Explore Ebooks
Categories
Explore Audiobooks
Categories
Explore Magazines
Categories
Explore Documents
Categories
Evokova muzat, pasi vendi i shenjtë i Pierisë që është vendlindja e tyre, priti me
miqësi Dr. Kostantinos Hionidhis, të zbuar nga Pontos dhe që tani ka nderin të jetë
presidenti i shoqatës “HELIKON”. Sigurisht do të më frymezojnë edhe mua në të
kallëzuar ngjarjet e vajtueshme të atdheut tim, sepse të gjithë vajtojmë kur shohim të
ndarë Epirin burrëror, Greqinë e Greqisë.
Është detyrë e çdo burri të virtytshëm dhe të arsyeshëm, që të vleresojë çka është e
mirë dhe të dënojë gabimet, qofte mik apo armik ai që i kreu. Duke u nisur nga kjo
bazë morale, unë do të përshkruaj me paanësi ngjarjet e Vorio-Epirit ndër shekuj dhe
do të dënoj pa paragjykim veprimet e gabuara të grekëve, shqiptarëve dhe fuqive të
mëdha. Gjithashtu ju siguroj se jam krejtësisht i lirë nga çdo angazhim dhe botkuptim
politik.
Që të filloj të flas për Vorio-Epirin, duhet ti referohem së pari Epirit, pasi Vorio-Epiri
nuk është tjetër veçse pjesa veriore e Epirit, që me padrejtesi u nda nga fuqite e
mëdha. Që në kohët pre-historike, Epiri ka qenë i bashkuar, i pandarë deri në vitin
1914 kur fuqitë e mëdha krijuan Shqipërinë duke i aneksuar edhe këtë province të
Greqisë. Këtu lindi çështja Vorio-Epirit
Nuk është e mundur të tregoj me imtësi e detaje gjithë historinë e Vorio-Epirit tani,
pasi do duheshin vëllime të panumërta, për të përshkruar vuajtjet dhe sakrificat e
banorëve të tij, histori që nis nga kohët më të lashta. Dhe pikërisht për kontributin e
dhënë ndaj Greqisë, me këto sakrifica dhe vuajtje, Vorio-Epiri u bë vendi i heronjve
dhe bamirësve të mëdhenj që e nderon gjithë kombi grek. Njëkohësisht, për shkak të
padrejtësive të fuqive të mëdha dhe pashkathtësisë së burrave politikë dhe
diplomatevë greke, që u mungon politika largpamëse, u kthye në vend torturash,
rënkimesh dhe vajtimesh, që gjakosin shpirtin e popullit grek dhe në përgjithësi të
gjithë njerëzimit të qytetëruar.
Epiri, me qendrën kulturale të tij Dodona, më i vjetri dhe më i respektueshmi orakull
nga të gjithë orakujt grekë, shtrihet nga gjiri i Ambrakisë deri në lumin Jenusos
(Shkumbin). Ja çfarë shkruan gjeografi i madh i lashtësisë Straboni nga Amaseja e
Pontit (65 p.k.- 23m.k.):
“Duke përshkruar këtë vijë (Egnatia), nga Epidamnos ose Dhyrrahion (Durres) dhe
Appollonia (Pojani), kemi në krahun e djathtë fiset e ndryshme Epirote, që lagen nga
deti Jon deri në gjirin e Ambraqisë (nga Preveza e sotme), dhe në krahun e majtë
vargun e maleve të Ilirisë".
I të njejtit mendim ishte edhe Henrik Kipert (1818-1899), gjeografi më i madh dhë më
kompetent i shekullit XlX-të, i cili e konsideronte Shkumbinin (Jenusos ) si kufirin
më verior të Greqisë, duke thënë më 1878 në Berlin: - "Nuk ka province më Greke se
Epiri nga pikëpamja e popullsisë, gjuhës dhe mendimit".
Në fillim Epiri quhej Apeiros nga fjala e dialektit dorik "apeiros" dhe atij eolik
"aperos" (vend pambarim, pa skaj). Më vonë u quajt Epiros (kontinent, tokë e
vazhduar) në kundershtim me pjesen e detit dhe të ishujve të Jonit. U banua në kohe
shumë të lashta nga fise të ndryshme greke të origjinës dorike, që flisnin dialektin
dorik (nje nga katër dialektet e Greqisë së lashtë). Fiset kryesore epirote ishin
Ambrakiotët, Atamanët, Amfilokët, Kasopët, Mollosët, Timfët, Parorët, Thesprotët,
Kestrinët, Kaonët, Atintanët, Omfalët , Paravët, Abentët, Apollonasit, Dasaretët,
Kalikinet etj.
Pjeset më të shumta të Epirit administroheshin në mënyrë autonome dhe mbreti i
madh i Epirit, Pirros, i biri i Eakidit (318 p.k.-275 p.k.), bashkoi fiset e epirotëve në
një shtet unik dhe të fortë, i cili nga veriu shtrihej gjer në derdhjen e lumit Mathis
(Mat) në veri të Epidamnos (Durrës) me kryeqitetin Ambrakia. Pirros, qe i pari nga
grekët që pa rrezikun që kërcënonte greqizmin nga romakët dhe që në vitin 280 p.k.
kaloi detin Jon me thirrjen e tarantinëve, për shpetimin e qyteteve të Greqisë së
Madhe (Magna Grecia) në Italinë e poshteme (jugore). Midis të tjerash, në
ultimatumin që u drejtonte romakëve, shkruante: - "Nuk do t’iu lejoj të shkretoni
vendin e aleatëve, të rrëmbeni qytetet greke dhe njerëzit e lirë t'i shisni si plaçkë. Do t'
ju pengoj me armë, që të ndaleni se plaçkituri gjithë Italinë dhe shndërrimin e gjithë
njerëzve në skllevër".