You are on page 1of 24

Koha në trokëllimën e poetit

Dalja në dritë e vëllimit poetik “Trokëllima e Poetit” të poetit shqiptar me banim në Londër, Xhavit Gasa, nuk është thjesht një trokëllimë jete, por një rendje e afshët... FAQE 6

LONDRA 2012

“Jeni të mirëpritur”
Mesazh për shqiptarët nga Kryeministri Britanik, David Cameron, për Lojërat Olimpike Londër 2012
Mbas vetëm 100 ditësh do të hapet në Londër Olimpiada 2012, një fillim i mahnitshëm për spektaklin më të madh në botë. Ne dëshirojmë të ndajmë me popullin shqiptar gëzimin..

Mësuesja Aida Haziri nderohet me “Çertifikatë të Artë”

FAQE 2

FAQE 8

FAQE 5

Nr. 17
MAJ 2012

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

Forumi i IV Britaniko Shqiptar

“Peja” ndihmon jetimët
“Të rinjtë liderë të paqes” vazhdon udhën në Londër

FAQE 12

U promovua në Londër ‘PrishtinaPoetic Memories’
FAQE 18

FAQE 15

2
Nr. 17 - MAJ 2012

Mësuesja e talentuar shqiptare, Aida Haziri, që jeton dhe punon në Mbretërinë e Bashkuar, u nderua me “Çertifikatën e Artë” për punën e saj të vlerësuar në shkollat shqipe të Arsimit Plotësues që operojnë në kuadrin e shoqatës shqiptare “Ardhmëria”. Ajo ka qenë një nga të përzgjedhurat në takimin e 25 Marsit 2012të, ku ka spikatur paraqitja e saj. këtë njoftim zyrtar e bën vetë Claire Arthur, Drejtuesja e Sigurisë së Cilësisë në organizimin më të detajuar dhe ligjor për shkollat suplementare të edukimit plotësues në Londër. Korniza e cilësisë që i është paraqitur është një arsye e qartë e ligjërimit të procesit vlerësues. Kështu mësuesja Aida e diplomuar për Gjuhë dhe Letërësi Shqipe pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit mbetet objekti i falenderimeve për punën e saj në shkollat shqipe. Në njoftimin zyrtar nga Claire Arthur thuhet se “korniza e cilësisë për arsimin plotësues është organizëm i pavarur, skemë vullnetare dhe e mbështetur në vlerësimin në grup. Ajo administrohet nga Qendra Kombëtare e Burimeve, ContinYou dhe është e mbështetur nga fondacioni Hamlyn Paul.” Sipas Arthur, “Ky vendim është bërë mbi ba-

zën e 10 minutave prezantim, të bëra nga çdo shkollë dhe vlerësimin e përfaqësuesve të shkollës me portofolet bazuar nga vetë Korniza e Cilësisë. Çdo shkollë paraqet veten për një çmim të nivelit të lartë. Kur ka mundësi të njëjtë për të bërë një prezantim dhe të paraqesë portofolin e saj, shkolla shtron individët më të shquar. Pasi përfaqësuesit e shkollave kanë dëgjuar prezantimet e njëri tjetrit dhe shikojnë nëpërmjet portofoleve, ata kanë një mundësi të kufizuar për të kërkuar sqarime në çdo aspekt të punës së shkollave dhe ata japin më pas vlerësimin. Çdo përfaqësuesi të shkollës i kërkohet pastaj për të bërë një rekomandim të fshehtë, të shkruar. Rekomandimet në dispozicion të tyre janë: • për të bërë këtë çmim me kusht që një sasi e kufizuar e provave shtesë është marrë brenda një periudhe të specifikuar; • për të kërkuar që një pjesë e portofolit të përsëritet në një takim njohje. Dhe pas gjithë kësaj procedure është mësuar nga zonja Arthur në letrën dërguar zonjës Aida Haziri, se “Kolegët tuaj kanë rekomanduar që Shkolla juaj të marë “Certifikatën e Qualitetit të Artë” (Gold Quality). Shumë mirë!”

Mësuesja Aida Haziri nderohet me “Çertifikatë të Artë”
Më tej zonja Arthur sqaron mësuesen Aida se kolegët tuaj vlerësuan: • Skema shumë e qartë të punës dhe planet e qarta për mësim; • Mënyra të përdorinit të gjuhën shqipe për gjithçka është e shkëlqyer dhe kryhet që të ndihmojë fëmijët; • Dhënia e fëmijëve për

zgjedhje është praktikë shumë e mirë. Kolegët tuaj gjithashtu shkruan se keni pasur një dosje shumë të mirë të paraqitur që demonstron punën tuaj më të gjerë, punë tuaj të shkëlqyer që ju bëni. Urime për çmimin tuaj, përfundon emaili i zonjës Arthur. Me këtë rast veç urimit tonë i bashkohen edhe urimet e dhjetra e dhjetra nxënësve shqiptarë të shkollave plotësuese ku mësuesja Haziri operon. Ajo është dhe mbetet një edukatore e përsosur në rrugën e saj të mësimdhënies. Urime mësueses Haziri!

Një Jürgen Klinsmann i ri në futbollin londinez
Dion Lutfi Gashi vesh fanellën e “Tottenham Hotspur”

NJOFTIM
“Muslim Aid” kërkon të punësojë dy ndihmësa shqiptarë për të ndihmuar në çdo kërkesë që kanë dhe u duhet shqiptarëve. “Muslim Aid” është në dispozicion të shqiptarëve dhe për më shumë informacion kontakto në numrin e telefonit:

Tel: 02076255789

Është vetëm nëntë vjeçar dhe ka veshur fanellën sportive të klubit londinez “Tottenham Hotspur”. Djaloshi nga Peja është bërë kështu shkëndija shqiptare në këtë klub sportiv me emër. Ka qenë një stërvitje e disa viteve, një përgatitje tejet profesionale, që ka bërë që Dion Lutfi Gashi të jetë një nga premisat më në zë për të ardhmen në futbollin e këtij klubi me mjaft emër. “Një djalosh energjik, mjeshtër me topin e rrumbullakët, tepër aktiv dhe skillfull (me mjaft aftësi zotëruese e përpunuese të topit) e kanë klasifikuar Dionin trajnerët seleksionuesit të moshave, duke e bërë kështu të riun e parë shqiptaro-britanik të gëzojë të drejtën e këtij klubi. Ai është edhe një student i shkëlqyer në shkollën e tij ku mëson. Veç kësaj që në këtë moshë ai është cilësuar si një Jürgen Klinsmann i ri i futbollit të së ardhmes. Vetë specialistët në fakt kështu mendojnë për të. A nuk ishte vetë Jürgen Klinsmann i tillë në këtë moshë? Jürgen Klins-

mann e nisi karierën e tij futbollistike në këtë moshë të njëjtë me Dionin, futbollistin talent shqiptar. Jürgen Klinsmann filloi të luajë për ekipin e qytetit të tij Gingen, Germani. Kur ai ishte 9 vjeçar shënoi gati 106 gola. Dhe vetëm në një lojë ai theu rekordin e moshës duke shënuar 16 gola në një ndeshje kur ekipi i tij fitoi 20 me 0 kundër SV Aichelberg. Duhet shënuar se Jürgen Klinsmann ka luajtur edhe me Tottenham Hotspur, kur drejtonte Ossie Ardiles, në sezonin 1994/1995. Dhe kështu ndoshta vetë drejtuesit e ekipit të Tottenham Hotspur shohin një dritë që i shpie tek mjeshtri i madh Jürgen Klinsmann. “Djaloshi i talentuar shqiptar veçse fiton dhe s’ka qare po s’fitoi në ekipin ku luan. Ai është energjik dhe bën që loja të flasë me forcën dhe energjinë e tij”- shprehen lojtarët dhe specialistët që e vëzhgojnë. E pse jo kur talenti i tij është veç në rritje... Urime Dion Lutfi Gashi. Urime!

3
Nr. 17 - MAJ 2012

4
Nr. 17 - MAJ 2012

ALBANA ÇEREKJA,
në majat e shkencës
Nga Fatmir Terziu Emrin e doktoreshës shqiptare Albana Çerekja e hasim përditë e më shumë. Një emër që vjen sa nga rrjetet më profesionale të mjekësisë botërore, aq edhe nga rrjetet që ngushtohen tek profesioni i saj si gjinekologe. Është një emër në fakt që flet me tërë kuptimin dhe kufirin më të arritur shkencor. E akredituar me disa tituj, mes të cilëve edhe titulli shkencor Phd, gjinekologja elbasanase ka arritur të shfaqet jo thjesht në majat e shkencës mjekësore. Një arritje kjo që ka zanafillën e saj tek fëmijëria e saj e hershme, tek studimet dhe po aq edhe tek pasioni. Një fëmijë me dy prindër të nderuar të fushës së arsimit në qytetin e dijes dhe kulturës shqiptare, Elbasanin, natyrshëm ka arsyen e vet në këtë rrugëtim tejet domethënës. Albana, doktoresha e talentuar e lindur në Shqipëri, ka jetuar dhe studiuar deri në moshën 25 vjeçare. Albana Çerekja ka shkëlqyer gjithnjë, edhe në mësime. Ka kryer shkollën e mesme në Elbasan dhe u diplomua me dhjeta. Në vitet 1990-1995 mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, edhe këtë vetëm me dhjeta. Më pas, në vitin 1998, Albana u diplomua në Mjekësi në Universitetin “La Sapienza” të Romës, gjithnjë me rezultatet më të larta të mundshme: me notën 110, me lavdërime e përgëzime nga komisioni. Në vitin 2004 u specializua në Gjinekologji e Obstetrikë me notën 70/70 (me bursë për merita nga ministria italiane e Arsimit dhe e Universitetit për 5 vjet). Në vitin 2008 mbrojti Doktoraturën në kërkimet shkencore në fushën materno-infantile e në gjinekologji në universitetin “La Sapienza”. Është zotëruese e katër gjuhëve të huaja. Ka kryer kurse perfeksionimi në Romë,

mjekësore
Paris, Londër. Është autore e artikujve e relacioneve nё revista shkencore, bashkëautore e shumë librave, merr pjesë vazhdimisht në konferenca apo kongrese italiane e ndërkombëtare. Rruga e sukseseve Në rrugën e saj të studimeve ende mbahen gjallë arritjet dhe rezultatet e saj nëpër auditoret e shkollave dhe universitetit kua jo studioi. Ajo tashmë punon dhe jeton në Romë (Itali). Ka gati 16 vjet, pra që nga viti 1997, që është në rrjedhën më të avancuar të jetës italiane. Bashkë me jetën e saj normale ajo tashmë ka edhe jetën tjetër shkencore, tek e cila zor se dallon njeriun me vizion, eksperiencë dhe konkurencë të gjithanshme. Në këtë lidhje jetike është edhe vajza e saj 13 vjeçare, Irisi, tek e cila Albana ndan edhe përkujdesjen prindërore. Kohë më parë ishte pikërisht kjo lidhje mama-bijë që bëri të kthente një premtim të Albanës në realitet. Vetë Albana do të shprehej në vitin 2009 se “Asaj i premtova se këtë vit do të isha një nga fituesit e nivelit të lartë, kështu që ajo mund mund të më falë mua për gjithë kohën që unë nuk ia kushtoj kur unë jam zënë me hulumtimet e mia ...” Por në heshtje çdo gjë ishte e falur për kohëpërkushtimin e Albanës. Ajo ishte fituesja me emër në një kompeticion të zjarrtë të atij viti. Vetë gazetat shkruan. Me kryetitullin “Urime për fituesit e rradhës për vitin 2009!” emri i shqiptares Albana Çerekja, PhD, renditet e treta, me 21 raste të zgjidhura, pas dy fituesve të tjerë si Seerat Malhotra, Oman nga India që ka zgjidhur 23 raste, apo Gulser Bingol, nga Turqia që ka zgjidhur 22 raste. Dhe kështu këtë herë shpallja e fituesve që përkonte me vitin e njëmbëdhjetë të këtij konkursi tepër shkencor të thefetus.net, ren-

diti doktoreshën shkencëtare nga Elbasani në majat e asaj që vetë organizatorët e quajnë një impresionim që vjen nga ky brez i ri. Por ajo nuk e la me kaq. Vazhdoi në rrugën e saj të kërkimeve, këmbënguli dhe e çoi më tej pasionin e saj për shkencën. Prej tre vjetësh kështu emri i saj renditet në mesin e konkurrentëve më të përkushtuar të konkursit thefetus.net që organizohet nga ky ëeb-site i mirënjohur i diagnozës prenatale me qendër në Amerikë dhe i drejtuar nga profesor Philippe Jeanty, një nga emrat më të njohur në nivel ndërkombëtar në këtë fushë, e që ka qëllime didaktike për të gjithë të interesuarit nga mbarë bota. Përveç kësaj, thefetus.net ka shpallur dhe një konkurs mbi gjetjen e diagnozës në disa raste patologjish të rralla të fëmijës ende në barkun e nënës, nëpërmjet studimit të imazheve ekografike të botuara në ëeb-site. Dhe kështu në vitin 2010 u rendit e dyta. Gjithnjë ndër 400-500 konkurrentë, specialistë nga e gjithë bota. Në dhjetor të vitit 2011, Albana u shpall fituese të vitit me 25 përgjigje të sakta për 25 pyetjet e bëra, duke merituar konsideratat më të larta nga

vetë organizatorët e konkursit “një dituri mbresëlënëse që vjen nga ky brez i ri”. Sipas tyre “Albana është një ndjekëse e përkushtuar e faqeve të TheFetus.net. Përveç përgjigjeve të sakta që dërgon për konkursin, ajo na ofron vazhdimisht raste shumë interesante që ndesh në praktikën e saj të përditshme dhe që përbëjnë një kontribut të vlefshëm mesimor për gjithë frekuentuesit e sitit”. Rezultatet në diagnostikimin me ultratinguj Dhe rezultatet janë vërtet mahnitëse në tërë rrugëtimin e saj. Thuajse kudo. Albana me pasionin, përkushtimin e dhuntitë e saj ka arritur nivele të larta në profesion. Është e dashuruar me diagnostikimin me ultratinguj, arrin të kuptojë çdo linjë e njollë që i shfaqet në ekran, duke u siguruar pacienteve të saj diagnozë të saktë me një të parë. Por veç punës së përditshme, nga mëngjesi në darkë, ajo nuk resht së studiuari për rritjen e saj profesionale. “Unë jam një gjinekologe dhe kryej kryesisht ekografi – rrëfen ajo – Punoj në repartin e ekografisë së një departamenti publik dhe në disa qendra

private. I adhuroj ultratingujt. Pasioni im është të kërkoj e të studioj sa më shumë në këtë fushë”. Albana natyrshëm falë vulnetit të saj, falë njohurive dhe kërkimeve më të avancuara shkencore, por siç e theksuam edhe më lart edhe falë edukatës prindërore, me një baba, Sitki Çerekja, fizikant e pedagog i shkëlqyer, me një nënë edukatore me nivel të lartë dhe kërkuese e denjë, me një rreth familjar e fisnor, poetësh, muzikantësh, artistësh, edukatorësh e shkencëtarësh, natyrshëm me këto arritje mbetet krenaria me të cilën duhet të krenohen të gjithë. Pra Albana është e bija e dy mësuesve të mrekullueshëm nga Elbasani, Sytki e Natasha Çerekja, të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Romë, hapën në vitet 20052008 shkollën e gjuhës shqipe “Drita” në Fontenuova, një qytezë në hyrje të Romës, për fëmijët e emigrantëve që vinin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Për tre vjet me radhë bënë çmos që 3040 fëmijëve shqiptarë të mos u mungonte mësimi shqip i të shtunës, të cilit edhe pse pa asnjë shpërblim iu dedikuan me pasion e dashuri.

5
Nr. 17 - MAJ 2012

MoneyGram International, lideri global i transferimit të parave, organizoi Konferencë për Shtyp më datë 11 Prill 2012. Konferenca për shtyp e MoneyGram International u zhvillua në The Waldorf Hilton, Aldwych, London, WC2B 4DD dhe ajo sic ishte planifikuar më parë nisi aty rreth orës 9 e 30 minuta. Që në fillim të konferencës së MoneyGram International ra në sy serioziteti i një organizimi model. Konferenca pati premtuar këtë që në fillim të organizimit dhe ajo ia arriti qëllimit të saj. Gjatë konferencës ra në sy edhe përfshirja e një cmimi të anoncuar për fitimin e një iPad 2, tek i cili pati mjaft pjesëmarrës të përfshirë në të. Konferenca nisi me rregjistrimet dhe njohjen paraprake të pjesëmarrësve në një nisje tejet mikpritëse mes kafes dhe cajit e biskotave të ndryshme, ku secili kishte mundësinë të shfrytëzonte këtë hapësirë edhe për një bisedë të zakonshme mes pjesëmarrësve. Pasatj një anoncim paralajmëroi dorëzimin e bizneskartave të pjesëmarrësve të cilët do të përfshiheshin kështu automatikisht në çmimin për të fituar një iPad 2. Aty rreth orës njëmbëdhjetë e pesëmbëdhjetë minuta u zhvillua në mënyrën më të konsoliduar sesioni i pyetjeve dhe përgjigjeve në grupe të ndryshme. Sipas organizatorëve të kësaj konference, ky sesion i jepte mundësi akoma më të madhe njohjes me tërë efikasitetin e punën e MoneyGram International si dhe njohjen me pjesëmarrësit e kësaj konference. Ky sesion pasoi më pas sesionin tjetër të pyetjeve dhe intervistave një e nga një. Ekipi i MoneyGram UK, Ireland dhe Nordics kishte paraqitur të detajuar edhe shancet dhe mundësitë për intervistime një nga një të anëtarëve të panelit. Konferenca rishtroi plane dhe mundësi të reja të punës në ndihmë të klientëve. Kështu me një paraqitje tejet profesionale dhe të bazuar në statistika e fakte parashtroi edhe njëherë se mbetet kompania model dhe lider global transferimit të parave. MoneyGram International, rikonfirmohet lider global i

kompania lider i tranferimit të parave

MoneyGram Expands Online Money Transfers to Customers in the U.K.
New U.K. website begins global expansion of convenient online service
LONDON (APRIL 11, 2012) – MoneyGram (NYSE:MGI), a leading global money transfer company, announced at a news conference in London today that it has expanded its online money transfer service to its customers living and working in the United Kingdom. The new U.K. website, which was unveiled at the morning’s event, is the first step in MoneyGram’s strategy to expand the convenient online service globally. The growth of MoneyGram’s online money transfer service is part of the company’s effort to provide self-service enhancements to its core money transfere business and grow its customer base. “Our online service provides customers with the ultimate convenience of being able to send money in minutes from the comfort of their homes, or anywhere they can access the Internet, regardless of the time of day,” said Mark Perryman, MoneyGram senior regional director for the U.K, Ireland and Nordics. “The service is already extremely popular with consumers in the U.S., and is attracting new customers who had not used a traditional walk-in service before. We are confident the service will be very popular here as well.” Customers using MoneyGram’s online service can: • Create and update an online profile with saved information on individuals they send to regularly. • Receive notification when funds are collected by their receivers. • Estimate a transaction fee or locate a MoneyGram agent location in 192 countries and territories. Online transactions are protected by market-leading fraud protection and monitoring systems for security and customer information. About MoneyGram MoneyGram, a leading global money transfer company, enables consumers who are not fully served by traditional financial institutions to meet their financial needs. MoneyGram offers money transfer services worldwide through a global network of more than 267,000 agent locations— including retailers, international post offices and financial institutions—in 192 countries and territories around the world. To learn more about money transfer or bill payment at an agent location or online, please visit www.moneygram. com or connect with us on Facebook. Global Media Contacts: Patty Sullivan/Sean Tuffnell 214-303-9923 media@moneygram.com

transferimit të parave. MoneyGram International ka qenë gjithmonë një nga sponsorët më të rëndësishëm të aktiviteteve të komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bashkuar. Kjo kompani ka qenë gjithmonë me shërbimin e saj tejet korrekte edhe në të gjithë angazhimet e saj ligjore. Kompania ishte sponsor i aktivitetit të 4 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një bisedë me një nga specialistet e kësaj kompanie lider në transferimin e parave, Loreta Dziuzaite, mësojmë se

kjo kompani është një lider në transferimin e parave i pranishëm në 192 vende të Botës me reth 267,000 agjentë. Kompania në fjalë afron mundësi për të dërguar dhe marrë para kudo në botë. Mëtej në fjalën e saj shpjeguese për lexuesit e gazetës sonë thekson se kompania ka tarifat më të ulëta dhe më konkurruese duke filluar nga vetëm £ 4.90 për të dërguar para në Shqipëri apo Kosovë. Sipas saj të hollat mbërrijnë në destinacion vetëm brenda 10 minutave. Dërgesat janë

përherë të garantuara. Mësojmë gjithashtu se transferimi është i sigurt, i garantuar dhe i besueshëm. Loreta Dziuzaite na sqaron se rrjeti më i madh i agjentëve në Britaninë e Madhe, është në dispozicion të pandërprerë, dhe përbëhet nga zyrat e Post Office, Thomas Cook dhe Going Places, si dhe kudo që shihni logon e MoneyGram. Në Shqipëri dhe Kosovë kompania lidere MoneyGram ofron shërbimet e saj nëpërmjet Agjentëve të mëposhtëm

dhe zyrave të tyre në mbarë vendin: Shqipëria: • AK Invest + Banka Credins • Banka Kombetare Tregtare • Societe Generale • Raiffeisen Bank • First Investment Bank Kosova: • DMTH • Banka Kombetare Tregtare • Banka për Biznes

6
Nr. 17 - MAJ 2012

Nga Lindita B. Bocaj Ky është një grup fëmijësh i shkollës shqipe në Greenwhich, e organizatës “Ardhmëria” në Londër. Mosha e tyre varion nga 5 deri në 13 vjeç. Të gjithë këta fëmijë kanë një dëshirë të vetme: Të mësojnë gjuhën amtare shqipe. Siç mund ta shihni edhe nga fotgrafia në këtë grup bëjnë pjesë edhe 2 vajza të vogla Melisa Kastrati dhe Eli Kastrati, përkatësisht 7 e 5 vjeçe. Babai i tyre Araniti është shqiptar, ndërsa nëna Xho është me origjinë vienaneze-kineze, por lindur e rritur në Angli. E veçanta e këtyre dy vogëlushëve është se nëna e tyre Xho ka vendosur të plotesojë dëshirën e bashkëshortit të saj,

Një copëz jete nga shkolla shqipe
t’u mësoj vajzave të tyre gjuhën tonë të bukur shqipe. Ato shkojnë shpesh në Shqipëri, sidomos gjatë sezonit të pushimeve verore, kryesisht në plazhin e Durrësit, si dhe për të takuar të afërmit e tyre . Për vogëlushet gjuha shqip është një mundësi të komunikojnë dhe të shkëmbejnë ekspriencat e tyre me shkokët e shoqet që kanë në Shqipëri. Eli thotë se plazhi i Durrës është e mrekullueshme, ndërsa akulloret janë të shijshme. “Çdo verë shkoj me motrën tim në Shqipëri. Blejmë akullore, ndërtojë kala prej rëre, si dhe notoj në det”, tregon Eli, 5 vjeçe. Ndërsa, Melisa rrëfen se në Shqipëri ka gjyshin dhe gjyshen, por komunikimi ka qenë i vështirë, pasi, siç thotë ajo, i mungon gjuha shqipe. “Mua më pëlqën shumë të shkoj në Shqipëri. Atje kam shumë kushërinjë, por gjyshin dhe gjyshen i dua shumë”, shprehet Melisa. Melisa pohon se prej fal dëshirës së saj, muajt e fundit ka fillluar të flas shqip, ashtu si babai. Xho, nëna e vogëlusheve, shprehet se vajzat e saj mezi presin të shkojnë në shkollë. “Ngrihen herët në mëngjez dhe thonë “mami, shpejt se na fillon shkolla”. Të them të

drejtën janë të etur për të mësuar gjuhën e babait të tyre”, specifikon Xho. Lindita Bocaj, mësuesja e dy vogëlusheve, thotë se qysh ku nisi të jap mësim për Melisën dhe Elin, ato krijuan shoqëri me fëmijët e tjerë. “Qysh në ditën e parë të shkollës, Melisa dhe Eli u ambjentuan me mësimit dhe tashmë

ato janë nxënëse shembullore”, nënvizon Bocaj. Bocaj thekson se dashuria për vendlindjen i ka bashkuar fëmijët e shkollës. “Ata edhe ku janë në pushim komunikojnë vetëm në gjuhën shqipe. Është gjaku dhe traditat shqiptare që i bashkon”, pëfundon Bocaj. Greenwich, 20 prill 2012

Nga Fatmir Terziu

Mes krijuesve shqiptarë që ‘koha’ u nguli dhëmbët është edhe poeti nga Bureli, Xhavit Gasa. Kështu ai ka kohë që me emrin dhe krijimtarinë e tij i është shtuar asaj aradhe të pasur e të ndjeshme matjane në fushën e krijimtarisë. Vëllimi i tij poetik i mëhershëm “Jehonat e dhimbjes” edhe pse në titull ka një prekje emocionale të lidhur me të shkuarën, në thelb poezia e tij nuk është ‘qaramane’. Vargu i tij është më së shumti lirik, një shugurim jetik i shprushitur në valën e jetës së tij, në dihamën e trokitjeve të zemrës së tij. Me këtë vëllim autori tërhoqi vëmendjen e mjaft krijuesve, pasi ai solli mes tij një jetë të tërë të lënë pas në lëmi lotësh, duke dhuruar një tufë me poezi që lexohen ndjeshëm. Janë të tilla se autori i vendosur në gjetjen e ëndrrave të humbura, natyrshëm ka shpresën e tij tek vargu poetik, i cili është çelësi i tij i vetëm që i hap ato. Ai shkruan tek poezia e tij “Ëndrrat do ti gjej”: “Ku ti gjej vallë ku ti gjej/ëndrrat që mi vranë/ku ta gjej pranverën/që pa lulëzuar e lanë/. Për këtë pyetje që bëj/mos më quani të marë/nuk është marëzi të gjesh/ëndrrat që ti kanë vrarë/. Ndaj unë vrapoj/ dhe nuk do të ndalem asnjëherë/dhe kohën do ta sfidoj/e ëndrrat do ti gjej...” (Gasa, poezia: “Ëndrrat do ti gjej”). Dhe kështu poeti që ecën në gjurmët e një rruge të hershme, në gjurmët e një talenti të ‘kryqëzuar’ ka besim se ‘ëndrrat nuk vdesin’; ai ka besimin më të fuqishëm se ato “ato të gjalla rinë/se nuk mbarohen kurë pranverat/pas dimrit të tjera vinë...” (ibid). Normalisht do të vinte muaji korrik i një viti më parë, Korriku i vitit 2010-të, pikërisht ai muaj që do ti sillte si në pasqyrë ato ëndërra të bukura e të hidhura poetit Gasa, duke kujtuar njëzet vite më parë. Tek poezia e tij “Vrite frikën” Xhavit Gasa shkruan: “Ai që nga errësira ka frikë, Nuk del dot natën, Që t’a mposhtë errësirën, Frikën duhet ta vrasë.” (Gasa, 2 Korrik 2010). Xhavit Gasën e lexojmë në tërë këtë rrugëtim ëndrash të guximshme si një dëshmi të gjallë mes var-

Koha në trokëllimën e poetit
E artë dhe e ëmbël e poetit. Më thoni, Pra, o njerëz, Kur ju lexoni, Vargjet e poetit, A s'ju duket, Se në zemrën tuaj, Depërtojnë rrezet e arta, të diellit...” Dhe kështu që poeti Gasa i njeh kohërat dhe takëmet e tyre. Ai në tregimin e tij “Kuvend brezash” sqaron pikërisht këtë temë shumë qartë: “Në një dhomë tradicionale burrash, kuvendi midis burrave ishte ndezur. Dhoma ishte goxha e madhe, e shtruar me sixhade të punuara shumë bukur me dorë nga gratë e fshatit. Megjithëse dimër dhe koha ishte shumë e ftohtë, në atë dhomë dukej sikur kishin shpërthyer lulet e pranverës, sepse në ato sixhade duart mjeshtërore të grave, kishin qendisur një mozaik lulesh e ngjyrash të larmishme.” Nuk është thjesht kjo një ikje nga vargu, por një kapje e vargut edhe në prozën e tij të shkurtër, aty ku Gasa është sërrish poet. Poet që flet qartë dhe hapur duke ritreguar të bukurën, burrëroren dhe të mençurën në një odë tjetër atë të poezisë. Poet që kohëtakon veten dhe dimensionon tërë jetiken e tij. Pra, edhe pse ai i njeh dhe i transmeton kohërat, është poeti që turret nga ana tjetër të kap dhe shfrytëzojë kohën e ikur, kohën e humbur... Tek vëllimi “Trokëllima e Poetit” Gasa na shfaqet si një model i memorjes kulturore, si një kapës i tejndjeshëm i të fshehtës me të cilën jeta dhe kultura e urtisë popullore qendisi vetë jetën njerëzore. E në këtë vëllim ai është vetvetja, vetë poeti që kishte premtuar vargun e tij të ndaluar. Vetë vargu i poetit Gasa. Urime në të tjera krijime akoma më të bukura.

gut, ritmit, jetës dhe tërë asaj që ai lë pas për brezat në varg dhe në rjeshta... Xhavit Gasa e njeh tërë kompleksin e së mirës dhe po ashtu tërë konvencionin e së keqes. Ai tek poezia e tij “Trokëllimat e Poetit” shkruan me një forcë tjetër dhe na jep vargjet kuptimplote për kohërat që erdhën mes fjalës, atë fjalë më herët të ndaluar për poetin: “E para trokëllimë, Që troket, Në derën e zemrës. Është fjala,

7
Nr. 17 - MAJ 2012

Një nga figurat më në zë të besimit myslyman, Profesor Mullah Emin Behrami ka mbajtur një ligjëratë të rrëndësishme në xhaminë e shqiptarëve në Londër, qendër e njohur e kulturës dhe komunitetit mysliman shqiptar. Ligjërata e profesorit të nderuar është përcjellë për besimtarët dhe të tjerë të ardhur nga të gjitha anët e Mbretërisë së Bashkuar në një ditë të shënuar dhe pikërisht sipas një plani konkret të këtij organizmi. Në këtë përkushtim tejet profesional janë edhe ligjëratat e Mullah Rexhep Bajraktarit, i cili me një përkushtim tejet shpirtëror dhe kulturor mundohet që të ndikojë në rritjen dhe afrimin e vlerave të besimit dhe kulturës. Ligjërata dhe lidhje të tjera mund të shihen në sitin e tyre online. Duhet theksuar se një punë të shkëlqyer po kryen edhe hapësira internetike e kësaj xhamie me websitin e saj http://xhamiaeshqiptareve. org.uk. Me këtë ëebsite po jepen për publikun shqiptar më gjerë informacione të ndryshme e tejet të rrëndësishme. Xhamia shqiptare dhe organizmi i saj. Qendra Kulturore dhe Komunitare shqiptare myslimane në Britani të Madhe, e vetmja kjo, thuhet në këtë website, e njohur dikur si “Kosova islame Ltd Qendra e Mbretërisë së Bashkuar” u themelua në vitin 1994 në Londër nga Sheikh Zymer Salihi, ha Khalid, Syed Mohammad Tanzeem Wasti, dhe Bahri Bojaj. Në këtë kohë një aktivitet dhe përkushtim të madh kan dhënë edhe Imamet Hafiz Ahmeti, Efendi Blerim Ciroka, Nexhmedin Ibishaj, dhe Mulla Mehmet Stublla, i cili ka qenë i papërtuar në angazhimin e tij. Atëherë kjo ishte për të përmbushur nevojat fetare të komunitetit, ato arsimore, si edhe nevojat sociale dhe kulturore. Që nga konflikti në Ballkan dhe gjenocidi në Kosovë, rreth 50.000 shqiptarë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe. Numri i arsyeshëm dhe rritja e komunitetit shqiptar kërkonte një institucion të

Një shërbim model për komunitetin
Qendra Kulturore dhe Komunitare shqiptare myslimane në Britani të Madhe
tillë për të ndihmuar dhe të ndërhyrë në nevojat e komunitetit tonë, të japë informacionin e nevojshëm në lidhje me zakonet lokale, gjuhën, dhe mbrojtjen e ruajtjen e kulturës dhe fesë, kjo për të mundësuar komunitetit tonë që të integrohet më lehtë dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur gjallë identitetin, kulturën dhe fenë. Administratorët e besuar, apo drejtorët kanë patur gjithmonë përgjegjësinë e përgjithshme ligjore për të siguruar që organizata vepron mirë, financat e saj janë shpenzuar me mençuri, dhe memorandumi i tij është ndjekur në përputhje me rrethanat, thuhet më tej në këtë hapësirë online. Roli dhe Misioni: Qendra Kulturore dhe Komunitare shqiptare myslimane në Britani të Madhe luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e përdoruesit të shërbimit në fjalë, dhe për të gjithë anëtarët që jetojnë në një hapësirë të gjerë të komunitetit në Mbretërinë e Bashkuar. Nëpërmjet programeve qebdra afron dhe jepen mundësi për komunitetin, si edhe për të gjitha grupet e moshave për të shprehur nevojat e tyre. Për të punuar me Komunitetin për të zhvilluar shërbimet dhe veprimtaritë, për të nxitur marrëdhëniet miqësore midis muslimanëve dhe jomuslimanëve, dhe Islami i pranishëm dhe për të ngushtuar ndasitë për njerëzit e besimeve të tjera. Kjo qendër punon për ndërtimin e urave, dhe zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet ekzistuese, organizatat dhe miqtë e komunitetit tonë. Praktikon dhe përhap Islamin në Britani të Madhe, duke siguruar objekte fetare, arsimore dhe rekreative për anëtarët e publikut në përgjithësi. Qëllimi i projektit është efikas. Informacioni për ata që nuk e dinë Si në një qendër me përvojën e duhur ajo afron që në fillim mirëseardhjen e kulturuar: “Mirë se vini në Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe Qendrën Kulturore në Mbretërinë e Bashkuar”. E vendosur në një vend të këndshëm me parkimin e vet, Qendra Komunitare është ndërtuar duke ofruar tre dhoma me qira në sektorin vullnetar. Qendra është e përshtatshme në mënyrë ideale, vetëm rreth një gjysmë milje nga stacioni Queens Park dhe stacioni nëntokësor dhe në rrugët kryesore të autobusëve nga Kilburni dhe Maida Vale. Qendra është projektuar për të siguruar zyra fleksibile me konferencë trajnimi dhe dhoma për takime dhe hapësirë ekspozitë. Ajo është paraqitur në mënyrë të shkëlqyer, të gjitha dhomat janë plot me drita natyrore, si dhe me ajër të kondicionuar dhe mobilje mund të organizohet për t’iu përshtatur kërkesave tuaja dhe për një gamë të plotë e pajisjeve audiovizive janë të disponueshme. Ajo siguron një mjedis ideal për konferenca, MPV, takime të vogla, trajnimin dhe intervistave. Lehtësirat Objektet janë në dispozicion shtatë ditë në javë midis 9:00 am - 10:00 pm dhe javës 9:00 - 5:30 pm fundjavë dhe mund të pronotohet e rezervuar për ditë të plotë, gjysëmditore, në mbrëmje apo për orë. Konferenca sallë Është me dritë dhe e ajrosur, Salla e Konferencës ka një kapacitet për 130 njerëz dhe është ideale për konferenca të mëdha, MPV, takimet e komisioneve apo leksione. Salla ka sistem inbuilt PA. Dhomat Qëllimi i tyre është ndërtuar vetë më vete suite, me sipërfaqe hotelierike të veçantë, dhe ka tre dhoma të tjera të siguruar një mjedis të mirë për ngjarje nga 5 - 30 njerëz. Këshilla & Support Shërbimet mbështetëse për përdoruesit e Qendrës përfshijnë një bibliotekë të plotë, fotokopjimi (përfshirë prodhimin e broshurave) dhe Faksimi. Qendra ka një numër të kufizuar të hapësirave të parkimit. Një çerdhe e pajisur plotësisht mund të vihet në dispozicion në mënyrë që fëmijët mund të shikohen pas, ndërsa prindërit ose kujdestarët marrë pjesë në takime dhe konferenca. Një seri e plotë e pajisjeve audiovizive mund të sigurohet dhe përfshin: 1 PA Systems 2 objektet taping 3 PowerPoint projektuesit 4 TV / Video 5 OHP / ekranet 6 Projektorë Slide 7 flip-Listat Zyrat Qendra ka plotësisht shërbim, zyrat e pamobiluar dispozicion të marrësh me qira nga 150-1,500 sq ft Center është plotësisht i arritshëm me, tri kuzhinat e vogla brenda ambienteve, duke përfshirë edhe objektet hotelierike. Çaj, kafe dhe pije të tjera të lehta mund të sigurohen sipas kërkesës. Çdo zyrë ka një hapësirë parkimi makinë, dhe qiraja është subvencionuar për sq ft në vit, për detaje ju lutem telefon ose email pyetjet tuaja. Duhet theksuar se parkimi është falas dhe për më tepër detaje ju lutem telefononi ose dërgoni përmes emailit pyetjet tuaja. www.xhamiaeshqiptareve.org.uk.

8
Nr. 17 - MAJ 2012

Nga David Cameron Mbas vetëm 100 ditësh do të hapet në Londër Olimpiada 2012, një fillim i mahnitshëm për spektaklin më të madh në botë. Ne dëshirojmë të ndajmë me popullin shqiptar gëzimin për këto Lojëra fantastike Olimpike dhe Paralimpike, dhe kjo është arsyeja pse mesazhi im për ju sot është ky: “Jeni të mirëpritur”. Këto lojëra – dhe kjo verë – do të jenë një moment krenar për Britaninë. Ne jo vetëm që do të bëjmë realitet të mbajmë Lojërat Olimpike me të mira ndonjëherë, por do të jemi edhe duke festuar shërbimin 60-vjeçar të Madhërisë së Saj Mbretëreshës – mbretërimi i dytë më i gjatë në historinë e botës. Është një periudhë shumë e veçantë për vendin tonë dhe ne duam ta ndajmë atë me shqiptarët. Unë e di se Britania do të bëjë më të mirën e vet. Ne kemi ndërtuar komplekse të reja sportive të shkëlqyera – në kohë dhe brenda buxhetit. Ne e kemi bërë qytetin tonë gati, përmirësuam sistemet tona të transportit dhe mezi presim të përshëndesim botën. Çfarë do të ofrojë “Londra 2012”? Pikëpamja ime është se këto lojëra janë të rëndësishme për dy gjëra. Po, sporti do të jetë në zemër të kësaj gare të madhe. Ne do të shohim të thyhen rekorde botërore, të krijohen kujtime dhe miqësi të reja, të cilat do të fillojnë gjatë vetë lojërave. Por, kur lojërat të kenë mbaruar dhe medaljet të jenë dorëzuar, unë jam i vendosur që këto olimpiada do të vazhdojnë të ndryshojne jetën për më mirë. Kjo trashëgimi është jetike. Kur oferta jonë fitoi, Zhak Rozhe, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, foli në lidhje me një “magji të veçantë” që Britania e Madhe do t’u hidhte Lojërave të 2012ës – dhe ne jemi siguruar që kjo do të ndodhë. Si qyteti i vetëm, i cili është nderuar tri herë me organizimin e Olimpiadës, ne vijmë me një traditë të madhe. Në vitin 1908, Olimpiada moderne erdhi në Londër – qytet ku parakaluan për herë të parë atletë olimpikë nën fla-

LONDRA 2012

“Jeni të mirëpritur”
Mesazh për shqiptarët nga Kryeministri Britanik për Lojërat Olimpike Londër 2012

mujt e tyre kombëtarë. Rruga e maratonës – ~42 km, 352 metra – u vendos në mënyrë që gara të fillonte në Kështjellën Windsor dhe të përfundonte para tribunës mbretërore në stadium, dhe kjo është distanca që është përdorur që atëherë në mbarë botën. Pastaj, në vitin 1948, Lojërat u zhvilluan në hijen e një lufte botërore shkatërruese. Megjithatë, Londra arriti t’i sjellë vendet së bashku për të festuar idealet olimpike të miqësisë dhe të komunitetit ndërkombëtar. Dhe akoma

më shumë se kaq, ata krijuan mundësi të reja për gratë në sport, ishin të parët në lëvizjen olimpike vullnetare dhe hodhën themelet për Lojërat moderne Paralimpike. Dhe këtë verë, kur atletët dhe vizitorët të mbërrijnë, ata do të gjejnë në Londër një bllok krejt të ri banimi rreth Parkut Olimpik, në lindje të qytetit. Ka qenë një shtysë e fortë si një central elektrik i rigjenerimit, dhe kur lojërat të kenë mbaruar, do të jetë vendi i shtëpive të reja, biznesit dhe vendeve të punës.

Ne duam të ndërtojmë lidhje të reja dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Britanisë. Nëse ju jeni një student apo akademik, është një shans për të mësuar më shumë rreth një vendi, i cili ka katër nga dhjetë universitetet më të mira në botë dhe më shumë se 75 çmime “Nobel” vetëm për shkencë dhe teknologji.

Ne kemi udhëhequr rrugën me metoda të reja të dizajnit dhe të ndërtimit, duke përdorur teknologji me karbon të ulët për të bërë në “Londër 2012” lojërat e para vërtet të qëndrueshme. Dhe duke investuar në objekte të reja sportive dhe vendosjen e konkursit të ri “Lojërat e Shkollës” në shkollat e të gjithë vendit, ne po frymëzojmë gjeneratat e reja të të rinjve që të përjetojnë gëzimet dhe përfitimet e sportit. Por, trashëgimia e “Londrës 2012” nuk kufizohet vetëm me Britaninë. Programi Ndërkombëtar i Frymëzimit po krijon mundësi për më shumë se 12 milionë njerëz në 20 vende të botës. Jo vetëm që është duke lejuar më shumë njerëz të rinj të shijojnë sportin sot, por gjithashtu po ndihmon për të ndryshuar mënyrën se si këto vende promovojnë sportin në shkolla dhe në gjithë shoqërinë për një afat të gjatë. Është një shembull fantastik se sa ne jemi të vendosur për të siguruar se çdo komb, dhe jo vetëm Britania e Madhe, mund të shfrytëzojë frymëzimin e vitit 2012. Pra unë dua që këto lojëra të jenë më shumë se vetëm përshëndetje për atletët në Londër për një verë të vetme. Ne duam të ndërtojmë lidhje të reja dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Britanisë. Nëse ju jeni një student apo akademik, është një shans për të mësuar më shumë rreth një vendi, i cili ka katër nga dhjetë universitetet më të mira në botë dhe më shumë se 75 çmime “Nobel” vetëm për shkencë dhe teknologji. Nëse ju jeni një sipërmarrës apo investitor, “Londra 2012” është një shans për të zbuluar mundësi të reja në një vend që ka më pak barriera për sipërmarrjet se çdo vend tjetër në botë. Dhe nëse ju jeni një turist apo vizitor, ky është një shans për të përjetuar një përzierje unike të Britanisë së vjetër dhe asaj të re – historia dhe trashëgimia e kështjellave tona, peizazhet dhe shtëpitë mbretërore së bashku me kulturën moderne të muzikës dhe të artit tone, teatrit dhe modës sonë.

9
Nr. 17 - MAJ 2012

Debat: Si e ndjeni këtë sot?
Pas më se 30 vjetësh: “Bukë”; “Librari”; “Ushqimore”

Autori i librit “Albania” (1983), Philip Ward, na jep një pasqyrë të qartë të Shqipërisë së viteve 80-të. Ai shkruan në penëprekjen e tij gjerë e gjatë për atë çka syri i një shkrimtari prek me të gjitha shqisat njerëzore në një vend të izoluar. Ai na paraqet kronologjinë e Shqipërisë, nisjen e aventurës së tij, dhe më tej ndalet në Lezhë e Durrës, Fier (Apolloni) e Berat, Vlorë e Durrës, Sarandë dhe Butrint, Krujë dhe Elbasan, Korçë dhe Alpe, dhe Tiranë. Autori plotëson tërë shkrimin e tij edhe me fotografi të mirëfillta, dëshmuese, tashmë me vlera historike. Por jo pak në përshkrimin e tij udhëtues nëpër kënde të ndryshme shqiptare të viteve

1980-të, gjejmë një trinom reklamash, thuajse atë trinom që e gjenim anembanë vendit. Është fjala për ekzistencën e tre dyqaneve që vinin nën siglat: “Bukë”; “Librari”; “Ushqimore”. Këtë thotë autori e gjeje kudo. Në qytete. Në fshatra të zgjeruara bujqësore e gjeje thuajse si të dizajnuar njësoj. E gjeje në një trekëndësh të diktuar. E gjeje ndoshta ashtu siç gjeje trekëndëshin revolucionar ‘Mësim-Punë-Kalitje’. Po pse pikërisht këtë trinom reklamash dikton më së shumti syri i autorit Britanik? Pse kjo treshe reklamuese, që zinte fill me bukën, librin dhe ushqimin të ishte e prekshmja, e kapshmja, ... vëzhgimorja e

një vendi ‘tipit’ siç thotë vetë autori? Këtë e shohim ngadalë në pamje, shënime, biseda [këto tejet të pakta] por më së shumti në çdo fjali të rreth 200 faqeve të librit. Autori thotë kjo ishte programuar mirë. Shteti monopartiak e dinte mirë telajon e tij në sytë e botës, ndaj jo më kot kishte përzgjedhur ushqimin si atë me bukë ashtu edhe atë me libra. Por, nëse kjo sigëlmani vijohej nga syri a ishte e mundur të shihej se ç’kishte mes rafteve? Jo. Kështu thotë autori. Të paktën edhe shoqëruesit ua kishin thënë prerë. Edhe vetë ata kishin firmosur: “Kujdes mos u largoni pa lajmëruar, do të arrestoheni për Armiq të Popullit!”

Nga Gjon Keka

Ka dy karakteristika tek ne si popull, se kemi politikan me ideale të përkoshme dhe se kemi “patriot” jofisnik dhe jo besnik ndaj vetvetes. Ajo çfarë një popull e bënë stoik dhe të talentuar është të mos lejoj që zemrat e tyre t’i pushtoj ndonjë pushtues barbar edhe nëse tokat e tyre kanë qënë të pushtuar nga barabarët e ndryshëm. Ndërkaq, ajo çfarë po tentohet të mbillet sot në mesin tonë si komb është jo vetëm e rrezikshme dhe demoniake, por edhe vetvrasëse për kombin tonë me rrënjët të lashta europian edhe të ardhmen e tij. Politikanët mendjelehtë dhe të papërgjegjshëm bëjnë politik me ndjenja dhe ndergjegje të plasaritur, identiteti dhe uni i mungon, sepse gjithnjë mbeten imtues dhe të pakurrizor. Idealit dhe frymës së paraardhësve që në këtë shekull ia kanë zënë rrugën dhe po i hedhin gurë asaj disa politikan që janë bërë vegla të sulltanizmit dhe mohues të gjenit dhe identitetit europian të kombit shqiptar. Nga një “popull natyral” europian, stoik i virtytshëm, siç shkruante shkrimtarja e njohur angleze Edith Durham në “High Albania (1909)”, tani në këtë shekull jemi bërë një popull me pushtetar të papërgjegjshëm, pa identitet, që bëjnë lidhje gjaku me pushtuesit barbar-sulltanizmin, popull që ende nuk dinë me dallu kohën e tij, me njohft vetveten dhe me iu rikthy

Plasaritja e ndërgjegjës
rrënjëve të veta historike dhe gjenealogjike. Kështu që ne si një komb kemi një përgjegjësi të përbashkët për të kaluarën tonë dhe formësimin e së ardhmes tonë. Gjithashtu, unë nuk arrij të kuptoj disa individ (“intelektual”) dhe “historian” që thonë me krenari dhe e shohin si pozitive se në kohën e pushtimit të perandorisë së errët otomane shqiptarët kanë pas poste të larta në kuadër të kësaj perandorie. Ky është absurditeti më i madhe që unë kam dëgjuar dhe lexuar në këto libra, sepse deri me tani kam pas rastin me taku profesor dhe historian nga vendet e europës dhe nuk kam dëgjuar e as lexuar në ndonjë libër se ata krenohen apo e shohin si pozitive të qenit me poste të larta në kohë e ndonjë pushtimi të egër. Kjo veç te ne ndodhë dhe kjo tregon se sa kapacitet intelektual kanë këta që thonë dhe shkruajnë kështu. Me fjalë të tjera neve si komb i lashtë europian nuk kemi asgjë të përbashkët me turqit, siç pretendojnë disa “politikanë” në Shqipëri edhe Kosovë (...) nëse ata personalisht kanë lidhje gjaku me turqit, ne jo, ne si komb i lashtë europian jo, kurrë dhe në asnjë kohë. Kjo është fuqia e pamposhtur e një populli të talentuar që nuk bie pre e ideologjive të rrezikshme të huaja, që sakrifikon për të mbrojtur identitetin e tij të vërtetë dhe rrënjët e tij, që sfidon të gjitha vetëm, e vetëm për të dal faqebardh si para pasqyrës së tij të jetës së përditshme, ashtu edhe para pasqyrës së përgjithshme të jetës së kombit të tij, që mbetet besnik përgjithmonë. Ne si komb europian duhet të reflektojm dhe kështu në frymën e paraardhësve tanë të gjenerojë ideal që drejton botën tonë shqiptare në vendin e duhur dhe që është po ashtu në dritën e përbashkët të qytetrimit të familjes sonë europiane.

10
Nr. 17 - MAJ 2012

11
Nr. 17 - MAJ 2012

Shtatë ndërtuesit vullnetarë Irlandez mision për herë të katërt në Shqipëri

Një ekip irlandez prej shtatë ndërtuesish nga qytetet Kerry dhe Kilkenny, do të udhëtojnë në Shqipëri për hërë të katërt, muajn që vjen, në një mision vullnetar. Ky ekip ndërtuesish do të instalojë panele diellore, të cilët do sigurojnë ngrohje dhe ujë të nxehtë për 26 vogëlushët të braktisur që jetojnë në Shtëpinë e Fëmijëve të qytetit të Durrësit. Shtëpia e fëmijës, i këtij qyeteti, e cila është në pronësi të shtetit, kujdeset gjithashtu edhe për 20 fëmijë të tjerë, të cilët vijnë këtu çdo ditë për përkujdesje dhe ushqim, kështu që këtij institucione i duhet domosdoshmërisht të ketë ujë të ngrohtë në çdo orë të ditës. Misioni i këtij ekipi ndërtuesish vullnetare nga Irelanda është të bëjë që kjo Shtëpi Fëmijësh të ketë ujë të ngrohtë pa ndërprerje dhe pa asnjë kosto, gjë kjo që do të ulë në mënyrë të dukshme faturën e energjise elektrike që paguan ky institucion. Siç informohemi, sistemi i

paneleve diellore që do të instalohet këtu e paguan çmimin që ka kushtuar vetëm në pak vite, e më pas vazhdon të furnizoje me ujë të nxehtë këtë institucion pa asnjë kosto për vitet që vijnë. “Ne u jemi shumë mirënjohës RVR nga Kerry dhe disa

firmave të tjera nga ky qytet për mbeshtetjen e madhe që ata kanë dhënë këtij misioni”, shprehet misionarët. Ata kanë dhuruar materiale ndërtimore dhe plot gjëra të tjera të nevojshme, të cilat ulin koston e shpenzimeve të ketij ekipi.

“Prodhues Gjerman i paneleve diellore “TiSun”, ka dhuruar materialet kryesore. Pa mbeshtetjen dashamirëse të tyre, ky ekip do ta kishte të pamundur ta finalizimin e misionin”, thuhet në komunikatën e shoqatës. Ekipi i ndërtuesve vulln-

Fotoja paraqet ekipin vullnetar të ndërtuesve Irlandez në Rally-n e ‘Liqeneve’ të vitit të kaluar, ku Aidan Kennedy garoi nën siglen e shoqates tonë “Miqte Irlandez të Shqipërisë” për të mbledhur fonde për këtë shoqatë humanitare. Nga e mjata në të djathtë: Aidan Kennedy, Ger Treacy, John Kehoe, Padraic Kerins, Sean Daly and Donie Broderick.

etarë Irlandez është i përbërë nga John Kehoe, Ger Treacy, Dan Aylward, Padraic Kerins, Donie Broderick, Aidan Kennedy dhe Sean Daly. Për instalimin e këtyre paneleve diellore, ekipi Irlandez do të punoje sëbashku me një ekip tjetër prej pesë specialistësh shqiptare. Më pas do të jene specialistet vendas ata që do të kujdesen për mirëmbatjen e këtyre paneleve diellore. Kostoja e parashikuar e këtij misioni vullnetar është rreth 20 mijë Euro. “Ne do t’i jemi shume mirënjohës çdo personi apo firme private që mund të kontribuojnë apo ndihmojnë për të mbuluar koston e shpenzimeve të ketij misioni, gjë e cila na mundëson ne të planifikojme misione të tjera humanitare në Shqiperi. Qëllimi ynë afatgjatë është të trajnojmë personelin shqiptar në instalimin e këtyre sistemeve të paneleve diellore, në mënyrë që ata të aftësohen në të ardhmen”, shprehet Kehoe.

12
Nr. 17 - MAJ 2012

Sipas një bisede me drejtues të Ambasadës shqiptare në Londër mësuam se në “shtëpinë e Evropës” në Londër u zhvillua forumi i 4-ërt i investitorëve britanikë organizuar bashkarisht nga Ambasada shqiptare dhe “International Business and Diplomatic Exchange” (IBDE). Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe i Ngarkuari me Punë shkrimtari dhe studiuesi diplomat, Mal Berisha dhe IBDE e drejtuar dhe formuar nga z Guraziu kanë organizuar evenimentin e katërt në prani të Ministrit të Turizmit Kulturës dhe Sporteve z. Aldo Bumci, zëvendësministrit të tregtisë z. Eno Bozgo, përfaqësuesve nga Ministria e Jashtme Britanike, Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, Komisionit Evropian si dhe shumë përfaqësuesve të bizneseve britanik . Z Mal Berisha ka mbajtur fjalën e tij të hapjes dhe është ndalur kryesisht tek thirrja dhe përkushtimi për të investuar dhe vizituar Shqipërinë. Integrimi evropian së bashku me rritjen e gjithanshme dhe të qëndrueshme ekonomike mbesin si synimet kryesore për Shqipërinë. Ndërkohë që Shqipëria aspiron për anëtarësimin e plotë në BE, sfidat e brendshme qe ajo përballet dhe kriteret të anëtarësimit që ajo pritet të përmbushë bëjnë zbatimin e reformave politike, si dhe politikave të shëndosha ekonomike esenciale për të siguruar progresin e vendit. Në terma ekonomike Shqipëria është një nga vendet e pakta në rajon që tregoj një rritje të qëndrueshme gjatë krizës së fundit finan-

FORUMI I KATËRT BRITANIKO-SHQIPTAR
Organizuar bashkarisht nga Ambasada shqiptare dhe “International Business and Diplomatic Exchange” (IBDE) ky forum, i nivelit të lartë, synoi të: sjellë së bashku një numer te selektuar të politikanëve/ diplomatëve, liderëve te biznesit si dhe ekonomistë/ekspertë nga sektorët dhe institucionet pjesëmarrëse; Diskutoje sfidat dhe projektet me të cilat përballet Shqipëria në progresin drejt integrimit evropian; Punoje drejt konsensusit ne aspektet kryesore të reformave ekonomike; Promovoje mundësite e biznesit dhe ekspertizën në fushen e turismit, teknologjise, ndërtimit, mjedisit, bujqësisë, arsimit, si dhe fushat tjera relevante ne industrine e shërbimeve të biznesit; Prodhojë një raport me rekomandime per politika te dakorduara që do të veprojë si një Plan Veprimi për biznesin, qeverine dhe palët te tjera të interesuara.

ciare. Marrëdhëniet ndermjet Mbretërise se Bashkuar dhe Shqipërise janë të mire-konsoliduara. Produkti Britanik është i fuqishëm në Shqipëri, dhe gezone nje mbështetje të fuqishme për investime nga Mbretëria e Bashkuar nga të gjitha nivelet e biznesit dhe të qeverisë. Gjithashtu, procesi i anëtarësimit në BE ofron një kuadër brenda të cilit mund te nxiten reformat miqesore ne fushen e biznesit. Avancimi i metutjeshem i reformave ekonomike dhe sundimit te ligjit eshte jetike për rritjen e vazhduesshme ekonomike. Forumi kishte për qëllim të përqëndrohet ne reformat ekonomike kundrejt Raportit te Progresit të Komisionit 2011 si dhe te perforcoj profilin e interesave dhe ekpertizen e bizneseve Britanike. Forumi gjithashtu perforcon një studim rajonal (“Mundesite per Biznes 2011”) i cili identifikoi sektoret potenciale

dhe mundësitë e biznesit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe mundesite ndërkufitare. Si rrjedhim, Forumi do të mundohet te lehtësojë edhe më tej shkëmbimin e informacionit dhe kontaktet mes investitoreve te ardhshem te Mbretërise se Bashkuar dhe BE-së dhe aktereve shqiptarë – duke ndihmuar ne rritjen e mundesive dhe relacioneve në Shqipëri. Ky forum është i rëndësishëm për shtetin tim theksoj z.Berisha pasi sivjet ne festojmë 100 vjetorin e Pavarësisë. Sot jam shumë i lumtur të them që shteti im ka bërë një progres të qenësishëm dhe Shqipëria ka shumë për të festuar në këtë përvjetor; është transformuar nga vendi më i izoluar në Evropë në vendin me ekonominë më dinamike me liri demokratike të garantuara u shpreh ai. Ashtu si Z.Berisha edhe Ministri Aldo Bumçi kanë vënë thekson në këtë Forum

si një vazhdë e rrëndësishme e 100 vjetorit të Pavarësisë. Fjalën e përforcuan më tej edhe zotërrintë Edlir Vokopola, Peter Uelshe një përfaqësues i një kompanie që ka investuar në Shqipëri, Zëvendës Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë z.Eno Bozgo ee mjaft folës të tjerë.

13
Nr. 17 - MAJ 2012

Malik & Malik solicitors practice in the areas of Criminal, Employment, Family, Litigation, Immigration, and Commercial law. Malik & Malik Solicitors was set up on the 1st June 1998. Their clients include both international and UK listed businesses as well as private individuals and other professional service providers. It is Malik & Malik solicitor’s priority to ascertain your objectives and circumstances at the outset and then help you achieve your goals through prompt and effective professional advice and assistance. Criminal The criminal department deals with all defence work ranging from common assault, road traffic offences to the more serious criminals such as perverting the course of justice, conspiracy, murder, kidnapping, sexual offences, grievous harm. The Department is headed by the senior partner, Malik M Nazeer, who has a wealth of experience and he has been defending clients since 1998. Malik Nazeer comes from an ethnic background and he speaks variety of Asian languages namely Urdu, Punjabi, Sarkia, and Hindi. He is helped by professional Albanian interpreters and advocates. In addition the firm has the interpretation facilities available to assist clients in their own languages. The firm believes that they understand the needs of the clients and ensures that their reputation and standard are to a high level. Malik and Malik Solicitors are franchised in criminal law and in April 2011 have been accredited for very high cost cases by the Legal Service Commission. The department is supported by other criminal lawyers and representatives at the police station. The firm offers 24 hours representation at the police station and prepared to offer criminal defence services at short notice for representation at the Magistrates Court and the Crown Court. The firm is allied to leading chambers that specialise in criminal defence work. If you need representation at the police station which is a non means tested scheme, call the 24/7 hour emergency number: 07710989203. For representation at the courts which is means tested scheme please call at the office to speak to the Criminal Department on their direct line: 0208 955 0900 or visit the firm at 234 -236 High Road, Willesden, London, NW10 2NX. Our aim is to provide clients with practical and realistic solutions to problems and opportunities which may arise. Please contact us on 020 8830 3050 or e-mail malikandmalik@lawyer.com

Malik & Malik solicitor’s professional practice

isfaction. Wherever possible, they will endeavour to avoid court action, which can prove stressful and costly to you. Their expertise is in: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. Civil Partnership Cohabitation Disputes Children Cases Domestic Violence Divorce / Dissolution Financial Settlements Harassment Injunctions Prenuptial Agreements

LANDLORD & TENANT Malik and Malik act for the private Landlord or Tenant in the private sectors. If you are a Landlord and the Tenant is in arrears, they can provide the service of evicting the tenant lawfully from your premises. If you are the tenant we can provide a quality of legal service in making sure that the legal paperwork served by the Landlord complies with the law and procedure. Please contact us for confidential assistance. malikandmalik@lawyer.com Litigation The types of disputes our civil litigation team can handle are as varied. Malik and Malik have developed a strong reputation for being tough negotiators and will aim to resolve matters before litigation commences in order to save you costs and your valuable time. Malik and Malik deal with the following cases: 1. Personal injury cases on a NO WIN NO FEE basis 2. Debt recovery 3. Bankruptcy and insolvency proceedings 4. Building disputes 5. Neighbours disputes/Boundary disputes 6. Disputes arising from sales of goods 7. Landlord and tenant disputes 8. Professional negligence claims 9. Contract disputes 10. Intellectual property disputes 11. Human Rights issues COMMERCIAL LITIGATION 1. 2. 3. 4. 5. Type of Lease Rights of the Tenant Renew of the Lease Surrendering of the Lease Provisions of The Landlord & Tenant Act 1954

Immigration Malik and Malik Solicitors Immigration Department can help if you have problems with entering, settling in the UK, wanting to enter the UK to work, setting up your own business, studying or settling with a partner or Seeking Asylum. The Immigration Lawyer and a partner of the firm, Malik Saleem, specialises in all aspects of personal immigration work & deals with and advice on legal matters and have passed the specialist Immigration Accreditation Examinations. Malik and Malik have extensive experience in the whole range of immigration, asylum and nationality work, at all levels up to and including the Supreme Court and the European Court of Human Rights. Malik and Malik Solicitors represent clients from around the world, and have access to professional interpreters in most languages. They can assist with: 1. Work permits and business ap-

plications 2. Applications for visas and entry clearance 3. Relationship and marriage applications 4. Students 5. Citizenship and nationality 6. Asylum and human rights applications No case is too big or too small; and the firm bring the same dedication and professionalism to all the work. Family The firm is committed to providing a high quality service within a relaxed environment to ensure that they can get the best resolution to your problem. They listen to your problems and needs and look for solutions. They adopt a sensitive, sympathetic and efficient approach when handling such matters. Sound judgement, formidable negotiating skills and meticulous care means that Malik & Malik Solicitors achieves high levels of settlement and client sat-

14
Nr. 17 - MAJ 2012

Nga Mitro Çela Në vitin 1943, gjermanët përzunë italianët dhe pushtuan Shqipërinë. U krijua qeveria “vasale”. Gjermanët kërkuan tri gjëra. Së pari, të rrëmbenin arin që kishte mbetur. Dhe e rrëmbyen. E dërguan në Gjermani. Pas kapitullimit të Gjermanisë, ari përfundoi në bankat e Anglisë. Kur u bënë gati letrat për t’u kthyer ari në Shqipëri, ndodhi incidenti në Korfuz. U hodh në erë një anije angleze. U bë gjyqi në Hagë. Qeveria e Enverit u dënua. Gjoba? Bllokimi i arit. Pas 50-vjetësh u rikthye, por ishte katandisur si thela e kokoshit të plakës?! Po pse? Shpenzimet e gjyqit. Interesat bankare. Gjoba. Së dyti, gjermanët kërkuan Kodikët e Beratit. Nuk i morën. Gjashtë priftërinj i fshehën. U zbuluan në vitin 1956. Pasi u restauruan në Kinë në vitin 1962, sot janë “pjesa e shenjtë” e kulturës shqiptare. Së treti, dorëzimi i hebrenjve në kampet naziste. Në vitit 1943, në vendin tonë jetonin rreth 200 familje me hebrenj. Kryesisht në Elbasan, Berat dhe Vlorë. Ndërkohë rreth 2000 hebrenj erdhën në Shqipëri nga disa vende të Evropës Qendrore. Historiani Shaban Sinani ka publikur një dokument të Gestapos: “Të mos bëhet asnjë veprim me hebrenjtë në Shqipëri pa pëlqimin e qeverisë së vendit”. Dhe qeveria “vasale” nuk i dorëzoi listat tek gjermanët. Ndërsa populli u hapi dyert për të jetuar së bashku. Është rasti unikal në botë, ku populli dhe qeveria nuk lejuan që hebrenjtë të përfundonin në kampet naziste?! Harta e Izraelit, pak a shumë si harta e Shqipërisë. Po sipërfaqja? 27 mijë kilometra katrorë. Shqipëria 1 mijë kilometra katrorë më shumë. Popullsia? 7.8 milionë banorë. U shtua sidomos pas viteve ‘90-të, kur në Izrael shkuan hebrenj nga Rusia, Polonia, Hungaria etj. Shqipëri ka dy çmime Nobel. E ka fituar Nënë Tereza, si bamirëse. Dhe Murati për zbulimin e viagrës. Izraeli është rekord. Mbi 40 çmime. Edhe vetë Alfred Nobel ishte hebre. Pa folur që shkencëtarët që kanë bërë ekonominë, kul-

Hebrenjtë
turën, shkencën janë hebrenj. Duke filluar nga Karl Marksi, Ajshtajni, Max Veber etj. Vitin e kaluar Berisha ishte për vizitë në Izrael. Në delegacion isha edhe unë. Biseda “sekret” mes dy kryeministrave zuri vend në faqet e gazetave. Një PingPong. Berisha: - Taksën e sheshtë e kemi ulur në 10 përqind. Netanjahu: - Nuk u derdhën rrugëve sindikatat? Berisha: - Në Shqipëri sindikatat vegjetojnë… Netanjahu: - Mund të na tregoni metodat si i vutë në gjumë sindikatat? Këtu gjejmë belanë. Disa kohë më parë Kryeministri i Rusisë, Putin do të bënte vizitë zyrtare në Izreal. U anulua. Sindikatat kishin bllokuar çdo gjë. Në inat e sipër, Putin shkoi në Palestinë?... Të vizitosh Izraelin, pa parë Betlehemin, do të ishte një vizitë në boshllëk. Vendi ku ka lindur Krishti. Disa kilometra larg Jeruzalemit. Para autobusit një pamje e frikshme. Ruajna Zot! Përballë nesh Muri i Berlinit. Beton. Tela me gjemba.

Ushtarë me automatik. Muri ndan pjesën izraelite nga ajo palestineze. Dy ushtarë u futën në autobus. Kontrolluan pasaportat. Pas Betlehemit morëm rrugën për në Detin e Vdekur. Ciceronia tha: Gratë që lahen në Detin e Vdekur, përtërihen 10 vjet… Kush lahet toples, përtërihet 20 vjet. Është i vetmi det në botë, që mund të qëndrosh me shpinë mbi ujë, duke lexuar gazetën?! Izraeli është vendi i përjashtuar nga Zoti për naftë, ujë dhe minerale. Por Zoti ka qenë bujar me “trutë” që u ka falur hebrenjve. Deti i Vdekur është kthyer në minierë. Nga kripa nxirret magnezium, i “lakmuar” në industrinë e makinave. Nga deti prodhohen kremrat të njohura në gjithë botën. Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë hibride, që rriten me ujë të kripur. Dhe perimet nga Izraeli kanë pushtuar tregjet e Evropës. Në Izrael nuk ka pemë natyrore. Dora e njeriut ka çuar ujë me pikatore kudo. Dhe kanë lulëzuar pyje të tëra me pisha, me palma. Plantacione me shegë, hurma, portokalle. Parqe e lulishte. Në qendër të Jeruzalemit është qyteti i vjetër. Një labirint me rrugica, të “populluara” me tregtarë. Të ndarë në parcella: arabë, armenë, hebrenj. Në zemër të sheshit është kisha ku është varrosur Krishti. Nën një kube, janë vendosur tre besime. Kisha Katolike. Kisha Ortodokse. Kisha Armene. Nën këtë kube kanë ndodhur sherre, vrasje, zemërime, mallkime. Sebepe për ta pastruar. Për ta lyer kishën. Për të rrëmbyer një pëllëmbë tokë. 107 vjet më parë u bë një traktat mes tre kishave. U vendos: Kisha nuk duhet të ndryshojë. Që nga ai vit kisha ka ndaluar. Nuk është lyer. Nuk është riparuar. Nuk ka ndryshuar… Jeruzalemi nuk është vetëm vend i shenjtë për kristianët. Është i shenjtë edhe për myslimanët. Nga Xhamia Elburg, Muhamedi pas vdekjes, kërceu me kalë drejt qiellit… Xhamia është vetëm 100 metra larg kishës. Në bashkëjetesën mes feve, Jeruzalemi mund të krahasohet vetëm me Shqipërinë…

15
Nr. 17 - MAJ 2012

Në Maida Vale të Londrës parku i gjelbërt publik me të njëjtin emër thuajse fliste shqip më 15 Prill. E bënin këtë zërrat e shumtë burrërorë të të gjitha moshave që nxitoni të kishin vendin e tyre në një fushë të blertë e të bukur ku rreth 16 ekipe të parapërgatitura do të ndesheshin në një motiv tejet të mirëcaktuar. Një motiv që vinte nga drejtuesit e shoqatës shqiptare “Peja” për tu ardhur në ndihmë jetimëve në Pejë. Binin në sy flamujt Kombëtare Kuq e Zi, që zinin vend në një kënd të caktuar dhe prezenca gjithëpërfshirëse shqiptare në këtë aktivitet domethënës. Në mesin midis dy flamujve kuq e zi ishte një parrullë e thjeshtë: “Të ndihmojmë jetimat në Kosovë”. Më poshtë një tryezë e thjeshtë e ngritur enkas me disa dhurime në të, dhe dy pankarta ku shkruhej: “Ndihmoje jetimin, ti ndihmon vetveten” dhe ‘arsyet pse jemi ne’. Dhe më tutje disa libra. Mes tyre edhe libri i autorit nga Peja Sherif Bllaca. Ai me “Guri i vatrës sime” vëllim në poezi afron një mundësi ndihme për jetimët dhe i është përgjigjur kësaj ftese. Kështu fusha e blertë zjen nga optimizmi. Një kalendar është gati. Ekipet stërviten dhe rrjedha e atmosferës vazhdon gjatë. Edhe nën shiun e lehtë londinez evenimenti ka mishërimin e tij. Një mishërim shpirti për njerëzit në nevojë. Janë Mithati, Lutfi Gashi, Burhan Lata,

Turni futbolli nga “Peja” në ndihmë të jetimëve kosovarë

“Të rinjtë liderë të paqes” vazhdon udhën në Londër
Burimi e mjaft emra të tjerë që drejtojnë këtë shoqatë. Janë mjaft humanë të njohur të komunitetit shqiptar... Angazhimi Shoqata e mirënjohur shqiptare në Mbretëtri të Bashkuar, “Peja” që drejtohet nga i palodhuri i komunitetit shqiptar, Mithat Ibrahimi, në vazhdën e aktiviteteve të saj organizoi më datën 15 Prill në orën 13:00 në Paddington Recreation Ground Randolph Avenue, Maida Vale, London W9 1PD një turne futbolli. Turneu i futbollit ishte një nismë e kësaj shoqate për të grumbulluar ndihma në dobi të personave në nevojë në Republikën e Kosovës, kryesisht jetimët. Sipas drejtuesve dhe iniciatorëve të këtij turniri mësohet se ata kishin kërkuar përkrahje të gjerë me qëllim që evenimenti sportiv dhe tejet domethënës të ketë rezultat. Lili Nushi në një mesazh në rrjetin social shprehet “Le ta përkrahim Shoqatën Peja në Londër e cila organizon një turnir të futbollit, ku të githa mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen skamjorëve në Kosovë! Në këtë situatë të rëndë ekonomike, le t’i tregojmë botës se bujaria dhe bamirësia tek ne ende ekziston. Shoqata Peja ju lumtë për këtë iniciativë të qëlluar! Turnir në futboll të vogël” nga ana tjetër mbështetjet e para kanë ardhur nga mjaft individë dhe drejtues të tjerë shoqatash. Duhet theksuar se kjo shoqatë ka ndërmarë disa herë nisma të tilla komunitare në dobi të personave në nevojë. Ky turnir futbolli flet shumë në një kohë që angazhimi është tejet i rrëndësishëm. Është mbajtur kohë më parë në Kosovë edhe turniri i futbollit me të rinjtë e komuniteteve të ndryshme nga komunat Pejë, Klinë dhe Istog me moton “Të rinjtë liderë të paqes”. Në këtë turnir kanë marrë pjesë 12 ekipe të bëra nga institucionet komunale, shoqëria civile, KFOR, ekipe nga fshatra të ndryshme të komunës së Pejës, Klinës dhe Istogut të bëra nga komunitete të ndryshe. Ekip fitues i këtij turniri është shpallur ekipi nga shoqëria civile OJQ “Arti” nga Peja. Ky turnir është organizuar nga OJQ Syri i Vizionit në kuadër të projektit “Të rinjtë liderë të paqes”, që mbështet nga CARE International dhe financohet nga Komisioni Evropian. Kështu “Peja” në Mbretëri të Bashkuar tregon se ka angazhimin jetik dhe domethënës në një nismë të tillë të nisur kohë më parë në Atdhe e të vazhduar tashmë në emigrim. Duhet theksuar se fitues i kupës ishte ekipi “Kosovari” që në finale mundi ECI-n.

16
Nr. 17 - MAJ 2012 Shqipëria dhe Kosova janë i njëjti komb, i njëjti popull, kanë të njëjtën gjuhë dhe të gjitha tezat me baza fetare, që propagandojnë të kundërtën, janë antihistorike. Ky është mesazhi që studiuesi i njohur, Prof. Shaban Sinani, përcjell përmes kësaj interviste, në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Prof. Sinani argumenton se, besimi nuk është faktor identiteti për popullin shqiptar, siç është për serbët, grekët, rusët dhe popuj të tjerë. Ai sqaron se, shqiptarët janë heterogjenë në besim dhe mbitheksimi i besimit, si faktor identiteti, ka qenë dhe është i gabuar. Në këtë intervistë, studiuesi i njohur ndalet veçanërisht te dy ndër figurat më të mëdha të penës shqipe, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, duke analizuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre; raportin mes titujve cilësorë dhe atyre komercial; metodologjinë e një studimi shkencor, si dhe, konceptin e debatit të vërtetë dhe profesional. Pyetje: Librat dhe studimet tuaja kanë të veçantë se, veç cilësisë së lartë, trajtojnë dhe probleme madhore të kombit, kulturës dhe letërsisë shqiptare: nga letërsia e madhe e Kadaresë, Agollit te kodikët e Beratit; nga studimet madhore për ciklin e kreshnikëve apo mitolog jinë shqiptare tek pritja e shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri etj. Cila është metodologjia juaj dhe çfarë mendoni për studimet në fushën e letërsisë, kulturës dhe historisë? Përgjigje: E çmoj shumë mendimin e mirë që keni për librat e mi. Eshtë vështirë t’i përgjigjesh me pak fjalë pyetjes suaj. E vështirë sepse argumentet themelorë të studimeve të mia: letërsia shqipe e shekullit të 20-të (me Kadarenë, Camajn, Agollin), mitologjia, etnotekstet dhe eposi heroik legjendar, kodikët e Beratit dhe të Shqipërisë dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë luftës antifashiste, duken gati të pabashkërenditshëm. Dhe është e vërtetë se ndërmjet tyre ka largësi të mëdha epokash dhe fushash studimore. Por ka dhe diçka thelbësore që i bashkon: janë të gjitha nyja të një vargori ndërkohor e mbikohor, që shenjojnë kodin e identitetit shqiptar. Miq të mi, por edhe njerëz kritikë që nuk i njoh personalisht, duke parë vetëm largësinë, jo vargorin vetë, ndonjëherë janë shprehur dyshimtarë për mundësinë e suksesit “duke qenë kaq i përhapur”. Mendoj se për lexuesin mund të jetë më e lehtë ta kuptojë sa i vërtetë është “tepërimi me përhapjen” duke shenjuar se rruga e formimit tim është krejt atipike. U diplomova për gjuhësi historike, i udhëhequr nga prof. Shaban Demiraj, me tezën “Ndajfoljet përemërore në gjuhën shq-

Shaban Sinani: Dy vende, dy gjuhë?! Është antihistorike!”
“Të gjitha librat e mi janë nyjet e një vargori që shënojnë kodin e identitetit shqiptar”
ipe”, që u propozua gjatë mbrojtjes prej të tre oponentëve që studimi të riparaqitej si disertacion doktorate brenda gjashtë muajve. Për shkak të detyrave që m’u ngarkuan menjëherë pas diplomimit, fillimisht si gazetar në të përditshmen “Zëri i popullit” dhe më pas si ndihmës për çështje të kulturës pranë kryetarit të shtetit Ramiz Alia, e vijova formimin pasuniversitar në shkencat politike. Më 1992 u emërova në Institutin e Kulturës Popullore dhe brenda tre vjetësh kisha përfunduar disertacionin “Mitologji në eposin e kreshnikëve”, në fushën e etno-folkloristikës, mbrojtja e të cilit u shty tre vjet për arsye që nuk ia vlen të përmenden. Monografia më pas u botua e u ribotua disa herë. Vitin e kaluar përfundova dy studime të tjera monografike, që lidhen me tezën e doktoratës dhe vijim i thelluar i saj: “Etnos në epos” dhe “Tradita gojore si etnotekst”. Kur nisa punën në krye të rrjetit arkivor kombëtar kisha në mendje tre projekte kërkimorë, të cilat i realizova në një proces të gjatë pune. Në vitin 1990 kisha njohur për herë të parë një koleksion dokumentesh origjinalë për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, që ruheshin në arkivin e PPSH (për shkak të detyrës që m’u ngarkua për të sistemuar përfundimisht një dosje me riprodhime të tyre, që do t’u dhuroheshin kongresmenëve amerikanë J. DioGuardi e T. Lantos, të cilët në fillim të qershorit të atij viti vizituan Tiranën - këto fotokopje për herë të parë bënë të njohur në shkallë ndërkombëtare një faqe krejt të heshtur të historisë shqiptare, duke u certifikuar, autentifikuar dhe ekspozuar në Yad Vashem). Po më 1990 kisha paraqitur për botim një përmbledhje me studime për veprën e I. Kadaresë, që njëri nga recensuesit e quajti të pagatshëm për t’u botuar (më vonë, ky specialist i partishmërisë proletare në letërsi, botoi vetë disa libra përshkrimorë për Kadarenë). Sa u takon kodikëve të Shqipërisë, besoj se do të ishte ëndrra e çdo studiuesi që e sheh të arritshme mundësinë e njohjes së tyre. Shpesh mendoj se gjatë tri dekadave pune në disa detyra e fusha kam kryer disa universitete: në gjuhësi e letërsi në fillim, në politologji më pas, në etnologji e antropologji, në histori kulture e qytetërimi, dhe ky ka qenë fati im i mirë. Kështu, duke punuar së paku një dekadë rresht, shkrova e botova librat monografikë “Kodikët e Shqipërisë në ‘Kujtesën e Botës’’”, “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri”, “Camaj i paskajuar”, “Letërsia në totalitarizëm dhe ‘Dossier K’” dhe të tjerë. Fakti që këta libra kanë pasur dhe botime në gjuhë të huaj (frëngjisht, anglisht, kroatisht) më bën të mendoj se vërtet kanë të bëjnë me kodin e identitetit shqiptar. Ju më pyesni për metodologjinë. Unë shkurtimisht do të thoja se në mënyrën si punoj unë vazhdimisht kam 3-4 projekte në duar njëherësh (nuk ka pasur ndonjë çast në jetën time që të kem pasur vetëm një projekt në punë e sipër) dhe kurrë nuk më ka ndodhur që të mos e di se çfarë do të bëj minimalisht për dhjetë vjetët e së ardhmes. Pak a shumë këtë unë e quaj ideal shkencor. Pyetje: Në librin tuaj të fundit “’Njerëzit e krisur’ të Dritëro Agollit” ju shkruani se “letërsia e Dritëroit u rezistoi stuhive”. Sipas jush, kjo rezistencë, qoftë e Agollit apo e Kadaresë, ka të bëjë me lidhjet e postet e tyre në atë sistem, apo për shkak të veprës së tyre? Përgjigje: Mendoj se ajo pjesë e letërsisë shqipe të realizmit socialist që u ka mbijetuar ndryshimeve politike të dy dekadave të fundme, që shprehen në kalimin prej shoqërisë së vigjilencës në shoqërinë e hapur, bën dallimin me letërsinë dogmatike dhe të disiplinuar. Në sistemet totalitare, qofshin të majta si në Lindjen ish-komuniste, qofshin të djathta si në botën latinamerikane, letërsia shihet si rrezik kur bëhet shkas që të kthehet në lëvizje mendimi. Në Shqipëri lëvizjet e mendimit janë të rralla: në traditën shqiptare problemet e zhvillimit më së shpeshti janë zgjidhur me kryengritje, rebelime, revolucione, luftëra e konflikte, madje dhe me atentate. Shoqëria shqiptare e vigjilencës ka qenë e pamëshirshme për ato raste kur vepra e një shkrimtari mund të bëhej faktor ndikues, pavarësisht se në ç’pozitë a funksion gjendej shkrimtari. “Partia të ngre në qiell, partia të fut nën dhé”, pikërisht kështu u formulua zyrtarisht mendimi për një vepër të Kadaresë në fundin e viteve 1970. Për mënyrën si është kontrolluar provokimi ideor në veprën e I. Kadaresë nuk do të zgjatem. Por nuk kanë qenë më të pakëta dhe veprat e D. Agollit që janë kritikuar e ndaluar, sidomos në prozën humoristike dhe në dramaturgji: “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Fytyra e dytë”, “Mosha e bardhë”, “Baladë për një grua”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, disa tregime dhe cikle me poezi të botuara në fillimin e viteve 1980 në të përjavshmen “Drita” e në “Nëntori”. Këto vepra nuk janë antikomuniste, por disi dalin “jashtë kodit”, pjesërisht a tërësisht. Tek “Zhurma e erërave të dikurshme” karakteret janë atipikë dhe rrethanat edhe më atipike. Në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nxitet vetvetiu pyetja nëse burokracia është çështje sistemi apo një dukuri rastësore. Kjo është aq e vërtetë, sa përkthyesja bullgare e këtij romani Marina Marinova pati probleme, sepse në Sofje u hap një hetim me paramendimin se autori i vërtetë duhej të ishte bullgar, përqeshja duhej të kishte lidhje me Zhivkov-in, ndërsa Dritëro Agolli duhej të ishte thjesht një pseudonim. Dramat “Mosha e bardhë” dhe “Baladë për një grua” u ndaluan qysh në shfaqjet e para. Teksti i së dytës u zhduk krejt nga qarkullimi, ndërsa “Mosha e bardhë” u botua në Prishtinë. Nisur nga një pohim publik i autorit, se për dramën “Baladë për një grua” nuk ekzistonte as dorëshkrimi, as daktiloshkrimi, vitet e fundit bëra disa kërkime dhe më në fund teksti u gjet. Së bashku me regjisorin Pirro Milkani, që po punon për realizimin e një dokumentari për D. Agollin, ia dhuruam këtë dorëshkrim disa kohë më parë dhe ju mund ta merrni me mend se ç’kënaqësi shihej në atë çast në gjithë qenien e tij. Për të përfunduar: është shumë e qartë se detyrat apo përgjegjësitë që kanë kryer shkrimtarë si D. Agolli e I. Kadare, po aq sa mund t’u kenë krijuar lehtësira botimi, po aq u kanë krijuar dhe situata kritike. Ndërsa në leximin e sotëm rrethanat e botimit apo të ndalimit të veprave janë pa ndikim, janë thjesht çështje të historishkrimit të letërsisë. Një shekull e ca më parë, në esenë “Le gai savoir”, filozofi gjerman F. Nietzsche pati shpallur se “Zoti është zhdukur, domethënë Zoti ka vdekur”. Gérard Genette, në librin e njohur “Palimpsestes: La littérature au second degré”, zhvilloi mendimin se në botën e sotme s’ka më krijues po vetëm rikrijues. Në vitet 1970, studiuesi francez R. Barthes, duke iu referuar pavarësisë së veprës nga krijuesi, botoi librin “La mort d’auteur”, duke e përjashtuar kështu jetën e shkrimtarit nga përftimi i letërsisë. Në këtë kuptim, në receptimin e sotëm të letërsisë së Kadaresë apo Agollit s’ka më rol karriera e tyre, madje as historia e botimit të veprave të tyre. Pyetje: Ju keni studiuar dy ndër emrat më të mëdhenj të letërsisë në periudhën e komunizmit. Ku dallon letërsia e Kadaresë nga ajo e Agollit? Çfarë i ndan dhe çfarë i bashkon këta dy shkrimtarë? Përgjigje: Në të vërtetë, krahas këtyre dy shkrimtarëve, kam studiuar gjithashtu dhe veprën e Martin Camajt, të cilën, për rrethana që i shpjegova, kam pasur rast ta njoh edhe para viteve 1990. Por ju keni të drejtë që e përqendroni pyetjen tuaj tek Kadare e Agolli, sepse monografia ime “Camaj i paskajuar” pak kohë ka që është botuar. Vijon në faqen 17

17
Nr. 17 - MAJ 2012 Vijon nga faqja 16 Mirë, duhet të kthehem tek krahasimi. Dikur shqiptoheshin disa opozicione shumë të thjeshta, ndonëse nuk kishin të bënin drejtpërdrejt me tekstin: Kadare paraprin zhvillimin e prozës, Agolli të poezisë; Kadare shkruan letërsinë e qytetit, Agolli të fshatit; Kadare shkruan për lexuesin e Perëndimit, Agolli për lexuesin e vendit; Kadare konteston sistemin, Agolli e qorton për ta shpëtuar nga të këqijat; Kadare është revizionist, Agolli është i besuar. Në mënyrën si lexohej letërsia dikur: si art, ideologji e politikë njëherësh, këto opozicione ishin të nënkuptueshme. Por ndonjëherë formuloheshin e shqiptoheshin edhe publikisht. Në një plenum të Lidhjes së Shkrimtarëve që u mbajt në fundin e viteve 1970 u tha saktësisht se shkrimtarët shqiptarë nuk duhet ta kërkojnë famën në Perëndim. I. Kadare disa herë është shprehur se “me kalorësi, prej shumë vitesh, nuk kam pretenduar, madje kam insistuar të shmangem prej çmimeve në poezi”. Duke ardhur në kohën e sotme mendoj se letërsia e këtyre dy shkrimtarëve ka të përbashkët së pari etnografizmin, pastaj mitin e prejardhjes, mitin e lavdisë historike, mitin e qendresës. Pavarësisht se letërsi ideologjikisht të rrethuara prej marksizmit, një ideologji tipike internacionale, tek të dy autorët ka me shumicë albanocentrizëm. Në pikëpamje të mjeteve të shprehjes, mendoj se të dy, duke pasur si ndërmjetëse poezinë e Majakovskit, apo të ashtuquajturin “levnij futurizm” - futurizëm i majtë, përftuan estetikisht dhe teorikisht prej traktatit të Marinetti-t disa nyja thelbësore: mitin e teknikës, industrializimit dhe urbanizimit; fjalorin teknokratik dhe shthurjen e vargëzimit klasik. Do të mjaftonte të kujtonim titujt e dy vepra të tilla të tyre, si “Endërr industriale” dhe “Dashuri e ferrobeton”. Në rrafshin tematologjik vepra e Kadaresë dhe ajo e Agollit kanë afërsi, por në rrafshin sistematik disi largohen. Po ashtu dhe në figurshmëri. Poezia e Agollit është e hapur për gjedhe dhe kode poetikë lindorë, prej rubaive e masnavive perse deri tek hajku e tanka kineze e japoneze. Ndërsa poezia e Kadaresë, duke përjashtuar fillimet, ku ka ndikime të poezisë ruse (Majakovski, Pushkini, Esenini), është kryesisht europiane. Poezia e Agollit është më e afërt me kodin poetik popullor tradicional, kurse ajo e Kadaresë më elitare. Në poezinë e Agollit ka një ndikim të dukshëm prej Naimit (mund të krahasohen “Bagëti e bujqësia” dhe “Nënë Shqipëri”), kurse në atë të Kadaresë më shumë ka prerje ndërtekstuale me Migjenin dhe De Radën. Dukuritë metafizike (dhimbja, trishtimi, humbja, vdekja) janë më të pranishme në poezinë e Agollit. Tek Kadare këto dukuri shprehen në një formë të tërthortë, përmes paraleleve me dukuritë natyrore (shiu, vjeshta, dimri, sëmundja, zymtësia). Në një rast që përmendet shprehja rituale e ngushëllimit “për të mirë” (tek “Dimri i vetmisë së madhe”), për Kadarenë u bë një diskutim i ashpër deri në zyrën e N. Hoxhës. Në prozën e Agollit vërehen gjurmët e një rendi dhe botëkuptimi bektashian (“Njeriu me top”, “Arka e djallit”), kurse në prozën e Kadaresë afëritë përfytyrimore janë kryesisht me fondin e baladave mesjetare shqiptare (“Ura me tri harqe”, “Kush e solli Doruntinën”, “Një dosje për Homerin”, “Prilli i thyer”, “Konkurs bukurie burrash në Bjeshkët e Nemuna”). Karakteret e krijuara nga Kadare e Agolli si rregull nuk u nënshtrohen njëherësh pesë kanoneve apo kodeve të sjelljeve skematike komuniste. Pyetje: Në librin e saj të fundit, bashkëshortja e Kadaresë, shkrimtarja Helena Kadare, tentoi të sheshonte disi tensionin dhe “të ulte gjakrat”, mes Kadaresë dhe Qosjes. Si e keni parë ju debatin mes tyre? A kaloi ai nga argumenti te sulmet personale? Përgjigje: Jo vetëm e kam ndjekur, por kam marrë pjesë ndoshta dhe me ndonjë tepërim në polemikën që u hap. Kam shprehur dhe shpreh edhe sot mendimin se besimi nuk është faktor identiteti për popullin shqiptar, siç është për serbët, grekët, rusët dhe popuj të tjerë. Shqiptarët janë heterogjenë në besim dhe mbitheksimi i besimit si faktor identiteti ka qenë dhe është i gabuar. Identiteti ka të bëjë me etnotipin, është çështje gjenotipike, sigurisht me ndikime prej historisë, por jo e kundërta. Në shekullin e 15-të, kur u shfaq Islami në Ballkan, identiteti shqiptar ishte kodifikuar. Popujt që përveçohen në kohët moderne janë të vonuar. Për mendimin tim Kadare kishte të drejtë kur propozoi për diskutim tezën e identitetit europian të shqiptarëve. Kjo tezë u keqkuptua, u interpretua si një thirrje për rikrishterim të shqiptarëve. Në fakt, edhe sikur të kishte qenë kështu, dihet mirë se thirrjen e parë për kthimin në fenë e të parëve shqiptarëve ua ka bërë Faik Konitza, i cili edhe vetë u ungjillizua. Shumë njerëz këtë mund të mos e dinë, por studiuesit e historisë së letërsisë duhet ta dinë doemos. Po e theksoj këtë, sepse në të vërtetë ideja e Kadaresë u demonizua, sikur të kish qenë ai i pari shqiptues i kësaj “blasfemie”. Kam përshtypjen se në gjithë ashpërsinë e polemikës mund të ketë ndikuar një fakt krejt i parëndësishëm: i ndjeri I. Rugova, me sa dihet, pati pranuar të ungjillizohej. Jam shprehur dhe mendoj ende njësoj, se teza e identitetit të dyfishtë apo të trefishtë të shqiptarëve një televizioni jopublik, si mund të mendosh pozitivisht për emetuesit televizivë? Unë e kuptoj se në shoqëritë demokratike ka media shtetërore dhe joshtetërore, të orientuara majtas e djathtas, të ekuilibruara e të çekuilibruara, biznesi dhe jobiznesi. Siç është dhe “Rai”, për shembull. Por një herë në stinë edhe zëdhënësit e qeverisë bëjnë një sfidë, siç qe rasti i Celentano-s. Meqë ra fjala, e keni vënë re se nuk ekziston më institucioni i zëdhënësit, përveç atij/asaj të kronikës së zezë? Sepse nuk është e nevojshme: zëdhënësit vullnetarë janë dhe më të pëlqyer! Pyetje: Ju jeni në bordin këshillimor të shtëpisë botuese “Naimi”. Kemi vënë re se u qendroni larg botimeve komerciale (ku fitohen shumë para), dhe zgjidhni, mbi të gjitha, cilësinë. Pse kjo zgjedhje?! Ç’mund të na thoni, shkurtimisht, për politikën e botimeve në Shqipëri? Përgjigje: Eshtë e vërtetë se kam pasur mundësi të përfitoj nga detyrat që kam kryer, duke përdorur të shkuarën time për botime fitimprurëse. Kam punuar shtatë vjet me Ramiz Alinë, në një nga kohët më të vështira të historisë moderne të Shqipërisë. Kam punuar dhe tre muaj, në ditët më të ndërlikuara të S. Berishës si president i vendit, si njeriu që erdhi në krye të shtetit pa pasur as njohuritë fillestare për sjelljen zyrtare dhe protokollin. Në kohën që drejtova arkivat e Shqipërisë, megjithëse i tejngopur me informacion, vetvetiu në tryezën time kalonin ditë për ditë qindra dhe mijëra fletë fotokopjesh, që linin gjurmë në kujtesë. Por e kam shpallur prej shumë kohësh: do të shkruaj kujtime vetëm kur të jem plakur. Po e përsëris: tani për tani kam projekte të saktësuara së paku edhe për 15 vjet. Ndoshta atëherë do të shkruaj për libra të shitshëm, por dhe atëherë si një detyrim ndaj kujtesës së historisë. Sa i takon pjesës së dytë të pyetjes: mendoj se në Shqipëri nuk ka politikë botimesh. Një ndër tre shqiptarë është shkrimtar, një ndër tre shqiptarë është këngëtar a piktor dhe një ndër tre shqiptarë është emigrant. Kështu, botohen 1500-2000 libra në vit, dhe ka më shumë libra se lexues. Po të shprehej figurativisht, kjo gjendje do të shenjohej si një vijë e drejtë, që është vija e status quo-së, vija mediokre e botimeve të vetëfinancuara, që dalin në publik “për qejf të autorit”. Pyetje: Veç faktit se jeni cilësor, ju keni edhe një bum botimesh: Çfarë do të marrë lexuesi nga ju dhe krijimtaria juaj në vitin 2012? Përgjigje: Eshtë e vërtetë se kam pasur disa botime këto kohë. Një mike që mban ligjëratat e letërsisë shqipe në Romë më shkruante me humor para disa kohësh se ishte kënaqur që ishte botuar libri me studime për D. Agollin, por mos kisha diçka të re ndërkaq? E kam thënë dhe herë të tjera: këta janë libra që botohen sot, por pjesë-pjesë në versione të para janë botuar në revista e të përditshme qysh në vitet 1980 e këndej. Në fakt, për vitin 2012, kisha vendosur që, sipas legjislacionit në Shqipëri, të kërkoja të drejtën e “vitit sabatik” (“sabbatical year”), që është e drejta e studiuesit për t’u marrë me veten, me formimin dhe riformimin shkencor në çdo shtatë vjet. Mirëpo sivjet është qindvjetëshi i shpalljes së pavarësisë dhe e shoh se nuk mund të rri mënjanë. Besoj se në këtë kuadër sivjet do të botohet një tekst kolegjial me titull të përafërt “Një shekull letërsi”, pjesë e një projekti më të rëndësishëm që ka Qendra e Studimeve Albanologjike, për një histori antologjike të letërsisë shqipe, prej fillimeve deri sot, ku do të kem dhe unë një autorësi modeste. Pak a shumë do të jetë modeli “Studi e testi”, që është zbatuar me frytshmëri prej Koliqit qysh në fillimet e kolanës “Shkrimtarë shqiptarë”. Por gjithsesi dhe këtë vit do të kem një libër të ri, me titullin e përtashëm “Migjeni dhe mitet”. Në fakt do të ishte më mirë të thuhej “Migjeni pa mitet”: pa mitin e malit, që e pati robëruar letërsinë shqipe për disa shekuj me radhë; pa mitin e heroit, që gjithashtu e pati kryqëzuar letërsinë shqipe tek kreshnikët dhe më pas tek “heroizmi i popullit tonë në shekuj”; pa mitin e revolucionit, që gabimisht studiuesit e kërkuan dhe ia zmadhuan për një gjysmë shekulli pas luftës antifashiste, dhe pa shumë mite të tjerë. Migjeni është shkrimtari që e ktheu letërsinë shqipe në qytet, dhe kjo meritë e tij do të mbetet e padiskutueshme. Migjeni është shkrimtari që, ndonëse bashkohej me Neitzsche-n në pyetjen “Perëndi, ku je?”, tekstin biblik e shfrytëzoi si metatekst më mirë se kushdo tjetër. Migjeni është i pari që bashkoi në letërsinë e tij dëshpërimin planetar të “brezit të humbur”, fuqinë shenjuese të fjalës si në letërsinë simboliste, realizmin social që kishte pushtuar gjithë Europën, kriticizmin e një shekulli që do të kalonte në dy luftëra. Jashtë “shkollës jezuite” dhe “shkollës franceskane”, nëse do t’u referoheshim termave të Koliqit; pranë “Botës së re” po aq sa dhe pranë “Shkëndijës”, Migjeni do të mbetet një “outsider” i letërsisë shqipe të kohës. Libri do të ketë dhe një fashikull dokumentesh të panjohura për jetën dhe veprën e Migjenit, duke përfshirë burime që kanë të bëjnë me etnicitetin e tij, me fatin e “Vargjeve të lira” (ndalimin apo vetëndalimin e tyre), me lidhjet që poeti kishte me grupime ideologjike dhe fetare. Intervistoi Elvin Luku

(ose e “pluriidentitetit”/”multiiden titetit”, siç e propozoi dhe R. Qosja), është prodhuar prej shkollës serbe, që, kohët e fundme, është pasuar dhe nga studiues të tjerë (A. Željaskova, “Albanian Identities”, Sofia 2000). Antinomitë “albanac - šiftar - šiptar”, “albanci - arnauti”, tani së fundmi dhe “albanac - šiftar - šiptar - kosovar”, janë kurthe të ngritura ndaj dijes shqiptare qysh në shekullin e romantizmit. Ak. Qosja, duke pretenduar se duhet të diskutojmë për realitetin (me të cilin identifikonte vetveten), jo për projektet (me të cilët identifikonte Kadarenë), i bëri dëm mendimit shqiptar. Shkencat kombëtare e kanë për detyrë të promovojnë konvergjencën - shkenca e tjetrit le të merret me të kundërtën. Aventurat për krijimin e dy vendeve, dy popujve, dy gjuhëve, duke iu referuar kryesisht dallimit, dhe “dallimi i rëndësishëm” është vetëm ai fetar, janë antihistorike. Pak fjalë edhe për pjesën tjetër të pyetjes suaj. Mendoj se për I. Kadarenë sprova për identitetin europian të shqiptarëve është një vepër aq modeste sa nuk mund t’i shërbente për protagonizëm. Pyetje: Në shtyp, dhe sidomos në televizon, në të shumtën e rasteve, nuk ka debat të vërtetë dhe profesional, nuk ka ide, por, thënë troç, fjalë që degjenerojnë në sherr dhe banalitet. Sa gisht kanë aktorët mediatikë në këtë mes dhe çfarë mendoni për konceptin e debatit të vërtetë dhe profesional? Përgjigje: Kjo është pamja më e shëmtuar e krizës së pashpallur që jeton vendi. Eshtë kriza e mendimit, e shoqëruar prej krizës së karaktereve. Mendoj se aktorët mediatikë, kur e shpallin veten fitues krahas një faktori politik, nga ana profesionale e kanë çfaktorizuar veten, dhe të tillë në Shqipëri ju e dini se ka shumë. Në një vend ku, bie fjala, për të përmendur vetëm një fakt të mirënjohur, zgjedhja e kryetarit të shtetit festohet me birrë “te tymi” dhe me praninë e njëkohshme publike të kryetarit të qeverisë, të kryetarit të kuvendit dhe drejtorit të

18
Nr. 17 - MAJ 2012

“Prishtina – Poetic Memories” i autores Valbona Shujaku pa dritën e promovimit edhe në Londër. Pas dhjetra promovimeve të tjera anembanë Globit, ky libër i radhë në dimensionin e tij ishte më 20 Prill edhe në mesin e krijuesve londinezë. ‘Prishtina – Poetic Memories’ është libër me fotografi të qytetit të Prishtinës gjatë periudhës prej rreth tridhjetë vitesh pas Luftës së Dytë Botërore. Në libër paraqiten pamje dhe peizazhe arkitektonike të kohës së tranzicionit të Prishtinës nga një qytezë zejtarësh në kryeqytet të Kosovës. Në libër gjenden pamje të rralla të lagjeve, ndërtesave dhe objekteve publike që dikur ishin në funksion të qytetit dhe banorëve të saj, të cilat sot

U promovua në Londër

“Prishtina - Poetic Memories”

pothuajse nuk ekzistojnë fare. Në libër mund të shihen pamje të çarshisë së qytetit, çeshmet e shumta publike, urat mbi lumenjtë Vellusha dhe Prishtev-

ka, fotografi të parqeve të gjelbëruara, shtëpive të vjetra me arkitekturë otomane, pallatet e reja të stilit komunist të ndërtuara mbi rrënojat e

xhamive dhe te nje kishe katolike, si dhe fotografitë e sinagogës së vetme në qytet në vendndodhjen e saj origjinale. Libri shpalosë vlerat kulturore të qytetit të cilat u shkatërruan nga regjimi i atëhershëm komunist nën sloganin ‘shkatërrojmë të vjetrën, ndërtojmë të renë’. Libri ‘Prishtina – Poetic Memories’ paraqet rreth 240 fotografi qe gjenden ne koleksionin e Muzeut të Kosovës, kurse bashkangjitur librit është edhe harta e Prishtinës nga viti 1961 që tregon vendet prej ku janë fotografuar pamjet në libër. Promovimi i librit ‘Prishtina – Poetic Memories’ u mbajt nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës. Ai u realizua me një pjesëmarrje intelektualësh dhe krijuesish në ambientet e

Restorantit “Koha” në Leicester Square, Londër, pronë e shqiptarit Fadil Makedonci. ‘Prishtina – Poetic Memories’ i autores Valbona Shujaku, siç u tha edhe nga folësit si dhe vetë autorja është libër me fotografi të qytetit të Prishtinës gjatë periudhës prej rreth tridhjetë vitesh pas Luftës së Dytë Botërore. Në libër paraqiten pamje dhe peizazhe arkitektonik të kohës së tranzicionit të Prishtinës nga një qytezë zejtarësh në kryeqytet të Kosovës.’ Ambasadori i Kosovës Dr Muhamet Hamiti në fjalën e tij theksoi se libri ‘ka vlera të padiksutueshme në kujtesën qytetare dhe më gjerë’. Më tej promovimi kaloi në fjalën e autores dhe krijuesve që diskutuan më gjerë në një ambient tejet argëtues dhe kulturor.

Në kuadrin e aritmetikës ditëlindjet janë thjesht numra. Masin e vetëmasin rrugën e një jete që nis ende pa ardhur kjo aritmetikë në kalendat njerëzore. Dhe pas kësaj arithmetike vijnë gjërat. Gjërat që shkërmoqin sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj e vite. Gjëra që mblidhen grusht për të formëzuar Ditëjetët, apo shkurt vitet që njeriu ka në jetën e tij. Dhe kështu jeta rrit dimensionin e vet. Rrit arsyen që vetë gëzimi i ardhur nga ardhja në jetë të kalojë e të deshifrohet, natyrshëm përpos kulturave në Ditëlindje që na gëzojnë, mamin, babin, gjyshin e gjyshen, të gjithë ata ‘që ne i duam e na duan’. Kështu mendoj se ‘mendon’ edhe dyvjeçari ‘futbollist’ Edison Agim Halili. Ai është sot vetëm 2 vjeç. 24 muaj jetë dhe një aritmetikë e tërë me ditë, javë..., që ritakohen nën trikëllima gotash me urimin 100 vite për ju bukuroshi i artë Edison. Në fakt është ky urim që ndesh dhe puthet plotësisht edhe me dëshirën tonë të kahershme që “Fjala e Lirë” ka patur dhe ka, synon ta ketë që në mesin tonë krijues të ketë edhe ditë të tilla, pse jo edhe për vogëlushë, që nesër do të kenë mundësinë të lexojnë aritmetikën e cituar në kalendat e tyre jetike. Pra do të rilexojnë Ditëlindjen e tyre të bukur, të gëzuarën ditë të tyre që bashkon gotat dhe urimet. Sot është Edisoni i vogël është djaloshi bukurosh i shpirthumanit Agim Halili, (për të cilin mund të lexoni duke klikuar këtu). Është jeta e një vogëlushi që mbetet arsyeja më e madhe që vetë Agim Halili të jetë njeriu, biznesmeni, trajneri dhe

Një urim për Edisonin...
Si shkas për memorjen e Ditëlindjeve..., arsyen e tyre

sponsori i boksierit kampion Kreshnik Qato. “EDISONI sot i mbush 2 vjet” shkruan ai në faqen e tij sociale. Dhe lajmi merr në krahë dhjetra e dhjetra urime. Urimet janë miqësore, familjare

dhe më së shumti janë edhe urime që shkojnë drejt në celularin e prindërve të mrekullueshëm të Edisonit. I veçanti urim shkon tek gjyshi i tij. Ai që mban mbi supe një aritmetikë të madhe vitesh përlotet. Dhe në për-

lotjen e tij lexohet më së miri urimi... “Gëzuar dhe u zbardhsh si unë e më shumë gëzim e hare për ty, nipçja im...” Gëzuar edhe nga ne Edison Agim Halili. Sot ishte shansi yt të ishe në memorjen e “Fjala e Lirë”...

19
Nr. 17 - MAJ 2012

Vendi i

AMERIKËS

në botën e re

Nga Çarles A. Kupçan* Është sezonë zgjedhore përsëri dhe pretendentët kryesorë për Zyrën Ovale po përpiqen t’i sigurojnë amerikanët se kombi i tyre mbetet në majën e rendit global. Mit Romni së fundi deklaroi se “ky shekull duhet të jetë, shekull amerikan”. Për të mos mbetur pas, presidenti Obama këmbënguli në fjalimin e tij vjetor, se “çdokush që tregon se Amerika është në rënie”, nuk e di “se për çka po flet”. Romni dhe Obama mund ta teprojnë pak, por nuk janë larg goditjes në pikë. Me gjithë dy luftërat e vështira, rritjes së ngadaltë dhe difuzionit të pushtetit nga Perëndimi në Kinë, kombinimi i fleksibilitetit ekonomik dhe superioritetit ushtarak, do ta mbajë SHBA-në në majë edhe në dekadat e ardhshme. Megjithatë, ata po e humbasin thelbin. Sfida më e fuqishme në dominimin e Amerikës nuk vjen nga rishpërndarja e vazhdueshme e fuqisë globale, por nga një ndryshim subtil: Format e reja të qeverisjes dhe kapitalizmit të kopjuara nga Kina dhe vendet të tjera në rritje. Modeli i tregut demokratik, sekular, dhe i lirë që është

bërë sinonim i perëndimit, po sfidohet nga kapitalizimi shtetëror në Kinë, Rusi dhe nga sheikët e Gjirit Persik. Islami politik po rritet në hap me demokracinë në Lindjen e Mesme. Populizmi i krahut të majtë ka rrokur Indinë e shkon deri në Brazil. Në vend se të ndjekin rrugën e zhvillimit perëndimor dhe të zënë vendin e tyre në rendin ndërkombëtar liberal, vendet në rritje, po shtyjnë përpara versionet e tyre të modernizimit dhe po bëjnë kthim prapa nga ambiciet ideologjike të perëndimit. Derisa po shpaloset ky shekull, mbetja e fuqisë amerikane do të jetë pjesë e lehtë. Pjesa e vështirë do të jetë humbja e dominimit ideologjik të Amerikës dhe trendi për kompromis dhe konsensus për një botë më të larmishme dhe më të ngathët. Nëse liderët amerikanë mbyllin sytë para këtij realiteti të ri dhe vazhdojnë të presin përqafim të vlerave perëndimore, ata jo që nuk do të keqkuptojnë fuqitë në rritje, por po ashtu do të tjetërsojnë shtetet që janë lodhur nga të ndjekurit standardet perëndimore te qeverisjes. Ky tranzicion nuk do të jetë i lehtë. Që nga themelimi, elita amerikane dhe publiku

kanë besuar në universalitetin e modelit të tyre. Fundi i luftës së ftohtë vetëm sa e thelloi këtë bindje. Pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik, kapitalizmi demokratik dukej e vetmja lojë në qytet. Por, “fundi i supozuar i historisë” nuk zgjati. Shumë shtete në zhvillim së fundi kanë fituar mundësi ekonomike dhe politike për të konsoliduar markat e modernizmit që përfaqësojnë alternativat të qëndrueshme. Tridhjetë vjetët e fundit të zhvillimit kinez, për shembull, nuk duken aspak si rruga që ka ndjekur Evropa dhe Amerika veriore. Rritja e perëndimit është udhëhequr nga klasa e mesme, e cila dobësoi monarkinë absolute, këmbënguli në ndarjen e kishës nga shteti dhe çliroi potencialet ndërmarrëse dhe teknologjike, jetike për Revolucionin Industrial. Në të kundërtën, shteti autoritar kinez, ka fituar ndaj klasës së mesme dhe me arsye: ekonomia e saj tejkalon atë të konkurrentëve perëndimorë, duke pasuruar borgjezinë dhe duke i larguar miliona njerëz nga varfëria. Në ekonominë e sotme të shpejtë, fluide globale, kontrolli i siguruar nga shteti kapitalist i ka disa përparësi

dhe kjo është arsyeja se përse Rusia, Vietnami e të tjerët po e ndjekin modelin kinez. Lindja e Mesme ngjashëm pritet të hutojë pritjet Amerikane. Në shumicën e botës myslimane nuk ka ndarje mes shtetit dhe xhamisë. Ndërsa rënia e regjimeve ka bërë që të kthehet islami politik. Një sondazh i vitit të kaluar zbuloi se dy të tretat e egjiptianëve duan që ligji civil të ishte në përputhje me Kuranin, një nga arsyet kryesore se përse islamikët fituan së fundi në zgjedhjet parlamentare. Egjipti nuk bën përjashtim. Nëse asgjë tjetër, Pranvera Arabe ka treguar se demokratizimi nuk është i barabartë me perëndimizimin. Fuqitë në rritje, si India dhe Brazili janë shoqëri stabile, demokratike e sekulare, që duket të jenë më afër modelit perëndimor. Por, këto shtete janë demokratizuar, ndërsa popullata e tyre përbëhet kryesisht nga pjesa urbane dhe rurale dhe nuk ka klasë të mesme. Uashingtoni ka supozuar se demokracitë botërore, do të lidhnin aleancë me SHBAtë, për shkak të vlerave dhe interesave të supozuara të përbashkëta. Por, nëse India dhe Brazili, përbëjnë ndonjë indikacion, atëherë edhe fuq-

itë në rritje, që janë demokraci stabile, do të shkojnë rrugës së tyre, duke kërkuar një botë që ku nuk luhet më me rregullat e Perëndimit. Shekulli 21 nuk do të jetë hera e parë kur fuqitë e mëdha përfaqësojnë modele të ndryshme të qeverisjes dhe tregtisë: gjatë shekullit 17 Perandoria Romake, ajo Osmane, Perandoria Mugale, Dinastia King dhe Tokugava Shogunate secila udhëhiqnin çështjet e tyre sipas rregullave dhe kulturës së vendit përkatës. Por, këto fuqi nuk kishin shumë bashkëpunim mes vete dhe nuk kishte nevojë për rregulla të përbashkëta. Përkundrazi, ky shekull, do të shënojë herën e parë në histori, kur versionet e shumta të rregullave dhe modernizmit do të bashkëjetojnë në një botë të ndërlidhur- nuk do ta drejtojë më perëndimi globalizmin. Uashingtoni duhet ta kuptojë se brendi amerikan i kapitalizmit dhe demokracia sekulare tash duhet të konkurrojë në tregun e ideve. Për të qenë të sigurt, edhe po që se miraton një qasje pluraliste, SHBA nuk duhet t’i mbroje vetëm interesat, por edhe vlerat e saj. Duhet të vazhdojë të promovojë demokracinë, të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të bëjë çkado që është e mundur që të ndalojë dhunën, sikurse ajo e qeverisë siriane. Por, liderët amerikanë, nuk do t’i bëjnë kurrfarë shërbimi vendit, po që se trumbetojnë për një shekull të ri amerikan apo të rrëzojnë qeveritë në emër të përhapjes së vlerave evropiane. Duke bërë kështu, do t’i largojnë disa shtete nga SHBA, për të cilat kjo e fundit ka nevojë. Duke ruajtur vlerat e veta, dhe duke i njohur format alternative të qeverisjes, do të rrisin autoritetin moral të vendit, duke bërë që të respektohen edhe shtetet tjera, ashtu siç preferon Amerika të jetë e respektuar Autori është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Xhorxhtaun dhe anëtar i lartë i Këshillit për Relacione të Jashtme

20
Nr. 17 - MAJ 2012

Nga Odise Plaku Lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptarë drejt hapësirës “Shengen”, një nga ngjarjet më të shënuara në jetën e të gjithëve, tashmë jo vetëm që është një realitet, por ka sjellë përfitime të shumëfishta në shumë aspekte të jetës: qoftë atë shoqëror, ekonomik, arsimor e deri në atë kulturore. Ajo cilësohet padyshim si një nga premtimet më të qenësishme që koalicioni qeverisës realizoi gjatë mandatit të tij. Shqipëria është rasti unik në botë, që kërkoi lirinë përmes eksodeve masive tragjike prej nga u larguan nga vendi me mijëra e mijëra njerëz pa dallim moshe. Cilido që shkon dhe vjen, asnjëherë nuk duhet të harrojë që për të ardhur në këto ditë u kërkuan sakrifica sublime, ndaj respektimi i rregullave të lëvizjes pa viza në Evropën e qytetëruar duhet të jetë një përgjegjësi në jetën e çdo qytetari shqiptar. Sot, cilido prej nesh lëviz lirshëm vetëm me pasaportën e tij që është e një standardi të lartë dhe të besueshëm. Sot, secili prej nesh takon të afrimit e tij kudo nëpër Evropë, zhvillon marrëdhënie biznesi, arsimohet e edukohet pa qenë e nevojshme të qëndrojë pas kangjellave të ambasadave për një vizë në pasaportë. Dyshimet se çfarë mund të ndodhte nëse shqiptarët lëvizin pa viza, tashmë janë hedhur poshtë dhe kanë qenë veçse spekulime të kota. Vendimin e rëndësishëm të BE, qytetarët shqiptarë e kanë respektuar dhe vlerësuar në çdo ditë të lëvizjes së tyre në hapësirën “Shengen”, duke dhënë kështu një shembull dinjiteti e qytetarie. Përgjegjësia për të shmangur çdo lloj abuzimi tashmë është edukuar te gjithsecili. Por, Shqipëria përmes politikave të saj të jashtme, iniciativave diplomatike, marrëveshjeve të nënshkruara ka përmbushur dhe një qëllim tjetër të saj. Atë të krijimit të zonës së “Shengenit ballkanik”, të lëvizjes së ndërsjellë të shtetasve. Kjo ka qenë bashkëshoqëruese në punën e saj, ndërkohë që punonte për përmbushjen e detyrimit ndaj

Mes “Shengenit” evropian dhe atij ballkanik

qytetarëve për lëvizjen pa viza drejt BE-së. Tek kalon sot në pikat e kalimit kufitar ku vija ndarëse, është thuajse imagjinare nuk shmang dot kujtimet tragjikisht të trishta të viktimave dhe traumat të shkaktuara provuan të tentojnë kalimin e atij brezi që quhet kufi. Mjafton sot një kartë identiteti për të lëvizur lirshëm, pa frikë, pa komplekse në hapësira që deri dje dukeshin të largëta e të pakapshme. Krijimi i zonës së “Shengenit ballanik” ishte një projekt i propozuar nga pala shqiptare në vitin 2010, gjatë kohës që vendi ynë kishte presidencën e nismës rajonale “MARRI”. Projekti parashikonte krijimin e një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve të rajonit, nxitur nga përvoja pozitive e regjimit të ri të lëvizjes së ndërsjelltë të shtetasve me Republikën e Kosovës. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe protokolli i saj ishte nënshkruar në tetor të vitit 2009 dhe hyri në fuqi në mes të muajit prill të një viti më pas. Pak kohë më vonë, Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare e replikoi këtë model marrëveshjeje me dy shtete fqinje, respektivisht me Malin e Zi dhe Maqedoninë. Marrëveshjet parashikojnë lehtësimin e mëtejshëm të

lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve, duke përdorur për këtë qëllim jo vetëm pasaportat, por edhe kartat e identitetit biometrike. Vlera e këtyre marrëveshjeve synon lehtësimin dhe nxitjen e lëvizjes së njerëzve, duke forcuar lidhjet ndërmjet popujve dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre, duke krijuar një klimë të re rajonale, në funksion të integrimit të plotë në familjen evropiane. Nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve plotësohet lëvizja e lirë me karta identiteti në të gjithë gjatësinë e kufirit lindor dhe verior të Shqipërisë, pra për Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë tashmë e ka objektiv permanent të diplomacisë dhe të shërbimeve konsullore për të arritur marrëveshje të tilla, që do t’i shërbejnë jo vetëm lëvizjes së lirë të qytetarëve të vendeve përkatëse, por i japin impulse të shumëanëta marrëdhënieve ndërshtetase. “Marrëveshja për lëvizjen me dokumenta identifikimi”, midis vendeve fqinje me Shqipërinë vënia në jetë e tyre në aspektin diplomatik mund të cilësohet një zhvillim tejet i rëndësishëm, pasi janë hedhur hapa konkret drejt krijimit të një zone të lëvizjes së lirë në rajon. Ato janë shprehje e pasqyrimit të shkëlqyer të marrëdhënieve që Shqipëria ka me këto vende, por edhe një vlerë

tjetër, pasi janë shenja dhe tregues të qartë se këto vende kanë në përparësi të punës së tyre pikërisht integrimin evropian që fillon së pari mes vetes. Kjo lëvizje, mes të tjerave, është një hap i kërkesave dhe standardeve të BE-s dhe të NATO-s. Në këtë kuadër bashkëpunimi rajonal është një ndër prioritetet e domosdoshme për të gjitha këto vende. Sa më i madh të jetë bashkëpunimi i vendeve të rajonit, aq më shumë rritet pesha e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Kalimi në lëvizjen e qytetarëve me karta identiteti vjen pas disa marrëveshjeve të nënshkruara më parë për lëvizjen e ndërsjellë vetëm me pasaporta, pa qenë nevoja e marrjes së vizave pranë ambasadave përkatëse. Kështu, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë dhe Maqedonisë prej shumë kohësh udhëtojnë drejt Shqipërisë pa viza, vetëm me përdorimin e pasaportave. Udhëtimi me kartat e identitetit në vendet kufitare me Shqipërinë është një hap akoma më tej drejt lëvizjes së lirë të shtetasve të vende përkatëse. Lëvizja e lirë e qytetarëve të vendeve kufitare me njëratjetrën Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi është një shprehje e qartë e përvetësimit të paradigmës së integrimit, se pa bashkëpunim rajonal nuk mund të ketë integrim të plotë në BE. Ky proces padyshim që është shoqëruar gjatë gjithë

kohës me zhvillime të tjera të rëndësishme me vënien në jetë të shumë projekteve të tjera, që si gjithmonë lidhen me integrimin evropian të këtyre vendeve. Shkurtimi i distancave të udhëtimit të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, ka rritur fluksin e ndërsjelltë të lëvizjeve mes dy vendeve. Por edhe Shqipëria dhe Mali i Zi mes të tjerave kanë në qendër të vëmendjes projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore, që lidhin dy vendet tona. Një projekt i tillë që i shërben zonave të Jugut dhe Juglindjes së Malit të Zi është rruga në zonën e Plavës dhe Gucisë, e cila mund të lidhet me Podgoricën, duke kaluar nga territori shqiptar. E parë në pikëpamjen infrastrukturore, projekti në fjalë ka vlerën e vet, por mbi të gjitha është një tregues i qartë për mendësitë e reja të vendeve të rajonit për të bashkëpunuar konkretisht me njëri-tjetrin. Por të dy vendet kanë potenciale të mëdha turistike, të cilat mund të shfrytëzohen përmes një lëvizjeje sa më të lirshme. Maqedonia dhe Shqipëria janë të gatshme të instalojnë një pikë doganore të përbashkët si dhe realizimin e lidhjes së drejtpërdrejtë hekurudhore nga Porti i Durrësit deri në Strugë. Në optikën e çdo analisti, politikani, diplomati është mëse e qartë, se nuk mund të pritet integrimi i vendeve të rajonit në BE, pa integrimin e brendshëm të këtyre vendeve. Përshpejtimi dhe vënia në zbatim e procesit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, pa procedura të komplikuara, do të shtonte shanset akoma më shumë për integrimet evropiane të gjithë këtyre shteteve. Vendet e rajonit të Ballkanit janë të lidhura në mënyrë solide në aspektin historik, por zbatimi i këtyre marrëveshjeve ua bën më të lehtë lëvizjen qytetarëve nëpërmjet kartave, po ashtu edhe për biznesmenët dhe turistët që mund të lëvizin në të dy anët e kufirit. Duke ndarë këtë histori, por edhe një të tashme miqësore, padyshim që marrëveshje të tilla, zbatimi i tyre, të gjitha këto përcaktojnë rrugën drejt së ardhmes në BE.

21
Nr. 17 - MAJ 2012

Nga Eroll Velija Përcaktimi i një perandorie është kur një njësi e vetme ka udhëheqje supreme dhe pushtet në një zonë të madhe territori që përbëhet nga njerëz të kombësive dhe etnive të ndryshme. Por, kush kane qene perandorite me te medha te botes, me te pushtetshme, me jetegjata e me te pazakonta. Qyteti perandorak i Romes ishte qendra me e madhe urbane e kohes se vet, me nje popullsi prej rreth nje milion njerez. Jeta ne Romen e lashte sillej rreth qytetit te Romes, e vendosur mbi shtate male. Qyteti kishte nje numer te madh te strukturave monumentale si Koloseu, Forumi i Trajan dhe Pantheon. Perandoria romake Qyteti perandorak i Romes ishte qendra me e madhe urbane e kohes se vet, me nje popullsi prej rreth nje milion njerez. Jeta ne Romen e lashte sillej rreth qytetit te Romes, e vendosur mbi shtate male. Qyteti kishte nje numer te madh te strukturave monumentale si Koloseu, Forumi i Trajan dhe Pantheon. Ajo kishte burime me uje te pijshem te ri-furnizohet nga qindra milje te kanalizime, teatro, gjimnaze, komplekse dush plote me biblioteka dhe dyqane, sheshe, dhe kanalizime funksionale. Gjate gjithe territorin nen kontroll te Romes lashte, arkitekturen rezidenciale varionte nga shtepite modeste ne vila shume vend. Perandoria mongole Perandoria mongole ishte nje perandori nga shekulli 13 dhe 14 qe perfshin te gjithe Evropen Lindore e deri ne Azi. Kjo eshte perandoria me e madhe ne historine e botes. Ajo doli nga bashkimi i mongoleve dhe fiseve turke ne Mongoli, dhe u rrit me dyndjet, pasi qe Genghis Khan, u shpall sundimtare i te gjithe Mongoleve ne 1206. Ne mase me te madhe te saj ajo shtrihej nga Danubi e deri ne Detin e Japonise dhe prej Arktikut e deri te Kamboxhia, duke mbuluar mbi 33.000.000 kilometra katrore 22 perqind te siperfaqes se tokes te Tokes, dhe arriti te kishte nje popullsi mbi 100 milion njerez. Perandoria ruse Perandoria ruse ishte nje shtet qe ekzistoi nga viti 1721 deri ne kohen e Revolucionit Rus te vitit 1917. Kjo perandori ishte pasardhese e carizmit rus dhe paraardhese e Bashkimit Sovje-

tik. Ishte perandoria e dyte e afert me e madhe ne bote e kaluar vetem nga perandoria mongole dhe e treta me e madhja ne bote pas asaj mongole dhe perandorise britanike. Ne nje pike ne vitin 1866 perandoria ruse shtrihej nga Evropa lindore e pergjate Azise e deri ne Ameriken veriore. Ajo udhehiqej nga perandori dhe ishte nje prej monarkive absolute te mbetura ne Evrope e ne kohen para Luftes I Boterore Rusia ishte nje prej pese fuqive te medha ne Evrope. Perandoria e Shenjte Romake Ne mesjete ajo konsiderohej si “superfuqia”e kohes. Ne kulmin e saj Perandoria e Shenjte Romake perbehej nga Franca lindore, gjithe Gjermania, veriu i Italise dhe disa pjese te Polonise perendimore. Pavaresisht se ne permasa te vogla gjeografike ne krahasim me perandorite e tjera, influenca e saj ne historine e Evropes qendrore ndjehet akoma sot. Kjo perandori zgjati nga mesjeta e deri ne shekullin e 19-te. Perandoria u shperbe formalisht me 6 gusht 1806, kur perandori i fundit, Fraciss II abdikoi pas nje mundjeje ushtarake nga Franca nen Napoleonin. Pas shperberjes u krijua Zvicra, Holanda, perandoria Austriake etj. Perandoria britanike Perandoria Britanike ishte perandoria me e madhe ne histori dhe per me se nje shekull fuqia me e madhe boterore. Ajo mbulonte me shume se 13,000,000 metra katrore, çka eshte thuajse sa nje e katerta e siperfaqes se thate te tokes dhe kontrollonte me shume se 500 milione njerez qe ishte serish nje e katerta e popullsise se botes. Si rezultat, ajo ka lene ne vendet e pushtuara gjurme kulturore, politike dhe menyre jetese. Gjuha angleze eshte gjuha e dyte me e folur ne bote dhe shume linguiste bien dakord mbi faktin se gjuha angleze eshte de facto gjuha standarde e botes. Dinastia Han Gjate periudhes se shteteve nderluftuese, gjithe Kina u perfshi ne nje lufte civile teksa mbreterite e ndryshme luftonin per supremaci. Ne fund fitoi shteti Qin dhe gelltiti gjithe Kinen me 40 milione banore nen kontroll. Dinastia Qin nuk zgjati shume dhe shume shpejt i kaloi Hanit qe kontrolloi Kinen per rreth 400 vjet. Periudha e dinastise Han konsiderohet nje epoke e arte per historine kineze per sa i perket

10 PERANDORITË MË
TË MËDHA NË HISTORI

arritjeve shkencore, avancimit teknologjik, ekonomik, kulturor dhe stabilitetit politik. Edhe sot e kesaj dite kinezet i referohen vetes si populli Han dhe ky grup konsiderohet si grupi etnik me i madh ne bote. Perandoria bizantine Bizanti eshte nje term i cili perdoret per pershkrimin e perandorise romake ne mesjete me qender ne Konstantinopoje sot Stamboll. Bizanti ne fakt eshte perandoria romake lindore. Shteti Bizantin luajti rol te rendesishem ne progresin e historise nderkombetare. Bizanti si nje superfuqi nga njera ane ofroi mbeshtetjen e tij tek Evropianet e atehershem nga sulmet barbare, dhe nga ana tjeter, mbajti dhe transmetoi ne pjesen tjeter te Evropes thesaret artistike te lashtesise. Perandoria mori nje goditje vdekjeprurese ne vitin 1204 nga Krqezata e Katert, kur u shperbe dhe u nda ndermjet bizantinit grek dhe mbreterive latine. Perandoria perse Para se te ishin romaket, ishin perset. Ata unifikuan gjithe Azine qendrore, e cila perbehej nga kultura te ndryshme, mbreteri, perandori dhe fise. Ishte nje prej perandorive me te medha ne historine e lashte. Ne kulmin e pushtetit te saj, perandoria e perfshiu perafersisht 8 milione kilometra katrore. Perandoria ishte krijuar nga Kiri i Madh dhe u shtri ne tre kontinente, duke perfshire edhe territoret e Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit, pjese te Azise Qendrore, Azi te vogla, Thrake, shume te rajoneve bregdetare te

Detit te Zi, Iraku, Arabia Saudite e veriut, Jordania, Palestina, Izraeli, Libani, Siria, dhe te gjitha qendrat e rendesishme popullsia e Egjiptit te lashte deri ne perendim te Libise. Kalifati Umajad Kalifati Umajad ishte i dyti nga kater kalifatet Islamike te vendosur pas vdekjes se Muhamedit. Ai udhehiqej nga dinastia Umajad, emri i se ciles vjen nga Umayya in Abd Shams, ster-stergjyshi i kalifatit te pare Umajad. Edhe pse familja Uamajad e kishte origjinen nga qyteti i Mekes, Damasku ishte kryeqyteti i Kalifatit te tyre. Eventualisht ku kalifat perfshinte pese milione milje katrore duke e bere ate perandorine me te madhe qe bota kishte pare. Umajadet krijuan shtetin arab-mysliman me te madh ne histori. Qe nga koha e Muhamedit e deri ne vitin 1924, kalifatet pasardhes u mbajten nga dinasti te ndryshme. Perandoria osmane Ne kulmin e pushtetit te saj (shekulli 16-17) perandoria Osmane zgjerohej ne tre kontinente, duke kontrolluar Evropen juglindore, Azine perendimore dhe veriun e Afrikes. Kishte 29 provinca dhe shume shteteve vasale, te cilet me pas u asimiluan ne perandori, nderkohe qe te tjere perftuan lloj te ndryshme autonomie. Shekujt 16 dhe 17 ishin kulmi i lulezimit te kesaj perandorie, ndersa ne shekujt 18 dhe 19lufterat e shpeshta me Rusine dhe Austro-Hungarine shenojne renien. Perfshirja ne Luften e Pare Boterore, ne krah me fuqite qendrore, Austro-Hungarine dhe Pe-

randorine Gjermane, osmaneve iu solli shkaterrimin e plote te perandorise se tyre. Kohën egjiptianët e kundronin në kontekstin e qenies së përjetshme. Përjetësia të egjiptianët shenjohej me fjalët Neheh (nhh) dhe Xhet (dt). “Libri mbi prejardhjen e përjetësisë”, thotë: “Ti do të bashkohesh me Nehehun , kur ai të lindë në agun mëngjesor, dhe Xhet-in, kur ai hyjë në natë” 3. Kjo të jep arsye ta personifikosh diadën Neheh – Xhet, duke e asociuar të parën me zotin Ra, të dytën – me Ozirisin. Këto dy hyjni, duke qenë të epërme ne panteonin egjiptian, shërbejnë si mishërime të rrethqarkullimit të përjetshëm të Jetës dhe Vdekjes – zoti i të gjallëve, dielli Ra, që zbret në mbretërinë e të vdekurve, dhe zoti i të vdekurve, Oziris, i cili vdes dhe ringjallet. Në mbishkrimin e varrit të mbretëreshës Nefartari, bashkëshortja e faraonit Ramses II (Mbretëria e Re), thuhet: “Ja Ra që bun në Ozirisin dhe ja Ozirisi që bun në Ra”; ndërkaq që në kapitullin 17 të “Libri i të Vdekurve” gjejmë këtë rresht: “Unë jam dita e djeshme. Unë e njoh ditën e nesërme” ku Ozirisi – është dita e djeshme, ndërsa Ra – dita e nesërme. Zoti Ra zbret përnën tokë që të ngjallë Ozirisin. Të dy zotat, duke mishëruar Përjetësinë duale, janë hyjni me hipostazë të dyfishtë. Koha në tërësinë e saj na del si një cikël që përmbushet pafundësisht – njëpasnjëshmëri lindjesh dhe perëndimesh, ditësh e netësh, jete dhe vdekjeje, ku vdekja të shpie në rilindje të jetës së përjetshme. Në kuptimin kozmogonik Neheh presupozon harmoninë e ndërtimit të Gjithësisë, ku shprehje e rregullit të përbotshëm është hyjnesha e së vërtetës, Maat.

22
Nr. 17 - MAJ 2012

Nga Fatmir Terziu Ka qenë fare rastësisht. Vizita e biznesmenit dhe trajnerit të kualifikuar të boksit në Kosovë, Agim Halili, ka sjell një dëshirë të pakontestueshme e tejet mirëkuptuese me trajnerët e tjerë që me dëshirën e vetë boksierit Ilir Canolli të thirrej dhe të ishte një nga emrat e trajnerëve në krah të tij. Canolli, menjëherë i është drejtuar z Halili dhe e ka ftuar atë të jetë zyrtarisht në krah të tij në ndeshjen e 22 Prillit në Pejë të Kosovës. Duhet theksuar se të dielën në Pejë me 22 prill u mbajt turneu memorial “Gani Muhaxheri”, ku pati mjaft boks cilësor. U zhvilluan tre duele në boksin profesionist dhe tetë duele në atë olimpik. Të pranishëm ishin afër 2000 shikues ku i dhanë atmosferë të madhe kësaj mbrëmje. Në këtë atmosferë prania profesionale e trajnerit Agim Halili ka qenë edhe një frymëzim tjetër për boksierin Canolli që ka mundur kundërshtarin e tij. Kështu të tre boksierët nga Kosova Shala, Nimani dhe Canolli triumfojnë në Pejë. Z Halili është treguar si gjithmonë tejet modest, por këmbëngulëja e kolegëve të tij dhe vetë sportistit tashmë të mirrënjohur, Canolli ka thyer modestinë e tij. Ai i ka dhënë zemër dhe kualitet një sportisti si Canolli. Ilir Canolli, edhe pse përballë pati një kundërshtar shumë te fortë, Florians Strupitz nga Latvia, e mposhti me sukses. Përballja në mes të këtyre dy rivalve solli qaste shumë të bukura dhe emocionuese edhe për publikun e shumtë që ishin të pranishëm në sallë, të cilët po thuajse gjatë katër raundeve që u zhvilluan qëndruan në këmb duke i dhënë edhe mbështetje morale Canollit. Raundi i parë ishte në favor të Ilir Canollit, i cili filloi furishëm të godas kundershtarin, i cili e kuptoj se ka të bejë me një boksier shumë cilësor edhe pse edhe ky i fundit ishte me permasa të tilla, ne raundin e dytë Canolli hasi në një rezistencë bukur të fortë me Strupitzin, por qe ia doli të jetë më i mirë për disa sekuenca. Raundi i tretë

Ilir Canolli triumfon në Pejë
Fton në ndihmë edhe trajnerin Agim Halili...
poashtu filloj dhe perfundoj me shkembim te goditjeve të fuqishme ndërmjet dy kundërshtarve dhe pothuajse ishte i barazpeshuar ky raund, por ishte raundi i katert kur Ilir Canolli, i dhuroi disa goditje të njëpasnjëshme Strupitzit, te cilin e dërmoj, dhe fitoi bindshëm. Kush është Ilir Canolli? Një nga emrat më të njohur të kick-boksit kosovar, Ilir Canolli, tashmë është një nga protagonistët më në zë e më pasionantë të boksit profesionist. Një sportist me nerv, talent, fuqi e zgjuarsi të pashembullt në fushën e ringut. Ai është thuajse 14 orë një qenie njerëzore që kacafytet me bulat e djersës në tërë ndjesisnë e tij. Është entuazisti më fenomenal që synon Kampionin e Botës, në pak kohë. Dhe këtë e sheh dhe e ndjen në pak orë që ti e vëzhgon gjatë stërvitjes në mjediset tejet profesionale të në Londër. Canolli pas një karriere të sukseshme dhe titujve në kick-box, i ka thënë lamtumirë sportit të cilën e ka bërë të famshëm. Canolli kampion i trefishtë botëror në kick-boxin amator, karrierën do ta filloj në Angli, pikërisht në këtë mjedis me emra të shumtë sportivë në këtë fushë. Ai gjithmonë deklaron, pra Iliri shprehet se asnjëherë nuk do të zhgënjejë tifozët Kuq e Zi, tifozët e mrekullueshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.” Ilir është rruga e gjatë e një ëndrrë fëminore. Që në moshë të njomë ai i hyri rrugës së bukur të sportit të forcës. Në një mjedis familjar me 5 vëllezër, me një familje në kushtet e mbijetesës ai shihte se forca që i kishte dhuruar Zoti, ishte mjeti më efikas të ndërronte imazhin jetik të ekonomisë së familjes së tij. Kjo forcë shihej në ‘ndeshjet’ e para mes emocioneve të tij dhe vetë fizikut të tij në sportin e Karatesë. Kështu karateja ishte disi një pikënisje. Pastaj do të vinin me radhë dhjetra e dhjetra medalje për të. Trajnerët e tij, ishin ata që panë përtej muskujve të tij një zemër të pathyeshme, grushtin e fuqishëm të Ilirit. Dhe kështu ai do të sihte ylli i mëtejshëm i kick-boksit kosovar. Dhe Thai Boksi ishte padyshim një arsye tjetër në gjerdanin e artë të medaljeve dhe zbukurimeve të merituara të karierës së tij sportive. Ai do të ngjitej në Boteroin e Berlinit 2008, me vendet e para në të dy sportet e cituara. Ka fituar absolutisht 6 duele dhe që nga 2004 deri në 20110 ka qenë gjshtë herë kampion i kosovës. Iliri është sportisti më i mirë i Vitit që nga viti 2004 e në vazhdim. Mediat shqiptare anëmbanë shkruanin se “Ilir Canolli është një kick-boxier që premton shumë”. I lindur me 29 Qershor 1983 në Prishtinë. Karierën e kick-boxierit e filloi me 2004 në disiplinat, FullContact, Kick-box dhe Thaibox. Ilir Canolli ka qenë pjesë e klubit të kick-boxit, Kosova nga Vushtrria. Nga viti 2004 deri 2007 ka bërë gara vetem në nivel të Kosovës. Sukseset në Kosovë i arrinë qysh me 2004 kur shpallet kampion i Kosovës në Full-Contact. Me 2005 kampion i Kosovës në Kick-box. Falë shkathësive dhe punës së palodhshme nga viti 2008 është bërë reprezentues i rregullt i përfaqësueses së Kosovës. Në vitet 2008 dhe 2009 ka bërë gara vetem në nivelin ndërkombëtare. Në garat ndërkombëtare të mbajtura në Francë në Mars të vitit 2008 – “French Trophy – 2008” arritë deri në finale. Po në këtë vit në kampionatin botërorë në Berlin të Gjermanisë ka përfaqësuar Kosovën në disilplinat Kick-box dhe Thai-box ku arriti të bëhet nënkampion i botës në kick-box dhe në Thai-box kampion botërorë në versionin WKA. Përsëri pjesëmarrës në “French Trophy – 2009” ku arriti përsëri në finale të këtij turneu ndërkombëtar. Kulminacioni më të madh si sportiest e arritë vitin e kaluar në Punta Umbria në Spanjë ku kishte konkurrencë të denjë dhe mbron titullin e kampionit botërorë në Thai-box dhe në kick-box nënkampion botërorë në versionin WKA. Artan Vërbica shkruan për të “Ilir Canolli sa ishte në kampionat botëror, kishte rastin t`a takoj njërin ndër kickboxierët më atraktiv në botë, Ruslan Karaev. Ishte privilegj i tij të takoj një luftar të madh si Karaev. Si duket Karaev ishte për pushime mirpo dashuria për kick-boxin e bëri që aj të përcjell këtë kampionat, por ndoshta ka qenë edhe si pjesë e ndonjë agjenti. Ai e përgëzoi Canollin për titullin e fituar.” Duhet theksuar gjithashtu se në Maj të vitit 2010 ajka e ditës ishte mes dy kick-boxierve më kulmor në Kosovë, mes Ilir Canollit, kampionit të dyfishtë botërorë në dicilplinën thai-box, -95 kg (2008 në Berlin dhe 2009 në Punta Umbria) dhe kampionit botëror në diciplinën kick-box, Maliqit në kampionatin individual të Kick-Boksit.

23
Nr. 17 - MAJ 2012

Impresioni ideal, çelësi

sekret i bashkëpunimit
Studioni në Universitetin Kristal, për piano. Kur e keni kuptuar se muzika është jeta tuaj dhe do të studionit muzikë? Cili është sfondi tuaj muzikor?? Mësuesi tuaj i parë?? A keni në rrënjët tuaja gen muzikanti, nga prindërit apo ndonjë i afërmi tuaj? Kënaqësi të jemi në këto momente së bashku të dashur miq e dashamirës. Unë realisht studioj në fakultetin e arteve Kristal (Tiranë), rezultoj viti 1-rë për piano mosha 19 vjeç. Koshient mënyra të quajturit, përpjekje, mundësi, vullnet, punë dhe talent... Këtu fillon kuptimi i gjithçkaje që të lidh me artin njëkohesisht, për ta studiuar atë në mënyrën më korrekte dhe profesionale. Mësuesja ime e parë ka qënë Dorina Saraçi, një pianiste e mrekullueshme, ku në bashkpunim me sinqeritetin dhe sekretin e punës filloi të ushtronte, kujdes dashuri ndaj talentit dhe ecurisë time profesionalisht! Në fakt unë mendoj që po. Një pjesë e talentit tim ka rrjedhur pikërisht nga prindërit dhe pse sot nuk janë të emëruar për pamundësi të kohës së tyre... Cilat janë disa nga mendimet tuaja mbi dukuritë; muzikë dhome dhe soliste në një koncert recital pianistik. Cila është tema tuaj e preferuar dhe pse? A keni ndonjë episod të preferuar në seri, në skenë apo personazh? Mendoj të jesh pjesë e organizimit, pretekst vleresues, pavarësisht nivelit përkatës. Muzikë dhome konsiderohet ekspresiviteti i qetësisë domethënies në muzikë. Duke qëndruar me stilin e individualitetit si një pianist, forca dhe akumulimi i emocionit, privilegj i prezantimit më ‘’hakmarrës’’ për rivalet abstrakt, në momentin që ti zotëron një publik të tërë, dhe ndihesh i vlerësuar. Tema ime në muzikë ka të bëjë me bashkpunimin e suksessshëm midis artit shpirtëror dhe atij karakterial. Është folur shpesh për ngjashmëritë në mes Moxartit e Shopenit. Cilat janë mendimet tuaja për këtë, dallimet në pianistikën e shkruar dhe efektet stilistike në mes të kompozitorëve? Dy kompozitorët e mëdhenj MOXART dhe CHOPIN përmbajnë efekte stilistike sa të njëjtë aq të ndryshëm nga njëri - tjetrin. Momenti ekzekutues aq romantik

Artist & Publik!
Bisedë e Raimonda Moisiut me pianisten e re dhe të talentuar Denisa Gokovi
përkëdhelës sa dramatik, ku forca e brendshme i shkakton natyrën e origjinalitetit të suksesit. Chopin është shumë i veçantë në mënyrën e të shkruarit, konceptin e krijimtarisë së tij, Moxart u shqua si gjeni i vogël karizmatik i mrekullueshëm dhe e konsideronin emrin e tij me mjaft privilegje. Krenari për këto dy emra të mëdhenj, që më interesanten e faktit, artist të lindur... A keni përformuar ndonjë koncert recitale pianistik nga mjeshtrat e huaj e shqiptare, sikundër ; Moxart, Bah, Chopen Beethoven, Zadeja, Harapi, Ibrahimi, etjNë ras se po a mund të na përshkruani momente nga ky eveniment mbresëlënëse? Dhe si jeni ndjerë që këni realizuar një sukses të tilla? Sigurisht që po. Puna ime sa e vështirë dhe e bukur mbështetet në idetë dhe krijimtaritë e kompozitorëve të mëdhenj si të huaj dhe shqipëtare. Personalisht më bën të ndihem e rritur profesionalisht ky fakt!Momente të paharrueshme kanë qënë vlerësimet me çmime, ku në rastin konkret ka qënë Sonate Bethoven ‘’patetica’’ e cila u vlerësua me çmim të dytë dhe CHOPIN ETYD ‘’revulocion’’, po ashtu dhe kjo vepër arriti deri tek cmimi i dytë vlerësuar nga profesionist, juri e vërtetë shqiptare. Jam ndjerë e plotësuar në vetvete ku menjëherë me mbulonte thjeshtësia e shprehjes... Çdo sakrificë që numërohet në hapat e parë. A kompozoni dhe a bëni transkriptim për piano? Në rast se po, Si arrini ju që veprmitarinë tuaj ta përshtatni me karrierën tuaj interpretuese? Është e vërteë që unë kompozoj, por efekti që përcjell është i tillë! Realizime të vogla pianistike dhe mbi stilin e këngës (muzika e lehtë) shoqëruar, po ashtu nga vetë unë në realizimet e tekteve. Një kohë e vështirë ka qënë ku unë rastësisht zbulova tek vetja një aspekt të veçantë, siç është krijimtaria, përvec rolit si interpretuese(pianiste) dhe u mësova me idenë sa herë që ekzekutoja në piano, luaja me fantaznë dhe shpërthimin shpirtëror që tregonte cdo gjë natyrshëm. Ky ishte momenti i përputhjes si interpretuese dhe krijuese. A jeni duke punuar në ndonjë projekt tani për tani? A mund të na jepni ndonjë informacion në lidhje me të? Tani për tani po punoj rreth Denny Production ku do realizoj këngët e mia, njëkohësisht vazhdoj të shkruaj librin tim, në një kohë më të vonëshme, pikërisht në momentin e duhur, unë do preferoj publikimin e tij, me qëllim për të jetuar me fjalët e mia në shpirtin e njeriut. Cila është gjuha muzikore në pjesët jo harmonike, që nuk tingëllojnë në mënyrë tipike atonike, ose 12 akordat tonike, ku të 12 celësat bardh e zi, në një oktavë në piano, janë përdorur në mënyrë të përsëritur? A ka ndonjë sistem apo keni ndjekur veshin tuaj? Në krijimtarinë time ndiqet një sistem padashur jo i praktikuar profesionalisht, por tingëllon jashtëzakonisht shumë tërheqës dhe interesant tek publiku. Një rast konkret nëse më lejoni të përmend!Isha studente (maturante) kur unë realizova me rastin e një ftese për koncert, idenë për të luajtur në piano pjesët e mia, jo të emrave të mëdhenj. momentalisht pasi u dëgjua pjesa, pati një ngjitje efikase në pranimin e gjithë profesorëve ku rezultoi mjaft suksesshëm dhe te publiku. E mbaj mend një rast të dytë kur mora hapin të vezhgohem edhe si krijuese... . Kush janë disa nga pianistët e mëdhenj nga Epoka e Artë e Pianizmit, në rregjistrimet e të cilëve ju gjeni veten? Një nga pianistët që unë adhuroj është List (pianist i madh i të gjitha kohërave), por veten time unë e gjej në veçantinë e prezencës së tij, madhështinë që e karakterizon ka një emër po aq madhështor. Bethoven! Mekanizmi tuaj është mbresëlënës. Në çfarë moshe keni filluar të mendoni në lidhje me teknikën, si ta përmirësoni atë dhe cila nga Etydet p. sh. të Shopenit, Beethovenit, Bah apo Mozart është më e vështirë për dorën tuaj? Normalisht teknika është detaj i rëndësishëm profesional në momentin që pretendon të ecësh i saktë me përpikmëri sipas nivelit përkatës kuptohet. Në moshën nëntë vjecare unë realizova në teatrin “Migjeni” në Shkodër konert së bashku me një vilonist po aq sa mosha ime atëhere, dhe arritëm nëpërmjet një teknike të mësuar përfect kordinim e vecantë të tingujve. Ky ka qënë rasti im i parë ku kam kuptuar rëndësinë e të fituarit teknikë e llojit në bazë të eksperiencës... Për dorën time, por jo vetëm, shquhen Etydet List, si më të vështira teknikisht dhe kërkon shumë punë për t’i realizuar. Si një nga talentet në progres, besoni se e ardhmja e muzikës klasike është e sigurtë? Unë mendoj personalisht që muzika klasike fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka të ardhme por unë e ndjek, sepse garantoj funksionin profesional që të ndihmon shumë në cdo rrymë tjetër muzikore, njëkohësisht si krijuese më shumë dua të njoh muzikën e lehtë dhe të zhvilloj e pretendoj për më tej në projektet e mia Cili është impresioni ideal që ju do të dëshironit ta ndanit me audiencën? Impresion ideal do ta quaja komunikimin e fshehtë pikerisht bashkëpunimin perfekt artist dhe publik... . Muzikantët e mëdhenj të së kaluarës janë shprehur që në mënyrë që të piqeni artistikisht, është e nevojëshme që të lexoni dicka rreth aktivitetit të tyre? Ju i përmbaheni kësaj para se të mësoni apo të luani një pjesë të re? Sigurisht që i përmbahem njohurive në aktivitetet e artistëve të mëdhenj. Sot ne e marrin dhe në formën e leksioneve dhe normalisht që të ndihmojnë shumë dhe në ekzekutimin e veprave të tyre. Jetoni e studioni në Tiranë. Çfarë ju lidh me Shkodrën? Sa ju mbështet familja në karrierën tuaj artistike? Eheee unë jetoj në Tiranë, por Shkodra është vendlidja ime. Më mësoi të hidhja hapat e parë të fëmijërisë time dhe nuk më harroi, por më përcolli e vetdijshme që unë të kërkoja një jetë tjetër dhe pse larg saj. I premtova që kujtimet më të bukura i kam në Shkodrën time dhe do t’i ruaj fort në shpirtin dhe mendjen time. Krenare sigurisht për gjithcka që e karakterizon. Familja ime sigurisht që më mbështet dhe mund të them që ajo është pikëqendra e lëvizjes time jo vetëm në karrierë, mrekullisht funksionon fuqia e suksesit dhe se ardhmes tonë. Kohët e fundit keni përformuar edhe me zërin tuaj në muzikën e lehtë. Mund të na tregoni dicka rreth kësaj përvoje të re për ju? Po kanë qënë mundësi po aq të mira ku unë i mirprisja me shumë kënaqësi për të kënduar live me piano, sidomos gjatë këtij viti kam arritur të percjell pozicionin tim artistik me përformanca të ndryshme në disa qytete të Shqiperise. Përvojë e mrekullueshme, ku do ta quaja veten në fillimin e saj me shumë të reja në vazhdim. Mesazhi tuaj për muzikantët e rinj të brezit tuaj… Mesazhi im i preferuar do ishte nëse me lejoni kolegë të dashur... Njiheni veten tuaj, lexoni ditarin e shpërfillës teatrale që do të thotë konceptoni profesionalitet mbi lartësinë e mundur të emrit tuaj. Ju faleminderit!

24
Nr. 17 - MAJ 2012