ME EMËR TË ATIT DHE TË BIRIT

Nikolas Qato në gjurmët e babait

KARIKATURA E BOTËS NË PEJË...!
Ky Festival është një rast i mirë për afirmimin e vlerave artistike kombëtare edhe në botë, andaj, do të ishte madhështi, por edhe mbase... FAQE 19

KOHA PËR ZGJIM KULTUROR
Kombi dhe kultura janë një njësi e pandashme. Në dijet e ndryshme humane, ekzistojnë definicione të ndryshme për kombin....

Ende i kam në vesh oshëtimat gazmore të djalit të shqiponjës shqiptare, Kreshnik Qato... FAQE 14

UDHËTIMI NË RRAFSHTATËN E DUKAGJINIT...!

FAQE 21

Sivjet, edhe përkundër shumë problemeve në tejkalimin dhe zgjidhjen e tyre në rrjedhën, e, siç po e themi.... FAQE 23

TETOR 2012

Nr. 22

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

Emigracioni në fokusin e
DITA KOMBËTARE BRITANIKE E POEZISË FTON EDHE POETËT SHQIPTARË

Kryeministrit Cameron
FAQE 2

FAQE 4

KËNGËTARJA ARDIANA MRIJAJ, SHEMBULL I MIRË PËR BREZNITË E REJA TË LINDUR JASHTË ATDHEUT
FAQE 5

2
Nr. 22 - TETOR 2012

Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, David Cameron, vazhdon reformat e fuqishme në drejtim të ngushtimit të deficiteve të trashëguara. Në fjalën e tij në Konferencën e fundit Konservative, David Cameron u ndal edhe tek problemi i emigrantëve. Z Cameron tha se qeveria e tij kërkon që emigrantët të mos shndërrohen në barrë për taksapaguesit. Fjala e tij ishte e prerë dhe ai kërkoi që në rastet e bashkimit familjar gjuha e të ardhurve duhet të jetë anglishte e rrjedhshme. Krahas gjuhës ai theksoi se atyre do t’u kërkohen fonde paradhenie në disa mijëra stërlina përpara bashkimit familijar. Zoti Cameron kërkoi që të zgjatet afati kohor kur i lind e drejta emigrantëve që të marrin viza për bashkëshortët e tyre. Qeveria britanike kërkon të garantohet se ata që vijnë në Britani të vijnë realisht për arsye familjare dhe jo të mjelin sistemin e ndihmave. Zoti Cameron tha se një studim tregon se në 500 familje, 70 për qind e sponsorizuesve që jetojnë në Britani fitojnë më pak se 20 mijë stërlina në vit pas taksave.

Emigracioni në fokusin e Kryeministrit Cameron

Qeveria britanike synon ti bëjë të aksesueshme faqet e saj Sipas “Globi sot” Qeveria britanike po bëhet gati të ndërmarrë disa plane tepër të diskutueshme në lidhjen me aksesimin, hyrjen në faqet e saj. Qytetarët mund të përdorin identitetin e tyre në Facebook, llogaritë bankare apo llogaritë e tyre telefonike për tu akse-

suar në shërbimet qeveritare. Kjo proçedurë ofrohet si pjesë e programit Identity Assurance (IDA) dhe do t’i lejojë qytetarët të identifikohen për të paguar taksat, për të parë përfitimet e tyre, për të aplikuar për pasaporta etj, në faqet me domain gov.uk. Në parim, pothuajse çdo palë e tretë mund të përdoret si identitet personal për sa kohë që ka kaluar hapin e IDA.

Verifikimi mund të ndërtohet më pas me numrat e celularit të qytetarëve (si shtesë e identifikimit fillestar) si edhe një pyetje dytësore. Ky projekt synon të krijojë lehtësira për qytetarët britanikë. I gjithë ky plan është krijuar me qëllimin e lehtësimit të shërbimit ndaj qytetarëve. Kështu, atyre nuk do t’u duhet të krijojnë një llogari tjetër për të aksesuar faqet qeveritare,

llogari të cilën shumë njerëz e harrojnë, por mjafton të përdorin një ekzistuese që e hapin herë pas here. Megjithatë, ky plan ngre mjaft çështje mbi sigurinë. Po sikur qytetarët të mos i sigurojnë siç duhet llogaritë e tyre? Apo të përdorin një llogari të vetme për shumë faqe? Këto pakujdesi do të sillnin vjedhje masive të dhënash. (CIO Albanian)

LAJMËRIM
Organizator i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në komunat e Kensington & Chelsea,Wenminster dhe Camden. 3 herë në javë, të hënën, shtunen dhe të dielën është Shkolla Shqipe “ Kosova” në Londër. Regjistrimi bëhet prej mashave 5 deri në 16 dhe zgjat 9 vjet. Drejtoria e shkollës “Kosova” në Londër lajmëron të gjithë prindërit e nxënësve shqiptar të moshës 5-16 se janë të mirëseardhur në shkollën shqipe të mësimit plotësues. Mësimi për vitin akademik 2012/2013,fillon me 09/09/2012 në lokalet e Hverstock School, 24 Haverstock Hill, Chalk Farm, London, NW1 8AS. Çdo të diele nga ora: 11.00 – 13.00 Në Kensington & Chelsea, me 15.09.2012 në lokalet e Respons Community Project 300 Old Brompton Road, SW5 9JF. Earls Court. Të nderuar prindër angazhimi Juaj do të jetë kontributi me shumë interes në vijimin e rregullt të mësimit të gjuhës shqipe në këtë shkollë. Pas orëve të gjuhës, organizojmë aktivitete siç janë: Teatër, valle dhe muzikë për fëmijët e moshës 6-19 këto aktivitete mbahen nga ora: 13.00 – 15.00. Për më shumë kontaktoni në zyrat tona në: 300 Old Brompton Rd. LONDON, Mob: 07990505710 / E-mail: talatpllana@yahoo.co.uk ORËT PËR FËMIJËT JANË FALAS Me nderime dhe respekt, Talat Pllana

3
Nr. 22 - TETOR 2012

4
Nr. 22 - TETOR 2012

Sot në mjediset e Royal Festival Hall në Londër u mbajt Dita Kombëtare e Poezisë britanike. Tema e saj ishte “Yjet”. Si e tillë ajo sot ishte edhe nën prezencën e disa poetëve të ftuar shqiptarë anëtarë të ACPE (Albanian Creative People in Exile). Kjo ditë tashmë është një festë tradicionale e poetëve dhe festohet me ngjarje emocionuese, ku organizatorët zyrtarë janë vetë poetët dhe shoqëria britanike e tyre. Kështu poetët nën ombrellën e “Shoqatës së Poetëve Britanike” ku militon edhe ACPE që drejtohet nga Fatmir Terziu dhe Qendra Kombëtare Southbank e Londrës kanë paraqitur ‘Poetry Day Live’, një ngjarje që shërben për të festuar Ditën Kombëtare të Poezisë. Kjo ishte një pasdite poetike për të festuar temën “Yjet” ( ‘Stars’). Rreth Ditës Kombëtare të Poezisë folën drejtuesit e “Shoqatës së Poetëve Britanike”. Në këtë ditë u paraqitën edhe mjaft poezi nga poetë të ndryshëm, në grupe të ndryshme dëgjimi dhe diskutimi të lirë. Fatmir Terziu lexoi tre poema, ku veçoi në këtë ditë poezi nga disa poetë shqiptarë, një poezi të Agim Matos, Iliriana Sulkuqit dhe Agim Shehut, Petraq Ristos, Suzana Kuqit etj. Që nga viti 1994 Dita Kombëtare e Poezisë ka angazhuar miliona njerëz me poezi përmes një vargu të ngjarjeve të gjalla dhe web-bazuara të aktiviteteve për të rinjtë dhe të vjetërit në të gjithë vendin. Çdo vit dita e tillë ka një temë të re. Konkurse të ndryshme të “Shoqërisë Poetike” zhvillohen me poetët më në zë dhe ata që janë seleksionuar në mesin e Antologjive që botohen në këtë vend. Këtë vit një përkujdesje iu kushtua edhe Antologjisë poetike “Eagles Voices” të përkthyer, redaktuar dhe hartuar nga Fatmir Terziu, ku janë përfshirë rreth 39 poetë në gjuhën angleze me jetëshkrimin e tyre përkatës. Antologjia poetike që ndodhet edhe në Librarinë Britanike dhe atë Kombëtare të Shqipërisë, natyrisht është një vepër që synon vetëm një

DITA KOMBËTARE BRITANIKE E POEZISË FTON EDHE POETËT SHQIPTARË
pikënisje për të ardhmen e projekteve të tjera. Ajo iu dorëzua sot drejtuesve të “Shoqatës së Poetëve Britanike” si një shenjë respekti dhe bashkëpunimi në të ardhmen. Në këtë rast z Terziu iu shpjegoi më nga afër rreth projekteve të tij dhe lidhjeve mes poetëve e krijuesve shqiptarë nëpërmjet revistës së tij online Fjala e Lirë (www. fjalaelire.com) dhe medias që ai publikon në Britani të Madhe. Antologji të tjera u shkëmbyen mes të pranishmëve. Të tilla ishin antologjitë “Love and Salt”; “Jumping over Trees”; “Bright Star” apo edhe “Cosmic Disco”. Një nga poetët më të mëdhenj britanikë të poezisë romantike, Lord Bajroni, është nderuar me një pllakë të gjelbër për të shënuar vendlindjen e tij në qendër të Londrës. Poeti ka lindur në Holles Street, jashtë Oxford Street, në 1788 e cila tani është vendi ku ndodhet dyqani John Lewis. Dihen lidhjet e poetit të nderuar sot

me Shqipërinë, ndaj edhe respekti për poezinë, kujtesën dhe memorjen ndaj kostu-

mografisë shqiptare, që ai tregoi, ishin një emocion i vërtetë në këtë kujtesë.

Rreth Ditës Kombëtare të Poezisë folën drejtuesit e “Shoqatës së Poetëve Britanike”. Në këtë ditë u paraqitën edhe mjaft poezi nga poetë të ndryshëm, në grupe të ndryshme dëgjimi dhe diskutimi të lirë. Fatmir Terziu lexoi tre poema, ku veçoi në këtë ditë poezi nga disa poetë shqiptarë, një poezi të Agim Matos, Iliriana Sulkuqit dhe Agim Shehut, Petraq Ristos, Suzana Kuqit etj. Që nga viti 1994, Dita Kombëtare e Poezisë ka angazhuar miliona njerëz me poezi përmes një vargu të ngjarjeve të gjalla dhe webbazuara të aktiviteteve për të rinjtë dhe të vjetërit në të gjithë vendin. Çdo vit dita e tillë ka një temë të re.

5
Nr. 22 - TETOR 2012

Këngëtarja Ardiana Mrijaj, shembull i mirë për breznitë e reja të lindur jashtë Atdheut
Nga Klajd Kapinova Këngëtarja Ardiana Mrijaj, prej shumë vitesh ka kënduar me cifteli këngë patriotike, me të cilat është mirëpritur shumë mirë nga publiku metropolitan. Ajo ka lindur në New York, në një familje atdhetare, ku gjithnjë në shtëpinë e tyre është folur dhe flitet gjuha amtare shqipe, edhe pse të gjithë pjesëtarët jetojnë dhe punojnë prej shumë dekadash në metropolin e madh të New York-ut. Ardiana, ka mësuar të flas gjuhën shqipe qysh fëmijë sëbashku me 2 motrat e veta dhe vëllain e saj. Falë interesimit dhe dashurisë së përhershme për Atdheun e prindërve të saj, Ardiana, ka qenë e interesuar të mësojë më shumë nga historia, kultura dhe arti shqiptar i vendlindjes së prindërve të tyre. Nuk është rastësi, që Ardiana këndon këngë shqipe dhe të tregon me pasion historinë e përmbajtjes së tyre, të mësuar nga prindërit dhe më shumë nga babai i saj, që është historiani Tomë Mrijaj. Babai i saj, është aktivisti i shquar i komunitetit tonë, publicisti Tomë Mrijaj Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit, autor i njohur i disa librave me profil historik dhe një vatrist i palodhur i Federatës Panshqiptare “VATRA” (1912), duke qenë i pari i ri kosovar në Bordin e Vatrës dhe gazetës “DIELLI”, ku, ka aderuar (të cilat vërtetohen nga dokumentet historike) dhe më pas ka arritur të zgjidhet dhe drejtoj si kryetar degën e Vatrës Queens New York. Ai edhe sot të flet me respekt për organizatën zëmadhe, artikujt dhe poezitë e botuar ne faqet e gazetës më të vjetër “Dielli”, duke shpalosur fotografi, gazeta të hershme, përmend me respekt emrat e shumë vatristëve veteranë, që sot nderohen dhe respektohen nga të gjithë. Ai ishte një mik i pandarë i dy personaliteteve të njohura të botës shqiptare në Amerikë, Kapidanit të Mirditës juristit Ndue Gjomarku (1914-2011) dhe Themeluesit të Kishës së Parë Katolike Shqiptare në ShBA, intelektualit të shquar klerikut patriot Mons Dr. Zef Oroshi (1912-1989), për të cilin disa vite më parë ka shkruar një monografi shkencore dhe historike, që është mirëpritur nga lexuesit, në: Kosovë, Shqipëri, Australi, Gjermani, Zvicër dhe shumë shtete të Amerikës. Ndërsa nëna e këngëtares Gjergj Fishtës, Prof. Ernest Koliqit, Dom Ndfre Mjedës, Mons. Dr. Zef Oroshit, Prof. Arshi Pipës e shumë koleksione revistash, gazetash, fotografi historike etj., janë një stoli me sfond kuq e zi, që hijeshojnë në shtëpinë e tyre. Në këtë ambient tipik shqiptar, ka hedhur shtat këngëtarja e mirënjohur e komunitetit shqiptaro-amerikanë Ardiana Mrijaj. Ajo është një shembull shumë i mirë për breznitë e reja sot, që këndojnë në gjuhën shqipe, ndonëse janë lindur dhe rritur në diasporë. Ardiana, është në gjendje të tregoi emrat e disa nga figurave kryesore të historisë së popullit tonë dhe njeh gjithashtu shumë mirë këngëtarët e muzikës popullore të trojeve etnike shqiptare, duke kënduar shpesh disa fragmente të këngëve të tyre. Ajo adhuron këngëtarët e traditës së muzikës popullore dhe modern në trojet etnike shqiptare, si: Shkurte Fejza, Shyhrete Behlulin, Motrat Mustafa, Shqipe Kastratin, Merita Halilin, Fatime Sokolin, Fatmira Berqanin apo të muzikës së lehtë moderne, si: Adelina Ismaili, Gigi e shumë të tjerë. Shumë vite më parë tek shfletoi disa albume fotografish, që ruhen në shtepinë Mrijaj në Yonkers New York, e sheh Ardianen të veshur me kostume shumëngjyrshe popullore nga zona e Kosovës, Shqipëria e Veriut (Mirdita, Puka, Shkodra), duke kënduar në shumë aktivitete kulturoro-artistike, të organizuar nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza”, pranë Kishës Kaotlike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York, në inagurimin e Kishës Katolike Shqiptare “Shën Palit” ne Detroit (MI), Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”, Festivali i Talenteve të Reja në New York, hapja e shkollave në gjuhën shqipe, përkujtimin e figurave historike, si: Kryengritja e Malësisë së Madhe e drejtuar nga fatosi i lirisë Dedë Gjon Luli, Dita e Flamurit “28 Nëntor 1912”, aktivitetet e “Lidhjes së Prizrenit”, festimin e Pavarësisë së Kosovës në New York, dhe shumë evenimente të tjera kombëtare. Në cdo festival të organizuar në New York, ka qënë e pranishme me ciftëlinë e saj, duke marrë pjesë me këngë kreshnike historike, si për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin, Të Lumen Nënë Tereza, Imzot Pjetër Bogdanin, Dedë Gjon Lulin, Isa Boletinin, Adem Jasharin etj.

Lisa Mrijaj, është nga Puka, një familje e njohur për tradita dhe respektimin e zakoneve shqiptare. Ajo prej shumë vitesh është një ndër gratë e rralla shqiptaro-amerikane, që kanë mundur të integrohen me dinjitet në organet e larta të shtetit amerikan. Gjithnjë në shtepinë Mrijaj, është folur shqip, ka qenë dhe ruhet e ndezur dashuria për Atdheun, janë ruajtur zakonet dhe traditat shqiptare, veglat muzikore, si: ciftelia, lahuta, sharkia dhe shumë libra të At

6
Nr. 22 - TETOR 2012

Dallimi i ndryshimeve sasiore me ndryshimet cilësore
Nëse konsiderojmë se, cilido qoftë mjedisi social, kuptimi i zhvillimit intelektual dhe i personalitetit duhet të jetë i njejtë në një shoqëri të dhënë, ndryshimet individuale të konstatuara konsiderohen si vonesa në zhvillim, boshllëqe në të mësuarin e fëmijërisë se hershme, defekte në formimin e personalitetit, mungesa. Në funksion të stimulimeve pak a shumë të pasura që ata kanë përfituar në mjedisin e tyre, fëmijet do të ishin pak a shumë të përparuar, të zhvilluar, të shpejtë, të përshtatur, të kultivuar, pak a shume “inteligjente”. Ky interpretim sasior shpie në një trajtim kompesues të ndryshimeve,me terma shërimi në kuptimin e mbështetjes. Këtij interpretimi sasior i kundërvihet një interpretim cilësor. Klasat e ndryshme sociale kanë kulturën e tyre të vet, vlerat e veta, mënyrën e tyre të vet të marrëdhënies, raportin e tyre të vet me kohën, punën, dijen etj... Shkolla përcakton nëpërmjet normave të saj një kulturë analoge, të ngjashme me atë të zhvilluar në klasat dominuese të shoqërisë. Kulturat e grupeve të ndryshme shoqërore janë në një distancë pak a shumë të madhe me këtë kulturë reference e cila përcakton normën e përsosmërisë shkollore. Ndryshimet dëshmojnë atëherë për diversitet dhe jo për mungesë. Është në rregullin e gjërave që të ketë një kulturë të përbashkët në një territoriale, por të injorosh kulturat e origjinës është të krijosh një handikap. Trajtimi i ndryshimeve supozon atëherë hapjen drejt plurikulturave, diversitetit të mediacioneve dhe mediatorëve, implikim të nxënësit në vlerësim (fëmija duhet të bëjë të vetat normat shkollore, të cilat nuk janë domosdoshmërisht ato të mjedisit familjar), vleresimin e eksperiencës personale, mungesën e gjykimit të vlerave... Të marrësh parasysh këto dy interpretime supozon të ndryshosh, diferencosh, personalizosh.

7
Nr. 22 - TETOR 2012

CIKLI I FAZAVE TË TË MËSUARIT

Nga Eroll Velija • Eksperimentim konkret i një veprimi/ideje • Observim në mënyrë reflektive dhe të vëmendëshme • Konceptualizim abstrakt dhe teorik • Vënia në zbatim e idesë/veprimit në funksion të eksperimentit fillestar Kolb i ka dhënë një emër tipeve të ndryshme të nxënësit në funksion të ciklit të të mësuarit që nxënësi preferon. • Divergjenti (imagjinuesi, observuesi): preferon fazat e eksperimentimit konkret dhe të reflektimit mbi këtë eksperiment (kapacitetet e tij të mësuarit vëndosen midis poleve te eksperimentimit konkret dhe observimit reflektiv). Burimi i tij kryesor është intuita dhe imagjinata. Divergjenti interesohet për njerëzit dhe emocionet. Ai ka sensin e observimit, është i shkathët të perceptojë një objekt ose një problem në këndvështrime të ndryshme; vlerëson aktivitetet novatore,ka një imagjinatë të pasur dhe interesa të ndryshme;interesohet për personat dhe situatat sociale, ka nevojë të ndërveprojë me të tjerët dhe i kushton rëndësi ndjenjave. JA TIPET E AKTIVITETIT QË I INTERESOJNË: - të mësojë me anë të eksperiencave të reja: lojë me role, lojra,etj - të shkëmbejë dhe të diskutoje me shokët - të ndjeke kurse të veçanta - të observoje, sintetizoje dhe të nxjerrë konkluzione • Asimiluesi (analitiku, konceptualizuesi): preferon fazat e reflektimit mbi një eksperiment dhe të konceptimit abstrakt dhe teorik të një eksperimenti (kapacitetet e tij të

mësuarit vëndosen midis poleve të observimit refleksiv dhe të konceptualizimit abstrakt). Asimiluesi pëlqen të krijoje modele teorike dhe interesohet më pak se të tjerët për njerëzit dhe zbatimet praktike të njohurive, interesohet më shumë për konceptet. Ai riorganizon logjikisht informacione,preferon më mirë të xhongloje me idetë dhe teorite sesa me zbatimin e tyre në praktikë. Tipet e aktiviteteve që i interesojnë: - kurset teorike - leximi me temë nga teori të ndryshme • Konvergjenti (praktiko, eksperimentuesi): preferon fazat e konceptualizimit abstrakt dhe teorik të eksperimentimit dhe të zbatimit praktik të idesë/veprimit (kapacitetet e tij të mësuarit vëndosen midis poleve të konceptualizimit abstrakt dhe eksperimentimit aktiv). Në kundërshtim me imagjinuesin, preferon të punoje vetëm. Konvergjentit i pëlqen të jetë praktik dhe ka tendencë të jetë pak i ndjeshëm (që preket).Është i shkathët të zbatojë në praktikë ide dhe teori, të zgjidhe probleme dhe te marrë vendime. Për më tepër, preferon të kompozoje më mirë me sende se sa me njerëz. Preferon të zgjidhë probleme, zgjidhja e të cilave është unike. Ka lehtësira në detyrat teknike dhe në marrjen e vendimeve. Tipet e aktiviteteve që i interesojnë: - koha e studimit jo e drejtuar - studimet e rastit - projektet dhe aktivitetet individuale të vetëmenaxhuara • Akomoduesi (dinamiku, manipuluesi): preferon fazat e eksperimentimit konkret dhe të zbatimit praktik të idesë/veprimit të bazuar mbi këtë eksperimentim (kapacitetet e tij të mësuarit vëndosen midis

poleve të eksperimentimit konkret dhe eksperimentimit aktiv). Akomoduesi përshtatet me lehtësi në eksperimentet e reja dhe ka tendencë të gjejë zgjidhje. Ai mëson me anë të manipulimit duke kryer detyrat. I pëlqen të jetë i implikuar në planifikimin dhe realizimin e aktivitetit, funksionon më mirë me anë të prove/gabim sesa me anë të logjikës; ka tendencë më shumë tu besojë mendimeve të tjerëve sesa analizës së vet, pranon me lehtësi të marrë rreziqe. Tipet e aktiviteteve që i interesojnë: - lojra dhe lojra me role - pjesmarrje në aktivitete dhe e ushtrime në grupe të vogla - shkëmbime komentesh 3. 16 tipet e Briggs Myers Teoria e tipave psikologjik ka filluar në vitet 1910 nga Karl Gustav JUNG (1875-1961), psikiatër zviceran, dishepull i Frojdit. Ai e ka formalizuar këtë teori në librin e tij “Tipat psikologjike” në vitin 1921. Punimet e tij kanë vazhduar në SHBA për 40 vjet nga Isabel Briggs Myers (1897-1979) dhe nëna e saj Katherine Cook Briggs. Ato e kanë finalizuar me Myers Briggs Type Indicator (MBTI). Është indikatori më i përdorur në botë. Ai “ju ndihmon për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale, rrit produktivitetin tuaj dhe ju lejon të identifikoni preferencat tuaja në drejtim të lidershipit dhe komunikimit”MBTI është në origjinë të zbulimit të tipave psikolojike. Nga observimet ka arritur në konkluzionin se mendja njerëzore zotëron katër funksione psikologjike bazë: • Dy funksione iracionale të Perceptimit P, duke i lejuar të marrë informacionin me dy mënyra të

kundërta: iNtuita N ose Sensacioni S(ndjesia); • Dy funksione racionale të Gjykimit (fr. Jugement J), duke i lejuar të trajtoj këtë informacion për të arritur në konkluzione: Të menduarit (angl. Thinking T) ose Ndjeshmëria (angl. Feeling F). Ka observuar gjithashtu se individët kanë tendencë të gjejnë energjinë e tyre dhe të jenë dinamike: • ose nga mjedisi i jashtëm, aktivitetet dhe eksperiencat: qëndrim Extraversion E; • ose nga universi i brendshëm i mendimeve, kujtimeve dhe emocioneve: qëndrim Introversion I. Indikatori MBTI identifikon 16 tipe personaliteti duke u nisur nga dy preferencat e mundshme mbi secilën nga katër dimensionet e mësiperme. Bëhet fjalë për preferenca individuale, ashtu si ne kemi preferencë për përdorimin e njërës nga dy duart tona. Kjo do të thotë që: • Ne disponojmë një bashkësi mundësish, por përbërja jonë, edukimi ynë, na tërheqin të privilegjojmë (preferojmë) disa prej tyre në lidhje me të tjerat. Ne do ti përdorim më shpesh, më natyrshëm; theksojmë se të preferosh nuk do të thotë të përjashtosh dhe na ndodh që të përdorim një preferencë të kundërt, por me më shumë vështirësi; • Këto zakone nguliten aq shumë sa na duket e pakuptueshme që te tjerët veprojnë në mënyrë të ndryshme; Eksperimentimi konkret (implikimi) Observim reflektiv (analiza) Konceptualizimi abstrakt (sinteza) Eksperimentimi aktiv (zbatimi) Imagjinuesi Analitiku Praktiku

8
Nr. 22 - TETOR 2012

Dy vjet më parë, biznesmeni shqiptar nga Peja, Lulëzim Nushi do të bëhej një protagonist ‘kritizer’ i një thënieje kundërvënëse të Kryebashkiakut Londinez, Boris Johnson, me një ligj të Kryeministrit britanik David Cameron, kur ai u shpreh se ‘ligji për benefitin e shtëpive..., është një lloj spastrimi të ngajshëm me atë në Kosovë”. Ndërsa debati ishte zgjeruar, gazetarët e gazetës “Daily Mail” udhëtuan dhe tek lokali i tij “Carpe Diem” në Hendon central të Londrës veriore, intervistuan biznesmenin shqiptar, teksa ishte në krye të punës bashkë me të zonjën, Linditën. Ai në mënyrë të qetë atëherë i bindi ata se mendimi i z. Johnson ishte disi larg asaj që ndodhi në Kosovë, dhe se fati dhe ikja nga Kosova ishte vetëm një spastrim etnik me tytën e armëve. Në një fiksim të portretit të tij dhe arsyes së largimit nga Kosova, gazeta ka fiksuar edhe pamjen e një gruaje shqiptare, ku në sfondin pas saj është një shtëpi në flakë. Sakaq ai dhe “Carpe Diem” bar-kafeja e tij në Londër janë miq të mjaft shqiptarëve klientë, nga të gjitha viset shqiptare. Aty vijnë Gjeti nga Peja, Sherif Bllaca, Renato Zyka nga Skrapari, Bekim Derguti etj. Aty janë thuajse mjaft miq e shokë në mjaft orare të ditës. Carpe Diem do të thotë “Kape ditën” dhe një frazë e Quintus Horatius Flaccus dhe është shumë kohë para Krishtit. Kjo kapje dilematike e ditës nga Quintus Horatius Flaccus, më gjerësisht i njohur si Horaci, në planin dhe idenë e biznesmenit shqiptar Lulëzim Nushi, është një kapje tjetër, një filozofi tjetër mes shërbimit social dhe kuzhinës, mes respektit për njeriun dhe klientin, si një arsye më e qartë për të kapur ditën e humbur, për të ndriçuar ditën me diell në jetën tënde, me punë e pasion. Dhe “Carpe Diem” flet shqip dhe me cilësinë e saj në ushqim dhe shërbime të tjera. Lulëzimi e shoqja, Lindita dhe stafi i “Carpe Diem” janë thjeshtësia dhe kultura e shërbimit. Këtë e thonë të gjithë. Këtë e sheh me syrin tënd. Po kush është pronari i “Carpe

Diem”? Lulëzim Nushi nga Peja, është i biri i Profesorit të nderuar Musa Nushi. Ai është i martuar me Linditën, dhe ka dy fëmijë të shkëlqyer, Festimen që ka interes për Fashion dhe Lindin që veçon futbollin në pasionin e tij. Ai erdhi nga Peja ndërsa la pas tërë atë biznes të shkatërruar nga lufta, la pas tre dyqanet me kozmetikë të cilat i shkatërroi ajo ndjesi antihumane e brutalit shkatërrimtar dhe pushtues në të gjitha pikat. Por ai nuk ndejti duarkryq. Pasi punoi gjithandej në mjaft kompani prej pesë vitesh tani zotëron “Carpe Diem”, kafen e dashur të shqiptarëve për zonën ku ata jetojnë dhe punojnë. Edhe të huajt janë dhe flasin me respekt e përkushtim ndaj Lulëzimit dhe tërë stafit të tij. “Carpe Diem” në një farë mënyre është vetë fruti i edukatës që mori Lulëzimi nga prindërit e tij të mrekullueshëm e të veçantë në mjaft drejtime. I ati, Musa Nushi, i lindur më 25 nëntor, 1935 në qytetin historik Pejë, ka qenë një edukator i mrekullueshëm. Musa (Muharrem) Nushi u lind në një familje të mesme punëtore. Arsimin fillor (me gjysmëmaturën katërklasëshe) e mori në vendlindje; shkollën normale e filloi në Pejë (klasën e parë e të dytë), klasën e tretë e kreu në Gjakovë, ndërsa klasën e katërt e të pestë (si dhe maturën) i kreu në Prizren në vitin 1959. Ishte kjo gjenerata e parë e normalistëve shqiptarë (me mësim në gjuhën shqipe) me sistemin pesëvjeçar. Për shkak të kushteve ekonomike jo të volitshme nuk pati mundësi të studiojë në ndonjë fakultet dhe, si bursist i Komunës së Pejës, u emërua mësimdhënës i lëndëve: Gjuhë frënge dhe Edukatë muzikore në Shkollën Fillore në Raushiq të Pejës në vitin shkollor 1959/60, ku shërbeu vetëm shtatë muaj, meqë e morën në shërbimin ushtarak. Pas shërbimit ushtarak punoi pesë vjet mësimdhënës i gjuhës shqipe (atëherë i pakualifikuar për këtë lëndë) në shkollën fillore “Ramiz Sadiku” në Pejë. Me këtë rast, pa shkëputje nga puna, u regjistrua në Fakultetin Filologjik

Lulëzim Nushi: “Carpe Diem” meraku im dhe porosi e babës
(atëherë: Filozofik), në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Prishtinë dhe u diplomua më 1966. Pas viteve të 70-ta është regjistruar në studime pasuniversitare në Prishtinë, në Drejtimin e Gjuhësisë, ku ka pasur rastin të dëgjojë ligjërata në Prishtinë nga pedagogët (profesorët) e njohur nga Shqipëria, siç ishin: prof. dr.Eqrem Çabej, prof. Jorgji Gjinari, prof.Mahir Domi, prof. Shaban Demiraj, prof.Androkli Kostallari etj. Pasi i ka dhënë provimet, e ka zgjedhur temën e magjistraturës të formuluar nga prof. Androkli Kostallari me titull: “Gramatika e Sami Frashërit si pasqyrim i synimeve gjuhësore të Rilindjes”. Konsultimin për temën dhe literaturën e ka bërë në Shqipëri me mentorin, prof.Androkli Kostallarin (1975). Temën e magjistroi. Si mësimdhënës i dalluar u emërua këshilltar arsimor për lëndën: Gjuhë dhe letërsi shqipe në Entin Ndërkomunal Arsimor-Pedagogjik me seli në Pejë për komunat: Pejë, Deçan, Klinë dhe Burim (ishIstog). Dhjetë vjet punoi si këshilltar i arsimit, ku pati rast të njihet me shumë arsimtarë, me njohuritë e këtyre arsimtarëve, me kushtet e punës dhe me vështirësitë që ata hasnin në procesin mësimor. Organizimi i seminareve dhe kunsultimet lidhur me reformat në arsim si dhe udhëzimet lidhur me zbatimin e rregullave të drejtshrimit të gjuhës shqipe, ishin preokupim i tij i përhershëm. Risi e këshilltarëve ishin edhe planet orientuese, planet operuese, d.m.th. planet e shkoqitura mësimore për një muaj, një javë dhe për një ditë me njësi të shënuara mësimore. Ishin këto dhe të tjera aktivitete që e mbanin të fortë këtë këshilltar të arsimit prej vitit 1966 gjer në vitin 1975, kur, pasi konkurroi, u emërua pedagog - profesor në shkollën e lartë pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë, në fillim për lëndën: Gjuhë e sotme shqipe I me praktikum, ndërsa më vonë edhe për lëndët: Fonetikë e fonologji, Morfologji e gjuhës shqipe, Kulturë e gjuhës shqipe, Fonologji historike, Gjuhë amtare I, Shkrimi akademik etj. Të gjitha këto lëndë i ka ligjëruar në shkollën e lartë pedagogjike “Bajram Curri” dhe në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë që nga viti 1975. Punën në Fakultetin e Edukimit nuk e ka ndërprerë akoma (2007, por tani si i pensionuar, punon si profesor bashkëpunëtor. Musai ishte mjaft i angazhuar në procesin mësimor si dhe në trajtimin e Shumë çështjeve gjuhësore. Ai ishte i pranishëm me punime gjuhësore në të përditshmet tona, në shtypin periodik, në revistën “Shkëndija” si dhe ka marrë pjesë në tubime shkencore me kumtesa nga gjuhësia shqiptare, sidomos në sesionet shkencore të Seminareve Ndërkombëtare për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku mori pjesë me shumë kumtesa. Po i cekim vetëm disa: Elementet e gegërishtes në gjuhën e njësuar shqipe - vlera të konsiderueshme gjuhësore në “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare” (2011), Prishtinë 2002; Për disa interpretime të diskutueshme në sistemin foljor, në SNG!lLKSH (21/2), Prishtinë 2003 etj. Me kumtesën “Kontributi i rilindësve në kodifikimin e gjuhës shqipe” ka marrë pjesë në Konferencën shkencore të 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbajtur më 1978 dhe botuar me të njëjtin titull në vëllimin e dytë, në Prishtinë më 1981. Në sesionin shkencor të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, që u mbajt më 1996 dhe që u botua në përmbledhjen e kumtesave me titullin “Letërsia shqipe dhe gjuha letrare” në Prishtinë më 1998, figuron edhe kumtesa e Musait: Fonema n(r) në funksion të tingullit bukurtingëllues (antihiatizues). Me porositë e të atit, Lulëzimi iu përkushtua edhe ai arsimimit dhe shkëlqeu. Por Lufta ia la në gjysëm dhe ai mbaroi vetëm tre vite Inxhineri Makinash në Universitetin e Prishtinës. Pastaj emigracioni dhe fatet e emigrantit tashmë janë në fushën e biznesit. Ai shton se pasioni dhe respekti për njeriun e bën atë më të respektuar, më të obliguar, pasi është porosi e nënës dhe babait të tij të shtrenjtë. Drejtuesit e shoqatës “Peja” më parë dhe ata që vazhdojnë edhe sot janë miq të mirë të Lulëzimit dhe vetë kafenesë “Carpe Diem”.

9
Nr. 22 - TETOR 2012

Para disa ditësh mori jetë kompania e parë avokatore shqiptare në Mbretëri të Bashkuar. Bëhet fjalë për kompaninë avokatore “OLIVER & HASANI SOLICITORS”. Adresa e saj në 12A Highcroft, Kingsbury, London NË9 0SE dhe me telefonat: 0207 998 0035 ; fax: 0207 998 48 10 dhe telefonin celular: 07792 097132 (Emergencies Only) po ashtu edhe emailat: info@ oliverandhasani.co.uk janë edhe në faqen e tyre zyrtare: www.oliverandhasani.co.uk. Kështu mes këtij informacioni kujtojmë se kjo kompani e cila mori jetë këto ditë, është vetë profesionalizmi i përkryer i avokatit Naim Hasani, që ka vite që punon me përkushtimin më të lartë në ndihmë të shqiptarëve në nevojë. Vetëm para pak ditësh ai e nisi punën me një mision special në ndihmë të vendosjes ligjore të Bustit të Skënderbeut, Heroit Kombëtar të Shqipërisë në një mjedis ligjor në Londër. Kërkesës së të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Shqipërisë, Mal Berisha, për të kryer funksionin e duhur ligjor për procedurat e duhura të këtij evenimenti historik, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ai iu përgjigj me respektin dhe angazhimin e tij. Kohë më parë ne shkruam për Naim Hasanin dhe mjaft vetë na përgëzuan. Ne theksuam me titullin: “Kur komuniteti kërkon dhe respekton avokatin Naim Hasani” dhe njërëzit miratonin me dashuri dhe respekt. Kush është Naim Hasani? Shpeshherë e kërkojmë profesionalistin, njeriun që na udhërrëfen diku larg. E kërkojmë të jetë sipas një perceptimi që mbin në kokën tonë, apo mendimin tonë, sipas një bisede të dëgjuar, apo edhe më shumë. Janë në fakt shumë arsye që na detyrojnë të bëjmë një gjë të tillë. Por kur është fjala për avokatin Naim Hasani, cdo gjë flet ndryshe. Çdo gjë shkon në një hulli tjetër. Ai është i preferuari i qindra e qindra shqiptarëve. Ai është avokati që flet shqip dhe anglisht për tërë problematikën ligjore të komunitetit

ca ditësh në zyrat e kompanisë ku punon në Chancery Lane. Dhe fakti është fakt. Këtë vlerësim kolegësh e gjejmë në vetë faktin se zoti Hasani është fitues i disa qindra çështjeve të emigracionit. Dhe gjithmonë duke bazuar dhe afruar ligjin. “Njohja e ligjit është diçka e madhe”, na thotë ai dhe qesh. Pastaj na tregon dy dokumente të rëndësishëm. Është Certifikata e Praktikës e nënshkruar në vitet 2007-2008 mbi bazën e Aktit të Avokatisë së vitit 1974, që e cilëson nën firmën e shefit ekzekutiv, Antony Toënsend, si “të aftë që të praktikojë si avokat”. Dhe e gjitha nën rregulloren e trupit të Shoqërisë së Drejtësisë, duke filluar më 01/11/07 dhe përfunduar me sukses më 31/10/08. Dokumenti i dytë flet nën siglën e Gjyqit Suprem të Anglisë dhe Ëellsit, i cili i njeh njohjen e trajnimit të tij si avokat i Gjyqit Suprem. Suksesi i tij

Londër: Merr jetë kompania avokatore shqiptare

“OLIVER & HASANI SOLICITORS”
Naim Hasani avokati shqiptar në krye të saj
shqiptar e më gjerë. Është pra, Naim Hasani, avokati i mirënjohur tashmë nga shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar. Naim Hasanin (solicitor) shpeshherë e kemi parë edhe në mjaft aktivitete të komunitetit shqiptar. Ai nuk vjen vetëm. Bashkë me të është edhe një nga profesorët e tij, avokati tjetër që ka mësuar edhe gjuhën shqipe, Rodney Oliver. Dhe kështu të dy ata janë gjithmonë në shërbim të qindra dosjeve. Në shërbimin më të përkushtuar ndaj shqiptarëve në nevojë ligjore. Tashmë në kompaninë e parë shqiptare në Londër. Kur kërkohet një avokat shqiptar Shumë herë kemi përballur me dhjetra telefonata në punën tonë. Dhe shpesh herë këto telefonata nuk kanë lidhje me gazetën. Shumë prej tyre janë një shërbim i vogël komunitar. Dhe ky shërbim është përpos kërkesave të tyre, që kërkojnë ndihmë avokatore. “Duam avokatin Naim Hasani. Ju lutem a e keni numrin e tij?”. Kjo kërkesë-pyetje nevojtarësh shqiptarë në emigracion, natyrshëm është më shumë se një shqetësim, më shumë se një interesim. Dhe kështu, ky lloj interesimi na bëri të hulumtojmë në jetën e avokatit Hasani. Kush është Naim Hasani? Naim Hasani është një avokat shqiptar (solicitor) i kualifikuar në Londër. Pasi ka ardhur me një diplomë shqiptare nga Universiteti “Fan Noli” i Korçës, në një degë tjetër, atë të Menaxhim Turizmit, ai iu përkushtua në imigracion një dëshire të hershme. Studioi për drejtësi në Universitetin e Ëestminsterit dhe mbaroi studimet në vitin 2005. që nga ardhja e tij në vitin 1999, Naimi, kishte këtë dritare interesi për fatin dhe të ardhmen e tij. Dhe ai e vulosi më tej me rezultatin e klasit të parë në degën që studioi, duke mbrojtur një temë disertacioni të mrekullueshme. Më pas u trajnua mbas ligjit britanik. Dhe në këtë trajnim dyvjeçar, kompania që ia afroi mundësinë i dha edhe punën e sotme në shërbim të imigrantëve shqiptarë. Ai më pas më 15 tetor të vitit 2007 filloi punën si avokat i njohur ligjor. Dhe tashmë ka vite në profesionin e tij, në profesionin që ka filluar ta njohë jashtëzakonisht mirë. Bosët e tij të kompanive ku ka punuar dhe ende punon, si kompania “Blavo & Co Solicitors’ flasin me fjalët më të mira për avokatin shqiptar. Të tjerët dhe arritjet Është korrekt thonë shefat e tij. “Ligji dhe vetëm ligji është parimi i punës së tij”, - shtojnë ata. Ne e takuam vetë atë para

Naim Hasani e sheh suksesin e tij, jo në detyrimin emocional, por në zgjidhjet e qindra çështjeve në bazë të ligjit. Kështu qindra ceshtje të suksesshme kanë përhapur emrin e tij të mirë, emrin e avokatit shqiptar që kërkohet disa herë. Në këtë kornizë, suksesi thotë ai është lidhur me jetën dhe me fatet që vërtiten rreth saj. Ceshtjet e imigracionit janë thikë me dy presa disa herë, dhe kështu ata duan njohuri dhe profesionalizëm, ndaj dhe unë, shton ai suksesin e lidh me fatin e njohurive të mia. Pra, Hasani i gëzohet suksesit falë arritjeve personale në fushën profesionale. Duke përfunduar Naim Hasani, avokati shqiptar, është edhe një familjar i shkëlqyer. Me dy djemtë e tij dhe zonjën ai gjen kohë edhe të jetë prezent në shtypin shqiptar, me mjaft artikuj profesionalë, ku sqaron mjaft cështje që lidhen me fatet e atyre që ende presin dokumentat e qëndrimit. Dhe kurrë nuk pushon. Ai është njeriu profesionalist, i papërtuar, që meriton përditë e më shumë respekt. Respekti për të vjen

10

Nr. 22 - TETOR 2012

TRANSPORT

EXPRESS

TRANSPORT

EXPRESS

11
Nr. 22 - TETOR 2012 Isuf SPAHIU “Mësues i Merituar” “Kaba”, Perëndeshë e së keqes, sipas mitologjisë ka errësuar qiellin e Lumës e mbarë Shqipërise në shekuj, por lumjanët e mbarë shqiptarët kanë dite me daravit retë e zeza me luftë të paepur për liri e çlirim kombëtar. “Qafa e Kolesjanit” u qujt “Gryka e Termopileve” në çdo invadim të huaj, ndërsa Luma, Hasi e Malziu ishin “Salamina”, dalluar për qëndresë, ku Perëndeshë e dritës dhe e diturisë, nuk ishte “Minerva”, por idetë e mëdha te Rilindjes Kombëtare, për liri e pavaresi , me pushkë e pendë , të rrenjosura thellë në ndjenjat atdhetare lumjane , ku një rol të rëndesishem luajti shkolla e parë shqipe laike e Kolesjanit, me mësues fillestar patriotin e vlertë, Riza Spahiun. Gërshetimi i luftës së pamposhtur të popullit shqiptar me Rilindjen Kombëtare Shqiptare, ishte gur-themeli i shkollës parë shqipe në Kolesjan e mbarë Shqiperinë, Në fillimet e shekullit XX luftë e ashpër ështe zhvilluar në tëre trevat shqiptare, por toni i është dhëne: në Dibër , Lumë, Mirditë, Shkodër, Mbishkodër e Kosovë, kurse Rilindja Kombëtare është perfaqësuar me elementë pergjithësisht nga Shqipëria e Jugut, të ndodhur në diasporë Stamboll, Rumani, Itali, Bullgari, Egjipt e SHBA, ku pjesët e tyre ishin Shkodranët: Pasko Vasa, At Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Hil Mosi, Asdreni etj. Ne prill 1887, Rusia fitimtare i dikton Turqisë “Marrëveshjen e Shën Stefanit”. Në Qeshor 1878, u mbajt kongresi i Berlinit , vendimet e të cilit ishin në disfavor të çeshtjes Shqiptare. Si kundërpërgjigje, më 10 Qeshor 1878 u mbajt “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Perfaqesues i Lumës në “Lidhjen Shqipetare të Prizerenit” ka qenë Shaqir Palushi. Bashkëdrejtus i “Lidhjes” për Lumën ka qenë Beqir Spahiu i dhe disa të tjerë. Në periudhën 1878 – 1913, të gjitha luftërat janë zhvilluar në territorin shqiptar. Në vitin 1904 vjen në Lumë Shemsi Pasha . Më 1909-1910 në Kosovë zhvillohet beteja e “QafMorinës” dhe beteja e “Qaf-Kolesjanit” kundër Durgut Pashës. Forcat Lumjane drejtoheshin nga Islam Spahia. Dikur ndodhi një zënkë në Qafën e Kolesjanit . Kundërshtarët u rrahën me shkopinj . Si pasojë ndodhi një vrasje dhe u derdh gjak. Vajtimtarja reciane i thuri këto vargje të vdekurit : “ Qafa e Kolesjanit , o miku im , ështe qafë gjaksore, o miku im , ajo nuk ka durue topat , o miku im , e po duron shkopat , o miku im ”. Dhe vërtet në Qafën e Kolesjanit u thyen 3 pashallarë turq nga forcat lumjane, të udhehequra nga Islam Spahia. Prandaj ne visaret e kombit këndohet kënga: “Kolesjani 70 shpi/Kan’ ik rob, kan ik robi/Sall kan mbet do djem të ri/ Kan kap hutat sy për sy/Sy për sy e po qesin drejt /Po i thon turkut , s’durojm hyrjet” Gjurmët e gjyleve të topave janë ende të freskëta, të hedhura nga “Qafa e Kolesjanit” në kullat përballë. Lufta e mbishkodrës drejtohet nga Mehmet Shpendi dhe Dedë Gjoluli. Më 1912 , nga kryengritja e madhe antiturke , pushtohet Gjakova, Peja, Prishtina, Gilani, Ferizaj, Mitrovica dhe Shkupi.Proklamatën e Shkupit e firmosi Sali Spahia, në emër te Lumës. Ideja e hapjes së shkollës së parë shqipe në Kolesjan nuk ishte dicka e rastit. Ajo ishte rrjedhojë e kërkesave të kuvendeve : Gërce , Gilan , Junik, Ferizaj dhe Shkup. Ne çdo kuvend, perfaqesues i Lumës ishte Sali Spahia , i lidhur ngushtë me Hasan Prishtinën, meqenëse Islam Spahia ishte afersisht 80 vjec. Ja cfare u percaktuan ne Memerandumin e Gërçes më 23 qeshor 1911: 1. Të zbatohet decentralizimi në vilajetet shqiptare 2. Kombi shqiptar të ketë të gjitha të drejtat si kombet e tjera 3. Ne administratën lokale të perdoret gjuha shqipe, paralel me gjuhën turke 4. Valiu dhe zyrtarët e tjerë të dinë gjuhën shqipe 5. Taksat e grumbulluara në Shqiperi të përdoren për Shqiperinë 6. Shërbimi ushtarak të bëhet në territoret shqiptare 7. T’u kthehen armët kryengritsave Junik 21-25 Maj 1911 1. Të njihen kufijtë e Shqipnisë 2. Në Shqipni të vendoset flamuri shqiptar 3. Në Shqipni të vendoset guvernator shqiptar 4. Të tërhiqen nënpunësit jo shqiptar dhe të vendosen nënpunës shqiptar 5. Gjuha shqipe të bëhet zyrtare 6. Zbatimi i këtyre kërkesave të garantohet nga fuqi të mëdha Memerandumi Ferizaj, më 4 gusht 1912 1. Ligj special për Shqipninë 2. Shërbimi ushtarak të bëhet në Rumeli

KOLESJANI, “Gryka e Termopileve” lumjane
Shkolla shqipe e Kolesjanit në 100 vjetorin e themelimit të saj
3. Të njihet e drejta e mbajtjes së armëve 4. Nënpunësit te jenë shqiptarë 5. Hapja e nji gjimnazi me konvikt, per cdo vilajet (Kosove, Shkoder, Manastir, Janine) 6. Pranimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare 7. Hapja e një medreseje në gjuhën shqipe 8. Mesimi i lire. Pikat 9,10,11,12,13, dhe 14, kishin të bënin me probleme administrative. Mendohet se Rilindja Kombëtare e ka fillimin me botimin e “EVETARES”së Naum Veqilhargjit. Besoj se ky duhet te quhet fillimi i Rilindjes Kombëtare, por shumica e lidhin “Rilindjen Kombetare” me botimin “Këngët e Milosaut” nga De Rada . Ai organizoi Kongresin e Parë të gjuhës shqipe në Karolino Kalabro në vitin 1895 dhe Kongresin e Dytë të gjuhës shqipe, në Lungo në vitin 1898. Në Rumani, Eleni Gjika, me emrin Dora d’Istria, botoi historinë e vendosjes së shqiptarëve në Rumani ,ndërsa Naum Veqilhargji botoi librin me tregime biblike. Kolonia e Bukureshtit ishte degë e Komitetit te Stambollit dhe drejtohej nga Jani Vreto. Ai, në “Drita”, që më vonë merr emrin “Dituria”, shtypi librat e parë shqip, dhe është nismëtar i hapjes së të parës shkollë shqipe në Korçë, me mësues Pandeli Sotirin. Diamant Terpo lëshon shtepinë për lokal shkolle. Ndërkohe dalin gazetat e mëposhtme: 1. Gazeta “Drita” e drejtuar nga Shahin Kolonja 2. Gazeta “Kombi” e drejtuar nga Sotir Peçi 3. Gazeta “Albania” e drejtuar nga Faik Konica 4. Gazeta “Itifak”e drejtuar nja Jusuf Ali Beu Gazeta “Dituria” shtypi librin e Sami Frasherit; “Shqiperia ç’ka çen, ç’asht dhe ç’do bëhet”dhe librin e Naim Frasherit “Skenderbeu”. Në diasporë u krijuan një seri shoqatash : 1. Shoqëria “Bashkimi” e drejtuar nga Mihal Lehova 2. Shoqëria “Drita” e drejtuar nga Nikolla Naco 3. Shoqëria “ Djalëria Shqiptare” e drejtuar nga Dako e Gjergj Boçari 4. Shoqeria “Dëshira” e drejtuar nga Kristo Luarasi 5. Shoqeri “Besa-Besë”, ku Fan Noli bëri një shërbesë në gjuhën shqipe U krijue Komiteti për Çlirimin e Shqipërisë , i drejtuar nga Çerçiz Topulli e Mihal Grameno . Idetë e mëdha të Rilindjes Kombëtare i përcoi në krahinën e Lumës Abdyl Frashëri, në Qershor të vitit1878. Në rrugën për Prizren, Abdyl Frasheri qëndron në konakun e Beqir Spahiut të i dhe ne Rodogjost zhvillon Kuvendin e Kolesjanit . Ne mes të tjerash thotë: “këto vyrtyte të larta të popullit të Lumës si besa , trimëria, bujaria, mikpritja, për t’u ngritur në lartësinë e kërkuar duhen mkuar me dituri e shkollim . Beqir Spahiu I, zbaton këshillën e Abdyl Frashërit, duke çuar për shkollim Sali e Xhafer Spahiun, në fillim në Prizeren dhe pastaj në Selanik , ku u brumosën me idetë e Rilindjes Kombëtare . Sipas Mati Logorecit, Sali Spahiu, ishte i vetmi atdhetar intelektual në Lumë, që lufton me vu në jetë me pushkë e pendë idetë e Rilindjes Kombëtare .Këtë e pohon gazeta e Shkodrës “Posta e Shqipnis” , më 8 Dhjetor 1917 : “Vdekja e nji atdhetari”. Këtë njoftim e jep “Kalendari i Vjetit 1919” në shtypshkronjën “Zonja e Papërlyme” me 29 . 11. 1917. Për Sali Spahiun shkruajnë : Tahir Zajmi në “Shejzat” numrat 1dhe 2, Tahir Kolgjini në artikullin “Esat Pasha e bamet e tij”, Tafil Boletini etj. Sali Spahia, në shoqëri me 34 persona të zgjedhur nga ajka e shoqerisë shqiptare shkon në kurorzimin e Karl Hauzburgut, ku , sipas Shefqet Hoxhës, mban edhe një fjalim . Kolesjani, në nderim, e varros në oborrin e shkollës. Betejat e Lumës kundër shovenistave serbë janë pasqyruar; 1. “Beteja e Drinit” nga Shaban Braha 2. “Dy Drinat” nga Sherudin Berisha 3. “Lufta e popullit të Lumes” nga Shefqet Hoxha Sherudin Berisha thotë : “Pas kthimit nga Vlora, Ramadan Zaskoci së bashku me Qazim Liken , Sali Spahin , Hoxhë Mehmetin, Ramadan Cikun, Bajram Gjanën, Osman Litën, Dervish Bajraktarin, Jemin Gjanën dhe Sul Elezin zhvilluen “Kuvendin e Shtiqnit”, për të mobilizuar lumjanët kundër shovenistave serbë”, ndersa Shaban Braha, thotë: “Në periudhën 18 tetor 1913 – 16 qeshor 1914, Sali Spahia së bashku me Ramadan Zaskocin organizuan luftën kundër shovenistave serb: vija e luftimit ishte : Qafa e Kolesjanit , Ura Sheje, Drini i Bardhë, Qafa e Zvernecit , Mali Gjallica , Lumi i Lumës , Laku i Topojanit , Livadhi i Madh , Kroi i Bardhë , Mali i Terfojës.” Lufta me serbët ndahet në dy periudha sipas Starko Drashkicit : 1. Forcat Serbe ishin ne sulm : Pas fitores së armatës së tretë Serbe nën komandën e Bozho Jankovicit mbi ushtrinë Turke në Kosovë dhe 15- mijë vullnetarë të Isa Boletinit në Podujevë, forcat serbe u nisen për Prizeren . Me 18 nentor 1912 , bataljoni i nderhyrjes së shpejtë i Divizionit “Drini II” dhe bataljoni Shumado-Shqiptar hynë në Lezhë. Forcat e tjera muren drejtimin KullLumë-Diber. Kruja pushtohet me 26 Nentor 1912 , Tirana më 28 Nentor, Durrësi më 30 Nëntor 1912. Nderkohë, në këto rrethana, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë. 2. Forcat serbe ishin në tërheqje: Nga sulmi i trupave Gjermano-Austriake-Bullgare në vitin 1915, ushtria serbe pësoi humbje të ndjeshme , pranaj vendosi te terhiqej drejt bregdetit Adriatik, duke ndjekur tre rruge: 1. Peje-Andrejeve-Podgorice-Shkodër 2. Prizeren –Kull- Lumë- Spas – Flet - Shkodër – Lezhë – Shëngjin 3. Prizeren-Kull-Lumë-Peshkopi-Dibër-Elbasan-Arberi Sipas Panda Drashkicit forcat Serbe u sulmuan : 1. Ne Bisake të Fanit 2. Ne Blunisht, në grykën e Lumit te Fanit , ku u vrane 46 dhe u plagosen 170 ushtarë serb 3. Ne fshatin Spas te Luginës së Drinit 4. Tek Ura e Vezirit 5. Tek Ura e Lapave Sipas Mati Logorecit, sulmin tek Ura e Lapave, e organizoi Sali Spahia me Ramadan Cikun, ku u zunë rob 200 ushtarë serbë. Sali Spahia ështe zgjedhur nën prefekt i Lumës . Ai merr si nenpunes edhe mesuesin Riza Spahiu. Ky i fundit merr mjeshtër ushtarë austriakë dhe ndërton bankat e shkollës Kolesjan me jetëgjatësi deri në vitin 1951. Ndodhë një vrasje në Kolesjan ku për këtë vrasje akuzohej fisi Spahije. Riza Spahiu në rrugen Bicaj- Kolesjan takon gjaksit. Ato nuk qesin pushkë në mesuesin e tyre. Merr vesh Islam Spahia. Ai thotë: “një djalë që nuk m’a vret hasmi, nuk duhet gja”. Ishte nën ndikimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit . Në vitin 1924 zhvillohet Revolucioni i Qershorit . Lumjanët udhëhiqeshin nga Xhafer Spahiu së bashku me Bajram Currin dhe Elez Isufin, pro Fan Nolit. Me 1936, pas largimit të Muharrem Bajraktari, Xhafer Spahia emërohet major rezervë nga Ahmet Zogu, Sadik Spahia kapiten dhe Mahmut Spahia toger. Më 1943 Mahmut Spahia zgjidhet deputet i Lumës në parlamentin shqiptar që drejtohej nga Mihal Zallari. Me 16 shtator 1943 zhvillon punimet “Lidhja e II e Prizerenit” , nën udhëheqjen e Bedri Pejanit, Rexhep Mitrovicës dhe Xhafer Deves. Perfaqësues i Lumës ishte Lutfi Spahia. Në vitet 19451946 Lutfi Spahia ishte kryetar fronti në qarkun e Kukësit. Në luftën N.C. marrin pjesë: a) Rifat Spahiu, zgjidhet kryetar i K.N.C. për qarkun e Kukësit , prefekt më 1945-1946, deputet dhe disident i PPSH-së pas vitit 1956. b) Shukri Bulica, komandant i çetës së Lumës , shef i seksionit të Punëve te Mbendshme Kukes , z/ minister finance , disident i Partisë së Punës, i burgosur politik. c) Tasim Spahiu, nuk pranon të betohet para Musolinit. Komandant vendi në Vlore, i lidhur me Hysni Lepenicen, krijues i Ballit Kombëtar në Lumë, pjëstar i kuvendit të “Lurës”, organizator i kuvendit “Kroji i Bardhë”, së bashku me Muharrem Bajraktarin, i burgosur politik , vdes në interrnim. d) Njazi Spahiu , përcjëlls i ideve komuniste të grupit të Shkodrës në Kukës , komisar politik i armatës partizane në Kosovë “Zenel Ajdini”, me funksione në Shtabin e Kosovës. e). Miftar Z Spahiu , anti komunist , i arratisur , profesor në SHBA. Autor i disa librave me vlerë të madhe gjuhësore . ë).Beqir Spahiu profesor në “Normalen Elbasan”, “Harry Fultz”, “ “gjimnazin e Tiranes”, inspektor arsimi në qarqet: Diber, Kukes, Prizeren. Ngriti mbi 50 shkolla shqipe në Kosovë, themelues i “ Qendres të Vogël Studimesh Kosovare” më 9 /01/1943. Qellimi: me i dhënë shkas arsimtareve Kosovar te njohin historinë ,gjeografinë e Kosovës . Punonjës shkencor. U vra nga fashismi Italian. ......................................................................................................

12
Nr. 22 - TETOR 2012

Nga Telnis Skuqi

KORÇË – Miku im, Dhimitër Q., këtë verë, më këshilloi të mos udhëtoja drejt Liqenasit, rreth 20 km larg Korçës. Një vit më parë, ai kishte udhëtuar drejt fshatit turistik për arsyje pune. Me pak fjalë kishte kaluar “të zitë e ullirit”, për shkak se rruga ishte e pasfaltuar, ndërsa terreni ishte si mos më keq. Për fatin tim të mirë, përjetova të kundërtën e mikut tim, u befasova. Çfarë të shikoje. Rrugët ishin “hekurosur”. Dy faqe mali ishin ndarë në mes si me thikë, ndërkohë asfalti ishte ngjitur mirë në rrugë. Për të shkuar deri në Liqenas më është dashur vetëm 20 minuta. Në fakt, Liqenasi nuk është më ajo fshat që jeton vetëm me liqenin. Këtu banorët punojnë papushim. “Jemi fshat i bekuar, të rrethuar nga zemërgjerësia e natyrës. Tashmë fal rrugës së re, ikim dhe kthehemi në Korçë brenda ditës”, shprehet

Liqenasi, fshati ku natyra i ka falur të gjitha
Aleksandëri B., mësues, banor i fshatit minoritar. Liqenas, me 3500 banorë, me popullsi maqedonas, shtrihet buzë liqenit të Prespës së Vogël. Rreth 42 vite më parë, ky fshat quhesh Pustec, një toponim i huaj për regjimin komunistë, i cili me një dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor të asaj kohe, i vuri emrin Liqenas, për t’u ndërruar sërish në vitin 2005, edhe pse banorët sot vazhdojnë ta quajnë Liqenas. Pavarësisht ndryshimit të emrit, këtu asgjë nuk ka ndryshuar. Kultura dhe tradita i ka rezistuar kohës, pavarësisht se regjimi komunist ka tentuar të ndryshojë zakonet e tyre, tregon Aleksandri. Prej 20 vitesh, fshati është transformuar tërrësisht. Shtëpi-të e dikurshme një katëshe, sot po vrapojnë drejt diellit. Blegtoria është sektori i të ardhurave, por edhe vreshtaria nuk ka ngelur pas. “Fal rrugës së asfaltuar,

produktet bujqësore dhe blegtorale “avullojnë” në Korçë”, thotë Aleksandëri. Për të, Liqenasi është fshati ku turizmi mund të zhvillohet me lehtësi. “Liqeni nuk na mungon. Dhoma hoteli ka me bollëk. Gatimi tradicional, sidomos peshku në zgarë, preferohet nga turistët vendas dhe të huaj”, tregon Aleksandëri, ndërsa shton se rruga e keqe e dikurshme i ka frenuar vizitorët. Aleksandëri mendon se tashmë pushteti vendorë duhej të filloj një fushatë për të promovuar turizmin rural. “Liqenasit nuk i mungon asgjë. Turizmi mund të zhvillohet si në verë, ashtu edhe në dimër. Duhet vetëm pak seriozitet nga komuna”, specifikon Aleksandëri. Megjithatë, thotë Aleksandëri, burrat e Liqenasit, mbajnë një “as” poshtë mëngës. Ata janë gurëgdhënës të shkëlqyer. “Janë profesionista. E bëjnë gurin të flas. Ky zanat është trashëguar brez pas brezi”, përfundon Aleksandëri.

13
Nr. 22 - TETOR 2012

14
Nr. 22 - TETOR 2012

Me emër të atit dhe të birit
Nikolas Qato në gjurmët e babait
LONDËR - Ende i kam në vesh oshëtimat gazmore të djalit të shqiponjës shqiptare, Kreshnik Qato, teksa ai shpallej kampion absolut në boxing britanik në Edexcell të Londrës. Ishin britma tipike, jo thjesht të të birit për babain, por britma sportisti, boksieri në një rrugë të ngjashme me të atin. Kështu i cilësuari “shqiponja shqiptare junior” ka kohë që stërvitet në qendrën sportive të boksit Stonebridge, ku është vënë në qendër të vëmendjes britanike. Nikolas Qato është vetëm 9 vjeç dhe është boksieri i afirmuar i moshës së tij. Me rezultate të mira në matematikë, në shkollën e tij të Donnington Primary School në zonën e Brentit në Londër, ai jashtë orarit mësimor është thuajse një sportist me disiplinë të qartë. Ka dy vjet që ushtron këtë stërvitje normale me dy herë në javë dhe me një intensitet të rënë në sy për moshën e tij. I ati dhe trajneri i Qatos, Agim Halili shprehen: “Nikolas ka një goditje të fuqishme. Është djalë entuziast. Plot energji për moshën.”. Halili, një trajner boksi me eksperiencë tashmë, dhe me një kualifikim special e profesional, shton më tej se “ai ka një intuitë të fortë boksimi dhe zotëron shumë talent”. Ai kështu është në gjurmët e të Atit. Pasioni dhe suksesi i të atit dhe edukata familjare e ka bërë që “Eagle Junior” të jetë premtues në të ardhmes. Ai dallohet në moshën e tij. Specialistët flasin me nota të larta për të. Veç pasionit ai mundohet të zotërojë edhe teknikat e babait të tij, kampion britanik. Por për familjen Qato veç këtij gëzimi, ata kanë edhe një arsye tjetër. Bordi Kontrollues i Përhershëm i Boksit Britanik e ka ftuar Qaton në darkën e çmimeve të vitit 2012-të, që do të mbahet në Novotel London West Hotel, One Shortlands, Hamersmith, më 16 Nëntor. “Duke qenë se jeni nominuar në kategorinë “Contest of the year 2012”-të ju jeni i ftuar bashkë me një mikun tuaj, në këtë ceremoni. Fituesit do të nderohen atë natë”. Kështu i shkruan sekretari i Përgjithshëm, Robert W. Smith, në një letër miqësore Kreshnik Qatos. Me sa shihet shqiponja shqiptare e boksit, tashmë ka më shumë për të bërë në rrugën e saj të dyfishtë, ku baba e bir do të jenë vazhdimësia e një udhe kampionësh.

15
Nr. 22 - TETOR 2012

REIZ BEGA
Nga Halo Mala Me shpresën se mund te bija në kontakt me materiale te papublikuara nga arkivi i Fan Nolit, një dite prej ditesh, i telefonova një njeriut tim të gjakut, jo shumë të largët. Në pritje të përgjigjes, bashkëbiseduesi filloi ligjëratën në gjuhën angleze. Ju prezantova dhe i thashë se jemi të dy banorë të të njëjtit qytet. I kërkova një takim dhe i spjegova arsyet. Zotëria, aktualisht është Drejtor i Bursës së New Yorkut, pra, me shume angazhime dhe jeton mes lluksit, jo ne kushtet e nje emigranti dhjete vjeçar si une. Sigurisht që më priti, mirëpo për arkivin e Nolit, kryesisht per veprimtarinë e mërgimtarëve shqiptarë të organizuar në shoqëri atdhetare, arkiv ne të cilin ishin edhe gjurmet e duarve të gjyshit të tij, Reizit, s’tregoi interesin që shpresoja. Premtoi se do interesohej, nëse do t’i tepronte koha per te rremuar ne bibloteken e viles. Doemos që ai e ndien veten me shume amerikan sesa shqiptar. Atherë u detyrova të shkruaj ato që koha kishte gdhendur në kujtesën time për vite me radhë, Reizi eshte djali i dyte i Nure Beges, nje burre i degjuar e pjestar kuvendesh te Kurveleshit, nga fshati Lekdush. Nurja, pati kater femije, dy djem, Ajdinin dhe Reizin(i vogli) dhe dy vajza, njeren te martuar ne Shenaj ne fshatin Progonat dhe tjetren ne Serjanaj ne fshatin Lekdush. Vete Nurja ishte nje burre qe merrte pjese ne odat e gjykimit te fshatit apo te fshatrave dhe ne takimet qe realizonte vilajeti. Keshtu qe dy djemte e tij paten fatin qe te quhen djem te fisme, apo dy vajzat e tij te quheshin bija nga dere e madhe. Nure Bega, si te gjith fshataret e Lekdushit, apo dhe te gjithe Kurveleshit te siperm, kishte nje ekonomi te forte mbeshtetur ne blegetori dhe vreshtari. Nuk eshte per tu cuditur kur flasim per kete te fundit ne Kurvelesh(vecmas ne Lekdush) pasi ne keto vite e me perpara, gjat shekullit te 19 kjo “industri” e perpunimit te rrushit ne: raki, vere, pekmez, stafidhe etj kane qene “profesioni” i dyte (pase blege-torit) ne kete zone. Duke patur nje gjendje te mire ekonomike Nurja i arsimoi te dy djemte e tij. Ne fillim ata mbaruan uniken ne gjuhen turke dhe pastaj vazhduan njeri per ekonomi dhe tjetri per bujqesi, shkolle e cila shtrihej ne kater vjet. Kete shkolle ata e kryen ne Voshtine. Nje arsimim kaq i gjate ne ato vite ishte shume, biles shume fare.Djali i madh Ajdini u arsimua per Ekonomi ndersa i vogli, Reizi, per bujqesi. Djali i madh hapi dyqan

mes Kurveleshit dhe New Yorkut
ne Tepelene dhe aty punoi deri ne vitin 1925 qe vdiq, duke lene tri vajza te varfera. Reizi ne moshen 18 vjecare( lindi ne mars 1890) arsimuar mire per kohen u largua ne Amerike dhe u vendos ne Boston ne 1908. Aty bie ne kontakt me shume figura te shquara atdhetare te arsimuara ne Bukuresht e vende te tjera. Ishte koha kur mbi shpatulla te Shqiperise vertitej “korbi i zi” qe kish si qellim coptimin e saj. Vetvetiu apo nga inspirimet e figuarave te medha shqiptare ndjenjat kombetare rriteshin me shpejtesi te pa imagjinueshme. Keto ndjenja doemosdo pushtuan dhe u rriten dhe ne shpirtin e Reizit, i cili ne vitin 1909 bie ne kontakt me Fan Nolin. I gjate, brun , me nje shikim zhbirues, me pamje shume terheqese dhe i shkathet, me arsim, sic duhet terhoqi vemendjen e Nolit dhe te bashkepuntoreve te tij dhe mbeti ne “shtabin” e tyre. Reizi ishte i anetaresuar ne shoqerine” Besa-Besen”. Jemi ne fundin e Perandorise Osmane ne Shqiperi. Mirepo po pergatiten pushtime te reja per te. Ne keto kushte , shoqerite shqipetare ne Amerike( te cilat ishin te shumta) filluan te viheshin ne levizje per tu bashkuar ne nje te vetme ne menyre qe aktiviteti dhe ndima e tyre te ishte sa me e madhe. Takimi baze zyrtar per kete pune, eshte mbajtur

me 24 dhjetor 1911 dhe do te shoqerohej nga disa te tjere deri me 12 prill 1912, kur shoqeria “Besa-Besen”, “Flamuri i Krujes”, dhe “Dallandyshja”, te cilat udhehiqeshin nga Noli, Konica, Floqi, Paskal Aleksi do te finalizonin krijimin e nje shoqerie te vetme e cila e mbajti emrin “Shoqeria Vatra”, sipas propozimit te Nolit. Reizi duke qene se edhe ne “ Besa-Besen” kishte detyren sekretar-arketar edhe ketu te “Vatra” u caktua po keshtu. Kuptohet qe keto detyra beheshin pa shperblim. Sipas udheheqesve te vatres kesaj shoqerie i dilnin detyra shume te medha per atdheun e tyre, sepse po pergatitej Lufta Ballkanike (qe filloi ne tetor 1912) nderkohe qe do te shpallej pavaresia ne 28 nentor 1912. Nje nga veprimtaret e shquar qe sqaronte emigrantet per domosdoshmerine e ndihmave ekonomike per atdheun, ishte Reizi. Ai sqaronte ne grup njerezish apo ne njerez te vecante se shteti i ri Shqiptar duhet te kishte fonde dhe keto fonde do te grumbulloheshin nga emigrantet e Amerikes, deri sa shteti te fillonti te funksiononte. Per te ngritur ne nivel sa me te larte dashurine per vendlindjen viheshin ne skene pjese te shkurtra teatrale shqipetare. Reizi jo vetem merrte rolet kryesore, por mobilizonte te tjeret te merrnin role ne keto pjese. Nje pune te konsiderueshme ka bere ne grumbullimin, ruajtjen e administrimin e ndimave ekonomike, por dhe ne lindjen dhe zgjerimin tek bashkeatdhetaret e bindjes qe duhej dhe nje bande muzikore e cila do tu sherbente shqiptarve ne te gjitha aktet ceremoniale. Vijon në faqen 16

16
Nr. 22 - TETOR 2012

Vijon nga faqja 15 Keshtu ne 1917 nga trupa vullnetaresh u themelua “Banda Vatra” e udhehequr nga Prof. Thoma Nasi. Aktivitetet nuk do te beheshin ashtu, te pa dukura, por shume te degjuara dhe te para, ne saje te ekzekutimit muzikor qe bente “Banda” nen drejtimin e Prof. Nasit. Sakaq , te kthehemi te idete copetuese mbi Shqiperine te percaktuara nga fuqite e medha ne Londer me 1915. Midis te tjerash kerkohej qe Vlora dhe rrethinat (behet fjale per gjithe Laberine) do ti aneksohej Italise. Ky oreks italian filloi te zbatoj qe me 16 maj 1916, ku me urdher te komandes se pushtimit Italian nuk lejohej ngritja e flamurit Shqiptar mbi objekte ose shtepi banimi dhe me 20 gusht 1916, ngritja e flamurit u nxorr jashte ligji. Zbatimi ngjalli shume revolte te banoret e kesaj krahine, duke filluar qe nga Tepelena e deri te prefektuara apo bashkia e Vlores. Ata u organizuan ne demostrata te fuqishme(sipas Sali Hallko-kondit ne botimin e vitit 1923), mirepo u pasua nga arrestime dhe internime nga ana e pushtuesit. Reizi merr lajmin se vellai i tij tregetar ne Tepelene dhe nje aktivist tjeter i shquar i ceshtjes kombetare, Ajdini, ishte arrestuar dhe internuar sepse kishte organizuar grumbullimin dhe djegjen e flamurve italiane te vendosura nga komanda pushtuese , mbi dyqane dhe ndertesa, ne vend te flamurit Shqiptar, ne Tepelene. Ishte hera e dyte qe arrestohej dhe interrnohej Ajdini per te njejtin problem, ne fillim ne 1913 per flamurin Grek (me 6 muaj) dhe tani per flamurin e pushtuesit italian internohet ne Sazan. U vinin ndoshta ne mendje vargjet e kenges per gjyshin e tyre, Teno Beges: “Teno Begën çepe zi/ Plumbi e mori mbi sy…” dhe gjaku u vershonte vrullshem neper deje ashtu si mbare djalerise Shqiptare per te ushqyer mëmen e tyre Shqiperi me gjak kur i duhej gjaku me sakrifica kur duheshin ato dhe me para per aq kohe sa ato mungonin. Anetaret e “Vatres” mblodhen te tjera ndima dhe bene shume sakrifica per te

perballuar levizjet diplomatike te krereve te tyre neper Evrope dhe ne Amerike. Vatranet me vargjet “embelme” ne goje:” Mbahu neno, mos ki frike/se ke djemte ne Amerike” ju gjenden Shqiperise dhe fizikisht ne 1920 ne Vlore! Bashke me ta edhe nje nga propoganduesit e luftetaret e palodhur per ceshtjen Shqiptare, Reiz Nure Bega. Politikanet dhe diplomatet Shqiptare kishin bere te qarte popullates, se fuqite e medha kishin firmosur copetimin e shqiperise. Me e zellshme per te zbatuar kete traktat u tregua Italia fqinje, e cila menjehere sic e permendem filloi aneksimin e Vlores dhe tere krahines se Laberise nen qeverine e saj. Keshtu qe mllefi per te (Italine) ishte bere mal dhe nga te gjitha territoret Labe dhe nga diaspora u grumbulluan mijra e mijra luftetare, nen komanden e burrave me te stervitur betejash, filluan luften me 5 qershor dhe me 5 shtator 1920 e detyruan Italine qe bashke me hartat e akademikeve te saj, te largoheshin ndoshta per tu dukur me vone. Ne keto perpjekje dhe luftime te pazakonta moren pjese edhe Ajdini e Reizi. Pas lufte gjerat filluan te rridhnin më qete per popullaten, e cila me mund e djerse filloi riciklimin ekonomik familjar me idene per te kapur nivelin e viti 1913-1914 kur u zhurit teresisht nga ushtria

Greke. Me 1925 Reizit i vdes i vellai, Ajdini, qe jo vetem kishte marre pjese dhe ishte shquar ne luftra pe vatanin, por ashtu si Vatranet ngaqe ishte tregetar dhe kishte mundesi ekonomike, kishte financiuar keto luftra me arme dhe municione. Gjendja e Reizit u rendua nga ana ekonomike sepse i mbeten edhe tre femijet e vellait. Ashtu pa hequr veshin dhe syrin nga flamuri ndertoi perseri kapital te mire per familjen e tij. Per vec tregetise, ai ndertoi pemetore dhe vreshte dhe nje tufe te madhe me blegtori. Aty nga vitet’ ‘40 te shekullit te kaluar ai ra ne kontakt me idete komuniste te cilat si shume te tjere i konsideroi si me te mirat dhe me shpresdhenese per Shqiperin, duke u aktivizuar familjarisht ne zbatimin e tyre. Perpjekjet per te dhene sa me shume kontribut, bene qe shume shpejt Reizi te vleresohej si njeri me vlera te vecanta dhe te drejtonte fshatin Lekdush e te merrte pjese ne te gjitha organet e zgjedhura qe drejtonin Kurveleshin. Me njehere pas clirimit, kur te gjithe menduan se lufta mbaroi, bashke me ta edhe Reizi. Mirepo per Reizin ishte fillimi i nje lufte te gjate pambarim, e tmerrshme, e frikshme per kedo, e pa imagjinueshme dhe e pa besueshme nese do te deftohen te gjitha betejat e asaj

lufte nga te cilat nuk fitoi asnje deri sa mbylli syte me 1972. Po pse ndodhi lufta e madhe, pse ndodhi lufta e gjate, pse ndodhi lufta e humbur? Reizi kishte tre femije, dy djem dhe nje vajze. Djali i madh i tij, Bega, mori pjese ne formacionin luftarake partizane, ndersa vete Reizi ne formacionet teritoriale. Nga qe Bega ishte i arsimuar, pas clirimit, qe faktikisht s’duhet thene keshtu, caktohet me detyra te rendesishme ne divisionin 5 te ushtrise shqiptare. Qe ketu i organizohet arratisja nga sigurimi i shtetit, ne janar 1946, dhe perfundon ne SHBA si punonjes i ketij formacioni. Familja asnje njoftim. Pyetje, e pyetje e asnje pergjigje, nga askush! Ç’u bë djali ?, - ishte pyetja qe s’mori pergjigje, por qe e shkaterronte dalengadale nga brenda, ate qe se vuri syrin ne gjume, e se vuri mendjen ne pune, pa menduar per 40 vjet rresht, per flamurin, per Shqiperine, Reiz Begen. Ndërkohe, djali i tij, Bega, mbasi mbriti ne Amerike, prezantohej me emrin e babait te tij, Reizit, meqenese ky i fundit kishte kontribute atdhetare dhe vleresim te mire mes mergimtareve shqiptare. Pra, djalli ishte fshehur në lëkuren e ëngjëllit. Ne vitin 1948 thirret Reizi dhe i komunikohet: “Djali juaj Bega, ka tradhetuar! Ju tani do te quheni familja e tradhe-

tarit!” Ketu filloi lufta e madhe, lufta e gjate, lufta e humbur! Reizi ecte tani çdo dite duke thithur sa me shume tymin e duhanit, e pa kuptuar asgje. Thoshte me vete: ky eshte prodhimi i luftes sone, tre breza ne lufte?! Njerezit filluan te mos i flisnin. Nuk thirrej me ne mbledhje e ne kuvende! Cdo njera nga keto ishte nje e shtire me pushke mbi shpirtin e tij. Duhej t’ia pushkatonin shpirtin dhe ashtu bëne! Dorezoi ne kooperative: Pemetoren, vreshten, tufen e madhe te bagetive, qete e punes, pra kapital me shume se te tjeret, por serish mbetej: “babë tradhetari”! Asnje lajm akoma se ku ishte “ tradhetari”, po afronin vitet 60-te. Reizi thithte llullen dhe shprehej ne muhabete te ngushta: Gjyshi ne lufte, baba ne lufte, une e vellai ne lufte, djali ne lufte dhe tradhetare?! Mirpo keshtu ishte, tradhetare. Nuk e flisnin me ne dasma, nuk u vinte mire qe e shkikonin, ate burre muhabeti, neper oda, kur kishte vakira, prandaj u kufizua vete. E larguan nga dasma sepse ishte me “perberje te keqe” kur nje i aferm i tij martoi djalin! Djali tjeter trajtohej si vëlla armiku. - Edhe më shume luftra dhe perpjekje te kishim bere e kete lufte te mos kishim hequr, ne kete lufte jam i vetem dhe duart i kam te lidhura-thoshte Reizi, tani reth të 80-ve! Ai mbylli syte pa e ditur ç’ju be djali, pse tradhetoi, ai mbylli syte ne mjerim dhe vetmi te thelle. Ata pak njerez qe e vizitonin ne shtratin e vdekjes u dukej se shikonin te shtrire nje luan qe kish marre shume plage, por ate me te madhen dukej sikur e kish aty, ne gjoks, se kur gulconte, atje e vinte doren. Na vajti jeta dem, me vajti djali dem: shprehej ne shtratin e vdekjes. Ashtu vertet! Familjen e Teno, Nure, Ajdin e Reiz Beges per 45 vjet e mbuloi hieja e tradhetarit, hieja e armikut dhe jo vetem qe s’u permenden ndonjehere si luftetare te çeshtjes kombetare, por u percmuan dhe syrgjynosen deri ne kufijte e te pabesueshmes. Ashtu si shume familje te tjera atdhetare, mbarën vere, por s’pine as uje.

17
Nr. 22 - TETOR 2012

Mursel Rexhepi për talentët në futboll
Tre talentë të rinj të futbollit Besart Rexhepi, Muhamer Mislimi dhe Durim Beqiri, të dielën do të udhëtojnë në Reging të Anglisë ku për 10 ditë do të kenë rastin që të testohen në kampi e njohur të FC Reging. Durim Beqiri, i cili vitin e kaluar ka qëndruar në kampin e Milanit në Itali është shumë optimist se edhe kësaj herë do të dëshmojë cilësitë e tija të vërteta. “Kam filluara para gjashtë viteve në shkollën e futbollit KF Gostivari, që drejtohet nga Erxhan Menga, i cili më ka ndihmuar shumë që të vazhdojë edhe më tej të mësojë fshehësit e këtij sporti. Ushtroj rregullisht dhe mendoj se jam plotësisht i përgatitur që të dëshmojë cilësitë e mija në kampion e FC Reging”, tha talenti i futbollit Durim Beqiri, ndwrsa saktwson se dy viteve mw parw qwndroi në kampin e Milanit në Itali, ku u shpall lojtarë më mirë i gjeneratës sw re. Beqiri falënderon menaxherin Mursel Rexhepin për angazhimin e tij, që është duke bërë për talentet e futbollit nga rajoni i pollogut dhe më gjerë. Test i vërtet për talentet e reja të futbollit Ata gjatë qëndrimit në Tetovë dhe Shkup do të kenë mundësinë të përcjellin disa ndeshje të futbollit si ajo që do të zhvillohet të dielën në stadiumin te Qendra Sportive ndërmjet Reprezentacionit të Pollogut dhe Reprezentacionit të Kosovës, në kategorinë e fëmijëve të lindur në vitet 1996/97 si dhe të kategorive të lindur në vitin 1999-2000. Mursel Rexhepi, Colin Barns, Shannon Rud për vizitë në Maqedoni Nga dita e shtunë në Tetovë dhe Shkup do të qëndroj një delegacion tre anëtarësh nga klubi i futbollit Riding të Anglisë të cilët do të monitorojnë dhe talentet e rijë që veprojnë në rajonin e Tetovës gjegjësisht në Shkup. Delegacioni në fjalë do të përbehet nga Mursel Rexhepi menaxheri i futbollit në Angli, drejtori sportiv Akademisë së klubit Riding Colin Barns dhe trajneri i portierëve Shannon Rud. Ata gjatë qëndrimit në Tetovë dhe Shkup do të kenë mundësinë të përcjellin disa ndeshje të futbollit si ajo që do të zhvillohet të dielën në stadiumin te Qendra Sportive ndërmjet Reprezentacionit të Pollogut dhe Reprezentacionit të Kosovës, në kategorinë e fëmijëve të lindur në vitet 1996/97 si dhe të kategorive të lindur në vitin 1999-2000. Të hënën në Shkup do të zhvillohen edhe dy përballje të seleksionit nga rajoni i pollogut me ekipin në kategoritë 1996-97 dhe 98, ndërsa kategoritë e fëmijëve të lindur në vitet 2001/02 do të zhvillojnë një ndeshje të futbollit të vogël me ekipin Albion të Shkupit. Dhe përfundimisht të martën në orën 17:00 do të zhvillohet ndeshje e reprezentacionit të Maqedonisë me atë të Pollogut në kategorinë U-15. Për seleksionimin e fëmijëve janë përkujdesur trajnerët Islam Ibrahimi, Bashkim Livoreka, Ismail Sulejmani dhe Besim Reçi, ndërsa koordinator janë Muhamed Rexhepi, Sherif Hamiti dhe Tahir Abdullahi. Futbolli në plan të parë Qëllimi gjithë këtij organizimi është zbulimi talenteve të rinj të futbollit për çka drejtpërdrejtë është zotuar menaxheri njohur tetovar i cili jeton dhe vepron në Angli Rexhep Murseli. Detyra parësore e delegacionit nga Anglia është zbulimi talenteve të reja dhe do ët vendoset një hapë tjetër për bashkëpunim me shkollat e futbollit në Maqedoni.

18
Nr. 22 - TETOR 2012

Nga Eroll Veliaj Diferencimi pedagogjik synon ta bëjë të mësuarin dhe suksesin (kalimin e klasës) të kapshëm për të gjithë dhe kjo me veprimet më efikase të mundëshme. Kur flasim për një sukses sipas masës së secilit, flasim për sfidë dhe faktin që nocioni i suksesit i përket «të gjithë nxënësve, si atyre që janë shumë të talentuar dhe atyre që hasin vështirësi të vogla apo të mëdha (MEQ 2003). Një mësimdhënie e standartizuar zbatohet vetëm për një nxënës standart. Jo vetëm që nxënësit paraqesin ndryshime në shumë drejtime, por këto ndryshime janë mjaft domethënëse për të justifikuar teori të diferencuara duke marrë parasysh faktorë motivues të rëndësishëm. Ndryshimet midis nxënësve të të njejtit grup, në cilindo plan qofshin, në planin konjitiv, social, kulturor apo afektiv, nuk janë asgjë përsëri. Për më tepër, integrimi i nxënësve në vështirësi në klasë të zakonshme shton një element suplementar në heterogjenitetin e grupit. Fryma e diferencimit pedagogjik është thellësisht e orientuar drejt të mësuarit dhe suksesit të nxënësit. Diversiteti i nxënësve që gjenden nëpër klasa e bën më të ngutshëm nevojën për të diferencuar. Ky diversitet në gjirin e grupit mund të marri shumë forma dhe të ketë origjinë të ndryshme. Më poshtë po japim disa shembuj: Ndryshimet me origjinë individuale, sociale dhe konjitive : - 8 format e inteligjencës (inteligjenca e shumfishtë) së Howard Gardner (logjiko-matematike, gjuhësore, muzikore, hapsinore, kinestezike, ndërpersonale, personale dhe natyraliste) ; - Stadet e zhvillimit intelektual të Piaget (sensorimotor, paraoperacional, operacional konkret, operacional formal) ; - 4 stilet e Kolb (divergjent, konvergjent, asimilues dhe akomodues) - 16 tipet e Briggs Myers (duke u nisur nga preferencat intelektuale për të trajtuar informacionin); - Auditivet, vizualet dhe kinestezikët ; - Përkatësia sociokulturore ; - Mosha ; - Përgatitja (bagazhi i dijeve me të cilin nxënësi arrin) ; - Motivimi për të mësuar; - Ritmi i të mësuarit; - Nxënësit me aftësi të kufizuar ose me vështirësi në të nxënë. 3.Diferencimi pedagogjik synon, pra, të merren parasysh ndryshimet individuale tek nxënësit, qofshin këto me origjinë konjitive, afektive apo shoqërore, për ti lejuar të shkojë sa më larg të jetë e mundur në përvetësimin e dijeve dhe në zhvillimin e kompetencave të tij. Mund të ketë “me të vërtetë të mësuar, vetëm nëse, të mësuarit është i kapshëm për nxënësin, nëse nxënësi është i motivuar të mësojë dhe nëse nxënësi është efikas në përvetësimin e të mësuarit të tij.” (Caron,2003,f.103). 1. TETË FORMAT E INTELIGJENCËS MULTIPLE TË GARDNER Pedagogjia e projektit lejon të mbahen parasysh inteligjencat e shumfishta (multiple) (Gardner). është vlerësimi i të gjitha këtyre mënyrave për të mësuar që favorizon suksesin e një projekti dhe angazhimin e nxënësit në të mësuarit e tij. Në fakt, që të gjithë kanë një repertoar kompetencash për të zgjidhur tipe të ndryshme problemesh. Po japim një kujtesë të shkurtër të tipeve të ndryshme të inteligjencës (Armstrong, 1999, f 2-3) : • Gjuhësore: aftësia për të përdorur fjalët me gojë ose me shkrim (sintaksa, fonetika, semantika, pragmatika).

PËRSE TË DIFERENCOSH?
• Logjiko-matematik: aftësia për të përdorur numrat,për të arsyetuar(logjika,klasifikimi,përgj ithësimi,analizae hipotezave…) • Hapsinore: aftësia për të perceptuar mjedisin hapsinor (përfytyrime, modifikimi i hapësirës...) • Kinestezike : aftësia për të përdorur trupin e vet (koordinimi, ekuilibri, forca, ndjeshmëria taktile...) • Muzikore : aftësia për të perceptuar, diskriminuar, shprehur muzikë (ndjeshmëri ndaj ritmit, tonet…) • Ndërpersonale : aftësia për të perceptuar ndjenjat, qëllimin… e të tjerëve . • Personale : ndërgjegjësimi i vetes… • Natyraliste : personat që kanë këtë inteligjencë janë të aftë të klasifikojnë,të njohin dhe të përdorin njohuritë e tyre mbi mjedisin natyral, kafshët, bimësinë ose mineralet. Ata janë të shkathët të njohin gjurmët e kafshëve, modele jetese në natyrë, të gjejnë mjete për mbijetesë; ata njohin kafshët dhe bimët që duhet të shmangin, speciet që u lejojnë të ushqehen. Është inteligjenca e gjuetarit në pyll, biologut, botanistit, ekologjistit, etj. Këtyre personave u pëlqen të mbajnë një bllok shënimesh për observim, u pëlqen të kujdesen për kafshët, të kultivojnë një kopësht dhe janë për ndërtimin e parqeve në qytet; ata janë fanatikë të ruajtjes së mjedisit. Në rast dëmtimesh cerebrale, disa inteligjenca mund të jenë shumë të prekura, ndërsa të tjerat jo. Për më tepër, disa persona zotërojnë inteligjenca të veçanta në disa fusha (muzike) ndërkohë që fusha të tjera mund të jenë shumë të dëmtuara (ndërpersonale)… Inteligjencat nuk janë të lidhura në mënyrë të veçantë me shqisat: i verbëri ka një inteligjencë hapsinore, shurdhi mund të ketë një inteligjencë muzikore. Çdo aktivitet i lidhur me një inteligjencë zhvillohet sipas rrugës së vet. Kështu, sipas Gardner, egzistojnë 7 sisteme cerebrale relativisht autonome, gjë e cila është më e ndërlikuar se dallimi i thjeshtë truri i majtë/i djathtë. Për autorin, shumica e individëve mund të zhvillojnë të gjitha inteligjencat e tyre në nivele kompetencash relativisht të larta, por kjo varet nga kapitali biologjik i individit (dëmtime...), nga historia e tij personale (duke zgjuar ose frenuar disa inteligjenca), nga mjedisi i tij. Megjithatë, autorë të tjerë përcaktojnë akoma tipe të tjera inteligjencash dhe kjo listë mbetet relativisht e paqartë. 4. Kriteret e përkufizimit të një tipi inteligjence janë relativisht të paqarta. Më në fund, shumë modele duhet të përdoren për të kuptuar inteligjencat e ndryshme : Piaget për inteligjencën logjike-matematike, Vigotsky për inteligjencën gjuhësore... Është interesante tu paraqitesh fëmijëve këto inteligjenca të ndryshme me qëllim që të perceptojnë se kanë të gjithë potenciale, aftësi. (Armstrong, 1999, p.39) : Mësuesi që merr parasysh inteligjencat e shumfishta organizon programet e të mësuarit duke i paraqitur detyrat të paktën në shtatë mënyra të ndryshme, me qëllim që të stimulojë tipet e ndryshme të inteligjencës. Po japim disa pista për të strukturuar punën e mësuesit (Armstrong, 1999, f.58-60) : të përcaktohet një objektiv (ose një temë) ;të egzaminohen mundësitë e ndryshme të prezantimit (si të përdoren tekstet;si të manipulohen numrat ; si të fusim në lojë trupin; si të përdoren ndihmesat vizuale;si të përdorim trupin, ritmin;si të shkëmbejmë, bashkëpunojmë ; si të evokojmë ndjenjat ose kujtimet ), në funksion të inteligjencave; të bëhet një « brainstorming», ose një listë e teorive të ndryshme të mundëshme sipas inteligjencave; të seleksionohen aktivitetet e përshtatshme ; të hartohet një plan sekuencial; të zbatohet në praktikë. Strategji të ndryshme mund të zbatohen nga mësuesi (Armstrong, 1999) : - Për inteligjencën gjuhësore:të zhvillohen tregimet, «brainstorming», inçizimet, mbajtja e një ditari, botime.... - Për inteligjencën logjike-matematike : numërim dhe llogaritje, klasifikim, kategorizim, zhvillim i kritikës, heuristik (probleme logjike), kërkimi i ideve shkencore. - Për inteligjencën hapsinore : vizualizimi, puna me ngjyrat, përdorimi i metaforave të figurshme, përdorimi i skicave dhe i simboleve. - Për inteligjencën kinestezike: të shprehurit trupor, teatër, manipulim, « harta trupore » (të kujtohesh me anë të trupit: përdorimi i gishtave për të numëruar...) - Për inteligjencën muzikore: ritmet, këngët, melodi, rap, diskografi, muzike « ndihmë-memorie» (muzikë ambienti)… I shkathët me fjalët I shkathët me logjikën I shkathët me veten I shkathët me trupin e tij I shkathët me të tjerët I shkathët në muzikë I Ishkathët me figurat 5- Për inteligjencën ndërpersonale : shkëmbime të ndërsjellta, grup bashkëpunues, «skulpture humane» (të përfytyrosh situatën: për shembull, sistemin shkollor), lojra bashkëpunuese, simulime. -Per inteligjencën personale:minuta reflektimi, lidhje personale, rast për të zgjedhur, emocione, përgjegjësi në vëndosjen e objektivave ( nga fëmijët vetë) Mësimdhënia me anë të atelieve (të lidhura me inteligjencat e ndryshme) mund të duket veçanërisht interesante dhe frytdhënëse për fëmijët. Nga ndonjëherë,fëmijët kanë mundësinë të mësojnë “një sistem simbolik të rishkëmbimit të lidhur me një nga inteligjencat e paprekura. Shembujt më të mirë janë shkrimi braj (për fëmijët qe nuk shikojnë) dhe gjuha e shenjave ( për fëmijët që nuk dëgjojnë). Në secilin nga këta raste, sistemi simbolik linguistik (gjuha e shkruar ose e folur) është i lidhur me sistemet simbolike kinestezike/hapsinore» që nevojit qoftë një ndjeshmëri taktile (braj), qoftë një të shprehur të mirë fizik (gjuha e shenjave). Gjithashtu këto mbështetje të përdorura nga fëmijë të tjerë (disleksik...) mund të jenë shume fitimprurëse. (Armstrong, 1999, f. 139-140). Ngandonjëherë, strategia e përforcimit mund të jetë terapisti (për ata që kanë vështirësi të inteligjencës personale), një udhërëfyes (vështirësi në perceptim)…Gjithmonë bëhet fjalë për të «përkthyer informacionin, i cili është në një sistem simbolik që nxënësi nuk mund ta mësojë ose kuptojë, drejt sistemit simbolik të një inteligjence të zhvilluar të nxënësit» (Armstrong, 1999, f. 140). Mësuesi duhet të përcaktojë forcat dhe stilin e të mësuarit të preferuara nga nxënësi. Nuk bëhet fjalë të bazosh mësimdhënien mbi vështirësitë e nxënësit (të plotësosh defiçitet), por tu japësh drejtim tjetër vështirësive duke u bazuar në kompetencat (për rrjedhojë, përmirësimin e vlerësimit të vetvetes). 6. Katër stilet e të mësuarit të David KOLB Në vitin 1984, David KOLB boton “Experiential Learning“. Në këtë vepër ai ekspozon kryesisht parimin se një person mëson me anë të zbulimit dhe eksperimentimit. Kolb ka studiuar të mësuarin dhe ka vënë re se çdo person i cili ndodhet në situatë të mësuari kalon një cikël prej katër fazash. Stilet e të mësuarit mund të perceptohen si dy fenomene progresive që kalojnë nga konkretja në abstraktë dhe nga aktivja në reflektive. Pra, gjejmë fenomenin progresiv të trajtimit të informacionit dhe atë të perceptimit të informacionit.

19
Nr. 22 - TETOR 2012

Nga Sejdi BERISHA

Ky Festival është një rast i mirë për afirmimin e vlerave artistike kombëtare edhe në botë, andaj, do të ishte madhështi por edhe mbase nevojë që ky qytet në të ardhmen të bëhet qendra botërore e artit të kulturës së karikaturës. Çmimi më i lartë “Përtej” i takoi krijuesit-karikaturistit, Agim Sulaj nga Tirana, por i cili jeton dhe vepron në Itali. Ndërsa, me Çmimin kryesor “Kosova Award” u nderua karikaturisti nga Kuba, Aristides E. Hernandez Guerro-Ares. Tani e sa vite në Kosovë, respektivisht në Prishtinë, më saktësisht, në vitet e 80-ta të shekullit kaluar, janë hedhur idetë dhe iniciativa për zhvillimin e vlerave nga fusha e karikaturës, dhe se në këtë aspekt kanë qenë realizuar disa manifestime, që këtë sferë të artit dhe të kulturës ta nxjerrin nga anonimiteti. Një gjë të tillë e ka synuar krijuesi ynë i artit, Nexhat Krasniqi-Nekra, i cili krahas afirmimit të bashkëkohësisë së vlerave të dizajnit, është angazhuar dhe deri diku ia ka arritur për të aktualizuar rëndësinë e vlerave, të mesazhit dhe gjuhës së karikaturës, e cila tek ne nuk ka qenë por edhe sot nuk është sa e si duhet e afirmuar, por edhe as e përkrahur. Konkurset e mëparshme, respektivisht të viteve të kaluara për karikaturën më të mirë, dukshëm kanë sensibilizuar çështjen e rëndësisë, se me disa vija apo me një vizatim “bizar”, mund të “thuhet shumë”, bile ndonjëherë më shumë se një roman i tërë. Dhe në këtë aspekt, edhe pse jo shumë me pompozitet, deri me tash është punuar dukshëm për afirmimin e krijuesve-karikaturistë, të cilët nuk janë të pakët as në Kosovë dhe as në Shqipëri, por edhe as në trojet tjera shqiptare. Këtë aferim mund t’ia atribuojmë Nexhat Krasniqit-Nekra, respektivisht, Studios “NEKRA”, i cili ishte edhe iniciator për organizimin e një festivali ndërkombëtar të karikaturës, ku do të prezantoheshin vlerat krijuese nga kjo fushë, duke marrë pjesë karikaturistët nga të gjitha anët e botës, e përmes

Nexhat KrasniqiNekra së bashku me disa nga krijuesit pas hapjes së Festivalit Botëror të Karikaturës në Pejë

KARIKATURA E BOTËS NË PEJË...!
cilës gjë do të afirmohej karikatura si fenomen artistik, por edhe do të këmbeheshin përvojat e karikaturistëve të shumë shteteve anë e këndë botës. Me punimet e tyre prezantuan karikaturistë nga afro tridhjetë shtete të botës Dhe, ja. Një gjë e tillë u bë realitet. Në Pejë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Studion “Nekra”, në Galerinë e arteve të Shtëpisë së Kulturës organizoi Festivalin Botëror të Karikaturës, në të cilin me veprat e tyre morën pjesë karikaturistët nga afro tridhjetë shtete të botës, e që u realizua edhe në kuadër të shënimit të 100vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë eveniment të rrallë të këtij lloji, u prezantuan karikatura të cilat trajtojnë dhe vënë në spikamë tema nga më të ndryshmet e deri tek ato që thumbojnë dukuritë dhe dobësitë e shoqërive dhe të asociacioneve të ndryshme shtetërore nga të gjitha fushat dhe nga rrjedhat e ndryshme politike aktuale dhe rrjedha të tjera. Këtu edhe qëndronte pesha e kësaj feste të thumbimit

Nga edicioni i Parë i Festivalit Botëror të Karikaturës që u mbajt në Kosovë
nizohet një manifestim i kësaj natyre e me karakter botëror, që do të thotë se në këtë formë afirmohet edhe kombi por edhe i tërë vendi kudo, e në këtë rast në tridhjetë vende të botës, si në: Gjermani, Luksemburg, Turqi, Rusi, Belgjikë, Ukrainë, Francë, Izrael, Itali, Azerbejxhan, Indi, Bullgari, Greqi, Rumani, Angli, Poloni, Maqedoni, Iran, Spanjë, Kubë, Argjentinë, Danimarkë, Çeki, Egjipt, Brazil, dhe po se po edhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Andaj, vet fakti se nga këto shtete kanë prezantuar me karikaturat e tyre krijuesit e kësaj fushe, dëshmon më së miri pesha dhe rëndësia e këtij festivali, jo vetëm për kah numri, por edhe për kah temat e trajtuara, mënyra e të shtruarit të mesazhit dhe të metaforës. Dhe, nëse analizojmë veprat e prezantuara, me të vërtetë këtu do ta kemi një sublimë të pashembullt të vlerave krijuese dhe kulturore përmes karikaturës. Fjala vjen, tek karikatura që na vjen nga Brazili, vërejmë një vepër e cila sjellë një pasqyrë të zhvillimit shoqëror që ka për synim ecjen përmes “nebulozës” që njeriu të “errësohet” dhe të sundohet më lehtë. Vijon në faqen 20

Karikaturë e H. B. OMANN – Danimarkë

dhe të përqeshjes e të të kritikuarit, që sensibilizojnë qasjen e luftimit të dukurive negative, por edhe të rrjedhave të përgjithshme, që ndonjëherë sjellin edhe telashe në shoqëri kur trajtohen përmes

karikaturës dhe thumbimit e përmes satirës, por që, edhe me aktualizimin e tillë, shpeshherë edhe zgjidhen problemet më jetike në shoqëri. Ndoshta edhe është hera e parë tek kombi ynë që orga-

20
Nr. 22 - TETOR 2012

Vijon nga faqja 19 Ndërkaq, Agim Sulaj, përmes karikaturës së vetë na sjellë njeriun i cili rrugëtimin e vetë sikur e ka as në tokë dhe as në qiell, mesazh ky i cili e ka gjuhën një rrëfimi të gjatë njerëzor. Kurse, karikaturisti Modkegar nga India, ka vënë në spikamë “peshën” e dekoratave dhe të mirënjohjeve gjatë luftërave, të cilat ngelin vetëm si “dekor” i mykur nëpër vite! Pastaj, Amorim nga Brazili, na sjellë një realitet tjetër nga lufta: nga shumë arkivole apo varreza, eshtrat nuk prehen të qetë, por edhe aty ka “eksploziv”! Karikaturisti, H. B. Omann nga Danimarka, temën e luftës e “stolisë” me një zog, i cili bombën e varur në një rrjetë, përpiqet, bile nëse nuk mund ta shndërrojë në çerdhe të vërtetë. Ose, së paku ta shprehë si apel për qetësi dhe rehati, të cilën gjë gjithmonë e simbolizon strofulli apo çerdhja. Në vazhdën e temave të prezantuara përmes karikaturës, vlen komentuar edhe karikaturën e Rainer Ehrt nga Gjermania, që prezanton një struc i cili mbanë kokën lartë,
Karikaturë e Arben Meksit (Shqipëri)

