Pesha e flamurit kombëtar në

OXFORD STREET
Flamuri kombëtar shqiptar valëvitet prej ditësh në mesin e qindra e qindra flamujve të shteteve të tjerë të Botës në zemër të metropolit Britanik, teksa Londra përditë e më shumë....

Dy pllaka guri ku zbulohen 500 vite histori
Çfarë zhgënjimi mund të ndjejë njeriu, kur jeton me dy pllaka guri, të flakura 40 vjet më parë në kinoteatrin e qytetit të Tepelenës dhe askush të mos ta dijë që ato janë një pjesë....

MESAZHET E SHBA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
FAQE 22 FAQE 7

FAQE 4-5

www.albaniannews.org.uk

GUSHT 2012

Nr. 20

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

Emigrantët përfitojnë bonuse gjatë verës
Emigrantët që do të pushojnë në vendin e tyre gjatë këtij sezoni do të kenë mundësi edhe për të menduar për të ardhmen e tyre dhe kjo falë lehtësirave që po aplikon Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Madje edhe për pensionin e pleqërisë. Emigrantët që kthehen në atdhe, gjatë sezonit veror, mund ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të paguar sigurimet shoqërore për vitet e mbetura. Vetëm në këtë mënyrë, ata mund të marrin pension kur të arrijnë moshën e duhur dhe duke plotësuar të paktën kriterin e pagesës së kontributeve minimale për një përfitim mujor shtetëror. Përfaqësues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore shpjegojnë se emigrantët mund të sigurohen për periudhat që nga viti 2003 e deri tani, duke përfituar edhe nga lehtësitë që ofrohen për pagesat. Sipas një projekti të sigurimeve shoqërore, mbetet në fazë diskutimi çështja.... Vijon në faqen 2

“Jo status i veçantë për Veriun”
“Bashkimi Europian është i përkushtuar për të ardhmen europiane të Kosovës dhe në këtë drejtim ka pasur progres të mirë”. Një deklaratë e tillë erdhi nga presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barrozo, gjatë takimit që ai pati me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në Bruksel. Gjatë këtij takimi, Barroso ka përshëndetuar angazhimin konstruktiv të Prishtinës në dialogun me Beogradin. Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Jahjaga theksoi nga ana e saj se nuk parashikhet ndonjë status i vecantë për veriun e Kosovës dhe se serbët gëzojnë të drejtat të barabarta me shqiptarët në këtë vend. Presidentja e Kosovës theksoi se Prishtina do të vazhdojë të respektojë politiken e fqinjësisë së mirë, ndërsa i kërkoi komumitetit serb në Kosovë që të integrohet në institucionet e vendit.

JAHJAGA-BARROSOS:

2
Nr. 20 - GUSHT 2012

Vijon nga faqja 1 ...e një bashkëpunimi mes vendit tonë dhe një banke ndërkombëtare, e cila ka numër të konsiderueshëm degësh në disa vende të BE-së, ku ka dhe shumicë emigrantësh shqiptarë. Sipas statistikave të ISSH-së, vetëm në Greqi dhe Itali numri i emigrantëve shqiptarë llogaritet në rreth 1.2 milionë vetë, një pjesë e mirë e të cilëve i kanë paguar sigurimet shoqërore gjatë periudhës që kanë jetuar në Shqipëri. Sipas ISSH-së, të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali u krijohet mundësia të mbledhin informacion për historikun e tyre kontributiv, që ata kanë realizuar në Shqipëri, direkt nga vendet ku jetojnë. Ndërkohë që, mund t’i kryejnë pagesat si në kohën kur ndodhen me pushime, ashtu edhe në të ardhmen, kur projekti mes institucioneve homologe dhe bankave ndërkombëtare të ketë përfunduar dhe të jetë detajuar në çdo pikë të tij. Po kështu, të gjithë ata që konsiderojnë si mundësi rindërtimin e periudhave të tyre të kontributeve në shtetin shqiptar, me qëllim mbrojtjen sociale në rastet e pleqërisë, invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes, nëpërmjet protokoll marrëveshjes së firmosur vetëm pak kohë më parë nga ISSH dhe INAS-CISL, u krijohet mundësia e marrjes së informacionit dhe futjes në skemë direkt nga vendet ku jetojnë. Karta informative Të gjithë emigrantët, të cilët duan të dinë për periudhat e sigurimit që kanë në Shqipëri, para viteve 1990 apo të plotësojnë vakumet për të përfituar më pas pension, kanë edhe një zgjidhje tjetër alternative. Kjo, sipas marrëveshjes që Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka lidhur me INAS-CISL, i cili është edhe instituti më i madh i asistencës sociale për emigrantët në Itali. Sipas ISSH-së, të gjithë ata emigrantë, të cilët do të duan informacion për pensionet, për vitet e tyre të punës, apo do të kërkojnë të derdhin kontribute për të përfituar pen-

sion, do të pajisen me një dokument informues, i cili do t’u vlejë atyre si librezë pune në rastin kur t’u afrohet pensioni. Kjo do të thotë që inspektorët e sigurimeve do të kryejnë inspektimet dhe do të plotësojnë të gjithë dokumentacionin në adresë të të interesuarit. Kjo do të jetë një procedurë e përcaktuar. Ndërkohë që përgjigjja do t’u jepet atyre nëpërmjet postës zyrtare, apo edhe përmes postës elektronike. Rregullat e sigurimit Kur shtetasi shqiptar me banim jashtë shtetit dëshiron të sigurohet vullnetarisht në Shqipëri, ai autorizon një person tjetër për të bërë sigurimin vullnetar. Më pas, personi i autorizuar kryen të gjitha procedurat që kryejnë qytetarët që ndodhen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Procedura që ndiqet kur personi i interesuar është emigrant në Republikën greke. Personi i interesuar paraqitet pranë degës së bankës amerikane të Shqipërisë në Greqi, ku merr të gjithë informacionin e nevojshëm për skemën e sigurimit vullnetar. Dega e bankës amerikane në Greqi, në emër të ISSH-së, lidh një marrëveshje me personin e interesuar, i cili kryen pagesën përkatëse në këtë bankë. Personi i interesuar paraqet pranë kësaj banke, një dokument identifikimi, si kopje pasaporte ose çertifikatë personale. Manual për sqarimet e mëtejshme Sigurimi vullnetar mund të kryhet për periudha pas datës 1 tetor 1993, kohë kur ka hyrë në fuqi kuadri ligjor përkatës. Për të marrë një pension të pjesshëm duhet një vjetërsi pune prej 15 vjetësh. Nëse qytetari ka 13 vite e 3 muaj, atëherë atij i duhen edhe 1 vit e 9 muaj të bëjë sigurim vullnetar për të përfituar pension të pjesshëm. Nëse qytetari dëshiron të plotësojë vitet për pension të plotë pleqërie, invaliditeti dhe familjar, atëherë atij i duhen edhe 21 vite e 9 muaj për të siguruar. Për të marrë pension të pjesshëm, nëse do të mbulojë periudha të kaluara

me sigurim vullnetar, qytetari duhet të paguajë 1 vit e 9 muaj me masën e tanishme të sigurimit vullnetar, që është 3140 lekë për një muaj. Pra, ai duhet të paguajë: 21 muaj x 3140 = 65 940 lekë gjithsej. Në rastin kur qytetari nuk ka librezë pune, ai mund të shkojë në zyrat e arkivës së sigurimeve shoqërore në DRSSH (për shembull Berat) për të marrë prej andej dokumentin e duhur. Nëse qytetari dëshiron pension më të lartë, ai mund të mbulojë me sigurim vullnetar me masën e tanishme të gjitha vitet që nga 1 tetori 1993 dhe të vazhdojë të bëjë sigurimin vullnetar për çdo vit kalendarik deri sa të plotësojë vjetërsinë e nevojshme prej 35 vitesh për të marrë pension të plotë. Vazhdimi i sigurimit mund të bëhet, duke parapaguar dhe në të tilla raste përfitohen zbritjet përkatëse. Protokolli për derdhjen e kontributeve Një protokoll i veçantë ka të bëjë me sigurimet vullnetare që emigrantët mund të dëshirojnë të derdhin për të plotësuar vitet e vjetërsisë dhe për të mos humbur kuotat e sigurimeve shoqërore që kanë derdhur gjatë viteve të punës në Shqipëri. Ministria e Jashtme, nëpërmjet përfaqësive diplomatike do të japë informacion të plotë dhe në njëfarë mënyre përfaqësitë do të luajnë rolin e agjentëve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Drejtoresha e këtij instituti, Evelina Koldashi, deklaroi se, “nëpërmjet kësaj marrëveshjeje synohet shtrirja e infrastrukturës në shërbim të emigrantëve shqiptarë, lidhur me tre problematika kryesore: Së pari, informimi lidhur me mbrojtjen sociale që përfitojnë emigrantët shqiptarë për pjesën që ata kanë qenë të siguruar në sistemin e mbrojtjes sociale në Republikën e Shqipërisë; së dyti, pasurimin e kësaj mbrojtjeje sociale, ku të gjitha këto shërbime do të jenë falas, si dhe së treti, sigurimi i një mundësie më shumë për sigurim nëpërmjet licencimit të ambasadave ose përfaqësive tona diplomatike, si agjentë të sigurimeve shoqërore”. Synimi

përfundimtar i kësaj marrëveshjeje është pra, mundësia e derdhjes së kontributeve pranë përfaqësive diplomatike, gjë që do t’i vinte realisht në ndihmë emigrantëve shqiptarë. Pensione private edhe për emigrantët Skema e kontributeve të pensioneve private vlen edhe për emigrantët. Por kriteret e përfitimit të tyre janë ndryshe nga ato që zbatojnë qytetarët që bëjnë çdo muaj derdhje të parave në institutet private. Sipas rregullave të vendosura nga institutet private të pensioneve, kontributi minimal që duhet të japë një qytetar që do të përfshihet në këtë skemë duhet të jetë 500 lekë të reja. “Kontributi mujor dhe vitet e pjesëmarrjes për kategorinë e emigrantëve duhet të jenë më të mëdha”, sqarojnë ekspertët e instituteve private. Sipas tyre, këto shuma duhet të jenë më të mëdha, jo vetëm sepse këta individë janë të pambrojtur nga skema shtetërore, por edhe sepse emigrantët nuk kanë paguar kontribute për një periudhë të gjatë kohore. Kështu, në mënyrë që të përftojnë nga skema private një pension të mirë, duhet të paguajnë më shumë dhe duhet të kontribuojnë për një kohë më të gjatë kohore. “Sa më e madhe të jetë shuma që ata do të paguajnë si kontribut, aq më i lartë do të jetë pensioni që ata do të sigurojnë pas disa vitesh”, sqarojnë më tej ata. Çfarë mund të përfitohet - Pension të pjesshëm kur kanë jo më pak se 15 vite të siguruara; - Pension të plotë kur kanë jo më pak se 35 vite sigurimi; - Pensione invaliditeti, kur janë tërësisht të paaftë për punë. Këto pensione i përfitojnë ata persona që kanë qenë të siguruar në Shqipëri, bazuar në një formulë: moshë, minus 20 pjestim për 2, është vjetërsia kontributive për pension invaliditeti të plotë. Për vjetërsi kontributive më të vogël, proporcionalisht me periudhën e siguruar jepet pension invaliditeti i reduktuar. - Invalidëve u jepet një

shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim, prej 5 përqind të pensionit, kur janë nën moshën 18 vjeç, apo 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë. - Kur humb jetën personi që ka qenë i siguruar në Shqipëri, përfitojnë pension familjar fëmijët nën moshën 18 vjeç ose 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë, sipas formulës së mësipërme. Për invalidët që kanë nevojë për përkujdesje jepet dhe një shtesë në masën 15 përqind të pensionit. Mënyrat për përfitimin e një pensioni Një emigrant ka interes që të sigurohet në fondin e sigurimeve në Shqipëri, sepse fatkeqësisht ai mund të ketë një vjetërsi pune të pjesshme, që e ka në ish-sistemin e mëparshëm të sigurimeve shoqërore dhe për të marrë pension, në ligjin e ri të sigurimeve shoqërore tani i duhen 15 vjet. Atëherë shtrohet problemi: çfarë duhet të bëjë ky njeri që të mos humbasë edhe vitet e mëparshme? Lind nevoja e tij, është e drejta e tij që t’i plotësojë vitet e sigurimit, nëqoftëse ka 10 t’i bëjë 15, nëqoftëse ka 8 t’i bëjë 15. Në këto kushte, ai mund të drejtohet pranë sporteleve të sigurimeve shoqërore për të blerë periudhat e sigurimeve ose për të plotësuar periudhat e sigurimit nëpërmjet pagesës së sigurimeve ose kontributeve suplementare. Procedura është fare e thjeshtë në të 36 agjencitë e sigurimeve shoqërore ka persona që janë të ngarkuar që merren me këtë problem. Lidhet një kontratë midis dy palëve, paguhen paratë në bankë ose në Postën Shqiptare dhe në momentin që i paguan paratë, kontrata quhet e finalizuar ose e lidhur përfundimisht dhe në vjetërsinë e punës së çdo personi dhe në bazë të të dhënave të tij, shtohen edhe vitet e sigurimit vullnetar. Kështu që të gjithë emigrantët, mendoj që kanë interes që t’i drejtohen kësaj skeme për të fituar vitet e tyre të punës. Shifra që do iu duhet të paguajnë është 26 përqind e pagës minimale, domethënë është afërsisht rreth 3 mijë e 700 lekë të reja në muaj.

3
Nr. 20 - GUSHT 2012

4
Nr. 20 - GUSHT 2012

Flamuri kombëtar shqiptar valëvitet prej ditësh në mesin e qindra e qindra flamujve të shteteve të tjerë të Botës në zemër të metropolit Britanik, teksa Londra përditë e më shumë numëron drejt zeros ditët e nisjes së Lojërave Olimpike. Dhe ai ka autoritetin e tij, krenarinë e pushtetshme të tij, teksa këshon valët në hapësirën e ngjeshur me vizitorë të shumtë. Është rruga më e pupulluar e Londrës. High Street vazhdon të rrëndohet nga pesha e njerëzve. Janë ditët më të ngjeshura e më të ngjeshura në historinë londineze. Pra peshën e flamurit kombëtar shqiptar e ndjen ende më të lehtë këto ditë në Londër. Në High Street, afër madje shumë pranë Oxford Street, valët e tij të lehta shtojnë ngjyrimin mes qindra e qindra flamujve të tjerë të Botës. Dhe ndjehesh krenar teksa e sheh edhe simbolin tënd të valëvitet krenar në zemër të Londrës. Pikërisht në Cavendish Place, në pikëtakimin këndor me historikun e Wigmore Street dhe Kishës All Souls, valëvitja e flamurit kombëtar shqiptar shton akoma më shumë kureshtjen për të dhënë më shumë njohuri rreth tij. Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga simboli i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine. Shqiponja ka qenë dikur në periudhën e Romës antike simbol i këtij shteti. Si simbol i Romës shqiponja u përdor edhe nga strategët e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu i madh, Çezari, etj. Psh: ky i fundit përdorte si simbol të tij shqiponjën e artë të vendosur në një fushë të kuqe. Po kështu veproi me stemën e Çezarit edhe i nipi Oktavian Augusti, i cili u pasua më vonë edhe nga Kostandini i madh. Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njëra Perandorinë e Perëndimit me qendër Romën dhe tjetra Perandorinë e Lindjes me qendër Kostandinopojën (Bizantin). Ndërkohë Perëndimi u pushtua nga barbarët

Pesha e flamurit kombëtar në

OXFORD STREET
në vitin 476 duke humbur traditat më të vyera të antikitetit, e bashkë me to edhe simbolin e tij. Ndërsa Lindja (Bizanti) vazhdoi të jetojë edhe për 10 shekuj të tjerë duke ruajtur këtë simbol që vinte prej “qytetit të amshuar”, (Romës). Formën dhe ngjyrat e tij, flamuri Bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562) Perandorit me origjinë Ilire. Dukej se atij i pëlqente që dy kokat e Shqiponjës ti identifikonte me vetveten dhe të shoqen, Perandoreshën Teodora. Më vonë me kalimin e kohës me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak fisnikërisë së kombeve, që ishin integruar në këtë Perandori shumë kombëshe si: Princave Rumunë, Bullgarë, Gjermanë, Rusë, Serbë, Grekë, Shqiptarë, etj. Kjo eshtë arsyeja që këtë simbol sot e përdorin një dyzinë popujsh e shtetesh, të cilat dikur kanë patur kontakte kulturore me Bizantin. Ndërkohë që ai shfaqet si simbol i kishës Ortodokse, pasardhëse e drejtpërdrejtë e Perandorisë së Lindjes, Bizantit. Flamuri Bizantin ruhet sot në një nga manastiret e malit të Shenjtë (Athos) në Greqi, në ngjyrat e tij origjinale Shqiponjën e zezë me dy koka, të vendosur në një fushë të artë. [redakto]Muzakajt dhe Bizanti Një nga njerëzit më të shquar të kohës së tij në Shqipërinë e shekullit të XIV ishte edhe Princi Andrea i II-të Muzaka. Me ndihmën e Balshajve dhe aleatëve të tjerë të tij si: Arianitët, Matrengët, ai theu në vitin 1370 pranë Kosturit Mbretin Serb Vukashinin që ishte zotërues i Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore (Histori e Popullit Shqiptar. Tirane 2002, fq.294). Pas kësaj fitoreje të bujshme Perandori Bizantin Joani i V-të Paleolog i konfirmoi A.Muzakës titullin e despotit (Princit), duke i dhuruar stemën Perandorake Bizantine, siç ishte shqiponja e zezë me dy krerë e me yll në mes vendosur në një fushë të artë. Kjo zëvendësoi emblemën e hershme të Muzakajve e cila paraqiste një burim që shpërthente nga toka dhe ndahej në dy rrjedha, duke patur një pishtar në mes. Këtë ndërrim simbolesh humanisti shqiptar Gjon Muzaka e pasqyron kështu në Memorialin e tij. “Duhet ta dini se qysh nga kohët antike stema e derës tonë ka qenë një krua i gjallë i cili rridhte në tokë me dy rrjedha në dy anë…. Pastaj kanë patur shqiponjën me dy krerë te kurorëzuar me një yll në mes”. (Gjon Muzaka. Memorie. Tirane 1996. fq.24). E pas ketij pasazhi të parë nga i njëjti burim mund të përmendim se në Kishën e madhe të Frankavilës Skënderbeu

Gaetës 26 Mars 1451. (Gj. Varfi. Heraldika Shqiptare, fq. 32). Ai ju dorëzua ambasadorëve të Skënderbeut që nënshkruan këtë traktat, Peshkopit Stefan të Krujës dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri i Alfonsit Arrnaldo Fonoleda. Simboli përfaqësues i shtetit të Skënderbeut del përsëri në një katalog Venecian stemash në vitin 1463, kur Gjon Kastrioti i biri i heroit mori titullin “Fisnik i Republikës”. (Akademia e Shkencës, Historia e Popullit Shqiptar, fq.434). Po kështu ky simbol ruhet i gdhendur në varrin monumental të Kostandin Kastriotit, ndërtuar në vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika, në kishën e Shën Marisë së Ëngjëjve në Napoli (Itali). Njëlloj si në flamur Skënderbeu e përdori shqiponjën dykrenore me krahë të ulur dhe yllin me gjashtë cepa sipër, edhe në vulën e tij të madhe, të cilën e përdorte në dokumentat zyrtare. (Historia e Popullit Shqiptar, fq.433). Ndërkohë kur Kastriotët u larguan në Itali pas vdekjes së Skënderbeut me 17 Janar 1468, ata jo vetëm e ruajtën simbolin e tyre por e përdorën gjerësisht atë si stemë të Heraldikës së tyre. Flamuri Shqiptar treguar sipas Eqrem Bej Vlorës ...Kalorësit e Skënderbeut (sipas Marin Barleti) gjatë fushatës së tij në Pulje, në ndihmë të mbretit të Napolit, mbanin flamuj të vegjël, të kuq me një shqiponjë të zezë dykrerëshe në mes. Shqiponja dykrerëshe është symbol i Pushtetit Perandorak (Bizantin, Gjerman, Rus). Sundimtarët e mëdhenj dhe të vegjël që u shkëputën nga Perandoria Bizantine vazhduan ta mbajnë këtë symbol pushteti. Kështu mbase ka bërë edhe Skënderbeu. Sidoqoftë në gojëdhanat e arbëreshëve ky kumt mbeti i gjallë. Mbi varrin e nipit të Skënderbeut në kishën e Shën Marisë së Ëngjëjve, në Napoli, është vënë stema e tij: një shqiponjë Heraldike me një yll të bardhë e vezullues pesëcepash mbi të dy krerët. Midis viteve 1880-1895, Zef Skiroi e më vonë Anselmio Sorekio, në të përmuajshmen e tyre arbëreshe e botuan thuajse në çdo numër, këtë emblemë si flamur të shqipërisë, pas vitit 1900, atë e vë edhe Faik Konica në të përmuajshmen e tij Albania në Bruksel. Në Shtator 1909 së bashku me djelmërinë e qytetit (Vlorës) unë organizova në shtëpinë time shfaqjen e dramës Pirrua të Mihal Gramenos…. Vijon në faqen 5

në Otranto (Itali) ndodhet një tjetër epitaf i gdhendur mbi pllakën e varrit të Despotit Gjon Muzaka. “I Plotfuqishmi Jezu të falet këtu Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, Zot i Myzeqesë dhe i Epirit që nga qytetit i Bizantit trashëgoi shqiponjën dy krenare që mbante në flamur”.

Deri më sot shumica e shqiptarëve mendojnë se flamuri I tyre është flamuri i Skënderbeut, pa e ditur origjinën e tij. Edhe sot ne nuk e dimë me saktësi se kur Skënderbeu përdori si simbol të shtetit të tij shqiponjën dykrenore. Njihet fakti se këtë simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zëvendësuar stemën që kishte trashëguar nga i ati Gjoni. Ky i fundit përdorte si stemë figurën e një princ (burri) me flokë të gjatë dhe togë (Gjin Varfi, Heraldika Shqiptare. Tirane 2000, fq 27). Shqiponjën dykrenore e kanë përdorur si simbol të tillë edhe Arianitët, Cernojeviçët e Zetës, Lek Dukagjini, etj. Për herë të parë në histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrenore shfaqet në vitin 1451. Ajo paraqitet në një libër uratash që ju dhurua Skënderbeut nga Alfonsi i V-të, Mbreti i Napolit me rastin e nënshkrimit të traktatit të

5
Nr. 20 - GUSHT 2012

Vijon nga faqja 4 Ku ngrita për herë të parë flamurin shqiptar…. .Në kohën e kryengritjes së malësorëve Katolikë në vitin 1911, në Cetinjë mbërritën vullnetarë arbëreshë për tu bashkuar me kryengritësit, e që për herë të parë mbanin një flamur kombëtar…. .(Eqrem Bej Vlora. Kujtime, Tirane 2003, fq.313). Ngritja e flamurit vazhdon më tej, tregimin e tij Eqrem Beu (Kujtime, fq 313-314). E pra në 28 Nëntor krye objekti i ditës, flamuri si siymbol i pavarësisë me atë pakujdesinë Shqiptaro-Lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte se si ishte ai , kurkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njeri-tjetrin të hutuar. Atëherë ngrihet miku im Hydai Efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem Beut varet në mur një flamur shqiptar i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti. Ismail Beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur Don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail Qemalit, i cili ia dorëzoi Murat Bej Toptanit me porosinë ta varte poshtë, ndërkohë që vetë qëndronte pranë në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në kopsht duke brohoritur “Rroftë”, rroftë!. Një javë pas kthimit tim në Vlorë çova Murat Bej Toptanin dhe Hydai Efendiun tek Ismail Qemali, të ma kthenin atë menjëherë sapo zonja Marigo Pozio, një atdhetare e madhe demokratike ta kishte qëndisur flamurin e ri. Republika Fashiste Momenti i dorëzimit të flamurit të ri luftarak të Gardës. Pikërisht në këtë ditë edhe në Tiranë u krye dorëzimi i flamurit të ri shqiptar, i cili përmbante shenjat e fashizmit. Dy oficerët që mbajnë flamujt kanë veshur uniformat ceremoniale të tipit geg, ndërsa oficeri i tretë mban veshur uniformën e paradës të krijuar edhe kjo për këtë repart. Oficeri në mes mban flamurin e vjetër të Gardës, i cili ishte ai i Gardës Mbretërore të kohës së Zogut. Ai paraqiste flamurin kombëtar shqiptar dhe poshtë shqiponjës kishte të qëndisur një kurorë të artë prej gjethesh dafine. Këtë flamur i lanë Gardës edhe italianët deri në momentin kur u miratua flamuri i ri (i cili po dorëzohet

në këtë ceremoni). Për të bërë dallim nga Flamuri i Zogut italianët i bënë atij dy shtesa. Në shtizën e tij vendosën një fashë të kaltër (ngjyra e Savojave) që është bukur e dukshme në foto. Gjithashtu në skajin e sipërm të shtizës vendosën majën (it. puntale) me monogramin e Savojave në vend të asaj me monogramin e Zogut, edhe kjo e dukshme në foto. Tani, në këtë ceremoni, po bëhet pikërisht heqja e flamurit të vjetër dhe dorëzimi i të riut, i cili mbahet i shpalosur. Në të shihet stema e re, e cila është e mbushur me simbole fashiste (sopatat anash shqiponjës) dhe të Savojave (kurora mbretërore përsipër). Vini re: flamuri i ri nuk ka ende majën e tij prej bronxi. Në vijim gjatë ceremonisë, ajo do të hiqet nga flamuri i vjetër për t’u vendosur tek i riu. Ky moment përbën “armatosjen” e një flamuri dhe kthimin e tij në flamur luftarak. Pyetja që më vjen menjëherë është: po me flamurin e vjetër ë’bëhej. ëdo shqiptari të vërtetë i thotë mendja: natyrisht që flakej. Jo, ai flamur falë faktit që ceremonia zhvillohej në Romë, palosej, futet në një këllëf lëkure dhe depozitohej në arkivin e Gardës ku fle edhe sot. Historia Sipas prof. Kasem Biçoku, shqiponja dykrerëshe është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit).

Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve. Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike. Shqiponja dykrerëshe është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu. Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine. Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim

që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze. Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romakobizantine.. Flamuri i Shqipërisë nga 1914-1920 Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj Rrugëtimi i flamurit Don Alandro Kastrioti ishte një Princ Spanjoll. Një stërgjysh i tij kish qenë nën mbret i Napolit. Në vitin 1600 ky fisnik ishte martuar me Markezen Auleta Kastrioti. Me një origjinë të tillë Don Alandroja e shpalli veten në fillim të viteve 1900 pretendent të fronit të Shqipërisë. Me famën që gëzonte,

propagandën dhe mjetet financiare të shpenzuara prej tij, Alandro Kastrioti pati meritën që e bëri të njohur problemin shqiptar në qarqet politike Europiane. Diku në vitin 1907 Eqrem Bej Vlora, një nga kushërinjtë e Ismail Qemalit dhe njëri prej personaliteteve më të shquara të Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit XX, pati fatin të vizitonte Don Alandron në Paris (E.B.Vlora, Kujtime. Tirane 2003. fq.215). Takimin me këtë “Personazh të çuditshëm” ai e përshkruan kështu: “.... Don Alandro na ftoi për darkë në vilën e madhe si pallat ku na njohu me shoqërinë e lartë të pranishme. Pasi përfundoi darka një shërbëtor solli një kuti kadifeje të kuqe mbi një tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros. Ai u ngrit dhe mbajti një fjalim të bukur.... dhe pastaj hapi kutinë e kadifenjtë dhe nxorri prej andej një flamur shqiptar, një shqiponjë e zezë dykrenore në fushë të kuqe dhe ma dha mua....”. Pesë vjet e ruajta këtë flamur në dhomën e gjumit varur me një gozhdë anash krevatit, derisa erdhi vërtet dita që kishte profetizuar don Alandroja. Krejt papritur e krejt rastësisht ky flamur u ngrit vërtet si simbol i Pavarësisë së Shqipërisë. Në vend të mbylljes Ka ardhur koha që shumë e shumë probleme hipotetike që mbart historia jonë kombëtare të sqarohen siç duhet. Kështu mund të themi në mënyrë të argumentuar se flamuri ynë, “flamuri i Skënderbeut”, është trashëgimi e ndikimeve romako-bizantine në shqipërinë e shekujve të kaluar. I marrë në trajtën e një difuzioni kulturor ai ruan dhe sot ngjyrat e vërteta dhe formën e përgjithshme të simbolit bizantin. Vetëm shqiponja është ridimensionuar me kalimin e kohës, duke marrë një formë më të plotë e më të bukur, e cila i ka krijuar edhe origjinalitet të veçantë. Flamuri i ngritur në mënyrë simbolike ditën e 28 Nëntorit 1912 në Vlorë, i cili kurorëzoi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ishte flamuri i Kastriotëve, i ruajtur prej tyre gjatë brezave dhe i sjellë në Shqipëri nga Eqrem Bej Vlora, kushëriri i Ismail Qemalit. Ndërkohë që atdhetarja demokratike zonja e respektuar Marigo Pozio e përdori si model për ta riprodhuar flamurin zyrtar të shtetit të ri, flamurin e mësipërm. Kjo është shkurtimisht historia e flamurit të Shqipërisë simbolit tonë kombëtar.

6
Nr. 20 - GUSHT 2012

Nga Fatmir Terziu Mos e besoni po të doni. Elsa Karaulli, itelektualja dhe piktorja e talentuar shqiptare, ka borxh të kthejë çdo gjë në art. Edhe ushqimin që ka vite që e gatuan në lokalin e saj në Londër, ka fare pak punë ta shndërroj në larmi ngjyrash që flasin. Ka për detyrë të kthejë çdo asortiment gatimi dhe të gatuar në art më vete. Pjatat janë gjithmonë të dekoruara ndryshe. Ndryshe nuk është arti që e dallon atë. Edhe para disa ditësh ajo u bë protagonistja e mjaft emrave në rrjetin social, teksa shpalosi duke i mahnitur klientët dhe miqtë me artin e saj të dekoracionit. Kështu shija e saj e veçantë, perceptimi artistik i gjërave e bën atë të jetë një arsye më shumë në ‘profesionin’ e dytë të saj në Londër. Krahas piktore ajo pikturon edhe psonisjet në pjatat që u afron klientëve nga të gjitha shtresat dhe etnicitetet. Bashkë me Sokolin, bashkëshortin e saj të pasionuar edhe ai mbas artit, natyrshëm kanë një mijë e një arsye të jenë një kreanri shqiptare në mesin e komuniteteve që i frekuentojnë. Elsa Karaulli talentja që ‘sfidon’ integrimin Fjala integrim për artisten shqiptare, Elsa Karaulli, duket se ka një kuptim më të gjerë kur kjo fjalë lidhet me pasionin, talentin dhe vullnetin e kthimit dhe transferimit të gjërave që njeriu mund të bëjë për mirë në shërbim të vetë kuptimit filozofik të kësaj fjale me kuptim të gjerë e shumë domethënës. Kështu Elsa Karaulli është shqiptarja që flet me tërë kuptimin e kësaj fjale në zemër të Metropolit britanik. Është talenti, puna dhe përkushtimi i saj që e bëjnë një gjë të tillë. Elsa Karaulli mbetet një model shqiptar femëror i integrimit dhe i emrit të mirë që rrezaton në kuptimin dhe konvergimin e kulturës dhe identitetit. Ajo është mikja e mirë e çdo njeriu, çdo individi që rrezaton kulturë, e respektueshme deri në pikën

Arti në çdo hap të jetës...
Elsa është vetë jeta në art. Edhe tek “Elka” në zemër të Londrës, një strehë dashamirëse me shije dhe art
më të lartë dhe e ndjeshme për çdo detaj që lidhet me jetën, angazhimin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë. Me të gjithë ka dhe tregon kulturën e saj, përkushtimin dhe vlerat e saj edukative. Këtu pikëtakohet e gjitha që e bën talenten shqiptare të sfidojë rrugën e egër të integrimit. Artistja ambicioze Fillimet e saj Në një kënd meditues në hollin e Channel Four në Londër, një nga kanalet televizive të Britanisë së Madhe, sheh penelatat e arta të artistes shqiptare, Elsa Karaulli. Penelata tipike, që shprehin shpirtin e lartë artistik të piktores që me stilin dhe mjeshtërinë e saj ka gatuar dhe gaton në mesin e artistëve më në zë të Britanisë së Madhe, ndjenjën më të lartë të artit. Poststrukrializmi dhe metapsikologjia e gjuhës që rrëfen arti me gjuhën e tij janë një dualitet jetik në tërë lidhjen mes artistes dhe peE diplomuar në vitin 1990 në Akademinë e Arteve në Tiranë, pas përfundimit me rezultate të larta të liceut për pikturë (1985), Elsa, ra në sytë e specialistëve të shumtë për idetë dhe talentin e saj. Vetë dega që ajo përvetësoi mjeshtërisht, për pikturë dhe skenografi, i dha asaj edhe një shans të madh të studionte me emra të njohur, si Agim Zajmi, Astrit Toto etj. Dhe imagjinoni për një çast emrin e saj në krah të Agim Zajmit. Profesor në Akademinë e Arteve të Bunelit të saj. Është shpirti i saj që konvergohet në dashuri, shije dhe jetë. Është pikërisht ajo që Shekspiri (1564-1616) do ta cilësonte me forcën e talentit të tij se “Dashuria nuk shikon me sy, por me mendje”. Dhe vërtet është mendja e artistes shqiptare që ka lënë gjurmët e saj të arta në mjaft ekspozita me emër. kura te Shqipërisë, President i “Shoqatës Mbarëkombëtare të artistëve figurative”, “Artist i Popullit “, “Artist i Merituar”, “Me Titullin Profesor” etj. Dhe ky ishte ‘brumi’ i parë artistik me të cilin gatuhej talenti i Elsa Karalliut. Që në punimin e diplomës së saj ajo mori vlera të arta duke konsideruar filmin e saj të parë multiplikativ, “Çufoja dhe Bubi kaçurrel”. Dhe fill pas kësaj, sytë e kineastëve më në zë shqiptarë të asaj kohe do ta tërhiqnin Elsën në gjirin e tyre në Kinostudio, në sektorin e filmit multiplikativ. Aty ajo mori edhe më shumë emër, duke zënë vend mes emrave si Bujar Erebara, Sokol Xhahysa, Artan Muka etj. Ekspozitat e saj Sot në ekspozitat e saj në Çelsi, Channel Four, Baysëater, apo edhe në Lecco, Como të Lombardisë në Itali, etj, flasin me një lirikë të ndjeshme artistike, ku plasticiteti dhe gjuha janë dy elementë që dominojnë tërë jetiken dhe artistiken e Elsës. Ajo është vlerësuar mjaft. Dhe mes modestisë së saj vështirë është të gjesh një nyje të tillë. I fsheh thellë në karakterin dhe shpirtin e saj artistik. Është një rrugëtim jetik në shpirtdashurinë e saj, kur kujton babain, Jonuz dhe nënën e saj Belën, si ndikuesit e saj të parë dhe frymëzuesit e përjetshëm. Elsa shprehet mes kësaj modestie, se ndjen hapat e saj dhe të prindërve në tërë këtë rrugë që nis nga kalldrëmet e gurta të Gjirokastrës, trokamat në asfaltit e Tiranës dhe zhurmërimet në metropolin Britanik, si një këngë më vete në tërë dimensionin artistik dhe kulturor të saj. Elsa është vetë jeta në art. Edhe tek “Elka” në zemër të Londrës, një strehë dashamirëse me shije dhe art, ajo ka lënë anën më fisnike dhe traditën e përkryer. Është jetëdyfishësia e saj. Është përsosmëria që ajo kërkon e kërkon...

7
Nr. 20 - GUSHT 2012

Nga Frank Shkreli Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Filip Gordon mori pjesë të shtunen që kaloi në takimin e nivelit të lartë në Dubrovnik të Kroacisë ku u takua me udhëheqsit më të lartë të Kroacisë si edhe me udhëheqës të vendeve të ndryshme nga Evropa dhe Ballkani, përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Z. Sali Berisha dhe Kryeminsitrin e Kosovës, Z. Hashim Thaçi. Këtë javë, zyrtari i lartë amerikan vizitoi gjithashtu Beogradin dhe Prishtinën ku u takua me udhëheqsit më të lartë të këtyre dy vendeve. Qëllimi i vizitës së Z. Gordon në rajon ishte për të nënvijuar rishtas angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të rajonit si dhe për të theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e shteteve dhe për zhvillimin e ekonomive dhe shoqërive të forta në Ballkanin perëndimor. Sipas Departmentit Amerikan të Shtetit, qendrimi i tij në Beograd kishte për qëllim nënvijimin e përkrahjes amerikane për formimin e një qeverie të re e cila do të zotohet të punojë drejtë një të ardhme evropiane për Serbinë, sidomos ‘’përsa i përket stabilitetit rajonal dhe marrëdhënjeve konstruktive me Kosovën”. Në Prishtinë, ndihmës sekretari amerikan i shtetit u takua me udhëheqsit e lartë të shtetit të Kosovës, të cilëve u ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës dhe i uroi ata për vendimin e kohëve të fundit, për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikqyrur, gjë që ai e cilësoi si ‘’një votëbesim i komunitetit ndërkombëtar për Kosovën”. Në takimin e nivelit të lartë në Dubrovnik ku merrnin pjesë kryeministra dhe ministra të jashtëm nga Evropa dhe rajoni mesdhetar, Zoti Gordon tha se megjith angazhimet e mëdha të vendit të tij, Shtetet e Bashkuara nuk janë më pak të interesuara në zhvillimet e vendeve të Ballkanit, ku sipas tij, ‘’kemi investuar aq shumë dhe ku kemi aq

shumë miqë e interesa.’’ Ai, në të vërtetë e cilësoi takimin e Dubrovnikut si një rast i mirë për të ritheksuar edhe njëherë zotimin amerikan ndaj integrimit të plotë të vendeve të këtij rajoni në Evropë. Zyrtari i lartë amerikan u bëri thirrje udhëheqësve të këtij rajoni që të bëjnë më shumë për të siguruar që vendet e Ballkanit të mos mbesin mbrapa, duke thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që në këtë rajon të kenë partnerë të fortë, të qendrueshëm e të begatë, të cilët mund të ndihmojnë në përballimin e sfidave globale. Ndërsa zyrtari i lartë amerikan, në fjalimin e tij në Kroaci, theksoi përparimet e shënuara nga të gjitha vendet e rajonit, si edhe përpjekjet e tyre gjatë tre vjetëve të kaluar, për të përballuar armiqësitë e vjetëra, ai shprehu zhgënjimin e tij ndaj dështimeve e pengesave të ndryshme si edhe ndaj papajtueshmërisë politike. Në lidhje me këtë, ai iu drejtua pjesëmarrësve duke u thënë se dëshronte të ishte shumë i sinqert me ta në lidhje me pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara mbi sfidat e tanishme dhe munëdsitë për përparim të mëtejshëm për vendet e këtij rajoni. Duke folur për secilin vend të Ballkanit perëndimor, Zoti Filip Gordon tha se Kroacia duhet të shërbejë si shembull për rajonin -- për të reformuar ekonominë, për t’u pajtuar me fqinjët dhe për të zbatuar standardet demokratike dhe të drejtat e njeriut, si masa praprake t’u bërë pjesë e Evropës. Në komentet e tija mbi Shqipërinë, Zoti Gordon tha se Tirana ndërmori shumë shpejtë reformat e nevojshme për tu bërë anëtare e NATO-s. Mirëpo, shtoi ai, ngërçi politik i dy viteve të fundit në parlament, pas zgjedhjeve të vitit 2009, ka ngadalësuar përparimin e nevojshëm për të marrë statusin e kandidatit për antarësim në Bashkimin Evropian. Megjithëse bojkotimi i parlamentit nga ana e opozitës ka marrë fund, tha ai, Z. Gordon nënvijoi se ‘’mungesa e vullnetit politik ka penguar përfundimin e reformave parlamentare dhe të zgjedhjeve.’’

