pinokun. llamba e Aladimit. Grupi III .. punime nga nxënës në vizatime e pikturë etj.sh. Fantazia është e pranishme edhe në pikturë.vijat Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të realizojë një krijim duke përdorur fantazinë. Detyrë. Mjete pune: fletore pune. duke u bazuar në gjërat që dëshironi. .. dallohen qenie me fytyrë njeriu dhe trup kafshe. Të shpjegojë dhe të vlerësojë krijimin e tij dhe të shokut.do të thurë qilimin me shirita lecke dhe filli. Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme. Zhvillimi i mësimit Dimë që pemët. p. Në mësimin e sotëm edhe ju do të krijoni vizatime sipas fantazisë suaj. pastela etj. Me punët e tyre nxënësit hapin një ekspozitë të vogël dhe e emërtojnë. sendet sillen si njerëz etj. lapsa ngjyrash.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Grupi II . Analiza Në përfundim të punës grupet do të tregojnë punën e kryer dhe do të shpjegojnë mënyrën e punimit të fillit. shkopi magjik etj. p. po kështu edhe qilimi fluturues. Hapi III.

140 .Si do ta krijonit ju natyrën nëse do të ishit arkitekti i saj? Me këto pyetje nxitim nxënësit që të zgjohet fantazia e tyre. Dimë që mbi të verdhën po të ngjyrosim me blu del ngjyra e gjelbër. Mateirale ilustruese: pamje e tablosë së piktorit Sali Shijaku “Vojo Kushi” dhe foto e monumentit të Skënderbeut ose figurën e tij.Cili është personazhi vizatimor më i dashur për ju? Përpiquni ta vizatoni. . Secili do të shpjegojë krijimin e tij duke treguar motivin. teknikën dhe mjetet e përdorura. duke i shprehur ato me fjalë. Sali Shijaku (pikturë) dhe “Skënderbeu”.A e dini si krijojnë piktorët? Në fillim ata zgjedhin temën dhe pastaj krijojnë. Hapi III. Duhet të fantazoni për të krijuar forma e objekte. Ata përdorin edhe fantazinë. Odhise Paskali (skulpturë) (ora I) Analizë. Mësimi 23 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Heroi “Vojo Kushi”. Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit që të zgjedhim motivin për të cilin do të krijojnë e të përdorin fantazinë e tyre për të shprehur në letër atë çka ndjejnë.sh.A mund të krijonit një personazh të çuditshëm (p. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për krijimin me fantazi. . . përdorimi i vijave dhe ngjyrave. Përzgjedhim krijimet më të bukura. gjysmë njeri)? . si dhe përzierja e ngjyrave të ftohta dhe të ngrohta për të krijuar volum. Analiza Aktivizojmë nxënësit të shprehin mendimet e tyre rreth temës. Përdoret lapsi i zi për skicimin dhe lapsat me ngjyra për të ngjyrosur. vlerësim (tema të njëjta nga autorë të ndryshëm) Bisedë e ilustruar Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një vepër arti. gjysmë kafshë.Ç’gjë apo ngjarje ju ka bërë më shumë përshtypje nga jeta juaj? . Hapi II. mbi të kuqen po të ngjyrosim të verdhë del portokallia etj. interpretim. Të krijojë ndjesi pozitive dhe të krenohet për heronjtë e vendit tonë.Cilat janë ato gjëra që i doni dhe nuk i keni arritur dot? . Analiza Vendosen në tabelë krijimet e përfunduara. Edhe ju sot duhet të krijoni me fantazi. Dhe për këto do t’u shërbejnë llojet e vijave që keni mësuar.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Hapi I.Cili është objekti më i çuditshëm që keni parë? . Të dallojë teknikën dhe mjetet e përdorura për realizimin e veprës.

Sali Shijaku është një ndër artistët e shquar shqiptar.Në cilën kohë ka jetuar heroi që ju përmendët? . . është punuar në teknikën e “vajit” përshkruhet me ngjyra të ngrohta dhe të ftohta.Çfarë nënkupton ngjyra e kuqe? . Bisedë . Veprimtaria e tij shtrihet në disa gjini. po edhe në qeramikë të pikturuar dhe në skulpturë.Ku e dalloni këtë? . Analiza e veprës Dy fotot që ju shikoni në tabelë janë të krijuara nga autorë të ndryshëm e me teknika të ndryshme. Pra. Sot do të përqendrohemi te heroi “Vojo Kushi” i piktorit Sali Shijaku.Çfarë ngjyrash ka përdorur piktori? .Cila ngjyrëmbizotëron te portreti i heroit? . Atëherë ai kërceu mbi tank. Vojo Kushi u rrethua nga pushtuesit dhe s’kishte shpëtim. portrete.Si është trajtuar sfondi? . Si shumë të rinj shpiptarë edhe V. vërejmë se figura e heroit është trajtuar nga artistë shqiptarë dhe në pikturë dhe në skulpturë. afreske. I kërkohet nxënësve t’i vërejnë me kujdes dhe të mendohen për to.Çfarë kuptoni me fjalën hero? (shkruhet në tabelë fjala hero) . 141 . Jepet shkurt historiku i jetës së heroit të Luftës Nacionalçlirimtare. të cilat tregojnë heronj të ndryshëm dhe janë të punuara në teknika të ndryshme. duke u vrarë edhe vetë.Cilat duhet të jenë cilësitë e një heroi? .Çfarë shikoni në portretin e heroit? .A paraqitet figura e heroit në lëvizje? .A doni t’u ngjani heronjve? Pse? Në tabelë vendosen dy pamje. Ky është një shembull heroizmi i popullit shqiptar për liri. Hapi II. duke treguar lirinë dhe urrejtjen bashkë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Zhvillimi i mësimit Hapi I.Çfarë mban ai në dorë? . Vëreni me kujdes tablonë. hapi kapakun dhe hodhi bombën. Bëjmë prezantimin e autorëve dhe teknikave para nxënësve. Kushi dha jetën për lirinë e atdheut.Cilët janë disa heronj për të cilët keni dëgjuar? .Pse ka ngjyra të ftohta në sfond? . si: pikturë: peizazhe. Heroi “Vojo Kushi” dhe “Skënderbeu”.Ku e dalloni urrejtjen që ka heroi? (në portret dhe veprim) Tabloja ka përmasa të mëdha.

në të cilat ka shkruar nga një emër heroi (Robin Hudi.Përshkruaj Skënderbeun nga pamja fizike.) . përmasat e mëdha të kompozimit etj. Lojë (2) . Goku etj.Pse duket madhështor? (Është pamja e heroit. Odhise Paskali (skulpturë) (ora II) Hapi I. Mësimi 23 Tema: Heroi “Vojo Kushi”. Mësuesi/ja ka përgatitur 4 letra (bixhozi). Kryetari i grupit tërheq letrën dhe zbulon personazhin që i ka rënë. Edhe Skënderbeu është një hero. Ngjyrat ishin ato të cilat tregonin forcën dhe urrejtjen e heroit. nga librat artistikë apo nga filmat? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Hapi III. do ta imitojnë atë. Do të fitojë ai që e ndërton më shpejt figurën. Lojë në çift (1) U shpërndajmë nxënësve fotokopje të tablosë “Vojo Kushi” dhe secili do të ndërtojë lojën “pazëll” pastaj do ta këmbejë me shokun e bankës. Secili pjesëtar i grupit duhet të thotë një cilësi të atij heroi. .Nga e ka marrë këtë emër? (Mësuesi/ja tregon për Skënderbeun.Pse duket trim? (është me shpatë në dorë.Çfarë mban në kokë. Analiza e veprës Në orën e parë folëm për gjininë e pikturës dhe si trajtohej figura e heroit në pikturë. si është veshur? .) .Pse mban shpatë në dorë? .).Çfarë dini për Skënderbeun nga lënda e leximit. Bisedë Në orën e parë folëm për “heroin”. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të shprehurit dhe dallimi i gjinisë.) . Po në gjininë e skulpturës si kuptohet shprehja e heroit? Vëreni pamjen e monumentit të Skënderbeut dhe thoni çfarë shikoni. teknikës. Batmani. ngjyrave në tablo. lëvizjet etj.Ç`dini për kalin e Skënderbeut? Hapi II.Pse duket sikur flet? Pse duket sikur ecën? 142 . .Si quhet ndryshe Skënderbeu? . .Me çfarë luftohej në atë kohë? . Integrim: Gjuhë shqipe: Njohuritë e marra nga orët e leximit.Me cilët ka luftuar Skënderbeu? . shikimin e ka të mprehtë.Përshkruaj dhe imito heroin e përrallave Ndahet klasa në 4 grupe. ndërsa dy pjesëtarë që zgjidhen nga grupi. Përshkruani me fjalët tuaja pamjen e heroit. Sali Shijaku (pikturë) “Skënderbeu”. shprehja e gjendjes shpirtërore të heroit. Supermeni.

Piktura Të përbashkëta Skulptura lloje arti arte figurative Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për njohuritë rreth gjinive të artit pikturë-skulpturë dhe vlerat e tyre. mjetet që përdoren etj. Odhise Paskali është një nga themeluesit e skulpturës shqiptare. “Skënderbeu” dhe shumë vepra të tjera. Përshkrim nga pjesët e leximit. “I urituri”. gjithashtu quhet edhe “statujë ekuestre”. sepse është skulptura e një figure me kalë. Provo njohuritë U shpërndajmë nxënësve nga një fletë të bardhë A4. “Luftëtari kombëtar”. Duhet të përmenden mënyra e punimit.) Atëherë të gjitha këto janë cilësi të skulpturës dhe autorit Odhise Paskali që ka realizuar me mjeshtëri këtë monument madhështor. Disa nga veprat e tij janë: “Flamurtari”. Integrimi: Gjuhë shqipe: Heronjtë tanë të kohërave të ndryshme në veprat e artit. Udhëzojmë nxënësit që të bëjnë dallimin midis dy llojeve të artit: pikturë dhe skulpturë nëpërmjet metodës së pemës së mendjes. siç janë dy monumentet në Tiranë dhe në Krujë. . Kjo vepër quhet monument. 143 .Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” (Është puna e përsosur që ka bërë skulptori për t`i dhënë jetë figurës së kompozuar. i cili ka marrë titullin “Artist i Popullit”. Hapi III. ku paraqitet figura e Skënderbeut në kalë. penela ka sipërfaqe të sheshtë (formë dypërmasore) pastel statujë bust ka formë trepërmasore punohet me spatull stekë në bronz Piktura vija akuarel Skulptura në mermer në gur në dru vaj ngjyra Diagrami plotësohet nga nxënësit duke u ndihmuar nga mësuesi/ja. sepse ka përmasa të mëdha.

Kjo do të na ndihmojë për dritëhijen. duke veçuar elementet dhe karakteristikat që përbëjnë një qytet. 144 . Këtë orë do të punohet vetëm me laps të zi. . lagjet etj. Duhet të kujdesemi që pallatet të vizatohen mirë (përdoret vizorja) dhe me përmasa të rregullta.). gomë. .Si quhet pjesa e trupit që nuk ndriçohet nga dielli? (hija) Vendosen punët në dosje për të vazhduar në orën e dytë procesin e dritëhijes me atë të ngjyrave. trupat ndriçohen. Përshkruhen pamjet. duke përdorur efektin e dritëhijes. Pallatet do të vizatohen në tri përmasa në formën e kubit ose të kuboidit. pallatet e larta etj. laps HB. Sugjerojmë që vizatimi të jetë i thjeshtë. Analiza Lihen nxënësit të lirë të vëzhgojnë punët e njëri-tjetrit. Të vizatojë me dritëhije një objekt të thjeshtë nëpërmjet vijave. Hapi II.Ç’gjë të veçantë ka në arkitekturën e qytetit tonë? . hyrja etj. ndërsa mbi male dielli të vizatohet përballë pallateve. me pak elemente (objekte) për ta realizuar më lehtë dritëhijen e tyre. pemët. lapostila etj. Veprimtaria Sot do të mësojmë sesi do të vizatojmë disa nga objektet e qytetit.Çfarë forme kanë pallatet? Me cilin trup gjeometrik ngjajnë? etj. Nxitja Nxitim nxënësit të vëzhgojnë pamjet ku tregohet qyteti me rrugët.? .Cilat elemente nga qyteti zgjodhët për të vizatuar? . ballkonet. Puna mund të nisë me vizatimin e një rruge. .Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Mësimi 25 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Qyteti im – përdorimi i dritëhijes (ora I) Elemente dhe parime . Mësuesi/ja tregon duke vizatuar në tabelë. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Skicohen detajet (dritaret.dhënia e volumit në plan Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë qytetin e tij.Si janë pallatet. fletore pune. Fillimisht objektet skicohen në letër. shtëpitë e ulëta. të marrin dhe të japin mendime. pastela. forma objektesh.Ç’formë kanë pallatet? Ngremë disa nxënës në tabelë që të vizatojnë forma pallatesh me tri përmasa. vilat. Të shpjegojë efektin e dritëhijes për të krijuar vëllimin e një trupi trepërmasor. Hapi III. anash së cilës ka disa pemë.Në sajë të dritës së diellit. rrugët. Materiale ilustruese: pamje e foto qyteti. 2-3 pallate. . duke përcaktuar objektet dhe elementet përbërëse. ku dallohen qartë dritëhijet.

Udhëzohen nxënësit për të realizuar proceset e punës në krijimin e tyre. Dimë që ngjyrat e ftohta pasqyrojnë hijen. kur punohet vetëm me laps HB. trupat në një plan. Integrimi: Matematikë. Tregohen nga modeli i përgatitur. ndërsa ngjyrat e ngrohta kanë efektin e dritës. trupat gjeometrikë. Hapi III. në cilën anë të objektit formohet hija. Ju mund të përdorni edhe pastelat ose lapsat me ngjyra.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Mësimi 26 Tema: Qyteti im – përdorimi i dritëhijes (ora II) Hapi I. Hapi II. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vizatimin e objekteve dhe trajtimin e procesit të dritëhijes mbi to. ngrohtësisë etj. Kështu veprohet edhe për objektet e tjera. Hijet ekzistojnë si rezultat i ndriçimit të objektit nga dielli ose burime të tjera drite. Ndërsa hija e pemëve do të bjerë mbi trotuar. Secili paraqet punën e tij duke treguar objektet. Nxitja Vendosen mbi bankë vizatimet e kryera në orën e parë dhe mjetet e nevojshme. Shpjegojmë se hija dhe drita së bashku formojnë vëllimin e trupit (objektit). Pjesa e trupit që mbulohet nga hija dhe që nuk ndriçohet nga drita quhet hija e objektit mbi veten e vet. ndërsa hijet që bien mbi bazamentin mbështetës të objektit quhen hije të bartura ose të vetë objektit mbi sipërfaqen e mbështetur. si: duke e modeluar objektin me vija të drejta të holla ose të trasha ose vija të kryqëzuara ose me fërkim. forma trepërmasore. Mendoni ku bie drita. mënyrën sesi e ka trajtuar dritëhijen me anë të ngjyrave. Japim mendime për punën më të realizuar. Veprimtaria Demonstrojmë në tabelë procesin e dritëhijes mbi një objekt të vizatuar. pra. Fillohet lehtë dhe maja e lapsit mbahet në një drejtim. 145 . Analiza Vendosen në murin e klasës punët e përfunduara dhe vëzhgohen nga nxënësit në mënyrë të lirë. Tregojmë se ka disa mënyra për trajtimin e hijes. Detyrë: Vizatoni një trup gjeometrik me dritëhije.

Hapi II. ndryshon edhe mirëqenia e njeriut dhe kjo pasqyrohet në jetën familjare që ai bën. njeriu krijonte sende dhe orendi shtëpiake ose mjete pune. Të dallojë në kohë të ndryshme në (modën e mobilimit të shtëpisë). Zhvillimi i mësimit Hapi I. Ju shpjeguat mobilimin e shtëpive tuaja në kohën e sotme dhe të gjithë i kishit të rehatshme e për një jetesë më të mirë. Nxitja Përfshijmë nxënësit në bashkëbisedim duke i nxitur me anë të pyetjeve: . tregohen shtëpi të mobiluara. Në kohët e hershme. mjete gjuetie. madje shumëfunksionale dhe jo vetëm për banim. Materiale ilustruese: fletore pune. ku çdo gjë është e modernizuar.karakteristikat e mobilieve sipas periudhave Bisedë e ilustruar Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë mobilimin e shtëpisë së tij.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Mësimi 27 Tema: Moda – mënyra e mobilimit të shtëpisë (ora I) Linja: Teknika: Objektivat: Histori dhe kulturë .Ku tjetër përfshihet fjala “modë”? .Mendoni se fjala “modë” lidhet vetëm me mënyrën e veshjes? . katalogë ose fletë reklamash ku 146 .Çdo të thotë të ndjekësh modën? . zyra. Po ndër vite si ka qenë moda? Me anë të fotove bëhet kalimi nga njëra periudhë në tjetrën. kështu që sendet dhe orenditë shtëpiake krijohen në modele.Si e keni mobiluar shtëpinë tuaj? Ngremë disa nxënës të bëjnë përshkrimin e mobilimit të shtëpisë. Me kalimin e kohës u rrit niveli i mirëqenies. forma dhe ngjyra të ndryshme. për të mbijetuar. Bisedë Në tabelë kemi vendosur pamje e foto të kohëve të ndryshme të mobilimit të shtëpive. pamje.A jeni përfshirë dhe ju bashkë me prindërit për zgjedhjen e mobilieve të shtëpisë? .Si veproni për këtë? . por edhe për shkolla. turizëm etj.A keni dëshirë të visheni bukur? . T’i japë rëndësi ndryshimit të modës dhe lidhjen me artin figurativ. Fotot tregojnë kohën kur në shtëpi kishte vetëm një tavolinë dhe një minder dhe deri në ditët e sotme.A është kjo një modë? . prodhime të ndryshme mobiliesh etj. duke treguar se me rritjen e me zhvillimin e nivelit ekonomik.

Ku e shikoni ju këtë? Para se të prodhohet një mobilieje nga makineria. sepse shtëpia ka edhe orendi të tjera.Cila modë ju pëlqen. duke prerë e ngjitur në letër figura të orendive shtëpiake . Numërojmë së bashku disa nga orenditë shtëpiake.A mendoni se arti figurativ lidhet me modën? . Në fletën e bardhë do të plotësojnë me fjalë skicën “Dhoma ime” duke zgjedhur mobiljet e dhomës ashtu si i dëshirojnë. jepen përmasat e sakta dhe pastaj futet në prodhim. bankë Hapi III. Detyrë: Bëni mobilimin e shtëpisë ose të dhomës suaj. dollape druri të gdhendura me motive e figuracione të bëra nga dora e artistit të grupuara në moderne dhe klasike. raft librash tavolinë pune krevat Dhoma ime kukull të madhe kompjuter Pasi plotësohet skica. nxënësit e lexojnë duke shkëmbyer mendime. ajo moderne apo klasike? Pse? Kur themi mobilimi i shtëpisë nuk është fjala vetëm për mobiliet. skicohet në letër. Tregojmë foto ku ndodhen tavolina. • Skema plotësohet në tabelë nga nxënësit. dollap kolltuk tryezë Orendi shtëpiake karrige etj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” . Përgëzohen nxënësit për mendimet e tyre. karrige. Shkrimi i lirë Nxënësve u shpërndahen foto me pamje të modës së sotme dhe kërkohet që ata të zgjedhin mobiliet që u pëlqejnë. . 147 .

Zhvillimi i mësimit Hapi I.A mbani ju në shtëpi sende të vjetra që kanë një kujtim nga e kaluara? (Po. shikojnë disa lloje konstumesh popullore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë etj. u njohët me traditën. çarçafët). në shtëpi ka oxhak. Veprimtari ..Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Mësimi 28 Tema: Moda – mënyra e mobilimit të shtëpisë (ora II) Linja: Teknika: Objektivat: Histori dhe kulturë Vizitë në muze Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vizitojë Muzeun Historik. mbulesat e tavolinave.A ju pëlqeu vizita në muze? . drurit. . Bien në sy mjediset e brendshme të shtëpive në fshat.Duke krahasuar mjediset e sotme shtëpiake me ato të së kaluarës.) .Çfarë patë atje? Cilat gjëra ju bënë më shumë përshtypje? . Pasi kanë vëzhguar me kujdes elementet e mësipërme. perdeve. Ja. forma e oxhakut. të disa lloje të punëve që kryeshin në fshat. motivet e qilimave.sh. qëndismat e mbulesave. qilima të punuar me tezgjah me motive popullore. sofër. Në të gjitha këto objekte dallohen motivet e artit popullor. gdhendjen e objekteve prej druri apo prej alumini etj.Çfarë mësuat nga e kaluara dhe historia e popullit tonë? . baltës. çfarë ndryshime vutë re? 148 . Analiza . Këshillojmë nxënësit për të treguar një edukate qytetare në mjedise publike.Ku e gjeni lidhjen e artit figurativ me mobilimin e shtëpisë? Secili jep mendimin e tij. orendi prej druri etj. Të bëjë lidhjen e artit figurativ me historinë dhe kulturën. Materiale ilustruese: Muzeu Historik. historinë. p. motivet në enët e bakrit. Hapi III. Tregohet shkurt se çfarë do të shikohet atje. Hapi II.Vizita në muze Shoqëruesi i muzeut na shoqëron në të gjitha mjediset dhe shpjegon zhvillimin ekonomik dhe kulturor të shoqërisë njerëzore të kohëve të ndryshme. historinë dhe kulturën e popullit tonë ndër vite.Aty ju patë gjëra të reja. gjithashtu edhe mënyra e veshjes. Të vlerësojë traditën. ata përqendrohen në tiparet e artit popullor në këto objekte. këtu shikojmë divane të mbuluara me velenxa leshi. Bisedë paraprake Njohim nxënësit me vizitën që do të bëjmë në muze në lidhje me temën: Moda – mobilimi i shtëpisë. si: në qëndisjet e tekstileve (perdet. kulturën e popullit tonë. .

në vende të ndryshme ku keni udhëtuar. Vlerësimi për historinë. Mësimi 29 Tema: Fotografia – një moment i veçantë i jetës sate Linja: Teknika: Objektivat: Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Fiksim me aparat Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë funksionet e një aparati fotografik. të elementeve të traditës shqiptare në orenditë shtëpiake. Të shpjegojë efektin emocional që jep një fotografi dhe lidhjen me artin figurativ. sende. lule. Mjete ilustruese: fotografi të ndryshme. Shënim: Në pamundësi për të vizituar muzeun. Sillni në klasë foto ose albumin tuaj fotografik. Zhvillimi i mësimit Hapi I. bashkë me njerëzimin. Ai është dy llojesh: mekanik dhe digjital. Edukatë shoqërore: Zhvillimi i modës ndër vite. kulturën dhe traditën e popullit tonë. monitor etj. kultura nga pjesët e leximit. për mendimin ndryshe për mobilimin e shtëpisë. Bisedë Ju të gjithë keni bërë fotografi në momente të ndryshme të jetës suaj. mund të punohet me video. albume. Fotografitë bëhen me anë të një pajisjeje të veçantë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të shprehurit dhe dallimin e modës në kohë. Fjala fotografi vjen nga greqishtja dhe do të thotë: “të vizatosh në dritë”. shokun ose shoqen. foto të secilit pjesëtar të familjes (nga nxënësit). aparat fotografik. tradita. Kultura e thjeshtë në kontrast me nivelet e tjera. që është aparati fotografik. njerëz etj. gjallesa. Mjete pune: fletore pune. Detyrë. Të prërdorë aparatin fotografik për të fiksuar një moment. Integrimi: Gjuhë shqipe: Historia e zhvillimit të popullit ndër vite. Çfarë dini për të? Aparati fotografik është një mjet që shërben për të fiksuar gjithçka që shihet. 149 .

bankën. Veprimtari – fiksim me aparat . persona. Në vitin 1858 ishte Pjetër Marubi (artist shkodran). duke filluar nga mami. përshtypjet e para për mësuesen. fëmijët etj. . klasën. mbajnë mbishkrime dhe vendosen në albume.A keni dëshirë të fotografoni shokun tuaj? Atëherë nxënësit vendosen në çift dhe zgjedhin shokun apo shoqen që dëshirojnë. Të gjithë nxënësit zgjedhin nga fotot e tyre çastin më të pëlqyer dhe më mbresëlënës. U kërkohet nxënësve që të lexojnë mbishkrimin që kanë bërë në foto. Integrimi: Dituri natyre: Ndërtimi dhe përdorimi i aparatit fotografik. Vazhdohet kështu me të gjithë nxënësit.A keni fiksuar çaste të veçanta të jetës suaj me aparat fotografik? Tregoni disa çaste të tilla nga fotot tuaja dhe të familjes suaj. Hapi II. Shënim: Nëse koha në dispozicion nuk është e mjaftueshme. shokët e rinj etj. Vendi dhe pozimi zgjidhet vetë nga secili. 150 . Fotografia realizohet bardhezi dhe me ngjyra. Me radhë ata do të fotografojnë njëri-tjetrin.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Fotografia e parë është prodhuar në vitin 1825 nga Niepche (shpikësi) në Francë. të cilat do të shikohen në orën e ardhshme. detyra përfundohet në shtëpi. Dikush tregon ditën e parë të shkollës dhe kujton klasën e parë. babi. roli i syrit. Vlerësim: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e aparatit fotografik dhe të shprehurit e ndjenjave dhe emocioneve kur shikojnë një fotografi. Fotografitë pasqyrojnë çaste të ndryshme nga jeta. tregojnë për moshën. Hapi III. Përveç këtyre është edhe fotografia artistike. ai që e solli fotografinë në Shqipëri. shembëllimi. Lojë: Pema e familjes Shpërndajmë nga një fletë të bardhë për secilin dhe kërkohet që me anë të fotove që ka secili të krijojnë “Pemën e familjes”. vendin ku është bërë. Në fund aparati dërgohet në një studio fotografie ku stampohen fotot.

. Ky aparat në çastin që fotografonte mbulohej me një copë të zezë. Ju cilën lloj pëlqeni më shumë? Pse? Por në ditët e sotme teknologjia e fotografisë. ka përparuar. ishin piktorët ata që paraqitnin nëpërmjet vizatimit portretet e njerëzve të ndryshëm ose personaliteteve. Në kohët kur ende nuk ishte shpikur aparati fotografik. Secila ka vlerat e veta artistike. me format më të madh. me aparat celular etj. Fotografia mund të shërbejë si mjet për të realizuar një pikturë. Sot fotografimi realizohen me shumë aparate të tjera. të bëra me kompjuter digjitale apo portrete me pikturë ose vizatim. fotografia nuk e zëvëndëson pikturën. Diskutim Në fillimet e saj fotografia është realizuar bardhezi dhe më vonë u realizua me ngjyra. Përmendim se sot është rritur cilësia e letrës dhe e filmit. me kompjuter. që çon në rritjen e cilësisë së fotografisë. ashtu si në të gjitha fushat. kur u shfaq fotografia. i cili ishte sa gjysma e njeriut. Të tregojë teknologji të reja në shërbim të fotografisë. Materiale ilustruese: fotografi bardhezi. Tani mund të fotografohet me kamera. Dikur. Tregojmë dy fotografi. 151 . me ngjyra. nga prerja. Zhvillojmë një bisedë me nxënësit rreth fotografisë dje dhe sot.Si mendoni. nga ngjyra) Tregohen foto të tjera bardhezi që tregojnë momente të ndryshme nga jeta. Të vlerësojë punën e fotografit. Aparati digjital u krijua në vitin 1990. artistike. u tha se piktura mori fund. Por jo. Tregojmë portrete në pikturë vizatim e pastaj bëjmë dallimin midis fotografisë. e cila luante rolin e dhomës së errët. Bisedë Në orën e Edukimit figurativ keni mësuar sesi vizatohet një portret dhe më pas keni mësuar ta ngjyrosni. duke e bërë sa më të lehtë fotografimin në çdo çast të jetës. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Hapi II. Tregojmë fotografi të bëra me aparate të ndryshme për të bërë dallimin midis tyre. Në vitin 1832 u shpik aparati i parë fotografik. cilës kohë i përkojnë këto fotografi? Si e dalloni kohën? (nga lloji i letrës.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Mësimi 30 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Fotografia dje dhe sot Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Diskutim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë ndryshimin në kohë të fotografive. i cili na përcjell emocione nëpërmjet fotografisë. Dallimi ndërmjet aparatit digjital dhe aparatit me film është se digjitali përfshin imazhe manipuluese. njëra bardhezi me format të vogël dhe tjetra me ngjyra. ndërsa aparati me film ka si përbërës letrën fotografike dhe filmin.

A keni dëgjuar për profesionin e arkitektit? . cilësia e fotografisë. si është kapur çasti apo momenti. Ata shprehin lirshëm atë çfarë dinë rreth tyre dhe çfarë zbulojnë.Me çfarë pune merret arkitekti? .A keni ndërtuar kështjella me rërë buzë detit? . kështjella dhe ndërtesa të ndryshme karakteristike. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për njohuritë që shfaqin rreth fotografisë. Vërehen se si janë fotografuar. për të kuptuar ndryshimin rreth arkitekturës së ndërtesave.Si mendoni. 152 .Cilat janë mjetet e punës së arkitektit? . a kanë ndonjë gjë të përbashkët piktori dhe arkitekti? (talentin) Nëse piktori trajton ngjyrën. Të vlerësojë lidhjen e Edukimit figurativ me historinë dhe kulturën. Të njohë ndërtesat e periudhave të ndryshme kohore dhe t’i dallojë ato nga njëra-tjetra. duke u demonstruar nxënësve pamje të ndërtesave të ndryshme (vila. a ndodhet objekti në qendër. duke bërë krahasimin e ndërtesave.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Hapi III. Hapi II. Diskutime Vendosim në tabelë pamjet dhe fotot që tregojnë kala.arkitektura e ndërtesave Bisedë e ilustruar Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë. Zgjedhja bëhet nga vetë nxënësit. Figurat përshkruhen me radhë nga nxënësit. pallate. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Ngjyra dhe forma tërheqin vëmendjen e shikuesit dhe zbukurojnë pamjen e një mjedisi apo fshati/qyteti etj.Si mendoni. . këto ndërtesat e bukura dhe të larta kush i ka projektuar? . Analizohen fotot nga cilësia dhe klasifikohet “fotografi” më i mirë dhe “çasti më i bukur në fotografi”.Ju si do ta donit banesën tuaj? . Analizë U shpërndajmë nxënësve fotografitë që i bënë vetë javën e kaluar. arkitekti trajton formën dhe të dyja këto. ndërtesa të llojeve të ndryshme. Mësimi 31 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kështjellat – shumëkatëshet (ora I) Histori dhe kulturë . Pastaj me fotot bëhet një ekspozitë. Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme ku paraqiten kala dhe kështjella. Bisedë Hapim një bisedë rreth profesionit të arkitektit. Secili merr foton e tij.Cili prej jush dëshiron të bëhet arkitekt? . ndërtesa shumëkatëshe).

Poshtë figurës është emri i kalasë. Kalaja e Rozafatit (Shkodër). jetonin njerëzit e pasur. Të vlerësojë lidhjen e Edukimit figurativ me historinë dhe kulturën. karton letër me ngjyrë etj. Kalaja e Beratit. Pazëllat paraqesin kalanë e Beratit. ndërkohë brenda mureve zhvillohej jeta normale e banorëve të qytetit. kur ulej. 153 . Vizatohen në tabelë format e tyre. letër me ngjyrë. kështjella mund të ndërtohet edhe në fusha. plastelinë. kodra. Të njohë ndërtesat e periudhave të ndryshme kohore dhe t`i dallojë ato nga njëra-tjetra. Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme që tregojnë. për të kuptuar ndryshimin rreth arkitekturës së ndërtesave. Kalaja e Krujës. të Krujës dhe kështjelën e Ali Pashë Tepelenës. Loja me pazëll Ndahet klasa në 4 grupe nxënësish. Pasi flet për kalatë dhe kështjellat e larta.Sa kate është pallati/banesa ku jetoni? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Bëhet një historik i shkurtër për kohën kur janë ndërtuar kalatë dhe kështjellat. kala dhe kështjella. Disa nga kështjellat më të njohura në vendin tonë mund të përmendim: Kalaja e Petrelës (Tiranë).arkitektura e ndërtimeve Plastelinë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë. mbretërit etj. Muri ndërtohej me bedena me harqe katrore ose në formë zambaku etj. sepse kanë funksionin e banimit dhe jo atë të mbrojtjes nga armiqtë. Detyrë: Mjetet që ju duhen për orën tjetër janë: plastelinë. Hapi III. e cila lexohet pasi është ndërtuar pazëlli. Gjirokastrës etj. karton etj. Bëhet dallimi midis arkitekturës së ndërtimit të kalave dhe kështjellave. bocet me pamje kështjelle. . argjilë. mësuesi/ja u tregon nxënësve edhe për pallatet shumëkatëshe ku jetojmë sot. Duke treguar pamjet shikojmë se kalaja rrethon një qytet të tërë. Të dyja kanë histori të njëjta. male. Nëse kalaja është e ndërtuar në lartësi. Porta kryesore ishte e modifikuar.Cili është pallati/banesa më i/e lartë në qytetin/fshatin tuaj? Ndërtesat e sotme janë më të bukura se më parë. Secilit grup i jepet kutia me pazëlla. të Shkodrës. Mjete pune: fletore pune. si janë ndërtuar ato dhe kush i ka ndërtuar. Muri i trashë i kalasë shërbente për t`u mbrojtur nga armiqtë. ajo shërbente si urë për të dalë nga kalaja. Kalaja rrethonte qytetin me mur të trashë. kunja druri. ndërsa kështjella është e lartë shumëkatëshe. Stimulohet grupi që e gjen më shpejt figurën dhe emrin e kalasë. Mësimi 32 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kështjellat – shumëkatëshet (ora II) Histori dhe kulturë . kunja druri.

për talentin e skulptorit. si: formë rrethore. Integrimi: Gjuhë shqipe: Njohuritë e marra nga pjesët e leximit për kalatë dhe kështjellat.Libër mësuesi “Edukim figurativ 3” Zhvillimi i mësimit Hapi I. kunjat e drurit përdoren për të gdhendur formën e gurit në mure. * Bocet . Mbi të do të modelohet kështjella me plastelinë. Mbi karton mund të skicohet me laps forma e kështjellës ose kalasë. ai mund të jetë edhe me ngjyrë. Tregon mënyrën e punimit dhe të veçantat e kështjellës. nxënësit e vëzhgojnë nga afër për të dalluar formën. të dyerve. Nxitja Inkurajojmë nxënësit për të krijuar ide të qarta mbi ndërtimin e kështjellave. 154 . hyrjet në formë harku. Vlerësim: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e plastelinës. gjysmëharku etj. Hapi III. Përfaqësuesi i grupit paraqit punën e grupit të tij. Nxënësi është i lirë të krijojë figura sipas fantazisë së tij. dritaret. bëhet vlerësimi i kështjellës më të bukur. Veprimtaria Vendosim kartonin si bazament. Hapi II. muret e lartë me bedena në forma të ndryshme. të dritareve. materialet që ka përdorur. Pasi prezantohen të gjitha punët.skulpturë e vogël ose model i një ndërtese e bërë me plastelinë. Secili grup mund ta emërtojë sipas dëshirës kështjellën e tij.. ku secili kryen një veprim në grup. Tregojmë bocetin* prej argjile të kështjellës (e bërë nga mësuesi/ja). si dhe për të vendosur mbi bedena flamurin e kuq. Pasi mbarohet muri rrethues. Me anë të fotove dhe vizatimeve në tabelë tregojmë formën e një kështjelle dhe gjërat e veçanta që ka kjo ndërtesë: lartësinë. Analiza Vendosen punët e përfunduara mbi tavolinë. dhe pastaj punohet me plastelinë. Kjo veprimtari kryhet nga nxënësit të ndarë në 4-5 grupe.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Edukim figurativ 4 155 .

