amilja tradicionale shqiptare dhe alternativat “jotradicionale” të saj Familja shqiptare para dhe pas shndërrimeve demokratike...................................

6 Familja tradicionale dhe alternativat “jotradicionale” të saj.................................. 8 Përbërja e “kampionit” të studimit..................................................................... 9 Analizë mbi shndërrimet pozitive e negative të martesës e familjes ..................... 10 Rreth dilemës: martesë apo bashkëjetesë? ......................................................... 14 Ekskluziviteti seksual dhe seksi jashtëmartesor ................................................. 18 Disa përfundime .............................................................................................. 22 Prostitucioni, një studim “klandestin” për një biznes klandestin Prostitucioni, një mikrobotë pa të drejta?......................................................... 25 Udhëtim i sociologut në botën e prostitucionit................................................. 29 Një studim “klandestin” për një veprimtari klandestine ..................................... 28 Prostitucioni, profesioni më i vjetër?................................................................. 31 Terminologjia dhe llojshmëria e prostitucionit .................................................. 33 Prostitucioni, rasti i Shqipërisë......................................................................... 34 Prostitucioni dhe të drejtat universale të njeriut................................................ 38 Përfundime e rekomandime ............................................................................. 44 Prostitucioni profesionist në Shqipëri gjatë shekullit XX e në vijim dhe debati për (ri)legalizimin e tij Një dukuri më e përfolur se e studiuar .............................................................. 51 A është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar?.............................................. 52 Prostitucioni si praktikë kulturore universale dhe rasti i Shqipërisë.................... 53 Fillimet e prostitucionit në Shqipëri. Ligjet e para për legalizimin e tij ............... 63 Prostitucioni profesionist në Shqipëri, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ... 66 Prostitucioni dhe regjimi komunist (1945-90) .................................................. 70 Prostitucioni në Shqipërinë e pas viteve ‟90-të dhe disa përfundime .................. 73 A duhet (ri)legalizuar prostitucioni në Shqipëri? ............................................... 75 Vështrim sociologjik mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri Shtrimi i problemit .......................................................................................... 81 Rreth metodologjisë dhe “kampioni” i studimit ................................................ 83 Përmasat e trafikimit të grave dhe adoleshentëve .............................................. 85 Lekë Sokoli 5 Debat rreth çështjes “pse trafikohen shqiptarët?” .............................................. 89 Kush trafikohet? .............................................................................................. 91 Trafikimi: shkalla e njohjes së tij dhe nevoja për informim ................................. 95 Perceptimi i trafikimit në raport me problemet e sotme të Shqipërisë ................ 97 Faktorët që ndikojnë më negativisht në trafikim................................................ 98 Pastrafikimi, familja dhe komuniteti. Integrim apo riciklim në trafik?................. 99 “Nota” e vlerësimit të institucioneve të shoqërisë përkundrejt trafikimit .......... 100 Përfundime e rekomandime ........................................................................... 100 “Mafia shqiptare”, urrejtja dhe racizmi antishqiptar Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit ........................ 105 Mafia dhe “Mafia shqiptare” .......................................................................... 108 E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias................................................ 110 “Mafia shqiptare”, proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi i Kosovës ....... 115

Ku qëndron forca e “mafias shqiptare”?........................................................... 116 Kush mund ta mposhtë “mafian shqiptare”?.................................................... 119 Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve .................................................. 121 Universi krijues i Gjergj Fishtës dhe jeta akademike shqiptare Pse shkruaj për Fishtën? ................................................................................. 123 Kush është Gjergj Fishta? ............................................................................... 125 Fishta, dijetar dhe erudit i gjithanshëm ........................................................... 128 Figurë kontradiktore apo me vlerësime kontradiktore?.................................... 135 Zigmund Frojdi, teoritë dhe metoda e tij e studimit dhe e kurimit Frojdi ose filozofi “imoral” ............................................................................. 139 Kush është Zigmund Frojdi? .......................................................................... 141 Psikanaliza si teori mbi personalitetin............................................................. 143 Psikanaliza si terapi: e para është fjala............................................................. 148 Pro dhe kundër Frojdit .................................................................................. 148 “Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj “Privatizim” i dhunës?.................................................................................... 154 Debatet e sotme dhe politika jonë “e jashtme”................................................ 155 “Gjurmë jete” - libri i jetës i një profesori të vërtetë ........................................ 159 “Filozofia e Kavaliotit”, vepër e shquar e mendimit shqiptar............................ 165 6 Analiza sociologjike Familja tradicionale shqiptare dhe alternativat “jotradicionale” të saj 1 Përmbledhje Pas vitit 1990, në fushën e marrëdhënieve familjare, më mënyrë të shpejtë, spontane e mjaft kontradiktore, ka ndryshuar thuajse gjithçka. Nëse rëndisim, në njëfarë përkufizimi, tiparet e familjes tradicionale shqiptare, del se ajo është “…një jetesë e përbashkët, ligjore, e qëndrueshme, relativisht e qetë ose e rrezikuar nga faktorë „natyrorë‟, me ekskluzivitet seksual midis një burri e një gruaje, të dy prindër, e krijuar për mbijetesë e vazhdimësi (trashëgimi), në të cilën burri është burimi kryesor i të ardhurave dhe autoriteti kryesor”. Kjo familje shquhej për aftësinë vetërregulluese dhe kriteri moral kishte epërsi kundrejt çdo kriteri tjetër gjykimi e vlerësimi. Sidomos në vitet e tranzicionit, familja tradicionale filloi të njohë “rivalët” e vet, alternativat jo-tradicionale. Tiparet e familjes tradicionale i krahasojmë me elementët e sotëm “jotradicionalë”, bazuar në një anketim të rreth dy mijë individëve, mbi ¾ e të cilëve janë të mendimit se familja tradicionale është kapërcyer. Nga analiza mbi shndërrimet, pozitive e negative, të martesës e familjes, arrijmë në përfundimin se është e vështirë, në mos e pamundur, të diferencojmë dukuritë kalimtare të tranzicionit të vështirë shqiptar, nga ato që do të përfaqësonin tipare relativisht të qëndrueshme të familjes “jotradicionale” shqiptare. Sot familja e ka humbur “qetësinë olimpike”, ajo është në ndryshim, por jo drejt shpërbërjes. Shqiptarët nuk e kanë braktisur familjen... Të merresh me dukuritë e reja në zhvillimin e shoqërisë e familjes shqiptare pas vitit 1990, të krijohet përshtypja se duhet të flasësh apo

të shkruash për gjithçka, ngaqë ndryshimi është i njëmendtë. Në 1 Botuar në revistën shkencore Politika & Shoqëria , Vëll. 7, Nr. 2 (14), 2004, fq. 15-27. Lekë Sokoli 7 mënyrë të shpejtë, më shumë spontane dhe mjaft kontradiktore, ka ndryshuar thuajse gjithçka. Familja shqiptare para dhe pas shndërrimeve demokratike Midis dy shoqërive që ndanë vitet ‟90-‟91 ekzistojnë dallime thelbësore në të gjitha aspektet e jetës ekonomiko-sociale. Në të parën, kuadri në të cilin punuan dhe jetuan njerëzit ishte relativisht i qëndrueshëm: zonat fshatare zotëronin kundrejt atyre qytetare, çdo individ zinte një pozicion të dhënë, kryente një punë të caktuar, sillej sipas normave të pranuara, i bindej pa kushte autoritetit. Te grupet sociale raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre kontraktuale të bazuara në interesat, stimujt moralë kishin përparësi kundrejt atyre materialë. Shkurt, kishim një status quo , një realitet social të thjeshtë, të lexueshëm, rural, pak a shumë homogjen (Sokoli, 1997: 223-4). Gjatë kësaj periudhe krijimi i koncepteve unike për mënyrën e jetesës, duke përfshirë edhe ato mbi martesën e familjen, ishin shndërruar në politikë zyrtare. Pas vitit 1990 kjo status quo , ky ekuilibër social apo, në gjuhën e Kadaresë (2000: 60), kjo harmoni negative u prish. Vendin e një realiteti social të thjeshtë, kryesisht rural, homogjen, të bazuar mbi një marrëveshje sociale, e zuri një realitet i ri, më i ndërlikuar, gjithnjë e më shumë urban, heterogjen, realitet që u ndesh që në fillim me probleme të mëdha sociale. Mendoj se, sikurse në ekonomi, edhe në sociologjinë e familjes mund të bëhen dy lloj analizash: njëra e nivelit makro, për të nxjerrë në pah disa tipare kryesore të familjes dhe shkaqet nga të cilat është kushtëzuar ndryshimi i saj; tjetra e nivelit mikro , që ka të bëjë më shumë me treguesit cilësorë të jetës familjare, aftësisë për të realizuar funksionet e saj ekonomiko-edukative etj. Në këtë artikull do t‟i referohemi më shumë analizës sipas nivelit makro, sipas së cilës rezulton se në Shqipëri familja, si institucion i lidhur ngushtësisht me jetën shoqërore, ka pësuar shndërrime të thella,

në kuptimin mbi martesën. por ajo gëzon një farë autonomie. Familja është çliruar nga shumë tabu të së djeshmes. vetë shoqëria shqiptare. nga njëra anë. vështirësive të përshtatjes me ndryshimin etj. politikat shtetërore (nga pushtuesit. 2000: 66-7). 2003: 18). nga njëra anë. ekziston një prapambetje relative 8 Analiza sociologjike e marrëdhënieve martesore e familjare. Është rritur gjithashtu hapësira e realizimit të atyre që quhen funksione të familjes. nëse gjykojmë në perspektivën e gjërave. ndikuar edhe nga emigracioni. sikurse me ndikimin e traditave. Në veçanti është rritur numri i familjeve me një prind. sidomos lëvizja e pakontrolluar migratore. nga fetë.sikurse janë shënuar ndryshime në botëkuptim. ose lëvizja migratore (tanimë një e drejtë kushtetuese). Nga ana tjetër. Pas vitit 1990 lindën elementë pluralistë edhe në jetën familjare. duke vrojtuar këtë dukuri. për shembull. e ka tronditur familjen tradicionale shqiptare ndoshta më shumë se evolucioni shekullor. Kjo nënkupton. Kjo lidhet me karakterin tepër të ndërlikuar të marrëdhënieve familjare. ai i familjeve të përziera të krijuara nga rimartesat pas divorcit etj. ceremonive mortore apo. lumturinë. sikurse pesha specifike e familjeve qytetare. të qëllimit të jetës. zakoneve. Kjo vërtetohet. përgjithësisht. Kjo sepse. Por. duke cënuar rëndë gjithë elementët e ekosistemit urban (Vejsiu. Zhvillimet e këtyre viteve . në raport me zhvillimin e përgjithshëm shoqëror (Uçi. nga vrojtimi i riteve. Ky proces mund të cilësohet si pozitiv. derisa brenda familjes qytetare ekzistojnë normalisht marrëdhëniet më të përparuara se ato të familjes fshatare. Lëvizja e lirë e familjeve. është rritur disi numri i familjeve të formara nga bashkëshortë me përkatësi etnike dhe kulturore të ndryshme. Mirëpo ky proces shndërrimi nuk është përfunduar. ende nuk ka tipare të qarta. një mundësi më shumë . Në periudhën për të cilën po flasim. Pra është shtuar shumë numri i familjeve qytetare prej atyre që kanë ardhur në qytete apo rrethinat e tyre. Familja përbën qelizën bazë shoqërisë. Qyteti “xhaketëngushtë” shqiptar nuk ishte gati për të pritur një masë kaq të madh të ardhurish. në raport me familjet fshatare. më shumë se shndërrimet e imponuara nga shteti e ligji. në këtë fazë të tranzicionit paskomunist. në kriteret e vlerësimit të njeriut. më shumë se kushdo . mund të konstatohet se ky proces urbanizimi i familjeve fshatare është thuajse po aq edhe një proces “ruralizimi i qyteteve”. mori përmasa marramendëse dhe u shoqërua me njëfarë kaosi demografik. mirëqenien etj. te komunizmi). Ajo ridimensionoi edhe raportet midis dy tipeve kryesore të familjes shqiptare. Familja është mjaft e ndikuar sidomos nga emigracioni. i mënyrës së jetesës së të ardhurve në rrethinat e qyteteve.

vetëdënimin në rast “lajthitjesh” etj (13) Mungesa e forcës reaguese të familjes ndaj sfidave të saj. detyrime e përgjegjësi të barabarta. martesa seksualisht të hapur etj. familje me njerk/njerkë etj. marrëdhënie heteroseksuale (6) Marrëdhëniet seksuale brenda të njëjtit seks (homoseksualiteti. për të birësuar e marrë në kujdestari. Aftësia për vetërregullimin. Martesë ligjore (2) Bashkëjetesë (qoftë edhe ligjore). kriteri afektiv… Vazhdimësia/trashëgimia (9) Nuk kanë atë rol që kanë pasur Lindje dhe rritje fëmijësh (10) Parapëlqimi për të mos lindur fëmijë. dhuna. Lidhje relativisht e qëndrueshme (3) Paqendrueshmëria. Burri si burimi i parë i të ardhurave (11) Prirja për barazi e ndihmesa të përbashkëta (të paktën si një prirje apo realitet i pjesshëm) Burri si autoriteti kryesor (12) Prirja për martesë dhe familje “të hapur”. Në vetvete kjo është një premisë shpërbërjeje. por pa lidhje martese ose individë të pamartuar.për plotësimin e nevojave ekonomike. lezbizmi) Prania e dy prindërve në familje (7) Familje me një prind. me të drejta. fëmijë nga dy bërthama. kriminaliteti… Kriteri moral dhe forca e opinionit (14) Prirja për largimin e jetës personale nga kriteri moral… Tabela 1: Familja tradicionale familjeve me partnerë që jetojnë gjatë larg njëri-tjetrit. nga martesat e mëparshme etj. Familje e lidhur kryesisht për mbijetesë (8) Sot kërkohet më shumë se më parë nga martesa. vetëgjykimin. rimartesa… Familje relativisht e qetë ose e rrezikuar nga faktorë “natyrorë”(4) Jo e qetë. me prindër të divorcuar apo të ve. Familja tradicionale dhe alternativat “jotradicionale” të saj . divorci. Lidhje e një burri me një grua. por edhe një rritje të numrit të tradicionale” Jetesë e përbashkët (1) Partnerë që jetojnë larg njeri-tjetrit. e rrezikuar edhe nga faktorë “jo tradicionalë” Ekskluziviteti seksual i individëve të lidhur në martesë (5) Seksi jashtëmartesor (më tej-SJM). konfliktet.

po rendisim në njëfarë përkufizimi tiparet e martesës (familjes) tradicionale. Analizën do ta bazojmë në një studim të ISPS-së. është vështirë të bëhen përkufizime të sakta. me ekskluzivitet seksual midis një burri e një gruaje .Ne jemi përpjekur të grupojmë karakteristikat e familjes tradicionale shqiptare dhe ta krahasojmë atë me alternativat “jotradicionale” Në shkencat sociale. gjithsesi. e cila është: “…një jetesë e përbashkët. në të cilën burri është burimi kryesor i të ardhurave dhe autoriteti kryesor ”. ndryshe nga shkencat ekzakte. nuk përkufizohen aq lehtë. relativisht e qetë ose e rrezikuar nga faktorë „natyrorë‟. gjithashtu. Më poshtë do të analizojmë disa nga këto prirje apo edhe realitete të reja në fushën e familjes e të martesës. Le t‟i vendosim këto tipare të familjes tradicionale në një tabelë dhe t‟i krahasojmë me elementët e sotëm “jotradicionalë” (tabela 1). informacioni bazë i të cilit është marrë përmes . Familja e martesa. e qëndrueshme . Por. ligjore . të dy prindër 0 Analiza sociologjike e krijuar për mbijetesë e vazhdimësi (trashëgimi) përmes fëmijëve . Kjo martesë/familje shquhej për aftësinë vetërregulluese dhe kriteri moral kishte epërsi kundrejt çdo kriteri tjetër gjykimi e vlerësimi.

pa lidhje martesore 2.9 Deri 20 vjeç 26.3 I (e) divorcuar ose ndarë. grupimet Frekuenca në përqindje Femra 47.4 I(e) martuar 49.6 Mysliman 62. sidomos nga qytetet kryesore. etj. Përbërja e “kampionit” të studimit “Kampioni” i studimit tonë.9 Sipas statusit civil I pamartuar ndonjëherë ose beqar 33.4 41 deri në 60 vjeç 16. Tabela 3 : .7 Katolik 16. ka të dhënat e tabelës 2. i (e) ve. në ç‟masë janë dakord shqiptarët me opinionin se martesa apo familja tradicionale.1 31 deri në 40 vjeç 24.7 Sipas grupmoshës Mbi 60 vjeç 23. Në ç‟masë është kapërcyer familja tradicionale? Ose. arsimit që kanë kryer ose vazhdojnë. 4. përkatësisë fetare të tyre e grupmoshës.4 Me arsim tetëvjeçar 19.2 Në zona me mbi 10 mijë banorë 77.8 Tabela 1: Të anketuarit sipas gjinisë.4 Sipas vendbanimit Në zona me më pak se 10 mijë banorë 22.6 Sipas gjinisë/seksit Meshkuj 52. është kapërcyer? Vlerësimet janë dhënë në tabelën 3.4 Nga 21 deri në 30 vjeç 29.1 Sipas nivelit arsimor Me arsim të lartë 26.7 Me arsim të mesëm 54.4 Bashkëjeton në çift. nivelit arsimor. i përbërë nga 1998 individë të anketuar sipas gjinisë apo seksit.një anketimi të rreth dy mijë individëve nga rrethe të ndryshme të vendit. sipas përcaktimit të mësipërm.6 I(e) fejuar 9. Të dhënat e këtij „kampioni‟ studimi janë si më poshtë (tabela 2). Lekë Sokoli 11 së tyre civile në çastin e dhënë.4 Sipas përkatësisë fetare Ortodoks 20. gjendjes Diferencimet Kategoritë. sipas vendbanimit.

Analiza sipas vendbanimeve tregon se prirjet liberalizuese janë 2-3 herë më të theksuara në vendbanimet urbane (me mbi 10 mijë banorë). i cili tha: “Kam dy vajza. apo martesa e vdekur brenda lidhjes martesore. Por tek ato nuk ndihet kurrëfarë shqetësimi për martesë. 2000: 51). është martesa ligjore (2). Sot ky tipar është cënuar aq sa të qëndruarit larg mund të vlerësohet si një alternativë “jotradicionale” e familjes dhe martesës. Ka arritur puna deri atje sa të mos guxojmë më t‟u flasim për martesën dhe të ardhmen e tyre. Të dhënat tregojnë se numri i familjeve me këtë “status” është 3-4 herë më i madh se numri i martesave të zgjidhura (Beqja & Sokoli. Një tjetër formë e shfaqjes Analiza sociologjike së “të qenit larg” është divorci emocional. Por duhet theksuar se forma ligjore e martesës po konkurrohet edhe nga “të pamartuarit e përjetshëm”. në njëfarë mase. Edhe në zonat rurale vetëm një në çdo tre individë mbetet partizan i martesës dhe familjes tradicionale.A është kapërcyer martesa tradicionale? (në përqindje) Mbi ¾ e të anketuarve pohojnë se ata janë plotësisht apo pjesërisht dakord me mendimin se martesa dhe familja tradicionale është kapërcyer. Shkallën e konkurrimit të saj nga bashkëjetesa do ta trajtojmë veçmas (shih më poshtë). Janë të shkolluara e të talentuara. Analizë mbi shndërrimet pozitive e negative të martesës e familjes Tipari themelor i familjes tradicionale është jetesa e përbashkët (1). po japim vetëm shqetësimin e një kolegut tonë nga Tirana. më e theksuar tek individët me nivel më të lartë arsimor. kanë punë të vlerësuara në institucione qendrore dhe karrierë të mbarë profesionale. edhe me punësimet jashtë qendrave të banimit brenda vendit. respektivisht 26 dhe 32 vjeçe. Kjo lidhet. kanë kryer një seri kualifikimesh pasuniversitare brenda e jashtë vendit. gjithashtu. siç e kuptojmë dhe . unë dhe ime shoqe. Pjesa tjetër prej 22 për qind nuk pajtohen me këtë mendim. Të shqetësuar jemi vetëm ne. Pa hyrë në shifra. Ajo është. së pari. madje kudo në botë. se në ato rurale. me emigracionin por. Por provohet se edhe fshati shqiptar është prekur mjaft nga valët e përgjithshme të liberalizimit të jetës shoqërore e familjare. Një tjetër tipar i familjes tradicionale. Bashkëshortët po jetojnë për një kohë relativisht të gjatë larg njëri-tjetrit. Vrojtimi sipas moshës nxjerr në pah faktin se të rinjtë janë në skalonin e parë të kërkesës për ndryshim.

siç e kemi jetuar vetë. Ky tipar është cënuar dukshëm nga seksi jashtëmartesor (SJM). Marrëdhëniet seksuale brenda të njejtit seks (homoseksualizmi e lesbizmi). bashkëjetesave). Këtë përfundim kanë arritur autorët e “Divorci (Vrojtime e refleksione) ”. varfëria etj. 2000b. para dhe gjatë regjimit komunist madje dhe. Lekë Sokoli 13 i drogës. 68-92).. lëvizjet për rivlerësimin e saj etj.” 2 Familja tradicionale është karakterizuar më tej edhe nga ekskluziviteti seksual i individëve të lidhur në martesë. përdorimi abuziv 1 Në “Divorci në sfondin e zhvillimeve të periudhës 1991-2000”. fq. të cilat kanë prirje të rriten.. si për inerci. martesat seksualisht të hapur etj. sëmundjet. si vdekja. katastrofat e ndryshme. në Shqipëri nuk kanë histori. për të cilat do të flasim veçmas (shih më poshtë). Por a mund të përbëjë lidhja homoseksuale një alternativë të martesave (lidhjeve. konfliktet gjithfarëshe. homoseksualizmi (mashkullor e femëror). dhuna. por edhe ata “jotradicionalë”. autorët kanë renditur 11 faktorë me të cilët ata argumentojnë rritjen e divorceve në Shqipëri në të ardhmen (Shih: Beqja & Sokoli. braktisja. Martesa e sotme e ka humbur qendrueshmërinë karakteristike kryesisht për shkak të divorceve. pabesia bashkëshortore. si sjelljet devijante. 1 Familja tradicionale ishte relativisht e qetë ose e rrezikuar më shumë nga faktorë “natyrorë” (4). edhe shumë kohë pas rënies së tij 3 . Madje tema e homoseksualitetit ka qenë tabu. heteroseksuale? Në Shqipëri ende . Ajo është e kërcënuar jo vetëm nga faktorë tradicionalë. paaftësia fizike. alkoolizmi. prostitucioni. sëmundjet seksualisht të transmetueshme. të cilët e kanë filluar këtë libër me konstatimin se: “Në kohën tonë familja e ka humbur disi “qetësinë olimpike”. (5).” Një tjetër tipar i familjes tradicionale është lidhja relativisht e qëndrueshme (3) e saj. Familja (martesa) tradicionale shqiptare përfaqësonte një marrëdhënie vetëm heteroseksuale (6).

janë të shumëllojshme. Nga sa kemi konstatuar. ndër të tjera. fq. Lekë. Këtë e tregojnë. vihet re kërkesa për birësime. Më shumë se parapëlqimi për të mos lindur fëmijë. 5-6. Nga ana tjetër. japin përgjigjen se: “… modelet e familjes. edhe rastet e divorceve ndër individët që nuk shprehin ndonjë pakënaqësi të theksuar nga martesa. saqë këtë dukuri mund ta rendisim midis alternativave “jotradicionale”. del se seksi midis individve të së njëjtës gjini ose homoseksualiteti. ndërsa studiuesit amerikanë. në ditët tona vërejmë motive të reja në krijimin e familjes. Sidoqoftë duhet mbajtur parasysh fakti se pavarësisht “rrënjëve gjenetike” të homoseksualizmit. sikurse familje me njerk/njerkë etj. 3 Debati i parë publik televiziv në Shqipëri mbi homoseksualizmin është zhvilluar në Top Chanal (emisioni Top-show).vrojtime e refleksione”. Hamit. Tiranë: Dudaj & Rinia. Kjo duket se do të përfaqësojë një sfidë të familjes shqiptare në të ardhmen. përfaqësonte një ndër tiparet e saj. Dukuritë e mësipërme nuk kanë arritur ta cënojnë dukshëm tiparin e familjes tradicionale për lindje dhe rritje fëmijësh (10).jo. janë bërë aq të zakonshme. 4 Analiza sociologjike apo të ve. me prindër të divorcuar 2 Beqja. Vihet re prirja për ta parë martesën si një lidhje që të jep maksimalisht kënaqësi e lumturi. Studiuesit argumentojnë se kriteri afektiv është më i vështiri për t‟u realizuar. Sot familjet me një prind. lidhja e martesës dhe krijimi i familjes priret të motivohet gjithnjë e më shumë nga kriteri afektiv.. ndonëse mjaft më të pakta kundrejt atyre me orientim heteroseksual. por kërkojnë më shumë prej saj (Beqja & Sokoli. apo rastet e divorceve ndër familjet tanimë të pasura. 200. 2000: 50). sot janë të parapëlqyera nga shumë të rritur” (Dickinson & Leming. më 19 prill 2004. 9). Parathënie e “Divorci . Ndaj nuk shohim ndonjë rrezik të konkurrimit prej tij të marrëdhënieve heteroseksuale. Krahas mbijetesës dhe vazhdimësisë (8. 1990: 210). . në SHBA e kudo në botë. Prania e dy prindërve në familjen tradicionale (7). sjellja homoseksuale është më shumë një sjellje e mësuar. & Sokoli. të paktën tani për tani ose në një të ardhme relativisht të largët. Dhe modeli i familjeve me orientim homoseksual. për shqiptarët është një nga fenomenet më të papëlqyera.

kriteri moral dhe forca e opinionit shoqëror (14). Në familjen tradicionale burri ka qenë edhe autoriteti kryesor (12).marrje në kujdestari etj. Ndoshta duhet shkuar më tej: nëse shqiptarët janë sot kaq të gatshëm për t‟u marrë me drogën. bizneset tona vazhdojnë të jenë të painstitucionalizuara. kanë karakterizuar familjen tradicionale. me mungesën e një qëllimi kolektiv. Mungon një frymëzim pozitiv. Ede në kushtet e sotme shoqëria shqiptare. detyrime e përgjegjësi të barabarta është një prirje edhe në terrenin e ashpër shqiptar. ka karakterizuar familjen tradicionale.. mungesa e forcës reaguese të familjes. Sikurse në familjen tradicionale.. Familja “jotradicionale” Lekë Sokoli 15 shqiptare çuditërisht sot përfaqëson institucionin më të dhunshëm të shoqërisë (shih: Beqja & Sokoli. por duhet të besojmë më shumë në shkaqe të karakterit moral. 2000: 75-78). Aftësia për vetërregullimin . një “hero pozitiv”. me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten. vetëgjykimin. Ato lidhen me njëfarë lack of pride (humbje të krenarisë). nuk duhet “fajësuar” vetëm varfëria. Rrjedhimisht prirja për barazi e ndihmesë të përbashkët në buxhetin familjar. një model . krimi në familje etj. Më e zakonshme është familja me fëmijë nga dy bërthama. Duket sikur të rinjtë e sotëm nuk besojnë thuajse në asgjë. me prostitucionin. nga martesat e mëparshme etj. ndërsa emigracioni është gjithashtu një dukuri më shumë mashkullore. vazhdon të jetë mjaft mashkullore. mbetet vetëm një prirje. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare). për të kërkuar zgjidhje të dhunshme etj. konfliktet. vetëdënimin në rast “lajthitjesh” (13). Gratë përbëjnë vetëm 10-15 për qind të sipërmarrseve (gati kaq edhe të politikanëve). Të paktën tani për tani. Papunësia ka prekur më shumë gratë. tek e cila të gjithë mund të besonin. Sidoqoftë prirja për martesë dhe familje “të hapur” me të drejta. Së fund. etj. qoftë edhe nga pikëpamja e autoritetit. janë dukuri shqetësuese. burri vazhdon të jetë ende si burimi i parë i të ardhurave (11). Në familjen “jotradicionale” vërehet prirja për largimin e jetës personale vetjake nga kriteri moral. të paktën sot për sot. dhuna. Eliminimi i saj përfaqëson kështu sfidën më të madhe të saj e të të gjithë shoqërisë. ndërsa në bizneset familjare burrat vazhdojnë të kanë peshën më të madhe.

kërcëllijnë dhëmbët ndaj një gjendje thuajse të pashpresë. pra. Por ato mund të jenë edhe bashkëjetesa homoseksuale. trajnimi apo formimi. Universiteti i Tiranës.pozitiv. që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie” (KF. nuk e kanë për gjë të pranojnë përfshirjen në ingranazhet e drogës. vlerësimit të të qenit shqiptar. midis të divorcuarve. 6 Analiza sociologjike Bashkëjetesa është njëfarë “martese pa martesë”. kemi nevojë për një program të rilindjes morale. shpesh të çoroditur. bij e bija shqiptarë e shohin shpesh paranë si të vetmin qëllim të jetës dhe. me miratimin e Kodit të ri . midis studentëve). midis të droguarve etj. 2003: 56). më shumë se çdo program zhvillimi. Pra.bashkëjetesën pa lidhje martese. 2 Nga intervista me një pedagoge të Fakultetit të Shkencave Sociale. Kuptimin e saj e ka përcaktuar Kodi i Familjes. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe fakti që prindër. të cilin po e citojmë: “Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift. sidomos kur është fjala për një martesë shqiptare. edhe e përkohëshme apo rastësore . Bashkëjetesa mund të jetë. të rrëmbyera. Por ky përkufizim. kriminale (me prostituta.). ndërkohë që më të moshuarit. sado korrekt. por me kusht që edhe ajo të mos jetë një kopje e keqe e martesës” 2 Duket se edhe në realitetin shqiptar martesa tradicionale ka tani edhe një konkurrent “jotradicional” . Ato janë lidhje midis individëve të pamartuar ndonjëherë. nuk shpreh “kuptimin sociologjik” të saj. neni 163. atyre që janë zhgënjyer nga martesa. kalimtare (për shembull. midis atyre që kanë mbetur të ve. një nxitje për të çliruar energji rinore pozitive. Rreth dilemës: martesë apo bashkëjetesë? “Unë jam kategorikisht kundër martesës. të rivlerësimit të vetvetes. e karakterizuar nga një jetë e përbashkët. deri përcjelljen “vullnetare” për në botën e prostitucionit etj. Jam për bashkëjetesën. deri te bashkëjetesa si një alternativë përfundimtare e martesës etj. Ndaj. nuk mban parasysh llojshmërinë e bashkëjetesave që vërtetohen në jetë. pasi kanë arritur në këtë shkallë.

Gratë/vajzat janë më të prirura të quajnë bashkëjetesën si të domosdoshme. i opinionit tradicionalist. Ndërsa nënat e shohin dukurinë e bashkëjetesës së vajzave të tyre me syze më të errëta se ato vetë (Dervishi.. Cilat janë përmasat e kësaj dukurie në realitetin shqiptar? Për këtë do t‟i drejtohemi anketimit. është e lartë (31. që të mundësohet bashkëjetesa midis djemve e vajzave. Por cila është pranueshmëria e bashkëjetesë Tabela 4: Vlerësme mbi bashkëjetesën Pra shkalla e pranueshmërisë së bashkëjetesës (1+2). u kanë kërkuar zyrtarisht drejtuesve të Qytetit Studenti (Tiranë). në raport me vlerësimin që kanë nënat për vajzat e tyre. përmes strukturave të tyre. veç Tiranës. Zakonisht.8 për qind). përdoren termat “bashkim fakti”. Të anketuar . Ajo ka prirje të rritet. 2000: 174).4 herë. është ligjëruar vetëm një tip bashkëjetese. dhe realizimit të saj në fakt. përqindja e vajzave beqare që e quajnë bashkëjetesën si më të përshtatshme kundrejt martesës.të Familjes (maj 2003). Në përgjithësi. Siç duket përqindja e studentëve që bashkëjetojnë në çift duhet të jetë më e madhe. Kjo lidhet me ekzistencën e barrierave. pikërisht ajo që përfaqëson më realisht një alternativë “jotradicionale” të martesës. e deklaruar dhe relativisht afatgjatë. shkalla e praktikimit të bashkëjetesës është shumë e vogël. nga ana tjetër. Ky ndryshim shkon në 2. madje në masën 20 për qind më shumë se djemtë/meshkujt. në analizën e mëposhtëme është një marrëdhënie intensive heteroseksuale. si dhe barriera ekomomike që lidhet me pamundësinë e plotësimi të kushteve për bashkëjetesë. Bashkëjetesa.5 për qind). siç nuk është as e papërfillshme. nga opinioni shqiptar është relativisht e madhe (65. vërehet një kontradiktë midis shkallës së lartë të pranueshmërisë së bashkëjetesës dhe dëshirës për ta praktikuar atë. Meriton të theksohet fakti se ata. “familje fakti”. Në qytete të tjera. Në studime të mëparshme janë dhënë opinionet mbi bashkëjetesën nga vajzat beqare.3 për qind e rreth dy mijë përgjigjedhënësve pohojnë se “statusi” i sotëm i tyre është ai i bashkëjetesës (tabela 2). Kjo përqindje nuk është e madhe. Tabela 5: Çfarë parapëlqejnë më shumë vajzat beqare dhe nënat për vajzat e tyre? Siç shihet. të cilat burojnë nga mentaliteti (mospëlqimi i prindërve.). i frikës nga mospëlqimi prej bashkëshortit të ardhshëm etj. Vetëm 2. për të shprehur bashkëjetesat. Bashkëjetesa është më e përhapur ndër studentët. “partner/e” etj. nga njera anë.

08 Pa përgjigje 7. bashkëjetesa ka më shumë një status “ilegal” apo “gjysmilegal”. Bashkëjetesa është një dukuri e re për shumicën e shoqërive të kohës sonë. Motivet që i orientojnë partnerët drejt bashkëjetesës janë të shumta. Por mjaft studiues mendojnë se martesa e paraprirë nga bashkëjetesa.64 Bashkëjetesën 31. Në SHBA. numri i çifteve që bashkëjetonin u rrit katër herë (nga ½ në mbi dy milionë). si një “periudhë prove” lidhur me aftësitë e partnerit. midis viteve 1970-84. 1987: 377). Me daljen në skenë të shoqërisë liberale (Lakër. Në Suedi bashkëjetesa është një praktikë normale dhe shumica dërmuese e martesave kanë njohur më parë përvojën e bashkëjetesës. dhe përfaqësonin mbi 4 për qind të të gjithë çifteve (Macionis. Pra. Në vitet „80-të.7 Jo normale 447 22. Rreth ½ e atyre që bashkëjetojnë.1 E pranueshme 1032 51. për shembull. po të llogariten fëmijët. pasuria etj.Përgjigjjet e dhëna Në numër Në përqindje E domosdoshme 282 14. përgjithësisht ajo vlerësohet si periudhë njohjeje.4 Nuk mund ta vlerësoj 237 11. numri i personave të lidhur në çifte bashkëjetese u dyfishua. 2000: 171). sidomos pas viteve ‟70-të. pavarësisht nga ligjet. Përgjithësisht. si “kohë e domosdoshme” për të kaluar në lidhjen martesore. është diskutuar shumë.8 Gjithsej 1998 100. gjendjen shëndetësore. Të paktën për të vërtetuar që kjo “provë” është më e (pa)suksesshme se martesa. “Hija” e historive të bashkëjetesës . Edhe në vendet ku është më e përhapur. edhe në vendet më të qytetëruara ajo vlerësohej si sjellje devijante. si një “stazh” përgatitjeje për martesë. mund të duhen vite.33 77. e përparësive dhe kufizimeve të tyre. Nga ana tjetër. shpresojnë të martohen pikërisht me partnerin me të cilin bashkëjetojnë.87 Analiza sociologjike Edhe në botë çështja e raporteve ndërmjet bashkëjetesave dhe martesave. Studiuesit prej kohësh kanë vërejtur prirjen e SHBA-ve e të vendeve të tjera perëndimore për të arritur përvojën suedeze (Macklin. ashtu edhe ndër studiuesit socialë. në mjaft vende të industrializuara është rritur ndjeshëm. si në opinionin shoqëror e në media. ua fshehin bashkëshortëve të ardhshëm. Disa dhjetëvjeçarë më parë. 1996). si një “fazë e paramartesës”. prova e plotë bëhet kur edhe “ngarkesa” është e plotë. partnerët. nuk është gjithnjë më e suksesshmja (Dervishi.5 13.0 Parapëlqimet Vajzat beqare Nënat për vajzat e tyre Martesën 60. veçanërisht në dy dhjetëvjeçarët e fundit. bashkëjetesën e pakurorëzuar me martesë. sidomos vajzat. 1980: 907). numri dhe pesha specifike e çifteve që bashkëjetojnë. sjelljen e tij etj.

Në opinionin e shoqërisë shqiptare justifikohet më tepër dështimi i një martse se ai i një bashkëjetese. Ka Analiza sociologjike një kapitull mbi shkaqet e divorceve (shih: Beqja & Sokoli. sikurse qendrimet e dyzuara. që nuk shkon as drejt Italisë dhe as kthehet më në Shqipëri. Kjo shpreh. hipokrite. jo më bashkëjetesës. atëherë kemi të drejtë të themi se shkelja e këtij rregulli përfaqëson një alternativë të saj. por shpesh edhe probleme të mprehta sociale. nga njera anë. madje herë pas here ua turbullon marrëdhëniet bashkëshortore Në vendin tonë bashkëjetesa vazhdon të jetë e ndrydhur për shkak të Lekë Sokoli 19 opinionit. mund t‟i përballojë më mirë dallgët e jetës” Gjithsesi. por edhe se partnerët arrijnë t‟i fshehin njeri-tjetrit dobësitë e karakterit të vet.i ndjek edhe pas martesës. 2000: 6062). bashkëjetesa u imponohet vajzave. ndër të tjera. Të rinjtë në moshë fejese e martese. Më së shumti. disi problematike dhe jo aq e besueshme. apo më saktë. nuk i zihet besë fejesës e martesës që bëhet me dy palë burra. në kushtet e sotme? Sociologu Z. “Divorci” nën statusin e bashkëjetesës i krijon femrës jo vetëm vështirësi financiare. Në këtë vështrim bashkëjetesa është disi më e parapëlqyer nga femrat që kanë njëfarë sigurie ekonomike. të divorcuar në dhjetë vjet. Por ç‟përmasa ka kjo dukuri? Në librin Divorci – vrojtime e refleksione. janë (tabela 6): Tabela 6: . Por a i besojnë ata bashkëjetesës. gjithsesi. Sipas autorëve. e quajnë bashkëjetesën si një të drejtë të padiskutueshme të tyren. Po ashtu. Dervishi (2000: 180). lindja e fëmijëve në kushtet e bashkëjetesës është mjaft e paragjykuar. sidomos për motive ekonomike. Ekskluziviteti seksual dhe seksi jashtëmartesor 4 Derisa ekskluziviteti seksual është një ndër karakteristikat kryesore të martesës tradicionale monogame. shkaqet e divorceve për 810 individë të vrojtuar. e cila i ngjan një gomoneje të pasigurtë në mes të Otrantos së egërsuar. edhe përpjekjet e burrave për të diktuar në këtë dilemë mjaft problematike: të baballarëve për t‟iu imponuar vajzave modelet tradicionale të marrëdhënieve bashkëshortore. të shumicës së vëllezërve për motrat e tyre ose deri edhe të kushërinjëve për kushërirat. ende jo shumë e përhapur. por as e papërfillshme. Të paktën martesa duket më e sigurtë: ngjan me anijen që. bashkëjetesa mbetet një alternativë “jotradicionale” e martesës tradicionale. ende e paragjykuar. jep këtë përgjigje: “Në këtë kohë tranzicioni.

: Shkaqet e divorceve për 405 çifte (810 individë) Frekuenca në përqindje Për shkak të ndryshimeve në karakter e në temperament 29.2 Nuk mund të falet = = = 48.1 Varet nga rrethanat dhe bashkëshorti = = = 47.7 për qind) ose e burrit (11.5 Njëri nga partnerët ishte i alkoolizuar.2 8.7 .2 Nga konfliktet e shkaktuara nga prindërit e burrit apo gruas 13.2 për qind).9 Gruaja “tradhtoi” burrin ose braktisi familjen 14.Seksi jashtëmartesor si shkak i divorceve Pra ¼ e martesave është zgjidhur nga e ashtuquajtura “tradhti” bashkëshortore e gruas (14.2 Ndryshime nga diferenca e madhe e moshës midis burrit e gruas 1.7 Për shkaqe të ndikuara nga vështirësitë ekonomike 7. Pra ky ndikim duhet të jetë më i madh.0 38. i droguar.2 Nga diferenca të mëdha në jetën intime e seksuale 0. Si e vlerëson këtë dukuri opinioni shqiptar dhe ai joshqiptar (tabela 7)? Tabela 7: Vlerësimi mbi seksin jashtëmartesor në SHBA.7 Shkaqe të tjera 12.7 Burri “tradhtoi” gruan ose braktisi familjen 11.8 53. Angli e Shqipëri.9 Divorce të vrojtuara gjithsej 100 Në Angli Në Shqipëri Vlerësimi për pabesinë bashkëshortore Në ShBA Burrat Gratë Për gratë Për burrat Është gjithmonë e gabuar 74 = = = = Është nganjëherë e gabuar 14 = = = = Nuk është gjithmonë e gabuar 12 = = = = Është mëkat 100 % i pafalshëm = 80 85 = = Nuk është mëkat 100 % i pafalshëm = 20 15 = = Mund të falet = = = 4.0 Njëri nga partnerët nuk lindte fëmijë 3. u dha pas bixhozit ose prostitucionit etj. 5. Edhe në shkakun “ndryshime në karakter” (tabela) nënkuptohet shpesh edhe SJM.

Nëse u referohemi shifrave.. Macklin. më në veçanti. Nga se ndikohet SJM-ja? Studiuesit pohojnë se ai ndikohet mjaft nga formimi e sjellja e individit. cilësia e marrëdhënieve bashkëshortore. 80 për qind e burrave dhe 85 për qind e grave e quajnë SJM “një mëkat të pafalshëm”. Studiuesit (Singh et al. Gati ½ e tyre pranojnë se pakënaqësia ndaj martesave është pjesë e motivimit të tyre për SJM. gjithashtu. 1976). Pier Zhak. niveli i lartë i nevojës për intimitet dhe niveli i ulët i varësisë në çift etj. 2000. por ato pohojnë se përtej këtij motivimi. Ata pohojnë gjithashtu se kjo dukuri nuk është nxitur domosdoshmërisht nga marrëdhënie të varfra e të pakënaqëshme bashkëshortore.). kanë arritur në përfundimin se nxitësi kryesor drejt SJM është shkalla e liberalizmit të përgjithshëm dhe. Studiuesit e kanë analizuar SJM në varësi deri të 25 faktorëve. Sidoqoftë lidhja midis SJM-së dhe nivelit të kënaqësisë martesore ndyshon në varësi të stadeve të martesës. pyet studiuesi francez Zhak Pier Martin 5 . pohojnë se SJM është “gjithmonë i gabuar” dhe vetëm 14 për qind pohojnë se SJM mund të jetë gabim “nganjëherë” ose “nuk është gabim”. Shoqëria e sotme ende vazhdon ta shohë “tradhtinë” me një sy të keq.Lekë Sokoli 21 Studiues të ndryshëm (Singh et al. duket sikur shqiptarët janë më liberalë (tabela).1980: 911). Në Angli. “Tradhtia”. nga mosha e rritur. Pranohet se ata që kanë provuar SJM janë përgjithësisht më të prirur për ta cilësuar martesën e tyre më pak të lumtur. nr. Studiuesit socialë kanë analizuar veçmas dukurinë e pjesmarrjes së grave në SJM. megjithse pakënaqësia në martesë rrit prirjen për SJM. 5 Martin. . veçoritë e personalitetit. Por një pjesë e “SJM-istëve” pohojnë njëherësh se martesa e tyre është e lumtur dhe se me bashkëshortin e tyre kanë marrëdhënie seksuale të kënaqëshme (Macklin. vijon ai. ka ndikuar kurioziteti. 356. Pse tradhtojnë gratë?. qëndrimi më lejues ndaj sjelljes seksuale paramartesore. meshkuj dhe të pamartuar. kanë vënë në dukje faktin se ¾ e të anketuarve në SHBA. sidomos sjellja seksuale. Megjithatë autori nuk “harron” të sqarojë se pjesa prej 14 për qind përbëhej kryesisht nga të rinj. 16-22 tetor Analiza sociologjike e përjetuar prej shumë kohësh midis vuajtjesh e dramash. 1980 etj. “Por a ka ndryshuar natyra e SJM-së (“tradhtisë”) te gratë e sotme?”. edhe pse besnikëria seksuale nuk ka më të njëjtin kuptim shoqëror si më parë. dëshira për të njohur përvoja të reja dhe faktorë të tjerë. Gazeta Intervista . zezakë. 1976.

Sot. kudo në botë. mendojmë se duhet veçuar individualizmi. disa fakte të publikuara. Por ndjenja dhe “kopmleksi i fajit”. Rastet e publikuara nga OJF-të apo organet e rendit publik Lekë Sokoli 23 përfaqësojnë. Ndër tiparet e shndërrimeve të ndodhura në Shqipëri në vitet „90të e në vijim. martesat monogame po bëhen gjithnjë e më të vështira. është po aq ekstrem sa kolektivizmi që karakterizonte shoqërinë paraardhëse. si te studiuesit. siç duket. për ta jetuar jetën si në një roman etj. i parë si një dukuri sociale. Duket se gratë e kohës sonë janë më të guximshme dhe më të bindura për atë që ndiejnë brenda vetes. Dhe. i cili. sa më shumë që një partner mendon për vete. ndikon edhe në marrëdhënien martesore. sikurse një analizë logjike e problemit. aq më e vështirë bëhet jeta e një çifti. tërbimi që e shoqërojnë. SJM-ja është shndërruar në një alternativë të martesës monogame.sot interpretohet edhe si një dëshirë për të afirmuar veten. Por. të cilët japin përgjigje të rezervuara apo të pasinqerta. nuk mund të flitet me siguri për përmasat që ka te ne incesti apo abuzimi seksual. na çojnë në përfundimin se: ato edhe në Shqipëri ekzistojnë jo thjesht si raste. Ajo sot ka fituar në krijimtari dhe ka humbur në legjitimitet. Kjo duket se është e lidhur me tabutë që veprojnë njëherësh. Po ashtu. të jemi shumë të rezervuar në pyetjet që drejtojmë. vijojnë të shndërrohen në thika të helmuara. për të qenë besnik edhe ndaj dikujt tjetër? Përgjithësisht mund të thuhet se “shkaqet” për të cilat fillohet një lidhje jashtëmartesore janë nga më të ndryshmet: pakënaqësia midis çiftit. Ai. shpesh. por kanë përmasat e një problemi social. ndonëse në masë të ndryshme. mungesa e dashurisë apo e tërheqjes seksuale. siç thotë Martin. sociologët apo psikologët. të paktën po të gjykojmë për nga konfliktualiteti dhe niveli i krimeve në familjen e sotme shqiptare. xhelozia dhe. dëshira për të zhbiruar personalitete të tjerë. Problemi shtrohet: si të jesh besnik ndaj vetes. vetëm majën e ajsbergut të këtyre dukurive tepër shqetësuese . tabutë ndikojnë edhe tek të intervestuarit. Raste ekstreme të SJM-së janë abuzimi seksual dhe incesti. ashtu edhe tek individët që janë objekt i vrojtimit sociologjik. Në të vërtetë. në gjykimin tonë. Këto tabu bëjnë që ne. Pra. Kjo është më e theksuar në Shqipëri. Ato janë dy dukuri të vështira për t‟u vrojtuar sociologjikisht.

42. incestet dhe abuzimi seksual ende nuk janë vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik shqiptar. në kuptimin e vjetër të saj. Kjo lëvizje te ne thuajse nuk ekziston. vetëm majën e ajsbergut të këtyre dukurive tepër shqetësuese . Po ashtu. Dhe siç do të ndryshojnë marrëdhëniet e burrave me gratë. 7 Citimi është marrë nga Giddens. më 1986.. por po rrezikohet vetë ekzistenca e shoqërisë sonë.” 7 Në SHBA. te ne nuk ekzistojnë as lëvizje apo organizime meshkujsh. Shoqëria shqiptare duhet të bëhet më e vetëdijshmë për këtë.” 6 Ky deklarim. Nga ana tjetër. Nga ana tjetër. fq. Tiranë. ky sensibilizim ka nisur vonë. Partia Konservatore e bëri problemin e familjes e të martesës çështje bazë të politikës. 1998. fushatat e fundit elektorale janë kapur fort pas familjes e rritjes së prestigjit social të 6 Citimi është marrë nga Lantz. liria dhe mirëqenia e saj. Çabej. Ishte lëvizja feministe ajo që reagoi e para. Shultz & O‟Hara. ërfaqësojnë. i përcjellë ndër vite me shqetësim. 1977. në gjykimin tonë. Nr. Është provuar se burrat që mbeten të kënaqur nga marrëdhëniet seksuale me gra të të njëjtit nivel pjekurie e aftësie. po zhduket nga faqja e dheut. Anthony. incestet dhe abuzimi seksual ende nuk janë vënë në . do të deklaronte: “Politika jonë nis nga familja. The changing American family from the pre-industrial to the industrial period: a final report. ashtu do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet e tyre me fëmijët. Thetcher. për të synuar që të ndryshojnë sjelljen (edhe seksuale) mashkullore nga brenda . një studiues shkruante në një revistë të Bostonit: “Familja. American Sociological Review . Sociologjia . 398. Po kërcënohen jo vetëm institucionet tona të lira. gjatë viteve „80-të. vetëm dy-tre dhjetëvjeçarë më parë. pati jehonë të gjerë në vendet e industrializuara. M. Disa përfundime Gati gjysmëshekulli më parë. Edhe në shoqëritë e hapura. Në Britani. nuk janë të prirur për të qenë abuzues me fëmijët.

Çabej. Sociologjia . për të synuar që të ndryshojnë sjelljen (edhe seksuale) mashkullore nga brenda . Po ashtu.” 7 Në SHBA. 1998. ashtu do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet e tyre me fëmijët. te ne nuk ekzistojnë as lëvizje apo organizime meshkujsh. . por po rrezikohet vetë ekzistenca e shoqërisë sonë. Po kërcënohen jo vetëm institucionet tona të lira. American Sociological Review . përsëri funksionet kryesore shoqërore. më 1986. Partia Konservatore e bëri problemin e familjes e të martesës çështje bazë të politikës. M. 24 Analiza sociologjike saj. Shultz & O‟Hara. ky sensibilizim ka nisur vonë. Në Britani. Thetcher. Është provuar se burrat që mbeten të kënaqur nga marrëdhëniet seksuale me gra të të njëjtit nivel pjekurie e aftësie. fq. i përcjellë ndër vite me shqetësim. 1996: 398). 398.” 6 Ky deklarim. do të deklaronte: “Politika jonë nis nga familja. mbeten skeptikë ndaj gjykimeve absolute (Giddens. dhe jo vetëm ata. liria dhe mirëqenia e saj. Megjithëse kritikët e familjes pohojnë e ripohojnë se institucioni i familjes po shkon drejt zhdukjes. megjithse anët e errëta të jetës familjare po shtohen. në kuptimin e vjetër të saj. Dhe siç do të ndryshojnë marrëdhëniet e burrave me gratë. po zhduket nga faqja e dheut. pati jehonë të gjerë në vendet e industrializuara. Ishte lëvizja feministe ajo që reagoi e para.qendër të vëmendjes së opinionit publik shqiptar. vetëm dy-tre dhjetëvjeçarë më parë. Tiranë. studiuesit. Ata pohojnë se. 7 Citimi është marrë nga Giddens. 42. Nr. Edhe në shoqëritë e hapura. nuk janë të prirur për të qenë abuzues me fëmijët. gjatë viteve „80-të. fushatat e fundit elektorale janë kapur fort pas familjes e rritjes së prestigjit social të 6 Citimi është marrë nga Lantz. The changing American family from the pre-industrial to the industrial period: a final report. një studiues shkruante në një revistë të Bostonit: “Familja. Shoqëria shqiptare duhet të bëhet më e vetëdijshmë për këtë. 1977. Kjo lëvizje te ne thuajse nuk ekziston. Disa përfundime Gati gjysmëshekulli më parë. Anthony.

sipas tij. Që kjo vonesë të jetë sa më e shkurtër.kulturore. në mos e pamundur. komunikimi i hapur dhe i sinqertë. vendimet me bashkëpëlqim. siç analizuam edhe më lart. barazia e të drejtave dhe përgjegjësive. shprehja e emocioneve. roli i familjes në shoqëri do të rritet. Ajo meriton të vihet në qendër të debatit publik. modelin e “familjes së hapur” (përpunuar nga çifti O‟Neil 8 . është “martesa e hapur htetit. nuk mund të mohohen. Por mund të pohojmë. Po në Shqipëri? Ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur e po ndodhin në natyrën e familjes shqiptare e të martesës me prirje pozitive e negative. në bestsellerin e tyre: Martesa e hapur. shoqërisë civile. por jo drejt rënies apo shpërbërjes së saj. madje me siguri. në shtresat e mesme e të larta. Por është e vështirë. R EFERENCAT Alia. nga ato që do të përfaqësonin tipare relativisht të qëndrueshme të familjes “jotradicionale” shqiptare. Ajo është në ndryshim. nuk janë zbehur Ato “po përshtaten” në kushtet e zhvillimeve të reja. Familja socialiste dhe struktura e saj . Shndërrimet në fushën e familjes e martesës shqiptare janë të prirura drejt modelit perëndimor. komunikimi i hapur. mediave apo lëvizjeve sociale. që mund të jenë mikse. se shqiptarët nuk e kanë braktisur familjen. femërore apo mashkullore. Zana. Zgjidhja. Madje sociologët argumentojnë se në të ardhmen. arriti në përfundimin se problemi më i madh me të cilin ballafaqohet martesa moderne është paaftësia e shumicës për të gjetur në martesat e tyre njëherësh intimitetin dhe mundësinë për zhvillimin e personalitetit . besimi dhe respekti i ndërsjellë. partive politike. 1972) dhe të “martesës së hapur” (përpunuar nga McGinnis & Finnegan. Një stil i ri jetese për çiftet (1972). mbi bazën e një vëzhgimi të kryer në një numër të madh individësh në zona urbane/rurale. duhet që familja te ne të vihet në qendër të vëmendjes së institucioneve të shoqërisë: 8 Çifti O‟Neil. ekonomike etj. model i karakterizuar nga roli fleksibël i partnerëve në çift. të familjes. të diferencojmë dukuritë kalimtare të tranzicionit të gjatë e të vështirë shqiptar. 1988. edhe në shoqërinë e sotme. Ato do të ndjekin. respektimi i identiteteve. ndonëse me vonesë faze. më 1976).

