P. 1
Pak Per Dushkun Ne Kosove. Doc

Pak Per Dushkun Ne Kosove. Doc

|Views: 66|Likes:
Published by Haki Kola

More info:

Published by: Haki Kola on Jun 04, 2012
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

12/04/2012

pdf

text

original

Dushku ne Kosove: dilemat e riperteritjes natyrore

Nga Haki Kola Dushqet ne Kosove jane te pranishem kudo ne rrafsh e ne ane te tij e jane te lidhura me jetesen e kulturen ne shekuj. Pothuaj ne gjithe Europen Dushqet konsiderohen si drure me vlera te rralla e te pabesueshme. Vetite e tyre biologjike dhe ekologjike e vecojne gjinine e dushqeve nga druret e tjere. Shume pylltare ne te dy anet e kufirit te kombit Shqiptar nuk e besojne mundesine e riperteritjes natyrore me fare te dushqeve. Hulumtimi i rasteve te vecanta dhe modeleve te trajtuara nga fermeret, si dhe i trungishteve te vjetra te mbetura deshmojne se per te arritur riperteritje natyrore te kenaqeshme, kerkohet trajtim i vecante i grumbullit ne momentin dhe menyren e duhur. Momenti i duhur eshte kur druret meme prodhojne sasi te madhe lendesh. Rruga e duhur mund te jete e ndryshme. Ndoshta pastrimi i nenpyllit ne vjeshten kur ka prodhimtari te larte frutash dhe pergaditje e tokes per mbirje, heqje e nje pjese te konsiderueshme te drureve ne vitin e pare pas frutifikimit, kur kane filluar mbirjet e filizave, dhe heqjen e pjeses se mbetur te drureve pak vite me vone, mund te jete pjese e rruges se duhur qe kerkohet.

1

Ne Kosoven e pasur me male e pyje te Ahut, Pishes apo Hormoqit, qe I vijne si kurore per rreth rrafshit me bujqesi e dushqe, keta te fundit duken si te nevleresuar e te lene pasdore . Ne viziten e saj ne Kosove ne fillimin e viteve 1900, etnografja Edit Durham, veren se Kosova eshte e pasur me pyje te dushkut, por blegtoria nuk I lejon at ate rriten, dhe ajo I pershkruan dushqet e rrafshit te Kosoves ne forme te shkurreve te mbikullotura, koka e te cilave nuk mund te kaloje mbi lartesine e dhive delee apo lopeve. Per banoret e asaj kohe ashtu si per gjithe mesdhetaret e tjere, nuk dukej ndonje dallim I madh dushkaja ishte pyll apo kullote, e kudo ndodhur dhe vecanerisht ne Gjakove ne nje masiv mbi 50 mije hectare, ajo I ngjante nje kullote gjigande e pushtuar nga lopet delet e dhite. Pylltaret ketu e konsiderojne dushkun sit e degraduar, dhe si me hater e fusin edhe ne listat e inventarit, pa e klasifikuar sipas gjendjes shendetsore apo potencialit prodhues. Kjo bent e komplikuar edhe procesin e planifikimit apo te kerkeses per shembull per te bere projekte rehabilitimi. Ne vendet Europiane e ne boten e zhvilluar pergjithesisht pylltaret e kane perqendruar 2

se fundmi vemendjen tek dushqet. Ata po studjohen si fenomen ne gjithe shtrirjen e tyre natyrore, vecanerisht ne Europe. Vetite biologjike dhe ekologjike e dallojne kete gjini nga te tjerat. Tipare interesante jane (Danielewicz and Pawlaczyk 2006): - Shkalla e gjere ekologjike e gjinise si dhe llojet e vecanta drusore; - Nje game e gjere vendesh ne te cilat dushqet rriten: nga tokat e varfera ranore deri ne fushat e pasura e shpamalet shkembore; - Strategjia e perbashket per mbijetese e gjithe gjinise, bazuar ne jetegjatesi dhe ne strategjine e riprodhimit vegjetativ - Jetegjatesia- disa here me e gjate se qeniet njerezore, eshte e veshtire te dallosh shume tipare ekologjike ne perspektiven e duhur kohore. - Marredheniet e mrekullueshme te dushqeve me kafshet, u bejne strehe te gjitheve, dhe me mikprites se formacionet e tjera bimore - Problemet me riperteritjen, te panjohura per speciet e tjera pyjore. Afersisht tek te gjithe dushqet ka probleme te riperteritjes natyrore, e disa here dushqet luajne rolin e specieve pushtuese evasive Pranohet roli I vecante I dushqeve ne kulturen e popujve, si dhe menaxhimi shekullor I tij qe ka shkaktuar shumellojshmerine e shtrijen e gjere aktuale te dushqeve, pjesemarrjen e tyre ne fitocenoza, dinamiken e popullsive te tyre, qe jane te gjitha rezultat I influences antropogjenike, apo e thene thjeshte I bashkejeteses se gjate me disa gjenerata njerezore.. Dushqet lozin nje rol te rendesishme in Kosove, ku tre jane llojet kryesore Bunga, shparthi e qarri, Dushqet jane mbizoterues ne rrafshin e Kosoves. Fermeret identifikojne e dhe Mllakun si nje lloj me vehte e me tipare te vecanta, specie qe nuk eshte pershkrua nga Mitrushi. Mua me pelqen qe ky emertim popullor te perfaqesoje rrenjen (quercus robur) por duhet durim deri sa ai te vishet me gjethe e te shihet ne nje klime me te ngrohet. Ne fakt kushtet ekologjike duken te pershtateshme e mua me pelqen te shpresoj se duhet te kete mbetur ndonje per fare. Ne Gjakove identifikohet edhe qarri I zi. Te dy keto lloje vendore ja vlen te studjohen me ne detaje per tu klasifikuar e atdhuesuar ne shkencen e pylltarise shqiptare. Dushku formon kryesisht pyje te thjeshta por nuk perjashtohen rastet e pyjeve te perziera. Pyjet e perziera I hasim me pjesemarrje te blirit, panjes, shkozes, frasherit, qershise, meshteknes, mellezes, lajthise, rrale te ahut e pishes. Diku diku eshte mbjelle per efekt konvertimi edhe Pseudotsuga douglasi, e cila mezi ka pritur te okupoje kete toke te thelle te fresket e pjellore per tu rritur me shume se 50 cm ne diameter e 25-30 meter lartesi ne me pak se nje gjysem shekulli, e eshte perpjekur te shperndaje ne dushkajat per rreth me mijra filiza te strukura enen hijen e dushqeve hije rende, qe mezi presin ti konkurojne e perzene nga vendi I tyre. Nje nder elementet me te rendesishem te biologjise se dushkut jane kerkesat e tij per drite. Drita eshte faktori me i rendesishem, sepse jo vetem modifikon faktoret e tjere klimatike, por gjithashtu I siguron energjine esenciale per te relaizuar fotosintezen. Druret jane te adoptuara me mire per driten difuze se sa ate direkte. Drita nga lart qe vjen permes kurorave dhe boshlleqeve ne kurorat e grumbullit eshte me e rendesishmja. Kjo drite

3

influencon vecanerisht ne arkitektuen e lisit, majat e tyre jane shume te ndjeshme perkarshi drites, ata gjithmone i drejtohen asajl . Drita ndikon jo vetem tek rritja e drureve me ane te asimilimit dhe transpirimit, por ajo favoeizon edhe perdorimin me te mire te lageshtires se tokes dhe ushqyesit e saj (Cole and Newton 1986).

Kerkesat per drite te dushku ndryshojne ne stade te ndryshme te jetes. Per vogelushet njevjecare kerkesat per drite jane te krahasueshme me ato te filizave te ahut , por ne vitin e dyte te jetes toleranca karshi drites rritet shume shpejt. Sipas Izdebski (1956) dushqet 10-20 vjecar jane drure dritedashese. Deri ne keto vite ata e tolerojne hijen e ndermjetme. Ne disa vende si SHBA Polonia, parimet e silvikultures sugjerojne menaxhimin e grumbjve te dushkut duke perdorur sistemin me drure per hijezim: me fjale te tjera prerje te moderuara te grumbullit te pjekur per te shtuar driten qe te realizohet mbirja e lendeve e me pas prerje graduale per tu dhene me shume drite filizave te reja. Ne Kosove gati nuk besohet me qe do te rikthehen dushkajat me origjine farore te ngjashme me ato qe u kendonte Naim Frasheri. Rrethanat ekologjike por edhe shkalla e dijeve, kane bere qe njerezit te pajtohen me prerjet periodike rrah dhe riperteritjen nga cungjet.

4

Ne fakt dushqet qe aq mire u kendojne rilindasit mund te vijne vetem nga bimet me origjine farore, pra filizat qe mbijne nga lendet. Riperteritja seksuale eshte mekanizmi qe mundeson riperteritjen farore te popullates, dhe ne kushte te vecanta edhe per te realizuar ekspansion te species. Periudha te vecanta te procesit mvaren nga shume faktore ekologjike. Me te rendesishmit jane: prodhimi periodic shume I theksuar, roli I kafsheve ne shumezimin e tij, kapriciot e riperteritjes jane te mirenjohura per shume eksperte te pyjeve, qe don te thote me fjale te tjera qe i gjithe procesi ekologjik te udheheqe drejt nje grumbulli te ri pyjor. Aktualisht si pronaret ashtu edhe ekpsetet e pylltarise here pas here e ringren pyetjen nese mund te rikthehet procesi i ripertertijes natyrore tek dushqet, kush mund te jene faktoret kryesore qe te realizohet ky proces dhe ne cfare menyrash munden manaxheret e pyllit te inluencoje tek keta faktore???????? Hapat e para ne kete drejtim po synohen me modelet e krijuara ne pyjet e fermereve ne Kukes, Diber, Kruje, Elbasan, Korce e gjetke. Ne Kosove po ndermerren hapat e para te ngritjes se te tilla provave ne pyjet e Klines, Gjakoves si dhe po behen diskutimet perzgjedhese nga Shoqata e pronareve te pyjeve te Suharekes.

5

Ekperimente te tilla jane realizuar ne shume vende, por ne kete rast po u referohemi rezultateve te arritura ne ekspeirmentet e realizuar ne 100 vjecarin e fundit ne Hollande e Poloni. Ne Hollande fusha eksperimentale eshte vendosur ne nje pyll me rrenje e shparth te menaxhuar qe perpara 200 vitesh, ne pjesen jugore te vendit. Grumbulli ka qene krijuar me mbjellej me fare ne toka te thella lymore ranore ne shekullin e 19, dhe ne moshen 40-50 vjecare eshte mbjelle nen masib ahu dhe shkoza. Celtirat jane hapur ne diameter sa lartesia e drurit (rreth 25 m). Gjysam e celtires eshte kultivuar, gjysma tjeter eshte lene ne kushte natyore. Celtirat jane rrethuar me gardhe gabioni 1.5 meter te larta qe te mos kulloten nga kafshet e gjahut. Ne Poloni ekperimenti eshte vendosur ne nje pyll 100 vjecar pishe te zakoneshme ne nje siperfaqe 15.4 ha,, ne stacion te pershtatshem per lloje gjethegjera ne pjesen qendrore te vendit, ku celtirat jane krijuar me permasa te ndryshme nepermjet nderhyrjeve silvikulturore. Dushqet rrenja dhe shparthi perbejne rreth 30% te siperfaqes bazimetrike, meshtekna dhe shkoza se bashku kontribuojne me 10% te siperfaqes bazimetrike. Ne vitet 1995,96 254m3 dhe 307 m3 lende punimi u hoqen nepermjet rrallimeve. Llojet kryesore te prera ishin pisha, shkoza dhe meshtekna. Ne vitin 1999 u krijuan nje rrjet me celtira brenda pyllit, duke e hapur ne siperfaqe rreth 20 m2. Celtirat u klasifikuan ne kater klasa te siperfaqes, dhe secila celtira perbehej nga kater rrathe koncentrike 1,78, 2.82, 5.64 dhe 8.92 m duke dhene siperfaqe te celtires 10, 25, 100 dhe 250 m2. Ne secilen prej tyre u mate dendesia e kurorave dhe mbulesa riperteritese, diamtri dhe lartesite e cdo lloji.

6

Nga perpunimi i te dhenave gjetjet kryesore konsitojne tek fara, drita e kafshet Farat: Shume nga druret pyjore prodhojne fara periodikisht. Kemi vite prodhues e vite shterpe, qe tek dushku dallohen shume qarte. Tek rrenja periodiciteti rezulton 3-8 vjet ndersa tek shparthi 5-8 vjet. Ne vitin 1989 vit “faror” lendet u numruan ne 100 celtira 1 m2 secila (Poloni). Mesatarja per meter ishte 17, me varicaion 0-157 per m2, Kjo nenkupton 170 mije lende lisi per hektar. Duke I kosnideruar 250 fara per kilogram sasia totale ishte 680 kg per hectare. Ne vite me prodhimtari te larte(Krahl-Urban 1959) deshmojne per 2000 kg fare per hektar. Eshte konkluduar (Sork 1993) qe prodhimi periodic I fares nuk eshte vetem reaksion I ndryshimit te motit. Rezervat ushqimore ne lende dhe perdorimi I tyre ne vite farore eshte element I strategjise jetesore te dushkut. Eshte konkluduar qe strategjia e jetes eshte nje nga efektet e ko-evolucionit dushk –kafshe qe ushqehen me lende. Mbi prodhimi I fares ne vitin faror behet shkak qe nje pjese e prodhimit nuk arrin te konsumohet dhe per pasoje disa prej tyre mund te mbijne e te prodhojne gjeneraten ne vazhdim.

Suksesi I riprodhimit te dushkut mvaret jo vetem ne prodhimin e lendeve por edhe ne aftesine mbirese te farave. Mbirja dhe viti i pare i jetes si filizit, jane kritike ne procesin e riperteritjes. Mbirja dhe zenia e filizave mvaret nga shume faktore. Disa prej tyre mund te bllokojne riperteritjen per vite me rradhe; kjo eshte arsyeja perse shume eksperte te pylltarise mendojne se riperteritja natyrore e dushkut eshte shume “kapricioze” dhe ekologet nenvizojne kompleksitetin e fenomenit (Widdicombe 1999; Collet et al. 1999).

7

Kur takohet derri me ariun (gjurme te jashteqitjes se tyre ne pyllin e Saliut Kur farat bien ata lehtesisht mund te thahen apo behen pre e kafsheve. Ne disa nga siperfaqet prove (Hollande) rezulton se mbirja ndikohet se tepermi nga kultivimi I tokes. Punimi i tokes dyfishon sasine e te mbirave ne pjeset e ndricuara te masivit. E njejta gje vereht ne pyllin e Saliut ne Shashice te istogut, ku mbirjet jane me te boolshme ne anet e dritesuara te pyullit, ku toka eshte punuar nga derrat e eger. Diferenca ne mes te mbirave dhe te pambirave eshte me e dukeshme ne pjeset e hijezuara. .

8

Shume vezhgime jane ndermarre per te studjuar influencen e legushes pyjore ne mbirjen dhe mbijetesen e filizave (Lorimer et al 1994; Löf et al 1998; Löf 2000). Toka dhe vegjetacioni si nje sitem koherent mund te kene influence te madhe ne realizimin e riperteritjes natyrore te dushkut. Shumica e pyjeve te Hollandes jane vendosur mbi toka ranore. Probleme me riperteitjen natyore hasen kur nenpylli perbehet nga mbulese e dendur fieri, bime gjembore apo shkurre te ndryshme te dendura si ferrat, apo formacione te makias. Roli i brejtesve e vecanerisht i minjve te fushes duhet te merret ne konsiderate. . Drita rezulton nje tjeter factor I rendesishme per mbirjen dhe zhvillimin e filizave . Per te realizuar kerkesat per drite eshte me shume rendesi te ulet kuroredendesia, me fjale te tjera te behen rrallime. Kjo mund te behet me prerje me celtira apo prereje me zgjedhje duke lene drure per hijezim e sigurim fare shtese.

9

Mund te vezhgohet roli pozitiv I drites ne mbirje, por zenia e filizit mvaret fort nga shkalla e ndricimit. Pothuaj te gjithe farat e mbira mbijetuan vitin e pare pa bere asnje trajtim. Ky eshte fenomen i njohur dhe ka te beje me sasine e madhe te lendve ushqyese ne kotilet e lendes. Farat e perdorin kete rezerve dhe jane pak a shume te mvarura nga faktoret tjere mjedisore. Pas sezonit te pare te rritjes kotyledonet nuk ekzistojne me dhe bima mvaret nga rrethanat ku i ka qelluar te linde. Ne fushen eksperimentale qe i referohemi ne vitin e dyte nje periqndje e larte e filizave ishte thare

10

Numri I filizave u krahasua midis celtirave dhe te mbirave nen kurore ne nje pyll te perizer pishe me dushk ne Distriktin pyjor Garwolin(Poloni). Numri i filizave te mbira dushkut nen kurore ishte i larte (filiza te vegje 12,250ha-1 dhe filiza te gjate - 9,000ha-1) por numri i fiklizave te zena ishte me I larte ne celtira. Pothuajse asnje nga filizat nen kurore nuk mbijetoi pas vitit te trete, dhe kjo arsytohet te vije nga kushte e papershtateshme te dritezimit Tashme dihet se faktori kryesor per mbirjen rritjen dhe zhvillimin e filizave eshte intensiteti i drites dhe kur ajo bie ne 12% filizat e dushkut nuk mund te mbijetojne mbi 9 vjet. Pergjithesisht filizat nen kurore te dendur thahen ne vitin e dyte dhe te trete (Dobrowolska 2006). Efektet e menaxhimit dhe dendesise se grumbullit jane vezhguar ne rajoninin e Selisise ne Poloni (Dobrowolska and Farfał 2004). Gjetja ishte se dushku mund te riperterihet ne rruge natyore ne pyjet e perziera nme toka te theklla e te fresketa. Numri i filizave dhe fidanave rritej me uljen e kuroredendesise. Numir me i madh i filizave takohen ne vendet e hapura te trajtuara me prerje me drure hijezues.Sasia me e paket e filizave gjendet ne grumbuj te dendur me sasi te paket ndricimit lartesia me e madhe e filizave te mbira edhte hasur ne rastet e prerjeve ne grup. Roli I kafsheve Per te shumten e specieve pyjore riprodhimi eshte I lidhur me kafshet. I famshem ne europe eshte lidhja mides dushkut dhe grifshes

11

(Garrulus glandarius) qe ushqehet me lende. Lendet e dushkut mund te gjenden ne disa situata. Perderisa grifshat dhe dia kafshe te tjera transportojne nje numer te madh te leneve por natyrisht edhe harrojne nje pjese te tyre, riperteritja spontane haset ne shume situata. Ne disa pyllezime me fare dushku ne Komunen e Polisit ne Librazhd, ne kontrollin e te mbirave, shpesh filizat e mbira takohen rreth nje meter larg vendit ku atao jane vendosur ne gropa te vogla. Ne disa raste te tjera mbirje masive e filizave gjendet nen druret meme. Ne fakt dushku ka dy strategji riperteritje: riperterije si dru I vetem dhe riperteritje ne grup. Ekpsertet llogarisen rreth 50000 grifsha ne tere Hollanden. Ato fshehin rreth 250 mije fara dushku per cdo vit. Nese ato harrojne 1% te tyre, dhe prej kesa sasie te mbijne 10% duhet qe per cdo vit te shoheshin 250 mije lisa te rinj. Ne fakt Hollanda ka vetem 50 mije hectare pyje, cka deshmon se ka edhe faktore te tjere qe pengojne mbirjen. Nga ana tjeter kafshet luajne rol negative ne demtimin e filizave. Problemi ne kete rast komplikohet pasi ka nje larmi te madhe te kafsheve dhe te bazes se tyre ushqimore, cka e ben te pamundur parashikimin e shanseve per riperteritje natyroe per prani te niveleve te ndryshme te kafsheve te egra.

12

Shtepia e bleteve Nuk e di nese ky pershkrim i gjate i dha pergjigje pyetjes se ngritur ne mundesite e riperteritjes natyrore te Dushkut. Ajo qe kemi ne dore eshte te ndergjegjesojme menaxheret e pyllit dhe te ndertojme modele duke shpresuar te gjejme ate model menaxhimi qe i shkon vendit e na dhuron lisa te larte. Duhet durim pasi edhe frutifikimi nuk vjn cdo vit. E mira eshte qe tek pronare te ndryshme cikli perseritet ne vite te ndryshme. Stergjyesherit na lane neve pyje te larte dushku. Mundesite dhe potencialet ekzistojne. Eshte mire qe te kete koordinim te aksioneve si ne planifikim ashtu edhe zbatim te provave per te gjetur kombinimin me te mire te shkales se dritesimit, pergaditjes se tokes e paktimit me kafhset banore te pyllit te dushkut

13

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->