You are on page 1of 3

Në fillim të një viti të ri

Secili musliman duhet të bëjë një llogaritje për vitin që shkoi ...

Shkruan: Hasan El Benna

Ja po lind hëna e re e muajit Muharrem, po e njejta hënë që shënoi kalimin nga shkëlqimi jonë
i së kaluarës, në rënien e sotshme. Secili musliman duhet të bëjë një llogaritje për vitin që
shkoi, e nëse ka bërë vepra të mira duhet ta falënderojë Allahun, e në qoftë se ka bërë vepra
të liga duhet t'i lë; e duhet ta pres këtë vit të ri me shumë shpresa, vullnet e përgatitje.

Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë
dhe u ofron mundësi të jenë edhe me të matur (Suretu Muhammed, 47:17).

E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s'ka dyshim, All-llah ia
pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues (Suretu El-Maide, 5:39).

Njerëzit janë tre llojesh:

1) Njeriu i cili nuk synon asgjë; sa i përket ekzistencës së tij e di vetëm që është një qenie
njerëzore që ec me dy këmbë, dëgjon me dy veshë e punon me dy duar. Ekziston, por
prezenca e tij ska asnjë vlerë. Jeta nuk e ndjen mungesën e tij as mos të qenurit e tij prezent,
ashtu sikur nuk e ndjen praninë e tij mbi këtë tokë. Duket si një frymë e lehtë ere në një
shkretëtirë, e cila përhapet në tërë gjithësinë.

Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për Xhehennem. Ata nuk kanë zemra që me to nuk
kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata
janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët (Suretu El-A'raf,
7:179).

Ki kujdes mos i përkasësh kësaj kategorie!

2) Njeriu që është rob i epsheve të tija, peng i argëtimeve të tija; ajo që dëshiron nga jeta
është vetëm që të ha, të pi e të argëtohet. Bën çmos për të përmbushur dëshirat e tija, me të
gjitha mjetet që është e mundur, pa u kushtuar vëmendje vyrtiteve e parimeve.

E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): ju i shfryëzuat të mirat
në jetën e dynjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë
pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuan urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim
nënçmues (Suretu El-Ahkaf, 46:20).

Ki kujdes mos i përkasësh kësaj kategorie!

3) Njeriu në zemrën e të cilit lind dielli i të vërtetës, e në thellësi të tij lindin dritat e udhëzimit,
zhduken dyshimet e i zbulohet e vërteta; pastaj udhëzohet në synimin e jetës e drejtohet në
rrugën e drejtë, zemra e tij qetësohet për shkak asaj që synon.
A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie)? (Suretu
El-Kijame 75:36).

A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? (El Mu'minun 23:115)

Zgjohen ndjenjat e tija e kërkohet mendimi i tij, ndërsa emocionet rrinë në përgjim dhe fillon
të kërkoj qëllimin e ekzistencës së tij derisa dëgjon thirrjen e Allahut që i thotë:

Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë (Edh Dharijat
51:56)

Kush shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është
tjetër pos një përjetim mashtrues (Suretu Ali Imran, 3:185)

Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë; ndërsa ahireti (amshimi) është më i mirë dhe e
përjetshëm (Suretu El A'la, 87:16-17).

Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët (Suretu Edh
Dharijat, 51:50).

Ky njeri e ka shprehur sinqerisht nënshtrimin e tij ndaj Allahut, dhe e ka vënë kënaqësinë e
Allahut si qëllimin e tij, Parajsën e tij si dëshirë të veten dhe ka vënë jetën e kësaj bote prapa
zemrës së tij; i është lidhur vetëm asaj që e afron tek Allahu dhe e ka marrë me seriozitet
rrugën e tij duke përveshur mëngët. Ky është njeriu, në të vërtetë shumë pak janë njerëzit.

Këtë e konfirmon edhe thënja e Pejgamberit (s.a.w.s) në të cilën ai tha: "Njerëzit janë si
njëqind deve, e në mes të tyre gjen vetëm një të cilës mund t'ia ngarkosh barrën".

Këto lloj njerëzish janë ata të cilët janë udhëzuar nga Allahu, të cilëve Allahu u ka dhënë të
mira; këta janë më të mirët ndër krijesat e Tij, janë të përzgjedhurit mes robërve të Tij, mu
këta janë ata të cilën mbartin mesazhin e Tij dhe mbështeten në ligjin e Tij, me ata mundet
çdo lloj fitneje.

E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka
dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve (Suretu El Ankebut, 29:69).

Pra mundohu të bëhesh pjesë e këtij grupi dhe lejo që fleta e parë e këtij viti të shënohet nga:

• identifikimi i qëllimit tënd të jetës


• përtëritja e vullnetit tënd
• angazhimi serioz

Paqja qoftë mbi ty nëse e ke përcjellë një vit plot mirësi dhe e pret një vit të ri që të shpie me
hapa të shpejtë drejt qëllimit tënd.
Përktheu: Rexhije AMETI