Karikaturë e Antonio Mongiello-Napo (Francë)

por në të njëjtën kohë edhe habitet se si përreth tij njerëzit i fusin kokat në rërë! Është kjo një alegori e cila flet shumë për të gjitha situatat, qoftë në paqe apo edhe në rrjedhat e vështira të shoqërisë. Andaj, nuk është e rastit kur gjithnjë thuhet se karikatura ka mesazh të fortë dhe me peshë shumëdimensionale. Burgu, edhe në karikaturë i ka specifikat e veta, dhe se ai prezantohet në forma e mënyra

të ndryshme. Këtë, më së miri na prezanton në këtë festivalekspozitë botërore, karikaturisti nga Anglia, Ross Tompson. Kurse, në karikaturën e Faik Krasniqit, qenit nuk i bën përshtypje pema dhe kurora e saj madhështore, por pa hezitim ngritë këmbën dhe ia “lagë” trungun afër rrënjëve! Nuk mungon edhe tema gjithëpërfshirëse, ku përmes kuçedrës prezantohen terrorizmi, korrupsioni, keqpërdorimet tjera që e rrënojnë shoqërinë, të cilën e ka prezantuar karikaturisti Antonio Mongiello-Napo nga Franca. Kurse, Arben Meksi na spikatë “mashtrimin” se për ta “ligështuar” shtyllën me të cilën forcohet të themi kushtimit shtëpia, duhet përdorur si “kopili” edhe gilicatjen e këmbëve, për t’i liruar duart nga mbajtja e shtyllës...! Një temë që është aktuale për rrethanat e Kosovës, është edhe karikatura e Samir Bërlajollit, i cili na prezanton Kosovën si një fëmijë që fillon të ecën me krenari, por që përreth ka shumë faktorë që e përcjellin “rritën” por që edhe mund t’i shkaktojnë probleme. Kurse, për jetuar nuk është lehtë, siç nuk është lehtë edhe për ta ndërtuar shtëpinë dhe për ta ruajtur kulmin mbi kokë. Këtë temë, sikur mirë dhe me kuptim satirik na sjellë me karikaturën e vetë, Musa Gumus nga Turqia, në të cilën ka paraqitur ironinë e jetës: mbi çati të shtëpisë, me lopatë, s’ka me çfarë tjetër, e asgjë-

son bombën e cila ka marrë drejtimin për në shtëpinë e tij. Edhe kjo, ka shumë komente që “derdhen” dhe fliten kudo në mënyrën e vetë... Ndërsa, nga Luksemburgu, Pol Leurs, na sjellë një karikaturë me një temë bizare, e cila është prezent kudo, e që kështu mund të jetë edhe tek ne: në dhomën e spitalit shpeshherë ndodhin “mahi të pakripë”, kurse ndodhitë tjera janë edhe atëherë kur
Karikaturë e Samir Bërlajollit (Kosovë)

nuk besohet apo nuk kihet dëshirë për të besuar se njeriu ka “ikur”. Kujtoj, se kjo karikaturë veç tjerash reflekton edhe madhështinë shpirtërore dhe intelektuale në shoqëri. Në Festivalin Botëror të Karikaturës, i cili u mbajt në Pejë, me qëllim të stimulimit krijues në këtë fushë të vlerave artistike dhe kulturore, u ndanë edhe çmimet për prezantimet më të suksesshme të karikaturës. Çmimi më i lartë “Përtej” i takoi krijuesit-karikaturistit, Agim Sulaj nga Tirana, por i cili jeton dhe vepron në Itali. Ndërsa, me Çmimin kryesor “Kosova Award” u nderua karikaturisti nga Kuba, Aristides E. Hernandez Guerro-Ares. Vlen për të theksuar se Festivali Botëror i Karikaturës, i cili u mbajt para disa ditësh (21 shtator 2012) në Pejë, është edhe një begati që i rritë vlerat shpirtërore dhe kulturore të këtij qyteti, por edhe të tërë Kosovës dhe Shqipërisë, dhe është një rast i mirë për afirmimin e vlerave artistike kombëtare edhe në botë, andaj, do të ishte madhështi por edhe mbase nevojë që ky qytet në të ardhmen të bëhet qendra botërore e artit të karikaturës.

21
Nr. 22 - TETOR 2012

Nga Ndue Ukaj Ndërsa, ai ma i përhapuri, kombin e koncepton si një grup i njerëzve të cilët identifikohen me njëri-tjetrin nëpërmjet një trashëgimi të përbashkët dhe një kulture të përbashkët. Vështruar në këtë kontekst, asnjë komb s’mund të kuptohet pa kulturën e tij. Edhe etnicitet, si njësi më e madhe se kombi, ndërlidhet me identitetin kulturor. Kështu, kultura është shtrati mbi të cilin formësohet, rritet, lartësohet dhe merr frymë krijesa e quajtur komb. Për më tepër, kultura është fanari që mban të ndezur flakën patriotizmit brenda një kombi dhe i bashkon qytetarët rreth një ideje e ideali që është kombëtar. Në këtë mënyrë, kultura, ka në vetvete vlerën e një udhërrëfyesi, që ia difton etnisë së caktuar, sistemin e vlerave të përbashkëta, rreth të cilave bashkohet një komunitet njerëzish që e përbëjnë kombin. Një kombi që i mungon njëtrajtshmëria dhe hemogjinitetit kulturor (Nibil Çika), atij i mungon ndërgjegjja kombëtare e vërtetë dhe e përsosur. Prandaj, dijetari Çika shkruante se vlera e një kombi është në lidhje të ngushtë me ketë ndërgjegje, që është vepër kulture e qytetërimi. Një komb, me identitet të shartum, e ka vështirë ta gjej rrugën drejt së ardhmes. E, ma keq, një komb me identitet gjysmak, e ka të pamundur të konsolidoj vetveten dhe të ardhmen e tij. Në agimin e mijëvjeçarit të tretë, kur po bëjmë përçapjet e fundit, të marrim vetveten, kultura na mundëson ta njohim më mirë vetveten, kombin, të kaluarën, rrugët e formësimit të tij dhe shenjat e tiparet dalluese që e veçojnë duke e bërë jetë të identitet i veçantë. Ky është parakusht i domosdoshëm që ta kuptojmë drejt dhe pa ekoivoke lirinë e njëmendtë, duke synuar përsosmërinë e plotë të individit si dhe bashkësisë, por edhe solidaritetin dhe nevojën, që të ruhet homogjinitetin kombëtar, si parakusht për të funksionuar si komb i shëndoshë e homogjen. Ata që kanë përgjegjësi kulturore, nuk duhet të harrojnë, e më së paka ta nënvlerësojnë përmasën e ndikimit të kulturës dhe mundësinë e përfaqësimit që ofron ajo. Kultura është vet shteti, vetë kombi. Përtej saj, janë fluskat e ndryshme, që herë shkëlqejnë, e herë s’shihen fare. Kultura, duhet kuptuar si një vegël që ndihmon përsosmërinë

Koha për zgjim kulturor
kombëtare, gjallëron dhe forcon imunitetin kombëtar, ndihmon në forcimin e vetëdijes kolektive, që të ecet sigurt drejt shtigjeve të reja dhe jo assesi të jetë pengesë për të tashmen dhe të ardhmen. Për këtë arsye, na duhet një aksiologji kulturore, një teori e vlerave, që bën ndamjen e vlerave të njëmendta nga psuedovlerat dhe vlerat e njëmenda kombëtare nga shtresat e mëvonshme të huaja. Që të ndodh kjo, elitat shoqërore të përgjumura, duhet të jenë në nivelin e përgjegjësisë dhe të përpiqen ta ndihmojnë përsosmërinë e kombit, nëpërmjet ideve të iluminume, që synim parësor kanë të mirën e përbashkët. Shoqëria shqiptare, ka nevojë të gjej pika të bashkimit, për të nxitur idetë solidare, në mënyrë që të flakën dallimet, shpirtngushtësia dhe tendenca në rritje, për ta pa dhe vlerësuar individin më të rëndësishëm se bashkësinë, fragmentaren ma të madhe se tërësinë, identitetin gjysmak më të rëndësishëm se atë unik. Në këtë betejë, kultura, nëse është në nivelin e përgjegjësisë që duhet të ketë, mund ta edukon kombin në plotëninë e vet, duke e aftësuar t’iu përgjigjet me vetëdije sfidave të ndryshme. “Një komb ja ka një kulturë kombëtare, ja s’ka asnjë”-thotë filozofi dhe psikologu gjerman, Eduard Spranger. Këtë mendim për kulturën dhe përmasën e manifestimit në jetën e një kombi, e përqafuan thuajse unanimisht mendimtarët e shquar të viteve të 20-30-ta, duke filluar nga eruditi Faik Konica, patriarku i kulturës shqiptare, Gjergj Fishta, pastaj Lumo Skendo, Fan Noli, Branko Merxhani, Vangjel Koca, At Anton Harapi, e shumë e shumë të tjerë, që përbëjnë aureolën e kulturës shqiptare. Kësisoj, ata bën një përpjekje gjigante për formimin e shpirtit kombëtar (Faik Konica). Ky shpirt, mund të formohej vetëm nëpërmjet një vetëdije të qytetëruar e të përbashkët kulturore. Kultura dhe njerëzit e kulturës, kanë përgjegjësi të dorës së parë brenda kombit dhe bashkësisë njerëzore. Njerëzit e kulturës, duhet të ndihmojnë që të formohet një ndjenjë e lartë e përgjegjësisë për shtetin, mirëvajtjen e tij, forcimin e tij dhe mbrojtjen e tij. Në këtë mënyrë, kultura e ruan përmasën e vet autentike dhe ndihmon njëtrajtshmërinë identitare, duke ja diftue kombit faktin se një komb, ja ka një kulturë, ja s’ka asnjë (E. Spanger). Nga këto që u thanë, mund të konstatohet, se kultura është shtylla bazike mbi të cilën kombet formësojnë idetë e bashkimit rreth idealeve të përbashkëta dhe të mirave të përbashkëta. Pikërisht është kultura ajo që tek shumë popuj, ka shuar dallimet e mundshme, qoftë gjuhësore a rajonale dhe ka krijuar filozofinë e bashkimit rreth idealeve energjike kombëtare. Italishten e ka unifikuar gjuha e Dante Alighieri, që në njëfarë mase i ka parapri edhe krijimit të kombit modern italian. Kjo ka bë që nga shumë mendje të ndritura, kombi dhe kultura të njëjtësohen. Një komb pa kulturë, gjithmonë rrezikon t’iu ekspozohet tensioneve të brendshme dhe nuk mund të krijojë imunitet ndaj tendencave që i vijnë nga jashtë. Kombi shqiptar, mbijetesën kombëtare e ka fal njerëzve të kulturës, misionarëve të dyfishtë, që kulturën e kanë konceptuar si mision dhe detyrim kombëtar. Etërit e kombit shqiptar, janë njerëz të proviniencës kulturore, ngase shumica e tyre ishin shkrimtarë. Kultura shqiptare, e cila edhe pse u zhvillua nën presion të madh, nën tiraninë e pushtimeve shekullore, qëndroj stoike dhe u përpoq të mbaj gjallë kujtesën, traditën dhe t’i sforcoj idealet për liri dhe mbijetesë kombëtare. Kështu kultura qe hallka e vetme që mobilizoj kombin për liri. Misioni i kulturës në jetën kombëtare, në të kaluarën e largët, që nga Buzuku e këndej, ishte parësor në gjitha lëvizjet kombëtare. Historia shqiptare, është e mbushur me lëvizje kulturore dhe letrare, të cilat u bën shtylla të shqiptarizmës. Bazat e kombit shqiptar, i krijuan njerëzit e kulturës, që nga dokumenti i parë i shqipes së shkruar, pastaj me etërit e hershëm, Gj. Buzuku, P. Budi. F. Bardhi, P. Bogdani, Jeronin de rada, Naim frashëri, Gjergj Fishta, etj. Është me rëndësi të përmendin faktin, se, rilindja kombëtare, me program të saj kulturor e kombëtar, u zhvillua kryesisht rreth letërsisë dhe ideve kulturore, që u bën më vonë platformë politike. E njëjta gjë ndodhi në Kosovë në fillimvitet e 90-ta. Misioni i kulturës në shoqëri, është i shenjtë, është ai mision që s’mund të zëvendësohet me asnjë formë tjetër të aktivitetit njerëzor. Andaj, kultura është shpirti i një kombi, ajo arteria që i çelë damarët e përgjithshme për funksionim e shëndoshë e papengesa të organizmit kombëtar. Duke e ngulfatur kulturën, një shoqëri rrezikon të jetoj e sëmurë dhe në agoni, e ndarë dhe pa aftësi bashkimi rreth idealeve të përbashkëta, sepse idealet nuk mund të ushqehen nga politika dhe as nga ndonjë segment tjetër. Në një kohë kur ngarendja pas politikës, ka verbua edhe mendjet më racionale, debati për rolin e kulturës në jetën shoqërore, tek ne, vazhdon të mos ekzistoj. Elita kulturore, me përjashtime të vogla, është strukur pas perdeve të politikës, prej ku maksimalisht pret të përfitoj ndonjë të mirë materiale. Ky s’është misioni i një elite kulturore dhe as i një kulture kombëtare. Një elitë kulturore, që nuk e ndjen detyrën e kundërshtimit për arsye të ndërgjegjes kombëtar, nuk e meriton epitetin e saj. Shoqëria shqiptare, që të transformohet drejtë dhe të funksionoj shëndetshëm, duhet ta kuptoj përfundimisht rolin dhe misionin e kulturës në shoqëri dhe jo ta marxhinalizoj kulturën. E në anën tjetër, elitat kulturore, duhet të zgjohen nga ky gjumë letargjik dhe të bëhen mendëtarë që din ta orientojnë kombin, në këtë kohë kur njeriu shqiptar sfidohet me dilema nga më të ndryshimet dhe kur ankthet e pasiguria janë në rritje e sipër. Nacionalizmi kulturor, është realisht shtylla mbi të cilën funksionon çdo shoqëri perëndimore. Francezët i frymëzon letërsia e tyre me përmasa planetare, gjermanët i shndrit para botës Gotheja, ndërkaq italianët kudo që janë, mburren ngase janë kombi i Dantës, ashtu sikurse suedezët që janë komb i Alfred Nobelit. Në jetën kombëtare shqiptare, kultura ka luajtur rolin e fuqishëm në konsolidimin e identitetit shqiptar dhe ka stimuluar kujtesën dhe mbijetesën kombëtare. Mund të thuhet se “Lahuta e Malcisë” e Gjergj Fishtës, u bë platformë për lëvizjen kombëtare në Kosovë, ndërsa portreti i shkrimtarit Pjetër Bogdani u bë shëmbëlltyrë për liderin e Kosovës në vitet 90-ta, Ibrahim Rugova. Një nacionalizëm kulturor, i cili ka dhënë rezultate evidente në kulturën shqiptare, ishte ai i qarkut kulturor të Shkodrës, i tubuar rreth françeskaneve dhe ai i viteve të 30-ta, siç njihet në kulturën e shkrimit shqip, me disa pishtarë të kulturës shqiptare, që lanë gjurmë të thella në shumë fusha të jetës kombëtare. Ky nacionalizëm, ka qenë burimor, i frymëzuar nga idetë e larta dhe fisnike kombëtare, ka qenë një nacionalizëm i kultivuar dhe me funksione të përgjithshme kombëtare e kulturore, që ka shtruar me pedanteri për debat plagët kombëtare dhe ka dhënë alternativa si organizohet kaosi i brendshëm. Ajo elitë e asaj kohe, u mundua të shuante dallimet brenda kulturës, për të krijue shenjat e kodifikuara nacionale, me tipare dhe heronj të përbashkët, letërsi të përbashkët, vetëdije të përbashkët dhe kujtesë historike të përbashkët. Kjo krijonte parakushtet, të projektohej një e ardhme e përbashkët. Politika në hapësirat shqiptare, asnjëherë s’ka qenë domeni që ka prodhuar nacionalizëm. Përkundrazi, për fat të keq, politika ishte dhe mbetet domeni që ka prodhuar më së shumti antiheronj dhe renegatë. Kështu është e mbushur një pjesë e historisë sonë. Kombin shqiptar, ku do që jeton, ka kohë që i ka ngopur politika. Ata kanë nevojë për një zgjim kulturor dhe për një vetëdije kulturore. Ata kanë nevojë të ushqehen me ide kulturore e ideale kulturore, sepse vetëm këto ide e ideale, mund ta mbajnë gjallë fanarin e ndezur të një shpirti gjallërues kombëtar.`

22
Nr. 22 - TETOR 2012

Nga Ermira Babamusta Deba është talenti kosovar i njohur në botë si ylli i muzikës R&B. Ndoshta ai sot mund të klasifikohet si një nga këngëtarët më të famshëm shqiptaro-gjerman, që ka korrur sukses në muzikën Pop dhe RnB. Shpeshherë flitet për të me nofkën “Princi i RnB-së” nëpër mediat dhe televizionet e huaja. Deba është një nga artistët më të kërkuar në botë i njohur si producent, këngëtar, shkrimtar tekstesh dhe themelues i grupit muzikor Hip-Hop & RnB me emër “Scorpfly Music” në 2006. Fama e artistit shqiptar është përhapur falë zotësive të tij në krijimtari vokale, si shkrimtar tekstesh dhe këndim këngësh që kanë thyer rekorde në tre gjuhë, shqip, gjermanisht dhe anglisht. Emri i tij u bë i famshëm në vitin 2007 me superhitin “Like Wooh”. Këngëtari pushtoi zemrat e fansave me paraqitjen e tij në konkurset gjigante të programeve televizive në Gjermani, ku u zgjodh si një nga zërat më të mirë të rinj të vitit 2005 (best newcomer voice). Ndërsa në 2008 zuri vendin e dytë në konkursin e famshëm (reality talent show) “Music Nation Competition”, realizuar nga kompania e njohur ndërkombëtare “Universal Music” në Gjermani. Superhitet e karrierës së Debës përfshijnë: “Working Out”, (një bashkëpunim me legjendën e RnB-së R. Kelly dhe reperin e famshëm amerikan DA-NI), “Stay by my side”, “I don’t wanna say goodbye”, “Faleminderit”, “Kalo me mu” dhe “V.I.P”. Deba nxorri albumin e parë në 2011 me titull “Finally Me”, një dhuratë falas nga këngëtari për fansat që shpërtheu në internet me 25 milion shikime në youtube dhe miliona shkarkime. Videoklipi i tij i parë i këngës “Lollipop” pritet të nxirret në nëntor 2012 në Gjermani dhe botë. Deba është një fenomen i gjithëanshëm: këngëtar, shkrimtar i tekstit të këngës, producent dhe performues. Deba ka lindur me emrin Debatik Dakaj në Prishtinë, Kosovë me 31 janar 1989, me prindër Remzi dhe Zarife Dakaj. Për shkak të masakrave jugosllave dhe krimeve të Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës, Deba dhe familja u detyruan të shpërngulen nga vendlindja. Deba ishte vetëm 3-vjeç kur familja morri rrugën për kurbet dhe u vendos në Gjermani. Tani familja Dakaj jeton në Man-

DEBA YLLI I MUZIKËS R&B
nheim të Gjermanisë. Dashuria dhe pasioni për muzikën filluan në një moshë të re për Debën. Frymëzimi i vjen nga legjenda muzikore Michael Jackson dhe mbreti i muzikës RnB, Usher. “Më kujtohet fare mirë kur isha ende i vogël, pretendoja sikur kisha një mikrofon në dorë dhe këndoja këngët e Michael Jackson dhe Usher para miqve dhe familjes. Për mua Michael Jackson mbetet mishërimi i performancës dhe muzikës deri më sot. Ndërsa Usher , është mbreti i muzikës që më frymëson, dhe e respektoj sepse si artist ai gjithmonë shtyn më lart krijimin dhe origjinalitetin, dy cilësi që i vlerësoj tek arti i muzikës dhe ia ve qëllim vetes si artist”, shprehet Deba. Tek liceu i muzikës në Mannheim, Deba mori trainimin nga mësuesit më të mirë të muzikës në Gjermani, ku bëri kurse zëri, mësime për piano, praktikë për prezencë në skenë dhe performancë, si dhe trajnime për të patur vesh muzikor për notat dhe tingujt e muzikës. Pasi zhvilloi teknikat e zërit dhe forcoi pasionin për muzikën, Deba filloi të zbulojë përvojën në performanca dhe shfaqje artistike, ku shumë shpejt u bë me famë. Në vitin 2005, Deba mori pjesë në shfaqen e njohur në zbulimin e talenteve të reja (talent casting show) në Mannheim, që quhet “Mannheim’s Newcomer”. Në këtë konkurs televiziv Deba u zgjodh në vendin e top 30-çes më të mirë, si një nga zërat më të mirë të rinj në Gjermani (best newcomer voice). Në vitin 2006 Deba themeloi grupin muzikor me emër “Scorpfly Music”. Në këtë grup, Deba antarësojë këngëtarët më të mirë gjermanë dhe kosovarë të zhanrit Hip-Hop dhe RnB. Grupi ka inçizuar disa nga albumet më të njohura në Europë duke zhvilluar koncerte dhe turne nëpër botë. Roli i Debës në këtë grup të pavarur ishte si producent dhe manaxher i talenteve të reja dhe talenteve të suksesshme. Si producent, Deba ka nisur dhe zhvilluar karrierën e suksesshme të shumë këngëtarëve në Gjermani, Shqipëri, Kosovë dhe SHBA. “E themelova Scorpfly Music jo vetëm për të zhvilluar karrierën e këngëtarëve me famë, por edhe për të ndihmuar ato artistë fillestarë, që e kanë pasion muzikën. Roli im në atë kohë ishte kryesisht si producent, dhe jo këngëtar, sepse kisha dëshirë të mësoja se çfarë ndodh prapa skenës, të mësoja për music production, për teknikën e audios dhe proçesin e krijimit artistik,” shpjegon Deba. Në moshën 16-vjeçare Deba nisi të shkruajë vetë tekstin për këngë dhe filloi ta marrë muzikën dhe karrierën si këngëtar seriozisht. “Në 2006 fillova të hedh mendimet në letër dhe të shkruaj tekste sepse m’u duk mënyra më e mirë për t’u marrë me emocionet dhe ndjenjat e mia. Dhe shkrimi i teksteve u zhvilla me kohë si një nga aftësitë dhe talentet më të mira për mua,” sqaron këngëtari Deba. Kënga e parë që shkruajti vetë titullohet “Like Wooh” e cila u lëshua në 2007. Kjo këngë ishte një përparim i rëndësishëm në fillimin e karrierës së Debës dhe e bëri atë një sensacion gjigand interneti. Kënga u bë mjaft e njohur mes adolesh-

entëve dhe të rinjve, duke patur mbi 300,000 shkarkime në internet. Nga 2007 emri i Debës qarkullonte në kryetitujt dhe faqet e para në mediat gjermane. Talenti i tij i ran në sy artistëve të famshëm dhe jurive në shfaqet e njohura muzikore në Gjermani. Në vitin 2008 Deba mori pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Talentit “Music Nation” si përfaqësuesi i vetëm shqiptar për të paraqitur Kosovën. Shfaqja televizive famoze, e realizuar nga kompania e njohur mbarëbotërore “Universal Music” e nderoi Debën, me çmimin në vendin e dytë, nga mijëra artistë që morrën pjesë. Shfaqja dhe performancat e tij të përsosura në sezionin 2008 të programit, i fitoi Debës miliona fansa dhe e bëri të emër të njohur jo vetëm në Gjermani, por edhe në botë. “Pjesëmarrja dhe fitimi i çmimit në konkursin Music Nation ishte një krenari jo vetëm për karrierën time por edhe për Kosovën. Ndëgjova me vëmendje këshillat dhe kritikat konstruktive nga juria gjatë proçesit të zhvillimit të imazhit dhe karakterit tim artistik në këtë konkurs shumë-mujor dhe kështu arrita të marr pëlqimin e jashtëzakonshëm të jurisë, duke treguar jo vetëm talentin tim dhe krijimtarinë time, por potencialin për të qenë artist i pavarur dhe një showman. Kam marrë një përkrahje të jashtëzakonshme nga Shqipëria dhe Kosova që nuk u ndërpre edhe pas xhirimi të shfaqjes në tv. Kam marrë letra nga fansat e mi nga e gjithë bota, që nga Kosova, Rumania, Argjentina, Kina, Japonia dhe Shqipëria. Dua të falenderoj jo vetëm fansat, por edhe mediat shqiptare që më kanë përkrahur në përhapjen e emrit tim dhe kërkesat për shqiptarët e diasporës që të votojnë për mua në këtë konkurs, meqe rëndësi kishte jo vetëm votimi i jurisë por edhe i publikut,” shprehet i talentuari Deba. Në 2009 Deba u bë aq i njohur sa ka thyer rekorde me 25 milion shikime në youtube, dhe 2 milion luajtje në myspace, ku arriti majat në top-charts. “Ajo që më bën përshtypje është një përkrahje e paparë nga fansat, të cilët, edhe pse unë nuk kisha xhiruar asnjë videoklip në atë kohë, me iniciativën e tyre, morën këngët e mija, dhe fotot dhe krijuan ‘fan music videos’ dhe i vendosën në youtube. Jam habitur kur këto videoklipe nga fansat kishin mbi 25 milion shikime, gjë që akoma nuk më besohet,” shton Deba.

23
Nr. 22 - TETOR 2012

Nga Sejdi BERISHA shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë. Kjo dëshmon se kombi është duke ecur shpejtë e sigurt, edhe pse me tension, drejtë ribërjes organizative por edhe drejtë forcimit të shtetit dhe të shtetësisë përgjithësisht. Andaj, edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë, mbase edhe në troje tjera shqiptare dhe në diasporë, janë duke reflektuar të gjitha angazhimet dhe dashuria e përkushtimi për Shqipërinë, për të gjitha trojet shqiptare dhe për kombin, që bashkërisht, më kurrë mos të tkurrën por të ecin normal dhe të zhvillohen rrjedhshëm e lirshëm. Kjo, edhe do të jetë një epokë e re dhe një periudhë, e cila do të na vë në sprovë edhe të forcimit të unitetit të njëmendtë e kurrsesi formal. Dhe, jo rastësisht, këtë shkrim do ta fillojë me një ngjarje, e cila ditë më parë u zhvillua në Pejë. Me manifestimin e shënimit të 22-vjetorit të themelimit të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, e cila pat nxjerrë kokë mu në lëvizjet kur Kosovës i lëkundeshin rrënjët për t’u zhbërë ose për të qenë ajo që duhet të jetë. Dhe, ndodhi kjo e dyta. Dashuria e përkushtimi për atdheun dhe për kombin, që bashkërisht, më kurrë të mos tkurrën por të ecin normal dhe të zhvillohen rrjedhshëm e lirshëm... Pra, në këtë përvjetor, i cili u shënua edhe në kuadër të 100vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke folur për historikun e kësaj shoqate, u theksuan dhe u veçuan edhe shumë data e rrjedha historike që i jepnin peshë dhe vlerë këtij tubimi, në të cilin, me Çmimin “Hasan Prishtina” u nderua Ambasadori amerikan, z. Frank G. Wisner, për kontributin që ka dhënë në ecjen përpara të çështjes aktuale historike të Kosovës. Në këtë tubim, përveç figurave të shquara publike, politike dhe kulturore pothuaj nga të gjitha trojet shqiptare, morën pjesë edhe përfaqësues të fushave të kulturës dhe arsimit, siç ishin edhe Prof. dr. Petrit Nathanaili, Prof. dr. Eduart Koruni dhe Prof. dr. Petraq Buka, të gjithë nga Tirana. Dhe, deshi rasti që

UDHËTIMI NË RRAFSHTATËN E DUKAGJINIT...!

Qendra e qytetit të Pejës në fillimin e muzgut

të nesërmen, me këta të kalojmë disa orë ose një ditë së bashku, duke vizituar qytetin e Pejës me karakteristikat e veta të veçanta kulturore dhe historike, bukuritë e trembëdhjetë fshatrave të Rugovës dhe ato të Burimit të Drinit Bardhë dhe të Radacit. Mirëpo, nuk ishte vetëm kjo e veçanta, apo kryesorja që realizuam atë ditë. Ishte diçka krejt tjetër. Ishte biseda dhe komentimet për tema e fusha të ndryshme, të cilat na i provokonin bukuritë mahnitëse duke na nxjerrë shumë pyetje e pastaj edhe përgjigje dhe debate, që e kishin peshën dhe rëndësinë e vetë shumëdimensionale. Në mëngjes takohemi me Reshat Nurbojën(Drejtor i Administratës Komunale të Pejës dhe veprimtar i dalluar i kauzës kombëtare), i cili i shoqëronte dhe me Besim Kajabegollin(udhëheqës në Drejtoratin e urbanizmit të Pejës), i cili edhe ai ishte pjesë e “ekspeditës” sonë, dhe menjëherë marrim rrugën për në Rugovë, më saktësisht për në fshatin Bogë, i cili pothuaj se tanimë është duke u shndërruar në themel fillestar të zhvillimit të turizmit dhe hotelerisë në këtë anë, nga e cila, për shkak kushteve të vështira dikur për jetesë, fshatrat e këtushme thuaja se të tërat janë boshatisur. Mësoj se bashkudhëtarët tanë, respektivisht mysafirëtprofesorë nga Tirana, përbri këtyre shkrepave ku gjarpëronte rruga e asfaltuar, ishte hera e parë që e vizitojnë këtë madhështi natyrore, kultur-

ore dhe historike të Rugovës kreshnike, të një krahine të lashtë të trojeve dhe të tokës arbërore. Dhe, kuptohet. Kureshtja, prej momenti në moment merrte hovin dhe pasonin pyetje të pareshtura, të cilave përpiqeshim që t’u gjejmë përgjigjen adekuate dhe të saktë. Kjo mori “zjarrmi”, kur diku afër kilometrit të trembëdhjetë që kishim kaluar, makinat morën drejtimin në të djathtë dhe u ndalem tek një restorant i ndërtuar pothuaj se i tëri nga druri pishe dhe nga bredhi. Reshati, i cili përpiqej që mysafirët të ndiheshim sa më komod, ishte i interesuar që për fillim, përgjatë rrugës, t’i gostiste me një ushqim autokton-burimor, me një leqenik i cili gatuhet me miell misri dhe me mazë ose siç thanë profesorët e nderuar, me kajmak. Ulemi dhe së pari freskohemi me nga një gotë uji që del nga burimi i këtyre anëve, pastaj, nuk vonon e na vjen edhe leqeniku, i cili në një mënyrë edhe hapë debatin. Mirëpo, unë, siç e kam shprehi, miqtë i “gostisë” me libra, andaj, për një çast ika deri tek makina dhe i mora disa ekzemplarë të disa nga veprat e mia dhe ua dhurova. E, po kjo pastaj nxiti debatin. Prof. dr. Petraq Buka, merr njërin nga librat e mi dhe e intrigon titulli “Shpërputhje kohe”. Tani e komentojmë këtë titull, dhe sikur të gjithë pajtohen se edhe tash, në këtë kohë, sikur

ky titull plotësisht puthitet me realitetin dhe me rrjedhat në shoqëri! Atëherë, të gjithë kyçemi në debat dhe bisedojmë për gjëra të ndryshme, të cilat nuk na anashkalojnë pa biseduar edhe për gjuhën, edhe për shprehjet, edhe për fjalorin. Kjo ishte shumë me rëndësi të veçantë, sepse, profesorët Petriti dhe Petraqi, me prejardhje vinin nga Gjirokastra, kurse, profesor Eduarti nga Korça. Andaj, në këtë aspekt, “sqaroheshin” shumë shprehje e fjalë, të cilat, kuptohet, ishin shqip, por që dallojnë nga veriu, mesi e jugu. Dhe, kujtoj se ishte mirë të bisedohej edhe më thellë për gjuhën, sepse, sinonimet janë të rëndësisë së veçantë për begatinë e gjuhëve, kurse, gjuhës sonë, ato bukur shumë i mungojnë, apo edhe sikur nuk ia vëmë veshin apo nuk duam që ta begatojmë shqipen me sinonime. Prandaj, këtu tani flasim për gjuhën e cila flitet këtu në Pejë, respektivisht në Rugovë, por bisedën e zgjerojmë edhe në nivel të Kosovës, edhe të Shqipërisë... Ishte mirë, sepse, shumë gjëra bëheshin pjesë e re e njohurive, të cilat forcojnë themelin e unitetit dhe të arsyeshmërisë të njëjtësimit kombëtar. Duke ngrënë nga pak leqenik, vazhdojmë bisedën e cila thellon mendimet dhe arsyen e bën pjesë të pakontestueshme të intelektit por edhe të kulturës individuale mbase

edhe kolektive. Dhe, tani: leqeniku, maza, gurra, kumshti, hirra, drani, tinari e shumë shprehje të tjera, bëhen “lule” të reja në kopshtin e gjuhës dhe të të shprehurit shqip. Gjatë kësaj kohe, duke biseduar për këto vise malore dhe madhore të Rugovës, bisedojmë edhe për poezinë, e cila është nxitëse e zgjimit të synimeve krijuese dhe e shoqërimit të muzave, të cilat edhe kur ne nuk i hetojmë, ato qëndrojnë pranë nesh dhe na provokojnë për të thurur ndonjë varg, bile edhe ata që kurrë nuk kanë shkruar dhe as nuk do të shkruajnë, por vetëm u mbetët si këndim dashurie në shpirt. Për poezinë, ka dëshirë më shumë të “provokoj” profesor Eduarti. Bile ai, duke shfletuar librin tim me poezi “Fjalë e pathënë” i zë në “flagrancë” shumë vargje të cilat i shkojnë për shtati por edhe neve na pëlqejnë. Dhe, kështu kjo ditë bëhet gjithnjë e më e begatë dhe e paharruar. Fshati Kuçishtë, histori e veçantë e Rugovës dhe e Kosovës Tani, mbyllim librat dhe ikim nga restoranti. Vazhdojmë rrugës gjarpërore për në Bogë. Nxitojmë rrugës gjarpërore, e cila me bukuritë për anash na lë “borxh” për pyetjet dhe përgjigjet. Nuk vonojmë shumë dhe arrijmë në fshatin Kuqishtë, i cili ka një histori të veçantë për krahinën e Rugovës, si në aspektin e peshës së vendbanimeve të këtushme, ashtu edhe në aspektin e rrjedhave shoqërore dhe historike. Përpiqem që të shpjegoj “historinë” e këtij vendbanimi, dhe u flas për kafenenë, që dikur ishte këtu, e të cilës tani i kanë ngelur vetëm muret, të cilat, vërtetë dëshmojnë për të kaluarën e këtushme, dhe sikur ende kanë edhe vesh edhe sy, mirëpo asgjë thua se akoma nuk tregojnë ashtu si duhet e sa duhet. Vijon numrin e ardhshëm Shpjegoj, se pak më larg, në bërrylin duke u kthyer në të majtë të rrugës që shpie për në Çakor, qafëmaje kjo e cila dëshmon për kufirin me Malin e Zi, por edhe për historinë e luftërave jo të pakta që janë zhvilluar këtupari gjatë dece-

24
Nr. 22 - TETOR 2012