HOMAZH POPULLOR NGJARJEVE HISTORIKE DHE PERSONALITETEVE TË TYRE

FAQE 11

LIDERI I OPOZITËS BRITANIKE, ED MILIBAND, PRET FORUMIN SHQIPTAR NË MBRETËRI TË FAQE 12 BASHKUAR

Toka ime ende i ngjanë bukës së çarë në çerep, edhe atëherë kështu më rrëfente babai im...!

NJËQIND VJET RRUGËTIM...

FAQE 14

TETOR 2012

Nr. 23

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

PAVARËSIA E KOMBIT TË INDIVIDIT TË LIRË NËN HIJEN E FLAMURIT UDHËTIMI... DUKE BISEDUAR ME MIGJENIN

FAQE 5

FAQE 6

FAQE 7

100 VJET PAVARËSI. KËSHTU DO TË FLISTE LUIGJ GURAKUQI

100 VJET PAVARËSI !!!

FAQE 9

2
Nr. 23 - NËNTOR 2012

100 VJET FESTË,
PORTË E ZEMRAVE SHQIPTARE

Pavarësia e Shqipërisë 100 vjet! Një shekull në këmbët tona. Një shekull! Në një udhëqëndrim të shprushtë ndjejmë udhëtimin tonë të gjatë. Ndjejmë atmosferën e një Kombi. Ndjejmë lëvizjen tonë në të katër cepat e Botës. At-

dheu me një grusht mall me vete. Dhe ne e shtrëngojmë fort. Fort mes dhimbjesh e lotësh. Atdheu Ynë. Atdheu që dhemb! Në këtë 100 vjetor janë shtuar edhe zërat fëminorë që vizitojnë muzeumet, janë shtuar dhe këngët, janë shtuar dhe shkrimet. Vizituan fëmijët e shkollave të “Ardhmëria”, por edhe ato të “Mothër Tereza Albanian Union” ndoqën një rrugëtim të tillë mes historisë së detajuar në muzeumin britanik. Dhe aty ata, pra nxënësit e shkollave të arsimit plotësues ndoqën edhe në heshtjen e tyre atë 100 vjetor të ndjeshëm të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndoqën ndoshta edhe atë ndjesi që të fal përkushtimi historik në këndin e Shekspirit. Në këtë kënd 100 vjetori mjaft biznesmenë shqiptarë, si Avdyl Gulaj, Agron Kurtaj, Luli Nushi kanë shprehur dëshirën e tyre që në 100 vjetorin e Pavarësisë të hapin edhe shërbejnë edhe falas me një pije. Ndërsa restoranti i shqiptarëve në Childs Hill Park afron ëmbëlsira, si sheqerpare, falas për të gjithë në këtë ditë të shënuar. Kështu 100 vjetori mbetet 100 vjet festë, portë e zemrave shqiptare. Një grup i Forumit shqiptar u takuan në një pritje nga lideri i opozitës Ed

Miliband. Nga ana tjetër vizita e Ministrit të Diasporës ishte një kënd tjetër. Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, duket se është dashamirësi më i afërt i emigracionit dhe i shqiptarëve me punë dhe banim në Mbretëri të Bashkuar. Ai realizoi këto ditë vizitën e tij të dytë në kuadrin e një hapsire disamujore. Dhe kështu vizita e tij zyrtare ishin shkollat shqipe, problemet e komunitetit dhe paraqitja më e gjerë e një angazhimi të ministrisë që ai drejton. Të gjitha këto u paraqitën në hapësirën e “Fjala e Lirë” dhe faqet e gazetës “Albanian News”, ku ishin edhe takimet e tij me mësuesit dhe drejtuesit e shkollave si dhe me një takim më të gjerë me komunitetin shqiptar. Në këto takime ai u shoqërua nga Sekretari i Parë i Ambasadës së Kosovës, Aron Krasniqi dhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shqipërisë në Londër, Mal Berisha. Drejtuesit e “ACPE” krijuesve shqiptarë në Britani të Madhe hapën me këtë rast një ekspozitë me libra të krijuesve shqiptarë. Ekspozita u ndoq me interes. Po kështu edhe takimi dhe ftesa për poetët shqiptarë në ditën e Poezisë Britanike ishte një atmosferë e bukur.

3
Nr. 23 - NËNTOR 2012

4
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Frank Shkreli

Zhvillimet historike nepër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, shpesh të ngarkuara me fatkeqësi fatale, kanë bërë që kombi shqiptar të humbasë kohë dhe si rrjedhim të mbesë mbrapa kombeve të tjera si motra në Evropë. Nuk është se shqiptari nuk kishte gjallëri dhe prirje për të ecur hap më hap me kombet e tjera. Shqiptari luftoi, e u dogj por mbijetoi, gjithmonë me bindjen se ‘’Kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë.’’ Rrjedha e shekujve e bëri atë që të priste me vuajtje e durim - në një hapësirë gjeografike të tijën të zvogëluar nga grabitqarët fqinjë-- duke kapërcyer sulmet armiqësore dhe planet ngatërrestare shekullore të armiqëve të kombit shqiptar dhe bashkpuntorëve djallëzorë të tyre. Më në fund lindi drita, lindi mengjesi i ri, u shpallë pavarësia e Shqipërisë, 100-vjetori i së cilës festohet brenda një muaji. U rivendos nderi i flamurit të Gjergj KastriotitSkënderbe, dhe i Lidhjes së Prizrenit si dhe i rishfaq shpresa për një të ardhme më të lumtur dhe të lirë për kombin shqiptar. Kjo fitore, që i ndryshoi kombit shqiptar fytyrën anakronike të tij të deri atëhershme, u realizua nga rilindasit, përfaqsues të të gjitha trojeve shqiptare, të një kombi të pandarë, me interesa dhe me një fat të përbashkët, të një kombi që ishte dhe është integral, homogjen në trojet e veta dhe i pandashëm. Prandaj, ky përvjetor thërret me zë të lartë nevojën për një ideal njerëzor dhe kombëtar, për të bashkuar jo vetëm të gjitha forcat me ndërgjegje kombëtare, por edhe secilin bir e bijë të kombit shqiptar, ashtuqë të gjithë të gjëjnë vullnetin dhe arsyenë -- me të drejta dhe detyrime të barabarta -- të punojnë të gjithë së bashku për lartësimin e interesave të kombit dhe të gjithë shqiptarve kudo që ata jetojnë. Në sofrën e festës së 100-vjetorit duhet të ketë vend për të gjithë. Këjo është trashëgimia e Lidhjes së Prizrenit, për një Shqipëri për të

100 VJET KOMB
gjithë dhe nga të gjithë. Jo, një Shqipëri me pa ndërgjegje kombëtare; jo një Shqipëri me ndasi krahinore ose fetare; jo një Shqipëri e sunduar nga një klasë politike, pakicash oligarkike me interesa tregëtare dhe ekonomike në kurriz të shumicës, e cila gabimisht mendon se duke pasuruar vetveten, përmirëson gjendjen e mbarë vendit. Në këtë 100-vjetor, kombi shqiptar fatbardhësisht ka njerëz mendje-ndritur dhe ekspertë në çdo degë dhe fushë të jetës njerëzore. Ky përvjetor është momenti historik i përqëndrimit në idealin njerëzor dhe kombëtar. Mungesa e idealit kombëtar, tërheqë lakmitë e të huajve dhe dashtë e pa dashtë bie viktimë e tyre. Ideali kombëtar duhet të jetë lartësimi i vëllazërimit kombëtar në nivelin e trashëguar nga të parët: të nderit, besës dhe burrënisë -- trashëgimi këjo e stërgjyshërve tanë dhe e krenarisë së emërit shqiptar. Shqipëria për 100-vjetë pavarësi dhe 20-vjetë demokraci, megjithëse e cunguar, është mëkëmbur duke lëshuar rrënjë si një shtet modern, anëtar i NATO-s dhe kandidate për antarësim në Bashkimin Evropian. Ajo do të jetojë pa marrë parasyshë armiqësitë dhe lakmitë e fqinjve të cilët gjtihmonë i kanë shkaktuar pengesa. Kosova gëzon gjithashtu pavarësinë, ëndërrë shekullore e të gjithë shqiptarëve. Në këtë përvjetor, edhe shqiptarët kudo në trojet e veta gëzojnë liritë e tyre (megjithëse jo të plota) si asnjëherë më parë në historinë e tyre plotë vuajtje. Por megjithë këto arritje, kombi shqiptar duket sikur thërret për rivendosjen e idealeve shpëtimtare të rilindasve dhe stërgjyshërve, për fuqi dhe ide të reja, të shëndosha dhe të pastra përparimtare të kombit, për të venë në vend amanetin e tyre. Për arsye të pushtimeve të huaja shekullore, 50-vjetë të diktaturë komuniste si dhe koston e madhe njerëzore e morale që bartin ato, duhet pajtuar me faktin se të gjithë shqiptarët kudo, si të pasur ose të varfër, si të shpërndarë dhe të përçarë, si vuajtës dhe si përkrahës të rrymave dhe partive të ndryshme politike, ata nuk do të pushojnë kurrë së vajtuari traumat e së kaluarës, sepse dhëmbjet nga ato periudha historike janë ende të freskëta dhe shumë të mëdha. Por ama si të tillë, shqiptarët

në këtë 100-vjetor, nuk kanë asnjë rrugëdalje tjetër veçse të jetojnë si komb së bashku, të shtohen dhe të rritën, në harmoni me njëri tjetrin dhe në begati, të bashkuar nga idealet kombëtare që nuk mund t’i thyej asgjë. Prandaj, nëqoftse do të festojmë diçka, nuk ka gjë më të shënjtë se pavarësia e një kombi, dhe si e tillë duhet të festohet me gjithë mendë e zemër, nga çdo shqiptar dhe nga i mbarë kombi. Ndjenjat dhe krenaria kombëtare duhet të rivendosen, forca e ndjenjës së vëllazërimit kombëtar e rilindasve duhet të këthehet. Përsonat dhe zërat e kundërtë, qofshin ata politikanë, në pushtet ose jashtë pushtetit, teoricienë, akademikë ose tregtarë, nga veriu ose nga jugu, nga Kosova ose nga viset e tjera shqiptare në Ballkan, të cilët vendosin pengesa ndajë rivendosjes së këtyre idealeve kombëtare duhet të shpallen si persona me mendime të ndryshkura dhe të pa ndërgjëgjëshëm nga pikëpamja kombëtare. Prandaj edhe njëherë, le të shërbejë ky përvjetor si një rast për shërimin e plagëve të vjetëra, për pajtimin e mendimeve të ndryshme dhe për ribashkim në festën e madhe të kombit shqiptar. Në të njëjtën kohë, festa e përbashkët e 100vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të jetë gur-themeli mbi të cilin do të ndërtohet një tempull i ri i lirisë kombëtare shqiptare, në pajtim, paqë dhe begati për të gjithë dhe me njëri tjetrin.

5
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Faruk Myrtaj

Fan Noli gjeti kohën të bisedonte me përfaqësuesit zyrtarë të Shqipërisë së pasLuftës së Dytë Botërore për çështjen e varrimit të Faik Konicës në Atdhe, por u gjend ngushtë kur dëgjoi se: “Shumë mirë munt ta varrosim Konicën në Shqipëri, por më parë duhet ta sjellim para gjyqit të popullit...” Ishte e pritshme që Noli i urtë të shprehej se: “Po dëgjojmë dita ditës se jeni duke gjykuar kundërshtarët tuaj të gjallë! Por kurrë nuk na kishte shkuar mendja se jeni aq trima sa të hithni në gjyq dhe të vdekurit...!” Noli madhohet në sytë e brezave më pas, ngaqë e sillte fjalën për njerin nga kundërshtarët e tij më afatgjatë e më të hidhur. E megjithatë, At Noli do tingëllonte i vogël, nëse do ish fjala vetëm për Faik Konicën mbetur pa Atdhè për kohë të gjatë, gjallë e vdekur.. Vëzhgimi i tij ka adresim real Shqipërinë nën komunizëm. Si kult ideologjik, si qëllim të parë zënien dhe ruajtjen e karrikes së Njëshit, me çdo kusht e çmim, në kompromiseve jashtë-kombëtare, e lodhi, e mundoi e varfëroi e privoi kombin shqiptar nga njëkohësia dhe ritmika e zhvillimit me Europën. Rrëfimi i Nolit nuk do “ngjiste”, do harrohej, sikur kjo histori të mos kishte ndodhur edhe më parë, e të mos përsëritej edhe më vonë. Praktika dhe justifikimi i paligjshmërive, padrejtësive, korruptimeve e dhunimeve, në emër të rendit, stabilitetit apo popullit, në kundërti me ligjet kushtetuese, interesat sociale e kombëtare, janë simbolikisht vazhdim i lënies në frigorifer të eshtrave të Konicës së Nolit, pra i ëndrrës së parjes dhe bërjes së Shqipërisë Zonjë. Kombet dhe Shtetet nuk bëhen nga një qeveri e vetme; as nga një shtetar i vetëm. Duhej të shfaqej imazhi i Ismail Qemalit, që ashtu të mbeti në histori, qarkuar prej të dërguarve prej gjithë trojeve shqiptare, të ngrihej në Vlorë Flamuri për Shtetin Shqiptar, edhe pse ish valavitur shekuj më parë. Pastaj do vijonin

PAVARËSIA E KOMBIT TË INDIVIDIT TË LIRË

qeveri e shtetarë të tjerë. Secila prej këtyre qeverive dhe administratave ka vendin e vetë. Sekush prej individëve bën jetën e tij prej shtetari, lë pas trashëgimi të caktuar. Edhe kur duket se këto trashëgimi mohojnë njera tjetrën, në thelb janë vazhdim i njëpasnjëshëm. Edhe nëse ekzagjerohen lëvdimet për shtetarin në fuqi, dhe teprohet në mohimet për atë që s’është më, duhet të kujtohemi dhe urtohemi duke besuar se vetëm e vërteta është dëshmitare që nuk vdesë. E vërteta është si një atdhè i pavarur, edhe më parë se të pavarësohej Shqipëria! Ismail Qemali nuk arriti të bënte sa dëshironte, por si e vërtetë thuhet se “Plaku i Vlorës bëri Shqipërinë”. Qeveritë që u krijuan më pas asaj të Vlorës, vetëm Flamurin dhe ndonjë vulë gjetën, por hapi i dytë

s’vjen dot pa të parin... Në takimin e 50-vjetorit të Diellit, më 1958, po ai Fan Nol, tha: “Kishim në program një Shqipëri indipendente, e bëmë; të mirë a të keqe, e bëmë. Kishim në program një Kishë Autoqefale, e bëmë; të mirë a të keqe, e bëmë. Ua lëmë si barrë të tjerëve ta mirësojnë, po ne e bëmë”. Duket se fraza e rrëfimit për qeveritarët e shqiptarëve hera-herës meket, tulatet. A thua se është më mirë të heshtim, se të rrëfejmë ç’ka ndodhur, por heshtja sado të zgjasë nuk sjellë dot të kundërtën. As vetëmburrja dhe as trimëria pas lufte. Historia shkruhet vetiu, e gjen vetiu kohën kur. Jo në gjallje, në gjallje thuajse kurrë. Historia nuk fut në kronikën e saj të ngrirë të gjallët, ata që ende ngrohin karriket. Vetëm ndaj të vdekurve për zhvillim-

in e mbrthësinë në këtë truall, ndaj atyre me vepër të provuar nga koha, kemi obligimin të rrëfejmë me njerën dorën në zemër dhe tjetrën në Flamur. Gjergj Kastrioti, Skënderbeu sfidon si emblemë europiane me jetën e historinë, por edhe me legjendën rreth tij. Njerëzit e mëdhenj të kulturës e të fesë, që u bënë shtrat për Rilindjen e njëherazi për ngjizjen e Shtetit, janë qëndistarët dhe parasjellësit e Flamurit. Shtetarët, kudo, betohen përballë Flamurit, kryeulur. Ata që japin jetët, me flamur përcillen. Por kohët kanë bërë të detyrueshëm sidomos nderimin e mendjeve dhe shpirtrave sa më të gjera, të vizionarëve që duke pasur botën në sy, e kanë edhe atdheun brenda saj. Le të respektojmë natyrën zyrtare të së vërtetës faktike. Kanë pushuar së qeni

kohët për Shqipëri të izoluar, dhe bashkë me këtë kohë edhe liderët që çojnë asgjëkund. Shqipëria si komb e aspirim është shumë më e hershme se Shteti i flamuruar në 28 Nëntor 1912. Shqipëria ka qenë më e hapur përpara Luftrave se pas tyre. Hapja është rrugë e hapur për zhvillim, por jo më e lehta. Një ekonomi parazite, thjesht për ilustrim propagandistik, ku disa vjelin të mirat dhe të tjerët paguajnë tërë koston, është shenjë e lirisë false dhe e klimës aspak atdhetare. Haleluja për kombin, jashtë koncepteve realë të jetës së qytetarëve, është thjesht propagandë. Se gjuha shqipe ka qenë, ka gjalluar papushim, e ka mbajtur gjallë shpirtin shqiptar si të mëvetshëm; kultura dhe jeta shqiptare ka lulëzuar shekuj më hershëm se shteti shqiptar, duke i investuar paqet dhe luftrat si mbrojtje e tyre. Nuk ka asnjë kuptim pavarësia si gjest teatral. Vetë koncepti i pavarësisë ka evoluar revolucionarisht: në botë nuk ka më shtete të pavarur, as liderë të pavarur nuk ka. Mbase asnjëherë nuk ka pasur! Lider e shtetar i pavarur konsiderohet ai që pavarëson e rrit ekonominë e kulturën e kombit të vetë, ai që kontribuon më shumë për bërjen dhe ndjerjen e qytetarëve qeverisur prej tij, si qytetarë të rajonit dhe botës. Në kët kahje ndihmon e investon cilësishëm shtetari (që formulon e zbaton ligjin), gazetari që ndihmon lexuesin të kuptoj të vërtetën dhe kohën (jo gazetari që shton më shumë kaos, që i hynë në qesè veç politikës sezonale), qytetari i lirë për të menduar e vendosur sipas konceptit dhe interesit të tij. Qytetarë të lirë e të pavarur s’ka, në një vend ku prona mbetet kompetencë e privilegj i politikës, në një shoqëri ku historia shkruhet përditë, si pjesë e politikës, dhe atdheu shihet si karrike ku ulet vetëm një krye. Ismail Qemali krijuesi i këtij shteti, nën buzëqeshjen e të cilit nisi të rrotullohet ora e parë e vitit të parë të këtij 100 vjetshi, është kujtesa dhe imazhi për secilin prej burrështetasve shqiptarë: të shërbesh në momentin e duhur, me leverdinë më të mirë për trojet që presin nga ti.