2000a. D. Eleanor. Pse tradhtojnë gratë? . Anthony. Uolltër. Boston: Allyn and Bacon. Nontraditional Family Forms: A Decade of Research. Nr. Walton and J. 2 (7). Continuity and Change. Tiranë: Onufri Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë (KF).. 1996.. pp. New Jersey: Prentice-Hall Inc. 2000. Zyhdi. Tiranë: Çabej Kadare. John. Tiranë: Dudaj & Rinia. 1997. Revista Politika & Shoqëria . Pier Zhak. Dickinson. Europa në kohën tonë. Lekë. Dervishi. 1980. 1976. Gratë në syrin e ciklonit të sfidave dhe perspektiva . Divorci në sfondin e zhvillimeve të periudhës 1991-2000. Macklin. E. fq. Journal of Marridge and the Family . Divorci (Vrojtime e refleksione). 38: 701-712. Ismail. 1990. Leming. Tiranë: Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare Lakër. L. Vëll. S. Sociology . George and Michael. 68-92. B. 2000. . Beqja. 2000b. Tiranë: Dora d‟Istria. K. Lekë.. Engewood Cliffs.Lekë. Kohë barbare. Intervista . Extramerital sexual permissiveness: Conditions and contingencies. 356. 328-329. 42: 905-922 Martin. Hamit & Sokoli. Beqja. Nr. B. Hamit & Sokoli. 16-22 tetor 2000. Tiranë: 8 Nëntori. Sokoli. Understamding FamiliesDiversity. 1996 Sociologjia . L. Tiranë: Dituria Macionis.. 2003. Williams. Journal of Marridge and the Family . 1987. Singh. Giddens. 1.

21-37 dhe në anglisht. Ylli. Nr. Nr. 63-70 26 Analiza sociologjike Prostitucioni. Zhoi. 1 (1).Sociologjia . 152-195. Është pohuar gjithashtu se përmes trekëndëshit Mal i Zi . 17-30 Vejsiu. 2003. një studim “klandestin” për një biznes klandestin 1 Në vend të hyrjes: Prostitucioni. 2002). 6. Tiranë: Elio. fq. Alfred. Sipas burimeve 1 Botuar fillimisht në anglisht. Kam lexuar diku se rreth 20 për qind e vajzave të një shkolle të mesme të Beratit kanë ikur me dëshirë. me titullin “Prostitucion and Human Rights” në Balkan Yearbook of Human Rights: Ballkan Human Rights Network (BHRN). 2000. 1(13). Lëvizja e lirë e njerëzve dhe kaosi demografik. Revista Politika & Shoqëria . Por çdonjëri nga ne mund të rendisë një apo shumë histori jetësh njerëzore që humbën në humnerën e prostitucionit. 2001. numrin e femrave shqiptare që ushtrojnë prostitucionin në vendet e Perëndimit. e kanë masakruar pranë lumit Fan. gjithashtu. fq. në revistën shkencore Politika & Shoqëria . Mbi disa aspekte të marrëdhënieve familjare e martesore në Sqipëri. Ky është vetëm një rast. Uçi. me emrin Marta. për shembull. për të bërë prostitutën jashtë vendit (shih: Sokoli. Vëll. fq. 2003. me titullin “Prostitucion and Human Rights” në Balkan Yearbook of Human Rights: Ballkan Human Rights Network (BHRN). në rrethin e Pukës. Vëll. një mikrobotë pa të drejta? Një nënë me tre fëmijë. 152-195 zyrtare numri i tyre është rreth 5 mijë . ka shumë diferenca e pasaktësi.Kosovë . 2002). Nr. 1 (11). burimet zyrtare apo edhe në artikuj studimorë mbi prostitucionin. Marrim. Vëll. në këta dhjetë vjet kanë kaluar rreth 700 mijë femra të paracaktuara për në tregun europian të prostitucionit (Kallaba. sepse kishte denoncuar tutorët e prostitucionit.Serbi. 1. Revista Politika & Shoqëria . me mashtrime apo me dhunë. 2003. Në shifrat që jepen nga mediat. Botuar. 7. Është pohuar se në Europën Perëndimore ka 30-36 mijë prostituta shqiptare (Çupi. 2004. 2003).

Jaupllari. pra. për të mos u bërë prostitutë në Itali (Zgjedh vdekjen në vend të prostitutës. njëherësh. sikurse në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit. në librin e tyre Skllavet e Perëndimit na kanë dhënë plot histori të jetuara. Morali dhe Sibona (2000). u detyrua nga bashkëshorti i saj të vetësakrifikohej për të mos u shfrytëzuar seksualisht. ka pohuar se në Europën Perëndimore ushtrojnë prostitucionin 5192 femra shqiptare (Shekulli. Zhoi. madje jo vetëm shqiptar. vdekja përbën të vetmen rrugëdalje (Arlecchi. Ai është identifikuar me dhunën dhe. Ai ka qenë e vazhdon të jetë një ndër temat më të nxehta dhe. Dhuna. nga ky këndvështrim. 2001. Shtypi e mediat punojnë me kapacitet të plotë. 25 mars 2003). madje edhe shkrimtarët. bëjnë të tyren. të paktën nëse bazohemi në vëllimin e informacionit për të. ana më e prekshme dhe më e dënueshme e problemit. 24 dhjetor 2000: 18). në kuptimin më të plotë të fjalës. . Çupi. përkundrazi. dhunuesit. Prostitucioni është. siç thotë botuesi i librit në fjalë. Por ai është më i përfolur se i studiuar. Gazeta Korrieri . deri vrasësit e femrave. lidhen me mungesën e një institucioni zyrtar informimi. dëshmi të një bote barbare. Megjithatë nuk vihet në dyshim fakti se në Shqipërinë paskomuniste. Studimet empirike për prostitucionin mungojnë. pa dinjiteti njerëzor e pa të drejta qytetare. duket sikur shkaku i parë dhe i fundit i prostitucionit janë rrëmbyesit. A. trafikantët. një ndër dukuritë më të dhimbshme e më tragjike të tranzicionit po ashtu të dhimbshëm shqiptar. në Shqipëri prostitucioni është parë njëanshmërisht. Për prostitucionin flitet e shkruhet shumë. prostitucionin si profesion. 2003. 2 Shefi i zyrës së Antitrafikut në Ministrinë e Rendit Publik. 2002). pohojnë për 6-7-fishin e shifrës zyrtare (Raufer & Quere. prostitucioni është shndërruar në një problem social. ndër më të trajtuarat. Juliana G. 23 vjeçe. dëshmi rrëqethëse të viktimave të prostitucionit. dëshmi të një jete nga e cila. ky pohim është i vërtetë. 2000) 3 . nganjëherë. Për më tepër.2 . 3 Për fat të keq. ka errësuar anën tjetër të tij. Dy studiuese italiane për shembull. Ajo i dha fund jetës vetëm një vit pas martesës. Të tjerë. të cilat gjithnjë janë vënë në rolin e viktimës. Këto pasaktësi në statistika për prostitucionin.. por edhe për dukuri të tjera sociale. studiuesit.

Udhëtim i sociologut në botën e prostitucionit Ky artikull mbi prostitucionin ka “historinë” e vet. prostitucioni si profesion i zgjedhur lulëzon edhe atje ku ka rend publik. sociologia Onnie Wilson thekson se më shumë se katër milionë gra janë shitur si skllave të seksit. Ajo që del nga studimi i prostitucionit lidhet. Shqipëria 4 . në disa kushte të çuditshme e ndoshta të papërsëritshme më. njoha po ashtu . Filipinet. Hollandës dhe Perëndimit të sotëm. me të drejtat e njeriut. Gra nga Kina. Ajo mbështetet në vlerësimet e OKB-së. njoha nga afër mekanizmin e funksionimit të tij. Në atë kohë banoja 4 Kjo renditje e Shqipërisë ndër vendet me nivel më të lartë prostitucioni është bërë nga vetë studiuesja kanadeze. ofertën e kërkesën. Tailanda. Pra prostitucioni është një dukuri globale dhe jo rajonale. siç është për shembull rasti i SHBA-ve. e quajtur si një tipar unik i pjesës ende të pazhvilluar të botës (Shqipëria është pikërisht pjesë e kësaj bote). i nxitur më shumë nga rrethanat se sa nga interesat shkencore. Në kohën tonë ushtrimi i prostitucioni. atëherë ai do të trajtohej thjesht si një problem i rendit publik (jo si një problem social). në kuptimin më të plotë të fjalës. Në Globalized Female Slavery . është shndërruar në një biznes mbarëbotëror. reflektohet edhe në trajtimin e tij. Indonezia. shiten në Australi e gjetkë. do të zbulojmë. Kjo është (mikro)bota e prostitucionit. tregu i seksit dhe i vetë grave “makina të seksit”. Malajzia. lejohet nga shoqëritë e vendeve të zhvilluara e të qytetëruara? Nëse marrim si pikënisje prostitucionin dhe shohim tej fasadës. Në botën e sotme të madhe. Kam vendosur të shkruaj për këtë dukuri që rreth dhjetë vjet më parë. Korea e Jugut. vrojtova dukurinë e prostitucionit “në terren”. të metat apo papërsosmërinë e të ashtuquajturit sistemi i vlerave të përbashkëta të njerëzimit. madje pa shumë vështirësi. sipas të cilave vetëm në SHBA hyjnë çdo vit mbi 50 mijë gra të shitura.28 Analiza sociologjike Kjo njëanshmëri që vihet re në konceptimin e problemit. Nëse prostitucioni do të identifikohej me dhunën. për shfrytëzim seksual e pornografi. para së gjithash.. që vijnë kryesisht nga Ukraina. Përkundrazi. Vietnami etj. të qytetëruar dhe shumë të ndjeshme ndaj të drejtave qytetare. Onnie Wilson ë Romë dhe. me vendosjen e të cilit prostitucioni duhej të zhdukej. Meksika dhe Nigeria. Kolumbia. Por si është e mundur që kjo “tregti mishi”. ekziston një mikrobotë pa të drejta.

aktorë (deri diku edhe autorë) të “dramës” së tyre: Stefaninë. E kam të vështirë që të 30 Analiza sociologjike përshkruaj përmasat e llahtarshme të përhapjes së prostitucionit në atë pellg. Feti Dumin. sikurse edhe nga vende të tjera të Perëndimit apo të Lindjes. nga Afrika (sidomos nga Maroku. pa harruar edhe familjarët. tutorët. zezake. prokurorët. deri SHBA apo Kanada). Për më tepër ato “ishin” edhe të sekseve të ndryshme: shumica kishin lindur femra e të tilla kishin mbetur. Simonën (Stefanon). mulate. Nxitja për të shkruar më lindi pikërisht nga kjo përvojë. gjithë opinionin. kuptohet: për arsye ekonomike dhe jo shkencore. Robertën. Ato ishin të moshave të ndryshme: nga Stela 13 vjeçe. gjykatësit. Argjentinë. sjelljet devijante (vjedhjet. drogën (për të cilën kam shkruar. shih: Sokoli. Të tjerat. personazhe realë. Dukej sikur atje ishte epiqendra e prostitucionit. nga Amerika e Jugut dhe e Veriut (Peru. Ato ishin nga Italia. Eleonorën. Në trotuaret e rrugës kishte aq shumë prostituta. një “botë” e mistershme por e vërtetë. nga Azia (Filipine etj. gjithashtu. te Anxhela 70 vjeçe (!) Ato. Fillova punë në një hotel me emrin “Stadler”. homoseksualizmin. Ollgën e shumë e shumë të tjera. nga Stefano në Simona etj. Demin. me të gjitha ingranazhet e tij. gjithsesi. Pikërisht dhimbja për ta më bëri të shkruaj. përkundrazi. në të cilën unë udhëtova për rreth një vit. edhe ky artikull do të ndihmojë paksa për njohjen e kësaj dukurie dhe dramën që ajo mbart në vetvete. politikanët. sikurse edhe shumë meshkuj. Në “Stadler” punova rreth një vit. Stelën. klientë që formonin me to çiftet e rastit. zyrtarët. të verdha. policët. të paktën. Algjeria. 1999 & 2001). Tunizia). Anxhelën.personalisht dhjetëra e dhjetëra prostituta e homoprostituta. Ishte. Ato ishin të racave të ndryshme: të bardha. Zamirën. Por edhe të rrisë ndjeshmërinë e të rinjve e në veçanti vajzave. por ama edhe një klimë ideale për të studiuar disa nga problemet e sotme: prostitucionin. pra thuajse nga e gjithë bota. ishin meshkuj të konvertuar në “femra”: nga Xhuzepe në Valentina. Ishte i vendosur në një godinë shumëkatëshe në Via Giobertti 30. Një studim “klandestin” për një veprimtari klandestine Si u njoha me botën e prostitucionit? Në vitin 1992 shkova për të punuar në Romë. me shpresën se. Kam përpara syve një numër të madh personash të vërtetë.). Stefin. pjesë e qendrës historike të Romës. Të gjithë njerëz që kishin hedhur në “tregun e lirë” një mall specifik: trupin dhe shpirtin e tyre. Paolën. inkriminimin) . saqë ishte më e vështirë t‟u shmengeshe se sa t‟i gjeje. Brazil. diferencoheshin intelektualisht: Paola kishte qenë mësuese. Silva ekonomiste etj. Naçerën. sjelljen seksuale të njerëzve (sidomos shformimet që ekzistojnë në këtë fushë). nën një regjim pune të pandërprerë. Valentinën (Xhuzepen). Ishte një stërmundim i vërtetë. Suelën.

t‟i anketoj e t‟i intervistoj. më kanë shërbyer si të dhëna bazë të anketimit. dokumenti i identifikimit (pasaporta ose patenta) etj. të ndërtuar në mënyrë të tillë që çdo përgjigje të merrej vetëm me një shifër. vendlindja e vendbanimi (adresa). Në këtë kuptim studimi im është një studim “klandestin” pë një veprimtari klandestine. edhe në disa skedina. Më shihnin që punoja në regjim të pandërprerë. në mënyrë të vetvetishme. Por si arrita ta shndërroj hotelin “Stadler” në një “laborator sociologjie”? Duke zbatuar metodikat bazë të çdo studimi empirik: vëzhgimi. Ndërkaq njoha personalisht shumë prostituta. derisa në çdo anketë sociologjike janë disa pyetje prej të cilave studiuesi merr disa të dhëna të përgjithshme. Njoha tutorët e tyre. pavarësisht nga koha e qëndrimit të tij. Në këtë rast pyetësorët nuk janë plotësuar nga individët përgjigjedhënës. Madje kam edhe një kujtim disi të veçantë. shpesh deri të afërmit. por edhe që i shfrytëzonin. Pra. për “shfrytëzimin barbar që po i bënin një shqiptari” dhe bërtisnin nëpër korridoret e hotelit: “Questa è schiavitù 5 ”. bëra objekt vrojtimi ata njerëz që. por në kohë të ndryshme. ishin njerëz si të gjithë ne. të dashurit apo prindërit e tyre. anketimi. niveli arsimor. datëlindja. Ndonjë institut sociologjie ç‟nuk do të jepte që një sociolog i tij të vendosej pranë një hoteli të tillë për qëllime studimi. fëmijët. plotësohej një skedinë në të cilën shënoheshin emri (kupto: gjinia). kombësia e shtetësia. Madje anketat. Në këtë klimë komunikimi arrita të vëzhgoj problemet e tyre. tjetrën për pronarët e hotelit (policinë). pra. policët që i ndiqnin. sikurse edhe të droguarit. ishin njerëz si gjithë të tjerët. njoha jetën që bënin. Më tej hartova një anketë të mbyllur. Këto skedina. dhe njëherë ata protestuan në grup përpara çiftit të pronarëve (Enzo dhe Rita). përgjithësisht. Veçse në asnjë rast nuk u deklarova si studiues. Studimi im është. janë plotësuar jo njëherësh. vinin për të ushtruar prostitucionin në atë hotel. Dua të pohoj që në fillim se prostitutat. një dëshmi e gjallë për prostitucionin. Këto të dhëna duhej të hidheshin edhe në regjistrin zyrtar të hotelit. por nga vetë studiuesi. Me ta arrita të komunikoja krejt normalisht. të cilat i plotësoja në dy kopje.etj. një për vete (për studimin). Ç‟bëra konkretisht? Për çdo individ që vinte si klient në hotel. Unë bëra të pamundurën për t‟i ndihmuar ata. gjendja civile. siç quhen në sociologji anketat kur për çdo pyetje numri i alternativave është i paracaktuar. intervistimi. Ato kurrë nuk arritën të kuptonin se kishin hyrë në fokus të interesave shkencore të ndokujt. siç ishte ushtrimi i prostitucionit në Itali. që një herë në njëzet e katër orë dorëzoheshin në rajonin përkatës të policisë. Pra. pra non stop. mbi bazën e përgjigjeve të marra drejtpërdrejt prej tyre. bashkëshortët. Ajo që ka rendësi të theksohet është fakti . historitë e problemet e pambarimta të tyre. profesioni.

Megjithatë studiuesit kanë argumentuar. gjatë ditës e mbrëmjeve. falë bashkëpunimit me kolegët tanë në Itali. Pra ato i përgjigjeshin interesimit të një të njohuri. Pohimet e tyre përfaqësojnë një informacion të mjaftueshëm sasior për një studim konkret sociologjik 6 . Studiuesi. sidomos. Pra mbetet një koeficent i panjohur (X) që lidhet pikërisht me (mos)sinqeritetin e përgjigjeve. Në të vërtetë unë u bëra një njeri i afërt i tyre. Ky besim nuk ishte fituar në një ditë. por edhe nën krizën e mungesës së tyre. i ka “vjedhur” përgjigjet herë në biseda të lira. gjithashtu. Ato. profesioni më i vjetër? . herë në nxitim e sipër. Prostitutat. Pra në rrethana rastësore nga më të ndryshmet. në vitin 2002. pra. i janë përgjigjur një njeriu që ato e njihnin. se shkalla e çiltërsisë varet nga mënyra e komunikimit. por edhe në të gdhirë. Metoda ime e studimit të prostitucionit u bë. Përgjigjedhënëset i kanë bërë pohimet e tyre në kushte normale. përgjithësisht. Por këtë problem e ka çdo studim konkret sociologjik. të paktën të një personi që nuk abuzoi kurrë me to. duke i këshilluar. Çdonjera u bë përgjigjedhënëse e një ankete me 27 pyetje. që lidhet me sinqeritetin e përgjigjeve të marra. kur kishin nevojë për të mbaruar ndonjë punë apo për t‟iu bërë ndonjë favor etj. qortuar etj. por edhe në gjendje stresi e ankthi. ishin të braktisura e të shfrytëzuara dhe kishin nevojë për njerëz. për të nxjerrë në pah dallimet midis gjendjes së prostitutave shqiptare (atëherë të pakta) dhe atyre të vendeve të tjera. por gradualisht e duke i ndihmuar në rast nevoje. Unë bëra të pamundurën për të krijuar këtë “klimë”. Më tej. nga pozitat e drejtuesit të një instituti studimesh. që lidhet me të kuptuarit në mënyrë emocionale.se përgjigjet e “anketës” në fjalë janë dhënë në një klimë mirëbesimi. 32 Analiza sociologjike Gjithsesi arrita të siguroja një “kampion” studimi. me një deri në dhjetë alternativa përgjigjesh. pa e ditur se janë duke iu përgjigjur një ankete sociologjike (po ta dinin mund edhe të merrnin vrapin). aq sa metodologët e sociologjisë kanë qenë e janë të shqetësuar pikërisht ngaqë shumë individë janë rezervuar të tregohen të çiltër. një metodë veberiane 7 . Studimi në fjalë ka një shkallë të caktuar vërtetësie. disa herë nën veprimin e drogave. prostitucionin e kam studiuar e vëzhguar në mënyrë të pandërprerë. tek i cili kishin besim. dashje pa dashje. më shumë të një realiteti social se sa të një institucioni. Madje. Prostitucioni. anketimi bazë i vitit 1994 është “përsëritur” pjesërisht po atje. të përbërë prej 204 prostitutash (37 prej tyre ishin meshkuj homoseksualë). Kjo është bërë për studime krahasuese dhe. nga “klima” që krijohet midis studiuesit dhe atyre që përbëjnë objektin e studimit.

të emisioneve e spektakleve etj. 1968: 257). Përgjatë historisë prostitucioni ka qenë objekt qëndrimesh të ndryshme. 1998 etj. 1997. është e mjaftë. apo veçmas. . Flamming. Madje vetë Krishti është kritikuar për zemërgjerësinë ndaj prostitucionit (Horton. Studiuesi amerikan Bryan. Është folur e shkruhet për seksologjinë e prostitucionit. i cili përdori për të fjalën “verstahen”. 1997.. etikën e moralin. James. madje në disa prej tyre. J. helenike. 7 Krijuesi i kësaj metode studimi është njëri ndër themeluesit e sociologjisë. Edwards. gazetarët. për të mos shkuar më tej. Houser. 1991: 132). Prostitucioni ka zënë vend në shkencat sociale. duke filluar me Biblën e fjalorët e mitologjisë. Për të kanë shkruar shkencëtarët socialë. Tregues i interesit shkencor për dukurinë e prostitucionit është jo vetëm vëllim i madh informacinit. 1999. skenaristët e filmave. Leslie & Larson. e kanë cilësuar prostitucionin si “profesioni më i vjetër në botë” (Bryan. Friedl. por Kisha do të pranonte paevitueshmërinë e mëkatit dhe prostitucioni do të “pranohej” pikërisht si mëkat. reflektimet e tij në komeditë greke (Brown. për shembull. prostitucioni ka lulëzuar thuajse në të gjitha kulturat e në të gjitha kohërat. në Mesapotaminë e vjetër etj.). Reforma e protestantëve sërish do ta dënonte “pa kushte” prostitucionin. homoseksualizmin etj. emocionale (Shih: Sokoli. Fantham. Një numër i madh autorësh kanë studiuar përhapjen që kishte prostitucioni në Athinë e në mbarë Greqinë antike. 1996 etj. me gjithë mosmiratimin e fesë myslimane apo të krishterë. e studioi dukurinë e prostitucionit në Los Anxhelos vetëm mbi bazën e anketimit të 33 prostitutave (call girls). duke përfshirë rregullimin ligjor të prostitucionit në qytetërimin antik mesdhetar (Ford. Të tjerë autorë janë marrë me qëndrimin e butë ndaj prostirucionit përgjatë historisë (Boswell. 1993). deri debatesh e kritikash të mëdha. deri për teologjinë e prostitucionit. Të dhëna për prostitucionin gjen në një numër të madh librash. në Romën e lashtë apo përgjithësisht në botën latine (Bagnall.). 1975. madje edhe filozofinë politike të tij. që do të thotë: të kuptosh në mënyrë shprehëse. 1968). thuajse në mënyrë të njëzëshme. raportet e prostitucionit me martesën e familje. në Perandorinë Bizantine. Max Weber. Leslie & Larson 1991). por edhe larmia e studimeve rreth tij. Por studiuesit socialë kanë argumentuar se. 1962. etj. Bibla e dënon prostitucionin si të pamoralshëm. 1990 e 1993). pra thuajse të gjithë krijuesit. sikurse për sociologjinë e psikologjinë e tij. 6 Ky informacion sasior duket i mjaftueshëm krahasuar edhe me studimet e kryera për prostitucionin në vende të tjera. Martinelli me 100 gra të rrugës (street women). madje edhe parahelenike (Beard & Henderson. 1997: 146) Rrjedhimisht edhe literatura për këtë dukuri “të vjetër sa vetë njerëzimi” (Horton. shkrimtarët e letrarët. 1980).Studiuesit. filozofinë. ndërsa Greenwald vetëm me 25 prostituta (Shih: Bryan.

për të shitur diçka që është paracaktuar për të mos u shitur (Zingarelli. Anne Summers (1975). Për aq sa unë vrojtova në mënyrë të drejtpërdrejtë në Romë. Terminologjia dhe llojshmëria e prostitucionit Termi prostitucion vjen nga latinishtja dhe fjalorët që e shpjegojnë këtë fjalë i kanë dhënë kuptimin e ofertës për të kënaqur dikë me interes . deri rolin e tij në vetë historinë e këtyre vendeve. Studiuesit kanë cilësuar dallimin midis dashnores me pagesë dhe prostitutës. Por me gjithë literaturën e pafundme për këtë dukuri të cilësuar si “profesioni më i vjetër në botë”. sikurse në të këtër anët e globit. për shembull. që dalin në tregun e mallrave për të shitur një mall specifik: aftësinë për seks. madje përdoret i njëjti fjalor si në një treg të zakonshëm mallrash. ose skllave (Giddens. shumica e ofrueseve të seksit kanë qenë kurtizane. Flitet për çmim e skonto (ulje . nuk pranojnë të anketohen e të japin intervista.Shumë studiues kanë analizuar prostitucionin në vende të veçanta apo. Në botën antike. madje edhe më pas. sidomos kur prostitucioni është i painstitucionalizuar. Në prostitucion “ngjarjet” nuk zhvillohen si në teatër. ishin prostituta britanike. ndërmjet viteve 1788 . 1986: 257). ka argumenuar se prostitucioni 34 Analiza sociologjike ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Australisë. Prostitucioni mund të përcaktohet si dhënia e favoreve seksuale për para ose kundrejt parave. 1997: 201). Kjo e fundit ofertën seksuale ua bën shumë blerësve. 1970: 1360). Në këtë treg vendosin të njëjtat rregulla. Pra prostitucioni është një dukuri e shtrirë në kohë e hapësirë. konkubina (dashnore që mbaheshin rregullisht). ndaj më shumë zotëron prapaskena.homoprostitutat). Kjo sepse shumica e të ashtuquajturave “nëna themeluese” të dërguara atje nga kolonët. Kjo lidhet deri diku me faktin se vetë prostitutat. sikurse janë bërë fare pak hetime të drejtpërdrejta për këtë dukuri. Vetë prostitutat përfaqësojnë kështu një bashkësi femrash (apo edhe meshkujsh . arrita në përfundimin se prostitucioni është shndërrimi i aktit seksual në një akt të zakonshëm shitblerjeje . Ai ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë.1867. Fjala prostitutë fitoi përdorim të zakonshëm në fundin e shekullit XIX. si rregull. Pra nuk është e lehtë të bëhet vëzhgim i drejtpërdrejtë sociologjik me qëllim studimi. shumë pak studime janë bërë për të shpjeguar arsyet e vërteta që i çojnë disa femra të “përvetësojnë” pikërisht këtë profesion dhe jo një tjetër (Bryan. në disa raste.

Lekë Sokoli 35 paraqitje. Një prostitutë shtëpie punon në një shtëpi apo klub privat. Parabërësit përmes këtij trafiku formojnë rrjetin ndërkombëtar të trafikantëve e tutorëve që. i ka klasifikuar llojet e prostitucionit nga pikëpamja e pjesëmarrjes në punë dhe e rrethanave të punës. Prostitucioni. Një vajzë me telefon ( call girl . Gratë trafikohen për në . Paul Golbstein (1979). rasti i Shqipërisë Përmasat e prostitucionit është vështirë të llogariten me shifra. herë). i cili i bindet një “kontrate” shkëmbimi para-seks. abuzojnë me ëndrrën e femrave për punë e për të ardhme më të mirë. politik dhe ekonomik ë vendeve ku ata veprojnë. për klientë të rastit e të abonuar. Edhe këtu “rregullatori” është ligji bazë i çdo tregu: oferta e kërkesa. Madje ky treg mund të jetë më fitimprurës dhe më pak i rrezikshëm po të krahasohet me tregun e drogës apo të armëve. si rregull bipolar (por ekziston edhe homoprostitucioni). nga një çift (në disa raste ai ushtrohet edhe në grup). por edhe mirëqenien e stabilitetin social. prej apo përmes çdo vendi e rajoni të botës. Pra prostitucioni ushtrohet. . pra si trafik i seksit dhe i vetë grave të paracaktuara për këtë treg të mistershëm. në shtëpi publike. për konkurrencë (të butë e të egër) etj. duke plotësuar të ardhurat nga burime të tjera. Ky trafik realizohet në mënyra që përfaqësojnë forma të skllavërisë.) i kërkon klientët ose kërkohet prej tyre. Në kushtet e legalizimit prostitucioni ushtrohet në qendra legale. përmes telefonit. si rregull. qoftë edhe për faktin se ai ushtrohet kryesisht si një treg ilegjitim. Rrethanat e punës nënkuptojnë llojin e mjedisit të punës. për sasi (“kohë pune”. Të tjerat merren vazhdimisht me prostitucion duke nxjerrë prej tij pjesën më të madhe apo të gjitha të ardhurat.çmimi). etj. “Prostitutat e rastit” janë ato që. para se ta braktisnin atë për një kohë të gjatë apo përgjithnjë.. Shumë gra janë përfshirë në prostitucion vetëm përkohësisht. Vlera e “mallit-seks” llogaritet të jetë e rendit dhjetëra miliardë dollarë në vit. Një prostitutë rruge e kërkon biznesin në rrugë. frekuencë. Pjesëmarrja në punë lidhet me shpeshtësinë e përfshirjes së një gruaje në prostitucion. Sipas ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës). në mënyrë të parregullt. përgjithësisht. cilësi (moshë. pranojnë para për seks. Veprimtaria e këtij rrjeti jo vetëm kërcënon mirëqenien dhe statusin e grave. profesionalizëm). Studiuesit pohojnë se trafikimi i grave për t‟i shfrytëzuar seksualisht përfaqëson sot një treg “hije” prej miliarda dollarësh.

116). fq. prostitutave (pra mafiozeve). nr. 2000: 10). burime të ndryshme autoriteti. 2003. Madje propaganda zyrtare e quante prostitucionin si si “një plagë të kapitalizmit dhe shprehje të kalbëzimit të tij”. në librin “Mafia shqiptare . se eksodi shqiptar është një kolonizim mafioz (po aty. madje që nga koha parahomerike (po aty. Edhe prania e KFOR-it dhe UNMIK-ut në Kosovë. Lekë Sokoli 37 tij. rreth gjysmë milioni femra prej vendeve të Europës Qendrore e Lindore. pikërisht për shkak të cilësive morale. në radhë të parë nga prostitucioni etj. se mafia shqiptare përfaqëson rrezikun më të madh të Europës (po aty. 108). prostitucioni ka marrë trajtën e një trafiku ndërkombëtar. Kjo përfaqëson një veprimtari kriminale gjithnjë në rritje. pra të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë.një libër urrejtjeje dhe racizmi antishqiptar”. Madje sipas Raufer & Quere misioni i tyre në Kosovë është i paracaktuar të dështojë jo vetëm se në të ka përzierje kombësish. duhet të jenë kriteret bazë për të vendosur për integrimin e Shqipërisë apo statusin e Kosovës (!) Këtij libri i kam kushtuar artikullin polemizues “Mafia shqiptare” . Vijmë te rasti i Shqipërisë. nuk njihej si fenomen. fq. 22). Ky “përjashtim” lidhet. pasi ajo është e gjithëfuqishme pikërisht për shkak të kapitalit që rrjedh nga krimi (po aty. 2(12). së pari.. këta autorë të paskrupullt i thonë botës se prostitucioni dhe droga (dy gjymtyrët e mafias shqiptare).“sektori i seksit”. nderi. drejtpërdrejt apo tërthorazi. të paracaktuar për tregjet e prostitucionit të vendeve kryesore perëndimore. janë përfshirë në tregjet e seksit të Europës Perëndimore (Arlacchi. deri në vitet „90-të prostitucioni. Autorët shkojnë deri atje sa dukuri zakonore shqiptare.një rrezik për Europën”. të veçantë . mafioze. fq. pikërisht se kjo prani ka ndikuar në ngritjen e shkallës së prostitucionit. 72-89). me jetën tradicionale shqiptare dhe të drejtën dokesore 8 dhe. por ushtarakët e KFOR-it u thonë (pikërisht në shtrat). homoseksualizmi etj.të ardhurat që vijnë nga tregtia e seksit vlerësohen si përbërës i rëndësishëm i të ardhurave kombëtare të shumë vendeve të varfra. Pra. fq. në Politika & Shoqëria . 6. një mandat i paqartë dhe kontradiktor. fq. besa. 93). theksohet se shqiptarët e kanë në gen mafian. me zanafillë njëmijëvjeçare. vetëm e fuqizon mafian. Në Europë. Sipas një vlerësimi të kryer nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimet (IOM). në Shqipëri. shpesh konfliktualë (po aty. të cilat kanë një sektor (zë). Sipas tyre “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare. më shumë se në çdo kontinent tjetër. Ndryshe nga shumica e vendeve të tjera. fq. 73). jepen si pararendëse të mafias. së dyti. si fjala e dhënë. të fshehta të rrezikshme. me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi përhapjen e 8 Megjatë rreth kësaj kësaj çështjeje vazhdojnë të bëhen edhe spekulime. vëll. Ky trajtim . familja biologjike (për ta. sipas tyre. sikurse droga. të studiuesve francezë Raufer & Quere (2003). Për shembull.

madje me shumë rreptësi. nga një “status quo”. ishte e vërtetë. Në strukturat patriarkale dhe. e prostitucionit etj. i bindej pa kushte autoritetit. lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët. nga studiues të tij. nuk kishte prostitucion e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. më pas. në të cilën edhe sjellja seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar. në kohën para fillimit të proceseve demokratike. e të gjymtuarve. sillej sipas normave të pranuara. deklaronte: “Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit „të hedhurit tej të shoqërisë”. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas. 1998). Peter Lukas. edhe lufta kundër prostitucionit . se nuk kishte prostituta.“plagë e kapitalizmit” – vlerësohej si pjesë e luftës së klasave të zbatuar. pikërisht për shkak të politizimit të marrëdhënieve shoqërore (sot vërehet komercializimi i tyre). Këtë e kanë pohuar edhe studiues apo raporterë të huaj. Nga Bostoni. ndryshe nga shumë parashikime. në strukturat e reja pas Luftës së Dytë Botërore. shkruante më 1986: “Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës. Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të mjaftueshme. e të droguarve. ku bën pjesë bota e krimit. Eshtë kjo një pjellë e sistemit kapitalist që. gjatë regjimit komunist. ndikon në degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi i sotëm provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”. Nuk kishte të pastrehë që flinin në rrugë e parqe”.vijoj edhe në periudhën pasenveriane. është cilësuar si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë (Krasniqi. thuajse çdo individ zinte një pozicion të dhënë. si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi. pak a shumë homogjen. Raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre të bazuar në interesat. përgjithësisht rural. se nuk kishte homoseksualë. 38 Analiza sociologjike Dymbëdhjetë vjet më vonë. Pra. as me psikologjinë sociale dhe vetjake të shqiptarëve apo me . me peshën e saj në rritje. në First impressions of Life in Albania. Ky sistem. Kreu i politikës shqiptare të asaj kohe. 2003). Alia (1986: 153). Por mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve „90-të. Shqipëria është karakterizuar nga një realitet social i lexueshëm. siç shihet. R. Por është e vërtetë se. ai pohon sërish: “Po. prostitucioni në Shqipëri “erdhi” bashkë me ndryshimet demokratike dhe “ngjiti” shumë shpejt. Ky vërshim nuk lidhet me ndonjë prirje të posaçme që kanë shqiptarët ndaj tij. as me faktorë historikë e të traditës. fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve. kryente një punë të caktuar.

siç është prirja ndaj prostitucionit. shndërrimet urbane dhe emigracioni. nga ana tjetër. përbërja moshore (numri i individëve potencialisht të rrezikuar nga prostitucioni është më i madh se në vendet e tjera). me faktin që çdo lloj autoriteti u vu në pikëpyetje. kanë çuar në “zgjidhje” të tjera. Ai është i lidhur me jetën përgjithësisht konfliktuale dhe stresante që ka karakterizuar shoqërinë shqiptare të këtyre viteve. përkundrazi. dhe. por me gjithë situatat shoqërore që përjetojnë të rinjtë. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj. përgjithësisht. por lindi pikërisht në valën e shndërrimeve të këtyre viteve. që kodi moral i mëparshëm u përmbys. pra. Këta faktorë jo vetëm e favorizuan. mungesës së mundësive e mjeteve të institucioneve dhe strukturave të shoqërisë . nga gjendja e vështirë ekonomike. pozita gjeografike e Shqipërisë. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist shqiptar (mafia e kriminaliteti. nuk ka ekzistuar në Shqipëri para viteve „90-të. si dukursi sociale. si dhe nga etja e shfrenuar për para e fitim. nga njëra anë. me kontradiktën midis interesave shoqërore dhe kulturore të saj. që marrëdhëniet seksuale paramartesore u pranuan gjerësisht dhe që njerëzit u vunë jo në kërkim të më të mirës. jo vetëm me mungesën e rendit publik. si dukuri të lidhura jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por. kryesisht të karakterit socialpolitik dhe ekonomik. Midis më kryesorëve do të përmendim ndikimin e “efektit të paparashikuar” (ndryshimi ishte i papritur. në raport me zgjedhjet individuale. por edhe vazhdojnë ta favorizojnë përhapjen e një epidemie të tillë. që tabutë e së djeshmes u shembën. Lulëzimi i prostitucionit në Shqipëri duhet parë në kontekstin e dinamizmit të ri të jetës shoqërore të pas vitit 1990. me shembjen e këtyre komuniteteve dhe komercializimin e marrëdhënieve shoqërore. por në kërkim të asaj që “u ishte mohuar”. me daljen në skenë të “shoqërisë liberale”. sidomos institucionin e familjes. rënia e nivelit të shkollës etj Prostitucioni është favorizuar nga papunësia dhe.karakterin e temperamentin e tyre. rrjedhimisht i pastudiuar. dalja e individit nga izolimi i hekurt dhe kontakti me plagët e qytetërimit të sotëm. që familja tradicionale shqiptare u godit dhe divorcet u shtuan. tregon se ai përcaktohet nga faktori social. Përhapja e prostitucionit është e lidhur. i pakomanduar dhe i paudhëhequr në mënyrë shkencore). Pamundësia e familjes për të kryer funksionet e saj ekonomiko-edukativ dhe konfliktet që rrjedhin prej saj. Fakti që prostitucioni.). Ky përfundim mund të jetë një pikënisje për t‟iu përgjigjur pyetjes: pse kaq shumë femra shqiptare kanë hyrë në rrugën e prostitucionit? Pra “vërshimi” i prostitucionit në Shqipërinë paskomuniste shpjegohet me një varg faktorësh.

shqiptare për plotësimin e tyre. Prostitucioni dhe të drejtat universale të njeriut A është bota e prostitucionit një botë pa të drejta, sikurse është pohuar në fillim të këtij artikulli? Për të dhënë një përgjigje sa më të argumentuar, po krahasojmë disa nga nenet e tekstit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut 9 , me nivelin e “të drejtave” që rezultojnë në botën e prostitucionit (tabela 1): 9 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me rezolutën e saj nr. 217A/III, datë 10 dhjetor 1948. Shih: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, botim i Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut, Tiranë 1998. 40 Analiza sociologjike Tabela 1: Disa nga të drejta universale të njeriut dhe “të drejtat” gjatë ushtrimit të prostitucionit Lidhur me dhjetë nivelet e mësipërme të krahasimit është e nevojshme të bëjmë disa sqarime, duke shfrytëzuar edhe të dhënat e sondazhit tonë: 1. Çdo individ ka të drejtën e jetës dhe të sigurisë, por në prostitucion gratë janë të pasigurta, të kërcënuara, të pambrojtura. Kam regjistruar debatet “e nxehta” (deri britmat), të një numri të madh prostitutash me klientët e tyre në hotelin “Stadler” në Romë. Dy-tre vjet më parë, së bashku me gruan time, kemi vrojtuar për një natë të tërë një prostitutë rruge pranë një ure në Lion të Francës, e cila punonte me një frekuencë të habitshme. Këto, për të mos shkuar më tej, më provojnë faktin që në prostitucion gratë “punojnë” me njerëz të panjohur, një pjesë e të cilëve janë edhe maniakë seksualë, njërëz të dhunshëm, me sjellje (edhe seksuale) devijante, me prirje kriminale deri edhe sadiste etj. Ato udhëtojnë në makinat e tyre, sikurse kalojnë nëpër parqe, lugina, poshtë urave e në vende të tjera të rrezikshme, sikurse nëpër shtëpi, dhoma hotelesh etj., duke qenë të pambrojtura Të drejta universale të njeriut: Gjatë ushtrimit të prostitucionit: 1. Çdo individ ka të drejtën e jetës dhe të sigurisë së personit të vet (neni 3). Në prostitcion gratë janë të pasigurta, të kërcënuara, të pambrojtura (1). 2. Çdo individ ka të drejtën e lirisë (neni 3), askush nuk mund të mbahet në skllavëri (neni 4).

Jo më kot prostitucioni është quajtur “skllavëria e bardhë” (2). 3. Askush nuk mund t‟i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve mizore, çnjerëzore, denigruese (neni 5). Gratë në prostitucion janë të pambrojtura nga dhuna, torturat, keqtrajtimi etj. (3). 4. Çdo njeri ka të drejtë t‟i njihet personaliteti juridik në çdo vend e në çdo rast (neni 6). Në prostitucion gratë, si rregull, shpersonalizohen (4). 5. Të gjithë janë të barabartë para ligjit… (neni 8). Në prostitucion nuk ka as barazi ligjore (5). 6. Askush nuk mund të arrestohet, të burgoset, të dënohet në mënyrë arbitrare (neni 9). Në prostitucion gratë janë të ekspozuara ndaj arbitraritetit (6). 7. Askush nuk mund të jetë objekt ndërhyrjesh në jetën e tij private… (neni 12). Thuhet se prostitutat nuk kanë jetë private (7). 8. Çdo person ka të drejtë të zgjedhë, të qarkullojë lirisht… (neni 13). Shumica e prostitutave nuk mund të dalin nga gjendja e të shkëputen (8). 9. … burri/gruaja kanë të drejtë të martohen dhe të krijojnë familje… (neni16). Këto të drejta për prostitutat përfaqësojnë luks (9). 10. Çdo person ka të drejtën e pronës (neni 17), të punës … (neni 23), të sigurimit shoqëror (neni 22), të pushimit (neni 24), të organizimit (nenet 19, 20, 21, 23/4, 27…) etj. Prostitutat shndërrohen në “pronë” të meshkujve që i blejnë, i shesin, i japin me qira etj., duke i transferuar të drejtat e tyre te vetja … (10). Lekë Sokoli 41 e të rrezikuara. Vetë prostitutat, duke mos patur mbrojtje ligjore, përpiqen t‟i dalin zot sigurisë së tyre por, në pamundësi për të arritur këtë, detyrohen të “thërrasin” kujdestarët tutorë. 2. Çdo individ ka të drejtën e lirisë, askush nuk mund të mbahet në skllavëri etj., por prostitucioni është quajtur “skllavëria e bardhë” . Në

prostitcion gratë janë të keqtrajtuara, për shkak të përdhunimit, rrëmbimit të vazhdueshëm, shitblerjes për seks etj. Derisa ato nuk mund të ikin, atëherë ato janë skllave të seksit. Të jesh skllav (i seksit etj.), do të thotë të jesh i privuar nga liria. Prostitutat kanë humbur, përgjithësisht, të drejtën dhe aftësinë për t‟i thënë “ndal” gjendjes së tyre. Në më të shumtën e rasteve privimi nga liria vihet re që në fazën e rekrutimit të tyre. Ndër femrat e anketuara në Romë (vitet 1994 dhe 2002), del se në më shumë se ½ e rasteve (për shqiptaret) dhe në rreth ¼ e rasteve (prostitutat nga vendet e Perëndimit), rekrutimi është bërë me forcë ose me mashtrim nga një mashkull. Në mjaft raste për të realizuar këtë rekrutim ka ndërmjetësuar një prostitutë tjetër (tabela 2): Tabela 2 : Hyrja juaj në prostitucion ishte vetërekrutim, rekrutim nga një tjetër prostitutë, rekrutim me forcë nga një mashkull, apo rekrutim në rrethana të tjera? Në përqindje Tabela 3: Hyrja në rrugën e prostitucionit ishte zgjedhja juaj e lirë, ishit e detyruar vetëm nga rrethanat apo e detyruar me dhunë nga dikush? Në përqindje Përgjigjet mbi mënyrën e rekrutimit të prostitutave Shqiptare Perëndimore Ishte një vetërekrutim 14.2 22.6 Ishte rekrutim nga një tjetër prostitutë 22.6 48.1 Ishte joshje ose rekrutim me forcë/mashtrim nga një mashkull 57.8 24.0 Ishte rekrutim në rrethana të tjera 6.2 5.4 Gjithsej 100.0 100.0 Përgjigjet mbi zgjedhjen e profesionit të prostitutës Shqiptare Perëndimore Ishte zgjedhja ime e lirë 21.5 39.2 U detyrova nga rrethanat 54.2 49.5 Dikush më detyroi të bëhem prostitutë 24.3 11.3 Gjithsej 100.0 100.0 Thuajse i njëjti përfundim arrihet edhe nga të dhënat e tabelës 3. Vetëm një ndër pesë prostituta shqiptare pohon se profesioni i prostitutës ishte për të një “zgjedhje e lirë”. Të tjerat pohojnë se kanë qenë të detyruara nga dikush apo nga rrethanat. 3. Askush nuk mund t‟i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve mizore, çnjerëzore, denigruese (OKB 1948/1998: neni 5), por gratë në prostitucion janë të pambrojtura nga dhuna, torturat, keqtrajtimi etj. Prostitucioni përfaqëson në mënyrë tipike një marrëdhënie të karakterizuar nga domonimi, degradimi, vartësia. Për prostitutat që u përfshinë në sondazhin tonë, të pangrënët, pagjumësia, rraskapitja, rrahjet, torturat, abuzimet fizike, seksuale

prostitutat kanë ndërruar tutor.5 76. se janë . ajo mori prej 204 prostitutave nga Evropa (edhe shqiptare). Kjo lidhet me dinjitetin dhe cilësinë e jetës. Rreth 90 për qind e tyre pohojnë.6 A është e vërtetë që një mashkull ka një rol të rëndësishëm menaxhues në karrierën tuaj si profesioniste? 88.2 86. 4. Nga studimi ynë.4 69.7 11. përgjigjet e mëposhtme: Tabela 4: Aspekte social-psikologjike të jetës së prostitutave (Në përqindje) Pyetjet e bëra për 204 prostituta Po Jo A e doni jetën? 97.0 A do të vazhdoje të punoje si prostitutë edhe po ta dije se je infektuar me virusin HIV? 23. ndonëse pohojnë se rreziku i SIDA-s e ka ndryshuar sjelljen seksuale të tyre (3/4 e tyre pohojnë se bëjnë seks të sigurtë).7 A duhet të lejohet prostitucioni? 90.4 A ndiheni e kërcënuar? 88. ushtrimin e prostitucionit e quajnë si një punë normale.9 22.8 A keni menduar ndonjëherë të vrisni veten? 59.4 68.apo dhuna fizike e psikologjike ishin të zakonshme.6 6.9 për qind).2 për qind). në çdo vend e në çdo rast (OKB 1948/1998: neni 6). se në shumicën e rasteve (77.2 35.3 40. se rreth ¼ e tyre pohojnë se ato do të vazhdonin të punonin si prostitutë edhe po ta dinin se janë të infektuara me virusin HIV (!). Amerika dhe Azia.6 57.1 A keni midis klientëve tuaj një apo disa të parapëlqyer? 93.9 A keni frikë nga vdekja? 68.5 A vuani nga ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme? 30.0 24. vetëm sa për të jetuar? 31.3 A keni punuar fillimisht nën vëzhgimin e një personi tjetër? 77. Çdo njeri ka të drejtë t‟i njihet personaliteti juridik. provohet se gratë në prostitucion janë subjekte të një dominimi e dhunimi total. se kanë një mashkull tutor (kjo shumë më e theksuar për emigrantet). Afrika.2 11.1 9. Por sa cilësore është jeta e prostitutave? Si një pyetje e sondazhit tonë. se 6 ndër 10 prostituta kanë menduar të vrasin veten.5 A ndiheni fajtore? 13. gjithashtu.6 31.8 A e quani normale punën që bëni? 64.4 A keni një të dashur? 42.8 A ka ndryshuar sjellja seksuale nën kërcënimin e SIDA-s? 76.4 A do ta ndërronit punën e sotme me një që të jep të ardhura minimale.5 2.6 Lekë Sokoli 43 Meritojnë vëmendje përgjigjet që provojnë se shumica e prostitutave (64. domethënë janë shitur. sikurse edhe nga studime të mëparshme.

Ligjet që ndalojnë prostitucionin i quajnë prostitutat si të inkriminuara edhe kur ato janë të viktimizuara. E drejta për të qarkulluar lirisht (OKB 1948/1998: neni 13). se në vlerësimin e prostitucionit ekziston një standard i dyfishtë . për t‟i identifikuar dhe arrestuar ato. E drejta e fshehtësisë së jetës private është përfshirë gjithashtu në 44 Analiza sociologjike listën e të drejtave të njeriut (OKB 1948/1998: neni 12). për të cilën kemi këto të dhëna: Tabela 5: .përshtatur. me punën që bëjnë derisa (68. Por në prostitucion bëhet publike pikërisht ana më e qenësishme e jetës private: jeta intime. Thuhet. gjithsesi. Studiuesit kanë debatuar lidhur me legalizimin e prostitucionit. Rrjedhimisht ato janë në mes të tre zjarreve: policia. sikur ajo të jepte të ardhura minimale. Mund të vërehet. nuk dëshirojnë ta ndërrojnë atë me një tjetër. nisur nga ideja se kjo pabarazi zgjidhet duke u njohur prostitutave të drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre. madje pa shumë vështirësi. seksual). por jo klientët e tyre. Në vendet demokratike ndërhyrja në jetën private të tjetrit ndëshkohet penalisht. ndër të arrestuarit janë shumë më tepër gra se burra. Gratë në prostitucion nuk kanë as mbrojtjen e policisë. Për shkak të ushtrimit të prostitucionit.. madje jo pa të drejtë. se në vend të viktimizimit ilegal të prostitutave do të kishim viktimizimin legal të tyre. Liria për të qenë i mbrojtur nga arrestimet abuzive/arbitrare është e drejtë qytetare (OKB 1948/1998: neni 9). derisa ato kryejnë një veprimtari të kundërligjshme. 8 për qind e tyre). Në të vërtetë edhe kjo nuk e zgjidh plotësisht problemin e (pa)barazisë. vetëm sa për të jetuar etj. 5. Madje edhe liria humbet vetëm për gratë. etj. 7. Barazia gjinore para ligjit është gjithashtu një e drejtë qytetare (OKB 1948/1998: neni 8). lidhet me mundësinë e braktisjes së prostitucionit. 6. jo për burrat. Policia shpesh dërgon njerëzit e saj te prostitutat. Por në prostitucion kjo barazi nuk mund të realizohet qoftë edhe për faktin se ligjet dënjnë vetëm gratë që e ushtrojnë atë. se prostitutat nuk kanë jetë private 8. Ky përfaqëson një diskriminim ligjor (gjinor. tutorët dhe klientët (sidomo klientët e dhunshëm).

. e drejta e pasjes fëmijë etj.9 29. por nuk mundnin. një prostititutë profesioniste a mund ta braktisë këtë profesion? (Në përqindje) Në të dhënat e këtij sondazhi tërheq vëmendjen diferencimi midis prostitutave me shtetësi nga vendet e Perëndimit. për shembull. 10. Edhe në këtë rast prostitutat janë objekt diskriminimi. duke e trensferuar këtë të drejtë civile te vetja.thotë një studiues. sipas ligjeve të shumë vendeve. përgjithësisht prostitutat kanë “zgjedhur” këtë të fundit. “Unë. të gjitha janë të drejta të kufizuara. 9.Sipas jush. Prostitucioni. www. del se mbi 90 për qind e prostitutave dëshironin të shkëputeshin. Ato përgjithësisht jo vetëm janë të zhveshura nga prona.kurrë nuk kam dëgjuar që një burrë të ketë humbur fëmijën e vet.com Përgjigjet mbi mundësinë e braktisjes së prostitucionit: Shqiptare Perëndimore Mund të braktiset. i shesin apo i japin me qira. Midis familjes dhe rrugës.2 Gjithsej 100. Martesa. të burrave/tutorëve që u marrin të ardhurat etj. Ato nuk arrijnë të krijojnë e të kenë një familje normale. por ato mbeten të tilla për shkak të jetës që bëjnë. Sipas një studimi të Kathleen Barry mbi skllavërinë e seksit ndër prostitutat e rrugës në Toronto. të paktën pa u amortizuar fizikisht e moralisht 71. Prostitution in Canada. i detyron gratë të heshtin qoftë edhe para torturave më çnjerëzore.4 Jo.. . nëse ato bëhen prostituta. sepse ka qenë klient prostitutash ose tutor i tyre”. por me shumë vështirësi 11.0 100. kundrejt atyre shqiptare 10 (tabela 4).prostitutionresearch. Gratë jo vetëm hyjnë të varfra në prostitucion. Shih.0 Lekë Soko (OKB 1948/1998: neni 17). si institucion.7 40. E drejta e lirisë së opinionit e të shprehjes është gjithashtu një e drejtë qytetare (madje e shenjtë) e njeriut (OKB 1948/1998: neni 19). derisa nuk bëjnë jetë normale.4 30. Kanada. E drejta e pronësisë gjithashtu është vlerësuar si e drejtë qytetare 10 Privimi nga kjo e drejtë civile nuk është vetëm për prostitutat shqiptare. gratë janë të rrezikuara për humbjen e fëmijës së tyre. Madje. por quhen si pronë e meshkujve që i blejnë. .4 Mund të braktiset pa shumë vështirësi 16.

Derisa prostitucioni lulëzon edhe në vendet me standardin më të lartë të jetesës (Suedi. nga pikëpamja e të drejtave. ca më pak. me fillimin më të hershëm të marrëdhënieve seksuale. me marrëdhëniet seksuale paramartesore dhe zhvlerësimin relativisht masiv të virgjërisë. Kanada. Studimi ynë tregon se prostitutat vijnë kryesisht nga shtresat sociale më të varfra të Shqipërisë. është një dukuri relativisht e re (rreth dhjetëvjeçare). në të cilat edhe jeta seksuale ishte pak a shumë e kontrolluar. të jesh një “joperson fizik” real. për t‟i difenencuar nga “të këqijat” (edhe gratë e dhëna pas seksit legjitim. pra para se të fillojnë ta ushtrojnë këtë profesion. për shembull. një “jopersonalitet legal”.Pra edhe e drejta qytetare e të qenit një person fizik real. Hyrja në rrugën e prostitucionit. me multipartneritetin seksual më të përhapur etj. Përfundime e rekomandime Në Shqipëri prostitucioni. gratë “e mësojnë” teorinë (më saktë ideologjinë). po aq sa vetë prostitutat (Aitkin 1978. më pas. Australi etj. Sipas përfaqësueseve të feminizmit. Përzgjedhjen e profesionit ato e bëjnë më parë në trurin e tyre e. me emigracionin e jashtëm dhe sidomos me komercializimin e marrëdhënieve sociale. Ndaj. 46 Analiza sociologjike Mekanizmi që mban gjellë prostitucionin është “uria seksuale” e burrave dhe “paftësia” e grave për ta shuar këtë uri me seks jashtëprostitucional. Jackson and Otto 1984). të cilat quhen (sidomos nga disa përfaqësues të lëvizjes feministe). pa përmendur lezbiket. e prostitucionit para se ato të fillojnë ta zbatojnë atë në praktikë. USA. me faktorë të rastësishëm. Gjithashtu ai është i lidhur me shkallën e liberalizimit të shoqërisë së sotme shqiptare. si shkaktare të prostitucionit. Politikat e reduktimit të varfërisë përfaqësojnë njëherësh edhe krijimin e kushteve social-ekonomike për pakësimin e pasojave sociale të prostitucionit (nëse jo të eliminimit të tij). me jetën më të hapur seksuale. në të cilat u vendosën edhe marrëdhënie sociale anonime. si profesion dhe si trafik. do të thotë se faktori ekonomik nuk duhet absolutizuar. në prostitucion është e cënuar dhe e kufizuar. Studimi ynë nxjerr në pah disa koncepte interesante në vlerësimin e prostitucionit nga vetë prostitutat. Të jesh prostitutë do të thotë. prostitutat etj). Studiuesit socialë sugjerojnë se të qenit seksi (në kuptimin me njerëzor të fjalës). me trupin . Nëse shprehem me gjuhën e studiuesit amerikan Thio. disa stereotipe që kanë shërbyer për “disiplinimin” e sjelljes seksuale të grave. ky stereotip duhet zhdukur. i njohur para ligjit.). sipas tyre. është një kërkesë e domosdoshme edhe për “grate e mira”. me migrimin drejt zonave të mëdha urbane. por mjaft i përhapur. Ai është i lidhur drejtpërdrejt e para së gjithash me prishjen e komuniteteve tradicionale. nuk marrin parasysh faktin se gra “të mira” janë quajtur gratë joseksi. nuk është i lidhur vetëm me faktorë jashtë vetes dhe.

Po shoqërive shqiptare dhe ballkanike. Kjo ideologji përmban dy bindje të rëndësishme që lidhen me vlerësimin nga vetë prostitutat të vetvetes dhe të punës që bëjnë: (1) se prostitutat (pra ato vetë) janë të domosdoshme. një bashkërendim institucional i këtyre vendeve dhe i vendeve të tjera të rajonit në luftën kundër prostitucionit. Horton et al. me kriza të rënda ekonomike. 1983. gjykim e ndëshkim). Prostitucioni përfaqëson një problem të cilin as shtetet perëndimore. ç‟u mbetet të bëjnë? Para së gjithash një kuadër ligjor më rigoroz që do të shkurajonte kriminelët. siç janë krimet në familje. Në këtë vështrim studimi vë në dukje nevojën e thellimit të diferencimit (në trajtim.. Në FushëPrezë. nuk kanë munduar ta mposhtin. nisur nga reagimet shpesh ekstreme ndaj prostitucionit. midis profesionit “të zgjedhur” dhe atij “të imponuar”. fakti se prostitucioni përfaqëson tani një realitet vështirësisht 11 të pranuar se “profesioni më i vjetër në botë” është bërë një ndër “profesionet më të rinj” në Shqipëri. ose “gratë e mira”. midis të miturve e të rriturve etj. Në këndvështrimin e të drejtave të njeriut. megjithëse kanë krijuar institucione të qendrueshme. 6 gusht 2002). mbështetur në normat ndërkombëtare. mungesa e besimit te shteti Lekë Sokoli 47 dhe institucionet e tij dhe. prostitucioni është një problem i rendit publik. afër Tiranës. midis viktimave e trafikantëve. i cili përfaqëson një njollë të zezë në historinë e tranzicionit paskomunist shqiptar. ndaj të cilit opinioni. se ato kryejnë një detyrë të rëndësishme për shoqërinë dhe (2) se prostitutat (ato vetë). nga njëra anë. 11 Mund të thuhet “një realitet vështirësisht i pranuar”. reagojnë dobët. nga ana tjetër. Prostitucioni meriton të trajtohet edhe si një problem juridik. familjet. Ndaj shoqëria dhe shteti shqiptar duhet të investojnë më shumë për eliminimin përfundimisht të trafikut të dhunshëm të grave. me institucione të pakonsoliduara. Në këtë këndvështrim duket se ka ardhur koha e fillimit të një debati për legalizimin 12 në kushte të përcaktuara me ligj të prostitucionit edhe në Shqipëri. OJQ-të etj. duket se është i domosdoshëm një proces i shpejtë dhe shumëplanësh i ringritjes morale të njerëzve (Krasniqi. 2003).. Së dyti. Ose. një djalë 16-vjeçar ka vrarë nënën prostitutë (Koha Jonë. siç vëren Ismail Kadareja. 1991: 134).e tyre. për shembull. vetëgjyqësitë etj. “të revoltuar . në shumë raste. Së treti. Prostitucioni është gjithashtu një problem i opinionit publik dhe i shoqërisë civile shqiptare. janë moralisht më superiore se joprostitutat (Thio. Por fakti që vetëm në më pak se një për qind të rasteve të rekrutimit të prostitutave shqiptare janë bërë denoncime në organet shtetërore shqiptare tregon.

Mëkati. bazuar edhe në përvojën botërore 13 . ndalimi i prostitucionit. për hartimin e një “akti të mundësive e shanseve të barabarta”. Të ndalosh prostitucionin është moralisht e padrejtë. kthehen vetë. Ndaj ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të nxiten jo vetëm debate. prostitucioni i rrugës dhe prostitucioni i detyruar. por edhe lëvizje sociale (madje edhe politike). i dënon ata që organizojnë prostitucion ose përfitojnë nga puna e prostitutave. derisa ai përfaqëson një krim “pa viktima” dhe shteti nuk mund e nuk duhet të përpiqet të rregullojë sjelljen seksuale të individëve të rritur. djemtë shqiptarë. e rëndësishme është që të evitohet prostitucioni me të miturit. me detyrime ligjore për të gjitha subjektet e shoqërisë shqiptare (strukturat shtetërore.). Pra. sipas tyre. argumentojnë se shteti dhe shoqëria janë të detyruar të mbrojnë familjen dhe fëmijët. me të cilët ai ka bashkekzistuar në mënyrë të vazhdueshme. por nuk ndalon prostitucionin si të tillë. vazhdojnë ata. që me sa duket buron nga vetë statusi i të qenit grua. Prostitucioni nuk mund të trajtohet i shkëputur nga dhuna ndaj grave. për fat të keq. kanë çuditërisht një legjislacion shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Për të tjerat duhet debatuar. edhe për prostitucionin polemikat midis dy kampeve të kundërta janë të mëdha. Partizanët e ndalimit “pa kushte” të prostitucionit (Grupi I). thonë ata. Prostitucioni. është i lidhur me dhunën dhe krimin. duke mos gjetur mjet tjetër për shfarosjen e kësaj murtaje. si në planin moral edhe në atë praktik. korruptimi i së cilës është gjithnjë i pranishëm.kundër atyre që shpesh rrëmbejnë motrat e tyre për t‟i çuar si prostituta në Europë.” (Kadare. legalizimi i prostitucionit nuk funksionon. thonë liberalët. Nga ana tjetër. Ata që propozojnë dhe mbrojnë legalizimin e prostitucionit (Grupi II). punëdhënësit. që s‟janë të afta apo nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për të zënë vend në tregun e punës etj. për realizimin në praktikë të barazisë gjinore. ngacmimi seksual apo njëfarë “ankthi femëror” i përgjithshëm. bërtasin ata. në ekzekutorë të kriminelëve. Korrupsioni do të bëjë që. ndoshta në favor të rregullimit ligjor të tyre. argumentojnë se ndalimi i tij kurrë nuk ka funksionuar. fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. Gjurmimi i prostitutave vetëm sa e rraskapit policinë. cilësimi i . ata argumentojnë se prostitucioni degradon femrën që e ushtron atë. derisa gruaja dhunohet e mjekësore për SIDA-n dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. shoqërinë civile etj. edhe në kushtet e legalizimit. nuk mund të përjashtohet nga jeta e njeriut. është praktikisht i pamundur. Për më tepër. prostitucioni do të dominohet nga krimi i organizuar. Madje edhe ato shtete që e kanë nënshkruar këtë rezolutë për prostitucionin. Sidoqoftë. Shumica e prostitutave nuk do të regjistrohen dhe nuk do të bëhen ekzaminime të rregullt Një rezolutë e Kombeve të Bashkuara. Këtë rezolutë e kanë pranuar zyrtarisht vetëm 53 shtete. 2000) 12 Sikurse në rastin e legalizimit ose jo të të drogës. të kërcënuar prej tij. Nga ana tjetër. Së fundi. kërcënon sidomos gratë e varfra. madje e miratuar në vitin 1951.

e Perëndimit (duke përfshirë edhe Italinë). Por asnjë formë dhune. Ka ardhur koha që për të ndihmuar ndryshimin e sjelljes mashkullore “nga brenda”. 240-248. Gender . fyerje. Lekë Sokoli 49 rrihet për shkak të “statusit të vaçantë” (të të qenit grua).prostitucionit si krim duket i pastudiuar dhe pa vend. sot në botën e qytetëruar qendrimi ndaj prostitucionit ka ardhur përgjithësisht duke u zbutur. kryesisht me statusin e OJQ-ve. Raport to the 9-th congress fo the Party of Labour of Albania . Gjermani. Sacret Prostitution in Antiquity. Singapor. të nxitet edhe krijimi i organizatave e lëvizjeve sociale të meshkujve. Papyr 28. The Prostitution Tax in Roman Egypt. 5-12 Beard. 1986. Në disa shtete të SHBA-ve (Nevada etj. në Holandë. 13 Megjithëse asnjë shtet nuk “krenohet” për standardin e lirisë për të ushtruar prostitucionin.). R EFERENCAT Aitkin. ndaj krimit kundër personit. Tiranë: 8 Nëntori Arlecchi. 1991: 132). ku termi “burg për prostitutat” thuajse nuk dëgjohet më në shumë shtete. Ramiz. Pino. përdhunim. Bull. pp. të diferencuar (me prirje rëndimi). Madje mund të thuhet se nuk mund të zvogëlohet dhuna mashkullore ndaj grave. Deri sot në Shqipëri janë krijuar e funksionojnë organizata të grave. Am. pa u shtuar dhuna shoqërore ndaj burrave. si “cënim të integritetit të grave” apo si “cënim të barazisë gjinore” etj. 1978. S. R. nuk ka më përndjekje të prostitutave (Horton et al. 1991. Kosta Rika etj. cënim të dinjitetit etj. si krime “për shkak të një statusi të vaçantë”. prostitucioni është legalizuar plotësisht. nuk mund të eliminohet pa ndryshuar sjelljen mashkullore. diskriminimi e pabarazie gjinore (duke përfshirë prostitucionin).). Tiranë: Korbi Bagnall. 1997. J. rrëmbim. rrahje. Soc. mund dhe duhet të ndërmerren iniciativa ligjore për trajtimin e krimeve ndaj grave (dhunim. 2000. Parathënie e Skllavet e Perëndimit. Mary and Henderson. pp. Alia. për shembull. The Prostitute as Worker in Women and Labour Conference Papers . John.. Legjislacioni ndaj prostitucionit është zbutur edhe në shtetet e tjera të SHBA-ve (në San Francisko.. siç ndodh në vendet e qytetëruara.

and History . USA: Chicago Press Brown. James. 241-266 _____. John. 1997. Prostitution Reassessed. Massyngberd. 184-205 50 Analiza sociologjike Bryan. pp. 1968. Catharine. edited by Hallett et. in Roman Sexuality . pp. 1996. 38-61 Ford. Der Konkubiant im kaiserzeitlichen Rom: von Augustus bis . Sociology and everyday life . Biblical Theology Bulletin 23. 1980. 480-503 Benjamin. Prostitucioni. Phoenix 29. Prostitution in the Ancient Mediterranean World. Christianity. 1993. 154-160 Boswell. epidemia pa fund. pp. 1993. 2001. pp. and Survival in Hellenistic Athens: A Study of Women in New Comedy. al. New Jersey: Prentice Hall INC. R. Journal of Roman Studies 89. Gay People in Western Europe from the beginning of the Christian Era to the the Fourteenth Century . in International Journal of Sexology . Gazeta Albania : 18 prill Dhima. Status. H. Unspeakable Professions: Public Performance and Prostitution in Ancienr Rome. of Leeds Int‟l Semminar 6. pp. U. 1951. and Homosexuality. 1990. Todi. Princeton: P. J. Quae corpore quaestum facit: the Sexual Economy of Fimale prostitution in the Roman Empire. 93. Tiranë: 8 Nëntori Edwards. XXVI: pp. Alma. pp. pp. Apprenticeships in Prostitution. Pap. Social Tolerance. E. 1987. CQ 43. Sex. Fjalor i mitologjisë . 257-268 Çupi. Love and Marriage in Greek New Comedy. Press. P. USA. 44-74 Flemming. 66-95 Fantham. 128-184 Friedl. Plots and Prostitution in Greek New Comedy. Rebeca. 1999. pp. J. 1975.

J. New Jersey: Printice-Hall. Kexington. Greenwald. Gazeta Shekulli . Inc. 1. 2 February. Moda antishqiptare dhe ndërgjegjja europiane. 1959. 122 Krasniqi. Sociological Analysis .Septimus Severus. Horton B. 2 (dhjetor). Larson. Hodgson. The Boston Globe. 2003. Samuel. No. 2. 2000. Peter. Canada: University of Toronto Golbstain. fq. Between Courtesan and Wife: Menander‟s Perikeiromene. Albania: No Instant Demokracy. Vol. The Sociology of Social Problems . The Call Girl . Ismail. Kadare. Stuttgart: Franz Steiner Vel. Anthony. Heath Housel. 5-8 Kallaba. C. Gazeta Panorama : 16 dhjetor Konstan. 1998. Emanuela & Sibona. Në Politika & Shoqëria . Paul J. Gerald. _____.: D. Zyrtarë të lartë malazezë.. Harold. Classical Antiquity 29. Eros and Aphrodisia in the Works of Dio Chysostom. New York: Ballantine Giddens. Roberta. 6 prill Lukas. Leslie R. 1998. p. Mass. A history of the legalization process of prostitution in the Netherlands . 1979. USA: Copytron Academic Publishers Morali. Skllavet e Perëndimit. David. Historia Einzelschriften 98. „An Unusual Optimism in Albania‟. Prostitution and Drugs. Milazim. Shoqëria dhe prostitucioni. 2000. trafikantë prostitutash. Larson F. Tiranë: Çabej. Pas gjurmëve të . 1988. Nr. 1. Sociologjia . North Carolina. 1995. Phoenix 41. Vëll. 2000. 1991. Paul. 1998. Alex. I.

Zingarelli. Tiranë: Korbi OKB. 1975. Prostitucioni ose tregu i mistershëm. 2(12). Aleks. Tiranë: Botim i Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut. tregu ilegal i prostitutave shqiptare. Tiranë: Onufri-Soros. në Politika & Shoqëria. 1999. Tiranë: Elio _____. 1970. Bologna: Zanichedi SPA Zholi. Raufer. Gazeta Ballkan : 15 dhjeto Prostitucioni profesionist në Shqipëri gjatë shekullit XX e në vijim dhe debati për (ri)legalizimin e tij 1 . Thio. Anne. përkufizime. 6. Nr. 26 gusht _____.tregtarëve të mishit të bardhë . Droga–historia. Tiranë: ISPS & Rinia _____. “Mafia shqiptare” . _____. Deviant Behavior . përhapja. Xavier & Quere. Lekë. Mafia shqiptare – një rrezik për Europën. Damned Whores and God‟s Police: The Colonization of Women in Australia. 2001. Stefane. klasifikimi.një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar”. Boston: Houghton-Mifflin. Tiranë: ISPS & Rinia _____. Demokracia dhe problemet sociale. 1996. Gazeta Bashkimi . 1983. 2002. Greqia. 2002. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut . 2003. London: Allen Lane Sokoli. Nicola. 2003. terapia . Albert. Tiranë: Kumti Summers. Droga. ribotim i përshtatur për nivelin shkollor . 1948/1998. Vocabolario della lingua italiana. efektet. Sociologjia . Vëll.

madje edhe trajtimi zyrtar i tij. Megjithatë ai është më i përfolur se i studiuar duke u mbështetur në metodikat e studimeve sociologjike. Lekë Sokoli 53 në të cilën vërtetohet fillimi i prostitucionit profesionist. ndaj meriton të njihet e të mbahet parasysh sidomos nga studiuesit e sotëm socialë. Në këtë artikull janë bërë përpjekje për të analizuar prostitucionin profesionist 2 në zhvillimin e tij historik edhe në terrenin shqiptar apo ndër shqiptarët përgjithësisht. domethënë si veprimtari kryesore e ushtruesve të tij (në këtë fushë “shërbimesh”). atë të vrojtimit. E. anketimit. Kjo. fq. në njëfarë mënyre. por edhe vlera të rendit praktik. çka do të thotë se njohja e së tashmes së tyre nuk mund të jetë e plotë pa njohur edhe zhvillimin e tyre historik. janë më të nënvleftësuarat në studimet e sotme. për shembull: Sokoli. sikurse vetë njeriu apo njerëzimi. deri nga antishqiptarizmi. Njëherësh në këtë punim janë bërë krahasime e paralelizma edhe me vende të tjera. themeluesi i sociologjisë. 2003a dhe Sokoli. Vëll. Nr. 2004). 2 “Profesionist”/”Si profesion”. Kam shkruar e botuar disa artikuj shkencorë mbi prostitucionin. intervistave etj. Në gjykimin tim këto metoda (ndonëse të përdorura edhe nga Konti. Por fenomenet sociale janë. si punë me të cilën prostitutat merren në mënyrë të përditshme për të siguruar jetesën. 51-69. Durkheimi e sociologë të tjerë). 1(15). Sipas këtij këndvështrimi. sipas mendimit tim. bazuar kryesisht në metodat e të testuarit të problemit. sikurse është polemizuar për një këndvështrim që lidhet me keqkuptime apo keqinterpretime. ligjëvënësit.Një dukuri më e përfolur se e studiuar Tanimë jo vetëm nga studiuesit socialë. (shih. janë të lidhura me jetën tradicionale. Në këtë punim është përdorur kryesisht metoda historike dhe metoda krahasuese e studimit sociologjik. shoqëria civile etj. kohë 1 Botuar në revistën shkencore Politika & Shoqëria . trajtime të pasakta apo të nxitura nga dashakeqësia. 8. ka jo vetëm vlera njohëse. fenomenet dhe problemet sociale të shoqërisë së sotme shqiptare (ndër to edhe prostitucioni). sidomos nga fillimi i shekullit XX. por edhe nga opinionin publik shqiptar është pranuar fakti se prostitucioni është një ndër dukuritë sociale më të dhimbshme e më tragjike të tranzicionit paskomunist shqiptar. . 2005.

të keqtrajtuara fizikisht e psikologjikisht nga bashkatdhetarët e tyre. Ata përpiqen të argumentojnë se shqiptarët e kanë në gjen klanin dhe mafian. kur për herë të parë më 1998. Nëse kjo dukuri ka marrë përmasa 54 Analiza sociologjike pas viteve ‟90-të. madje që nga koha parahomerike (fq. klerikut të famshëm e ndoshta njeriut më të përkushtuar për zhdukjen e prostitucionit e shpëtimin e prostitutave (për mua ndër librat më njerëzorë dhe më i vlefshmi prej librave me këtë tematikë).me veset e shqiptarëve. por kurrsesi si pohime shkencore. Vajza shqiptare në trotuaret e Europës. shkruan kështu (Bregu. por vetëm për martesën. pra siç është vepruar tradicionalisht në shoqërinë shqiptare etj. të lidhur edhe me ushtrimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Mendoj se pohime të tilla duhen marrë si pohime më shumë emocionale të një gruaje të ndjeshme. madje në mënyrë të troçtë. madje deri me virtytet e tyre (!) A është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? Autorja shqiptare e parathënies së librit Prostitutat do t‟ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore të Don Benzit. u përballa me një realitet tipik shqiptar . se hapësira shqipfolëse e Ballkanit . (nënvizimi im. LS).. Nga ana tjetër. të shitura e blera si dikur në një pazar të ndyrë shifrash që varionin në sajë të bukurisë e moshës. pohimin se prostitucioni është një realitet tipik shqiptar. por nga e kundërta e tij. Kjo sepse prostitucioni nuk rezulton të jetë një fenomen tipik shqiptar.. në Shqipëri nuk është praktikuar as shitblerja për qëllime prostitucioni. Me realitetin shqiptar. Në këtë citim gjejmë. kjo lidhet më shumë me të sotmen se me historinë. Asnjëherë nuk do ta harroj frikën dhe habinë time. Por martesa tradicionale shqiptare (qoftë edhe kur është realizuar përmes parasë). 2003): . të zhvendosur gjeografikisht jashtë Shqipërisë.. nuk ka asgjë të përbashkët me prostitucionin profesionist dhe djemtë e sotëm tregtarë prostitutash nuk janë frymëzuar nga morali ynë tradicional. 93). një rrezik për Europën (Raufer & Quere. 2003). se gratë dhe vajzat e sotme shqiptare shiten e blihen në një pazar të ndyrë shifrash si dikur . që i është përkushtuar shpirtërisht dhe intelektualisht luftës kundër prostitucionit. merren studiuesit francezë të librit Mafia shqiptare..

73). fq. ishte në shitje në një ankand skllevërish Ai shkoi në tregun e skllevërve dhe e bleu gruan e tij për 15 shekels . deri te pohimi se prostitutat mund të zenë vend në Mbretërinë e Zotit edhe përpara udhëheqësve fetarë hipokritë (Mat. nga prostitucioni (për të cilin shqiptarët paskan një traditë të hershme) dhe nga droga. 116). një prostitutë që shpëtoi Izraelin nga shkatërrimi. 2003b). sidomos të fqinjëve tanë. apo lidhjet e gjakut. duke u mbështetur në përvojën historike. dhe lindi një djalë me të. 22). Po fillojmë me kulturën biblike . Nga lavirësia (tanimë jo nga martesa). Në Bibël prostitucioni ka vërtet “përmasa biblike”. besa. mafioze. familja. fjala e dhënë.është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias. një lavire (prostitutë). e Ozeas 3 . 34. Pra autorët e këtij libri të zi e kërkojnë origjinën e mafias shqiptare jo në cenet e shqiptarëve. Por. Pra. a është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? Për t‟iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet hulumtuar së pari në traditën tonë historike dhe krahas kësaj. lindi edhe dy fëmijë të tjerë. profetit të “urdhëruar” për t‟u martuar me një prostitutë. në traditën e të tjerëve. edhe skllave. se eksodi shqiptar i këtyre viteve (duke përfshirë edhe eksodin kosovar të vitit 1999). por në virtytet e tyre: nderi. tej të qenit një biznes global. është një kolonizim mafioz (fq. O‟Neil. “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare. siç është ajo e Rahab. në radhë të parë. si fjala e dhënë. Për të ka histori të jashtëzakonshme. Le të shikojmë shkurtimisht disa aspekte të saj. më pas. familja biologjike (për ta. ndërsa forca e “mafias shqiptare” qëndron. se suksesi i mafias shqiptare lidhet me cilësi të përgjithshme morale. me domethënien përkatëse: Ozea u martua me Gomerën. “Bibla e mafias” (madja autorët “çuditen” pse ai shitet lirshëm në kioskat dhe libraritë e qyteteve shqiptare. te “kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. sipas autorëve të këtij libri. u bë përsëri prostitutë e. të një prostitute që “ulet në tryezë” me Jezusin 4 . sipas tyre. Prostitucioni si praktikë kulturore universale dhe rasti i Shqipërisë Studimet mbi prostitucionin provojnë se në kushtet e sotme ai është shndërruar në një biznes global. kanë pohuar se prostitucioni. 21:31). autorë të ndryshëm (për shëmbull. domethënë frut i martesës dhe jo i kurorëshkeljes. 117). (shih: Sokoli. Por. se Kanuni i Lekë Dukagjinit është. Djali u quajt Jezrahel. Ozea mori vesh se ish-gruaja e tij. Gomera. përfaqëson një praktikë kulturore universale. 1996). shih: fq. mikpritja etj. besa. Ja një ndër historitë e Biblës. Por Gomera e braktisi Ozean.

Pavarësisht pohimeve të këtij lloji. 3-2). thuhet: “Unë e bleva për pesëmbëdhjetë pare argjendi e për një masë e gjysmë elbi”. me “prishjen fetare e politike të tij” (Bibla: 1242). thënë ndryshe. rendni në mënyrë të shfrenuar pas parasë (lakmia e pasurisë). pjellë e lavirësisë së saj. Luka 7: 36–50). jo me 15 shekels. Profecia e Ozesë. 1991). Madje. Por. Në . 1234. studiuesit kanë pohuar se edhe Jezu Krishti është kritikuar për zemërgjerësinë ndaj prostitucionit (Horton. Bibla (fq. 56 Analiza sociologjike e Tij. Por Zoti na “blen” sërish. Mëkatarja e falur .5 dhe e çoi në shtëpi. Ozea iu drejtua njerëzve (simbolika): “Sa herë që ju (sikurse edhe unë). në “Ammi” (Imi). njësoj si lavirësimi i Gomerës dhe “Kthimin e tij te Hyji” (Bibla: 1244). 1241) jep mësimin apo rrugëzgjidhjen: “Dashuria do të ngadhënjejë”. mëkatojmë e biem në krahët e djallit. ne prostituojmë kundër Zotit … ose. sikurse kthimi i Gomerës tek Ozea. Pas kësaj historie. 4 Shih. për shembull. sipas autorit të Kodi i Da Vinçit (2005). ishte dashuria për të!… Madje ai ndryshoi edhe emrat e fëmijëve të gruas. por me Dashurinë 3 Libri i Ozesë ose. Kaq e madhe. pushtetit apo edhe kënaqësive. si të zonjën e shtëpisë. Bibla: 1471. në Testamentin e Vjetër . Ajo ishte edhe apostullja e parë e Krishtit.” Simbolika e kësaj historie lidhet me Izraelin. dhe na kthen në rrugën e mbarë për të jetuar jo si skllevër. siç quhet. 5 Në variantin shqip të Biblës (fq. pj. jo për ta patur si skllave. Edhe në trajtimin e prostitucionit (prishjes së gjithëmbarëshme). Maria Magdalena nuk ishte një putanë dosido. por si gruan e tij. por e dashura e Jezu Krishtit dhe që mbeti shtatzënë me me të. e pabesueshme. nga “Lo-ruhamah” (Jo i dashur) në “Ruahmah” (I dashur) dhe nga “Lo Ammi” (Jo i imi). është i pari ndër librat e 12 Profetëve. Leslie & Larson. ai është vlerësuar si më i bukuri. por si bijtë e tij të denjë.

Të dhëna interesante për rregullimin ligjor të prostitucionit femëror në Romë. Megjithatë mesazhi i tij i fortë nuk u dëgjua nga udhëheqësit e fesë. 1994: 475).38:24).38:24) dhe. seksin dhe ligjin. në një libër mbi prostitucionin. Vetë Juda u bë ndjekës i Mesisë. Ata që janë marrë me historinë e Romës. urdhëroi djegien e saj së gjalli (Gen. të cilën e dinte prostitutë. Jezu Krishtit. e cila ishte maskuar si prostitutë. i McGinn-it eksploron „përkimin‟ ndërmjet sistemit ligjor dhe realitetit social . ndoshta unikal. 5:1). Në të pasqyrohet formimi dhe përmbajtja e saktë e normave ligjore mbi prostitucionin. Por në të vërtetë ai kishte fjetur me të renë (nusen e djalit). e reja e tij. 1994: 1268-1276).Librin e Mikesë (Bibla. Madje është vërtetuar se ai është zhvilluar jo vetëm në mënyrë spontane. Lekë Sokoli 57 studiuesi Thomas McGinn (2002). Monteskjè. por edhe në Jeruzalem e gjetkë 6 . Por Zoti fal. na jep 6 Mikea e quan këtë si kulm të prishjes së njeriut mbi tokë. 38). prostitucioni ka qenë mjaft i zhvilluar në antikitet .ekonomik dhe hedh dritë mbi një varg çështjesh të rëndësishme lidhur me shtresëzimin social. të gjithë njerëzit e mirë ishin edhe mëkatarë. por edhe si një veprimtari e rregulluar ligjërisht.). nga vitet 200 para Krishtit deri në 250 pas Tij. me shkëlqimin dhe rënien e Republikës e të Perandorisë Romake (për shembull. sidomos në Greqinë antike dhe në Romën e lashtë. Sipas studiuesve. 1963. Robinson. ajo i tragoi vjehrrit të saj se prostituta kishte qenë pikërisht ajo. Kaq i rëndë ishte mëkati i Judës! Në Testamentin e Vjetër (para Krishtit). Ai shkoi në shtrat me një femër. i lindi dy fëmijë: Faresin dhe Zarën (Bibla. kanë theksuar edhe aspekte të trajtimit e të skllavërimit të grave. që lidhet me prostitucionin. Tamarën. Madje ajo mbeti shtetzënë me të (Gen. Edhe Juda. ka në Bibël (Gen. Kur vendimi po zbatohej. sidomos në Samari (qytet i Izraelit). parë në një kontekst social. Por Mikea beson se prej Betlehemit do të dalë “Ai që do të sundojë Izraelin” (Mik. sikurse të dukurisë së hershme të prostitucionit. thuhet se priftërinjtë e Izraelit financonin shtëpitë e prostitucionit. një ndër dymbëdhjetë “bijtë e Izraelit”. kur Juda e mori vesh këtë. Kështu Tamara. madje mjaft të çuditshëm. grupet . Studimi. një “mësim” personal. 2004 etj.

Gruaja humbi pozitën e vet të respektuar. Fantham (1975). familjen. fëmijëve dhe skllevërve. sipas të cilave gratë e reja që kapeshin në luftë .sociale. lindi edhe prostitucioni si institucion. pra si shprehje e kontradiktës midis sekseve. Me familjen monogame. për shembull. me përmbysjen e raporteve midis burrave e grave. Brown (1990 e 1993). bashkë me të. gjithsesi thellësisht patriarkale. Ajo “u shpik” pikërisht për të karakterizuar një organizim të ri shoqëror. pikërisht me kalimin nga e drejta amëtare (matriarkati). u kthye në shërbëtore. 1973: 640) skllavërië së gruas. edhe në fushën e historisë së shkruar mbi prostitucionin. Martin (1996). Sipas tyre kjo lidhet. që shënoi edhe disfatën e madhe historike të seksit femëror (Engels. Benzi (2001) etj. sjelljen seksuale. kryetari i të cilit ishte zot i gruas. Me qartësi të veçantë kjo është shfaqur edhe në veprat e Homerit. ishte një kombinim i sentimentalizmit dhe grindjeve shtëpiake 8 . Monogamia u shfaq si skllavërim i një seksi nga një seks tjetër. skllavërinë. ne hyjmë në fushën e historisë së shkruar mbi familjen dhe. por vetëm me skllevërit. Ai ka qenë objekt hulumtimi për një numër relativisht të madh autorësh 7 . të cilët kanë nxjerrë përfundime të rëndësishme për shkaqet e lindjes së prostitucionit. në të drejtën atërore (patriarkati). Në kapërcyell të këtij shndërrimi të madh. sidomos të 7 Të tillë janë. Licht (1949/2001). Famulus do të thotë skllav shtëpiak dhe familje quhej tërësia e skllevërve që i përkisnin një njeriu (Zingarelli. Porter (1999). 1974: 226). në skllave të epsheve të burrit. Familja (ende jo e shenjtë). Engels (1980). Houser (1998). 8 Te romakët famija në fillim nuk kishte të bënte as me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre. Edhe më i zhvilluar. të panjohura në historinë e mëparshme. është ushtrimi dhe shfrytëzimi i prostitucionit në antikitetin grek . veçanërisht statusin e gruas etj. martesën. statusin qytetar. Beard & Henderson (1997). Ky parashtrim historik i problemit tregon se prostitcioni është zhvilluar në përpjestim të drejtë me shkallën e skllavërisë . së pari. madje edhe më i studiuar.

mund ta çonte në shtëpinë bashkëshortore. sikurse 9 Nga hetere . në shkencë. Bashkë me çdo hero pak a shumë të shënuar të Homerit përmendet edhe robinja e luftës me të cilën ai rron në tendën e vet dhe që. rreth shekullit të tretë para erës sonë. Gjithë “Iliada” është thurur mbi një grindje midis Akilit dhe Agamemnonit për një skllave të tillë. të Perëndimit apo në SHBA. të cilat me mendjet dhe me shijet e tyre artistike u ngritën aq lart mbi nivelin e përgjithshëm të grave të kohës së vjetër. prostitucioni ishte shumë i përhapur. Duke folur për prostitucionin e periudhës së lulëzimit të Athinës dhe figurën e prostitutës. pas luftës. të përfitojë pasuri nga burri me të cilin është lidhur dhe të largohet prej tij pasi ia ka marrë të gjitha (nënvizimi im. LS). Madje indianët. Tradicionalisht japonezët e kanë parë seksin si një fenomen natyror. për të cilët të vjetrit të flasin me respekt. Por sidoqoftë ai ishte i mbrojtur nga shteti. sa edhe spartanet me karakterin e tyre… Gratë spartane dhe një pjesë e zgjedhur e hetereve 9 të Athinës kanë qenë të vetmet gra në Greqi. 2003: 139). Sipas kësaj “shkence” „detyra e një kurtizaneje është të njihet me burra të përshtatshëm. shkruan: Pikërisht në bazë të këtij prostitucioni u zhvilluan në Greqi të vetmet figura të gruas greke. titullohet Kurtizanet . . shkruar nga Vatsyayana (shih: Vatsyayana. Studiuesit kanë vërtetuar faktin se në periudhën e lulëzimit të Athinës. grua me sjellje të lira. prostutucioni lidhet me një traditë të lashtë. “sikurse të ngrënët. Pjesa e gjashtë e Kamasutra-s ( Shkenca e dashurisë) . “mike”. Lekë Sokoli 59 në shumë vende të tjera të Lindjes. Madje në Athinë. sikurse në Europë. sikurse dashurinë. Studiuesit e prostitucionit japonez kanë pohuar se kjo dukuri lidhet kryesisht me faktorë historikë e të traditës. Soloni kishte ngritur shtëpi publike (Benzi. u përpoqën ta ngrinin prostitucionin. Edhe në Azi. format e tjera të dëfrimit” etj. që në shekullin VI para erës së re. Në Japoni seksi dhe marrëdhëniet seksuale nuk janë trajtuar si çështje të moralit.bëheshin viktima të epsheve të fitimtarëve. që shoqërohej me burra në Greqinë e Vjetër. për shembull. Engelsi (1980: 232-33). 1999: 116). siç bëri Agamemnoni me Kasandrën (tek Eskili).

(Morrison, 1998). Prostitucioni është pranuar gjerësisht si një komponent „i natyrshëm‟ i shoqërisë, madje edhe si një domosdoshmëri sociale . Kjo pranueshmëri është reflektuar edhe nga ligjet shumë tolerante ndaj tij. Përgjithësisht, në vendet arabo-afrikane parashikohen dënime të rrepta për rastet e ushtrimit të tutor-biznesit të prostitucionit 10 . Megjithatë prostitucioni edhe në këto vende ka qenë dhe është mjaft i zhvilluar. Tel Avivi, për shembull, quhet edhe “kryeqyteti i qejfit”. Në një libër të botuar nga instituti izraelit “Toda‟ah” 11 , theksohet se përmasat e prostitucionit në Izrael janë 2.5 herë më të përkeqësuara se në SHBA. Në Egjipt, Tunizi etj. prostitucioni nuk ka qenë ndonjëherë i ndaluar. Prostitucioni është gjithashtu, i përhapur në Afrikën e zezë. Në Etiopi, siç pohon R. Ransom (2000), prostitucioni, sidomos shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe vajzave të reja është mjaft i zhvilluar. Nigeria është cilësuar si vend ku ka mbizotëruar njëfarë morali puritan. Megjithatë nigerianet janë kaq “të gatshmet” për t‟u bërë prostituta, saqë janë në krye të listës së prostitutave afrikane në Europë. Këta e të tjerë shembuj tregojnë se historia e prostitucionit është ndër më kontradiktoret. E tillë shfaqet edhe vetë prostituta si figurë. Ajo është lavire sikurse edhe priftëreshë, madje lavire, por edhe perëndeshë. Në shoqërinë antike greke, për shembull, prostituta ka një status e autoritet të caktuar. Në krishterimin e mëvonshëm ajo quhej një vajzë e pamoralshme. Me lindjen e protestantizmit u bë 10 Në Jordani, për shembull, parashikohen dënime të rënda me burg ose edhe dënim me vdekje, sidomos nëse vajzat e shfrytëzuara janë myslimane; në Egjipt parashikohen dënime me burg; në Izrael, për tutorët apo dhunuesit e prostitutave parashikohet burg deri në 30 vjet. Ndërsa në Liban, në mungesë të një ligji antitutor, ata mund të vriten nga aktivistët islamikë, të paktën nëse vajzat janë myslimane. 11 Një organizatë izraelite, e përfshirë në World Coalition Against Trafficking in Women. 60 Analiza sociologjike ndarja e grave të këqija e mëkatareve, nga gratë e mira dhe nënat. Epoka viktoriane 12

u karakterizua nga lufta midis idealit shoqëror puritan, nga njëra anë, dhe përmasave të jashtëzakonshme të seksit për treg dhe egërsisë së paparë të shfrytëzimit të prostitutave, sidomos në Londër. 13 Prostituta, pra, është edhe shenjte edhe profane, perverse dhe e dashur, engjëll e djall (meleqe apo dreqe), robinë/skllave, por edhe sundimtare (Kleopatra, “prostituta e Qezarit”, për shembull), që dënohet me djegie së gjalli (Bibla), apo edhe që ngrihet në piedestal. Në prostitucion të çonte edhe detyrimi religjoz (në Korint, në tempujt e Babilonisë, në Mesapotami etj.), edhe nevojat seksuale mashkullore. Ka zotëruar apo jo mendimi negativ për prostitucionin? Kjo është një çështje tjetër. Por të paktën asnjë shoqëri nuk është krenuar me të. Megjithatë prostitucioni është një dukuri e shtrirë në kohë e hapësirë. Ai ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë, sikurse në të katër anët e globit. 12 Kjo epokë lidhet me emrin e Mbretëreshës Viktoria, e cila sundoi plot 63 vjet (1837- 1901). Gjatë kësaj periudhe ndikimi i rreptësisë morale të Oborrit Mbretëror mbi zakonet angleze qe mjaft i thellë. Në mënyrë të veçantë u këmbëngul sidomos në vlerësimin e virtyteve familjare puritane. Por, nga ana tjetër, edhe kjo epokë nuk i shpëtoi hipokrizisë, dyfytyrësisë, snobizmit, shthurjes etj. Prostitucioni, me përmasat e llahtarshme të tij, është shprehje e kontradiktave të mëdha morale të Anglisë viktoriane. Madje, nëse i referohemi prostitucionit, epoka viktoriane është quajtur si një ndër periudhat historike më përfaqësuese, por edhe më të palavdishme. Prostitucioni i epokës viktoriane ishte i institucionalizuar. Shtëpia publike e Mary Jeffries, nga viti 1875 ishte më përfaqësuesja e kësaj periudhe. Ja si e ka përshkruar një reporter (cituar nga Tenot, 1960, p.54), gjendjen e kësaj shtëpie publike: “Rrahjet dhe fshikullimet në to ishin në një shkallë të paimagjinueshme. Dhomat e znj. Jeffrles kishin pajisjet e dhomave të torturave.... Në tavane kishte unaza për të varur nga kyçet e duarve gratë dhe vajzat, litarë për t‟i lidhur ato në çdo qoshe, vende të ngushta ku i fusnin viktimat, që të mos mund të lëviznin gjatë aktit seksual. Ndër pajisjet e “qefit” bënin pjesë thuprat, kamxhikët, rrypat, deri prangat prej hekuri për të lidhur femrat…” 13 Shih, për shembull: Roberts, 1992; Henriques, 1962; Zola, 1972; Kishtainy, 1982; Walkowitz, 1982 o ndër shqiptarët e paraardhësit e tyre? Për të analizuar mundësinë e zhvillimit të prostitucionit te paraardhësit tanë, në mungesë të burimeve të drejtpërdrejta, duhet të rikujtojmë, nga sa u tha më sipër, se lindja e prostitucionit lidhet me përmbysjen e raporteve midis burrave e grave, se ai është zhvilluar në përpjestim të drejtë me shkallën e skllavërisë, se lindja e tij lidhet me qytetërimin (si etapë e zhvillimit shoqëror), se ai është shfaqur me më shumë qartësi sidomos te grekët,

romakët (sikurse venedikasit, në kohën e lulëzimit të republikës së tyre), apo tek izraelitët etj.; pra jo larg nesh. Ndër analizat e tërthorta mund të shihet për shembull vartësia e tij me shkallën e zhvillimit të skllavërisë. Autorët antikë (Theopompi, Agatarhidi etj.), kanë theksuar se edhe ilirët, ose disa prej tyre, e kanë njohur institucionin e robërisë. Por, siç analizon Stipçeviq (2002: 192), duke njohur shkallën e zhvillimit shoqëror në të cilën arritën fiset ilire, është vështirë të supozohet nëse kemi të bëjmë me robërit në kuptimin e plotë të kësaj fjale, gjegjësisht për skllavëri, si në Greqi e në Romë. Madje për ilirët nuk është përdorur termi skllavëri , por thjesht robëri . Në ndonjë libër, krahas kësaj fjale (robëri), është vendosur në kllapa fjala greke dhuli , për të karakterizuar ata njerëz që, siç shprehet Athenaus (cit. nga Stipçeviq, 2002), në kohë paqje punonin tokën, ndërsa në kohë lufte luftonin nën urdhërat e të zotit. Por asgjë nuk thuhet për shfrytëzimin seksual të grave të robërve, megjithëse autorët që kanë shkruar për ilirët janë më shumë grekë që, nga përvoja e tyre, e dinin ç‟ishte skllavëria dhe prostitucioni. Prostitucioni lidhet gjithashtu me pozitën e gruas në shoqëri . Zakonisht, kur preket kjo temë, mendja e shqiptarit të sotëm shkon te “diskriminimi barbar” që i bëhet gruas në të drejtën tonë zakonore, posaçërisht në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Pa marrë në mbrojtje këtë Kanun (ai nuk ka nevojë për mbrojtjen time), dua të theksoj se të paktën i gjithë kodi moral (apo edhe penal) shqiptar, i sanksionuar në kanunet tona, nuk lë kurrëfarë shtegu për prostituimin e grave. Por le të shkojmë më tej në kohë. Disa autorë antikë (Varoni, për shembull), kanë folur për pozitën e posaçme të gruas në disa fise ilire. Disa madje flasin për mbeturina të matriarkatit të vonshëm, për liri seksuale paramartesore apo elementë ekzogamikë. Por prostitucioni, si institucion, është një dukuri e 62 Analiza sociologjike pasmatriarkatit. Sidoqoftë, autorë grekë e romakë kanë theksuar se tek ilirët gruaja kishte një pozitë më të privilegjuar kundrejt të tjerëve. Si tregues të kësaj pozite autorë të ndryshëm përmendin faktin se në shtetin ilir, qysh në shekullin e dytë para erës së re, një grua, Teuta, zinte pozicionin e mbretëreshës (Stipçeviq, 2002: 192). Madje në literaturën mbi Romën përdoret cilësimi “nën udhëheqjen energjike të mbretëreshës së tyre ambicioze Teuta”

14 Në burimin origjinal thuhet: “… under the energetic leadership of their ambitious queen Teuta…” (Robinson. krahasuar me vendet e tjera me prostitucion të zhvilluar. pra. në shtëpinë e të cilëve banova. po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë. 2004: 136-138): Për historianin. Nuk rezulton.. etj. duken diferencime të mëdha. 1963. etnografin ose sociologun Shqipëria është një vend i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës. të paktën ai nuk është kurrsesi një fenomen tipik shqiptar.. Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lavdoj këtë popull të shquar. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin. veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur. Cyril. LS) e për mbajtjen e fjalës së dhënë. i cili për mrekulli ka rajtur gjuhën dhe doket e tij. politikoushtarake. me të drejtën zakonore. Zhak Burkari.. respektin për nderin (nënvizimi im. Shqiptarët i përkasin një race ndër më të bukurat në Europë dhe virtytet e tyre morale. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan. Në këtë vështrim. malësori apo ushtari shqiptar. mund të pohojmë se prostitucioni në Shqipëri “nuk ka histori”. të cilat janë të njëkohshme me lashtësinë greke. London: Methuen & Co LTD). zhvillimi i prostitucionit shkon në unitet me jetën e një populli. Nëse për përhapjen apo edhe rregullimin ligjor të prostitucionit në këto . ndër më të rrallat në Lindje. E. siç është për shembull Greqia apo Italia fqinje. trimërinë.14 etj. anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave në kohën e tij.. normat e bashkëjetesës. që prostitucioni të ketë patur te ne ndonjë përhapje të krahasueshme me shumë vende të tjera. duke gjykuar në kompleks: me jetën ekonomike.. në të cilat prostitucioni ka lulëzuar në çdo fazë të qytëtërimit të tyre. janë të denja për bukurinë e tyre fizike... duket si një zotëri madh. mospërfilljen për paranë . me të cilët unë jetova e hëngra bukë. shkruan kështu (shih: Papa. Në librin Shqipëria dhe shqiptarët .. Për më tepër. jo larg nesh. moralin tradicional etj. sikurse vende të tjera mesdhetare. Në asnjë nga popujt e Gadishullit Ballkanik ne nuk ndeshemi me virtyte të tilla aq burrërore. A history of Rome . si ato që vërejmë te shqiptarët. sociale e familjare. Lekë Sokoli 63 Pra. Fshatari..

vende ka një literaturë të bollshme. i cili. apo si alegori e fundit të pashmangshëm dhe të merituar të një tirani (Plasari. përgjithësish. Përkundrazi ajo ka qenë në udhëkryqe historike e gjeografike apo në udhëkryq të interesave të fuqive ushtarake të kohëve të ndryshme dhe është “populluar” nga pushtues të kulturave të ndryshme: kristiano-romakë. Hamiti. ishte rreptësisht e koduar dhe e kontrolluar. italianë. të dominuar nga jeta e mbyllur. për të mos shkuar më tej. Por kjo periudhë. nuk ka kaluar pa lënë gjurmë. përfshirë edhe jetën seksuale të pjesëtarëve të saj. kodin e tyre etiko-moral etj. Ky trillim letrar (gjithsesi i dhënë në funksion të nxjerrjes në pah të një realiteti të caktuar). të cilat e bënin këtë shërbim veç punës së tyre (Spektër. në funksion të kënaqjes . zakonet. të paktën unë nuk kam gjetur ndonjë gjë të shkruar për prostitucionin në librat mbi historinë e Shqipërisë. patriarkale. albanologësh. Historikisht prostitucioni ka bashkëshoqëruar luftërat dhe pushtimet. Rruga “Egnatia”. i cili gjithë botën përreth vetes e sheh si mall të tijin. Pohimi se prostitucioni te ne “nuk ka histori” duhet kuptuar si një fakt: Shqipëria. pushtimi romak. grekë. gjeografësh. në folklorin tonë etj. mbart një histori mbi 23 shekullore. me jetën tradicionale të shqiptarëve. nuk ka lënë gjurmë të qenësishme ndër shqiptarët. Një “dëshmi” të ndikimit të haremeve osmane në jetën shqiptare na e jep një tregim i M. për shembull. 1987. nuk ka prodhuar prostitucion “së brendshmi”. Pohohet se në hanet e udhëtarëve këtë prostitucion e kanë ushtruar kryesisht vajza jetime. në libra kronikanësh. sllavobullgarë apo sllavo-serbomalazezë. turko-islamë. është interpretuar si një krijim realist me frymë kundërfeudale. 2000: 129). në të drejtën tonë zakonore. që fshikullon fuqishëm artistikisht pushtetin dhe normat morale të klasës së bejlerëve shqiptarë (Jorgaqi. përgjithësisht. në të cilën gjithçka. Kutelit. i vitit 1937: Vjeshta e Xheladin Beut. austro-hungarezë. Përgjatë saj ka patur motele e hane në të cilat edhe seksi është ofruar si shërbim. Madje të njëjtën gjë mund të themi edhe për pushtimin pesëshekullor osman. 1995: 45. 2003: 21-22). shfrytëzon dhe nxit dhunshëm prostitucionin. „në mbrojtje‟ (edhe në kuptimin ushtarak të fjalës). Shqipëria ka qenë në më të shumtën e kohës arenë luftërash të të tjerëve apo një vend i pushtuar. edhe përsa i përket prostitucionit. nga familja e mbylluar. Ky “përjashtim” lidhet me puritanizmin tonë karakteristik dhe. 15 Subjekti i tregimit ka në qendër një bej shqiptar të degjeneruar. Megjithatë shqiptarët kanë ruajtur identitetin e tyre: gjuhën. gjermanë etj. 1989). Megjithatë edhe Shqipëria historikisht nuk ka qenë një vend i izoluar. ndër të tjera. Falë imunitetit kulturor të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre.

se në 15 Shih: “Vjeshta e Xheladin Beut”. gjithsesi. Ndaj. në historinë e Shqipërisë. Lekë Sokoli 65 Tiranë për shëmbull. si burim informimi mbeten dokumentet zyrtare. Ky është beu shqiptar që nuk kursen vajzat e reja shqiptare për t‟i bërë dhuratë për haremet e Stambollit. është ende një ndërtesë në të cilën dikur është ushtruar prostitucion publik. Tiranë: SHB Kuteli. nuk njihej si dukuri 16 dhe se kjo lidhet. ekziston një periudhë në të cilën prostitucioni ka qenë i institucionalizuar. sepse shkonte në shtrat me gra e dylberë (meraku i tij ishin vajzat e njoma. si pasojë. për beun. Por. të cilat i rrëmbente nga familjet e fshatarëve dhe i zhvirgjëronte). ndonëse sëmundja e tij ishte veneriane dhe e dinte se mund ta përhapte atë.së dëshirave dhe epsheve të tij. sikurse droga. pa patur në vetvete asnjë frenim moral e njerëzor. por edhe prostitucioni si fenomen (shih më poshtë). Prozë dhe vargje të zgjedhura . Por. Dokumentet e Arkivit të Shtetit dëshmojnë se në Shqipëri. nuk kanë shumë dijeni për praninë e prostitucionit në Shqipërinë e para Luftës së Dytë Botërore apo edhe gjatë saj. me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi “depërtimin” e tij. te “Zogu i Zi”. 2003: 21). Në mungesë të studimeve të mirëfillta. fondi i studimeve për këtë temë është thuajse i zbrazët. u shfaq në fund të . Mitrush. sikurse gruaja e tij. Ai jepet si një njeri mizor dhe gjenetikisht i degjeneruar. ndërsa propaganda zyrtare e quante atë si shprehje të kalbëzimit të kapitalizmit. Të tjerë pohojnë se edhe e famshmja “A doni qymyr zotëri?” e Migjenit. Pohojnë.. homoseksualizmi etj. objekt i së cilës do të ishte jo vetëm klasa e bejlerëve. gjithsesi. harbonte në lidhje të panumërta jashtë kurore. Xhixhi hanëmi. Në studime të mëparshme kam pohuar se në Shqipëri prostitucioni. prostitucioni i mirëfilltë. 2001. por ilegal. fshatarët vdisnin sepse e “kishin zakon”. mund të merret edhe si ofertë prostituimi. i lidhur në martesë vetëm për formë. Ligjet e para për legalizimin e tij Të moshuarit që kam pyetur. Vëll. nuk është pa interes analiza e prostitucionit profesionist shqiptar. nga njëra anë. Fillimet e prostitucionit në Shqipëri. nuk është bërë objekt trajtimi nga studiuesit dhe. midis tyre edhe studiues socialë. sikurse nuk kursen vajzat e djemtë e rinj të “haremt të vet” për të fjetur me ta. në Kuteli. 1. para dhe pas formimit të shtetit kombëtar. Sidoqoftë tregime të tilla janë si një prelud i luftës së klasave që do të niste pak më vonë. “Zogu i Zi” (Spektër. paksa i veçantë. sidomos në gjysmën e parë të shekullit XX. Me të duket se lidhet edhe emërtimi popullor. Fenomeni i prostitucionit në shoqërinë shqiptare.

Ai u shfaq duke filluar nga viti 1910. 160. Pas miratimit në Parlament. . shtëpitë publike ose. të bazuara mbi raporte komisionesh të posaçme mbi prostitucionin. Elbasanit etj. për t‟u ardhur në ndihmë grave prostitua. 2003. Në të tilla raste parashikohej detyrimi ligjor për t‟i dërguar prostitutat “e lira” në shtëpitë publike të licencuara. 30. me vendim nr.dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX. Më pas. miratuar nga Këshilli i Ministrave. Prej tyre u arrit në vendimet për të parat shtëpi publike në Shqipëri. në të gjitha qytetet e mëdha të vendit (shih: Musaj. përgjithësisht. për shembull. i cili detyrohej t‟u plotësonte grave publike kushtet e paracaktuara me ligj dhe të respektonte të drejtat e tyre. regjistrimi dhe organizimi i vizitave mjekësore ndiqej nga komisariatet e policisë së prefekturave. në thelb. shtëpitë e përgjithshme. 134-35. Sokoli. 17 Fletorja zyrtare. Prostitutat duhej të regjistroheshin në këto institucione dhe t‟i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë mjekësor. Me rregulloren në fjalë ndalohej prostitucioni i rrugës dhe. fq. 2004. Këto trajtesa lokale u pasuan nga rregullorja e re e prostitucionit. Ai fillimisht huazoi rregulloren e prostitucionit të Sarajevës. ndjekja. fq. Atij i ndalohej keqtrajtimi i tyre për të rritur të ardhurat personale. sidomos pas vitit 1920. Evidentimi i prostitutave. siç thuhej atëherë. Durrësit. në organet vendore të Korçës. prostitucioni i fshehtë. 66 Analiza sociologjike Ç‟përfaqësonte. 1999. Më pas vijuan një varg analizash. Për shembull. në mënyrë që t‟i pritej rruga përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Sipas tij. 4. shteti vendosi pa ndonjë hezitim të madh legalizimin. kjo rregullore u shndërrua në ligj. datë 10 shkurt 1922. fq. u bënë disa ndryshime në rregulloren e prostitucionit. Për disiplinimin e prostitucionit. Por pagesa bëhej në komisariatet e policisë dhe ½ u takonte mjekëve. 2002: 260-61). fq. Sokoli. 196. 27 etj. në qytetin e Shkodrës dhe. do të hapeshin atje ku kishte gra që ushtronin prostitucionin. gusht 1922. ky ligj i parë mbi prostitucionin? Përfaqësonte bazën juridike të legalizimit të tij. Kjo masë antikorrupsion merrej me qëllim që mjeku të mos komprometohej e t‟u jepte leje për ushtrimin e prostitucionit grave të sëmura apo të pashëruara plotësisht. iu ndalua që prostituta t‟i jepte mjekut para në dorë për vizitën mjekësore. nr. Neni 21 e detyronte drejtuesin e shtëpisë publike t‟i jepte prostitutës ¼ e fitimit nga ushtrimi i profesionit të saj. Në rregullore përcaktoheshin detyrat e drejtuesit të shtëpisë publike. 17 16 Mund të shihen. Edhe reagimi i parë zyrtar rreth këtij fenomeni përkon thuajse me fillimin e vetë shtetit shqiptar. Sokoli.

i kalonin pikërisht këtij fondi. Durrës. siç shihet. për prostitutat parashikoheshin masa mjaft të rrepta në rastet e shkeljes së tij. duke përfshirë edhe gratë joshqiptare. “rezulton e hapur ç‟prej vitit 1919". në rrugën “Viktorio Emanuel” 19 . Edhe gjobat që do të vileshin nga prostitutat që shkelnin rregulloren. zyrtarisht. 2002: 260-274). është hedhur dritë mbi zhvillimin e prostitucionit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vlorë. në këtë shembull kemi një ndër rastet më domethënëse kur shteti shqiptar (atëherë thuajse i sapolindur). Në 18 Në mënyrë të veçantë gazeta . mund të themi se viti 1910 (shteti në Shqipëri nuk ishte ende shqiptar). Pra. qysh në vitin 1910 (Musaj. Gjirokastër dhe thuajse në të gjithë Shqipërinë. ndjek. madje ka marrë çuditërisht përmasa. nr. thuhet se shtëpia publike e vendosur në Vlorë. Korçë. nuk njihet ndonjë makinë me emrin shtet që ta ketë zgjidhur plotësisht çështjen e prostitucionit si problem. para e gjatë Luftës së Dytë Botërore Përmes dokumenteve të marra në Arkivin e Shtetit. Elbasan. megjithëse shteti është bërë një instrument gjithnjë e më i sofistikuar. të cilave do t‟u paguheshin shpenzimet e udhëtimit etj. Në një letër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë drejtuar Mëkëmbësisë Mbretërore të Përgjithshmë (9 janar 1942). një pjesë e të cilave janë publikuar edhe në gazeta e revista 18 . Pra. Prej tyre dokumentohet fakti se prostitucioni si profesion njihet të ketë lindur thuajse bashkë me shtetin shqiptar. Një pjesë e këtij fondi do t‟u jepej grave që hiqnin vullnetarisht dorë nga prostitucioni. ai e quante atë të dëmshëm. ndërsa viti 1919 është viti i së parës shtëpi publike të hapur në Shqipëri. Më pas shtëpitë publike u hapën në Tiranë. Por krahas ndihmës së parashikuar me ligj. trajton e synon të zgjidhë në rrugë institucionale një problem konkret social. Por ushtrimi i prostitucionit është vërtetuar në një hotel në Shkodër. Është tjetër çështje nëse ky trajtim e zgjidhi apo nuk e zgjidhi plotësisht problemin. Ai vazhdon të jetë i tillë. por edhe për moralin tradicional shqiptar. Për këto raste.Për t‟u përmendur është gjithashtu ndihma që parashikohej për prostitutat. 40. është datëlindja e prostitucionit profesionist shqiptar. madje të rrezikshëm për shëndetin. përmes krijimit të një “fondi ndihme”. neni 25 parashikonte dënim me gjobë nga 10-100 fr. siç do të shohim edhe më poshtë. Berat. Sidoqoftë. Prostitucioni profesionist në Shqipëri. ari e deri në dy vjet burg. Madje mund të themi se deri më sot (jo më në Shqipërinë e viteve „20-të). siç ishte prostitucioni i atëhershëm. shteti shqiptar nuk e nxiste prostitucionin Përkundrazi.

duke filluar nga data 10 qershor 2004. Përmet. Në prefekturën e Gjirokastrës kishte gjashtë shtëpi publike. klientët e tyre etj. të punësuarat (prostitutat). Kuestura mbretërore e Korçës njoftonte në janar 1943. por në vitin 1942 ishin të regjistruara (të licencuara). ishin hapur disa shtëpi publike. Orsini) dhe dy shqiptare (Meriga e Mariano). qendra të kurvërisë etj. Ja disa fakte. 1919). kurva. Madje u hartua edhe një rregullore lokale legalizimi. Mjafton të kujtojmë terminologjinë që përdoret për të provuar këtë konstatim: përdaltore. Korça figuron të jetë ndër qytetet e para me prostitucion të zhvilluar. 1921). të parën rregullore vendore për legalizimin e prostitucionit (Korçë. por ende të palegalizuar (Vlorë. 1910). të parën shtëpi publike të njohur. Ruzhdi Bobrati. prostitucioni njohu një zhvillim thuajse të njëkohshëm në mbarë Shqipërinë. Fondi. gra publike apo gra të përgjithshme. në disa numra të saj. imorale. qëllimin dhe mënyrën e funksionimit të tyre. gra të përdala. 68 Analiza sociologjike Tiranë. madje para se rregullorja e prostitucionit të diskutohej në Qeveri e Parlament. Ndër të parat bashki që analizuan prostitucionin ishin ato të Elbasanit e Durrësit. Ndërkohë Jergucati (Gjirokastër). organizatorët. rezulton si i pari fshat shqiptar me shtëpi publike. Por çfarë vihet re nga analiza e këtij zhvillimi? Nga dokumentet zyrtare të asaj kohe kuptohet se prostitucioni është konsideruar i huaj për moralin tradicional shqiptar. qysh në maj të vitit 1921. Ky mosaprovim moral dokumentohet edhe nga reagimi qytetar e zyrtar ndaj prostitucionit profesionist. qysh në vitin 1922.Republika . për shembull. profesioni i kurvërisë. Ai shumë shpejt mori përmasa kombëtare. se në këtë qytet kishte pesë shtëpi publike. siç kishte edhe në Delvinë. Shkurt. si dhe për kombësinë e tyre. dhjetë shtëpi publike. Reagimi i shtetit është në vetvete një provë e këtyre përmasave. Tepelenë. kurvëri. tri italiane (Liberativ. Pra kemi të parin konstatim për ushtrim prostitucioni në një hotel (Shkodër. 20 Numri i tyre nuk dihet si ka ndryshuar. Këshilli administrativ i prefekturës i kushtoi këtij fenomeni një analizë të posaçme. ka botuar dokumente që provojnë ekzistencën e një rrjeti shtëpish publike në periudhën 1920-45. 19 Ky emërtim i rrugës në fjalë është bërë në vitin 1939. Raportohet gjithashtu për numrin e prostitutave për çdonjërën prej tyre. madje dhe në Jergucat (viti 1942). Arkivi i Shtetit. të marra nga i njëjti burim: 20 Sipas raportit të hartuar në fund të vitit 1922 nga dr. Castiello. . pas kontrollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë.

u bë legalizimi Ngritja e shtëpive publike nxitej e ndihmohej nga institucionet shtetërore. Në janar 1942. Por banorët e të gjitha lagjeve të qytetit protestuan për ta patur atë “sa më larg vetes”. në Shkodër ishte vendosur që të ngrihej një shtëpi publike. Por. Në një korespondencë qortuese të Policisë së Shtetit ndaj Prefekturës së Shkodrës. Më në fund u arrit në një zgjidhje: u vendos që komuniteti të paguante vetë për ngritjen e saj. ndër të tjera thuhet se gratë e përgjithshme (prostitutat) janë të nevojshme për një qytet të tillë dhe se përmes tyre ruhet shëndeti publik dhe morali i popullsisë së qytetit (nënvizimi im. Ministria e Brendshme njofton se gruaja e ve nga Kashovica. siç shkruhej shprehimisht. i shkruajnë një letër ministrit të shtetit shqiptar në Athinë. LS). Por prostitucioni profesionist i periudhës para vendosjes së komunizmit nuk lidhet vetëm me ndikimin e huaj e të të huajve. Madje respektohej edhe hierarkia ushtarake. pikërisht për minimizimin e pasojave social-ekonomike të tij. Në të kundërt do të dërgohet menjëherë në ndonjë shtëpi publike”. 3. . që daton më 18 shkurt 1922. sipas këshillave që i kanë dhënë autoritetet. Politika zyrtare e quante institucionalizimin e prostitucionit si të keqen më të vogël. duke rrezikuar. Prostitucioni profesionist i viteve 1920-45 lidhet mjaft me praninë e ushtrive e huaja dhe luftën. “për nënoficerë” e “për oficerë”. Në të vërtetë një pjesë e shtëpive publike të hapura në Shqipëri ishin si filiale të shtëpive publike të huaja. 2. dosja VI-125. “nderin dhe namuzin e familjeve tona në Shqipëri”. Në mjaft raste shtëpitë publike ishin të veçanta për ushtarakët. nga ana tjetër. ishgruaja e një bashkëfshatarit të tyre. sikurse me hapjen e Shqipërisë ndaj investimeve të huaja. Në shkurt 1922. 11 Lekë Sokoli 69 1. do të heqë dorë nga imoraliteti. Gjirokastër. fq. drejtori i Shkollës Ekonomike të Vlorës kërkonte që të mbyllej shtëpia publike në rrugën “Benito Musolini”. kryesisht atyre italiane. 29 burra nga fshati Kashovicë. me lutjen që të dëbohej nga fshati i tyre një grua e ve me origjinë izraelite. Interesante është edhe përgjigjja e letrës: “Në përgjigje të shkresës tuaj. Nga njëra anë. ai vlerësohej si i dëmshëm nga pikëpamja morale.249. turizmit etj. shëndetësore dhe ekonomike. sepse “vajzat që mësonin në atë shkollë duhej të kalonin çdo ditë përpara shtëpisë publike. viti 1923. jashtë qytetit. për shembull. Kishte shtëpi publike të veçanta “për trupa (ushtarë)”. që prostituonte në shtëpinë e saj. duke u gjendur në situata të pahijshme”. Në dhjetor 1928. pranë kazermave.

vlerësohej si e dëmshme nga ana shëndëtësore dhe ekonomike. thuhet: Lekë Sokoli 71 “Kemi konstatuar se kohët e fundit një numër grash të huaja kanë ardhur në vendin tonë me pasaporta të rregullta. Gratë . Kjo nga institucionet e shtetit shqiptar. arrin në 5060 gra publike. Statusi i prostitutave ishte i përcaktuar. në krahasim me fenomenet me të cilat ballafaqohet Shqipëria e sotme lidhur me prostitucionin.Ministri e Brendshme Ministri e Jashtme . në atë kohë nuk kemi hasur konceptin tutor. Elbasan e Vlorë. Pra. Gratë prostituta kishin mbrojtjen e shtetit. kujdestar apo diçka të ngjashme me to. siç ka ndodhur kaq barbarisht pas rënies së komunizmit. Ka një sërë korrespondencash prefektura . ndaj s‟kishin nevojë për tutorë e mbrojtës të tjerë. nga ana tjetër.. Korçë. të paktën më shumë se sot. mund të themi se institucionet e shtetit shqiptar të periudhës referuese duket se ishin të angazhuara në trajtimin me objektivitet të prostitucionit. të vendosura nëpër qendrat e pefekturave më me rëndësi. si Tiranë. Për shembull. të cilësueme si turiste. qoftë për gra ose për djem. më 20 korrik 1936. me viza të përfaqësive tona diplomatike. më shumë greke e hungareze. Shqipëria ka aderuar edhe në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e tregtisë së grave e të fëmijëve.përfaqësi diplomatike etj. të datës 11 shtator 1935. thuhet: “Kam nderin t‟ju parashtroj se në Shqipëri nuk ekziston tregtia e të bardhëve. sipas regjistrimeve të bëra për këtë qëllim…” Për më tepër. në realitet nuk janë turiste. Mbi këto gra administratat tona adaptojnë masat e vizitave të regullta mjekësore. Shkodër. mund të themi se kahu i lëvzjes së prostitutave të asaj kohe ishte “nga jashtë-brenda” dhe jo e kundërta. Pra. Sa për profesionin e prostitucionit të grave (kurvëria). por prostituta dhe vinë në Shqipëri për të ushtruar profesionin e kurvërisë”. Mbi të gjitha. Thuajse nuk njihej dhuna e trafikimi i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni. një zgjedhje e lirë. në tetor 1937. nuk nuk kishte dramacitetin e sotëm. Ja një shembull: në një letërkëmbim të ministrit të Punëve të Brendshme. Më tej. Licencimi i shtëpive publike bëhej në kushte të përcaktuara me ligj. dhe që “bën përshtypje të keqe”. mund të themi se prostituimi i grave mund të quhej. Ai. në një urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme.Nga dokumentacioni i arkivuar që i referohet prostitucionit. kjo është në një sasi të kufizuar dhe. mund të konstatohet gjithashtu se në Shqipërinë e viteve 1920-45 prostitucioni ka bashkëjetuar pa konflikte me realitetin konservator shqiptar. për të kufizuar këtë fluks të hyrjes së prostitutave të huaja në Shqipëri. afërsisht. ndryshe nga ç‟ndodh sot në Shqipëri e thuajse në mbarë botën. Këto gra. siç ndodh sot.

” Sikuse Engelsi. sikurse parapëlqimet për t‟u bërë mantenuta të të pasurve.publike (prostitutat). Në vitin 1913 ai shkruante për Raboçnaja Pravda . Dukesha e kontesha. Sipas Engelsit (1980: 251). në të kundërt. 72 Analiza sociologjike Qëndrimi që u mbajt në Shqipëri ndaj prostitucionit në periudhën 1945-90. e cila tentoi të shndërrohej dhunshëm në të vetmen ideologji. Sipas saj. sikurse njeriu i ri i kësaj shoqërie etj.do të rritet një brez i ri: një brez burrash që nuk do të kenë kurrë rast në jetën e vet të blejnë një grua me para ose me mjete të tjera të pushtetit shoqëror. Pas zhdukjes së prodhimit kapitalist do të krijohej një shoqëri e re socialiste e komuniste. Gratë që konstatoheshin se prostituonin jashtë shtëpive publike detyroheshin të hiqnin dorë nga ky profesion ose. përputhet me ideologjinë komuniste. Me gjithë përpjekjet e shtetit shqiptar për të mbajtur nën kontroll prostitucionin. edhe në ditët tona. priftërinj e peshkopë. Një mënyrë për të shpëtuar nga taksat ishin edhe martesat fiktive. ishin të pajisura me kartelë shëndetësore. edhe nëse e krahasojmë atë me përvojën e vendeve të tjera.. Sidoqoftë përvoja e prostitucionit profesionist shqiptar të viteve 1920-45 është mjaft interesante. një moral i ri (morali komunist). Banketet luksoze. Prostitucioni dhe regjimi komunist (1945-90) Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri i dha fund epokës së prostitucionit profesionist të krijuar deri në atë kohë. mbylleshin në shtëpitë publike të ligjshme.. Prostitucion i ligjshëm u konkurrua dukshëm nga prostitucioni “i lirë” (jashtë shtëpive publike). shtypja dhe shfrytëzimi. si dhe një brez grash që nuk do të kenë kurrë rast t‟i jepen një burri për arsye të tjera. lidhur me një kongres ndërkombëtar kundër prostitucionit: “Në Londër është mbajtur kongresi i pestë ndërkombëtar kundër trafikut të skllevërve të bardhë. përsëri ai lulëzoi edhe në forma të tjera.. një dukuri mjaft e përhapur (por që ende nuk ka tërhequr vëmendje). komunizmi do të çonte në zhdukjen e të gjitha shkaqeve ekonomike nga të cilat burojnë padrejtësitë sociale. siç nuk . Ndër vendimet e para të marra ishte mbyllja e shtëpive publike dhe hartimi i një legjislacioni të rreptë kundër çdo forme të ushtrimit e shfrytëzimit të prostitucionit. me zhdukjen e marrëdhënieve kapitaliste do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet seksuale të njerëzve dhe “. duke përfshirë shtypjen shekullore të grave nga burrat dhe shfrytëzmin seksual prej tyre. reklamuan veten në këtë kongres. përveçse nga dashuria e vërtetë.. ceremonitë e pritjet mondane s‟kishin të sosur. zyrtarë policie e filantropë borgjezë të çdo ngjyre. edhe Lenini ka shkruar për prostitucionin.

kryente një punë të caktuar. . pak kohë para fillimit të proceseve demokratike. si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi. në Shqipërinë komuniste nuk ka ekzistuar. Kreu i politikës shqiptare të asaj kohe. Në strukturat patriarkale dhe më pas në strukturat e reja shoqërore (jo aq partriarkale). siç shihet. pikërisht për shkak të politizimit të marrëdhënieve shoqërore (sot vërehet komercializimi i tyre) etj. me peshën e saj në rritje ndikon në degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi i sotëm provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”. sikurse droga e të tjera dukuri shqetësuese të kohës sonë. Prej tyre mund të gjykojmë se çfarë hipokrizie mbretëroi në atë kongres aristokrato-borgjez. për të tjerë një harmoni negative (Kadare. deklaronte: “Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit „të hedhurit tej të shoqërisë‟.kishin fund fjalimet pompoze për prostitucionin „e dëmshëm e të turpshëm‟. dy mënyrat kryesore. pak a shumë homogjen. ai përkundrazi është cilësuar si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë (Krasniqi. Shqipëria është karakterizuar nga një realitet social ië lexueshëm. nga një “status quo”. të pas Luftës së Dytë Botërore. Mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve „90-të duket se lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët. në të cilën edhe sjellja seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar. të zbatuar madje me shumë rreptësi gjatë regjimit komunist. për të tjerë. histori të shumta. „solemne e instruktive‟ u rrëfyen atje. Për disa studiues komunizmi (edhe ai shqiptar) ishte një sistem i moralit shoqëror. Propagand zyrtare vijoi ta quante prostitucionin si “një plagë të kapitalizmit dhe shprehje të kalbëzimit të tij”. Është kjo një pjellë e sistemit kapitalist që. të paktën nuk përfaqësonte një problem social. Për disa ai përfaqësonte një harmoni pozitive. përgjithësisht rural. Pra. të paktën mund të pohojmë se prostitucioni. e të gjymtuarve. megjithëse atë e mbajnë gjallë pikërisht aristokratët e borgjezët…. Sharlatanët e bamirësisë dhe mbrojtësit qesharakë të rendit do të luftojnë kundër prostitucionit.“plagë e kapitalizmit” . i bindej pa kushte autoritetit.” Në zbatim të kësaj ideologjie. për shkak të dhunës e mungesës së lirive. madje edhe në periudhën pasenveriane. thuajse çdo individ zinte një pozicion të dhënë. Por cilat ishin mjetet e luftës që delegatët e kollarisur borgjezë sugjeruan kundër prostitucionit? Sipas tyre. Raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre të bazuara në interesat. Pa hyrë në hollësi. sillej sipas normave të pranuara. Ndër analistët e sistemit komunist vërehen qëndrime të ndryshme lidhur me arritjet e tij në fushën e marrëdhënieve shoqërore. e prostitucionit etj. 2000: 60). ku bën pjesë bota e krimit. ishin: besimi fetar dhe dhuna policore… Nga ana tjetër. edhe lufta kundër prostitucionit . e të droguarve. sepse u krijuan edhe vlera. më të sigurta e më të shpejta. edhe regjimi i hekurt komunist shqiptar nuk lejoi përhapjen e prostitucionit në Shqipëri. 2003).vlerësohej si pjesë e luftës së klasave. R. Alia (1986: 153).

erdhi në Tirënë dhe u vendos në hotel “Dajti”. një ndër bashkëpunëtorët e mi të parë në fushën e biznesit dhe njëherësh ndër miqtë e mi më të mirë. ato që dalin në “treg”. Pra. nuk përfaqësonte një problem. Mund të thuhet se edhe atëherë kishte “kurva”. krejt i çuditur. kapitulli (i deriathershëm) prostitucion ishte një kapitull i mbyllur. ato që ndërronin partnerë seksualë.ia ktheu ai. pak pas vendosjes së demokracisë. Peter Lukas. . Por kjo nuk përbënte një dukuri masive. bukëdhënëse. e ndaloi një person rreth të tridhjetave. Nga Bostoni. të paqendrueshmet në marrëdhëniet me meshkujt. 20-22 vjeçe. njëra më e bukur se tjetra dhe i tha: “Zgjidh njërën prej tyre”. por në një marrëdhënie shkëmbimi seks-para. Tomçja. Nuk kishte të pastrehë që flinin në rrugë e parqe”. Kur po ngjiste Lekë Sokoli 75 shkallët e hotelit. një maqedonas me emrin Tomislav Dungov (Tomçja). . por ti e bëre „punën‟ tënde dhe unë do të të paguaj”. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas. 1998). në kushtet e shpërndarjes së barabartë të varfërisë (siç e ka cilësuar Çurçilli). se nuk kishte prostituta. . Fakte si këto provojnë ekzistencën edhe në Shqipëri të ushtrimit të prostitucionit nga gra e vajza profesioniste apo të tjera që e ushtrojnë atë “part time”. ishte e vërtetë. fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve. Por me këtë term cilësoheshin femrat qejflesha. iu përgjigj. pra një tjetër punë e profesion. Prostitucioni në Shqipërinë e pas viteve ‟90-të dhe disa përfundime Në vitin 1994. . Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të mjaftueshme.“Më fal. jo në një marrëdhënie qejfi apo kënaqësie.74 Analiza sociologjike Për këtë realitet kanë shkruar edhe studiues apo raporterë të huaj. partiake apo administrative. në First impressions of Life in Albania. nuk kishte prostitucion e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. Dymbëdhjetë vjet më vonë. ku janë?” . ai ripohon: “Po.“Më prit vetëm dy minuta”. Aq më shumë që termi “për karrierë”. por gjithësesi jo prostitutat. “Doni një femër. krahas atyre që kanë hyrë në tregun e mistershëm të . . Shumë shpejt ai u kthye me katër-pesë vajza. Edhe në komunizëm kishte gjithashtu femra që jepeshin për karrierë (në mos për para). gjatë regjimit komunist. shkruante më 1986: “Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës.se ndërrova mendje. për të kaluar natën”.i tha maqedonasi. nënkuptonte një karrierë profesionale.pyeti ai. se nuk kishte homoseksualë. ato që edhe në martesë nuk respektonin ekskluzivitetin seksual (nuk donin apo nuk mundnin. vetëm sa për të provuar: “Po. kjo është tjetër çështje).

del se pjesë e trafikimit të tyre kanë qenë vetë prindërit ose të afërm të tjerë të familjes.. më shumë se me varfërinë lidhet me njëfarë lack of pride (humbje e krenarisë). Ajo është e thyeshme dhe e ndjeshme ndaj fenomeneve e problemeve të mëdha sociale. Procesi i kalimit nga një familje e gjerë në familje nukleare ndikon që lidhjet midis anëtarëve të saj të jenë të brishta dhe të humbasin pikat e takimit. si karakteristikë e familjes së sotme shqiptare. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj. me mungesën e një qëllimi kolektiv. kryesisht të karakterit social-politik dhe ekonomik.7 për qind dakord me mendimin se varfëria është një ndër shkaqet e trafikimit të femrave dhe ushtrimit të prostitucionit. mbi trafikun e grave e vajzave (shih: Leskaj. dobësimi i tyre. pra me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten. si dukuri të lidhura jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por. përkundrazi. Pra “vërshimi” i prostitucionit në Shqipërinë postkomuniste shpjegohet me një varg faktorësh. si dhe nga etja e shfrenuar për para e fitim.. sikurse prostitucioni i brendshëm apo ndërkombëtar i shqiptareve(ëve).). 2003: 19). Por përdorimi (prodhimi. me shembjen e këtyre komuniteteve dhe komercializimin e marrëdhënieve shoqërore. Prostitucioni në Shqipëri erdhi bashkë me lirinë e munguar dhe “ngjiti” shumë shpejt. sikurse trefikimi dhe ushtrimi i tij jashtë vendit. i mungojnë nuancat e familjes patriarkale me rregulla të forta dhe norma t caktuara. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare). me psikologjinë sociale dhe vetjake të shqiptarëve apo me karakterin e temperamentin e tyre. sa në ndonjë rast prostitucioni është quajtur “hulokausti shqiptar” (Spektër. Ndaj asnjë program nuk mund ta minimizojë prostitucionin më shumë se një program i rilindjes morale. Dragoti. i rivlerësimit . Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist shqiptar (mafia e kriminaliteti. trafikimi) i drogës. përgjithësisht. Prostitucioni i brendshëm. tek e cila mund të besonin shqiptarët. është favorizuar sidomos nga shndërrimet e ndodhura në fushën e marrëdhënieve familjare. Në pjesën më të madhe të intervistave që janë bërë me gratë e trafkuara. Por ky vërshim nuk lidhet aq me faktorë historikë e të traditës.. Familja nukleare nuk është e përgatitur të përballojë problemet e mëdha. nga gjendja e vështirë ekonomike. Nga anketimet e kryera del se opinioni publik shqiptar është në masën 67.” Prostitucioni është favorizuar nga papunësia dhe. Karaj e Thodri. Sidomos trafiku i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni ka patur përmasa aq të mëdha. ku të gjithë janë të bashkuar për një qëllim: të mbrojnë dhe mbështesin familjen..prostitucionit të vendeve të tjera. 2004: 31-32): “Nga studimi i intervistave të realizara konfirmohet tronditja e lidhjeve familjare. Ja ç‟thuhet në një studim të vitit 2004.

të vetvetes, i vlerësimit të të qenit shqiptar. Nëse shqiptarët do të vazhdojnë të jenë “të droguar pas parasë”, nëse nuk do të kenë ku të besojnë tjetër veç saj, nuk do të kenë vlera më të mëdha për të mbrojtur apo afirmuar, nuk do të kenë më krenari për të konservuar etj., ata nuk do të reshtin së shfrytëzuari drogën apo së ushtruari apo shfrytëzuari prostitucionin dhe trafikimin e grave e vajzave të tyre. A duhet (ri)legalizuar prostitucioni në Shqipëri? Ja disa opinione: një shkrimtare, njëherësh drejtuese e një OJF-je për të drejtat e grave, thotë: “Ky ligj (i ndalimit, L.S.), është tërësish jashtë kohe. Për më tepër ai është burim i një pjese të madhe të problemeve me të cilat përballen sot viktimat e prostitucionit”. Ndërsa një drejtuese e një grupi për të drejtat e njeriut, ka këtë mendim: “Pëvoja botërore tregon se legalizimi ka ndihmuar shoqërinë dhe vetë femrat e përfshira në prostitucion. Legalizimi, në radhë të parë, do të minimizonte mundësinë e trafikimit dhe do të ishte e mundshme që të gjitha gratë e vajzat t‟i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë Lekë Sokoli 77 mjekësor”. Një juriste e intervistuar shprehet: “Unë jam kundër legalizimit të ushtrimit të prostitucionit në Shqipëri, të paktën tani për tani. Kjo sepse, së pari, të legalizosh prostitucionin do të thotë të komercializosh dhe të shfrytëzosh qenie të gjalla. Së dyti, shteti shqiptar dhe administrata nuk do të ishin në gjendje të kontrollonin këtë treg të ri, ashtu siç nuk është në gjendje të të kontrollojë edhe mjaft veprimtari të tjera. Për më tepër shoqëria shqiptare nuk ka emancipimin e duhur kulturor për të kuptuar se një shtëpi publike është një përjashtim e jo një rregull”. Kundër legalizimit të prostitucionit rreshtohen edhe komunitetet fetare. Një përfaqësues i këtij komuniteti, njëherësh edhe drejtues i një organi të tij, thotë: “Islami është kundër prostitucionit dhe sistemit të vlerave që e ligjëron. Kjo çështje (legalizimi) as që duhet çuar nëpër mend”. Edhe një klerik në Katedralen ortodokse të Ungjillëzimit në Tiranë, mendon pak a shumë njësoj: “Unë nuk e di konkretisht se ç‟qëndrim do të mbajë hierarkia e Kishës nëse shteti do të legalizonte prostitucionin, por jam i bindur se ajo nuk do ta përkrahte një vendim të tillë. Bibla flet qartë: kurvëria është mëkati më i madh”. Së fundi, një politikan dhe jurist i njohur thotë: “Legalizim i prostitucionit në Shqipëri? Jo, shoqëria shqiptare nuk e pranon dot një fenomen të tillë”. Regjimet ndaj prostitucionit janë këto: ndalimi e dhuna pa kompromis (I), legalizimi, lejimi i plotë i tij (II) dhe rregullimi ligjor, pra trajtimi në ndonjë rrugë të mesme (III). Nga të anojmë? A mund të zhduket prostitucioni vetëm me dhunë e përmes dhunës? Përgjigjen mund ta gjejmë në rastin e regjimit taleban të Afganistanit. Ndryshe nga pohimet qesharake të Talebanëve e Xhihadit afgan dhe egërsisë së “shtetit puritan islamik”, jo vetëm tregtia e seksit, por

edhe tradhëtia bashkëshortore dënohej me vdekje, prostitucioni nuk u zhduk. Përkundrazi, ai u shtua në përmasa të habitshme. Sipas një raporti, vetëm në Kabul kishte rreth 30 shtëpi publike të cilat, për arsye sigurie, ndërronin vendndodhjen e tyre thuajse çdo muaj. 22 Pra 22 Referencat janë marrë nga një raport i vitit 1999, kur Talebanët ishin ende në pushtet. Shih: RAWA report, August 1999. Në adresën: “http:// www.rawa.org/fa-kab.htm”. 78 Analiza sociologjike vetëm me dhunë prostitucioni nuk zhduket. Duhen edhe politika të caktuara sociale. A duhet të legalizohet prostitucioni? Një shembull e jep Holanda. Por ajo nuk mund të pranohet apriori si model. Të paktën pa një analizë historike. Në librin Historia e legalizimit të prostitucionit në Hollandë , Alex Hodgson ka trajtuar gjerësisht këtë specifikë të zhvillimit historik të prostitucionit në këtë vend, duke filluar nga debatet e fillimit të shekullit XX, midis atyre që kërkonin respektivisht ndalimin dhe lejimin ligjor të ushtrimit të prostitucionit, të cilat u konkretizuan me dy akte ( Dutch Morality Act dhe Dutch Brothel Act ) të vitit 1911, për të vijuar me rregullimin ligjor të këtij tregu më vonë. Madje vetë historia e Holandës është konsideruar si faktori më i rëndësishëm i legalizimit të prostitucionit në këtë vend. Roterdami ka qenë për shekuj me radhë një nga portet më të mëdha të Europës dhe nëpër qytetet holandeze vërshonin me mijëra marinarë. Ndryshe nga ç‟ka ndodhur në shtete të tjera, qeveria holandeze zgjodhi qëndrimin larg jetës seksuale të qytetarëve dhe prostitucioni, në hapësirën holandeze, u zhvillua “pa pengesa” zyrtare, me gjithë njëfarë religious upheaval 23 të fillimit të shekullit XX, të pasuar nga debate të mëdha. A mund të gjendet ndonjë rrugë e mesme? Rregullimi ligjor i prostitucionit për kategori të caktuara sociale, është vlerësuar si një alternativë tjetër, kundrejt ndalimit pa kushte dhe lejimit për të gjithë ata që duan të jenë “aktorë” të prostitucionit. Në kërkim të “rrugës së tretë”, mund t‟i referohemi për shembull një studimi të bërë për hapjen

e të ashtuquajturave “shtëpi të dëlirësisë” 24 (Chastity Hoses), në Iran, ku rritja e prostitucionit ka nxitur reagimin e institucioneve të vendit. “Njerëzit besojnë se tema e prostitucionit është tabu, por ai është tanimë pjesë e realitetit social”, - thotë zëvendësministri i Çështjeve Sociale të Iranit, i cili ka propozuar edhe krijimin e institucioneve të specializuara, të quajtura “shtëpi të dëlirësisë”. Kjo nënkupton një legjitimim nga pikëpamja fetare, ligjore dhe sociale të kontakteve seksuale midis meshkujve dhe femrave që nuk dëshirojnë të martohen 23 Mosaprovim nga ana e fesë. 24 Sipas një raporti të Mitra Sistani, marrë nga interneti, në adresën: http:// www.iran-press-service.com/articles_2002/Aug_2002/efaf_house_4802.htm. ose që nuk janë apo nuk ndihen të aftë që të martohen. Sipas kësaj skeme, aplikantët regjistrohen në këto institucione (qendra), u bëhen analiza mjekësore dhe u ofrohen shërbime kontraceptive, aborti etj. Pas kësaj ata pajisen me një lejë “martese të lirë”, e cila mund të konsumohet në hotele apo motele të posaçme, pa u përndjekur nga policia. Këto “shtëpi dëlirësie” nuk janë për çdo mashkull, por vetëm për ata që janë të pamartuar, të ve ose të martuar me gra të paafta fizikish e mendërisht. Kjo praktikë është kundërshtuar nga grupet e grave, me arsyetimin se ajo është vetëm një hap nga prostitucioni i legalizuar dhe se është “kundër moralit dhe vlerave të familjes”. Por autorët e këtij plani kanë argumentuar se ai është imponuar nga fakti se në shoqërinë e re iraniane (60 për qind e saj është nën moshën 25 vjeç), prostitucioni ka marrë përmasa jo të zakonshme. Sipas të dhënave zyrtare, në Iran ka të paktën 300 mijë prostituta. Një skemë të rrugës së tretë e gjejmë edhe në Izrael. Atje prostitucioni, për nga statusi i tij, është legal dhe të bëhesh apo jo prostitutë, kjo quhet si një zgjedhje e lirë e që nuk dënohet. Por të ndaluara janë të gjitha format e organizuara të prostitucionit. Skema të ngjashme kanë përshtatur edhe vende të tjera (madje në shumë vende europiane), në të cilat ndalohen vetëm disa forma të ushtrimit të prostirtucionit (me të mitur, prostitucioni i rrugës etj.). Edhe në Shqipëri debati duhet nxitur. Të paktën në kërkim të së keqes më të vogël. Sepse prostitucioni nuk mund të zhduket. Ai mund të zhbëhet (shuhet), për shkak të rënies së kërkesës. Por deri atëherë do të duhet shumë kohë. R EFERENCAT Alia, Ramiz. 1986. Raport to the 9-th congress fo the Party of Labour of Albania. Tiranë: 8 nëntori Benzi, Don Oreste. 2003. Prostitutat do t‟ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore.

Maggie. Plots and Prostitution in Greek New Comedy. No. Tiranë: Naim Frashëri. Prostitution. Leslie R. S. Madhështia dhe rënia e romakëve. Samuel. Kodi i Da Vinçit. Status. Gender 80 Analiza sociologjike and History. 1975. Eros and Aphrodisia in the Works of Dio Chysostom. Larson. Pap. 2004. Friedrih. Vepra letrare. Peter. (1989). 2003. of Leeds Int‟l Semminar 6. Përkthyer dhe shtjelluar nga Dom Simon Filipaj: Arqipeshkvia e Tivarit dhe Drita (Ferizaj). Tiranë: Botimet “Dudaj” Brown. Tiranë: Onufri Krasniqi. Shkrimi i Shenjtë (Beslidhja e Vjetër dhe Beslidhja e Re). Gerald. 1995. Dan. Tiranë: Alb-Ass. N. _____. Jorgaqi.J. Origjina e familjes. Gazeta Shekulli. McGinn. Musaj. and the Law in Ancient Rome: Vanderbilt University Monteskjè. (1987). 2004. E. 93. 1991. Gruaja në Shqipëri (1912-1939). Iliada dhe Odisea. Vepra të zgjedhura. „An Unusual Optimism in Albania‟. Majlinda. Në MarksEngels. Ismail. pp. 241-266 Engels. The Sociology of Social Problems. Sharl. 2000. Alex. Politika & Shoqëria. Hodgson. M. 1998. Vanderbilt Journal of Transnational Law. Tiranë: Fan Noli Morrison. Fantham. vëll 1. 1998. 44-74 Hamiti. (2000). pp. Vëll. Teen Prostitution in Japan: Regulation of Telephone Clubs. Parathënie e “Prostitutat do t‟ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore” të Don Oreste Benzi. e pronës private dhe e shtetit. Jorgaqi. Sociological Analysis. Homeri. Beard. 1990. P. 1. in The Austrian Journal of Sociology. Kadare. Vëllimi II. Phoenix 29. 2003. 2. Sacret Prostitution in Antiquity. Letërsia moderne shqiptare (gjysma e parë e shek. Housel. 2 February. 480-503 Bregu. A history of the legalization process of prostitution in the Netherlands.Tiranë: Marin Barleti BIBLA. Zhak Burkari. Vol. 2003. Milazim. A. 31 n. Sexuality. USA: Copytron Academic Publishers. 1997. J. në Poetika e dokumentit. Tiranë: Marin Barleti Brown. Albania: No Instant Demokracy. Inc. Tiranë: Albas Horton B. XX). . Papa. Tiranë: 8 Nëntori. John. Tiranë: Akademia e Shkencave O‟Neill.. Canada: University of Toronto. 1980. 2000. Paul. North Carolina. në Kuteli. New Jersey: Printice-Hall. The Boston Globe. 6 prill Lukas. Asti. Feminism and Critical Praxis:profession prostiLekë Sokoli 81 tute?. v. 1996. Tiranë: Naim Frashëri. 1994. Sex. 1998. Prostitution. Fatmira. 2002. Shqipëria dhe shqiptarët. Thomas. 2002. N. Andrew D. Mary and Henderson. „Rrëfimet e Mitrush Kutelit‟. 2005. winter 1996. and Survival in Hellenistic Athens: A Study of Women in New Comedy. Shoqëria dhe prostitucioni. pp. Larson F. 2 March: 457-497. „Parathënie‟. Kohë barbare. Classical Antiquity 29.

Constructions of the Classical Body. Tiranë: Toena Zingarelli. 2003). Aleksandër. “Mafia shqiptare” . në Politika & Shoqëria. (1995). 2002. 15 prej tyre janë trafikuar. . Prostitucioni. Porter. E. Cyril. 1999). janë tronditëse. Në perceptimin e shqiptarëve të anketuar. orum Discusses Child Prostitution In Ethiopia. që u referohen denoncimeve të familjarëve. (Spektër. Stipçeviq. A history of Rome. 1999. Vocabolario della lingua italiana. fq. Stefane. 21-37 Plasari. një studim “klandestin” për një biznes klandestin. rreth ½ e tyre e quajnë prostitucionin si “një veprimtari të detyruar” (Katro & Shimani.5 për qind). sado kontradiktore. Nr. mbi 600 femra shqiptare ende quhen të zhdukura 4 . Sokoli. 1 (13). 19 prill. Nr. Sipias të dhënave zyrtare. 2003. por të riatdhesuara. Tiranë: Apolonia. 19-21 Robinson. fq. March 30. 2001. kultura. James. Michigan: University of Michigan Press. Bologna: Zanichedi SPA Vështrim sociologjik mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri 1 Hyrje . 7. Prostitution and the Human Rights. 2003a. Vëll. Nr. jeta. 2004. pp. London: Methuen & Co LTD Sokoli. 171. holokausti shqiptar. Panafrican News Agency. J. Mafia shqiptare . 2(14). Raufer. Edhe pjesa tjetër është trafikuar për herë të parë kur ka qenë brenda kësaj grupmoshe dhe. ____. simbolet e kultet. Disa janë bërë nëna dhe ende vazhdojnë të (ri)trafikohen 2 .një libër urrejtjeje dhe racizmi antishqiptar”. 2002. Zholi. Të dhënat për trafikimin e grave shqiptare. Robert. janë adoleshente të grupmoshës 13-18 vjeç. 2000. Revista Politika & Shoqëria. 174-195 ____. të lidhur me trafikimin. duke përfshirë vetë Shqipërinë. fq. A. 2000. Vatra. kanë përsëritur ciklin e trafikimit disa herë (CRCA.një rrezik për Europën. 87 prej tyre (pra 35.parashtrimi i problemit Nga 23 vajza të Jetimores së Korçës.Historia. Ndër 245 vajza të trafikuara. Nr. 2(12). 1963. Xavier & Quere. Tiranë: Kumti Revista Spektër. 2002) 3 . 136-138 Ransom. 2003). 2003b. Lekë. Prostitucioni. Nicola. Ilirët . Është pohuar se vetëm në Europën Perëndimore ka 30-36 mijë prostituta shqiptare (shih: Çupi.7. Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve. 2003. pa folur për vendet e tjera. In Ballkan Yearbook of Human Rights. 1970. Vëll. përgjithësisht. 6.

më luksoze” 5 . Gazeta Metropol . dëshmi të një bote barbare nga e cila nganjëherë vdekja përbën të vetmen rrugëdalje (Arlecchi. më të bukur. domethënë që detyrohen nga trafikantët me forcë. kryesisht seksuale. nëpërmjet shitblerjes së tyre apo të aftësisë së tyre për shërbime fitimprurëse. shpesh variojnë midis ekstremeve: shumica e shqiptarëve të sotëm e percepton trafikimin si një “hulokaust shqiptar” (Spektër. Edmond. Për të flitet e shkruhet çdo ditë. dr. pas trafikimit në vendet fqinje.Objekt i këtij studimi është pikërisht ajo pjesë e grave dhe 1 Ky studim është pjesë e një sondazhi të realizuar në vitin 2005. . 21 korrik. Sidoqoftë. 2000) 7 . familjen biologjike etj. por ka ndër ata që mendojnë se trafikimi i femrave zhvillon ekonominë dhe mirëqenien. Disa mendojnë se trafikimi është një fenomen tipik shqiptar (Benzi. me premtime për martesë apo forma të tjera mashtrimi për të hyrë në rrjetin e shfrytëzimit për qëllime fitimi. 2003). qershor 2005. nga studiuesit socialë dhe opinioni i gjerë është pranuar se trafikimi i grave dhe adoleshentëve është një ndër dukuritë më të dhimbshme dhe më tragjike të tranzicionit paskomunist shqiptar. 2003). Lekë Sokoli 83 adoleshentëve shqiptarë që trafikohen. 2003: Parathënie). fjalën e dhënë. 3 Sipas një studimi të Qendrës së Rehabilitimit të Femrave të Riatdhesuara në Shqipëri. në dëshmi të viktimave të trafikimit 6 . (Raufer & Quere. në kuadrin e Qendrës së Studimeve Politike e Sociale dhe është bashkautorësi me drejtuesin e saj. Të ndara janë edhe opinionet e studiuesve. e bën jetën më të mirë. Nga ky studim del se në perceptimin e shqiptarëve trafikimi vazhdon të jetë shqetësim. Por analizat dhe komentet janë mbështetur më shumë në histori të izoluara individësh të trafikuar. “Vatra”-Vlorë. Disa e lidhin me veset e shqiptarëve. Megjithatë vlerësimet e tyre për trafikimin janë të ndryshme dhe. Mbi femrat e zhdukura në Shqipëri. 2005. Të tjerë madje e lidhin edhe me virtytet e cilësitë e tyre morale: besën. Ilir Gëdeshin. 4 Hoxha. 2 Nga intervista me kryetarin e Shoqatës së Jetimëve të Korçës.

ana më e prekshme dhe më e dënueshme e problemit. Nga vëzhgimet tona del gjithashtu se shumica e të trafikuarve nuk vinë nga rajonet më të varfra të Shqipërisë. Në këtë studim janë evidentuar edhe dy faktorë me ndikim jo të vogël në trafikimin e grave dhe adoleshentëve shqiptarë: rënia morale dhe . Tiranë: Korbi. shpesh të njëanshme. demokratik. 2003.Por trafikimi mbetet. Ka pra edhe faktorë të tjerë. Studimet empirike për këtë dukuri janë të pakta. Ajo i dha fund jetës vetëm një vit pas martesës. etiko-moralë etj. Dhuna. trafikimi është identifikuar me dhunën. 7 Ky pohim është. Pas gjurmëve të tregtarëve të mishit të bardhë . Tiranë: Marin Barleti. socialë. Por edhe në vitet më të varfra trafikimi nuk është njohur si fenomen. aq sa vetë fjala trafikim nuk ka figuruar në fjalorin e shqipes 8 . Shih për shembull: Moroli. më pas. për fat të keq. ose Benzi. për të mos u shfrytëzuar seksualisht. për shembull. 5 Intervistë me një të ri nga Vlora (qershor 2005). Nga ana tjetër. u detyrua nga bashkëshorti i saj të vetësakrifikohej. 84 Analiza sociologjike që ndikojnë mbi të. Roberta. varfëria thuajse është cilësuar si shkaku i parë dhe i fundit i trafikimit. Shqipëria ka kaluar në tri forma regjimi politik: monarkik (deri më 1939). Juliana G. më i përfolur se i studiuar. Don Oreste. Emanuela & Sibona. i vërtetë. komunist (deri më 1990) dhe. 2000. Gazeta Korrieri .. Skllavet e Perëndimit. gjithsesi. politikë. ka eklipsuar ndikimin e faktorëve ekonomikë.. Prostitutat do t‟ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore . 24 dhjetor 2000: 18). 23 vjeçe. Nga njëra anë. 6 Një libër me dëshmi të tilla është ai i disa studiuesve italianë. juridikë. Në njëqind vjetët e fundit. Neve nuk na rezulton kështu. për të mos bërë prostitutën në Itali (shih: “Zgjedh vdekjen në vend të prostitutës”.

niveli i punësimit dhe gjendja familjare e të trafikuarve. nga e marrin ata këtë informacion. Është shfrytëzuar. sa të informuar janë të rinjtë. Anketa e këtij sondazhi përmbante 53 pyetje (ose nënpyetje). botim i Akademisësë Shkencave (1985: 2011). studime. që kanë shkruar më parë për trafikimin. cilët janë faktorët që ndikojnë më negativisht në procesin e trafikimit dhe si vlerësohet në perceptimet qytetare puna e institucioneve të shoqërisë (familja. 1989: 1502 htypit të përditshëm të autorëve shqiptarë apo edhe të huaj. Por cila është panorama e trafikimit të grave dhe adoleshentëve në Shqipëri. e zbatuar në kërkim të fakteve dhe opinioneve mbi trafikimin. gjithsej me rreth 330 alternativa të mundshme. shkolla. masmediat dhe institucionet e shtetit) lidhur me trafikimin? Këto përfaqësojnë. çdonjëra prej tyre kishte nga 2-10 alternativa përgjigjesh. objektin e këtij hulumtimi mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri. për rreziqet e tij. nuk figurojnë në të. nga ç‟zona (rajone) vijnë të trafikuarit. fjalës trafikim i është dhënë ky shpjegim i vetëm: lëvizje e njerëzve dhe mjeteve në rrugë tokësore. Por metoda bazë e përdorur për grumbullimin e të dhënave është anketimi. cilat janë format më të zakonshme të trafikimit. feja. detare. të krijuara në çdonjërën . kjo fjalë ka 12 (Zingarelli. deri në 20 kuptime (Webster‟s. si pikënisje. Në të tjerë fjalorë. rrjet i qarkullimit . sidomos vajzat. ajrore .. si perceptohet ai për nga përmasat dhe shkaqet. Në “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”. Intervista dhe bashkëbisedimi në grup ishte një tjetër metodë paralele ndihmëse.rënia e krenarisë tradicionale. Metodologjia dhe “kampioni” i studimit Për realizimin e këtij studimi janë zbatuar metodikat bazë të studimeve empirike. 1970:1849). një bibliografi relativisht e gjerë me libra. artikuj shkencorë apo edhe të 8 Ky nuk është një pohim i figurshëm. cila është mosha. në thelb. por praktikisht i vërtetë. niveli arsimor. Ato janë zhvilluar në grupe me nga 8-10 persona. i trafikuar etj. Madje fjalët trafikant.

problemi i trafikimit të shihet në dinamikën e tij dhe jo vetëm me përmasat dhe problematikën e tij në një çast të dhënë (qershor-korrik 2005). Sipas arsimimit. ekonomikë. Mosha mesatare e të anketuarve ishte afërsisht 21 vjeç. përbërja e përgjigjedhënësve është: pa kurrfarë arsimi – 1. adoleshentët (të rinj e të reja të grupmoshës 16-19 vjeç). ndaj 67. socialë. që nuk është përfshirë në anketimin e studimit Një informacion interesant është siguruar përmes intervistave individuale me ekspertë dhe studiues. Përmes intervistave të drejtpërdrejta janë marrë mbi 400 prononcime. duke mbetur gjithnjë brenda përvojës shqiptare. edhe metoda historike si dhe metoda krahasuese .nga të gjashtë prefekturat që u përfshinë në studim (Shkodër. nga njëra anë. por në vartësi të një numri relativisht të madh variablesh apo faktorësh që u korrespondojnë karakteristikave të ndryshme demografike apo sociale të atyre që janë përfshirë në këtë studim. Veç metodave të testimit të problemit. historikë e të traditës etj. Kukës. përfaqësues të OJQ-ve që merren drejtpërdrejt me trafikimin. pra të vetë perceptuesve të problemit.5 për qind nga fshatrat.7 për qind nga qytezat dhe 27. deri fillor - . sikurse me drejtues të organizatave të grave në Tiranë dhe në rrethet respektive. moralo-psikologjikë. Kjo ka bërë që. 22. juridikë. sikurse ato me djem e vajza të grupmoshës deri në 16 vjeç. Grupet ishin të veçanta për gratë (pavarësisht moshës). Elbasan. që kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në shkallën e trafikimit të grave dhe adoleshentëve shqiptarë. Vlorë. Kampioni i këtij studimi përbëhet nga 1030 përgjigjedhënës të anketës. duke patur parasysh që objekt trafikimi janë pikërisht moshat e reja. në këtë punim janë përdorur. gjithnjë si metoda të hulumtimit sociologjik. Me këto metoda është mundësuar (aq sa lejon një studim afatshkurtër). vlerësimi i kompleksit të faktorëve politikë. Gjirokastër dhe Korçë). sado pak. afërsisht 170 të anketuar për çdonjërën nga të gjashtë 86 Analiza sociologjike prefekturat ku u shtri ky studim. opinione apo sugjerime individësh. Rreth ½ e të anketuarve ishte nga qytete me mbi njëzet mijë banorë (qytete të mëdha).2 për qind.8 për qind e të anketuarve ishin femra. Me të njëjtën logjikë synuam më shumë të hulumtonim perceptimin e grave dhe vajzave për trafikimin. Nga ana tjetër është bërë e mundur që perceptimi i trafikimit të vlerësohet jo vetëm në bllok..

3 Nuk mund ta vlerësoj 9. me disa ndryshore që përfaqësojnë vendbanimin. Veç këtyre. Tabela 3: . Si një pyetje e anketës sonë.0 Lekë Sokoli 87 studim. Të anketuarit diferencoheshin sipas gjendjes civile (beqarë. ajo mori këto përgjigje: Tabela 1 : Përmasat e trafikimit.14. të divorcuar. të mesëm (qoftë edhe të pambaruar) . për të anketuarit janë shtruar edhe disa pyetje të tjera që kanë të bëjnë me shndërrimet e ndodhura në Shqipëri pas vitit 1990 dhe synimit për të hulumtuar ndikimin e tyre mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve. Të tilla janë ato që lidhen me migrimin e brendshëm (në kushtet e lirisë së lëvizjes).1. deri në tetëvjeçar . ndërsa 45. llojit të familjes (një apo shumë kurorë). të martuar.2 Gjithsej 100.37. gjininë. do të kishim këtë renditje: Tabela 2: Prefekturat sipas shkallës së trafikimit (Në përqindje) Për të analizuar më në detaje përmasat e trafikimit.6 Pak shqetësim 34. moshën.7 për qind. vendosëm në një vartësi funksionale shkallën e trafikimit sipas perceptimit të individëve të anketuar. sipas pohimeve se trafikimi i grave dhe adoleshentëve përbën shumë shqetësim.0. me nivelin e besimit fetar (shoqëria shqiptare para viteve „90-të ishte zyrtarisht ateiste) dhe me integrimin si kohë fizike të individit në familje (të qëndruarit larg familjes është një ndër dukuritë e sotme) etj. përkatësisë etnike dhe fetare etj.8 Aspak shqetësim 8.. përkatësisë etnike dhe asaj fetare etj. Nëse rreshtojmë prefekturat e përfshira në këtë Shumë shqetësim 47.7. të ve). Përmasat e trafikimit të grave dhe adoleshentëve “Në ç‟masë trafikimi i grave dhe adoleshentëve është shqetësim për komunitetin tuaj?”. etj. sipas perceptimit të të anketuarve (Në numër e përqindje) Por trafikimi i grave dhe adoleshentëve nuk rezulton të jetë i njëjtë në të gjithë vendin.4 për qind e tyre ishin studentë apo me arsim të lartë.

trafikimi perceptohet me “shumë shqetësim” më shumë në fshatra (57.8 7.6 12.4 100.7 9.5 7. sipas përmasave të trafikimit Vlerësimi “shumë shqetësues” i trafikimit Elbasani 68.0 8.0 Mbi 21 vjeç 49.2 36.0 100.6 .9 9.4 10.4 Përmasat e trafikimit Të dhënat social.demografike Shumë Pak Aspak Pa vlerësim Gjithsej Qytete të mëdha 40.8 Shkodra 53.4 0.3 100.1 Vlora 59.0 31.Perceptimi i përmasave të trafikimit në vartësi të vendbanimit.0 Mesatarja kombëtare 47.6 Korça 43.0 Fshatra 57.2 11. se në qytetet e vogla (45.1 31.5 36.1 për qind).2 Gjirokastra 23. moshës. përkatësisë gjinore.5 Kukësi 38.5 35.3 39. nivelit të arsimimit dhe statusit civil (Në përqindje) Siç shihet.6 7.3 100.0 8.0 19-21 vjeç 53.5 për qind) dhe Prefekturat.0 Qyteza 45.0 16-18 vjeç 38.3 100.6 13.

2 100.0 I (e) divorcuar 66. Për këtë duhet të kemi edhe referenca të tjera.5 100.7 26.3 10.0 Kurrfarë arsimi.3 10.100.2 8.6 13.4 9.4 12.8 13.0 Beqar 47. . fillor. tetëvjeçar 45.4 100.0 qytetet e mëdha (40.0 100.7 38.2 100. Kjo ende nuk do të thotë se trafikimi ka përmasa më të mëdha në fshatra se në qytete.2 7.1 7.2 për qind).4 35.4 33.3 7.3 9.3 100. Tani për tani mund të pohojmë se.3 3.0 I mesëm ose i lartë 48.2 34.7 3.0 Femra 50.7 6.6 100.1 36.4 27.0 Meshkuj 41.0 I (e) martuar 46.

sipas mënyrës së të jetuari (pranë apo larg familjes). kundrejt individëve të martuar dhe beqarë. nuk kanë ndjeshmërinë apo nivelin e perceptimit të të rinjve të grupmoshave më të rritura. aq më i mundur është evitimi i rrezikut të trafikimit dhe anasjelltas. del se kur kalon nga familjet . Grupmosha që e percepton më me shqetësim trafikimin është ajo 19-21 vjeç (53 për qind). nivelit të besimit fetar. por edhe për shkallën më të lartë të humanizmit që i karakterizon ato. Nga analiza e perceptimit të përmasave të trafikimit sipas përbërjes familjare (numrit të kurorave). 3. madje me një diferencë që shkon deri në 20 për qind (66. Të dhëna për t‟u vlerësuar janë ato që morëm nga hulumtimi i perceptimit të përmasave të trafikimit në vartësi të statusit social. Sa më i plotë të jetë integrimi. 2. social dhe atë të sigurisë (shih: Beqja & Sokoli. ndërsa pasmartesa (divorci) vlerësohet si një “tranzicion” i vështirë në planin ekonomik. për shkak të sigurisë më të madhe që fitojnë ata me kalimin e moshës së adoleshencës. Por grupmosha më e rrezikuar është ajo deri në 18 vjeç. 2003). fshati shqiptar është më i ndjeshëm se qyteti.lidhur me trafikimin. Por grupmoshat e vogla. del sërish lidhja trafikim-integrim në familje. Të kësaj grupmoshe janë 64 për qind e të trafikuarve (shih më poshtë). vërehet një rezultat i pritshëm: femrat e perceptojnë trafikimin si më shqetësues se meshkujt. shumë më pak se individët që banojnë larg familjes dhe janë më pak të integruar në të. prandaj ai e percepton trafikimin si më problematik. kundrejt atyre me vendbanim të qëndrueshëm. të nivelit e mënyrës së informimit për rreziqet e trafikimit etj. Më të integruarit në familje e quajnë trafikimin “shumë shqetësues”. shkallës së integrimit në familje. Konstatohet se kategoria që e percepton me më shqetësim trafikimin janë të divorcuarit. Përqindja e atyre që e konsiderojnë trafikimin “shumë shqetësues” është më e madhe tek individët që kanë migruar pas vitit 1990. Nga perceptimi i përmasave të trafikimit. Martesa konsiderohet një “mburojë” edhe ndaj trafikimit. Objekt hulumtimi ishte edhe perceptimi i përmasave të trafikimit sipas migrimit të brendshëm.4). qoftë se ato janë drejtpërdrejt më tepër objekt trafikimi se meshkujt.7 me 46. Kjo Lekë Sokoli 89 mund të vlerësohet si një tregues i vartësisë së perceptimit (rrezikut) të trafikimit me shkallën e integrimit në komunitet. Më pas vërtetohet njëfarë uljeje e përqindjes së individëve që e konsiderojnë trafikimin “shumë shqetësues”. ndonëse janë më të rrezikuara nga trafikimi. Në vlerësimin e masës së perceptimit të përmasave të trafikimit sipas përkatësisë gjinore. sipas tipit të familjes.2 dhe 47. faktit nëse përgjigjedhënësit kanë apo jo ndër familjarët apo të njohurit ndonjë të trafikuar. Në mënyrë të përmbledhur rezulton se: 1.

familjen etj. 2002). Perceptimi i trafikimit ndikon në një masë jo të vogël edhe në marrëdhëniet djem-vajza. sipas të cilëve trafikimi lidhet para së gjithash me varfërinë dhe papunësinë. del se të parat në renditje për nga trafikimi i vajzave . deri me të mësuarit (dijet.8 me 42. 7. për këtë arsye. me jetën tradicionale dhe format e shfaqjes së saj.8 dhe 39. drejtësinë. me ligjet (cilësinë dhe shkallën e zbatimit të tyre). pohojnë në masë më të madhe (55. megjithëse ata që besojnë shumë e perceptojnë trafikimin si shumë shqetësues (50 përqind). por të riatdhesuara (Vatra. me shkaqet e trafikimit dhe nxitet nga ballafaqimi i të dhënave të studimit tonë me përfundime studimesh apo me pohime të mëparshme të studiuesve socialë. demografike. Siç duket. kundrejt atyre që nuk njohin ndonjë të trafikuar (37. perceptimi i trafikimit është 2. psikologjike e të mentalitetit. Ato që pohojnë se trafikimi përbën “shumë shqetësim” besojnë në një marrëdhënie të sinqertë me djemtë në një masë shumë më të vogël se ato që mendojnë se trafikimi nuk përbën shqetësim. 1 për qind) 6. Të dhënat tregojnë se perceptimi i përmasave të trafikimit ndikohet jo pak nga njohja personalisht e të paktën një të trafikuari. ku në 8/ 10 e rasteve prindi (kryefamiljari) është nëna. perceptimi i rrezikut të trafikimit bie nga 57 në 48. brenda tyre. respektivisht në masën 25. familjet me një prind.5 për qind). me grupet sociale. por edhe me shndërrimet sociale. me mbeturinat e të drejtës zakonore (dora e zgjatur e kanunit). në dilemat e vajzave kundrejt djemve.6 për qind.me një prind në atë me një kurorë dhe në familjet me shumë kurorë. njohja. Konfirmohet fakti se më të cenuara nga trafikimi janë familjet bërthamë (nukleare) dhe.. Debat rreth çështjes “pse trafikohen shqiptarët?” Ky “debat” lidhet me vetë burimin e së keqes. sikurse me shndërrimet morale. kanë njëfarë përjetimi emocional më të madh ndaj trafikimit. kjo lidhet me ndjeshmërinë morale më të madhe të besimtarëve ndaj trafikimit se me ndonjë lidhje në të qenit më i (pa)rrezikuar në vartësi të shkallës së besimit fetar.6 herë më i vogël kundrejt perceptimit të atyre që janë të informuar mbi rreziqet dhe mënyrat e trafikimit. për shembull..1 për qind. kundrejt atyre që janë indiferentë në çështjen e besimit (35. Të dhënat tregojnë se informimi ka një ndikim jo të vogël në 90 Analiza sociologjike perceptimin e trafikimit. 4. analistëve etj. Nga administrimi dhe interpretimi i të dhënave tona rezulton se trafikimi lidhet jo vetëm me shndërrimet ekonomike e politike. Ndërkaq nuk ka ndonjë diferencim të madh në perceptimin e trafikimit sipas nivelit të besimit fetar. Të dhënat që u referohen vajzave të trafikuara. informimi). me rendin publik. Ndër të painformuarit. 5.5 për qind) se trafikimi përbën “shumë shqetësim”. etj. Ata që njohin dhe..

Kjo. Pra mund të pohojmë se shumica e të trafikuarave nuk vijnë nga zonat më të varfra të Shqipërisë. është konsideruar si vlerë morale e të shqiptarëve (shih për shembull: Burkari. Durrësi. por varfëria përfaqësonte një realitet “të pranuar”. 2003: 13). Të dhënat sasiore dhe dëshmitë e individëve të intervistuar gjatë këtij sondazhi tregojnë se në 10-15 vjetët e fundit ka ndryshuar sidomos qëndrimi i shqiptarëve ndaj parasë.. 2005). praktikisht qytetet me nivelin më të lartë të mirëqenies. vlerësimit për mikun etj. Picar (Gjirokastër) etj. Gjithsesi jo zonat më të varfra të Shqipërisë. 360 nga 600 (pra 3/5 e tyre) janë nga Tirana. u përmbys. Ndryshe ndodh me zonat e tjera Të dhënat e studimit tregojnë gjithashtu se trafikimi e tremb rininë e qytezave dhe të qyteteve të mëdha 6-7 herë më shumë se atë të fshatrave. qoftë edhe një herë të vetme. tani për tani. thuajse duke flakur shumë nga vlerat morale. në mënyrë spontane dhe kaotike. Përmenden Berati. Shqiptarët. 2004)). Fieri. Trafikimi i grave dhe adoleshentëve (gjë e ndyrë) u . u vunë në kërkim të asaj që u ishte mohuar (pasuria). po theksojmë vetëm grupin e faktorëve që kanë të bëjnë me rënien morale të shqiptarëve dhe rënien e krenarisë ( lack of the pride ) tradicionale të tyre. nuk ka asnjë përgjigjedhënës që të ketë pohuar se është ndjerë. Nën regjimin komunist u vendos një “shpërndarje e barabartë e varfërisë”. për shembull. Sipas të dhënave zyrtare mbi femrat e zhdukura gjatë këtyre viteve (bazuar në denoncimet e familjarëve të tyre). nga të cilët.. sikurse në mjaft fshatra të largët që janë përfshirë në studimin tonë. ndaj së cilës thuajse nuk mund të reagohej. Voskop e Drenovë (Korçë). thotë një e intervistuar nga Elbasani. Shëmri e Zapod (Kukës). Edhe të dhënat mbi trafikimin e fëmijëve dëshmojnë se gjatë një periudhe mbi dhjetëvjeçare disa zona janë kthyer në qendra të trafikimit të tyre (CRCA. Nga informacioni për individët që kanë përjetuar ngjarje personale të lidhura me trafikimin. Gjithsesi mospërfillja ndaj parasë “mbeti në fuqi” deri në vitet „90-të.janë Tirana. i rrezikuar për të qenë i trafikuar. Këtej rezulton pesha e faktorëve të tjerë. Le t‟u referohemi të dhënave sasiore e cilësore të sondazhit tonë. Vlora etj. krahas respektit për nderin. “Jemi bërë një shoqëri materialiste. Vlora dhe Durrësi. që jetojmë vetëm për para”. si Bushtricë. del se në disa qyte si Kukësi apo Kruma. Shijaku. Elbasani dhe Shkodra (Hoxha. të karakterizuar nga njëfarë mospërfillje për paranë. Më pas shumëçka (thuajse gjithçka). Kjo gjendje nuk përkon me traditën tonë.

mirëqenia 162 10. malësori apo ushtari shqiptar.4 2 Luksi.vlerësua si një ndër rrugët e pasurimit të shpejtë.7 3 Emigrimi 124 8. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare). Kush trafikohet? Lidhur me grupmoshat dhe nivelin e arsimimit të të trafikuarve . Nr. në raport me vlera të tjera të shoqërisë (tabela 4): Tabela 4: Cila është dëshira apo ëndrra juaj më e madhe? 9 9 Burimi: ORT. Tiranë.. E lidhur me këtë dukuri është edhe rënia e krenarisë tradicionale. në shtëpinë e të cilëve banova.5 24 Miqësia 11 0. krahasuar me “jetën normale” (e 13-ta në renditje). mars. Përgjigjet e dhëna Në numër Në përqindje 1 E ardhmja e fëmijëve 277 18. Të dhënat e një anketimi kombëtar shprehin ëndrrën shqiptare për t‟u pasuruar shpejt. për të cilën akademiku francez Zhak Burkari (2004). në kushtet kur Shqipëria nuk është bërë më e varfër se ç‟ka qenë? Duket se ka edhe shkaqe të karakterit moral dhe ndoshta më shumë se me varfërinë. fq. me të cilët unë jetova e hëngra bukë. me mungesën e një qëllimi kolektiv. 1999. me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten. Udha e Shqipërisë drejt demokracisë. emigrimi dhe ëndrra për të parë botën (të gjitha të lidhura me trafikimin).0 92 Analiza sociologjike Luksi (mirëqenia). tek e cila të gjithë mund të besonin. duket si një zotëri i madh. por shumë shkallë më lart.” Pse shqiptarët/et janë sot kaq “të gatshëm” për t‟u përfshirë në trafikim. po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë. kjo lidhet me njëfarë lack of pride (humbje të krenarisë). 61. janë në vendet 2-4 në renditjen me 24 shkallë. është shprehur kështu: “Fshatari. Një vend magjepsës në tranzicion ”.7 për qind e të anketuarve.2 4 Të udhëtoj jashtë Shqipërisë 111 7.7 1-24 Gjithsej 1509 100.4 13 Të kem një jetë normale 53 3. pas synimit për të siguruar të ardhmen e fëmijëve (familja vazhdon të konsiderohet vlera kryesore).. Ndërsa miqësia (një vlerë tradicionale e shqiptarëve 10 ) zë vendin e fundit. e vlerësuar si e rëndësishme vetëm nga 0.

5 32. Dominimi i nivelit të ulët arsimor lidhet jo vetëm me problemet e arsimimit të popullsisë shqiptare në këto 10-15 vjet të tranzicionit.2 8.3 për qind).2 50.1 Mbi 21 vjeç 8.8 16-18 vjeç 46. Tabela 7: Niveli i punësimit të të trafikuarve.5 26. Në kërkuam të informohemi edhe mbi nivelin e punësimit dhe gjendjen familjare të të trafikuarve (tabelat 7 e 8).2 19-21 vjeç 30. Megjithatë në ndonjë rast janë trafikuar edhe individë me arsim të lartë ose studentë (2. sipas vendbanimeve (Në përqindje) 10 Shqiptarët kanë pasur një shprehje popullore tradicionale lidhur me raportin miqësi-para. gjithnjë në vartësi të vendbanimit (Në përqindje) Shumica e individëve të trafikuar. por edhe me faktin se të rinjtë që trafikohen nuk mund të kenë nivel më të lartë arsimor.7 11.9 për qind).7 për qind). Të trafikuar sipas vendbanimit Grupmosha e të trafikuarve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra Për kampionin kombëtar 12-15 vjeç 14.morëm të dhënat si në tabelat 5 e 6. 64 për qind të totalit prej 587 individësh të trafikuar të marrë në shqyrtim. sipas së cilës është “më mirë një mik se një çiflik”. derisa shumica e tyre është e grupmoshës 12-18 vjeç (tabela 5).8 9.5 57.2 14.2 13.1 14. Tabela 6: Niveli arsimor i të trafikuarve.5 13. Sidomos për këtë kategori sociale përgjegjësia e institucioneve të shoqërisë është më e madhe.9 Lekë Sokoli 93 Siç shihet 12-18-vjeçarët janë individët që përbëjnë shumicën e të trafikuarve. sipas vendbanimit Të trafikuar sipas vendbanimit Arsimimi i të trafikuarve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra . Tabela 5: Grupmoshat e personave të trafikuar. ose të mesëm (40. në çastin e trafikimit vazhdonin ose kishin kryer arsimin deri në 8-vjeçar (47.6 48.

Të qarta janë diferencimet qytet-fshat. Në fshatra trafikimi midis atyre që në çastin e realizimit vijonin shkollën. Siç duket. nxënës apo studentë.7 Të trafikuar sipas vendbanimit Niveli i punësimit të të trafikuarve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra Për kampionin kombëtar I (e) punësuar 6. e bën gati të pamundur hulumtimin e ndikimit të grupeve (kolektivave) të punës e të vetë punës mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve.5 I papunësuar ndonjëherë 63.5 24.7 Nxënës ose student 24.7 4. në çastin e trafikimit kanë qenë minorenë që e kishin braktisur shkollën ose që nuk e kishin .6 2.1 4.7 37. mund të arrihet në përfundimin se trafikimi shkon në përpjesëtim të zhdrejtë me shkallën e integrimit në kolektivat e punës. shkolla si institucion ende nuk mund të konsiderohet një barrierë me peshë në trafikimin e të rinjve. sipas vendbanimit Nga të dhënat del se të trafikuarit janë. në çastin e trafikimit ka qenë nxënës apo studentë.1 6.7 32. Analiza sociologjike Tabela 8: Gjendja familjare e të trafikuarve.7 6. Meriton të theksohet.7 2.3 I lartë 1. se në fshatra.3 9.3 4.8 Tetëvjeçar 55. në shumicën dërmuese.Për kampionin kombëtar I(e) pashkolluar 5.9 5.3 40. Fakti që vetëm 5.5 Minoren (nën 16 vjeç) që kishte braktisur shkollën 5. Ky diferencim lidhet në një masë të madhe me faktin se fshati e ka gjithnjë gati një front për (vetë)punësimin e të rinjve të vet: ekonominë fshatare.5 për qind).8 43. Nga shifrat e tabelave.3 Fillor (deri katër vjet) 2.8 55. Ky është një rezultat i pritshëm derisa shumica e të trafikuarve (respektivisht 64 për qind) janë të moshës deri në 18 vjeç.5 për qind e të trafikuarve kanë qenë të punësuar në çastin e trafikimit. rezulton të jetë dukshëm më i theksuar se në qytete (51. midis adoleshentëve që nuk janë punësuar ndonjëherë. Një pjesë e të trafikuarve.9 I mesëm 34.4 44.9 2.6 6. Trafikimi midis të papunësuarve ndonjëherë është gati dyfish më i theksuar në qytete (të mëdha apo të vogla). sikurse nga logjika e trajtimit të problemit.3 62.7 me 24.8 1. se një në çdo tre të trafikuar (32.9 46. nga ana tjetër.5 6.8 2.7 38.6 51.5).3 47.0 7.

7 7.5 8. Me mashtrime.5 1.9 56.7 Bashkëjetonte me një partner 2. Për kampionin e studimit tonë. 4.0 19.mënyra më e zakonshme e trafikimit Si bëhet trafikimi? Për 587 raste të shqyrtuara individësh të trafikuar. mashtrime apo në rrugë të tjera. në konvikte. Të trafikuar sipas vendbanimit Para trafikimit jetonte: Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra Për kampionin kombëtar Me të dy prindërit 61. në mungesë të informacionit të saktë apo të rëndimit të problemit. 5. përmes premtimeve për martesë. U mashtrua me premtime për vazhdimin e shkollës jashtë shtetit.1 Me bashkëshortin 1. jetimore etj 5. Ai është identifikuar me rrëmbimin.7 73. Por përqindja më e madhe e trafikimeve është realizuar me mashtrime. U trafikua me joshje.5 0.5 1. U mashtrua me premtime për punësim jashtë shtetit. del se trafikimi është realizuar si në tabelën 9. U josh nga premtimet për të pare botën. 7. 8.filluar atë ndonjëherë. më i disponueshmi për të nxjerrë kontingjente trafikimi (shih: De Soto.9 64. me të afërm. Në mungesë të studimeve empirike.7 2. të përhapur gjerësisht në Shqipëri. Gëdeshi.7 8.9 7.7 5. 6. Beddies.4 Lekë Sokoli 95 njëherësh. përmes premtimeve për martesë. Të dhënat e mësipërme përmbysin një perceptim të gabuar të trafikimit. romët janë komuniteti më i palidhur me shkollën dhe.4 1..0 Më vete. 2004: 87-97). në rrugë të ndryshme. trafikimi është parë njëanshmërisht. Disa diferencime lidhur me këtë kategori vërtetohen midis kontingjenteve të mundshme për t‟u trafikuar sipas përkatësisë etnike.7 Vetëm me babain 5. U trafikua për t‟u bërë lypës.7 29. Rrëmbyer me forcë nga dikush. Ndër to. kryesisht për sensacion nga mediat etj.9 8. Mashtrimet përmes premtimeve për martesë . 2.0 1. 3. U mashtrua me premtime për të fituar shpejt para.8 1. Tabala 9: Mënyrat e realizimit të trafikimit për rastet e shqyrtuara në total dhe sipas prefekturave (Në përqindje) * Mënyrat e hulumtuara të trafikimit: 1.2 Vetëm me nënën 22. kjo kategori të trafikuarish përbën më shumë .

1 2.0 0.0 46.4 9.9 8.7 1.8 11.0 0. informimi mbi rreziqet e trafikimit merret.8 8.7 2. Tabela 11 : Të (pa)informuar për trafikimin Siç shihet.1 8.2 43.6 100.5 12. Trafikimi: shkalla e njohjes së tij dhe nevoja për informim Të dhënat tregojnë se suksesi lidhur me parandalimin e fenomenit të trafikimit të grave dhe adoleshentëve varet shumë nga shkalla e njohjes dhe informimit të të rinjve për këtë fenomen dhe format konkrete të realizimit të tij.7 3.5 9. Tabela 12: Niveli dhe mënyrat e informimit për trafikimin.7 7. Në përgjigje të pyetjes lidhur ma shkallën e informimit (anketa.5 për qind Përgjigjet e marra.2 16.8 37.3 6.0 11.4 4.0 96 Analiza sociologjike (Kukësi). në 61.3 4 6.2 15. së pari. qytezat dhe fshatrat.5 56.8 49. edukimit apo të të mësuarit.5 4.9 11. morëm këtë përgjigje (tabela 22).4 9.2 4.2 7. pyetja 14).5 3. sipas prefekturave Mënyrat e trafikimit * Shkodër Kukës Elbasan Vlorë Gjirokastër Korçë Kampioni kombëtar 1 61. duke filluar nga familja.7 5.2 për qind (Shkodër).5 8.2 1.6 2.5 3. sipas vendbanimeve Rezulton se në mënyrë të grupuar.2 8 10.3 45.7 6. babai apo të tjerë Të informuar në forma të ndryshme Të painformuar nga askush Gjithsej 90.0 Përgjigjet e marra sipas vendbanimeve Informuesit Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra .3 2 13.7 1. Fakti që trafikimi dominohet nga mashtrimi (në rreth 85 për qind të rasteve) sugjeron forma më të gjithanshme të informimit. raporti i të painformuarve me të informuarit është 1:9.2 0.5 24.8 7.2 0.1 5.4 6 0. sidomos me të rinjtë nga institucionet e shoqërisë.6 3 3.5 50.0 4.2 7. trajnimit.se ½ e rasteve. Ndërsa në tabelën 12 jepen përgjigjet e marra nga të anketuarit në qytetet e mëdha.9 7 1. nga familjarët dhe të afërmit: nëna.8 10.3 5 3. ndërsa në prefektura të ndryshme varion nga 43.0 7.0 3.

6 5. Nga shkala e informimit është ndikuar edhe perceptimi i përmasave . Por në fshat ky “zë” informimi është vetëm 0. Të painformuarit e paarsimuar apo me nivel të ulët arsimimi rezulton të jenë edhe kontingjentet potencialë të trafikimit.9 1.2 4.9 51.5 3. nga institucione të shoqërisë: media. Jo i papërfillshëm është vlerësimi i masës së informimit nga shoqatat. përmes përfshirjes në projekte. së dyti. Ndër familjarët dhe të afërmit. nëse kjo gjykohet në raport me mundësitë. por sidomos në fshat. me vetëm 3.7 0.6 0. me kalimin në rritje nga një grupmoshë në tjetrën (nga 19.9 9. radio) 45. pakkush ka pohuar që të ketë folur ndonjëherë me babanë e vet për trafikimin.2 3.3 Shkolla.5 për qind (në fshat vetëm 1. TV.8 4. Informacioni merret.7 3.5 11.6 1. duket qartë diferencimi i shkallës së informimit midis individëve me nivel të ulët dhe të lartë.1 Babai 2. nëna është informuesja më kryesore.0 3.8 Nga një i trafikuar 3.7 për qind.2 1.7 8.4 Shoqatat.8 8.0 2. Të painformuarit nga grupi i parë janë mbi katër herë më shumë se të painformuarit nga grupi i dytë (26.5 3.0 1.7 Shokët/shoqet 10.5 për qind).4 Të afërm 5. Në analizën sipas grupmoshave duket rënia e nivelit të informimit nga familjarët apo të afërmit.5 73. del se komunikon pak apo aspak me fëmijën e vet për çështjet e trafikimit. sidomos për vajzat. Për nga shkalla e arsimimit.5 0.9 pjesëtarë të fisit (1+2+3). shoqëria civile 4. shoqatat (5+6+8) dha nga shoqëria: shokët/ shoqet ose të njohurit duke përfshirë edhe individë të trafikuar (5+6+9). Krejt i pamjaftueshëm rezulton të jetë roli i shkollës në informimin e të rinjve mbi trafikimin.0 5.5 Media (gazeta.6 5. Duket paradoksale. Të rinjtë pohojnë.4 38.2 për qind).6 14. dhe rritje thuajse në të njëjtën masë e rolit të institucioneve të shoqërisë.1 3. rreth 50 për qind e te anketuarve.4) dhe më shumë se në qytetet e vogla (38. përkundrazi.6 10.5 Të tjera burime 3. ishte rezultati sipas të cilit media është një instrument më informues në fshat (73. Të dhënat tregojnë se institucione e shoqërisë zënë vendin kryesor në informimin e opinionit publik mbi trafikimin.9 për qind) se në qytetet e mëdha (45. ndoshta.7 Nga askush 11. I papritur.5 për qind). se media është instrumenti kryesor i informimit mbi trafikimin.4 në 12. Në analizën sipas përkatësisë gjinore duket ndikimi më i madh i familjes mbi vajzat dhe i shoqërisë mbi djemtë.4 7.Kampioni kombëtar Nëna 10. mësuesit 3. Babai. shkolla.6 me 6 për qind).

5 5.6 herë më tepër se ata që pohojnë se ai “është shqetësim”. Korrupsioni.8 5.9 25. deri përdorimi i drogës etj.9 6.7 3.8 Kriminaliteti 6.3 4.0 23.0 Varfëria/papunësia 28. niveli i shkollës dhe shoqërisë civile. varfëria dhe papunësia. 98 Analiza sociologjike Perceptimi i trafikimit në raport me problemet e sotme të Shqipërisë Për të anketuarit ishte e vështirë të “zgjidhnin” problemin më të rëndësishëm. të anketuarit i janë përgjigjur si në tabelat 13 dhe 14. ndikohen dhe ndikojnë mbi njëra-tjetrën.2 7.0 9.3 16.6 26... VI Niveli i ulët i shkollës Kriminaliteti Mënyra të bërit politikë . sipas vendbanimeve Tabela 14: Renditja e problemeve sipas shkallës së shqetësimit në qytete të mëdha.1 25.8 19.2 12. janë të painformuar 2. midis problemeve të mëdha të Shqipërisë së sotme..9 2.8 3. niveli i kriminalitetit dhe konfliktualiteti në familje.2 6.1 Trafikimi i femrave.5 0.9 2. Tabela 13: Problemi më shqetësues.2 6.3 Konfliktet në familje 2.1 2. Vështirësia shtohet nga fakti se fenomenet për të cilat kërkuam të informohemi nuk janë të izoluara.1 25.të trafikimit.8 13. Trafikimi i femrave.0 0... Trafikimi i femrave.8 Niveli i ulët i shkollës 5.3 7. 5. Ata që pohojnë se trafikimi “nuk është shqetësim”.1 Shoqëria civile e dobët 2.4 4.7 Përdorimi i drogës 4.9 25.6 3.. qyteza e fshatra Përgjigjet e marra.2 Mënyra e të bërit politikë 4... sipas vendbanimeve Problemi kryesor Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra Kampioni kombëtar Korrupsioni 24.0 Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra I Varfëria/papunësia Korrupsioni Korrupsioni II Korrupsioni Varfëria/papunësia Varfëria/papunësia III Moszbatimi i ligjeve Moszbatimi i ligjeve Moszbatimi i ligjeve IV Kriminaliteti Përdorimi i drogës Kriminaliteti V Trafikimi i femrave.0 5.0 1. Megjithatë kërkesës sonë për të hulumtuar rreth kësaj çështjeje.2 Moszbatimi i ligjeve 15..

2 X Dhuna mashkullore ndaj grave 38. nivelin e shoqërisë civile. si korrupsioni. Integrim apo riciklim në trafik? .2 XI Dëshira e papërmbajtur për para te vajzat 34.3 VI Mungesa e shpresës 49. Për çdonjërin nga faktorët. Renditja në tabelë e faktorëve që ndikojnë në trafikimin e grave dhe të adoleshentëve është bërë sipas peshës specifike që ata kanë në trafikim.0 VII Dobësimi i familjes 46. Për efekt analize.“nota” 10.deri në ndikimin negativ më të vogël të mundshëm (ndikim të papërfillshëm) . trafikimi i grave dhe i adoleshentëve perceptohet si një ndër pesë problemet themelore të shoqërisë së sotme shqiptare. përdorimin e drogës apo konfliktet familjare. Ndërsa në grafiku vijues. niveli i varfërisë.7 V Dëshira e papërmbajtur për para te djemtë 55. gjithnjë sipas perceptimit të përgjigjedhënësve (IXIII).4 II Varfëria 71. duke filluar me ndikimin negativ më të madh të mundshëm . të anketuarit kanë vendosur “notë” nga 1-10.8 XII Synimi për t‟u martuar me çdo kusht 25.VII Mënyra e të bërit politikë Mënyra e të bërit politikë Niveli i ulët i shkollës VIII Përdorimi i drogës Niveli i ulët i shkollës Konfliktet në familje IX Shoqëria civile e dobët Shoqëria civile e dobët Shoqëria civile e dobët X Konfliktet në familje Konfliktet në familje Përdorimi i drogës Lekë Sokoli 99 Siç shihet. i zbatimit të ligjeve dhe perceptohet si më problematik në raport me nivelin e shkollës. në tabelë janë pasqyruar vetëm vlerësimet me “notat” 1-3.4 VIII Degradimi moral i femrave që trafikohen 42.5 XIII Ndikimi i shtetasve të huaj Pastrafikimi. përmes së cilës ne kërkuam të informohemi lidhur me faktorët që në perceptimin e të anketuarve kanë ndikimin negativ më të madh në procesin e trafikimit të grave dhe të adoleshentëve. Faktorët që ndikojnë më negativisht në trafikim Në tabelën 15 janë renditur përgjigjet e pyetjes së anketës.“nota” 1 .5 IX Statusi i ulët i femrës në shoqërinë shqiptare 40. mënyrën e të bërit politikë. janë dhënë vlerësimet 1-3 (ndikimet negative më të mëdha) dhe 8-10 (ndikimet më të vogla).1 III Mungesa e stabilitetit politik 62.5 IV Degradimi moral i meshkujve trafikantë 57. familja dhe komuniteti. Ai vjen fill pas problemeve të tilla madhore. Tabela 15: Faktorët që ndikojnë më negativisht mbi trafikimin Renditja Faktori ndikues Përqindja në vlerësimet më negative (1-3) I Papunësia 71.

9 17. Përqindja e rasteve në të cilat “familja e mirëpriti.2 5. sipas vendbanimeve (Në përqindje) Përgjigjet e marra. Komuniteti e mirëpriti.7 për qind) e sidomos në krahasim me qytetet e vogla (33. për t‟u vlerësuar janë diferencimet që konstatohen midis familjeve dhe komuniteteve (opinionit shoqëror).8 18. për shembull. Diferencime në shkallën e (pa)pranueshmërisë së të trafikuarve nga familja e komuniteti konstatohen edhe sipas vendbanimeve: qytetfshat (tabela 16).6 23.4 4. Përqindja e rasteve “familja e mirëpriti. Por më shumë se diferencimet “gjeografike” (midis zonave apo vendbanimeve). Rastet e vlerësimeve e qëndrimeve të ndryshme familje-komunitet (1+2) përfaqësojnë shumicën e rasteve që po u referohemi. nga 27. por jo familja 6. . Familja e mirëpriti.7 54.9 16.2 42. Kjo pasqyrohet në shkallën e ndryshme të pranueshmërisë së të kthyerve nga trafikimi në rajone e zona të ndryshme të Shqipërisë.i rikthyer nga trafikimi . por jo komuniteti” është më e madhe në fshatra (54. E mirëpritën së bashku 10.6 7. sidomos moralo-psikologjike. Po lemë mënjanë.7 për qind). në 50. Nuk e mirëpriti as familja.4 2. por jo komuniteti” luhatet.6 13. as komuniteti 25.8 3.komunitet janë relativisht problematike.9 3. sipas vendbanimeve Qëndrimi i mbajtur Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra Kampioni kombëtar 1. riciklimin e tyre në trafikim.7 6. ka një ngarkesë të madhe. se në qytetet e mëdha (37. por jo komuniteti 37.7 33. Tabela 16: Qëndrimi ndaj të trafikuarve të rikthyer.5 për qind (Kukësi). në të kundërt. lidhet me shkëputjen e individëve të trafikuar dhe integrimin në shoqëri e familje ose.8 për qind (Korça).1 5. Nga të dhënat e siguruara rezulton se marrëdhëniet familje . Nuk di ta vlerësoj 19.4 13.2 22.2 Lekë Sokoli 101 Jo pak shqetësim përbën niveli mjaft i lartë i braktisjes së të trafikuarve njëherësh nga familja dhe komuniteti.7 20.Por ç‟ndodh me të trafikuarit e rikthyer? Nga ky studim del se kjo është një ndër çështjet më të rëndësishme.2 për qind).

Përfundime e rekomandime Trafikimi i grave dhe i adoleshentëve është një dukuri e re e periudhës së tranzicionit paskomunist shqiptar. moralopsikologjike etj. Trafikimi perceptohet si një ndër pesë problemet themelore të shoqërisë së sotme shqiptare. por me shndërrimet e gjithanshme politike. gjykatat dhe prokuroria. pasqyrohet në tabelat 35 dhe 36. Ai nuk lidhet me Institucionet Vlerësimet me “notat” 8-10 Mediat 43. Shifrat duken tronditëse. sociale.5 (Kukësi). niveli i lartë i informalitetit të ekonomisë dhe mënyra e pasurimit të shqiptarëve. në 10 .7 102 Analiza sociologjike faktorë historikë e të traditës. Ai ndikohet nga një varg faktorësh. ata që nuk kanë dhënë vlerësim për këtë çështje (pyetja 24/5) dhe formojmë një tabelë (24/p4) me përgjigjen 4 të kësaj pyetje.. Femrat e konsiderojnë trafikimin më problematik se meshkujt.2 për qind).4 Komunitetet qytetare dhe opinioni publik 17.5 për qind) apo qytetet e mëdha (40. pas tyre. Tabela 17: Renditja e institucioneve për nga shkalla e vlerësimit pozitiv përkundrejt trafikimit Në perceptimet qytetare. afërsisht në raportin dy me një.1 për qind) se në qytetet e vogla (45. “Nota” e vlerësimit të institucioneve të shoqërisë përkundrejt trafikimit Cili është vlerësimi i institucioneve të shoqërisë shqiptare. Kjo lidhet më shumë me ndjeshmërinë ende më të madhe të fshatit shqiptar ndaj qytetit kundrejt trafikimit. “nota” e vlerësimit për punën e institucioneve kundrejt trafikimit (nga 1 -vlerësim shumë i keq. e cila ka vetëm nga 5. Më pas vjen shoqëria civile.6 Shoqatat.6 Komunitetet fetare 37. prishja e komuniteteve tradicionale dhe komercializimi i marrëdhënieve shoqërore.për efekt analize. në rendin e fundit institucionet e shtetit: policia. E fundit në vlerësimin e bërë është qeveria shqiptare. në këndvështrimin e ndikimit mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve? Në perceptimin e përgjigjedhënësve të anketës sonë. në 42. OJQ-të 37. si varfëria dhe qëndrimi ndaj saj. të ndodhura në 15 vjetët e fundit. Ai perceptohet si më shqetësues në fshatra (57. E qartë është gjithashtu vartësia e . Përqindja e të braktisurve nga familja dhe komuniteti shkon nga 18.vlerësim i shkëlqyer).1 Gjykatat dhe prokuroria 7. sikurse nga rënia morale dhe e krenarisë.0 Qeveria shqiptare 5.7 për qind e të anketuarve është vlerësuar me notat e larta 8-10. demografike. familjare. ekonomike.8 (Korça). komunitetet qytetare dhe. institucioni më i vlerësuar kundrejt trafikimit është media.1 Policia 7. komunitetet fetare.

shoqëria civile.5 (Kukësi). Kjo përfaqëson. Por grupmosha më e rrezikuar është ajo 1218 vjeç. Ndaj marrja e informacionit për trafikimin e qenieve njerëzore përmes përfshirjes në programet shkollore apo formave të tjera që aplikon shkolla. Shkolla vlerësohet si një institucionet që ndikon pak ose aspak në minimizimin e trafikimit.perceptimit të trafikimit nga shkalla e integrimit në familje. sugjeron forma më të gjithanshme të informimit. më i disponueshmi për të nxjerrë kontingjente trafikimi. Parandalimi i trafikimit varet nga shkalla e informimit të të rinjve rreth tij. për shkak të mungesës së informimit. thuajse në të njëjtën masë e rolit të institucioneve të shoqërisë. më e zakonshmja ndër të cilat është mashtrimi me premtimin për martesë. brenda tyre. për shembull. sidomos me të rinjtë nga institucionet e shoqërisë: nga familja. Grupmosha që e percepton me më shqetësim trafikimin është ajo 19-21 vjeç (53 për qind). afërsisht. që shkon nga 18. edhe përqindjet e rasteve të riciklimit në trafik. institucionet e shtetit. në 42. është realizuar me mashtrime. Përqindja më e madhe e trafikimeve (rreth 85 për qind). Konstatohet se familjet më të rrezikuara nga trafikimi janë ato bërthamë (nukleare) dhe.2 për qind) dhe rritja. me një grup prej 13 fëmijësh romë të moshës deri në 12 vjeç . Por në rreth ½ e rasteve nuk merret informim tjetër veç atij që merret nga media. por në fshat ky “zë” informimi është vetëm 0. Një pjesë e të trafikuarve kanë qenë minoren në çastin e trafikimit. shkolla. Marrëdhëniet “familje-i rikthyer nga trafikimi-komunitet” rezulton të jenë relativisht problematike. Vihet re rënia e nivelit të informimit nga familjarët apo të afërmit. nuk kanë ndjeshmërinë apo nivelin e perceptimit të të rinjve të grupmoshave më të rritura. Sidomos nga të dhënat cilësore të këtij studimi del se të miturit. Individët që pohojnë se shumicën e kohës e kalojnë larg familjes. njëherësh. Ne biseduam. familjet me një prind. ku në 8/10 e rasteve prindi (kryefamiljari) është nëna. I konsiderueshëm është vlerësimi i masës së nformimit nga shoqatat. Shqetësim përfaqëson sidomos niveli mjaft i lartë i braktisjes së të trafikuarve njëherësh nga familja dhe komuniteti. e cila është në skalionin e parë të përfshirjes në trafikim. kundrejt atyre që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në familje. që mbetet alternativa më e mundshme. që kishin braktisur shkollën ose nuk e kishin filluar atë ndonjëherë. sikurse ndikimi më i madh i familjes mbi vajzat dhe i shoqërisë mbi djemtë. Fakti që trafikimi është bërë më i kamufluar dhe dominohet nga mashtrimi.8 për qind (Korça). trajnimit. përmes përfshirjes në projekte.4 në 12. edukimit apo të të mësuarit. duket se është forma më e mirë për institucionalizimin e një informimi të kualifikuar për rininë shkollore. me kalimin nga një grupmoshë në tjetrën (nga 19.7 për qind. ndonëse janë më të rrezikuara nga trafikimi. e perceptojnë trafikimin si një problem rreth dy herë më shqetësues. Romët janë komuniteti më i palidhur me shkollën dhe.

Sabine. Prostitutat do t‟ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore . policë. Për ta shpresa vdes e fundit. Ilir. Ne na rezultoi se 1. From Social Exclusion to Social Inclusion. 2000. 2003. Prostitucioni. Çupi. Gëdeshi. Tiranë: Marin Barleti. krime etj. gjyqtarë. politikanë etj. gjithsesi. Legjislacioni antitrafik duket i plotë. përfaqëson një problem themelor. Warld Bank. pas zhdukjes së tij për disa dhjetëvjeçarë. duket se është një tjetër problem me të cilin ballafaqohet shoqëria shqiptare. 2003). Lidhja që këto rrjete kanë krijuar me segmente të pushtetit. janë të aftë për të korruptuar prokurorë. Shqiptarët besojnë. De Sotto. dhe sidomos lidhja me shkollën duhet të përbëjë njëfarë përparësie më vete. rezulton të jenë gjykatat dhe prokuroritë. epidemi pa fund . kanë krijuar rrjete të mirëfillta të tipit mafioz. qershor 2003. Trafikimi i fëmijëve në Shqipëri. Por braktisja e shkollës apo mosvijimi i saj rezulton të jetë një dukuri që po përhapet me shpejtësi.2 për qind e të anketuarve të ishin “pa kurrfarë arsimi”. Harmine. por nuk zbatohet. Ata nuk kishin asnjë dijeni për rreziqet e trafikimit të mundshëm të tyre. 2001. R EFERENCAT Arlecchi. Të paarsimuarit janë kontingjentet më të predispozuara për t‟u përdorur nga trafikantët për prostitucion. Tiranë. Alma. 2005. “Disiplinimi” i këtij komuniteti me mjete ligjore (të paktën për arsimin e detyruar) dhe jo ligjore (shoqëria civile etj. 104 Analiza sociologjike Ndër më problematiket midis institucioneve të shtetit. .). lidhur me trafikimin. në minimizimin dhe zhdukjen e trafikimit të grave dhe adoleshentëve. Për më tepër ata nuk figuronin në regjistrat e shtetit shqiptar dhe as që mund të bëhej fjalë për vijimin e ndonjë shkolle. Siç duket trafikantët e seksit janë mirorganizuar.në fshatin Novoselë të Vlorës. Roma and Egyptians in Albania. Rikthimi i analfabetizmit. Don Oreste. Washington DC. Tiranë: Korbi Benzi. Beddies. Pino. Gazeta Albania : 18 prill Children‟s Human Rights Center of Albania (CRCA. Parathënie e Skllavet e Perëndimit.

Stefane. Tiranë: Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare Leskaj ed al. (Spektër. Prostitution and the Human Rights. Liri. Emanuela & Sibona. 24 dhjetor 2000 Hoxha. 171. 2003). Nr. Shoqëria shqiptare përballë sfidave të trafikut të grave dhe vajzave. Prostitucioni. Vëll. Gazeta Korrieri . 55-72. 1 (13): pp. 21 korrik Katro. Nr. 2004a. 2003. Lekë. fq. 19 prill. Tiranë: Korbi Revista Spektër . 174-195 _____. Skllavet e Perëndimit. Prostitucioni dhe trafiku i gruas në Shqipëri . pp. Nr. Prostitucioni. 2(42). Sokoli. 2003. 19-21 Lekë Sokoli 105 Raufer. Xavier & Quere. Edmond. 2004. In Ballkan Yearbook of Human Rights . Tiranë: Kumti. qershor Moroli. Revista Politika & Shoqëria .Fjalori i gjuhës së sotme shqipe . Revista Të drejtat e njeriut . 2005. 2005b. Mbi femrat e zhdukura në Shqipëri. _____. një studim “klandestin” për një biznes klandestin. Tiranë. holokausti shqiptar. 1999. pp. Prostitucioni profesionist në Shqipëri dhe debatet rreth (keq)vlerësimit “prostitucioni është një fenomen tipik shqiptar!”.një rrezik për Europën . . Roberta. 2000. Gazeta Metropol . Mafia shqiptare . Pas gjurmëve të tregtarëve të mishit të bardhë . 7. Jeta. Shimani. 1985: Tirënë: Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 21-37. Tiranë: Lilo Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë (KPP).

për “të huajt” e veprat e tyre 2 . 1 Botuar fillimisht në revistën shkencore Politika & Shoqëria . por të . Vajzat dhe trafikimi . 2000.Vatra. 2003. Albert. Vlorë UNICEF. 2002. 129-144. Madje sikur është bërë e modës që librat më të mirëpritur të jenë librat e autoëve huaj. e cila. Bologna: Zanichedi SPA Webster‟s Encyclopedic Unabridged Dictionary of English Language (New Revised “Mafia shqiptare”. Kjo mbart në vetvete edhe mikpritjen tonë tradicionale (sikurse edhe servilizmin jotradicional). me nëntitullin “Si lindi kjo superfuqi e Ballkanit?”. Qendra Psiko-Sociale. një fatkeqësi që u shtohet fatkeqësive të tjera. një barrierë reale për integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane. Vëll. 6. dhjetor. 2002. si një libër kundër mafias. Vocabolario della lingua italiana. Greqia. një pengesë për përcaktimin e statusit final të Kosovës etj. 1970. Ç‟është ky libër? Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit Një libër i ri është i mirëpritur në rrethet intelektuale dhe shkencore. Bujar Ramaj. i autorëve francezë Xavier Raufer dhe Stefane Quere. dr. kudo ku jetojnë shqiptarët.një rrezik për Europën”. urrejtja dhe racizmi antishqiptar 1 Pak kohë më parë u vu në qarkullim libri “Mafia shqiptare . fq. Zholi. siç ka theksuar në pasthënien e tij redaktori. Libri në fjalë është pikërisht “një zë nga Franca”. konsiderohet si një mallkim. Gazeta Ballkan : 15 dhjetor Zingarelli. Gratë dhe fëmijët në mileniumin e ri-Shqipëria . 2 (12). Në Shqipëri është bërë zakon që botimi i një libri të vërtetë të konsiderohet ngjarje. Nr. 2 Megjithatë të çudit fakti që disa fondacione që veprojnë në Shqipëri sponsorizojnë tani vetëm ose kryesisht libra me problematikë shqiptare. Ai duhej të ishte mirëpritur prej vetë shqiptarëve. tregu ilegal i prostitutave shqiptare. historike apo të jetës së përditshme. Nicola. sikurse edhe nga lexuesi i gjerë. Tiranë.

karakteristike për spekulantët. Një libër i vërtetë kundër mafias do t‟i bashkëngjitej revoltës së shqiptarëve kundër trafikantëve të drogës. rigoroziteti shkencor. “kemi të dhëna se…”. etj. sidomos ai që bën politikën e 108 Analiza sociologjike madhe (në Europë e më tej). Libri paraqitet si “Një tablo kriminale. të grave. recensentët apo të interesuar të tjerë. citime pa lidhje logjike e jashtë kontekstit. Në këtë libër zotërojnë pohime të tipit “sipas Interpolit”. “Mafia shqiptare” i ngjan një broshure propagandistike. të përpunuara nga këndvështrimi i një kriminologu investigues. që të arrijë shpejt e shpejt në përfundimin: .shkruar vetëm nga autorë të huaj. … me konkluzione. fq. “Mafia shqiptare” ka një inflacion aq të madh të dhënash e citimesh (këto përbëjnë lëndën kryesore të librit). Ai është shkruar nga dy studiues profesionistë. referencat. 165). thuajse të palexueshëm. pra. Libri paraqitet si një botim sipas origjinalit. Por libri në fjalë nuk ka të bëjë aspak me këto shkenca. dhunimit të të drejtave civile etj. të mjaftohet vetëm me titujt “mbresëlënës” 3 . të makinave etj. rekomandime shkencore dhe praktika bindëse…” (Pasthënia. pa të cilat një libër nuk mund të quhet shkencor. kondrabandës. Po marrim vetëm një element. me logjikën analitike të një studiuesi me nivel. për shembull. para së gjithash. autor i dhjetë librave etj. të klandestinëve. Duket sikur gjithçka është stisur me qëllim që lexuesi. e bazuar në të dhëna e fakte kryesisht zyrtare e nga masmedia shqiptare. Ksavie Rofe (Xavier Raufer): drejtor i studimeve të një qendre universitare të Parisit dhe pedagog në Institutin e Kriminologjisë së Parisit. “sipas AFPsë”. “sipas zëdhënësit të…”etj. me një shtojcë të ripunuar nga autorët nën kujdestarinë e “Qendrës Shqiptare për Studimin e Krimit të Organizuar dhe Mafias”. të çfardo fushe të shkencave shoqërore. ndonëse në të jepen të dhëna vetëm për njerin prej tyre (!). në të cilën janë bashkuar rrëmujshëm fakte e të dhëna. në vitin 1680 (!). Atij i mungon. se Skenderbeu lindi në Vithkuq. sikurse kundër korrupsionit. “shërbimet speciale bëjnëtë ditur se…”. prognoza. Në çdo libër. informacioni duhet të jetë i verifikueshëm nga oponentët. saqë e bëjnë atë të lodhshëm. Lekë Sokoli 107 Në këtë kuptim shqiptarët urrejnë çdo lloj mafie e çdo lloj organizimi sipas modelit mafioz. inkriminimit. “nga konfirmimi i policëve të besueshëm”. edhe kur ata shkruajnë.. një libër sipas standardeve të shkencave shoqërore bashkëkohore. Pritej. amatoreske e spekulative.

Ai nuk është një libër kundër mafias. por edhe i pandreqshëm (fq. nxitojnë t‟i dalin të keqes përpara edhe për racizmin antishqiptar që vlon në çdo faqe të librit. Të paktën mos nxitoni për statusin final të Kosovës ose. duke theksuar: “Ja në version origjinal. Autorët. në parathënien e librit thotë: “Dëgjoj që këtu vetëdijet morale: të flasësh .“Shqipëria (më saktë trekëndëshi shqipfolës i Ballkanit). 104. që jeton vetëm me ndihma të huaja dhe me industrinë e krimit (fq. mos guxoni të nxitoni… Ky është mesazhi i librit “Mafia shqiptare”. 98-99). për të krijuar mafian italiane (fq. Hapësira shqipfolëse (“trekëndëshi i artë”jepen edhe hartat). Ky realitet i mafias shqiptare është jo vetëm i padurueshëm.. ndërsa OKB-ja po gabon (fq. në fillim të 1999-ës (fq. për përkthime të rreme etj. ndaj si hileqarë të vërtetë. ajo po shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë (fq. 109). Këtej burojnë diletantizmi. 108). Vetë SHBA-të u nxituan (fq. pra as më shumë e as më pak. Kosova. Ai provon se qëndrimi i fuqive të mëdha perëndimore ndaj Kosovës gabimisht ndërroi udhë. është vetëm një ëndërr e keqe (fq. kanë nxituar “t‟i dalin të keqes përpara”. “Mafia shqiptare në Europë”. 108). “Një Sicili e Ballkanit”. 117). tani për tani. “Kronologji . por një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar. Pa mëshirë! Lërini serbët të mbarojnë punë me ta. është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias. 107). “Si lindi kjo superfuqi e krimit në Ballkan?”. 105). bashkë me kanunin e tyre (kodin e mafias). 97). po shndërrohet (në mos është shndërruar). me thënie e stërthënie pa adresë. e librit: “Një rrezik për Europën”. Eksodi shqiptar është një kolonizim mafioz (fq. Madje Kosova (sikurse gjithë trekëndëshi shqipfolës) nuk është Europë. 73) dhe mafia shqiptare përfaqëson rrezikun më të madh të Europës (fq. por një vend ku zotëron kultura kriminale islamike (fq. për të vazhduar me ata të kapitujve apo paragrafëve të tij: “Kosovë-Shqipëri: [‟po ndodh…”. mungesa e rigorozitetit dhe e cilësisë akademike 3 Duke filluar me titullin (madje tre titujt).fakte të rëndësishme”. por një lojë amatoreske. Madje autorët e ndiejnë se do të akuzohen për manipulim të qëllimshëm të të dhënave. madje që nga koha parahomerike (fq. në Kolumbi të Europës (fq. 72-89). më ekzaktësisht. Raufer. lojë diletantësh të shkencës. Autorët bëjnë një lojë sofistike me të dhëna që s‟mund të quhen të tilla. për të shmangur akuzën për përkthim të rremë” (fq. Shqiptarët (mafiozët) po shpërngulen drejt Europës. etj. ë tij. derisa kriminelët dhe mafiozët janë ata vetë. gjithashtu. “Kanuni (kod) i Lekë Dukagjinit” etj. sikurse pesë shekuj më parë drejt Italisë së Jugut. Shqiptarët e kanë në gen klanin dhe mafian. Është e kotë të përpiqesh të zgjidhësh mllefet e shqiptarëve të Kosovës me anë të forcës ndërkombëtare (fq. 93). 104). Pra mos u gaboni të dënoni masakrat ndaj shqiptarëve. 109). 98). “Mafia shqiptare”. 97)..

lidhen pikërisht me tërbimin antishqiptar të autorëve. . fisi. 5).për mafian shqiptare? Do të thotë të bësh lojën e Millosheviçit dhe të biesh në racizëm antishqiptar. sikurse ato që lidhen me jetën tradicionale të shqiptarëve. të paktën. për të mos shkuar më tej). atëherë Tano Karidi. të drejtën e tyre zakonore etj. etj. siç është për shembull gjyqi “kokaina” në Tiranë. apo edhe do të jetë pararendës i një veprimi të ri kriminal kundër saj. për të cilin flitet në shtojcën e botimit shqip të librit (fq. Amatorizmi. e dua Shqipërinë…” (fq. 28). kontesha Olga 110 Analiza sociologjike etj.. permes vendosjes së një rendi primitiv ose drejtësie primitive 4 (mjeti). të veprojë për interesa ekonomike private (qëllimi). me “argumentin” se qeliza e parë e mafias është familja. Kanuni etj. që thuajse paraqiten nga autorët si shtylla ku mbështetet mafia shqiptare (!). sikurse vetë autorët. Nëse lidhjet e gjakut do të ishin i vetmi kriter rekrutimi. 17). duhet të plotësoje tre kushte: të qenit rrjet sekret bashkëpunimi (organizimi). si kriminolog shkruaj pa qëllim të keq” (fq. pra. Këtë e tregojnë edhe gjyqet e zhvilluara ndaj rrjeteve të tipit mafioz. Le të argumentojmë. për të qenë mafie. mafiozët po tentojnë gjithnjë e më shumë që t‟i mbajnë familjarët larg implikimit në veprimtaritë mafioze në të cilat ata janë përfshirë. me shpresën se ai. “Mafia shqiptare” është. Në të vërtetë autorët kanë abuzuar. Mafia dhe “Mafia shqiptare” Në libër vërehen shtrembërime në përcaktimin e historisë e mafias. si besa. të lidhura nga gjaku ose martesa…. Përkundrazi. Autorët janë përpjekur të përpunojnë një mendim politik (kriminal). 138-140). mungesa e rigorozitetit shkencor etj.. Por nga përmbajtja mund të konstatohet. që vendos ligjin e pamëshirshëm të heshtjes (omeritá). ndryshe nga ç‟pretendojnë autorët e librit (fq. Edhe botuesi. (nga filmi “Oktapodi”. 29). do të justifikojë aksionet kriminale kundër botës “mafioze” shqipfolëse.. Këto shtrembërime në interpretimin e përcaktimit të mafias bëhen për ta “afruar” atë teorikisht me fenomenet shekullore të jetës shqiptare. duke e ndierë racizmin antishqiptar të këtij botimi. Terasini. një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit. në mafian moderne nuk kanë ndonjë peshë me rëndësi. Lidhjet e gjakut. Në të vërtetë mafia përfaqëson një rrjet i cili. Këto shtrembërime nisin që me përkufizimin e mafias si “një bashkim (koalicion) sekret “familjesh”.. se libri është shkruar me një qëllim politik të përcaktuar qartë. Spinoza. fqinjësia etj. që rekruton njerëz vetëm në bazë të seksit ose të racës…” (fq. rend të bëjë një deklaratë dashurie për Shqipërinë: “Përsa më përket mua. madje pa shumë vështirësi. të gjithë duhej të kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin (!). Por. kulturën. jo pa qëllim.

sipas të cilave e drejta dokesore e një populli. Becker. fq. 117). në fakt. G. Do t‟u kujtoja këtyre autorëve “të çuditur” (apo të çoroditur). Hecquard. këmbëngulje për të bindur botën se “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare. nuk mund të identifikohen me një njeri të vetëm. duke u bërë kështu një krenari e mendësisë dhe mençurisë së tij. Siebertz. shumë kohë para autorëve të “Mafia shqiptare”. madje në botime 4 Shih për shembull: Zingarelli. këngët epike. Cozzi. janë marrë me kanunet shqiptare. sikurse mitet. L. 34. Godart. shitet lirshëm në kioskat dhe libraritë e qyteteve shqiptare (fq. rreth çështjeve që përbëjnë abc-në e shkencave shoqërore. Lamouche. sipas logjikës së tyre. Autorët shkojnë deri atje sa dukuri zakonore me zanafillë njëmijëvjeçare. Durham. “një zë nga Perëndimi” na kujton kohën e librave të ndaluar. varianti anglishtshqip që shitet në libraritë (jo kioska) të Nju-Jorkut. Fox etj. për shembull. Nicola. Bourcart. kulturë e krimit). E. C. Këmbëngulja e autorëve për të nënvizuar si kyç të suksesit të mafias shqiptare cilësi të përgjithshme morale si fjala e dhënë. pra për të hedhur baltë mbi kulturën tonë kombëtare (sipas autorëve. E. që “zbatohej pa të meta në malet e veriut të vendit. R.A. 116). Lekë Sokoli 111 shumë serioze dygjuhëshe. as tradita e saj fetare. se ky Kanun shitet lirshëm edhe në libraritë e vendeve të Perëndimit. Bernatzik. Duke u nisur nga parimi se një bashkësi njerëzore nuk e përcakton fati i përbashkët historik.me përpjekjen për të identifikuar popullin shqiptar me mafian. apo lidhjet e gjakut është. siç është.G. von Hahn. M. sidomos me Kanunin e Lekë Dukagjinit. 1970. shumë shkencëtarë europianë (J. Hasluck. Jackh. na qenka “Bibla e mafias”. jepen si pararendëse të mafias. M. Pra.. 989. H. mafioze. M. J. Kahn. E. e mbi vetë shqipfolësit “mafiozë”. Autorët kanë vënë në shënjestër Kanunin (sikurse vetë Lekë Dukagjinin). madje edhe kultura materiale në përgjithësi. 117). fq. çuditërisht. pikërisht për shkak të të qenit “palcë etnike e kombit shqiptar dhe e kulturës së tij”. Ata e kanë quajtur këtë të . Lane. Nopça. Vocabolario della lingua italiana (Decima edizione). H. përrallat. besa. veçanërisht nga familjet mafioze” (fq. familjen biologjike (për ta. siç thoshte Fishta. E. Ato krijohen e pasurohen përgjatë shekujve nga populli. L. F. E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë që të polemizoja me dy (pseudo)shkencëtarë të huaj (aq më tepër francezë). por mbi të gjitha e drejta dokesore. si besa (fjala e dhënë) etj. Madja autorët “çuditen” pse Kanuni i Lekë Dukagjinit i cili.) 5 . J.

). hartuesit dhe zbatuesit e tij. siç pohojnë autorët e “Mafia shqiptare”. Ai u vendos në Pulja. Kanuni. sjelljen. në Iliri dhe në Epir). dhjetor 2000. për shembull. jo e shkruar. kapërceu me anije kanalin e Otrantos. Princi (jo fisniku) shqiptar Lekë Dukagjini (1410-1481). në kapërcyell të shekujve XIX-XX. i mundur. për shembull: Plasari. qëndrimet. veprimet. dinakërinë apo harbutërinë bizantine. iza sociologjike Schwerin). dukë lani). Durham etj. siç bëjnë në këtë libër Xavier Raufer dhe Stefane Quere. Por asnjeri prej tyre nuk ka arritur të “zbulojë” pikëtakime midis ligjeve të së drejtës zakonore shqiptare dhe ligjeve të mafias. pak para pushtimit turk. ose Zhani (Jan) . nuk mund të jetë kurrsesi “kushtetua e mafias”. Në Politika & shoqëria . Lekë Dukagjinit i njihet autorësia e njerit prej kanuneve tona. për ta lidhur të drejtën tone zakonore me konceptet. Por libri “Mafia shqiptare” përmban një mal të pavërtetash për Kanunin shqiptar. i quajtur si “Kushtetuta e vërtetë e shqiptarëve” (nga E. apo Zhani (Jan). por vetëm si krijimtari gojore. si sentenca juridike. sikurse në të gjithë librin. duke qenë i pashkruar. shtrembërimet mund të dallohen pa shumë mundim: 1. me kontribut në thesarin e kulturës botërore (siç ka theksuar 5 Shih. pra kjo vepër unikale me frymën humaniste të periudhës së Rilindjes Europiane. Studiues të familjeve mafioze mendojnë se Kanuni ka ndikuar shumë në mënyrën e sjelljes së mafiave italiane dhe në sjelljen e “burrave të fjalës”… Ai parashikon edhe rastin e aksidenteve vdekjeprurëse me veturë”. pastaj. 2. duke sjellë me vete Kanunin e tyre.drejtë zakonore si shprehje të mirëfilltë të karakterit shqiptar: një karakter i mbrujtur me një moral të veçantë dhe që funksionon me standarde etike të vetat.shihet ndikimi bizantin . siç është bërë zakon të kuptohet përdorimi i kësaj fjale. Pra deklarimi . Ai u trashëgua si praktikë gjykimi. dhe i dha emrin e tij.fisniku gegë nga Dagmo dhe Zadrima. Vëll. nr 2. Me sa duket edhe kjo “ndërhyrje” është bërë me qëllim përkeqësues. Gjakmarrja midis realitetit dhe retorikës. deri sa u mblodh dhe u kodifikua nga Shtjefën Gjeçovi. pra nuk kemi të bëjmë me ndonjë ndikim bizantin. veproi në shekuj si “Common low” anglez. të tjerë në Kalabri. siç lenë të kuptohet apo siç pohojnë autorët e librit. fq. 39-53. Le të citojmë (fq. Lekë Dukagjini (Aleksandri. si te çdo popull i qytetëruar i botës. dredhitë. Dukagjini luftoi kundër pushtuesve turq deri në vitin 1472. 2. 117-118): “Në shekullin XV. nuk është njohur me emrat Aleksandër. Aurel. hartoi me shkrim këtë bashkësi rregullash (në fuqi për shumicën që nga parahistoria. Këtu. me klane të tjera shqiptare.

pra e njerëzve. fq. njeh lirinë brenda organizimit fisnor. Autorët e librit rekomandojnë të (ri)ndalohet edhe tani. derisa ky Kanun është shkruar shekuj pas eksodit të shqiptarëve drejt Italisë. por. 77. Është absurde të përpiqesh të argumentosh se të jetuarit në një shoqëri ku zbatohet Kanuni shqiptar është njëlloj me rekrutimin në një shoqëri apo organizatë mafioze. para së cilës ai ngjante çuditërisht demokratik dhe kujtohej me mall prej shqiptarëve. 158). jo vetëm se mafia. pra. 4. krejt e kundërta e ligjit mafioz të heshtjes. Kanuni. në përpjekjen për të “argumentuar” tezat e tyre antishqiptare mbi gjenezën e mafias. të cilin autorët e përmendin dhe e analizojnë thuajse në çdo paragraf të librit. sikurse nëna dhe motrat e tij ishin të detyruara t‟i shërbenin atij. 90-93. Për më tepër ai ishte i detyruar të merrte pjesë në drekën e mortit të viktimës. 7. Përkundrazi ajo ishte si një pjesë teatri. Rregullat tragjiko-groteske të gjakmarrjes përjashtonin dy gjera: masakrën dhe çnderimin. Edhe sikur t‟i referohemi vetëm gjakmarrjes (pjesa më e verbër e Kanunit). 1996. për shembull). Autorët thuajse e kanë njëjtësuar Kanunin me gjakmarrjen. Me psikologjinë sociale të shqiptarëve. (shih. 29. qoftë edhe për faktin se në Kanun parimi bazë është “barazia e gjakut”. Në të vërtetë vrasja kanunore nuk pasohet nga heshtja. Bisedë me Alain Bosquet. nuk njeh kurrëfarë barazie. Tiranë: Onufri. Kjo është. siç vëren Kadareja 6 edhe nga e ashtuquajtura “drejtësi e frymëzuar nga lufta e klasave”. pra ligjin e pamëshirshëm të heshtjes në krim. 3. në epokën e lirisë. 8. përkundrazi. të gjykohej vetëm nga kodi i vet penal. Si e tillë ajo artificializohej. si një pjesë e luajtur në sytë e të gjithëve. për shembull. 51. është abuziv. 5. të cilën e institucionalizoi me organizimin e pleqësisë mbi bazë fshati e krahine etj. nga e cila mund të shmangesh Lekë Sokoli 113 “vetëm me rrezik jete” (fq.“duke sjellë me vete Kanunin e tyre”. 29). Autorët e quajnë si tipar të së drejtës zakonore shqiptare të ashtuquajturin omeritá. ndryshe nga ç‟ndodh me vrasjet mafioze. 53. Mafia. përkundrazi. Ismail. Vrasësi ishte i detyrar të njoftonte familjen e viktimës për gjakun e marrë dhe autorësinë e vrasjes. e cila nuk është veçse një pjesë e neneve të tij ndëshkuese. fq. nuk mund të bëhet paralelizëm midis ligjeve të Kanunit dhe atyre të mafias. vrasje etj. mënyrën e jetesës e të 6 Kadare. si gjithë të tjerëve. gjatë regjimit komunist. Kanuni i vjetër shqiptar kishte shumë më tepër hapësira lirie. zbrazej nga verbëria. Nuk është e rastit që Kanuni. ishte ndaluar të botohej. . Do të ishte njëlloj sikur një shtet (Franca. 6. shkëputej nga pasionet.

” Një sfond i tillë historik dhe ekonomiko-social. provojnë të kundërtën. nuk përkojnë me historinë e shqipfolësve ballkanas. prodhuan – në mungesë të një modeli . për të shfrytëzuar popullsinë skllave. Madje edhe rrethanat historike të lindjes së saj. madje gjakmarrje etj. sikurse përcakton me shumë saktësi vendosjen gjeografike të saj. por në epokën feudale (madje edhe parafeudale). Sicilia Qendrore ishte objekt ndarjesh në latifonde. pohon për të njëjtën dukuri: “Origjina e këtij organizimi të famshëm na çon në epokën feudale. zakonisht u besohej njerëzve të shthurur. domethënë në toka të mëdha. duke e parë atë jo në përdorimet korrekte. “kompani të armatosura”. Mikele. italiane (pikërisht siciliane). Xhemeli. për të cilat autorët sjellin një lumë të dhënash (fq. grek. në Korsikë. që më 1848. Sipas autorëve të librit. 7 Për më tepër shih.. 23 etj. Edhe një tjetër autor italian. autorët kanë synuar të shpjegojnë edhe “origjinën” e mafias italiane. Por si i bëhet që shoqëri klanore. me të cilin lidhet realisht origjina e mafias.. shumica kriminelë të vjetër. në librin “Historia e revolucionit sicilian”. Ai në asnjë faqe të librit nuk ka dhënë ndonjë shenjë të ndikimit shqiptar në historinë e mafias italiane. kur baroni dhe pronari. siç pretendojnë autorët e “Mafia shqiptare”. madje edhe në epokën para Lekë Dukagjinit. në të cilat pronarët me pushtet absolut. përgjithësisht nuk banonin. Autorët e “Mafia shqiptare” kanë synuar të depërtojnë në Kanunin shqiptar dhe institucionet e tij. shpjegon historinë dhe organizimin e mafias. 1989. për shembull? Ja “zgjidhja”: “Në Korsikë.. nuk ka ekzistuar në Shqipëri.114 Analiza sociologjike organizimit shoqëror. Mikele Pantaleone. Me këto shtrembërime dhe me vështirësitë gjithfarëshe të tranzicionit paskomunist. kur forcat publike u zevëndësuan nga pushteti personal. kështjellën dhe çifligun. Por studimet mbi mafian italiane. Administrimi i çifligjeve.” 7 Pra kërkimi nga italianët i rrënjëve të mafias së tyre nuk i çon ata në Shqipëri. romak e arab. me të drejtën e tyre dokesore. por vetëm në shtrembërimet e tij. që ndodhej në mëshirën e tyre e për të vendosur njëfarë rendi primitiv e brutal. që organizoheshin në grupe. për shembull: Pantaleone. ka patur edhe në Francë. drejtimi i skllevërve që banonin në to. shoqëritë klanore pjellin mafie. Në librin “Mafia dhe politika”. Citojmë: “Në kohën e pushtimit fenikas. Mafia dhe politi 9. autori i tij. për të mbrojtur pasuritë e tyre. lidhen edhe rastet e “gjakmarrjes” në Shqipëri apo Kosovë.). qenë të detyruar të pajtonin me rrogë banda njerëzish të shthurur. një shoqëri klanore dhe një arenë shumë aktive krimi. 10. të bëra nga vetë studiuesit italianë. Një situatë e tillë nuk ndryshoi as gjatë epokës së mesjetës dhe mbretërimit të Burbonëve.

por me komercializimin e marrëdhënieve shoqërore. Për të “argumentuar” tezat mbi “origjinën shqiptare” të mafias. me shembjen e këtyre komuniteteve. Enverin. proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi i Kosovës Shqipëria sapo ka nisur proceset integruese. Darvinin. Një shembëlltyrë botanike jep mundësinë të sqarohet kjo përpjekje e befasishme: ajo e farave të qeskëzuara. Kuptoje në je i zoti! 11. përsëri interpretimet e autorëve janë gjithnjë në kurriz të shqiptarëve. dhe që mjafton një rrebesh për t‟i lulëzuar natën” (fq. të groposura në shkretëtirë nganjëherë për disa dekada.). përkundrazi. 13. të vetëm në Ballkan. pra. nëse ajo e “bën zap”(!). Të çudit gjithashtu fakti që autorët e këtij libri të zi e kërkojnë origjinën e mafias shqiptare jo në cenet dhe marrëzitë e shqiptarëve që. fjala e dhënë. Pyetja se ç‟përfaqëson ky “model” (fq. nga shqiptari më i zakonshëm tek Toni Bleri apo Bill Klintoni. merr veçse ndonjë përgjigje të rrëmujshme: “Rrethanat shoqërore dhe historike. së shumti edhe me të shkuarën e afërt. 12. deri Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes (!). duke përfshirë edhe atdheun e autorëve të librit. në mënyrë darviniane. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist (mafia e kriminaliteti. siç është mafia. ndërsa Kosova është në kërkim të statusit përfundimtar të saj. Gëten etj. gjithashtu nuk kanë kursyer askënd: nga Lekë Dukagjini te Sokol Koçiu. Jungun. të cilët. sikurse te ballkanasit e tjerë. kosovare apo të huaja). është një botim “në kohën e duhur”. Karl Marksin. na qenkan mafiozë. Inkriminimin e një pjese të kufizuar të shoqërisë shqiptare e kosovare e shfrytëzojnë për të “argumentuar” . inxhinierinë sociale. mikpritja etj. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj. i kanë madje me tepri. virtyte të cilat po gjenden përherë e më rrallë në shumë pjesë të botës. 34). 39-40). Të çudit dallimi që bëjnë autorët midis Ballkanit shqipfolës dhe atij joshqipfolës. jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por. e përgjithësojnë.). Frojdin.të përshtatshëm organizimi apo vullneti për ta zbatuar atë – veçse një mjedis kriminal. si dhe përfundimet raciste që burojnë prej tyre. nga UÇK-ja te CIA. për t‟i thënë Europës dhe botës se Shqipëria është e paintegrueshme. amerikane. por në virtytet e tyre (nderi. ne evropianët duhet t‟i jemi mirënjohës Serbisë. si dukuri të lidhura jo me traditën. përvojën europiane. 69-70). politikanë e ushtarakë. por me të tashmen. jo me marrëdhëniet shoqërore të virtytshme. Libri. ndërsa lidhur me Kosovën. Edhe kur ai lidhet me virtytet. deri përvojën e Revolucionit Kulturor Kinez. 116 Analiza sociologjike “Mafia shqiptare”. Ata. autorët një dukuri të dhënë sociale. Si në tekstet bazë të racizmit. ndjekur nga një dyndje e dukurive përparuese kriminale. por jo mafia” (fq. E gjithë (a)logjika e librit është e kundërt me këto shpjegime. shkaktojnë një ndryshim të vrazhdë në fillim. autorët kanë thirrur në ndihmë këdo e gjithçka: libra e gazeta (shqiptare. besa. edhe me cenet.

Duhej theksuar domosdo “analfabetë” (megjithse në Shqipërinë e asaj kohe të paktën analfabetë nuk kishte). Në zonën shqipfolëse gjithçka dominohet nga mafia. Ligji i heshtjes (omeritá).qindra mijëra shqiptarë hynë befas në Greqi. Hungari (fq. . 74). 83-86). në Austri e në Vendet Nordike 8 Në gojën e një emigranti shqiptar. por edhe për të financuar operacione . rrëmben. dhe përdoren për të blerë ndërmarrje. Ata e cilësojnë eksodin shqiptar. 22). pa profesion dhe shpesh analfabetë” (fq.inkriminimin e gjithë shoqërisë. A nuk krenohen ata me UÇK-në. Ajo ka depërtuar në Britani e Gjermani (fq. madje edhe atë kosovar të vitit 1999 9 . Italinë e Zvicrën (fq.thonë ata. Por kjo e keqe është ngjtëse e fiton terren. ushtron shantazh. e Karl Marksit). pa mëdyshje: “Është e qartë se kjo dyndje refugjatësh nuk është një eksod njerëzish të varfër. por një operacion i planifikuar dhe i organizuar bukur nga mafia shqiptare. 86-88). 91). Belgjikë e Spanjë (fq. Mënyra për “dominimin mafioz” të Europës është. 73) dhe pohojnë. Tirana është kthyer në njëfarë OKB-je mafiozësh (fq. e keqja ka përmasa shumë më të mëdha nga sa mund të konstatohet. si “një kolonizim mafioz” (fq. apo dy fortifikatat e mafias shqiptare. Po ku qëndron forca e “mafias shqiptare”? Kjo mafie. sipas autorëve. në bashkëpunim me elementët më të korruptuar që kanë mbetur në shtetin shqiptar” (fq. plaçkit. mushkëri e jashtme e saj (fq. 72. në shumicën më të madhe ata ishin djem të rinj. vjedh. sipas autorëve. “të intervistuar”. 88). Këto para riciklohen për t‟u shtuar (teoria e akumulimit të kapitalit. bën që ne (europianët). në Danimarkë. 53). 8 Shqiptarët krenohen me mafian e tyre. autorët e “Mafia shqiptare” kanë vënë këtë pohim: “I gjithë vendi kontrollohet nga mafia. Po ku qëndron forca e mafias shqiptare? 1. u bën presion dëshmitarëve …. . “një organizatë kriminale që sekuestron. Sllovaki. 82). 72-79). 83). thonë ata. është shumë më e fuqishme nga sa mendohet dhe “askush nuk e njeh me të vërtetë rëndësinë e fenomenit” (fq. Sipas autorëve të librit forca e saj qëndron në radhë të parë te “kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. në Poloni. Qendra e gravitetit të mafias ndërkombëtare është zhvendosur në zonat shqipfolëse të Ballkanit. me fjalë të tjera vepron si mafie” (fq. skafe etj. 88-89). Më vjen turp që jam shqiptar” (fq. Sipas tyre. Lekë Sokoli 117 (fq. të shohim vetëm majën e ajsbergut. për të kuptuar se ishin kontingjente lehtësisht të rekrutueshme nga mafia. Çeki. Autorët japin alarmin: kjo mafie po pushton Europën. 56). “Në vitet 90-92. 64). emigracioni. pa folur për Greqinë.

2. puljeze. 22). Forca e mafias shqiptare qëndron. Forca e saj qëndron. Shihni UÇK-në (këtë organizatë kriminalo-mafioze. Celula bazë e shoqërisë. më pas. UÇK-ja (organizatë mafioze). pohimeve e citimeve. është njëherësh 9 Duke iu referuar disa të dhënave të muajit maj 1999. në marrëveshjet Joint-Venture me kartelet kolumbiane (fq. etj. për të armatosur UÇK-në” (fq. Forca e mafias qëndron në lidhjen gjenetike me familjen. Autorët shkruajnë. 102). për shembull. në lidhjet e mafias shqiptare me atë ndërkombëtare. pas luftës. në lidhjet e saj me politikën. 22). “përkrahësi më i tërbuar i UÇKsë në Kongresin amerikan” (fq. autorët pohojnë: “Më shumë se dhjetë mijë kosovarë derdhen me furi çdo muaj. mafian italiane (siciliane. për sheembull.. . 60). shumica e tyre avulluan në ajër. 114). 4. pra nuk u kthye më në Kosovë. 103). 3. “mbështetja më e siguruar e së cilës erdhi që në fillim nga boshnjakët. në mënyrë klandestine në Evropë (fq. “i vetmi që u dërgua në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të ‟99-ës. 103). sherifin James Traficant. 123). Autorët theksojnë se. 5. u përzgjodhën me kujdes nga mafia shqiptare » (fq. kalabreze). mafia shqiptare nuk ka vetëm mbështetjen politike të vetë shqiptarëve.më të vështira e më të sofistikuara (fq. por familja mafioze vazhdon (fq. sipas “moralistëve” Raufer dhe Quere. Madje ato etiketohen si “bashkim kompakt kriminelësh” etj (po aty). 6. Por. Dhe. 102). edhe disa harta me shënime të tilla: “Zonat e kontaktit midis mafias shqiptare e mafias kalabreze » (fq. por edhe ndër shqiptarët e Maqedonisë. madje pa iu dridhur kalemi: “Partitë shqiptare të Maqedonisë janë thjesht shprehje e mafias vendase” (fq. thonë autorët). janë sponsorizuar edhe nga CIA (fq. Raufer dhe Quere kanë “emëruar” edhe “kumbarin” (padrinon) amerikan të mafias shqiptare: kongresmenin nga Ohajo. jo vetëm në Shqipëri e Kosovë. më tej. “është shprehje e detyrimeve. Millosheviçit” (fq. Të dy popujt u afruan me njëri-tjetrin nga feja dhe një armiqësi e përbashkët kundrejt Jugosllavisë së S. në lidhjen me ekstremistët islamikë. pra nga vetë SHBA-të. 10 Autorët japin. Ajo ka edhe mbështetje të huaj politike. Forca e mafias shqiptare qëndron. kjo në zbatim të një plani strategjik të mafia edhe celula bazë e mafias. ku mafia është ngritur në sistem. turke 10 etj. sikurse grupet kriminale të shqiptarëve të Maqedonisë. sipas autorëve. 58). përveç të dhënave. sipas autorëve. “shumica e refugjatëve që u nisën drejt një vendi pritës. 95). gjithashtu. Familja mafioze nuk shuhet kurrë. Për të bindur “lexuesin e shastisur” se “i gjithë aktiviteti i këtij politikani të llojit Pitbull” (fq. 29). Autorët madje kanë arritur të sajojnë lidhje të mafias shqiptare me terroristët islamikë dhe Osama Bin Ladenin (fq. mafiozët vdesin. gjatë luftës së 78 ditëve.

drejtuesit e KFOR-it dhe të UNMIK-ut. u bë në të përditshmen kryesore shqiptare të Prishtinës “Koha ditore”. 97)..”Magazinat e grosistëve: Bullgari.. deri fakte të tilla si “urdhëroi vrasjen e . 101). qëndron në qëndrimet e çuditshme të komunitetit ndërkombëtar. për t‟i paraqitur si “pohime me gojën e tyre”. LS). 16) etj. 11 Por si është e mundur që SHBA-të të mbështesin e të financojnë një forcë terroristo-mafioze si UÇK-ja? Për shkak të një politike të dyshimtë e të koklavitur (fq. 103). 97).. “Kolumbinë e Europës”. autorët nuk “harrojnë” të sqarojnë: “Të kujtojmë që ky krahasim ndërmjet Kolumbisë dhe Kosovës. etj. pë shkak të naivitetit të tyre (si në Bosnje . 14). autorët nuk hezitojnë të gërmojnë në biografinë e tij dhe të nxjerrin prej andej origjinën italiane. Otranto .shënimi im. Brindizi. Forca e mafias shqiptare. (fq.si kudo në libër). “për të vendosur nëpërmjet NATO-s një Kolumbi në zemër të Europës 12 ” (fq. në luftën kundër mafias dhe në përuljen ndaj saj 14 . 97).” etj.” (fq. Lekë Sokoli 119 besnikërisë dhe e bindjeve ndaj krimit” (fq. Republika Çeke”. etj. . “Bari. fq.Dejtoni) etj. 13 . prejardhjen prej “një familje të varfër. përgjigjen autorët 13 . fq. sipas autorëve.. shohin që Kosova të shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë” etj.. “në makthet e tyre më të këqia. 100-103. por të ndershme” (siç janë familjet “mafioze” shqiptare. të cilën ata shpesh e veçojnë nga Shqipëria.. që nuk ndihmon në restaurimin e një vendi. për shkak të dështimit të SHBA-ve (këtij të ashtuquajturi shtet).pikat e kontaktit midis mafias pulieze (Sacra Corona Unita) dhe mafias shqiptare » (fq. për shkak të nxitimit të tyre (dhe shtojnë se çdo nxitim vjen nga djalli. duke filluar me organizmin kryesor të tij.. që ai të 11 Për më tepër shih në libër. Hungari. Në libër ka mjaft deklarime të tipit: “historia e vonshme e Kombeve të Bashkuara jep shumë shembuj qëndrimesh të çuditshme. OKB-në. 12 Sikurse në pjesë të tjera të librit. në veçanti : “UÇK-ja dhe “kumbari amerikan”. Poloni. Autorët e cilësojnë praninë ndërkombëtare në Kosovë si një sipërmarrje pa precedent. lidhjet e tij me “familjen” (celula bazë e mafias .13). sidomos lidhur me Kosovën. 7.

por gjatë Luftës së Dytë Botërore i besoi Cosa Nostrës mbikëqyrjen e magazinave të portit të Nju-Jorkut…” (fq. UNMIK-u etj. “Perëndimorët. Pallavra! Le të pranojmë. Kosova. thonë autorët. fq. Më tej. 104-105. për shembull. për shembull. 97). 103-104. fq. pra mafiozëve. pra të mafias. Po KFOR-i. i ashtuquajturi shtet përpiqet me zemër të hapur të shkatërrojë mafian. me gjendjen e ushtrisë izraelite në jug të Libanit. ushtarakët e KFOR-it u thonë prostitutave. drejtësia e vendosur nga gjykatat “e pavarura”. Le ta krahasojmë. fq. Gjyqtarët do ta lirojnë menjëherë sepse ata ose janë simpatizantë të UÇK-së. 29-30). 97). Shqipërinë dhe sidomos Kosovën. Pra. sikurse familjet e tyre në fshat (fq. pra (1) të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë. a mund ta bëjnë zap mafian shqiptare. 14 Citojmë: “Që prej viteve ‟‟40. përkundrazi. Koza Nostra nuk u zhduk në njëzet vjet fashizëm. sidomos atë kosovare? Përsëri pallavra! Prania e tyre në Kosovë. gjithashtu. sepse ata luftojnë për një objektiv të qartë.Për më tepër. një mandat i paqartë dhe kontradiktor. ose janë të kërcënuar. nga të cilat tridhjetë vite “Revolucion kulturor” që shkaktoi tridhjetë milionë viktima (fq. burime të ndryshme autoriteti (shpesh konfliktualë . Edhe SHBA-të janë përpjekur të shkatërrojë mafian. 59) . Kosova. “SHBA-të. përkundrazi. shih : “Një qeveri e dyshimtë dhe e koklavitur”. Ku? Pikërisht në shtrat Mafia shqiptare nuk mund të bëhet zap se ajo është e pamëshirshme.fq. A nuk ishte mafia shqiptare që e shndërroi Kosovën më 1999 në një thertore (siç jepte alarmin Toni Bler. 108).. ka ndikuar në ngritjen e shkallës së prostitucionit. Në Kosovë ka. ne kemi në dorë të “mposhtim” atdheun e mafias. (2) ushtarët e KFOR-it janë janë rekrutuar nga mafia. Triadat kineze. fq. thonë ata. thonë autorët. Më tej akoma (3). Këtu autorët e hadhin maskën dhe deklarohen hapur kundër pavarësisë së Kosovës. për shembull. Kush mund ta mposhtë “mafian shqiptare”? Sipas autorëve përgjigjja është e thjeshtë: askush nuk mund ta mposhtë mafian shqipare si të tillë. 2. të fshehta të rezikshme. u bënë ballë pesëdhjetë viteve komunizëm. përzierje kombësish. lufta”. se ndodh një mrekulli dhe një kumbar shqiptar është arrestuar në Kosovë. por më kot (fq. i përkasin dhe i binden urdhërit të një kombi etj. ndaj. 120 Analiza sociologjike mund të jetojë në shoqërinë e kombeve (fq. në pamundësi për ta mposhtur atë. Mafia shqiptare nuk shuhet kurrë. megjithse ushtarakët izaelitë janë “në një gjendje morale një mijë herë më të mirë se ajo e trupave të KFOR-it në Kosovë. 3. 63). Edhe atje ushtarët janë gjithnjë e më shumë të njollosur në tafik droge etj. 97-100). 98). Le të analizojmë më tej: 1.. Mafian mund ta mposhtë. fuqizon mafian. Ballkani”. është e kotë.

Po me programe të zhvillimi të shoqërisë civile shqipfolëse? Ja përgjigja (fq. 122 Analiza sociologjike një ëndërr e keqe” (fq. nuk mund të ndryshojë. përpara se të kryhet. biologjike. sikurse ëndrrat (Frojdi). dhe tetor 1998. Ato para se të përfaqësojnë realitete sociale. 100): “Shumë naivitet i padurueshëm: kush mund ta besojë se vetëm për një sekondë apo gjatë fundjavëve me trajnime psikologjike. 100). kriminale).. Ky është libri “Mafia shqiptare” dhe autorët e tij. njëlloj sikur të nisemi dy ditë me stazh tenisi ose mësime poçerie? Si të mos e dimë se në shekuj. Ndaj kjo sjellje (kriminalo-mafioze). nuk kemi të bëjmë më një sjellje (devijante. 123). i cili organizoi sulme kundër saj (mars 1998. Raufer dhe Quere! I vetmi që mund të bënte zap mafian shqiptare ishte Millosheviçi. sulmi i dytë i madh. organizimi apo eksodi të shqiptarëve. Këtë e provon antimodeli Bosnje. por SHBA ngarkuan NATOn për të “instaluar një Kolumbi në zemër të Europës”. të mësuar. Ndaj ata nuk justifikojnë e legjitimojnë asnjë lloj reagimi. 111). nuk mund të trajnohet me të mësuarit.” (fq. jo më ta dënojnë. ajo duhet çrrënjosur biologjikisht. instinktive. ajo nuk mund të maturohet. duke lexuar një libër?” (fq. Jo. e lindur bashkë me shqiptarin dhe si reagime ndaj realitetit shiptar. fq. pikërisht prej intelektualëve kriminelë. ato nuk janë pasuri individuale. Dhe pas këtyre referencave nga Jungu e Frojdi. këto arketipe nuk janë fituar në mënyrë individuale. gjenocidin serb në Kosovë. Pra krimi. detyrime besnikërie dhe bindje ndaj klaneve kanë hyrë në thellësi të psikikës njerëzore?” Autorët përpiqen të argmentojnë se në rastin e zonave shqipfolëse të Ballkanit. Por a mund të zgjidhet problemi me programe zhvillimi ekonomik? Edhe kjo është e pamundur. 98). Është e kotë të përpiqesh të zgjidhësh mllefet e vendit me anë të forcës ndërkombëtare (fq. 109). Rezultati? Asgjë ose shumë pak. përgatitet nga propaganda antishqiptare. autorët shpallin triumfin: “A mund ta fshijmë vërtet këtë të pandërgjegjshme duke marrë pjesë në një konferencë. Këto instinkte. para apo gjatë Luftës së Kosovës. nganjëherë mijëravjeçarë urrejtjeje. “Kosova është vetëm 15 Autorët nuk e pranojnë. Derisa e keqja është biologjike. “Që nga Dejtoni Bosnje-Hercegovina mori nga një milliard dollarë për çdo vit. terrori. Ato përbëjnë të pandërgjegjshmen kolektive (referencë nga Jungu).. gjenetike. . sulmi i parë i madh.15 . të lidhur me vetëdijen njerëzore. thonë autorët. përfaqësojnë realitete të pandërgjegjshme.

Por libri. a kemi të bëjmë me një modë antishqiptare? Nëse po. Lekë Sokoli 123 veprojmë edhe shqiptarisht. ekskluzivitet i një shtëpie botuese. fakti se ky botim u shpërnda bashkë me gazetën “Tema”. një libër autorësh pa skrupuj. I lindur në . në kuptimin më të mirë të fjalës. Veç kësaj. institucionet shtetërore e civile. shkruar nga Kastriot Myftaraj (botim klandestin). merr falas edhe gazetën (!). gjoja redaktuar e faqosur shumë keq. përkthehet në shqip dhe botohet në Shqipëri. të kujt? Vetë të Xavier Raufer e kompani? Si është e mundur që një libër i mbushur fund e krye me egërsi dhe urrejtje raciste antishqiptare. siç janë ato të autorëve francezë të “Mafia shqiptare” i cili është. por edhe duke kthyer mbrapsht çdo mesazh e thirrje urrejtjeje e izolimi që vjen qoftë edhe prej saj. pa qenë mirëfilltazi studiues i veprës së tij. sikurse nuk ka çmim etj. kanë të bëjnë me interesa shkencore. duke filluar nga intelektualët. madje duke na u shitur si “një zë nga Franca”? Të bën përshtypje. si një botim klandestin.Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve Ky libër racistësh antishqiptarë nuk është i vetmi i botuar kohët e fundit në Shqipëri 16 . Në këtë çast të vështirë. gjithashtu. në fakt. që në shqip do të thotë “lajm”. 2003: Vatra) dhe “Kalvari i gjysëhanës . sipas një formule jo të zakontë: ai që blen librin. nuk ka ISBN. Avokati i Popullit etj. deri te çdonjëri nga ne. Në botimin në fjalë është shënuar “Kumti”. Botimi i një libri është. që tallen me verfërinë dhe fatkeqësitë e shqiptarëve të sotëm. një një libër në favor të mafias dhe kundër shqiptarëve Universi krijues i Gjergj Fishtës dhe jeta akademike shqiptare 1 Pse shkruaj për Fishtën? Janë një varg arsyesh që më kanë motivuar për të shkruar për Gjergj Fishtën. të tjerë. kur antishqiptarizmi po kërkon të fitojë terren. në vend që të denoncoet. të paktën ne shqiptarët duhet të mendojmë e të 16 Ndër ta po përmend “Shqipëria: mision i pamundur” shkruar nga Gerard De Villiers (Tiranë. gjithashtu. Edhe këta janë libra me problematikë shqiptare.polemikë me mendimin politik islamik”. Pra. përkundrazi.. Disa prej tyre janë të lidhura me prejardhjen dhe fëmijërinë time. Është koha që ta fitojmë vendin në Europë. të bëhemi avokatë të vërtetë të vetvetes. nuk janë vetëm librat. por me tendenciozitet të theksuar antishqiptar. Ai gjithashtu është përkthyer. nuk është katalogizuar në Bibliotekën Kombëtare.

Por kush e ka. thuajse të gjithë rreth të shtatëdhjetave. nxënësit çapkënë të Shtëpisë së Fëmijës (nëna dhe babai im vdiqën njëri pas tjetrit. për kulturën botërore e personalitetet e saj. Me titullin Gjergj Fishta-shkencëtar social . Fishta ishte një emër legjendë e atyre anëve. rastisi të kishte qenë pikërisht ish-shkolla e jezuitëve. Më ka motivuar për të shkruar këtë artikull edhe fakti që përvjetori i 62-të i vdekjes së Fishtës shënoi edhe rehabilitimin zyrtar të tij prej . ndodhej Azili i Pleqve të qytetit. për kohën. 93-102 dhe në dy numra të gazetës “55”. Nuk harroj. si vetë folklori. Na flisnin për librat. Na dukej sikur këta nxënës apo edhe kolegë të Fishtës. ku ishin vendosur disa ish-priftërinj. na flisnin sidomos për Atë Gjergj Fishtën. në gazetën shekulli. date 6 prill 2003 si dhe me titullin Grergj Fishta sociolog? . më vuri poshtë kokës një libër dhe më uruoi: “U bëfsh i ditur si Gjergj Fishta”. ia heq. Por Gjergj Fishta ishte aq i ditur sa. ia ngjet”. Ata ishin shumë të dashur. kur nuk isha as dhjetë vjeç). Krijimtaria e tij qarkullonte gojë më gojë. sikurse edhe para studiuesve socialë të ditëve tona. 1 (11). përpara meje. Shkolla ime. Vëll. date 1 qershor 2003. gjithashtu. Kur nëna ime më lidhi për herë të parë në djep. ishin “të huaja”. në zemër të Leknies (Fishta përdorte edhe këtë emër për trevat ku zbatohej Kanuni i Lekë Dukagjinit). Nr. Mbanin në duar libra të trashë. për një Atë të madh të kulturës shqiptare. në atë kohë shkolla “11 Janari”. ishin më të diturit e botës. nuk mund të mos dëgjoja. ndoshta. fq. 6. më shumë se për një klerik. sidomos me ne. ai është botuar me shkurtime në gazetën Dita . date 4 dhe 5 prill 2003. si me shaka: “Gjergj Fishta është një i ditur që heq e vë bishta. Për t‟u afruar me ta ndikonte.Dukagjin. për gjuhët e huaja e për të tjera gjëra që. për Gjergj Fishtën. që fëmijë. se e kam pyetur njëherë babanë tim: “Kush është Gjergj Fishta?”. edhe fakti që të dy palët ishim pa familje. ai duket një përbindësh i vërtetë. i rritur pjesërisht atje e pjesërisht në një mjedis shkodran. Lekë Sokoli 125 me Kafen e Madhe. të cilët i takonim rregullisht në shëtitjet apo pushimet që bënin lulishteve. kush s‟e ka. në latinisht apo në gjuhë të tjera. shumë herë më të njohur se unë. Në rrugicën që lidhte këto mjedise 1 Ky artikull është botuar i plotë në revistën shkencore Politika & Shoqëria . Ai m‟u përgjigj. sikur flisnin në të gjitha gjuhët e saj. në qytetin e Shkodrës.

pra përfaqësuesit e kulturës. një tjetër autor. Universiteti i Tiranës. u hap Kolegji Françeskan shqiptar. i cili gjithashtu thekson se . pasi këtu më 1880. edhe pse ky rivlerësim duhej të ishte bërë më parë (Alfred Moisiu është presidenti i katërt i periudhës paskomuniste dhe jo i pari). vetë shtetin e shoqërinë shqiptare. më 23 tetor 1871. emri i të cilit ishte Zef. 2002). i cili nga Shkodra e çoi në Troshan. Me këtë rast. Ai shkruan se ishte At Mariano Palmonova. pjesa tjetër e medias ose nuk e ka pasqyruar këtë ngjarje. i cili. Kjo harresë. Të gjitha këto janë institucione shtetërore e mund të viheshin në lëvizje nga Presidenca. Ai ua kërkoi prindërve për ta shkolluar dhe. nga ana tjetër. urdhëruan e realizuan përkohësisht censurimin dhe denigrimin zyrtar të Fishtës. ai përfaqëson një akt dinjitoz të institucionit më të lartë të shtetit. që ka 126 Analiza sociologjike botuar shkrime e studime për veprën e Fishtës (ndër to do të përmendja një artikull shkencor të studiuesit të mirënjohur Aurel Plasari.shtetit shqiptar: Presidenti i Republikës i akordoi atij titullin më të lartë: “Nderi i Kombit”. nga Akademia e Shkencave. e dërgoi në Kolegjin Françeskan të Troshanit (Paloka. duket se nuk janë çliruar plotësisht. duke parë zgjuarsinë e jashtëzakonshme të tij. estetët apo kritikët etj. Konicës dhe emrave të tjerë që kanë hyrë përjetësisht në piedestalin e nderit të kombit”. botuar në Gazeta 55 ). Me përjashtim të ndonjë gazete të veçantë. Kam ndjekur. Por. ose e ka kaluar atë krejt përciptas. e dërgoi në Shkodër. Ai duhej paraprirë nga rivlerësimi i veprës së tij prej disa institucioneve. Për këtë çështje. për të mos shkuar më tej. një akt që nderon. duket se shpreh njëfarë kompleksi nga i cili studiuesit e sotëm socialë. i ndodhur në Troshan. në mos (larg qoftë!). Në gjykimin tim. Itali. të paktën nga Ministria e Kulturës. të djathtët apo katolikët. sipas së cilës me Fishtën le të merren veriorët. sikurse publicistët. të kenë njëfarë mendësie.. gjysmëharresë apo anashkalim. jep një version tjetër. me lejen e tyre. nga Palmonova e Udines. nga ajo e Arsimit dhe Shkencës. Biblioteka Kombëtare apo Muzeu Historik Kombëtar. me këtë rast. Ai ishte nxënës i poetit italo-arbëresh Leonardo de Martiono. kur ai ishte vetëm gjashtëvjeçar. Kush është Gjergj Fishta? Gjergj Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës. ky rivlerësim më duket i njëanshëm. më shumë se Fishtën. ai që dalloi mbi fëmijët e tjerë Gergj Fishtën. e cila mund të “fliste” e fundit. Këtë version e përforcon etnologu Mark Tirta (2001/b). ai theksoi: “…shpreh indinjatën time të thellë ndaj të gjithë atyre që tentuan. Nikollë Lleshi. jehonën e rivlerësimit të Fishtës në mediat shqiptare. nën drejtimin e At Marianit (shih: Lleshi. me ndonjë njoftim rutinë. Që këtu filloi mbikëqyrja e Fishtës nga ky misionar. 2002: 101-102).

i cili do të vendosej në Gomsiqe më 1907. më 1898. regjistroi visarin folklorik të kësaj krahine. të vendosur në kishën e Gomsiqes qysh më 1883. Më 1899 ai u dërgua si meshtar në Gomsiqe. Ai dhe At Shtjefën Gjeçovi. normash juridike. Madje atje. Ai shkoi për të depërtuar në shpirtin fisnik të popullit të kësaj zone.“At Palmonova zbuloi gjeniun Fishtë dhe e ndihmoi. dokesh. në një pjesë të Shqipërisë që ende ruante reflekse homerike. sidomos për krijimin e një alabeti funksional e me kritere shkencore. Fishta do të bëhej lideri i vërtetë i saj. në Shkodër u themelua shoqëria letrare Bashkimi. për t‟u bërë ai që u bë”. Ai e dinte se po shkonte në një vendbanim të lashtë. hulumtuese. në kufi me viset e Shkodrës (jo në Gomsiqe të Pukës. më 1899. Në Gomsiqe Fishta kishte qenë shpesh herë edhe më parë. fshati më i largët i Mirditës. për të njohur me rrënjë ata njerëz që i bindeshin në mënyrë të habitshme “kushtetutës së tyre të pashkruar” . që u përhap në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare kudo në botë. Më 1894 ai u shugurua meshtar dhe dha mësimin e gjuhës shqipe në Seminarin e Troshanit. Në Gomsiqe Fishta kreu një punë hulumtuese shkencore. gojëdhënash. autori i “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. bënë që Kisha e Gomsiqes. për të njohur pra “shpirtin e racës”. zakonesh. kishte shkruar vjershën lirike “Baraba”. mendësish e natyrash arbërore e për t‟i gërshetuar mjeshtërisht në kryeveprat e tij. në veriperëndim të saj.për të njohur mënyrën tradicionalisht shqiptare të jetesës dhe për të nxjerrë prej saj ato visare të çmueshme frazologjike. në një zonë shumë karakteristike. Në kohën kur ishte në Gomsiqe. po aq sa anglezët e shekullit XVII ligjeve të Zotit . nga një kishë e zakonshme fshati të shndërrohej në një institut të vërtetë hulumtimi shkencor e krijimi të vlerave kombëtare. madje përfaqësuese. kryesisht për të takua At Polmonovën.kanunit.në kohën e sundimit puritan . nga pikëpamja historike dhe etnokulturore. në një fshat me histori njerëzore interesante. ku kreu studimet e larta. Duket se vajtja e Fishtës në Gomsiqe nuk ishte rastësi dhe as një emërim rutinë i hierarkisë kishtare. siç është përmendur nga disa autorë). Gjergj Fishtës i njihet merita kryesore e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe. të cilin do ta shfrytëzonte sidomos për veprën Lahuta e Malcisë . me kryetar Prend Doçin. Mbasi kreu shkollën e mesme më 1886. shkencore. Logjikisht mund të pranojmë se Fishta shkoi në Gomsiqe i nxitur edhe nga interesa krijuese. në fillim për filozofi e më pas edhe për teologji. . me shkollim. Fishta shkoi në Bosnje.

Ismail Kadareja thotë: “Gjuha shqipe nuk mund të zhvillohej në kundërshtim me një parim të përbotshëm sipas të cilit gjuhët nuk krijohen nga bashkimi apo shkrirja e dialekteve. pas saj. po ka qenë një nga shkrimtarët më të shquar nga Veriu”. ngriti një bibliotekë dhe një muzeum (të parin në Shqipëri). Nju-Jork. Cipo etj. del se alfabeti shqiptar i asaj kohe është gati i përkryer… dhe po ju kujtoj. . Po të studiohet nga analistët në mënyrë gjakftohtë. ekspozita të arteve figurative etj. duke qenë përfaqësues i opozitës. sikurse organizoi shfaqje teatrore. disa herë të 128 Analiza sociologjike çuditshme. e miratoi si alfabet të vetëm të shqipes. dhe e shndërroi atë në shkollë të mesme. udhëhoqi botimet në një shtypshkronjë që e kishte sjellë vetë në Shqipëri. ishte i vendosur që si gjuhë bazë të zgjidhej dialekti i Elbasanit.qoftë edhe për faktin se ai kryesoi Komisionin për Hartimin e Alfabetit.. duke qenë drejtor i saj. Lidhur me këtë zgjedhje dhe me debatet. Pragë. qëndroi gjithmonë në radhët e para të ngjarjeve të rëndësishme të kombit tonë (Ernest Koliqi). bazuar në argumente shkencore. futi për të parën herë në Shqipëri mësimin e gjuhës shqipe në Shkollën Fratnore të Shkodrës. Vatikan etj. u zgjodh nënkryetar i tij. ai përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris. Ai. Si personalitet brilant edhe në fushën e politikës së jashtme (Nikolin Paloka). me këtë rast. por krijohen nga zgjedhja e një dialekti… Shikoni Kongresin e Manastirit më 1908. Ai u vu me të gjithë qenien e tij në shërbim të çështjes sonë kombëtare. gati një shekull pas Kongresit të Manastirit dhe më se 30 vjet pas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. mori pjesë aktive në luftën për shpalljen e Pavarësisë dhe. u aktivizua në jetën politike të vendit. Vepra kryesore e Fishtës. Fishta mori pjesë në Parlamentin e parë Shqiptar dhe. të cilin Kongresi i Manastirit. më 1908. Pra nuk ka qenë një njeri nga Jugu. Fishta. Lahuta e Malcis. sikurse Xhuvani. Fishta themeloi revistën prestigjoze Hylli i Dritës dhe gazetën Posta e Shqypnis . duke “u ndeshur” edhe me figura të shquara të shkencës e të diplomacisë botërore. që vazhdojnë për gjuhën e njësuar shqipe. organizoi përgatitjen shkencore të nxënësve. se kryetari i komisionit të Manastirit të alfabetit shqip ka qenë Gjergj Fishta. Si deputet i Shkodrës. në disa konferenca ballkanike si dhe në shumë veprimtari të tjera ndërkombëtare të zhvilluara në Londër. Ai e mbrojti çështjen shqiptare me dinjitet. Çabej. Fishta dha një kontribut të çmuar për krijimin e gjuhës shqipe të njësuar. gjithashtu.

satirike etj.). Parino dhe E. kthjelltësia. Lekë Sokoli 129 P. vjen e ngarkohet me peshë filozofike. duke u përfshirë në fondin e artë të literaturës e kulturës evropiane e botërore. Kjo jo vetëm se ai ka studiuar për filozofi. jo vetëm si shkrimtar (poet. edhe kritika është filozofi. prozator etj. Një kontribut të çmuar ai ka dhënë edhe në publicistikë. Fishta vdiq më 28 dhjetor 1940. një personalitet profetik i kulturës shqiptare. sikurse ndaj dinjitetit e personalitetit njerëzor. gjithashtu. siç e kanë cilësuar të huajt. Ky akt. Për të edhe krijimi. lirike. Fishta është cilësuar si një intelektual universal. pavarësisht formës së saj. Ai botoi mbi njëzet vepra origjinale. themelues i një shkolle filozofike shqiptare (Plasari. dijetar dhe erudit i gjithanshëm Veprimtaria dyzetvjeçare e Fishtës është e gjerë dhe e gjithanshme. në italisht nga dr. niveli i përparuar. Ai është. përfaqëson një atentat ndaj shkencës e kulturës kombëtare. Ai u denigrua gjatë regjimit komunist. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse fuqi të . madje. deri si “letrari më i madh që ka dhënë deri sot raca shqiptare (Karl Gurakuqi).). preludin e genocidit kulturoro-religjoz që do të ushtrohej deri në vitin 1990. madje jo vetëm filozof. madje edhe origjinaliteti i metodave të tij të punës. siç duket ende e panjohur nga vetë filozofët shqiptarë. I. Ai është vlerësuar si Homeri i shqiptarëve (për Lahuta e Malcis ) apo Gëtja i Shqipërisë (për Mrizi i zanave e Vallja e Parrisit ). por. Lambertz. por edhe si kritik. dramaturg. Koliqi. Dhjetëra të tjera i mbetën në dorëshkrim. por edhe filolog i saj. dramatike. u çvarros dhe eshtrat e tij u hodhën në lumin Drin.është përkthyer në gjermanisht nga albanologu i shquar M. Fishta krijues e kritik bëhet edhe filozof i veprës. filozof. por se krijimtaria e tij. “Guximi. 2003). si dhe në përgjithësi larmia e problemeve që ai diskuton dhe vë në diskutim. sikurse edhe në anglisht. edhe psikolog i saj. të pasqyruar në mbi pesëmbëdhjetë organe shtypi. edhe historian. në prozë e poezi (epike. dëshmojnë pa dyshim për një fuqi krijuese që del jashtë së zakonshmes. Fishta. historian i letërsisë dhe si estet. sikurse përpjekja për të varrosur veprën e tij.

Fishta ishte njëkohësisht edhe njeri me vullnet politik. Fishta shfaqet. në mos si sociolog. Për disa studiues. nuk mund të përjashtohet edhe sociologjia shqiptare. nganjëherë edhe ndër personalitete në zë të një kulture. Fishta ka trajtuar një problematikë e cila është. por në mënyrë origjinale. jam i prirur të pohoj se Fishta ka arsye të cilësohet edhe si një ndër pararendësit e sociologjisë shqiptare. Nuk zmadhoj nëse them se nuk kam takuar veçse një ose dy intelektualë mbi të 40 at që të shfaqin njëfarë interesi për mendimin filozofik të Fishtës” (Plasari. e cila do të realizohej në vitet „20 ‟30 nga E. Por. në stilin e Makiavelit të disa shekujve para tij. Por studiues të tjerë kanë vënë në dukje faktin se ai është ndikuar po aq nga Platoni e filozofë të tjerë të lashtë. politikat e mbrapshta etj. mbi evoluimin dialektik të artit në historinë e kulturës njerëzore. pra në rrafshin e traditës shekullore të mendimit filozofik. e pranuar jo vetëm për sociologjinë. sikurse nga idealizmi gjerman i Hegelit etj.tilla ngjallin adversion. ndaj është e kuptueshme që ai të lëvronte më shumë tematika që përfshihen në sociologjinë religjoze. Mbi të gjitha ai. Ai ishte mendimtar. vëllazërimit dhe unifikimi sipas vështrimit të kthjelltë të doktrinës kristiane. bashkëkohore. gjithashtu. politik. edhe sociologjia nuk lindi në një “boshllëk historik”. 2003). te Platoni e Aristoteli. në fokus të sociologjisë moderne. Elemente të reflektimeve. deri te Hegeli e kompani. ai ka trajtuar edhe probleme që i takojnë sociologjisë së kulturës. për shembull. madje për pak kohë edhe politikan. por ishte Lekë Sokoli 131 edhe klerik. estetik etj. si pararendës në përpjekjet për përpunimin e një teorie të përgjithshme të kulturës njerëzore (antropologji kulturore). Si studiues i sociologjisë. 1997: 5). Fishta filozof është quajtur më së shumti si një përfaqësues i filozofisë kristiane dhe që i është përmbajtur këtij mesazhi filozofik: ngadhënjimi i lirisë. gjithsesi. Ata argumentojnë se Fishta. (Sokoli. papërgjegjshmërinë e politikanëve.. të artit e të komunikimit. ka shtjelluar tezat e filozofisë kristiane. Nga kjo formë latente zhvillimi. Cassirer ja si teori neokantiane e “formave të mëdha simbolike” (Plasari. vrojtoi sjelljen e klasës politike të fillimit të shekullit XX dhe fshikulloi. siç dinte ai. të . historik. madje të orientuara. si çdo shkencë shoqërore. për shembull. në një mënyrë apo një tjetër. tek autorë grekë e romakë. të gjykimeve apo konceptimeve mbi shoqërinë njerëzore janë vërtetuar edhe në Antikitet. Dihet se. siç ka arritur të realizojë zhvillime origjinale edhe të teorisë së Hegelit. Lukreci e Sant Agostini e në rrjedhën e shekujve te Thoma D‟Akuino e Makiaveli. siç është filozofia.. të moralit e të edukimit. juridik. por edhe për shkenca të tjera. 2003). mediokritetin e qeverive të kohës.

saqë studimi i tyre mund të ekuivalentohet me një fakultet sociologjie. doke. autorët i janë referuar edhe Fishtës. studiues i Fishtës. ishte jo vetëm një shkrimtar i madh.). 2001). si në citimin e mëposhtëm: “Duhet njoft kombi moralisht. Me të njëjtën logjikë kemi të drejtë të pohojmë se Fishta ishte një ndër etnologët e parë shqiptarë . Fishta ka theksuar rëndësinë e njohjes së psikologjisë. Fishta është quajtur “Homeri i shqiptarëve”. siç pohon etnologu Modyit. Por Homeri. e bazuar ndërmjet të tjerash në parimin e pazgjidhshmërisë së martesës (moslejimit të shkurorëzimit) dhe në parimin që kreu i shtëpisë të jetë burri”‟ Këtu nuk gjykojmë nëse qëndrimi i tij ishte i përparuar apo i prapambetur. sikurse të moralit të një kombi. në kuptimin që kanë marrë në kohën tonë këto fjalë. për të argumentuar nëse kemi arsye të pohojmë se ai ka vendosur një gur themeli në godinën sociologjike shqiptare . sikurse ndihmesa e këtyre dy kolosëve të 132 Analiza sociologjike kulturës shqiptare në lëvrimin e kësaj dege të shkencave sociale. familja. Vështrim psikologjik (Balla. të afërta me sociologjinë. .. Në to ka një sociologji aq të bollshme e aq cilësore. në këtë vështrim.sociologjisë së familjes (kompleksi i marrëdhënieve familjare. një kolegu im. etj. Kam në dorë një studim me titull Fishta dhe Konica për shqiptarët.‟‟ Me “Lahuta e Malcis”. Lidhur me këtë çështje. . martesa. Citojmë (faqe 23-24): “… Lidhur me këtë çështje është prononcuar edhe At Gjergj Fishta. . që ka bërë të njohur jetën e popujve që ka takuar dhe. sikurse ka edhe sot të tilla që nuk e kanë ligjëruar atë. divorci etj. por edhe një eksplorator i madh. Megjithatë thjesht po flasim për një sociologji të Fishtës. më ka dhënë këtë përcaktim: “Për të gjithë ata që nuk besojnë se Fishta është edhe një studiues social. le të shohin koleksionin e “Hylli i Dritës” të Gjergj Fishtës. ai mund të quhet si një ndër etnologët e parë. i cili shkruante: „…sistemi më i përsosur dhe më ideal i martesës është martesa kristiane. Në Divorcivrojtime e refleksione (Beqja & Sokoli. deri të sociologjisë politike etj. Ai ishte edhe psikolog apo etnopsikolog . Në atë kohë divorci nuk ishte pranuar në shumicën e vendeve më të qytetëruara. 2002) ku evidentohet njohja prej tyre e psikologjisë së shqiptarëve.ndër prirje.theksonte Fishta.

Ai është një burrë shteti. madje i cilësuar si “babai” i politikës dhe i diplomacisë. antropologjinë. Megjithatë “filozofia e Alenit” është quajtur tërësia e ideve të tij. një filozof francez i shekullit XX. Pohimet e mësipërme. në Francë quhet si një ndër themeluesit e sociologjisë. Makiaveli (Machiaveli). para se të dilnin punime kushtuar drejtpërdrejt fondit të saj konceptual e metodologjik e që do të shënonin diferencimin e saj si shkencë më vete. virtyte etj. për shembull. Mbi të gjitha ai u interesua për ato që ishin (në popull).. Megjithatë duhet të mbajmë parasysh faktin se këto degë të shkencave sociale nuk kanë qenë gjithmonë qartësisht të diferencuara nga njëra-tjetra.. Por ai nuk është marrë me filozofi të mirëfilltë. mund të përmendim faktin se edhe Aleni. sociologji. siç është pranuar nga të gjithë. estet etj. që të mos bëhen gabime tui mendue se francezi mund të drejtohet si gjermani. etnolog. Monteskje. që tregoheshin. sociolog. sidomos të sociologjisë politike. Por “sociologjia” e Makiavelit lidhet me faktin se ai trajtoi dhe vuri themele mbi një varg çeshtjesh që janë në fokusin e sociologjisë bashkëkohore. sikurse historian. Në “Lahuta…” vështirë të gjesh ndonjë rresht pa ndonjë frazë popullore. antropolog. politologjinë apo degë e nëndegë të tjera të shkencave sociale. megjithëse kanë jetuar kohë para se të shkruhet dhe të flitet nën emrin sociologji. Kur gjykojmë për filozofinë e Fishtës apo për Fishtën filozof. shqiptari si amerikani. psikolog. virtytet dhe veset e tij. politilog. mendësitë e traditat e tij. Të tjerë mendimtarë kanë hyrë në gjeneratën e sociologëve apo themeluesve të kësaj shkence sociale. në të vërtetë është vetëm autor esesh. Edhe Sokrati. Edhe metoda e tij e studimit është një metodë sociologjike . por nuk ishin shkruar. edhe mund të kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka shkruar vepra të mirëfillta mbi filozofinë. gjithashtu.vese. ide të shprehura në vepra jo të mirëfillta filozofike e të vendosura në një sistem. madje nuk ka lënë asgjë të shkruar. siç shkruajnë studiuesit e këtyre fushave në kohën tonë. por që më parë nuk ishin renditur aq mjeshtërisht. megjithse hibridi latino-grek. madje i shquar midis filozofëve. teoricien. shkrimtar dhe politikan. që diheshin por nuk njiheshin botërisht. nuk është një studiues “i pastër” i shkencave sociale. është filozof. etnopsikolog. që e cilësojnë Fishtën filozof. ato që e diferencojnë me të tjerët apo edhe që e afrojnë me ta. do të përmendej për herë të parë gati një shekull pasi ai shkroi veprën e tij Mbi frymën e ligjeve . i vlerësuar si një nga filozofët më të lexueshëm. sociologjinë. besimtari si jobesimtari e të mos zbatohen ligje e kode të huaja që s‟i përshtaten shpirtit të kombit” Fishta zbuloi tiparet e popullit të tij.

Plasari. Jokl. të cilat sot i quajmë “klerikale”.. 134 Analiza sociologjike Një yjësi e tërë veprash dhe autorësh vërtitet marramendthi në një “univers” të tillë. personalisht. vazhdon Plasari (2003). albanologë. në moshën trembëdhjetëvjeçare. të dinte përmendësh Eneidën e Virgjilit. Taine. tipizimin. Cantu. duke filluar nga ata të Antikitetit. si G. Ne kemi të drejtë të përdorim të njëjtën logjikë për Fishtën. me komente e gjykime. bashkohem me mendimin e autorit në fjalë e të disa studiuesve të tjerë që e quajnë si të papranueshëm faktin që në strukturat e kurseve të një fakulteti të letrave (a të filozofisë). në rastin e tij të sjelljes së politikanëve. Nuk kishte gjë për t‟u habitur që një çunak si Zefi i Ndokës (Gjergj Fishta). nxënës i Fishtës. Shën Toma i Akvinit dhe Shën Bonaventura. nga poezia e asiro babilonasve te Mahabharata dhe Ramayana. “Po qe se në “universin” e një mendimtari si Fishta. si Wirkov. shndërrohej në mënyrë të ekzistuari. si Skot. Nuk ka asgjë për t‟u habitur. Schirò. Rueb. nuk mund të veçohet nga fondi i trashëgimisë sociologjike në përgjithësi. të mungojnë studimet fishtjane. pa harruar antropologë. Platon dhe Aristotel. Benjamin. tek ata të Kohës së Mesme. se botimi (dhe ribotimi) i mendimit fishtjan bëhet sot kusht i domosdoshëm për rishtënien në dorë të vlerave . prej të cilit kemi trashëguar (deri sot) vetëm atë tufëz ruajtur xhelozisht në arkivin e fshehtë të mikut të tij intim At P. të dinte përmendësh Lahutën e tij. të studiuarit bëhej natyrë e dytë. Shkollat klasike. vëren A. madje me një shpiritë që të vizllon parasysh befasisht.. si dhe e shumë mendimtarëve të tjerë.. rigjallohen mendimtarë të të gjitha kohëve. vërejtje e vlerësime. Fakti që ai është cilësuar si një “univers” dijesh për kohën e tij. Pittard etj.që përfshin vëzhgimin dhe hulumtimin e dukurisë sociale. Bossuet.. të nxënët. Rousseau. nga Shah Nameja e Firdusiut te poezia e egjiptianëve dhe ajo e hebrenjve. Ciceron. Për sistemin formues të atyre shkollave. se një kurs i studimeve fishtjane do të funksiononte si shtyllë kurrizore në një sistem shkollor me drejtim humanist.. të formuar kësi mënyre. nuk ishte diçka e jashtëzakonshme. N. Schmaus.” Unë.. Fornari. Shën Augustin dhe Albert i Madh. A. si Averroes. Deri edhe letërkëmbimi i një mendimitari të tillë. lavronin traditën e moçme që fëmijë. Mayer. Müller. njësoj si seminaristi. dhe përgjithësimin sociologjik. tek ata të Kohës së Re. paraqitet i endur në tituj veprash e emra autorësh. enciklopedistë francezë e racionalistë gjermanë. G. Herder. Vepra e tij. Lowth etj. Dodaj. si Demosten.

posaçërisht nga Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit të Tiranës. në raport me fakultetet e Universitetit tonë (publik apo shtetëror). nëse ajo me autoritetin e potencialet e saj. Kolegët nuk diskutojnë me njëri-tjetrin. Mekanizmi i vlerësimit të brendshëm e të jashtëm të proceseve në universitete nuk përdoret ose se ka rrezik të nxjerrë të palarat në shesh. shkenca. apo që i ka lidhur puna me to. nuk mund të mos pyes. Madje edhe mund të merret si model e të shfrytëzohet për t‟i hapur rrugë debtit shkencor-akademik. 2003): “Pakkush e çan kokën se ç‟u thuhet studentëve. Debati akademik është inekzistent (nënvizimi im: L. me këtë rast: cili është roli i vërtetë i Akademisë së Shkencave dhe dobia shoqërore e saj. por si studiues e. në vlerësimin tim. përfoljet.) dhe vendin e tij e zënë. të kolegëve me të cilët jam konsultuar e të opinionit më të gjerë. ku për çdo botim a ribotim librushke flitet si për “ngjarje të rëndësishme”. Askush nuk diskuton programe apo teknika mësimdhënieje. pas disa vitesh bllokazhi. Mua më pëlqen liria akademike por jo anarkia akademike”.. se në mjedisin kulturor shqiptar. edhe te ne. që ka në strukturën e saj.). Ajo.. apo ndikon shumë pak që. motivet e organizimit të tij nuk janë plotësisht akademike. Mua më duket se. një model të ngulët për t‟u ndjekur me bindje e rreptësi. sidomos nga shkollat tona të larta.të fshehura ose të huajsuara prej kulturës sonë. nuk meriton ndonjë vlerësim më të lartë as Akademia e Shkencave me morinë e instituteve (mbi njëzet). cinizmi e xhelozia. Debati shkencor i kohës së Fishtës është për t‟u patur zili. nuk ka synuar t‟u imponojë lexuesve. botimi i këtij mendimi do ta përbëjë. nuk ndikon realisht.. Oponenca shkencore vetëm oponencë nuk është. Studiuesit e Fishtës kanë pohuar se ai. të gjejë rrugën e të ecë me programe e strategji shkencërisht të bazuara zhvillimi. në të cilin. si qytetar e si taksapagues. një ngjarje. Lekë Sokoli 135 sigurisht... t‟u paraprijnë realiteteve e zhvillimeve shoqërore.. madje as librat e njëri-tjetrit mund të mos i lexojnë. . më së paku. më në fund. nxënësve apo pasuesve të tij një “kanun”. po aq. mendimi e veprimi shkencor. S. ose kur përdoret ai kthehet në një mjet të luftës kundër njeri-tjetrit. Asistentët janë pa udhëheqje dhe pa perspektivë. S. nuk po e thotë si duhet fjalën në procesin e vështirë e kompleks të transformimeve të sotme. thuajse në asnjë rast. Edhe pse kualifikimi pasuniversitar e pasdoktoral duket se është vënë në vijë. siç pohojnë edhe profesorët e njohur të tij (Tamo. Të më falin kolegët e miqtë e mi që punojnë në këto institucione. që Shqipëria. Ka një mungesë të theksuar të komunitetit akademik (nënvizimi im: L.

që shkenca (shkenca e vërtetë apo shkenca e së vërtetës dhe jo pseudoshkenca. titujsh e urdhrash. sa 1/20 e asaj që është shkruar për Enver Hoxhën. Por le të kthehemi te Fishta. gjithashtu. shoqata e qytete të Shqipërisë. 2-5 herë më pak se për Bajram Currin. si vëllim. si në të gjitha vendet e qytetëruara. me një varg çmimesh. ndër më të lartat e kohës së tij. meskiniteti. Hajredin Çelikun etj. Gjithashtu ai.që veprimit politiko-administrativ t‟i paraprijë njohja shkencore e problemeve që trajton. të ngrihet të paktën disa shkallë më lart në hierarkinë e sotme sociale. faqe 270-71): . Megjithatë ajo që ka më tepër rëndësi është cilësia e (mos)vlerësimit të Fishtës (sipas të njëjtës vepër. Kam thënë më lart se ç‟ndodhi më pas. Ismet Sali Bruçajn. për Gjergj Fishtën është shkruar. por edhe Muho Asllanin. nga efekti i paparashikuar. “shkenca” e politizuar apo “shkenca” e korruptuar). që debati shkencor për problemet politike ekonomike e sociale të shndërrohet në faktor me ndikim real te politikëbërësit. abuzimi. Figurë kontradiktore apo me vlerësime kontradiktore? Gjergj Fishta u nderua. pra proceseve rivlerësuese. ligjvënësit etj. të formuluar në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar . nga klube. ndonëse kanë kaluar 12 vjet nga fillimi i proceseve demokratike. etj. Lenka Çukon. nga institucioni që e hartoi atë. që të ndëshkohemi më pak nga veprimet jologjike. “shkenca” e klaneve. miopia. edhe vëllimi i informacionit që jepej për një person varej nga hierarkia e vlerave të veprës së tij. nga arbitrariteti.. sa ishte gjallë. të paktën me sa di unë. që elita shkencore-intelektuale. madje ende në fuqi për Fishtën. dhe po kaq krahasuar jo vetëm me Dritëro Agollin. që e dobishmja sociale të zotërojnë mbi të dëmshmen sociale. Në këtë botim të Akademisë së Shkencave. të vitit 1985. Them “ende në fuqi”. që logjika të zotërojë mbi jologjiken. sikurse shpreha opinionin tim se përse duhet të flisnin më parë të tjera institucione të shtetit e shoqërisë shqiptare. Ai është. nga Papa Piu IX etj. që shoqëria shqiptare të shkojë drejt një shoqërie më të shkencëzuar. servoshkenca.. paragjykimet. të vihet në vendin që meriton. për të ardhur tek titulli “Nderi i Kombit” (dhjetor 2002). Luigj Gurakuqin apo Frashërllinjtë e famshëm. Në vitin 1939 Fishta u bë anëtar i Akademisë Italiane. amoraliteti. sepse deri më sot ai nuk është zëvendësuar nga një i ri. e cila ka dhënë “vlerësimin zyrtar”. sikurse nga shteti i Austro-Hungarisë. nuk është i pa amenduar (pjesërisht). etj. Sipas kritereve të vendosura në kohën e hartimit të “Enciklopedisë Shqiptare”. duke filluar nga Akademia e Shkencave. administron apo ka detyrë të zgjidhë. Greqisë. mediokriteti. shqiptari i parë i propozuar për çmimin Nobel.

siç ndodh në një regjim totalitar. Shkrimtar dhe publicist reaksionar. kundër përparimit shoqëror dhe kulturor të vendit. në përbërjen e çdonjërës prej të cilave kishte nga 4-19 studiues (gjithsej 151 shkencëtarë të fushave të ndyshme të shkencës) dhe mbi 800 studiues. lartësoi mercenarizmin etj. autorë të zërave të Enciklopedisë. që drejtohej kundër laicizmit të shkollës dhe. Por ai përfaqëson edhe një vlerësim kulturor-shkencor të personalitetit e veprës së Gjergj Fishtës. ndër të cilët shumica dërrmuese përfaqësojnë ato fusha që ka lëvruar edhe Gjergj Fishta. e drejtuar nga kryetari i Akademisë së Shkencave. por jo vetëm politik. në përgjithësi. drejtoi revistën “Hylli i Dritës”. . Më 1923 shkroi pamfletin me vargje Gomari i Babatasit. shpreh shkallën e vartësisë së shkencës dhe institucioneve të saj nga politika. padijen. Ajo është vepra më kolektive e botuar ndonjëherë në Shqipëri. Iu referova këtij fjalori. e përbërë nga 34 akademikë e shkencëtarë. një panoramë poetike e ngjajeve kryesore historike të viteve 1878-1912. në të Gjergj Fishta himnizoi prapambetjen e jetës së Malësisë. Në shkrimet e tij publicistike luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare. sigurisht. poema. një nga tribunat më aktive të reaksionit klerikal. sipas logjikës së atij sistemi. Ai. patriarkalizmin. sikurse njëzet redaksi. Krijimtaria letrare e tij është shumë e gjerë dhe e larmishme: shkroi vjersha. të emërtuara redaksitë e fushave të shkencave . drama etj. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij letrare përshkohet nga fryma e besimtarisë fetare” Ky mund të merret si vlerësimi zyrtar politik. me ndonjë ndërprerje Lekë Sokoli 137 të shkurtër. i drejtuar nga shtatë persona. Sektori i Encilopedisë Shqiptare . Që në fund të shek. sepse ai përfaqëson veprën më të madhe e më voluminozë të hartuar te ne. XIX mori pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore për të forcuar në të ndikimin e klerit katolik. Për “Fjalorin Enciklopedik” ka funksionuar një sektor i vaçantë.“FISHTA Gjergj (1871-19400). për Shqipërinë e Kosovën. të pasqyruara nga pozitat e klerit katolik. sigurisht më të shquarit. si për nga vëllimi (mbi 1250 faqe) dhe për nga numri dhe cilësitë akademike të njerëzve të angazhuar në hartimin e tij. pa përmendur rreth 30 grupe të mëdha të punës për qendrat e banuara sipas rretheve. Hartimi i tij u drejtua nga një redaksi e përgjithshme. Në vitin 1913 e deri më 1938. përfaqësues kryesor i letërsisë klerikale-katolike. Vepra e tij kryesore është poema Lahuta e Malëcisë (botuar e plotë më 1937). Më 7 prill 1939 përshëndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane.

Deputet e politikan dhe i ngarkuar.Kur analizon këto shifra. shpesh. ai u dënua me 20 muaj internim në Maltë nga komandanti anglez (Filips) i ushtrisë ndërkombëtare. “Edhe engjëlli. dijetar. Për të Fishta është (fq. erudit i gjithanshëm. “O Perendi a ndjeve / tradhtarët na lanë pa atdhe / e ti rrin e gjun me rrfe / lisat nëpër male kot”. sikurse bëri i ndjeri prof. Për fat të keq. tashmë në një regjim të lirisë. e të botuar tetë vjet më vonë. publicist. në një libër. tanimë të mirënjohur për dyzimin e personalitetit njerëzor. A nuk i qorton keqas shqiptarët edhe Pashko Vasa etj? Kur ishte fjala për Shqipërinë. Fishta nuk kurseu jo më shqiptarët (si në citimin e mësipërm). por as Evropën (“Moj Evropë. moj kurv‟ e motit…”). nuk ka kursyer as vetë Perëndinë. në Gomsiq Por. edhe me misione diplomatike…” Mirëpo Fishta ka shkruar edhe këto vargje: “Dhe ta dijë bota mbar / se un mbas sodit s‟jam ma shqiptar”. 2001). janë vargje të Fishtës. 90-99): “Një personalitet i shquar kulturor e shkencor. na ka dhënë edhe prof. Por a nuk ka thënë edhe Noli: “Skllevër. nuk mund të mos bëjë përshtypje zelli i jashtëzakonshëm i një regjimi politik totalitar (siç ishte ai para viteve ‟90-të). se liri s‟doni”. polemist. bij skllevërish/s‟e meritoni. si një shkencëtar “i rreshtit”. gjurmë të një vlerësimi të tillë për Fishtën vazhduan edhe pas viteve ‟90-të. Ndërsa natën i bindej zërit të ndërgjegjes. që shprehin kulmin e zemërimit të tij ndaj bashkatdhetarëve. R EFERENCAT . Ky ishte “reaksionari dhe antishqiptari” Gjergj Fishta. vijon prof. një libër-studim me vlera të shumëfishta teorike e praktike (Nushi. Hamit Beqja. por që e detyruan të largohej për në strehën e tij. për të 138 Analiza sociologjike lustruar apo për t‟u dhënë një veshje shkencore vendimeve e vlerësimeve të paravendosura politikisht. Fishta (edhe pse ai. Këto. duke kapërcyer logjikën “bardhë e zi”. ishte prift). për të justifikuar qendrimet e vendimet e veta politike. pas një shkrimi denoncues në “Hylli i Dritës”. gjithnjë të sigurtë. Vehbi Bala (autori që “pati fatin” të hartonte zërin “Gjergj Fishta” në “Fjalorin Enciklopedik”). të shkruar para vitit 1990 (në këtë vit ai vdiq). si për inerci apo jo vetëm për inerci. Ndoshta një reagim më realist mund të bëhej edhe nga akademikët e profesorët ish-anëtarë të Redaksisë së Përgjithshme të “Fjalorit Enciklopedik”. në fund të fundit. saqë. një sovran i shquar i letrave shqipe. i cili ditën kryente një detyrë shtetërore dhe. shkruante si studiues-individ e si qytetar. edhe djalli janë brenda tek i gjalli”. Beqja. Një vlerësim më realist për Gjergj Fishtë. shkruante ato që cituam. Madje aq rëndë e ka fshikulluar Evropën për vendimet e saj për copëtimin e Shqipërisë më 1913. për të na dhënë monografinë për Fishtën. edhe kundër vullnetit të vet. për atdheun. dramaturg e përkthyes.

edhe djalli. Gazeta 55 . 2001. poeti patriot i shquar: “Nderi i Kombit”. 189-206 Paloka. Gjergj. Dudaj & Rinia Balla. 2002. Tonin. Estetikë dhe kritikë. 1983. akorduar At Gjergj Fishtës. 2001. Lekë. Fishta meditans. _____ & Sokoli. 2002. Aurel. Tiranë: shtëpia botuese Alb-Ass Elezi. Themeluesit e sociologjisë . Hamit. 12 janar Sokoli. 2002. Tiranë. 2001. Buletini i Fakultetit Filozofik. Gazeta 55. Gazeta 55 . Ismet. Divorci-Vrojtime e refleksione . Tirënë: Hylli I Dritës & Shtëpia e Librit Lleshi. 2001. E drejta zakonore penale e shqiptarëve . Tiranë: shtëpia botuese “Çabej” _____. Moisiu. Tiranë: ISPS & Rinia _____. 24 dhjetor Plasari. Tiranë: Geer. Parathënie. janë brend tek i gjalli . Nikollë. Atë Gjergj Fishta. Lekë. Alfred. 24 dhjetor Nushi. simbol i shqiptarit të vërtetë (Fjala e mbajtur në Lezhë me rastin e dorëzimit të titullit “Nderi i Kombit”. Edhe engjëlli. 2000. Lahuta e Malcis . Nikolin. Universiteti i Prishtinës . 1997. Hekuran. Tiranë: 8 Nëntori Fishta. Tiranë: Albinform. ff. Gjergj Fishta. Tiranë: Elio . Pajazit. Fishta e Konica për shqiptarët (Vështrim psikologjik) . 2001. Tiranë: Mokra Çobani. Sociologjia . 1999.Beqja. në Lahuta e Malcis . 2003. Integriteti e identiteti i personalitetit dhe dyzimi i tij. 1995. Gomsiqja-histori dhe etnokulturë .

në këtë përvjetor të lindjes së tij. 1(16). janë zhvilluar veprimtari të shumta për nder të tij. Botuar në Revistën shkencore Politika & Shoqëria. 2 Riska. në një kurs pasuniversitar të filozofisë. Në Austri viti 2006 është shpallur viti i Frojdit dhe i Moxartit. Viktor & Zoto. Mark. pak vite para se perandoria e tabuve të binte edhe në Shqipëri. Kjo ishte.tha ai në thelb. pak a shumë. Gazeta Korrieri . . 2001a. 1974. sipas të cilit njeriu udhëhiqet në jetë nga instinktet dhe jo nga arsyeja. Kështu edhe në vende të tjera të Europës e më gjerë. Në Angli. 2001. Një radiografi e sistemit universitar në të gjitha hallkat e tij. të cilin. Neofroidizmi-një nga bazat teorike të liberalizmit borgjez .ishte një pseudoshkencëtar liberal. Kleanthi. Gomsiqja-histori dhe etnokulturë. e pyetëm për Frojdin. Tiranë: “8 Nëntori”. Ai është filozofi i tyre”. 9. fq. Kur vendosa të shkruaja për Frojdin. Etnologjia e përgjithshme . nga muzeu “Frojd” në Londër dhe institucione të tjera akademike. Nikollë. 2003. Tiranë: Geer. . Adem. Tiranë: Geer _____.Tamo. 1 Në 150 vjetorin e lindjes së Frojdit. logjika. Rreth lirisë akademike dhe autonomisë. teoritë dhe metoda e tij e studimit dhe e kurimit 1 (Në 150-vjetorin e lindjes) Në vend të hyrjes: Frojdi ose filozofi “imoral” Kaluan 150 vjet nga koha kur lindi Zigmund Frojdi (Freud Sigmund). 26 janar Tirta. “Frojdi. rreth 20 vjet më parë. 2006. më erdhi në mendje një ndër profesorët e mi të filozofisë. përgjigjja që dha profesori ynë i mirë i një filozofie të keqe (të paktën të njëanshme). Parathënie e Lleshi. 140 Analiza sociologjike Zigmund Frojdi. Nr. Profesori ynë ishte njëherësh bashkautor i të vetmit libër mbi frojdizmin e neofrojdizmin të botuar deri atëherë 2 në Shqipëri. 100-109. Prandaj të gjithë imoralët e kanë atë idhull. 2001b. Lekë Sokoli 141 . themeluesi i psikanalizës. Vëll.

Simelit. fq. Pra. ne shqiptarët i hodhën tej veprat e Frojdit ende pa i patur. që njihet me emrin psikanalizë . duke dhënë një shembull gati unikal në botë (Sokoli. Ato u ndaluan. fq. Millit.” (shih. fq. Ky .Ai. Paretos. si dhe gjithë zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Maks Veberit. 147. sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme . fenomenologjia etj. 1564. Emri dhe vepra e Frojdit lidhet me psikanalizën. 4 F jalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. madje edhe “luftënxitës”. etj. që e shpjegon në mënyrë idealiste e irracionale ndërgjegjen e njeriut. Fojerbahut. Botim i Akademisë të Shkencave. 2002: 10). sipas të cilit Frojdi “hoqi dorë krejtësisht nga metoda shkencore në studimin e dukurive psikike dhe krijoi një teori artificiale e krejt subjektiviste. Dhe për çdo profesor që shpjegonte filozofi në katedrat e asaj kohe. shpjegohej: “Teori idealiste në psikologjinë borgjeze. siç u ndalua botimi i thuajse të gjitha veprave të etërve të mëdhenj të filozofisë e sociologjisë: Platonit. derisa për të thuhej se: “edhe luftën e shikonte si një fenomen të natyrshëm e të domosdoshëm për njerëzimin. Frojdi nuk mund të ishte veçse një filozof “imoral”. 3 Fjalori i flozofisë .. Hegelit. etj. 1982. sigurisht. Poperit. Parsonsit etj. K. Frojdit nuk iu dha kurrë vizë hyrëse për në Shqipëri. nuk mund të dilte jashtë vlerësimit “shkencor” zyrtar. një nga rrymat e filozofisë së sotme borgjeze. Tiranë: SHB “8 Nëntori”. e cila. 43). për shëmbull: Neofrojdizmi…. Veprat e Frojdit nuk u përkthyen në shqip. siç mund të kuptohet nga citimet e mësipërme.” Gjatë regjimit komunist. si strukturalizmi. Aristotelit. 1980.. Psikanaliza frojdiane u ndalua sikurse edhe shkollat e tjera të mendimit. botimi vitit 1980 4 . sepse instinkti agresiv ose shkatërrues vepron në çdo qenie të gjallë…. Durkheimit. thelbi i së cilës qëndron në shkëputjen e psikikës së njerëzve nga shkaqet dhe kushtet e jetës materiale…” 3 Ky ishte Frojdi që na ishte prezantuar para 1990-ës: një teoricien “reaksionar”. Sartrit. që e shkëput psikikën nga kushtet e shkaqet materiale dhe gjendjen psikike e veprimet e njerëzve i sheh si shfaqje të pasioneve e të instinkteve të pandërgjegjshme.

se psikika dhe vetëdija nuk janë e njëjta gjë. psikologjisë. Frojdi vendosi në qendër të teorive të tij “të pandërgjegjshmen” dhe e analizoi atë në dinamikën e saj. ajo ishte një shkollë e vërtetë. themeluesin e saj. vijën apo direktivën e bazuar në një sistem. Kush është Zigmund Frojdi? Edhe kur shkolla e psikanalizës kishte vetëm një njeri. ai që solli në botën shkencore pohimin tjetër tronditës. në marrëdhënie me “simotrat” e saj. shpesh të shkëputura nga e tëra. një ndër shkollat e mendimit mbi shoqërinë. 2006b). veprat dhe teoritë kryesore të tij. Pas katër vjetësh. Babai. Frojdi pasuroi vetë fjalorin e shkencave sociale. Nuk mund të cilësohej ndryshe. në një vend ku fjala “seks” thuajse nuk kishte përdorim publik. një shkollë e vërtetë e mendimit. Zigmund Frojdi lindi në Freiburg (sot Pribor) të Moravisë (ishPerandoria e Austro-Hungarisë). gjithnjë i pari i klasës. pra në një “marksizëm shqiptar-enverist” (Sokoli. kohë në të cilën ai kishte hyrë në kontakt me realitetin e vuajtjeve psikike. ajo ishte shkollë. themeluesin e saj. Nuk mund të cilësohej ndryshe autori i teorive të çuditshme mbi jetën seksuale të njeriut (2004e: 68-94). nga konteksti i përdorur nga formuluesit e tij. Po atë vit filloi punë si mjek në Vjenë. ishte një burrë i zgjuar dhe i shquar për sens humori. më 6 maj të vitit 1856. tregtar leshi. E ëma. në “luftë” e në “paqe” me to. më 1860. studioi për mjekësi. Kuptohet se sa të “mirëpritura” mund të ishin ato në një vend ku ideologjia ishte e gjithëpushtetshme. se e pandërgjegjshmja luan rol të rëndësishëm në personalitetin e njeriut dhe. përgjithësisht. por në pjesë të veçanta të tij. Familja herreje Frojd ishte një familje e mesme borgjeze. siç është psikiatria. në të gjitha proceset e zhvillimit shoqëror etj.etiketim ishte brenda “logjikës së kohës”. një koordinatë të re në rrugën e njohjes dhe interpretimi shkencor të realitetit Lekë Sokoli 143 social. familja Frojd u vendos në Vjenë. Pas një stazhi katërvjeçar pune në spital. gjithashtu. Por le të shohim tani se kush është Zigmund Frojdi i vërtetë. sidomos një dege të saj. Frojdi është një ndër figurat më prestigjoze të disa shkencave njëherësh: filozofisë. ku logjika apo arsyeja mund të kishin vetëm një koordinatë referimi. Madje as në marksizmin si i tërë. degë në të cilën u diplomua në vitin 1881. . një fëmijë i jashtëzakonshëm. Kjo gjetje origjinale u dha shkencave sociale një dimension të ri. në “lojë”.. Asnjëra nga këto shkenca nuk mund të mendohet më e të kuptohet pa Frojdin. marksizmin. në shkëlqimin dhe perversitetet e saj. sociologjisë dhe mjekësisë. Frojdi. ishte gruaja e dytë e babait. çastet më të rëndësishme të jetës së tij. etj. Ajo ishte 21 vjeç kur lindi djalin e saj të parë. Edhe kur shkolla e psikanalizës kishte vetëm një njeri. Zigmundin. 20 vjet më e re se ai. një grua e këndshme.

Në vitet 1895-1897. i specializuar për sëmundjet nervore. Në vitin 1901 u publikua Psikopatologjia e jetës së përditshme . i cili zëvendësoi komplekset strukturore të fëmijërisë me konstitucionin organik. shkoi në Paris për leksione në klinikën e famshme të J. duka punuar në Vjenë me Brauerin (Joseph Breuer). Kjo përfaqëson njëherësh një përvojë pune hulumtuese jashtë kufijve laboratorikë. Po në atë vit. si Totem e tabu . Charcot (Sharko). të letërsisë. Frojdi u ndikua mjaft nga Sharko. 1990: 128). vepra e parë e Frojdit. artit. që zëvendësoi nocionin e impulseve me nocionin fetar të mitit. Ai shkruan vepra të antropologjisë. Në këto rrethana Frojdi zgjeroi sferën e veprimtarisë kërkimore dhe filloi të merrej me dukuri disi larg psikologjisë individuale të lëvruar deri atëherë. ndërsa në vitin 1910 themeloi Shoqatën Ndërkombëtare të Psikanalizës. psikologjisë së jetës së përditshme (2004a) apo në përgjithësi të qytetërimit. të shkaktuar nga një ngjarje e jetës seksuale. arriti shërimin e një histerie nëpërmjet zbulimit të së kaluarës së pacientit me anë të gjumit hipnotik dhe ndërgjegjësimit të tij për shkakun e lindjes së shokut emocional. Po në atë vit u botua Pesë leksione mbi psikanalizën . i cili mendonte se neurozat dhe veçanërisht histeria janë sëmundje psikike pa dëmtime organike. Kjo periudhë përkoi me afrimin e Luftës së Parë Botërore. si dhe nga Jungu (1875-1961). Në vitin 1900 botohet Interpretimi i ëndrrave . Ajo është cilësuar si një vepër vendimtare dhe që (ndoshta) përfaqëson shprehjen më të lartë të teorive të tij (Bompiani.Frojdi u bë Privadtdozent . Frojdi organizoi Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Psikanalizës. në të cilën Frojdi shpalosi teorinë e seksualitetit gjatë fëmijërisë. të besimit fetar. tashmë i pranuar si pikë referimi e një shkolle të vërtetë. Vitet 1911-1913 shënojnë kohën kur Frojdi u “nda” nga Adleri (1870144 Analiza sociologjike 1937). Në vitin 1908. Në vitin 1920 Frojdi kundërshtoi Vilhelm Rajhun . psikologjisë së masave. ndërsa në vitin 1905 u botua Tri ese mbi teorinë e seksualitetit.M. Frojdi.

Në vitet 1940-52 u botua në Londër Gesammelte Werke. për të vijuar me botime e ribotime të tjera të pafundme të veprave të tij. Pas disa javësh. Frojdi nuk i shpëtoi persekutimit për shkak të origjinës së tij hebreje. në moshën 83-vjeçare. në përgjithësi. në dykuptimësinë e saj: si teori ose si sistem intelektual. Në vitin 1927 botohet E ardhmja e një iluzioni . shkencorë e profesionalë. ëndrrat eksualitetin. nxitjet instinktive etj. ai u vendos në Londër. Në vitin 1922 botohet vepra e Frojdit Përtej parimit të kënaqësisë . për të njëjtat motive si me Oto Rankun. për t‟u bërë pjesë e fjalorit jo vetëm shkencor. si metodë e analizës së personalitetit. synon të trajtojë neurozat. Frojdi u arrestua dhe u mbajt në burg derisa të gjithë librat e tij të pabotuar u dogjën. kur trupat naziste pushtuan Vjenën. në të cilën thekson të ashtuquajturën “teori të mendjes”. Psikanaliza si teori mbi personalitetin Frojdi është themeluesi i psikanalizës. Zigmund Frojdi vdiq në Londër në vitin 1939. u botua vepra e tij Qytetërimi dhe pakënaqësia ndaj tij . por edhe të njeriut të zakonshëm (Pettijohn. Në vitin 1930. 1996: 392). Frojdi punoi sidomos për të zbuluar ndikimin e mendjes së pandërgjegjshme në mendjen njerëzore. Më 1929 Frojdi u “nda” edhe nga Sandor Ferenczi (1873-1933). Ndryshe nga shumica e teorive të tjera mbi sjelljen njerëzore. Qysh në vitin 1933 nazistët dogjën veprat e tij. vit në të cilin Frojdi mori çmimin “Gëte”. por dhe si metodë psikoterapie. që përcaktoi origjinat e neurozave në lindje. Psikanaliza. madje edhe para lindjes. Psikanaliza është e para teori sistematike dhe e përgjithësuar mbi personalitetin.(1897-1957). . shqetësimet nervore me origjinë psikologjike (Zhylia. 1994: 351). Koncepti i tij mbi dinamikat e personalitetit. që përfshin ndikimet e pandërgjegjshme. Ndërsa më 1938. psikanaliza e Frojdit ka kaluar nëpër filtra akademikë. Më 1924 Frojdi u “nda” nga Oto Rank (1884-1939). komplekset dhe. i cili i vishte agresivitetit kolektiv një origjinë seksuale. botuar në vitin 1923. në 18 vëllime. nënvizohet në veprën “Uni” dhe “Id-i” .

Sipas Frojdit personaliteti është si një ajsberg. Ai nuk e ndau punën si mjek psikiatër (madje edhe kirurg). shpjegonte. 2004e. plus mendja e parandërgjegjshme plus mendja e pandërgjegjshme. Ajo pjesë e personalitetit për të cilën ne.Në mënyrë të qartë kjo teori është prezantuar nga autori i saj në një cikël prej 35 leksionesh të mbajtura në klinikën psikiatrike të Vjenës. nga kërkimi shkencor. sidomos ato që lidhen me formimin seksual të individit. Sipas tij. sikurse në Francë. Frojdi konstatoi se mendimet e pacientëve. nga ana e saj. përfaqësohet nga mendja e parandërgjegjshme dhe ajo e pandërgjegjshme . shpesh. Frojdi nuk e zhvilloi kërkimin shkencor në laboratorë të psikologjisë. në jetën e përditshme. 2005a) në të cilat Frojdi shpjegon e zhvillon më tej idetë themelore të psikanalizës. përgjithësonte. dukej sikur formonin disa struktura të rregullta të lidhura me gjendjen e tyre emocionale. Ato janë përmbledhur në tri vëllime të Hyrje në psikanalizë (2004d. Ai u larguar nga mjedisi tradicional akademik dhe studioi çrregullimet mendore me anë të vëzhgimit klinik të drejtpërdrejtë. personaliteti psikik 5 është mendja e ndërgjegjshme (vetëdija). në vitet akademike 1915-16 dhe 1916-17. të formuluar në traktate shkencore të mëparshme.. Kjo. Ai kuronte. të botuara në vendin e tij. dëshmitë e tyre mbi ngjarje të ndryshme të përjetuara. shpjegimi prej tyre i ëndrrave etj. përfaqëson mendjen e ndërgjegjshme . 146 Analiza sociologjike Ai argumentoi se psikikja dhe vetëdija nuk janë identike. përbëjnë bazën e gjendjes emocionale në moshë të rritur. pas vitit 1900. jemi të vetëdijshëm (pjesa “mbi ujë” ose maja e ajsbergut). Dalëngadalë ai arriti në përfundimin se përvojat e fëmijërisë së hershme. .. Por “nën ujë” është shumica (sipas Frojdit deri 6/7 e masës së tij). sidomos në vitet 1913-15. të cilit vetëm maja i del mbi ujë. Ndryshe nga paraardhësit. ndikojnë mbi personalitetin dhe. Holandë etj.

etjen. më të largët ose më në thellësi. parimet e së cilës mund t‟i parashtrojmë kështu: 1. për të mposhtur dhimbjet. e ndërgjegjshmja. por gjithsesi një material që mund të tërhiqet e “të dalë në sipërfaqe” relativisht lehtë. Kjo është e pandërgjegjshmja. Përmes sistemit nervor. kanë barriera (tabu). Kalimin nga nevoja në dëshira Frojdi e ka cilësuar si proces primar . përmban një material apo informacion latent (të fshehur). perceptimet etj. përbën gjithçka për të cilën ne jemi të vetëdijshëm në një çast të dhënë. kryesisht të pakëndshme të lidhura me trauma etj. shih më poshtë). sipas Frojdit Uni. Veç tyre. e cila sidoqoftë është vazhdimisht në evolucion. Frojdi e cilësoi me emrin proces sekondar . Në të “flenë” ose “shtypen” frika dhe kujtimet e hershme. Por ky proces nuk zhvillohet në mënyrë lineare. “dëgjon palët” (njëra thotë “dua”. ka edhe një përbërës të tretë. e parandërgjegjshmja . Këtë marrëdhënie.. të cilën Frojdi e quan ndryshe “kujtesë e mundshme” (available memory). Por në rrethana të caktuara ai mund të aktivizohet.E para. Uni dhe Mbiuni . “Gjykatësi” realist. Aparati psikik përbëhet nga tre instanca apo elementë që përbëjnë tre koncepte të teorisë së tij: Id -i. Organizmi për mbijetesë dhe riprodhim kërkon plotësimin e disa nevojave biologjike: për të shuar urinë. Elementi i dytë. sipas Frojdit. pa pengesa. dhe vendos “këtej ose andej”. ndërsa tjetra “duhet”). pra “të dalë mbi ujë” me lehtësi. si dhe për seks. që është një marrëdhënie problem-zgjidhje. Me fjalë të tjera ajo përmban ndjenjat. kryesisht përmes përqendrimit. Frojdi ka përpunuar kështu një teori. Ky material nuk mund të tërhiqet. kujtimet. Siç vëren Boeree (2006) e pandërgjegjshmja përbën te Frojdi burimin e motivacionit të njeriut. tërësinë e të cilave Frojdi e ka pagëzuar me emrin Mbiuni . pra vendos për plotësim ose frenim. nevojat organike “përkthehen” në motivime të veprimtarisë së individit. që ne kemi. Realiteti psikologjik frojdian nis pikërisht me këtë element. Id-i (dëshirat. mendimet.

3. id-i vepron sipas parimit të kënaqësisë dhe është i pranishëm që në lindjen e njeriut. Ai mund të shprehet me fjalën “mund”. Lekë Sokoli 147 asnjanës i latinishtes). 2005a: 72). Por ai është në një masë të madhe e pandërgjegjshmja dhe frenon dëshirat e id-it. Me një fjalë të vetme idi mund të shprehej me “dua”. 68-95).. Pra ai ka funksion vetëvrojtimi. fq. përmban nxitje kafshërore instinktive dhe të pandërgjegjshme. 2005a. Raportin midis unit dhe mbiunit Frojdi e ka përdorur jo vetëm në studimin e sjelljes . Mbiuni mund të shprehet me “duhet”. midis impulseve dhe realiteteve. Përbërësi i tretë i trekëndëshit frojdian është Uni . Uni ka detyrë të zgjidhë konfliktin midis “palëve”. Vëll. Pra ai përfaqëson aspektet morale të tij dhe është më shumë idealist se realist. Sipas Frojdit. nga vlerat shoqërore e familjare që i janë ushqyer personit. si pjesë e veprimtarisë gjyqësore të ndërgjegjes (Frojdi. Ndërsa Mbiuni përbëhet nga tërësia e parimeve (ndalesave. që vepron në bazë të parimeve të realitetit . Id -i (një përemër 5 Ndarja e personalitetit psikik është titulli i leksionit të 31-të të Frojdit mbi psiknalizën (shih: Hyrje në psikanalizë . midis id -it dhe mbiunit . tabuve) morale.

Përvojat gjurmëlënëse kanë prirje të riprodhohen. Ndikimi i tij. ndërsa një e treta ende nuk ka lindur”. sipas Frojdit. krime etj. 2005b). Psikologjia fëmijërore. Në këtë proces fëmijët duhet të zgjidhin kompleksin e Edipit (djemtë) dhe të Elektrës (vajzat). Frojdi analizoi jo vetëm aspekte të ndryshme të jetës së përditshme (shih: Psikopatologjia e jetës së përditshme. Id i. e kanë marrë këtë emër nga lidhja me realitetin. Çdo sjellje. neuroza. 2004a). Por bota e jashtme imponon kushte që duhen pasur parasysh (parimi i realitetit). personaliteti i njeriut është rezultat i ndërveprimit të këtyre tri forcave. por edhe gjumin e sidomos ëndrrat etj. madje edhe të kurojmë. Nëse këto komplekse nuk zgjidhen. ankthe. Duket sikur ne të rriturve na kanë mbetur në këtë botë vetëm dy të tretat. Ky është parimi frojdian i dy anëve të së njëjtës medalje. komplekse. kërkon kënaqësi të menjëhershme. Ndërsa uni mund të mos përshtatë n mënyrë të kënaqshme subjektin (id-in) me mjedisin (mbiunin).individuale. për shembull. Për zhvillimin e teorive të tij. etj. Mbiuni kërkon të frenojë dhe mund të frenojë. Fazat e rritjes Frojdi i konsideron me rëndësi të jashtëzakonshme për personalitetin e njeriut. psikanalizës: si teori dhe si terapi. Idetë e tij përbëjnë edhe sot themelin e psikanalizës. Ndonjëherë këto konflikte midis këtyre “forcave ndërluftuese” janë të mëdha. . të ripërsëriten. Ndërveprimi i tyre mund të çojë edhe në konflikt. sidomos në marrëdhëniet me seksin e kundërt. 2.. Jo vetëm të shpjegojmë. 1998: 184). i drejtpërdrejtë apo qoftë edhe i tërthortë. Sipas Frojdit. 3. të shpirtit ndaj ngacmimeve që veprojnë në gjumë. Gjumi lidhet me ëndrrat. Frojdi e studioi këtë ndërveprim në fazat e ndryshme të procesit të rritjes (shih. domethënë kur ishim në barkun e nënës. synon të shtypë atë që vjen nga parimi i kënaqësisë. por edhe të parandalojmë. ndaj duhen përdorur mekanizma mbrojtëse ose terapi. Atëherë mund të shkaktohen çrregullime të sjelljes: regrese. Ai thotë (2004d: 80-81): “Gjumi është gjendja në të cilën unë nuk dua të di asgjë për botën e jashtme e ku interesi im për të shuhet… Në gjumë ne kthehemi në një gjendje në të cilën ndodheshim para se të vinim në jetë. por edhe në studimin e psikologjisë së turmave (2004b). Edhe termi “ëndrra me sy hapur” (fantazitë). individi do të ketë vështirësi në moshë të rritur. në të gjitha variacionet e veta (Tarifa & Sokoli. thotë Frojdi. në psikologjinë dhe sociologjinë moderne ka qenë mjaft i madh. të cilat janë mënyra të reagimit (sigurisht të pandërgjegjshëm). impulse agresive.

Por. ai është edhe ndër më të kritikuarit. si të thuash në mënyrë instinktive. Në fillim ato skandalizuan botën konservatore akademike vjeneze e më gjerë. njëherësh. Në mjekësi gjërat shihen me sy. të dy të destinuar për të kontribuar në fushën e psikanalizës. shpreh dëshirat dhe ndjenjat e veta. Gati një shekull pas themelimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Psikanalistëve. psikanaliza ishte e destinuar të “prodhonte” kundërshtarë. me fjalë oratori tërheq dëgjuesit dhe ndikon në formimin e tyre. si Jung dhe Adler.Lekë Sokoli 149 Psikanaliza si terapi: e para është fjala Frojdi nuk ishte vetëm një studiues akademik i sjelljes njerëzore. Bashkë me psikanalizën si shkencë u hodh tej ose nuk u pranua as psikanaliza si terapi. i dyti i psikologjisë individuale). Psikanaliza frojdiane është edhe terapi. Si e tillë ajo nënkupton nxitjen e pacientëve për të folur lirshëm për jetën e tyre. Nga vetë natyra e saj. theksonte ai. Gjatë prezantimit të psikanalizës së tij. Fjalët ngjallin efekte dhe janë një mjet universal i ndikimit të njerëzve mbi njëri-tjetrin”. Por ai vazhdoi kërkimin 150 Analiza sociologjike shkencor me një pasion dhe vullnet të hekurt. e ka ruajtur forcën e vet çudibërëse. sidomos për atë që ata mbajnë mend nga përvojat shumë të hershme të jetës së tyre. përkundrazi. Për fat të keq. Ai është marrë edhe vetë me kurimin e pacientëve neurotikë. Sipas tij. Ai fitoi fillimisht përkrahjen e një grupi të vogël studiuesish. me fjalë mësuesi u përcjell njohuritë e veta nxënësve. 2006c). ndërkohë që njerëzit hyjnë vetë në kontakt me objektet. Por edhe ata u ndanë nga Frojdi dhe pas vitit 1911 do të formulonin teoritë e tyre psikologjike (jo psikanalitike) mbi personalitetin (i pari është autor i psikologjisë analitike. i justifikonte ato. Edhe tani fjala. Në psikanalizë. nuk do të lënë asnjëherë rast pa hedhur thumbin se si mund të mjekohet një i sëmurë vetëm me biseda. në psikanalizë gjithçka është krejt ndryshe nga mjekësia. Pro dhe kundër Frojdit Frojdi është një ndër autorët më të vlerësuar. në Shqipëri psikanaliza si terapi është ende e pazhvilluar. Frojdi i drejtohej auditorit kështu (2004d: 10-11): . Pacienti flet. ankohet. Të afërmit e të sëmurëve. Frojdi i kishte parashikuar dhe. Madje teoritë e tij kanë ndeshur shpesh në përgjigje shumë armiqësore. Ndaj në Shqipëri ka gjithë-gjithë vetëm një apo dy psikanalistë të mirëfilltë. Me fjalë një njeri mund ta bëjë të lumtur tjetrin ose ta trishtojë atë. tregon përjetimet e vjetra dhe mbresat e reja. nuk bëhet asgjë veç këmbimit të fjalëve midis pacientit dhe mjekut. të cilat ndryshojnë nga ajo e Frojdit në shumë drejtime themelore (Sokoli. Pedagogu i mjekësisë është si një guidë që shpjegon në një muze. Frojdi ka shpjeguar me shumë durim dhe thjeshtësi ndryshimin midis psikanalizës si teknikë shërimi të sëmundjesh dhe mjekësisë klasike. në njëfarë mënyre. Por kritikat ndaj psikanalizës nuk e befasuan autorin e saj. në shumicën e rasteve. Por Frojdi argumentonte (2004d: 9-10): “Dikur fjalët ishin si magji. ende te ne një shoqatë e tillë nuk ekziston.

Kritikat. Të tjerë e kanë kritikuar Frojdin nisur nga pozita e tyre “sektoriale”. të mendimit e të dëshirës dhe ky përcaktim pranon ekzistencën e mendimit të pavetëdijshëm e të dëshirës së pavetëdijshme. Për të psikikja përfaqëson proceset e ndjesisë. vërente ai. sipas Frojdit. Por. Por pohimin e parë të guximshëm të psikanalizës ai e konsideronte të lidhur ngushtë me pohimin e dytë edhe më tronditës të saj: dëshirat që mund të quhen seksuale. të tilla që mund të zgjasin për gjithë jetën. për shembull. artistike e shoqërore. sikurse tezën se ajo që ndodh në foshnjëri dhe në fëmijërinë e hershme krijon mënyra të pandërgjegjshme të përballimit të ankthit. kjo nuk mund të mos konsiderohej një absurditet flagrant nga të gjithë ushtarët e mendimit të deriatëhershëm. ose me dy pohimet tronditëse të saj. luajnë një rol jashtëzakonisht të madh dhe deri më sot të panjohur në lindjen e sëmundjeve nervore e psikike. çon në një orientim krejt të ri në botë e në shkencë. thotë Frojdi. Veç kësaj (2004d: 14-15). Edhe ata që nuk i pranojnë në tërësi. kundërshtitë apo edhe armiqësitë. Kritikë nga radhët e lëvizjes feministe. Idetë e Frojdit kanë ndihmuar thuajse në të gjitha interpretimet . e kanë parë teorinë e Frojdit si të drejtuar si tepër nga përvojat mashkullore. Dhe.“I gjithë drejtimi i formimit tuaj të mëparshëm. siç vëren Giddens (1997: 79) e kanë mohuar idenë që fëmijët kanë dëshira erotike. Sipas tyre. Por me gjithë kritikat. nuk është e interesuar të pranojë forcën e impulseve seksuale dhe për arsye edukative përpiqet ta shmangë vëmendjen nga kjo sferë. Frojdi i ka kushtuar pak vëmendje psikologjisë femërore. në kuptimin e ngushtë e të gjerë të fjalës. Ky pohim. Me siguri në sjelljen e njeriut ka aspekte të pavetëdijshme që bazohen në mënyrat e përballimit të ankthit që në fëmijëri (Giddens. Ndaj psikologjia quhej shkencë e vetëdijes. Dhe do t‟ju duhet shumë për ta mposhtur këtë qëndresë instinktive”. madje të rrezikshëm. siç vërente ai vetë. “pikërisht këto dëshira seksuale marrin pjesë në krijimin e vlerave të larta kulturore. Prandaj ajo ishte aq intolerante ndaj këtij rezultati të psikanalizës dhe synon ta paraqesë si të neveritshëm nga ana estetike dhe të pahijshëm. Në të vërtetë shumë autorë pohojnë se përshkrimi i Frojdit për zhvillimin e femrës është më pak i përpunuar dhe i paqartë. nga pikëpamja morale. lidheshin me përmbajtjen e dy tezave të psikanalizës. Pohimi i parë tronditës lidhet me faktin se deri atëherë psikikja identifikohej me vetëdijen. 1997: 79). të shpirtit njerëzor… Por në procesin e shoqërizimit dëshirat seksuale shtypen. Mjaft autorë. pohojnë se disa prej tyre janë të vlefshme. shoqëria nuk njeh kërcënim më të tmerrshëm për kulturën e saj se çlirimi i dëshirave seksuale dhe kthimin e tyre në qëllimet fillestare Ndaj shoqëria nuk dëshiron të përmendet kjo frikë e dobët në krijimin e saj. e gjithë mënyra juaj e zakonshme e të menduarit do t‟ju bëjë kundërshtarë të psikanalizës. sado me vështirësi. Të quhej paragjykim pohimi se “psikikja është e vetëdijshme”. psikanaliza nuk mund të mos kundërshtojë. idetë e Frojdit kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në shkencë.

të shpjeguara thjesht dhe të kapshme nga të gjithë. por njëkohësisht edhe në studimin e Marksit mbi ligjet e mënyrës së riprodhimit. duket se shoqëria shqiptare e repartit. kam patur rastin të merrem me interpretimin e disa vrasjeve seriale të kryera nga vrasës “gjakftohtë”. Zigmund Frojdi jo vetëm ndikoi në formimin e psikologjisë moderne. Ndikimi i ideve të tij është ndjerë në art. janë shumë konkrete. Disa kohë më parë. lidhur me këtë njeri jam shprehur kështu (Sokoli. i ka intervistuar të gjithë këta individë mo(n)stra. më pas. Por autorë të mëvonshëm kanë shfrytëzuar teoritë e tij për të sugjeruar se në individë të ndryshëm zhvillohet një personalitet “amoral” dhe psikopatik. gjatë vuajtjes së dënimit. por ai ishte një ndër figurat e mëdha intelektuale të shekullit XX. nëse nuk do ndodhnin ndryshimet e këtyre viteve. siç është për shembull interpretimi psikologjik i krimit 6 .psikologjike. Disa i kam hulumtuar më nga afër. Teoritë e tij përbëjnë bazën teorike të neofrojdizmit. Ai është autori i një vrasjeje të katërfishtë. Madje Markuzja. njëherësh magazinier. 6 Gjatë vitit 2006. gjithnjë me komunikim normal me efektivin 152 Analiza sociologjike megjithëse Frojdi shkroi pak ose aspak në fushën e kriminalistikës. siç është për shembul. filozofi. . sikurse me shokët. 2006a): “Besoj se. Por Frojdi ndikoi gjithashtu mbi një numër të madh filozofësh apo shkollash filozofike. krejt ndryshe nga perceptimi ynë i derisotëm. Dhe se konfliktet e brendshme të tyre mund të nxisin veprime agresive e të rrezikshme (Giddens. për të tjerë jam konsultuar me kolegët e mi. huazoi shumë nga Frojdi (Jacoby. Ai është. themeluesin e teorisë kritike. janë përkthyer dhe botuar në Shqipëri nga shtëpitë botuese “Fan Noli” dhe “Dituria”. Rreth 150 vjet pas lindjes. për shembull. ai do të vijonte të ishte një nënoficer i ndershëm ushtrie. Edhe Louis Althusser mbështetet në studimin e bërë nga Frojdi mbi të pandërgjegjshmen. siç shihet edhe nga referencat e këtij punimi. i cili e qortonte Erih Fromin pikërisht pse kishte rishikuar bazat teorike të psikanalizës së Frojdit dhe Horkhaimerin (1895-1973). të kishte marrë ndonjë dekoratë e të gëzonte një pension normal. 1997: 78). letërsi. 2006: 272). 1977: 129). Mundet që ai. duke bashkuar marksizmin me psikanalizën. monstër i shpallur fajtor nga gjykata (nuk u çua në ndonjë spital psikiatrik) dhe më i intervistuari. të gjithë njerëz të afërt dhe që e kishin ndihmuar më shumë. si dhe në shkencat sociale humanitare (Giddens. si ish-ushtarakët e djeshëm. Ai nuk ndjeu kurrë ndonjë fajësi apo pendim. siç është bërë zakon të quhen mo(n)stra të shtuar shumë edhe në Shqipëri gjatë 7-8 vjetëve të fundit. Psikologu Jashar Demiraj. teoria kritike me përfaqësues kryesor Markuzen (1898-1979). Një pjesë e tyre. familjarët etj. Veprat e Frojdit. Më përfaqësuesi prej tyre duket të jetë Sadik Kuniqi. njëherësh.

. Logjikisht duhet të pohojmë se ai ka pasur një mendje të parandërgjegjshme. Sigmund Freud. Pra. Tiranë: Fan Noli _____. Psikologjia e turmave. 1982. R EFERENCAT Biompiani. Lekë Sokoli 153 e ka pranuar Frojdin. një agresivitet të fshehur. Vëllimi III. Tiranë: Fan Noli . Hyrje në psikoanalizë. nuk u integrua në shoqërinë e re. E rëndësishme është që të dimë të përfitojmë nga shembulli.Duket se shndërrimi tronditës i Kuniqit nga një njeri “normal” në monstër filloi me pushimin e tij nga puna më 1992. Zigmund. Ai nuk arriti të orientohej në rrethanat e reja. Megjithëse të fundit. 2006. për ta shndërruar në monstër”. Tiranë: Fan Noli _____. Personality Theoryes. Vëllimi I. po të mos krijoheshin rrethana të tilla shoqërore. Tiranë: Fan Noli _____. 2005b. Dizionario dei filosofi contemporanei. George. Tiranë: Fan Noli _____. krahas ndryshimit të kushteve materiale unë. Tiranë: “8 nëntori” Frojd. ose u integrua në mënyrë krejt defektoze. teoritë dhe metodat e tij të studimit e kurimit. Psikanaliza fëminore . Tiranë: Dituria _____. jo veprues). http://www. Frika. të fshehur. në të cilat këto “defekte” të dominonin sjelljen e tij. Totem dhe Tabu . Psikopatologjia e jetës së përditshme . 2004a. Tiranë: Fan Noli _____. një gjen “defektoz” etj. Hyrje në psikoanalizë. 2004c. përsëri më mirë vonë se kurrë.ship. sikurse kolegët e mi. Hyrje në psikoanalizë. Tiranë: Fan Noli _____. 2003. në shpjegimin e këtij rasti e të tjerëve si ky. por ato mund të mbeteshit të tilla (latentë. Milani 1990 Boeree. 2005a.edu/ ~egboeree/freud. 2004b. apo të pandërgjegjshme (Frojdi). 2004d.html Fjalori i flozofisë . Vëllimi II. 2004e. kam thirrur në ndihmë pikërisht Frojdin.

105-114 _____. Tiranë: Shtëpia botuese Enciklopedike Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj 1 Sot studiuesit socialë. Tiranë: Lilo & Fondacioni Soros. Anthony. Edmond. 1974. Viktor. 2006c. Tirana Observer : 15 shkurt _____. 1(8). Psikologjia. janë përfshirë në një debat të madh lidhur me një luftë të mundëshme kundër Irakur dhe. Tirana Observer : 25 maj Tarifa. Fatos & Sokoli. Zoto. Sociological Analysis . Kleanthi. Tirana Observer : 24 maj _____.Giddens. Tiranë: “8 nëntori” _____. Jacoby. Neofroidizmi-një nga bazat teorike të liberalizmit borgjez . nr. Klima e sotme tregon se në botën e pas 11 shtatorit nuk ka ndryshuar diçka. 181-193 Zhylia. sikurse analistët apo njerëzit e mediave. Lekë. 1. Tek ne ky debat është kufizuar në vlerësimet e izoluara të një numri . Vol. Politika & Shoqëria. aq më shumë do të bindemi se ky ndryshim është i vërtetë. filozofët. Psikanaliza e Frojdit si teori dhe terapi. 2006b. Who is Who in Sociology. vëll. Zigmund Frojdi dhe ndikimi i tij në shkencë. më tepër se kaq. F. Filozofët më të mëdhenj të kohërave . Tiranë: Botmet “Max” Pettijohn. 1998. politologët. Sociologjia si shkencë dhe mendimi sociologjik shqiptar. një hyrje koncize . 2001. Didie. 2006. North Caroline/USA. 1997. 4. 2006a. Riska. 1994. Fjalor i filozofisë . Monstrat dhe fryma (keq) qeverisëse. 1996. Terri. lidhur me njëfarë (ri)diagnostikimi të shoqërinë së sotme. por ka ndryshuar thuajse gjithçka. sociologët. pp. Number 2. fq. Tiranë: Çabej. se sa më shumë kohë kalon prej tij. Sociologjia .

Ç‟do të thotë? Tradicionalisht monopolin e ushtrimit të dhunës e ka patur një aparat i posaçëm. të mund t‟i shkaktojnë njerëzimit kaq dëm? Kjo. sikurse edhe institutet studimore të pavarura që merren me studime ndërkombëtare. siç është e natyrshme. është botuar në gazetën Albania . ende nuk janë përfshirë. Universitetet. të publicistikës të cilët. përkundrazi. edhe një artikull i Kryeministrit Nano në Boston Globe dhe prononcimet e kryeparlamentarit Pëllumbi. Akademia e Shkencave. madje edhe një i vetëm. në mënyrë të organizuar. ka mbetur i painstitucionalizuar. siç duam të integrohemi njëherë e mirë në strukturat e saj? Apo të heshtim apo të bëjmë rolin e një shteti neutral? Pra çfarë? Unë them se për t‟u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve duhet arsyetuar. nuk mund të ndodhte as para 500 vjetësh. të solidarizohemi. më bëjnë që të shtroj një pyetje: “Si është e mundur që disa individë. me SHBA-të dhe luftën e 1 “Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj”. një makinë. duket sikur ky debat është i paragjykuar. pa kushte e thuajse në këmbim të asgjëje. të diplomacisë etj. kanë sjellë argumente pro luftës kundër Irakut. 1 mars 2003. sikurse për problematika të tjera. gjeopolitike. kudo qoftë. strategjike. Por. falë internetit. në mbarë botën madje. tanimë të njohur. . në këtë debat. në metronë e një qyteti të Koresë së largët. pas kthimit nga Amerika. një sistem institucionesh me emrin e përbashkët shtet. Atëherë më duket se rezulton një dukuri e re shoqërore: dhuna po privatizohet.ekspertësh. sikur ky të ishte një problem individësh apo dhomash private. nisur nga logjika: Ne jemi tradicionalisht proamerikanë. debati për këtë çështje. për fat të keq. me ndonjë përjashtim. Lekë Sokoli 155 shpallur prej tyre? Apo. me nëntitullin “Përtej qëndrimit pro apo kundër luftës ndaj Irakut”. sigurisht.. kemi arsye të reshtohemi përkrah njëqind milion njerëzve që protestuan kundër saj. madje përtej qëndrimit pro apo kundër luftës ndaj Irakut. Objekt i këtyre debateve janë bërë. madje as para 50 vjetësh. As më shumë as më pak ! Por a kemi arsye. apo subjekte të tjera të shoqërisë civile. si individë apo si shtet. pra i mbyllur pa u hapur ende. si me komendë e në një ditë të vetme? Apo duhet t‟i referohemi Evropës e të “integrojmë” qëndrimin tonë me të. nga 11 shtatori 2001 e deri në aksidentin e shkaktuar këto ditë. “Privatizim” i dhunës? Disa ngjarje. pra apriori pro çdo ndërhyrje të saj. Nga ana tjetër. nga një njeri i vetëm.

Por nuk është 11 shtatori shembulli i vetëm. siç është nafta dhe Iraku është prodhuesi i dyti i madh i saj. më shumë se marrëdhëniet midis individëve të vaçantë. Kush tjetër mund ta udhëheqë këtë process. organe gjyqësore. në emër të ligjeve apo të vullnetit të një mbreti apo despoti etj. Me këtë gatishmëri njerëzish të verbër për t‟u vetsakrifikuar në akte “altruistike”. Kjo është e vërtetë. shprehen në radhë të parë në interesa. ashtu edhe për ata që.Pavarësisht se në emër e për interes të kujt është ushtruar dhuna. Pra kjo vlen edhe për atë që ka një mandat politik. për shembull. për një botë më të sigurtë. më demokratike. ushtri. kanë privatizuar – njësoj uzurpuar – pushtetin. Ai tregoi se sa i rrezikshëm është përdorimi privat (pa mandat politik) i dhunës. në vendin e tij. ku ekziston minimui i mundësive për të abuzuar me fuqinë (pushtetin. legjitimitetin e ushtrimit të tij. para se të “privatizojnë” dhunën vetë. i përbashkët ishte fakti se. njësoj si për individët e vacantë. Por besoj. qoftë edhe për faktin e thjeshtë se asnjë luftë nuk është bërë në Polin e Veriut. A disponon Sadami armë të shfarosjes në masë dhe a përbën rrezik për paqën në botë? Edhe sikur të mos i katë sot. thuhet. se marrëdhëniet midis shteteve. Ato kanë fuqinë. Kamikazet janë në modë. duket se bota moderne është përpara sfidave të një rendi krejt tjetër nga ai tradicional.. me siguri Sadami (Sadamët) do t‟i ketë nesër. autoritetin). siç besoj se nuk do të kishte aq angazhim amerikan për . por që nuk ka më (nuk e ka patur apo e ka humbur). apo privatisht të organizuar për akte të dhunshme (nga Bin Ladeni. pra për njerëzit pa mandat politik. A shkon termi “privatizim i dhunës” për rastin e Irakut? Oponentët e mi (në këtë rast do të ishin pacifistët) mund ta mprehin shpejt kalemin e të shkruajnë: Arsyetimi nuk qëndron se Iraku është shtet 156 Analiza sociologjike dhe Sadam Hyseini ka një mandat politik. Prandaj lufta e mundëshme është pjesë e luftës për një rend të ri botëror. Por unë them se në parim është i njejti kuptim: “privatizimi i dhunës” qëndron. Përvoja ka treguar se parandalimi i së keqes është më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm se mënjanimi i pasojave. ku “pushteti edhe frenon pushtetin”. Ato. Debatet e sotme dhe politika jonë “e jashtme” SHBA-të kanë interesa të tjera. prokurori etj. rrjedhimisht. polici. madje të gjitha pushtetet. përbëjnë edhe modelin e një shteti të lirive qytetare. për shembull. madje ende e papërgatitur për t‟iu përgjigjur këtyre sfidave. gjithashtu. veç SHBA-ve. për të patur “legjitimitetin” e ushtrimit të dhunës duhet të kishe pushtet: aparat shtetëror. siç është në mënyrë tipike rasti i Sadam Hyseinit. Pra a vazhdon shteti ta ketë ekskluzivitetin e përdorimit të dhunës? Të paktën 11 shtatori na zbuloi prirjen e re të privatizimit të saj. deri te ushtari i fundit i tij). gjithashtu. Këtë e besoj.

Mua. madje nga analistë seriozë. psikologjikisht për atë që kërkon. thënë më shqip. më duken jonormale të gjitha qëndrimet pro apo edhe kundër. Amerika e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi. edhe unë jam i lirë të gjykoj. se të abstenojmë apo. por me “sociologjinë”. duke egzagjeruar pak. Unë nuk mund të bëj as llogaritë e Amerikës. më keq akoma. të paktën. edhe në një luftë të mundshme kundër Irakut (jo vetëm kundër terrorizmit në përgjithësi). po qe se ajo nuk do të ndodhej. të paktën është e nxituar. të renditemi kundër saj. Duket se kemi më shumë arsye që të jemi përkrah Amerikës. e shtetasve shqiptarë. qoftë edhe me të drejtë. në mos qoftë e gabuar. administrate e Bushit.Kosovën. më tepër se Klintonin apo edhe Bushin (babain). pa mbyllur një të vjetër (Afganistani . pa pretenduar se marr shumë vesh nga politika. në momentin e dhënë. kur ato janë të pamotivuara pikërisht nga mirëqenia (në kuptimin konkret të fjalës). pa përmendur ndikimin e SHBA-ve në zhvillimin e gjithanshëm të Shqipërisë për rreth një shekull. të paktën në mendim. them se edhe fëmija nuk e ndjek nënën e vet thjesht për faktin se ajo e ka lindur. Bushi (Junior). Vimë në Shqipëri.ku qeveria e pasluftës kontrollon vetëm një të njëzetën e territorit dhe objektivat e shpallura paraprakisht ende nuk janë përbmushur. Do të dëshiroja shumë që solidariteti ynë të lidhej jo thjesht me “historinë”. Duket se bota nuk është e përgatitur. Dhe në gjykimin tim sidomos kjo “Amerika e Bushit”. Por. me interesat e shqiptarit të sotëm. i siguroi asaj kufirin e 1913-ës (i pari) dhe ushëhoqi çlirimin e Kosovës (i dyti). Kore e gjetkë) vjen në përpjestim të drejtë me shkallën e kundërvënies ndaj SHBA-ve. Po gabon Amerika thuhet. mirëqenia e të cilëve është qëllimi i tij më i lartë. Në këtë kuptim. Ndoshta është një shpërdorim i epërsisë : Në supërfuqinë e vetme ka rrezik të haset edhe mendësia e sherifit” të vetëm. Unë. Vetë SHBA-të kanë dhënë shëmbullin e një shteti në shërbim të shtetasve të vet. nuk mund të jem i kënaqur kur kryeministri ynë pozicionohet (si në Boston Globe . në udhëkryqin e interesave amerikane. gjithashtu. Personalisht. më duket nxitim. Dihet. gjithashtu. Wilson (1913-1921) dhe Klinton (1993-2001). se kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonin dy presidentë të lavdishëm. Nuk mbeta unë ta vlerësoj këtë por. i nënkuptuar) i Sharonit për të veshur edhe ai këmishën e forcës. Më duket gjithashtu i pashpjegueshëm fakti apo prirja që vihet re sipas së cilës popullariteti i një lideri (në Afrikë. por një front i ri lufte (Iraku). më duket i pashpjegueshëm “rrethi vicioz” i çështjes palestineze dhe lejimi (në mos i hapur. më kujton Reganin. si qytetar i këtij shteti.

si bashkëpunëtor (madje në ndonjë libër apo artikull shkencor edhe bashkautor me të). si recensent i disa prej libave të tij dhe. kur Shqipëria. Si një ndër lexuesit e zellshëm të gjithçkaje që ka shkruar e botuar akademiku Hamit Beqja. Mua më duket e papranueshme politika servile e tipit “Miku ynë i vetëm janë SHBA-të” etj. libri “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike) është një libër më shumë i njërit prej autorëve më prodhimtarë të kohës sonë. me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së shqiptarëve “Gjurmë jete” . Ndaj solidariteti më i mirë me Amerikën është t‟i tregojë asaj se kemi vullnetin për të përballuar dhe zgjidhur problemet tona të brendëshme. ka si alternativë integrimin në strukturat evropiane. edhe kundër Gjermanisë e Francës. madje duke iu referuar Evropës së vjetër. Amerika nuk na e ka shumë nevojën. nisur 158 Analiza sociologjike jo nga kriteri “mirëqenie e shqiptarëve” por. secili për hesap të vet. Më e mira “politikë e jashtme”. sikurse me të gjitha vendet e tjera. pa dyshim. për të qenë protagonist. nga një “politikë të jashtme shqiptare”. por mbi të gjitha. them se është sigurimi i marrëdhënieve krejt normale me të gjithë fqnjët. që mund të kemi. sidomos. pa krijuar armiqësi me ndokënd (as me vendet islamike dhe ca më pak me Gjermaninë e Francën). siç tregon edhe qëndrimi i tyre i paunifikuar. si një ndër lexuesit e parë të këtij libri. sepse jemi një vend i dobët. jo aq se jemi vend i vogël. pa u lodhur shumë me referime të tipit “strategjikisht aleatë” apo “miq të përjetshëm” dhe.libri i jetës i një profesori të vërtetë 1 Në vijim të krijimtarisë së tij të pandërprerë shkencore e publicistike. Kuptohet sa i kënaqur mund të jam unë kur shikoj politikanët e shtetit tim te rendin për të “ndërtuar”. që flasin për partneritet me Amerikën sikur të ishim të barabartë me të. që mund të shfrytëzohen edhe nga ekstremistët e terroristët. për të siguruar lëvizje të lehtësuar të qytetarëve e kushte për zhvillimin e bizneseve.). sidomos gjatë këtij dhjetëvjeçari. Hamit Beqja ka botuar së fundi librin e tij “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike). Por nëse . si një ndër studiuesit e afërt me krijimtarinë e tij. qoftë edhe i sforcuar. si gjithnjë. do të dëshiroja të jepja një opinion rreth tij. siç nuk më vjen mirë kur konstatoj mungesën e modestisë së politikanëve tanë. Së pari . prof. thuajse e shndërruar në shtet të emigrantëve.. për çështjen në fjalë (deri te qendrimi i ndryshëm president-kryeministër).

siç po ndpdh sot me libra gjithfarësh. Thenë ndryshe. nuk është thjesht një libër më shumë në bibliotekat vetjake të familjarëve. përkatësia fetare. 133-138. Së katërti. 2(14). Autori flet për ngjarje në të cilat ai vetë ka qenë edhe protagonist e ndaj të cilave ka reaguar e ka mbajtur një qëndrim të dhënë. si libri i jetës së tij. Këtij raporti autori i ka kushtuar një pjesë të vacantë të librit (kreu IV). për të mbetur si dokument. Pra lexuesi i këtij libri mund të jetë kushdo. libri ka një pikënisje interesante që lidhet me analizën e raportit: një njeri në shërbim të regjimit dhe një profesor demokrat me prirje liberale . nuk ka ndërmend të heshtë. pas këtaj. nga njëra anë. ai është shkruar në çdo kohë. fq. Vëll. Së treti. Hamit Beqja nuk është shkruar nga një kronikan apo nga një vëzhgues pasiv ngjarjesh. pra jo në një kohë. të të afërmve të autorit apo të një rrethi të kufizuar bashkëpunëtorësh të tij. as me mosdëshirën dhe kokëfortësinë e pashpjegueshme për të mos bërë kurrëfarë katarsisi apo autokritike nga një pjesë (shumica) e protagonistëve të djeshëm. politike etj. arrin në njëfarë katarsisi vetjak. niveli kulturor. ndryshe nga ç‟ndodh në më të shumtën e rasteve me “autobiografitë”. Tani libri vetëm është hedhur si lëndë. libri “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike). pavarësisht nga mosha. Uroj të ketë shëndet dhe jetë të gjatë! Së dyti. Ai vlerëson e rivlerëson me sinqeritet të spikatur pikërisht këtë protagonizëm të tij. katarsis që nuk ka asgjë të përbashkët as me mohimin tërësor të vlerave të krijuara (qoftë edhe në kohën e komunizmit).çdonjëri nga më se dyzet librat e tjerë të tij është shkruar në një periudhë të dhënë kohe. Libri ka vlera shoqërore dhe. të themi një apo trevjeçare. ky libër është “shkruar” në rrjedhën e viteve. Këtë analizë ai e zhvillon në linjën e shtjellimeve të librit të tij mbi dyzimin e personalitetit njerëzor të titulluar: . si e zeza mbi të bardhë. 2004. si i tillë. 7. i drejtohet një publiku të 1 Botuar fillimisht në revistën Politika & Shoqëria . Lekë Sokoli 161 gjerë. libri i prof. edhe pse profesori. Nr. përmes të cilit çdonjëri nga ne mund të mendojë një katarsis shoqëror.

njerëzit që i udhëhoqën këto ngjarje. nisur nga njohja që kam unë. në gjykimin tim një ndër kryelibrat e shkruar nga një autor shqiptar në dhjetëvjeçarët e fundit. me evolucion e (kundër)revolucion. me faqe të lavdishme e të palavdishme. një shkencëtar të psikologjisë e sociologjisë etj. me luftë (luftë çlirimtare apo luftë klasash). sikurse nga vlerësimet e kolegëve të mi apo të njerëzve që më kanë folur në kohë të ndryshme për prof.“personazhi kryesor” i librit). me zhvillime demokratike. si në një film. Madje e kam thënë edhe 162 Analiza sociologjike si studiues. mund të them se libri ka doza të një zelli të tepruar autokritik. Megjithatë.Edhe engjelli. përsëri kundërshti. Autori (nëse shprehem letrarisht . Aq më keq. i analizon ato dhe protagonistët e tyre. Unë e di se. libri ka vlera njohëse . përsëri dyzim. nga brezat pas tij apo në kohët e ardhshme. për objektivitet. ndoshta nuk do të kishim një profesor. edhe atë çka mund të mendohej se nuk ishte mirë ta bënte. për liri e demokraci. edhe djalli janë brenda tek i gjalli . Kam thënë se nuk jemi të gjithë bashkëfajtorë. Lexuesi mund të kalojë. Hamit Beqja. me progres e regres. Në mënyrë të veçantë do të theksoja njohjen e periudhës së . Së pesti. për qëndrime realiste. nëse nuk do të paguante koston e regjimit. personalisht për autorin e librit. Po! Nuk u iket dot”. por një njeri të persekutuar intelektualisht (për të mos shkuar më tej). një periudhë gjysmëshekullore të mbushur me ngjarje. thënë ndryshe.. njohje tanimë rreth 20-vjeçare. gjithë ky rrëfim e vetëpastrim? A është ai i nevojshëm? Unë kam menduar se po. pseudodemokratike apo antidemokratike etj. si njeri në shërbim të regjimit. Keni të drejtë të thoni: përsëri edhe bardhë edhe zi. jeta ime mendoj se është ajo e një luftëtari modest dhe e një mëkatari. Ai gjykohet e vlerësohet në raport me kohën dhe hapësirën që ka patur në dispozicion për të vepruar. Nuk jam dakord me ata njerëz të regjimit që thonë se për jetën e tyre në të kaluarën e kanë ndërgjegjen të pastër. mund të kem patur e kam patur faje më shumë se mjaft të tjerë. etj. Nëse do të guxonte më shumë ose. për progres. me ecje e ngecje. E një luftëtari për dije.. për ndershmëri. Unë nuk e them këtë”. vendoset në raport të dhënë me këto ngjarje. Besoj se njeriu nuk mund të vlerësohet apo gjykohet për atë që nuk ka bërë në raport me atë që është bërë “më vonë”. Këtë dyzim ai e shpreh në shënimet përmbyllëse të librit: “Siç mund ta keni kuptuar. Dhe më tej vazhdon: “Ç‟është gjithë ky katarsis. Unë nuk besoj se Hamit Beqja mund të kishte bërë më shumë. Por edhe e një mëkatari që shpesh mund të ketë bërë edhe çka s‟duhej të bënte.

qoftë edhe hapur të këqija. për të kuptuar e vlërësuar objektivisht atë që është bërë mirë ose keq. asgjë nuk ka qenë nga inati. Edhe për bartësit e qëndrimeve negative. Për t‟u theksuar është fakti se edhe për ata që janë prekur nga kritika që i kanë rezultuar autorit. Në këtë libër bëhet përjashtim. sipas meje më mirinformuesi midis të gjithë librave të së njëjtës natyrë të botuar deri më sot në Shqipëri. tej shikimeve bardhë e zi.politike. tërësor.gjurmë të sistemit paraardhës. në përgjigje të këtij interesimi gazetat e revistat e sotme mbushin pa pushim faqet e tyre me deklarime vejushash. moralo-qytetare. Ajo do denoncuar. Por edhe qëndrimi më dashamirës nuk do pajtuar me të keqen. Libri i prof. inatçore. Sidoqoftë. u është referuar “personazheve” të librit të tij më shumë si bartës të një dukurie. nga urrejtja hakmarrëse. Sepse (2) ende mungojnë analizat serioze të kësaj periudhe. Por ç‟thotë njeri. atë që thotë Nexhmije Hoxha. . Hamit Beqja është një përgjigje e argumentuar dhe objektive e këtij interesimi të publikut. sikurse për të vlerësuar. etj. nuk thotë tjetri. nga mllefet. mendoj se gjithçka ka qenë nga dashamirësia. do luftuar. Së gjashti . bijash apo bijësh. Sepse (3). Për mua ka qenë dhe mbetet e huaj ajo që quhet fryma . për shembull. ekonomike. Në të kundërtën. ndonjë komunikim. në librat e tjerë të tij autori nuk ka përdorur emra individësh konkretë. të rejash apo dhëndurësh të këtij apo atij udhëheqësi komunist..para viteve ‟90-të. abuzive. Fatmirësisht më duket se unë nuk i njoh ato. të një opinioni. nuk thotë tjetri. ruan nga çdo pikëpamje . Ç‟thotë njëri djalë i Enverit.. kulturore. sidomos për personalitete me të cilat ai ka komunikuar drejtpërdrejt. Por më duket se ky interesim për t‟u informuar për kohën e komunizmit nuk buron aq nga nostalgjia për atë regjim derisa numri i nostalgjikëve është shumë më i vogël se numri i të interesuarve për informim. Ky interesim mund të ndikohet nga fakti se shumica e atyre që lexojnë sot janë të grupmoshës 40-60 vjeç. ai nxiton të kërkojë falje duke shtuar: “. pra midis atyre që janë formuar si lexues para viteve ‟90-të. e përgënjeshtron Liljana Hoxha etj. protagonistët e asa periudhe. Sepse (1) shoqëria e sotme tranzitive (ndoshta sa pasdiktatoriale aq edhe parademokratike).. të një qëndrimi. Sepse (4) shoqëria e sotme shqiptare vazhdon të jetë e interesuar për t‟u informuar për periudhën e diktaturës komuniste. të drejtimit e administrimit etj. Megjithatë autori (pa harruar në asnjë rast se është studiues). shoqërore. aspak objektive. Ai është një libër i plotë. si njerëz me të cilët e ka lidhur ndonjë ngjarje. të metodës e stilit të punës. spekulative. në mungesë të analizave serioze të asaj periudhe.. Rëndësinë e njohjes së kësaj periudhe unë e quaj me rëndësi për shumë arsye. vazhdojnë të mbizotërojnë analizat joserioze..

Hamit Beqja. mbi të cilin ai analizon. . më i shkrifët. libri ka vlera shkencore. Librat e prof. Megjithatë mendoj se të paktën ky libër mund të cilësohet si një libër shkencor popullarizues. një mik të mirë (sidomos të grave). pra një model për t‟u marrë si shembull. fesë.sikurse Stefan Cvajgu (libri “ Bota e djeshme” ) apo edhe Eqrem Bej Vlora (libri “ Kujtime” ) . siç pohon autori (kujtesa edhe mund të të tradhëtojë).e mëshirës kristiane ”. të vendosur në raporte e komunikime me njerëz (shqiptarë e të huaj). sociologjik apo psikologjik. luftës së klasave. në ndonjë ditar etj. medias. edhe djalli janë brenda tek i gjalli” ). Sot rinia nuk ka shumë modele për të qenë. një “engjëll dhe djall” (i referohem librit të tij “ Edhe engjëlli. një mësues e hartues tekstesh shkollore që kur ishte “adoleshent” (ende 17-18 vjeçar). Edhe për këtë arsye libri meriton të lexohet. 164 Analiza sociologjike Së shtati. madje deri te pijetarët (asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua!). të kategorive të ndryshme. libri ka një “personazh kryesor” interesant.bëhet më i këndëshëm. një të ditur që shpalos qëndrimin ndaj së kaluarës. përgjithëson. Së teti. gjithsesi një njeri të hapur. nga të gjithëpushtetshmit deri te nxënësit e studentët. komunikimit. Një fakt i jetës së tij shndërrohet natyrshëm në një fakt shkencor. Por kjo “aventurë”. “Shënime autobiografike” nuk është mbështetur në dokumente autentike. një njeri me vullnet të hekurt. libri do të ketë më shumë lexues se një libër rigorozisht shkencor. edukatës (edhe seksuale). kulturës. janë me mjaft paranteza. ka bërë që pikërisht një libër i bazuar në kujtesën dhe refleksionet vetjake të autorit . dhe nuk ka referenca. Besoj se edhe për këtë arsye. një njeri që gjithë jetën kërkoi dhe gjeti (sa mundi) hapësira lirie. një bashkëshort e prind.. më i ngrohtë. në përgjithësi. Por në këto paranteza bëhen edhe përgjithësime interesante e me vlera të mirëfillta shkenore. shkencës. tranzicionit demokratik. komunikues. por të vërtetë. më dëpërtues për te lexuesi. një debatues e polemist. siç kanë shumica e librave shkencorë. një profesor të madh që merr “leksione” edhe nga një fëmijë shtatëvjeçar. Edhe “Gjurmë jete” është i tillë. transparent. tipizon.

tregon se çfarë kishte arritur Voskopoja e shekullit XVIII. Duket vërtet e habitshme që vetëm 20 kilometra larg Korçës e në 1200 m lartësi. antikitetin e modernizmin. kulturën e letërsinë. 2005. 8. Shekspirin. vepër e shquar e mendimit shqiptar 1 Në vijim të punës së tij kërkimore-shkencore. 1(15). sipas Uçit. Një rivlerësim i këtij qyteti-çudi bëhet. 2 Kësaj i kushtohet sidomos pjesa e pare e librit. me një tjetër vepër shkencore: Filozofia e Teodor Kavaliotit. Pra.Së nënti . Por mënyra e shikimit dhe interpretimit prej tij. e kam lexuar fund e krye (në shumë raste i jam rikthyer atij). sikurse te përgatitja e specialistëve 1 Botuar fillimisht në revistën Politika & Shoqëria . groteskun kadarean. sidomos atij të profilizuar. Kavaliotit. edhe në këtë libër 2 . Voskopoja të ngrihej aq lart (dhe binte si me rënie të lirë). prof. 8). por edhe do të nxitet të kërkojë përgjigjen e saj. fizika. madje në mënyrë mjaft të plotë. Voskopoja-Akademia e Re . pas asaj të Kostadinopojës (viti 1720). matematika. Nr. Alfred Uçi del para lexuesit. sidomos të problemeve filozofike. emri dhe vepra e “fenomenit” Kavalioti lidhen me shkëlqimin e “fenomenit” Voskopojë. Madje jo vetëm do ta shtrojë këtë pyetje. Ai të nxit për reflektim e vetëkorrigjim. Vël. librin e prof. mbetet një figurë e shquar e kulturës iluministe shqiptare. fq. Qyteti kishte të parën shtypshkronjë të Ballkanit. folklorin. Kam arritur në përfundimin se Lekë Sokoli 165 çdonjëri nga lexuesit e librit në fjalë. kishte Akademinë e saj të shquar (1744). tej përgjigjes së pyetjes “Kush është Hamit Beqja”. një akademi që e vuri theksin te filozofia. Danten. shumë më tepër se për veten e tij Filozofia e Teodor A. logjika. pas njëzet librave të botuar mbi estetikën e mitologjinë. . 142-147. Pse pikërisht për Teodor Kavaliotin dhe filozofinë e tij? Sepse Kavalioti. kulturës e të mendimit shqiptar e më gjërë. mbi De Radën e të tjerë të mëdhenj të letërsisë. Hamit Beqja. do të nxitet të shtrojë pyetjen: “Kush jam unë?”. Dostojevskin. Vepra e tij përfaqëson në vetvete një trashëgimi të vyer të mendimit filozofik (fq. Autori ka shkruar një libër për ne (për çdonjërin nga ne).

që të diplomuarit e atyshëm hynin në Universitetet e kryeqyteteve evropiane më lehtësisht se sot. Pra. është një nga personalitetet më të kulturuar të Shqipërisë së të gjitha kohërave. qyteti kishte një akademi që. Voskopoja. pak pas promovimit të librit Filozofia e Kavaliotit . Jeta dhe Vepra e Teodor Kavaliotit. kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve historianë.Epoka historike (fq. Lekë Sokoli 167 ekonomistë etj. Ajo përfaqëson një “ngastër” të së tërës. Voskopoja. koncepte. Zhvillimi kulturor dhe Akademia e Re. kulturën dhe artin kartagjenas studiuesi A. Zhvillimi ekonomik e shoqëror. Gjermania etj. por edhe linguistë e letrare nga vendeve të ndryshme. 3 Si për koincidencë. si Greqia. Rumania. Sipas prof. për nga organizimi politik. Ata kanë dashur ta studiojnë këtë fenomen. qyteti më i pasur i . sado në kontrast me pjesën tjetër të Shqipërisë së 2-3 shekujve më parë. Por. kam patur rastin të shikoj atë ç‟ka mbetur nga Kartagjena. Austria. Italia. Franca. në vlerësimin e autorit. me shkëlqimin e jashtëzakonshëm që njohu. Alfred Uçit. Alfred Uçit nuk është një libër gjysmëshkencor apo ndër ata që jemi mësuar t‟i klasifikojmë si libra “shkencorë popullarizues”. nuk është e nuk mund të jetë një fenomen i izoluar. shoqëror dhe ekonomik.. e cila përbëhet nga këta nëntituj: Rivlerësimi i “fenomenit Voskopojë ”. 15-94). sikurse kishat e vlera të tjera unikale të saj. Daoulatli. shtypshkronja. këtij filozofi iluminist shqiptar dhe që. që ndryshonte në shumë drejtime me realitetin e pjesëve të tjera të Shqiperisë së asaj kohe. që kishte një bibliotekë publike me vepra klasike e një koleksion të gjerë të veprave shkencore edhe nga Europa Perëndimore. Kartagjena 3 jonë. kategori e këndvështrime filozofike. rrënimi i së cilës shënoi fundin e një shembulli unikal. në fund të fundit. Akademia. Në një libër për historinë. Libri i prof. për problematika filozofike. shprehimisht për veprat filozofike të Kavaliotit. një pjesë të pandarë të historisë e të kulturës së popullit tonë. pati ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe të ndërgjegjes kombëtare shqiptare. në kuptimin e pastër të fjalës. thotë se Kartagjena ishte jo vetëm në krye të World Patrimony. për ligje. eruditët e tregtarët e Voskopojës. Filozofia e Teodor Kavaliotit është një libër i mirëfilltë shkencor. Në të shkruhet për filozofi.

Për Voskopojën. njohësin e shkëlqyer të greqishtes (të re apo të vjetër. dashamirëse ose jo. shpesh kontradiktore. Ato kanë sjellë për Voskopojën informacion shkencor. kulturës. filologun athinas Spiros Pargjinos. Në gjykimin tim. asnjë prej autorëve të tyre nuk e ka njohur dhe nuk e ka trajtuar përmbajtjen filozofike të tri veprave kryesore të akademikut voskopojar. shkrimtarin dhe përkthyesin Spiro Xhai. në të cilin “shiheshin vetëm njerëz të edukuar. me fakte e opinione të sakta e të pasakta. me tematikën e librit . Por.botës për disa shekuj. ka operuar në një fushë së cilës ai i ka kushtuar jetën krijuese. të cilave u ka kushtuar gati gjithë jetën. Së treti . Qysh në vitin 1965 kam nisur të merrem me studimin e temës “Voskopoja dhe Kavalioti”…. të mësuar në të gjitha shkencat. Së dyti . ndonëse edhe ky do të njihet (më në fund). Aristotel Panon etj. së pari. Pse? Kjo lidhet. Kjo ia lehtëson dhe e ndihmon të mbyllë punime. fakti që profesori ynë i filozofisë dhe estetikës ka punuar “si në shtëpinë e tij”. shtypshkronjën e saj. Akademinë e Re. sikurse të studiuesve të shumtë që morën pjesë dhe diskutuan në promovimin e librit. por edhe një qytet i dijes. arsimit. por edhe deformime e shmangie nga vërtetësia shkencore. me fenomenin Voskopojë dhe njerëzit e sa të shquar. Siç pohon vetë ai: Vjen një kohë kur autori ka në dispozicion një përvojë të gjatë profesionale. “Metafizikës” dhe “Logjikës”. të “Fizikës”. jetë me një vitalitet gati unikal. siç është argumentuar në këtë botim. bizantine apo neobizantine kishtare). Pra ç‟faktorë kanë ndikuar për të bërë të mundur këtë vepër? Së pari . Mund të merret me mend se sa i vështirë ka qenë krijimi i kësaj vepre. të rinj që stoliseshin e argëtoheshin dhe të rritur që mësonin brezin e fëmijëve të tyre” Ndaj Kartagjena ishte edhe qyteti më i lakmuar. sidomos të mendimit filozofik. greqishtes antike apo arkaike. Filozofia e Teodor Kavaliotit përfaqëson një vepër të shquar të mendimit shqiptar. të . Por libri nuk është fort i lehtë edhe për lexuesin e specializuar. që nxiti një xhelozi të pashëmbullt. faktin që ai për këtë vepër ka punuar (krahas dhe paralel me te tjera vepra të tij). madje edhe për Kavaliotin janë shkruar e shkruhen shumë libra brenda e jashtë vendit. vetëm nxënës që mësonin/mësoheshin. autori i këtij libri ka ditur të zgjedhë bashkëpunëtorët dhe ka ditur si të punojë me ta: Koço Bozhorin. 168 Analiza sociologjike Si i tillë ai është i vështirë për t‟u “përtypur” nga lexuesi masiv shqiptar. prof. Përmasat e shkatërrimit të Kartagjenës ishin në përpjestim të drejtë me shkallët e lavdisë. për një kohë të gjatë.

ruajtura në dy kopje në dorëshkrim. Pra, prof. Alfred Uçi, për herë të parë ka bërë zbërthimin shkencor të filozofisë së Kavaliotit Nga ky zbërthim dalin në pah përmasat e vërteta të Kavaliotit 4 dhe filozofisë së tij. Akademiku ynë i sotëm zbulon tek akademiku voskopojar njohësin e mirë të filozofise së Antikitetit, Mesjetes, Bizantit dhe të kohëve të reja. Por ai zbulon, mbi të gjitha, se Kavalioti kishte zbërthyer në ingranazhet e filozofisë së tij Rëne Dekartin, filozofin më misterioz të historisë së filozofisë 5 , sipas Kavaliotit “më i madhi filozof midis gjithë filozofëve të rinj” (fq. 120). Në “Rëne Dekarti dhe filozofia e Kavaliotit”, ndoshta pjesa më e bukur e këtij libri, autori thekson se në qëndrimin ndaj filozofisë moderne të Dekartit duket edhe origjinaliteteti i pikëpamjeve filozofike të Kavaliotit. Në promovimin e librit në fjalë pati ndonjë ngacmim të natyrës “Dekarti është filozof i kapërcyer”, por analizat bëhen në raport me kohën. Me Dekartin filloi epoka e re e filozofisë. Para së gjithash ai, siç thotë Hegeli, la mënjanë sidomos gjithë traditën e mëparshme që kishte si pikënisje autoritetin e kishës 6 . Nga ana tjetër, duket sikur në “përzgjedhjen” e tij Kavalioti nisej edhe nga qëllimi (i një rendi më praktik), për të zhilluar në “Akademinë e Re” shkencat ekzakte, sidomos fizikën dhe matematikën, siç ndodhi në fakt. Dhe te Dekarti, më mirë se te kushdo tjetër është shkrirë shkencëtari social (filozofi) me matematikanin, fizikanin dhe fiziologun. Madje ai i shikonte këto shkenca të ndërthurura, që japin e marrin nga njëra-tjetra, në lidhje e bashkëveprim të ndërsjellë. Filozofi Dekart është njëherësh themeluesi i gjeometrisë analitike si shkencë, njeriu që hodhi bazën e funksioneve në matematikë etj. Madje, madhësia variabël e Dekartit 4 Teodor Kavaljoti (1718-1797), ishte një pedagog i shquar dhe drejtor i “Akadema e Re” të Voskopojës. Ai u lind në Voskopoje dhe mësimet e para i mori po aty. U rikthye në Voskopojë, pas studimeve, në vitin 1743. Kavalioti e shndërroi shkollën e qytetit në “Akademia e Re” (viti 1744) dhe futi në të lëndë shkencore, plane mësimore, sikurse hartoi tekste si “Mesimet e para” (Protopiria-Venedik, 1770). Kjo kishte vlerën e një abetareje në të cilën përfshihej dhe një fjalor tre gjuhësh (një

prej të cilave ishte shqipja). Kavalioti shkroi dhe tekste te tjera shkollore, si Logjika , Fizika dhe Metafizika . 5 Mamardeshvili, Merab. Përsiatje karteziane, cit. në Filozofia e Kavaliotit , fq. 120. 6 Cituar në Filozofia e Kavaliotit , fq. 121. 170 Analiza sociologjike ka qenë një pikë kthese në matematikë. Dhe me madhësinë variabël të Dekartit, siç vëren Engelsi 7 , në matematikë u fut lëvizja , pra dialektika … E rëndësishme është që Kavalioti përqafoi filozofinë më përparimtare të kohës së tij. Dhe në qoftë se Dekarti ishte në Europë përpunuesi i një mendimi filozofik modern, përpunuesi i këtij mendimi në Ballkan ishte Kavalioti 8 . Vlerat shtohen po të kemi parasysh faktin se veprat e Kavaliotit janë “veprat e para laike, sepse gjithë kodikët e tjerë kanë përmbajtje teologjiko-fetare” 9 . Vepra e prof. Uçit është shkruar, për nga mënyra e hulumtimit, referencat e krahasimet, analizat e sintezat, struktura e lëndës që përmban etj., sipas kritereve të shkencave shoqërore bashkëkohore. Studiuesit pohojnë se para saj, për të njëjtën tematikë, është shkruar në mënyrë pak a shumë romantike ose në stilin e folklorizmit. Me librin Filozofia e Kavaliotit, qytetërimi voskopojar dhe filozofia e Kavaliotit shndërrohen (siç duket për herë të parë), në dije shkencore. Në vlerësimin e

Filozofia e Kavaliotit studiuesit japin edhe argumente të tjera. Ata theksojnë, për shembull, se ka patur disa shkolla studimore që janë marrë me Voskopojën: shkolla greke, rumune, austriake, gjermane e të tjera. Pra, në një mënyrë apo një tjetër, për të ka patur një interes shkencor ndërkombëtar. Por këto kanë qenë të veçuara dhe, si të thuash, nuk kanë dashur ta dëgjojnë njëra-tjetrën. Pra midis tyre nuk ka patur debat shkencor, pikënisje e të cilit është njohja e tjetrit, të dëgjuarit e tij. Krejt përkundrazi, autori i këtij libri i dëgjon të gjithë, por nuk ledhaton asnjë; kur duhet, ai mban qëndrim kritik. Pra ky libër, duke gjykuar gjithanshmërisht, përfaqëson një vepër të rëndësishme të mendimit filozofik shqiptar. Kjo lidhet, siç thamë, edhe me tematikën specifike të tij, por Filozofia e Teodor Kavaliotit , në një plan më të gjerë, është edhe një libër që del jashtë tematikës bazë, ose përtej përmbajtjes së tij. Sepse në të autori prek, trajton dhe interpreton një sërë problemesh thelbësore të historisë së Shqipërisë 7 Engels, Friedrich. 1981. Dialektika e natyrës . Tiranë: N. Frashëri, fq. 306-307. 8 Sinani, Gjergj. 2004. Gazeta Drita , 21 Nëntor. 9 Sinani, Shaban. 2004. Gazeta Drita , 28 nëntor. Lekë Sokoli 171 në kompleksitetin e tyre, problemin e gjuhës shqipe e të raportit të saj me gjuhët e tjera (Voskopoja ishte një shembull i kësaj ndërthurjeje), të letërsisë e historisë, të besimeve fetare (sidomos të Kishës dhe të rolit të saj), të kulturës e trashëgimisë kulturore, të marrëdhënieve ndëretnike, kombit/kombëtares etj., etj. Kur del në dritë një libër i ri, qoftë edhe me tematikë historike, thuajse përherë shtrohet pyetja: veç vlerave njohëse, a ka ai edhe vlera aktuale? Kjo pyetje u shtrua edhe në takimin e studiuesve të mbledhur për promovimin e librit në fjalë. Mua më duket se libri,

pra parellinjtë. duhet të dinë (nëse duan).duke mbetur një dokument i historisë së filozofisë. për të mos thënë edhe njeriun). korporatistët (tregtarët e industrialistët). 28 nëntor 2004 publike. shkollave e institucioneve 10 Misha. pa patur një sistem kordinatash (karteziane) të filozofisë bashkëkohore. e cila nuk reflekton 10 . Ndaj pak filozofi (në kuptimin e mirëfilltë të fjalës). thotë publicisti P. si për t‟i paraprirë shqetësimit mbi aktualitetin e veprës së vet. sikurse arkën e të varfërve. Piro. Ky është njëfarë “kapitalizmi social” i tre shekujve më parë (në një shoqëri ende jokapitaliste). ose thënë në gjuhën e problematikës që po shqyrtojmë. nuk e bënë shkencëtarët por. ka vlera edhe në kuptimin praktik të fjalës. duke synuar ta shndërrojnë gjithçka në mall apo duke privatizuar gjithçka (deri funksionet e mjetet administrative e publike. postin shtetëror. Po sot? Për fat të keq. thotë (fq. dërgonin me shpenzimet e tyre bursistë edhe në universitetet e Europës (vetë Kavalioti i kreu studime me një bursë të tillë). Por sa do të shfrytëzohet ky libër nga shkollat? Sot për sot. Duke gjykuar në përgjithësi. pikë së pari. Ata që po çimentojnë sot kultin e parasë e të pasurisë. mund të theksojmë gjithashtu se Voskopojën (të marrë në zenitin e saj). siguronin funksionimin e spitalit. kishte një çerdhe kulturore ku studiohej filozofi. partitë e politikën. Uçit. na bën mirë. Ato mbështetën ndërtimin e objekteve të kultit dhe atyre social-kulturore. Libri jep gjithashtu një shembull. gjithsesi shumë më i moralshëm se “kapitalizmi plaçkitës” (përgjithësisht). i ditëve e anëve tona. 12): Duke pranuar rëndësinë e mendimit filozofik kavaliotas. është ngritur një mur midis studimeve e botimeve të reja dhe shkollës. Edhe bibliotekat tona janë mjaft të varfra për nga librat e filozofisë. lavdia e . Akademinë dhe kulturën voskopojare. Misha. të asistencës sociale në qytet etj 11 . 2004. Duke marrë shkas nga libri i prof. shoqëria e sotme shqiptare zhvillohet pa ide të tilla filozofike. mblodhën fonde për ndërtimin e shtypshkronjës dhe të vetë Akademisë. mund të them se Filozofia e Kavaliotit është një libër që të fton për debat. institucionalizimi i të cilit në shoqërinë e sotme shqiptare është me rëndësi jetike. Gazeta Drita . Autori. jemi ndeshur edhe me mjaft aspekte të mendimit të tij me rëndësi për filozofinë e shkencat bashkëkohore. Korporatat themeluan jetimore. Studiuesit kanë përmendur sidomos veprën sociale e kulturore të korporatave voskopojare. se pa Kavaliotin. një model: në muzg të Mesjetës.

një “vepër me të cilën autori na fton për t‟u kthyer te mendimi” (Gj. Uçit? Së pari . Lekë Sokoli 173 tepër koherente. një keqardhje (po aq të ligjshme). 42-43. është përmbledhur në Gazeta Drita . 2000. gjithsesi diçka që (ndoshta) nuk do të na e kishte dhënë askush tjetër. njëfarë krenarie të legjshme për vlerat që kemi trashëguar edhe në fushën e mendimit filozofik. që hap një problematikë të pasur. Ja disa nga vlerësimet e studiuesve. Uçit dhe studiuesve socialë të . Së treti . dhënë në ditën e promovimit të tij 12 : “Një vepër e një niveli europian” (Z. Në këtë libër ai na ka dhënë gjithçka ka mundur të japë. datë 21 dhe 28 nëntor 2004. sikurse veprat e mëparshme të prof. A. fq. siç është rasti i Kavaliotit dhe filozofisë së tij. Së dyti . për të cilën ishte e pamundur të fletej më parë (L. Sinani). për ato vlera që kemi (vetë)mohuar. Malltezi). 12 Debati i studiuesve me rastin e promovimit të librit Filozofia e Kavaliotit . Fenomeni Voskopojë .tregtarëve dhe pasanikëve do të kishte vdekur bashkë me pasurinë e tyre të patundshme. organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit. besnik ndaj një klasicizmi të shëndoshë në filozofi. i cili futi në qarkullim intelektual Kavaliotin dhe filozofinë e tij. Tiranë: Phoenix & Shtëpia e Librit. Filozofia e Kavaliotit është një thirrje për t‟u shkëputur nga mediokriteti dhe përditshmëria. Çfarë kam ndier gjatë leximit të librit të prof. Filozofia e Kavaliotit është libër me një strukturë 11 Shih: Plasari. Ai. Xholi). për studiuesin tonë të madh të shkencave sociale. Aurel. një mirënjohje të madhe për profesorin e mikun tim.

Ai është marrë me shkencë të vërtetë. Filozofia e Kavaliotit është një libër shkencor. jo thjesh i një vargu analizash të filozofisë së Kavaliotit. të shoqërisë shqiptare të gjysmëshekullit të fundit ka arritur majat. rreshti i katërt i librit). Pak kohë pas daljes në dritë të Fiozofia e Kaveliotit . Prof. Kështu ka ndodhur edhe me Danten. Madje ai iu lut Zotit që t‟i jepte edhe tre vjet jetë sa të përfundonte Komedinë Hyjnore . për shembull. Edhe kur mendon për vitet e jetës së tij. Alfred Uçi mbetet për mua njëri nga ata studiues që ka bërë gjëra për të cilat ia kanë vlejtur. Me këtë libër A. Fuga). Por kështu ndodh ngaherë. jo të pseudovlerave). një studim i shkëlqyer. Dhe Zoti i dha plot 13 vjet. Uçi jep shembullin e koncepteve krejtësisht moderne. përfaqëson njëherësh një kontribut linguistik të jashtëzakonshëm (A. aq më shumë janë shtrembëruar e goditur nga ithtarë të një mode provinciale” (N. Misha). prof. Spahiu). sepse “është një fakt i hidhur se të gjitha figurat historike shqiptare të përmasave europiane kanë qenë objekt goditjesh. Pra ai të ndihmon kur ke për të bërë diçka që ia vlen”. madje sa më shumë i kanë shërbyer atdheut dhe kulturës europiane. Më mbetet ta uroj profesorin tonë të mirë: jetë të gjatë e krijimtari të mbarë . por edhe i disa ideve nga literatura e gjerë e shkruar në rumanisht apo greqisht. Lako).brezit të tij. Pra. Nuk di nëse do të kem kohë për t‟i përfunduar ato. e natyrshme kjo për të gjithë vdekatarët (fjalë e përdorur prej tij. të çliruara nga dogmatizmi (Xh. studime si Filozofia e Kavaliotit . mendon për të nxjerrë nga duart e mendja e tij vlera shoqërore. modern. i cili në hierarkinë e vlerave (vlerave të vërteta. Është një vepër që korrigjon e vë në vend. një libër i rëndësishëm i një njeriu të rëndësishëm. jo me pseudoshkencë apo servoshkencë. Alfredi më tha: “U shkëputa nga disa punë të tjera që kisha në dorë për t‟u marrë me Kavaliotin. interesant dhe tërheqës (sikurse leksionet e tij të filozofisë). Vlera kryesore e librit është origjinaliteti i tij. që i kushtohen kësaj figure (P.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful