Tema 2: KERKESA ( Lidhjet e kerkeses me çmimin

)

Bazat e teorisë së kërkesës. Kërkesa e konsumatorit dhe e tregut. Aspektet statike dhe dinamike të kërkesës. Ndryshimet në kërkesë. Kërkesa spekulative. Gjatësia e afatit në teorinë e kërkesës. Koncepti I një prapambetje të shpërndarë. Kërkesa rrjedhëse.

Objektivi kryesor I kësaj teme është paraqitja e elementëve të teorisë së kërkesës të lidhura këto parime me kërkesën për produkte bujqësore. Në këtë kuadër kuptimi I teorisë së kërkesës është themelorë, jo vetëm sepse ajo ndihmon të shpjegohet sjellja e çmimit të produkteve bujqësore, por gjithashtu sepse ajo parashikon skeletin dhe kornizën për studimet empirike të kërkesës. 2.1. Bazat e teorisë së kërkesës. Njësia bazë e teorisë së kërkesës është konsumatori. Çdo konsumator është I ballafaquar me probleme të ndryshme zgjidhjeje. Ai ka një numër të madhë dëshirash që fillojnë nga nevojat bazë, karakteristikat individuale, rrethanat si dhe ambjentin e tij shoqëror dhe fizik. Kështu problemi shtrohet për të zgjidhur mallrat dhe shërbimet e veçanta që kënaqin më mirë dëshirat e tij brenda kufijëve të imponuar nga të ardhurat. Ekonomistët kanë përcaktuar si më të mirën në kufijët e përpjekjes së konsumatorit maksimumin e dobisë dhe të leverdisë. Maksimumi I dobisë në teorinë e kërkesës mund të shpallet edhe matematikisht. Kjo nënkupton maksimizimin e një funksioni të dobisë në vartësi të një detyrimi të ardhurash. Zbatimi në praktik I kësaj teorie paraqet vështërsi dhe për këtë arsye është përdorur kryesisht si një projekt-plan nga ana konceptuale. Në bazë të kësaj teorie ne mund të konkludojmë që një konsumator ka tendencë të perferojë më shumë ose më më pak nga një mall, por ai do të realizojë më shumë blerje vetëm në një çmim më të ulët. Bazuar në këtë kusht arrijmë në konkluzionin tjetër se ekziston një lidhje e zhdrejtë mes sasisë së kërkuar dhe çmimit.

2.2. Kërkesa e konsumatorit dhe e tregut. Kërkesa e konsumatorit është përcaktuar si sasira të ndryshme të një malli të vecantë të cilën një konsumator ka dëshirë dhe mundësi ta blejë, ndërkohë që çmimi I këtij malli ndryshon, duke mbajtur konstant të gjithë faktorët e tjerë që ndikojnë mbi kërkesën. Varësia dhe lidhja e kërkesës konsumatore mund të përshkruhet në praktik në dy mënyra:
♦ ♦

si një tabel e çmimeve dhe sasisë (listë kërkese), si një grafik ose funksion algjebrik I çmimit dhe sasisë (një kurbë kërkese).

Varësia e kërkesës përcakton lidhjen e thjeshtë mes çmimit dhe sasisë së blerë për njësinë e kohës, ndërkohë që mbajmë të pandryshuar të gjithë faktorët e tjerë. Çmimi dhe sasia ndryshojnë në mënyrë të anasjellët, të zhdrejtë, prandaj kurba e kërkesës ka prirje për pjerrësi negative. Është kjo arsyeja që lidhja e zhdrejtë është quajtur ndonjëherë edhe ligji I kërkesës dhe ai mund të shpjegohet me kushtet e efekteve të zëvendësimit dhe të ardhurës ndaj një ndryshimi çmimi. Efekti I zëvendësimit, lind sepse konsumatorët zhvendosin blerjet e tyre në drejtim të produkteve relativisht më të lira, kur çmimet ndryshojnë. P.sh në qoftëse çmimi I mishit të pulës bie në krahasim me mishin e viçit , konsumatorët tentojnë të zëvendësojnë mishin e viçit me mish pule. Kjo është një orvajtje e konsumatorit për maksimizimin e dobisë materiale të kënaqësisë, brenda kufirit të të ardhurave që disponon, ndërkohë që çmimet relative ndryshojnë. Efekti I të ardhurës, lind sepse një ndryshim në çmimin e një produkti, duke mbajtur të gjitha çmimet e produkteve tjera konstante, ndryshon të ardhurat e konsumatorit. Një rënie në çmim, rritë fuqin blerëse të konsumatorit për një sasi të dhënë të ardhurash. Ndërsa një rritje në çmim ka efekte të kundërta. P.sh me 600 lekë/kg mish viçi, 10 kg kushtojnë 6000lekë. Në rrethanat e një rënie çmimi prej 10%, konsumatori do të blejë të njëjtën sasi me 5400 lekë, dhe 600 lekë të kursyera do ti shpenzonte në drejtim tjetër. Me një sasi të caktuar të ardhurash ndryshimet në çmim kanë të njëjtat efekte sikurse edhe ndryshimet në të ardhurat reale. Efekti I zëvendësimit ndaj një ndryshimi çmimi për një mall të veçantë është gjithmonë negativ. Me një rritje në çmim efekti I zëvendësimit është të pakësojë sasinë e marrë. E kundërta, është e vërtet për një rënie në çmim. Efekti I të ardhurës ndaj një ndryshimi çmimi është zakonisht negativ. Një rritje në çmim pakson të ardhurat reale. Duke ju referuar varësisë së lidhjes së drejtë midis sasisë dhe të ardhurave të fituara, në këtë rast sasia dhe çmimi do të lëvizin në drejtime të kundëra. Në mënyrë analoge arsyetimi mund të bëhet për një rënie çmimi. Ka disa mallra për të cilat ekziston një lidhje dhe varësi e anasjellët mes të ardhurës dhe sasisë. Në këtë rast një rënie në të ardhurat reale, që vjen si rezultat I një rritje në çmim do të shoqërohet me një rritje të sasisë së blerë. Ky është rasti I rrallë I paradoksit të Giffensit dhe quhet ndryshe lidhja pozitive e kërkesës në zbritje. Sidoqoftë, normalishtë, efekti ndaj një ndryshimi çmimi,është të ndryshojë sasinë e kërkuar në drejtim të kundërt.

Kërkesa e tregut, është një përgjithësim I kërkesës së konsumatore. Ajo është përcaktuar si sasitë e mundëshme të një malli ku të gjithë konsumatorët në një treg, kanë dëshirë dhe mundësi të blejnë, kur çmimi ndryshon dhe kur të gjithë faktorët e tjerë janë mbajtur konstant. Një ndryshim në çmim ka si përfundim ndryshimet në numrin e konsumatorëve blerës si dhe ndryshimin në sasinë e blerë për çdo person. 2.3. Aspektet Statike dhe Dinamike të Kërkesës. Koncepti statikë I kërkesës I referohet lëvizjeve gjatë një kurbe kërkese (kjo është quajtur ndryshim në sasinë e kërkuar). Ai është statik në kuptimin që ne marrim sasinë që I përgjigjet çmimit të produktit në fjalë, duke I konsideruar të gjithë faktorët e tjerë konstant(siç janë të ardhurat dhe çmimet e produkteve konkuruese). Kështu përcaktimi I përpikët I kurbës së kërkesës në teorinë ekonomike përshkruan alternativat çmim-sasi në një moment të njëjtë në kohë. Kjo nënkupton që konsumatorët kanë njuhuri të sakta rreth ndryshimeve të çmimit dhe veprojnë menjëherë dhe në mënyrë të arsyeshme me këto njuhuri. Ky përcaktim nuk lejon pritje të konsumatorit rreth ndryshimeve të ardhëshme në çmim për të ndikuar në blerjet. Ky përcaktim është pjesërisht artificial, por konsiderohet I dobishëm sepse ai veçon dhe çliron lidhjen logjike mes sasisë dhe çmimit. Nga ana tjetër teoria e kërkesës përcakton një metodë logjike, të arsyeshme të klasifikimit dhe kuptimit të forcave të tjera veç çmimit që influencojnënë kërkesë. Nga kjo kuptojmë se supozimi I bërë është metodologjik. Termi “dinamik” është përdorur në dy mënyra në teorinë e kërkesës: s’pari, ai mund të referohet ndryshimeve në kërkesë të cilat zakonisht janë shoqëruar me ndryshime në të ardhura, popullsi, ose ndryshime të tjera që influencojnë në kërkesë dhe që ndodhin me kalimin e kohës. s’dyti, ai mund ti referohet vonesave në përshtatje dhe rregullime. Përshtatjet e sasisë nuk kryhen menjëherë për shkak të njuhurive jo të sakta, kohës së kërkuar për të kryer ndryshimet e kështu me rradhë. 2.4. Ndryshimet në Kërkesë. Eshtë e rëndësishme të dallojmë një ndryshim në sasinë e kërkuar me një ndryshim në kërkesë( p.sh mes lëvizjeve gjatë një kurbe kërkese dhe dryshimeve në nivelin e përgjithshëm të kurbës). Faktorët kryesor që ndikojnë në nivelin e kërkesës mund ti grupojmë në 4 grupe: 1. Madhësia e popullsis dhe shpërndarja e saj sipas grup moshave dhe zonave gjeografike ( ndryshimet në numrin e blerësve). 2. E ardhura e konsumatorit dhe shpërndarja e saj ( fuqia blerëse). 3. Çmimet dhe disponimi I mallrave dhe shërbimeve të tjera që janë të mira të zevendësueshme. 4. Ndryshimet e përceptuara të nivelit të ardhshëm të çmimeve. 5. Ndryshimet në zakonet dhe traditat e konsumatorit.

6. Shijet dhe perferencat e konsumatorit. Këta faktorë janë quajtur vendimtarë në kërkesë dhe janë supozuar konstant për një nivel të dhënë të funksionit të kërkesës. Është e rëndësishme të theksohet se ndryshimet në kërkesë për produkte bujqësore janë një aspekt I rëndësishëm I ndryshimit të çmimit për këto produkte. Para se të trajtojmë efektet specifike të faktorëve përcaktues në kërkesë është e nevojshme të bëhet dallimi midis zhvendosjeve të thjeshta ose paralele në kurbën e kërkesës dhe ndryshimeve strukturale në kërkesë. Ndryshimin e këtyre koncepteve po e ilustrojmë nëpërmjet një ekuacioni të thjeshtë kërkese në të cilin sasia (Q) është një funksion linear I drejtë I çmimit (P) dhe të ardhurës së konsumatorit(Y). Q =α - β P + γ Y. ku, ( α , β γ ) janë parametraqë trgojnë se si janë lidhur variablat midis tyre. Një grafik ose (kurbë kërkese) I (Q) dhe (P) mund të jetë ndërtuar për një nivel fix të caktuar të (Y). N.q.s niveli I (Y) ndryshon atherë funksioni I P-Q zhvendoset në një nivel të ri. Kjo ilustron një zhvendosje paralele në kurbën e kërkesës. Është gjithashtu e mundëshme që edhe parametrat (kofiçentët) që lidhin këto variabla të ndryshojnë. Një ndryshim në një nga këto parametra është një ndryshim struktural dhe ka si përfundim një ndryshim në formën algjebrike të ekuacionit. Një kurbë kërkese supozon një drejtim të dhënë të shijeve dhe preferencave të konsumatorit. Përsa kohë shijet dhe perferencat mbeten të pa ndryshueshme, lidhjet midis çmimit, sasisë dhe të ardhurave nuk ndryshojnë. Për një kurbë kërkese të konsumatorit, burim kryesor I ndryshimit struktural janë ndryshimet në shijet dhe perferencat e konsumatorit. Në këtë kontekst është e qartë se kurbat e kërkesës së konsumatorit janë teorikisht rrjedhojë e funksionit të dobisë së tij. N.q.s funksioni I dobisë ndryshon , edhe kurbat e kërkesës do të ndryshojnë. Në rrethanat e një kërkese tregu, burime të tjera të ndryshimeve strukturale janë: ♦ Ndryshimet në shpërndarjen e faktorëve vendimtar në kërkesë (p.sh. të ardhurat), ♦ Hyrja e një malli të ri ose grup mallrash. Një zhvendosje ose ndryshim të thjeshtë në kërkesë për mish viçi po e paraqesim grafikisht. P

D2 D1

Q Një rritje në kërkesë do të thotë se kurba e kërkesës ka lëvizur djathtas. Në këtë rast konsumatorët kanë dëshirë të blejnë më shumë nga malli me të njëjtin çmim ose ato dëshirojnë të blejnë të njëjtën sasi me një çmim më të lart. Një ulje në kërkesë ka efekt të kundërt. Rritja në kërkesë si për ushqimet në tërësi ashtu dhe për produkte të veçanta janë të lidhura ngushtë me ritmin e rritje së popullsisë. Gjithashtu shpërndarja sipas grup moshave ndikon në kërkesën e përgjithshme si dhe në kërkesën për produkte të ndryshme. Kjo e lidhur me faktin se disa grupe moshash konsumojnë në mënyrë të diferencuar produkte të ndryshme. P.sh. moshat 13-19 vjeç konsumojnë më shumë kalori se grup moshat e tjera. Ndryshimet në shpërndarjet sipas zonave të popullsisë, gjithashtu mund të influencojë në kërkesën për lloje të ndryshme ushqimesh. Kështu familjet fshatare kanë tendencë të konsumojnë më shumë qumësht se familjet qytetare. Zhvendosjet në kërkesë për mallra të tilla si oriz, mish derri etj.,mund të ndodhin edhe si rezultat I përbërjes racore dhe besimeve fetare të popullsisë. Për shumicën e produkteve bujqësore e ardhura dhe kërkesa janë të lidhura dhe të varura pozitivisht, që do të thotë se një rritje në të ardhura e zhvendosë kërkesën djathtas. Për disa mallra të tjera edhe e kundërta është e vërtet. Këto janë quajtur “mallra inferiore”, jo për shkak të pamjaftueshmërive ushqyese, por thjeshtë se konsumatorët blejnë më pak nga këta mallra, ndërsa të ardhurat rriten. P.sh konsumi I bukës, fasuleve, lakrave e disa llojeve të tjera perimesh ulet ndërsa të ardhurat rriten. Kështu,në parim lidhja midis të ardhurës dhe kërkesës mund të luhatet nga pozitive nëpërmjet 0 në negative. Ndryshimet në kërkesë gjithashtu mund të ndodhin si rezultat I rishpërndarjes së të ardhurave ndërmjet shtresave të ndryshme të popullsisë. P.sh është e mundur të rritet kërkesa për mish dhe bylmet nga transferimi të ardhurave pa e ndryshuar nivelin e përgjithshëm dhe mesatar të të ardhurave. Nga ana tjetër si rezultat I rishpërndarjes së të ardhurave mund të paksohet kërkesa për produkte bujqësore të cilësive të larta si verë, fruta etj. Në përgjithësi sasia e një malli (jo produkte inferiore) të blerë rritet me rritjen e të ardhurës, por me një ritëm në rënie. Shpenzimet e përgjithshme rriten, sepse konsumatorët zhvendosjen në blerjen e produkteve me cilësira më të larta dhe me vlera ushqyese. Lidhja midis të ardhurës së përgjithëshme dhe sasisë së shpenzuar për një produkt ose grup produktesh shpesh I referohet kurbës së Engelit. Engeli ishte I pari që studjojë raportin midis të ardhurave të harxhuara për ushqime bazë, ndërsa këto të ardhura rriten. Ligji I Engelit në mënyrë thelbësore konstaton se : ndërsa të ardhurat rriten, % e të ardhurës së harxhuar për ushqime ulet. Kjo supozon se faktorët e tjerë janë konsideruar konstant. Ndryshimet në shijet dhe perferencat e konsumatorit janë faktor kryesorë që ndikojnë në zhvendosjen e kërkesës për produkte bujqësore, megjithëse efektet dhe ndikimet e tyre është vështirë për ti veçuar sepse siç dihet ato shoqërohen si me ndryshime në të ardhura ashtu dhe me ndryshime të tjera .

Kërkesa për vezë në Shqipëri nuk është e qartë a është rritur si rezultat I shijeve dhe preferencave, I të ardhurave apo I të dyjave së bashku, tendencat afatgjatë të konsumit për frymë janë përdorur shpesh si një stimulues I ndryshimeve në shijet dhe preferencat, megjithatë një tendencë e tillë nuk është domosdoshmërisht një udhëheqës drejtë zhvendosjeve në kërkesë. Kjo për faktin se një tendencë në rënie në konsumin për frymë mund të ndodhë thjeshtë edhe nga ndryshimet në prodhim për frymë. P.sh n.q.s kultivuesit e perimeve dhe frutave prodhojnë më pak në një vit të keq bujqësor, si rezultat edhe konsumi për frymë do të bjerë pa vënë re se ç’farë ndodhë me kërkesën. Kërkesa për çdo produkt është një funksion jo vetëm I vetë çmimit të tij, por edhe I çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të tjera. Të gjitha çmimet e mallrave janë të lidhura me një sistem varësie reciproke midis tyre. Një ndryshim në çmimin e njërit nga produktet, shkakton zhvendosje në kërkesë për produktet e tjera. Drejtimi I ndryshimit në kërkesë varet nga drejtimi I ndryshimit të çmimit të produkteve më të afërt të lidhur me të. Për zëvendësuesit ndryshimi në çmimin e zëvendësimit dhe ndryshimet në kërkesë janë zakonisht të lidhura pozitivisht.. P.sh n.q.s çmimi I mishit të viçit rritet krahasimisht me mishin e derrit, atëherë kërkesa për mish derri do të rritet. Për plotësuesit, ndryshimi në çmimin e mallit më të afërt të lidhur me të dhe ndryshimet në kërkesë janë zakonisht të lidhura në mënyrë inverse të zhdrejtë. Një zhvendosës I rëndësishëm I kërkesës për disa produkte bujqësore është zhvillimi dhe hyrja e produkteve të reja. P.sh detergentët e ndryshme kanë zëvendësuar sapunin që prodhohet nga dhjami ose kërkesa për prodhim portokallesh është rritur nga zhvillimi I industrisë përpunuese të koncentratove të ndryshme të lëngut të portokallit. Kërkesa Spekulative Kërkesa spekulative përfaqëson atë tip të kërkesës që lidhet me përdorimin e çmimeve të parashikuara në krahasim me çmimet në vazhdim. Në rrethanat kur një pjesë e madhe e prodhimit bujqësorë, prodhohet në mënyrë sezonale dhe konsumohet gjatë gjithë vitit, koncepti I kërkesës spekulative është I një rëndësie të veçantë për ekonomistët e sistemit të bujqësisë. Mbajtësit e inventareve parashikojnë të dalin në treg në momente të favorshme çmimi për produktet e tyre. Një funksion kërkese ka në vetvete si kërkesën për përdorim të vazhdueshëm ashtu dhe kërkesën për qëllime soditëse (spekulative). Kërkesa spekulative I është bashkuar funksioni të kërkesës si faktor shtesë, duke kontribuar në zhvendosjen e kërkesës dhe mbi këtë bazë edhe në ndryshimin e çmimeve. P,sh parashikimi I një prodhimi të vogël në vitin që vjen do të rriste kërkesën spekulative për inventarizuesit e vazhdueshëm. Kërkesa soditëse ndodhë në rrethanat e pritjes së luftrave, ose ngjarje të jashtzakonshme që priten të ndodhin në jetën ekonomike të një vendi. Një gjë e tillë realizohet nga persona spekulant të cilët shkojnë deri atje sa tërheqin prodhime me shumicë nga tregu, për të dalë në treg në momente të favorshme për ta me një çmim shumë më të lartë. Fenomene të tilla janë vërejtur në Shqipëri në prag të liberalizimit të mallrave të shportës dhe në rrethanat e gjendjes së jashtëzakonëshme të marsit 97.

Soditja ose (spekulimi) është konsideruar si një element kryesor që çon në lëkundjen e çmimeve për produkte bujqësore. N.q.s ndodhë një rritje në kërkesën spekulative, ajo do ti shtohet kërkesës së vazhdueshme, dhe për një ofertë të dhënë çmimet do të rriten. Në rast se parashikimet nuk realizohen atherë lëkundje çmimi nuk do të kishim dhe si rezultat mund të kemi dhe rënie të çmimit. Kjo për faktin se tregu ballafaqohet me një ofertë më të madhe se kërkesa për këto produkte. Sidoqoftë, soditja që parashikon saktë ngjarjet e ardhëshme pakson lëkundjet e çmimit. Ka dy momente që ndikojnë në ndryshimin e çmimit: ♦ blerja e produkteve dhe magaziniminë depo në kohën e korrjes së prodhimit ( kjo rritë çmimin mbi nivelet normale ). ♦ shitja e produkteve gjatë gjithë vitit pa marrë parasyshë sezonin e prodhimit ( kjo ul çmimet nën nivelet normale ). Në përfundim mund të themi se një funksion kërkese mund të zhvendoset me ndryshimet në kërkesën soditëse. Soditja që parashikon gabim ngjarjet e ardhëshme mund të rrisë ndryshueshmërin e çmimit, por soditja që parashikon sakt ngjarjet e ardhëshme zvoglon ndryshueshmërin e çmimit. 2.6. Gjatësia e Afatit në Teorinë e Kërkesës. Teoria statike e thjeshtë supozon dhe pranon përshtatje dhe rregullime të menjëhershme të çmimit. Por në rrethanat konkrete ka një sërë arsyesh përse nuk ndodhin përshtatje dhe rregullime të menjëhershme të çmimit. Pengesa për rregullime të shpejta në sasinë e kërkuar në përgjigje të ndryshimit të çmimit, përfshinë faktorë të tillë si: ♦ njohuri të pasakta ♦ pasiguria, dyshimi I konsumatorit ♦ pengesat teknologjike dhe institucionale ♦ zakonet e konsumatorit etj. Konsumatori nuk mund të pritet të kunderveprojë ndaj ndryshimeve të çmimit për të cilat ai nuk është në dijeni. Kështu mungesa e njohurive mund të pengojë rregullimet e shpejta. Pasiguria ose ndryshimet e paparashikuara në çmimet gjithashtu mund të veprojë në sjedhjen e konsumatorit. N.q.s konsumatori është I pasigurtë rreth ndryshimeve të ardhëshme të çmimeve blerjet mund të shtyhen apo nxitohen. Në rethana të tjera kur çmimi I një artikulli bie, konsumatori mund ti shtyjë akoma blerjet, duke parashikuar një rënje të mëtejshme çmimi. Ai mund të veprojë në anën e kundërt n.q.s çmimi rritet. Pengesat teknologjike. Nga ky kënd vështrimi konsumatorët tentojnë të përdorin mallrat e shëndosha para zëvëndësimit të tyre. Një llojë I dytë I pengesave teknike është mungesa e mallrave plotësues të nevojshëm për të përfituar një ndryshim relativ të çmimit. P.sh një fermer s’mund të ndryshojë menjëherë lëndën djegëse që përdorë në sektorin e tij, në përgjigje të një ndryshimi çmimi. Në afatin e shkurtër, të ardhurat e konsumatorëve janë të rrezikuara në një shkallë të madhe. Kjo për faktin se e ardhura neto e veçuar e konsumatorit ( pasi të zbriten të gjitha

shpenzimet ), mund të jetë e vogël dhe nuk mund të përfitojë nga ndryshimi I çmimit. P.sh një konsumator mund të vrejë një rënie çmimi në një lloj produkti, por ai nuk mund të veprojë në këtë moment n.q.s nuk ka të ardhura të mjaftueshme. Me kalimin e kohës e ardhura e veçuar mund të rritet dhe blerja mund të realizohet. Zakonet e konsumatorit, janë një moment I rëndësishëm në proçesin e blerjes. Konsumatori zakonisht blenë një farë sasie të një malli dhe si pasojë ai nuk I përgjigjet menjëherë një ndryshimi çmimi. P.sh konsumi në shtëpi është nën ndikimin e formimit të një zakonit, por ky zakon vjetrohet dhe zbehet shumë shpejtë. Afati I gjatë dallon nga afati I I shkurtër në teorinë e kërkesës, afati I gjatë zakonisht është përcaktuar si kohë e kërkuar për një përshtatje dhe rregullim të plotë sasior që ndodhë në përgjigje të një njësie të ndryshimit të çmimit. Periudha e afatit të gjatë korespondon me periudhën e rregullimit dhe përshtatjes për çdo mallë të veçantë. Skema e kërkesës afat shkurtër është thjeshtë një çast I kërkesës në një tregues të dhënë të kohës para se të ketë ndodhur rregullimi dhe përshtatja e plotë. Në afatin e shkurtër përgjigja ndaj një rënie çmimi mund të jetë shumë më e madhe se në afatin e mesëm. Kjo sepse shumë blerës, blejnë mallra që ti mbajnë për qëllime spekulative. Në një afat të shkurtër kërkesa për ruajtje, duhet konsideruar si shtesë e blerjeve për konsum, ndërsa në afatin e gjatë kërkesa do të vendoset pothuajse plotësisht nga përdorimi gjatë periudhës ndërmjetëse. Përgjigja ndaj ndryshimit të çmimit mund të jetë e vështirë të vlersohet. Koncepti I një Prapambetje të Shpërndarë Ideja e një përshtatje dhe rregullimi ndaj një ndryshimi çmimi çon në mënyrë të natyrëshme tek koncepti I një vonese të shpërndarë. Intervali I kohës midis një shkaku dhe efektit të tij është quajtur një vonesë ose prapambetje e shpërndarë. Në teorinë e kërkesës, ndryshimi I çmimit është quajtur “ shkaku”, ndërsa ndryshimi I sasisë “efekti”. Efekti rrjedhë nga një përgjigje e vonuar dhe është e shpërndarë gjatë kohës. Për një ndryshim të dhënë në variablin shkaksorë (çmimi), ka shumë rrugë alternative që variablat e tjerë (sasia e kërkuar) të ndryshojnë gjatë kohës. Në analizat empirike të bujqësisë, modelet e vonesave të shpërndara janë përdorur më shpesh për vlersimet e mardhënjeve dhe lidhjeve të ofertës se sa për lidhjet e kërkesës. Kërkesa rrjedhëse Konsumatori kryesorë, është ai që përcakton formën dhe pozicionin e kurbës së kërkesës. Për këtë arsye lidhjet e kërkesës konsumatore shpesh I kemi quajtur “ kërkesa kryesore”.Në analizën e çmimeve, çmimi I shitjes me pakicë dhe të dhënat sasiore janë përdorur zakonisht për të përcaktuar lidhjet e kërkesës kryesore. Termi “kërkesë rrjedhëse” I referohet shumës së shpenzimeve që janë përdorur për për prodhimin e produktit final. Termi kërkesë rrjedhëse shtrihet tek shumica e niveleve të kërkesës për produkte bujqësore të shitjes me shumicë. Kërkesa rrjedhëse ndryshon nga kërkesa e tregut përsa I përket sasisë së shitur dhe çmimeve të vendosura për njësi të produktit. Një kurb e kërkesës rrjedhëse mund të ndryshojë edhe për shkak të zhvendosjeve të kurbës së kërkesës kryesore ose për faktin se ndryshojnë nivelet e shitjes me pakicë.

Në praktik sasia e shitur me çmimet e shitjes me shumicë përdoret për të përafruar kërkesën rrjedhëse, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë I referohen kërkesës kryesore. PYETJE Cilët janë elementët përcaktues të kërkesës konsumatore dhe të tregut? Si lindin efektet e zëvendësimit dhe të ardhurës? Ç’është gjatësia e afatit në teorinë e kërkesës?