6
Nr. 23 - NËNTOR 2012

NËN HIJEN E

FLAMURIT

Nga Sazan Goliku

Përsiatje Kur nipi im 6-vjeçar, Joni, nis e reciton vargjet: “Valëvitet, valëvitet Kuq e zi flamuri ynë. Kush e ngre më lart atë Nderon veten, shqiptarinë”. Pa dashur më kujtohet Fishta ynë, kur një djalë i vogël shkoi tek ai duke qarë dhe i tha: ‘At, armiqtë po gjuajnë me topa flamurin tonë!”. “Mos u dëshpëro, bir – e qetësoi poeti – është në nderin e Flamurit ta përshëndesin më topa.” Si simbol në rrafshin filozofik flamuri është vetë qenia kombëtare si e tillë, në kuptimin konstitucional është vetë shteti, si konvencion etik është dinjiteti e krenaria si qenie shoqërore, sidomos për ne shqiptarët. Në vorbullat e dallgët e pushtimeve, të luftërave e kryengritjeve, i pari që është ngritur lart mbi zezonat historike ka qenë flamuri kuq e zi. Pra, shqiptari ka mbetur gjallë si i tillë me

sytë e mbërthyer te valëvitja e këtij flamuri që është bërë edhe më i kuq nga gjaku i derdhur për të, që nga epoka e pavdekshme e të madhit Skënderbe, në luftërat e pandërprera në shekuj, deri në ditët tona, kur bishat shoviniste ngulin thikat në shpatullat e të rinjve shqiptarë të mbuluar krenarisht me këtë flamur. Nuk mundi të shkulet nga zemra e një populli ky flamur, kur gjendet në gjokset e çdo dëshmori të rënë për lirinë e pavarësinë e atdheut. 100 vjet pavarësi! Një shekull nën hijen e flamurit! Një shekull mbijetuam në dy luftëra shovene, në dy luftëra botërore, u pushtuam e u liruam, kapërcyem anarki e diktatura edhe pse të copëtuar thelathela në pesë shtete. Jo më kot, që në vargun e parë të Himnit tonë kërkohet: “Rreth flamurit të përbashkuar”. Përçarja – sëmundja e shqiptarëve, e trashëguar si një virus dhe e injektuar nga armiqtë tanë tradicionalë - ka sjellë pasojat e saj fatale: Shqipëria e vërtetë ka mbetur sa një grusht në fund të Europës. Po ky fakt nuk mund të na çojë në pesimizëm e mohim të vetes, siç disa shqipfolës, qof-

shin intelektualë, qofshin të paditur. Përkundrazi. Na ngjallë e përshndrit ambicien për të sfiduar veten e keqdashësit tanë. Dëshira e Fan Nolit, që flamuri ynë të bëhet “për botën ëndrr’ e qiell i ri!”, sot na tingëllon si utopi, po e ardhmja, edhe paradokset më të habitshme e më të pabesueshme, i bën ëndrrat realitet. Nëse dikush deklaron me paturpësi se “unë nuk ngrihem më këmbë kur luhet Himni i Flamurit”, ai ose nuk është shqiptar, ose është atdhemohues. Nëse rastësisht do të ndodhej në një sallë diku në Francë, Gjermani, Angli ose gjetkë në botë, dhe ai dikush nuk do të ngrihej më këmbë, gjindja do ta nxirrte jashtë me shkelma si një kafshë. Poetët tanë, po dhe shqiptarët më të thjeshtë, kur donin të shprehnin mallin e dashurinë për atdheun, gjuhën shqipe, lirinë, sytë i kanë hedhur mbi flamurin, vargjet e para i kanë thurur e kënduar për të si për shpirtin e tyre. Askush nuk mund të ndalojë sot flamurin tonë të ngrihet, së bashku me flamujt e kombeve të tjerë të botës, në emër të lirisë, të humanizmit e demokracisë!

7
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Sejdi Berisha Para se të nisesha për në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, kisha dëshirë që në fillim ta fiksoj titullin për këtë shkrim të çuditshëm dhe me shprehje ndijimi si në vargje dhe në poezi, kur poetit i këndon shpirti për ta dëgjuar njeriu, për të mësuar bota...! Dhe, ishte hera e parë që frikësohesha se nuk do t’ia qëlloj titullit i cili do të puthitej me mesazhin e shkrimit. Mirëpo, vendosa që derisa ta përfundoj shkrimin, as mos ta lodhi kokën për titull. Dhe kështu edhe ndodhi. Nuk di a ia kam qëlluar! *** Ngecja dhe zhvillimi, sikur ta përplasin mendjen nëpër shkrepa...! U nisa së bashku edhe me tre shokë. Nuk e kaluam Gjakovën pa e ngrënë nga një byrek, sepse, një ditë përpara u kisha premtuar, sepse, krahina, Malësia e Gjakovës gjithmonë ka qenë bukanike, dhe, edhe tash e ka këtë madhështi dhe bujari. Lirshëm nisemi, pa e shtrënguar dhe pa e vrarë mendjen për asgjë. I afrohemi Qafës së Morinës, por tani, edhe “këndej edhe andej” përmes Rrugës së Kombit “trashim” muhabetin, sepse, ajo është tani një hallkë e fortë e mendjes, e gjakut, e tokës, e historisë, e punës, por është edhe një dëshmi dhe porosi e madhe për forcimin e unitetit dhe për bashkim, që kënaq e kthjellë mendjen, por, edhe kur bënë analizë në vetvete, ende hidhërohemi e “çmendemi” për shkapërderdhjen tonë gjithkah e kurrkah...! Nejse. Gjatë rrugës, bisedojmë për Shkup e për Shkodër, nganjëherë edhe e ngritim zërin, që padyshim se është shenjë edhe e mospajtimit apo edhe e mos puqjeve të mendimeve dhe të qëndrimeve. Nuk ishte hera e parë, që përgjatë rrugës nëpër pjesën veriore të vendit, nuk flasë as më të voglën fjalë për ngecjen e mendjes dhe të zhvillimit të kësaj ane të atdheut me histori aq të veçantë, aq unikate, me një qëndresë e krenari të paparë, por, dorën në zemër, edhe me një ngecje të zhvillimit, i cili reflekton aq qortueshëm sa që të bëhet se ta përplasë mendjen nëpër shkrepa, male, pyje e kanjone, për t’i kërkuar damarët e jetës së këtushme, të cilën jetë, madhështia dhe lartësitë e shkrepave e kanë bërë dhe e kanë paluar e shtruar si dokument historie,... edhe gjallërinë e banorëve të kësaj ane. Shumë interesant, a?! Por, në fakt, tani kjo duket e thjeshtë, banale, bile edhe e “parëndësishme”!

CIKLI I FAZAVE Udhëtimi... duke TË TË MËSUARIT me Migjenin biseduar

Reportazh

Dhe, për zhvillimin dhe ngecjen e kësaj treve, të cilën e lakmon bota, Evropa, madje, ia ka lakmi edhe Zvicra e Austria që i kanë alpet krenare... Kështu, bisedojmë e kuvendojmë, e unë thash vet më vete, se për zhvillimin e këtushëm kërkohet një elaborat i detajuar. Kjo, ngase, malësori i këtushëm, një numër i tyre, është tretur pothuaj në të katër cepët e botës, dhe kështu ky vend “rrallohet” nga zëri dhe vullneti i malësorit, nga blegërima e deleve, nga kambanat e ogiçëve, që edhe sot, në këtë shekull i nevojitet kësaj ane, i nevojitet atdheut, sepse, “biserët” e tillë i kërkon edhe bota, sepse, ua dinë peshën këtyre “rripave” të historisë së njerëzimit. Por, këtu sikur mungon edhe zëri dhe mendja e njerëzve të urtisë e të diturisë. Sepse, edhe ata janë daktisur anë e këndë vendit, por edhe gjithandej botës. Kjo, ...është edhe mirë, edhe keq! Këtë gjë shoshiteni vetë, vëreni në shoshë e në sitë, sepse, është i nevojshëm një veprim i tillë. Malësia e Gjakovës, Krahina e Tropojës,... ëmbël tingëllojnë këta emra, këto toponime. Andaj, ta respektojmë dhe ta shijojmë këtë ëmbëlsirë që i ngjanë privilegjit të rrallë, i ngjanë pasurisë, të cilën nuk mund ta ketë gjithkush. Kështu, me këtë bisedë e mendim, pakëputur arritëm në hyrje të Tiranës, duke përshkuar shiritin e asfaltit, i cili i bashkohet atij të Evropës! Tani, bisedojmë për zhvillimin e Tiranës. Dhe, themi se i ngjanë metropoleve të botës. Unë po u them, se është metropol. Dhe tani, si mish i dhisë në bisedë na futet historia, pajtimet e mospajtimet, uniteti dhe mungesa e tij...

Në këtë rast, i them vetvetes: -Jemi kombi i nëmur, jemi popull i truar dhe i mallkuar pikërisht nga vetvetja. Mirëpo, të gjitha këto gjëra po ua lë Juve që t’i trajtoni dhe t’i vëni mirë e mirë në binarët normal, kuptohet, nëse e keni vullnetin, nëse mundeni. Dhe, kështu e përfundova bisedën me shokët e mibashkudhëtarë, sepse, nuk kisha dëshirë që të më shkel këmba në pesëmbëdhjetëkatëshen, në Hotel “Tirana” me biseda të tilla...! Ulemi dhe pimë nga një kafe për t’u freskuar një çikëz dhe pastaj, secili të “merr” rrugën e vetë. Njëri prej shokëve të mi mori drejtimin për në Universitetin e Tiranës, ku kishte për t’i “sprovuar” forcat në një provim për doktoraturë. Të tjerët ngelëm duke u kënaqur me bukuritë e Tiranës, por edhe duke u “kacafytur” me problemet që e përcjellin atë sikurse edhe tërë shoqërinë. Mirëpo, Sheshi dhe Përmendorja e Skënderbeut krijojnë atë madhështinë dhe forcojnë krenarinë për historinë. Për këtë arsye, në çdo anë sheh edhe dritën e gjakut dhe të rrugëtimit të atdheut dhe të kombit në sfondin e logos së 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Ju, vetë mendoni për gjëra të tilla... Eh, tash edhe ky 100-vjetor më nxjerrë telashe me mendjen, me zemrën dhe me shpirtin tim...! Por, kësaj radhe i them vetvetes: mos hy thellutave, rri i gëzuar dhe i hareshëm e krenar! Mirëpo, lapsi dhe letra më diktojnë ndryshe. Por, vërtetë, kësaj radhe e përballova presionin e tyre!

Ishim të interesuar që të “furnizohemi” me libra që ne na nevojiteshin. Dhe, në librarinë në Shtëpinë e kulturës, me kërshëri vizitojmë çdo vitrinë, çdo shtand me vepra të gjinive dhe të fushave të ndryshme. Por, të ju them të drejtën, unë më shumë isha i interesuar për t’i “pikatur” emrat e autorëve të veprave, shkrimtarët, të cilët, thashë vet më vete: -Eh, bash mirë! Bile, këtu të gjithë janë bashkë, dhe nuk kanë kah t’ia mbajnë! E dini pse e kam thënë këtë?!... Bile, këtu ka ndonjë që edhe në libër, nga larg vëngër e shikojnë njëri-tjetrin,... me sy “mësyshi”... Mirëpo, kjo ndoshta ishte vetëm pjellë e imagjinatës time, sepse, krijuesit nuk e nënçmojnë njëri-tjetrin, intelektualët nuk e bëjnë një gjë të tillë, edhe pse kudo të bie të dëgjosh për smirat, për ndërskamcat dhe për nënçmimet, për inatet fare të pakuptimta. Po, ku më plasi tani kjo në mendje, mu në librari, dhe si me zor “mbylla” në vetvete këtë kapitull të palakmueshëm, të padrejtë e fare të shëmtuar, i cili reflekton edhe në shoqëri, edhe në ecjen përpara,... Kjo po shihet! Kjo, bile tash e gjithë ditën vërehet e mund të vërehet. O, sa më vranë kjo “sëmundje”, ky ilet i cili e dëmton rëndë edhe njeriun, edhe kombin edhe atdheun mbase edhe njerëzimin...! Mbushem në mendje me shumë libra, të cilave kur të dalë nga libraria, duhet të jam i kujdesshëm e t’ua fsheh ballinat në të cilat figurojnë emrat e autorëve, sepse, dikush ndoshta kur t’i sheh, ndoshta do të hidhërohet në mua; pse e kam blerë

librin e këtij apo të atij autori...! Dhe, në këtë vorbull të mbyllur mendimesh, më kujtohet tani, sërish pa lidhje, 100-vjetori i Pavarësisë?!! Apo, ndoshta kjo nuk do koment! Nuk di..., Jo, jo, nuk di. Mendoni ju vetë për gjëra të tilla... Posa dola nga libraria, u mbërtheva për tek Hotel “Tirana”. Dëshiroja të freskohem me një kafe, dhe, ndoshta do të takohem me ndonjë krijues, miq të mi. Por, as kjo nuk ndodhi. Tani, mora drejtimin për tek libraria e vogël-kioskë që gjendet përbri Bibliotekës Kombëtare. Kisha ndërmend që t’ia dhuroj shitësit disa ekzemplarë të disa nga veprat e mia, me qëllim që t’i shesë apo të bëjë çfarë të dojë. Dhe e bëra këtë, duke i thënë zonjës-shitëse, të cilës as emrin nuk ia mësova, se jam interesuar për t’ia dhuruar disa libra e cila edhe nuk reagoi por e miratoi qëndrimin tim. Dhe, pasi që një nga një, librat i nxora nga çanta goxha e madhe dhe ia dhurova, shitëses i urova punë të mbarë, e cila shumë e qetë edhe ma përcolli një përshëndetje respekti. Shëtitëm pastaj nëpër sheshin e Tiranës, dhe diku prapa Muzeut Kombëtar të Historisë dëgjova një muzikë e cila ekzekutohej nga orkestra-banda frymore. Fare pa hezituar u nisa në atë drejtim, dhe, për një kohë bukur të mirë u kënaqa me një “koncert” të kësaj muzike të cilën e kam për shpirt, edhe pse shokët e mi nuk e dinin se kisha shumë dëshirë ta shijoja atë, për çfarë i luta të rrinim pak më gjatë, sepse, në të kundërtën do të ma shkurtonin kohën e qëndrimit aty pranë ku dëgjohej muzika... Vijon në faqen 8

8
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Vijon nga faqja 7 Gjatë qëndrimit në këtë vend, muzika e orkestrës frymore më provokonte për t’i sjellë në mendjen time shumë gjëra e kujtime, të cilat kishin peshë e frymë vlerash shpirtërore por edhe historie. Bandat frymore të kujtojnë shumëçka...! Hyri thellë “pllugu” i mendjes sime... Nuk vonoi edhe aq shumë, dhe miku im që ia kishte mësy Universitetit për provim, na bashkohet. Ishte plotë hare, sepse, në provim kishte qenë i suksesshëm, top! Tani, të gjithë ishim alegro. Të gëzuar e të pa frikësuar, në kryeqendrën e atdheut...! Dhe, shih. Tani, më hyn thellë ai “umi” i pllugut i mendjes sime nëpër kohë,... krejt pa lidhje. I shtroj pyetje dikujt,... Jo, more. I shtroj pyetje vetvetes: po, kush kishte menduar dikur që të vizitojmë e ta shijojmë Tiranën?! Askush! Po, kush kishte menduar se një ditë, këtu edhe do të studiojmë, edhe do të doktorojmë, edhe do të punojmë, edhe do të krijojmë, edhe do të jemi bashkë, dhe në mbrëmje e bëjmë gjumin në Pejë, Gjakovë, në Prishtinë e Prizren,... dhe kështu nuk ndalemi duke i begatuar synimet dhe ëndrrat për të ecur mirë e drejtë. Shih,... mirë e drejtë...! Por, edhe këtë kaptinë jo të historisë(!) e mbylla në sirtarët e komentimit dhe të mësimit tuaj, sepse, në mbrëmje nguteshim për të arritur në Durrës. Ngase, atje planifikonim ta kalojmë një natë me “provokimin” e të arriturave në fushën e turizmit, por, ta kalojmë një natë edhe duke i pedatur problemet dhe përgjegjësitë në këtë “vrapim” kohe. Dalim nga qyteti i Tiranës me rrugë të ngulfatura nga makinat, gjendje kjo e cila shpreh shumëçka në të dy anët e “medaljes”,... andej e këndej, pra! Përgjatë turizmit në Durrës, tash atmosfera i ngjante një fjetjeje pas një pune intensive, apo edhe i një qetësie jo të zakonshme... Them kështu, sepse, turizmi nuk duhet të ketë sezon të “vdekur”! Nuk di a jam sa duhet i qartë... Akomodohemi në një hotel me pamje të bukur por edhe joshës, në hotelin “Pameba”, i cili në plazh kishte “zënë” rrënjë që nga viti 1991. Menjëherë mësoj se pronari i tij vinte nga Çamëria! Quhej, Pëllumb Çafoli. Ishte një burrë i urtë i qetë dhe i dashur, dhe se kur u përmend Çamëria, diçka më theri jo vetëm në zemër, por kudo nëpër trup, diçka më përmalloi, por edhe diçka më trimëroi...!