MESAZHET E SHBA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
Pas një periudhe të zgjatur të ngërçit politik -- përfundoi ai komentin e tij mbi zhvillimet në Sqipëri -- ‘’ka ardhur koha që udhëheqsit politikë të lënë mënjanë grindjet personale, me qëllim që të shënojnë përparimin e duhur në fushën e reformave të nevojshme’’. Në lidhje me Kosovën, ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha se qendrimi ynë, i përpiluar në bashkpunim me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian, është i qartë: ‘’Ne presim që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë përpjekjet e tyre drejtë normalizimit të marrëdhënjeve. As ne as Komuniteti Evropian nuk presim që Serbia të njohë Kosovën tashti -- pasi ajo nuk do të bëjë një gjë të tillë. Por Serbia do të pranojë realitetin e një Kosove demokratike, sovrane, të pavarur, shumë etnike, me kufijtë e saj ekzistues.’’ Duke shtuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, Z. Gordon tha se Beogradi duhet t’i jap fund mbështetjes ndaj strukturave paralele në veri të Kosovës ashtuqë të sigurohet lëvizja e lirë për të gjithë. Ai bëri thirrje që Kosova të vazhdojë në përmirësimin e qeverisjes duke u marrë me papunësinë, me heqjen e pengesave për investimet, me luftën kundër krimint të organizuar dhe me korrupsionin. Në lidhje me Maqedoninë, Zoti Filip Gordon tha se Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë në suksesin e këtij vendi, duke mbështetur shoqërinë civile dhe forcimin e institucioneve demokratike, dhe kanë mbështetur parimet e diversitit, në përpjekje për të inkurajuar pjesëmarrjen e të gjithave grupeve në qeveri dhe shoqëri. Z. Gordon tha se megjith përparimet e shënuara, Shtetet e Bashkuara janë të shqetsuara, madje të alarmuara, shtoi ai, nga shënjat në rritje e sipër të tensioneve midis komuniteteve. Ai shprehu gjithashtu shqetsimin e tij në lidhje me mungesën e pavarësisë së gjykatave si edhe mbi lirinë e medias. Ai shtoi se ‘’ne kemi inkurajuar qeverinë e Maqedonisë që të dyfishojë përpjekjet për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”. Në lidhje me Malin e Zi, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, në fjalimin e tij në Dubrovnik, tha se ai vend ka shënuar përparime të dukshme drejtë antarësimit në NATO, por lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka përfshirë të gjithë shoqërinë e Malit të Zi, duhet të vazhdojë të jetë priotitet për qeverinë e Podgoricës. Në fund të fjalimit të tij në takimit e nivelit të lartë në Dubrovnik fund javën që kaloi, ndihmës sekretari amerikan i shtetit i siguroi kryeministrat dhe ministrat e jashtëm evropianë dhe të rajonit të Ballkanit se Shtetet e Bashkuara ‘’në partneritet të ngushtë me Bashkimin Evropian’’, do të vazhdojnë të luajnë gjithnjë një rol të rëndësishëm për të kryer ‘’punën pambaruar’’ në Evropë. Mirëpo, zyrtari amerikan paralajmëroi se përgjegjësia kryesore mbetet natyrisht në duarë të ‘’aktorëve rajonal’’, pasi sipas tij, ‘’Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të dëshiroj zbatimin e reformave dhe përparimin e nevojshëm të këtyre vendeve, më shumë se dëshirojnë vetë udhëheqsit

8
Nr. 20 - GUSHT 2012

URIME FLADINA HIDRI!
Shkolla “The Green School” për vajza në Busch Corner, Isleëorth, TW7 5BB, që në hyrjen e saj në një pllakatë të madhe kompozicionale mban fotografinë e nxënëses shqiptare, Fladina Hidri. Një foto që e seleksionon në mesin e mjaft vajzave konkurrente të kësaj shkolle me emër në mesin e shkollave londineze. Dhe për këtë në një ditë festive si ajo e 10 Korrikut, kur një ceremoni e mirëorganizuar ndante certifikatat për shembullorët, emri i Fladinës u lexua i pari nga Drejtoresha e kësaj shkolle, Mrs P. Butterfield, në një sallë sportive me qindra e qindra nxënës, prindër, media e intelektualë të arsimit. Kjo ceremoni e dhënies së arritjeve dhe përgëzimit të nxënësve me rezultate të larta në mjaft drejtime dhe sjellje shembullore natyrisht i përkiste edhe Fladinës 11 vjecare. Dhe natyrshëm edhe prindërit e saj modestë dhe tepër të thjeshtë, Diamandi, një ndihmës ligjor i emigracionit të mjaft shqiptarëve dhe Flora, një mësuese e shkëlqyer e arsimit Plotësues, kishin pjesën e tyre. Themi kështu se vetë drejtuesit e shkollës flisnin dhe shpreheshin me fjalët më të mira. Zëvendësdrejtoresha e shkollës, Mrs Heard, e cila kërkoi me zell të bënte edhe një fotografi me të atin e Fladinës, pikërisht aty ku pllakata e shkollës që në hyrje mban portretin e bukuroshes shqiptare Fladina Hidri. Kështu zonja zëvendësdrejtoreshë e shkollës, Heard, në bisedë me ne, duke i treguar se do të shkruanim për gazetën tonë, u shpreh: “Është kënaqësi të kesh një vajzë si Fladina. Talenti dhe sjellja e saj na obligojnë të respektojmë më shumë. Ajo është një nga talentet e shkollës sonë dhe modeli i nxënëses me edukatë shembullore” Ceremonia Përshëndetja e drejtoreshës P. Butterfield detyroi mjaft ovacione. Pastaja, fjalët e ngrohta të H. Cooper, F. Markal, Tamara, Vujic, Isabella Robinson, Constanca Balsam, A. Topa, Sara Abdulahi etj, ishin vëmendja e radhës. Këngët, interpretimet, kori dhe grupi i instrumentistëve i dhanë ceremonisë një atmosferë festive të paparë. Dhe radha certifikatave. Në fillim u lexua emri i Fladinës. Dhe ajo e qetë e tejet e skuqur, mjaft e turpshme, nisi të shihte nga këndi ku ishin ulur prindërit. Emocione dypalëshe. Dhe në fund durtrokitje dhe urime. Urime Fladina. Urime! Dhe kënga në korr “My Jesus, My Saviours” ndezi sallën dhe shtoi gëzimin në sallën sportive të “The Green School” për vajza në Busch Corner, Isleëorth, TW7 5BB. Historia e Shkollës Çfarë është më poshtë është informacioni që është mbledhur nga materiali i botuar dhe i pabotuar, i përdorur për të shkruar para 200 vite historinë e kësaj shkolle në Isleëorth në vitet1796-1996 dhe është shkruar nga Ëendy Mott në vitin 1996. Historia e Shkollës daton që nga 1796. Në këtë kohë Isleëorth ishte një bashkësi e vogël e përbërë kryesisht nga kopshte të tregut dhe pemishte. Në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë filloi të krijohet në të gjithë vendin shkolla e së dielës. Rev William Drake, DD, filloi Shkollën e së dielës në Isleëorth në 1796 dhe pas shumë ndryshimesh kjo u bë Shkolla Green siç e njohim ne sot. Objekti i shkollës ishte që të sigurojë vende për fëmijët e të varfërve, të cilët ishin tepër të shumtë për t’u pranuar në

Shkollën ekzistuese Isleëorth (themeluar në shekullin e 17, e njohur tani si në Shkolla Blu). Bamirës të shkollës ishin që nga Elizabeth Lawrence (1794), John Robinson (1802), i cili ishte gjithashtu një bamirës i Shkollës Blu dhe gjithë shenjtorët Kisha dhe Predikuesi John (1828), i cili ishte drejtor kishe të të gjithë shenjtorëve. Shkolla Green u pajis në vitin 1858 dhe në 1864 nga Charlotte Florentia (1866), i Doëager dukeshës së Northumberland. Historia na tregon se në 1825 ajo dhe Duka u krijuan ambasadorët në Gjykatën franceze për kurorëzimin e Madhërisë së Tij Charles X të Francës dhe në kthimin e tyre ajo u emërua kujdestare tek Princess Viktoria, më vonë Mbretëresha e Anglisë. Ajo bëri shumë vepra të mëdha me bujari të famullisë. Ajo jetoi në Shtëpinë Syon dhe kjo është se si në vitin 1858 ajo u përfshi në Shkollën e Gjelbër. Ajo përshkroi rregullat e shkollës dhe me kusht uniformat dhe çizmet për vajzat. Portrete dhe një bust i Charlotte mund të gjenden në këtë ditë në Syon House. Shkolla e parë ishte në Church Street. Në vitin 1823 shkolla u bë një shkollë e përditshme bamirësie. The drejtoreshë shkolle ishte Zonja Sarah Ellen Atkins. Ndërtesa e shkollës u zhvendos më pas në Park Road në vitin 1859. Shkolla e gjelbër filloi si një shkollë fillore, por në vitin 1904 Administratorët e Besuar vendosën për të kthyer atë si një shkollë të mesme për vajza. Henry George shtatë Duka i Northumberland, KG, kanë ngritur këtë ndërtesë dhe le atë të Besuar për këtë qëllim. Ajo u hap në 16 janar 1906 dhe vendndodhjen aktuale e kishte në Busch. Ajo është ndërtuar fillimisht me një kat ku ishte në gjendje për të akomoduar 120 vajza. Më 16 korrik 1934 ndërtesat e reja janë të përkushtuara nga Peshkopi i Kensingtonit. Gjatë vitit 1940 shkolla pësoi dëme nga bombardimet me bomba, në 3 raste të veçanta. Në vitin 1951 shkolla e rindërtuar u hap dhe ka vazhduar e tillë dhe e zgjeruar sic është edhe sot.

9
Nr. 20 - GUSHT 2012

DOBRUSHA

Të njohim vendlindjen

Nga Vita Arjan Saliasi Nxënëse në klasën V ORIGJINA E FAMILJES Katërgjyshi quhej Zylfo Saliasi, emrin e të cilit e mban gjyshi im Zylfua. Katërgjysh Zylfua lindi Meleqin, gjyshin e babit tim dhe Meleqi lindi tetë fëmijë, kurse gjyshi im Zylfua ishte fëmija i gjashtë. Mendohet se origjina e familjes sonë vjen nga Mollë e kuqe, (fshat i largët, për të cilin xhaxhi i babit tim, Bashkim Saliasi ka shkruar librin Dobrusha 1700-2010) dhe janë vendosur në Dobrushë në vitet 1700 dhe jetuan atje deri në vitin 1997. Në vitin 1997 familja ime zhvendoset në Tiranë, ku banon dhe sot dhe kësaj dite. Zylfo Meleq Saliasi i datëlindjes 1942 martohet me Xharie Samit Dyrmishi nga fshati Koprënckë në 15 tetor ditë e enjte të vitit 1967 dhe lindi këta fëmijë: Arjan Z. Saliasi, 14.11.1969, vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë Fitim Z. Saliasi, 28.08.1972, vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë Dritan Z. Saliasi, 28.03.1975, vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë Gentjan Z. Saliasi, 14. 06. 1977, vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë Naime Z. Saliasi, 20.04.1985, vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë Në këtë shtëpi lindi babi im Arjani dhe xhaxhallarët e mi Fitimi, Dritani, Genti dhe hallë Naimeja Arjan Saliasi martohet me Pëllumbesha Kujtim Hasa nga Kapinova e Skraparit ka këtë

përbërje familjare: Arjan Z Saliasi 14.11.1969 vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë Pëllumbesha K Saliasi 5.12. 1975 vendlindja Kapinovë, banues në Tiranë Afroviti Saliasi 15.9. 2000 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë Brenda Saliasi 3.11. 2006 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë Arja Saliasi 8.9. 2009 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë Kjo është shtëpia ku u linda dhe banojë unë Fitim Saliasi i martuar me Mirela Elmaz Zaimi dhe ka këtë përbërje familjare: Fitim Z Saliasi 18.08.1972 vendlindaj Dobrushë dhe banues në Tiranë Mirela E Zaimi 4.11.1973 vendlindja Dobrushë dhe banues në Tiranë Xhanina F Saliasi 07.09.2007 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë Brisida F Saliasi 24.06.2008 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë Dritan Z Saliasi martuar me Elona Ylli Musabelliu nga Yjaniku Skrapar ka këtë përbërje familjare: Dritan Z Saliasi 25.03. 1975 vendlindja Ujanik, vendbanimi Tiranë Elona Y Saliasi 11.10. vendlindja Ujanik, vendbanimi Tiranë Natali D Saliasi 25.04.2008 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë Gentjan Z Saliasi martuar me Alma Selman Mustafaraj nga Kalaja Skrapar, ka këtë përbërje familjare: Gentjan Z Saliasi 14.06.1977 vendlindja Ujanik, vendbanimi

Tiranë Alma S Saliasi 25.10.1984 vendlindja Kala, vendbanimi Tiranë Ermis G Saliasi 21.01.2007 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë Naime Saliasi martohet me Ismail Skënder Meço nga Kakruka dhe ka këtë përbërje familjare Ismail S Meço ? vendlindja Kakrukë, vendbanimi Tiranë Naime Z Saliasi 20.04.1985 vendlindja Dobrushë, vendbanimi Tiranë Skënder I Meçe 11.07.2007 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë Desart I Meçe 16.09.2009 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë Zylfo M Saliasi fëmijërin e kaloi në fshatin e lindjes, ku kreu arsimin fillor. Në vitin 1963-1965 kreu shërbimin ushtarak në rrethin e Gjirokastrës. Pas ushtri përfundon arsimin tetë vjeçar të detyruar pashkëputje nga puna. Për 15 vjet punoi në detyrën e brigadierit në Dobrushë. Është dekoruar me urdhër të Presidiumit të asaj kohe. Në vitin 1990 shkëputet nga puna dhe del në pension. BAZA E FAMILIES DHE MËNYRA E QEVERISJES. REZERVAT DIMËRORE Mënyra e të ngrënit si në të gjithë Shqipërinë dhe në fshatin tonë, deri në vitet 1967 - 1970 ka qenë veç burrat dhe veç grat e fëmijët. Si ushqim bazë përdorej buka e grurit, e misrit, e thekrës, dhe buka e përzier e grurit me misrin. Buka piqej në ponicë ose në furrë me dru e sajuar në mënyrë artizanale. Në raste festash ose kur vinte miku

gatuhej kulaçi i cili piqej në hi të votrës, në saç dhe në kohën që u vunë sobat në përdorim piqeshin në të. Gjellët karakteristike që janë gatuar në familjet tona kanë qenë pula me kulaç, byreku me mish koke i quajtur mesnik, byrek me gjizë, me qumësht, me zarzavate, me oriz etj. Ballokumet që në fshatin tonë i kanë quajtur byreksheqere gatuheshin në mënyrë të shkëlqyer nga nënat tona. Në mënyrë të shkëlqyer përgatitej jania e mishit me pastërma që ishte një nga gjellët më të preferuara kur vinte miku kuzhina e fshatit tonë parapëlqehej dhe nga të deleguarët e shumtë që inspektonin punët e kooperativës nga rrethet e ndryshme të vendit tonë. Për rezervat dimërore amvisat e fshatit tonë përgatisnin tërhananë, petët, roshnicat të cilat ruheshin në vende të caktuara dhe përdoreshin kur vinte miku. Përsa i përket tërhanit kjo gjellë tradicionale përgatitej që në vjeshtë dhe përdorej gjatë dimrit duke u shoqëruar në gatim me dhjam ose me gjalpë dhe në mungesë të tyre me vaj ulliri. Për pastërma përdoreshin kryesisht të imtat si dhëntë e vjetra dhe ciepët ose dhitë dhe lopët plaka apo qet e viçat, që përgatiteshin rripa që kriposeshin dhe liheshin për dy ose tre ditë në kripë e pastaj vareshin në dru afër sobës për tu tarë. Pasi thahej pritej në thela të vogla dhe ruhej në qilar. Në vjeshtë përgatiteshin turshitë si, lakra, domatja, specat e mbushura me gjizë e tje. Thaheshin fruta që i emërtonin «hoshafe» si,mollë, kumbulla, valleza, fiq etj dhe përdoreshin gjatë dimrit të thata ose komposto. Po kështu gjiza dhe salca e kosit ruhej në shekuj në vende të ajrosura. Për-

gatitej dhe shëllira e cila ruhej në kadishte. Si ushqim bazë përdorej fasulja, qumështi, dhe nënproduktet e tij. Një përdorim të gjerë ka patur hithra dhe lëpieta me të cilën përgatitej byreku i shtruar me to. Artë më vete ish përgatitja e petullave revanisë. Të veçanta nga ëmbëlsirat që përdoreshin në raste festash ose kur vinte miku ishte gatimi i bakllavës dhe panispanjit. Nga lëngu i rrushit përgatitej rehania, pekmezi dhe rakia e vera. Në raste festash thereshin bagëti të cilat piqeshin në hell, dhe për disa vjet u përdor dhe pjekja e tij në furra. Ruajtja e frutave, për dimër ish një tjetër art i përhapur në fshatin tonë. Ruheshin fruta me lëng si molla, dardha dimërore, ftoji etj, si dhe frutat e thatë bajamet, lajthit e arrtë. ZAIREA E DIMRIT NË FSHATIN DOBRUSHË Si në gjithë Skraparin në kushtet e një dimri të egër banorët e fshatit tonë përpunonin zairen e dimrit. Siç e kam theksuar dhe më lartë para viteve 1970, në gjithë Skraparin dhe në fshatin tonë binin shumë reshje dëbore që bllokonin rrugët. Duke njohur kushtet e motit të keq, ku rrugët bllokoheshin dhe nuk mund të shkohej në pazar dhe banorët e fshatit tonë krijonin rezervat ushqimore që gjatë verës dhe vjeshtës. Ushqimet që ruheshin për dimër përpunoheshin dhe ruheshin në vende të posaçme që i quanin qilar. Ziaret për dimër përgatiteshin qoftë ato me origjinë bimore dhe shtazore. Karakteristike ishte pastërmaja që përgatitej në vjeshtën e tretë kur binte bora e parë. Mbasi therej bagëtia që kryesisht përdoreshin të dhirtat, të leshtat por dhe dythundrakët, lopa ose viç. Mishi i therur varej dhe lihej që të kullonte gjaku. Ditë e dytë pritej në rripa ku i hiqeshin dhjamërat dhe pastrohej nga qimet hidhej në një enë ku kriposej. Në kripë lihej një ditënatë dhe pastaj rripat vareshin në drurë të vendosur afër oxhakut apo sobës në vitet e më vonshme. Mishi i kripur mirë nuk prishej dhe largonte insektet por, njëkohësisht dhe forcohej sepse kripa thithte ujin e mishit. Në vitet që punoja në Bargullas në një lagje të Novajt, kam parë që pastërmanë e përgatisnin dhe në muajin e nxehtë korrik dhe gusht. Vijon numrin e ardhshëm

10
Nr. 20 - GUSHT 2012

11

Europë
Nga Daniel Gàzulli 1. Kthim në të shkuemen Gjatë muajve prill-qershor m’u dha rasti të shëtisja në disa vende të Europës. I kthyem në Lezhë, ndjeva nevojën të ndaja me ju përshtypjet e udhëtimeve të mia të shkurta e ndonjë reflektim, që lind vetiu. Kisha shumë kohë pa u kthye në disa qytete të Italisë. Kësaj radhe e fillova me Torinon, ku vija mbas nandë vjetëve. Ishte një befasim i kandëshëm rikthimi në qytetin e Sabaudëve. Zakonisht në qytete të mëdha e të vjetra nuk ke pse pret ndonjë ndryshim. Por Torinon kësaj radhe e gjeta mjaft të ndryshueme. U ktheva edhe një herë tek ato pasuni të papërsëritëshme të këtij qyteti shumë të vëmendshëm ndaj historisë, kulturës dhe natyrës. U riktheva tek Muzeu Egjiptian (Museo Egizio), ma i pasuni në Europë dhe i dyti në botë (mbas atij të Kajros, natyrisht), që të shpalosë agun e historisë së njerëzimit atje buzë Nilit. Vizitova edhe selinë e gjahut të familjes mbretnore në Venaria, por që mirëfillit asht shumë ma shumë se një seli e zakonshme mbretnore: ajo asht një libër i madh e i hapun historie. Nuk mund të largohesha nga Torino pa u çlodhë edhe në parqet e mrekullueshme natyrore, sidomos Parku i “Colle della Madallena”, Parku Europa dhe ai i “Villa della Regina”. Torinezët kanë qenë gjithmonë shumë të vëmendshëm e xhelozë për mbrojtjen e përkujdesjen e parqeve, por kësaj here vërejta me shumë kënaqësi se respekti për natyrën tashma asht kthye në nevojë. Qendra e qytetit ishte çlirue nga makinat dhe tashti ishte vërtetë nën pushtetin e shëtitësve të mbasdrekave e darkava. Por në qytetin dikur të famëshëm industrial, mjaft të kujtojmë Fiatin, në takime me torinezët, ashtu dhe me miq të mijë mërgimtarë shqiptarë, më bahet ma e prekëshme kriza ekonomike, që po kalon Europa sot. Asht mirëfillit krizë që ka ardhë nga një ramje drastike e demokracisë dhe e moralit sidhe nga tejkalimi i pushtetit nga kastat partiake. Gjatë qendrimit në Itali më bani shumë përshtypje një fenomen domethanës: Rritja e popullaritetit e një lëvizjeje politike, e quejtun “Lëvizja 5 Yjet” (M5S) e drejtueme nga komiku gjenovez Beppe Grillo. Sondazhet e japin këte lëvizje në vendin e dytë, menjëherë mbas Pd e para PDL (partisë berluskoniane). Kjo lëvizje, sa folklorike, aq edhe anarkike, me përkrahjen masive edhe në votimet e pjesëshme lokale të muejt maj, asht shprehje e mllefit të qytetarëve ndaj një klase politike të korruptueme e të inkriminueme. Mjaft të mendosh se 30 % parlamentarëve italianë kanë një proçes penal apo civil të hapun. Mjaft të mendosh se kasta burokratike e një shteti buzë gremine nga pikëpamja financiare, lundron në mirëqenje me një pafytyrësi të pashembullt. Gjithçka dihet, asgja nuk asht nën rrogozë, kostoja e politikës dinozaure randon pa mëshirë në koston e jetës së italianëve punëtorë e plot fantazi për të kapërcye vështirësitë. Ambasadori italian në Berlin paguhet sa dyfishi i kancelares gjermane Merkel; drejtori i përgjithëshem i policisë italiane merr pothuej dyfishin e pagës së presidentit Obama; parlamenti italian ka një kosto 2,3 herë ma të naltë se parlamenti gjerman; edhe një kryetar komune në Siçili merr ma shumë se Merkel. Dhe ja kur qytetarët italianë, në votimet e fundit lokale, shpërblejnë komikun çjerrës bindëshëm me vota, pikërisht atë që gazeta londineze “Financial Times” e cilësoi kohët e fundit si trashëgimtar të Musolinit. Asgja për t’u çuditë: Të gjithë diktatorët e shekullit të XX kanë ardhë në emen të klasës punëtore e të mbrojtjes së shtresave të vorfëna, të gjithë shfaqeshin nëpër tribuna si aktorë groteskë: Kështu erdhen në pushtet Stalini, Hitleri, Musolini, Enver Hoxha dhe Pol Poti. Por fenomeni Grillo asht në radhë të parë rrjedhojë e kalbjes politike të këtij vendi fqinj, që e duem dhe e respektojmë si djep të kulturës njerëzore, por që nuk kemi përse ta marrim si shembull. Tue zbritë nga Torino, ndalem në Asti të takoj kushrinën time, Amazonen. Qytetin e vogël e gjej “të rrudhun”. Këtu pesha e krizës

Nr. 20 - GUSHT 2012

(Jo vetëm përshtypje udhëtimi)
duket edhe ma qartë. Por edhe kriza nuk ndjehet kudo njëlloj. Në Emilia, ku mbas pak javësh do të binin një seri termetesh rrënimtare, punët janë disi ndrysh. Këtu njerëzit janë jo pak të politizuem, por shumë ma pak të ndërvarun nga politika: Punëtorë të zellshëm, që nuk i huton as termeti, emilianët e kanë sfidue krizën ma me forcë se të tjerët (Duhet thanë se ka edhe dy-tre rajone të tjera italiane, si Veneto, Trentino e Friuli, që sikur jetojnë jashtë peshës së “çizmes” – siç quhet për konfiguracion gjeografik Italia – e nuk u tremben sfidave. Shembull tipik ishte vendosmënia e emilianëve për të shërvjelë mangët, me gjithë damet e mëdha të termetit, pa u ankue e pa u qa, si ndodh në krahina të tjera, veçanarisht në Jug të vendit). Kam kujtue shpesh këto dit qytete si Reggio nell’Emilia, Modena, qytetin e vogël, por shumë të kandëshëm të Carpit, Coreggion etj., që pata rast t’i vizitoja. Jam i sigurtë që ata do të dijnë t’i mbyllin plagët që u hapi termeti dhe ua uroj me gjithë zemër. 2. Në veri të Italisë Me datë 17 maj marr rrugën për në Verona, ku më pret miku im Çlirim Uça. Do të nisemi së bashku për në Austri, për në Salzburg. Ndërsa përshkojmë Trentinon, përmes maleve gjithë gjelbrim të Dolomiteve, befasohemi nga dëbora që gjejmë në dy anët e rrugës. Një ditë ma parë ka qenë mjaft ftohtë e këtu ka ra jo pak borë. Vërtetë kalojmë me shpejtësinë e makinës, por edhe pse në kalim, nuk mund të mos vesh ore një Itali tjetër: Këtu gjithçka asht e ruejtun me xhelozi, natyra, ndërtimet tipike tradicionale e deri tek racat vendase të gjedheve. Janë zona ku mund të marrish frymë me gjithë mushkni, sepse ndotja, ndrysh nga zona si Lombardia, asht pothuej e papërceptushme. Do të kalojmë në Austri. Në vendin ku dikur ka qenë kufini në mes dy shteteve asht një tabelë jo fort e madhe, që të kujton se ke kalue në një shtet tjetër, asgja ma shumë. Vetiu të shkon mendja tek policia kufitare e dikurëshme, tek dogana, gjithësesi, tek ajo ndamje e pakuptimtë në mes shteteve (Natyrisht, nuk ishte një ndamje me tela me gjemba si tek ne, as të priste plumbi nëse kaloje nga një

shtet tek tjetri, por prap, dhe atje kishte polici kufitare). Kam qenë edhe herë tjetër në Austri. Më ka lanë përshtypje të thellë respkti i jashtëzakonshëm për natyrën, rrugët e sistemueme, të pastërta, rregulli, disiplina që u imponohet vetiu të gjithëve, vendasve apo edhe të ardhunve e vizitorëve. Ngjitja drejt Salzburgut bahet në pjesën e saj ma të madhe nëpër territorin e Gjermanisë. Edhe pse kanë kalue rreth shtatë orë udhëtim, nuk ndjehet lodhja, sepse je i rrëmbyem nga bukuritë natyrore ku mendja e dora e njeriut ka rolin kryesor: asht ajo që i ka mbrojtë, i ka sistemue e zbukurue edhe ma tej. Takimi me Xhenc Bezhin në Salzbug asht një befasi tjetër. E gjejmë Xhencin para selisë së kompleksit muzeal të Red Bull. Asht një godinë moderne, ku vendin kryesor e zen pjesa muzeale: Avionë historikë (ndër ta edhe avioni personal i komunistit Josif Broz Tito), makina të Formula Uno (ajo e Vetel), motoçikleta që kanë ba histori në sport apo në ndonjë film etj. Ka aty edhe bare e restorante: janë për pakicën që vjen nga të gjitha anët e botës për të vizitue qytetin e Mozartit – tepër të shtrejta për ne tokësorët. Një gjetje interesante: Këtu çdo muej ndrron shefi i guzhinës (veò shefit të përgjithëshëm mbikqyrës). Asht gjithmonë një shef i ri, një fitues konkursesh ndërkombtare, nga shtete prej të gjithë kontinenteve. Një muej këtu mund të gjesh guzhinë meksikane, muejn tjetër guzhinë japoneze apo franceze. Po kemi ardhë të vizitojmë një ndër qytet ma të bukur të Austrisë, si thamë, qytetin e Moxartit. Këtu mbahen çdo vit manifestime ndërkombtare të muzikës së kultivueme. Këtu Moxartin e gjen kudo: tek një urë, tek një lulishtë, deri në kështjellen, ndër ma të bukurat në Europë, pa folë për shtëpinë e lindjes e ate ku ka banue deri sa ndrroi jetë. Rregulli, qetësia, shërbimi i kulturuem ndeshet në çdo hap. Thonë se këtu kostoja e jetesës asht ma e shtrejta në Austri (Kam qenë vite ma parë në Vjenë dhe më kanë befasue çmimet e ulta në restorante etj.). Por për ata që vijnë nga jashtë, nuk asht e lehtë të pranohet se këtu kostoja e jetesës asht e naltë. A nuk kushton ma lirë gjithçka, nga restoranti tek paketa e cigareve, pa folë për karburantet që janë rreth 30 % ma të lira se në Itali? Asgja për t’u çuditë: Në Austri klasa politike drejton vendin, nuk e masakron ate me taksa për të mbajtë kasten politike dinozuare si në Greqi, Portogali, Spanjë e Itali. Më thonë se kriza ekonomike këtu as që ndjehet, përkundrazi, të dhanat e fundit flasin për rritje të punësimit. Mbas dy ditësh të njeten gjendje do ta gjeja edhe në

Gjermani, në Mynih. Vizitat në Austri, Gjermani e Zvicër më dhanë mundësinë “me prekë me dorë” shtetin social, atë të vërtetin, që përcakton ndjeshem nivelin e jetesës së shumicës së qytetarëve. Askush nuk mund të jetojë nën një nivel të përcaktuem jetese. Nëse një familje ka të ardhuna nën këte nivel, atëherë taksat e studimeve universitare, autobuzat e trenat për fëmijtë, e deri qiranë e shtëpisë e përballon komuna (bashkia do të thonim na për të ba dallimin fshat-qytet, që në Itali, Austri, Zvicer, Gjermani nuk egzioston). Askush nuk vrapon për të sigurue një pension gjysëm të merituem në Zvicër, sepse përsëri nuk do të merrje ma shumë; praktikisht, me apo pa pension, të ardhunat e familjes i plotëson komuna. Koha asht e pamjaftueshme për të vizitue perlat e Salzburgut: fortesen Hohensalzburg, Katedralen e famëshme dhe Rezidencen muzeale, Kishën Françeskane, mbi të gjitha, Shtëpinë e Moxartit. Vetem sa ndalemi në Mynih e lodhja e udhëtimit ka ba punën e vet për ta vizitue Zvicrën ma me qetësi. Kam premtue se do të kthehem. 3. Intermexo ekonomike Europa asht e shqetësueme për krizen ekonomike, veçanarisht në disa shtete si Greqia, Italia apo Spanja. Nga qytetari i thjeshtë, deri tek politikani i nivelit ma të naltë, këtu e ndjejnë shumë e pa paragjykime nacionaliste këtë shqetësim. Rasti e solli që disa dit ma vonë të lexoja një intervistë të ish ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë, Fischer. Ai fliste me shumë shqetësim për gjendjen në Greqi, por edhe shumë i zemruem me vendin e tij, sidomos me kancelaren Merkel, që e akuzonte për poshtnim të një populli tjetër, në këte rast të Greqisë. Mbi poshtnimin e Greqisë nga supërfuqitë ekonomike, Banka Botënore, FMN-ja, por edhe Gjermania e Franca, do të fliste po ato dit edhe kryeministri italian Monti. Po sjell një fragment shumë domethanës nga intervista e Fisher: «Dy herë, në shekullin XX, Gjermania, me mjete ushtarake ka shkatrrue vetveten dhe rendin në Europë. Mandej ajo e bindi Perëndimin se e ksihte marrë leksionin e duhun: vetëm me mbështetjen e plotë të Europës, kemi arrijtë të marrim pelqimin për ribashkimin e vendit. Do të ishte një ironi tragjike nëse Gjermania e bashkueme tashma, me mjete paqësore e me synimet ma të mira, të sillte shkatrrimin e rendit europian për të tretën herë. E pra ky rrezik asht konkret». Vijon në faqen 12

12
Nr. 20 - GUSHT 2012

Vijon nga faqja 11 «Jam i shqetësuem - vijon Fisher – që strategjia e sotme nuk funksionon. Ajo nuk asht demokratike, siç e dëshmojnë rezultatet e zgjedhjeve në Greqi, Francë e Itali. Teprimi në shtërngimin ekonomik në vendet në krizë çon, ashtu si në vitin 1929, në depresion ………. Fatkeqësisht, të parët që po e harrojmë këte përvojë të hidhun jemi pikërisht na gjermanët ». Elementet e zgjidhjes së krizës – simbas Fisher – janë katër: Bashkimi politik, bashkimi fiskal, rritja e punësimit dhe reformat strukturale .... Kalimi i masës në trajtimin poshtnues të Greqisë ka ba që votuesit t’i drejtohen një partie pa të ardhme, që as asht në gjendje e as dëshiron të qeverisë, por asht shprehje e pakënaqësisë së popullit grek nga masat shtërnguese të imponueme, ndërsa klasa politike vazhdon babëzitjen e saj: Një president inegzistent si Papulias merr ma shumë se presidenti Obama. “Zotnia e tij” ka tregue bujari tue i ulë vetes 20 % të pagës, që asht përsëri 80.000 Euro ma e madhe se ajo që merr kancelaria gjermane Merkel. Fakti asht se partitë politike të ekstremit të majtë, antieuropiane, në zgjedh-

jet e 17 qershorit moren rreth 31 % të votave e po kështu partia me frymëzim nazi-fashist, “Agimi i praruem”, rreth 7 %. Pikërisht gjatë ditëve që ndodhesha jashtë shteti, u përsërit shpesh zani mbi nevojen e një bashkimi të vërtetë politik të Europës, diçka për të cilen njerëzit e thjeshtë pyesin e çuditen prej vitesh e vitesh përse nuk realizohet. Por politikanët europianë, sidomos ata të shteteve të Jugut të Europës, tremben mos humbasin previlegjet nga një bashkim i vërtetë politik. Kriza e viteve 2008-2012 nuk asht krizë e mirëfilltë ekonomike. Ajo asht krizë financiare, ma saktësisht krizë e bankave, krizë e sistemit të kreditimit. Asht kritikue shumë Europa kohët e fundit për shqetësimet që sjell edhe për pjesën tjetër të botës. Harrohet se, përveç kalbëzimit të kastes politike europiane, veçanarisht mbas ramjes së Murit të Berlinit, kur e vetëkënaqun për çka kishte arrijtë, i njohu vetes të drejten e kthimit të çdo përfitimi në favor të saj, duhet thanë se vatra e krizës së sotme ishte dhe janë Shtet e Bashkueme të Anmerikës. Shumë shpejt në Amerikë duen të harrojnë fenomenin “Lehman Brothers”, që falimentoi me 15 shtator 2008 e ngjalli sistemin zingjir

të falimentimit të instituteve të kreditimit, e kështu, si ortek, mori me vete shumë institucione krediti jo vetem në SHBA, por në mbarë botën e në radhë të parë në Europë. “Lehman Brothers” e një seri bankash të tjera amerikane janë shembulli tipik i spekullimit dhe teprimeve financiare (kreditimit të konsumit, jo prodhues), që kanë çue botën në këte gjendje dhe ende sot nuk asht veçse në fillim të shërimit të plagëve. Atje ku sistemi i kreditit ka qenë dhe asht i kontrolluem, si bie fjala në Gjermani e Belgjikë, kriza ka sjellë vetëm përfitime e nuk i ka damtue aspak ata vende. Por, simbas mendimit tim modest, çdo zgjidhje do të kishte efekte të përkohëshme pa një zgjidhje të mirëfilltë politike: Bashkimin politik të Europës. 4. Roma eterna (Roma e përjetëshme) Rikthimi në Romë të sjell gjithmonë emocion. Historia dhe kultura greke e latine nuk asht që u përkasin dy popujve, ato janë pasuni e mbarë njerëzimit. Ajo që ka vlerë të veçantë në këtë qytet, i quejtun “i përjetëshëm” (Roma asht “vetëm” 2.800-vjeçare), asht ruejtja me xhelozi i ndërtimeve të lashta me vlera të mëdha arkitektonike, historike e kulturore. Zona muzeale si ajo e Koloseut, Foro Romano, Castel Sant’Angelo etj., janë një pasuni e pallogaritëshme për njerëzimin. Lashtësisë i janë shtue shekuj brilantë të Rlindjes europiane e këtu mund të ndeshish gjeninë e Mikelanxholes, Berninit, Brunaleschit e sa arkitetktëve a e skulptorëve të shquem. Vizita në Katedralen e Shën Pjetrit gjithashtu të sjell emocione të veçanta. Kam qenë edhe ma parë këtu. Kësaj here u ndala tek altari madhështor në krahun e majtë të altarit të quejtun papal, Altari i Shë Jeronimit prej Ilirie. Por në Romë nuk mund të mos emocionohesh edhe tek viziton sheshet e famëshme, Piazza Navona, Piazza della Repub-

blica, Piazza di Spagna, Fontana di Trevi e sa mrekulli të tjera arti. Nuk kisha hy ndonjëherë ma parë mbranda Koloseut. Pamjet që na ofron televizioni, apo ndonjë film, nuk munden kurrë të të japin përmasat mahnitëse të këtij kompleksi arkeologjik, që konsiderohet një prej shtatë mrekullive të botës ende në kambë. Emni i vërtetë i Koloseut asht “Amfiteatri Flavio”. Ai mund të mbante deri në 50.000 spektatorë ulun, apo 75.000 vetë gjithsej, bashkë me lozhat mbi shkallare. Ai ka formë eklipse me një perimetër prej 527 m dhe akse prej 187,5 dhe 156,5 m. Pjesa e mbrendëshme e teatrit asht 86 x 54 m, me një sipërfaq prej 3.357 m2. Sot naltësia e Koloseut asht 48,5 m, por ai arrinte ma parë naltësinë 52 m (para rrëzimit të harkut të fundit). Por ajo që të ban ma shumë përshtypje janë viztorët nga e gjithë bota. Italianët këtu janë pakicë. Të krijohet përshtypja sikur gjendesh vërtetë në Kullen e Babilonit të 100 gjuhëve. Janë me mijra vizitorët çdo ditë: spanjole të zhurmëshme e amerikanojugorë malinkonikë, japonezë kureshtarë e të mirëinformuem dhe indianë mistikë, afrikanë të veshun me shije e amerikanë tepër të shëndoshë e shpërfillës, gjermanë të heshtun e të dijtun dhe kinezë të rijë, që po mbushin përditë e ma shumë sheshet e Europës. Shoh edhe një kinezkë topolake, e shoqnueme me truproje,

dy anash e dy mbas saj. Me siguri asht e bija e ndonjë “zengjini të ri”, si themi na në Shqipni, ku të punësuemit në ndërmarrjet e tij marrin 30 dollarë në muej, kurse ai fiton 30 milon në ditë. Tue vështrue kinezkën trupvogël, mendja më shkon përsëri tek kriza ekonomike. Mbase ajo në Europë e në SHBA do të mbyllet mbas pak vitesh, sepse këtu ekonomia asht ma e konsolidueme, por kriza kineze, për mednimin tim e paevitushme, mund të trondisë jo vetem kontinentin aziatik, por edhe gjithë ekonominë botënore. Në Kinë bankat janë në gjendje vërtetë të randë. Ato mbahen gjallë në saje të injeksioneve gjigande e të vazhdueshme nga buxheti i shtetit. Kur kjo kështjellë prej terrakote kineze do të bjerë, bota e tana do të gjendet para një problemi shumë ma të vështirë e ma të randë se kriza e sotme për t’u zgjidhë. Të sugjestionuem nga podhimi global, harrojmë se prodhimi për banor i SHBA asht rreth 46.000 $, Austria 45.000 $, Gjermania 41.000 $ (ka pasë ramje të ndjeshme mbas bashkimit me DDR), Italia 34.000 $, kurse Kina 3.600 $ për banor. Këtu asht edhe shpërpjestimi ma i madh i zotnimit te kapitaleve private: 0,13 % e popullsisë zotnon 87 % të kapitaleve private. Deri kur populli kinez do të pranojë raportin 30 dollarë me 30 milonë dollarë? Rreziku i një krize të thellë sociale, me rrjedhoja të paparashikueshme, asht real. Por le të vazhdojmë viziten në Romë. Të lodhun, ndalemi në Piazza Navona të marrim nga një akullore. Shitësja na dëgjon të flasim shqip, dhe po shqip, na thotë: “Marrni akulloret, mandej pagueni “, dhe një buzëqeshje e ambël i ndriçon gjithë fytyren. Si hamë akulloret, na thotë se kishte qenë kënaqësi t’na i ofronte ajo. Më erdh vështirë t’i kërkoja emnin, sepse nuk ishte e vetme, ishin katër vajza që shërbenin, por buzëqeshjen e saj do ta ruej si kujtim dashamirësie.

13
Nr. 20 - GUSHT 2012

14
Nr. 20 - GUSHT 2012

It’s not a big deal to be Jewish in Albania at all
Masio Scampa – Elbasan, Albania
Kejda Gjermeni My grandfather is an Elbasan Jew. I really didn’t know much about the city, pretty much nothing at all actually, except for the infamous metallurgic complex uptown. I asked grandpa what it’s worth seeing in Elbasan as we’d drive by the city on the way to Pogradec. He completely dismissed my new-found interest in his hometown and said that there’s really nothing there, except for a really nice restaurant he suggested we stop to have dinner in. The restaurant was easy to find, right inside the front-walls of the castle. So yes, there’s a castle in Elbasan. It’s not by any means an impressive one from the military point of view. I think its role was mostly that of encapsulating the city and providing a few watchtowers to look out for potential invaders. Elbasan, Albania I have to say, my parents and grandparents as well had all informed that this restaurant was top notch, but I really couldn’t have imagined how amazing it actually would be. It was more than a restaurant; it was a conglomerate of buildings and complexes, including a bar, a restaurant, a hotel and a stage for festivals or shows of any kind, build to look like a little amphitheater. The foundations of many of the buildings were elevated, displaying various ruins and artifacts that were still being excavated by a team of archeologists who looked like they worked for the Scampi complex. The architecture of the new complex was classic and sophisticated. I thought it really dignified the spot it took within the castle walls. We only explored the insides of the restaurant, which I was very impressed with. The furniture, lighting, decorations and atmosphere exquisitely combined to synthesize a very authentic high-class Albanian setting. The attention to detail was remarkable and the food itself was great and very affordable since prices in various Albanian restaurants usually fluctuate only by a few dollars. Service was fine, thought I thought the waiter was a little cocky. When we were done eating and exploring the restaurant, we set off to explore the neighborhood inside the castle walls while we did a little digesting. I could not believe my grandpa was so dismissive of the place because I found the castle neighborhood to be beautiful and unique. It was full of narrow ancient streets of cobblestone, bright white walls running everywhere to connect houses’ yards, grapes growing in the sun and random monuments dropped here and there. I found every other moment in the castle neighborhood to be picture-worthy because every house or street I saw were unique. We asked some locals what there was there to see, and they gave us directions to an ancient church nearby. On the way there, we had to ask for directions again, this time from some British guy who just happened to be visiting there I don’t remember what for, and who seemed to be mesmerized with Elbasan, the only Albanian city he’d ever been to. The church looked very interesting, almost gothic, ornamented with big gloomy gargoyles (or chimeras, I was not sure if they worked as waterspouts). It had a unique architecture for an Orthodox church and I was very curious to see it on the inside, but as it turns out with most churches of similar caliber, it was locked and accessible only through some priest who had the key and whom we had no idea how to find. (Later that week upon returning to Tirana, I was very surprised to find out that this priest was actually my relative, a cousin of my grandpa’s. Made me wish I’d stuck around for him to come unlock it.) So after seeing as much as we could of the church from the outside, we met with some other distant relatives of mine, who lived in this weird house right in front of the church. I knocked on their door just to inquire on how to get in the church, and the front door was unlocked. As I stepped in, I saw the place was loaded with Jewish symbols everywhere, but when I later asked the lady living there she said it was just a coincidence; well she said that before she found out I was part Jewish myself, but I still don’t understand why she didn’t want to reveal that. It’s not a big deal to be Jewish in Albania at all. She had a few girlfriends next to her as she was chatting with us from her house’s terrace. One of them was eyehumping Michael so hard he was getting uncomfortable. I got a kick out of that. There was a lot to see in the castle neighborhood and I’d like to go there again sometime.

15
Nr. 20 - GUSHT 2012

Nga Fatmir Terziu Jemi në një kënd dhe vështrojmë. Vështrojmë dhe mbajmë shënime. Shënime që vijnë nga disa kënde. Kënde që lartësohen, ngushtohen dhe ridimensionohen përpos imagjinatës me të cilën vështrimi dhe shënimet pikëtakohen. Pikëtakohen dhe riskojnë. Riskojnë dhe ndërtojnë mesazhe. Mbartin vlera dhe arsye. Krijojnë debate dhe kështu nisin rrugën e tyre mes fjalës së bukur. Kështu kemi hyrë në filozofinë e shkrimit. Shkrimit që vjen nga fjala. Nga fjala e artë. E arta me të cilën komunikojmë kohës, kohërave dhe për kohërat. Pra, më saktë transmetimi i mesazhit të ardhur nga mendja dhe pena, nga njohuria dhe mes artit të të shkruarit, si vetë mesazhi. Mesazhit që ne duam të ndërtojmë. Atë që ne e quajmë, shkurt: art të të shkruarit. Atë art të cilin më së pari e ndeshim tek poetët..., shkrimtarët që prodhojnë art, tek të gjithë krijuesit që e kanë këndin e tyre në këtë ndërtesë pa murre e çati, në këtë kala të ardhur nga mendjet më të ndritura e që përcillet sinonimisht mes këtyre mendjeve për të Tjerët. Dhe arti i fjalës merr udhë. Udhë të cilën e lëvrojmë pastaj, e lexojmë, e shijojmë ose e flakim tej për të bërë shoqëri me pluhurat dhe zverdhjet e kohës. Zverdhje që jo në pak raste mbas vitesh e vitesh flasin ndryshe..., tingëllojnë ndryshe e madje kushtojnë më shumë se floriri. Dhe këtu arti krihet në tjetër kënd. Në këndin me të cilin ne pikërisht duam të shtrojmë një arsye të një produkti të artit të fjalës, të Artit të Bukur poetik që ka ardhur në një kënd të këndshëm e tejet atraktiv të letrave shqipe. Le të shohim këtë kënd të cilin unë e quajta Joni Poetik... Po përse Joni Poetik? Do të rjeshtoj disa, por jo të gjitha, pasi për këtë në rastin më të mirë do të sugjeroj një studim më të avancuar. Një studim që do të gërmojë thellë në të pathënën e partikulariteteve fonetike që në gjuhën shkencore të artit të fjalës quhen ndryshime poetike të fonetikës, pasi ato vijnë me ‘kostume’ të ndryshme ‘parade’ mes fjalës që nga orrigjina e tyre e deri në ditët që ne i pikëtakojmë mendërisht, deri në ditët kur ne i themi ashtu si i dimë, ashtu si ne i interpretojmë. Janë tre më kryesoret në këtë ndryshim fonetik që ridimensionon poezinë, por edhe vetë poetët e Jonit Poetik. Dhe ato tre elementë kryesorë fonetikë lidhen me zhvillimin e bashkuar

Përse Joni Poetik?

të fjalës, që nënkupton ardhjen e saj në formën më të përkryer fonetike të interpretimit dhe leximit, së dyti me zhvillimin divergjent, ose kundërshtues të saj në tërë aspektualitetin e fonetikës dhe së treti mes rënies së tingujve, asaj forme me të cilën Plato qysh herët tek fqinji ynë Jugor gatoi filozofinë e fjalës, Artit të Fjalës. Tek e para disaherë dy zëra origjinalë poetikë vijnë dhe ndodh të interpretohen ose të riprezantohen në krijimtarinë e pasur poetike të Jonit me një zë unik, me një zë unanim, me një tingëllimë bukurtingëlluese që formon ndjesi, formon ritëm kur nuk rinom fjalësh, ritmon kur pulsi poetik vjen pikërisht nga ky zhvillim i bashkimit të detyruar të fjalës së tejzgjedhur, ose edhe e kundërta. Tek e dyta një dhe vetëm një zë ndoshta nga më origjinalët tingëllon duke na sjellë diferencën e kondicionit (kushtit poetik) me të cilin ne e njohim në morfologjinë e tij origjinale, duke na shpurë në distinktin e zërave për një gjuhë tjetër me të cilën poetika funksion si shtysë emocionale mes zhvillimit divergjent e shumë emocional. Tek e treta në mjaft poezi që vijnë nga treva e Jonit, dhe kjo jo vetëm në territorin gjeografik të ngushtuar, por në tërë territorin poetik, të ndarë me kufinj politikë, dimensioni është një çështje që konsiderohet nga mjaft studiues si një arsye e mospërkitjes së ligjësive fonetike ku një zanore apo edhe një bashkëtingëllore që formojnë rrokjen, shfaqen të pandryshuara, por edhe ndodh të zhduken njësoj, në të dyja gjuhët, edhe në atë të fqinjit tonë edhe në gjuhën tonë të bukur shqipe. Të trija këto me të cilat unë nisa shkurt të argumentoj përse Joni Poetik, nuk janë një arsye

për të ngritur bedena diferencash, as edhe provincializime teorike, por domsodoshmëri për të flakur tej ‘kulturën qendrore’ të ardhur si një anomali duke anashkaluar vlerat e mëdha të kulturave të quajtura ‘lokale’. Janë vetë këto vlera dhe është vetë produkti shkencor që detyrojnë vëmendje shkencore, jo vetëm sa për të thënë Saranda poetike, Butrinti i Lashtë apo edhe kalaja shekullore me bedenat e qëndresës, por për një gërmim thellë në krijimtarinë poetike që lidhet apriori me mendjen filozofike të krijuesve të Jonit Poetik që flasin qartë dhe bukur. Më tej është vetë poezia ajo që flet më së miri në këtë pikë. Jo se ajo ka vetëm ngjyrat e ngjyrimet brenda saj, jo se ajo është e detyruar të shohë nga këndi ku ndodhet edhe det, edhe breg, edhe bregdet, edhe ishull, edhe gadishull, edhe tokë, kodër, mal, grykë, fushë, djerrinë, pyll e korije, por edhe qiellin e horizontin me të cilin pastaj penelohen telajot e mrekullueshme poetike që bëjnë historinë dhe legjendën jetë të përjetimeve poetike. Është kjo poezi që ka në gjirin e saj një vyrtyt të lashtë zanor e më shumë se fonetikë poetike tingullin e mikpritjes. Atë tingull që e gjejmë tek polifonia, kultura e rrëfimit, folklori, vetë ardhja e butë e tejet aktuale e ritmit fonetik të poezisë. E kjo poezi është kostumi më tradicional që peshon masën e vlerës. Nuk e di përse është heshtur kaq shumë, kur dihet se Saranda ka folur me kohë në një gjuhë të qashtër poetike, madje edhe në gjuhën e Sofos? Përse duhet ndarë e riskuar poeti dhe poezia? Poeti nuk është xhandari i kohërave, por mjeshtri që e bën edhe xhandarin të filozofojë. Poezia e Sarandës është Perla me të cilën duhet të vijë në

këndin e mirëpritur vetë jeta me të cilën ajo është përjetuar. Dhe natyrshëm pastaj le të hedhim sytë edhe tek Tjetri. Tjetri është virgjiniteti poetik i kohërave dhe ne vetëm se bëjmë detyrën ndaj vlerave me të cilat kulturat bashkohen dhe flasin... Midis poetit dhe atmosferës, midis njeriut dhe Tjetrit në këtë kënd poetik ka shumë dhe madje janë të pafundme diferencat që vijnë mes disa variacioneve, si ato intelektuale, e atyre emocionale. Por më e dallueshmja është ajo që ne vetë poetët e quajmë ‘dëshira poetike’, ndryshimi ndodhta më i thekët me Tjetrin, atë që mban këllqet në kolltukun politik, apo edhe me atë që i kthen kurrizin poetit dhe lë të lëndohet libri i tij i florrinjtë. Me poetët, madje me të gjithë krijuesit e Jonit Poetik, kjo është ndryshe. Dhe kjo, jo se dua të bëj rimë për rimë të gjërave, por se më tingëlloi që në vizitën e parë, që në leximin e parë të poezive të dhjetra e dhjetra krijuesve. Dhe pastaj është ajo që britanikët e artit të fjalës e quajnë ngjashëm me populloren tonë ‘ç’ka barku nxjerr bardhaku’ duke shtuar se poeti sarandiot të fal shpirtin. E si të mos e vlerësosh këtë vlerë shpirti poetik atëherë? Ja pra, përse edhe kjo anë e vyrtytit njërëzor mbetet një pikë në përgjigjen ndaj citimit tim Joni Poetik! Imagjinimi dhe imagjinata nga këndi ku ne jemi tashmë është një forcë njerëzore që

vjen si një ushtrim i ngacmuar mes aftësive dhe talentit, mes njohurive dhe perceptimit do të shprehej një nga filozofët më të përkushtuar në këtë pikë, Bertrand Russell. Në këtë pikë ku fuqia si argument merr dimensionin e njeriut poet, Russell do të theksonte: “në një nga momentet tona më të mëdha të gëzimit dhe kënaqësisë, në një nga momentet tona të hidhërimit dhe trishtimit, apo edhe në të tjera ne kujtojmë se ekziston Fuqia...”, fuqia e të Madhit, fuqia me të cilën ne erdhëm dhe do të ikim nga kjo jetë...” Dhe ne jemi poetë, ne jemi të lindur me poezi, le të kujtojmë ninullat apo këngët e djepit të nënave tona, dhe ne jemi durimtarë se vetë vargjet tona janë të tilla, herë me derte e herë me atmosferë ndryshe. Si të tillë ne duhet të vijmë më shpesh në këtë kënd poetik, tek Joni Poetik duhet të vijnë të gjithë edhe jo-poetët për të ndryshuar imagjinatën dhe perceptimin. Për të thënë pastaj Rroftë Joni Poetik! Në tërë këtë udhëtim pikëtakues me Jonin Poetik duket se fjala sjell fjalën. Fjala nga ky kënd ku ne vështrojmë ‘poetikisht’ është një arsye më shumë për të mos harruar, as edhe për të mos shpërfillur. Poezia nuk është thjesht fjalë për fjalën. Është një lëvizje e vrullshme, e zhurmshme në mjaft raste, falë modestisë së saj mjaft e durueshme. Vijon numrin e ardhshëm

16
Nr. 20 - GUSHT 2012

Nga Bashkim Saliasi Si është e mundur që nga fara arvanitase kanë dalë dhjetra kryeministra që kanë drejtuar shtetin grek? Si është e mundur që “Diaspora” ka nxjerrë 7 Presidentë nga 12 që njeh historia e Greqisë Moderne? Numri i arvanitasve sipas shkrimeve të studjuesve shkon në 3 milion banor. Jeni të lutur të shkoni dhe t’i prekni gjërat vetë, kërkoni nëpër arkivat e manastireve sepse aty fshihet e vërteta e shkëlqyer e kombit dhe e gjuhës shqipe. Jeni të lutur të shkoni në zonat ku banojnë arvanitasit dhe të dëgjoni nga vetë ata, gjërat që nuk lexohen në librat e historisë shtetërore – shkruan Arben Llalla në gazetën Sot të datës 27 mars 2012. Mendime rreth artikullit të Arben Llala. Z Arben, e lexova materialin tuaj me një frymë dhe me thënë të drejtën krijova një ndjenjë mirëbesimi në vetvete sepse paska shqiptar që kanë guxim ta thonë të vërtetën në sy ashtu sikundër historia e meriton të shkruhet. Unë jam një ndër emigrantët e parë që jetova plagët e emigracionit në vitet 19911994 në Greqinë fqinje. Nuk mund të them se konsideratat e mija për popullin fqinjë Grek janë të para në këndin e negatives, por ajo që la mbresa në kujtesën time dhe e kam përshkruar në librin tim “Ne ishim pesë shokë”, ende të pabotuar për arsye financiare pasqyron realitetin e prekur dhe të vuajtur në kurrizin tim gjatë kohës që unë qesh i detyruar të shkel rregullat dhe normat e shtetit tim për mbijetesë dhe se, shteti Grek dhe strukturat e saj për as një moment nuk na kanë dashur ne si shqiptar. Por nga ana tjetër po të flasë për popullin e thjeshtë grek qoftë të zonës së Patras, Naphpaktos dhe Kallamatës. Unë dhe emigrantët me të cilët punova në këto vite ruaj konsideratat më të mira. Por nga ana tjetër po të vlerësojmë keqtrajtimin që ne na ka bërë policia dhe ushtria Greke mbetemi shumë të zhgënjyer se si djemtë që kryenin shër-

ARVANITASIT
bimin ushtarak që rridhnin n nga një popullsi që ka njohur jë demokracinë e para në botë të kracinë keqtrajtonte vëllezrit e motrat ajtonte e vendit fqinjë në mënyrë aq dit barbare. re Greqia e Platonit, Herodotit etj, me ne shqiptarët është sjell shumë keq dhe këtë e them me bindje sepse kam qënë vet dëshmitar në Kakavije disa herë ku kam parë me sytë e mi se si keqtrajtoheshin “hallexjinjtë” shqiptar, që braktisnin vatrat e tyre për të prekur “Eldoradon” në vendin fqinjë. Nga të gjithë të afrmit e mijë dhe ata që unë kam takuar dhe punuar në Greqi nuk kam dëgjuar një fjalë të keqe për trajtimin e punëdhënësve dhe shpërblimin në fund të mbarimit të punës punës. Por le ti kthehemi analizës që autori i artikullit i bënë studimit të prof. Kristo Frashri. Kam respekt dhe e ndjek vazhdimisht Prof. Kristo Frashrinë në intervistat që ai jep në televizion dhe në artikujt e shkruar, por bashkohem me mendimin e artikullshkruesit për arsyet se shumë shkrimtar të huaj hedhin dritë mbi gjuhën pellazge dhe rracën arjane të Ilirve, që kanë jetuar në trojet shqiptare dhe ato greke. Historia nuk mund të fshihet dhe të tjetërsohet, ashtu sikundër janë munduar dhe mundohen ta fshehin dhe tani në periudhën moderne të zhvillimit të kiberenetikës autorët grek me pikpamje shoniviste. Atë që shkruan Arben Llalla që nga popullsia arvanitase kanë dalë dhjetra kryeministra, shtatë presidentë dhe 90 heronjë le ta kundërshtojnë historianët grek me fakte dhe argumenta. Faktet

janë kokëforta dhe nuk mund të mohohen dhe të fshihen, sepse siç i thonë nga anët tona; “Dobiç rron dyzetë ditë dhe më pas del”. Dhe faktet që sjell artikullshkruesi i nderuar janë fakte që nuk mund të mohohen dhe ndrisin ashtu sikundër dielli ndriçon dhe në muzg me rrezet e tij të arta. Nëse lexuesi ka mirësinë të pranojë mendimet e mija, unë po i shpreh ashtu sikundër i ndjejë dhe i kam përjetuar në kurrizin tim në vendin fqinjë, Greqinë, gjatë viteve të emigrimit 1991-1994. Populli grek është shumë mik-pritës dhe dashamirës për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ne “endacakët” ose “alvanozët’ sikundër na quanin dhe na përbuznin, mendojë se jemi vëllezërit e tyre. Gjykojë; se si mund të mësosh gjuhën e fqinjit kur nuk e ke dëgjuar ose e ke trashëguar nga të parët tënd!?...... Për këtë arsye unë gjykojë se grekrit sikundër shkruan Arbeni janë njerëz simpatik, të dashur, puntor dhe hokatar, por jo ajo shtresë e popullsis që ndër shekuj është asimiluar dhe e ka quajtur veten helenë, janë kasta e zgjedhur dhe e shkolluar dhe erdhën nga vendet fqinjë ose u lindën nga vendasit. Nga sa mora pjesë në dasma dhe argëtime me miqët grek, unë pashë, se ata gëzonin shumë zakone të përbashkta me ne shqiptarët. Po cilat ishin disa nga zakonet që mua më kanë mbetur në memorje!? E para; ishte dollia që dhe grekrit e Patras e bënin sibë kundër e bëjmë dhe ne ne. E dyta; shtrimi i tavolinave tav sipas gjinive dhe res respektimi i radhëve të kërcimit sipas fiseve etj. Historia e popujve që jetojnë larg është e nd ndryshme, por e fqinjit sa do që ti largohet zakonit ai përsëri do ruaj substancialen. Në përfundim të shkrimit tim dal në përfundim se Arben Llalla e njeh shumë mirë historinë e popullit arvanitas dhe hedh dritë të bardhë që ndoshta këto fakte dhe argumenta që sjell autori do merren në konsiderat nga historianët.

17
Nr. 20 - GUSHT 2012

Nga Timo Mërkuri Dy herë na u ndërpre biseda në Sarandë dhe s’gjetëm dot rast ta vazhdonim. Madje edhe kur hipe në traget, në fakt ai mjet i shpejtë lundrimi quhet “Delfini” dhe më e saktë është të themi që, u fute në barkun e …Delfinit (jo të balenës, ruajna zot), pra dhe kur u nise me Delfinin drejt Korfuzit, unë nisa ti trajtoja vetmëvete temat e bisedave të lëna përgjysëm, aq sa nja dy kalimtarë kthyen kokën e më panë me …keqardhje.. Më e mira do ishte që ti haroja fare ato biseda të lëna në mes, por me që temat janë të rëndësishme, që të shpëtoj edhe unë nga keqkuptimet, në vend që të pres sa të takohemi përsëri, po ti dërgoj me email mendimet, argumentat , faktet dhe dëshmitë që unë kam grumbulluar për ato.Ti po deshe, botoi te Fjala e Lirë që ta mësojë bota të vërtetën e kodit të mikpritjes dhe mikpërcjelljes këtej nga anët tona. …dhe, që ta kisha fjalën, se fjala nxjerr fjalën dhe kjo botë u ndreq e u prish nga fjala, krushqit pilurjotë, me këngë në gojë hynë në oborin e shtëpisë ku do mirnin nusen. Sipas zakonit, po me këngë e valle u pritën e u shoqëruan në odën e burrave nga krushqit pritës. E vërteta është se në shtëpinë e vajzës dasma kishte filluar qysh të ënjten dhe gjer të shtunën që erdhën krushqit, rakia u derdh me varjela dhe u pi me opinga. Vetëkuptohet që edhe babai i vajzës i kishte bërë nja dy herë lavazh rakie stomakut, ndryshe s’kishte si të kuptohej ajo dreqo këngë që këndoi e që desh i vuri zjarrin fshatit. Se, që ta këndonte, s’kishte arsye. Krushqinë e kishte bërë vetë, ditën e dasmës e preu vetë, pajën po ja dha vetë të bijës, madje edhe djalin dhëndër sikur e zgjodhi vetë me dorë. Tre desh ti vije mbi supe, për një orë e kaptonte Tepelenën. Tamam hajdut hesapi. Por dihet që, po të pishë nja tre-katër opinga plot me raki, ato tri-katër desh të duken si tri-katër miza.Me siguri që të zotit të dasmës edhe shikimin ja kishte mjegulluar avulli i rakisë, se përndryshe do ta kishte parë mirë që, pranë krushkut pilurjot qenë ulur nja tre a katër male, domethënë pilurjotë të rinj e shpatullgjërë që, ndonëse

Një letër për Fatmir Terziun
dyfeqet i varën në gozhdët e murit të odës, bixhaqet si bajoneta i kishin në dorë e me to prisnin mishin që hanin. Ndajë s’kishte pse, duke u lëkundur pak, ti drejtohej mikut pilurjot me vargjet: O krushk të të puth në faqe Po s’më lën ato mustaqe Po ti qethësh me gërshërë Një fanell ke për të bërë. Heshtja që ra në odën e burrave qe e rëndë. Ishte kaqë e rëndë, sa që ua uli kokën dasmorëve që, me gjithë rakinë që kishin pirë, u bënë menjëherë esëll. Mbi ballin dhe shikimin e tyre ra nata, dhe natës nuk i zihet besë, more mik. Sidomos kur ke lundruar tre ditë nëpër një det rakie dasme. Këtë, ndoshta kishte patur parasysh dhe ai djali pilurjot, që u ngre vrik në këmbë në mes të odës dhe me një shikim si pjertas, nisi të lëmonte me pëllëmbën e dorës tehun e biçakut të tij, të gjatë sa një jatagan. Ishte shkelur zakoni i mikpritjes, dhe gjëmë më të madhe as që imagjinonin këta krushq çobanë, të sertë e krenarë, që as mizën se duronin dot mbi supe dhe as lepurin nuk e linin tu shkelte hien. E jo më të linin krushkun, këtë dreq krushku, që ku na u poftis, pra ta linin t’u shante mustaqet. Ato deli mustaqe të dredhura tre herë dhe me majë të ngritur përpjetë. Ato goxha mustaqe që i krehnin me merak tre herë në ditë.Ato mustaqe more xhan që, kur fërkoheshin te gjinjtë e grave, ishte si të fërkohej stralli me eshkën. Zjarr nxirte e zjarr ndizeshin trupat e grave Dhe ua shau këto mustaqe, këto deli mustaqe miku-krushk, dora vetë dhe ca më tepër në shtëpinë e tij dhe sidomos, në dasmën e bijës së tij. Ububu ç’qe kjo hata? O shën Spiridhon, ruajna mendtë e kokës se nderin dhe mustaqet i ruajmë vetë. - Që në Pilur do kthehemi pasi të djegim shtëpinë e krushkut dhe gjysmën e këtij dreq fshati, kjo po dihet, po vallë a duhet ta marrim nusen me vete apo ta lëmë në mes të hirit? Ky është problemi ynë. Këto mendonte trashë e trashë ai djali i ri i ngritur si lis në mes të odës dhe që fërkonte me pëllëmbë të dorës tehun e biçakut të tij. Se, që të ta sqaroj këtë punë more xhan, miku është i shënjtë në viset tona, por kjo shënjtëri e tij ka edhe disa kufij, të cilat, as miku dhe as mikpritësi nuk mund ti kapërcejë. Psh është shkruar në kanunin e labërisë që miku ulet te qosheja e vatrës. Kjo për ta nderuar dhe për ta patur në qëndër të vëmëndjes i zoti i shtëpisë etj., etj. Por ama kjo nuk i jep të drejtë mikut që të trazojë prushin e vatrës edhe sikur zjarri të jetë duke u fikur. Por gjithashtu nuk i jep të drejtë as të zotit të shtëpisë, ti thotë mikut: -Hidhi ca dru zjarrit se po shuhet, apo ca më tepër ti lejojë vetës e ti thotë:-Dil në obor e na pre ca dru për zjarrin se po fiket.. -Mikut i vihet përpara thela më e mirë e mishit, por ama nuk i kërkohet që më përpara të dalë e të pjekë dashin në hell, mqse do hajë dhe ai, apo larg qoftë, ti kërkohet që të lajë edhe pjatat ku hëngëri darkën e mikpritjes. Ju siguroj unë që kjo do ishte darka e fundit e të zotit të shtëpisë. -Mikut i shtrohen çarçafët më të mirë, por nuk i kërkohet që ti lajë ato, as para fjetjes dhe as para ikjes etj etj. Këto kode nënkuptojnë dhe lejojnë që, në qoftë se i zoti i shtëpisë përpiqet të përfitojë diçka nga miku, pa dëshirën e tij, apo e ofendon në shtëpinë e tij, miku ka të drejtë të përdorë të gjitha mënyrat për tu mbrojtur nga agresiviteti dhe ofendimi i mikpritësit. Madje ka të drejtë të rëmbejë edhe armën, atë armë që ja dorzoi të zotit të shtëpisë, në shënjë besimi dhe respekti, por që i zoti i shtëpisë e interpretoi si një dorzim pa kushte. Po ne e kishim fjalën te dasma, ku krushqit pilurjotë u shanë nga mustaqet dhe ai djali i ri rinte në këmbë në mes të odes,si një qiparis në portën e varezave. Me biçak në dorë. Ai rinte e priste komandën e më plakut para se të bënte plojë mbi vendasit. Por ja që më plaku ndër krushqit pilurjotë, ai de, mustaqet e të cilit shau i zoti i shtëpisë, nuk nxitohej të lëshonte sokëllimën. Madje

madje, o zot ç’është kështu, ja nisi edhe këngës shtruar e shtruar,duke ju drejtuar atij djali që rinte qiparis në mes të odës. Zgjati dorën drejt djalit pilurjot, sikur do ja vinte mbi supe kur këndoi : Uluuuu. Pastaj duke e ngritur kokën kapardisur dhe duke e tundur në mënyrë që i ftonte të vetët ti mbanin iso, rifilloi: Ulu Niko yliveri/ Uluuuu Ku di derri çështë nderi. / Uluuuu Pilurjotët nisën të këndonin të qeshur dhe atë Uluuuu,që më shumë se refren e këndonin si iso të zgjatur ëmbël ëmbël e jo si urdhër zakoni, e dridhnin që e dridhnin sikur donin të thoshnin të kundërtën,domethënë …mos u ul. Nikua, ai djali që rinte me biçakun-jatagan në mes të odës, i bukur si ylberi apo yliveri dhe nën këtë ylber, rinte një derr që s’dinte se ç’është nderi..E po, haka u muar, bile më mirë se me gjak. U muar me këngë. I zoti i shtëpisë u quajt derr që nuk di të vlerësojë nderin që ju bë, duke i ardhur miq në shtëpi ata burra pilurjotë. Shtoi kësaj faktin që s’qenë thjeshtë miq që i pruri rruga, por qenë krushq që do i mirnin nuse të bijën. Nga çdo anë që ta zëshë, fjala “derr” nuk dukej e tepërt, pavarësisht se i zoti i shtëpisë ishte mysliman. Madje kjo sikur e shtonte dozën e hakmarjes. Sikur të bënin garë edhe për numërin e vargjeve, më shumë se sa për të saktësuar “derrllëkun” e të zotit të shtëpisë, plaku pilurjot, gjithnjë duke ju drejtuar Nikos, vazhdoi: Ulu djalë e lere thikën/ Uluuuu Vështro plakun ku vë pikën/Uluuuu Derri njeh vetëm korritën/ Lereeee Pilurjotët qeshnin triumfatorë. Madje nisën të pinin raki nën shikimin e zymtë të krushqve vendas.Krushqia dhe miqësia qe në buzë të greminës, furtuna qe në prag. Ja të hapej dera dhe …do bëhej hataja… …Dera u hap me tërsëllimë dhe në prag të saj u duk e zonja e shtëpisë flokëlëshuar. Ashtu,duke u lëkundur e duke çjerrë faqet, me një zë në prag të ulërimës, ju drejtua pilurjotit: -E zeza unë, ç’më gjeti more krushk, ç’më gjeti. E pse nuk vdiqa tërvit që më zu dhe gripi,

po më la të shikoja këtë turp. Dhe kur, sot në ditën e evlatit tim. Ububu e varfëra. Nëmani litarin more, nëmani litarin që të varem te mëni. -Dale moj krushkë, e ndërpreu pilurjoti, pa thuajna njëherë ç’ka bërë vaki, se mase ja gjejmë melhemin me gjethe mëllage. -Me rrasë vari të thush më mirë, more krushk, me rrasë varri nga të malit të Çikës. E ç’të të mollois më parë, unë e varfëra. Vete macja e më rrëzoi e m’i theu bodet e rakisë që kisha taksur për tua dhënë me vete. E tjetër s’kam, se ka një javë që pi e pi ky i mavrisuri burrë. Ndajë më është bërë si një kacek. Plaku pilurjot nënqeshi me zgjuarsinë e gruas dhe me tentativën e saj për të shmangur sherrin, atë sherr që askush nuk e donte, por dhe që s’mund ta anashkalonin pas atij ofendimi. Faktikisht, sinjalet e tentativës për mirëkuptim qenë shkëmbyer midis plakut pilurjot dhe të zonjës së shtëpisë. Ata, në këto hidh e prit fjalësh vijonin ta quanin njeri tjetrin krushk e krushkë. Domethënë, krushqia qëndron. Të tjerat janë bejte dasme e romuze burrash të dehur.Prandajë plaku pilurjot, si më me përvojë, mes habisë së përgjithëshme, vijoi lojën e nisur nga e zonja e shtëpisë. -Moj, lere rakinë ti, se ne në Pilur i lajmë edhe këmbët me raki, se s’ja dalim dot me të shitur e me të pirë. Po mos ka pësuar gjë nusja e ti ma sjell muhabetin rrotull me mace e maçokë. Mos ka gërvishur a ndrydhur këmbën e nuk është e zonja as për vallen e dasmës së saj? Dëftona të vërtetën krushkë! -Vajzën time quan ti këmbëndrydhur e këmbërjepur, që i marsh të keqen, bëri të zemëruarën krushka. Pa mo e kam si sorkadhe, ai i marsh të ligat, sorkadhe që shkel e nuk lë gjurmë, as në bar e as në gur. -Mo ma mbur mo ma lëvdo, po thuaji të nisë vallen që ta shomë të tërë. Ngrehuni të vemi e të shomë nusen në valle, se mjaftë hëngrëm e pimë, dha komandën për të vetët plaku pilurjot, komandë që ju bindën të habitur dhe të lehtësuar edhe krushqit vendas. Si u këndua e sa u vallzua nuk e mban mënd njeri. Por këngët e replikës asnjë nuk i ka haruar.

18
Nr. 20 - GUSHT 2012

Nga Reshat Kripa

Kjo pyetje qëndron pezull në skakierën e politikës shqiptare. Mendimet janë të ndryshme dhe shpesh herë përplasen midis tyre. Historianët e periudhës totalitare i rendisin politikanët që morën pjesë në administratën e pushtuesve në radhën e kolaboracionistëve. Madje, për këtë shkak, shumë prej këtyre politikanëve, me vendosjen e pushtetit komunist, shkuan në satër pa as më të voglin hezitim. Të tjerët ishin detyruar, për të mos pësuar të njëjtin fat, të merrnin rrugën e emigrimit në vendet perëndimore ku kishin gjetur një strehë të sigurtë dhe një liri veprimi. Pas ndryshimeve demokratike lindi edhe nje kategori tjetër historianësh që ngjarjet e asaj periudhe i shikonin me nje sy tjetër. Kjo kategori pretendonte se ngjarjet historike nuk duheshin parë bardhë e zi. Ylberi ka shtatë ngjyra dhe të gjitha ato duhen patur parasysh. Personalisht, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, kam qënë mjaft i vogël për të kuptuar të vërtetën. Heraherës dëgjoja, fshehurazi tim atë kur bisedonte me miqtë e tij të ngushtë, opinione mbi figurat kryesore të luftës. Vija re se opinionet e tim eti binin ndesh me ato që na mësonte historia që bënim në shkollë. Duke u mbështetur në këtë histori, imagjinata ime e përfytyronte çdo nacionalist siç e përshkrunte Shefqet Musaraj në “Epopea e Ballit Kombëtar” apo si Sali Protopapa i filmit “I teti në bronx” dhe ballistët e filmit ”Duke zbardhur një ditë”. Në atë periudhë isha në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare. Së bashku me dy shokë të mi krijuam një organizatë antikomuniste që shpërndante trakte kundër pushtetit nëpër rrugët e qytetit të Vlorës. Pata fatin që u arrestova dhe për një periudhë pesëvjeçare të endesha gërxheve dhe shkrepave të kampeve të punës së detyruar. Them pata fatin se, gjatë kësaj kohe, mësova se Shqipëria kishte edhe një histori tjetër, ndryshe nga ajo që kisha mësuar në shkollë. Këtë histori ma mësuan ata burra të rrallë që zor se mund t’i vijnë më këtij kombi. Ata ishin doktor Isuf Hysenbegasi, Avokatët Xhevdet Kapshtica, Fatosh Kokoshi dhe Haki Karapici, klerikët Padre Mëshkalla dhe Gjon Shllaku, agronomët Meçan Hoxha dhe Sami Bitincka, mësuesit Tahir Hoxha dhe Matish Çefa dhe plot të tjerë që nuk po i përmend pasi do të duheshin faqe të tëra. Këta burra më flisnin për ngjarjet dhe personazhet kryesorë që ishin ndeshur gjatë periudhës së luftës me njëritjetrin. Më flisnin për ata që kishin

Kolaboracionistapopatriot?...
pranuar të merrnin pjesë në administratën e lartë të pushtuesit, për shkaqet pse kishin pranuar dhe nëse kishin vepruar drejt apo jo. Më flisnin edhe për aktivitetin e tyre në të kaluarën, për luftën e gjatë dhe përkushtimin e tyre në dobi të vendit. Në sytë e mi gjithmonë e më shumë lartësoheshin figurat e këtyre martirëve të shquar që u sakrifikuan për Shqipërinë. Kështu tek unë u formua një opinion i plotë mbi aktivitetin e zhvilluar prej tyre ndër vite. Kohët e fundit, me zhvillimin e madh që ka marrë interneti, shfletoj faqet e tij dhe lexoj mbi këta burra. Çuditërisht ato përputhen me opinionin e krijuar prej meje qysh prej vitesh. Le t’i analizojmë këta personazhe dhe aktivitetet e tyre: 1. Hasan Dosti: 1920, Kryesekretar i Përgjithshëm i Prefekturës së Gjirokastrës. Prefekt Kol Tromara. Krijon Shoqatën për Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare. Kryen Fakultetin e Drejtësisë në Francë dhe merr gradën “Doktor në Drejtësi”. Luftëtar i parimeve republikane, merr pjesë në atë që u quajt “Lëvizja e Vlorës” në vitet 30-të. Arrestohet dhe kryen tre vjet burg. Qysh në prill të vitit 1939 ndër inisiatorët e variantit të parë të Dekalogut që do të bëhej programi i krijimit të Organizatës së Ballit Kombëtar.Së bashku me Ahmet Gashin përpilon hartën e parë të Shqipërisë Etnike. Janar 1942, Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës. Shkon në Kosovë për organizimin e gjykatave dhe aplikimin e një legjislacioni modern. Me nxitjen e tij shkojnë në Kosovë juristë të njohur si Kudret Kokoshi, Mitat Aranitasi, Abdulla Rami, Feti Selenica e të tjerë. Shpëton nga vdekja Hasan Reçin dhe Sinan Gjonin, dy komunistë të njohur. Kishte miqësi me Mustafa Gjinishin pamvarësisht bindjeve të ndryshme. Kur konstaton se nuk kishte mundësi për të penguar operacionet e fashistëve, jep dorëheqjen pa mbushur katër muaj në detyrë. Gusht 1943, pjesmarrës i delegacionit të Ballit Kombëtar në konferencën historike të Mukjes ku zgjidhet Kryetar i Komitetit të Përbashkët “Për shpëtimin e Shqipërisë”. Sekretar Mustafa Gjinishi. 1949, Kryetar i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë” në SHBA, pas vdekjes së Mit-hat Frashërit. Kur konstaton se punët e këtij komiteti nuk shkonin mirë, jep dorëheqjen dhe merret me studime mbi çështjen shqiptare dhe studime të ndryshme historike. 2. Ernest Koliqi: 1921, themelon revistën “Ora e Maleve” së bashku me Patër Anton Harapin dhe Nush Topallin. 1924, pjesmarrës i shoqërisë “Bashkimi” të Avni Rustemit 1939-1941 Ministër i Arsimit në qeverinë e Shefqet Vërlacit. Puna e kryer gjatë kësaj periudhe: Thirrja e Kongresit Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare, 1940. Themeloi dhe drejtoi të përkohshmen “Shkëndija”, 1940 Botimi i historisë së letërsisë shqipe në dy vëllime me titull “ Shkrimtarët shqiptarë” në vitin 1941. Mbledhja e folklorit për veprën “Visaret e Kombit”. Botimi i vëllimeve “Rreze Drite”, “Te pragu i jetës” Studime Estetike”. Hapja masive e shkollave fillore shqipe në Kosovë. Hapja e një shkollë të mesme në Prishtinë. Dërgimi i shumë studentëve kosovarë për studimet e larta në Itali dhe Austri. Dërgimi i 400 arsimtarëve normalistë dhe të shkollës teknike të Harri Fulcit në Kosovë. 1942-1943, Kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Botimi i antologjisë “Bota Shqiptare”, 1943. Nëntor 1944, Emigron në Itali ku vazhdon aktivitetin patriotik nëpërmjet botimeve të shumta si: “Kangjellat e Rilindjes”, “Antologjia e Lirikës Shqiptare”, Simfonia e Shqipeve” e të tjera. Vlerësimet: Medalje Ari e shoqërisë “Dante Aligheri Ylli i Artë për merita i shkollës Akademik Ordinar i Akademisë Tiberiane Akademik Nderi i Akademisë Teatine të Kietit për shkencat Anëtar i Akademisë së Abrucit për shkencat dhe artet. Anëtar efektiv i Akademisë së Mesdheut Anëtar Nderi i Qendrës Ndërkombëtare për Studimet Shqiptare. Medalje e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë. 3. Xhevat Korça Pjesmarrës i çetave të Themistokli Gërmenjit dhe Spiro Bellkamenit. 15 dhjetor 1918, bashkautor i letrës dërguar Presidentit Uillson, së bashku me Jani Bashon, Remzi Baçin, Nush Bushatin, Raqi Budën, Fuat Asllanin, Gjovalin Gjadrin dhe Luigj Kakariqin, letër e cila mbyllet me fjalët: Zotëri, ju lutemi në emën të djelmënisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen tuaj. 1922, ngre në Shkodër të parin gjimnaz 1925, largohet nga Shqipëria. Fillimisht në Jugosllavi, pastaj në Austri dhe së fundi në Itali. I kërkon ndeshjen në duel një avokati që kishte fyer Shqipërinë. Avokati i kërkon ndjesë. Disa ditë para 7 prillit i kërkon mbretit Zog hapjen e kufijve për patriotët shqiptarë që donin të ktheheshin për të mbrojtur vendin nga pushtimi fashist. 1940, Pranon emërimin si anëtar i Këshillit të Shtetit së bashku me Riza Danin, Sejfi Vllamasin, Omer Nishanin, Fuat Asllanin dhe Dhimitër Beratin. Kur ndihmës mëkëmbësi i mbretit Lorusso Attoma e pyet përse nuk shkruan për të mirat që po i sjell fashizmi Shqipërisë ai i përgjigjet: Zoti Attoma, duhet ta dini se qysh më 7 pril 1939 penës sime i është thyer maja. Pranoi postin e Ministrit të Arsimit, pas Ernest Koliqit me dy kushte: 1. Të hiqej si gjuhë e detyrueshme nga shkollat fillore në Shqipëri e Kosovë italishtja. 2. Të liroheshin nga kampi i Ventotenës arsimtarët shqiptarë. Kështu liroi Abaz Ermenjin, Zef Palin, Vasil Andonin, Safet Butkën që i dërgoi në Kosovë. Vrasja e Qazim Koculit e detyroi të jap dorëheqjen 1945, arrestohet dhe dërgohet para gjyqit special: I drejtohet Kryetarit Koçi Xoxe me fjalët: Zoti kryetar, Gjemëni një fjali të shkruar ose një frazë të thënë pro fashizmit dhe atëhere dënomëni me vendimin maksimal. I jep fund jetës në grevë urie në burgun e Burrelit. 4. Rexhep Mitrovica: 1908, mësuaes në shkollat e para të gjuhës shqipe. 23 qershor 1911, mbështetës i memorandumit të Gerçes. Nënshkrues i peticionit për autonomi drejtuar prefektit te Mitrovicës.

19
Nr. 20 - GUSHT 2012

25 mars 1913, shpreh indinjatën për vendosjen e kufijve nga Konferenca e Londrës. 28 nëntor 1912, pjesmarrës në ngritjen e flamurit në Vlorë si delegat i Gjakovës, Pejës dhe Gucisë. 7 mars 1914, përshëndet ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri 1920, deputet i Pejës dhe Gjakovës në parlamentin shqiptar, për Partinë Popullore. 1922-1924 Ministër i arsimit. 1943, Kryetar i Organizatës “Lidhja Popullore Shqiptare” në Mitrovicë. 16 shtator 1943, nënkryetar i Komitetit Qëndror të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit. 1944. Kryeministër i qeverisë shqiptare. Lidhur me këtë Bahri Omari, në gjyqin e zhvilluar kundër tij deklaron: Qeveria e Rexhep Mitrovicës, ku unë mora pjesë, kishte proklamuar indipendencën e Shqipërisë dhe neutralitetin shqiptar. Ne nuk kemi patur qëllim bashkëpunimin me gjermanët. Atëherë shpallja e pavarësisë nuk do të kishte asnjë vlerë. Qeveria që drejtonte Rexhep Mitrovica nuk i ka dhënë asnjë ndihmë gjermanëve. Lidhur me sa më sipër Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste Jugosllave u drejtohet me një letër komunistëve shqiptarë ku shkruan: Të ngresh çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, do të thotë t’ju japësh dorën reaksionarëve të ndryshëm, duke përfshirë dhe vetë armikun...Jugosllavia e re, që po ndërtohet, do të jetë një vend i kombeve të lira dhe si rjedhim, nuk do të ketë vend për shtypje kombëtare të pakicave shqiptare”. (Rexhinald Hilbert, “Fletorja e hidhur”, faqe 12). Gjatë qeverisjes së Rexhep Mitrovicës nuk ka patur parti naziste në Shqipëri, nuk është formuar asnjë formacion i rinisë shqiptare me tendenca naziste, nuk janë ekspozuar fotografi të udhëheqësve nazistë, ka valuar kudo flamuri kuq e zi shqiptar pa asnjë shenjë të huaj. Maj 1944, jep dorëheqjen si kryeministër dhe kthehet në Kosovë Nëntor 1944, emigron jashtë shtetit Pas dorëheqjes së Hasan Dostit, drejton Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë”. 5. Ago Agaj: 1919, kryen studimet në Austri për Ekonomi Agrare 1920, pjesmarrës i luftës patriotike të Vlorës. 1924, pjesmarrës në lëvizjen Fanoliste 1927, Drejtor i Shkollës Bujqësore Lushnje.

1932, 1933, pjesmarrës në Lëvizjen e Vlorës 1941, Prefekt në Mitrovicë. Organizon shqiptarizimin e administratës. Emëron Shefqet Shkupin Kryetar Gjykate, Kudret Kokoshin Prokuror, Komandant xhandarmërie birin e Isa Boletinit, Bajazitin, mjek Ibrahim Dervishin e të tjerë. Me ndihmën e Xhafer Devës kryen dërgimin në Shqipëri të qindra hebrejve për t’i shpëtuar nga internimi në kampet e çfarrosjes. 1943, Merr pjesë në Lidhjen e Dytë të Prizrenit e ngritur për të ruajtur tërësinë tokësore të Shqipërisë me Kosovën. 1944, Ministër i Ekonomisë Agrare nën qeverinë e kryesuar nga Rexhep Mitrovica. Nëntor 1944, emigron fillimisht në Itali dhe më pas në Egjypt dhe SHBA. Shkruan në shtypin e emigracionit si “Shejzat” Romë dhe “Dielli” Boston. Boton librat “Lufta e Vlorës”, “Milloshi, heroi i Kosovës” dhe “Si e njoha Xhafer Devën”. 6. Patër Anton Harapi: 1921-1924, drejtues i revistës “Ora e Maleve”. 1924, përkrah opozitës shqiptare me në krye Nolin, Gurakuqin, Fishtën e të tjerë. 1920-1930, ideator i organizimit politik të demokristianve shqiptarë dhe përpjekjet për krijimin e një partie të këtyre parimeve 1930-1936, Drejtor i revistës “Hylli i Dritës”. 13 shtator 1943, anëtar i Këshillit të Lartë të regjencës. Pjesmarrës i marrëveshjes me komandën gjermane që i konsideronte hebrenjtë qytetarë shqiptarë, si rezultat i së cilës asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve. Lidhur me këtë ai i tha ushtarakut të lartë gjerman: Marrëveshja është që trupat gjermane do ta përdorin territorin shqiptar vetëm si urë kalimi për në Greqi, pa i cënuar dhe pa ndërhyrë në çështjet e brendëshme shqiptare. Më 1945 Arrestohet dhe dënohet me pushkatim. Në sallën e gjyqit i deklaron gjykatësve: E pranova detyrën se nuk mujshe me pamun Shqypninë të pushtueme prej anarkije, nuk dojshem të krijohej nji babiloni shqyptare me luftë vllavrasëse qi zhgatërronte katundet, familjet. Ndjeva mëshirë si për popull e gjithashtu edhe për Shqypni. Qeshë i shtrënguem të zgjedh njerën dysh: a të baj nji marri tue e pranue këte detyrë, a të tregoj nji dobësi tue u largue. Vendosa ma mirë të baj nji marri ose, sikurse thonë ata shqyptarë qi duen të ruhen të pastër, desha të

kompromentohem!” 7. Lef Nosi: 1909, Kryetar i Klubit “Vllaznia Shkodër. 1909, Kryetar i shoqërisë “Afërdita” krijuar prej tij. Tetor 1909, organizator i Kongresit Arsimor Kombëtar. 1 dhjetor 1909, organizator i çeljes së të parës shkollë normale në Elbasan. 1910, boton gazetën “Tomori”. 1912, Ministër i Postë- Telekomunikacioneve në qeverinë e Ismail Qemalit. Pjesmarrës i Konferencës së Paqes në Paris. 1924, Kryetar Bashkie Elbasan. 1939, internohet në Itali. 1943, merr pjesë në Asamblenë Kushtetuese që shkëputi Shqipërinë nga Mbretëria Italiane dhe e shpalli të pavarur. 1945, arrestohet dhe dënohet me pushkatim. Ekzekutohet në vitin 1946. 8. Kol Tromara: 1907, Sekretar i Shoqërisë “Besa Besë”. 1915. Sekretar i shoqërisë “Vatra” në SHBA. 1916. Kryetar i shoqërisë “Vatra” në SHBA. 1918, Letër drejtuar shqiptarve të Amerikës për të financuar delegacionin për Konferencën e Paqes në Paris. Në atë letër thuhej: Cili shqiptar i mirë që dhëmbet për atdheun e mjeruar nuk e do çlirimin, zgjërimin dhe sigurimin e Shqipërisë? Cili shqiptar i mirë që dhëmbet për vllezërit e robëruar nuk do që ta kemi Kosovën, Toskërinë dhe Çamërinë? Cili shqiptar i mirë nuk jep jo vetëm qesen por edhe shpirtin e tij për qëllimin e shenjtë? Pjesmarrës në Konferencën e Paqes në Paris si delegat e shqiptarve të Amerikës. 1920, delegat i Korçës në Kongresin e Lushnjes 1925, largohet nga Shqipëria. Kthehet në vitin 1939. 1941-1943, në kryesinë e Organizatës së Ballit Kombëtar 1943, jep dorëheqjen nga Balli Kombëtar dhe merr pjesë si Ministër i Kulturës Popullore në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. 1945, Arrestohet, dënohet me pushkatim dhe ekzekutohet në vitin 1945. Mund të vazhdoja më tej me plot emra të tjerë si Ali Këlcyra, Qazim Koculi, Mihal Zallari, Bahri Omari, Xhafer Deva e plot të tjerë, madje edhe Mustafa Kruja, por mendoj se, për

sot, mjafton me kaq. Po të dëshërojnë mund të vazhdoj edhe me të tjerë. Duke patur parasysh këto të dhëna pyes: - Si duhet të konsiderohen këta burra, kolaboracionist apo patriot? Përgjigjen e kësaj na e jep njëri prej tyre, Ago Agaj, në librin e tij historik “Lufta e Vlorës”: A duhet të humbasin emrat e këtyre prijsave, qoftë që edhe ndonjë prej tyre të ketë bërë në politikë ndonjë akt të quajtur “Gabim”, sepse nuk arriti të realizonte qëllimin e tij padyshim patriotik? Historianët e majtë vazhdojnë t’i bien daulles me ritmin e sistemit të përmbysur. Shembullin e tyre e ndjekin edhe disa të tjerë që e quajnë veten të djathtë. Unë do të doja t’ju sillja vetëm një fakt. Çfarë u lanë pas vetes familjarëve të tyre këta “kolaboracionistë”? Se, natyrisht, në rast se do të ishin vënë në shërbim të pushtuesve do të kishin marrë edhe shpërblimin e tyre. Si qëndron e vërteta? Pas vetes së tyre ata lanë vetëm një copë shtëpi që iu rrëmbye nga grabitqarët komunistë. Më lejoni tani t’ju sjell një shembull tjetër, kësaj here nga sfera e majtë. Emrush Myftari, një i ri komunist kosovar, pjesmarrës i luftës së Spanjës përkrah brigadave internacionale, shokë me Xhemal Kadën, Petro Markon, Skënder Luarasin, edhe këta luftëtarë të Spanjës, me fitoren e forcave të Frankos kthehet në qytetin e tij të lindjes, në Pejë. Atje vazhdon luftën kundër okupatorëve jugosllavë. Më 17 prill 1941 Jugosllavia kapitulloi përpara ofensivës gjermane. Emrushi së bashku me një grup shumë të madh pejanësh pret ardhjen e çlirimtarëve gjermanë, siç i quante ai, ndërsa një grup serbësh ishin ngujuar në bashkinë e qytetit për ta pritur “okupatorin” me armë. Me mbërritjen e tanksit të parë gjerman, një vajzë e re i dhuron komandantit të tij një kurorë me lule të freskëta. Emrushi hipën në tanks dhe së bashku me turmën e madhe i drejtohen vendit ku ishin serbët. Fillon përplasja. Nga ana kosovare vriten dymbëdhjetë trima. Së fundi serbët detyrohen të dorëzohen. Për këtë veprim, Emrushi u dënua me vdekje nga komunistët, vendim që mundi të zbatohej në vitin 1945. Si duhet ta quajmë veprimin e këtij heroi, kolaboracionizëm apo patriotizëm? Si shpjegohet që ky luftëtar, që kishte luftuar edhe kundër gjermanëve në Spanjë, tani bashkohet me ta? A mos duhet quajtur tradhëtar? Jo dhe jo. Atë e thirri zëri i atdheut. Ishin pikërisht gjermanët që i sillnin lirinë e atdheut, që e shkëpusnin nga robëria shekullore e serbomëdhenjve. Ai, së bashku me intelektualët shqiptarë që cituam më lart, luftonin për Shqipërinë Etnike. Ishte

20
Nr. 20 - GUSHT 2012

Reportazh

Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër
Nëse nuk keni mundur të gjeni bileta për Lojrat Olimpike këtë verë, ngushëllohuni me faktin se nuk jeni vetëm. Në fund të muajit Qershor, vetëm një muaj nga nisja e lojrave, u shitën shtatë million bileta nga 8.8 milionë në total. Por sërish janë të shumtë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për të qenë në stadiumin Olimpik. Në tregun e zi kanë filluar të qarkullojnë bileta për disa nga ngjarjet kryesore me çmime shumë më të larta dhe ka ende bileta të pashitura për disa ngjarje të tjera sepse çmimi i tyre është shumë i lartë. Kjo është një akuzë që kryetari i Komitetit Olimpik Atletik, Jonathan Edwards, nuk e pranon: “Çështja e biletave është e thjeshtë: shumë njerëz donin më shumë bileta nga ç´ishin në shitje. Ky është një lajm shumë i mirë për ne si organizator, sepse 25 % e të ardhurave tona vijnë nga shitjet e biletave, dhe një nga gjërat që i kemi premtuar atletëve të botës, është se ata do të mund të konkurojnë në stadiume të mbushura plot me njerëz, dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë. Kjo është shumë e rëndësishme për atletët“. Edwards këmbënguli gjithashtu se Lojërat Olimpike do të kenë një impakt shumë më të largët se arritjet e menjëhershme. Zhgënjimi i banorëve lokalë Por jo të gjithë ndihen njësoj. Banorët lokalë në zonën e Newhan, afër Parkut Olimpik, janë të shqetësuar se nuk do të përfitojnë asgjë. Ata nuk kanë të njëjtin mendim si organizatorët e aktiviteteve Olimpike, të cilët thonë se do të ketë edhe aktivitete ku mund të merret pjesë pa patur nevojën e një bilete. John Armitt drejton Autoritetin Olimpik të Aktiviteteve. “Ka shumë ngjarje që zhvillohen në zona të ndryshme të Londrës, si në parkun Greenwich, në qendër të Londrës, në Whitehall, në paradën me kuajt mbretërorë dhe në Hyde Park. Do të ketë mjaftueshëm aktivitete në Londër dhe jo vetëm këtu në Stratford. Ky është një park i mrekullueshëm dhe njerëzit kanë për të pëlqyer lumin dhe pamjen. Mjafton të jesh këtu, të shohësh garat në ekrane të mëdha dhe nuk ke nevojë për të patur një biletë për të qenë brenda në stadium. Do të ketë shumë gjëra për argëtimin e njerëzve.” Reagojnë shoferët londinezë të taksive Diçka tjetër që ka inatosur londinezët është edhe rezervimi i disa korsive vetëm për personat VIP dhe zyrtarët Olimpikë, të cilët duhet të lëvizin nga njëri vend në tjetrin. Shoferët londinezë të taksive janë të inatosur pasi u është ndaluar përdorimi i korsive ZIL, një veprim i cili sipas tyre do t´u dëmtojë biznesin. Steve McNamara është zëdhënës i Shoqatës së Taksive të Licensuara të Londrës. “Lojërat Olimpike do të na dëmtojnë shumë. Përdorimi i plotë i korsive ZIL, apo itinerari i Rrjetit Olimpik është shqetësimi i parë. Ata po krijojnë korsi të ndaluara pothuajse në të gjithë rrugët kryesore të Londrës. Mendoj se janë rreth 61 km. Ne nuk mund të përdorim këto rrugë edhe në orët më të ngarkuara me trafik dhe në jemi shumë të inatosur me këtë.” Shumë vetë këtu shpresojnë se në momentin që Lojrat Olimpike do të nisin së shpejti, londinezët do të përfshihen nga shpirti i garës dhe do të ndjehen pjesë e lojrave edhe pa patur një biletë. Por ka ende disa pyetje se si do të jetë kjo verë Olimpike, që nga ata pa bileta deri tek ata që do tu ndryshojë rrënjësisht jeta e përditëshme.

LOJRAT OLIMPIKE

LONDËR 2012

Sportistët shqiptarë në “Londër 2012”
1) 2) 3) 4) 5) 6) 7) 8) 9) 10) 11) 12) Majlinda Kelmendi, xhudo, pesha 52 kg Romela Begaj, peshëngritje, pesha 58 kg Briken Calja, peshëngritje, pesha 69 kg Daniel Godelli, peshëngritje, pesha 69 kg Hysen Pulaku, peshëngritje, pesha 77 kg Endri Karina, peshëngritje, pesha 94 kg Klodiana Shala, atletikë Luiza Gega, atletikë Noel Borshi, not Sidni Hoxha, not Adriatik Hoxha, atletikë Arben Kuçana, qitje, pistoletë

21
Nr. 20 - GUSHT 2012

Deklaratat tuaja për rivlerësimin e figurave historike dhe të vetë historisë, zoti Kryeministër, kanë ngjallur jo pak reagime e debat publik. Ju jeni akuzuar për revansh. Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: revansh në emër të kujt, në rast se ka dhe a është revanshi qëllimi juaj? Së pari, vlerësoj të gjithë ata që angazhohen në një debat, analizë e shqyrtim të historisë në kuadër të 100-vjetorit të datëlindjes së Shqipërisë së sotme. Thirrja ime ka qenë e mbetet: Të bëjmë gjithçka për ta shndërruar këtë 100-vjetor në piedestalin e të vërtetave tona kombëtare në këto 100 vite. Ne kemi ardhur në 100vjetor si një komb, i cili për 45 vjet ishte me histori të falsifikuar apo të ndaluar dhe kam kënaqësi që edhe ata, të cilët për arsye strikt politike aktuale, vërsulen e më atribuojnë gjëra që nuk i kam thënë, por të paktën po i afrohen të vërtetave që duhet të dalin. Unë nuk i kam kërkuar kujt, kurrë, të shkruajë këtë apo atë, për historinë e vendit dhe nuk e bëj këtë. Por ata, të cilët mendojnë se Kryeministri i vendit nuk mund të flasë për historinë e vendit të tij, janë qesharakë, për të mos thënë më shumë. Unë u them këtyre zotërinjve se historia dhe politika janë binomi më i pandarë. Historia është veprimi politik i djeshëm, sikundër politika është veprimi historik i sotëm. Natyrisht kanë identitete të ndryshme. Njëra është përshkrim, tjetra veprim. Këtyre zotërinjve, që u duket se po jua prekin pavarësinë, ju garantoj se asgjë nuk mund të më pengojë, qoftë si Kryeministër, intelektual apo qytetar, për të mos mbrojtur ato të vërteta që besoj. Ne erdhëm si komb me histori të ndaluar, me histori të falsifikuar. Ne kemi përgjegjësi para vetes, por, mbi të gjitha, para fëmijëve tanë, të mësojmë të vërtetat. Nuk ka diskutim që kjo Shqipëri është bërë nga patriotët. Ata që e kanë dashur e kanë bërë këtë vend dhe pa dashurinë, përkushtimin e sakrificën e tyre, ky vend nuk do të ishte sot, 100-vjeçar. Por kjo nuk mund të na pengojë të shohim të gjitha dritëhijet e historisë sonë. Kam pasur e kam qëndrim të palëkundur ndaj luftës nacionalçlirimtare, si një ndër faqet më të ndritura të historisë sonë, por ata që duan të mohojnë aspektet e saj vëllavrasëse, që duan të mohojnë financimin e kontributin e aleatëve të mëdhenj, në radhë të parë të Britanisë së Madhe, në këtë luftë, ata vazhdojnë melodinë e vjetër hoxhiste. Ata, të cilët duan ta shohin historinë me gjyzlykët e hoxhizmit, harrojnë se ato janë me syzet e falsifikimit. Jam jashtë çdo lloj idealizmi dhe idealizimi dhe unë them se ky 100-vjetor nuk është një panair lavdie dhe nuk mund të jetë, sepse kështu e kemi pasur të shkuarën. Por duhet të jetë një 100-vjetor analize. Ideja

Jo heshtje ndaj falsifikimit të historisë
Tradhti kombëtare e Hoxhës, qëndrimi ndaj aktit të Bujanit
se Berisha po nxjerr në pah figura nga veriu e Kosova është thellësisht e kryekëput antikombëtare. Nëse dikush mendon se veriu e Kosova duhet të përjashtohen nga historia kombëtare, nuk ka qëndrim më antikombëtar se ky. Unë jam i bindur se Enver Hoxha e përjashtoi Ahmet Zogun se ishte nga Mati. Jo! Por sepse ai e errësonte çdo ditë, pushtetin e tij mizor dhe e kërcënonte. Hoxha bëri gjithçka për të hedhur një mal shpifjesh e trillimesh ndaj tij e luftëtarëve që vazhduan luftën dhe ne duhet të themi se ishin agjentë të këtij apo atij. Të themi se Enver Hoxha, i cili bëri gjithçka për ta shndërruar Shqipërinë në Republikë të 7-të Jugosllave, nuk bëri këtë, por e bëri Abaz Kupi se u thirr nga Stambolli në Beograd, për t’u mbështetur në rezistencën e tij të armatosur. Historia duhet të gjykohet në kontekstin e kohës e të rrethanave. Nuk kam kritikuar kurrë, Enver Hoxhën pse bashkëpunuan me jugosllavët. Aspak, se në atë periudhë ushtria çlirimtare jugosllave ishte ushtria partizane më e fuqishme e Europës dhe kjo nuk mund të mohohet. Por ka qenë tradhti e vërtetë kombëtare qëndrimi i tij ndaj aktit të Bujanit, ku u firmos që çështja e Kosovës të zgjidhej pas luftës, me plebishit dhe ky e grisi. Ka qenë makabritet qëndrimi i tij ndaj genocidit të shqiptarëve dhe Masakrës së Tivarit, ka qenë antikombëtar qëndrimi i tij ndaj nacionalistëve që luftuan dhe shpalli armiq, burra, tribunë të vërtetë të lirisë së shqiptarëve. Pretendoi se Kryeziu ka qenë bashkëpunëtor i jugosllavëve, por e vërteta është Kryeziu dhe kryezinjtë kanë pasur rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë në Vlorë. Është i ati i tij që mbrojti më shumë se kushdo tjetër qeverinë e Vlorës dhe u përlesh me falangat e verioepirotëve të Spiro Milos në Himarë e zona të tjera. Historinë duhet ta themi! Luftëtarët e lirisë të kësaj njësie nuk ishin një brigadë. Ata ishin gjithsej 300 vetë dhe një pjesë e tyre përfunduan në një pus, të ekzekutuar të gjithë nga Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha. Ata ishin burra që luftuan katër vjet dhe u angazhuan në një seri operacionesh kundër armikut. A duhet të heshtim?! I gjithë pretendimi se Kryeministri po përzihet në histori, në fund të fundit, ka avokatinë për të mbrojtur dogmën hoxhiste të mashtrimit të historisë. Unë nuk jam për idealizimin e historisë. E kam theksuar dhe e theksoj se eliminimi i kundërshtarëve politikë nga Ahmet Zogu është shumë e rëndë, e pafalshme. Disa prej tyre kanë qenë njerëzit që kam admiruar e admiroj më shumë, por e vërteta është se edhe ata donin ta vrisnin e po komplotonin në mënyrën më të vendosur kundër tij, por sërish nuk duhej t’i vriste. Kur thotë Kryeministri se ‘24-a ishte grusht shteti, reagojnë në mënyrën më të fuqishme, por kur e pranon edhe vetë Noli se ishte grusht shtetit, këtë e fshehin, e falsifikojnë. Atëherë do t’i bëjmë elozhe grushtit të shtetit?! Noli është gjeni. Në letrat shqipe, nuk ka njeri që të kem lexuar e ta dua më shumë se Nolin. Por jo në politikë! Të mos ngatërrojmë puçistin me autorin e “Albumit”, themeluesin e Kishës Autoqefale me puçin e ‘24-s. Duhet të jemi njerëz të emancipuar e të nxjerrim të vërtetat siç janë. Së fundi ka lindur një tjetër debat, mbi numrin e dëshmorëve. Nuk e di sa është, por e sigurtë është se shqiptarët kanë luftuar me vendosmëri të madhe në Luftën e Dytë Botërore dhe me luftën e tyre kanë ngjallur admirim të madh. Por një mënyrë për të poshtëruar të vdekurit është të shpallësh martirë ata që nuk janë, të shpallësh dëshmorë një numër fiktiv. Shqiptarët e dinë mirë sa u vranë në fshatin, qytetin e rrethin e tyre. Por del e trillon për qëllime paranojake. Dikush mund të thotë se e bëri për interesa, por absolutisht jo, sepse lufta ishte e tëra e regjistruar nga ata, të cilët trajnonin, pajisnin e financonin këtë luftë. Kudo, në çdo njësi ishin vendosur oficerë britanikë. Mbi 140 aviatorë e oficerë të Forcave Ajrore britanike kanë rënë në Shqipëri. Oficerë të gradave më të larta kanë lënë jetën në Shqipëri. Kjo nuk dot thotë aspak se luftën e bënë ata, pasi luftën e bënë shqiptarët, por ndihma e tyre ishte jetike dhe mohimi i këtij fakti është një nga faqet më të zeza të atyre që shkruan e fshehën historinë. Të përdorësh qëndrime të qeverisë britanike për të justifikuar akte të caktuara - ndërkohë që Londra ishte kryeqyteti i luftës. Po të lexoni letrat e ish-ministrit të Jashtëm të asaj kohe, Çërçilli thotë se nëqoftëse Shqipëria do të ishte pushtuar nga Italia, pasi Britania e Madhe i shpalli luftë asaj, - kur u pushtua Shqipëria nuk reagoi kush, të gjitha fuqitë e mëdha perëndimore të asaj kohe e bekuan atë pushtim me heshtje, kjo është e vërteta - Mbreti Zog do të ishte pritur me pompë të madhe, siç u pritën mbretërit e tjerë që ikën dhe u erdhën në Londër. Mbreti nuk pranoi kushtet, nuk kapitulloi dhe kjo është e njohur. Çfarë leverdie ka që sot të ruajmë falsitetin historik e të mos nxjerrim të vërtetën, apo të bëjmë insinuata absurde se Berisha do të nxjerrë Zogun mbi Ismail Qemalin. Ndërkohë që dy janë figura të pakrahasueshme. Ismail Qemali është themelues i pavarësisë. Kjo është më e pakundërshtueshmja, por nuk e lanë, për të mos thënë se e përzunë. Ai (Ismail Qemali) nuk erdhi me qëllim që të ikte nga Shqipëria, përkundrazi, vuri bazat e një pushteti në kushtet më të vështira, me kurajë mbinjerëzore. Aventurierë shqiptarë, në bashkëpunim me të huajt, bënë që të largohej. Edhe Zogun e detyruan të largohej, i bënë puç, por ai u kthye. Unë mendoj se historia duhet të rishkruhet e të vërtetat të dalin edhe kur janë të hidhura. Është shumë e papranueshme për një komb që kryetari i Kongresit të alfabetit, që i dha alfabetin latin gjuhës sonë, të jetë mohuar në këtë mënyrë, siç është mohuar Mit’hat Frashëri. Ndërkohë që emrin e një djali të ri, patriot i flaktë, i cili la studimet në Itali e kthye në vend për të luftuar, por u vra dhe nuk ia doli dot të bëhej as udhëheqës brigade, as udhëheqës batalioni dhe as udhëheqës çete, e mbajnë dhjetëra rrugë e objekte në vend. Ky qëndrim është i qytetëruar. Kjo ndodh për dy arsye. Së pari, një mik i imi më thoshte se kisha të drejtë, por po të shkruante këto, ku do të shkonin ato mijëra faqe që kishte shkruar më parë. I përgjigjem: i shkruaj prapë, kush të pengon. Në të kundërt do të të mbeten si blozë në dritën e së vërtetës. Së dyti, i sponsorizon shoqja Nexhmije, e cila vazhdon me angazhim e përkushtim të madh të mbrojë aktet barbare e mizorinë e saj e të shoqit të saj. -Shqipëria ka marrë kryesimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Cilat janë prioritetet e Presidencës shqiptare? Ne kemi marrë kryesinë e radhës dhe kemi përcaktuar si moto “Të bashkuar në diversitet”. Ne besojmë se mund të japim kontributin tonë nën këtë moto. Një moto që është e vlefshme për Evropën, por edhe më gjerë. Ne jemi një komb plurifetar, por do të thosha me një virtyt të shkëlqyer, që konsiston në respektimin e besimit të tjetrit, me të cilin ne mund të kontribuojmë. Çështja e rinisë do të jetë çështje tjetër. Gjithashtu, vazhdimi i reformave që ndërmori presidenca britanike lidhur me Gjykatën e Strasburgut. Një drejtim tjetër do të jetë përpjekja për të afruar vendet e Pranverës Arabe me Këshillin e Evropës, në mënyrë që ata të mund të përfitojnë nga ekspertiza e shkëlqyer që institucioni më i vjetër demokratik i Evropës së pasluftës disponon dhe është shumë pozitive që ato po bashkëpunojnë ngushtë. Komisioni i Venecias, që pa diskutim është lider në hartimin e Kushtetutave dhe ligjeve të tjera, po punon me to. Po kështu departamente të tjera të Këshillit të Evropës kanë eksperiencë shumë të madhe që mund t’jua ofrojnë këtyre vendeve. Duke e konsideruar një privilegj të madh që, në 100-vjetorin e Pavarësisë së saj, Shqipëria, një prej demokracive më të reja të kontinentit, kryeson tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane. Kjo ka një simbolikë të jashtëzakonshme për Shqipërinë e shqiptarët. - Ju thoni se kriza ekonomike nuk e ka përfshirë ekonominë shqiptare, por është e pranishme në Europë. Për të shmangur pasojat e saj, keni parashikuar politika favorizuese për biznesin kryesisht atë të vogël, si pjesë e rëndësishme e ekonomisë, për mos i falimentuar këto biznese? Unë besoj se Shqipërinë nga kjo krizë, e cila ka qenë kriza më e stuhishme dhe më e fuqishme që nga vitet ‘30 të shekullit që shkoi, e ka mbrojtur modeli ekonomik që ne vendosëm. Model, i cili ka si parim kryesor: mbështetjen maksimale të biznesit. Në këtë kontekst, dua ta theksoj se të gjitha reformat që ne ndërmarrim kanë parasysh para së gjitha e mbi të gjitha, biznesin. Ne kemi vendosur disa nga praktikat më moderne që ekzistojnë në Europë, në raport me biznesin. Ne kemi vendosur barrën fiskale më të lehtë. Por kemi potenciale të tjera të mëdha, që pa diskutim do të shpalosen. Jam plotësisht dakord që ky biznes është i vogël në xhiro, por është shumë i madh për vendin, është punësuesi kryesor e kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të zhvilluara. Ne do të bëjmë gjithçka për të dhe për bizneset e tjera. Dallimi është se para gogolit të taksës marksiste, do të jenë masat që do të zgjerojnë më tej lirinë fiskale. Nëqoftëse ka një faktor që e ka sjellë botën në këtë krizë të tmerrshme është evazioni i madh fiskal, i diktuar nga taksa progesive. Unë i besoj shumë kësaj. Ndaj, më tej do të kemi masa të tjera lehtësuese, por po pres që kundërshtari të shpallë taksën e tij marksiste dhe nivelin e saj, në mënyrë që t’i përgjigjemi me stimulin e lirisë fiskale.

22
Nr. 20 - GUSHT 2012

Dy pllaka guri ku zbulohen
Nga Telnis Skuqi TEPELENË – Çfarë zhgënjimi mund të ndjejë njeriu, kur jeton me dy pllaka guri, të flakura 40 vjet më parë në kinoteatrin e qytetit të Tepelenës dhe askush të mos ta dijë që ato janë një pjesë e dëshmisë së historisë 500- vjeçare të kombit tonë.Një përjetim të tillë ka ndjerë drejtori i ri i qendrës kulturore të qytetit të Tepelenës, Gentian Sala, një muaj më parë, kur teksa sistemonte objektet e muzeut, zbuloi fare rastësisht dy pllaka guri, me vlerë historike. “Ishin plurosur në një cep të muzeut. Në fillim i kujtova gurë të thjeshtë, të shkëputura nga godina, por kur nisa pastrimin, çfarë të shikoje. Të dyja pllakat ishin të shkruajtur në gjuhën osmane, që datonin në periudha të ndryshme kohe, njëra rreth viteve 1500, tjetra rreth në vitin 1800”, thotë Sala. Sala në fillim pyeti ciceronen, nuk morri asnjë pwrgjigje, pastaj kontrolloj kartelat e inventarit, nuk ishte shkruajtur asnjë gërmë pwr tw, në fund mendoi të thërrasë myftiun e qytetit, ai e la pa fjalë. “Fatmirësisht, myftiu Ardin Hoxhllaku, ishte arsimuar në Turqi. Fal tij u arrit të dëshifrohen të dyja pllakat. Njëri objekt i dedikohet një oficeri të lartë të ushtrisë së Ali Pashë Tepelenës, ndërsa tjera fet për luftën e Prevezes, që është zhvilluar 500 vjetë më parë në Veri të Greqisë së sotme”, shprehet Sala, ndërsa saktëson se guri 200 vjeçar ka përmasa 38 x 24 cm, ndërsa gurri 500 vjeçare 38 x 33 cm. Sala specifikon se guri 500 vjeçarë ka një mbishkrim të vjetër osmanishte, të vështirë për të kuptuar nga turqit e

500 vite histori
në Universitetin e Venecias (Itali), ku edhe është bërë dëshifrimi i tyre dhe zbardhja e përmbajtjes së shkrimeve. “Profesorët italianë që kanë punuar me deshifrimin e mbishkrimit thotë se pllaka afro 500 vjeçare është shkruajtur nga një pjesëmarrës në një ndër beteja mes Venedikut e Osmaneve që është zhvilluar në Prevezë. Pllakata e dytë, është akoma më e rëndësishme, duke sjellë në këtë mënyrë një dokument autentik se kjo ushtri ka qenë e pavarur nga Porta e Madhe”, tregon Tare. Tare shpjegon se në pllakën mbi 200 vjeçare lexohet: “Huwel baki / Bir Merd idi bahadir / Dunyada misli Nadir / Tepedelenli Ali pasha / Efendimizin Binbasisi (Ai është i pavdekshëmi / ishtë një trim hero / në botë është shembulli i rrallë / Ali Pashë Tepelena / oficer i zotëriut tonë). Ndërsa në pllakën mbi 500 vjeçare lexohet: “Allah ej vezir-i kâmgâr / devlettir ki der ceng-i ibtidâ / hususa bunxha gevherleri dhuhûr / Aferin sad aferin…/ Breveze-i körf(ezi) / Ahmed-i Muhtar… (…Zot o vezir i lumtur / Është lumturi që të fillosh një luftë / Në veçanti nga gjithë diamante që dallin në pah/ Të lumtë 1000 herë të lumtë / në gjirin e Prevezes/ profeti muhamed…/). Më tej, Tare saktëson se mbishkrimet osmane ende nuk janë çertifikuar zyrtarisht nga studiuesit, por pllakat janë një provë për historianët që studiojnë Perandorinë Osmane. “Kjo është një provë autentike që vërteton se ushtria e Ali Pashës Tepelenës ka qenë krejtësisht e pavaruar nga Porta e Madhe. Ky është një fat i madh për arkivin e një kombi”, përfundon Tare.

sotëm dhe kërkon kohë për t’u saktësuar. “Fatkeqësisht, një pjesë e pllakës 500 vjeçare është dëmtuar dhe kuptimi i fjalës nuk është i plotë. Ndërsa pllaka 200 vjeçare pothuajse është e origjinale dhe është arritur të dëshifrohet”, specifikon Sala, ndërsa nënvizon se fal dashamirësve të kulturës tashmë pllakat ndodhet pranë muzeut. “Presim me padurim që këto dy objekte të rradha t’i nënshtrohet një studimit të plotë dhe më pas të ekspozohen pranë muzeut e Tepelenës”, shton Sala. Për të, ky zbulim i rradhë nuk i përket vetëm Tepelenës, por gjithë kombit. Auron Tare, studiues, thotë se dy pllakat e gurit që u zbuluan një muaj më parë dhe, që secila peshojnë mbi 10 kg, tashmë janë dërguar në Qendrën e Studimeve Orientale

23
Nr. 20 - GUSHT 2012

Nga Telnis Skuqi GJIROKASTËR – Një turiste gjermane, rreth një muaj më parë, më ka habitur me qëndrimin e saj “pro” mjedisit. Më kujtohet si tani, ishte fundjava e parë e muajit maj, kur turistja kishte ardhur për të vizituar qytetin e Gjirokastrës dhe do qëndronte dy ditë, së bashku me të dashurin e saj. Vendosën të blejnë. Shkuan në supermarket, që ndodhet në lagjen “18 shtatori”, qendra kryesore e qytetit, bënë pazar, blenë ujë, si dhe disa ushqime të lehta për t’i konsumuar gjatë qëndrimit të tyre. Në fakt, ajo që më çuditi më shumë ishte refuzimi për të futur ushqimet në qeset e plasmasit. “Ju lutemi, nuk keni karton letre, plasmasi është i dëmshëm për shëndetin tim”, tha në anglisht turistja gjermane. Shitësja u bë flakë e kuqe, nuk e donte veten, u turpërua, por nuk kishte çfarë të bënte. Administratori i supermarketit që mbikqyrte punën u largua në fshetësi, çfarë t’i thoshte klientes së huaj. E gjetur e papërgatitur, shitësja më kot u mundua të “qetësonte” konsumatoren e veçantë. Ajo e dinte që “klienti ka gjithmonë të drejtë”, por fatkeqësisht, ky shërbim ofrohet në Shqipëri. Konsumatorët që i trasportojnë ushqimet nga supermarketi në shtëpi me qese plasmasi, nuk kuptojnë se sa antihigjenike është për ta. - Ne kështu shërbejmë, u përgjigj shitësja. - Çfarë, ju nuk ofroni këtë

“Të dashuruar” pas plasmasit

shërbim? – tha e habitur turistja, duke u larguar me ushqimet që i mbante në dorë. Ky reagim befasoi blerësit që prisnin rradhë. Disa e mirëpritën këtë “incident”, disa të tjerë e morrën në “mbrojtje” shitësen. “Ne shqiptarët jemi mësuar të përdorim qese plasmani vend e pa vend, kur fare mirë torbat e dikurshme janë më higjenike”, tha Violeta K., mësuese e letërsisë, për të qetë-

suar situatën. Në Gjirokastër, plasmasi është ambalazhi më i përdorur nga konsumatorët, por kjo është e keqja më e vogël për qytetin e gurtë. Shtatë, nga dymbëdhjetë lagjet e Gjirokastrës janë “pushtuara” në plasmaset e hedhura kudo. Fatkeqësisht edhe buka, tregtohet me qese plasmasi. Vetëm tre, nga njëzetë furrëpjekës, mbështjellin bukën

me letër, ndërsa pjesa tjetër e tregëton atë me qese. Vjollca M., administratore e një marketi, në qytetin e Gjirokastrës, thotë se bukëpjekësit bëjnë sikur nuk e kuptojnë interesin e konsumatorit. “Pavarësisht se në fillim në këtij viti qeveria vendosi një ligj për tregëtimin e bukës, pronarët e ofrojnë këtë produkt të konsumit të përditëshëm me plasmas. Disa konsumatorë janë ndërgjegjësuar, por pjesa më e madhe e tyre pëlqejnë bukën me qese”, tregon Vjollca. Sipas saj, institucionet e specializuara, që janë të detyruar me ligj të mbrojnë interesin e konsumatorit, vetëm vëzhgojnë, nuk ndërhyjnë për të përmirësuar cilësinë e tregëtimit të bukës. Vjollca thekson se konsumatori e ka të vështirë të ndryshoj mentalitetin. Ata janë mësuar se çdo mall që blihet duhet të futet në qese plasmasi. “Kjo histori duhet të marrë fund. Kam tentuar disa herë të zëvëndësoj plasmasin me letrën, por konsumatorët mar-

rin inat, largohen, kujtojnë se unë kursej qesen”, shpjegon Vjollca.Për të, gjëja më e rëndësishme për të ndryshuar mentalitetin e konsumatorëve është taksimi i mallit të rrezikshëm. “Kur dihet se plasmasi kërkon mbi 70 vjet të riciklohet, lind e drejta që çdo qeveri të vendosi një taksë të drejtpërdrejtë për biznesin dhe konsumatorit”, thotë Vjollca, duke shtuar se, prodhimi dhe tregëtia e plasmasit është biznes dhe si e tillë duhet të konsiderohet. Gjatë 20 viteve të fundit, plasmasi është kthyer në një fenomen shqetësues për mjedisin dhe dikush duhet të mbaj përgjegjësi, por fatkeqësisht, konsumatori e konsideron këtë produkt më të rëndësishëm se buka. “Për konsumatorin, plasmasi është bërë pjesë e jetës. Ata janë “të dashuruar” me të. Ky mentalitet duhet zhdukur dhe shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht me masat e tij, pasi ky produkt është i dëmshëm për jetën tonë dhe atë të fëmijëve tanë”, përfundon Vjollca.

24
Nr. 20 - GUSHT 2012