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” 156 .

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” 157 .

Në këtë rast mjeti është patatja. procese. letër. Të krijojë një mjet stampimi me patate. Pasi skicohet figura. patate me madhësi mesatare. Puna kryhet me ngadalë që të mos prishet forma e figurës së vizatuar. duke e gërvishtur ose duke e prerë. flluskat që nxjerr peshku nga goja. Përdoret gjithashtu edhe në stampimin e modeleve të tekstileve. piktori me një figurë stampe mund të bëjë një krijim artistik. teknika Stampim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë mjete të ndryshme pune për të krijuar një stampë. Pra. artisti i stilizon ato për t’i dhënë vlerë artit. Pasi ta keni gjetur motivin tuaj. fletoret. piktori krijon një fushë me lule me ngjyra të ndryshme. shtypi siç themi në përgjithësi. për të parë sa bukur ka dalë forma e vizatuar. kunja druri. vazhdohet me gjysmën tjetër. ngjyhet me 158 fletore pune. valët e detit etj.: peshku (vizatohet në tabelë). me formën e luleve në stampë. ngjyra të lëngshme. Pasi mbarohet stampa e peshkut. Hapi II. bazohet në teknikën e stampimit (tregohen materiale ilustruese). ndërsa motivin ju mund ta zgjidhni sipas dëshirës. Merret stampa. pjesa anash vijës së figurës (e cila nuk nevojitet) hiqet. Materiale ilustruese: stampa të krijuara nga sende të ndryshme. në fillim patatja duhet ndarë përgjysmë (demonstrohet). Për të krijuar një stampë duhet të gjeni motivin dhe mjetin e përshtatshëm. Por. . stampën dhe bojën. Nxitja Sot ne do të mësojmë sesi të krijojmë një mjet stampimi. Puna vazhdon me të njëjtën mënyrë si me stampën e peshkut. p. Por. revistat. në anën e prerë të patates skicohet forma e peshkut me anë të kunjave të drurit. Analiza Përballë vendosni letrën e bardhë. Veprimtaria Për të krijuar një stampë me patate..sh. pamje me figura të stampuara. Edhe librat me të cilat ju mësoni. duhet të kryhet procesi i stampimit.sh. Stampimi lehtëson mundësitë e gjetjes së shumë formave. Të stampojë në letër figurën e krijuar. në të cilat mund të vizatohen barishtet e funddetit. pra. por mundohuni që të jetë një objekt i thjeshtë. Deri këtu ishte puna për krijimin e mjetit stampë. Hapi III. ç’është stampimi? Teknika e stampimit është krijuar nga piktorët dhe përdoret nga shumë artistë. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 1 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Stampim Baza materiale. të cilin dini ta bëni mirë. p. gazetat. thikë plastike.

duke përdorur edhe përzierje ngjyrash. Mjete pune: fletore pune. . Mësimi 2 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Gdhendje në sapun Baza materiale. Zhvillimi i mësimit Hapi I. anijet në det.A ju pëlqen teknika e stampimit? Pse? .Kur u kënaqët më shumë. teknika Gdhendje Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë modelin që do të gdhendë me sapun dhe mjetet që do të përdorë. sapun. kur bëtë mjetin e stampimit apo kur stampuat? Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për zgjedhjen e motivit. makinat etj. Integrimi: Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës: patate. për mënyrën e të punuarit të stampës dhe të stampimit. e cila arrihet me anë të goditjes ose prerjes. Pasi stampuat peshkun. procese. Me anë të gdhendjes i jepet formë materialit.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” bojën që keni zgjedhur dhe stampohet në letër. fruta artificiale. gjethet e vjeshtës. Ju mund ta provoni të stamponi peshq me ngjyra të ndryshme. gurët e rrugës. thikë. sepse me anë të tij do të mësojmë teknikën e gdhendjes.sh.si p. Materiale ilustruese: figurina. Të krijojë një figurë të thjeshtë me anë të teknikës së gdhendjes.: lulet dhe barin. Tani duket që keni bërë një punë të bukur. modele të ndryshme të gdhendura në sapun ose skulpturë. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe kur ju zgjidhni elemente të tjera për stampimin tuaj. letër etj. Nxënësit lihen të lirë që të stampojnë në mënyra të ndryshme. Gdhendja është një tjetër proces pune që kryhet nga artistët skulptorë. Të komunikojë emocione dhe ide për punën e tij dhe të shokut.A ishte e vështirë? . me stampën tjetër ju mund të krijoni mjedisin ujor. copë metali më formën e thikës ose bisht luge ose thikë plastike. Detyrë: Merrni me vete për orën tjetër sapun (kujdesuni të mos jetë shumë i fortë). 159 . kunja etj. zogjtë shtegtarë. Nxitja Për të tërhequr vëmendjen e nxënësve japim disa njohuri rreth teknikës së gdhendjes.

* Figurinë . Në qoftë se do të gdhendim dardhën. qeramikë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Materiali punohet derisa merr formën e dëshiruar. Ju sot do të gdhendni në sapun.Cila pjesë është realizuar më mirë? . dalta ose kunjat përdoren për pjesët e futura në brendësi. Nxënësit bëjnë prezantimin e punës dhe tregojnë pse e kanë zgjedhur këtë motiv. Për t`i dhënë formë të rrumbullakët përdoret luga. për t`iu ardhur në ndihmë nxënësve. Disa motive do të ishin: frutat (dardha. mermeri.Cili mjet ju ka ndihmuar më shumë gjatë punës? . për lëmimin e sipërfaqes përdoret bishti i lugës. . Disa materiale ku përdoret gdhendja janë: druri.Çfarë modeli do të zgjidhni? Nxiten nxënësit që të mendohen për krijimin e tyre.A ju pëlqen puna juaj? Pse? . si bishti ose pjesa e fundit e dardhës. si: dardha. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e mjeteve të punës dhe për krijimin e një objekti trepërmasor në gdhendje.skulpturë me përmasa të vogla e punuar me metal dru. mund të përdoren kunjat e drurit për të gdhendur detajet. . Për të gdhendur sapunin mund të përdoret një bisht luge kafeje ose thikë plastike. Veprimtaria Vendosen mjetet e punës mbi bankë. makina etj. ndërkohë nxënësit zgjedhin motivin. makina etj. allçi. shtëpia. Hapi II. Analiza Vendosen mbi tavolinë punët e përfunduara të nxënësve. do të fillohet gdhendja me thikë plastike nga bishti. guri. ibriku. Atëherë. gjithashtu thekson se më parë duhet fiksuar figura. Udhëzojmë nxënësit të punojnë në masa të vogla. pastaj të bëhet gdhendja. Më parë se të fillojë gdhendja duhet të zgjidhet modeli. kukulla. qershia). Hapi III.. Detyrë: Krijoni një figurinë që ju pëlqen me anë të gdhendjes. 160 .Si do të donit ta realizonit më mirë? . mësuesi/ja në tabelë vizaton disa forma figurash. Kur arrijmë te pjesët e imta të figurës. rrushi. shishja e parfumit kukulla. në mënyrë që ta kenë më të lehtë punën.Cila punë ju pëlqen më shumë? .A ju pëlqen skulptura? Stimulohen krijimet më të arrira. ibrikë. që paraqet figurën e njeriut.

konturet e shtëpive. Veprimtaria Me anë të vijave ju do të vizatoni forma e figura të ndryshme. Ajo është fillestare dhe themelore. Vija horizontale krijon ndjenjë sigurie e qetësie. vija harkore e maleve. të pikëzuara. Nxitja Aktivizojmë nxënësit në bisedë. çadrat e plazhit etj. anijet. emocionet dhe idetë që përcjell në krijimin e tij. lulet. Vija vertikale tregon qëndrueshmëri. Në klasën e parë. e detit. e shtëpisë etj. të lakuara. duke i lënë të lirë të punojnë sipas dëshirës dhe imagjinatës. të trasha.vija Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vlerësojë vijat si elementi kryesor për të krijuar forma. Vija formon figurën dhe vëllimin. Të vizatojë një peizazh nëpërmjet vijave. Me anë të llojeve të vijave ju demonstruat se mund të vizatojmë një peizazh. të holla. si: forma e malit. elementi që na bën të kuptojmë formën është vija. Demonstrojmë në tabelë modelin e një peizazhi. Nxënësi mendon peizazhin e tij dhe fillon të punojë në letër.sh. p. e çadrës. 161 .Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 3 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Peizazh me vija Elemente dhe parime .. Pra. spirale. Të komentojë përdorimin e vijave. Materiale ilustruese: vizatime të kryera nga nxënës më të rritur (peizazhe. Po të njëjtat vija mund të përdorim edhe në një peizazh detar: për llojet e ndryshme të guaskave. . portrete etj. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit fletore pune. barishtet. horizontale. fletë vizatimi. vertikale. laps HB. kamerdaret. të pjerrëta. si do të paraqiteshin me anë të vijave gjethet halore të një bredhi ose pishe. Hapi I. valët e detit. retë në qiell etj.. e reve. Hapi II. të dytë e të tretë kemi mësuar dhe përsëritur llojet e vijave. të kryqëzuara etj. Vijat janë të shumëllojshme dhe krijojnë gjendje të ndryshme emocionale. të gjata. Udhëzohen të përdorin vija të ndryshme: të drejta. gjurmët mbi rërë. Vija e harkuar tregon rrjedhshmëri. natyrë e qetë. Vija diagonale tregon tension. duke krijuar një peizazh.A mund të emërtoni disa lloje të tjera vijash? Demonstrohet vizatimi i vijave në tabelë nga nxënësit edhe me shembuj konkretë. duke vizatuar ose ngjyrosur. Tregojmë disa punime për të pasqyruar vizatimin me anë të vijave. të shkurtra. vijat e kryqëzuara të fushave të mbjella.

laps. ato janë huazuar nga njëri vend në tjetrin. Materiale ilustruese: pamje foto nga festa e karnavaleve. për fuqinë shprehëse të një vizatimi me vija. Stimulohen nxënësit që kanë arritur krijimin më të mirë.Çfarë ju bien më shuam në sy? (veshja.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Hapi III. me kostume parade. p.Çfarë dini për festën e karnavaleve? Dëgjohen mendimet e nxënësve dhe më pas shpjegohet. Integrimi: Matematikë: drejtëza. Detyrë: Përdorni vijat në një krijim.Çfarë shikoni në këto pamje? (festën e karnavaleve). Shumë qytete të botës karnavalet i festojë në mënyrë tipike. ndjenjat dhe emocionet që krijohen prej saj. pastaj në Gjermani. Atje përgatiten kërcimtarë dhe veshje nga më të ndryshmet për festën e karnavaleve. Mjete pune: karton. më e madhja e këtij lloji në botë. Të presë format e maskës sipas linjave të vizatuara. piknikë. Karnavalet kanë origjinë të vjetër. ndërthurjen e vijave në peizazh. Nxitja Nxitim mendimet e nxënësve duke vëzhguar fotot e pamjet në tabelë. bisturi. Si. Zhvillimi i mësimit Hapi I. gjysmëdrejtëza. lloje maskash të ndryshme. segmenti. Në Brazil ndodhet shkolla e Sambës. nga Italia Festa e karnavaleve u përhap në Spanjë. fishekzjarrë etj. Analiza Punët e përfunduara vendosen në murin e klasës dhe nxënësit lihen të lirë të bëjnë “Turin e galerisë”.. . krijimi i figurave gjeometrike me anë të vijave. gërshërë. . maskat. Mësimi 4 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Dita e karnavaleve (ora I) Elemente dhe parime – forma E përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një festë karnavalesh nëpërmjet pamjeve.sh. Secili komenton punën e tij dhe tregon efektin e elementit vijë. ngjyrat) . Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e llojeve të vijave për krijimin e formave të ndryshme. Të vizatojë një maskë si element përbërës të festës së karnavaleve. Belgjikë etj. 162 .

Supermeni etj. Në përfundim modeli i maskës së papërfunduar vendoset në dosje për ta mbaruar në orën e dytë.Nëse do të donit të bënit vetë një veshje karnavalesh si do ta mendonit atë? Nxënësit përshkruajnë figurën dhe veshjen që mendojnë dhe maskën që do të vendosin në fytyrë. Pokemoni. pastela. ngjyra. Gogu. Çdo vit atje manifestohet Parada e karnavaleve. Në fund pritet forma e syve me gërshërë ose bisturi. të një kafshe. duke i kontrolluar dhe ndihmuar ata. Gërshëra do të kalojë me kujdes mbi vijën e lapsit. thamë se elementet më të dukshme të karnavaleve janë maska dhe veshja. Qendra e kësaj feste ka qenë qyteti i Korçës. 163 . Këto maska mund të kenë formën e diellit. fjongo etj. Hapi III. katrore etj. të një peme apo frute. Materiale ilustruese: maska të përgatitura. formës. si: Spajdermeni. U theksohet nxënësve se sytë e maskës duhet të vizatohen të mëdhenj. . Të përdorë maskën e tij për të imituar karnavalet. pamje e foto. të personazheve të njohura për fëmijë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Si në shumë shtete të botës karnavalet erdhën edhe në Shqipëri. gërshërë. Detyrë: Gjeni veshje të ndryshme dhe të përshtatshme për festën e karnavaleve (me dëshirë). Hapi II. Batmani. lapostila. pa e prishur formën. kurse forma e tyre mund të jetë vezake. sende. Prerja e maskës Pasi përfundon vizatimi. në mënyrë që të priten lehtësisht dhe pas prerjes të mund të shihet nëpërmjet vrimave. udhëzohen nxënësit që të kryejnë me gërshërë procesin e prerjes së maskës. Veprimtaria Pra. Karnavalet shprehin jetën e përditshme të njerëzve me simbolizma të ndryshme dhe kjo duket te mënyra e veshjes dhe zbukurimi te kërcimi dhe muzika etj. Lihen nxënësit të lirë të kryejnë vizatimin. rrumbullake. Mjete pune: fletore pune. Të komunikojë ndjenjat dhe emocionet që i përcjell kjo festë. . të një luleje. Mësimi 5 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Dita e karnavaleve (ora II) Elemente dhe parime – forma E përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të bëjë tërheqëse maskën nëpërmjet theksit të ngjyrave. tipareve.A keni dëshirë të përgatisim një maskë? Udhëzojmë nxënësit që të vizatojnë mbi karton me përmasat e fytyrës së tyre formën e një maske. letra me ngjyra.

duke intervistuar pjesëmarrësit në paradë. kombinimi dhe theksimi i tyre. Në përfundim të punës vendoset llastiku ose fjongoja. Përgëzohen nxënësit për punën e kryer. te forma e lules theksohet forma e petaleve dhe ngjyra e tyre. tekstile. Dy anëtarët e jurisë luajnë rolin e gazetarit.Vetë e përgatite maskën? . Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve si: gërshërë. përveç formës tipike. Të gjithë nxënësit veshin rrobat që kanë përgatitur në shtëpi dhe vendosin maskën e tyre në fytyrë. Parada e karnavaleve bëhet me radhë për të tria grupet.Çfarë të pëlqen më shumë në këtë festë të vogël? . Integrimi: Histori:Traditat kulturore dhe edukative të popullit tonë. Analiza Për të parë dhe për të gjykuar mbi punët e nxënësve bëjmë Paradën e karnavaleve. portokalli dhe e kuqe.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Zhvillimi i mësimit Hapi I. Hapi II. me të cilat lidhet maska pas fyryrës. pasi kanë hedhur shortin për radhën e paraqitjes për secilin grup. karton. fije. .sh. Ndahet klasa në tri grupe. Udhëzohen nxënësit të përdorin ngjyra të theksuara e në kontrast me njëra-tjetrën p. pupla). në maskën me formën e diellit me rreze mbizotëron ngjyra e verdhë. letrë. më tërheqëse i bëjnë ngjyrat. 164 . Vlerësimi: Vlerësohet pasioni dhe impenjimi i nxënësve për të krijuar me fantazi dhe për përdorimin e mjeteve të ndryshme.Ku u frymëzove për të bërë atë maskë? . Po ashtu mund të përdoren edhe sende të tjera për ta bërë maskën më tërheqëse (fjongo. Gjuhë shqipe: Përshkrimi i festës së karnavaleve. ngjitës etj. letra me ngjyra.Pse i pëlqen karnavalet? etj. Në fund të paradës zgjidhet grupi që u paraqit më bukur dhe vlerësohen tri maskat e veshjet më të arrira nga ana artistike. Për rolin e jurisë mund të ftohen tri nxënës nga klasa paralele ose të zgjidhen nga klasa me short. forma e syve që ndodhet në zemrën e lules etj. Nxitja Duke iu referuar pamjeve e fotove shpjegojmë që maskat e përdorura nga karnavalet.

Cilat janë elementet e peizazhit që dalloni në këto pamje? (fusha. derisa arrin te ngjyra e errët blu. kafe. Por këto ngjyra kanë edhe tonalitetet e tyre. jeshile. Materiale ilustruese: pamje e foto peizazhi. p. Hapi II.) Pra. te petalet e luleve. Të shpjegojë krijimin e tij me fjalor të thjeshtë artistik. Demonstrimi i tonaliteteve të ngjyrave bëhet në letër me penel e ngjyra. të cilat ju do t’i përdorni. Nxitja Nxitim nxënësit me anë të pyetjeve. Në fillim do të skiconi me laps elementet e peizazhit dhe.Cili peizazh ju pëlqen më shumë? Pse? . qielli etj.sh. mali. pasi të jeni të sigurt për vizatimin. te qielli. Të pasqyrojë në krijim nuanca e tonalitete të ngjyrës nga më e çelura deri te më e errëta. bluja ose siç quhen ndryshe ngjyra primare. p. ku të dallohen qartë nuancat e ngjyrave.. akuarel. pamje nga katër stinët). e verdha.Çfarë shihni në këto pamje? (peizazhe stinore) . si: portokalli.sh. (p. .sh. pema. Synimi i krijimit të këtij peizazhi është përdorimi i tonaliteteve të ngjyrave (nga më e çelura te më e errëta). të flasim rreth pamjeve e fotove të vendosura në tabelë. Demonstrohen në tabelë me anë të shkumësave me ngjyra ose me lapostila dhe me pamjet që keni afishuar.ngjyra Akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë ngjyrat bazë në natyrë dhe në mjedisin rrethues. te malet etj. letër. Po kështu edhe ngjyrat e tjera kanë tonalitetet e tyre nga më e çelura. blu e kuqe etj.) . . do të bëni ngjyrosjen.Çfarë ngjyrash ju bien në sy në peizazhin e stinës së pranverës? (e verdhë. penela. sepse nëpërmjet kombinimeve të tyre krijohen ngjyra të tjera. e gjelbër. mjete pastrimi.: ngjyra blu ka tonalitet ngjyrash më të çelura. deri te më e errëta. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Veprimtaria Ju sot do të vizatoni një peizazh dhe ngjyrosja do të bëhet nëpërmjet teknikës së akuarelit. ngjyra blu vjen më e errët lart e më e çelur pranë vijës së horizontit. 165 fletore pune.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 6 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Krijim me akuarel Elemente dhe parime . që nxënësit ta shikojnë të gjithë. ju identifikuat ngjyrat bazë që janë: e kuqja. vjollcë etj..

sepse ai vjen si i përflakur rreth diellit të verdhë. Përdorni imagjinatën për të krijuar. pemët.A kanë vetëm një ngjyrë lulet. Të përdorë cilësinë emocionale të vijës për të skicuar objekte trepërmasore në hapësirë. Mësimi 7 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Peizazh nga qyteti (ora I) Elemente dhe parime – hapësira Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë objektet e një qyteti. e verdhë dhe blu) tonalitetet arrihen duke i përzier me të bardhën (për të krijuar tonalitetin më të celët) dhe me të zezën (për të arritur tonalitetin më të errët). dielli? Secili tregon për punën e tij.Sa ngjyra jeshile keni përdorur te fusha? Po te qielli? Si e arrite këtë ngjyrë? Çfarë ngjyrash përzjeve? . gomë. deti. Për ngjyrat bazë (e kuqe. Aktivizohen nxënësit me anë të pyetjeve që të flasin rreth krijimeve: . duke këmbyer mendime.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mund të zgjidhni edhe perëndimin e diellit në det. malet. lapsa HB. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i natyrës. Shënim: Zgjodhëm temën e peizazhit. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për krijimin dhe përdorimin e tonaliteteve të ngjyrave. Bëni kujdes në vizatimin e qiellit. teknikës së akuarelit. sepse atje nxënësi dallon më lehtë ngjyrat bazë dhe tonalitetet e tyre. Mjete pune: 166 fletore pune. . Të theksojë detajet për të veçuar objektet. Materiale ilustruese: pamje e foto me pamje nga qyteti. Hapi III. gjethet.A keni arritur të krijoni tonalitete ngjyrash? . letër vizatimi. Analiza Punët e përfunduara vendosen në tabelë edhe nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë punimet e tyre. Stimulohen krijimet më të arrira.

duke i vendosur objektet e vizatuara në largësi dhe harmoni me njëra-tjetrën. stadiume. Duke përdorur shumëllojshmëri vijash ju do të krijoni forma të ndryshme objektesh. duke komentuar objektet. Mësimi 8 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Peizazh nga qyteti (ora II) Elemente dhe parime – hapësira Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë lapsa me ngjyra për të ngjyrosur peizazhin.. Të prezantojë krijimin e tij. Ndalemi tek objektet që përbëjnë qytetin: pallate të ndryshme (shumëkatëshe. Për t’i dhënë individualitetin çdo objekti duhet të futesh në detaje. Në hapësirë gjenden shumëllojshmëri formash. dyert etj.sh. . Vetë nxënësit korrigjojnë njëri-tjetrin. te forma e ndërtesës dritaret. duke u nisur nga pamjet.Si jepet hapësira në vizatim? . Hapi II. ndriçuesit e rrugës etj. . të bëjnë përshkrimin e tyre. Të krijojë kombinime e tonalitete ngjyrash për t’i dhënë volum dhe hapësirë objekteve.Si dallohet qyteti nga fshati? . fletore pune. Diskutohet rreth objekteve të vizatuara. lulishte e parqe lojërash. forma e rrugës. Mjete pune: 167 . shkolla. kujtoni formën e kubit dhe krijoni hapësirë. Vizatimi do të kryhet me laps HB. lapsa me ngjyra.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Zhvillimi i mësimit Hapi I. e pemëve. Zbatoni rregullat e vendosjes së objekte afër-larg në lidhje më përmasat e tyre. Diskutime Nxënësi përfundon vizatimin-skicë dhe e vendos në dosje për të vazhduar ngjyrosjen në orën e dytë. p.Ku ju pëlqen të jetoni? Pse? etj.Si paraqiten objektet trepërmasore? Hapi III.. ballkonet. pastela. Nxitja Nxitim nxënësit që. largësish (distancash) ngjyrash. qendra tregtare. me të cilin do të punohet lehtë për të pasur mundësi të korrigjohen vijat e gabuara. dykatëshe). Veprimtaria Në jetën e përditshme fjala “hapësirë” ka kuptimin e një shtrirjeje të pakufizuar në të gjitha përmasat. Bëni kujdes kur të vizatoni objekte trepërmasore. makina e njerëz etj. Në vizatimin tuaj ju do të paraqitni objekte të formave të ndryshme që përbëjnë peizazhin e një qyteti.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxitja Nxënësit vendosin vizatimet-skicë mbi bankë. Nxitim nxënësit të vështrojnë me qetësi dhe të tregojnë gabime në forma ose vija në ndërtimin e peizazhit, duan të heqin apo të shtojnë një objekt tjetër në hapësirë etj. Prishen vijat e tepërta dhe bëhet gati vizatimi për t’u ngjyrosur. Hapi II. Veprimtaria Ngjyrosja e peizazhit do të kryhet me lapsa me ngjyra ose pastela. Me anë të përzierjes së ngjyrave do të krijoni vëllimin e trupit trepërmasor, do të nxirrni në pah pjesën e ndriçuar, do të theksoni ngjyrat në objektet, si: pemët, lulet, këndi i lojërave, qielli, dielli, zogjtë etj. Me anë të ngjyrave të çelura do të krijoni hapësirë ndërmjet objekteve në natyrë, si: ngjyra e hapur e qiellit, ngjyra e gjelbër e fushës, hapësirë midis objekteve (pallateve). Ndërsa ngjyrat e errëta do të krijojnë vëllimin e objekteve etj. Nxënësit lihen të lirë të shprehin aftësitë e veta krijuese, të krijojnë idenë e hapësirës nëpërmjet vendosjes së objekteve afër-larg, tonalitete të çelëta e të errëta të ngjyrave, dritëhijes etj. Hapi III. Analiza Vendosen punët në tabelë dhe bëhet përshkrimi i tyre nga nxënësit. Tregojmë vijat e përdorura, efektin e ngjyrave, idenë e hapësirës në punimet e tyre. - Çfarë ju ka pëlqyer më shumë në këtë punim? - Cila është e veçanta e peizazhit tuaj? - Pse pallati i parë është më i madh dhe i dyti më i vogël? - A tregon vendosje në hapësirë? Përzgjedhim krijimet më të arrira. Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë e nxënësve për të krijuar hapësirë nëpërmjet vizatimit dhe ngjyrave, si dhe aftësitë shprehëse.

Integrimi: Gjuhë shqipe: Zhvillimi i aftësive komunikuese midis nxënësve. Dituri natyre: Ajri, hapësira, atmosfera, mjedise njerëzore, mjedise natyrore etj. Matematikë: Trupat trepërmasorë.

168

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

Mësimi 10
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Krijim i lirë
Elemente dhe parime – baraspesha Lapostila

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të konceptojë efektin e baraspeshës në natyrë, duke dhënë shembuj. Të bëjë një krijim me figura e objekte, ku dallohet elementi i baraspeshës. Të shpjegojë punën e tij me fjalor të thjeshtë artistik. Materiale ilustruese: pamje nga natyra, figura me elemente të veçanta, si: lloje gjethesh, lulesh, fluturash etj. Mjete pune: fletore pune, letër vizatimi, vizore, lapostila. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxitja Duhet të dimë që piktori për të bërë një krijim, bazohet te motivi. Motivin mund ta gjejmë në natyrë, në jetën e përditshme, te vetja, te njerëzit etj. Po, për të realizuar motivin piktori bazohet në disa elemente dhe parime të artit figurativ, si: hapësira, theksi, harmonia, simetria dhe baraspesha. Në artin figurativ me baraspeshë kuptojmë përsëritjen e elementeve në mënyrë të barabartë, duke u orientuar nga një pikë. Pra, themi se format e përdorura janë identike në të dyja anët e saj. Këtu bën pjesë edhe ritmi. Tregojmë një vizatim të një lëndine me lule që është realizuar me anë të stampës dhe shikojmë që lulet janë të vendosura njëlloj në të dyja anët e fushës, por ato janë edhe ritmike, se përsëriten. Tani tregoni objekte në klasë ose nga natyra që tregojnë baraspeshë (gjethet e pemës, të luleve, flutura, poçe artistike etj.). Baraspesha krijohet edhe me anë të ngjyrës (flutura). Shpjegimi shoqërohet me foto e vizatime në tabelë. Hapi II. Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit të gjejnë motivin për krijimin e tyre, ashtu siç bën piktori. Nxënësit japin shembuj nga natyra: baraspesha mund të gjendet në një flutur, krahët e saj të njëjta nga të dyja anët; në llojet e gjetheve (gjethe trëndafili, rrushi, ahu etj.); në sendet, p.sh. vegjët e një shtambe, por edhe në peizazh, p.sh.: mund të kenë pemë ose ndriçues të vendosur njëlloj në të dyja anët e rrugës ose një lulishte mund të jetë e kompozuar njëlloj në të dyja anët e rrugicës që i kalon në mes. Këshillohen nxënësit pas vizatimit të ngjyrosin krijimin, duke ruajtur elementet e baraspeshës. 169

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Hapi III. Analiza Vendosen në këndin e klasës punët e përfunduara dhe nxënësit vëzhgojnë të lirë. Ata shpjegojnë punët e tyre, tregojnë motivin dhe ku e kanë përdorur elementin e baraspeshës. Vlerësohen punimet më të arrira nga vetë nxënësit. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për krijimet e tyre dhe zbatimin e elementit të baraspeshës në formë dhe ngjyrë. Integrimi: Gjuhë shqipe: Vëzhgimi i elementeve të natyrës me syrin e piktorit dhe frymëzimi për të përshkruar e për t’i kthyer në motiv.

Mësimi 11
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Klouni (ora I)
Elemente dhe parime - theksi Kolazh Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një kloun nga pamja fizike dhe të dallojë efektin e humorit që krijon ai me anë të lëvizjeve. Të vizatojë figurën e klounit sipas imagjinatës. Të theksojë me vizatim veshjen dhe ngjyrat karakteristike të klounit.

Materiale ilustruese: foto e pamje ku tregohen shfaqje artistike të klounit, vizatimi i figurës së klounit. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxitja Vendosim në tabelë pamje e foto të ndryshme shfaqjesh artistike, ndër to edhe klounin. Bisedojmë me nxënësit: - Cilat shfaqje artistike keni parë sivjet? - A keni parë shfaqje cirku? - Cili personazh ju ka bërë më shumë për të qeshur? Pse? - Si mund ta përshkruani klounin që keni parë në shfaqje? - Si vishet ai? Si e ndryshon fytyrën? - Cilat ju bëjnë për të qeshur, rrobat apo numrat e tij? (të dyja) - Cili nga ju dëshiron ta imitojë? 170 fletore pune, laps HB, gomë, letër e trashë ose karton.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Hapi II. Veprimtaria Sot ju do të vizatoni figurën e klounit mbi letër ose karton. Më parë do të mendoni figurën me të gjitha hollësitë e tij dhe pastaj do ta vizatoni. Rikujtojmë karakteristikat e figurës së klounit: ka kokë të madhe, flokë kaçurrelë, të zinj ose të kuq, me ose pa kapelë, fytyrë rrumbullake, hundë të madhe, sy e vetulla të theksuara (të vizatuara), goja që qesh, pastaj pantallona me rripa me ngjyrë të theksuar, bluzë me vija e këpucë të mëdha etj.

Klouni

Tregohet figura e vizatuar në letër nga mësuesi/ja. Theksoni vizatimin e tipareve të fytyrës që të dalë në pah humori dhe të krijojë tërheqje vëzhguese. Nxënësit lihen të lirë të kryejnë vizatimin mbi letër, ashtu si dëshirojnë. Hapi III. Diskutime Vërehen punët e nxënësve nga mësuesi/ja dhe vetë ata, si dhe dallojmë se cili e ka vizatuar klounin më qesharak. - Cila pjesë e figurës të bën për të qeshur? (hunda, goja, rrobat etj.) Pra, ju keni përdorur theksin në krijimin tuaj, që është një tjetër element i artit dhe interpretohet nëpërmjet linjave më të dukshme apo ngjyrave më të forta, të cilat do t`i përdorni në orën e dytë. Vizatimet vendosen në dosje për të vazhduar në orën e dytë. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për aftësinë e vizatimit të elementeve të figurës së klounit. Detyrë: Materiale që do të na duhen për orën e dytë: gërshërë, ngjitës, letra me ngjyra, sende të ndryshme: fara, fije me ngjyra etj.

Mësimi 12
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Klouni (ora II)
Elemente dhe parime - theksi Kolazh Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të realizojë figurën e klounit nëpërmjet teknikës së kolazhit. Të krijojë theksin në figurë me anë të ngjyrave dhe materialeve të ndryshme. Të shprehë ndjenja dhe emocione gjatë komentit të krijimit të tij. fletore pune, gërshërë, ngjitës, letër me ngjyrë, sende të ndryshme, fara, fije me ngjyra, kopsa, lapostila etj. 171

Mjete pune:

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Hapi I. Nxitja Udhëzojmë nxënësit që të bëjnë gati mjetet e punës. Shpjegojmë se figurën e klounit do ta realizojmë me anë të teknikës së kolazhit. Kjo teknikë është e përhapur, dhe e përdorur mjaft nga artistët. Ajo realizohet nga ngjitja e copave të letrës apo materialeve të tjera me forma e ngjyra të ndryshme mbi një figurë të dhënë. Para se të filloni ngjitjen, duhet t’i mendoni format dhe ngjyrat, materialet dhe sendet e përshtatshme që duhen për realizimin e figurës së klounit. Kujtojmë se theksi paraqitet jo vetëm nëpërmjet linjave e formave, por sidomos nëpërmjet ngjyrës. Hapi II. Veprimtaria Udhëzojmë që procesi i prerjes dhe ngjitjes të kryhet njëkohësisht. Fillohet nga pjesët e mëdha. Vendosim pranë kartonin ku kemi vizatuar skicën e klounit. Përcaktojmë ngjyrën e pantallonave (që shpesh janë të gjera). Në letrën me ngjyrë vizatohet forma e tyre dhe pritet me gërshërë, pastaj ngjitet mbi skicë (mund të jenë edhe kominoshe me dy ngjyra, sipas vijës vertikale të simetrisë së trupit). Po njëlloj veprohet edhe me bluzën. Pastaj priten shirita të hollë nga letrat me ngjyrë dhe ngjiten mbi bluzë, duke krijuar vija (që mund të vihen në mënyrë diagonale) ose pika. Vihen kopsat, jaka. Pastaj priten dhe ngjiten rripat e pantallonave. Kalojmë te çorapet e gjata me vija, këpucët, të cilat janë pak si të fryra, të rrumbullakosura në majë, mund të mbushen me fara ose fije. Ngjisim në formë spirale fije të zeza, bëjmë flokët, duke u munduar të ngjajnë kaçurrelë (ka dhe klounë që paraqiten tullacë në pjesën e sipërme të kokës dhe kanë flokë vetëm anash). Mbi flokë vendosim kapelën e prerë nga letra me ngjyrë, të cilën mund ta zbukurojmë me shirita ose topa. Sytë me fara, vetullat me fije të zeza edhe gojën me fije të kuqe, ndërsa në hundë vendoset një komçë e kuqe etj. Në përfundim të ngjitjeve me anë të lapostilës së zezë mund të fiksohen konturet e figurës, pra ato vende ku nuk arrihet dot me kolazh. Hapi III. Analiza Për 3-4 minuta lihen nxënësit të lirë të vëzhgojnë punimet e tyre të përfunduara dhe të këmbejnë mendime. Vërehet se cili e ka krijuar klounin me pamjen më gazmore. Gjatë prezantimit të punës së tyre nxënësit tregojnë për atë pjesë të figurës që e kanë bërë më të dukshme ose gazmore (hunda, pantallonat, këpucët, goja, sytë etj.). - Pse ju pëlqen klouni? - Çfarë gjërash ju tërheqin tek ai? Veçohen krijimet më të arrira. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për zbatimin e teknikës së kolazhit, kuptimin e theksit në pikturë. Integrimi: Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve, i gërshërës, ngjitësit, letrës.