Pasi shkëmbyem disa fjalë, i tregova se e kam mik një shkrimtar çam nga Saranda, ia tregova edhe emrin e tij, dhe i them se ka vargje shumë të mira,... vargje me peshë pavdekësie. -E njoh dhe e kam mik shtëpie. –më tha zotëria i hotelit. Atëherë e pyeta se a i adhuron librat. -Po! –ma priti pa hezitim. -Atëherë, do t’i dhuroj disa ekzemplar nga veprat e mia. U gëzua. Kurse, në mëngjes, në të zgjuar, në recepcion ia lash katër vepra, të cilat kujtoj se kishin rënë në duar të duhura; ishin veprat me poezi “Fjalë e pathënë” dhe “Fjala e gjakut” dhe monografia “Zejtarët e Pejës” dhe ajo “Teatri i Pejës”. Pastaj, ika me mesazhin që tani ai të “përplaset” me “kopallat” e këtyre veprave, që kujtoj se përbrenda kanë kënaqësinë, krenarinë, mburrjen dhe dhembjen e kombit. Kështu frymojnë ato... ndoshta për ta rritur e kalitur ndërgjegjen dhe vetëdijesimin e njeriut. Se, për çfarë, thuajeni dhe komentojeni, ose i vëni “vulë” Ju...! Udhëtim që ta madhështon kurorën e atdheut dhe të kombit... Ikim nga Durrësi dhe marrim “turr” për në Shkodër. Udhëtim ky që ta nderon rrënjën, që ta forcon trungun dhe ta madhështon kurorën e atdheut e të kombit. Duke menduar kështu “përthurshëm”, sa qel e mbyll sytë arritëm afër Lezhës. Tani ky vend i historisë dhe i kulturës, i traditës dhe i pa përkuljes, frymonte dhe kishte aromë që i ngjante dashurisë dhe kujtimeve, që i ngjajnë shpirtit dhe pavdekësisë... Edhe pse cak e kishim Shkodrën, sikur dot nuk ecën makina pa kthyer në Sheshin e Lezhës, sepse, sikur aty lidhen të gjitha “thuprat” e historisë: kalaja, varri i Skënderbeut, busti madhështor i tij, shtatorja e At Gjergj Fishtës, Pallati i Kulturës, biblioteka e qytetit, lumi Lezha me rrjedhën dhe ujin plotë data e histori. Dhe, njeriu nuk di se kah t’ia mbaj përpara. Sa më shumë të mendosh, vetëm mbërthehesh në ngjarjet e historisë, në librat dhe shkrolat për ndriçimin e saj, të cilat ende janë pak dhe të pamjaftueshme, dhe për këtë, përcëllohesh edhe në rrjedhat e ditës së sotme, të cilat rrjedha sikur duken të shurdhëta dhe nuk kanë mësuar “asgjë” nga rrugëtimi i hekurt e ndonjëherë edhe i përbaltur historik...! Disi, në mënyrë “si pahiri” fotografohemi në Lezhë, në qendër të Lezhës, prej nga shihen të gjitha gjurmët që ka lënë histo-

ria dhe koha. Bëmë fotografi, që edhe ne, “kinse” të bëhemi pjesë e historisë së këtushme, për të mundur pastaj për ta shprushur historinë më të vjetër, e cila edhe është edhe nuk është me pluhur kohe, me të vërteta e, edhe me rrena,... për të mundur pra, për ta shprushur historinë e historisë... Largohemi edhe nga Lezha, dhe udhëtojmë në drejtim të Shkodrës. Tani, në mes këtyre dy qyteteve, këtyre dy tempujve të periudhave historike, si me “mengele” më shtrëngohet mendja dhe më “rrjedhë” lëngë ngjarjesh nëpër periudha, i cili lëngë, sa më shumë që thellohem në mendime, merr ngjyrën e kuqe në të murrmë. E, aty fshihet ileti shekullor, fshihet gjakmarrja, kjo plagë aq e rëndë dhe e pakuptimtë, e cila edhe nëse do apo kur do të shpjegosh këtë “fenomen”, dot s’ia arrin ta zbulosh dhe as ta shpikësh asnjë formulë, e cila si ilaç do t’i përshtatej kësaj “matematike” qyqare dhe plotë nebulozë! Por, nxitojmë për në Shkodër. Në anën e djathë të rrugës na përvidhet edhe krahina Mrizi i Zanave, edhe vendi ku është lindur Gjergj Fishta, ku gjendet vetëm një, nëse mund të thuhet, shenjë për të treguar e qortuar se ku është vendlindja e këtij njeriu. Andaj, këtë e ceka për pikë të “inatit”, që ju lexuesit, ju,... të “kacafyteni” me këtë probleme, kuptohet, të përplaseni në mënyrën tuaj, por gjithnjë duke pasur kujdes për të mos njollosur dhe as për të mos trilluar gjërat, të cilat njeriut tonë mund t’i “rrëshqasin” për shkak të mërisë apo bash për pikë të qejfit! Unë po u them kështu, kurse ju veproni si të doni, a?! Por, prapë më “gilicat” hakmarrja, të cilës nuk po mund t’ia humbim farën kësaj bime të keqe. A mendoni edhe ju kështu siç mendoj unë?! Nuk keni obligim ta bëni një gjë të tillë, nëse nuk doni...! Me Migjenin ngelëm së bashku duke kuvenduar... I afrohemi Shkodrës, dhe historia e saj, djepi i saj i kulturës përnjëherë më kaplojnë dhe kurrsesi t’i ndajë nga njëra-tjetra dhe as nga vetvetja ime. Më kujtohet shumëçka që kam mësuar nga shkolla, por edhe ato gjëra që vetë këtu i kam prekur e përjetuar në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar. Nga larg, dielli këtu e bën edhe më madhështore Kalanë e Shkodrës, edhe Malin e Taraboshit, por edhe legjendën për Rozafanë... Duke i analizuar ecjet e këtyre gjërave, më rëndohet

vizita dhe diçka sikur më sjellë, siç thonë, në pikën e vlimit. Por, edhe këtë nxehtësi përvëluese, “allshiseni” (bëjeni më të ftohtë) ju, sepse, ndoshta nganjëherë, njeriu ka nevojë për ta sprovuar veten edhe me “pikat e vlimit”. Mos u merakosni,... sepse s’është diçka serioze,... histori hesapi! “Rrasemi” brenda në qytet, dhe përballë na del shtatorja e Isë Boletinit, një skulpturë e përkryer, e cila duket se e tëra është shndërruar në jetë e frymëmarrje. Edhe ky monument provokon për madhështinë e për,... trimërinë tanë. Por, vazhdoni ju me sqarime e komentime...! Nga dashuria e madhe për tokën dhe njeriun tim, u fotografova pranë kësaj shtatoreje, që krahasuar me te, unë dukesha si xhuxh...! Pas një kafeje pushimi, mendja më ikën tek pjesa e vjetër e Shkodrës. Edhe aty arritëm duke na shërbyer koha dhe rrezet e ngrohta të diellit të tetorit. Shëtitja nuk mungoi, por edhe as komentet e shumta dhe “hulumtimi” në libraritë që nuk ishin pak. Tash, çfarë të them?! U kënaqa dhe u kënaqa, por shumë pyetje si krimbat më ngelin “barrë borxhi” për përgjigje, apo për të “predikuar” punën dhe nevojat për studim dhe për ndriçim të vetvetes sonë. Më duket se mirë e thash kështu, për të kuptuar më ndryshe, më shtruat dhe më urtë gjërat tona, por edhe për ta kuptuar mesazhin e shkrimit tim... Dhe, duke e shikuar Shkodrën e vjetër, më erdhi dhe më trokiti vargu i Migjenit, më erdhi vetë Migjeni, më të cilin ngelem gjatë, shumë gjatë duke kuvenduar së bashku... E lash kështu, hapur edhe këtë rrugëtim, këtë udhëpërshkrim apo këtë histori të vogël të provokimit të jetës për shumë arsye, e më së shumti për atë që ju të “kritikoni” duke thënë, se nuk

e kam theksuar dhe as përmendur edhe këtë e këtë, se nuk kam thënë asgjë edhe për shumë ecje të tjera kohore dhe historike. Dhe, besoni se plotësisht do të keni të drejtë... E tërë kjo duket e thjeshtë, por bukur shumë ka peshë për t’iu kënaqur por edhe për t’iu bërë të lumtur e kureshtarë në këtë formë, në këtë mënyrë...! Tash, ikëm dhe ikëm për të bërë llaf edhe pak gjatë drekës që kishim vendosur ta realizojmë në Restorantin “Shkodra” në Shirokë, pronarë të të cilit ishin tre vëllezërit Vataksi, e që nuk ishte larg as dy kilometra në të dalë nga Shkodra në drejtim të Lezhës dhe të Kosovës. Edhe këtu, gjatë drekës, temë bisede ishte koha e “nxehtë” e këtyre ditëve,... e viteve dhe decenieve! Udhëtimit tonë po i afrohej fundi. Tash, sërish iu “katrrisëm” Rrugës së Kombit. E po, çfarë vepre madhështore është kjo! Si në ëndërr duket... Duke bërë komente të tilla, saora arritëm tek “kufiri”, e,... Kosova na pret. Na pret Peja, e mua edhe shtëpia ime modeste por shumë e dashur dhe e ngrohtë. Në shtëpi, shlodhëm pak dhe iku për të bërë një sy gjumë, të cilin tërë natën nuk mund e zëna. Pasi piva kafenë e mëngjesit, ia behu një mik dhe me “dhunë” më mori për të kaluar pak orë në ajrin e pastër të Rugovës. Edhe kësaj radhe ishte ditë e mirë. Në kamp-shtëpizën e tij kaluam çaste të bukura duke biseduar për letërsi dhe për arsimin dhe frymëmarrjen e Kosovës. Kështu që, të gjitha m’u përzien, m’u bënë katralëmsh rrugëtimi në Tiranë, në Durrës, në Lezhë dhe në Shkodër, e tash edhe këtu në shkrepat e Rugovës! Por, ia bëra qejfin vetvetes: ndoshta, një ditë të gjithë nynet do t’i zgjidh dhe sërish vazhdojmë rrugëtimin fatlum e krenar. Këtë, unë u’a garantoj,... Më përcillni...!

9
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Frank Shkreli Ndërsa po bëhen përgatitje dhe ndërkohë që po mbushet kalendari i veprimtarive për të nderuar figura të shquara historike të kombit shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të kujtojmë Luigj Gurakuqin, bashkpuntorin më të ngushtë të Ismail Qemalit, njëri prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, për të cilin Stefanaq Pollo ka shkruar se ‘’Nuk ka ngjarje të madhe politike, shoqërore e kulturore në këtë çerek-shekulli ku të mos ketë qenë prania e tij, ku të mos jetë ndier fjala, urtësia e vullneti i tij, ku të mos ketë spikatur patriotizmi e demokratizmi i tij.’’ Figura e Luigj Gurakuqit, sipas tij, bëhet edhe më e madhe dhe më madhështore, ‘’po të kemi parasysh armiqtë e shumtë që duheshin përballar, vështirësitë e mëdha që duheshin kapërcyer, komplotet dhe intrigat e kobshme që thureshin kundër atdheut, rreziqet e panumërta që i kanoseshin jetës së tij në çdo hap.’’ Megjithëse është shkruar shumë për kontributet e mëdha të Luigj Gurakuqit, jo vetëm si njëri prej figurave udhëheqëse politike më të shquara të kombit, por edhe si poet, shkrimtar, linguist e mësues -- Ernest Koliqi, i cili thotë se në vitin 1924 në Tiranë ka shërbyer si sekretar privat i Luigj Gurakuqit, në një artikull shkruar në vitin 1965 në revisten ‘’Shëjzat’’, pasi e kishte njohur nga afër atë, nenvijon për lexuesin fuqinë frymëzuese dhe tërheqëse të Gurakuqit: ‘’S’kam pa ndër Shqiptarë..... nji tjetër që të kishte lidhje miqsore e politike aqë të shumta e të ndryshme sa Gurakuqi. Gegë e Toskë, qytetarë, katundarë, malësorë, priftën, popa e hoxhallarë, analfabeta dhe eksponenta të intelektualizmit, arbëreshë, të huej që interesoheshin për Shqipëni, qinda e qinda vetësh, i drejtoheshin atij me një frymë të çuditshme besimi.... besojshin në përpjekjet e tij të çdo lloji....’’ Në artikullin e tij përkujtimor me rastin e dyzet vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakuqit, Ernest Koliqi, si bashkpuntor i ngushtë dhe sekretar privat i kësaj figure të madhe të kombit shqiptar, shkruante se Luigj Gurakuqit i Madhi Zot i kishte falur aftësi e zotësi si rrallë ndonjë njeriu tjetër, por sipas Koliqit, vetia që e dallonte Gurakuqin nga të tjerët e kohës së tij, ‘’Ishte ajo që me bashkue e me miqasue ndër vedi gjindën me men-

100 VJET PAVARËSI
Kështu do të fliste Luigj Gurakuqi
desi, prirje, rritje në kundërshtim. Përhapej nga zemra e Tij nji fuqi vëllaznuese e tillë sa me tubue rreth vetes burra me idena mesjetare, doktora te rij plot hov modernizues, anëtarë kleresh të ndryshme, bashkatdhetarë visesh të ndryshme, të rij rrymash të ndryshme. Mbretnonte harmonia aty ku Ai qindronte. ‘’ Luigj Gurakuqi e konsideronte detyrën e deputetit si të rëndë e me përgjegjësi të madhe , të një rëndësie kombëtare dhe si detyrë të shënjtë që ia kishte besuar populli. Mbi rolin e Luigj Gurakuqit në kuvendin shqiptar, Koliqi sjell kujtimet e tija duke thënë se ndërsa “në parlamentin shqiptar kumbojshin zane si ato të Fan Nolit, Ali Klisurës, Stavro Vinjaut e Bahri Omarit, të dënja me jehue në Dhomën e Komuneve (të Anglisë), Gurakuqi, kryetar i njoftun i opozitës kundërshtonte me matuni: bashkë me kolegët që përmenda, përpiqej të jepte shembullin e nji kritike të fortë por jo fyese, ndërtuse jo rrënuese….’’ Roli patriotik, ndërtues dhe bashkpunues i Gurakuqit për të mirën e Shqipërisë njihej dhe respektohej nga shumë patriotë shqiptarë të asaj kohe. Mihal Grameno i shkruante atij me 24 Korrik 1919 se “Shqiptarët kanë simpati dhe besim tek juve’’, dhe më 15 Tetor, 1919, Pandeli Cale i shkruan Gurakuqit, duke pasqyruar në këtë mënyrë besimin e tij të plotë në veprimtarinë patriotike të tij, duke i shkruar Gurakuqit me një vendosmëri bindëse se ‘’Kini në dorë fatin e Shqipërisë… bëni detyrën patriotike si ju thotë ndërgjegja’’. Tre të Mëdhej të Kombit Shqiptar – Dom Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi Megjithëse fjalët e të tjerëve për Gurakuqin dhe veprimtarinë e tij hedhin dritë mbi këtë figurë të madhe të kombit shqiptar, janë fjalët e tija, ato që në të vërtetë pasqyrojnë vlerat dhe idealet e larta njerëzore të këtij patrioti dhe njeriu të madh, e të cilat sikurë dëgjohen edhe sot si tepër aktuale. Në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar me 21 Janar 1924, i frymëzuar nga nevoja e madhe për ndryshime politike, shoqërore dhe ekonomike, Gurakuqi iu drejtua anëtarve të kuvendit duke thënë se si përfaqsues të popullit, ‘’populli na ka tregue edhe udhën që do të ndjekim. Populli na thotë: Ky jam, këto nevoja kam, pra mbas dëshirës sime, mbas nevojave të mia, mbas zakoneve që kam, bani ligjet themelore që të mund të rroj i lirë dhe i lumtur si shqiptar.’’ Për më tepër, në këtë 100-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, fjalët e tija edhe sot tingëllojnë si largpamse e bujare dhe si të tilla duhet të shërbejnë sot dhe në të ardhmen, për të mbajtur gjallë kujtimin e veprës së tij të madhe në dobi të kombit shqiptar. Po të ishte gjallë në këtë 100-vjetor të pavarësisë, Luigj Gurakuqi do të këshillonte kështu: ‘’...Nuk asht sot dita të përmendim nepër sa të liga ka shkuar Shqipënia në këtë mot të gjatë e sa ka vuar e po vuan akoma; dua vetëm të shtoj se ne këtë ditë fatbardhë, që do të mbetet e paharrueshme në kujtimet e shënjta të kombit tonë, lipset që zemrat e të gjithë shqiptarëvet të lidhen, të bashkohen, të bahen një. Duke kujtuar e duke kremtuar ditën e sotshme duhet të përsëritim prapë besën që i dhamë shoqishoqit vitin që

shkoi; e duke sjellun përpara sysh rreziqet e tmerëshme, që i vareshin Atdheut përmbi krye, e shpëtimin tonë të çuditshëm, t’a forcojmë dashuninë e vëllezëninë e t’i japim dorën njëni tjatrit për të mbajtun, për të rritun, për të shtuar mvehtësiën e Shqipënisë sonë të dashun. “Ta dijmë mirë se çarjet, zihjet, anmiqësitë tona na turpërojnë përpara Evropës, e cila vitin që shkoi nxitoi duke njohun me një herë mvehtësiën tonë; u shtojnë rreziqet vëllëzënvet tanë të mjerë, që ditë më tjatrë po presin të lirohen nga zgjedha greke e të bashkohen me ne; e ma tepër u thyejnë zemrën atyne fatzesve, që patën rrezikun e math të mbeten jashtë Shqipënisë së lirë.’’ (Marrë tekstualisht nga Luig j Gurakuqi: ‘’Mvehtësia e Shqipëniës’’, 1913) Në një artikull që Gurakuqi kishte shkruar në Paris në prag të 28 Nëntorit 1919, e në të cilin duket se ai i bën thirrje pikëspari vetvetes por dhe të tjerëve që të reflektojnë, por këjo është edhe një thirrje e sinqertë vëllazërore, nga ana e tij, që fatet e Atdheut të jenë mbi të gjitha, një thirrje që çuditërisht është gjithnjë aktuale. Ai shkruante: ‘’E kremtja e 28 Nandorit duhet të jetë për ne të gjithë, jo vetëm një ditë gëzimi e dëfrimi, por edhe një ditë pendimi në të cilën të mbledhim mendjen e të bajmë shqyrtimin e vetdijes sonë. Në këtë ditë, duhet të vemë të gjithë dorën në zemër e të pyesim veten tonë nëse e kemi bamun gjithkund e gjithmonë detyrën që kishim përpara Atdheut. T’i tregojmë pa turp e t’i njohim fajet tona, të harrojmë hidhnimet e anmiqësitë që na ndajnë, t’i japim vëllaznisht dorën njani-tjetërit e të betohemi mbi besën e gjyshave tanë se sot e mbrapa do të përpiqemi me të vërtetë për të mirën e Atdheut, për lulëzimin e kombit, për nderin e flamurit tonë.’’ Vet Luigj Gurakuqi, kishte shkruar se, “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyne, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndiesi të holla, se njeh miradijen e ka dëshirë me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit të të Mëdhejvet të vet.’’ Luigj Gurakuqi ishte dhe mbetet njëri ndër të Mëdhejtë e kombit shqiptar. .Fjalët e Luigj Gurakuqit flasin vet, jo vetëm për periudhën që ai jetoi, por mund dhe duhet të shërbejnë si një fuqi frymëzuese për të gjithë në këtë 100-vjetor të pavarësisë.

10

Nr. 23 - NËNTOR 2012

TRANSPORT

EXPRESS

TRANSPORT

EXPRESS

11
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Fiqri Shahinllari Gazetar Gëzohem kur lexoj e dëgjoj përpjekjet e lavdërueshme që bëhen sot për ta rishkruar historinë e politizuar të deritanishme. Historianët, pak a shumë, janë ndarë në dy “kampe” si të thuash që, me forma e stile të ndryshme shfaqin pikëpamjet e tyre të kundërta. Disa ta bëjnë mëndjen dhallë, të çorodisin e qorollepsin e disa mundohen të depërtojnë në mjegullën e dëndur të historisë. Debatet në fund të fundit janë të dobishme pasi në kudhrën e tyre rrihen mendimet dhe dilet në një emërues të përbashkët. Kush ka të drejtë? Hajde gjeje të kam rixha. Unë nuk mund t’u shes mend historianëve se si duhet të veprojnë. Ata e dinë vetë ku pikon çatia. Kanë nga një barrë mend secili prej tyre e, secili ka CV-në e tij të pasur. Por, ama, nuk mund të rri pa dhënë mendimin, n’daç quajeni sugjerimin tim se, kush nuk qëndron larg ngarkesave emocionale politike për të shkruar drejt e saktë, sipas kritereve të saj historinë e popullit tonë, gabohet pasi koha në mos sot, nesër do t’ia nxjerrë kallain. Historianët e kanë një “Fill Ariane” në dorë. Distancën në kohë prej ngjarjes e personaliteteve të saj. Dhe kjo nuk është pak, është në favor të historianëve. E ndjej brënda vetes sime se luftrat e hershme të shqiptarëve kundër turqve osmanllinj janë sintetizuar në figurën e Skënderbeut. Luftrat e mëvonëshme dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve deri më 28 Nentor 1912 kanë veshur kostumin e plakut dipllomat Ismail Qemali. Përpjekjet për të bërë shtetin modern shqiptar po marin fizionominë e Ahmet Zogut. Ç’nuk thuhet sot për këta personalitete? Arrihet deri aty, nga disa, që të zhvlerësojnë edhe Skenderbeun në qëllimin e luftës së tij në krye të shqiptarëve të bashkuar në Lezhë. Fjalë jo dinjitoze dëgjojmë edhe për Ismail Qemalin. Për Zogun ka edhe më shumë. Por po të zbresim për një çast nga lartësia e kohës dhe të dëgjojmë se ç’thotë populli për njërin apo tjetrin personalitet

HOMAZH POPULLOR NGJARJEVE
HISTORIKE DHE PERSONALITETEVE TË TYRE
ja Shqiptare e Prizrenit(1878) ndër vendimet e mëdha që mori ishte “Për barazinë politike të mbarë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare.....Konsulli anglez në Prizren, Sen Xhon, me dokumentin nr.17, me datë 2 Tetor 1879, i shkruan ministrit të jashtëm të Anglisë:”Vitin e kaluar, pas vrasjes së Mehmet Aliut, u diskutua seriozisht për shkatërrimin e kishës katolike të Gjakovës dhe për një masakër të përgjithëshme të të gjithë krishterëve. Dhe ishte ndërhyrja e Ali Ibres (nenvizimi im-F.SH) që e ndaloi këtë fatkeqësi....Eshtë e vërtetë se Ali Ibra i ka mbrojtur të krishterët... Ali Ibra ka qënë prijës popullor nga Malësia e Gjakovës(Tropoja), anëtar i Lidhjes e një ndër drejtuesit e saj; ka vdekur në vitin 1901...” Lexova mesazhin e Zotit Halil dhe mëndja më fluturoi te shkrimtari angles Hobhous i cili shoqëronte Lordin Bajron në udhëtimet e tij nëpër Shqipëri më 1809. “ Çudi-shkruan Hobhous-i-kur pyet njerzit në vënde të tjera të Perandorisë turke se ç’janë, të përgjigjen; “Jemi turq a jemi kaurë, kurse në Shqipëri thonë: “ Jemi shqiptarë!” Jeta e Shqiptarëve para e pas 1912-tës është e gjallë, e shndritëshme. Ajo duhet pastruar nga ndonjë ferrë politike për të vazhduar të marshojë përmes historisë së kryengritjeve, luftrave, akteve historike siç janë Lufta e Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Shpallja e Pavarësisë, Kongresi i Lushnjës etj me qëllim që në këtë 100 vjetor ngjarjet e mëdha dhe personalitetet e tyre të qëndrojnë në vëndin ku i ka caktuar historia dhe ndonjë që politika e ka çvendosur apo e ka rrokullisur të kthehet në vëndin e vet, ku rëndon më shumë. E di që ka përgjegjësi, ka lodhje për historianët, po a ka më mirë se kur ndjen kënaqësinë e lodhjes për një punë të frutshme rreth pavarësisë?

marim vesh se çfarë ndikimi ka patur ai në populll. Nëna ime, adoleshente atëhere, më ka treguar se lajmin e ikjes se Zogut nga Shqipëria e kishin marë në sofër duke ngrënë drekën. Xhaxhai i saj, Nurja, ishte ngritur nga sofra duke qarë e kishte thënë: “Edhe ky iku? Ç’do të bëhet me ne?” Ai, një njeri i thjeshtë nga populli e donte Ahmet Zogun. Me qënë se jemi këtu po them se edhe Thanas Floqi, bashkëfshatari im ka themeluar dhe drejtuar revistën jetëshkurtër “Donika”-”Sabadua” kushtuar familjes se mbretit Zog por a mund ta shajë për këtë shkak ndonjë që e anatemon tërësisht Zogun në një kohë që Thanas Floqi është një nga firmëtarët e aktit historik të shpalljes së Pavarësisë më 1912 që qëndronte pranë plakut mjekërbardhë Ismail Qemali dhe njeriut mustaqe spice Luigj Gurakuqi? Personaliteti historik shihet në tërësinë e vet, me të mirat e dobësitë sepse ai është i brumosur me periudhën historike mbi të cilën njeriu i paanshëm shikon qartë realitetin e kohës dhe rrethanat e ngjarjes. Të studiosh e hulumtosh dokumenta nëpër arshiva të ndryshme brenda e jashtë vendit për ngjarje e personalitete historike lipset të kesh dije, kopetencë e gjakftohtësi. Ngjarjet historike nuk kanë inkandesh-

encën e zjarrin e momentit kur kanë ndodhur. Ato janë të ftohta, janë hiri i ngjarjes që të lejon ta marësh”në dorë” e ta studiosh mbarë e prapë, larg supozimeve, hamëndjeve, hipotezave. Historia do vrojtim jo imagjinatë. Po do edhe patriotizëm, atdhedashuri. E megjithatë mendoj se kandari i historisë çalon nëse mbështetet më tepër në patriotizëm dhe më pak në dokumenta. Kam parasysh këtu luftrat e Napoleonit për të cilin, thuhet se janë bërë qindra romane,novela, poezi e filma. Mirëpo kush është Napoleoni në fakt, cila është figura e vërtetë e tij? Lexon Tolstoin në “Lufta e Paqja”, përfytyron luftën e Borodinos e Vaterlose dhe ke parasysh nje Car rus, një komandant ushtarak,qorr me emrin Kutuzov qe të bën të heqësh kapelen nëse qëndron para tyre për trimëritë, që nuk ia bën tërr syri para ushtarëve trima të Napoleonit. Ndryshe e shikojnë luftën e Napoleonit romancierët francezë dhe heronjtë e strategët e kësaj lufte. I ngrenë më lart se ata të palës kundërshtare. Mirëpo në fund të fundit Napoleoni u mposht, u internua nga anglezët. Historia këtu e luftrave të mëdha del qartë. Problemi qëndron te karakterët e personazheve, te personaliteti i tyre, te vula që ata lanë në ato luftra, te

tradhëtitë, veprimet e mosveptimet në fushën e luftës. Kush i di me hollësi? E bëra këtë paralelizëm për të nënvizuar mendimin tim për të mos u ngutur në parcaktimin e rolit të njërit apo tjetrit personalitet politik apo ushtarak, duke u nisur vetën nga insinuatat politike dhe thjesht krahinore e patriotike në ngjarjet që kanë përshkuar këta 100 vjet e më tutje në Shqiparinë e vogël hallemadhe. Duhen dokumenta, lipsen fakte të pakundërshtueshme që ta venë kufirin te thana. Historia e Shqipërisë bëhet e besueshme kur shkruhet për figurat qëndrore të ngjarjeve historike po e po, por edhe e personaliteteve të tjerë, miq e kolegë të tyre. Sepse trimat janë të mirë me shokë shumë. Pas tre personaliteteve që përmenda më sipër e që u përkasin rracës së fortë të shtetarëve, kanë qëndruar figura të tjera të spikatura, një plejadë e tërë patrotësh të cilët sot, në këtë 100 vjetor, meritojnë edhe ata homazhin popullor. Disa prej tyre nuk njihen gjërësisht. Por ata kanë qënë në vorbullën e zjarrit të kohës që jetonin e vepronin me shtërngata, beteja, grrindje, iluzione, shpresa, britma, maska, fitore. Për njërin prej tyre më ka shkruar këto ditë miku im, intelektuali i spikatur Halil Elezi. “...Lidh-

12
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Fatmir Terziu Një përfaqësi e komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bashkuar, që bën pjesë në Forumin e Bashkimit të Shoqatave Shqiptare, u prit të Mërkurën në një takim miqësor nga Lideri i Opozitës britanike, deputeti dhe Kryetari i Partisë Laburiste, Ed Miliband. Grupi që shoqërohej nga kryetari i Forumit Lutfi Vata, njëkohësisht edhe drejtor i shoqatës “Ardhmëria”, që përfaqëson rreth katërmbëdhjetë organizime komunitare në Britani të Madhe, kishte në përbërjen e tij drejtues të këtij forumi, Talat Pllana, nënkryetar i Forumit dhe kryetar i Bashkësisë shqiptare “Faik Konica”, ndër më të vjetrat në këtë vend, Zamira Ruspi, sekretare e Forumit, mjeke dhe drejtuese e Shoqatës shqiptare “Mother Tereza” Albanian Union, Aida Haziri, mësuese dhe aktiviste e shoqatës “Ardhmëria”, Klement Banushi, specialist emigracioni, Sherif Bllaca aktivist i palodhur, Arben Manaj, gazetar i mirënjohur i televizonit shqiptar “Top Channel” nga Londra, dhe drejtues të krijuesve shqiptarë nën ombrellën e ACPE, që drejtohet nga shkrimtari dhe studiuesi Fatmir Terziu. Në takim ishin edhe dy deputetët Karen Buck dhe Andy Slaughter, Ministër Hije i Drejtësisë i laburistëve. Pas prezantimit të të pranishmëve dhe një bisede tejet të hapur e të çiltër, e mori fjalën kryetari i Forumit, z Lutfi Vata, që ishte edhe organizatori dhe inciatori i këtij takimi. Që në fillim zoti Vata bëri prezente arsyen e takimit dhe falënderoi z Miliband për kohën, përkushtimin dhe gjithë aktivitetin e tij në ndihmë të integrimit të shqiptarëve në MB. Ai në një fjalim të shkurtër disaminutësh i bëri prezente rrugën e shqiptarëve në vite, në këta 100 vite Pavarësi dhe shkurtimisht informoi rreth atmosferës festive në mesin e shqiptarëve në këtë përvjetor historik. Vata sqaroi se në Forumin e drejtuar prej tij bëjnë pjesë rreth 14 shoqata dhe ato janë të angazhuara të veprojnë në dobi të integrimit të shqiptarëve dhe ndihmës ndaj tyre sipas ligjeve britanike. Ai u ndal në punën me arsimin plotësues, problemet e shoqatave, situatën në të cilën ndodhet sot, dhe më tej e ftoi në festimet me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së bashku me ekipin e tij dhe deputetët e pranishëm në takim. Duke përfunduar z Vata në emër të Forumit i dhuroi z Miliband një Certifikatë Mirrënohjeje, të cilën ai

Lideri i opozitës britanike, Ed Miliband, pret Forumin Shqiptar në Mbretëri të Bashkuar
e mirëpriti përzemërsisht dhe një Bust të “Heroit Kombëtar” Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Zoti Ed Miliband tha se ishte i kënaqur që ndodhej mes të ftuarve të tij specialë dhe vuri theksin edhe njëherë në atë që ai e kishte moto të fjalimit të tij në Konferencën e fundit të Laburistëve. Ne jemi një parti për një shtet, ku të gjithë të kenë vendin dhe rolin e vet në shoqëri, ku edhe komunitetet të mos jenë dytësorë, por të jenë qytetarë të integruar të shoqërisë britanike. Ai theksoi se prejardhja e tij, nga prindër që vijnë nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar, nga komuniteti Hebre, pra me prindër që kanë jetuar në Poloni (nëna) dhe në Belgjikë (baba) e bënte të ishte më i vëmendshëm ndaj grupeve etnike, ndaj nevojave dhe përkushtimit të tyre. Ai tha se gjithmonë ka qenë i informuar nga deputetët e tij, Buck dhe Slaughter, në lidhje me integrimin e shqiptarëve në MB. Ai theksoi se ishte krenar për atë që Partia e tij dhe Qeveria Laburiste e kohës së Tony Blair kishte bërë për Kosovën dhe çështjen shqiptare. Mediat britanike kanë shkruar kohët e fundit se kryetari i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, Ed Miliband fill pas punimeve të Konferencës së fundit të Partisë së tij, ka tentuar të rrëmbejë terren në qendër të politikës britanike duke deklaruar se partia e tij është për ‘një shtet’ dhe jo një parti e të privilegjuarve, bankierëve apo edhe të tjerëve në një hapësirë tjetër. Kjo pikërisht e ka bërë atë që të kthejë sytë edhe ndaj emigracionit dhe shtresave të tjera të mesme. Dhe kjo është përdorur në mënyrë të përsëritur në Konferencën e Mançesterit, por edhe me një theks të ngjashëm në takimin në fjalë. Gjatë takimit ai foli për disa minuta, pa shënime, në një fjalim shumë personal që përmbante disa politika të reja të cilat mirëkuptoheshin nga të pranishmit si një dashuri ndaj komuniteteve, po aq edhe ndaj shqiptarëve si një komunitet i brishtë në Britani të Madhe. Ritheksoi gjithashtu edhe zotimin e tij për bashkimin e kombit dhe të ndihmojë atë nëpër këto kohë të vështira ekonomike nëpërmjet gjetjes së rrugëve më efikase dhe punës. Shqipëria dhe Kosova janë dhe do të jenë në vëmendjen time përfundoi z Miliband Fjala e z Miliband u përshëndet nga aktivistët dhe gazetarët në takim. Këta të fundit iu drejtuan edhe me disa pyetje. Një nga pyetjet e drejtuara nga kryeredaktori i “Albanian News”, Fatmir Terziu ishte në lidhje me firmën e hershme të 17 deputetëve të Parlamentit Britanik për të lejuar Gjuhën Shqipe që të ndërmeret si GCSE exam. A është e drejtë që të mendojmë se GCSE në gjuhë të huaja do të hiqen dhe ne të mos mundohemi më me peticione sepse duhen më shumë firma të tjera deputetësh? Zoti Miliband e dëgjoi me vëmendje pyetjen dhe për të ngarkoi deputeten Karen Buck që të negocionte më tej në lidhje me këtë problem. Pyetja tjetër ishte në lidhje me suportin që Partia e z Miliband do të vazhdojë në drejtim të komunitetit shqiptar. Dhe këtu ai ishte më se i prerë, që ndihma do të ishte e natyrshme dhe e inkuadruar edhe me zotimin e tij në Konferencë. Pyetje të tjera iu drejtuan edhe nga gazetari Manaj, i cili ishte i interesuar edhe për një vizitë të mundshme të tij në Shqipëri, duke i kujtuar se shqiptarët kanë bërë shumë në shpëtimin e hebrenjve në të kaluarën dhe se ai pasi i përkiste këtij komuniteti natyrshëm do të bënte mirë. Z Miliband me një finesë poltike u tregua tejet optimist në realizimin e një vizite të tillë. Sakaq edhe situata parazgjedhore në Shqipëri dhe ajo politike e ajo në rajon ishin në fokus të pyetjeve të tjera. Takimi i parë i këtij lloji i përfaqësuesve të Komunitetit Shqiptar, me një lider të rrangut të lartë të politikës Britanike u mbyll me shtrëngime duarsh dhe një kafe zyrtare në Hollin e Parlamentit Britanik.

13
Nr. 23 - NËNTOR 2012

14
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Sejdi Berisha Njëqind vjet i kam pedatur, njëqind vjet i kam hallakatur, njëqind vjet i kam shprushur, njëqind vjet në duar i kam vënë, dhe nuk kam lënë asgjë pa përkëdhelur, pa lartësuar dhe pa praruar për kombin dhe atdheun. Çdo gjë që ka penguar dhe njollosur tokën shqiptare, e kam truar, por gjithnjë duart më janë përcëlluar, e lëkura më ka rënë copë-copë, ndërsa, djersa dhe mendja sikur gjithnjë më rrinë kujdestar për të thënë diçka, ose,... diçka të mirë e që nuk dhemb! Por, kështu nuk bën, sepse, njëqind vjet guri i mullirit pa pra është sjellë e rrotulluar, ka bluar gjithçka; misër, grurë, elb, thekër, tërshërë dhe gjithfarë ujemi, kurse mielli është i sertë kur e ushqen njeriun, kur rritë fëmijën dhe sërish diçka ngelet e uritur. Më kanë thënë se kam shkruar shumë libra e shumë shkrime për njeriun, për atdheun dhe për kombin, me peshën dhe porosinë e tyre, që është nxjerrë e po nxjerrët mësim, por kanë rrjedhë lot edhe nga shkëmbi e druri. Andaj, shkruaj edhe tash diçka për njëqind vjet rrugëtim!... U ula, dhe gjatë mendova. Dhe, pasi hyra nëpër labirintet e jetës, m’u tekën lotët. Thjeshtë, u zhgreha në vaj, si të kisha humbur diçka, apo si të kisha bërë ndonjë mëkat... Të kuptohemi. Nuk e kisha hallin për shkrimin, as për njëqind vjetorin e një rrugëtimi, por, nga shkrimi dot nuk më ikte afro njëqindvjetëshi i babait tim stoik, bujar e aq i lidhur me tokën e me njeriun! Ndoshta,... edhe ky rrugëtimi i babait i ngjante këtij njëqindvjetori...! Them kështu, sepse, kur ulej për të më treguar, i tëri shndërrohej në tokë e në komb, shndërrohej në kështjellë, e kështjella në histori. Dhe, kur më rrëfente babai për periudhat e kohërave të trishta, të tharta e të çmendura, thjeshtë shndërrohesha në vesh e sy, bëhesha kureshtar dhe bashkudhëtar me te. -Koha e turkut, e Austro-Hungarisë, Serbisë, koha e Malit të Zi dhe e Bullgarisë, e Greqisë, Italisë, Gjermanisë dhe e dreqit e të birit,... janë rrugëtim i gjatë dhe i rëndë, i dhembshëm dhe krenar, biro!... O, Zot! Po çfarë qëndrese ishte për gjakun e tokën, dhe hajt pastaj në këto rrugët e njëqindvjetorit... Nganjëherë them: zhvillim marramendës, qëndresë e pashembullt, heroizëm i paparë, besë e,... besë! E, pastaj kur të futësh nëpër damarët e atdheut, në çfarë nuk do hasësh, çfarë nuk sheh dhe çfarë tregime e rrëfime dëgjon për të ardhur deri këtu, sot. Më kënaqet shpirti me njëqind vjet rrugëtim duke marrë frymë lirshëm,, shëndetshëm,... por sërish sikur më përfton diçka si në ëndërr; toka ime ende i ngjanë bukës së çarë në çerep...! Ende i ngjanë plasaritjeve që ma lëndojnë shpirtin e zemrën. Nuk është zi, jo! Por, unë dua ta shoh tokën e pa çarë, tokën e pandarë, sepse, ajo ndryshe, vetëm vuan, ka vuajtur dhe ka ecur si deve e plagosur. Nuk dua t’i shoh njerëzit e kthyer me shpinë kah njëri-tjetri! E, kjo edhe sot qëndron. Dhe, siç ka thënë populli, vëllezërit janë rritur e plakur, u ka shkuar mjekra deri në fund të këmbëve dhe kurrë nuk ia kanë lëshuar sytë njëri-tjetrit...! Nuk është mirë,... E tmerrshme është kjo, duket qesharake. Kështu më thoshte dikur babai, kur më rrëfente për atdheun dhe për etjen e tij për gjithçka të mirë,... për shkrumbin për liri. E patolerueshme është kjo, sot, në këtë njëqindvjetor... Njëqind vjet, sot janë një histori krenarie, që edhe

100 VJET
RRUGËTIM...
Toka ime ende i ngjanë bukës së çarë në çerep, edhe atëherë kështu më rrëfente babai im...!
më shumë obligon për,... ndërgjegjësim e vetëdijesim, sepse tokës së shqiponjave, njerëzve të saj, ende u nevojitet dashuria e njëri-tjetrit, uniteti dhe urtia e njeriut, puna dhe dashuria e të gjithë neve. Për këtë, ndoshta thonë shumë edhe këto vargje, që m’i nxori shpirti nga brendia, këto vargje të cilat i pata shkruar diku kah muaji gusht i këtij viti, sepse, çuditshëm më ngacmonte njëqindvjetori i Pavarësisë, që tërë vitin u përshkua me ngjarje madhore të kombit por edhe më disa zemërplasje. Andaj, mos përtoni dhe lexojini këto edhe vargje! HOQA SHQIPONJEN NGA FLAMURI...! (Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë) 1. Shikoja flamurin si valonte Mendueshëm në erë Flladi i puthitej për trup Gjithnjë kështu Derisa nga pëlhura e kuqe Hoqa shqiponjën Fluturo e lirë kah të duash I thashë Ajo mori krahë Dhe u zhduk shkrepave 2. Ngjyrën e kuqe Nga pëlhurë e flamurit e nxora Shko dhe gjeje qarkullimin e gjakut I thashë Iku si mos të kishte qenë Kush e di se kah Shprushte gjakun e njeriut 3. Një ditë Sërish shikoja flamurin si valonte Në te Ishte kthyer shqiponja Edhe ngjyra e gjakut Këtu e kemi vendin-thanë Dhe s’lëvizim dot Jemi shekujt duke i përcjellë 4. Thashë Po sa shumë janë të lidhura Shqiponja me ngjyrën e kuqe Atëherë Kush mund të bëjë mëkat Nëse përpiqet t’i ndajë këto dy madhështi Të mbështjella me libra krenarie Me dhembje e lumturi në gji 5. Pëlhura Ngjyra e kuqe dhe shqiponja Sa herë janë copëtuar Sa herë janë djegur Sa herë janë futur në gji Sa herë e kanë mbështjellë trupin e njeriut Sa herë janë bërë grimë-grimë Dhe sërish janë të lidhura bashkë Çfarë dashurie është kjo Që nuk peshohet me barrën e shekujve As dot nuk e ndryshkin kohërat Më bëhet, se pas kësaj nuk nevojitet asnjë koment. Urime 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, bashkë, vetëm bashkë dhe unikë! Kështu suksesshëm mund të rrugëtojmë, kështu mund të qëndrojë Shqipëria dhe kombi vertikalisht kurrë të papërkulur nëpër kohëra e periudha. O, sa ëmbël më ngrohë dielli i tokës sime. Shumë të përqafoj në këtë njëqindvjetor,... më duket se jam i shtrirë në lulet e pllajave tuaja, në shkrepa duke i përqafuar shqiponjat, e në det duke ta përjetësuar madhështinë...!

15
Nr. 23 - NËNTOR 2012

16
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Kristaq Turtulli Sa herë afrohen, duke shkurtuar kohën me shpejtësinë e dritës, hapësirat e largëta kilometrike. Sa here trokasin në memorien tonë. Sa herë të lajmërojnë me fjalën e erës, ftesën e dritës, zërin e thellë të breznisë. Sa herë vijnë pa fjalë e zhurmë ulen në sofër me ne, përvjetorë, ngjarje dhe festa të mëdha në tokën MËMË,... Sa herë... Gjithnjë e gjithnjë, si pa kuptuar ndjen një dorë që të futet tinëzisht në gjoks dhe të shtrëngon fort në shpirt. Përpiqesh të mbushesh me frymë, të marrësh ajër të pastër, të freskët. Kërkon me ngulm me një farë ankthi dhe pështjellimi të shohësh veten, rreth vetes dhe më tepër se përtej rrethit të vetes. Në tokën e dytë, në zgjidhjen e dytë ku të çuan erërat e fatit dhe ku jeton prej vitesh. Ku ke përjetuar ankthin e shpërnguljes, lëvizjen e paditur, të pasigurt, të pështjelluar drejt një bote tjetër krejt ndryshe nga ajo botës e vogël ku ke lindur, rritur, mësuar dhe edukuar. Ke përjetuar rritjen e fëmijëve dhe bredhjen e harbuar të viteve në memorien tënde, që gjithsesi pasqyrohet me përshtatjen, tjetërsimin dhe plakjen. I hutuar një çast, e më pas përpiqesh të përqendrosh shikimin, në rrëkenë e pashtershme të njerëzve e të gjitha racave dhe ngjyrave. Bredh vështrimin në rrugët, pallatet e xhamta, të lodhen sytë gati të lotojnë prej ndryshimit të beftë të ngjyrave marramendëse të stinëve. Të duket sikur nuk është i mjaftueshëm peizazhi që mundohesh të gjesh, edhe pse të mund hapësira që shtrihet përpara teje, dhe është e pafundme; fushë, fushë dhe prapë fushë. Vetëtimthi të vjen ndërmend se për të ardhur këtu shite gjithçka që ish krijuar në dhjetëra vite. Lëvize ajrin e ndehur dhe frymën e ngelur pezull të të parëve, që nuk e shohim por ajo qëndron përjetë e tjetërsuar në malet e larta ku shqiponjat bëjnë folenë, në kodra, liqenet, lumenjtë e shumta dhe brigjet e thikta. More rrugën e madhe. Në një trastë të vogël pëlhure fute

Meditime në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
vështrimin kaltër e të pështjelluar të fëmijëve, hutimin, pasigurinë, frikën e gruas dhe të gjitha ëndrrat e së nesërmes. Ikëm me nxitim, si prej një grushti të shtrënguar fort e që befas dora u lirua, u hapën krejt gishtërinjtë, dhe i morri era me ngut kokrrat e vogla të grurit. Më ngulm, mall dhe dëshirë, e shtrin shikimin përtej dritareve të xhamta të tokës ku ke emigruar për të shkuar dhe dëgjuar në vendin e ndjerë ku ke thënë për herë të parën fjalën nënë dhe të ka freskuar ballin puthja e ngrohtë e saj. Ku ke vrapuar me sandalet e vjetra dhe dërmuar gjunjët në kalldrëmet e rrugicave të ngushta, ku ke vrapuar për të kapur fluturën shumëngjyrëshe, ku ke shijuar emocionet dhe bukurinë e puthjes së parë. Ku ke qëndruar në vendroje në përgjim, në shi në erë në furtunë. Ku je sëmurur, marrë pneumoni. Aty, ku i thonë bukës bukë dhe ujës ujë. Aty ku qielli është i kaltër i kaltër dhe çdo vit vijnë dhe ikin patat. Aty ku gurgullon uji i burimeve dhe ndjen forcën e erës së maleve të larta. Kështu ndodh gjithnjë me ne të mërguarit prej mëmëdheut të dashur. Askush nuk mund të thotë që nuk ka mall dhe dashuri për atdheun, sepse do të mohojë pjesën më të qenësishme të vetes së vet. Më shumë emocionet dhe pështjellimet bëhen kur ka përvjetorë, që cilët janë të lidhura aq fort me fatin dhe ekzistencën e vetë kombit. Edhe pse shumë prej nesh nuk e shfaqin apo e shprehin, e mbajnë brenda vetes. E pra, sa herë afrohen, trokasin, vijnë, përvjetorë, ngjarje dhe festa të mëdha në tokën MËMË, e të lajmërojnë me fjalën e erës, ftesën e dritës, zërin e thellë të breznisë... Sa herë... Gjithnjë e gjithnjë, si pa kuptuar ndjen një dorë që të futet tinëzisht në gjoks dhe të shtrëngon fort në shpirt. Dhe nuk mund të jetë ndryshe, nuk mund të dalësh nga vetja dhe të kërcesh prej vetes. Janë shumë fije të dukshme dhe të padukshme që të mbajnë të ndehur në udhëkryqin e madh të jetës dhe të gjenezës... Por kur afron ngjarja më e madhe e historisë së kombit Shqiptar, siç është 100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, kuptohet që është tjetër gjë. Emocione janë më të mëdha. Nuk është vetëm një dorë që të futet tinëzisht në gjoks. Janë rrëmetet dhe gjëmimet më të mëdha të shekujve, që të shungullojnë në krejt trupin. Ne jemi populli shumë i vjetër dhe i veçantë në Evropë dhe në Ballkanit, me gjuhë të vjetër dhe me kulturë të lashtë. Me një autoktoni të hershme në këto troje, duke na tkurrur qëllimisht ne luftërat e gjata mijëra vjeçare me qëllim për të mos ekzistuar kurrë. Fqinjët tanë me dhëmbë të përgjakura prej kafshimit të vazhdueshëm të trojeve shqiptare, kërkuan me ngulm, me zjarr dhe me hekur e përhapën qëllimisht vrerin përreth më të bërë realitet mosqenien, ekzistencën e kombit të vjetër Shqiptar. Por shpata e mprehtë dhe pushka e gjatë nuk iu ndanë shqiptarit prej trupit. Nga shekulli në shekull u munduam, me luftë dhe përpjekje të mëdha, për identitet dhe liri por që fati nuk na ndihmoi. Prej gjirit të popullit tonë dolën personalitete dhe gjeneralë të mëdhenj, që nga Piroja i Epirit, Perandorët e perandorisë romake, Kostandini, Justiniani me të tjerë. Gjenerali i madh, kalorësi i krishterimit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që u bë për 25 vjet me radhë mburojë e botës së qytetëruar kundër hordhisë turke, fuqisë më të madhe të botës. Arkitektët të mëdhenj, vezirë dhe pashallarë që drejtuam perandorinë turke për katërqind vjet me radhë. Udhëheqës të mëdhenj si Marko Boçari me Xhavellët, Kundriotët, Bubulina e pavdekshme e të tjerë që udhëhoqëm kryengritjen e madhe dhe çliruan Greqinë. Mu kujtua një grek, kur punoja para disa vitesh në një banket holl. Ai mu afrua ngadalë, më vuri dorën miqësish në sup, por me një nënqeshje të hollë ironike më tha: Kristaq, më duket se ti je nga Korça, apo jo,? Po, i u përgjigj. Sa ngjan ti me ne grekët, tha. E vështrova butësisht dhe ia ktheva. Po ke të drejtë ngjajmë, bile shumë, veç me një ndryshim të rëndësishëm, jeni ju grekët ngjani me ne shqiptarët sepse jemi një gjak, por gjaku i parë

i paster jemi ne shqiptaret e që buron prej mëmëdheut, ne zbritën në tokën greke, jetuam dhe u çliruam prej pushtimit turk. Ja shiko, me fal qe te them, por ti nuk e di, të gjitha doket dhe zakonet që festoni ju në këtë banket holl janë tonat, shqiptare. Greku levizi prapa, ngriti vetullat përpjetë i befasuar dhe i hutuar dhe pa thënë asnjë fjalë, mblodhi supet dhe iku. E sa herë ndesheshim më vonë më shihte vjedhurazi pa guxuar të më shikonte në sy. Populli shqiptar nxori prej gjirit të vet, heronj, personalitete, gjeneralë, figura të mëdha, por përsëri nuk gjeti veten e vet, mëmëdheu u end nëpër mjegull pa parë dritën e vërtetë të lirisë. Ishte një endje, ikje drejt mugëtirës, ardhje e vështirë e përgjakur dhe pushka shkrehej në muzg ngandonjëherë në kah të vetvetes... Shekujt gjëmuan dhe ikën mundimshëm, derisa erdhi dita e madhe e pavarësisë së vendit. Ëndrra e rilindësve e të gjitha breznive. Plaku i mençëm, i bardhë Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorën heroike. Toka e vjetër mori frymë së fundi dhe eshtrat e breznive shumë shekullore lëvizën prej vendit. Dhe mes atyre burrave, në ballkonin e vogël të shtëpisë së thjeshtë vlonjate ku u ngriti flamuri dhe ku u firmos dokumenti i madh dhe më i rëndësishmi i të gjitha kohërave, ishte dhe njëri prej familjes sime, Mihal Turtulli. Sa herë afrohen, duke shkurtuar kohën me shpejtësinë e dritës hapësirat e largëta kilometrike. Sa here trokasin në memorien tonë. Sa herë të lajmërojnë me fjalën e erës, ftesën e dritës, zërin e thellë të breznisë. Sa herë vijnë pa fjalë e zhurmë ulen në sofër me ne, përvjetorë, ngjarje dhe festa të mëdha në tokën MËMË... Sa herë... Por këtë herë është ndryshe, është ngjarja më emocionuse, më e rëndësishmja me e madhërishmja: 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, i bërjes së vendit, ndërsa dhëmbët e përgjakura e të helmëta të fqinjëve u thyen shkëmbinjve të thikta të së vërtetës,te historisë...

17
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Fatmir Terziu

Miniatura e Naim Maqedoncit

Arti është pjesë e pandarë e jetës së tij. Edhe në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Naim Maqedonci, piktori shqiptar në Londër ka përkushtuar talentin e tij me hapjen e një ekspozite të veçantë për publikun shqiptar dhe atë të huaj. Arti, që qërsheton talentin dhe profesionin e tij, e bën këtë artist të jetë vëmendja e mjaft specialistëve. Në mjediset e Restorantit “Koha” në zemër të Londrës pikturat e tij Miniaturë janë pikërisht kjo veçori e artit të tij. Ishin dhe kanë qenë edhe më parë kur pikturat e tij, pra pikturat e Naimit u vendosën në Covent Garden të Londrës. Në Galerinë “The Gallery at The Hospital” në Covent Garden ata ishin në një ekspozitë kolektive. Ekspozita u shpall më 30 janar dhe zgjati deri më 10 shkurt 2008. Një artist si Naim Maqedonci, që pikturën nuk e ka thjesht pasion, por një temp talenti dhe artin e guzhinës nuk e ka thjesht një shërbim jetik ndaj vetes dhe klientit, por një profesion që zgjon dhe shton vlera arti në një kombinim të gatimit dhe pikturës në zemër të Londrës. Naim Maqedonci është qytetari i thjeshtë shqiptar, qytetari londinez, që jeton me s dy skajeve të botëartit dhe talentit. Është ky talent mes këtyre dy botëve që gatuan një botë të madhe atë të Njeriut! Shkrihet kështu njeriu dhe natyra në telajot e tij. Jeta dhe njeriu janë koloriti i vetë artit të tij. Koha ka arsyen e saj. Natyra është vetë frymëzimi. Abstraktja në këtë lidhje sillet si një ngazhim mes lëvizjes dhe normatives. Të dyja këto formojnë të veçantën që përfaqëson piktura miniaturë e Naimit. Naim Maqedonci është i ri. Ka qenë nxënës i Wimbledon School of Arts. Disa vite ka punuar në një hapësirë të lirë dhe me një angazhim edhe në fushën e kuzhinës, tek restoranti “Koha” pronë e përbashkët me të vëllain Fadilin. Sot Naimi është plotësisht i dhënë pas pikturimit. E frymëzojnë natyra dhe ambienti. Ai nuk ndjek rregullat e rrepta. Vetëm me disa bojë Naimi arrin një gamë të pasur ngjyrash në veprat e tij. Krijuesi ka lënë mbi 200 piktura dhe deri tani ka ekspozuar 10 herë në galeri të ndryshme. Piktori është i njohur në Londër dhe së shpejti synon edhe Prishtinën. “Pikturën e parë e bëra në një bllok vizatimesh me akuarel, kujton Naimi.

ekspozitë në 100 Vjetor
“Koha” në Londër flet edhe me gjuhën e artit të shqiptarit të talentuar

– Vizatova një peisazh rasti dhe e ruaj deri më sot. Nuk kisha krijuar vepra të tilla më parë dhe nuk e mendova se pikturimi do të bëhet pjesë e pandarë e jetës sime. Jam i kënaqur se kam gjetur rrugën që më bën të lumtur. Para se të fillojë me pikturat, ndihesha i pakënaqur. Nuk jam njeri i cili mund të punojë në ambient të mbyllur sipas orës së caktuar. Vështirësi ka, por kur i bën gjërat me dëshirë gjithmonë gjenden njerëz të cilët të ndihmojnë. Vazhdojë përpara dhe nuk do të heq dorë nga pikturimi.” Aktualisht Naimi ka ekspozuar dhjetra lloje pikturash miniaturë në hapësirat e kulturuara të “Koha”-s në Leicester Square të kryeqytetit Londër. “Ky është një vend me shumë energji. Këtu pikturat e mia kthejnë në jetë vetë natyrën”, tregon Naimi. Ai është duke punuar mbi përgatitjen e një sërë ekspozitash me vepra të krijuara në natyrë. Në kohën e tij të lirë piktori Naim Maqedonci merret me kompozime të qeta. Interes ndaj veprave të mia ka, ndaj edhe e hspërqëndroj mendimin në disa drejtime. Ambienti i “Koha” në të cilin i paraqes është shumë i vizituar nga njerëz nga mbarë bota. Shumë kolegë dhe kritikë më kuptojnë, bile deklarojnë se krijimet e mia kanë të bëjnë me artin modern. Mbështetem në parime akademike për këtë se si duhet të duket piktura. Kam shumë adhurues, sidomos të huaj. Mbase sepse njerëzit jashtë vendit kanë mësuar me teknikat të cilat i përdor unë. Ndjek vazhdimisht komentet e kritikëve dhe komunikoj me shumë njerëz me anë të rrjeteve sociale.” Sipas Naim Maqedoncit njeriu duhet të bëjë gjithçka të mundshme që të realizojë veten e tij. Të mos i manipulojë njerëzit dhe të mos jetojë si mumie. “Duhet të shikojmë brenda vetes dhe të besojmë në vetvete, në mundësitë dhe talentin që kemi, kurse jo të bazohemi në mendimet e të tjerëve. Nuk duhet të lemë çastet e bukura të jetës të kalojnë anash”, i bindur është piktori. Dhe në këtë bindje janë edhe pikturat e Naimit. Aty është botëjeta e tij, është dimensionalja pa përmasa të së reales, pa dimensionet aritmetike, por me arsyen e logjikes. Si e tillë piktura e tij është një miniaturë arti dhe një përqëndrim psikologjik më vete. Janë katër vitet e punës së tij që e bëjnë tashmë të veçantë dhe tejet interesant. Kjo ndoshta e bën këtë piktor që së shpejti të ketë ekspozitat në Prishtinë, Tiranë e Tetovë e Shkup, madje edhe në Podgoricë.

18
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Murat Gecaj

Ditët rrjedhin njëra pas tjetrës, si ujët e rrëmbyer dhe të kulluar të lumenjëve malorë. Në mendjen dhe në zemrën e secilit shqiptar është ngulitur fot një datë e shënuar historike, e cila bëri kthesën më madhore në jetën e Atdheut tonë, që shekuj me radhë përjetoi robëri e moszhvillim. Atë e sollën në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare betejat e njëpasnjëshme dhe të furishme të popullit tonë të armatosur, në të gjitha trojet tona amtare, sidomos ato të viteve 19101012… Ishte një fund-muaji i paharruar, i vitit gjëmim-madh1912 dhe pikërisht shënohej data 28 Nëntor. Qindravjeçarë më parë, ajo datë ishte skalitur në kujtesën e shqiptarëve me betejat legjendare e fitimtare skënderbejane dhe me ngjarjen po aq madhore, e cila në histori njihet me emrin Kuvendi i Lezhës. Pastaj do të shënohej në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më 1878…Dhe ja, përsëri ai fund-nëntor do të fiksonte një ngjarje të paharruar kurrë në jetën e brezave të shqiptarëve. U nis me vendosmëri puna e pandërprerë, që në Shkupin ”e thinjur” në betejat për liri e pavarësi. Atdhetarët tanë, aty shkruan një manifest të fuqishëm, drejtuar Fuqive të Mëdha, duke theksuar se ishin të lodhur nga pushtimi otoman dhe se ishin të vendosur të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut, për të fituar njëherë e përgjithmonë pavarësinë e lirinë, si gjithë popujt e qytetëruar. Krismat e pushkëve të luftëtarëve shqiptarë shpërthyen të furishme në të katër anët e tokës arbërore. Betimi solemn i të gjithëve, nga 7 e në 70 vjeç, ishte: “Ja Liri, ja vdekje!” Pushtuesit e panë keq, pasi u përballën si asnjëherë me zemërimin e popullit të papërmbajtur shqiptar. Prandaj, nga kishin ardhur, ikën të turpëruar për në strofkat e tyre. Ja, tani kujtoj një fakt domethënës : Një general gjakatar u priu taborreve të tij edhe në bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, se donte t’i gjun-

Drejt 100-vjetorit të Pavarësisë
Sa shumë shqiptarë, e kanë qëndisur flamurin tonë kombëtar!...

jëzonte malësorët trima e liridashës. Por kënga është dëshmitare, se në Qafën e Palçit të Nikaj-Mërturit: “Turgt Pasha u kthye mbrapa!...”. Me flamujt e betejave të furishme të viteve 1910-1012 ndër duar, shqiptarët hipën në kështjellat më të larta dhe nisën t’i valëvisnin ata me gëzim të paparmbajtur dhe krenari të ligjëshme. Kështu, simbolet tona kombëtare, pra flamujt e pavarësisë, do të valëviteshin njëri pas tjetrit: Elbasan (25 nëntor 1012), Tiranë (26 nëntor 1912), Lushnjë (27 nëntor 1912)… Ndërsa Vlora ishte në ankthin e një ngjarjeje të panjohur në histori. Drejt saj po shkonin me furi delegatë të zgjedhur nga populli shqiptar, që nga Kosova, Dibra,Çamëria e trojet tjera amtare shqiptare. Në mbështetje të tyre, me 300 luftëtarë trima përkrah, vërshonte i papërmbajtur gjenerali popullor, Isë Boletini i Kosovës martire. Të thirrur nga plaku i urtë e atdhetar Ismail Qemali, tani “Hero i Popullit”, delegatët do të mblidheshin në një Kuvend Mbarëkombëtar. Më në fund, ata e njoftuan Europën e gjithë botën, se që nga ajo ditë, pra 28 Nëntori 1912,

Shqipëria shpallej shtet i lirë dhe i pavarur, me një qeveri të përkohshme në krye. Natyrshëm, lindë pyetja: Vallë, po cila do të ishte shenja ose simboli i veçantë, që do ta përmblidhte tërë atë përgatitje dhe punë kolosale të atyre burrave të mençur e trima, me anën e të cilës do të lartësohej ajo arritje e lavdishme? I pari, ishte Flamuri ynë Kombëtar, me shqiponjën dykrenare në mes. Ai do të valëvitej në ballkonin e asaj shtëpie deri atehërë të zakonshme, në prani të Ismail Qemalit me gjithë delegatët e Kuvendit të Vlorës. Pastaj, njoftimi “do të merrte dhenë”, me anën e një aparati të thjeshtë telegrafik… Është folur e shkruar shumë, se atë Flamur-“legjendar”, e kishte qëndisur një bijë e thjeshtë korçare, me emrin tashmë mjaft të njohur, Marigo Pozio. Po, vallë, a mjaftonte vetëm ai flamur për të shprehur botërisht “mvehtësinë” e Shqipërisë dhe për të përmbledhur gjithë atë gëzim popullor? Sigurisht që jo! Janë shprehur mendime e është shkruar edhe se atë Flamur e sollën nga kolonitë shqiptare, në Bukursht të Rumanisë ose Boston të Amerikës. Nuk e kam të saktë këtë

gjë, por arsyeja shkon te fakti, se ishin edhe shumë “marigopozio”, të cilat i qëndisën flamujt e shqiptarëve, që u valëviten kudo krenarë, nëpër qytetet e fshatrat tona. Nuk është gjë e re, po të shprehm këtu, se një fakt i tillë nuk ka shumë rëndësi, pra se kush ë qëndisi Fla;urin shqiptar, që u ngrit në Vlorë, më 28 Nantor 1912. Vlera më e madhe e tij është, se ai Flamur u gatua e u përgatit, u qëndis e u mbajt si shkendi rrezatuese në zemrat e të gjithë shqiptarëve. Se atë Flamur e kishim parë të ngrihej edhe në malësitë e Shkodrës, në Tiranë, Elbasan e Durrës, në Prishtinë, Shkup, Ulqin e Preshevë… Atë e kanë mbajtur simbol të tyrin, bashkë me portretet e Skënderbeut edhe arbëreshët e Italisë, megjithëse kanë kaluar 5 shekuj nga koha e largimit të detyruar të tyre nga vendlindja, Shqipëria. I kemi parë në fotografi, dokumetarë e filma, se si atë Flamur e mbajnë në ballë shqiptarët në të gjitha gëzimet e tyre, e vendosin në lartësitë e shtëpive të reja që ndërtojnë… Para atij Flamuri kemi parë të përbetohen luftëtarët e lirisë dhe me të janë mbuluar të rënët në betejat fitimtare.

Ja, tani në prag-festën e shpalljes së Pavarësisë, flamujt tanë i shohim të valëviten krenarë, që nga Vlora, Tirana dhe qytetet e tjerë të Atdheut tonë. Por ai ngazëllen zemrat e bashkatdhetarëve tanë edhe në të gjithë trojet tjera etnike shqiptare: në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Luginë e Preshevës. Ndjen krenari të ligjshme, kur nëpër faqet e ndryshme të Internetit sheh veprimtaritë e larmishme dhe manifestimet e emigrantëve tanë. Ata e mbajnë gjithnjë në ballë Flamurin Kombëtar Shqiptar, në shtete te ndryshme të botës, ku jetojnë e punojnë, si në Nju Jork, Filadelfia e Boston, në Montreal, Suedi, Gjermani, Itali, Angli, Belgjikë e kudo. Se ai është krenaria e ligjëshme e tyre, është simboli aq i bukur i të gjithë neve, kur renditet përkrah famujve të shteteve dhe vendeve të ndryshme të botës. Tani, kur jemi në prag-festën e madhe të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Flamuri ynë Kombëtar vazhdon të valëvitet krenar jo vetëm në Republikën e Shqipërisë, por edhe në Republikën e Kosovës, në Shkup, Ulqin dhe Luginë e Preshevës. Gjithashtu, ai është i pranishëm edhe në të gjitha manifestimet e emigrantëve shqiptarë, kudo nëpër botë dhe deri te arbëreshët e Italisë. Dhe atë e shohim të qendrojë denjësisht përkrah flamujve të shteteve europiane mike, SHBA-ve dhe më gjerë. Më mbyllje të kësaj skice të thjeshtë, dëshiroj të përsëris këtu fjalët, që u tha Ismail Qemali delegatëve të Kuvendit Mbarëkombëtar, para Flamurit tonë, që valëvitej krenar në atë sallë: “Ja, pra, ky është Flamuri ynë i kuq dhe me shqiponjën dykrenare në mes…Pata nderin e fatin, që të jem i pari ta puthi e të bëj të valavitet i lirë Flamuri ynë, në Atdheun tonë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!” …Pra, lexues të dashur, a më jepni tani të drejtë, kur pohoj se Flamurin e ngritur në Vlorë, më 28 Nantor 1912, e qëndisën me duart, mendjet dhe zemrat e tyre, të gjithë shqiptarët?

19
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Bedri Tahiri

Kush tha qё ёndrrat mbesin vetёm ёndrra? Jo, ore jahu, jo, ato, herdokur, bёhen realitet. Ama, realizimi i tyre do punё, do pёrpjekje, do sakrificё. Dhe, kёtё mundё ta bёjnё vetёm njerёzit me ideale tё larta e me synime tё qarta atdhetarie. Tё tillёt janё tё pakёt, sepse ata bёjnё epokat, andaj edhe lindin mё rrallё, madje, siç duket, vetёm atёherё kur koha ndjen nevojё pёr ta. Kёsaj radhe, mё shumё se kurrё, patёm nevojё pёr njё tё tillё dhe ai na erdhi i tёri e i bёri. E kush tjetёr, pёrveçse gjeni i hasanizmit epokal, i palodhuri veprimtar, z. Mehmet Prishtina. Ky 100- vjetor i shtetit modern shqiptar nuk do tё kishte fare kuptim pa doajenin e tij, tё madhin Hasan Prishtina nga Palaci i Drenicёs heroike. Fryma e tij shpёrtheu fuqishёm dhe bulёroi gjithadej Trojeve Etnike Shqiptare, pёr tё cilat edhe shkriu gjakun e pasurinё. Pas kryqendrёs sё Republikёs sё Kosovёs, Prishtinёs, ai synim kishte Shkupin e tij tё vjetёr, kryqendrёn e Dardanisё. Aty ai kishte projektuar shtetin shqiptar me territorin e tij natyral. Por, ёndrra e tij u ndёrpre nga armiqtё e shumtё e qё sot po e pёrmbushin pasrёndёsit e tij. Mё 12 gusht 2012, pinjollёt e tё gjithё atdhetarёve, tё cilёt para njё shekulli kishin çliruar Shkupin, tё prirё nga Mehmet Prishtina, marshuan rrugёs sё tё parёve tё tyre dhe, bashkё me vёllezёrit andej kufirit tё mallkuar ndarёs, kurorёzuan madhёrishёm aktin sublim tё njёqindvjeçarit kryengritёs. Akademi me porosi unifikuese Dhe, mё 12 tetor 2012, sёrish Shkupi u bё epiqendёr e gjithё shqiptarisё. Atё ditё, salla e madhe e hotelit “Aleksandёr Pallas” nuk kishte vend pёr tё gjithё tё interesuarit. Erdhi e kush nuk erdhi. Nga Kosova e nga Maqedonia, nga Shqipёria e nga Presheva, nga Ulqini e nga Çamёria. Fryma hasaniste kishte depёrtuar nё tё gjitha zemrat qё nё damarёt e vet mbanin gjak shqiptari. Mё se paku kishte poltikanё, mbase ata patёn punё mё tё

Reportazh

HASAN PRISHTINA nё Shkupin e tij tё dashur

“mёdha”!!! Tingujtё e bukur tё Korit tё Universitetit tё Tetovёs, nёn drejtimin e Fatos Lumanit dhe zёri rrёqethёs i folёsit tё Radios Kosova e Lirё nga frontet e luftёs çlirimtare, z. Nusret Pllana, na ngjethnin mishtё. Atmosferё e kёndshme festive e mjaft emocionuese. Nё rreshtin e parё edhe princ Leka, paksa i ndrojtur dhe nёn peshёn e fajёsive tё gjyshit. Kokteji dhe kafetё nё foajenё e hotelit sikur pёrcillnin njё porosi uniteti, pajtimi e tё njё bashkimi shpirtёror gjithёkombёtar. Pika kulmore e asaj dite ngjau nё mbrёmje. Pikёrisht nё orёn 19 shtatorja e Hasan Prishtinёs zbriti nga kamioni bartёs dhe zuri vend nё bazamentin e vet, nё udhёkryqin mё tё frekuentuar tё Shkupit, para QT ”Mavrovasja”, fare pranё sheshit “Skёnderbeu”, aty ku mё sё miri mund t’i bёhet nderimi kёsaj figure tё madhe tё kombit. Kur Mehmet Prishtina me kujdes po e mbulonte me pelhurёn e mendafshtё heroin e pёrjetёsuar nё bronx, mua mё rridhnin lotёt, qё pёr fat nuk m’i shihte kush nё atё muzg tё pёrloshur. Pёrqafimet me Nusret Pllanёn, Fehmi Pushkollin, Mehmet Prishtinёn, Izet Mexhitin, Skёnder Asanin etj. na mbushen pёrplot emocione qё na e tretёn edhe gjumin diku nё pafundёsi...

Figurё e pёrmasave ndёrkombёtare Ajo qё vulosi ceremonitё e kёtyre ditёve hasaniane nё Shkup, padyshim ishte Konferenca shkencore “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinёs”, organizuar nga Instituti i Trashёgimisё Shpirtёrore Kulturore tё Shqiptarёve nё Shkup (ITSHKSH) drejtuar prej Dr. Shefqet Zekolli, e cila zhvilloi punimet nё sallёn Komunёs sё Çairit. Tё dyzet e dy referuesit: Beqir Meta, Jusuf Bajraktari, Vasilka Sancin, Hysen Kordha, Vllado Popovski, Anton Pançev, Nebi Dervishi, Gordana Sinadinovska, Eva Tafili– Hyskaj, Blerim Reka, Naim Halimi, Fejzulla Shabani, Bujar Dugolli, Xheladin Shala, Ibrahim Gashi, Frashër Demaj, Sylë Ukshini, Romeo Gurakuqi, Branisllav Sinadinovski, Lush Culaj, Rudina Mita- Todri, Fehmi Pushkolli, Skёnder Asani & Isak Sherifi, Hysen Matoshi, Bedri Tahiri, Zeqirja Rexhepi, Qerim Lita, Mehmet Prishtina, Sefer Tahiri, Marenglen Verli, Vebi Xhemaili, Qemal Murati, Avzi Mustafa, Xheladin Zymberaj & Elsev Brina, Fitim Rifati, Ilir Zylfiu, Naim Musliu, Zeqirija Ibrahimi, Besnik Emini, Mixhait Pollozhani, Izaim Murtezani dhe Sevdail Demiri, pёr dy ditё rresht pasqyruan nё

rrafshe tё ndryshme jetёn dhe veprimtarinё e atdhtarit tё madh, Hasan Prishtina. Pra, siç po shihet, me kumtesat e tyre u paraqitën akademikë dhe profesorë të njohur vendor e ndërkombëtar, të cilët me kompetencë shkencore, sollën fakte të reja lidhur me veprimtarinë atdhetare të Hasan Prishtinës. Paraqitja e Vasilika Sancinit nga Universiteti i Lublanёs, e cila duke i analizuar katёrmbёdhjetё pikat e Hasan Prishtinёs nga perspektiva e sё drejtёs ndёrkombёtare, sqaroi se ky ideolog i madh u parapriu shumё dokumenteve universale ndёrkombёtare. Paskёtaj, pjesёmarrja edhe e studjuesve bullgarё e maqedonas, tregoi qartё se figura e Hasan Prishtinёs kalon caqet kombёtare. Ai lufttoi dhe ngulmoi pёr tё drejtat e tё gjithё popujve qё kёrkonin lirinё. Punimet e Konferencёs i freskoi edhe shkrimtari Behram Hoti me njё poezi kushtuar Hasan Prishtinёs e Azem Galicёs. Nё fund, propozimi i Blerim Rekёs qё, tash e tutje, ky institucion (ITSHKSH), çdo vit, pёr veprimtari studimore, shkencore, letrare e kulturore, tё ndajё çmimin “HASAN PRISHTINA”, u miratua njёzёri nga tё pranishmit. Luani i Prishtinёs pёrballё luanjve grabitçarё

Shkup, 14 tetor 2012. Ora 14. Rrugёt dhe sheshet gumёzhinin si zgjua bletёsh nga njerёzit fytyrёqeshur. Edhe natyra, pas shiut tё mbrёmshёm, shndёrriste tёrё buzagaz. Dielli kishte ndalur hapin dhe priste ta shohё Luanin e Prishtinёs, tё derdhur nё bronx nga skulptori tiranas Artan Peqini, i cili, pёr jetё e mot do t’i sfidojё luanёt e hijenat tinёzare pёrballё Kalasё legjendare. Dhe, pse pikёrisht mё 14 tetor, do tё pyes ndonjёri qё nuk ia vё gjithaq veshin historisё. Sepse, pikёrisht mё 14 tetor 1912, pra njёqind vjet mё parё, Hasan Prishtina me bashkёluftёtarё e me prijёsit e tyre kishin organizuar mbledhjen nё Shkup pёr ta bёrё shtetin e tё gjithё shqiptarёve... Sakaq, zёri i bukur i rapsodёve tё njohur, vёllezёrve Llamallari, çau qiellin pёrgjysmё e zemёrflakёt duartrokisnin zbulimin e shtatores sё pёrjetsisё. Ai shesh tashmё do tё mbajё emrin “HASAN PRISHTINA”. Me emrin e kёtij kolosi u emёrtua edhe njё shkollё e Shkupit. Dhe, sёrish, nuk ke se si tё mos i falёnderosh ata qё mundёsuan kёtё mrekulli, nё ballё tё tё cilёve qёndron z. Mehmet Prishtina, i cili edhe financoi shtatoren dhe thuajse gjithё aktivitetin dhe kryetari i Çairit, z. Izet Mexhiti!

20
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Brahim Avdyli “Feja e shqiptarit është shqiptaria” VASO PASHA Shqiptarët janë një popull shumë i vjetër dhe i veçantë në Evropë dhe në Ballkan, me një autoktoni të përhershme në këto troje të ngushtuara shumë kundër nesh nga luftërat mijëvjeçare për të na shpopulluar, për të na shkatërruar, për të na zhdukur nga faqja e dheut, sikur të mos kemi ekzistuar që më parë. Fallsifikimet e shumta dhe të pandalura janë shpërndarë kudo që ishte e mundur. Me gënjeshtrat e armiqve tanë është mbushur kjo botë. Rrënjët e tyre i kanë lëshur që në zanafillë. Fqinjët e përgjakur me gjakun tonë të pafajshëm janë ngritur aq shumë me të “vërtetat” e tyre. Këta fallsifikatorë të shumtë, qoftë nga grekët, bullgarët apo serbët, etj. i kemi ngritur pa vetëdije e symbylltazi edhe më lartë, ku fare nuk mund të ngriteshin. Prandaj, na thërrisnin me emra të rrejshëm e të përbuzur: arnautë, shiftarë, etj. Të gjithë shkencëtarët që ndërlidhen në shkenca nga bota e qytetëruar janë ngritur edhe përmes kësaj pseudoshkence. Sepse, të ndërlidhesh në shkencë nga gjenealogjia, gjeografia, atlasi, arkeologjia, historia dhe shkencat e tjera që sot quhen “shkencë” është pothuajse e pamundur të ngritesh dhe të jesh një shkencëtar i mirëfilltë. Mija libra anë e kënd botës janë të mbushura me të pavërtetat e tyre. Neve na duhen qindra vite që të merremi shkencërisht me veprat e tyre të shumta në botën e qytetëruar dhe literaturën e tyre të gjërë e të shumëlloshme. T`ua gjëjmë pak nga pak dromcat e shkencës e t`ua mbledhim këto të dhëna me duart tona. T`ua japim “shkencëtarëve” e t`ua shpallim me vështirësi të vërtetën e hidhur. Tu themi: O burra, kjo është është e vërteta jonë nga studimet tuaja!... Po e fillojmë këtë studim nga një studim i bërë nga Universiteti i Kalifornisë lidhur me prejardhjen gjenetike të popujve, ku është konstatuar se shqiptarët janë populli më autokton në Ballkan, që nuk kanë asnjë lidhje me sllavët, por që kanë disa ngjashmëri me helenët-grekët e vjetër. Sipas këtij hulumtimi të bërë nga ata, shqiptarët janë popull shumë i vjetër dhe kanë një gjuhë të veçantë. Sipas këtij studimi, shqiptarët, përgjatë shekujve kanë ruajtur homogjenitetin, ndërsa për shkak të zhvendosjeve, migrimeve e martesave, të dhënat gjenetike tregojnë se popujt e Evropës, kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë kushërinj të tyre. Shumica e popujve në kontinentin e vjetër janë paraardhës të njëjtë apo të ngjashëm. Në këtë grup bëjnë pjesë shqiptarët. Prejardhja e tyre ilire dhe gjuha tërësisht e veçantë, i bën relativisht edhe më të veçantë. Peter Ralph dhe Graham Coop janë dy studiues nga Departamenti për Evolucion, Ekologji dhe Biologji të Popullsisë në Universitetin e Kalifornisë në SHBA, që në korrik të këtij viti kanë publikuar studimin e tyre të quajtur “Gjeografia e fundit e prejardhjes

PREJARDHJA E KOMBIT SHQIPTAR

DHE ARMIQTË SHEKULLOR
Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
gjenetike nëpër Evropë”, të transmetuar në “Express” dhe të dhënë shkurtimisht në www.albinfo.ch. Popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Shqiptari ka plotësisht të drejtë të ndihet kryelartë që është trashëgimtar i denjë i genit dhe i gjuhës së pellazgëve pjellëbardhë, i stërgjyshërve të tij më të lashtë. Ata janë stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe ilirëve të vjetër. Pellazgo-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të papërlyer genin e vet me bukuri të virtytshme. Kombi shqiptar e ka prejardhjen e lashtë prej pellazgëve hyjnorë, që nga gjenealogjia e botës. Pellazgët antikë nga epoka klasike e deri në epokën helene i përfshin në katër degët e tyre: ilirët (duke i përfshirë aty edhe dardanët), thrakët, epirotët dhe maqedonët. Kombin tonë e njohim nga shkrimet e para dhe të vjetra të Homerit të verbët, që ishte pellazg nga Smirna e Azisë së Vogël. Shkencëtarët e mëdhenj e mësojnë si i pari shkrimtar grek, dhe jo shqiptar. Në atë kohë, nuk janë quajtur kështu shqiptarët. Nuk e dinë shkencëtarët e botës se prej kujt dhe në cilën periudhë të historisë jemi quajtur shqiptarë. Verbësia tek të lashtët lidhej me largëpamësinë shpirtërore. Homeri ishte i verbër dhe nuk mund t`i shkruante poemat e tij. Prandaj, ato u ndryshuan nga të tjerët, nga ata që shkruanin dhe botonin në Greqinë e vjetër. Sami Frashëri thoshte se shkronjat e para u sollën nga Kadmi, që ishte alfabeti i tij, alfabeti fenikas , të cilit më vonë, sikuse flasin mjaft shkencëtare grekë dhe të botës, të vjetërit grekë ia shtuan zanoret. Gjuha nuk mund të shkruhej pa zanore. Dhe, askush nuk ia vënë gishtin kokës për ta gjetur të vërtetën. Me bashtingëllore, pa zanore, nuk funksionon asnjë gjuhë. Prof. Dr. Luftalla Peza dhe Mag. sc. Liljana Peza, në shkrimin e tyre “Pellazgët e shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë”, të botuar edhe si referat i mbajtuar në Konferencën e parë mbi qytetërin pellazg, në librin e përmbledhjeve, faqet 1-3, Tiranë 21-22 tetor 2011, dhe i botuar pas në librin “Qytetërimi Pellazg/Konferenca e I-rë”, Tiranë 2011, faqe 1-4, thonin se “alfabeti pellazg i kishte të dyja, zanorat dhe bashkëtigëlloret” . Mbishkrimet e lashta pellazge dhe etruske kanë ndër të tjera shumë ngashmëri të madhe me gjuhën e sotme shqipe, e jo greke, siç thuhet sot, sepse ajo nuk mund t`i deshifronte këto shkrime, p.sh. Stelën e Lemnosit, në Kretë . Pellazgët e vjetër dhe etruskët kishin ngashmëri në të gjitha senset, pra në gjuhë: të dy palët (pellazgët dhe etrusket) kanë përdorur formën bustrofedike të shkrimit, nga e djathta në të majtë . Gjuha e sotme që e flasim ne, gjuha shqipe, është gjuha e vjetër pellazge, është gjuha e parë në botë, më e vjetër se “grekët” dhe “greqishtja”, të ardhur këtu për ta zhdukur kombin e vjetër, që diti ta ruaj të folurën e pëllazgëve deri në ditët tona, dhe është e përbërë nga tosket (etrusket) dhe gegët (malësorët). Të gjitha mbishkrimet e Vinçës, Tartarias (Rumani), Dispilos (Greqi) tregojnë se shkrimi me germat e alfabetit pellazgoetrusk është përdorur në mijëvjeqarin e 6 p.e.s. në tërë rajonin e Ballkanit. Ky shkrim është më i vjetër se shkrimi piktografik shumer, i thënë në anglishte “Protosumerian picktograpfic script” nga Uruku i Bagdatit (Siri), që është konsideruar se është shkrimi më i vjetër në botë, që daton rreth viteve 3300 p.e.s. dhe alfabetit egjiptian, që datohet rreth vitit 2000 p.e.s. Shkrimi, alfabeti dhe kultura pellazge përbëjnë qytetërimet më të vjetra të botës. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti i saj, të gjetuara kohët e fundit, përbëjnë thelbin kulturor të qytetërimit të lashtë pellzgjik. Ai shfaqet e dokumentohet rreth 12.000 vjet p.e.s. Me këtë rast, do të përmendim edhe një faktografi, sa i përket formimit të gjuhëve indo-evropine. Edhe pse këtë familje të

gjuhëve indo-gjermane ose evropiane e quajmë diskutabile dhe nuk ka gjuhë përpos pellazgjishtes së vjetër që do të mbushte mbi 50% të gjuhës-nënë në vendet e mbledhura nga Evropa deri në Indi, një vështirësi të madhe paraqitet identifikimi i vazhdimësisë historike të gjuhës shqipe. Njëherë për njëherë na paraqet vështirësinë e parë dokumentimi i shkrimit të kësaj gjuhë para shekullit të 15 apo mundësia e jonë për ta dokumentuar këtë, pasi kemi kaluar errësirën shekullore të perandorisë osmane; dhe veshtirësia e dytë, mund të jetë fakti se metoda e shkrimit të pellazgishtes së vjetër ka qenë forma bustrofedike, nga e djatha në majtë, gë që është “gjë e pa njohur” për studiusit e gjuhës së vjetër pellazge. Prandaj, fatkeqësia qëndron se shkecëtarët nuk e njohin sa duhet këtë gjuhë, as historinë e pellazgëve të vjetër dhe kanë pak mjete për ta dëshmuar këtë. Një metodë që ka hedhur “në pah fakte origjinale” na paraqet pema e diferencmit të gjuhëve indo-evropiane. Fjala është për sistemin e gjeneve, HLA-në, që ka pasur të evidentojë trungjet e përbashëta dhe degëzimet e veçanta të gjuhëve indo-evropiane dhe ka vërtetuar që gjuha shqipe është një degë e veçantë në trungun e gjuhëve indoevropiane, e cila është e ndarë nga gjuhët e tjera të paktën 4000 vjet që përpara dhe dokumentohet uniteti gjenetik i kombit shqiptar kudo që jeton, midis gegëve dhe toskëve. Përkundër sistemit të gjeneve, HLA-në, një metodë tjetër e kanë përdorur shke-ncëtarët amerikanë nga Universiteti i Kalifornisë, Ralph dhe Coop, në korrik të këtij viti. Kjo është medoda e biologjisë molekulare, që na dërgon në shqyrtimin e historisë së vërtetë të pellazgëve të lashtë parahistorik dhe lidhjen e tyre direkte me shqiptarët e sotëm. Por, le të shohim si është themeluar kombi shqiptar: -Pas antikitetitit të hershëm u krijuan shumë popuj apo kombe nga populli apo fisi më i madh i pellazgëve: ilirë, epirot, helenë, maqedonë, thrakas, hitit, etj. Në Mesjetë, pas antikitetit të vonshëm, nga gjiri i fiseve të kombit të madh pellazgoilir u krijuan shtete kombëtare, të cilat gradualisht e muarën emrin më të njohur të fiseve prej nga rrjedhnin apo të rajoneve natyrore ku jetonin. Pra, janë pellazgoilirët prej nga rrjedhin shqiptarët e sotëm që na interesojnë më tepër se çdo gjë tjetër, dhe sidomos pranë nesh armiqtë fqinjë. Ajo që më së shumti na preokupon, është emri “shqiptarë”, se prej kujt dhe kur e kemi marrë. Për herë të parë na ka quajtur kështu Pirro Ajakidi (Pirhos-II), nga Epiri, mbreti molos i Epirit, që ka jetuar në vitet 319272 para Krishtit , “fëmijet e shqiponjës”, pra “bijtë shqiponjës”, që veten e quanim “jemi bijtë e shqipes”. Emri SHQIPTAR, sipas disa dijetarëve rrjedh nga emri SHQIPONJË. Shqiponja në sistemin e hieroglifeve të alfabetit fonetik egjiptian, të shkrimeve të para të njerëzimit, të krijuara nga kumtari i zotave; nga themeluesi i shkencës së lashtë fetare dhe laike; THOTIT , që njërëzit e quanin TATIT (t`Atit, ati i jonë), paraqet hieroglifin e parë, Ainshqiponjë. ......................................................................

21
Nr. 23 - NËNTOR 2012 Nga Ndini R.Bardhi Piktor, shkrimtar Në çdo kohë të jetës sonë, brenda vetes, kemi një energji shpirtërore për shkrimin e fjalës së bukur artistike dhe leximin e letërsisë, poezisë, romanit me gjuhën kombëtare shqipe. Dhe për atë që krijojmë brenda vetes, në të njëjtën kohë, kërkojmë edhe vlerësimin e lexuesit, sepse shkrimtari apo artisti në udhën e tij krijuese vlerash shpirtërore është në pozicionin e pyetjeve, përgjigjeve dhe dëshirave ndaj të tjerëve. Letërsia në vetvete i përket të gjithë njerëzve, të gjitha vendeve të botës dhe të gjithë lexuesve të njerëzimit. Ajo buron nga vetmia më e thellë e studios së shkrimtarit e rrjedh si energji ndriçuese të mendjes së njeriut dhe popujve, të shumë gjuhëve e të shumë vendeve . Historia e letërsisë jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri e ka dëshmuar realisht rolin e saj si një fakt i pandryshueshëm e i gjithëkohshëm. Ne ende lexojmë me pasion të madh letërsinë botërore dhe shqiptare, ne ende lexojmë letërsinë e baladave të vjetra, ne ende komentojmë kulturën antike të botës, ne ende jemi të uritur për këtë lloj letërsie të prodhuar mijëra vjet para nesh, kur njerëzimi kishte të tjera forma strukturore dhe organizative të qytetërimeve dhe kulturave; ne ende lexojmë më madhështoret krijues të letërsisë të këtyre kohëve dhe në të njëjtin sens, ne përsëri bëjmë pyetje të natyrshme njerëzore, se a menduan ndonjëherë këta shkrimtarë të papërsëritshëm për veten e tyre, për sakrificat e panumërta shpirtërore e kohore të jetës së tyre, për gjithëpërfshirjen ndaj njerëzve të popujve të tyre, për kufijtë e shteteve, gjuhës dhe të vetë ekzistencës kulturore. Filozofia e veprave të mrekullueshme, që shkrimtarët shqiptar, që ata krijuan në kohë dhe sisteme të ndryshme politike dhe ekonomike, mbetet aktuale edhe për shoqërinë e sotme shqiptare moderne, për kohën tonë demokratike, për njerëzimin e ditëve tona në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo është një arritje kulmore e prurjeve universale e botës letrare dhe shkrimtarëve, ku njeriu, shoqëria, populli, kombi dhe njerëzimi gjejnë dhe rigjejnë veten, atdheun e gjithsecilit dhe copën e tokës të të parëve të tyre. Një temë e rëndësishme për shkrimtarët dhe artistët ka qenë, tema e ATDHEUT. Atdheu, në përhershmëri krijuese e tyre, është tretur shpirtërisht në mendjen dhe ndërgjegjen e lexuesve të nivelit të lart kulturor dhe ideor, të atyre që kanë mbrojtur me dashuri dhe sakrifica ekzistencën e tokës së shtrenjtë, të asaj toke, që përjetësisht i mban gjallë në breza gjeneratash e shekujsh. Atdheu, për shkrimtarin dhe lexuesin shqiptar, ka qenë dhe është tema më hyjnore e gjuhës së nënës që i lindi dhe i edukoi me ndjenjën e dashurisë për të, të të menduarit

ATDHEU, TEMA MË E DASHUR
dhe të lidhjes me çështjet e tij, me ngjarjet përmes rrjedhjeve historike dhe ndërgjegjes kombëtare, që në të gjitha kohët shkon natyrshëm me fatin e popullit. Fati i popullit varet nga ekzistenca e vendit, ku ky popull jeton dhe ndërton të mirat shpirtërore dhe materiale të tij. Edhe fati i letërsisë lidhet me ngjarjet e popullit dhe të vetë krijuesit shkrimtar e artist, ku jetojnë e krijojnë. Nëpërmjet krijimtarisë së tyre letrare e artistike, kemi ekzistencën e Atdheut, popullit shqiptar, njeriut të tij, botës së tij dhe letërsinë e mrekullueshme, të shkruar ndjenjshëm në librat shpirtëror dhe gjeneratave krijuese të gjithëkohshëm. Shkrimtari dhe artisti në gjithëkohësi të ekzistencës së tij si njeri dhe krijues ka qenë dhe është, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, ndërgjegjja e popullit, shoqërisë dhe individit, nga kohët antike e deri më sot në kohët moderne. Temat, mbi të cilat, kanë krijuar ata, janë frymëzime të gjalla nga realiteti si ngjarje dhe subjekte, që kanë ndodhur realisht në sytë e njerëzve. Mjeshtërisht dhe artistikisht, krijuesi i talentuar, këto realitete i ka përgjithësuar si vlera njerëzore shoqërore dhe ndërgjegje emocionale të kohës, të cilat, përtypshëm, hap pas hapi në hapësirat kohore dhe njerëzore, janë eksploruar si çështje të ditës së vetë shkrimtarit, popullit dhe Atdheut të tij. Ai në qenien e tij, ka pasur shqetësime të brendshme shpirtërore, ideore të mendimit, të jetës individuale për temën e Atdheut, si qenie e veçantë humane dhe produktive. Ndikimi i energjisë pozitive për tokën dhe njerëzit me emrin simbol, ATDHE, për krijuesin, është kthyer në vetëdijen se çështja e tij në ekzistencë tokësore, hapësinore, historike, qytetërimi dhe njerëzore, do të sillte edhe ndryshime në konceptin e krijimtarisë si estetikë, bukuri dhe ndjeshmëri – Pra, krijuesi do të veproj si qenie e lirë dhe e natyrshme njerëzore. Populli shqiptar në të gjitha kohërat e ekzistencës së tij si komb i qytetëruar, për shkrimtarët e artistët e vet, ka investuar shpirtërisht e materialisht, duke i çmuar ata si monumente kulturore kombëtare, krenari e vlerave shpirtërore dhe Atdheut të patjetërsueshëm e të shenjtë të tij. Po kohët e reja moderne ç’bëjnë? Ende vlerësojnë moralisht dhe materialisht krijuesit për kontributin ndaj Atdheut dhe popullit, stilin dhe temat e tyre kombëtare. Ende u bëjnë vlerësime veprave dhe prodhojnë vlera të reja shpirtërore e artistike në favor të shkrimtarëve e artistëve, të cilët janë njerëz të veçantë me një fat njerëzor origjinal dhe gjuhësor specifik kombëtar shqiptar. Shkrimtari dhe artisti i vërtetë ende e në çdo kohë ka nevojë për dashurinë, ngrohtësinë, vlagën jetëdhënëse të Atdheut, e pse në situata të veçanta vështirësie shpirtërore e materiale kalon drama njerëzore si njeri dhe krijues vlerash. Shpesh ju është shkaktuar braktisje, duke u larguar jashtë kufijve të Atdheut drejt lirisë dhe gjetjes së personalitetit të tij (saj) krijues. Për këtë, shembujt e historisë së letërsisë kanë dëshmuar eksperienca të dhimbshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botën e qytetëruar, që nga kohët antike e deri në kohët e sotme moderne. Nëse atdheu i shtrenjtë për shkrimtarin dhe artistin kalonte situata kritike e kërkonte shpëtim, ai si njeri dhe intelektual me zemër të madhe, ka dhënë kontribut të madh moral, njerëzor, shpirtëror për njeriun, shoqërinë, kombin, duke eksploruar tema të atdhedashurisë e patriotizmit, duke kënduar me vargje të mrekullueshme përmes artit madhështor dhe veprës së tij, si një prurje e shkëlqyeshme në botën e letërsisë shqiptare dhe botërore. Kontributi mbeti i gjithëkohshëm si vlerë shpirtërore, pavarësisht sistemeve politike e ekonomike, diktimeve dhe orientimeve ideologjike të krijuesit shkrimtar dhe artist. A do të kishim ne, në ditën e sotme demokratike, ne, bota e artit dhe bota e kufijve kohor, poemat, poezitë, romanet, legjendat, veprat e artit etj., nëse shkrimtari dhe artisti nuk do të kishte sakrifikuar nga vetja për letërsinë e artin, në emër të idealit dhe dashurisë për njerëzit, popullin dhe atdheun e tij (tyre). Edhe gjuhës shqipe e shqiptarëve i këndoi me gjithë shpirt, ky shkrimtar romantik e poetik i përsosur. Është tashmë një e vërtetë e ndritur, që shkrimtarët dhe poetët e gjuhës shqipe, të letërsisë shqipe, u morën me dashuri për të, sepse krijimtaria e tyre eksploroi temat e atdheut dhe pikërisht ky atdhe i frymëzoi më tepër se gjithçka tjetër për të bërë një art të bukur, si një dëshmi e përjetshme e gjallë e të gjithë kohëve prej ndërgjegjes së ndezur të shqiptarëve të mrekullueshëm si njerëz dhe atdhedashur, patriotë e hyjnorë. Kjo gjeneratë elitare shkrimtarësh dhe artistësh shqiptar e quajtur “RILINDJE”, nga kohët dhe historitë ekzistuese të popullit shqiptar, e gjeti një vend dhe një tokë të bekuar, të quajtur ATDHE, e cila i këndoi si himn jehonash të shpirtit shqiptar në shekuj dhe breza njerëzish. Ndërsa shumë të tjerë, pasues të tyre, vazhduan udhën e shenjtë të mbrojtjes së Atdheut, të lirisë së tij dhe njerëzve që e donin me gjithë shpirt deri në sakrifikimin e jetës së tyre. Atdheu për ta e për këta trashëgimtar krijuesish shkrimtar, poet, prozator e artist, u bë i shtrenjtë, temë qendrore e krijimtarisë deri në hyjnizimin dhe mitizimin e tij qiellor e tokësor. Letërsia shqiptare, duke ecur në vlagën e ngrohtë dhe jetëdhënëse të Atdheut, e kultivuar në mënyrë produktive shpirtërore me gjuhën e nënës njeri dhe Perëndi, e ka gjetur veten në rrugë e drejtime të ndryshme vlerash artistike me dinjitet e krenari kombëtare. Letërsia e gjuhës shqipe, me korifejtë e saj krijues shpirtëror e atdhedashës, solli me energjinë e saj letrare e artistike, prurje në botën e shqiptarit dhe të vetë shkrimtarit, që jetojnë në shekuj në një tokë të shenjtëruar nga Zoti, me emrin ATDHE. Kur ky ATDHE është i shenjtë, i shtrenjtë dhe i patjetërsueshëm, edhe letërsia me temat e për këngët e ATDHEUT, është letërsi e shkëlqyer dhe e madhërishme për njerëzit e çdo kohe. Kjo mrekulli shpirtërore na bënë të mendojmë në çdo çast të jetës se Atdheu është i shtrenjtë për çdo njeri dhe krijues vlerash artistike, historike, patriotike etj., qoftë ai shkrimtar apo artist. Këta për temën e tij kanë sakrifikuar energji shpirtërore, njerëzore dhe krijuese, për të arritur në cilësitë e një letërsie të mrekullueshme shqiptare dhe asaj botërore. Ai që e vlerëson dhe e dashuron shpirtërisht këtë temë është lexuesi dhe intelektuali me botë të madhe atdhedashurie dhe shqiptare. Lexuesi i vërtetë shpirtëror, me kënaqësi e merr dhe e vendos në fondin e artë të librave të tij, librin e dashur me temën (temat) për Atdheun qoftë ajo në poezi, prozë, ngjarje, ide etj. dhe e bën pjesë të ndërgjegjes së tij atdhetare, patriotike dhe shqiptare si vetvete. Shkrimtari shqiptar e ka të nevojshme këtë lidhje të natyrshme me njerëzit lexues, tregimtar, agjitativ, sepse, pikërisht këta misionar shpirtëror e mbajnë gjallë këtë libër me temën e Atdheut. Vlera e artit letrar si frymëzim i përhershëm krijues e bën veprën e letërsisë atdhetare që të hyj kudo në zemrat e njerëzve dhe të qëndroj në përhershmëri rrezatimi në raftin e librave të tjerë elitar, të bibliotekës. Shkrimtari atdhetar tashmë është mbjellë përgjithmonë në studion time (atij, asaj), si prozator në raftin tim të bibliotekës, si poet në krahun e zemrës, si mjeshtër i fjalës në të menduarin tim, si këngë në shpirtin tim, si shqiptar në gjuhën time. Bota e Atdheut të shtrenjtë del prej ndërgjegjes së çdo shkrimtari patriot, që e quan veten shqiptar i kudondodhur, brenda dhe jashtë kufijve të tij. Çdo shkrimtar është një bilbil në shtratin e tokës së bekuar të Atdheut dhe gjuha shqipe, që shkruan është një simfoni e muzikës së shpirtit të çdo shqiptari, që këndohet prej shekujsh, kudo që është, kudo që jeton e kudo që gëzon. Koralet dhe perlat e krijuara për Atdheun janë të shtrenjta dhe për to investohet për t’i pasur në përhershmëri si vlera të shpirtit shqiptar, si identitet, si ekzistencë, si trashëgimi e përjetshme e popullit shqiptar, të cilat natyrshëm e me krenari kthehen në dashuri, gjendje shpirtërore dhe vazhdimësi frymëzimi. Shkrimtari me vetëdije shkruan për Atdheun me etje e me zell, kurse lexuesi përfshihet prej ndjesisë dhe

perceptimit të harmonizuar, të temës më të dashur, të Atdheut. Fjala Atdhe, shkrim e lexim për të, janë në përhershmëri, ndjesi emocionale, brendi shpirtërore. Ajo, për krijuesin kthehet në gjuhë dhe shndërrohet në art. Është materie që ndërton strukturën e tokës e të rrjedhës njerëzore, është temë antike dhe moderne, ku në qendër të objektit dhe subjektit të saj, si retorikë e përjetshme, është njeriu shqiptar. Ajo, si fjalë hyjnore e patjetërsueshme, ka energjinë më të bukur dhe madhështinë e emocionit të njeriut për ta dashur si gjënë më të shtrenjtë të jetës së tij, të ekzistencës dhe kuptimit se përse ajo ka peshë dhe vepron magjishëm në gjithë universin njerëzor në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti. Fjala Atdhe nga shkrimtari dhe artisti, në çdo kohë e jetë njerëzore shqiptare, ka marr kuptim simbolik i njeriut që ka ekzistuar, por, edhe kur ai nuk ka ekzistuar fizikisht, ajo ka qendrat e mbjell si qenie e gjallë në tokën e të parëve të tij. Fjala Atdhe është e shtrenjtë. Çdo njeri shqiptar do ta ndjej gjithë jetës si vetë shpirtin, zemrën, qenien e tij, sidomos kur e dëgjon jashtë kufijve territorial të vendit, Shqipërisë. Shqiptimi i fjalës Atdhe krijon një ndjesi drithëruese në shpirt të çdo shqiptari patriot, sa që kur je në vend të huaj, njerëzit që duken të panjohur, sa i dëgjon shqip, i kërkon dhe i bën vëllezër dhe në mënyrë të ngrohtë futesh në një komunikim të sinqertë dhe të përmallshëm në mes tyre. Kjo është një mrekulli e paparë dhe fantastike për çdo njeri. Fjala Atdhe në gjuhën e nënës, shqipe, në këtë hapësirë marrëdhëniesh tingëllon si ndjenjë e magjishme njerëzore, duket si energji që ushqen dashuri, komunikim, respekt etj., për të qenë modeli më i mirë shpirtëror dhe rrezatim ngrohtësie. Krijuesi shkrimtar e artist për të marr si subjekt të veprës së tij, ka thithur mjeshtërisht filozofinë popullore, thelbin e saj, fabulën, por edhe fjalën Atdhe si gjetje emocionale, e krijuese. Për të konceptuar këtë filozofi atdhetare, brenda kohës ekzistenciale të tij, ai jep kohën njerëzore, e botës shpirtërore, e vështruar kjo edhe me realitetin e ndjeshmërisë për Atdheun nga njerëzit si cilësi përfaqësuese të identitetit të tyre shqiptar, në rrjedhën kohore të papërcaktuar. Kjo është shumë e rëndësishme si fenomen, sepse është një kohë individuale që ka në disponim njeriu brenda kohës kolektive, kur funksionon në mënyrë harmonike në komunitet, krijohet një marrëdhënie shoqërore me interes të ndërsjellë e shumëplanësh, sigurohet një jetë tokësore atdhetare që njeriu e dëshiron dhe e lakmon për ta pasur atë, sidomos kur ndjen ngrohtësinë e vlagës së tokës Atdhe dhe shpirtin e tij për të ripërtërirë në këtë jetë shqiptare.

22
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Fatmir Terziu Vera shqiptare ishte ‘mysafirja’ më e privilegjuar e Parlamentit britanik. Ashtu e ardhur enkas për këtë vizitë ‘të privilegjuar’ nën kujdesin e Deputetit të Parlamentit Britanik Adam Holloway dhe dy ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, vera shqiptare, ky produkt tashmë tejet tërheqës ishte shija e radhës mes të ftuarve të shumtë. I konceptuar si një treg i hapur dhe test për shtypin (open trade and press testing), evenimenti pas shijes në ambientet e Ambasadës shqiptare në 33 Shën George Drive të Londrës ishte të Enjten rreth orës 19 edhe shija e politikanëve, intelektualëve, shtypit dhe parlamentarëve britanikë pikërisht në Jubilee Room. Evenimenti ishte i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë, ekipi “Vera shqiptare” nën patronazhin e vetë Ministrisë së Bujqësisë së Shqipërisë. Ky eveniment është dëshmi e

të një prodhimi t shkëlqyer të verës, tregut të saj në Shqipëri dhe rajon, që tashmë synon edhe jashtë kufijve shtetërorë, madje edhe tregun britanik, të cilin më herët vera e Rahovecit e pati shijuar këtë treg me Stone House. Ky rajon në shekuj dhe mijëvjeçarë ka qënë dhe mbetet rajoni i variateteve më të shkëlqyera të rrushit. Variatete të cilat janë shpërndarë në të katër anët e planetit dhe kanë krijuar një larmi të madhe verërash. Shqipëria ka qenë një rajon i rëndësishëm për verën dhe rrushin. Sipas informacioneve zyrtare, prodhimi i verës në Shqipëri është 5-fishuar. Në një hark kohor të shkurtër verërat shqiptare konkurojnë me ato italiane, spanjolle, franceze dhe të gjitha vendeve të tjera. Në shqipëri po rikthehen disa nga traditat më të vjetra të verërave shqiptare. Në faqen online të Ambasadës shqiptare midis të tjerave shkruhet se ‘Plini, shkrimtari shkrimtari i lashtë romak përshkruan verën shqiptare

si “shumë të ëmbël ose të ëmbël.” Shqipëria ka një nga historitë më të gjata të Evropës në fushën e vreshtarisë.” Shqipëria ka një potencial për të prodhuar verërat me cilësi më të larta në rajon. Duhet theksuar se më 17 tetor, Ambasada shqiptare në Londër me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe në bashkëpunim me verën e Shqipërisë hapi dyert për promovimin e verërave nga Shqipëria dhe Kosova. Ky test i verës ishte një ngjarje që prezanton verërat e njohura të prodhuesve shqiptare, si Arbërit, Bardha, Çobo, Skenderbeu, Kokomanit dhe Stone Castle. Kjo është hera e parë që vera shqiptarë promovohet në Mbretërinë e Bashkuar, nën përkujdesjen e vetë të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Shqipërisë, Mal Berisha. Qëllimi i kësaj ngjarje është për të hapur një rrugë të re për verërat shqiptare në tregun britanik. Industria shqiptare e verës po

përpiqet në ri-krijimin e një pranie ndërkombëtare në përputhje me reputacionin e saj të gjatë si një prodhuese vere të cilësisë. Familjet shqiptare janë të njohura tradicionalisht për rritjen e rrushit në kopshtet e tyre për prodhimin e verës dhe rakisë. Vera e Shqipërisë karakterizohet nga ëmbëlsi e saj unik dhe të varieteteve autoktone. Disa prej varieteteve të verës më të mira shqiptare të përfshijë Debine (e kuqe dhe e bardhë), Kallmet, Mereshnik, Mjaltez, serine (e kuqe dhe të bardhë), Shesh (e kuqe dhe e bardhë), dhe Vlosh. Fushat më të mira prodhuese janë rreth verës Berat, Korçë, Tiranë, Durrës dhe në mes Lezhës dhe Shkodrës. Përveç varieteteve të rrushit vendor, prodhuesit shqiptarë janë gjithashtu duke e bërë përdorimin e varieteteve të tjera ndërkombëtare si Cabernet, Riesling, Primitivo, Montepulciano, Pinot Noir etj

23
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Nga Sejdi BERISHA Vijon nga numrin e kalaur Shpjegoj, se pak më larg, në bërrylin duke u kthyer në të majtë të rrugës që shpie për në Çakor, qafëmaje kjo e cila dëshmon për kufirin me Malin e Zi, por edhe për historinë e luftërave jo të pakta që janë zhvilluar këtupari gjatë decenieve e shekujve. Por, rrugëtimi me makinë nuk na mundëson shumë kohë për të biseduar për këtë, sepse, tani rruga merr në të djathë për në Bogë, që na sjellë një pamje tjetër nga ajo që kaluam deri atëherë. Tani, rruga e paasfaltuar, rruga makadam na mundëson të ndjehemi tamam si në bjeshkë, si në malet që janë begati e krahinës së Pejës, e Rrafshit të Dukagjinit, e Kosovës, e Shqipërisë... Nuk vonuam dhe arritëm në fshatin Haxhaj. Edhe tani, profesorëve P. Nathanaili, E. Koruni dhe P. Buka, përpiqem t’ua shpjegoj pakëz historinë e këtushme. U flas për objektin e shkollës, i cili tani ka ngelur pa asnjë nxënës, e që dikur këtu zhurmonin muri dhe oborri nga shpirti dhe fryma e vogëlushëve. Pastaj, ua tregoj edhe objektin e ambulancës shëndetësore, i cili, po ashtu ka ngelur i boshatisur, sepse, këtu nuk ka banorë! Të gjitha këto, janë edhe të dhembshme, por janë edhe një dëshmi e cila sikur thotë shumëçka dhe për gjithçka për jetën në këtë trevë. Por, nejse. Ndoshta për këtë do të debatohet, apo edhe do të ketë nevojë patjetër për t’u debatuar... Por, gjatë udhëtimit, na gëzon fakti se kudo shiheshin eskavadorët dhe makinat tjera që punonin në zgjerimin e rrugës, që tregon për faktin se kjo trevë sërish do të merr veten dhe do të gjallërohet pas asfaltimit të shpejtë të kësaj rruge prej afro tetë kilometrash, bile do të shndërrohet në qendër të njohur turistike dhe hoteliere me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Pak para se të arrijmë, kërshërinë e mysafirëve ua zbardhi duke iu shpjeguar edhe për bukuritë e kësaj pjese të Rugovës. -Ja!...- u them, dhe bëj me gisht kah Qendra rekreative

UDHËTIMI NË RRAFSHTATËN E DUKAGJINIT...!

Qendra e qytetit të Pejës në fillimin e muzgut

Rugova-Relax, e cila është pronë e Ahmet Nimanit, i cili pothuaj se ndër të parët i ka dhënë pamje turistike kësaj ane. Ngjitemi edhe më lartë dhe kur arritëm në Bogë, u ndaluam tek objektet turistike të vëllezërve Rudi. Aty u ndalem për një kohë më të gjatë dhe duke pirë kafe, bisedojmë tani për bukuritë e kësaj ane,... bisedojmë edhe për historinë, por për ta “begatuar” bisedën, e zëmë në gojë ndonjëherë edhe “llafin” e botës femërore, ose, më mirë të them, këtë unë ua lehtësoja duke përmendur apo duke u përkujtuar me ndonjë varg poezie. Meqë Petraqi dhe Eduardi janë profesor të gjuhës angleze, nga pak i ngacmoj edhe me vargjet e Omer Khajamit. Kjo e begaton bisedën, dhe “marrim” guximin që pak më lirshëm të flasim edhe për botën femërore, gjë kjo e cila në kohën e regjimit monist, ishte edhe mollë e ndaluar, por edhe mollë e sherrit ndoshta e jetës të secilit njeri. Duke e “provuar” edhe nga një gotë verë e dikush edhe birrë, sikur na ikën minutat e ditës, dhe tani kishim dëshirë që të kthenim pak edhe tek Burimi i Drinit të Bardhë në Radac, që tani ishte krejtësisht në anën tjetër të qytetit të Pejës. Sërish përgjatë rrugës nuk pushonim së biseduari për Kosovën dhe Shqipërinë, për hallet e njeriut tonë, për traditat, politikën, ndasitë, për bujarinë, për të arriturat, për

Rrugën e Kombit, për Tunelin e Kalimashit, edhe për tunelet tjerë... Fuqia e Drinit të Bardhë që lagë dhe lidhë tokat shqiptare dhe bukuritë e Shpellës së Radacit... Prapë kaluam përmes qytetit të Pejës, dhe sërish dot nuk na “shmangët” biseda për historikun e Pejës, për qytetin e Haxhi Zekës, që edhe tash na imponoheshin “rrëfimet” historike por edhe tradita dhe zhvillimi shoqëror e ekonomik, edhe zhvillimi i tanishëm... Sa ora arritëm në rrethrrotullimin tek Arbneshi dhe “shpejtojmë” për tek restoranti “Ujëvara” afër Burimit të Drinit Bardhë. “Akomodohemi” në pjesën e poshtme të restorantit, buzë lumit dhe ujit të pastër. Gjithë ajo bukuri na mahnitë dhe sikur për një çast na ndërprenë edhe bisedën. Vetëm komentojmë bukuritë e Burimit të Drinit Bardhë, kurse unë, profesorëve nga Tirana ua shpjegoj se pranë burimit të lumit është edhe Shpella e Radacit, njëra ndër më të bukurat jo vetëm në Kosovë, e cila ende nuk është eksploruar as dhjetë për qind. Ndoshta, një gjendje e tillë mund të reflektojë edhe pasqyrën e një mangësie të angazhimit për vlerat madhore të kësaj pjese të atdheut. Por, duke shikuar menynë për të drekuar, në të njëjtën kohë edhe shtrojmë bisedën për kombin. Tash, prekim edhe

një temë e cila ka peshën e vetë madhore në zhvillimin e vendit dhe të kombit. Bisedojmë për fenë, dhe dakordohemi dhe i njëjtësojmë mendimet për këtë çështje, me të cilën gjë edhe jo rrallë kanë tentuar të na krijojnë destabilizim dhe trazim shpirtëror brenda kombit. Mirëpo, asnjëherë deri më tani nuk ia kanë arritur. Krahas kësaj, bisedojmë edhe për gjakmarrjen e hakmarrjen, ligatinë kjo e cila, kombit tonë i ka kushtuar dhe po i kushton shtrenjtë në të gjitha aspektet. Profesorëve u thashë se gjakmarrja është një sëmundje, e cila edhe sot e kësaj dite është aktuale si problem dhe sikur ka nevojë për një angazhim më këmbëngulës për ta çrrënjosur njëherë e përgjithmonë. Edhe kjo temë ishte brengosëse dhe sikur na la disi duke ngritur supet pa folur asnjë fjalë. Këtë bisedë na ndërpreu kamerieri, i cili na

solli drekën. Kishim porositur peshk trofte në skarë e dikush edhe skënderbeg, ky një ushqim karakteristik dhe me mish cilësor që përgatitet në Pejë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Ushqimi shtesë: sallatat, specat e djegës, kosi dhe buka e përgatitur nga “shtëpia”, ishin të shijshme sa që zgjuan debat për ushqimin kosovar mbase edhe shqiptar. Gjatë drekimit, bisedat sërish begatoheshin me “mëlmesën” e vargjeve kushtuar dashurisë, andaj nuk mungojnë edhe vargjet e Khajamit: “...Dhe natën kur flinja/Më tha shpirti pi/Në gjumë dhe në varr nuk ka lumturi/Zbras kupa e puth çupa/Ka shekuj të flesh në qetësi”. Profesorëve nga Tirana që i shoqëronim, u thashë: këto vargje nuk intrigojnë thjeshtë vetëm për dashuri...! Dhe, si pa dashtë, në mendje më përftoi Peja dhe Tirana. Nuk e di se pse?!!... Kur deshëm ta përmbyllim këtë rrugëtim miqësie por edhe të “përthurjes” së mendjes, si pa lidhje me zë i recitova dy vargje të një poezie, të cilën e kisha shkruar para disa ditësh: “...Kërkoj kripën/Etjen për ta shuar...”! Prof. dr. Petrit Nathanaili, Prof. dr. Eduart Koruni dhe Prof. dr. Petraq Buka, i përqafuan aq bukur këto vargje, të cilat i ngjanë edhe falënderimit për ditën që kaluam së bashku duke udhëtuar me Shqipërinë dhe me Kosovën nëpër Pejë, Rugovë, tek Burimi i Drinit të Bardhë në Radac dhe nëpër Rrafsh të Dukagjinit. Ishte një prezantim dhe një njoftim i llojit të veçantë përbrenda kombit, përbrenda atdheut...! Fund

24
Nr. 23 - NËNTOR 2012

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful