You are on page 1of 18

 

 
 
 

Per p
pyllin ne pron
ne te .................................  
FSH
HATI ..................................................
KO
OMUNA GjAKO
OVE 
 
 
 

 

 
 
EMRI I PRONARIT
Autori i Planit
P
(nëse jo
o nga pronarri)

Faton S
Sadiku

Pla
ani pë
ër menaxhiimin e pylliit
Ky  plan  menaxhues 
m
paraqet 
p
udhëzimet  për  menaxhimin  d he  konservim
min  e  resurseeve  apo  buriimeve 
natyrore ttë këtij pylli d
dhe i adreson
n nevojat përr ndërhyrje affatshkurta nëë 5 vitet e ard
dhshme si dh
he ato 
afatgjata deri në 50 vitte për realizim
min e objektivvave dhe aktivviteteve.  
u ky plan do ttë shërbej përr certifikimin e menaxhimiit të qëndrueeshëm.  
Gjithashtu

 
 
 
 
 
 
 

 

 
 

Plani për menaxhimin e pyllit të fermerit 
                                  X Plan menaxhimi                                 Plan Certifikimi 

Të dhënat e Pronësisë                                                                                                              
Pronari / Pronarët   

.................................... 

 

Fshati Kusar, Gjakovë RKS‐23000 

Adresa 
Telefoni 

 

15 Shtatorë 2011 

Data e kompletimit të planit:  
 

Përshkrimi i Pronës                                                                                                           
Përshkrimi legal   

JP ¼ e seksionit të N 42°19’30.72” E 20°27’31.68” 
Kodi kadastral ‐  1839 

 
   

Gjakovë 

 Komuna              

     Fshati 

Kusarë 

   

Sipërfaqja totale e pronës      1.2 ha 

1.2 ha 
   Sipërfaqja totale e pyllit         

                                                          

Të dhënat e verifikimit                                                                                                             
 

Emri  i  Specialistit      

Faton Sadiku 

 

Data e vizitës            

      Telefoni  

044 121 300 

 

09 Shtatorë 2011 

 

Aprovuar nga __________________________________________________________________ 
                                              (Nënshkrimi i Specialistit ose inspektorit të Certifikimit) 
 

Nënshkrimi i Pronarit___________________________________________________________ 

 

 
 

Historiku i Pronës 
Përshkrimi  i  shkurtër  i  të  dhënave  mbi  pronësinë,  aktivitetet  e  menaxhuese  ne  të  kaluarën, 
(bazuar në njohuritë personale, shënimet e pronësisë dhe burimet e informacioneve lokale). 
Prona është e trashëguar nga të parët, është ruajtur dhe kultivuar me kujdes, kryesisht është 
shfrytëzuar për prerje rrah, gjithashtu është përdorur edhe për kullosa dhe gjueti, shfrytëzimi 
është  bërë  në  mënyrë  racionale  për  nevoja  familjare  dhe  herë  pas  here  edhe  për  shitje, 
kufizohet në të gjitha anët me rrugë, dhe nuk është e rrethuar, tipi i tokës është e murrme 
pyjore,  pjerrësia  shpat  ose  e  pjerrët,  origjina  cungishte  prodhimtaria  e  ulët,  gjendja 
shëndetësore shumë e mirë prodhime jo drunore janë kërpudhat, funksioni aktual prodhues 
pyll i fermerit, qëllimi i menaxhimit prodhim dru zjarri.  

Qëllimet e menaxhimit të pyllit 
Objektivat menaxhuese të pronarit: 
 
 
1. Të siguroj një menaxhim të qëndrueshëm 
2. Të ofroj furnizim të rregullt me masë drunore për ti mbuluar nevojat familjare 
3. Të përmirësoj shkallën e rritjes apo shtimit vjetorë të masës drunore 
4. Te shmangë ose zvogëlojë dëmtimin e drunjve gjatë punimeve në pyll 
5. Të mirëmbajë nivelin e tanishëm të kullosave 
6. Të mirëmbajë pamjen dhe kualitetin e pyllit 
7. Të sigurojë një llojshmëri të shtazëve të egra 
8. Të mbrojë dheun dhe humusin. 

 

Orto ‐ Foto 
Pronari.......    JP ¼ e seksionit të N 42°19’30.72” E 20°27’31.68” 
Kodi kadastral ‐  1839 
 

 
 
 
 
 

 

Përshkrimi themelor i pronës 
Kundrejtimi i përgjithshëm            Veri‐Perëndim      Jug        Lindje       Perëndim      
Lartësia mbi detare:   442 m 
Përqindja e pronës është e pjerrët  (11 – 40 %) 
Qasja apo  aksesi me mjete motorike: shumë e mirë mbi 40% 
Numri i përgjithshëm i njësive menaxhuese 1 

Për  çdo  njësi  menaxhuese  shënoni  cilat  janë  objektivat  dhe  një  përshkrim  të 
shkurtër të gjendjes së përgjithshme dhe njësisë menaxhuese. 
Njësia 1 Lloji i pyllit GQP (Quercetum petrea) Pyje me bunge. 
Të  përmirësohet  shpërndarja  e  kullosave  dhe  të  mirëmbahet  struktura  shumë  moshore 
(kopshtore),  të  ju  jepet  përparësi  drunjve  më  të  shëndetshëm  dhe  me  cilësorë  kurse  të 
ndërhyhet me rrallime tek drunjtë më të dobët dhe jo kualitativ të cilët do të përdoreshin për 
dru zjarri. 
Gjithashtu në këtë gjendje do të privohet dhe dëmtimi i drunjve gjatë punimeve në pyll dhe 
do të mirëmbahej niveli i kullosave dhe do të kishte ushqim dhe strehim për kafshë të egra 
gjithashtu  zjarri  momentalisht  paraqet  rrezikshmëri  të  lartë  dhe  kjo  lloj  ndërhyrje  do  të 
shërbente si një preventivë nga zjarri dhe do ta mbronte kualitetin e tokës.  
Përshkrimi:  Kjo  njësi  ndodhet  ne  Kundrejtimi  perëndim  dhe  është  relativisht  e  thatë  është 
kryesisht me origjinë cungishte, aty janë disa lastarë dhe filizëri të dobëta, shpërndarja e katit 
të lartë është rreth 20 vjeçare me diametër ne lartësinë e gjoksit 8 – 16 cm, me rreth 100% 
Bung, struktura e pyllit është rreth 90% e katit të lartë me një nën kat, gjithashtu kufizohet 
me rrugë të cilësisë shumë të mirë, në rrugë ka qasje publike.   

Konsiderimi social dhe argëtues 
Brengat apo meraku i pronarit ( si ndikon menaxhimi i zonave për rreth në pyllin e juaj dhe si 
ndikojnë aktivitetet e juaja në pyllin fqinjë, konsideroni kualitetit e pamjes, brengat për botën 
shtazore, privatësinë, lëvizjen e botës shtazore dhe bartjen e farërave) 
1. Menaxhimi ynë nuk duhet të ndikoj negativisht në pyjet përreth, në pak vite kaçubat 
dhe drunjtë e vegjël do të rriteshin dhe do të shtonin volumin e tyre në diametër. 
2. Fqinjët  në  këndin  e  perëndimit  kanë  bërë  një  prerje  rrah  para  afërsisht  3‐4  viteve 
rrallimet apo ndërhyrjet tona duhet të jenë me intensitet më të ulët me qëllim që të 
mbrohet  filizëria  dhe  lastarët  e  tyre  nga  fryma  dhe  erërat  e  ndryshme  si  dhe  të 
shfrytëzohen për vendstrehim për kafshët e egra të cilat do të ushqeheshin në pyllin 
fqinjë,  gjithashtu  duam  tu  japim  hapësirë  disa  drunjve  të  vegjël  që  do  të 

 

shfrytëzoheshin  nga  bota  shtazore  për  ushqim  dhe  strehim  gjithashtu  do  të 
shfrytëzoheshin nga zogjtë.  
3. Historikisht  në rrugët për rreth ka  pasur qasje publike, dhe do të vazhdohet në  këtë 
formë.  
Drunjtë me rëndësi arkeologjike kulturore apo historike,  
Në pronën tonë  nuk ka ndonjë dru me rëndësi arkeologjike apo historike mirpo ne periferi të 
fshatit  gjenden  shpellat  të  cilat  mendohet  se  janë  përdorur  nga  Kusarët  dhe  grupe  të 
ndryshme për qëllime të caktuara.    

Rrugët, dheu (toka) dhe burimet ujore 
Cilat  janë  qëllimet  tua  që  do  të  ndërmerren  për  përmirësimin  e  rrugëve,  dheut  dhe  burimeve 
pyjore.  
Zakonisht  ndërhyrjet  do  të  bëhet  kur  toka  të  mos  jetë  e  lagësht  nga  reshjet  atmosferike, 
zonat  ku  vegjetacioni  është  dëmtuar  do  të  riparohen  duke  lënë  mbetje  të  degëve  dhe 
mbetjeve të drunjve në sipërfaqe.  
Nuk  ka  nevojë  të  hapen  rrugë  të  reja  mirëpo  këto  që  janë  do  të  mirëmbahen  dhe  do  të 
tregohen një kujdes i veçantë që uji i cili rrjedh nga shirat dhe shkrirja e borës mos ti përshkoj 
rrugët  por  të  bëhen  pengesa  të  cilat  do  ta  largojnë  rrjedhjen  e  ujit  që  të  parandalohet 
erozioni dhe gërryerja e tokës dhe dheut.  

Llojet e kafshëve të egra dhe speciet e rrezikuara 
Ariu i murrmë është një specie e cila është parë të qarkulloj në këto zona, nuk është vërejtur 
ndonjë  fole  e  tyre  deri  më  tani,  nëse  do  të  shihet  do  të  vendosen  shenja  paralajmëruese, 
gjithashtu  nga  kafshët  e  egra  të  cilat  e  frekuentojnë  këtë  pjesë  më  së  shumti  janë  dhelpra, 
lepuri, derr i egër, fëllënzat  etj.  
Për më shumë informacione shtesë të kafshëve të egra të cilat gjenden në listën e specieve të 
rrezikuara  do  të  kontaktohen  departamentet  e  veçanta  të cilat  mund  të  japin  informacione 
shtesë në Ministrin e Ambientit, Departamentin e pylltarisë ne MBPZHR etj,  

Menaxhimi i masës drunore  
Mbrojtja nga sëmundjet dhe insektet: 
Deri  më  tani  nuk  ka  pasur  ndonjë  paraqitje  të  sëmundjeve  apo  insekteve  të  drunjve,  pylli 
është në një gjendje shumë të shëndoshë.  

 

Trajtimet para‐komerciale: 
Gjendja  e  pyllit  ofron  shumë  mundësi  për  ndërhyrje  para  –  tregtare  për  arsye  se    kryesisht 
masa drunore është e e dobët dhe e diametrit të ulët por e shëndoshë, si dhe e shpërndarë 
në atë formë që drunjtë në shumicën e rasteve pengohen nga njëri tjetri.  
Pyllëzime: 
Pylli  nuk  ofron  mundësi  për  pyllëzime  dhe  nuk  është  në  objektivat  e  pronarit,  si  dhe  ka 
regjenerime natyrore.  
Masat parandaluese nga zjarri:  
Rrallimet dhe trajtimet në pyll që janë bërë deri më tani e parandalojnë rrezikun nga zjarri 
Sekuestrimi i karbonit:  
Shuma e përafërt e sekuestrimit të karbonit është afërsisht 50%e masës drunore.  
Masa drunore që do të prehet nëse përdoret në përpunimin e mëtutjeshëm në industri do të 
vazhdoj të sekuestroj karbonin, në të njëjtën kohë nga rrallimet në pyll do të kemi një shtim 
të rritjes së masës drunore e cila do të bëhet përmes sekuestrimit të karbonit.  

Gjendja e dëshiruar 
Gjendja e dëshiruar e drunjve dhe mosha e arritshme 
Llojet:                                   Përqindja e sipërfaqes                          Mosha 
1.  Bung                                      100%                                          30 
 
Llojet e dëshiruara nga regjenerimi natyrorë:  Bungu dhe Qarri janë komplet të shfaqura 
Llojet e dëshiruara për mbjellje:   S’ka                                                                                     
  
 

 


 

 
Gjendje                me hapësira               me hapësira                         Me densitet të ndryshëm 
e egër                   të barabarta              dhe boshllëqe                      dhe hapësira 
                      

kafshë te egra   rritje maksimale        Rritje dhe regjenerim         rritje+regjenerim+kafshë  
 
Struktura e dëshiruar:

Një moshore

Dy moshore

Shumë moshore

Aktivitetet e shfrytëzimit të pyllit
Shfrytëzimi: Përshkruaje llojin e trajtimit, njëmoshorë prerje rrah, rrallime, selektimi ne grupe, ne drunj 
individ, rrallime nga lartë, nga poshtë, metodat e trajtimit, bazuar nga nënkatet apo mbi katet, koha e 
aktiviteteve, lloji i rrallimeve, tregtare, pra tregtare, sanitare etj. 
Njësia 1  
Do të lihet drunj me cilësorë dhe me diametër më të madh dhe me përbërje të kurorës rreth 1/3 së 
trungut, kjo  pasi  shfrytëzimi i pyllit  bëhet kryesisht për dru zjarri dhe lloji i  pyllit  është i ulët dhe jo 
shumë  kualitativ.  Konsulentët  do  të  asistojnë  në  përpilimin  e  planit  të  shpenzimeve,  metodat  e 
shfrytëzimit, mirëmbajtjen e rrugëve dhe përshkrimin e terrenit.  
Kryesisht  punimet  do  te  kryhen  ne  muajin  shtatorë  me  që  edhe  vegjetacioni  është  në  përfundim  të 
fazës së vet, sipërfaqja do të rrallohen në mënyre selektive ne interval prej 2 deri 5 vjet deri sa e tërë 
sipërfaqja  do  të  trajtohet,  gjithashtu  trajtimi  do  të  jetë  në  atë  formë  që  grumbujt  të  përbëhen  nga 
mosha dhe kate të ndryshme që të mirëmbahet struktura shumë moshore,  
Menaxhimi i mbetjeve:  


 

Nuk  parashihet  ndonjë  mbetje  e  madhe  pasi  ndërhyrjet  do  të  jenë  të  intensitetit  të  ulët  dhe  në 
mungesë të industrisë së përpunimit të tyre, si p.sh shfrytëzimi i tyre për breket, ose pilets,  
Aktivitetet pas shfrytëzimit (mbrojta e dheut, pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve) 
Të gjitha rrugët, rrënjët vegjetacioni dhe dheu mineral që janë dëmtuar nga punimet do të trajtohen 
menjëherë pasi punimet të jenë kryer.  
Monitorimi 
Punimet  do  të  monitorohen  gjatë  tërë  kohës,  para  se  të  përfundojnë  punimet  në  njërën  njësi  do  të 
bëjmë në ecje  me qëllim që të kontrollohen dëmtimet e mundshme nëse janë bërë gjatë punimeve 
mbetjeve dhe dëmtimeve të vegjetacionit dheut dhe ecurinë e shfrytëzimit në bazë të praktikave më 
të mira menaxhuese dhe  të shfrytëzimit,  
 
 

 

10 
 

 
11 
 

 
12 
 

 
 
13 
 

Gjendja prezente, % totale e mbuluar e llojeve me diam. > 8 cm ne lartësinë 1.30 
cm   
Llojet
1.

% e sipërfaqes
Bung

100

Mosha
15-25

% e sipërfaqes totale e mbuluar me llojet me diametër 3‐5 cm në lartësinë 1.30 cm 
Llojet
1.

% e sipërfaqes
Bung

100

2.
3.
4.

Struktura dominuese  e drunjve në %   
Një katëshe
Dy katëshe (mbi kati dhe llastarët)

X

Tre katëshe (mbi kati + kati i mesëm dhe llastarët)

Një moshore

Dy moshore-katëshe

Shumë moshore

14 
 

Vlerësimi i madhësisë së drunjve 

 
 
 
 
 
 
 
Lloji 1                Bung   

Kategoria e kurorës 

 

 

 

 

 

Lloji 2    

 

 

Kategoria e kurorës 

 

 

 

 

 

 

Lloji 3    

 

 

Kategoria e kurorës 

 

 

 

 

 

 

Rreziku nga zjarri (rrumbullakoje, e lartë, e mesme, ose e ulët) 
Drunjtë me rrezikshmëri

lartë > 30%

mesme 10 – 29%

ulët < 10%

Takimi i kurorave

lartë > 50%

mesme 10 – 49%

ulët < 10%

Material djegës

(degët më të mëdhaj se 4 cm në diametër, trupa)

Lartë

Mesme

Ulët

Rreziku i përgjithshëm nga zjarri
I lartë

I Mesëm

I ulët

Burimet dhe rrjedhat e lumenjve  
Rrjedhat

kategoria I – gjatësia _____

Kategoria II – gjatësia ______ kategoria III – gjatësia

______
Dheu          (rrumbuillakësoje)     i thellë  (>60 cm)         mesëm (<60 cm)      
Livadhore   Të hijta kafe   Moçalishte   Të kripura     Shkëmbore       
 

15 
 

Klasifikimet tjera : 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   

 
 

Densiteti i drunjve 

Rrezja R 5.64 m = 100m2

Nr i drunjve me diametër

(> 8 cm DLGJ) për 100 m2 = 22 X 1ha = 2200 drunj në ha

Numri total i drunjve mbi 8 cm 2200 X ha =
Numri i drunjve me diametër (3-8 cm” DLGJ) per 100 m2 = 39 X 1ha = 3900 drunj në ha
Numri total i drunjëve me diametër 3-8 cm = 400 X 0.25 ha = 100
Përqindja e dheut e mbuluar nga vegjetacioni 60%

Kategorizimi i rritjes së drunjve 
Përmbledhja e drunjve
Lloji

Ah

Bung

Qarr

Lloji

DLGJ

29

32

17

DLGJ

Mosha

65

66

45

Mosha

Unazat vjetore

Unazat Vjetore

Mesatarja e DLGJ

26

Mesatarja e DLGJ

Mesatarja e Moshës

58

Mesatarja e moshës

Mesatarja e rritjes

0.44 cm/vit

16 
 

Lloji

Lloji

DLGJ

DLGJ

Mosha

Mosha

Unazat vjetore

Unazat Vjetore

Mesatarja e DLGJ

Mesatarja e DLGJ

Mesatarja e Moshës

Mesatarja e Moshës

17 
 

Plotësoje për secilën njësi menaxhuese                  
Gjendja e dëshiruar e drunjve dhe mosha e arritshme 
Llojet:                                             Përqindja e sipërfaqes                          Mosha                  Njësia menaxhuese  

1.  Bung                                      20%                                            35                                                       
2. Qarr                                        5%                                             30 
3. Ah                                           75%                                            80 
4.   
Llojet e dëshiruara nga regjenerimi natyrorë:  Ahu, Bungu dhe Qarri janë komplet të shfaqura 
Llojet e dëshiruara për mbjellje:   S’ka                                   
        
 
Gjendje                      me hapësira                     me hapësira                                     Me densitet të ndryshëm 
e egër                        të barabarta                      dhe boshllëqe                                   dhe hapësira 

               
      Kafshë te egra        rritje maksimale               Rritje dhe regjenerim                 rritje+regjenerim+kafshë  

Një katërshe

X Dy katërshe

Shumë katërshe/shumë

moshore
 
18