172

. Me çfarë? (me patate). ndërsa nxënësit në kartonin e tyre. por ne do të zgjedhim modelin që i përshtatet materialit. zogj etj. Stampimi do të punohet me anë të negativit. Zhvillimi i mësimit Hapi I. gërshërë. Hapi II. Me anë të sfungjerit ose penelit marrim bojë dhe bëjmë procesin e lyerjes mbi negativ. Mësuesi/ja i vizaton modelet në tabelë. Më parë do të mendojmë motivin (modelin) dhe pastaj do ta vizatojmë atë mbi karton me laps. p. sfungjer. penela të trashë etj.lëvizja Stampim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përgatisë një stampë me karton. libri ose reviste. bojëra të lëngshme. Pasi bëhet vizatimi në karton me laps. karton.. Pas këtij procesi vendosim stampën (negativin) mbi fletën e vizatimit. Ju thatë se keni provuar të krijoni stampa me patate. Pas lyerjes.Çfarë krijon piktori me anë të stampimit? .Cilët e përdorin këtë teknikë? (piktorët) . duke bërë kujdes të mos e prishim pjesën jashtë figurës. lule. Theksojmë që të dyja fletët duhet të 173 Materiale ilustruese: modele stampash me karton dhe krijime me stampim. Të krijojë figuracione të ndryshme nëpërmjet stampimit të përsëritur në kuadrat. Nxitja U tregojmë nxënësve faqen e parë të një gazete.sh. por pjesën e jashtme (atë që mbetet nga kartoni. letër vizatimi. Pas vizatimit kartoni pritet. sepse nga kartoni nuk do përdorim pjesën e brendshme të figurës. Veprimtaria Shpjegojmë se si mund të krijohet një model stampimi me karton. objekte që janë të theshta për t’u prerë). por stampa mund të krijohet edhe me karton. veprojmë me gërshërë për ta prerë figurën mbi vijat e lapsit. pasi heqim formën e figurës së vizatuar).A ju kujtohet se si realizohen figurat në këto objekte? (me stampim) . bredhin dhe modelin e një shtëpie (pra. Të shpjegojë efektet e stampimit në krijim. fletore pune.. por duhet bërë kujdes në prerje.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 13 Tema: Krijimi i një stampe dhe përsëritja në kuadrat Linja: Teknika: Objektivat: Elemente e parime . . Mjete pune: . negativi hiqet me kujdes dhe figura mbetet në letër. pemë.Ju keni krijuar mjet stampimi? (po).Cili do të jepet motivi që do të zgjidhni ju? Nxënësit mund të thonë: fruta.

shkrime të realizuara në letër me stile të ndryshme. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. vizore. teknika Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë mjete të ndryshme për të realizuar një shkrim artistik. Veçohen punët më të arrira artistikisht. revistash. duke përdorur edhe ngjyra të ndryshme. formave e ngjyrave në shkrimin e tij. . Në kuadratet e vizatuara në fletët e vizatimit ju do të përsëritni stampën. Të krijojë një shkrim me stil të caktuar e në mënyrë argëtuese. Të komunikojë ndjenja dhe emocione nëpërmjet vijave. bisturi. njëherë shtëpinë dhe do të shikoni se do të dalë një figuracion i bukur. Mësimi 14 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Shkrim me stile të ndryshme: “Gëzuar ditëlindjen!” Baza materiale. Nxitja Ngremë një nga një disa nxënës që të shkruajnë emrin e mësueses/it në tabelë. Nxënësit lihen të lirë që të krijojnë figuracione të ndryshme. vlera e tyre materiale dhe artistike. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e mjeteve të punës dhe krijime me anë të stampës. Shpjegojnë si e kanë krijuar stampën. sepse prishet forma e modelit. Hapi III. letër. gazetash. Integrimi: Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës si: gërshërë. duke e ndarë në 4-5 kuti në madhësinë e stampës.. ngjyrat. Analiza Nxënësit lihen të lirë të vërejnë punët e tyre dhe të vlerësojnë njëri-tjetrin. procese. Bashkë me nxënësit dalim në konkluzionin se shkrimet me të cilat është shkruar e njëjta fjalë 174 fletore pune. lapostila. duke i përsëritur ato. Për të krijuar figuracione të rregullta në formën e një dekori. duke krijuar kështu harmoni. reklamash etj. një herë bredhin. karton. Materiale ilustruese: tituj librash. Ndryshohen edhe ngjyrat. figuracionin me anë të përsëritjes. veprojmë kështu: vizatojmë në fletën e vizatimit një drejtkëndësh. letër vizatimi. Në këto kuti stampojmë figurat e përngjitura.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” jenë të fiksuara mirë që të mos lëvizin. laps. posterash. përdorimin e penelit apo të sfungjerit etj.

Veprimtaria Fjala stil nënkupton mënyrën e të shkruarit. që nxënësit të orientohen.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” (pra. me një stil të veçantë shkrimi. U tregojmë disa lloje shkrimesh që përdoren nga revista. t`u japin atyre tipare njerëzore: sy. Hapi III. Ndërkohë në tabelë japim me vizatim disa lloje shkronjash me stile të veçanta. Zhvillojmë një bisedë me nxënësit rreth modeleve të shkrimit. dore) Në disa raste themi që stili i shkrimit përgjithësisht i përshtatet përmbajtjes.Si e shikoni modelin e shkrimit në këto objekte? (të ndryshme) . do të bëni dy vija të holla paralele (të cilat në fund fshihen). libra. Gjuhë shqipe: Alfabeti shqip. në fletën e vizatimit. del e demonstron. Secili prej jush me mënyrën tuaj të të shkruarit. Ju sot do të provoni të shkruani një fjalë ose një grup fjalësh. . . reklama etj. Shkronjat do të vizatohen me laps HB. paraqet stilin e vet. duar. nxënësit shikojnë vizatimet e njëri-tjetrit dhe flasin për stilet e tyre. Në qoftë se do të shkruani fjalët: “Gëzuar ditëlindjen!”. d. Stili i veçantë jepet nëpërmjet shkrimit të veçantë të secilit prej jush që krijohet nga imagjinata ose përvoja juaj. adresa etj. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për shfaqjen e stileve të ndryshme të shkrimit. Nëse ndonjë nga nxënësit ka veshur bluzë ku janë stampuar fjalë.Nëse ju do të shkruanit një kartolinë urimi. Shënim: Sipas fantazisë ata edhe mund t`i animojnë shkronjat. Analiza Në 4-5 minutat e fundit të orës mësimore. duke shtuar dhe rregulluar punimet. bukurshkrimi e shkronjave.m. Kujtojmë së bashku me ta emrat e bankave. flokë etj. .Si i kemi shkruar shkronjat në klasën e parë? (shtypi. çfarë modeli shkrimi do të përdorni? (të zbukuruar) Hapi II. lapsave apo sendeve të tjera që përdorin në klasë) etj. Si fillim. Çdo stil shkrimi realizohet me anë të llojeve të vijave. të çantave (në të cilat stampohet emri i dyqanit. 175 . në mënyrë që shkronjat të dalin në një drejtim. Po ashtu. shkrime të ndryshme hasim edhe në emërtimin e produkteve të shumëllojshme ushqimore. Në stilin tuaj mund të përdorni gjithfarë elementesh për ta bërë shkrimin të veçantë dhe dallues nga të tjerët. Fjalët do t’i zgjidhni vetë. të sendeve të përdorimit të përditshëm (nxënësit japin shembuj duke u bazuar edhe në markën e ngjyrave. hundë. një shprehje etj. postera. por ka edhe raste kur ai duhet të jetë sa më tërheqës. çfarë figurash e vijash ju vijnë ndërmend që shkrimi të dalë sa më i bukur edhe tërheqës. dyqaneve.th. gazeta. emri i mësueses/it) ndryshojnë.Ku e shikoni ndryshimin? Pra ju patë forma të ndryshme shkrimi. Lloji dhe zbukurimi i shkrimit e bën më tërheqës objektin.) emrat e institucioneve të ndryshme etj.

Hapi II. stilin e shkrimit që ka përdorur formën. mund të stilohet brenda shkronjës. modelin dhe lidhjen e përmbajtjes me stilin e shkrimit. Të komunikojë mendimin e tij nëpërmjet stilit të shkrimit dhe përmbajtjes së fjalëve të shkruara. . bukurshkrimi i shkronjave. të përdredhura etj. lapostila. nga mësuesi/ja për vija. por edhe ngjyrash. Shkronjat mund të mbushen me ngjyra të ndryshme brenda. Hapi III. Nxitja Hapen vizatimet dhe skicohen me kujdes nga nxënësit për të parë nëse kanë për të rregulluar ose për të përfunduar vizatimin. 176 laps. Veprimtaria Me anë të lapostilave do të bëhet stilimi i shkronjave. duke përshkruar. duke paraqitur botën e brendshme shpirtërore nëpërmjet fjalëve të shkruara. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxënësit janë të lirë të përdorin lloje të ndryshme mjetesh për të konkretizuar idetë dhe mendimiet e tyre dhe për ta bërë sa më shumë tërheqës e argëtues shkrimin. Të zbukurojë shkrimin me anë të ngjyrave.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 15 Tema:Shkrim me stile të ndryshme: “Gëzuar ditëlindjen!” Linja: Teknika: Objektivat: Baza materiale. Merren mendime nga shokët. vizore etj. Më pas. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për gjetjen e motivit dhe stilin e të shkruarit. Analiza Afishohen punimet e përfunduara në këndin e ekspozitës dhe për 3-4 minuta nxënësit i shohin ato. teknika Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë vija e forma për të plotësuar stilin e shkrimit. procese. Ky stil lejon larmi formash. Ilustrohet mendimi me modele të përgatitura. mund të bëhet mbushja me stile vijash të dendura të rralla. Integrimi: Gjuhë shqipe: Alfabeti shqip. Materiale ilustruese: shkrime me stile të ndryshme të realizuara në letër. zgjidhen shkrimet më të bukura. Secili bën shpjegimin e krijimit të tij. Do të shohin se cili shkrim është më tërheqës dhe vetë nxënësit vendosin. e modelet e ndryshme. forma. zbërthimi i ndjenjave për fjalët e shkruara.

) . .Si ishte bregu i detit? (me rërë. duke u bazuar në parimet e kontrastit.Si ishte dielli. sjellim shembuj me pulëbardhat. ndërsa largësia e varkës së bregut me atë që është në mes të tij tregon thellësi. duke treguar dhe foto. i trashë. Mjete pune: fletore pune.. Veprimtaria Sot ju do të vizatoni një pamje plazhi. nisur nga përvoja e tij. varkat. sepse përmasat e objektit ndryshojnë afër-larg. foto të nxënësve. Shpjegojmë se kontrasti në mjedisin përreth e gjejmë në format: i hollë. deti. duke shfrytëzuar dhe përvojën tuaj. Çadra më afër është më e lartë se çadra larg.kontrasti Akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një ditë pushimesh. Në vizatimin tuaj do të zgjidhni objektet që ju pëlqejnë më shumë. Të vizatojë pamje nga plazhi. Hapi II.Cilat gjëra ju kanë mbetur në mendje? . si: rëra. Tregojmë në figurë ku një varkë është në breg të detit dhe tjetra në mes të detit. laps HB. afër.Si quhet deti ku ju pushuat? (deti Adriatik. me guriçka. Po kështu. pulëbardhat etj. me guaska etj. Materiale ilustruese: pamje nga pushimet verore. Jon) . Madhësia e këtyre varkave tregon kontrast. njerëzit etj.sh: Në qoftë se do të vizatojmë detin. dielli. i madh. larg. i ri. Duhet të keni parasysh se objektet afër duken më të mëdha se objektet larg. duke i treguar edhe në figurë. gomë. i vjetër etj. Të zbulojë që kontrasti jep thellësi.Ç’ju vjen ndërmendje kur kujtoni plazhin? varka lojëra dielli PLAZH çadra deti rëra . 177 . i vogël. qielli. në breg një varkë dhe në mes të detit një varkë tjetër. çadrat.Në cilin vend i kaluat pushimet verore? . deti? Çfarë ngjyre i kishit çadrën? Po rrobat e banjës? A bëtë fotografi në plazh? Nxënësit lihen të lirë të flasin rreth përvojës së tyre. Nxënësit lihen të lirë të vizatojnë një ditë plazhi mbi bazën e këtyre parimeve. Nxitja Nxitim nxënësit me anë të pyetjeve për të kujtuar pushimet.Cilat ishin lojërat më të parapëlqyera? Po ushqimi? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 16 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Në plazh (ora I) Elemente dhe parime . P. Zhvillimi i mësimit Hapi I. letër vizatimi.

njerëzit në det ose në çadra etj. .) 178 . . Të përdorë kontrastin e ngjyrave të ftohta e të ngrohta. Mjete pune: fletore pune. Kontrasti krijohet edhe nëpërmjet ngjyrës: objektet që shikohen më afër kanë ngjyra të ngrohta e tone drite. Në kontrast me ngjyrën e detit është ngjyra e verdhë e diellit dhe ngjyra e bardhë e shkumës së dallgës (përdorni tonalitetet të ngjyrës së verdhë me portokalli). diellin.. Materiale ilustruese: pamje e foto nga pushimet. tonalitetet e ngjyrave të çelëta e të errëta.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Hapi III Diskutime Duke parë vizatimet skicë të njëri-tjetrit nxënësit bisedojnë dhe këmbejnë mendime. përdorimi i penelit dhe i teknikës së akuarelit për të krijuar kontrast. Vizatimet vendosen në dosje për të vazhduar në orën e dytë. Përdoreni penelin në formën e valëve. duke e përzierë me të bardhën. me çadrat e plazhit. se si i kanë vizatuar varkat. valët e detit. Rikujtohen ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta.Me cilin është ajo në kontrast? (me detit. Nxitja Udhëzohen nxënësit që të shikojnë vizatimin e bërë në orën e parë për të zbukuar gabime ose për të bërë rregullime me laps (shtohen ose hiqen elemente). për ta bërë krijimin më tërheqës. ndërsa në objektet larg ngjyrat zbehen dhe nuk ndriçohen. deri te më e çelëta. mjete pastrimi. njerëzit etj. Veprimtaria . Të transmetojë ide dhe mendime rreth krijimit të tij dhe të shokëve.Po rëra çfarë ngjyre ka? Për të realizuar ngjyrën bezhë të rërës përzieni të verdhën me pak ngjyrë kafe.Si do të ngjyroset deti? Përdorni tonalitetet e ngjyrës blu. Mësimi 17 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Në plazh (ora II) Elemente dhe parime – kontrasti Akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të zbatojë teknikën e akuarelit në krijimin e tij. Hapi II. Ngjyrosim çadrat e plazhit me ngjyra të theksuara. nga më e errëta. tregojnë përdorimin e figurave në kontrast në krijimin e tyre. ngjyra akuareli. Zhvillimi i mësimit Hapi I. penela.

Materiale ilustruese: pamje e foto nga natyra ku duket modeli i përsëritur. Të vizatojë një qilim me motive popullore.. Veçohen krijimet ku spikat kontrasti dhe thellësia e objekteve.. nuk janë tonalitete.Çfarë shikoni në figurë? .Me çfarë materialesh bëhen qilimat? 179 fletore pune.) Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për të përfunduar krijimin. e kuqe . laps HB. Të përsërisë modelin. Ngjyrat në kontrast janë të kundërta me njëra-tjetrën. forma. gomë. Analiza Punët e përfunduara vendosen në këndin e klasës. si p. vizore. .A mund të thoni pse? (Kujtoni ngjyrën e objekteve në perspektivë. e Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për zbatimin e teknikës së akuarelit dhe të parimeve të artit figurativ.e zezë. për të krijuar ritmin. objekte etj.e verdhë etj. Lihen nxënësit të lirë të bëjnë “Turin e galerisë”.sh. pamje qilimash ose albume. Hapi III. Nxitim nxënësit të flasin rreth tyre. letër vizatimi. thellësia. emocional.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Varka që kemi afër ka ngjyra të ngrohta. Nxënësit shpjegojë krijimet e tyre dhe tregojnë ngjyra në kontrast.e bardhë. blu .Si prodhohen qilimat? . Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i natyrës komunikimi i qartë. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. blu . Mësimi 18 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Qilimi me motive popullore (ora I) Elemente dhe parime – ritmi Lapostila Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë ritmin në natyrë apo në një vepër arti. gjithashtu edhe e qiellit. Nxitja Paraqesim përpara nxënësve pamje me modele qilimash. sepse është në kontrast me blunë e detit etj.A keni qilima në shtëpi? . . Ngjyra e detit në horizont zbehet. .Përse përdoren ata? . kontrasti.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Bisedojmë me nxënësit për 2-3 minuta për vijat, format, ngjyrat që vënë re në qilim. Me anë të vijave janë krijuar format. Format përbëjnë modelin. Modeli është përsëritur dhe përsëritja ka krijuar ritmin. Përsëritje kemi edhe në forma dhe në ngjyrë (konkretizohet me pamjen). - Motivet që shikoni në këto qilima, a kanë ngjashmëri me format natyrore? (gjethet, lulet etj.) - A shikoni forma gjeometrike? (trekëndësh, katror, romb etj.) - A mund të thoni disa forma që përsëriten dhe krijojnë ritmin në natyrë? (lulet në lëndinë, pallatet pranë rrugës, pemët, gjethet, makinat etj.) Hapi II. Veprimtaria Duke parë modelet dhe duke shfrytëzuar imagjinatën zgjidhni një motiv për qilimin tuaj. Në fillim do të ndërtoni me vizore një drejtkëndësh pak më të vogël se fleta e vizatimit (24 cm me 16 cm). Brenda tij (2 cm larg) do të ndërtoni një drejtkëndësh tjetër më të vogël. Brenda drejtkëndëshit të vogël mund të vizatoni motivin tuaj dhe ta përsëritni në mënyrë të rregullt brenda kuadrateve të vogla (modeli mund të jetë lule, gjethe, romb, trekëndësh etj.) Përdorni vizore që motivi të dalë bukur dhe i baraslarguar. Në hapësirën anash drejtkëndëshit të vogël mund të vizatojë forma vijash me harqe, zigzage, në formën e një kornize. Ndërkohë që bëhet vizatimi, planifikohen edhe ngjyrat. Në dy anësoret e ngushta qilimi ka thekë. Hapi III. Diskutimi Në minutat e fundit të orës së mësimit nxënësit lihen të lirë të njihen me vizatimet e njëri-tjetrit për të shkëmbyer mendim dhe përvojë. Vizatimet vendosen në dosje për të vazhduar orën tjetër.

Mësimi 19
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Qilimi me motive popullore (ora II)
Elemente dhe parime - ritmi Lapostila

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të krijojë ritmin nëpërmjet tonaliteteve të ngjyrave dhe kombinimeve të tyre. Të shpjegojë përsëritjen e modelit në funksion të ritmit, si në formë, edhe në ngjyrë. Të përcjellë përvojë nëpërmjet krijimit t tij. Materiale ilustruese: pamje e foto qilimash dhe vizatime të përgatitura. Mjete pune: fletore pune, laps, vizore, ngjyra, lapostila.

180

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxitja Udhëzohen nxënësit që të përfundojnë vizatimin e qilimit. Diskutohen ngjyrat, tonalitetet, kombinimet e tyre. Duhet të përcaktohen mirë ngjyrat, që ngjyra e sfondit të kombinojë me ngjyrat e motivit. Hapi II. Veprimtaria Ngjyrosja do të bëhet me anë të lapostilave. Në qoftë se keni zgjedhur motivin me lule e gjethe dhe keni dëshirë të ngjyrosni lulet me këtë ritëm: e kuqe, blu, e kuqe, blu dhe gjethet të gjelbra, atëherë sfondi do të duhej i verdhë, sepse kështu do të kishte ndërthurje kontrastesh dhe qilimi do të ishte figurant. Në pjesën anësore, mund të përdoren tonalitete të tjera ngjyrash. Nxënësit punojnë të pavarur për të realizuar krijimin. Hapi III. Analiza Vendosen punët e përfunduara në murin e klasës dhe nxënësit lëvizin të lirë për t`i vëzhguar ato. Secili shpjegon përdorimin e vijave, formave dhe ngjyrave, sesi i ka përdorur këto për të krijuar ritmin. Pra, ju vizatuat një qilim me motive popullore. - Çfarë dini ju për punimin e qilimave? - Si quhet mjeti ku endet qilimi? (tezgjah) - Me çfarë endet qilimi? (me fije pambuku e leshi me ngjyra dhe me trashësi të ndryshme) - A do të donit një qilim në dhomën tuaj? - Me çfarë motivesh do ta pëlqeje? (motiv me lule e gjethe ose motiv me forma gjeometrike etj.) Nxënësit tregojnë vizatimin e qilimit të tyre. - Cili është ritmi i motivit të përsëritur? - Çfarë ngjyrash keni përdorur? (të kuqen, të verdhën, dy blutë, dy të gjelbrat etj.) Stimulohen krijimet më të bukura. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vizatimin e saktë të formave e modeleve për kombinimin ose kontrastin e ngjyrave dhe zgjedhjen e motivit. Integrimi: Aftësim teknologjik: Përpunimi i fijes së qilimit, tezgjahu etj. Histori: Tradita dhe kultura e popullit tonë. Detyrë: Vizatoni një qilim sipas dëshirës. 181

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

Mësimi 20
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Krijimi i një reviste (ora I)
Tematika E përzier

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të punojë në grup për krijimin e një reviste. Të planifikojë tematikën e revistës, duke shqyrtuar mendime me shokët e grupit. Të grumbullojë materiale të ndryshme, duke i përzgjedhur ato. Materiale ilustruese: revista e llojeve të ndryshme (jo vetëm për fëmijë), aparat fotografik. Mjete pune: fletore pune, laps, gërshërë, vizore, ngjitës, letër me ngjyrë, letër A4, punime të nxënësve, revista e foto etj.

Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxitja Udhëheqim nxënësit në bisedë, duke i nxitur ata të flasin rreth revistave. Përveç librave shkollorë ju lexoni edhe libra artistikë. Librat artistikë janë të ndryshëm: me tregime, me përralla, me poezi, me tregime shkencore etj. Por këto gjëra të bukura mund t’i gjeni edhe në revista. - Cili nga ju lexon revista? - Si quhet revista që lexon ti? - Çfarë të ka pëlqyer te kjo revistë? U tregojmë nxënësve modele revistash, duke i ndarë ato për të vegjël dhe për të rritur. Ndërkohë u kërkojmë nxënësve që të shikojnë revistën që kanë në bankë, duke e shfletuar atë në çdo faqe dhe për të parë se si realizohet një revistë, ç’tematika trajton ajo, si është ilustruar. Aktivizojmë nxënësit të flasin rreth revistës, p.sh.: “Kjo është revista “Sirena e vogël”. Emrin e ka të shkruar bukur me ngjyra, kopertinën e ka të zbukuruar me foto fëmijësh. Interesante janë jo vetëm informacionet, por edhe ilustrimet. Në faqet e brendshme shikojmë gjëra të larmishme: tregime, përralla, vjersha, përshëndetje nga shkrimtarë, intervista, lojëra zbavitëse, gjëza, fotografi etj.” Nxënësit japin mendimet e tyre edhe për revista të tjera. - Si mendoni nxënës, tani që ju jeni më të rritur, a mund ta bëni vetë një revistë? Gjatë gjithë vitit ju keni bërë punime të bukura në orën e Edukimit figurativ, por edhe në lëndët e tjera, si në: Gjuhë shqipe, Dituri natyre, Histori etj. Ato do ju shërbejnë për të pasuruar revistën tuaj. Hapi II. Veprimtaria Klasa ndahet në 5-6 grupe (në varësi të nxënësve në klasë). U shpërndahen nxënësve në tavolina punimet e tyre të bëra gjatë vitit në orën e Edukimit figurativ 182

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” (nuk përjashtohet edhe ndonjë gjë e veçantë nga lëndët e tjera), sidomos vjersha e përshkrime nga lënda e gjuhës. Punët në grup ndahen në këtë mënyrë: dy nxënës do të merren me seleksionimin e pikturave dhe punimin e kopertinës, dy nxënës do të merren me punimet me plastelinë dhe kolazhet; njëri do të jetë gazetari, i cili do të bëjë intervista e përshkrime të punës së grupit, ndërsa një nxënës tjetër do të jetë fotografi, i cili do të fotografojë grupin dhe punët që bëhen, sidomos me plastelinë dhe kolazh, të cilat mund të vihen në faqet e revistës. Kjo ndarje është për të gjitha grupet. Nxënësit fillojnë nga puna, duke përzgjedhur materialet e duhura. Ndërkohë që punohet në grup, diskutohet edhe emri i revistës. Fotot e marra nga revista të tjera dhe vizatimet e pikturat e nxënësve zbukurohen me korniza prej letre me ngjyra, duke prerë shirita dhe duke i ngjitur ato. Fotografi bën foto të ndryshme sipas tematikës, për t’i pasur gati për orën e dytë. Hapi III. Analiza Bëhet një rishikim i materialeve të përzgjedhura nga grupi dhe bëhen sugjerime brenda grupit për të gjetur materialet e nevojshme. Materialet vendosen në dosje me rregull, për të vazhduar përfundimin e revistës në orën tjetër.

Mësimi 20
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Krijimi i një reviste (ora II)
Tematika E përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë të: Të zgjedhë një stil të veçantë shkrimi për të shkruar emrin e revistës. Të punojë me stil artistik dhe imagjinatë për ta bërë revistën tërheqëse ndaj shikuesit. Të reklamojë revistën e tij, duke e përshkruar atë.

Materiale ilustruese: revista për fëmijë me kopertina e shkrime të ndryshme. Mjete pune: fletore pune, letër të bardhë ose me ngjyrë për faqet e revistës, gërshërë, ngjitës, stampa, ngjyra, kapëse teli dhe të gjitha materialet e përgatitura nga ora e parë.

Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxitja Udhëzohen grupet e nxënësve të rishikojnë materialet e përgatitura dhe të bëjnë zgjedhjen e emrit të revistës. Pasi vendoset emri me mirëkuptimin e të gjithë grupit zgjidhet letra dhe ngjyrat që do të përdoren, gjithashtu edhe stili i shkrimit. 183

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Në kopertinë, përveç shkrimit të emrit, do të vendosen figurat që e bëjnë të veçantë dhe tërheqëse revistën p.sh.: fotoja e grupit ose diçka tjetër që vetë nxënësve u pëlqen ose që është më kryesore. Hapi II. Veprimtaria Pasi mbarohet ballina (kopertina), fillohet me ngjitjen e fotove e materialeve të përgatitura nëpër faqet e revistës. Radha e punës ndiqet nga “gazetari”. Pasi ngjiten materialet, figurat dhe shkrimet, mund të bëhet zbukurimi i tyre me stampa e vizatime të vogla. Te faqja e gjëzave dhe kurioziteteve vendosen figura të përshtatshme me përmbajtjen. Në njërën nga faqet e revistës mund të vendoset fotoja e grupit dhe gazetari shkruan për punën e tyre, duke i marrë në intervistë. Pasi të gjitha faqet janë plotësuar me materialin e nevojshëm, vendosen numrat e faqeve. Më pas bashkohen të gjitha faqet dhe kapen me kapëse. Pastaj bashkohen me kopertinën dhe futen në shiritin plastik. Në këtë mënyrë themi se kemi krijuar një revistë. Hapi III. Analiza Të gjitha grupet vendosin revistën e tyre në një tavolinë. Në këtë mënyrë jepet mundësia për të bërë krahasimin dhe prezantimin e të gjitha revistave të nxënësve. Nga secili grup caktohet nxënësi në rolin e gazetarit për të prezantuar revistën dhe tematikën e saj. Më pas, gazetari merr në intervistë të gjithë grupin e tij, ku vetë nxënësit tregojnë për punën që bënë për realizimin e revistës. Kështu veprohet me të gjitha grupet. Vihet re se kënaqësia e nxënësit ndjehet te roli që ka pasur në grup, si: piktor, skulptor, gazetar, fotograf etj. Nga të gjitha revistat zgjidhet faqja më e bukur dhe lexohet nga një pjesëtar i grupit. Revistat vendosen në këndin e klasës. Vlerësimi: Vlerësohet përkushtimi i nxënësve për të punuar në role të ndryshme edhe për të realizuar krijimin e një reviste, në përdorimin e teknikave dhe materialeve të shumëllojshme. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përzgjedhja e materialeve, shkrimeve të vjershave e përshkrime, zgjedhja e tematikës. Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve, letër, gërshërë, plastelinë, ndërthurja e tyre me mjete të tjera.

184

shtëpitë. Kur kemi folur për piktorët dhe veprat e tyre. qëllimi është që nxënësi të dallojë që motivi ka qenë një ditë dasme në qytetin e Shkodrës. Ndoc Martini. letër vizatimi. vëzhgoni me kujdes tablonë dhe gjeni cili ka qenë motivi i piktorit që e ka frymëzuar atë për të krijuar këtë vepër artistike.Çfarë teknike ka përdorur piktori? (pikturë. Disa emra të shquar të pikturës të asaj kohe janë: Spiro Xega. pemët. Të vlerësojë piktorin për talentin dhe historinë që sjell nëpërmjet elementeve të tablosë. Përgjigjet do të jenë të ndryshme. Materiale ilustruese: piktura “Dasma shkodrane” fotokopje me ngjyra e zmadhuar dhe foto nga vepra të tjera të autorit. shkallët. Bisedë Vendosim në tabelë pikturën “Dasma shkodrane” (fotokopje) dhe autorin Kol Idromeno (autoportretin e tij fotokopje). burra. Hapi II. mënyra e veshjes së njerëzve etj. Të analizojë pikturën duke përcaktuar teknikën. gratë. .Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 22 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: “Dasma shkodrane” . lapostila. Aktivizojmë nxënësit të flasin. rrugët. laps. ndërtesa. Atëherë. fëmijët. kemi përmendur edhe motivin ku ata bazohen për të krijuar një vepër. fëmijë.) 185 . rruga etj.analiza Pasi njihen nxënësit me veprën në vija të përgjithshme hyjmë në detaje. Zhvillimi i mësimit Hapi I. elementet dhe mjetet e përdorura. Prezantojmë pikturën dhe autorin: Në klasën e dytë kemi njohur nga ky autor veprën “Motra Tone” (duke treguar fotot). Diskutime . .Çfarë shikoni në këtë tablo? Nxiten nxënësit të tregojnë me fjalët të thjeshta për çdo element që shikojnë: njerëzit. mënyrën e ndërtimit të tyre. Plotësohen mendimet nga mësuesi/ja. Veprat e piktorit Kol Idromeno i përkasin periudhës së Rilindjes (rreth viteve 1883). Piktori Kol Idromeno shquhet për paraqitjen e gjendjes psikologjike të portreteve dhe realizimin artistik të veprës. Mjete pune: fletore pune.Cilat janë figurat kryesore në këtë tablo? (gra të veshura me kostume popullore të krahinës. ngjyra vaji) .Kol Idromeno Tematika Diskutim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë një vepër arti për t’u njohur me përmbajtjen e saj. Pyeten nxënësit se çfarë u kujtohet për autorin dhe për veprën. Zef Kolombi etj.

ndjihen çaste qetësie dhe gëzimi. fishekzjarrët. kombinime të jeshiles me blunë.) . shtëpitë në tablo me shtëpitë e sotme. si janë ndërthurur ato në tablo (te veshjet e dasmorëve ngjyra blu me të bardhën.: unazën.Ku e dalloni që aty po bëhet një dasmë? (njerëz të veshur bukur. në mënyrën e organizimit të dasmës. mbi fletën e vizatimit do të vizatoni shpejt me laps ose lapostil një send që simbolizon dasmën p.sh. kurorën me lule etj. Argëtohu Ju të gjithë keni qenë pjesëtarë në një festë siç janë dasmat. tonalitete e blusë në qiell etj. kënaqësi etj. Histori: Kultura dhe tradita e popullit tonë ndër vite. muret e shtëpive përshkohen nga ngjyra të ngrohta. vaj . Integrimi: Gjuhë shqipe: Mënyra e përshkrimit dhe të folurit me fjalor artistik. kush mbaron i pari del para klasës. e gjelbra e pemëve. vellon e nuses.). Zhvillohet në formën e lojës. Kol Idromeno. Krahasoni dasmat e ditëve të sotme me dasmën në tablo. tortën. të gëzuar etj. makinën e zbukuruar. Atëherë. buqetën me lule. Identifikoni ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta. . në mënyrën e veshjes etj. Ju e njihni këtë traditë nëpërmjet kësaj tabloje dhe kjo meritë i takon piktorit Kol Idromeno. jeshilet dhe kapelat e kuqe.Çfarë dalloni? Pra.Çfarë dalloni në portretet e njerëzve? (gëzim. Vlerësimi: Vlerësohen për aftësinë pamore dhe logjike për të analizuar një vepër arti. Hapi III. aty ku ka dritë dhe pjesët e hijes mbizotërojnë ngjyra të ftohta. veshjen e njerëzve të paraqitur në tablo me veshjet në dasmat e sotme. kravatën e dhëndrit.) Në tablo spikat thellësia dhe harmonia e figurave. tregon vizatimin dhe flet rreth tij. ju gjetët ndryshime midis ndërtesave.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” . rruga. 186 “Dasma shkodrane”. frutat. Dhe të gjitha këto përbëjnë traditën e popullit tonë ndër vite. dhe me fjalë do të tregoni rolin që ky send ka në ditën e dasmës.

Çfarë dimë deri tani për atin popullor? .) Në tabelë kemi afishuar pamje e foto të ndryshme me veshje popullore të krahinave të ndryshme.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 23 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kostume popullore shqiptare Histori dhe kulturë Bisedë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të klasifikojë veshjet si elemente të rëndësishëm të artit popullor. Arti popullor ka ndryshuar nga një periudhë në tjetrën sipas kushteve në të cilën populli ynë ka jetuar. Mjete pune: fletore pune. pemën e mendjes. duke dalluar të veçantat e saj. figura kostumesh popullore të prera ose të vizatuara. në punimin e qilimave. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Të përshkruajë një veshje popullore shqiptare.Ku e keni hasur atë? (Në ndërtimin e shtëpive.Çfarë dini për veshjet popullore? krahina veshja popullore mosha materialet arti popullor gjinia Të gjitha këto mësuesi/ja i shkruan në tabelë duke plotësuar grafikun organizues. Veshja është një nga elementet më të rëndësishëm të artit popullor.A është veshja e tyre e njëllojtë? . . Nxitim nxënësit të flasin mbi përshtypjet që u lënë veshjet që shohin në figurë. në enët e kuzhinës. Bisedë Zhvillojmë një bisedë me nxënësit rreth artit popullor. Veshjet karakterizohen nga një bukuri artistike dhe ndryshojnë sipas krahinës dhe 187 . duke veçuar karakteristikat e saj. në rregullimin e brendshëm të shtëpisë. . në zbukurime e ndryshme të veshjeve etj. Të identifikojë një veshje sipas krahinës ku përdoret. Materiale ilustruese: pamje e foto me veshje popullore të krahinave të ndryshme (mund të sigurohet një veshje origjinale e krahinës).Çfarë shikoni në këto foto? .

Nën xhaketë është bluza e bardhë e qëndisur në gjoks me temina e lule. Kostumografia është një simbolikë krahinore. Shqipëria e Jugut – fustanellë. i gjerë dhe i qëndisur rreth e përqark me fije mëndafshi. Mësuesi/ ja thotë: tregoni një veshje të krahinës së Jugut (të Veriut. sidomos te gratë. duke ua treguar të gjithë nxënësve. Shqipëria e Veriut – xhubletë. sidomos kostumet e grave janë punuar nga vetë ato. Shumica e kostumeve. a përdoren kostumet popullore? (po) Tregoni disa veprimtari ku përdoret veshja popullore. të Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme. Veshjet janë një thesar i paçmuar për popullin tonë. nëse është veshje për djem). Kështu përshkruhen edhe dy veshjet e krahinave të tjera për të dyja gjinitë. zbukurime në kokë. e qëndisur në të gjitha anët. një për çdo grup. Lojë Mbi bankë nxënësit kanë figurat e tyre të përgatitura me prerje ose vizatim. në kokë lidhet një shami e qëndisur me ngjyrën e kostumit. Hapi III. . çorapë të bardhë dhe këmisha e bardhë nën fund. Kostumi i vishet një nxënëseje (ose një nxënësi. zbukurime tek femrat etj. Thirren tre nxënës. Është e rëndësishme që nxënësit të mbajnë mend gjërat më tipike të krahinave.krahasim Në tabelë kemi vendosur tri veshje burrash dhe grash të krahinave të Veriut. Diskutim . jeleku i qëndisur. veshjet janë ruajtur dhe përshtatur deri në kohët e sotme nga Jugu në Veri. brezi i kuq me vija. Angazhojmë nxënësit të vëzhgojnë dhe të gjejnë të përbashkëtat dhe të veçantat e këtyre veshjeve. Edhe xhaketat me mëngë të gjata e të gjera në fund. takie. opinga me majë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” gjinisë. pantallona shajaku. Veshja popullore krahasohet me gjuhën shqipe dhe traditat e tjera kulturore. Pastaj ndahet klasa në tri grupe. këmisha me mëngë të gjera. çorapë të gjatë dhe këpucë me xhufka. të Shqipërisë së Mesme) nxënësi merr në dorë figurën e përgatitur nëse ka. përparëse e qëndisur. • Te kostumi i grave të Shqipërisë së Jugut veshja është prej kadifeje me ngjyrë të errët. fundi i është gjatë. Në mes. Në përgjithësi veshjet popullore kanë larmi ngjyrash. • Te kostumi i burrave të Shqipërisë së Jugut bie në sy fustanella e bardhë. Mësuesi/ja ka përgatitur disa figura kostumesh me ngjitje në formën e letrës së bixhozit. Këpucët janë të zeza me majë. duke bërë kështu demonstrimin e tij nëpër të gjithë klasën. Në dorë marrim veshjen e krahinës ku jemi dhe flasim për të. Përshkrimi bëhet së bashku me nxënësit. opinga me xhufka. jelek leshi. Shqipëria e Mesme – çitjane (dimi). Ata do të tërheqin letrën dhe do të gjejnë krahinën ku përdoret ajo veshje. Hapi II. 188 . qeleshe. një brez i ngushtë. qeleshja e bardhë.Po sot. me stilin e qëndisjes me rruaza e temina. Ato mbahen të përmbysura mbi tavolinë.

Gjuhë shqipe: Përshkrimi i veshjeve popullore. Loja vazhdon me të gjithë nxënësit. P. Integrimi: Histori: Kultura dhe tradita e popullit tonë.sh. Më pas ajo u kufizua vetëm në fshatrat e Shqipërisë së Jugut. 189 . Fiton grupi që jep përgjigjet më të sakta.fund i bardhë me shumë rrudha kallca shajaku nga nyja e këmbës deri te gjuri opinga lëkure me xhufka në majë mëngore e varur pas të mbathura të gjata lidhëset me xhufka të kallcave Deri në fillim të shekullit XX kjo veshje është mbajtur në të gjitha trevat shqiptare.: këpucët me xhufka dhe nxënësi do të gjejë cilit kostum i përket. Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë përshkruese të nxënësve dhe dallimi i kostumeve sipas krahinës. Por në letra të tjera ka vetëm një element të kostumit. që nga Kosova e deri në Çamëri.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Tre nxënës të tjerë do të përshkruajnë veshjen. Kostume popullore shqiptare Veshje burrash me fustanellë feste e bardhë me një thumb në mes mëngore e varur para jeleku këmishë me mëngë të gjata dhe të ngushta këmishë e shkurtër me mëngë të gjata brez i gjerë leshi dhe një tjetër mbi të prej lëkure e zbukuruar (ku mbaheshin armët e brezit) fustanella .

ndërsa ajo që vihet pas quhet mbrapanik dhe është më e vogël. 190 . vishje.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Veshje grash me dy futa mitani ose jeleku shami e lidhur në kokë. Malësinë e Gjakovës.Futat kanë formë trapezi ose katërkëndëshi. e zbukuruar në pjesën anësore jeleku i qëndisur me temina brezi i punuar me disa ngjyra zbukurime te dorezat e këmishës futa ose përparje brekushe çorapë deri te gjuri opinga prej lëkure të zbukuruara . Ajo që vihet para quhet paranik dhe është më e madhe. Rrafshin e Dukagjinit etj. . kafe.Përparjet pëlqeheshin me ngjyra të errëta. Kjo veshje përdoret në rrethin e Pukës. si: e zezë.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Veshje burrash me brakesha (brekushe) qeleshe zbukurime të jelekut jelek ose xhamadan prej shajaku këmisha me mëngë të gjata brezi zbukurime të këmishës zbukurime të brakeshave pantallona ose brakesha të bëra me fije leshi ose pambuku opinga prej lëkure me majë Është përdorur në fshatrat e Zadrimës. Mirditës. Librazhdit. në disa fshatra të Matit. Martaneshit. Çermenikës etj. në Shqipërinë e Mesme. 191 .

letër vizatimi. Duhet pasur parasysh të theksohen karakteristikat e veçanta të kostumit. Nxitja Nxitim nxënësit të flasin rreth fotove të vendosura në tabelë. kostumi i Tiranës: jelek i kuq dhe qëndisje e bardhë ose e verdhë 192 . Njëlloj veprohet edhe për fotot që kanë sjellë nxënësit. duke përcaktuar krahinën dhe detajet që e karakterizojnë. laps. Fotot duhet të vendosen në vend të dukshëm nga nxënësit ose të ketë nga një në çdo bankë ose grup nxënësish. Materiale ilustruese: foto e pamje nga albume të veshjeve popullore. ato kanë linja të harkuara e rrumbullake duke krijuar forma të buta dhe tërheqëse. Pasi është skicuar saktë linja dhe forma e kostumit. duke u mbështetur në figurë. duke theksuar karakteristikat e tij të veçanta nëpërmjet formës. Veprimtaria Udhëzohen nxënësit që të vizatojnë një veshje popullore. Të kopjojë një veshje popullore me stil artistik. Po të vëreni me kujdes qëndisjet. lapostila. Në fillim figura do të skicohet lehtë me laps. gomë. mundësisht nga disa krahina. . festa kombëtare etj. duke identifikuar elemente të saj.A keni dëshirë të vizatoni një veshje popullore? . Mjete pune: fletore pune. ngjyrës etj.sh. P.Veshje të cilës krahinë ju pëlqejnë më shumë? (tregohen veshjet me foto) Hapi II. duke treguar ngjyrat dhe modelet e qëndisjes në këto veshje. kur bëhen festa të traditës si: “Dita e verës”. do të bëhet ngjyrosja me lapostila. foto me kostume popullore. ngjyrat janë në kontrast.) .Kush vishet sot me kostume popullore? (valltarët ose këngëtarët që interpretojnë këngë ose valle popullore. Zhvillimi i mësimit Hapi I.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 24 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kopjimi i një veshjeje popullore Histori dhe kulturë Lapostila Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë veshjen popullore që shikon në figurë. Të diskutojë rreth krijimit duke vlerësuar traditën dhe kulturën e popullit tonë. Secili është i lirë të zgjedhë veshjen e krahinës që i pëlqen. që figura e qëndisur të bjerë në sy.

Duhet të bëni kujdes: asgjë nga objektet e paraqitura në mjediset e ndryshme nuk preken me dorë. Bisedë Njohim nxënësit me qëllimin e vizitës në Galerinë e Arteve. Të vëzhgojë me kureshtje krijime dhe vepra të artit shqiptar në galeri.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” me fije mëndafshi ose ari. Gjatë vizitës në galeri mos harroni rregullat e edukatës qytetare. Ato ruhen atje për një kohë të gjatë. formave. përdorimi i vijave. kultura dhe tradita e popullit tonë ndër vite. Hapi III. Tregohen format e qëndisjes dhe dhënia e tyre me anë të vijave e ngjyrave në kontrast në krijimin e tij. artizanati popullor. Integrimi: Histori: Veshjet popullore. Vlerësohen punimet e nxënësve dhe veçohen më të arrirat. 193 . Analiza Vendosen punët e përfunduara në tabelë dhe lihen nxënësit të lirë të vëzhgojnë krijimet e njëri-tjetrit dhe të këmbejnë mendime. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Nxënësit do të prezantojnë punën e tyre. Nxënësit punojnë të pavarur krijimin e tyre. Këto forma e ngjyra janë të gjitha në kontrast me njëra-tjetrën. Të komunikojë respekt dhe dëshirë për të njohur artin shqiptar dhe për njerëzit që bëjnë art. Mësimi 25 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Vizitë në Galerinë e Arteve Histori dhe kulturë Ekskursion Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë të: Të manifestojë sjellje dhe edukatë qytetare në një mjedis publik. Shpjegojmë se në galeri vendosen veprat e piktorëve dhe skulptorëve më të mirë që kanë një vlerë të madhe artistike dhe historike për njerëzit dhe vendin. Materiale ilustruese: Galeria e Arteve. Sot ne do të shikojmë disa nga këto vepra të piktorëve shqiptarë që ndodhen në Galerinë e Arteve. duke treguar modelin dhe karakteristikat e veshjes dhe të krahinës ku përdoret. Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë për të kopjuar një veshje popullore. ngjyrave.

Ndalemi përpara tablove dhe identifikojmë linjat.Cila tablo ju pëlqeu më shumë? E cilit autor? Pse? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Hapi II. Vëzhgim Udhëheqim nxënësit së bashku me ciceronin në mjedise të ndryshme të galerisë. qëndrimi.Çfarë do të donit të kishte më shumë një galeri që ju nuk e gjetët atje? . Tiranë Hapi III. piktura e skulptura nga autorë të ndryshëm. Galeria e Arteve. Thonë emra veprash dhe autorësh dhe shprehin pëlqimin e tyre. vëllimi. vlerat e tij në njohjen e historisë. gjithashtu njihen me zhvillimin e artit shqiptar në periudha kohore të ndryshme.A kishte vepra artistike që nuk ju pëlqyen? . shprehja e veprës.Cila skulpturë ju pëlqen më shumë? E cilit autor? Pse? .Çfarë vlerësimi keni për veprat dhe artistët shqiptarë? . Tregohen vepra. Mësuesi/ja shpjegon fjalën ciceron. Integrimi: Histori: Zhvillimi i artit shqiptar ndër vite.Çfarë paraqitet në veprat e tyre? . 194 . Gjithashtu.A ndikojnë këto vepra në njohjen e historisë së popullit tonë? Pse? Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për shprehjen e qytetarisë në mjediset publike dhe vlerësimin e veprave artistike të piktorëve shqiptarë. motivin e veprës etj. ideja dhe qëllimi i autorit. Analiza Pasi kthehen në klasë diskutohet për atë që panë në Galerinë e Arteve. Fiksohen në mendje emra veprash dhe autorësh. format. ngjyrat. . te skulpturat dallohet forma.

. paraqitet në gjysmëportret. Të gjykojë e të vlerësojë një vepër arti. Të dyja veprat në qendër të tyre kanë portretin e një gruaje. Kol Idromeno. “Motra Tone” është punuar në vitin 1883 dhe sot ndodhet në Galerinë e Arteve në Tiranë. Zhvillimi i mësimit Hapi I. piktura më e famshme në botë e punuar me bojëra vaji. Hapi II. ka një pamje të butë dhe shprehje origjinale. me fytyrë e duar plot jetë. me një vështrim anësor të ndrojtur (na flet shumë për jetën e gruas shqiptare në atë kohë). Motra Tone paraqet një grua të shtresave të mesme e qytetit të Shkodrës.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 26 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Diskutim “Mona Liza” dhe “Motra Tone” Analizë. Në sfond paraqitet një peizazh. në të gjitha kohët e vendet janë frymëzuar nga jeta e përditshme dhe në qendër të krijimit të tyrekanë vënë njeriun. Materiale ilustruese: fotokopje e dy pikturave dhe e të dy autorëve: Leonardo da Vinçi. “Motra Tone” konsiderohet si kryevepra e pikturës sonë realiste. vlerësim. Bisedë Piktorët. 195 . Një grua e re me kostum karakteristik kombëtar. Të interpretojë mendimin e tij rreth mesazhit të autorit. Në tabelë vendosim dy piktura. të realizuara nga dy autorë të ndryshëm: njëra vepër është “Motra Tone” e piktorit shqiptar Kol Idromeno (për të kemi folur në klasën III). Mona Liza paraqet një grua që vjen nga një shtresë e pasur. • Piktori shqiptar Kol Idromeno (1860-1939) ka lindur në Shkodër. Ai ka lënë shumë vepra në pikturë dhe ndër to është “Mona Liza”. ndërsa tjetra është “Mona Liza” e piktorit italian Leonardo da Vinçi (lindur në Firence më 15 prill 1452 dhe vdekur në maj 1519. Diskutime – analiza Përshkrimi. Të analizojë përdorimin e elementeve dhe parimeve në këtë vepër arti. interpretim Diskutim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një vepër arti duke e vëzhguar atë.) “Mona Liza” është punuar në vitin 1503 dhe sot ndodhet në muzeun e Louvrit në Paris.Çfarë shikoni në këto tablo? Nxënësit lihen të lirë të shprehin mendimin e tyre dhe më pas mësuesi/ja saktëson mendimet.

Kujt i drejtohet autori me veprën e tij? (rolit të gruas. thellësi. gjysmë portret Duart gjallëri qetësi Veshja kostum popullor ngjyra të ngrohta veshja paraqet shtresën shoqërore dhe vendin ku jeton ngjyra të ftohta Interpretimi: Si e kuptoni mesazhin e autorit? Mesazhi i të dyja veprave. Kjo dallohet në portret: lëvizje. ndërsa te “Mona Liza” ngjyrat e ngrohta janë përdorur më shumë në portret dhe te duart. shoqërisë) . shikim.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Analiza. Shtrojmë disa pyetje: .A jeni dakord me mendimin e autorit? (gruaja është pjesë e shoqërisë dhe luan një rol kryesor në zhvillimin e saj) . është të përcjellë botën e brendshme të gruas.Ç’mendim përcjell te ju ky artist? . Si janë përdorur elementet dhe parimet e artit? Theksohet se autorët kanë ndërthurur mirë idenë me formën. kanë përdorur kombinime dhe tonalitete ngjyrash të ngrohta dhe të ftohta. Sfondi i errët natyrë Vështrimi i ndrojtur.A ju pëlqen vepra? Pse? 196 . te sfondi që plotëson portretin dhe tablonë. . Gjykimi: Si i vlerësoni ju këto vepra arti? Nxënësit japin mendimet e tyre. anësor (peizazh) i butë. harmoni. Të dyja portretet kanë vlerë në ndikimin dhe rolin e gruas në shoqëri. Portretet kanë psikologji.Çfarë ndjesie provoni kur shikoni këto vepra? Përcaktoni pjesën që ju tërheq më shumë.Cili është mendimi juaj? . Në veprën “Motra Tone” spikatin më shumë ngjyrat e ngrohta në të gjithë veprën.

Mësimi 27 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Gjinitë e artit Analizë. plastelinë. Të interpretojë një model sipas një gjinie arti. sfond me peizazh ngjyra të ngrohta në figurë dhe të ftohta në sfond ngjyra të ftohta “Mona Liza” Të “Motra Tone” përbashkëtat kostum popullor shikim anësor duar në lëvizje shikim i butë siguri në qëndrim tablo portret gruaje teknika e ngjyrave të vajit përdorimi i theksit në portret. Lojë me pazëlla Ndahet klasa në 4 grupe. Mjete pune: fletore pune. 197 . vizore. Fiton grupi që e ndërton më shpejt figurën dhe thotë menjëherë emrin e veprës dhe të autorit. te shikimi. foto. interpretim. modele. U shpërndahen nxënësve në tavolinë kutia me pazëlla të përgatitura nga mësuesi/ja me dy veprat “Mona Liza” dhe “Motra Tone” pa treguar emrin e figurës. përhapet në gjithë tablonë). letër vizatimi.te duart Hapi III. Plotësodiagramin e Venit: Të përbashkëtat dhe të veçanta të dy tablove. Materiale ilustruese: pamje. lapostila.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Tregoni lëvizjen që bën syri juaj në këtë vepër (fillon nga portreti. krijime për të gjitha gjinitë e artit figurativ. Të shpjegojë krijimin e tij. laps. vlerësim Bisedë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë gjinitë e artit figurativ dhe rolin e tyre në jetën e përditshme.

afreske. mobilie zyrash etj. më tej një vizatim teknik. Ilustrohet me shembuj në tabelë. Arti elektronik është një formë tjetër e artit që e bën përdorimin e medies elektronike më të gjerë. pastela. Pra. një reklamë e bërë me kompjuter etj. dhe disa vepra të tyre ose piktura të tjera. këtu një vizatim. Përveç pikturimit në telajo. Secili prej grupeve do të punojnë sipas dëshirës një krijim sipas gjinisë së artit që i është përcaktuar. portret. artin elektronik. Sjellim shembuj. akuarel. lapsa me ngjyra etj. sipërfaqe. forma telefonash. Tregohen shembuj dhe pamje si modele kolltukësh. 198 . penës. Fjala skulpturë do të thotë formë. Vizatimi është një nga format e shprehjes së artit pamor. grupi i skulpturës. Fjalët demonstrohen me piktura dhe përmenden disa emra piktorësh: Kol Idromeno. Hapi II. vizatim i studiuar etj. tempera. si: skica. si dhe teknikave: ngjyra vaji. dritëhijes dhe elementeve abstrakte për të arritur në një përfundim estetik. dhe nga ana estetike. vëllim. vëllimit. fotografinë. Arkitektura është arti i projektimit të ndërtesave. arkitekturën. Ai bazohet te linja e realizuar nëpërmjet lapsit. si: kompozime. Përmenden disa monumente si: “Skënderbeu”. Shikoni me vëmendje pamjet dhe thoni çfarë dalloni. Guri Madhi etj. formës. enë kuzhine. karrigesh. I referohet teknologjisë dhe medieve elektronike. Dizajni është arti i projektimit të objekteve të përdorimit të përditshëm si nga ana funksionale.Ku ndryshojnë ato nga njëra-tjetra? Shpjegojmë: Këtu shikoni një pikturë. dritëhije. . Ajo merret me përpunimin e hapësirës. grupi i arkitekturës. Ai është i lidhur me informacione të artit dhe të medies. Mësuesi/ja bën edhe shpjegimin e fotografisë me shembuj. Të gjitha këto përbëjnë në vetvete gjini të ndryshme të artit figurativ. grafikën. Bisedë Pamjet e përgatitura afishohen me radhë në tabelë. arti figurativ përmbledh artin tradicional.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Zhvillimi i mësimit Hapi I. natyrë e qetë. Piktura manipulon me vijat ose paraqitjen e një motivi të caktuar në një sipërfaqe të sheshtë. “Heronjtë e Vigut”. ngjyra etj. “Partizani” etj. Veprimtaria Ndahet klasa në grupe: grupi i vizatimit. dizajnin etj. Skulptura ka formë trepërmasore. Zef Kolombi. karikatura. skulpturën. një fotografi. Skulptura ka hapësirë. kemi edhe piktura murale. Punët me përmasa të mëdha në skulpturë quhen monumente. pikturën. këtu një skulpturë. grupi i pikturës.A janë ato të gjitha njëlloj? . vizatimin. gdhendjes etj. Një pikturë realizohet në bazë të parimeve dhe elementeve të saj.

A ju pëlqyen të gjitha? . Vlerësohen nxënësit. Nxiten nxënësit të flasin rreth temës.Sa dhurata morët këtë vit? .Përveç dhuratave çfarë bëni natën e Vitit të Ri? (hamë. Mjete pune: fletore pune.Çfarë sjell babagjyshi i Vitit të Ri? (dhurata) . Hapi III. kërcejmë. ku dallohen edhe dhuratat e paketuara. këndojmë.Ç’ju kujton kjo pamje? (festën e Vitit të Ri) . kalendarë apo revista etj. Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës. Të përgatitë vetë e një pako me dhurata me anë të mjeteve të punës. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Analiza Secili grup diskuton për krijimin dhe thekson pse zgjodhi atë gjini arti. laps. Nxitja Përpara nxënësve vendosim posterin me pamje të babagjyshit të Vitit të Ri me thesin e madh me dhurata. përcaktimin e saktë të tyre nëpërmjet krijimit sipas gjinisë.. vizore. Të vizatojë formën e kubit të hapur me përmasa të rregullta në karton. një paketim model nga mësuesi/ja. një fletë kartoni (afërsisht 50 x 50). dalim në shesh. kartolina. Materiale ilustruese: foto e pamje të festës së Vitit të Ri nga postera. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për emërtimin dhe dallimin e gjinive të artit. Integrimi: Gjuhë shqipe: Mënyra e të shprehurit për artin figurativ. Ata që kanë dëshirë edhe mund të modelojnë modele shtëpish ose t`i vizatojnë ato. ndërsa grupi i arkitekturës ndihmohet për të qartësuar idetë. . hedhim fishekzjarrë) 199 . Mësimi 28 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Paketimi i dhuratave të Vitit të Ri (ora I) Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin E përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë festën tradicionale të Vitit të Ri dhe të flasë për dhuratat e kësaj feste. të bëjë krahasime midis gjinive.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Zgjedhja e motivit për tri grupet e para është më se e lehtë.

Veprimtaria Shikoni në pamjet në tabelë dhe thoni çfarë forme kanë pakot (dhuratat). cilindri etj. Të palosë me mjeshtëri faqet e kubit sipas vijave të lapsit. Analiza Nxënësit kontrollojnë njëri-tjetrin për saktësinë e përmasave të kubit të vizatuar. Në tabelë vizatohet forma e kubit dhe jepet përmasa: brinja = 12 cm (dimë që kubi i ka përmasat e barabarta). sepse nëse përmasat nuk janë të sakta. 12 brinjë etj. . të jenë surprizë apo t’i zgjidhni sipas dëshirës? Pra.A e dinit se çfarë kishte në pako? (jo) Pse? (ajo ishte e mbështjellë me letër zbukurimi. Në fund të orës mblidhen kartonët e vizatuar dhe vendosen në vendin e caktuar për të vazhduar orën tjetër. . dhuratat duken më të bukura kur ato janë të paketuara bukur dhe në mënyrë tërheqëse. me vizore dhe laps mbi karton do të vizatoni formën e hapur të kubit me përmasa të rregullta. Mjete pune: fletore pune.A keni dëshirë të përgatitni vetë një pako? (po) Hapi II. Udhëzohen nxënësit të nisin vizatimin sipas përmasave dhe modelit të vizatuar në tabelë. Ne sot do të përgatitim formën e kubit.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” . vinovil. kubi i formuar. pakoja nuk del mirë.). kuboidi.Çfarë dimë nga matematika për kubin? (ka 6 faqe. I jepet ndihmë nga shokët nxënësve që janë më pak të shkathët dhe të saktë. 200 . Të ndërtojë kubin me anë të procesit të ngjitjes. Atëherë. Nxiten nxënësit që të punojnë me rregull dhe saktësi. ishte surprizë) . gërshërë. Ato mund të kenë formën e një kubi. Materiale ilustruese: forma e prerë e hapur e kubit. Hapi III.Si ju pëlqejnë dhuratat. vizore. Mësimi 29 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Paketimi i dhuratave të Vitit të Ri (ora II) Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin E përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të presë me gërshërë formën e skicuar të kubit.Më thoni dhuratën që ju pëlqen më shumë nga ato që morët këtë vit? .

Para se të vazhdojmë me ngjitjen. 201 . Hapi III. Palosja Pasi është bërë prerja e formës së kubit. Me anë të duarve mbahen të puthitura faqet e kubit që ngjitësi të thahet dhe të mos prishet forma e duhur. Të zbukurojë paketimin. Në këtë mënyrë kubi mori formë. Mjete pune: fletore pune. Mësimi 30 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Paketimi i dhuratave të Vitit të Ri (ora III) Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin E përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë letrën për të mbështjellë pakon. kur ata hasin vështirësi. Ky proces duhet të punohet ngadalë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Zhvillimi i mësimit Hapi I. postera e figura nga ora e parë. Hapi II. Rregullohen me gërshërë defektet e vogla që dalin gjatë prerjes. Me anë të vinovilit lyhen anësoret e faqeve të kubit dhe puthiten me njëra-tjetrën. Nxënësit kujdesen për punën e tyre. Të diskutojë me shokët për punën e tyre dhe të bëjë vlerësime. Në këtë proces mësuesi/ja kujdeset t’i ndihmojë nxënësit në përthyerjen e saktë të faqeve të kubit. Prerja duhet të jetë e saktë dhe pa devijuar nga vija e lapsit. që ngjitja të kryhet në mënyrën e duhur. kubit i jepet forma duke e palosur. për ta bërë sa më tërheqës dhe të veçantë. gërshërë. Prerja I njohim nxënësit me veprimtarinë që ata do të zhvillojnë këtë orë – me prerjen e formës së hapur të kubit. Kubet e ndërtuara vendosen në një vend të caktuara për të vazhduar orën tjetër. Materiale ilustruese: pako dhuratash. ngjitës. përthyhet faqja e tij dhe punohet që të marrë formën e palosjes. Për këtë merret vizorja dhe vendoset mbi brinjën e katrorit. Ngjitja Pasi i kemi dhënë formën kubit e kemi të lehtë për ta ngjitur. Udhëzohen nxënësit të punojnë ngadalë pa u nxituar. letër mbështjellëse. vendoset e shtrirë mbi tavolinë. që forma të dalë e saktë. Kështu veprohet për të gjitha brinjët. fjongo. kapëse. derisa ngjitësi të thahet mirë.

shprehja e ndjenjave dhe dëshirave. gërshërë. Nxënësit lihen të lirë që të vëzhgojnë punët dhe të tregojnë përvojën e tyre. Fillohet mbështjellja duke e tendosur letrën. shijet estetike dhe artistike. 202 . si: fjongo. Kjo temë mund të trajtohet edhe duke punuar në grupe. karton. Letra duhet të jetë më e madhe se pakoja që ta mbështjellë atë.) Në minutat e fundit nxënësit kapen për dore dhe këndojnë këngën e Vitit të Ri rreth pemës. Hapi II. Një mënyrë tjetër do të ishte që nxënësit të merrnin lodra dhe t’i mbështillnin ato me letër në forma e pamje të ndryshme.Si ju duken dhuratat që ju vetë keni përgatitur? . Tregohet dhurata e përgatitur nga mësuesi/ja. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i festave. Udhëzohen nxënësit për vazhdimin e punës. . në formën e karameles.A merrni dhurata të tjera përveç festës së Vitit të Ri? (Po. Pakot mund të caktohen në forma të ndryshme (p. duke i lidhur me fjongo. Hapi III. Bisedohet me ta.: grupi I . Me letër me ngjyrë ose karton pret modele në formën e lules ose të zemrës dhe mbi të shkruan një urim. Paketimi Në klasë krijohet një atmosferë festive me anë të posterave dhe figurave që paraqesin festën e Vitit të Ri. duke shpjeguar ecurinë e punës në përgatitjen e dhuratës.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Zhvillimi i mësimit Hapi I.punon kubin. duke e lidhur me fjongo. letër. Këto punime nxënësi i përgatit vetë sipas dëshirës dhe imagjinatës së tij.A ju lodhi kjo punë apo ju dha kënaqësi? Pse? . grupi II – punon kuboidin dhe grupi III . duke bërë që pakot të kenë forma të ndryshme). Në mes të klasës është vendosur pema e Vitit të Ri me zbukurime. Të gjitha zbukurimet. Shënim: 1. në forma të çrregullta etj. Analiza Pasi mbarohen paketimet. ngjitës etj. Zbukurimi Me anë të letrës së mbetur ose edhe të shiritave me ngjyrë formohen modele zbukurimi. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për aftësinë për të punuar me materiale dhe teknika të ndryshme. zemrash etj. Cepat përthyhen dhe puthiten mirë. Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve. dhurata marrim edhe për ditëlindje e për festa të tjera. Vendoset letra mbi tavolinë dhe në mes vendoset pakoja. ngjiten në pako. forma lulesh.cilindrin. pasi janë përgatitur. flutura. 2. duke i dhënë asaj një pamje të veçantë. ato vendosen pranë pemës së Vitit të Ri. Me një letër tjetër tregohet se si do të veprohet për të bërë mbështjelljen e pakos.sh. Të gjithë cepat ngjitet me ngjitës-shirit.

Fotot zgjidhen nga vetë nxënësit. Të zbukurojë albumin sipas dëshirës. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I. . Ndërkohë që thahet ngjitësi. Hapi II. lapostila etj. a mund të ndërtojmë vetë një album me foto? E provojmë.A e keni fotografinë kur keni dalë për herë të parë? .Ku i bëni ato.Si mendoni. Tregojmë disa fotografi të nxënësve dhe pyesim: .sh. Mbledhim disa fotografi nga ato që kanë sjellë nxënësit me vete. përgatiten fotot që do të ngjiten. .Ku i vendosni fotografitë? . Të përdorë materiale të ndryshme për të krijuar një album fotografik të familjes.. stampa. letër me ngjyrë A4. Materiale ilustruese: albume fotografik dhe foto të tjera.A keni ju një album vetiak? Tregoni si është ai. gërshërë. Madhësia e albumit përcaktohet sipas dëshirës ose sipas madhësisë së fotove. duke i përshkruar ato. derisa ato të ngjiten.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 31 Tema: Krijimii albumit fotografik me njerëz të familjes Linja: Teknika: Objektivat: Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin E përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë çfarë di rreth albumeve fotografike. Veprimtaria Me anë të fletëve me ngjyra formojmë albumin.) . pastaj në mes të tyre do të vendosim fletët e tjera të brendshme.Cila është fotoja e fundit që keni bërë? . Me anë të kapëses ose të ngjitësit kapen fletët dhe tendosen mirë. ngjitës. 203 fletore pune. Zgjedhim dy fletë me ngjyrën e preferuar që do t’i përdorim për kapak. Nxitja. në studio fotografike. Të renditë fotografitë në album sipas një rregulli të caktuar.).Cilët janë këta fëmijë në fotografi? (Ata do të thonë emrat e shokëve të klasës.A keni dëshirë të bëni shpesh fotografi? . Ato renditen sipas një radhe të caktuar (p. në natyrë apo në mjedise të ndryshme? .Çfarë dini ju për albumet? Si janë ndërtuar ato? . duke përdorur sende e mjete të ndryshme. mund të vendosen në fillim fotot e secilit anëtar dhe në fund fotot e familjes ose mund të renditen në mënyrë kronologjike etj.

me lapostila. të udhëtimeve. Ndërsa në pjesët e ngjitura të albumit mund të vendoset një shirit letre me ngjyrë me gjerësi 1 cm nga të dyja anët. Po kështu mund të zbukurohen edhe faqet e brendshme të albumit. i stampës etj. 204 . i ngjitëses. të pushimeve etj.sh. të një frute etj. Hapen faqet me radhë dhe vendosen fotografitë. më pas vendosen fotot. në krijimin e albumit. mund të shkruhet data. Megjithatë. por edhe për ta bërë më të fortë. Hapi III. Detyrë: Sillni fotografi të ndryshme nga albumi juaj në shtëpi. vendi apo edhe ndonjë koment nga çasti kur është shkrepur fotoja.: nxënësit janë të lirë të krijojnë albumin e klasës me foto nga aktivitetet e ndryshme që kanë bërë në klasë dhe jashtë saj. Analiza Të gjithë nxënësit paraqesin albumet e tyre. të bëjnë albumin e festave. me stampa. duke i analizuar nga forma dhe punimi i rregullt. duke treguar pjesëtarët e familjes dhe mënyrën e ndërtimit të albumit. Integrimi: Aftësim teknologjik: Përdorimi i letrës.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Në këtë çast fillon ngjitja e fotove në album. Gjithashtu. Vlerësohen punimet më të bukura. Forma e albumit mund të jetë në formën e një luleje. por ka edhe mënyra të tjera. rruga hap pas hapi për të ndërtuar çdo lloj albumi është ajo e përshkruar më sipër: në fillim priten fletët në formën e dëshiruar dhe pastaj ngjiten. jo vetëm për ta zbukuruar. nga zbukurimi i albumit etj. me petale ose gjethe të thara etj. Mbi të mund të shkruhet: “Albumi i familjes” dhe mund të zbukurohet me lule. Pasi ngjiten fotot. të një zemre. Shënim: Këtu parashtruam mënyrën më të thjeshtë të bërjes së një albumi. mbyllet albumi dhe punohet kapaku i sipërm. duhet të zgjedhin vetë tematikën e albumit p. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e mjeteve të ndryshme të punës. vendet e mbetura bosh nga fotot.

. Shikoj se fotot tuaja janë shumë të bukura. më të mirat dhe na tregoni çastin kur keni dalë. .Cilat ju pëlqejnë më shumë. si: Kaka. Si ju duket vetja? Shikoni që fotot kanë përmasa të ndryshme. Diskutime Orën e kaluar ju përgatitët “Albumin e familjes” me fletë me ngjyrë e me zbukurime të ndryshme dhe puna juaj doli shumë e bukur.. por edhe foto të tjera që i keni bërë në vende dhe çaste të veçanta. Tregojmë aparatin fotografik duke improvizuar shkrepje. njerëzve të shquar. Krahasojini. Vëreni veten tuaj si keni ndryshuar. Ju keni dëshirë të takoni lojtarët e futbollit. Tani veçoni foton kur keni dalë ditën e parë të shkollës (në klasën e parë) dhe një foto të kohëve të fundit. Zgjidhni dy prej tyre. Tregojeni këtë çast.Në qoftë se kemi një pjesëtar të familjes larg si e kujtoni atë? (nëpërmjet fotografisë) Gjithë këtë punë të madhe dhe të bukur e bën aparati fotografik që ju të gjithë e njihni dhe e keni përdorur. Hapi II. Pra. Të vlerësojë çastin e pozimit përballë aparatit fotografik. foto të ndryshme. pastaj zgjidhni foton që tregon se jeni në një gjendje tjetër: të lumtur ose të mërzitur. Mjete pune: fletore pune.Sa vlerë ka fotografia në një moment të caktuar? Në këtë çast ne nuk mund t`i sjellimnë klasë të gjithë këta njerëz që i kemi në foto. Materiale ilustruese: pamje e postera të këngëtarëve. top modeleve. deri tani. Ronaldinjo. Sot ju kemi sjellë edhe albumin tuaj. nëpërmjet fotografisë. kur keni qenë të vegjël. interpretim. Të përshkruajë çaste nga jeta nëpërmjet fotografive.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Mësimi 32 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Diskutim rreth fotografive Analizë. Bisedë Nxitim nxënësit të flasin rreth fotove që janë vendosur në tabelë. fotot e zmadhuara apo ato të formatit normal? Pse? 205 . aparat fotografik. nëpërmjet fotografive ju kujtoni momente dhe çaste të ndryshme nga jeta juaj. Për 2-3 minuta mund të shikoni fotot e njëri-tjetrit dhe të këmbeni mendime. ne i njohim dhe i kujtojmë ata. albumi i familjes. por. vlerësim Diskutim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë rolin e aparatit fotografik dhe të fotografisë së prodhuar prej tij. Zhvillimi i mësimit Hapi I. por nuk keni mundësi dhe mbani fotot e tyre në kartolina ose bluza etj. Pyeten nxënësit: . Ata flasin për këngëtarët dhe figurat e tjera që njohin nëpërmjet fotove. Ronaldo etj.

(improvizim). nëpërmjet fotove në kujtojmë çaste nga jeta jonë. por edhe nga fotoja. me fotot e tyre në dorë do të pozojnë me radhë para fotografit. Flisni rreth këtij momenti të lumtur. Vlerësimi: Vlerësohet impenjimi dhe dëlirësia e nxënësve për të folur dhe për t’i dhënë rëndësi fotografisë dhe çasteve të ndryshme të jetës që sjell fotoja. duke u bazuar nga pozimi në çast. futen në korniza dhe vendosen në mur. a ka rëndësi mënyra e pozimit që fotoja të dalë bukur? Pse? Tregoni një rast tuajin ose të modeleve që njihni. Hapi III. të tjerët.Cilat ju pëlqejnë më shumë? Pse? Merrni në dorë foton që tregon njërën nga ditëlindjet tuaja. Pra. kur të fotografojë me aparat lodër ose me aparat të vërtetë. . A dini ju të pozoni bukur si modelet? Zgjidhni foton tuaj më të bukur dhe mbajeni në dorë. Analiza Si mendoni. fotot nuk rrinë vetëm në album. tortën. Zgjidhni një foto nga “Albumi i familjes” ku të jetë e gjithë familja. Pra. Pasurimi i fjalorit. Fotografitë janë edhe mjet zbukurimi. Tre nxënës zgjidhen si juri. Një nxënës (më i shkathëti) zgjidhet si fotograf. por duhet të dini se në fillim fotot ishin pa ngjyra (bardhezi). Ndryshimet në kohë. festën. Fotografi duhet të bëjë pak humor. Çfarë emocionesh ju ngjall kjo foto? Flisni për këtë moment. Sot do të zgjidhni fotozhenikët e klasës. 206 .I keni parë fotot e prindërve apo gjyshërve tuaj? Çfarë keni vënë re? Tani fotot janë me ngjyra.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” . një vajzë) e klasës. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i çasteve dhe kohëve të kaluara. Në fund juria do të shpallë dy “fotozhenikët” (një djalë. Kujtoni dhuratat. duke u bazuar te fotografia. Tregohen foto pa ngjyra.

) . shikohet vetëm përballë nëpërmjet dritës që bie mbi të. thikë plastike etj. një varkë e vogël larg mjellmave.Cilat janë objektet që ju bëjnë më shumë përshtypje? . varkat. ndonjë pemë rreth liqenit. gri etj. Të realizojë krijimin e tij nëpërmjet teknikës së relievit. . 207 . qielli. Të përcjellë mendime dhe ide rreth teknikës së relievit nëpërmjet punës së tij. Relievi bën pjesë në gjininë e skulpturës.tjetrës. laps. pemët etj. Mbi karton vizatojmë me laps një katror. Mbi këtë sipërfaqe të sheshtë plastelina shkrihet me duar dhe i jepet formë dhe vëllim me gishta. pastaj dielli dhe ndonjë zog që fluturon.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” TEMA NË NDIHMË TË MËSUESIT PËR T`I PËRDORUR PËR ORËT NË DISPOZICION Orë e lirë Teknika: Objektivat: Tema: Krijim i lirë Reliev (plastelinë) Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të zgjedhë motivin që i pëlqen nga natyra. Dalloni elementet përbërëse të kësaj pamjeje. Ngjyra e kartonit mund të na shërbejë për të paraqitur hapësirën qiellore. Pra. Mjete pune: karton me ngjyrë. bojëqielli të hapur. plastelinë me ngjyra. me laps skicohet sipërfaqja e liqenit dy mjellmat përballë njëra. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Inkurajojmë nxënësit që të flasin rreth natyrës që i rrethon. Kartoni që do të përdorim si bazament mund të ketë ngjyrë të verdhë. Materiale ilustruese: pamje e foto nga natyra me pak elemente. Por të gjitha këto elemente plotësuese lihen në dëshirën e nxënësit. Ai realizohet mbi një sipërfaqe të sheshtë. krijime me plastelinë me teknikën e relievit.Si mund të tregojmë mjellmat në liqen me atë të plastelinës? Për këtë do të përdorim teknikën e relievit.Çfarë vëreni në natyrë? . (mjellmat. ku brenda tij do të vizatohen elementet e krijimit. Përdorimi i teknikës së relievit është zbuluar që në kohë të hershme. liqeni.A i keni parë mjellmat në liqen? (shoqërohet me foto). Hapi II: Veprimtaria Fillohet nga puna për të realizuar relievin “Mjellmat në liqen”. kunja druri.

nuk preket skica e mjellmave. . Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i motivit. Me anë të vizores rregullohet plastelina anësore.Të pëlqen puna jote? . Për të krijuar dallgët e vogla modelohen forma harkore me anë të thikës plastike. Zgjedhim ngjyrat e liqenit. Vlerësimi: Vlerësohet mënyra e krijimit me anë të teknikës së relievit dhe përdorimi i plastelinës. Krahët punohen me pak vëllim më shumë se trupi. blu. duke i dhënë formë të drejtë.Ku i hase vështirësitë? . duke i shkritë në një plan. gri dhe plastelinën e shtrijmë me duar deri te vija e skicuar. Forma dhe ngjyra e sqepit të mjellmave të punohet edhe me anë kunjave të drurit. të cilët do t’i japin formë objekteve. Relievet futen në qese të tejdukshme dhe vendosen në mjediset e klasës. punojmë me plastelinën. e kështu me radhë për të gjitha elementet që vetë nxënësi ka zgjedhur.Çfarë mjetesh përdore për të krijuar relievin me plastelinë? . duke pasur kujdes qafën e gjatë. tregojnë mënyrën e punimit të relievit dhe vështirësitë që hasën gjatë punës. Dituri natyre: Njohja dhe jeta e gjallesave në mjedise të ndryshme.Cili punim të pëlqen më tepër? Cilën figurë ke realizuar më mirë në punën tënde? Përgëzohen nxënësit për punën e kryer. Vija katrore që bëmë në fillim shërben për t`i dhënë formë të rregullt krijimit. Hapi III: Analiza Ekspozohen mbi tavolinë punët e përfunduara. 208 . Nxënësit i vështrojnë ato duke prezantuar punën e tyre dhe elementet përbërëse. Pastaj me plastelinë të bardhë modelohet trupi i mjellmave. Dielli punohet me plastelinë të verdhë e portokalli. Plastelina modelohet me gishta dhe me anë të thikës plastike për të dhënë pak volum vende-vende. Rol kryesor në këtë teknikë luajnë gishtat.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Pasi kemi skicuar çdo element që duam.

Në mes të tij do të vendoset fotografia dhe me laps vijëzohet forma e fotografisë. 209 . drejtkëndore. fotografi vetjake.Përse shërbejnë? . A keni dëshirë të ndërtoni vetë kornizën e fotografisë suaj? Hapi II: Veprimtaria Diskutojmë rreth formave të kornizave. lapostila. ngjitës.Çfarë forme kanë? . plastikë. por ato zmadhohen dhe futen në korniza të bukura. Po marrim shembullin e një kornize drejtkëndore. Mjete pune: kartonë me ngjyra. metal etj. vezake. një fotografi etj.Po fotografinë tuaj ku e keni vendosur? Dëgjohen mendimet e nxënësve dhe mësuesi/ja bën përmbledhjen me pak fjalë. Kornizat ndërtohen me materiale të ndryshme: dru. në formë zemre etj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Orë e lirë Teknika: Objektivat: Tema: Përgatitja e një kornize Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë disa forma kornizash. Të komunikojë mendime dhe ide rreth punës së tij dhe të shokëve. duke përdorur materiale e mjete të ndryshme. Vendosim kartonin mbi tavolinë.A keni ju korniza në shtëpi? . Materiale ilustruese: pamje e foto kornizash ose modele kornizash të punuara ose të gatshme. Të krijojë një kornizë për fotografinë e tij. ngjyra e të cilit zgjidhet sipas dëshirës. letër me ngjyra. duke u përdorur si mjet zbukurimi në mjediset e shtëpive tona. letër. në mjedise pune etj. duke treguar funksionin e tyre.Çfarë keni vendosur në to? . laps. rrethore. në klasë. Fotografitë nuk mbahen vetëm në album.Si quhen këto sende? . . Nxitim nxënësit që të flasin rreth tyre. Ato mund të kenë formë katrore. Në kornizë vendoset një pikturë një pamje. gërshërë. gomë. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Në tavolinë janë vendosur disa forma kornizash me fotografi ose pamje të ndryshme. Zgjidhni formën që dëshironi për fotografinë tuaj.

priteni dhe pastaj ngjiteni. Ata tregojnë proceset e punës dhe vështirësitë që hasin.Libër mësuesi “Edukim figurativ 4” Pastaj fotografia hiqet dhe lihet për në fund. Pasi mbaron dhe kjo punë bëjmë ngjitjen e fotografisë në mes të kornizës. Integrimi: Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve e materialeve të ndryshme. Pastaj përgatitim mbajtësen e kornizës. Planifikojeni mirë me laps. fluturash. e lëmë të thahet. si: forma lulesh. Vlerësimi: Vlerësohet aftësia e nxënësve për të përdorur materiale e mjete të ndryshme pune. krijimin nëpërmjet tyre. Pasi janë prerë këto forma. yjesh. kërpudhash. Hapi III: Analiza Vendosim kornizat e përfunduara mbi tavolinë. zemrash nuse pashkesh. Ndërkohë me copat e kartonit ose me letra me ngjyra priten figura të ndryshme pasi ato janë vizatuar me laps. Këto shirita do të ngjiten si korniza mbi bazament. Pastaj i ngjisim pas kornizës në mesin e saj. . vija e bashkimit te copat duhet të jetë diagonale e katrorit.A do ta vendosësh në dhomën tënde këtë kornizë? Përgëzohen nxënësit për punën e kryer. zogjsh etj.Çfarë materialësh përdore për të krijuar kornizën tënde? . Pas kësaj e presim me gërshërë formën e katrorit të madh. për përshkrimin e punës së tyre dhe vlerësimin e punës së shokut. ngjiten mbi shiritin kornizë në mënyrë simetrike ose dhe asimetrike. Mbi këtë bazament do të punohet korniza. zgjedhim një ngjyrë tjetër dhe presim katër shirita me gjerësi 3 cm. Në katër anët e fotografisë mund të vizatohen me lapostila forma harkore të vogla. por kujdes te cepat. Në varësi të ngjyrës së bazamentit.. Nxënësit vështrojnë punët e njëri-tjetrit. që do të përdoren për zbukurimin e kornizës. 210 .Të pëlqen puna jote? Cila të pëlqen nga puna e shokëve? . Forma e shigjetës do të mbështetet mbi tavolinë në pozicionin e një këndi. Nga vija e lapsit maten 6 cm dhe vijëzohet forma tjetër e drejtkëndorit (më i madh se ai i fotografisë). Presim dy kartonë në formën e shigjetës rreth 10 cm gjatësi dhe i ngjisim të dyja për të qenë të fortë. Pasi është ngjitur korniza.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Edukim figurativ 5 211 .

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” 212 .

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” 213 .

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” 214 .

Hapi II: Diskutim Në tabelë janë afishuar disa krijime që pasqyrojnë teknika të ndryshme. stampim. pastel. në sajë të mjeteve të punës realizohen teknika të ndryshme në krijime artistike. vizore. akuarel. mjete pastrimi). lapostil etj. Materiale ilustruese: krijime të ndryshme të punuara në teknika të ndryshme (nga mësuesi/ja ose nxënës të rritur). duke vëzhguar. kolazh. Të diskutojë për teknikat e përdorura në vepra të ndryshme arti.Çfarë mjetesh përdoren? . pastela. Të identifikojë disa lloje teknikash nëpërmjet krijimeve të ndryshme. lapostila. . Emërtojmë së bashku disa prej tyre: (shkruhen në tabelë) lapsi. teknika Bisedë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë disa mjete pune. si: vizatim (me laps). tempera. goma. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Bisedë Bisedohet me nxënësit rreth bazës materiale që përdoret në orën e Edukimit figurativ. krijime të vetë nxënësve. të cilat mund t`i kenë realizuar gjatë pushimeve verore. Udhëzohen nxënësit që. akuarele (penela të rrumbullakët. që përdoren për të realizuar punë të ndryshme krijuese.Cili krijim është punuar me teknikën e akuarelit? 215 Fletore pune. letra e vizatimit. Gjatë katër viteve ju keni mësuar të përdorni mjete të ndryshme për të realizuar një krijim. procese. tempera (penela të sheshtë ose të rrumbullakët e mjete pastrimi). Pra. të gjejnë teknikën e përdorur në këto krijime. Të gjitha mjetet demonstrohen nga mësuesi/ja.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Mësimi 1 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Biseda mbi teknikat e veprave të ndryshme të artit Baza materiale. Plastelinë ose argjilë. mjete pune të ndryshme. fotoja e pikturës “Skënderbeu” e piktorit Spiro Xega dhe foto nga mozaiku “Bukuroshja e Durrësit”. Ngjyrat: lapsa me ngjyra (druri). . ngjitës. gërshërë etj.Çfarë di për teknikën e vizatimit? .

teknika e punës) Kështu mund të bëhen edhe shumë pyetje të tjera rreth teknikave.Si realizohet gdhendja? Cilat janë mjetet e punës? Ku dallon ajo nga modelimi me plastelinë? (materiali.Ç’mund të thoni për teknikën e kolazhit? Cilat janë mjetet? . Ato ngjiten mbi një sipërfaqe të sheshtë. fshihen. Teknika e mozaikut është shumë e hershme. Përshkruhet pamja e tyre me elementet përbërëse: ngjyra. Paraqet portretin e bukur të një gruaje të zbukuruar me forma lulesh dhe gjethesh.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” . 216 .Si realizohet një kolazh? . Mjetet e punës janë penelat e sheshtë me madhësi të ndryshme. e ruajnë ngjyrën për një kohë të gjatë. forma dhe tregohet teknika e përdorur. pikturën “Skënderbeu” e piktorit Spiro Xega dhe mozaikun “Bukuroshja e Durrësit” e kohës së hershme bizantine. lënda e pastrimit. mbrojnë njëra-tjetrën.Si i dalloni ato? Cilat janë mjetet e punës? . Ngjyrat e vajit përdoren mirë. Histori: Zbulime të veprave të artit që në kohë të lashtë. Piktura është realizuar mbi telajo të ndërtuar me beze të fortë. Vlerësimi: Vlerësohet nxënësit për përcaktimin e teknikave të ndryshme dhe të mjeteve për realizimin e saj.Çfarë ndryshimi ka midis teknikës së akuarelit dhe të temperave? . Kryesisht piktura përshkohet nga ngjyra të ftohta e të ngrohta. Butrint. “Bukuroshja e Durrësit” është punuar me teknikën e mozaikut. Tregoni teknikën dhe mjetet e punës që keni përdorur në krijimet tuaja. Hapi III: Njohuri për teknika të reja I bashkojmë krijimeve në tabelë pamjen e dy veprave të artit. Detyrë: Krijoni një punë me mozaik.Ku ndryshojnë lapostilat nga lapsat me ngjyra (druri)? Si punohet me to? . Apoloni. Shkodër etj. figura e heroit mbi kalë është mbizotëruese. ngjyrat e materialeve zgjidhen nga piktori dhe kryhet puna. realizohet nëpërmjet bashkimit të copave të vogla të grurit.A realizohet lehtë një stampë? Sa lloje stampash keni mësuar? (me karton dhe patate) A mund të përshkruani procesin e punës? . gurë zalli. Punime me mozaik kemi në Tiranë. duke përdorur lëvozhga veze ose copa letre (me ngjyrë) të prera me gërshërë në formë katrore.Ç`di për këtë teknikë? Me cilat mjete realizohet ajo? . Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” është më i vjetri i zbuluar në Shqipëri. mermerit ose qeramikës. Piktura “Skënderbeu” është punuar në teknikën e ngjyrave të vajit. Integrimi: Gjuhë shqipe: Mënyra e të shprehurit me fjalor artistik rreth krijimeve të veprave të ndryshme.

Të shprehë mendime për punën e tij dhe të shokëve rreth stilit të shkrimit. teknika Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë mjetet e punës për të realizuar një shkrim.) Për të realizuar një shkrim me dorë. çfarë fjalësh keni dëshirë të shkruani? Mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë. pranvera. postera. gjatësia e një shkronje do të jetë 8 cm. . lapsi. si: atdheu im. (Tregohen modelet e përgatitura. postera ku shkrimet me stile të ndryshme dallohen qartë. Udhëzojmë nxënësit për të punuar. Mësuesi/ja orienton nxënësit duke punuar në tabelë. laps. letër vizatim. Materiale ilustruese: shkrime të ndryshme nga gazeta e revista. Të shkruajë fjalë me një stil të caktuar me anë të vijave e formave. Unë po marr shembull fjalën “Shqipëria”. vizore. por edhe me shkronja dore. Gjithashtu janë afishuar edhe shkrime që janë realizuar në kompjuter. Në ditët e sotme mund të realizosh me kompjuter stile të ndryshme shkrimi. vizorja. shkolla ime. lapostila. . I sugjerohet që lapsi të mbahet lehtë. që e bëjnë të dallueshëm shkrimin. Shkrimi do të ketë formën dypërmasore. 217 Fletore pune. me shkronja të vogla shtypi. pushimet verore etj. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Në tabelë kemi vendosur faqe gazetash e revistash. Zhvillohet një bisedë me nxënësit për të bërë dallimin midis përmbajtjes së shkrimeve. Ndërtojmë dy vija paralele të baraslarguara nga njëra-tjetra me 8 cm. Duhet përdorur mirë vizorja dhe përmasat e caktuara që kërkon stili i shkrimit. realizimi me kompjuter i shkrimeve me stile të ndryshme. por edhe dallimi i stileve të të shkruarit. Shkrimi i fjalëve mund të bëhet me shkronja të mëdha shtypi.Si mendoni. Hapi II: Veprimtaria Në këtë orë mësimi do të mësoni të shkruani fjalë me shkronja të mëdha shtypi. duhet të përdorësh mirë mjetet e punës. kontrasti midis tyre. ku edhe aty bien edhe ngjyrat. Pra. dhe mos të shtrëngohet. si: letra. procese.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Mësimi 2 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Shkrim me një stil të caktuar Baza materiale.

Trashësia e shkronjës do të jetë 1 cm. të cilat u thanë më lart.A janë të baraslarguara nga njëra-tjetra? . P. Theksohet se duhet treguar kujdes te përdorimi i vizores dhe punimi me dorë të lirë i pjesëve të rrumbullakëta të shkronjave. P? . të përdorin kontrastin në ngjyrë për të krijuar dritëhije dhe vëllim. si: S. Q. 218 . Ngjyra lihet në dëshirën e tyre. Nxitim nxënësit që të vërejnë me kujdes se cili i ka zbatuar më mirë rregullat e shkrimit. Shënim: a) Mësuesi/ja mund të kërkojë të shkruhen përmasa të ndryshme të shkronjave. R etj. Hapi III: Analiza Vendosim punët e përfunduara në murin e klasës dhe lihen nxënësit të lirë për t`i vëzhguar ato. Jepet shembulli i shkronjës së parë në tabelë. Vlerësimi: Vlerësohet puna e kryer sipas rregullave të një shkrimi me stil të caktuar. Matematikë: Vijat. Shkrimi fillon nga shkronja e parë dhe përfundon te shkronja e fundit. Q. nxënsit mund të ngjyrosin shkronjat me lapostila.A kanë të gjitha shkronjat një gjatësi? . format dypërmasore.Cili/a ka ngjyrosur më bukur? Shkrimet më të bukura vendosen në ekspozitën e klasës.Cili/a ka shkruar më bukur? . Për këta nxënës sugjerohet që shkronjat t`i shkruajnë ose vizatojnë në formë trepërmasore. përmasat e shkronjave. Dhe në mbarimin të punës vijat ndihmëse të lapsit prishen me gomë. b) Gjithmonë kemi në klasë nxënës të talentuar. Pasi mbarohet vizatimi me laps.A janë rrumbullakuar mirë format e shkronjave S. dhe largësia midis shkronjave do të jetë 1 cm.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Rregullat e shkrimit do të jenë këto: çdo shkronjë do të jetë 3 cm e gjerë. Nxënësit pyeten: . kuptimi i fjalës së shkruar. Integrimi: Gjuhë shqipe: Shkrimi i shkronjave të shtypit.

konkurse të ndryshme e çmime etj. Mjete pune: Fletore pune. fëmijët etj. shtëpi pushimi. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Në tabelë kemi vendosur pamje për të stimuluar nxënësit në mendime. teknika Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalë një ngjarje të rëndësishme nga jeta vetjake.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Mësimi 3 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Një ngjare e rëndësishme nga jeta ime (ora I) Baza materiale.Diskutohen mendimet me nxënësit: Në qoftë se do të zgjidhni fetën e ditëlindjes (10-vjetorin). a ju kujtojnë ato diçka nga jeta juaj vetjake? -A ju kujtohen ngjarje që ju ka lënë mbresa e kujtime të veçanta në jetën tuaj? Mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë në formën e titujve. si do ta konkretizoni ngjarjen? Ditëlindja përfytyrohet me ëmbëlsira. varkat etj. 219 . Hapi II: Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit të përzgjedhin ngjarjen e tyre dhe ta ilustrojnë me anë të vizatimit. shkallët. me rroba të reja e të bukura. Në qoftë se të kujtohet dita kur mësove notin për herë të parë. male të larta. lule. tortë të zbukuruar. Një tjetër motiv është “Pushimet në mal” . udhëtim me traget. fletë vizatimi. shtëpia. sende të ndryshme. Vizatoni disa nga këto elemente që përbëjnë festën e ditëlindjes. laps. Aktivizohen nxënësit që të shprehen dhe të tregojnë ngjarje nga jeta e tyre. dhurata. festa e ditëlindjes. për të dhënë imazhin e ngjarjes. njerëzit duke notuar. si: pamje pushimesh. klasa e parë. Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme që stimulojnë temën. Të vizatojë elementet përbërëse të ngjarjes.do të vizatohet një peizazh malor. çadrat. foto nga dita e parë e shkollës. atëherë do të vizatosh detin. pemë të larta. . qirinj. Vështroni pamjet dhe thoni. Në qoftë se do të kujtohet një nga lojërat e fëmijërisë: “Shtëpia në pemë” elementet përbërëse do të jenë: pema. shokët dhe shoqet e klasës etj. gjelbërim. rërën. gomë. të formave e figurave. procese. kartolina. kafshë etj. Të përdorë lloje të ndryshme formash e figurash për të dhënë imazhin e ngjarjes. kamerdaren.

për të vazhduar në orën e dytë. Hapi II: Veprimtaria Pasi është zgjedhur teknika. Të shpjegojë ngjarjen e tij vetjake nëpërmjet krijimit. ata fillojnë punën për të vizatuar ngjarjen e tyre. nxënësi bën gati mjetet e ngjyrimit në tavolinë. ata që do të përdorin teknikën e akuarelit. procese. lapostila. Ata mund të zgjedhin akuarelin. Ndërkohë. Jepen udhëzimet nga mësuesi/ja për çdo teknikë. Mësimi 3 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Një ngjare e rëndësishme nga jeta vetjake (ora II) Baza materiale. nxënësit lihen të lirë të vështrojnë vizatimet e njëritjetrit. Detyrë: Mendoni për teknikën që do të përdorni për ngjyrosjen e krijimit dhe merrni mjetet e nevojshme: akuarel. në fillim do të hedhin ngjyrat e para dhe pastaj do të fillojnë të studiojnë 220 Fletore pune. pastela etj. Ata bëjnë vërejtje dhe shkëmbejnë mendime rreth elementeve dhe formave që përbëjnë ngjarjen. teknika Me zgjedhje (akuarel. pastela. udhëzojmë nxënësit që të zgjedhin teknikën që dëshirojnë për të ngjyrosur krijimin. nxënësit vendosin titullin e ngjarjes që kanë paraqitur dhe emrin e tij. Të përdorë kontraste të ndryshme ngjyrash për të krijuar një gjendje emocionale. akuarel. penela. Vizatimet vendosen në dosjen e secilit. lapostilat apo pastelin. lapostil ose pastel) Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë mjetet dhe teknikën për të realizuar krijimin. heq ose shton elemente të tjera që plotësojnë ngjarjen e ilustruar. Materiale ilustruese: pamje e foto në shërbim të temës.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Pasi konsumohen këto mendime me nxënësit. lapostila. Në fund të fletës së vizatimit. Hapi III: Analiza Në përfundim të orës së mësimit. Çdo nxënës gjen dhe korrigjon gabime. . Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Ora e mësimit fillon me vëzhgimin e vizatimeve të kryera në orën e parë.

Nxënësit i vëzhgojnë të lirë dhe diskutojnë mes tyre. . realizimin e krijimit me anë të teknikave të ndryshme.Tregoni pjesën më të rëndësishme të ngjarjes. 221 . Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i ngjarjes. Mësuesi/ja tërheq vëmendjen duke i pyetur nxënësit me radhë. b) Ngjyrimi me anë të lapostilave fillohet nga ngjyrosja e objekteve. Të zgjidhet ngjyra me kujdes. vendosja e theksit te çastet apo elementet që lënë mbresa e kujtime në jetë. .Cilat janë objektet që tregojnë për ngjarjen e zgjedhur? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” objektet me kontraste e dritëhije. zgjidhet ngjyra me kujdes.A mendoni se ia keni arritur qëllimit? . Lihen nxënësit të lirë të përfundojnë krijimin e tyre sipas teknikës së zgjedhur. Gjatë ngjyrosjes me lapostil vijat duhet të jenë në një drejtim që ngjyra të krijojë tonalitetin e kërkuar. c) Teknika e pastelit është e përdorshme nga fëmijët. përkimin e elementeve të krijimit me ngjarjen.Si e keni titulluar krijimin tuaj? . Vlerësimi: Vlerësohet impenjimi i nxënësve për të krijuar mbi bazën e ngjarjeve vetjake. të cilat tashmë janë të njohura nga nxënësit. duke përdorur ngjyrat e ngrohta e të ftohta. pasurimi i fjalorit.Çfarë teknike keni përdorur në krijimin? .A dëshironi të vendosni krijimin tuaj në murin e dhomës si zbukurim ose si kujtim? Përzgjidhen punët më të arrira për ekspozitën e klasës. për të dhënë dritën dhe hijen e objekteve. duke u njohur nëpërmjet krijimit me ngjarjet e secilit. Ngjyrat mund të përzihen me njëra-tjetrën për të dhënë tonalitete të ndryshme dritëhijeje dhe kontrasti. Hapi III: Analiza Vendosim krijimet e përfunduara në murin e klasës. sepse ngjyrat lapostil nuk e mbulojnë njëra-tjetrën. Lapostilat ndërthuren me teknikën e akuarelit për të vendosur theksin me anë të vijës.

faturino. traversa. . detare dhe ajrore.Ku ecën treni? (mbi shina) Si quhet rruga? (rrugë hekurudhore) . fenerë. . ndërsa sot mjetet e udhëtimint janë të llojeve të ndryshme. ju dalluat tri lloje rrugësh: rrugë tokësore.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Mësimi 5 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Shinat e trenit Elemente dhe parime.Tregojmë pamjen e shinave të trenit. vizore. modeli i vizatuar i shinave të trenit në perspektivë.Çfarë dini për këto mjete. ajrore). ku udhëtojnë ato? (në tokë. Nxitim nxënësit të flasin me anë të pyetjeve: Emërtoni mjetet në figurë. Tregojmë figurën e trenit.A keni udhëtuar me tren? Tregoni për udhëtimin tuaj. gomë. perspektiva me një pikë ikje Vizatim Në fund të orë së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një udhëtim me tren. Shpjegojmë ndërtimin e rrugës hekurudhore. laps. Emërtoni mjetin e udhëtimit. Treni ishte mjeti kryesor i udhëtimit të njerëzve nga njëri vend në tjetrin. Kjo tregon zhvillimin e shoqërisë. zhavorr. Të përdorë vijat për të vizatur shinat e trenit në perspektivë. Mjete pune: Fletore pune. policë treni që të shoqërojnë në udhëtim. duke përmendur fjalët: binar. në det) Pra. Hekurudhat janë ndërtuar disa vite pas çlirimit të Shqipërisë nga qindra të rinj me punë vullnetare. aeroplani dhe trageti. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Në tabelë kemi vendosur pamjen e një autobusi. mjete udhëtimi. Të tregojë në vizatimin e tij vendndodhjen e objekteve në perspektivë. 222 . makinisti. stacionet. tabela sinjalistike. ndriçues.Në cilat rrugë keni udhëtuar ju? Disa prej nxënësve tregojnë për udhëtimet e tyre. . fletë vizatimi. detare. . Materiale ilustruese: pamje ose foto të shinave të trenit (dhe e rrugëve të tjera: tokësore. në ajër.

Hapi III: Analiza Lihen nxënësit të lirë për 2-3 minuta për të vëzhguar krijimet e njëri-tjetrit. Caktoni pikën A dhe B në segmentet e baraslarguara nga pika C. Edukatë shoqërore: Rrugët dhe mjetet e udhëtimit. pasi vizatohen. për krijimin e hapësirës dhe thellësisë me anë të perspektivës.Si do të vizatohen shinat e trenit në perspektivë. rreth 16-17 cm). paralel me vijën e fletës. Bashkojmë pikën A dhe B në një pikë ikje P. Perspektiva ndihmon në paraqitjen e saktë të objekteve në hapësirë. zmadhohen apo zvogëlohen? Pse? . Nga pika e ikjes P ndërtohen me vizore dy vija të tjera të baraslarguara nga pikat A dhe B (6 mm) për të vizatuar formën e shinave. Në këtë mënyrë duket se është ndërtuar një trekëndësh dybrinjënjëshëm. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i udhëtimeve me mjete të ndryshme. e cila ndodhet e baraslarguar nga pika C (lart. Caktoni një pikë C në mes të segmentit.A është hekurudha një rrugë tokësore? Inkurajohen nxënësit që kanë punuar më mirë perspektivën në shinat e trenit. 223 .Si ndryshon madhësia e objekteve. Ndërtoni një segment me vizore. emërtimi i tyre. Ato vizatohen me vizore të baraslarguara nga njëra-tjetra. Shinat edhe drurët. Mësuesi/ja pyet: Tregoni në vizatimin tuaj. Ata shkëmbejnë mendime dhe tregojnë mënyrën e vizatimit të perspektivës. . Perspektiva luan rol të rëndësishëm në një krijim. Në fund të punës prishen vijat ndihmëse. Paraqitja e objekteve në perspektivë krijon hapësirë dhe thellësi.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Hapi II: Veprimtaria Sot do të vizatoni shinat e trenit në perspektivë me një pikë ikje.A ka hapësirë dhe thellësi në krijim tuaj? .Si duken objektet në horizont? (të zvogëluara dhe të zbehta) . Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për zbatimin e rregullave të perspektivës në vizatim. punohen pak me dritëhije me laps për të krijuar vëllim. duke u afruar në pikën e ikjes. Largësia ndërmjet tyre zvogëlohet gjithnjë deri sa arrin në pikën e ikjes. Midis shinave ndodhen traversat e drurit që kanë formë trepërmasore. cilat janë objektet afër dhe larg? Tregoni pikën e ikjes. Më pas midis traversave vizatohen format e guralecëve të vegjël. për dallimin e objekteve larg-afër. Lihen nxënësit të lirë të përfundojë krijimin e tyre. Matematikë: Ndërtimi i figurave me anë të vijave. . Pra.A bën pjesë pika e ikjes në vijën e horizontit? . Shpjegojmë në tabelë dhe nxënësit punojnë në fletore. perspektiva është teknika më e rëndësishme për paraqitjen e hapësirës. Po vijat vetëm na ndihmojnë për të vizatuar objektet në perspektivë. të cilët përbëjnë zhavorrin që forcon tabanin dhe peshën e shinave.

modele kopertinash të përgatitura me karton. Mjete pune: Fletore pune. duke u frymëzuar me motive nga natyra? Hapi II: Veprimtaria (vizatim) . Të përdorë mjete. fotografi.A keni ju dëshirë të krijoni vetë formën e një albumi fotografik.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Mësimi 6 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Album fotografik (ora I) Tematika Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë ndërtimin dhe rëndësinë e një albumi fotografik.Ç’është një album fotografik? . topit.Ku i mbani fotografitë? . makinës.Ç’mendoni ju për formën e albumit tuaj? . të yllit të detit etj. . Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Zhvillojmë një bisedë me nxënësit rreth fotografive dhe albumit fotografik. nëpërmjet procesit të prerjes dhe të ngjitjes. sepse me anë të fotografive çdo njëri prej nesh ruan kujtime të veçanta nga jeta e tij. Materiale ilustruese: albume të ndryshme e fotosh. Në qoftë se do të zgjidhnin formën e lules për vajzat dhe 224 . duke marrë në dorë albumin e tyre. luleshtrydhes.A do t’ju pëlqente një album me formën e një luleje. Një album fotografik është i ndërtuar nga kopertina dhe faqet e brendshme ku ngjiten fotografitë. Të saktësojë formën e kopertinës së albumit. Albumi zakonisht ka formën e një libri. letër e bardhë ose me ngjyra.A ju pëlqen të bëni fotografi? . lapostila. Albumet janë të rëndësishëm. të gjethes. .? Tregohen disa modele të përgatitura ose vizatohen ato në tabelë. mollës.Cilat janë disa nga momentet që ju keni fotografuar? . karton laps. forma e modele për të krijuar kopertinën e albumit të tij. Sistemimi i fotove në album bën që ato të mirëmbahen dhe të ruajnë ngjyrat për një kohë të gjatë. Nxënësi lihet i lirë të zgjedhë modelin e pëlqyer.Si është ndërtuar ai? Nxitim nxënësit që të flasin për ndërtimin e një albumi fotografik.

Pastaj me letër vizatimi priten faqet e brendshme të albumit me përmasat e fotografive. duke i ngjitur fotot në stilin e vet. bisedohet me nxënësit rreth pamjes tërheqëse që duhet të ketë një album fotografik. Në përfundim të prerjes do të dalin dy forma të prera. Forma është gjetur dhe tani duhet të zgjidhen ngjyrat. kontrastet e forta dhe nxënësi zgjedh mënyrën e vet për të punuar. letër me ngjyra. Ato vendosen brenda në album dhe lihen në dosje për të vazhduar proceset e tjera në veprimtarinë e orës së dytë. Të përfundojë krijimin e albumit fotografik.) Hapi III: Procesi i prerjes Pasi është përfunduar vizatimi i figurës në karton me të gjitha imtësitë dhe përmasat e duhura (kontrollohen nga mësuesi/ja) nis procesi i prerjes me gërshërë. Gjatë vizatimit duhet të ruhet madhësia e fotografisë (Në qoftë se mësuesi/ja ka përgatitur modelin. Për këtë rëndësi ka forma dhe ngjyra. duke puthitur cepat mirë. Të transmetojë mendime dhe ide rreth punës së tij dhe të shokëve. por pjesët e tjera. fotografi vetjake. Palosim më dysh kartonin. pastela. stampa të ndryshme. Modeli i vizatimit do 225 . e përdor atë si shabllon për të gjithë nxënësit. gjithashtu edhe forma e makinës. Vizatohet forma e një luleje me petalet e saj. nxënësi duhet të përfundojë vizatimin edhe në kapakun tjetër që u formua pas prerjes. Kujtohen tonalitetet e ngjyrave. Materiale ilustruese: modele kopertinash të përgatitura me karton. ngjitës. Prerja e figurës do të fillojë nga vija e palosjes dhe do të priten njëkohësisht të dyja faqet. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Veprimtaria Pa humbur kohë. fjongo. Mësimi 7 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Album fotografik (ora II) Tematika Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të aplikojë tonalitete të ndryshme ngjyrash për të vënë në dukje kopertinën e albumit. Shtrihen mirë me dorë vijat e palosjes. ngjyra. Më parë se të fillohet puna me ngjyrat. Faqet e brendshme të albumit mund të jenë 8 ose 10 copë. Te makina nuk do të pritet pjesa e sipërme e kabinës. Mjete pune: Fletore pune.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” formën e makinës për djemtë do të vepronin kështu: Madhësia e kartonit duhet të jetë sa dyfishi i formatit të fotografisë. kabina e sëcilës duhet të prekë vijën e palosjes. lapostila. e cila do të shërbejë si fillim i vizatimit.

Fletët do të ngjiten vetëm nga pjesa e sipërme në mënyrë të barabartë nga të dyja anët e albumit. Pasi është mbaruar ngjitja e fotove. karton. . mund të bëhet zbukurimi i pjesëve bosh të faqeve me anë të stampave. Me gjithë sugjerimet që bëjmë. 226 . Modeli i ngjitjes zgjidhet vetë nga nxënësit. kalojmë në ngjitjen e faqeve të brendshme të albumit.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” të jetë i njëjtë. nxënësi lihet i lirë të zgjedhë vetë ngjyrat dhe kombinimet. Nxënësit do të prezantojnë punë e tyre.Hapeni albumin tuaj te fotoja që ju pëlqen më shumë. puna do të kryhet më shpejt vetëm për faqet e brendshme. Hapi III: Analiza Të gjithë nxënësit kanë vendosur albumet e tyre mbi tavolinë. gërshërë. Në anën tjetër të kopertinës makina mund të jetë e gjelbër me rrota të zeza dhe kupa gri. Hapi II: Veprimtaria Pasi është mbaruar ngjyrosja e kopertinës. pra bën kontrast me ngjyrën e verdhë të mesit të lules. Pasi përfundon vizatimi punohet me ngjyrat. . Duke i lënë të lirë për pak kohë ata do të shikojnë punën e secilit dhe do të këmbejnë mendime e përvojë. Makina mund të ngjyroset me ngjyrë të kuqe dhe gomat me të zezë. Vlerësimi: Vlerësohet puna e kryer në disa teknika për krijim e një albumi fotografik. e cila do t’iu shërbejë si kujtim në të ardhmen.A mund t`i vini një emër albumit? Stimulohen nxënësit për krijimtarinë e tyre. të cilat janë gati nga ora e parë. duke folur për formën.Pse ke zgjedhur këtë formë? Sa faqe ka albumi yt? . Ndërsa ngjyrosja e lules do të bëhet me tonalitet. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i albumit fotografik me gjuhë artistike. Me anë të fjongove me ngjyra mund të zbukurohet kopertina e albumit ose të shërbejë si lidhëse në pjesën e sipërme të kopertinës. ngjyrën dhe shijen artistike.) Pastaj merren fotografitë vetjake dhe ngjiten në faqet e albumit me vinovil vetëm në katër cepat. përdoren kombinime të tjera ngjyrash në kapakun tjetër. Në majën e petaleve ngjyra do të jetë më e lehtë. Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës: letër. në mes të petales ngjyra ka dritë dhe afër zemrës së lules petlat kanë ngjyrë më të theksuar.Çfarë forme ka albumi yt? . (Nëse do të përdorim letër ngjitëse nga të dyja anët. ngjitës.

Të shpjegojë ngjyrat. • Të gjitha këto konkretizohen me një skicë në tabelë. laps. kodrat.Çfarë forme kanë ato? Dhe kështu diskutohet për çdo element të peizazhit. që e bëjnë atë të dallueshëm nga të tjerët? (fushat. shtëpi të shpërndara etj. letër vizatimi. rrugët. fushat pranë tyre të ndara në parcela. pemët. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Organizojmë një bisedë me nxënësit mbi përvojën e tyre dhe të pamjeve që ndodhen në tabelë. . peizazh me pamje deti etj. malet etj. si janë ato? . peizazh malor. përqendrohemi te peizazhi i fshatit.sh.Çfarë shikoni në këto pamje? .A dallojnë ato nga njëra-tjetra? . shtëpitë. peizazh fshati.) .Shikoni me kujdes fushat në këtë figurë. P. . Të krijojë forma të ndryshme dypërmasore me anë të vijave dhe tonaliteteve të ngjyrave. Pasi është folur për të gjitha pamjet.A mund të na tregosh çfarë ke parë atje? • Në peizazhin që do të vizatoni do të përqendroheni te këto elemente: rrugët e fshatit. .Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Mësimi 8 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Peizazh Elemente dhe parime format dypërmasore Lapostila Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë elementet përbërëse të një peizazhi. vijat ndarëse. kodrat e ulëta dhe malet e larta. të rrugëve. mund të fillojnë të gjera dhe vijnë duke u ngushtuar. lapostila.Si mund t`i emërtojmë ato? (peizazh qyteti. kur arrijnë 227 Fletore pune. Hapi II: Veprimtaria (vizatim) Sot do të vizatojmë një peizazh fshati ku format dypërmasore duken qartë. Theksohet se mund të përdoren parimet e perspektivës (objektet afër-larg) gjatë vizatimit. format në krijimin e tij dhe të shokëve.. Pemët në madhësi dhe forma të ndryshme. Materiale ilustruese: pamje e foto me peizazhe. .) Nxitim nxënësit të dallojmë elementet përbërëse të peizazheve në figurë. vijat ndarëse të fushave.Cilat janë elementet përbërëse të një peizazhi fshati.Cili prej jush ka qenë në fshat? .

malet. Diskutohet me ta rreth krijimeve të tyre. si: tonalitete të së gjelbrës.Kujtohen tonalitetet e ngjyrave. .Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” te kodrat. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përdorimi i fjalorit artistik për të përshkruar fshatin.Cilat elemente tregojnë forma dypërmasore? . Nxënësi lihet i lirë për të përfunduar vizatimin e peizazhit. ajo më larg është më e ulët etj.: fusha me grurë ka tonalitete ngjyrash: të verdhë. Hapi III: Veprimtaria (ngjyrosja) Pasi është mbaruar vizatimi me laps. Stimulojmë nxënësit për punën e kryer. qytetin. prodhimet që merren prej saj. ku prodhimet janë të ndryshme dhe ngjyrat gjithashtu. të së kuqes etj.Cilat janë elementet që përfshihen në peizazhin tuaj? . pema më afër është e lartë.Si e keni realizuar formën? (me anë të vijave dhe ngjyrës) . dhënia e thellësisë me anë të parimeve të perspektivës. nxënësit do të kryejnë ngjyrosjen e peizazhit me lapostila. fusha me bar. portokalli. jonxhë ose tërfil ka tonalitete të gjelbrash etj. 228 . Këto përdoren shumë mirë në ndarjen e parcelave të fushës. Dituri natyre: Toka.Po te peizazhi i shokëve? Përzgjidhen peizazhet më të realizuara për ekspozitën e klasës.Çfarë ju pëlqen më shumë te peizazhi yt? .sh. Mësuesi/ja mund të bëjë kombinime ngjyrash në tabelë. detin etj. Vlerësimi: Vlerësohet vizatimi i formave dypërmasore me anë të vijave dhe përdorimi i tonaliteteve të ngjyrave në objektet e peizazhit. p. ngjyrat e objekteve afër dhe ngjyrat e zbehta të objekteve larg etj. të blusë. Hapi IV: Analiza Të gjitha peizazhet e përfunduara vendosen në murin e klasës dhe vëzhgohen nga nxënësit.

sendeve e lodrave që ata kanë në bankë. tavolinë. • Grupi i dytë do të projektojë dhe modelojë mobiliet e dhomës së gjumit (të fëmijëve). por edhe estetike. në qoftë se më duhen një palë syze dielli. Të ndërtojë objekte trepërmasore funksionale dhe estetikesipas parimeve të dizajnit. të më shkojnë me fytyrën. vizore etj. plastelinë ose argjilë. karton. • Grupi i katër do të projektojë dhe modelojë modele dhe tipa makinash të reja ose të vjetra. Merret parasysh dëshira e nxënësve. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Duke bashkëbiseduar me nxënësit rreth pamjeve e fotove. kunja druri. ngjitës (letër). televizorin. kolltukët. por janë edhe estetike. Është arti i dizajnit ai që projekton objekte të përdorimit të përditshëm. unë zgjedh anën funksionale se më mbrojnë nga dielli. Objekti duhet të përmbushë anën praktike. Po kështu mund të themi për mobilimin e shtëpisë. kur bëhet ndarja në grupe. Mjete pune: Fletore pune. Funksioni i artit të dizajnit në jetën e përditshme është i dyfishtë. Më parë se të fillojë puna në grup bëhen të qarta rregullat dhe puna në grup.. Hapi II: Veprimtaria (punë me grupe) Ndahet klasa në katër grupe. enë kuzhine. sendet e zbukurimit etj.sh. por i dua dhe të bukura. makina dhe sende e lodra fëmijësh. P. Në mes 229 . Materiale ilustruese: pamje me mobilie. • Grupi i parë do të projektojë dhe modelojë dhe enët e kuzhinës. • Grupi i tretë do të projektojë dhe modelojë sallonin e pritjes.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Mësimi 9 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Dizajni i objekteve funksionale Elemente dhe parime (forma trepërmasore) Plastelinë ose argjilë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të veçojë dhe të përshkruajë disa objekte funksionale nga jeta e përditshme e njeriut. Të tregojë funksionin dhe estetikën e objekteve të krijuara prej tij dhe punës në grup. dalim në përfundimin se njeriu në jetën e përditshme është i rrethuar nga objekte që janë të nevojshme për jetën. divanet.

. të dizajnit. që do të shërbejë si bazament për të vendosur objektet e krijuara sipas një rregulli. tjetri tenxheret. tregon objekte të ndryshme nga puna e grupit që janë funksionale dhe estetike të modeluara në një formë ndryshe. njeri do të modelojë lugët dhe pirunët. Detyrë: Përcaktoni në grup ngjyrën e kartonit. gotat.Në qoftë se një objekt është estetik. Të përdorë mjete e materiale të ndryshme.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” të tavolinës vendoset kartoni (katror ose drejtkëndësh). Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i objekteve me gjuhë artistike. tjetri tavolinën e ngrënies etj. Vlerësimi: Vlerësohet dëshira për të dhënë diçka ndryshe në modelimin e objekteve të artit. Hapi III: Analiza Të katërta grupet shikojnë punën e secilit dhe japin mendimet dhe pëlqimin e tyre. nxënësit i vendosin ato sipas radhës së punës ose sipas funksionit që kanë ato për njeriun. 230 .: për mobilimin e kuzhinës. pjatat. jep mendimin dhe vlerëson pjesëtarët e grupit që kanë punuar më bukur. a e ndihmon njeriun në punën e tij të përditshme? Pse? .sh. Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës. Mësimi 10 Tema: Maket me karton i një hapësire të brendshme (ora I) Linja: Teknika: Objektivat: Lidhja ndërlindore me jetën dhe mjedisin Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë hapësirat e brendshme të një shtëpie. me të cilin do të punoni orën tjetër. karton me ngjyrë. Edukatë shoqërore: Pajisjet shtëpiake. Të ndërtojë një maket me karton të një hapësire të brendshme.Si duhet të jenë objektet? Modelimet ruhen në mjediset e klasës. P. Materiale ilustruese: pamje hapësirash të brendshme. Kryetari i grupit do të merret me caktimin e një pune për secilin nga pjesëtarët e grupit. Mund të përdoret letra ngjitëse për objektet që nuk qëndrojnë. ngjitës. Mësuesi/ja u bën pyetje grupeve rreth funksionit dhe estetikës së objekteve. tjetri banakun. gërshërë. funksioni i tyre. Kryetari i grupit flet për punën e grupit të tij. që ndihmojnë në funksion të punës. por jofunksional. Mjete pune: Fletore pune. si dhe orendi shtëpiake. Në përfundim të punimeve të objekteve.

hapësirën e një panairi makinash.Vizatohet forma e drejtkëndëshit në karton me vizore dhe pritet me gërshërë.hapësirën e sallonit të ndenjjes. salloni i pritjes. që shërbejnë si muret e hapësirës. Nga të gjitha grupet zgjidhet ngjyra e kartonit që do të punohet. Grupi i parë . Kartoni që do të shërbejë për murin përballë lihet ashtu si është. por edhe tek ato sende që shërbejnë për zbukurimin e mjediseve shtëpiake.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Organizojmë bisedën duke i nxitur nxënësit të përshkruajnë hapësirat e brendshme të shtëpisë së tyre: kuzhina. Grupi i katërt . Përcaktohen nga mësuesi/ja përmasat. për të krijuar vendin ku do të puthiten me kartonin e paprerë. vendosen ato mbi kartonin bazament dhe kryhet procesi i ngjitjes mbi të. Ndërsa bazamenti ose dyshemeja duhet të pritet 2 cm më gjerë që do të shërbejë për ngjitjen e mureve mbi të.: .hapësirën e kuzhinës. P. Grupi i tretë . Brinja fundore e mureve mund të paloset pak (1 cm) që të puthitet me bazamentin dhe për t`u ngjitur më mirë. dinë të dallojnë mjediset e brendshme dhe ato të jashtme të një shtëpie. Pra. Hapi II: Veprimtaria Ndahet klasa në katër grupe dhe secili nga grupet do të ndërtojë me karton hapësirën e brendshme të një shtëpie.sh. Ndërsa dy faqet anësore do të priten dy cm më të gjata.hapësirën e dhomës së gjumit. Grupi i dytë . Maketi i hapësirës do të përbëhet nga tri faqet e murit dhe dyshemeja tri faqet e murit kartoni të ketë përmasat 20 cm 30 cm. Nga biseda me nxënësit del se ata kanë njohje për projektimin e një hapësire të brendshme. Përqendrohemi jo vetëm tek objektet funksionale. Ja disa pamje nga maketi i krijuar në një orë mësimore: 231 . dhomat e gjumit etj. Pasi janë ngjitur tre kartonët. Kjo mund të ndihmohet edhe ngjitës me letër.

Pranë tyre kanë maketin e krijuar nga ora e parë dhe mjetet me të cilat do të vazhdojnë punën.Cilat ishin orenditë e hapësirave që ju keni krijuar? Si ishte kuzhina. . plastelinë. letër me ngjyrë. sende. Tërheqim vëmendjen e nxënësve. gërshërë. gërshërë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Hapi III: Diskutim Çdo grup e vendos maketin e tij të përfunduar mbi dysheme. të cilat ju i keni krijuar dy orë më parë në temën “Dizajni i objekteve funksionale”. letër e sende të ndryshme që i shërbejnë funksionit të hapësirës. Grupi diskuton dhe projekton se si do të vendosin objektet e orenditë brenda kësaj hapësire. Materiale ilustruese: pamje me mjedise të brendshme ose orendi shtëpie. Të plotësojë hapësirën e brendshme me objektet e krijuara sipas një rregulli të caktuar funksional. Mësimi 11 Tema: Maket me karton i një hapësire të brendshme (ora II) Linja: Teknika: Objektivat: Lidhja ndërlindore me jetën dhe mjedisin Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të projektojë objekte me plastelinë. 232 .Kujtoni nga historia. copa tekstilesh me ngjyra. dhoma e gjumit. Dhe tani të fillojë puna për vendosjen në hapësirën e krijuar disa objekte. copa tekstilesh me ngjyra të ndryshme. Të përcjellë mendime dhe ide rreth punës së tij dhe të shokëve. të cilët do të merren me projektimin dhe mobilimin e mjediseve të brendshme të shtëpisë. letër me ngjyrë. Maketet vendosen në mjediset e klasës për të vazhduar orën tjetër. Mjete pune: Fletore pune. duke i kthyer pas në kohë. dhoma e pritjes? A kishte makina? Si ishin ato? Flasin nxënësit rreth kësaj teme dhe bëjnë krahasimin e kohëve dhe ndryshimin e shoqërisë njerëzore. si ishte mobilimi i shtëpive në kohët e mëparshme? . Zhvillimi i mësimit Hapi I: Bisedë Udhëzohen nxënësit të ulen pranë grupeve të caktuara nga ora e parë. Detyrë: Sillni në klasë: plastelinë. Secili grup projekton vendet dhe i vendos me rregull objektet. Pjesëtarët e grupit ndajnë detyrat për orën tjetër. ngjitës. lodra etj. Ata kanë përdorur ngjyra të ndryshme. sende e lodra të vogla.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Hapi II: Veprimtaria Flasim me grupin e parë.A shtrojmë tapet ose rrugica në kuzhinë? . Mund të përdoren edhe makinat e vogla lodër. tavolinë buke. banak.A ka divane ose karrige në kuzhinë? . Lihen nxënësit të lirë të krijojnë me fantazi. Në një letë shkruhet “Panairi i makinave” dhe ngjitet në faqen përballë.A ka sende zbukurimi në kuzhinë? Secili nga nxënësit punon njërën nga këto objekte. Tapetet dhe rrugicat mund të punohen me copat e leckave. Ja disa pamje nga maketi i krijuar në këtë orë mësimore: Maketi mund të realizohet edhe për mjediset e brendshme të Kopshtit Zoologjik. enë kuzhine. Mësuesi/ja ndihmon me anë të pyetjeve: . Diskutohet me të gjitha grupet në këtë mënyrë dhe nxënësit vihen në punë për të përfunduar maketin e tyre. duke hequr fije ose edhe me letra me ngjyra. Te grupi i makinave kërkohet që nxënësit të krijojnë sa më shumë tipa makinash dhe t`i radhitin ato me rregull dhe sipas ngjyrave.Ku qëndron frigoriferi? . Njeri prej pjesëtarëve të grupit tregon objektet e vendosura në hapësirën e kuzhinës. ja një shembull: 233 .

karton. pra që janë punuar mirë dhe. Të shpjegojë përdorimin e teknikës së kolazhit në krijimin e tij dhe të shokëve. Integrimi: Histori: Ndryshimet e mjediseve njerëzore në kohë.Çfarë do të kishe bërë më shumë? Pastaj caktohen 4 nxënës. 234 .Çfarë objekti ke modeluar. si e krijove? Të pëlqen puna jote? . Caktohet nga një nxënës për secilin grup që të flasë për punën e bërë nga grupi i tij. Maketet qëndrojnë në mjedisin e klasës. jep mendimin e tij ndryshe.sipërfaqja Kolazh Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë formën dhe llojin e sipërfaqes të disa objekteve në natyrë. Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës. ngjitës. letër. modele kolazhi. peizazhe me det. të tretë. plastelinë etj. Materiale ilustruese: pamje. Mësimi 12 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kolazh me materiale të ndryshme Elemente dhe parime . Pastaj pyeten të gjithë nxënësit: . fara bimësh e lulesh. Të përdorë materiale të ndryshme për të krijuar sipërfaqen. letër me ngjyrë. për ato objekte që janë punuar keq. shkojnë në cepin e klasës dhe fshehtas përcaktojnë çmimet e maketeve.Çfarë pune ke bërë ti në grup? . Vlerësimi: Vlerësohet dëshira për të punuar me disa teknika dhe mjete të ndryshme për të krijuar maketin me karton të një mjedisi të brendshëm. Pastaj katër nxënës të tjerë. karton. guaska të vogla. sende. ngjitës. tekstile.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Hapi III: Analiza Vendosen katër maketet në tavolinat përballë nxënësve (ose në dysheme kur maketi zë hapësirë të madhe). të dytë. gërshërë. funksioni i tyre. Edukatë shoqërore: Pajisjet shtëpiake. të katërt. nga një për çdo grup. çmimin e parë. pambuk etj. të marrë nga grupet. Mjete pune: Fletore pune. gërshërë. por për punën e një grupi tjetër. të cilët nuk do të flasin për punën e grupit të tyre. zhvillimi i shoqërisë njerëzore. Secili do të konstatojë shkurt gjërat që i pëlqejnë.

shkëmbinj të vegjël gurët.A ju pëlqen puna juaj? . Në fillim lyhet sipërfaqja me vinovil dhe mbi të vendosen sendet. varkat etj. Kalohet te sipërfaqja e detit. Hapi II: Veprimtaria Sot do të krijoni sipërfaqe të ndryshme me anë të teknikës së kolazhit. për të krijuar imazhin e dallgëve. guaskat. Varka në det mund të krijohet me anë të letrës ose të farave të kungullit dhe fijeve.Si mendoni. Pastaj shtrihet mirë dhe pranë rërës palosjet lihen pak të theksuara. Atëherë ju dini t`i dalloni sipërfaqet e tyre. Për të krijuar një çadër dielli ose një pemë.) Sillni shembuj nga natyra për llojet e sipërfaqeve. shkëmbinjtë. mund të përdoren petale lulesh ose gjethe dhe fije me ngjyrë. Mund të fillohet nga sipërfaqja e rërës. guaskat etj. si: rëra. Për këtë mund të përdoren fara bimësh ose makarona supe. Dielli mendohet në formën e një komçe të verdhë që për rreze ka disa fije portokalli. Me anë të pambukut krijohen disa re ose ndonjë pulëbardhë etj. a kanë të njëjtën sipërfaqe të gjitha objektet në natyrë? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Hapi I: Nxitja Tërhiqet vëmendja e nxënësve nëpërmjet pyetjeve. rërën. Më parë. Më pas merren fije të holla pambuku dhe ngjiten mbi dallgë për të krijuar imazhin e shkumës së dallgëve. . Me anë të fijeve. rëra. farave të ndryshme mund të krijohen në breg disa gurë ose shkëmbinj. guralecët. Mund të përdoret një letër me ngjyrë blu. ujin. Pasi është mbaruar vizatimi që keni menduar. zhubroset fort dhe pritet në formën e vizatuar në karton.Çfarë nuk arritët të realizoni në kolazhin tuaj? Pse? Përgëzohen nxënësit për punën e kryer dhe zgjidhen punët më të arrita për ekspozitën e klasës. varkat në det etj. Mendojmë të krijojmë një peizazh me pamje deti.Sa lloje sipërfaqesh njohim? (sipërfaqe e ashpër.Si i dallojmë sipërfaqet? . Në këtë peizazh dallojmë: detin. do të bëhet vizatimi i peizazhit në mënyrë të thjeshtuar: deti. Çdo nxënës prezanton punën e tij dhe shpjegon mënyrën e punimit të kolazhit me sende të ndryshme. Pra. mbi karton që ka madhësinë e një flete vizatimi. Këto manipulime të formës së dallgëve bëhen gjatë procesit të ngjitjes. Vështroni pamjen e peizazhit dhe dalloni sipërfaqe të ndryshme. . gurët. e butë. e kokrrizuar etj. Hapi III: Analiza Ekspozohen punët e përfunduara në murin e klasës dhe nxënësit bëjnë “Turin e galerisë”. e lëmuar. do të punohet me materialet që keni grumbulluar. 235 . përshkruajini ato me fjalë. ju të gjithë e keni parë detin dhe objekte të tjera pranë detit që i keni prekur. plazhin.

Do të vendosen materiale të gatshme. lodra të vogla.Çfarë prisni ju nga babagjyshi i Vitit të Ri? . shirita me ngjyra. Të punojë në grup për dekorimin dhe zbukurimin e klasës. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përdorimi i një fjalori artistik për të përshkruar objekte dhe sipërfaqe. pambuk.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Vlerësimi: Vlerësohet zgjedhja e shumëllojshmërisë së materialeve dhe realizmi i sipërfaqes me teknikën e kolazhit.me rastin e festës së Vitit të Ri Linja: Teknika: Objektivat: Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të japë mendimin e tij për dekorimin e klasës në raste festash.Çfarë dini ju për këtë festë? Kur festohet Viti i Ri? Po Krishtlindjet? . Mësimi 13 Tema: Dekorimi i klasë . duke vështruar disa pamje e kartolina që janë vendosur në tabelë. zbukurime të gatshme etj. pambuk etj. pema e Vitit të Ri. Materiale ilustruese: pamje festash. ngjitës. Mjete pune: Fletore pune. 236 . letër me ngjyrë.Grupi i parë: do të merret me zbukurimin e pemës së Vitit të Ri. .Çfarë përgatitjesh bëni ju në familje për këtë festë? Po në klasë? . Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës: letër. . Zhvillimi i mësimit Hapi I: Bisedë Nxiten nxënësit të flasin për festën e Vitit të Ri. forma të prera me letër. gërshërë. spraj. kartolina nga festa të ndryshme. kartonë. Hapi II: Veprimtaria Për të zbukuruar klasën do të punojmë në grupe. Të përdorë mjete e materiale të ndryshme për të përgatitur modele e zbukurime festash. gërshërë. lodra të vogla për të zbukuruar pemën. ngjitës.Si mendoni ta zbukurojmë klasën për festën e Vitit të Ri? Dëgjohen mendimet e nxënësve.

Grupi i pestë: do të ketë tre nxënës. Mund të ftohen nxënës nga klasa të tjera. Tabela mbushet me vizatime të ndryshme. . Disa forma mund të jenë flamuj festash me ngjyrë në formën e trekëndëshit.Grupi i shtatë: do të merret me estetikën e vazove të luleve dhe zbukurimin e perdeve me fjongo.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” . . . duke krijuar forma e figura.Grupi i tretë: do të merret me letrën. të cilat kalohen në një fije dhe varen në cepat e murit. Ato mund të varen midis flamujve. yje.Grupi i katërt: do të merret me tullumbacet. Detyrë: Shkruani urimin tuaj për shokun/shoqen në një kartolinë. dhe më bukur. zemra etj. Hapi III: Analiza Në përfundim të punës për zbukurimin e klasës bëhet diskutimi dhe vlerësimi për grupin që ka punuar më mirë.Grupi i gjashtë: tre nxënës të talentuar do të shkruajnë dhe krijojnë figura në xhamat e dritareve me bojë spraj. Nga të gjitha grupet caktohet njëri nga pjesëtarët për të grumbulluar mbeturinat që krijohen gjatë punës që klasa të mos bëhet rrëmujë. . lule e flokë dëbore. . Vlerësimi: Vlerësohet puna në grup dhe krijimi i figuracioneve të ndryshme zbukuruese për festë. ngjitës. Nëpër flamuj mund të shkruhet “Gëzuar Vitin e Ri”. që klasa të mirëmbahet e të duket bukur.Grupi i dytë: do të krijojë me pambuk babagjyshin e Vitit të Ri në një nga dritaret e klasës (më të dukshmen). Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punë letër. . si: lule.Por është e rëndësishme. të cilët do të përdorin shkumësa me ngjyra për të shkruar bukur në tabelë “Gëzuar Vitin e Ri”. 237 . shirita dhe do të dekorojë tavanin e klasës. Integrimi: Gjuha shqipe: Përshkrimi i festës së Vitit të Ri me fjalor artistik. gërshërë etj. çdo tullumbace e fryrë do të ketë emrin e një nxënësi të klasës.

forma e ngjyra. laps. Të gjitha elementet që u përmendën kanë forma të ndryshme. lumenj që rrjedhin nga malet.Si e mendoni pranverën në fantazinë tuaj? Hapi II: Veprimtaria Udhëzohen nxënësit që të kryejnë vizatimin e një peizazhi pranveror. fletë vizatimi. .vlera e ngjyrës. duke përdorur vija të drejta e harkore për lumin që rrjedh përmes. Pasi është kryer vizatimi.) . akuarel. Një sugjerim tjetër do të ishte pamje e një plantacioni pemësh frutore me lule të çelura. Disa sygjerime do të ishin: forma të ndryshme fushash e kodrash. Elementet përbërëse të peizazhit do të zgjidhen nga vetë nxënësit. duke treguar vlerën e ngjyrës. Të transmetojë mendime dhe ide rreth punës së tij dhe të shokëve. qielli i hapur. 238 Fletore pune. lule shumëngjyrëshe. duke krijuar kështu tonalitete ngjyrash të ndryshme. zogjtë nëpër pemë. dielli shkëlqen etj. disa pemë me lule të shpërndara. rozë-vjollcë etj. nxënësit do të fillojnë të hedhin ngjyrat parësore në fletë. pemë të lulëzuara. qielli i pastër. mbi të cilat do të përdoren tonalitetet e ngjyrave: e gjelbra. sidomos nga stina e pranverës. duke identifikuar objekte. vjollcë etj. Të krijojë një peizazh pranveror. Me kujdes duhet të planifikohen tonalitetet e ngjyrave. tonaliteti Akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë natyrën. re të bardha. blu.. dy blu. re të bardha.Cilën stinë ju kujtojnë këto pamje? Identifikohen disa elemente përbërëse në këto pamje: fusha të gjelbëruara.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Mësimi 14 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Krijimi me akuarel Elemente dhe parime . .Çfarë ngjyrash ju bien në sy? Dalloni disa prej tonaliteteve të ngjyrave të përafërta (e verdhë-portokalli. . Materiale ilustruese: pamje e foto nga natyra. dy të kuqe të përafërta. dielli i shndritshëm etj. dy të gjelbra. mjete pastrimi. duke përdorur tonalitete ngjyrash të përafërta.e verdha. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Nxiten nxënësit nga pamjet në tabelë për të përshkruar natyrën. në mënyrë që puna të jetë më e lehtë për t`u realizuar.

Cilën stinë tregon ky peizazh? Si e kupton atë? Zgjidhen punimet më të realizuara për ekspozitën e klasës dhe përgëzohen të gjithë nxënësit për punën e kryer. Të krijojë një maskë.Çfarë të pëlqen më shumë te peizazhi i shokut? . gërshërë. Materiale ilustruese: pamje nga festat e karnavalesh dhe forma maskash. akuarele. Të bëhet kujdes për të realizuar dritën me anë të ngjyrave të ngrohta e të tonaliteteve të tyre. Mësimi 15 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Krijim me akuarel “Karnavalet” Elemente dhe parime . mjete pastrimi. Vlera e ngjyrës së një objekti përcaktohet nga përdorimi i saktë i tonaliteteve të saj në lidhje me dritën. duke bërë përzierje për të krijuar tonalitetin e dëshiruar. karton. . duke përdorur kontrastin e ngjyrave.Çfarë nuk të pëlqen në krijimi tënd? .A të pëlqen krijimi yt? . Të shpjegojë gjendjen emocionale të krijuar nëpërmjet ngjyrave në maskën e tij.vlera e ngjyrës. 239 . Vlerësimi: Vlerësohet fantazia e nxënësit dhe përdorimi i teknikës së akuarelit. kontrasti Akuarel Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një festë karnavalesh. duke përcaktuar elementet përbërëse të peizazhit. Mjete pune: Fletore pune. duke identifikuar elementin kryesor “maskën”. Hapi III: Analiza Krijimet e përfunduara të nxënësve vendosen në tabelë.Cilin element e ke realizuar më mirë? . Të përdoren ngjyrat e ngrohta dhe tonalitetet e tyre.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Në hapin e dytë të punës ngjyrat do të fillojnë të theksohen. . Integrimi: Gjuha shqipe: Përshkrimi i natyrës me fjalor artistik. krijimi i tonaliteteve të ngjyrave të përafërta. laps. format. ngjyrat dhe tonalitetet e krijuara. Ata i vëzhgojnë ato duke përfituar nga stilet e njëri-tjetrit.Çdo nxënës prezanton krijimin.

Shembull tjetër. e perimeve etj). buzët të kuqe. Pasi vizatohet maska. kalohet në procesin e ngjyrosjes. por edhe forma e flokëve. njerëzit përdorin edhe zbukurime trupore. .Çfarë simbolizojnë maskat në shfaqje cirku? (klounin. përveç maskës. të krijuar vetë ose duke përdorur si shabllon modelet e maskave që u paraqiten nga mësuesi/ja. P. Kombinime të tjera kontrastesh si këto mund të jenë: e 240 . kaçurrelë. rrumbullake.. në të cilat maska të jetë e dallueshme. festa e karnavaleve është bërë traditë kulturore. gjysma e hundës dhe e gojës do të jenë të zeza. në festa me maska etj.Si quhet mjeti që ju keni në duar? (maskë) . vetullat të trasha e të zeza. tema të marra nga jeta e përditshme e njerëzve. përrallash. si: forma e diellit. cirku. . fytyra të ndryshme njerëzish. si në veshje apo kurorat që vënë në kokë. e luleve. Si në shumë vende të botës. të cilat krijojnë gjendje emocionale nëpërmjet formës dhe ngjyrës. humorin) .Çfarë simbolizojnë maskat në festa karnavalesh? (forma të ndryshme. në festa karnavalesh. atëherë edhe ngjyrosjen e bëjmë simetrike.) . E rëndësishme është forma e syve dhe e gojës. njëra pjesë e fytyrës ngjyroset e zezë. ndërsa mbi sipërfaqen e zezë tiparet do të ngjyrosen me ngjyrë të kuqe. ndërsa tjetra e kuqe.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Shpërndajmë në tavolinat e nxënësve disa forma maskash të prera me karton. rreth syve mund të jepen nuanca blu. Inkurajojmë nxënësit për të biseduar dhe komente rreth pamjeve. atëherë do të zgjedhim ngjyrat që janë në kontrast me të verdhën. Në maskë mund të përfshihen edhe forma e veshëve të mëdhenj ose të gjatë. katrore etj. Hapi II: Veprimtaria Udhëzohen nxënësit të vizatojnë në karton modelin e një maske. Tiparet do të ngjyrosen me ngjyrat e kundërta: në faqen e kuqe vetulla.Çfarë forme e dëshironi maskën? Nxënësit që kanë dëshirë mund të vizatojnë në tabelë forma të ndryshme maskash. Korça është një nga qytetet ku manifestohet çdo vit festa e karnavaleve. lojërat e kërcimet e veçanta gjatë paradës etj.Ku mendoni se përdoren maskat? (në cirk. edhe në vendin tonë. Flokët mund të jenë të gjelbër. Në tabelë janë vendosur disa pamje festash karnavalesh. Maska duhet të ketë formën e një fytyre: vezake. Në vendin tonë. fytyra njerëzish. në qoftë se formën e fytyrës e kemi vizatuar simetrike. Por në festen e karnavaleve. në imitime kafshësh në përralla.sh. të vegjël.Me çfarë maske do ta mendonit veten tuaj në një festë karnavalesh? . në qoftë se sipërfaqen e përgjithshme të fytyrës do ta ngjyrosim me të verdhë. Bëhet kujdes në zgjedhjen dhe në kontrastin e ngjyrave. hunda e zezë.

provohen maskat në fytyrë për të parë nëpërmjet maskës. Për këtë mësuesi/ja duhet patjetër të përgatitë vetë disa modele maskash që t’u bëjë nxënësve punën më të lehtë ose t’i porositë më parë ata që të sjellin nga shtëpia modelin e vizatuar të maskës së tyre por jo të ngjyrosur. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Bisedë Klasa merr pamjen e një ekspozite pikturash. biseda. Hapi III: Procesi i prerjes Pasi është mbaruar procesi i ngjyrosjes nxënësi bën prerjen e maskës. realizimin i kontrastit për të krijuar gjendje emocionale.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” zeza me të bardhë. maska dhe peizazhi. Në fillim priten pjesët anësore të formës dhe pastaj kalohet në pjesën e syve. Karriget vendosen në formë harku dhe 241 . Mësimi 16 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Analiza e dy krijimeve me akuarel Analizë. qëllimi i maskës për të simbolizuar një personazh dhe humorin. Materiale ilustruese: punimet në akuarel të nxënësve. Më pas punët vendosen në mjediset e klasës për të vazhduar diskutimin rreth tyre në orën në vazhdim. Shënim: Për të realizuar një maskë brenda orës së mësimit është kohë e shkurtër. e verdha blunë a me të zezën etj. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i festave të ndryshme ku përdoren maskat. vizatimi. Të shpjegojë përdorimin e kontrastit dhe të tonaliteteve të ngjyrave në krijimet e tij. Të tregojë rolin e ngjyrave në krijimin e gjendjes emocionale në një maskë apo në një peizazh. të cilat janë më delikate. Pasi është mbaruar procesi i prerjes. Vlerësimi: Vlerësohet puna e nxënësve për zgjedhjen e formës dhe krijimin e një maske. Forma e syve mund të pritet lehtë me bisturi ose gërshërë të vogla me majë. ngjyrosja dhe prerja. interpretim dhe vlerësim Diskutim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të prezantojë krijimet e tij me akuarel. Pas sugjerimeve nxënësi lihet i lirë të punojë me fantazinë e tij për të krijuar sa më shumë kontraste dhe gjendje emocionale. zgjedhja e modelit. si: njohja. sepse ora kalon nëpërmjet disa etapave.

Ndërkohë nxënësit bëjnë “Turin e galerisë”..Çfarë ndieni kur shikoni një peizazh të këndshëm plot ngjyra? Diskutojmë rreth maskave.Cilat ngjyra përbëjnë kontrast në maskën tënde? A mendon se e ke realizuar qëllimin me maskën tënde? .Çfarë ndjenje të krijohet kur shikon maskën e krijuar vetë? (humor. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi dhe diskutimi rreth krijimeve me fjalor artistik.A ka vlerë ngjyra në krijim? . duke dalluar ngjyrat në kontrast dhe tonalitetet. pjesët e leximit. Hapi II: Analizë. . diskutim Diskutojmë me nxënësit tonalitetet e ngjyrave të përdorura në peizazh. pema. është përdorur teknika e akuarelit. kënaqësi etj. flokët. cirku ose parada e karnavaleve. formën.Çfarë materialesh keni përdorur për të realizuar punimet? . . kur përzihet me blunë jep tonalitete të errëta. Hapi III: Demonstrim Përgëzohen nxënësit për krijimet dhe përzgjidhen më të mirat. Nxënësit demonstrojnë në grupe ose në çift. P.: Peizazhi im quhet “Një ditë pranvere”. lumi etj. Ata vendosin maskat e tyre në fytyrë dhe demonstrojnë improvizime të ndryshme nga përrallat.A krijohen gjendje emocionale nëpërmjet ngjyrave në një krijim? .Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” punimet vendosen në një faqe muri përballë nxënësve. Maska ka formë vezake. pasurimi i fjalorit.) . Nxënësit tregojnë ngjyrat që kanë përdorur në maskën e tyre? Pyeten nxënësit me rradhë: . elementet përbërëse.Çfarë do të doje t`i hiqje apo t`i shtoje maskës sate? . përfshin tiparet e fytyrës.Si mendoni për stinë e pranverës.A e ndieni veten të sigurt me teknikën e akuarelit? Për të bërë diskutime dhe krahasime tregojmë peizazhe e maska të punuara nga artistë të ndryshëm. simbolizon fytyrën e një klouni. përbëhet nga këto elemente: fusha. ka formë dypërmasore. teknikën. Çdo nxënës afrohet pranë dy punimeve të tij: të peizazhit dhe të maskës dhe bën prezantimin e tyre.sh. veshët etj. 242 .. Ku i kemi përdorur tonalitetet e ngjyrave. në cilat objekte? Shikoni këtu ngjyrën e gjelbër! Kur përzihet me të verdhën. mali. jep tonalitete të çelëta.A dini tani të dalloni ngjyrat në kontrast dhe tonalitetet e tyre? A mund të përmendni disa? . krijimin e gjendjes emocionale. emërtimin. Çfarë efekti i japin ato objektit në formë e në vëllim. a ndodhen në peizazhin e saj shumëllojshmëri ngjyrash? Tregojini ato në krijimin tuaj. Më pas ata ulen në vendet e caktuara dhe kundrojnë nga larg krijimet e vendosura në mur. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për analizën dhe diskutimet me fjalor artistik rreth krijimeve të tyre. Tërhiqet vëmendja e nxënësve te përdorimi i kontrastit e ngjyrave. është realizuar me teknikën e akuarelit. Ku i keni përdorur këto tonalitete? Tregohen elementet në krijimet e nxënësve.

Perspektiva do të ketë dy pika ikjeje nga qendra e interesit (në të majtë. oktapodë. Të zbatojë parimet e perspektivës me dy pika ikje gjatë vizatimit.Çfarë njohurish keni për botën nënujore? .sh.Do t’ju pëlqente që një ditë të bëheshit zhytës dhe të zhyteshit në fund të oqeanit? . akuarele.Çfarë dini për zhytësit? Cila është veshja e tyre? . Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Biseda me nxënësit nis nëpërmjet fotove e pamjeve. Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme të botës nënujore. anijet e mbytura. perspektiva me dy pika ikje Akuarel (ose tempera) Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shprehë mendimet e tij rreth botës nënujore. deri në pikën e ikjes. sende. korale etj.Çfarë mendoni se do të shikoni? Të gjitha këto që u thanë ju nuk i keni jetuar. Përpara se të nisni vizatimin duhet të zgjidhini ato elemente nënujore që ju pëlqejnë më shumë. por i keni lexuar ose i keni parë nga ekrani i televizorit. Elementi i zgjedhur nga ju do të vizatohet në qendër të krijimit tuaj dhe ky përbën theksin në krijim ose qendrën e interesit. duke zbatuar parimet e perspektivës. laps. zhytësi. breshka.A ka kafshë të rrezikshme në thellësi të ujërave detare? . P. zhytësit. që ndodhet në anë të vizatimit.Çfarë gjallesash jetojnë në ujërat detare apo oqeanike? . ku duket qartë bota nënujore. korale. .Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Mësimi 17 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Bota nënujore (ora I) Elemente dhe parime . si: peshq.theksi. . peshqit e ndryshëm. Të përcaktojë qendrën e interesit në krijimin e tij. Pasi të vizatohet ky element. çfarë do të vizatonit? Hapi II: Veprimtaria (vizatim) Në tabelë janë shkruar disa nga elementet që do të përbëjnë krijimi i cili u diskutua nga nxënësit në fillim të orës.: koralet. në të djathtë). anijet e mbytura. mbi bazën e tij do të vizatoni elementet e tjera në të dyja anët e tij. peshkaqenët. alga. si: guaska.A keni dëgjuar për anije të mbytura? Ku ndodhen ato? (në fund të detit) . Elementet e tjera do të vijnë duke u zvogëluar nga qendra e interesit. Në qoftë se do të bënit një krijim nga bota nënujore. 243 fletë vizatimi. shkëmbinjtë etj.

. . Hapi II: Veprimtaria (ngjyrat) Hidhen ngjyrat e para. do të punohet kështu: Pjesa ku ndodhen koralet dhe dy peshqit do të 244 akuarel ose tempera. në krijimin tuaj ju vizatuat objektin kryesor. perspektiva me dy pika ikje Akuarel (ose tempera) Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë teknikën e akuarelit në krijimin e tij. foto e sende nga ora e parë. Mësimi 18 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Bota nënujore (ora II) Elemente dhe parime . Materiale ilustruese: pamje. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Bisedohet me nxënësit rreth krijimit me vizatim në orën e parë. atëherë algat.theksi. Nxënësi lihet i lirë të vizatojë në fletë sipas rregullave që u thanë më lart. duke përmendur theksin dhe perspektivën me dy pika ikjeje. Objektet vijnë duke u zvogëluar deri në pikën e ikjes. Pra. Me anë të kontrastit dhe tonalitetit të ngjyrave ju do të nxirrni në pah qendrën e interesit. me të cilat ju do të pasuroni krijimin. mjete pastrimi. të cilat lihen 1 minutë të thahen dhe kalohet te krijimi i nuancave e tonaliteteve të ngjyrave. ruani dritën në qendrën e interesit.Udhëzohen nxënësit të hedhin ngjyrat e para në fletë. Të aplikojë kontrastin dhe tonalitete ngjyrash për të vënë në dukje qendrën e interesit. Nxënësit lihen të lirë të vështrojnë vizatimet e njëri-tjetri dhe të pyesin për qendrën e interesit. i cili përbën “theksin” në krijim dhe objektet e tjera që mbushin vizatimin.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Marrim një shembull: në qoftë se unë kam vizatuar si objekt kryesor një korale të bukur e të madhe dhe pranë saj dy peshq. Hapi III: Analiza Mësuesi/ja mund të dallojë nëse nxënësit nuk i kanë zbatuar rregullat e perspektivës mirë dhe shpjegon gabimet e vizatimit. Në qoftë se do të marrim shembullin e koraleve si qendër interesi. shkëmbinjtë dhe peshqit e tjerë do të jenë me përmasa më të zvogëluara se koralja dhe peshqit që janë pranë saj. Kujdes. Tani është radha e ngjyrave. Të transmetojë mendime dhe ide rreth krijimit të tij dhe të shokëve. Kryhet skica në tabelë.

Trego një objekt nga krijimi yt që tregon pikën e ikjes në perspektivë. balenat etj. prandaj do të përdoren ngjyrat e ngrohta. disa flluska përreth të ndritshme.Cili nga shokët/shoqet ka krijuar më bukur? Përgëzohen nxënësit për punën e kryer dhe përzgjidhen punimet më të mira. Ndërsa objektet përreth do të jenë pak të zbehta. Lihen nxënësit të lirë të përfundojnë krijimin e tyre.Cilat elemente përbëjnë theksin në krijimin tënd? . Dituri natyre: Gjallesat në botën nënujore. duke treguar qendrën e interesit dhe perspektivën me dy pika ikjeje. . objekti që tregon theksin është më i dukshëm në formë dhe në ngjyrë. Pyeten nxënësit me radhë: . peshkaqenët.Çfarë ngjyrash ke përdorur për objektin e theksuar? .Pse zgjodhe këto objekte? (më pëlqejnë) . koralet me ngjyrë të verdhë ose të gjelbër të ngrohtë. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi rreth temës dhe përdorimi i imagjinatës. Hapi III: Analiza Ekspozohen punët e përfunduara të nxënësve në murin e klasës dhe nxënësit bëjnë “Turin e galerisë”. si p. Vlerësimi: Vlerësohet puna e nxënësit për përcaktimin e qendrës së interesit me anët të formës dhe ngjyrës.Çfarë ngjyrash ke përdorur në objektet e tjera? . Pra. 245 . Çdo nxënës do të shpjegojë krijimin e tij. ngjyra e ujit të jetë pak në blu dhe gri e përzier.: peshqit mund të kenë ngjyrë portokalli. ngjyra të ftohta. ndërsa objektet e tjera vijnë duke u zvogëluar në formë dhe të zbehur në ngjyrë.sh. zbatimi i parimeve të perspektivës me dy pika etj. në kontrast me ngjyrën e bukur bojëqielli në qendër të krijimit. mbi të cilat nuk bie shumë dritë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” jetë në dritë. peshqit. Peshqit do të kenë ngjyra si: jeshile e përzier me kafe ose gri.Çfarë nuk arrite të bëje më mirë? .A të pëlqen bota nënujore që ke krijuar vetë? .

të kenë një emër. të ushqehen. të vishen. të trajtohen me edukatë nga të rriturit. që përmban figurën dhe emërtimin në shërbim të figurës. ngjitës. si: politike. Posterat përdoren për shumë qëllime. të kenë ëndrra. kur në të ka vetëm fjalë të shkruara. kulturore.Çfarë keni mësuar për të drejtat e fëmijëve në lëndën e Edukatës shoqërore? Mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë. të kenë një familje. Ato janë një mjet reklamimi i një ngjarjeje.“Të drejtat e fëmijëve” Elemente dhe parime . Mësuesi/ja pyet nxënësit se ç’është posteri. të cilat kanë një përmbajte të caktuar ose poster grafik. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja I njohim nxënësit me posterat e afishuar në tabelë. • Fëmijët kanë të drejtë: të arsimohen. laps. të kenë shoqërinë e tyre etj. të cilat paraqesin aktivitete të ndryshme shkollore dhe shoqërore. Komentohet përmbajta e disa posterave nga nxënësit. të argëtohen. shoqërore. Të përdorë simetrinë dhe asimetrinë për të krijuar një poster për të drejtat e fëmijëve. Materiale ilustruese: postera të përgatitura nga nxënës më të rritur ose postera të gatshëm nga aktivitete të ndryshme. Midis tyre ka edhe postera për të drejtat e fëmijëve. lapostila.simetria. Mjete pune: fletë vizatimi. si dhe për lidhjen midis përmbajtjes dhe formës. Posteri komunikon një mesazh. figura të prera nga revista. fletë me ngjyra.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Mësimi 19 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Poster . muzikore. Posteri mund të jetë dy llojesh: poster tekstual. Posteri është një letër e shtypur ose e projektuar me përmasa të ndryshme. 246 . gazeta etj. të shprehin fjalën e lirë. ai të bën të vetëdijshëm për të marrë pjesë në një veprimtari. Dëgjohen mendimet e nxënësve dhe më pas mësuesi/ja përmbledh mendimet duke shpjeguar. gërshërë. Të diskutojë rreth posterit. . asimetria Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shprehë mendimin e tij rreth të drejtave të fëmijëve. të kenë një shtëpi. Pasi identifikohen disa nga të drejtat e fëmijëve nis diskutimi se si mund të krijohet një poster me këto të dhëna.

Ngjitet figura e prerë në karton dhe shkruhen fjalët që ata dëshirojnë. Ato mbahen në dorë nga një fëmijë. që do të thotë se figurat janë në baraspeshë dhe asimetri kur shkrimi dhe figurat nuk janë në baraspeshë. . Nëse dikush do të përqëndrohet te një e drejtë. dhe në dorë fëmija mban një lodër apo tullumbace.Bëhet diskutimi me nxënësit rreth krijimeve. Vlerësimi: Vlerësohet puna për krijimin e posterit. I udhëzojmë nxënësit që gjatë vizatimit të figurave të përdorin simetrinë. Në fund të posterit shkruhet emri i nxënësit që e ka punuar. bishtat e tullumbaceve vizatohen me lapostil. Edukata shoqërore: “Të drejtat e fëmijëve”.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Hapi II: Veprimtaria Nxënësit janë të lirë të zgjedhin një ose disa prej të drejtave të fëmijëve dhe të krijojnë një poster. p.sh. si p. Nxënësi lihet i lirë që të shprehë mendimin e tij me anë të posterit. Në çdo tullumbace ka të shkruar nga një të drejtë. Mesazhi i tyre mund të përdoret edhe në vetën e parë. Hapi III: Analiza dhe diskutimi Të gjithë nxënësit ngjisin në mur posterat e përfunduar.. që në sqep mbajnë fjalët e shkruara. Posteri mund të krijohet edhe me figura të prera nga revista të ndryshme. por janë të shpërndara pa simetri.sh: Unë kam të drejtë të argëtohem. Unë kam të drejtët të kem një emër etj. lidhjen ndërmjet formës dhe përmbajtjes. Zgjidhen posterat që janë më të realizuar nga ana e formës dhe përmbajtjes dhe afishonhet në këndin e shkollës “Të drejtat e fëmijëve”. Përgëzohen nxënësit për punën e kryer. Së bashku me nxënësit diskutohen disa forma posteri: me letrat me ngjyra mund të presim disa forma tullumbaceje dhe t`i ngjisim ato në fletën e vizatimit në formën që na pëlqen. Integrimi: Gjuhë shqipe: Zbërthimi i kuptimit të të drejtave me fjalor artistik. duke zbatuar parimet e simetrisë dhe asimetrisë. Unë kam të drejtë të kem një shokë. Nxënësit tregojnë të drejtën e zgjedhur dhe si e kanë stilizuar atë në art. ndërsa posterat e tjerë afishohen në këndin e klasës. 247 . kjo e drejtë mund të simbolizohet me pëllumbat e bardhë. ku shkruhet e drejta: “Ne kemi të drejtë të jetojmë në paqe”. babin dhe veten në mes. Tregojnë ku kanë përdorur simetrinë apo asimetrinë dhe cilat figura i përmbushin këto parime. Unë kam të drejtë të kem një familje. Në këtë mënyrë mund të përdoren edhe figurat e balonave në qiell ose të varkave në det. mund të vizatojë mamin.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

Mësimi 20
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Ditëlindja ime (ora I)
Elemente dhe parime - lëvizja, uniteti Vizatim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë ditëlindjen e tij/e saj, duke veçuar çastin që i ka lënë më shumë mbresa. Të paraqesë me vizatim një moment nga ditëlindja e tij/e saj. Të japë idenë e lëvizjes nëpërmjet përsëritjes së vijave dhe formave.

Materiale ilustruese: pamje e foto nga ditëlindjet e nxënësve ose edhe foto të tjera. Mjete pune: fletë vizatimi, laps, gomë.

Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Në tabelë mësuesi/ja ka shkruar me shkumësa me ngjyra urimin “U bëfsh 100 vjeç”!. Nxitim nxënësit me anë të pyetjeve të flasin për ditëlindjen.. - Ç’ju kujton ky urim? - A e festoni ju ditëlindjen çdo vit? - Kë ftoni në këtë festë? - A keni marrë dhurata? Cila ju ka pëlqyer më shumë? Pse? - Çfarë mund të kujtoni nga festa e ditëlindjes? (tortën, qirinjtë, të ftuarit, kartolinat, dhuratat, fishekzjarrët, rrobat e bukura, vendi ku është bërë festa) - A mund të veçoni momentin më të bukur të ditëlindjes? (fryrja e qirinjve, momenti i urimeve duke trokitur gotat, momenti i hapjes së dhuratave, buqeta më e bukur, çasti kur vijnë shoqet dhe shokët, shtrimi i tryezës, qerasja e miqve etj.) Këto momente tregohen duke i demonstruar me fotografitë e nxënësve, por edhe me foto të tjera të vendosura në tabelë. Hapi II: Veprimtaria (vizatimi) - A mund të tregoni çastin më të bukur të ditëlindjes me anë të vizatimit? - Çfarë elementesh do të përfshini në krijimin tuaj? (torta e madhe e bukur me qirinj, grup gotash duke u trokitur dhe mbi to fjalët e shkruara bukur “Gëzuar ditëlindjen!”) Mund të ndërthuren edhe elemente të tjera, si: buqeta me lule, dhurata, kartolina, zbukurimi me lule, gotat me pije të ndryshme, torta në mes, figura fëmijësh të vizatuar rreth tortës etj. Pasi diskutohen mendimet me nxënësit, nis puna për të krijuar, duke shfrytëzuar edhe imagjinatën. Lëvizja dhe uniteti i vijave dhe formave do të jenë në çdo element të vizatuar, si p.sh.: torta ka unitet në formë dhe në vija, gjithashtu do të pasurohet edhe në ngjyra. 248

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Në qoftë se do të vizatohen disa fëmijë rreth tortës, kjo tregon unitet dhe lëvizje figurash ose tryeza e shtruar bukur, torta në mes dhe gotat, pirunët, pecetat, pjatat e shpërndara në tryezë në mënyrë të rregullt tregon unitet në lëvizje. Hapi III: Diskutim Në dy-tre minutat e fundit të orës nxënësit vëzhgojnë krijimet e njëri-tjetrit. Gjatë vëzhgimit nxënësi mund të përfitojë dhe të rregullojë ose të marrë mendime nga shokët. Mendimet jepen edhe nga mësuesi/ja. Nxirren përfundime rreth elementeve, vijave e formave të krijuara nga nxënësit ku spikat lëvizja dhe uniteti, të cilat do të pasohen edhe nga ngjyra në orën në vazhdim. Vizatimet vendosen në dosjet e secilit. Detyrë: Merrni për orën tjetër ngjyrat që dëshironi të përdorni (akuarel, tempera, lapostila).

Mësimi 21
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Ditëlindja ime (ora II)
Elemente dhe parime - lëvizja, uniteti Me zgjedhje (akuarel, tempera, lapostila) Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të zgjedhë teknikën e dëshiruar për të ngjyrosur. Të krijojë unitet nëpërmjet ngjyrave në punën e tij. Të transmetojë mendime dhe ide nëpërmjet punës së tij dhe të shokëve rreth unitetit të ngjyrave.

Materiale ilustruese: pamje e foto festash ditëlindjesh të nxënësve. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Bisedë Diskutohet me nxënësit teknika e ngjyrosjes: me akuarel, tempera ose lapostila. Në vizatimin tuaj ju keni krijuar unitet dhe lëvizje nëpërmjet vijave dhe formave. Këtë unitet duhet ta ruani edhe në ngjyra. Me unitet të ngjyrave duhet të kuptojmë shpërndarjen e ngjyrave në të gjithë krijimin pak a shumë njëlloj dhe jo në njërën anë të krijimit të dominojë ngjyra blu dhe në anën tjetër ngjyra e verdhë apo e kuqe etj. Ngjyrat duhet të jenë të ndërthurura me njëra-tjetrën, pra, unike. 249 letër vizatimi, ngjyrat, mjete pastrimi.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Hapi II: Veprimtaria (ngjyrat) Nxënësit që punojnë me lapostila fillojnë ngjyrimin sipas udhëzimeve më lart, ndërsa ata që përdorin akuarel dhe tempera, hedhin ngjyrat e para, pastaj fiksojnë ngjyrat dytësore, për t’u dhënë formë objekteve. Udhëzohen nxënësit të bëjnë përzierje të ngjyrave të ftohta e të ngrohta, duke krijuar tonalitete të ndryshme në shërbim të formës ose unitetit, lëvizjes etj. Nëse do të ngjyrosim tortën, vërejmë se ngjyrat e saj janë në unitet, sepse torta ka ngjyrë të njëtrajtshme në të gjitha pjesët e saj: e verdhë, e bardhë, krem, çokollatë etj. Qirinjtë janë të vendosur në unitet në të gjithë formën rrethore të tortës, zbukurimet e tortës janë të njëtrajtshme dhe në unitet ngjyrash. Përveç ngjyrës dhe formës së objekteve, nxënësit të përcaktojnë vendin ku mund të shkruajnë një urim “100 vjeç!” ose “Gëzuar ditëlindjen!”. Nxënësit lihen të lirë të përfundojnë krijimin e tyre. Hapi III: Analiza Ekspozohen krijimet e përfunduara në murin e klasës dhe nxënësit i vëzhgojnë ato duke këmbyer mendime rreth tyre. Nxënësit prezantojnë punën e tyre dhe tregojnë çastin më të bukur të ditëlindjes, duke përcjellë emocione. Gjithashtu, tregohet krijimi i unitetit nëpërmjet formave, vijave e ngjyrës. Kjo konkretizohet me elemente nga krijimi i secilit. Lexohen urimet e shkruara nga vetë nxënësit. Përzgjidhen punimet më të arrira për ekspozitën e klasës. Përgëzohen nxënësit për krijimet e tyre. Vlerësimi: Vlerësohet puna për të krijuar lëvizje dhe unitet, duke përsëritur elementet, nëpërmjet vijave, formave e ngjyrave në krijimin e nxënësve. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i çastit më të bukur të festës së ditëlindjes me fjalor artistik.

250

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

Mësimi 22
Linja: Teknika: Objektivat:

Tema: Njoftim ose reklamë
Elemente dhe parime - kontrasti Lapostila Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shkruajë një njoftim me një përmbajtje të caktuar. Të tërheqë vëmendjen e shikuesit nëpërmjet kontrastit me anë të vijave, formave e ngjyrave. Të tregojë efektin e elementeve (vijë, formë, ngjyrë) të përdorura në njoftimin e shkruar prej tij.

Materiale ilustruese: modele njoftimesh të shkruara në tabelë ose me letër. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Në tabelë janë afishuar disa njoftime të shkruara në letër dhe me shkumësa me ngjyra. Udhëzohen nxënësit të lexojnë në heshtje dhe të tregojnë çfarë dinë për njoftimet nga lënda e Gjuhës shqipe. - Çfarë dallojmë në një njoftim? Titullin e ngjarjes ose emërtimin, datën, orën dhe vendin ku do të kryhet veprimtaria. - Ku vendoset njoftimi? Pse? - Cilat janë elementet që e bëjnë të dallueshëm njoftimin për kalimtarët? (shkrimi, madhësia, ngjarja, përmbajtja) - A duhet treguar interes për njoftimet? Pse? Njoftimi shkruhet me pak fjalë. Japim disa njoftime. Njoftim: Ditën e shtunë më 15.05.09, në orën 14:00, do të zhvillohet konkursi “Miku i librit” në sallën e bibliotekës së shkollës. Njoftim: Më dalë 10.06.09, në orën 10:00 në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto” do të zhvillohet “Olimpiada e matematikës”. Njoftim: “Konkursi i pikturës” do të zhvillohet nga data 01.09.09 deri më 30.09.09. Të interesuarit të sjellin krijimet e tyre pranë Qendrës së Kulturës. 251 karton ose letër e formatit A3, laps, vizore, ngjyra, lapostila.

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Hapi II: Veprimtaria Ndahet klasa në gjashtë grupe. I njëjti njoftim do të punohet nga dy grupe, për arsye të zhvillimit të konkurrencës. Pasi merret detyra, pra, njoftimi, teksti i të cilit duhet të jetë i shkruar në tabelë ose në copa letre (ose njoftimi krijohet nga vetë nxënësit), fillohet nga puna. Në fillim planifikohet vendi i fjalës “Njoftim”, në mënyrë që të jetë i dukshëm, me formë dhe ngjyrë të ndryshme nga teksti i mëposhtëm. Vijëzohet me laps fleta për të bërë një shkrim të bukur dhe të rregullt. Emërtimi i ngjarjes duhet të ketë ngjyrë tërheqëse që të bjerë në sy. Në qoftë se fjala “Njoftim” është shkruar me ngjyrë të kuqe dhe me shkronja të mëdha, emërtimi i ngjarjes shkruhet me ngjyrë të gjelbër dhe pjesa tjetër e tij me ngjyrë të zezë (kartoni ka ngjyrë të verdhë), që të duket qartë kontrasti në ngjyrë dhe në formë. Pasi mbarohet shkrimi, bëhet vizatimi i kuadratit dhe nëpër cepa mund të vizatohet ndonjë element që ka lidhje me përmbajtjen e njoftimit. Edhe kartoni mund të ketë forma të ndryshme, si: katror, drejtkëndësh, rrethor; forma e librit, e shigjetës etj. Hapi III: Analiza Vendosen njoftimet e shkruara nga 6 grupet në tabelë. Njoftimet do të diskutohen dy e nga dy për të parë se cili grup e ka paraqitur njoftimin më bukur dhe më tërheqës ndaj shikuesit. Kryetari i grupit do të flasë për ngjyrat, formën e shkrimit dhe kontrastin e krijuar. Ai njoftim që bie në sy menjëherë nga forma, ngjyra, kontrasti është më i arrirë. Përgëzohen nxënësit dhe zgjidhen 3 njoftimet më të arrira nga 6 grupet. Vlerësimi: Vlerësohet realizimi i kontrastit në një njoftim të shkruar nëpërmjet përdorimit të vijës, formës e ngjyrës. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përmbledhja e një veprimtarie apo ngjarjeje me pak fjalë, dhënia e sinjalit nëpërmjet njoftimit.

Detyrë: Krijoni një poster ose shkruani një njoftim sipas mendimit tuaj.

252

A i keni plotësuar këto kushte në njoftimin tuaj? Pasi kemi marrë përgjigjet e pyetjeve nga të dyja grupet. figurat e njerëzve.Çfarë duhet për të përgatitur një njoftim? .Çfarë duhet të përmbajë një njoftim që të jetë i saktë nga përmbajtja? (datën. këngëtarësh. dhënies së mesazhit nëpërmjet figurës artistike. kalojmë te diskutimi artistik. vendin. episode filmash. Më pas çdo nxënës do të bëjë prezantimin e punës. balonat.Çfarë informacionesh mund të përcjellë një poster? .Cilin nga elementet ke përdorur për të tërhequr vëmendjen? . Të komunikojë mendime dhe vlerësime për punën e tij dhe të shokëve. që posteri të jetë tërheqës. interpretim dhe vlerësim Diskutimi Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të prezantojë punën e kryer prej tij nëpërmjet formës dhe përmbajtjes. Tregohet përmbajtja e tij dhe materialet që ka përdorur. Të diskutojë përdorimin e elementeve: vijë.Çfarë materialesh përdoren për përgatitjen e tij? . Zhvillimi i mësimit Hapi I: Bisedë Të gjithë nxënësit afishojnë punët e tyre. .Ku vendoset ai? . .Çfarë dini për përgatitjen e një posteri? . postera dhe njoftime. Për grupin e posterave pyetjet do të jenë rreth simetrisë dhe asimetrisë.Cilin nga këto elemente ke përdorur ti? 253 .A komunikon posteri një mesazh? . veprimtarinë) . i cili shprehet në ngjyrë dhe në formë. posterat dhe njoftimet në muret e klasës.A përshtatet forma me përmbajtjen? Për grupin e njoftimeve do të kërkohej përdorimi i kontrastit. formës dhe përmbajtjes. ngjyrë. forma duhet t’i shërbejë përmbajtjes. duke e emërtuar poster apo njoftim. Disa pyetje do të ishin: . formë.Ku tregohet simetria në posterin tënd? Po asimetria? . duke treguar efektin e tyre në mjedise të ndryshme. Hapi II: Diskutim Organizojmë diskutime me anë të pyetjeve. si: pëllumbat. Për disa çaste nxënësit i vëzhgojnë ato në qetësi. orën. Materiale ilustruese: punët e kryera nga nxënësit.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Mësimi 23 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Diskutim mbi punën e bërë Analizë. Pra.

çibukë. objektet dhe motivet dekoruese (ora I) Histori dhe kulturë Bisedë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë objekte që përbëjnë kulturën popullore. Pranë tabelës mund të vendoset një tavolinë e zbukuruar me mbulesë të qëndisur dhe mbi të të vendosen sende të ndryshme të siguruara nga nxënësit dhe mësuesi/ja. shtamba. modele qilimash.merret me studimin e mënyrës së jetesës së popujve dhe me kulturën e tyre. Materiale ilustruese: pamje e foto me veshje popullore. *Etnografia . enë porcelani e bakri. forma karrigesh e djepash për fëmijë. si: tabaka. Mësimi 24 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kultura popullore. tregoni efektin që transmetojnë ato në mjedise të ndryshme publike. Ata do të zgjedhin 5 posterat më të mirë. foto të prera nga revista. kontrastin e formës (madhësia ose forma e shkrimit). Të përcaktojë lidhjen e artit figurativ me traditën dhe kulturën popullore. ibrikë. Vlerësimi: Vlerësohet diskutimi i nxënësve me fjalor artistik. Për vendosjen e tyre marrin pjesë të gjithë nxënësit. Bëni dallimin midis posterit dhe njoftimit. Të përshkruajë motivet dekoruese (zbukuruese) të përdorura në objekte të ndryshme. 254 . diskutimi rreth përmbajtjes.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Trego në njoftimin tënd kontrastin e ngjyrave. Posterat e tjerë dhe njoftimet e zgjedhura vendosen në këndin e klasës. sende të ndryshme të siguruara nga nxënësit. efekti i parimeve simetri-asimetri. duke krijuar “Këndin e njoftimeve” dhe “Këndin e posterave”. kontrasti në punën e krijuar. të cilët do të vendosen në këndin e shkollës dhe 5 njoftimet më tërheqëse. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Në klasë mund të krijohet një mjedis i vogël në formën e një ekspozite etnografike. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i punës me një fjalor artistik. lugë. Hapi III: Vlerësimi Zgjidhen 4 nxënës për juri. nga dy për çdo grup. veshjet. duke treguar funksionin e tyre.

përparëset. me moshën. që tregojnë kulturën popullore. populli nuk e harroi kurrë gjuhën e tij. përdoren vetëm pamje. filxhanë e gota porcelani etj. duke pasur si qëllim kryesor mbrojtjen e trupit dhe pastaj zbukurimet e tyre. Theksojmë se veshja ishte një nevojë për të mbrojtur trupin nga faktorët klimatikë. (Nëse nuk arrihet të gjenden sende. kulturën dhe traditat. lugë. profesionin. objekte e ndërtesa të ndryshme. vallet. këngët popullore. shoqëror e kulturor të njeriut. brezat. sende zbukuruese prej bakri.Çfarë dini ju për kulturën e popullit tonë? . Veshjet u krijuan në përshtatje me stinën. që me larminë dhe variantet e tyre pasurojnë kulturën shqiptare. që endeshin e qepeshin vetë brenda familjes. kapuçonet etj.) Inkurajojmë nxënësit për të folur. Sendet mbi tavolinë mund të jenë: një çibuk. Veshjet popullore janë një nga aspektet e rëndësishme të mënyrës së jetesës. Ato janë ruajtur brez pas brezi dhe vijnë deri në ditët tona. Veshjet popullore i dallojmë sipas krahinave të Shqipërisë: 255 . Materialet që përdoreshin për të krijuar veshjen ishin: pëlhurë liri. me gjininë. Hapi II: Bisedë Shpjegojmë dhe ilustrojmë nëpërmjet figurave e sendeve që kemi të ekspozuara. zakonet. me rastin kur përdoren. shami të qëndisura. pambuku e mëndafshi.Çfarë keni mësuar nga lënda e Historisë? Megjithëse në vendin tonë janë bërë luftëra të mëdha. Zhvillimi i modeleve të veshjes ka ecur paralelisht me zhvillimin historik. tabaka. si dhe me shtresën shoqërore. . Kultura popullore spikat në: veshjet.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Ndërsa në tabelë afishohen foto të ndryshme me kostume popullore. me enë kuzhine. leshi. ibrikë. me modele qilimash e shumë pamje të tjera. Elementet më të hershme të veshjeve konsiderohen llojet e shalleve që hidheshin krahëve. pirunë. sende prej druri.

në ngjyrë. të zigzageve e të pikave. ku është përdorur motivi dekorues etj. Veshje popullore të krahinave të Shqipërisë së Mesme për të dyja sekset. si: ibrik. e kapakëve të dollapëve. trapazanët etj. Kultura popullore shfaqet edhe në modelimin e enëve të kuzhinës. patate. p. Mësuesi/ja e ilustron shpjegimin e tipave të veshjeve me figura. Tipike është forma e modelimit të shtambës dhe vendosja me elegancë e dy veshëve anësorë. jakë. gdhendja me dru e tavaneve. sende e figura me veshje popullore. dorezat e shkopit.Ku e shikoni lidhjen e artit figurativ me kulturën popullore? (në formë. pjesët e përparme të jelekut. por edhe në mobilimin e shtëpisë. 256 . fije me ngjyra. 3. E veçantë është forma e shtambave prej balte. baule të zbukuruara ku mbaheshin rrobat. Veshje popullore të krahinave të Shqipërisë së Jugut për të dyja gjinitë. Për të gjitha çka u tha më lart mësuesi/ja bën ilustrimin me figurën ose mjetin që ka siguruar. sapun. përdorimi i velenxave. . e çarçafëve etj. të vendosura në mëngë. copë. në orenditë e brendshme. si: enë prej druri. 2. dhoma e miqve e shtruar me qilima e sixhade. e poçeve që kryesisht përdoreshin për të mbajtur ujin e pijshëm dhe ushqime të konservuara. tregohet figura dhe emërtohen pjesët e veshjes. sidomos te veshja e grave. në përmbajtje etj.sh. të gjetheve. plastelinë. duke bërë dallimin e motiveve dekoruese në veshje e objekte të ndryshme të kulturës popullore.) Detyrë: Sillni në klasë për orën tjetër: lapostila.: veshja mirditore (tregohet figura dhe pjesët e veshjeve në tabelë). Veshje popullore të Shqipërisë së Veriut për të dyja gjinitë. Hapi III: Diskutim Udhëzohen nxënësit të marrin në dorë njërën prej fotove me veshje popullore që kanë sjellë (ose i jepet nga mësuesi/ja) dhe të diskutojnë rreth tyre për gjithçka që dallojnë. bucelë. Kultura e popullit tonë nuk dallon vetëm në veshje. p. Në mobilimin e mjediseve të brendshme të shtëpisë janë për t’u dalluar: shtretërit prej druri me parvaze të gdhendura. mandolinë. tregon përbërësit dhe motivet popullore. gjilpërë.sh!: veshja dardhare.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” 1. Tregojmë në figurë emërtime të tjera enësh balte. format e karrigeve. Në veshje dallojmë qëndisjet e ndryshme me rruaza. jastëkë të qëndisur. Motivi ka formën e luleve. grep etj. Tek orenditë e shtëpisë motivet dallohen te qëndisja e jastëkëve. të vijave harkore. në mjetet e punës. e qypave. për gdhendje. fyell) çibukët. Në këto enë balte bie në sy motivi popullor i kryer me gërvishtje ose me pikturë. instrumentet popullore (çifteli.: veshja tiranase: tregohet figura dhe emërtohen pjesët e veshjes. p.sh. prej balte etj. në enët e kuzhinës etj. Nga zbukurimet me gdhendje të drurit vlejnë për t’u përmendur djepet. Enët prej bakri dhe porcelani janë të zbukuruara me lule e motive (tregohen nga sendet që janë sjellë në klasë). temina ose fije mëndafshi. katruve etj. në përparëse.

grep. objektet dhe motivet dekoruese (ora II) Histori dhe kulturë . fije me ngjyra. gjilpërë. duke nxjerrë në pah formën. Materiale ilustruese: pamje. laps. plastelinë. Mjete pune: fletë vizatimi.kopjimi i motiveve popullore Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë karakteristikat e veçanta të motivit popullor në disa veshje e objekte që përbëjnë kulturën popullore. lapostila.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Mësimi 25 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Kultura popullore. duke vlerësuar traditën dhe kulturën e popullit tonë ndër shekuj. Të pasqyrojë motivin popullor në krijimin e tij me anë të teknikave të ndryshme. sende e veshje që përbëjnë kulturën popullore. kostum popullor për gra kostum popullor për burra 257 . sapun ose patate. stilin artistik dhe funksionin. veshjet. thikë plastike. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Në tabelë vendosen tri foto me tri modele veshjesh të ndryshme. Njihen nxënësit me krahinën ku përdoret veshja dhe pjesët dekoruese të veshjes. ngjyrën. Të diskutojë rreth krijimit. foto. temina. copë. rruaza.

Pas vizatimit përdoren lapostilat për të ngjyrosur. skulpturës dhe tekstilit). Mbi tavolinë nxënësi mund të mbajë edhe pamjet ose sendet që ka sjellë vetë. ngjyra dhe funksioni. fustanellën.Ku e shikoni ju kulturën popullore? (te veshjet. materialet e përdorura gjatë punës dhe mjetet e realizimit të saj. ngjyrat. qypi. Ky grup do të merret me modelimin dhe gdhendjen e sendeve të ndryshme.Çfarë mësoni nga kultura popullore? (traditat. gdhendjet dhe qëndisjet.Çfarë mendimi keni për motivet dekoruese që shikoni në këto foto.A ka lidhje mes Edukimit figurativ dhe kulturës popullore? (po. si: jelekun. sende zbukuruese etj. çibukësh. modelet e ndryshme të gdhendjes te forma. rruaza ose temina etj. Këtu mund të bëjë pjesë edhe punimi me grep. Mbi copën e bardhë do të vizatohet me laps një pjesë motivi e marrë nga veshjet popullore. kanë ngjyra. modele armësh. ruajtjen e traditës etj. të mëngëve. historinë e zhvillimit të popullit tonë ndër shekuj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Theksohet motivi që është përdorur në qëndisjen e jelekut. . Pastaj mbi vijën e lapsit do të kalojë qëndisja me gjilpërë me fije me ngjyrë dhe me rruaza ose temina. Përgëzohen nxënësit për krijimet dhe jepen çmime. Hapi III: Analiza Në tabelë afishohen pikturat e veshjeve. poçet..A keni dëshirë të bëni një krijim me motive popullore? Hapi II: Veprimtaria Ndahet klasa në tri grupe (grupi i pikturës. Me sapun ose patate mund të gdhenden forma lugësh. te motivet.) . nëse ka dëshirë. forma. si: sende zbukurimi. sapun. Nxënësit si model do të kenë fotot në tabelë ose fotot e gjetura vetë. Nxënësit lëvizin duke vëzhguar krijimet e njëri-tjetrit. bucela. Pastaj kalohet tek objektet. duke treguar teknikën. Teknikat e modelimit të gdhendjes janë të njohura. fije me ngjyrë dhe gjilpërë. mund ta vizatojë të gjithë veshjen. ngjyra. pirunësh. të përdorura në objekte të ndryshme? (të bukura. objektet. funksioni). . shallin.) . por. motivin. • Grupi i pikturës do të punojë me lapostila në këtë mënyrë: çdo nxënës është i lirë të zgjedhë veshjen dhe motivet e saj dhe të vizatojë një pjesë të veshjes. forma e kokës së shkopit etj. enë kuzhine. forma të veçanta. xhubletën etj. sendet zbukuruese etj. prandaj nxënësit fillojnë nga puna. përparësen. ibriku etj. ndërsa në tavolinën pranë tabelës vendosen modelimet. opingat. funksiononin. Me plastelinë mund të modelohet shtamba. • Grupi i tekstilit (qëndisje ose punë me grep): Mjetet e punës së këtij grupi janë: copa e bardhë. orenditë shtëpiake. tërheqëse etj. Në këtë mënyrë brenda grupit do të ketë krijime të ndryshme. format. • Grupi i skulpturës: Në këtë grup janë grumbulluar nxënësit që kanë mjetet: plastelinë. Të gjithë prezantojnë punën e tyre. patate. Të gjitha punimet vendosen në mjediset e klasës. jakës dhe përparëses. Nxënësit vazhdojnë të punojnë të qetë modelet e tyre. 258 . Përshkruhen motivet dekoruese.) . si: enë kuzhine.

Të dallojë motivet popullore në këto objekte dhe trajtimi i tyre me stil artistik.Ku përdoren qilimat e sixhadet? A keni në shtëpitë tuaja? . Korçë) . .endja dhe materiali Bisedë e ilustruar Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë proceset e punës së prodhimit të sixhadeve dhe qilimave në një punishte artistike. Dituri natyre: Krahinat e Shqipërisë. Mësimi 26 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Arti i sixhadeve.Si quhet mjeti me të cilin punohet qilimi ose sixhadeja? Paraqesim pamjen e një tezgjahu. 259 . qilim me motive popullore Bisedohet me nxënësit rreth pamjeve.Çfarë shikoni në figurë? . Histori: Kultura dhe tradita e popullit tonë ndër vite. Materiale ilustruese: pamje e foto të qilimave e sixhadeve dhe pamje të mjeteve të punës me tezgjah.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Vlerësimi: Vlerësohet puna e nxënësve për të pasqyruar motivin popullor në krijimin e tyre me anë të teknikave të ndryshme. Vlerësimi i traditës dhe kulturës së popullit tonë. fije të ndryshme. Shkodër.Ku prodhohen ato? (në punishte artistike) .A ka në vendin tonë punishte të tilla? (në Krujë. Të identifikojë materialet dhe mjetet e punës me të cilat punohet qilimi dhe sixhadeja. qilimave Histori dhe kulturë . Ai është i ndërtuar kryesisht me materiale druri. Integrimi: Gjuha shqipe: Përshkrimi i veshjeve popullore e objekteve të tjera. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Njohja me mjetet e punës Në tabelë afishohen pamjet me anë të të cilave do të njohim nxënësit me proceset e punës për krijimin e qilimave dhe sixhadeve.

Hapi III: Motivi popullor Pasi diskutuam materialet dhe ngjyrat. U shpërndajmë nxënësve pamje e foto të prera nga revistat dhe ato do të diskutojnë për qilimin në foto rreth motivit të përdorur. Tregojmë foto e pamje ku dallohen ngjyrat format. Fijet punohen në trashësi të ndryshme. Nëse sfondi është me ngjyrë të zezë. krijojnë larmi formash dhe ngjyrash. vijat që formojnë formën e halave të peshkut etj. duke vendosur ngjyra në kontrast. 260 . te petalet dy ose tri tonalitete: vishnje. të zeza. Në mes të rombit zgjidhet ngjyra dalluese dhe vijat formojnë formën e një fluture. ndryshoi cilësia dhe shpejtësia e punës. Motive të tjera dalluese janë forma e luleve me petale karakteristike dhe gjethet e gjelbra. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi me fjalor artistik i artit të sixhadeve e qilimave dhe i motivit popullor. ku puna kryhej me mjete mekanike më të modifikuara. e verdhë ose e bardhë. Në qilima mbizotërojnë ngjyrat në kontrastet.. Demonstrohen pamjet në figurë. si vijat zigzage. Punimi me thekë është stil tjetër punimi. të cilat përdoren nga endësja për të krijuar motivet. ngjyrat. motivet kanë ngjyrë të kuqe. Kryesisht në qilima motivet që bien në sy janë forma të krijuara nëpërmjet vijave. tani kalojmë te motivet e përdorura në qilima e sixhade. kur sfondi është i kuq. vijat.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Mbi të janë lidhur disa fije në mënyrë vertikale mbi të cilat të endet fija e leshit. motivet. e cila do të krijojë qilimin. do të dallojnë motivet e krijuara nëpërmjet vijave të tjera. ku qilimi përfshihet nga fije të gjata mbi të dhe me ngjyra e motive në forma të ndryshme. Pra. të bardha etj. tezgjah Hapi II: Bisedë rreth materialeve e ngjyrave Materialet që përdoren për të punuar qilimat dhe sixhadet janë kryesisht prej leshi. si: vija e drejtë e ndërprerë. rozë dhe në zemër të lules. të verdhë. Histori: Tradita dhe kultura e popullit tonë. motivet janë me ngjyra blu. Vlerësimi: Vlerësohen njohuritë e marra rreth punimit të qilimave e sixhadeve. Me kalimin e kohës teknika e punimit të qilimave përparoi. Këtu përdoren tonalitete ngjyrash te gjethet përdoren dy të gjelbra. e kuqe. Shënim: Kjo orë mund të realizohet edhe me një ekskursion në Krujë pranë punishteve artistike. duke u bashkuar me njëra-tjetrën formojnë formën e rombit. të gjelbra. Pastaj ngjyrosen dhe përdoren për të krijuar figura e forma me anë të ngjyrave. të bardhë etj. Gjithashtu. tonalitetet dhe kontrasti ndërthuren. të cilat. Gjepat me fije me ngjyra ndodhen në të dyja anët e tezgjahut. të verdha. materialet. mjetet.

Është i njohur në disa gjini arti. ai mësoi mjeshtërinë e skulpturës nga i famshmi Rubino. Të përvetësojë nga artistët mënyrën e të krijuarit dhe të vlerësimit të një vepre arti që i reziston kohës. balerinë. Liqeni i Ohrit. teknikat. por më të njohur e bëri veprimtaria në fushën e skulpturës. Odhise Paskali lindi në Përmet më 1903. ku u diplomua për Histori arti. fotografë? Thoni disa prej emrave të tyre. Pogradeci i vjetër etj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Mësimi 27 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Artistë shqiptarë dhe vepra e tyre Histori dhe kulturë Bisedë e ilustruar Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë interes ndaj artistëve shqiptarë dhe veprave të tyre. Materiale ilustruese: foto të veprave të piktorit Vangjush Mio dhe të skulptorit Odhise Pakali. arkitektë. ngjyrat. 261 . Tregojmë portretet e tyre. Shkruhen në tabelë emra artistësh të thënë nga nxënësit. krijoi monumente të figurave të heronjve dhe rilindësve. disa prej tyre janë: Portret plaku. Në moshën 17-vjeçare shkoi në Rumani dhe kreu shkollën e Arteve të Bukura në Bukuresht dhe studimet e larta i kreu në Itali. ku mori mësimet e para. Ai pikturoi peizazhe e portrete. aktorë. Në vitin 1920 ndoqi studimet në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë në Universitetin e Torinos në Itali. Autoportreti. Ka marrë titullin “Artist i Popullit”. Shumë punime të tij ndodhen në Muzeun Kombëtar të Tiranës. Odhise Paskali është nismëtari i shoqatës “Miqtë e artit” dhe bashkëthemelues i shkollës së vizatimit. . si dhe të njerëzve të thjeshtë. stilet e ndryshme dhe motivin e saj.A njihni artistë të tjerë: piktorë e skulptorë. Krahas studimeve. Ishte një nga piktorët realistë. Është autor i statujave të bronzit dhe skulpturave monumentale. Vangjush Mio (piktor) lindi në Korçë më 3 mars 1891. muzikantë. Të dallojë elementet përbërëse në një vepër arti. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Njohja me artistët dhe veprat e tyre Sot do të marrin informacion rreth dy artistëve shqiptarë: piktorit Vangjush Mio dhe skulptorit Odhise Paskali.

Cili është motivi i kësaj vepre? (e pikturës dhe skulpturës në fjalë) . Të dyja pikturat përshkohen nga vërtetësia e ngjyrave. kontrasti. “Luftëtari Kombëtar” Disa nga veprat e Vangjush Mios janë: “Natyrë e qetë me fruta”. Piktori ka punuar në teknikën e vajit. Luftëtari Kombëtar në bronz.Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet mes veprave të ndryshme të artit? . Hane).A e paraqet arti natyrën dhe jetën njerëzore? . vijat. Shokët në Përmet. Është vendosur në bulevardin kryesor të qytetit të Korçës. format. ku theksohet jehona e gjithë patriotizmit tonë në shekuj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Hapi II: Veprat e autorëve Disa nga veprat e Odhise Paskalit janë: Malësori. Në foto paraqesim skulpturën Luftëtari Kombëtar e derdhur në bronz.Çfarë ndjeni kur shikoni një vepër arti? Loja-problemë: Jepen detaje të një vepre dhe kërkohet të gjendet vepra dhe autori kur ato janë të ilustruara. me tipare të qarta shqiptare. teknikën. Pra. Siç e shikoni në foto. 320 cm. përmbajtjen. tonalitetet që krijohen mes pjesëve të ndriçuara nga dielli dhe ato në hije.Çfarë dalloni në një vepër arti? (elementet përbërëse. Dhe kjo dallon në gjithë portretin dhe tiparet e tij prej luftëtari. Monumenti i Skënderbeut në Krujë e Tiranë (me bashkautorë I. veshja karakteristike dhe arma në dorë. Përshkrimi i një vepre arti me fjalor artistik. Vlerësimi: Vlerësohen njohuritë e marra për artistët dhe veprat e tyre nëpërmjet ilustrimeve. ngjyrat. e shumë punime të tjera. a mund të thoni motivin që ka frymëzuar skulptorin për të kryer këtë vepër? Është vlerësuar si një nga krijimet më të çmuara të autorit dhe më të bukurat e gjitha skulpturave shqiptare. Tregojmë fotot e dy pikturave: “Natyrë e qetë me fruta” dhe “Vjeshta”. “Rrugë në Korçë” etj.A ka ngjashmëri një vepër arti me objekte të zakonshme? . 262 . Motivet janë zgjedhur nga jeta e përditshme e njerëzve dhe tërheqja e veçantë ndaj natyrës. kontraste e tonalitete ngjyrash) . “Vjeshta”. paraqitet një luftëtar.Cilat elemente janë realizuar më bukur në këto vepra? . A. Paço. Integrimi: Gjuhë shqipe: Pasurimi i fjalorit me terma arti. I urituri në Romë. “Vjeshta” Hapi III: Analizë .

. Pallatet do të kenë forma kubesh dhe kuboidesh të larta. Të punojë në grup për të realizuar objekte në funksion të maketit. Kjo mund të bëhet edhe me letra me ngjyrë.Cilat janë ato objekte që ju bëjnë përshtypje më shumë nga pamja. Bashkohen tavolinat dhe nxënësit duhet të ulen në rreth për efekt të komunikimit midis tyre rreth projektit të ndërtimit të arkitekturës së vendbanimit të tyre. me lapostil. rrugë. parqe. të ulëta etj. vizatohen format e dritareve ose të ballkoneve. laps. .Si quhet lagja ku ju banoni? Identifikoni disa nga objektet që përbëjnë lagjen tuaj. lapustila. Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme nga vendbanimi ku jetoni.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Mësimi 28 Tema: Arkitektura e vendbanimit (ora I) Linja: Teknika: Objektivat: Lidhja ndërlindore me jetën dhe mjedisin Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë arkitekturën e vendbanimit të tij. Të përdorë materiale e mjete të ndryshme për të krijuar figura e objekte trepërmasore. shkolla. ngjitës. nga forma apo ngjyra? . .Çfarë nuk ju pëlqen dhe si do ta ndryshonit ju? Për të gjitha këto që ju thatë mbi vendbanimet tuaja. Hapi II: Veprimtaria Ndahen nxënësit në 4-5 grupe. Zgjidhen ngjyrat. Mundësisht asnjë nxënës i grupit nuk duhet të rrijë pa punuar. 263 kartoni me ngjyra.Çfarë shikoni në këto pamje? (një lagje qyteti) . njerëz) Diskutohet edhe për pamje të tjera ku paraqiten qendra e qytetit. duke identifikuar mjedise dhe objekte të ndryshme. dyqane. vizatohen përmasat dhe pastaj kryhet prerja dhe ngjitja e kartonit dhe më pas. pallatet? A ka dyqane. rrugë gjelbërim. Mjete pune: Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Me anë të pamjeve inkurajojmë nxënësit për të folur. ju sot mund të projektoni arkitekturën e vendbanimit tuaj me anë të një maketi të vogël. gërshërë. vend parkimi? .Ç’gjëra të bukura ju tërheqin në lagjen tuaj? Po në qytetin tuaj? Po në qendrën e qytetit? . priten në forma katrore dhe ngjiten. kënde lojërash. vizore. Në fillim do të punohen format e pallateve me karton. shkolla. institucione etj.Çfarë objekti vini re në këtë lagje? (shtëpi. letër. . pemë. pallate të lartë. lulishte.Si janë shtëpitë.

ngjitës. Hapi III: Analizë Në minutat e fundit të orës nxënësit duke vëzhguar punën e kryer shkëmbejnë mendime. Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme nga vendbanimi ku jeton. Të shpjegojë punën e bërë në grup dhe inkurajimin për ndryshim. karton i madh i bardhë. duke prerë forma lodrash me karton. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Bëjmë vendosjen e nxënësve në bazë të grupeve si në orën e parë. një shkollë. Nxënësit diskutojnë dhe bëjnë planin për pasurimin e maketit të tyre. lodra. Bisedohet me nxënësit pa filluar puna se si e kanë projektuar ata lagjen apo një pjesë të vendbanimit të tyre. vinovil.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Dy nxënës të tjerë të grupit mund të ndërtojnë një minimarket. një farmaci apo spital. të cilin do ta ndërtojnë me anë 264 . Mësimi 29 Tema: Arkitektura e vendbanimit (ora II) Linja: Teknika: Objektivat: Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Teknikë e përzier Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të ndërtojë maketin e vendbanimit të tij nëpërmjet objekteve të përgatitura vetë. Gjithashtu sillni edhe sende. Detyrë: Punoni objekte të tjera në shtëpi në shërbim të maketit dhe sillini në klasë. Dy tavolina të bashkuara dhe përreth tyre nxënësit të ulur. makina në funksionon të maketit tuaj. Lihen nxënësit të lirë të punojnë me imagjinatë. Dy nxënës të tjerë merren me ndërtimin e një këndi lojërash. Mbi tavolina vendoset letra e bardhë e madhe (ose karton i madh). Dy të tjerë do të ndërtojnë me karton të gjelbër forma pemësh të ndryshme. Të krijojë mjedise të ndryshme me objekte e gjelbërim. Objektet e ndërtuara sistemohen në mjediset e klasës për t’i vazhduar në orën në vazhdim. shilarës. Mjete pune: objektet e përgatitrura nga ora e parë. Mësuesi/ja vëzhgon punën e çdo grupi dhe pyet rreth objekteve që ata kanë ndërtuar e jep mendime ndihmëse. sende të ndryshme në funksion të maketit. lapostila.

imagjinatën dhe dëshirën për të krijuar diçka ndryshe në maketin e tij. Nxënësit rrinë përreth dhe vështrojnë maketin e krijuar nga ata vetë. qytetin e tyre. Aftësim teknologjik: Përdorimi i materialeve të ndryshme dhe mjeteve të punës. është më e lehtë të vendosen objektet për të plotësuar maketin e lagjes. letër. vendi i policit etj. gërshërë. ngjitës etj.Të pëlqejnë punimet e shokëve? . duke formuar kështu një qytet të tërë.A ka ndonjë gjë të tepërt. dëshira e tyre për të krijuar dhe për të ndryshuar vendbanimin e tyre. Hapi III: Analiza Pasi është përfunduar puna e çdo grupi veprohet kështu: Bashkohen në qendër të klasës tavolinat së bashku me maketet. Pastaj skicohen vendet ku do të vendosen pallatet. Vijat e rrugës vizatohen me lapostila. karton.). që nxënësit kanë sjellë nga shtëpia.Çfarë materialesh përdore? . pra. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrim i arkitekturës së vendbanimit të tyre. Për pemët dhe objektet e vogla mund të përdoret ngjitës për t`i fiksuar në bazament. Nxënësi shfrytëzon të gjitha mundësitë e tij. apo që duhet shtuar ose ndryshuar në punën e shokëve? . Do të shfrytëzohen edhe sendet apo lodrat (makina. dyqanet.Çfarë ke ndryshuar në objektet e tua? . pika e vija. Vlerësimi: Vlerësohet puna e të gjithë grupeve dhe veçohen nxënësit që kanë punuar më mirë. Vlerësohet edhe fantazia e nxënësve.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” të objekteve të ndryshme që vetë i kanë përgatitur. që në fillim do të projektohet rruga kryesore e lagjes dhe rrugica të tjera. vendi i semaforit.Çfarë objektesh përfshihen në maketin tënd? . figura njerëzish etj. katroret e pemëve. pra vijat anësore dhe vijat e bardha. Hapi II: Veprimtaria Pasi është bërë skicimi në bazament. rrugët etj. 265 . Çdo nxënës do të tregojë çfarë ka punuar dhe cili ka qenë mendimi i tij për ndryshme në projekt. Udhëzojmë që puna të fillojë kështu: Me laps.Cilat objekte të pëlqejnë nga ato që janë në të vërtetë në lagjen tënde? . Nxënësit punojnë në grup për të vendosur objektet në vendet përkatëse.Cilin objekt ke punuar ti? . Të gjitha këto skicohen me shenja. .A mendoni se arkitektët janë artistë? Cili dëshiron të bëhet arkitekt? Maketi vendoset në mjediset e klasës.

Të shprehë mendime për punën në grup dhe kënaqësinë që ndjen gjatë lojës me letrat e krijuara vetë. Mjete pune: letër vizatimi ose karton. duke diskutuar figurat simbolike dhe funksionin e tyre në një lojë.: loja e futbollit ka topin dhe fushën. loja e shahut ka gurët e shahut. si: spathi.sh. .Çfarë lojërash bëhen me këto letra? (xing.: Unë kam letrën me numër 5. figura simbol është spathi ka 5 figura me ngjyrë të zezë. Përqendrohemi te mjeti me të cilat realizohet loja. ku tregohen çaste nga lojëra të ndryshme fëmijësh. 266 . Të punojë në grup për të krijuar një set letrash-lojë me anë të stampimit. por edhe për lojën e tyre të preferuar. maç. letra bixhozi. Pasi flasin të gjithë nxënësit për të fiksuar llojet e figurave simbol të letrave. karro. penel i sheshtë. p.A dini ju t’i luani të gjitha këto lojëra? U shpërndahet nxënësve nga një letër bixhozi secilit. vizore. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Në tabelë janë vendosur pamje e foto.) . Ajo ka formë drejtkëndëshi me cepa të rrumbullakët. dhe kështu përbri lojërave mësuesi/ ja shkruan në tabelë mjetin me të cilin kryhet loja. pesëkatësh etj. lapostila. Nxiten nxënësit që të flasin për lojërat që shikojnë në figura. laps. numri.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Mësimi 30 Linja: Teknika: Objektivat: Tema: Krijim me stampa “Letrat e bixhozit” Tematika Stampim Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë ndërtimin e letrave të bixhozit. murlan. p. duke luajtur lojëra të ndryshme. Çdo nxënës do të përshkruajë letrën e tij nga forma. Pesa në lojë mund të këmbehet me 2 dhe 3 dhe vetë pesën etj. Mësuesi/ja merr në dorë kutinë me letrat e bixhozit dhe ua tregon nxënësve. gërshërë ose bisturi. pyesim nëse ata kanë dëshirë të krijojnë vetë letra bixhozi me anë të stampimit.sh. tempera. Materiale ilustruese: foto e pamje me grupe fëmijësh. kup. Mësuesi/ja shkruan në tabelë titujt e lojërave që thuhen nga nxënësit. ngjyra. figura simbol dhe funksioni gjatë lojës së bixhozit.

dhe tjetri për grupin që ka krijuar letrat më të bukura. e cila mund të realizohet duke përdorur si shabllon një letër bixhozi. Q). një për atë grup që fiton lojën.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Hapi II: Veprimtaria Ndahet klasa në 4 grupe. krijimit dhe punimin me stampë dhe punën në grup. Ata japin mendime për punën e tyre dhe tregojnë hapin më të vështirë të punës. siç është prerja e stampës.Si emërtohen letrat? . Grupi i katërt: do të krijojë letrat “karro”.: spathi. Çdo grupi i shpërndahen letrat që do të ketë si model: Grupi i parë: do të krijojë letrat “spathi”. maç. Vlerësimi: Vlerësohet puna e nxënësve për përdorimin e mjeteve të punës. Në fillim do të stampohen tri letrat: “Çupë” “Kërr” “Fant”. dy nxënës merren me vizatimin e modelit të figurës simbol. ulen në mes të klasës dhe të tjerët rrinë rreth e qark. merren me prerjen e figurës për të nxjerrë negativin. Do të jepen dy çmime. Një nxënës i vizaton me laps dhe dy të tjerë i presin me gërshërë. Zgjidhen katër nxënës nga një për çdo grup. fiksohet mirë. . 267 . që të kryejnë vizatimet e figurave. Në një karton tjetër. ngjyroset negativi me bojë të zezë temperash dhe kalohet lehtë mbi negativ. merret peneli i sheshtë. kup.A dini ju të bëni “truke” si magjistari? Disa nxënës mund të demonstrojnë. Hapi III: Analizë Për disa minuta nxënësit lihen të lirë të vështrojnë punën e kryer në çdo grup. Pasi krijohet forma. Pasi e vizatojnë.Sa letra janë gjithsej? (52 + dy xhola) . Ata do të bëjnë një lojë me letrat e krijuara vetë. dy nxënës të tjerë shkruajnë me lapostil të zi numrat në dy cepat e letrës (diagonal). Përveç letrave nga 1 deri në 10 grupi do të krijojë edhe letrat “Çupë” “Fant” “Kërr”. Matematikë: Numrat dhe figurat simetrike.A ju kujtohet ndonjë person tjetër që letrat e bixhozit i përdor si mjet pune? (magjistari) . Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i një letre bixhozi. Pjesëtarët e tjerë të grupit merren me stampimet e figurave në 10 letrat e tjera. J. J realizohet me lapostil. Vendoset negativi në cep të letrës. Grupi i tretë: do të krijojë letrat “çupë”. Pasi është ngjyrosur e gjithë figura hiqet me kujdes dhe vazhdohet me cepin tjetër. Letrat e grupeve bashkohen. Grupi i dytë: do të krijojë letrat “maç”. Shkrimi i shkronjave në cepa K. p. Q. Puna në grup do të organizohet kështu: mbi kartonin e bardhë do të vizatohen 12 forma drejtkëndëshi. i cili do të përdoret për t’u stampuar me të të gjitha letrat.sh. karro. shkrimi i shkronjave (K. Këto letra do t’u jepen nxënësve më të talentuar të grupit.

A keni dëshirë t’i krijoni ato me teknikën e temperave? Hapi II: Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit që të vizatojnë në letrën e vizatimit me laps pemët në dimër ashtu si ata i mendojnë. rrugë etj. . kryesisht me pak elemente. Aktivizohen nxënësit që të flasin rreth tyre duke identifikuar format. Pra. të shtrembër. me shumë degë. vijat në krijimin e tij dhe të shokëve.Këto ju i shikoni në pamje. pa gjethe. Disa elemente mund të ndërthuren kështu: një liqen i vogël që nuk është i mbuluar nga dëbora. laps. Vihet re se këtu do të mbizotërojnë ngjyrat e 268 . vijat dhe ngjyrat që shikojnë etj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” TEMA NË NDIHMË TË MËSUESIT/ES PËR T`I PËRDORUR PËR ORËT NË DISPOZICION Orë e lirë Teknika: Objektivat: Tema: Pemë në dimër Tempera Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë stinën e dimrit duke identifikuar forma. Në breg të tij dhe në anë të rrugës ndodhen 4-5 pemë të larta me trupa të ndryshëm: të drejtë. Pasi është skicuar forma (me pak elemente për t’u punuar më lehtë). pemë. Mjete pune: letër vizatimi. pa gjethe. trupi i pemëve nuk është njëlloj ato ndryshojnë sipas llojit të pemës. disa pemë të larta. tempera. disa të shkurtra. Të komunikojë ndjesinë që krijojnë ngjyrat. po në imagjinatën tuaj si i mendoni pemët në dimër? (të zhveshura. mund të marrin elemente edhe nga pamjet në tabelë. vija. . duke i përcaktuar më parë ato. të shtrembëruara). gomë. të drejta. format. dëborë.Si do të dukeshin pemët kur dëbora fillon të mbulojë vendin? . Materiale ilustruese: pamje e foto dimri. mjete pastrimi. penela. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Paraqesim përpara nxënësve pamje e foto të stinës së dimrit. Të përdorë kontraste e tonalitete ngjyrash për të krijuar pemët në dimër. me ngjyra të errëta. Në anën tjetër të liqenit dallohen disa shtëpi të vogla dhe disa pemë të tjera të vogla. degë të holla ose të trasha. ngjyra. do të hidhen ngjyrat.

Mësuesi/ ja u drejton pyetje: . Qielli do të pushtohet nga një gri pak e hapur. grisë në të bardhë. Pas kësaj.Ku i keni përdorur format. Në rrugë përdoret edhe ngjyra gri. grisë. Pastaj kalohet te pemët që janë në plan të parë.Çfarë tonalitete ngjyrash ke përdorur? .A të pëlqen pema jote? . Diku do të ketë pak ngjyra të ngrohta. si: blu. për përdorimin e kontrastit e tonaliteteve të ngjyrës. Në fillim do të konturohet me penel të hollë forma e trungut. Dituri natyre: Stinët. për të krijuar kontrastin mbi këto tonalitete ngjyrash vetëm boja e bardhë e përzier me penel dhe vendoset vetëm në disa degëza ku dëbora duket më shumë.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” ftohta. pak të gjelbër të përzier. por edhe e përzier me blunë. blu me kafe etj.Çfarë ndien kur shikon krijimin tënd kaq të bukur? . vijat? .Cilat janë elementet përbërëse në krijimin tuaj? . 269 . e gjelbër e errët dhe disa tonalitete që do të dalin nga përzierja me ngjyrën e bardhë. ngjyra e bardhë përzihet me bezhën (okër) dhe kalohet mbi trung dhe degë në vendet që ka zënë dëbora dhe në fund. e degëve të mëdha e të vogla me ngjyrë kafe. Pastaj me kafe dhe pak të zezë me penel të hollë kalohet përreth trungut deri te degëzat e vogla me vija të holla (nga pjesa e hijes).Cili nga krijimet e shokëve/shoqeve të pëlqen? Përgëzohen nxënësit dhe përzgjidhen krijimet më të mira. karakteristikat e tyre. Liqeni do të ketë tonalitete të blusë. shtëpitë dhe disa pemë në sfond do të kenë ngjyra të zbehta të përziera me të bardhën.Cilat ngjyra të krijojnë kontrastin? . e zezë. Hapi III: Analiza Nxënësit vendosin punët e përfunduara në tabelë dhe diskutojnë rreth tyre. e bardhë me kafe në trung e degë. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i stinës me gjuhë artistike. Vlerësimi: Vlerësohet aftësia e nxënësve për të komunikuar mendime dhe ide rreth punës. gjithashtu edhe në sipërfaqen e tokës përreth pemëve në breg të liqenit dhe konturet e rrugës.

Çfarë ngjyrash preferoni? (ngjyra të theksuara. nxënësit etj. gjelbër. Materiale ilustruese: pamje e foto me modele veshjesh për fëmijë në veprimtari të ndryshme.A e pëlqeni modën? . portokalli. e kuqe.) .Cili nga djemtë do të përshkruajë veshjen që i pëlqen më shumë? Shënohen në tabelë disa prej tyre: veshje me xhins. blu etj.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Orë e lirë Teknika: Objektivat: Tema: Veshja dhe moda Lapostila Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një veshje që i pëlqen më shumë për moshën e tij.Çfarë ju tërheq vëmendjen në këto figura? (veshje të ndryshme) .Çfarë rrobash vishni kur dilni ose të festoni? . Mjete pune: fletë vizatimi. . veshje sportive.Si e dalloni mbretin në një film? Po shërbëtorët? Po luftëtarët etj. oficeri. veprimtarisë) . veshje me këmishë dhe pantallona doku.) .A vishen të gjithë njerëzit njëlloj? . mjeku.A ndryshon ajo çdo vit? .Cilat profesione dallohen nga veshja? (polici.Çfarë rrobash vishni në shtëpi? Pra. veshje me fund xhins veshje me minifund me geta etj.Çfarë uniforme vishni ju në shkollë? . kuzhinieri. profesionit.Po moda. Të krijojë një model me veshjen e preferuar. Bisedohet rreth tyre.Cila është moda e fundit? . Edhe ju fëmijët keni veshjet tuaja që i praktikoni sipas veprimtarisë suaj. laps. a ka lidhje me veshjen? . . moshës. lapostila.Cila nga vajzat do të përshkruajë veshjen e preferuar? Veshje me fustan me bel të shkurtër dhe me pala. Të shpjegojë krijimin duke transmetuar mendime dhe ide rreth modës së veshjes. punonjëset e bankave. Zhvillimi i mësimit Hapi I: Nxitja Paraqesim figurat në tabelë që nxënësit të ambientohen me to. modele veshjesh të prera nga revistat. . .Si ndryshojnë veshjet (sipas gjinisë. 270 . gomë.Çfarë dini ju për veshjet? . edhe veshja është një mjet komunikimi dhe ndryshon sipas veprimtarisë që kryen.

Çfarë ngjyrash ka në modelin tënd? Pse të pëlqen kjo veshje? . rëndësi ka të pasqyrojë veshjen.Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ” Hapi II: Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit të krijojnë modelin e tyre të preferuar të një veshjeje.Cilat janë pjesët përbërëse të saj? . . Hapi III: Analiza Ekspozohen në tabelë punët e përfunduara të nxënësve. duke treguar formën. përdorimi i ngjyrave dhe i formave të ndryshme.Si quhet veshja që të pëlqen? .Për ç’rast e përdor këtë veshje? . 271 .Çfarë do t’i shtojë ose do t’i hiqje kësaj veshjeje? . veshja si mjet dallues. Më parë veshja skicohet në fletë me laps dhe pastaj ngjyroset me lapostil. Edukatë shoqërore: Profesionet.Cila veshje të pëlqen më shumë në modelet e shokëve? Vlerësimi: Vlerësohen krijimet e nxënësve dhe përzgjidhen më të mirat për ekspozitën e klasës. Ngjyrat zgjidhen sipas dëshirës. ngjyrat dhe funksionin e tij praktik. Pasurimi i fjalorit. Në model nxënësi mund të vizatojë veten e tij ose një figurë tjetër. Vlerësohet edhe aftësia për të përcaktuar një model veshjeje sipas shijeve të tij. Secili bën zgjedhjen sipas dëshirës të formës së veshjes. duke krijuar kontraste ose kombinacione tonalitetesh. Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i veshjes dhe modës me fjalor artistik. Secili bën prezantimin e modelit të tij.

...............59 Edukimi figurativ 2 ................................................................................108-154 Edukimi figurativ 4...Libër mësuesi “Edukim figurativ 5” Përmbajtja e lëndës Edukimi figurativ 1 ...................... 1..................................................................................................155-210 Edukimi figurativ 5....................................................211-271 272 ............................................................................................................. 60-107 Edukimi figurativ 3 .................