You are on page 1of 2

Kam kuptuar që Islami është e vërteta definitive

Maurice Buca: "Nuk ka kundërthënie mes dijeve shkencore dhe Kur'anit fisnik".
E martë, 30 Dhjetor 2008 01:18

Maurice Bucaille (Moris Bukai), filozof dhe shkencëtar, anëtar i akademisë së shkencave
franceze ka shkruar librin: "Bibla, Kurani dhe Shkenca" që është publikuar në vitin 1976.

Në Paris ky libër shkaktoi tronditje të vërtetë në qarqet akademike, e veçanërisht ato


teologjike të shoqërisë franceze dhe më gjerë.

Çka ju shtyri më tepër në studimin e thellë të Kur'anit fisnik?


Sikurse edhe francezë të tjerë edhe unë e njihja Islamin si fe që e kishte themeluar
Muhammedi gjenial. Pata fatin që si kirurg të takohem me pacientët muslimanë dhe të di
më tepër islamin. Dhe gradualisht kur më janë cituar disa ajete nga Kur'ani kam filluar të
kuptoj se sa pak dija për Islamin. Një numër lajthimesh vijnë edhe nga shtypi, televizioni
dhe rrugë të tjera të zakonshme. Kjo ndodhi rreth 1926, kur dialogu mes muslimanëve
dhe të krishterëve ishte akoma mundësi e largët.

Si reaguat në atë situatë?


E kuptova se më duhej t'i qasem studimit të Kur'anit drejtpërdrejt, kështu që dy vjet e
studiova literaturën dhe gjuhën arabe, gjë që më lehtësoi leximin e Kur'anit në origjinal..
Shpejt, pas kësaj, e kuptova se ai është libër i Zotit dhe se Muhammedi është i dërguar i
Tij i fundit.

Tash kremtohet njëqind vjetori i Darvinit. A jeni pro apo kundër teorisë së tij?
E kundërshtoj atë sepse nuk bazohet në shkencë. Qëndrimet e tij janë përfundime të
gabuara ... Në librin tim të ri "Origjina e njeriut" e kam zbuluar këtë në tërësi. Më vonë,
edhe vetë Darvini e ka kuptuar se teoria e tij ishte një lajthim, sikur edhe disa që e kanë
ndjekur atë. Disa nga ithtarët e tij i kam kritikuar në këtë libër, edhe pse ata kanë marrë
madje çmimin Nobel!

A kanë pasur librat tuaja ndikim edhe jashtë Francës?


Kohët e fundit kam vizituar shumë herë disa vende të Afrikës Veriore, ku krahas
ligjëratave kam diskutuar me dijetarë të shquar dhe kundërshtarë të ideve të mia. Shumë
studentë i pranuan idetë e mia mbi krijimin e gjithësisë dhe origjinën e njeriut, duke iu
afruar kështu Islamit dhe ata i braktisën teoritë e rrejshme te perëndimit.

Konfliktet midis njerëzve a janë shkaktuar edhe për shkak të mospajtimit të religjionit
dhe shkencës?
Në veprën e tij "Origjina e specieve" botuar me 1851, Darvini ka bërë një gabim tragjik
kur ngatërroi origjinën e njeriut me evolucionin e majmunit. Është e kuptueshme që
Kisha e krishtere e kundërshtoi atë. Mirëpo në disa shkrime të shenjta, (të krishterët dhe
çifutët) me siguri, kanë futur më vonë teori të çuditshme që i kritikuan disa shkencëtarë.

Në Jehova nga shek. 9 para erës sonë dhe në disa lloje të hyrjeve në Bibël, nga shek. i 6-
të flitet për krijimin e botës dhe të njeriut. Qëndrime të ngjashme përsëriten në Ungjill
(Ungjillin sipas Llukës). Në Kur'an, që është tekst i pastër i Zotit dhe autentik, nuk ka
shtesa të njerëzve, ndaj për këtë arsye nuk ka as mashtrime në këtë aspekt. Pjesërisht disa
qëndrime janë trajtuar edhe në dokumentet e Koncilit të Dytë të Vatikanit.

Si i vështroni tekstet e Kur'anit në këtë aspekt?


Jam përpjekur që të depërtoj sa më thellë në Librin e Zotit dhe kam vërtetuar se gjatë 14
shekujve, që nga shpallja e Kur'anit e gjer më sot, nuk ka pasur kurrfarë ndryshimesh në
të. I tërë zhvillimi i diturive (shkencës) gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka rënë në
kundërshtim me parimet kur'anore. Hulumtimet i kam kryer me metodën rigoroze
shkencore dhe asnjëherë nuk kam hasur në kundërshtimin e Kur'anit me shkencën.

Kur e keni pranuar Islami?


Në të vërtetë, unë jam bërë musliman para se të mësoja fjalën e parë arabe, sepse e kam
kuptuar se Kur'ani është fjalë e Zotit, drejtuar gjinisë njerëzore nëpërmjet Muhammedit
(paqja e Zotit qoftë mbi të). Në librat e mi jam përpjekur që, si shkencëtar e jo si teolog,
t'i shkoqis gjërat dhe, në këtë mënyrë, e kam kuptuar se Islami është e vërteta
përfundimtare.

Si mendoni se mund t'i shërbejë Islami njerëzimit në të ardhmen?


Kur'ani dhe Islami u duhen ofruar njerëzve dhe popujve të botës në gjuhën e tyre. Kështu
kam vepruar edhe unë në librat e mi. Për këtë arsye, shumica në perëndim i kanë pranuar
më lehtë shtjellimet e mia. Me botimin e këtyre librave kam marrë shumë letra nga
dijetarë dhe njerëz të shquar që kërkonin sqarime të mëtejshme.

Çfarë sugjerime mund t'u ofroni francezëve dhe të tjerëve?


Kjo është e vështirë sepse çdo popull është i ndryshëm. Përgjithësisht, porosis që njerëzit
ta mësojnë arabishten në mënyrë që t'i afrohen të kuptuarit të Kur'anit. Kuptohet që ende
jemi larg asaj që të jetë zbuluar shkencërisht tërë ajo që Kur'ani ka theksuar në mënyrë të
përgjithshme, apo që ka aluduar. Mirëpo zhvillimi i shkencës do të ndihmojë për këtë. Me
rëndësi është që askund nuk kam hasur në mospajtime mes të arriturave shkencore dhe
Kur'anit.

Tash çfarë jeni duke punuar?


Aktualisht jam duke u marrë me idenë që të regjistroj një dokumentar me tematikë
"Shkenca, Kur'ani dhe origjina e njeriut" ...
Dokumentari i dytë është "Mjekësia dhe mumiet e faraonit" ku do të citohen shumë ajete
nga Kur'ani fisnik.

Zoti i Gjithëdijshëm në Kur'anin fisnik thotë: "Ne do tu tregojmë argumentet Tona në


horizont si dhe në vetë ata, derisa t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë."
(Kur'ani, kaptina 42, ajeti 53).

Përktheu: A. Sinani