Dërgo para online

*
moneygram.co.uk
NR. 9/20 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.co.uk

Tel: 02082169527

LONDON

10 TETOR

*Për një listë të plotë të tarifave të transferimit në internet ju lutem vizitoni moneygram.co.uk. MoneyGram International Limited është e autorizuar dhe e kontrolluar nga Autoriteti e Shërbimit Financiar. MoneyGram dhe Globi janë marka të MoneyGram. Të gjitha markat e tjera janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. ©2012 MoneyGram. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

AKTUALITET

“THE TELEGRAPH”: KOHA PËR TË INVESTUAR NË SHQIPËRI, PERLËN E HARRUAR TË EVROPËS faqe 4

AUBREY HERBERT MIKU MË I MADH I SHQIPTARËVE
Nga Daut Dauti
faqe 4

DAVID SMAJLI: NJERIU QË FIKSOI KUJTIMET SHQIPTARE TË LUFTËS

THEMELOHET KOMPANIA AVOKATORE SHQIPTARE
i mbante një shqiponjë dykrenore në qafë, shenjë krenarie i të qenurit shqiptar. Ishte shqiponja dykrenore që simbolizonte qenien e tij, mërgimtar i integruar me dinjitet në shoqërinë britanike, mërgimtar që trashëgonte vlerat më të mira shqiptare në ishullin britanik. Por... shumë kohë më parë, kur Pelivan Zekaj u gjend në Londër, askush nuk do ta besonte se jeta do të përfundonte në moshën më të bukur të jetës... në lulen e rinisë. Një dorë gjakatare i merr jetën në Wood Green Shoping Centre. Një flamur shqiptar qëndron bashkë me foton e Pelivanit, si dhe lule, qirinj, kartolina me dedikime, nga familjarë dhe të afërm, miq dhe shokë, që e përjetojnë me dhimbje të thellë humbjen e djalit të tyre, të vëllait, të shokut, të mikut të mirë shqiptar. Lot, dhimbje e pafund . Vizitat nuk kanë të mbaruara në familjen e Pelivanit, që nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar z Mal Berisha, e deri tek shqiptarë anembanë Britanisë që kanë dëgjuar që një shqiptar u vra në moshën më të bukur të jetës. “U PREFTË NË PAQE” është mesazhi që përçohet gjithandej. Redaksia e “The Albanian” i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Zekaj, për humbjen e djalit. Të gjithë gjendemi në këto momente të vështira pranë familjes dhe të afërmve, që humbën djalin e tyre, pranë shokëve që humbën mikun më të mirë, për të ndarë bashkë me ta këtë dhimbje të madhe. Ndërkohë autoritetet policore britanike vazhdojnë hetimet për gjetjen e vrasësit, por fatkeqësisht deri në këto momente akoma nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

A

faqe2

DOSSIER
“REGJIMI I ENVER HOXHËS MBAHET ME 60 MIJË USHTARË”
-SI RAPORTONIN GAZETAT BRITANIKE MBI ZGJEDHJET E PARA TE PASLUFTËS NË SHQIPËRI?

faqe 18-19

Ofrojme mundesi fantastike per biznes me Kinen dhe Vietnamin Ne kemi zyrat tona ne keto vende dhe ofrojme mundesi per hapjen e bizneseve te reja qe nga tregeti mallerash, konfeksione, elekronike etj. Na kontaktoni dhe ne ju ndihmojme Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765

Transportojmë makina dhe mallra për në Shqiperi dhe Kosovë

Tel:

07790950960

Aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Artan Zeneli, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

faqe 2

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Emanuel Bajra Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Majlind Goge, Claire Fletcher, Flori Slatina,

Tel/fax:02082169527

KOMUNITET
THEMELOHET KOMPANIA AVOKATORE SHQIPTARE

Detectives continue to appeal for witnesses and information after a murder in Wood Green
Pelivan Zekaj, an Albanian national, of Monksfield, N4. A post-mortem examination held on Friday, 5 October, at Tottenham mortuary gave cause of death as a stab wound to the chest.

T. 0207 998 0035 F. 0207 998 48 10 M. 07792 097132 (Emergencies Only) E: info@oliverandhasani.co.uk W: www.oliverandhasani.co.uk
a të patën pesë vite që emri i tij është bërë mjaft i njohur. Kontakto avokatin shqiptar, nëse do të zgjidhësh punë thuhej gjithandej nëpër shqiptarë, ndërkohë që emri i Naim Hasanit lidhet drejtpërdrejt me emigracionin, si avokati i suksesshëm tek i cili kanë besim shqiptarët. Pas përfundimit të studimeve dhe një pune mbi 5 vjeçare nëpër kompani të ndryshme avokatore në Londër ai ka vendosur që të themelojë të parën kompani avokatore shqiptare në Britaninë e Madhe. Krejt i vetëdijshëm për sfidat me të cilat do të përballet ai ka vendosur themelimin e Oliver & Hasani. Tashmë me një eksperiencë

K

të admirueshme ai thuajse mbulon shumë fusha të ligjit por mbi të gjitha dhe ajo që është më e rëndësishme për shqiptarët, për të cilën është edhe i specializuar emigracionin. Ky është një sukses i madh i Z. Hasani dhe një krenari për çdo shqiptar. Natyrshëm është modeli i mërgimtarit të suksesshëm. Oliver&Hasani është ëndrra e bërë realitet me përkushtim, punë që nis nga bankat e universitetit dhe deri në suksesin e praktikës si avokat i z.Hasani . Të bindur se shumë e shumë të rinj do të kenë si shembull frymëzimi, na mbetet t’i urojmë suksese në punën e tij si drejtor i “Oliver&Hasani Solicitors”

An incident room has opened Officers were called at approx 23:15hrs on Thursday 4 Octo- at Hendon under DCI Andy ber to reports of a disturbance Chalmers (HSCC). involving a number of young people in a Burger King Anyone with information restaurant in Wood Green should call the incident room Shopping Centre, also known on 020 8358 0100; if you wish as The Mall, Wood Green N22. to remain anonymous call Crimestoppers on 0800 555 111. A 23-year-old man was pronounced dead at the scene. There has been no arrest at present. Next of kin have been informed and the deceased has been formally identified as

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar
Embassy of the Republic of Albania 33 St. George’s Drive London SW1V 4DG Tel. +44 (0) 20 7828 8897 Fax +44 (0) 20 7828 8869 E-mail: embassy.london@mfa.gov.al http://www.albanianembassy.co.uk To contact the Albanian Embassy for emergency cases only please call: 07518662630

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar
Embassy of the Republic of Kosovo 100 Pall Mall London SW1Y 5NQ Tel.: +44(0) 207 659 6140 +44 (0) 207 659 6134 Fax.: +44(0) 207 659 6137 Email: embassy.uk@rks-gov.net

CLP SOLICITORS
5-6 STAPLE INN HOLBORN LONDON WC1V 7QH TEL: 02030512187

EMIGRACION
-Natyralizim -Viza turistesh dhe studentesh -Ribashkime familjare -Qytetari britanike -Leje te perhershme qendrimi -Viza martese -EU/FRA Resident Permit applications

Albanian Lawyer Altin Kaprata

KRIME
-Vrasje -Plagosje -Mashtrime serioze -Vepra penale seksuale -Dëmtime aksidentale -Shkelje të kodit rrugor -Hetime nga zyra e taksave -Hetime nga zyra
e ndihmave

ÇËSHTJE FAMILJARE
Ne përfaqësojmë të gjithë klientët që kanë nevojë për këshillim nga ana ligjore si në Stacione Policie dhe në raste të ndryshme. Gjithashtu -Probleme financiare përgatisim mbrojtjen e tyre për në gjykatën magjistrale të (shkallës së ne divorce dhe ndarje parë) dhe në gjykatën e lartë. -Probleme ne ndarjen e Këshilla ligjore është falas ne polici pavarësisht nëse jeni me pasurise dhe prones se ndihma, në punë dhe se sa të ardhura apo kursime keni. Nuk ka forma perbashket -Probleme te kujdestarise se për të plotësuar. Nëse nuk jeni të kënaqur me shërbimet që keni marrë nga avokati juaj dhe doni ta ndryshoni atëherë ju lutem më kontaktoni femijeve ku jane perfshire shenë bimet sociale

-Ndarje,divorce

Mob:

-Dhune ne familje si dhe te
gjitha problemet qe lidhen me çeshtjet familjare

07500770914

F&M SATELITE SHOP

Disponojme aparate satelitore me internet per te gjithe ata qe nuk mund te vendosin antene satelitore. Keto aparate jane te teknologjise me te fundit me cilesi HD
DISPUNOJME gjithashtu DEKODER TE DIGITALB DHE TE GJITHE LLOJET E APARATURAVE TE TJERA DIGITALB HD 3D TRING SPIDER BOX 500/9000/9900 NA KONTAKTONI UNIT 5PAGE GREEN ROAD LONDON N15 4PG TEL.020880011538, Mob: 07983570355 OSE NE FAQEN TONE TE INTERNETIT

www.fmsat.co.uk
BEJME GJITHASHTU INSTALIMIN, RIPARIMIN DHE RREGULLIMIN TEKNIK TE APARATEVE TUAJA

ME NJE EKSPERIENCE SHUMEVJEÇARE OFROJME ÇMIMET ME TE LIRA NE TREG NDIHMOJME NEPERMJET TELEFONIT PER ÇDO PROBLEM QE MUND TE KENI

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 4

NGA CHRISTOPHER MIDDLETON

hqipëria, dikur një vend moçalor i paarritshëm, sot është më i hapur se kurrë për biznes, shkruan në një artikull të saj prestigjiozja britanike “The Telegraph”, duke vlerësuar potencialet ekonomike të Shqipërisë dhe lehtësirave të krijuara në vendin tonë për investitorët e huaj. Nga Saranda në jug dhe Shkodra në veri, Shqipëria po bënë hapa të mëdhenj. Vizitoni Gjirit të Lalzit, dhe do të bëheni dëshmitar të zhvillimit turistik të kësaj zone bregdetare me komplekse apartamentesh, të zbukurua nga miljet detare dhe të rërës. Këtu qëndron apeli i Shqipërisë për të joshur investitorët e huaj. Brenda pak viteve, bregdeti i Lalzit do të pësojë një metamorfozë moderne. Do të ketë rreth 500 pasuri të paluajtshme, hotele tetëkatëshe, qendra shëndetësore dhe pemë palme të importuara nga Malajzia. Jo keq, duke pasur parasysh se 15 vjet më parë, nuk mund të imagjinohej ndonjë e ardhme

S

“THE TELEGRAPH”: KOHA PËR TË INVESTUAR NË SHQIPËRI, PERLËN E HARRUAR TË EVROPËS
“Investitorët “të hidhen në sulm” në Shqipëri”. Kështu shkruan në një artikull të saj, prestigjiozja britanike “The Telegraph” duke u bërë jehonë potencialeve ekonomike dhe turistike të Shqipërisë, që po dalin në sipërfaqe nga zhvillimi galopant që po pëson shteti që dikur ishte vendi i dytë më i varfër në botë
për Shqipërinë. E sunduar që nga Lufta e Dytë Botërore nga komunistët, Shqipëria më pas u zhyt në kaos si pasojë e skemave piramidale ku gjysma e popullsisë derdhi kursimit e tyre në to. Në 1997, Shqipëria nuk kontrollohej nga qeveria, por nga bandat e armatosura. Që atëherë, shumë ka ndryshuar. Vizitoni kryeqytetin, Tiranën, dhe ju do të përballeni me një bukurinë shokuese të një qyteti me bulevarde të gjera. Ajo që e bën më tërheqës është lidhja e saj me bregdetin nëpërmjet një autostrade moderne dhe të shpejtë. Ndërkohë që ju po lexoni këtë artikull, 5 km e fundit janë duke u asfaltuar. Është e lehtë për të vizituar Shqipërinë. “British Airways” fluturon në Tiranë pesë herë në javë. Ju mund të bleni një apartament me pamje nga deti për aq pak sa £ 30.000, ndërsa një birrë mezi koston 1 £ dhe një shishe verë në një restorant është vetëm £ 4. Mbi të gjitha, Shqipëria ka një klimë të këndshme me diell. Numri i turistëve që e kanë vizituar është rritur si me progresion gjeometrik, që nga viti 2005. Vitin e kaluar e vizituan 4 milionë e njëqindmijë turistë kundër shifrës së vogël të vitit 2004 prej 300.000 mijë vizitorësh. Megjithatë, ekzistojnë disa probleme me korrupsionin dhe çështjet e pronësisë. Por kryeministri i vendit, z. Sali Berisha, është i përgatitur për të ofruar garanci. "Kur njerëzit britanikë vijnë në Shqipëri për të blerë pronë, paratë e tyre janë të sigurta", thotë ai. "Nëse ata blejnë një tokë bazuar në dokumente shtetërore zyrtare, asnjë pretendim mbi këtë tokë nuk do të pranohet. Unë jap garanci të plota për këtë”. Fjalë të forta, të cilat tregojnë qartë se nëse ju bëni një investim në disa miliona lekë në një vilë apo apartament, investimi juaj është do të jetë i sigurt ndaj pretendimeve që mund të ngrihen ndaj pronës që keni blerë. Sipas Kate Stinchcombe-Gillies, nga agjencia e famshme turistike “Holidaylettings”-agjenci e cila ofron ture turistike në të gjithë globin- potenciali ekonomik dhe turistik i Shqipërisë është i madh. "Çmimet e apartamenteve për pushime tipike shkojnë nga 285 £ - £ 490 në javë," thotë ajo. "Ju keni plazhe të bukura dhe jetë-nate të paharrueshme, së bashku me disa qytete dhe vende turistike që bëjnë pjesë në trashëgimin e UNESCO-s”. Shqipëria ka shmangur më të keqen e stuhive ekonomike përreth vendeve të Evropës. Ndërkohë që shumë vende kanë përjetuar rënie ekonomike, Shqipëria ka përjetuar prosperitet. "Ne nuk e ndjejnë recesionin - në fakt, ekonomia jonë është rritur", shton kryeministri Berisha, me një vezullim në sytë e tij. "Jo keq për një komb që dikur ishte vendi i dytë më i varfër botë". Siç duket, ditët e Shqipërisë së pazbuluar janë të numëruara. Për investitorët e zgjuar, tani është koha për t’u hedhur në sulm.

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 6

NGA DAUT DAUTI
Libri “Albania’s Greatest Friend – Aubrey Herbert and the making of modern Albania” (Miku më i madh i Shqipërisë – Aubrey Herbert dhe bërja e Shqipërisë bashkëkohore) është botuar vitin e kaluar (2011) nga shtëpia botuese I.B. TAURUS në Londër.

AUBREY HERBERT, MIKU MË I MADH I SHQIPTARËVE
ishte një njeri impozant në të gjitha pikëpamjet, të cilit vështirë se i gjendet shoku edhe në filmat më epikë të Holivudit. Në ditarin e Herbert-it, Qazimi zë një vend të rëndësishëm. Qazimi do ta shoqëronte “zotëriun” e tij anglez gjatë tërë qëndrimit në Stamboll, udhëtimeve në Ballkan, në vende tjera e deri në Britani të Madhe. Qazim Kukeli ishte ndihmë shumë e madhe në të gjitha aspektet e jetës së përditshme të Herbertit. I mrekulluar për këtë, Herbert një ditë e kishte pyetur Qazimin se çka mund të bënte për te si shpërblim. “Asgjë për mua. Fol mirë për Shqipërinë kur të jepet rasti” – ishte përgjigjur Qazim Kukeli. Dhe, Herbert e bëri këtë punë duke lobuar gjatë tërë jetës së tij për Shqipërinë. THEMELIMI DHE AKTIVITETI I KOMITETIT PËR SHQIPËRINË Aktivitetin e tij Herbert e ka shënuar në forma të ndryshme të shkruara që janë të përmbledhura në këtë libër. Libri është një lloj biografie e Abrey Herbert-it e cila duhet të jetë pjesë e historisë për Shqipërinë. Prandaj, çdo faqe është e këndshme për çdo lexues por është i dobishëm edhe për historianët dhe diplomatët pasi që për herë të parë dalin në shesh shumë ndodhi të dokumentuara duke u dhënë edhe shpjegimet e punës që ishte bërë në sfond. Këtu shihen detajet e aktivitetit të Komitetit për Shqipërinë (Albanian Committee) që u themelua me iniciativën e Herbert-it mbledhja e parë e të cilit qe mbajtur me 17 dhjetor 1912. Komiteti mblodhi një numër të rëndësishëm të dinjitarëve britanikë. Herbert, pas shpalljes së pavarësisë dhe gjendjes së rëndë që i pllakosi tokat shqiptare, e shtoi edhe më tej aktivitetin duke u bërë zëdhënës i çështjes shqiptare. Para formimit të këtij komiteti Herbert ishte anëtar i Komitetit Ballkanik që kishte influencë të madhe në politikën britanike nga i cili u largua për shkak se ky komitet përkrahte sllavët dhe grekët duke refuzuar t’i pranonte masakrat që u bëheshin shqiptarëve. Nga libri marrim vesh se Herbert, pasi që ishte pjesë e establishmentit politik dhe diplomatik britanik, e kishte nuhatur herët iniciativën e Fuqive të Mëdha për Konferencën e Ambasadorëve që do të mbahej në Londër. Prandaj, ky ishte edhe qëllimi i formimit të komitetit i cili ushtroi ndikim të madh. Komiteti, që në fillim të punës, përfshiu 12 anëtarë nga deputetët e Parlamentit Britanik, dy funksionarë të lartë qeveritarë, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryeshefin e rabinëve dhe shumë dinjitarë tjerë. Puna rreth krijimit dhe vendosjes së kufijve të Shqipërisë do të shkonte edhe më keq sikur të mungonte ndikimi i Komitetit në krye me Aubrey Herberttjera të cilat këtë njeri e kishin shndërruar në legjendë edhe sa ishte gjallë. Përshtypjet që kishte lënë Isa Beu në Londër ishin mahnitëse. Me trup të një gjiganti dhe me veshje karakteristike kombëtare, impononte pamjen e tij gjithkund. Herbert shënon se edhe në vende publike kur dilte Isa beu i tërë qyteti ndalej për ta shikuar këtë njeri të pazakonshëm. Një ditë Herbert kishte organizuar një drekë në restorantin e një shqiptari (Toni Preshës) në Londër për ta takuar Isa Boletinin me Lloyd George i cili në këtë kohë ishte ministër i financave por që më vonë u zgjodh kryeministër i Britanisë së Madhe. Herbert e përshkruan këtë takim në mënyrë brilante. Pasi që Lloyd George kishte shpalosur qëndrimet e qeverisë britanike për Ballkanin (të pafavorshme për Shqipërinë), Isa Beu i drejtohet Herbert-it, i cili në këtë rast shërbente si përkthyes, me këto fjalë: “ Thuaj këtij” tha Isa Beu, “ se unë jam malësor, sikur ky, dhe e di që e ka zemrën e mirë për ata që vuajnë, sidomos për malësorët. Dhe, thuaj se kur të del pranvera, ne do t’i plehërojmë tokat e Kosovës me gjak dhe eshtra të serbëve pasi që shqiptarët kanë vuajtur shumë dhe nuk mund të harrojnë”. Natyrisht, Herbert, këtë fjalinë e dytë e kishte zbutur pak gjatë përkthimit. Por, ai shënon se Isa Beu i kishte lënë mbresa të fuqishme Lloyd Gerge-it. “ They were a funny pair. Ll. loved him” - shkruante Herbert, e cila në shqip duhet përkthyer si:”Ata ishin një qift i çuditshëm. LLoyd George-it i pëlqeu shumë ai (Isa beu)”. Anëtaret e Komitetit një ditë Isa Beut ia kishin organizuar një vizitë në kopshtin zoologjik të Londrës. Duke ecur rrugës (Regent Street) vunë re postera të mëdhenj të ngjitur gjithandej mureve që përmbanin lajmin kryesor të ditës:” Është vrarë Nijazi Beu nga i biri i Isa Boletinit”. Anëtarët e Komitetit, pos Aubrey Herbert-it, ishin tronditur nga ky lajm. Herbert, me insistim të anëtarëve të Komitetit, i tha Isa Beut:”Në këto mure është shkruar se biri yt e ka vrarë Nijaziun. A e beson ti këtë? Në mënyrë të ftoftë, akull, Isa Beu tha se kjo gjë tashti nuk krijonte asnjë ndryshim duke shtuar: ”Kjo gjë është shumë e mundshme. E di që biri im ka qenë i vendosur ta vriste Nijaziun aq sa edhe Nijaziu ka qenë i vendosur ta vriste birin tim”. Pastaj, duke u shëtitur në kopsht zoologjik, e pyetën Isa Beun nëse po i pëlqente ajo që po shihte aty. ” Të gjithë i paskeni futur në kafaz pos dreqit. Mua më pëlqen liria” – ishte përgjigjur Isa Bej Boletini. Edhe në Parlamentin Britanik Isa Beu la përshtypje dhe efekt të madh. Lordi Trowen (gjeneral major), për ta respektuar edhe zyrtarisht, e kishte pritur me uniformë ushtarake. Herbert një ditë e kishte pyetur se si po e vlerësonte Londrën? Isa Beu ishte përgjigjur: ” Me gjithë madhështinë që ka ky vend dhe me gjithë mirësinë që keni ju anglezët, unë këtë nuk do ta ndërroja me shkëmbinjtë dhe lumenjtë e vendit tim”. “ALBANIAN SOCIETY” DHE VAZHDIMI I AKTIVITETIT PËR SHQIPËRINË Libri është i begatshëm me rrëfime të këtilla që kanë të bëjnë me sjelljet apo ndodhitë individuale por që krijojnë bazë dhe reflektim të rëndësishëm për historinë. Deri vonë është menduar se britanikët nuk kanë pasur njohuri me kërkesat nacionale që kishin shqiptarët. Këtu vërtetohet fakti se kastës politike nuk u kanë munguar informatat pasi që ajo gjithmonë ka qenë e shërbyer nga Herbert dhe Komiteti për Shqipërinë. Qeverive të atëhershme britanike u mungonte vullneti për të vepruar në drejtim të përkrahjes së kauzës shqiptare. Për fat të keq të shqiptarëve britanikët nuk kishin interesa madhore në rajonin e Ballkanit. Britanikët tregonin dhëmbët vetëm kur u duhej të manifestonin fuqi perandorake para shteteve tjera. Në fillim të vitit 1918 Albanian Committee u shndërrua në Anglo Albanian Society të cilës iu bashkua edhe Edith Durham që së bashku me Abrey Herbert-in mbetën fuqia kryesore e kësaj organizate e cila ekziston edhe sot. Jason Tomes, në parathënien e librit, duke folur për rëndësinë dhe efektin që pati aktiviteti i Abrey Herbert-it, bënë me dije edhe për faktin që shqiptarët në atë kohë ishin falënderues ndaj tij. Madje, pas pavarësisë disa personalitete shqiptare i kishin propozuar Herbert-it fronin e Shqipërisë. Noel Malcolm, poashtu në parathënie, vë në pah ironinë në lidhje me punën e Herbertit e cila u harrua tërësisht me ardhjen e komunistëve në pushtet në Shqipëri. Emri i Abrey Herbert-it në këtë periudhë të errët ishte mënjanuar nga përdorimi duke u dënuar me harresë. Kështu komunistët e vlerësuan punën e mikut më të madh që pati Shqipëria. As sot nuk është shumë mirë. Emri dhe veprat e mikut më të madh të Shqipërisë, pos në këtë libër, edhe sot përmenden rrallë ose aty këtu dhe pa vend. Sot nuk është as emri fshatit Herbert që ekzistonte dikur. Asnjë përmendore, asnjë institut nuk bart emrin e njeriut që i kushtoi jetën Shqipërisë dhe ndihma e të cilit pati efekt të madh. Këtyre ditëve kur Shqipëria e përgjysmuar feston 100 vjetorin e pavarësisë duhet ta kemi parasysh se gjatë lindjes së këtij shteti Herbert kishte punuar aq shumë dhe jashtë imagjinatës së shumicës së shqiptarëve të sotëm. Pa ndihmën e Abrey Herbertit, sot do të ishim edhe më keq.

M

e rastin e festës së 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar ky libër me siguri është një nga dhuratat më të mira për lexuesin. Libri përmban ditarin (pjesërisht i botuar më parë nën titullin Ben Kendim), fjalimet (parlamentare dhe publike) dhe artikujt e Aubrey Herbertit, botuar në gazetat britanike të kohës. Libri është një vepër shumë e rëndësishme që shpalos aktivitetin e palodhshëm të një personi i cili deri në vdekje punoi pa pushuar për çështjen shqiptare dhe për pranimin e saj në qarqet politike e diplomatike britanike ku kërkohej zgjidhja adekuate. Libri në tërësi e arsyeton titullin pasi që vihet në pah se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur ndonjëherë mik më të madh se Abrey Herbert-in. MIKU I SHQIPTARËVE NGA RADHËT E ARISTOKRACISË KONSERVATIVE BRITANIKE

it. Nga materiali i botuar në këtë libër vihet në pah se Komiteti ishte nikoqir i delegacionit shqiptar i cili në Londër erdhi në janar të vitit 1913 në përbërje të Mehmet Bej Konicës, Rashit Bej Dinos dhe Filip Nogës. Pasi që qeveria e Shqipërisë ende nuk njihej ndërkombëtarisht, ndihma e Herbertit dhe e Komitetit që i ofroi delegacionit ishte e madhe. Ndihmë e pakrahasueshme u ofrua edhe gjatë punëve të Konferencës së Ambasadorëve kur në Londër (29 prill 1913) erdhi delegacioni i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë. Delegacioni kryesohej nga Ismail Bej Qemali i cili shoqërohej edhe nga Isa bej Boletini të cilin shtypi dhe opinioni britanik e njihte si udhëheqësi i gueriles shqiptare të Kosovës dhe i cili tashti kishte marrë funksionin e komandantit të Milicisë Kombëtare të Shqipërisë. ISA BOLETINI NË LONDËR Pjesët e ditarit dhe të shënimeve tjera, siç janë letrat dërguar shtetarëve dhe artikujt botuar në gazeta britanike, përmbajnë pjesën më interesante aty ku bëhet fjalë për Isa Bej Boletinin. Kjo pjesë mund të jetë edhe kryesorja në këtë libër. Herbert, në mënyrë mahnitëse, përshkruan në detaje çdo hap të Isa Bej Boletinit në Londër. Isa Beu, gjatë tërë kohës sa qëndroi në Londër, ishte mysafir personal në shtëpinë e Herbert-ve. Herbert organizoi takime të anëtarëve të delegacionit me zyrtarët më të lartë britanikë, mbajti fjalime në parlament, shkroi artikuj në gazeta dhe bëri një varg aktivitetesh tjera të rëndësishme me qëllim që politikanët, ushtarakët, diplomatët dhe opinioni britanik të njoftoheshin me gjendjen e rëndë të shqiptarëve dhe kauzën e tyre nacionale. “Figura më piktoreske e këtij delegacioni ishte Isa Bej Boletini, Robin Hudi i Shqipërisë” shkruan Herbert duke vazhduar t’i numëroj faktet

Abrey Herbert (1880 – 1923) ishte jetëshkurtër por askush nuk bëri më shumë për Shqipërinë e cila sipas tij do të duhej të ishte më e madhe se që është sot. Herbert kishte prejardhje të traditës aristokrate angleze e cila gjë e kishte vënë në avantazh të suksesit. Familja e tij kishte në pronësi diku rreth 15000 hektarë tokë në Summerset të Anglisë. Ai ishte pasardhës i familjes së njohur Carnarvon. Kësaj familje i ishte shtuar edhe më shumë nami kur Earl i Pestë i Karnavonëve e zbuloi varrin e Tutankamonit dhe një varg zbulimesh tjera në Egjipt. Nga libri shohim se Aubrey Herbert u pajis me edukim sipëror në Eton dhe Oxford nga ku krijoi miqësi të ngushta me shumë personalitete të ardhshme përfshirë edhe të famshmin T. E. Lawrence (Lorensin e Arabisë). Karrierën e filloi si diplomat dhe vazhdoi të shërbente si oficer ushtarak në Irish Guards kurse më vonë shërbeu 12 vite deputet i Parlamentit Britanik nga radhët e Partisë Konservative. Në vitin 1904 Herbert filloi punën e atasheut të nderit në Stamboll dhe nga ky moment e deri në vdekje (1923) ai nuk iu nda aktiviteti të tij për promovim të nacionalizmit shqiptar. Herbert ishte i rëndësishëm edhe në jetën britanike. Figura e tij hyri në amshim letrar me anë të personazhit të Sandy Arbuthnotit në serinë e novelave Greenmantle të autorit John Buchanan. Nëse gjërat e mëdha bëhen rastësisht, atëherë rasti i Herbertit ilustrohet tërësisht në kuadër të këtij shembulli. Me vendosjen e tij në ambasadën britanike në Stamboll ai e gjen ndihmësin (shërbëtorin) e tij i cili e njofton me çështjen shqiptare. Shërbëtori është Qazim Kukeli, një shqiptarë nga Dibra. Qazimi është shkaku që Herbert hyri në botën e komplikuar shqiptare që nga dita e parë që u takuan. Qazim Kukeli, siç përshkruhet nga Abrey Herbert,

aktualitet
apat e mi të parë në drejtim të Shqipërisë ishin një takim i rastësishëm me Bill Maklinin e Brigadës “Skocezët Gri Mbretërorë”, në anijen për transportimin e trupave në Detin e Kuq, në vitin 1940.” Kështu shkruan koloneli David Smajli në hyrje të librit të tij. Një memoar i agjentit të inteligjencës britanike, Smajli, në dy misionet e tij në vitet 1943 dhe 1944 me luftëtarët e rezistencës shqiptare. Fillimisht me forcat partizane dhe më pas me grupet nacionaliste monarkiste. Ai ndihmoi në organizimin dhe armatosjen e shqiptarëve kundër forcave okupatore italiane dhe gjermane. Smajli përshkruan ngjarjet e fundvitit ’43, ku trupat shqiptare ishin duke rënë në luftë civile. Në parathënien e librit, kryeministri shqiptar Sali Berisha thekson rolin e britanikëve për bashkimin e shqiptarëve në luftë. “E vërteta është se ishte Britania e Madhe ajo që i armatosi luftëtarët e lirisë në Shqipëri, nën një motiv: armë çdo burri e gruaje që del të luftojë për liri, me kusht që ata të zbresin në fushëbetejë. Këtë solli Billy McLean në misionin e tij në Shqipëri. Është në nderin e veteranëve të luftës të mos injorojnë këtë kontribut historik të taksapaguesve dhe të qeverisë britanike. Oficerë të të gjitha rangjeve, pilotë të forcave ajrore britanike kanë rënë në tokat shqiptare, duke luftuar për lirinë e saj. Brigada e parë partizane shqiptare është themeluar në Vithkuq, është armatosur në Vithkuq, është financuar në Vithkuq, nga misione britanike. U ndala në këtë moment, sepse mohimi i këtij kapitulli është një nga faqet më të zeza të diktaturës komuniste. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar bëri gjithçka për të mbështetur shqiptarët në rezistencën e tyre” – vijon kryeministri Berisha. Vepra e Smajlit ndoshta nuk na jep një trajtesë aq të plotë e këtyre episodeve të kohës së luftës, siç bën kapiteni Xhulian Emeri në librin “Bijtë e Shqiponjës”, botuar nga shtëpia botuese ‘Macmilan’ në vitin 1949, por edhe kjo trajtesë e shkurtër është një pikë referimi për historinë. Ashtu si disa nga shokët e tij të Luftës së Dytë Botërore, Smajli u dashurua me Shqipërinë dhe shqiptarët. “…Më së fundi na u shfaq Shqipëria. Vendosëm të qëndronim në Drimade derisa të vinim në kontakt me guerilët shqiptarë, që ishin aktivë edhe në territorin grek dhe në kontakt me forcat e ELAS-it. Atë mbrëmje, perspektiva na u duk e mirë. Na u paraqitën dy partizanë shqiptarë, të cilëve u dhamë një pusullë, duke kërkuar takim me udhëheqësit e tyre”. Libri është i pasuruar edhe me fotografitë e realizuara prej tij gjatë kohës së luftës. Ato u ofruan bujarisht nga e shoqja, Moira, për fondacionin “Patricia Nugee”. Ato janë marrë nga albumet origjinale dhe shënimet nën to ja nga shënimet me dorë në albumet e Smajlit.

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 7

H

DAVID SMAJLI: NJERIU QË FIKSOI KUJTIMET SHQIPTARE TË LUFTËS
Burrel për të pritur një radist të ri që do të parashutohej te baza jonë në malin Bastar. Kjo fushë furnizimi ishte shumë e ngushtë dhe mund të përdorej vetëm për zbritjen e materialeve. Kur u kthye ishte i zemëruar keq me pilotët bashkatdhetarë të tij për pasaktësinë në kryerjen e detyrës dhe u dërgoi një qortim shumë të rreptë. Radisti kish rënë në tokë shumë larg nga fusha dhe për fat të mirë,nuk pësoi ndonjë dëmtim. Radisti i ri quhej kapter Kollins, me profesion mitraljer, anglez nga Njukasëll. Ai do të zinte një vend të rëndësishëm në jetën time më vonë, në Lindjen e Largët. Tani e njihja vetëm si radist dhe specialist të stërvitur për të pritur furnizime me parashutë nga avionë Dakota dhe Laisander. RAF-i (Forca Ajrore Britanike) kurrë nuk dërgonte avionë Laisander për të marrë ndonjë njeri nga prapavijat e armikut, nëse radisti i bazës nuk kishte stërvitjen e lartpërmendur. Ky ishte i vetmi njeri në Shqipëri që plotësonte këtë kërkesë të RAF-it. Më së fundi Maklini dhe Emeri u kthyen. Kishin bërë njëfarë përparimi me Kupin, i cili kishte pranuar të luftonte gjermanët edhe pa u furnizuar me armë e materiale të tjera, nëse do merrte një letër nga mbreti Zog që e urdhëronte të bënte siç kërkonim ne. Kur ishim në Londër, i kishim kërkuar Mbretit një letër për Kupin dhe ai na e kishte dhënë, por Ministria e Jashtme nuk na lejoi ta merrnim. Nuk e di arsyen, por mendoj se Qeveria e Madhërisë së Tij nuk deshi që përdorimi i letrës të jepte të kuptohej se Britania e njihte Zogun si Mbret të Shqipërisë. Qeveria Britanike kishte frikë se amerikanët mund ta akuzonin për një gjë të tillë, se e kishin kritikuar për ndihmën e dhënë Mbretit të Greqisë. Amerikanët nuk deshën në asnjë mënyrë që ne të mbështetnim regjimet monarkiste dhe, bile, deri në pikën kur lufta civile shpërtheu në Athinë, Ambasada Amerikane ngriti flamurin e bardhë dhe deklaroi se ishin të paanshëm në luftën midis qeverisë dhe komunistëve. Britanikët menjëherë dërguan ndihma me trupa dhe si amerikanët dhe grekët duhet të mbajnë mirë parasysh se vetëm në sajë të ndihmës britanike Greqia sot nuk është komuniste. Ne e konsideronim shumë të rëndësishme marrjen e një letre nga mbreti Zog dhe për herë të parë Maklini përfitoi nga oferta që zoti Iden i kishte bërë më parë, që t’i drejtohej atij në rast nevoje. Që më 23 maj, ai i dërgoi kërkesën që vijon: “Kupi, kryetari i Partisë Zogiste ka pranuar të bashkëpunojë me ne dhe të luftojë gjermanët. Ai nuk kërkon që Mbreti të njihet nga qeveria britanike, por kërkon një telegram personal prej tij, të konfirmuar me një letër që do ta lejojë të veprojë siç kërkojmë. Mendoj se pa një mesazh inkurajimi, Kupi mund ta pësojë si Mihailoviçi”.

“Ai burri atje është David Smajli! Doni ta takoni?”- na tha Tishi, ndërsa ne sapo kishim kërcyer si keca në vagonin e metrosë. David Smajli qëndronte ulur, mbështetur me të dyja duart mbi bastun, duke parë përtej xhamit. M’u duk sikur mbante qeleshe, si në një foto të luftës. “Po patjetër! Ka shqiptar që s’do donte ta takonte Davidin!”-i thashë unë ndërsa me Ninin, Arbrin dhe Besin nxituam tek ai. “Mirëdita David!” – e përshëndetëm shqip. Ai ktheu kokën dhe vuri dorën si hinkë te veshi. “Mirëdita! Jemi shqiptarë! Deshëm të të falenderonim, të të shprehnim mirënjohje për çfarë ke bërë për vendin tonë. “Ah, shqiptarë! Si jeni? E çliruam Kosovën. Bëra ç’munda këtu në Londër për të. Berisha si i ka punët? E kam mik. Po ajo ‘97-ta ashtu?! Pse i futët paret në ato dreq skema piramidale? Isha në Shqipëri pas pesëdhjetë vjetësh kur Berisha sapo kish ardhur në Pushtet. Enver Hoxha nuk më desh fare, por unë nuk e desha më shumë! Berisha më ka ftuar prapë tani, por nuk po më lë këmba. As vitet! U bënë 84! As veshët. Më janë prishur nga minat. Eh, sa mina kam plasur në Shqipëri! Me BBC më the se punon?! Mirë, mirë BBC-ja? Më morën në intervistë për Kosovën. Kur treni u largua me Davidin me vete, mua nuk më besohej. Në një Londër me 10 milionë banorë të takosh krejt rastësisht një njeri që lidhet me historinë e vendit tënd! Duhet të ketë qenë verë e vitit 1999, ky takim i parë së gjalli me David Smajlin. …Dhjetë vite më vonë Tishi më telefonoi nga Londra dhe më tha t’i thosha edhe Berishës se miku i përbashkët David Smajli ish larguar nga kjo jetë. Paralel me këtë njoftim unë shkrova pak rreshta për RTSH që i dha vend lajmit sakaq në edicionin qendror, ndërsa Arbri përktheu dhe botoi të nesërmen nekrologjinë e Davidit …Ishte sërish Tishi, Patricia Nugge, koleksionistja e njohur në mbarë botën e librave të moçëm

shkruar për Skënderbeun në gjuhë të ndryshme dhe që i shëtit me aq pasion kudo ku ka shqiptarë të interesuar për të parë me sytë e tyre kufijtë e jehonës me shkrim të Heroit tonë, ajo që më ftoi në “takimin e tretë” me Davidin. “Moira, gruaja e Davidid, na jep me fisnikëri të drejtën e botimit të fotove të luftës që ka bërë Davidi në Shqipëri. Ti e di që Davidi ka qenë i vetmi person me aparat fotografik në Shqipërinë e luftës? Shkojmë dhe bëjmë një vizitë dhe, ndërsa ne bisedojmë, Besi i fotografon, si thua. KOLONEL DAVID SMILEY U lind më 11 prill të vitit 1916 dhe vdiq më 9 janar të 2009-ës. Ai ishte një oficer i Forcave speciale dhe Inteligjencës britanike. Ai ka luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Palestinë, Irak, Persi, Siri, Shkretëtirën perëndimore dhe me ekzekutivin e operacioneve speciale në Shqipëri e Tajlandë. Është autor i tre librave të bazuar në përvojat e tij të luftës. Lufta Civile (Shkëputur nga libri i David Smajlit “Vitet shqiptare ’43- 45”) Kur Maklini dhe Emeri u nisën me Abaz Kupin, mendonin se turneu i tyre në zonat e Matit dhe të Krujës do të zgjaste nja dy javë, por ata u penguan nga aktiviteti i gjermanëve dhe shkuan më se tri javë para kthimit të tyre. Gjatë kësaj kohe kisha ngritur komandën e re. Baza e avancuar ishte në një pyll ahu afër majës së malit Bastar, më se 1 000 metra i lartë. Nga maja e malit shihej një panoramë e mrekullueshme mbi luginën që na ndante nga malet dhe kodrat përtej. Pas tyre ishte fusha e Tiranës. Një ditë, Heri dhe unë, vështruam aeroplanët që po bombardonin Tiranën. Pamë predhat antiajrore që shpërthenin rreth e rrotull avionëve dhe dëgjuam zhurmën e të shtënave dhe të bombave. E vetmja mangësi e bazës ishte se uji që dilte nga një burim ishte një çerek ore larg. Furnizimi me ujë bëhej me mushka, në enë të përshtatshme. Na vinin shumë vizitorë, por ata i ushqenim dhe i strehonim në

bazën disi më tej, të cilës ia vumë emrin “Kamp transiti dhe pushimi”. Patëm disa furnizime, që në shumë raste binin jashtë fushës së caktuar dhe kjo për shkak se pilotët përdornin aeroplanë të tipit Dakata, që ishin amerikanë dhe kushedi përse nuk e kishin saktësinë e pilotëve anglezë me avionë Halifaks. Ndoshta për faktin se amerikanët i lëshonin parashutat nga një lartësi e madhe. Rreth 50 për qind e materialit të furnizuar nuk ugjet kurrë. Patjetër që vendësit përfitonin nga kjo pasaktësi. Në një rast, pas një dreke, të gjitha thikat u zhdukën. Dyshuam te miqtë, por e kishin pasur gabim. Doli që fajtor ishte shërbëtori i Emerit, Dilaveri, i cili u tregua vërtet njeri që nuk meritonte besim. Por Emeri e donte dhe përpjekjet e Maklinit dhe të miat nuk arritën ta bindnin që ta dëbonte. Ai kurrë nuk vidhte nga i zoti, por nga ne të tjerët. Një ndër vizitorët që vinte në komandë kur Maklini dhe Emeri nuk ndodheshin aty, ishte Ihsan Toptani. Unë dija gjithçka për të dhe për kujdesin dhe ndihmën që i kish dhënë Nikolsit si dhe për përpjekjet për pajtim të LNÇ-së me nacionalistët. Siç kam thënë edhe më parë, ai ishte iniciatori i vërtetë i mbledhjes së Mukjes. Ai ishte në të dyzetat dhe flokët kishin filluar t’i binin. Ai e fliste anglishten dhe gjermanishten në mënyrë të shkëlqyer. Kishte kryer studimet universitare në Vjenë, vinte nga shtëpia e tij në Valias dhe ishte i veshur tepër mirë që të mund të konsiderohej si fshatar. Me qillotat e tij dukej sikur do të luante golf. Rridhte nga një familje e shquar patriotësh shqiptarë dhe u tregua aleat shumë i dobishëm për misionin tonë. Ai nuk ishte anëtar i ndonjë partie, por kishte pikëpamjet e tij personale. Ishte në marrëdhënie të mira me shumicën e udhëheqësve të partive të ndryshme, pavarësisht nëse ishin komunistë, zogistë apo ballistë, ose anëtarë të qeverisë progjermane. Ai kishte biseduar edhe me komandantët gjermanë. Qëndroi me ne gjithë ditën dhe tha se do të vinte prapë kur të ktheheshin Maklini dhe Emeri. Amerikani Xhek Tejlor u nis për në

Si u mundësuan fotografitë e realizuara prej Smajlit nga koha e luftës Ishte gazetari i njohur i BBC-së në shqip, Ilir Kadia, që i mori ato prej Londrës për t’i sjellë në këtë libër, botuar nga UET-Press. Ja si e rrëfen ai takimin me kolonelin Smajli:

CASANOVA BAR RESTORANT

38-40 ST JAMES'S STREET WALTHAMSTOW LONDON E17 7PE

TEL: 0203 302 5653 MOB:07703520427
*Ejani dhe binnduni se nuk do të mund të gjeni një vend më të mrekullueshëm për të gjitha festat tuaja, ditëlindje, fejesa, martesa dhe çdo lloj feste tjetër

MBI 150 VETA
MUND TË NDIQNI TË GJITHA NDESHJET LIVE Nuk do t’iu mungoje kuzhina e mrekullueshme shqiptare dhe mesdhetare Cilësia e garantuar Shërbimi I papërsëritshëm Ofertë special për të gjithë klientët e rinj sidomos për familjarët
NUK DO TË MUND TË GJENI NJË VEND MË TË MREKULLUESHËM PËR TË PIRË NJË KAFE APO PËR TË DREKUAR

MUZIKE LIVE

MUZIKE LIVE

A Class Motors
Me eksperiencë 12 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike BEJMË GJITHASHTU si dhe rregullimin e EDHE KONTROLLIN tyre, -Goma TEKNIK (MOT) -Regjistrimin e gomave Garazhi ynë është -Saldime, -Modifikime, i liçensuar për lëshimin -e shumë shërbime e çertifikatës së emotisë të tjera Nese thoni se Gazeta Mos harroni! “The Albanian”keni shkuar ngaZBRITJE përfitoni; *10%
Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

E vetmja autoshkolle qe perdor instruktore qe jane te kualifikuar plotesisht
AA Driving School Instruktori Shqiptar Artan Jakupi ne sherbimin tuaj Menyra me e lehte per te marre patenten angleze Na kontaktoniper ofertat e fundit

Ju ndihmojne nese deshironi te beheni instruktor Kontaktoni Artanin

07769628835

aktualitet NGA KIM MEHMETI
ë Maqedoni vazhdon debati se a duhet apo jo BDI-ja ta braktisë qeverinë e Gruevskit. Punët erdhën deri aty sa përfaqësuesit e BDI-së të kërkojnë nga shqiptarët e këtushëm ta heqin nga fjalori i gjuhës shqipe fjalën “dalje” dhe të përdorin vetëm shprehjen “hyrje” në qeveri. Gjë që mund të vlejë vetëm për ata që nuk e kanë kuptuar se çdo gjë që “hyn” diku, herdo kurdo duhet të “dalë” nga atje ku ka hyrë. Por sido që të jetë, mbetet e vërteta se BDI-ja ka shumë arsye që të mos e braktisë qeverinë e Gruevskit. Qindra arsyet pse BDI-ja duhet ta vazhdojë vëllazërinë me VMRODPMNE-në e Gruevskit mund të përfshihen vetëm në një fjali: dëmi u bë dhe, doli apo mbeti BDI-ja në qeveri, shqiptarët e paguan shtrenjtë injorancën politike të kryesuesve të BDIsë. Edhe atë jo vetëm me përbuzjen që ua bëri Gruevski nëpërmjet projekteve antishqiptare, por edhe konkretisht, me harxhimin e disa buxheteve shtetërore, duke injoruar kulturën dhe investimet në vendbanimet shqiptare si të ishin ato pjesë e ndonjë shteti të huaj. Pra, në rrethana kur BDI-ja është e fundit që e ka kuptuar se ajo nuk duhet t’i shpjegojë arsyet e daljes nga qeveria e Gruevskit, por çmimin që paguan shqiptarët shkaku i hyrjes së saj në këtë qeveri, është e kotë të flitet për pjekuri dhe koncept të qartë politik të atyre që drejtojnë këtë parti. Dhe në rrethana kur BDI-ja e fundit e ka kuptuar se është pjesë e një qeverie e cila nuk do as shtet në NATO e BE, as

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 9

S’ËSHTË AQ KEQ SA DUKET, POR EDHE MË KEQ!
bollshme vetëm për Maqedoninë e Ali Ahmetit, e cila pa dyshim se është shumë e mirë, ngaqë mundëson që një grusht njerëzish të përfitojnë, të marrin haraçin që u takon për mbulesën që ia ofruan Gruevskit, i cili ia doli t’i përbuzë e t’i dëmtojë shqiptarët e këtushëm në ato përmasa sa ata tani të mos lodhen me atë se a do del apo do mbetet BDI-ja në qeveri, por si ata të dalin nga ky mjerim ku ndodhen sot. BDI-ja e sotme përballet me atë që qëndron përballë Maqedonisë së Gruevskit: me tunelin që ka hyrje, por jo edhe dalje. Ngaqë BDI-ja hyri në atë tunelin, për të cilin shumëkush me kohë paralajmëronte se nuk ka dalje, asaj tani nuk i mbetet asgjë përpos të shtiret se është armiqësuar me Gruevskin. Por, sa u vlen kjo shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët e dinë atë që, siç duket, ende nuk e ka kuptuar Ali Ahmeti: në këtë shtet s’është aq keq sa duket, por edhe më keq. Është edhe më keq ngaqë dëmi i bërë nuk mund të korrigjohet, ngaqë Gruevski ua harxhoi shqiptarëve të këtushëm një pjesë të së ardhmes së tyre, ngaqë aq sa kjo qeveri harxhoi për ngritjen e përmendoreve, ky shtet nuk ka investuar për shqiptarët e këtushëm gjatë tërë 20 viteve sa Maqedonia është e pavarur dhe sovrane. Dhe tërë këtë Gruevski asnjëherë nuk do e arrinte nëse nuk do kishte mbulesë Ali Ahmetin, i cili, sa herë që cilido shqiptar i këtushëm thoshte se bëhet fjalë për një koncept qeveritar antiperëndimor e antishqiptar, ai dilte dhe i shpjegonte popullit se vetëm “analistët e paudhë” janë ata që duan të prishin vëllazërinë mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. E tani kur do duhet të shpjegojnë se çka fituan shqiptarët e Maqedonisë nga pjesëmarrja e partisë së tij në qeverinë e Gruevskit, përfaqësuesit e BDI-së kërkojnë nga opinioni i këtushëm të heqë nga përdorimi fjalën “dalje” nga qeveria. Mbase një ditë ata do kërkojnë që shqiptarët e këtushëm t’i harrojnë edhe vitet gjatë të cilëve Ali Ahmeti u shërbeu si mbulesë politikave të Gruevskit. Dhe të tillë siç jemi, ne do harrojmë shumëçka, por jo edhe pyetjen e dikurshme publike të Ali Ahmetit: “Ku të shkojmë nëse dalim nga qeveria?” Kjo pyetje nuk duhet harruar ngaqë ajo shpjegon shumëçka. Ndër të tjerat, kjo pyetje ngërthen në vetvete vetëdijen politike që ka për qëllim hyrjen në qeveri me çdo kusht, por duke mos e kushtëzuar me asgjë mbetjen në të. E atij që hyn diku e nuk di ku të shkojë në rast daljeje, mund t’i ndodhë që edhe të kalbet aty ku ka hyrë. Gjë që është duke i ndodhur BDI-së së Ali Ahmetit.

N

shoqëri të qytetarëve të barabartë, është e kotë të shpjegosh se Ali Ahmeti i shërbeu një regjimi që shtetin e bëri pronë partiake të VMRO-DPMNE-së. Pra është e kotë drejtuesve të BDI-së t’u shpjegosh se ata janë bashkautorë të mbylljes së mediave, të aksioneve policore si “Monstra”, që kishin për qëllim shqiptarët e këtushëm t’i njollosin si më destruktivët në Ballkan. Në kohën kur debatohet për (mos)daljen e BDI-së nga qeveria e Gruevskit, janë shpeshtuar kontaktet e Ali Ahmetit me zyrtarët e Tiranës dhe të Prishtinës. Mbase tani – si gjithmonë në situata të tilla – ai kërkon përkrahjen e tyre për veprimet e mëtejme. Dhe me siguri u shpjegon për rezultatet që i ka arritur gjatë përfaqësimit të shqiptarëve të këtushëm

në qeverinë e Gruevskit. Lidhur me shpjegimet e tij për Maqedoninë e sotme, zyrtarët e Prishtinës dhe Tiranës duhet ta dinë një të vërtetë: se ekzistojnë tri Maqedoni – ajo e maqedonasve ku investohet e ndërtohet, ajo e shqiptarëve në të cilën ata jetojnë si të huaj në pronën e vet dhe Maqedonia e Ali Ahemtit nga e cila përfitojnë vetëm shokët e tij partiakë. Pa dyshim se bashkëbiseduesve të vetë nga Tirana e Prishtina, Ali Ahmeti u rrëfen për këtë Maqedoninë e tretë, atë në të cilën jeton ai dhe shokët e tij, që voziten me makina me xhama të errët, nga të cilët nuk shihet qartë realiteti në të cilin jetojnë shqiptarët e këtushëm. Kështu që mund të ndodhë që zyrtarët e Prishtinës e Tiranës, të kenë informata të

NGA SKËNDER MULLIQI

P

o jetojmë në një dinamikë mbytëse, në një kohë krize globale. Po jetojmë në një kohë absurde me probleme të shumëllojshme të natyrës politike dhe të natyrës ekonomike. Problemet e jetesës po i vështirësojnë edhe logjika provincialiste e të vepruarit dhe të menduarit. Natyrisht se sjellja provincialiste vjen në shprehje më shumë tek ata të cilët jetojnë sot në provincë. Provinca jo rrallë është sinonim për vendet më të skajuara gjeografike. Në fakt në çdo vend të botës edhe në Kosovë ekzistojnë vendbanime të tilla. Në këto vende sigurisht se ka njerëz të ndershëm të cilët janë punëtorë shumë të përkushtuar në profesionin të cilin edhe e ushtrojnë. Këta njerëz natyrisht edhe i kanë synimet e tyre jetësore. Por, e metë e madhe është bërë se në këto vende të quajtura provinca, më shumë thuren intriga dhe më shumë njerëzit merren më punët e huaja sesa shikojnë punët e veta. Një tjetër ves i keq që mund të dëgjohet dhe përjetohet në provincë janë të dhënat se të gjitha gjërat shikohen dhe elaborohen nën prizmin e provincializmit. Provincializmi është gjendje shpirtërore, e jo kuptim gjeografik. Të gjithë ata të cilët për shumë kohë kanë jetuar në provincë edhe po të banojnë në qytet ose në kryeqytet, bukur me besnikëri edhe i përcjellin të gjitha ato vese provincialiste. Duhet të kalojë një kohë bukur e gjatë që këto vese provincialiste të tejkalohen. Provincializmi përkon

PROVINCIALIZMI ËSHTË GJENDJE SHPIRTËRORE, E JO KUPTIM GJEOGRAFIK
gjithashtu me rregullat dhe principet e pa shkruara të sjelljes dhe të veprimit. Sjelljet provincialiste janë shumë irrituese, të dëmshme për rrethin ku jetojmë dhe janë të dëmshme në përgjithësi për shoqërinë. Kjo logjikë provincialiste e të menduarit, sidomos të gjeneratës së vjetër dhe gjeneratës së mesme, është bërë shumë irrituese për gjeneratat e reja të cilat kanë krejt një logjikë tjetër të të menduarit dhe të vepruarit, dhe të cilët me të drejtë e paramendojnë një jetë krejt më ndryshe. Provincializmi është theksuar edhe për faktin më duket mua se njerëzit për shumë kohë kanë jetuar të izoluar në kohë dhe hapësirë, dhe e gjithë kjo ka bërë që të ngulitet edhe logjika provincialiste, ku njerëzit thurin gjithfarë intrigash në dëm të tjetrit, sa që nga këso lloj intrigash ka Intriga si provincilizmi që është po e ngulfat edhe zhvillimin e inteligjencës tek njerëzit të cilët janë bërë rob i logjikës provincialiste. Të bëhesh i “lumtur” në kurriz të thurjes së një intrige për tjetrin është pengesë e prosperitetit të një shoqërie. Ta shikosh të ardhmen përmes syzeve provincialiste, është shikim miop që individët e tillë nuk i shpie askund. Logjika provincialiste është logjikë paragjykuese, për t’i dhënë vetes të drejtë iluzore, që nuk përkon as më të drejtën e as me civilizimin njerëzor. Një person me ide provincialiste, është i prirur të bëjë edhe skandale të ndryshme, si në rrugë, në komunikacion në ndeja të ndryshme, në shoqëri, etj. Njerëzit me ide provincialiste mendojnë se kanë vlera të shumëfishta dhe se janë të gjithë-dijshmit e botës. Kjo në fakt shpreh të gjithë budallallëkun e tyre. Ata nuk munden të dalin nga levozhga në të cilën hermetikisht janë mbyllur. Dhe kësi njerëzish me ide provincialiste ka më bollëk edhe në kryeqytet. Nuk është më rëndësi se nga vjen, por është më rëndësi që në jetë shpejt të kuptohet mënyra dhe principi i logjikshem i të menduarit dhe të vepruarit. Njeriu gjatë jetës duhet të pësojë një katarsis pozitiv, se vetëm kështu mund të shikohet realisht jeta në këtë botë të mbushur përplot sfida. Në mbarë vendin tonë, dhe edhe ne vendbanimet që konsiderohen më pak të zhvilluara ka njerëz të cilët kanë kualitet, ka njerëz të mençur, të cilët janë në gjendje të krijojnë një shoqëri të re duke u ngritur mbi logjikën e imponuar provincialiste. Duhen bërë përpjekje që secilin njeri ta shikojmë përmes prizmit të vlerave e kualitetit që posedon sidomos të rinjtë tanë, duke i lënë anash vendin se ku ka lindur dhe prej nga vjen. Mos të bëhemi robër të stereotipeve të ndryshme dhe paragjykimeve të tejkaluara për këtë fillim shekull. Vetëm kështu do të jetë mire për të gjithë, vetëm pa logjikën provincialiste do të kemi një shoqëri të shëndetshme dhe prosperuese…

shumë raste kur kanë pësuar edhe personat e ndryshëm dhe familje të tëra.

Paratë tuaja në destinacion brenda * pak minutash
Dërgoni në Shqipëri dhe Kosovë deri në £100 vetëm për £4.90 tarifë**

00800 8971 8971 moneygram.com

Dërgoni nga:
*Në varësi të kohëshërbimit të operatorëve lokalë. **Përveç tarifave të transfe ferimit të aplikueshme për një t transaksion, mund të zbatohet një kurs i këmbimit të monedhës që vendoset nga MoneyGram ose ag jentët e saj. Të g j se g j jithë ag jentët e mësipërm janë ag jentë të MoneyGram International gj Limited në ofrimin e shërbimeve të transfe ferimit të parave. MoneyGram International Limited është e autorizuar dhe e kontrolluar nga Autoriteti e Shërbimit Financiar. © 2012 MoneyGram. Të g jitha të drejtat e rezervuara. j

Merrini në Shqipëri tek:

Merrini në Kosovë tek:

Kudo që shikoni simbolin MoneyGram

CS5401

aktualitet
“NË ’90-N ZYRTARËT ZGJODHËN KURSIN TERRORIST, UNË DOJA TA DEMASKOJA PUBLIKISHT” ë një ankth kafkian, të tmerrshëm dhe absurd, shkrimtari, rrugës për në selinë e Partisë Komuniste, pyeste veten se përse e kishin thirrur. Për atë skenën që mbyllte aktin e dytë të pjesës së tij të fundit, apo ndoshta për shkak se kanë zbuluar se ka një dashnore. Fatkeqësisht është më keq: me sa duket, ka nënshkruar një kopje të një libri të një të reje, familja e së cilës është internuar për arsye politike … Një kthesë e re në jetën e Shqipërisë komuniste. Kjo është fabula, e rrethuar nga miti i Euridiçes, së “Rekuiem për Linda B.”, romanit të fundit të shqiptarit Ismail Kadare, njërit prej intelektualëve më të angazhuar të Europës dhe pretendent i përjetshëm i çmimit “Nobel”, prezantuar në bibliotekën “Jaume Fuster” në Barcelonë. Pyetjet, aluzionet dhe pështjellimet kthehen menjëherë në një marrje në pyetje, metaforë e asaj çka ndodh në një shoqëri të ndrydhur, për të cilën Kadare shkruan në veprën e tij. “Në të gjitha tiranitë, realiteti është i dyfishtë apo i trefishtë: kjo është ajo që thuhet; atëherë më e rëndësishme është ajo që nuk thuhet, por duhet të nënkuptohet dhe pastaj ka gjëra që shteti thotë dhe askush nuk i beson dhe ata e dinë që është kështu. Fillimi i çdo tiranie është frika, gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të kenë frikë, me

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 11

ISMAIL KADARE: E VËRTETA E LARGIMIT TIM NGA SHQIPËRIA
çfarëdo metode”. Zëri i ulët, sytë që duken gati si një vizë prapa xhamave të syzeve dhe një kostum modest ngjyrë kafe, me këmishë të mbërthyer deri në grykë, ndihmojnë t’u japin peshë fjalëve të ish-deputetit në vitet ‘70, në vendin e tij, që emigroi nga Shqipëria në vitin 1990, drejt Parisit. A e ka ndier ai atë frikën, sidomos gjatë të shkruarit? “Të bësh letërsi sipas ligjeve universale, do të thotë që kjo letërsi e tejkalon frikën; nën frikë nuk mund të krijosh asgjë. Ç’kam bërë unë nën regjimin totalitar? Thjesht kam bërë letërsi normale në një vend anormal; dhe kjo është shumë”. Me durim, duke caktuar kufij në buzë të tryezës me të dy duart, Kadare tregon ligjin universal të letërsisë. “Rregulli i parë dhe themelor është cilësia e lartë dhe bukuria, e cila mund të jetë pak penguese, për të folur për tmerret dhe ka njerëz që duan të dëgjojnë për to. Letërsia merr më shumë nga vdekja se nga jeta”, nënvizon. Me 76 vite mbi supe, i përkthyer në 40 gjuhë të botës dhe me një trajektore letrare të njohur dhe vlerësuar me çmime si “Príncipe de Asturias” në 2009-n, shkrimtari shqiptar nuk i shmanget asnjë pyetjeje dhe përgjigjet gjithmonë ngadalë. Me zë të ulët. Pse u largua nga vendi i tij kaq vonë, në vitin 1990. “Rreziku kishte kaluar, nuk u largova për këtë. Megjithatë ishte një moment shumë delikat; vendi mund të përpiqej të afrohej me perëndimin ose të ndiqte rrugën e komunizmit konservator të Koresë apo Kubës. Diktatori Enver Hoxha kishte vdekur dhe, pavarësisht nga nervozizmi social, zyrtarët vendosën se nuk do të kishte asnjë ndryshim; ata do të zgjidhnin kursin konservator, terrorist, por duke e fshehur atë; unë doja të thosha publikisht se kjo ishte e rrezikshme; u largova për të thënë atë të vërtetë që atje nuk mund të thuhej”. Nuk ndodhi më parë, reflekton sot, sepse “pasojat për familjarët e atyre që e bënë ishin të tmerrshme; shumë prej tyre nuk e përballuan dot këtë dhe përfunduan duke kryer vetëvrasje… Një diktaturë është gjithmonë një vrimë e zezë prej së cilës nuk del dot aq lehtë”.Kadare, i mbarsur ende me frymën e Zolasë, mbrojti ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë për të ndaluar sulmet serbe mbi shqiptarët e Kosovës, konflikt të cilit i ka kushtuar “Tri këngë zie për Kosovën”. “Shumë pak vende nuk e kanë njohur Kosovën dhe një nga pak të mëdhatë është Spanja. Vetëm ata që kanë probleme të brendshme me disa komunitete, si Kina apo India, refuzojnë”, thotë. Duket absurde në Europën e sotme: “Ballkani Perëndimor shpreson të hyjë së bashku në Bashkimin europian në Shqipëri, [ku Kadare kthehet të kalojë periudha të gjata në vitet e fundit] vendi vetëm ëndërron për të hyrë në Europë, është një mani, ndaj shohin vetëm anën pozitive; është absurde që një vend kaq në qendër të Europës nuk është pjesë e saj. Po, kemi konflikte të brendshme, por për herë të parë Ballkani ka një ëndërr të përbashkët”. Me rreth dyzet tituj dhe me më shumë se gjysmë shekulli kushtuar krijimtarisë, është e pashmangshme pyetja nëse korpusi i tij letrar do kishte qenë ndryshe nëse nuk do të kishte jetuar nën diktaturën komuniste dhe më pas në ekzil. Autori i “Pallatit të ëndrrave” thotë: “Kjo është një pyetje që i kam bërë vetes disa herë: vepra dhe jeta ime e japin përgjigjen. Mes asaj çka është shkruar nën 30 vite tiranie dhe 22 të tjerave në një liri të plotë, nuk ka ndonjë diferencë të madhe; kush nuk e njeh biografinë time, e ka të vështirë të dallojë se cilës periudhë i përkasin, vetëm duke i lexuar; përfshi edhe ata kritikë që thonë se shkruaja më mirë nën diktaturë se tani. Pyetja do të ishte nëse shkrimtarët duhen futur në burg që të shkruajnë më mirë”, thotë Kadare, një zotërues i një ndjenje të hollë humori, të cilin e ka përcjellë në veprën e tij. “Humori dhe grotesku janë fondamentale në trajektoren time; pa këtë dimension grotesk, besoj se si veprat e mia dhe e gjithë letërsia do të ishin të paplotësuara. Kur gërshetohet humori me dimensione të tjera, lind letërsia e madhe”. Për këtë arsye ai mori në Bilbao çmimin e “Festival de la Risa”. Po, mund ta marrësh me mend se vepra e këtij autori që e pranon se është i joshur nga “Don Kishoti” (“është një nga tre apo katër librat më të njohur në vendin tim, sikur të ishin pjesë e letërsisë shqiptare: kjo ndodh vetëm me Danten dhe Servantesin dhe me Shekspirin”) do të ishte disi e ndryshme: “absolutisht, askush nuk e di se çfarë do të kisha shkruar në të tjera rrethana. Ndoshta vepra pak a shumë dramatike, nuk e di. “Koncerti”, një lloj pjese e dytë e “Dimrit të madh”, është ndoshta romani ku denoncoj më shumë terrorin komunist; e kam bërë duke i vënë ngjarjet në Kinë, por të gjithë mund ta shihnin paralelizmin e qartë… Po, ndoshta nëse do të kisha jetuar në një vend të lirë, nuk do të kisha pasur shumë interes mbi temat e shtypjes, tradhtisë, kompromisit me historinë, jetën nën diktaturë…”. Si në rastet e tjera, Kadare nuk mund të harrojë. Kështu që libri tjetër i tij që do të botohet në Spanjë, “Pranvera shqiptare” (botuar këtë herë nga “Gutenberg Galaxy”, në tremujorin e parë të vitit 2013), janë kujtimet e tij të viteve të fundit të diktaturës komuniste të Hoxhës. Kujtesa dhe zëri kundër tiranisë nuk mund të ndalen, edhe pse trupi i tij nuk është më ai i pari. “Shkruaj çdo mëngjes, por gjithmonë dhe më pak”.

N

(El Pais)

NGA ARBEN MANAJ
Britanikja “The Telegraph”, këto ditë, ndër të tjera këshillonte investitorët e mundshëm britanikë për rreziqet e blerjes së pronave në Shqipëri. Bëhet fjalë për vila banimi, shtëpi apo apartamente pushimi që në Angli përmblidhen në “A place in the sun”. Ajo i referohej edhe garancisë së dhënë nga Kryeministri Berisha, i cili theksonte se nëse blini toka të shtetit me dokumente shtetërore, unë ju garantoj se askush nuk do dalë e t’ju thotë se unë jam pronari. E mira do ishte që kjo të thuhej edhe për pronat e tjera me pronësi private… Britanikët që i njoh më shumë, janë ndër europianët që blejnë më shumë prona krahas gjermanëve, nëpër vende me klimë tropikale dhe mesdhetare, pasi kanë mundësitë financiare po se po, por edhe nevojën e madhe për më shumë vitaminë D, ose më shumë diell. Është fakt se britanikët kanë “pushtuar” Spanjën, Francën Jugore, Karaibet, Floridën apo shumë vende të Lindjes së Largët e Paqësorit, duke investuar fuqishëm për blerje shtëpish apo vilash e apartamentesh. Madje së fundi, janë duke u dyndur në Kroaci, Bullgari e Turqi, për shkak të çmimeve të ulëta, për momentin, por me tendencë rritje, për fatin e tyre të keq e për të mirën e tregjeve të reja. Shqipëria është e pazbuluara e fundit e Europës, madje e paprovuara. Fatmirësisht, Shqipëria ka një klimë të jashtëzakonshme me aq shumë diell dhe dalje në det, me male e terren piktoresk dhe një distancë të përshkueshme nga Londra brenda dy orë e gjysmë direkt. Por edhe me mental-

“MINIERA” IMOBILARE DHE EKZIGJENCA E TË HUAJVE
itetet njerëzor allasoj… Shqipëria ka moskonkurrencën në çmimet e banesave dhe apartamenteve krahasuar me vendet e mësipërme, ashtu si edhe përballueshmërinë financiare dhe çmimet më të lira për të jetuar e shijuar me sa më pak shpenzime në një klimë të këtillë, krahasuar me vendet e tjera të njohura për tregun imobilar me të huajt. Por Shqipëria ka një katalog problemesh të tjera që nuk gjenden fare ose janë minimale në vendet me të cilat ajo konkurron në tregun e ri të shitblerjes së banesave për të huajt. “Thembra e Akilit” mbetet siguria e dokumentacionit zyrtar dhe ligjor të pronësisë që në shumicën dërmuese të rasteve lë pa gjumë çdo investitor ose më saktë çdo europian, që do të donte të blinte një shtëpi apo apartament në Shqipëri. Hipotekimet e pronave dhe apartamenteve të reja lënë shumë për të dëshiruar, pa folur pastaj për arbitraritetin e faturimeve të shërbimeve, apo sigurinë e banesave, që janë më vulnerabël nëse merret vesh se e ka pronë një i huaj e që mund ta gjejë atë “në disk”, një ditë të bukur, nëse e mobilon dhe largohet për një periudhë kohore drejt vendlindjes së vet. Nuk po flas pastaj nëse dëshiron të blesh tokë për të ndërtuar një vilë apo shtëpi, sipas një projekti privat, pasi të del gjithë lagjja pronare. E në bregdet, shkalla e vështirësisë merr përmasa çmendurie dhe pamundësisë fataliste. moratorium i dalë kohe) se çfarë zhvillimi do ketë në bregdet dhe industrinë e marinave detare dhe skafeve luksoze. Imagjinoni punësimin në armatën e madhe të juristëve dhe agjentëve imobilarë që shoqërojnë këtë treg, etj., etj. Shqipëria ka hapësira të mëdha të pashfrytëzuara tokësore në bregdet dhe afër tij, ku mund të planifikohen dhe jepen projekte për ndërtime për fshatra të panumërt turistikë siç i sheh në Bodurm, apo Costa del Sol, Tenerife apo afër Dubrovnikut e Sveti Stefanit, me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike dhe financiare për vendin. Padyshim, edhe në një nivel shtetëror, për shkak të kësaj pranie të shtuar britanike, e cila e bën më të afërt Shqipërinë me Londrën zyrtare, edhe për shkak të shtetasve të saj rezidentë dhe me prona në Shqipëri. Jam më se i vetëdijshëm dhe aspak naiv për shumë vështirësi të tjera që mund të hasin të huajt, nëse do të duhet të jetojnë dhe të shijojnë resurset natyrore ose jo të Shqipërisë. Por të paktën, të punohet për eliminimin e atyre gjërave dhe plotësimin e atyre ekzigjencave të kësaj klientele, që një shtet ka në dorë, si ajo e dokumentacionit dhe sigurisë pronësore, që kjo kategori investitorësh të rëndësishëm të mos dekurajohet që në hapat e parë të interesimit në këtë perlë natyrore të pazbuluar të Europës, siç e cilësonte “The Telegraph”, pasi më vonë është shumë e vështirë të rifitohet.

Ka shumë anglezë që dëshirojnë jo vetëm në të ri, por edhe kur dalin në pension të jetojnë në një vend tjetër dhe mbi të gjitha me diell, për t’i ikur lagështisë e vranësirës stresuese dhe depresuese të ishullit. Janë shumë ata që janë të gatshëm të shesin pronat e tyre, siç është praktikë e përhapur, pasi fëmijët “janë larguar nga foleja” dhe me një pjesë të të ardhurave nga shitja mund të blejnë një banesë përgjithësisht më të madhe se sa ku jetojnë dhe me pjesën e mbetur të financojnë pensionin dhe shërbimet e moshës.

Kjo kategori janë një minierë e madhe investuesish të vegjël në dukje, por për nga numrat potencialë shumë të mëdhenj dhe me shumë përfitime, si private ashtu edhe shtetërore. Imagjinoni për një moment sa do të rritet kërkesë-oferta për banesa, sa do të rriten nevojat për sektorin e ndërtimit, nevoja për krah pune, nevoja për shërbime, fluturimet dhe shtimi i linjave të huaja ajrore si “Ryanair” ose “Easyjet”, “Monarch” apo “Thomas Cooke” drejt Rinasit, nëse korrigjohet koncesioni aeroportual me gjermanët. Imagjinoni (nëse hiqet

WHOLESALE AND RETAIL

EU FURNITURE LTD We supply major hight street s and stores

Offer a range of different furniture from all over the world at great retail prices

Ofrojme mundesi fantastike per biznes me Kinen dhe Vietnamin Ne kemi zyrat tona ne keto vende dhe ofrojme mundesi per hapjen e bizneseve te reja qe nga tregeti mallerash, konfeksione, elekronike etj.

Na kontaktoni dhe ne ju ndihmojme Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765

TRANSPORTI FALAS KUDO QË TË JENI NË LONDËR

opinion

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 14

NGA NDUE UKAJ
ombi dhe kultura, janë një njësi e pandashme. Në dijet e ndryshme humane, ekzistojnë definicione të ndryshme për kombin. Ndërsa, ai ma i përhapuri, kombin e koncepton si një grup i njerëzve të cilët identifikohen me njëri-tjetrin nëpërmjet një trashëgimi të përbashkët dhe një kulture të përbashkët. Vështruar në këtë kontekst, asnjë komb s’mund të kuptohet pa kulturën e tij. Edhe etnicitet, si njësi më e madhe se kombi, ndërlidhet me identitetin kulturor. Kështu, kultura është shtrati mbi të cilin formësohet, rritet, lartësohet dhe merr frymë krijesa e quajtur komb. Për më tepër, kultura është fanari që mban të ndezur flakën patriotizmit brenda një kombi dhe i bashkon qytetarët rreth një ideje e ideali që është kombëtar. Në këtë mënyrë, kultura, ka në vetvete vlerën e një udhërrëfyesi, që ia difton etnisë së caktuar, sistemin e vlerave të përbashkëta, rreth të cilave bashkohet një komunitet njerëzish që e përbëjnë kombin. Një kombi që i mungon njëtrajtshmëria dhe hemogjinitetit kulturor (Nibil Çika), atij i mungon ndërgjegjja kombëtare e vërtetë dhe e përsosur. Prandaj, dijetari Çika shkruante se vlera e një kombi është në lidhje të ngushtë me ketë ndërgjegje, që është vepër kulture e qytetërimi. Një komb, me identitet të shartum, e ka vështirë ta gjej rrugën drejt së ardhmes. E, ma keq, një komb me identitet gjysmak, e ka të pamundur të konsolidoj vetveten dhe të ardhmen e tij. Në agimin e mijëvjeçarit të tretë, kur po bëjmë përçapjet e fundit, të marrim vetveten, kultura na mundëson ta njohim më mirë vetveten, kombin, të kaluarën, rrugët e formësimit të tij dhe shenjat e tiparet dalluese që e veçojnë duke e bërë jetë të identitet i veçantë. Ky është parakusht i domosdoshëm që ta kuptojmë drejt dhe pa ekoivoke lirinë e njëmendtë, duke synuar përsosmërinë e plotë të individit si dhe bashkësisë, por edhe solidaritetin dhe nevojën, që të ruhet homogjinitetin kombëtar, si parakusht për të funksionuar si komb i shëndoshë e homogjen. Ata që kanë përgjegjësi kulturore, nuk duhet të harrojnë, e më së paka ta nënvlerësojnë përmasën e ndikimit të kulturës dhe mundësinë e përfaqësimit që ofron ajo. Kultura është vet shteti, vetë kombi. Përtej saj, janë fluskat e ndryshme, që herë shkëlqejnë, e herë s’shihen fare. Kultura, duhet kuptuar si një vegël që ndihmon përsosmërinë kombëtare, gjallëron dhe forcon imunitetin kombëtar, ndihmon në forcimin e vetëdijes kolektive, që të ecet sigurt drejt shtigjeve të reja dhe jo assesi të jetë pengesë për të tashmen dhe të ardhmen. Për këtë arsye, na duhet një aksiologji kulturore, një teori e vlerave, që bën ndamjen e vlerave të njëmendta nga psuedovlerat dhe vlerat e njëmenda kombëtare nga shtresat e mëvonshme të huaja. Që të ndodh kjo, elitat shoqërore të përgjumura, duhet të jenë në nivelin e përgjegjësisë dhe të përpiqen ta ndihmojnë përsosmërinë e kombit, nëpërmjet ideve të iluminume, që synim parësor kanë të mirën e përbashkët. Shoqëria shqiptare, ka

K

KOHA PËR ZGJIM KULTUROR
ndjen detyrën e kundërshtimit për arsye të ndërgjegjes kombëtar, nuk e meriton epitetin e saj. Shoqëria shqiptare, që të transformohet drejtë dhe të funksionoj shëndetshëm, duhet ta kuptoj përfundimisht rolin dhe misionin e kulturës në shoqëri dhe jo ta marxhinalizoj kulturën. E në anën tjetër, elitat kulturore, duhet të zgjohen nga ky gjumë letargjik dhe të bëhen mendëtarë që din ta orientojnë kombin, në këtë kohë kur njeriu shqiptar sfidohet me dilema nga më të ndryshimet dhe kur ankthet e pasiguria janë në rritje e sipër. Nacionalizmi kulturor, është realisht shtylla mbi të cilën funksionon çdo shoqëri perëndimore. Francezët i frymëzon letërsia e tyre me përmasa planetare, gjermanët i shndrit para botës Gotheja, ndërkaq italianët kudo që janë, mburren ngase janë kombi i Dantës, ashtu sikurse suedezët që janë komb i Alfred Nobelit. Në jetën kombëtare shqiptare, kultura ka luajtur rolin e fuqishëm në konsolidimin e identitetit shqiptar dhe ka stimuluar kujtesën dhe mbijetesën kombëtare. Mund të thuhet se “Lahuta e Malcisë” e Gjergj Fishtës, u bë platformë për lëvizjen kombëtare në Kosovë, ndërsa portreti i shkrimtarit Pjetër Bogdani u bë shëmbëlltyrë për liderin e Kosovës në vitet 90-ta, Ibrahim Rugova. Një nacionalizëm kulturor, i cili ka dhënë rezultate evidente në kulturën shqiptare, ishte ai i qarkut kulturor të Shkodrës, i tubuar rreth françeskaneve dhe ai i viteve të 30-ta, siç njihet në kulturën e shkrimit shqip, me disa pishtarë të kulturës shqiptare, që lanë gjurmë të thella në shumë fusha të jetës kombëtare. Ky nacionalizëm, ka qenë burimor, i frymëzuar nga idetë e larta dhe fisnike kombëtare, ka qenë një nacionalizëm i kultivuar dhe me funksione të përgjithshme kombëtare e kulturore, që ka shtruar me pedanteri për debat plagët kombëtare dhe ka dhënë alternativa si organizohet kaosi i brendshëm. Ajo elitë e asaj kohe, u mundua të shuante dallimet brenda kulturës, për të krijue shenjat e kodifikuara nacionale, me tipare dhe heronj të përbashkët, letërsi të përbashkët, vetëdije të përbashkët dhe kujtesë historike të përbashkët. Kjo krijonte parakushtet, të projektohej një e ardhme e përbashkët. Politika në hapësirat shqiptare, asnjëherë s’ka qenë domeni që ka prodhuar nacionalizëm. Përkundrazi, për fat të keq, politika ishte dhe mbetet domeni që ka prodhuar më së shumti antiheronj dhe renegatë. Kështu është e mbushur një pjesë e historisë sonë. Kombin shqiptar, ku do që jeton, ka kohë që i ka ngopur politika. Ata kanë nevojë për një zgjim kulturor dhe për një vetëdije kulturore. Ata kanë nevojë të ushqehen me ide kulturore e ideale kulturore, sepse vetëm këto ide e ideale, mund ta mbajnë gjallë fanarin e ndezur të një shpirti gjallërues kombëtar.

nevojë të gjej pika të bashkimit, për të nxitur idetë solidare, në mënyrë që të flakën dallimet, shpirtngushtësia dhe tendenca në rritje, për ta pa dhe vlerësuar individin më të rëndësishëm se bashkësinë, fragmentaren ma të madhe se tërësinë, identitetin gjysmak më të rëndësishëm se atë unik. Në këtë betejë, kultura, nëse është në nivelin e përgjegjësisë që duhet të ketë, mund ta edukon kombin në plotëninë e vet, duke e aftësuar t’iu përgjigjet me vetëdije sfidave të ndryshme. “Një komb ja ka një kulturë kombëtare, ja s’ka asnjë”-thotë filozofi dhe psikologu gjerman, Eduard Spranger. Këtë mendim për kulturën dhe përmasën e manifestimit në jetën e një kombi, e përqafuan thuajse unanimisht mendimtarët e shquar të viteve të 20-30-ta, duke filluar nga eruditi Faik Konica, patriarku i kulturës shqiptare, Gjergj Fishta, pastaj Lumo Skendo, Fan Noli, Branko Merxhani, Vangjel Koca, At Anton Harapi, e shumë e shumë të tjerë, që përbëjnë aureolën e kulturës shqiptare. Kësisoj, ata bën një përpjekje gjigante për formimin e shpirtit kombëtar (Faik Konica). Ky shpirt, mund të formohej vetëm nëpërmjet një vetëdije të qytetëruar e të përbashkët kulturore. Kultura dhe njerëzit e kulturës, kanë përgjegjësi të dorës së parë brenda kombit dhe bashkësisë njerëzore. Njerëzit e kulturës, duhet të ndihmojnë që të formohet një ndjenjë e lartë e përgjegjësisë për shtetin, mirëvajtjen e tij, forcimin e tij dhe mbrojtjen e tij. Në këtë mënyrë, kultura e ruan përmasën e vet autentike dhe ndihmon njëtrajtshmërinë identitare,

duke ja diftue kombit faktin se një komb, ja ka një kulturë, ja s’ka asnjë (E. Spanger). Nga këto që u thanë, mund të konstatohet, se kultura është shtylla bazike mbi të cilën kombet formësojnë idetë e bashkimit rreth idealeve të përbashkëta dhe të mirave të përbashkëta. Pikërisht është kultura ajo që tek shumë popuj, ka shuar dallimet e mundshme, qoftë gjuhësore a rajonale dhe ka krijuar filozofinë e bashkimit rreth idealeve energjike kombëtare. Italishten e ka unifikuar gjuha e Dante Alighieri, që në njëfarë mase i ka parapri edhe krijimit të kombit modern italian. Kjo ka bë që nga shumë mendje të ndritura, kombi dhe kultura të njëjtësohen. Një komb pa kulturë, gjithmonë rrezikon t’iu ekspozohet tensioneve të brendshme dhe nuk mund të krijojë imunitet ndaj tendencave që i vijnë nga jashtë. Kombi shqiptar, mbijetesën kombëtare e ka fal njerëzve të kulturës, misionarëve të dyfishtë, që kulturën e kanë konceptuar si mision dhe detyrim kombëtar. Etërit e kombit shqiptar, janë njerëz të proviniencës kulturore, ngase shumica e tyre ishin shkrimtarë. Kultura shqiptare, e cila edhe pse u zhvillua nën presion të madh, nën tiraninë e pushtimeve shekullore, qëndroj stoike dhe u përpoq të mbaj gjallë kujtesën, traditën dhe t’i sforcoj idealet për liri dhe mbijetesë kombëtare. Kështu kultura qe hallka e vetme që mobilizoj kombin për liri. Misioni i kulturës në jetën kombëtare, në të kaluarën e largët, që nga Buzuku e këndej, ishte parësor në gjitha lëvizjet kombëtare. Historia shqiptare, është e

mbushur me lëvizje kulturore dhe letrare, të cilat u bën shtylla të shqiptarizmës. Bazat e kombit shqiptar, i krijuan njerëzit e kulturës, që nga dokumenti i parë i shqipes së shkruar, pastaj me etërit e hershëm, Gj. Buzuku, P. Budi. F. Bardhi, P. Bogdani, Jeronin de rada, Naim frashëri, Gjergj Fishta, etj. Është me rëndësi të përmendin faktin, se, rilindja kombëtare, me program të saj kulturor e kombëtar, u zhvillua kryesisht rreth letërsisë dhe ideve kulturore, që u bën më vonë platformë politike. E njëjta gjë ndodhi në Kosovë në fillimvitet e 90-ta. Misioni i kulturës në shoqëri, është i shenjtë, është ai mision që s’mund të zëvendësohet me asnjë formë tjetër të aktivitetit njerëzor. Andaj, kultura është shpirti i një kombi, ajo arteria që i çelë damarët e përgjithshme për funksionim e shëndoshë e papengesa të organizmit kombëtar. Duke e ngulfatur kulturën, një shoqëri rrezikon të jetoj e sëmurë dhe në agoni, e ndarë dhe pa aftësi bashkimi rreth idealeve të përbashkëta, sepse idealet nuk mund të ushqehen nga politika dhe as nga ndonjë segment tjetër. Në një kohë kur ngarendja pas politikës, ka verbua edhe mendjet më racionale, debati për rolin e kulturës në jetën shoqërore, tek ne, vazhdon të mos ekzistoj. Elita kulturore, me përjashtime të vogla, është strukur pas perdeve të politikës, prej ku maksimalisht pret të përfitoj ndonjë të mirë materiale. Ky s’është misioni i një elite kulturore dhe as i një kulture kombëtare. Një elitë kulturore, që nuk e

LONDON BAR & RESTORANT

Sport Bar kati i parë & Restorant kati i dyte vendi me fantastik per te pare te gjitha N D E S H J E T L I V E -Komapionati Evropian i futbollit po fillon, lojerat olimpike gjithashtu... ambient komod dhe private room -Restorant me ushqim te mrekullueshem shqiptar dhe mesdhetar -Vend ideal per te gjitha festat tuaja familjare, ditelindje, fejesa martesa etj, deri ne 100 veta -Ejani dhe binduni se nuk do te gjeni vend më fantastik

TEL: 02087404767

Adresa: 112 ASKEW ROAD SHEPERS BUSH LONDON W12 9 BL

opinion

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 16

Idetë për ndarje dhe shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë sa vijnë e shtohen në prag të dialogut të paralajmëruar në nivele të larta politike mes dyja qeverive. Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka përsëritur këto ditë, atë që ai e cilëson si mendim të tij individual, se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë. Kurse në Prishtinë, ka mendime që prekja e kufijve dhe tërësisë territoriale do të duhej të ishte reciproke, duke aluduar në shkëmbimin e territoreve. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri për një kohë më të gjatë ka lansuar idenë e tij që Kosova dhe Serbia të ridefinojnë kufirin. Ideja e tij aludon në kufirin mes dyja vendeve që ka ekzistuar deri në vitin 1956. Sipas kësaj ideje, Kosova do të merrte brenda kufijve të saj komunat jugore të Serbisë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, kurse Serbisë do t’i ktheheshin Leposaviqi dhe disa fshatra të Zubin Potokut. “Definimi i kufirit i zgjidh problemet tjera. Përmes një dialogu politik, të natyrshëm dhe pranueshëm për të dyja palët duhet të zgjidhet problemi i shqiptarëve në lindje të Kosovës (jug të Serbisë) dhe ai i serbëve në veri të Kosovës duke e vendosur parimin e kufirit të vitit 1956, atëherë kur reforma agrare në ish-Jugosllavi apo kur politika serbomadhe e fshehur në petkun e komunizmit ka bërë ndryshimet të territoreve për shkak të ndryshimit demografik në Kosovë”, thotë Haziri. Ndërkohë, pozicioni i Serbisë në prag të dialogut të ardhshëm me Kosovën, aktualisht po prezantohet me dy e më shumë alternativa. Përderisa kryeministri Daiçiq prezanton pikëpamje personale për ndarje të Kosovës, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me bisedimet, nivelin dhe temat që do të trajtohen. “Mos prisni nga ne, pasi që nuk është as praktikë diplomatike që të dalim me dokumente dhe qëndrime përfundimtare, përderisa pala tjetër nuk është deklaruar se a i dëshiron në fakt bisedimet politike”, thekson Vulin. “Tash për tash ne kemi gatishmërinë për bisedime teknike dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Dhe, në momentin kur pala tjetër të deklarohet për bisedime politike si edhe bashkësia ndërkombëtare, të njëjtin moment do ta keni edhe përgjigjen e Serbisë”, thotë Vulin. Në anën tjetër, deputeti Lutfi Haziri thotë se Serbia po përgatitet që të

RIDEFINIMI I KUFIJVE KOSOVË – SERBI SI “PLAN B”
Lutfi Haziri: -“Definimi i kufirit i zgjidh problemet tjera. Përmes një dialogu politik, të natyrshëm dhe pranueshëm për të dyja palët duhet të zgjidhet problemi i shqiptarëve në lindje të Kosovës (jug të Serbisë) dhe ai i serbëve në veri të Kosovës duke e vendosur parimin e kufirit të vitit 1956, atëherë kur reforma agrare në ish-Jugosllavi apo kur politika serbomadhe e fshehur në petkun e komunizmit ka bërë ndryshimet të territoreve për shkak të ndryshimit demografik në Kosovë”

hyjë në dialog me Kosovën me zgjedhje opsionale duke ofruar qoftë alternativën e ndarjes së veriut apo statusin special për atë pjesë. Të dyja zgjidhjet, sipas tij do ta defunksionalizonin shtetin e Kosovës, andaj ai mendon se edhe pala kosovare duhet të ketë një plan B para se të hyjë në procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë. “Tani kemi ardhur në një kohë kur

edhe Kosova duhet të bëj zgjedhje opsionale dhe duhet të ketë panin B. Fundja unë besoj që një dialog politik në këtë kohë që jemi i zgjidh problemet dhe me një marrëveshje paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë rreth territoreve mund të përballohen vështirësitë kryesore që kemi me Serbinë. Nuk mund të ketë normalizim dhe pajtim me Serbinë pa i zgjidhur problemet e hapura që lidhen edhe me territorin edhe me luftën e fundit në Kosovë”, thotë

Haziri. Deputeti Haziri mendon se faktori politik në Kosovë fillimisht duhet të ulet dhe gjejë një konsensus të brendshëm politik në lidhje me planin B në këto bisedime dhe në kohën më të përshtatshme të hyjë në bisedimet me Serbinë për të diskutuar për çështjet dhe temat e hapura. Sidoqoftë, opsionet për ndarje, shkëmbim territoresh apo ridefinim

të kufijve në Ballkan, nga faktori ndërkombëtar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës janë konsideruar të mbyllura. Por, këto tema janë trajtuar në vazhdimësi nga politikanë të ndryshëm për shkak të problemeve dhe vatrave të hapura të krizave që janë të pranishme në shumë vende të rajonit dhe efekteve zinxhirore që prodhojnë secila prej tyre.

histori

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 18

histori english

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 19 faqe 23

TRANSPORT MALLRASH ANGLI-SHQIPERI-KOSOVE
SHERBIM I SHPEJTE DHE I SAKTE

NA KONTAKTONI TEL:07737 597 000 07507 444 654

Shesim nje Lavazh (Car Wash) qe ka siperfaqe shume te madhe dhe ofron mundesi fantastike per biznes Çmimi shume i favorshem Kontaktoni sa me pare: (cdo dite pas ores 7.00pm)

toni.79-@hotmail.com

Tel:07590841965

Prepaid MasterCard ®

The New Lycamoney Prepaid MasterCard
No credit checks, Instant approval, Use today

CONTROL YOUR BUDGET
Manage your money and get free text alerts whenever you use your Lycamoney card

SAFE

£4.99

Safer than carrying cash, chip & pin secure

NO STRESS
Only spend what you have, no unexpected bills at the end of the month

ON-LINE
Ideal for spending on-line

A keni probleme me kalimin e testit per marrjen e pasaportes Britanike? LONDON NORTH ACADEMY LTD NE NDIHMEN TUA J JU DUHEN VETEM PER 9 ORE 182 SEVEN SISTERS ROAD FINSBURY PARK LONDON N7 7PX TEL:0207263 7804 MOB: 079 4436 7779

Send money home for FREE
To To get your card visit www.lycamoney.co.uk or find card www.lycamoney.co.uk y. d your nearest outlet nearest
For more information please visit www.lycamoney.co.uk For more informat r i f tion l ti t i it www.ly lycamoney. y.co.uk k or call us on 020 7132 1100
The Lycamoney Card is is Ly ycamoney issued by Transact Network Limited pursuant to licence by ssued Transact r MasterCard International. MasterCard and the MasterCard Brand Mark are registered trademarks of MasterCard International Incorporated. Sending money requires the upgraded Ly ycamoney Lycamoney Silver Card and at least one companion card. Local laws in India mean that you may not send companion cards to India for purposes of sending money. money.

sport english NGA DRITAN IKONOMI

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 21 faqe 23

Eliminimi i gabimeve të Zvicrës dhe besimi te vetja janë kyçi për fitoren me Islandën. Sllovenia “anashkalohet”, vëmendja është e gjitha për takimin e së premtes Xhani De Biazi kërkon një Shqipëri arrogante dhe me besim te vetja për të arritur fitoren e shpresuar kundër Islandës. Kuqezinjtë janë mbledhur për dy ndeshjet e radhës të kualifikueseve të botërorit, por trajneri, ashtu si në shtator kur “injoroi” Zvicrën duke menduar vetëm për Qipron, edhe tani anashkaloi Slloveninë. Të premten luhet me Islandën dhe italiani nuk lejon shpërqendrim dhe kapërcime në kohë. Besimi në vetvete dhe eliminimi i gabimeve të Zvicrës është mënyra e duhur për të marrë fitoren me skuadrën ishullit verior të Evropës, ndërkohë që De Biazi ka mirëpritur rikthimin në skuadër të Debatik Currit, pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi. Trajneri nuk ka ngurruar të japë mendimin e tij edhe për Edmond Kapllanin, ndërkohë që thotë se në katërshen sulmuese ai ka ndërthurur përvojën me rininë, duke menduar edhe për të ardhmen e kombëtares shqiptare. Në fund, trajneri premton luftë në fushë, pa menduar për kartonët e verdhë që mund të sjellin mungesa me Slloveninë, sigurisht duke kërkuar kujdes për ndëshkimet e panevojshme për protesta ndaj gjyqtarit.

DE BIAZI KËRKON NJË SHQIPËRI KRYELARTË

- Ekziston opinion se këto dy ndeshje duhen fituar. Cili është mendimi juaj? - Duke u nisur nga kjo logjikë, edhe mund t’i humbasim të dyja, nëse do të përsërisim ato gabime që bëmë kundër Zvicrës. Duhet luajtur në mënyrën e duhur. Nëse luan me arrogancë, ashtu siç bëmë edhe kundër Qipros, mund të arrijmë diçka të mirë. Islanda arriti të mposhtë 2-0 Norvegjinë. Është ndeshje e vështirë. Në ndeshjen kundër Qipros patëm edhe fatin në anën tonë, duke fituar në fund. Qipro ishte një skuadër që renditej në vendin e 127-të në klasifikimin e FIFA-s, ndërsa Islanda ndodhet në vendin e 97-të, ndërkohë që Sllovenia ndodhet në vendin e 35-të, pra shumë më mirë se ne. Ashtu si ju të gjithë, edhe unë kam dëshirë t’i fitoj këto dy ndeshje. Duhet ta bëjmë këtë me një përgatitje të mirë, me përqendrim, por dhe duke i njohur pikat e forta e të dobëta të kundërshtarit. - Rikthimi i Debatik Currit në qendër të mbrojtjes do të thotë se Lorik Cana mund të zhvendoset në mesfushë? - Sigurisht, rikthimi i Currit i jem më shumë mundësi zgjedhjeje trajnerit. Tani do të shoh dhe gjendjen fizike të Debatikut, pasi deri tani e kam parë përmes ndeshjeve në video. Më pas do të shoh edhe mundësinë e aktivizimit

të tij, por dhe të kuptoj ekuilibrin e skuadrës. Pasi skuadra që kam në dispozicion, në dy ndeshjet e para dëshmoi edhe ndonjë çekuilibrim, në golat e shënuar dhe në ata të pësuar. Por, e kam të qartë se përpara se të marr vendimin për ta hedhur në fushë do të më duhet të analizoj shumë faktorë. - Kundër Qipros, pamë një skuadër ofensive, por që luajti me topa të gjatë. Cila skemë do të ishte më e përshtatshme kundër Islandës? - Ndaj çdo skuadre luhet në mënyrë të ndryshme, duke respektuar edhe karakteristikat që ka ai ekip. Ne do të kërkojmë të shfrytëzojmë pikat e dobëta që Islanda mund të ketë, pasi ajo ka dhe shumë pika të forta. Do të na duhet të kemi një kondicion shumë të mirë atletik, pasi kampionati i tyre ka shumë kohë që ka filluar, për më tepër që shumë lojtarë të tyre luajnë jashtë Islandës. Kjo është sipas meje, një vështirësi më shumë. - Edmond Kapllani po shënon vazhdimisht gola, por nuk është thirrur nga ju. Cilat janë arsyet? - Të gjithë janë në vëmendjen time, jo vetëm ai, por dhe shumë lojtarë të

tjerë. Kur ne kërkojmë të ndërtojmë një projekt, duhet të kemi parasysh shumë elementë. Të jeni të bindur se unë i ndjek me shumë vëmendje. Kemi dhe shumë ndeshje, kështu që, do të kem nevojë për të gjithë. Në lidhje me Kapllanin, të shënosh gola në Bundesligën 2 nuk është njësoj si të shënosh në Bundesliga 1. Unë përpiqem të bashkoj ata futbollistë që mund të më japin më shumë besim. Bogdani, vërtet mund të luajë shumë pak, por për mua është thelbësor edhe kur nuk luan. Kur luan, nuk diskutohet, dhe këtë e dëshmoi kundër Qipros, kur shënoi një gol të jashtëzakonshëm. Është një lojtar që jep një kontribut të madh kur bashkohet me grupin. Salihi nuk është se po luan shumë në Amerikë, por në shtëpi është një lojtar që jep maksimumin dhe e sheh portën si pak të tjerë. Sadiku në Zvicër vazhdon me dopjetat e tij në ligën e dytë zvicerane. Nga ana tjetër, Edgar Çani ka gjetur harmoninë me skuadrën e tij. Është një lojtar tek i cili unë kam shumë besim, është vetëm 23 vjeç dhe ai i përket jo vetëm të tashmes, por dhe të ardhmes. Pastaj, ka shumë lojtarë që janë duke

bërë mirë, i tillë është Berisha me Brisbane Roar, por që nuk mund ta thërras dot për momentin. Duhet ta kuptoni që, unë mund të thërras 23 lojtarë dhe jo 53. Të thërras më shumë, nuk mundem. Dëshiroj të sqaroj dhe një fakt, se nga katër sulmuesit e thirrur dy janë në zonën e të tridhjetave (Bogdani 35, Salihi 28), ndërsa dy të tjerët janë të rinj, njëri 23 vjeç (Çani) dhe tjetri 21 (Sadiku). Këta të fundit na duhen edhe për të marrë eksperiencë. - A do të ishit i kënaqur me katër pikë nga këto dy ndeshje? - Është më mirë t’i marrim ndeshjet një nga një. Le ta kalojmë një herë ndeshjen e së premtes me Islandën e më pas të përqendrohemi plotësisht te ajo kundër Sllovenisë. - Ju e keni drejtuar Shqipërinë në gjashtë ndeshje dhe në vazhdimësi jeni ankuar për mungesën e një lojtari fantazist. A mendoni se më në fund e keni gjetur atë në grupin e futbollistëve që keni thirrur? - Jo të gjitha skuadrat kanë ndonjë fantazist tip Pirlo, apo ndonjë tjetër. Pas-

taj, nuk ka rëndësi nëse e ke një “playmaker” apo jo. Kjo varet nga strategjia që ndërton. Të mjafton të kesh dy lojtarë që dinë të shpërndajnë topat apo të vertikalizojnë për sulmuesit. Nëse ata nuk kanë karakteristikat tipike të regjisorit nuk ka shumë rëndësi.

- Disa lojtarë kanë marrë nga një karton të verdhë, duke rrezikuar ndeshjen tjetër me Slloveninë. Çfarë këshillash do t’u jepnit? - Dua ta përsëris se është më mirë të përqendrohemi te ndeshja me Islandën dhe më pas të mendojmë për atë me Sllovevinë. OK, do të përpiqemi që të shmangim kartonët për protestat apo pa ndonjë arsye të qartë. Megjithatë, do të luftojmë fort për çdo top. Jam i mësuar të mendoj për ndeshjen e radhës. Nuk dua të shpërqendrohem për momentin për Slloveninë. Për atë do të flasim pas ndeshjes me Islandën. Kundër Islandës duhet të luajmë të përqendruar dhe nuk duhet të lejojmë ato dy episode të shëmtuara që na ndëshkuan me Zvicrën, përfshirë dhe rastin e penalltisë. Janë gjëra që nuk duhet të përsëriten më! sportishqiptar

AA Driving School Instruktori Shqiptar Artan Jakupi ne sherbimin tuaj Menyra me e lehte per te marre patenten angleze

E vetmja autoshkolle qe perdor instruktore qe jane te kualifikuar plotesisht
Na kontaktoniper ofertat e fundit

Ju ndihmojne nese deshironi te beheni instruktor

Kontaktoni Artanin

07769628835

english english

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 23 page 23

ALBANIA: TIME TO INVEST IN EUROPE’S FORGOTTEN GEM
By Christopher Middleton
isit the Lalzit Bay development, on Albania’s Adriatic coast, and there’s not that much to see. A fenced-off building site, some half-built apartment blocks, and several miles of sandy beach. It is the kind of scene you might have witnessed 50 years ago on the Algarve, before big-time tourism took off. And there lies its appeal for sharp-eyed property hunters. From Sarandë in the south to Shkodra in the north, Albania is going places. In a few years, there will be a swish modern development at Lalzit Bay. It will have 500 properties, an eight-storey hotel, health club and imported palm trees from Malaysia. Not bad, considering that 15 years ago, it was hard to imagine Albania as a country with any kind of future. Having been ruled since the Second World War by communist dictators, the nation then descended into chaos. This was thanks to a pyramid investmentscheme craze, where half the country poured their life savings into get-richquick projects, then lost the lot. For much of 1997, Albania was controlled not by its government, but by gangs of armed men.

V

Since then, a lot has changed. Visit the capital, Tirana, and you encounter a surprisingly handsome, broad-boulevarded city. What’s more, it is connected to the coast by an efficient, fast-moving highway for all but the final 10 minutes of the 45-minute drive. Even as you read this, the last 5km (three miles) are being tamed with a layer of tarmac. It’s easy to pop over for holidays, too: British Airways flies to Tirana five times a week. You can buy an Albanian apartment with sea view for as little as £30,000, while a pint of beer costs barely £1 and a bottle of wine in a restaurant is just £4. On top of which, Albania has a pleasantly sunny climate. It sits on the Adriatic Sea, next to Greece and Macedonia. Tourist numbers are shooting up, too: 4.1 million last year, as against 300,000 in 2004. There is still a fair amount of corruption, however. Forty-eight per cent of firms report the necessity of bribes. There can be complications about land ownership. It was all given back to private individuals post-communism, yet disputes still arise. But the country’s prime minister, Sali Berisha, is prepared to offer a guarantee. “When British people come to Albania to buy property, their money is safe,” he says. “When they

buy land based on official state documents, no other claim on that land will be accepted. I give full assurances on that.” Strong words. And they mean that if you do splash out a few million lek on a villa or apartment, your investment is safe. No stray Albanian expat (and there are a million of them) will evict you for being on his great-grandfather’s land. That said, it’s still a good idea to employ a local lawyer who knows their way around the country’s property inheritance laws. Unless specified otherwise in your will, 50 per cent of your house goes to your spouse, and the other 50 per cent is divided among the children. This includes those from any earlier marriages (your spouse’s as well as yours). There are other things to bear in mind. Buying a new-build, you will have to pay extra for parking, airconditioning and kitchen fittings. This is on top of the asking price. In short, Albania is untried territory. But that hasn’t deterred Chris Esdale-Pearson, 65, a retired ship’s pilot from Harwich, who has bought a one-bedroom apartment at Lalzit Bay. The flat measures 57 sq m, cost £54,000, and is a 30-minute drive from Tirana’s International Airport. Although the property won’t be ready until next year, along with the other first-phase buildings in the development, Chris is confident in his purchase. “My wife Pepie and I have gone for a long-term investment in an

emerging market, where we will be able to spend lovely holidays, and explore off the beaten track,” he says. They will also be able to rent out their apartment when they are not around. There is plenty of demand. Up-market Lalzit Bay, in particular, will attract prosperous holidaymakers from Italy and Germany. “We estimate that a twobedroom apartment costing €70,000 (£56,600) will generate rents of €500 (£404) per week, over the peak summer months, at 75 per cent occupancy,” says Ravin Maharajah, one of the partners behind Lalzit Bay. There’s certainly plenty of undeveloped potential in Albania, according to Kate Stinchcombe-Gillies, of rental site Holidaylettings.co.uk. “Typical holiday apartment prices range from £285-£490 per week,” she says. “You have beautiful beaches and great nightlife, alongside Unesco heritage sites.” Remaining undiscovered has also meant Albania has avoided the worst of the economic storms surrounding much of Europe. While the rest of us have been experiencing the doubledip, Albania has prospered. “We did not feel the recession – in fact, our economy grew,” adds Prime Minister Berisha, with a twinkle in his eye. “Not bad for a nation which was once the second poorest in the world.” Clearly, Albania’s undiscovered days are numbered. For canny investors,

now could be the time to strike. What you need to be aware of when you’re buying in Albania: • Who owns the land? Make sure the person selling you the property is the bona fide owner of the land. • Beware of forged title deeds Hire an independent lawyer, who knows their way around the country’s property law. Some 15 per cent of properties do not have State-authenticated deeds. • It’s safer to buy new Especially in a remote region, where historical ownership may be hard to prove. There is much less risk of this in a big city. • Get assurances in writing from developers Even if you’re buying into a big scheme, check they own the land on which they are building. • How high is your home? New buildings of more than four storeys are illegal in much of rural and coastal Albania. Places for sale Tirana Football fans will love the view from this three-bedroom apartment in centre of Albania’s capital. It is next to the central park and the Qemal Stafa Stadium, where the national team plays its matches. Guide price: £175,000. Agent: Albanian Real Estate (00355 44 502288; realestate.al). Lalzit Bay, near Durrës A studio apartment with kitchen and parking space, at a new-build development on a beautiful sandy beach. All the fun of the Ionian coastline, for the

price of a cardboard box in central London. Guide price: £27,000. Agent: Lalzit Bay (0845 125 8600; lalzitbay.com). Vlora Sea-view, new-built apartments at residential development in the Uji i Ftohte (Cold Water) region of Vlora (80 miles south of Tirana). One-bedroom flats start at £47,000, two-bedroom £60,000. Agent: Albania Properties, 020 7607 9119, albania-properties.co.uk). Lalzit Bay, near Durrës For those who want a bit more space and privacy, how about a three-bedroom villa, also a part of the new development at Lalzit Bay. The beach is 100 yards away, and there is a hotel and health club, too. Guide price: £190,000. Agent: Lalzit Bay (0845 125 8600, lalzitbay.com). Sarandë One-bedroom, sea-view apartment at 2010-built development in Albania’s southernmost harbour town, just opposite the Greek island of Corfu, and close to the ruined ancient city of Butrint. Guide price: £50,000. Agent: Property-abroad.com (property-abroad.com, ref no PA14 – Private). (telegraph.co.uk)

Call

Albania

Landline

Unlimited free calls and texts

Get up to £15 free credit when you bring your existing mobile number to Lycamobile*
For your FREE Lycamobile SIM visit www.lycamobile.co.uk or call 020 7132 0322
Buy and top up online or in over 115,000 stores stores

Customers may not be able to use Electronic Top-Up at all locations where the top-up logo appears Electronic To op-Up where
Customers with a minimum balance of 20p can enjoy free and unlimited calls and texts from Lycamobile UK to Lycamobile UK. Offer is valid until 31/10/2012. Landline calls promotion is valid from 01.04.2012 and valid until 31.10.2012. *This promotion gives up to £15 free oy free re from Lycamobile ro Lycamobile Offer ff e pro romotion from ro 31 1.10.2012. promotion ro free re mobile top-up credit when you bring your mobile phone number from a different UK mobile phone network to Lycamobile UK between 01/05/2012 and 31/10/2012. Free credit is given when the customer number is ported and live on Lycamobile UK and the first top-up is made. The amount of free credit given is dependent on the credit from different ff o Lycamobile y Free cre re redit an nd Lycamobile y e fre cre ree redit value of the first top-up: If the first top-up is up to £10, £5 free credit is awarded; if the first top-up is £20, £10 fre cre is awarded; and if the first top-up is £30+, £15 free credit is awarded. Customers can bring their mobile phone number from any UK network apart from GT Mobile, Toggle Mobile or Lycamobile. By taking part in free credit awarded; r r rd 0 free credit awarded; ree redit rd 5 free cre re redit awarded. rd from ro fro rom Mobile, To oggle Lycamobile. y the Pro Promotion customers will be deemed to have ac romotion accepted and agree to be bound by these terms and conditions. The benefits given in this Promotion cannot be transferred. agree tions. Promotion r trans re sferred.